Libri i gjeneallogjisë Iesu Krishtit, birit Davidit, birit Abrahamit. Abrahamit i leu Isaaku, e Isaakut i leu Iakobi, e Iakobit i leu Iuda, edhe të vëllazënit e vet, e Iudës’ i leu Faresi edhe Zara prei Thamarësë, e Faresit i leu Esromi, e Esromit i leu Arami, e Aramit i leu Aminadabi, e Aminadabit i leu Naassoni, e Naassonit i leu Salmoni, e Salmonit i leu Boozi prei Rababësë, e Boozit i leu Obedi prei Ruthësë, e Obedit i leu Iesseu, e Iesseut i leu Davidi mbëreti. E Davidit mbëretit i leu Solomoni prei grues’ Uriut, e Solomonit i leu Roboami, e Roboamit i leu Abia, e Abisë i leu Asai, e Asait i leu Iosafati, e Iosafatit i leu Iorami, e Ioramit i leu Ozia, e Ozisë i leu Ioathami, e Ioathamit i leu Ahazi, e Ahazit i leu Ezekia, e Ezekisë i leu Manassi, e Manassit i leu Amoni, e Amonit i leu Iosia, e Iosisë i leu Iehonia edhe të vëllazënit’ e vet, mbë të shpërngulmen’ e Babylonisë. Edhe mbas të shpërngulmesë Babylonisë, Iehonisë i leu Salathieli, e Salathielit i leu Zorobabeli; e Zorababelit i leu Abiudi, e Abiudit i leu Eliakimi, e Eliakimit i leu Azori. e Azorit i leu Sadoku, e Sadokut i leu Ahimi, e Ahimit i leu Eliudi. e Eliudit i leu Eleazari, e Eleazarit i leu Matthani, e Matthianit i leu Iakobi. e Iakobit i leu Iosefi, burri i Marisë, prei të cillësë leu Iesui, qi thohetë Krisht. Gjithë brezatë pra, prei Abrahamit deri mbë ditë të Davidit, janë katër-mbë-dhetë breza; edhe prei Davidit deri mbë të shpërngulmen e Babylonisë, janë katër-mbë-dhetë breza; edhe prei të shpërngulmesë Babylonisë deri mbë ditë të Krishtit, janë katër-mbë-dhetë breza. Edhe të lemit’ e Iesu-Krishtit kështu ka qenë: Maria, e ama e ati, mbassi u fejue me Iosefinë, para se të bashkoheshinë, u gjind me barrë prei Shpirtit Shenjt. Edhe Iosefi burr’ i asai, tue qen’ i dreitë, e s’donte me i nxierrë zaninë për të keq, deshi me e lishuem pshefas. Por ai kur ishte tue menduem këto punë, qe engjull’ i Zotit tek iu duk nd’andërrë, e i tha: Iosef, bir’ i Davidit, mos ki frikë me marrë me vetëhe Marinë gruenë tande, sepse të mbarsunitë qi u ba tek ajo ashtë prei Shpirtit Shenjt. Edhe ka me piellë bir, edhe ke me ia thirrë emëninë Iesu, sepse ai ka me shpëtuem popullin’ e vet prei fajevet atyne. (Edhe gjithë këjo u ba, qi të mbushetë qish ashtë thanë prei Zotit me anë të profetit, qi thoshte: “Qe virgjinesha te do të mbarsetë, edhe do të pielli bir, edhe do t’ia thërrasin’ emënin’ Emmanuel”, qi ajo, këthyem, do me thanë, Perëndia bashkë me ne.) Edhe Iosefi si u çue prei gjumit, bani sikurse e urdhënoi engjull’ i Zotit, edhe muer përanë vetëhesë gruen’ e vet, edhe nuk’ e ngjofi, deri sa puell të birin’ e vet dialin’ e parë, edhe ia thirri emëninë IESU. Edhe Iesui mbassi leu ndë Bethleem të Iudesë, ndë ditt të mbëretit Herodit, qe ku erthnë ndë Ierusalemë do magji prei të Lemit diellit, e thoshinë: Ku ashtë mbëreti i Iudevet, qi ka lemë? Sepse pam yllin’ e ati ndë të Lemit diellit, edhe erthmë me e adhuruem. Edhe mbëreti Herodi kur ndëgjoi, u përzie, edhe gjithë Ierusalema bashkë me atë. Edhe si mbëlodhi gjithë Kryepriftënit’ edhe Shkruisit’ e popullit, pyeste me marrë vesht prei atyneve, ku leu Krishti. Edhe ata i thanë: Ndë Bethleem të Iudesë, sepse kështu ashtë shkruem prei anësë profetit: “Edhe ti Bethleem, dheu i Iudesë, as-pak nukë je e vocërr ndër zotënit e Iudesë, sepse prei teje ka me dalë nji i parë, i cilli ka me kullotunë popullin t’em Israelinë”. Atëherë Herodi thiri pshefas magjitë, e muer vesht mirë prei atyneve kohën’ e yllit, qi ishte dukunë. Edhe i dërgoi ndë Bethleem, e tha: Shkoni, e shikoni mirë për dialinë, edhe mbassi ta gjeni, më nepni za, qi të vij edhe unë me e adhuruem. Edhe ata si ndëgjuenë mbëretinë, votnë, edhe qe ylli, qi panë ndë të Lemit diellit, te po printe përpara atyneve, deri sa erdhi, e ndeiti sipër ku ishte diali. Edhe ata kur pan’ yllinë, u gëzuenë, me gëzim të math fort. Edhe si erthnë ndë shtëpit, gjetnë dialinë bashkë me Marinë t’amënë, edhe ranë mbë dhe, e adhuruenë, edhe hapnë thesoret’ e veta, e i prunë dhunëtia, ar, e kem, e mirrë. Edhe si u diftue atyneve nd’andërrë prei Perëndisë mos me u këthyem tek Herodi, iknë e votnë prei nji tietër’ udhe ndë vend t’atyne. Edhe ata mbassi iknë, qe engjull’ i Zotit tek i duketë nd’andërrë Iosefit, e i thotë: Çohu, e merr me vetëhe dialin’ edhe t’amën’ e ati, edhe ikë ndë Misir, edhe ndalu atie, deri kur të thom, sepse Herodi ka me kërkuem dialinë për me e prishunë. Edhe ai u çue, e muer me vetëhe dialin’ edhe t’amën’ e ati natënë, edhe iku ndë Misir; edhe ndeiti atie deri mbë vdekët të Herodit, për me u mbushunë qish ashtë thanë prei Zotit me anë të profetit, qi thoshte: “Prei Misirit thirra t’em bir”. Atëherë Herodi, kur pa se u gënjye prei magjivet, u zemërue tepërë; edhe dërgoi, e vrau gjithë dielmtë qi ishinë ndë Bethleem, e ndëpër gjithë nahiet e asai, prei dy vieç e teposhtë, mbas kohësë qi muer vesht mirë prei magjivet. Atëherë u mbush qish ashtë thanë prei profetit Ieremisë, qi thoshte: “U ndëgjue za ndë Rama, dënesë, e të qjamë, e anëkim shumë: Rahela qjante dielmt’ e vet, edhe s’donte me u ngushulluem, sepse nukë janë”. Edhe si vdiq Herodi, qe engjull’ i Zotit tek i duketë nd’andërrë Iosefit ndë Misir, e i thotë: Çohu, e merr me vetëhe dialin’ edhe t’amën’ e ati, edhe shko ndë dhe të Israelit, sepse kanë vdekun’ ata qi kërkoishinë jetën’ e dialit. Edhe ai u çue, e muer me vetëhe dialin’ edhe t’amën’ e ati, edhe erdhi ndë dhe të Israelit. Por kur ndëgjoi se Arqelau po mbëretënon ndë Iudet, ndë vend të Herodit të i atit, pat frikë me votun’ atie, por si iu sbulue nd’andërrë prei Perëndisë, iku nd’anët të Galilesë, edhe erdhi, e nguli ndë nji qytet, qi thohetë Nazaret. Qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetënash: “se Nazoreas ka me u queitunë”. Edhe nd’ato ditt vien Gjionn pagëzori, tue predikuem ndë shkreti të Iudesë, e tue thanë: Pendohi, sepse u afrue mbëretënia e qillvet. Sepse kyi asht’ ai qi u fol prei profetit Isaisë, qi thoshte: “Zan’ i ati qi bërtet ndë shkreti. Bani gati udhën’ e Zotit, bani rrugat’ e ati të dreita”. Edhe ai Gjionni kishte të veshunit’ e vet prei qimesh kamillesë, edhe bres likure për miedis të vet; edhe ushqim’ i ati ishte karcaleca, edhe mialtë të egër. Atëherë dilte jashtë tek ai Ierusalema, edhe gjithë Iudea, edhe gjithë nahia e Iordanit. Edhe pagëzoheshinë prei ati ndë Iordan, tue rrëfyem fajet’ e veta. Edhe kur pa se po vijshinë shumë vetë prei Fariseish, e prei Saddukeish mbë pagëzimt të vet, u tha atyneve: Këlysh gjarpinjsh, cilli u diftoi juve me ikunë prei zemërimit qi vien? Bani pra pemë të vëjefshuna për pendim, edhe mos u duketë juve me thanë me vetëhenë tuei, se: Kena at’ Abrahaminë, sepse po u thom juve, se Perëndia mundetë me i ngritunë dielm Abrahamit prei këtyne gurëvet. E tashti edhe sopata rri përmbi rrajët të druvet: çdo dru pra qi s’ban pemë të mirë, pritet’ edhe hidhetë ndë ziarrm. Un’ u pagëzoj juve me ujë për pendim, por ai qi vien mbas meje, ashtë ma i fortë se unë, të cillit s’jam i zoti me i mbaitunë këpucëtë; ai do t’u pagëzojë juve me Shpirtinë Shenjt, edhe me ziarrm. Ai ka terplotënë n’dorë të vet, edhe ka me qiruem lamën’ e vet, edhe ka me mbëledhunë grunin’ e vet ndë grunart, por kashtënë ka me e diegunë me ziarrm të pa-shuem. Atëherë Iesui vien prei Galilesë ndë Iordan te Gjionni, për me u pagëzuem prei ati. Por Gjionni e përmbante, tue thanë: Unë kam nevojë me u pagëzuem prei teje, e ti vien tek unë? Edhe Iesui u përgjeq, e i tha: Lenë tashti, sepse kështu na duhetë me mbushunë çdo dreitëni. Atëherë e len. Edhe Iesui si u pagëzue, përnjiherë duel prei ujit; edhe qe tek iu hapnë qilltë, edhe pa Shpirtin’ e Perëndisë porsi pullump tue sdrypun’ e tue ardhunë mbi atë. Edhe qe tek u ndëgjue nji za prei qillsh, qi thoshte: Kyi ashtë biri em i dashuni, mbë të cillinë pëlqeva. Atëherë Iesui u pru ndë shkreti prei Shpirtit, për me u ngamë prei diallit. Edhe ai agjinoi katër-dhetë ditt e katër-dhetë nett, mbasandai i erdhi uni. Edhe ai qi e ngiste erdhi tek ai, e tha: Ndë qofsh i Bir i Perëndisë, thuei të bahenë bukë këta gurë. Por ai u përgjeq, e tha: Ashtë shkruem “Njeriu s’do të rrojë vetëmë me bukë, por me çdo farë fjale qi del prei gojësë Perëndisë”. Atëherë dialli e merr me vetëhe ndë shenjtenë qytet, edhe e vu përmbi fletëzët të tempullit. Edhe i thotë: Ndë qofsh i Bir’ i Perëndisë, hith vetëhenë tande poshtë, sepse ashtë shkruem, se: “Ka me urdhënuem engjujt’ e vet për tyi”, edhe: “Kanë me të ngritunë mbë duer, qi të mos përpiekish kambënë tande mbë gur”. Iesui i tha: Përsëri ashtë shkruem - “S’ke me ngamë Zotinë Perëndinë tand”. Përsëri dialli e merr me vetëhe mbë nji mal shumë të naltë, e i difton gjithë mbëretëniat’ e botësë, edhe laftin’ e atyne, edhe i thotë: Kam me të dhanë këto të gjitha, ndë rafsh të më adhurojsh. Atëherë Iesui i thotë: Ikë prei meje, Satana. Sepse ashtë shkruem: “Zotinë Perëndinë tand ke me adhuruem, edhe vetëm’ ati ke me iu lutunë”. Atëherë dialli e len, edhe qe tek erthnë engjujtë përanë, e i shërbeishinë. Edhe Iesui kur ndëgjoi, se Gjionni u dha ndër duer, iku ndë Galilet. Edhe si la Nazaretënë, erdhi e nguli ndë Kapernaum, qi ashtë përanë detit, ndë synoret të Zabulonit, edhe te Nefthalimit, qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetit Isaisë, qi thoshte: “dheu Zabulon, edhe dheu Nefthalim, mbë udhë të detit, përtej Iordanit, Galilea e kombevet. Populli që rri ndë errësinë pa dritë të madhe; edhe leu dritë mb’ata qi rrinë ndë vend e ndë hije të vdekësë”. Ç’atëherë Iesui filloi me predikuem e me thanë: Pendohi, sepse u afrue mbëretënia e qillvet. Edhe Iesui tue ecunë ndaj detin’ e Galilesë, pa dy vëllazën, Sinominë qi thohei Pietër, edhe Andrenë të vëllan’ e ati, tue hedhunë rretënë në det, sepse ishinë peshkatorë. Edhe u thot’ atyneve: Ejani mbas meje, edhe kam me u bamë juve peshkatorë nierëzish. Edhe ata përnjiherë lanë rretatë, e i votnë mbrapa. Edhe porsa shkoi përpara prei andyi, pa dy vëllazën të tierë, Iakobinë të birin’ e Zebedeut, edhe Gjionninë të vëllan’ e ati ndë lundrët bashkë me Zebedenë të i atin’ e atyneve, tue ndrequnë rretat’ e veta; edhe i thirri. Edhe ata përnjiherë lanë lundrën’ edhe të i atin’ e vet, e i votnë mbrapa. Edhe Iesui shkonte rreth gjithë Galilesë, tue mësuem ndëpër synagogat e atyneve, edhe tue predikuem ungjillin’ e mbëretënisë, edhe tue shëndoshunë çdo farë sëmundëje, e çdo farë lingate ndër popullinë. Edhe i shkoi zani ndëpër gjithë Syrinë, edhe bijshinë tek ai gjith’ ata qi kishinë keq, përmbaitunë prei çdo farë sëmundëjesh e mundimesh, edhe të diallosunë, e të zanë prei lingatësë hanësë, e ulogë, edhe i shëndoshi. Edhe i votnë mbrapa shumë gjindëje prei Galilesë e prei Dekapolit, e prei Ierusalemësë, e prei Iudesë, e prei përtej Iordanit. Edhe ai kur pa gjindëjenë, hipi ndë malt; edhe mbassi ndeiti, i erthnë përanë dishepujt’ e vet. Edhe atëherë çeli gojënë, e i mësonte, tue thanë: Lum ata qi janë të vobegjitë ndë shpirt, sepse e atyneve ashtë mbëretënia e qillvet. Lum ata qi bajnë vajë, sepse ata kanë me u ngushulluem. Lum ata qi janë të butë, sepse ata kanë me trashiguem dhenë. Lum ata qi kan’ u e et për dreitëninë, sepse ata kanë me u ngimë. Lum ata qi janë të përdëllyeshim, sepse ata kanë me u përdëllyem. Lum ata qi janë të këthiellëtë ndë zemërë, sepse ata kanë me pamë Perëndinë. Lum ata qi janë paqtim-bamës, sepse ata kanë me u queitunë të bijt’ e Perëndisë. Lum ata qi ndiqenë për punë të dreitënisë, sepse e atyneve ashtë mbëretënia e qillvet. Të lumunë jeni ju, kur t’u shpërnderoin’, e t’u ndiekin’, e të thonë kundrë juve çdo farë fjalë të keqe me rrenë, për punë t’eme. Gëzohi, e gazmohi, sepse paga juei ashtë shumë ndë qillt, sepse kështu ndoqnë edhe profëtënitë qi kanë qenë para jush. Ju jeni kryp’ e dheut, por ndë u prishtë krypa, me se do të krypetë? Kurgja ma s’vëjen, veç me u hedhunë jashtë, e me u shkelunë prei nierëzish. Ju jeni drit’ e botësë. S’mundetë me u pshefunë nji qytet qi ashtë sipër malit. As nukë ndezinë kandil, edhe e venë ndënë hu të drithit, por e venë mbi kandilier, edhe ndrit mbë gjith’ ata qi janë ndë shtëpit. Kështu le të ndrisi drita juei përpara nierëzëvet, qi të shofinë vepëratë tueja të miratë, e të lavdojn’ Atinë tuei, qi ashtë ndë qiellt. Mos kujtoni se kam ardhunë me prishunë ligjënë, a profetënitë; nukë kam ardhunë me prishunë, por me mbushunë. Sepse për të vërtet po u thom juve, deri sa të shkojë qielli edhe dheu, nji iota a nji pikë s’ka me shkuem prei ligjësë, deri sa të bahenë të gjitha. Ai pra qi të sgjidhi nji prei këtyne të vocërravet porosivet, edhe të mësojë kështu nierëzitë, i vocërr ka me u queitunë ndë mbëretënit të qillvet, por ai qi të bajë, e të mësojë, kyi ka me u queitun’ i madh ndë mbëretënit të qillvet. Sepse po u thom juve, se ndë mos u teproftë juve dreitënia ma tepërë se Shkruisavet, e Farisevet, s’keni me hymë ndë mbretënit të qillvet. Ndëgjuetë se ashtë thanë mbë të moçimit: “Mos vrasish”; edhe ai qi të vrasi do të jetë fajtuer ndë gjyq, por unë po u thom juve, se kushdo qi zemërohetë kot me të vëllan’ e vet, do të jetë fajtuer ndë gjyq; edhe ai qi t’i thotë të vëllait vet: Raka (i kotë), do të jetë fajtuer ndë bashkë-ndeitëjet; edhe ai qi të thotë: I marrë, do të jetë fajtuer për me u hedhunë ndë xhehenem të ziarrmit. Ndë prufsh pra dhunëtinë tande ndë theroret, edhe atie kujtohe se yt vëlla diç ka kundrë teje, len’ atie dhunëtinë tande përpara theroresë, edhe shko, e paqtohu ma përpara me tyt vëlla; edhe atëherë si të vijsh, bierë dhunëtinë tande. Ndrequ me kundrë-gjyqësinë tand shpeit, deri sa të jesh mb’udhë bashkë me atë; druise kundrë-gjyqësi mos të napi n’dorë gjyqtarit, edhe gjyqtari të nep n’dorë shërbëtorit, e do të hidhesh ndë burk. Për të vërtet po të thom: S’ke me dalë prei andyi, deri sa të napish të mbrapmin’ astër. Ndëgjuetë se ashtë thanë mbë të moçimit: “Mos kurvënojsh”, por unë po u thom juve, se kushdo qi ve ore grue me dëshërim e ka kurvënuem tashti ndë zemërët të vet. Ndë të shkandalizoftë syni yt i diathti, nxire, e hidhe prei teje, sepse të bie ma mirë me hupunë nji prei copash korpit tand, edhe të mos hidhetë gjithë korpi yt ndë xhehenem. Edhe ndë të shkandalizoftë dora jote e diathta, preje, edhe hidhe prei teje, sepse të bie ma mirë me hupunë nji prei copash korpit tand, edhe të mos hidhetë gjithë korpi yt ndë xhehenem. Edhe ashtë thanë, se kush të lishojë gruen’ e vet, le t’i napi letrën’ e së damesë. Por unë po u thom juve, se ai qi të lishojë gruen’ e vet, përveç fjalë kurvënie, ban atë me kurvënuem; edhe ai qi të marri grue të lishueme, kurvënon. Përsëri ndëgjuetë se ashtë thanë mbë të moçmit: “Mos bajsh be mbë rrenë, por t’i napish mbrapa Zotit bet’ e tua.” Por unë po u thom juve: Mos me bamë be kreit, as për qiell; sepse ashtë shkamb’ i Perëndisë; as për dhe, sepse ashtë vendi qi ven kambët’ e veta; as për Ierusalemë, sepse ashtë qytet’ i mbëretit math; as për kryet tat të mos bajsh be, sepse s’mundesh me bamë nji qime të bardhë, a të zezë. Por qoftë fjala juei: Po, po; Jo, jo, sepse e tepër’ e këtyneve ashtë prei së keqit. Ndëgjuetë se ashtë thanë: “Sy ndë vend të synit, edhe dhamp ndë vend të dhambit”, por unë po u thom juve: Mos me i dalë kundrë të keqit, por ai qi të bierë tyi nji shuplakë fulqisë s’ate së diathtësë, këthei ati edhe tietrënë. Edhe ai qi do me u gjukuem me tyi, e me marrë këmishënë tande, len’i ati edhe petkunë. Edhe ai qi të marri tyi angari nji mil, ecë bashkë me ate dy. Nepi ati qi lypën prei teje, edhe mos i këthe fjalënë mbë-nj-anë ati qi do të huhetë prei teje. Ndëgjuetë se ashtë thanë: “Të duesh fëqinë tand, edhe të kesh mëni anëmikunë tand”, por unë po u thom juve: Doni anëmiqtë tuei, bekoni ata qi u mallëkojnë, bani mirë atyneve qi u kanë mëni, edhe faluni për ata qi u bajnë dam, e u ndiekinë, qi të baheni të bijt’ e Atit tuei qi ashtë ndë qillt; sepse ai ban diellin’ e vet me lemë mbi të këqij e mbi të mirë, edhe lishon shinë mbi të dreit’ e mbi të shtrembëtë. Sepse ndë daçi ata qi u duenë juve, çfarë page keni? Nukë bajnë këte edhe publikanëtë? Edhe ndë përshëndetshi veç vëllazënitë tuei, qish ma tepërë bani? Nukë bajnë kështu edhe publikanëtë? Ini pra ju të kulluem, sepse Ati juei ndë qillt asht’ i kulluem. Shikoni mos me bamë lëmoshënësë tuei përpara nierëzish, qi të shifeni prei atyneve, sepse ndë qoftë, nukë keni pagë prei Atit tuei, qi ashtë ndë qillt. Kur të bajsh pra lëmoshënënë, mos vëshkëllojsh përpara teje, sikurse bajnë hipokritëtë ndëpër synagogat e ndëpër vromet, për me u lavduem prei nierëzish. Për të vërtet po u thom juve, se ata e kanë marrë pagën’ e vet. Por ti kur të bajsh lëmoshënënë, le të mos e marri vesht e rrëmakta jote, se qish ban e diathta jote, qi të jetë lëmoshëna jote pshefas; edhe yt Atë qi shikon pshefas, ai ka me ta paguem mballa-faqe. Edhe kur të falesh, mos ij porsi hipokritëtë, sepse ata duenë me u falunë tue ndeitunë ndëpër synagogat e ndëpër kantet e rrugavet, për me u dukunë te nierëzitë. Për të vërtet po u thom juve, se ata e kanë marrë pagën’ e vet. Por ti, kur të falesh, hynë ndë shtëpit tande, edhe mbyll derënë tande, e iu fal t’yt et qi ashtë pshefas, edhe yt Atë qi shikon pshefas, ka me ta paguem mballa-faqe. Edhe kur të faleni, mos thoni fjalë të tepëra, porsi gjintarëtë, sepse ata kujtojnë se me fjalët e shumëta kanë me u ndëgjuem. Mos u përgjani pra atyneve, sepse Ati juei e di se qish u lypsetë juve, para se të lypni prei ati. Kështu pra faluni ju: Ati ynë qi je ndë qiell, u shenjtënoft’ emëni yt. Arthtë mbëretënia jote. U baftë dashunimi yt, si ndë qiell, edhe mbë dhet. Bukënë t’onë të përditshëmen’ epna neve sot. Edhe falna detyrëtë t’ona, sikurse edhe na u falim detorëvet t’anë. Edhe mos na shtierë ndë ngasëje, por shpëtona prei së keqit, sepse jotëja ashtë mbëretënia, edhe fuqia, edhe lafti ndë jetë të jetëve. Amen. Sepse ndë ua falshi nierëzëvet fajet’ e atyneve, ka me ua falun’ edhe juve Ati juei qiellori, por ndë mos ua falshi nierëzëvet fajet’ e atyneve, as Ati juei s’ka me u falunë fajetë tueja. Edhe kur të agjinoni, mos bahi të vranëtë porsi hipokritëtë, sepse ata prishinë faqet’ e veta, qi të dukenë te nierëzitë se agjinojnë. Për të vërtet po u thom juve, se ata e kanë marrë pagën’ e vet. Por ti, kur të agjinojsh, lyei kryetë tat, edhe lai faqet’ e tua, qi të mos dukesh te nierëzitë se agjinon, por te yt Atë qi ashtë pshefas; edhe yt Atë qi shikon pshefas, ka me ta paguem mballa-faqe. Mos mbëlithni thesorë mbë dhet për ju, atie ku krymbi edhe ndryshku i prish, edhe atie ku viedhësitë gërmihin’ edhe viedhinë, por mbëlithni thesore ndë qiell për ju, atie ku s’i prish as krymbi as ndryshku, edhe atie ku viedhësitë nukë gërmihinë, as viedhinë. Sepse ku të jetë thesori juei, atie ka me qenun’ edhe zemëra juei. Drit’ e korpit ashtë syni, ndë qoftë pra syni yt i këthiellëtë, gjithë korpi yt ka me qenun’ i ndritshim, por ndë qoftë syni yt i keq, gjithë korpi yt ka me qenun’ i errëtë; ndë qoftë pra se drita qi gjindetë mbë tyi, asht’ errësinë, errësina sa e madhe ka me qenunë? Kurkushi s’mundetë me u shërbyem dy zotënive, sepse a njianinë do ta ketë mëni, edhe tietërinë do ta detë; a njianit ka me i shkuem mbrapa, edhe tietërit ka me i këthyem shpinënë; nukë mundeni me i shërbyem Perëndisë, edhe mammonait. Prandai po u thom juve: Mos kini gaile për jetënë tuei, qish të hani, e qish të pini; as për korpinë tuei, qish të vishni. A nuk’ ashtë jeta ma e ndershime se ushqimi, edhe korpi se të veshunitë? Veni ore shpendët’ e qiellit, se nukë mbiellin’, as nukë korrin’, as nukë mbëledhinë ndë grunarë, edhe Ati juei qiellori i ushqen. A nukë dani ju ma tepërë se ata? Por cilli prei jush, tue pasunë gaile, mundetë me shtuem nji kut ndë shtat të vet? Edhe ç’gaile keni për të veshunit? Veni ore zambakët’ e arësë si rritenë, qi nukë mundohen’, as nukë dredhinë, por u thom juve, se as Solomoni, me gjithë laftin’ e vet, nukë qe veshunë porsi nji prei kësosh. Por ndë qoftë se barin’ e arësë, qi sot ashtë, edhe nesërë hidhetë ndë furrë, Perëndia e vesh kështu, a nukë ka me veshunë juve shumë ma tepër’, o besë-pakë? Mos kini gaile pra, tue thanë: Qish të hamë, a qish të pimë, a qish të veshimë? Sepse gjithë këto i lypinë kombetë, sepse Ati juei, qiellori, e di se keni nevojë për gjithë këto. Por lypni ma përpara mbëretënin’ e Perëndisë, edhe dreitënin’ e ati, edhe këto të gjitha do t’u shtohenë juve. Mos kini gaile pra për të nesërmenë; sepse e nesërmeja ka me pasunë gaile për punët e veta. Miaft ashtë mbë ditën’ e keqeja. Mos gjukoni, qi të mos gjukoheni. Sepse me çfarë gjukimi gjukoni, keni me u gjukuem, edhe me çfarë matësi matni, kanë me u matunë juve përsëri. Edhe përse shikon teshënë qi ashtë ndë sy t’yt vëlla, edhe tranë qi ashtë ndë sy tand nuk’ e ndien? A si ke me i thanë t’yt vëlla: Le të nxier teshënë prei synit tand, edhe qe trau ku ashtë ndë sy tand? Hipokrit, nxir ma përpara tranë prei synit tand, edhe atëherë do të shofish mirë me nxierrë teshënë prei synit t’yt vëlla. Mos ipni gjan’ e shenjtënueme qenvet, as mos hidhni margaritarët tuei përpara thivet; drujse mos i shkelinë me kambët e tyne e mbasandai këthehen’ e shkelin edhe juve. Lypni, edhe do t’u ipetë juve; kërkoni, edhe keni me gjetunë; trakulloni, edhe do t’u çiletë juve. Sepse kushdo qi lypën merr; edhe ai qi kërkon gjen; edhe ati qi trakullon, do t’i çiletë. A cilli asht ai nieri prei jush, ndë lypt’ i biri bukë, mos ka me i dhanë gur? Edhe ndë lyptë peshk, mos ka me i dhanë gjarpën? Ndë qoftë pra se ju qi jeni të këqij, dini me u dhanë dhana të mira dielmvet tuei, sa më tepër’ Ati juei, qi ashtë ndë qillt, ka me u dhanë të mira atyneve qi lypinë prei ati? Gjithë sa doni pra me u bamë juve nierëzitë, kështu bani edhe ju atyneve, sepse këjo ashtë ligja edhe profetënitë. Hyni ndëpër derë të ngushtë, sepse e gjan’ ashtë dera, edhe e përhapët’ asht’ udha qi u shpie mbë të hupunit, edhe shumë vetë jan’ ata qi hyjnë ndëpër atë; sepse e ngusht’ ashtë dera, edhe e shtrëngut’ asht’ udha qi u shpie ndë jetët, edhe të pakë jan’ ata qi e gjejnë. Edhe ruhi prei profet-rrenësish, të cilltë vinë te ju me të veshunë dhensh, por përmbrenda jan’ ujq’ të rrëmbyeshim. Keni me i ngjofun’ ata prei pemëvet veta: mos mbledhinë rrush prei drizash, a fiq prei murrizash? Kështu çdo dru e mirë ban pemë të mira, por druj’ e keqe ban pemë të këqia. Druj’ e mirë s’mundetë me bamë pemë të këqia, as druj’ e keqe me bamë pemë të mira. Çdo dru qi s’ban pemë të mirë, këputet’ e hidhetë ndë ziarrm. E pra keni me ngjofun’ ata prei pemësh atyne. Jo kushdo qi më thotë: Zot, Zot, ka me hymë ndë mbëretënit të qillvet; por ai qi ban dashunimin’ e tim et qi ashtë ndë qillt. Shumë vetë kanë me thanë, nd’atë ditë: Zot, Zot, nukë profetizuem na mb’emënit tat, edhe mb’emënit tat nxuerm djemën, edhe mb’emënit tat bam shumë mërekullia? Por atëherë kam me u rrëfyem atyneve. Se kurrë s’u kam ngjofunë juve; ikni prei meje, ju qi keni punuem pa ligjë. Kushdo pra qi ndëgjon këto fjalët’ e mia, edhe i ban, kam me e përgjaitunë me nji nieri të mençunë, i cilli koditi shtëpin’ e vet mbi shkamp të gurit; edhe ra shiu, e erdhën lumënat, e fryn erënat’, edhe u përpoqnë mbas asai shtëpie, por nuk’ u rrëxue, sepse ishte themeluem mbi shkamp të gurit. Por kushdo qi ndëgjon këto fjalët’ e mia, edhe s’i ban, ka me u përgjaitunë me nji nieri të marrë, i cilli koditi shtëpin’ e vet mbi ranët; edhe ra shiu, e erthnë lumënat’, e fryn’ erënat, edhe u përpoqnë mbas asai shtëpie; edhe u rrëxue, edhe e rrëxuemeja e asai ishte e madhe. Edhe Iesui kur mbaroi këto fjalë, gjindeja habiteshinë për predikimin’ e ati, sepse u predikonte atyneve sikurse me pasun’ urdhënë, edhe jo si Shkruisitë. Edhe ai kur sdrypi prei malit, shumë gjindëje i voitnë mbrapa. Edhe qe tek erdhi nji i kromosunë, edhe e adhuronte, tue thanë: Zot, ndë daç, mundesh me më qiruem. Edhe Iesui shtrini dorën’ edhe e preku, tue thanë: Due; qirohu. Edhe përnjiherë iu qirue kroma. Edhe Iesui i thotë: Shiko mos i thuesh kuit, por shko, e difto vetëvetëhenë te prifti, edhe shpierë dhunëtinë qi ka urdhënuem Moiseu, për dëshmi mb’ata. Edhe Iesui kur hyni ndë Kapernaum, i erdhi përanë nji urdhën-qindës, tue iu lutunë, edhe thoshte: Zot, shërbëtori em dergjetë ndë shtëpit ulok, e mundohetë vështirshim. Edhe Iesui i thotë: Unë kam me ardhunë, e kam me e shëndoshunë. Edhe urdhën-qindësi u përgjeq, e tha: Zot, nukë jam i zoti qi të më hyjsh ndënë strehet, por thuei vetëmë nji fjalë, edhe shërbëtori em ka me u shëndoshunë. Sepse edhe unë jam nji nieri ndën’ urdhënë, edhe kam me vetëhenë t’eme ushtëtorë; edhe i thom këti: Shko, edhe shkon; edhe tietërit: Eja, edhe vien; edhe shërbëtorit t’em: Ban këtë, edhe e ban. Edhe Iesui kur ndëgjoi, u mërekullue, edhe u tha atyneve qi e merrshinë mbrapa: Me të vërtet po u thom juve, se as ndë Israel s’kam me gjetunë kaqi besë. Edhe po u thom juve, se shumë vetë kanë me ardhunë prei së lemesh, e prei së perënduemesh diellit, edhe kanë me ndenjunë ndë mësallë bashkë me Abrahamin’ e me Isaakun’ e me Iakobinë ndë mbëretënit të qillvet. Por të bijt’ e mbëretënisë kanë me u hedhunë nd’errësinët të përjashtëme, atie ku ka me qenë të qjamit e të dridhunit’ e dhambëvet. Edhe Iesui i tha urdhën-qindësit: Shko; edhe t’u baftë sikurse besove. Edhe shërbëtor’ i ati u shëndosh çë mb’atë herë. Edhe Iesui kur erdhi ndë shtëpit të Pietrit, pa të vieherrën’ e ati tue u diergunë ndër ethe. Edhe e kapi për dore, edhe e lan’ ethetë; edhe ajo u çue, e u shërbente atyneve. Edhe si u ngrys, i prunë shumë të diallosunë, edhe ai xuer shpirtënat’ e këqij me fjalë, edhe shëndoshi gjith’ ata qi kishinë keq, qi të mbushetë qish ashtë thanë, prei profetit Isaisë, qi thoshte: “Ai muer sëmundëjetë t’ona, edhe barti lingatatë”. Edhe Iesui kur pa shumë gjindëje rreth vetëhesë, urdhënoi me shkuem përtej. Edhe nji Shkruis u afrue, e i tha: Mieshtër, kam me ardhunë mbrapa teje kudo qi të veç. Edhe Iesui i thotë: Dhelpënatë kanë shtrokulla, edhe shpendët’ e qiellit çerdhe, por i bir’ i nieriut s’ka ku me ulunë kryetë. Mbasandai nji tietër prei dishepujsh ati i thotë: Zot, më lenë përpara me voitun’ e me vorruem t’em atë. Por Iesui i tha: Më merr mbrapa; edhe lenë të vdekunitë me vorruem të vdekunit’ e vet. Edhe kur hyni ndë lundrët, e muernë mbrapa dishepujt’ e ati. Edhe qe tek u ba nji tërmet i math ndë det, kaqi sa po mbulohei lundra prei valësh, por ai flinte. Edhe dishepujt’ e ati i erthnë përanë, edhe e çuenë, tue thanë: Zot, shpëtona, se po hupimë. Edhe ai u thot’ atyneve: Përse jeni frikësa, o besë-pakë? Atëherë u çue, e qirtoi erënat’ edhe detinë; edhe u ba bunac’ e madhe. Edhe nierëzitë mërekulloheshin’ e thoshinë: Çfarë nieriu ashtë kyi? Se edhe erënat’ edhe deti i ndëgjojnë! Edhe kur erdhi mb’anë të tejme ndë katund të Gergesinvet, hasnë me atë dy të diallosunë, dalë prei vorresh, shumë të egër, kaqi sa s’mundei kurkushi me shkuem përanë asai udhe. Edhe qe te thirrnë, tue thanë: Qish ke me ne edhe ti, o Iesu, i Bir’ i Perëndisë? Erdhe këtu para kohësë me na munduem? Edhe lark atyneve ishte nji tub’ e madhe thish tue kullotunë. Edhe djemënit’ i luteshin’ e i thoshinë: Ndë na xierrsh këndyj, na lenë me shkuem ndë tubë të thivet. Edhe ai u tha atyneve: Shkoni. Edhe ata duelnë e shkuenë ndë tubë të thivet, edhe qe gjithë tuba e thivet tek u tuerr prei shkrepit, e ranë ndë det, edhe cofnë ndër ujënat. Edhe baritë iknë, e erthnë ndë qytet, e dhanë za për të gjitha, edhe për punë të diallosëmvet. Edhe qe gjithë qyteti tek i duel përpara Iesuit, edhe kur pan’ atë, iu lutnë qi të dali prei synoresh atyne. Edhe ai hyni ndë lundrët, e kapërceu, e erdhi ndë qytet të vet. Edhe qe tek i prunë nji ulok diergunë mbi shtrat; edhe Iesui si pa besën’ e atyneve, i tha ulogut: Merr zemër’, o bir; t’u falnë fajet’ e tua. Edhe qe disa prei Shkruisish thanë me vetëvetëhet, se: Kyi po truen. Edhe Iesui si pa mendimet’ e atyneve, tha: Përse mendoheni ju punë të këqia ndër zemërat tueja? Sepse qish ashtë ma kollai me thanë: T’u falnë fajet’ e tua; a por me thanë: Çohu, edhe ecë? Edhe qi ta dini se i bir’ i nieriut ka urdhënë mbi dhet me falë faje (atëherë i thot’ ulogut): Çohu, e ngre shtratinë tand, edhe shko ndë shtëpit tande. Edhe ai u çue, e shkoi ndë shtëpit të vet. Edhe kur panë gjindëja, u mërekulluenë, edhe lavduenë Perëndinë qi u dha kësi urdhëni nierëzëvet. Edhe Iesui, tue shkuem andej, pa nji nieri, qi i thoshinë Matthe, tue ndenjunë ndë duganë, edhe i thotë: Më merr mbrapa. Edhe ai u ngrit, e i vote mbrapa. Edhe kur po rrinte ndë mësallë ndë shtëpit, qe tek erthnë shumë publikanë e fajtorë, edhe rrijshinë ndë mësallë bashkë me Iesun’ e me dishepujt e ati. Edhe Fariseitë kur panë, u thanë dishepujvet ati: Përse mieshtri juei ha e pi bashkë me publikanë e me fajtorë? Por Iesui kur ndëgjoi, u tha atyneve: Ata qi janë të shëndoshë s’kanë nevojë për miekës, por ata qi kanë keq. Edhe shkoni, e mësoni qish ashtë: “Due përdëllim, e jo kurban”, sepse s’kam ardhunë me thirrunë të dreitë ndë pendim, por fajtorë. Atëherë i vinë përanë dishepujt’ e Gjionnit, e i thonë: Përse na edhe Fariseitë agjinojmë shumë, por dishepujt’ e tu s’agjinojnë? Edhe Iesui u tha atyneve: A mundetë me mbaitunë zi ata qi thërrasinë për darsmë, deri sa të jetë dhandërri bashkë me ata? Por kanë me ardhunë ditt, kur të hiqetë dhandërri prei atyneve, edhe atëherë kanë me agjinuem. Edhe as kurkush s’ven arnë pëlhure të re mbi petk të vietërë, sepse heq të mbushëmit’ e vet prei petkut, edhe bahetë ma e keqe e shqyeme. Edhe as nukë venë venë të re ndë rrëshiqë të vietërë, sepse ndë vufshinë, rrëshiqatë shqyhen’, edhe vena derdhet, edhe rrëshiqatë hupenë, por venë venë të re ndë rrëshiqë të rij, edhe kështu qindrojnë të dyja. Ai tue folun’ atyneve këto, qe tek erdhi nji i parë, edhe adhuronte atë, e thoshte: Se eme bijë vdiq tashti, por eja, e venë dorënë tande mbi atë, edhe ka me rruem. Edhe Iesui u çue, e vote mbrapa ati, bashkë me dishepujt e vet. Edhe qe, nji grue, qi i rriethte gjak prei vetëhesë dy-mbë-dhetë viet, u afrue mbrapa, edhe preku sqepin’ e petkut ati, sepse thoshte me vetëvetëhenë, se: Veç ndë përkitsha petkun’ e ati, kam me u shëndoshunë. Edhe Iesui, kur u këthye, e pa atë, tha: Ki zemër’, o bijë, besa jote të shpëtoi. Edhe grueja u shpëtue çë mb’ate herë. Edhe Iesui mbassi erdhi ndë shtëpit të parit, edhe pa ata qi u bijshinë fejevet, edhe gjindëjenë tue bamë gjam, u thotë: Ikni, sepse vajza s’ka vdekunë, por po flen. Por ata qesheshinë për atë. Edhe gjindëja kur duel përjashta, hyni, edhe e kapi për dore, edhe vaiza u çue. Edhe kyi za duel ndëpër gjith’ atë dhe. Edhe Iesui tue ikun’ andej, i voitnë mbrapa dy të verbëtë, tue thirrun’ e tue thanë: Përdëllena, o bir’ i Davidit. Edhe ai kur erdhi ndë shtëpit’, i erthnë përanë të verbëtë; edhe Iesui u thot’ atyneve: Besoni ju, se mundem me bamë këte punë? Ata i thonë: Po, Zot. Atëherë preku syt’ e atyneve, tue thanë: U baftë mbë ju mbas besësë tuei. Edhe u çelnë syt’ e atyneve, edhe Iesui i porositi shtrëngueshim, e u tha: Shikoni mos e marri vesht kurkush. Por ata porsa duelnë, dhanë zaninë për ate ndëpër gjith’ ate dhe. Edhe ata si duelnë, qe tek i prunë nji nieri shurth të diallosunë. Edhe dialli si u nxuer, shurdhi foli, edhe gjindëja u mërekulluen’ e thanë, se askurrë ndonjiherë s’ashtë pamë kështu ndë Israel. Por Fariseitë thoshinë, se: Nxier djemënitë me anë të parit djemënavet. Edhe Iesui shkonte rreth gjithë qytetevet, e katundevet, tue mësuem ndëpër synagogat e atyneve, e tue predikuem ungjillin’ e mbëretënisë, e tue shëndoshunë çdo sëmundëje, e çdo lingatë ndë popull. Edhe kur pa gjindëjenë, iu dhimpt për ata, sepse ishinë lodhun’ e shpërdamë porsi dhentë qi s’kanë bari. Atëherë u thotë dishepujvet vet: Të korrët ashtë shumë, por punëtorëtë janë pak; lutuni pra të zotit të korrit për me nxierrë punëtorë për të korrët e vet. Edhe si thirri të dy-mbë-dhetë dishepujt’ e vet, u dha urdhënë përmbi shpirtënat e paqiruem, me i nxierrë, edhe me shëndoshunë çdo sëmundëje, e çdo lingatë. Edhe emënat’ e dy-mbë-dhetë Apostujvet janë këta: I pari, Simoni, qi thohei Pietër, edhe Andreu i vëllai ati; Iakobi i biri Zebedeut, edhe Gjionni i vëllai ati; Filippi, edhe Bartholomeu; Thomai, edhe Mattheu publikani; Iakobi i biri Alfeut, edhe Lebbeu, ai qi u thirr përmbi-emënënë Thadde; Simoni Kananiti, edhe Iuda Iskarioti, ai qi e trathtoi mbasandai. Këta të dy-mbë-dhetë dërgoi Iesui, mbassi i porositi, tue thanë: Mos shkoni mb’udhë të kombevet, edhe mos hyni ndë qytet të Samaritvet, por ma shumë shkoni ndëpër dhent e hupuna të shtëpisë Israelit. Edhe tue shkuem, predikoni, tue thanë, se u afrue mbëretënia e qillvet. Shëndoshni të sëmunë, qironi të kromosunë, ngjallni të vdekunë, nxirni djemën; dhunëti muertë, dhunëti epni. Mos kini ar, as argjand, as rame ndëpër brezat tuei; mos kini straicë mb’udhë, as dy këmisha, as këpucë, as shkop, sepse punëtori asht’ i zoti për ushqimin’ e vet. Edhe mbë çdo qytet a katund qi të hyni, pyetni, cilli asht’ i vëjefshim nd’atë; edhe mbetni atie deri sa të dilni. Edhe kur të hyni ndë shtëpit, përshëndetni atë. Edhe shtëpia ndë qoft’ e vëjefshime, paqtimi tuei le të vijë mb’atë, por ndë mos qoft’ e vëjefshime, paqtimi tuei u këtheftë mbas jush. Edhe ai qi të mos u presi juve, as të mos ndëgjojë fjalëtë tueja, kur të dilni prei asai shtëpie, a prei ati qyteti, shkundni pluhunin’ e kambëvet tueja. Për të vërtet po u thom juve, se: Ma i durueshim ka me qenë mundimi mbë dhe të Sodomvet e të Gomorvet, ndë ditë të gjyqit, se mb’ atë qytet. Qe unë te po u dërgoj juve porsi dhentë ndë miedis të ujqvet, bahi pra të urtë porsi gjarpinjtë, edhe të butë porsi pullumbatë. Edhe mbani vesh prei nierëzish, sepse kanë me u dhanë juve ndër duer ndëpër bashkë-ndeitëje, edhe kanë me u rrafunë juve ndë felak ndëpër synagogat e veta; edhe kanë me u nxierrë juve, për punët meje, përpara të parësh, e përpara mbëretënish, për deshmi mb’ata, edhe mbë kombet. Por kur t’u apinë juve ndër duer, mos kini gaile se kush, a se si keni me folunë. Sepse nukë jeni ju ata qi flitni, por Shpirti Atit tuei qi flet ndër ju. Edhe vëllai ka me trathtuem të vëllanë për vdeke, i ati të birinë; edhe bijtë kanë me ngritunë krye kundrë përindvet, edhe kanë me i vramë. Edhe keni me u marrë mëni prei së gjithëve për emëninë t’em; edhe ai qi të durojë deri mbë të mbrapmenë, kyi ka me u shpëtuem. Por kur t’u përzanë prei këti qyteti, ikni mbë tietrinë; sepse për të vërtet po u thom juve, se s’keni me i mbaruem qytetet’ e Israelit, deri sa të vijë i bir’ i nieriut. Nuk’ ashtë dishepulli përmbi mieshtrinë, as shërbëtori përmbi të zotinë. Miaft ashtë për dishepullinë me u bamë si mieshtri vet, edhe shërbëtori si i zoti. Ndë thirrnë të zotin’ e shtëpisë Beelzebul, sa ma shumë shtëpiarët’e ati? Mos i droni pra ata, sepse s’ashtë gja e mbulueme, qi s’ka me u sbuluem; edhe gja e pshefëtë, qi s’ka me u marrë vesht. Ate qi po u thom juve nd’errësinët, thonia ndë dritët, edhe ate qi po ndëgjoni ndër vesh, predikonia mbi majët të shtëpisë. Edhe mos droni ata qi vrasinë korpinë, por shpirtinë s’mundenë me e vramë, por droni ma shumë ata qi mundenë me hupunë ndë xhehenem edhe shpirtin’ edhe korpinë. Nukë shitenë dy zoq për nji astër? Por nji prei atynevë s’ka me ranë mbë dhet pa urdhënin’ e Atit tuei. Por juve edhe gjithë qimet’ e kresë janë ngjehunë. Mos droni pra, sepse ju dani prei shumë zoqsh. Kushdo pra qi të më rrëfejë përpara nierëzish, edhe unë kam me e rrëfyem përpara t’im et qi ashtë ndë qillt. Por kush të më muhojë përpara nierëzish, edhe unë kam me u muhuem përpara t’im et qi ashtë ndë qillt. Mos kujtoni se kam ardhunë me vumë paqtim mbë dhet; s’kam ardhunë me vunë paqtim, por thikë. Sepse kam ardhunë me damë nierinë kundrë të i atit, edhe bijënë kundrë s’amësë, edhe nusenë kundrë së vieherrësë. Edhe anëmiqt’ e nieriut kanë me qenë shtëpiarët’ e ati. Ai qi do të i atin’ e t’amënë ma tepërë se mue, nuk’ asht’ i vëjefshunë për mue. Edhe ai qi do bir a bijë ma tepërë se mue, nuk’ asht’ i vëjefshunë për mue. Edhe ai qi nukë merr kryqin’ e vet, e nukë vien mbas meje, nuk’ asht’ i vëjefshunë për mue. Ai qi gjen jetën’ e vet, ka me e bierrë; edhe ai qi bier jetën’ e vet, për punë t’eme, ka me e gjetunë. Ai qi pret juve, ka pritunë mue, edhe ai qi pret mue, ka pritun’ ate qi më ka dërguem. Ai qi pret profet mb’emënë profeti, ka me marrë pagë profeti; edhe ai qi pret të dreitë mb’emënë të dreiti ka me marrë pagë të dreiti. Edhe ai qi t’i api nji potir ujë të ftofëtë ndonjianit këtyne të vogjilëvet vetëmë mb’emënë dishepulli, për të vërtet po u thom juve, se s’ka me hupunë pagën’ e vet. Edhe Iesui kur mbaroi tue porositunë të dy-mbë-dhetë dishepujt’ e vet, sdrypi prei andej për me mësuem e me predikuem ndëpër qytetet e atyneve. Edhe Gjionni kur ndëgjoi ndë burgut punët’ e Krishtit, dërgoi dy vetë prei dishepujvet vet, e i tha: Ti je ai qi ka me ardhunë, apor presimë nji tietër? Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Shkoni e nepni za Gjionnit për ato qi ndëgjoni, e shifni: Të verbëtë shofinë, e çala ecinë, të kromosunë qirohenë, e shurdha ndëgjojnë, të vdekunë ngjallenë, e të vobegjivet u diftohet’ ungjilli. Edhe i lumun’ asht ai qi të mos shkandalizohetë mbë mue. Edhe këta tue votunë, Iesui filloi me i thanë gjindëjesë për Gjionninë: Ç’dueltë me vum’ ore ndë shkreti? Kallam qi përkundetë prei erësë? Por ç’dueltë me pamë? Nieri veshunë me petka të buta? Qe ata qi kanë veshunë petka të buta ku janë ndëpër shtëpiat e mbëretënavet. Por ç’dueltë me pamë? Profet? Për të vërtet po u thom juve: Edhe ma tepërë se profet. Sepse kyi asht’ ai qi ashtë shkruem për atë: “Qe unë te po dërgoj engjullinë (za-dhanësinë) tem përpara faqesë sate, i cilli ka me ndrequn’ udhënë tande përpara teje”. Për të vërtet po u thom juve, se: Ndërmiet atyneve qi kanë lemë prei grash, nuk’ ashtë çuem ma i math se Gjionn Pagëzori, por ma i vogëli ndë mbëretënit të qillvet, ashtë ma i math se ai. Çë prei ditsh Gjionn Pagëzorit deri tashti, mbëretënia e qillvet ngutetë, edhe ata qi ngutenë, e rrëmbejnë. Sepse gjithë profetënitë, edhe ligja profetizuenë deri mbë ditë të Gjionnit. Edhe ndë daçi me pritunë këte fjalë, ai asht’ Elia qi kishte për me ardhunë. Ai qi ka veshë me ndëgjuem, le të ndëgjojë. Por me se ta përgjaj këte bres? I përgjan çunavet vogjilë qi rrinë ndëpër tregjet, edhe u thërrasinë shokvet vet, e thonë: U ram fyllit, edhe nukë karcyetë; u bam vaje, edhe nuk qjatë. Sepse erdhi Gjionni as tue ngran’ as tue pimë, edhe thonë, se: Ka diallinë. Erdhi i bir’ i nieriut tue ngran’ e tue pimë, edhe thonë: Qe nieri ngranës e venë-pimës, miku i publikanëvet e i fajtorëvet; edhe ditunia duel’ e dreitë prei të bijvet vet. Atëherë filloi me qirtuem ato qytetetë, mbë të cilat’ u banë ma të shumatë mërekulliat’ e ati, sepse nuk’ u penduenë: Mjeri ti, Horazin! Mjeri ti, Bethsaida! Sepse këto mërekullia qi janë bamë mbë ju, ndë baheshinë ndë Tyrë e ndë Sidonë, çë kur se kishinë me u penduem me thes e me pluhunë. Veç po u thom juve, se: Ndë Tyrë e ndë Sidonë ma i durueshim ka me qenë mundimi ndë ditë të gjyqit, se mbë ju. Edhe ti, Kapernaum, qi je ngritunë nalt deri mbë qiell, ke me sdrypunë deri ndë ferr, sepse këto mërekullia qi janë bamë te ti, ndë baheshinë ndë Sodom, kishinë me mbetunë deri mbë ditë të sotshime. Veç po u thom juve, se ndë dhe të Sodomvet ma i durueshim ka me qenë mundimi ndë ditë të gjyqit, se mbë tyi. Nd’atë kohë Iesui u përgjeq, e tha: Të lavdoj tyi, o Atë, Zot i qiellit edhe i dheut, se ua mpshefe këto punë të ditshunat e të mentshunavet, edhe ua sbulove foshnjevet. Po, o Atë, sepse pëlqimi yt kështu u ba përpara teje. Të gjitha m’u dhanë n’dorë prei t’im et, edhe kurkushi s’e ngjef birinë, veç Ati; edhe kurkushi s’e ngjef Atinë, veç i biri, edhe ai qi të dojë i biri me ia sbuluem. Ejani tek unë, gjithë sa jeni të lodhun’ e të ngarkuem, edhe unë kam me u praitunë juve. Merrni sgjedhënë teme mbë qafë tuei, edhe mësoni prei meje; sepse jam i butë, edhe i përvutë ndë zemërë, edhe keni me gjetunë të praitunë ndë shpirtënat tuei. Sepse sgjedha eme asht’ e mirë, edhe barra eme asht’ e letë. Nd’atë kohë Iesui voiti ndëpër të mbielluna për ditë të shëtunash; edhe dishepujvet vet u erdhi uni, edhe filluenë me shkoqunë kallëza, e me ngranë. Edhe Fariseitë kur panë, i thanë: Qe dishepujt’ e tu te bajn’ ate qi s’asht e udhësë me bamë për të shëtunë. Por Iesui u tha atyneve: S’keni kënduem qish bani Davidi, kur i erdhi uni ati, edhe atyneve qi ishinë bashkë me atë. Qysh hyni ndë shtëpit të Perëndisë, edhe hangër bukët’ e paravumëjesë, të cillatë s’ishte e udhësë me i ngran’ ai, as ata qi ishinë bashkë me atë, por priftënitë vetëmë? Apor s’keni kënduem ndë ligjë, se për ditë të shëtunash priftënitë përlyejnë të shëtunënë ndë tempull, edhe janë të pafaj? Edhe po u thom juve, se këtu ashtë nji ma i math se tempulli. Edhe ndë e kishitë ditunë qish ashtë: “Due përdëllim, e jo kurban”, s’kishitë me i bamë fajtorë të pafajtë. Sepse i bir’ i nieriu asht’ i zoti edhe të shëtunësë. Edhe si sdrypi prei andej, erdhi ndë synagogët t’atyne. Edhe qe tek ishte nji nieri qi kishte dorën’ e thatë. Edhe e pyetnë, e thanë: Ndë qoftë se asht’ e udhësë me shëndoshunë për të shëtuna? Për me e përfolunë. Edhe ai u tha atyneve: Cilli nieri prei jush ka me qen’ ai, qi të ketë nji dele, edhe ndë raftë këjo ndë gropë për ditë të shëtunash, s’ka me e kapun’, e me e ngritunë? Sa ma tepërë pra dan nieriu prei delesë? Përandai asht’ e udhësë me bamë mirë për të shëtuna. Atëherë i thotë nieriut: Shtri dorënë tande. Edhe ai e shtrini, edhe u ba e shëndoshë porsi tietra. Por Fariseitë duelnë, e banë këshille kundrë ati për me e prishunë. Por Iesui kur e muer vesht, iku prei andej, edhe i voitnë mbrapa shumë gjindëje, edhe i shëndoshi të gjithë; edhe i porositi shtrëngueshim mos me e diftuem, qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetit Isaisë, qi thoshte: “Qe shërbëtori em, qi sgjodha; i dashuni em, qi e pëlqeu shpirti em; kam me vumë Shpirtinë t’em mbi atë, edhe ka me diftuem gjyq mbë kombet. S’ka me bamë fjalë, as s’ka me bërtitunë; as s’ka me ndëgjuem kush zanin’ e ati ndëpër rrugat. S’ka me shqyem kallam të thyem, edhe s’ka me shuem li të tymitunë, deri sa të bierë gjyqinë ndë mundëje. Edhe kombetë kanë me shpëryem mb’emënit t’ati”. Atëherë i prunë nji të diallosunë të verbëtë, edhe shurth, edhe e shëndoshi, kaqi sa i verbëti edhe shurdhi fliste edhe shifte. Edhe gjithë gjindëja mërekulloheshin’ e thoshinë: Drujse mos ashtë kyi i bir’ i Davidit? Por Fariseitë kur ndëgjuenë, thanë: Kyi nukë nxier djemënitë, veç me anë të Beelzebulit të parit djemënavet. Edhe Iesui si ngjofi mendimet’ e atyneve, u tha atyneve: Çdo mbëretëni ndë u daftë kundrë vetëvetëhesë, shkretohetë; edhe çdo qytet a shtëpi ndë u daftë kundrë vetëvetëhesë, s’ka me qindruem. Edhe Satanai ndë nxierrtë Satananë, u da kundrë vetëvetëhesë; qysh ka me qindruem pra mbëretënia e ati? Edhe unë ndë nxierrsha djemënitë me anë të Beelzebulit, bijtë tuei me ç’anë i nxierrinë? Përandai ata kanë me qenë gjyqtarëtë tuei. Por ndë nxierrsha djemënitë me anë të Shpirtit Perëndisë, vall’ e mbërrini mbë ju mbëretënia e Perëndisë. A si mundetë kushi me hymë ndë shtëpit të fortit, e me rrëmbyem enët’ e ati, ndë mos lithte ma përpara të fortinë? Edhe atëherë ka me rrëmbyem shtëpin’ e ati. Ai qi nuk ashtë bashkë me mue, ashtë kundrë meje; edhe ai qi nukë mbëleth bashkë me mue, shpërdan. Përandai po u thom juve, se: Çdo faj e çdo vlasfimi do t’u ndëjehetë nierëzëvet, por vlasfimia kundrë Shpirtit Shenjt, nukë do t’u ndëjehetë nierëzëvet. Edhe ai qi të thotë fjalë kundrë të birit nieriut, do t’i ndëjehetë, por ai qi të thotë kundrë Shpirtit Shenjt, nukë do t’i ndëjehet’ as mbë këtë jetë, as mb’atë qi vien. A bani drun’ e mirë, edhe pemën’ e asai të mirë; a bani drun’ e keqe, edhe pemën’ e asai të keqe, sepse druja njifetë prei pemësë. Këlysh gjarpinjsh, qysh mundeni me folë të mira, tue qenë të këqij? Sepse goja flet prei së tepëruemit zemërësë. Nieriu i mirë nxier të mira prei thesoresë mirë të zemërësë; edhe nieriu i keq nxier të këqia prei thesoresë keqe. Edhe po u thom juve, se çdo fjalë qi s’lypsetë, ndë e folshinë nierëzitë, kanë me dhanë fjalë për atë ndë ditë të gjyqit. Sepse prei fjalësh tua ke me dal i dreitë; edhe prei fjalësh tua ke me u dënuem. Atëherë u përgjegjën disa prei Shkruisish e prei Fariseish, e thanë: Mieshtër dona me pamë nji shenjë prei teje. Edhe ai u përgjeq, e u tha: Bres i keq edhe kurvar lypën shenjë; edhe shenjë s’ka me u dhanë, për-veç shenjit profetit Iona, sepse sikurse Ionai qe ndë barkut të bishësë detit tri ditt e tri nett; kështu edhe i bir’ i nieriut ka me qenë ndë zemërët të dheut tri ditt e tri nett. Burra Ninevitë kanë me u ngjallë bashkë me këte bres ndë ditë të gjyqit, edhe kanë me e gjukuem për të keq, sepse u penduenë ndë predikimt të Ionait; edhe qe këtu ku ashtë ma tepërë se Ionai. Mbëretënesha e anësë Mies-ditësë ka me u ngjallë bashkë me këte bres ndë ditë të gjyqit, edhe ka me e gjukuem për të keq, sepse erdhi prei së mbaruemes’ anëvet dheut për me ndëgjuem ditunin’ e Solomonit; edhe qe këtu ku ashtë ma tepërë se Solomoni. Shpirti i paqiruem kur del prei nieriut, shkon ndëpër vende të thata pa ujë, tue kërkuem të praitunë, e nukë gjen. Atëherë thotë: Le të këthehem ndë shtëpit t’eme, andej kah dola; edhe si vien, gjen ate shprazunë, e mpshimë, e stolisunë; atëherë vete, e merr me vetëhe shtatë shpirtëna të tierë ma të këqij se vetëvetëhenë, edhe hyjnë, e rrin’ atie; edhe të mbrampet’ e ati nieriu bahenë ma të këqia se të paratë. Kështu ka me qen’ edhe mbë këte bres të keq. Edhe ai kur ishte por tue folë gjindëjesë, qe e ama edhe të vëllazënit’ e vet te po rrijshinë jashtë, e kërkojshinë me i folë. Atëherë nji vetë i tha: Qe jot amë, edhe t’yt vëllazën te po rrinë jashtë, e kërkojnë me të folë. Por ai u përgjeq, e i tha ati qi foli: Cilla asht’ ama eme, edhe cilltë janë vëllazënit’ e mi? Edhe shtrini dorën’ e vet mbi dishepujt e vet, e tha: Qe ama eme, edhe vëllazënit’ e mi! Sepse cilli të bajë dashunimin’ e t’im et qi ashtë ndë qillt, ai asht’ em vëlla, e motër, e amë. Edhe mb’atë ditë Iesui si duel prei shtëpisë, rrinte përanë detit. Edhe u mbëlothnë tek ai shumë gjindëje, kaqi sa hyni ndë lundrët, me ndenjunë; edhe gjithë gjindëja rrinte ndë buzë të detit. Edhe ai u foli atyneve shumë me parabulla, tue thanë: Qe mbiellësi te duel me mbiellë; edhe tue mbiellë, disa fara ranë përan’ udhësë, edhe erthnë shpendëtë, e i hangrën të gjitha; edhe të tiera ranë mbi gurishta, ku s’kishte dhe shumë, edhe përnjiherë binë, sepse s’kishte dhe të thellë, por kur leu dielli, u dogjën; edhe mbassi s’kishinë rranjë, u thanë. Edhe të tiera ranë ndër drizat, edhe u rritnë drizatë, e i mbytnë. Edhe të tiera ranë mbë dhe të mirë, edhe nepshinë pemë, njiana nji qind, e tietra gjashtë-dhetë, e tietra tri-dhetë. Ai qi ka veshë me ndëgjuem, le të ndëgjojë. Edhe dishepujt’ erthnë përanë, e i thanë: Përse u flet atyneve me parabulla? Edhe ai u përgjeq, e u tha atyneve: Sepse mbë ju ashtë dhanë me marrë vesht të mpsheftat’ e mbëretënisë qillvet, por mb’ata nuk’ ashtë dhanë. Sepse ai qi ka, do t’i nepet’ edhe ma, edhe do të teprohetë, por ai qi s’ka, edhe qish të ketë, do të mirretë prei ati. Përandai u flas atyneve me parabulla, sepse tue pamë, nuk shofinë; edhe tue ndëgjuem, nukë ndëgjojnë, as nukë marrinë vesht. Edhe mbushetë mb’ata profezia e Isaisë, qi thoshte: “Me ndëgjim keni me ndëgjuem, por s’keni me marrë vesht; edhe tue pamë do të shifni, por s’keni me pamë, sepse u trash zemëra e këtij populli, edhe ndëgjuenë randë me veshët, edhe mbyllnë syt’ e vet, qi të mos shofinë ndonjiherë me sytë, edhe të ndëgjojnë me veshët, edhe të marrinë vesht me zemrënë, edhe të këthehenë, qi t’i shëndosh”. Por juve të lumunë janë sytë, se shofinë, edhe veshëtë tuei, se ndëgjojnë. Sepse për të vërtet po u thom juve, se shumë profetën edhe të dreitë dëshëruenë me pamë sa shifni ju, por nukë panë; edhe me ndëgjuem, sa ndëgjoni ju, por nukë ndëgjuenë. Ju pra ndëgjoni parabullën’ e mbiellësit. Kushdo qi ndëgjon fjalën’ e mbëretënisë, edhe s’e merr vesht, vien i keqi, edhe rrëmben atë qi ashtë mbiellë ndë zemërë t’ati. Këjo asht’ ajo qi u mbuell për-an’ udhësë. Edhe qish u mbuell mbi gurishtat, kyi asht’ ai qi ndëgjon fjalënë, edhe përnjiherë e merr me gëzim; por s’ka rranjë mbë vetëvetëhenë, andai ashtë për pak kohë; sepse kur bahetë shtrëngim a të ndiekunë për fjalënë, përnjiherë shkandalizohetë. Edhe qish u mbuell ndër drizat; kyi asht ai qi ndëgjon fjalënë; por gaileja e kësai jete, edhe gënjimi i gjasë mbysinë fjalënë, edhe bahetë pa pemë. Edhe qish u mbuell mbë dhe të mirë; kyi asht’ qi ndëgjon fjalënë, edhe e merr vesht; përandai ai bije pemë, edhe ban njiani nji qind, e tietri gjashtë-dhetë, e tietri tri-dhetë. Nji tietër parabull’ u pruni atyneve, tue thanë: Mbëretënia e qillvet ashtë përgjaitunë me nji nieri qi mbuell farë të mirë nd’arë të vet. Por tue fjetunë nierëzitë, erdhi anëmiku aty, edhe mbuell egjër ndërmiet grunit, edhe iku. Por kur bini bari edhe bani pemë, atëherë u duk edhe egjëri. Edhe shërbëtorët’ erthnë për-anë të zotit shtëpisë, e i thanë: Zot, nukë mbolle ti farë të mirë nd’arët tande? Kah duel pra egjëri? Edhe ai u tha atyneve: Ndonji nieri anëmik ka bamë këte. Edhe shërbëtorët’ i thanë: Do pra të shkojm’ e të sgjedhim’ atë? Por ai tha: Jo, sepse tue mbëledhun’ egjërinë, drujse mos shkulni gruninë përnjiherë me atë. Lini të rritenë të dyja bashkë deri mbë të korrunit; edhe ndë kohë të korrunit kam me u thanë korrësavet: Mbëlithni ma përpara egjëratë, edhe i lithni dorëza për me i diegunë, por grunin’ e mbëlithni ndë grunar t’em. Nji tietër parabull’ u pruni atyneve, tue thanë: Mbëretënia e qillvet përgjan me nji koqe senapi, të cillën’ e muer nji nieri, edhe e mbuell nd’arët të vet. Ajo ashtë ma e vogëlë se gjithë faratë, por kur rritetë, ashtë ma e madhe se gjithë barënatë, edhe bahetë dru, kaqi sa vinë shpendët’ e qiellit, e rrinë ndë degat t’asai. Nji tietër parabull’ u tha atyneve: Mbëretënia e qillvet përgjan me brumë, të cillin’ e muer nji grue, edhe e vu mbrenda ndë tre matësa mielli, deri sa u mbrum gjithë. Këto të gjitha ua foli Iesui gjindëjesë me parabulla; edhe pa parabulla nuk’ u fliste atyneve, qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetit, qi thoshte: “Kam me hapunë gojënë t’eme me parabulla; kam me folë të mpshefta prei çë kur se ashtë ngrefunë bota”. Atëherë Iesui la gjindëjenë, e erdhi ndë shtëpit; edhe dishepujt’ e ati i erthnë për-anë, e thanë: Na difto parabullën’ e egjëravet arësë. Edhe ai u përgjeq, e u tha atyneve: Ai qi mbiell farën’ e mirë asht’ i bir’ i nieriut; edhe ara ashtë bota; edhe far’ e mirë janë të bijt’ e mbëretënisë; edhe egjëratë janë të bijt’ e të keqit; edhe anëmiku qi mbuell ato ashtë dialli; edhe të korrunit asht’ e mbrapmeja jetësë; edhe korrësatë jan’ engjujtë. Sikurse pra mbëlidhen’ egjëratë, edhe digjenë ndë ziarrm, kështu ka me qenë mbë të mbrapmen’ e kësai jete. I bir’ i nieriut ka me dërguem engjujt’ e vet, edhe ka me mbëledhunë prei mbëretënis’ ati gjithë shkandujtë, edhe ata qi punojnë pa ligjë; edhe kanë me i hedhunë ndë furrë të ziarrmit; atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet. Atëherë të dreitëtë kanë me ndritunë si dielli ndë mbëretënit të Atit vet. Ai qi ka veshë me ndëgjuem, le të ndëgjojë. Për-së-ri mbëretënia e qillvet përgjan me nji thesore mpshefunë nd’arë, të cillënë kur e gjeti nji nieri, e mpshefi; edhe prei gëzimit vet vete e shet gjithë qish ka, edhe blen atë arë. Për-së-ri mbëretënia e qillvet përgjan me nji nieri tregëtar, qi kërkonte margaritarë të mirë; ai kur gjeti nji margaritar shumë të ndershim, voiti e shiti gjithë sa kishte, edhe e bleu. Për-së-ri mbëretënia e qillvet përgjan me nji rretë qi u hoth ndë det, edhe mbëlodhi çdo fare gjaje; edhe si u mbush, e nxuernë ndë buzë të detit, edhe ndeitnë, e mbëlothnë të miratë nd’enë, edhe të këqiat’ i hodhnë jashtë. Kështu ka me qenë mbë të mbrapmen’ e jetësë: kanë me dal engjujtë, edhe kanë me damë të këqijtë prei të dreitëve, edhe kanë me i hedhunë ndë furrë të ziarrmit; atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet. Iesui u thot’ atyneve: Muertë vesht këto të gjitha? I thonë: Po, Zot. Edhe ai u tha atyneve: Përandai çdo Shkruis qi ka mbushunë punët e mbëretënisë qillvet, përgjan me nji nieri zot shtëpie, qi nxier prei thesoresë vet gjaja të reja, edhe të vietëra. Edhe Iesui mbassi mbaroi këto parabulla, iku prei andej. Edhe si erdhi ndë dhe të vet, mësonte ata ndëpër synagogat e atyneve, kaqi sa mërekulloheshinë, e thoshinë: Kah i erdhi këti këjo dituni, e këto fuqia? Nuk’ ashtë kyi i bir’ i mieshtrit qi ndërton? E am’ e ati nukë thohetë Mariam, edhe të vëllazënit’ e ati Iakob, edhe Iose, edhe Simon, edhe Iudë? Edhe të motërat’ e ati nukë janë të gjitha ndër ne? Kah i erthnë pra këti këto të gjitha? Edhe shkandalizoheshinë mb’atë. Por Iesui u tha atyneve: Nuk’ashtë profet i pa-ndershim kurkundi, veç ndë dhet të vet, e ndë shtëpit të vet. Edhe nukë bani atie shumë mërekullia, për pabesënin’ e atyneve. Nd’atë kohë Herodi katër-urdhënsi ndëgjoi zanin’ e Iesuit, edhe u tha shërbëtorëvet vet: Kyi ashtë Gjionn Pagëzori; ai ashtë ngjallë prei së vdekunish, edhe përandai punohenë mërekullia prei ati. Sepse Herodi zuni Gjionnin’ edhe e lidhi, edhe e vuni ndë burk për Herodiadënë gruen’ e Filippit të vëllait vet. Sepse Gjionni i thoshte, se: Nuk asht’ e udhësë me pasunë ti atë. Edhe donte me e vramë, por dronte gjindëjenë, sepse e kishinë për profet. Edhe kur qenë për me u festuem ditt’ e të lemit Herodit, e bija Herodiadësë karceu ndë miedis, edhe i pëlqeu Herodit. Përandai iu zotue asai me be, me i dhanë qish të lypi. Edhe ajo mbassi qe mësuem prei s’amësë vet, thotë: Nem mue kryet’ e Gjionn Pagëzorit këtu mbë kupët. Edhe mbëreti u idhënue, por për bet qi bani, edhe për ata qi ishinë ndenjunë bashkë me atë, urdhënoi me u dhanë. Edhe dërgoi, e i preu kryetë Gjionnit ndë burk. Edhe kryet’ e Gjionnit u pru mbë kupët, e iu dha vaizësë; edhe ajo ia pruni s’amësë vet. Edhe dishepujt’ e ati erthnë, e ngritnë korpinë, edhe e vorruenë; mbasandai erthnë, e i dhanë za Iesuit. Edhe Iesui kur ndëgjoi, iku prei andej me lundër mbë nji vend të shkretë veç-anë; edhe gjindëja kur ndëgjuenë, e muerrnë mbrapa mbë kambë prei qytetevet. Edhe Iesui kur duel, pa shumë gjindëje, edhe iu dhimpt për ata, edhe shëndoshi të sëmunët’ e atyneve. Edhe si u ngrys, i erthnë përanë dishepujt’ e ati, e thanë, se: Vendi asht’ i shkretë, edhe koha tashti ka kaluem; lisho gjindëjenë me votunë ndëpër katundet, për me blemë të ngrana për vetëvetëhenë. Por Iesui u tha atyneve: S’kanë nevojë me votunë, ipni ju atyneve me ngranë. Edhe ata i thonë: S’kena këtu veç pesë bukë, edhe dy peshq. Edhe ai tha: Bini mue ato këtu. Edhe urdhënoi gjindëjenë me ndenjunë përmbi barënat; edhe muer pesë bukëtë, e dy peshqitë, edhe çoi sytë përpietë ndë qiell, e bekoi; edhe mbassi i theu, u dha bukëtë dishepujvet, edhe dishepujtë gjindëjesë. Edhe hangrën të gjithë, e u nginë, edhe ngritnë tepëricën’ e copavet, dy-mbë-dhetë kosha plot. Edhe ata qi hangrën ishin’ afër pesë mijë burra, veç gravet, e çunavet vogjilë. Edhe Iesui përnjiherë nguti dishepujt’ e vet me hymë ndë lundrët, e me shkuem përtej ma përpara se ai, deri sa të lishojë gjindëjenë. Edhe ai lishoi gjindëjenë, hipi ndë malt veç-anë për me u falunë; edhe si u ngrys, ishte vetëm’ atie. Edhe lundra tashti ishte ndë miedis të detit, tue u përpiekunë prei valësh, sepse era ishte kundrë. Edhe mbë të katërtënë rueitien’ e natësë Iesui voti tek ata, tue ecunë përmbi det. Edhe dishepujtë kur pan’ atë tue ecunë përmbi det, u përzien’ e thanë, se: Ashtë hije; edhe prei frikësë bërtitnë. Por Iesui përnjiherë u foli atyneve, tue thanë: Kini zemërë, unë jam; mos u frikoni. Edhe Pietri u përgjeq, e i tha: Zot, ndë je ti, urdhënomë me ardhunë te ti mbi ujënat. Edhe ai tha: Eja. Edhe Pietri sdrypi prei lundrësë, e eci mbi ujënat, për me ardhunë te Iesui. Por kur pa erënë të fortë, u frikue; edhe si filloi me u zhytunë bërtiti, tue thanë: Zot, shpëtomë. Edhe Iesui përnjiherë shtrini dorën’, edhe e kapi, edhe i tha: O besë-pak, mbë çë se qe me dy mendesh? Edhe ata si hynë ndë lundrët, pushoi era. Edhe ata qi ishinë ndë lundrët erthnë, edhe e adhuruenë, tue thanë: Për të vërtet je Bir Perëndie. Edhe si shkuenë përtej, erthnë ndë dhet Gennisaret. Edhe nierëzit’ e ati vendi kur e ngjoftnë, dërguenë ndëpër gjith’ atë nahije, edhe i prunë ata qi kishinë keq. Edhe i luteshinë, veç me prekunë shqepin’ e petkut ati; edhe sa vetë e preknë, u shëndoshnë. Atëherë vinë te Iesui Shkruesit’ edhe Fariseitë prei Ierusalemit, e i thonë: Përse dishepujt’ e tu kapërcejnë fjalënë qi kanë lanë pleqtë? Sepse s’lajnë duert’ e veta, kur hanë bukë. Por ai u përgjeq, e u tha atyneve: Përse edhe ju kapërceni porosin’ e Perëndisë, për fjalënë qi keni lanë ju? Sepse Perëndia porositi, tue thanë: “Ndero tët at’ e tët amë”, edhe: “Ai qi flet keq për të i atin’ a për t’amënë le të vritetë.” Por ju thoni, se kush t’i thotë të i atit a s’amësë, se çdo të mirë qi të shofish prei meje ashtë dhunëti, miaft, edhe mundetë të mos nderojë të i atin’ e vet, a t’amën’ e vet. Edhe s’mbaitët porosin’ e Perëndisë, për fjalënë qi keni lanë ju. Hipokritëna, mirë profetizoi Isaia për ju, tue thanë: Kyi populli më afrohetë me gojën’ e vet, edhe më nderon me buzët; por zemëra e atyne ashtë lark prei meje. Edhe kot më nderojnë, tue mësuem mësime qi janë porosia nierëzish. Edhe si thiri gjindëjenë, u tha atyneve: Ndëgjoni, edhe merrni vesht: Qish hyn ndë gojët, nukë përlyen nierinë; por qish del prei gojësë, këjo përlyen nierinë. Atëherë u afruenë dishepujt’ e ati’ e i thanë: A e di, se Fariseitë kur ndëgjuenë këte fjalë, u shkandalizuenë? Edhe ai u përgjeq, e tha: Çdo bimë qi s’e ka mbiellë Ati em qiellori, ka me u shkulunë. Leni ata, se janë të verbëtë qi u tërhekin’ udhënë të verbënavet. Edhe i verbëti ndë i tërheqt’ udhënë të verbëtit, të dy kanë me ranë ndë gropët. Edhe Pietri u përgjeq, e i tha: Diftona këte parabullë. Edhe Iesui tha: Edhe por pa mend jeni ju? Edhe nukë po merrni vesht, se çdo gja qi hyn ndë gojët, sdryp ndë barkut, edhe nxiretë prei të dalunit. Por ato qi dalinë prei gojësë, dalinë prei zemrësë; edhe këto përlyejnë nierinë. Sepse prei zemrësë dalinë mendime të këqia, vrasa, ndynësina, kurvënia, të viedhuna, dëshmi-rrena, vlasfimia; këto jan’ ato qi përlyejnë nierinë, por me ngranë me duer të palame, nukë përlyen nierinë. Edhe Iesui duel prei andej, e iku ndë anë të Tyrës’ e të Sidonësë. Edhe qe nji grue Hananeje te duel prei atyne synoresh, e i bërtiste, tue thanë: Përdëllemë, Zot, i bir’ i Davidit, se eme bijë mundohetë keq prei diallit. Por ai nuk’ iu përgjeq asai ndonji fjalë. Edhe dishepujt’ e ati i erthnë përanë, e i luteshinë, tue thanë: Lishoje atë, sepse bërtet mbrapa nesh. Por ai u përgjeq, e tha: Nuk’ u dërgueshë ngjeti, veç mbë dhent e hupuna të shtëpisë Israelit. Mbasandai ajo erdhi, edhe e adhuronte tue thanë: Zot, ndihmomë. Por ai u përgjeq, e tha: Nuk’ ashtë mirë me marrë nieri bukën’ e dielmvet, e me ua hedhunë këlyshvet qenvet. Edhe ajo tha: Po, Zot, por edhe këlysht’ e qenvet hanë prei thërrmiash qi bienë prei truvezësë të zotënavet vet. Atëherë Iesui u përgjeq, e i tha: O grue, besa jote asht’ e madhe, t’u baftë tyi si daç. Edhe e bija e asai u shëndosh çë mb’ate herë. Edhe Iesui sdrypi prei andej, e erdhi ndaj detin’ e Galilesë; edhe hipi ndë malt, e rrinte atie. Edhe erthnë tek ai shumë gjindëje, qi kishin me vetëhe të çalë, të verbëtë, shurdha, dorëcunga, edhe shumë të tierë; edhe i hothnë përanë kambëvet Iesuit, edhe ai i shëndoshi, kaqi sa u mërekulluenë gjindëja, kur panë shurdha tue folunë, dorëcunga shëndoshunë, të çalë tue ecunë, edhe të verbëtë tue pamë; edhe lavduenë Perëndin’ e Israelit. Atëherë Iesui thirri përanë dishepujt’ e vet, e tha: Më dhimbetë gjindëja, sepse kanë tri ditt tashti qi mbesinë përanë meje, e s’kanë se qish me ngranë; edhe s’due me i lishuem pa ngranë, se mos lodhenë mb’udhë. Edhe dishepujt’ e ati i thonë: Ku na gjindenë këtu ndë shkreti kaqi bukë, sa të ngihetë kaqi gjindëje? Edhe Iesui u thot’ atyneve: Sa bukë keni? Edhe ata thanë: Shtatë, edhe pak peshq të vogjilë. Edhe ai urdhënoi gjindëjenë me u ulunë për dhe. Edhe ai muer shtatë bukët’ edhe peshqitë, u fal nders, edhe i theu, edhe ua dha dishepujvet vet, edhe dishepujtë gjindëjesë. Edhe hangrën të gjithë, e u nginë; edhe ngritnë tepëricën’ e copavet, shtatë shporta plot. Edhe ata qi hangrën ishinë katër mijë burra, veç gravet, e çunavet vogjilë. Edhe si lishoi gjindëjenë, hyni ndë lundrët, edhe erdhi ndë synoret Magdala. Edhe erthnë përanë Fariseit’ e Saddukeitë, edhe tue ngam’ atë, lypshinë me i diftuem atyneve shenjë prei qiellit. Por ai u përgjeq, e u tha atyneve: Kur bahetë mbramie, thoni, se ka me u bamë Koh’ e mirë, sepse qielli asht’ i kuq. Edhe ndë mëngjes, se: Sot ka me u bamë dimënë, sepse qielli asht i kuq, e i vranëtë. Hipokritëna, faqen’ e qiellit dini me e ngjofunë; por shenjet’ e kohëvet nukë mundeni? Bres i keq edhe kurvar lypën shenjë; edhe shenjë s’ka me iu dhanë, përveç shenjit profetit Iona. Edhe i la, e iku. Edhe dishepujt’ e ati si erthnë përtej, harruenë me marrë bukë. Edhe Iesui u tha atyneve: Shikoni, edhe kini kujdes prei brumit Farisevet e Saddukevet. Edhe ata mendoheshinë me vetëvetëhenë, tue thanë, se: Nukë muerm bukë. Edhe Iesui si muer vesht, u tha atyneve: Qish mendoheni me vetevetëhenë, o besë-pakë, se nukë muertë bukë? Edhe s’po merrni vesht, as nukë kujtoni pesë bukët’ e katër mijëvet, edhe sa kofina muertë? As shtatë bukët’ e katër mijëvet, edhe sa shporta muertë? Qysh nukë merrni vesht, se nuk’ u thashë juve për bukë, me pasunë kujdes prei brumit Farisevet e Saddukevet? Atëherë e muerrnë vesht, se nukë tha më pasunë kujdes prei brumit bukësë, por prei mësimit Farisevet e Saddukevet. Edhe Iesui kur erdhi mb’anët e Kaisarisë Filippit, pyeste dishepujt’ e vet, tue thanë: Cilli thonë nierëzitë, se jam un’ i bir’ i nieriut? Edhe ata thanë: Disa thonë Gjionn Pagëzori, edhe të tierë Elia; edhe të tierë Ieremia, a nji prei profetënish. U thot’ atyneve: Por ju cilli thoni, se jam unë? Edhe Simon Pietri u përgjeq, e tha: Ti je Krishti, Bir’ i Perëndisë gjallë. Edhe Iesui u përgjeq, e i tha: I lumunë je ti, Simon i bir’ i Ionait, sepse mish edhe gjak nukë ta sbuloi tyi këte, por em Atë qi ashtë ndë qillt. Edhe unë po të thom, se ti je Pietër ( shkamp guri ), edhe përmbi këte shkamp guri kam me ndërtuem kishinë t’eme; edhe dyert’ e ferrit s’kanë me pasunë fuqi kundrë asai. Edhe kam me të dhanë çelat’ e mbëretënisë qillvet; edhe qish të lidhish mbi dhet, ka me lidhunë ndë qillt, edhe qish të sgjidhish mbi dhet, ka me qenë sgjidhunë ndë qillt. Atëherë porositi dishepujt’ e vet, mos me i thanë kurkuit, se ashtë Iesu Krishti. Çë mb’atë herë Iesui filloi me u diftuem dishepujvet vet, se duhetë me votunë ndë Ierusalemë, edhe me hekunë shumë prei pleqsh, e prei Krye-priftënish, e prei Shkruisish, edhe me u vramë, edhe të tretënë ditë me u ngjallë. Atëherë Pietri e muer përanë vetëhesë mbë-nj-anë, e filloi me e qirtuem, tue thanë: Le të dhimbetë vetëheja, Zot, mos u baftë këjo te ti. Por ai u këthye, e i tha Pietrit: Ikë mbrapa meje, Satana, shkandull më je, sepse s’ke ndër mend punët’ e Perëndisë, por punët’ e nierëzëvet. Atëherë Iesui u tha dishepujvet vet: Ndë dashtë kushi me ardhunë mbrapa meje, le të mohojë vetëvetëhenë, edhe le të ngrejë kryqin’ e vet, edhe le të vijë mbas meje. Sepse ai qi të detë me shpëtuem jetën’ e vet, ka me e bierrë; edhe ai qi të bierri jetën’ e vet për punë t’eme, ka me e gjetunë. Sepse ç’të mirë i bahetë nieriut, ndë fitoftë gjithë botënë, e të bierri shpirtin e vet? A çfarë gjaje ka me dhanë nieriu për me ndërruem shpirtin’ e vet? Sepse ka për me ardhun’ i bir’ i nieriut ndë laft të i Atit vet bashkë me engjujt e vet; edhe atëherë ka me ia paguem gjithë-se-cillit mbas punës’ ati. Për të vërtet po u thom juve, se janë disa prei atyneve qi rrinë këtu, të cilltë s’kanë me ngranë vdekë ( s’kanë me vdekunë ), deri sa të shofinë të birin’ e nieriut tue ardhunë ndë mbëretënit të vet. Edhe mbas gjashtë ditsh Iesui merr me vetëhe Pietrin’ edhe Iakobin’ edhe Gjionninë të vëllan’ e ati, edhe i hipën mbë nji mal të naltë veç mbë-nj-anë; edhe ndërroi fytyrënë përpara atyneve, edhe faqeja e ati ndriti porsi dielli, edhe petkat’ e ati u banë të bardha porsi drita. Edhe qe tek u duknë atyneve Moiseu edhe Elia, tue folunë bashkë me atë. Atëherë Pietri u përgjeq, e i tha Iesuit: Zot, ashtë mirë me qenë na këtu; ndë daç, le të bajmë këtu tri tenda: nji për tyi, e nji për Moisenë, e nji për Elinë. Edhe ai por tue folunë, qe tek i mbuloi nji re e ndriçime, edhe qe nji za prei resë te thoshte: Kyi ashtë biri em i dashuni, mbë të cillinë pëlqeva; ndëgjoni ati. Edhe dishepujtë kur ndëgjuenë, ranë përmbys, edhe u frikuenë fort. Por Iesui erdhi përanë, e i kapi, edhe tha: Çohi, e mos u frikoni. Edhe ata kur çuenë syt’ e vet, s’panë kurkend, veç Iesunë vetëmë. Edhe ata tue sdrypunë prei malit, Iesui i porositi, tue thanë: Mos i thoni kurkuit se qish keni pamë, derisa të ngjalletë prei së vdekunish i bir’ i nieriut. Edhe dishepujt’ e ati e pyetnë, tue thanë: Përse thonë Shkruisitë pra, se duhetë me ardhunë ma përpara Elia? Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Elia vien ma përpara, edhe ka me vunë mbë vend gjithë punëtë. Por unë po u thom juve, se Elia erdhi tashti, edhe s’e ngjoftnë, por i banë qish deshnë. Kështu edhe i bir’ i nieriut ka me hequnë prei atyneve. Atëherë dishepujt’ e muernë vesht, se u tha për Gjionn Pagëzorinë. Edhe ata kur erthnë te gjindëja, i erdhi përanë nji nieri, e i ra ndë gjunjë, tue thanë: Zot, përdëlle t’em bir, sepse e zen lingat’ e hanësë, edhe heq keq, sepse shumë herë bie ndë ziarrm, edhe shumë herë nd’ujë. Edhe e pruna te dishepujt’ e tu, por nukë muftnë me e shëndoshunë. Edhe Iesui u përgjeq, e tha: O bres i pabesë edhe i shtrembëtë, deri kurë kam me qenë bashkë me ju? Deri kurë kam me u duruem juve? Bini mue ate këtu. Edhe Iesui e qirtoi; edhe dialli duel prei ati, edhe çuni u shëndosh çë mb’atë herë. Atëherë dishepujt’ erthnë përanë Iesuit veç-anë, e thanë: Përse nukë muftëm na me e nxierrë? Edhe Iesui u tha atyneve: Për pabesëninë tuei, sepse për të vërtet po u thom juve, se ndë paçi besë sa nji koqe senapi, keni me i thanë këti mali: Sdryp prei këndyj e shko atie; edhe ka me sdrypunë; edhe s’ka me qenë gja qi të mos mundeni ju mos me e bamë. Edhe kyi farë kombi nuk del tietrazi, veç me të falun’ e me agjinim. Edhe ata kur ishinë tue u siellë rreth ndë Galile, Iesui u tha atyneve: I bir’ i nieriut ka me u dhanë ndër duer te nierëzëvet; edhe kanë me e vramë, edhe të tretënë ditë ka me u ngjallë. Edhe ata u idhënuenë fort. Edhe ata kur erthnë ndë Kapernaum, erthnë për-anë Pietrit ata qi marrinë pagë dydrehematë, edhe i thanë: Nukë paguen dydrehematë mieshtri juei? Ai thotë: Po. Edhe kur hyni ndë shtëpi, e mbërrin Iesui, tue thanë: Si të duketë, Simon? Prei kuit marrinë paga a të dhana mbëretëniat’ e dheut? Prei të bijvet vet, a prei të huejvet? Pietri i thotë: Prei të huejvet. Iesui i tha: Vallë bijtë janë të dëlirë. Por për mos me shkandalizuem ata, shko ndë det, e hith nji grep, edhe ngre peshkun’ e parë qi të dali; edhe si t’i hapish gojënë, ke me gjetunë nji stater: merre, e nepua atyneve për mue, edhe për tyi. Nd’atë herë erthnë dishepujtë te Iesui, e i thanë: Vallë cilli ashtë ma i math ndë mbëretënit të qillvet? Edhe Iesui thirri për-anë vetëhesë nji çun të vogëlë, edhe e qindroi ndë miedis t’atyneve, e tha: Për të vërtet po u thom juve, ndë mos u këthefshi, e të baheni porsi çunat’ e vogjilë, s’keni me hymë ndë mbëretënit të qillvet. Kush të përvejë pra vetëvetëhenë porsi kyi çun i vogëlë, kyi ashtë ma i math ndë mbëretënit të qillvet. Edhe kush të presi nji kësi çuni të vogëlë, mb’emënit t’em, ka pritunë mue. Por kush të shkandalizojë nji prei kësish të vogjilish qi më besojnë, ashtë mirë për ate me u varë nji gur mullini mbë qafë t’ati, edhe me u zhytunë ndë fund të detit. Mjer mbë botënë për shkandujt! Sepse ashtë nevojë me ardhunë shkandujtë; por mjer ati nieriu, qi vien shkandulli prei ati! Edhe ndë të shkandalizoftë dora jote a kamba jote, prei, edhe hidhi prei teje: ma mirë ashtë për tyi me hymë ndë jetët i çalë, a dorë-cunk, se tue pasunë dy duer, a dy kambë, me u hedhunë ndë ziarrm të pasosunë. Edhe ndë të shkandalizoftë syni yt, nxire, edhe hidhe prei teje: ma mirë ashtë për tyi me hymë ndë jetët me nji sy vetëmë, se tue pasunë dy, me u hedhunë ndë xhehenem të ziarrmit. Shikoni mos bani mbë asgja nji prei kësish të vogjilish, sepse po u thom juve, se engjujt’ e atyneve ndë qillt shofinë gjithënji faqen e t’im et qi ashtë ndë qillt. Sepse i bir’ i nieriut erdhi me shpëtuem të hupuninë. Qish u duketë juve? Ndë pastë nji nieri nji qind dhen, edhe me hupunë nji prei atyneve, nukë len të nandë-dhet e nandëtë, e vete ndëpër malet me kërkuem të hupuninë? Edhe ndë e gjetë, për të vërtet po u thom juve, se gëzohetë ma tepërë për atë, se për nandë-dhet’ e nandëtë qi s’kanë hupunë. Kështu nuk’ asht’ e dashunë përpara Atit tuei qi ashtë ndë qillt, me hupunë nji prei kësish të vogjilish. Edhe ndë të baftë faj yt vëlla, shko, edhe qirtoje ndërmiet teje, edhe ati vetëmë; ndë të ndëgjoftë, e fitove t’yt vëlla, por ndë mos të ndëgjoftë, merr bashkë me vetëhe edhe nji a dy vetë, për me “qindruem çdo fjalë ndë gojë dy a tre deshmitarve”. Edhe ndë mos u ndëgjoft’ atyneve, thueja kishësë; edhe ndë mos i ndëgjoft’ edhe kishësë, atëherë ai le të jetë te ti porsi gjintari edhe publikani. Për të vërtet po u thom juve: Qish të lithni mbi dhet, kanë me qenë lidhunë ndë qiell; edhe qish të sgjidhni mbi dhet, kanë me qenë sgjidhunë ndë qiell. Përsëri po u thom juve, se ndë qofshinë mbi dhet dy vetë prei jush me nji fjalë, për çdo farë gjaje qi të lypinë, ka me u bam’ atyneve prei t’im et qi ashtë ndë qillt. Sepse ku të jenë dy, a tre vetë mbëledhunë mb’emën t’em, atie jam edhe unë ndë miedis t’atyneve. Atëherë i erdhi për-anë Pietri, e tha: Zot ndë më baftë faj em vëlla, sa herë do t’ia ndëjej? Deri mbë shtatë herë? Iesui i thotë: Nukë të thom - Deri mbë shtatë herë, por - Deri mbë shtatë-herë ka shtatë-dhetë. Përandai mbëretënia e qillvet u përgjait me nji nieri mbëret, qi deshi me vum’ ore llogari me shërbëtorët’ e vet. Edhe kur filloi me vum’ ore llogari, i pruni nji detuer qi i kishte detyrë dhetë mijë tallanta. Edhe mbassi s’kishte me ia lamë, i zoti ati urdhënoi me u shitun’ ai, edhe grueja e ati, edhe të bijt’, edhe gjithë qish kishte, edhe me u lamë detyra. Shërbëtori pra i ra ndër kambë, e i lutei, tue thanë: Zot, bahu zemër-gjanë mbë mue, edhe kam me t’i lamë të gjitha. Edhe të zotit si iu dhimpt ai shërbëtori, e lishoi, edhe ia la detyrënë. Por ai shërbëtori si duel, gjeti nji prei shërbëtorëvet shokvet vet, qi i kishtë detyrë nji qind dinarë; edhe si e zuni, e kapte për fyti, tue thanë: Më laj ç’detyrë më ke. Atëherë pra shërbëtori shoqi vet i ra ndër kambë, e i lutei, tue thanë: Bahu zemërë-gjanë mbë mue, edhe kam me t’i lamë të gjitha. Edhe ai nukë donte, por shkoi, edhe e vuni ndë burk, deri sa t’i lajë detyrënë. Edhe shërbëtorëtë shokët’ e ati kur panë se qish u ba, u idhënuenë fort, edhe erthnë, e i diftuenë të zotit vet gjithë qish u ba. Atëherë i zoti ati e thirri mbas vetëhesë, e i tha: Shërbëtor i keq, gjith’ atë detyrë ta lashë, sepse m’u lute; nukë duhei edhe ti ta ndëjeishe shërbëtorinë shoqinë tand, sikurse të ndëjeva edhe unë? Edhe i zoti ati u zemërue, edhe e dha ndër duer t’atyneve qi mundojnë, deri sa të lajë gjithë detyrënë qi i kishte. Kështu edhe em Atë qiellori ka me ua bamë juve ndë mos ia falshi me gjithë zemërat tueja gjithë-se-cilli të vëllait vet fajet’ e atyneve. Edhe Iesui kur mbaroi këto fjalë, u ngrit prei Galilesë, edhe erdhi ndë synoret e Iudesë, përtej Iordanit. Edhe e muer mbrapa shumë gjindëje; edhe ai i shëndoshi atie. Edhe erthnë tek ai Fariseitë, tue ngam’ atë, e tue thanë: Nd’asht’ e udhësë mbë nierinë me lishuem gruen’ e vet për çdo shkaik? Edhe ai u përgjeq, e u tha atyneve: S’keni kënduem, se ai qi bani ata çë ndë krye të herësë, i bani mashkull’ edhe femënë? Edhe tha: “Nieriu ka me lanë të atin’ edhe t’amënë për këte punë, edhe ka me u ngjitunë mbas gruesë vet, edhe të dy kanë me qenë nji mish?”. Kaqi sa nukë janë ma dy, por nji mish. Ate pra qi Perëndia e bani parë, nieriu le të mos e dajë. I thonë: Përse pra Moiseu ka porositunë me dhanë letër së dameje, edhe me e lishuem? U thot’ atyneve: Sepse Moiseu ua la juve me lishuem gratë tueja për zemër-ashpërënë tuei, por ndë krye të herësë s’ka qenë kështu. Edhe po u thom juve, se ai qi të lishojë gruen’ e vet, përveç punë kurvënie, edhe të martohetë me tietër, kurvënon; edhe ai qi të martohetë me grue të lishuemë, kurvënon. Dishepujt’ e ati i thonë: Ndë qoftë kështu pun’ e nieriut me gruenë, nuk’ ashtë mirë me u martuem. Por ai u thot’ atyneve: Nukë mundenë të gjithë me pritunë këte fjalë, por ata, qi ashtë dhanë mb’ata. Sepse janë të tredhunë, qi kanë lemë kështu prei barkut s’amësë; edhe janë të tredhunë, qi u trothnë prei nierëzish; edhe janë të tredhunë, qi trothnë vetëvetëhenë për mbëretënin’ e qillvet. Ai qi mundetë me pritunë këte, le ta presi. Atëherë i prunë disa çuna të vogjilë me vumë duertë përmbi ata, edhe me i uruem; edhe dishepujt’ i qirtuenë. Por Iesui tha: Lini çunat’ e vogjilë, edhe mos i ndalni me ardhunë tek unë, sepse mbëretënia e qillvet ashtë për kësish. Edhe si vuni duertë përmbi ata, iku prej andej. Edhe qe tek i erdhi përanë nji nieri, e i tha: Mieshtër i mirë, ç’të mirë të baj për me pasunë jetë të pasosëme? Edhe ai i tha: Ç’më thue i mirë? Kurkushi s’asht’ i mirë, përveç nji Perëndie. Por ndë daç me hymë ndë jetët, ruei porositë. I thotë: Cillatë? Edhe Iesui i tha këto: “Mos vrasish. Mos kurvënojsh. Mos viedhish. Mos apish dëshmi mbë rrenë. Ndero t’ët at’ e t’ët’ amë. Edhe: Të duesh të afërminë tand porsi vetëhenë tande”. Dialoshi i thotë: Këto të gjitha i kam rueitunë çë mbë të rit t’em, por qish më mungon ma? Iesui i tha: Ndë daç me u bam’ i kulluem, shko, e shit gjanë tande, e nepua të vobegjëvet, edhe ke me pasunë thesore ndë qiell; edhe eja, e më merr mbrapa. Por dialoshi kur ndëgjoi këte, iku idhënueshim, sepse kishte shumë gja. Edhe Iesui u tha dishepujvet vet: Për të vërtet po u thom juve, se i pasuni ka me hymë me të vështirë ndë mbëretënit të qillvet. Edhe përsëri po u thom juve, se: Ma kollai ashtë me shkuem kamilla ndëpër birë të gjylpanësë, se i pasuni me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë. Edhe dishepujt’ e ati kur ndëgjuenë, habiteshinë fort, e thoshinë: Vallë cilli mundetë me u shpëtuem? Por Iesui i vuni ore, e u tha atyneve: Për-anë nierëzish këjo ashtë punë qi s’mundetë; por për-anë Perëndisë të gjitha mundenë me u bamë. Atëherë Pietri u përgjeq, e i tha: Qe na te lam të gjitha, edhe të muerm mbrapa; vallë qish ka me qenë mbë ne? Edhe Iesui u tha atyneve: Për të vërtet po u thom juve, se ju qi më muertë mbrapa, ndë krijesë të re, kur të rrijë i bir’ i nieriut mbë shkamp të laftit vet, keni me ndenjun’ edhe ju mbë dy-mbë-dhetë shqembe, tue gjukuem dy-mbë-dhetë farat’ e Israelit. Edhe kushdo qi la shtëpia, a vallëzën, a motëra, a atë, a amë, a grue, a dielm, a ara, për punë të emënit t’em, ka me marrë nji qind për nji, edhe ka me trashiguem jetën’ e pasosëme. Por shumë të parë kanë me qenë të mbrapëm, edhe të mbrapmitë të parë. Sepse mbretënia e qillvet përgjan me nji nieri zot shtëpie, i cilli duel heret me nadie me zanë punëtorë për veshtin’ e vet. Edhe si bani fjalë me punëtorët ka nji dinar ndë ditët, i dërgoi ndë vesht të vet. Mbasandai si duel mbë tri orë, pa të tierë tue ndenjunë pa punë ndë tregt; u tha edhe atyneve: Shkoni edhe ju ndë vesht, edhe kam me u dhanë juve qish të jetë me udhë. Edhe ata shkuenë. Përsëri duel mbë gjashtë, edhe mbë nand’orë, edhe bani ashtu. Edhe si duel mbë nji-mbë-dhet’ orë, gjeti të tierë tue ndenjunë pa punë, u thot’ edhe atyneve: Përse keni ndenjunë këtu gjithë ditënë pa punë? I thonë: Sepse kurkushi s’na ka zanë. U thot’ atyneve: Shkoni edhe ju ndë vesht, edhe keni me marrë qish të jetë me udhë. Edhe si u ngrys, i zot’ i veshtit i thotë kujdestarit vet: Thirrë punëtorëtë, edhe laiu pagënë, tue zanë fillë prei së mbrapmish, deri mbë të parët. Edhe erthnë ata qi ishinë zanë ndë nji-mbë-dhet’ orë, e muernë ka nji dinar. Edhe kur erthnë të parëtë, kujtuenë se kanë me marrë ma shumë, por edhe ata muernë ka nji dinar. Edhe si muernë, murmuruenë kundrë të zotit shtëpisë, thue thanë se: Këta të mbrapmitë banë nji orë, edhe i banë si nji-nji me ne qi bartëm të randën’ e ditësë, edhe vapënë. Por ai u përgjeq, e i tha njanit prei atyneve: Mik, nukë të baj keq; nukë bane fjalë me mue ka nji dinar? Merr tandinë, edhe ikë, edhe kam me i dhanë këti të mbrapmit sikurse edhe tyi. Apor s’mundem unë me banë qish të demi ndë gja t’eme? Apor syni yt asht’ i keq, sepse unë jam i mirë? Kështu kanë me qenë të mbrapmitë të parë, edhe të parëtë të mbrapëm, sepse shumë vete janë të thirrunë, por pak të sgjedhunë. Edhe Iesui tue hipunë ndë Ierusalem, muer me vetëhe të dy-mbë-dhetë dishepujtë mbë-nj’-anë mb’udhë, edhe u tha atyneve: Qe te po hipimë ndë Ierusalem, edhe i bir’ i nieriut ka me u dhanë ndër duer të Krye-priftënavet, edhe të Shkruisavet, edhe kanë me e gjukuem për vdekë; edhe kanë me e dhanë ndër duer të kombevet për me e qeshun, e me e rrafunë ndë felak, e me e kryqëzuem, edhe të tretënë ditë ka me u ngjallë. Atëherë i erdhi përanë e ama të bijvet Zebedeut bashkë me të bijt’ e vet, tue adhuruem, e tue lypunë nji gja prei ati. Edhe ai i tha: Qish do? Ajo i thotë: Thuei me ndenjunë këta të dy bijt’ e mi, nji prei së diathtësë s’ate, edhe nji prei së rrëmaktësë, ndë mbretënit tande. Por Iesui u përgjeq, e tha: Nukë dini se qish lypni - mundeni me pimë potirinë qi kam me pimë unë, edhe me u pagëzuem me pagëziminë qi kam me u pagëzuem unë? Ata i thonë: Mundena. Edhe ai u thot’ atyneve: Potirinë t’em keni me e pimë, edhe me pagëziminë qi pagëzohem unë, keni me u pagëzuem, por me ndenjunë prei së diathtësë s’eme edhe prei së rrëmaktësë s’eme, nuk’ ashtë puna eme me e dhanë, por ka me u dhanë atyneve qi ashtë bamë gati për ata prei t’im et. Edhe të dhetëtë kur ndëgjuenë, u zemëruenë për ata dy vëllazënit. Por Iesui i thirri, e tha: E dini se të parët’ e kombevet pushtojn’ ata, edhe të mëdhejt’ urdhënojn’ ata. Por kështu s’ka me qenë ndër ju, por kush të detë me u bam’ i math ndër ju, le të jetë shërbëtori juei. Edhe kush të detë me qen’ i parë ndër ju, le të jetë shërbëtori juei. Sikurse i bir’ i nieriut nuk’erdhi me u shërbyem, por me shërbyem, edhe me dhanë jetën’ e vet shpërblim për shumë vetë. Edhe ata tue dalë prei Ierihosë, e muernë nbrapa shumë gjindëje. Edhe qe dy të verbëtë tue ndenjunë mb’udhë, kur ndëgjuenë se po shkonte Iesui, bërtitnë, tue thanë: Përdëlle-na, o Zot, i bir’ i Davidit. Edhe gjindëja i qirtoi mos me pëzaitunë, por ata bërtitshinë ma fort, tue thanë: Përdëllena, o Zot, i bir i Davidit. Edhe Iesui ndenji, e i thërriti, edhe tha: Qish doni t’u baj juve? Ata i thonë: Zot, të na çilenë sytë t’anë. Edhe Iesui, si iu dhimpt, preku syt’ e atyneve; edhe syt’ e atyneve përnjiherë panë përsëri, edhe e muernë mbrapa. Edhe kur u afruenë ndë Ierusalem, edhe erthnë ndë Bethfagi ndaj malin’ e Ullivet, atëherë Iesui dërgoi dy dishepuj, tue u than’ atyneve: Shkoni mb’atë katund qi ashtë kundruell jush, edhe përnjiherë keni me gjetunë nji gomare lidhunë, edhe nji polisht bashkë me atë; sgjidhni, e m’i bini. Edhe ndë u thashtë juve gja kush, keni me i thanë, se Zoti ka nevojë për ata; edhe përnjiherë ka me i dërguem. Edhe gjithë këjo u ba për me u mbushunë qish ashtë thanë prei profetit, qi thoshte: “Thoni të bijësë Sionit: Qe mbëreti yt te po vien te ti i butë, edhe hipunë mbi gomare, edhe polisht bir shtaze”. Edhe dishepujtë si votnë, edhe banë sikurse i urdhënoi Iesui, prunë gomaren’ edhe polishtinë, edhe vunë petkat’ e veta sipër atyneve, edhe e hipnë sipër atyneve. Edhe e shumëta e gjindëjesë shtruenë petkat’ e veta mb’udhë, edhe të tierë këputshinë dega drush, e i shtrojshinë mb’udhë. Edhe gjindëja qi shkojshinë përpara, edhe ata qi e merrshinë mbrapa bërtitshinë, tue thanë: Hosanna mbë të birin’ e Davidit; i bekuem asht’ ai qi vien mb’emënit të Zotit. Hosanna mbë të naltat. Edhe ai kur hyni ndë Ierusalem, u tund gjithë qyteti, tue thanë: Cilli ashtë kyi? Edhe gjindëja thoshinë: Kyi ashtë Iesui profeti, qi ashtë prei Nazaretit Galilesë. Edhe Iesui hyni ndë tempull të Perëndisë, edhe nxuer jashtë gjithë ata qi shitshin e blejshinë ndë tempull, edhe rrenoi truvezat’ e truvezarëvet, edhe shqembet’ e atyneve qi shitshinë pullumbatë. Edhe u thot’ atyneve: Ashtë shkruem: “Shtëpia eme ka me u queitunë shtëpi lutëje.”, por ju e batë “shpellë viedhësish”. Edhe erthnë përanë ati të verbët’ e të çalë ndë tempull; edhe i shëndoshi. Por Krye-priftënit’ edhe Shkruisitë kur pan’ ato mërekullitë qi bani, edhe çunatë tue bërtitunë ndë tempull, e tue thanë: Hosanna mbë të birin’ e Davidit, u zemëruenë, edhe i thanë: Ndëgjon qish thonë këta? Edhe Iesui u thotë: Po, kurrë s’keni ndëgjuem - “Se prei gojësë foshnjevet edhe prei atyneve qi thithinë gji bane gati lavdim”? Edhe i la, e duel jashtë qytetit ndë Bethani, edhe mbeti natën’ atie. Edhe me nadie kur u këthye ndë qytet, i erdhi uni. Edhe kur pa nji dru fiku mb’udhë, erdhi mb’atë, por s’gjeti gja nd’atë, veç gjethe vetëmë, edhe i thotë: Mos u baftë ma pemë prei teje për gjithë jetënë. Edhe druja e fikut përnjiherë u tha. Edhe dishepujtë kur panë, u mërekulluenë, e thanë: Qysh u tha druja e fikut përnjiherë! Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Për të vërtet po u thom juve, ndë paçi besë, edhe të mos jeni me dy mendesh, jo veç këte të drusë fikut keni me bamë, por edhe këtij mali ndë i thançi: Ngreu edhe bier ndë det; ka me u bamë. Edhe gjithë sa të lypni ndë lutëjet, tue pasunë besë, keni me i marrë. Edhe kur erdhi ndër tempull, Krye-priftënit’ edhe pleqt’ e popullit i erthnë përanë atie ku mësonte, e thanë: Me çfar’ urdhëni ban këto? Edhe cilli ta ka dhanë këte urdhënë? Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Kam me u pyetunë juve edhe unë nji fjalë, ndë ma thançi, edhe unë kam me u thanë juve, me çfar’ urdhëni baj këto. Prei kah ishte pagëzimi i Gionnit? Prei qielli, a prei nierëzish? Edhe ata mendoheshinë me vetëhenë, tue thanë: Ndë thançim prei qielli, ka me thanë: Përse nuk’ i besuetë? Edhe ndë thançim prei nierëzish, drueim gjindëjenë, sepse gjith’ e kanë Gionninë për profet. Edhe iu përgjegjën Iesuit, e thanë: Nukë dimë. Edhe ai u tha atyneve: As unë s’u thom juve, me çfar’ urdhëni baj këto. Edhe qysh u duketë juve? Nji nieri kishte dy bij; edhe erdhi tek i pari, e i tha: Bir, shko sot, e puno ndë vesht t’em. Edhe ai u përgjeq, e tha: Nukë due; por mbasandai u pendue, e voiti. Edhe erdhi tek i dyti, e i tha ashtu. Edhe ai u përgjeq, e tha: Unë vete, Zot; edhe nukë voiti. Cilli prei të dysh i bani dashuniminë të i atit? I thonë: I pari. Iesui u thot’ atyneve: Për të vërtet po u thom juve, se publikanët’ edhe kurvatë shkojnë përpara jush ndë mbëretënit të Perëndisë. Sepse Gionni erdhi te ju nd’udhë dreitënie; edhe nuk’ i besuetë; por publikanët’ edhe kurvat’ i besuenë; edhe ju si patë, nuk’ u penduetë mbasandai për me i besuem. Ndëgjoni nji tietër parabullë. Nji nieri ishte zot shtëpie, i cilli mbuell nji vesht, edhe e thuri me garth, edhe gërmihi mb’atë nji gaviç, edhe ndërtoi nji pyrk, edhe e dha ndër bujq, edhe iku ndë dhe të huej. Edhe kur u afrue koha e pemëvet, dërgoi shërbëtorët’ e vet te bujqitë me marrë pemën’ e ati. Edhe bujqitë zunë shërbëtorët’ e ati, e njianin’ e rrafnë, e tietrin’ e vran’; e tietrin’ e gjueitnë me gur. Përsëri dërgoi të tierë shërbëtorë ma tepërë se te parëtë: por ua ban’ ashtu. Edhe mbasandai dërgoi të birin’ e vet tek ata, tue thanë, se: T’em bir kanë me e pasunë turp. Por bujqitë kur panë të birinë, thanë njiani tietrit: Kyi ashtë trashigimtari. Eni ta vrasim’, edhe të pushtojmë trashigimin’ e ati. Edhe si e zunë, e nxuernë jashtë veshtit, edhe e vranë. Kur të vijë pra i zoti veshtit, qish ka me u bam’ atyne bujqve? I thonë: Keq’ e ma keq ka me i prishunë; edhe veshtinë ka me ua dhanë të tierëve bujqve, të cilltë kanë me i dhanë pemëtë ndë kohë t’atyneve. Iesui u thot’ atyneve: Kurrë s’keni kënduem ndër shkronjat - “Ate gur qi s’e pëlqyen’ ata qi ndërtojnë, kyi u ba për krye kanti; prei Zotit u ba ajo, edhe asht’ e mërekullueshime ndër sytë t’anë?” Përandai po u thom juve, se mbëretënia e Perëndisë ka me u marrë prei jush, edhe ka me u dhanë mbë nji komp qi ban pemët’ e asai. Edhe ai qi të bierë përmbi këte gur, ka me u thërrmuem; edhe mbi atë qi të bierë, ka me e përsheshunë. Edhe Krye-priftënit’ edhe Fariseitë kur ndëgjuenë parabullat’ e ati, e muernë vesht se thotë për ata. Edhe kërkuenë me e zanë, por drojshinë gjindëjenë, sepse e kishinë për profet. Edhe Iesui u përgjeq përsëri, e u tha atyneve, me parabulla, tue thanë: Mbëretënia e qillvet u përgjait me nji nieri mbëret, qi bani darsma për të birin e vet. Edhe dërgoi shërbëtorët’ e vet me thirrun’ ata qi qenë thirrunë ndë darsmat; por nukë deshnë me ardhunë. Përsëri dërgoi të tierë shërbëtorë, tue thanë: Thoni atyneve qi qenë thirrunë - Qe te bana gati drekënë t’eme; qet’ e mi edhe berrat’ e maime janë therunë, edhe të gjitha janë gati, eni ndë darsmat. Por ata përtuenë, edhe shkuenë njiani nd’arë të vet, e tietri ndë tregjeti të vet. Edhe të tierëtë zunë shërbëtorët’ e ati, e i shan’ edhe i vranë. Por mbëreti kur ndëgjoi, u zemërue, edhe dërgoi ushtërin’ e vet, edhe prishi ata gjaksorëtë, edhe dogji qytetin’ e atyneve. Atëherë u thotë shërbëtorëvet vet: Darsma ashtë gati, por ata qi qenë thirrunë s’ishinë të vëjefshim. Shkoni pra ndëpër të dalunat e udhëvet, edhe sa vetë të gjeni, i thirrni ndë darsmat. Edhe ata shërbëtorëtë duelnë ndëpër udhët, e mbëlothnë gjithë sa gjetnë, të këqij e të mirë; edhe darsma u mbush me nierës qi rrinë ndë mësallë. Edhe mbëreti kur hyni me pam’ ata qi rrinë ndë mësallë, pa atie nji nieri qi s’kishte veshunë petka darsme. Edhe i thot’ ati: Mik, si hyne këtu pa pasunë petka darsme? Por ai mbylli gojënë. Atëherë mbëreti u tha shërbëtorëvet: Lithni ate për kambësh e për duersh, edhe ngrenia, e hithnia nd’errësinë të përjashtëme; atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet. Sepse shumë vetë janë të thirrunë, por pak të sgjedhunë. Atëherë Fariseitë shkuen’ e banë këshille, si ta zanë ndë lak me fjalë. Edhe dërgojnë tek ai dishepujt’ e vet bashkë me Herodianët, tue thanë: Mieshtër, e dimë se je i vërtetë, edhe mëson udhën’ e Perëndisë me vërtetëni, edhe s’do me ditun’ as për kurkënd, sepse nukë ven ore mbë faqe nierëzish. Na thuei pra: Ç’të duketë? Asht’ e udhësë me i dhanë pagë Kaisarit, a jo? Por Iesui si e muer vesht diallësin’ e atyneve, tha: Ç’më ngitni, hipokritëna? Më diftoni monetën’ e pagësë. Edhe ata i prunë nji dinar. Edhe ai u thot’ atyneve: E kuit ashtë këjo fytyrë, edhe këjo përmbishkronjë? Ata i thonë: E Kaisarit. Atëherë u thot’ atyneve: Lani pra ato qi janë të Kaisarit mbë Kaisarinë; edhe ato qi janë të Perëndisë mbë Perëndinë. Edhe ata kur ndëgjuenë, u mërekulluenë, edhe e lanë e iknë. Nd’atë ditë i erthnë përanë Saddukeitë, ata qi thonë se nuk’ashtë të ngjallunë, edhe e pyetnë, tue thanë: Mieshtër, Moiseu tha - “Ndë vdektë kushi pa pasunë dielm, i vëllai ati ka me u martuem me gruen’ e ati”, edhe ka me ngjallë farë për të vëllan’ e vet. Edhe ishinë ndër ne shtatë vëllazën; edhe i pari u martue, edhe vdiq; edhe mbasi s’pat lanë farë, la gruen’ e vet mbë të vëllan’ e vet; kështu edhe i dyti, edhe i treti, deri mbë të shtatët. Edhe mbas të gjithëve vdiq edhe grueja. Mbë të ngjallunit pra, cillit prei këtyne të shtatëve ka me qenë grueja? Sepse të gjith’ e patnë marrë. Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Gënjeheni, mbassi s’dini shkronjat’, as fuqin’ e Perëndisë. Sepse mbë të ngjallunit as martojn’, as martohenë, por janë porsi engjujt’ e Perëndisë ndë qiell. Edhe për të ngjallunit prei së vdekunish, s’keni kënduem qish ashtë thanë mbë ju prei Perëndisë, kur tha: “Unë jan Perënia Abrahamit, edhe Perëndia Isaakut, edhe Perëndia Iakobit?” Perëndia nuk’ ashtë Perëndi të vdekunish, por të gjallësh. Edhe gjindëja kur ndëgjuenë, mërekulloheshinë për mësimin’ e ati. Por Fariseitë kur ndëgjuenë se u mbësheli gojënë Saddukevet, u mbëlothnë bashkë. Atëherë nji ligjëtar prei atyneve pyeti, tue ngam’ate, e tue thanë: Mieshtër, cilla porosi ashtë ma e madhe ndë ligjët? Edhe Iesui i tha: “Të duesh Zotinë Perëndinë tand me gjithë zemrënë tande, edhe me gjithë shpirtinë tand, edhe me gjithë mendienë tande”. Ajo asht’ e para, edhe e madheja porosi. Edhe e dyta qi përgjan me ate ashtë: “Të duesh fëqinë tand porsi vetëhenë tande”. Gjithë ligja edhe profetënitë varenë mbë këto dy porosia. Edhe Fariseitë kur ishinë mbëledhunë, Iesui i pyeti, tue thanë: Qish u duketë juve për Krishtinë? I bir’ i kuit ashtë? I thonë: I Davidit. U thot’ atyneve: Qysh pra Davidi me Shpirtin’ e quen Zot? - tue thanë: “I tha Zoti Zotit t’em, rri prei së diathtësë s’eme, deri sa të ve amëmiqt’ e tu përposh ndënë kambët e kambëvet tua”. Ndë qoftë pra se Davidi e quen Zot, si asht’ i bir i ati? Edhe kurkushi s’mundei me iu përgjegjunë ndonji fjalë, as nukë guxoi çë mb’ate ditë me e pyetunë ma. Atëherë Iesui u foli gjindëjesë, edhe dishepujvet vet, tue thanë: Shkruisit’ edhe Fariseitë kanë ndenjunë mbë shkamp të Moiseut. Gjithë sa t’u thonë juve pra me i rueitunë, rueni edhe bani; por mbas vepëravet atyneve mos bani, sepse thonë, edhe nukë bajnë. Sepse lidhinë barrë të randa qi nukë barenë, edhe i venë përmbi kraha të nierëzëvet; por me gishtin’ e vet nukë duenë me i lueitunë. Edhe gjithë vepërat’ e veta i bajnë për me i pamë nierëzitë; edhe sgjanojnë hiret’ e veta, edhe smadhojnë sqepet’ e petkavet veta, edhe duenë kryet’ e mësallësë ndëpër darkat, edhe vendet’ e para ndëpër synagogat, edhe të përshëndetunatë ndëpër tregjet, edhe me u queitunë prei nierëzish Rabbi, Rabbi. Por ju mos quhi Rabbi, sepse nji ashtë mieshtri juei, Krishti; edhe të gjithë ju jeni vëllazën. Edhe mos quhi atë mbi dhet, sepse nji asht’Ati juei, qi ashtë ndë qillt. As mos quhi mieshtra, sepse nji ashtë mieshtri juei, Krishti. Por ma i madhi prei jush, ka me qenë shërbëtori juei. Edhe kush të ngrejë vetëhenë, ka me u përvumë; edhe kush të përvejë vetëhenë, ka me u ngritunë. Por mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna, sepse mbyllni mbëretënin’ e qillvet përpara nierëzish; përse ju nukë hyni, nukë leni me hym’ as ata qi hyjnë. Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse hani shtëpiat’ e gravet veja, edhe këte e bani tue shtimë shkaik se bani urata të gjata; përandai keni me marrë ma tepërë mundim. Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse kërkoni detin’ edhe tokënë me bamë nji të këthyem; edhe si të bahetë, e bani të birin’ e xhehenemit dy fijsh ma tepërë se vetëhenë tuei. Mjertë ju, udhë-tërhekës të verbëtë! Qi thoni, se: Kush të bajë be për tempull, nuk’ ashtë gja; por kush të bajë be për ar të tempullit, bahetë detuer. Të marrë, edhe të verbëtë, sepse cilli ashtë ma i math’ ari, apor tempulli qi shenjtënon arinë? Edhe: Kush të bajë be për therorenë, nuk’ ashtë gja; por cilli të bajë be për dhunëtinë qi ashtë përmbi atë, bahetë detuer. Të marrë, edhe të verbëtë! Sepse cilla ashtë ma e madhe, dhunëtia apo theroreja qi shenjtënon dhunëtinë? Ai pra qi të bajë be për therore, ban be për ate, edhe për gjith’ ato qi janë sipër mb’ate. Edhe ai qi të bajë be për tempull, ban be për ate, edhe për atë qi rri nd’ate. Edhe ai qi ban be për qiell, ban be për shkamp të Perëndisë, edhe për atë qi rri sipër mb’ate. Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse nepni të dhetën’ e mendrës’, e maraqes’, e qiminonit, edhe keni lanë ma të randat’e ligjësë, gjyqin’ edhe përdëllimin’ edhe besënë: këto duhei me i bamë, edhe ato mos me i lanë. Udhë-tërhekës të verbëtë, qi shtrydhni mushkajënë, edhe kamillen’ e përpini. Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse qironi të përjashtëmen’ e potirit edhe të kupësë, edhe përmbrenda janë plot me rrëmbesa, e me të pambaituna vetëhenë. Farise i verbëtë, qiro ma përpara të përmbrendshëmen’ e potirit edhe të kupësë, për me u bam’ e qirutë edhe e përjashtëmeja e atyneve. Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse u përgjani vorrevet lyeme me këlqere, të cillatë përjashta dukenë të bukura, por përmbrenda janë plot me eshtëna të vdekunish, e me gjithë farë ndynësie. Kështu edhe ju përjashta dukeni të dreitë mbë nierëzit, por përmbrenda jeni plot me hipokrisi, e me paligjëni. Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse ndërtoni vorret’ e profetënavet, edhe stolisni monumentat’ e të dreitëvet. Edhe thoni: Ndë ishim ndë ditt t’atënavet t’anë, nukë do të ishim piesëtarë me ata ndë gjak të profetënavet. Kaqi sa bani deshmi për vetëhenë tuei, se jeni të bijt’ e atyneve qi vranë profetënitë. Mbushni edhe ju matësin’ e atënavet tuei. Gjarpij, këlysh nepërkash, qysh keni me ikunë prei mundimit xhehenemit? Përandai qe unë te kam me dërguem te ju profetëna, edhe të ditshuna, edhe shkruisa; edhe disa prei asish keni me i vram’ e me i kryqëzuem, edhe disa prei asish keni me i rrafunë ndëpër synagogat tueja, edhe keni me i përzanë prei qyteti mbë qytet; për me ardhunë mbë ju çdo gjak i dreitë, qi ashtë derdhunë mbi dhet, çë prei gjakut Abelit dreitë, deri mbë gjak të Zaharisë, të birit Barahisë, të cillin’ e vratë ndërmiet tempullit edhe theroresë. Për të vërtet po u thom juve, gjithë këto kanë me ardhunë përmbi këte bres. Ierusalemë, Ierusalemë, qi vret profetënitë, edhe rref me gurë ata qi janë dërguem te ti, sa herë desha me mbëledhunë bijt’ e tu, sikurse pula mbëleth zoqt’ e vet ndënë fletët, por nukë deshët! Qe shtëpia juei te po lihet’ e shkretë mbë ju. Sepse po u thom juve: S’keni me më pamë për mbaskëndai, deri sa të thoni - I bekuem asht’ ai qi vien mb’emënit të Zotit. Edhe Iesui duel, e iku prei tempullit; edhe dishepujt’ e ati i erthnë përanë për me i diftuem ndërtesat’ e tempullit. Por Iesui u tha atyneve: Nukë shifni gjithë këto? Për të vërtet po u thom juve, se s’ka me mbetunë këtu gur mbi gur qi të mos rrenohetë. Edhe ai tue ndenjunë mbi Mal’ të Ullivet, dishepujt’ iu afruenë mbë-nj-anë, tue thanë: Na thuei, kurë kanë me u bamë këto? Edhe cilli ashtë shenji i të ardhunit tand, edhe të mbaruemit’ e jetësë? Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Shikoni mos u gënjejë juve kushi. Sepse shumë vetë kanë me ardhunë mb’emënit t’em, tue thanë, se - Unë jam Krishti; edhe kanë me gënjyem shumë vetë. Edhe keni me ndëgjuem luftëna, edhe zana luftënash; shikoni mos frikohi, sepse të gjitha këto duhenë me u bamë, por e mbrapmeja edhe s’ashtë. Sepse ka me u ngritunë komp kundrë kombi, edhe mbëretëni kundrë mbëretënie; edhe kanë me qenë zina, e sëmundëje, e tërmetëna vend mbë vend. Por gjithë këto janë të filluem të dhimptunash. Atëherë kanë me u dhanë juve ndër duer për shtrëngim, edhe kanë me u vramë juve; edhe keni me u marrë mëni prei gjithë kombesh për emëninë t’em. Edhe atëherë kanë me u shkandalizuem shumë vetë, edhe kanë me dhanë ndër duer njiani tietrinë, edhe kanë me marrë mëni njiani tietrinë. Edhe shumë profet-rrenësa kanë me u çuem, edhe kanë me gënjyem shumë vetë. Edhe mbassi të shumohetë paligjënia, dashunia e të shumëvet ka me u ftofunë. Por kush të durojë deri së mbrapmi, kyi ka me shpëtuem. Edhe kyi ungjilli i mbëretënisë ka me u predikuem ndëpër gjithë botënë, për dëshmi mbë kombet; edhe atëherë ka me ardhun’ e mbrapmeja. Kur të shifni pra “të ndytët’ e shkretisë”, qi ashtë thanë prei profetit Daniel, ndenjunë ndë vend të shenjtënuem (ai qi këndon, le ta marri vesht), atëherë ata qi janë ndë Iude, le t’ikinë ndëpër malet; kush të jetë mbi kulmit, le të mos sdrypi me marrë gja prei shtëpisë vet; edhe kush të jetë nd’arë, le të mos këthehetë mbrapa me marrë petkat’ e veta. Edhe mjer ato qi janë të mbarsëme, e ato qi kanë foshnje për gji nd’ato ditt! Edhe fali mos me u bam’ e ikmeja juei ndë dimënë, as për të shëtunë, sepse atëherë ka me qenë shtrëngim i math, qi aso faret nuk’ ashtë bamë çë kurë se ashtë zanë fillë bota deri tashti, as ka me u bamë. Edhe ndë mos shkurtoheshin’ ato ditt, s’kishte me shpëtuem as ndonji korp, por ato ditt kanë me u shkurtuem për të sgjedhunit. Atëherë ndë u thashtë juve kushi: Qe ku ashtë këtu Krishti, a aty, mos zini besë. Sepse kanë me u çuem Krisht-rrënësa, e profet-rrenësa, edhe kanë me diftuem shenje të mëdha, edhe mërekullia; kaqi sa me gënjyem edhe të sgjedhunitë, ndë qoftë se mundetë. Qe tek u thashë juve ma përpara. Ndë u thançinë juve pra: Qe ku ashtë ndë shkreti, mos dilni. Qe ndë dhomatë, - mos zini besë. Sepse sikurse vetima del prei së lemit diellit, edhe duketë mbë të perënduemit, kështu ka me qen’ edhe të ardhunit’ e të birit nieriut. Sepse kudo me qenë stërvina, atie kanë me u mbëledhunë shqipetë. Edhe përnjiherë mbas shtrëngimit atyne ditve, dielli ka me u errunë, edhe hana s’ka me dhanë të shëndritunit’ e vet, edhe yjtë kanë me ranë prei qiellit, edhe fuqiat’ e qillvet kanë me u tundunë; edhe atëherë ka me u dukunë shenji të birit nieriut ndë qiell; edhe atëherë gjithë farat’ e dheut kanë me bamë vaje, edhe kanë me pamë të birin’ e nieriut tue ardhunë përmbi ret’ e qiellit me fuqi, e me laft shumë. Edhe ka me dërguem engjujt’ e vet me buri qi nxier za të math, edhe kanë me mbëledhunë të sgjedhunit’ e ati prei së katër erënash, prei anësh qillvet deri prei të tierash anësh atyne. Edhe merrni vesht parabullënë prei drusë fikut: Kur të bahetë tashti dega e asai e butë, edhe të nxierri gjethetë, ta dini se të korrët’ ashtë ngjat; kështu edhe ju, kur të shifni gjithë këto, ta dini se ashtë ngjat ndër dyer. Për të vërtet po u thom juve: Kyi bres s’ka me shkuem, deri sa të bahenë këto të gjitha. Qielli edhe dheu kanë me shkuem, por fjalët’ e mia s’kanë me shkuem. Edhe për ate ditë, e ate orë kurkush s’e di, as engjujt’ e qillvet, veç em Atë vetëmë. Edhe sikurse ishinë ditt’ e Noesë, kështu ka me qen’ edhe të ardhunit’ e të birit nieriut. Sepse sikurse ishinë nierëzitë nd’ato ditt përpara përmbytëjesë tue ngran’ e tue pimë, tue martuem e tue u martuem, deri mb’ate ditë qi hyni Noeja ndë arkë. Edhe s’e ngjofnë, deri sa erdhi përmbytëja, edhe ngriti të gjithë; kështu ka me qen’ edhe të ardhunit’ e të birit nieriut. Atëherë dy vetë kanë me qenë nd’arë; njiani merretë, edhe tietri lehetë. Dy veta kanë me blueitunë ndë mulli; njiana merretë, edhe tietra lehetë. Rrini qutë pra, sepse nukë dini mbë ç’orë vien zoti juei. Por këte e merrni vesht, se ndë e dinte i zoti shtëpisë mbë çfarë kohëje të natësë vien viedhësi, kishte me ndenjunë qutë, edhe s’kishte me lanë me u shpuem shtëpia e vet. Përandai edhe ju bahi gati, sepse i bir’ i nieriut vien mb’atë orë qi nuk’ ua pret juve mendia. Vallë cilli asht’ ai shërbëtuer besëtar, edhe i mençim, të cillin’ i zoti e vu përmbi punëtorët e vet, për me u dhan’ atyneve ushqiminë ndë kohë? Lum ai shërbëtuer, kur të vijë i zoti, ta gjejë tue bamë kështu. Për të vërtet po u thom juve, se ka me e vumë përmbi gjithë gjan’ e vet. Edhe ai shërbëtori keq ndë thashtë ndë zemërë të vet: Em zot vonohetë me ardhunë, edhe fillon me rrafunë shërbëtorëtë shokët’ e vet, edhe me ngran’ e me pimë bashkë me të deitunit; i zoti ati shërbëtorit ka me ardhunë mb’atë ditë qi s’e pret, edhe mb’atë orë qi s’e di; edhe ka me e damë mbë-nj’-anë, edhe ka me vumë piesën’ e ati bashkë me hipokritënat; atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet. Atëherë mbëretënia e qillvet ka me u përgjaitunë me dhetë virgjinesha, të cillatë muernë dritat’ e veta, e duelnë përpara me pritunë dhandërrinë. Edhe prei asosh ishinë pesë të mentshime, edhe pesë të marra. Ato të marratë kur muernë dritat’ e veta, nukë muernë voj bashkë me vetëhe, por të mentshimetë muernë voj ndër enët e veta, bashkë me dritat e veta. Edhe dhandërri mbassi u vonue, i zuni gjumi të gjitha, edhe flijshinë. Edhe ndë mies-natë u ba nji klithmë: Qe dhandërri te po vien; dilni përpara me e pritunë. Atëherë gjith’ ato virgjineshat’ u çuenë, edhe ndreqnë dritat’ e veta. Por të marrat’ u thanë të mentshimevet: Na epni prei vojit tuei, sepse po na shuhenë dritatë. Edhe të mentshimet’ u përgjegjën, tue thanë: Mos s’ka me na mbastuem neve edhe juve, por ma mirë shkoni tek ata qi shesinë, edhe blini për vetëhenë tuei. Edhe ato kur shkuenë me blemë, dhandërri erdhi; edhe ato qi ishinë gati hynë bashkë me ate ndër darsmat, edhe u mbyll dera, Mbasandai vin’ edhe virgjineshat’ e tiera, e thonë: Zot, Zot, çilna. Por ai u përgjeq, e tha: Për të vërtet po u thom juve se nuk’ u dij juve. Rrini qutë pra, sepse nukë dini ditënë, as orënë, kur vien i bir’ i nieriut. Sepse ka me ardhunë porsi nji nieri, i cilli, tue votunë ndë dhe të huej, thirri shërbëtorët’ e vet, e u dha gjan’ e vet. Edhe njianit i dha pesë tallanta, e tietrit dy, e tietrit nji; gjithë-se-cillit mbas fuqisë vet; edhe përnjiherë voiti ndë dhe të huej. Atëherë ai qi muer pesë tallantatë, shkoi, e punoi me ato, edhe bani të tiera pesë tallanta. Kështu edhe ai qi muer dy, fitoi edhe ai të tiera dy. Por ai qi muer njianënë, shkoi, e gërmihi ndë dhet, edhe mpshefi argjandin’ e të zotit. Edhe mbas shumë kohet vien i zoti atyne shërbëtorëvet, edhe ven ore llogari me ata. Edhe si erdhi përanë ai qi pat marrë pesë tallantatë, pruni të tiera pesë tallanta, tue thanë: Zot, pesë tallanta më dhe n’dorë, qe te fitova prei atyneve të tiera pesë tallanta. Edhe i zoti i tha: Të lumtë shërbëtor i mirë, edhe besëtar; mbë të pakëta qe besëtar, kam me të vumë mbi të shumëta, hynë ndë gëzim t’yt zot. Erdhi edhe ai qi pat marrë dy tallantatë, edhe tha: Zot, dy tallanta më dhe n’dorë, qe te fitova prei atyneve të tiera dy tallanta. I zoti i tha: Të lumtë, shërbëtor i mirë, edhe besëtar; mbë të pakëta qe besëtar, kam me të vumë mbi të shumëta, hynë ndë gëzim t’yt zot. Erdhi për-anë edhe qi ai pat marrë nji tallantë, e tha: Zot, të dita se je nieri i ashpër, qi korr ku nukë mbolle, edhe mbëleth ku nukë shpërdave; edhe mbassi pata frikë, shkova, e mpshefa tallantënë tande ndë dhet; qe ku e ke tandenë. Edhe i zoti u përgjeq e i tha: Shërbëtuer i keq edhe i përtueshim, ti e dite se unë korr ku nukë mbolla, edhe mbëleth ku nukë shpërdava, duhei pra me vumë argjandinë t’em ndër turvezarët, edhe kur të vishiem unë, kishiem me marrë t’emenë bashkë me kamatënë. Mirrni pra prei ati tallantënë, edhe epnia ati qi ka dhetë tallanta. Sepse kuitdo qi ka, ka me i u dhanë, edhe ka me i tepruem, por prei kuido qi s’ka, edhe ate qi s’ka, edhe ate qi të ketë, ka me u marrë prei ati. Edhe shërbëtorin’ e pavëjefshim hidhnia nd’errësinë të përjashtëme, atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet. Edhe kur të vijë i bir’ i nieriut ndë laft të vet, edhe gjith’ engjujt’ e shenjtënueshim bashkë me atë, atëherë ka me ndenjunë ndë shkamp të laftit vet; edhe kanë me u mbëledhunë përpara ati gjithë kombetë, edhe ka me damë njianinë prei tietrit, sikurse bariu dan dhentë prei kedhavet; edhe ka me vumë dhentë prei së diathtësë vet, edhe kedhatë prei së rrëmaktësë. Atëherë mbëreti ka me u than’ atyneve qi rrinë prei së diathtësë vet: Eni, të bekuemit’ e t’im et, trashigoni mbëretëninë qi ashtë bamë gati për ju çë kur se ashtë ngrefunë bota, sepse pata uni, e më dhatë me ngranë; pata het, e më dhatë me pimë ujë; qesh i huej, e më muertë përmbrenda; i sveshun’, e me veshët; u sëmuna, e më vut’ ore; qeshë ndë burk, e erdhët tek unë. Atëherë të dreitëtë kanë me iu përgjegjunë, tue thanë: Zot, kurë të pam tue pasun’ uni, e të ushqyem? A tue pasunë het, e të dham me pimë ujë? Edhe kurë të pam të huej, e të muerm përmbrenda? A të sveshun’, e të veshëm? Edhe kurë të pam të sëmunë, a ndë burk, edhe erthmë te ti? Edhe mbëreti ka me u përgjegjunë, e ka me u than’ atyneve: Për të vërtet po u thom juve - Sado qi i batë njianit këtyne ma të vogjilëvet vëllazënavet mi, ma keni bamë mue. Atëherë ka me u than’ edhe atyneve qi rrinë prei së rrëmaktësë: Shkoni prei meje, të mallëkuemitë, ndë ziarrm të pasosunë, qi ashtë bamë gati për diallin’, edhe për engjujt’ e ati, sepse pata uni, e s’më dhatë me ngranë; pata het, e s’më dhatë me pimë ujë; qesh i huej, e s’me muertë përmbrenda; i sveshun’, e s’më veshët; i sëmunë, edhe ndë burk, e s’më vutë ore. Atëherë kanë me iu përgjegjun’ edhe ata, tue thanë: Zot, kurë të pam tue pasun’ uni, a tue pasunë het, a të huej, a të sveshun’, a të sëmunë, a ndë burk, edhe nukë të shërbyem? Atëherë ka me iu përgjegjun’ atyneve, tue thanë: Për të vërtet po u thom juve - Sado qi nuk’ i batë njianit këtyne ma të vogjilëvet, as mue nukë ma batë. Edhe ata kanë me shkuem ndë mundim të pasosunë; edhe të dreitëtë ndë jetë të pa-sosëme. Edhe Iesui kur mbaroi gjithë këto fjalë, u tha dishepujvet vet: E dini se mbas dy ditsh ashtë pashka, edhe i bir’ i nieriut nepetë ndër duer për me u kryqëzuem. Atëherë u mbëlothnë Krye-priftënit’ edhe Shkruesit’ edhe pleqt’ e popullit ndë oborr të Krye-priftit, qi thohei Kaiafë; edhe banë këshille për me zanë Iesunë me gënjim, edhe me e vramë. Edhe thoshinë: Mos e zamë për ditë feste, qi të mos bahetë të përziem ndë popullit. Edhe Iesui kur ishte ndë Bethani, ndë shtëpi të Simonit kromosunë, i erdhi përanë nji grue qi kishte nji alabastër me voj ere shumë të shtrejtë, edhe ia derdhi mbi kryet, atie ku ishte ndenjunë ndë mësallë. Edhe dishepujt’ e ati kur panë, u zemëruen’, e thanë: Për ç’punë me hupunë? Sepse kyi voj ere mundei me u shitunë me shumë nder, edhe me u dhanë ndëpër të vobegjit. Edhe Iesui si muer vesht, u tha atyneve: Përse i nepni mundime gruesë? Sepse ajo bani punë të mirë mbë mue. Sepse të vobegjit’ i keni përherë me vetëhenë tuei, por mue nukë më keni përherë. Sepse ajo kur derdhi këte voj ere mbi korpinë t’em, e bani për të vorruemit t’em. Për të vërtet po u thom juve: Kudo me u predikuem kyi ungjill ndë gjithë botënë, ka me u folun’ edhe se qish bani ajo, qi të përmendet’ ajo. Atëherë shkoi nji prei të dy-mbë-dhetësh, ai qi quhei Iudë Iskarioti, te Krye-priftënit, e tha: Qish doni me më dhanë, edhe unë do t’u nap juve ndër duer ate? Edhe ata i dhanë tri-dhet’ argjanda. Edhe çë mb’atëherë kërkonte kohë me e trathtuem. Edhe të parënë ditën’ e të pabrumievet dishepujt’ erthnë përanë Iesuit, e i thanë: Ku do të bajmë gati për tyi me ngranë pashkënë? Edhe ai tha: Shkoni ndë qytet tek akë-cilli, edhe i thoni - Mieshtri thotë: Koha eme ashtë ngjat; kam me bamë pashkënë te ti, bashkë me dishepujt’ e mi. Edhe dishepujtë banë sikurse i porositi Iesui, edhe banë gati pashkënë. Edhe kur u ngrys, ishte tue ndenjunë ndë mësallë bashkë me të dy-mbë-dhetët. Edhe ata tue ngranë, tha: Për të vërtet po u thom juve, se nji prei jush ka me më trathtuem. Edhe ata u idhënuenë fort, e filluenë me i thanë gjithë-se-cilli prei atyneve: Zot, mos jam unë? Edhe ai u përgjeq, e tha: Ai qi ngjeu dorënë ndë kupët bashkë me mue, kyi ka me më trathtuem. I bir’ i nieriut shkon, sikurse ashtë shkruem për atë: - Por mjer ati nieriu, qi trathtohet’ i biri i nieriut prei ati! Ishte mirë për atë nieri, mos me pasunë lemë. Edhe Iuda, ai qi e trathtoi, u përgjeq, e tha: Rabbi, mos jam unë? I thotë: Ti po thue. Edhe ata tue ngranë, Iesui muer bukë’ edhe e bekoi, edhe e theu, e ua dha dishepujvet, edhe tha: Mirrni, e hani; kyi ashtë korpi em. Edhe muer potirinë, edhe si u fal nders, ua dha, tue thanë: Pini të gjithë prei këti, sepse kyi ashtë gjaku em i dhiatësë re, qi derdhetë për shumë për ndëjesën’ e fajevet. Edhe po u thom juve, se s’kam me pimë, çë tashti e mbaskëndai, prei kësai peme qi piell hardhia, deri mb’atë ditë, kur ta pij të re bashkë me ju ndë mbëretënit të t’im et. Edhe ata si thanë kankën’ e uratësë, duelnë ndë Malt të Ullivet. Atëherë Iesui u thot’ atyneve: Gjithë ju keni me u shkandalizuem mbë mue këte natë, sepse ashtë shkruem: “Kam me i ranë bariut, edhe dhentë kanë me u shpërdamë prei tubësë”. Por mbassi të ngjallem unë, kam me votunë përpara jush ndë Galile. Edhe Pietri u përgjeq, e i tha: Edhe të gjithë ndë u shkandalizofshinë mbë tyi, unë s’kam me u shkandalizuem kurrë. Iesui i tha: Për të vërtet po të thom, se këte natë, para se të këndojë gjeli, tri herë ke me më mohuem. Pietri i thotë: Edhe ndë u lypstë me vdekun’ unë bashkë me tyi, s’kam me të mohuem. Kështu than’ edhe gjithë dishepujtë. Atëherë Iesui vien bashkë me ata ndë nji katund qi thohetë Gethsimani, edhe u thotë dishepujvet: Rrini aty, deri sa të vete, e të falem atie. Edhe muer me vetëhe Pietrin, edhe dy të bijt’ e Zebedeut, e filloi me u idhënuem, e me i ardhunë randë. Atëherë u thot’ atyneve: Shpirti em asht’ i idhënueshim deri mbë vdekë; mbetni këtu, edhe rrini qutë bashkë me mue. Edhe si shkoi pak përpara, ra me faqe përmbys, tue u falun’, e tue thanë: Ati em, ndë qoftë se mundetë, le të shkojë prei meje kyi potir, por jo si të demi unë, por si të duesh ti. Edhe vien te dishepujt, e i gjen tue fjetunë, edhe i thote Pietrit: Kështu nukë muftët me ndenjunë qutë nji orë bashkë me mue? Rrini qutë, edhe faluni, qi të mos hyni ndë ngasëje, sepse shpirti ashtë gati, por mishi asht ’ i pafuqishim. Për-së-ri për së dyti voiti, edhe u fal, tue thanë: Ati em, ndë qoftë se nukë mundetë me shkuem prei meje kyi potir, qi të mos e pij, u baftë dashunimi yt. Edhe si erdhi, i gjen për-së-ri tue fjetunë, sepse syt’ e atyneve ishinë randuem. Edhe si la ata, voiti për-së-ri, e u fal’ për së treti, tue thanë por ate fjalë. Atëherë vien te dishepujt e vet; edhe u thot’ atyneve: Flini pra, edhe prahi: qe tek u afrue ora, edhe i bir’ i nieriut nepetë ndër duer të fajtorëvet. Çohi, le të shkojmë: qe tek u afrue ai qi më trathton. Edhe ai kur ishte tue folë, qe tek erdhi Iuda, nji prei të dy-mbë-dhetësh, edhe bashkë me atë erthnë shumë gjindëje me thika e me druna, prei anësë Krye-priftënavet edhe pleqvet popullit. Edhe ai qi e trathton u bani atyneve shenjë, tue thanë: Ate qi të puth unë, ai ashtë; zinia. Edhe përnjiherë erdhi përanë Iesuit, e tha: Falemi, Rabbi; edhe e puthi. Edhe Iesui tha: Mik, përse erdhe? Atëherë u afruen’, e vunë duertë mbi Iesunë, edhe e zunë. Edhe qe nji prei asish qi ishinë bashkë me Iesunë, shtrini dorën’ e nxuer thikën’ e vet, edhe i ra shërbëtorit Krye-priftit, e i preu veshinë. Atëherë Iesui i thotë: Këthe thikënë tande ndë vend të vet, sepse gjith’ ata qi venë dorë mbë thikë, kanë me u bierrë. Apor të duketë se nukë mundem tashti t’i lutem t’im et, edhe ka me më nxierrë përpara ma tepërë se dy-mbë-dhetë legjeona engjujsh? Si kanë me u mbushunë shkronjatë pra, se kështu duhetë me u bamë? Mb’ate herë Iesui i tha gjindëjesë: Porsi mbi kursarë keni dalë me thika e me druna për me më zanë? Përditë rrishiem te ju tue mësuem ndë tempull, edhe nukë me zutë. Por gjithë këjo u ba, qi të mbushenë shkronjat’ e profetënavet. Atëherë gjithë dishepujt’ e lan’, e iknë. Edhe ata si kapnë Iesunë, e prunë te Kaiafa Krye-prifti, atie ku ishinë mbëledhunë Shkruisit’ edhe pleqtë. Por Pietri e merrte mbrapa prei së largut, deri nd’oborr të Krye-priftit, edhe si hyni mbrenda, rrinte bashkë me shërbëtorët, për me pamë të mbrapmenë. Edhe Krye-priftënit’ edhe pleqt’ edhe gjithë bashkë-ndeitia kërkojshinë deshmi mbë rrenë kundrë Iesuit, për me e vramë, por nukë gjetnë. Edhe ndonëse erthnë shumë deshmitarë rrenës, por nukë gjetnë. Edhe mbasandai erthnë dy deshmitarë rrenës, e thanë: Kyi tha, se - Mundem me prishunë tempullin’ e Perëndisë, edhe për tri ditt me e ndërtuem. Edhe Krye-prifti u ngrit, e i tha: S’po përgjegje aspak? Ç’deshmi bajnë këta kundrë tejet? Por Iesui nukë pëzante. Edhe Krye-prifti u përgjeq, e i tha: Të ve mbë be për Perëndin’ e gjallë, të na thuesh, ndë je ti Krishti, i Bir’ i Perëndisë. Iesui i thotë: Ti po thue: por unë po u thom juve, se çë tashti e mbaskëndai keni me pamë të birin’ e nieriut tue ndenjunë prei së diathtësë fuqisë, edhe tue ardhunë mbi renat e qiellit. Atëherë Krye-prifti shqeu petkat’ e veta, tue thanë, se: Vlasfimisi. Ç’nevojë kena ma për deshmitarë? Qe tashti tek e ndëgjuetë vlasfimin’ e ati. Si u duketë juve? Edhe ata u përgjegjën, e thanë: Ashtë fajtuer për vdekë. Atëherë e pështynë ndër sy, edhe i ranë me grushta; edhe të tierë i ranë me shuplaka, tue thanë: Profetizo mbë ne, o Krisht; cilli asht’ ai qi të ra? Edhe Pietri rrinte përjashta ndë oborr, edhe i erdhi për-anë nji shërbëtore, tue thanë: Edhe ti ishie bashkë me Iesu Galileasinë. Por ai e mohoi përpara të gjithëve, tue thanë: Nukë dij se qish thue. Edhe ai kur duel ndë derë të oborrit, e pa nji tietër, edhe u thot’ atyneve qi ishin’ atie: Edhe kyi ishte bashkë me Iesu Nazoreasinë. Edhe për-së-ri e mohoi me be, se: Nuk’ e dij nierinë. Edhe mbas nji grimet erthnë për-anë ata qi ishinë tue ndenjun’, e i thanë Pietrit: Për të vërtet edhe ti je prei asish; sepse edhe të folunitë t’at të difton. Atëherë filloi me nemë, e me bamë be, se: Nuk’ e dij atë nieri. Edhe përnjiherë këndoi gjeli. Atëherë i ra ndër mend Pietrit fjala e Iesuit, qi i pat thanë, se: Para se të këndojë gjeli, tri herë ke me më mohuem. Edhe duel jashtë, e qjau idhët. Edhe si u ba mëngjesie, gjithë Krye-priftënit’ edhe pleqt’ e popullit dhan’ e muernë këshille kundrë Iesuit, për me e vramë. Edhe si e lidhnë, e prunë, edhe e dhanë ndër duer të Pontiut Pilatit guvernatorit. Atëherë kur pa Iuda, ai qi e trathtoi, se u gjukue për vdekë, u pendue, edhe këtheu tri-dhet’ argjandatë te Krye-priftënit’ edhe te pleqtë, tue thanë: Fëjeva qi dhashë ndër duer gjak të pafaj. Edhe ata thanë: Ç’gaile kena na? Ti ke për ta pamë. Edhe ai hodhi argjandatë ndë tempull, e iku; edhe voiti, e vuer vetëhenë. Edhe Krye-priftënitë si muernë argjandatë, thanë: Nuk’ asht’ e udhësë me i vumë ndë kurbana, sepse janë nder gjaku. Edhe si dhan’ e muernë këshille, blen’ arën’ e tiegullarit me ato, për me vorruem të huejtë. Përandai ajo arë u queitë Arë gjaku, deri mbë ditë të sotshime. Atëherë u mbush qish ashtë thanë prei anësë profetit Ieremi, qi tha: “Edhe muernë tri-dhet’ argjandatë, nderin’ e të përnderumit, të cillin’ e përnderuenë prei të bijsh Israelit; edhe i dhanë nd’arë të tiegullarit, sikurse më urdhënoi Zoti”. Edhe Iesui ndeiti përpara guvernatorit, edhe guvernatori e pyeti, tue thanë: Ti je mbëret’ i Iudevet? Edhe Iesui i tha: Ti po thue. Edhe ai kur përflitei prei Krye-priftënavet edhe prei pleqvet, nukë përgjegjei aspak. Atëherë Pilati i thotë: Nukë ndëgjon sa bajnë deshmi kundrë teje? Por ai s’iu përgjeq as mbë ndonji fjalë, kaqi sa guvernatori mërekullohei fort. Edhe guvernatori kishte zakon për ditë feste me i lishuem gjindëjesë nji të lidhunë, cillinë të dojshin’ ata. Edhe atëherë kishinë nji të lidhunë me emënë, qi thohei Barabba. Edhe ata kur ishinë mbëledhunë, Pilati u tha atyneve: Cillinë doni me u lishuem juve? Barabbanë, apor Iesunë qi thohetë Krisht? Sepse e dinte, se e dhanë ndër duer prei zmirit. Edhe ai tue ndenjunë mbi shkamp të gjyqit, grueja e ati dërgoi tek ai, e tha: Ti mos i ban gja ati të dreitë, sepse sot hoqa shumë nd’andërrë për ate. Edhe Krye-priftënit’ edhe pleqt’ i mbushnë mendienë gjindëjesë me lypunë Barabbanë, edhe me prishunë Iesunë. Edhe guvernatori u përgjeq, e u tha atyneve: Cillinë doni prei kësi të dysh me u lishuem juve? Edhe ata thanë: Barabbanë. Pilati u thot’ atyneve: Qish do ta baj pra Iesunë qi thohetë Krisht? Të gjith’ i thonë: Le të kryqëzohetë. Edhe guvernatori tha: Përse, qish të keq ka bamë? Por ata bërtitshinë ma tepërë, tue thanë: Le të kryqëzohetë. Edhe Pilati si pa se s’qitei mbë krye aspak, por ma tepërë të përziem bahetë, muer ujë, e lau duertë përpara gjindëjesë, tue thanë: Jam pa faj prei gjakut këti të dreiti; ju keni për ta pamë. Edhe gjithë populli u përgjeq, e tha: Gjaku i ati qoftë mbi ne, edhe mbi bijt t’anë. Atëherë u lishoi atyneve Barabbanë, edhe mbassi rrafi me tërfurk Iesunë, e dha ndër duer për me u kryqëzuem. Atëherë ushtëtorët’ e guvernatorit muernë me vetëhe Iesunë ndë shtëpi të guvernatorit, edhe mbëlothnë mbi atë gjithë tubën’ e ushtëtorëvet. Edhe e sveshnë, e i veshnë nji kllamidë të kuqe. Edhe gërshetuenë nji kunorë ferrash, e ia vunë mbi kryet t’ati, edhe i dhanë nji kallam ndë dorë të diathtë; edhe ranë ndë gjunjë përpara ati, e luejshinë me atë, tue thanë: Falemi, Mbëret’ i Iudevet. Edhe si e pështynë, muernë kallamin’ edhe i bijshinë ndë kryet. Edhe mbassi lueitnë me atë, i sveshnë kllamidën’ edhe i veshnë petkat’ e ati, edhe e prunë për me e kryqëzuem. Edhe tue dalë, gjetnë nji nieri Kyreneas, qi e kishte emninë Simon; këte e zun’ angari qi të ngrejë kryqin’ e ati. Edhe kur erthnë ndë nji vend, qi thohetë Golgotha, ai ashtë qi thohetë Vend i kresë, i dhanë me pim’ uthëllë përziem bashkë me t’amëlth, por ai si e vuni ndë buzë, nukë deshi me pimë. Edhe si e kryqëzuenë, shtinë shortë, e danë petkat’ e ati, qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetit: “Danë petkat’ e mia mbë vetëhen’ e atyneve, edhe shtinë shortë mbi petkunë t’em”. Edhe tue ndenjunë ruejshin’ ate atie. Edhe vunë sipër mbi kryet t’ati punën’ e ati shkruem: KYI ASHT’ IESUI MBËRETI I IUDEVET. Atëherë kryqëzohenë bashkë me ate dy kursarë, nji prei së diathtet, edhe nji prei së rrëmaktet. Edhe ata qi shkojshinë për-anë nemshin’ ate, tue tundunë krenët’ e vet, e tue thanë: Ti qi prish tempullin’, edhe e ndërton për tri ditt, shpëto vetëhenë tande, ndë je i Bir’ i Perëndisë, sdryp prei kryqit. Kështu edhe Krye-priftënitë tue lueitunë bashkë me Shkruisit edhe me pleqt, thoshinë: Të tierë shpëtoi, vetëvetëhenë nukë mundetë me e shpëtuem. Nd’ashtë mbëret’ i Israelit, le të sdrypi tashti prei kryqit, edhe kena me i besuem. Mbahei mbë Perëndinë; le ta shpëtojë tashti, ndë e dashtë, sepse tha, se: Jam Bir Perëndie. - Ashtu edhe kursarëtë qi ishinë kryqëzuem bashkë me ate e shajshinë. Edhe çë prei orësë gjashtë u ba nji errësinë mbë gjithë dhenë, deri mbë nand’orë. Edhe mbë të nandën’ orë Iesui bërtiti me za të math, tue thanë: “Eli, Eli, lama sabahthani?”, qi do me thanë: “Perëndia em, Perëndia em, përse më lishove prei duersh?” Edhe disa prei asish qi ishin’ atie, kur ndëgjuenë, thanë, se: Kyi po thërret Elinë. Edhe përnjiherë u tuerr nji prei asish, edhe muer nji shpuzë, edhe e mbushi me uthëll, edhe e vuni mbë nji kallam, e i nepte me pimë. Edhe të tierë thoshinë: Leni të shofimë, ndë qoftë se vien Elia me e shpëtuem. Edhe Iesui për-së-ri bërtiti me za të math, e dha shpirtinë. Edhe qe kurtina e tempullit tek u ça mbë dy prei së naltit deri poshtë; edhe dheu u tund, edhe gurëtë plasnë. Edhe vorret’ u hapnë, edhe shumë korpëna prei asi shenjtënash qi kishinë vdekun’ u ngjallnë, edhe duelnë prei vorresh, mbas të ngjallunit ati, e hynë ndë shenjtinë qytet, edhe u duknë mbë shumë vetë. Edhe urdhën-qindësi, edhe ata qi ishinë bashkë me atë tue rueitunë Iesunë, kur panë tërmetin’ edhe se qish u banë, u frikuenë fort, e thanë: Për të vërtet kyi paska qenë Bir Perëndie. Edhe atie ishinë shumë gra tue vum’ ore prei së largut, të cillat e kishinë marrë mbrapa Iesunë prei Galilesë, tue i shërbyem; ndër ato ishte Maria Magdalena, edhe Maria e ama Iakobit edhe Ioseut, edhe e ama të bijvet Zebedeut. Edhe si u ngrys, erdhi nji nieri i pasunë prei Arimathesë, qi e kishte emninë Iosef, qi edhe ai vetë kishtë pasë qenë dishepull’ i Iesuit; kyi voiti për-anë Pilatit, e lypi korpin’ e Iesuit. Atëherë Pilati urdhënoi me iu dhanë korpi. Edhe Iosefi si muer korpinë, e mpshtuell me pëlhurë të pastër, edhe e vuni ndë vorr të vet të rinë, qi e kishte gërmihunë ndë shkamp të gurit; edhe si rrokulloi nji gur të math ndë derët të vorrit, iku. Edhe atie ishte Maria Magdalena, edhe Maria tietër, tue ndenjunë kundruell vorrit. Edhe ndë të nesërmenë, qi ashtë mbas të prendesë, u mbëlothnë Krye-priftënit’ edhe Fariseitë te Pilati, tue thanë: Zot, na u kujtue, se ai gënjeshtari tha, kur qe i gjallë, se: Mbas tri ditsh kam me u ngjallë. Urdhëno pra të ruhetë vorri deri mbë të tretënë ditë, se mos vinë dishepujt’ e ati natënë, edhe e viedhinë, edhe i thonë popullit, se: U ngjall prei së vdekunish, edhe ka me qen’ e mbrapmeja gënjeshtrë, ma e keqe se e para. Edhe Pilati u tha atyneve: Keni rueitësa, shkoni, e siguronia si ta dini. Edhe ata voitnë, e siguruenë vorrinë, tue bulosunë gurinë bashkë me rueitësat. Edhe si shkoi e shëtuna, kur filloi me sbardhun’ e diela e para dit’ e javësë, erdhi Maria Magdalena, edhe Maria tietër, për me vum’ ore vorrinë. Edhe qe tek u ba nji tërmet i math, sepse engjull’ i Zotit sdrypi prei qiellit, edhe erdhi e rrokulloi gurinë prei derësë vorrit, edhe rrinte sipër ati. Edhe faqeja e ati ishte porsi vetimë, edhe petku i ati i bardhë porsi borë. Edhe ata qi ruejshinë u drothnë prei frikës’ ati, edhe u banë porsi të vdekunë. Edhe engjulli u përgjeq, e u tha gravet: Mos frikohi ju, sepse e dij se kërkoni Iesunë, qi u kryqëzue. Nuk’ ashtë këtu, sepse u ngjall, sikurse pat thanë. Eni, shifji vendinë ku qe Zoti. Edhe shkoni shpeit, e u thoni dishepujvet ati, se u ngjall prei së vdekunish; edhe qe te po shkon ma përpara se ju ndë Galile; atie keni me e pamë, qe tek u thashë juve. Edhe ato duelnë shpeit prei vorrit bashkë me frikë, edhe me gëzim të math; e u tuerrnë me u dhanë za dishepujvet ati. Edhe tue votunë me u dhanë za dishepujvet ati, qe Iesui te hasi me ato, e u tha: Falemi. Edhe ato i erthnë për-anë, e i kapnë kambët’, edhe e adhuruenë. Atëherë Iesui u thot’ atyneve: Mos kini frikë, shkoni, e nepni za vëllazënavet mi, qi të shkojnë ndë Galile, edhe atie kanë me më pamë. Edhe ato tue shkuem, qe disa prei rueitësavet tek erthnë ndë qytet, e u dhanë za Krye-priftënavet për gjithë se qish u banë. Edhe ata si u mbëlothnë bashkë me pleqt, edhe muern’ e dhanë këshille, u dhanë ushtëtorëvet argjanda miaft, tue thanë: Thoni, se: - Dishepujt’ e ati erthnë natënë, edhe e vothnë, tue fjetunë na. Edhe ndë u ndëgjoftë këjo prei guvernatorit, na kena me i mbushunë mendien’, edhe kena me u bamë juve mos me pasunë gaile. Edhe ata mbassi muernë argjandatë, banë sikurse u mësuenë; edhe këjo fjalë u dha ndëpër Iudeit deri mbë ditë të sotshime. Edhe të nji-mbë-dhetë dishepujtë voitnë ndë Galile, nd’ate mal ku i pat porositunë Iesui. Edhe kur pan’ ate, e adhuruenë, por disa vetë ishinë me dy mendesh. Edhe Iesui erdhi për-anë, e u foli atyneve, tue thanë: M’u dha çdo urdhënë ndë qiell, edhe mbë dhe. Shkoni pra, e mësoni gjithë kombetë, edhe i pagëzoni mb’emënë të Atit, e të Birit, e të Shpirtit Shenjt; edhe i mësoni me rueitunë gjithë sa u kam porositunë juve; edhe qe unë te jam bashkë me ju gjithë ditt, deri mbë të mbaruemen’ e jetësë. Amen. Të fillumit’ e ungjillit Iesu Krishtit, të Birit Perëndisë; sikurse ashtë shkrumë ndë profetënit: “Ngje unë ke po dërgoj engjullinë t’em përpara faqesë s’ate, ai ka me ndrequn’ udhënë tande përpara teje”. Zan’ i ati qi gërthet ndë shkretinët: “Bani gati udhën’ e Zotit, bani rrugat’ e ati të dreita”. Gjionni ishte tue pagëzumë ndë shkretinët, ende tue predikumë pagëzim pendimi për ndëjesën’ e fajevet. Ende gjithë vendi i Iudesë, ende Ierusalemitëtë, dilinë ke ai, ende të gjithë pagëzoheshinë prei ati ndë lum të Iordanit, tue rrëfymë fajet’ e veta. Ende Gionni ishte veshunë me qime kamille, ende ngjeshunë me bres likure për miedis të vet, ende hante karcaleca e mialtë të egër. Ende predikonte, tue thanë: Mbrapa meje vien ma i forti se unë, të cillit s’jam i zoti t’ulem, e t’i sgjith rrypin’ e këpucëvet. Un’u pagëzova juve me ujë, po ai ka me u pagëzumë juve me Shpirtinë Shenjt. Ende nd’ato ditt, Iesui erdhi prei Nazaretit Galilesë, ende u pagëzu prei Gjionnit ndë Iordan. Ende përnjiherë tue dalë prei ujit, pa qijetë hapun’, ende Shpirtinë Shenjt posi pullump tue sdripunë mbi atë. Ende erdhi nji za prei qijesh, tue thanë: Ti je Biri em i dashuni, mbë të cillinë pëlqeva. Ende përnjiherë Shpirti e nxir ndë shkretinët. Ende ishte atie ndë shkretinët katër-ditë ditt tue u ngamë prei Satanait; ende ishte bashkë me bishat e egra; ende engjujt’ i shërbejinë. Ende Gjionni mbassi u dha ndër durë, Iesui erdhi ndë Galile, tue predikum’ ungjillin’ e mbëretënisë Perëndisë, e tue thanë, se: U mbush koha, ende u afru mbëretënia e Perëndisë; pendohi, ende i besoni ungjillit. Ende tue ecunë ndaj detin’ e Galilesë, pa Simonin’ ende Andrenë të vëllan’ e ati, tue hedhunë rretë ndë det, sepse ishinë peshkatorë. Ende Iesui u tha atyne: Eni mbrapa meje, ende kam me u bamë juve të baheni peshkatorë nierëzish. Ende ata përnjiherë lanë rretat’ e veta, e voitnë mbrapa ati. Ende posa prini prei andyi pak ma tej, pa Iakobinë të birin’ e Zebedeut, ende Gionninë të vëllan’ e ati, ende ata ishinë ndë lundrët tue ndrequnë rretatë. Ende përnjiherë thirri ata; ende ata lanë të i atin’ e vet Zebedenë ndë lundrët bashkë me punëtorët, e voitnë mbrapa ati. Ende shkojnë mbrenda ndë Kapernaum; ende Iesui përnjiherë ndër të shëtunat hyni ndë synagogët, e mësonte. Ende tëmeroheshinë për mësimin’ e ati, sepse ishte tue mësum’ ata sikurse me pasun’ urdhënë, ende jo posi Shkruisitë. Ende ishte ndë synagogët t’atyne nji nieri qi kishte shpirt të ndytë; ende gërthiti, tue thanë: Mjer! Qish ke me ne ende ti Iesu Nazarinas? Erdhe me na humbunë? Të dij cilli je, Shenjt’ i Perëndisë. Po Iesui e qirtoi, tue thanë: Mbëshil gojën’, ende dil prei ati. Ende shpirti i ndytë si e shqeu, ende gërthiti me za të math, dul prei ati. Ende të gjithë u habitnë, kaqi sa pysinë njiani tietrinë, tue thanë: Qish ashtë këto punë? Qish ashtë kyi mësim i ri? Sepse urdhënon me pushtet ende shpirtënat’ e ndytë, ende i ndëgjojnë? Ende përnjiherë i dul zani ndëpër gjith’ ate vend rreth Galilesë. Ende përnjiherë si dulnë prei synagogësë, erthnë ndë shtëpit të Simonit ende Andreut, bashkë me Iakobin’ e me Gjionninë. Ende e vieherra e Simonit po dirgjei ndër ethe, ende ata përnjiherë i thonë për ate. Ende ai u afru, ende e rroku për dore, ende e ngriti; ende e lan’ ethetë përnjiherë, ende ajo u shërbente atyne. Ende si u ba vonë, mbë të perëndumit dillit, prunë ke ai gjith’ ata qi kishinë keq, ende të diallosunitë. Ende gjithë qyteti ishte mbëledhunë ke dera. Ende ai shëndoshi shumë prei asish qi kishinë keq prei gjithë çfarë sëmundëjesh, ende nxur shumë diaj, ende s’linte diajtë me folunë, sepse e ngjifinë. Ende u ngrit me natie fort heret, e dul, ende voiti ndë nji vend të shkretë, e falei atie. Ende Simoni, ende ata qi ishinë bashkë me ate, e ndoqnë mbrapa. Ende kur e gjetnë, i thonë, se: Të gjithë po të kërkojnë. Ende ai u thot’ atyne: Le të shkojmë ndër krye-katundet e afërme, qi të predikoj ende atie, sepse për këte punë kam dalunë. Ende ishte tue predikumë ndëpër synagogat e atyneve ndëpër gjithë Galilenë, ende tue nxierrë diajtë. Ende nji i kromosunë vien ke ai, e i lutetë, ende bie ndë gjunjë përpara ati, e i thotë, se: Ndë daç, mundesh me më qirumë. Ende Iesuit si iu dhimpt, shtrini dorën’ ende e preku, ende i thotë: Du, qirohu. Ende ai posa tha këte, përnjiherë i shkoi kroma, ende u qiru; ende si e porositi me shtrëngim, e nxur jashtë; ende i thotë: Shiko mos i thush gja askuit, po shko, e difto vetëvetëhenë ke prifti, ende bier për të qirumit tand ato qi ka urdhënumë Moiseu, për dëshmi mb’ ata. Po ai si dul, filloi me predikumë shumë, ende me hapunë fjalënë kaqi, sa ai s’mundei ma me hymë mballa-faqe ndë qytet, po ishte ndëpër vende të shkreta, ende vijin’ atie ke ai prei gjith’ anësh. Ende mbas disa ditsh për-së-ri hyni ndë Kapernaum; ende u ndëgju se ashtë ndë shtëpi. Ende përnjiherë u mbëlothnë shumë vetë kaqi sa as ato vendetë për-anë derësë s’i nxijinë ma; ende ai u predikonte fjalënë. Atëherë vinë ke ai, e bijenë nji ulok, ngritunë prei katër vetësh. Ende mbassi s’mundeshinë me u afrumë ke ai prei gjindëjesë, sbulunë pulasinë ku ishte ai, ende si banë brimë, sdripnë shtratinë qi dirgjei ulogu mb’ate. Ende Iesui kur pa besën’ e atyneve, i thot’ ulogut: Dial, t’u falnë fajet’ e tua. Ende disa prei Shkruisish ishin’ atie tue ndenjun’, ende tue mendumë ndër zemërat veta: Ç’flet kyi kështu vlasfimia? Cilli mundetë me falunë faje, veç nji, Perëndia? Ende Iesui përnjiherë si e mur vesht prei shpirtit vet, se po mendohenë me vetëvetëhenë kështu, u tha: Përse mendoni këto punë ndër zemërat tuja? Qish ashtë ma kollai me i than’ ulogut: T’u falnë fajetë; apo me i thanë: Çohu, e ngre shtratinë tand, ende ecë? Po qi ta dini, se i bir’ i nieriut ka urdhënë me falunë faje mbi dhet (i thot’ ulogut): Të thom: Çohu’ e ngre shtratinë tand, ende shko ndë shtëpit tande. Ende ai u çu përnjiherë, ende ngriti shtratinë, e dul përpara të gjithëve; kaqi sa të gjithë mërekulloheshin’, ende lavdojinë Perëndinë, tue thanë, se: Askurrë s’kemi pamë kështu. Mbasandai Iesui dul për-së-ri ndaj detinë; ende gjithë gjindëja vinte ke ai, ende ai i mësonte. Ende tue shkumë, pa Levinë të birin’ e Alfeut tue ndenjunë mbë duganë, ende i thotë: Merr-më mbrapa, ende ai u ngrit, e voiti mbrapa ati. Ende ai kur po rrinte ndë mësallë ndë shtëpit t’ati, ishin’ ulunë ndë mësallë ende shumë publikanë e fajtorë bashkë me Iesun’ e me dishepujt e ati, sepse ishinë shumë vetë, ende voitnë mbrapa ati. Ende Shkruesit’ ende Fariseitë kur pan’ ate tue ngranë bashkë me publikanët e me fajtorët, u thoshinë dishepujvet ati: Përse ha e pi ai bashkë me publikanët e me fajtorët? Ende Iesui kur ndëgjoi, u thot’ atyne: Të shëndoshëtë s’kanë nevojë për mëjekës, po ata qi kanë keq; s’kam ardhunë me thirrunë të dreitëtë ndë pendim, po fajtorëtë. Ende dishepujt’ e Gjionnit ende të Farisevet agjinojinë; ende vin’ e i thonë: Përse dishepujt’ e Gjionnit edne të Farisevet agjinojnë, po dishepujt’ e tu s’agjinojnë? Ende Iesui u tha: Mos munden’ ata qi thërrasinë për darsmë me agjinumë, ngjer sa të jetë dhandërri bashkë me ata? Sa kohë kanë dhandërrinë bashkë me vetëvetëhenë, s’mundenë me agjinumë. Po kanë me ardhunë ditt, kur të mirretë dhandërri prei asish, ende atëherë kanë me agjinumë nd’ato ditt. Ende askushi s’qep arën pëlhurë të bardhë mbë petk të vietërë, sepse ndë qoftë, heq të mbushëmen’ e ati të renë prei së vietrësë, ende bahetë ma e keqe e shqyme. Ende askushi s’ve venë të re ndë rrëshiqa të vietërë, sepse ndë qoftë, ven’ e re gris rrëshiqatë, ende vena derdhetë, ende rrëshiqatë prishenë, po duhetë me vumë venën’ e re ndë rrëshiqa të rij. Ende ai kur po shkonte për nji ditë të shëtunash ndëpër ara të mbiella, dishepujt’ e ati fillunë me shkoqunë kallëza, tue bam’ udhë. Ende Fariseit’ i thoshinë: Shif qish bajnë për ditë të shëtunash, ate qi s’asht’ e udhësë? Ende ai u thoshte atyne: Askurrë s’keni këndumë qish bani Davidi, kur pat nevojë, ende i erdhi u ati, ende atyne qi ishinë bashkë me atë? Qysh hyni ndë shtëpit të Perëndisë ndë ditë të Abiathar krye-priftit, ende hangër bukët’ e paravumiesë, të cillatë s’ishte e udhësë me i ngranë tietër-kush, veç priftënavet, ende u dha ende atyneve qi ishinë bashkë me atë? Mbasandai u thoshte atyne, se: E shëtuna ashtë bamë për nierinë, po jo nieriu për të shëtunënë; përandai i bir’ i nieriut asht’ i zoti ende të shëtunësë. Mbasandai hyni për-së-ri ndë synagogët; ende atie ishte nji nieri qi kishte dorën’ e thatë. Ende vijin ore ate, ndë qoftë se do ta shëndoshë për ditë të shëtunash; për me e përfolunë. Ende ai i thot’ ati nieriut qi kishte dorën’ e thatë: Ngreu ndë miedis. Mbasandai u thot atyne: Asht’ e udhësë me bamë mirë për të shëtuna, apo me bamë keq? Me shpëtumë shpirt, apo me vramë? Po ata s’pëzajinë. Atëherë si i vuni ore rreth me zemërim, tue i ardhunë keq për ashpërimin’ e zemërës’ atyneve, i thotë nieriut: Shtri dorënë tande. Ende ai e shtrini, ende dora e ati u la e shëndoshë posi tietra. Ende Fariseitë si dulnë, përnjiherë banë këshille bashkë me Herodianët kundra ati për me e prishunë. Po Iesui iku bashkë me dishepujt’ e vet mb’anë të detit, edhe i voitnë mbrapa shumë shumicë ka Galilea, e ka Iudea, e ka Ierusalemi, e ka Idumea, e ka përtej Iordanit; ende shumë shumicë prei atyneve qi ishinë rreth Tyrës, ende Sidonës’ erthnë ke ai, kur ndëgjunë se sa punë bante. Ende ai u tha dishepujvet vet me pritun’ afër’ ati nji lundër, për punë të gjindëjesë, qi të mos e shtrëngojnë. Sepse shëndoshi shumë vetë, kaqi sa bijinë sipar ati, qi ta prekinë, sa vetë kishinë sëmundëje. Ende shpirtënat’ e ndytë kur e vijin’ ore, i bijinë përpara ende gërthiçinë, tue thanë, se: Ti je i Bir’ i Perëndisë. Po ai i qirtonte shumë, qi të mos e shpërfaqinë. Mbasandai hypën ndë malt, ende thërret për-anë vetëhesë sa vetë deshi ai, ende ata voitnë ke ai. Ende ai sgjodhi dy-mbë-dhitë vetë, qi të jenë bashkë me atë, ende qi t’i dërgojë me predikumë, ende të ken’ urdhënë me shëndoshunë sëmundëjetë, ende me nxierrë diajtë: Simoninë, qi ia vuni emninë Pietër; ende Iakobinë të birin’ e Zebedeut; ende Gjionninë të vëllan’ e Iakobit; ende ua vuni emëninë Boanerges, qi do me thanë: të Bijt’ e bumbullimësë; ende Andrenë, ende Filippin’, ende Bartholomenë, ende Matthenë, ende Thomanë, ende Kananitin’, ende Iakobinë të birin’ e Alfeut, ende Thaddenë, ende Simon Kananitin’, ende Iudën’ Iskariotinë, i cilli e trathtoi. Mbasandai vinë ndë nji shtëpi. Ende mbëlidhetë për-së-ri gjindëje, kaqi sa ata s’mundeshinë me ngranë as bukë. Ende nierëzit’ e ati kur ndëgjunë, dulnë me e zanë, sepse thoshinë, se ka dalunë menç. Ende Shkruisitë qi sdripnë prei Ierusalemit, thoshinë, se ka Beelzebulin’, ende se nxir diajtë me të parin’ e diajvet. Po ai si thirri ata për-anë, u thoshte me parabulla: Si mundetë Satanai me nxierrë Satananë? Ende ndë u daftë nji mbëretëni kundrë vetëvetëhesë, ajo mbëretëni s’mundetë me qindrumë. Ende ndë u daftë nji shtëpi kundrë vetëvetëhesë, ajo shtëpi s’mundetë me qindrumë, Ende Satanai ndë u ngritë kundrë vetëvetëhesë, ende u da, s’mundetë me qindrumë, po ka të mbarume. Askushi s’mundetë me hymë ndë shtëpit të fortit për me rrëmbym’ enët’ e ati, pa mos lidhunë ma përpara të fortinë; ende atëherë ka me rrëmbymë shtëpin’ e ati. Me të vërtet po u thom juve, se gjithë fajetë kanë me u falunë të bijvet nierëzëvet, ende vlasfimiatë, sado qi të vlasfimojnë, po ai qi të vlasfimojë kundrë Shpirtit Shenjt, s’ka me iu falunë për gjithë jetënë, por ashtë fajtur i mundimit pasosunë, sepse thoshinë, se: Ka shpirt të ndytë. Vinë pra të vëllazënit’ ende e ama e ati, ende si ndejtnë jashtë, dërgunë ke ai, për me e thirrunë. Ende rreth ati rrinte gjindëje, ende i thanë: Ngje jot amë ende t’yt vëllazën ke po të kërkojnë jashtë. Po ai u përgjeq atyneve, tue thanë: Kush ashtë ama eme, a vëllazënit’ e mi? Ende si vuni ore rreth ata qi rrijinë për-an’ ati, tha: Ngje ama eme, ende vëllazënit’ e mi! Sepse ai qi të bajë dashunimin’ e Perëndisë, kyi asht’ em vëlla, ende eme motër, ende amë. Mbasandai filloi për-së-ri me mësumë ndaj detinë; ende shumë gjindëje u mbëlothnë ke ai, kaqi sa ai hyni ndë lundrët, ende rrinte ndë det; ende gjithë gjindëja ishte mbë tokë, për-anë detit. Ende mësonte ata me shumë parabulla, ende u thoshte atyne ndë mësimt të vet: Ndëgjoni. Ngje ke dul mbiellësi me mbiellë; ende mbë të mbiellët, njiana ra mb’udhë, ende shpendët’ e qillit erthnë ende e hangrën. Ende tietra ra mbë vend gurishtë, ku s’kishte dhe shumë, ende bini përnjiherë, sepse s’kishte dhe të thellë, por kur leu dilli u doq; ende sepse s’kishte rrajë, u tha. Ende tietra ra ndë drizat, ende drizatë hypnë, ende e mbytnë, ende nukë dha pemë. Ende tietra ra ndë dhe të mirë, ende epte pemë, tue hypun’ e tue u shtumë; ende pruni pemë për nji tri-dhitë, ende për nji gjashtë-dhitë, ende për nji nji qind. Mbasandai u thoshte atyne: Ai qi ka veshë me ndëgjumë, le të ndëgjojë. Ende kur mbeti vetëmë, ata qi ishinë rreth ati bashkë me të dy-mbë-dhitët e pyetnë për parabullënë. Ende ai u tha atyne: Mbë ju ashtë dhanë me ngjofunë mpshefsinën’ e mbëretënisë Perëndisë, po mb’ata qi janë jashtë, të gjitha bahenë me parabulla, qi tue pamë të ven’ore, ende të mos shofinë; ende tue ndëgjumë të ndëgjojnë, ende të mos marrinë vesht; qi të mos këthehenë ndonjiherë, e t’u falenë fajetë. Mbasandai u thot’ atyne: Nuk’ e dini këte parabullë? Ende si keni me marrë vesht gjithë parabullatë? Mbiellësi asht’ ai qi mbill fjalënë. Ende këta për-an’ udhësë jan’ ata qi mbilletë fjala mb’ata; po kur ndëgjojnë vien Satanai përnjiherë, e u merr fjalënë qi ashtë mbiellë ndë zemërat t’atyneve. Ende këta kështu, jan’ ata qi janë mbiellë ndë vende gurishta, të cillëtë kur ndëgjojnë fjalënë, përnjiherë e marrinë me gëzim; po s’kanë rrajë ndë vetëvetëhet, po janë për pak kohë; mbasandai kur bahetë shtrëngim, a të ndiekunë për fjalënë përnjiherë shkandalizohenë. Ende këta qi janë mbiellë ndër drizat, jan’ ata qi ndëgjojnë fjalënë; po gailet’ e kësai jete, ende gënjim’ i gjasë, ende dëshërimetë për të tierat punë, hyjn’ e mbushinë fjalënë, ende bahetë pa-pemë. Po këta, jan’ ata qi u mbollnë ndë dhe të mirë, të cillëtë ndëgjojnë fjalën’, ende e presin’, ende bijënë pemë, për nji tri-dhitë, ende për nji gjashtë-dhitë, ende për nji nji qind. Ende u thoshte atyne: Mos vien kandili për me u vumë ndënë hu të drithit, a ndënë shtrat? E jo për me u vumë mbi kandilier? Sepse s’ashtë gja e mpshefët, qi të mos shpërfaqetë; as s’ashtë bamë ndonji gja e mpshefët, qi të mos dali për faqe. Ndë pastë kush veshë me ndëgjumë, le të ndëgjojë. Ende u thoshtë atyne: Veni ore qish ndëgjoni - me çfarë matësi matni, kanë me u matunë juve, ende ka me u shtumë mbë ju qi ndëgjoni. Sepse ati qi ka, do t’i epet’ ende tietër; ende ati qi s’ka, ende qish të ketë, do të mirretë prei ati. Ende thoshte: Kështu ashtë mbëretënia e Perëndisë, posi nji nieri qi hedh farë mbë dhet, ende fle, e çohetë nat’ e ditë, ende fara bin, ende rritetë, kështu qi ai s’e di se si. Sepse dheu bije pemë prei vetëvetëhesë; përpara bar, mbasandai plot me grun ndë kall. Ende pema kur piqetë përnjiherë dërgon drapëninë, sepse e mbërrini të korrëtë. Ende thoshte: Me se të përgjajmë mbëretënin’ e Perëndisë? A me çfarë parabulle ta vemë ngjat? Ashtë posi nji koqe senapi, e cilla kur mbilletë mbë dhet, ashtë ma e vogëlë se gjithë faratë qi janë mbë dhet, po si mbilletë, rritet’ e bahetë ma e madhe se gjithë barishtatë, ende ban dega të mëdha; kaqi sa shpendët’ e qillit mundenë me ndenjunë ndënë hijet t’asai. Ende me shumë këso parabullash u fliste fjalën’ atyne, sikurse mundeshinë me ndëgjumë. Ende pa parabullë nuk’ u fliste atyne, po dishepujvet vet ua sgjidhte të gjitha veç-anë. Ende mb’ate ditë, si u ngrys, u thot’atyne: Le të kapërcejmë përtej. Ende dishepujtë si lanë gjindëjenë, e murnë mbas vetëhesë, sikundrë ishte ndë lundrët; ende ishinë bashkë me ate ende të tiera lundrëza. Ende bahetë nji thëllim ere i math, ende valëtë bijënë mbrenda ndë lundrët, kaqi sa ajo ndashti po mbushei. Ende ai ishte ndë bisht të lundrëzë tue fjetunë mbi krenarenë; ende ata e çojn’, e i thonë: Mieshtër, a s’ke gaile, se po humbimë? Ende ai u çu, e qirtoi erën’, ende i tha detit: Pusho, mos pëzai! Ende pushoi era, ende u ba bunac’ e madhe. Mbasandai u tha atyne: Ç’frikësa jeni kështu? Si s’keni besë? Ende ata u frikunë me frikë të madhe, ende i thoshinë njiani tietrit: Vallë kush ashtë kyi, qi i ndëgjojnë ende era, ende deti? Ende erthnë përtej detit, ndë vend të Gadarenvet. Ende ai si dul prei lundrëzë, përnjiherë i dul përpara prei vorresh nji nieri me shpirt të ndytë, qi e kishte të ndenjunitë ndër vorret, ende askushi s’mundei me e lidhunë me vargje hekurash, sepse shumë herë qe lidhunë me hekura ndër kambë, e me vargje hekurash, po ai këpuste vargjet’ e hekuravet, ende dërrmonte hekurat’ e kambëvet; ende askushi s’mundei me e sbutunë. Ende për gjithë natën’ e për gjithë ditën’ ishte ndëpër malet, e ndëpër vorret, tue gërthitun’, e tue këputunë vetëvetëhenë me gurë. Ende kur pa Iesunë për së largu, u turr, ende e adhuroi, ende briti me za të math, e tha: Qish ke ti me mu, o Iesu, i Bir’ i Perëndisë naltë? Të ve be për Perëndinë, të mos më mundojsh, (Sepse Iesui i thoshte: Dil prei nieriut, o shpirt i ndytë). Ende e pyste: Si ta thon ’ emninë? Ende ai u përgjeq, e tha: Legjeon ma thon’ emninë, sepse jemi shumë. Ende i lutei shumë, për mos me i dërgumë jashtë vendit. Ende atie ndëpër ato male ishte tue kullotunë nji tuf’ e madhe thish. Ende gjithë diajt’ u lutnë, tue thanë: Dërgo-na ndër thit, qi të hyjmë ndër ata. Ende Iesui përnjiherë i la. Ende shpirtënat’ e ndytë dulnë, e hynë ndër thit; ende tufa u hoth prei shkrepit ndë det (ende ishin’ afërë dy mijë;) ende u mbytnë ndë det. Ende ata qi kullotshinë thitë iknë, ende dhanë za ndë për qytet e ndë për arat. Ende dulnë me pamë qish ashtë këjo punë qi u ba. Ende vinë ke Iesui, ende ven’ ore të diallosuninë qi pat pasunë legjeoninë, tue ndenjun’ e veshun’ e urtësumë; ende u frikunë. Ende ata qi pan’ u diftun’ atyneve, se si gjaiti puna mbë të diallosunin’, ende për thit. Ende ata fillunë t’i lutenë me ikunë prei synorevet atyne. Ende ai kur hyni ndë lundrët, ai qi pat qenë diallosunë i lutei qi të jetë bashkë me ate. Ende Iesui s’e la, po i tha: Shko ndë shtëpit tande ke të tutë, ende epu za për gjithë sa të bani Zoti, ende të përdëlleu. Ende ai iku, ende filloi me predikumë ndë Dhekapol, sa i bani ati Iesui, ende të gjithë mërekulloheshinë. Ende Iesui si kapërceu për-së-ri me lundrët për mb’-at-anë, shumë gjindëje u mbëloth ke ai, ende ai ishte për-anë detit. Ende ngje ke vien nji prei të parëvet synagogësë, qi e kishte emëninë Iair, ende kur pa ate, i bije ndër kambë, ende i lutei shumë, tue thanë, se: Eme bijëzë ashtë mbë frymë të mbrapme, të vish, e të vesh durët mbi ate, qi të shpëtojë’; ende ka me rrumë. Ende ai voiti bashkë me atë; ende shumë gjindëje e merrinë mbrapa, ende e shtrëngojinë. Ende nji gru qi i rrithte gjak dy-mbë-dhitë viet, ende kishte hekunë shumë prei shumë mëjekësish, ende kishte prishunë gjithë qish kishte pasunë, ende s’ishte bamë mirë aspak, po ishte bamë ma keq; ajo kur ndëgjoi për Iesunë, erdhi ndërmiet gjindëjesë mbrapa, e preku petkun’ e ati. Sepse thoshte, se: Ende ndë përkitsha petkat’ e ati, kam me shpëtumë. Ende përnjiherë iu shter të rriedhunit’ e gjakut; ende e ndijeu ndë korpt të vet, se u shëndosh prei sëmundëjesë. Ende Iesui përnjiherë si mur vesht ndër vetëhe fuqinë qi dul prei ati, u këthy ke gjindëja, e tha: Kush më preku petkatë? Ende dishepujt’ e ati i thoshinë: Shef gjindëjenë se të shtrëngon, ende thu - Kush më preku? Po ai vente ore rreth për me pam’ ate qi bani këte. Ende gruja tue u frikumë, ende tue u dridhunë, sepse e dinte se qish iu ba asai, erdhi, e i ra ndër kambë, ende i tha gjithë të vërtetënë. Ende ai i tha: Bijë, besa jote të shpëtoi; shko ndë paqtim, ende ij e shëndoshë prei sëmundëjesë s’ate. Ende ai kur ishte po tue folunë, vinë prei të parit synagogësë, tue thanë, se: Jot-bijë vdiq, përse e gulçon ma mieshtrinë? Po Iesui përnjiherë kur ndëgjoi këte fjalë qi u fol’, i thotë të parit synagogësë: Mos ki frikë, veç mbeso. Ende nukë la askënd me voitunë mbrapa ati bashkë, veç Pietrin’ ende Iakobin’ ende Gjionninë të vëllan’ e Iakobit. Ende vien ndë shtëpit të parit synagogësë, ende ve ore të përzime, tue qjamë, e tue ulurimë shumë. Ende si hyni, u thot’ atyne: Ç’përziheni, e qjani? Vajëza nuk vdiq, po po fle. Ende ata e përqeshshinë. Po ai si nxur jashtë të gjithë, merr me vetëhe të i atin’ e vajëzës’ ende t’amën’, ende ata qi ishinë bashkë me ate, ende hyn atie ku ishte diergunë vajëza. Ende si rroku për dore vajëzën’, i tha: Talitha kumi; qi ajo, këthymë do me thanë: Vajëzë, të thom, çohu. Ende përnjiherë vajëza u ngrit, ende ecëte; sepse ishte dy-mbë-dhitë vieç. Ende u mërekullunë me mërekulli të madhe. Ende i porositi shumë, të mos e marri vesht këte askushi; ende tha t’i epet’ asai me ngranë. Mbasandai dul prei andej, ende erdhi ndë dhet të vet; ende dishepujt’ e ati e marrinë mbrapa. Ende kur erdhi e shëtuna, filloi me mësumë ndë synagogoët; ende shumë vetë kur ndëgjojinë, mërekulloheshin’, e thoshinë: Prei kah i erthnë këti këto? Ende qish ashtë këjo dituni qi iu ka dhanë këti, sepse ende të këtilla mërekullia bahenë prei durësh ati? Nuk’ ashtë kyi ai qi ndërton, i bir’ i Marisë, e i vëllai Iakobit, e i Ioseut, e i Iudës’, e i Simonit? Ende nukë janë të motërat’ e ati këtu ndër ne? Ende shkandalizoheshinë mb’ate. Po Iesui u thoshte atyne, se: Nuk’ ashtë profet i pandershim gjeti, veç ndë dhet të vet, ende ndër nierëzit e vet, ende ndë shtëpit të vet. Ende s’mundei me bam’ atie as ndonji mërekulli, veç mbë pak të sëmunë vuni durët mbi ata, e i shëndoshi. Ende mërekullohei për pa-besënin’ e atyne. Ende shkonte rreth katundevet tue mësumë. Ende thirri për-anë të dy-mbë-dhitëtë, ende filloi me i dërgumë dy nga dy; ende u epte atyne urdhënë mbi shpirtënat e ndytë; ende i porositi mos me bartunë asgja mb’udhë, veç nji shkop vetëmë; as straicë, as bukë, as rame ndë brest, po të jenë mbathunë me shollëza, ende të mos veshinë dy palë petka. Ende u thoshte atyne: Mbë ç’shtëpi qi të hyni, mbetni atie ngjer sa të dilni andej. Ende sa vetë të mos u presinë juve, as të mos u ndëgjojnë juve, kur të dilni prei andej, shkundni pluhurin’ e rëposh kambëvet tuja për deshmi mb’ata. Me të vërtet po u thom juve, se: Ma i durushim ka me qenë mundimi ndë Sodomë a ndë Gomorë ndë ditë të gjyqit, se mb’atë qytet. Ende ata dulnë, e predikojinë qi të pendohenë. Ende nxirinë shumë diaj, ende lyjinë me voj shumë të sëmunë, ende i shëndoshshinë. Ende mbëret Herodi ndëgjoi për atë (sepse emëni i ati kishte dalë për faqe:), ende thoshte, se: Gjionni qi pagëzonte u ngjall prei së vdekunish, ende përandai punohenë këto mërekullia prei ati. Të tierë thoshinë, se: Asht’ Elia. Ende të tierë thoshinë, se: Ashtë profet, a posi nji prei profetënish. Po Herodi kur ndëgjoi, tha, se: Kyi asht’ ai Gjionni, qi e preva unë; ai ashtë ngjallë prei së vdekunish. Sepse ai Herodi dërgoi, e zuni Gjionnin’ ende e lidhi ndë burk, për Herodiadënë grun’ e Filippit të vëllait vet, sepse e kishte marrë për gru. Sepse Gjionni i thoshte Herodit, se: Nuk’ asht’ e udhësë me pasunë ti grun’ e t’yt vëlla. Andai Herodiada e kishte mëni, ende donte me e vramë; po nukë mundei. Sepse Herodi e kishte frikë Gjionninë, tue ditun’ ate për nieri të dreitë ende shenjt, ende e runte; ende ai kur ndëgjoi ate, bani shumë punë, ende i ndëgjonte me gëzim. Ende kur erdhi nji dit’ e mbarë, qi bante gosti Herodi për ditt e të lemit vet mbë të mëdhejt, e mbë kapidanat, e mbë të parët e Galilesë; ende atëherë hyni e bija asai Herodiadës’ e karceu, ende i pëlqeu Herodit, ende atyneve qi ishinë ndenjunë bashkë ndë mësallë, ende mbëreti i tha vajëzësë: Lyp-më qish të dushë, ende kam me ta dhanë. Ende i bani be asai, se: Ate qi të më lypish, kam me ta dhanë, ngjer mbë gjymsën’ e mbëretënisë s’eme. Ende ajo dul’ e i tha s’amësë: Qish të lypi? Ende ajo tha: Kryet’ e Gjionn pagëzorit. Ende ajo hyni përnjiherë me nxitim ke mbëreti, e lypi, tue thanë: Du të më apish përnjiherë mbë kupët kryet’ e Gjionn pagëzorit. Ende mbëreti u idhënu; po për bet qi bani, ende për ata qi ishinë ndenjunë bashkë ndë mësallë, nukë deshi me ia hedhunë poshtë të zotumitë. Ende mbëreti përnjiherë dërgoi nji trim, e urdhënoi me u prumë kryet’ e ati; ende ai voiti, e i preu kryetë ndë burk, ende pruni kryet’ e ati mbë kupët, ende ia dha vajëzësë; ende vajëza ia dha s’amësë vet. Ende dishepujt’ e ati kur ndëgjunë, erthnë, ende ngritnë korpin’ e ati, ende e vunë ndë vorrt. Ende apostujtë mbëlidhenë ke Iesui, ende i dhanë za për të gjitha, ende sa banë, ende sa mësunë. Ende ai u thot’ atyne: Eni ju vetë veç-anë ndë vend të shkretë, ende prahi pak, sepse ata qi vijin’ e shkojin’ ishinë shumë vetë, ende s’kishinë kohë as për me ngranë. Ende ata shkunë me lundrënë ndë nji vend të shkretë veç-anë. Ende gjindëja pan’ ata tue shkumë, ende shumë vetë e ngjoftnë, ende u lishunë prei gjithë qytetesh, e voitnë atie kambë, ende e mbërrin’ atie ma përpara se ata, ende u mbëlothnë ke ai. Ende Iesui kur dul, pa shumë gjindëje, ende iu dhimptnë, sepse ishinë posi dhentë qi s’kanë bari, ende filloi me i mësumë shumë. Ende ndashti mbassi kishte shkumë shumë kohë, dishepujt’ e vet afrohen’ e i thonë, se: Vendi asht’ i shkretë, ende ndashti koha ka shkumë shumë. Lisho ata, qi të shkojnë rreth aravet e katundevet, me blemë bukë për vetëhen’ e atyneve, sepse s’kanë se qish të hanë. Po ai u përgjeq, e u tha atyne: Epni ju atyneve me ngranë. Ende ata i thonë: Të shkojm’ e të blejmë dy qind dinarë bukë, ende t’u apim’ atyne me ngranë? Ende ai u thot’ atyne: Sa bukë keni? Shkoni e shifni. Ende si voitnë e panë, i thanë: Pesë, ende dy peshq. Ende ai urdhënoi ata me u ulunë të gjithë përmbi bar të ngjomë, e me ndenjunë tufa tufa. Ende ata ndejtnë rreth e rreth, kah nji qind, e kah pesë-dhitë. Ende ai si mur pesë bukët’ ende dy peshqitë, shtiu sytë ndë qill, e bekoi, ende theu bukët’, e ua dha dishepujtvet vet për me i vumë përpara atyneve; ende u dau të gjithëve dy peshqitë. Ende të gjithë hangrën, ende u nginë. Ende ngritnë dy-mbë-dhitë kosha plot me copa, ende me peshqit. Ende ata qi hangrën bukët’ ishin afërë pesë mijë burra. Ende përnjiherë nguti dishepujt’ e vet me hymë ndë lundrët, ende me shkumë përpara për-mb’-at’-anë ndë Bethsaida, ngjer sa të lishonte ai gjindëjenë. Ende si i lishoi, shkoi ndë malt për me u falunë. Ende si u ngrys, lundra ishte ndë miedis të detit, ende ai vetëmë mbi tokë. Ende pa ata tue u mundumë mbë të vozitunit, sepse era ishte kundrë atyneve; ende mbë të katrëtënë ruitien’ e natësë vien ke ata, tue ecunë mbi det, ende deshi me i kapërcymë. Po ata kur pan’ ate tue ecunë mbi det, kujtunë se ashtë hije, ende gërthitnë, sepse të gjith’ e panë, ende u përzinë. Ende përnjiherë foli bashkë me ata, e u tha atyne: Kini zemërë, unë jam, mos u frikoni. Ende hypi ndë lundrët ke ata, ende pushoi era; ende habiteshinë fort tepërë me vetëvetëhenë, ende mërekulloheshinë. Sepse nuk’ e murnë vesht prei bukëvet, sepse zemëra e atyneve ishte ashpërumë. Ende si kapërcynë, erthnë ndë dhet të Gennesaret, ende shtinë hekur ndë lima. Ende ata kur dulnë prei lundrëzë, përnjiherë e ngjoftnë, ende u turrën ndëpër gjith’ ato anë, e fillunë me prumë mbi shtratëna ata qi kishinë keq, aty ku ndëgjojinë se ashtë. Ende kudo qi hynte ndëpër katunde, a ndër qytete, a ndër ara vejinë të sëmunëtë ndëpër tregjet, ende i luteshinë të prekinë vetëmë sqepin’ e peykut ati; ende gjithë sa e prekshinë, shëndosheshinë. Atëherë mblidhenë ke ai Fariseitë, ende disa pre Shkruisish, qi kishin’ ardhunë prei Ierusalemit. Ende kur panë disa prei dishepujsh ati tue ngranë bukë me durë të ndyta, do me thanë të palame, i shanë. (Sepse Fariseit’ ende gjithë Iudeitë, ndë mos lafshinë durët ngjer ndë byrryl, nukë hanë, sepse mbanë fjalënë qi u kanë lanë pleqtë. Ende kur këthehenë prei tregut, ndë mos u lafshinë, nukë hanë. Ende shumë të tiera jan’ ato qi kanë marrë me i mbaitunë, të lame potirash, e qelqesh, e ramërishtash, e shtratënash.) Mbasandai Fariseit’ ende Shkruisit’ e pysinë: Përse dishepujt’ e tu nuk’ ecinë sikundrë kanë lanë fjalë pleqtë, po hanë bukë me durë të palame? Po ai u përgjeq, e u tha atyne, se: Isaia profetizoi mirë për ju hipokritënitë, sikundrë ashtë shkrumë: “Kyi populli më nderon me buzët, po zemëra e atyneve ashtë lark prei meje. Ende kot më kanë frikë, tue mësumë mësime, qi janë mësime nierëzish”. Sepse keni lanë porosin’ e Perëndisë, e mbani fjalëtë qi kanë lanë nierëzitë, të lame qelqesh, e potirash; ende bani shumë të tiera kësonash kështu. Ende u thoshte atyne: Mirë e hethni poshtë porosin’ e Perëndisë, qi të runi fjalënë qi keni lanë ju, Sepse Moiseu tha: “Ndero t’ët at’ e t’ët amë”; ende: “Kush flet keq për të i atin’ a për t’amën’, u maroftë me vdekë”. Po ju thoni: Nieriu ndë i dhashtë të i atit a s’amësë Kurban (qi do me thanë dhunëti), ashtë qish të mirë ke me pamë prei meje; mbaston. Ende s’e lini ma me i bamë gja të i atit vet, a s’amësë vet; ende shkelni fjalën e Perëndisë për fjalënë tui qi keni lanë; ende bani shumë kësonash kështu. Mbasandai si thirri për-anë gjithë gjindëjenë, u tha atyne: Të gjithë më ndëgjoni, ende merrni vesh - S’ashtë ndonji gja qi i hyn përjashta nieriut, qi mundetë me e ndymë, po ato qi dalinë prei ati, ato janë qi ndyjnë nierinë. Ndë pastë kush veshë me ndëgjumë, le të ndëgjojë. Ende kur hyni ndë shtëpi prei gjindëjesë, dishepujt’ e ati pysinë për parabullënë. Ende ai u thot’ atyne: Kështu ende ju jeni të pamarrë vesht? S’merrni vesht se çdo gja qi i hyn nieriut përjashta, nukë mundetë me e ndymë? Sepse nukë hyn ndë zemërët t’ati, po ndë barkut, ende del mbë të dalunit, qi qiron gjithë të ngranatë. Ende thoshte, se: Qish del prei nieriut, ajo ndyn nierinë. Sepse përmbrenda prei zemrësë nierëzëvet dalinë mendimet’ e këqia, ndynësina, kurvënia, vrasie, viedhësina, tepër-lakëmime, të keqie, gënjim, tepër-ndynësinë, syn’ i keq, vlasfimi, madhështi, marri; gjithë këto të këqia dalinë përmbrenda, ende ndyjnë nierinë. Ende u ngrit prei andyj, e shkoi mbë synoret e Tyrës’ e Sidonësë; ende si hyni ndë shtëpit, nukë deshi me e marrë vesht askush, po s’mufti me u bam’ e mpshefët. Sepse nji gru, të cillës’ e bijëza kishte shpirt të ndytë, kur ndëgjoi për ate, erdhi, e i ra ndër kambë (ende ajo gruja ishte Greke, Syrofinike prei kombit), ende i lutei me nxierrë diallinë prei së bijëzë vet. Po Iesui i tha: Le të ngihenë ma përpara dielmtë, sepse s’ashtë mirë me marrë kushi bukën’ e dielmvet, ende me ia hedhunë këlyshvet qenvet. Po ajo u përgjeq, e i tha: Po, Zot; po ende këlysht’ e qenvet përposh tuvezësë hanë prei thërrimevet e çunavet vogjilë. Ende ai i tha: Për këte fjalë shko; dialli dul prei s’at bije. Ende ajo kur voiti ndë shtëpit të vet, gjeti diallinë se kishtë dalë, ende të bijënë ranë mbi shtrat. Mbasandai si dul për-së-ri prei synorevet Tyrës’ e Sidonësë, erdhi ndë det të Galilesë, ndërmiet synorevet Dekapolit. Ende i bijenë nji shurth belbuq, ende i lutenë me vumë dorënë mbi ate. Ende ai e mur prei gjindëjesë veç-anë, e vuni gishtat’ e vet ndë veshët t’ati, ende si pështyni, preku gjuhën’ e ati; ende si shtiu sytë mbi qill, shamtini, ende i tha: Effatha, qi do me thanë: çilu. Ende përnjiherë u çelnë veshët’ e ati, ende u sgjith të lidhunit’ e gjuhës’ati, ende fliste dreitë. Ende i porositi mos i thonë askuit, po ai sa i porosiste, ata kaqi shumë ma tepërë leçisinë. Ende mërekulloheshinë fort tepërë, e thoshinë: Mirë i ka bamë të gjitha, ende ban shurdhatë me ndëgjumë, ende të pagojëtë me folunë. Nd’ato ditt mbassi ishinë shumë gjindëje, ende s’kishinë se qish me ngranë, Iesui thërriti për-anë dishepujt’ e vet, e u tha: Më dhimbetë për gjindëjenë, sepse janë tri ditt ndashti qi më presinë, ende s’kanë se qish të hanë; ende ndë i lishofsha agjinushim ndëpër shtëpiat e veta, kanë me u lodhunë mb’udhë, sepse disa prei atyneve kan’ ardhunë prei së largu. Ende dishepujt’ e ati iu përgjegjën: Prei kah do të mundetë kushi me ngimë këta me bukë këtu ndë shkretinë? Ende ai i pyt: Sa bukë keni? Ende ata thanë: Shtatë. Ende ai porositi gjindëjenë me u ulë për dhe; ende si mur shtatë bukëtë, e u fal ndersë, i theu, ende ua dha dishepujvet vet për me i vumë bukëtë gjindëjesë, ende ata i vunë përpara gjindëjesë. Ende kishinë pak peshq të vogjilë; ende si bekoi, tha me vumë përpara ende ata. Ende hangrën, e u nginë; ende ngritnë tepërica copash, shtatë shporta. Ende ata qi hangrën ishin’ afërë katër mijë vetë; mbasandai i lishoi. Ende përnjiherë hyni ndë lundrët bashkë me dishepujt e vet, e erdhi mb’anët Dalmanutha. Ende Fariseitë dulnë, ende fillunë ta pysinë, e të lypinë prei ati shenjë prei qillit, tue ngam’ ate. Po ai si shamtini ndë shpirt të vet, thotë: Ç’shenjë lypën kyi bres? Me të vërtet po u thom juve, se - S’ka me i dhanë shenjë këti brezi. Ende si i la, hyni për-së-ri ndë lundrët, e iku përtej. Ende ata harrunë me marrë bukë, ende s’kishinë me vetëvetëhe ndë lundrët, veç nji bukë. Ende ai i porosiste, tue thanë: Shikoni, ruhi prei brumit Farisevet, ende prei brumit Herodit. Ende ata mendoheshinë ndërmiet atyneve, tue thanë, se: Nukë kemi bukë. Ende Iesui si e mur vesht, u tha atyne: Qish mendoheni, se s’keni bukë? Ende s’merrni vesht, as s’kupëtoni? Ende po të ashpër’ e keni zemrënë tui. Tue pasunë sy, nukë shifni? Ende tue pasunë veshë, nukë ndëgjoni? Ende nukë mbani mend? Kur theva pesë bukëtë, mbë pesë mijë vetët, sa kosha plot me copa ngritët? I thonë: Dy-mbë-dhitë. - Ende kur theva shtatë bukëtë mbë katër mijë vetët, sa shporta mbushunë me copa ngritët? Ende ata thanë: Shtatë. Ende u thoshte atyne: Si nukë merrni vesht. Mbasandai vien ndë Bethsaida; ende i bijënë nji të verbët’, ende i lutenë me e prekunë. Ende ai si e mur për dore të verbëtinë, e nxur jashtë katundit; ende si pështyni ndër sy t’ati, vuni durët mbi ate, ende e pyste, ndë shef gja. Ende ai si çeli sytë, tha: Shof njierëzitë se ecinë posi druna. Mbasandai për-së-ri vuni durët mbë syt t’ati, ende e bani me çelunë sytë; ende u shëndosh, ende shifte të gjithë këthiellëtë. Ende e dërgoi ndë shtëpit t’ati, tue thanë: As ndë katund të mos hyjsh, as mos i thush këte askuit ndë katund. Mbasandai Iesui me dishepujt e vet dul ndë për katundet e Kaisarisë Filippit, ende pyste dishepujt’ e vet mb’udhë, tue u thanë: Cilli thonë nierëzitë, se jam unë? Ende ata u përgjegjën: Gjionn pagëzori; ende të tierë thonë: Elia; ende të tierë: Nji prei profetënash. Ende ai u thot’ atyne: Po ju cilli thoni, se jam unë? Ende Pietri u përgjeq, e i tha: Ti je Krishti. Ende ai i qirtoi, për mos me i thanë askuit për ate. Ende filloi me i mësumë, se i bir’ i nieriut duhetë me pësumë shumë, ende mos me u pëlqymë prei pleqsh e prei Krye-priftënash e prei Shkruisish; ende me u vramë, ende mbas tri ditsh me u ngjallë. Ende e fliste fjalënë ndër sy. Ende Pietri e mur mbas vetëhesë, e filloi me e qirtumë. Po ai si u këthy, e vuni ore dishepujt’ e vet, qirtoi Pietrinë, tue thanë: Ikë mbrapa meje, Satana, sepse s’ke ndër mend punët’ e Perëndisë, po punët’ e nierëzëvet. Ende si thirri për-anë gjindëjenë bashkë me dishepujt’ e vet, u tha atyne: Kush të detë me ardhunë mbrapa meje, le të mohojë vetëvetëhenë, ende le të ngrejë kryqin’ e vet, ende le të më marri mbrapa. Sepse kush të detë me shpëtumë jetën’ e vet, ka me e vdierrë; po kush të vdierri jetën’ e vet për punë t’eme, ende të ungjillit, kyi ka me e shpëtumë. Sepse ç’të mirë ka me iu bamë nieriut, ndë fitoftë gjithë botënë, ende të vdierri shpirtin’ e vet? Apo qish do t’api nieriu për ndërrim të shpirtit vet? Sepse cillit-do qi t’i vijë turp për mu, ende për fjalët e mia mbë këte mbres kurvar ende fajtur; ende të birit nieriut do t’i vijë turp për ate, kur të vijë ndë laft të Atit vet bashkë me engjujt e shenjtënushim. Ende u thoshte atyne: Me të vërtet po u thom juve, se janë disa prei këtyneve qi rrinë këtu, qi s’kanë me ngranë vdekë, ngjer sa të shofinë mbëretënin’ e Perëndisë ardhunë me fuqi. Ende mbas gjashtë ditsh Iesui merr me vetëhe Pietrin’ ende Iakobin’ ende Gjionnin’, ende i hypën vetëmë mbë nji mal të naltë veç-anë; ende ndërroi fytyrën’ e vet përpara atyne. Ende petkat’ e ati u banë të ndrituna e të bardha tepërë, posi bora, këso-faret qi as ai qi lan petkatë mbi dhet s’mundetë me i sbardhunë. Ende u duk mb’ata Elia bashkë me Moisenë, ende ishinë tue folunë bashkë me Iesunë. Ende Pietri u përgjeq, e i tha Iesuit: Mieshtër, mirë ashtë të jemi na këtu; ende le të bajmë tri tenda, nji për tyi, ende nji për Moisenë, ende nji për Elinë. Sepse s’dinte se qish me folunë, sepse ishinë tremunë. Ende i mbuloi nji re, ende erdhi nji za prei resë, tue thanë: Kyi ashtë biri em i dashumi; ati i ndëgjoni. Ende befas, kur vun’ ore rreth, s’panë ma askend, po Iesunë vetëmë bashkë me ata. Ende ata tue sdripunë prei malit, i porositi mos me i diftumë askuit sa panë, veç kur të ngjalletë prei së vdekunish i bir’ i nieriut. Ende ata e ruitnë fjalënë ndër vetëhe, tue u ngranë me fjalë njiani me tietrinë: Qish ashtë këjo e ngjallëme prei së vdekunish. Ende pysin’ ate, tue thanë: Përse thonë Shkruisitë, se duhetë me ardhunë ma përpara Elia? Ende ai u përgjeq, e u tha atyne: Elia vien ma përpara, ende ve mbë vend të gjitha punëtë; ende se si ashtë shkrumë për të birin’ e nieriut, se duhetë me hekunë shumë, ende se s’do ta kenë për gja. Po unë po u thom juve, se ende Elia erdhi, ende i banë sa deshnë, sikundrë ashtë shkrumë për ate. Ende kur erdhi ke dishepujt, pa shumë gjindeje rreth atyne, ende Shkruisitë tue u ngranë me fjalë bashkë me ata. Ende përnjiherë gjithë gjindëja kur pan’ ate, u habitnë, ende tue nxitumë, e përshëndetshinë. Ende ai pyeti Shkruisitë: Ç’haheni me fjalë bashkë me ata? Ende nji prei gjindëjes’ u përgjeq, e tha: Mieshtër, pruna t’em-bir ke ti, qi ka shpirt të pagojë; ende kudo ta zajë, e shkund, ende shkumon, e ngërcëllon dhambët’ e vet, ende thahetë; ende u thashë dishepujvet tu për me e nxierrë, po s’muftnë. Ende ai u përgjeq, e tha: O bres i pabesë, ngjer kur do të jemi bashkë me ju? Ngjer kur do t’u duroj juve? Bini ate ke unë. Ende e prunë ke ai; ende kur pa ate, përnjiherë shpirti e shqeu; ende ra për dhe, e tërhiqei barkas tue shkumumë. Ende ai pyti të i atin’ e ati: Sa kohë ka çë kur se i gjau këjo? Ende ai tha: Çë kur se ishte çun i vogëlë. Ende shumë herë e hodhi ende ndë ziarrm, ende nd’ujëna, për me u humbunë; po ndë mufsh me bamë gja, le të dhimbetë për ne, e na ndimo. Ende Iesui i tha këte: Ndë mufsh me mbesumë, të gjitha mundenë me u bamë mb’ate qi beson. Ende përnjiherë i ati çunit vogëlë thërriti me lot, tue thanë: Zot, mbesoj; ndimoi pa-besënisë s’eme. Ende Iesui kur pa se po mbëlidhei gjindëja, qirtoi shpirtin’ e ndytë, tue thanë: Shpirt i pagojë ende shurth unë të urdhënoj dil prei ati, ende mos hyjsh ma ke ai. Ende ai tue bërtitun’ e tue shqym’ ate shumë, dul; ende u ba posi i vdekunë; kaqi sa shumë vetë thoshinë se vdiq. Ende Iesui e kapi për dore, ende e çoi; ende u ngrit. Ende kur hynë ndë shtëpit, dishepujt’ e ati e pysinë veç-anë: Përse nukë muftëm na me e nxierrë? Ende ai u tha atyne: Kyi komp diajsh s’mundetë me dalunë me tietër gja, veç me të falun’ e me agjinim. Ende si dulnë andej, shkojinë ndëpër Galile, ende s’donte me e marrë vesht kushi. Sepse mësonte dishepujt’ e vet, e u thoshte, se i bir’ i nieriut epetë ndër durë të nierëzëvet, ende kanë me e vramë; ende si të vritetë, ka me u ngjallë të tretënë ditë. Po ata nuk’ e merrinë vesht fjalënë, ende kishinë frikë me e pytunë. Ende erdhi ndë Kapernaum, ende kur hyni ndë shtëpit, pyste ata: Qish mendoheshitë mb’udhë ndër vetëhe? Po ata s’pëzajinë, sepse mb’udhë banë kuvend ndërmiet atyneve, cilli ashtë ma i math. Ende si ndejti, thirri të dy-mbë-dhitëtë, ende u tha: Kush të detë me qen’ i parë, ka me qen’ i mbrapmi të gjithëve, ende shërbëtor i të gjithëve. Ende mur nji çun të vogëlë, ende e qindroi ndë miedis t’atyneve; ende si e mur n’grykë, u tha atyne: Kush të presi nji të këtillë çunash të vogëlë mb’emënit t’em, ka pritunë mu; ende kush të presi mu, s’ka pritunë mu, po ate qi më ka dërgumë. Ende Gjionni iu përgjeq, tue thanë: Mieshtër, pam nji nieri qi nxir diaj mb’emënit tand, i cilli nukë na vien mbrapa; ende e ndalëm, sepse nukë na vien mbrapa. Por Iesui tha: Mos e ndalni, sepse askushi s’asht’ ai qi ban mërekulli mb’emënit t’em, ende do të mundetë përnjiherë me folunë keq për mu. Sepse ai qi nuk’ ashtë kundrë nesh, ashtë bashkë me ne. Ende ai qi t’u api juve nji potir ujë mb’emënit t’em, sepse jeni të Krishtit, me të vërtet po u thom juve, s’ka me e humbunë pagën’ e vet. Ende ai qi të shkandalizojë nji prei kësish ma të vogjilish qi më mbesojnë, ashtë ma mirë për atë, ndë iu lithtë nji gur mullini mbë qafë t’ati, ende të hidhetë ndë det. Ende ndë të shkandalizoftë dora jote, preje; ashtë ma mirë për tyi me hymë ndë jetët me nji dorë, se tue pasunë të dy durët, me shkumë ndë xhehenem, ndë ziarrm të pa-shumë, atie ku “krymbi i atyneve s’ka të mbarume, ende ziarrmi s’ka të shumë”. Ende ndë të shkandalizoftë kamba jote, preje, sepse ashtë ma mirë për tyi me hymë ndë jetët çal, se tue pasunë të dy kambëtë, me u hedhunë ndë xhehenem, ndë ziarrm të pa-shumë; atie ku “krymbi i atyneve s’ka të mbarume, ende ziarrmi s’ka të shumë”. Ende ndë të shkandalizoftë syni yt, nxire; ashtë ma mirë për tyi me hymë me nji sy, ndë mbëretënit të Perëndisë, se tue pasunë dy sy, me u hedhunë ndë xhehenem të ziarrmit, atie ku “krymbi i atyneve s’ka të mbarume, ende ziarrmi s’ka të shumë”. Sepse çdo nieri ka me u krypunë me ziarrm, ende çdo kurban ka me u krypunë me krypë. Krypa asht’ e mirë, po ndë u baftë krypa e pashëllishime, me se keni me e shëllimë? Kini krypë ndër vetëhe, ende kini paqtim njiani me tietrinë. Ende si u ngrit prej andej, vien ndë synoret të Iudesë, për përtej Iordanit; ende prap shkojnë bashkë ke ai gjindëje; ende sikundrë e kishte zakon, prap i mësonte. Ende si erthnë për-anë Fariseitë, e pytnë, tue ngam’ ate: Ndë qoftë se asht’ e udhësë burri me lishumë grunë? Ende ai u përgjeq, e u tha atyne: Qish u ka porositunë juve Moiseu? Ende ata thanë: Moiseu na la me shkrumë letër së dameje, ende me e lishumë. Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Për zemërën’ e ashpërë tujën’ u shkroi juve këte porosi. Po çë ndë krye të herësë, çë kur se ashtë krijumë bota, Perëndia bani ata mashkull ende femënë. “Për këte punë nieriu ka me lanë të i atin’ ende t’amënë, ende ka me u ngjitunë mbas grusë vet; ende kanë me qenë të dy ndë nji mish”, kaqi sa nuk janë ma dy, po nji mish. Ate pra qi Perëndia bani parë, nieriu le të mos e dajë. Ende dishepujt’ e ati e pytnë prap ndë shtëpit për ate punë. Ende ai u tha atyne: Kush të lishojë grun’ e vet, ende të martohetë me tietër, kurvënon mb’atë. Ende gruja ndë lishoftë burrin’ e vet, ende të martohetë me tietër, kurvënon. Atëherë i prunë çuna të vogjilë, për me i prekunë; ende dishepujtë qirtojin’ ata qi i bijinë. Po Iesui kur pa, u zemëru, ende u tha atyne: Leni çunat’ e vogjilë me ardhunë ke unë, ende mos i ndalni, sepse për kësish ashtë mbëretënia e Perëndisë. Me të vërtet po u thom juve: Kush të mos presi mbëretënin’ e Perëndisë posi nji çun të vogëlë, s’ka me hymë mb’ate. Ende si i mur n’grykë, vuni durët mbi ata, ende i bekoi. Ende ai tue dalë mb’udhë, nji nieri u lishu me vrap, ende ra mbë gjunjë përpara ati, ende e pyste: Mieshtër i mirë, qish të baj qi të trashigoj jetën’ e pa-sosëme? Ende Iesui i tha: Ç’më thu i mirë? Askushi s’asht’ i mirë, për-veç nji Perëndie. I di porositë: “Mos kurvënojsh. Mos vrasish. Mos viedhish. Mos bajsh deshmi mbë rrenë. Mos bajsh dam. Ndero t’ët at’ e t’ët amë”. Ende ai u përgjeq, e i tha: Mieshtër, gjithë këto i kam ruitunë çë mbë të rit t’em. Ende Iesui shtiu sytë mb’ate, ende e deshi, ende i tha: Nji gja të mengon: shko, e shit sa ke, ende epua të vobegjëvet, ende do të kesh thesore ndë qill; ende eja, ngre kryqinë, e më merr mbrapa, Po ai tristoi për fjalënë, e shkoi idhënumë, sepse kishte gja shumë. Ende Iesui si vuni ore rreth, u tha dishepujvet vet: Sa me të vështirë kanë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë ata qi kanë gja! Ende dishepujtë tëmeroheshinë për fjalët e ati. Po Iesui prap u përgjeq, e u tha atyne: Dielm, sa e vështirë ashtë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë ata qi kanë shpëresënë mbë gjat! Ma kollai ashtë me shkumë kamilla ndëpër brimë të gjylpanësë, se i pasuni me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë. Ende ata mërekulloheshinë tepërë, tue thanë me vetëvetëhenë: Vallë cilli mundetë me u shpëtumë? Ende Iesui si shtiu sytë mb’ata, tha: Për-anë nierëzish asht’ e pamuntshime, po për-anë Perëndisë jo, sepse të gjitha janë të muntshime për-anë Perëndisë. Ende Pietri filloi me i thanë: Ngje na ke lam të gjitha, ende erthmë mbrapa teje. Ende Iesui u përgjeq, e tha: Me të vërtet po u thom juve, se askushi s’asht ai qi la shtëpi, a vëllazën, a motëra, a atë, a amë, a gru, a dielm, a ara, për punë t’eme ende të ungjillit, qi të mos marri nji qind për nji ndashti ndë këte kohë, shtëpia, e vëllazën, e motëra, a ama, a dilem, a ara, bashkë me të ndiekuna; ende ndë jetët qi vien, jetë të pasosëme. Po shumë të parë kanë me qenë të mbrapëm; ende të mbrapmitë të parë. Ende ishinë mb’udhë tue hypunë ndë Ierusalem; ende Iesui ishte tue primë përpara atyneve; ende ata mërekulloheshinë, ende e merrinë mbrapa tue pasunë frikë; ende ai mur për-anë pra të dy-mbë-dhitët’, e filloi me u than’ ato punë qi kishinë për me u bamë mb’ate. Se ngje ke po hypimë ndë Ierusalem; ende i bir’ i nieriut ka me u dhanë ndër durë të Krye-priftënavet, ende të Shkruisavet; ende kanë me e gjukumë për vdekë, ende kanë me e dhanë ndër durë të kombevet: ende kanë me luitunë me ate, ende kanë me e rrafunë ndë fallake, ende kanë me e pështymë ndër sy, ende kanë me e vramë; ende të tretënë ditë ka me u ngjallë. Ende atëherë vinë ke ai Iakobi ende Gjionni, të bijt’ e Zebedeut, tue thanë: Mieshtër, dumë me na bam’ ate qi të lypimë. Ende ai u tha atyne: Qish doni me u bam’ unë juve? Ende ata i thanë: Epna për me ndenjunë nji prei së diathtësë s’ate, e nji prei së mangjëtësë s’ate, ndë laft tand. Po Iesui u tha atyne: S’dini se qish lypni; mundeni me pim’ ate potirinë qi pij unë, ende me u pagëzumë me ate pagëziminë qi pagëzohem unë? Ende ata i thanë: Mundemi. Edhe Iesui u tha atyne: Atë potirinë qi pij unë, keni me e pimë, ende me ate pagëziminë qi pagëzohem unë keni me u pagëzumë; po me ndenjunë prei së diathtësë s’eme, e prei së mangjëtësë s’eme, nuk’ ashtë puna eme me e dhanë, po ka me u dhan atyneve qi ashtë bamë gati për ata. Ende të dhitëtë kur ndëgjunë, fillunë me u zemërumë për Iakobin’ e për Gjionninë. Po Iesui si i thirri për-anë, u thot’ atyne: E dini se ata qi dukenë se urdhënojnë kombetë, pushtojn’ata; ende të mëdhejt’ e atyneve urdhënojnë ata. Po s’ka me qenë kështu ndër ju; po kush të detë me u bam’ i math ndër ju, ka me qenë shërbëtori jui. Ende kush të detë prei jush me u bam’ i parë, ka me qenë shërbëtori i të gjithëve. Sepse ende i bir’ i nieriut nuk’ erdhi me u shërbymë, po me shërbymë, ende me dhanë jetën’ e vet shpërblim për shumë. Mbasandai vinë ndë Ieriho; ende ai si dul prei Ierihosë bashkë me dishepujt’ e vet, ende miaft gjindëje, Bartimeu i verbëtë, i bir’ i Timeut, rrinte për-an’ udhësë tue lypunë. Ende kur ndëgjoi se ashtë Iesu Nazoreasi, filloi me bërtitun’ e me thanë: Iesu, i bir’ i Davidit, përdellemë. Ende shumë vetë e qirtojinë qi të pushonte, po ai shumë ma tepërë bërtiste: I bir’ i Davidit, përdëllemë. Ende Iesui qindroi, e tha me u thirrunë. Ende ata thërrasinë të verbëtin’, e i thonë: Merr zemërë, çohu; po të thërret. Ende ai si hodhi petkun’ e vet’, u ngrit e erdhi ke Iesui. Ende Iesui u përgjeq, e i tha: Qish do me të bamë unë? Ende i verbëti i tha: Mieshtër, qi të çel sytë. Ende Iesui i tha: Shko, besa jote të shpëtoi. Ende përnjiherë çeli sytë, ende e merrte mbrapa Iesunë mb’udhë. Ende kur afrohenë ndë Ierusalemë, ndë Bethfagi ende ndë Bethani, ke Mali Ullivet, dërgon dy prei dishepujsh vet, ende u thot’ atyne: Shkoni mb’ate krye-katund qi ashtë kundruell jush, ende shpeit posa të hyni mb’ate, keni me gjetunë nji pulisht lidhunë, qi s’i ka hypunë askushi prei nierëzish; sgithnia e binia. Ende ndë u thashtë kushi juve: Qish bani kështu? Thoni, se: Zoti ka nevojë për ate; ende shpeit ka me e dërgumë këtu. Ende ata shkunë, ende gjetnë pulishtinë lidhunë ke dera jashtë ndërmiet dy udhësh; ende e sgidhnë. Ende disa prei atyneve qi ishinë ndenjun’ atie u thoshin’ atyne: Qish bani ashtu qi sgidhni pulishtinë? Edhe ata u than’ atyne sikundrë i pat porositunë Iesui, ende ata i lanë. Ende prunë pulishtinë ke Iesui, ende vunë petkat’ e veta mbi atë; ende ai i hypi. Ende shumë vetë shtrunë petkat’ e veta mb’udhë, ende të tierë këputshinë dega drush, e i shtrojinë mb’udhë. Ende ata qi shkojinë përpara, e ata qi e mërrinë mbrapa, bërtisinë, tue thanë: Hosanna! I Bekum’ asht’ ai qi vien mb’emënit të Zotit! E bekume ashtë mbëretënia qi vien mb’emënit të Zotit, atit t’anë Davidit: Hosanna mbë të naltat! Ende Iesui hyni ndë Ierusalem, ende ndë tempull; ende si vuni ore rreth të gjitha, po mbassi ishte ndashti koha vonë, dul ndë Bethani bashkë me të dy-mbë-dhitët. Ende ndë nesëret, si dulnë prei Bethanisë, i erdhi u; ende kur pa nji dru fiku për së largu qi kishte gjethe, erdhi me gjetunë ndonji send mb’ate; ende si erdhi mb’ate, s’gjeti gja, veçe gjethe, sepse s’ishte kohë fiqsh. Ende Iesui u përgjeq, e i tha drusë fikut: Askushi mos hangrëtë ma pemë prei teje për gjithë jetënë. Ende dishepujt’ e ati ndëgjojinë. Ende vinë ndë Ierusalem, ende Iesui si hyni ndë tempull, filloi me nxierrë ata qi shisin’ e blejinë ndë tempull, ende rrenoi truvezat’ e truvezarëvet, ende shqembet’ e atyne qi shisinë pullumbatë. Ende s’linte askend me prum’ enë ndëpër tempullinë. Ende mësonte, tue e than’ atyne: Nuk’ ashtë shkrumë “Se shtëpia eme ka me u quitunë shtëpi lutëje mbë gjithë kombet?” Po ju e batë “shpellë kursarësh”. Ende Shkruisit’ ende Krye-priftënitë ndëgjunë, ende kërkojinë kush me e prishunë, sepse e drojinë, se gjithë gjindëja mërekullohei për mësimin’ e ati. Ende kur u ngrys, dilte jashtë qytetit. Ende ndë natiet, tue shkum’ ata aty-dreiti, panë drun’ e fikut thamë çë prei rranjash. Ende Pietrit si i ra ndër mend, i tha: Mieshtër, shif, druja e fikut qi mallëkove ashtë thamë. Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Kini besë mbë Perëndinë. Sepse me të vërtet po u thom juve, se kush t’i thotë këti mali: Ngreu, e hidhu ndë det; ende të mos jetë me dy mendesh ndë zemërë të vet, po të besojë, se sa thotë bahenë; ka me u bamë mb’ate qish të thotë. Përandai po u thom juve: Gjithë sa të lypni me u falunë, besoni se i merrni, ende kanë me u bamë juve. Ende kur të rrini me u falunë, ndëjeni, ndë paçi gja kundrë ndonjianit, qi ende Ati jui qi ashtë ndë qijet t’u ndëjejë juve fajetë tuja. Po ndë mos ua ndëjefshi ju, as Ati jui qi ashtë ndë qijet s’ka me u ndëjymë juve fajet tuja. Mbasandai vinë prap ndë Ierusalem; ende ai tue ecunë ndë tempull, vinë ke ai Krye-priftënit’ ende Shkruisit’ ende pleqtë, e i thonë: Me çfarë urdhëni ban këto? Ende cilli ta ka dhanë këte urdhënë, qi të bajsh këto? Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Ende unë kam me u pytunë juve nji fjalë ende m’u përgjegjëni, ende atëherë kam me u thanë juve me çfarë urdhëni baj këto. Pagëzimi i Gjionnit prei qillit ishte, a prei nierëzish? M’u përgjegjëni. Ende ata mendoheshinë me vetëvetëhenë, tue thanë: Ndë thançim - Prei qillit; ka me thanë - Përse pra s’i besutë? Po ndë thançim - Prei nierëzish; droishinë popullinë; sepse të gjith’ e kishinë Gjionninë, se ashtë profet me të vërtet. Ende ata u përgjegjën, e i thanë Iesuit: Nukë dimë. Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: As unë s’u thom juve me çfarë urdhëni baj këto. Mbasandai filloi me u than’ atyne me parabulla. Nji nieri mbull nji veshtë, ende e thuri me garth, ende gërmihi nji gaviç, ende ndërtoi nji pyrk, ende e dha ndër bujqë, ende iku ndë dhe të huj. Ende ndë kohë të pemëvet dërgoi nji shërbëtur ke bujqit, qi të marri prei bujqish prei pemësë veshtit. Po ata e zunë, ende e rrafnë, ende e dërgunë prapa shprazëtë. Mbasandai për-së-ri dërgoi nji tietër shërbëtur ke ata; po ende ate e rrafnë me gurë, ende i çanë kryetë, ende e dërgunë prapa të turpënumë. Mbasandai për-së-ri dërgoi nji tietër, po e vranë; mbasandai dërgoi shumë të tierë, po disa i rrafnë, ende disa i vranë. Tue pasunë pra ende nji bir të dashunin’ e vet, e dërgoi ende ate ke ata së mbrapmi, tue thanë, se: Kanë me pasunë turp t’em-bir. Por ata bujqitë thanë me vetëvetëhenë, se: Kyi ashtë trashigimtari; eni, le ta vrasimë, ende trashigimi ka me qen’ yni. Ende e murnë, ende e vranë, ende e nxurnë jashtë veshtit. Qish ka me bamë pra i zoti veshtit? Ka me ardhunë, ende ka me prishunë bujqitë, ende veshtinë ka me ua dhanë të tierëve. As këte shkronjë s’e keni këndumë: “Ate gurinë qi s’e pelqyn’ ata qi ndërtojnë, kyi u ba për krye sqepi; prei Zotit u ba këjo, ende asht’ e mërekullushime ndë syt t’anë.”? Ende ata kërkojinë me e zanë, po patnë frikë gjindëjenë, sepse e murrnë vesht, se ka këte parabullë për ata; ende e lan’ e iknë. Mbasandai dërgojnë ke ai disa prei Fariseish e prei Herodianësh, për me e zanë me fjalë. Ende ata erthnë, e i thanë: Mieshtër, e dimë se je i vërtetë, ende s’do të dish as për kend, sepse nukë shikon faqen’ e nierëzëvet, po mëson udhën’ e Perëndisë me të vërtet. Asht’ e udhësë me dhanë Kaisarit kens, a jo? Të apimë a të mos apimë? Ende ai si ngjofti hipokrisin’ e atyne, u tha atyne: Ç’më ngitni? Bini mu nji dinar, qi ta shof. Ende ata i prunë, ende ai u thot’ atyne: Kuit ashtë këjo shëmbëllesë, ende këjo përmbi-shkronjë? Ende ata i thanë: E Kaisarit. Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Lani Kaisarit, ato qi janë të Kaisarit, ende Perëndisë, ato qi janë të Perëndisë. Ende ata u mërekullunë për ate. Mbasandai vinë ke ai Saddukeitë, të cillëtë thonë se s’ashtë të ngjallunë; ende e pytnë, tue thanë: Mieshtër, Moiseu na ka shkrumë, se ndë i vdektë kuit i vëllai, ende të lajë gru, ende të mos lajë dielm, i vëllai ati të marri grun’ e ati, ende të ngjalli farë për të vëllan’ e vet. Ishinë pra shtatë vëllazën, ende i pari mur gru, ende kur vdiq, nukë la farë. Ende i dyti e mur, ende vdiq, po as ai s’la farë; ende i treti po kështu. Ende të shtatët’ e murnë, ende nukë lanë farë; së mbrapmi të gjithëve vdiq ende gruja. Mbë të ngjallunit pra, kur të ngjallenë, cillit prei atyne ka me qenë gruja? Sepse të shtatët’ e patnë ate gru. Po Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Nukë gënjeheni për këte, sepse nukë dini shkronjatë, as fuqin’ e Perëndisë. Sepse kur të ngjallenë prei së vdekunish, as martojnë, as martohenë; po janë posi engjujtë qi janë ndë qijet. Ende për të vdekunit, se ngjallenë; a s’keni këndumë ndë libër të Moiseut, si i tha Perëndia ndë ferrët, tue thanë: “Unë jam Perëndia i Abrahamit, ende Perëndia i Isaakut, ende Perëndia i Iakobit?” Perëndia nuk’ ashtë Perëndi të vdekunish, po Perëndi të gjallësh; ju pra gënjeheni shumë. Atëherë nji prei Shkruisish, qi ndëgjoi ata se po haheshinë me fjalë, tue ditunë se iu përgjeq mirë, u afru, ende e pyti: Cilla porosi asht’ e para të gjithëve? Ende Iesui u përgjeq se: E para gjithë porosivet ashtë “Ndëgjo, Israel: Zoti Perëndia ynë ashtë nji Zot; ende të dushë Zotinë Perëndinë tand me gjithë zemërënë tande, ende me gjithë shpirtinë tand, ende me gjithë mendienë tande, ende me gjithë vërtytënë tande.” Këjo asht’ e para porosi. Ende e dyta po kështu, ashtë këjo: “Të dushë fëqinë tand posi vetëhenë.” Tietër porosi ma e madhe prei këtyne nuk’ ashtë. Ende Shkruisi i tha: Mirë, Mieshtër, me vërtet the, se nji ashtë Perëndia; ende s’ashtë tietër veç ati; ende me dashun’ ate me gjithë zemërën’, ende me gjithë mendien’, ende me gjithë shpirtin’, ende me gjithë vërtytën’, ende me dashunë fëqinë posi vetëhenë, ashtë ma tepërë se gjithë kurbanetë gjithë-diegëmetë, ende se kurbanetë. Ende Iesui kur pa ate se u përgjeq me mend, i tha: Nukë je lark prei mbëretënisë Perëndisë. Ende askushi s’kuconte ma me e pytunë. Ende Iesui u përgjeq, e tha, tue mësumë ndë tempull: Qysh thonë Shkruisitë, se Krishti asht’ i bir’ Davidit? Sepse ai Davidi tha prei anësë Shpirtit Shenjt: “I tha Zoti Zotit t’em - Rri prei së diathtësë s’eme, ngjer sa të ve anëmiqt’ e tu ndënë kambët e kambëvet tua”. Ai Davidi pra i thotë: Zot; ende kah asht’ i bir’ i ati? Ende gjithë gjindëjes’ i kishte anda me ndëgjum’ ate, Ende u thoshte atyne ndë mësim të vet: Veni ore prei Shkruisish qi dunë me ecunë me stolia, ende të përshëndetuna ndëpër tregjet, ende vende të para ndëpër synagogat, ende krye-mësalla ndëpër darkat; ata qi hanë shtëpiat’ e të vevet, ende këte e bajnë tue shtimë shkaik se falenë shumë, këta kanë me marrë ma tepërë mundim. Ende Iesui ndejti kundruell sendukut limoshënës’, e vente ore si hithte gjindëja ka nji rame ndë senduk të limoshënësë; ende shumë të pasunë hethshinë shumë. Ende erdhi nji gru e ve e vobektë, ende hodhi dy të imëta, do me thanë nji kodrat. Ende Iesui thirri për-anë dishepujt’ e vet, e u tha: Me të vërtet po u thom juve, se ajo gru e ve e vobektë ka hedhunë ma tepërë se të gjith’ ata qi hodhnë ndë senduk të limoshënësë, sepse të gjithë hothnë prei të teprumit atyneve; po ajo prei të mangunit asai hodhi gjithë sa pat, gjithë gjan’ e vet. Ende ai tue dalunë prei tempullit, i thoshte nji prei dishepujvet ati: Mieshtër, shif çfarë gurësh të mëdhej, ende çfarë ndërtesash të mëdha! Ende Iesui u përgjeq, e i tha: Shef këto ndërtesa të mëdha? S’ka me mbetunë gur mbi gur qi nukë do të rrenohetë. Mbasandai ai tue ndenjunë ndë Malt të Ullivet, kundruell tempullit, Pietri ende Iakobi ende Gjionni ende Andreu e pysinë veç-anë: Na thui, kurë kanë me u bamë këto? Ende ç’shenjë ka me qenë kur të mbarohenë këto të gjitha? Ende Iesui tue u përgjegjun’ atyne filloi me thanë: Veni ore mos u gënjejë kushi juve, sepse shumë vetë kanë me ardhunë mb’emënit t’em, tue thanë, se - Unë jam; ende kanë me gënjymë shumë vetë. Ende kur të ndëgjoni luftëna, ende zana luftënash, mos droni, sepse duhenë me u bamë këto; po ende nuk’ asht’ e mbrapmeja. Sepse ka me u ngritunë komp kundrë kombi, ende mbëretëni kundrë mbëretënie; ende kanë me u bamë tërmetëna vende mbë vende, ende kanë me u bamë zina për bukë, e të përzime; këto janë të fillumet’ e të vështiravet. Po ju veni ore vetëhenë tui, sepse kanë me u dhanë juve ndë durë ndëpër bashkë-ndejtie, ende ndëpër synagoga; keni me u rrafunë, ende keni me ndenjunë përpara guvernatorëve, e mbëretënave, për punë të meje për deshmi mb’ata. Ende duhetë me u predikum’ ungjilli ma përpara ndëpër gjithë kombet. Po kur t’u bijënë juve për me u dhanë juve ndër durë, mos kini gaile përpara se qish keni me folunë, as mos pisatoni, po qish t’u epetë juve nd’ate ore, këte flitni, sepse s’jeni ju ata qi flitni, po Shpirti Shenjt. Ende i vëllai ka me dhanë ndë durë të vëllanë për vdekë, ende i ati të birinë; ende dielmtë kanë me ngritunë krye kundrë përindvet, ende kanë me i vramë. Ende keni me qenë të marrë mëni prei së gjithëve për emninë t’em, po kush të durojë ngjer së mbrapmi, kyi ka me u shpëtumë. Ende kur të shifni “të ndytët’ e së shkretumesë”, qi ashtë thanë prei profetit Daniel, ndenjun’ atie ku s’duhetë (ai qi këndon le të marri vesht), atëherë ata qi të jenë ndë Iude, le t’ikinë ndëpër malet; ende ai qi të jetë mbi majët të shtëpisë, le të mos sdrypi ndë shtëpi, as le të mos hyjë me marrë gja prei shtëpisë vet; ende ai qi të jetë nd’arë, le të mos këthehetë mbrapa me marrë petkun’ e vet. Po mjer mb’ato qi janë të mbarsëme, ende mb’ato qi kanë foshënjë për gji nd’ato ditt! Ende faluni për mos me u bamë të ikunitë tui ndë dimënë. Sepse nd’ ato ditt ka me qenë i këtillë shtrëngim, qi nuk’ ashtë bamë kështu çë kurë se ashtë fillumë krijesa qi krijoi Perëndia, ngjer ndashti, ende as s’ka me u bamë. Ende Zoti ndë mos i kishte pasë shkurtum’ ato ditt, s’kishte për me pështum’ as ndonji korp, po për të sgjedhunit, qi i ka sgjedhunë, shkurtoi ditt. Ende atëherë ndë u thashtë juve kushi: Ngje ku ashtë Krishti këtu; a: Ngje ku asht’ atie; të mos mbesoni, sepse kanë me u ngritunë krisht-rrenësa, e profet-rrenësa, ende kanë me banë shenjë, e mërekullia, për me gënjym’ ende të sgjedhunitë ndë mufshinë. Po ju veni ore. Ngje ku u thashë juve të gjitha çë përpara. Po nd’ato ditt, mbas ati shtrëngimi, dilli ka me u errunë, ende hana s’ka me dhanë dritën’ e vet, ende yjet’ e qillit kanë me ranë, ende fuqiatë qi janë ndë qillt kanë me u tundunë. Ende atëherë kanë me pamë të birin’ e nieriut tue ardhunë ndër re me shumë fuqi, ende me laft. Ende atëherë ka me dërgum’ engjujt’ e vet, ende ka me mbëledhunë të sgjedhunit’ e vet prei së katër erash, prei kantit dheut ngjer mbë kant të qillit. Ende prei drusë fikut mirrni vesht parabullënë: Kur t’i bahetë ndashti asai dega e butë, ende të nxierri gjethetë, dinia se ashtë ngjat të korrëtë; kështu ende ju, kur të shifni këto se bahenë, dinia se ashtë ngjat mbi dyrët. Me të vërtet po u thom juve, se kyi bres s’ka me shkumë, ngjer sa të bahenë gjithë këto. Qilli ende dheu kanë me shkumë, po fjalët’ e mia s’kanë me shkumë. Ende për ate ditë, e për ate orë askushi s’e di, as engjujtë qi janë ndë qill, as Biri, po veç Ati. Veni ore, rrini qutë, ende faluni, sepse nukë dini kurë ashtë koha. Sepse kjo ka me qenë posi nji nieri dalunë ndë dhe të huj, i cilli la shtëpin’ e vet, ende dha pushtetinë ndër shërbëtorët e vet, ende mbë gjithë-se-cillinë punën’ e vet, ende porositi portarinë me ndenjunë qutë. Rrini qutë pra (sepse s’dini kurë vien i zoti i shtëpisë ndë të ngrysunit, a ndë mies-natë, a ndë këndim të gjelit, a ndë mëngjest); drui se mos vien befas, e u gjen’ juve tue fjetunë. Ende ato qi po u thom juve, ua thom të gjithëve: Rrini qutë. Ende mbas dy ditsh ishte pashka, ende pabrumietë; ende Krye-priftënit’ ende Shkruisitë kërkojinë si me e zanë me gënjim, ende me e vramë. Ende thoshinë: Jo për ditë feste, se mos bahetë të përzimë prei popullit. Ende ai kur ishte ndë Bethani, ndë shtëpit të Simonit kromosunë, tue ndenjunë ndë mësallë, erdhi nji gru qi kishte nji alabastër me voj ere prei narde të papërzime, shumë të shtreitë, ende si theu alabastrënë, derdhi vojinë përmbi kryet t’ati. Ende ishinë disa vetë qi zemëroheshinë ndër vetëhe, e thoshinë: Për ç’punë me humbunë kyi voj ere? Sepse kyi mundei me u shitunë përmbi tre qind dinarë, ende me u dhanë ndëpër të vobegjitë. Ende zemëroheshinë kundrë asai. Ende Iesui tha: Leni ate; ç’e mundoni ate? Punoi punë të mirë mbë mu. Sepse të vobegjit’ i keni përherë bashkë me vetëhenë tui, ende kur të doni, mundeni me u bamë mirë atyne, po mu s’më keni përherë. Ate qi mufti ajo, e bani; e mbërrini çë përpara me lymë me voj ere korpinë t’em për të vorrumit. Me të vërtet po u thom juve: Kudo të predikohetë kyi ungjill ndë gjithë botënë, ende këjo punë qi bani ajo ka me u folonë për me u përmendun’ ajo. Ende atëherë Iuda Iskarioti, nji prei të dy-mbë-dhitësh, shkoi ke Krye-priftënit, për me dhan’ ate ndër durë t’atyneve. Ende ata kur ndëgjunë, u gëzunë, ende iu zotunë me i dhan’ argjand. Ende ai kërkonte si me e trathtumë me kohë të mirë. Ende të parënë ditën’ e festësë të pabrumievet, kur bajinë kurban pashkënë, dishepujt’ e ati i thonë: Ku do të shkojm’ e të bajmë gati qi të hash pashkënë? Ende ai dërgon dy vetë prei dishepujvet vet, ende u thot’ atyne: Shkoni ndë qytet, ende ka me u hasunë nji nieri tue bartunë nji shtambë uji; shkoni mbas ati, ende ku të hyjë ai, thoni të zotit shtëpisë, se Mieshtri thotë - Ku ashtë të ndenjunitë qi kam me ngranë pashkënë bashkë me dishepujt’ e mi? Ende ai ka me u diftumë juve nji dhomë të madhe sipër, shtrumë gati; atie bani gati për ne. Ende dishepujt’ e ati dulnë, ende erthnë ndë qytet, ende gjetnë sikundrë u tha atyne, ende banë gati pashkënë. Ende si u ngrys, vien bashkë me të dy-mbë-dhitët. Ende ata tue ndenjunë ndë mësallë, e tue ngranë, Iesui tha: Me të vërtet po u thom juve, se nji prei jush qi ha bashkë me mu, ka me më trathtumë. Ende atyneve fillunë me u ardhunë keq, ende me i thanë nji ka nji: Mos jam unë? Ende tietri: Mos jam unë? Ende ai u përgjeq, e u tha atyne: Nji prei të dy-mbë-dhitëvet, qi ngjyn bashkë me mu ndë kupët. I bir’ i nieriut vete, sikundrë ashtë shkrumë për ate; po mjer mb’ate nieri, qi trathtohet’ i bir’ i nieriut prei ati! Ishte mirë për atë nieri, të mos kishte lemë. Ende ata tue ngranë, Iesui mur bukë, ende bekoi, ende e theu, ende ua dha atyne, ende tha: Merrni, e hani; kyi ashtë korpi em. Ende mur potirin’, ende si u fal ndersë, ua dha atyne, ende të gjithë pinë prei ati. Ende u tha atyne: Kyi ashtë gjaku em i dhiatësë re, qi ashtë derdhunë për shumë; me të vërtet po u thom juve, se s’kam me pimë ma prei pemësë qi pill hardhia, ngjer mb’ate ditë kur ta pij të re ndë mbëretënit të Perëndisë. Ende si këndunë hymnën, dulnë ndë Malt të Ullivet. Ende Iesui u thot atyne, se: Të gjithë keni me u shkandalizumë mbë mu këte natë, sepse ashtë shkrumë: “Kam me i ranë bariut, ende dhentë kanë me u përdamë”. Po mbassi të ngjallem unë, kam me voitunë ma përpara se ju ndë Galilet. Po Pietri i tha: Ende të gjithë ndë u shkandalizofshinë, po unë jo. Ende Iesui i thotë: Me të vërtet po të thom, se sot këte natë, para se të këndojë gjeli dy herë, ke me më mohumë tri herë. Po ai ma tepërë thoshte, se: Ndë u lypstë me vdekun’ unë bashkë me tyi, s’kam me të mohumë. Kështu ende gjithë të tierëtë thoshinë. Mbasandai vinë ndë nji katund qi quhetë Gethsemani, ende u thotë dishepujvet vet: Rrini këtu, ngjer sa të falem. Ende merr mbas vetëhesë bashkë Pietrin’ ende Iakobin’ ende Gjionnin, ende filloi me u frikumë, ende me i ardhunë randë; ende u thot’ atyne: Shpirti em ashtë shumë idhënutë, ngjer mbë vdekë; mbetni këtu, ende rrini qutë. Ende ai si shkoi pak përpara, ra për dhe, ende falei, qi ndë qoftë se mundetë me shkumë prei ati këjo orë. Ende thoshte: Abba, o Atë, të gjitha mundenë ke ti; largo këte potir prei meje, po jo qish të demi unë, po qish të dushë ti. Ende vien, e gjen ata tue fjetunë, ende i thotë Pietrit: O Simon, po fle? S’mufte me ndenjunë qutë nji orë. Rrini qutë, ende faluni, qi të mos hyni ndë ngasëje, sepse shpirti ashtë gati, po mishi asht’ i pafuqishim. Ende prap shkoi, e u fal, tue thanë po ate fjalë. Ende si u këthy, gjet ata prap tue fjetunë, sepse syt’ e atyneve ishinë randumë, ende nukë dijinë qish me iu përgjegjunë. Mbasandai vien të tretënë herë, e u thot’ atyne: E lini pra, ende prahi; miaft, erdhi ora; ngje i bir’ i nieriut ke epetë ndër durë të fajtorëvet. Çohi, të shkojmë; ngje ai qi më trathton ke u afru. Ende përnjiherë, ai kur ishte po tue folunë, vien Iuda, qi ishte nji prei të dy-mbë-dhitësh, ende bashkë me ate shumë gjindëje me thika e me dru, prei anësë Krye-priftënavet e Shkruisavet e pleqvet. Ende ai qi e trathtoi u kishte dhan’ atyne shenjë, tue thanë, se: Ate qi të puth, ai ashtë; zinia, ende binia ruitunë. Ende si erdhi, përnjiherë u afru ke ai, e i tha: Mieshtër, Mieshtër - ende e puthi. Ende ata vunë durët’ e veta mbi ate, ende e zunë. Ende nji prei asish qi rrijin’ aty hoqi thikën’ e i ra shërbëtorit Krye-priftit, ende i preu veshinë. Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Posi mbi kursarë keni dalunë me thika e me dru, me më zanë? Përditë kam qenë ndër ju ndë tempull tue mësumë, ende nukë më zutë, po këjo u ba qi të mbushenë shkronjatë. Ende si e lanë, iknë të gjithë. Ende nji farë dialoshi e merrte mbrapa, mpështiellë me nji pëlhurë për likure; ende dialoshat’ e zanë, po ai la pëlhurënë, ende iku prei asish lakuriq. Ende prunë Iesuinë ke Krye-prifti; ende mblidhenë ke ai gjithë Krye-priftënit’ e pleqt’ e Shkruisitë. Ende Pietri e mur mbrapa për së largu ngjer mbrenda nd’avlli të Krye-priftit; ende ishte tue ndenjunë bashkë me shërbëtorët, ende po ngrofei ndë ziarrm. Ende Krye-priftënit’ ende gjithë bashkë-ndejtia kërkojinë deshmi kundrë Iesuit për me e vramë, po nukë gjejinë. Sepse shumë vetë dhanë deshmi rrenë kundrë ati, po deshmiatë nuk ishinë si nji-nji. Ende disa u ngritnë, e banë deshmi rrenë kundrë ati, tue thanë, se: Na ndëgjum ate, tue thanë, se - Unë kam me prishumë këte tempull, qi ashtë bamë me dorë, ende për tri ditt kam me ndërtumë nji tietër pabamë me dorë. Po as kështu deshmia e atyneve s’ishte si nji-nji. Atëherë Krye-prifti u çu ndë miedis, e pyti Iesunë, tue thanë: Nukë përgjegje aspak? Ç’deshmi apinë këta kundrë teje? Po ai s’pëzante, ende nukë përgjegjei asgja. Prap Krye-prifti e pyti, ende i tha: Ti je Krishti, i Biri të Bekumit? Ende Iesui tha: Unë jam; ende keni me pamë të birin’ e nieriut tue ndenjunë prei së diathtësë fuqisë, ende tue ardhunë bashkë me ret e qillit. Atëherë Krye-prifti shqeu petkat’ e veta, e tha: Ç’nevojë kemi ma për deshmitarë? E ndëgjutë vlasfiminë, si u duketë juve? Ende ata të gjith’ e gjukunë, se ashtë fajtur për vdekë. Ende disa fillunë me e mpështymë ndër sy, e me i mbulumë faqenë, e me i ranë me grusht, e me i thanë: Profetizo; ende shërbëtorët’ i bijinë me shuplaka. Ende Pietri kur ishte nd’avlli poshtë, vien nji prei shërbëtoresh Krye-priftit, ende kur pa Pietrinë tue u ngrofunë, shtiu sytë mb’ate, e tha: Ende ti ishie bashkë me Iesu Nazarinasinë. Po ai e mohoi, tue thanë: Nukë dij, as nukë marr vesht qish thu ti. Ende dul jashtë përpara avllisë; ende gjeli këndoi. Ende shërbëtoreja kur pa ate prap, filloi me u than’ atyneve qi ishinë tue ndenjun’ aty, se: Kyi asht’ prei asish; po ai prap e mohonte. Ende mbas pak here ata qi ishinë ndenjun’ aty prap i thanë Pietrit: Me të vërtet je prei asish: sepse je Galileas, ende të folunitë t’at përgjan. Po ai filloi me nemun’ e me bamë be, se: Nuk’ e dij këte nieri qi thoni. Ende gjeli këndoi për së dyti. Ende Pietrit i ra ndër mend fjala qi i pat thanë Iesui, se: Para se të këndojë gjeli dy herë, ke me më mohumë tri herë. Ende filloi me qjamë. Ende përnjiherë ndë natiet Krye-priftënitë bashkë me pleqt e me Shkruesit, ende gjithë bashkë-ndejtia banë këshille; ende si lithnë Iesunë, e prun’, ende e dhanë ndër durë të Pilatit. Ende Pilati e pyti: Ti je Mbëreti i Iudevet? Ende ai u përgjeq, e i tha: Ti po thu. Ende Krye-priftënit’ e përflisinë për shumë. Ende Pilati prap e pyti, tue thanë: Nukë përgjegje aspak? Shiko sa deshmi bajnë kundrë teje. Po Iesui nuk’ u përgjeq ma aspak, kaqi sa Pilati mërekullohei. Ende për ditë feste u lishonte atyne nji të lidhunë, cillinë të lypshin’ ata. Ende nji qi thohei Barabba, ishte lidhunë bashkë me shokët e vet qi kishinë ngritunë krye, të cillëtë kishinë bamë gjak mbë nji të ngritëme krye. Ende gjindëja gërthiti, e filloi me lypunë, tue bamë po sikurë bante përherë mb’ata. Ende Pilati u përgjeq atyne, tue thanë: Doni t’u lishoj juve Mbëretin’ e Iudevet? - Sepse e dinte se Krye-priftënit’ e kishinë dhanë ndër durë për zmir. Po Krye-priftënitë shtynë gjindëjenë me lypunë ma tepërë t’u lishojë atyne Barabbanë. Ende Pilati u përgjeq prap, e u tha atyne: Qish doni pra ta baj këte qi i thoni Mbëret’ i Iudevet? Ende ata prap bërtitnë: Kryqëzoje. Ende Pilati u tha atyne: Përse, qish të keq ka bamë? Po ata ma tepërë bërtitnë: Kryqëzoje. Ende Pilati mbassi deshi me i bamë zemrënë gjindëjesë, u lishoi Barabanë, ende Iesun’ e dha ndër durë për me u kryqëzumë, mbassi e rrafi ndë fallake. Atëherë ushtëtorët’ e prunë përmbrenda avllisë, qi ashtë Vend i gjukatësë, ende thërresinë bashkë gjithë tubën’ e ushtëtorëvet. Ende i veshinë nji petk të kuq, ende gërshetunë nji kunorë drizash, e ia vunë rreth kresë, ende fillunë me e përshëndetunë, tue thanë: Falemi, Mbëret’ i Iudevet! Ende i bijinë kresë me kallam, ende e mpështyjinë ndër sy, ende i bijinë mbë gjunjë, ende e adhurojinë. Edhe si e përqeshnë, i sveshnë petkun’ e kuq, ende i veshnë petkat’ e ati, ende e prunë jashtë për me e kryqëzumë. Ende zan’ angari, për me ngritunë kryqin’ e ati, nji farë Symon Kyreneas, të i atin’ e Aleksandrit ende Rufit, qi shkonte aty dreiti, tue ardhunë prei arësë. Ende e bijenë ndë vend Golgotha, qi ajo këthymë, do me thanë: Vend i kresë. Ende i epinë me pimë venë përzimë me mirrë, po ai nuk’ e mur. Ende si e kryqëzuenë, danë petkat’ e ati, tue shtimë shortë mb’ato, qish të marri gjithë-se-cilli. Ende ishte ora tri, ende e kryqëzunë. Ende përmbi-shkronja e punës’ ati ishte përmbi-shkrumë: MBËRETI I IUDEVET. Ende bashkë me atë kryqëzunë dy kusarë; nji prei së diathtësë, e nji prei së mangjëtës’ ati. Ende u mbush shkronja qi thotë: “Ende u numëru bashkë me të paligjët”. Ende ata qi shkojin’ aty dreiti e neminë, tue tundunë krenët’ e vet, e tue thanë: Ua, ti qi prish tempullin’, ende për tri ditt e ndërton, shpëto vetëvetëhenë, ende sdryp prei kryqit. Kështu ende Krye-priftënitë lujshinë njiani me tietrinë bashkë me Shkruisit, e thoshinë: Të tierë shpëtoi, vetëvetëhenë s’mundetë me e shpëtumë. Krishti Mbëreti i Israelit le të sdrypi ndashti prei kryqit, qi të shofimë, ende të mbesojmë. Ende ata qi ishinë kryqëzumë bashkë me ate e shajinë. Ende kur u ba ora gjashtë, u ba nji errësinë mbë gjithë dhenë, ngjer mbë nand’ orë. Ende mbë të nandën’ orë Iesui bërtiti me za të math, tue than’: “Eloi, Eloi, lamma sabahthani?” qi ajo, këthymë, do me thanë: “Perëndia em, Perëndia em, përse hoqe dorë prei meje?” Ende disa prei asish qi ishinë tue ndenjun aty, kur ndëgjunë, thoshinë: Ngje ke po thërret Elinë. Ende nji u turr, e mbushi nji shpuzë me uthëllë, ende e vuni mbë nji kallam, e i dha me pimë, tue thanë: Leni, le të shofimë pale vien Elia me e sdrypunë. Ende Iesui lishoi nji za të math, ende dha shpirtinë. Ende kurtina e tempullit u shqy mbë dy, prei së nalti ngjer poshtë. Ende qindori qi ishte ndenjunë kundruell ati, kur pa se tue bërtitunë kështu dha shpirtinë, tha: Me të vërtet kyi nieri paska qenë Bir Perëndie. Ishin’ ende gra tue vum’ ore për së largu, ndër ato ishte ende Maria Magdalena, ende Maria e ama Iakobit vogël’ ende Ioseut, ende Saloma, (të cillat’ ende kur ishte ndë Galile, e merrinë mbrapa, ende i shërbejinë), ende shumë të tiera qi patnë hypunë bashkë me ate ndë Ierusalem. Ende ndashti si u ngrys (sepse ishte e prende, do me thanë, para së shëtunësë), erdhi Iosefi qi ishte prei Arimathesë, gjukatës i ndershim, qi ende ai priste mbëretënin’ e Perëndisë, kuxoi, e hyni ke Pilati, ende lypi korpin’ e Iesuit. Ende Pilati u mërekullu ndë qoftë se kishte vdekun’ ai ndashti; ende thërriti për-anë qindorin’, ende e pyti ndë qoftë se ka kohë qi vdiq. Ende si mur vesht prei qindorit, i fali korpinë Iosefit. Ende kyi bleu pëlhurë, ende e sdrypi, ende e mpështull me pëlhurënë, ende e vuni ndë nji vorr, qi e kishte latumë prei nji shkambi të gurit, ende rrokulleu nji gur mbi derët të vorrit. Ende Maria Magdalena, ende Maria e ama e Ioseit vejin’ ore ku po vihetë. Ende si shkoi e shëtuna, Maria Magdalena, ende Maria e ama Iakobit, ende Saloma, blen’ erëna, për me ardhun’ e me lym ate. Ende shumë herët ndë natie të parënë ditën’ e javësë vinë mbi vorr, tue shkrepunë dilli; ende thoshinë ndërmiet atyne: Cilli do të na rrokullejë gurinë prei derësë vorrit? Ende kur shtinë sytë, ven’ ore se guri ishte rrokullymë, sepse ishte fort i math. Ende kur hynë ndë vorr, panë nji dialosh tue ndenjunë për së diathti, veshunë me petka të bardha; ende ato u tremnë. Ende ai u thot’ atyne: Mos u tremni; kërkoni Iesu Nazarinasinë, qi qe mbërthymë? U ngjall; nuk’ ashtë këtu, ngje vendi ku e patnë vumë. Po shkoni, e u thoni dishepujtvet ati, ende Pietrit, se ai vete ma përpara se ju ndë Galile, atie keni me e pamë, po sikur u pat thanë juve. Ende ato dulnë shpeit, e iknë prei vorrit; ende ato ishinë tremun’ e habitunë, ende s’i thanë gja askuit, sepse kishinë frikë. Ende si u ngjall ndë natie të parënë ditën’ e javësë, iu duk të parënë herë Marisë Magdalenësë, qi kishte nxierrë shtatë diaj prei asai. Ajo voiti, e u dha za atyneve qi kishinë ndenjunë bashkë me ate, atie ku ishinë tue bamë vaje, e tue qjamë. Ende ata kur ndëgjunë se rron, ende se u pa prei asai, nukë zunë besë. Ende mbasandai u diftu me tietër formë mbë dy vetë prei asish qi ishinë tue ecun’ e tue votunë nd’arë. Ende ata erthnë e u dhanë za të tierëvet, po as atyneve s’u zunë besë. Mbasandai u diftu mbë të nji-mbë-dhitët, atie ku ishinë tue ndenjunë ndë mësallë, ende i shau për pabesënin’ e atyne, ende për zemërën’ e ashpërë, sepse nuk’ u zunë besë atyneve qi e panë ngjallunë. Ende u tha atyne: Shkoni ndëpër gjithë botën’, e predikoni ungjillinë ndëpër gjithë krijesënë. Kush të mbesojë ende të pagëzohetë, ka me u shpëtumë; po kush të mos mbesojë ka me u gjukumë për mundim. Ende këto shenje kanë me u votunë mbrapa atyneve qi të mbesojnë. Mb’emënit t’em kanë me nxierrë diaj; kanë me folunë me gjuhëna të reja; kanë me zanë gjarpij; ende ndë pifshinë ndonji farë gjaje qi mbyt nierinë, s’ka me u bamë keq atyne; kanë me vumë durët mbi të sëmunë, ende kanë me i shëndoshunë. Zoti pra mbassi u foli atyne, hypi ndë qillt, ende ndejti mbë të diathtën’ e Perëndisë. Ende ata dulnë, e predikunë mbë gjithë vendet, tue u ndifun’ atyne bashkë Zoti, ende tue u vërtetum’ atyne fjalënë me ato mërekullia qi u shkojinë mbrapa atyne. Amen. Mbassi vunë dorë shumë vetë me diftuem me rregullë për ato punët qi janë vërtetuem mbë ne, sikurse na i kanë lan’ ata qi i panë me sy çë ndë krye të herësë, edhe u banë shërbëtorët’ e fjalësë; e pashë me udhë edhe unë, qi i rashë mbrapa të gjithave nji për nji çë ndë krye të herësë, me të shkruem me rreshtë për këto, o i pushtetshim Theofil, qi të njofish të vërtetuemen’ e atyne punëvet qi u mësove. Ndë ditt të Herodit, mbëretit Iudesë, ishte nji prift qi ia thoshin’ emninë Zahari, prei famullisë Abia; edhe grueja e ati ishte prei së bijash Aaronit, edhe ia thoshin’ emninë Elisabetë. Edhe këta të dy ishinë të dreitë përpara Perëndisë, tue ecunë pa palavi ndër gjith’ urdhënimet e dreitënimet e Zotit. Edhe ata s’kishinë dial, sepse Elisabeta ishte shterpë, edhe të dy ishinë të lashtë ndër ditt të veta. Edhe ai kur ishte tue bamë punët’ e priftënisë përpara Perëndisë ndë rregullë të famullisë vet, mbas zakonit punësë priftënisë, i ra shorta me tymitunë me qem, kur hyni ndë tempull të Zotit. Edhe gjithë shumica e popullit ishte tue u falunë përjashtë ndë kohë të qemit. Edhe iu duk engjull’ i Zotit, ndenjunë mb’anë të diathtë të theroresë qemit. Edhe Zaharia kur pa, u përzie, edhe e muer frika. Por engjulli i tha: Mos u friko, Zahari, sepse lutëja jote u ndëgjue, edhe grueja jote Elisabeta ka me të piellë bir, edhe ke me ia queitun’ emninë Gjionn. Edhe ka me qenë mbë tyi gëzim e gazmend, edhe shumë vetë kanë me u gëzuem për të lemit t’ati. Sepse ka me qen i math përpara Zotit, edhe s’ka me pimë venë e sikera; edhe ka me u mbushunë me Shpirtinë Shenjt çë prei barkut s’amësë vet. Edhe ka me këthyem shumë vetë prei të bijvet Israelit mbë Zotinë Perëndin’ e atyne. Edhe ai ka me ardhunë përpara ati me frymë e me fuqi të Eliut, për me këthyem zemërat’ e atënave mbë dielmt, edhe të pandëgjueshmitë ndë urti të dreitëvet, për me bamë gati nji popull të ndrequnë për Zotinë. Edhe Zaharia i tha engjullit: Si kam me e marrë vesht këte punë? Sepse unë jam plak, edhe grueja eme asht’ e lashtë ndë ditt të veta. Edhe engjulli u përgjeq, e i tha: Unë jam Gabrieli qi rrij përpara Perëndisë; edhe u dërgueshë për me të folunë, e për me të dhanë zanin’ e mirë për këto punë. Edhe qe te s’do të pëzajsh, edhe s’do të mundesh me folë ngjysh mb’atë ditë qi të bahenë këto, sepse nuk’ u zune besë fjalëvet mia, të cillatë kanë me u mbushunë ndë kohë të vet. Edhe populli ishte tue pritunë Zaharinë, edhe mërekulloheshinë përse po vonohei ai ndë tempull. Edhe kur duel, nukë mundei me u folë atyne; edhe e muernë vesht se kishte pamë nji të dukunë ndë tempull; edhe ai u bante atyne me shenjë, edhe mbeti shurdh. Edhe si u mbushnë ditt e shërbesës’ ati, voiti ndë shtëpit të vet. Edhe mbas këtyne ditsh Elisabeta grueja e ati u mbars, edhe pshifte vetëvetëhenë pesë muej, tue thanë, se: Kështu bani Zoti mbë mue ndër këto ditt qi vuni ore me hequnë të përqeshunitë prei mejet ndërmiet nierëzish. Edhe mbë të gjashttinë muej, engjulli Gabriel u dërgue prei Perëndisë ndë qytet të Galilesë, qi e kishte emninë Nazaret, te nji virgjineshë qi ishte fejuem me nji burr qi e kishte emninë Iosef, prei shtëpisë Davidit; edhe virgjinesha e kishte emninë Mari. Edhe Engjulli kur hyni tek ajo, tha: Gëzohu, o e gëzueme, Zoti ashtë bashkë me tyi; e bekueme je ti ndërmiet gravet. Edhe ajo kur pa, u përzie për fjalën’ e ati, edhe mendohei, qish do me qenë kyi farë të përshëndetuni. Edhe engjulli i tha: Mos u friko, Mari; sepse gjete hir për-anë Perëndisë. Edhe qe te ke me u mbarsunë ndë bark, edhe ke me piellë bir, edhe ke me ia queitun’ emninë IESU. Kyi ka me qen’ i math, edhe ka me u queitun’ i Biri të Naltit; edhe Zoti Perëndia ka me i dhanë shkambin’ e Davidit atit ati; edhe ka me mbëretënuem ndë shtëpit të Iakobit për gjithë jetënë; edhe mbëretënia e ati s’ka me pasunë të mbaruem. Edhe Maria i tha engjullit: Qysh ka me qenë këjo punë, sepse unë s’ngjof burr? Edhe engjulli u përgjeq, e i tha: Shpirti Shenjt ka me ardhunë mbë tyi, edhe fuqia të Naltit ka me të hijesuem, përandai edhe ajo gja e shenjtënueme qi len prei tejet ka me u queitunë Bir Perëndie; edhe qe Elisabeta, fisi yt, edhe ajo u mbars me bir ndë pleqëni të vet; edhe kyi muej asht’ i gjashtti asai qi quhetë shterpë. Sepse s’ashtë punë qi s’mundetë për-anë Perëndisë. Edhe Maria tha: Qe shërbëtoreja e Zotit; u baftë mbë mue mbas fjalësë s’ate. Edhe engjulli iku prei asai. Edhe nd’ato ditt Maria u ngrit, e voiti me nxitim ndë malësit, ndë nji qytet të Iudesë; edhe hyni ndë shtëpit të Zaharisë, edhe përshëndeti Elisabetënë. Edhe Elisabeta kur ndëgjoi të përshëndetunit’ e Marisë, foshnjeja karceu ndë bark t’asai; edhe Elisabeta u mbush me Shpirtinë Shenjt, edhe bërtiti me za të madh, e tha: E bekueme je ti ndërmiet gravet, edhe e bekueme ashtë pema e barkut tand. Edhe prei kah më befti këjo punë, për me ardhun’ e ama Zotit t’em tek unë? Sepse qe porsa erdhi zani të përshëndetunit tand ndë veshët e mi, foshnjeja karceu me gëzim ndë bark t’em. Edhe lum ajo qi të besojë, sepse kanë me u mbushunë tek ajo qish janë folunë prei Zotit. Edhe Maria tha: Shpirti em madhënon Zotinë, edhe fryma eme u gëzue mbë Perëndinë shëlbuesinë t’em. Sepse shtiu sytë mbë të përvumit e shërbëtoresë vet, sepse qe çë tashti e mbaskëndai gjithë brezatë kanë me më lumënuem, sepse i Forti bani punë të mëdha mbë mue; edhe emëni i ati asht’ i shenjtënueshim, edhe përdëllim i ati ashtë breza mbas brezash mb’ata qi e kanë frikë. Bani pushtet me krahin’ e vet; përdau madhështorëtë ndë mendim të zemëravet atyne. Sdrypi fuqitarë prei shqembesh, edhe ngriti nierës të përvutë. Të unishëmit’ i mbushi plot me të mira, edhe të pasunit’ i dërgoi jashtë shprazëtë. I ndimoi Israelit shërbëtorit vet, kur pruni ndër mend përdëllim, sikurse foli tek atënit t’anë, mbë Abrahamin’ edhe mbë farën’ e ati, për gjithë jetënë. Edhe Maria mbeti bashkë me ate afërë tre muej, mbasandai u këthye ndë shtëpi të vet. Edhe Elisabetës’ iu mbush moti për me piellë. Edhe puell nji bir. Edhe fëqinjtë e fisi i asai kur ndëgjuenë, se Zoti madhënoi përdëllimin’ e vet tek ajo, gëzoheshinë bashkë me ate. Edhe ndë të tettënë ditë erthnë me rreth-premë çuninë; edhe e queitnë Zahari, me emënin’ e të i atit vet. Por e ama ati u përgjeq, e tha: Jo; por ka me u queitunë Gjionn. Edhe ata i thanë, se: Nuk’ ashtë ndonji ndë fis tand, qi quhetë me këte emënë. Edhe i bajshinë me shenjë të i atit ati, pale qish do me u queitun’ ai. Edhe ai lypi nji dërrasë shkronjet, e shkroi, tue thanë: Emën’ i ati ashtë Gjionn. Edhe të gjith’ u mërekulluenë. Edhe përnjiherë goja e ati, edhe gjuha e ati u çel, edhe fliste tue bekuem Perëndinë. Edhe u erdhi frikë gjith’ atyne qi rrijshinë rreth ati; edhe të gjitha këto fjalë fliteshinë ndëpër gjithë malësin’ e Iudesë. Edhe gjith’ ata qi ndëgjuen’ i vunë këto punë ndë zemërat të veta, tue thanë: Vallë qish do me qenunë kyi çun! Edhe dora e Perëndisë ishte bashkë me ate. Edhe Zaharia i ati ati u mbush me Shpirtinë Shenjt, edhe profetizoi, tue thanë: I bekuem qoftë Zoti Perëndia i Israelit, sepse vuni ore, edhe bani shpërblim mbë popullin’ e vet, edhe ngriti bri shpëtimi mbë ne ndë shtëpit të Davidit shërbëtorit vet, sikurse doli me anë të gojësë të shenjtënueshimivet profetënavet vet çë përpara jetësë; shpëtim prei anëmiqvet t’anë edhe prei dorësë gjith’ atyne qi na kanë mëni; me bamë përdëllim tek atënit t’anë, edhe me përmendunë dhiatën’ e vet të shenjtënuemenë, mbas bese qi iu përbetue atit t’anë Abrahamit, se ka me na dhanë me shpëtuem prei dorës’ anëmiqvet t’anë, edhe me i shërbyem pa frikë, me shenjtëni e me dreitëni përpara ati gjithë ditt e jetësë t’onë. - Edhe ti, o çun, ke me u queitunë profet i të Naltit, sepse ke me shkuem përpara faqesë Zotit, për me bamë gati udhët’ e ati; për me i dhanë mend shpëtimi popullit ati me ndëjesën’ e fajevet atyne, me anë të përdëllimit thellë Perëndisë t’onë, qi na vuni ore e lemeja e diellit prei së naltit, për me ndritun’ ata qi rrinë nd’errësinë e ndë hije të vdekësë, për me bamë kambëtë t’ona me ecunë dreitë nd’udhë të paqtimit. Edhe çuni rritei e forcohei ndë shpirt, edhe ishte ndëpër shkretinat, ngjysh mb’ate ditë, qi diftoi vetëhenë tek Israeli. Edhe nd’ato ditt duel urdhënë prei Kaisarit Augustit me u shkruem gjithë bota. (Këjo e shkrueme ishte bamë përpara kur ishte Kyreni guvernator’ i Syrisë). Edhe të gjithë shkojshinë me u shkruem, gjithë-se-cilli ndë qytet të vet. Hipi edhe Iosefi prei Galilesë, prei qytetit Nazaret, ndë Iude, ndë qytet të Davidit, qi quhetë Bethleem (sepse ai ishte prei shtëpisë, edhe atënisë Davidit), për me u shkruem bashkë me Marinë; qi ishte fejuem me ate për grue, e cilla ishte me barrë. Edhe ata kur ishin’ atie, asai iu mbushnë ditt për me piellë. Edhe puell birin’ e vet paralindësinë, edhe u mpështuell me shpërgaj, edhe e vuni ndë grasht; sepse s’kishinë vend atie ku kishinë ranë. Edhe nd’atë vend ishinë disa bari, ranë ndër ara, tue rueitunë me ret natënë tufën’ e vet. Edhe qe engjull’ i Zotit tek erdhi mb’ata, edhe lafti i Zotit i ndriti rreth, edhe u frikuenë me frikë të madhe. Edhe engjull’ i Zotit u tha atyne: Mos u frikoni, sepse qe te po u ap juve za të mirë për nji gëzim të madh, qi ka me qenunë mbë çdo popull, sepse sot u leu juve, ndë qytet të Davidit, nji Shëlbues, i cilli ashtë Zoti Krisht. Edhe këjo shenjë qoftë mbë ju. Keni me gjetunë nji foshnje mpështiellë me shpërgaj, ndenjunë ndë grasht. Edhe bashkë me engjullin’ u duk befas nji shumicë ushtërie qiellore, tue lavduem Perëndinë, e tue thanë: Laft mbë Perëndinë qi ashtë mbë të naltat, edhe paqtim mbë dhet, pëlqim ndë nierëzit. Edhe engjujtë si iknë prei atyne ndë qiell, ata baritë thanë njiani tietrit: Le të shkojmë tashti ngjysh ndë Bethleem, e të shofimë këte punë qi ashtë bamë, të cillënë na e diftoi Zoti. Edhe erthnë me vrap, e gjetnë edhe Marinë, edhe Iosefinë, edhe foshnjenë ndenjunë ndë grasht. Edhe ata si panë, diftuenë për fjalënë qi u fol atyne për këte çun. Edhe gjith’ ata qi ndëgjuen’ u mërekulluenë për ato fjalë qi u folnë atyne baritë. Edhe Marie ruente me vetëhe gjithë këto fjalë, tue i vumë mbrenda ndë zemërët të vet. Edhe baritë u këthyenë, tue lavduem, e tue nderuem Perëndinë për gjith’ ato qi ndëgjuen’ e panë, sikurse u fol mb’ata. Edhe kur u mbushnë tetë ditt për me rreth-premë dialinë, emën’ i ati u queit IESU, qi ishte queitunë prei engjullit para se ai qe zanë ndë barkut. Edhe kur u mbushnë ditt e pastrimit asai, mbas ligjësë Moiseut, e prunë ndë Ierusalem, me e nxierrë përpara Zotit; (sikurse ashtë shkruem ndë ligjë të Zotit: “Se çdo mashkullë qi çel shtratin’ e barkut ka me u queitunë shenjt te Zoti”), edhe për me dhanë kurbaninë, sikurse ashtë thanë ndë ligjë të Zotit: “Nji parë turtuj, a dy zoq pullumbash.” Edhe qe tek ishte nji nieri ndë Ierusalem, qi e kishte emninë Symeon; edhe kyi nieri ishte i dreitë, e me frikën’ e Perëndisë, tue pritunë ngushullimin’ e Israelit; edhe Shpirti Shenj t ishte mbi ate. Edhe ishte sbuluem tek ai prei Shpirtit Shenjt mos me pamë vdekë para se të shofi Krishtin’ e Zotit. Edhe erdhi me anë të Shpirtit Shenjt ndë tempull; edhe përintë kur prunë mbrenda dialinë, Iesunë, qi të bajshinë për ate mbas zakonit ligjësë, ai e priti n’grykë, edhe lavdoi Perëndinë, e tha: Tashti, o Zotëni, lisho shërbëtorinë tand me paqtim, mbas fjalësë s’ate, sepse syt’ e mi panë shpëtiminë tand, qi bane përpara sysh gjithë popujvet; dritë për të ndritunit e kombevet, edhe laft për popullin tand Israelinë. Edhe Iosefi edhe e ama e ati ishinë tue u mërekulluem për ato qi fliteshinë për ate. Edhe Symeoni i bekoi, edhe i tha Marisë, s’amës’ ati: Qe kyi te gjindetë për të ranë e për të ngritunë shumë vetëve ndë Israel; edhe për shenjë qi flitetë kundrë ati; (edhe nji shpatë ka me shkuem ndëpër shpirt tand), qi të sbulohenë mendimet’ e shumë zemërave. Edhe atie ishte Ana, nji profetëneshë, e bija Fanuellit, prei farës’ Aserit; ajo ishte shumë e lashtë ndër ditt, kishte rruem shtatë viet bashkë me burrinë mbas virgjinisë vet; edhe ajo ishte grue e ve afërë tetë-dhet’ e katër vieç, e cilla nukë dahei prei tempullit, tue adhuruem me agjinime e me të lutuna nat’ e ditë. Edhe ajo mbassi ia mbërrini asai ore, i falei ndersë Zotit, edhe u fliste për ate gjith’ atyne qi pritshinë shpërblim ndë Ierusalem. Edhe si maruenë gjithë qish ishinë mbas ligjësë Zotit, u këthyenë ndë Galile, ndë Nazaret, qytetin’ e vet. Edhe çuni rritei e forcohei ndë shpirt, tue u mbushunë me dituni; edhe hir’ i Perëndisë ishte mbi ate. Edhe përint’ e ati shkojshinë për viet ndë Ierusalem për festë të pashkëvet. Edhe si u ba dy-mbë-dhetë vieç, ata hipnë ndë Ierusalem, mbas zakonit festësë, edhe si u mbaruenë ditt, mbë të këthyemit e atyne, diali Iesui mbeti mbrapa ndë Ierusalem; edhe Iosefi edhe e ama e ati nukë dijshinë. Por kujtuenë se ai ashtë mb’udhë me shokët, edhe ata ecën nji ditë udhë; edhe e kërkojshinë ndëpër fisnat e ndëpër të njoftunit. Edhe mbassi s’e gjetnë, u këthyenë ndë Ierusalem, tue kërkuem ate. Edhe mbas tri ditsh e gjetnë ndë tempull ndenjunë ndë miedis të mieshtravet, tue ndëgjuem ata, e tue pyetun’ ata. Edhe gjith’ ata qi e ndëgjojshinë mërekulloheshinë për mendien’ e për të përgjegjunat e ati. Edhe kur pan’ ate, u habitnë; edhe e ama i tha: Dial, qish na bane kështu? Qe yt-at’ edhe unë te po të kërkojmë me pikëllim. Edhe ai u tha atyne: Përse më kërkoni? Nuk’ e dini se unë duhetë me qenunë ndë punët e t’im et? Por ata nuk’ e muernë vesht fjalënë qi u foli atyne. Edhe sdripi bashkë me ata, edhe erdhi ndë Nazaret; edhe ishte ndën’ urdhënë t’atyne. Edhe e ama ruente gjithë këto fjalë ndë zemërë të vet. Edhe Iesui shkonte mbarë mbë dituni e mbë moshë e mbë hir për-anë Perëndisë e nierëzish. Edhe mbë të pesë-mbë-dhettinë vit të guverënisë Tiberit Kaisarit, kur ishte Pilat Pontiu guvernator’ Iudesë, edhe Herodi katrurdhës’ i Galilesë, edhe Filippi i vëllai katrurdhës’ i Ituresë edhe vendit Trahenitides’, edhe Lysania katrurdhës’ i Abilenësë, ndë ditt të Krye-priftënavet Anës’ edhe Kaiafës’, erdhi fjala e Perëndisë mbë Gjionninë të birin’ e Zaharisë ndë shkretinët. Edhe erdhi ndëpër gjithë nahijen’ e Iordanit, tue predikuem pagëzim pendesë për ndëjesën’ e fajevet; sikurse ashtë shkruem ndë libër të fjalëvet profetit Isaisë, qi thotë: “Zan’ i ati qi bërtet ndë shkretinët. Bani gati udhën’ e Zotit, bani të dreita rrugat’ e ati. Çdo shpellë ka me u mbushunë, edhe çdo mal e kodër ka me u ulunë, edhe të shtremptatë kanë me u bamë të dreita, edhe udhët’ e ashpëra kanë me u bamë të buta; edhe çdo mish ka me pamë shpëtimin’ e Perëndisë”. I thoshte pra gjindëjesë qi shkojshinë jashtë me u pagëzuem prei ati: Këlysh nepërkash, kush u diftoi juve me ikunë prei zemërimit qi ka me ardhunë? Bani pra pemë të vëjyeme të pendesësë, edhe mos filloni me thanë me vetëvetëhenë, se: Kemi atë Abrahaminë, sepse po u thom juve, se Perëndia mundetë me i ngjallunë dielm Abrahamit prei këtyne gurëvet. Edhe tashti gjindet’ edhe sopata ndë ranjë të druvet; çdo dru pra qi s’ban pemë të mirë këputetë, edhe hidhetë ndë ziarrm. Edhe gjindëja e pyetshinë, tue thanë: Qish të bajmë pra? Edhe ai u përgjeq e u tha atyne: Kush të ketë dy parë petka, le t’i api ati qi s’ka; edhe kush të ketë të ngrana, le të bajë kështu. Erthnë edhe publikanë me u pagëzuem, edhe i thanë: Mieshtër, qish të bajmë? Edhe ai u tha atyne: Mos merrni gja ma tepërë veç asai qi asht’ urdhënuem mbë ju. Edhe pyetshin’ ate edhe luftëtarëtë, tue thanë: Edhe na qish të bajmë? U tha edhe atyne: Mos bani dam, as mos kallëzoni keq për nieri; edhe le t’ u mbastojnë juve pagatë tueja. Edhe populli mbassi ishte tue pritunë, edhe të gjithë mendoheshinë ndër zemërat e veta për Gjionninë, pale mos jet’ ai Krishti; Gjionni u përgjeq të gjithëve, tue thanë: Un’ u pagëzoj juve me ujë; por vien ma i forti se unë, të cillit s’jam i zoti me i sgjidhunë rrypin’ e këpucëvet; ai ka me u pagëzuem juve me Shpirtinë Shenjt e me ziarrm, të cillit terplota ashtë n’dorë t’ati, edhe ka me qiruem lamën’ e vet, edhe ka me mbëledhunë drithinë ndë grunar të vet, edhe ka me diegunë kashtënë me ziarrm të pa-shuem. Edhe tue mësuem, i epte zanin’ e mirë popullit për shumë të tiera punë. Edhe Herodi katrurdhësi, mbassi qirtohei prei ati për Herodiadënë gruen’ e Filippit të vëllait ati, edhe për gjith’ ato të këqia qi pat bamë Herodi, shtoi edhe këte përmbi të gjitha, edhe mbylli Gjionninë ndë burgut. Edhe gjithë populli mbassi u pagëzue, edhe Iesui kur ishte tue u pagëzuem e tue u falunë, u hap qielli, edhe Shpirti Shenjt sdripi mbi ate me nji farë korpi porsi pullump, edhe erdhi nji za prei qiellit, tue thanë: Ti je Biri em i dashuni; te ti pëlqeva. Edhe ai Iesui filloi me qenun’ afërë tri-dhetë vieç, qi ishte (sikurse kujtojshinë bota ) i bir’ Iosefit, i Heliut, i Matthatit; i Leviut, i Melhiut, i Iannait, i Iosefit, i Mattathiut, i Amosit, i Naumit, i Esliut, i Naggait, i Maathit, i Mattathiut, i Semeit, i Iosefit, i Iudës’, i Ioannait, i Resait, i Zorobabelit, i Salathielit, i Nerit, i Melhiut, i Addiut, i Kosamit, i Elmodamit, i Erit, i Ioseut, i Eliezerit, i Ioremit, i Matthatit, i Leviut, i Symeonit, i Iudës’, i Iosefit, i Ionanit, i Eliakeimit, i Meleait, i Mainanit, i Mattathait, i Nathanit, i Davidit, i Iessait, i Obedit, i Boozit, i Salmonit, i Naasonit, i Aminadabit, i Aramit, i Esromit, i Faresit, i Iudës’, i Iakobit, i Isaakut, i Abrahamit, i Tharait, i Nahorit, i Saruhut, i Ragaut, i Falekut, i Heberit, i Salait, i Kainanit, i Arfaksadit, i Semit, i Noes, i Lamehut, i Mathusalës’, i Enohut, i Iaredit, i Maleleelit, i Kainanit, i Enosit, i Sethit, i Adamit, i Perëndisë. Edhe Iesui plot me Shpirtinë Shenjt u këthye prei Iordanit, edhe u pru prei Shpirtit ndë shkretinët, tue u ngamë prei diallit katër-dhetë ditt. Edhe nukë hangër kurgja nd’ato ditt; edhe si u mbaruen’ ato, mbasandai i erdhi u. Edhe dialli i tha: Ndë je i Bir’ i Perëndisë, thuei këti guri të bahetë bukë. Edhe Iesui iu përgjeq, tue thanë: Ashtë shkruem - “Se nieriu s’ka me rruem vetëmë me bukë, por me çdo fjalë të Perëndisë”. Edhe dialli e hipi mbë nji mal të lartë. Edhe diftoi gjithë mbëretëniat’ e botësë për nji grimë herë. Edhe dialli i tha: Kam me të dhanë gjithë këte pushtet, edhe laftin’ e atyne, sepse ashtë dhanë n’dorë mejet; edhe ia ap kuit të demi. Ti pra ndë më adhurofsh, këto të gjitha kanë me qenunë të tuatë. Por Iesui u përgjeq, e i tha: “Shporru mbrapa meje Satana, sepse ashtë shkruem - Ke me adhuruem Zotinë Perëndinë tand, edhe ati vetëmë ke me iu lutunë”. Edhe ai e pruni ndë Ierusalem, edhe e qindroi mbi fletëzë të tempullit, edhe i tha: Ndë je i Bir’ i Perëndisë, hith vetëhenë tande poshtë prei këndyj, sepse ashtë shkruem - “Se ka me urdhënuem engjujt’ e vet për tyi, për me të rueitunë”; edhe: “Se kanë me të ngritunë mbi duer, për mos me shqitunë kambënë tande mbë gur”. Edhe Iesui u përgjeq, e i tha, se ashtë thanë: “S’ke me ngamë Zotinë Perëndinë tand”. Edhe dialli mbassi mbaroi çdo ngasëje, u largue prei ati për disa kohë. Edhe Iesui u këthye me fuqin’ e Shpirtit ndë Galile; edhe duel za për atë ndëpër gjith’ atë nahijenë. Edhe ai mësonte ndëpër synagogat’ e atyneve, tue u lavduem prei së gjithësh. Edhe erdhi ndë Nazaret, atie ku ishte rritunë; edhe, sikurse e kishte zakon, hyni ndë synagogët për ditë së shëtunash, edhe u ngrit me kënduem. Edhe ata i dhanë nji libër të profetit Isaisë. Edhe si çeli librinë, gjeti ate vendinë qi ishte shkruem: “Shpirti Zotit ashtë mbi mue, përandai më leu me voj, më dërgoi me u dhanë zanin’ e mirë të vobeqvet, me shëndoshun’ ata qi kanë thyem zemrënë, me predikuem dëlirëni robnavet, edhe të verbënavet të çelunit’ e syvet, me dërguem të shtrëngueshmitë ndë dëlirëni, me predikuem motinë të pëlqyeshim te Zoti”. Edhe si mbylli librinë, ia dha shërbëtorit, edhe ndejti. Edhe të gjith’ ata qi ishinë ndë synagogët i kishinë çuem sytë mbi ate. Edhe filloi me u than’ atyne, se: Sot u mbush këjo shkronjë ndër veshët tuei. Edhe të gjithë bajshinë deshmi mb’ate, edhe mërekulloheshinë për fjalët e hirit qi delshinë prei gojës’ ati, edhe thoshinë: Nuk’ ashtë kyi i bir’ i Iosefit? Edhe ai u tha atyne: Për të vërtet keni me më thanë këte parabullë: - Mjekës, shëndosh vetëvetëhenë; sa ndëgjuem se janë bamë ndë Kapernaumë, ban edhe këtu ndë dhet tand. Por ai tha: Për të vërtet po u thom juve, se as ndonji profet nuk’asht i pëlqyeshim ndë dhet të vet. Edhe për të vërtet po u thom juve: Shumë gra të veja ishinë ndë Israel ndë ditt të Eliut, ku u mbyll qielli tre viet e gjashtë muej, kur u ba nji zi e madhe mbë gjithë dhenë; por as te ndonjiana prei asosh s’u dërgue Eliu, veç te grueja e ve ndë Sarepta të Sidonësë. Edhe shumë të kromosun’ ishinë ndë Israel në ditt të profetit Eliseut; por as ndonji prei asish s’u qirue, veç Meeman Syriani. Edhe gjith ata qi ishinë ndë synagogët kur ndëgjuenë këto, u mbushnë me zemërim, edhe u ngritnë, edhe u nxuernë jashtë qytetit, edhe e prunë ngjysh ndë buzë të malit, atie ku ishte qytet’ i atyne, për me e rrëxuem poshtë. Por ai shkoi ndëpër miedis t’atyne, edhe iku. Edhe sdripi ndë Kapernaumë, qytetin’ e Galilesë, edhe ishte tue i mesuem ndër të shëtunat. Edhe tëmeroheshinë për mësimin’ e ati, sepse fjala e ati ishte me pushtet. Edhe ndë synagogët ishte nji nieri qi kishte shpirt dialli të ndytë, edhe bërtiti me za të madh, tue thanë: Mjer! Qish ke me ne edhe ti, Iesu Nazarinas? Erdhe me na hupunë? Të dij se cilli je, Shenjt’ i Perëndisë. Por Iesui e qirtoi, tue thanë: Mbëlith gojënë, edhe dil prei ati. Edhe dialli si e hodhi ndë miedis, duel prei ati pa i bamë ndonji dam. Edhe të gjithë u habitnë, edhe flitshinë njiani me tietrinë, tue thanë: Qish ashtë këjo fjalë! Se urdhënon shpirtënat’ e ndytë me pushtet e me fuqi, edhe dalinë. Edhe dilte za për ate mbë çdo vend të asai nahije. Edhe ai u ngrit prei synagogës’, e hyni ndë shtëpit të Simonit. Edhe të vieherrën’ e Simonit e kishinë zan’ ethe të forta; edhe iu lutnë për ate. Edhe ai si ndejti sipër asai, qirtoi ethet, edhe e lanë; edhe ajo përnjiherë u ngrit, e u shërbente atyne. Edhe kur ishte tue perënduem dielli, gjithë sa kishinë të sëmunë prei gjithë çfarë lingatash i prunë tek ai; edhe ai si vuni duertë mbë gjithë-se-cillinë prei asish, i shëndoshi. Edhe prei shumë vetësh delshin’ edhe djemën, tue gërthitun’ e tue thanë, se: Ti je Krishti i Bir’ i Perëndisë. Edhe ai tue i qirtuem s’i lente me folunë, sepse e dijshinë se ai ashtë Krishti. Edhe si u ba ditë, duel e voti ndë nji vend të shkretë; edhe gjindëja e kërkojshinë, edhe erthnë ngjysh aty, edhe e mbajshinë, për mos me ikunë prei asish. Por ai u tha atyne, se: Duhetë me dhanë zanin’ e mirë për mbëretënin’ e Perëndisë edhe ndëpër të tierat qytete, sepse për këte punë jam dërguem. Edhe ishte tue predikuem ndëpër synagogat e Galilesë. Edhe gjindëja kur ishte tue shtrënguem ate për me ndëgjuem fjalën’ e Perëndisë, ai kishte ndenjunë për-anë lëqenit Gennesaretit, edhe pa dy lundra ndenjunë për-anë lëqenit; edhe peshkatorëtë duelnë prei asosh, e lajshinë rretatë. Edhe ai hyni mbë njianënë prei aso lundrash, qi ishte e Simonit, e i lutei me e larguem pak prei toket. Edhe si ndejti, mësonte gjindëjenë prei lundret. Edhe si pushoi prei së folunit, i tha Simonit: Çoje lundrënë mbë të thellëtë, edhe hithni rretatë tueja për me gjueitunë. Edhe Simoni u përgjeq, e i tha: Mieshtër, gjithë natën’ u munduem, edhe nukë zum gja, por për fjalënë tande kam me hedhunë rretënë. Edhe si banë këte, mbyllnë mbrenda nji shumicë të madhe peshqish, edhe rreta e atyne po shqyhei. Edhe u banë me shenjë shokëvet qi ishinë ndë lundrët tietër, për me ardhun’ e me u ndimuem atyne. Edhe ata erthnë, edhe mbushnë të dy lundratë, kaqi sa ato po zhyteshinë. Edhe Simon Pietri kur pa, ra ndër kambë të Iesuit, tue thanë: Dil prei mejet, Zot, sepse jam nieri fajtuer. Sepse u tëmerue ai, edhe gjith’ ata qi ishinë bashkë me ate, prei gjasë peshqvet qi zunë; kështu edhe Iakobi edhe Gjionni, të bijt’ e Zebedeut, të cillët’ ishinë shokë me Simoninë. Edhe Iesui i tha Simonit: Mos ki frikë; se për-mbas-këndai ke me zanë nierës. Edhe si tërhoqnë lundratë mbë tokë, lanë të gjitha, e votnë mbrapa ati. Edhe ai kur ishte ndë nji qytet, qe nji nieri plot me kromë, i cilli kur pa Iesunë, ra me faqe për dhe, e iu lut, tue thanë: Zot, ndë daç, mundesh me më qiruem. Edhe ai shtrini dorën’, e preku ate, edhe tha: Due. Qirohu. Edhe përnjiherë shkoi kroma prei ati. Edhe ai e porositi mos me i thanë askuit, por: Shko, e difto vetëhenë tande te prifti, edhe bier dhunëtinë për të qiruemit tand, sikurse ka urdhëruem Moiseu, për deshmi mb’ata. Por fjala dilte ma tepërë për atë, edhe shumë gjindëje mbëlidheshinë për me ndëgjuem, edhe për me u shëndoshunë prei ati prei sëmundash atyne. Edhe ai shtëmangei ndër shkretinat, edhe falei. Edhe nji ditë, kur ishte ai tue mësuem, ishin tue ndenjunë Farisei e mieshtra ligje, të cillëtë kishin’ ardhunë prei çdo farë katundi të Galilesë e të Iudesë e të Ierusalemit; edhe fuqia e Zotit ishte për me shëndoshun’ ata. Edhe qe disa nierës tek ishinë tue prumë mbi shtrat nji nieri qi ishte ulok, edhe kërkojshinë me e prumë përmbrenda, edhe me e vumë përpara ati. Edhe mbassi s’gjetnë prei ç’anet me e prumë mbrenda prei gjindëjesë, hipnë mbi pullas të shtëpisë, edhe e sdripnë bashkë me shtratinë prei tiegullash ndë miedis përpara Iesuit. Edhe ai kur pa besën’ e atyne, i tha: O Nieri, t’u kanë ndëjyem fajet’ e tua. Edhe Shkruesit’ e Fariseitë filluenë me u menduem, tue thanë: Kush ashtë kyi qi flet vlasfimia; kush mundetë me ndëjyem faje, për veç Perëndisë? Por Iesui si muer vesht mendimet’ e atyne, u përgjeq, e u tha atyne: Qish mendoheni ndër zemërat tueja? Qish ashtë ma kollai me thanë: T’u kanë ndëjyem fajet’ e tua, a por me thanë: Çohu edhe ecë? Por qi ta dini se i bir’ i nieriut ka pushtet mbi dhet me ndëjyem faje (i tha ulogut), të thom: Çohu, edhe ngre shtratinë tand, edhe shko ndë shtëpit tande. Edhe përnjiherë u çue përpara atyne, edhe si ngriti shtratinë qi dirgjei mb’ate, shkoi ndë shtëpit të vet, tue lavduem Perëndinë. Edhe të gjithë duelnë jashtë menç, e lavdojshinë Perëndinë; edhe u mbushnë me frikë, tue thanë, se: Sot pam punë të mëdha. Edhe mbasandai duel, edhe pa nji publikam, qi e kishte emninë Levi, tue ndenjunë mbi duganë, edhe i tha: Më merr mbrapa. Edhe ai la të gjitha, edhe u ngrit, e voti mbrapa ati. Edhe Leviu e priti me të madhet ndë shtëpit të vet, edhe ishte shumë gjindëje publikanësh, edhe të tierësh qi kishinë ndenjunë ndë mësallë bashkë me ata. Edhe Shkruisit’ e atyne edhe Fariseitë murmurojshinë te dishepujt’ e ati, tue thanë: Përse hani e pini bashkë me publikanë e me fajtorë? Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Të shëndoshëtë s’kanë nevojë për mjekës, por ata qi kanë keq. S’kam ardhunë me thirrunë të dreitëtë ndë pendesë, por fajtorëtë. Edhe ata i thanë: Përse dishepujt’ e Gjionnit agjinojnë shpesh, edhe lutenë, kështu edhe të Farisevet, po të tutë han’ e pinë? Edhe ai u tha atyne: Mos mundeni të bani me agjinuem ata qi thërrasinë për darsmë, ngjysh sa të jetë dhandërri bashkë me ata? Por kanë me ardhunë ditt, kur të mirretë dhandërri prei atyne, atëherë nd’ato ditt kanë me agjinuem. Edhe u thoshte atyne edhe nji parabullë, se: Askushi nukë ve arënë petku të ri mbi petk të vietërë; se tietrazi, shqyen edhe të rinë, edhe arna e re s’vien nji me të vietrinë. Edhe askushi nukë ve venë të re ndë rrëshiqa të vietërë; se tietrazi, vena e re ka me plasunë rrëshiqatë, edhe ajo ka me u derdhunë, edhe rrëshiqatë kanë me hupunë. Por vena e re duhetë me u vumë ndë rrëshiqa të ri; edhe atëherë të dyja ruhenë. Edhe askushi kur pi venë të vietërë, do përnjiherë të re, sepse thotë: E vietëra ashtë ma e mirë. Edhe të shëtunën’ e dytë mbas së parësë, ai po shkonte ndëpër të mbielluna; edhe dishepujt’ e ati këputshinë kallëza, edhe hajshinë, tue i shimë me dorë. Edhe disa prei Fariseish u than’ atyne: Përse bani ate qi s’asht’ e udhësë me bamë për të shëtuna? Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyne: S’keni kënduem, as këte qi bani Davidi, kur i erdhi i ati, edhe atyne qi ishinë bashkë me ate? Si hyni ndë shtëpit të Perëndisë, edhe muer bukët’ e paravumies’, edhe hangër, edhe u dha edhe atyne qi ishinë bashkë me ate, të cillatë s’ishte e udhësë me i ngranë të tierë përveç priftënavet? Edhe u thoshte atyne, se: I bir’ i nieriut asht’i zoti edhe së shëtunësë. Edhe për-së-ri nji tietër së shëtune hyni ndë synagogët, edhe mësonte; edhe atie ishte nji nieri qi kishte dorën e diathtë të thatë. Edhe Shkruisit’ e Fariseitë vejshin’ ore ate ndë qoftë se do të shëndoshi për ditë të shëtunë, qi të gjejnë shkaik kundrë ati. Por ai i dinte mendimet’ e atyne, edhe i tha nieriut qi kishte dorën’ e thatë: Çohu, edhe qindro ndë miedis. Edhe ai u ngrit, edhe qindroi. Iesui u tha atyne pra: Kam me u pyetunë juve për nji gja - Ashtë me udhë për të shëtuna me bamë mirë, apor me bamë keq? Me shpëtuem shpirt, apor me hupunë? Edhe mbassi vuni ore ata rreth, i tha nieriut: Shtri dorënë tande. Edhe ai bani ashtu, edhe dora e ati u ba e shëndoshë porsi tietra. Por ata u mbushnë me marri, edhe flitshinë njiani me tietrinë, qish mundeshinë me i bamë Iesuit. Edhe mb’ato ditt duel ndë malt me u falunë, edhe ishte tue shkuem gjithë natënë mbë të falunit e Perëndisë. Edhe kur u ba ditë, thirri dishepujt’ e vet; edhe sgjodhi dy-mbë-dhetë prei asish, edhe i queiti apostuj; Simoninë qi e queti Pietër, edhe Andrenë të vëllan’ e ati, Iakobin’ edhe Gjionninë, Filippin’ edhe Bartholomenë, Matthenë edhe Thomanë, Iakobinë të birin’ e Alfeut, edhe Simoninë qi quhei Zelotë, Iudenë të vëllan’ e Iakobit, edhe Iudën’ Iskariotinë, i cilli u ba edhe trathtuer, Edhe sdripi bashkë me ata, e qindroi mbë nji vend rrafsh, edhe ishinë gjindëje prei dishepujsh ati, edhe shumë shumicë populli prei gjithë Iudesë edhe Ierusalemit, edhe prei për-anë deti Tyrës’ edhe Sidonësë, të cillëtë erthnë me ndëgjuem ate, edhe me u shëndoshunë prei lingatash veta; edhe ata qi mundoheshinë prei shpirtënash ndytë, edhe shëndosheshinë. Edhe gjithë gjindëja kërkonte me e prekunë, sepse dilte fuqi prei ati, edhe shëndoshte të gjithë. Edhe ai si ngriti syt’ e vet mbë dishepujt e vet, tha: Lumtë ju të vobeqitë, sepse mbëretënia e Perëndisë ashtë jueja. Lumtë ju qi keni u tashti, sepse keni me u ngimë. Lumtë ju qi qjani tashti, sepse keni me qeshunë. Të lumunë jeni ju, kur t’u marrinë mëni juve nierëzitë, edhe kur t’u veçojnë juve, edhe t’ u përqeshinë, edhe t’ u nxierrin’ emninë për të keq, për punë të birit nieriut. Gëzohi mb’ate ditë, edhe karceni, sepse qe paga juei tek ashtë shumë ndë qiell, sepse kështu ua baishin’ atënit’ e atyne edhe profetënavet. Por mjertë ju të pasunitë! Sepse e fituetë ngushulliminë tuei. Mjertë ju qi jeni të ngimë! Sepse ka me u ardhun’ u juve. Mjertë ju qi qeshni tashti! Sepse keni me bamë vaje, e me qjamë. Mjertë ju, kur të thonë mirë për ju gjithë nierëzitë! Sepse kështu ua bajshin’ atënit’ e atyne edhe profet-rrenësavet. Po u thom juve qi ndëgjoni: Doni anëmiqtë tuei; bani mirë atyne qi u kanë mëni juve; bekoni ata qi u mallëkojnë juve; edhe faluni për ata qi u ngasinë. Ati qi të bierë me shuplakë faqesë, këthei edhe tietrënë; edhe ati qi të marri petkunë tand, leni edhe këmishënë. Edhe epi cillit-do qi të lypi; edhe ati qi të marri të tuatë, mos ia lyp prap. Edhe sikurse doni me u bamë juve nierëzitë, kështu edhe ju u bani atyne; edhe ndë daçi ata qi e duenë juve, çfarë nderie ashtë mbë ju? Sepse edhe fajtorëtë duen’ ata qi i duenë. Edhe ndë u bafshi mirë atyne qi u bajnë mirë juve, çfarë nderie ashtë mbë ju? Sepse edhe fajtorëtë bajnë kështu. Edhe ndë u dhançi hua atyne qi shpëreni me i marrë prap, çfarë nderie ashtë mbë ju? Sepse edhe fajtorët’ u apinë hua fajtorëvet, për me i marrë prap nji për ni. Por doni anëmiqtë tuei, edhe bani mirë, edhe epni hua, pa pasunë ndonji shpëresë ma; edhe atëherë paga juei ka me qenunë shumë, edhe keni me qenunë të bijt’ e të Naltit, sepse ai asht’ i mirë mbë të pangjoftunit nderë edhe mbë të këqijt. Bahi pra të përdëllyeshim, sikurse edhe Ati juei asht’ i përdëllyeshim. Edhe mos gjukoni, edhe s’keni me u gjukuem; mos dënoni, edhe s’keni me u dënuem; ndëjeni, edhe keni me u ndëjyem; epni, edhe ka me u dhanë juve; matës të mirë, të rrasun’ edhe të tundun’ edhe të derdhunë për buzë kanë me u dhanë juve ndë gji tuei. Sepse me atë matës qi matni, kanë me u këthyem me u matun’ edhe juve. Edhe u tha atyne nji parabullë: Mos mundet’ i verbëti me i tërhekun’ udhënë të verbëtit? A s’kanë me ranë të dy ndë gropët? Nuk’ ashtë dishepull përmbi mieshtrin’ e vet, por cilli-do qi asht’ i kullutë ka me qenunë porsi mieshtri vet. Edhe përse shikon krandienë qi ashtë ndë sy t’yt vëlla, por tranë qi ashtë ndë sy tand nuk’ e ndien? Apor si munde me i thanë t’yt vëlla: Vëlla, le të nxier krandienë qi ke ndë sy tand, kur ti nukë shef tranë qi ke ndë sy tand? Hipokrit, nxier ma përpara tranë prei synit tand, edhe atëherë ke me pamë mirë për me nxierrë krandienë qi ashtë ndë sy t’yt vëlla. Sepse s’ashtë ndonji dru e mirë qi ban pemë të kalbëtë, as ndonji dru e kalbëtë qi ban pemë të mirë. Sepse çdo dru ngjifetë prei pemësë vet. Sepse nukë mbëledhinë fiq prei drizash, as nukë vielinë rrush prei ferrash. Nieriu i mirë nxier të mirënë prei thesoresë mirë të zemrësë vet; edhe nieriu i keq nxier te keqenë prei thesoresë keqe të zemrësë vet, sepse goja e ati flet prei tepëricësë zemrësë. Edhe përse më thërritni: Zot, zot, edhe nukë bani sa thom? Kush-do qi vien tek unë, edhe ndëgjon fjalët’ e mia, edhe i ban, kam me u diftuem juve me cillinë përgjan: ai përgjan me nji nieri qi ndërtoi nji shtëpi, i cilli gërmihi, e thelloi, e vuni themel mbi shkampt; edhe kur vërshoi ujët’, u përpoq lumi mbas asai shtëpie, edhe nukë mufti me e tundunë, sepse ishte themeluem mbi shkampt. Po kush të ndëgjojë e të mos bajë, përgjan me nji nieri qi ndërtoi shtëpinë mbi dhe pa themel, qi u përpoq lumi mbas asai, edhe ra përnjiherë; edhe të rrenuemit’ e asai shtëpie u ba i math. Edhe mbassi mbaroi gjithë fjalët’ e veta ndër veshë të popullit hyni ndë Kapernaumë. Edhe shërbëtor’ i nji qindori, qi e kishte shumë të vëjefshim, ishte i lik për me vdekunë. Edhe kur ndëgjoi për Iesunë, dërgoi pleqt’ e Iudevet tek ai, tue iu lutunë qi të vijë me shpëtuem shërbëtorin’ e ati. Edhe ata erthnë te Iesui, e i luteshinë me nxitim, tue thanë, se: Vëjen me ia bamë këte, sepse ai do kombinë t’anë, edhe ai na ka ndërtuem synagogënë. Edhe Iesui po shkonte bashë me ata. Edhe tashti tue qenunë pak lark prei shtëpisë, qindori dërgoi miq tek ai, tue i thanë: Zot, mos u mundo, sepse s’jam i zoti të hyjsh ndënë shtrehe t’eme, përandai as vetëhenë t’eme s’e bana të vëjefshim me ardhunë te ti, por thuei nji fjalë, edhe shërbëtori em ka me u shëndoshunë. Sepse edhe unë jam nji nieri ndën’ urdhënë, edhe kam ndënë vetëhenë t’eme ushtëtorë, edhe i thom këti: Shko, edhe shkon; edhe tietrit: Eja, edhe vien; edhe shërbëtorit t’em: Ban këte, edhe e ban. Edhe Iesui kur ndëgjoi këto, u mërekullue për ate, edhe u këthye, e i tha popullit qi e merrte mbrapa: Po u thom juve, se - As ndë Israel s’kam gjetunë kaqi besë. Edhe ata qi ishinë dërguem kur u këthyenë ndë shtëpi, gjetnë shërbëtorinë qi ishte sëmunë shëndoshunë. Edhe ndë nesëret Iesui vinte ndë nji qytet qi quhetë Nain; edhe ishinë tue votunë bashkë me ate miaft prei dishepujsh ati, edhe shumë gjindëje. Edhe kur erdhi ngjat derësë qytetit, qe te po bijshinë jashtë nji të vdekunë, të cillin’ e ama e kishte bir të vetëmë, edhe ajo ishte e ve; edhe bashkë me ate ishte miaft gjindëje prei qytetit. Edhe Zoti kur pa ate, pat të dhimbunë për ate, edhe i tha: Mos qjai. Edhe u afrue, e preku shtratinë, edhe ata qi ishinë tue bartunë qindruenë, edhe tha: Dialosh, po të thom - Çohu. Edhe i vdekuni ndejti mbë bythë, edhe filloi me folunë. Edhe ia dha s’amës’ ati. Edhe të gjithë i muer frika, edhe lavdojshinë Perëndinë, tue thanë, se: Profet i math ashtë ngritunë ndër ne; edhe se Perëndia vuni ore popullin’ e vet. Edhe këjo fjalë për ate duel jashtë ndër gjithë Iudenë, edhe ndër gjith’ ate nahije. Edhe dishepujt e ati i dhanë za Gjionnit për gjithë këto. Edhe Gjionni thirri për-anë dy vetë prei dishepujsh vet, e i dërgoi te Iesui, tue thanë: Ti je ai qi ka për me ardhunë apor presimë tietër? Edhe nierëzitë si erthnë tek ai, thanë: Gjionn pagëzori na ka dërguem te ti, tue thanë: Ti je ai qi ka për me ardhunë, apo presimë tietër? (Edhe nd’ate orë ai shëndoshi shumë vetë prei lingatash, e prei mundimesh, e prei frymash këqia, edhe shumë të verbënave u fali dritënë me pamë). Edhe Iesui u përgjeq, e u tha: Shkoni e nepni za Gjionnit për gjithë sa pat’ e ndëgjuetë; se të verbën çelinë sytë, ulogë ecinë, të kromosunë qirohenë, shurdha ndëgjojnë, të vdekunë ngjallenë, të vobeqitë ndëgjojnë zanin’ e mirë; edhe i lumun’ asht’ ai qi të mos shkandalizohetë mbë mue. Edhe mbassi iknë ata qi ishinë dërguem prei Gjionnit, filloi me i thanë gjindëjesë për Gjionninë: Përse keni dalë ndë shkretinët me vum ore? Kallam qi tundetë prei erësë? Por përse keni dalë me pamë? Nieri veshunë me petka të buta? Qe ata qi janë veshunë me petka të ndrituna, edhe ndër të kënaquna, te janë ndëpër dyert e mbëretënavet. Por përse keni dalë me pamë? Profet? Po, u thom juve, edhe ma tepërë se profet. Kyi asht’ ai qi ashtë shkruem për ate: “Qe unë te dërgoj engjullinë t’em përpara faqesë s’ate, ai ka me ndrequn’ udhënë tande përpara tejet”. Sepse po u thom juve: Ma i math profet se Gjionn pagëzori as ndonji nuk’ ashtë ndër gjithë sa kanë lemë prei grash, por ma i vogëli ndë mbëretënit të Perëndisë ashtë ma i math se ai. Edhe gjithë populli kur ndëgjoi ate, edhe publikanëtë qi ishinë pagëzuem me pagëzimin’ e Gjionnit, dreitënuenë Perëndinë. Por Fariseit’ edhe ligjëtarëtë hothnë poshtë prei vetëhes’ atyne andën’ e Perëndisë, sepse nuk’ u pagëzuenë prei ati. Edhe Zoti tha: Me ke t’i përgjaj pra nierëzit’ e këti brezi? Edhe me ke përgjajnë? Këta përgjajnë me çuna qi rrinë ndë treg, edhe thërrasinë njiani tietrinë, e thonë: U ram fyllit, edhe nuk karcyetë; u bam vaje, edhe nukë qjatë. Sepse erdhi Gjionn pagëzori qi as bukë s’ha, as venë s’pi, edhe thoni, se: Ka diallinë. Erdhi i bir’ i nieriut tue ngran’ e tue pimë, edhe thoni: Qe, nieri hamës e venë-pimës, miku i publikanëvet e i fajtorëvet. Edhe ditunia duel e dreitë prei gjithë të bijvet ati brezi. Edhe nji prei Fariseish i lutei me ngranë bashkë me ate. Edhe ai hyni ndë shtëpit të Fariseut, e ndejti ndë mësallë. Edhe qe nji grue nd’ate qytet, e cilla ishte fajtore, kur e ndjeu se ka ranë ndë shtëpit të Fariseut, pruni nji alabastër me voj eret, edhe ndejti mbrapa për-anë kambëvet ati tue qjamë, edhe filloi me lagunë kambët’ e ati me lot, edhe i mpëshinte me flokët e kresë vet, edhe puthte kambët’ e ati, edhe i lyente me voj eret. Edhe ai Fariseu qi kishte thërritun’ ate kur pa, tha me vetëvetëhenë, tue thanë: Kyi ndë ishte profet, mundei me e marrë vesht cilla, edhe çfarë grue asht’ ajo qi prek ate, sepse ashtë fajtore. Edhe Iesui u përgjeq, e i tha: Simon, kam me të thanë për nji gja send. Edhe ai thotë: Mieshtër, thuei. Nji hua-dhanës kishte dy detorë: njiani i kishte detyrë pesë qind dinarë, edhe tietri pesë-dhetë. Edhe mbassi s’kishinë me ia lamë, ua fali të dyve. Cilli pra prei asish, thuei, ka me e dashunë ma tepërë? Edhe Simoni u përgjeq, e tha: Më duketë se ai, të cillit i fali ma të shumënë; edhe ai i tha: Gjukove dreitë. Edhe si këtheu kryetë te grueja, i tha Simonit: A shef këte grue? Hyna ndë shtëpit tande, ti nukë më dhe ujë për me lamë kambëtë, por ajo më lagu kambëtë me lot, edhe i mpëshiu me flokët e kresë vet. Ti nukë më puthe, por ajo, çë kur se hyna, s’prajti tue puthunë kambët’ e mia. Ti nukë më leve kryetë me voj, por ajo më leu kambëtë me voj eret. Prandai, po të thom, iu kanë ndëjyem asai fajet’ e shuma, sepse më deshi shumë, sepse ai qi do pak, pak i ndëjehenë fajetë. Mbasandai i thot’ asai: T’u kanë ndëjyem fajetë. Edhe ata qi ishinë ndenjunë ndë mësallë filluenë me thanë ndër vetëhe: Cilli ashtë kyi qi ndëjen edhe faje? Edhe ai i tha gruesë: Besa jote të shpëtoi; shko ndë paqtim. Edhe mbasandai ai bante udhë qytet mbë qytet, e katund mbë katund, tue predikuem e tue dhanë zanin’ e mirë për mbëretënin’ e Perëndisë; edhe të dy-mbë-dhetët’ ishinë bashkë me ate, edhe disa gra qi ishinë shëndoshunë prei frymash këqia e prei sëmundash; Maria qi quhei Magdalenë, prei të cillësë pat nxierrë shtatë djemën, edhe Ioanna grueja e Huzait kujdestarit Herodit, edhe Susanna, edhe shumë të tiera, të cillat’ i shëbejshinë me pasëjen’ e atyne. Edhe si u mbëloth shumë gjindëje, edhe vijshinë tek ai prei çdo qyteti, foli me parabullë: Duel mbiellësi me mbiellë farën’ e vet; edhe ai tue mbiellë disa ra për-an’ udhësë; edhe u shkel, edhe shpendët’ e qiellit e hangrën. Edhe tietra ra mbi gur; edhe si bini, u tha, sepse s’kishte vlagë. Edhe tietra ra ndë miedis të drizavet; edhe si binë drizatë bashkë me ate, e mbytnë. Edhe tietra ra mbi dhe të mirë; edhe si bini, bani pemë për nji nji qind. Këto tue thanë, bërtiste: Kush të ketë veshë me ndëgjuem, le të ndëgjojë. Edhe dishepujt’ e ati e pyetshinë, tue thanë: Qish mundetë me qenunë këjo parabullë? Edhe ai tha: Juve ashtë dhanë me ngjoftunë të mpshefëtat’ e mbëretënisë Perëndisë, por të tierëvet me parabulla; qi tue pamë të mos shofinë, edhe tue ndëgjuem të mos marrinë vesht. Edhe parabulla ashtë këjo: Fara ashtë fjala e Perëndisë. Edhe ata qi mbillenë për-an’ udhësë, jan’ ata qi ndëgjojnë, mbasandai vien dialli edhe ngre fjalënë prei zemërës’ atyne, qi të mos besojnë, e të shpëtohenë. Edhe ata përmbi gur, jan’ ata qi, kur ndëgjojnë, presinë fjalënë me gëzim; por ata s’kanë rranjë, sepse ata besojnë për disa kohë, por ndë kohë të ngasëjesë largohenë. Edhe ajo qi ra ndë drizat, këta janë sa ndëgjuenë, por prei gailesh e prei gjasë e prei pëlqimevet e kësai jetësë, shkojn’ e mbytenë, edhe nukë bajnë pemë. Edhe ajo qi ra ndë dhe të mirë, këta jan’ ata qi ndëgjojnë fjalënë, edhe e mbajnë ndë zemërë të bukër’ e të mirë, edhe bajnë pemë me durim. Edhe kurkushi, kur ndes kandilinë, nuk’ e mbulon me anë, as e ve rëposh shtratit; por e ve mbi kandilier për me pamë dritën’ ata qi hyjnë. Sepse s’ashtë ndonji gja e mbulueme, qi s’ka për me u sbuluem; as ndonji gja e mpshefëtë, qi s’ka për me u marrë vesht, e për mos me dalunë për faqe. Vështroni pra si ndëgjoni, sepse ai qi të ketë, ka me iu dhanë; edhe qi ai të mos ketë, edhe ate qi duketë se ka, ka me u marrë prei ati. Edhe erthnë tek ai e ama edhe të vëllazënit’ e ati, edhe s’mundeshinë me iu afruem prei gjindëjesë. Edhe i dhanë za, tue thanë: Jot amë edhe t’yt vëllazën kanë ndenjunë jashtë, e duenë me të pamë. Por ai u përgjeq, e u tha atyne: Ama eme edhe vëllazënit’ e mi janë këta qi ndëgjojnë fjalën’ e Perëndisë, edhe e bajnë. Edhe nji ditë ai hyni ndë lundrë bashkë me dishepujt’ e vet, edhe u tha atyne: Le të shkojmë përtej lëqenit. Edhe u ngritnë. Edhe ata tue lundruem, e muer gjumi, edhe sdripi nji thëllim ere ndë lëqent, edhe po mbushei me ujë lundra, edhe ishinë ndë rrezik. Edhe ata erthnë për-an’ ati, edhe e çuenë, tue thanë: Mieshtër, mieshtër, po hupimë. Edhe ai u çue, e qirtoi erën’, edhe valët’ e ujit, edhe pushuenë, e u ba bunacë. Edhe u tha atyne: Ku ashtë besa juei? Edhe ata u frikuen’ e u mërekulluenë, tue thanë, njiani tietrit: Vallë kush ashtë kyi qi urdhënon edhe erënat’ edhe ujëtë, edhe i ndëgjojnë? Edhe u hodhnë ndë vend të Gadarenvet, qi ashtë përtej kundruell Galilesë. Edhe kur duel ai mbë tokë, i duel përpara nji nieri prei qytetit, i cilli kishte djemën prei shumë motsh, edhe nukë vishte petka, edhe nukë rrinte ndë shtëpi, por ndëpër vorret. Edhe kur pa Iesunë, bërtiti, e i ra ndër kambë, edhe tha me za të madh: Qish ke me mue edhe ti, Iesu, i Bir’ i Perëndisë naltë? Të lutem, të mos më mundojsh. Sepse ai porositi frymën’ e ndytë me dalunë prei nieriut, sepse shumë kohë e kishte rrëmbyem, edhe lidhei me vargje, edhe ruhei ndë trambuk, por ai këpuste të lidhunatë, edhe bihei prei djemënish ndëpër shkretina. Edhe Iesui e pyeti, tue thanë: Si ta quejn’ emninë? Edhe ai i tha: Legion, sepse kishinë hymë shumë djemën tek ai. Edhe i lutei të mos i urdhënojë ata me shkuem ndë abyssë. Edhe atie ishte nji tub’ e madhe thish tue kullotunë ndë mal, edhe i luteshinë t’i lajë me hymë tek ata. Edhe ai i la. Edhe djemënitë si duelnë prei nieriut, hynë ndër thit; edhe tuba e thivet u tuerr prei shkrepit e u hoth ndë lëqent, edhe u mbyt. Edhe ata qi i kullotshinë kur panë se qish u ba, iknë, edhe shkuen’ e dhanë za ndë qytet e ndëpër arat. Edhe duelnë me pamë se qish u ba; edhe erthnë te Iesui, edhe gjetnë nierinë, prei të cillit kishinë dalunë djemënitë, tue ndenjunë për-anë kambëvet Iesuit, veshun’ e urtuem; edhe u frikuenë. U diftuen’ atyne pra edhe ata qi kishinë pamë, se si u shpëtue i diallosuni. Edhe gjithë shumica e nahijesë Gadarenvet iu lutunë me ikunë prei asish, sepse kishinë frikë të madhe; edhe ai hyni ndë lundrët, e u këthye. Edhe ai nieriu qi kishinë dalunë djemënitë prei ati, i lutei me qenunë bashkë me ate, por Iesui e lishoi, tue thanë: Këthehu ndë shtëpit tande, edhe difto gjithë sa bani Perëndia te ti. Edhe ai shkoi, tue leçitunë ndëpër gjithë qytetinë sa bani Iesui tek ai. Edhe Iesui kur u këthye, gjindëja e priti me gëzim, sepse të gjithë ishinë tue pritun’ ate. Edhe qe tek erdhi nji nieri qi e kishte emninë Iair (edhe ai ishte i pari synagogësë), e ra ndër kambë të Iesuit, e i lutei me hymë ndë shtëpi t’ati, sepse ai kishte nji bijë të vetëme, afërë dy-mbë-dhetë vieç, edhe ajo po vdiste. Edhe ai kur ishte tue votunë, gjindëja po e shtrëngonte. Edhe nji grue qi hiqte prei të rriedhunit e gjakut dy-mbë-dhetë viet, e cilla kishte prishunë gjithë gjanë ndëpër mjekësit, por s’kishte muftunë me u shëndoshun’ e as prei ndonjianit, u afrue mbrapazë, edhe preku shqepin’ e petkut ati; edhe përnjiherë iu ndal të rriedhunit’ e gjakut. Edhe Iesui tha: Kush qe ai qi më preku? Edhe kur mohuenë të gjithë, Pietri edhe ata qi ishinë bashkë me ate thanë: Mieshtër, gjindëja të pushtojn’ e të shtrëngojn’, edhe ti thue: Kush qe ai qi më preku? Por Iesui tha: Më preku nji nieri, sepse unë mora vesht fuqinë qi duel prei mejet. Edhe grueja kur pa se s’mpshifetë, erdhi tue u dridhunë, edhe i ra ndër kambë, e i diftoi përpara gjithë popullit për çfarë pune e preku, edhe se u shëndosh përnjiherë. Edhe ai i tha: Ki zemërë, bijë, besa të shpëtoi; shko ndë paqtim. Edhe ai kur po fliste, vien nji nieri prei të parit synagogësë, e i thotë, se: Jot-bijë vdiq; mos e mundo mieshtrinë. Por Iesui kur ndëgjoi, iu përgjeq, tue thanë: Mos ki frikë, veç beso, edhe ka me shpëtuem. Edhe si hyni ndë shtëpit, nukë la kurkend me hymë mbrenda, veç Pietrin’ edhe Iakobin’ edhe Gjionnin’ edhe të i atin’ e vaizës’ edhe t’amënë. Edhe të gjithë po qjajshinë, e po ndukeshinë për ate. Edhe ai tha: Mos qjani; se nukë vdiq, por po fle. Edhe ata e qeshshinë, sepse e dijshinë se vdiq. Por ai si nxuer jashtë të gjithë, e kapi për dore, edhe bërtiti, tue thanë: O vaizë, çohu. Edhe asai i erdhi fryma prap, edhe u ngjall përnjiherë; edhe ai urdhënoi t’i apinë me ngranë. Edhe përint’ e asai duelnë jashtë menç, por ai i porositi mos i thonë kurkuit se qish u ba. Edhe ai si thirri për-anë dy-mbë-dhetë dishepujt’ e vet, u dha atyne fuqi e pushtet mbi gjithë djemënit, edhe me shëndoshunë sëmunda. Edhe i dërgoi me predikuem mbëretënin’ e Perëndisë, edhe me shëndoshunë të sëmunëtë. Edhe u tha atyne: Mos barni gja mb’udhë, as shqepë, as straicë, as bukë, as argjand, as ka dy parë petka të keni. Edhe mb’ atë shtëpi qi të hyni, mbetni atie, edhe delni andej. Edhe sa vetë qi të mos u presinë juve, kur të delni prei ati qyteti, shkundni edhe pluhëninë prei kambëvet tueja, për deshmi kundrë atyneve. Edhe ata si duelnë, shkojshinë katundevet, tue dhanë zanin’ e mirë, edhe tue shëndoshunë mbë çdo vend. Edhe Herodi katrurdhësi ndëgjoi gjith’ ato qi baheshinë prei ati, edhe mërekullohei, sepse disa thoshinë, se Gjionni ashtë ngjallunë prei së vdekunish; edhe disa thoshinë, se Elia ashtë dukunë; edhe disa të tierë, se nji prei profetënish motshim ashtë ngjallunë. Edhe Herodi tha: Gjionnit un’ i preva kryetë, por kyi cilli ashtë, qi unë ndëgjoj për ate të këtilla punë? Edhe kërkonte me e pamë. Edhe apostujtë si u këthyenë, i diftuenë gjithë sa banë. Edhe ai i muer me vetëhe, e u tërhoq veç-anë ndë nji vend të shkretë të nji qyteti qi quhetë Bethsaida. Edhe gjindëja kur e muernë vesht, e muernë mbrapa; edhe ai si i priti, u fliste atyne për mbëretënin’ e Perëndisë, edhe shëndoshte ata qi kishinë nevojë për me u shëndoshunë. Edhe dita filloi me u thyem, edhe të dy-mbë-dhetët’ erthnë për-anë, e i thonë: Lisho gjindëjenë, qi të shkojnë rreth katundevet e aravet me ndenjunë, edhe me gjetunë haena, sepse këtu jemi ndë vend të shkretë. Por ai u tha atyne: Epni ju atyneve me ngranë. Edhe ata thanë: Ndër ne s’gjindenë ma tepërë se pesë bukë, edhe dy peshq; veç ndë vofshimë na me blemë të ngrana për gjithë këte popull. Sepse ishin’ afërë pesë mijë burra. Edhe ai u tha dishepujvet vet: Veni ata me ndenjunë tuba tuba ka pesë-dhetë. Edhe ata banë kështu, edhe i vunë me ndenjunë të gjithë. Edhe ai si muer pesë bukët’ edhe dy peshqitë, çoi sytë mbë qiell, edhe i bekoi, e i theu, e ua dha dishepujvet me i vumë përpara gjindëjesë. Edhe të gjithë hangrën, e u nginë; edhe ngritnë tepëricën’ e copavet dy-mbë-dhetë kosha. Edhe ai kur ishte tue u falunë veç-anë, dishepujt ishinë bashkë me ate, edhe i pyeti, tue thanë: Cilli thonë gjindëja se jam unë? Edhe ata u përgjegjën, e thanë: Gjionn pagëzori; edhe të tierë: Elia; edhe të tierë, se ashtë ngjallunë nji prei profetënish motshim. Edhe ai u tha atyne: Po ju cilli thoni se jam unë? Edhe Pietri u përgjeq, e tha: Krishti i Perëndisë. Edhe ai qirtoi ata, e i porositi mos me i thanë kurkuit këte, tue thanë, se: I bir’ i nieriut duhetë me pësuem shumë, edhe s’ka me u pëlqyem prei pleqsh e prei krye-priftënish e prei shkruisish, edhe ka me u vramë, edhe të tretënë ditë ka me u ngjallunë. Mbasandai u thoshte të gjithëve: Kush të detë me ardhunë mbrapa mejet, le të mohojë vetëvetëhenë, edhe le të ngrejë kryqin’ e vet përditë, edhe le të më marri mbrapa. Sepse ai qi do me shpëtuem jetën’ e vet, ka me e vdierrë; edhe kush të vdierri jetën’ e vet për punë të meje, kyi ka me e shpëtuem. Sepse ç’të mirë i bahetë nieriut ndë fitoftë gjithë botënë, e të vdierri vetëvetëhenë, a ta damojë? Sepse ai qi të ketë turp për mue edhe për fjalët’ e mia, edhe i bir’ i nieriut ka me pasunë turp për këte, kur të vijë ndë laft të vet e të Atit e të engjujvet shenjtënueshim, Edhe po u thom juve për të vërtet, se - Janë disa prei kësish qi rrinë këtu, qi s’kanë me ngranë vdekë ngjysh sa të shofinë mbëretënin’ e Perëndisë. Edhe mbas këtyne fjalësh shkuen’ afërë tetë ditt, edhe ai muer Pietrin’ edhe Gjionnin’ edhe Iakobin’, edhe hypi ndë mal për me u falunë. Edhe ai kur po falei, u ndërrue të dukunit’ e faqes’ ati, edhe petkat’ e ati ishinë të bardha, e shkrepëtijshinë. Edhe qe dy burra te po flitshinë bashkë me ate, të cillët’ ishinë Moiseu edhe Elia. Ata u duknë me laft, e thoshinë për vdekën’ e ati qi kishte me mbushunë ndë Ierusalem. Por Pietri edhe ata qi ishinë bashkë me atë, ishinë randuem prei gjumit; edhe kur u çuenë, panë laftin’ e ati, edhe ata dy burratë qi ishinë ndenjunë bashkë me ate. Edhe ata kur po daheshinë prei ati, Pietri i tha Iesuit: Mieshtër, mirë ashtë me qenunë na këtu, edhe le të bajmë tri tenda: nji për tyi, edhe nji për Moisenë, edhe nji për Elinë, pa ditunë se qish thotë. Edhe ai tue thanë këto, erdhi nji re, edhe i hijesoi; edhe ata u frikuenë, kur hynë ndë ret. Edhe erdhi nji za prei resë, tue thanë: Kyi ashtë biri em i dashuni: ati ndëgjoni. Edhe mbassi erdhi zani, Iesui u gjind vetëmë. Edhe ata s’pëzaitnë, edhe kurkuit s’i dhanë za nd’ato ditt për as ndonji gja për ato qi panë. Edhe mbë të nesërmet, si sdripnë ata prei malit, shumë gjindëje i duel përpara. Edhe qe nji nieri prei gjindëjesë, te bërtiti, tue thanë: Mieshtër, të lutem, ço sytë mbi t’em bir, sepse e kam të vetëmë. Edhe qe tek e kap fryma, edhe bërtet befas; edhe e shqyen me shkumë, edhe memzi tërhiqetë prei ati, mbassi e dërrmon. Edhe u luta dishepujvet tu për me e nxierrë, por nukë muftnë. Edhe Iesui u përgjeq, e tha: O bres i pabesë edhe i shtrembëtë, ngjysh kurë kam me qenunë me ju, edhe kam me u duruem juve? Bier këtu t’yt-bir. Edhe ai kur po vinte për-anë, dialli e hodhi, edhe e shqeu. Edhe Iesui qirtoi frymën’ e ndytë, edhe shëndoshi çuninë, edhe ia dha prap të atit. Edhe të gjithë mërekulloheshinë për madhënin’ e Perëndisë. Edhe kur mërekulloheshinë të gjithë për gjith’ ato qi bani Iesui, u tha dishepujvet vet: Ju veni ndër vesht tuei këto fjalë, sepse i bir’ i nieriut ka me u dhanë ndër duer të nierëzëvet. Por ata s’e merrshinë vesht këte fjalë, edhe ishte mbuluem prei atyneve, për mos me e marrë vesht; edhe kishinë frikë me e pyetunë për këte fjalë. Mbasandai hyni nji mendim ndër ata, pale cilli prei asish ashtë ma i math. Edhe Iesui kur pa mendimin’ e zemërës’ atyneve, kapi për dore nji çun, edhe e qindroi për-anë vetëhesë, edhe u tha atyne: Ai qi të presi këte çun mb’emënit t’em ka pritunë mue; edhe ai qi të presi mue, ka pritun’ ate qi më dërgoi, sepse ai qi ashtë ma i vogëlë ndër gjithë ju, kyi ka me qenun’ i math. Edhe Gjionni u përgjeq, e tha: Mieshtër, pam nji nieri qi nxier djemënitë mb’emënit tand; edhe e ndalëm, sepse nukë vien mbrapa bashkë me ne. Edhe Iesui i tha: Mos e ndalni, sepse ai qi s’ashtë kundrë nesh, ashtë bashkë me ne. Edhe kur po mbusheshinë ditt për me u marrë nalt ndë qiell, atëherë ai shtiu synin’ e vet për me votunë ndë Ierusalem. Edhe dërgoi za-dhanësa përpara vetëhesë; edhe ata votnë, e hynë ndë nji katund të Samaritanëvet, për me bamë gati vend për ate. Por nuk’ e pritnë, sepse e kishte syninë për me votunë ndë Ierusalem. Edhe Iakobi e Gjionni dishepujt’ e ati kur panë, thanë: Zot, a do të themi me sdripunë ziarrm prei qiellit, edhe me i rrenuem, sikurse bani edhe Elia? Por ai u këthye, e i qirtoi, edhe tha: Nukë dini prei çfarë fryme jeni ju? Sepse i bir’ i nieriut nuk’ erdhi me vdierrë shpirtëna nierëzish, por me shpëtuem. Edhe votnë mbë nji tietër katund. Edhe ata kur po vijnë, nji nieri i tha mb’udhë: Zot, kam me të marrë mbrapa kudo të veç. Edhe Iesui i tha: Dhelpënatë kanë shtrokulla, edhe shpendët’ e qiellit të ndenjuna; por i bir’ i nieriut s’ka ku me ulunë kryetë. Edhe i tha nji tietrit: Merr-më mbrapa. Edhe ai i tha: Zot, lenmë përpara të shkoj me vorruem tem atë. Por Iesui i tha: Leni të vdekunitë me vorruem të vdekunit’ e vet, por ti shko edhe nep za për mbëretënin’ e Perëndisë. Por edhe nji tietër nieri tha: Zot, kam me ardhunë mbrapa tejet; por lenmë përpara të shkoj me u lanë shëndet atyneve qi janë ndë shtëpit t’eme. Por Iesui i tha: Kush ve dorën’ e vet mbë parmende, edhe këthehet ’ e ve ore mbrapa, nuk’ asht’ i vëjefshim për mbëretënin’ e Perëndisë. Edhe mbasandai Zoti vuni edhe shtatë-dhetë dishepuj të tierë, edhe i dërgoi dy ka dy përpara vetëhesë mbë çdo qytet e vend, ku kishte për me ardhun’ ai. U thoshte atyne pra: Të korrët ashtë shumë, por punëtorëtë janë pak; i luteni pra të zotit të korrit me nxierrë punëtorë për të korrët’ e vet. Shkoni: qe unë te po u dërgoj juve porsi dhentë ndë miedist ujqvet. Mos barni kuletë, as stracë, as këpucë; edhe mos përshëndetni kurkënd mb’udhë. Edhe mb’atë shtëpi qi të hyni, përpara thoni: Paqtim ndë këte shtëpi. Edhe ndë qoft’ atie bir paqtimi, paqtimi juei ka me u prajtunë mb’atë; por ndë mos qoftë, ka me u këthyem mbë ju. Edhe mbetni nd’ate shtëpi, tue ngran’ e tue pimë prei asosh qi t’u napinë juve ata, sepse punëtori asht’ i zoti pagësë vet. Mos sdripni prei nji shtëpie mbë tietër shtëpi. Edhe mb’ate qytet qi të hyni, edhe t’u presinë juve, hani ato qi u vihenë përpara juve, edhe shëndoshni të sëmunëtë qi gjindenë nd’ate, edhe thoni atyneve: Mbëretënia e Perëndisë u afrue mbë ju. Por mb’ate qytet qi të hyni, edhe të mos u presinë juve, kur të dilni ndëpër rrugat e ati qyteti, thoni: U shkundimë juve edhe pluhëninë qi ashtë ngjitunë mbë ne prei qytetit tuei, por këte ta dini, se mbëretënia e Perëndisë u afrue mbë ju. Edhe po u thom juve, se nd’ate ditë ma i durueshim ka me qenunë mundimi ndë Sodom, se nd’ate qytet. Mjeri ti, Horazin! Mjeri ti, Bethsaida! Sepse ato mërekullia qi janë bamë ndë ju, ndë ishinë bamë ndë Tyrë e ndë Sidonë, çë kurë se do t’ishinë penduem, tue ndenjunë ndë thes e ndë hi. Por ndë Tyrë e ndë Sidonë ma i durueshim ka me qenunë mundimi ndë ditë të gjyqit, se mbë ju. Edhe ti, Kapernaumë, qi ke hipunë ngjysh mbë qiell, ke me sdripunë ngjysh ndë ferr. Ai qi t’u ndëgjojë juve, ndëgjon mue; edhe qi nukë ze për gja juve, s’ka zanë për gja mue; edhe ai qi nukë ze për gja mue, s’ka zanë për gja ate qi më ka dërguem. Edhe të shtatë-dhetët’ u këthyen me gëzim, tue thanë: Zot, edhe djemënitë na ndëgjojnë mb’emënit tand. Edhe ai u tha atyne: Vejem ore Satananë tue ranë prei qiellit porsi vetimë. Qe te po u ap juve pushtet për me shkelunë mbi gjarpij e mbi hakrepëna, edhe mbi gjithë fuqin’ e anëmikut; edhe kurgja s’ka me u bamë keq juve. Por mos gëzohi për këte, se u ndëgjojnë juve frymat’ e këqia; por gëzohi ma tepërë, se emnatë tuei u shkruenë ndë qillt. Nd’ate orë Iesui u gëzue ndë shpirt’ edhe tha: Të falem ndersë, o Atë, Zot i qiellit edhe i dheut, se mpshefe këto prei së ditshimish e prei së mentshimish, edhe i sbulove ndër foshnje; po, o Atë, se kështu u pëlqye përpara tejet. Të gjitha m’u dhanë n’dorë prei t’im et, edhe kurkushi nukë di cilli ashtë Biri, veç Ati; edhe cilli asht’ Ati, veç Biri, edhe ati qi të detë Biri me ia sbuluem. Edhe u këthye te dishepujt’ e tha veç-anë: Lum ata sy qi shofin’ ato qi shifni. Sepse po u thom juve, se shumë profetëna e mbëretëna deshnë me pam’ ato qi shifni ju, e nukë panë; edhe me ndëgjuem ato qi ndëgjoni, e nukë ndëgjuenë. Edhe qe tek u ngrit nji ligjëtar, tue ngam’ ate, e tue thanë: Mieshtër, qish të baj për me trashiguem jetën’ e pasosëme? Edhe ai i tha: Qish ashtë shkruem ndë ligjët? Si këndon? Edhe ai u përgjeq, e tha: “Të duesh Zotinë Perëndinë tand me gjithë zemrënë tande, edhe me gjithë shpirtinë tand, edhe me gjithë fuqinë tande, edhe me gjithë mendienë tande”, edhe “të afërminë tand porsi vetëvetëhenë”. Edhe ai i tha: U përgjegje dreitë; ban këto, edhe ke me rruem. Por ai donte me nxierrë vetëvetëhenë të dreitë, i tha Iesuit: E cilli asht’ i afërmi em? Edhe Iesui u përgjeq, e tha: Nji nieri sdripi prei Ierusalemit ndë Ieriho, edhe ra ndër duer të kusarëvet, të cillëtë si e sveshnë, edhe e banë me plagë, iknë, edhe e lanë me gjymës fryme. Edhe ndodhi me shkuem asai udhe nji prift; edhe kur pa ate, shkoi anësë tietër. Kështu edhe nji Levit, kur e mbërrini ndë vend, erdhi e pa, edhe shkoi anësë tietër. Por nji Samaritan tue bam’ udhë, erdhi mbi ate; edhe kur pa ate, iu dhimti; edhe erdhi për-anë, e i lidhi plagëtë, tue derdhunë voj e venë; edhe e hipi mbë shtazët të vet, edhe e pruni ndë huej-pritë, edhe i pat kujdes. Edhe ndë nesëret kur duel, nxuer dy dinarë, e ia dha huej-pritësit, edhe i tha: Ki kujdes ati; edhe qish të prishish ma tepër’, unë kam me t’i lamë, kur të vij për-së-ri. Cilli prei kësish të tresh të duketë se u ba i afërmi ati qi ra ndër duer të kursarëvet? Edhe ai tha: Ai qi pat përdëllim për ate. Iesui pra i tha: Shko, edhe ti ban kështu. Edhe ata kur po shkojshinë, ai hyni mbë nji katund, edhe nji grue qi e kishte emninë Marthë, e priti ndë shtëpit të vet. Edhe ajo kishte nji motërë qi e queishinë Mari, e cilla ndejti për-anë kambëvet Iesuit, edhe ndëgjonte fjalën’ e ati. Edhe Martha mundohei shumë tue shërbyem; edhe mbasandai duel përpara ati, e tha: Zot, nukë ke gaile se eme motërë më la vetëmë me shërbyem? Thuei pra asai për me më ndimuem. Edhe Iesui u përgjeq, e i tha: Marthë, Marthë, ke gaile e turbëllohe për shumë punë, por për nji punë ashtë nevojë. Edhe Maria sgjodhi piesën’ e mirë, qi s’ka me u marrë prei asai. Edhe ai kur po falei ndë nji vend, si pushoi, nji prei dishepujvet ati i tha: Zot, mësona me u falunë, sikurse edhe Gjionni mësoi dishepujt’ e vet. Edhe ai u tha atyne: Kur të faleni, thoni: - Ati ynë qi je ndë qillt, u shenjtënoft’ emëni yt, arthtë mbëretënia jote, u baftë dashunimi yt, si ndë qiell, edhe mbë dhet. Bukënë t’onë të përditshimen, epna neve përditë. Edhe falna fajetë t’ona, sepse edhe na ia falimë kuido qi na ban faj; edhe mos na shtier ndë ngasëje, por shpëtona prei së keqit. Mbasandai u tha atyne: Cilli prei jush do të ketë nji mik, edhe do të vejë tek ai ndë mies-natë, e t’i thotë: Mik, më huaj tri bukë; sepse erdhi nji miku em prei udhësë tek unë, edhe s’kam qish me i vumë përpara? Edhe ai do të përgjegjetë përmbrenda, e t’i thotë: Mos më nep mundim, sepse dera ashtë mbyllunë tashti, edhe çunat’ e mi kanë ranë ndë shtrat bashkë me mue; s’mundem të ngrihem e t’ap. Po u thom juve: Edhe ndë mos u ngrittë me i dhanë, sepse ashtë miku i vet, por për të paturpshimen’ e ati ka me u ngritun’ e me i dhanë sa t’i duhenë. Edhe unë po u thom juve: Lypni, edhe do t’u epetë juve; kërkoni, edhe do të gjeni; trokulloni, edhe do t’u çiletë juve. Sepse kushdo qi lypën, merr; edhe kushdo qi kërkon, gjen; edhe ati qi trokullon, do t’i çiletë. Edhe cilli prei jush asht’ atë, edhe ndë i lyptë bukë i biri, mos ka me i dhanë gur? Apor ndë i lypte peshk, mos ka me i dhanë gjarpën ndë vend të peshkut? Apor ndë i lypte ve, mos ka me i dhanë hakrep? Kur ju pra, qi jeni të këqij, dini me u dhanë dielmvet tuei dhana të mira, sa ma tepër’ Ati qi ashtë prei qielli ka me u dhanë Shpirtinë Shenjt atyneve qi t’i lypinë? Edhe ishte tue nxierrë nji diall, edhe ai ishte shurth. Edhe dialli kur duel, shurdhi foli, edhe gjindëja u mërekullue. Por disa prei atyneve thanë, se nxier djemënitë me anë të Beelzebulit, të parit djemënavet. Edhe disa të tierë, tue ngam’ ate, kërkojshinë prei ati shenjë prei qielli. Por ai si muer vesht mendimet’ e atyneve, u tha atyne: Çdo mbëretëni ndë u daftë kundrë vetëvetëhesë, shkretohetë; edhe nji shtëpi ndë u daftë kundrë shtëpisë, rrenohetë. Edhe Satanai pra ndë qoftë se u da kundrë vetëvetëhesë, si ka me qindruem mbëretënia e ati? Sepse thoni, se unë nxier djemënitë me anë të Beelzebulit. Por unë ndë nxier djemënitë me anë të Beelzebulit, bijtë tuei me ç’anë i nxierrinë? Përandai ata kanë me qenunë gjyqtarëtë tuei. Por ndë nxier unë djemënitë me gishtin’ e Perëndisë, vallë mbëretënia e Perëndisë e mbërrini mbë ju? I forti armatisunë kur ruen avllin’ e vet, gjithë gjaja e ati ashtë ndë paqtim, por kur të vijë ma i forti se ai, e ta mundi, merr gjith’ armët’ e ati qi shpërente mb’ato, edhe dan plaçkat’ e ati. Ai qi s’ashtë bashkë me mue, ashtë kundrë mejet; edhe ai qi s’mbëleth bashkë me mue, shpërndan. Frym’ e ndytë kur del prei nieriut, shkon ndëpër vende të thata pa ujë, edhe kërkon të prajtunë; edhe kur të mos gjejë, thotë: Le të këthehem ndë shtëpit t’eme, andej kah dola; edhe kur vien, e gjen mpshimë e stolisunë. Atëherë vete, e merr me vetëhe shtatë fryma të tiera ma të këqia se vetëhenë; edhe hyjn’ e rrin’ atie; edhe të mbrapmet’ e ati nieriu bahenë ma të këqia se të paratë. Edhe ai kur thoshte këto, nji grue ngriti za prei gjindëjes’, e i tha: Lum ai bark qi të ka bartunë, edhe ato gjij qi ke thithunë. Por ai tha: Lum ma fort ata qi ndëgjojnë fjalën’ e Perëndisë, edhe e ruejnë. Edhe gjindëja kur po mbëlidhei, filloi me thanë: Kyi bres asht’ i keq; kërkon shenjë, edhe shenjë s’ka me iu dhanë, për-veç shenjit profetit Iona. Sepse sikurse Ionai u ba shenjë mbë Ninevitët, kështu edhe i bir’ i nieriut ka me qenunë mbë këte bres. Mbëretënesha e mies-ditësë ka me u ngritunë ndë ditë të gjyqit bashkë me nierëzit e këti brezi, edhe ka me i gjukuem për të keq, sepse erdhi prei anësë së mbaruemesë dheut me ndëgjuem ditunin’ e Solomonit; edhe qe ku ashtë këtu ma tepërë se Solomoni. Burrat’ e Ninevisë kanë me u ngjallunë ndë ditë të gjyqit bashkë me këte bres, edhe kanë me e gjukuem për të keq, sepse u penduenë për predikimin’ e Ionait; edhe qe ku ashtë këtu ma tepërë se Ionai. Edhe kurkushi, kur ndes kandilinë, s’e ve ndë vend të mpshefëtë, as ndënë hu të drithit, por mbi kandilier, për me pamë dritën’ ata qi hyjnë mbrenda. Kandil’ i korpit ashtë syni: syni yt pra kur të jet’ i qirutë, edhe gjithë korpi yt asht’ i ndritshim; por kur të jet’ i keq, edhe korpi yt asht’ i errëtë. Ve ore pra drita qi ashtë te ti, mos jet’ errësinë. Ndë qoftë pra gjithë korpi yt i ndritshim, pa pasunë ndonji anë t’errëtë, ka me qenun’ i ndritshim gjithë, porsi kandili kur të ndrit me ndriçiminë. Edhe si foli këto, nji Farise i lutei me ardhunë për drekë tek ai; edhe ai hyni e ndejti ndë mësallë. Edhe Fariseu kur pa se nukë lau ma përpara duertë para drekësë, u mërekullue. Edhe Zoti i tha: Tashti ju Fariseitë qironi të përjashtëmenë’ e potirit e të kupësë; por e përmbrendëshimeja juei ashtë plot me rrëmbesë e me të keqe. Të marrë, ai qi bani të përjashtëmenë, a nukë bani edhe të përmbrendëshimenë? Veçe nepni limoshënë gjanë tuei; edhe qe të gjitha te janë të qiruta te ju. Por mjertë ju Fariseitë! Sepse epni të dhetën’ e mendrës’ e të piganit e gjithë barishtavet, edhe lini mbë-nj-anë gjyqin’ edhe dashunin’ e Perëndisë. Këto duhei të bajshitë, edhe ato të mos i lishitë. Mjertë ju Fariseitë! Sepse doni vendin’ e parë ndëpër synagogat, edhe të përshëndetunatë ndëpër tregjet. Mjertë ju Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Se jeni porsi ato vorretë qi s’dukenë, edhe nierëzitë qi ecinë përsipër nukë dinë. Edhe nji prei ligjëtarëvet u përgjeq, e i tha: Mieshtër, tue thanë këto punë shan edhe neve. Edhe ai tha: Mjertë ju ligjëtarëtë për-së-ri! Sepse ngarkoni nierëzitë me barrë të randa qi s’barenë, edhe ju nuk’ i përkitni barrëtë me majën’ e gishtënavet tuei. Mjertë ju! Sepse ndërtoni vorret’ e profetënavet, edhe atënitë tuei i vranë. Vallë bani deshmi edhe pëlqeni punët’ e atënavet tuei, sepse ata i vranë, edhe ju ndërtoni vorret e atyneve. Përandai edhe ditunia e Perëndisë tha: Kam me dërguem tek ata profetëna edhe apostuj, edhe disa prei asish kanë me i vramë edhe kanë me i përzanë, qi të kërkohetë prei këti brezi gjaku i gjithë profetënavet qi ashtë derdhunë çë kur se ashtë ngrefunë bota; çë prei gjakut Abelit, ngjysh mbë gjak të Zaharisë qi u vra ndërmiet therores’ edhe tempullit; për të vërtet po u thom juve, ka për me u kërkuem prei këti brezi. Mjertë ju ligjëtarëtë! Sepse ngritët çelsin’ e mendiesë; ju nukë hytë, por ndalët edhe ata qi hyjnë. Edhe ai kur u thoshte atyne këto, Shkruisit’ edhe Fariseitë filluenë me e nxemë tepërë, edhe me e shtrënguem qi të flasi për shumë punë, sepse kishinë ngrefunë lak për ate, edhe kërkojshinë me rrëmbyem ndonji fjalë prei gojës’ ati, qi ta përflasinë. Ndërmiet këtyne fjalëve, kur ishinë mbëledhunë shumicat’ e gjindëjesë, kaqi sa shkelshinë njiani tietrinë, filloi me u thanë dishepujvet vet: Përpara rueni vetëvetëhenë prei brumit Farisevet, qi ashtë hipokrisi. Por nuk’ ashtë gja e mbulutë qi s’ka me u sbuluem; edhe e mpshefëtë, qi s’ka me u marrë vesht. Përandai sa thatë nd’errësinë, kanë me u ndëgjuem ndë dritë; edhe qish folët ndër vesh ndëpër dhomat, kanë me u leçitunë mbi pulasat. Edhe po u thom juve, miqt’ e mi: Mos droni ata qi vrasinë korpinë, edhe mbasandai s’kanë se qish me bamë gja ma tepërë. Por kam me u diftuem juve cillinë me drashunë: Droni ate qi ka pushtet, mbassi të vrasi, të hedhi ndë xhehenem; për të vërtet po u thom juve, këte droni. Nukë shitenë pesë zoq për dy astër? Edhe nji prei atyneve nuk’ asht’ i harruem përpara Perëndisë, por edhe qimet’ e kresë tuei janë ngjefunë të gjitha. Mos droni pra: ju dani prei shumë zoqsh. Edhe po u thom juve: Kushdo qi të më rrëfejë përpara nierëzëvet, edhe i bir’ i nieriut ka me e rrëfyem përpara engjujvet Perëndisë. Edhe kushdo qi të më mohojë përpara nierëzëvet, ka me u mohuem përpara engjujvet Perëndisë. Edhe kushdo qi të thotë fjalë kundrë të birit nieriut, ka me iu falunë, por ati qi të vlasfimojë kundrë Shpirtit Shenjt, s’ka për me iu falunë. Edhe kur të u bienë juve ndëpër synagogat e ndëpër urdhënat e ndëpër pushtetet, mos kini gaile se kush, a se si të përgjegjeni, a qish të thoni, sepse Shpirti Shenjt ka me u mësuem juve nd’ate orë qish duhetë me thanë. Edhe nji prei gjindëjes’ i tha: Mieshtër, thuei t’em-vëlla të dajë trashigiminë bashkë me mue. Por ai i tha: O nieri, kush më vuni gjyqtar, a damës mbi ju? Mbasandai u tha atyne: Veni ore, edhe ruhi prei lakmimit, sepse ndë pastë tepërë kushi, jeta e ati nukë varetë prei gjas’ati. Edhe u tha atyne nji parabullë, tue thanë: Nji nieriu të pasuni i erdhi mbarë ara, edhe mendohei me vetëvetëhenë, tue thanë: Qish të baj, se s’kam ku të mbëleth pemët e mia? Mbasandai tha: Këte kam me bamë, do të prish grunarët’ e mi, edhe do t’i ndërtoj ma të mëdhej, edhe do të mbëleth atie gjithë drithinë t’em, edhe të mirat’ e mia. Edhe do t’i thom shpirtit t’em: O Shpirt, ke shumë të mira qi gjindenë për shumë viet; prahu, e ha, e pi, e gëzohu. Por Perëndia i tha: I marrë, këte natë kanë me lypunë prei tejet shpirtinë tand; edhe sa bane gati, kuit do të jenë? Kështu ka me qenun’ ai qi mbëleth thesorë për vetëvetëhenë, e nuk’ asht’ i pasunë te Perëndia. Mbasandai u tha dishepujvet vet: Përandai po u thom juve - Mos keni gaile për jetënë tuei, qish të hani; as për korpinë tuei, qish të veshni. Jeta ashtë ma e ndershime se ushqimi, edhe korpi se të veshunitë. Veni ore korbënitë, se nukë mbiellinë, as nukë korrinë; ata s’kanë qur, as grunar; edhe Perëndia i ushqen; sa ma tepërë dani ju prei shpendëvet? Edhe cilli prei jush ka gaile, mundetë me shtuem nji kut mbë moshë të vet? Kur ju pra s’mundeni as për ma të vogëlënë, përse keni gaile për të tierat? Veni ore luletë si rritenë, se nukë mundohenë, as nukë dredhinë; edhe po u thom juve, se as Solomoni me gjithë laftin’ e vet s’ishte veshunë si nji prei kësosh. Por ndë qoftë se barinë qi sot ashtë nd’arë, edhe nesër hidhetë ndë furrë, Perëndia e vesh kështu, sa ma tepërë juve, o besë-pakë? Edhe ju mos kërkoni qish të hani, a qish të pini; as mos ini me dy mendesh. Sepse kombet’ e botësë kërkojnë gjithë këto; edhe Ati juei e di se u lypsenë këto. Por kërkoni mbëretënin’ e Perëndisë, edhe gjithë këto kanë për me u shtuem juve. Mos ki frikë, o trum’ e vogëlë; sepse Atit tuei i pëlqeu me u dhanë juve mbëretëninë. Shitni pasëjetë tueja, edhe nepni limoshënë. Bani për vetëhenë tuei kuleta qi nukë vietërohenë, thesore ndë qillt qi nukë mungon, atie ku kursari s’afrohetë, as krymbi s’e prish. Sepse ku ashtë thesori juei, atie ka me qenun’ edhe zemëra juei. Le të jenë miedizatë tuei ngjeshunë, edhe kandiletë ndezunë; edhe ju ini gati porsi nierëzitë kur presinë të zotin’ e vet, kur do të këthehetë prei darsmash, qi t’i çelinë përnjiherë, kur të vijë me trokulluem. Lum ata shërbëtorë, të cillëtë, kur të vijë i zoti, ka me i gjetunë qutë. Për të vërtet po u thom juve, se do të përvishetë, e do t’i vejë me ndenjunë ndë mësallë, edhe do të vijë për-anë, e do t’u shërbejë atyne. Edhe ndë arthtë ndë të dytënë ruejtie edhe ndë të tretënë ruejtie ndë arthtë, edhe t’i gjejë kështu, të lumunë jan’ ata shërbëtorë. Edhe këte e dini, se ndë qoftë se e dinte i zoti i shtëpisë mbë ç’orë vien kursari, kishte për me ndenjunë qutë, edhe s’kishte për me lanë me u biruem shtëpia e ati. Edhe ju pra bahi gati, sepse i bir’ i nieriut vien mb’ate orë qi s’e mendoni. Edhe Pietri i tha: Zot, neve e thue këte parabullë, apor të gjithëve? Edhe Zoti tha: Vallë cilli asht’ ai kujdestar besënik edhe i mentshim, qi ta vejë i zoti mbi shërbëtorët e vet, për me u dhanë me kohë masën’ e grunit? Lum ai shërbëtuer, të cillinë, kur të vijë i zoti, ka me e gjetunë tue bamë kështu. Për të vërtet po u thom juve, se ka me e vumë mbi gjithë pasëjen’ e ati. Por ndë thasht’ ai shërbëtuer ndë zemërë të vet, se: Em-zot qelletë me ardhunë; edhe të fillojë me rrafunë shërbëtorët’ e shërbëtoretë, e me ngran’ e me pim’ e me u dejtunë; i zoti ati shërbëtorit’ ka me ardhunë nd’atë ditë qi s’e pret, edhe nd’ate orë, qi s’e di, edhe ka me e damë, edhe ka me vumë piesën’ e ati bashkë me të pabesëtë. Edhe ai shërbëtori qi e dinte andën’ e të zotit vet, edhe nukë bani gati vetëhenë, as nukë bani mbas andës’ ati, ka me u rrafunë shumë. Por ai qi s’e diti, edhe bani punë për me u rrafunë, ka me u rrafunë pak. Edhe gjithë-se-kuit qi iu dha shumë, shumë ka me u kërkuem prei ati; edhe ati qi i lanë shumë, kanë me i lypunë ma tepërë. Erdha me vumë ziarrm mbë dhet, edhe ç’ tietër gja due, ndë qoftë se u ndes tashti? Edhe kam nji pagëzim për me u pagëzuem; edhe sa shtrëngohem ngjysh sa të mbarohetë! Kujtoni se kam ardhunë me dhanë paqtim mbë dhet? Jo, po u thom juve, por veç të damë. Sepse tashti e mbaskëndai kanë me qenunë pesë vetë ndë nji shtëpi damë, tre kundrë dyve, edhe dy kundrë treve. Ka për me u damë i ati kundrë të birit; edhe i biri kundrë të i atit; e ama kundrë së bijësë, edhe e bija kundrë s’amësë; vieherra kundrë nusesë vet, edhe nuseja kundrë së vieherrësë. Edhe u thoshte edhe gjindëjesë: Kur shifni renë se del prei së perënduemesë diellit, përnjiherë thoni - Po vien shi; edhe bahetë kështu. Edhe kur fryn erë mies-dite, thoni, se ka me u bamë vapë; edhe bahetë. Hipokritëna, faqen’ e dheut edhe të qiellit dini me e provuem; por këte kohë si nuk’ e provoni? Si nukë gjukoni edhe të dreitënë prei vetëhesë tuei? Kur të veç pra tek urdhënari bashkë me kundrë-gjyqësinë tand, mundohu mb’udhë me shpëtuem prei ati; se mos të tërheqi te gjyqtari, edhe gjyqtari të api ndër duer të shërbëtorit, edhe shërbëtori të hedhi mbrenda ndë burk. Po të thom, s’ke me dalë prei andej, ngysh sa të laish edhe astrin’ e mbrapëm. Edhe nd’atë kohë ishin’ atie përpara disa vetë tue diftuem ati për Galileanët, se Pilati u përzieu atyne gjakunë bashkë me kurbanet e atyneve. Edhe Iesui u përgjegj, e u tha atyne: Kujtoni se këta Galileanët’ ishinë ma fajtorë se gjithë Galileanëtë, sepse pësuenë të tilla punë? Jo, po u thom juve, por ndë mos u pendofshi, të gjithë kështu keni me u vdierrë. Apor ata të tetë-mbë-dhetëtë, qi ra pyrgu mbi ata ndë Siloam, edhe i vrau, kujtoni se këta ishinë fajtorë ma tepërë se gjithë nierëzitë qi rrinë ndë Ierusalemë? Jo, po u thom juve, por ndë mos u pendofshi të gjithë kështu keni me u vdierrë. Edhe thoshte këte parabullë: Nji nieri kishte mbiellë nji dru fiku ndë vesht të vet; edhe erdhi me marrë pemë prei asai, por nukë gjeti. Edhe i tha veshtorit: Qe te vij tre viet me marrë prei kësai drusë fikut, edhe nukë gjej: preje; përse të zajë vendinë kot? Por ai u përgjeq, e i tha: Zot, lene edhe këte vit, ngjysh sa të rëmihi rreth asai, e të shtie plehe; edhe ndë baftë pemë mirë, por ndë mos baftë, vitinë qi vien ke me e premë. Edhe ai ishte tue mësuem për të shëtunë mbë nji synagogë; edhe qe tek ishte nji grue qi kishte frymë sëmundjeje tetë-mbë-dhetë viet, edhe ishte kurrusunë, e s’mundei kreit me u ngritunë përpietë. Edhe Iesui kur pa ate, e thirri afër’ edhe i tha: Grue, je lishuem prei sëmundëjesë s’ate. Edhe vini duertë mbi ate; edhe ajo përnjiherë u dreitue, edhe lavdoi Perëndinë. Por i pari synagogës’ u përgjeq me zemërim, sepse Iesui shëndoshi për të shëtunë, e i tha gjindëjesë: Janë gjashtë ditt qi duhetë me punuem ndër ato; ndër këto pra vini e shëndoshuni e jo për ditë të shëtunë. Zoti iu përgjeq pra, e i tha: Hipokrit, gjithë-se-cilli jush të shëtunënë nukë sgjith kan’ e vet, a gomarin’ e vet prei grashtit, edhe e shpie, t’i api ujë? Edhe këjo qi ashtë bij’ e Abrahamit, të cillënë qe tek e pat lidhunë Satanai tetë-mbë-dhetë viet, nukë duhei me u sgjidhunë prei ati të lidhuni për ditë të shëtunë? Edhe ai kur thoshte këto, gjith’ ata qi i dilshinë kundrë u turpënuenë; edhe gjithë gjindëja gëzohei për gjithë punët’ e lavdueshime qi baheshinë prei ati. Edhe ai thoshte: Me ke përgjan mbëretënia e Perëndisë? Edhe me ke ta përgjaj? Përgjan me nji koqe senapi, të cillën’ e muer nji nieri, edhe e hodhi ndë kopësht të vet: edhe u rrit e u ba dru e madhe, edhe shpendët e qiellit erthnë e ndejtnë ndë degat t’asai. Edhe për-së-ri tha: Me ke ta përgjaj mbëretënin’ e Perëndisë? Përgjan me brumë, të cillën’ e muer nji grue, edhe e mpshefi ndë tre matësa mielli, ngjysh sa u ba brumë gjithë. Edhe shkonte ndëpër qytete e ndëpër katunde tue mësuem, edhe tue bamë udhë për Ierusalemë. Edhe nji nieri i tha: Zot, vallë të pakë jan’ ata qi shpëtohenë? Edhe ai u tha atyne: Mundohi me hymë ndëpër derë të ngushtë, sepse shumë vetë, po u thom juve, do të kërkojnë me hymë, edhe s’kanë me muftunë. Mbassi të ngrihet’ i zoti i shtëpisë, e të mbylli derënë, atëherë do të filloni me ndenjunë jashtë, edhe me trokulluem derësë, tue thanë: Zot, zot, çilna; edhe ai ka me u përgjegjun’ e me u thanë juve: Nuk’ e dij juve prei kah jeni. Atëherë do të filloni me thanë: Hangrëm e pim përpara tejet, edhe mësove ndëpër rrugat t’ona. Por ai ka me thanë: Po u thom juve, nuk’ e dij juve prei kah jeni; largohi prei mejet, gjithë ju punëtorët’ e paudhënisë. Atie ka me qenunë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet, kur të shifni Abrahamin’ edhe Isaakun’ edhe Iakobin’ edhe gjithë profetënatë ndë mbëretënit të Perëndisë, edhe juve nxierrë jashtë. Edhe do të vinë prei së lemes’ e prei së perënduemësë diellit, edhe prei anësë borës’ e prei anësë shiut, edhe do të ulenë të rrinë ndë mbëretënit të Perëndisë. Edhe qe te janë të mbrapëm, qi kanë me qenunë të parë, edhe janë të parë, qi kanë me qenunë të mbrapëm. Mb’atë ditë erthnë disa Farisei, tue i thanë: Del, e ik prei këndyj, sepse Herodi do me të vramë. Edhe ai u tha atyne: Shkoni, e i thoni kësai dhelpëne - Qe te nxier djemëna, edhe shëndosh sot edhe nesër, edhe të tretënë ditë mbarohem. Por më duhetë me votunë sot edhe nesër edhe mbas-nesër, sepse nukë mundetë me u prishunë profet jashtë Ierusalemit. Ierusalem, Ierusalem, qi vret profetënatë, edhe rref me gur ata qi dërgohenë te ti, sa herë desha me mbëledhunë dielmt’ e tu, porsi pula zoqt’ e vet ndënë fletët, edhe nukë deshët! Qe shtëpia juei te po u lihet’ e shkretë. Edhe për të vërtet po u thom juve, se s’keni me më pamë ngjysh sa të vijë koha, kur të thoni: I bekuem asht’ ai qi vien mb’emënë të Zotit. Edhe ai kur erdhi ndë shtëpi të nji nieriu prei të parëvet Farisevet për të shëtunë me ngranë bukë, ata ishinë tue vum’ ore ate. Edhe qe nji nieri i idhropikasunë tek ishte përpara ati. Edhe Iesui u përgjeq, e u tha ligjëtarëvet edhe Farisevet, tue thanë: Ndë qoftë se asht’ e udhësë me shëndoshunë për të shëtunë? Edhe ata s’pëzajtnë. Atëherë ai e kapi, edhe e shëndoshi, edhe e lishoi. Mbasandai u përgjeq, e u tha atyne: Kuit prei jush t’i bierë gomari e kau ndë pus, edhe s’ka me e nxierrë përnjiherë për ditë të shëtunë? Edhe ata s’muftnë me iu përgjegjunë mbë këto fjalë. Edhe u thoshte nji parabull’ atyneve qi ishinë thirrunë (sepse vente ore si sgjithshinë vendet’ e para), tue u than’ atyne: Kur të thirresh prei ndonjianit ndë darsmë, mos ulesh me ndenjunë ndë krye të mësallësë; druese mos ashtë thirrunë prei ati ndonji tietër ma i ndershim se ti, edhe vien ai qi thirri tyi edhe ate, e të thotë: Epi vendinë këti; edhe atëherë do të fillojsh me turpëni me zanë vendin’ e mbrapëm. Por kur të thirresh, shko, e rri mbë vendin’ e mbrapëm; qi, kur të vijë ai qi të ka thirrunë, të thotë tyi: Mik, hip ma përsipër; atëherë ka me qenunë laft për tyi përpara atyneve qi rrinë ndë mësallë bashkë me tyi. Sepse kushdo qi ngre nalt vetëvetëhenë, ka me u përvumë; edhe ai qi përven vetëvetëhenë, ka me u ngritunë nalt. I thoshte edhe ati qi kishte thirrun’ ate: Kur të bajsh drekë a darkë, mos thirr miqt e tu, as nierëzit’ e tu, as fëqij të pasunë; druese mos të thërrasinë prap edhe ata, edhe bahetë shpagim mbë tyi. Por kur të bajsh gostë, thirr të vobeq, ulogë, të çalë, të verbën; edhe ke me qenun’ i lumunë; sepse ata s’kanë me ta shpaguem; edhe ka me t’u shpaguem ndë të ngjallunit’ e të dreitëvet. Edhe nji prei asish qi kishinë ndenjunë bashkë ndë mësallë, kur ndëgjoi këto fjalë, i tha: Lum ai qi të hajë bukë ndë mbëretënit të Perëndisë. Edhe ai i tha: Nji nieri bani nji darkë të madhe, edhe thirri shumë vetë; edhe ndë kohë të darkësë dërgoi shërbëtorin’ e vet me u than’ atyneve qi ishinë thirrunë: Ejani, se tashti të gjitha janë gati. Por të gjithë filluenë me nji fjalë me u tërhekunë mbë-nj’-anë. I pari i tha, se: Bleva nji arë, edhe kam nevojë me dalun’ e me e pamë, të lutem, lisho-më, Edhe nji tietër tha: Bleva pesë pendë qe, edhe po vete me i provuem; të lutem, lishomë. Edhe nji tietër tha: Mora grue, edhe përandai nukë mundem me ardhunë. Edhe ai shërbëtori erdhi, e i diftoi të zotit këto. Atëherë i zoti i shtëpisë u zemërue, e i tha shërbëtorit vet: Dil shpeit ndëpër rrugat e ndëpër udhët e qytetit, edhe bier këtu mbrenda të vobeqit, e ulogët’ e të çalët’ e të verbënitë. Edhe shërbëtori tha: Zot, u ba sikurse urdhënove, por ashtë vend edhe ma. Edhe i zoti i tha shërbëtorit: Del ndëpër udhët e ndëpër gjerdhet, edhe nguti me hymë, qi të mbushetë shtëpia eme. Sepse po u thom juve, se as ndonji prei atyne nierëzëvet qi qenë thirrunë s’ka me ngranë darkënë t’eme. Edhe shumë gjindëje shkojshinë bashkë me ate; edhe ai u këthye, e u tha atyne: Ndë arthtë kushi tek unë, e të mos ketë mëni të i atin’ e vet, e t’amën’, e gruen’, e dielmt’, e të vëllazënit’, e të motërat’, edhe jetën’ e vet, nukë mundetë me qenunë dishepulli em. Edhe ai qi s’bar kryqin’ e vet, e vien mbrapa mejet, nukë mundetë me qenunë dishepulli em. Sepse cilli prei jush do me ndërtuem nji pyrg, edhe nukë rri ma përpara, e mendon qish ka për të prishunë, ndë past’ ato qi lypsenë për me e mbaruem? Druese si të vejë themel, edhe të mos mundetë me e mbaruem, atëherë gjithë sa ven’ ore do të fillojnë me qeshunë me atë, tue thanë, se: Kyi asht’ ai nieriu qi filloi me ndërtuem, edhe nukë mufti me e mbaruem. Apor cilli mbëret, tue votunë me luftuem me nji tietër mbëret, nukë rri ma përpara, edhe mendohetë, ndë qoft’ i fortë me dhetë mijë me i dalunë përpara ati qi vien kundrë ati me njizet mijë? Se ndë mos, kur asht’ ai edhe lark, dërgon laimësi, e kërkon me bamë paqtim. Kështu pra gjithë-se-cilli prei jush qi nukë mohon gjithë pasëjen’ e vet, nukë mundetë me qenunë dishepulli em. Krypa asht’ e mirë, por ndë u prishtë krypa, me se ka me u krypunë? Nuk’ ashtë ma e vëjefshime as për plehë; por e hedhin jashtë. Ai qi ka veshë me ndëgjuem, le të ndëgjojë. Edhe gjithë publikanët’ e fajtorët’ iu afruenë për me e ndëgjuem. Edhe Fariseit’ e Shkruisitë murmurojshinë, tue thanë, se: Kyi pret fajtorë, edhe ha bashkë me ata. Edhe ai u tha atyne këte parabullë, tue thanë: Cilli nieri asht’ ai prei jush qi të ketë nji qind dhen, edhe ndë huptë nji prei atyneve, nukë le të nandë-dhet’ e nandatë ndë shkretinë, edhe vete me kërkuem ate qi ka hupunë, ngjysh sa ta gjejë? Edhe si ta gjejë, e merr mbi krahat’ e vet tue u gëzuem. Edhe kur vien ndë shtëpit, thërret miqt’ edhe fëqijtë, e u thot’ atyne: Gëzohi bashkë me mue, se gjeta delenë t’eme qi pat hupunë. Po u thom juve, se kështu ka me qenunë gëzim edhe ndë qiell për nji fajtuer qi pendohetë, se për nandë-dhet’ e nandë të dreitë, të cillëtë s’kanë nevojë për pendesë. A cilla grue asht’ ajo qi ka dhetë drehemë, ndë i huptë nji drehem, nukë ndes kandilin’, edhe mpshin shtëpinë, edhe kërkon me kujdes, ngjysh sa ta gjejë? Edhe si ta gjejë, thërret mikneshat’ e fëqijtë, tue thanë: Gëzohi bashkë me mue, se gjeta dreheminë qi hupa. Kështu, po u thom juve, bahetë gëzim përpara engjujvet Perëndisë për nji fajtuer qi pendohetë. Për-së-ri tha: Nji nieri kishte dy bij; edhe ma i vogëli prei asish i tha të i atit: Atë, më nep piesën’ e gjasë qi më bije me marrë. Edhe ai u dau gjanë atyne. Edhe mbas pak ditsh ma i vogëli bir mbëloth gjithë se qish pat, edhe iku ndë dhe të huej, mbë nji vend të largë, edhe atie shpërdau gjan’ e vet, tue shkuem jetë si plank-prishës. Edhe ai si prishi të gjitha, u ba nji zi e madhe mb’ate vend, edhe ai filloi me pasunë të mangutë. Atëherë voiti e u ngjit mbas nji qytetari t’ati vendi; edhe ai e dërgoi nd’arat e veta me kullotunë thitë. Edhe dëshëronte me mbushunë barkun’ e vet me harupat qi hajshinë thitë, por kurkushi s’i nepte. - Edhe ai si erdhi mbë vetëvetëhenë, tha: Sa punëtorëve të t’im et u tepërojnë bukëtë; e unë po vdirem prei uniet! Do të ngrihem e do të vete tek em atë, edhe do t’i thom: O Atë, fëjeva ndë qiell, edhe përpara tejet, edhe nukë jam ma i vëjefshim me u queitunë biri yt: banmë porsi nji prei punëtorëvet tu. Edhe u ngrit e erdhi tek i ati vet. Edhe ai kur ishte edhe lark, i ati e pa, edhe iu dhimti; edhe u tuerr e ra mbë shit t’ati, edhe e puthi. Edhe i biri i tha: O Atë, fëjeva ndë qiell, edhe përpara tejet, edhe nukë jam ma i vëjefshim me u queitunë biri yt. Por i ati u tha shërbëtorëvet vet: Nxirni jashtë stolin’ e parë, edhe ia veshni; edhe i veni unazënë n’dorë, edhe këpucëtë ndë kambët; edhe bini viçin’ e ushqyeshim, edhe thernia; edhe le të ham’ e le të gëzohemi, sepse kyi em bir qe i vdekun’, e u ngjall për-së-ri; edhe qe i hupun’, e u gjind. Edhe filluenë me u gëzuem. Edhe i bir’ i ati ma i madhi ishte nd’arë; edhe kur erdhi e u afru ndë shtëpit, ndëgjoi kankë e valle. Edhe thirri nji prei shërbëtorëvet, edhe e pyeste qish janë këto punë. Edhe ai i tha, se: Ka ardhun yt vëlla. Edhe yt atë theri viçin’ e ushqyeshim, sepse e priti të shëndoshë. Edhe ai u zemërue, edhe s’donte me hymë mbrenda. I ati pra duel, e i lutei. Edhe ai u përgjeq, e i tha të i atit: Qe te po të shërbej kaqi viet, edhe as ndoni herë s’ta kapërceva urdhëniminë; edhe kurrë ndonji herë s’më dhe nji eth, qi të gëzohem bashkë me miqt e mi. Por kur erdhi kyi yt bir qi hangër gjanë tande bashkë me kurvat, i there viçin’ e ushqyeshim. Edhe ai i tha: O dial, ti je përherë bashkë me mue, edhe gjithë të miatë janë të tuatë. Edhe duhei me u gazëmuem e me u gëzuem, sepse kyi yt vëlla qe i vdekun’, e u ngjall për-së-ri; edhe qe i hupun’ e u gjind. U thoshte edhe dishepujvet vet: Ishte nji nieri i pasunë qi kishte nji guvernuer; edhe i kallëzuenë keq për ate se shpërndan gjan’ e ati. Edhe ai i pëzajti, e i tha: Qish ashtë këjo qi ndëgjoj për tyi? Ep llogarin’ e guvernisë s’ate, sepse nukë do të mundesh ma me guvernuem. Atëherë guvernori tha me vetëvetëhenë: Qish të baj, se em zot po më hiek prei guvernisë? Me rëmihunë s’mundem; me lypunë kam turp. U kujtueshë qish të baj, për me më pritunë ndëpër shtëpiat e veta, kur të hiqem prei guvernisë. Edhe thirri për-anë nji ka nji detorët’ e të zotit vet, e i thoshte të parit: Sa detyrë i ke t’em zot? Edhe ai tha: Nji qind bucela voj. Edhe ai i tha: Merr letrënë tande, edhe rri e shkruei shpeit pesë-dhetë. Mbasandai i tha nji tietri: Por ti sa detyrë i ke? Edhe ai tha: Nji qind matësa gruni. I thot’ edhe ati: Merr letrënë tande, edhe shkruei tetë-dhetë. Edhe i zoti e lavdoi guvernorin’ e paudhë, sepse punoi me mend, sepse të bijt’ e kësai jete janë ma të mentshim ndë bres të vet, se të bijt’ e dritësë. Edhe unë po u thom juve: Zeni miq për vetëhenë tuei prei mammonait paudhënisë, për me u pritunë juve ndë tendat e jetësë pasosëme, kur të mëngoni. Ai qi ashtë besëtar mbë të pakënë, ashtë besëtar edhe mbë të shumënë; edhe ai qi asht’ i paudhë mbë të pakënë, asht’ i paudhë edhe mbë të shumënë. Ndë qoftë pra se s’u batë besëtarë mbë të paudhinë mammona, kush ka me u zanë besë juve për të vërtetënë gja? Edhe ndë qoftë se s’u batë besëtarë mbë të huejënë, kush ka me u dhanë juve tuejënë? As ndonji shërbëtuer s’mundetë me u shërbyem dy zotënive, sepse a njianinë ka me e marrë mëni, edhe tietrinë ka me e dashunë; a njianinë ka me e marrë mbrapa, edhe tietrinë ka me e hedhunë tej. Nukë mundeni me i shërbyem Perëndisë edhe mammonait. Edhe Fariseitë qi ishinë dorë-shtrejtë ndëgjojshinë këto të gjitha, edhe e përbuzinë. Edhe ai u tha atyne: Ju jeni ata qi nxirni vetëvetëhenë të dreitë përpara nierëzish; por Perëndia ngjef zemratë tueja, sepse ajo gja qi asht’ e naltë ndër nierëzit, përpara Perëndisë asht’ e ndytë. Ligja edhe profetënitë kanë qenunë ngysh ndë kohë të Gjionnit; çë mb’ate herë nepetë zani mirë për mbëretënin’e Perëndisë, edhe gjithë-se-cilli ngutetë me hymë nd’atë. Edhe ma kollai ashtë me shkuem qielli edhe dheu, se me ranë poshtë nji pikë prei ligjësë. Kushdo qi lishon gruen’ e vet, edhe martohetë me tietër, kurvënon; edhe kushdo qi martohetë me grue të lishueme prei burrit, kurvënon. Edhe nji nieri ishte i pasunë, edhe vishei me porpurë e me stoli të kuqe, tue u gëzuem përditë ndritshim. Ishte edhe nji i vobek qi e kishte emninë Lazar, i cilli dirgjei për-anë derës’ ati plot me varra, edhe dëshëronte me u ngimë me thërrmiat qi bijshinë prei truvezësë të pasunit, por edhe qentë vijshin e lëpijshinë varrat’ e ati. Edhe ai i vobeku vdiq, edhe u pru prei engjujsh ndë gjit të Abrahamit; vdiq edhe i pasuni, edhe u vorrue. Edhe ndë ferr, atie ku ishte ndër mundime, ngriti syt’ e vet, e shef Abrahaminë prei së largut, edhe Lazarinë ndë gjijt t’ati. Edhe ai thërriti, e tha: O Ati Abraham, përdëllemë, edhe dërgo Lazarinë qi të ngjyejë majën’ e gishtit vet nd’ujë, edhe të lagi me ujë të ftofët gjuhënë t’eme, sepse po mundohem ndë këte flakë. Por Abrahami tha: O dial, kujtohu se ti more të mirat’ e tua ndë jetët tande, edhe Lazari kështu muer të këqiatë; edhe tashti kyi prahetë, e ti mundohe. Edhe mbi gjithë këto, ndërmiet jush e nesh ashtë ngulunë nji grop’ e madhe, qi të mos munden’ ata qi duenë me shkuem prei këndej te ju, as ata qi duenë me shkuem prei andej te na. Edhe ai tha: Të lutem pra, o Atë, të dërgojsh ate ndë shtëpit t’im et, sepse kam pesë vëllazën; qi të api deshmi tek ata, për mos me ardhun’ edhe ata ndë këte vend mundimi. Abrahami i thotë: Kanë Moisenë edhe profetënatë; le t’u ndëgjojn’ atyne. Edhe ai tha: Jo, o ati Abraham, por ndë voftë ndonji prei së vdekunish tek ata, kanë me u penduem. Edhe ai i tha: Ndë qoftë se nuk’ u ndëgjojnë Moiseut edhe profetënavet, as ndë u ngjalltë ndonji prei së vdekunish, s’kanë më i zanë besë. Edhe u tha dishepujvet: S’ka se si mos me ardhunë shkandujtë, por mjer ai, qi vijnë prei ati? Ma mirë ashtë për ate me iu varunë nji gur mullini ndë qafë të vet, edhe me u hedhunë ndë det, se me shkandalizuem nji prei kësi të vogjilish. Kini kujdes vetëvetëhesë. Edhe ndë të baftë faj yt vëlla, qirtoje; edhe ndë u pendfotë, falia. Edhe ndë të baftë faj shtatë herë ndë ditët, edhe të këthehetë shtatë herë ndë ditët, e të thotë: Pendohem, - t’ia falish. Edhe apostujt’ i thanë Zotit: Shtona besënë. Edhe Zoti tha: Ndë paçi besë sa nji koqe senapi, kishitë me i thanë kësai drusë manit - Shkulu këndyj, edhe mbillu ndë det; edhe kishte me u ndëgjuem juve. Edhe cilli prej jush të ketë nji shërbëtuer qi lavron, a ruen dhentë, ka me i thanë përnjiherë, kur këthehetë prei arësë: Shko, e rri me ngranë? Apor s’ka me i thanë: Ban gati qish të ha për darkë, edhe shpërvilu, e shërbemë, ngjysh sa të ha e të pij; edhe mbasandai ke me ngran’ e ke me pimë ti? Mos ia di për nder ati shërbëtorit, sepse bani ato qi e pat urdhënuem? Nukë më duketë. Kështu edhe ju, kur të bani gjith’ ato qi u kan’ urdhënuem juve, thoni, se: Jemi shërbëtorë të pavëjefshim, sepse kemi bam’ ate qi patëm detyrë me bamë. Edhe ai kur po vinte ndë Ierusalemë, shkonte ndëpër miedis të Samarisë e të Galilesë. Edhe ai kur po hynte ndë nji katund, i duelnë përpara dhetë burra të kromosunë, të cillëtë qindruenë për së largut; edhe ata ngritnë zaninë, tue thanë: Mieshtri Iesu, përdëllena. Edhe ai kur pa, u tha atyne: Shkoni e diftoni vetëvetëhenë te priftënit. Edhe ata tue votunë, u qiruenë. Edhe nji prei asish kur pa se u shëndosh, u këthye tue lavduem Perëndinë me za të madh, edhe ra përmbys për-anë kambëvet ati, e iu fal ndersë; edhe ai ishte Samaritan. Edhe Iesui u përgjeq, e tha: A nuk’ u qiruenë të dhetëtë? Por të nandëtë ku janë? Nuk’ u gjindën të tierë të këthehenë me i dhanë laft Perëndisë, veç kyi komp’ i huej? Edhe i tha: Ngreu, e shko, besa jote të shpëtoi. Edhe kur u pyet prei Fariseish: Kurë vien mbëretënia e Perëndisë? U përgjeq atyne, e tha: Mbëretënia e Perëndisë nukë vien me të vumë ore, as s’kanë për me thanë: Qe ku ashtë këtu! A: Qe ku asht’ aty! Sepse qe mbëretënia e Perëndisë tek ashtë ndërmiet jush. Edhe u tha dishepujvet: Kanë me ardhunë ditt, qi do të dëshëroni nji ditë me pamë të birin’ e nieriut, edhe s’keni me e pamë. Edhe kanë me u thanë juve: Qe ku ashtë këtu! A: Qe ku asht’ aty! Mos shkoni, as mos i merrni mbrapa. Sepse porsi vetima qi veton prei nji anësë qiellit, mbë tietrën’ anën’ e qiellit, kështu ka me qenun’ edhe i bir’ i nieriut ndë ditët të vet. Por përpara ai duhetë me pësuem shumë, edhe mos me u pëlqyem prei këti brezi. Edhe sikurse u ba ndë ditt të Noes, kështu ka me qenun’ edhe ndë ditt të birit nieriut. Hajshin’, e pijshin’, e martoheshin’, e martojshinë, ngjysh mb’atë ditë qi hyni Noeja ndë arkët, edhe erdhi përmbyteja, e i vdori të gjithë. Kështu sikurse u ba edhe ndë ditt të Lotit: hajshin’, e pijshin’, e blijshin’, e shitshin’, e mbillshin’, e ndërtojshinë. Edhe çë mb’ate ditë qi duel Loti prei Sodomësë, ra shi ziarrmi e squfuri prei qiellit, edhe i vdori të gjithë. Porsi këto ka me qenunë nd’atë ditë, kur të dali për faqe i bir’ i nieriut. Nd’ate ditë kush të jetë mbi dhomët, edhe enët’ e ati mbrenda ndë shtëpit, le të mos sdrypi me i ngritunë; kështu edhe ai qi të jetë nd’arë, le të mos këthehetë prapë. Bini ndër mend gruen’ e Lotit. Ai qi do me shpëtuem jetën’ e vet, ka me e viderrë; edhe ai qi ta vdierri, ka me e rueitunë. Po u thom juve, nd’ate natë kanë me qenunë dy vetë mbë nji shtrat; njiani ka me u marrë, edhe tietri ka me u lanë. Dy veta kanë me qenunë tue blueitunë mbë nji vend; njiana ka me u marrë, edhe tietra ka me u lanë. Kanë me qenunë dy vetë nd’arë; njiani ka me u marrë, edhe tietri ka me u lanë. Edhe ata u përgjegjën’ e i thanë: Ku, o Zot? Edhe ai u tha atyne: Ku ashtë korpi, atie kanë me u mbëledhunë shqipetë. U thoshte atyne edhe nji parabullë, se duhetë me u falunë përherë, edhe mos me u lodhunë, tue thanë: Ishte nji gjyqtar ndë nji qytet qi s’kishte frikë Perëndinë, edhe s’kishte turp nierinë. Ishte edhe nji e ve nd’ate qytet, edhe vinte tek ai, tue thanë: Banmë gjykime qi kam me kundrë-gjyqësinë. Edhe ai për shumë kohë nukë donte, por mbasandai tha me vetëvetëhenë: Por edhe ndë qoftë se s’kam frikë Perëndinë, edhe s’kam turp nierinë, pak së paku sepse ajo grueja e ve më gulçon, le t’ia baj gjyqinë, qi të mos vijë përherë me më munduem. Edhe Zoti tha: Ndëgjoni qish thotë gjyqtari i paudhë, por Perëndia a s’ka me bamë gjyqin’ e të sgjedhunavet vet qi thërrasinë tek ai dit’ e natë, ndonësë ban zemërën’ e gjanë për ata? Po u thom juve, se ka me u bamë gjyqin’ atyne për së shpeiti. Por kur të vijë i bir’ i nieriut, vallë ka me gjetunë besënë mbi dhet? Edhe u tha edhe këte parabull’ atyneve qi shpërejshinë mbë vetëvetëhenë, se janë të dreitë, edhe nuk’ i zishinë për gja të tierëtë. Dy nierës hipnë ndë tempull me u falunë; njiani ishte Farise, edhe tietri publikan. Fariseu ndejti e falei ndër vetëhe tue thanë këto fjalë: O Perëndi, të falem ndersë, se nukë jam porsi nierëzit’ e tierë, të rrëmbyeshim, të paudhë, kurvarë, a edhe porsi kyi publikani. Agjinoj dy herë ndë javët, ap të dhetën’ e gjithë çë-do gjaje qi kam. Edhe publikani ishte ndenjunë prei së largut, e nukë donte as sytë me ngritunë përpietë ndë qiell, por rrifte krahanorin’ e vet, tue thanë: O Perëndi, ndëje mue fajtorinë. Po u thom juve, se - Kyi u këthye ndë shtëpi të vet ma i dreitë se ai, sepse kushdo qi ngre nalt vetëvetëhenë, ka me u përvumë; edhe ai qi përve vetëvetëhenë, ka me u ngritunë nalt. Edhe i prun’ edhe foshnjetë qi t’i përkasi; edhe dishepujtë, kur panë, i qirtuenë. Por Iesui si i thërriti për-anë, tha: Leni çunat’ e vogjilë me ardhunë tek unë, edhe mos i ndalni, sepse të këtillëvet ashtë mbëretënia e Perëndisë. Për të vërtet po u thom juve, se - Ai qi të mos presi mbëretënin’ e Perëndisë porsi nji çun të vogëlë, s’ka me hymë nd’ate. Edhe nji i parë e pyeti, tue thanë: Mieshtër i mirë, qish të baj për me trashiguem jetën’ e pasosëme? Edhe Iesui i tha: Ç’më thue i mirë? Kurkushi s’asht’ i mirë, për veç nji Perëndie. Porosiat’ i di: “Mos kurvënojsh. Mos vrasish. Mos viedhish. Mos bajsh deshmi rrenë. Ndero t’ët at’ e t’ët amë”. Edhe ai tha: Të gjitha këto i kam rueitunë çë mbë të rit’ t’em. Edhe Iesui kur ndëgjoi këto, i tha: Edhe nji punë të mëngon - shit gjithë qish ke, edhe i dai ndëpër të vobeqit, edhe ke me pasunë thesorë ndë qiell; edhe eja, e më merr mbrapa. Por ai kur ndëgjoi këto u idhënue, sepse ishte fort i pasunë. Edhe Iesui kur pa se u idhënue, tha: Sa me të vështirë kanë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë ata qi kanë gja! Sepse ma kollai ashtë me hymë kamilla ndëpër birë të gjylpanësë, se i pasuni me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë, Edhe ata qi ndëgjuenë thanë: E cilli mundetë me u shpëtuem? Edhe ai tha: Të pamundëshimetë për-anë nierëzish, janë të mundëshime për-anë Perëndisë. Edhe Pietri tha: Qe na te lam të gjitha, edhe të muerëm mbrapa. Edhe ai u tha atyne: Për të vërtet po u thom juve, s’ashtë ndonji qi la shtëpi, a përind, a vëllazën, a grue, a dielm, për punë të mbëretënisë Perëndisë, qi të mos shpaguhetë për nji shumë ndë këte kohë, edhe ndë jetët qi vien jetën’ e pa-sosëme. Mbasandai ai muer mbë-nj-anë të dy-mbë-dhetëtë, e u tha atyne: Qe te po hipimë ndë Ierusalem, edhe gjithë sa janë shkruem me anë të profetënavet për të birin’ e nieriut kanë me u mbaruem. Sepse ka me u dhanë ndër duer të kombevet, e ka me u përqeshun’, e ka me u shamë, e ka me u pështymë ndër sy; edhe si ta frushkullojnë kanë me e vramë, edhe të tretënë ditë ka me u ngjallunë. Por ata s’muernë vesht kurgja prei këtyne fjalëvet; edhe këjo fjalë ishte mpshefunë prei atyneve, edhe nuk’ i merrshinë vesht ato qi u thoheshin’ atyne. Edhe ai kur u afrue ndë Ieriho, nji i verbëtë po rrinte për-an’ udhësë tue lypunë; edhe kur ndëgjoi gjindëjenë tue shkuem, pyeste: Qish ashtë këjo? Edhe i diftuenë se po shkon Iesu Nazoreasi. Edhe ai bërtiti, tue thanë: Iesu, bir’ i Davidit, përdëllemë. Edhe ata qi shkojshinë për-anë e qirtojshinë, qi të mos pëzante, por ai shumë ma tepërë thërriste: Bir’ i Davidit, përdëllemë. Edhe Iesui qindroi edhe urdhënoi me e prumë tek ai; edhe ai si u afrue, e pyeti, tue thanë: Qish do me të bamë? Edhe ai tha: Zot, qi të çel sytë me pamë. Edhe Iesui i tha: Çil’ sytë me pamë, besa jote të shpëtoi. Edhe përnjiherë çeli syt’ e pa, edhe e merrte mbrapa tue lavduem Perëndinë; edhe gjithë populli kur pa, i dha lavdim Perëndisë. Edhe ai kur hyni, shkonte ndëpër Ieriho. Edhe qe nji nieri qi quhei Zakhe, i cilli ishte i pari publikanëvet, edhe kyi ishte i pasunë. Edhe kërkonte me pamë Iesunë, cilli ashtë; por s’mundei prei gjindëjesë, sepse ishte i vogëlë ndë shtat. Edhe nxitoi përpara e hipi mbë nji dru mani, për me pam’ ate, sepse kishte për me shkuem ndëpër atë udhë. Edhe Iesui kur erdhi mbë atë vend, ngriti syt’ e pa ate, edhe i tha: Zakhe, sdryp shpeit; sepse duhetë me mbetun’ unë ndë shtëpit tande. Edhe ai sdrypi shpeit, edhe e priti me gëzim. Edhe të gjithë kur panë, murmurojshinë, tue thanë, se: Hyni me ndenjunë për-anë nieriut fajtuer. Edhe Zakheu qindroi, e i tha Zotit: Qe, o Zot, gjymësën’ e gjasë s’eme tek e ap ndëpër të vobeqit, edhe ndë i paça marrë gja ndoni nieriu për dhunë, i ap për nji katër. Edhe Iesui i tha, se sot u ba shpëtim ndë këte shtëpi, sepse edhe ai asht’ i bir’ i Abrahamit. Sepse i bir i nieriut erdhi me kërkuem e me shpëtuem ate qi asht’ i hupunë. Edhe ata kur ndëgjojshinë këto, Iesui shtoi, e tha nji parabullë, sepse ishte ngjat Ierusalemit, edhe ata kujtojshinë se ka me u dukunë përnjiherë mbëretënia e Perëndisë. Tha pra: Nji nieri fisnik voiti mbi nji vend të largë për me marrë nji mbëretëni për vetëvetëhenë, mbasandai me u këthyem. Edhe thirri dhetë shërbëtorët’ e vet, e u dha atyne dhetë mna, edhe u tha atyne: Punoni këto ngysh sa të këthehem. Por qytetëtarët’ e ati e kishinë mëni, edhe dërguenë laimësi mbas ati, tue thanë, se: Nukë duemë këte me mbëretënuem mbi ne. Edhe ai si muer mbëretëninë, u këthye prapa, e tha me u thërritunë tek ai shërbëtorëtë qi u pat dhanë argjandinë, për me marrë vesht qish kishte fituem gjithë-se-cilli. Edhe erdhi i pari, tue thanë: Zot, mnaja jote fitoi dhetë mna. Edhe ai i tha: Të lumtë, shërbëtor i mirë, se u banë besëtar mbë të pakënë, ki pushtet sipër dhetë qytetesh. Erdhi edhe i dyti, tue thanë: Zot, mnaja jote bani pesë mna. I tha edhe këti: Edhe ti bahu i zoti sipër pesë qytetesh. Erdhi i treti, tue thanë: Zot, qe mnaja jote, të cillën’ e pata rueitunë mbë-nj-anë ndë nji rizë, sepse pata frikë, se je nieri i shtrëngutë: merr atie ku s’ke vumë, edhe korr atie ku s’ke mbiellë. Edhe ai i thotë: Prei gojësë s’ate kam me të gjukuem, shërbëtor’ i keq - ti e dishie se unë jam nieri i shtrëngutë, edhe marr atie ku s’kam vumë, edhe korr atie ku s’kam mbiellë, përse pra s’dhe argjandinë t’em te truveza, qi ta merrshiem bashkë me kamatënë, kur të vishiem unë? Atëherë u tha atyne qi ishinë përpara: Merrni mnanë prei ati, edhe ia nepni ati qi ka dhetë mna. (Edhe ata i thanë: Zot, ai ka dhetë mna.) Sepse po u thom juve, se kushdo qi ka, do t’i nepetë; edhe prei ati qi s’ka, edhe ate qi të ketë, do të merretë prei ati. Por ata anëmiqt’ e mi, qi s’më deshnë me mbëretënuem mbi ata, bini këtu, edhe therrni përpara mejet. Edhe si tha këto, shkonte përpara, tue hipunë ndë Ierusalem. Edhe kur u afrue ndë Bethfage edhe ndë Bethani, ndaj malinë qi quheti i Ullivet, dërgoi dy vetë prei dishepujsh vet, e u tha atyne: Shkoni nd’ate katund qi ashtë kundruell; kur të hyni atie, keni me gjetunë nji polisht lidhunë, qi s’i ka hipunë kurrë ndonji nieri; sgjidhnia, e binia. Edhe ndë u pyettë juve kushi: Përse e sgjidhni? Kështu t’i thoni, se: Zoti ka nevojë për ate. Edhe ata qi u dërguenë si shkuenë, gjetnë sikurse u tha atyne. Edhe ata kur po sgjithshinë polishtinë, të zotënit’ e ati u than’ atyne: Përse sgjithni polishtinë? Edhe ata thanë: Zoti ka nevojë për ate. Edhe e prunë te Iesui; edhe si hothnë petkat’ e veta mbi polishtinë, hipnë Iesunë mbi ate. Edhe ai kur po shkonte, gjindëja shtrojshinë petkat’ e veta mb’udhë. Edhe ai kur u afrue tashti mbë të sdrypunit e Malit Ullivet, gjithë shumica e dishepujvet filluenë me u gëzuem e me lavduem Perëndinë me za të math për gjith’ ato mërekullia qi panë, tue thanë: I bekuem qoftë mbëreti qi vien mb’emënit të Zotit; paqtim ndë qiell, edhe laft mbë të naltat. Edhe disa Farisei prei gjindëjes’ i thanë: Mieshtër, qirto dishepujt’ e tu. Edhe ai u përgjeq, e u tha atyne: Po u thom juve, se ndë pushofshinë këta, kanë me bërtitunë gurëtë. Edhe si u afrue e pa qytetinë, qjau për ate, tue thanë, se: Ndë qoftë se i dishie edhe ti, pak së paku sot ndë këte ditët tande, ato punëtë qi punohenë për paqtim tand; por tashtu u mpshefnë prei sysh tu, sepse kanë me ardhunë ditt për tyi, edhe anëmiqt’ e tu kanë me bamë hendek rreth tejet, edhe kanë me të rrethuem, edhe kanë me të shtrënguem prei gjith’ anësh, edhe kanë me të rrëxuem sheshit tyi, edhe dielmt’ e tu qi gjindenë mbrenda te ti, edhe s’kanë me lanë gur mbi gur te ti; sepse nukë ngjoftë kohën’ e të vumes’ ore te ti, Edhe si hyni ndë tempull, filloi me nxierrë jashtë ata qi shitshin’ e blejshinë nd’ate, tue u than’ atyne: Ashtë shkruem - “Shtëpia eme ashtë shtëpi lutëje”, por ju e batë, “Shpellë kursarësh”. Edhe ishte tue mësuem përditë ndë tempull. Edhe Kryepriftënit’ edhe Shkruesit’ edhe të parët’ e popullit kërkojshinë me e prishunë, por s’gjejshinë se qish me bamë, sepse gjithë populli ishte varunë mbas ati për me e ndëgjuem. Edhe ndë nji aso ditsh, ai kur po mësonte ndë tempull, edhe nepte zanin’ e mirë, Kryepriftënit’ edhe Shkruesitë bashkë me pleqt’ erthnë sipër ati, edhe folnë, tue thanë: Na thuei, me çfarë pushteti ban këto, cilli asht’ ai qi të ka dhanë këte pushtet? Edhe ai u përgjeq, e u tha atyne: Edhe unë kam me u pyetunë juve një fjalë, edhe më thoni: Pagëzimi i Gjionnit prei qielli ishte, a prei nierëzish? Edhe ata mendoheshinë me vetëvetëhenë, tue thanë, se: Ndë thanshim - Prei qielli; ka me thanë - Përse s’i besuetë pra? Edhe ndë thanshim: Prei nierëzish; gjithë populli ka me na rrafunë me gurë, sepse iu ka mbushunë mendia, se Gjionni ashtë profet. Edhe u përgjegjën, se nukë dinë prei kah ashtë. Edhe Iesui u tha atyne: As unë s’u thom juve, me çfarë pushteti baj këto. Mbasandai filloi me i thanë popullit këte parabullë: Nji nieri mbuell nji vesht, edhe e dha ndër bujq, edhe voiti ndë dhe të huej, e ndejti atie miaft kohë. Edhe ndë kohë të pemëvet dërgoi nji shërbëtuer te bujqit, për me i dhanë prei pemësë veshtit; por bujqit’ e rrafnë, edhe e dërguenë shprazëtë. Edhe për-së-ri dërgoi nji tietër shërbëtuer, por ata edhe ate e rrafnë, edhe e shpërnderuenë, edhe e dërguenë shprazëtë. Edhe për-së-ri dërgoi nji të tretë; por ata edhe këte e banë me plagë, edhe e nxuernë jashtë. Edhe i zoti i veshtit tha: Qish të baj? Le të dërgoj birinë t’em të dashuninë; druese, kur të shofinë këte, kanë me e pasunë turp. Por bujqitë kur pan’ ate, mendoheshinë me vetëvetëhenë, tue thanë: Kyi ashtë trashigimtari, ejani, le ta vrasim, qi të na mbesi trashigimi. Edhe e nxuernë jashtë veshtit. Edhe e vranë. Qish ka me u bam’ atyne i zoti veshtit? Ka me ardhun, e ka me prishunë këta bujqitë, edhe veshtinë ka me ua dhanë të tierëve. Por ata kur ndëgjuenë thanë: Qoftë lark! Edhe ai shtiu sytë, e u tha atyne: Qish ashtë pra këjo qi ashtë shkruem - “Ate gur qi s’e pëlqyen’ ata qi ndërtojnë, kyi u ba për krye kanti?” Kushdo të bierë mb’ate gur, ka me u thërrmuem; edhe mbi ate qi të bierë, ka me e përsheshunë. Edhe Krye-priftënit’ e Shkruisitë kërkuenë me vumë duertë mb ate nd’ate orë, por patnë frikë popullinë, sepse e muernë vesht se për ata tha këte parabullë. Edhe ata si rueitnë, dërguenë kallauza, qi shtiheshinë se janë të dreitë, qi ta zanë me fjalë, për me e dhanë ndër duer të urdhënit, edhe të pushtetit gurvernatorit. Edhe e pyetnë, tue thanë: Mieshtër, e dimë se flet edhe mëson dreitë, edhe s’i mba anë kuit, por mëson udhën’ e Perëndisë me vërteta. Asht’ e udhësë me i dhanë na Kaisarit pagë, apo jo? Edhe ai si muer vesht diallësin’ e atyneve, u tha atyne: Përse më ngitni? Më diftoni nji dinar. Fytyrën’ e kuit, edhe përmbi-shkronjën’ e kuit ka këjo? Edhe ata u përgjegjën, e thanë: të Kaisarit. Edhe ai u tha atyne: Lani pra Kaisarit, ato qi janë të Kaisarit, edhe Perëndisë, ato qi janë të Perëndisë. Edhe s’muftnë me e zanë me fjalë përpara popullit, edhe u mërekulluenë për të përgjegjunit e ati, e s’pëzajtnë. U afruen’ edhe disa prei Saddukeish qi flasinë kundrë, se s’ashtë të ngjallunë, edhe e pyetnë, tue thanë: Mieshtër, Moiseu na ka shkruem - Ndë i vdektë kuit i vëllai qi ka grue, edhe kyi të vdesi pa lanë dielm, i vëllai ati të marri gruenë, edhe të ngjalli farë mbë të vëllan’ e vet. Ishinë pra shtatë vëllazën, edhe i pari muer grue, edhe vdiq pa dielm; edhe i dyti muer gruenë, edhe kyi vdiq pa dielm; edhe i treti muer ate; kështu edhe të shtatëtë, edhe nukë lanë dielm, edhe vdiqën. Edhe së mbrapmi të gjithëve vdiq edhe grueja. Ndë të ngjallunit pra kuit prei atyneve ka me qenunë grueja? Sepse të shtatët’ e patnë ate grue. Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Të bijt’ e kësai jete martojn’ e martohenë, por ata qi bahenë të zotënitë me fituem ate jetë, edhe të ngjallunitë prei së vdekunish, as martojn’ as martohenë, sepse as me vdekunë s’mundenë ma, sepse janë porsi engjujtë; edhe janë të bijt’ e Perëndisë, kur janë të bijt’ e të ngjallunit. Edhe se ngjallenë të vdekunitë, edhe Moiseu e diftoi ndë ferrët, kur thotë Zotinë - “Perëndin’ e Abrahamit, edhe Perëndin’ e Isaakut, edhe Perëndin’ e Iakobit”. Sepse ai nuk’ ashtë Perëndi të vdekunish, por të gjallësh, sepse të gjithë rrojnë nd’ate. Edhe disa prei Shkruisish u përgjegjën’ e thanë: Mieshtër, mirë the. Edhe s’gucojshinë me e pyetunë ma kurgja. Edhe ai u tha atyne: Si thonë se Krishti asht’ i bir’ i Davidit? Edhe ai Davidi vetë thotë ndë libër të psallmëvet - “I tha Zoti Zotit t’em: Rri prei së diathtësë s’eme, ngjysh sa të ve anëmiqt’ e tu ndënë kambët’ e kambëvet tua”. Davidi pra quen ate Zot, e si asht’ i bir i ati? Edhe gjithë populli kur po ndëgjonte, u tha dishepujvet vet: Ruhi prei Shkruisish qi duenë me ecunë me stolia, edhe duenë të përshëndetuna ndëpër tregjet, edhe vendet’ e para ndëpër synagogat, edhe krye-mësalle ndëpër darkat; të cillëtë hanë shtëpiat’ e të vevet, tue shtimë shkaik se falenë shumë. Këta kanë me marrë ma tepërë mundim. Edhe çoi syt’ e pa të pasunitë qi hethshinë dhunëtiat’ e veta ndë kuti të limoshënësë. Pa edhe nji grue të vobekëtë tue hedhun’ atie dy të imëta. Edhe tha: Për të vërtet po u thom juve, se ajo grueja e ve edhe e vobekëtë hodhi ma shumë se të gjithë, sepse gjithë këta hothnë të dhunëtiat’ e Perëndisë prei të tepëruemit vet, por ajo hodhi gjithë gjanë qi pat prei të mangunit. Edhe disa kur thoshinë për tempullinë, se asht’ stolisunë me gurë të bukur’ e me dhunëtia, tha: Këto qi veni ore, kanë me ardhunë ditt, ndër ato s’ka me mbetunë gur përmbi gur, qi të mos rrëxohetë. Edhe e pyetnë, tue thanë: Mieshtër, kurë pra kanë me u bamë këto? Edhe ç’shenjë ka me qenunë kur të bahenë këto? Edhe ai tha: Shikoni të mos gënjeheni, sepse shumë vetë kanë me ardhunë mb’emënit t’em, tue thanë, se - Unë jam, edhe koha u afrue; mos shkoni pra mbrapa atyneve. Edhe kur të ndëgjoni luftëna e të përzieme, mos u frikoni, sepse këto duhenë me u bamë ma përpara, por nuk’ ashtë përnjiherë të mbaruemitë. Atëherë u thoshte atyne: Ka me u ngritunë komp kundrë kombi, edhe mbëretëni kundrë mbëretënie; edhe kanë me u bamë tërmetëna të mëdha vende mbë vende, edhe zia e sëmunda, edhe kanë me qenunë frika e shenjë të mëdha prei qiellit. Por para gjithë këtyneve kanë me vumë duert’ e veta mbi ju, edhe kanë me u ndiekun’, e me u dhanë ndër duer ndëpër përmbëledhëje e ndëpër burgje, tue u tërhekunë ndëpër mbëretëna e ndëpër guvernatorë për punë t’emënit t’em. Edhe këjo ka me u gjaitunë juve për deshmi. Veni pra ndë zemrat tueja, mos veni ndër mend përpara ç’fjalë me u dhan’ atyne, sepse unë kam me u dhanë juve gojë edhe dituni, qi s’do të mundenë me folunë kundrë, as me dalunë kundrë gjith’ anëmiqtë tuei. Edhe keni me u dhanë ndër duer edhe prei përintsh e prei vëllazënish e prei nierëzish tuei e prei miqsh; edhe kanë me vramë disa prei jush. Edhe keni me qenunë të marrë mëni prei së gjithësh për emninë t’em. Por as nji qime floku prei kresë tuei s’ka me hupunë. Me duriminë tuei keni me fituem shpirtënatë tuei. Edhe kur të shifni Ierusalemënë rrethuem prei ushtëriash, atëherë merrnia vesht se u afrue të shkretuemit’ e asai. Atëherë ata qi të jenë ndë Iude, le të ikinë ndëpër malet; edhe ata qi të jenë mbrenda nd’ate, le të dalinë jashtë; edhe ata qi të jenë ndëpër katunde, le të mos hyjnë mbrenda nd’ate. Sepse ato janë ditt shpagimi, për me u mbushunë gjith’ ato qi janë shkruem. Edhe mjer ato gra qi janë me barrë, e qi kanë foshnje për gjij nd’ato ditt! Sepse ka me qenunë shtrëngim i madh ndë dhet, edhe zemërim mbë këte popull. Edhe kanë me ranë ndëpër gojë të thikësë, edhe kanë me u skllavosunë ndëpër gjithë kombet; edhe Ierusalema ka me qenunë shkelunë prei kombesh, ngjysh sa të mbushenë kohat’ e kombevet. Edhe kanë me qenunë shenjë ndë diell, e ndë hanë, e ndë hyjt; edhe mbi dhet shtrëngim kombesh tue vramë mendienë; edhe ka me gjimuem deti edhe valëtë; nierëzëvet ka me u dalunë shpirti prei frikës’, e prei të pritunit të vështiravet qi vinë sipër botësë, sepse fuqiat’ e qillvet kanë me u tundunë. Edhe atëherë kanë me pamë të birin’ e nieriut tue ardhunë ndë ret me fuqi e me laft të math. Edhe këto kur të fillojnë me u bamë, ngreni krenëtë tuei e shifni; sepse po afrohetë shpërblimi juei. Edhe u tha atyne nji parabullë: Shifni drun’ e fikut edhe gjithë drutë; tashti kur të çelinë, shifni e merrni vesht me vetëvetëhenë, se tashti të korrët’ ashtë ngjat. Kështu edhe ju, kur të shifni këto se bahenë, ta dini se mbëretënia e Perëndisë ashtë ngjat. Për të vërtet po u thom juve, se kyi bres s’ka me shkuem, ngjysh sa të bahenë të gjitha këto. Qielli edhe dheu kanë me shkuem, por fjalët’ e mia s’kanë me shkuem. Edhe veni ore vetëhenë tuei, se mos u randohenë zemëratë tueja prei kresë randë e prei të deitunit e prei gailesh jetësë, edhe të vijë përsipër jush befas ajo ditë, sepse porsi lak ka me ardhunë sipër gjith’ atyneve qi rrinë mbi faqen’ e gjithë dheut. Rrini qutë pra tue u lutunë mbë çdo kohë, qi të baheni të zotënitë për me ikunë prei gjith’ asosh qi kanë me u bamë, edhe të rrini përpara të birit nieriut. Edhe ditënë ai mësonte ndë tempull; edhe natënë dilte jashtë, e bunte ndë malt qi quhet’ i Ullivet. Edhe gjithë populli vinte çë me natie tek ai ndë tempull për me ndëgjuem ate. U afrue edhe festa e pabrumievet, qi thohetë Pashkë. Edhe Krye-priftënit’ edhe Shkruisitë kërkojshinë se si me e vramë, sepse kishinë frikë popullinë. Edhe Satanai hyni te Iuda qi quhei Iskariot, i cilli ishte prei numërit të dy-mbë-dhetëvet. Edhe voiti e foli bashkë me Krye-priftënit e me të parët e ushtëtorëvet, se si me ua dhanë ndë duer. Edhe ata u gëzuenë, edhe banë fjalë me i dhanë argjand. Edhe ai u zotue, edhe kërkonte kohë me ua dhanë ndër duer, kur të mos jetë gjindëje. Edhe erdhi dita e të pabrumievet, qi duhei me u therunë pashka. Edhe Iesui dërgoi Pietrin’ edhe Gjionninë, e tha: Shkoni e na bani gati pashkënë, për me ngranë. Edhe ata i thanë: Ku do me e bamë gati? Edhe ai u tha atyne: Kur të hyni ju ndë qytet, qe te ka me u takuem juve nji nieri tue bartunë nji shtambë ujë; merrnia mbrapa ndë shtëpi, ku të hyjë, edhe thoni të zotit shtëpisë: Mieshtri të thotë - Ku ashtë vendi, qi kam me ngranë pashkënë bashkë me dishepujt’ e mi? Edhe ai ka me u diftuem juve nji dhomë të madhe shtruem; atie bani gati. Edhe ata si shkuenë, gjetnë sikurse u tha atyne, edhe banë gati pashkënë. Edhe kur erdhi ora, ndejti ndë mësallë, edhe të dy-mbë-dhet’ apostujtë bashkë me ate. Edhe u tha atyne: Me dëshërim dëshërova me ngranë këte pashkë bashkë me ju, para se të pësoj, sepse po u thom juve, se s’kam me ngranë ma prei asai, ngjysh sa të mbushetë ndë mbëretënit të Perëndisë. Edhe si muer potirinë, u fal ndersë, e tha: Merrni këte, edhe dania ndërmiet jush, sepse po u thom juve, se s’kam me pimë prei pemësë qi piell hardhia, ngjysh sa të vijë mbëretënia e Perëndisë. Mbasandai muer bukë, e u fal ndersë, edhe e theu, e u dha atyne, tue thanë: Kyi ashtë korpi em, qi nepetë për ju; këte bani për me më përmendunë. Kështu muer edhe potirinë, mbassi darkoi, tue thanë: Kyi potir ashtë dhiata e re ndë gjak t’em, qi derdhetë për ju. Por qe dora e ati qi më trathton ku ashtë bashkë me mue mbi truvezënë. Edhe i bir’ i nieriut vete, sikurse asht’ urdhënuem, por mjer ai nieri, qi trathtohetë prei ati! Edhe ata filluenë me u ngranë njiani me tietrinë, se vallë cilli prei asish do të jet’ ai qi ka me bamë këte. E u hangrën edhe njiani me tietrinë, pale cilli prei asish duketë me qenunë ma i math. Edhe ai u tha atyne: Mbëretënit’ e kombevet urdhënojn’ata; edhe ata qi pushtojn’ ata quhenë mirë-bamësa. Por ju nukë do të jeni kështu, por cilli ashtë ma i math ndër ju, le të bahetë porsi ma i vogëli; edhe i pari porsi ai qi shërben. Sepse cilli ashtë ma i math, ai qi ashtë ndenjunë ndë mësallë, apor ai qi shërben? Jo ai qi ashtë ndenjunë ndë mësallë? Por unë jam ndërmiet jush porsi ai qi shërben. Edhe ju jeni ata qi keni mbetunë bashkë me mue ndë ngasëjet e mia, përandai edhe unë baj gati për ju nji mbëretëni, sikurse em atë bani gati për mue, qi të hani e të pini mbë truvezët t’eme ndë mbëretënit t’eme, edhe të rrini mbë shqembe tue gjukuem të dy-mbë-dhetë farat’ e Israelit. Edhe Zoti tha: Simon, Simon, qe Satanai te kërkoi për me u shoshunë juve porsi gruninë, por un’ u luta për tyi, qi të mos mengojë besa jote; edhe ti, kur të këthehesh ndonji herë, forco vëllazënit’ e tu. Por ai i tha: Zot, jam gati me votunë bashkë me tyi edhe ndë burk edhe ndë vdekë. Por ai tha: Pietër, po të thom, s’ka me kënduem sot gjeli, para se të mos mohojsh tri herë, se s’më ngjef. Mbasandai u tha atyne: Kur u dërgova juve pa kuletë e pa stracë e pa këpucë, mos u mengoi gja juve? Edhe ata thanë: Kurgja. U tha pra atyne: Por tashti, ai qi të ketë kuletë, le ta marri me vetëhe, kështu edhe stracë; edhe ai qi të mos ketë, le të shesi petkun’ e vet, edhe le të blejë thikë. Sepse po u thom juve, se edhe këjo e shkrueme duhetë me u mbaruem mbi mue, se - “Edhe u numërue bashkë me të paligjët”, sepse ato qi janë shkruem për mue mbarohenë. Edhe ata thanë: Zot, qe te janë këtu dy thika. Edhe ai u tha atyne: Miaft ashtë. Mbasandai duel e voti ndë Malt të Ullivet, sikurse e kishte zakon; edhe dishepujt’ e ati e muernë mbrapa. Edhe si erdhi ndë vend, u tha atyne: Faluni për mos me hymë ndë ngasëje. Edhe ai u shkëput prei atyneve, sa nji të hedhunë guri, edhe ra mbë gjunjë, e falei, tue thanë: O Atë, ndë daç me larguem këtë potir prei mejet; veç jo dashunimi em, por yti u baftë. Edhe iu duk nji engjull prei qielli tue i dhanë fuqi. Edhe si erdhi ndë shtrëngim, falei ma tepërë. Edhe diersa e ati u ba porsi pika gjaku, qi bienë mbë dhet. Edhe si u ngrit prei së falunit, erdhi te dishepujt’ e vet, e i gjeti fjetunë prei idhënimit, edhe u tha atyne: Përse flini? Ngrihi e faluni, qi të mos hyni ndë ngasëje. Edhe ai kur ishte por tue folunë, qe gjindëje, edhe ai qi thohei Iudë, nji prei të dy-mbë-dhetëvet, te po vinte përpara atyne, edhe u afrue te Iesui për me e puthunë. Edhe Iesui i tha: Iudë, me të puthunë trathton të birin’ e nieriut? Edhe ata qi ishinë rreth ati kur panë se qish do të bahei, i thanë: Zot, a do t’u biemë me thikë? Edhe nji prei atyneve i ra shërbëtorit Krye-priftit, edhe i preu veshin’ e diathtë. Por Iesui u përgjeq, e tha: Leni ngjysh këtu; edhe rroku veshin’ e ati, edhe e shëndoshi. Edhe Iesui u tha Krye-priftënavet e të parëvet tempullit e pleqvet qi kishin’ ardhunë mbi ate: Porsi mbi kursarë keni dalunë bashkë me thika e me dru? Edhe unë kur ishiem përditë me ju ndë tempull, nukë shtritë duertë mbi mue, por këjo asht’ ora juei, edhe pushteti i errësinësë. Edhe si e zunë, e çuenë, edhe e prunë mbrenda ndë shtëpit të Krye-priftit. Edhe Pietri e merrte mbrapa për së largut. Edhe ata si ndezën ziarrm ndë miedis të avllisë, edhe ndejtnë bashkë, ndejti edhe Pietri ndë miedis t’atyneve. Edhe nji shërbëtore kur pa ate tue ndenjunë për-anë ziarrmit, çoi sytë mb’ate, e tha: Edhe kyi ishte bashkë me ate. Por ai e mohoi, tue thanë: O grue, nuk’ e ngjof. Edhe mbas nji grime, kur pa ate nji tietër, tha: Edhe ti je prei asish. Por Pietri tha: O nieri, nukë jam. Edhe mbassi shkoi afër nji orë, nji tietër qindronte mbë fjalët, tue thanë, se: Për të vërtet edhe kyi ishte bashkë me ate, sepse ashtë Galilean. Por Pietri tha: O nieri, nukë dij se qish thue. Edhe përnjiherë, kur ishte ai por tue folunë, këndoi gjeli. Edhe Zoti u këthye, e shtiu sytë mbë Pietrinë. Edhe Pietrit i ra ndër mend fjala e Zotit, sikurse i pat thanë, se: Para se të këndojë gjeli, ke me më mohuem tri herë. Edhe Pietri duel jashtë, edhe qjau idhët. Edhe ata burratë qi mbajshinë Iesunë, luejshinë me ate, edhe e rrifshinë; edhe i mbulojshinë syt’ e i bijshinë faqesë, edhe e pyetshinë, tue thanë: Profetizo, cilli asht’ ai qi të ra? Edhe i thoshinë shumë të tiera tue nemunë. Edhe si u ba ditë, u mbëloth pleqësia e popullit e Krye-priftënit’ e Shkruisitë, edhe e prunë nalt ndë bashkë-ndejtien’ e vet, tue thanë: Ndë je ti Krishti? - na thuei. Edhe ai u tha atyne: Ndë u thansha juve, s’keni me besuem; edhe ndë u pyetsha, s’keni me m’u përgjegjunë, as s’keni me më lishuem. Çë tashti i bir’ i nieriut ka me qenunë tue ndenjunë prei së diathtësë fuqisë Perëndisë. Atëherë të gjithë thanë: Ti pra je i bir’ i Perëndisë? Edhe ai u tha atyne: Ju po thoni se unë jam. Edhe ata thanë: Ç’nevojë kemi ma për deshmi? Sepse na vetë e ndëgjuem prei gojës ati. Atëherë gjithë shumica e atyneve u ngrit, edhe e prunë te Pilati. Edhe filluenë me e përfolunë, tue thanë, se: Këte e gjetëm tue këthyem prapë kombinë, edhe tue përmbaitunë me i dhanë Kaisarit paga, tue thanë për vetëvetëhenë se ashtë Krishti mbëret. Edhe Pilati e pyeti, tue thanë: Ti je mbëreti i Iudevet? Edhe ai u përgjeq, e i tha: Ti po thue. Edhe Pilati u tha Krye-priftënavet edhe gjindëjesë: Nukë gjej ndonji faj te kyi nieri. Por ata qindrojshinë mbë fjalët, tue thanë, se: Përzien popullinë, tue mësuem ndëpër gjithë Iudenë, zanë fillë prei Galilesë ngysh këtu. Edhe Pilati kur ndëgjoi Galilenë, pyeti ndë asht’ ai nieri Galilean. Edhe kur e muer vesht se ashtë prei vendit pushtetit Herodit, e dërgoi te Herodi, sepse edhe ai ishte ndë Ierusalem nd’ato ditt. Edhe Herodi kur pa Iesunë, u gëzue fort, se kishte miaft kohë qi donte me e pamë, sepse kishte ndëgjuem shumë punë për ate; edhe shpërente me pamë ndonji shenjë bamë prei ati. Edhe e pyeste me shumë fjalë; por ai s’i përgjegjei kurrgja. Edhe Krye-priftënit’ edhe Shkruisitë rrijshinë tue përfolun’ ate fort shumë. Edhe Herodi bashkë me ushtëtorët’ e vet e bani mbë asgja, edhe e lueiti, edhe i veshi nji petk të ndriçim, edhe e dërgoi për-së-ri te Pilati. Edhe nd’ate ditë Pilati edhe Herodi u banë miq njiani me tietrinë, sepse përpara ishinë ndër anëmiqësi njiani me tietrinë. Edhe Pilati si thirri bashkë Krye-priftënit’ edhe të parët’ edhe popullinë, u tha atyne: Prutë këte nieri tek unë, se përzien popullinë; edhe qe unë tek e gjukova përpara jush, edhe s’gjeta ndonji faj te kyi nieri për sa të përfolunë thoni kundrë ati; por as Herodi; sepse u dërgova juve tek ai, edhe qe te s’ka bamë ndonji punë me udhë për vdekë; mbassi ta mundoj pra, kam me e lishuem. Edhe ishte nevojë për me u lishuem atyne nji nieri prei burgut për ditë feste. Edhe gjithe shumica bërtitnë, tue thanë: Ngreje këte, edhe na lisho Barabbanë, i cilli ishte hedhunë ndë burk për nji të përziem qi kishte bamë ndë qytet, edhe për vrasie. Për-së-ri pra Pilati u foli, sepse donte me e lishuem Iesunë. Por ata thërriçinë, tue thanë: Kryqëzoje, kryqëzoje ate. Edhe ai për së treti u tha atyne: Përse, ç’të keq bani kyi? S’gjeta as ndonji faj tek ai për vdekë; mbassi ta mundoj pra, kam me e lishuem. Por ata qindrojshinë me za të math, tue lypunë me u kryqëzuem ai; edhe zanet’ e atyneve edhe të Krye-priftënavet zishinë vend. Edhe Pilati e gjukoi me udhë të bahetë qish lypshin’ ata. Edhe u lishoi atyne ate qi ishte hedhunë ndë burk për të përziem e për vrasie, qi e lypshinë; edhe u dha atyne ndër duer Iesunë me bamë si të denë. Edhe si e çuenë jashtë, zunë nji farë Simon Kyrenian tue ardhunë prei arësë, edhe i vunë kryqinë mbi kraha me e prumë mbrapa Iesuit. Edhe e merrte mbrapa shumicë populli, e grash, të cillatë ndukeshin’ e bajshinë vajë për ate. Por Iesui u këthye, e u tha atyne: Bijat’ e Ierusalemit, mos qjani për mue, por qjani për vetëvetëhen’ edhe për dielmt tuei. Sepse qe te vinë ditt, qi keni me thanë: Të lumta janë s hterbat’, edhe ata barqe qi nukë puellnë, edhe ata gjij qi nuk’ u thithnë. Atëherë do të fillojnë me u thanë malevet: Bini mbi ne; edhe kodravet: Na mbuloni. Sepse ndë qoftë se mbë drun’ e njomë bajnë këto, mbë të thatënë qish bahetë? Po biheshin’ edhe dy të tierë keq-bamësa për me u vramë bashkë me ate. Edhe kur erthnë mbë vend qi quhet’ i Kresë, atie kryqëzuen’ ate, edhe ata keq-bamësitë; njianinë për së diathti, edhe tietrinë për së rrëmakti. Edhe Iesui thoshte: O Atë, ndëjei ata; sepse nukë dinë se qish bajnë. Edhe ata si danë petkat’ e ati, shtinë shortë. Edhe populli rrinte tue vum ore. Edhe të parët’ e përqeshshinë bashkë me ata, tue thanë: Të tierë shpëtoi; le të shpëtojë vetëvetëhenë, ndë qoftë kyi Krishti, i sgjedhuni Perëndisë. Edhe luejshinë me ate edhe ushtëtorëtë, edhe afroheshin’, e bijshin uthullë, edhe thoshinë: Ndë je ti mbëreti i Iudevet, shpëto vetëvetëhenë. Edhe ishte shkruem mbi ate edhe nji përmbi-shkronjë me letëra Greqishte, e Romanishte, e Hebreishte: KYI ASHTË MBËRETI I IUDEVET. Edhe nji prei asi keq-bamësish qi ishinë varunë nemte ate, tue thanë: Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë tande edhe neve. Por tietri u përgjeq, e qirtoi ate, tue thanë: Aspor s’ke frikë Perëndinë ti, se je ndë nji mundim me ate? Edhe na me udhë vuejmë, sepse marrim pagim sikurse na vëjen për sa punuem, por kyi s’punoi ndonji gja pavend. Mbasandai i thoshte Iesuit: Kujtomë, o Zot, kur të vish ndë mbëretënit tande. Edhe Iesui i tha: Për të vërtet po të thom - Sot ke me qenunë bashkë me mue ndë paradis. Edhe ishte afër gjashtë orë, edhe u ba errësinë mbë gjithë dhenë ngjysh mbë ndantë orë. Edhe dielli u errësue, edhe kurtina e tempullit u shqye për miedis. Edhe Iesui thërriti me za të math, e tha: O Atë, ndër duer të tua la shpirtinë t’em. Edhe si tha këto, dha shpirtinë. Edhe urdhën-qindësi, kur pa se qish u ba, lavdoi Perëndinë, tue thanë: Për të vërtet kyi nieri pasëka qenun’ i dreitë. Edhe gjithë gjindëja qi kishin’ ardhunë bashkë për me vum’ ore, kur panë se qish u ba, këtheheshinë tue rrafunë krahanorët’ e vet, Edhe gjith’ ata qi ngjifshin’ ate, kishinë ndenjunë për së largut, edhe ato gra qi e kishinë marrë mbrapa prei Galilesë, tue vum’ ore këto punë. Edhe qe nji burr qi quhei Iosef, i cilli ishte gjukatës, nieri i mirë dhe i dreitë, (kyi nukë qe ndenjunë bashkë ndë këshillet e ndë punët t’atyneve) prei Arimathesë qytetit Iudevet; edhe priste mbëretënin’ e Perëndisë edhe ai. Kyi erdhi për-anë Pilatit, e lypi korpin’ e Iesuit. Edhe si e sdrypi, e mpështuell me pëlhurë, edhe e vunë ndë nji vorr të latuem, qi aty kurkush s’ishte vumë kurrë ndonji herë. Edhe ishte dit’ e prende, edhe gëdhinte e shëtunë. E muernë mbrapa edhe gra, të cillatë kishin’ ardhunë bashkë me ate prei Galilesë, e panë vorrinë, edhe se si u vu korpi ati atie. Edhe u këthyen’ e banë gati aroma edhe vojna eret; edhe të shëtunën’ u prajtnë mbas porosisë ligjësë. Edhe ditën’ e parë të javësë, fort me natie, erthnë mbi vorr, e prun’ ato aromatë qi kishinë bamë gati, edhe disa të tiera bashkë me ato. Edhe gjetnë gurinë rrokullyem prei vorrit. Edhe si hynë mbrenda, s’gjetnë korpin’ e Zotit Iesu. Edhe këto kur po vritshinë mendienë për këte punë, qe te qindruenë përpara atyneve dy burra me petka qi shkrepëtijshinë. Edhe ato kur u frikuenë, edhe ulnë faqenë mbë dhet, thanë tek ato: Përse kërkoni të gjallinë ndër të vdekunit? Nuk’ ashtë këtu, por u ngjall. Kujtohi si u pat folunë juve, kur qe por ndë Galile, tue thanë, se: I bir’ i nieriut duhetë me u dhanë ndër duer nierëzish fajtorë, edhe me u kryqëzuem, edhe të tretënë ditë me u ngjallunë. Edhe u ranë ndër mend atyne fjalët’ e ati. Edhe si u këthyenë prei vorrit, u dhanë za për gjithë këto të nji-mbë-dhetëvet edhe gjithë të tierëvet. Edhe ishinë Maria Magdalena edhe Ioanna edhe Maria e ama Iakobit edhe të tieratë bashkë me ato, të cillat’ u thoshin’ apostujvet këto fjalë. Por fjalët’ e atyneve u duknë përpara atyneve porsi marri, edhe nuk’ u zijshinë besë atyneve. Edhe Pietri u ngrit, e voiti me vrap ndë vorr; edhe u ul e pa pëlhuratë ku ishinë për dhe vetëmë, edhe iku tue u mërekulluem me vetëvetëhe për këte punë. Edhe qe dy vetë prei atyneve tek ishinë tue votunë nd’ate ditë mbë nji katund qi quhetë Emmaus, gjashtë-dhetë stade lark prei Ierusalemit. Edhe ata flisinë ndërmiet atyneve për gjithë këto punë qi kishinë gjaitunë. Edhe kur po flisnin’ e po haheshinë njiani me tietrinë, u afrue edhe ai Iesui vetë, e shkonte bashkë me ata. Por syt’ e atyneve mbaheshinë për mos me e ngjofunë. Edhe ai u tha atyne: Qish janë këto fjalë qi flitni njiani me tietrinë tue ecunë, edhe jeni të vranëtë? Edhe njiani, qi e kishte emninë Kleopë, u përgjeq, e i tha: Vetëmë ti qenëke i huej ndë Ierusalemë, edhe s’pasëke marrë vesht se qish janë bamë nd’ate ndër këto ditt? Edhe ai u tha atynë: Cillatë? Edhe ata i thanë: Punët’ e Iesu Nazoreasit, i cilli qe nji nieri profet, edhe i fortë ndë punë e ndë fjalë përpara Perëndisë edhe gjithë popullit; e se si Krye-priftënit’ edhe të parëtë t’anë e dhanë ndër duer mbë mundim vdeket, edhe e kryqëzuenë. Edhe na shpërejshim se ai asht’ ai qi kishte me shpërblemë Israelinë. Por mbi gjithë këto, sot asht’ e treta ditë, çë kurë se u banë këto. Por edhe disa gra prei nesh na habitnë, të cillatë votnë heret me natie ndë vorr; edhe mbassi s’gjetnë korpin’ e ati, erthnë, tue thanë, se kishinë pam’ edhe nji të dukun’ engjujsh, të cillëtë thanë se ai rron. Edhe disa prei nesh shkuenë ndë vorr, edhe gjetnë kështu, sikurse than’ edhe gratë, por ate nuk’ e panë. Atëherë ai u tha atyne: O të marrë, edhe të vonë ndë zemërë për më besuem gjith’ ato qi folnë profetënitë! Nukë duhei me pësuem këto Krishti, edhe me hymë ndë laft të vet? Edhe filloi çë prei Moiseut, edhe çë prei gjithë profetënavet, e u sgjithte atyne ato qi ishinë shkruem për ate ndëpër gjithë shkronjat. Edhe u afruenë ndë katund, atie ku po veishinë; edhe ai bani qense kishte për me votunë ma tej. Por ata e ngutnë tepërë, tue thanë: Mbet bashkë me ne, sepse u ba mbramie, e u thye dita. Edhe ai hyni për me mbetunë bashkë me ata. Edhe si ndejti ndë mësallë bashkë me ata, muer bukën’, e bekoi, edhe e theu, e ua dau. Atëherë u çelnë sytë atyne, edhe e ngjoftnë, por ai hupi prei sysh atyneve. Edhe ata i thanë njiani tietrit: Nukë digjei zemëra jonë ndër ne, kur na fliste mb’udhë, edhe kur na sgjithte shkronjatë? Edhe u ngritnë ate orë, e u këthyenë ndë Ierusalemë, edhe gjetnë mbëledhunë bashkë të nji-mbë-dhetëtë, edhe ata qi ishinë me ata, tue thanë se për të vërtet Zoti u ngjall, edhe u duk te Simoni. Edhe ata diftojshinë ç’punë gjaitnë mb’udhë, edhe qysh u ngjoft tek ata mbë të thyemit bukësë. Edhe ata kur po flisinë këto fjalë, ai Iesu vetë qindroi ndë miedis t’atyneve; edhe u tha atyne: Paqtim mbë ju. Por ata u tremnë e u frikuenë, sepse u dukei, se po shifinë frymë. Edhe ai u tha atyne: Përse jeni të përziemë? Edhe përse hipinë kujtime ndër zemërat tueja? Shifni duert’ e mia, edhe kambët’ e mia, se unë jam ai vetë: më prekni edhe shifni, se fryma s’ka mish e eshtëna, sikurse shifni mue qi kam. Edhe si tha këte, u diftoi duert’ edhe kambëtë. Por ata kur s’po besojshinë prei gëzimit, edhe mërekulloheshinë, u tha atyne: Keni ndonji gja send për me ngranë këtu? Edhe ata i dhanë nji copë peshku të piekunë, edhe peta dylli me mialtë. Edhe ai muer, e hangër përpara atyneve. Mbasandai u tha atyne: Këto jan’ ato fjalëtë qi u fola juve, kur ishiem bashkë me ju, se duhetë me u mbushunë gjith’ ato qi janë shkruem ndë ligjët të Moiseut, edhe ndë profetënit, edhe ndë psallmat për mue. Atëherë u hapi mendien’ atyne për me marrë vesht shkronjatë. Edhe u tha atyne, se kështu ashtë shkruem, edhe kështu duhei me pësuem Krishti, edhe me u ngjallunë prei së vdekunish të tretënë ditë; edhe me u predikuem mb’emënë t’ati pendesë edhe ndëjesë fajesh mbë gjithë kombet, zanë fillë çë prei Ierusalemit. Edhe ju jeni deshmitarë për këto. Edhe qe unë te dërgoj të zotënuemën’ e t’im et mbi ju; edhe ju rrini ndë qytet të Ierusalemit, ngjysh sa të visheni me fuqi prei së nalti. Mbasandai i nxuer jashtë ngjysh ndë Bethani, edhe ngriti duert’ e veta, e i bekoi. Edhe ai tue bekuem ata, u da prei atyneve, edhe bihei nalt ndë qiell. Edhe ata si e adhuruenë, u këthyenë ndë Ierusalemë me gëzim të math. Edhe ishinë gjithënji ndë tempull, tue lavduem e tue bekuem Perëndinë. Amen. Çë përpara herës’ ishte Fjala, edhe Fjala ishte me Perëndinë, edhe Fjala ishte Perëndi. Këjo ishte çë përpara herësë me Perëndinë. Të gjitha u banë prei asai; edhe pa atë nuk’ u ba as ndonji gja prei asosh qi u banë. Nd’atë ishte jetë; edhe jeta ishte drita e nierëzëvet. Edhe drita ndrit nd’errësinët; edhe errësina nuk’ e muer vesht. Qe nji nieri dërguem prei Perëndiet, i cilli e kishte emninë Gjionn. Kyi erdhi për deshmi, qi të deshmojë për Dritënë, qi të besojnë të gjithë prei anës’ ati. Ai nuk’ ishte Drita, por qi të deshmojë për Dritënë. Ishte Drita e vërtetë, qi ndrit çdo nieri qi vien ndë botët. Ishte ndë botët, edhe bota u ba prei anës’ asai; por bota nuk’ e ngjofti. Erdhi mbë të veta, edhe të vetëtë nuk’ e pritnë. Edhe sa e pritnë, u dha pushtet me u bamë bij Perëndie, atyneve qi besojnë mb’emënit t’ati; ata nukë lenë prei gjaqesh, as prei dashunim burri, por prei Perëndiet. Edhe Fjala u ba mish, edhe ndejti ndër ne (edhe pam laftin’ e ati, porsi laft vetëm- lemi prei Atit), plot me hir e me vërtetëni. Gjionni deshmoi për ate, edhe bërtiti, tue thanë: Kyi ishte ai qi thashë - Ai qi vien mbas mejet, ashtë ma i math se unë, sepse ishte përpara mejet. Edhe prei të mbushunit ati na të gjithë muerëm hir ndë vend hiri. Sepse ligja u dha prei anësë Moiseut, por hiri edhe vërtetënia u ba prei anësë Iesu Krishtit. Askushi s’e ka pamë kurrë Perëndinë; veç Vetëm-lemi Bir, qi ashtë ndë gji të Atit, ai e diftoi. Edhe këjo ashtë deshmia e Gjionnit, kur dërguenë Iudeitë prei Ierusalemi priftëna edhe Levita, për me e pyetunë: Cilli je ti? Edhe rrëfeu, edhe nukë mohoi; por rrëfeu, se: Unë nukë jam Krishti. Edhe e pyetnë: Qish pra, Elia je ti? Edhe tha: Nukë jam. Profeti je ti? Edhe u përgjeq: Jo. I thanë pra: Cilli je? Qi t’u përgjegjemi atyneve qi na kanë dërguem. Qish thue për vetëhenë tande? Tha: Unë jam “Zani ati qi bërtet ndë shkretinët, Dreitoni udhën’ e Zotit”, sikurse tha profeti Isaia. Edhe ata qi qenë dërguem ishinë prei Fariseish. Edhe e pyetnë, e i thanë: Përse pagëzon pra, kur nukë je ti Krishti, as Elia, as profeti? Gjionni u përgjeq atyne, tue thanë: Unë pagëzoj me ujë, por ndërmiet jush rri ai, qi ju nuk’ e dini. Kyi asht’ ai qi vien mbas mejet, i cilli ashtë ma i math se unë; ati unë s’jam i zoti me i sgjidhunë rrypin’ e shollësë. Këto u banë ndë Bethabara, përtej Iordanit, atie ku ishte Gjionni tue pagëzuem. Ndë nesëret Gjionni shef Iesunë tue ardhunë tek ai, edhe thotë: Qe Qengji i Perëndisë, qi ngre fajin’ e botësë. Kyi asht’ ai qi unë thashë për ate, se: Mbas mejet vien nji nieri, i cilli asht’ ma i math se unë, sepse ishte përpara mejet. Edhe unë nuk’ e ngjofta, por qi të diftohetë ndë Israel, përandai erdha unë me pagëzuem me ujë. Edhe Gjionni deshmoi, tue thanë, se: Pashë Shpirtinë Shenjt tue sdrypunë prei qielli porsi pullump, edhe ndejti mbi ate. Edhe unë nuk’ e ngjofta, por ai qi më dërgoi me pagëzuem me ujë, ai më tha: Përmbi cillinë të shofish Shpirtinë Shenjt tue sdrypun’ e tue ndenjunë mbi ate, Kyi asht’ ai qi pagëzon me Shpirtinë Shenjt. Edhe un’ e pashë, edhe deshmova, se kyi asht’ i Bir’ i Perëndisë. Ndë nesëret prap Gjionni ishte tue ndenjunë, edhe dy prei dishepujsh ati. Edhe kur shtiu syt’ e pa Iesunë tue ecunë, thotë: Qe Qengji i Perëndisë! Edhe ata dy dishepujtë ndëgjuenë’ ate tue folunë, edhe votnë mbrapa Iesuit. Edhe Iesui kur u këthye, edhe pa ata tue votunë mbrapa Iesuit. Edhe Iesui kur u këthye, edhe pa ata tue votunë mbrapa ati, u tha atyne: Qish kërkoni? Edhe ata i thanë: Rabbi (qi ajo, këthyem, do me thanë Mieshtër), ku e ke të ndenjunitë? U thot’ atyne: Ejani edhe shifni. Erthnë edhe panë ku e kishte të ndenjunitë, edhe mbetnë për-an’ ati ate ditë, sepse ora ishte afër dhetë. Ishte Andreu i vëllai Simon Pietrit, nji prei asi të dysh qi ndëgjuenë prei Gjionnit për ate, edhe votnë mbrapa ati. Kyi ma përpara gjen të vëllan’ e vet Simonin’, edhe i thotë: Gjetëm Messinë, qi ajo këthyem, do me thanë Krishti. Edhe e pru te Iesui. Edhe Iesui shtiu sytë mb’ate, edhe tha: Ti je Simoni i bir’ i Ionait; ti do të quhesh Kefa, qi ajo këthyem do me thanë, Pietër [gur]. Ndë nesëret Iesui deshi me dalunë ndë Galile, edhe gjen Filippin’, e i thotë: Merrmë mbrapa. Edhe Filippi ishte kah Bethsaida, prei qytetit Andreut edhe Pietrit. Filippi gjen Nathanaelin’, edhe i thotë: Kemi gjetun’ ate qi shkroi Moiseu ndë ligjët, edhe profetënitë, Iesunë të birin’ e Iosefit, qi ashtë prei Nazaretit. Edhe Nathanaeli i tha: A mundetë me dalunë ndonji gja e mirë prei Nazaretit? Filippi i thotë: Eja edhe shif. Iesui pa Nathanaelinë tue ardhunë tek ai, edhe thotë për ate: Shif Israelit me të vërtet, qi s’ashtë gënjeshtrë nd’ate! Nathanaeli i thotë: Ku më ngjef? Iesui u përgjeq e i tha: Para se të thërresi Filippi, kur ishie ndënë drut të fikut, të pashë. Nathanaeli u përgjeq e i tha: Rabbi, Ti je i bir’ i Perëndisë; ti je mbëreti Israelit. Iesui u përgjeq e i tha: Sepse të thashë - Të pashë ndënë drut të fikut, - beson? Ke me pamë ma të mëdha se këto. Mbasandai i thotë: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Çë tashti e mbaskëndai keni me pamë qiellinë hapët, edhe engjujt’ e Perëndisë tue hypun’ e tue sdrypunë mbi të birin’ e nieriut. Edhe të tretënë ditë u ba darsmë ndë Kana të Galilesë; edhe e ama e Iesuit ishte atie. Edhe u thërrit ndë darsmë edhe Iesui edhe dishepujt’ e ati. Edhe si mëngoi vena, e ama e Iesuit i thotë: Nukë kanë venë. Iesui i thot’ asai: Qish ke ti me mue, o grue? Edhe s’ka ardhun’ ora eme. E ama e ati u thotë shërbëtorëvet: Bani qish t’u thotë juve. Edhe atie ishinë gjashtë shtamba të gurta vumë për pastrim mbas mëndyrësë Iudevet, qi nxijshinë ka dy, a tri matie. Iesui u thot’ atyne: Mbushni shtambatë me ujë. Edhe ata i mbushnë përbuzë. Mbasandai u thot’ atyne: Nxirni tashti, edhe bini të parit mësallësë. Edhe ata i prunë. Edhe i pari mësallësë kur e kërkoi ujëtë qi ishte këthyem venë, edhe nukë dinte kah ashtë (por shërbëtorëtë qi kishin nxierrë ujët’ e dijshinë,) i pari mësallësë thërret dhandrrinë, edhe i thotë: Çdo nieri ma përpara nxier venën’ e mirë; edhe si të dehenë, atëherë nxier të keqenë, por ti ke rueitunë venën’ e mirë qysh tashti. Këte të filluemit’ e mërekulliavet Iesui e bani ndë Kana të Galilesë, edhe diftoi laftin’ e vet; edhe dishepujt’ e ati i besuenë. Mbasandai sdrypi ndë Kapernaum, ai edhe e ama e ati edhe të vëllazënit’ e ati, edhe dishepujt’ e ati; edhe mbetnë atie pak ditt. Edhe pashka e Iudevet ishte ngjat; edhe Iesui hypi ndë Ierusalem. Edhe gjeti ndë tempull ata qi shitshinë qe e dhen e pullumba, edhe truvezarëtë tue ndenjunë. Edhe ai bani nji frushkullë prei litarësh, edhe i nxuer të gjithë prei tempullit, edhe dhent’ edhe qetë; edhe derdhi astrat’ e truvezarëvet, edhe përmbysi truvezatë. Edhe u tha atyneve qi shitshinë pullumbatë: Ngreni këto këndyj; mos bani shtëpin’ e t’im et shtëpi tregjetie. Atëherë u ra ndë mend dishepujvet ati se ashtë shkruem: “Zelli për shtëpinë tande më hangër”. Iudeitë pra u përgjeqnë e i thanë: Ç’shenjë na difton, qi ban këto? Iesui u përgjeq e u tha atyne: Prishni këte tempull, edhe për tri ditt do ta ngre. Edhe Iudeitë thanë: Kyi tempull ashtë ndërtuem për katër-dhet’ e gjashtë viet, e ti do ta ngresh për tri ditt? Por ai thoshte për tempullin’ e trupit vet. Kur u ngjall pra prei së vdekunish, u ra ndër mend dishepujvet ati, se për këte u thoshte atyne; edhe i besuenë shkronjës’, edhe asai fjalësë qi tha Iesui. Edhe kur qe ndë Ierusalem për festën’ e pashkësë, shumë vetë besuenë mb’emënë t’ati, tue vum’ ore mërekulliat’ e ati qi bante. Por ai Iesui nuk’ u zinte besë atyne, sepse i ngjifte të gjithë; edhe sepse s’kishte nevojë për me deshmuem kushi për nierinë, sepse ai e merrte vesht qish ishte përmbrenda nieriut. Edhe ishte nji nieri prei Fariseish, qi e kishte emninë Nikodem, i pari Iudevet. Kyi erdhi natënë te Iesui, edhe i tha: Rabbi, e dimë se ke ardhunë prei Perëndiet Mieshtër, sepse askushi s’mundetë me bamë këto shenje qi ban ti, ndë mos qoftë Perëndia bashkë me ate. Iesui u përgjeq e i tha: Me të vërtet, me të vërtet po të thom - Ndë mos leftë kush prei së naltit, s’mundetë me pamë mbëretënin’ e Perëndisë. Nikodemi i thotë: Si mundetë nieriu me lemë, tue qenunë plak? Mos mundetë me hymë për së dyti ndë barkut s’amësë vet, e me lemë? Iesui u përgjeq: Me të vërtet, me të vërtet po të thom - Ndë mos leftë kushi prei ujit e prei Shpirtit Shenjt, s’mundetë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë. Qish ka lemë prei mishit, ashtë mish; qish ka lemë prei Shpirtit, ashtë shpirt. Mos u mërekullo sepse të thashë, se - Duhetë të leni prei së naltit. Era fryn ku do, edhe i ndëgjon zaninë, por s’di prei kah vien, e ku vete; kështu asht’ edhe gjithë-kush ka lemë prei Shpirtit. Nikodemi u përgjeq e i tha: Si mundenë me u bamë këto? Iesui u përgjeq e i tha: Ti je mieshtri Israelit, edhe nukë di këto? - Me të vërtet, me të vërtet po të thom, se ate qi dimë flasimë, edhe për ate qi pam deshmoimë; por nukë pritni deshminë t’onë. Ndë u thashë juve punët’ e dheut, edhe nukë besoni, si keni me besuem, ndë u thansha juve punët’ e qiellit? Edhe askushi s’ka hypunë ndë qiellt, veç ai ka sdrypunë prei qiellit, i bir i nieriut qi ashtë ndë qiellt. Edhe sikurse Moiseu ngriti nalt gjarpëninë ndë shkretinët, kështu duhetë me u ngritunë nalt edhe i bir’ i nieriut, për mos me u vdierrë gjithë-kush t’i besojë, por të ketë jetë të pa-sosëme. Sepse Perëndia kaqi e deshi botënë, sa dha Birin’ e vet, vetëm-leminë, për mos me u vdierrë gjithë-kush t’i besojë, por të ketë jetë të pasosëme. Sepse Perëndia nukë dërgoi Birin’ e vet te bota me gjukuem botënë, por me u shpëtuem bota prei anës’ ati. Ai qi i beson nukë gjukohetë, por ai qi nukë beson, tashti ashtë gjukuem, sepse nukë besoi mb’emënë të vetëm-lemit Birit Perëndisë. Edhe kyi ashtë gjyqi, se drita erdhi ndë botët, edhe nierëzitë deshnë ma tepër errësinënë, se dritënë; sepse vepërat’ e atyneve ishinë të këqia. Sepse gjithë-kush qi punon vepëra të këqia, ka mëni dritënë, edhe nukë vien te drita, qi të mos sbulohenë vepërat’ e ati. Por ai qi ban të vërtetënë vien te drita, qi të diftohenë vepërat’ e ati, se janë punuem mbas Perëndisë. Mbasandai erdhi Iesui edhe dishepujt’ e ati ndë dhe të Iudesë; edhe shkonte kohën’ atie bashkë me ata, edhe pagëzonte. Ishte edhe Gjionni tue pagëzuem ndë Ainon, ngjat Salimit, sepse atie ishinë shumë ujëna, edhe vijshin’ e pagëzoheshinë. Sepse Gjionni edhe s’ishte zanë ndë burk. U ba pra kërkim për pastrim prei dishepujvet Gjionnit me disa Iude. Edhe erthnë te Gjionni e i thanë: Rabbi, ai qi ishte bashkë me tyi përtej Iordanit, për të cillinë ti deshmove, shif kyi te po pagëzon, edhe të gjithë vinë tek ai. Gjionni u përgjeq e tha: Nieriu nukë mundetë me marrë as gja, ndë mos iu pastë dhanë prei qiellit. Ju vetë deshmoni për mue, se thashë: Unë nukë jam Krishti, por se jam dërguem përpara ati. Ai qi ka nusen’ ashtë dhandërr; edhe miku i dhandrrit qi rri edhe ndëgjon ate, gëzohetë me gëzim për zanin’ e dhandrrit; kyi gëzimi em pra u mbush. Ai duhetë me u rritun’, e unë me u vogëluem. Ai qi vien prei së naltit, ashtë sipër të gjithëve; ai qi ashtë prei dheut, ashtë prei dheut, edhe flet prei dheut; ai qi vien prei qiellit, ashtë sipër të gjithëve. Edhe ate qi pa edhe ndëgjoi, deshmon për këte; por askushi nukë pret deshmin’ e ati. Ai qi pret deshmin’ e ati, ka vumë bulë se Perëndia asht’ i vërtetë. Sepse ai qi ashtë dërguem prei Perëndisë flet fjalët e Perëndisë; sepse Perëndia nuk’ i ep Shpirtinë Shenjt me matës. Ati do Birin’, edhe ia ka dhanë n’dorë të gjitha. Ai qi i beson të Birit, ka jetë të pasosëme, por ai qi nuk’ i ul kryetë të Birit, s’ka me pamë jetë, por zemërimi i Perëndisë mbet mbi ate. Zoti pra si e muer vesht se Fariseitë ndëgjuenë, se Iesui ban edhe pagëzon ma tepërë dishepuj se Gjionni, (ndonëse Iesui vetë nukë pagëzonte, por dishepujt’ e ati), la Iudenë, edhe vote prap ndë Galile. Edhe duhei me shkuem ndëpër Samarinë. Vien pra ndë nji qytet të Samarisë qi thohetë Sihar, afër’ asai arësë qi ia dha Iakobit Iosefit të birit vet. Edhe atie ishte pusi i Iakobit. Iesui pra mbassi ishte lodhunë prei udhësë, kështu ndejti mbi pust; edhe ora ishte afër gjashtë. Vien nji grue kah Samaria me nxierrë ujë. Iesui i thot’ asai: Më nep me pimë. (Sepse dishepujt’ e ati kishinë votunë ndë qytet, për me blemë ushqime). Grueja Samaritaneja i thotë pra: Qysh ti, tue qenunë Iude, lypën me pimë prei mejet qi jam nji grue Samaritane. - Sepse Iudeitë s’apin’ e s’marrinë me Samaritanët. Iesui u përgjeq e i tha asai: Ndë qoftë se dije dhunëtin’ e Perëndisë, edhe cilli asht’ ai qi të thotë - Më nep me pimë, - ti kishie me lypunë prei ati, edhe kishte me të dhan’ ujë të gjallë. Grueja i thotë: Zot, as kovë s’ke, edhe pusi asht’ i thellë; prei kah e ke ti pra ujët e gjallë? Mos je ti ma i math se ati ynë Iakobi, i cilli na ka dhanë këte pus, edhe ai vetë pinte prei këti, edhe të bijt’ e ati, edhe bagëtit’ e ati? Iesui u përgjeq e i tha asai: Gjithë-kush pi prei këti ujit, ka me i ardhun’ et prap, por ai qi pi prei ujit qi kam me i dhan’ unë, s’ka me i ardhun’ et për gjithë jetënë, por ai ujë qi kam me i dhan’ unë, ka me iu bamë krue qi rrieth ndë jetë të pasosëme. Grueja i thotë: Zot, më nep këte ujë, qi të mos më vijë et, as të mos vij këtu me nxierrë ujë. Iesui i thot’ asai: Shko, e thirr burrinë tand, edhe eja këtu. Grueja u përgjeq e tha: Nukë kam burr. Iesui i thot asai: Mirë the, se - Nukë kam burr, - sepse pate pesë burra; edhe ate qi ke tashti, nuk’ asht’ burri yt; këte e fole me të vërtet. Grueja i thotë: Zot, po shof se ti je profet. Atënitë t’anë adhuruenë mbë këte mal; e ju thoni se vendi, qi duhetë me adhuruem, ashtë ndë Ierusalem. Iesui i thot’ asai: Grue, besomë, se vien ora qi s’keni me adhuruem Atin’ as mbë këte mal, as ndë Ierusalem. Ju adhuroni ate qi nukë dini; na adhurojm’ ate qi dimë, se shpëtimi ashtë prei Iudevet. Por vien ora, edhe tashti ashtë, kur adhurëtorët’ e vërtetë kanë me adhuruem Atinë me frymë e me vërtetëni, sepse edhe Ati kësish kërkon me e adhuruem. Perëndia ashtë frymë, edhe ata qi e adhurojnë, duhetë me e adhuruem me frymë e me vërtetëni. Grueja i thotë: E dij se vien Messia, qi thohetë Krisht; ai kur të vijë, ka me na dhanë za për të gjitha. Iesui i thot’asai: Unë jam ai qi të flas. Edhe mbi këto fjalë erthnë dishepujt’ e ati, edhe u mërekulluenë, se po fliste me grue, por askushi s’tha: Qish kërkon? A qish flet me ate? Grueja pra la shtambën’ e vet, edhe vote ndë qytet, edhe u thotë nierëzevet: Ejani, e shifni nji nieri, qi më tha gjithë sa kam bamë; mos ashtë kyi Krishti? Duelnë pra prei qytetit, edhe erthnë tek ai. Edhe ndërmiet këtyne fjalëve dishepujt’ i luteshinë, tue thanë: Rabbi, ha. Por ai u tha atyne: Unë kam të ha nji të ngranë, qi ju nuk’ e dini, Dishepujtë pra i thoshinë njiani tietrit: Mos i pruni kushi me ngranë? Iesui u thot’ atyne: Të ngranëtë t’em ashtë me bamë dashunimin’ e ati qi më ka dërguem, edhe me mbaruem punët’ e ati. Nukë thoni ju, se jan’ edhe katër muej, edhe vien të korrëtë? Qe te po u thom juve: Ngreni përpietë sytë tuei, edhe shifni aratë, se janë të bardha për me u korrë tashti. Edhe ai qi korr merr pagë, edhe mbëleth pemë për jetën’ e pasosëme, qi të gëzohetë bashkë edhe ai qi mbiell, edhe ai qi korr. Sepse për këte fjalë del e vërtetë, se tietër asht’ ai qi mbiell, edhe tietër asht ai qi korr. Un’ u dërgova juve me korrë atë qi s’jeni munduem; të tierë u munduenë, edhe ju hytë ndë mundiet t’atyneve. Edhe prei ati qyteti shumë vetë kah Samaritanët’ i besuenë për fjalën’ e gruesë qi deshmoi, se: Më tha gjithë sa kam bamë. Samaritanëtë pra si erthnë tek ai, i luteshinë me mbetunë për-an’ atyneve; edhe mbeti atie dy ditt. Edhe shumë ma tepërë besuenë për fjalën’ e ati, edhe i thoshinë gruesë, se: Nukë besojmë ma për fjalënë tande, sepse na e ndëgjuem, edhe e ngjoftëm se kyi ashtë për të vërtet Krishti, Shëlbuesi i botësë. Edhe mbas dy ditsh duel prei andej, edhe vote ndë Galile. Sepse ai Iesui deshmoi, se as ndonji profet s’ka nder ndë dhe të vet. Kur erdhi pra ndë Galile, Galileanët’ e pritnë, mbassi kishinë pamë gjithë sa bani ndë Ierusalem për ditë feste, sepse edhe ata kishin’ ardhunë për ditë feste. Iesui pra erdhi prap ndë Kana të Galilesë, atie ku bani ujëtë venë. Edhe ishte nji nieri mbëretënie qi kishte sëmunë të birinë ndë Kapernaum. Kyi kur ndëgjoi se Iesui erdhi prei Iudesë ndë Galile, vote tek ai, edhe i lutei me srdypun’ e me shëndoshunë të birin’ e ati, sepse kishte për me vdekunë. Iesui pra i tha: Ndë mos pafshi shenje e mërekullia, s’keni me besuem. Nieriu i mbëretënisë i thotë: Zot, sdryp para se të vdesi çuni em Iesui i thotë: Shko, se yt bir rron. Edhe nieriu i besoi fjalësë qi i tha Iesui, edhe iku. Edhe ai kur po sdrypte tashti, shërbëtorët’ e ati hasnë me ate, edhe i dhanë za, tue thanë, se: Diali yt rron. I pyeti pra me marrë vesht mbë ç’orë u ba ma mirë. Edhe i thanë, se die mbë shtatë orë e lan’ ethetë. I ati pra e muer vesht, se mb’ate orë qi i tha Iesui, se: Yt bir rron, - edhe besoi ai, edhe gjithë shtëpia e ati. Këte mërekulli të dytë bani për-së-ri Iesui, si erdhi prei Iudesë ndë Galile. Mbas këtyneve ishte festa e Iudevet; edhe Iesui hypi ndë Ierusalem. Edhe ndë Ierusalem, ngjat derësë dhenvet, ashtë nji banjë qi quhetë Hebraisht Bethesda, e cilla ka pesë kamare. Ndër këto dirgjei shumë shumicë të sëmunësh, të verbëtish, çalash, të thatësh, qi pritshinë me lueitun’ ujëtë. Sepse kohë mbë kohë sdrypte engjulli ndë banjët, edhe përzinte ujëtë; cilli të hynte pra ma përpara, mbas të përziemit ujit, bahei i shëndoshë prei çdo farë sëmunde qi hiqte. Edhe atie ishte nji nieri, qi ishte i sëmunë tri-dhet’ e tetë viet. Iesui kur pa këte se po dirgjei, edhe muer vesht se kishte shumë mot tashti, i thotë: Do me u bam’ i shëndoshë? I sëmuni i u përgjeq: Zot, s’kam nieri qi të më vejë ndë banjët, kur të përzihet’ ujëtë, sepse kur vij unë, sdryp përparë mejet tietër. Iesui i thotë: Çohu, ngre shtratinë tand, edhe ec. Edhe përnjiherë nieriu u ba i shëndoshë, edhe ngriti shtratin’ e vet, edhe ecëte. Edhe ate ditë ishte e shëtunë. Iudeitë pra i thoshin’ ati qi ishte shëndoshunë: Asht’ e shëtunë; nuk’ asht’ e udhësë të ngresh shtratinë. Ai u përgjeq atyne: Ai qi më shëndoshi më tha - Ngre shtratinë tand, edhe ec. E pyetnë pra: Cilli asht’ ai nieri qi të tha - Ngre shtratinë tand, edhe ec? Por ai qi u shëndosh nukë dinte cilli ashtë, sepse Iesui u shtëmang, prei gjindëjesë qi ishte nd’ate vend. Mbasandai Iesui gjen ate ndë tempull, edhe i tha: Qe tek u banë i shëndoshë; mos ban faj ma, qi të mos të bahetë ndonji gja ma e keqe. Nieriu pra vote, edhe u dha za Iudevet, se ai qi e bani të shëndoshë ashtë Iesui. Edhe përandai Iudeitë ndiqshinë Iesunë, edhe kërkojshinë me e vramë, sepse bante këto për të shëtunë. Por Iesui u përgjeq atyne: Em atë punon qysh tashti, edhe unë punoj. Përandai Iudeitë ma tepërë kërkojshinë me e vramë, sepse jo veç të shëtunënë prishte, por edhe thoshte se Perëndia asht’ at’ i vet, bante vetëvetëhenë si nji-nji me Perëndinë. Iesui pra u përgjeq e u tha atyne: Me të vërtet, me të vërtet po u thom juve - Biri s’mundetë me bamë asgja prei vetiut, ndë mos paft’ Atinë tue bamë ndonji gja, sepse ato qi ban ai, edhe Biri ban këto kështu. Sepse Ati do Birinë, edhe i difton gjith’ ato qi ban ai; edhe ka me i diftuem ma të mëdha punë se këto, qi të mërekulloheni ju. Sepse sikurse Ati ngjall të vdekunitë, edhe ep jetë; kështu edhe Biri u ep jetë atyneve qi do. Sepse Ati nukë gjukon askënd, por gjithë gjyqin’ ia dha Birit, qi të gjithë të nderojnë Birinë, sikurse nderojn’ Atinë. Ai qi nukë nderon Birinë, nuk nderon Atinë qi e ka dërguem. Me të vërtet, me të vërtet po u thom juve, se ai qi ndëgjon fjalënë t’eme, edhe i beson ati qi më ka dërguem, ka jetë të pasosëme, edhe nukë vien mbë gjyq, por shkon prei vdekësë ndë jetët. Me të vërtet, me të vërtet po u thom juve, se vien nji orë, edhe tashti ashtë, të vdekunitë kur kanë me ndëgjuem zanin’ e të Birit Perëndisë; edhe ata qi ta ndëgjojnë kanë me rruem. Sepse sikurse Ati ka jetë ndë vetëvetëhet, kështu i dha edhe të Birit me pasunë jetë ndë vetëvetëhet, edhe i dha pushtet me bam’ edhe gjyq, sepse ashtë bir nieriu. Mos mërekullohi për këte, se vien nji orë, nd’ate gjith’ ata qi janë ndëpër vorret, kanë me ndëgjuem zanin’ e ati, edhe kanë me dalunë jashtë; ata qi kanë bamë të mira, për të ngjallunë jetë; edhe ata qi kanë punuem të këqia, për të ngjallunë gjyqi. Unë s’mundem me bam’ asgja prei vetiut; sikurse ndëgjoj kështu gjukoj; edhe gjyqi em asht’ i dreitë, sepse s’kërkoj dashuniminë t’em, por dashunimin’ e Atit qi më ka dërguem. Unë ndë deshmofsha për vetëhenë t’eme, deshmia eme nuk’ asht’ e vërtetë. Tietër asht’ ai qi deshmon për mue; edhe dij se deshmia qi deshmon për mue asht’ e vërtetë. Ju dërguetë te Gjionni, edhe ai deshmoi të vërtetënë, Edhe unë nuk’ e marr deshminë prei nieriut, por thom këto, qi të shpëtoni ju. Ai ishte kandili qi digjet’ e ban dritë; edhe ju deshët me u gëzuem për pak herë ndë dritët t’ati. Por un’ e kam deshminë ma të madhe se të Gjionnit, sepse ato punëtë qi më dha Ati me i mbaruem, ato punëtë qi baj unë deshmojnë për mue, se Ati me ka dërguem. Edhe ai Ati qi më dërgoi, ai bani deshmi për mue. As zanin’ e ati s’e keni ndëgjuem kurrë, as faqen’ e ati s’e keni pamë; edhe fjala e ati s’ka ndenjunë ndër ju, sepse ju nuk’ i besoni ati qi dërgoi ai. Ju vështroni shkronjatë, sepse ju kujtoni se gjeni jetë të pasosëme ndër ato; edhe ato janë qi deshmojnë për mue. Por s’doni me ardhunë tek unë, qi të keni jetë. Nukë marr laft prei nierëzish. Por u ngjofta juve se s’keni dashunin’ e Perëndisë ndë vetëhet tuei. Unë kam ardhunë mb’emënë të t’im-et, e nukë më pritni; ndë arthtë nji tietër mb’emënë të vet, keni me e pritunë. Si mundei me besuem ju qi merrni laft njiani prei tietrit, edhe nukë kërkoni laftinë qi ashtë prei të vetëmit Perëndi? Mos kujtoni se unë kam me u përfolunë juve tek Ati; ashtë kush u përflet juve, Moiseu qi ju shpëryetë mb’ate. Sepse ndë i besoishitë Moiseut, kishitë me besuem edhe mue, sepse ai shkroi për mue. Por ndë mos u besofshi shkronjavet ati, si keni me u besuem fjalëvet mia? Mbasandai Iesui shkoi përtej detit Galilesë, të Tiberiadësë. Edhe shumë gjindëje e muernë mbrapa, sepse shifinë mërekulliat’ e ati qi bante mbi të sëmunët. Edhe Iesui hypi ndë malt, edhe rrinte atie bashkë me dishepujt’ e vet. Edhe ishte ngjat pashka, festa e Iudevet. Iesui kur çoi sytë pra, edhe pa se po vinte shumë gjindëje tek ai, i thotë Filippit: Prei kah do të blejmë bukë, qi të hanë këta? (Edhe thoshte për me e provuem, sepse ai e dinte se qish do të bante). Filippi iu përgjeq: Dy qind dinarë bukë nuk’ u dalin’ atyne, qi të marri ka nji grimë gjithë-se-cilli prei asish. Andreu, i vëllai Simon Pietrit, nji prei dishepujsh ati, i thotë: Këtu ashtë nji çun i vogëlë, qi ka pesë bukë të elpta, edhe dy peshk, por qish janë këto për kaqi vetë? Edhe Iesui tha: Thoniu nierëzëvet me ndenjunë për dhe. Edhe ishte shumë bar nd’ ate vend. Ndenjtnë pra për dhe burratë afër pesë mijë vetë me numërë. Edhe Iesui muer bukëtë, edhe si u fal ndersë, ua dau dishepujvet, edhe dishepujt’ ua dan’ atyneve qi kishinë ndenjunë për dhe; kështu edhe prei peshqish sa deshnë. Edhe si u nginë, u thotë dishepujvet vet: Mbëlithni copatë qi kanë tepëruem, për mos me hupunë gja. I mbëlothnë pra, edhe mbushnë dy-mbë-dhetë kosha me copa prei pesë bukëvet elpta qi tepëruenë prei atyneve qi kishinë ngranë. Nierëzitë pra, kur pan’ ate mërekulli qi bani Iesui, thoshinë, se: Për të vërtet kyi asht’ ai profeti qi ka me ardhunë ndë botët. Ierusi pra si e muer vesht se kishinë me ardhun’ e me e rrëmbyem, qi ta bajnë mbëret, iku prap ndë malt ai vetëmë. Edhe si u ngrys, dishepujt’ e ati sdrypnë ndë det, edhe hynë ndë lundrët, edhe shkuenë përtej detit ndë Kapernaum. Edhe tashti ishte bam’ errëtë, edhe Iesui s’kishte ardhunë tek ata. Edhe deti po ngrihei, sepse frynte er’ e madhe. Mbassi vozitnë pra afër njizet e pesë a tri-dhetë stadie, shofinë Iesunë tue ecunë mbi det, edhe tue ardhunë ngjat lundrësë; edhe u frikuenë. Por ai u thot’ atyne: Unë jam; mos u frikoni. Deshnë pra me e marrë ndë lundrët; edhe përnjiherë lundra u gjind mb’ate dhe qi kishinë për me votunë. Ndë nesëret gjindëja qi kishte ndenjunë përtej detit kur panë se s’ishte atie tietër lundrëzë, veç nji qi hypnë dishepujt’ e ati, edhe se nukë hyni Iesui ndë lundrëzët bashkë me dishepuj’ e vet, por vetëmë dishepujt’ e ati shkuenë, (edhe erthnë prei detit Tiberiadësë të tiera lundrëza ngjat ati vendit ku hangrën bukë, mbassi u fal ndersë Zoti), gjindëja pra kur pa se Iesui nuk’ asht’ atie, as dishepujt’ e ati, hypnë edhe ata ndëpër lundrat, edhe erthnë ndë Kapernaum, tue kërkuem Iesunë. Edhe si e gjetnë përtej detit, i thanë: Rabbi, kurë erdhe këtu? Iesui u përgjeq atyne e tha: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Më kërkoni, jo sepse patë mërekullia, por sepse hangrët prei bukëvet, edhe u ngitë. Mos punoni për ushqiminë qi prishetë, por për ushqiminë qi mbet ndë jetë të pa-sosëme, të cillinë ka me u dhanë juve i bir’ i nieriut, sepse këte bulosi Ati Perëndia. I thanë pra: Qish të bajmë, qi të punojmë punët’ e Perëndisë? Iesui u përgjeq e u tha atyne: Këjo ashtë puna e Perëndisë, t’i besoni ati qi ka dërguem ai. I thanë pra: Ç’shenjë ban pra ti, qi të shofimë, e të besojmë? Qish punon? Atënitë t’anë hangrën manënë ndë shkretinët, sikurse ashtë shkruem: “Bukë prei qiellit u dha atyne me ngranë”. Iesui pra u tha atyne: Me të vërtet, me të vërtet po u thom juve - Moiseu nuk’ u dha juve bukënë prei qiellit, por em Atë u nep juve të vërtetënë bukë prej qiellit. Sepse buka e Perëndisë asht’ ai qi sdryp prei qiellit, edhe qi nep jetë ndë botët. I thanë pra: Zot, epna përherë këte bukë. Edhe Iesui u tha atyne: Unë jam buka e jetësë; ai qi vien tek unë, s’ka me i ardhun’ u, edhe ai qi më beson, s’ka me i ardhun’ et kurrë. Por u thashë juve, se më patë, edhe nukë besoni. Gjithë qish më nep Ati, ka me ardhunë tek unë; edhe atë qi të vijë tek unë, s’kam me e nxierrë jashtë. Sepse kam sdrypunë prei qiellit, jo për me bamë dashuniminë t’em, por dashunimin’ e ati qi më ka dërguem. Edhe kyi ashtë dashunimi Atit qi më ka dërguem, gjithë qish më ka dhanë, të mos hup gja prei ati, por ta ngjall ndë ditë të mbrapme. Edhe kyi ashtë dashunimi ati qi më ka dërguem, gjithë-kush të shofi Birinë, edhe t’i besojë, të ketë jetë të pasosëme; edhe unë kam me e ngjallunë ndë ditë të mbrapme. Iudeitë pra murmurojshinë për ate, se tha: Unë jam buka qi sdrypa prei qiellit. Edhe thoshinë: Nuk’ ashtë kyi Iesui, i biri Iosefit, të cillit na ngjofimë të i atin’ edhe t’amënë? Si thotë pra kyi, se: Kam sdrypunë prei qiellit? Iesui u përgjeq pra, e u tha atyne: Mos murmuroni ndërmiet jush. Askushi s’mundetë me ardhunë tek unë, ndë mos e tërhektë Ati qi më ka dërguem; edhe unë kam me e ngjallunë ndë ditë të mbrapme. Ashtë shkruem ndë profetënat: “Edhe të gjithë kanë me qenunë të mësuem te Perëndia”. Gjithë-kush pra qi ka ndëgjuem prei Atit, edhe ashtë mësuem, vien tek’ unë. Jo se ka pamë kushi Atinë, veç ai qi ashtë prei Perëndisë, kyi e ka pam’ Atinë. Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Ai qi më beson ka jetë të pasosëme. Unë jam buka e jetësë. Atënitë tuei hangrën manënë ndë shkretinët, edhe vdiqnë. Këjo ashtë buka qi sdryp prei qiellit, qi të hajë kush prei asai, e të mos vdesi. Unë jam buka e gjallë qi sdrypa prei qiellit; ndë hangrët kushi prei kësai buke, ka me rruem për gjithë jetënë. Edhe ajo buka qi kam me dhan’ unë, ashtë mishi em, të cillinë kam me e dhanë për jetën’ e botësë. Iudeitë pra haheshinë njani me tietrinë, tue thanë: Si mundetë kyi me na dhanë të hamë mishin e vet. Iesui u tha pra atyne: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Ndë mos hangrëshi mishin’ e të birit nieriut, edhe ndë mos pifshi gjakun’ e ati, nukë keni jetë ndë vetëhet tuei. Ai qi ha mishinë t’em, edhe pi gjakunë t’em, ka jetë të pasosëme, edhe unë kam me e ngjallunë ndë ditë të mbrapme. Sepse mishi em ashtë për të vërtet të ngranë, edhe gjaku em ashtë për të vërtet të pimë. Ai qi ha mishinë t’em, edhe pi gjakunë t’em, mbet tek unë, edhe unë tek ai. Sikurse më dërgoi ai Ati qi rron, edhe unë rroj për Atinë; kështu edhe ai qi të më hajë, ka me rruem edhe ai për mue. Këjo ashtë buka qi sdrypi prei qiellit, jo sikurse Atënitë tuei hangrën manënë, edhe vdiqnë: ai qi ha këte bukë, ka me rruem për gjithë jetënë. Këto tha ndë synagogë tue mësuem ndë Kapernaum. Shumë vetë pra prei dishepujsh ati kur ndëgjuenë, thanë: Këjo fjalë asht’ e ashpërë, cilli mundetë me e ndëgjuem. Edhe Iesui si e muer vesht me vetëvetëhenë, se dishepujt’ e vet po murmurojshinë për këte fjalë, u tha atyne: Këjo u shkandalizon juve? Ndë pafshi pra të birin’ e nieriut tue hypun’ atie ku ishte përpara? Shpirti asht’ qi ai nep jetë, mishi nukë vijen asgja; këto fjalëtë qi u flas unë juve, janë shpirt, edhe janë jetë. Por janë disa prei jush qi nukë besojnë. Sepse Iesui e dinte çë përpara, cillëtë jan’ ata qi s’besojshinë, edhe cilli asht’ ai qi kishte me e trathtuem. Edhe thoshte: Përandai u thashë juve, se askushi s’mundetë me ardhunë tek unë ndë mos iu pastë dhanë prei t’im et. Çë mb’ate herë pra shumë vetë prei dishepujsh ati u këthyenë mbrapa, edhe nuk’ ecëshinë ma bashkë me ate. Iesui pra u tha të dy-mbë-dhetëvet: Mos doni me ikun’ edhe ju? Simon Pietri iu përgjeq pra: Zot, te cilli kemi me votunë? Ti ke fjalët’ e jetësë pa-sosëme. Edhe na kemi besuem, edhe e kemi ngjofunë se ti je Krishti i Bir’ i Perëndisë gjallë. Iesui u përgjeq atyne: Nuk’ u kam sgjedhun’ unë juve të dy-mbë-dhetëtë, edhe nji prei jush ashtë diall? Edhe thoshte për Iudë Iskariotinë të birin’ e Simonit, i cilli ishte nji prei të dy-mbë-dhetësh, sepse kyi kishte për me e trathtuem. Edhe Iesui mbaskëndai ecëte ndë Galile, sepse s’donte me ecunë ndë Iude, sepse Iudeit’ e kërkojshinë me e vramë. Edhe ishte afër festa e Iudevet, tendë-ngrefia. Të vëllazënit’ e ati pra i thanë: Sdryp prei këndyj, edhe shko ndë Iude, qi të shofin’ edhe dishepujt’ e tu punët’ e tua qi ban. Sepse askushi nukë ban gja pshefas, edhe kërkon të shpërfaqet’ ai vetë; ndë bafsh këto, shpërfaq vetëvetëhenë ndë botët. Sepse as ata vëllazanit’ e ati s’i besojshinë. Iesui pra u thot’ atyne: Koha eme edhe s’ka ardhunë, por koha juei ashtë përherë gati. S’mundetë bota me u pasunë mëni juve; por mue më ka mëni, sepse unë deshmoj për ate, se punët’ e asai janë të këqia. Ju shkoni ndë këte festë; por un’ edhe nukë shkoj ndë këte festë; sepse koha eme edhe s’ashtë mbushunë. Edhe si u tha atyne këto, mbeti ndë Galile. Edhe si votnë të vëllazënit’ e ati, atëherë vote edhe ai ndë festët, jo mballafaqe, por sikurse pshefas. Iudeitë pra e kërkojshinë ndë festët, edhe thoshinë: Ku asht’ ai? Edhe ishte shumë murmurim ndër gjindëjet për ate; disa thoshinë, se asht’ i mirë, e të tierë thoshinë: Jo; por gënjen popullinë. Por askushi nukë fliste ndë sy për ate, prei frikësë Iudevet. Edhe tashti kur ishte për gjymësë festa, Iesui hypi ndë tempull, edhe mësonte. Edhe Iudeitë mërekulloheshinë, tue thanë: Si di kyi shkronja, pa qenunë mësuem? Iesui u përgjeq atyne e tha: Mësimi em nuk’ asht’ emi, por i ati qi më ka dërguem. Ndë dashtë kushi me bamë dashunimin’ e ati, ka me e ngjoftunë prei mësimit, cilla prei së dyjash prei Perëndisë ashtë, a por unë flas prei vetëhesë s’eme. Ai qi flet prei vetëvetëhesë, kërkon laftin’ e vet, por ai qi kërkon laftin’ e ati qi ka dërguem ate, kyi asht’ i vërtetë, edhe nuk’ ashtë shtrembëni nd’ate. A nuk’ u dha ligjënë juve Moiseu? Edhe as ndonji prei jush nukë ban ligjënë; përse kërkoni me më vramë? Gjindëja u përgjeq e tha: Ke diallinë, cilli kërkon me të vramë? Iesui u përgjeq e u tha atyne: Nji punë bana, edhe të gjithë mërekulloheni. Përandai Moiseu u ka dhanë juve rreth-presienë (jo se ashtë prei Moiseut, por prei atënish), edhe për ditë të shëtunë rreth-pritni nierinë. Ndë u rreth-preftë nieri të shëtunënë, qi të mos prishetë ligja e Moiseut; mbë mue zemëroheni, sepse bana të shëndoshë gjithë nierinë të shëtunënë? Mos gjukoni për faqe, por gjukoni gjyqin’ e dreitë. Disa pra prei Ierusalemitësh thoshinë: Nuk’ ashtë kyi ai qi kërkojnë me e vramë? Por qe te po flet ndër sy, edhe s’i thon’ asgja. Druese mos e ngjoftnë për të vërtet të parëtë, se kyi ashtë për të vërtet Krishti? Por këte e dimë prei kah ashtë, por kur vien Krishti, askushi s’e ngjef prei kah ashtë. Iesui pra thërriti tue mësuem ndë tempull, edhe tha: Edhe mue më dini, edhe prei kah jam më dini; edhe s’kam ardhunë prei vetiut, por asht’ i vërtetë ai qi më ka dërguem, të cillinë ju nuk’ e dini, por un’ e dij, sepse jam prei ati, edhe ai më dërgoi. Kërkojshinë pra me e zanë, por askushi s’vuni dorënë mbi ate, sepse edhe s’i kishte ardhun ora. Edhe shumë vetë prei gjindëjes’ i besuenë, edhe thoshinë, se: Kur të vijë Krishti, mos ka me bamë ma shumë mërekullia se këto qi bani kyi? Fariseitë ndëgjuenë gjindëjenë se po murmurojshinë për këto fjalë; edhe Fariseit’ e Krye-priftënitë dërguenë shërbëtorëtë për me e zanë. Iesui pra u tha atyne: Edhe pak mot jam bashkë me ju, edhe vete tek ai qi më ka dërguem. Keni me më kërkuem, e s’keni me më gjetunë; edhe atie ku jam unë, ju s’mundeni me ardhunë, Iudeitë pra thanë me vetëvetëhenë: Ku ka me votunë kyi, qi na s’kemi me e gjetunë? Mos ka me votunë ndërmiet atyneve qi janë shpërndamë ndëpër Grekët, e me mësuem Grekëtë? Qish ashtë këjo fjalë qi tha: Keni me më kërkuem, e s’keni me më gjetunë; edhe: Atie ku jam unë, ju s’mundeni me ardhunë? Edhe të mbrapmenë ditën’ e festësë madhe Iesui ndejti, e thërriti tue thanë: Ndë i artht’ et ndokuit, le të vijë tek unë, e le të pijë. Ai qi më beson, sikurse tha shkronja, lumëna uji të gjallë kanë me rriedhë prei barkut ati. (Edhe këte e tha për Shpirtinë Shenjt, qi kishinë me marrë ata qi t’i besojshinë, se edhe s’ishte dhanë Shpirti Shenjt, sepse Iesui edhe s’ishte lavduem.) Shumë vetë pra prei gjindëjesë kur ndëgjuenë këte fjalë, thoshinë: Kyi ashtë për të vërtet profeti. Të tierë thoshinë: Kyi ashtë Krishti. Por të tierë thoshinë: Mos vien Krishti prei Galilesë? Nukë tha shkronja, se Krishti vien prei farësë Davidit, edhe prei krye-katundit Bethleemit, andej kah ishte Davidi? U ba pra nji shqerrë ndërmiet gjindëjesë për ate. Edhe disa prei atyneve dojshinë me e zanë; por askushi nukë vuni duertë mbi ate. Erthnë pra shërbërorëtë te Krye-priftënit e te Fariseit, edhe ata u than’ atyne: Përse s’e prutë? Shërbëtorët’ u përgjeqnë: Askurrë ndonjiherë s’ka folunë nieri kështu, porsi kyi nieri. Fariseitë pra u përgjeqnë atyne: Mos u gënjyet’ edhe ju? Mos i ka besuem ndonji prei të parëvet, a prei Farisevet? Por këjo gjindëja, qi s’ngjef ligjënë, janë të mallëkuem. Nikodemi u thot’ atyne (ai qi pat ardhunë natënë tek ai, i cilli ishte nji prei atyneve): Mos gjukon nierinë ligja jonë, ndë mos ndëgjoftë ma përpara prei ati, e të marri vesht qish ban? U përgjeqnë e i thanë: Mos je edhe ti prei Galilesë? Vështro, e shif, se profet prei Galilesë nuk ashtë ngritunë. Edhe gjithë-se-cilli vote ndë shtëpit të vet. Edhe Iesui vote ndë Malt të Ullivet. Edhe heret me natie erdhi për-së-ri ndë tempull, edhe gjithë populli erthnë tek ai, edhe ai ndejti e i mësonte. Edhe Shkruisit’ e Fariseit’ i bijënë nji grue zanë ndë kurvëni; edhe si e vunë ndë miedis, i thonë: Mieshtër, këjo grue ashtë zanë mbi punët tue kurvënuem. Edhe Moiseu na ka porositunë ndë ligjët, të cillatë me u rrafunë me gurë, qish thue ti pra? Edhe thoshinë këte, tue ngam’ ate, qi të kenë fjalë me e përfolunë. Por Iesui u ul poshtë, e shkrunte me gisht mbi dhet. Edhe mbassi qindrojshinë tue pyetun’ ate, u ngrit, e u tha atyne: Cilli prei jush të jetë pa faj, ai ma përpara le të hedhi gurinë mbi ate. Edhe për-së-ri u ul poshtë, e shkrunte mbi dhet. Edhe ata kur ndëgjuenë këte, shaheshinë prei ndërgjegjiesë, edhe dilshinë jashtë nji ka nji, zanë fillë çë prei pleqsh qysh mbë të mbrapmit; edhe Iesui mbeti vetëmë, edhe grueja tue ndenjunë ndë miedis. Edhe Iesui si u ngrit, edhe nukë pa askend, veç gruenë, i tha: Grue, ku jan’ ata qi të përflishinë? Askushi nukë të mundoi? Edhe ajo tha: Askushi, Zot. Edhe Iesui i tha: As unë nukë të mundoj; shko, edhe mos ban faj ma. Iesui pra për-së-ri u foli atyne, tue thanë: Unë jam drita e botësë; ai qi vien mbrapa mejet, s’ka me ecunë nd’errësinët, por ka me pasunë dritën’ e jetësë. Fariseitë pra i thanë: Ti deshmon për vetëvetëhenë; deshmia jote nuk’ asht’ e vërtetë. Iesui u përgjeq e u tha atyne: Edhe unë ndë deshmofsha për vetëvetëhenë, deshmia eme asht’ e vërtetë, sepse e dij prei kah erdha, e ku vete; por ju s’dini prei kah erdha, e ku vete. Ju gjukoni mbas mishit, unë nukë gjukoj askend. Por edhe ndë gjukofsha unë, gjyqi em asht’ i vërtetë, sepse nukë jam vetëmë, por un’ edhe Ati qi më dërgoi. Edhe ashtë shkruem ndë ligjët tuei, se deshmia prei dy nierëzish asht’ e vërtetë. Unë jam ai qi deshmoj për vetëvetëhenë, edhe Ati qi më dërgoi deshmon për mue. I thoshinë pra: Ku asht’ yt-Atë? Iesui u përgjeq: As mue s’më dini, as t’em Atë; ndë më dishitë mue, kishinë me ditun’ edhe t’em Atë. Këto fjalë foli Iesui ndë vend të thesorit, tue mësuem ndë tempull; edhe askushi nuk’ e zuni; sepse edhe s’kishte ardhun’ ora. Iesui pra u tha për-së-ri atyne: Unë po vete, edhe keni me më kërkuem, edhe keni me vdekunë ndë fajt tuei; atie ku vete unë, ju s’mundeni me ardhunë. Iudeitë thoshinë pra: Mos ka me vramë vetëvetëhenë? Përandai thotë: Atie ku vete unë, ju s’mundeni me ardhunë. Edhe ai u tha atyne: Ju jeni prei së poshtash; unë jam prei së naltash; ju jeni prei kësai bote; unë s’jam prei kësai bote. U thashë juve pra, se keni me vdekunë ndë fajet tueja, sepse ndë mos besofshi se unë jam, keni me vdekunë ndë fajet tueja. I thoshinë pra: Cilli je ti? Edhe Iesui u tha atyne: Ate qi u thashë juve çë përpara herësë. Shumë kam për me than’ e për me gjukuem për ju, por ai qi më dërgoi asht’ i vërtetë: edhe unë sa ndëgjova prei ati, këto i thom botësë. - Nukë merrshinë vesht se u thoshte atyne për Atinë. Iesui pra u tha atyne: Kur të ngreni të birin’ e nieriut, atëherë keni me u ngjofunë se unë jam, edhe nukë baj asgja prei vetëhesë s’eme; por sikurse më mësoi em Atë, këto flas. Edhe ai qi më dërgoi ashtë bashkë me mue, Ati nukë më ka lanë vetëmë, sepse unë baj përherë ato qi i pëlqejnë. Ai tue folunë këto, shumë vetë i besuenë. Iesui u thoshte pra atyne Iudevet qi i kishinë besuem: Ndë mbetshi ju ndë fjalët t’eme, jeni për të vërtet dishepujt’ e mi; edhe keni me ngjofunë të vërtetënë, edhe e vërteta ka me u dëlirë juve. Iu përgjeqnë: Jemi fara e Abrahamit, edhe nuk’ u kemi bamë kurrë shërbëtorë askuit; si thue ti, se: - Keni me u bamë të dëlirë? Iesui u përgjq atyne: Me të vërtet, me të vërtet po u thom juve, se kushdo qi ban fajinë, ashtë shërbëtor i fajit. Edhe shërbëtori nukë mbet ndë shtëpi për gjithë monë; por biri mbet për gjithë monë. Ndë u dëlirtë juve pra Biri, për të vërtet keni me qenunë të dëlirë. E dij se jeni fara e Abrahamit; por kërkoni me më vramë, sepse fjala eme nukë ze vend ndër ju. Unë flas qish kam pamë për-anë t’im et; edhe ju kështu bani qish keni pamë prei atit tuei. U përgjeqnë e i thanë: Ati yn’ asht’ Abrahami. Iesui u thot’ atyne: Ndë qofshi dielmt’ e Abrahamit, kishitë me bamë punët’ e Abrahamit. Por tashti kërkoni me më vramë, nieri qi u fola juve të vërtetënë qi ndëgjova prei Perëndisë; Abrahami nukë bani këte. Ju bani punët’ e atit tuei. I thanë pra: Na s’kemi lemë prei kurvënie, kemi nji Atë, Perëndinë. Iesui u tha atyne pra: Perëndia ndë ishte ati juei, do të më doishitë, sepse unë dola prei Perëndisë, edhe vij prei ati, sepse nuk’ erdha prei vetëhesë s’eme, por ai më dërgoi. Përse nukë ngjifni të folunitë t’em? Sepse s’mundeni me ndëgjuem fjalënë t’eme. Ju jeni prei atit diallit, edhe doni me bamë dëshërimet’ e atit tuei. Ai ishte çë përpara herësë nieri-vrasës, edhe nukë mbet ndë të vërtetënë, sepse e vërteta nuk’ ashtë nd’ate. Kur flet rrenënë, flet prei së vetash, sepse ashtë rrenës, edhe ati i asai rrenësë. Por unë sepse thom të vërtetënë, nukë më besoni. Cilli prei jush më qirton për faje? Por ndë thom të vërtetënë, përse s’më besoni ju? Ai qi ashtë prei Perëndisë, ndëgjon fjalët’ e Perëndisë; përandai ju nukë ndëgjoni, sepse nukë jeni prei Perëndisë. Iudeitë pra u përgjeqnë e i thanë: Nukë jemi mirë na, se ti je Samaritan, edhe ke diallinë? Iesui u përgjeq: Unë nukë kam diallinë, por nderoj t’em Atë, edhe ju më shpërnderoni. Edhe unë s’kërkoj laftinë t’em; asht’ ai qi kërkon, edhe qi gjukon. Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve: - Ndë rueitë kushi fjalënë t’eme, s’ka me pamë vdekë për gjithë jetënë. Iudeitë pra i thanë: Tashti e muerëm vesht se ke diallinë. Abrahami vdiq, edhe profetënitë, edhe ti thue: - Ndë rueitë kushi fjalënë t’eme, s’ka me ngranë vdekë për gjithë jetënë. Mos je ti ma i math se ati ynë Abrahami, i cilli vdiq? Edhe profetënitë vdiqnë; cillin’ e ban vetëhenë ti? Iesui u përgjeq: Unë ndë lavdofsha vetëvetëhenë, lafti em nuk’ ashtë Perëndia juei; edhe s’e keni ngjoftunë; por un’ e ngjof; edhe ndë thansha, se nuk’ e ngjof, kam me qenunë porsi ju, rrenës, por e ngjof, edhe ruej fjalën’ e ati. Abrahami ati juei gëzohei me pamë ditënë t’eme, edhe e pa, edhe u gëzue. Iudeitë pra i thanë: Pesë-dhetë viet edhe s’i ke, edhe ke pamë Abrahaminë? Iesui u tha atyne: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Unë jam para se të lejë Abrahami. Ngritnë pra gurë për me siellë mbi ate, por Iesui u mpshef, edhe duel prei tempullit, e shkoi për miedis t’atyneve, edhe kështu iku. Edhe tue shkuem, pa nji nieri të verbëtë çë prei së lemesë. Edhe dishepujt’ e ati e pyetnë, tue thanë: Rabbi, cilli fëjeu kyi, apor përint’ e ati, qi të lejë i vërbëtë? Iesui u përgjeq: As kyi s’fëjeu, as përint’ e ati, por qi të diftohenë punët’ e Perëndisë tek ai. Unë duhetë me punuem punët’ e ati qi më dërgoi, qysh sa të jetë ditë; vien nata, atëherë s’mundetë me punuem askushi. Sa të jemi ndë botët, jam drit’ e botësë. Mbassi tha këto, pështyni për dhe, edhe bani baltë prei pështymësë, edhe leu syt’ e të verbëtit me baltënë, edhe i tha: Shko, e lahu ndë banjë të Siloamit (qi ajo këtheym, do me thanë: Dërguem). Vote pra, e u la, edhe erdhi tue pamë. Fëqijtë pra, edhe ata qi e shifinë përpara se ishte i verbëtë, thoshinë: Nuk’ ashtë kyi ai qi rrinte e lypte? Të tierë thoshinë, se kyi ashtë; edhe të tierë, se i shëmbëllen, por ai thoshte, se - Unë jam. I thoshinë pra: Si t’u çelnë sytë? Ai u përgjeq e tha: Nji nieri qi thohetë Iesu bani baltë, edhe më leu sytë, edhe më tha - Shko ndë banjë të Siloamit, edhe lahu. Edhe si voita e u lashë, çela sytë. I thanë pra: Ku asht’ ai? Thotë: Nukë dij. Bijenë te Fariseit’ ate qi ishte njiherë i verbëtë. Edhe ishte e shëtunë kur bani baltënë Iesui, edhe i çeli sytë. Për-së-ri pra e pyetnë edhe Fariseitë, si çeli sytë. Edhe ai u tha atyne: Vuni baltë mbi syt’ e mi, edhe u lashë, edhe shof. Disa prei Fariseish thoshinë pra: Kyi nieri nuk’ ashtë prei Perëndisë, sepse nukë ruen të shëtunënë. Të tierë thoshinë: Si mundetë me bamë këso mërekulliash nji nieri fajtuer? Edhe ishte të shqierrë ndërmiet atyneve. I thonë prap të verbëtit: Qish thue ti për ate, sepse të çeli sytë? Edhe ai tha, se ashtë profet. Iudeitë pra nuk’ i zunë besë, se ishte i verbëtë, edhe çeli sytë, qysh sa thërritnë përint’ e ati qi iu çelnë sytë. Edhe i pyetnë, tue thanë: Kyi ashtë biri juei, qi ju thoni se ai ka lem’ i verbëtë? Si shef pra tashti? Përint’ e ati u përgjeqnë atyne e thanë: E dimë se kyi ashtë biri ynë, edhe se ka lem’ i verbëtë, por si shef tashti, nukë dimë; a cilli i çeli sytë, na nukë dimë; ai ka moshë; pyetni ate, ai ka me folunë për vetëvetëhenë. Këto thanë përint’ e ati, sepse drojshinë prei Iudeish, se Iudeit’ ishinë bamë tashti me nji fjalë, se ai qi ta rrëfejë për Krisht, të jetë jashtë synagogësë. Përandai përint’ e ati thanë, se ka moshë; pyetni ate. Thirrnë pra për së dyti ate nierinë qi qe i verbëtë, edhe i thanë: Ep-i laft Perëndisë; na e dimë se kyi nieri ashtë fajtuer. Ai u përgjeq pra, e tha: Ndë qoftë fajtuer, nukë dij, por nji punë dij, se qesh i verbët’, edhe tashti shof. Edhe i thanë prap: Qish të bani? Si të çeli sytë? U përgjeq atyne: Tashti u thashë juve, edhe nukë ndëgjuetë; ç’doni me ndëgjuem prap? Mos doni me u bam’ edhe ju dishepujt’ e ati? E përqeshnë pra, edhe thanë: Ti je dishepull’ i ati; por na jemi dishepujt’ e Moiseut. Na e dimë se Perëndia foli me Moisenë, por këte nuk’ e dimë prei kah ashtë. Nieriu u përgjeq, e u tha atyne: Këjo ashtë pun’ e mërekullueshime, se ju s’e dini prei kah ashtë, edhe ai më çeli sytë. Edhe e dimë se Perëndia nuk’ u ndëgjon fajtorëvet, por ndë qoftë kushi me pasunë frikë Perëndinë, edhe me bamë dashunimin’ e ati, këti i ndëgjon. Qysh mbë këte jetë nuk’ ashtë ndëgjuem, se çeli kushi syt’ e ati qi ka lem’ i vërbëtë. Ndë mos ishte kyi prei Perëndisë, nukë mundei me bamë asgja. U përgjeqnë e i thanë: Ti ke lemë gjithë ndër faje, edhe ti na mëson? Edhe e nxuernë jashtë. Iesui ndëgjoi se e nxuernë jashtë; edhe si e gjeti, i tha: I beson ti të Birit Perëndisë? Ai u përgjeq e tha: Cilli asht’ ai, Zot, qi t’i besoj. Edhe Iesui i tha: Edhe e ke pamë, edhe asht’ ai qi flet bashkë me tyi. Edhe ai tha: Besoj, o Zot; edhe e adhuroi. Mbasandai Iesui tha: Unë kam ardhunë ndë këte botë për gjyq, qi të shofin’ ata qi nukë shofinë, edhe të bahenë të verbët’ ata qi shofinë. Edhe sa ishinë prei Fariseish bashkë me ate ndëgjuenë këto, edhe i thanë: Mos jemi edhe na të verbëtë? Iesui u tha atyne: Ndë ishitë të verbëtë, s’do të kishitë faj, por tashti thoni, se - Shofimë; faji juei pra mbet. Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve: Ai qi nukë hyn ndëpër derët ndë oborr të dhenvet, por hypën gjetiu, ai ashtë viedhës edhe kursar. Por ai qi hyn ndëpër derët, asht’ bariu i dhenvet. Portari i çel derënë këti; edhe dhentë ndëgjojnë zanin’ e ati; edhe thërret dhent’e vet me emënë, edhe i nxier. Edhe kur të nxierri dhent’ e vet, vete përpara atyneve, edhe dhent’ e marrinë mbrapa, sepse ngjofinë zanin’ e ati. Por të huejinë s’kanë me e marrë mbrapa, por kanë me ikunë prei ati, sepse nukë ngjofinë zanin’ e të huejvet. Këte parabull’ u tha atyne Iesui, por ata nukë muernë vesht qish ishinë këto qi u fliste atyne. Iesui pra u tha atyne prap: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve, se unë jam dera e dhenvet. Gjithë sa erthnë para mejet, janë viedhësa edhe kursarë, por dhentë nuk’ u ndëgjuen’ atyne. Unë jam dera: ndë hyftë kushi prei anësë s’eme, ka me u shpëtuem, edhe ka me hym’ e ka me dalunë, edhe ka me gjetunë të kullotunë. Viedhësi nukë vien për tietër gja, veç për me viedhun’ e me therun’ e me prishunë; un’ erdha qi të kenë jetë, edhe ta kenë tepërë. Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë ve jetën’ e vet për dhent. Por punëtori, edhe ai qi s’ashtë bari, të cillit s’janë dhent’ e vet, ve ore ujkunë tue ardhunë, edhe le dhentë, e ikën; edhe ujku i rrëmben, edhe shpërdan dhentë. Edhe punëtori ikën, sepse ashtë punëtuer, e s’ka gaile për dhent. Unë jam bariu i mirë: edhe ngjof të miratë, edhe ngjifem prei së mijash. Sikurse Ati më ngjef, edhe unë ngjof Atinë, edhe ve jetënë t’eme për dhent. Kam edhe të tiera dhen, qi s’janë prei këti oborri, më duhetë t’i mbëleth edhe ato; edhe kanë me ndëgjuem zaninë t’em; edhe ka me u bamë nji tufë, e nji bari. Përandai Ati më do, sepse unë ve jetënë t’eme, qi ta marr për-së-ri. Askushi nuk’ e ngre prei mejet, por un’ e ve prei vetiut; kam pushtet me e vumë, edhe kam pushtet me e marrë prap. Këte porosi e mora prei t’im et. Për-së-ri pra u ba të shqierrë ndërmiet Iudevet për këto fjalë. Edhe shumë vetë prei atyneve thoshinë: Ka diallinë, edhe asht’ i çëmendunë; përse i ndëgjoni? Të tierë thoshinë: Këto fjalë nukë janë fjalë të diallosuni; mos mundetë dialli me u çelunë sytë të verbënavet? Edhe u ba festa e të përtërimevet ndë Ierusalem. Edhe Iesui ecëte ndë tempull, ndë kamaret të Solomonit. Iudeitë pra e qarkuenë, edhe i thoshinë: Qysh kurë mba lidhunë shpirtinë t’anë? Ndë je ti Krishti, na thuei mballa-faqe. Iesui u përgjeq atyne: U thashë juve, edhe nukë besoni. Punëtë qi baj unë mb’emënit të t’im et, këto deshmojnë për mue. Por ju nukë besoni, sepse nukë jeni prei dhenvet mia, sikurse u thashë juve. Dhent’ e mia ndëgjojnë zaninë t’em, edhe un’ i ngjof, edhe më marrinë mbrapa. Edhe un’ u ap atyne jetën’ e pasosëme; edhe s’kanë me hupunë për gjithë jetënë, edhe askushi s’ka me i rrëmbyem prei dorësë s’eme. Em Atë qi m’i ka dhanë ashtë ma i madh se të gjithë, edhe askushi s’mundetë me i rrëmbyem prei dorësë t’im et. Un’ edhe Ati jemi nji. Prap pra Iudeitë kapnë gurë për me hedhunë mbi atë. Iesui u përgjeq atyne: U diftova juve shumë punë të mira prei t’im et; për çfarë pune prei asosh më rrifni me gurë? Iudeit’ iu përgjeqnë, tue thanë: Nukë të rrafimë me gurë për punë të mirë, por për vlasfimi; sepse edhe ti, tue qenunë nieri, ban vetëhenë tande Perëndi. Iesui u përgjeq atyne: A nuk ashtë shkruem ndë ligjët tuei - “Unë thashë: Jeni perëndina”? Ndë qoftë se u tha perëndina atyneve, mbë të cillët u ba fjala e Perëndisë, edhe shkronja s’mundetë me u prishunë; ate qi shenjtënoi Ati, edhe e dërgoi ndë botët, ju thoni, se vlasfimon, sepse thashë: Jam i Bir’ i Perëndisë? Ndë mos bafsha punët’ e t’im et, mos më besoni. Por ndë bafsha, e ndë mos besofshi mue, besoniu punëvet, qi të ngjifni edhe të besoni, se Ati ashtë tek unë, edhe unë tek ai. Kërkojshinë pra prap me e zanë, por duel prei dorës atyne. Edhe shkoi prap përtej Iordanit, ndë vend ku ishte Gjionni përpara tue pagëzuem; edhe mbeti atie. Edhe shumë vetë erthnë tek ai, edhe thoshinë, se: Gjionni nukë bani as ndonji mërekulli, por gjithë sa tha Gjionni për këte, ishinë të vërteta. Edhe shumë vetë i besuan’ atie. Edhe ishte nji nieri sëmunë, Lazari, prei Methanie, prei krye-katundit Marisë edhe Marthësë së motërës’ asai. (Edhe Maria ishte ajo qi leu Zotinë me voj eret, edhe mpëshiu kambët’ e ati me flokët e veta, të cillësë i vëllai Lazari ishte sëmunë.) Të motëratë pra dërguenë tek ai, tue thanë: Zot, qe tek ashtë sëmunë ai qi do ti. Edhe Iesui kur ndëgjoi, tha: Ajo sëmundë nuk’ ashtë për vdekë, por për laftin’ e Perëndisë, qi të lavdohet’ i Bir’ i Perëndisë me anë të asai. Edhe Iesui donte Marthën’ edhe të motërën’ e asai edhe Lazarinë. Kur ndëgjoi pra se ashtë sëmunë, atëherë mbeti dy ditt mb’ate vend ku ishte. Mbasandai mbas kësai u thotë dishepujvet: Le të vemi prap ndë Iude. Dishepujt’i thonë: Rabbi, tashti Iudeitë kërkojshinë me të rrafunë me gurë, edhe prap vete atie? Iesui u përgjeq: A s’ka dy-mbë-dhet’ ora dita? Ndë ecëtë kushi ditënë, nukë rrëshqet, sepse shef dritën’ e kësai bote. Por ndë ecëtë kushi natënë, rrëshqet, sepse s’ka dritë nd’ate. Këto tha, edhe mbasandai u thot’ atyne: Lazari miku ynë fjeti; por vete qi ta sqoj. Dishepujt’ e ati i thanë pra: Zot, ndë pastë fjetunë, ka me shpëtuem. Por Iesui kishte thanë për vdekën’ e ati, por ata kujtuenë se thotë për të fjetunit’ e gjumit. Atëherë pra Iesui u tha atyne mballa-faqe: Lazari vdiq. Edhe gëzohem për ju, qi të besoni, sepse nukë qesh atie, por le të vemi tek ai. Thomai pra, ai qi thohei Binjok, u tha dishepujvet shokëvet vet: Le të vemi edhe na, qi të vdesimë bashkë me ate. Kur erdhi pra Iesui, e gjeti se kishte tashti katër ditt ndë vorr. Edhe Bethania ishte ngjat Ierusalemit, afër pesë-mbë-dhetë stadie. Edhe shumë vetë prei Iudeish kishin’ ardhunë te Martha e te Maria, për me i ngushulluem për të vëllan’ e atyneve. Martha pra kur ndëgjoi se po vien Iesui, i duel përpara, edhe Maria ndejti ndë shtëpi. Martha pra i tha Iesuit: Zot, ndë kishie qenunë këtu, em vëlla s’kishte për me vdekunë. Por edhe tashti e dij, se sa t’i lypish Perëndisë, Perëndia ka me t’i dhanë. Iesui i thot’ asai: Yt vëlla ka me u ngjallunë. Martha i thotë: E dij se ka me u ngjallunë mbë të ngjallëmen’ e së mbrapmesë ditë. Iesui i tha asai: Unë jam e ngjallëmeja edhe jeta; ai qi më beson, edhe ndë vdektë, ka me rruem. Edhe gjithë-kush qi rron edhe më beson, s’ka me vdekunë për gjithë jetënë. A beson këte? I thotë: Po, Zot, unë kam besuem, se ti je Krishti, i Bir’ i Perëndisë, qi ke ardhunë ndë botët. Edhe si tha këto, vote e thërriti pshefas Marinë të motërën’ e vet, e i tha: Mieshtri ashtë këtu, edhe po të thërret. Ajo kur ndëgjoi, çohetë shpeit, e vien tek ai, (Iesui edhe s’kishte ardhunë ndë krye-katund, por ishte nd’ate vend qi i duel përpara Martha). Iudeitë pra qi ishinë bashkë me ate ndë shtëpi tue ngushulluem ate, kur panë Marinë se u ngrit shpeit edhe duel, i votnë mbrapa asai, tue thanë, se po vete ndë vorr, për me qjam’ atie. Maria pra si erdhi aty ku ishte Iesui, edhe pa ate, i ra ndër kambë, tue i thanë: Zot, ndë ishie këtu, vëllai s’do të më kishte vdekunë. Iesui pra kur pa ate tue qjamë, edhe ata Iudeitë qi kishin’ ardhunë bashkë me ate tue qjamë, shamtini ndë shpirt, e u përzie, edhe tha: Ku e keni vumë? I thonë: Zot, eja e shif. Iesui derdhi lot. Iudeitë pra thoshinë: Shif sa e pasëka dashunë! Por disa prei asish thanë: Nukë mundei kyi qi çeli syt’ e të vërbëtit, me bamë qi të mos vdiste edhe kyi? Iesui pra për-së-ri tue shamtimë ndër vetëhe vien ndë vorr. Edhe ishte nji shpellë, edhe mbi ate ishte vumë nji gur. Iesui thotë: Ngreni gurinë. Maria e motëra të vdekunit i thotë: Zot, qelbetë tashti, sepse ashtë katër ditsh. Iesui i thotë: Nukë të thashë, se ndë besofsh, ke me pamë laftin’ e Perëndisë? Ngritnë pra gurinë, atie ku ishte vum’ i vdekuni. Edhe Iesui ngriti sytë përpietë, e tha: Atë, ta falem ndersë, se më ndëgjove. Edhe un’ e dishiem se përherë më ndëgjon, por këte e thashë për këte popullinë qi rri këtu rreth, qi të besojnë, se ti më dërgove. - Edhe si tha këto, bërtiti me za të math: Lazar, eja jashtë. Edhe i vdekuni duel, lidhunë kambët’ e duertë me pëlhura, edhe faqeja e ati mpështiellë me rizë. Iesui u thot’ atyne: Sgjithnia, edhe linia me votunë. Shumë vetë pra prei Iudeish qi kishinë’ ardhunë te Maria, edhe panë sa bani Iesui, i besuenë. Por disa prei asish shkuenë te Fariseit, edhe u than’ atyne sa bani Iesui. Krye-priftënitë pra edhe Fariseitë përmblothnë bashkë-ndejtie, edhe thoshinë: Qish të bajmë? Se kyi nieri ban shumë mërekullia. Ndë lanshim ate kështu, të gjithë kanë me i besuem, edhe kanë me ardhunë Romanët’, e kanë me prishun’ edhe vendinë t’anë edhe kombinë. Edhe nji prei asish, Kaiafa, qi ishte Krye-prift i ati viti, u tha atyne: Ju nukë dini asgja, as nukë mendoheni, se ashtë mirë për ne me vdekunë nji nieri për popullinë, edhe të mos hupi gjithë kombi. - Edhe këte nuk’ e tha prei vetiut, por, tue qenunë Krye-prift i ati viti, profetizoi se Iesui kishte për me vdekunë për kombinë; edhe jo për kombinë vetëmë, por qi të mbëledhi mbë nji edhe dielmt’ e Perëndisë qi ishinë shpërdamë. Çë mb’ate ditë pra banë këshille, për me e vramë. Përandai Iesui nuk’ ecëte ma mballa-faqe ndëpër Iudeit; por shkoi prej andej ndë nji vend ngjat shkretinësë, ndë nji qytet qi thohet’ Efraim, edhe atie shkonte kohënë bashkë me dishepujt’ e vet. Edhe ishte ngjat pashka e Iudevet, edhe shumë vetë prei ati vendi hypnë ndë Ierusalem para pashkësë, qi të qirojinë vetëvetëhenë. Kërkojshinë pra Iesunë, edhe i thoshinë njiani tietrit tue ndenjunë ndë tempull: Qish u duketë juve? Se s’ka me ardhunë për festënë? Edhe Krye-priftënit’ e Fariseitë kishinë porositunë, ndë e marrtë vesh kushi se ku ashtë, t’api za qi ta zanë. Iesui pra, gjashtë ditt para pashkësë, erdhi ndë Bethani, atie ku ishte Lazari qi pat vdekunë, të cillin’ e ngjalli prei së vdekunish. Edhe i banë darkë atie; edhe Martha shërbente; edhe Lazari ishte nji prei asish qi rrijshinë ndë mësallë bashkë me ate. Atëherë Maria muer nji litrë voj eret prei nardi të papërziem, shumë të shtreitë, edhe leu kambët’ e Iesuit, edhe mpëshiu kambët’ e ati me flokët’ e veta, edhe shtëpia u mbush me erën’ e vojit. Nji pra prei të dy-mbë-dhetë dishepujvet ati, Iudë Iskarioti, i biri Simonit, ai qi kishte me e trathtuem, thotë: Përse të mos shitei kyi voj eret tre qind dinarë, e të nepei ndëpër të vobeq? Edhe tha këte, jo se kishte gaile ai për të vobeqit, por sepse ishte viedhës, edhe kishte kuletën’ e astërvet, edhe mbante qish viheshinë nd’ate. Iesui pra tha: Len-e, se e rueiti për ditën’ e së vorruemesë s’eme. Sepse të vobeqit’ i keni përherë bashkë me vetëhe; por mue nukë më keni përherë. Shumë gjindëje pra prei Iudeish muer vesht se asht’ atie, edhe erthnë jo për Iesunë vetëmë, por qi të shofin’ edhe Lazarinë, të cillin’ e ngjalli prei së vdekunish. Por krye-priftënitë banë këshille për me vram’ edhe Lazarinë, sepse shumë vetë prei Iudeish shkojshinë për ate, edhe i besojshinë Iesuit. Ndë nesëret shumë gjindëje qi kishin’ ardhunë për festënë, kur ndëgjuenë se vien Iesui ndë Ierusalem, muernë dega hurmash, edhe i duelnë përpara me e pritunë, edhe thërritshinë: Hosanna, i bekuem asht ’ ai qi vien mb’emënë të Zotit, Mbëreti i Israelit. Edhe Iesui gjeti nji polisht, edhe ndejti mbi ate; sikurse ashtë shkruem: “Mos ki frikë bij’ e Sionit, qe Mbëreti yt te vien ndenjunë mbi polisht gomareje”. Edhe dishepujtë nuk’ i muernë vesht këto përpara herësë, por kur u lavdue Iesui, atëherë u ranë ndë mend atyne, se këto ishinë shkruem për ate, edhe këto i ban’ ati. Gjindëja pra qi ishte bashkë me ate deshmonte, se thirri Lazarinë prei vorrit, edhe e ngjalli prei së vdekunish. Përandai edhe gjindëja i duel përpara, sepse ndëgjoi se ai kishte bamë këte mërekulli. Fariseitë pra thanë njiani tietrit: Veni ore se nukë bani gja të mirë ju? Qe bota te shkoi mbrapa ati. Edhe ishinë disa Grekë ndërmiet atyneve qi kishinë hypunë për me adhuruem për festënë. Këta pra erthnë te Filippi qi ishte prei Bethsaidasë Galilesë, edhe i luteshinë, tue thanë: Zot, duemë me pamë Iesunë. Filippi vien e i thot’ Andreut, edhe për-së-ri Andreu edhe Filippi i thonë Iesuit. Edhe Iesui u përgjeq atyne, tue thanë: Erdhi ora për me u lavduem i Bir’ i nieriut. Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Ndë mos raftë koqeja e ngrunit ndë dhet e të vdesi, mbet vetëmë, por ndë vdektë, bije shumë pemë. Ai qi do jetën’ e vet ka me e vdierrë; edhe ai qi ka mëni jetën’ e vet ndë këte botë, ka me e rueitunë për jetën’ e pasosëme. Ndë më shërbeftë kushi, le të më marri mbrapa; edhe ku të jemi unë, atie ka me qenun’ edhe shërbëtori em; edhe ndë më shërbeftë kushi, Ati ka me e nderuem. Tashti shpirti em ashtë përziem; edhe qish të thom? Atë, shpëto-më prei kësai orësë, por përandai erdha mbë këte orë. Atë, lavdo emëninë tand. Erdhi pra nji za prei qiellit. Edhe e lavdova, edhe prap kam me e lavduem. Gjindëja pra, qi kishte ndenjun’ edhe ndëgjoi zaninë, thoshte, se u ba bumbullimë; të tierë thoshinë, se i foli engjull. Iesui u përgjeq e tha: Ai za nuk’ u ba për mue, por për ju. Tashti ashtë gjyq’ i kësai bote, tashti urdhënari i kësai bote ka me u hedhunë jashtë. Edhe unë, ndë u ngritsha prei dheut, kam me tërhequnë të gjitha mbas vetëvetëhesë. - (Edhe thoshte këte, tue diftuem me çë farë vdeke kishte me vdekunë.) Gjindëja iu përgjeq: Na kemi ndëgjuem prei ligjësë, se Krishti mbet për gjithë jetënë. Si thue pra ti, se i Bir’ i nieriut duhetë me u ngritunë? Cilli ashtë kyi i bir’ i nieriut? Iesui pra u tha atyne: Edhe pak kohë drita ashtë bashkë me ju. Ecëni qysh sa të keni dritënë, por mos me u zanë juve errësina, sepse ai qi ecën nd’errësinët nukë di se ku vete. Qysh sa të keni dritënë, i besoni dritësë, qi të baheni të bijt’ e dritësë. - Këto foli Iesui, edhe iku, e u mpëshef prei atyneve. Por ndonëse ai bani kaqi mërekullia përpara atyneve, nuk’ i besuenë, për me u mbushunë fjala e profetit Isaisë qi tha: “Zot, cilli i besoi predikimit t’anë? Edhe mbë cillin u sbulue krahi i Zotit?” Përandai nukë mundeshimë me besuem, sepse për-së-ri tha Isaia: “Verboi syt e atyneve, edhe ashpëroi zemërën’ e atyneve, qi të mos shofinë me syt, edhe të mos marrinë vesht me zemrënë, edhe të mos këthehenë qi t’i shëndosh”. Këto tha Isaia, kur pa laftin’ e ati, edhe foli për ate. Por shumë vetë edhe prei të parësh i besuenë, por prei frikësë Farisevet nukë rrëfejshinë, qi të mos bahenë jashtë synagogësë, sepse deshnë laftin’ e nierëzëvet ma tepërë se laftin’ e Perëndisë. Edhe Iesui bërtiti e tha: Ai qi më beson, nukë beson mue, por ati qi më dërgoi. Edhe ai qi ve ore mue, ve ore ate qi më dërgoi. Unë kam ardhunë dritë te bota, qi të mos mbesi nd’errësinë gjithë-kush të më besojë. Edhe ndë ndëgjoftë kushi fjalët’ e mia, edhe të mos besojë, unë nuk’ e gjukoj, sepse nuk’ erdha me gjukuem botënë, por me shpëtuem botënë. Ai qi më heth poshtë, edhe nukë pret fjalët’ e mia, ka se kush ta gjukojë: fjala qi fola, ajo ka me e gjukuem ndë të mbrapmenë ditë. Sepse unë nukë fola prei vetiut; por Ati qi më dërgoi, ai më la porosi, qish të thom, e qish të flas. Edhe e dij se porosia e ati ashtë jet’ e pasosëme; unë pra sa flas, sikurse më ka thanë Ati, kështu flas. Edhe përpara festësë pashkësë, Iesui tue ditunë se i erdhi ora, për me sdrypunë prei kësai bote tek Ati, sepse i deshi të vetëtë qi ishinë te bota, qysh së mbrapmi i deshi. Edhe si u ba darka (edhe dialli tashti i kishte vumë ndë zemërët Iudë Iskariotit, të birit Simonit, qi ta trathtojë), Iesui tue ditunë se Ati ia ka dhanë ndër duer të gjitha, edhe se duel prei Perëndisë, edhe vete te Perëndia, çohetë prei darkësë, edhe svesh petkatë, edhe muer nji rizë, e mpështolli vetëhenë; mbasandai ve ujë ndë legjen, edhe filloi me u lamë kambëtë dishepujvet, edhe me ua pshimë me atë rizënë qi ishte mpështiellë. Vien pra te Simon Pietri, edhe ai i thotë: Zot, ti më lan kambëtë? Iesui u përgjeq e i tha: Ate qi baj unë, ti nuk’ e di tashti, por ke me e ngjoftunë mbasandai. Pietri i thotë: S’ke me lamë kambët’ e mia për gjithë jetënë. Iesui i u përgjeq: Ndë mos të lafsha, s’ke piesë me mue. Simon Pietri i thotë: Zot, jo kambët’ e mia vetëmë, por edhe duertë, edhe kryetë. Iesui i thotë: Ai qi ashtë lamë s’ka nevojë veç me lamë kambëtë, sepse ashtë gjithë i qirutë, por jo të gjithë. - Sepse e dinte ate qi kishte me e trathtuem; përandai tha: Nukë jeni të gjithë të qirutë. Mbassi u lau atyne pra kambëtë, edhe muer petkat’ e veta, ndejti për-së-ri, e u tha atyne: E dini se qish u bana juve? Ju më thërritni Mieshtër edhe Zot; edhe mirë thoni, sepse jam. Ndë u lava kambëtë pra unë Zoti edhe Mieshtri, edhe ju keni detyrë me i lamë kambëtë njiani tietrit. Sepse u lashë juve shëmbëlltyrë qi të bani edhe ju sikurse u bana unë juve. Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve, se nuk’ ashtë shërbëtori ma i math se i zoti vet; as i dërguemi ma i math se ai qi e ka dërguem. Ndë ditshi këto, jeni të lumunë ndë i bafshi. Nukë thom këto për të gjithë ju; un’ i dij cillëtë kam sgjedhunë, por qi të mbushetë shkronja - “Ai qi ha bukë bashkë me mue, ngriti shqelmin’ e vet kundrë meje.” Çë tashti po u thom juve këte para se të bahetë, qi të besoni kur të bahetë se unë jam. Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve: Ai qi të presi ate qi të dërgoj unë, ka pritunë mue; edhe ai qi të më presi, ka pritun’ ate qi më dërgoi. Iesui mbassi tha këto, iu përzie shpirti, edhe deshmoi, e tha: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve, se nji prei jush ka me më trathtuem. Dishepujtë pra shikojshinë njiani tietrinë, tue u habitunë për cillinë thotë. Edhe nji prei dishepujvet ati ishte mpështetunë ndë gjit të Iesuit, të cillinë Iesui e donte. Simon Pietri pra i ban me shenjë, qi ta pyesi cilli asht’ ai qi thotë për ate? Edhe ai ra ndë krahanuer të Iesuit, e i thotë: Zot, cilli asht’ ai? Iesui përgjegjetë: Ai ashtë, qi unë kur të ngjyej bukënë kam me i dhanë. Edhe ngjeu bukën’ e ia dha Iudë Iskariotit, të birit Simonit. Edhe mbas bukësë, atëherë Satanai hyni mb’ate. Iesui pra i thotë: Qish ke për me bamë, ban-e shpeit. Edhe askushi prei atyneve qi ishinë ndenjunë ndë mësallë nuk’ e muer vesht këte fjalë, për se i tha. Sepse disa kujtojshinë, se Iesui i thotë: Blij qish na duhenë për festënë; a me dhanë ndonji gja send ndër të vobeq, sepse Iuda kishte kuletën’ e astërvet. Ai pra, si muer bukënë, duel jashtë përnjiherë; edhe ishte natë. Si duel pra, Iesui thotë: Tashti u lavdue i Bir’ i nieriut, edhe Perëndia u lavdue nd’ate. Ndë u lavdue Perëndia nd’ate, edhe Perëndia ka me e lavduem ndë vetëvetëhenë, edhe përnjiherë ka me e lavduem. Dielmthit’ e mi, edhe pak jam bashkë me ju. Do të më kërkoni; edhe sikurse u thashë Iudevet, se atie ku vete unë, ju nukë mundeni me ardhunë, po u thom tashti edhe juve. U la juve nji porosi të re: Të doni njiani tietrinë; sikurse un’ u desha juve, edhe ju të doni njiani tietrinë. Prei kësai kanë me u ngjofunë juve të gjithë, se jeni dishepujt’ e mi, ndë paçi dashuni njiani mbë tietrinë. Simon Pietri i thotë: Zot, ku vete? Iesui i u përgjeq: Atie ku vete unë, ti nukë mundesh tashti me më marrë mbrapa; por mbasandai ke me më marrë mbrapa. Pietri i thotë: Zot, përse nukë mundem tashti me të marrë mbrapa? Kam me vumë jetënë t’eme për tyi. Iesui i u përgjeq: Ke me vumë jetënë tande për mue? Për të vërtet, për të vërtet po të thom: - S’ka me kënduem gjeli, qysh sa të më mohojsh tri herë. Le të mos përzihetë zemra juei: besoni Perëndisë, besoni edhe mue. Ndë shtëpit të t’im et janë shumë të ndenjunë; edhe ndë mos ishinë, kishiem me u thanë juve: Vete me u bamë juve gati vend. Edhe si të vete e t’u baj juve gati vend, vij për-së-ri, edhe kam me u marrë juve për-anë vetëvetëhesë, qi të jeni edhe ju atie ku jam unë. Edhe atie ku vete unë e dini, edhe udhën’ e dini. Thomai i thotë: Zot, nukë dimë se ku vete; edhe si mundemi me ditun’ udhënë? Iesui u thotë: Unë jam udha, edhe e vërteta, edhe jeta; askushi s’vien tek Ati, veç prei anësë s’eme. Ndë kishitë ngjofunë mue, do të kishitë ngjofun’ edhe t’em-Atë; edhe çë tashti e ngjifni, edhe e keni pamë. Filippi i thotë: Zot, diftona Atinë, edhe na mbaston. Iesui i thotë: Kaqi kohë jam bashkë me ju, edhe s’më ke ngjofunë, Filipp? Ai qi ka pamë mue, ka pamë Atinë; e qysh thue ti - Diftona Atinë? Nukë beson se unë jam tek Ati, edhe Ati ashtë tek unë? Fjalatë qi u flas unë juve, nuk’ i flas prei vetiut, por Ati qi mbet tek unë, ai ban punëtë. Më besoni se unë jam tek Ati, edhe Ati ashtë tek unë, por ndë mos, më besoni për ato punët. Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve: Ai qi beson mue, ka me bam edhe ai ato punëtë qi baj unë; edhe ka me bamë ma të mëdha se këto; sepse unë vete tek Ati. Edhe qish të lypni mb’emënit t’em, kam me e bamë, për me u lavduem Ati te Biri. Ndë lypshi gja mb’emënit t’em, unë kam me e bamë. Ndë më doni, rueni porosiat’ e mia. Edhe unë kam me iu lutun’ Atit, edhe ka me u dhanë juve nji tietër Ngushullimtar, qi të mbesi bashkë me ju për gjithë jetënë, Shpirtin’ e së vërtetësë, të cillinë bota s’mundetë me e marrë, sepse nuk’ e shef, as nuk’ e ngjef, por ju e ngjifni; sepse mbet për-anë jush, edhe ka me qenunë ndër ju. S’kam me u lanë juve të vorfënë: vij te ju. Edhe nji pikë herë, edhe bota nukë me shef ma; por ju më shifni, sepse unë rroj, edhe ju keni me rruem. Nd’atë ditë ju keni me e ngjofunë, se unë jam tek em-Atë, edhe ju tek unë, edhe unë te ju. Ai qi ka porosiat’ e mia, edhe i ruen, kyi asht’ ai qi më do; edhe ai qi më do, ka me u dashunë prei t’im et, edhe unë kam me e dashunë, edhe kam me diftuem vetëvetëhenë tek ai. Iuda i thotë (jo Iskarioti): Zot, qish u ba qi ke me diftuem vetëvetëhenë te na, edhe jo te bota? Iesui u përgjeq e i tha: Ndë më dashtë kushi, ka me rueitunë fjalënë t’eme, edhe em Atë ka me e dashunë, edhe kemi me ardhunë tek ai, edhe kemi me bamë të ndenjunë tek ai. Ai qi nukë më do, nukë ruen fjalët’ e mia; edhe ajo fjala qi ndëgjoni, nuk’ asht’ emeja, por e Atit qi më dërgoi. Këto u fola juve, sa gjindem bashkë me ju. Por Ngushullimtari, Shpirti Shenjt, të cillinë ka me e dërguem Ati mb’emënit t’em, ai ka me e mësuem juve të gjitha, edhe ka me u prumë juve ndër mend gjithë sa u kam thanë juve. Po u la juve paqtim, po u ap juve paqtiminë t’em, jo sikurse e nep bota, ua nap unë juve. Zemëra juei le të mos përzihetë, as mos frikohetë. Ndëgjuetë se un’ u thashë juve: Vete, edhe vij te ju; ndë më dojshitë, kishitë me u gëzuem se u thashtë juve: Vete tek Ati, sepse em At’ ashtë ma i math se unë. Edhe u thashë juve tashti, para se të bahetë, qi të besoni kur të bahetë. Nukë do të flas ma shumë bashkë me ju, sepse po vien urdhënari i kësai bote, edhe s’ka me bamë asgja me mue. Por qi ta ngjofi bota, se due Atinë, edhe sikurse më porositi Ati, kështu baj. Çohi, le të vemi prei këndyi. Unë jam veshti i vërtetë, edhe em At’ ashtë bulku. Çdo hardhi qi të mos bierë pemë tek unë, e këput; edhe çdo qi bije pemë, e qiron qi të bierë ma tepërë pemë. Tashti ju jeni të qirutë, për ate fjalë qi u kam folë juve. Mbetni tek unë, edhe unë te ju. Sikurse hardhia s’mundetë me prumë pemë prei vetiut, ndë mos mbettë ndë veshtë, kështu as ju, ndë mos mbetshi tek unë. Unë jam veshti, ju jeni hardhiatë: ai qi mbet tek unë, edhe unë tek ai, kyi bije shumë pemë, sepse pa mue s’mundetë me bamë asgja. Ndë mos mbettë kushi tek unë, hidhetë jashtë porsi hardhia, edhe thahetë; mbasandai i mbëledhin’ e i hedhinë ndë ziarrm, edhe digjenë. Ndë mbetshi tek unë, edhe fjalët’ e mia ndë mbetshinë te ju, do të lypni qish të doni, edhe do t’u bahetë juve. Em atë lavdohetë ndë këte, qi të bini shumë pemë; edhe kështu do të jeni dishepujt’ e mi. Sikurse më deshi Ati, edhe un’ u desha juve: mbetni ndë dashunit t’eme. Ndë rueitshi porosiat’ e mia, keni me mbetunë ndë dashunit t’eme; sikurse unë rueita porosiat’ e t’im-et, edhe mbes ndë dashunit t’ati. U fola juve këto, qi të mbessi gëzimi em mbë’ ju, edhe gëzimi juei të jetë plot. Këjo ashtë porosia eme, të doni njiani tietrinë, sikurse u desha juve. Askushi s’ka ma të madhe dashuni se këte, qi të vejë kushi jetën’ e vet për miqt e vet. Ju jeni miqt e mi, ndë bafshi gjithë sa u porosis juve. Nuk’ u thom juve ma shërbëtorë, sepse shërbëtori nukë di se qish ban i zoti, por u thashë juve miq, sepse u diftova juve gjithë sa ndëgjoja prei t’im et. Ju nukë më keni sgjedhunë, por un’ u kam sgjedhunë juve; edhe urdhënova juve, qi të shkoni e të bani pemë, edhe pema juei të mbesi, qi t’u api juve, qish t’i lypni Atit mb’emënit t’em. Këto u porosis juve, të doni njiani tietrinë. Ndë u marrtë mëni bota, dinia se ka marrë mëni mue ma përpara jush. Ndë jeni prei botësë, bota do të donte të vetinë, por sepse nukë jeni prei botësë, por un’ u sgjodha juve prei botësë, përandai bota u ka mëni juve. Kujtoni fjalënë qi u thash’ unë juve: Nuk’ ashtë shërbëtori ma i math se i zoti. Ndë ndoqnë mue, kanë me ndiekun edhe juve; ndë rueitnë fjalënë t’eme, kanë me rueitun’ edhe tuejënë. Por gjithë këto kanë me ua bamë juve për emninë t’em, sepse nukë din’ ate qi më dërgoi. Ndë mos kishiem ardhun’ e të mos u kishiem folun’ atyne, nuk do të kishinë faj, por tashti nukë kanë shkak për fajin’ e vet. Ai qi ka mëni mue, ka mëni edhe t’em Atë. Ndë mos kishiem bamë ndër ata ato punëtë qi s’i ka bam’ as ndonji tietër, nuk do të kishinë faj, por tashti edhe panë, edhe muernë mëni edhe mue, edhe t’em Atë. Por këjo u ba, qi të mbushetë fjala qi ashtë shkruem ndë ligjët t’atyne - “Se më muernë mëni pa shkak”. Por kur të vijë Ngushullimtari, të cillinë kam me e dërguem unë juve prei Atit, Shpirti i së vërtetësë, i cilli del prei Atit, ai ka me deshmuem për mue. Por edhe ju deshmoni, sepse çë përpara herësë jeni bashkë me mue. U fola juve këto, qi të mos shkandalizoheni. Kanë me u bamë juve jashtë synagogësë, por vien nji orë, qi kushdo t’u vrasi juve, me iu dukunë se bije lutëje te Perëndia. Edhe kanë me u bamë juve këto, sepse s’ngjofnë Atinë, as mue. Por u fola juve këto, qi t’i kujtoni, kur të vijë ora, se un’ u thashë juve. Edhe nuk’ u thashë juve këto çë përpara herësë, sepse ishiem bashkë me ju. Por tashti vete tek ai qi më dërgoi, edhe as ndonji prei jush nukë më pyet: Ku vete? Por sepse u fola juve këto, idhënimi mbushi zemrënë tuei. Por unë po u thom juve të vërtetënë, se ashtë mirë për ju me ikun’ unë, sepse ndë mos iksha, Ngushullimtari s’ka me ardhunë te ju; por mbassi të vete, kam me e dërguem te ju. Edhe ai kur të vijë, ka me qirtuem botënë për faj, edhe për dreitëni, edhe për gjyq: për faj, sepse nukë më besojnë; edhe për dreitëni, sepse vete tek em Atë, edhe nukë më shifni ma; edhe për gjyq, sepse urdhënari i kësai botës’ u gjukue. Edhe kam shumë me u thanë juve, por tashti nukë mundeni me i bartunë. Por kur të vijë ai, Shpirti i së vërtetësë, ka me u tërhekun udhënë juve mbë gjithë të vërtetënë, sepse s’ka me folunë prei vetiut, por ka me folunë sa të ndëgjojë; edhe ka me u diftuem juve ato punëra qi do të vijnë. Ai ka me më lavduem, sepse ka me marrë prei s’emesë, edhe ka me u diftuem juve. Gjithë sa ka Ati, janë të miatë, përandai thashë, se ka me marrë prei s’emesë, edhe ka me u diftuem juve. Edhe pak, edhe nukë më shifni; edhe prap edhe pak, edhe keni me më pamë, sepse unë po vete tek ai. Atëherë disa prei dishepujsh ati i thanë njiani tietrit: Qish ashtë këjo qi na thotë - Edhe pak, edhe nukë më shifni; edhe prap edhe pak, edhe keni me më pamë? Edhe, se: - Unë vete tek Ati? Thoshinë pra: Qish ashtë këjo qi thotë - Këjo edhe pak? Nukë dimë qish flet. Iesui pra muer vesht se dojshinë me e pyetunë, edhe u tha atyne: Për këte haheni njiani me tietrinë, se thashë - Edhe pak, edhe nukë më shifni; edhe prap edhe pak, edhe keni me më pamë? Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve, se ju keni me qjamë, e keni me bamë vaje, por bota ka me u gëzuem; edhe ju keni me u idhënuem, por idhënimi juei ka me u bamë për gëzim. Grueja kur piell, ka idhënim, se i erdhi ora; por si të pielli foshnjenë, s’kujton ma shtrëngiminë, për gëziminë se leu nji nieri ndë botët. Edhe ju pra tashti keni idhënim, por për-së-ri kam me u pamë juve, edhe zemëra juei ka me u gëzuem, edhe askushi nukë ngre gëziminë tuei prei jush. Edhe nd’ate ditë s’keni me lypun’ asgja prei mejet. Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve, se sa t’i lypni Atit mb’emënit t’em, ka me u dhanë juve. Qysh tashti nukë lypet asgja mb’emënit t’em; lypni, edhe keni me marrë, qi të jetë plot gëzimi juei. U fola juve këto me të përgjaituna, por vien nji orë, qi atëherë s’kam me u folunë juve ma me të përgjaituna, por kam me u diftuem juve mballa-faqe për Atinë. Nd’atë ditë keni me lypunë mb’emënit t’em; edhe nuk’ u thom juve, se unë kam me iu lutun’ Atit për ju, se ai Ati u do juve, sepse ju më patët dashunë, edhe patët besuem se unë dola prei Perëndisë. Dola prei Atit, edhe erdha te bota; prap la botënë, edhe vete tek Ati. Dishepujt’ e ati i thonë: Qe tashti te flet mballa-faqe, edhe nukë thue as ndonji të përgjaitëme. Tashti e ngjoftëm se i di të gjitha, edhe s’ke nevojë me të pyetunë kushi, përandai besojmë se dole prei Perëndisë. Iesui u përgjeq atyne: Tashti besoni? Qe te vien nji orë, edhe tashti ka ardhunë, qi të shpërndaheni gjithë-se-cilli mbë të vetat, edhe të më lini vetëmë, por s’jam vetëmë, sepse Ati ashtë bashkë me mue. U fola juve këto qi të keni paqtim mbë mue. Keni me pasunë shtrëngim ndë botët, por kini zemërë; un’ e kam mundunë botënë. Këto foli Iesui, mbasandai çoi syt’ e vet ndë qiellt, e tha: Atë, erdhi ora; lavdo t’yt Bir, për me të lavduem edhe yt Bir: sikurse i dhe pushtet mbi çdo mish, për me u dhanë jetën’ e pasosëme gjith’ atyneve qi ia ke dhanë. Edhe ajo ashtë jeta e pasosëme, qi të ngjofinë tyi të vetëminë Perëndi, edhe Iesu-Krishtinë qi dërgove. Unë të lavdova mbi dhet; ate punënë qi më dhe me bamë e mbarova. Edhe tashti më lavdo ti, o Atë, afër tejet, me ate laftinë qi pata për-anë tejet, para se të bahej bota. Emninë tand ua diftova atyne nierëzevet qi më dhe prei botësë: të tutë ishinë, edhe m’i dhe; edhe rueitnë fjalënë tande. Tashti e ngjofnë se gjithë sa më ke dhanë janë prei tejet. Sepse ato fjalëtë qi më dhe, ua dhash’ atyneve; edhe ata i muernë, edhe e ngjofnë me të vërtet, se dola prei tejet, edhe besuenë se ti më dërgove. Unë lutem për ata; nukë lutem për botënë por për ata qi më dhe; sepse janë të tutë. Edhe gjithë të miatë janë të tuatë, edhe të tuatë janë të miatë, edhe u lavdueshë nd’ato. Edhe nukë jam ma te bota, por këta janë te bota, edhe unë po vij te ti. Shenjti Atë, ruei mb’emënit tand ata qi më dhe, qi të jeni nji, porsi na. Kur ishiem bashkë me ata te bota, un’ i ruejshiem mb’emënit tand; ata qi më dhe i rueita, edhe askushi prei atyneve s’hupi, veç i biri së hupëmesë për me u mbushunë shkronja. Edhe tashti po vij te ti; edhe flas këto te bota, qi të kenë gëziminë t’em plot ndër vetëvetëhenë. Un’ u dhash atyne fjalënë tande; edhe bota i muer mëni, sepse nukë janë prei botësë, porsi unë nukë jam prei botësë. Nukë të lutem me i ngritunë prei botësë, por me i rueitunë prei së keqit. Nukë janë prei botësë, sikurse unë nukë jam prei botësë. Shenjtëno ata ndë të vërtetënë tande; fjala jote asht’ e vërteta. Sikurse dërgove mue te bota, edhe unë dërgova ata te bota. Edhe unë shenjtënoj vetëvetëhenë për ata, qi të jen’ edhe ata të shenjtënuem ndë të vërtetënë. Edhe nukë të lutem veç për këta, por edhe për ata qi kanë me më besuem me anë të fjalës’ atyne, qi të gjithë të jeni nji; sikurse ti, o Atë, je tek unë, edhe unë te ti, edhe ata të jenë nji te na, qi të besojë bota se ti më dërgove. Edhe un’ u dhash’ atyne ate laftinë qi më dhe; qi të jenë nji, sikurse na jemi nji; unë tek ata, edhe ti tek unë, qi të jenë të kullutë mbë nji; edhe bota ta ngjofi, se ti më dërgove, edhe deshe ata, sikurse deshe mue. Atë, due te jenë bashkë me mue atie ku jam unë, edhe ata qi më dhe; qi të ven’ ore ate laftinë t’em, qi më ke dhanë, sepse më deshe para se të ngrifej bota. At’ i dreitë, bota nukë të ngjofti, por unë të ngjofta, edhe këta të ngjofnë se ti më dërgove. Edhe u diftova atyne emninë tand, edhe kam me e diftuem, qi të jetë tek ata ajo dashunia me të cillënë më deshe, edhe unë tek ata. Iesui mbassi tha këto, duel bashkë me dishepujt’ e vet përtej purroit Kedronvet, atie ku ishte nji kopësht, nd’ate hyni ai edhe dishepujt’ e ati. Edhe e dinte vendin’ edhe Iuda, ai qi e trathtoi, sepse Iesui shumë herë u mbëloth atie bashkë me dishepujt’ e vet. Iuda pra, mbassi muer tufën’ e ushtëtorëvet, edhe shërbëtorë prei Krye-priftënavet e prei Farisevet, vien atie me fënerë e me pishtarë e me armë. Iesui pra, tue ditunë gjithë qish do të vijshinë mbi ate, duel, e u tha atyne: Cillinë kërkoni? Iu përgjeqnë: Iesu Nazoreasinë. Iesui u thot’ atyne: Unë jam. Edhe bashkë me ata rrinte edhe Iuda, ai qi e trathtoi. Kur u tha atyne pra, se: Unë jam, u tërhoqnë mbrapa, edhe ranë për dhe. Prap pra i pyeti: Cillinë kërkoni? Edhe ata thanë: Iesu Nazoreasinë. Iesui u përgjeq: U thashë juve se unë jam; ndë më kërkoni pra, leni këta me votunë, për me u mbushunë fjala qi tha, se - Prei atyneve qi më dhe, nukë hupa askend. Atëherë Simon Pietri kishte nji thikë, edhe e tërhoq’ e i ra shërbëtorit Krye-priftit, edhe i preu veshin’ e diathtë. Edhe shërbëtori e kishte emninë Malh. Iesui pra i tha Pietrit: Ve thikënë tande ndë millt; ate potirinë qi më dha Ati, të mos e pij? Tufa e ushtëtorëvet pra edhe kapidani edhe shërbëtorët’ e Iudevet zunë Iesunë, edhe e lithnë, edhe e shpunë ma para tek Anna; sepse ishte i vieherri Kaiafësë, i cilli ishte Krye-prifti i ati viti. Edhe Kaiafa ishte ai qi mësoi Iudeitë, se ashtë mirë me hupunë nji nieri për popullinë. Edhe Simon Pietri merrte mbrapa Iesunë, edhe dishepulli tietër; edhe ai dishepulli ishte i ngjofunë te Krye-prifti, edhe hyni bashkë me Iesunë ndë oborr të Krye-priftit. Por Pietri rrinte jashtë për-anë derësë. Duel pra ai dishepulli tietër, qi ishte i ngjofunë te Krye-prifti, edhe i tha portaresë, edhe shtiu përmbrenda Pietrinë. Atëherë shërbëtoreja portare i thotë Pietrit: Mos je edhe ti prei dishepujvet këti nieriut? Ai thotë: Nukë jam. Edhe punëtorët’ e shërbëtorëtë kishinë bamë ziarrm, e po rrijshinë; sepse ishte ftofëtë, edhe po ngrofeshinë; edhe bashkë me ata ishte Pietri tue ndenjunë, e tue u ngrofunë. Krye-prifti pra pyeti Iesunë për dishepujt’ e ati, edhe për mësimin’ e ati. Iesui i u përgjeq: Unë fola mballa-faqe te bota; unë mësova përherë ndë synagogë, edhe ndë tempull, atie ku mblidhenë përherë Iudeitë; edhe pshefas nukë fola asgja. Qish më pyet? Pyet ata qi më kanë ndëgjuem, qish u fola atyne; qe këta të dinë se qish thash’ unë. Edhe ai kur tha këto, nji prei shërbëtorësh qi ishte ndenjunë ngjat i ra nji shuplakë Iesuit, tue thanë: Kështu i përgjegje Krye-priftit? Iesui i u përgjeq: Ndë fola keq, deshmo për të keqenë, por ndë qoftë se mirë, përse më rref? Edhe Anna e dërgoi lidhunë te Kaiafa Krye-prifti. Edhe Simon Pietri ishte tue ndenjunë, e tue u ngrofunë. I thanë pra: Mos je edhe ti prei dishepujvet ati? Ai e mohoi, e tha: Nukë jam. Nji prei shërbëtorëvet Krye-priftit, qi ishte fisi i ati qi i preu veshinë Pietri thotë: Nukë të pash’ unë ndë kopësht bashkë me ate? Pietri pra e mohoi për-së-ri; edhe përnjiherë gjeli këndoi. Bijenë pra Iesunë prei Kaiafësë ndë vend të gjukatësë; edhe ishte mëngjes; edhe ata nukë hynë ndë vend të gjukatësë, qi të mos ndyhenë; por të hanë pashkënë. Pilati pra duel tek ata, edhe tha: Çfarë të përfoluni bini kundrë këtij nieriu? U përgjeqnë e i thanë: Kyi ndë mos ishte keq-bamës, nukë do ta kishim dhanë tyi ndë duer. Pilati pra u tha atyneve: Merrnia ju, edhe gjukonia mbas ligjësë tuei. Iudeitë pra i thanë: S’asht’ e udhësë me vramë na askend, për me u mbushunë fjala e Iesuit, qi tha, tue shënuem me çfarë vdeke kishte me vdekunë. Pilati pra hyni prap ndë vend të gjukatësë, edhe thërriti Iesunë, e i tha: Ti je Mbëreti i Iudevet? Iesui iu përgjeq: Prei vetiut thue këte ti, apor të tierë të thanë për mue? Pilati u përgjeq: Mos jam Iude unë? Kombi yt, edhe Krye-priftënitë të dhanë ndë duer tek unë; qish ke bamë? Iesui u përgjeq: Mbëretënia eme nuk ashtë prei kësai bote; mbëretënia eme ndë ishte prei kësai bote shërbëtorët’ e mi kishinë me u munduem, qi të mos ipem ndër duer te Iudevet, por tashti mbëretënia eme nuk’ ashtë prei këndyj. Pilati pra i tha: Mbëret je ti pra? Iesui u pergjeq: Ti po thue, se unë jam mbëret. Unë përandai leva, edhe përandai erdha te bota, qi të deshmoj për të vërtetënë. Kushdo qi ashtë prei së vërtetësë, ndëgjon zaninë t’em. Pilati i thotë: Qish asht’ e vërteta? Edhe si tha këte, duel prap te Iudeit, edhe u thot’ atyneve: Unë nukë gjej as ndonji faj tek ai, por ashtë zakon mbë ju, qi t’u lishoj juve nji për pashkë; doni pra t’u lishoj juve Mbëretin’ e Iudevet? Atëherë të gjithë gërthitnë prap, tue thanë: Mos këte, por Barabbanë. - Edhe Barabbai ishte kursar. Atëherë pra Pilati muer Iesunë, edhe e rrafi ndë fallake. Edhe ushtëtorëtë gërshetuenë nji kunorë prei ferrash, e ia vunë mbi krye t’ati, edhe e veshnë me nji petk të kuq, edhe thoshinë: Falemi, Mbëreti i Iudevet! Edhe i bijshinë me shuplaka. Pilati pra duel prap jashtë, edhe u thot atyneve: Qe te po u bije juve ate jashtë, qi ta dini se nukë gjej as ndonji faj tek ai. Iesui pra duel jashtë, veshunë me kunorën’ e ferrësë, edhe me petkun’ e kuq. Edhe Pilati u thot’ atyne: Shif nieriu! Kur pan’ ate Krye-priftënit’ edhe shërbëtorëtë, gërthitnë tue thanë: Kryqëzoje, kryqëzoje. Pilati u thot’ atyne: Merrnia ju, edhe kryqëzonia, sepse unë nukë gjej faj tek ai. Iudeit’ iu përgjeqnë: Na kemi ligjë, edhe mbas ligjësë t’onë ai duhetë me vdekunë, sepse bani vetëvetëhenë të Birin’ e Perëndisë. Atëherë Pilati kur ndëgjoi këte fjalë, ma tepër’ u frikue, edhe hyni prap ndë vend të gjukatësë, edhe i thotë Iesuit: Prei kah je ti? Por Iesui nuk’ i dha të përgjegjunë. Pilati pra i thotë: Nukë më flet mue? Nukë di ti se unë kam pushtet me të kryqëzuem, edhe kam pushtet me të lishuem? Iesui u përgjeq: Nukë ke as ndonji pushtet mbi mue, ndë mos t’u kishte dhanë prei së nalti; përandai ai qi më dha ndër duer të tua, ka ma tepërë faj. Çë mb’atëherë Pilati kërkonte me e lishuem, por Iudeitë thërritshinë, tue thanë: Ndë lishofsh këte, nukë je miku i Kaisarit; kushdo qi ban vetëvetëhenë mbëret, flet kundrë Kaisarit. Pilati pra kur ndëgjoi këte fjalë, nxuer jashtë Iesunë, edhe ndejti mbi tribunal, mbë nji vend qi thohetë Gur-shtruem, edhe Hebraisht Gabbatha. Edhe ishte e prendeja pashkësë, edhe afër gjashtë ora; edhe u thotë Iudevet: Qe mbëreti juei! Por ata gërthitnë: Ngreje, ngreje, kryqëzoje. Pilati u thot’ atyne: Mbëretinë tuei të kryqëzoj? Krye-priftënit’ u përgjeqnë: S’kemi tietër mbëret veç Kaisarit. Atëherë pra ua dha atyne ndër duer, për me u kryqëzuem. Edhe ata muernë Iesunë, edhe e shpijinë. Edhe tue bartunë kryqin’ e vet, duel ku thohetë Vend i kresë, qi thohetë Hebraisht Golgotha, atie ku kryqëzuen’ ate, edhe dy të tierë bashkë me ate, andej e këndej, edhe Iesunë ndë miedis. Pilati shkroi edhe nji titullë, edhe e vuni mbi kryqt. Edhe ishte shkruem: IESU NAZOREASI MBËRETI I IUDEVET. Edhe këte titull’ e kënduenë shumë vetë prei Iudevet, sepse ishte ngjat qytetit vendi ku u kryqëzue Iesui, edhe ishte shkruem Hebraisht, Greqisht, Romanisht. Krye-priftënit’ e Iudevet pra i thoshinë Pilatit: Mos shkruei Mbëreti i Iudevet; por se ai tha: Jam mbëret i Iudevet. Pilati u përgjeq, ate qi shkrova, e shkrova. Ushtëtorëtë pra mbassi kryqëzuenë Iesunë, muernë petkat, e ati, edhe i banë katër piesa, për gjithë-se-cillinë ushtëtuer nji piesë; edhe gunënë; edhe guna ishte e pa-qepëme, endunë gjithë prei së nalti qysh poshtë. Thanë pra ndërmiet atyne: Le të mos e shqerrimë, por të shtiemë shortë për ate, kuit t’i bierë, për me u mbushunë shkronja qi thotë: “Danë petkat’ e mia ndërmiet atyne, edhe shtinë shortë mbë petkunë t’em”. Ushtëtorëtë pra banë këto. Edhe ndaj kryqin’ e Iesuit kishinë ndenjun’ e ama, edhe e motëra s’amësë, Maria grueja e Klopait, edhe Maria Magdalena. Iesui pra kur pa t’amën’ edhe ate dishepullinë qi donte tue ndenjunë për-anë, i thotë s’amësë vet: Grue, qe yt bir! Mbasandai i thotë dishepullit: Qe jot amë! Edhe ai dishepulli çë mb’ate orë e muer ndë shtëpi të vet. Mbas kësai Iesui tue ditunë, se tashti u mbaruenë të gjitha, qi të mbarohetë shkronja, thotë: Kam et. Edhe ishte atie nji anë plot me uthullë; edhe ata mbushnë nji shpuzë me uthullë, edhe e vunë mbi nji hyssop, e ia prunë ngjat ndë gojë. Iesui pra kur muer uthullënë, tha: U mbarue; edhe uli kryetë, e dha frymënë. Iudeitë pra, qi të mos mbesinë trupënatë ndë kryqt për të shëtunë, sepse ishte e prende, (sepse ajo dit’ e shëtunë ishte e madhe), iu lutnë Pilatit qi t’u dërrmohenë kërsit’ e kambëvet, edhe të ngrihen’ andyj. Erthnë pra ushtëtorëtë, edhe dërrmuenë kërsit’ e të parit, edhe të tretit qi ishte kryqëzuem bashkë me ate. Por kur erthnë te Iesui, edhe e panë se tashti kishte vdekunë, nuk’ i dërrmuenë kërsitë, por nji prei ushtëtorësh i shpoi brininë me shtizë, edhe përnjiherë i duel gjak edhe ujë. Edhe ai qi pa deshmoi, edhe deshmia e ati asht’ e vërtetë, edhe ai e di se thotë të vërtetënë, qi të besoni ju. Sepse këto u banë për me u mbushunë shkronja: “Eshtënë s’ka me iu thyem”. Edhe prap tietër shkronjë thotë: “Kanë me vum’ ore mb’ate qi shpuenë”. Edhe mbasandai Iosefi qi ishte prei Arimathesë (i cilli ishte dishepull i Iesuit, por i mbëshefëtë për frikën’ e Iudevet), iu lut Pilatit për me ngritunë korpin’ e Iesuit, edhe Pilati e la. Erdhi pra, edhe ngriti korpin’ e Iesuit. Erdhi edhe Nikodemi (ai qi pat ardhunë përpara te Iesui natënë), edhe pruni të përziem myrre e alloje, afër nji qind litra. Muernë pra korpin’ e Iesuit, edhe e mpështuellnë me pëlhura bashkë me erënat, sikurse e kanë zakon Iudeitë me vorruem. Edhe nd’ ate vend qi u kryqëzue ishte nji kopshtë; edhe ndë kopshtë nji vorr i ri, qi s’ishte vumë ma nd’ate askushi. Atie pra e vunë Iesunë për të prenden’ e Iudevet; sepse ishte ngjat vorri. Edhe të parënë ditën’ e javësë vien Maria Magdalena te vorri ndë mëngjes, tue qenunë por errëtë, edhe shef gurinë ngritunë prei vorrit. Ecën pra, edhe vien te Simon Pietri, edhe tek ai dishepulli tietër qi donte Iesui. Edhe u thot’ atyne: Ngritnë Zotinë prei vorrit, edhe nukë dimë se ku e kanë vumë. Duel pra Pietri edhe dishepulli tietër, edhe vijshinë te vorri. Edhe të dy bashkë ecinë me vrap; edhe ai dishepulli tietër nxitoi përpara ma shpeit se Pietri, edhe erdhi ma përpara ndë vorrt, edhe si u kurrus shef pëlhuratë ku ishinë; por nukë hyni mbrenda. Vien pra Simon Pietri tue marrë mbrapa ate, edhe hyni ndë vorrt, edhe ve ore pëlhuratë ku ishinë, edhe riza qi ishte mbi krye t’ati nuk’ u gjind bashkë me pëlhurat, por ishte mpështiellë veç mbë nji vend. Atëherë pra hyni edhe ai dishepulli tietër qi erdhi ma përpara ndë vorrt, edhe pa, edhe besoi, sepse edhe s’merrshinë vesht shkronjënë, se ai duhetë me u ngjallunë prei së vdekunish. Dishepujtë pra votnë prap ndë shtëpiat e veta. Por Maria rrinte për-anë vorrit tue qjamë përjashta; edhe kur po qjante u kurrus ndë vorrt, edhe ve ore dy engjuj me petka të bardha tue ndenjunë njiani prei kresë, e tietri prei kambëvet, atie ku qe korpi i Iesuit. Edhe ata i thon’ asai: Grue, përse qjan? U thot’ atyne: Sepse ngritnë Zotinë t’em, edhe nukë dij se ku e kanë vumë. Edhe si tha këto, u këthye mbrapa, edhe ve ore Iesunë tue ndenjunë, edhe nuk’ e dinte se ashtë Iesui. Iesui i thot’ asai: Grue, përse qjan? Cillinë kërkon? Por ajo kujtoi se ashtë kopështari, e i thotë: Zot, ndë e ngrite ti, më thuei ku e ke vumë, edhe unë kam me e ngritunë. Iesui i thot’ asai: Mari. Ajo këthehet’ e i thotë: Rabbuni! - qi do me thanë: Mieshtër. Iesui i thot’ asai: Mos më prek, sepse edhe s’kam hypunë tek em Atë, por shko te vëllazënit’ e mi, edhe u thuei atyne - Po hypi tek Ati em, edhe Ati juei, edhe te Perëndia em, edhe Perëndia juei. Vien Maria Magdalena e u nep za dishepujvet, se pa Zotinë, edhe se i tha asai këto fjalë. Nd’atë ditë pra ndë mbramiet, qi ishte e para dit’ e javësë, edhe dyert’ ishinë mbyllunë, atie ku ishinë mbëledhunë dishepujtë prei frikësë Iudevet, erdhi Iesui edhe ndenji ndë miedis, edhe u thot’ atyne: Paqtim mbë ju. Edhe si tha këte, u diftoi atyne duert’ edhe brinin’ e vet. U gëzuenë pra dishepujtë, kur panë Zotinë. Edhe Iesui u tha atyne prap: Paqtim mbë ju; sikurse më dërgoi Ati, edhe un’ u dërgoj juve. Edhe si tha këte, fryni, edhe u thot’ atyne: Merrni Shpirtinë Shenjt: kuive t’u falni fajetë, u kanë falun’ atyne; edhe kuive t’ua mbani, u kanë mbaitun’ atyne. Por Thomai, nji prei të dymbëdhetëvet, qi thohei Binjok, nuk’ ishte bashkë me ate, kur erdhi Iesui. Dishepujt’ e tierë pra i thoshinë: Kemi pamë Zotinë. Por ai u tha atyne: Ndë mos pafsha shenjin’ e goshdëvet ndër duer t’ati, edhe të ve gishtinë t’em ndë shenjët të goshtëvet, edhe të ve dorënë t’eme ndë brit t’ati, s’kam me besuem. Edhe mbas tetë diç prap ishinë mbrenda dishepujt’ e ati, edhe Thomai bashkë me ata; vien Iesui, ndonëse dyert’ ishinë mbyllunë, edhe ndenji ndë miedis, edhe tha: Paqtim mbë ju. Mbasandai i thotë Thomait: Bier gishtinë tand këtu, edhe shiko duert’ e mia; edhe bier dorënë tande, edhe vene mbë brit t’em; edhe mos u ban i pabesë, por besnik. Edhe Thomai u përgjeq e i tha: Zoti em, edhe Perëndia em. Iesui i thotë: Sepse më pe, Thoma, besove; lum ata qi nukë panë, edhe besuenë. Edhe shumë mërekullia të tiera bani Iesui përpara dishepujvet vet, të cillatë nukë janë shkruem ndë këtë libër, por këto u shkruenë, qi të besoni, se Iesui ashtë Krishti, i Bir’ i Perëndisë; edhe si të besoni, të keni jetë mb’emënit t’ati. Mbaskëndai Iesuiu diftoi vetëvetëhenë prap dishepujvet mbë det të Tiberiadësë; edhe e diftoi kështu: Ishinë bashkë Simon Pietri, edhe Thomai qi thohei Binjok, edhe Nathanaeli qi ishte prei Kanasë Galilesë, edhe të bijt’ e Zebedeut, edhe dy të tierë prei dishepujvet ati. Simon Pietri u thot’ atyne: Vete me gjueitunë për peshk. I thonë: Vim’ edhe ne bashkë me tyi. Duelnë edhe hypnë përnjiherë ndë lundrët; edhe ate natë nukë zunë asgja. Por tashti si u ba mëngjesie, Iesui ndenji ndë buzë të detit, por dishepujtë nuk’ e ngjofnë se ashtë Iesui. Iesui pra u thot’ atyne: Dielmthit’ e mi, mos keni ndonji bylmet për me ngranë? Iu përgjeqnë: Jo. Edhe ai u tha atyne: Hidhni rrietënë mb’anë të diathtë të lundrësë, edhe keni me gjetunë. E hothnë pra, edhe s’muftnë ma me e tërhekunë prei shumice të peshqvet. Ai dishepulli pra, qi donte Iesui, i thotë Pietrit: Ashtë Zoti. Edhe Simoni kur ndëgjoi se ashtë Zoti, u mpështuell me petkunë (sepse ishte lakuriq), edhe hodhi vetëvetëhenë ndë det. Edhe dishepujt’ e tierë erthnë me lundrëzënë (sepse nuk’ ishinë lark tokësë, por afër dy qind kutë), tue tërhekunë rrietën’ e peshqvet. Si sdrypnë pra mbë tokët, shofinë ku ishte ndezunë nji ziarrm, edhe vumë mbi ate peshq edhe bukë. Iesuiu thot’ atyne: Bini prei atyne peshqvet qi zutë tashti. Simon Pietri hypi, edhe tërhoqi rrietënë mbi tokë plot me peshq të mëdhej, nji qind e pesë-dhet’ e tre; edhe ndonëse ishinë kaqi, nuk’ u shqye rrieta. Iesui u thot atyne: Ejani me ngranë drekë. Por as ndonji prei dishepujvet nukë kuxonte me e pyetunë: Cilli je ti? Sepse e dijshinë se ashtë Zoti. Vien pra Iesui, edhe merr bukënë, e ua nep, edhe peshkunë por kështu. Këjo asht’ e treta herë qi u diftue tashti Iesui mbë dishepujt’ e vet, mbassi u ngjall prei së vdekunish. Mbassi hangrën drekë pra, Iesui i thotë Simon Pietrit: Simon i bir’ i Ionait, a më do ma tepërë se këta? I thotë: Po, Zot; ti e di se të due. I thotë: Kullot qingjat’ e mi. I thotë prap për së dyti: Simon i bir’ i Ionait, a më do? I thotë: Po, Zot; ti e di se të due. I thotë: Bahu bariu i dhenvet mia. I thotë për së treti: Simon i bir’ i Ionait, a më do? U idhënue Pietri, se i tha për së treti - A më do? Edhe i tha: Zot, ti di të gjitha; ti e ngjef se të due. Iesui i thotë: Kullot dhent’ e mia. Me të vërtet, me të vërtet po të thom: Kur ishie ti ma i ri, ngjishie vetëvetëhenë, edhe ecëje ku doje, por kur të plakesh, ke me shtrimë duert’ e tua, edhe tietër kushi ka me të ngjeshunë, edhe ka me të prum’ atie ku nukë do. Edhe tha këte, tue shënuem me çfarë vdeke kishte me lavduem Perëndinë. Edhe si tha këte, i thotë: Merrmë mbrapa. Edhe Pietriu këthye, e shef ate dishepullinë qi donte Iesui tue i votunë mbrapa, i cilli i pat ran’ edhe mbë krahanuer t’ati ndë darkët, e i tha: Zot, cilli asht’ ai qi ka me të trathtuem? Pietri kur pa këte, i thotë Iesuit: Zot, por kyi qish do? Iesui i thotë: Ndë daça me mbetun’ ai qysh sa të vij, ti qish ke? Ti merrmë mbrapa. Duel pra këjo fjalë ndë vëllazënit, se ai dishepulli nukë vdes, por Iesui nuk’ i tha, se: Nukë vdes; por: Ndë daça me mbetun’ ai qysh sa të vij, ti qish ke? Kyi asht’ ai dishepulli qi deshmon për këto, edhe qi shkroi këto; edhe e dimë, se deshmia e ati asht’ e vërtetë. Jan’ edhe shumë të tiera, sa bani Iesui, të cillatë ndë shkruheshinë nji për nji, kujtoj se as ajo bota nukë do të nxinte libratë qi kishinë me u shkruem. Amen. Fjalën’ e parë e bana, o Theofil, për gjithë sa filloi Iesui me bam’ e me mësuem, deri mb’ate ditë qi hypi nalt, mbassi u la porosi Apostujvet me anë të Shpirtit Shenjt, të cillët’ i pat sgjedhunë; mb’ata diftoi edhe vetëvetëhenë të gjallë me shumë shenje mbassi pësoi, tue u dukunë ndër ata katër-dhetë ditt, e tue folunë për punët’ e mbëretënisë Perëndisë; edhe kur mbëlidhei bashkë me ata, i porositi mos me u damë prei Ierusalemit, por me pritunë të zotuemit’ e Atit, qi ndëgjuetë prei mejet. Sepse Gjionni pagëzoi me ujë; por ju keni me u pagëzuem me Shpirtinë Shenjt, mbas këtyne pak ditsh. Ata pra kur u mbëlothnë bashkë mbë nji vend, e pyetshinë, tue thanë: Zot, vallë mbë këte kohë ke me i dhanë mbëretëninë Israelit? Edhe ai u tha atyne: Nuk’ ashtë pun’ e juei me ngjofunë kohënat’ a motetë, të cillat’ i ka vum’ Ati ndë pushtet të vet. Por keni me marrë fuqi, kur të vijë Shpirti Shenjt mbi ju; edhe keni me qenunë deshmitarë mbë mue edhe mbë Ierusalem, edhe mbë gjithë Iudenë e Samarinë, edhe deri mbë kant të dheut. Edhe mbassi tha këto, kur ishinë tue shikuem ata, hypi nalt; edhe e muer nji re prei sysh atyneve. Edhe ata kur ishinë tue vum’ ore ndë qiell, kur po shkonte ai nalt, qe dy burra me petka të bardha te ndejnë për-an’ atyneve; të cillët’ edhe thanë: O burra Galileanë, përse rrini e veni ore ndë qiell? Kyi Iesui qi hypi nalt ndë qiell prei jush, kështu ka me ardhunë, sikurse e patë tue shkuem ndë qiell. Atëherë u këthyenë ndë Ierusalem prei malit qi quhet’ i ullishtësë, i cilli ashtë ngjat Ierusalemit, edhe mba lark sa nji udhë të shëtune. Edhe kur hynë ndë qytet, hynë ndë dhomë të siprëme, atie ku kishinë të ndenjunitë Pietri, edhe Iakobi, edhe Gjionni, edhe Andreu, Fillipi edhe Thomai, Bartholomeu edhe Mattheu, Iakobi i bir’ i Alfeut, edhe Simon Zeloti, edhe Iuda i vëllai i Iakobit. Këta të gjith’ ishinë tue pritunë me nji zemërë mbë të falunit’ e mbë të lutunitë, bashkë me grat, edhe me Marinë t’amën’ e Iesuit, edhe bashkë me të vëllazënit e ati. Edhe nd’ato ditt u ngrit Pietri ndë miedis të dishepujvet, e tha (edhe ishte mbëledhun’ aty gjindëje afër nji qind e njizet vetë): O burra vëllazën, duhei me u mbushun’ ajo shkronjë, qi pat thanë përpara Shpirti Shenjt me anë të gojësë Davidit për Iudenë, qi u ba udhë-tërhekës mb’ata qi zunë Iesunë. Sepse pat qenë ngjefunë bashkë me ne, edhe pat marrë piesën’ e kësai shërbese. - Kyi pra fitoi nji arë prei pagësë paudhënisë, edhe ra përmbys, e plasi ndë miedis, edhe iu derthnë gjithë zorrëtë. Edhe u ba e ditunë mbë gjith’ ata qi rrinë ndë Ierusalem, kaqi sa u queit ajo arë ndë gjuhë t’atyneve Akeldama, qi do me thanë Arë gjaku.- Sepse ashtë shkruem ndë libër të psalmevet: “U baft i shkretë vend’ i ati, edhe mos qoftë kush me ndenjunë nd’ate”; edhe: “Episkopinë e ati e marrtë nji tietër”. Duhetë pra prei atyne burravet qi erthnë bashkë me ne mbë çdo kohë, kur hyni e duel te na Zoti Iesu, zanë fillë çë prei pagëzimit Gjionnit, deri mb’ate ditë qi hypi nalt prei nesh, nji prei këtyneve me u bamë deshmitar bashkë me ne për të ngjallëmen’ e ati. Edhe vunë dy vetë, Iosefinë qi quhei Barsabë, i cilli u queit Iust, edhe Matthinë. Edhe si u falnë, thanë: Ti, o Zot, zemër-ngjofës i të gjithëve, difto nji prei këtyne të dysh, ate qi të keshë sgjedhunë, me marrë shortën’ e kësai shërbese edhe apostullie, qi Iuda ra prei asai, për me votunë ndë vend të vet. Edhe u dhan’ atyne shorta; edhe shorta i ra Matthisë; edhe u ngjef bashkë me të nji-mbë-dhet’ apostujt. Edhe kur erdhi dita e Pentekostisë, ishinë të gjithë me nji zemërë mbi nji vend. Edhe befas u ba nji za prei qiellit, porsi nji er’ e fortë kur fryen, edhe mbushi gjithë shtëpinë ku ishinë ndenjunë. Edhe u duknë mb’ata gjuhëna të dame, porsi të ziarrmta, edhe ndejnë mbë gjithë-se-cillinë prei atyneve. Edhe të gjithë u mbushnë me Shpirtinë Shenjt, e filluenë me folunë gjuhëna të tiera, sikurse Shpirti Shenjt ua epte me lëgjiruem. Edhe ishinë tue ndenjunë ndë Ierusalem Iude, burra besëtarë, prei çdo kombi qi gjindetë ndënë qiell. Edhe kur u ba kyi za, u mbëloth gjindëja, edhe u përzie, sepse gjithë-se-cilli prei atyne ndëgjojin’ ata tue folunë ndë gjuhë të vet. Edhe të gjithë delinë jashtë menç e mërekulloheshinë tue i thanë njiani tietrit: Qe, nukë janë Galileanë gjithë këta qi flasinë? E si gjithë-se-cilli prei nesh ndëgjojmë ndë gjuhët t’onë, qi kemi lemë mb’ate? Parthë, e Medë, e Elamitë, e ata qi rrinë ndë Mesopotami, e ndë Iude, e ndë Kappadoki ndë Pont, e ndë Asi, e ndë Frygi, e ndë Pamfyli, ndë Egjyptë, e ndë anët e Libysë qi ashtë prei Kyrenësë, e Romanët’ e ardhun’, e Iude, e të këthyemitë, Kretas’ e Arabë, ndëgjojm’ ata tue folunë ndë gjuhënat t’ona madhënin’ e Perëndisë! Edhe të gjithë delinë jashtë menç, edhe vritshinë mendienë, tue i thanë njiani tietrit: Qish do me qenunë këjo? Edhe të tierë tue përqeshunë thoshinë, se janë mbushunë me musht vene. Por Pietri qindroi mbë kambë bashkë me të nji-mbë-dhetët, edhe ngriti zanin’ e vet, e lëgjiroi: O burra Iude, edhe gjithë sa rrini ndë Ierusalem, qoft’ e ditunë këjo te ju, edhe mbaniu vesh fjalëvet mia, sepse këta nukë janë të deitunë, sikurse kujtoni ju, sepse tashti asht’ e treta orë e ditësë. Por këjo asht’ ajo qi ashtë thanë prei anësë profetit Ioel: “Edhe ndë ditt e mbrapëme, - thotë Perëndia, - kam me derdhunë prei Shpirtit t’em mbë çdo mish; edhe bijtë tuei edhe bijatë tueja kanë me profetizuem, edhe dialoshëtë tuei kanë me pamë të pame, edhe pleqtë tuei kanë me u andërruem andërra; edhe mbi shërbëtorët e mi edhe mbi shërbëtoret e mia kam me derdhunë prei Shpirtit t’em nd’ato ditt; edhe kanë me profetizuem; edhe kam me dhanë mërekullia nalt ndë qiell, edhe shenje poshtë mbi dhet; gjak, e ziarrm, e avullë tymi; dielli ka me u këthyem mbë errësinë, edhe hana mbë gjak, para se të vijë dita e Zotit e madheja edhe e ndriçimeja; edhe gjithë-se-cilli qi të thërrasi mb’emënit të Zotit ka me u shpëtuem”. O burra Israelitë, pa ndëgjoni këto fjalë: Iesu Nazoreasinë, nieri diftuem prei Perëndisë mbë ju me fuqia e me mërekullia e me shenje, qi bani Perëndia me anë t’ati ndërmiet jush, sikurse e dini edhe ju, këte qi qe dhanë mbas andës’ urdhënueme edhe mbas të para-ngjofëmesë Perëndisë, e zutë, edhe me duer të paligja e mbërthyetë, edhe e vratë, të cillinë Perëndia e ngjalli, mbassi sgjidhi të dhimptunat’ e vdekësë, sepse s’mundei me u mbaitunë prei asai. Sepse Davidi thotë për ate: “Gjithënji shifiem Zotinë përpara mejet, sepse ashtë prei së diathtësë s’eme, qi të mos tundem, përandai u gëzue zemra eme, edhe u gazmue gjuha eme; por edhe mishi em ka me u prajtunë mbë shpëresë, sepse s’ke me lanë shpirtinë t’em ndë ferr, edhe s’ke me lishuem shenjtinë tand me pamë të vdierrë. Më bane me ngjofun’ udhë jete; ke me më mbushunë me gëzim prei faqesë s’ate”. O burra vëllazën, mundem me u thanë juve ndër sy për krye-atinë David, se ai edhe vdiq edhe u vorrue, edhe vorri i ati ashtë ndër ne deri mbë këte ditë. Por mbassi ishte profet, edhe tue ditunë se Perëndia iu përbetue me be, se prei pemësë miedizit ati, qi ashtë mbas mishit, ka me ngjallunë Krishtinë, qi ta vejë me ndenjunë mbë shkampt t’ati; mbassi e pa çë përpara, foli për të ngjallunit’ e Krishtit, se shpirti i ati nuk’ u la ndë ferr, as mishi i ati nukë pa të vdierrë. Këte Iesun’ e ngjalli Perëndia, të cillit na të gjithë jemi deshmitarë. Mbassi u ngrit nalt pra me të diathtënë dorën ’ e Perëndisë, edhe muer prei Atit të zotuemen’ e Shpirtit Shenjt, e derdhi këte qi ju tashti shifni e ndëgjoni. Sepse Davidi nukë hypi ndë qillt, por ai thotë: “I tha Zoti Zotit t’em: Rri prei së diathtësë s’eme, deri sa të ve anëmiqt’ e tu përposh kambëvet tua”. Le ta dijë pra fort mirë gjithë shtëpia e Israelit, se Perëndia e bani këte Iesunë, qi ju kryqëzuetë, Zot edhe Krisht. Edhe mbassi ndëgjuenë këto, u këthyenë zemërat’ e atyneve, e i thonë Pietrit edhe apostujvet tierë: Qish të bajm’, o burra vëllazën? Atëherë Pietri u tha: Pendohi, edhe gjithë-se-cilli prei jush le të pagëzohetë mb’emënit të Iesu-Krishtit për ndëjesën’ e fajevet, edhe keni me marrë dhunëtin’ e Shpirtit Shenjt. Sepse të zotuemit’ ashtë për ju, edhe për bijt tuei, edhe për gjith’ ata qi janë lark, sado qi ka për me thirrunë Zoti Perëndia ynë. - Edhe me shumë fjalë të tiera epte deshmi, edhe i nguste, tue thanë: Shpëtohi prei këti brezi të shtrembëtë. Ata pra si pritnë fjalën’ e ati me gëzim, u pagëzuenë, edhe atë ditë ushqyenë tri mijë shpirtë. Edhe ishinë tue pritunë ndë mësimt të apostujvet, edhe ndë shoqënit, edhe ndë të thyemit’ e bukësë, edhe ndë të falunat. Edhe çdo nieriu i hyni frikë; edhe shumë mërekullia e shenje baheshinë me anë të apostujvet. Edhe gjith’ ata qi besuenë ishinë bashkë, edhe kishinë të gjitha rëndom; edhe shitshinë pronjet’ e gjanë, e i dajinë mbë të gjithë, për çdo nevojë qi kishte gjithë-se-cilli. Edhe përditë ishinë tue pritunë me një zemërë ndë tempull, e thyejinë bukënë ndëpër shtëpiat, e hajinë haenë me gëzim e me zemërë të këthiellëtë, tue lavduem Perëndinë, e tue pasunë hir përpara gjithë popullit. Edhe Zoti shtonte përditë ndë kishë ata qi shpëtoheshinë. Edhe Pietri e Gjionni po hypshinë bashkë ndë tempull, mbë të nandën’ orën e të falunit. Edhe nji nieri qi ishte çal çë prei barkut s’amësë vet barei mbë kraha, të cillin’ e vejinë përditë te dera e tempullit qi thohet’ e Bukurë, me lypunë lëmoshënë prei atyne qi hyjinë ndë tempull. Ai kur pa Pietrin, edhe Gjionninë se kishinë për me hymë ndë tempull, lypte me marrë lëmoshënë prei atyneve. Edhe Pietri shtiu sytë mb’ate bashkë me Gjionnin’, e tha: Shiko neve. Edhe ai shikonte ata me kujdes, tue shpëryem me marrë ndonji gja send prei atyneve. Atëherë Pietri i tha: Argjand e ar s’kam; po ate qi kam, këte të ap - Mb’emënit të Iesu-Krishtit Nazoreasit ngreu edhe ec. Edhe si e kapi prei dorësë diathtë, e ngriti; edhe përnjiherë iu forcuenë shojet’ edhe nyjet’ e kambëvet. Edhe mbassi hovi përpietë, qindroi mbë kambë, edhe ecëte; edhe hyni bashkë me ata ndë tempull, tue ecun’ e tue hovunë përpietë, e tue lavduem Perëndinë. Edhe gjithë populli e pa tue ecun’ e tue lavduem Perëndinë. Sepse e ngjifinë se kyi ishte ai qi rrinte mbi derën’ e Bukurë të tempullit për lëmoshënë; edhe u mërekulluen’ e duelnë jashtë menç për këte punë qi gjaiti mb’ate. Edhe ai çali qi u shëndosh kur po mbante Pietrin’ edhe Gjionninë, gjithë populli turrei mbas atyneve ndë kamarë qi quhet’ e Solomonit, tue u mërekulluem. Edhe Pietri kur pa, iu përgjeq popullit: O burra Israelitë, përse mërekulloheni për këte punë? Apor përse shtini sytë mbë ne, sikurse e kemi bamë na këte me ecunë prei fuqisë t’onë, a prei besësë t’onë? Perëndia i Abrahamit, edhe i Isaakut, edhe i Iakobit, Perëndia i atënavet t’anë, lavdoi dialin’ e vet Iesunë, të cillinë ju e dhatë ndër duer, edhe e mohuetë për faqe Pilatit, kur ai pa me udhë me e lishuem. Po ju mohuetë Shenjtin’ edhe të Dreitënë, edhe lyptë ndë vend t’ati me u falunë juve nji nieri gjaksuer; edhe vratë kryet’ e jetësë, të cillinë Perëndia e ngjalli prei së vdekunish, të cillit na jemi deshmitarë. Edhe emëni i ati me anë të besësë mb’emënit t’ati forcoi këte qi veni ore, edhe qi e ngjifni; edhe ajo besa prei anës’ ati i dha gjithë këte shëndet përpara gjithë jush. Edhe tashti, o vëllazën, e dij se e punuetë këte prei së paditëmesë, sikurse edhe të parëtë tuei. Por Perëndia, sa tha çë përpara me anë të gojësë gjithë profetënavet vet, se Krishti kishte për me pësuem, kështu i mbushi. Pendohi pra, edhe këthehi, qi t’u shuhenë juve fajetë, kur të vinë kohënat’ e të prajtëmesë prei faqesë Zotit; edhe ai ka me dërguem Iesu Krishtinë, qi ashtë predikuem çë përpara mbë ju, të cillinë duhetë me e pritunë qielli deri mb’ato kohëna qi të vihenë mbë vend të gjitha ato qi foli Perëndia çë jetën’ e parë me anë të gojësë gjithë shenjtënavet vet profetënavet. Sepse Moiseu u tha atënavet t’anë: “Se Zoti Perëndia juei ka me u ngritunë juve nji Profet prei vëllazënish tuei, porsi mue; ati keni me i ndëgjuem mbë të gjitha, për çdo qi t’u flasi juve. Edhe çdo shpirt qi të mos i ndëgjojë ati profeti, ka me u shuem prei popullit”. Edhe gjithë profetënitë çë prei Samuelit e mbaskëndai, sa folnë, dhanë za çë përpara edhe për këto ditt. Ju jeni bijt’ e profetënavet, edhe të dhiatësë qi vuni Perëndia ndërmiet atënavet t’anë, tue i thanë Abrahamit: “Edhe ndë farët tande kanë me u bekuem gjithë kombet’ e dheut”. Mbë ju ma përpara Perëndia, mbassi ngjalli Dialin’ e vet Iesunë, e dërgoi për me u bekuem juve, kur të këthehetë gjithë-se-cilli prei jush prei së këqiash tueja. Edhe ata kur po i flisinë popullit, erthnë mbi ata priftënit’ edhe i pari i tempullit edhe Saddukeitë, tue u idhënuem, sepse ata mësojinë popullinë, edhe epinë za për të ngjallëmenë prei së vdekunish me anë të Iesuit. Edhe vunë duertë mbi ata, e i vunë mbë të rueitunë, deri mbë të nesërmet, sepse atëherë ishte mbramie. Edhe shumë vetë prei atyneve qi ndëgjuenë fjalënë, besuenë; edhe u mbush numëri i nierëzëvet afër pesë mijë. Edhe mbë të nesërmet u mbëlothnë ndë Ierusalem të parët’ e atyneve, edhe pleqtë, edhe shkruisitë, edhe Anna krye-prifti, edhe Kaiafa, edhe Gjionni, edhe Aleksandri, edhe gjithë sa ishinë prei farësë krye-priftënisë. Edhe si i vunë ndë miedis, i pyesinë: Me çfarë fuqie, a me të kuit emënë batë këte ju? Atëherë Pietri, u mbush me Shpirtinë Shenjt, e u tha atyne: O të parët’ e popullit, edhe pleqt’ e Israelit, ndë pyetemi na sot për të mirën’ e nji nieriu të sëmunë, prei çfarë fuqie u shëndosh kyi; le të bahet’e ditunë mbë gjithë ju, edhe mbë gjithë popullin’ e Israelit, se mb’emënit të Iesu Krishtit Nazoreasit, të cillinë ju e kryqëzuetë, por Perëndia e ngjalli prei së vdekunish, me anë të këti rri kyi tashti përpara jush i shëndoshë. Kyi asht’ ai guri qi u hoth poshtë prei jush qi ndërtoni, i cilli u vu ndë krye të sqepit. Edhe nuk’ ashtë shpëtim prei as-ndonji tietëri, sepse as emënë tietër ndënë qiellt nuk’ ashtë dhanë mbë nierëzit, qi duhetë me u shpëtuem na prei ati. Edhe kur vun’ ore kuximin’ e Pietrit edhe të Gjionnit, edhe muernë vesht se ishinë nierës të paditunë letëra edhe idiotë, mërekulloheshinë; edhe i ngjifinë se kishinë qenunë bashkë me Iesunë. Edhe mbassi shifin’ atë nierinë qi ishte shëndoshunë tue ndenjunë bashkë me ata, s’kishinë se qish me thanë kundrë. Por, mbassi i urdhënuenë me dalunë jashtë bashkë-ndejtiesë, muernë e dhanë njiani me tietrinë, tue thanë: Qish t’u bajmë këtyne nierëzëvet? Sepse ç’mërekulli u ba e ditunë prei atyneve, ashtë për faqe gjith’ atyneve qi rrinë ndë Ierusalem; edhe nukë mundemi me e mohuem, por qi të mos hapetë ma tepërë ndë popull, le t’u shtiemë frikënë shtrëngueshim, të mos i flasinë ma as ndonji nieriu mb’emënit të këti Edhe si i thirrnë, i porositnë mos me lëgjiruem kreit, as mos me mësuem mb’emënit të Iesuit. Por Pietri edhe Gjionni u përgjeqnë atyneve, e thanë: Ndë qoftë me udhë përpara Perëndisë, gjukoni. Sepse na s’mundemi mos me folunë për sa pam e ndëgjuem. Edhe ata mbassi u shtinë frikënë prap, i lishuenë; sepse nukë gjejinë se si me i munduem, prei popullit, sepse të gjithë lavdojinë Perëndinë për ate punë qi u ba. Sepse ai nieri qi i koditi këjo mërekullia e të shëndoshunit, ishte ma tepërë se katërdhetë vieç. Edhe si u lishuenë, erthnë te të vetët, edhe dhanë za për gjithë sa u thanë krye-priftënit’ edhe pleqtë. Edhe ata kur ndëgjuenë, ngritnë zaninë te Perëndia me nji zemërë, edhe thanë: O Zotëni, ti je Perëndia qi bane qiellinë, edhe dhenë, edhe detinë, edhe gjithë sa janë nd’ato; ti qi ke thanë me anë të gojësë Davidit shërbëtorit tand: “Përse shfryitnë kombetë, edhe popujtë shkuenë ndër mend punë të kota? Mbëretënit’ e dheut ndejtnë, edhe të parët’ u mbëlothnë bashkë kundrë Zotit, edhe kundrë të lyemit ati”. Sepse për të vërtetë u mbëlothnë kundrë shenjtit dialit tand Iesuit, të cillin’ e leve, edhe Herodi, edhe Pilat Pontiu bashkë me kombet, edhe me popujt e Israelit, për me bamë sa urdhënoi çë ndë krye të kohësë dora jote edhe anda jote për me u bamë. Edhe tashti, o Zot, ven ore frikatë qi shtien’ ata, edhe epu shërbëtorëvet tu me folunë fjalënë tande me gjithë kuxim, tue shtrimë dorënë tande me shëndoshunë; edhe me u bamë shenje e mërekullia me anë të emënit shenjtit dialit t’yt Iesuit. Edhe si u lutnë ata, u tund ai vend qi ishinë mbëledhunë, edhe u mbushnë të gjithë me Shpirtin Shenjt, edhe flisinë fjalën’ e Perëndisë me kuxim. Edhe zemëra e shpirti i shumicësë qi kishinë besuem ishte nji; edhe askushi nukë thoshte për ndonji gja prei pasëjes’ atyneve se asht’ e veta, por të gjitha i kishinë rëndom. Edhe apostujt’ epinë deshmin’ e së ngjallëmesë Zotit Iesu me fuqi të madhe; edhe ishte hir i math mbë gjith’ ata. Sepse askushi nuk’ ishte i nevojëshim ndër ata, sepse gjithë sa ishinë të zotënit’ e aravet e shtëpiavet, i shisin, e bijinë të çimuemit’ e të shitunavet, edhe i vejinë për-anë kambëvet apostujvet; edhe ua dajinë njiani tietrit mbas nevojësë qi kishte gjithë-kushi. Edhe Ioseu, i cilli u queit përmbi emënë Barnabë prei apostujsh (qi këthyem, do me thanë, i Bir’ i ngushullimit), ishte Levit, Kyprianë prei kombit, i cilli shiti arënë qi kishte, edhe pruni astrëtë, e i vuni për-anë kambëvet apostujvet. Edhe nji burr qi e kishte emënin’ Anani, bashkë me Sapfirënë gruen’ e vet, shiti nji copë dhe, edhe mpëshefi prei të çimuemit, tue ditun’ edhe grueja e vet, edhe pruni nji piesë prei astrëvet, edhe e vuni për-anë kambëvet apostujvet. Edhe Pietri tha: O Anani, përse mbushi zemrënë tande Satanai me gënjyem Shpirtinë Shenjt, edhe me mpëshefunë prei të çimuemit arësë? Ndë qoftë se e mbaje, a s’ishte joteja? Edhe si e shite, a s’ishte ndënë pushtet tand? Qish pate qi vune ndër mend këte punë? Nukë rreite nierëzitë, por Perëndinë. Edhe Anania tue ndëgjuem këto fjalë, ra për dhe, edhe dha shpirtinë; edhe u hyni frikë e madhe gjith’ atyneve qi ndëgjuenë këto. Edhe si u ngritnë të rijtë, e mpështuellnë, edhe e prunë jashtë, edhe e shtinë ndë dhet. Edhe mbassi kishinë shkuem tri ora, hyni edhe grueja e ati, pa ditunë se qish ishte bamë. Edhe Pietri iu përgjeq asai: Më thuei, ndë qoftë se e shitët arënë për kaqi? Edhe ajo tha: Po, për kaqi. Atëherë Pietri i tha asai: Përse u batë me nji fjalë me ngamë Shpirtin’ e Zotit? Qe ku janë te dera kambët’ e atyneve qi shtinë ndë dhet burrinë tand, edhe kanë me të nxierrë jashtë edhe tyi. Edhe ajo ra përnjiherë për-anë kambëvet ati, edhe dha shpirtinë; edhe mbassi hynë dialoshëtë, e gjetnë të vdekunë, edhe si e nxuernë jashtë, e shtinë ndë dhet ngjat burrit asai. Edhe i hyni frikë e madhe gjithë kishësë, edhe gjith’ atyneve qi ndëgjuenë këto. Edhe baheshinë shumë shenje e mërekullia ndë popull prei duersh apostujvet; (edhe ishinë të gjithë me nji zemërë ndë kamarë të Solomonit. Edhe askushi prei të tierëvet nukë kuxonte me u ngjitunë tek ata; por populli i madhënonte. Edhe shtoheshinë ma shumë tue i besuem Zotit, shumica burrash e grash.) Kaqi sa nxirinë jashtë ndëpër rrugat të sëmunëtë, e i vejinë mbi shtresa e mbi shtratëna, për me zanë hieja e Pietrit pak së paku ndonji prei atyneve, kur të shkojë. E mbëlidhei edhe shumica ndë Ierusalem qi ishinë prei qytetesh rreth, e bijinë të sëmunëtë, edhe ata qi ngjiteshinë prei frymash ndyta, të cillëtë shëndosheshinë të gjithë. Atëherë u ngrit Krye-prifti edhe gjith’ ata qi ishinë bashkë me ate (të cillit’ ishin’ eresi e Saddukevet), edhe u mbushnë me zmir, edhe vunë duert’ e veta mbi apostujt, edhe i vunë ndë burk të popullit. Por engjull’ i Zotit çeli dyert’ e burgut natënë, edhe si i nxuer, u tha atyne: Shkoni, edhe rrini e flitni ndë tempull te populli gjithë fjalët’ e kësai jete. Edhe si ndëgjuenë, hynë ndë tempull mbë të sbardhëmen’ e dritësë, edhe mësojinë. Por kur erdhi Krye-prifti edhe ata qi ishinë bashkë me ate, thërritnë bashkë-ndejtien’ edhe gjithë pleqësinë e të bijvet Israelit, edhe dërguenë ndë burk për me prum’ ata. Edhe shërbëtorëtë kur votnë, nuk’ i gjetnë ndë burk, edhe u këthyenë, e u dhanë za atyne, tue thanë, se: Burgun’ e gjetëm ndryem me shumë siguri, edhe rueitësitë tue ndenjunë jashtë përpara dyervet, por kur çelëm, nukë gjetëm mbrenda askend. Edhe kur ndëgjuenë këto fjalë prifti edhe i pari i tempullit edhe Krye-priftënitë, vrisinë mendienë për ata, se si ka me u bamë këjo punë. Atëherë erdhi nji nieri, e u dha za atyne, tue thanë, se: Qe ata nierëzitë qi patët vumë ndë burk, te janë tue ndenjunë ndë tempull, e po mësojnë popullinë. Atëherë vote kapitani bashkë me shërbëtorët, e i prun’ ata, jo me përdhunë, sepse drojinë popullinë, mos i rrafinë me gurë. Edhe si i prunë, i nxuernë përpara bashkë-ndejtiesë; edhe Krye-prifti i pyeti, tue thanë: Nuk’ u porositëm juve shtrëngutë mos me mësuem mb’emënit të këti? Edhe ju qe te mbushtë Ierusaleminë me mësiminë tuei, edhe doni me prumë mbi ne gjakun’ e këti nieriu. Atëherë Pietri edhe apostujt’ e tierë u përgjeqnë e thanë: Duhetë me i ndëgjuem Perëndisë ma tepërë se nierëzëvet. Perëndia i atënavet t’anë ngjalli Iesunë, të cillinë ju e vratë edhe e vartë mbi drut. Këte Perëndia e naltoi me anë të diathtësë vet, edhe e bani të parë edhe shëlbues, për me i dhanë pendesë Israelit, edhe ndëjesë fajesh. Edhe na jemi deshmitarët’ e ati për këto fjalë, edhe Shpirti Shenjt, qi u dha Perëndia atyne qi i ndëgjojn’ ati. Edhe ata kur ndëgjuenë, ngërcëllojinë dhambëtë, edhe bajinë këshille me i vramë. Atëherë u ngrit ndë bashkë-ndejtiet nji Farise, qi quhei Gamaliel, mieshtër i ligjësë, edhe i nderëshim ndër gjithë popullinë, edhe urdhënoi me nxierrë jashtë apostujtë nji grimë herë; edhe u tha atyne: O burra Israelitë, shikoni qish keni me u bamë këtyne nierëzëve. Sepse para këtyne ditve u ngrit Theuda, tue thanë për vetëvetëhenë se di qish ashtë; edhe i votnë mbrapa afër katër qind vetë; ai u vra; edhe gjith’ ata qi i ndëgjojin’ ati u shpërkoqnë, edhe u banë për asgja. Mbas këti u ngrit Iudë Galileasi nd’ato ditt qi shkruheshin’ emënatë, edhe tërhoq mbas vetiut miaft popull; edhe ai hupi, edhe gjith’ata qi i ndëgjojin’ ati u shpërdanë. Edhe tashti po u thom juve: Mërgohi prei këtyne nierëzëve, edhe i lini, sepse ndë qoftë prei nierëzish këjo këshille a këjo punë, ka me u vdierrë, por ndë qoftë prei Perëndiet, nukë mundeni me e vdierrë; edhe veni ore mos ndothni me bamë luftë edhe me Perëndinë. Edhe ata i ndëgjuenë; edhe mbassi thërritnë apostujt’ e i rrafnë, i porositnë mos me folunë mb’emënit të Iesuit, edhe i lishuenë. Ata pra iknë prei faqesë bashkë-ndejtiesë tue u gëzuem, se u banë të zotënitë me u shpërnderuem për emënin’ e ati. Edhe përditë ndë tempull e ndëpër shtëpia nukë pushojinë tue mësuem e tue dhanë zanin’ e mirë për Iesu-Krishtinë. Edhe nd’ato ditt kur shumoheshinë dishepujtë, Greqishtarëtë murmurojinë kundrë Hebrevet, se nukë shikoheshinë grat’ e veja t’atyneve ndë shërbesë të përditëshime. Atëherë të dy-mbë-dhetëtë thërritnë shumicën’ e dishepujvet, e thanë: Nuk’ asht’ e pëlqyeshime mbë ne me lanë mbë-nj-anë fjalën’ e Perëndisë, e me shërbyem ndëpër truvezat. Vështroni pra, o vëllazën, e sgjithni prei jush shtatë burra qi të epetë deshmi e mirë për ata, plot me Shpirtinë Shenjt e me dituni, të cillëtë t’i vemë mbi këte nevojë. Por na të presimë mbë të falunit, e mbë shërbesët të fjalësë. Edhe u pëlqye fjala përpara gjithë shumicësë, edhe sgjothnë Stefaninë, qi ishte burr plot me besë e me Shpirtinë Shenjt, edhe Filippin’, edhe Prohorin’, edhe Nikanorin’, edhe Timonin’, edhe Parmenan’, edhe Nikolanë e këthyem Antioheasinë: të cillët i nxuernë përpara apostujvet; edhe mbassi u falnë, vunë duertë përmbi ata. Edhe fjala e Perëndisë shtohei, edhe numëri i dishepujvet shumohei fort ndë Ierusalem; edhe shumë gjindëje prei priftënish i ndëgjojinë besësë. Edhe Stefani plot me besë e me fuqi, bante mërekullia e shenje të mëdha ndë popull. Atëherë u ngritnë disa prei synagoget qi thohei i Libertinëvet, edhe Kyrenianëvet, edhe e Aleksandrianëvet, edhe prei atyneve qi ishinë kah Kylikia e kah Asia, edhe haheshinë me fjalë me Stefaninë. Edhe s’mundeshinë me i dalë kundrë ditunisë edhe frymësë qi fliste. Atëherë vunë pshefas nierës me thanë, se: Ndëgjuem ate tue folunë fjalë vlasfimie kundrë Moiseut edhe Perëndisë. Edhe shtynë popullin’ e pleqt’ e shkruisit’, edhe u turrnë, edhe e rrëmbyenë, edhe e prunë ndë bashkë-ndejtiet, edhe nxuernë përpara deshmitarë rrenësë, qi thoshinë, se: Kyi nieri nukë pushon tue folunë fjalë vlasfimie kundrë këti vendi shenjt, edhe kundrë ligjësë, sepse ndëgjuem ate tue thanë, se: Kyi Iesu Nazoreasi ka me prishunë këte vend, edhe ka me ndërruem zakonetë qi na ka lanë Moiseu. Edhe gjith’ ata qi kishinë ndenjunë ndë bashkë-ndejtiet kur shtinë sytë mb’ate, panë faqen’ e ati porsi faqe engjulli. Atëherë Krye-prifti tha: Vallë janë këto punë kështu? Edhe ai tha: O burra, vëllazën, edhe atënë, pa ndëgjoni - Perëndia i laftit iu duk atit t’ynë Abrahamit, kur ishte ndë Mesopotami, para se pat ndenjun’ ai ndë Harran, edhe i tha: “Dil prei dheut t’yt edhe prei fisit t’yt, edhe eja mb’ate dhe qi kam me të diftuem”. Atëherë ai duel prei dheut Haldevet, edhe ndenji ndë Harran; edhe prei andyj, mbassi vdiq i ati ati, e nguli ndë këte dhe qi rrini ju tashti. Edhe nuk’ i dha trashigim nd’ate dhe, as nji hapë kambe, por iu zotue se ka me ia dhanë ndën’ urdhënë të vet ati, edhe farës’ ati bashkë me ate, ndonëse ai s’kishte dial. Edhe Perëndia foli kështu: “Se fara e ati ka me votunë të rrijë ndë dhe të huej; edhe kanë me e bamë shërbëtore, edhe kanë me e marrë me të keq katër qind viet. Edhe ate komp, qi kanë me i shërbyem, kam me e gjukuem unë” - tha Perëndia - “edhe mbasandai kanë me dalunë, edhe kanë me më lutunë ndë këte vend”. Edhe i dha dhiatën’ e rreth-presiesë; edhe kështu i leu Isaaku, edhe e rreth-preu mbë të tetënë ditë; edhe Isaakut i leu Iakobi, edhe Iakobit i lenë të dy-mbë-dhetë Krye-atënitë. Edhe Krye-atënitë mbassi kishinë zmir Iosefinë, e shitnë ndë Egjyptë, por Perëndia ishte bashkë me ate, edhe e shpëtoi prei gjithë shtrëngimesh ati, edhe i dha hir e dituni përpara Faraonit mbëretit Egjyptit, i cilli e vuni të parë përmbi Egjyptinë, edhe përmbi gjithë shtëpin’ e vet. Edhe u ba nji zi mbë gjithë dhen’ e Egjyptit edhe Hanaanit, edhe nji shtrëngim i math, edhe atënitë t’anë nukë gjejinë ushqime. Por Iakobi kur ndëgjoi se kishte grunë ndë Egjyptë, dërgoi herën’ e parë atënitë t’anë. Edhe të dytënë herë Iosefi u ngjof me të vëllazënit e vet; edhe kombi i Iosefit duel për faqe te Faraoni. Edhe Iosefi dërgoi, e thërriti të atin’ e vet Iakobinë, edhe gjithë nierëzin’ e vet, qi ishinë shtatë-dhet’ e pesë shpirtë. Edhe Iakobi sdrypi ndë Egjyptë, edhe vdiq atie ai edhe atënitë t’anë. Edhe i prunë ndë Sihem, edhe i vunë nd’ate vorr qi pat blemë Abrahami me çimim argjandi prei të bijvet Emmorit të atit Syhemit. Por kur u avit koha e të zotuemit qi i pat bamë be Perëndia Abrahamit, u çue populli, edhe u shumue ndë Egjyptë, deri sa u ngrit nji tietër mbëret, i cilli nukë ngjifte Iosefinë. Kyi ngrefi lak kundrë kombit t’ynë, edhe u dha kaqi shtrëngim atënavet t’anë, sa i bani me hedhunë tej foshnjet’ e atyneve, qi të mos u ngjalletë fara. Ndë këte kohë leu Moiseu, edhe ishte i bukur’ i Perëndisë, i cilli u ushqye tre muej ndë shtëpi të atit vet. Edhe kur u hoth tej, e bija e Faraonit e muer, edhe e ushqeu për bir të vet. Edhe Moiseu u mësue ndë gjithë ditunin’ e Egjyptianëvet; edhe ishte i fortë ndë fjalë e ndë punë. Edhe kur ishte tue mbushunë katër-dhetë viet, i erdhi ndë zemërë t’ati me vum’ ore vëllazënit’ e vet, të bijt’ e Israelit. Edhe kur pa nji tue iu bamë keq, i duel zot, edhe vrau Egjyptianinë, e muer shpagim për ate qi mundohei. Sepse kujtonte se të vëllazënit’ e vet kishinë me e marrë vesht, se Perëndia u ep atyne shpëtim me anë të dorës’ ati, por ata nuk’ e muernë vesht. Edhe mbë të nesërmenë ditë u duk mb’ata kur po ziheshinë, edhe i nguti ndë paqtim, tue thanë: O burra, ju jeni vëllazën; përse i bani keq njiani tietërit? Por ai qi i bante keq të afërmit, e shtyni, edhe tha: Cilli të vuni të parë edhe gjukatës mbi ne? Mos do të më vrasish ti, sikurse vrave die ate Egjyptianinë? Atëherë Moiseu iku për këte fjalë, e u ba nieri i huej ndë dhe të Madiamit, atie ku i lenë dy dielm. Edhe mbassi u mbushnë katër-dhetë viet, iu duk ndë shkretinët të malit Sina engjull’ i Zotit ndë flakë të ziarrmit ferrësë. Edhe Moiseu kur pa, u mërekullue për ate të pame; edhe ai tue ardhunë ngjat me vum ore, erdhi zan’ i Zotit tek ai: “Unë jam Perëndia i atënavet tu, Perëndia i Abrahamit, edhe Perëndia i Isaakut, edhe Perëndia i Iakobit”. Edhe Moiseu u trem, e s’kuxonte me vum’ ore. Atëherë Zoti i tha: “Sgjith të mbathunit’ e kambëvet tua, sepse ai vendi qi ke ndenjunë, ashtë dhe i shenjtënueshim. Vuna ore edhe pashë të hequnitë keq e popullit t’em qi ashtë ndë Egjyptë, edhe ndëgjova shamtimën’ e atyneve, edhe sdrypa me i shpëtuem; edhe tashti eja, se kam me të dërguem ndë Egjyptë”. Këte Moisenë qi e mohuenë, tue thanë: “Cilli të vuni të parë edhe gjukatës?”, këte Perëndia e dërgoi të parë edhe shpërblimtar me anë të dorës’ engjullit qi iu duk ndë ferrët. Kyi nxuer ata, mbassi bani mërekullia e shenje ndë dhe të Egjyptit, edhe ndë Det të Kuq, edhe ndë shkretinët katër-dhetë viet. Kyi asht’ ai Moiseu qi u tha të bijvet Israelit, se: “Zoti Perëndia juei ka me u ngritunë juve nji Profet prei vëllazënish tuei, porsi mue; ati keni me i ndëgjuem”. Kyi asht’ ai qi qe ndë përmbëledhiet ndë shkretinët bashkë me engjullinë qi fliste me ate ndë malt të Sinait, edhe me atënitë t’anë, i cilli priti fjalë të gjalla, për me dhanë neve. Atënitë t’anë nukë deshnë me i ndëgjuem, por e hothnë poshtë, edhe u këthyenë me zemërat e veta ndë Egjyptë, edhe i thanë Aaronit: “Na ban perëndina për me ecunë përpara nesh, sepse kyi Moiseu, qi na nxuer prei dheut Egjyptit, nukë dimë se qish i koditi”. Edhe banë nji viç nd’ato ditt, edhe i prunë kurban idhullit, edhe gëzoheshinë për punët’ e duervet veta. Përandai Perëndia u këthye, edhe i la për me iu lutunë ushtërisë qiellit; sikurse ashtë shkruem ndë libër të profetënavet: “Mos më keni prumë të theruna edhe kurbane katër-dhetë viet ndë shkretinët, o shtëpia e Israelit? Por ngritët tendën’ e Molohut, edhe yllin’ e perëndisë tuei Remfanit, figurevet qi batë për me i adhuruem, përandai kam me u shpërgulunë juve përtej Babylonisë”. Tenda e deshmisë ishte ndër atënit t’anë ndë shkretinët, sikurse porositi ai qi fliste me Moisenë, me e bamë mbas figuresë qi kishte pamë. Edhe atënitë t’anë e muernë me vetëhe, edhe e prunë bashkë me Iesunë ndë dhet qi pushtuenë prei kombesh, të cillëtë Perëndia i nxuer jashtë prei faqes’ atënavet t’anë, deri ndë ditt të Davidit; i cilli gjeti hir përpara Perëndisë, edhe hypi me gjetunë të ndenjunë për Perëndin’ e Iakobit. Edhe Solomoni i ndërtoi nji shtëpi. Por i Nalti nukë rri ndër tempuj qi bahenë me dorë; sikurse thotë profeti: “Qielli ashtë shkambi em, edhe dheu ashtë vendi qi ve kambët’ e mia; çfarë shtëpie keni me ndërtuem për mue? - thotë Zoti - A cilli asht ai vend i së prajtëmesë s’eme? A nuk’ i ka bamë dora eme këto të gjitha?” O krenë të pakëthyem, edhe të pa-rreth-premë ndë zemër’ e ndë veshë, ju përherë i rrini kundrë Shpirtit Shenjt, sikurse atënitë tuei, kështu edhe ju. Cillinë prei profetënish nukë ndoqnë atënitë tuei? Por edhe vran’ ata qi dhanë za çë përpara për të ardhëmen’ e të Dreitit, të cillit ju tashti u batë trathtorë edhe gjaksorë, qi muertë ligjënë prei porosiash engjujvet, edhe nuk’ e rueitët. Edhe ata kur ndëgjojinë këto, priteshinë ndëpër zemërat e veta, edhe ngërcëllojinë dhambëtë kundrë ati. Por ai ishte plot me Shpirtinë Shenjt; kur çoi sytë ndë qiell, pa laftin’ e Perëndisë, edhe Iesunë tue ndenjunë prei së diathtësë Perëndisë, edhe tha: Qe te po shof qijetë hapunë, edhe të birin’ e nieriut tue ndenjunë prei së diathtësë Perëndisë. Atëherë ata t hërritnë me za të math, e zunë veshët’ e vet, edhe u turrnë të gjithë bashkë mbi ate, edhe e nxuernë jashtë qytetit, edhe e rrifinë me gurë; edhe deshmitarëtë lanë petkat’ e veta për-anë kambëvet nji dialoshi qi quhei Saul. Edhe rrifinë me gurë Stefaninë, qi lutei e thoshte: O Zoti Iesu, prit shpirtinë t’em. Edhe si u ul mbë gjuj, thërriti me za të math: O Zot, mos ua numëro atyne këte për faj. Edhe porsa tha këte, ra mbë gjumë. Edhe Saulit i pëlqente vrasëja e ati. Edhe atë ditë u ba nji ndiekëje e madhe kundrë kishësë qi ishte ndë Ierusalem; edhe të gjithë u shpërdanë ndëpër vendet e Iudesë e Samarisë, përveç apostujvet. Edhe disa burra besëtarë prunë Stefaninë ndë vorr, edhe banë vaje të madhe mbi ate. Edhe Sauli i bante keq kishësë, tue hymë ndëpër shtëpiat, e tue tërhequnë burra e gra, e i hethte ndë burk. Ata pra qi u shpërdanë shkuenë vend mbë vend, tue dhanë zanin’ e mirë për fjalënë. Edhe Filippi sdrypi ndë qytet të Samarisë, e u predikonte atyne Krishtinë. Edhe gjithë gjindëja me nji zemër’ i mbajinë veç Filippit për ato qi thoshte, sepse ndëgjojin’ edhe shifin’ ato mërekulliatë qi bante. Sepse prei shumë nierëzish qi kishinë fryma të ndyta, dilinë tue thërritunë me za të math, edhe shumë uloga e çala u shëndoshnë. Edhe u ba gëzim i math nd’atë qytet. Edhe atie ishte nji nieri qi quhei Simon, i cilli çë ndë krye të kohësë bante magjij nd’ate qytet, edhe nxirte menç popullin’ e Samarisë, tue thanë për vetëvetëhenë se ashtë nji nieri i math; të gjithë të mëdhej e të vogjil i vejinë vesh, e thoshinë, se: Kyi ashtë fuqia madhe e Perëndisë. Edhe i vejinë vesh, sepse i kishte nxierrë menç shumë kohë me magjit. Por kur i besuenë Filippit qi epte zanin’ e mirë për punët’ e mbëretënisë Perëndisë, edhe për emënin’ e Iesu-Krishtit, pagëzoheshinë burra e gra. Por edhe ai Simoni besoi; edhe si u pagëzue, mbeti bashkë me Filippinë, edhe tue pamë se baheshinë shenjë e mërekullia të mëdha, dilte jashtë menç. Edhe apostujtë qi ishinë ndë Ierusalem kur ndëgjuenë, se Samaria priti fjalën’ e Perëndisë, dërguenë tek ata Pietrin’ edhe Gjionninë, të cillëtë kur sdrypnë, u falnë për ata, qi të marrinë Shpirtinë Shenjt (sepse edhe s’kishte sdrypun’ as mbë ndonji prei atyneve, por vesht ishinë pagëzuem mb’emënit të Zotit Iesu). Atëherë vejinë duertë mbi ata, edhe merrinë Shpirtinë Shenjt. Edhe Simoni kur pa, se me të vumen’ e duervet apostujvet epei Shpirti Shenjt, u pruni atyne astrë, tue thanë: Më epni edhe mue këte pushtet, qi mbi cillinë-do të ve duertë, të marri Shpirtinë Shenjt. Por Pietri i tha: Argjandi yt le të vdiretë bashkë me tyi, sepse kujtove se dhunëtia e Perëndisë fitohetë me astrë. Ti s’ke piesë, as shortë ndë këte fjalë, sepse zemëra jote s’asht’ e dreitë përpara Perëndisë. Pendohu pra prei kësai së keqesë s’ate, edhe iu lut Perëndisë, druese të ndëjehetë kyi kujtim i zemrësë s’ate, sepse po të shof se je ndë vëner idhënie edhe ndë të lidhunë paudhënie. Atëherë Simoni u përgjeq, e tha: Lutuni ju Zotit për mue, për mos me ardhunë mbi mue as ndonji prei asosh qi thatë. Edhe ata, mbassi dhanë deshmi, edhe folnë fjalën’ e Zotit, u këthyenë ndë Ierusalem, edhe dhanë zanin’ e mirë ndëpër shumë krye-katunde të Samaritanëvet. Edhe engjull i Zotit i foli Filippit, tue thanë: Ngreu, edhe shko prei anësë Mies-ditësë, mb’udhë qi sdryp prei Ierusalemit ndë Gazë, qi ashtë shkretinë. Edhe ai u ngrit, e vote. Edhe qe nji nieri Ethiopës, i tredhunë, urdhënar i Kandakësë, mbretëneshës’ Ethiopësavet, i cilli ishte mbi gjithë thesorët e asai; kyi kishte ardhunë për me adhuruem ndë Ierusalem; edhe kur ishte tue u këthyem, edhe tue ndenjunë mbi qerren’ e vet, po këndonte profetin’ Isai. Edhe Shpirti Shenjt i tha Filippit: Avitu, e iu ngjit kësai qerreje. Edhe Filippi mbassi u turr ngjat, ndëgjoi ate tue kënduem profetin’ Isai, edhe tha: Vallë merr vesht ato qi këndon? Edhe ai tha: E si mundem me marrë vesht, ndë mos më diftoftë kushi? Edhe iu lut Filippit me hypun’ e me ndenjunë bashkë me ate. Edhe ai vendi shkronjësë qi po këndonte ishte kyi: “U pru porsi dash për me u therë, edhe porsi qengj qi rri pa za përpara ati qi e qeth, kështu nukë hap gojën’ e vet; ndë të përvumen’ e ati u ngrit gjyqi i ati; edhe brezin’ e ati kush ka me e diftuem? Sepse ngrihetë prei dheut jeta e ati”. Edhe i tredhuni u përgjeq, e i tha Filippit: Të lutem, për cillinë thotë këte profeti? Për vetëvetëhenë, apor për ndonji tietër? Atëhere Filippi hapi gojën’ e vet, e filloi prei kësai shkronje, edhe i dha zanin’ e mirë për Iesunë. Edhe kur ishinë tue shkuem udhësë, erthnë mbë nji ujë; edhe i tredhuni thotë: Qe ku ashtë ujë; çfarë gjaje më ndal me u pagëzuem? Edhe Filippi tha: Ndë besofsh me gjithë zemërë, mundesh. Edhe ai u përgjeq, e tha: Besoj se Iesu Krishti asht’ i Bir’ i Perëndisë. Edhe urdhënoi me ndalunë qerrenë; edhe sdrypnë të dy nd’ujët, edhe Filippi edhe i tredhuni; edhe e pagëzoi. Edhe kur duelnë prei ujit, Shpirt’ i Zotit rrëmbeu Filippinë, edhe i tredhuni s’e pa ma, por shkonte udhësë vet tue u gëzuem. Edhe Filippi u gjind ndë Azot; edhe mbë të shkuemitë epte zanin’ e mirë ndëpër gjithë qytetet, deri sa erdhi ndë Kaisari. Edhe Sauli por tue shfryitunë frikë e vrasëje kundrë dishepujvet Zotit, erdhi te Krye- prifti, edhe lypi prei ati letëra për Damaskë te synagogat, qi ndë gjetë disa prei kësai udhe, burra e gra, t’i bierë lidhunë ndë Ierusalem. Edhe ai tue votun’ u avit ndë Damaskë, edhe befas shkrepëtini rreth ati nji dritë prei qiellit, edhe ai si ra mbë dhe, ndëgjoi nji za tue i thanë: Saul, Saul, përse më ndiek? Edhe ai tha: Cilli je ti, o Zot? Edhe Zoti tha: Unë jam Iesui qi ndiek ti; keq për tyi ashtë të hedhish me shqelmë drizavet. Edhe ai tue u dridhun’ e tue u habitunë tha: Zot, qish do ti me bam’ unë? Edhe Zoti i tha: Ngreu, e hyn ndë qytet, edhe ka për me t’u folunë qish duhetë me bamë. Edhe ata nierëzitë qi bajin’ udhë bashkë me atë, shtangën pa za, sepse ndëgjojinë zaninë, por nukë shifin’ askend. Edhe Sauli u ngrit prei dheut; por nukë shifte askend, ndonësë kishtë hapunë syt’ e vet; edhe tue tërhekunë për dore ate, e prunë mbrenda ndë Damaskë. Edhe kishte tri ditt qi nukë shifte, edhe as hangri e as piu. Edhe ishte nji dishepull ndë Damaskë qi quhei Anani; edhe Zoti i tha nd’andërrë: Anani. Edhe ai tha: Qe unë ku jam, o Zot. Edhe Zoti i tha: Ngreu, e shko nd’ate udhënë qi quhet’ e Dreitë, edhe kërko ndë shtëpi të Iudësë nji Tarsiot qi quhetë Saul, sepse qe te po faletë, edhe ka pamë nd’andërrë nji nieri, qi quhet’ Anani, se hyni e vuni dorënë mbi ate, qi të çeli sytë për-së-ri. Atëherë Anania u përgjeq: Zot, kam ndëgjuem prei shumë vetësh për këte nieri, sa të këqia u bani shenjtënavet tu ndë Ierusalem; edhe këtu ka pushtet prei krye-priftënavet me lidhunë gjith’ ata qi thërrasinë mb’emninë tand. Por Zoti i tha: Shko, sepse kyi asht’ anë e sgjedhëme tek unë, për me bartun’ emninë t’em përpara kombevet, e mbëretënavet’ edhe të bijvet Israelit. Sepse unë kam me i diftuem sa duhetë me pësuem për emninë t’em. Edhe Anania vote, e hyni ndë shtëpit; edhe si vuni duertë mbi ate, tha: o Vëlla Saul, Zoti më ka dërguem, ai Iesui qi t’u duk mb’udhë kur ishie tue ardhunë, qi të çelish sytë për-së-ri, edhe të mbushesh me Shpirtinë Shenjt. Edhe përnjiherë ranë prei syvet ati porsi hala, edhe përnjiherë çeli sytë për-së-ri edhe u ngrit e u pagëzue. Edhe si hangri, muer fuqi. Edhe Sauli ndenji disa ditt bashkë me dishepujt qi ishinë ndë Damaskë. Edhe përnjiherë predikonte Krishtinë ndëpër synagogat, se kyi asht’ i Bir’ i Perëndisë. Edhe gjith’ ata qi ndëgjojinë mërekulloheshin’ e thoshinë: Nuk’ ashtë kyi ai qi rrenoi ndë Ierusalem ata qi thërrisinë këte emënë? Edhe këtu për këte punë kishte ardhunë, qi t’i bierë lidhunë te krye-priftënit? Por Sauli merrte fuqi ma tepërë, edhe përzinte ata Iudeitë qi rrijinë ndë Damaskë, tue diftuem se kyi ashtë Krishti. Edhe si shkuenë miaft ditt, Iudeitë banë këshille për me e vramë. Por kundrë-këshilleja e atyneve i ra ndë vesh Saulit; edhe ruejinë dyertë përdit’ e përnatë, për me e vramë. Atëherë dishepujt’ e muernë natënë, edhe e sdrypnë prei murit, varunë ndë nji shportë. Edhe Sauli si erdhi ndë Ierusalem, kërkonte të piqetë me dishepujt, por të gjith’ e kishinë frikë, sepse nukë besojinë se ashtë dishepull. Por Barnaba e muer, edhe e pruni tek apostujt, edhe u diftoi atyneve si pa Zotinë mb’udhë, edhe se i foli, edhe si fliste mballa-faqe ndë Damaskë mb’emënit të Iesuit. Edhe ishte tue hym’ e tue dalë bashkë me ata ndë Ierusalem, edhe tue folunë mballa-faqe mb’emënit të Zotit Iesu. Edhe fliste e hahei me Greqishtarët, por ata kërkojinë me e vramë. Edhe vëllazënitë kur e muernë vesht, e prunë poshtë ndë Kaisari, edhe e dërguenë ndë Tarsë. Kishatë pra ndëpër gjithë Iudenë e Galilenë e Samarinë kishinë paqtim; edhe ishinë tue u ndërtuem e tue ecunë ndë frikët të Zotit, edhe shumoheshinë me anë të ngushullimit Shpirtit Shenjt. Edhe Pietri tue shkuem ndëpër gjith’ ato vende, sdrypi edhe te shenjtënit qi rrijinë ndë Lyddë. Edhe atie gjeti nji nieri qi e quenin’ Aine, i cilli ishte ulok qi dirgjei ndë shtrat çë prei tetë vieç. Edhe Pietri i tha: Aine, Iesu-Krishti të shëndosh, ngreu, edhe shtro shtratinë tand. Edhe ai përnjiherë u ngrit. Edhe gjith’ ata qi rrijinë ndë Lyddë e ndë Saronë pan’ ate, edhe u këthyenë mbë Zotinë. Edhe ndë Ioppë ishte nji dishepolle qi quhei Tabitha, qi këthyem, do me thanë Dorkadë [ dhi e egrë]; ajo ishte plot me vepëra të mira e me lëmoshëna qi bante. Edhe nd’ato ditt kodini me u sëmum’ ajo, edhe me vdekunë; edhe si e lanë, e vunë ndë dhomë të sipërme. Edhe Lydda mbassi ishte ngjat Ioppësë, dishepujt kur ndëgjuenë se Pietri asht’ atie, dërguenë dy burra tek ai, tue iu lutunë mos me përtuem të shkojë deri tek ata, Edhe Pietri u ngrit, e vote bashkë me ata. Edhe kur erdhi ai, e hypnë ndë dhomë të sipërme; edhe i duelnë përpara gjithë të vejatë tue qjamë, e tue diftuem të veshëme e petka, qi bante Dorkada kur ishte bashkë me ato. Por Pietri mbassi nxuer të gjithë jashtë, u ul mbë gjuj e u fal; edhe si u këthye prei anësë korpit, tha: Tabitha, ngreu. Edhe ajo çeli syt’ e vet, edhe kur pa Pietrinë, u ngrit, e ndenji. Edhe ai i dha dorënë, edhe e ngriti; edhe mbassi thërriti shenjtënit’ edhe të vejatë, e nxuer përpara të gjallë. Edhe këjo u muer vesht ndëpër gjithë Ioppënë; edhe shumë vetë i besuenë Zotit. Edhe Pietri mbeti miaft ditt ndë Ioppë, për-anë nji farë Simoni likurë-regjësi. Edhe ishte nji nieri ndë Kaisari qi quhei Kornel, krye-qindës prei tufësë ushtëtorëvet qi quhei Italiane, besëtar edhe i pasunë frikë Perëndinë bashkë me gjithë shtëpin’ e vet, e tue bamë shumë lëmoshëna ndë popull, edhe tue iu lutunë Perëndisë gjithë-nji. Kyi pa këthiellëtë nd’andërrë, afër mbë të nanttën’ orë të ditësë, engjullin’ e Perëndisë, se hyni tek ai, e i tha: O Kornel. Edhe ai kur çoi sytë mb’ate, e muer frika, e tha: Qish asht’, o Zot? Edhe engjulli i tha: Të falunat’ e tua e lëmoshënat’ e tua hypnë për kujtim përpara Perëndisë. Edhe tashti dërgo nierës ndë Ioppë, edhe thirrë Simoninë qi quhetë përmbi emënë Pietër; kyi ashtë pritunë ndë shtëpi të nji farë Simoni likurë-regjësi, qi e ka shtëpinë për-anë detit; kyi ka për me të folunë qish duhetë me bamë. Edhe si iku engjulli qi ishte tue folunë me Kornelinë, thërriti dy vetë prei shërbëtorësh vet, edhe nji ushtëtuer besëtar prei atyneve qi rrijinë përherë për-an’ ati; edhe si u diftoi atyne të gjitha, i dërgoi ndë Ioppë. Edhe mbë të nesërmenë, atie ku ishinë tue bam’ udhë ata, edhe avitunë ndë qytet, Pietri hypi mbë dhomët me u falunë, afër mbë gjashtë orë. Edhe si e muer unia, deshi me ngranë; por ata kur ishinë tue i bamë gati bukënë, i erdhi nji jangi, edhe shef qiellinë hapunë, edhe nji anë tue sdrypunë mb’ate, porsi nji pëlhurë e madhe, lidhunë prei së katër anësh, edhe tue ranë mbi dhet; nd’ate ishinë gjithë shtazëtë katër-kambiet’ e dheut, e bishat, e shtërpijt’, e shpendët’ e qiellit. Edhe erdhi nji za tek ai: Ngreu, Pietër; ther, e ha. Por Pietri tha: Qoftë lark, o Zot, sepse askurrë s’kam ngranë çdo gja të ndytë, a të pugatë. Edhe prap për së dytë erdhi nji za tek ai: Ato qi i ka qiruem Perëndia, ti mos i quej të ndyta. Edhe këjo u ba tri herë, edhe prap ana u muer nalt ndë qiell. Edhe Pietri tue vramë mendienë me vetëvetëhenë, vallë qish do me qenunë këjo e pame qi pa, qe, burratë qi ishinë dërguem prei Kornelit, mbassi pyetnë për shtëpin’ e Simonit, e mbërrinë ndë derët; edhe tue thërritunë pyesinë, ndë pastë ranë këtu Simoni qi quhetë përmbi emënë Pietër. Edhe Pietri atie ku ishte tue u menduem për të pamenë qi pa, Shpirti Shenjt i tha: Qe te po të kërkojnë tre burra; ngreu pra, e sdryp, edhe shko bashkë me ata, pa mos të ardhunë ndonji farë mendie, sepse un’ i kam dërguem. Edhe Pietri mbassi sdrypi tek ata nierëzit qi ishinë dërguem tek ai prei Kornelit, tha: Qe, unë jam ai qi kërkoni; për çfarë pune keni ardhunë? Edhe ata thanë: Korneli krye-qindësi, qi ashtë nieri i dreitë, edhe qi ka frikë Perëndinë, edhe qi ka dhanë deshmi për ate gjithë kombi i Iudevet, u urdhënue kah Perëndia prei shenjtit engjull me të thërritunë ndë shtëpit të vet, edhe me ndëgjuem fjalë prei tejet. Ai pra thërriti ata mbrenda, e i gostiti. Edhe mbë të nesërmenë duel Pietri bashkë me ata, edhe disa prei atyne vëllazënavet qi ishinë prei Ioppet erthnë bashkë me ate. Edhe mbë të nesërmenë hynë ndë Kaisari. Edhe Korneli ishte tue pritun’ ata, edhe kishte thërritunë fisin’ e vet, e miqt’ e nevojëshim. Edhe Pietri porsa hyni mbrenda, Korneli i duel përpara, e i ra ndër kambë, edhe e adhuroi. Por Pietri e çoi, tue thanë: Ngreu, sepse edhe unë jam nieri. Edhe tue folunë bashkë me ate hyni mbrenda, edhe gjen mbëledhunë shumë vetë. Edhe u tha atyne: Ju e dini se s’ashtë ndëjyem mbë nji nieri Iude me u piekunë, a me u afëruem me tietër komp; por Perëndia më diftoi mos me than’ as për ndonji nieri se asht’ i ndytë, a i pugatë, përandai kur u thërrita, erdha pa bamë fjalë; pyes pra, për ç’fjalë dërguet’ e më prutë? Edhe Korneli tha: Janë katër ditt deri mbë këte orë qi ishiem tue agjinuem, edhe mbë të nanttën’ orë ishiem tue u falunë ndë shtëpit t’eme; edhe qe nji nieri me petka të ndrituna te ndenji përpara meje, edhe tha: Kornel, u ndëgjue të falunitë tat, edhe lëmoshënat’ e tua u përmendnë përpara Perëndisë. Dërgo pra ndë Ioppë, e thirrë Simoninë qi quhetë përmbi emënë Pietër; kyi ka ranë ndë shtëpi të Simonit likurë-regjësit për-anë detit, edhe ai kur të vijë, ka për me të folunë. Përnjiherë pra dërgova te ti, edhe ti bane mirë qi erdhe. Tashti pra na të gjithë jemi përpara Perëndisë, për me ndëgjuem gjithë qish jan’ urdhënuem te ti prei Perëndisë. Edhe Pietri hapi gojënë, e tha: Me të vërtetë e marr vesht, se Perëndia s’mba anë, por mbë ç’komp qi e ka frikë, edhe punon dreitëni, asht’ i pritunë tek ai. Ate fjalënë qi dërgoi te të bijt e Israelit, tue ungjillëzuem paqtim me anë të Iesu-Krishtit (kyi ashtë Zoti të gjithëve); ju e dini këte fjalë, qi u përhap ndëpër gjithë Iudenë; zanë fillë prei Galilesë, mbas ati pagëzimit qi predikoi Gjionni; Perëndia si leu [vojoi ] Iesunë prei Nazaretit me Shpirtinë Shenjt e me fuqi, i cilli shkoi vend mbë vend tue bamë mirë e tue shëndoshunë gjith’ ata qi mundoheshinë prei diallit; sepse Perëndia ishte bashkë me ate. Edhe na jemi deshmitarë për gjith’ ato qi bani edhe ndë vend të Iudevet, edhe ndë Ierusalem, të cillin’ e vranë, edhe e varnë mbë dru, këte Perëndia e ngjalli mbë të tretënë ditë, edhe e bani qi të duketë, jo mbë gjithë popullinë, por mbë deshmitarë sgjedhunë çë përpara prei Perëndisë, due me thanë mbë ne qi hangrëm e pim bashkë me ate, mbassi u ngjall prei së vdekunish. Edhe na porositi me predikuem te populli, edhe me bamë deshmi, se ai asht’ ai qi qe urdhënuem prei Perëndisë gjyqtar të gjallësh e të vdekunish. Gjithë profetënitë deshmojnë për këte, se me anë të emënit ati kushdo qi i beson, ka me marrë ndëjesë fajesh. Edhe Pietri por tue folunë këto fjalë, ra Shpirti Shenjt mbi gjith’ ata qi ndëgjojinë fjalënë. Edhe u mërekulluen’ ata besëtarëtë qi ishinë prei rreth-presiesë, sa kishin ardhunë bashkë me Pietrinë, se u derthëka dhunëtia e Shpirtit Shenjt edhe mbë kombet. Sepse ndëgjojin’ ata tue folunë gjuhëna, e tue madhënuem Perëndinë. Atëherë Pietri u përgjeq: Mos mundetë kush me ndalun’ ujëtë, për mos me u pagëzuem këta qi muernë Shpirtinë Shenjt, sikurse edhe na? Edhe i urdhënoi me u pagëzuem mb’emënit të Zotit. Atëherë iu lutnë me mbetunë disa ditt tek ata. Edhe apostujt’ edhe vëllazënitë qi ishinë ndë Iude, ndëgjuenë se edhe kombetë pritnë fjalën’ e Perëndisë. Edhe Pietri kur hypi ndë Ierusalem, haheshinë me ate ata qi ishinë prei rreth-presiesë, tue thanë, se hynë ndër nierës të pa-rreth-premë, e hangrë bashkë me ata. Por Pietri filloi, e u diftoi gjithë qish kishinë koditunë nji ka nji, tue thanë: Un’ ishiem ndë qytet të Ioppësë tue u falunë, edhe pashë nji të pame ndë jangi, Sikur sdrypte nji anë, porsi nji pëlhurë e madhe, lidhunë prei së katër anësh, e lishoi poshtë prei qiellit, edhe erdhi deri tek unë; kur çova sytë mb’ate, vuna ore e pashë shtazëtë katër-kambiet’ e dheut, e bishat’, e shtërpijt’, e shpendët’ e qiellit. Edhe ndëgjova nji za qi më thoshte: Ngreu, Pietër; ther, e ha. Por unë thashtë: Qoftë lark, o Zot, se çdo gja e ndytë a e pugatë askurrë s’ka hymë ndë gojët t’eme. Por zani m’u përgjeq për së dyti prei qiellit: Ato qi ka qiruem Perëndia, ti mos i quej të ndyta. Edhe këjo u ba tri herë; edhe prap u tërhoqnë të gjitha ndë qiell. Edhe qe përnjiherë tek e mbërrinë tre burra mb’ate shtëpi qi ishiem, dërguem prei Kaisariet tek unë. Edhe Shpirti Shenjt më tha me votunë bashkë me ata, pa mos pasunë ndonji farë mendie. Edhe erthnë bashkë me mue edhe këta gjashtë vëllazën, edhe hym ndë shtëpit t’ati nieriut; edhe ai na diftoi, si pa engjullinë ndë shtëpi të vet, se ndenji e i tha: Dërgo nierës ndë Ioppë, e thirrë Simoninë qi quhetë përmbi emënë Pietër, i cilli ka për me të folunë fjalë, qi prei atyne fjalëvet ke me u shpëtuem ti, edhe gjithë shtëpia jote. Edhe unë porsa fillova me folunë, ra Shpirti Shenjt mbi ata, sikurse edhe mbë ne herën’ e parë. Atëherë më ra ndër mend fjala e Zotit, qi thoshte: “se Gjionni pagëzoi me ujë; por ju keni me u pagëzuem me Shpirtinë Shenjt”. Ndë qoftë pra se Perëndia u dha dhunëtinë si nji-nji, sikurse edhe neve, sepse i besuenë Zotit Iesu-Krisht; unë ç’i zoti ishiem me ndalunë Perëndinë? Edhe ata si ndëgjuenë këto fjalë, pushuenë, edhe lavduenë Perëndinë, tue thanë: Perëndia pra u pasëka dhan’ edhe kombevet pendesënë për jetë. Ata pra qi ishinë shpërdamë prei ndiekëjesë qi qe bamë për Stefaninë, shkuenë deri ndë Fenikë, e ndë Kyprë e ndë Antiohi, edhe s’flisinë fjalën’ as mbë ndonji, por veç mbë Iudeit. Edhe disa prei atyneve ishinë nierës Kypreanë e Kyreneanë, të cillëtë kur hynë ndë Antiohi, flisinë te Greqishtarët, tue dhanë zanin’ e mirë për Zotinë Iesu. Edhe dora e Zotit ishte bashkë me ata; edhe shumë numërë nierëzish besuenë, e u këthyenë mbë Zotinë. Atëherë u ndëgjue fjala për ata ndë veshët të kishësë qi ishte ndë Ierusalem; edhe dërguenë Barnabënë me shkuem deri ndë Antiohi. I cilli kur erdhi, edhe pa hirin’ e Perëndisë, u gëzue, edhe shtynte të gjithë me qindruem me zemërë të dreitë te Zoti. Sepse ishte nieri i mirë edhe plot me Shpirtinë Shenjt e me besë. Edhe u shtue miaft gjindëje mbë Zotinë. Atëherë Barnaba duel ndë Tarsë për me kërkuem Saulinë; edhe si e gjeti, e pruni ndë Antiohi. Edhe nji vit të tanë mbëlidheshinë ndë kishë, edhe mësojinë miaft gjindëje. Edhe dishepujt’ u queitnë të Krishtenë përpara ndë Antiohi. Edhe ndër ato ditt sdrypnë profetën prei Ierusalemit ndë Antiohi. Edhe u ngrit nji prei atyneve qi quhei Agab, e shënoi me anë të Shpirtit Shenjt, se do të bahetë nji zi e madhe mbë gjithë dhenë; edhe u ba mbë ditë të Klaudiut Kaisarit. Përandai dishepujt’ urdhënuenë gjithë-se-cilli prei atyneve, mbas pasiesë vet qi kishte, të dërgojnë ndifmë te vëllazënit qi rrijinë ndë Iude; sikurse edhe e banë, e ua dërguenë pleqvet me dorë të Barnabës’ e të Saulit. Edhe nd’ate kohë mbëreti Herod vuni duertë me u bamë keq disave qi ishinë prei kishësë. Edhe vrau me thikë Iakobinë të vëllan’ e Gjionnit. Edhe kur pa se asht’ e pëlqyeshime te Iudeit, vuni ndër mend me zan’ edhe Pietrinë. (Edhe atëherë ishinë ditt’ e të pabrumievet.) Edhe si e zuni, e vuni ndë burk; edhe e dha ndë duer katër katrëshurësh ushtëtorëve me e rueitunë; sepse donte me e nxierrë përpara popullit mbas pashkësë. Pietri pra po ruhei ndë burk, por kisha ishte tue iu lutunë Perëndisë gjithë-nji për ate. Edhe Herodi kur kishte për me e nxierrë përpara, ate natë Pietri ishte tue fjetunë ndërmiet dy ushtëtorësh, lidhunë me dy hekura, edhe rueitësitë ruejinë burgunë përpara derësë. Edhe qe engjull’ i Zotit tek erdhi befas, edhe ndriti nji dritë nd’ate vend; edhe si i ra Pietrit ndë brit, e çoi prei gjumit, tue thanë: Ngreu shpeit. Edhe i ranë hekuratë prei duersh. Edhe engjulli i tha: Ngjishu, edhe mbath këpucët’ e tua. Edhe ai bani ashtu. Edhe i thotë: Vish petkunë tand, e merrmë mbrapa. Edhe ai si duel, e merrte mbrapa; edhe nuk’ e dinte se ashtë me të vërtetë këjo qi u ba prei engjullit, por i dukei se po shef andërrë. Edhe si kaluenë të parën’ edhe të dytënë rueitie, erthnë ndë derët të hekurit, qi të bije ndë qytet, e cilla u hap atyneve prei vetiut; edhe si duelnë, shkuenë ndëpër nji rrugë; edhe përnjiherë engjulli u da prei ai. Edhe Pietri si erdhi ndë vetëvetëhet, tha: Tashti e dij me të vërtetë se Zoti dërgoi engjullin’ e vet, edhe më dëliri prei dorësë Herodit, edhe prei gjithë shpëresësë popullit Iudevet. Edhe mbassi u mendue ndër vetëvetëhe, erdhi ndë shtëpi të Marisë s’amësë Gjionnit qi quhei përmbi emënë Mark, atie ku ishinë mbëledhunë miaft vetë tue u falunë. Edhe Pietri kur trakulloi derës’ oborrit, erdhi nji shërbëtore qi quhei Rodë për me ndëgjuem; edhe ajo kur ngjofi zanin’ e Pietrit, prei gëzimit nukë çeli derënë, por eci me vrap mbrenda, e dha za, se: Pietri ashtë ndenjunë përpara derësë. Edhe ata i thanë: Je tue u marruem; por ajo qindronte mbë fjalët se kështu ashtë. Edhe ata thoshinë, se: Asht’ engjulli i ati, Por Pietri priste tue trakulluem; edhe si hapnë, edhe pan’ ate, u mërekulluenë. Por ai u bani atyne me dorë të mos pëzajnë, e u diftoi atyne, si e nxuer Zoti prei burgut; edhe tha: Epni za Iakobit edhe vëllazënavet për këto. Edhe duel e vote mbë nji tietër vend. Edhe si gëdhini, u ba shumë të përziem ndër ushtëtorët, vallë ç’u ba Pietri. Edhe Herodi kur e kërkoi, edhe s’e gjet, gjukoi rueitësitë, edhe urdhënoi të vritenë. Edhe sdrypi prei Iudesë ndë Kaisari, e shkonte kohën’ atie. Edhe Herodi ishte fort zemëruem me Tyrasit e me Sidonasit, por ata erthnë me një zemërë tek ai, edhe si i mbushnë mendienë Blastit kamarierit mbëretit, lypinë me bamë paqtim; sepse vendi i atyne ushqehei prei mbëretënisë. Edhe nji ditë qi kishin’ urdhënuem, Herodi veshi petkun’ e mbëretënisë edhe ndenji mbë shkamp, e u lëgjironte atyne. Edhe populli thoshte me za të madh: Za Perëndie ashtë, e jo nieriu. Edhe përnjiherë i ra engjull’ i Zotit, sepse nukë dha laftinë te Perëndia; edhe si u hangër prei krymbash, dha shpirtinë. Edhe fjala e Perëndisë shtohei e shumohei. Edhe Barnaba e Sauli mbassi mbaruenë punënë qi patnë, u këthyenë prei Ierusalemit, edhe muernë me vetëhe bashkë edhe Gjionninë qi u queit përmbi emënë Mark. Edhe ndë kishë qi ishte ndë Antiohi ishinë disa profetën e mieshtra, Barnaba edhe Simoni qi quhei Niger, edhe Lukiu Kyreniani, edhe Manaeni qi ishte ushqyem bashkë me Herodinë katrurdhënarinë, edhe Sauli. Edhe ata kur ishinë tue i shërbyem Zotit, e tue agjinuem, Shpirti Shenjt tha: Më dani veç Barnabën’ edhe Saulinë për ate punë qi i kam thërritunë. Atëherë si agjinuen’ e u falnë edhe vunë duertë mbi ata, i lishuenë. Këta pra mbassi u dërguenë prei Shpirtit Shenjt, sdrypnë ndë Seleuki, edhe prei andyj lundruenë për Kyprë. Edhe kur erthnë ndë Salaminë, predikojinë fjalën’ e Perëndisë ndëpër syngagogat e Iudevet; edhe kishin’ edhe Gjionninë shërbëtuer. Edhe si kaluen’ ujdhësënë deri ndë Pafë, gjetnë nji farë magjistari profet-rrenës Iude, qi e kishte emninë Bar-Iesu, i cilli ishte bashkë me Serginë Paulinë prokonsullinë, nji burr të mençim; kyi thirri Barnabën’ edhe Saulinë, edhe kërkoi me ndëgjuem fjalën e Perëndisë. Por Elyma magjistari (sepse kështu këthehet’ emëni i ati), u dilte kundrë atyne, e kërkonte me këthyem prokonsullinë prei besësë. Por Sauli (i cilli quhet edhe Paul), si u mbush me Shpirtinë Shenjt, çoi sytë mb’ate, e tha: O ti qi je plot me çdo farë gënjimi e me çdo farë pune të keqe, i bir’ i diallit, anëmiku i çdo farë dreitënie, nukë do të pushojsh tue prishun’ udhët’ e dreita të Zotit? Edhe tashti, qe dora e Zotit tek ashtë mbi tyi, edhe do të mbesish i verbëtë, të mos shofish diellinë deri mbë nji kohë. Edhe përnjiherë ra mbi ate nji miegull’ e nji errësinë; edhe vinte rreth tue kërkuem nierës me e tërhekunë për dore. Atëherë kur pa prokonsulli se qish u ba, besoi, tue u mërekulluem për mësimin’ e Zotit. Pauli pra edhe ata qi ishinë rreth ati mbassi u ngritnë prei Pafësë, erthnë ndë Pergë të Pamfylisë; edhe Gjionni mbassi u da prei atyneve, u këthye ndë Ierusalem. Edhe ata mbassi shkuenë prei Pergësë, erthnë ndë Antiohi të Pisidisë, edhe si hynë ndë synagogët ditën’ e shëtunë, ndejnë aty. Edhe mbassi u këndue ligja edhe profetënitë, të parët’ e synagogësë dërguenë tek ata, tue thanë: O burra vëllazën, ndë paçi ndonji fjalë për me mësuem popullinë, thoni. Edhe Pauli si u ngrit, edhe bani me dorë, tha: O burra Israelitë, edhe sa keni frikë Perëndinë, pa ndëgjoni. Perëndia i këti popullit Israelit sgjodhi atënitë t’anë, edhe ngriti popullinë qi ishte i huej ndë dhe të Egjyptit, edhe me krah të naltë i nxuer prei andyj. Edhe deri mbë nji kohë katër-dhetë viet i ushqeu ndë shkretinët. Edhe mbassi rrenoi shtatë kombe ndë dhe të Hanaanit, u dau me shortë dhen’ e atyneve. Edhe mbasandai katër qind e pesë-dhet’ e se sa viet u dha atyne gjyqtarë deri mbë ditë të Samuel Profetit. Edhe mbasandai lypnë mbëret, edhe Perëndia u dha atyne Saulinë të birin’ e Kisit, burr prei farësë Beniaminit, katër-dhetë viet. Edhe si e ngriti prei vendit, u vuni atyne Davidinë për mbëret; për të cillinë deshmoi, e tha: “Gjeta Davidinë të birin’ e Ieseut, nieri mbas zemrësë s’eme, i cilli ka me bamë gjithë dashunimet’ e mia”. Prei farësë këti, sikurse ishte zotuem Perëndia, ngriti mbi Israelinë shëlbues, Iesunë, për të cillinë Gjionni predikoi përpara mbi gjithë popullin’ e Israelit pagëzim pendese, para se të vijë ai. Edhe Gjionni kur po mbaronte udhën’ e vet, thoshte: “Qish kujtoni se jam unë? Unë nukë jam ai, por qe te vien mbas mejet ai, të cillit unë s’jam i zoti me i sgjidhunë shollën’ e kambëvet”. O burra vëllazën, të bijt’ e farës’ Abrahamit, edhe sa janë ndër ju qi kanë frikë Perëndinë, mbë ju u dërgue fjala e këti shpëtimi. Sepse ata qi rrinë ndë Ierusalem, edhe të parët’ e atyneve, mbassi s’e ngjofnë këte, as fjalët’ e profetënavet qi këndohenë për çdo të shëtunë, i mbushnë ato, kur e gjukuenë për vdekë. Edhe ndonëse s’gjetnë as ndonji faj për vdekë, lypnë prei Pilatit qi të vritetë. Edhe mbassi mbaruenë gjith’ ato qi ishinë shkruem për ate, e sdrypnë prei drusë, edhe e vunë ndë vorr. Por Perëndia e ngjalli prei së vdekunish: i cilli u duk për shumë ditt mb’ata qi hypnë bashkë me ate prei Galilesë ndë Ierusalem, të cillëtë janë deshmitarët’ e ati te populli. Edhe na po u apimë juve zanin’ e mirë, se ate të zotuemenë qi qe bamë mbë atënit, Perëndia e mbushi mbë ne qi jemi bijt’ e atyneve, kur ngjalli Iesunë; sikurse ashtë shkruem edhe ndë psallmë të dytë: “Ti je biri em: sot ti ke lemë prei meje”. Edhe se e ngjalli ate prei së vdekunish, për mos me u këthyem ma ndë të vdierrë, kështu ka thanë: “Se unë kam me u dhanë juve të dreitat’ e Davidit qi u zotova me besë”. Perëndai edhe ndë nji tietër psallmë thotë: “Se s’ke me dhanë të dreitinë tand për me pamë të vdierrë”. Sepse Davidi mbassi pat shërbyem mbas andësë Perëndisë ndë jetë të vet, fjeti, edhe u vu tek atënit e vet, edhe pa të vdierrë, por ai qi e ngjalli Perëndia, nukë pa të vdierrë. Qoft’ e ditunë pra mbë ju, o burra vëllazën, se me anë të këti predikohetë ndëjesë fajesh mbë ju; edhe prei gjith’ atyne punëvet qi s’muftët me dalunë të dreitë me anë të ligjësë Moiseut, me anë të këti kushdo qi beson del i dreitë. Shikoni pra, se mos vijë mbi ju ajo qi ashtë thanë prei profetënavet: “Shikoni ju qi s’e zini për gja, edhe mërekullohi, edhe hupni, sepse unë kam me punuem nji punë ndër ditt tueja, nji punë qi s’keni me e besuem, ndë u diftoftë juve kushi”. Edhe Iudeitë kur po dilinë prei synagoget, luteshinë kombetë t’u fliten’ edhe atyneve këto fjalë të shëtunënë qi vien. Edhe synagoga si u përda, shumë vetë prei Iudevet edhe prei të këthyemivet bestarëvet votnë mbrapa Paulit edhe Barnabësë, të cillëtë, tue u folun’ atyne, u mbushin’ atyne mendienë të mbesinë ndë hir të Perëndisë. Edhe të shëtunënë qi erth u mbëloth afër gjithë qyteti me ndëgjuem fjalën’ e Perëndisë. Por Iudeitë kur panë gjindëjenë, u mbushnë me zmir, edhe flisinë kundrë atyne punëvet qi thoshte Pauli, tue folunë kundrë e tue vlasfimuem. Atëherë Pauli edhe Barnaba folnë me sy çelë, e thanë: Mbë ju ishte nevojë ma përpara me u folunë fjala e Perëndisë, por ju mbassi e hethni poshtë, edhe nukë gjukoni vetëvetëhenë për me u bamë të zotënit’ e jetësë pasosëme, qe te po këthehemi ndër kombet, sepse kështu na ka porositunë Zoti, tue thanë: “Të kam vumë për dritë kombesh, qi të jeshë për shpëtim deri mbë kant të dheut”. Edhe kombetë kur ndëgjuenë, gëzoheshin’ edhe lavdojinë fjalën’ e Zotit; edhe gjithë sa ishin’ urdhënuem për jetën’ e pasosëme, besuenë. Edhe fjala e Zotit përhapei ndëpër gjith’ ate vend. Por Iudeitë shtinë gratë qi kishinë besë e ishinë me shenjë, edhe të parët’ e qytetit, edhe ngritnë ndiekëje kundrë Paulit e Barnabësë, edhe i nxuernë prei synoresh veta. Por ata shkundnë pluhunin’ e kambëvet kundrë atyneve, edhe erthnë ndë Ikoni, Edhe dishepujtë mbusheshinë me gëzim e me Shpirtinë Shenjt. Edhe ndë Ikoni, kur hynë bashkë ata ndë synagogët të Iudevet, edhe folnë kështu, kaqi sa besuenë shumë gjindëje prei Iudevet e prei Grekëvet. Por ata Iudeitë qi s’besojinë, shtyjinë mbë të keq shpirtënat’ e kombevet kundrë vëllazënavet. Mëjaft kohë pra ndejnë atie, tue folunë me sy çelë për Zotinë, qi deshmonte mbë fjalën’ e hirit vet, edhe epte me u bamë shenje e mërekullia me anë të duervet atyne. Edhe shumica e qytetit u da dyshë, e disa ishinë me anë të Iudevet, e disa me anë të apostujvet. Edhe kur u turrnë kombet’ e Iudeitë bashkë me të parët’ e vet, me i shamë e me i rrafunë me gurë, e muernë vesht, edhe iknë ndëpër qytetet e Lykaonisë, ndë Lystrë e ndë Derbë e rreth atyne katundevet; edhe atie ishinë tue ungjillëzuem. Edhe ndë Lystrë po rrinte ni nieri qi s’mundei prei kambësh, sepse ishte çal çë prei barkut s’amësë vet, edhe s’kishte ecunë kurrë ndonji herë. Kyi po ndëgjonte Paulinë tue folunë, i cilli shtiu sytë mb’ate, edhe pa se kishte besë për me u shpëtuem, tha me za të math: Ngreu mbë kambë dreitë. Edhe ai hofte përpietë e ecëte. Edhe gjindëja kur panë se qish bani Pauli, ngritnë zanin’ e vet, tue thanë Lykaonisht se: Perëndinat’ u përgjaitnë porsi nierës, e sdrypnë te na. Edhe queitnë Barnabën’ Ejte, edhe Paulinë Merkur; sepse ai ishte qi tërhiqte fjalënë. Atëherë prifti i Ejtesë qi ishte përpara qytetit atyneve, pruni dema e kunora përpara dyervet, e donte me bamë kurban bashkë me gjindëjenë. Edhe kur ndëgjuen’ apostujtë Barnaba edhe Pauli, shqornë petkat’ e veta, edhe karcyenë ndë miedis të gjindëjesë, tue bërtitun’ e tue thanë: Përse bani këto, o burra? Edhe na jemi nierës qi pësojmë porsi ju, tue predikuem juve të këthehi prei këtyne të kotash mbë Perëndin’ e gjallë, qi bani qiellin’, e dhen’, e detin’ e gjithë qish janë nd’ato, i cilli ndë brezat qi shkuenë la gjithë kombetë me ecunë nd’udhët të veta. Ndonëse nuk e la vetëvetëhenë pa bamë deshmi, tue bamë mirë, e tue dhanë prei qiellit shinë e kohëna plot me pemë, qi mbushinë zemëratë t’ona me ushqim e me gëzim. - Edhe tue thanë këto, memëzi ndalnë gjindëjenë për mos me u bam’ atyne kurban. Edhe erthnë disa Iudei prei Andiohisë e prei Ikonisë, edhe si u mbushnë mendienë gjindëjesë, edhe rrafnë me gurë Paulinë, e tërhoqnë jashtë qytetit, sepse kujtuenë se vdiq. Por dishepujtë kur e rrethuenë, u ngrit, e hyni ndë qytet; edhe ndë nesëret duel bashkë me Barnabënë ndë Derbë. Edhe mbassi predikuen’ ungjillinë nd’ate qytet, edhe banë shumë dishepuj, u këthyenë ndë Lystrë e ndë Ikoni e ndë Andiohi, tue forcuem shpirtënat’ e dishepujvet, e tue shtym’ ata me qindruem ndë besët, edhe tue u than’ atyne se me shumë shtrëngime duhetë me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë. Edhe si u urdhënuen’ atyne pleq mbë çdo kishë, edhe u falnë me agjinime, i lanë mbi Zotinë qi i kishinë besuem. Edhe si kaluenë Pesidinë, erthnë ndë Pamfyli. Edhe si folnë fjalënë ndë Pergë, sdrypnë ndë Attali; edhe prei andyj lundruenë për Andiohi, atie ku ishinë dhanë ndë hir të Perëndisë për punënë qi mbaruenë. Edhe kur erthnë, mbëlothnë kishënë, edhe u diftuenë’ atyne gjithë sa bani Perëndia me anë t’atyneve, edhe se çeli derën’ e besësë ndër kombet. Edhe ndejnë atie shumë kohë bashkë me dishepujt. Edhe disa vetë qi sdrypnë prei Iudesë, mësojinë vëllazënitë, se ndë mos u rreth- prefshi mbas zakonit Moiseut, s’mundeni me u shpëtuem. Por ata mbassi u hangrën mëjaft, edhe banë kërkime me fjalë me Paulin’ e me Barnabënë, së mbrapëni e këputnë fjalënë me hypunë Pauli edhe Barnaba, edhe disa të tierë prei atyneve te apostujt edhe te pleqt ndë Ierusalem për këte kërkim. Ata pra si u përcuellnë prei kishësë, shkojinë ndëpër Fenikë e ndëpër Samari, tue diftuem të këthyemit’ e kombevet; edhe u epinë gëzim të math gjithë vëllazënavet. Edhe si erthnë ndë Ierusalem, u pritnë prei kishës’ e prei apostujsh e prei pleqsh, edhe diftuenë gjithë sa bani Perëndia me anë t’atyneve. Por u ngritnë disa prei eresisë Farisevet qi kishinë besuem, tue thanë, se: Duhetë me i rreth-premë, e me i porositunë të rueinë ligjën’ e Moiseut. Edhe u mbëlothnë apostujt’ e pleqtë me vum’ ore për këte fjalë. Edhe mbassi u ba shumë kërkim me fjalë, u ngrit Pietri, e u tha atyne: O burra vëllazën, ju e dini se çë ndë ditt të lashta Perëndia sgjodhi ndërmiet nesh, qi të ndëgjojnë kombetë fjalën’ e ungjillit me anë të gojësë s’eme, edhe të besojnë. Edhe zemër-ngjofësi Perëndi deshmoi për ata, kur u dha Shpirtinë Shenjt, sikurse edhe neve. Edhe s’bani ndonji të damë ndërmiet nesh e atyne, por qiroi zemërat’ e atyneve me anë të besësë. Tashti pra përse ngitni Perëndinë, e kërkoni me vumë sgjedhë ndë qafë të dishepujvet, të cillën’ as atënitë t’anë, as na nukë muftëm me e bartunë? Por besojmë se me anë të hirit Zotit Iesu Krisht kemi me u shpëtuem, sikurse edhe ata. Edhe gjithë shumica pushoi, e ndëgjojinë Barnabën’ edhe Paulinë qi diftojinë sa shenje e mërekullia bani Perëndia ndër kombet me anë t’atyneve. Edhe ata si pushuenë, u përgjeq Iakobi, tue thanë: O burra vëllazën, pa më ndëgjoni. Symeoni diftoi si vështroi Perëndia kombetë herën’ e parë, qi të marri prei atyneve nji popull për emënin’ e vet, Edhe fjalët’ e profetënavet janë si nji-nji me këte, sikurse ashtë shkruem: “Mbaskëndai kam me u këthyem, e kam me ndërtuem për-së-ri tendën’ e Davidit qi ashtë rrëzuem; edhe kam me ndërtuem për-së-ri ato qi janë rëmuem prei asai, edhe kam me e ngritunë mbë kambë, qi të kërkojnë Zotinë nierëzit’ e tierë, edhe gjithë kombetë, mbi të cillëtë thërritet’ emëni em, - thotë Zoti, qi ban këto të gjitha”. Punët’ e veta janë ngjofunë te Perëndia çë përpara jetësë. Përandai unë gjukoj me udhë të mos i ngasim’ ata qi këthehenë prei kombevet te Perëndia, por t’u shkrueim’ atyne nji letër, të tërheqinë dorë prei ndynësinavet idhujvet, edhe prei kurvënisë, edhe prei kafshësë mbytëme, edhe prei gjakut. Sepse Moiseu çë prei brezash lashta ka mbë çdo qytet ata qi predikojn’ ate, kur këndohetë ligja ndëpër syngagogat për çdo të shëtunë. Atëherë u duk mirë apostujvet edhe pleqvet bashkë me gjithë kishënë, të sgjedhinë nierës prei atyneve, edhe të dërgojnë ndë Andiohi bashkë me Paulin’ e me Barnabënë, Iudenë qi quhei përmbi emënë Barsabë, edhe Silënë, nierës të parë ndër vëllazënit; edhe shkruenë me anë të dorës’ atyneve këto: Apostujt’ edhe pleqt’ edhe vëllazënitë, mbë vëllazënit qi janë prei kombesh gjindunë ndëpër Andiohinë e ndëpër Syrinë e ndëpër Kilikinë, u falemi juve me shëndet. Sepse ndëgjuem se erthnë disa vetë prei nesh, e u përzinë juve me fjalë, edhe prishinë shpirtënatë tuei, tue thanë: Të rreth-priteni e të rueni ligjënë; të cillëtë na s’i porositëm për këte; na u duk mirë neve qi jemi mbëledhunë gjithë bashkë me nji zemërë, të sgjedhimë nierës, e t’i dërgojmë te ju bashkë me të dashunit t’anë Barnabën’ edhe Paulinë, nierës qi kanë dhanë jetat’ e veta për emënin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Dërguem pra Iudën’ edhe Silënë, për me u thanë juve edhe ata me gojë ato qi u kemi shkruem juve. Sepse iu duk mirë Shpirtit Shenjt edhe neve, të mos u vemë juve tietër barrë ma, veç atyne qi janë të nevojëshime: Të tërhiqni dorë prei kurbanevet idhujvet, edhe prei gjakut, edhe prei kafshësë mbytëme, edhe prei kurvënisë, prei të cillavet ndë rueitshi vetëvetëhenë, do të bani mirë. Qofshi me shëndet. Këta pra si u lishuenë, erthnë ndë Andiohi, edhe mbëlothnë shumicënë, e u dhan’ atyne ndër duer letrënë. Edhe ata kur e kënduenë, u gëzuenë për këte ngushullim. Edhe Iuda edhe Sila, qi ishin’ edhe ata profetën, ngushulluenë vëllazënitë me shumë fjalë, e i forcuenë. Edhe si ndejnë atie disa kohë, u dërguenë prap me paqtim prei vëllazënish tek apostujt. Por Silës’ iu duk mirë me mbetun’ aty. Edhe Pauli e Barnaba shkojinë kohënë ndë Andiohi, tue mësuem e tue predikuem fjalën’ e Zotit bashkë me shumë vetë të tierë. Edhe mbas disa ditsh Pauli i tha Barnabësë: Le të këthehemi tashti me pamë vëllazënitë t’anë qytet mbë qytet, qi dham zanin’ e mirë për Zotinë ndër ato, pale si janë. Edhe Barnaba donte me marrë bashkë me vetëhe Gjionninë qi quhei Mark. Por Paulit s’iu duk mirë me marrë bashkë me vetëhe ate qi qe damë prei atyneve kah Pamfylia, edhe nuk’ erdhi bashkë me ata ndë punët. Koditi pra nji qartë ndër ata, kaqi sa u danë njiani prei tietërit; edhe Barnaba muer me vetëhe Markunë, edhe lundroi për Kyprë. Edhe Pauli sgjodhi Silën’, edhe iku, dhanë prei vëllazënish ndë hir të Perëndisë. Edhe shkonte ndëpër Syrinë e ndëpër Kilikinë, tue forcuem kishatë. Edhe e mbërrini ndë Derbë, e ndë Lystrë; edhe qe tek ishte atie nji dishepull, qi quhei Timothe, i bir’ i nji grueje Iudeonjë besëtare, edhe prei të atit Grek; për këte epinë deshmi të mirë vëllazënitë qi ishinë ndë Lystre e ndë Ikoni. Këte deshi Pauli me dalunë bashkë me ate; edhe si e muer, e rreth-preu, për punë të Iudevet qi ishinë ndëpër ato vende, sepse të gjithë ngjifinë të atin’ e ati se ishte Grek. Edhe tue shkuem ndëpër qytetet, u lijinë porosi atyne me rueitunë dogmatë qi ishin’ urdhënuem prei apostujvet e prei pleqvet qi ishinë ndë Ierusalem. Kishatë pra forcoheshinë ndë besët, edhe përditë shtoheshinë ndë numërë. Edhe mbassi shkuenë ndëpër Frygjinë e ndëpër vendin’ e Galatisë, sepse u ndalnë prei Shpirtit Shenjt me predikuem fjalënë ndë Asi, erthnë ndë Mysi, edhe vun’ ore me votunë ndë Bithyni, por Shpirti Shenjt nuk’ i la. Edhe si shkuenë ndëpër Mysinë, sdrypnë ndë Troadë. Edhe Paulit iu duk nd’andërrë natënë, se ishte përpara ati nji nieri Makedonas, e i lutei, tue thanë: Shko ndë Makedoni, e na ndimo. Edhe porsa pa andërrënë, përnjiherë kërkuem me votunë ndë Makedoni; sepse e muerëm me mend se Zoti po na thërret me u dhan’ atyne zanin’ e mirë. Si lundruem pra prei Troadësë, muerëm udhënë dreitë për Samothrakë, edhe ndë nesëret ndë Neapolë; edhe prei andyj ndë Filippe, qi ashtë qytet i parë asai anësë Makedonisë, e përngulëme Romanësh; edhe ndejëm disa ditt ndë këte qytet. Edhe ditën’ e shëtunë duelëm jashtë qytetit afër lumit, aty ku e kishinë zakon me u falunë, edhe ndejëm, e u flisimë gravet qi ishinë mbëledhunë. Edhe nji grue qi quhei Lydi, prei qytetit Thjatirësë, qi shiste porfyra, e cilla kishte frikë Perëndinë, na ndëgjonte, sepse Zoti i çeli zemrënë për me mbaitunë vesh se qish fliste Pauli. Edhe si u pagëzue ajo edhe shtëpia e asai, na lutei, tue thanë: Ndë më paçi gjukuem se jam besnike te Zoti, hyni ndë shtëpit t’eme, e mbetni; edhe na nguti. Edhe na kur po shkojimë me u falunë, hasi me ne nji shërbëtore qi kishte frymë Pythoni, e cilla u epte shumë fitim të zotënavet vet tue kallëzuem fatinë; ajo muer mbrapa Paulin’ edhe neve, edhe bërtiste tue thanë: Këta nierës janë shërbëtorët’ e Perëndisë naltë, qi na diftojn’ udhën’ e shpëtimit. Edhe bante këte për shumë ditt. Edhe Pauli si u randue, u këthye, e i tha frymësë: Të urdhënoj mb’emënit të Iesu Krishtit me dalunë prei asai. Edhe duel ate orë. Edhe të zotënit’ e asai kur panë se u duel shpëresa e fitimit vet, zunë Paulin’ edhe Silën’, e i tërhoqnë ndë treg te të parët; edhe si i prunë te të mëdhejt, thanë: Këta nierës, tue qenunë Iude, përziejnë qytetinë t’ynë, edhe mësojnë zakone qi s’asht’ e udhësë me i pritunë na, as me i bamë, sepse jemi Romanë. Edhe gjindëja u turr mbi ata, edhe të mëdhejt’ u shqyen’ atyne petkatë, e urdhënuenë me i rrafunë me shkop. Edhe si i banë me shumë varra, i shtinë ndë burk, edhe porositnë rueitësin’ e burgut me i rueitunë me siguri, i cilli si muer t’atillë porosi, i shtiu ndë burk të përmbrendëshim, e u shtrëngoi kambëtë ndë drut. Edhe ndë mies-natë Pauli edhe Sila faleshin’ e këndojinë hymn Perëndisë, edhe ata qi ishinë mbrenda ndë burk u mbajinë vesh. Edhe befas u ba nji tërmet i math, kaqi sa u tundnë themelet’ e burgut; edhe përnjiherë u hapnë gjithë dyertë, edhe të gjithëve u sgjithnë hekuratë. Edhe rueitësi i burgut kur u sque, edhe pa dyert’ e burgut hapëtë, nxuer thikënë, e donte me vramë vetëvetëhenë, sepse kujtonte se iknë të lidhunitë. Por Pauli thërriti me za të madh, tue thanë: Mos i ban ndonji gja të keqe vetëvetëhesë, sepse të gjithë jemi këtu. Atëherë ai lypi dritë, e hovi mbrenda, edhe tue u tremun’ i ra ndër kambë Paulit e Silësë edhe i nxuer jashtë, e tha: Zotëni, qish duhetë me bam’ unë, qi të shpëtohem? Edhe ata thanë: Besoi Zotit Iesu Krisht, edhe ke me u shpëtuem ti edhe shtëpia jote. Edhe i folnë fjalën’ e Zotit ati edhe gjith’ atyneve qi ishinë ndë shtëpit t’ati. Edhe ai i muer me vetëhe nd’ate orë të natësë, e u lau varratë; edhe përnjiherë u pagëzue ai edhe gjithë të atitë; edhe si i hypi sipër ndë shtëpit të vet, u vuni përpara truvezë, edhe u gëzue me gjithë shtëpin’ e vet, sepse i besoi Perëndisë. Edhe si u ba ditë, të mëdhejtë dërguenë shërbëtorëtë, tue thanë: Lisho ata nierës. Edhe rueitësi i burgut i dha za Paulit për këto fjalë, se: Të mëdhejtë kanë dërguem, qi të lishohi, tashti pra delni, e shkoni ndë paqtim. Por Pauli u tha atyne: Mbassi na rrafnë ndër sy të botësë pa u gjukuem, qi jemi nierës Romanë, e na shtinë ndë burk, edhe tashti na nxierrinë pshefas? Jo, por le të vinë vetë ata, e le të na nxierrinë. Edhe shërbëtorët’ u dhanë za të mëdhejvet për këto fjalë; edhe ata kur ndëgjuenë se janë Romanë, u frikuenë: edhe erthnë, e u lutnë atyne; edhe si i nxuernë, u luteshin’ atyne me dalunë prei qytetit. Edhe ata si duelnë prei burgut, hynë ndë shtëpi të Lydisë, edhe kur panë vëllazënitë, i ngushulluenë, edhe iknë. Edhe si shkuenë ndëpër Amfipolë e ndëpër Apolloni, erthnë ndë Thessalonikë, atie ku ishte synagoga e Iudevet. Edhe Pauli, sikurse e kishte zakon, hyni tek ata, edhe tri të shëtuna fliste me ata mbi shkronjat, tue përhapun’ e tue diftuem, se Krishti duhei me pësuem e me u ngjallunë prei së vdekunish, edhe se kyi Iesui ashtë Krishti, qi u predikoj juve unë, Edhe disa prei atyneve besuenë, edhe u poqnë me Paulin’ edhe me Silenë; edhe shumë shumicë prei besëtarëvet Grekëvet, edhe prei gravet para jo pak veta. Por ata Iudeitë qi nukë besuen’ u zmiruenë, edhe muernë me vetëhe disa nierës të këqi prei rrugash tregut, edhe mbëlothnë gjindëjenë, edhe përzijinë qytetinë; edhe u turrnë ndë shtëpit të Iasonit, e kërkojin’ ata me i prumë te populli. Por mbassi s’i gjetnë, tërhoqnë Iasonin’ edhe disa vëllazën te të parët’ e qytetit, tue bërtitunë, se: Këta qi këthejnë përmbys botënë kan’ ardhun’ edhe këtu; të cillëtë Iasoni i priti ndë shtëpi; edhe këta të gjithë punojnë kundrë urdhënimevet Kaisarit, tue thanë, se ashtë nji tietër mbëret, Iesui. Edhe përzinë gjindëjen’ edhe të parët’ e qytetit, kur ndëgjuenë këto fjalë. Edhe si u banë dorë-zanës Iasoni edhe të tierëtë, i lishuenë. Edhe vëllazënitë përnjiherë dërguenë jashtë Paulinë edhe Silënë natënë ndë Bere, të cillëtë kur erthnë aty, votnë ndë synagogët të Iudevet. Edhe këta ishinë ma fisnikë se ata ndë Thessalonikë, sepse pritnë fjalënë me gjithë zemërë, tue shikuem përditë shkronjatë, ndë qofshinë kështu këto punë. Shumë vetë prei atyneve pra besuenë, edhe prei gravet nderëshime të Grekëvet, edhe prei burravet jo pak vetë. Por ata Iudeitë qi ishinë prei Thesaloniket kur muernë vesht se u predikue fjala e Perëndisë prei Paulit edhe ndë Bere, erthnë edhe atie tue tundunë gjindëjenë. Edhe vëllazënit’ atëherë dërguenë jashtë përnjiherë Paulinë me votunë deri ndë det, por Sila edhe Timotheu mbetnë atie. Edhe ata qi përcuellnë Paulinë, e prunë deri ndë Athinë; edhe si muernë porosi për Silën’ e për Timothenë, qi të vinë sa ma shpeit tek ai, iknë. Edhe Pauli kur ishte tue pritun’ ata ndë Athinë, i nxehei shpirti ndë vetëhe, sepse shifte qytetinë plot me idhuj. Fliste pra ndë Synagogët me Iudeit, edhe me besëtarët, edhe ndë treg ditë për ditë me ata qi haste. Atëherë disa filosofë prei Epikurianëvet e prei Stoikëvet haheshinë me fjalë me atë; edhe disa thoshinë: Vallë qish do me thanë kyi nieri qi shpërdanë fjalë? Edhe disa të tierë thoshinë: Duketë se ashtë za-dhanës perëndinash të huej, sepse u predikonte atyne Iesunë, edhe të ngjallunitë. Edhe ata e zunë, edhe e prunë tek Areopagu [ndë shkamp të Martit], tue thanë: Mundemi me marrë vesht, qish ashtë kyi mësim i ri qi flitetë prei teje? Sepse na bije disa punë të hueja ndë veshët t’anë; duemë pra me marrë vesht, qish do me qenunë këto. - Sepse gjith’ Athinasit’ edhe të huejtë qi rrijin’ atie, nukë shkojinë kohënë mbë tietër punë, por qish me than’ e me ndëgjuem ndonji fjalë të re. Atëherë Pauli qindroi ndë miedis të Areopagut, e tha: O burra Athineas, mbë gjithë punët u shof juve se jeni tepërë perëndi-lutësa. Sepse tue shkuem e tue vum’ ore vendet’ e lutiesë tuei, gjeta edhe nji altar, qi ishte shkruem përmbi ate: MBË TË PANGJOFUNINË PERËNDI. Ate pra qi ju nuk e ngjifni edhe i luteni, këte po u diftoj juve unë. Perëndia qi bani botën’ edhe gjith’ ato qi janë nd’ate, kyi tue qenunë Zoti i qiellit edhe i dheut, nukë rri ndër tempuj qi janë bamë me duer, as s’ka nevojë për ndonji gja me i shërbyem nierëzitë me duer, sepse ai u ep të gjithëve jetë, edhe frymë, edhe të gjitha. Edhe bani gjithë kombet’ e nierëzëvet prei nji gjaku, qi të rrinë mbi gjithë faqen’ e dheut, edhe urdhënoi kohënatë qi i ka vumë ndë rregullë çë përpara, edhe synoret’ e së ndenjëmes’ atyneve; qi të kërkojnë Zotinë, druese mundenë me e prekun’ edhe me e gjetunë; ndonëse ai s’ashtë lark gjithë-se-cilli prei nesh, sepse nd’ate rrojmë, edhe livisimë, edhe jemi; sikurse disa prei poetënavet tuei kanë thanë: “Se jemi edhe fara e ati”. Tue qenunë pra fara e Perëndisë, nukë duhetë të kujtojmë se Perëndia përgjahetë me ar e me argjand e me gur, latuem prei mieshtrisë e prei mendiesë nieriut. Perëndia pra nukë vuni ore me sy kohënat’ e së paditëmesë, por tashti porosit gjithë nierëzitë mbë çdo vend të pendohenë, sepse vuni nji ditë, ndë të cillënë ka për me gjukuem botënë me dreitëni me anë të nji nieriu qi e ka urdhënuem për këte punë, edhe për këte nieri dha besë mbë të gjithë, kur e ngjalli prei së vdekunish. Edhe ata kur ndëgjuenë të ngjallunë së vdekunish, disa e përqeshinë, e disa të tierë thanë: Kemi me të ndëgjuem për-së-ri për këte punë. Edhe kështu Pauli duel prei miedizit atyneve. Edhe disa burra iu ngjitnë, edhe besuenë; ndër ata ishte Dionys Areopagiti, edhe nji grue qi quhei Damarisë, edhe të tierë bashkë me ata. Edhe mbaskëndai Pauli si iku prei Athinësë, erdhi ndë Korinthë; edhe gjeti nji farë Iudeu qi quhei Akuilë, lemë ndë Pont, e ardhunë rishtas prei Italisë, me gruen’ e vet Priskilënë (sepse Klaudiu kishte urdhënuem me ikunë gjithë Iudeitë prei Romësë), edhe erdhi për-an’ atyneve; edhe sepse kishinë të dy nji mieshtri, mbeti për-an’ atyneve edhe punonte, sepse e kishinë mieshtrinë me bamë tenda. Edhe fliste ndë synagogët çdo të shëtunë, edhe u mbushte mendienë Iudevet e Grekëvet. Edhe Sila e Timotheu kur sdrypnë prei Makedonisë, Paulit i shtrëngohei shpirti, e epte deshmi te Iudeit, se Iesui ashtë Krishti. Edhe ata mbassi i delinë kundrë edhe vlasfimojinë, shkundi petkatë, e u tha atyne: Gjaku juei qoftë mbi kryet tuei; unë jam i këthiellëtë; çë tashti e mbaskëndai kam me votunë ndëpër kombet. Edhe si sdrypi prei andej, erdhi ndë shtëpi të nji farë nieriu qi quhei Iust, i cilli dronte Perëndinë, edhe shtëpia e ati ishte ngjitunë për krahash me synagogënë. Edhe Krispi i pari i synagogës’ i besoi Zotit bashkë me gjithë shtëpin’ e vet; edhe shumë vetë prei Korinthianëvet tue ndëgjuem, besojin’ edhe pagëzoheshinë. Edhe Zoti i tha Paulit natënë nd’andërrë: Mos u friko, por fol, edhe mos pushojsh; sepse unë jam bashkë me tyi, edhe askushi s’ka me vumë dorë mbi tyi, për me të bamë keq, sepse kam shumë popull ndë këte qytet. Edhe ndenji atie nji vit e gjashtë muej, tue u mësuem atyne fjalën’ e Perëndisë. Edhe Gallioni kur ishte prokonsull i Ahaisë, gjithë Iudeit’ u ngritnë me nji zemërë kundrë Paulit, edhe e prunë ndë gjykatë, tue thanë, se: Kyi u mbush mendienë nierëzëvet me iu lutunë Perëndisë kundrë ligjësë. Edhe Pauli kur ishte për me hapunë gojënë, Gallioni u tha Iudevet: Ndë ishte ndonji punë pa udhë, a ndonji punë e keqe, o Iude, kishiem me u ndëgjuem juve me udhë, por ndë qoftë ndonji kërkim për fjalë e për emëna e për ligjënë tuei, venia ore ju; sepse unë s’due me u bamë gjyqtar i këtyneve punëve. Edhe i përzuni prei gjykatësë. Edhe gjithë Grekëtë zunë Sostheninë të parën’ e synagogësë, edhe e rrifinë përpara gjykatësë; edhe Gallioni s’kishte gaile as për ndonji prei kësosh. Edhe Pauli mbassi priti mëjaft ditt, u la shëndet vëllazënavet, edhe lundroi për Syri; edhe bashkë me atë Priskulla edhe Akuila, mbassi rroi kryetë ndë Kegkrea, sepse e kishte bamë kusht. Edhe erdhi ndë Efesë, edhe la ata aty, por ai vetë hyni ndë synagogët, e fliste me Iudeit. Edhe iu lutnë me mbetunë ma shumë kohë për-an’ atyneve, por ai nukë desh; por u la shëndet atyne, e tha: Pa fjalë duhetë të baj festënë qi vien ndë Ierusalem, edhe kam me u këthyem për-së-ri te ju, ndë dashtë Perëndia. Edhe lundroi prei Efesësë. Edhe si duel mbë tokë ndë Kaisari, hypi ndë Ierusalem, edhe përshëndeti kishënë, edhe sdrypi ndë Andiohi. Edhe mbassi ndenji disa kohë atie, duel, e shkonte me rresht ndëpër gjithë vendin’ e Galatisë edhe të Frygisë, tue forcuem gjithë dishepujtë. Edhe nji farë Iudeu qi quhei Apollos, lemë ndë Aleksandri, nieri i ditshim, edhe i fortë ndë shkronjat, erdhi ndë Efesë. Kyi ishte mësuem ndë udhë të Zotit; edhe i nxehei shpirti, e fliste, e mësonte punët’ e Zotit shtrëngueshim, tue ngjofunë veç pagëzimin’ e Gjionnit. Edhe kyi filloi me folunë me sy çelë ndë synagogë; edhe Akuila e Priskilla kur ndëgjuen’ ate, e muernë me vetëhe, edhe i diftuen’ udhën’ e Perëndisë ma shtrëngueshim. Edhe ai mbassi donte me shkuem ndë Ahai, vëllazënit’ u shkruenë dishepujvet, e i shtyjinë me e pritunë, i cilli kur erdhi, u ndimoi shumë atyneve qi kishinë besuem me anë të hirit, sepse me shumë fuqi ua sbulonte Iudevet ndër sy të botësë, tue diftuem me anë të shkronjavet, se Iesui ashtë Krishti. Edhe Apollosi kur ishte ndë Korinthë, Pauli si shkoi ndëpër anët e sipërme, erdhi ndë Efesë, edhe kur gjeti atie disa dishepuj, u tha atyne: Muertë Shpirtinë Shenjt kur besuëtë? Edhe ata i thanë: Por as ndëgjuem kemi, se ashtë Shpirti Shenjt. Edhe ai u tha atyne: Mbë se pra u pagëzuetë? Edhe ata thanë: Mbë pagëzim të Gjionnit. Edhe Pauli tha: Gjionni pagëzoi me pagëzim pendese, tue i thanë popullit, t’i besojn’ ati qi vien mbas ati, do me thanë Iesu-Krishtit. Edhe ata kur ndëgjuenë, u pagëzuenë mb’emënit të Zotit Iesu. Edhe Pauli si vuni duertë mbi ata, erdhi Shpirti Shenjt mbi ata, edhe flisinë gjuhëna, e profetizojinë. Edhe gjith’ ata burra ishin afër dy-mbë-dhetë. Edhe ai hyni ndë synagogët, e fliste me sy çelë, tue lëgjiruem për tre muej, e tue u mbushunë mendien’ atyne për punët e mbëretënisë Perëndisë. Por disa mbassi ishinë të ashpërë, e s’u mbushei mendia, por flisinë keq për udhën’ e Zotit përpara gjindëjesë, u mërgue prei atyneve, edhe dau dishepujtë, tue lëgjiruem përditë ndë shkollë të nji farë Tyranni. Edhe këjo u ba për dy viet; kaqi sa gjith’ ata qi rrijinë ndë Asi ndëgjuenë fjalën’ e Zotit Iesu, Iude e Grekë. Edhe Perëndia bante mërekullia të mëdha me anë të duervet Paulit, kaqi sa biheshinë mbi të sëmunët riza e përparëje prei korpit ati, edhe sëmundat’ ikinë prei atyneve, edhe frymat’ e këqia dilinë prei atyneve. Edhe disa prei atyne përbetorëvet Iudevet qi silleshinë rrotullë, vunë dorë me zanë n’gojë emënin’ e Zotit Iesu mb’ata qi kishinë fryma të këqia, tue thanë: U përbetojmë juve mb’ate Iesunë qi predikon Pauli. Edhe ata qi bajinë këte, ishinë të shtatë bijt’ e nji Skeva Iudeu krye-prifti. Edhe frym’ e keqe u përgjeq, e tha: Iesun’ e ngjof, edhe Paulin’ e dij; por ju cillëtë jeni? Edhe ai nieriu qi kishte frymën’ e keqe u hoth mbi ata, edhe i mundi, e hypi sipër atyneve, kaqi sa ata iknë prei shtëpisë ati sveshun’ e plaguem. Edhe këjo u ba e ditëme mbë gjithë Iudeit e Grekët qi rrijinë ndë Efesë; edhe i muer frika të gjith’ ata, edhe madhënohei emëni i Zotit Iesu. Edhe shumë prei atyneve qi kishinë besuem vijinë tue rrëfyem e tue diftuem punët’ e veta. Edhe shumë vetë prei atyneve qi bajinë magji, bijinë libratë, e i digjinë përpara të gjithëve; edhe numëruenë të çimuemit’ e atyneve, e i gjetnë se vëjejinë pesë-dhetë mijë copa argjandi. Kështu u shtue e u forcue fort fjala e Zotit. Edhe si u mbaruenë këto punë, Pauli e vuni ndër mend me vetëvetëhenë, si të shkojë ndëpër Makedoni, e ndëpër Ahai, të vejë ndë Ierusalem, e tha, se: Si të vete atie, më duhetë me pamë edhe Romënë. Edhe dërgoi ndë Makedoni dy vetë prei atyneve qi i shërbejinë, Timothenë edhe Erastinë, por ai vetë ndenji disa kohë ndë Asi. Edhe nd’ate kohë u ba shumë të përziem për këte u dhë. Sepse nji farë argjandari qi quhei Demetër, i cilli ndërtonte tempuj t’argjanttë të Dianësë, e u bante shumë fitim mieshtravet; kyi si mbëlodhi këta, edhe ata qi punojinë kësosh, tha: O burra, e dini mirë se fitimi ynë ashtë prei kësai pune; edhe veni ore, e ndëgjoni, se jo vetëmë ndë Efesë, por afër ndëpër gjith Asinë, kyi Pauli u mbushi mendien’ atyne, e këtheu shumë gjindëje, tue thanë, se nukë janë perëndina ata qi ndërtohenë prei duersh. Edhe jo vetëmë këjo mieshtria jonë ashtë mbë rrezik me ranë poshtë, por edhe tempulli i perëndieshësë madhe Dianësë të mos zihetë për gja, edhe ka me u vdierrë madhënia e asai, të cillën’ e ka për nder gjith’ Asia edhe bota. Edhe ata kur ndëgjuenë, u mbushnë me zemërim, e bërtisinë, tue thanë: E madhe ashtë Diana e Efesianëvet. Edhe gjithë qyteti u mbush me të përziem; edhe si zunë të gjithë bashkë Gainë edhe Aristarhunë, nierës Makedonas, qi bajin’ udhë bashkë me Paulinë, u turrnë me nji zemërë ndë theatër. Edhe Pauli kur donte me hynë ndër gjindëjenë, dishepujtë nuk’ e lijinë. Edhe disa prei të parëvet Asisë, qi ishinë miqt’ e ati, dërguenë tek ai, e i luteshinë mos e api vetëhenë ndë theatër. Disa pra bërtisinë kështu, e disa tietërazi, sepse ishte trubulluem përmbëledhëja, edhe ma të shumëtë nukë dijinë për ç’punë ishinë mbëledhunë. Edhe ata nxuernë Aleksandrinë përpara gjindëjesë qi të flasi, sepse Iudeit’ e kishinë vumë përpara. Edhe Aleksandri tundi dorënë, e desh me i dhanë fjalë gjindëjesë. Por mbassi e ngjofnë se ashtë Iude, u ba nji za prei së gjithëve, tue bërtitun’ afër dy orë: E madhe ashtë Diana e Efesianëvet. Edhe shkruisi si pushoi gjindëjenë, tha: O burra Efesianë, cilli nieri asht’ ai qi s’e di se qyteti i Efesianëvet ashtë tempull-rueitës i Dianësë perëndieshësë madhe, edhe idhullit qi sdrypi prei Ejtesë? Mbassi s’gjindetë nieri pra me folunë kundrë këtyneve, ju duhetë të mbëlithni vetëhenë, e të mos bani ndonji punë pa mend. Sepse keni prumë këta nierës, qi as kanë viedhunë gja kishe, as kanë vlasfimuem perëndieshënë tuei. Ndë qoftë pra se Demetri edhe mieshtritë qi janë bashkë me ate, kanë fjalë kundrë kuit, janë ditt qi bahetë gjyq, edhe janë prokonsulla; le të ngrenë njiani tietrinë. Por ndë kërkoni ndonji gja për të tiera punë, ka për me u sgjidhunë ndë përmbëledhëje qi ashtë me udhë. Sepse jemi ndë rrezik mos na përflasinë se ngritëm krye për të përziemit’ e ditësë sotshime, pa qenunë ndonji punë, qi të mundemi me dhanë fjalë për këte mbëledhëje. Edhe si tha këto, përdau përmbëledhëjenë. Edhe mbassi pushoi trubullimi, Pauli thërriti dishepujtë, e u la shëndet, edhe duel me votunë ndë Makedoni. Edhe si shkoi ndëpër ato anë, e i ngushulloi me shumë fjalë, erdhi ndë Greqi. Edhe atie bani tre muej. Edhe Iudeitë si banë këshille të keqe kundrë ati, kur kishte për me lundruem për Syri, ai e vuni ndër mend me u këthyem ndëpër Makedoni. Edhe e muer mbrapa deri në Asi Sopatri Bereasi; edhe prei Thessallonikanëvet Aristarhu edhe Sekundi, edhe Gaiu prei Derbet, edhe Timotheu; edhe prei Asianëvet Tyhiku edhe Trofemi. Këta votnë përpara, edhe na prisinë ndë Troadë. Edhe na lundruem prei Filippesë mbas ditvet të pabrumëvet, edhe për pesë ditt erdhëm tek ata ndë Troadë, edhe ndenjëm atie shtatë ditt. Edhe të parënë ditën’ e javësë, kur ishinë mbëledhunë dishepujtë me thyem bukënë, Pauli lëgjironte me ata, sepse kishte për me ikunë ndë nesëret; edhe e sgjati fjalënë deri ndë mies-natë. Edhe ndë dhomë të sipërme atie ku ishinë mbëledhunë, ishinë mëjaft qiri të ndezunë. Edhe nji dialosh, qi quhei Eutyh, tue ndenjunë mbi parathyrë, e muer nji gjum’ i randë, kur po lëgjironte Pauli ma tepërë; edhe ai, kur e pat zanë gjumi, ra poshtë prei së tretësë patë, edhe e ngritnë të vdekunë. Edhe Pauli si sdrypi, ra mbi ate, edhe e muer n’grykë, e tha: Mos trubullohi; sepse shpirti i ati ashtë nd’ate. Edhe si hypi, e theu bukë, e hangër, e foli mëjaft deri mbë të sbardhëmen’ e dritësë, mbasandai duel jashtë. Edhe dialin’ e prunë të gjallë, edhe u ngushulluenë fort tepërë. Edhe na votëm përpara ndë lundrë, edhe lundruem për Assë, edhe prei andej dojim me marrë Paulinë, sepse kështu kishte porositunë, sepse ai vetë donte me votunë mbë kambë. Edhe si hasi me ne ndë Assë, e muerëm, e erdhëm ndë Mitylenë. Edhe prei andyj lundruem, edhe ditën’ e nesërme erdhëm kundruell Hiosë; edhe tietrënë ditë e mbërrim ndë Samë; edhe si mbetëm ndë Trogylli, ndë nesëret erdhëm ndë Miletë. Sepse Pauli e pa me udhë me lundruem ndëpër anë të Efesësë, sepse nukë donte me hupunë kohë ndë Asi, sepse nxitonte, ndë ka se si, ditën’ e Pendikostësë të gjindei ndë Ierusalem. Edhe dërgoi prei Miletësë ndë Efesë, e thirri pleqt’ e kishësë. Edhe kur erthnë tek ai, u tha atyne: Ju e dini çë ditën’ e parë qi dola ndë Asi, se si e shkova gjithë kohënë bashkë me ju, tue i shërbyem Zotit me gjithë zemërën’ e përvutë, e me shumë lot e ngasëje, qi më koditnë për këshillet e këqia të Iudevet qi banë kundrë meje; edhe se si nukë mpëshefa gja prei asosh qi ishinë për të mirënë tuei, por ua diftova juve, e u mësova juve ndër sy të botës’ e ndëpër shtëpiat, tue dhanë deshmi mbë Iude e mbë Grekë për pendesënë mbë Perëndinë, edhe për besënë mbë Zotinë t’ynë Iesu-Krishtinë. Edhe tashti qe unë te po vete ndë Ierusalem lidhunë ndë shpirt, pa mos ditunë qish punë kanë me koditun’ atie, për veç kësai, se Shpirti Shenjt ban deshmi mbë çdo qytet, tue thanë, se: Po më presinë të lidhuna e shtrëngime. Por s’kam kujdes as për ndonji prei kësosh, as jetënë t’eme s’e çimoj mbë vetëhenë t’eme kaqi shumë, sa ma tepërë due të mbaroj udhënë t’eme me gëzim, edhe ate punënë qi mora prei Zotit Iesu, të ap deshmi për ungjillin’ e hirit Perëndisë. Edhe tashti qe unë tek e dij, se ju të gjithë s’keni për me pamë ma faqenë t’eme ndërmiet atyneve qi shkova tue predikuem mbëretënin’ e Perëndisë. Përandai ap deshmi mbë ju sot mbë këte ditë, se unë jam i këthiellëtë prei gjakut të gjithëve. Sepse unë nuk’ u shtëmanga mos me u diftuem juve gjith’ andën’ e Perëndisë. Kini kuides pra për vetëhenë tuei, edhe për gjithë tufënë, qi Shpirti Shenjt u vuni juve episkopë përmbi ate, për me kullotunë kishën’ e Perëndisë, të cillën’ ai e fitoi me gjakun’ e vet. Sepse un’ e dij këte, se mbas të ikunit t’em kanë me hymë ndër ju ujq të këqi, pa mos kursyem tufënë. Edhe prei jush vetë kanë me u ngritunë nierës, tue folunë punë të shtrembëta, qi të tërheqinë dishepujtë mbas vetëhes’ atyne. Përandai rrini qutë, e kujtohi se tre viet nukë pushova nat’ e ditë tue mësuem me lot gjithë-se-cillinë. Edhe tashti, o vëllazën, u la juve te Perëndia, edhe mbë fjalën’ e hirit ati, i cilli mundetë me u ndërtuem e me u dhanë juve trashigim ndërmiet gjith’ atyne qi janë të shenjtënuem. Nukë dëshërova prei askuit argjand e ar e petka. Edhe ju vetë e dini, se këto duert’ e mia kanë punuem për nevojat e mia, edhe për ata qi ishinë bashkë me mue. Gjithë punët’ ua diftova juve, se kështu tue u munduem duhetë t’u ndihmoni atyneve qi janë pa fuqi, edhe të kujtoni fjalët’ e Zotit Iesu, se ai vetë tha: “Ma mirë ashtë me dhanë, se me marrë”. Edhe si tha këto, u ul mbë gjunjë, e u fal bashkë me ata të gjithë. Edhe ata të gjithë qjanë mëjaft, edhe ranë mbë qafë të Paulit, edhe e puthinë, edhe helmoheshinë fort shumë për ate fjalënë qi u pat than’ atyne, se s’kanë për me pamë ma faqen’ e ati. Edhe e përcillinë deri ndë lundrë. Edhe si u hoqëm prei atyneve, lundruem, e erdhëm dreit’ udhësë ndë Ko, edhe tietrënë ditë ndë Rodë, edhe prei andyj ndë Patara. Edhe si gjetëm nji lundrë qi kishte për me shkuem ndë Fenikë, hypëm mb’ate, e lundruem. Edhe kur pam për së largu Kyprën’, edhe e lam mbë të mangjëtë, lundrojim ndë Syri, edhe duelëm jashtë ndë Tyrë, sepse atie kishte për me shkarkuem barrënë lundra. Edhe si gjetëm dishepujtë, mbetëm aty shtatë ditt, të cillët’ i thoshinë Paulit me anë të Shpirtit Shenjt, të mos hypi ndë Ierusalem. Edhe si mbaruem ditt duelëm e vejim; edhe ata të gjithë na përcillinë bashkë me grat e me dielmt’ deri jashtë qytetit; edhe si u ulëm mbë gjunjë ndë buzë të detit, u falëm. Edhe si i lam shëndet njiani tietërit, hypëm ndë lundrët; edhe ata u këthyenë ndëpër shtëpiat e veta. Edhe na si mbaruem të lundruemitë, prei Tyrës’ erdhëm ndë Ptolemaidë, edhe si përshëndetëm vëllazënitë, mbetëm nji ditë për-an’ atyneve. Edhe ndë nesëret na qi ishimë më Paulinë duelëm, e erdhëm ndë Kaisari; edhe si hym ndë shtëpit të Filippit ungjilltarit, qi ishte nji prei të shtatësh, mbetëm për-an ati. Edhe kyi kishte shtatë bija virgjinesha qi profetizojinë. Edhe kur mbetëm aty mëjaft ditt, sdrypi prei Iudesë nji profet qi quhei Agab. Edhe ai si erdhi te na, muer brezin’ e Paulit, edhe lidhi duert’ e kambët’ e veta, e tha: Këto thotë Shpirti Shenjt. Kështu Iudeitë ndë Ierusalem kanë me lidhunë ate burrinë, të cillit ashtë kyi bres, edhe kanë me e dhanë ndë duer të kombevet. Edhe kur ndëgjuem këto, i luteshim na edhe vendësitë mos me hypun’ ai ndë Ierusalem. Por Pauli u përgjeq: Qish bani kështu tue qjam’ e tue thyem zemërënë t’eme? Sepse unë jam gati jo vetëm me u lidhunë, por edhe me vdekunë ndë Ierusalem për emënin’ e Zotit Iesu. Edhe mbassi s’i mbushei mendia, pushuem, e tham: U baftë dashunimi i Zotit. Edhe erthnë bashkë me ne edhe disa dishepuj prei Kaisariet, edhe prunë me vetëhe nji farë Mnasoni Kyprian, nji dishepull të vietërë, i cilli kishte për me na marrë ndë shtëpit të vet. Edhe na si erdhëm ndë Ierusalem, vëllazënitë na pritnë me gëzim. Edhe tietrënë ditë Pauli vote bashkë me ne te Iakobi; edhe erthnë gjithë pleqtë. Edhe si i përshëndeti, u diftoi atyne nji ka nji gjithë sa bani Perëndia ndër kombet me anë të shërbesës’ ati. Edhe ata kur ndëgjuenë, lavduenë Zotinë, edhe i thanë: Shef, o vëlla, sa shumë mijëna janë prei atyne Iudevet qi kanë besuem; edhe të gjithë janë zelltarë për ligjënë. Edhe muernë vesht për tyi, se mëson gjith’ ata Iudeitë qi janë ndër kombet me u larguem prei ligjësë Moiseut, tue thanë: të mos rreth-presinë dielmtë, as të mos ecinë mbas zakonesh. Qish ashtë pra këjo? Për të vërtet ka me u mbëledhunë shumicë, sepse kanë me ndëgjuem se ke ardhunë. Ban pra këte qi të thomi tyi: Janë ndër ne katër burra qi kanë bamë kusht mbë vetëvetëhenë; merr këta, edhe qirohu bashkë me ata, edhe prish për ata, qi të ruejnë kryetë, edhe të gjithë ta marrinë vesht se s’janë gja ato qi ndëgjuenë për tyi; por se ecën edhe ti vetë mbas zakonesh, edhe ruen ligjënë. Sa për ata kombet qi kanë besuem, na u dërguem letër, edhe e pam me udhë ata të mos ruejnë t’atillë, veç të ruhenë prei kurbanit idhujvet, edhe prei kafshësë mbytëmë, edhe prei kurvënisë. - Atëherë Pauli muer me vetëhe ata burratë, edhe ditënë tietërë si u qirue bashkë me ata, hyni ndë tempull, për me dhanë za kurë ishinë për me u mbushunë ditt e të qiruemit, deri sa të bihei dhunëti për gjithë-se-cillinë prei atyneve. Edhe kur ishinë për me u mbushunë shtatë ditt, ata Iudeitë qi ishinë prei Asisë kur pan’ ate ndë tempull, përzinë gjithë gjindëjenë, edhe vunë duertë mbi ata, tue bërtitunë: O burra Israelitë, na ndimoni; kyi asht’ ai nieriu qi mëson të gjithë gjithë-kundi kundrë popullit edhe ligjës’ edhe këti vendi; por ka shtim’ edhe Grekë ndë tempull, e ndyni këte vend të shenjtënueshim. (Sepse ata kishinë pamë përpara Trofim Efesianinë bashkë me ate ndë qytet, edhe kujtojinë se e kishte shtimë Pauli ndë tempull.) Edhe u tund gjithë qyteti, edhe u mbëloth populli; edhe si zunë Paulin’, e tërhoqnë jashtë tempullit, edhe përnjiherë u mbyllnë dyertë. Edhe kur kërkojinë me e vramë, shkoi zani te kapitani i tufësë ushtëtorëvet, se gjithë Ierusalemi ashtë përziem. I cilli përnjiherë muer me vetëhe ushtëtorë e urdhën-qindësa, e vrapëtoi mbi ata. Edhe ata kur panë kapitanin’ edhe ushtëtorëtë, pushuenë tue rrafunë Paulinë. Atëherë kapitani u afërue, edhe e rroku, edhe urdhënoi të lidhetë ne dy vargje hekurash; edhe pyeste, cilli ishte ai, edhe qish kishte bamë. Edhe ndërmiet gjindëjesë thërrisinë disa për nji punë, e disa të tierë për nji tietërë punë; edhe mbassi nukë mundei me marrë vesht të vërtetënë prei trubullimit, urdhënoi me e prumë ndë kastëll. Edhe kur erdhi ndë shkallët, koditi me e mbaitunë mbë kraha ushtëtorëtë për punë të shtrëngimit gjindëjesë. Sepse shumica e popullit shkojinë mbrapa tue bërtitunë: Ngreje ate. Edhe Pauli kur kishte për me hymë ndë kastëll, i thotë kapitanit: Më ndëjehetë di qish me të thanë? Edhe ai i tha: Di Greqisht? Vallë mos je ti ai Egjyptiani qi ngrite mbë kambë para këtyne ditve, edhe nxore ndë shkretinët katër mijë nierës gjak-bamësa? Edhe Pauli tha: Unë jam nji nieri Iude prei Tarset, qytetar i nji qyteti me emënë të Kilikisë; edhe të lutem më le me i folunë popullit. Edhe ai si e la, Pauli ndenj mbë shkallët, e tundi dorënë te populli të mbanë vesh. Edhe si u ba pushim i madh, foli mbë gjuhë Hebraishte, tue thanë: - O burra vëllazën edhe atënë, pa ndëgjoni mue ç’fjalë u ap juve tashti. (Edhe kur ndëgjuenë se u foli mbë gjuhë Hebraishte, pushuenë ma tepërë; edhe tha:) Unë jam nji nieri Iude, lemë ndë Tarsë të Kilikisë, edhe rritunë ndë këte qytet për anë kambëvet Gamalielit, mësuem shtrëngueshim ndë ligjë qi na kanë lan’ atënitë, edhe ishiem zelltar për Perëndinë, sikurse ju të gjithë jeni sot; edhe këte udhë e ndoqa mbrapa deri mbë vdekë, tue lidhunë me hekura e tue vumë ndë burk burra e gra, sikurse edhe krye-prifti deshmon për mue, edhe gjithë pleqësia; prei atyneve mora edhe letëra për vëllazënit, e vota ndë Damaskë, për me prumë lidhunë ndë Ierusalem edhe ata qi ishin’ atie, qi të mundohenë. Edhe kur po shkojem udhësë, edhe ishiem ngjat Damaskësë ndë mies-ditë, befas shkrepi rreth meje nji drit’ e madhe prei qiellit; edhe unë rashë mbë truell, edhe ndëgjova nji za qi më thoshte: Saul, Saul, përse më ndiek? Edhe un’ u përgjegja: Cilli je ti, o Zot? Edhe ai më tha: Unë jam Iesu Nazoreasi, të cillinë ti ndiek. Edhe ata qi ishinë bashkë me mue panë dritënë, edhe i muer frika; por zanin’ e ati qi më fliste nuk’ e ndëgjuenë. Edhe unë thashë: Qish të baj, Zot? Edhe Zoti më tha: Ngreu, edhe shko ndë Damaskë; edhe atie ka për me t’u folunë për gjithë sa jan’ urdhënuem për tyi të bajsh. Edhe mbassi nukë shifiem prei të ndritunit asai dritësë, erdha ndë Damaskë tue u tërhequnë për dore prei atyneve qi ishinë bashkë me mue. Edhe nji farë Anania, nieri besëtar mbas ligjësë, për të cillin’ epei deshmi e mirë prei gjith’ atyne Iudevet qi rrijin’ atie, erdhi tek unë, edhe ndenji përpara, e më tha: Saul vëlla, çil sytë për-së-ri. Edhe unë nd’ate orë çela sytë, e pash’ ate. Edhe ai tha: Perëndia i atënavet t’anë të urdhënoi me ngjofunë dashunimin’ e ati, edhe me pamë të Dreitinë, edhe me ndëgjuem za prei gojës’ ati, sepse do të jesh deshmitar për ate mbë gjithë nierëzit, për sa pe, e ndëgjove. Edhe tashti përse qelle? Ngreu, e u pagëzo, e lai fajet’ e tua, tue thërritun’ emënin’ e Zotit. Edhe mbassi u këtheva ndë Ierusalem, kur ishiem tue u falunë ndë tempull, dola jashtë vetëhesë, edhe pash ate tue më thanë: Nxito, edhe del shpeit prei Ierusalemit, sepse s’do ta presinë deshminë tande për mue. Edhe unë thashë: Zot, ata e dinë, se unë qesh ai qi vejem ndë burk, edhe rrifiem ndëpër synagogat ata qi të besojnë tyi; edhe kur derdhei gjaku i Stefanit martyrit t’yt, edhe unë vetë keshë ndenjunë përpara, edhe ishiem me nji fjalë për vrasëjen’ e ati, edhe ruejem petkat’ e atyneve qi e vrisinë. Edhe më tha: Shko, sepse unë kam me të dërguem lark ndër kombe. Edhe deri mbë këte fjalë e ndëgjuenë, edhe atëherë ngritnë zanin’ e vet, tue thanë: Ngreje prei dheut t’atillinë, sepse ai nukë duhetë me rruem. Edhe ata kur bërtisinë, edhe shkundinë petkatë, edhe hedhinë pluhënë për erë, kapitani urdhënoi me u prumë ndë kastëll, edhe tha me e pyetunë me të rrafëme, qi të marri vesht për ç’punë bërtisinë kështu kundrë ati. Edhe si e shtrinë lidhunë me rrypa, Pauli i thot’ urdhën-qindësit qi ishte ndenjunë përpara: Vall’ asht’ e udhësë mbë ju me rrafunë nji nieri Roman, edhe pa gjukuem? Edhe urdhën-qindësi kur ndëgjoi, vote, e i diftoi kapitanit, tue thanë: Shif mirë qish je tue bamë, sepse kyi nieri ashtë Roman. Edhe kapitani erdhi, e i tha: Më thuei, a je ti Roman? Edhe ai tha: Po. Edhe kapitani u përgjegj: Unë kam prishunë shumë astër për me fituem këte emënë qi të quhem Roman; edhe Pauli tha: Por un’ edhe kam lemë Roman. Përnjiherë pra u tërhoqnë prei ati ata qi kishinë për me e munduem, por edhe kapitani u frikue, kur muer vesht se ashtë Roman, edhe sepse e kishte lidhunë. Edhe ndë nesëret kur donte me marrë vesht të vërtetënë, për ç’punë përflitei prei Iudevet, e sgjidhi prei hekurash, edhe urdhënoi me ardhunë krye-priftënit’ edhe gjithë bashkë-ndejtia e atyneve; edhe sdrypi Paulin’, edhe qindroi përpara atyneve. Edhe Pauli shtiu sytë ndë bashkë-ndejtiet, e tha: O burra vëllazën, unë deri sot mbë këto ditë kam ecunë te Perëndia me çdo ndërgjegjie të mirë. Edhe Anania krye-prifti urdhënoi ata qi rrijinë për-an’ ati me i ranë gojësë. Atëherë Pauli i thotë: Perëndia ka për me të ranë, o mur i lyem me këlqere; e ti rri me më gjukuem mbas ligjësë, edhe kundrë ligjës’ urdhënon me më ranë? Edhe ata qi ishinë ndenjunë për-anë thanë: Krye-priftin’ e Perëndisë shan ti? Edhe Pauli tha: Nuk’ e dita, o vëllazën, se ashtë Krye-prift, sepse ashtë shkruem - “Mos flasish keq për të parin’ e popullit t’yt”. Edhe Pauli si e ngjofi se njiana anë ishte prei Saddukeish, edhe tietëra prei Fariseish, bërtiti ndë bashkë-ndejtiet: O burra vëllazën, unë jam Farise, e bir Fariseu; për shpëresë, edhe për të ngjallunë prei së vdekunish po gjykohem unë. Edhe ai si foli këte, Fariseitë filluenë të zihenë me Saddukeit edhe shumica u da dyshë. Sepse Saddukeitë thonë se nuk’ ashtë të ngjallunë, as engjull, as shpirt, por Fariseitë rrëfejnë të dyja. Edhe u ba nji të gërthitun’ i madh; edhe shkruisitë qi ishinë me anë të Farisevet u ngritnë, e ziheshinë, tue thanë: S’gjejmë ndonji gja të keqe mbë këte nieri, por ndë i foli ndonji shpirt, a engjull, le të mos luftojmë kundrë Perëndisë. Edhe mbassi u hangrën shumë, kapitani pat frikë mos shqyhetë Pauli prei atyne, edhe urdhënoi të sdrypinë ushtëtorëtë, e ta rrëmbejnë prei miedizit atyneve, edhe ta bijenë ndë kastëll. Edhe natënë tietër’ iu duk Zoti, e i tha: Ki zemërë, Paul, sepse sikurse deshmove për mue ndë Ierusalem, kështu duhetë të deshmojsh edhe ndë Romë. Edhe kur u ba ditë, disa prei Iudevet u mbëlothnë, e nemnë vetëvetëhenë, tue thanë: as të mos hanë, as të mos pinë, deri sa të vrasinë Paulinë. Edhe ata qi kishinë bamë bashkë këte be, ishinë ma shumë se katër-dhetë vetë: të cillët’ erthnë te krye-priftënit edhe te pleqt, e thanë: Me namë kemi nemunë vetëhenë t’onë, të mos vemë gja ndë gojë, deri sa të vrasimë Paulinë. Tashti pra ju me bashkë-ndejtienë bani za kapitanit ta sdrypi te ju nesërë, sikur se keni për me marrë vesht ma mirë për punë t’ati; edhe na, para se të afërohet ai, jemi gati me e vramë. Edhe i biri së motrësë Paulit kur ndëgjoi për lakunë qi i ngrefnë, vote e hyni ndë kastëll, e i diftoi Paulit. Edhe Pauli thërriti nji prei urdhën-qindësish, e tha: Binia këte dialosh te kapitani, sepse di qish ka për me i thanë. Ai pra si e muer me vetëhe, e pruni te kapitani, edhe tha: Pauli qi ashtë ndë burk më thirri, e m’u lut me prumë këte dialosh te ti, sepse di qish ka për me të folunë. Edhe kapitani si e muer për dore, edhe u tërhoq mbë-nj-anë, e pyeste: Qish asht’ ajo qi ke për me më diftuem? Edhe ai tha, se: Iudeitë banë fjalë me t’u lutunë të bijesh poshtë Paulinë nesërë ndë bashkë-ndejtiet, sikur se kanë për me e pyetunë ma shtrëngueshim. Por ti mos u ndëgjo atyne, sepse janë ma shumë se katër-dhetë vetë ata qi rrin’ e rueinë për ate, të cillëtë kanë nemunë vetëhenë, as të mos hanë, as të mos pinë, deri sa të vrasin’ ate; edhe tashti janë gati tue pritunë fjalë prei teje. Kapitani pra lishoi dialoshinë, edhe e porositi: Mos me i thanë askuit se më diftove këto. Edhe thirri dy vetë prei urdhën-qindësavet, e u tha atyne: Bani gati dy qind ushtëtorë, për me votunë deri ndë Kaisari, edhe shtatë-dhetë kalorësa, edhe dy qind shtijezorë mbë tri orë të natësë; le të bijen’ edhe kafsha të gjalla për me hypunë Paulin’, e me e shpumë të shëndoshë te Felik guvernatori. Edhe shkroi nji letër mbas kësai shëmbëlltyre: “Klaudiu Lysia mbë të pushtetshiminë guvernatorinë Felik, fal me shëndet. Kyi nieri qe zanë prei Iudevet, edhe pat për me u vramë prei atyneve; atëherë un’ erdha bashkë me ushtëtorët, edhe e shpëtova, sepse mora vesht se ashtë Roman. Edhe kur desha me marrë vesht për ç’punë e përflisinë, e sdrypa ndë bashkë-ndejtie t’atyne, edhe e gjeta se përflitei për kërkime të ligjës’ atyne, por s’ka ndonji faj për vdekë, a për me u lidhunë me hekura. Edhe mbassi më dhanë za, se Iudeitë kishinë bamë këshille të keqe kundrë këti nieriu, përnjiherë e dërgova te ti, edhe porosita edhe ata qi përflasin’ ate, të thonë përpara teje qish fjalë kanë kundrë ati. Qofsh me shëndet”. Ushtëtorëtë pra, sikurse qen’ urdhënuen, muernë Paulin’, edhe e prunë natënë ndë Antipatridhë. Edhe ndë nesëret si lanë kalorësatë me votunë bashkë me ate, u këthyenë ndë kastëll, të cillëtë si hynë ndë Kaisari, edhe dhanë letrënë n’dorë të guvernatorit, nxuernë përpara ati edhe Paulinë. Edhe guvernatori si këndoi letrënë, pyeti prei ç’anë ashtë; edhe kur ndëgjoi se ashtë prei Kilikisë, - Kam për me të ndëgjuem, - tha, - kur të vin’ edhe ata qi të përflasinë. Edhe urdhënoi me u rueitunë ndë vend të gjukatësë Herodit. Edhe mbas pesë ditsh sdrypi Anani krye-prifti bashkë me pleqt’ edhe me nji farë fjalori qi quhei Tertyl, të cillëtë duelnë përpara guvernatorit kundrë Paulit. Edhe kur u thirr me dalunë përpara ai, Tertyli filloi me përfolunë, tue thanë: Na kemi shumë paqtim prei teje, o i pushtetshim Felik, edhe bahenë punë të mëdha te kyi komp prei paramendiesë s’ate, përherë e gjithë-kundi i presimë me shumë të falunë nders. Por mos me të munduem tepërë, të lutem me na ndëgjuem pak fjalë me butësininë tande. Sepse gjetëm këte nieri se përlyen të tierë, edhe shtyn gjithë Iudeitë qi janë ndëpër botët të ngrenë krye, edhe asht’ i pari i eresisë Nazoreasavet, i cilli deshi me ndymë edhe tempullinë, edhe na e zum, edhe deshëm me e gjukuem mbas ligjësë s’onë. Por erdhi kapitan Lysia, e na e rrëmbeu prei duersh me përdhunë, edhe urdhënoi ata qi e përflisinë me ardhunë te ti; ti vetë si ta pyesish, do të mundesh me marrë vesht për këto të gjitha qi e përflasimë. - Rrëfyenë bashkë me ate edhe Iudeitë, tue thanë, se këto janë kështu. Atëherë Pauli mbassi i bani shenjë guvernatori me folunë, u pergjeq: Mbassi e dij se ke shumë viet qi je gjyqtar te kyi komp, ap fjalë për vetëvetëhenë me zemërë të gëzuemë, sepse mundesh me marrë vesht, se nukë janë ma tepërë se dy-mbë-dhetë ditt, çë kurrë se hypa ndë Ierusalem me adhuruem. Edhe as ndë tempull më gjetnë tue ligjëruem me kend, a tue ngritunë mbë kambë gjindëjenë, as ndëpër synagogat, as ndë qytet; as mundenë me provuem ato fjalë qi më përflasinë tashti, Por rrëfej këte te ti, se mbas udhësë qi këta i thon’ eresi, kështu lus Perëndinë e përindvet mi, tue u besuem gjith’ atyne qi janë shkruem ndë ligjët edhe ndër profetënit; edhe kam shpëresë mbë Perëndinë, të cillën’ edhe këta vetë presinë, se ka për me u bamë të ngjallunë prei së vdekunish, të dreitëve e të shtrembëtëve. Edhe për këte unë mundoj vetëhenë, qi të kemi përherë ndërgjegjëje pa faj te Perëndia edhe te nierëzit. Edhe tashti mbas shumë vietsh erdha me bamë lëmoshëna kombit t’em, edhe me prumë dhunëtia. Edhe ndërmiet këtyneve disa Iudei prei Asisë më gjetnë qiruem ndë tempull, jo me gjindëje, as me trubullim, të cillëtë duhet me dalunë përpara teje, e të më përflisinë, ndë kishinë gja kundrë meje. A këta vetë le të thonë, ndë paçinë gjetunë ndonji të shtrembëtë tek unë, kur dola përpara bashkë-ndejtiesë, veçe ndë qoftë për këte za të vetëmë, qi thërrita tue ndenjunë ndërmiet atyneve, se unë po gjukohem prei jush sot për të ngjallunë prei së vdekunish. Edhe Feliku si ndëgjoi këto, urdhënoi me ardhunë nji ditë tietërë, sepse i dinte fort mirë punët’ e kësai udhe, edhe tha: Kur të sdrypi kapitan Lysia, kam me marrë vesht ma mirë punëtë tuaja. Edhe urdhënoi urdhën-qindësinë me u rueitunë Pauli, edhe me pasunë të prajtunë, edhe mos me ndalunë kend prei të vetëvet me i shërbyem, a me ardhunë tek ai. Edhe mbas disa ditsh kur erdhi Feliku bashkë me gruen’ e vet Drusillënë, qi ishte Iudeonjë, çoi, e thërriti Paulinë, edhe ndëgjoi prei ati për besënë mbë Krishtinë. Edhe ai kur po fliste për dreitëni, e për të përmbaitëmen’ e vetëhesë, edhe për gjyqinë qi ka me ardhunë, Felikut i hyni frikë, e u përgjeq: Tashti shko; edhe kur të kemi kohë do të çoj me të thirrunë prap. Edhe shpërente se Pauli kishte me i dhanë astër, për me e lishuem, përandai çonte, edhe e thërriste shpesh, edhe fliste me ate. Por mbassi u mbushnë dy viet, Porkiu Festi erdhi në kambë të Felikut, edhe Feliku donte me u bam’ andënë Iudevet, e la Paulinë lidhunë. Festi pra si erdhi ndë anë të vet, mbas tri ditsh hypi ndë Ierusalem prei Kaisarisë. Edhe krye-prifti, edhe të parët’ e Iudevet qi ishinë kundrë Paulit u duknë përpara ati, edhe i luteshinë, tue lypunë hir kundrë ati, qi të dërgojë e ta bierë ndë Ierusalem, sepse kishinë bamë pritë për me e vramë mb’udhë. Edhe Festiu përgjeq, se Pauli ruhetë ndë Kaisari, edhe se ai vetë kishte për me votunë shpeit atie. Le të sdrypinë pra ata qi mundenë prei jush, - tha, - edhe ndë pastë ndonji faj kyi nieri, le ta përflasinë. Edhe mbassi ndenji ndër ata ma tepërë se dhetë ditt, sdrypi ndë Kaisari, edhe ndë nesëret si ndenji mbë gjukatë; urdhënoi me u prumë Pauli, Edhe ai si erdhi, duelnë përpara ata Iudeitë qi kishinë sdrypunë prei Ierusalemit, e thoshinë shumë edhe të mëdha të përfoluna kundrë Paulit, të cillatë s’mundeshinë me i provuem, sepse ai epte fjalë, se: As mbë ligjët të Iudevet, as mbë tempull, as mbë Kaisarinë kam bamë ndonji faj. Por Festi donte me u bam’ andënë Iudevet, iu përgjeq Paulit, e tha: A do me hypunë ndë Ierusalem, edhe atie me u gjukuem për këto punë përpara meje? Edhe Pauli tha: Unë kam ndenjunë mbë gjukatë të Kaisarit, atie ku duhetë me u gjukuem; nuk’ u kam bamë ndonji faj Iudevet, sikurse edhe ti e di fort mirë. Sepse ndë kam bamë keq, a ndë paça bamë ndonji punë për vdekë, nuk’ i tremem vdekësë, por ndë mos qoftë ndonji gja prei asosh qi më përflasinë këta, askushi s’mundetë me më falunë tek ata. Thërres mbë Kaisarinë [due me u gjukuem te Kaisari]. Atëherë Festi si foli bashkë me këshillenë, u përgjeq: Mbë Kaisarinë thirre ti? Te Kaisari ke me votunë. Edhe si shkuenë disa ditt, mbëreti Agrippë edhe Bernika erthnë ndë Kaisari, për me përshëndetunë Festinë. Edhe si ndejnë atie shumë ditt, Festi i zuni n’gojë punën’ e Paulit, tue thanë: Ashtë nji nieri lanë këtu lidhunë prei Felikut; për punë t’ati, kur vota ndë Ierusalem, u duknë përpara meje krye-priftënit’ edhe pleqt’ e Iudevet, e lypinë gjyq kundrë ati me u dënuem, të cillëvet u përgjegja, se nuk’ ashtë zakon ndër Romanët me u prishunë ndonji nieri për hir, pa mos pasunë përpara faqes’ ai qi përflitetë, ata qi e përflasinë, e pa mos i dhanë kohë me dhanë fjalë për fajin’ e vet. Mbassi u mbëlothnë pra ata këtu, pa mos u qellunë kreit, ndë të nesërmenë ditë ndenja mbë gjukatë, edhe urdhënova me u prumë nieriu. Edhe ata qi e përflisninë si duelnë përpara meje, nukë prunë ndonji të përfolunë kundrë ati prei asosh qi mendojem unë, por kishinë disa kërkime kundrë ati për fenë e vet, edhe për nji farë Iesui qi kishte vdekunë, për të cillinë Pauli thoshte se rron. Edhe unë mbassi s’dijem se qish me bamë për nji t’atillë kërkimi, thashë ndë dashtë me votunë ndë Ierusalem, edhe me u gjukuem atie për këto. Por Pauli mbassi thirri të ruhetë për me u gjukuem tek Augusti, urdhënova me u rueitun’ ai, deri sa të dërgoj te Kaisari. Edhe Agrippa i tha Festit: Desha edhe unë me e ndëgjuem ate nieri. Edhe ai tha: Nesërë ke me e ndëgjuem. Edhe ndë nesëret, kur erdhi Agrippa edhe Bernika me shumë madhështi, edhe hyni ndë vend të ndëgjimit bashkë me kapitanat e me nierëzit e mëdhej të qytetit, Festi urdhënoi e u pru Pauli. Atëherë Festi thotë: O mbëret Agrippë, edhe gjithë sa vetë jeni këtu bashkë me ne, e shifni këte nieri, për të cillinë gjithë shumica e Iudevet më folnë edhe ndë Ierusalem edhe këtu, tue bërtitunë se ai nukë duhetë ma me rruem. Por unë mbassi gjeta se s’kishte punuem gja për vdekë, edhe ai vetë thirri mbë Augustinë, e pashë me udhë ta dërgoj. Për të cillinë s’kam ndonji gja të vërtetë me i shkruem t’em zot; përandai e pruna përpara jush, edhe ma fort përpara teje, o mbëret Agrippë, qi të kemi se qish me shkruem, mbassi të pyetetë prap. Sepse më duketë punë pa mend, me dërguem nji nieri të lidhunë, pa mos diftuem edhe fajetë qi janë kundrë ati. Edhe Agrippa i tha Paulit: Të ashtë ndëjyem me folunë për vetëvetëhenë. Atëherë Pauli shtrini dorën’ e epte fjalë: O mbëret Agrippë, kujtoj vetëhenë t’eme të lumunë, sepse kam për me dhanë fjalë përpara teje sot për gjith’ ato punë qi përflitem prei Iudevet, por ma fort se ti di gjithë zakonetë, edhe kërkimet’ e Iudevet; përandai të lutem të më ndëgjojsh me durim. Jetën’ e dielmënisë s’eme pra qi shkova çë ndë krye të herësë ndërmiet kombit t’em ndë Ierusalem, gjithë Iudeit’ e dinë; sepse më dinë çë përpara (ndë daçinë me dëshmuem), se mbas të shtrëngueshimes’ eresisë fesë s’onë rrova Farise. Edhe tashti rrij, e gjukohem për shpëresën’ e të zotuemesë qi u ba prei Perëndisë tek atënit t’anë: për ate të zotuemenë dy-mbë-dhetë farat’ e kombit t’ynë, tue iu lutunë gjithë-nji Perëndisë nat’ e ditë, shpërejinë me e mbërrimë; për këte shpëresë përflitem unë prei Iudevet, o mbëret Agrippë. Si? Punë të pabesueme e mendoni ju, se Perëndia ngjall të vdekunë? Sa për mue, un’ e kishiem ndër mend, se duhetë me punuem shumë punë kundrë emënit Iesu Nazoreasit, sikurse edhe punova ndë Ierusalem; edhe shumë vetë prei shenjtënavet un’ i mbylla ndë burk, si paç marrë pushtet prei krye-priftënavet; edhe kur vriteshin’ ata, dhashë fjalënë kundrë atyneve. Edhe shumë herë ndëpër gjithë synagogat, tue munduem ata, i ngusiem me vlasfimuem, edhe tue u çëmendunë tepërë kundrë atyneve, i ndiqiem edhe deri jashtë qytetevet. Edhe ndër këto punë kur ishiem tue votunë ndë Damaskë me pushtet e me porosi prei krye-priftënavet, ndë mies-ditë pashë mb’udhë, o mbëret, nji dritë prei qiellit ma të ndritshime se dielli, qi ndriti rreth meje edhe atyneve qi bajin’ udhë bashkë me mue. Edhe si ram të gjithë poshtë për dhe, ndëgjova nji za qi më fliste, e thoshte ndë gjuhë të Hebraishtesë: Saul, Saul, përse më ndiek? Keq për tyi ashtë të hedhish me shqelmë drizavet. Edhe unë thashë: Cilli je ti, o Zot? Edhe ai tha: Unë jam Iesui, të cillinë ti ndiek. Por ngreu, edhe qindro mbë kambë të tua, sepse përandai u duksh mbë tyi, për me të vumë shërbëtuer edhe deshmitar për gjithë sa pe, edhe për gjithë sa kam me të diftuem; edhe të sgjodha prei popullit edhe prei kombevet, mbë të cillët tashti po të dërgoj me u çelun’ atyne sytë, qi të këthehenë prei errësinësë mbë dritë, edhe prei pushtetit Satanait te Perëndia, qi të marrinë ndëjesë fajesh, edhe piesë ndërmiet të shenjtënuemvet, me anë të besësë qi ashtë mbë mue. Përandai, o mbëret Agrippë, nuk’ u bashë krye-pa-ndëgjueshim mbë këte qiellore të pame, por predikojem përpara ndë Damaskë, edhe ndë Ierusalem, edhe ndëpër gjith’ dhen’ e Iudesë, edhe mbasandai ndër kombet, të pendohenë, edhe të këthehenë te Perëndia, tue punuem punë të vëjefshime për pendesë. Për këto punë Iudeitë më zunë ndë tempull, e dojinë me më vramë. Por mbassi gjeta ndifmë prei Perëndisë, rrij gjallë deri mbë këte ditë, tue bamë deshmi mbë të math e mbë të vogëlë, pa thanë ndonji tietërë gja, veç ato qi folnë profetënit’ edhe Moiseu, se kishinë për me u bamë: se Krishti kishte për me pësuem, edhe se ai do të ishte i pari qi kishte me u ngjallunë prei së vdekunish, edhe me predikuem dritë ndë popull, edhe ndë kombet. Edhe ai kur epte fjalë për këto, Festi tha me za të math: U çëmende, Paul; letërat’ e shumta të bajnë me u çëmendunë. Edhe ai tha: Nukë jam i çëmendun’, o i pushtetshim Fest; por flas fjalë të vërteta edhe të urta. Sepse mbëreti i di këto punë, qi flas përpara ati me sy çelë, sepse m’u ka mbushunë mendia, se s’ashtë ndonji punë prei kësosh për me e gënjyem; sepse këjo nuk’ ashtë bamë mbë ndonji kant. U beson profetënavet, o mbëret Agrippë? E die se beson. Edhe Agrippa i tha Paulit: Për pak gja po më mbush mendienë me u bam’ i Krishtenë. Edhe Pauli tha: I lutem Perëndisë të detë, jo vetëmë ti, por edhe gjith’ ata qi më ndëgjojnë sot, me u bamë ka pak e ka shumë t’atillësh, sikurse jam edhe unë, përveç këtyne hekuravet. Edhe ai si tha këto, u ngrit mbëreti, edhe guvernatori, edhe Bernika, edhe ata qi ishinë ndenjunë bashkë me ata. Edhe si iknë, flisinë njiani me tietrinë, tue thanë, se kyi nieri s’ka bamë ndonji punë për vdekë, a për hekura. Edhe Agrippa i tha Festit: Kyi nieri mundei me u lishuem, ndë mos kishte thirrë mbë Kaisarinë. Edhe mbassi u pa me udhë me lundruem për Itali, dhanë Paulin’ edhe disa të tierë të lidhunë nji urdhën-qindësi qi quhei Iuli, prei tufës’Augustit. Edhe si hym ndë nji lundrë Adramyttiane, edhe kishim për me lundruem ndëpër vendet e Asisë, votëm hapëtë; edhe kishim me vetëhe Aristarh Makedonasinë prei Thessallonikësë. Edhe tietërënë ditë e mbërrim ndë Sidonë. Edhe Iuliu u pru nierëzisht te Pauli, edhe e la me votunë te miqt’ me u prajtunë. Edhe si u ngritëm prei andyj, lundruem ndënë Kyprë, sepse erënat’ ishinë kundrë. Edhe si kaluem detin’ e Kilikisë edhe të Pamfylisë, erdhëm ndë Mira të Lykisë. Edhe atie urdhën-qindësi gjeti nji lundrë Aleksandriane qi lundronte për Itali, edhe na vuni mbrenda mb’ate. Edhe shumë ditt tue lundruem ka dalë, memzi e mbërrim ndë Knidë, por mbassi nukë na linte era, lundruem ndënë Kretënë prei anësë Salmonësë; edhe memzi si e kaluem, erdhëm ndë nji vend qi quhetë Limanet e Mira, afër aty ishte qyteti i Lasaisë. Edhe mbassi pat shkuem shumë kohë, edhe të lundruemitë tashti ishte ndë rrezik, sepse edhe agjinimi tashti kishte shkuem, Pauli i mësonte, tue u than’ atyne: O burra, shof se këta të lundruem do të bahetë me të hequna keq e me shumë dam, jo vetëmë të barrës’ edhe të lundrësë, por edhe të jetësë s’onë. Por urdhën-qindësi ndëgjonte ma tepërë timonierin’ edhe të zotin’ e lundrësë, se fjalët e Paulit. Edhe limani mbassi s’ishte i mirë për me dimënuem, ma të shumëtë banë këshille të ngrihen’ edhe prei andyj, për me e mbërrimë ndë Fenikë, ndë qoftë se mundeshinë, edhe të dimënojn’ atie, qi ashtë nji lima i Kretësë, qi ve ore prei erësë Libës’ edhe prei erësë Horit. Edhe kur fryni pak erë shiu, kuituenë se patnë kohënë të mirë, hoqnë grepin, edhe lundrojinë për-anë Kretësë. Por mbas pagësë herë duel nji erë thëllimi kundrë asai, qi quhetë Euroklydon. Edhe mbassi u rrëmbye lundra, edhe s’mundei me i qindruem erësë, e lishuem e biheshim andej e këndej. Edhe si shkuem ndënë nji ujdhësë të vogëlë qi quhetë Klaudë, memzi muftëm me vumë lundrënë ndënë pushtet t’anë, të cillënë si e ngritnë, bajinë të ndimueme, tue ngjeshunë lundrënë përposhtë; edhe mbassi patnë frikë mos me ranë ndë cekë, sdrypnë pëlhuratë, edhe kështu biheshim andej e këndej. Edhe mbassi na rrafi furtuna fort, tietrënë ditë derthnë gjanë ndë det; edhe të tretënë ditë hodhëm teshat’ e lundrësë me duert t’ona. Edhe për shumë ditt nuk dukeshin as dielli as ujëtë, edhe na ra sipër nji dimën’ i math, sa na u hoq shpëresa ma, se kishim për me shpëtuem. Edhe si kishinë shumë ditt pa ngranë, atëherë qindroi Pauli ndë miedis t’atyneve, e tha: Duhei, o burra, të më ndëgjojitë, edhe të mos ngriheshitë prei Kretësë, qi të mos na u kishte bamë këta të hequnë keq, e kyi dam. Edhe tashtiu mësoj juve të keni zemërë, sepse s’ka me hupun’ as ndonji shpirt prei nesh veç lundrësë. Sepse këte natë m’u duk engjulli i Perëndisë, të cillit jam, edhe të cillinë lus, tue thanë: Mos ki frikë Paul; duhetë me dalunë përpara Kaisarit; edhe qe Perëndia te t’i ka falunë gjith’ ata qi lundrojnë bashkë me tyi. Përandai kini zemërë, o burra, sepse besoj mbë Perëndinë, se kështu do të jetë, sikurse më ka folunë. Edhe duhetë me ranë jashtë mbë nji ujdhësë. Edhe si erdhi e katër-mbë-dheta natë, kur po biheshim na nalt e poshtë ndë det Adria, ndë mies-natë detarëtë kuitojinë se po afëroheshinë mbë ndonji vend. Edhe kur hothnë skandallë, gjetnë njizet pash ujë; edhe si votnë pagëzë ma tej, hothnë prap skandallë, edhe gjetnë pesë-mbë-dhetë pash; edhe mbassi kishinë frikë se mos bijinë jashtë mbë vende të ashpëra, hothnë katër grepa prei bishtit lundrësë, edhe luteshimë me u bamë ditë. Por detarëtë mbassi kërkojinë me ikunë prei lundrësë, edhe sdrypnë magjenë ndë det tue shtimë shkak se kishinë me hedhunë grepa prei ballit lundrësë, Pauli i tha urdhën-qindësit edhe ushtëtorëvet: Ndë mos ndenjshinë këta ndë lundrët, ju s’mundeni me shpëtuem. Atëherë ushtëtorëtë prenë litarët’ e lundrësë, edhe e lanë me ranë jashtë. Edhe deri sa filloi me u bamë ditë, Pauli u lutei të gjithëve të marrinë me ngranë, tue thanë: Sot asht’ e katër-mbë-dheta ditë qi pritni, edhe jeni esullë pa ngranë gja. Përandai u lutem juve të merrni me ngranë, sepse këjo ashtë për shpëtiminë tuei, sepse askuit prei jush s’ka me i ranë qime floku prei kresë. Edhe si tha këto, muer bukë, e iu fal nders Perëndisë përpara të gjithëve, edhe si e theu, filloi me ngranë. Edhe të gjithë si muernë zemërë, muernë edhe ata me ngranë. Edhe ishim të gjithë bashkë ndë lundrë dy qind e shtatë-dhet’ e gjashtë shpirtë. Edhe si u nginë tue ngranë, lenuenë lundrënë tue hedhunë gruninë jashtë ndë det. Edhe kur u ba ditë, nuk’ e ngjifinë vendinë, por vejin’ ore nji grykë qi kishte buzë deti, edhe banë këshille të shtijenë jashtë lundrënë mb’ate, ndë qoftë se mundeshinë. Edhe si tërhoqnë nalt grepatë, lanë lundrënë ndë det, edhe sgjithnë përnjiherë të lidhunat’ e timonit, edhe ngritnë pëlhurën’ e miedisëme ka frynte era, edhe mbajinë prei buzësë detit. Edhe si ranë mbë nji vend qi ishte prei dy anësh det, shtinë jashtë lundrënë; edhe balli i lundrësë si u mbështet, mbeti e nukë tundei, por bishti i lundrësë po sbërthehei prei të përpiekunit valëvet. Edhe ushtëtorëtë banë këshille me vramë të lidhunitë, qi të mos iki ndonji tue bamë mbë not. Por urdhën-qindësi mbassi donte me shpëtuem Paulinë, i ndali prei kësai këshilleje; edhe urdhënoi sa mundeshinë me bamë mbë not, të lidhenë përpara, e të dalinë mbë tokë; edhe të tierëtë duelnë, disa mbi dërrasat, e disa mbi copat e thyeme të lundrësë. Edhe kështu shpëtuenë të gjithë mbë tokë. Edhe si shpëtuenë, atëherë e ngjofnë se ujdhësa quhetë Melitë. Edhe barbarëtë na pritnë shumë nierëzisht, sepse ndesnë ziarrm, e na muernë përmbrenda të gjithë, prei shiut qi binte, e prei të ftofëtit. Edhe Pauli kur mbëlodhi shumë krande, edhe i vuni ndë ziarrm, duel jashtë nji nepërkë prei të nxetit, e u ngjit mbas dorës’ ati. Edhe barbarëtë kur panë nepërkënë varë prei dorës’ ati, i thoshinë njiani tietërit: Për të vërtet kyi nieri ashtë gjaksuer, edhe ndonëse shpëtoi prei detit, por gjyqi i Perëndisë nuk’ e la me rruem. Por ai hodhi nepërkënë ndë ziarm, edhe nukë pësoi ndonji gja të keqe. Edhe ata prisinë se kishte për me u ajtun’ ai, a për me ranë për dhe befas i vdekunë, por mbassi pritnë shumë kohë, edhe shifinë se s’iu ba ndonji gja e keqe, ndërruenë mendienë, e thoshinë se ashtë perëndi. Edhe rreth ati vendi ishinë copa dheu të parit ujdhësit, qi quhei Publi, i cilli na priti, e na mbaiti ndë shtëpi miqësisht tri ditt. Edhe i ati i Publiut kishte ranë sëmunë prei ethesh e prei barkut keq, tek i cilli Pauli hyni, edhe u fal, edhe vuni duertë mbi ate, edhe e shëndoshi. Edhe si u ba këjo, edhe të tierëtë sa kishinë sëmunda ndë ujdhësë, vijinë tek ai edhe shëndosheshinë, të cillëtë na nderuenë me shumë nderë; edhe kur kishim për me ikunë, na dhan’ ato qi kishim nevojë. Edhe mbas tre muejsh ikëm me nji lundrë Aleksandrianë qi kishte dimënuem ndë ujdhësë, e cilla kishte shenjë Kastore e Polluke. Edhe si e mbërrim ndë Syrakusë, mbetëm atie tri ditt. Edhe prei andej tue ardhunë rreth, e mbërrim ndë Regi, edhe mbas nji ditë si fryni erë shiu, të dytënë ditë erdhëm ndë Puteolë; atie gjetëm vëllazën, të cillëtë na u lutnë me mbetunë për-an’ atyneve shtatë ditt; edhe kështu erdhëm ndë Romë. Edhe prei andej, vëllazënitë kur ndëgjuenë për ne, na duelnë përpara deri ndë Forë të Appiut, e ndë Tri Tavernat. Pauli kur pa ata, iu fal’ nders Perëndisë, edhe muer zemërë. Edhe kur erdhëm ndë Romë, urdhën-qindësi dha të lidhunitë n’dorë të parit ushtrisë, por Paulin’ e la të rrijë veç bashkë me ushtëtorinë qi e ruente. Edhe mbas tri ditsh Pauli thërriti të parët’ e Iudevet; edhe ata si u mbëlothnë, u thoshte atyne: O burra vëllazën, ndonëse unë s’kam bamë gja kundrë popullit, a kundrë zakonevet atënavet t’anë, më dhanë të lidhunë prei Ierusalemit ndë duert të Romanëvet. Të cillëtë si më gjukuenë, deshnë me më lishuem, sepse s’gjetnë ndonji punë për vdekë tek unë. Por Iudeitë mbassi flisinë kundrë, u shtrëngueshë të thërres mbë Kaisarinë, jo se kam gja për me përfolunë kombinë t’em. Për këte punë pra u thirra juve qi të u shof, edhe të u flas, sepse për punë të shpëresësë Israelit jam lidhunë me këte vark hekurash. Edhe ata i thanë: Na as letëra kemi marrë për tyi prei Iudesë, as ndonji prei vëllazënish erdhi e diftoi, a foli gja të keqe për tyi. Por duemë me ndëgjuem prei teje, qish ke ndër mend, sepse na e dimë, se gjithë-kundi flitetë keq për këte eresi. Edhe mbassi patnë vumë nji ditë për ate, erthnë shumë vetë tek ai atie ku kishte ranë; edhe ai u diftonte atyne mbëretënin’ e Perëndisë tue dhanë deshmi, edhe u mbushte mendien’ atyne për punët’ e Iesuit, prei ligjësë Moiseut edhe prei profetënash, çë ndë mëngjes e deri ndë mbramiet. Edhe disave u mbushei mendia për ato qi thoshte, e disa nukë zejinë besë. Edhe si nuk’ ishinë mbë nji fjalë njiani me tietrinë, ikinë, mbassi tha Pauli nji fjalë, se: Mirë foli Shpirti Shenjt me anë të profetit Isaisë tek atënit t’anë, tue thanë - “Shko te kyi popull, edhe thuei: Me ndëgjim keni me ndëgjuem, por s’keni me marrë vesht; edhe tue pamë do të shifni, por s’keni me pamë, sepse u trash zemëra e këti populli, edhe ndëgjuenë randë me veshët, edhe mbyllnë syt’ e vet, qi të mos shofinë ndonjiherë me syt, edhe të ndëgjojnë me veshët, edhe të marrinë vesht me zemërënë, edhe të këthehenë, qi t’i shëndosh”. Le të bahet’ e ditunë pra mbë ju, se shpëtimi i Perëndisë u dërgue mbë kombet, edhe ata kanë me e ndëgjuem. - Edhe si tha këto, Iudeitë iknë, tue u ngranë me shumë fjalë ndërmiet atyneve. Edhe Pauli mbeti atie dy viet plot ndë shtëpi të vet qi e kishte zanë me pagë, edhe priste gjith’ ata qi vijinë tek ai, tue predikuem mbëretënin’ e Perëndisë, edhe tue mësuem punët’ e Zotit Iesu-Krisht me çdo sy të çelë, e pa ndonji të ndalunë. Pauli shërbëtori i Iesu Krishtit, thërritun’ apostull, damë mbë-nj-anë për ungjillin’ e Perëndisë, (qi pat zotuem përpara me anë të profetënavet vet ndë shkronjat të shenjtënueme), për të Birin’ e vet Iesu Krishtinë Zotinë t’anë (qi leu prei farësë Davidit mbas mishit, edhe u diftue Bir Perëndie me fuqi, mbas shpirtit shenjtënisë, prei së ngjallëmesë së vdekunish), (me anë t’ati muerëm hir e apostuli, qi të ndëgjojnë ndë besët gjithë kombetë, për emënin’ e ati; ndërmiet atyneve jeni edhe ju thërritunë prei Iesu Krishtit) - mbë gjith’ ata qi janë ndë Romë të dashunit’ e Perëndisë, thërritunë shenjtënë, hir qoftë mbë ju, edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht. Ma parë i falem nders Perëndisë t’em me anë të Iesu Krishtit për gjithë ju, sepse besa juei zihetë n’gojë mbë gjithë botënë, sepse Perëndia ashtë deshmitari em, të cillit i shërbej me shpirtinë t’em ndë ungjill të Birit vet, se u përmend juve pa-pushim, tue u lutunë përherë ndë të falunat e mia, qi të detë Perëndia ndonjiherë të ma bajë mbarë udhënë me ardhunë te ju, sepse kam shumë mall me u pamë juve, për me u dhanë ndonji dhunëti shpirtënie qi të forcohi; edhe këjo ashtë për me u ngushulluem bashkë me ju me anë të besësë tuei edhe s’emesë qi kemi njiani me tietrinë. Edhe due qi ta dini, o vëllazën, se shumë herë e vuna ndër mend me ardhunë te ju, (por u ndala deri tashti), qi të kemi ndonji pemë edhe ndërmiet jush, sikurse edhe ndërmiet kombevet tierë. Unë jam detuer te Grekët e te barbarët, te të ditshimit e te të paditshimit; kështu sa prei meje, jam gati me predikuem ungjillin’ edhe ndër ju qi jeni ndë Romë. Sepse nuk turpënohem për ungjillin’ e Krishtit, sepse ashtë fuqi Perëndie për shpëtim mbë gjithë-se-cillinë qi beson, mbë Iudenë ma përpara, edhe mbë Grekunë. Sepse me anë t’ati ungjillit sbulohetë dreitënia e Perëndisë prei bese mbë besë, sikurse ashtë shkruem: “Edhe i dreiti ka me rruem prei besësë”. Sepse zemërim Perëndie sbulohetë prei qielli mbi qish do pabesëni e paudhëni nierëzish, qi përmbanë të vërtetënë ndë paudhëni. Sepse ate qi mundetë nieriu me ngjofunë për Perëndinë, ashtë shpërfaqunë tek ata; sepse Perëndia ua shpërfaqi atyne. Sepse ato punët’ e padukuna t’ati, edhe e pasosëmeja fuqia e ati, edhe hyjënia çë kurrë se u krijue bota shifenë këthiellëtë tue u marrë me mend prei atyne punëvet qi janë bamë, qi të mos munden’ ata me dhanë fjalë. Sepse ndonëse ngjofnë Perëndinë, nuk’ e lavduenë si Perëndi, as nuk’ iu falnë nders, por u banë të kotë ndër mendimet e veta, edhe e marra zemëra e atyne u errësue, tue thanë se janë të mentshim, u marruenë; edhe ndërruenë laftin’ e të pavdierit Perëndi me shëmbëllim figure nieriu të vdierri, e shpendësh, e shtazësh, e shtërpinjsh. Përandai edhe Perëndia i la ndë ndynësinë me anë të dëshërimevet zemëravet atyne, qi të fulliqinë korpënat’ e atyne ndërmiet atyne, të cillëtë ndërruenë të vërtetën’ e Perëndisë me rrenënë, edhe nderuen’ e lutnë krijesësë ma tepërë se ate qi e krijoi, i cilli asht’ i bekuem për gjithë jetët. Amen. Përandai Perëndia i la ndër pësime fulliqënie, sepse edhe grat’ e atyne ndërruenë zakoninë qi ashtë mbas natyrësë, me ate qi ashtë kundrë natyrësë; kështu edhe mashkujtë lanë zakoninë qi ashtë mbas natyrësë gruesë, e u doqnë ndë dëshërimt të vetëhes’ atyne njiani me tietërinë, tue punuem shumtiminë mashkuj mbë mashkuj, e tue marrë pagën’ e gënjimit vet qi duhei për vetëhen’ e atyne. Edhe sikurse nukë deshnë me ngjofunë Perëndinë, Perëndia i la ndë nji mend të paprovueshim, qi të bajn’ ato qi nukë duhenë, sepse janë plot me qish do farë paudhënie, kurvënie, të ligë, lakëmimi, të keqeje; mbushunë me zmir, me vrasie, me qartë, me gënjim, me pësim të keq; asish qi pishtëllojnë, asish qi shajnë, madhështorë, krye-naltë, asish qi shpifinë të këqia, të pandëgjueshim te përint, të pamend, asish qi s’mbanë besë mbë fjalët, zemërë-pa-dhimshim, të pamiqësi, të papërdëllyeshim; e këta ndonëse ngjofinë dreitënin’ e Perëndisë, se ata qi punojnë t’atillash punë janë të vëjefshim për vdekë, jo veç i bajnë, por edhe u pëlqejn’ ata qi punojn’ ato. Përandai s’mundesh me dhanë fjalë, o nieri, cillido je ti qi gjukon, sepse për ate punë qi gjukon tietrinë, gjukon vetëhenë tande për të keq, sepse ti qi gjukon, punon ato punë. Edhe e dimë, se gjyqi i Perëndisë ashtë me të vërtetë kundrë atyneve qi punojnë t’atillash punë. E mendon këte, ti o nieri, qi gjukon ata qi punojnë t’atillash punë, edhe ban ato, se ke me shpëtuem prei gjyqit Perëndisë? Apor ban për asgja pasëjen’ e mirënisë ati, e të durimit, e të zemrësë gjanë, e nuk’ e di, se mirënia e Perëndisë të bije ndë pendesë? Por për ashpëriminë tand, edhe për zemërën’ e papendueshime mbëledh zemërim mbë vetëhenë tande ndë ditë të zemërimit, edhe të sbuluemesë gjyqit dreitë të Perëndisë, i cilli ka me ia paguem gjithë-se-cillit mbas vepëravet ati; atyneve qi lypinë laft, e nder, e të pavdierrë me durim për vepërë të mirë, ka me u dhanë jetë të pasosëme; e mb’ata qi qartohenë, edhe nuk’ ulenë mbë të vërtetënë, por ulenë mbë të shtrembëtënë ka me qenunë zemërim edhe mëni, acarim edhe shtrëngim mbë qish do shpirt nieriu qi punon të keqenë, mbë Iudenë ma parë, edhe mbë Grekunë, por laft, e nder, e paqtim ka me qenunë mbë gjithë-se-cillinë qi punon të mirënë, mbë Iudenë ma parë, edhe mbë Grekunë. Sepse afër Perëndisë s’ka të mbaitun’ anë, sepse gjithë sa fëjyenë mbë ligjë, kanë me u vdierrë pa ligjë; edhe gjithë sa fëjyenë pa ligjë, kanë me u gjukuem me ligjë, (sepse nukë janë të dreitë afër Perëndisë ata qi i mbanë vesh ligjësë, por ata qi punojnë ligjënë kanë me dalunë të dreitë. Sepse kur gjintarëtë qi s’kanë ligjë, punojnë punët e ligjësë mbas natyrësë, këta ndonëse s’kanë ligjë, ashtë ligjë ndë vetëhet t’atyne, të cillëtë diftojnë punën’ e ligjësë shkruem ndë zemërat të veta, sepse ndërgjegjëja e atyne dëshmon bashkë me ata, edhe mendimetë ndërmiet atyne përflasinë, a apinë fjalë njiani për tietërinë); mb’ate ditë kur do të gjukojë Perëndia të mpshefëtat’ e nieriut me anë të Iesu-Krishtit, mbas ungjillit t’em. Qe, ti qi quhe Iude, edhe prahe mbë ligjët, e mburre mbë Perëndinë, edhe njef dashunimin’ e ati, edhe shqyem ato qi dajnë, sepse je mësuem prei ligjësë; edhe ke shpëresë mbë vetëhenë tande se u tërheq udhënë të verbënavet, se je drit’ e atyneve qi janë nd’errësinë, mësesës i të marrëvet, mieshtër i foshnjevet, e se ke formën’ e së ngjofëmesë, edhe së vërtetësë ndë ligjët. Ti pra qi mëson tietërinë, nukë mëson vetëvetëhenë? Ti qi predikon të mos viedhinë, viedh? Ti qi thue të mos kurvënojnë, kurvënon? Ti qi ke të ndytë idhujtë, vieth gja kishe? Ti qi mburre mbë ligjët, shpërnderon Perëndinë tue kapërcyem ligjënë? Sepse “emëni i Perëndisë nemetë ndër kombet për punë tuei”, sikurse ashtë shkruem. Sepse rreth-presëja vëjen, ndë punofsh ligjënë, por ndë kapërcefsh ligjënë, rreth-presëja jote u ba të parreth-premë. Ai pra qi nuk’ ashtë rreth-premë ndë rueitë porosit’ e ligjësë, a s’ka me u queitunë të parreth-premit’ e ati për rreth-presëje? Edhe ai qi ashtë prei natyrës’ i parreth-premë, e punon ligjënë, nukë do të gjukojë tyi qi ke shkronjën’ e ligjësë, edhe rreth-presëjenë, e kapërcen ligjënë? Sepse nuk’ asht’ Iude ai qi duketë për faqe, as rreth-presëja ndë misht qi duketë për faqe, por ai qi ashtë ndë të mpshefunë Iude, edhe rreth-presëja asht ’ ajo e zemrësë, qi ashtë ndë shpirt, e jo ajo qi ashtë ndë shkronjë, të cillit lafti nuk’ ashtë prei nierëzish, por prei Perëndisë. Qish ka ma tepërë Iudeu pra, a qish vëjen rreth-presëja? Shumë për gjithë qish mëndyrë. Ma parë, sepse mbë Iudeit u zunë besë fjalët’ e Perëndisë. Sepse ndë mos besuenë disa, qish ashtë? Mos do të prishi besën’ e Perëndisë pa-besënia e atyne? Qoftë lark, por Perëndia qoft’ i vërtetë, e çdo nieri qoftë rrenës, sikurse ashtë shkruem: “Qi të dalish i dreitë ndë fjalët e tua, edhe të mundish kur të gjukohesh”. Por shtrembënia jonë ndë diftoftë dreitënin’ e Perëndisë, qish do të thomi, mos asht’ i shtrembëtë Perëndia qi bije zemëriminë? (flas si nieri) Qoftë lark, sepse si ka me gjukuem botënë Perëndia? Sepse e vërteta e Perëndisë ndë u shtue për laftin’ e ati prei rrenësë s’eme, përse gjukohem unë ma si fajtuer? Edhe (sikurse nememi, edhe sikurse thonë disa, se na thomi), përse të mos bajmë të këqiatë, qi të vinë të miratë? Të cillëvet dënimi asht’ i dreitë. Qish pra? Jemi na ma të mirë se gjintarëtë? Për të vërtetë jo, sepse na e provuem ma pari, se edhe Iudeitë edhe Grekëtë të gjithë janë ndënë faj, sikurse ashtë shkruem: “Se nuk’ asht’ i dreitë as nji; nuk’ ashtë ndonji qi merr vesht, nuk’ ashtë ndonji qi kërkon Perëndinë. Të gjithë duelnë jasht’ udhësë, të gjithë u banë të pavëjyeshim; nuk ashtë ndonji qi ban mirë; nuk’ asht’ as ndonji”. “Fyti i atyne ashtë vorr i hapëtë; me gjuhënat’ e atyne flisinë gënjimë; vëner aspidash ashtë ndënë buzët t’atyne”; atyneve “goja ashtë plot me mallëkim, e me ithtim”. “Kambët’ e atyneve janë të shpeita për me derdhunë gjak”. “Të shkretuem e të hiequnë keq ashtë ndëpër udhët t’atyne; edhe udhën’ e paqtimit nuk’ e ngjofnë”. “Nuk’ ashtë frikë Perëndie përpara syvet atyne”. - Edhe e dimë, se sa thotë ligja, u flet atyneve qi janë ndënë ligjët, qi të thuretë qish do gojë, edhe gjithë bota të gjukohetë për fajtore te Perëndia. Sepse as ndonji mish s’ka për me dalun’ i dreitë përpara ati prei vepëravet ligjësë, sepse faji ngjifetë prei ligjësë. Por tashti dreitënia e Perëndisë u shpërfaq paligjë, dëshmuem prei ligjës’ e prei profetënavet; edhe ajo dreitënia e Perëndisë qi ashtë me anë të besësë Iesu Krishtit, mbë të gjith’ e mbi të gjith’ ata qi besojnë, sepse s’ka ndonji farë të dami; sepse të gjithë fëjyenë, edhe të gjithëve u mëngon lafti i Perëndisë, por dalinë të dreitë me hirin’ e ati qi fal, me anë të shpërblimit qi ashtë mbë Iesu Krishtinë, të cillinë Perëndia e vuni çë përpara me qenunë shpërblim me anë të besësë ndë gjak t’ati, për me diftuem dreitënin’ e ati, për ndëjesën’ e fajevet qi kanë qenë bamë përpara, me anë të durimit Perëndisë; për me diftuem dreitënin’ e ati ndë këte kohë, qi të jet’ ai i dreitë, edhe të nxierri të dreitë ate qi i beson Iesuit. Ku ashtë pra të mburrumitë? U mbyll jashtë? Me qish farë ligjë? Të vepëravet? Jo, por me ligjën’ e besësë. E marrim me mend pra, se nieriu del i dreitë me anë të besësë, pa vepërat’ e ligjësë. Apor vetëm’ i Iudevet ashtë Perëndia? E jo edhe i kombevet? Por edhe i kombevet, sepse nji ashtë Perëndia, qi ka me nxierrë të dreitë rreth-presëjen’ edhe të parreth-premitë me anë të besësë. Prishimë ligjënë pra me anë të besësë? Qoftë lark, por ma tepërë vemë ligjënë. Qish do të thomi pra se fitoi Abrahami ati ynë mbas mishit? Sepse ndë duel i dreitë Abrahami prei vepërash, ka mbë ke me u mburrunë, por jo përpara Perëndisë. Sepse qish thotë shkronja? “Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, edhe iu numërue për dreitëni”. Edhe ai qi punon, paga nuk’ i numërohetë për nderë, por për detyrë, por ati qi s’punon, edhe i beson ati qi nxierr të dreitë të shtrembëtinë, besa e ati i numërohetë për dreitëni. Sikurse edhe Davidi quen të lumun’ ate nieri, të cillit Perëndia i numëron dreitëninë pa vepëra: “Lum ata qi u falnë paligjëniat’, edhe u mbuluenë fajetë. Lum ai nieri, të cillit Zoti s’ka me i numëruem fajinë”. Kyi të lumunë pra thohetë për ata qi janë rreth-premë, apor për ata qi nukë janë rreth-premë? Sepse thoni se besa iu numërue Abrahamit për dreitëni. Si iu numërue pra? Kur ishte i rreth-premë, apor kur ishte i parreth-premë? Jo kur ishte i rreth-premë, por i parreth-premë. Edhe muer shenjën’ e rreth-presëjesë, për bulë dreitënie t’asai besësë qi ashtë ndë të parreth-premit, qi ai të jet’ ati i gjith’ atyneve qi besojnë kur janë të parreth-premë, qi të numërohet’ edhe mb’ata dreitënia; edhe at’ i rreth-presëjesë jo veç mb’ata qi janë të rreth-premë, por edhe mb’ata qi ecinë mbas gjurmash besës’ atit t’ynë Abrahamit kur qe i parreth-premë. Sepse të zotuemitë mbë Abrahaminë, a mbë farën’ e ati, se kishte për me qenunë trashigimtar i botësë, nuk’ u ba me anë të ligjësë, por me anë të dreitënisë qi ashtë prei besësë. Sepse ndë janë trashigimtarë ata qi janë prei ligjësë, besa duel’ e kotë, edhe u prish të zotuemitë. Sepse ligja bije zemërim; sepse atie ku s’ashtë ligjë, as të kapërcyem urdhënin’ ashtë. Përandai trashigimi ashtë prei besësë, qi të jetë dhunëti, për me qindruem të zotuemitë mbë gjithë farënë, jo veç mb’ate qi ashtë prei ligjësë, por edhe mb’ate qi ashtë prei besës’ Abrahamit, i cilli asht’ ati ynë të gjithëve, (sikurse ashtë shkruem: “Se të kam vum’ atë mbë shumë kombe”), përpara Perëndisë qi i besoi, ati qi ep jetë të vdekunavet, edhe quen ato punë qi s’janë, si ato qi janë. Ai Abrahami ka pasunë shpëresë, besoi me shpëresë, se kishte për me u bam’ atë më shumë kombe, sikurse qe folunë: “Kështu ka me qenunë fara jote”. Edhe mbassi nuk’ u likshtue ndë besët, nuk’ u mendue se tashti korpi i vet ishte i vdekunë, sepse ishte ma tepërë se nji qind vieç, as të vdekunit’ e shtratit Sarrësë; as nukë qe me dy mendesh mbë të zotuemen’ e Perëndisë të mos zajë besë, por u forcue ndë besët, e i dha laft Perëndisë, edhe iu mbush mendia se për qish u zotue, asht’ i zoti edhe me e mbaruem. Edhe përandai iu numërue për dreitëni. Edhe nuk’ u shkrue vetëmë për ate, se iu numërue ati, por edhe për ne, ka me u numëruem, qi i besojm’ ati qi ngjalli prei së vdekunish Iesunë Zotinë t’anë, i cilli u dha ndër duer për fajet t’ona, edhe u ngjall për me na nxierrë të dreitë. Mbassi duelëm pra të dreitë prei besësë, kemi paqtim te Perëndia me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit, prei të cillit gjetmë edhe të hymitë me besënë ndë këte dhunëti qi qindrojmë mb’ate, edhe mburremi mbë shpëresë të laftit Perëndisë. Edhe jo vetëmë këjo, por mburremi edhe ndër shtrëngimet, tue ditunë se shtrëngimi punon durim, e durimi provim, e provimi shpëresë; e shpëresa nukë turpënon, sepse dashunia e Perëndisë ashtë derdhunë ndë zemërat t’ona me anë të Shpirtit Shenjt qi ashtë dhanë mbë ne. Sepse kur ishim na edhe por të sëmunë, Krishti vdiq mbas kohësë qi qe urdhënuem për të shtrembëtit. Sepse mezi ka me vdekunë kushi për nieri të dreitë, sepse për të mirinë druese edhe kuxon kushi me vdekunë, por Perëndia difton dashunin’ e vet mbë ne, sepse kur ishim edhe na fajtorë, Krishti vdiq për ne; shumë ma tepërë pra, mbassi duelëm të dreitë tashti prei gjakut ati, kemi me shpëtuem prei zemërimit me anë t’ati. Sepse, ndë qoftë se kur ishim anëmiq, u paqtuem me Perëndinë me anë të vdekësë të Birit ati, shumë ma tepërë mbassi u paqtuem kemi me shpëtuem me anë të jetës’ ati. Edhe jo vetëmë këjo, por edhe mburremi mbë Perëndinë me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi muerëm tashti paqtiminë me anë t’ati. Përandai sikurse prei nji nieriu hyni faji ndë botët, edhe prei fajit hyni vdeka, edhe kështu shkoi vdeka ndëpër gjithë nierëzit, sepse të gjithë fëjyenë (sepse deri ndë kohë të ligjësë qe faji ndë botët, por për faj nukë numërohetë, kur nuk’ ashtë ligjë. Por vdeka mbëretënoi çë prei Adamit, deri mbë kohë të Moiseut, edhe mb’ata qi nukë fëjyenë mbas shëmbëllimit së kapërcyemesë porosisë Adamit, i cilli ashtë figureja e ati qi kishte për me ardhunë. Por jo si faji, kështu asht’ edhe dhunëtia, sepse ndë qoftë se prei fajit të njianit vdiqnë të shumëtë, shumë ma tepërë hiri i Perëndisë, edhe dhunëtia me anë të hirit të nji nieriut, Iesu Krishtit, tepëroi mbë të shumëtë. Edhe dhunëtia nuk’ ashtë sikurse të dënuemitë qi u ba prei njianit qi fëjeu, sepse gjyqi prei njianit u ba për dam të shumëve, edhe dhunëtia prei shumë fajësh u ba për të dalunë të dreitë. Sepse ndë qoftë se prei fajit njianit mbëretënoi vdeka prei njianit, shumë ma tepër’ ata qi marrinë tepëricën’ e hirit edhe dhunëtisë dreitënisë, kanë me mbëretënuem ndë jetë prei njianit, Iesu Krishtit.) Sikurse pra prei nji faji u ba për dam mbë gjithë nierëzit, kështu edhe prei nji dreitënimi u ba mbë gjithë nierëzit të dalinë të dreitë për jetë. Sepse sikurse prei së pandëgjueshimesë të nji nieriut u banë fajtorë të shumëtë, kështu edhe prei së ndëgjueshimesë të njianit kamë me u bamë të dreitë të shumëtë. Edhe ligja hyni, qi të tepërojë faji. Edhe atie ku tepëroi faji, tepëroi ma tepërë hiri; edhe sikurse mbëretënoi faji prei vdekësë, kështu të mbëretënojë edhe hiri prei dreitënisë për jetë të pasosëme me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Qish kemi me thanë pra? Kemi me qindruem ndë fajt, qi të tepërojë hiri? Qoftë lark; na qi vdiqmë ndë fajt, si kemi me rruem ma nd’ate? A nuk’ e dini se sa u pagëzuem mbë Iesu Krishtinë, u pagëzuem mbë vdekët t’ati? U vorruem pra bashkë me ate me anë të pagëzimit mbë vdekët; edhe sikurse Krishti u ngjall prei së vdekunish me anë të laftit Atit, kështu edhe na të ecimë ndë jetë të re. Sepse sikurse na u bam nji bimë bashkë me ate mbas shëmbëllimit vdekës’ ati, kemi me qenun’ edhe mbas shëmbëllimit së ngjallëmesë; tue ditunë këte, se i vietëri nieriu ynë u kryqëzue bashkë, për me u prishunë korpi i fajit, qi të mos i shërbejmë na ma fajit. Sepse ai qi vdiq u lirue prei fajit. Por ndë paçimë vdekunë bashkë me Krishtinë, besojmë se kemi me rruem bashkë me ate, sepse e dimë, se Krishti u ngjall prei së vdekunish, e nukë vdes ma; vdeka nuk’ e pushton ma ate. Sepse për ate qi vdiq, vdiq nji herë për fajinë; por për ate qi rron, rron mbë Perëndinë. Kështu edhe ju numëroni vetëhenë tuei, se jeni të vdekunë prei fajit, por të gjallë mbë Perëndinë me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Le të mos mbëretënojë pra faji ndë korpit tuei të mortshiminë, qi t’i ndëgjoni ati mbas dëshërimesh ati; as mos bani anët’ e korpit tuei, armë shtrembënie mbë fajinë, por nxirni vetëhetë tueja përpara Perëndisë, si të gjallë prei së vdekunish, edhe anët’ e korpit tuei, armë dreitënie te Perëndia. Sepse faji s’ka me u pushtuem juvve, sepse nukë jeni ndënë ligjënë, por ndënë hirinë. Qish pra? Duhetë të fëjeimë, sepse s’jemi ndënë ligjënë, por ndënë hirinë? Qoftë lark. Nuk’ e dini, se mb’ate qi bani vetëhetë tueja shërbëtorë për ndëgjim, jeni shërbëtorët’ e ati qi i ndëgjoni, apo fajit për vdekë, apor ndëgjimit për dreitëni? Por falemi nders Perëndisë, sepse qetë njiherë shërbëtorët’ e fajit, por tashti i ndëgjuetë me gjithë zemërë formësë mësimit qi u dhatë ndër duer mb’ate. Edhe mbassi u liruetë prei fajit, u batë shërbëtorët’ e dreitënisë. Nierëzisht po thom për ligështin’ e mishit tuei, sepse sikurse i bat’ anët’ e korpit tuei shërbëtorë mbë ndynësinënë, edhe mbë paligjëninë te paligjënia, kështu tashti bani anët’ e korpit tuei shërbëtorë mbë dreitëninë për shenjtënim. Sepse kur ishitë shërbëtorët’ e fajit, ishitë të lirë prei dreitënisë. Çfarë peme pra kishit’ atëherë prei atyne punëvet qi keni turp tashti për ato? Sepse e mbrapëmeja e atyneve ashtë vdekë. Por tashti qi u liruetë prei fajit, edhe u batë shërbëtorë te Perëndia, keni pemënë tuei për shenjtënim, edhe të mbrapëmenë, jetë të pasosëme. Sepse paga e fajit ashtë vdekë, por dhunëtia e Perëndisë ashtë jetë e pasosëme me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Apor nuk’ e dini, o vëllazën (sepse u flas atyneve qi ngjofinë ligjë), se ligja ka pushtet mbë nierinë, sa kohë rron; sepse grueja e martueme ashtë lidhunë prei ligjësë me burrinë, sa të jetë gjallë ai, por ndë vdektë burri, sgjidhetë prei ligjësë burrit. Kur rron burri pra, ndë u martoftë me tietërë burr, do të jetë kurvë, por ndë vdektë burrri, asht’ e lirë prei ligjësë, qi të mos jetë kurvë, ndë u martoftë me tietërë burr, Përandai vëllazënit’ e mi, edhe ju jeni të vdekunë te ligja me anë të korpit Krishtit, qi të bashkohi me tietërë, me atë qi u ngjall së vdekunish, qi të bajmë pemë te Perëndia. Sepse kur ishim ndë misht, pësimet’ e fajevet, qi ishinë prei ligjësë, punojinë ndër mishnat t’anë, qi të bajimë pemë mbë vdekënë, por tashti u sgjidhëm prei ligjësë, mbassi vdiq ajo gja qi ishim pushtuem prei asai, qi të punojmë mbas frymësë re, e jo mbas letërësë vietërë. Qish do të thomi pra, ligja ashtë faj? Qoftë lark, por fajinë nuk’ e ngjofa, veç prei ligjësë, sepse edhe dëshëriminë nukë do ta ngjifiem, ndë mos thoshte ligja: “Mos kurvënojsh”. Edhe faji si muer shkak prei porosisë, bani tek unë çdo farë dëshërimi, sepse faji pa ligjë asht’ i vdekunë. Edhe unë rrojem njiherë pa ligjë, por kur erdhi porosia, rroi për-së-ri faji, a unë vdiqa; edhe ajo porosia qi u dha për jetë, ajo u gjind tek unë për vdekë. Sepse faji muer shkak prei porosisë, e më gënjeu, edhe me anë të asai më vrau. Përandai ligja ashtë shenjte, edhe porosia shenjte, edhe e dreitë, edhe e mirë. Ajo gja qi ashtë e mira pra, u ba tek unë vdekë? Qoftë lark, por faji, për me u dukunë faj, bani tek unë vdekë, me anë të gjasë mirë, qi të bahetë fort tepërë fajtuer faji me anë të porosisë. Sepse e dimë, se ligja asht’ e shpirtit, e unë jam i mishit, shitunë ndënë fajinë. Sepse ate qi punoj, nuk’ e ngjof, sepse nukë punoj ate qi due, por baj ate qi kam mëni. Edhe ndë bafsha ate qi nukë due, jam me nji fjalë me ligjënë, se asht’ e mirë. Por tashti unë nukë baj ma këte, por ai faji qi rri tek unë. Sepse e dij, se nukë rri tek unë (due me thanë ndë misht t’em) nji gja e mirë, sepse të dashunitë gjindetë tek unë, por me punuem të mirënë nuk’ e gjej, sepse nukë baj ate të mirënë qi due, por punoj ate të keqenë qi nukë due. Ndë bafsha pra ate qi nukë due, nuk’ e punoj unë ma ate, por ai faji qi rri tek unë. Gjej pra këte ligjë, se kur due unë me bamë të mirënë, gjindetë tek unë e keqeja. Sepse më ka anda ligjën’ e Perëndisë qi ashtë mbas nieriut përmbrendëshim, por shof nji tietërë ligjë ndër mishnat e mi, qi lufton kundrë ligjësë mendiesë s’eme, edhe më ban shërbëtuer ndë ligjë të fajit qi ashtë ndër mishnat e mi. Unë jam nieriu i mjerë; kush ka me më shpëtuem prei këti korpit vdekësë? Falemi nders Perëndisë me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Unë pra me mend i punoj ligjësë Perëndisë, por me mish i punoj ligjësë fajit. Tashti pra s’ashtë ndonji dënim për ata qi janë mbë Iesu Krishtinë, qi s’ecinë mbas mishit, por mbas shpirtit. Sepse ligja e shpirtit jetësë mbë Iesu Krishtinë më liroi prei ligjësë fajit edhe vdekësë. Sepse ate qi s’mundei me bamë ligja, sepse ishte e pafuqishime prei mishit, Perëndia dërgoi birin’ e vet me shëmbëllim mishi të fajit, edhe për faj, dënoi fajinë ndë misht, qi të mbushetë dreitënimi i ligjësë mbë ne qi nuk’ ecimë mbas mishit, por mbas shpirtit. Sepse ata qi rrojnë mbas mishit, kanë ndër mend punët’ e mishit, e ata qi rrojnë mbas shpirtit, kanë ndër mend punët e shpirtit. Sepse mendia e mishit ashtë vdekë, por mendia e shpirtit ashtë jetë edhe paqtim. Sepse mendia e mishit asht’ anëmiqësi te Perëndia, sepse nukë përungjetë mbë ligjët të Perëndisë, por as nukë mundetë. Edhe sa janë të mishit, nukë mundenë me i pëlqyem Perëndisë. Por ju nukë jeni të mishit, por të shpirtit, ndë ndejtë Shpirti i Perëndisë ndër ju. Por ndë mos pastë kushi Shpirtin’ e Krishtit, kyi nuk’ asht’ i ati. Por ndë qoftë Krishti ndër ju, korpi asht’ i vdekunë për fajinë, por shpirti ashtë jetë për dreitëninë. Por ndë ndejtë ndër ju Shpirti i ati qi ngjalli Iesunë së vdekunish, ai qi ngjalli Krishtinë prei së vdekunish, ka me u dhanë jetë edhe korpënavet tuei të mortshimvet me anë të Shpirtit vet qi rri ndër ju. Pra, o vëllazën, jemi detorë jo ndë misht, qi të rrojmë mbas mishit. Sepse ndë rrofshi mbas mishit, keni me vdekunë, por ndë vrafshi punët’ e korpit me anë të Shpirtit, keni me rruem. Sepse ata qi guvernohenë prei Shpirtit Perëndisë, këta janë të bijt’ e Perëndisë. Sepse s’keni marrë shpirt shërbëtyre, qi të keni frikë për-së-ri, por keni marrë shpirt birënie të zanë, me anë të cillit thërrasimë: Abba, Atë. Ai Shpirt deshmon bashkë me shpirtinë t’anë, se jemi dielmt’ e Perëndisë. Edhe ndë qofshim dielm, jemi edhe trashigimtarë: trashigimtarë të Perëndisë, edhe trashigimtarë bashkë me Krishtinë, por ndë shëfrefshim me ate, qi të lavdohemi bashkë me ate. Sepse unë mendohem, se pësimet’ e kësai kohe tashti nukë janë të vëjefshime për me u vumë nji me nji me ate laftinë qi ka me u sbuluem mbë ne. Sepse shpëresa madhe e krijesësë pret të sbuluemen’ e të bijvet Perëndisë. Sepse krijesa uli vetëhenë ndë kotësinët, jo me dashunim të vet, por për ate qi e vuni ndënë vetëhenë, me shpëresë, se edhe ajo krijesa ka me u dëlirunë prei prishëjesë shërbëtyrësë, e ka me ardhunë ndë dëlirëni të laftit dielmvet Perëndisë. Sepse e dimë se gjithë krijesa fshan, e ka të dhimtunë bashkë deri tashti. Edhe jo vetëm’ ajo, por edhe ata qi kanë pemën’ e parë të Shpirtit, edhe na vetë fshajmë me vetëhenë t’onë, tue pritunë për birënin’ e zanë, për shpërblimin’ e korpit t’ynë. Sepse me shpëresënë shpëtuem, por ajo shpëresë qi shifetë, nuk’ ashtë shpëresë, sepse ate gja qi e shef kushi, qish shpëresë ka ma? Por ndë shpërefshim për ate gja qi nuk’ e shofimë, e presimë me anë të durimit. Kështu edhe Shpirti na ndihmon ndë sëmundiet t’ona, sepse nukë dimë për çfarë gjaje me u lutunë sikurse duhetë, por ai Shpirti vetë lutetë për ne me të fshame të pandime zaninë; edhe ai qi shikon zemërat’, e di se qish ashtë mendia e Shpirtit, se lutetë për shenjtënit si do Perëndia. Edhe e dimë, se gjithë punëtë punojnë bashkë për të mirë mb’ata qi duenë Perëndinë, mb’ata qi janë thirrunë sikurse qe dashunimi ati. Sepse sa ngjofi çë përpara, ata urdhënoi çë përpara me qenunë bashkë mbi nji formë me figurën’ e Birit vet, qi të jet’ ai para-lindës ndër shumë vëllazën. Edhe sa urdhënoi çë përpara, këta i thirri; edhe sa thirri, këta i nxuer të dreitë; edhe sa nxuer të dreitë, këta i lavdoi. Qish kemi me thanë pra për këto punë? Ndë qoftë Perëndia bashkë me ne, cilli ka me qenunë kundrë nesh? Sepse ai qi s’kurseu Birin’ e vet, por e dha ndër duer për ne të gjithë, e si s’ka me na falunë të gjitha bashkë me ate? Cilli ka me përfolunë të sgjedhunit’ e Perëndisë? Perëndia asht’ ai qi nxier të dreitë. Cilli ka me qenun’ ai qi gjukon për të keq? Krisht asht’ ai qi vdiq, por edhe ma tepërë ai qi u ngjall, edhe qi ashtë ndë të diathtë të Perëndisë, edhe qi lutetë për ne. Cilli ka me na damë prei dashunisë Krishtit? Shtrëngim, a ngushtim, a ndiekëje, a uni, a të sveshunë, a rrezik, a thikë? (Sikurse ashtë shkruem: “Se për punë teje vritemi gjithë ditënë; u numëruem porsi dhen për të therë.”) Por mbë gjithë këto punë na mundimë ma tepërë me anë t’ati qi na deshi. Sepse m’u ka mbushunë mendia, se as vdekë, as jetë, as engjuj, as urdhëna, as fuqi, as ato qi janë tashti, as ato qi kanë ardhunë, as naltësinë, as thellësinë, as ndonjë tietërë krijesë do të mundetë me na damë prei dashunisë Perëndisë, qi ashtë mbë Zotinë t’anë Iesu Krishtinë. Thom të vërtetënë mbë Krishtinë, nukë rrej. (Sepse KAM ndërgjegjëjenë t’eme qi deshmon bashkë me mue mbë Shpirtinë Shenjt), se kam idhënim të madh, edhe të dhimtunë qi s’mengon ndë zemërët t’eme. Sepse unë vetë lutesh të ishiem i mallëkuem [ damë ] prei Krishtit për vëllazënit e mi, qi janë prei gjakut t’em mbas mishit, të cillëtë janë Israelitë, të cillëvet ashtë birënia e zanë, edhe lafti, edhe dhiatatë, edhe e vumeja e ligjësë, edhe lutëja, edhe të zotuemitë, të cillavet jan’ atënitë, edhe prei atyneve leu Krishti mbas mishit, i cilli ashtë përmbi të gjitha Perëndi i bekuem për gjithë jetët. Amen. Por nukë mundetë me ranë poshtë fjala e Perënditë. Sepse jo gjith’ ata qi janë prei kombit Israelit, këta janë Israelitë. As sepse janë fara e Abrahamit, janë gjithë dielm, por “fara jote ka me u queitunë mbë Isaakunë”. Do me thanë, jo këta dielmt’ e mishit, janë dielmt’ e Perëndisë, por dielmt’ e të zotuemesë numërohenë për farë. Sepse fara e të zotuemes’ ashtë këjo: “Kam me ardhunë mbë këte kohë, edhe Sarra ka me pasunë bir”. Edhe jo vetëmë këjo, por edhe Rebekka, kur u gjind me barrë prei nji burri, Isaakut atit t’ynë. (Sepse para se të lejinë dy dielmtë, edhe para se të bajinë ndonji punë të mirë, a të keqe, për me mbetun’ urdhëni parë i Perëndisë qi ishte mbas të sgjedhunit, jo prei vepërash, por prei të thirrunit), iu tha asai: “Se ma i madhi ka me i shërbyem ma të vogëlit”. Sikurse ashtë shkruem: “Iakobin’ e desha, por Esaun’ e pata mëni”. Qish kemi me thanë pra? Mos ashtë shtrembëni te Perëndia? Qoftë lark, sepse ai i thotë Moiseut: “Kam me përdëllyem ate qi kam me përdëllyem, edhe kam me pasunë të dhimtunë për ate qi kam me pasunë të dhimtunë”. Pra këjo nuk’ asht’ e ati qi e do, as e ati qi ecën, por e Perëndisë qi përdëllen. Sepse shkronja i thotë Faraonit: “Se për këte punë të ngrita, për me të diftuem fuqinë t’eme, edhe për me u rrëfyem emëni em mbë gjithë dhenë”. Ate qi të detë pra, e përdëllen, edhe ai qi të detë, e ashpëron. Do të më thuesh pra: Përse anëkohe ma? Cilli i duel kundrë dashunimit ati? Por cilli je ti, o nieri, qi i përgjegje kundrë Perëndisë? Mos ka me i thanë gatesa gatestarit: Përse më bane kështu? Apor s’ka pushtet tiegullari mbi baltënë me bamë prei nji balte nji anë për nder, e nji tietërë për shpërnderim? Ndë deshi Perëndia me diftuem zemërimin’ e vet, edhe me bamë të ngjofunë fuqin’ e vet, duroi me shumë zemërë të gjanë enët’ e zemërimit qi qenë bamë për të viderrë? Edhe për me bamë të ngjofunë pasëjen’ e laftit, por edhe neve qi na thirri, jo vetëmë prei Iudeish, por edhe prei kombesh. Sikurse i thot’ edhe Oseesë: “Kam me queitunë popullinë t’em, ate qi s’ashtë populli em, edhe të dashime, ate qi s’asht’ e dashime”. “Edhe ka me qenunë nd’ate vend qi ashtë thanë atyne: Nukë jeni ju populli em, atie kanë me u queitunë bijt’ e Perëndisë gjallë”. Edhe Isaia bërtet për Israelinë: “Ndë qoftë numëri i të bijvet Israelit porsi rana e detit, kanë me shpëtuem ata qi mbesinë, sepse do të mbarojë, a do të shkurtojë llogari me dreitëni, sepse Zoti ka me bamë llogari të shkurtueme mbi dhet”. Edhe sikurse tha çë përpara Isaia: “Zoti Sabaoth [ Zoti i ushtëriavet ] ndë mos kishte lanë farë mbë ne, do t’ishim bamë porsi Sodomat’, edhe do t’ishim përgjaitunë me Gomorat”. Qish kemi me thanë pra? Se ato kombetë qi nukë ndoqnë dreitëni, ia mbërrinë dreitënisë, edhe asai dreitënisë qi ashtë prei besësë. Por Israeli tue ndiekunë ligjën’ e dreitënisë, nuk’ ia mbërrini ligjësë dreitënisë. Përse? Sepse nuk’ e ndiqte mbas besësë, por mbas vepërash ligjësë. Sepse shqitnë mbë gur të shqitësë, sikurse ashtë shkruem: “Qe te ve nji gur shqite ndë Sionë, edhe nji shkamp guri të shkandalit, edhe gjithë-kush t’i besojë ati, s’ka me u turpëruem”. Vëllazën, dëshërimi i zemrësë s’eme, edhe lutëja qi baj mbë Perëndinë për Israelinë, ashtë për shpëtim t’atyneve. Sepse deshmoj për ata, se u përvëlohetë zemëra për Perëndinë, por jo mbas së ngjofëmesë. Sepse tue mos ngjofunë dreitënin’ e Perëndisë, edhe tue kërkuem me ngrefunë dreitënin’ e vet, nuk’ ulnë vetëhenë ndë dreitëni të Perëndisë. Sepse të mbaruemit’ e ligjës’ ashtë Krishti për dreitëni te cilli-do qi beson. Sepse Moiseu shkruen për atë dreitëninë qi ashtë prei ligjësë, tue thanë: “Se ai nieri qi ban këto, ka me rruem prei atyneve”. Por ajo dreitënia qi ashtë prei besësë thotë kështu: “Mos thuesh ndë zemërë tande: Kush ka me hipunë ndë qiellt?” Do me thanë, për me sdripunë Krishtinë; a: “Kush ka me sdripunë ndë abysset?” Do me thanë, për me prumë nalt Krishtinë prei së vdekunish. Por qish thotë? “Fjala ashtë ngjat teje, ndë gojët tande, e ndë zemërët tande”, do me thanë, fjala e besësë qi predikojmë, se ndë rrëfefsh me gojët tande Zotinë Iesu, edhe ndë besofsh me zemërët tande, se Perëndia e ngjalli prei së vdekunish, ke me shpëtuem, sepse me zemërë besohetë për dreitëni, edhe me gojë rrëfehetë për shpëtim, sepse shkronja thotë: “Gjithë-kush t’i besojë ati, s’ka me u turpënuem”. Sepse s’ka të damë ndërmiet Iudeu e Greku, sepse ai Zoti vetë asht’ i të gjithëve, i pasunë mbi gjith’ ata qi e thërresinë. Sepse gjithë-kush të thërrasi emënin’ e Zotit, ka me shpëtuem. Si pra kanë me thirrun’ ate qi s’i kanë besuem? Edhe si kanë me i besuem ati qi s’kanë ndëgjuem për ate? Edhe si kanë me ndëgjuem pa qenun’ ai qi predikon? Edhe si kanë me predikuem, ndë mos u dërgofshinë? Sikurse ashtë shkruem: “Sa të bukura janë kambët’ e atyneve qi apinë zanin’ e mirë për paqtim, edhe atyneve qi ungjillëzojënë për të mirat”. Por të gjithë nuk’ i ndëgjuen’ ungjillit, sepse Isaia thotë: “Zot, kush i besoi predikimit t’ynë?” Besa pra ashtë prei së ndëgjuemesë, edhe e ndëgjuemeja prei fjalësë Perëndisë. Por thom: Mos nukë ndëgjuenë? Po, “zani i atyneve duel mbë gjithë dhenë, edhe fjalët’ e atyneve deri mbë skanjet të botësë”. Por thom: Mos nuk’ e ngjofi Israeli? I pari ashtë Moiseu qi thotë: “Unë kam me u shtimë juve ndë zmir me ata qi nukë janë komp, edhe kam me u bamë juve të zemërohi me nji komp pa mend”. Por Isaia kuxon ma tepërë, e thotë: “U gjeta për-an’ atyneve qi nukë më kërkojnë, u duka përpara atyneve qi nukë pyesinë për mue”. Por për Israelinë thotë: “Gjithë ditënë shtrina duert’ e mia te nji popull qi nukë bindetë, e qi flet kundrë”. Thom pra: Mos e hodhi tej Perëndia popullin’ e vet? Qoftë lark, sepse edhe unë jam Israelit, prei farës’ Abrahamit, prei kombit Beniaminit. Perëndia nuk’ e hodhi tej popullin’ e vet, të cillin’ e ngjofi çë përpara. Apor nukë dini qish thotë shkronja për Elinë? Qysh flet te Perëndia kundrë Israelit, tue thanë: “Zot, vranë profetënit’ e tu, edhe rrëzuenë theroret’ e tua; edhe unë mbeta vetëmë, edhe kërkojnë jetënë t’eme”. Por si i përgjegjetë Perëndia? “Kam lanë për vetëhenë t’eme shtatë mijë burra, të cillëtë nuk’ i ulnë mbë gjunjë Baalit”. Kështu pra edhe mbë këte kohë tashti ka mbetunë nji gja send mbas së sgjedhëmesë dhunëtisë. Por ndë qoftë mbas dhunëtisë, nuk’ ashtë ma prei vepërash, sepse atëherë dhunëtia nuk’ ashtë ma dhunëti, sepse vepëra nuk’ ashtë ma vepërë. Qish pra? Israeli nuk’ e gjeti ate qi kërkon, por të sgjedhunit’ e gjetnë’, e të tietër’ u verbuenë, deri mbë dhetë ditë të sotshime, (sikurse ashtë shkruem: “Perëndia u dha atyneve nji të ardhunë gjumi, sy qi të mos shofinë, edhe veshë qi të mos ndëgjojnë”.) Edhe Davidi thotë: “U baftë truveza e atyne për kurth, e për lak, e për shkandal, e për shpagim mb’ata. U errësofshinë syt’ e atyne qi të mos shofinë, edhe kurrus kurrizin’ e atyne për kur-do”. Thom pra: Mos fëjyenë qi të rrëzohenë? Qoftë lark, por prei së rrëzuemes’ atyne u ba shpëtim ndër kombet, qi t’u shtierë zmirin’ atyne. Edhe e rrëzuemeja e atyne ndë qoftë pasëje bote, edhe të mangunit’ e atyne pasëje kombesh, sa ma tepërë ka me qenunë të mbushunit’ e atyne? Sepse u thom juve kombevet (deri sa të jemi unë apostull i kombevet, lavdoj punënë qi baj), qi t’ u shtije zmirin’ atyneve qi janë mishi em, edhe të shpëtoj disa prei asish. Sepse e hudhëmeja tej e atyneve ashtë të paqtuemit’ e botesë, qish do të jetë të pritunit’ e atyneve, veçe se jetë së vdekunish? Por ndë qoftë pem’ e parë shenjte, asht’ edhe brumi; edhe ndë qoftë rraja shenjte, jan’ edhe degatë. Edhe ndë ushqyenë disa prei degash, e ti, qi ishie ullin’ i egrë, u shartove ndër ato, e u bane shoqi i rrajës’, edhe i ullinit majtunë, mos u mburr kundrë degavet, por ndë mburre, ti nukë mba rrajënë, por rraja të mba tyi. Do të thuesh pra: U shqyenë degatë, qi të shartohem unë. Mirë, për pabesiminë u shqyenë, por ti qindron për besënë. Mos mendo nalt, por kij frikë, sepse Perëndia ndë mos kurseu degat’ e natyrshime, druese nukë do të kursejë edhe tyi. Shif pra mirëninë, edhe acërimin’ e Perëndisë, mb’ata qi u rrëzuenë; acërim, por mbë tyi mirëni, ndë qindrofsh ndë mirënit, sepse tietrazi edhe ti ke me u shkëputunë. Por edhe ata, ndë mos qindrofshinë ndë pabesënit, kanë me u shartuem, sepse Perëndia asht’ i fortë me i shartuem prap. Sepse ndë u shkëpute ti prei ullinit egrë të natyrëshim, edhe u shartove kundrë natyrësë, ndë ulli të butë, sa ma tepër, ata qi janë të natyrëshim kanë me u shartuem ndë ulli të vet. Sepse nukë due, o vëllazën, të mos e dini këte mpshefësinë (qi të mos jeni të mentshim ndër vetëhet tueja,) se verbim u ba mbë nji anë mbë Israelitët, deri sa të hyjë të mbushunit’ e kombevet; edhe kështu Israeli ka me shpëtuem, sikurse ashtë shkruem: “Ka me ardhunë prei Sionit Ai qi shpëton, edhe ka me këthyem pabesëniatë prei Iakobit. Edhe këjo ashtë dhiata prei meje mb’ata, kur t’u hiek fajet atyne”. Edhe prei anës’ ungjillit jan’ anëmiq te ju, por prei anësë së sgjedhëmesë janë të dashunë për atënit. Sepse dhunëtiat’ edhe të thërritunat’ e Perëndisë janë pa pendim. Sepse sikurse edhe ju njiherë nuk’ i ndëgjuetë Perëndisë, por tashti u përdëllyetë prei të pandëgjuemit këtyneve. Kështu edhe këta tashti nuk’ i ndëgjuenë’ ati, për me u përdëllyem edhe ata prei përdëllimit tuei. Sepse Perëndia i mbylli të gjithë ndë pandëgjim, qi të përdëllejë të gjithë. O thellësinë pasëje, e ditunie, e shqisë Perëndie! Sa të pakërkueshime janë gjyqet’ e ati, edhe të pagjetunë gjurmat’ e udhëvet ati! Sepse “kush e ngjofi mendien’ e Zotit? A kush u ba këshillës bashkë me ate?” A: “Kush i dha ati gja përpara, qi t’i shpaguhetë?” Sepse prei ati, edhe me anët t’ati, edhe për ate janë të gjitha; mb’ate qoftë lafti për gjithë jetët. Amen. U lutem juve pra, o vëllazën, për përdëllimet e Perëndisë, të nxirrni përpara korpënitë tuei kurban të gjallë, shenjt të pëlqyeshim te Perëndia, qi ashtë lutëja juei me arrësye. Edhe mos bahi me nji formë me këtë jetë, por ndërroni formënë tuei me anë të përtëritëmesë mendiesë tuei, qi të provoni cilli asht’ i miri, i pëlqyeshimi, edhe i kulluti dashunim i Perëndisë. Sepse thom, me anë t’ati hirit qi m’u dha mue, mbë gjithë-se-cillinë prei jush, mos me u menduem ma tepërë se sa duhetë me u menduem, por me u menduem për me u bam’ i urtë, mbas masësë besësë qi dau Perëndia mbë gjithë-se-cillinë. Sepse sikurse ndë nji korp kemi shumë anë, edhe gjith’ anëtë nukë kanë nji farë pune, kështu edhe na të shumëtë jemi nji korp mbë Krishtinë, edhe gjithë-secilli prei nesh jemi anët’ e njianit tietërit; edhe kemi gjithë çë farë dhunëtiash mbas hirit qi na u dha: kush të ketë profezi, le të profetizojë mbas piesësë besësë; kush të ketë për me shërbyem, le t’i bierë mbrapa shërbesësë; kush te ketë për me mësuem, le t’i bierë mbrapa mësimit; kush të ketë me dhanë ngushullin, le t’api ngushullim; ai qi ep prei së vetësë, le t’i api me zemërë të mitunë; ai qi asht’ i parë, le të jetë me kujdes; ai qi përdëllen, le të përdëllejë me buzë me gas. Dashunia mos jetë me dy faqe; këthehi prei së keqesë, e iu ngjitni së mirësë; doni fort njiani tietërinë me dashuni vëllazënie; shkonia me nder njiani tietërit; mos ini të përtueshim mbë nxitim të punëvet; bahi të nxetë ndë shpirtit; i shërbeni Zotit; gëzohi ndë shpëresët; duroni ndë shtrëngim; pritni ndë të lutunit; ipni prei së tuejash ndë nevojat të shenjtënavet; ndiqni miqësin’ e të huejit, Bekoni ata qi u ndiekinë juve; bekoni, e mos mallëkoni. Gëzohi me ata qi gëzohenë, edhe qjani me ata qi qjainë. Kini nji mend njiani mbë tietërinë; mos mendoni të naltatë, por uli bashkë me të përungjëtit; mos kujtoni vetëhenë tuei për të mentshim. As ndonjianit mos i shpagueni të keq ndë vend të së keqesë; vështroni për punë të mira përpara gjithë nierëzish. Ndë mundëshi, sa prei anësë tuei, të keni paqtim me gjithë nierëzit. Mos i mirrni shpagim vetiut, o të dashunë, por bani udhë zemërimit, sepse ashtë shkruem: “Unë kam me marrë shpagim, unë kam me shpaguem, thotë Zoti”. Ndë i arthtë uni pra anëmikut t’yt, epi bukë me ngranë; ndë i ardhtë et, epi ujë me pimë, sepse kur të bajsh këte, ke më grumbulluem thëngjij të ndezunë mbi kryet t’ati. Mos u mund prei së keqesë, por mund të keqenë me të mirënë. Qish-do shpirt le t’i uli kryetë pushtetevet naltë, sepse nuk’ ashtë pushtet prei vetiut, veçe prei Perëndisë; edhe ata pushtetetë qi janë, jan’ urdhënuem prei Perëndisë. Përandai ai qi i rri kundrë pushtetit, i rri kundrë urdhënit Perëndisë; edhe ata qi rrinë kundrë, kanë me marrë gjukim mbë vetëhet t’atyne. Sepse urdhënarëtë nukë janë frikë e punëvet mira, por të këqiavet. Do pra mos me pasunë frikë pushtetinë? Ban të mirënë, edhe ke me pasunë lavdim prei ati, sepse urdhënari ashtë shërbëtuer i Perëndisë te ti për të mirënë. Por ndë bafsh të keqenë, kij frikë, sepse nuk’ e mba thikënë kot, sepse ashtë shërbëtuer i Perëndisë, shpagë-marrës për me bamë zemërim kundrë ati qi punon të keqenë. Përandai ashtë nevojë me ulunë kryetë, jo vetëmë për zemëriminë, por edhe për ndërgjegjëjenë. Sepse përandai pagueni edhe të dhana, sepse janë shërbëtorë Perëndie, për me shikuem këte punë. U lani pra të gjithëve detyratë: ati qi ashtë për me dhanë, ipni të dhanënë; ati qi ashtë për pagesë, pagesënë; ati qi ashtë për me pasunë frikë, frikënë; ati qi ashtë për me pasunë nder, nderinë. Askuit mos i kini detyrë asgja, veç për me dashunë njiani tietërinë, sepse ai qi do tietërinë, ka mbushunë ligjënë. Sepse këjo: “Mos kurvënojsh. Mos vrasish. Mos viedhish. Mos bajsh deshmi rrenë. Mos dëshërojsh”, edhe qish do tietër urdhënë ndë qoftë se ashtë, ndë këte fjalë i shkurtohetë kryetë, do me thanë: “Të duesh të afërminë tand porsi vetëhenë tande”. Dashunia nuk’ i ban keq të afërmit; dashunia pra ashtë të mbushunit’ e ligjësë. Edhe këte ma fort, tue ditunë kohënë se tashti asht’ ora për me u çuem prei gjumit, sepse tashti ashtë ma ngjat shpëtimi ynë, se atëherë kur besuem. Nata u thye, e dita u afërue; le të hedhim tej pra punët’ e errësinësë, e le të veshim armët’ e dritësë. Le t’ecim hieshim si ditënë, jo ndër lodërti e ndër të deituna, jo ndër shtratëna kurvënie e ndër tepër-ndynësina, jo ndë qartë e ndë zmir, por vishni Zotinë Iesu Krisht, edhe mos kini kujdes për mishinë, për me i bamë dëshërimetë. Edhe ate qi asht’ i sëmunë ndë besët pritnia mbas vetiut, jo tue bamë gjyq’ me dy mendesh. Sepse nji beson se mundetë me ngranë prei së gjithash, por ai qi asht’ i sëmunë ha barishta. Ai qi ha le të mos bajë për asgja ate qi s’ha; edhe ai qi s’ha le të mos gjukojë atë qi ha, sepse Perëndia e ka pritunë mbas vetiut. Cilli je ti qi gjukon shërbëtorin’ e huej? Mbë të zotin’ e vet ai qindron a bije, por ka me qindruem, sepse Perëndia mundetë me e qindruem dreitë. Sepse nji shqyen nji ditë prei nji tietëre dite, e nji tietër qish do ditë e numëron nji. Gjithë-se-cilli le të mendohetë mbas mendiesë vet qi iu ka mbushunë. Ai qi shqyen ditënë, për Zotin’ e shqyen, edhe ai qi nukë shqyen ditënë, për Zotinë nuk’ e shqyen. Ai qi ha, për Zotinë ha, sepse i faletë nders Perëndisë; edhe ai qi nukë ha, për Zotinë nukë ha, edhe i faletë nder Perëndisë. Sepse as ndonji prei nesh s’rron për vetëvetëhenë, edhe as ndonji s’vdes për vetëvetëhenë. Sepse edhe ndë rrofshim, për Zotinë rroimë; edhe ndë vdekshim, për Zotinë vdesimë. Ndë rrofshim pra, për Zotinë rroimë, edhe ndë vdekshim, të Zotit jemi. Sepse për këte punë Krishti edhe vdiq, edhe u ngjall, edhe rroi për-së-ri, për me zotënuem mbi të vdekunit, e mbi të gjallët. Por ti, përse gjukon vëllandë tand? A edhe ti përse ban për asgja vëllanë tand? Sepse na të gjithë kemi me dalunë përpara gjukatësë Krishtit. Sepse ashtë shkruem: “Rroj unë”, thotë Zoti, “se mbë mue ka me u ulunë qish do gjunjë, edhe qish do gjuhë ka me lavduem Perëndinë”. Gjithë-se-cilli pra prei nesh ka me i dhanë fjalë Perëndisë për vetëvetëhenë. Le të mos gjukojmë pra njiani tietërinë, por për këte punë ma tepërë gjukoni, qi të mos i veni shqitë vëllait, a shkandulë. E dij, edhe m’u ka mbushunë mendia mbë Zotinë Iesu, se s’ashtë ndonji gja e ndytë prei vetiut, veç për ate qi kuiton për ndonji gja se asht’ e ndytë, për ate asht’ e ndytë. Por ndë u idhënoft’ yt vëlla për të ngranë, ti nuk’ ecën ma mbas dashunisë. Mos e ban ate të hupi për të ngranët tat, qi për ate vdiq Krishti. Le të mos nemetë pra e mira juei. Sepse mbëretënia e Perëndisë nuk’ ashtë të ngran’ e të pimë, por dreitëni, e paqtim, e gëzim mbë Shpirtinë Shenjt, sepse ai qi i shërben Krishtit me këto, asht’ i pëlqyeshim te Perëndia, edhe i sgjedhunë te nierëzit. Le të ndiekimë pra ato punët’ e paqtimit, edhe ato qi vëjeinë për me ndrequnë njiani tietërinë. Mos e prish punën’ e Perëndisë për të ngranë. Sepse të gjitha janë të qiruta, por e keqe ashtë për ate nieri qi ha me shkandullë. Mirë ashtë mos me ngranë mish, as mos me pimë venë, as mos me bamë gja qi për ate rrëshqet, a shkandalizohetë, a asht’ i dobë yt vëlla. Ke besë ti? Kije me vetëvetëhenë përpara Perëndisë; lum ai qi nukë gjukon për të keq vetëvetëhenë për ate punë qi kërkon me bamë. Por ai qi ashtë me dy mendesh, ndë hangrëtë, iu ka gjukuem për të keq, sepse nukë hangër me besë; edhe gjithë qish nukë bahetë me besë, ashtë faj. Edhe na qi jemi të fortë kemi detyrë me bartunë sëmundat’ e atyneve qi s’janë të fortë, e jo me pëlqyem vetëhenë t’onë, sepse gjithë-se-cilli prei nesh le të pëlqejë të afërminë për të ndrequnë mbë punë të mirë. Sepse edhe Krishti nuk’ e pëlqeu vetëvetëhenë, por sikurse ashtë shkruem: “Të shamet’ e atyneve qi të shajinë ranë mbi mue”. Sepse sa u shkruenë përpara, u shkruenë përpara për mësiminë t’anë, qi të kemi shpresënë prei durimit, e prei ngushullimit shkronjavet. Edhe Perëndia i durimit e i ngushullimit u dhashtë juve me pasunë nji mend njiani me tietërinë mbas Iesu Krishtit: qi të lavdoni me nji zemër’ e me nji gojë Perëndinë edhe Atin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Përandai pritni mbas vetiut njiani tietërinë, sikurse edhe Krishti na priti mbas vetiut ndë laft të Perëndisë. Edhe thom se Krishti u ba shërbëtuer i rreth-presëjesë për të vërtetën’ e Perëndisë, për me vërtetuem të zotuemit’ e atënavet; edhe kombetë me lavduem Perëndinë për përdëllimin’ e ati, sikurse ashtë shkruem: “Përandai kam me të lavduem ndër kombet, edhe kam me psallunë për emëninë tand”. Edhe prap thotë: “Gëzohi, o kombe, bashkë me popullin’ e ati”. Edhe prap: “Lavdoni Zotinë, gjithë kombetë, edhe nderoni ate, gjithë popujtë”. Edhe prap Isaia thotë: “Ka me qenunë rraja e Iesseut”, edhe: “ai qi do të ngrihetë me mbëretënuem mbi kombet, mb’ate kanë me shpëryem kombetë”. Edhe Perëndia i shpëresësë’ u mbushte juve me qish do farë gëzimi e paqtimi me anë të besësë, qi të tepëroni ndë shpëresët me anë të fuqisë Shpirtit Shenjt. Por edhe mue vetë, o vëllazënit’ e mi, m’u ka mbushunë mendia për ju, se edhe ju jeni plot me mirëni, mbushunë me qish do farë shqise, e mundeni me mësuem njiani tietërinë. Por mbë-nj-anë u shkrova juve, o vëllazën, ma me kucim, për me u prumë ndër mend juve për hirinë qi m’u dha mue prei Perëndisë, qi të jemi shërbëtuer i Iesu Krishtit mbë kombet, tue punuem të shenjtënuemenë punën’ e ungjillit Perëndisë, qi të bahet’ e pëlqyeshime dhunëtia e kombevet, e të shenjtënohetë me anë të Shpirtit Shenjt. Kam pra se ku me u mburrunë mbë Iesu Krishtinë për ato punët qi janë të Perëndisë, sepse nukë do të kucoj me folunë për ndonji punë prei asosh qi Krishti s’ka punuem me anë t’eme, për me prumë ndë ndëgjim kombetë, me fjalë e me punë, me fuqi shenjesh e mërekulliash, me fuqi të Shpirtit Perëndisë, kaqi sa çë prei Ierusalemit e përqark ndë Illyri e kam mbushunë me ungjillin’ e Krishtit. Edhe kështu nxitojem me predikuem ungjillinë, jo atie ku u zu n’gojë emëni i Krishtit, qi të mos ndërtoj mbë themel të huej, por sikurse ashtë shkruem: “Ndër ata qi s’u dha za për ate, ata kanë me pamë; edhe ata qi nukë patnë ndëgjuem, kanë me marrë vesht”. Përandai edhe u ndala shumë herë me ardhunë te ju. Por tashti si s’kam vend ma ndër këto anë, edhe kishiem mall shumë viet e terhu me ardhunë te ju; kur të vete ndë Spani, kam me ardhunë te ju, sepse shpërej tue shkuem aty-dreiti me u pamë juve, edhe me u përciellë atie prei jush, ma parë prei nji ane si të ngihem me ju. Por tashti po vete ndë Ierusalem, për me u shërbyem shenjtënavet, sepse Makedonia edhe Ahaia pëlqyenë me bamë nji limoshënë për shenjtënat e vobeg, qi janë ndë Ierusalem. Sepse u pëlqeu atyne këjo, edhe janë detorët’ e atyneve, sepse ndë u banë kombetë shokë bashkë me ata ndë punë të shpirtit, kanë detyrë me u shërbyem edhe ndë punë të mishit. Si të mbaroj pra këte, edhe t’u bulos atyne këte pemë, kam me shkuem prei jush ndë Spani. Edhe e dij se tue ardhunë te ju, kam me ardhunë plot me bekim të ungjillit Krishtit. Edhe u lutem juve, o vëllazën, për Zotinë t’anë Iesu Krishtinë, edhe për dashuni të Shpirtit Shenjt, të mundohi bashkë me mue, tue iu lutunë Perëndisë për mue, qi të shpëtoj prei atyne të pandëgjueshimivet qi janë ndë Iude, edhe qi të bahet’ e pëlqyeshime mbë shenjtënat puna eme qi baj ndë Ierusalem; qi të vij te ju me gëzim, ndë dashtë Perëndia, edhe të prahem bashkë me ju. Edhe Perëndia i paqtimit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amen. Edhe u rakomandoj juve Foibënë, motërënë t’onë, qi ashtë shërbëtoreja e kishësë ndë Kenkre, qi ta pritni mbë Zotinë sikurse vëjen për shenjtënat, edhe t’i ndimoni për gjithë qish të ketë nevojë prei jush, sepse edhe ajo u ka ndimuen shumë vetëve, edhe mue vetë. U faleni me shëndet Priskillës’ edhe Akuilësë ndimëtarëvet mi mbë Iesu Krishtinë (të cillëtë vunë qafën’ e vet ndë thikët për jetënë t’eme; atyne nuk’ u falem nders unë vetëmë, por edhe gjithë kishat’ e kombevet). I faleni me shëndet edhe kishësë qi ashtë ndë shtëpi t’atyne. I faleni me shëndet Epainetit të dashunit t’em, i cilli ashtë pem’ e parë e Ahaisë mbë Krishtinë. I faleni me shëndet Marisë, e cilla u mundue shumë për ne. U faleni me shëndet Andronikut edhe Iunisë fisnavet mi, edhe ropnavet shokëvet mi, të cillëtë janë të shënueshim ndër Apostujt, të cillët’ ishinë mbë Krishtin’ edhe ma pari se unë. I faleni me shëndet Amplisë të dashunit t’em mbë Zotinë. I faleni me shëndet Urbanit ndimëtarit t’ynë mbë Krishtinë, edhe Stahyt të dashunit t’em. I faleni me shëndet Apelliut të provueshimit mbë Krishtinë. U faleni me shëndet atyne qi janë prei shtëpisë Aristobulit. I faleni me shendet Herodionit fisit t’em. U faleni me shëndet atyneve qi janë prei shtëpisë Narkissit, qi janë mbë Zotënë. U faleni me shëndet Tryfainës, edhe Tryfosësë, qi mundohenë mbë Zotinë. I faleni me shëndet Persidësë së dashëmesë, e cilla u mundue shumë mbë Zotinë, I faleni me shëndet Rufit të sgjedhunit mbë Zotinë, edhe s’amës’ ati edhe s’emesë. U faleni me shëndet Asynkritit, Flegontit, Hermanit, Patrobit, Hermeut, edhe vëllazënavet qi janë bashkë me ata. U faleni me shëndet Filologut edhe Iulisë, Nereut edhe së motërës’ ati, edhe Olymbaut, edhe gjithë shenjtënavet qi janë bashkë me ata. I faleni me shëndet njiani tietërit me të puthunë të shenjtënueshime. U falenë me shëndet juve kishat’ e Krishtit. Edhe u lutem juve, o vëllazën, të keni sytë hapëtë mb’ata qi bajnë të dame e shkandula kundrë ati mësimit qi keni xanë ju, edhe shtëmangi prei atyneve. Sepse t’atillëtë nuk’ i shërbejnë Zotit t’ynë Iesu Krishtit, por barkut vet; edhe me fjalë t’ambëla, e me fjalë të mira gënjejnë zemërat’ e atyneve qi s’kanë të keqe. Sepse të ndëgjuemitë tuei e mbërrini mbë të gjithë. Sa për ju pra gëzohem, edhe due qi të jeni të ditshim mbë të mirënë, e të mitunë mbë të keqenë. Edhe Perëndia i paqtimit ka me dërrmuem Satananë ndënë kambët tueja për së shpeiti. Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me ju. Amen. U falenë me shëndet Timotheu ndimëtari em, edhe Lukiu, edhe Iasoni, edhe Sosipatri, fisnat’ e mi. U falem me shëndet mbë Zotinë unë Tertiu qi shkrova letërënë. U faletë me shëndet Gaiu, i cilli ka pritunë mue edhe gjithë kishënë ndë shtëpi. U faletë me shëndet Erasti kujdestari i qytetit, edhe Kuarti vëllai. Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me gjithë ju. Amen. Edhe mb’ate qi mundetë me forcuem juve mbas ungjillit t’em, edhe mbas predikimit Iesu Krishtit, mbas së sbuluemes’ asai mpshefënisë qi qe pushuem çë përpara motesh, e tashti u sbulue prei shkronjash profetënavet mbas urdhënimit Perëndisë të jetësimit, edhe u ngjof mbë gjithë kombet për ndëgjimin’ e besësë; vetëmë mbë të ditshiminë Perëndi qoftë laft me anë të Iesu Krishtit për jetët të jetëvet. Amen. ( Letëra) mbë Romanët u shkrue prei Korinthës’, (edhe u dërgue) me anë të Foibësë shërbëtoresë kishësë ndë Kenkre. Pauli thërritun’ apostull i Iesu Krishtit, me anë të dashunimit Perëndisë, edhe Sostheni vëllai, mbë kishën’ e Perëndisë qi ashtë ndë Korinthë, të shenjtënueshimitë mbë Iesu Krishtinë, thërritunë shenjtëna, bashkë me gjith’ ata qi thërrasinë mbë qish do vend emënin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, t’atyne edhe t’ynit. Hir qoftë mbë ju edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht. I falem nders përherë Perëndisë t’em për ju, për ate hirin’ e Perëndisë qi u dha mbë ju me anë të Iesu Krishtit, se u batë të pasunë prei ati mbë qish do fjalë, e mbë qish do mend, sikurse deshmia e Krishtit u vërtetue mbë ju, kaqi sa s’u mengon juve as ndonji dhunëti tue pritunë të sbuluemen’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, i cilli ka me u vërtetuem juve të dilni faqe-bardhë deri së mbrapëni, ndë ditë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Perëndia ashtë besëtar, prei të cillit u thërritët ndë shoqëni të Birit ati Iesu Krishtit Zotit t’ynë. Edhe u lutem juve, o vëllazën, për emënë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi të thoni të gjithë nji fjalë, edhe të mos jenë shqerra ndër ju, por të jeni piekunë me nji shpirt e me nji mend. Sepse më diftuenë për ju, o vëllazën, ata qi janë prei shtëpisë Kloesë, se janë qarta ndër ju. Edhe këte e thom, se gjithë-se-cilli prei jush thotë: Unë jam i Paulit, e un’ i Apolloit, e un’ i Kifait, e un’ i Krishtit. Damë ashtë Krishti? Mos u kryqëzue Pauli për ju? Apor u pagëzuetë mb’emënë të Paulit? Falemi nders Perëndisë, se nukë pagëzova ndonji prei jush, veçse Krispin’ edhe Gainë, qi të mos thotë kushi, se pagëzova mb’emënë t’em. Pagëzova edhe shtëpin’ e Stefanait, veç këtyneve nukë dij ndë pagëzova tietër kend. Sepse Krishti nukë më dërgoi me pagëzuem, por me ungjillëzuem; jo me dituni fjale, për mos me dalun’ i kotë kryqi i Krishtit. Sepse fjala e kryqit ashtë marri mb’ata qi janë të vdierrë, por mbë ne qi jemi të shpëtuem ashtë fuqi Perëndie. Sepse ashtë shkruem: “Kam me vdierrë ditunin’ e të ditshimvet, edhe kam me hedhunë poshtë mendien’ e të mentshimvet”. Ku asht’ i ditshimi? Ku ashtë shkruisi? Ku ashtë kërkimtari i kësai jete? Nukë marroi Perëndia ditunin’ e kësai jete? Sepse bota si nukë ngjofi Perëndinë me ditunin’ e Perëndisë, i pëlqeu Perëndisë me marrin’ e predikimit me shpëtuem ata qi besojnë. Sepse edhe Iudeitë kërkojnë shenjë, edhe Grekëtë kërkojnë dituni. Por na predikojmë Krishtin’ e kryqëzuem, qi ashtë shkandulë mbë Iudeit, e marri mbë Grekët, por mb’ata qi janë të thërritunë, Iude e Grekë, Krishti ashtë fuqi Perëndie, edhe dituni Perëndie. Sepse marria e Perëndisë ashtë ma e ditshime se e nierëzëvet, edhe dobësina e Perëndisë ashtë ma e fortë se e nierëzëvet. Sepse e shifni të thirrëtë tuei, o vëllazën, se nukë jeni shumë të ditshim prei mishit, jo shumë të fuqishim, jo shumë të fisshim. Por Perëndia sgjodhi punët’ e marra të botësë për me turpënuem të ditshimitë, edhe Perëndia sgjodhi të dobat’ e botësë, për me turpënuem të fortatë. Edhe Perëndia sgjodhi të pafisshimet’ e botësë, edhe ato qi shahenë, edhe ato qi nukë janë, për me prishun’ ato qi janë, qi të mos mburretë ndonji mish përpara ati. Edhe ju jeni prei ati mbë Iesu Krishtinë, i cilli u ba mbë ne dituni prei Perëndisë, dreitëni, e shenjtënim, e shpërblim, qi sikurse ashtë shkruem: “Ai qi mburretë, le të mburretë mbë Zotinë”. Edhe unë, o vëllazën, kur erdha te ju, nuk’ erdha me naltësinë fjale a ditunie, për me u diftuem juve deshmin’ e Perëndisë. Sepse e pashë me udhë mos me ditun’ asgja ndër ju, veçe Iesu Krishtinë, edhe këte të kryqëzuem. Edhe un’ erdha te ju me dobësinë, e me frikë, e me shumë drithtim; edhe fjala eme e predikimi em nuk’ u ba me fjalë të mbushëmeje mendienë prei ditunisë nierëzëvet, por me të diftuem Shpirti e fuqie, qi të mos jetë besa juei prei ditunisë nierëzëvet, por prei fuqisë Perëndisë. Edhe flasimë dituni ndër ata qi janë të thieshtë, por jo dituni të kësai jete, as të urdhënarëvet kësai jete, qi janë prishunë, por flasimë dituni Perëndie me mpshefësinë, ate ditunin’ e mpshefëtë, qi urdhënoi Perëndia përpara jetëvet për laftinë t’anë, të cillënë nuk’ e ngjofi ndonji prei urdhënarëvet kësai jete, sepse ndë e kishinë pasë ngjofunë, nukë do të kishinë kryqëzuem Zotin’ e laftit, por, sikurse ashtë shkruem: “Ato qi s’i pa sy, e s’i ndëgjoi vesh, e s’hynë ndë zemërë të nieriut, të cillatë Perëndia i bani gati për ata qi e duenë”. Por Perëndia na i sbuloi neve me anë të Shpirtit vet, sepse Shpirti shikon të gjitha, edhe të thellat’ e Perëndisë. Sepse cilli prei nierëzish ngjef punët’ e nieriut, përveç shpirtit nieriut qi ashtë nd’ate? Kështu edhe punët’ e Perëndisë askushi s’i ngjef, përveç Shpirtit Perëndisë. Edhe na s’kemi marrë shpirtin’ e botësë, por Shpirtinë qi ashtë prei Perëndisë, për me ngjofun’ ato dhunëtitë qi u dhanë mbë ne prei Perëndisë. Për ato edhe flasimë jo me fjalë të mësueme prei ditunie nierëzish, por me fjalë të mësueme prei Shpirtit Shenjt, tue vumë nji për nji punë shpirtënishte me punë shpirtënishte. Por nieriu si shtazë nukë pret punët’ e Shpirtit Perëndisë, sepse janë marri për ate, edhe nukë mundetë me i ngjofunë, sepse ato gjukohenë shpirtënisht. Por nieriu i shpirtit i gjukon të gjitha, e ai nukë gjukohetë as prei ndonjianit. Sepse “Cilli ngjofi mendien’ e Zotit, qi të mësojë ate?”, por na kemi mendien’ e Krishtit. Edhe unë, o vëllazën, nukë mufta me folunë te ju porsi mbë nierës të shpirtit, por porsi mbë nierës të mishit, porsi mbë foshnje mbë Krishtinë. U ushqeva juve me qumështë, e jo me gjellë, sepse edhe s’mundeshitë me pritun’ ate, por edhe tashti s’mundeni, sepse jeni por nierës të mishit; sepse kur ashtë ndër ju zmir, e qartë, e të dame, a nukë jeni nierës të mishit, edhe ecëni mbas nieriut? Sepse kur thotë njiani: Unë jam i Paulit; e tietëri: Un’ i Apolloit, a nukë jeni nierës të mishit? Cilli pra ashtë Pauli, e cilli Apolloi, jo tietër përveç shërbëtorë qi besuetë me anë t’atyneve, edhe sikurse dha Zoti mbë gjithë-se-cillinë? Unë mbolla, Apolloi ngjomi, por Perëndia i rriti. Kaqi sa as ai qi mbiell nuk’ ashtë gja, as ai qi ngjom, por Perëndia qi rrit. Edhe ai qi mbiell, e ai qi ngjom janë nji; edhe gjithë-se-cilli ka me marrë pagën e vet mbas mundiesë vet. Sepse na jemi punëtorë bashkë me Perëndinë: ju jeni ar’ e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë. Mbas hirit Perëndisë qi m’u dha, si mieshtër i ditshim unë vuna themel, e nji tietër ndërton, por gjithë-se-cilli le të shofi kush ndërton. Sepse askushi nukë mundetë me vumë tietër themel, përveç ati qi ashtë vumë, i cilli ashtë Iesu Krishti. Edhe ndë ndërtoftë kushi mbi këte themel, ar, argjand, gur të paçimueshim, dru, bar, kallam, gjithë-se-cillit ka me iu diftuem puna, sepse dita ka me e diftuem; sepse me anë të ziarrmit shpërfaqetë, edhe ziarrmi ka me provuem punën’ e gjithë-se-cillit qish faret ashtë. Ndë mbettë puna e ndonjianit qi ndërtoi, ka me marrë pagë; ndë u diektë puna e ndonjianit, ka me iu bamë dam, por ai ka me shpëtuem kështu porsi prei ziarrmit. Nuk’ e dini se jeni tempulli i Perëndisë, edhe Shpirti i Perëndisë rri ndër ju? Ndë prishtë kushi tempullin’ e Perëndisë, këte ka me e prishunë Perëndia, sepse tempulli i Perëndisë qi jeni ju ashtë shenjt. Askushi le të mos gënjejë vetëvetëhenë: ndë kujtoftë ndonji ndër ju se asht’ i ditshim ndë këte jetë, le të bahet’ i marrë, për me u bam’ i ditshim. Sepse ditunia e kësai bote ashtë marri ndaj Perëndisë, sepse ashtë shkruem: “Ai qi ze të ditshimitë ndë dinakëri t’atyne”. Edhe për-së-ri: “Zoti ngjef mendimet’ e të ditshimvet se janë të kota”. Përandai askushi le të mos mburretë mbë nierës, sepse të gjitha janë të tuejatë. A Pauli, a Apolloi, a Kifai, a bota, a jeta, a vdeka, a këto qi janë tashti, a ato qi kanë me ardhunë - të gjitha janë të tuejatë, edhe ju të Krishtit, edhe Krishti i Perëndisë. Kështu le ta na numërojë qish do nieri, si shërbëtorë të Krishtit, edhe kujdestarë të mpshefësinavet Perëndisë. E tietëra kërkohetë ndër kujdestarë për me dalunë gjithë-se-cilli besërat. Sa për mue fort pak gja ashtë të gjukohem prei jush, a prei gjyqit nieriut, por as unë s’gjukoj vetëhenë t’eme. Sepse ndërgjegjëja eme nukë më shan as për ndonji gja, por me këte nukë kam dalun’ i dreitë, por ai qi më gjukon ashtë Zoti. Përandai mos gjukoni asgja para kohësë, deri sa të vijë Zoti, i cilli ka me nxierrë ndë dritë të mpshefëtat’ e errësinësë, edhe ka me diftuem këshillet’ e zemëravet; edhe atëherë lavdimi ka me u bamë mbë gjithë-se-cillinë prei Perëndisë. Edhe këto, o vëllazën, i këtheva përmbi vetëhenë t’eme, edhe përmbi Apollonë për ju, qi të mësohi prei vetëhesë tuei, mos me pasunë ndër mend ma tepërë se qish ashtë shkruem, qi të mos madhështohi njiani për tietërinë kundrë tietërit. Sepse cilli të shqyen tyi prei tietërit? Edhe qish ke ti, ate qi s’more? Por ndë e paç marrë, përse mburre sikurse nuk’ e ke marrë? Tashti jeni të ngimë, tashti u batë të pasunë, mbëretënuetë pa ne; edhe makarë të kishitë mbëretënuem, për me mbëretënuem edhe na bashkë me ju. Sepse më duketë, se Perëndia na dëfteu neve apostujt’ e mbrapën si për të vdekë, sepse u bam theatër mbë botët, edhe mbë engjujt, edhe mbë nierëzit. Na jemi të marrë për Krishtinë, e ju të mentshim mbë Krishtinë; na të dobë, e ju të fortë; ju të lavdueshim, e na të panderëshim. Deri mbë këte orë kemi edhe u, e kemi et, e kemi të sveshunë, e rrifemi me shuplaka, e sillemi andej e këndej, e mundohemi tue punuem me duert t’ona; tue u përqeshunë, bekoimë; tue u ndiekunë, duroimë; tue u nemunë, lutemi; u bam porsi të pshimet’ e botësë, edhe porsi plehet’ e të gjithëve deri tashti. Nukë shkruej këto për me u turpënuem juve, por u mësoj juve porsi dielmt’ e mi të dashunë. Sepse ndë paçi dhetë mijë mieshtra mbë Krishtinë, por nukë keni shumë atëna, sepse u kam piellë juve mbë Krishtinë me anë të ungjillit. U lutem juve pra, të më merrni mbrapa. Përandai u dërgova juve Timothenë, i cilli ashtë diali em i dashun’ edhe besëtar mbë Zotinë, ai ka me u prumë ndër mend juve udhët’ e mia qi janë mbë Krishtinë, sikurse mësoj gjithë-kund mbë qish do kishë. Por disa vetë u madhështuenë, sikurse unë s’kishiem për me ardhunë te ju, por kam me ardhunë shpeit te ju, ndë dashtë Zoti, edhe kam për me ngjofunë jo fjalën’ e atyneve qi madhështohenë, por fuqinë. Sepse mbëretënia e Perëndisë nuk’ ashtë me fjalë, por me fuqi. Qish doni? Të vij te ju me shkop, a por me dashuni, e me shpirt të butë? Gjithënji ndëgjohetë nji kurvëni ndër ju, edhe e tillë kurvëni, qi as ndërmiet kombevet nukë zihetë n’gojë, kaqi sa nji të ketë gruen’ e të atit vet. Edhe ju jeni madhështuem, e jo të bajitë vajë ma shumë, për me u ngritunë prei miedizit tuei ai qi bani këte punë? Sepse unë, ndonëse s’jam aty me korp, por me shpirt jam aty; tashti sikur jam aty gjukova ate qi punoi këte ashtu. Mb’emënit të Zotit t’ynë Iesu Krishtit, si të mbëlidhi ju edhe shpirti em, bashkë me fuqin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, ta epni të tillë nieri n’dorë të Satanait për prishien’ e mishit, qi t’i shpëtohetë shpirti ndë ditët të Iesuit. Nuk’ asht’ i mirë të mburrunitë tuei; nuk’ e dini, se pak brumë mbrum gjithë të mbrumunitë? Qirohi pra prei brumit vietërë, qi të jeni të mbrumunit’ e ri, sikurse jeni pabrumë, sepse pashka jonë, qi ashtë Krishti, u ba kurban për ne. Përandai le ta mbamë festënë, jo me brumë të vietërë, as me brumë të së keqes’ e të së ligësë, por me pabrumëna zemëre të këthiellët’ e të vërtetë. U shkrova juve ndë letërët për mos me u përziem me kurvarë. Edhe jo kreit me kurvarët e kësai bote, a me lakëmuesit, a me rrëmbesësit, a me idhullatrët, sepse atëherë duhetë me dalunë jashtë prei botësë. Por tashti u shkrova juve, mos me u përziem ndë qoftë ndonji qi quhetë vëlla, se ashtë kurvar, a lakëmues, a idhullatër, a përqeshës, a i deitunë, a rrëmbesës; me të tillin’ as të mos hani bashkë. Sepse për qish punë me gjukuem edhe të përjashtëmitë? Nukë gjukoni ju të përmbrendëshimitë? Por Perëndia ka me gjukuem të përjashtëmitë, përandai nxirrni jashtë të keqinë prei miedizit tuei. Kucon kushi prei jush, kur ka ndonji gja send kundrë tietërit, me u gjukuem përpara të shtrembëvet, e jo përpara shenjtënavet? Nukë dini, se shenjtënitë kanë me gjukuem botënë? Edhe ndë u gjukoftë bota prei jush, s’jeni të zotënitë me gjukuem punë ma të vogëla? Nuk’ e dini, se kemi me gjukuem engjujtë? Sa ma tepërë punët’ e kësaj jete? Ndë paçi pra për me gjukuem punët’ e kësai jete, veni të rrinë për gjyqtarë ata qi nukë zihenë për gja ndë kishët. Por u thom juve këte, qi të keni turp: kështu nukë qenëka ndërmiet jush as ndonji i ditshim, për me hym’ e me gjukuem ndërmiet vëllait vet? Por vëllai gjukohetë me vëllanë, edhe këte e ban përpara të pabesëvet? Tashti pra ashtë kreit faj ndërmiet jush, sepse ju keni gjyqe njiani me tietërinë; përse ma tepërë nukë lini me u bamë paudhë juve? Përse ma tepërë nukë lini me u bamë dam juve? Por ju e bani paudhë, e u bani dam atyneve, edhe këto ua bani vëllazënavet. Apor nuk’ e dini, se të shtrembëtitë s’kanë me trashiguem mbëretënin’ e Perëndisë? Mos gënjehi: as kurvarë, as idhullatrë, as ndynësa, as ata qi janë të sqaqunë, as ata qi shkojnë mbrapa mashkujsh, as viedhësa, as lakëmuesa, as të deitunë, as përqeshësë, as rrëmbesësë, s’kanë me trashiguem mbëretënin’ e Perëndisë. Edhe kësish ishitë disa vetë, por u latë, e u shenjtënuetë, e dueltë të dreitë me anë të emënit Iesu Krishtit, edhe me anë të Shpirtit Perëndisë t’anë. Të gjitha janë ndë pushtet t’em, por të gjitha nukë më vëjeinë; të gjitha janë ndë pushtet t’em, por unë s’kam me u pushtuem as prei ndonji gjajet. Gjellëtë janë për barkunë, edhe barku për gjellët, por Perëndia ka me prishun’ edhe këte edhe këto; e korpi nuk’ ashtë për kurvëninë, por për Zotinë, edhe Zoti për korpinë. Edhe Perëndia sikurse ngjalli Zotinë, ka me na ngjallun’ edhe neve me anë të fuqisë vet. Nuk’ e dini, se korpnatë tuei jan’ anët’ e korpit Krishtit, do të marr unë pra anët’ e korpit Krishtit, me i bam’ anë korpit të kurvësë? Qoftë lark! Apor nuk’ e dini, se ai qi ngjitetë me kurvënë ashtë nji korp? Sepse “kanë me qenunë”, thotë, “të dy ndë nji mish”. Por ai qi ngjitetë me Perëndinë, ashtë nji shpirt me atë. Ikni prei kurvënisë; qish do faj qi ban nieriu ashtë jashtë korpit, por ai qi kurvënon, fëjen mbë korpt të vet. Apor nuk’ e dini, se korpi juei ashtë tempulli i Shpirtit Shenjt qi rri ndër ju, edhe ate e keni prei Perëndisë, edhe nukë jeni të zotënit’ e vetëhesë tuei. Sepse u bletë me çimim; lavdoni pra Perëndinë me korpinë tuei, edhe me shpirtinë tuei, qi janë të Perëndisë. Edhe për ato punë qi më shkruetë, mirë ashtë për nierinë mos me prekunë grue, por për kurvëniat gjithë-se-cilli le të ketë gruen’ e vet, e gjithë-se-cilla le të ketë burrin’ e vet. Burri le t’i api grues’ ate dashuninë qi i ka detyrë, ashtu edhe grueja burrit. Grueja s’urdhënon korpin’ e vet, por burri; ashtu edhe burri s’urdhënon korpin’ e vet, por grueja. Mos shterni njiani tietërinë, përveç ndë qofshi me nji fjalë për pak kohë, qi t’i bini mbrapa agjinimit e të falunit; edhe për-së-ri afrohi mb’ate punë, qi të mos u ngasi Satanai për të pambaitëmen’ e vetëhesë tuei. Edhe këte po ua thom juve mbas mendëjesë s’eme, jo se kam urdhënim. Sepse due me qenunë gjithë nierëzitë porsi vetëhenë t’eme, por gjithë-se-cilli ka dhunëtin’ e vet prei Perëndisë, njiani kështu, e tietëri ashtu. Edhe po u thom atyneve qi s’janë të martuem, edhe të vavet, se mirë ashtë për ata ndë mbetshinë sikurse jam edhe unë. Por ndë mos përmbaitshinë vetëvetëhenë, le të martohenë, sepse ma mirë ashtë me u martuem, se me u diegunë. Edhe të martuemitë i porosis jo unë, por Zoti, të mos dahetë grueja prei burrit, por edhe ndë u daftë, le të mbesi e pamartueme, a le të paqtohetë me burrinë; edhe burri të mos e lajë gruenë. Edhe të tierëvet u thom unë, jo Zoti: Ndë pastë ndonji vëlla grue të pabesë, edhe asai i pëlqen me ndenjunë bashkë me ate, le të mos e lajë. Edhe nji grue qi ka burr të pabesë, edhe ati i pëlqen me ndenjunë bashkë me ate, le të mos e lajë. Sepse burri i pabesë ashtë shenjtënuem prei gruesë; edhe grueja e pabesë ashtë shenjtënuem prei burrit, sepse tietërazi dielmtë tuei do t’ishinë të ndytë, por tashti janë shenjtën. Por ndë u daft’ i pabesi, le të dahetë? Vëllai a motëra nukë janë shërbëtorë ndë të tillat punë, por Perëndia na ka thërritunë ndë paqtim. Sepse qish di ti, o grue, ndë qoftë se ke për me shpëtuem burrinë? A qish di ti, o burr, ndë qoftë se ke për me shpëtuem gruenë? Por sikurse Perëndia dau mbë gjithë-se-cillinë, edhe sikurse Zoti thërriti gjithë-se-cillinë, kështu le t’eci, edhe kështu urdhënoj mbë gjithë kishat. U thërrit ndë besët ndonji i rreth-premë? Le të mos bahet’ i parreth-premë. U thërrit ndonji i parreth-premë? Le të mos rreth-prehetë. Rreth-presëja s’ashtë gja, edhe të parreth-premitë s’ashtë gja, por të rueitunit’ e urdhënimevet Perëndisë ashtë. Gjithë-se-cilli mb’ate të thërritunitë qi u thërrit, mb’ate le të mbesi. U thërrite kur qe shërbëtuer? Mos ki kujdes, por ndë mufsh me u bam’ i lirë, përdore këte ma mirë. Sepse ai qi u thërrit mbë Zotinë kur qe shërbëtuer, asht’ i liri i Zotit; kështu edhe ai qi u thërrit kur qe i lirë, ashtë shërbëtori i Krishtit. U bletë me çimim, mos bahi shërbëtorë nierëzish. Gjithë-se-cilli, o vëllazën, mb’ate qi u thërrit, mbë këte le të mbesi ndaj Perëndinë. E për virgjineshat s’kam urdhënë prei Zotit, por ap mendëjenë t’eme, sikurse kam pasunë përdëllim prei Zotit të jemi besëtar; kujtoj pra se këjo punë asht’ e mirë për këte nevojë tashti, se ashtë mirë për nierinë me qenunë kështu. Je lidhunë me grue? Mos kërko të sgjidhunë. Je sgjidhunë prei gruesë? Mos kërko grue. Por edhe ndë u martofsh, nukë fëjen; edhe virgjinesha ndë u martoftë, nukë fëjen, por të tillëtë nierës kanë me pasunë shtrëngim ndë misht, e un’ u kursej juve. Edhe këte e thom, o vëllazën, se koha mbaskëndai asht’ e shkurtënë, kaqi sa edhe ata qi kanë gra, të jenë porsikur s’kanë; edhe ata qi qjajnë, porsikur s’qjajnë; edhe ata qi gëzohenë, porsikur s’gëzohenë; edhe ata qi blejnë, porsikur të mos i kenë ndën’ urdhënë të vet; edhe ata qi përdorinë këte botë, porsikur të mos e përdorinë, sepse fityra e kësai bote shkon. Edhe due të jeni të pakujdesshim. I pamartuemi ka kujdes për punët e Zotit, si t’i pëlqejë Zotit, por i martuemi ka kujdes për punët e botësë si t’i pëlqejë gruesë. Dan grueja prei virgjineshësë: e pamartuemeja ka kujdes për punët e Zotit, qi të jetë shenjte edhe ndë korp edhe ndë shpirt, por e martuemeja ka kujdes për punët e botësë, si t’i pëlqejë burrit. Edhe këte po ua thom juve për të mirënë tuei, jo për me u vumë juve lak mbë qafë, por për ate qi t’u ketë hije juve, edhe qi t’afrohi ndë punë të Zotit pa kujdes. Por ndë kuitoftë kushi se ban punë të shumtueme mbë virgjineshën’ e vet, ndë i kaloftë koha e martesës’ asai, edhe duhetë me u bamë kështu, le të bajë qish të detë, nukë fëjen: le të martohenë. Por ai qi rri qindrueshim ndë zemërë, e s’ka nevojë, por la pushtet për dashunimin’ e vet, edhe e pa me udhë këte ndë zemërë të vet, për me rueitunë virgjineshën’ e vet, ban mirë. Përandai edhe ai qi e marton, ban mirë; edhe ai qi s’e marton, ban ma mirë. Grueja ashtë lidhunë prei ligjësë sa kohë qi rron burri i asai, por ndë vdektë burri i asai, asht’ e lirë me u martuem me cillinë të detë, veçe këjo punë me u bamë mbë Zotinë. Por ma e lumun’ ashtë ndë mbetë kështu, mbas mendëjesë s’eme, edhe më duketë se edhe unë kam Shpirt Perëndie. Edhe për ato kafshat qi u bahenë kurban idhujvet, e dimë se të gjithë kemi mend, por mendëja madhështon, e dashunia ndërton. Ndë i duketë kuit se di gja, nukë ngjofi asgja, sikurse duhetë me ngjofunë, por ndë dashtë kushi Perëndinë, kyi ashtë ngjofunë prei ati. Për të ngranëtë pra e atyne kafshavet qi u bahenë kurban idhujvet, e dimë se idhulli s’ashtë asgja ndë botët, edhe se s’ashtë tietër Perëndi, përveç njianit. Sepse ndë qofshin’ asish qi thohenë perëndina, a ndë qiell, a mbë dhet (sikurse janë shumë perëndina, edhe shumë zotëna), por për ne ashtë nji Perëndi Ati, prei të cillit janë të gjitha, edhe na mb’ate; edhe nji Zoti Iesu Krishti, qi me anë t’ati janë të gjitha, edhe na me anë t’ati. Por nuk’ ashtë mbë të gjithë këjo mendëje, sepse disa vetë me ndërgjegjëjen’ e idhullit, deri sot e han’ ate porsi kafshë bamë kurban idhujvet, edhe ndërgjegjëja e atyneve qi asht’ e dobë ndyhetë. Por gjella nuk na nxier të pëlqyeshim përpara Perëndisë, sepse as ndë hangrëshim, kemi me pasunë gja ma tepërë, as ndë mos hangrëshim, kemi me pasunë gja ma pak. Por shikoni, se kyi pushteti juei mos bahetë shkandullë mbë të dobët. Sepse ndë paftë kushi tyi qi ke mend, se rri ndë mësallë ndë vend të idhujvet, s’ka me iu ndërtuem ndërgjegjëja e ati qi asht’ i dobë, për me ngran’ ato kafsha qi u bahenë kurban idhujvet? Edhe për mendëjenë tande, ka me hupunë vëllai i dobë, për të cillinë vdiq Krishti. Edhe kur të fëjeni ju kështu mbë vëllazënit, e t’u rrifni atyne ndërgjegjëjen’ e dobë, keni fëjyem mbë Krishtinë. Përandai ndë shkandalizoftë gjella t’em vëlla, s’kam për me ngranë mish për gjithë jetënë, për mos me shkandalizuem t’em vëlla. Nukë jam un’ apostull? Nukë jam un’ i lirë? Nukë pash’ unë Iesu Krishtinë Zotinë t’anë? Nukë jeni ju puna eme mbë Zotinë? Ndë mos jam apostull mbë të tierë, por pak së paku mbë ju jam, sepse bula e apostullisë s’eme jeni ju mbë Zotinë. Të përgjegjunitë t’em mb’ata qi më gjukojn’ ashtë këjo: Mos nukë kemi edhe na pushtet me ngran’ e me pimë? Mos nukë kemi edhe na pushtet me siellunë rreth nesh kudo të shkoimë nji motërë grue, sikurse edhe të tierët’ apostuj, edhe të vëllazënit’ e Zotit, edhe Kifai? Apor vetëm’ unë edhe Barnaba s’kemi pushtet mos me punuem? Cilli asht’ ai qi vete ndonji herë ndë luftë me të ngranët të vet? Cilli mbiell vëneshtë, edhe s’ha prei pemës’ati? A cilli kullot grigjë, edhe s’ha prei qjumështit grigjësë? Mos i flas unë këto si nieri? Apor nukë thotë këto edhe ligja? Sepse ndë ligjët të Moiseut ashtë shkruem: “Nukë do t’i mbëçelish gojënë kaut qi shin ndë lamët ”. Mos ka kujdes Perëndia për ket? Apor për ne e thotë këte për të vërtetë? Sepse për ne u shkrue, se ai qi livron nd’arë, duhetë me livruem me shpëresë; edhe ai qi shin ndë lamët, me shpëresë se ka me pasunë piesë prei shpëresësë vet. Na ndë mbuellëm punët’ e shpirtit mbë ju, pun’ e madhe ashtë ndë korrshim punëtë tueja të mishit? Të tierë ndë marrinë piesë prei jush me këte pushtet, nukë duhetë ma tepërë na? Por na nuk’ e përdorëm këte pushtet, por duroimë të gjitha, për mos me bamë ndonji të ndalunë ndë ungjill të Krishtit. Nuk’ e dini, se ata qi punojnë punë kishe, hanë prei kishësë; ata qi qindrojnë afër theroresë, marrinë piesë prei theroresë? Kështu edhe Zoti urdhënoi ata qi apinë za për ungjillinë me rruem prei ungjillit. Por unë nukë përdora as ndonji prei kësosh, as nukë shkrova këto, qi të bahetë kështu mbë mue, sepse ma mirë ashtë për mue me vdekunë, se të nxierri kushi të kotë lavdiminë t’em. Sepse ndë ungjillëzofsha nuk’ ashtë lavdim për mue, sepse kam nevojë për vetëhe; edhe mjer mbë mue, ndë mos ungjillëzofsha. Sepse ndë bafsha këte me dashuniminë t’em, kam pagë, por ndë bafsha këte për dhunë, m’u ka zanë besë kujdesi. Cilla pra ashtë paga eme? Me bamë pa prishun’ ungjillin’ e Krishtit tue predikuem, qi të mos e përdor keq pushtetinë t’em qi kam mbë ungjillinë. Sepse tue qenun’ i lirë prei së gjithësh, bana vetëhenë t’emë shërbëtuer mbë të gjithë, qi të fitoj ma të shumëtë. Edhe u bashë mbë Iudeit si Iude, për me fituem Iudeitë; mb’ata qi janë ndënë ligjë, u bashë si ndënë ligjë, për me fituem ata qi janë ndënë ligjë; mbë të paligjët u bashë si i paligjë (ndonëse nuk ishiem i paligjë mbë Perëndinë, por me ligjë mbë Krishtinë), për me fituem të paligjëtë; mbë të dobët u bashë si i dobë, për me fituem të dobëtë; mbë të gjith’ u bashë të gjitha, për me shpëtuem disa vetë për të vërtetë. Edhe këte e baj për ungjillinë, qi të bahem piesëtar i ati. Nuk’ e dini, se ata qi ecinë me vrap sheshit, të gjith’ ecinë me vrap, por nji e merr bravurënë? Kështu ecëni me vrap, qi ta merrni. Edhe kushdo qi përpiqetë ndë lojë, përmba vetëvetëhenë prei së gjithash; ata pra bajnë këte për me marrë nji kunorë të vdierrëshime, por na të pavdierrëshime. Unë pra kështu eci me vrap, jo sikur të mos e dij për të vërtetë; kështu luftoj me grusht, jo sikur rraf erënë, por mundoj korpinë t’em, edhe e baj shërbëtuer, druese, tue pasunë predikuem mbë të tierë, unë hedhem poshtë. Edhe unë s’due për mos me e ditunë ju, o vëllazën, se gjith’ atënitë t’anë ishinë ndënë renë, edhe të gjithë shkuenë ndëpër miedis te detit; edhe të gjithë mbë Moisenë u pagëzuenë ndë ret e ndë det; edhe të gjithë hangrën ate gjellë shpirti, edhe të gjithë pin’ ate të pimë shpirti, sepse pinë prei gurit shpirtit qi shkonte mbrapa; edhe guri ishte Krishti. Por Perëndia nuk’ i pëlqeu ma të shumëtë prei atyneve, sepse u shtruenë për dhe ndë shkretinët. Edhe këto u banë për shëmbëllëtyrë mbë ne, për mos me dëshëruem edhe na punët’ e këqia, sikurse dëshëruen’ edhe ata. As idhullatër mos bahi, porsi disa vetë prei atyneve, sikurse ashtë shkruem: “Populli ndenji me ngran’ e me pimë, edhe u ngritnë me lueitunë”. As të mos kurvënoimë, sikurse disa vetë prei atyneve kurvënuenë, edhe ranë të vdekunë për nji ditë njizet e tri mijë. As të mos ngasimë Krishtinë, sikurse edhe disa vetë prei atyneve e nganë, edhe u prishnë prei gjarpinjsh. As mos murmuroni, sikurse edhe disa vetë prei atyneve murmuruenë, edhe u prishnë prei prishësit. Edhe gjithë këto punë baheshinë për shëmbëllëtyrë mb’ata; edhe u shkruenë për mësiminë t’anë, qi na e mbërrinë të mbaruemet’ e jetëvet. Kaqi sa ati qi i duketë se qindron, le të shikojë mos bierë poshtë. Tietër ngasejë nuk’ u ka gjetunë juve, përveç nierëzie, por Perëndia ashtë besëtar, i cilli s’ka me u lanë juve me u ngamë tepërë fuqisë tuei, por bashkë me ngasëjenë ka me u dhan’ udhë të dilni, qi të mundeni me duruem. Përandai, o të dashunit’ e mi, ikni prei idhullatrisë. Flas porsi mbë të urtë; gjukonia ju ate qi thom. Ajo kupa e bekimit qi bekoimë, a nuk’ ashtë kungimi i gjakut Krishtit? Sepse na të gjithë jemi nji bukë, nji korp; sepse të gjithë kemi marrë piesë prei nji buke. Shikoni Israelinë qi ashtë prei mishit; ata qi hanë prei kurbanëvet, s’janë piesëtarët’ e theroresë? Qish thom pra? Se ashtë gja idhulli? Apor se ashtë gja kafsha qi i bahetë kurban idhujvet? Jo, por ato kafsha qi bajnë kurban kombetë, ua bajnë kurban diajvet, e jo Perëndisë; edhe unë s’due të bahi ju piesëtarët’ e diajvet. S’mundeni me pimë kupën’ e Zotit, edhe kupën’ e diajvet; s’mundeni me marrë piesë prei truvezësë Zotit, edhe prei truvezësë diajvet. Apor kemi me i shtimë zmirinë Zotit? Mos jemi ma të fortë se ai? Të gjitha janë ndë pushtet t’em, por të gjitha s’bajnë mirë; të gjitha janë ndë pushtet t’em, por të gjitha s’ndërtojnë. Askushi le të mos kërkojë për të mirën’ e vet, por gjithë-se-cilli edhe për të tietërit. Qish do gja qi shitetë ndë maqeli hahetë, pa mos vum’ ore ndërgjegjëjenë, sepse “dheu asht’ i Zotit, edhe të mbushunit’ e ati.” Edhe ndë u thërrittë ndonji prei të pabesëvet, edhe doni me votunë, hani gjithë qish t’u vihetë përpara, pa mos vum’ ore ndërgjegjëjenë. Por ndë u thashtë kushi: Këjo ashtë kafshë e therëme mbë idhujt, mos hani, për atë qi diftoi, edhe për ndërgjegjëjenë, sepse “dheu asht i zotit, edhe të mbushinit’ e ati”. Edhe ndërgjegjëje thom, jo tandenë, por të tietërit, sepse përse gjukohetë të lirëtë t’em prei tietër ndërgjegjëje? Edhe unë ndë marrsha piesë me të falunë ndersë, përse nemem unë për ate gja qi falem ndersë? Ndë hangrëshi pra, a ndë pifshi, a ndë bafshi ndonji gja, të gjitha bani për laftin’ e Perëndisë. Mos bahi shkandull’ as mbë Iudej, as mbë Grekë, as mbë kishët të Perëndisë. Sikurse edhe unë mbë gjithë punët’ pëlqehem mbë të gjithë, pa kërkuem për të mirënë t’eme, por edhe për të shumëvet, qi të shpëtohenë. Bani si baj unë, sikurse edhe unë baj si Krishti. Edhe u lavdoj juve, o vëllazën, se më kuitoni mbë gjithë punët, edhe mbani porositë qi u lashë juve, sikurse ua dhashë juve. Edhe due ta dini ju, se kryet’ e qish do burri ashtë Krishti, edhe kryet’ e grues’ ashtë burri, edhe kryet’ e Krishtit ashtë Perëndia. Qish do burr kur të lutetë, a kur të profetizojë, ndë pastë mbuluem kryetë turpënon kryet’ e vet; edhe qish do grue kur të lutetë, a kur të profetizojë me krye të sbulutë, turpënon kryet’ e vet, sepse ashtë gjithënji sikur me pasunë rrueitunë kryetë. Sepse ndë mos u mbëloftë grueja, le të qethetë, por ndë ashtë turp për gruenë me u qethun’ a me u rrueitunë, le të mbulohetë, sepse burri nukë duhetë me mbuluem kryetë, sepse ashtë figure edhe laft i Perëndisë, por grueja ashtë laft i burrit; sepse burri nuk’ ashtë prei gruesë, por grueja prei burrit; sepse nuk’ u krijue burri për gruenë, por grueja për burrinë. Përandai grueja duhetë me pasunë pushtet mbi krye të vet për engjujt. Por as burri pa gruenë, as grueja pa burrinë janë mbë Zotinë. Sepse sikurse grueja ashtë prei burrit, kështu edhe burri ashtë me anë të gruesë, por të gjitha janë prei Perëndisë. Gjukoni ju ndër vetëhet tueja: i ka hie gruesë me iu falunë sbulutë Perëndisë? Apor as ajo natyra nuk’ u difton juve, se burri ndë pastë flokë të gjatë, ashtë turp për atë? Por grueja ndë pastë flokë të gjatë, ashtë laft për ate, sepse floku iu ka dhanë ndë vend të mbulesësë. Por ndë duketë kushi, se do me bamë qartë, na s’kemi të tillë zakon, as kishat’ e Perëndisë. Edhe tue porositunë këte, nukë lavdoj, se mbëlidhi jo për ma të mirënë, por për ma të keqenë. Sepse ma përpara kur mbëlidhi ju ndë kishët, ndëgjoj se janë shqerra ndërmiet jush, edhe mbë nji anë besoj. Sepse duhetë me qenun’ edhe eresia ndërmiet jush, për me u shpërfaqun’ ata qi janë të provueshim ndërmiet jush. Kur të mbëlidhi pra mbë nji vend, nuk’ ashtë për me ngranë darkën’ e Zotit, sepse mbë të ngranët gjithë-se-cilli merr përpara tietërit darkën’ e vet, edhe njianit i vien uni e tietëri asht’ i deitunë. Mos nukë keni shtëpia për me ngran’ e për me pimë? Apor s’e zini për gja kishën’ e Zotit, edhe turpënoni ata qi s’kanë? Qish t’u thom juve? T’u lavdoj për këte? Nuk’ u lavdoj. Sepse un’ e mora prei Zotit ate qi u dhash’ edhe juve, se Zoti Iesu mb’ate natë qi do të trathtohei, muer bukë, edhe si u fal ndersë theu, edhe tha: Merrni, e hani; kyi ashtë korpi em, qi thyhetë, për ju, këte bani për kuitiminë t’em. Por kështu edhe kupënë, mbassi kishte darkuem, tue thanë: Këjo kupë ashtë dhiata e re ndë gjakunë t’em; këte bani, sa herë të pini për kuitiminë t’em. Sepse sa herë të hani këte bukë, edhe të pini këte kupë, diftoni vdekën’ e Zotit, deri mb’ate kohë qi të vijë. Përandai ai qi të hajë këte bukë, a të pijë këte kupën’ e Zotit pa qenun’ i vëjefshim, ka me qenunë fajtuer i korpit edhe i gjakut Zotit. Por le të shikojë vetëvetëhenë nieriu, edhe kështu le të hajë prei asai bukësë, edhe le të pijë prei asai kupësë. Sepse ai qi ha e pi pa qenun’ i vëjefshim, ha e pi gjukim për dam për vetëvetëhenë, sepse nukë dan korpin’ e Zotit. Përandai janë shumë të dobë edhe të sëmunë ndër ju, edhe vdesinë mëjaft vetë. Sepse ndë shqyeishim vetëhetë t’ona, s’do të gjukoheshim, por kur gjukohemi, mundohemi prei Zotit, qi të mos gjukohemi për të keq bashkë me botënë. Përandai, o vëllazën, kur të mbëlidhi për me ngranë, pritni njiani tietërinë, por ndë i arth’ uni kuit, le të hajë ndë shtëpi, qi të mos mbëlidhi për me u gjukuem për dam. Edhe të tieratë kam me i vumë mbë rregullë, kur të vij. Edhe për dhunëtiat shpirtënishte, o vëllazën, s’due të jeni të paditunë. E dini se ishitë kombe, tue u tërhequnë sikurse tërhiqeshitë mbas idhujvet qi janë të pagojë. Përandai u diftoj juve, se kush flet me Shpirt të Perëndisë, nuk’ i thotë Iesuit, qoftë mallëkuem; edhe kurkushi s’mundetë me thanë, se Iesui ashtë Zot, veç prei Shpirtit Shenjt. Edhe janë të dame dhunëtiash, por Shpirti asht ’ ai vetë; edhe janë të dame shërbesash, por Zoti asht’ ai vetë. Jan’ edhe të dame punësh, por Perëndia asht’ ai vetë qi punon të gjitha mbë të gjithë. Edhe të shpërfaqunit’ e Shpirtit i epetë gjithë-se-cillit për të mirënë. Sepse njianit i epetë fjalë ditunie prei Shpirtit, e tietërit fjalë mendëje, prei ati Shpirtit vetë; edhe tietërit besë, prei ati Shpirtit vetë; edhe tietërit dhunëtia të shëndoshunash, prei ati Shpirtit vetë; edhe tietërit punë mërekulliash, e tietërit profezi, e tietërit të sgjidhuna frymash, e tietërit qish do farë gjuhënash, e tietërit të këthyemë gjuhënash; edhe të gjitha këto i punon njiani edhe ai Shpirti vetë, tue ia damë gjithë-se-cillit tietërazi, si të detë. Sepse sikurse korpi ashtë nji, edhe ka shumë copa, edhe gjithë copat’ e nji korpi ndonëse janë shumë, por ashtë nji korp, kështu edhe Krishti. Sepse na të gjithë jemi pagëzuem prei nji Shpirti mbë nji korp, a Iudej, a Grekë, a shërbëtorë, a të lirë; edhe të gjithë jemi ujitunë mbë nji Shpirt. Sepse edhe korpi s’ashtë nji copë, por shumë. Ndë thashtë kamba: Sepse s’jam dorë, s’jam prei korpit; përandai vallë s’ashtë prei korpit? Edhe ndë thashtë veshi: Sepse s’jam sy, s’jam prei korpit; përandai vallë s’ashtë prei korpit? Ndë ishte gjithë korpi sy, ku do t’ishte të ndëgjuemitë? Ndë ishte gjithë të ndëgjuem, ku do t’ishte të marrët’ erë? Por tashti Perëndia ka vumë copatë gjithë-se-cillënë prei asosh ndë korpt, si deshi. Por ndë ishinë të gjithë nji copë, ku do t’ishte korpi? Por tashti janë shumë copa, e nji korp. Edhe s’mundetë syni me i thanë dorësë: Nukë më duhe; a për-së-ri krei me i thanë kambëvet: Nukë më duhi. Por shumë ma tepër’ ato copat’ e korpit qi dukenë ma të doba, këto janë të nevojëshime; edhe ato copat’ e korpit qi na dukenë se janë ma të panderëshime, këtyneve u apimë ma shumë nderë; edhe të shumtuemetë t’ona kanë ma tepërë hie; e të hieshimetë t’ona s’kanë nevojë. Por Perëndia e bashkoi korpinë, e i dha ma tepërë nderë asai copësë qi ka të mangutë, për mos me qenunë shqerrë ndë korpt, por copat’ e korpit të kenë kujdes njiana për tietërënë. Edhe ndë pësoftë nji copë, gjithë copatë pësojnë bashkë me ate; a ndë u nderoftë nji copë, gjithë copatë gëzohenë bashkë me ate. Edhe ju jeni korpi i Krishtit, edhe copa veç e veç. Edhe Perëndia vuni ndë kishët të parën’apostuj, të dytënë profetën, të tretënë mieshtra, mbasandai mërekullia, mbasandai dhunëtia të shëndoshunash, ndifma, guvernia, qish do farë gjuhënash. Mos jan’ apostuj të gjithë? Mos janë profetën të gjithë? Mos janë mieshtra të gjithë? Mos bajnë mërekulli të gjithë? Mos kanë dhunëtia të shëndoshunash të gjithë? Mos flasinë gjuhëna të gjithë? Mos këthejnë gjuhëna të gjithë? Por lypni me zemërë të përvëlutë ato dhunëtiatë ma të miratë, edhe do t’ u diftoj juve nji udhë shumë ma të naltë. Ndë folsha gjuhënat’ e nierëzëvet edhe t’engjujvet, e të mos kemi dashuni, u bashë si rame qi kumbon, a si qimballë qi gjimon. Edhe ndë paça profezi, edhe të dij gjithë mpshefësinat’ edhe qish do farë të dituni, edhe ndë paça gjithë besënë, kaqi sa të shkul vendit male, e të mos kemi dashuni, s’jam asgja. Edhe ndë dafsha gjithë gjanë t’eme për me ushqyem të vobegjitë, edhe ndë dhansha ndër duer korpinë t’em për me u diegunë, e të mos kemi dashuni, s’më vëjen gja. Dashunia ka zemërë të gjanë edhe ban të mira; dashunia s’ka zmir; dashunia s’asht’ e rrëmbyeshime, s’madhështohetë, s’ban punë të shumtutë, s’lypën të vetatë, nukë zemërohetë, s’mendon të keqen, s’gëzohetë për të shtrembëtënë, por gëzohetë për të vërtetënë. Të gjitha i bar, të gjitha i beson, të gjitha i shpëren, të gjitha i duron. Dashunia kurrë s’bije për dhe, por të tieratë, a profezia ndë qofshinë, kanë me mbetunë mbë-nj-anë, a gjuhëna, kanë me pushuem, e të ditunë, ka me mbetunë mbë-nj-anë. Sepse na pak gja dimë, edhe pak gja profetizoimë, por kur të vijë e plota, atëherë ka me mbetunë mbë-nj-anë e paka. Kur ishiem foshnje, flisiem si foshnje, mendoheshë si foshnje, kujtoheshë si foshnje, por kur u bashë burr, i lashë mbë-nj-anë punët’ e foshnjesë. Sepse tashti shofimë ndëpër pasqyrë si mbë t’errët, por atëherë kemi me pamë faqe mbë faqe; tashti ngjof pak, por atëherë kam me ngjofunë, sikurse u ngjofa. Edhe tashti mbet besa, shpëresa, dashunia, këto të tria, por ma e madhe se këto ashtë dashunia. Ndiqni dashuninë, edhe lypni me zemërë të përvëlutë punët’ e shpirtit, por ma tepërë qi të profetizoni. Sepse ai qi flet gjuhë të huej, nuk’ u flet nierëzëve, por Perëndisë, sepse askushi s’e ndëgjon, por me shpirtin’ e vet flet pshefësina, por ai qi profetizon, u flet nierëzëvet për të ndërtuem, e për mësim, e për ngushullim. Ai qi flet gjuhë të huej, ndërton vetëvetëhenë, por ai qi profetizon ndërton kishënë. Edhe due gjithë ju me folunë gjuhëna, por ma tepërë qi të profetizoni, sepse ai qi profetizon ashtë ma i madh se ai qi flet gjuhëna, veç ndë e këtheftë, qi të marri të ndërtuem kisha. Edhe tashti, o vëllazën, ndë arthsha te ju tue folunë gjuhëna, qish dobi kam me u bamë juve, ndë mos u folsha juve a me të sbulueme, a me të ditunë, a me profezi, a me mësim? Edhe ato qi s’kanë frymë, a bajnë za, a fyll, a qitharë, ndë mos bafshinë zana të shqyta, si ka me u marrë vesht të ranët’ e fyllit, a të ranët’ e qitharësë. Sepse, trumbeta ndë dhashtë za qi s’mirretë vesht, cilli ka me u bamë gati për luftë? Kështu edhe ju, me anë të gjuhësë ndë mos bafshi nji fjalë qi mirretë vesht mirë, si ka me u marrë vesht ajo qi flitetë? Sepse kemi me folunë nd’erët. Janë ndodhunë kaqi duer zanash ndë botët, edhe as ndonji prei atyneve s’ashtë qi s’mirretë vesht. Ndë mos ditsha pra fuqin’ e zanit, kam me qenunë nji barbar mb’ate qi flas, edhe ai qi flet, nji barbar tek unë. Kështu edhe ju, mbassi u përvëlohetë zemëra për dhunëtiat shpirtënishte, lypni qi të tepëroni për të ndërtuemit’ e kishësë. Përandai ai qi flet gjuhënë të huej le të faletë qi bahet’ i zoti me e këthyem. Sepse ndë u falsha me gjuhë të huej, shpirti em faletë, por mendëja eme ashtë pa pemë. Qish duhetë pra? Do të falem me shpirtin’, e do të falem edhe me mendëjenë; do të psall me shpirtin’, e do të psall edhe me mendëjenë. Sepse ndë bekofsh me shpirtinë, ai qi rri ndë vend të paditunit, si ka me thanë Amen, kur fale ndersë ti, sepse ai nukë di se qish thue. Sepse ti fale ndersë mirë, por tietëri s’ndërtohetë. I falem ndersë Perëndisë t’em, se flas ma shumë gjuhëna se ju, por unë due me folunë pesë fjalë me mendëjenë t’eme ndë kishë, qi të mësoj edhe të tierë, se dhetë mijë fjalë me gjuhë të huej. O vëllazën, mos u bani çuna ndër mend, por bahi foshnje mbë të keqet, e ndër mend bahi të kullutë. Ashtë shkruem ndë ligjët: “Se me të tiera gjuhëna, e me të tiera buzë kam me i folunë këti populli, por as kështu s’kanë me më ndëgjuem” - thotë Zoti. Përandai gjuhënatë janë për shenj, jo për ata qi besojnë, por për të pabesët, e profezia ashtë jo për të pabesët, por për ata qi besojnë. Ndë u mbëlethtë pra gjithë kisha mbë nji vend, edhe të gjithë flasinë gjuhëna të hueja, hyjn’ edhe nierës të paditshim a të pabesë, a s’kanë me thanë, se jeni të çmendunë? Por ndë profetizofshinë të gjithë, e hyn nji i pabesë, a i paditshim, e sbulohetë prei të gjithëve, e gjukohetë prei të gjithëve, edhe kështu të mpshefëtat’ e zemërës’ ati shpërfaqenë; edhe kështu ka me ranë me faqe përmbys, e ka me adhuruem Perëndinë, tue diftuem, se për të vërtetë Perëndia qenëka ndër ju. Qish duhetë pra, o vëllazën? Kur të mbëlidhi, gjithë-se-cilli prei jush ka psallmë, ka mësim, ka gjuhë, ka të sbuluemë, ka të këthyeme gjuhënash; të gjitha le të bahenë për të ndërtuem. Ndë foltë gjuhë të huej, le ta bajnë këte dy ka dy, a ma të shumënë tre ka tre, edhe njiani mbas tietërit, edhe njiani le të këthejë, por ndë mos qoftë kush me këthyem, le të pushojë ndë kishë, e le të flasi me vetëvetëhen’ e me Perëndinë. E profetënitë le të flasinë dy a tre, edhe të tierëtë le të bajnë gjyq. E ndë iu sbuloftë ndonji tietërit qi rri, le të pushojë i pari. Sepse të gjithë mundeni me profetizuem njiani mbas tietërit, qi të xanë të gjithë, edhe të ngushullohenë të gjithë. Edhe shpirtënat’ e profetënavet u ulinë kryetë profetënavet, sepse Perëndia s’ashtë Perëndi të përziemi, por paqtimi, sikurse mbë gjithë kishat e shenjtënavet. Gratë tueja le të pushojnë ndë kishat, sepse ato s’kan’ urdhënë me folunë, por të ulinë kryetë, sikurse edhe ligja thotë. Por ndë daçinë me xanë gja, le të pyesinë burrat’ e vet ndë shtëpi, sepse ashtë turp për gratë me folunë ndë kishë. Apor veç prei jush duel fjala e Perëndisë? Apor mbë ju vetëm’ e mbërrini? Ndë iu duktë kuit se ashtë profet a njieri i shpirtit, le të marri vesht ato qi u shkruej juve, sepse janë porosit’ e Zotit, por ndë qoftë ndonji i paditshim, le të jet’ i paditshim. Përandai, o vëllazën, lypni me zemërë të përvëlutë me profetizuem, edhe mos ndalni me folunë gjuhëna. Të gjitha le të bahenë sikundrë ka hie edhe me rregullë. Edhe tashti, o vëllazën, u diftoj juve ungjillinë qi ungjillëzova juve, të cillin’ edhe e muertë, edhe qindroni mb’ate, edhe shpëtohi me anë t’ati, ndë e mbaitshi fjalënë, sikurse ua ungjillëzova juve, veç ndë paçi besuem kot. Sepse un’ u dhashë juve ma pari ate qi mora edhe unë, se Krishti vdiq për fajet t’ona, mbas shkronjash; edhe se u vorrue, edhe se u ngjall të tretënë ditë, mbas shkronjash; edhe se iu duk Kefait, mbasandai të dy-mbë-dhetëvet; mbasandai u duk sipër mbë pesë qind vëllazën me nji herë, edhe prei asish ma të shumëtë rrojnë deri sot, e disa kanë vdekunë; mbasandai iu duk Iakobit, mbasandaj gjith’ apostujvet; edhe së mbrapëni të gjithëve m’u duk edhe mue, porsi mbë të tremunë. Sepse unë jam ma i vogëli i apostujvet, qi s’jam i zoti me u queitun’ apostull, sepse ndoqa kishën’ e Perëndisë. Por me hirin’ e Perëndisë jam qish jam, edhe hiri i ati qi u dha mbë mue, nuk’ u ba i kotë, por u mundueshë ma tepërë se ata të gjithë, por jo unë, por hiri i Perëndisë qi ashtë bashkë me mue. A unë pra, a ata, kështu predikoimë, edhe kështu besuetë. Edhe ndë predikohetë Krishti se u ngjall se vdekunish, si disa vetë ndër ju thonë, se s’ashtë të ngjallunë së vdekunish? Edhe ndë mos qoftë të ngjallunë së vdekunish, as Krishti nuk’ u ngjall; edhe ndë mos u ngjall Krishti, vallë predikimi ynë asht ’i kotë, edhe besa juei asht’ e kotë. Edhe u gjetëkëshim edhe deshmitar-rrenësit’ e Perëndisë, sepse deshmuem për Perëndinë, se ngjalli Krishtinë, të cillinë s’e pasëka ngjallunë, ndë qoftë kështu se nukë ngjallenë të vdekunitë. Sepse ndë mos ngjallenë të vdekunë, as Krishti nuk’ u ngjall, por ndë mos u ngjall Krishti, besa juei asht’ e kotë, edhe jeni por ndë fajet tueja; vall’ edhe ata qi vdiqnë mbë Krishtinë, u vdornë. Ndë shpërefshim mbë Krishtinë veç mbë këte jetë, jemi ma të mjerë se gjithë nierëzitë. Por tashti Krishti u ngjall së vdekunish, edhe u ba pem’ e parë e atyneve qi kanë vdekunë. Sepse sikurse vdeka erdhi prei nieriut, kështu edhe të ngjallunitë së vdekunish erdhi prei nieriut. Sepse sikundrë të gjithë vdesinë mb’Adaminë, kështu edhe të gjithë kanë me marrë jetë mbë Krishtinë. Por gjithë-se-cilli ndë rregullë të vet: Krishti ashtë pem’ e parë, mbasandai sa janë të Krishtit mbë të ardhunit t’ati për së dyti; mbasandai ka me qenun’ e nbrapëna, kur t’api mbëretëninë n’dorë të Perëndisë edhe Atit, kur të prishi qish do parësi e qish do pushtet e fuqi. Sepse duhetë të mbëretënojë ai, deri sa të vejë gjith’ anëmiqtë ndënë kambët t’ati. I mbrapëni anëmik qi do të prishetë ashtë vdeka. Sepse “të gjitha i vuni poshtë ndënë kambët t’ati”; edhe kur të thotë, se “të gjitha janë vumë poshtë”, mirretë vesht se veç ati qi ia vuni poshtë të gjitha. Edhe kur t’i ulinë kryetë ati të gjitha, atëherë edhe ai biri vetë ka me i ulunë kryetë ati qi ia vuni poshtë të gjitha, qi të jetë Perëndia të gjitha mbë të gjithë. Sepse qish kanë me bam’ ata qi janë pagëzuem për të vdekunit? Ndë qoftë se për të vërtetë nukë ngjallenë të vdekunitë, përse pagëzohenë pra për të vdekunit? Përse rrezikoim’ edhe na për gjith’ orë? Përditë vdes, baj be për lavdiminë tuei qi kam mbë Zotinë t’anë Iesu Krishtinë. Me folunë si nieri, ndë luftova me bisha ndë Efesë, qish më vëjefti, ndë mos u ngjallshinë të vdekunitë? “Le të ham’ e le të pimë, sepse nesër vdesimë”. Mos gënjehi, sepse “ligjëratat’ e këqia prishinë zakonet’ e mira”. Çohi dreitë, e mos fëjeni, sepse disa vetë nuk’ e ngjofnë Perëndinë, për turp tuei po ua thom këte. Por ka me thanë kushi: Si ngjallenë të vdekunitë? Edhe me qish farë korpi vinë? O nieri i pamend, ate qi mbiell ti, nukë merr jetë, ndë mos vdektë; edhe ate qi mbiell, nukë mbiell ate korpinë qi do të bahetë, por nji koqe gruni të sveshunë, ndë qoftë, a ndonji tietër farë. Por Perëndia i ep korp si të detë, edhe gjithë-se-cillësë farë korpin’ e vet. Qish do korp nuk’ ashtë nji korp, por tietër ashtë korp nierëzish, e tietër korp bagëtish, e tietër peshqish, e tietër shpendësh. Jan’ edhe korpëna qielli, edhe korpëna dheu, por tietër ashtë lafti i atyneve të qiellit, e tietër i atyneve të dheut. Tietër ashtë lafti i diellit, e tietër lafti i hanësë, e tietër lafti i yjevet, sepse ylli prei yllit dan ndë laft. Kështu edhe të ngjallunitë prei së vdekunish: mbilletë ndë prishëje, e çohetë ndë pa-prishëje; mbilletë ndë panderëni, e çohetë ndë laft; mbilletë ndë ligështi, e çohetë ndë fuqi; mbilletë korp fryme, e çohetë korp shpirti; ashtë korp fryme, edhe ashtë korp shpirti. Kështu asht’ edhe shkruem: I pari nieri Adam “qe bamë frym’ e gjallë”, i mbrapëni Adam, shpirt qi ep jetë. Edhe nuk’ u ba ma parë ajo e shpirtit, por ajo e frymësë, mbasandai ajo e shpirtit. Nieriu i parë ashtë prei dheut, i baltësë; nieriu i dytë ashtë Zoti prei qielli. Si asht’ i baltti, kësish jan’ edhe të balttëtë, edhe si ashtë qiellori, kësish jan’ edhe qiellorëtë; edhe sikurse veshëm figuren’ e të balttit, kemi me veshun’ figuren’ e qiellorit. Edhe këte e thom, o vëllazën, se mish edhe gjak s’mundetë me trashiguem mbëretënin’ e Perëndisë, as prishëja trashigon paprishëjenë. Qe te po u thom juve nji mpshefësinë: Të gjithë s’kemi me vdekunë, por të gjithë kemi me u ndërruem përnjiherë, sa çel e mbyll sytë, ndë trumbetë të mbrapëme, sepse ka me ranë trumbeta, edhe të vdekunitë kanë me u ngjallunë të paprishunë, edhe na kemi me u ndërruem. Sepse kyi korp qi prishetë duhetë me veshunë paprishëjenë, edhe kyi korp qi vdes duhetë me veshunë pavdekënë. Edhe kyi korp qi prishetë kur të veshi paprishëjenë, edhe kyi korp qi vdes kur të veshi pavdekënë, atëherë ka me u bamë fjala qi ashtë shkruem: “U përpi vdeka prei fittoresë”. “Ku asht’, o vdekë, thumbi yt, ku asht’, o vorr, fittoreja jote?” Edhe thumbi i vdekës’ ashtë faji, edhe fuqia e fajit ashtë ligja. Por falemi ndersë Perëndisë qi na dha fittorenë me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Përandai, o vëllazënit’ e mi të dashunë, qindroni, e mos tundi, tue tepëruem përherë ndë punë të Zotit, sepse e dini se mundimi juei s’asht’ i kotë mbë Zotinë. Edhe për të mbëledhunit’ e astrëvet për shenjtënit sikurse urdhënova kishat’ e Galatisë, kështu bani edhe ju. Për gjithë ditën’ e parë të javësë gjithë-se-cilli prei jush le të vejë mbë-nj-anë, edhe të mbëledhi ate qi t’i bajë mbarë Perëndia, për mos me u bamë të mbëledhuna astrësh kur të vij unë. Edhe kur të vij un’ aty, kam me dërguem me letëra ata qi të sgjidhni ju, qi të shpienë dhunëtinë tuei ndë Ierusalem. Edhe ndë qoftë se vëjen me votun’ edhe unë, kanë me votunë bashkë me mue. Edhe kam me ardhunë te ju si të shkoj rreth Makedonisë (sepse tashti po shkoj ndëpër Makedoni). Edhe ndë qoftë kam me mbetun’ afër jush pak kohë, a druese kam me dimënuem, për me më përsiellë ju kudo qi të vete, sepse s’due qi t’u shof juve tashti tue shkuem udhësë, por shpërej me mbetun’ afër jush disa kohë, ndë më lashtë Zoti. Edhe kam me mbetunë ndë Efesë deri ditën’ e Pendikostisë. Sepse m’u çel nji der’ e madhe edhe plot me punë, edhe janë shumë asish qi rrinë kundrë. Edhe ndë arthtë Timotheu, këqyrni të jetë pa frikë te ju, sepse edhe ai punon punën’ e Zotit sikurse edhe unë. Askushi pra mos e bajë për asgja ate, por e përsillni me paqtim, qi të vijë te unë, sepse po e pres bashkë me vëllazënit. Sa për vëllan’ Apollonë, iu lutsh shumë qi të vijë ndër ju bashkë me vëllazënit, edhe nukë donte kreit me ardhunë tashti, por ka me ardhunë, kur të ketë kohë. Rrini squtë, qindroni ndë besët, bahi burra, e forcohi. Gjithë punëtë tueja le të bahenë me dashuni. Edhe u lutem juve, o vëllazën (e dini shtëpin’ e Stefanait, se ashtë pem’ e parë e Ahaisë, edhe kushtuenë vetëvetëhenë ndë shërbesë të shenjtënavet), të ulni kryet’ edhe ju mbë kësish, edhe mbë qish do nieri qi punon bashkë me ne edhe mundohetë. Edhe gëzohem për të ardhunit’ e Stefanait, edhe të Furtunatit, edhe të Ahaikut, sepse këta mbushnë të mangunitë t’anë, sepse prajtnë shpirtinë t’em edhe tueinë; i ngjifni pra këta se qish janë. U falenë juve me shëndet kishat’ e Asisë; u falenë juve shumë me shëndet mbë Zotin’ Akyla edhe Priskilla bashkë me kishënë qi ashtë ndë shtëpi t’atyne. U falenë juve me shëndet gjithë vëllazënit; puthni njiani tietërinë me të puthme të shenjtënueshime. Të falunitë me shëndet u shkrue me dorën t’eme të Paulit. Ndë mos dashtë kush Zotinë Iesu Krisht, qoftë mallëkuem, Maran-atha. Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë me ju. Dashunia eme qoftë me gjithë ju mbë Iesu Krishtinë. Amen. E para (letërë) mbë Korinthianët u shkrue kah Filippet, (edhe u dërgue) me anë te Stefanait e Furtunatit e Ahaikut e Timotheut. Pauli apostulli i Iesu Krishtit, prei dashunimit Perëndisë, edhe vëllai Timotheu, mbë kishën’ e Perëndisë qi ashtë ndë Korinthë, bashkë me gjithë shenjtënit qi janë ndëpër gjith’ Ahainë, hir qoftë mbë ju edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht. I bekuem qoftë Perëndia edhe Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, Ati i përdëllimevet edhe Perëndia i qish do ngushullimi, qi na ngushullon mbë qish do shtrëngim, qi të mundemi me ngushulluem ata qi gjindenë mbë qish do shtrëngim, me anë t’ati ngushullimit qi ngushullohemi na prei Perëndisë, sepse sikurse teprojnë pësimet’ e Krishtit mbë ne, kështu edhe ngushullimi ynë tepron me anë të Krishtit. Edhe ndë kemi shtrëngim, kemi shtrëngim për ngushullimin’ edhe për shpëtiminë tuei qi punohetë me anë të durimit atyne pësimevet qi pësoim’ edhe na; a ndë ngushullohemi, ngushullohemi për ngushullimin’ edhe për shpëtiminë tuei; edhe shpëresa jonë për ju asht’ e patundëme, sepse e dimë, se sikurse jeni piesëtarë mbë pësimet, kështu keni me qenun’ edhe mbë ngushullimt. Sepse s’duemë të jeni të paditun’, o vëllazën, për shtrëngiminë t’anë qi na gjaiti ndë Asi, se patëm barrë fort të randë përmbi fuqinë t’onë, kaqi sa s’na mbeti ma shpëresë për me rruem. Por na e muerëm përmbi vetëhenë t’onë gjukimin’ e vdekësë, qi të mos kemi shpëresë mbë vetëhenë t’onë, por mbë Perëndinë qi ngjall të vdekunitë; ai qi na shpëtoi prei kaqi vdeke të madhe, edhe na shpëton gjithë-nji, mb’ate shpëreimë se edhe ka me na shpëtuem, kur të na ndimoni edhe ju bashkë tue u falunë për ne, qi të bahetë të falunë ndersë për ne prei shumë vetësh për lirinë qi u dha mbë ne me anë të shumë nierëzëve. Sepse lavdimi ynë ashtë kyi, deshmia e ndërgjegjëjesë t’onë, se e shkuem jetënë ndë këte botë me zemërë të mitun’ e të këthiellëtë te Perëndia, e jo me dituni të mishit, por me hir të Perëndisë, edhe ma tepërë te ju. Sepse nuk’ u shkrueimë juve të tiera, veç ato qi këndoni, a i ngjifni; edhe shpërej se keni me i ngjofunë deri së mbrapëni, sikurse ngjofët edhe neve mbë-nj-anë, se jemi lavdim mbë ju, sikurse edhe ju mbë ne, ndë ditë të Zotit Iesu. Edhe mbë këte shpëresë desha me ardhunë te ju ma pari, qi të keni hir të dytë, edhe prei jush të shkoj ndëpër Makedoni, edhe për-së-ri prei Makedonisë të vij te ju, edhe prei jush të përsillem ndë Iude. Tue menduem pra këte, vallë mos e përdora me të letë? Apor sa mendoj, i mendoj mbas mishit, qi të jetë mbë mue po po, e jo jo? Por Perëndia ashtë besëtar, se fjala jonë qi u fol mbë ju, s’u ba po edhe jo. Sepse Iesu Krishti i Biri i Perëndisë qi u predikue ndër ju prei nesh, prei mejet edhe prei Silvanit edhe prei Timotheut, s’u ba po edhe jo, por u ba po mb’ate. Sepse gjithë porosit’ e Perëndisë janë mb’ate po, edhe mb’ate amen, për laftin’ e Perëndisë për ne. Edhe Perëndia ashtë ai qi na ban të palueitunë vendit bashkë me ju mbë Krishtinë, e qi na leu me voj, i cilli na bulosi, edhe na dha kaparin’ e Shpirtit ndë zemërat t’ona. Edhe unë thërras për deshmitar Perëndinë ndë shpirt t’em, se për me u kursyem juve, s’erdha ma ndë Korinthë, jo se kemi pushtet mbi besënë tuei, por jemi ndifmëtarët’ e gëzimit tuei, sepse qindroni ndë besët. Edhe gjukova këte me vetëhenë t’eme, për mos me ardhunë prap të ju për idhënim. Sepse unë ndë u idhënofsha juve, e cilli asht’ ai qi më gëzon, veç ai qi idhënohetë prei meje? Edhe u shkrova juve këte, qi kur të vij, të mos kemi idhënim prei atyneve qi duhei të kishiem gëzim, tue pasunë shpëresë mbë gjithë ju, se gëzimi em ashtë gëzimi juei të gjithëve. Se prei shumë shtrëngimi e acarimi të zemërës’ u shkrova juve me shumë lot, jo qi të idhënohi, por qi të ngjifni dashuninë qi kam ma tepërë mbë ju. Edhe ndë past’ idhënuem kushi, s’ka idhënuem mue, por mbë-nj-anë më ka idhënuem, qi të mos u randoj juve të gjithëve; mëjaft ashtë për të tillinë kyi mundim qi u ba prei së shumëvet, kaqi sa për kundrë duhetë më tepërë t’ia falni ati, edhe ta ngushulloni, qi të mos përpihet’ i tilli nieri prei idhënimit tepërë. Përandai u lutem juve me i diftuem ati dashuni. Sepse përandai u shkrova juve, për me ngjofunë provënë tuei, ndë jeni të ndëgjueshim mbë të gjitha. Edhe ati qi t’ia falni, ia fal edhe unë, sepse ndë ia kam falun’ unë ndonjianit, kuit do qi t’ia kemi falunë; për ju e bana këte, përpara Krishtit, për mos me tepëruem fuqia e Satanait përmbi ne. Sepse e dimë se qish ka ndër mend ai. Edhe kur erdha ndë Troadhë për me predikuem ungjillin’ e Krishtit, e m’u hap nji derë për Zotinë, s’pata të prajtunë ndë shpirt t’em, sepse nukë gjeta Titonë vëllanë t’em, por si u lashë shëndet atyne, dola e vota ndë Makedoni. Por falemi ndersë Perëndisë qi na ban me triomfuem kurdo me anë të Krishtit, edhe shpërfaq mbë qish do vend erën’ e mirë e së ngjofëmes’ ati me anë t’onë. Sepse er’ e mirë e Krishtit jemi na te Perëndia mb’ata qi shpëtohen’ edhe mb’ata qi vdirenë; për disa na jemi erë vdeke për vdekënë, e për disa erë jete për jetënë. Edhe cilli asht’ i zoti për këto punë? Sepse na s’jemi si të shumëtë qi prishinë fjalën’ e Perëndisë, por si prei zemërësë këthielltë, si prei anësë Perëndisë, përpara Perëndisë flasimë për Krishtinë. Filloimë prap me rakumanduem vetëhenë t’onë? Apor mos kemi nevojë, sikurse disa vetë, për letëra rakumandie te ju, a për letëra rakumandie prei jush? Ju jeni letëra jonë, shkruem mbrenda ndë zemërat t’ona, qi njifet’ e këndohetë prei gjithë nierëzish; edhe shpërfaqeni se jeni letëra e Krishtit punuem prei nesh, qi ashtë shkruem jo me mellan, por me Shpirtin’ e Perëndisë gjallë, jo mbë rrasa të gurta, por mbë rrasa të mishta të zemërësë. Edhe të tillë shpëresë kemi mbë Perëndinë me anë të Krishtit, jo se jemi të zotënit’ e vetiut me marrë vesht ndonji gja porsi prei vetëhesë t’onë, por Perëndia asht’ i zoti për ne, ai qi na bani të zotënitë me qenunë shërbëtorët’ e dhiatësë re, jo të letërësë, por të shpirtit, sepse letëra vret, por shpirti ep jetë. Por ndë qoftë se shërbesë e vdekësë, shkruem edhe shtypunë ndë gurë, u ba e lavdueshime, kaqi sa të bijt’ e Israelit s’mundeshinë me këqyrunë me sy faqen’ e Moiseut, prei laftit faqes’ ati, qi kishte me u prishunë, si s’ka me qenunë ma shumë e lavdueshime shërbesa e shpirtit? Sepse ndë qoftë se shërbesa e gjukimit për dam ashtë laft, shumë ma tepërë tepron ndë laft shërbesa e dreitënisë. Sepse as ajo qi qe e lavdueshime s’u lavdue mbë këte anë, për punë t’ati laftit qi kapërcen. Sepse ndë qoftë se ajo qi kishte me u prishunë qe e lavdueshime, sa ma tepër’ asht’ e lavdueshime ajo qi mbet. Tue pasunë pra të tillë shpëresë, flasinë shumë me sy çelë, edhe jo sikurse Moiseu qi vente mbulesë mbi faqet të vet, për mos me këqyrunë me sy të bijt’ e Israelit të mbrapëmen’ e asai qi kishte me u prishunë. Por mendimet’ e atyneve u verbuenë, sepse deri ditën’ e sotshime u mbet ajo mbulesë pa sbuluem mbë të kënduemit të dhiatësë vietërë, qi ajo mbulesë ashtë prishunë prei Krishtit. Por deri sot, kur këndohetë Moiseu, mbulesë gjindetë mbë zemërët t’atyne. Por kur të këthehetë te Zoti, ka me u hequnë mbulesa. Por Zoti ashtë Shpirti, edhe ku ashtë Shpirti i Zotit, atie ashtë të lirë. Por na të gjithë tue pamë porsi ndë pasqyrë laftin’ e Zotit me faqe të sbulutë, ndërroimë formënë mb’ate shëmbëllëtyrë prei laftit mbë laft, porsi prei Shpirtit Zotit. Përandai tue pasunë këte shërbesë, sikurse u ba përdëllim mbë ne, s’lodhemi. Por mohuem të mpshefëtat’ e turpëjesë, e s’ecimë me dinakëri, as s’prishimë fjalën’ e Perëndisë me gënjim, por me të shpërfaqëmen’ e së vërtetësë rakumandoimë vetëhenë t’onë mbë qish do ndërgjegjëje nierëzish, përpara Perëndisë. Edhe ndë qoftë ungjilli ynë mbuluem mb’ata qi janë të vdierrë, sepse perëndia i kësai jete u verboi mendimet’ atyneve qi s’besojnë, për mos me sbardhunë drita e ungjillit laftit Krishtit mb’ata, i cilli ashtë shëmbëllëtyr’ e Perëndisë. Sepse s’predikoimë vetëhenë t’onë, por Zotinë Iesu Krisht, edhe vetëhenë t’onë shërbëtorë për Iesunë, Sepse ai Perëndia qi tha me ndritunë dritë prei errësinet, ai ndriti ndë zemërat t’ona për ndriçimin’ e së ngjofëmesë laftit Perëndisë ndë faqe të Iesu Krishtit. Edhe kemi këte thesore ndë enë të baltta, për me qenunë tepërica e fuqisë prei Perëndisë, edhe jo prei nesh; mbë qish do gja shtrëngohemi, por s’jemi të ngushtë; jemi të ngatërruem, por s’na hiqetë shpëresa: ndiqemi, por s’jemi të lanë; jemi të hedhunë poshtë, por s’jemi të vdierrë; kurdo bijemë rreth mbë korpt vdekën’ e Zotit Krisht, për me u shpërfaqunë mbë korpt t’anë edhe jeta e Iesuit. Sepse na qi rroimë gjithënji ipemi mbë vdekë për Krishtinë, për me u shpërfaqun’ edhe jeta e Iesuit ndë misht t’anë të mortshiminë. Kaqi sa vdeka punohetë mbë ne, e jeta mbë ju. Edhe tue pasun’ ate shpirtin’ e besësë, mbas së shkruemesë: “Besova, përandai fola”; edha na besoimë, përandai flasimë, tue ditunë, se ai qi ngjalli Zotinë Iesu, ka me na ngjallun’ edhe neve me anë të Iesuit, edhe ka me na nxierrë përpara ati bashkë me ju. Sepse të gjitha janë për ju, qi ai hiri i tepërë të tepërojë mbë laft të Perëndisë për të falunitë ndersë të shumëvet. Përandai s’lodhemi, sepse ndonëse ai nieriu qi ashtë përjashta nesh vdiretë, por ai qi ashtë përmbrenda përtërihetë ditë për ditë. Sepse ai shtrëngimi ynë i leti qi ashtë për pak herë punon për ne tepërë së tepëri nji laft të randë të pasosunë; sepse na nukë shtiemë sytë mb’ato qi shifenë, por mb’ato qi nukë shifenë; sepse ato qi shifenë janë për pak kohë, por ato qi nukë shifenë janë të pasosuna. Sepse e dimë se ndë u prishtë shtëpia jonë e baltta e kësaj tende, kemi tietërë ndërtesë prei Perëndisë, nji shtëpi bamë pa dorë, të pasosëme ndë qillt. Sepse ndë këte tendë na fshaimë tue dëshëruem të veshimë përsipër ate shtëpinë t’onë qi ashtë prei qielli, ndonëse ndë paçim veshun’ ate, s’kemi me u gjetunë sveshunë, sepse na qi jemi ndë këte tendë, fshaimë prei së randësë, sepse s’duemë me e sveshunë, por me e veshunë përsipër, qi të përtërihet’ e mortshimeja prei jetësë. Edhe ai qi na bani gati për këte farë gjaje, ashtë Perëndia, qi na dha edhe kaparin’ e Shpirtit. Tue pasunë pra zemërë përherë, edhe tue ditunë sa deri sa rrimë ndë korp, jemi lark prei Zotit, (sepse ecimë me besë, e jo me faqe), përandai kemi zemërë, edhe na pëlqen ma tepërë me qenunë lark prei korpit, e të jemi afër te Zoti. Edhe përandai përpiqemi, a tue qenunë lark, a tue qenun’ afër, të jemi të pëlqyeshim tek Ai. Sepse na të gjithë duhetë me u dukunë përpara gjukatësë Krishtit, qi të shpaguhetë gjithë-se-cilli për ato punë qi janë punuem prei korpit, a të mirë, a të keqe. Tue ditunë pra frikën’ e Zotit, nierëzëvet ua mbushimë mendienë, por te Perëndia jemi të shpërfaqunë; shpërej se edhe mbë ndërgjegjëjet tueja jemi të shpërfaqunë. Sepse s’rakumandoimë vetëhenë t’onë për-së-ri te ju, por u apimë juve shkak me u mburrunë për ne, qi të keni qish t’u thoni atyne qi mburrenë me faqe, e jo me zemërë. Sepse a se jemi jashtë mentsh, për Perëndinë jemi, a se jemi ndër mend, për ju jemi. Sepse dashunia e Krishtit na shtrëngon, sepse këte e gjukoimë, se ndë vdiq nji për të gjithë, vallë të gjithë vdqinë; edhe vdiq për të gjithë, qi të mos rrojnë ma për vetëhen’ e atyne ata qi rrojnë, por për ate qi vdiq edhe u ngjall për ata. Përandai na çë tashti e mbaskëndai s’ngjofim’ askend mbas mishit; edhe ndonësëe ngjofmë Krishtinë mbas mishit, por tashti ma s’e ngjofimë. Përandai ndë qoftë ndonji mbë Krishtinë, kyi ashtë ndërtesë e re; të vietëratë shkuenë, qe tek u banë të ra të gjitha. Edhe të gjitha janë prei Perëndisë qi na paqtoi me vetëhen e ati me anë të Iesu Krishtit, edhe na dha shërbesën’ e paqtimit, se Perëndia ishte mbë Krishtinë, tue paqtuem botënë me vetëhen’ e ati, pa ua ngjefun’ atyneve fajetë; edhe na zuni besë për fjalën’ e paqtimit. Tashti pra laimësoimë për Krishtinë, sikurse të u lutei Perëndia me anë t’onë; u lutemi juve pra për Krishtinë, paqtohi me Perëndinë. Sepse Perëndia bani fajtuer për ne ate qi s’ngjofi faj, qi të bahemi dreitënia e Perëndisë prei ati. Edhe si punëtorë bashkë me ate u lutemi juve të mos e pritni hirin’ e Perëndisë mbë të kotë, (sepse thotë: “Ndë kohë të pëlqyeshime të ndëgjova, edhe ndë ditë të shpëtimit të ndimova”; qe tashti tek ashtë kohë e pëlqyeshime, qe tashti tek ashtë dit ’ e shpëtimit); askuit s’i apim’ as ndonji shkak për mos me u folunë për të keq shërbesa jonë; por mbë gjithë qish rakumandoimë vetëhenë t’onë si shërbëtorët’ e Perëndisë, ndë shumë durim, ndë shtrëngime, ndë nevoja, ndë acarime, ndë të rrafuna, ndë burgje, ndë të paqindrueme, ndë mundime, ndë të pafjetuna, ndë agjinime; me pastrim, me mend, me zemërë të gjanë, me të mirë, me shpirt të shenjtënueshim, me dashuni pa hipokrisi, me fjalë të së vërtetëve, me fuqi të Perëndisë, me armët e dreitënisë mbë të diathtët e mbë të rrëmaktët, me laft e panderëni, me të zanë n’gojë për të mirë, e me të zanë n’gojë për të keq; porsi gënjeshtarë, por të vërtetë; porsi të pangjofunë, por të ngjofunë mirë; porsi të vdekunë, por qe te rroimë; porsi të munduem, por jo të vramë; porsi të helmuem, por gjithënji të gëzuem; porsi të vobegë, por shumë vetë bam të pasunë; porsi pa pasunë gja, por të gjitha i kemi n’dorë. Goja jonë u çel mbë ju, o Korinthianë, zemëra jonë u sgjanue. S’keni shtrëngim mbë ne, por keni shtrëngim ndë zorrët tueja. Tue shpaguem pra nji për nji (porsi mbë dielmt flas), sgjanohi edhe ju. Mos hyni mbë nji sgjedhë me të pabesët, sepse qish piesë ka dreitënia me të shtrembënë? Edhe qish shoqëni ka drita me errësinënë? Edhe qish të bashkuem ka Krishti me Belialinë? A qish piesë ka besëtari me të pa-besinë; edhe qish të ndrequnë ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë gjallë, sikurse tha Perëndia: “Se kam me ndenjunë ndër ata, edhe kam me ecunë; edhe kam me qenunë Perëndia i atyneve, edhe ata kanë me qenunë populli em”. Përandai “dilni prei miedizit atyneve, edhe dahi prei atyneve ”, thotë Zoti, “edhe mos përkitni gja të ndytë”, edhe “unë kam me u pritunë përmbrenda, edhe kam me qenun’ at’ i juei, edhe ju keni me qenunë bijt’ e mi edhe bijat’ e mia ”, thotë Zoti gjithë-pushtetësi. Tue pasunë pra këto të zotueme, o të dashunë, le të qiroimë vetëhenë t’onë prei qish do ndynësine të mishit e të shpirtit, tue punuem shenjtëni me frikë të Perëndisë. Na epni vend: askuit s’i bam keq, askend s’prishëm, askuit s’i muerëm gja tepërë. Nuk’ e thom këte për me u gjukuem juve për të keq, sepse u thashë juve çë përpara, se jeni ndë zemërat t’ona për me vdekunë bashkë e për me rruem bashkë. Shumë zemërë kemi mbë ju, shumë të mburrunë kemi për ju; jam plot me ngushullim, kam gëzim të math mbë gjithë shtrëngiminë t’anë. Sepse, si erthmë na ndë Makedoni, korpi ynë s’pat ndonji të prajtunë, por shtrëngoheshim për qish do gja: përmbrenda luftëna, përjashta frika. Por Perëndia qi ngushullon të përvutëtë, na ngushulloi me të ardhunit e Titosë; edhe jo vetëmë me të ardhunit e ati, por edhe prei ati ngushullimit qi u ngushullue prei jush, tue na diftuem mallinë tuei, vajënë tuei, zemërënë tuei të përvëlutënë për mue, përandai u gëzueshë ma tepërë. Sepse ndonëse u helmova juve me letërënë, s’pendohem, ndonesë u pendueshë, sepse shof se ajo letërë u helmoi juve, ndonesë qe për pak herë. Tashti gëzohem, jo se u helmuetë, por se u helmuetë ndë pendesë, sepse u helmuetë mbas Perëndisë, për mos me u bamë ndonji dam prei nesh. Sepse helmimi mbas Perëndisë bije nji pendesë për shpëtim qi s’ashtë për me u penduem, por helmimi i botësë bije vdekë. Sepse qe këjo punë qi u penduetë ju mbas Perëndisë, sa nxitim bani mbë ju! Por sa të përgjegjunë, por sa zemërim, por sa frikë, por sa mall, por sa zemërë të përvëlutë, por sa shpagim! Mbë të gjitha e diftuetë vetëhenë tuei se jeni të qirutë mbë këte punë. Përandai ndonëse u shkrova juve, nuk’ e bana këte për ate qi bani paudhë, as për ate qi iu ba paudhë, por qi të shpërfaqetë te ju ai nxitimi ynë qi kemi për ju përpara Perëndisë. Përandai u ngushulluem për ngushulliminë tuei, edhe shumë ma tepër’ u gëzuem për gëzimin’ e Titosë, se iu pra shpirti prei jush të gjithëve. Sepse ndë u mburrova pakëzë tek ai për ju, s’u turpënova, por sikurse u folëm juve për të gjithë me të vërtetë, kështu edhe mburrimi ynë u ba i vërtetë te Titoja; edhe ati i shtohetë ma tepërë dashunia për ju, kur bije ndër mend ndëgjiminë tuei të gjithëve, se si e pritët ate me frikë e me drithtim. Gëzohem pra, se për qish do punë kam zemërë mbë ju. Edhe u diftoj juve, o vëllazën, hirin’ e Perëndisë qi ashtë dhanë mbë kishat të Makedonisë, se tepërica e gëzimit atyne, kur ishinë ndë shumë provim shtrëngimi, edhe vobezia e atyneve e thella tepëroi ndë pasëjet të dorësë lirë të atyneve, sepse deshmoj për këte, se mbas fuqisë atyne diftuenë dashuniminë prei vetiut, tue na u lutunë me shumë të lutunë qi të marrimë këte dhunëti e këte piesën’ e shërbesësë qi ashtë mbë shenjtënit, edhe këte e banë jo sikurse shpëryem, por ma parë dhanë vetëhen’ e atyne mbë Zotinë, mbasandai edhe mbë ne me dashunim të Perëndisë, kaqi sa iu lutëm Titosë, sikurse e pat filluem përpara, kështu ta mbarojë këte dhunëti edhe mbë ju. Por sikurse teproni mbë qish do punë, ndë besë, e ndë fjalë, e ndë mend, e ndë qish do nxitim, edhe ndë dashunit tuei mbë ne, kështu të teproni edhe ndë këte dhunëti. Nuk’ e thom këte me urdhënë, por prei nxitimit të tierëvet, të provoj edhe të këthiellëtën’ e dashunisë tuei, sepse e dini hirin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, se tue qenun’ i pasunë, u ba i vobek për ju, qi të bahi ju të pasunë me vobezin’ e ati. Edhe për këte u ap juve këshillë, se këjo ashtë për të mirënë tuei, qi e filluetë çë viet jo veç me e bamë, por edhe me e dashunë. Tashti pra mbaroni edhe të bamitë, se sikurse qetë me zemërë gati për me dashunë, kështu le të jeni edhe për me mbaruem ato qi keni. Sepse ndë ashtë gati zemëra përpara, ashtë pritunë me të mirë, mbas asai qi ka ndonji, jo mbas asai qi s’ka. Sepse nukë due të kenë të tierë të prajtun’ e ju shtrëngim, por të bahetë si nji-nji mbë këte kohë tepërica juei, qi të mbushi të mangunit’ e atyneve, qi edhe tepërica e atyneve të mbushi të mangunitë tuei, për me u bamë si nji-nji, sikurse ashtë shkruem: “Ai qi mbëlodhi të shumënë, s’i tepëroi gja, edhe ai qi mbëlodhi të pakënë, s’i mengoi gja”. Por falemi ndersë Perëndisë qi ep ndë zemërë të Titosë por atë nxitim për ju, sepse priti të lutunitë, edhe tue nxituem ma tepërë, duel me dashuni të vet me ardhunë te ju. Edhe bashkë me atë dërguem ate vëllanë qi nderohetë ndëpër gjithë kishat për ungjillinë (edhe jo veç këjo, por edhe u sgjoth prei kishash me u bamë shoq mb’udhë me këte dhunëti qi u punue prei jush për laftin’ e ati Zoti, edhe për me diftuem zemrënë tuei të gatishimenë), tue u rrudhunë për këte, qi të mos u zajë ndonji me gojë për të keq për këte limoshënë të tepërme qi u punue prei nesh, sepse kemi kujdes për ato qi janë të mira, jo veç përpara Zotit, por edhe përpara nierëzish. Edhe dërguem bashkë me ata vëllanë t’anë, të cillin’ e kemi provuem shumë herë mbë shumë punë se asht’ i shpeitë, por tashti ashtë shumë ma i shpeitë për shpëresën’ e madhe qi ka mbë ju. Sa për Titonë, ai ashtë shoku em, edhe mbë ju ndifmëtar; e sa për të tierët vëllazënit t’anë, ata jan’ apostujt’ e kishavet, laft i Krishtit. Diftoni pra mb’ata, edhe përpara kishavet, si ashtë dashunia juei, edhe të mburrunitë t’anë qi kemi per ju. Sa për shërbesën’ e shenjtënavet ashtë tepërë për mue me u shkruem juve. Sepse e dij të shpeitët’ e zemërësë tuei, qi për ate mburrem mbë Makedonianët, se Ahai u ba gati çë viet, edhe përvëlimi i zemërësë tuei u shtiu ndezënë shumë vetëve. Edhe dërgova vëllazënitë, për mos me dalun’ i kotë të mburrunitë t’anë qi kemi për ju mbë këte punë, qi të jeni bamë gati (sikurse thoshiem). Druese vinë bashkë me mue Makedonianë, e u gjejnë juve pa bamë gati, turpënohemi na (për mos me thanë ju), mbë këte qindrim të mburrunit. Përandai u mendueshë se ashtë nevojë t’u lutem vëllazënavet, qi të venë ma parë te ju, e të bajnë gati këte bekimin’ e limoshënësë tuei qi patët thanë çë përpara, qi të jetë gati kështu si bekim i limoshënësë, e jo si lakëmim. Edhe këte e thom, se ai qi mbiell me kursim, ka me korrë edhe me kursim; edhe ai qi mbiell me dorë të hapëtë, ka me korrë edhe me dorë të hapëtë. Gjithë-se-cilli le t’api sikurse t’i detë zemëra: jo me idhënim, a me shtrëngim, sepse Perëndia do ate qi ep me buzë për gas. Edhe Perëndia asht’ i fuqishim me tepruem qish do hir mbë ju, për me pasunë mëjaft përherë mbë qish do gja, të teproni mbë qish do punë të mirë (sikurse ashtë shkruem: “Përdau, u dha të vobegjivet, dreitënia e ati mbet ndë jetët të jetësë”. Edhe ai qi i ep farë ati qi mbiell, edhe bukë për të ngranë, dhasht’ e shumoftë farënë tuei, e rrittë bimat’ e dreitënisë tuei), tue bamë të pasunë mbë të falunë ndersë mbë Perëndinë. Sepse shërbesa e kësai pune jo vetëmë mbush plot nevojat’ e shenjtënavet, por edhe tepëron me shumë të falunë ndersë te Perëndia, (sepse tue provuem këte shërbesë, lavdojnë Perëndinë për ndëgjimin’ e së rrëfyemesë tuei mbë ungjillin’ e Krishtit, edhe për piesën’ e dorësë hapëtë mb’ata edhe mbë të gjithë), edhe mbë të lutunit’ e atyneve qi bajnë për ju, sepse kanë shumë mall për ju, për ate hirin’ e Perëndisë të tepërinë qi ashtë mbë ju. Por hir qoftë mbë Perëndinë për dhunëtin’ e ati qi s’diftohetë me gojë. Edhe unë vetë Pauli u lutem juve për butësinën’ edhe për amblësinën’ e Krishtit, se faqe mbë faqe jam i përvutë ndër ju, edhe u lutem juve kur të vij, të mos marr zemërë me atë shpëresënë qi mendoj me kucuem kundrë disa qi na ven’ ore sikurse ecimë mbas mishit. Sepse ndonëse ecimë mbas mishit, por s’baimë luftë mbas mishit. Sepse armët’ e luftit t’ynë nukë janë të mishit, por të forta me Perëndinë për me rrëzuem kastella, sepse rrëzoimë mendime, edhe qish do gja të naltë qi ngrihetë sipër kundrë së ngjofëmesë Perëndisë, edhe baimë rop qish do mendim për ndëgjimin’ e Krishtit, edhe jemi gati për me marrë shpagim për qish do pandëgjim, kur të jetë mbushunë ndëgjimi juei. Shifni ato qi dukenë për faqe: ndë pastë kushi shpëresë mbë vetëvetëhenë se asht’ i Krishtit, le ta mendojë këte për-së-ri prei vetëvetëhesë. Se sikurse ai asht’ i Krishtit, kështu edhe na jemi të Krishtit. Sepse edhe ndë u lavdofsha pakëzë ma tepërë për pushtetinë t’anë, qi na dha Zoti për të ndërtuemitë, e jo për të rrëzuemitë tuei, s’kam me u turpënuem, qi të mos dukem se due me u shtimë juve frikënë me letëra. Sepse letëratë, thotë ndonji, se janë të randa edhe të forta, por të dalunitë përpara me korp asht’ i dobë, edhe fjala s’vëjen gja. I tilli nieri le ta mendojë këte, se t’atillë qi jemi mbë fjalët me letëra për së largu, të këtillë jemi edhe mbë punët për së ngjati. Sepse s’kucoimë të ngjefimë, a të vemë nji me nji vetëhenë t’onë me disa vetë qi rakumandojnë vetëvetëhenë; por ata vetë, tue matunë vetëvetëhenë me vetëvetëhenë, edhe tue vumë vetëvetëhenë me vetëvetëhenë s’marrinë vesht. Por na s’kemi me u mburrunë për ato qi s’matenë, por mbas matëjes’ ati rregullit qi dau Perëndia mbë ne, matëje qi të mbërrimë edhe deri te ju. Sepse s’e shtrim tepërë vetëhenë t’onë, sikurse s’ua mbërrim, sepse edhe deri te ju e mbërrim me anë të ungjillit Krishtit. Edhe s’mburremi për ato qi s’matenë, për mundimet e hueja, por kemi shpëresë, se, tue u shtuem besa juei, kemi me u madhënuem mbë ju për së tepëri mbas rregullit t’anë, qi të ungjillëzoim’ edhe mb’ata vende qi janë përtej jush, jo të mburremi për ato qi janë gati ndë rregullë të huej. Edhe ai qi të mburretë, le të mburretë mbë Zotinë. Sepse s’asht’ i provueshim ai qi rakumandon vetëvetëhenë, por ai qi e rakumandon Zoti. Makarë të duroni pakëzë marrinë t’eme, por edhe më duroni. Sepse kam zmir mbë ju me zmir Perëndie, sepse u fejova juve me nji burr qi të u nxier përpara Krishtit virgjineshë të pastrë. Por kam frikë druese, sikurse gjarpëni gënjeu Evënë me dinakërin’ e vet, kështu ka me u prishunë mendia juei prei zemërësë mitunë qi keni mbë Krishtinë. Sepse ai qi vien, ndë u predikoftë nji tietër Krisht, qi s’e kemi predikuem, a merrni nji tietër shpirt, qi s’e keni marrë, a nji tietër ungjill qi s’e keni pritunë, mirë do t’e duroishit’ ate. Por mendohem se s’mbes nbrapa mbë ndonji punë prei apostujsh mëdhej. Edhe ndonëse jam nieri i trashë mbë fjalët, por jo edhe mbë mend, por mbë qish do farë pune u shpërfaqem mbë ju. Apor bana faj tue ulunë vetëhenë t’eme qi të naltohi ju, sepse ungjillëzuem ungjillin’ e Perëndisë dhunëti te ju? Të tiera kisha i ropa, sepse mora pagë për me bamë punënë tuei; edhe kur qeshë ngjat jush, e pata të mangunë, s’randova askend, sepse të mangunitë t’em e mbushnë vëllazënitë qi erthnë prei Makedonisë; edhe mbë qish do punë e rueita vetëhenë t’eme, edhe kam me e rueitunë, për mos me u bamë barrë te ju. E vërteta e Krishtit ashtë tek unë, se s’ka me m’u mbyllunë goja për këte të mburrunë mbë vendet të Ahaisë. Përse? Sepse s’u due juve? Perëndia e di. Por ate qi baj, edhe gjithë-nji kam me e bamë, për me premë shkakun’ e atyneve qi duenë shkak, qi të gjindenë sikurse na mb’ate punë qi mburrenë. Sepse të tillëtë nierës jan’ apostuj rrenësa, punëtorë gënjeshtarë, ndërruem formënë mb’apostuj të Krishtit. Edhe s’ashtë për me u mërekulluem, sepse ai Satanai ndërron formënë mb’engjullë drite. S’ashtë pun’ e madhe pra, ndë ndërrofshinë formën’ edhe punëtorët’ e ati mbë punëtorë dreitënie, të cillëvet e mbrapëna ka me qenunë mbas vepërash atyne. Prap thom: Askushi mos më marri për të marrë, por ndë mos, pak së paku më pritni si të marrë, për me u mburrun’ edhe unë nji grimë. Ate qi flas, nuk’ e flas mbas Zotit, por si i marrë, ndë këte punë të mburrunit. Sepse shumë vetë mburrenë mbas mishit, kam me u mburrun’ edhe unë. Sepse tue qenunë ju të mentshim, duroni me t’amblë të marrëtë, sepse duroni, ndë u baftë juve kushi shërbëtorë, ndë u hangërt kushi, ndë u marrtë kushi të tuejatë, ndë u mbaitë me të math kushi, ndë u rraftë juve faqenë kushi. Për panderëni thom këte, sikurse ishim të dobë, por mbë qish do punë ndë kucoftë kushi (ligjëroj si i marrë), kucoj edhe unë. Hebrej janë? Edhe unë. Israelitë janë? Edhe unë. Far’ e Abrahamit janë? Edhe unë. Shërbëtorët’ e Krishtit janë? (Flas jashtë menç) ma tepër’ unë; mbë ma tepërë mundime, mbë plagë fort ma shumë, ndë burgje ma tepërë, shumë herë mbë vdekë; prei Iudejsh pesë herë mora katër-dhetë plagë pa nji; tri herë u rrafa me shkop, nji herë u rrafa me gurë, tri herë u mbyta ndë det, nji nat’ e nji ditë kam bamë ndë fund të detit; shumë herë nd’udhë, ndë rreziqe lumnash, ndë rreziqe viedhësash, ndë rreziqe prei fisit t’em, ndë rreziqe prei kombesh, ndë rreziqe ndë qytet, ndë rreziqe ndë shkretinë, ndë rreziqe ndë det, ndë rreziqe ndër vëllazën rrenësa; ndë mundim e ndë fëdigë, shumë herë ndë të pafjetuna, ndë uni e ndë het, shumë herë ndë agjinime, ndë të ftofët’ e ndë të sveshunë. Përveç të përjashtëmevet, ajo qi ashtë vumë përmbi mue përditë, kujdesi i kishavet. Kush asht’ i dobë, e unë s’jam i dobë? Kush shkandalizohetë, e unë s’digjem? Ndë duhetë me u mburrunë, kam me u mburrunë për ato punët’ e dobësinësë s’eme. Perëndia edhe Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, i cilli asht’ i bekuem ndë jetët të jetëvet, e di se s’rrej. Ndë Damaskë i pari kombit i mbëretit Aretë ruente rreth qytetin’ e Damaskanëvet, sepse donte me më zanë, edhe u varshë ndë shportë prei nji parathiri prei murit, edhe shpëtova prei duersh ati. Të mburrem për të vërtetë s’më bije mirë, sepse kam me ardhunë ndë të pame andërrash e ndë të sbulueme të Zotit. Dij nji nieri mbë Krishtinë para dy-mbë-dhetë vieç (a se me korp, s’e dij; a se jashtë korpit, s’e dij, Perëndia e di), se kyi nieri u rrëmbye deri mbë të tretinë qiell, edhe e dij të tillinë nieri (a se me korp, a se jashtë korpit, s’e dij, Perëndia e di), se u rrëmbye ndë paradis, edhe ndëgjoi fjalë të pafoluna me gojë, të cillatë s’mundetë me ia folunë nieriut. Për këte nieri kam me u mburrunë, por për vetëhenë t’eme s’kam me u mburrunë, veç për dobësinat e mia. Sepse ndë paça me u mburrunë, s’do të jemi i marrë, sepse kam me thanë të vërtetënë, por rrudhem, mos kuitojë kushi për mue ma tepërë prei asai qi më shef, a ma tepërë prei asai qi ndëgjon prei meje. Edhe qi të mbahem mbë të math për të sbuluemët, m’u dha nji hell ndë misht, engjulli Satan qi të më binte me shuplaka, qi të mos mbahem mbë të math. Për këte tri herë iu luta Zotit, qi të largohetë prei meje, edhe më tha: Mëjaft ashtë hiri em për tyi, sepse fuqia eme mbarohetë ndë dobësinë. Me gëzim të math pra kam me u mburrunë ma tepërë për dobësinat e mia, qi të rrijë tek unë fuqia e Krishtit. Përandai më ka anda dobësina, të shame, nevoja, të ndiekuna, shtrëngime për Krishtinë, sepse kur jam i dobë, atëherë jam i fortë. U bash i marrë tue u mburrunë; ju më shtrënguetë, sepse duhei unë me u rakumanduem prei jush, sepse mbë nji gja s’mbeta mbrapa prei ma të mëdhejvet apostuj, ndonëse s’jam gja. Shenjet’ e apostullit u punuenë ndër ju me qish do durim, me shenje e me mërekullia e me fuqia. Sepse mbë qish punë mbetët poshtë prei kishavet tiera, përveç se unë vetë nuk’ u bashë barrë juve; ma falni këte punë pa udhë. Qe e treta herë te jam gati për me ardhunë te ju, e nukë due me u bamë barrë juve, sepse s’kërkoj të tuejatë, por juve, sepse dielmtë s’kanë detyrë me mbëledhunë gja për përint, por përintë për dielmt. Por unë kam me prishunë me gëzim të math, edhe kam me u prishunë për shpirtënat tuei, ndonëse tue u dashunë juve ma tepërë, duhem ma pak. Por le të jetë kështu, unë s’u bashë barrë juve, por si dinak qi qeshë, u zuna juve me gënjim. Mos lakëmova gja prei jush me anë të ndonjianit prei atyneve qi dërgova te ju? Iu luta Titosë, edhe bashkë me ate dërgova vëllanë, mos lakëmoi gja prei jush Titua? Nuk’ ecëm na me ate shpirt? Nuk’ ecëm na me ato gjurma? Për-së-ri u duketë se u apimë fjalë juve? Flasimë përpara Perëndisë mbë Krishtinë, edhe të gjitha i baim’, o të dashunë, për të ndërtuemit tuei. Sepse kam frikë, druese kur të vij, nuk’ u gjej juve asish qi due, edhe ju s’më gjeni asi qi doni; druese janë ndër ju qarta, zmire, zemërime, të zana, të përfoluna keq, pishtëllime, të mbaituna me të math, të përzieme. Druese për-së-ri kur të vij te ju, ka me më përvumë Perëndia, edhe kam me bamë vajë për shumë vetë prei atyneve qi kanë fëjyem përpara, edhe s’u penduenë për puganësinën’ e për kurvënin’ e për ndynësinënë qi punuenë. E treta herë ashtë këjo qi vij te ju: “qish do fjalë ka me qindruem mbë gojë dy deshmitarëve a treve”. U thashë juve ma pari, edhe po u thom ma pari, porsikur me qenunë ngjat të dytënë herë, edhe tashti qi jam lark u shkruej atyneve qi kanë fëjyem përpara, edhe gjithë të tierëvet, se ndë arthsha për-së-ri, s’kam me u kursyem, sepse kërkoni provimin e ati Krishtit qi flet me anë t’eme, i cilli s’asht’ i dobë mbë ju, por asht’ i fortë ndër ju. Sepse ndonëse u kryqëzue prei dobësinësë, por rron prei Perëndisë; sepse edhe na jemi të dobë mb’ate, por kemi me rruem bashkë me ate mbë ju prei fuqisë Perëndisë. Shikoni vetëhenë tuei, ndë jeni ndë besët; provoni vetëhenë tuei, apor s’e ngjifni vetëhenë tuei se Iesu Krishti ashtë ndër ju? Veç ndë qofshi të paprovueshim. Edhe shpërej se keni me ngjofunë, se na s’jemi të paprovueshim, por qi të bani ju të mirënë, e na të jemi të paprovueshim. Edhe i lutem Perëndisë qi të mos bani ndonji gja të keqe, jo qi të dukemi na të provueshim, por qi të bani ju të mirënë, e na të jemi porsi të paprovueshim. Sepse s’mundemi me bamë gja kundrë së vërtetësë, por për të vërtetënë. Sepse gëzohemi kur na jemi të dobë, e ju jeni të fortë, edhe për këte lutemi, do me thanë, për të kulluemit tuei. Përandai shkruej këto, kur jam lark, qi të mos u za me të keq, kur të jemi ngjat, mbas ati pushtetit qi më ka dhanë Zoti, për të ndërtuem, e jo për të prishunë. Gëzohi pra, o vëllazën, bahi të kullutë, ngushullohi, kini nji mend, kini paqtim; edhe Perëndia i dashunisë edhe i paqtimit ka me qenunë bashkë me ju. Përshëndetni njiani tietërinë me të puthëme të shenjtënueshime; u falenë juve me shëndet gjithë shenjtënitë. Hiri i Zotit Iesu Krisht, edhe dashunia e Perëndisë, edhe shoqënia e Shpirtit Shenjt qoftë bashkë me gjithë ju, Amen. (Letëra) e dytë mbë Korinthianët u shkrue kah Filippet’ e Makedonisë, (edhe u dërgue) me anë të Titos’ e të Lukësë. Pauli apostulli (jo prei nierëzish, as me anë të ndonji nieriu, por me anë të Iesu Krishtit, edhe Perëndisë Atit qi ngjalli ate prei së vdekunish), edhe gjithë vëllazënitë qi janë bashkë me mue, mbë kishat të Galatisë: hir qoftë mbë ju edhe paqtim prei Perëndisë Atit, edhe prei Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi dha vetëvetëhenë për fajet t’ona, qi të na shpëtojë prei kësai jete të keqe të sotshime, mbas dashunimit Perëndisë edhe Atit t’ynë; mb’ate qoftë lafti ndë jetët të jetëvet. Mërekullohem se kaqi shpeit leni ate qi u thirri juve ndë hir të Krishtit, e shkoni mbas tietër’ ungjilli, i cilli s’ashtë tietërë: por janë disa vetë qi u përziejnë juve, edhe duenë me këthyem përmbys ungjillin’ e Krishtit. Por edhe na ndë qofshim, a engjullë prei qielli, me u predikuem juve nji tietër’ ungjill, përveç ati ungjillit qi u predikuem juve, qoftë mallëkuem. Sikurse tham ma pari, edhe tashti prap thom, ndë u predikoftë ndonji nieri nji tietër’ ungjill, përveç ati qi keni marrë, qoftë mallëkuem. Sepse tashti nierëzëvet u mbush mendien’ unë, apor Perëndisë? Apor kërkoj të pëlqehem te nierëzit? Sepse ndë pëlqeheshë ma te nierëzit, s’do të ishiem shërbëtori i Krishtit. Por u baj me ditun’, o vëllazën, se ungjilli qi u predikue prei mejet s’ashtë mbas nieriut, sepse as unë s’e mora prei nieriut, as e mësova prei nieriut, por prei së sbuluemesë Iesu Krishtit. Sepse ju e keni ndëgjuem se si biheshë njiherë ndë Iudaismë, se fort tepërë ndiqiem kishën’ e Perëndisë, edhe e rrenojem ate; edhe shkoishiem mbarë ndë Iudaismë ma tepërë se shumë moshatarët’ e mi ndë komp t’em, sepse ishiem ma tepërë zellëtar për porosit qi kishin lanë përint’ e mi. Por kur iu pëlqye Perëndisë qi më dau veç çë prei barkut amësë s’eme, edhe më thirri me anë të hirit vet, për me sbuluem Birin’ e vet tek unë, qi të ungjillëzoj atë ndër kombet, përnjiherë s’mora këshillë prei mishit e prei gjakut, as s’hipa ndë Ierusalem te apostujt qi qenë para mejet, por shkova nd’Arabi, edhe përsëri ndë Damaskë. Mbasandai mbas tre vieç hipa ndë Ierusalem me pamë Pietrinë, edhe mbeta për-an’ ati pesë-mbë-dhetë ditt, edhe s’pashë tietërë prei apostujsh, veçse Iakobinë të vëllan’ e Zotit. Edhe sa u shkruej juve, qe te po rrëfej përpara Perëndisë, se s’rrej. Mbasandai erdha ndë vendet të Syrisë e të Kilikisë, edhe nuk’ ishiem ngjofunë me faqe me kishat e Iudesë qi janë mbë Krishtinë, por veç ishinë tue ndëgjuem, se ai qi na ndiqte njiherë, tashti po ungjillëzon ate besënë qi rrenonte njiherë. Edhe lavdoishinë Perëndinë për punët t’eme. Mbasandai mbas dy-mbë-dhetë vieç për-së-ri hipa ndë Ierusalem bashkë me Barnabënë, si mora me vetëhe edhe Titonë. Edhe hipa me të sbulueme prei Perëndisë, edhe u diftova atyne ate ungjillinë qi predikoj ndër kombet, por ma tepërë ndër ata qi dukeshinë ma të nderëshim, druese mos ecij, e eca, mbë të kotë. Por as Titua qi qe bashkë me mue, ndonëse ishte Grek, s’u shtrëngue me u rreth-premë. Por vëllazën-rrenësitë futunë viedhazë, qi ata hynë pshefazë me vum’ ore të lirëtë t’onë qi kemi mbë Iesu Krishtinë, për me na bamë shërbëtorë. Atyneve as për nji orë s’u ulëm kryetë me u ndëgjuem, qi të mbesi te ju e vërteta e ungjillit. Por për ata qi u dukei se di qish janë, si do qi t’ishinë, s’kam kujdes as pak: Perëndia s’ve ore ndë faqe të nieriut, sepse ata qi u dukei se di qish janë, nukë shtuenë gja tek unë, por kundrë kësai, kur panë se m’u zu besë me m’u dhanë ungjilli i parreth-presëjesë, porsi Pietrit iu dha ungjilli i rreth-presëjesë (sepse ai qi veproi mbë Pietrinë qi ta dërgojë te të rreth-premit, vepëroi edhe mbë mue të më dërgojë te kombet). Edhe si ngjofnë hirinë qi m’u dha, Iakobi e Kefai e Gjionni, ata qi dukeshinë se ishinë shtylla, më dhanë mue edhe Barnabësë duert’ e diathta për shenj të shoqënisë, qi na të vemi ndër kombet, e ata ndër të rreth-premit. Veçse na porositnë të kuitoimë të vobegjitë, edhe këte punë nxitova me e bamë. edhe kur erdhi Pietri ndë Antiohi, i dola kundrë mballa-faqe, sepse ishte për të qartuem, sepse pa ardhunë disa vetë prei Iakobit, hante bashkë me kombet, por kur erthnë, tërhiqei edhe dante veç vetëvetëhenë, sepse kishte frikë ata qi ishinë prei rreth-presëjesë. Edhe bashkë me ate u tërhoqnë veç edhe Iudejt’ e tierë, kaqi sa edhe Barnaba u tërhoq ndë hipokrisi t’atyneve. Por kur pash’ unë, se s’ecinë dreitë ndë të vërtet t’ungjillit, i thashë Pietrit përpara të gjithëve: Ndë qoftë se ti, tue qenunë Iude, rron porsi kombetë, e jo porsi Iudejtë, përse ngut kombetë me rruem porsi Iudejtë? Na qi jemi prei natyret Iudej, e jo prei kombesh fajtorë, tue ditunë se s’del i dreitë nieriu prei punës ligjësë, veç me anë të besësë Iesu Krishtit; edhe na i besuem Iesu Krishtit, qi të dalimë të dreitë prei besësë Krishtit, e jo prei punës ligjësë, sepse as ndonji korp s’ka me dalun’ i dreitë prei punës ligjësë. Por ndë qoftë se tue kërkuem të dalimë të dreitë mbë Krishtinë, u gjetëm edhe fajtorë, vallë Krishti qenëka punëtuer i fajit? Qoftë lark. Sepse ndë ndërtofsha për-së-ri ato qi prisha, baj vetëhenë t’eme porosi-prishës. Sepse unë me anë të ligjësë vdiqa ndë ligjë, qi të rroj mbë Perëndinë. U kryqëzueshë bashkë me Krishtinë; edhe unë ma s’rroj, por Krishti rron mbë mue; edhe ajo qi rroj unë tashti ndë misht, rroj ndë besë të Birit Perëndisë, i cilli më deshi, edhe dha ndër duer vetëvetëhenë për mue. Nuk’ e heth poshtë hirin’ e Perëndisë, sepse ndë qoftë ndreitënia me anë të ligjësë, vallë Krishti vdiq kot. O të marrë Galatianë, kush u muer mbë sy, për mos me u bintunë mbë të vërtetënë, qi përpara sysh tuei Iesu Krishti qe shkruem ndër ju i kryqëzuem? Veçe këte due me marrë vesht prei jush: Prei punës ligjës’ e muertë Shpirtinë, a prei së ndëgjuemesë besësë? Kaqi të marrë jeni? E filluetë me shpirt, tashti e mbaroni me mish? Kot pësuetë kaqi punë, ndë qoftë se vetëmë kot. Ai pra qi u ep juve Shpirtinë, edhe vepëron fuqia ndër ju, prei punës ligjës’ i ban këto, a prei së ndëgjuemesë besësë? Sikurse “Abrahami i besoi Perëndisë, edhe iu numërue për dreitëni”. Dinia pra, se ata qi janë prei besësë, këta janë të bijt’ e Abrahamit. Edhe shkronja tue pamë çë përpara, se Perëndia nxier kombetë të dreitë prei besësë, i dha za Abrahamit çë përpara: “Se gjithë kombetë kanë me u bekuem mbë tyi”. Përandai ata qi janë prei besësë kanë me u bekuem bashkë me besëtarin’ Abraham. Sepse ata qi janë prei punës ligjësë, janë ndënë mallëkim, sepse ashtë shkruem: “I mallëkuem ashtë cilli-do qi s’qindron mbë gjith’ ato qi janë shkruem ndë libër të ligjësë, për me i bam’ ato”. Edhe se askushi s’del i dreitë me anë të ligjësë përpara Perëndisë, ashtë shpërfaqunë, sepse i dreiti ka me rruem prei besësë; edhe ligja s’ashtë prei besësë, por “ai nieri qi ban ato, ka me rruem prei atyneve”. Krishti na shpërbleu prei mallëkimit ligjësë, mbassi u ba mallëkim për ne. (Sepse ashtë shkruem: “I mallëkuem ashtë cilli-do qi viretë mbi drut”.) Qi të vijë bekimi Abrahamit ndër kombet me anë të Iesu Krishtit, qi të marrinë të zotuemen’ e Shpirtit me anë të besësë. O vëllazën, si nieri flas, por edhe dhiatën’ e nieriut qi ashtë lidhunë, askushi s’e heth poshtë, a shton gja mb’ate. Edhe të zotuemet iu folnë Abrahamit edhe farës’ ati; nukë thotë: Edhe faravet, si për shumë, por si për nji, “Edhe farësë s’ate” qi ashtë Krishti. Edhe këte e thom, se dhiatënë qi qe lidhunë çë përpara prei Perëndisë mbë Krishtinë, ligja qi qe mbas katër qind e tri-dhetë vieç nuk’ e hedh poshtë, për me prishunë të zotuemenë. Sepse ndë qoftë trashigimi prei ligjësë, nuk’ ashtë ma prei së zotuemesë, por Perëndia ia fali këte Abrahamit me anë të zotuemesë. Përse u dha pra ligja? U vu për punë të kapërcyemesë porosivet, deri sa të vinte ajo fara qi i qe zotuem, qi qe urdhënuem prei engjujsh n’dorë laimësi. Edhe laimësi s’asht i njianit vetëmë, por Perëndia ashtë nji. Ligja pra qenëka kundrë të zotuemevet Perëndisë? Qoftë lark! Sepse ndë ishte dhanë ligjë qi mundei me dhanë jetë, atëherë dreitënia kishte me qenunë për të vërtetë prei ligjësë, por shkronja i mbylli bashkë të gjitha ndënë fajinë, qi t’u epetë të zotuemitë prei besësë Iesu Krishtit atyneve qi besojnë. Edhe para se të vinte besa, ruheshim ndënë ligjë, mbyllunë mbrenda nd’ ate besë qi kishte për me u sbuluem. Përandai ligja qe mieshtri ynë mbë Krishtinë, qi të dilim të dreitë prei besësë, por si erdhi besa, s’jemi ma ndënë mieshtër. Sepse të gjithë jeni të bijt’ e Perëndisë me anë të besësë qi ashtë mbë Iesu Krishtinë, sepse sa jeni pagëzuem mbë Krishtinë, keni veshunë Krishtinë. Nuk’ ashtë ma Iude, as Grek; nuk’ ashtë ma shërbëtuer, as i lirë; nuk’ ashtë ma mashkull’ e femënë, sepse ju të gjithë jeni nji mbë Iesu Krishtinë. Edhe ndë qofshi ju të Krishtit, vallë jeni fara e Abrahamit, edhe trashigimtarë mbas të zotuemesë. Edhe thom: Sa kohë trashigimtari ashtë foshnje, s’dan prei shërbëtorit, ndonëse asht’ i zoti të gjithave, por ashtë ndënë kujdestarë e ndënë guvernorë, deri mb’ate kohë qi asht’ urdhënuem prei të atit. Kështu edhe na, kur ishim foshnje, ishim bamë shërbëtorë ndën’ elementat të botësë? Por kur erdhi të mbushunit’ e kohësë, Perëndia dërgoi Birin’ e vet, qi leu prei gruesë, edhe qi qe ndënë ligjë, qi të shpërblejë ata qi ishinë ndënë ligjë, qi të marrinë birënin’ e zanë. Edhe sepse jeni bij, Perëndia dërgoi Shpirtin’ e Birit vet ndë zemrat tueja, qi thërret: Abba, o Atë. Përandai s’je ma shërbëtuer, por bir; edhe ndë qofsh bir, je edhe trashigimtar i Perëndisë me anë të Krishtit. Por atëherë, mbassi s’ngjifshitë Perëndinë, u shërbyet’ atyne perëndinave qi s’janë prei natyret. Por tashti, mbassi ngjofët Perëndinë, e me thanë ma mirë u ngjofët prei Perëndisë, si këthehi për-së-ri mbë të dobat edhe të vobegat elementa, qi doni me u punuem atyneve për-së-ri si përpara? Veni ore ditt, e muej, e kohëna, e vietna. Kam frikë për ju, druese mos u mundueshë kot për ju. Bahi porsi unë, sepse edhe unë jam porsi ju, o vëllazën, u lutem juve; s’më keni bamë ndonji gja të keqe. Edhe e dini se ma pari ungjillëzova te ju me dobësinë mishi, edhe ngasejënë t’eme qi ishte ndë mish t’em s’e batë për asgja, as s’e hodhët tej, por më pritët si engjullë Perëndie, si Iesu Krishtinë. Cilla pra ishtë lumënia juei? Sepse deshmoj për ju, se ndë mundei, do të nxiritë sytë tuei, e të m’i ipitë mue. Anëmiku juei u bashë pra, se thom të vërtetënë? Diftojnë zemërë të përvëlutë te ju, por jo të mirë, por duenë me u mbyllunë jashtë juve, qi të keni zemërë të përvëlutë për ata. Por ashtë mirë me pasunë zemërë të përvëlutë përherë mbë të mirënë, edhe jo vetëmë kur të jemi afër jush. Dielmthit’ e mi, për-së-ri kam të dhimtuna barku për ju, deri sa të bahetë ndë formët tuei Krishti; edhe do ishiem me qenun’ afër jush tashti, edhe me ndërruem zanin t’em, sepse vras mendienë për ju. Pa më thoni, ju qi doni me qenunë ndënë ligjë, a s’ndëgjoni ligjënë? Sepse ashtë shkruem, se Abrahami pat dy bij: nji prei shërbëtoresë, e nji prei së lirësë, por ai qi pat lemë prei shërbëtoresë, leu mbas mishit, e ai qi pat lemë prei së lirësë, leu me anë të zotuemesë. Këto punë janë të allegorisuna, sepse ato janë dy dhiatatë: njiana prei malit Sinait, qi puell për shërbëtyrë, e cilla asht’ Agara (sepse Agara ashtë mali i Sinait ndë Arabi, e ashtë si nji-nji me Ierusalemën’ e sotshime, edhe ashtë ndë shërbëtyrë bashkë me dielmt e vet). Por Ierusalem’ e naltë asht’ e lira, e cilla ashtë ama e gjithë neve. Sepse ashtë shkruem: “Gëzohu, ti o shterpë qi s’piell, nxir za e bërtit, ti qi nukë ke të dhimtuna barku, sepse dielmt’ e shkretinësë janë më shumë se dielmt’ e asai qi ka burr”. Edhe na, o vëllazën, jemi dielmt’ e së zotuemesë, sikurse Isaaku. Por sikurse atëherë ai qi leu mbas mishit, ndiqte ate qi kishte lemë mbas shpirtit, kështu asht ’ edhe tashti. Por qish thotë shkronja? “Nxirr jashtë shërbëtoren’ edhe birin’ e asai, sepse i biri shërbëtoresë s’ka me marrë trashigim bashkë me të birin’ e së lirësë.” Pra, o vëllazën, nukë jemi bijt’ e shërbëtoresë, por të së lirësë. Qindroni pra nd’ate të lirëtë qi na liroi Krishti, edhe mos hyni për-së-ri ndë sgjedhë të shërbëtyrësë. Qe unë Pauli po u thom juve, se ndë u rreth-prefshi, Krishti s’u vëjen asgja. Edhe ap deshmi për-së-ri mbë qish do nieri qi ashtë rreth-premë, se ashtë detuer me mbaitunë gjithë ligjënë. U datë prei Krishtit, ju qi dilni të dreitë me anë të ligjësë, ratë poshtë prei hirit. Sepse na me anë të Shpirtit presimë për shpëresën’ e së lirësë prei besësë. Sepse mbë Iesu Krishtin’ as rreth-presëja ka ndonji fuqi, as parreth-presëja, por besa qi vepron me anë të dashunisë. Ecitë mirë; kush u përmbaiti juve për mos me u bindunë mbë të vërtetënë? Këta të bindunë nuk’ashtë prei ati qi u thërret juve. Pakëzë brumë mbrum gjithë të mbrumunitë. Unë kam shpëresë mbë ju me anë të Zotit, se s’do të keni ndër mend tietërë gja, por ai qi u përzien juve ka me bartunë gjukiminë, cilli-do me qenunë. Edhe un’, o vëllazën, ndë predikofsha edhe ma rreth-presëje, përse ndiqen ma? Vall’ u çart shkandulli i kryqit. Makarë të këputeshinë copash ata qi u përziejnë juve? Sepse ju, o vëllazën, u thërritët mbë të lirëtë, veçe mos e bani të lirëtë për shkak të mishit, por me anë të dashunisë i shërbeni njiani tietërit. Sepse gjithë ligja mbushetë me nji fjalë, ndë këte: “Të dueshë të afërinë tand si vetëhenë tande”. Por ndë kapshofshi e ndë hangërshi njiani tietërinë, shikoni mos hupni njiani prei tietërit. Thom pra: Ecëni mbas shpirtit, edhe mos i bani dëshëriminë mishit. Sepse mishi dëshëron kundrë shpirtit, e shpirti kundrë mishit; edhe këto janë kundrë njiana tietërësë, përandai mos bani ato qi doni. Por nd’ecëni mbas shpirtit, s’jeni ndënë ligjë. Edhe punët’ e mishit janë të shpërfaquna, të cillatë janë forniki, kurvëni, puganësi, ndynësi, idhullatri, magji, anëmiqësi, qarta, zëlia, zemërime, të zana, të dame, eresia, zmire, vrasëje, të deituna, lodrëti, edhe kësosh si këto; për ato po u thom juve ma pari, sikurse edhe u thashë ma pari, se ata qi punojnë këso punësh s’kanë me trashiguem mbëretëni Perëndie. Por pema e Shpirtit ashtë dashuni, gëzim, paqtim, zemërë të gjanë, amblësinë, mirëni, besë, butësinë, të përmbaitunë vetëhenë; kundrë këtyneve s’ashtë ligjë. Edhe ata qi janë të Krishtit kanë kryqëzuem mishinë bashkë me të pësuemet e me dëshërimet. Ndë rrofshim mbas Shpirtit, le t’ecimë edhe mbas Shpirtit. Le të mos kërkoimë laft të kotë, tue shtymë niani tietërinë, tue pasunë zmir niani tietërinë. O vëllazën, edhe ndë pastë ranë ndonji nieri mbë ndonji faj, ju qi jeni të shpirtit ndërtonia të tillë nieri me shpirt të butë, tue vum’ ore vetëhenë tande, mos ngjitesh’ edhe ti. Barni barrëtë njiani tietërit, edhe kështu keni me mbushunë ligjën’ e Krishtit. Sepse ndë iu duktë kuit se di qish ashtë, ndonëse s’ashtë gja, gënjen vetëvetëhenë. Por gjithë-se-cilli le të provojë punën’ e vet, edhe atëherë ka me u mburrunë për vetëvetëhenë, e jo për tietërinë, sepse gjithë-se-cilli ka me bartunë barrën’ e vet. Edhe ai qi ashtë i mësuem ndë fjalët, le ta bajë piesëtar mbë gjithë të mirat ate qi mëson. Mos gënjehi: Perëndia s’përbuzetë, sepse qish të mbielli nieriu, ate edhe ka me korrë, sepse ai qi mbiell ndë mish të vet, ka me korrë prishëje prei mishit, por ai qi mbiell ndë shpirt, ka me korrë jetë të pasosëme prei shpirtit. Le të mos lodhemi pra tue bamë të mirënë, sepse ndë mos u lothshim, kemi me korrë me kohë të asai. Përandai deri sa kemi kohë, le të punoimë të mirënë mbë të gjithë, por ma fort mbë shtëpiarët e besësë. Shifni qish farë letërë të madhe u shkrova juve me dorënë t’eme. Sa duenë me u dukunë të mirë ndë misht, këta u ngusinë juve të rreth-prehi, vetëmë qi të mos ndiqenë për kryqin’ e Krishtit. Sepse as ata qi janë rreth-premë s’ruejnë ligjënë, por duenë me u rreth-premë ju, qi të mburrenë mbë mish tuei. Por për mue qoftë lark të mburrunitë për tietërë gja, veç për kryqin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi me anë t’ati ashtë kryqëzuem bota tek unë, edhe unë te bota. Sepse mbë Iesu Krishtin’ as rreth-presëja ka ndonji fuqi, as parreth-presëja, por krijesa e re. Edhe sa ecinë mbas këti rregulli, qoftë paqtim edhe përdëllim mb’ata, edhe mbë Israelin’ e Perëndisë. Tashti e mbaskëndai askushi le të mos më ngasi, sepse unë bari shenjet’ e Zotit Iesu ndë korpt t’em. Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krisht qoftë bashkë me shpirtinë tuei, o vëllazën. Amen. (Letëra) mbë Galatianët u shkrue prei Romet. Pauli apostulli i Iesu Krishtit me dashunimin’ e Perëndisë, mbë shenjtënit qi janë ndë Efesë, edhe mbë besëtarët mbë Iesu Krishtinë: hir edhe paqtim qoftë mbë ju prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht. I bekuem qoftë Perëndia edhe Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi na bekoi me qish do bekim shpirtënie ndë punët të qiellit me anë të Krishtit, sikurse na sgjodhi me anë t’ati para se të ngrifei bota, qi të jemi shenjtën edhe faqe-bardhë përpara ati me anë të dashunisë; na urdhënoi çë përpara për birënin’ e zanë mbë vetëhen’ e ati me anë të Iesu Krishtit, mbas së pëlqyemesë dashunimit vet, për nderin’ e laftit të hirit vet, qi me ate na pëlqeu me anë të dashunit vet; qi prei ati kemi të shpërblemitë me anë të gjakut ati, ndiesën’ e fajevet, mbas pasëjesë hirit ati; qi e teproi mbë ne me qish do dituni e urti. Sepse bani të ngjofimë pshefësinën’ e dashunimit vet mbas së pëlqyemesë vet, qi e pat vumë ndër mend me vetëhen’ e ati, ndë guverni të mbushëmesë kohënavet të përmbëledhi të gjitha mbë Krishtinë, edhe ato qi janë ndë qijet, edhe ato qi janë mbë dhet; mb’ate muerëm edhe shortë, urdhënuem çë përpara sikurse e pat vumë ndër mend ai qi vepëron të gjitha mbas andësë dashunimit vet, për me qenunë na qi shpëryem çë përpara mbë Krishtinë për nderin’ e laftit ati; mb’ate shpëryet’ edhe ju qi ndëgjuetë fjalën’ e së vërtetësë, ungjillin e shpëtimit tuei; edhe si i besuet’ ati, u bulosët me Shpirtinë Shenjt të të zotuemesë, qi ai ashtë kapar’ i trashigimit t’anë, deri mbë të shpërblemen’ e ati popullit qi u fitue, për nderin’ e laftit ati. Përandai edhe unë ndëgjova besënë tuei mbë Zotinë Iesu, edhe dashuninë qi keni mbë gjithë shenjtënit, nukë pushoj tue iu falunë ndersë Perëndisë për ju, e tue u përmendunë juve mbë të falunat e mia, qi të u api. Perëndia i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, Ati i laftit, shpirt ditunie edhe sbulesë, për me ngjofun’ ate. Syt’ e mendiesë tuei të jenë ndritunë, për me ngjofunë cilla ashtë shpëresa e së thërritëmes’ ati, edhe cilla ashtë pasëja e laftit trashigimit ati mbë shenjtënit, edhe cilla ashtë e tepëra madhëni e fuqisë ati qi vepëroi mbë ne qi besoimë, mbas të vepëruemit të pushtetshimesë fuqis’ ati, të cillën’ e vepëroi mbë Krishtinë, kur e ngjalli prei së vdekunish, edhe e vuni me ndenjunë ndë të diathtët vet mbë vendet e qijevet, përsipër qish do urdhëni e pushteti e fuqie e zotënie; edhe përsipër qish do emëni qi emënohetë, jo vetëmë mbë këte jetë, por edhe mb’ate qi vien; edhe të gjitha ia vuni ndënë kambët t’ati, edhe e bani krye sipër të gjithëve mbë kishët, qi ajo ashtë korpi i ati, të mbushunitë qi mbush të gjitha mbë të gjitha. Edhe ju qi ishitë të vdekunë për kapërcimin’ e porosivet e për fajet u dha juve jetë, qi mb’ate ecët njiherë mbas jetësë kësai bote, mbas urdhënarit erësë pushtetit, ati shpirtit qi vepëron sot mbë të bijt e të pabindëmesë; ndër ata edhe na të gjithë u përziem njiherë mbas dëshërimesh mishit t’anë, tue bamë dashunimin’ e mishit edhe mendimevet; edhe ishim prei natyrësë dielmt’ e zemërimit, sikurse edhe të tierëtë. Por Perëndia qi asht’ i pasunë ndë përdëllim, për dashunin’ e vet të shumënë, qi na deshi, edhe tue qenunë na të vdekunë për fajet, na dha jetë bashkë me Krishtinë (me hir jeni shpëtuem), edhe na ngjalli bashkë, edhe na vuni me ndenjunë bashkë ndë vendet të qijevet me anë të Iesu Krishtit, qi të diftojë ndë jetët qi vinë pasëjen’ e tepërë të hirit vet me mirëni te na me anë të Iesu Krishtit. Sepse me hir jeni shpëtuem me anë të besësë, edhe këjo nuk’ ashtë prei jush, por ashtë dhunëti Perëndie, jo prei vepërash, qi të mos mburret’ askush. Sepse jemi krijesa e ati, krijuem mbë Iesu Krishtinë për punë të mira, të cillat’ i bani gati Perëndia çë përpara, qi të ecimë mbas atyneve. Përandai kinia ndër mend, se ju qi ishitë njiherë kombe mbas mishit, qi thohenë pa-rreth-presëje prei asai qi thohetë rreth-presëje bamë me dorë ndë mish, se ishitë nd’ate kohë pa Krisht, damë veç prei qytetënisë Israelit, edhe të huej prei dhiatavet e të zotuemesë, pa pasunë shpëresë, edhe të paperëndi ndë botët. Por tashti me anë të Iesu Krishtit, ju qi ishitë nji herë lark, u batë ngjat me anë të gjakut Krishtit. Sepse ai ashtë paqtimi ynë, qi bani të dyjatë nji, edhe rrenoi murinë qi ishte ndërmiet të mbyllëmesë, kur prishi anëmiqësinë ndë misht të vet, do me thanë, ligjën’ e porosivet qi ishinë ndë urdhëna qi të krijojë mbë vetëvetëhenë të dyja mbë nji nieri të ri tue bamë paqtim; edhe të paqtojë me Perëndinë të dy mbë nji korp me anë të kryqit, mbassi vrau anëmiqësinë ndë vetëvetëhet. Edhe erdhi e ungjillëzoi paqtim juve qi ishitë lark, edhe atyne qi ishinë ngjat, sepse me anë t’ati të dy kemi të hymitë tek Ati prei nji Shpirti. Përandai s’jemi ma të huej e të përjashtim, por prei nji qyteti me shenjtënit, e prei nji shtëpie me Perëndinë, ndërtuem mbi themelin’ e apostujvet e të profetënavet, qi ashtë gur’ i kantit vetë Iesu Krishti; mb’ate gjithë ndërtesa përmbëledhunë bashkë rritetë ndë tempullë të shenjtënueshim mbë Zotinë; mb’ate edhe ju jeni ndërtuem bashkë, për me ndenjunë Perëndia me anë të Shpirtit. Për këte punë unë Pauli jam i lidhuni i Iesu Krishtit për ju kombet; sepse ndëgjuetë guvernin’ e hirit Perëndisë qi m’u dha për ju, se me të sbulueme ma bani të ngjofunë ate mpshefësinënë (sikurse u shkrova juve përpara me pak fjalë, qi ate tue kënduem mundeni me marrë vesht mendienë t’eme ndë mpshefësinët të Krishtit), qi s’qe ngjofunë ndë brezat e tierë mbë të bijt e nierëzëvet, sikurse tashti u sbëlue me anë të Shpirtit mbë shenjtënit e ati apostujt edhe profetënit, qi kombetë të jenë trashigimtarë bashkë, e me nji korp, e me nji piesë mbë të zotuemen’ e ati mbë Krishtinë me anë te ungjillit, të cillit un’ iu bashë shërbëtuer mbas dhunëtisë hirit Perëndisë, qi m’u dha mbas të vepëruemit fuqisë ati. Mue ma të vogëlit e gjithë shenjtënavet m’u dha ai hir me ungjillëzuem ndër kombet pasëjen’ e Krishtit qi s’i gjindetë gjurma, edhe me ndritunë të gjithë, cilla ashtë shoqënia e mpshefësinësë qi qe mpshefunë prei jetëvet te Perëndia qi ndërtoi të gjitha me anë të Iesu Krishtit, qi të ngjifetë tashti me anë të kishësë prei urdhënavet e prei pushtetevet ndë vendet të qijevet ditunia e Perëndisë qi ashtë shumë mëndyrësh, mbas asai këshillesë lashtë qi bani mbë Zotinë t’anë Iesu Krishtinë, qi mb’ate kemi kucim edhe të hymë me shpëresë prei besës’ ati. - Përandai u lutem juve të mos lodhi për shtrëngimet e mia qi kam për ju, e cilla ashtë lafti juei. Për këte punë ul gjunjët’ e mi tek Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi prei ati qjuhetë qish do atëni qi ashtë ndë qijet e mbë dhet, qi të u api juve mbas pasëjesë vet, të forcohi ndë fuqi me anë të Shpirtit ati mbë nierin’ e përmbrentshim, qi të rrijë Krishti ndë zemërat tueja me anë të besësë, zanë rranjë e themeluem ndë dashuni, qi të mundeni me marrë vesht bashkë me gjithë shenjtënat, qish ashtë të gjanët’ e të gjatët’ e të thellët’ e të naltëtë; edhe të ngjifni ate dashunin’ e Krishtit qi kapërcen mendienë, qi të mbusheni me gjithë të mbushunit’ e Perëndisë. Edhe mb’ate qi mundetë tepërë së tepëri me bamë për gjithë sa kërkoim’ e mendoimë, mbas asai fuqisë qi vepërohetë ndër ne, mb’ate qoftë lafti ndë kishët me anë të Iesu Krishtit, mbë gjithë brezat e jetësë jetëvet. Amen. U lutem juve pra un’ i lidhuni mbë Krishtinë, të ecëni sikurse vëjen mb’ate të thërritunitë qi u thërritet, me qish do urti e butësinë, me zemërë të gjanë, tue duruem njiani tietërinë me dashuni, tue nxituem të rueni të bashkuemit’ e Shpirtit me anë të lidhëmesë paqtimit. Nji korp e nji shpirt, sikurse edhe u thërritët me nji shpëresë të thërritëmesë tuei: nji Zot, nji besë, nji pagëzim, nji Perëndi edhe At’ i të gjithëve, qi ashtë mbi të gjitha, edhe për të gjitha, edhe ndër gjithë ju. Edhe gjithë-se-cillit prei nesh iu dha hir mbas matëjesë dhunëtisë Krishtit. Përandai thotë: “Si hipi nalt, bani rop robëninë, edhe u dha të dhana nierëzëvet”. (Edhe se “ai hipi”, qish ashtë, veç se edhe sdripi ma përpara mbë ma të poshtëmet anët e dheut? Ai qi sdripi, ai vetë ashtë’ edhe qi hipi përsipër gjithë qijevet, qi të mbushi të gjitha.) Edhe ai disa i bani apostuj, e disa profetën, e disa ungjillëzorë, e disa bari e mieshtra, për me bamë gati shenjtënitë për punën’ e shërbimit për të ndërtuemit’ e korpit Krishtit, deri sa të gjithë t’ia mbërrimë të bashkuemesë besës’ edhe së ngjofëmesë Birit Perëndisë, ndë burr të kullutë, ndë masë të moshësë të mbushëmesë Krishtit, qi të mos jemi ma foshnje, marrë prei valësh detit, e prumë këtu e atie prei qish do ere të mësimit, prei rrenësë nierëzëvet, prei dinakërisë për me i gjetun’ udhë gënjimit, por të jemi të vërtetë ndë dashuni, të shtohemi tek ai prei së gjithash, i cilli ashtë kryetë, do me thanë Krishti; prei ati gjithë korpi përmbëledhunë bashkë e lidhunë bashkë me qish do të puthtueme t’atyne copavet qi punojnë bashkë, mbas të vepëruemit me masë të gjithë-se-cillës’ anë, ban të rritunit’ e korpit për të ndërtuemit’ e vet me dashuni. Këte pra thom, edhe baj deshmi mbë Zotinë, të mos ecëni ma, sikurse ecinë kombet’ e tierë ndë kotësinët të mendiesë vet, errësuem prei mendiesë, e larguem veç prei jetësë Perëndisë, për të paditunitë qi ashtë ndër ata, për të verbuemit’ e zemërësë vet, të cillëtë sepse nukë ndiejnë vetëhenë, dhanë vetëhen’ e atyne ndë fulliqëni, qi të punojnë qish do ndynësi me lakëmim. Por ju nuk’ e keni xanë kështu Krishtinë, ndë e keni ndëgjuem ate për të vërtetë, e jeni mësuem mb’ate, sikurse asht’ e vërtetë mbë Iesunë, të leni mbë-nj-anë nierin’ e vietërë qi vdiretë mbas dëshërimesh gënjimit, sikurse veishitë ma pari, edhe të përtërihi ndë shpirt të mendiesë tuei, e të vishni nierin’ e ri, qi ashtë ndërtuem mbas Perëndisë me dreitënin’ e me shenjtënin’ e së vërtetësë. Përandai lini mbë-nj-anë rrenënë, e “gjithë-se-cilli le të flasi të vërtetënë me të afërmin’ e vet”, sepse jemi krahat’ e njiani tietërit. - “Zemërohi, e mos fëjeni”, le të mos perëndojë dielli mbë zemërimt tuei, as mos i bani vend diallit. - Ai qi vieth le të mos viedhi ma, por ma tepërë le të mundohetë tue punuem të mirënë me duert’ e veta, qi të ketë t’i api ati qi ka nevojë. - Qish do fjalë e kalbëtë le të mos dali prei gojësë tuei, por ajo qi asht’ e mirë për të ndërtuemit e nevojësë, qi t’u api hir atyne qi ndëgjojnë. Edhe mos idhënoni Shpirtinë Shenjt të Perëndisë, qi me ate jeni bulosunë për ditën’ e shpërblimit. Qish do idhësinë e zemërim e mëni e të bërtitun’ e të nemunë, le të hiqetë prei jush, bashkë me qish do të keqe, edhe bahi mbë njiani tietërinë të mirë, zemër-dhimtshim, tue ia falunë njiani tietërit, sikurse edhe Perëndia ua fali juve me anë të Krishtit. Merrni mbrapa pra Perëndinë, si dielm të dashunë, edhe ecëni ndë dashuni, sikurse edhe Krishti na deshi, edhe dha vetëvetëhenë për ne dhunëti e kurban te Perëndia për erë të mirë. Edhe kurvëni, e qish do ndynësi, a lakëmim, as të mos qjuhetë ndër ju, sikurse duhetë mbë shenjtënit. Edhe turpëni e fjalë të marra a fjalë për gas, të cillatë s’kanë hie, por ma tepërë të falunë ndersë. Sepse këte e dini, se qish do kurvar, a ndynës, a lakëmues, i cilli asht’ idhullatër, s’ka trashigim ndë mbëretënit të Krishtit, e të Perëndisë. Askushi le të mos u gënjejë juve me fjalë të kota, sepse për këto punë vien zemërimi i Perëndisë mbë të bijt’ e të pabindëmesë. Mos kini piesë pra me ata. Sepse njiherë ishit’ errësinë, por tashti jeni dritë mbë Zotinë, ecëni si dielmt’ e dritësë (sepse pem’ e Shpirtit ashtë mbë qish do mirëni, e dreitëni, e vërtetëni), tue provuem qish asht’ e pëlqyeshime te Zoti. Edhe mos kini shoqëni bashkë me punët e errësinësë qi janë pa pemë, por ma tepër’ i qartoni. Sepse ato qi punohenë pshefazë prei atyneve, ashtë turp me i zan’ edhe me gojë. Por gjith’ ato punë qi janë për me u qartuem, shpërfaqenë prei dritësë, sepse qish do punë qi shpërfaqet’ ashtë dritë. Përandai thotë: Çohu ti qi fle, e ngreu prei së vdekunish, edhe Krishti ka me të ndritunë. Shikoni pra si të ecëni me kujdes, jo si të paditshim, por si të ditshim, tue shpërblemë kohënë, sepse dittë janë të këqia. Përandai mos bahi të marrë, por merrnia vesht qish ashtë dashunimi i Zotit. Mos dehi me venë, qi mb’ate ashtë plank-prishie, por mbushuni me Shpirtinë Shenjt, tue ligjëruem ndër vetëhenë tuei me psallmë, e me hymën, e me kankë shpirtënie, tue kënduem e tue psallunë ndë zemërët tuei mbë Zotinë, tue iu falunë ndersë përherë për të gjitha Perëndis’ edhe Atit mb’emënë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Tue iu përungjunë njiani tietërit me frikë të Perëndisë. Ju gratë, u përungji burravet tuei, porsi Zotit, sepse burri ashtë kryet’ e gruesë, sikurse edhe Krishti ashtë kryet’ e kishësë, edhe ai ashtë shëlbuesi i korpit. Por sikurse kisha i përungjetë Krishtit, kështu edhe gratë le t’u përungjenë burravet vet mbë qish do punë. Ju burratë, doni gratë tueja, sikurse edhe Krishti deshi kishënë, edhe dha vetëvetëhenë për ate, për me e shenjtënuem e për me u qiruem me të lamit’ e ujit me anë të fjalësë, qi ta nxierri përpara vetëvetëhesë kishë të lavdueshime, pa pasunë palavi, a rrudhë, a ndonji këso farë gjaje, por qi te jetë shenjte e faqe-bardhë. Kështu kanë detyrë burratë me dashunë grat’ e veta, porsi korpin’ e vet; ai qi do gruen’ e vet, do vetëvetëhenë. Sepse askushi ndonjiherë s’e muer mëni mishin’ e vet, por e ushqen edhe e ngrof, sikurse edhe Zoti kishënë. Sepse jemi anët’ e korpit ati, prei mishit ati, edhe prei eshtënavet ati. “Përandai nieriu ka me lanë t’atin’ edhe t’amënë, edhe ka me u ngjitunë mbas gruesë vet, edhe të dy kanë me qenunë nji mish”. Kyi myster asht’ i madh, por unë thom këte për Krishtin’ edhe për kishënë. Por edhe gjithë-se-cilli prei jush kështu le ta detë gruen’ e vet, edhe grueja le ta ketë frikë burrinë. Ju dielmtë, u ndëgjoni përintvet tuei mbë Zotinë, sepse këjo asht’ e udhësë. “Ndero tët’ at’ e tët’ amë”, i cilli asht’ urdhëni i parë me të zotueme, “qi të bahetë mirë tyi, edhe të jeshë jetë-gjatë mbi dhet.” Edhe ju atënitë, mos i bani dielmtë me u zemëruem, por i rritni me mësim e me këshillë të Zotit. Ju shërbëtorëtë, u ndëgjoni zotënivet tuei mbas mishit me frikë e me drithtim, e me zemrënë të mitunënë tuei, porsi mbë Krishtinë; jo të punoni për faqe, si asish qi pëlqehenë mbë nierëzit, por si shërbëtorët e Krishtit, tue bamë dashunimin’ e Perëndisë me gjithë shpirt; tue punuem me zemërë të mirë mbë Zotinë, e jo mbë nierëzit; tue ditunë se ate të mirë qi të bajë gjithë-se-cilli, këte ka për me e marrë prei Zotit, a shërbëtur ndë qoftë, a i lirë. Edhe ju zotënitë por ashtu bani tek ata, e sdripnia të shtimit’ e frikësë, tue ditunë se edhe ju vetë keni Zot ndë qijet, edhe për-an’ ati s’ashtë të mbaitunë kraha. Pra, o vëllazënit’ e mi, forcohi mbë Zotinë, edhe mbë pushtetin’ e fuqis’ ati. Vishni gjith’ armët’ e Perëndisë, për me muftunë me u qindruem kundrë mieshtrivet diallit, sepse lufta juei s’ashtë kundrë gjaku e mishi, por kundrë urdhënavet, kundrë pushtetevet, kundrë urdhënarëvet botësë t’errësinësë kësai jete, kundrë shpirtënavet këqi ndë vendet të qijevet. Përandai merrni me vetëhe gjith’ armët’ e Perëndisë, për me muftunë me qindruem kundrë ndë ditët të keqe; edhe si të keni bamë gati të gjitha, të qindroni mbë kambë. Qindroni mbë kambë pra ngjeshunë miedizinë tuei me të vërtetënë, edhe veshunë thuraken’ e dreitënisë, edhe mbathunë kambëtë të jeni gati për ungjillin’ e paqtimit; edhe përmbi të gjitha merrni me vetëhe mburonjën’ e besësë, qi me ate do të mundeni me shuem gjithë shëgjetat’ e ndezuna të së keqit; edhe merrni përkrenaren’ e shpëtimit, edhe thikën’ e Shpirtit qi ashtë fjala e Perëndisë, tue u falunë me shpirt mbë qish do kohë me qish do farë të faluni e të lutuni, edhe gjithë-nji kështu të rrini squtë me qish do farë durimi e të lutuni për gjithë shenjtënit; edhe për mue për me m’u dhanë fjalë të çel gojënë t’eme, qi të baj me u ngjofunë për faqe pshefësinë e ungjillit, qi për ate unë jam laimës ndë vargje hekurash, qi të dal përpara, e të flas sikurse duhetë. Por qi të dini edhe ju të miatë, qish baj, të gjitha ka me ua diftuem juve Tyhiku, i dashuni vëlla, edhe shërbëtori besëtar mbë Zotinë, të cillin’ e dërgova te ju për këte punë, qi të merrni vesht për punët t’ona, edhe të u ngushullojë zemëratë tueja. Paqtim qoftë mbë vëllazënit edhe dashuni bashkë me besë prei Perëndisë Atit, edhe prei Zotit Iesu Krisht. Hir qoftë bashkë me gjith’ ata qi duenë Zotinë t’anë Iesu Krishtinë me paprishëje. Amen. (Letëra) mbë Efesianët u shkrue prei Romet, (edhe u dërgue) me anë të Tyhikut. Pauli edhe Timotheu, shërbëtorët’ e Iesu Krishtit, mbë gjithë shenjtënit mbë Iesu Krishtinë qi janë ndë Filippe bashkë me episkopët e me xhakonat: qoftë mbë ju hir edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht. I falem ndersë Perëndisë t’em gjithë sa herë u kuitoj juve, përherë edhe mbë gjithë lutëjenë t’eme lutem me gëzim për gjithë ju, për piesënë tuei qi keni mbë ungjillinë, çë prei së parësë ditë, deri tashti, sepse m’u ka mbushunë mendia për këte, se ai qi filloi mbë ju me bamë punë të mirë, ka me e mbaruem, deri mbë ditë të Iesu Krishtit. Sikurse ashtë me udhë tek unë të kem ndër mend këte për gjithë ju, sepse u kam ndë zemërë t’eme, edhe ju të gjithë jeni edhe ndë të lidhunat e mia, edhe ndë të dhanënë fjalë, edhe ndë të vërtetuemen’ e ungjillit, piesëtarë shokët’ e mi ndë hirt, sepse deshmitari em ashtë Perëndia, se fort mall kam për gjithë ju ndë zemërë të Iesu Krishtit; edhe për këte falem për me tepruem dashunia juei edhe ma shumë e ma shumë ndë të ngjofun’ e ndë qish do të ndime, qi të shqyeni ju ato qi dajnë njiana prei tietëret, edhe të jeni zemër-këthiellët’ e të pa-rrëshqitunë deri ndë ditë të Krishtit, plot me pemë dreitënie qi janë me anë të Iesu Krishtit, për laft e për nderë të Perëndisë. Edhe due ta dini, o vëllazën, se sa punë gjaitnë tek unë, sa shumë shkuenë mbarë për ungjillinë, kaqi sa duelnë për faqe të lidhunat’ e mia për Krishtinë mbë gjithë pretorin’ e mbë gjithë të tierët; edhe ma të shumët’ e vëllazënavet mbë Zotinë tue shpëryem mbë të lidhunat e mia, ma tepërë kucojnë me folunë fjalënë pa frikë. Disa prei zmirit e prei qartësë, edhe disa prei dashunisë predikojnë Krishtinë. Ata pra predikojnë Krishtinë prei zmirit, jo me zemërë të këthiellëtë, sepse kuitojnë se bijen’ acërim mbë të lidhunat e mia, e këta prei dashunisë, sepse e dinë se gjindem për me dhanë fjalë për ungjillinë. Por qish ashtë? Veçe me qish do mëndyrë, a me shkak, a me të vërtetë, Krishti predikohetë; edhe për këte gëzohem, por edhe kam për me u gëzuem. Sepse e dij, se këjo ka për me më dalunë për shpëtim me anë të lutëjesë tuei, edhe me anë të ndifmësë Shpirtit Iesu Krishtit, mbas së pritëmesë pa durim, edhe mbas shpëresësë s’eme, se s’kam për me u turpënuem as për ndonji gja, por ndër sy të gjithëve, sikurse përherë, edhe tashti ka me u madhënuem Krishti ndë korpt t’em, a prei së rruemesë, a prei vdekësë. Sepse e rruemëja tek un’ ashtë Krishti, edhe vdeka fitim. Por ndë rrofsha ndë korp, këjo ban pemë pune tek unë, edhe qish me sgjedhunë, nukë dij, sepse shtrëngohem prei së dyjash, dëshërimin’ e kam me ikunë, edhe me qenunë bashkë me Krishtinë, sepse ashtë shumë ma mirë, por qi të mbes ndë misht, ashtë ma e nevojëshime për ju. Edhe këte e dij tue shpëryem, se kam me mbetun’ e kam me qindruem bashkë me gjithë ju, për mbarësinë tuei edhe për gëzimin’ e besësë, qi të tepërojë prei mejet të mbushunitë tuei mbë Iesu Krishtinë, prei së ardhëmesë s’eme për-së-ri te ju. Veçe të biheni sikurse vëjen për ungjillin’ e Krishtit, qi të ndëgjoj për ju, a kur të vij e t’u shof juve, a për së largut kur s’jam, se qindroni me nji frymë, tue luftuem me nji shpirt për besën’ e ungjillit; edhe të mos tremi as për ndonji punë prei atyneve qi rrinë kundrë, qi ajo difton të hupunit’ e atyneve për ata, e për ju shpëtim, edhe këjo prei Perëndisë, sepse mbë ju ashtë falunë këjo për Krishtinë, jo vetëmë qi t’i besoni ati, por edhe të pësoni për ate, tue pasunë ate luftënë qi patë mbë mue, edhe qi ndëgjoni tashti se ashtë mbë mue. Ndë qoftë pra ndonji ngushullim mbë Krishtinë, ndë qoftë ndonji fjalë e butë dashunie, ndë qoftë ndonji shoqëni shpirti, ndë qofshinë zemëra të dhimtshime e mallngjime, më mbushni me gëzim, qi të jeni me nji mend, tue qenunë me nji dashuni, bashkë me nji shpirt, me nji mend; mos punoni gja me zmir, a me mendie të kotë, por me mendie të ulëtë, tue kuituem njiani tietërinë se ashtë ma i naltë se vetëvetëhenë; le të mos vejë ore gjithë-se-cilli prei jush për të vetat, por edhe për të tierët gjithë-se-cilli. Edhe le të jetë ndër ju ajo mendia qi ishte edhe mbë Iesu Krishtinë, i cilli tue qenunë ndë formë të Perëndisë, nukë kucoi rrëmbim për me qenunë si nji-nji me Perëndinë, por shprazi vetëvetëhenë, e muer formë shërbëtori, e u ba porsi nierëzit ndë shëmbëllim: edhe u gjind porsi nieri ndë fityrë, uli vetëvetëhenë, e u ba i ndëgjueshim deri mbë vdekë, edhe me vdekë kryqi. Përandai edhe Perëndia e naltoi tepërë, edhe i fali emënë, qi ashtë përmbi gjith’ emënë, qi të uletë mb’emënë të Iesu Krishtit qish do gjunjë atyneve qi janë mbë qiell e ndë dhet, e ndënë dhet, edhe qish do gjuhë të rrëfejë se Iesu Krishti ashtë Zot, ndë laft të Perëndisë Atit. Përandai, o të dashunit’ e mi, sikurse keni ndëgjuem përherë, jo vetëmë porsi kur jeni ndër sy të mi, por tashti shumë ma fort qi nukë jam ndër sy, punoni për shpëtimin’ e vetiut me frikë e me drithtim, sepse Perëndia asht’ ai qi vepëron mbë ju edhe të dashunit’ edhe të vepëruemitë, mbas pëlqimit vet. Punoni të gjitha pa murmurim e pa mendime të doba, qi të dilni faqe-bardhë e të qiruem, dielmt’ e Perëndisë pa palavi ndë miedis këti kombi dredharak e të shtrembëtë; ndërmiet atyneve ndritni porsi dritatë te bota, tue mbaitunë fjalën’ e jetësë, për të mburrunitë t’em ndë ditë të Krishtit, sepse nuk’ eca kot, as nuk’ u mundueshë kot. Por ndonëse bije vetëhenë t’eme për të stërpikunë ndë kurban e ndë shërbesë të besësë tuei, gëzohem e gazmohem bashkë me gjithë ju, kështu edhe ju gëzohi e gazmohi bashkë me mue. Edhe shpërej mbë Zotinë Iesu me u dërguem juve për së shpeiti Timothenë, qi të më gëzohetë shpirti, kur të marr vesht për punët tueja. Sepse s’kam ndonji kështu me nji shpirt, qi të ketë kujdes me zemërë të këthiellëtë për punët tueja, sepse të gjithë kërkojnë për punët e veta, e jo për të Iesu Krishtit. Edhe e dini provimin’ e ati, se punoi bashkë me mue mbë ungjillt, porsi diali me t’atinë. Shpërej pra me dërguem juve këte përnjiherë, porsa të shof se si venë punët’ e mia. Edhe kam shpëresë mbë Zotinë, se edhe unë vetë kam me ardhunë shpeit. Por u kuitueshë se ashtë nevojë për me u dërguem juve Epafroditinë vëllan’ edhe punëtorin’ edhe ushtëtorinë shoqinë t’em, e apostullinë tuei, edhe shërbëtorin e nevojëse s’eme, sepse kishte mall për të gjithë ju, edhe i vinte keq, sepse ndëgjuetë se ishte sëmunë. Edhe për të vërtetë qe sëmunë afër për vdekë, por Perëndia e përdëlleu, edhe jo vetëm’ ate, por edhe mue, qi të mos kem idhënim përmbi idhënim. Përandai u dërgova juve ate me nxitim, qi të gëzohi kur ta shifni për-së-ri, edhe unë të kem ma pak idhënim. Pritnia pra mbë Zotinë me gjithë gëzim, edhe të tillë nierës t’i keni për nderë, sepse për punën’ e Krishtit u afrue deri mbë vdekë, edhe s’pat kujdes për jetën’ e vet, për me mbushunë qish u mengon juve prei punësë qi pata për me bam’ unë. Përandai, o vëllazënit’ e mi, gëzohi mbë Zotinë, për me u shkruem juve por ato fjalë, sa për mue, nukë randohem, por për ju ashtë mirë. Ruhi prei qenvet, ruhi prei punëtorëvet këqi, ruhi prei rreth-presëjesë, sepse na jemi rreth-presëja qi lusimë Perëndinë me shpirt edhe qi mburremi mbë Iesu Krishtinë, edhe s’kemi shpëresë mbë misht, ndonëse edhe unë mundem me pasunë shpëresë mbë misht. Ndë qoftë se kuiton ndonji tietër këte shpëresë mbë misht, unë duhetë me pasunë ma shumë: rreth-premë tetë ditsh, prei kombit Israelit, prei farësë Beniaminit, Hebre prei Hebresh, prei ligjësë Farise, prei përvëlimit zemërësë ndiekësi i kishësë, prei dreitënisë qi ashtë prei ligjësë qeshë faqe-bardhë. Por ato qi ishinë tek unë për dobi, këto i kuitova për dam për Krishtinë; edhe për të vërtetë të gjitha i kuitoj se janë për dam për kapërcimin’ e së ngjofëmesë Iesu Krishtit Zotit t’em; për ate të gjitha i damova, edhe i kujtoj se janë plehë, qi të fitoj Krishtinë, edhe të gjindem tek ai, pa mos pasunë dreitëninë t’eme qi ashtë prei ligjësë, por ate qi ashtë prei anësë besësë Krishtit, dreitëninë qi ashtë prei Perëndisë përmbi besët; qi të ngjof ate, edhe fuqin’ e së ngjallëmes’ ati, edhe shoqënin’ e pësimevet ati ardhunë mbë nji formë me vdekën’ e ati, druese do të ndief me ia mbërrimë të ngjallëmesë prei së vdekunish. Jo se unë tashti mora bravurinë, a se jam bam’ i kullutë, por ecij mbrapa mos e marr, sepse për ate jam kapunë prei Iesu Krishtit. O vëllazën, unë s’kuitoj për vetëhenë t’eme se e kam marrë, por nji punë punoj, harroj të mbrapënatë, edhe shtrihem me zan’ ato qi kam përpara, ecij mbas shenjit përmbi bravurin’ e së thërritëmesë naltë prei Perëndisë mbë Iesu Krishtinë. Sa jemi të kullutë pra, le të kemi ndër mend këte, edhe ndë paçi ndër mend tietërazi, edhe këte ka për me ua sbuluem juve Perëndia. Por mb’ate qi e mbërrim, le t’ecimë mbas asai udhe, le të kemi ndër mend por ate. O vëllazën, bani si baj unë, edhe vini ore ata qi ecinë kështu, sikurse keni shëmbëllëtyrë vetëhenë tuei. Sepse shumë ecinë, për të cillët, u thoshiem juve shumë herë, edhe tashti thom tue qjamë, se janë anëmiqt’ e kryqit Krishtit; atyneve e mbrapëna ashtë të hupunitë, atyneve perëndi ashtë barku, edhe lafti atyneve ashtë ndë turpëni t’atyneve, të cillëtë kanë ndër mend punët’ e dheut. Por qyteti ynë ashtë ndë qijet, prei andej presim’ edhe shëlbuesinë Zotinë Iesu Krisht, i cilli ka për me ndërruem korpin’ e së përungjëmesë t’onë, qi të bahetë nji formë me korpin’ e laftit ati, mbas së vepëruemesë qi ai mundei edhe t’i vejë ndënë vetëvetëhet të gjitha. Përandai, o vëllazënit’ e mi të dashunit’ edhe të përmallshimitë, gëzimi edhe kunora eme, kështu të qindroni mbë Zotinë, o të dashunë. I lutem Euodisë, i lutem edhe Syntyhut, kështu të keni ndër mend mbë Zotinë; edhe të lutem edhe tyi, o shok i thieshtë, u ndimo atyneve, të cillat’ u munduenë bashkë me mue ndë ungjillt, edhe bashkë me Klementin’ edhe me të tierët punëtorëtë shokët’ e mi, të cillëvet emënatë janë ndë libër të jetësë. Gëzohi mbë Zotinë përherë, për-së-ri kam me thanë gëzohi. Butësina juei le të ngjifetë prei gjithë nierëzish: Zoti ashtë ngjat. Mos kini kujdes për gja, por kurdo le të ngjifenë kërkimetë tueja te Perëndia me të falunë ndersë prei së falëmes’ e prei së lutëmesë; edhe paqtimi i Perëndisë qi kapërcen qish do mendie, ka me rueitunë zemëratë tueja, edhe mendimetë tuei me anë të Iesu Krishtit. Përandai, o vëllazën, sa janë të vërteta, sa janë të hieshime, sa janë të dreita, sa janë të qiruta, sa janë të dashuna, sa janë me za të mirë, ndë qoftë ndonji pun’ e mirë, edhe ndë qoftë ndonji lavdim, këto mendoni. Edhe gjith’ ato qi xutë, edhe muertë vesht, edhe ndëgjuetë, edhe patë tek unë, këto punoni; edhe Perëndia i paqtimit ka me qenunë bashkë me ju. Edhe u gëzueshë me të madhet mbë Zotinë, se tashti për mbaskëndai e diftuetë lulëzuem kujdesinë qi keni për mue; edhe për ate kishitë për me pasunë kujdes, por s’patët kohë. Jo se thom këte prei së mangunit, sepse unë kam xanë me bamë kanatë mb’ato qi kam. Dij të përungjem, dij edhe të tepërohem; gjithë-ku-do a mbë të gjitha jam mësuem edhe të ngihem edhe të kem uni, edhe të më tepërojn’ edhe të më mengojnë. Të gjitha mundem me i bamë me anë të Krishtit qi më ep fuqi. Por batë mirë qi muertë piesë bashkë me mue ndë shtrëngim t’em. Edhe ju e dini, o Filippianë, se kur u zu fillë ungjilli, kur dola prei Makedonisë, as ndonji kishë nukë muer piesë me mue për të marrë e për të dhanë, veç ju vetëmë, sepse edhe ndë Thessalonikë nji herë edhe dy herë më dërguetë për nevojënë t’eme. Jo se kërkoj të dhanëtë, por kërkoj pemënë qi ashtë shumuem për llogari tuei. Por i ka të gjitha, edhe më tepërojnë; jam mbushunë, sepse prita prei Epafroditit ato qi më kishitë dërguem ju, erë të mirë, kurban të pritunë, të pëlqyeshim te Perëndia. Edhe Perëndia em ka për me mbushunë gjithë nevojënë tuei mbas pasëjesë vet ndë laft me anë të Iesu Krishtit. Edhe mbë Perëndinë edhe Atinë t’anë qoftë lafti ndë jetët të jetëvet. Amen. Falni me shëndet qish do shenjti mbë Iesu Krishtinë. U falenë juve me shëndet vëllazënitë qi janë bashkë me mue. U falenë juve me shëndet gjithë shenjtënitë, por shumë ma fort ata qi janë prei shtëpisë Kaisarit. Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me gjithë ju. Amen. (Letëra) mbë Filippianët u shkrue prei Romet, (edhe u dërgue) me anë të Epofroditit. Pauli apostulli i Iesu Krishtit prei dashunimit Perëndisë, edhe Timotheu vëllai: mbë shenjtënit edhe mbë vëllazënit besëtarë mbë Krishtinë qi janë ndë Kolosse, hir edhe paqtim qoftë mbë ju prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht. I falemi ndersë Perëndisë edhe të Atit Zotit t’ynë Iesu Krishtit, tue u falunë përherë për ju, kur ndëgjuem për besënë tuei qi keni mbë Iesu Krishtinë, edhe për dashuninë qi keni mbë gjithë shenjtënit, për shpëresënë qi ruhetë për ju ndë qijet, të cillën’ e keni ndëgjuem përpara ndë fjalët të vërtetënisë ungjillit, qi erdhi mbë ju, sikurse edhe mbë gjithë botënë, edhe ban pemë, sikurse edhe mbë ju, çë mb’ate ditë qi ndëgjuet’ edhe ngjoftë hirin’ e Perëndisë me vërtetëni, edhe sikurse e muertë vesht prei Epafrait të dashunit shërbëtorit shoqit t’ynë, i cilli ashtë për ju besëtar shërbëtor’ i Krishtit, edhe ai na diftoi dashuninë tuei ndë Shpirt. Përandai edhe na çë mb’ate ditë qi ndëgjuem, nukë pushoimë tue u falunë për ju, edhe tue lypunë qi të mbusheni prei së ngjofëmesë dashunimit ati me qish do dituni, e me urti shpirtënie, qi të ecëni sikurse vëjen për Zotinë mbë qish do pëlqim, tue bamë pemë ndë qish do farë pune të mirë, edhe tue u rritunë mbë të ngjofunit të Perëndisë; tue marrë fuqi me qish do farë fuqie mbas pushtetit laftit ati, mbë qish do durim e zemërë të gjanë bashkë me gëzim; tue iu falunë ndersë Atit qi na bani të zotënitë ndë piesë të shortësë shenjtënavet ndë dritë, i cilli na shpëtoi prei pushtetit errësinësë, edhe na pruni ndë mbëretënit të Birit dashunisë vet, mb’ate kemi shpërbliminë me anë të gjakut ati, ndëjesën’ e fajevet, i cilli ashtë shëmbëllëtyr’ e të padukunit Perëndi’, para-lem’ i gjithë krijesësë, sepse prei ati janë krijuem të gjitha, sa janë mbi qijet, edhe sa janë mbi dhet, sa duken’ edhe sa s’dukenë, a shqembe, a zotëni, a urdhëna, a pushtete, të gjitha janë krijuem me anë t’ati edhe për ate. Edhe ai ashtë para të gjithëve, edhe të gjitha qindrojnë mb’ate. Edhe ai ashtë kryet’ e korpit kishësë, ai asht’ e filluemeja, para-lemë prei së vdekunish, qi të bahet’ ai i parë mbë të gjitha. Sepse mb’ate pëlqen Ati qi të rrijë qish do të mbushunë, edhe me anë t’ati të paqtohenë të gjitha mbë vetëhet t’ati, sepse bani paqtim me anë të gjakut kryqit ati, me anë t’ati, sa janë mbi dhet, a sa janë ndë qijet. Edhe ju qi ishitë njiherë të huej edhe anëmiq prei mendiesë me punët e këqia, por tashti u paqtoi juve me korpin’ e mishit ati me anë të vdekësë, qi t’u nxierri juve përpara ati shenjtëna e faqe-bardhë e të pazanë me fjalë; ndë qofshi ndë besët themeluem e ngulunë, e të mos lueni vendit prei shpëresës’ ungjillit qi ndëgjuetë, edhe qi u predikue mbë gjithë krijesënë qi ashtë ndënë qiell, të cillit ungjill u bashë shërbëtuer unë Pauli. Tashti gëzohem ndë pësimet e mia për ju, edhe mbush të mangunat’ e shtrëngimevet Krishtit ndë mish t’em për korpin’ e ati, qi ashtë kisha; asai u bash’ unë shërbëtuer mbas kujdesit Perëndisë qi m’u dha për ju, qi të mbush fjalën’ e Perëndisë, mysterinë qi ishte mshefunë prei jetëvet e prei faravet, edhe tashti u diftue mbë shenjtënit e ati; atyneve Perëndia deshi me diftuem, cilla ashtë pasëja e laftit këti mysteri mbë kombet, i cilli ashtë Krishti mbë ju, shpëresa e laftit, qi ate na predikoimë, tue porositunë qish do nieri, e tue mësuem qish do nieri me qish do farë ditunie qi të nxierrimë përpara Iesu Krishtit qish do nieri të kullutë; për këte punë edhe mundohem tue luftuem mbas së vepëruemes’ ati qi vepëron tek unë me fuqi. Sepse due ta dini sa luftë të madhe kam për ju, edhe për ata qi janë ndë Laodiki, edhe për gjithë sa s’kanë pamë faqenë t’eme me mish, qi të ngushullohenë zemërat’ e atyneve, tue u piekunë bashkë ndë dashuni, edhe mbë qish do farë pasëje të mbushëmesë mendiesë, qi të ngjofinë mysterin’ e Perëndisë edhe Atit, edhe të Krishtit, ndë të cillinë janë mshefunë gjithë thesorët’ e ditunisë, edhe të mendiesë. Edhe thom këte, qi të mos u gënjejë juve kushi me fjalë të holla, sepse ndonëse me mish s’jam përpara jush, por me shpirt jam bashkë me ju, tue u gëzuem e tue pamë rregullinë tuei, edhe qindrimin’ e besësë tuei mbë Krishtinë. Sikurse pra e keni marrë Zotinë Iesu Krisht, kështu ecëni mb’ate, tue zanë rranjë e tue u ndërtuem mb’ate, edhe tue u forcuem ndë besët, sikurse u mësuetë tue u tepëruem mb’ate me të falunë ndersë. Këqyrni mos u gënjejë kushi me anë të filosofisë edhe gënjimit kotë, mbas fjalëvet nierëzëvet qi kanë lanë mbas elementavet botësë, e jo mbas Krishtit. Sepse tek ai rri gjithë të mbushunit, e hyinisë korpënisht; edhe jeni mbushunë tek ai, i cilli ashtë kryet’ e qish do urdhëni, e qish do pushteti, mbë të cillin’ edhe jeni rreth-premë me rreth-presëje pa zanë me dorë, sepse keni sveshunë korpin’ e fajëvet mishit me anë të rreth-presëjesë Krishtit. Jeni vorruem bashkë me ate ndë pagëzimt; prei ati edhe jeni ngjallunë me anë të besësë të vepëruemit Perëndisë, i cilli e ngjalli prei së vdekunish. Edhe ju tue qenunë të vdekunë ndë fajet e ndë parreth-presëjen’ e mishit tuei, u bani të gjallë bashkë me ate, mbassi u fali juve gjithë fajetë; edhe mbassi shoi dorë-shkresën’ e porosivet qi ishte kundrë nesh, edhe e hoqi prei miedizit, edhe e mbërtheu ndë kryqt, edhe mbassi sveshi urdhënat’ edhe pushtetetë, i diftoi ndër sy, mbassi triomfoi kundrë atyneve mbi ate. Le të mos u gjukojë pra askushi për të ngranë, a për të pimë, a për punë feste, a për muej të ri, a për të shëtuna, të cillatë janë hieja e punëvet qi kishinë për me ardhunë, por korpi asht’ i Krishtit. Askushi le të mos u mengojë prei bravurit me të shtime urtie, edhe me të lutun’ engjujsh, tue hymë mb’ato punë qi s’ka pamë, tue u fryem kot prei mendiesë mishit vet, edhe nukë mba Kryetë, qi prei ati ruhetë gjithë korpi, edhe ashtë lidhunë me gjymëtyrat e me të lidhunat, rritetë me të rritunit’e Perëndisë. Ndë qoftë pra se vdiqtë bashkë me Krishtinë prei këtyne elementavet botësë, përse, sikur jeni të gjallë ndë botët, kështu rrini ndën’ urdhënimet, (mos prekish, mos ngjënoish, mos rrokish, qi gjith ato prishenë prei së përdorëmesë), sikurse jan’ urdhënimet’ edhe mësimet’ e nierëzëvet? Të cillatë punë dukenë se kanë dituni mbë lutëjenë prei vetiut e mbë mend të ulët’ e mbë të pakursyem të korpit, sepse s’e kanë për ndonji nderë mishinë, por e kuitojnë për tepëricë. Ndë qofshi ngjallunë pra bashkë me Krishtinë, kërkoni të naltatë, atie ku ashtë ndenjunë Krishti ndë të diathtë të Perëndisë. Kini ndër mend ato qi janë nalt, mos ato qi janë mbi dhet. Sepse vdiqtë, edhe jeta juei ashtë mshefunë bashkë me Krishtinë te Perëndia; kur të diftohetë Krishti qi ashtë jeta jonë, atëherë edhe ju bashkë me atë keni me u diftuem ndë laft. Bani pra të vdekuna mishnat’ e korpit tuei qi janë të dheut, kurvëninë, ndynësinënë, pësiminë, dëshërimin’ e keq, edhe lakëmiminë, qi asht’ idhullatri; prei atyneve vien zemërimi i Perëndisë përmbi të bijt e të pabindëmesë, mbë të cillat edhe ju ecëtë njiherë, edhe shkuetë jetë ndër ato. Por tashti hithni të gjitha këto edhe ju, mëninë, zemëriminë, të keqenë, të nemunitë, fjalët’ e ndyta prei gojësë tuei. Mos gënjeni njiani tietërinë, mbassi sveshët nierin’ e vietërë bashkë me punët e ati, edhe veshët të rinë qi përtërihetë mbë të ngjofunë mbas shëmbëllesës’ ati qi e ka ndërtuem, atie ku s’ashtë Grek e Iudë, rreth-presëje e parreth-presëje, barbar, Shqyth, shërbëtuer, i lirë, por të gjitha edhe mbë të gjitha ashtë Krishti. Vishni pra, si të sgjedhunit’ e Perëndisë qi jeni, shenjtëna edhe të dashunë, zemër-përdëllimesh, mirëninë, mendien’ e ulëtë, butësinënë, zemërën’ e gjanë; tue duruem njiani tietërinë, edhe tue ia falunë njiani tietërit, ndë pastë kushi të qjahetë kundrë ndonjianit, sikurse edhe Krishti ua fali, kështu edhe ju. Edhe përmbi gjithë këto vishni dashuninë, e cilla ashtë lidhëja e të kulluemit. Edhe paqtimi i Perëndisë le të mbëretënojë ndër zemërat tueja, mbë të cillin’ edhe jeni thirrunë mbë nji korp, edhe bahi asish qi e dini për nderë. Fjala e Krishtit le të rrijë mbë ju me pasëje, me qish do farë ditunie: tue mësuem e tue porositunë njiani tietërinë me psallmë e me hymën e me kankë shpirtënishte, tue kënduem me hir ndë zemërat tueja mbë Zotinë; edhe qish do qi të bani me fjalë e me punë, të gjitha t’i bani mb’emënë të Zotit Iesu, tue i falunë ndersë Perëndisë edhe Atit me anë t’ati. Ju gratë, ulni kryetë burravet tuei, sikurse duhetë mbë Zotinë. Ju burratë, doni gratë tueja, edhe mos ini të idhëtë tek ato. Ju dielmtë, ndëgjoniu përintvet tuei mbë të gjitha, sepse këjo asht’ e pëlqyeshime te Zoti. Ju atënitë, mos i nxeni dielmtë tuei, qi të mos u prishetë zemëra. Ju shërbëtorëtë, ndëgjoniu zotënavet e mishit tuei mbë të gjitha, mos punoni për faqe porsi ata qi duenë me u pëlqyem te nierëzit, por me zemërë të thieshtë, tue pasunë frikë Perëndinë. Edhe gjithë qish të bani, punoni me gjithë shpirt, porsi Zotit, e jo porsi nierëzëvet, tue ditunë se keni me e marrë pagën’ e trashëgimit prei Zotit, sepse i punoni Zotit Krisht. Por ai qi punon shtrembëtë ka me marrë pagën’ e shtrembënisë, sepse s’ka të mbaitunë kraha. Ju zotënitë, epniu shërbëtorëvet pagëtyrën’ edhe të dreitënë, tue ditunë se edhe ju keni Zot ndë qijet. Qindroni mbë të falunit, edhe rrini squtë mb’ate me të falunë ndersë, tue u falunë përherë edhe për ne, qi të na çeli derën’ e fjalësë Perëndia, qi të flasimë mpshefësinën’ e Krishtit, për të cillën’ unë jam i lidhunë, qi ta diftoj, sikurse më duhetë me folunë. Ecëni me dituni ndër të përjashtëmit, tue shpërblemë kohënë. Fjala juei le të jetë përherë me hir, bulmuem me krypë, qi të dini si duhetë me iu përgjegjunë gjithë-se-cillit. Gjithë punët’ e mia ka me ua diftuem juve Tyhiku i dashuni vëlla, edhe besatari punëtuer, edhe shërbëtori shoqi em mbë Zotinë, të cillin’ e dërgova te ju për këte punë, qi të marri vesht punëtë tueja, edhe të ngushullojë zemëratë tueja, bashkë me Onesiminë besëtarin’ edhe të dashuninë vëlla, qi ashtë prei jush; ata kanë me u diftuem juve për gjithë punët qi bahenë këtu. U faletë juve me shëndet Aristarhu robi shoqi em, edhe Marku i nipi Barnabësë (qi muertë porosia prei ati; ndë arthtë te ju, pritnia), edhe Iesui qi thohetë Iust, të cillëtë janë prei rreth-prerëjesë; këta vetëmë janë punëtorëtë shoqët’ e mi ndë mbëretënit të Perëndisë, të cillëtë m’u banë ngushullim. U faletë juve me shëndet Epafrai qi ashtë prei jush, shërbëtori i Krishtit, i cilli mundohetë gjithënji për ju ndë të faluna, qi të qindroni të kullutë, edhe të mbushunë mbë qish do dashunim të Perëndisë. Sepse unë deshmoj për atë, se i përvëlohetë zemëra shumë për ju, edhe për ata qi janë ndë Laodiki, edhe për ata qi janë ndë Hierapol, U faletë juve me shëndet Lukë miekësi i dashuni, edhe Dema. U falni me shëndet vëllazënavet qi janë ndë Laodiki, edhe Nymfasë, edhe kishësë qi ashtë ndë shtëpi të vet. Edhe si të këndohetë letëra ndër ju, bani qi të këndohet’ edhe ndë kishë të Laodikeanëvet, qi të këndoni edhe ju letërënë prei Laodikisë. Edhe i thoni Arhippit: Kij kujdes për shërbesënë qi more mbë Zotinë, qi ta mbushish. Të falunitë me shëndet u shkrue me dorënë t’eme të Paulit; kuitoni të lidhunat’ e mia. Hiri qoftë bashkë me ju. Amen. (Letëra) mbë Kolossianët u shkrue prei Romet, (edhe u dërgue) me anë të Tyhikut edhe Onesimit. Pauli edhe Siluani edhe Timotheu mbë kishën’ e Thessalonikanëvet mbë Perëndinë Atinë, edhe mbë Zotinë Iesu Krisht: hir qoftë mbë ju edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht. I falemi ndersë përherë Perëndisë për gjithë ju, edhe u përmendimë juve ndë të falunat t’ona, tue kuituem pa pushim punën’ e besësë tuei, edhe mundimin’ e dashunisë edhe durimin’ e shpëresësë mbë Zotinë t’anë Iesu Krishtinë, përpara Perëndisë edhe Atit t’ynë; tue ditun’, o vëllazën të dashunë prei Perëndisë, të sgjedhunitë tuei, sepse ungjilli ynë nuk u ba te ju me fjalë vetëmë, por edhe me fuqi, edhe me Shpirtinë Shenjt, edhe me shumë të mbushëme mendienë, sikurse e dini qish farë qem ndërmiet jush për ju. Edhe ju batë sikurse bam na edhe Zoti, sepse pritët fjalënë ndër shumë shtrëngim, me gëzimin’ e Shpirtit Shenjt, kaqi sa u batë shëmbëllëtyrë mbë gjith’ ata qi besuenë ndë Maqedoni e ndë Ahai. Sepse prei jush nuk’ u përhap fjala e Zotit vetëmë ndë Maqedoni e ndë Ahai, por edhe mbë qish do vend e mbërrini zani i besësë tuei te Perëndia, kaqi sa s’kemi nevojë të flasimë gja, sepse ata diftojnë për ne qish farë të hymi gjetëm te ju, edhe si u këthyetë te Perëndia prei idhujsh, qi t’i shërbeni Perëndisë gjallë edhe të vërtetit, edhe të pritni Birin’ e ati prei qijevet, qi e ngjalli prei së vdekunish, Iesunë, qi na shpëtoi prei zemërimit qi vien. Sepse vetë ju e dini, o vëllazën, të hymitë t’anë te ju, se nuk’ u ba kot, por si hoqëm keq përpara edhe u sham, sikurse e dini, ndë Filippe, muerëm zemërë te Perëndia unë me folunë te ju ungjillin’ e Perëndisë me shumë të përpiekunë. Sepse mësimi ynë nukë qe prei gënjeshtrësë, as prei ndynësinësë, as prei gënjimit, por sikurse u provuem prei Perëndisë qi t’i zamë besë ungjillit, kështu flasimë, jo sikur t’u pëlqeimë nierëzëvet, por Perëndisë qi provon zemëratë t’ona. Sepse as fjalë me laika nukë folëm ndonjiherë, sikurse e dini, as shtim shkak lakëmimi, Perëndia ashtë deshmitar; as kërkuem laft prei nierëzish, as prei jush, as prei të tierësh, ndonëse mundeshim të baheshim barrë, si apostujt’ e Krishtit, por qem të butë ndërmiet jush, porsi mëndesa qi ngrof ndë gji dielmt e vet; kështu dëshëroheshim për ju, e na kishte anda me u dhanë juve jo vetëm’ ungjillin’ e Perëndisë, por edhe shpirtënatë t’anë, sepse qetë të dashunë te na. Sepse e mbani mend, o vëllazën, mundiminë t’anë, edhe fëdigënë, sepse dit’ e natë tue punuem, qi të mos i vem barrë ndonjianit prei jush, predikuem ungjillin’ e Perëndisë te ju. Ju jeni deshmitarë edhe Perëndia, sa me dreitëni e me udhë e me pa palavi jemi prumë mbë ju qi besoni; sikurse e dini, se gjithë-se-cillinë prei jush e porositshim edhe e ngushulloishim, porsi ati dielmt’ e vet, edhe epshim deshmi, sikurse vëjen te Perëndia, qi u thirri juve ndë mbëretënit të vet edhe ndë laft. Përandai edhe na i falemi ndersë Perëndisë pa pushim, se mbassi muertë fjalën’ e Perëndisë qi ndëgjuetë prei nesh, e pritët jo si fjalë nierëzish, por (sikurse ashtë me të vërtetë) fjalë Perëndie, e cilla fjalë vepërohetë ndër ju qi besoni. Sepse ju, o vëllazën, batë sikurse banë kishat’ e Perëndisë qi janë ndë Iude mbë Iesu Krishtinë, sepse edhe ju pësuetë, por ato punë prei atyneve qi janë prei nji kombi me ju, sikurse edhe ata prei Iudejvet, të cillëtë vran’ edhe Zotinë Iesu, edhe profetënit’ e vet, edhe neve na përzunë, edhe Perëndisë s’i pelqejnë, edhe janë kundra gjithë nierëzëvet, të cillëtë na ndalinë me folunë te kombet qi të shpëtohenë, për me mbushunë fajet’ e veta përherë; edhe së mbrapëni e mbërrini zemërimi mbi ata. Por na, o vëllazën, sepse u vorfënuem prei jush për pak kohë, me faqe, jo me zemërë, nxituem ma tepërë me shumë dëshërim me pamë faqenë tuei. Përandai deshëm me ardhunë te ju (ma fort unë Pauli) edhe nji herë edhe dy herë, por na ndali Satanai. Sepse cilla ashtë shpëresa jonë, a gëzimi, a kunora e të mburrunit? Apor nukë jeni ju përpara Zotit t’ynë Iesu Krishtit mbë të ardhëmen’ e ati? Sepse ju jeni lafti ynë edhe gëzimi. Përandai nukë muftëm me duruem ma, por na pëlqeu të mbesimë vetëmë ndë Athinë, edhe dërguem Timothenë vëllanë t’anë, edhe shërbëtorin’ e Perëndisë, edhe shokunë t’anë ndë punë t’ungjillit Krishtit, për me u forcuem juve, e për me u ngushulluem juve për besënë tuei, qi të mos tundet’ askushi ndër këto shtrëngime, sepse ju e dini se na jemi vumë për këte. Sepse, kur ishim për-anë jush, u thoshim juve çë përpara, se kemi për me hiekunë shtrëngime, edhe sikurse u ba, edhe e dini. Përandai edhe unë, mbassi s’mundeshë me duruem ma, dërgova për me marrë vesht për besënë tuei, druese mos u ngau juve ai qi nget, edhe shkon mundimi ynë kot. Por tashti qi erdhi Timotheu prei jush te na, pruni zanin’ e mirë për besën’ edhe për dashuninë tuei, edhe se na kuitoni për të mirë përherë, edhe keni mallë me na pamë, sikurse edhe na juve, përandai u ngushulluem, o vëllazën, për ju ndër gjithë shtrëngimin’ edhe nevojënë t’onë, prei besësë tuei, sepse tashti rroimë, ndë qindrofshi ju mbë Zotinë. Sepse qish farë të falunë ndersë mundemi me i dhanë Perëndisë për ju, për gjith’ atë gëziminë qi gëzohemi për ju përpara Perëndisë t’onë, nat’ e ditë tue u lutunë tepërë për me pamë faqenë tuei, edhe me mbushunë të mangunat’ e besësë tuei. Tashti ai Perëndia edhe Ati ynë, edhe Zoti ynë Iesu Krishti, dreitoft’ udhënë t’onë te ju. Edhe Zoti shtoft’ e tepëroftë dashuninë tuei ndërmiet jush, edhe mbë të gjithë, sikurse edhe na kemi mbë ju, për me forcuem zemëratë tueja pa palavi ndë shenjtëni, përpara Perëndisë edhe Atit t’ynë, ndë të ardhëmen’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit bashkë me gjithë shenjtënit e ati. Përmbaskëndai, o vëllazën, u lutemi juve edhe u porosisimë për Zotinë Iesu, sikurse i muertë prei nesh se si duhetë me ecun’ edhe me i pëlqyem Perëndisë, kështu të tepëroni ma tepërë. Sepse e dini qish farë porosiash u lam juve prei Zotit Iesu. Sepse kyi ashtë dashunimi i Perëndisë, shenjtënimi juei, të hiqni dorë prei kurvënisë; gjithë-se-cilli të dijë me mbaitun’ anën’ e vet ndë shenjtënim e ndë nderë, jo ndë pësime dëshërimi, porsi ata kombetë qi s’ngjofinë Perëndinë. Të mos kapërcejë kushi e t’i bajë shtrembëtë të vëllait vet mbë këte punë, sepse Zoti ashtë shpagimtar për gjithë këto, edhe sikurse u tham juve çë përpara, edhe e vërtetuem me deshmi. Sepse Perëndia nukë na thirri ndë ndynësinë, por ndë shenjtënim. Përandai ai qi shkel këto, nukë shkel nierinë, por Perëndinë, qi na dha Shpirtin’ e vet të shenjtënueshiminë. Edhe për dashunimin’ e vëllazënisë s’keni nevojë me u shkruem juve, sepse ju jeni të mësuem prei Perëndisë për me dashunë njiani tietërinë, sepse ju e bani këte mbë gjithë vëllazënit qi janë ndë gjithë Maqedonit. Por u lutemi juve, o vëllazën me tepëruem ma tepërë mbë këte, edhe me nxituem të rrini urtë, edhe të bani të tuejatë, edhe të punoni me duert tueja, sikurse u porositëm juve, qi të ecëni ndër të jashtëmit sikurse ka hie, edhe të mos keni nevojë për askend. Edhe nukë due të jeni të paditun’, o vëllazën, për ata qi kanë fjetunë, qi të mos idhënohi, sikurse edhe ata të tierëtë qi s’kanë shpëresë. Sepse ndë besoimë se Iesui vdiq edhe u ngjall, kështu edhe ata qi kanë fjetunë me anë të Iesuit Perëndia ka me i prumë bashkë me ate. Sepse këte ua thomi juve prei fjalësë Zotit, se na të gjallëtë qi kemi mbetunë mbë të ardhëmen’ e Zotit, s’kemi me ua mbërrim’ atyneve qi kanë fjetunë. Sepse Zoti vetë ka me sdripunë prei qielli me urdhënim, me za engjulli të parë, edhe me trumbetë Perëndie, edhe ata të vdekunitë qi vdiqnë mbë Krishtinë kanë me u ngjallunë ma pari, mbasandai na të gjallëtë qi kemi mbetunë, kemi me u rrëmbyem bashkë me ata ndë renat, për me i dalunë përpara Zotit nd’erët, edhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotinë. Përandai ngushulloni njiani tietërinë me këto fjalë. Edhe për mote e për kohëna, o vëllazën, s’keni nevojë me u shkruem juve, sepse ju e dini fort mirë, se dita e Zotit porsi viedhësi natënë, kështu vien. Sepse kur thonë paqtim edhe siguri, atëherë vien përmbi ata befas të hupunitë, porsi të dhimtunat’ e barkut gruesë me barrë, edhe s’do të kenë se ku me ikunë. Por ju, o vëllazën, nukë jeni nd’errësinë, qi t’ua mbërrijë ajo ditë porsi viedhës. Të gjithë ju jeni bij drite e bij dite, nukë jemi të natësë, as t’errësinësë. Le të mos flemë pra sikurse edhe të tierëtë por le të rrimë squtë, edhe le të jemi esullë. Sepse ata qi flenë, natënë flenë, edhe ata qi dehenë, natënë dehenë, por na, mbassi jemi të ditësë, le të jemi esullë, e le të veshimë thuraken’ e besës, e të dashunisë, edhe për përkrenare shpëresën’ e shpëtimit. Sepse Perëndia nukë na ka urdhënuem për zemërim, por për fitimin’ e shpëtimit me anë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi vdiq për ne, qi të rroimë bashkë me ate, kur të jemi squtë, a kur të kemi fjetunë. Përandai ngushulloni njiani tietërinë, edhe ndërtoni njiani tietërinë, sikurse edhe bani. Edhe u lutemi juve, o vëllazën, t’i dini ata qi mundohenë ndër ju, e rrinë përmbi kryet tuei mbë Zotinë, e u mësojnë juve; edhe i nderoni ata me ma tepërë dashuni për punën’ e atyne. Kini paqtim ndërmiet jush. Edhe u lutemi juve, o vëllazën, mësoni të pahymitë ndë rrieshtë, ngushulloni zemër-vogjëlitë, u ndimoni të sëmunëvet, kini zemërë të gjanë mbë të gjithë. Këqyrni mos i bajë kushi tietërit keq për të keq, por kërkoni përherë me bamë të mirënë njiani tietërit, edhe të gjithëve. Përherë gëzohi. Pa pushim fali. Për qish do gja epni të falunë ndersë, sepse kyi ashtë dashunimi i Perëndisë te ju mbë Iesu Krishtinë. Mos shueni Shpirtinë. Mos hethni poshtë profetënitë. Provoni të gjitha, mbani të mirënë. Hiqni dorë prei qish do farë të keqeje. Edhe vetë Perëndia i paqtimit u shenjtënoftë juve të tanë, edhe u rueit’ e tanë fryma juei, edhe shpirti, edhe mishi pa palavi ndë t’ardhëmen’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Besëtar asht ai qi u thërret juve, edhe ai ka me e bamë. O vëllazën, fali për ne. U falni me shëndet gjithë vëllazënavet me të puthunë të shenjtënueshim. U ve mbë be juve mbë Zotinë me u kënduem letëra mbë gjithë shenjtënit vëllazën. Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me ju. Amen. E para (Letëra) mbë Thessalonikanët u shkrue prei Athine. Pauli edhe Siluani edhe Timotheu mbë kishën’ e Thessalonikanëvet, mbë Perëndin’ Atinë t’anë, edhe mbë Zotinë Iesu Krisht: hir qoftë mbë ju edhe paqtim prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht. Kemi detyrë me iu falunë ndersë përherë Perëndisë për ju, o vëllazën, sikurse vëjen, sepse po shtohetë fort besa juei, edhe po shumohetë dashunia e kuit-do prei gjithë jush mbë njiani tietërinë. Kaqi sa na vetë mburremi për ju ndë kishat të Perëndisë, për duriminë tuei edhe për besënë ndër gjithë të ndiekunat tuaja, e ndër shtrëngimet qi hiqni, qi ajo ashtë diftim i gjyqit dreitë të Perëndisë, për me u bamë ju të zotënit’ e mbëretënisë Perëndisë, qi pësoni për ate. Sepse asht’ e udhësë përpara Perëndisë me u dhanë shtrëngim atyneve qi u shtrëngojnë juve, por juve qi shtrëngohi të prajtunë bashkë me ju, kur të diftohetë Zoti Iesu prei qiellit bashkë me engjujt e fuqisë vet, me ziarrm flake, tue ua shpaguem atyneve qi s’ngjofinë Perëndi, edhe atyneve qi nuk’ i ndëgjojn’ ungjillit Zotit t’ynë Iesu Krishtit, të cillëtë kanë me u munduem me të vdierrë të pasosunë prei faqesë Zotit, edhe prei laftit fuqisë ati, kur të vijë të lavdohetë ndër shenjtënit e vet, edhe të mërekullohetë ndër gjith’ ata qi besojnë (sepse ju i zutë besë deshmisë t’onë), nd’ate ditë. Përandai edhe na lutemi përherë për ju, qi t’u bajë Perëndia juei të zotënit’ e së thërritëmesë vet, edhe të mbushi gjithë pëlqimin’ e së mirësë, edhe punën’ e besësë me fuqi, qi të lavdohet’ emëni i Zotit t’ynë Iesu Krishtit ndër ju, edhe ju mb’atë, mbas hirit Perëndisë t’onë, edhe Zotit Iesu Krisht. Tashti u lutemi juve, o vëllazën, për t’ardhunit’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, edhe për të mbëledhunitë t’anë mb’atë, qi të mos tundi ju shpeit prei mendiesë tuei, as të mos trubullohi, as prei shpirtit, as prei fjalësë, as prei letërësë sikurse u shkrue prei nesh, se vallë u afrue dita e Krishtit. Le të mos u gënjejë kushi me ndonji farë mëndyrë, sepse s’ka me ardhun’ ajo ditë pa mos ardhunë ma pari të ngritunitë krye, edhe të sbulohetë nieriu i fajit, i biri së vdierrësë, ai qi rri kundrë edhe ngrihetë përpietë kundrë qish do farë gjaje qi thohetë Perëndi a lutëje, kaqi sa ai të rrijë ndë tempullë të Perëndisë si Perëndi, tue diftuem vetëvetëhenë se ashtë Perëndi. Nukë mbani mend, se kur ishiem por për-anë jush, u thoshiem juve këto? Edhe tashti e dini ate qi e përmba, për me u sbëluem ai ndë kohë të vet. Sepse mysteri i paudhënisë tashti vepërohetë, vetëmë deri sa të dali prei miedizit ai qi përmba tashti, edhe atëherë ka me u sbuluem i paudhi, të cillinë Perëndia ka me e vdierrë me frymën’ e gojësë vet, edhe ka me e prishunë me të pamen’ e t’ardhunit vet, i cilli ka me ardhunë mbas të vepëruemit Satanait me qish do fuqi e me shenje e me mërekulli rrene, edhe me qish do gënjim të shtrembëtë, ndërmiet atyneve qi vdirrenë, sepse nukë pritnë dashunin’ e së vërtetësë qi të shpëtohenë. Edhe përandai Perëndia ka me dërguem mb’ata të vepëruem gënjimi, për me i besuem rrenësë, qi të gjukohenë për të keq gjith’ ata qi nuk’ i besuenë të vërtetësë, por i pëlqyenë të shtrembëtësë. Por na kemi detyrë me iu falunë ndersë Perëndisë përherë për ju, o vëllazën të dashunë prei Zotit, se Perëndia u sgjodhi juve çë përpara herësë për shpëtim, me shenjtënimin’ e Shpirtit, edhe me besën’ e së vërtetësë, qi mb’ate u thirri juve me anë të ungjillit t’ynë, për fitimin’ e laftit Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Përandai pra, o vëllazën, qindroni, edhe mbani ato porositë qi u mësuetë, a prei fjalësë, a prei letërësë t’onë. Edhe Zoti ynë Iesu Krishti vetë, e Perëndia edhe Ati ynë, ai qi na deshi, e na dha ngushullim të pasosun’ edhe shpëresë të mirë me anë të hirit, ngushulloftë zemëratë tueja, edhe u forcoftë juve me qish do fjalë e punë të mirë. Së mbrapëni, o vëllazën, fali për ne, qi të eci fjala e Zotit, edhe të lavdohetë, sikurse edhe te ju, edhe qi të shpëtoimë prei nierëzëvet kotë e të këqi, sepse nukë janë të gjithë besëtarë, por besëtar ashtë Zoti, qi ka me u forcuem juve, e ka me u rueitunë prei së keqit. Edhe kemi shpëresë mbë ju me anë të Zotit, se ato qi u porositëm juve, edhe i bani, edhe keni me i bamë. Edhe Zoti dreitoftë zemëratë tueja ndë dashuni, edhe ndë durim të Krishtit. Edhe u porosisimë juve, o vëllazën, mb’emënë të Zotit t’ynë Iesu Krishtit, të mërgohi prei qish do vëllai qi ecën pa udhë, edhe jo mbas asai porosisë qi muer prei nesh. Sepse ju e dini, se si duhetë me na marrë mbrapa, sepse nuk’ u prum pa udhë ndër ju, as bukë nukë hangrëm dhunëti prei kuit, por me mundim e me fëdigë, tue punuem nat’ e ditë, qi të mos i bahemi barrë ndonjianit prei jush. Jo se s’kemi pushtet, por qi t’apimë vetëhenë t’onë shëmbëllëtyrë për me na marrë mbrapa. Sepse edhe kur ishim te ju, këte u porositëm juve, se ndë mos dashtë kushi me punuem, as le të mos hajë. Sepse ndëgjoimë disa vetë ndër ju tue ecunë pa udhë, edhe nukë punojnë kreit, por sillenë rrotullë me vum’ ore punë të kota. Edhe të tillëtë nierës i porosisim’ e i mësoimë për Zotinë t’anë Iesu Krishtinë, të hanë bukën’ e vet tue punuem me urti. Por ju, o vëllazën, mos lodhi tue bamë mirë. Edhe ndë mos i ndëgjoftë kushi fjalësë t’onë shkruem me anë të kësai letërësë, shënonia ate, edhe mos bashkohi me atë, qi t’i vijë turp, por mos e vini ore ate si anëmik, por mësonia si vëlla. Edhe vetë Zoti i paqtimit u dhashtë juve paqtiminë kurdo me qish do mëndyrë. Zoti qoftë bashkë me ju të gjithë. Të falunitë me shëndet u shkrue me dorënë t’eme të Paulit, qi ashtë shenjë mbë qish do letërë, kështu shkruej. - Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amen. E dyta (letërë) mbë Thessalonikanët u shkrue prei Athine. Pauli apostulli Iesu Krishtit mbas urdhënimit Perëndisë shëlbuesit t’ynë, edhe Zotit Iesu Krisht, shpëresësë t’onë, mbë Timothenë të thieshtinë dialë ndë besët: qoftë hir, përdëllim, paqtim, prei Perëndisë Atit t’ynë. Edhe prei Iesu Krishtit Zotit t’ynë. Sikurse t’u luta, kur veje ndë Maqedoni, të presish ndë Efesë, qi të porosisish disa vetë të mos mësojnë mësime të hueja, as të mos u venë vesh përrallavet e brezavet qi s’kanë të mbaruem, të cillatë bijenë qarta ma tepërë se të ndërtuemit’ e Perëndisë mbë besët. Edhe e mbaruemeja e porosisë ashtë dashuni prei zemërësë këthiellëtë edhe prei ndërgjegjëjesë mirë, edhe prei besësë pa hipokrisi; prei këtyneve disa vetë mbassi duelnë prei udhet, u këthyenë ndë fjalë të kota, tue dashunë me qenunë mieshtra ligje, qi ata s’marrinë vesht as për ato qi thonë, as për ato qi bajnë për të vërteta. Edhe e dimë se ligja asht’ e mirë, ndë qoftë se e përdor ate kushi me ligjë; tue ditunë këte, se ligja nuk’ ashtë vumë për të dreitinë, por për të paligjët’ e për të pabindunit, për ata qi s’nderojnë Perëndinë edhe për fajtorët, për të paudhët e për të ndytët, për ata qi vrasinë t’atin’ e t’amënë, për ata qi vrasinë nierës, për kurvarët, për ata qi gjindenë me mashkuj, për ata qi shesinë nierës, për rrenësit, për ata qi bajnë be rrenë, edhe për qish do tietërë gja qi del kundrë mësimit shëndoshë, mbas ungjillit laftit të lumit Perëndi, qi m’u zu besë. Edhe i falem ndersë Zotit t’ynë Iesu Krishtit qi më dha fuqi, se më gjukoi për besëtar, e më vuni mbë shërbesët, qi unë përpara kam qenunë nemës e ndiekës e shahërak, por u përdëllyeshë, sepse pa ditun’ i bana ndë pabesëni. Edhe hiri i Zotit t’ynë u tepërue tek unë me besë e me dashuni qi ashtë mbë Iesu Krishtinë. Për të zanë besë ashtë fjala, edhe e vëjefshime për të pritunë, se Iesu Krishti erdhi ndë botët me shpëtuem fajtorë, qi prei atyneve jam un’ i pari. Por përandai u përdëllyeshë, qi Iesu Krishti të diftojë përpara te unë gjithë zemërën’ e gjanë, për shëmbëllëtyrë atyneve qi kanë me i besuem ati për jetë të pasosëme. Edhe mbë mbëretin’ e jetëvet, të pavdierrinë, të padukuninë, të vetëminë të ditshiminë Perëndi qoftë nderë edhe laft ndë jetët të jetëvet. Amen. Këte porosi po ta la n’dorë tyi, o dialë Timothe, mbas profeziash qi kanë qenunë përpara për tyi, të luftojsh luftën’ e mirë me ato, tue pasunë besë edhe ndërgjegjëje të mirë, të cillënë disa vetë mbassi e hothnë tej, qitnë mbë cekë lundrënë prei beset; prei këtyneve ashtë Hymenai edhe Aleksandri, të cillët’ i kam dhanë n’dorë të Satanait, qi të mësohenë mos me nemunë. Lutem pra para gjithë punëvet, të bani të lutuna, të faluna, të foluna, të faluna ndersë, për gjithë nierëzit, për mbëretinë, për gjithë sa janë mbë shkallë të naltë, qi të shkojnë jetë të papërzieme e të urtë me qish do farë bese të mirë e të hieshime. Sepse këjo asht’ e mirë edhe e pëlqyeshime përpara Perëndisë shëlbuesit t’ynë. I cilli don të shpëtohenë gjithë nierëzitë, edhe të vinë me ngjofunë mirë të vërtetënë. Sepse nji ashtë Perëndia, nji asht’ edhe laimësi i Perëndisë edhe i nierëzëvet, nieriu Iesu Krishti, qi dha vetëvetëhenë shpërblim për të gjithë, për deshmi ndër kohëna të urdhënueme, për të cillënë deshmi u vush’ unë leçitës edhe apostull (thom të vërtetënë mbë Krishtinë, nukë rrej), mieshtri i kombevet mbë besët e mbë të vërtetët. Due pra të falenë burratë mbë qish do vend, tue ngritunë duer të këthiellëta pa zemërim e pa mendim. Por kështu edhe gratë le të stolisinë vetëvetëhenë me petëka qi u ka hie, me turp e me urti, jo me gërshetëna, a me ar, a me margaritarë, a me petëka qi vëjejënë shumë, por (qish duhetë mb’ato gra qi diftojënë vetëvetëhenë se kanë frikë Perëndinë) me punë të mira. Grueja le të mësohet’ urtësisht me qish do farë të binduni. Edhe gruenë nuk’ e la me mësuem, as me urdhënuem burrinë, por të rrijë urtë. Sepse përpara u krijue Adami, mbasandai Eva, edhe Adami nuk’ u gënjye, por grueja u gënjye, e duel jashtë udhet, por ka me shpëtuem për dielmt qi piell, ndë mbetshinë ndë besë e ndë dashuni e ndë shenjtënim me urti. Për të zanë besë ashtë fjala: ndë i ka anda kuit me u bam’ episkop, dëshëron punë të mirë. Duhetë pra episkopi me qenun’ i pazanë me faj, burr i nji grueje, i esulltë, i mentshim, i hieshim, miku i të huejëvet, i zoti për me mësuem. Jo pianec, jo rrafës, jo të detë fitim të keq, por të jet’ i butë, asi qi s’don të zihetë, asi qi s’lakëmon për argjand; të guvernojë mirë shtëpin’ e vet, të ketë dielm ndën’ urdhënë sikurse i ka hie (sepse, ndë qoftë kushi qi s’di me guvernuem shtëpin’ e vet, si do t’i ketë kujdes kishësë Perëndisë?); të mos jet’ i mësuem rishtazë, qi të mos mbahetë mbë të math, e të bierë ndë dam të diallit. Edhe ai duhetë me pasun’ edhe deshmi të mirë prei të përjashtëmvet, qi të mos bierë ndë turpëni e ndë lak të diallit. Xhakonatë por kështu duhetë të jenë të hieshim, jo me dy faqe ndër fjalë, jo të ven’ ore mbë shumë venë, as mbë fitim te keq; të kenë mysterin’ e besësë ndë ndërgjegjëje të këthiellëtë. Edhe këta le të provohenë ma pari, mbasandai le të bahenë xhakona, ndë qofshinë të patërhiekunë me faj. Gratë por kështu të jenë të hieshime, jo gërgasa, të esullta, besëtare mbë të gjitha. Xhakonatë le të jenë burra të nji grueje qi guvernojënë mirë dielmt’ edhe shtëpiat’ e veta, sepse ata qi bajënë shërbim të mirë, fitojnë shkallë të mirë për vetëvetëhenë, edhe kanë shumë sy e faqe ndë besët qi ashtë mbë Iesu Krishtinë. Këto po ju shkruej, tue shpëryem me ardhunë për së shpeiti te ti, por nd’ u vonofsha, qi të dish si duhetë me u prumë ndë shtëpi të Perëndisë, e cilla ashtë kisha e Perëndisë gjallë, shtylla edhe të mpështetunit’ e të së vërtetësë. Edhe pa ndonji fjalë kundrë i math ashtë mysteri i besësë: Perëndia u diftue ndë mish, duel i dreitë ndë shpirt, u duk ndër engjuj, u predikue ndër kombe, u zu besë ndë botët, hipi ndë qiell me laft. Edhe Shpirti Shenjt thotë fjalë për fjalë, se ndë kohëna të mbasandaishime kanë me ngritunë krye disa vetë prei besësë, e kanë me u mbaitunë vesh frymavet gënjimit, edhe mësimit diajvet, qi flasinë gënjeshtra me hipokrisi, të cillëtë kanë përvëluem ndërgjegjëjen’ e vet; sepse ndalinë me u martuem, e urdhënojënë me hiekunë dorë prei së ngranavet, të cillat’ i ka krijuem Perëndia qi t’i marrinë me të falunë ndersë besëtarët’ edhe ata qi kanë ngjofunë të vërtetënë. Sepse qish do krijesë e Perëndisë asht’ e mirë, edhe s’ashtë gja për të hedhunë tej, ndë u marrtë me të falunë ndersë, sepse shenjtënohetë prei fjalësë Perëndisë, e prei së lutëmesë. Ndë u porositsh vëllazënavet këto, ke me qenunë shërbëtor’ i mirë te Iesu Krishti, tue u shkuem me fjalët e besës’ edhe me mësimin’ e mirë, qi i re mbrapa. Edhe hiq dorë prei përrallavet ndyta edhe të plakavet, por mëso vetëhenë tande ndë besë të mirë. Sepse të mësuemit’ e korpit asht’ i mirë për pak kohë, por besa e mirë mbë të gjitha asht’ e mirë, sepse zotohetë për këte jetën’ e tashtishime edhe për ate qi vien. Për të zanë besë ashtë fjala, edhe vëjen për me e pritunë gjithë. Sepse për këte mundohemi edhe jemi të përbuzunë, sepse shpëryem mbë Perëndin’ e gjallë, i cilli ashtë shëlbuesi i gjithë nierëzëvet, por ma fort i besëtarëvet. - Porosit këto edhe mëso. Askushi le të mos të përqeshi për dielmënine tande, por u ban figure ndër besëtarët mbë fjalët, mbë të prumit, mbë dashunit, mbë frymët, mbë besët, mbë pastrimt. Deri sa të vij, bieri mbrapa të kënduemesë, të lutëmesë, të mësuemesë. Mos purto dhunëtinë qi ashtë te ti, e cilla t’u dha me anë të profezisë kur vunë duertë mbi tyi pleqësia. Këto shko ndëpër mend, mbë këto të mbesish, qi të dali për faqe mbarësia jote mbë të gjithë. Kij kuides vetëhesë s’ate edhe mësimit, qindro mb’ato. Sepse kur të bajsh këte, ke me shpëtuem edhe vetëhenë tande, edhe ata qi të ndëgjojënë tyi. Plakunë mos e qartoish, por mësoje porsi atë; të ritë mësoi porsi vëllazën, plakatë porsi ama, të ratë porsi motëra, me qish do farë pastërtie. Ndero grat’ e veja, ato qi janë me të vërtetë të veja. Edhe ndë pastë ndonji e ve dielm a nipën, le të mësojënë ma përpara shtëpin’ e vet të kenë besë të mirë, edhe t’u apinë shpagime përintvet, sepse këjo asht’ e mirë edhe e pëlqyeshime përpara Perëndisë. Edhe ajo grue qi ashtë me të vërtetë e ve edhe mbetunë veç, shpëren mbë Perëndinë, edhe qindron ndë të lutunat e ndë të falunat nat’ e ditë. Por ajo qi prish shumë, ndonësë rron, ka vdekunë. Edhe porositi këto, qi të jenë të pazana me gojë për të keq. Por ndë mos u mendoftë kushi ma përpara për të vërtet, edhe ma fort për të shtëpisë vet, ai ka mohuem besënë, edhe ashtë ma i keq se i pabesi. E veja ma pak se gjashtë dhetë vieç le të mos vihetë ndë numërë të vejavet, qi ajo ka qenunë grue e nji burri, edhe të bahetë deshmi për vepëra të mira: ndë past’ ushqyem dielm, ndë pastë pritunë të huej, ndë pastë lamë kambë shenjtënish, ndë u pastë ndimuen atyne qi kanë qenunë ndë shtrëngim, ndë i pastë ranë mbrapa qish do vepëre të mirë. Por hiq dorë prei së vejavet ra, sepse kur të kënaqenë kundrë Krishtit, duenë me u martuem; ato kanë mundim, sepse shkelnë besën’ e parë. Edhe mbassi janë pa punë, mësohenë me votunë rreth ndëpër shtëpiat; edhe jo vetëm pa punë por edhe fjalë-shuma e kërkimsore, tue folun’ ato qi s’duhenë. Due pra të ratë me u martuem, të bajënë dielm, të bahenë zonja shtëpie, të mos i apin’ anëmikut as ndonji shkak për me u përqeshunë. Sepse disa prei asosh u këthyen’ e ranë mbrapa Satanait. Ndë pastë të veja ndonji besëtar a besëtare, le t’u ndimojë atyne, edhe le të mos randohetë kisha, qi të mundetë me i ndimuem atyneve qi janë me të vërtetë të veja. Pleqtë qi shikojënë mirë punën le të marrinë dy fijsh nderë, ma fort ata qi mundohenë me fjalë e me mësim. Sepse shkronja thotë: “Mos i mbëçelish gojën kaut kur shin ndë lamët ”, edhe: “I vëjefshim ashtë punëtori për pagën’ e vet”. Mos prit kallëzim kundrë plakut, veç ndë u baftë deshmi prei dy, a prei tre deshmitarësh. Qarto përpara të gjithëve ata qi fëjejënë, qi të kenë frikë edhe të tierëtë. Të ve mbë be përpara Perëndisë, edhe Zotit Iesu Krisht, edhe engjujvet sgjedhunë, qi t’i rueish këto pa bamë gjyq përpara, as të mos bajsh gja tue u pierrë mbë-nj-anë. Mos vesh duertë përmbi ndonji shpeit, as mos merr piesë ndë faje të hueja; ruei vetëhenë tande të pastër. Mos pi ma ujë, por pi pakëzë venë për plandësinë tand, edhe për të shpeshat sëmundat’ e tua. Disa nierëzëve u kanë dalunë fajetë për faqe çë përpara, tue primë ndë gjyq, edhe disa të tierëve po u vinë mbrapa. Por kështu edhe vepërat’ e mira disave u kanë dalunë për faqe, edhe ato qi janë tietërazi, s’mundenë me u mpshefunë. Sa janë ndënë sgjedhë shërbëtorë, le t’i kuitojënë të zotënit’ e vet të vëjefshim për qish do farë nderie, qi të mos nemet’ emëni i Perëndisë edhe mësimi. Edhe ata qi kanë zotëni besëtarë, le të mos i hedhin poshtë, sepse janë vëllazën, por ma shumë le t’u punojënë, sepse ata qi fitojënë punën’ e mirë janë besëtarë edhe të dashunë. Këto mëso edhe porosit. Ndë mësoftë kushi mësime të hueja, edhe ndë mos i voftë mbrapa fjalëvet shëndosha të Zotit t’ynë Iesu Krishtit, edhe mësimit qi ashtë mbas besësë mirë, kyi asht’ i marrë, edhe s’di gja, por asht’ i sëmunë për të zana e për të ngrana me fjalë, prei të cillavet del zmir, qartë, të nemunë, mendime të doba, fjalë të kota nierëzish të prishunë mentsh, edhe qi janë të mangutë prei së vërtetësë, sepse ata kuitojënë se bes’ e mirë ashtë për fitim. Mërgohu prei të tillësh. Por bes’ e mirë me mbastiminë mbë të pakët ashtë fitim i math. Sepse asgja s’kemi prumë ndë botët, edhe e marrimë vesht fort mirë, se as s’mundemi me marrë gja jashtë me vetëhe. Por kur kemi ushqime e mbulesa, le të na mbastojënë këto. Edhe ata qi duenë me u bamë të pasunë, bijënë ndë ngasëje edhe ndë lak, edhe ndër shumë dëshërime qi janë të marra, edhe qi bajënë keq, të cillatë mbushinë nierëzitë ndë prishie e ndë hupie. Sepse rranja e gjithë të këqiavet ashtë dashunia e argjandit; disa qi i pëlqyen’ asai duelnë jasht’ udhësë besësë, edhe e shkuenë vetëhen’ e atyne me shumë të dhimtuna. Por ti, o nieriu i Perëndisë, ik prei këtyneve, edhe ndiq dreitëninë, besën’ e mirë, besënë, dashuninë, duriminë, butësinënë. Lufto luftën’ e mirë të besësë, rroq jetën’ e pasosëme, mbë të cillën’ edhe u thirre, edhe rrëfeve rrëfimin’ e mirë përpara shumë deshmitarëve. Të porosis përpara Perëndisë qi u ep jetë të gjithave, edhe përpara Iesu Krishtit qi deshmoi rrëfimin’ e mirë ndë ditë të Pilat Pondiut, të rueish porosinë pa shgryem, pa palavi, deri mbë të dukunit të Zotit t’ynë Iesu Krisht, të cillinë ndë kohëna të veta ka me e diftuem i lumuni edhe i vetëmi fuqitar, mbëreti i mbëretënavet, edhe zoti i zotënavet, ai qi ka vetëmë pavdekëninë, edhe qi ashtë ndenjunë ndë dritë të paafrueshime, të cillin’ askushi prei nierëzish s’e pa, as mundetë me e pamë; mb’ate qoftë nderë edhe pushtet i pasosunë. Amen. Porosit të pasunitë ndë këte jetë, të mos mendojënë nalt, as të mos shpërejënë mbë pasiet qi s’dihetë, por mbë Perëndin’ e gjallë qi na ep të gjitha me dorë të hapëtë për fitim; të punojënë punë të mira, të bahenë të pasunë me punë të mira, të jenë dorë-hapëtë, të shoqënueshim, të venë mbë-nj-anë thesore për vetëhen’ e atyneve qi ashtë themel i mirë për jetënë qi vien, qi të fitojënë jetën’ e pasosëme. O Timothe, ruei ndorienë, edhe këthe shpinënë prei të ndytavet fjalëvet kota, edhe prei të përpiekunavet me fjalë asai mendieshë qi qjuhetë rrenë. Të cillënë mbassi thoshinë disa se e dinë, ranë prei udhësë besësë. Hiri qoftë bashkë me tyi, Amen. E para (letërë) mbë Timothenë u shkrue kah Laodikia, qi ashtë krye-qytet i Frygisë Pakatianësë. Pauli apostull’ i Iesu Krishtit me dashunimin’ e Perëndisë mbas të zotuemesë jetësë qi ashtë mbë Iesu Krishtinë, mbë Timothenë dialin’ e dashunë: qoftë hir, përdëllim, paqtim prei Perëndisë Atit, edhe prei Iesu Krishtit Zotit t’ynë. Falemi ndersë Perëndisë, të cillinë lus çë prei përintvet mi me ndërgjegjëje të këthiellëtë, se pa pushim të kuitoj ndë të lutunat’ e mia nat’ e ditë, edhe kam mall me të pamë, kur kuitoj lott’ e tu, qi të mbushem me gëzim, sepse bije ndër mend besënë pa hipokrisi qi ashtë te ti, e cilla ndenji ma pari te jot gjyshe Loida, edhe te jot amë Eunika; edhe m’u ka mbushunë mendia, se ka ndenjun’ e dhe te ti. Për ate punë të bije ndër mend, qi të ngjallish për-së-ri dhunëtin’ e Perëndisë, e cilla ashtë te ti prei duervet mia qi kam vumë mbi tyi. Sepse Perëndia s’na ka dhanë shpirt frike, por shpirt fuqie, e dashunie, e urtie. Mos ki turp pra për deshmin’ e Zotit t’ynë, edhe për mue të lidhunin’ e ati, por hiq keq bashkë me ungjillinë mbas fuqisë Perëndisë, i cilli na shpëtoi, edhe na thirri me të thirrunë të shenjtënueshim, jo mbas punëvet t’ona, por mbas këshillesë vet, edhe mbas hirit qi na u dha me anë të Iesu Krishtit para motevet pasosunë; edhe tashti duel për faqe me të dukunit’ e Shëlbuesit t’ynë Iesu Krishtit, i cilli rrenoi vdekënë, edhe nxuer ndë dritë jetën’ edhe paprishienë me anë të ungjillit; për ate u vush’ unë leçitës edhe apostull edhe mieshtër i kombevet. Qi për ate punë edhe pësoj këto, por s’kam turp, sepse dij se kuit i kam besuem, edhe m’u ka mbushunë mendia se mundetë me rueitunë ndorienë t’eme deri mb’ate ditë. Ruei formën’ e fjalëvet shëndosha qi ndëgjove prei meje, me besë edhe me dashuni qi ashtë mbë Iesu Krishtinë. Ndorien’ e mirë rueje me anë të Shpirtit Shenjt qi rri mbë ne. Ti e di këte, se më këthyenë shpinënë gjith’ ata qi janë ndë Asi, prei atyneve ashtë Fygelli edhe Hermogeni. Dhashtë Zoti përdëllim ndë shtëpit të Onesiforit, sepse shumë herë më dha zemërë, edhe s’pat turp për hekurat e mia, por kur erdhi ndë Romë, më kërkoi me shumë nxitim, edhe më gjeti. Zoti i dhashtë me gjetunë përdëllim prei Zotit nd’atë ditë, edhe sa shërbesa bani ndë Efesë, ti e di ma mirë. Ti pra, diali em, forcohu ndë hirt qi ashtë mbë Iesu Krishtinë; edhe sa ndëgjove prei meje prei shumë deshmitarësh, epi këto ndër duer nierëzish besëtarë, atyneve qi të jenë të zotënitë me mësuem edhe të tierë. Ti pra hiq keq porsi ushtëtuer i mirë i Iesu Krishtit. Sepse askushi s’ngatërrohetë me tregjetit e kësai jetësë, kur shkruhetë ushtëtuer, qi të pëlqehetë te ai qi mbëleth ushtëtorë. Por edhe ndë luftoftë kushi, s’kunorëzohetë, ndë mos luftoftë sikurse ashtë ligja. Bulku qi mundohetë duhetë me marrë piesë ma përpara prei pemëvet. Kupëto sa të thom: Zoti të dhashtë mend mbë të gjitha. Kij ndër mend Iesu Krishtinë prei farësë Davidit, qi ashtë ngjallunë prei së vdekunish mbas ungjillit t’em, qi për ate unë vuej deri mbë të lidhuna, porsi keq-bamës, por fjala e Perëndisë nukë lidhetë. Përandai duroj të gjitha për të sgjedhunit, qi të gjejën’ edhe ata shpëtiminë qi ashtë mbë Iesu Krishtinë bashkë me laftin e pasosunë. Për të zanë besë ashtë fjala, sepse ndë kemi vdekunë bashkë me Krishtinë, edhe kemi me rruem bashkë me ate; ndë durofshim, edhe kemi me mbëretënuem bashkë; ndë e mohofshim, edhe ai ka me na mohuem; ndë ndalshim të pabesë, ai mbet besëtar, nukë mundetë me mohuem vetëvetëhenë. Këto ua bier ndër mend, tue dhanë deshmi përpara Zotit, të mos hahenë me fjalë për gja qi s’duhetë, qi ashtë për prishie t’atyneve qi ndëgjojënë. Nxito me nxierrë vetëhenë tande përpara Perëndisë të provueshim, punëtuer faqe-bardhë, qi pret dreitë fjalën’ e së vërtetësë. Edhe reshtu prei të ndytavet zanavet kota, sepse shtojënë ma shumë pabesëni; edhe fjala e atyneve ka për me ngranë porsi qimeja, prei atyneve ashtë Hymenai edhe Fileti, të cillëtë duelnë jasht’ udhësë vërtetë, tue thanë se tashti u ba të ngjallunitë, edhe përmbysinë besën’ e disave. Por themeli i fortë i Perëndisë qindron, sepse ka këte bulë, sepse Zoti ngjef ata qi janë të vetëtë, edhe gjithë kush ze n’gojë emënin’ e Krishtit u largoftë prei shtrembënisë. Edhe ndë nji shtëpi të madhe nukë janë veç enë të arta e të argjantta, por edhe të drunit edhe të baltësë, e disa duhenë për punë të ndershime, e disa për të pandershime. Ndë qiroftë pra kushi vetëvetëhenë prei kësosh, ka me qenun’ anë për nderë, i shenjtënuem edhe i vëjefshim për të zotinë, bamë gati për qish do farë pune të mirë. Edhe mërgohu prei dëshërimevet dielmënisë, por ndiq dreitëninë, besënë, dashuninë, paqtiminë, bashkë me ata qi thërresinë Zotinë me zemërë të këthiellëtë. Edhe hiq dorë prei të marravet e të paditshimevet të ngrana me fjala, sepse e di se piellinë të zana; edhe shërbëtori Zotit s’duhetë me u zanë, por të jet’ i butë mbë të gjithë, asi qi mëson, asi qi s’mba për të keq; të mësojë me urti ata qi mendohenë kundrë, druese mos u api atyneve Perëndia pendim, qi të ngjofinë të vërtetënë. Edhe të çohenë prei lakut diallit, qi janë zanë të gjallë prei ati për dashunimin’ e ati. Edhe ta dish këte, se mbë ditt të mbrapëna kanë me ardhunë kohëna të vështira, sepse atëherë kanë me dashunë veç vetëvetëhenë, kanë me qenunë miqt’ e argjandit, krye-naltë, madhështorë, nemësa, të pabindunë mbë përint, të pangjofunë të mirënë, të paudhë, të padhimtshim, të papaqtueshim, kallëzimtorë, të papërmbaitunë vetëhenë, të pa-sbutunë, të padashunë të mirënë, trathtorë, gojë-smbrazëtë, të frueitunë, miqt’ e kënaqievet ma shumë se miqt’ e Perëndisë, të cillëtë kanë të pamit’ e besësë mirë, por mohojënë fuqin’ e asai; edhe u resht prei këtyneve. Sepse prei këtyneve jan’ ata qi hyjënë ndëpër shtëpiat, e bajënë rop gratë qi janë ngarkuem me faje, e tërhiqenë prei qish do farë dëshërimesh, të cillatë kurdo mësohenë, e kurrë s’mundenë me ardhunë ndë të ngjofunit të së vërtetësë. Mb’ate mëndyrë edhe Ianneu edhe Iambreu i duelnë kundrë Moiseut, kështu edhe këta i dalinë kundrë të vërtetësë, nierës të prishunë mentsh, të paprovueshim prei besësë. Por s’kanë për me shkuem mbarë ma tepërë, sepse marria e këtyneve ka me dalunë për faqe mbë të gjithë, sikurse duel’ për faqe edhe e atyneve. Por ti i re mbrapa mësimit t’em, të shkuemesë jetësë, këshillësë, besësë, zemërësë gjanë, dashunisë, durimit, të ndiekunavet, pësimevet, sa më erthnë ndë Andiohi, ndë Ikoni, ndë Lystrë, qish farë të ndiekunash shëfreva, edhe Zoti më shpëtoi prei së gjithash. Por edhe gjithë sa duenë me rruem me besë të mirë te Iesu Krishti kanë për me u përzanë. Por nierës të këqi e gënjeshtarë kanë me shkuem mbarë mbë të keqenë, tue gënjyem, edhe tue u gënjyem. Por ti të mbesish mb’ato qi xune edhe zune besë, sepse e di se prei kuit i ke xanë. Edhe se i di shkronjat’ e shenjtënueshimë çë kur se ishie foshnje, ato qi mundenë me të bamë të ditshim për shpëtiminë me anë të besësë qi ashtë mbë Iesu Krishtinë. Gjithë shkronja ashtë frymë prei Perëndisë, edhe e vëjefshime për mësim, për qartim, për të ndrequnë, për mësim qi ashtë me dreitëni, qi të jet’ i kullutë nieriu i Perëndisë, bamë gati për qish do farë pune të mirë. Ap deshmi pra unë përpara Perëndisë, edhe Zotit Iesu Krisht qi ka për me gjukuem të gjallë e të vdekunë ndë të dukunit të vet edhe ndë mbëretënit të vet; prediko fjalënë; rri mbë krye me kohë e pa kohë; qarto, bieriu ndër sy, lutiu, me qish do farë zemërë të gjanë e mësimi. Sepse ka me ardhunë nji kohë, qi s’kanë me duruem mësimin’ e shëndoshë, por kanë me mbëledhunë grumbullë për-anë vetëhes’ atyne mieshtra mbas dëshërimesh veta, për të kilikosunë ndëgjiminë; edhe kanë me këthyem veshët prei së vërtetësë, edhe kanë me u këthyem të venë mbas përrallash. Por ti rri squtë mbë të gjitha, hiq keq, ban punë ungjilltari, ban plot shërbesënë tande. Sepse unë tashti jam tue u bamë kurbam, edhe koha e së ikëmesë s’eme e mbërrini; luftën’ e mirë e luftova, vromin’ e mbarova, besën’ e rueita; së mbrapëni më ruhetë kunora e dreitënisë, të cillënë ka me ma dhanë Zoti nd’ate ditë, i dreiti gjyqtar, edhe jo vetëmë mue, por edhe gjith’ atyneve qi duenë të dukunit’ e ati. Nxito me ardhunë shpeit tek unë, sepse Demasi më la, sepse deshi këte jetë, edhe vote ndë Thessalonikë, Kresku ndë Galati, Titua ndë Dalmati; vetëmë Luka ashtë bashkë me mue. Merr Markunë me vetëhe, e biere bashkë me tyi, sepse më asht’ i vëjefshim ndë punët. Edhe Tyhikun’ e dërgova ndë Efesë. Kur të vish bier gunënë qi lashë ndë Troadë për-anë Karpit, edhe libratë, por ma fort pergamenetë. Aleksandër rambëtori më bani shumë të këqia, ia shpagoftë Zoti mbas vepërash ati; prei ati ruhu edhe ti, sepse u del shumë kundrë fjalëvet t’ona. Të parënë herë kur dhashë fjalë, askushi s’erdhi bashkë me mue, por të gjithë më lanë (mos u numëroft’ atyne për te keq! ). Por Zoti më ndenji për-anë, edhe më dha fuqi, qi të mbushetë predikimi me anënë t’eme, edhe të ndëgjojënë gjithë kombetë, edhe shpëtova prei gojësë leonit. Edhe Zoti ka me më shpëtuem prei qish do pune të ligë, edhe ka me më rueitunë për mbëretënin’ e ati qiellorenë; mb’ate qoftë lafti ndë jetë të jetëvet. Amen. Iu fal me shëndet Priskës’ edhe Akylit, edhe shtëpisë Onesiforit. Erasti mbeti ndë Korinthë, edhe Trofimin’ e lashë të sëmunë ndë Miletë. Nxito me ardhunë para dimënit. Të faletë me shëndet Eubuli, edhe Pudi, edhe Lini, edhe Klaudia, edhe gjithë vëllazënitë. Zoti Iesu Krisht qoftë bashkë me shpirtinë tand. Hiri qoftë bashkë me ju. Amen. E dyta (letëra) mbë Timothenë, qi qe urdhënuem i pari episkop i kishës’ Efesianëvet, u shkrue kah Roma, kur duel për së dyti Pauli përpara Kaisarit Neron. Pauli shërbëtor’ i Perëndisë, edhe apostull’ i Iesu Krishtit, mbas besësë të sgjedhunivet Perëndisë, edhe mbas së ngjofëmesë të vërtetësë qi ashtë mbas besësë mirë. Për Shpirtin’ e jetësë pasosëme, qi ka zotuem i parrenësi Perëndi para motevet pa-sosunë. Edhe nxuer për faqe ndë kohëna të urdhënueme fjalën’ e vet me anë të predikimit qi i kam zanë besë unë mbas porosisë Perëndisë t’onë Shëlbuesit; mbë Titonë të thieshtinë dialë mbas besësë rëndomshime, qoftë hir, përdëllimt’, paqtim, prei Perëndisë Atit, edhe prei Zotit Iesu Krisht, Shëlbuesit t’ynë. Përandai të lashë ndë Kretë, qi të ndreqish të mangunatë, edhe të veshë pleq qytet mbë qytet, sikurse të kam urdhënuem kur të jet’ i patërhiekunë për faj, burr i nji gruejë, qi ka bij besëratë, qi të mos u ketë dalunë zani për plank-prishës, a për të pabindunë. Sepse episkopi duhetë me qenun’ i patërhiekunë për faj, porsi guvernuer i Perëndisë, jo krye-naltë, jo zemërak, jo pianec, jo rrafës, jo asi qi lakëmon mbë fitim të keq, por derë-çelë mbë të huejt, miku i së mirësë, i urtë, i dreitë, shenjt, asi qi përmba vetëhenë, ngjitunë mbrapa mbas fjalësë zanë besë të mësimit, qi të mundetë me ngutunë të tierëtë me mësimin’ e shëndoshë, edhe të qartojë ata qi flasinë kundrë. Sepse janë shumë të pabindunë, fjalë-kotë e mend-marrës, ma fort ata qi janë prei rreth-presëjesë. Atyneve duhetë me u mbëçelunë gojënë, të cillëtë këthejënë përmbys shtëpia të tana tue mësuem sa s’duhetë, për fitim të ndytë. Nji prei atyneve tha, vetë profeti i atyneve: “Kretasitë janë kurdo rrenësa, bisha të këqia, barqe të përtueshim”. Ajo deshmi asht’ e vërtetë, për ate punë qartoi ata fort, qi të shëndoshenë ndë besët, edhe të mos u venë vesh përrallavet Iudejvet, edhe porosivet nierëzëvet qi i këthejënë shpinënë të vërtetësë. Të gjitha janë të qirueme mbë të qiruemit, por mbë të ndyemit e mbë të pabesët asgja s’asht’ e qirueme, por edhe mendia e atyneve edhe ndërgjegjëja asht’ e ndyeme. Rrëfejënë me gojë se ngjofinë Perëndi, por me punë e mohojënë, sepse janë të ndyem, edhe të pabindunë, edhe të paprovueshim mbë qish do farë pune të mirë. Por ti fol sa duhenë për mësimin’ e shëndoshë. - Pleqtë të jenë të esullë, të hieshim, të urtë, të shëndoshë ndë besët, ndë dashunit, ndë durimt. Kështu edhe plakatë të bihenë sikurse u ka hie shenjtënavet, mos jenë kallëzimtore, mos jenë dhanë mbas venësë shumë, të jenë mësimtorë të mira, qi të mësojënë të ratë, të kenë dashuni mbë burrat, e dashuni mbë dielmt, të urta, të qiruta, shtëpiare, të mira, krye-ulta mbë burrat e veta, qi të mos nemetë fjala e Perëndisë. Kështu porosit edhe të ritë të jenë të urtë. Mbë të gjitha punët të diftojsh vetëhenë tande për figure të vepëravet mira, tue rueitunë ndë mësimt pa prishie e hieshim, fjalë të shëndoshë e të pazanë me faj, qi të turpënohet’ ai qi ashtë kundrë, a të mos ketë me folunë për ju as ndonji të keqe. Shërbëtorëtë t’u ulinë kryetë zotënivet vet, mbë gjithë punët të jenë të pëlqyeshim, të mos dalinë kundrë me fjalë. Të mos viedhinë, por të diftojënë qish do besë të mirë, qi të stolisinë ndër gjithë punët mësimin’ e Shëlbyesit t’ynë Perëndisë. Sepse u duk i shpëtueshimi hir i Perëndisë mbë gjithë nierëzit, qi na mëson neve me mohuem pabesëninë edhe dëshërimet’ e botësë, e të rroimë ndë këte jetë me urti e me dreitëni, e me besë të mirë, tue pritunë të lumenë shpëresë, edhe të dukunit’ e laftit të madhit Perëndi, edhe Shëlbyesit t’ynë Iesu Krishtit, i cilli dha vetëvetëhenë për ne, qi të na shpërblejë prei qish do farë paligjënie, edhe të na qirojë për vetëhen’ e ati popullë të sgjedhunë, zemër-përvëlutë për vepëra të mira. Këto fol, e porosit, e qarto me qish do farë urdhëni, askushi le të mos të hedhi poshtë. Ua bier ndër mend atyneve të ulinë kryetë ndën’ urdhënat e ndënë pushtetet, t’u ndëgjojënë të parëvet, të jenë gati për qish do farë vepëre të mirë. Të mos nemin’ askend, të mos qartohenë, të jenë të hieshim, të diftojënë qish do butësinë mbë gjithë nierëzit. Sepse edhe na ishim njiherë të marrë, të pabindunë, të gënjyem, shërbëtorë ndë qish do farë dëshërimesh e kënaqiesh, e shkoishim jetënë ndë të keqe e ndë zmir, mëni-marrës, të pasunë mëni niani tietërinë. Por kur u duk e mira edhe mik-nierëzia e Perëndisë Shëlbyesit t’ynë, jo prei punësh dreitënisë qi punuem na, por mbas përdëllimit vet na shpëtoi, prei së lamesë të së lemesë për-së-ri, edhe prei së përtërimesë Shpirtit Shenjt, qi derdhi mbë ne me dorë të hapëtë me anë të Iesu Krishtit Shëlbyesit t’ynë, qi të dalimë të dreitë me hirin’ e ati, e të bahemi trashigimtarë mbas shpëresësë jetësë pasosëme. Për të zanë besë ashtë fjala, edhe due të vërtetojsh këto, qi të kenë kujdes ata qi i kanë besuem Perëndisë të jenë gati për vepëra të mira. Këto janë të mirat’ edhe të vëjefshimetë për nierëzit. Edhe kërkime të marra, e të ngjefuna brezash, e të ngrana me fjalë, edhe luftëna ligje t’i lashë mbë-nj-anë, sepse janë të pavëjefshime edhe të kota. Nierinë heretik si ta mësojsh nji herë, e dy herë, hiq dorë prei asai, sepse e di se kyi ka dalunë jashtë prei udhësë, edhe fëjen, sepse ashtë gjukuem prei vetëvetëhesë. Kur të dërgoj Artemanë a Tyhikunë te ti, nxito me ardhunë tek unë ndë Nikopolë, sepse atie e gjukova për me shkuem dimëninë. Dërgo përpara me nxitim Zenanë edhe Apollonë, qi të mos u mengojë gja. Le të xan edhe të tonëtë të jenë gati për vepëra të mira për nevojat e lypsëshime, qi të mos jenë të papemë. Të falenë me shëndet gjith’ ata qi janë bashkë me mue; faliu me shëndet atyneve qi na duenë mbë besët. Hiri qoftë bashkë me gjithë ju. Amen. (Letëra) mbë Titonë qi qe urdhënuem episkop i parë i kishësë Kretësavet, u shkrue kah Nikopola e Makedonisë. Pauli i lidhuni Iesu Krishtit, edhe Timotheu vëllai, mbë Filemonë të dashunin’ edhe punëtorinë shoqinë t’anë, edhe mbë Apfinë të dashëmenë, edhe mbë Arhippinë ushtëtorinë shoqinë t’anë, edhe mbë kishënë ndë shtëpi tande: qoftë mbë ju hir edhe paqtim prei Atit Perëndisë t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht. I falem ndersë Perëndisë t’em, tue prumë ndër mend tyi përherë ndë të falunat e mia, sepse ndëgjova për dashuninë tande edhe për besënë qi qe mbë Zotinë Iesu, edhe mbë gjithë shenjtënit, qi të bahetë me punë piesa e besësë s’ate mbë të ngjofëmen’ e qish do farë të mire qi ashtë ndër ju, mbë Iesu Krishtinë. Sepse kemi shumë gëzim edhe ngushullim për dashuninë tande, sepse zemërat’ e shenjtënavet janë prajtunë për tyi, o vëlla. Përandai ndonëse kam shumë sy e faqe mbë Krishtinë me të urdhënuem tyi për ate qi duhetë, por për dashuninë ma shumë të l utem, tue qenun’ i këtilli, si Pauli plak, por tashti edhe i lidhuni i Iesu Krishtit. Të lutem për dialinë t’em Onesiminë, qi e polla ndër hekurat e mia, i cilli njiherë qe i pavëjefshim për tyi, por tashti asht’ i vëjefshim për tyi edhe për mue, ate po e dërgoj prap. Edhe ti ate, due me thanë, zemërënë t’eme, prite. Unë desha ta mba ate për-anë vetiut t’em, qi të më shërbejë ndë vend teje, ndë hekurat t’ungjillit, por nukë desha me bamë gja pa mendienë tande, qi të mos bahet’e mira jote prei nevojësë, por prei të dashunit. Sepse vallë druese përandai u da për këte herë, qi ta kesh ate për gjithë jetënë. Jo ma si shërbëtuer, por përmbi shërbëtuer, vëlla të dashunë, ma fort prei meje, edhe sa ma shumë prei teje, si mbë punë të mishit, edhe mbë të Zotit. Ndë më ke pra piesëtar, prite ate porsi mue. Edhe ndë qoftë se të ka bamë ndonji punë pa udhë, a të ka detyrë, këte numëroje mbi mue. Unë Pauli shkrova me dorënë t’eme, unë kam për të lamë, qi mos të thom, se me kë detyrë edhe vetëhenë tande. Po, o vëlla, makarë të marr prei teje unë këte të mirë mbë Zotinë, prai zemërënë t’eme mbë Zotinë. Tue pasunë shpëresë mbë ndëgjiminë tand shkrova te ti, sepse e dij se ke me bamë edhe ma tepërë se qish thom. Me gjithë këto më ban gati edhe vend për me ndenjunë, sepse shpërej se me anë të falunavet tueja do t’epen dhunëti te ju. Të faletë me shëndet Epafrau robi shoqi em mbë Iesu Krishtinë, Marku, Aristarhu, Demai, Luka, punëtorëtë shokët’ e mi. Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krishtit qoftë bashkë me shpirtinë tuei. Amen. (Letëra) mbë Filemonë u shkrue kah Roma, (e u dërgue) me anë te Onesimit shërbëtorit. Perëndia si u foli njiherë moti atënavet t’anë me anë të profetëvet shumë herash edhe shumë mëndyrësh, na foli edhe neve mbë këto ditt të mbrapëna me anë të Birit vet, të cillin’ e bani trashigimtarin’ e të gjithave, qi me anë t’ati bani edhe jetëtë; ai tue qenunë të ndritunit’ e laftit edhe karakter i së qenëmes’ ati, edhe tue bartunë të gjitha me fjalën’ e fuqisë vet, si qiroi fajetë t’ona prei vetëvetëhesë, ndenji ndë kraha të diathtë të madhënisë ndë të naltat vise, kaqi ma i mirë se engjujtë bamë, aqi sa ka trashiguem nji emënë ma të math se ata. Sepse cillit prei engjush i tha ndonji herë: “Ti je biri em, unë të kam piellë sot”? Edhe për-së-ri: “Unë kam me qenunë tek ai për atë, edhe ai ka me qenunë tek unë për bir?” Edhe për-së-ri kur të këllasi paralindësinë ndë botët, thotë: “Edhe le t’adhurojën’ ate gjith’ engjujt’ e Perëndisë.” Edhe për engjujt thotë: “Ai qi ban engjujt’ e vet shpirtëna, edhe punëtorët’ e vet flakë ziarrmi.” Por për të Birinë: “Shkambi yt, o Perëndi, ashtë ndë jetë të jetësë; shkop dreitënie ashtë shkopi i mbëretënisë s’ate. Deshe dreitëninë, e more mëni paligjëninë, përandai të leu Perëndia, Perëndia yt, me voj gëzimi përmbi shokët e tu”. Edhe: “Ti, o Zot, çë herën’ e parë themelove dhenë, edhe qijetë janë punët’ e duervet tua. Ata kanë me u prishunë, por ti ke me mbetunë, edhe të gjithë kanë me u vietëruem porsi petëka, edhe porsi petkë ke me i mpështiellun’ ata, edhe kanë me u ndërruem, por ti je ai vetë, edhe viet’ e tu s’kanë me menguem”. Edhe cillit prei engjujsh i tha ndonji herë: “Rri prei së diathtësë s’eme deri sa të ve anëmiqt’ e tu ndënë kambët të kambëvet tua”? Nukë janë të gjithë shpirtëna punëtorë, qi dërgohenë për punë për ata qi kanë me trashiguem shpëtiminë. Përandai na duhetë me vumë vesh ma tepërë për ato qi ndëgjuem, qi të mos tërhiqemi mbë-nj-anë ndonji herë. Sepse ndë qoftë se ajo fjala qi u fol me anë të engjujvet duel e vërtetë, edhe qish do kapërcim porosie e pandëgjimi muer pagë me udhë, si kemi me shpëtuem na, ndë purtofshim për këte farë shpëtimi të madh? I cilli filloi me u folunë prei Zotit, e u vërtetue mbë ne prei atyneve qi e ndëgjuenë, por edhe Perëndia bante deshmi bashkë me shenje e me mërekullia e me qish do farë fuqiash e me të dame dhunëtiash të Shpirtit Shenjt, mbas dashunimit’ vet. Sepse nuk’ e vu ndënë kambë të engjujvet botënë qi vien, për të cillënë po flasimë. Edhe cilli bani deshmi mbë ndonji vend, e tha: “Qish ashtë nieriu, qi ta kuitojsh, a i biri nieriut qi të veç me e pamë; e bane pakëzë ma të vogëlë se engjujtë, me laft e me nderë e kunorove, edhe e vune përmbi punët e duervet tua; të gjitha ia vune përposh kambëvet ati”, sepse si ia vu të gjithë ndënë kambët, nukë la gja pa i vumë ndënë kambët, por tashti s’po shofimë të gjitha të jenë vumë ndënë kambët t’ati. Por shofimë kunoruem me laft e me nderë ate Iesunë qi qe bamë pakëzë ma i vogëlë se engjujtë për pësimin’ e vdekësë, qi të ngjënojë vdekë për qish do nieri me hirin’ e Perëndisë. Sepse i duhei ati, qi për ate janë të gjitha, edhe prei ati u banë të gjitha, tue prumë shumë bij ndë laft, të bajë të kullutë të parin’ e shpëtimit atyneve me anë të pësimevet. Sepse edhe ai qi shenjtënon, edhe ata qi shenjtënohenë, të gjithë janë prei nji gjaje, për ate punë s’turpënohetë, me i qjueitunë vëllazën, tue thanë: “Kam me u diftuem emëninë t’em vëllazënavet mi, kam me të lavduem ndë miedis të kishësë”. Edhe për-së-ri: “Unë kam me vumë shpëresënë mb’ate”. Edhe për-së-ri: “Qe un’ edhe ata çunatë qi më dha Perëndia”. Edhe sepse çunatë kanë marrë bashkë mish edhe gjak, edhe ai muer piesë prei atyneve porsi ata, qi të prishi me anë të vdekës’ ate qi ka pushtetin’ e vdekësë, do me thanë, diallinë, edhe të lirojë ata qi ishinë gjithë jetënë ndënë shërbëtyrë për frikën’ e vdekësë, sepse për të vërtetë s’qenë zanë prei farës’ engjujvet, por qenë zanë prei farës’ Abrahamit. Përandai duhei të u përgjante vëllazënavet mbë të gjitha, qi të bahei krye-prift i dhimtshim edhe besëtar mbë punët të Perëndisë, qi të ndëjejë fajet’ e popullit. Sepse për qish ai pësoi kur u nga, mundetë me u ndimuem atyneve qi ngjitenë. Andai, o vëllazën shenjtëna, piesëtarët’ e së thërritëmesë prei qielli, kupëtoni apostullin’ edhe krye-priftin’ e së rrëfyemesë t’onë, Iesu Krishtinë, i cilli qe besëtar mb’ate qi e bani apostull edhe krye-prift, sikurse edhe Moiseu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati. Sepse kyi u lavdue ma tepërë se Moiseu, sa ashtë ma i nderëshim se shtëpia, ai qi e ka ndërtuem, sepse qish do shtëpi ndërtohetë prei ndonjianit, edhe ai qi ka ndërtuem të gjitha ashtë Perëndia. Edhe Moiseu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati si shërbëtuer, për deshmi t’atyne punëvet qi do të fliteshinë, por Krishti, si bir mbë shtëpit të vet; shtëpia e ati jemi na, ndë mbaitshim shtrëngueshim kucimin’ edhe të mburrunit e shpëresësë deri së mbrapëni. Përandai, sikurse thotë Shpirti Shenjt: “Sot ndë ndëgjofshi zanin’ e ati, mos ashpëroni zemëratë tueja, si ndë pikllimt, ndë ditë të ngasëjesë ndë shkretinët, atie ku atënitë tuei më nganë, më provuenë, edhe panë punët’ e mia katër-dhetë viet; përandai u zemërueshë me ate bres, edhe thashë: Përherë gënjehenë ndë zemërët t’atyne, edhe ata s’ngjofnë udhët’ e mia. Kështu bana be ndë zemërimt t’em: S’kanë me hymë ndë të prajtunit t’em”. Këqyrni, o vëllazën, druese ndonji prei jush ka zemërë të keqe pabesënie, qi të ngrejë krye kundrë Perëndisë gjallë, por mësoni njiani tietërinë përditë deri sa qjuhetë dita “sot”, qi të mos ashpërohetë me gënjimin’ e fajit asndonji prei jush, sepse jemi bamë piesëtarët’ e Krishtit ndë mbaiçim shtrëngutë të filluemen’ e së qenëmesë deri së mbrapëni, kur thohetë: “Sot ndë ndëgjofshi zanin’ e ati, mos ashpëroni zemëratë tueja, si ndë pikllimt”. Sepse disa kur ndëgjuen’ e piklluenë, por jo gjith’ ata qi duelnë prei Egjyptit me anë të Moiseut. Edhe me cillët’ u zemërue katër-dhetë viet? A jo me ata qi fëjyenë, të cillëvet copat’ e mishit u ranë ndë shkretinët? Edhe për cillëtë bani be të mos hyjënë ndë të prajtunit e vet, veç për ata qi s’bindeshinë? Edhe shofimë se s’muftnë me hymë prei pabesënisë. Le të kemi frikë pra, deri sa mbet mbë ne të zotuemitë me hymë ndë të prajtunit t’ati, mos duketë ndonji prei jush se mbet mbrapa. Sepse edhe na jemi ungjillëzuem, sikurse edhe ata, por nuk’ u bani dobi fjala qi ndëgjuenë, sepse s’qe bashkuem me besë mb’ata qi e ndëgjuenë. Sepse na qi besuem hym ndë të prajtunit, sikure tha: “Kështu bana be ndë zemërimt t’em: S’kanë me hymë ndë të prajtunit t’em”, ndonëse punët’ e ati u mbaruenë çë kurë se u ngref bota, sepse tha mbë nji vend për të shtatënë ditë kështu: “Edhe Perëndia u pra mbë të shtatënë ditë prei gjithë punëvet veta”. Edhe mbë këte vend për-së-ri: “S’kanë me hymë ndë të prajtunit t’em”. Mbassi ka mbetunë pra me hymë disa mb’ate, edhe ata qi ungjillëzuenë ma pari nukë hynë prei së pabindëmesë, për-së-ri urdhënon nji ditë: “Sot”, tue thanë me anë të Davidit, mbas kaqi koheje, sikurse ashtë thanë: “Sot ndë ndëgjofshi zanin’ e ati, mos ashpëroni zemëratë tueja”. Sepse ndë i pat prajtunë Iesui i Naviut, s’do të kishte folunë mbasandai për nji tietërë ditë. Vallë pasëka mbetunë të prajtunë për popullin’ e Perëndisë. Sepse ai qi hyni ndë të prajtiunit t’ati, edhe ai vetë prani prei punëvet veta, porsi Perëndia prei të vetavet. Le të nxitoimë pra me hymë nd’ata të prajtunë, qi të mos bierë kushi mb’ate shëmbëllëtyrë të pabindëmesë. Sepse fjala e Perëndisë asht’ e gjallë, edhe e punësë, edhe ma e prëfëtë se qish do thikë me dy presa, edhe hyn deri ndë të damit të shpirtit, e frymës’, e nejevet, e palcavet, edhe shqyen kuitimet’ e mendimet’ e zemërësë. Edhe s’ashtë krietyrë pa u dukunë përpara ati, por të gjitha janë lakuriq, edhe sgafulluem ndë syt’ t’ati, të cillit na kemi me i dhanë fjalë. Tue pasunë pra nji krye-prift të math, qi shkoi ndëpër qijet, Iesunë të Birin’ e Perëndisë, le të mbamë rrëfiminë t’anë. Sepse s’kemi nji krye-prift qi s’mundete me i ardhunë liksht për dobësinat t’ona, por qe ngamë mbë të gjitha porsi na, pa faj. Le t’i afrohemi pra me kucim shkambit hirit, qi të marrimë përdëllim, edhe të gjeimë hir e ndifmë ndë kohë të nevojëshime. Sepse qish do krye-prift qi mirretë prei nierëzish, vihetë krye-prift për nierëzit mbi punët e Perëndisë, qi të bierë dhunëtia e kurbane për fajet, qi mundetë me i ardhunë liksht për ata qi janë të paditun’ e të gënjyem, sepse edhe ai vetë ashtë mpështiellë me dobësinë. Edhe përandai ka detyrë, sikurse për popullinë, edhe për vetëvetëhenë me prumë kurban për fajet. Edhe kurkushi s’e merr këte nderë prei vetëvetëhesë, por ai qi thërritetë prei Perëndisë, porsi Aaroni. Kështu edhe Krishti s’lavdoi vetëvetëhenë me u bamë krye-prift, por ai qi i foli ati: “Biri em je ti, unë sot të kam piellë”. Sikurse edhe mbë tietër vend thotë: “Ti je prift për gjithë jetënë mbas rregullit Melhisedekut”. Ai Krishti, ndë dittë të mishit vet, si pruni të faluna e të lutuna me klithmë të fortë e me lott tek ai qi mundei me e shpëtuem prei vdekësë, edhe u ndëgjue për frikënë qi pat, edhe ndonëse ishte bir, xuni me qenun’ i ndëgjueshim prei asosh qi pësoi. Edhe si u kullue, u ba shkak i shpëtimit pasosunë mbë gjith’ ata qi i ndëgjojënë, qjueitunë prei Perëndisë krye-prift mbas rregullit Melhisedekut. Për të cillinë na kemi me thanë shumë punë, edhe qi nukë sgjidhenë me fjalë, sepse jeni bamë të randë ndër veshët për me ndëgjuem. Sepse ju duhei të ishitë mieshtra për kohënë, por për-së-ri keni nevojë me u mësuem juve kushi elementat’ e të filluemesë fjalëvet Perëndisë, edhe jeni bamë kësish qi keni nevojë për qjumështë, e jo për ushqim të fortë. Sepse kushdo qi pi qjumështë, asht’ i paprovueshim ndë fjalë të dreitënisë, sepse ashtë foshnje. Por ushqimi i fortë ashtë për burra të kullutë, qi e kanë mësuem të ndiemenë prei zakonit për me shqyem të mirën’ e të keqenë. Përandai si të lamë të filluemen’ e mësimit Krishtit, le të bihemi mbë të kullutët, pa vumë për-së-ri themel pendimi prei punëvet vdekëta, edhe besësë mbë Perëndinë, mësimit pagëzimevet, e të vumesë duervet përsipër, e të ngjallëmesë prei së vdekunish, e gjyqit pasosunë. Edhe këte kemi me e bamë, ndë na lashtë Perëndia, sepse asht’ e vështirë për ata qi u ndriçuenë njiherë, edhe i ndienë shinë dhunëtisë qiellore, edhe qenë bamë piesëtarët’ e Shpirtit Shenjt, edhe ndienë shin’ e fjalësë mirë të Perëndisë, edhe fuqivet jetësë qi vien, ndë u rrëzofshinë, asht’ e vështirë me u përtërimë për-së-ri ndë pendim, të kryqëzojënë për-së-ri mbë vetëhet t’atyne të Birin’ e Perëndisë, edhe ta diftojënë me gisht për turpëni. Sepse dheu qi pi shumë herë shinë qi bije mb’ate, edhe piell barëna të mira për ata qi e punojënë, merr bekim prei Perëndisë. Por ndë nxierrtë driza e murriza, ashtë i paprovueshim, edhe ngjat mallëkimit, të cillit e mbrapëna ashtë të digjetë. Edhe na u ka mbushunë mendia për ju, o vëllazën, se keni ma të miratë punë qi kanë paqtim, ndonëse flasimë kështu. Sepse Perëndia nuk’ asht’ i pa-udhë, qi të harrojë punënë tuei, edhe mundimin’ e dashunisë qi diftuetë mb’emënit t’ati, kur u shërbyetë shenjtënavet, edhe u shërbeni. Edhe dëshëroimë qi gjithë-se-cilli prei jush të diftojë por ate nxitim deri së mbrapëni, qi t’i mbushetë mendia për shpëresënë, qi të mos bahi të përtueshim, por t’u veni mbrapa atyneve qi trashigojënë të zotuemetë me anë të besës’ e të zemërësë gjanë. Se Perëndia kur iu zotue Abrahamit, mbassi s’kishte se mbë cillinë ma të math me bamë be, bani be mbë vetëvetëhenë, tue thanë: “Me të vërtetë tue bekuem kam me të bekuem, edhe tue shumuem kam me të shumuem”. Edhe tue pasunë zemërë të gjanë, fitoi të zotuemenë. Sepse nierëzitë bajënë be për ma të madhinë, edhe beja ashtë mb’ata të mbaruemit’ e qish do kundrë-fjalë për të vërtetuem. Mb’ate Perëndia si donte me diftuem ma tepër’ andën’ e vet të palueitëmenë vendit mbë trashigimtarët e të së zotuemesë, vuni ndërmietës benë, qi prei dy punësh të palueitëme vendit, për të cillat s’mundetë me rrejtunë Perëndia, të kemi ngushullim të fortë na qi kemi marrë udhë, të mbamë shpëresënë qi kemi përpara, të cillën’ e kemi porsi angurë të qindrueshime e të vërtetueshime, edhe qi hyni mbë ma të përmbrendëshimen’ e kurtinësë, atie ku Iesui çeli udhënë përpara e hyni për ne, si u ba krye-prift për gjithë jetënë mbas rregullit Melhisedekut. Sepse kyi Melhisedeku, mbëreti i Selimit, prifti i Perëndisë naltë, i cilli hasi me Abrahaminë tue u këthyem prei së grimesë mbëretënavet, edhe e bekoi, të cillit Abrahami i dau mbë-nj-anë edhe të dhetënë prei gjithë plaçëkavet, qi ai përpara quhei mbëret dreitënie, mbasandai edhe mbëret Selim, qi do me thanë, mbëret paqtimi, pa atë, pa amë, pa gjenealogji, pa pasunë fillim dittsh, as të mbaruem jete, por përgjaitunë të Birit Perëndisë, mbet prift përjetë. Edhe veni ore sa i madh qe kyi, të cillit Abrahami krye-ati i dha edhe të dhetënë prei plaçëkavet. Edhe prei të bijvet Leviut ata qi marrinë priftëninë, kanë porosi mbas ligjësë me marrë të dhetënë prei popullit, do me thanë, prei vëllazënavet vet, ndonëse kanë dalë prei miedizit Abrahamit; edhe ai qi s’e kishte gjenealogjinë prei atyneve, muer të dhetënë prei Abrahamit, edhe bekoi ate qi kishte të zotuemetë, edhe pa ndonji kundrë-fjalë, ma i vogëli bekohetë prei ma të madhit. Edhe këtu nierës të mortshim marrinë të dheta, e atie merr të dheta qi ai bahetë deshmi se rron. Edhe me thanë kështu, edhe Leviu qi mirrte të dheta me anë të Abrahamit, dha të dheta. Sepse ai Leviu ishte por ndë miedis t’atit, kur hasi me ate Melhisedeku. Ndë ishte pra të mbaruemitë me anë të priftënisë Levitike (sepse populli muer ligjënë me anë t’asai), qish lypsei me u ngritunë tietër prift mbas rregullit Melhisedekut, e të mos thohetë mbas rregullit Aaronit? Sepse kur ndërrohetë vendit priftënia, duhetë me u ndërruem vendit edhe ligja. Sepse ai, qi thohenë këto punë për ate, ishte prei tietërë fare, të cillës’ as ndonji s’iu pat afruem theroresë. Sepse ashtë punë e shpërfaqëme se Zoti ynë leu prei Iudesë, qi për ate farë Moiseu nukë foli gja për priftëni. Por edhe shumë ma tepër’ ashtë punë e shpërfaqëme, sepse ngrihetë tietër prift mbas së përgjaitëmesë Melhisedekut, i cilli nukë qe bamë mbas ligjësë porosisë mishit, por mbas fuqisë jetësë pa-mbarueme, sepse deshmon, tue thanë: “Se ti je prift për gjithë jetënë mbas rregullit Melhisedekut”. Sepse porosia e parë këthehetë prapë, kur asht’ e dobë edhe e pavëjefshime (sepse ligja s’mbaroi ndonji farë pune), por kalli nji shpëresë ma të mirë, qi me anë t’asai i afrohemi Perëndisë. Edhe sa ma shumë nukë ke bamë ndonji prift pa bamë be (sepse ata qenë bamë priftën pa bamë be, por kyi me të bame be prei ati qi i tha: “Zoti bani be, edhe s’ka me u penduem. Ti je prift për gjithë jetënë mbas rregullit Melhisedekut”); kaqi ma të mirësë dhiatë u ba dorë-dhanës Iesui. Edhe ata qenë bamë shumë priftën, sepse nuk’ i linte vdeka me mbetunë shumë kohë, por ai mbassi mbet për gjithë jetënë, e ka priftëninë të pandërrueme vendit. Edhe përandai mundetë me shpëtuem kreit ata qi afrohenë për-anë Perëndisë me anë t’ati, sepse rron përherë qi të bajë shkusi për ata. Sepse i tillë krye-prift i pandërruem vendit na duhei neve, shenjt, asi qi s’ban keq, i pashgryem, damë veç prei fajtorëvet, edhe bamë ma i naltë se qijetë, i cilli s’ka nevojë përditë, si ata krye-priftënitë, me prumë kurbane ma pari për fajet e veta, mbasandai për të popullit, sepse nji herë e bani këte, kur pru vetëvetëhenë kurban. Sepse ligja ve krye-priftën nierës qi kanë dobësinë, por fjala e së bamesë be qi u ba mbrapa ligjësë, vuni Birinë, qi asht’ i kullutë për gjithë jetënë. Edhe me thanë shkurt për sa folëm, kemi kësi prifti, qi ndenji prei së diathtësë shkambit madhënisë ndë qijet, punëtori i shenjtënavet, edhe të vërtetësë tendë, të cillën’ e nguli Zoti, e jo nieriu. Sepse qish-do krye-prift vihetë për me prumë dhunëtia e kurbane, përandai ashtë nevojë me pasun’ edhe kyi ndonji gja qi ta bierë kurban. Sepse ndë ishte mbi dhet, nukë do të ishte prift, sepse ishin priftën ata qi bijshinë dhunëtiatë mbas ligjësë, të cillëtë punoishinë mbas shëmbëllëtyrës’ e mbas hiesë punëvet qiellore, sikurse i pat thanë Perëndia Moiseut, kur kishte për me ndërtuem tendënë, sepse thotë: “Shiko t’i bajsh të gjitha mbas formësë qi t’u diftue ndë malt”. Por tashti Krishti fitoi nji punë ma të mirë, sa ma shumë asht’ edhe laimës nji dhiate ma të mirë, e cilla u vu ligjë mbi ma të mira të zotueme. Sepse ndë ishte pa palavi ajo e para, nukë do të kërkohej vend për të dytënë, sepse tue gjetunë faj Perëndia mb’ata thotë: “Qe te vinë ditt, thotë Zoti, edhe kam me bamë nji dhiatë të re mbë shtëpin’ e Israelit edhe mbë shtëpin’ e Iudesë, jo mbas dhiatësë qi bana mb’atënit e atyne, ate ditë kur i rroka për dore me i nxierrë prei dheut Egjyptit, sepse ata nukë qindruenë ndë dhiatët t’eme, edhe unë s’i vuna ore, thotë Zoti. Sepse këjo ashtë dhiata qi kam me bamë mbë shtëpin’ e Israelit mbas atyne ditvet, thotë Zoti, kam vumë ligjat’ e mia ndë mend t’atyne, edhe kam me i shkruem mbi zemërat t’atyne, edhe kam me qenunë tek ata për Perëndi, edhe ata kanë me qenunë tek unë për popull. Edhe s’ka me mësuem gjithë-se-cilli t’afërmin’ e vet, edhe gjithë-se-cilli vëllan’ e vet, tue thanë: Njif Zotinë; sepse të gjithë kanë me më ngjofunë çë prei së vogëlit atyneve, deri së madhit atyneve. Sepse kam me qenun’ i përdëllyeshim mbë të shtrembëtat e atyne, edhe s’kam me kuituem ma fajet’ e atyne, edhe paligjëniat’ e atyne”. Me të thanë “të re”, bani të vietërë të parënë; edhe ajo gja qi vietërohet’ e plaketë, ashtë ngjat prishëjesë. Kishte pra edhe tenda rregulla lutëje, edhe shin-vendin’ e botësë. Edhe u ndërtue tenda e parë, ndë të cillën’ ishte edhe kandileja, edhe truveza, edhe paravumeja e bukëvet, e cilla thohetë shin-vend. Edhe mbas kurtinësë dytë ishte tenda qi thohetë shin-vendi i math, qi kishte nji tymtar t’artë, edhe arkën’ e dhiatësë mbëluem rreth mbë gjith’ anët me ar, ndë të cillën’ ishte nji shtamb’ e artë qi kishte manënë, edhe shkopi i Aaronit qi bini, edhe rrasat’ e dhiatësë; edhe përsipër asai ishinë Qerubimët’e laftit, qi i mbaishinë hienë vendit përdëllyeshim, për të cillat s’ashtë nevojë tashti me thanë nji për nji. Edhe tue qenunë ndërtuem këto kështu, ndë tendën’ e parë priftënitë hyejënë kurdo me bamë lutëjetë, por ndë të dytënë nji herë ndë vit hyn vetëmë prifti, jo pa gjak, të cillin’ e bije kurban për vetëvetëhenë, edhe për fajet e popullit qi i baishinë pa ditunë; edhe këte e diftonte Shpirti Shenjt, se edhe s’ishte shpërfaqun’ udha mbë shin-vendin’ e math, sepse tenda e parë edhe po qindronte, e cilla ishte formë për ate kohënë qi ishte atëherë, kur biheshinë dhunëtia e kurbane, të cillatë s’mundeshinë me e bamë të kullutë ndë ndërgjegjiet ate qi lutei, sepse ishin’ urdhënuem vetëmë për të ngrana e për të pime e për qish do farë të lamesh, e për rregulla mishi, deri mbë nji kohë për me u ndrequnë. Por si erdhi Krishti, krye-prifti i të miravet qi kishinë për me ardhunë, ndëpër nji tende ma të madhe e ma të hollë, jo bamë me dorë, do me thanë, jo prei këti të ndërtuemi, as me anë gjaku sqepësh e viçash, por me anë të gjakut vet hyni nji herë ndë shin-vendinë, edhe fitoi shpërblim të pasosunë. Sepse ndë qoftë se, gjaku i demavet e i sqepëvet, edhe hini i mëshqerrësë qi stërpik të pugamitë, shenjtënon për pastrimin’ e mishit, sa ma tepërë gjaku i Krishtit, i cilli me anë të Shpirtit pasosunë pru vetëvetëhenë për kurban pa palavi te Perëndia, ka me pastruem ndërgjegjëjenë tuei prei punëvet vdekëta, për me iu lutunë Perëndisë gjallë? Edhe përandai ashtë laimës i dhiatësë re, qi me anë të vdekësë qi u ba për shpërblimin’ e së kapërcyemesë porosivet mbë dhiatën’ e parë, të marrinë të zotuemen’ e trashigimit pasosunë, ata qi janë thirrunë. Sepse atie ku ashtë dhiatë, ashtë nevojë të jetë vdeka e ati qi bani dhiatënë, sepse dhiata ka fuqi mb’ata qi janë vdekunë, sepse kurrë s’ka fuqi deri sa të rrojë ai qi e bani. Andai as e para s’qe përtërimë pa gjak, sepse kur u fol prei Moiseut qish do porosi mbas ligjësë mbë gjithë popullinë, muer gjakun’ e viçavet e sqepëvet, bashkë me ujë e me lesh të kuq e me hyssop, e stërpiku edhe ate librën’, edhe gjithë popullinë, tue thanë: “Kyi ashtë gjaku i dhiatësë, qi urdhënoi Perëndia mbë ju”. Edhe kështu stërpiku me gjak edhe tendën’ edhe gjith’ enët’ e punësë. Edhe shkurt me thanë të gjitha pastrohenë me gjak mbas ligjësë, edhe pa derdhunë gjak s’ka të falunë fajesh. Ishte nevojë pra format’ e qiellorevet të pastroheshinë me këto, por ato qielloretë ishte nevojë të pastroheshinë me kurbane ma të mira se këto. Sepse Krishti nukë hyni ndë shin-vende bamë me dorë, qi janë figuret’e të vërtetavet, por nd’ate qiell, qi të duketë tashti përpara Perëndisë për ne; as të bierë kurban vetëvetëhenë shumë herë, sikurse krye-prifti hyn ndë shin-vendinë vit për vit me gjak të huej (sepse atëherë duhei me pësuem shumë herë çë kurë se u ngref bota), por tashti u shpërfaq nji herë mbë të mbrapënën’ e jetëvet, qi të prishi fajinë me anë të kurbanit vetëvetëhesë. Edhe sikurse asht’ urdhënuem mbë nierëzit nji herë me vdekunë, edhe mbasandai ashtë gjyq, kështu edhe Krishti, nji herë u pru kurban për me ngritunë fajet’ e të shumëvet, ka me u dukunë për së dyti pa faj mb’ata qi e presinë për shpëtiminë. Sepse ligja tue pasunë hien’ e të miravet qi vinë, e jo ate figuren’ e punëvet, kurrë s’mundetë me bamë të kullutë ata qi hyjënë me ato kurbanet qi bijenë vit për vit përherë, sepse atëherë do të kishin pushuem me u prumë kurbane, sepse lutësitë si të pastroheshinë nji herë, s’do të kishinë ma as ndonji ndërgjegjëje për faje, por nd’ato bahetë kuitim fajesh vit për vit, sepse s’mundetë gjak demash e sqepësh me hekunë faje. Përandai tue hymë ndë botët, thotë: “Kurban e mplatë nukë deshe, por bane gati për mue korp. Kurbane të dieguna-gjithë, edhe mplata për faje nukë pëlqeve. Atëherë thashë: Qe te po vij (ndë volumë të librës’ ashtë shkruem për mue), për me bamë, o Perëndi, dashuniminë tand”. Si tha ma përsipër: “Se kurban edhe mplatë, edhe kurbane të dieguna-gjithë, edhe mplata për faje nukë deshe, as nuk’ i pëlqeve” (të cillatë bihenë kurban mbas ligjësë), atëherë tha: “Qe te po vij me bamë, o Perëndi, dashuniminë tand”. Ngre të parënë, qi të ngrefi të dytënë. Prei ati dashunimit jemi shenjtënuem me anë të prumesë kurban të korpit Iesu Krishtit qi u pru kurban nji herë. Edhe qish do prift rri përditë tue shërbyem, edhe bije përherë por ato kurbane, të cillatë kurrë nukë mundenë me hekunë faje, por ai si pru nji kurban për fajet, ndenji për gjithë herënë ndë të diathtën’ e Perëndisë, tue pritunë mbaskëndai deri sa të vihenë gjith’ anëmiqt’ e ati “përposh ndënë kambët t’ati”. Sepse me nji mplatë bani të shenjtënueshimitë të kullutë për gjithë herënë. Por edhe Shpirtit Shenjt deshmon për ne, sepse mbassi pat thanë ma përpara: “Këjo ashtë dhiata qi kam me bamë mb’ata mbas këtyne ditvet, thotë Zoti, kam me vumë ligjat’ e mia mbi zemërat t’atyne, edhe kam me shkruem ato ndë mendimet t’atyne”, “edhe s’kam me kuituem ma fajet’ e atyne edhe paligjëniat’ e atyne”. Edhe atie ku ashtë ndëjesë, nuk’ ashtë ma mplatë për faje. Tue pasunë pra, o vëllazën, kucim me hymë ndë shin-vendet me anë të gjakut Iesuit, prei nji të reje edhe të gjallë udhë, qi na e përtërini me anë të kurtinësë, do me thanë të mishit vet, edhe tue pasunë nji prift të math ndë shtëpit të Perëndisë, le t’afrohemi me zemërë të vërtetë mbushunë mendienë prei besësë, tue pasunë shpërlamë zemëratë t’ona prei ndërgjegjëjesë keqe, edhe lamë korpinë me ujë të këthiellëtë, le të mbamë rrëfimin’ e shpëresësë pa pierrë, sepse ai qi u zotue ashtë besëtar; edhe le të vem ore të ngacëmoimë niani tietërinë ndë dashuni e ndë vepëra të mira; mos lamë me u mbëledhunë bashkë, sikurse ashtë zakon mbi disa vetë, por tue shtymë njiani tietërinë, edhe kaqi ma tepërë, sa shifni ditën’ afruem. Sepse ndë fëjefshim na tue dashunë, mbassi muerëm të ngjofëmen’ e së vërtetësë, nukë mbet ma kurban për faje, por nji të pritunë gjyqi të frikëshim edhe nji të ndezunë ziarrmi, qi ka për me ngran’ ata qi janë kundrë. Nji qi ka shkelunë ligjën’ e Moiseut, përpara nji a dy deshmitarëve vdes pa përdëllim; sa ma tepërë mundim, u duketë juve, se ka me hiekun’ ai qi ka shkelunë të Birin’ e Perëndisë, edhe ka kuituem se gjaku i dhiatës’ ashtë si qish do gjak, qi me ate u shenjtënue, edhe ka shamë Shpirtin’ e hirit? Sepse e dim’ ate qi ka thanë: “Shpagimi ashtë puna eme, unë kam për me shpaguem, thotë Zoti”. Edhe për-së-ri: “Zoti ka me gjukuem popullin’ e vet”. Pun’ e frikëshime ashtë me ranë ndër duer të Perëndisë gjallë. Bini ndër mend ditt’ e para, ndër të cillat, kur u ndriçuetë, duruetë shumë luftë pësimesh, tashti tue u bamë lojë prei qartimesh e prei shtrëngimesh, e tashti tue u bamë piesëtarët’ e atyneve qi pësuenë këso punësh. Sepse pësuetë bashkë me të lidhunat e mia, edhe pritët me gëzim të rrëmbyemen’ e pasëjesë tuei, tue ditunë se keni për vetëhenë tuei ndë qijet nji ma të mirë pasëje edhe të qindrueshime. Mos hethni tej pra kuciminë tuei, qi ka për me dhanë pagë të madhe. Sepse ju keni nevojë për durim, qi të bani dashunimin’ e Perëndisë, edhe të mirrni të zotuemenë. Sepse edhe nji grimëzë herë, edhe “ka me ardhun’ ai qi vien, edhe s’ka me u vonuem”. Edhe i dreiti ka me rruem prei besësë’, edhe: “nd’u tërhiektë mbrapazë kushi, shpirti em s’ka me e pëlqyem”. Edhe na s’jemi prei asish qi tërhiqenë mbrapazë për prishëje, por prei asish qi besojënë për shpëtimin’ e shpirtit. Edhe besa ashtë nji themel punësh qi shpërehenë, nji diftim punësh qi nukë shifenë. Sepse prei kësai muernë deshmi të mirë pleqtë. Me anë të besës’ marrimë vesht se jetët’ u ndërtuenë me fjalën’ e Perëndisë, kaqi qi këto qi shifenë nuk’u banë prei atyneve punëvet qi dukenë. Me anë të besës’ Abeli i pru Perëndisë ma të mirë kurban se Kaini, qi prei asai besës’ u ba deshmi se ishte i dreitë, sepse Perëndia dha deshmi për dhunëtiat e ati, edhe prei asai, ndonëse vdiq, edhe ma po flet. Me anë të besësë Enohu u ndërrue vendit për mos me pamë vdekë: “edhe nukë gjindei, sepse Perëndia e ndërroi vendit”, sepse para se të ndërrohei vendit u ba deshmi për ate, se i kishte pëlqyem Perëndisë. Edhe pa besë s’mundetë me i pëlqyem kushi, sepse ai qi afrohetë te Perëndia duhetë me besuem, se ashtë, edhe bahetë pagë-dhanës mb’ata qi e kërkojënë. Me anë të besës’ iu diftue Noesë prei Perëndisë për ato punë qi edhe nukë shifeshinë, edhe ai si u frikue, ndërtoi arkënë për shpëtimin’ e shtëpisë vet, prei të cillësë gjukoi për të keq botënë, edhe u ba trashigimtar i dreitënisë me anë të besësë. Me anë të besësë ndëgjoi Abrahami, kur u thërrit me dalunë mb’ate vend qi kishte për me marrë për trashigim, edhe duel pa ditunë se ku vete. Me anë të besësë vote e nguli ndë dhe të zotuemesë porsi mbë nji dhe të huej, tue ndenjunë ndë tenda, bashkë me Isaakun’ edhe me Iakobinë trashigimtarëtë bashkë t’asai të zotuemeje, sepse priste ate qytetinë qi kishte themeletë, të cillit mieshtër edhe ndërtestar ashtë Perëndia. Me anën të besës’ edhe ajo Sarra muer fuqi me u ngjitunë me barrë, edhe ndonëse i kishte shkuem koha e moshësë, puell, sepse e kuitoi të besës’ ate qi u zotue. Përandai lenë kaqi vetë prei nji burri vetëmë, edhe kyi gati për me vdekunë, porsi ujët’ e qiellit prei shumicës’, edhe porsi rana e pangjefëme qi ashtë ndë buzë të detit. Këta të gjithë vdiqnë me besë, pa marrë të zotuemetë, por për së largut i panë, edhe u mbushnë mentë, edhe i muernë n’grykë, edhe rrëfyenë se janë të huej, edhe prei nji tietërë vendi mb’ate dhe. Sepse ata qi flasinë kështu, diftojënë se kërkojënë dhen’ e vet. Edhe ndë e mbaishinë ndër mend ate dhe qi prei andej patnë dalë, kishinë për me gjetunë kohë me u këthyem, por tashti u ka anda për nji ma të mirë dhe, do me thanë, qielluer, përandai Perëndia s’ka turp me u qjuetunë Perëndia i atyneve, sepse u bani gati qytet. Me anë të besës’ Abrahami pru Isaakunë për kurban kur provohei, edhe ai qi pat pritunë të zotuemetë pru për kurban vetëm-leminë birin’ e vet, qi qe folunë mb’ate: “Se mbë Isaakunë ka me u qjueitunë fara jote”. Tue u menduem Abrahami se Perëndia mundetë me e ngjallunë prei së vdekunish, andai e muer me të përgjaitëme. Me anë të besës’ Isaaku bekoi Iakobin’ edhe Isafinë për punët qi do të vinë. Me anë të besës’ Iakobi tue vdekunë bekoi të dy bijt’ e Iosefit, “edhe u lut tue u mpështetunë mbë majë të shkopit ati”. Me anë të besës’ Iosefi tue vdekunë përmendi për të dalëmenë jashtë Egjyptit e të bijvet Israelit, edhe porositi për eshtënat e veta. Me anë të besësë Moiseu, si leu, u mpëshef tre muei prei përintsh vet, sepse panë se çuni ishte i bukurë, edhe nukë patnë frikë për urdhënin’ e mbëretit. Me anë të besësë Moiseu si u ba i math, mohoi me u than’ i biri së bijësë Faraonit, sepse sgjodhi ma tepërë me hiekunë keq bashkë me popullin’ e Perëndisë, se me pasunë fitim faji për pakëzë herë, tue kuituem dhunën’ e Krishtit për ma të madhe pasëje, se thesorëtë ndë Egjypt, sepse këqyrte mbë shpagimin’ e pagësë. Me anë të besësë la Egjyptinë pa mos u frikuem për zemërimin’ e mbëretit, sepse priste porsi tue pam ate qi nukë shifte. Me anë të besësë bani pashkën’ edhe të stërpikëmen’ e gjakut, qi të mos u përkasi atyneve, ai qi prishte dielmt’ e parë të Egjyptianëvet. Me anë të besësë shkuenë ndëpër Det të Kuq porsi ndëpër tokë të thatë, të cillinë kur e provuen’ Egjyptianët, u mbytnë. Me anë të besësë ranë muret’ e Ierihosë, si u rrethuenë shtatë ditt. Me anë të besësë Raaba kurva nukë hupi bashkë me ata qi s’bindeshinë, mbassi priti përgjonjësitë me paqtim. Edhe qish me thanë ma? Sepse s’ka me më mbetunë kohë me diftuem për Gedeoninë’ e për Barakun’ e për Sampsonin’ e për Iefthaenë, për Davidin’ e për Samuelin’ e për profetëtë, të cillëtë me anë të besësë luftuenë mbëretënia, punuenë dreitëni, fituenë të zotuemetë, thurnë gojat’ e leonëvet, shuenë fuqin’ e ziarrmit, shpëtuenë prei gojavet thikësë, muerrnë fuqi prei dobësinavet, u banë të fortë ndë luftë, thyenë ushtëriat’ e hueja; gratë muernë të vdekunit’ e vet ngjallunë prei së vdekunish, e të tierë u munduenë, sepse nukë pritnë shpëtiminë qi të fitojënë nji ma të mirë të ngjallunë; e të tierë u provuenë me të përqeshuna e me të rrafuna, por edhe me të lidhuna e burgje; u rrafnë me gurë, u sharruenë, u nganë, vdiqnë premë prei thikësë, shkojshinë vende ndëpër vende veshunë me likura dhensh e me likura dhish, tue u shterunë, tue u shtrënguem, tue hiekunë keq (për të cillëtë bota nuk’ ishte e zonja); tue shkuem andej e këndej ndëpër shkretina e ndëpër male e ndëpër shpella, e ndëpër birat e dheut. Edhe këta të gjithë, ndonëse muernë deshmi të mirë me anë të besësë, nukë muernë të zotuemenë, sepse Perëndia pat urdhënuem çë përpara nji ma të mirë punë, qi të mos bahenë të kullutë pa ne. Andai edhe na rrethuem prei kaqi reje deshmiash, le të hedhimë tej qish do barrë, edhe faijinë qi na pushton kaqi kollai, edhe le t’ecimë me durim nd’ate udhë qi ashtë përpara nesh, tue këqyrunë Iesunë qi filloi edhe mbaroi besënë, i cilli, për ate gëziminë qi ishte përpara ati, duroi kryqinë pa vumë ndër mend turpëninë, edhe ndenji ndë të diathtë të shkambit Perëndisë. Sepse kujtonia ate qi duroi këte farë kundrë-fjale mbë vetëvetëhenë prei fajtorëvet, qi të mos lodhi e të t-hollohi ndë shpirtënat tuei. Ju edhe s’i keni qindruem fajit deri mbë gjak tue luftuem, edhe keni harruem ate mësiminë, qi u flet juve porsi bijvet, e u thotë: “Biri em, mos e zen për asgja mësimin’ e Zotit, as mos e hup zemërënë, kur qartohe prei ati. Sepse ate qi don Zoti, e mundon, edhe rref qish do bir qi e pret përanë vetiu”. Ndë durofshi mundiminë, Perëndia bihetë mbë ju porsi mbë bij, sepse cilli bir asht’ ai qi s’e mundon i ati? Por ndë jeni pa mundim, të cillit u batë piesëtarë të gjithë, vallë jeni kopila, e jo bij. Mbasandai na kishim atënit’ e mishit t’ynë qi na mundoishinë, edhe e kishim turp; a s’kemi me i ulunë kryetë shumë ma tepër’ Atit shpirtënavet, edhe kemi me rruem? Sepse ata na mundoishinë për pak ditt, sikurse u pëlqente atyneve, por ai për të mirënë t’onë, qi të bahemi piesëtarët’ e shenjtënimit ati. Edhe qish do mundim tashti për tashti nukë duketë se bije gëzim, por idhënim; por mbasandai u ep pemë të butë dreitënie atyneve qi janë mësuem mb’ate. “Përandai ngreni përpietë duert’ e doba edhe gjunjët’ e këputunë.” Edhe “bani të ecunë të dreitë mbë kambët tueja”, qi të mos dali jashtë udhës’ ajo qi asht’ e çalë, por ma tepërë të shëndoshetë. Kërkoni paqtim me të gjithë, edhe shenjtëniminë, qi pa ate askushi s’ka me pamë Zotinë, tue vum’ ore mos ka mbetunë mbrapa kushi prei hirit Perëndisë, “mos ka bimë nalt ndonji rranjë e idhëtë, e u trubëllon”, edhe prei kësai ndyhenë shumë vetë; mos ashtë kushi kurvar a i ndytë, si Iosafi, qi shiti paralindiet’ e veta për nji gjellë, sepse e dini se edhe mbasandai, kur desh me trashiguem bekiminë, u hoth poshtë, sepse nukë gjet vend pendimi, ndonëse e lypi me lott. Sepse nukë jeni afruem ndë nji mal qi zihetë me dorë, e qi digjetë me ziarrm, edhe mbë vranësinë e mb’errësinë e mbë thëllim, e mbë za trumbete, e mbë za fjalësh, të cillin’ ata qi e ndëgjuen, u lutnë të mos u flitei ma fjala atyne. (Sepse s’mund të duroishin’ urdhëninë, qi thoshte: “Edhe bagëti ndë i prektë malit, do të rrifetë me gurë, a do të shigjetohetë me ber”. Edhe kaqi i frikëshim ishte të dukunitë, sa Moiseu tha: Jam frikun’ e tremunë), por u afruetë ndë mal të Sionit, ndë qytet të Perëndisë gjallë, Ierusalemënë qiellore, edhe ndë shumicë dhetë mijë engjujsh, ndë panagjyrë e ndë kishë paralindësish qi janë shkruem emënatë ndë qijet, edhe te Perëndia gjyqtari i të gjithëve, edhe te shpirtënat’ e të dreitëvet qi janë kulluem, edhe mbë Iesunë laimësin’ e dhiatësë re, edhe ndë gjak të stërpikëmejë qi flet ma mirë se i Abelit. Shikoni mos hiqni dorë prei ati qi flet, sepse kur nukë shpëtuen’ ata qi hoqnë dorë prei ati qi foli tek ata mbë dhet, shumë ma tepërë s’kemi me shpëtuem na, ndë hiekshim dorë prei ati qi flet prei qijesh, të cillit zani tundi dhenë atëherë, por tashti u zotue, tue thanë: “Edhe nji herë kam me tundunë jo vetëmë dhenë, por edhe qiellinë”. Edhe këjo fjalë: “Edhe nji herë”, difton të ndërruemenë vendit atyneve qi tundenë si të bamë me dorë qi të mbesin’ ato qi s’tundenë. Përandai tue marrë nji mbëretëni të patundëme, le të kemi hir, qi me anë t’asai t’i lutemi pëlqyeshim Perëndisë me nder’ e me frikë. Sepse “Perëndia ynë ashtë ziarrm qi shkrin”. Le të qindrojë dashunia e vëllazënisë. Mos harroni dashunin’ e të huejëvet, sepse prei kësai disa pa marrë vesh pritnë engjuj ndë shtëpiat të veta. Kuitoni ata qi janë lidhunë, si të lidhunë bashkë me ata; ata qi hiekinë keq, sikur jeni edhe ju ndë korp. Martesa qoftë për nderë mbë të gjithë edhe shtrati i pandyem, por kurvarët’ e ndynësitë ka me i gjukuem Perëndia. Mëndyra juei le të jetë pa lakëmim argjandi, tue u mbastuem ato qi keni tashti, sepse ai ka thanë: “S’kam për me të lanë, as s’kam për me hiekunë dorë prei teje”. Përandai na të thomi me zemërë: “Zoti ashtë ndifmëtari em, edhe s’kam me drashunë, qish do të më bajë nieriu”. Kuitoni të parëtë tuei, të cillët’ u folnë juve fjalën’ e Perëndisë; ecëni mbas besës’ atyneve, tue vum’ ore të mbrapënën’ e jetës’ atyne qi shkojinë. Iesu Krishti asht’ ai vetë die edhe sot, edhe për gjithë jetët. Mos bihi andej e këndej prei qish do farë mësimesh të hueja, sepse ashtë mirë me u forcuem zemëra me hir, jo me të ngrana, të cillatë nuk’ u vëjeftnë gja atyneve qi ecënë mb’ato. Kemi nji therore, prei të cillësë s’kanë pushtet me ngran’ ata qi lutenë ndë tendët. Sepse atyne bagëtivet qi u bihetë gjaku mbrenda ndë shin-vendet prei krye-priftit për faje, këtyneve u digjenë korpënatë jashtë ushtërisë. Përandai edhe Iesui pësoi jashtë derësë, qi të shenjtënojë popullinë me gjakun’ e vet. Le të dalimë pra tek ai jashtë ushtërisë tue bartunë dhunën’ e ati. Sepse na s’kemi këtu nji qytet qi mbet përherë, por kërkoim’ ate qi ka me ardhunë. Me anë t’ati pra le të bijemë përherë te Perëndia kurban lavdimi, do me thanë “pemë buzësh” qi rrëfejën’ emënin’ e ati. Edhe mos harroni të bani mirë, e të bani piesë prei të miravet tueja, sepse këso kurbanesh’ i pëlqejënë Perëndisë. U ndëgjoni të parëvet tuei, edhe u ulni vetëhenë, sepse ata rrinë squtë për shpirtënat tuei, porsi ata qi kanë me dhanë fjalë, qi ta bajënë këte me gëzim, edhe jo tue fshamë, sepse këjo s’vëjen për ju. Fali për ne, sepse na u ka mbushunë mendia, se kemi ndërgjegjëje të mirë, tue dashunë të bihemi mirë mbë gjithë punët. Por ma tepër’ u lutem juve të bani këte, qi të këthehem shpeit te ju. Edhe Perëndia i paqtimit, i cilli pru për-së-ri prei së vdekunish barin’ e math të dhenvet me anë të gjakut dhiatësë pasosëme, Zotinë t’anë Iesu Krishtinë, u baftë të kullutë mbë qish do punë të mirë, qi të bani dashunimin’ e ati, tue punuem ndër ju ate qi asht’ e pëlqyeshime përpara ati, me anë të Iesu Krishtit, mb’atë qoftë lafti ndë jetët të jetëvet. Amen. Edhe u lutem juve, o vëllazën, duroni fjalën’ e mësimit, sepse u shkrova juve me pak fjalë. E dini se vëllai Timotheu u lishue prei burgut, bashkë me ate, ndë arthtë shpeit, kam me u pamë juve. U falni me shëndet gjithë të parëvet tuei, edhe gjithë shenjtënavet. U falenë me shëndet juve gjith’ ata qi janë kah Italia. Hiri qoftë me ju të gjithë. Amen. (Letëra) mbë Hebrejt u shkrue kah Italia (edhe u dërgue me anë të Timotheut ). Iakobi, shërbëtori i Perëndisë edhe i Zotit Iesu Krisht, mbë të dy-mbë-dhetë farat qi janë shpërdamë, falemi me shëndet. Kujtonia për qish-do gëzim, o vëllazën, kur të bini mbë qish-do farë ngasëjesh, tue ditunë se provimi i besësë tuei punon durim, edhe durimi le të ketë punë të kullutë, qi të jeni të kullutë edhe të tanë, pa qenunë të mangutë as mbë ndonji gja. Edhe ndë i mengoftë dituni ndonjianit prei jush, le të lypi prei Perëndisë qi u ep të gjithëve pa kursim, e nukë qarton; edhe ka me iu dhanë. Por le të lypi me besë, pa qenunë me dy mendie, sepse ai qi ashtë me dy mendie i përgjan valësë detit qi tundetë prei erës’ edhe përpiqetë. Sepse ai nieri le të mos kuitojë se ka me marrë gja prei Zotit. Nieriu me dy mendie asht’ i paqindrueshim mbë gjith’ udhët e veta. Le të mburretë pra vëllai i përungjëtë ndë të naltët të vet, e i pasuni ndë të përungjët të vet, sepse ka me shkuem porsi luleja e barit. Sepse leu dielli bashkë me vapënë, edhe thau barinë, edhe luleja e ati ra, edhe bukuria e faqes’ ati hupi; kështu edhe i pasuni ka me u vyshkunë nd’udhët të veta. Lum ai nieri qi duron ngasëje, se si të provohetë ka me marrë kunorën’ e jetësë, qi ua ka zotuem Zoti atyneve qi duen’ ate. Kur të ngitetë kushi, le të mos thotë, se ngitetë prei Perëndiet; sepse Perëndia s’ngitetë prei së këqish, edhe ai s’nget kend. Por gjithë-se-cilli ngitetë tue u tërhiekun’ e tue u gënjyem prei dëshërimit, mbasandai dëshërimi mbarset’ e piell fajinë, edhe faji si të bahetë, piell vdekënë. Mos gënjehi, o vëllazënit’ e mi të dashunë. Qish-do e dhan’ e mirë, edhe qish-do dhunëti e kullutë ashtë prei së nalti, edhe sdrip prei Atit dritavet, qi mb’ate s’ka të ndërrueme, a të këthyeme hieje. Prei dashunimit vet na puell me fjalën’ e së vërtetësë, qi të jemi nji pem’ e parë e krietyravet ati. Përandai, o vëllazënit’ e mi të dashunë, qish-do nieri le të jet’ i shpeitë mbë të ndëgjuemit, i vonë mbë të folunit, i vonë mbë zemërim, sepse zemërimi i nieriut s’punon dreitënin’ e Perëndisë. Përandai si të hethni tej qish-do palavi e të tepruemit’ e së keqesë, pritni me butësinë fjalënë qi ka bimë ndër ju, qi ajo mundetë me shpëtuem shpirtënatë tuei. Edhe bahi asish qi e bajënë fjalënë, e jo vetëm’ asish qi e ndëgjojënë, tue gënjyem vetëhenë tuei. Sepse ndë ndëgjoftë kushi fjalënë, e të mos e bajë, kyi i përgjan nji nieriu qi shikon faqen’ e vetiut ndë pasqyrët, sepse e shikoi vetëhenë, edhe iku, edhe përnjiherë e harroi se si ishte. Por ai qi ulet’ e shikon ndë të kullutënë ligjën’ e së lirësë, edhe qindron mb’ate, kyi si të bahetë jo asi qi ndëgjon e harron, por asi qi ban punënë, kyi ka me qenun’ i lumunë ndë punët të vet. Ndë duketë kush ndër ju se asht’ i feshim, edhe s’i ve fre gjuhësë vet, por gënjen zemërën’ e vet, feja e këti asht’ e kotë. Feja e këthiellët’ edhe e papugame për-anë Perëndisë edhe Atit ashtë këjo: Me vum’ ore të vorfën e gra të veja ndë shtrëngimt t’atyne, me rueitunë vetëhenë të pa-shgryem prei botet. Vëllazënit’ e mi, mos kini besën’ e të lavdueshimit Zotit t’ynë Iesu Krishtit me të mbaitëme anë. Sepse ndë hyftë ndë përmbëledhëjet tuei ndonji nieri qi ka unazë t’artë me petëka të shkëlqyeme, e të hyjë edhe nji i vobek me petëka të shgryeme, edhe do të veni ore ate qi vesh petëkun’ e shkëlqytë, edhe të thoni: Ti rri këtu mirë, edhe të vobegut t’i thoni: Ti rri atie; a: Rri këtu përposh vendit kambëvet mia, a s’jeni ju pra asish qi mbani anë, edhe u batë gjyqëtarë mendimesh të këqia? Ndëgjoni, o vëllazënit’ e mi të dashunë. Nukë sgjodhi Perëndia të vobegjit’ e kësai bote të pasunë ndë besët, edhe trashigimtarë t’asai mbëretënisë qi u zotue atyne qi duen’ate? Por ju shpërnderuetë të vobegunë. Nuk’ u shtrëngojënë juve të pasunitë, edhe ata u tërhiekinë juve ndëpër gjukatat? Nukë nemin’ ata emënin’ e mirë qi jeni qjueitunë me ate? Ndë rueitshi ligjën’ e mbëretit, mbas shkronjësë: “Të duesh t’afërminë tat porsi vetëhenë tate”, mirë bani, por ndë mbani anë, bani faj, e qartohi prei ligjësë si asish qi kapërceni porosinë. Sepse ai qi të ruejë gjithë ligjënë, edhe të fëjejë mbë nji punë, ashtë bamë fajtuer i të gjithave. Sepse ai qi tha: “Mos kurvënojsh”, tha edhe: “Mos vrasish”. Por ndë mos kurvënofsh, por të vrasish, ke kapërcyem ligjënë. Kështu flitni edhe kështu bani, sikur keni me u gjukuem prei ligjësë së lirësë, sepse gjyqi ka me qenun’ i papërdëllyeshim mb’ate qi s’bani përdëllim, edhe përdëllimi mburretë kundrë gjyqit. Qish dobi asht’, o vëllazënit’ e mi, ndë thashtë kushi se ka besë, e të mos ketë vepëra? Mos mundetë besa me shpëtuem ate? Ndë qoftë se vëllai a motëra janë lakuriq, edhe u mengon ushqimi i përditëshim, edhe t’u thot’ atyne ndonji prei jush: Shkoni ndë paqtim, ngrofi e ngihi; e të mos u epni ato qi kanë nevojë për korpinë, qish dobi ashtë? Kështu edhe besa, ndë mos pastë vepëra, asht’ e vdekëtë prei vetiut. Por do të thotë kushi: Ti ke besë, e unë kam vepra, difto-më besënë tate prei vepëravet tua, edhe unë kam me të diftuem besënë t’eme prei vepravet mia. Ti beson se Perëndia ashtë nji, mirë ban; edhe diajtë besojën’ edhe dridhenë. Por a don me e marrë vesht, o nieri i kotë, se besa pa vepëratë asht’ e vdekëtë? Abrahami ati ynë a s’duel i dreitë prei vepërash, kur pru Isaakunë të birin’ e vet mbi therorenë? Shef se besa vepëronte bashkë me vepërat’ e ati, edhe besa u ba e kullutë prei vepëravet? Edhe u mbush shkronja qi thotë: “Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, edhe iu ngjef për dreitëni”, edhe u qjueit “miku i Perëndisë”. Shfini pra se nieriu del i dreitë prei vepërash, edhe jo prei besës vetëmë? Por kështu edhe Raaba kurva a nukë duel e dreitë prei vepërash, kur priti të laimitë, edhe i nxuer prei nji tietër udhe? Sepse sikurse korpi pa frymë asht’ i vdekëtë, kështu edhe besa pa vepërat’ ashtë e vdekëtë. Mos bahi shumë mieshtra, o vëllazënit’ e mi, tue ditunë se kemi me marrë gjukim ma të math, sepse të gjithë fëjeimë mbë shumë punë. Ndë mos fëjeftë kushi me fjalë, kyi ashtë nieri i kullutë, i fuqishim me i vumë fre edhe gjithë korpit. Qe tek u vemë frenatë n’gojë të kualvet, qi të bindenë mbë ne, edhe tërhiekimë gjithë korpin’ e atyne. Qe edhe barkatë qi janë kaqi të mëdha, edhe shtyhenë prei erënash forta, edhe tërhiqenë prei nji temoni të vogëlë, atie ku të detë guvernori. Kështu edhe gjuha ashtë nji cop’ e vogëlë, por mbahetë mbë të math shumë. Qe pak ziarrm te diek kaqi landë të madhe. Edhe gjuha ashtë ziarrm, bota e të shtrembëtësë. Kështu gjuha ndër copat të mishit t’ynë asht ’ ajo qi shgryen gjithë korpinë, edhe i ep ziarrm çikrikut jetësë, edhe merr ziarrm prei xhehenemit. Sepse qish-do far’ egërsinash, e shpendësh, e shtërpinjsh, e gjash gjalla ndë det, sbutetë, edhe ashtë sbutunë prei natyrësë nieriut, por gjuhën’ as ndonji nieri s’mundetë me e sbutunë; ashtë nji gja e keqe qi s’pushtohetë, plot me vëner qi bije vdekë. Me ate bekoimë Perëndinë edhe Atënë, edhe me ate mallëkoimë nierëzitë qi janë bamë mbas shëmbëllimit Perëndisë. Prei nji goje vetëmë del bekim edhe mallëkim. Nukë duhet’, o vëllazënit’ e mi, me u bamë këto kështu. Mos kroi vrijon ujë t’ambël’ edhe t’idhëtë prei nji bire vetëmë? Mos mundet’, o vëllazënit’ e mi, druja e fikut me bam’ ullij, a hardhia me bamë fiq? Kështu as ndonji krue s’mundetë me bamë ujë të shëllishim edhe t’ambëlë. Kush asht’ i mentshim edhe i ditshim ndër ju? Le të diftojë vepërat’ e veta me butësinë ditunie prei jetësë mirë qi shkon. Por ndë paçi zmir të idhët’ edhe qartë ndë zemërët tuei, mos mburri edhe mos rreni kundrë të vërtetësë. Ajo dituni nukë sdrip së nalti, por ashtë prei dheu, prei fryme, prei dialli, sepse ku ashtë zmir e qartë, atie ashtë të përziem e qish-do pun’ e keqe. Por ditunia qi ashtë prei së nalti, përpara asht’ e këthiellëtë, mbasandai paqtimore, e butë, e bindëshime, plot me përdëllim e me pemë të mira, e pambaitëme anë, edhe pa hipokrisi. Edhe pema e dreitënisë mbilletë ndë paqtim prei atyneve qi bajënë paqtim. Kah janë luftënat’ e qartatë ndër ju? Jo këndyj, prei dëshërimesh qi bajënë luftë ndë copat të mishit tuei? Dëshëroni, e s’keni, vritni, e keni zmir, edhe s’mundeni me fituem; qartoni e luftoni, por s’keni, sepse nukë lypni. Lypni, e nukë merrni, sepse lypni keq, qi të prishni ndë dëshërimet tueja. Kurvarë e kurva, a nuk’ e dini se miqësia e botës’ ashtë anëmiqësia e Perëndisë? Ai qi të detë pra me qenunë miku i botësë, bahet’ anëmiku i Perëndisë, Apor kuitoni se shkronja thotë kot, ajo fryma qi ndenji ndër ju dëshëron për zmir? Por Perëndia ep nji ma të math hir, përandai thotë: “Perëndia rri kundrë madhështorëvet, e u ep hir të përungjëvet”. Ulni kryetë pra mbë Perëndinë, i rrini kundrë diallit, edhe ka me ikunë prei jush. I afrohi Perëndisë, edhe do t’u afrohetë juve. Pastroni duert’, o fajtorë, edhe qironi zemërat’, o nierës me dy mendie. Hiqni keq e bani vajë e qjani; gazi juei le të këthehetë mbë vajë, edhe gëzimi mb’ idhënim. Përungji përpara Perëndisë, edhe ka me u ngritunë juve. Mos flitni keq njiani për tietërin’, o vëllazën; ai qi flet keq për vëllanë, edhe gjukon të vëllanë, flet keq për ligjënë, edhe gjukon ligjënë; edhe ndë gjukofsh ligjënë, nukë je rueitës i ligjësë, por gjukatës. Nd’ashtë ligjë-dhanësi ai qi mundetë me shpëtuem edhe me hupunë, kush je ti qi gjukon tietërinë? Eni tashi ju qi thoni: Sot a nesërë kemi me votunë ndë këte qytet, e kemi me bam’ atie nji vit, edhe kemi me tregjetuem, e kemi me fituem; ju qi nuk’ e dini se qish do të jetë nesërë, sepse qish ashtë jeta juei? Ashtë nji avullë qi duketë për pak kohë, e mbasandai hupetë; ndë vend për me thanë: Ndë dashtë Perëndia, edhe ndë rrofshim, kemi me bamë këte a ate. Por tashi mburreni mbë madhështiat tueja; gjithë të tillë të mburrunë asht’ i keq. Kush di pra me bamë mirë, e nukë ban, ai ban faj. Eni tashi, ju të pasunitë, qjani e ngrini zaninë nalt tue bërtitunë fort për të hiekunat keq qi vinë mbi ju. Pasëja juej u kalp, edhe petëkatë tueja ua brejti teja. Ari juei e argjandi u ndryshk, edhe ndryshku i atyne ka me qenunë për deshmi kundrë jush, edhe ka me ngranë mishnatë tuei si ziarrm; mbëlothtë thesore për ditt e mbrapëna. Qe te bërtet paga qi ua mbaitët punëtorëvet qi korrnë aratë tueja, edhe të bërtitunat’ e korrësavet i ranë ndë veshë të Zotit Shabaoth. U kënaqtë e batë pallë mbi dhet; ushqyetë zemëratë tueja, si për ditën’ e së therëmesë; dënuetë edhe vratë të dreitënë, e ai nuk’ u ndenji kundrë juve. Kini zemërë të gjanë pra, o vëllazën, deri mbë t’ardhëmen’ e Zotit. Qe bulku te pret pemën’ e dheut të çimueshimenë, e ka zemërë të gjanë për ate, deri sa të marri shin’ e herëshim edhe të vonëshiminë. Kini zemërë të gjan’ edhe ju, forconi zemëratë tueja, sepse e ardhëmeja e Zotit u afrue. Mos shamtini kundrë njiani tietërit, o vëllazën, qi të mos gjukohi për të keq. Qe gjukatësi te rri përpara dyervet. Merrni shëmbëllëtyrë, o vëllazënit’ e mi, të hiekëmenë keq, edhe zemërën’ e gjanë të profetëvet qi folnë mb’emënit të Zotit. Qe te lumënoim’ ata qi durojënë; e ndëgjuetë durimin’ e Iobit, edhe e patë të mbrapënën’ e Zotit, se Zoti ashtë shum’ i përdëllyeshim edhe i dhimtshim. Edhe ma përpara të gjithëvet, o vëllazënit’ e mi, mos bani be as për qiell, as për dhe, as ndonji tietërë be, por le të jetë fjala juei, po, po, edhe jo, jo, qi të mos bini ndë gjukim. Hiek keq kushi ndër ju? Le të faletë, ka zemërë të gëzueshimë kushi? Le të psalli. Asht’ i sëmunë kushi ndër ju? Le të thërresi pleqt’ e kishësë, edhe le të falenë mbi ate, e le ta lyejënë me voj mb’emënit të Zotit. Edhe urata me besë ka me shpëtuem ate qi lingon, edhe Zoti ka me e çuem; edhe ndë pastë bamë faje, ka me ia falunë. Rrëfeni fajetë njiani tietërit, edhe fali njiani për tietërinë, qi të shëndoshi. Të lutunit’ e të dreitit ka shumë fuqi, kur bahetë. Elia ishte nji nieri qi pësonte porsi na, edhe u fal me zemërë të nxetë për mos me ranë shi, edhe nukë ra shi mbë dhet tre viet e gjashtë muej; edhe për-së-ri u fal’ edhe qielli dha shi, edhe dheu bini pemën’ e vet. O vëllazën, ndë daltë kushi ndër ju jasht’ udhësë të vërtetësë, edhe ta këthejë kushi, le ta dijë se ai qi këthen fajtorinë prei udhësë gënjeshtaresë, ka me shpëtuem nji shpirt prei vdeket, edhe ka me mbuluem shumicë fajesh. Pietri apostulll’ i Iesu Krishtit mb’ata qi rrinë ndë dhe të huej shpërdamë ndëpër Pont, e ndëpër Galati, e ndëpër Kappadoki, e ndëpër Asi e ndëpër Bithyni, të sgjedhunitë mbas të parangjofëmesë Perëndisë Atit, me anë të shenjtënimit Shpirtit, për ndëgjim e për të stërpikunë të gjakut Iesu Krishtit: hir edhe paqtim u shumoftë mbë ju. Qoftë bekuem Perëndia edhe Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi mbas përdëllimit vet të shumit na puell për së dyti ndë nji shpëresë të gjallë me anë të ngjallëmesë prei së vdekunish të Iesu Krishtit, për nji trashigim të pavdierrë e të papugamë e të pavyshkunë, qi ashtë rueitunë ndë qijet për ne, qi me fuqin’ e Perëndisë ruhemi me anë të besësë, për shpëtim të gatishim të sbulohetë ndë kohë të mbrapënë. Për ate gëzohi, ndonëse tashi pakëzë (nd’u dashtë) idhënohi mbë qish-do farë të ngamesh, qi të gjindetë provimi i besësë tuei ma i çimueshim se ari qi prishetë, ndonëse provohetë prei ziarrmit për lavdim e për nder e për laft, kur të sbulohetë Iesu Krishti, të cillinë ndonëse s’e keni pamë, e doni, edhe ndonëse nuk’ e shifni tashi, por tue i besuem, gëzohi me gëzim të lavdueshim qi flitetë me gojë, tue marrë të mbrapënën’ e besësë tuei, shpëtimin’ e shpirtënavet, qi për ate shpëtim kërkuen’ edhe vështruenë profetëtë, qi profetizuenë për ate hirinë qi do t’ ipei mbë ju, tue kërkuem mbë cillin’ a mbë qish farë kohet shpërfaqte Shpirtin’ e Krishtit qi ishte mb’ata, kur bante deshmi çë përpara për pësimet e Krishtit, edhe për laftet e mbasandaishime, qi mb’ata u sbulue jo për vetëhen’ e atyne, por për ne i punoishin’ ato punë, qi u diftuenë tashi mbë ju me anë t’atyneve qi ungjillëzuen’ ungjillinë mbë ju me Shpirtinë Shenjt qi u dërgue prei qiellit, për të cillat’ engjujtë dëshërojënë të kurrusenë me pamë. Përandai si të ngjishni miedizat’ e mendimit tuei, rrini esullë, shpëreni thiesht mbë hirinë qi vien mbë ju, kur të sbulohetë Iesu Krishti; si dielm të ndëgjueshim, mos shkoni mbas dëshërimevet para qi baishitë pa ditunë, por sikurse ashtë shenjt ai qi u thirri juve, kështu edhe ju bahi shenjtëna ndë gjithë jetënë qi shkoni, sepse ashtë shkruem: “Bahi shenjtëna, sepse unë jam shenjt”. Edhe ndë qjueitshi Atë ate qi gjukon pa mbaitun’ anë mbas vepërësë gjithë-se-cillit, shkoni kohënë me frikë ndë këte dhe të huej qi rrini, tue ditunë se nuk’ u shpërblyetë me gja qi vdiretë, si me argjand a me ar, prei asai të kotësë jetësë tuei qi u kanë lan’ atënitë, por me gjakun’ e paçimueshim të Krishtit, porsi qengjit pa palavi e pa të shgryem, i cilli qe urdhënuem para se të ngrifei bota, e u shpërfaq ndë kohënat të mbrapëna për ju, qi i besoni me anë t’ati Perëndisë qi e ngjalli prei së vdekunish, edhe i dha laft, andai besa juei edhe shpëresa të jetë mbë Perëndinë. Si të qironi pra shpirtënatë tuei me ndëgjimin’ e së vërtetësë me anë të Shpirtit, për dashunimin’ e vëllazënisë pa hipokrisi, doni fort njiani tietërinë me zemërë të këthiellëtë, sepse keni lemë për së dyti jo prei farësë qi vdiretë, por prei së pavdierrësë, me anë të fjalësë Perëndisë qi rron e mbet për gjithë jetënë. Sepse “qish-do mish ashtë porsi bar, edhe qish-do laft nieriu porsi lule bari: u tha bari, edhe luleja e ati ra, por fjala e Zotit mbet për gjithë jetënë”. Edhe këjo asht’ ajo fjala qi u ungjillëzue mbë ju. Si të hethni tej pra qish-do të keqe, e qish-do gënjim, e hipokrisi, e zmirë, e gjithë të folëme keq, porsi foshnje lemë rishtazë, le t’u ket’ anda qjumështin’ e këthiellëtë të fjalësë, qi të rriteni prei ati, sepse e keni ngjënuem “Se Zoti asht’ i mirë”. Mb’ate t’afrohi, qi ashtë gur i gjallë, i hedhunë tej prei nierëzish, por i sgjedhun’ e i nderëshim prei Perëndisë; edhe ju, porsi gurë të gjallë, ndërtohi shtëpi shpirtënie, priftëni e shenjtënueshime, qi të bini kurbane shpirtënie, të pëlqyeshime te Perëndia me anë të Iesu Krishtit. Përandai asht’ edhe mbrenda ndë shkronjët: “Qe te ve ndë Sion nji gur krye-sqepi, të sgjedhunë, të nderëshim, edhe ai qi i beson ati, s’ka për me u turpënuem”. Për ju pra qi besoni ashtë nder, por për ata qi s’bindenë, “ate gurinë qi hothnë tej ata qi ndërtojënë, kyi u ba për krye kanti, edhe gur shqite, edhe shkamp guri të shkandalit”, të cillëtë shqesinë mbë fjalët, sepse nukë bindenë, qi për ate ishinë vumë. Por ju jeni “gjind i sgjedhunë, priftëni mbëretënie, komp shenjt”, popull qi ate e fitoi Perëndia, qi të diftojë të mirat’ e veta, i cilli u thirri juve prei errësinet mbë dritën’ e vet të mërekullueshimenë; ju qi njiherë nuk’ ishitë popull, por tashti jeni popull’ i Perëndisë; ju qi njiherë nukë qetë përdëllyem, por tashi jeni përdëllyem. O të dashunë, u lutem si të huej e të shkulunë dheut tuei qi jeni, të hiqni dorë prei dëshërimevet mishit, qi bajënë luftë kundrë shpirtit; të shkoni jetë të mirë ndër kombet, qi u tërhiekinë n’gojë si për nierës keq-bamës, kur të shofinë prei të miravet vepëravet tueja, të lavdojënë Perëndinë ndë ditët të vumes’ ore. I ulni kryetë pra qish-do urdhëni të nieriut për Zotinë, kaqi mbëretit, si ma të naltit, aqi guvernorëvet, si të dërguem qi janë prei anës’ ati për me marrë shpagim prei atyneve qi bajënë keq, e për me lavduem ata qi bajënë mirë, sepse kështu ashtë dashunimi i Perëndisë, t’u mbëçilni gojënë nierëzëvet marrë për të paditëmenë, si të lirë, e jo si tue pasunë të lirënë për mbulesën’ e së keqesë, por si shërbëtorët’ e Perëndisë. Nderoni të gjithë, doni vëllazëninë, kini frikë Perëndinë, nderoni mbëretinë. Ju shërbëtorët’ u ulni kryetë zotënivet tuei me qish-do frikë, jo vetëmë të mirëvet e të butëvet, por edhe të shtrembëtëvet, sepse këjo ashtë hir, qi të shëfrejë kushi idhënime për ndërgjegjëjenë mbë Perëndinë, tue pësuem pa udhë. Sepse qish farë lafti ashtë, ndë durofshi kur të rrifeni për fajet, por ndë durofshi tue bamë mirë, e tue hiekunë keq, këjo ashtë hir për-anë Perëndisë. Sepse për këte u thirrtë, sepse edhe Krishti pësoi për ne, t’u lajë juve shëmbëllëtyrë, qi të ecëni mbas gjurmash ati, i cilli “nukë bani faj, as nuk’ u gjet gënjim ndë gojët t’ati”. I cilli tue u përqeshunë nukë përqeshi, tue pësuem nukë shtiu frikënë, por epte vetëvetëhenë n’dorë ati qi gjukon me udhë, i cilli vetë barti fajetë t’ona ndë korpt të vet mbi drut, qi si të vdesimë ndë fajet, të rroimë ndë dreitëni; “me plagën’ e ati u shëndoshët”. Sepse ishitë “si dhen bierrun’ udhënë”, por tashi u këthyetë te bariu edhe episkopi i shpirtënavet tuei. Por kështu edhe ju gratë, u ulni kryetë burravet tuei, qi edhe ndë mos u bindeshinë disa vetë ndë fjalët, të fitohenë pa fjalë prei jetësë qi shkojënë gratë, si të ven’ ore jetënë tuei të pastrënë qi e shkoni me frikë. Të cillavet le të mos jetë stolia e përjashtëme, gërshetit flokëvet, e të varëmit e arnavet, e të veshëmit e petëkavet, por i mpëshefti nieriu i zemërësë stolisunë me paprishëjen’ e të butit edhe të urtit shpirt, qi ajo punë vëjen shumë përpara Perëndisë. Sepse kështu njiherë edhe ato grat’ e shenjtënueshime qi shpërejinë mbë Perëndinë, stolisnë vetëhen’ e atyne, tue u përvumë burravet vet. Sikurse Sarra i ndëgjoi Abrahamit, edhe e thërriste zot; ju jeni bijat’ e asai, kur të bani mirë, e të mos friki as prei ndonji frike. Ju burratë por kështu, rrini bashkë me gratë tueja me urti, edhe e mbani për nder kombin’ e gruesë, si ma e dobë anë qi ashtë, edhe si trashigimtoret’ e hirit jetësë bashkë me ju, qi të mos këputenë të falunatë tueja. Edhe së mbrapëni, bahi të gjithë me nji mend, të dhimtshim, vëllazën-dashunë, të përdëllueshim, zemër-dashunë; mos epni të keq për të keq, a të shame për të shame, por për kundrë t’i bekoni, sepse e dini se për këte u thirrtë, qi të trashigoni bekim. “Sepse kush-do të detë jetë, edhe të shofi ditt të mira, le të pushojë gojën’ e vet prei së keqesë, edhe buzët’ e veta të mos flasinë gënjeshtra. Le të priretë mbë-nj-anë prei së keqesë, edhe le të bajë mirë; le të kërkojë paqtim, edhe le ta ndieki, sepse syt’ e Zotit janë mbi të dreitët, edhe veshët’ e ati mbë lutëjen’ e atyneve; edhe faqeja e Zotit ashtë mbi ata qi bajënë keq”. Edhe kush do t’u bajë keq juve, ndë i rafshi mbrapa së mirësë? Por edhe ndë hiekshi keq për dreitëninë, jeni të lumunë: “edhe frikën’ e atyneve mos e kini frikë, as mos u përzini”. Por “shenjtënoni Zotinë Perëndinë” ndë zemërat tueja, edhe ini gati përherë me i dhanë fjalë me butësinë e me frikë gjithë-kuit qi kërkon fjalë prei jush për shpëresënë qi ashtë ndër ju, tue pasunë ndërgjegjëje të mirë, qi kur të flasinë keq për ju, si për nierës keq-bamës, të turpënohen’ ata qi u përflasinë për jetën’ e mirë qi e shkoni mbë Krishtinë. Sepse ma mirë ashtë të hiqni keq tue bamë mirë, ndë i past’ anda Perëndisë, se tue bamë keq. Sepse edhe Krishti nji herë pësoi për fajet, i dreitë për të shtrembëtët, qi të na bierë te Perëndia, vramë ndë misht, por ngjallunë me anë të Shpirtit; me anë t’ati vote e predikoi edhe te shpirtënat ndë burk, qi nukë bindeshinë njiherë, kur i priti durimi i Perëndisë njiherë ndë ditt të Noesë, kur ndërtohei arka, qi mb’ate shpëtuenë prei ujit pak, do me thanë tetë shpirtë; kundra-forma e ati ashtë pagëzimi, qi shpëton edhe neve tashi (jo të hedhunitë tej e palavisë mishit, por deshmia e ndërgjegjëjesë mirë mbë Perëndinë), me anë të ngjallëmesë të Iesu Krishtit, i cilli vote ndë qiell, e ashtë ndë të diathtë të Perëndisë, edhe engjujt’ e pushtetet’ e fuqiat’ iu përvunë. Mbassi pësoi pra Krishti ndë misht për ne, armatisi edhe ju me ate mendim, sepse ai qi pësoi ndë misht, pushoi prei fajit, qi ta shkojë jetën’ e mbaskëndaishime ndë misht, jo ma ndë dëshërime nierëzish, por ndë dashunim të Perëndisë. Sepse miaft ashtë për ne koha e jetësë t’onë qi shkoi, se punuem dashunimin’ e kombevet, tue ecunë ndë ndynësina, ndë dëshërime, ndë të deitunë, ndë lodërti, ndë të pime, edhe ndë lutëje idhujsh të paudhë. Edhe përandai u vien mërekulli, se nuk’ ecëni bashkë me ata mb’ate vërshimin’ e plang-prishëjesë, edhe u neminë, të cillëtë kanë me i dhanë fjalë ati qi ashtë gati me gjukuem të gjall’ e të vdekunë. Sepse për këte punë u ungjillëzue ungjilli edhe mbë të vdekunit, qi të gjukohenë si nierëzitë ndë misht, e të rrojënë ndë shpirt, si don Perëndia. Edhe e mbrapëna e të gjithave u afrue: urtësohi pra, e rrini squtë ndë të falunat. Edhe mbë të gjitha të doni fort njiani tietërinë, sepse: “dashunia ka me mbuluem shumicë fajesh”. Bahi njiani mbë tietërin’ asish qi duenë të huejtë pa murmurime. Gjithë-se-cilli sikurse muer dhunëtinë, kështu le t’i bajë piesë njiani-tietërit, si guvernorë të mirë të shumit hirit Perëndisë. Ndë foltë kushi, le të flasi si fjalë Perëndie; ndë shërbeftë kushi, le të shërbejë si prei asai fuqisë qi i ep Perëndia, qi të lavdohetë Perëndia mbë të gjithë me anë të Iesu Krishtit, mbë të cillin’ ashtë lafti edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amen. O të dashunë, mos mërekullohi për ate provimin’ e nxetë qi u ba mbë ju, sikurse gjaiti mbë ju ndonji pun’ e mërekullueshime, por gëzohi sikurse jeni piesëtarët’ e pësimevet Krishtit, qi të gëzohi tue u gazmuem edhe ndë të sbuluemit të laftit ati. Nd’ u shafshi për emënin’ e Iesu Krishtit, jeni të lumunë, sepse Shpirti i laftit edhe i Perëndisë prahetë mbë ju; mbas atyneve nemetë, por mbas jush lavdohetë, sepse as ndonji prei jush le të mos pësojë si vrasës, a si viedhës, a si keq-bamës, a si asi qi shikon punët’ e hueja, por ndë pësoftë si i Krështenë, le të mos ketë turp, por le të lavdojë Perëndinë mbë këte anë, sepse e mbërrini koha me filluem gjyqi prei shtëpisë Perëndisë; edhe ndë filloftë ma përpara prei jush, qish do të jet’ e mbrapëna atyneve qi s’bindenë mbë ungjillin’ e Perëndisë? Edhe “kur i dreiti mezi shpëtohetë, i pabesi edhe fajtori ku do të duketë?” Andai edhe ata qi pësojënë mbas dashunimit Perëndisë, le t’apinë shpirtënat’ e vet n’dorë ati me të punuem të mirë, si mbë besëtarinë krijetar. U lutem pleqvet qi janë ndër ju unë plaku edhe deshmitari i pësimevet Krishtit, edhe piesëtari ati laftit qi ka me u sbuluem. Kullotni griqën’ e Perëndisë qi ashtë ndër ju, tue vum ore jo me të ngutunë, por me dashuninë tuei; as për fitim të keq, por me zemërë të gatishime, edhe jo sikur të pushtoni trashigimin’ e Perëndisë, por të bahi shëmbëllëtyr’ e griqësë; edhe kur të shpërfaqetë krye-bariu, keni me marrë të pavyshkëmenë kunorën’ e laftit. Por kështu, edhe ju të ritë u ulni kryetë pleqvet, edhe të gjithë tue i ulunë kryetë njiani tietërit, vishni mendëjen’ e përungjëtë, sepse “Perëndia rri kundrë madhështorëvet, por të përungjëvet u ep hir”. Përungji pra ndënë të fortënë dorën’ e Perëndisë, qi t’u naltojë ndë kohë qi duhetë; hithni gjithë kujdesinë tuei mb’ate, sepse ai ka kujdes për ju. Ini esullë, rrini squtë, sepse kundrë-gjyqësi tuei dialli, porsi leon qi ulurin, vien rreth tue kërkuem cillinë me përpimë. I rrini kundrë ati tue qindruem të fortë ndë besët, sepse e dini se por ato pësime bahenë ndër vëllazënit tuei qi janë të dobë. Edhe Perëndia i qish-do hiri, qi na gërshiti ndë laft të vet të pasosuninë me anë të Iesu Krishtit, si të pësoni pak, ai u baftë juve të kullutë, u f orcoftë, u dhashtë fuqi, u themeloftë. Mb’ate qoftë lafti edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amen. Me anë të Siluanit besëtarit vëlla u shkrova juve me pak fjalë, sikurse më duketë, tue u lutun’ e tue bamë deshmi, se kyi asht’ i vërteti hiri i Perëndisë qi keni ndenjunuë mb’ate. U faletë me shëndet juve kisha qi ashtë ndë Babylonë sgjedhunë bashkë me ju, edhe Marku biri em. Përshëndetni njiani tietërinë me të puthunë dashunie. Paqtim qoftë mbë gjithë ju qi jeni mbë Iesu Krishtinë. Amen. Symeon Pietri shërbëtori edhe apostulli i Iesu Krishtit, mb’ata qi kanë marrë me shortë besë si nji nji mbë nderë me ne ndë dreitënit të Perëndisë t’onë, edhe Shëlbyesit Iesu Krishtit: hir edhe paqtim u shumoftë mbë ju me anë të ngjofëmesë Perëndisë, edhe Iesuit Zotit t’ynë. Sikurse fuqia e ati e hyjënueshimeja na fali gjith’ato qi duhenë për jetë e për besë të mirë me anë të ngjofëmes’ ati qi na gërshiti ndë laft e ndë punë të mirë, qi prei atyneve u falnë mbë ne të mëdhatë edhe të nderëshimetë të zotueme, qi bahi prei këtyneve piestarët’ e natyrësë hyjënueshime, tue ikunë prei prishëjesë qi ashtë ndë botët me anë të dëshërimit. Edhe për këte punë nxitoni me të math, e vini punën’ e mirë ndë besët tuei, e të ditëmitë ndë punët të mirë, e të përmbaitëmen’ e vetëhesë, ndë të ditëmitë, e duriminë ndë të përmbaitëmen’ e vetëhesë, e besën’ e mirë ndë durimt, e dashunin’ e vëllazënisë ndë besët të mirë, e dashuninë ndë dashunit të vëllazënisë. Sepse kur janë këto ndër ju, edhe shtohenë, nuk’ u lanë juve pa punë e pa pemë mbë të ngjofëmen’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Sepse ai qi s’i ka këto, asht’ i verbët’ e dritë-shkurtën, edhe ka harruem pastrimin’ e fajevet veta të vietëravet. Përandai, o vëllazën, nxitoni të siguroni të gërshitëmen’ edhe të sgjedhëmenë tuei, sepse tue bamë këto, nukë do të fëjeni kurrë. Sepse kështu do t’u hapetë shumë udha e të hymesë ndë mbëretënit të pasosëme të Zotit t’ynë Iesu Krishtit. Përandai s’do të purtoj me u prumë ndër mend juve përherë këto, ndonëse i dini, e jeni forcuem ndë këte të vërtetë. Por unë kuitoj se ashtë me udhë, deri sa të jemi ndë këte tendë, t’u ngacëmoj juve tue ua prumë ndër mend, sepse e dij, se për së shpeiti kam me hedhunë tej këte tendënë t’eme, sikurse edhe Zoti ynë Iesu Krishti ma diftoi. Por do të nxitoj qi të mundeni me i kujtuem ato edhe mbas vdekësë s’eme. Sepse nuk’ ua bamë juve me e marrë vesht fuqin’ edhe t’ardhëmen’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit tue votunë mbrapa përrallavet ndrequna me mieshtri, por e kemi pamë me sy madhënin’ e ati. Sepse muer nder e laft prei Perëndisë Atit, kur erdhi mb’ate nji i tillë zani prei laftit madhënueshim: “Kyi ashtë Biri em i dashuni, qi pëlqeva mb’ate”. Edhe këte za na e ndëgjuem se erdhi prei qielli, kur ishim bashkë me atë te mali shenjt. Edhe kemi ma të vërtetueshime fjalën’ e profezisë, mb’ate bani mirë me vumë vesh, porsi mbë kandile qi ndrit ndë vend t’errëtë, deri sa të sbardhi dita, e të lejë ylli i dritësë ndë zemërat tueja; tue ditunë këte përpara, se qish-do profezi shkronje nukë sgjidhetë prei vetiu. Sepse s’erdhi ndonji herë profezi prei dashunimit nieriut, por të shenjtënueshimitë nierëzit’ e Perëndisë folnë shtymë prei Shpirtit Shenjt. Por ishin’ edhe profet-rrenësa ndër popullinë, sikurse edhe ndër ju kanë me qenunë mieshtër-rrenësa, të cillëtë kanë me shtimë pshefazë heresia hupëje, tue mohuem edhe ate Zotëninë qi i bleu ata, edhe tue tërhiekunë me vetëhen’ e atyne hupëje të shpeitë. Edhe shumë vetë kanë me votunë mbas hupëjes’ atyneve, qi prei atyneve ka me u nemun’ udha e së vërtetësë. Edhe për lakëmim kanë me bamë tregjeti prei jush me fjalë të shpifta; gjukimi atyneve çë moti nukë vonohetë, edhe hupëjes’ atyneve nuk’ i vien gjum. Sepse Perëndia ndë mos kurseu engjujtë qi fëjyenë, por i hodhi ndë tartar lidhunë me hekura errësine, e i dha me u rueitunë për gjyq; edhe s’kurseu botën’ e vietër, por pru përmbytëje mbë botët të pabesëvet, edhe rueiti Noenë të tettinë vetë leçitësin’ e dreitënisë; edhe gjukoi për me rrenuem qytetet’ e Sodomës’ e të Gomorës’ edhe i bani hi; edhe vu shëmbëllëtyrë mb’ata qi kanë me punuem pa besë; edhe shpëtoi Lotin’ e dreitë qi shtrëngohei prei jetësë ndytë të paligjëvet (sepse kyi i dreiti, tue ndenjunë ndërmiet atyneve, ditë për ditë mundonte shpirtin’ e dreitë prei së pames’ e prei së ndëgjuemesë punëvet pa ligjë); di Zoti me shpëtuem besëtarëtë prei ngasëjesë, e me rueitunë të shtrembëtë për ditën’ e gjyqit qi të mundohenë; edhe ma tepër’ ata qi shkojënë mbrapa mishit me dëshërim ndynësine, edhe bajënë për asgja urdhëninë, janë kucimtarë, asish qi duenë vetëmë vetëhenë, nukë tremenë tue nemunë të lavdueshimitë; kur engjujtë qi janë ma të mëdhej ndë vërtytë e ndë fuqi, nukë bijënë gjukim të nemuni kundrë atyneve përpara Zotit. Por këta, porsi shtasë pa mend bamë prei natyret, qi kanë lemë për me u gënjyem e për me u vdierrë ndë vdierrëjet të vet, edhe kanë me marrë pagën’ e shtrembënisë, të cillëtë kuitojënë për gëzim të kënaqunit’ e ditësë, janë të shgryem e të fulliqunë, gëzohenë ndë gënjimet të vet, kur han’ e pinë bashkë me ju; kanë sytë plot me kurvëni, edhe qi nukë pushojënë prei fajesh; gënjejënë shpirtëna të paforcuem, kanë zemërë të mësueme ndë lakëmime, janë dielmt’ e mallëkimit; lan’ udhën’ e dreitë, e u gënjyenë edhe votnë mbas udhësë Balaamit të birit Bosorit qi deshi pagën’ e shtrembënisë, por u qartue për paligjënin’ e vet, sepse kafsha pa gojë foli me za nieriu, e ndali marrin’ e profetit. Këta janë kronje pa ujë, re qi tërhiqenë prei erësë fortë, për ata ashtë rueitun’ errësina e zezë për gjithë jetënë. Sepse tue folunë fjalë tepërë të mëdha të kotësinësë, gënjejënë me dëshërimet’ e mishit e me ndynësinat ata qi për të vërtetë shpëtuenë prei atyneve qi e shkoishinë jetënë ndë gënjim, tue u zotuem atyneve të lirë, qi ata vetë janë shërbëtorët’ e prishëjesë, sepse prei ati qi të mundetë kushi, ati i bahet’ edhe shërbëtuer. Sepse ata qi shpëtuenë prei të përlyemevet botësë me anë të ngjofëmesë Zotit edhe Shëlbuesit Iesu Krishtit, ndë u ngatërrofshinë për-së-ri mbë këto, edhe të mundenë, u banë të mbrapënat’ e atyne ma të këqia se të paratë. Sepse ma mirë ishte për ata të mos e kishinë ngjofun’ udhën’ e dreitënisë, se si e ngjofnë, të këthehenë prei porosisë shenjte qi u la mb’ata. Edhe gjaiti mb’ata ai proverbi i vërtetë qi thonë: “Qeni u këthye mbë të viellë të vet”, edhe: Dosa si u la, u rrakullye ndë llucët. U shkruej juve tashi, o të dashunë, këte letërë të dytë; me ato çoj mendiminë tuei të këthiellëtinë me të prumë ndër mend, qi të kujtoni fjalëtë qi u folnë përpara prei shenjtënavet profetën, edhe porosinë t’onë apostujvet Zotit edhe Shëlbuesit; këte ma përpara ta dini, se mbë ditt të mbrapëna kanë me ardhunë përqeshës, tue ecunë mbas dëshërimesh vet, e tue thanë: Ku ashtë të zotuemit’ e të ardhëmes’ ati? Sepse çë mb’ate ditë qi fjetnë atënitë, të gjitha mbesinë kështu çë kur se u fillue krijesa. Sepse ata vetë duenë të mos e dinë këte, se me fjalën’ e Perëndisë u banë qijetë njiherë moti, edhe dheu ashtë bamë prei ujit edhe me ujë, qi me anë t’atyneve ajo bota atëherë si u mbëlue me ujë, hupi. Edhe qijet’ edhe dheu qi janë tashi, prei asai fjale janë vumë mbë-nj-anë, rueitunë për ziarrm mbë ditë të gjyqit, e të hupëmesë nierëzëvet pa-besë. Edhe këjo vetëmë mos u gënjejë juve, o të dashunë, se për-anë Zotit nji ditë ashtë si nji mijë viet, edhe një mijë viet si nji ditë. Zoti nuk’ e vonon të zotuemen’ e vet, sikurse disa e kuitojënë për të vonë, por na duron, sepse nukë don me u vdierrë disa vetë, por të gjithë me ardhunë ndë pendesë. Edhe dita e Zotit ka me ardhunë porsi viedhësi natënë; mb’ate ditë qijetë kanë me shkuem me gjimim, edhe elementatë kanë me u tretunë prei të nxetit, edhe dheu edhe punëtë qi janë nd’ate kanë me u diegunë. Kur tretenë pra këto të gjitha, qish farë nierëzish duhetë me qenunë ju ndë jetët shenjte e ndë besët, tue pritun’ e tue nxituem për t’ardhëmen’ e ditësë Perëndisë, qi mb’ate ditë qijetë diegunë ndë ziarrm kanë me u tretunë, edhe elementatë kamë me u tretunë prei të nxetit? Edhe mbas së zotuemes’ ati presimë qije të ri edhe dhe të ri, qi rri dreitëni nd’ata. Përandai, o të dashunë, tue pritunë këto, nxitoni me u gjetunë përpara ati ndë paqtim pa palavi e pa faj; edhe kujtonia zemërën’ e gjanë të Zotit për shpëtim, sikurse edhe Pauli i dashuni vëllai ynë u shkroi juve mbas ditunisë qi iu dha ati, sikurse edhe ndë gjithë letërat’ e ati, tue folunë nd’ato për këto punë; ndër ato janë disa punë qi s’mirrenë vesht, të cillat’ ata të paditunit’ edhe të paforcueshimit’ i shtrembënojënë, sikurse edhe shkronjat’ e tiera për të hupunit’ e vet. Ju pra, o të dashunë, tue ditunë, çë përpara këto, ruhi, qi të mos tërhiqi me gënjimin’ e të paligjëvet, e të bini poshtë prei qindrimit tuei. Edhe shtohi ndë hir e ndë të ngjofëme të Zotit t’ynë edhe Shëlbuesit Iesu Krishtit. Mb’ate qoftë lafti edhe tashi, edhe ndë ditë të jetësë pasosëme. Amen. Ate qi ishte çë herën’ e parë, ate qi kemi gjegjunë, ate qi kemi pamë me syt t’anë, ate qi e vum ore, edhe duertë t’ona e preknë, për Fjalën’ e jetësë (edhe jeta u shpërfaq, edhe e kemi pamë, edhe dëshmoimë, edhe apimë za për jetën’ e pasosëme, qi ishte tek Ati, edhe u shpërfaq mbë ne); ate qi kemi pam’ e kemi gjegjunë, e apimë za juve, qi të keni edhe ju piesë me ne, edhe piesa jonë të jetë me Atën’ edhe me Birin’ e ati Iesu Krishtinë. Edhe u shkrueimë juve këto, qi të jet’ i plotë gëzimi juei. Edhe kyi ashtë zani qi kemi gjegjunë prei ati, edhe u apimë za juve, se Perëndia ashtë dritë, edhe s’asht’ as ndonji errësinë mb’ate. Ndë thanshim se kemi piesë me ate, edhe ecimë nd’errësinët, rreimë, edhe s’baimë të vërtetënë. Por ndë ecimë ndë dritët, sikurse ai ashtë ndë dritët, kemi piesë njiani me tietërinë, edhe gjaku i Iesu Krishtit të Birit ati na pastron prei qish-do faji. Ndë thanshim se s’kemi faj, gënjeimë vetëhenë t’onë, edhe e vërteta nuk’ashtë ndër ne. Ndë rrëfefshim fajetë t’ona, ashtë besëtar edhe i dreitë, qi të na fali fajetë, edhe të na pastrojë prei qish-do të shtrembëte. Ndë thanshim se s’kemi fëjyem, baim’ ate rrenës, edhe fjala e ati s’ashtë ndër ne. Dielmthit’ e mi, u shkruej juve këto, qi të mos fëjeni; edhe ndë fëjeftë kushi, kemi kush të lutetë tek Ati, Iesu Krishtin’ e dreitë; edhe ai ashtë të shpërblemit’ e fajevet t’ona, edhe jo vetëmë për t’onat, por edhe për të gjithë botësë. Edhe prei kësai e dimë se e kemi ngjofun’ ate, ndë rueitshim purosit’ e ati. Ai qi thotë: E kam ngjofun’ ate, edhe të mos ruejë porosit’ e ati, ashtë rrenës, edhe e vërteta s’ashtë mbë këte, por ai qi të ruejë fjalën’ e ati, me të vërtetë dashunia e Perëndisë ashtë mbaruem te kyi, prei kësai e dimë, se jemi mb’ate. Ai qi thotë se mbet mb’ate, ka detyrë, sikurse eci ai, kështu edhe kyi të eci. Vëllazën, nuk’ u shkrova juve nji porosi të re, por nji porosi të vietër, qi e kishitë çë përpara herësë; porosia e vietër’ ashtë fjala qi ndëgjuetë çë përpara herësë. Për-së-ri u shkruej juve nji porosi të re, qi asht’ e vërtetë mb’atë edhe mbë ju, sepse errësina shkon, edhe drita e vërtetë po ndrit. Ai qi thotë se ashtë ndë dritët, edhe ka mëni vëllan’ e vet, ashtë nd’errësinët deri tashi. Ai qi don vëllan’ e vet mbet ndë dritët, edhe shkandullë nuk’ ashtë tek ai. Por ai qi ka mëni vëllan’ e vet, ashtë nd’errësinët, edhe ecën nd’errësinët, edhe nukë di se ku vete, sepse errësina i verboi sytë. U shkruej juve, dielmthit’ e mi, se u falnë fajetë tueja për emënin’ e ati. U shkruej juve, atën, sepse keni ngjofun’ ate qi ashtë çë përpara herësë; u shkruej juve, dialoshë, se e keni mundunë të keqinë; u shkruej juve, çuna, sepse e keni ngjofun’ Atënë. U shkruej juve, atën, sepse e keni ngjofun’ ate qi ashtë çë përpara herësë; u shkruej juve, dialoshë, sepse jeni të fortë, edhe fjala e Perëndisë mbet ndër ju, edhe e keni mundunë të keqinë. Mos doni botënë as ato qi janë ndë botët. Ndë dashtë kushi botënë, dashunia e Atit nuk’ ashtë mb’ate, sepse qish-do gja qi ashtë ndë botët, dëshërimi i mishit, edhe dëshërimi i syvet, edhe madhështia e jetësë, nuk’ashtë prei Atit, por ashtë prei botet. Edhe bota shkon, edhe dëshërimi asai, por ai qi ban dashunimin’ e Perëndisë, mbet ndë jetët të jetëvet. Çuna, asht’ e mbrapëna orë, edhe sikurse ndëgjuetë, se antikrishti vien, edhe tashi janë shumë antikrishta, andai e dimë se asht’ e mbrapëna orë. Duelnë prei nesh, por nuk’ ishinë prei nesh, sepse ndë ishinë prei nesh, do të kishinë mbetunë me ne, por duelnë qi të shpërfaqenë, se nukë janë të gjithë prei nesh. Edhe ju keni të lyem prei Shenjtit, edhe i dini të gjitha. Nuk u shkrova juve, sepse nukë dini të vërtetënë, por sepse e dini, edhe sepse qish-do rrenë nuk’ ashtë prei së vërtetet. Kush ashtë rrenësi, veçse ai qi mohon se Iesui nuk’ashtë Krishti? Kyi asht’ antikrishti, ai qi mohon Atën’ edhe Birinë. Kush-do qi mohon Birinë, s’ka as Atënë. Ate pra qi ju ndëgjuetë çë përpara herësë, le të mbesi ndër ju. Ndë mbettë ndër ju ajo qi ndëgjuetë çë përpara herësë, edhe ju keni me mbetunë mbë Birin’ edhe mbë Atënë. Edhe këjo asht’ e zotuemeja, qi ai na u zotue neve, jeta e pasosëme. U shkrova juve këto për ata qi u gënjejënë juve. Edhe ate të lyemenë qi muertë prei ati, le të mbessi ndër ju, edhe s’keni nevojë me u mësuem juve kushi, por sikurse u mëson ajo e lyemeja për të gjitha, kështu asht’ edhe e vërtetë, edhe nuk’ ashtë rrenë; edhe sikurse u mësoi juve, keni me mbetunë mb’ate. Edhe tashi, çunthit’ e mi, mbetni mb’ate, qi kur të shpërfaqetë, të kemi kucim, e të mos turpënohemi prei ati mbë t’ardhëmen e ati, Ndë e dini se asht’ i dreitë, dinia se kush-do qi ban dreitëninë ka lemë prei ati. Shifni qish farë dashunie na ka dhan’ Ati, qi të qjuhemi dielmt’ e Perëndisë; përandai bota nukë na ngjef, sepse nuk’ e ngjofi ate. Të dashunë, tashi jemi dielmt’ e Perëndisë, por edhe s’ashtë shpërfaqunë se qish kemi me qenunë, por e dimë se kur të shpërfaqetë, kemi me qenunë porsi ai, sepse kemi me e pam’ ate, sikurse ashtë. Edhe gjithë kush të ketë këte shpëresë mb’ate, pastron vetëvetëhenë, sikurse ai asht’ i pastër. Kush-do qi ban fajinë, ban edhe paligjëninë, sepse faji ashtë paligjënia. Edhe e dini se ai u shpërfaq, qi të ngrejë fajetë t’ona, edhe faj nuk’ ashtë mb’ate. Kush-do qi mbet mb’ate, nukë fëjen; kush-do qi fëjen, nuk’ e ka pam’ate, as nuk’ e ka ngjofunë. Dielmthit’ e mi, askushi le të mos u gënjejë juve; ai qi ban dreitëninë asht’ i dreitë, sikurse ai asht’ i dreitë. Ai qi ban fajinë ashtë prei diallit, sepse dialli çë përpara herësë fëjen. Përandai u shpërfaq i Bir’ i Perëndisë për me prishunë punët’ e diallit. Ai qi ka lemë prei Perëndiet s’ban faj, sepse fara e ati mbet mb’ate, edhe s’mundetë me fëjyem, sepse ka lemë prei Perëndiet. Mbë këte shqyhenë dielmt’ e Perëndisë edhe dielmt’ e diallit. Kush-do qi nukë ban dreitëni, edhe ai qi nukë don vëllan’ e vet, nuk’ ashtë prei Perëndiet. Sepse këjo ashtë porosia qi ndëgjuetë çë përpara herësë: të demi njani tietërinë, jo sikurse Kaini ishte prei të keqit, edhe theri vëllan’ e vet. Edhe përse e theri ate? Sepse punët’ e ati ishinë të këqia, e ato të vëllait ati të dreita. Mos mërekullohi, vëllazënit’ e mi, ndë u ka mëni bota. Na e dimë se kemi sdripunë prei vdeket ndë jetët, sepse duemë vëllazënitë; ai qi s’don vëllanë mbet ndë vdekët. Kush-do qi ka mëni vëllan’ e vet ashtë nieri-vrasës, edhe e dini se qish-do nieri-vrasës s’ka jetë të pasosëme qi mbet mbë vetëhet t’ati. Prei kësai ngjofimë dashunin’ e Perëndisë, se ai vu jetën’ e vet për ne, edhe na kemi detyrë të vemë jetënë t’onë për vëllazënit. Por ai qi të ketë të mirat’ e botësë, edhe të këqyri vëllan’ e vet se ka nevojë, edhe të mbylli zemërën’ e vet prei të dhimtunit, si mbet dashunia e Perëndisë mb’ate? Dielmthit’ e mi, mos demi me fjalë, as me gjuhë, por me punë e me të vërtetë. Edhe prei kësai ngjofimë se jemi prei së vërtetet, edhe kemi me vërtetuem zemëratë t’ona përpara ati. Sepse ndë na gjukoftë për të keq zemëra jonë, Perëndia ashtë ma i math se zemëra jonë, edhe ngjef të gjitha. Të dashunë, ndë mos na gjukoftë për të keq zemëra jonë, kemi kucim te Perëndia, edhe ate qi të lypim’ e marrimë prei ati, sepse rueimë porosit’ e ati, edhe baimë të pëlqyeshimetë përpara ati. Edhe këjo ashtë porosia e ati, qi të besoimë mb’emënit’ të Birit ati, Iesu Krishtit, edhe të demi njiani tietërinë, sikurse na la porosi. Edhe ai qi muer porosit’ e ati, mbet mb’ate, edhe ai mbë këte, edhe prei kësai e ngjofimë se mbet ndër ne, prei Shpirtit qi na dha. Të dashunë, mos i besoni qish-do fryme, por provoni frymatë ndë janë prei Perëndiet, sepse shumë profet-rrenësa duelnë ndë botët. Prei kësai e ngjifni frymn’ e Perëndisë; qish-do frymë qi rrëfen me gojë se Krishti ka ardhunë ndë mish, ashtë prei Perëndiet, edhe qish-do frymë qi s’rrëfen me gojë se Krishti ka ardhunë ndë mish, nuk’ ashtë prei Perëndiet; edhe këjo ashtë fryma e antikrishtit, qi keni ndëgjuem se vien’ edhe çë tashi ashtë ndë botët. Ju jeni prei Perëndiet, dielmthit’ e mi, edhe i keni mundun’ ata, sepse ai qi ashtë ndër ju, ashtë ma i math se ai qi ashtë ndë botët. Ata janë prei botet, përandai flasinë prei botet, edhe bota i ndëgjon ata. Na jemi prei Perëndiet; ai qi ngjef Perëndinë, na ndëgjon, ai qi s’ashtë prei Perëndiet, nukë na ndëgjon. Prei kësai ngjofimë frymën’ e së vërtetësë, edhe frymën’ e gënjeshtrësë. Të dashunë, le të demi njiani tietërinë, sepse dashunia ashtë prei Perëndiet; edhe kush-do qi don, ka lemë prei Perëndiet, edhe ngjef Perëndinë. Ai qi nukë don, nuk’ e ngjofi Perëndinë, sepse Perëndia ashtë dashuni. Ndë këte u shpërfaq dashunia e Perëndisë mbë ne, se Perëndia dërgoi Birin’ e vet vetëm-leminë ndë botët, qi të rroimë me anë t’ati. Mbë këte ashtë dashunia, jo se na deshëm Perëndinë, por se ai na deshi, edhe dërgoi Birin’ e vet qi të jetë shpërblim për fajet t’ona. Të dashunë, ndë na deshi kaqi shumë Perëndia, edhe na kemi detyrë me dashunë njiani tietërinë. Askushi s’e ka pamë kurrë Perëndinë; ndë daçim njiani tietërinë, Perëndia mbet mbë ne, edhe dashunia e ati ashtë mbaruem mbë ne. Prei kësai e ngjofimë, se mbesimë mb’ate, edhe ai mbë ne, sepse na ka dhanë prei Shpirtit vet. Edhe na kemi pamë, edhe dëshmoimë, se Ati dërgoi Birinë Shëlbuesin’ e botësë. Ai qi të rrëfejë me gojë, se Iesui asht’ i Bir’ i Perëndisë, Perëndia mbet mb’ate, edhe ai mbë Perëndinë. Edhe na kemi ngjofun’ edhe kemi besuem dashuninë qi ka Perëndia mbë ne. Perëndia ashtë dashuni, edhe ai qi mbet ndë dashunit, mbet mbë Perëndinë, edhe Perëndia mb’ate. Mbë këte ashtë mbaruem dashunia me ne, qi të kemi kucim ndë ditët të gjyqit, sepse sikurse ai ashtë, kështu edhe na jemi ndë këte botë. Nuk’ ashtë frikë ndë dashunit, por dashunia e mbarueme nxier jashtë frikënë, sepse frika ka mundim; edhe ai qi ka frikë, nuk’ asht’ i mbaruem ndë dashunit. Na duem’ ate, sepse ai na deshi përpara. Ndë thashtë kushi, se due Perëndinë, edhe të ketë mëni vëllan’ e vet, ashtë rrenës, sepse ai qi të mos detë vëllan’ e vet qi e ka pamë, si mundetë me dashunë Perëndinë qi nuk’ e ka pamë? Edhe këte porosi e kemi prei ati: Ai qi don Perëndinë, don edhe vëllan’ e vet. Gjithë kush beson se Iesui ashtë Krishti, ka lemë prei Perëndisë, edhe gjithë kush të det’ ate qi e ka piellë, don edhe ate qi ka lemë prei ati. Prei kësai e ngjofimë se duemë dielmt’ e Perëndisë, kur të demi Perëndinë, edhe të rueimë porosit’ e ati. Sepse këjo ashtë dashunia e Perëndisë, qi të rueimë porosit’ e ati, edhe porosit’ e ati nukë janë të randa. Gjithë qish ka lemë prei Perëndiet e mund botënë, edhe këjo ashtë fitoreja qi mundi botënë, do me thanë besa jonë. Cilli asht’ ai qi mund botënë, veç ai qi beson se Iesui asht’ i Bir’ i Perëndisë. Kyi asht’ ai qi erdhi prei ujit edhe prei gjakut, Iesu Krishti; jo prei ujit vetëmë, por edhe prei ujit edhe prei gjakut; edhe Shpirti asht’ ai qi deshmon, edhe Shpirti asht’ e vërteta. Sepse tre jan’ ata qi deshmojënë ndë qiell: Ati, Fjala, edhe Shpirti Shenjt, edhe këta të tre janë nji. Edhe tre jan’ ata qi deshmojënë ndë dhet: Shpirti, edhe ujëtë, edhe gjaku, edhe të tre janë mbë nji. Ndë marrshim deshmin’ e nierëzëvet, deshmia e Perëndisë ashtë ma e madhe, se këjo ashtë deshmia e Perëndisë qi ka deshmuem për Birin’ e vet. Ai qi i beson të Birit Perëndisë, ka deshmi ndë vetëvetëhet; ai qi nuk’ i beson Perëndisë, e ka bam’ ate rrenës, sepse nuk’ i besoi deshmisë qi deshmoi Perëndia për Birin’ e vet. Edhe këjo ashtë deshmia, se Perëndia na dha jetë të pasosëme, edhe këjo jeta ashtë mbë Birin’ e ati. Ai qi ka Birinë, ka jetënë; ai qi s’ka Birin’ e Perëndisë, s’ka jetënë. Këto u shkrova juve qi besoni mb’emënit të Birit Perëndisë, qi ta dini se keni jetë të pasosëme, edhe qi të besoni mb’emënit të Birit Perëndisë. Edhe kyi ashtë kucimi qi kemi tek ai, se, ndë lypshim gja mbas dashunimit ati, na ndëgjon. Edhe ndë e ditshim se na ndëgjon, qish të lypimë, e dimë se marrimë të lypunatë qi kemi lypunë prei ati. Ndë paftë kushi vëllan’ e vet se fëjen faj jo për vdekë, ka me lypunë, edhe Perëndia ka me i dhanë jetë, atyneve qi nukë fëjejënë për vdekë. Ashtë faj për vdekë, nukë thom të lutetë për ate faj. Qish-do shtrembëni ashtë faj, edhe ashtë faj jo për vdekë. E dimë se gjithë kush ka lemë prei Perëndiet nukë fëjen, por ai qi ka lemë prei Perëndiet ruen vetëvetëhenë, edhe i keqi nuk’ e përket. E dimë se jemi prei Perëndiet, edhe gjithë bota gjindetë mbë të keqenë. E dimë se i Bir’ i Perëndisë erth, edhe na dha mend për me ngjofunë të vërtetinë; edhe jemi mbë të vërtetinë, mbë të Birin’ e ati Iesu Krishtinë? Kyi asht’ i vërteti Perëndi, edhe jeta e pasosëme. Dielmthit’ e mi, rueni vetëhenë tuei prei idhujsh. Amen. Plaku mbë Zonjën’ e sgjedhëme, edhe mbë dielmt e asai, qi un’ i due ndë të vërtetët, edhe jo unë vetëmë, por edhe gjith’ ata qi kanë ngjofunë të vërtetënë, për ate të vërtetënë qi mbet ndër ne, edhe ka me qenunë bashkë me ne për gjithë jetënë, qoftë bashkë me ju hir, ndëjesë, paqtim prei Perëndisë Atit, edhe prei Zotit Iesu Krisht të Birit Atit, ndë të vërtetë e ndë dashuni. U gëzueshë shumë, se gjeta disa prei dielmvet tu tue ecunë, ndë të vërtetënë, sikurse muerëm porosi prei Atit. Edhe tashi të lutem, o Zonjë, jo sikur tue shkruem te ti nji porosi të re, por ate qi kishim çë përpara herësë, të duemë njani tietërinë. Edhe këjo ashtë dashunia, të ecimë mbas porosivet ati. Këjo ashtë porosia, sikurse e ndëgjuetë çë përpara herësë, të ecëni mb’ate. Sepse shumë gënjeshtarë hynë ndë botët, ata qi nukë rrëfejënë me gojë se Iesu Krishti erdhi ndë mish; kyi ashtë gënjeshtari edhe antikrishti. Këqyrni vetëhenë tuei, qi të mos vdierrim’ ato qi punuem, por të marrinë pagë të plotë. Gjithë kush kapërcen porosinë, edhe nukë mbet ndë mësimt të Krishtit, ai s’ka Perëndi; ai qi mbet ndë mësimt të Krishtit, kyi ka edhe Atën’ edhe Birinë. Nd’arthtë kushi te ju, e nukë bije këte mësim, mos e merrni ndë shtëpi, edhe mos e përshëndetni, sepse ai qi e përshëndet, bahetë piesëtar mbë vepërat t’ati të këqiatë. Ndonëse pata shumë për me u shkruem juve, nukë desha me letër’ e me mellan, por shpërej me ardhunë te ju, edhe me folunë gojë me gojë, qi të jetë plot gëzimi ynë. Të falenë me shëndet dielmt’ e motërësë s’ate të sgjedhëmesë. Amen. Unë plaku mbë Gaionë të dashuninë, të cillin’ un’ e due ndë të vërtetët. I dashunë, për të gjitha lutem të veç mbarë e të jesh shëndoshë, sikurse vete mbarë shpirti yt. Sepse u gëzueshë shumë, se vinë vëllazën, edhe deshmojënë për të vërtetënë tate, sikurse ti ecën ndë të vërtetët. S’kam ma të math gëzim se këte, të ndëgjoj se dielmt’ e mi ecinë ndë të vërtetët. I dashunë, punë besëtari ban qish të bajsh mbë vëllazënit e mbë të huejët, të cillëtë deshmuenë për dashuninë tate përpara kishësë; ndë i përsiellsh ata sikurse vëjen te Perëndia, ke me bamë mirë. Sepse duelnë për emënin’ e ati, pa marrë gja prei kombevet. Na pra kemi detyrë me pritunë të tillë nierës, qi të bahemi ndifmëtarë ndë të vërtetënë. I shkrova kishësë, por Diotrefi ai qi don parësi ndër ata, nukë na pret, përandai nd’arthsha, do t’i kuitoj punët’ e ati qi ban, tue na përqeshunë me fjalë të këqia; edhe tue mos i mbastuem këto, as ai vetë nukë pret vëllazënitë, por edhe ata qi duenë me i pritun’ i ndal, edhe i nxier jashtë kishet. I dashunë, mos shko mbrapa të keqesë, por të mirësë. Ai qi ban mirë, ashtë prei Perëndiet, por ai qi ban keq, nuk’ e ka pamë Perëndinë. Për Demetrin’ epetë deshmi e mirë prei të gjithësh, edhe prei asai të vërtetësë; edhe na apimë deshmi, edhe e dini se deshmia jonë, asht’ e vërtetë. Kishiem me shkruem shumë por nukë due me të shkruem me mellan e me pendë, por shpërej me të pamë për së shpeiti, edhe kemi me folunë gojë me gojë. Paqtim mbë tyi. Të falenë me shëndet miqtë. U fal me shëndet miqvet emënë për emënë. Juda shërbëtor’ i Iesu Krishtit, edhe vëllai i Iakobit, te të thërritunit të shenjtënueshimitë prei Perëndisë Atit, edhe rueitunë prei Iesu Krishtit: ndëjesë e paqtim e dashuni u shumoftë mbë ju. Të dashunë, mbassi nxitova tepërë me shkruem juve për shpëtimin’ e rëndomshim, pata nevojë me u shkruem juve, e me u lutunë të luftoni për ate besënë qi u dha njiherë mbë shenjtënit. Sepse hynë pshefazë disa nierës, qi ishinë shkruem përpara çë moti ndë këte dënim, nierës të pabesë, qi këthejënë hirin’ e Perëndisë t’onë mbë ndynësi, edhe mohojënë të vetëminë zotëni Perëndinë, edhe Zotinë t’anë Iesu Krishtinë. Edhe due me ua prumë ndër mend, ndonëse ju e ditët këte njiherë, se Zoti si shpëtoi popullin prei dheut Egjyptit, mbasandai hupi ata qi nukë besuenë; edhe ata engjujtë qi nukë rueitnë urdhënin’ e vet, por lanë vendin’ e vet, i ka rueitunë mbyllunë nd’errësinët me vargje të pasosunë, për gjyqin’ e ditësë madhe; porsi Sodoma e Gomorra, edhe ato qytetetë rreth atyneve, qi u dhanë ndë kurvëni kështu porsi ato, e votnë mbrapa tietër mishi, janë vumë përpara për shëmbëllëtyrë, tue u munduem me ziarrm të pasosunë. Por kështu edhe këta tue pamë andërra, ndyejënë mishinë, e bajënë për asgja pushtetinë, neminë ofiqetë. Edhe Mihaili i par’ i engjujvet kur hahei tue luftuem me diallinë për korpin’ e Moiseut, s’kucoi me prumë kundrë ati ndonji gjykim të nemuni, por tha: Të qartoftë Zoti. Edhe këta neminë sa punë qi nuk’ i dinë, edhe sa punë të natyrësë qi i dinë, porsi shtasë pa mend, vdirenë ndër ato. Mier ata, sepse ecënë mb’udhë të Kainit, edhe u lishuenë me vrap mbas gënjimit Balaamit për me marrë pagë, edhe hupnë ndë kundrë-fjalët të Koreut. Këta janë palavi ndë gosti të dashunisë tuei, kur hanë gosti me ju pa frikë, e ushqejënë vetëvetëhenë; re pa ujë qi bihenë tutie e tërhu prei erash; dru vieshte pa pemë, dy herë vdekunë, shkulunë prei rrajash; valë deti të egra, qi shkumëzojënë turpëniat’ e veta; ujë qi bihen’ andej e këndej, për të cillat’ ashtë rueitunë errësin’ e zezë për gjithë jetënë. Edhe për këta profetizoi edhe Enohu i shtatti vetë mbas Adamit, tue thanë: “Qe tek erdhi Zoti me dhetë mijë shenjtënash vet, qi të bajë gjyq mbi të gjithë, edhe të qartojë gjithë të pabesëtë ndërmiet atyneve për gjithë vepërat’ e pabesënis’ atyne, qi punuenë pa besë, edhe për gjith’ ato fjalët e ashpëra qi folnë kundrë ati fajtorët’ e pa-besë”. - Këta jan’ asish qi murmurojën’ e qjahenë, tue ecunë mbas dëshërimesh vet; edhe goja e atyneve flet fjalë tepërë të trasha, edhe mërekullohenë për disa vetë për me pasunë dobi prei atyneve. Por ju, o të dashunë, kuitoni fjalëtë qi u folnë përpara prei apostujvet Zotit t’ynë Iesu Krishtit, se u thoshinë juve, se: “Ndë kohë të mbrapëme do të jenë përqeshësa, qi do t’ ecinë mbas dëshërimesh pabesëniavet veta”. Këta jan’ ata qi dajënë vetëvetëhenë, porsi shtasë qi s’kanë shpirt. Por ju, o të dashunë, tue ngrefunë vetëhenë tuei përmbi fort të shenjtënueshimenë besë, e tue u falunë ndë Shpirt Shenjt, rueni vetëhenë tuei ndë dashuni të Perëndisë, tue pritunë përdëllimin’ e Zotit t’ynë Iesu Krishtit, për jetë të pasosëme. Edhe disa i përdëlleni, tue bamë të sgjedhunë; edhe disa të tierë i shpëtoni me frikë, tue i rrëmbyem ata prei ziarrmit, e tue pasunë mëni edhe ate petëkunë qi ashtë shgryem prei mishit. Edhe mb’ate qi mundetë me u rueitunë të pafaj, e me u qindruem përpara laftit vet faqe-bardhë me gëzim, mbë të vetëminë të ditshiminë Perëndi edhe Shëlbuesinë t’anë, qoftë laft edhe madhëni, urdhën’ edhe pushtet, edhe tashi edhe mbë gjithë jetët. Amen. Sbulesa e Iesu Krishtit, qi ia dha Hyji me ua diftuem shërbëtorëvet vet, sa kanë me u bamë për së shpeiti; edhe i dërgoi e i shënoi me anë t’engjullit vet mbë shërbëtorin’ e vet Gjionninë. I cilli deshmoi për fjalën e Hyjit, edhe për deshmin’ e Iesu Krishtit, edhe sa pa. Lum ai qi këndon, edhe ata qi ndëgjojënë fjalët’ e profezisë, edhe ruejënë sa janë shkruem nd’ate, sepse koha ashtë ngjat. Gjionni mbë shtatë kishat qi janë nd’Asi: hir edhe paqtim qoftë mbë ju prei ati qi asht’ edhe qi ishte edhe qi vien; edhe prei shtatë Shpirtënash qi janë përpara shkambit ati; edhe prei Iesu Krishtit, qi ashtë deshmitar besëtar, paralindësi prei së vdekunish, edhe i par’ i rigavet dheut; mb’ate qi na deshi, edhe qi na lau prei fajevet t’ona me gjakun’ e vet, edhe na bani riga e priftëna te Hyji edhe Ati vet, mb’ate qoftë lavdia edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amen. Nje te vien me ret, edhe ka me e pamë qish-do sy, edhe ata qi e shpuenë, edhe gjithë kombet’ e dheut kanë me u ndukunë për ate; po, amen. Unë jam Alfa edhe Omega, e filluemeja edhe e mbarumeja, thotë Zoti, ai qi asht’ edhe qi ishte edhe qi vien, Gjithë-pushtetësi. Unë Gionni, vëllai juei, edhe shoq bashkë me ju ndë shtrëngimt e ndë regjënit e ndë durimt të Iesu Krishtit; qeshë ndë ujdhesët, qi qjuhetë Patmë, për fjalën’ e Hyjit, edhe për deshmin’ e Iesu Krishtit. Erdha ndë shpirt ditën’ e Zotit, edhe ndëgjova mbrapa meje nji za të madh, porsi za trumbete, qi thoshte: Unë jam Alfa edhe Omega, i pari edhe i mbrapëni; edhe: Qish shef, i shkruei ndë libër, edhe i dërgo te kishat qi janë nd’Asi, ndë Efesë, edhe ndë Smyrnë, edhe ndë Pergamë, edhe ndë Thyaterë, edhe ndë Sardei, edhe ndë Filadelfi, edhe ndë Laodiki. Edhe u këthyeshë me pamë zaninë qi foli me mue, edhe kur u këthyeshë, pashë shtatë kandile t’arta, edhe ndë miedis të shtatë kandilevet pashë nji qi gjante porsi bir nieriu, veshunë me nji petkë të gjatë qysh ndë kambë, edhe ngjeshunë mbë sisat me nji bres t’artë; edhe kryet’ e ati edhe flokët’ ishinë të bardhë porsi lesh i bardhë, si bora; edhe syt’ e ati porsi flakë ziarrmi. Edhe kambët’ e ati gjaishinë porsi Orihalk, sikurse me qenë nxemë ndë furrë; edhe zan’ i ati porsi za shumë ujënash. Edhe kishte n’dorë të diathtë të vet shtatë yje; edhe prei gojës’ ati dilte nji shpat’ e prefëtë me dy presie; edhe faqeja e ati ndriste porsi dielli kur ndrit ndë fuqi të vet. Edhe kur pash’ ate, rashë ndër kambë t’ati porsi i vdekunë; edhe ai vuni dorën’ e diathtë mbi mue, e më tha: Mos u friko, unë jam i pari edhe i mbrapëni, edhe ai qi rron, edhe qesh i vdekunë, edhe nje te jam i gjallë ndë jetët të jetëvet, amen; edhe kam çelsat’ e ferrit edhe të vdekësë. Shkruei qish pe, edhe qish janë, edhe qish kanë me u bamë për mbaskëndai. Mysterin’ e shtatë yjevet qi pe mbë të diathtët t’eme, edhe shtatë kandilet’ e arta. Shtatë yjetë jan’ engjujt’ e shtatë kishavet, edhe shtatë kandiletë qi pe, jane shtatë kishatë. - Shkruei engjullit kishës’ Efesinë. Këto thot’ ai qi mba shtatë yjetë mbë të diathtët të vet, ai qi ecën ndë miedis të shtatë kandilevet arta: I dij punët’ e tua, edhe mundiminë tat, edhe duriminë tat, edhe se s’munde me duruem të këqitë; edhe provove ata qi thonë se jan’ apostoj, edhe nukë janë, edhe i gjete rrenësa. Edhe durove, edhe ke durim, edhe u mundove për emëninë t’em, edhe s’u lodhe. Por di qish kam kundrë teje, sepse le dashuninë tate të parënë. Kujtohu pra prei kah re poshtë, edhe pendohu, edhe ban punët’ e para, se ndë mos, vij shpeit te ti, edhe kam me lueitunë kandilenë tate prei vendit asai, ndë mos u pendofsh. Por ke këte të mirë, se ke mëni punët’ e Nikolaitëvet, të cillat’ edhe un’ i kam mëni. Ai qi ka vesh, le të ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti: Ati qi mund do t’i ap me ngranë prei drushë jetësë, qi ashtë ndë miedis të paradisit Hyjit. Edhe engjullit kishësë ndë Smyrnë shkruei: Këto thot’ i pari edhe i mbrapëni, ai qi qe i vdekun’ edhe rroi. I dij punët’ e tua, edhe shtrëngiminë, edhe vobezinë (por je i pasunë), edhe të nemunit’ e atyneve qi thonë për vetëvetëhenë se janë Iudej, edhe nukë janë, por janë mbëledhëje e Satanait. Mos u friko për sa ke me pësuem. Nje dialli te ka për me vumë disa prei jush ndë burk, qi të provohi, edhe keni me pasunë shtrëngim për dhetë ditt. Bahu besëtar qysh mbë vdekë, edhe kam me të dhanë kunorën’ e jetësë. Ai qi ka vesh, le të ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti: Ati qi mund s’do t’i bahetë keq prei vdekësë dytë. Edhe engjullit kishësë ndë Pergamë shkruei: Këto thot’ ai qi ka shpatën’ e prefëtë me dy presëje. I dij punët’ e tua, edhe ku e ke të ndenjunitë, atie ku ashtë shkambi i Satanait, edhe mba emëninë t’em, edhe nukë mohove besënë t’eme, edhe as nd’ato ditt qi ishte Andipa deshmitari em besëtari, i cilli u vra ndë ju, atie ku ka të ndenjunitë Satanai. Por di qish kam pak gja kundrë teje, sepse ke atie disa vetë qi mbanë mësimin’ e Balaamit, i cilli mësonte Balakunë me vumë shkandullë përpara të bijvet Israelit, qi të hanë kurban idhujsh, edhe të kurvënojënë. Kështu ke edhe ti disa vetë qi mbanë mësimin’ e Nikolaitëvet, qi e kam mëni. Pendohu, se ndë mos, vij shpeit te ti, edhe kam me luftuem me ata me shpatën’ e gojësë s’eme. Ai qi ka vesh, le të ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti: Ati qi mund do t’i ap me ngranë prei manësë qi ashtë mpëshefëtë, edhe do t’i ap nji shenjë të bardhë, edhe mbi shenjët shkruem nji emënë të ri, të cillinë askushi s’e ngjef, veçse ai qi e merr. Edhe engjullit kishësë ndë Thyaterë shkruei: Këto thot’ i Bir’ i Hyjit, ai qi ka syt’ e vet porsi flakë ziarrmi, edhe kambët’ e ati qi gjajënë porsi orihalk; i dij punët’ e tua, edhe dashuninë, edhe shërbesënë qi ban, edhe besënë, edhe duriminë tat, edhe punët’ e tua, edhe të mbrapënatë se janë ma tepërë se të paratë. Por di qish kam pak gja kundrë teje, se le gruen’ Iezabile, qi thotë për vetëvetëhenë se ashtë profeteshë, me mësuem edhe me gënjyem shërbëtorët’ e mi, të kurvënojënë edhe të hanë kurban idhujsh. Edhe i dhashë kohë asai me u penduem prei kurvënisë vet, por nuk’ u pendue. Nje unë tek e ve ndë shtrat, edhe ata qi kurvënojënë me ate ndë shtrëngim të math, ndë mos u pendofshinë prei punëvet veta. Edhe të bijt’ e asai kam me i vramë me vdekë; edhe gjithë kishatë kanë me e ngjofunë, se unë jam ai qi shikoj veshnjet’ edhe zemëratë; edhe kam me i dhanë gjithë-se-cillit prei jush mbas punëvet tueja. Edhe u thom juve, edhe të tierëvet qi janë ndë Thyaterë, se sa s’kanë këte mësim, edhe ata qi s’ngjofnë të thellat’ e Satanait, sikurse thonë. Nukë do të ve tietërë barrë mbë ju, veç ate qi keni, mbania qysh sa të vij. Edhe ati qi mund edhe qi ruen punët’ e mia qysh së mbrapëni, kam me i dhanë pushtet mbi kombet; edhe “ka me i kullotunë me shkop të hekurtë; do të thyhenë porsi enët’ e tiegullarit”, sikurse edhe un’ e mora prei t’em-et; edhe kam me i dhanë yllin’ e mëngjesëjesë. Ai qi ka vesh, le të ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti. Edhe engjullit ndë Sardei shkruei: Këto thot’ ai qi ka shtatë Shpirtënat’ e Hyjit, edhe shtatë yjetë; i dij punët’ e tua, se e ke emëninë se rron, edhe je i vdekunë. Bahu i squtë, edhe forco të tierëtë sa kanë për me vdekunë, sepse nuk’ i gjeta punët’ e tua të plota përpara Hyjit. Kujtohu pra si more edhe ndëgjove, edhe i ruei, edhe u pendo, ndë mos ndenjsh pra squtë, kam me ardhunë te ti porsi viedhës, edhe s’ke me ditunë mbë qish orë kam me ardhunë te ti. Ke pak emëna edhe ndë Sardei, qi nuk’ i ndyenë petëkat’ e veta; edhe ata kanë me ecunë bashkë me mue me petëka të bardha, sepse janë të vëjefshim. Ai qi mund, kyi ka me u veshunë me petëka të bardha, edhe s’kam me shuem emënin’ e ati prei librësë jetësë, edhe kam me rrëfyem emënin’ e ati përpara t’em et, edhe përpara engjujvet ati. Ai qi ka vesh, le të ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti. Edhe engjullit kishësë ndë Filadelfi shkruei: Këto thotë shenjti, i vërteti, ai qi ka çelsin’ e Davidit, ai qi çel, edhe askushi s’mbyll, edhe askushi s’çel. I dij punët’ e tua: nje te kam vumë përpara teje nji derë të çelë, edhe askushi s’mundetë me e mbyllunë, sepse ke pak fuqi, edhe rueite fjalënë t’eme, edhe nukë mohove emëninë t’em, nje te kam me dhanë n’dorë disa prei mbëledhëjesë Satanait, qi thonë për vetëvetëhenë se janë Iudej, edhe nukë janë, por rrejënë; nje te kam me bam’ ata të vin’ e të adhurojënë përpara kambëvet tua, edhe ta ngjofinë se unë të desha, sepse rueite fjalën’ e durimit t’em, edhe kam me të rueitunë prei orësë ngasëjesë qi ka për me ardhunë mbë gjithë botënë, për me provuem ata qi rrinë mbë dhet. Nje te vij shpeit, mba ate qi ke, qi të mos marri askushi kunorënë tate. Kush të mundi, kam me e bamë shtyllë ndë tempullë të Hyjit t’em, edhe s’ka me dalunë jashtë ma; edhe kam me shkruem mbi ate emënin’ e Hyjit t’em, edhe emënin’ e qytetit Hyjit t’em, Ierusalemësë re, qi sdrip prei qiellit kah Hyji em, edhe emëninë t’em të rinë. Ai qi ka vesh, le të ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti. Edhe engjullit kishësë Laodikevet shkruei: Këto thot’ ai qi asht’ Amen, besëtari edhe i vërteti deshmitar, e filluemeja krijesësë Hyjit. I dij punët’ e tua, se as i ftofëtë je, as i ngrofëtë; makarë të ishie i ftofët’ as i ngrofëtë. Por mbassi je kështu i vokëtë, edhe as i ftofët’ as i ngrofëtë, kam për me të viellë prei gojësë s’eme. Sepse thue, se: Jam i pasunë, edhe u bash’ i pasunë, edhe s’kam nevojë as për kend, edhe nuk’ e di se ti je i ngratë, edhe i mierë, edhe i vobek, edhe i verbëtë, edhe i sveshunë. Të këshilloj me blemë prei mejet ar të provuem ndë ziarrm, qi të bahesh i pasunë; edhe të veshish petëka të bardha, edhe të mos duketë turpënia e të sveshunit tat; edhe lyei syt’ e tu me kollurë qi të shofish, Unë gjithë sa i due, i qartoj edhe i mundoj, ki zellë pra edhe u pendo. Nje te rrij mbë derët, edhe trakulloj; ndë ndëgjoftë kushi zaninë t’em, edhe çel derënë, kam me hymë tek ai, edhe kam me darkuem bashkë me ate, edhe ai bashkë me mue. Ati qi mund, do t’i ap me ndenjunë bashkë me mue ndë shkamp t’em, sikurse edhe unë munda, edhe ndenja bashkë me t’em Atë ndë shkamp t’ati. Ai qi ka vesh, le të ndëgjojë qish u thotë kishavet Shpirti. Mbaskëndai pashë, edhe nje nji der’ e çelë ndë qiell; edhe zan’ i parë qi ndëgjova porsi za trumbete qi fliste bashkë me mue, e thoshte: Hip këtu, edhe kam me të diftuem sa duhenë me u bamë mbaskëndai. Edhe përnjiherë erdha ndë shpirt; edhe nje tek ishte nji shkamp ndë qiell, edhe mbi shkampt po rrinte kushi. Edhe ai qi rrinte gjante mbë të pamit porsi gur iaspide edhe sardine; edhe ishte nji yl-ber rreth shkampit qi gjante mbë të pamit porsi smaragdinë. Edhe rreth shkambit ishinë njizet e katër shqembe; edhe mbë shqembet pashë ndenjunë të njizet e katër pleqtë, veshunë me petëka të bardha, edhe kishinë mbi krenët të vet kunora t’arta. Edhe delshinë prei shkambit vetima e bumbullimë e zana. Edhe përpara shkambit ishinë shtatë llambadhe të ziarrmit ndezunë, të cillatë janë shtatë Shpirtënat’ e Hyjit. Edhe përpara shkambit ishte nji det gastareje, qi gjante porsi krystalë. Edhe ndë miedis të shkambit edhe rreth shkambit katër shtasë, qi ishinë plot me sy përpara e mbrapa. Edhe shtas’ e parë gjante porsi leon, edhe shtas’ e dytë gjante porsi viç, edhe shtas’ e tretë e kishte faqenë porsi njeri, edhe shtas’ e katërtë gjante porsi shqipe qi fluturon. Edhe të katër shtasëtë kishinë gjithë-se-cilla veç e veç ka gjashtë fletë përqark, edhe përmbrenda ishinë plot me sy; edhe s’kanë të prajtunë dit’ e natë, tue thanë: Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti Hyj Gjithë-pushtetësi, ai qi ishte edhe qi asht’ edhe qi vien. Edhe shtasëtë kur i apinë lavdi e nder e të falunë ndersë ati qi rrinte mbë shkampt, qi rron ndë jetët të jetëvet, të njizet e katër pleqtë do t’i bijenë përpara ati qi rri mbë shkampt, edhe do t’e adhurojën’ ate qi rron ndë jetët të jetëvet, edhe do të venë kunorat’ e veta përpara shkambit, tue thanë: I vëjefshim je, o Zot, me marrë lavdin’ e nderin’ e fuqinë, sepse ti krijove të gjitha, edhe për dashuniminë tat jan’ edhe u krijuenë. Edhe pashë mbë të diathtët ati qi rrinte mbi shkampt nji libër shkruem përmbrenda e përjashta, bulosunë me shtatë bula. Edhe pashë nji engjullë të fortë tue leçitunë me za të math: Cilli asht’ i vëjefshim me çelunë librinë, edhe me sgjidhunë bulat’ e ati. Edhe askushi nukë mundei ndë qiellt, as mbë det, as ndënë dhet, me çelunë librinë, as me e pamë. Edhe unë qjaishiem shumë sepse askushi nuk’ u gjind i vëjefshim me çelun’ e me kënduem librinë, as me e pamë. Edhe nji prei pleqsh më thotë: Mos qjai, nje te mundi leoni qi ashtë prei farësë Iudësë, rraja e Davidit, me çelunë librinë, edhe me sgjidhunë shtatë bulat e ati. Edhe pashë, edhe nje ndë miedis të shkambit edhe të katër shtasëvet, edhe ndë miedis të pleqvet, nji Qenq qi po rrinte porsi i therunë, edhe kishte shtatë brij, edhe shtatë sy, të cillëtë janë shtatë Shpirtënat’ e Hyjit, qi janë dërguem ndëpër gjithë dhenë. Edhe erdhi e muer librinë prei së diathtës’ ati qi ishte ndenjunë mbë shkampt. Edhe kur muer librinë, të katër shtasët’ edhe të njizet e katër pleqtë ranë përpara Qengjit, qi kishinë gjithë-se-cilli qithara e kupa t’arta, mbushunë me qemna, të cillatë janë të falunat’ e shenjtënavet. Edhe këndoishinë nji kankë të re, tue thanë: I vëjefshim je me marrë librinë, edhe me çelunë bulat’ e ati, sepse u therë, edhe na shpërbleve te Hyji me gjakunë tat, prei qish-do fare e gjuhe e populli e kombi, edhe na bane riga e priftëna te Hyji ynë, edhe kemi me regjënuem mbi dhet. - Edhe pashë, edhe ndëgjova nji za shumë engjujsh rreth shkambit edhe shtasëvet edhe pleqvet; edhe numër’ i atyneve ishte me dhetë mijëna dhetë mijënash, qi thoshinë me za të math: I vëjefshim ashtë Qengji i therunë me marrë fuqin’ e pasien’ e dien’ e vërtytin’ e nderin’ e lavdin’ e bekiminë. - Edhe qish-do krijetyrë qi ashtë ndë qiellt, edhe mbë dhet, edhe ndënë dhet, edhe sa janë ndë det, edhe gjith’ ato qi janë nd’ato, ndëgjova qi thoshinë: Mb’ate qi rri mbë shkampt edhe mbë Qengjinë qoftë bekimi e nderi e lavdia e pushteti ndë jetët të jetëvet. Edhe të katër shtasëtë, thoshinë: Amen; edhe të njizet e katër pleqtë ran’ edhe adhuruen’ ate qi rron ndë jetët të jetëvet. Edhe pashë kur çeli Qengji njanënë bulë, edhe ndëgjova nji prei të katër shtasëvet qi thoshte, porsi za bumbullime: Eja edhe shif. Edhe pashë, edhe nje nji kal i bardhë; edhe ai qi rrinte mbi ate kishte nji hark, edhe iu dha nji kunorë, edhe duel mundës, edhe qi të mundi. Edhe kur çeli bulën’ e dytë, ndëgjova shtasën’ e dytë qi thoshte: Eja edhe shif. Edhe duel nji tietër kal i kuq; edhe ai qi rrinte mbi ate iu dha me ngritunë paqtiminë prei dheut, edhe të therinë njani tietërinë; edhe iu dha nji thik’ e madhe. Edhe kur çeli bulën’ e tretë, ndëgjova të tretënë shtasë qi thoshte: Eja edhe shif. Edhe pashë, edhe nje nji kal i zi, edhe ai qi rrinte mbi ate, kishte nji zygare ndë dorët të vet. Edhe ndëgjova nji za ndë miedis të katër shtasëvet qi thoshte: Nji Hu gruni për nji dinar, edhe tre huna elbi për nji dinar; edhe: Mos i ban dam vojit edhe venësë. Edhe kur çeli bulën’ e katërtë, ndëgjova zanin’ e të katërtësë shtasë qi thoshte: Eja edhe shif. Edhe pashë, edhe nje nji kal i gjelbëtë, edhe ai qi rrinte sipër ati, e kishte emëninë Vdekë, edhe Ferri e merrte mbrapa bashkë; edhe u dha atyneve pushtet përmbi të katërtën’ e dheut me vramë me shpatë e me zi buke e me vdekë, edhe me bishat’ e dheut. Edhe kur çeli bulën’ e pesëtë, pashë përposh theroresë shpirtënat’ e atyneve qi janë therunë për fjalën’ e Hyjit, edhe për ate deshminë qi kishinë. Edhe thërritshinë me za të math, tue thanë: Qysh kurë, o Zotënia i shenjtënueshim edhe i vërtetë, nukë gjukon edhe nukë merr shpagim për gjakunë t’anë prei atyneve qi rrinë mbë dhet? Edhe i dhanë gjithë-se-cillit stolia të bardha, edhe u than’ atyne të prahen’ edhe për pak kohë, qysh sa të mbushen’ edhe shërbëtorëtë shokët’ e atyne edhe vëllazënit’ e atyne, qi kanë për me u vramë sikurse edhe ata. Edhe pashë kur çeli bulën’ e gjashttë; edhe nje tek u ba nji dhe-lëkundie e madhe, edhe dielli u ba i zi porsi thes i leshtë, edhe hana u ba porsi gjak. Edhe yjet’ e qiellit ranë për dhe, porsi druja e fikut qi heth fiqt’ e papiekunë, kur tundetë prei erësë madhe. Edhe qielli u tërhoq “porsi letëra kur mpështilletë”, edhe qish-do mal e ujëdhës u tundnë prei vendevet vet. Edhe rigat e dheut, e njerëzit’ e mëdhej, e të pasunit’, e urdhën-mijësit’, e të fortëtë, edhe qish-do shërbëtuer, e qish-do i lirë mpëshefnë vetëvetëhenë ndëpër shpellat e ndëpër shkrepat e malevet, edhe u thoshinë malevet e shkrepavet: Bini mbi ne, edhe na mpëshifni prei faqes’ ati qi rri mbë shkampt, edhe prei zemërimit Qengjit, sepse erdhi dit’ e madhe e zemërimit ati, edhe cilli mundetë me qindruem? Edhe mbaskëndai pashë katër engjuj qi rrijshinë mbë të katër kantet e dheut, e mbaishinë të katër erat’ e dheut, qi të mos frynte erë mbë dhet, as mbë det, as mbë qish-do dru. Edhe pashë nji tietër’ engjullë, qi hipte prei së lemesë diellit, e kishte bulën’ e Hyjit gjallë, edhe u thërriti me za të math atyne të katër engjujvet, qi u dha t’i bajinë dam dheut edhe detit, e thoshte: Mos i bani dam dheut, as detit, as druvet, qysh sa të bulosimë shërbëtorët’ e Hyjit t’ynë ndë ball t’atyne. Edhe ndëgjova numërin’ e atyneve qi u bulosnë: nji qind e katër-dhet’ e katër mijë prei qish-do fare të bijvet Israelit; prei farësë Iudësë dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farësë Rubenit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farësë Gadit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farës’Aserit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farësë Nefthalinit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farësë Manassesë dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farësë Symeonit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farësë Leviut dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farës’ Isaharit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farës’ Zabulonit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë; prei farësë Beniaminit dy-mbë-dhetë mijë të bulosunë. Mbaskëndai pash’ edhe nje shumë gjindie, qi s’mundei me e ngjefun’ askushi, prei qish-do kombi e farash e popujsh e gjuhënash, qi rrijshinë përpara shkambit edhe përpara Qengjit, veshunë me stolia të bardha, edhe mbaishinë finike ndër duer të veta. Edhe thërritshinë me za të math, e thoshinë: Shpëtimi ashtë mbë Hyjinë t’anë qi rri mbë shkampt, edhe mbë Qengjinë. Edhe gjith’ engjujtë rrijshinë rreth shkambit edhe pleqvet edhe të katër shtazëvet, edhe ranë përmbys përpara shkambit e adhuruenë Hyjinë, tue thanë: Amen, bekimi e lavdia e ditunia e të falunitë ndersë e nderi e fuqia e vërtyta qoftë mbë Hyjinë t’anë ndë jetët të jetëvet. Amen. Edhe u përgjeq nji prei pleqvet, e më tha: Cillëtë janë këta qi janë veshunë me stolia të bardha, edhe prei kah erthnë? Edhe i thashë: Zot, ti e di. Edhe më tha: Këta jan’ ata qi vinë prei shtrëngimit math, edhe lanë stoliat’ e veta, edhe sbarthnë stoliat’ e veta me gjakun’ e Qengjit. Përandai janë përpara shkambit Hyjit, edhe i lutenë dit’ e natë ndë tempull t’ati; edhe ai qi rri mbë shkampt ka me ndenjunë ndër ata. Nukë do të kenë ma uni, as nukë do të kenë ma et, as nukë do të bierë dielli mbi ata, as qish-do farë vape, sepse Qengji qi ashtë ndërmiet shkambit, do t’i kullosi, e do t’u tërhieki udhënë ndë të gjalla gurrë ujënash; edhe Hyji do të mpëshijë qish-do lot prei syvet atyne. Edhe kur çeli të shtatënë bulë u ba pushim ndë qiellt si ndo-nja gjymës ore. Edhe pashë të shtat’ engjujtë, të cillëtë rrijshinë përpara Hyjit, edhe u dhan’ atyneve shtatë trumbeta. Edhe erdhi nji tietër’ engjullë, edhe qindroi mbë therorenë, e mbante nji qemtar t’artë; edhe iu dhan’ ati shumë qemna, qi t’i bierë me të falunat e gjithë shenjtënavet mbë theroren’ e artë qi ashtë përpara shkambit. Edhe hipi tymi i qemnavet me të falunat e shenjtënavet prei dorës’ engjullit përpara Hyjit. Edhe engjulli muer qemtarinë, edhe e mbushi prei ziarrmit theroresë, edhe e hodhi mbë dhet; edhe u banë zana e bumbullima e vetima e dhe-lëkundie. Edhe të shtat’ engjujtë qi kishinë të shtatë trumbetat’ u banë gati me u ranë trumbetavet. Edhe engjull’ i parë i ra trumbetësë, edhe u ba breshën e ziarrm përziem me gjak, edhe u hothnë mbë dhet; edhe e treta druvet u dogj, edhe qish-do bar’ i ngjomë u doq. Edhe engjull’ i dytë i ra trumbetësë, edhe porsi nji mal i math i diegunë me ziarrm u hoth ndë det, edhe e treta detit u ba gjak. Edhe vdiq e treta krijetyravet gjalla qi ishinë ndë det, edhe e treta barkavet u prish. Edhe engjull’ i tretë i ra trumbetësë, edhe ra prei qiellit nji yll i math ndezunë porsi llambadhe, e ra mbi të tretën’ e lumnavet, edhe mbi gurrët e ujënavet. Edhe emëni i yllit thohet’ Apsenth; edhe e treta e ujënavet u këthye mbë Apsenth, edhe shumë njerës vdiqnë prei ujënavet sepse u ithtuenë. Edhe engjull’ i katërtë i ra trumbetësë, edhe u plague e treta e diellit, edhe e treta e hanësë, edhe e treta e yjevet, qi t’errësohet’ e treta e atyneve, edhe dita të mos ndrisi të tretën’ e asai, edhe nata por kështu. Edhe pash’ edhe ndëgjova nji engjullë tue fluturuem ndë miedis të qiellit, qi thoshte me za të math: Mier, mier, mier ata qi rrinë mbë dhet, për zanat e tierë të trumbetësë tre engjujvet qi kanë për me u ranë trumbetavet. Edhe engjull’ i pesëtë i ra trumbetësë, edhe pashë nji yll prei qiellit qi binte mbi dhet, edhe u dha çelësi i pusit abyssit, edhe çeli pusin’ e abyssit; edhe duel tym prei pusit, porsi tym i nji furrësë madhe; edhe u errësue dielli edhe era prei tymit pusit. Edhe prei tymit duelnë karcaleca mbi dhet, edhe u dha atyneve pushtet, sikurse kanë pushtet shkarpinjt’ e dheut. Edhe u than’ atyneve qi të mos i bajënë dam barit dheut, as qish-do ngjomësine, as kish-do druje, veç atyne njerëzevet vetëmë qi s’kanë bulën’ e Hyjit ndë ball të vet. Edhe u tha atyneve qi të mos i vrasinë, por të mundohenë pesë muej; edhe mundimi i atyneve ishte porsi mundim shkarpini, kur quk njerinë. Edhe nd’ato ditt njerëzitë kanë me kërkuem vdekënë, edhe s’kanë me e gjetunë, edhe kanë me dëshëruem për me vdekunë, edhe vdeka ka me ikunë prei atyneve. Edhe të përgjaitëmet’ e shkarpinjvet gjaishinë porsi kual qi janë bamë gati për luftë, edhe mbi krenët t’atyne kishinë porsi kunora t’arta, edhe faqet’ e atyneve ishinë porsi faqe njerëzish. Edhe kishinë flokë, porsi flokë grash, edhe dhambët’ e atyneve ishinë porsi dhambë leonësh. Edhe kishinë thurakë, porsi thurakë të hekurtë; edhe zan’ i fletëvet atyne ishte porsi za qerresh shumë kualsh, kur ecinë ndë luftë. Edhe kishinë bishtëna qi gjaishinë porsi të shkarpinjvet, edhe ndëpër bishtënat t’atyne kishinë thumba; edhe pushteti i atyne ishte me u bamë dam njerëzëvet pesë muej. Edhe kishinë rigë përmbi vetëvetëhen’ engjullin’ e abyssit; ai e ka emëninë Hebraisht Abaddon, edhe mbë gjuhë të Grekëvet e ka emënin’ Apolljon [ Prishës ]. Njana mier shkoi; nje te po vin’ edhe dy mier mbaskëndai. Edhe engjull’ i gjashttë i ra trumbetësë, edhe ndëgjova nji za prei të katër brinavet therores’ artë qi ashtë përpara Hyjit, qi i thoshte të gjashttit engjullë qi kishte trumbetënë: Sgjith të katër engjujtë qi janë lidhunë mbë lumin’ e madh Efratinë. Edhe u sgjithnë të katër engjujtë qi ishinë bamë gati për orën’ e për ditën’ e për muejin’ e për vitinë, për me vramë të tretën’ e njerëzëvet. Edhe numëri i ushtëtorëvet kalorisë ishte dy herë ka dhetë mijëna dhetë mijënash; edhe ndëgjova numërin’ e atyneve. Edhe kështu pashë kualtë mbë të pamit, edhe ata qi rrijshinë mbi ata, se kishinë thurakë të ziarrmit edhe të jakinthit e të surfullit; edhe krenët’ e kualvet ishinë porsi krenë leonësh, edhe prei gojavet atyne delte ziarrm e tym e surfullë. Prei këtyne të treve u vran’ e treta e njerëzëvet, prei ziarrmit e prei tymit e prei surfullit qi delte prei gojavet atyne. Sepse pushtetet’ e atyneve janë ndë gojë t’atyne, sepse bishtënat’ e atyne gjainë porsi të gjarpinjvet, edhe kishinë krenë, edhe me ata baishinë dam. Edhe njerëzit’ e tierë qi ata s’u vranë me këto plagë, as nuk u penduenë prei punëvet duervet veta, qi të mos adhurojënë diajtë, edhe idhujt’ e artë e të argjanttë e të ramtë e të gurit e të drunit, të cillëtë s’munden’ as me ndëgjuem, as me ecunë. Edhe nuk’ u penduenë prei vrasievet veta, as prei farmaqiavet veta, as prei kurvënisë vet, as prei të viedhëmevet veta. Edhe pashë nji tietër’ engjullë të fortë tue sdripunë prei qiellit, veshunë me re, edhe kishte yl-berinë mbë kryet, edhe faqeja e ati porsi dielli, edhe kambët’ e ati porsi shtylla ziarrmi. Edhe kishte n’dorë të vet nji libër të vogëlë hapëtë; edhe vuni kambën’ e vet të diathtënë mbi dhet, edhe të mangjëtënë mbi dhet; edhe thërriti me za të math, porsi leoni kur ulurin; edhe kur thërriti, folnë të shtatë bumbullimatë me zanat e vet. Edhe kur folnë të shtatë bumbullimatë me zanat e vet, pata për me shkruem; edhe ndëgjova nji za prei qiellit qi më thoshte: Bulos ato qi folnë të shtatë bumbullimatë, edhe mos i shkruei. Edhe ai engjulli qi pashë tue ndenjunë mbi det edhe mbi dhet, ngriti dorën’ e vet ndë qiell, edhe bani be për ate qi rron ndë jetët të jetëvet, i cilli ndërtoi qiellin’ edhe sa janë nd’ate, edhe dhen’ edhe sa janë nd’ate, edhe detin edhe sa janë nd’ate, se kohë s’ka me qenunë ma. Por ndë ditt të zanit engjullit shtattë, kur ka për me i ranë trumbetësë, atëherë ka me u mbaruem mysteri i Hyjit, sikurse u dha zanin’ e mirë shërbëtorëvet vet profetënavet. Edhe ate zaninë qi ndëgjova prei qiellit, për-së-ri fliste me mue, e thoshte: Shko, e merr librin’ e vogëlë të haptinë n’dorë t’engjullit qi ka ndenjunë mbi det edhe mbi dhet. Edhe voita tek engjulli, e i thashë: Ep-më librin’ e vogëlë. Edhe ai më thotë: Merr-e edhe haje, edhe ka me të ithtuem barkunë tat, por ndë gojët tate ka me qenun’ i ambëlë porsi mialtë. Edhe mora librin’ e vogëlë prei dorës’ engjullit, edhe e hangra; edhe ishte ndë gojët t’eme, porsi mialtë i ambëlë; edhe kur e hangra u ithtue barku em. Edhe më thotë: Duhetë me profetizuem për-së-ri ri mbë shumë popuj e kombe e gjuhëna e riga. Edhe m’u dha nji kallam qi gjante porsi shkop; edhe engjulli rrinte e më thoshte: Ngreu, edhe mat tempullin’ e Hyjit, edhe therorenë, edhe ata qi adhurojënë nd’atë, por oborrinë qi ashtë përjashta tempullit lene jashtë, edhe mos e mat, sepse u dha mbë kombet; edhe qytetinë shenjt kanë me e shkelunë katër-dhet’ e dy muej. Edhe kam me u dhanë të dy deshmitarëvet mi, edhe do të profetizojënë nji mijë e dy qind e gjashtë-dhetë ditt, veshunë me thasë. Këta janë dy drunat’ e ullinit, edhe dy kandiletë qi rrinë përpara Hyjit dheut. Edhe ndë dashtë kushi me u bamë dam, del ziarrm prei gojës’ atyne, edhe ha anëmiqt’ e atyne; edhe ndë dashtë kushi me u bamë dam, kështu duhetë me u vram’ ai. Këta kanë pushtet me mbyllunë qiellinë, për mos me ranë si ndë ditt të profezis’ atyne; edhe kanë pushtet mbi ujënat me i këthyem mbë gjak, edhe me i ranë dheut me qish-do farë plage, sa herë të denë. Edhe kur të mbarojënë deshmin’ e vet, bisha qi del prei abyssit ka me bamë luftë me ata, edhe ka me i mundunë, edhe ka me i vramë. Edhe korpënat’ e atyneve kanë me u dergjunë mbi rrugën’ e qytetit math, qi quhetë shpirtënisht Sodomë edhe Egjyptë, atie ku u kryqëzue edhe Zoti ynë. Edhe kanë me pamë shumë vetë prei popujvet e prei faravet e prei gjuhënavet e prei kombevet korpënat’ e atyneve tri ditt e gjymës, edhe s’kanë me lanë korpënat’ e atyneve me i vumë ndër vorret. Edhe ata qi rrinë mbë dhet kanë me u gëzuem për ata, e kanë me u gazëmuem; edhe kanë me i dërguem dhunëti njani tietërit, sepse këta të dy profetënitë munduen’ ata qi rrinë mbë dhet. Edhe mbas tri ditsh e gjymës hyni mb’ata frymë jete prei Hyjit; edhe qindruenë mbë kambë të veta, edhe i muer frik’ e madhe ata qi i shifshinë. Edhe ndëgjuenë nji za të math prei qiellit qi u thoshte: Hipni këtu. Edhe hipnë mbë qiellt mbë ret, edhe anëmiqt’ e atyneve i panë. Edhe nd’ate orë u ba nji dhe-lëkundie e madhe, edhe e dhetta qytetit ra, edhe u vranë ndë dhe-lëkundiet shtatë mijë emëna njerëzish; edhe të tietër’ i muer frika, edhe i dhanë lavdi Hyjit qiellit. E dyta mier shkoi, nje e treta te po vien shpeit. Edhe i shtatti engjull’ i ra trumbetësë, edhe u banë zana të mëdha ndë qiellt qi thoshinë: Regjëniat’ e botës’ u banë të Zotit t’ynë, edhe të Krishtit ati, edhe ka me regjënuem ndë jetët të jetëvet. Edhe të njizet e katër pleqtë, qi janë ndenjunë mbë shqembet e vet përpara Hyjit, ranë me faqe për dhe, edhe adhuruenë Hyjinë, tue thanë: Falemi ndersë teje, o Zoti Hyj gjithë-pushtetësi, ai qi asht’ edhe qi ishte edhe qi vien, sepse more fuqinë tate të madhenë, edhe regjënove. Edhe kombet’ u zemëruenë, edhe erdhi zemërimi yt; edhe koha e të vdekëvet, qi të gjukohenë, edhe të apish pagënë mbë shërbëtorët e tu profetënitë, edhe mbë shenjtënat, edhe mb’ata qi kanë frikë emëninë tat, mbë të vegjëlit edhe mbë të mëdhejt, edhe të vdierrish ata qi vdornë dhenë. Edhe u çel tempulli i Hyjit ndë qiell, edhe u duk arka e dhiatës’ ati ndë tempull t’ati; edhe u banë vetima e zana e bumbullima e dhe-lëkundie e breshën i math. Edhe u duk nji shenj’ e madhe ndë qiellt: nji grue veshunë diellinë, edhe hana ishte përposh kambëvet asai, edhe mbi kryet t’asai nji kunorë dy-mbë-dhetë yjesh. Edhe mbassi ishte me barrë, bërtiste prei të dhimtunit e prei mundimit qi të pielli. Edhe u duk nji tietër shenjë ndë qiellt, edhe nje nji dreq i math e i kuq, qi kishte shtatë krenë edhe dhetë brina, edhe mbi krenët të vet shtatë kunora. Edhe bishti i ati tërhiqte të tretën’ e yjevet qiellit, edhe i hodhi mbë dhet. Edhe dreqi ndenji përpara gruesë qi kishte për me piellë, qi të hajë dialin’ e asai, kur të pielli, edhe puell nji dial mashkullë, qi ai kishte për me kullotunë gjithë kombetë me shkop të hekurtë; edhe diali i asai u rrëmbye te Hyji, edhe te shkambi i ati. Edhe grueja iku ndë shkretinë, atie ku ka vend bamë gati prei Hyjit, qi ta ushqejën’ atie nji mijë e dy qind e gjashtë-dhetë ditt. Edhe u ba luftë ndë qiellt: Mihaili edhe engjujt’ e ati luftuenë kundrë dreqit, edhe dreqi luftoi edhe engjujt’ e ati. Edhe nukë muftnë, as vend s’u gjet për ata ma ndë qiellt. Edhe u hoth poshtë dreqi i math, gjarpëni i moçim qi quhetë Diall, edhe Satanai, ai qi gënjen gjithë botënë, u hoth poshtë mbë dhet; edhe engjujt’ e ati bashkë me atë u hothnë poshtë. Edhe ndëgjova nji za të math qi thoshte ndë qiell: Tashi u ba shpëtimi edhe fuqia edhe regjënia e Hyjit t’ynë, edhe pushteti i Krishtit ati, sepse u hoth poshtë ai qi përflet vëllazënitë t’anë, ai qi përfliste ata përpara Hyjit t’ynë dit’ e natë. Edhe ata e mundën me anë të gjakut Qengjit, edhe për fjalën’ e deshmisë vet, edhe nuk’ e deshnë jetën’ e vet qysh mbë vdekë. Përandai gëzohi ju qijetë, edhe ata qi rrinë mb’ata; mier ata qi rrinë mbë dhet edhe ndë det, se sdripi Dialli te ju, ai qi ka zemërim të math, sepse e di se ka pak kohë. Edhe kur pa dreqi se u hoth poshtë ndë dhet, ndoqi gruenë qi puell mashkullinë. Edhe iu dhanë gruesë dy fletë të shqipesë madhe, për me fluturuem ndë shkretinë ndë vend të vet, atie ku ushqehetë kohë edhe kohëna edhe gjymës kohe, lark prei faqesë gjarpënit. Edhe gjarpëni lishoi mbrapa kryesë prei gojësë vet ujë porsi lum, qi ta bajë me e marrë lumi. Edhe dheu i ndifi gruesë, edhe dheu hapi gojën’ e vet, edhe piu luminë qi lishoi dreqi prei gojësë vet. Edhe dreqi u zemërue mbi gruenë, edhe vote me bamë luftë bashkë me të tierët e farës’ asai, qi ruejënë porosit’ e Hyjit, edhe qi kanë deshmin’ e Iesu Krishtit. Edhe ndenja mbi ranët të detit, edhe pashë nji bishë qi dilte prei detit, qi kishte shtatë krenë e dhetë brina; edhe mbi brinat të vet dhetë kunora, edhe mbi krenët të vet nji emënë të nemuni. Edhe ajo bisha qi pashë gjante porsi pardallë edhe kambët’ e veta porsi të harushësë, edhe goja vet, porsi gojë leoni. Edhe dreqi i dha fuqin’ e vet, edhe shkambin’ e vet, edhe pushtet të math. Edhe pashë nji prei krenëvet asai porsi të plaguem për vdekë; edhe plaga e vdekës’ asai u shëndosh, edhe gjithë dheu u mërekullue mbrapa bishësë. Edhe adhuruenë dreqinë qi i dha pushtet bishësë, edhe adhuruenë bishënë, tue thanë: Cilli i përgjan bishësë? Cilli mundetë me luftuem me atë? Edhe iu dha asai gojë qi flet fjalë të mëdha të nemuna; edhe iu dha asai pushtet me bamë luftë katër-dhet’ e dy muej. Edhe hapi gojën’ e vet mbë të nemunë kundrë Hyjit, me nemun’ emënin’ e ati, edhe tendën’ e ati, edhe ata qi rrinë ndë qiellt. Edhe iu dha me bamë luftë me shenjtënat, edhe me i mundunë; edhe iu dha asai fuqi përmbi qish-do farë e gjuhë e komp. Edhe kanë me e adhuruem gjith’ ata qi rrinë mbë dhet, të cillëvet nukë janë shkruem emënatë ndë libër të jetësë Qengjit therunë çë kurë se ashtë ngrefunë bota. - Ndë pastë kushi vesh, le të ndëgjojë. - Ndë pruftë kushi tietërinë ndë robëni, edhe ai vete ndë robëni; ndë vraftë kushi me thikë, edhe ai duhetë me u vramë me thikë. Këtu ashtë durimi edhe besa e shenjtënavet. Edhe pashë nji bishë qi dilte prei dheut, edhe kishte dy brina qi gjajinë porsi të qengjit, edhe fliste si dreq. Edhe bante gjithë pushtetin’e bishësë parë përpara asai; edhe bante dhenë edhe ata qi rrinë mb’ate qi t’adhurojënë bishën’ e parë, qi iu shëndosh plaga e vdekës’ asai. Edhe bante shenjë të mëdha kaqi sa bante me sdripun’ edhe ziarrm prei qiellit mbë dhet përpara njerëzëvet. Edhe gënjente ata qi rrijshinë mbë dhet për ato shenjet qi iu dhan’ asai me bamë përpara bishësë, e u thoshte atyneve qi rrijshinë mbi dhet me i bamë figure bishësë qi kishte plagën’ e thikësë, edhe rroi. Edhe iu dha asai me i dhanë frymë figuresë bishësë kaqi sa të flasi edhe figureja e bishësë, edhe të bajë me u vram’ ata qi të mos adhurojinë figuren’ e bishësë. Edhe bante të gjithë, të mëdhej e të vegjilë, e të pasunitë, e të vobegëtë, e të lirëtë, e shërbëtorëtë, qi të merrinë shenjë mbë dorën’ e diathtë t’atyne, a mbë ballënat t’atyne, edhe qi të mos mundetë kushi me blem’ a me shitunë, veç ati qi ka shenjënë, a emënin’ e bishësë, a numërin’ e emënit asai. Këtu ashtë ditunia: ai qi ka mendienë, le të ngjefi numërin’ e bishësë, sepse ashtë numërë njeriu, edhe numëri i ati ashtë gjashtë qind e gjashtë-dhet’ e gjashtë. Edhe pashë, edhe nje Qengji te rrinte mbi mal të Sionit, edhe bashkë me atë ishinë nji qind e katër-dhet’ e katër mijë, qi kishinë shkruem ndë ballënat të vet emënin’ e të atit ati. Edhe ndëgjova nji za prei qiellit, porsi za shumë ujënash, edhe porsi za bumbullime të madhe; edhe ndëgjova nji za qitharorësh qi qitharoishinë me qitharat e veta. Edhe këndoishinë porsi nji kankë të re përpara shkambit, edhe përpara katër shtazëvet edhe pleqvet; edhe askushi s’mundei me marrë vesht kankënë, veç të nji qind e katër-dhet’ e katër mijë vetëtë, qi ishinë shpër blemë prei dheut. Këta jan’ ata qi nuk’ u ndynë bashkë me gra, sepse janë virgjën, këta jan’ ata qi marrinë mbrapa Qengjin’ atie ku të shkojë, Këta u shpërblenë prei njerëzëvet, qi janë të zanëtë fill te Hyji edhe te Qengji. Edhe ndë gojë t’atyne nuk’ u gjet gënjim, sepse janë faqe-bardhë përpara shkambit Hyjit. Edhe pashë nji tietër’ engjullë tue fluturuem ndë miedis të qiellit, qi kishte ungjillin’ e pasosunë, qi të ungjillëzojë mb’ata qi rrinë mbë dhet, edhe mbë qish-do komb’ e farë e gjuhë e popullë, edhe thoshte me za të math: Kini frikë Hyjinë, edhe epni lavdi ati, sepse erdhi ora e gjyqit ati; edhe adhuroni ate qi bani qiellin’ e dhen’ e gurret’ e ujënavet. Edhe nji tietër’ engjull’ u ngrit mbrapa e thoshte: “Ra, ra Babylona”, qytet i math, sepse ngjomi gjithë kombetë me venën’ e zemërimit kurvënisë vet. Edhe nji engjull’ i tretë i muer mbrapa ata, tue thanë me za të math: Ndë adhuroftë bishën’ edhe figuren’ e asai, edhe ndë marrtë shenjë ndë ball të vet, e mbë dorë të vet, edhe ai ka me pimë prei venësë zemërimit Hyjit, qi ashtë derdhun’ i thieshtë ndë potir të zemërimit ati; edhe ka me u munduem me ziarrm e me surfullë përpara engjujvet shenjtënueshim, edhe përpara Qengjit; edhe tymi i mundimit atyne hipën ndë jetë të jetëvet; edhe s’kanë të prajtunë dit’ e natë ata qi adhurojënë bishën’ edhe figurën’ e asai, edhe ndë marrtë kushi shenjën’ e emënit asai. Këtu ashtë durimi i shenjtënavet, këtu jan’ ata qi ruejënë porosit’ e Hyjit, edhe besën’ e Iesuit. Edhe ndëgjova nji za prei qiellit qi më thoshte: Shkruei. Lum ata të vdekunë qi vdesinë mbë Zotinë çë tashi. Po, thotë Shpirti, qi të prahenë prei mundievet veta, edhe punët’ e atyneve u venë mbrapa bashkë. Edhe pashë, edhe nje nji re e bardhë, edhe mbi ret ishte ndenjunë nji qi gjante porsi bir njeriut, edhe kishte mbi kryet të vet nji kunorë t’artë, edhe n’dorë të vet nji drapën të prefëtë. Edhe nji tietër’ engjullë duel prei tempullit tue thërritunë me za të math mb’ate qi ishte ndenjunë mbi ret: Dërgo drapëninë tat, edhe korr, sepse të erdhi ora me korrë, sepse u tha të korrët’ e dheut. Edhe ai qi ishte ndenjunë mbi ret, vuni drapënin’ e vet mbi dhet, edhe dheu u korr. Edhe nji tietër’ engjullë duel prei tempullit qi ashtë ndë qiell, edhe kishte edhe ai nji drapën të prefëtë. Edhe nji tietër’ engjullë duel prei theroresë, i cilli kishte pushtet mbi ziarrmt; edhe thërriti me za të math mb’ate qi kishte drapënin’ e prefëtë, tue thanë: Dërgo drapëninë tat të prefëtinë, edhe viel rrusht’ e veshtit dheut, sepse u poqnë rrusht’ e ati. Edhe engjulli vuni drapënin’ e vet ndë dhet, edhe vuel veshtin’ e dheut, edhe vuni rrushtë ndë gaviç të zemërimit Hyjit. Edhe gaviçi u shkel përjashta qytetit, edhe duel gjak prei gaviçit, qysh mbë frenat të kualvet, qysh nji mijë e gjashtë qind stade lark. Edhe pashë nji tietërë shenjë të madhe edhe të mërekullueshime ndë qiellt, shtat’ engjuj qi kishinë shtatë plagët’ e mbrapëme, sepse nd’ato u mbarue zemërimi i Hyjit. Edhe pashë porsi nji det gastareje përziem me ziarrm, edhe ata qi mundën bishënë, edhe figuren’ e asai, edhe shenjën’ e asai, edhe numërin’ e emënit asai, se po rrijshinë mbi dhet të gastaresë, edhe kishinë qithara të Hyjit. Edhe këndoishinë kanken’ e Moiseut shërbëtorit Hyjit, edhe kankën’ e Qengjit, tue thanë: Të mëdha edhe të mërekullueshime janë punët’ e tua, o Zoti Hyj gjithë-pushtetësi; të dreita edhe të vërteta jan’ udhët’ e tua, o Riga e shenjtënavet. Cilli s’do të ketë frikë tyi, o Zot, edhe do të lavdojë emëninë tat, sepse ti vetëmë je shenjt, sepse gjithë kombetë kanë me ardhun’ e kanë me adhuruem përpara teje, sepse gjyqet’ e tu u diftuenë. Edhe mbaskëndai pashë, edhe nje tek u çel tempulli i tendësë deshmimit ndë qiellt. Edhe duelnë prei tempullit të shtat’ engjujtë qi kishinë të shtatë plagëtë, veshunë me li të pastër e të ndritshim, edhe ngjeshunë për krahanuer breza t’artë. Edhe nji prei të katër shtazëvet u dha të shtat’ engjujvet shtatë kupa t’arta mbushunë me zemërimin’ e Hyjit qi rron ndë jetët të jetëvet. Edhe tempulli u mbush me tym prei lavdisë Hyjit, edhe prei fuqis’ ati; edhe askushi s’mundei me hymë ndë tempullë, qysh sa të mbarohenë të shtatë plagët’ e të shtat’ engjujvet. Edhe ndëgjova nji za të math prei tempullit qi u thoshte të shtat’ engjujvet: Shkoni e derthni kupat’ e zemërimit Hyjit mbë dhet. Edhe vote i pari, edhe derdhi kupën’ e vet mbë dhet; edhe u ba plag’ e keqe edhe e ligë mb’ata njerëzit qi kishinë shenjën’ e bishësë, edhe mb’ata qi adhuroishinë figuren’ e asai. Edhe i dyti engjullë derdhi kupën’ e vet ndë det, edhe u ba porsi gjak të vdekuni, edhe vdiq qish-do frym’ e gjallë qi ishte ndë det. Edhe i treti engjullë derdhi kupën’ e vet ndëpër lumnat edhe ndëpër gurret e ujënavet, edhe u ba gjak. - Edhe ndëgjova engjullin’ e ujënavet qi thoshte: I dreitë je ti, o Zot qi je, edhe qi ishie, edhe i shenjtënueshimi, sepse gjukove këto, sepse derthnë gjak shenjtënash edhe profetënash, edhe u dhe gjak me pimë, sepse janë të vëjefshim. - Edhe ndëgjova nji tietër prei theroresë qi thoshte: Po, o Zoti Hyj gjithë-pushtetësi, të vërteta edhe të dreita janë gjyqet’ e tu. Edhe i katërti engjullë derdhi kupën’ e vet mbë diellt, edhe iu dha pushtet me diegunë njerëzitë me ziarrm. Edhe njerëzit’ u doqnë me nji vapë të madhe, edhe nemnë emënin’ e Hyjit qi ka pushtet mbi këto plagë, edhe nuk’ u penduenë me i dhanë lavdi ati. Edhe i pesëti engjullë derdhi kupën’ e vet mbi shkampt të bishësë, edhe u errësue regjënia e asai, edhe përtypshinë gjuhënat’ e veta prei së dhimtunit, edhe nemnë Hyjin’ e qiellit prei së dhimtunavet veta, edhe prei plagëvet veta, edhe nuk’ u penduenë prei punëvet veta. Edhe i gjashti engjullë derdhi kupën’ e vet mbi lumin’ e math Efratinë; edhe ujët’ e ati u tha, qi të bahetë gati udha e rigavet qi janë prei së lemesë diellit. Edhe pashë tre shpirtëna të ndytë qi gjajinë porsi bretkosa qi dilshinë prei gojësë dreqit, edhe prei gojësë bishësë, edhe prei gojësë profet-rrenësit. Sepse janë shpirtëna diajsh qi bajënë shenje, të cillëtë dalinë te rigat e dheut edhe të gjithë botësë, për me mbëledhun’ ata për luftën’ e asai ditësë madhe të Hyjit Gjithë-pushtetësit. (Nje te vij porsi viedhës, lum ai qi rri squtë, edhe ruen petëkat’ e veta, qi të mos eci sveshunë, e të shofinë shumtin’ e ati). Edhe i mbëloth ata ndë vend qi quhetë Hebraisht Armageddon. Edhe i shtatti engjullë derdhi kupën’ e vet nd’erët; edhe duel nji zan’ i math prei tempullit qiellit, kah shkambi, qi thoshte: U ba. Edhe u banë zana, e bumbullima, edhe u ba nji dhe-lëkundie e madhe, qi s’qe bamë sa ishinë njerëzitë mbë dhet, kaqi fort nji dhe-lëkundie e madhe. Edhe qyteti i math u da mbë tri piesa, edhe qytetet’ e kombevet ranë; edhe i ra ndër mend përpara Hyjit Babylona e madhe, qi t’i api potirin’ e venësë zemërinit mënisë vet. Edhe qish-do ujdhësë iku, edhe maletë s’u gjetnë. Edhe nji breshën i math, porsa nji taland, sdripi prei qielli mbi njerëzit; edhe njerëzitë nemnë Hyjinë për plagën’ e breshënit, sepse plaga e ati ishte fort e madhe. Edhe erdhi nji prei atyne shtat’ engjujvet qi kishinë shtatë kupatë, edhe foli bashkë me mue, e më tha: Eja, kam me të diftuem gjyqin’ e kurvësë madhe, qi ashtë ndenjunë mbi ujënat’ e shuma, qi kurvënuenë bashkë me ate rigat’ e dheut, edhe ata qi rrinë mbë dhet u dejtnë prei venësë kurvënis’ asai. Edhe më çoi me frymë ndë nji vend të shkretë, edhe pashë nji grue qi po rrinte përmbi nji bishë të kuqe, qi ishte plot me emëna të nemunish, e kishte shtatë krenë e dhetë brina. Edhe grueja ishte veshunë me porfyrë e me të kuq, edhe përaruem me ar e me gur të nderëshim e me margaritarë, e kishte n’dorë të vet nji potir t’artë mbushunë me ndynësina e me puganësina të kurvënisë vet, edhe ndë ballt të vet kishte shkruem nji emënë: Myster. Babylona e madhe, e ama e kurvarëvet, edhe ndynësinavet dheut. Edhe pashë gruenë deitunë prei gjakut shenjtënavet, edhe prei gjakut martyrëvet Iesuit; edhe kur pash’ ate, u mërekullova me mërekulli të madhe. Edhe engjulli më tha: Përse u mërekullove, unë kam me të thanë mysterin’ e gruesë, edhe të bishësë qi bar ate, qi ka shtatë krenët, edhe dhetë brinatë. - Ate bishënë qi pe, ishte, edhe nuk’ ashtë, edhe do të dali prei abyssit, e të shkojë për të hupunë; edhe do të mërekullohen’ ata qi rrinë mbë dhet, të cillëvet emënatë nukë janë shkruem ndë libër të jetësë çë kurë se ashtë ngrefunë bota, kur të shofin’ ate bishënë qi ishte, edhe nuk’ ashtë, edhe ndonëse ashtë. Këtu ashtë mendia kush të ketë dituni. Shtatë krenëtë janë shtatë maletë, atie ku rri grueja mb’ato. Edhe janë shtatë riga: të pesëtë ranë, edhe njiani ashtë, tietëri edhe s’ka ardhunë, edhe kur të vijë, ka me mbetunë pak kohë. Edhe ajo bisha qi ishte, edhe nuk’ ashtë, edhe ai asht’ i tetti, edhe ashtë prei shtatësh, edhe shkon për të hupunë. Edhe dhetë brinatë qi pe, janë dhetë riga, të cillët’ edhe s’kanë marrë regjëni, por marrinë pushtet porsi riga nji orë bashkë me bishënë. Këta kanë nji mend, edhe kanë me dhanë n’dorë të bishësë fuqin’ edhe pushtetin’ vet. Këta kanë me luftuem me Qengjinë, edhe Qengji ka me i mundunë, sepse ashtë Zoti i zotënavet, edhe Riga i rigavet; edhe ata qi janë bashkë me ate, janë të thërritun’ edhe të sgjedhun’ edhe besëtarë. Edhe më thotë: Ata ujënatë qi pe, atie ku rri kurva, janë popuj, e gjindie, e kombe, e gjuhëna. Edhe ata dhetë brinatë qi pe mbi bishënë, këta do të kenë mëni kurvënë, edhe do ta bajënë të shkretë edhe lakuriq, edhe do të hanë mishnat’ e asai, edhe ate kanë me e diegunë ndë ziarrm. Sepse Hyji dha ndë zemërat t’atyneve me bamë mendin’ e ati, edhe me u bamë me nji mend, edhe me dhanë regjënin’ e vet te bisha, qysh sa të mbarohenë fjalët’ e Hyjit. Edhe ajo grueja qi pe, ashtë qyteti i math qi ka regjëni mbi rigat’ e dheut. Edhe mbaskëndai pashë nji engjullë tue sdripunë prei qielli, qi kishte pushtet të math; edhe dheu u ndriçue prei lavdis’ ati. Edhe thërriti fort me za të math, e tha: “Ra, ra Babylona” e madhe, edhe u ba të ndenjunit’ e diajvet, edhe burgu i qish-do farë shpirti të ndytë, edhe burgu i qish-do farë shpende të ndytë, e të marrëme mëni, sepse gjithë kombetë pinë prei venësë zemërimit kurvënis’ asai, edhe rigat’ e dheut kurvënuenë bashkë me ate, edhe tregjetarët’ e dheut u banë të pasunë prei fuqisë dëshërimit asai. Edhe ndëgjova nji tietër za prei qielli qi thoshte: Delni prei asai, populli em, qi të mos keni piesë ndër fajet t’asai, edhe qi të mos merrni prei plagëvet asai, sepse fajet’ e asai e mbërrinë qysh mbë qiell, edhe Hyji kujtoi të paudhat’ e asai. Paguenia asai sikurse edhe ajo ua pagoi juve, edhe paguenia asai dy fijsh mbas punëvet asai; me ate potirinë qi qiti, qitnia dy fijsh. Sa lavdoi vetëvetëhenë edhe nxuer dëshëriminë, kaqi mundim e vajë epni asai, sepse thotë me zemërën’ e vet: Po rrij regjëneshë, edhe nukë jam e ve, edhe s’kam me bamë vajë. - Përandai nji ditë kanë për me i ardhunë plagët’ e asai, vdekë edhe vajë edhe zi buke; edhe ka me u diegunë ndë ziarrm, sepse Zoti Hyj qi gjukon ate asht’ i fortë. Edhe kanë me qjamë për ate, e kanë me u ndukunë për ate rigat’ e dheut, ata qi kurvënuen’ edhe nxuernë dëshëriminë bashkë me ate, kur të shofinë tymin’ e të diegunit asai, ndenjun’ ata prei së largu prei frikësë mundimit asai, tue thanë: Mier, mier qytet’ i math, Babylona, qytet’ i fortë, se gjyqi yt erdhi për nji orë. Edhe tregjetarët’ e dheut qjajën’ e bajënë vajë, se askushi s’u blen ma barrët’ e atyne: barrë ari e argjandi, e gurë të nderëshimish, e margaritarësh, e pëlhure të hollë, e porfyre, e mëndafshi, e të kuqeje, edhe qish-do dru thjine, e qish-do enë elefandinë, e qish-do enë prei druje të nderëshime, e rami, e hekuri, e mermeri, edhe kanellë, e qemna, e voj ere, e livan, e venë, e voj, e semidhallë, e grunë, edhe gja të gjalla, e dhen, e kual, e qerre, e shërbëtorë, e shpirtëna njerëzish. Edhe pemët’ e dëshërimit shpirtit t’yt iknë prei teje, edhe gjithë të majëmet’ e të shkëlqyeshimet’ iknë prei teje, edhe s’ke për me i gjetunë ma. Tregjetarët’ e këtyneve qi u banë të pasunë prei asai, kanë me ndenjunë prei së largu prei frikësë mundimit asai, tue qjam’ e tue bamë vajë, e tue thanë: Mier, mier qytet’ i math, qi ishte veshunë me vishnje e me porfyrë e me të kuq, edhe përaruem me ar e me gurë të nderëshim e me margaritarë, sepse për nji orë u shkretue kaqi gja. Edhe qish-do guvernor barke, edhe qish-do shumicë qi ashtë mbi barkët, e detarë, edhe gjithë sa punojënë detinë ndenjunë për së largu, edhe thërritshinë, kur shifshinë tymin’ e së diegëmes’ asai, tue thanë: Cilli qe porsi kyi qytet i math? Edhe hothnë pluhunë mbi krenët të vet, edhe thërritshinë tue qjam’ e tue bamë vajë, e thoshinë: Mier, mier qytet’ i math, qi nd’ate u banë të pasunë prei nderit asai gjith’ ata qi kishinë barka ndë det; për nji orë u shkretue. Gëzohu për ate, o qiell, edhe shenjtënit’ apostuj edhe profetënitë, sepse Hyji gjukoi gjyqinë tuei kundrë asai. Edhe nji engjull’ i fortë ngriti nji gur, porsa nji gur mullinë të math, edhe e hodhi në det, tue thanë: Kështu do të hidhetë me hof Babylona qytet’ i math, edhe s’ka me u gjetunë ma. Edhe za qitharorësh e musikorësh e fyllorësh e trumbetë-ranësish s’kanë me u ndëgjuem ma te ti; edhe qish-do mieshtër prei qish-do farë mieshtrie s’ka me u gjetunë ma te ti; edhe za mullini s’ka me u ndëgjuem ma te ti; edhe dritë kandili s’ka me ndritunë ma te ti; edhe za dhandërri e nuseje s’ka me u ndëgjuem ma te ti, sepse tregjetarët’ e tu ishinë të mëdhejt’ e dheut, sepse gjithë kombet’ u gënjyenë prei magjisë s’ate. Edhe nd’ate u gjet gjak profetënash, edhe shenjtënash, edhe gjith’ atyneve qi janë therunë mbë dhet. Edhe mbasandai ndëgjova porsi nji za të math shumë gjindie ndë qiell, qi thoshte: Alleluia, shpëtimi e lavdia e nderi e fuqia qoftë mbë Zotinë Hyjinë t’anë, se gjyqet’ e ati janë të vërteta edhe të dreita, sepse gjukoi kurvën’ e madhe, qi vduer dhenë me kurvënin’ e vet, edhe muer shpagim prei dorës’ asai për gjakun’ e shërbëtorëvet vet. Edhe për së dyti thanë: Alleluia. Edhe tymi i asai hypën ndë jetët të jetëvet. Edhe ranë të njizet e katër pleqtë, edhe të katër shtazëtë, e adhuruenë Hyjinë qi rrinte mbë shkampt, tue thanë: Amen. Alleluia. Edhe duel nji za prei shkambit, tue thanë: Lavdoni Hyjinë t’anë gjithë shërbëtorët’ e ati, edhe ata qi kanë frikë ate, edhe të vegjël’ e të mëdhej. Edhe ndëgjova porsi nji za shumë gjindie, edhe porsi nji za shumë ujënash, edhe porsi nji za bumbullimash të forta, qi thoshinë: Alleluia, se regjënoi Hyji Gjithë-pushtetësi. Le të gëzohemi e le të gazmohemi, edhe le t’i apimë lavdi ati, sepse erdhi darsëma e Qengjit, edhe grueja e ati bani gati vetëvetëhenë. Edhe iu dha asai qi të vishetë me vishnje të pastër e të ndritshime, sepse vishnja ashtë dreitëniat’ e shenjtënavet. Edhe më thotë: Shkruei, lum ata qi janë thirrunë ndë darkë të darsmësë Qengjit. Edhe më thotë: Këto janë fjalët’ e vërteta të Hyjit. Edhe rashë ndër kambë t’ati për me e adhuruem, edhe ai më thotë: Shiko mos bajsh këte, sepse unë jam nji shërbëtuer shoqi yt edhe i vëllazënëvet tu qi kanë deshmin’ e Iesuit, por adhuro Hyjinë, sepse deshmia e Iesuit ashtë shpirti i profezisë. Edhe pashë qiellinë hapunë, edhe nje nji kal i bardhë, edhe ai qi rrinte mb’atë qjuhei Besëtar edhe i Vërtetë, edhe gjukon e lufton me dreitëni. Edhe syt’ e ati ishinë porsi flakë ziarrmi, edhe mbi krye t’ati kishte shumë kunora; edhe kishte shkruem nji emënë, të cillin’ askushi s’e di, veç ati. Edhe ishte veshunë me nji petkë ngjyem ndë gjak; edhe emëni i ati qjuhetë Fjala e Hyjit. Edhe ushtëriatë qi ishinë ndë qiell e merrshinë mbrapa hipunë mbi kual të bardhë, e veshunë me vishnje të bardhë edhe të pastër. Edhe prei gojës’ ati dilte nji shpat’ e prefëtë, qi t’u bierë kombevet me ate; edhe ai “ka me kullotun’ ata me shkop të hekurtë”. Edhe ai shkel gaviçin’ e venësë zemërimit edhe mënisë Hyjit Gjithë-pushtetësit. Edhe mbi petëkun’ e mbi kofshët të vet ka shkruem emëninë: Riga i rigavet edhe Zoti i zotënavet. Edhe pashë nji engjullë qi rrinte ndë diellt; edhe thërriti me za të math, e u tha shpendëvet qi fluturojinë ndë miedis të qiellit: Eni edhe u mbëlithni ndë darkë të Hyjit math, qi të hani mishna rigash, e mishna urdhën-mijësh, e mishna të fortësh, e mishna kualsh, edhe atyneve qi janë ndenjunë mb’ata, edhe mishna qish-do farë njerëzish të lirësh e shërbëtorësh, edhe të vegjëlish e të mëdhejsh. Edhe pashë bishën’ edhe rigat’ e dheut, edhe ushtëriat’ e atyneve mbëledhunë qi të bajënë luftë me ate qi rrinte mbi kalt, edhe me ushtërin’ e ati. Edhe u zu bisha, edhe bashkë me ate profet-rrenësi, ai qi bani shenjetë përpara asai, me të cillatë gënjeu ata qi muernë shenjën’ e bishësë, edhe adhuruenë figuren’ e asai; të dy u hothnë të gjallë ndë kënetë të ziarrmit qi digjetë me surfullë. Edhe të tietër’ u vranë me shpatën’ e ati qi rrinte mbi kalt, qi dilte prei gojës’ ati; edhe gjithë shpendët’ u nginjë prei mishnash atyneve. Edhe pashë nji engjullë tue sdripunë prei qielli, qi kishte çelsin’ e abyssit, edhe vargun’ e math n’dorë të vet. Edhe zuni dreqinë, gjarpënin’ e motshim, i cilli ashtë Dialli edhe Satanai, edhe e lidhi ate nji mijë viet. Edhe e hodhi ndë abyssë, edhe e mbylli, edhe vuni bulë sipër ati, qi të mos gënjejë ma kombetë, qysh sa të mbarohenë të nji mijë viet; edhe mbasandai duhetë të sgjidhetë pak kohë. Edhe pashë shqembe, edhe ndenjunë mb’ato, edhe u dha atyneve gjyq; edhe pashë shpirtënat’ e atyneve qi ishinë copëzuem për deshmin’ e Iesuit, edhe për fjalën’ e Hyjit, edhe ata qi nuk’ adhuruenë bishënë, as figuren’ e asai; edhe nukë muernë shenjë ndë ball të vet edhe n’dorë të vet; edhe rruen’ e regjënuenë bashkë me Krishtinë për nji mijë viet. Edhe të vdekunit’ e tierë nuk’ u ngjallnë qysh sa të mbushenë të nji mijë viet; ajo asht’ e ngjallëmeja parë prei së vdekunish. I lumun’ edhe shenjt asht’ ai qi ka piesë mbë të ngjallëmen’ e parë; vdek’ e dytë s’ka pushtet mbi këta, por kanë me qenunë priftënit’ e Hyjit edhe të Krishtit, edhe kanë me regjënuem bashkë me ate nji mijë viet. Edhe kur të mbarohenë të nji mijë viet, ka me u sgjidhunë Satanai prei burgut vet, edhe ka me dalunë për me gënjyem kombetë qi gjindenë mbë katër kantet’ e dheut, Gogun’ edhe Magogunë, qi t’i mbëledhi mbë luftë; numëri i atyneve ashtë porsi ran’ e detit. Edhe hipnë mbë gjanësinët të dheut, edhe rrethuen’ ushtërin’ e shenjtënavet, edhe qytetin’ e dashunë; edhe sdripi ziarrm prei qiellit kah Hyji, edhe i hangër. Edhe dialli ai qi gënjente ata, u hoth ndë kënetë të ziarrmit e të surfullit, atie ku ashtë bisha edhe profet-rrenësi; edhe kanë me u munduem me nat’ e me ditë ndë jetët të jetëvet. Edhe pashë nji shkamp të bardhë të math, edhe ate qi rrinte mb’ate, prei faqes’ ati iku dheu edhe qielli, edhe nuk’ u gjet vend për ata. Edhe pashë të vdekunitë të vegjël’ e të mëdhej, ndenjunë përpara Hyjit, edhe librat’ u hapnë; edhe u hap nji libër tietër, qi ai asht’ i jetësë; edhe u gjukuenë të vdekunitë prei asosh qi ishinë shkruem ndë librat, mbas vepërash atyne. Edhe deti dha të vdekunitë qi kishte përmbrenda, edhe vdeka edhe ferri dhanë të vdekunitë qi patnë përmbrenda atyneve, edhe u gjukuenë gjithë-se-cilli mbas vepërash vet. Edhe vdeka edhe ferri u hothnë ndë kënetë të ziarrmit; këjo ashtë vdek’ e dytë. Edhe ai qi s’u gjet shkruem ndë libër të jetësë, u hoth ndë kënetë të ziarrmit. Edhe pashë nji qiell të ri edhe nji dhe të ri, sepse qiell’ i parë edhe dheu i parë shkoi, edhe deti nuk’ ashtë ma. Edhe unë Gjionni pashë qytetinë shenjt, Ierusalemën’ e re, tue sdripunë prei qiellit kah Hyji, bamë gati porsi nusen’ e stolisëme për burrin’ e vet. Edhe ndëgjova nji za të math prei qielli qi thoshte: Nje tenda e Hyjit bashkë me njerëzit, edhe ka me ndenjunë bashkë me ata; edhe ata kanë me qenunë populli i ati, edhe Hyji ka me qenunë bashkë me ata Hyji i atyne. Edhe Hyji ka me mpëshimë qish-do lot prei syvet atyne, edhe vdeka s’ka me qenunë ma; as vajë, as të thërritunë, as të dhimbunë, s’ka me qenunë ma, sepse të paratë shkuenë. Edhe tha ai qi ishte ndenjunë mbë shkampt: Qe të gjitha tek i baj të ra. Edhe më thotë: Shkruei, sepse këto fjalë janë të vërtetë edhe të zana besë. Edhe më tha: U ba; unë jam Alfa edhe Omega, e filluemeja edhe e mbaruemeja. Unë kam me i dhan’ ati qi ka et prei gurrësh ujit gjallë të jetësë dhunëti. Ai qi mund ka me trashiguem të gjitha, edhe kam me qenunë tek ai Hyj, edhe ai ka me qenunë tek unë bir. Edhe frikësit e të pabesët’ e të ndytët’ e gjak-bamësit’ e kurvarët’ e magjistarët’ e idhullatrët’ e gjithë rrenësitë kanë me pasunë piesën’ e vet ndë kënetët qi digjetë me ziarrm e me surfullë, qi ajo ashtë vdek’ e dytë. Edhe erdhi tek unë nji prei shtat’ engjujvet qi kishinë të shtatë kupatë mbushunë me të shtatë plagët’ e mbrapëme, edhe foli bashkë me mue tue thanë: Eja, të diftoj tyi nusenë, gruen’ e Qengjit. Edhe më pruni me frymë mbë nji mal të math e të naltë, edhe më diftoi qytetin’ e math, Ierusalemën’ e shënjtënueshime, tue sdripunë prei qiellit kah Hyji, qi kishte lavdin’ e Hyjit; edhe të ndritunit’ e asai gjante me gur fort të nderëshim, porsi gur Iaspide qi shkëlqen si krystallë. Edhe kishte nji mur të math edhe të naltë, edhe dy-mbë-dhetë dyer, edhe mbë dyert dy-mbë-dhet’ engjuj, edhe emëna shkruem përsipër, të cillatë janë të dy-mbë-dhetë faravet e të bijve Israelit. Prei së lemesë diellit tri dyer, prei anësë borësë tri dyer, prei anësë mies-ditësë tri dyer, prei së perënduemesë diellit tri dyer. Edhe muri i qytetit kishte dy-mbë-dhetë themele, edhe nd’ato ishin’ emënat’ e të dy-mbë-dhet’ apostujvet Qengjit. Edhe ai qi fliste bashkë me mue kishte nji kallam t’artë, qi të masi qytetin’ edhe dyert’ e ati edhe murin’ e ati. Edhe qyteti ashtë me katër kante, edhe ashtë sa i gjatë edhe aqi i gjanë; edhe mati qytetin me kallaminë, qysh mbë dy-mbë-dhetë mijë stade; gjatësina edhe gjanësina edhe naltësina e ati janë si nji-nji. Edhe mati murin’ e ati, nji qind e katër-dhet’ e katër kutë, mbas matiesë njeriut, qi do me thanë t’engjullit. Edhe ndërtesa e murit ati ishte iaspidë, edhe qyteti ar i këthiellëtë, qi gjante me gastare të këthiellëtë. Edhe themelet’ e murit qytetit ishinë stolisunë me qish-do gurë të nderëshim: themel i parë ishte iaspidë, i dyti sapfeir, i treti halqedon, i katërti smaragdë, i pesëti sardonyk, i gjashtti sardi, i shtatti gur-artë, i tetti beryll, i nanti topazi, i dhetti amethyst. Edhe të dy-mbë-dhetë dyert’ ishinë dy-mbë-dhetë margaritarë, gjithë-se-cilla derë ishte prei nji margaritari; edhe rruga e qytetit ishte ar i këthiellëtë, porsi gastareja qi shkëlqen. Edhe s’pashë tempullë nd’ate, sepse Zoti Hyj gjithë-pushtetësi edhe Qengji ashtë tempull’ i ati. Edhe qyteti s’ka nevojë për diell, as për hanë, qi të ndrisinë nd’atë, sepse lavdia e Hyjit ndriti ate, edhe kandili i ati ashtë Qengji. Edhe kombetë qi janë shpëtuem kanë me ecunë ndëpër dritë t’ati; edhe rigat’ e dheut bijënë lavdin’ edhe nderin’ e vet mb’atë. Edhe dyert’ e ati s’kanë me u mbyllunë ditënë, sepse natë s’ka me qenunë mb’ate. Edhe kanë me prumë lavdin’ edhe nderin e kombevet mb’ate. Edhe s’ka me hymë mb’ate qish-do gja qi pugan, edhe ban të ndytë, edhe rrenë, veç ata qi janë shkruem ndë libër të jetësë Qengjit. Edhe më diftoi nji lum të këthiellëtë me ujë të jetësë, të shkëlqyeshim porsi krystallë, edhe delte prei shkambit Hyjit, edhe Qengjit. Ndë miedis të rrugësë qytetit edhe mb’-at’-anë e mbë-kët’-anë lumit ishte druja e jetësë, qi ban dy-mbë-dhetë pemë, për qish-do muej ban pemën’ e vet; edhe gjethet’ e drusë janë për të shëndoshunit e kombevet. Edhe qish-do mallëkim s’ka me qenunë ma; edhe shkamb’ i Hyjit edhe i Qengjit ka me qenunë nd’ate, edhe shërbëtorët’ e ati kanë me u lutunë. Edhe kanë me pamë faqen’ e ati, edhe emëni i ati ka me qenunë ndë ballënat t’atyne. Edhe natë s’ka me qenun’ atie, edhe s’kanë nevojë për kandil e për dritë dielli, sepse Zoti Hyj ndrit ata; edhe kanë me regjënuem ndë jetët të jetëvet. Edhe më tha: Këto fjalë janë të zana besë edhe të vërteta; edhe Zoti Hyj i profetënavet shenjtënueshim dërgoi engjullin’ e vet për me u diftuem shërbëtorëvet vet sa duhenë me u bamë për së shpeiti. - Nje te vij shpeit, lum ai qi ruen fjalët’ e profezisë këti libri. Edhe unë Gjionni jam ai qi pashë këto edhe qi ndëgjova; edhe kur ndëgjova edhe pashë, rashë me adhuruem përpara kambëvet ati engjullit qi më diftonte këto. Edhe ai më thotë: Shiko mos bajsh këte, sepse jam shërbëtuer shoqi yt, edhe i vëllazënavet tu profetënavet, edhe i atyneve qi ruejënë fjalët’ e këti libri, por adhuro Hyjinë. Edhe më thotë: Mos bulosish fjalët’ e profezisë këti libri, sepse koha ashtë ngjat. Ai qi ban dam, le të bajë dam edhe ma; edhe ai qi asht’ i shgrytë le të shgryhet’ edhe ma; edhe i dreiti le të dali i dreitë edhe ma; edhe shenjti le të shenjtënohet’ edhe ma. Edhe nje te vij shpeit; edhe paga eme ashtë bashkë me mue, qi t’ia paguej gjithë-se-cillit sikurse ka me qenunë puna e ati. Unë jam Alfa edhe Omega, e filluemeja edhe e mbarumeja, i pari edhe i mbrapëni. Të lumunë jan’ ata qi bajën’ urdhënimet e ati, qi të kenë pushtet mbi drun’ e jetësë, edhe të hyjënë ndëpër dyert ndë qytet. Edhe jashtë janë qent’ e magjistarët’ e kurvarët’ e idhullatrëtë, edhe kush-do qi don edhe ban rrenënë. Unë Iesui dërgova engjullinë t’em me deshmuem te ju për këto mbë kishat; unë jam rranja edhe fara e Davidit, ylli i ndritshim edhe i mengjesëjesë. Edhe Shpirti edhe nuseja thonë: Eja. Edhe ai qi ndëgjon, le të thotë: Eja, edhe ai qi ka et, le të vijë; edhe ai qi don, le të marri dhunëti ujët’ e jetësë. Sepse ap deshmi mbë gjithë-se-cillinë qi ndëgjon fjalët’ e profezisë këti libri. Ndë shtoftë kushi mbë këto, Hyji ka për me i shtuem ati plagëtë qi janë shkruem ndë këte libër. Edhe ndë hiektë kushi prei fjalëvet librit kësai profezie, Hyji ka për me hiekunë piesën’ e ati prei librit jetësë, edhe prei qytetit shenjtënueshim, edhe prei asosh qi janë shkruem ndë këte libër. Edhe ai qi deshmon për këto thotë: Po, vij shpeit. Amen. Po, eja, o Zoti Iesu. Hiri i Zotit t’ynë Iesu Krisht qoftë bashkë me ju të gjithë. Amen.