Kart e gjenneallogjisë Iisuit Krishtit të birit Dhavidhit, edhe të birit Avraamit. Avraami polli Isaaknë, e Isaaku polli Iakovnë; e Iakovi polli Iudhënë edhe vëllazërit’ e tij. E Iudha polli Faresnë edhe Zaranë nga Thamara, edhe Faresi polli Esromnë, e Esromi polli Aramnë. E Arami polli Aminadhavnë, e Aminadhavi polli Naasonë, e Naasoni polli Sallmonë. E Sallmoni polli Vooznë nga Rahavi; edhe Voozi polli Ovidhnë nga Ruthi; e Ovidhi polli Iesenë. E Ieseu polli Mbretnë Dhavidh; e Mbreti Dhavidh polli Sollomonë nga gruaja e Uriut. E Sollomoni polli Rovoamnë, e Rovoami polli Avianë, e Aviai polli Asanë. E Asai polli Iosafatnë; e Iosafati polli Ioramnë, e Iorami polli Ozianë. E Ozia polli Ioathamnë, e Ioathami polli Ahaznë, e Ahazi polli Ezeqianë. E Ezeqia polli Manasinë, e Manasiu polli Amonë, e Amoni polli Iosianë. E Iosia polli Iehonianë, edhe vëllazërit’ e tij kur i shpunë rop ndë Vavillonë. E pas robëris’ ë Vavillonësë, Iehonia polli Sallathiilnë, e Sallathiili polli Zorovavelnë. E Zorovaveli polli Aviudhnë, e Aviudhi polli Eliaqimnë, Eliaqimi polli Azorë. E Azori polli Sadhoknë, e Sadhoku polli Ahimnë, e Ahimi polli Eliudhnë. E Eliudhi polli Eleazarnë, e Eleazari polli Matthanë; e Matthani polli Iakovnë. E Iakovi polli Iosifnë, burrën’ e Mariasë, që nga ajo u le Iisui që quhetë Krisht. Gjithë brezatë adha që nga Avraami e ngjer te Dhavidhi janë breza katërmbëdhjetë e që nga Dhavidhi e ngjera mbë të ikurë të Vavillonësë janë breza katërmbëdhjetë, e nga të ikurit’ e Vavillonësë ngjera te Krishti, janë breza katërmbëdhjetë. E të leritë e Iisuit Krishtit u bë kështu, sepse u aravonis mëma e tij Maria me Iosifnë, pa bashkuarë fare u gjënd me barrë nga Shënti Shpirt. E Iosifi burr’ i saj sepse qe i drejtë, e nukë duaj ta tregon atë, vuri ndër mënd ta lij atë fshehura e të ikën. E tek mëndonej këto me vetehë të tij, na e ju duk atij mbë gjumë Engjëll’ i Zotit, e i tha: Iosif, i biri Dhavidhit, mos u friko të març me vetëhe gruanë tate Marianë. Se ajo që u bë nde ajo, është nga Shënt Shpirt. E do të pjellë djalë e t’i vëç ëmërinë Iisu, sepse ai do të lefterosjë llaon’ e tij nga fajet’ e ture. Edhe gjithë këjo u bë që të paguhetë ajo që u tha nga Zoti me anë të Profitit që thotë: Ja Vashëza do të bënetë me barrë, e do të pjellë djalë edhe do ta thonë ëmërit’ e tij Emanuil, që do të thotë Perndia me nevet. E si u ngre Iosifi nga gjumi, bëri si e porsiti Ëngjëll’ i Zotit, e muar me vetëhe gruan’ e tij. E nuk’ e njohu atë fare, ngjera sa polli djalën’ e saj të parën’ e të vetëminë, e i vuri ëmërin’ e tij Iisu. E si leu Iisui ndë Vithleem të Iudheësë, mbë ditë të mbretit Irodhit, na e vijënë ca magjishtjarë nga Anatolia ndë Ierusalim e thoshnë: Ku vall’ është mbreti i Çifutet që u le? Sepse pam illn e tij ndë Anatoli, e erdhm t’i falemi. E mbreti Irodhi si digjoi kështu u drodh, edhe bashkë me atë gjith’ Ierusalimi. E si mbëjodhi gjithë të parët’ e Priftëret edhe të Grammatepsurit’ e llaoit, e i pieti ata të mpson ku vallë lehetë Krishti. Edhe ata i thanë atit: Ndë Vithleem të Iudheësë, se ashtu është shkruarë nga Profiti. Edhe ti Vithleem vënd’ i Iudheësë nukë je far’ e vogëlë ndë zotërinj të Iudheësë, sepse nga teje do të dalë Zot, që ai do të kullotjë llaonë tim Israilnë. Ahiere Irodhi thirri Magjishtjarëtë fshehura, e mpsoi mirë nga ata kohënë që kur u duk illi. E si dërgoi ata ndë Vithleem, u tha: Hajdeni ndashti e si të mpsoni mirë për atë tuk eksetaksurë, e si ta gjenni, sillmëni edhe mua idhisi (haber) që të vij edhe unë t’i falem. Edhe ata si digjuanë fjalët’ e Mbretit, iknë. E ja përsëri illi që kishnë parë ndë Anatoli, e u shkon përpara ature, ngjera sa zbriti e mbeti atje tek qe djali sipër. E si panë illë, u gëzuanë gaz të madh fort. E si hinë brënda ndë shtëpi, çuanë djalënë bashkë me t’ëmën’ e tij Mariënë, e ranë mbë dhe, e ju falë atij; e hapnë hazinet’ e ture, e i dhanë dhurëti ar, edhe thimjamë, edhe smirnë. E si panë mbë gjumë të mos kthenenë nde Irodhi, iknë e vanë nga tjatërë udhë mbë vënd të ture. E pasi iknë ata, ja, Ëngjëll’ i Zotit ju duk ndë ëndërë të Iosifit, e i tha: Ngreu e merr djalënë edhe mëmën’ e tij, e ikë ndë Egjipto, e rri atje, ngjera sa të të thom unë, sepse Irodhi do të kërkojë djalënë ta vrasjë. Edhe ai si u ngre mori djalënë, edhe mëmën’ e tij natënë, e vate ndë Egjipto. E qëndroi atje ngjera ndë vdekëjë t’irodhit, që të paguhetë ajo që u tha nga Zoti me anë të Profitit, që thotë: Nga Egjiptoja e thirra birë tim. Ahiere si pa Irodhi që u qesh nga Magjishtjarëtë, u zëmërua fort, e dërgoi e vrau gjithë djelmtë që qenë ndë Vithleem, edhe ndë gjithë sinoret’ e saj që mbë di vjet e poshtë sikundrë mpsoi kohënë nga Magjishtjarëtë. Ahiere u pagua ajo që u tha nga Profiti Ieremia, që thosh: Zë u digjua ndë Rama, të qarë e të ulërijturë, e të rëkuarë shumë. Rahili qan djelmt e saj, e nukë duaj të parigorisej se nukë janë. E si vdiqi Irodhi, ja Ëngjëll’ i Zotit u duk mbë gjumë nde Iosifi ndë Egjipto. E i thotë: Ngreu, e mer djalënë, edhe mëmën’ e tij, e ecë mbë vënd të Israilit, sepse vdiqnë ata që kërkoijnë shpirtin’ e djalit. Edhe ai u ngre, e mori djalënë, edhe mëmën’ e tij, e erdhi mbë vënd të Israilit. E si mpsoi se mbretëron ndë Iudheë Arhellaoi ndë vënd të Irodhit babait së tij, u trëmb të vij atje, e si ju duk nd’ëndërë, vate ndë sinor të Galileësë. E erdhi e qëndroi ndë qutet që quhetë Nazaret, që të paguhetë ajo që u tha nga Profitëritë, se Nazareo do të thuhetë. E mb’ato dit ahiere, erdhi Ioanni pagëzori e qiriks ndë erëmi të Iudheësë. E thoshte: Metanoisni, se afër është mbretëria e Qiellvet. Kij ësht ai që u tha nga Profiti Isaia, që thoshte: Zë i atit që thëret ndë erimi. Dërtoni udhën’ e Zotit, të bëni të drejta monopatet’ e tij. E ai Ioanni Robat e tij i kish nga lesht’ e Gamilësë, edhe mbë mes të tij brez të lëkurtë. Edhe të ngrënët e tij qe vllastarë, edhe mjaltë t’egrë. Ahiere erdhë tek ai gjithë të Ierusalimit, edhe gjithë sa qenë afër Iordhanit. E pagëzoneshnë ndë Iordhan nga ai, e ksomollojiseshnë fajet’ e ture. E si pa shumë nga Farisetë e Sadhuqejtë, që vijnë ndë pagëzim të tij, u tha ature: Pjellat’ e nepërkavet, cili u dëftoi juvet që të ikëni nga urgjija që vjen? Bëni dha pemmë që të gjajë me metani. E mos thoi me vetëhe, që Avraamnë kemi baba, sepse u thom juvet, se Perndia mund edhe nga këta gurë të krejë djelm t’Avraamit. Ja edhe sopata afër rrëzës’ së lisavet është; çdo lis që z’bën pemmë të mirë, pritetë, e vihetë mbë zjar. Unë pagëzoj juvet me ujë, që të metanoisni, po ai që vjen pas meje është më i fortë nga meje, atij nukë jam i zoti t’i mbaj këpucëtë. Ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt të Shënjtëruarë edhe me zjar. Ai ka ndë dorë të tij lopatënë, e do të qërojë lëmën’ e tij, e do të vërë nd’ambar grurët’ e tij, e kashtënë do ta djegë me zjar të pashuarë. Ahiere erdhi edhe Iisui nga Galilea ndë Iordhan nde Ioanni, të pagëzonej prej tij. Po Ioanni e mbodhis atë e i thoshte: Unë kam shtrëngim të pagëzonem prej teje, e ti vjen tek meje? Edhe Iisui u përgjeq e i tha atij: Le ato ndashti, se ashtu ësht’ e udhësë ndë nevet, të bëjëmë gjithë qedhiosinë. Ahiere e la atë. E si u pagëzua Iisui, dolli atë çast nga ujëtë, e ja e ju hapnë Qielltë, e pa shpirtin’ e Perndisë, që zbriti posi pëllumbë e erdhi mbë atë. E ja zë nga Qielltë që thosh: Kij është i biri im i dashuri, që mbë të prëhem. Ahiere Iisui u pru nga shpirti ndë erimi, të guzitej nga i paudhi. E si agjëroi dizet dit edhe dizet net, pastaje i erdhi u. E u qas tek ai Djalli e i tha: Ndë është që je biri i Perndisë, thuaj të bënenë këto gurë bukë. E ai u përgjegj e i tha: Është shkruarë se njeriu jo me bukë vetëmë mund të rrojë, po edhe me çdo fjalë që del nga goja e Perndisë. Ahiere e mori atë Djalli, e e shpuri ndë shënt qutet e e vuri mbi kube të qishësë. E i tha atij: Ndë është që je i biri i Perndisë shtjerë vetëhenë poshtë, se është shkruarë, që do të porsitjë ndë Ëngjëllit’ e tij për ti, e do të të ngrenë ndë duar, të mos përpjeksh mbë gur këmbënë tënde. I tha atij Iisui: Pameta është shkruarë edhe këjo: Të mos piraks Zotnë tëndë Perndinë. Pameta e mori atë djalli e e hipën ndë një mal të lartë shumë, e i dëftoi atij gjithë mbretëritë e jetësë, edhe nderet e ture. E i tha atij: Do të t’i ap ti, ndë rafç të më faleç mua, gjithë këto. Ahiere i thotë atij Iisui: Hajde prapa meje satana, se është shkruarë: t’i faleç Zotit sit Perndisë, edhe atij vetëmë t’i apç lëvdim. Atëherë iku i paudhi nga ai, e ja erdhë ëngjëllt’ e e shërbeijnë. E si digjoi Iisui se Ioanni u paradhos, iku e vate ndë Galileë. E si iku nga Nazareti erdhi e mbeti ndë Kapernaum që është afër detit, ndë sinuar të Zavullonit edhe të Nefthalimit. Që të paguhetë ajo që u tha nga Profiti Isaiu, që thotë: “Dheu i Zavullonit, edhe dheu i Nefthalimit, [ mb’ ] udhën’ e detit, përtej Iordhanit, Galilea e së pabesëvet. Llaoi që rrij ndë erësirë, pa dritë të madhe, edhe ata që rrijnë ndë erësi, edhe ndë skotadh të vdekëjësë dritë feksi mb’ata”. Ahiere nisi Iisui të dhidhaks, e të thosh: Metanoisni; se afër është Mbretëria e Qiellvet. E si ecën Iisui afër detit së Galileësë pa di vëllazër, Simonë që quhej Petro, edhe Andhreanë vëllan’ e tij, që vijnë rrjetëtë ndë det (se qenë pishkëtorë). E u tha ature: Ejani pas meje, e do t’u bëj juvet pishkëtorë të njerëzet. Edhe ata atë çast lanë rrjetëtë, e vanë pas tij. E si vate më teje, pa di të tjerë vëllazër, Iakovonë edhe Ioanë, të bijtë e Zevedheosë që rrijnë ndë varkë bashkë me baban’ e ture Zevedheonë, e dërtoijnë rrjetët’ e ture, e i thirri edhe ata. Edhe ata atë çast lanë varkënë edhe baban’ e ture, e vanë pas tij. E Iisui gjezdiste ndëpër gjithë Galileë, tuke dhidhaksurë ndë Sinagoje të ture, e tuke qiriksurë Ungjilln’ e mbretërisë, edhe shëron gjithë sëmundët’ e llaoit, e gjithë të ligatë. E ëmër i tij mori gjithë Sirianë, e bijnë nde ai gjith’ ata që qenë sëmurë keq, e vasanishesinë nga çdolloi sëmundë, edhe nga dhemonë, edhe nga bëtajë, edhe nga të mbajturë, e i shëron ata. Edhe nga Galilea erdhë shumë turmëra pas tij, edhe nga Dhekapoli, e Ierusalimi, e Iudhea, edhe përtej Iordhanit. E si pa turmëtë hipi mbi mal, e qëndroi atje, e erdhë tek ai mathitit’ e tij. E si hapi gojënë, i dhidhaks ata, e u thosh. Lum ata që janë të varfërë ndë shpirt, se ature është mbretëria e Qiellvet. Lum ata që qajënë, se ata do të parigorisenë. Lum ata që janë të urtë e të butë, se ata do të qerdhesinë të mirat’ e dheut. Lum ata që kanë u edhe et për të drejtënë, se ata do të ngosenë. Lum ata që eleisinë, se ata do të eleisenë. Lum ata që kanë zëmërë të pastruarë, se ata do të shohënë Perndinë. Lum ata që paqcojënë botënë, se ata do të thuhenë të bijt’ e Perndisë. Lum ata që ndiqenë për të drejtënë, se ature është mbretëria e Qiellvet. Të lumurë jeni kur t’u shajënë juvet njerëzitë, e t’u ndjekënë, e t’u thonë kondrë juvet çdo fjalë të ligë me të rreme sepse doi mua. Gëzouni edhe lumburoni, se paga juaj është shumë ndë Qiell, se ashtu ndoqnë edhe Profitëritë që qenë përpara juvet. Juvet jeni krip’ e dheut. E kur të prishetë kripa, qish mund të kripjë të tjera? Z’vëjen më për tjetër, po të shtihetë jashtë e të shkeletë nga njerëzitë. Ju jeni drit’ e diniasë, s’mun quteti të fshihetë kur është mbë majë të malit. As fotin’ e dhezjënë e e vënë ndënë modh (shinik), po e vënë ndë shamndan, e ndrit mbë gjith’ ata që janë ndë shtëpi. Kështu të llampsjë drita juaj përpara njerëzet, që të shohënë punëratë tuaj të miratë, e të lëvdojënë tatënë tuaj që është ndë Qiell. E mos thoi se erdha të prish Nomnë, a Profitëritë; nuk arçë t’i prish, po t’i dërtoj. Me të vërteta u thom juvet, se ngjera sa të prishetë Qielli edhe dheu, që një jotë, a një qere do të mos prishetë nga Nomi, ngjera sa të bëhenë gjithë. Ai dha që të zgjidhjë një nga këto porsi të vogëla, e të dhidhaksjë njerëzitë kështu, ai do të thuhetë i vogëlë ndë mbretëri të Qiellvet. E ai që të bëjë e të dhidhaksjë, ai do të thuhetë i madh ndë mbretëri të Qiellvet. E u thom juvet, se ndë mos tepëroftë e drejta juaj më tepër se të grammatikovet, e të Farisejet do të mos hini ndë mbretëri të Qiellvet. A digjuatë, se u është thënë së lashtëvet: Mos vraç njeri, se ai që vret, do të jetë fajëtuar ndë Gjuq. E unë u thom juvet, se cilido që zëmëronetë te vëllai tij pa faj, do të jetë fajëtuar ndë Gjuq. Edhe cilido që thotë vëllait së tij: raka (bre ti), do të jetë fajëtuar mb’ata që gjukojënë, edhe cilido që t’i thotë: morè, do të jetë fajëtuar ndë pisë të zjarit. E kur do të bieç dhurëtinë (meshë, a qeri) tënde ndë thisiastirio (ndë qishë) e atje të kujtoneç, se vëllai it ka me ti mëri. Lee atje dhurëtinë tënde mbë thisiastirio (qishë) e ecë më përpara e pajtou me vëllanë tënd, e ahiere si të ktheneç shpjerë dhurëtinë (meshënë, a qerinë) tënde. Pajtohu me hazminë tënd shpejt, ngjera sa je bashkë me të mb’udhë, se mos të apë hazmi nde gjukatësi, e gjukatësi të ep te kopil’ i tij, e viheç ndë hapsanë. Të vërtetënë të thom tij, se nukë do të dalç ateje, ngjera sa t’i paguaç gjithë. Digjuatë që është thënë së lashtëvet: Mos kurvëro. E un’ u thom juvet, se cilido që vështron grua për dëshërim të saj, posikur e kurvëroi atë ndë zëmërë të tij. Nd’është që të skandhalis ti siu it i djathëti, kree atë, e shtjere nga teje, se më mirë është për ti të humbasjë një copë prej teje e të mos vihetë gjithë kurmi it ndë pisë. Edhe ndë të skandhalis ti dora jote e djathëta, pree atë e shtjere nga teje, se më mirë është për ti, të humbasë një copë prej teje e të mos vihetë gjithë kurmi it ndë pisë. Edhe është thënë, se ai që të lërë gruan’ e tij, le t’i apë kartën’ e së ndarit. E un’ u thom juvet, cilido që të ndajë gruan’ e tij vetëmë ndë u kurvëroftë, e bën atë të bënetë kurvë, edhe cilido që të marrë grua që rron burri, e e ka lënë, quhetë kurvjar. Pameta digjuatë, që është thënë ndë të lashtë: Të mos bëç be me të rreme, po të thuaç te Zoti bet’ e tua të vërteta. E un’ u thom juvet, të mos bëji be fareseje, as mbë Qiell, se është Fron i Perndisë. As mbë dhe, se është Fron i këmbëvet së tij, as mbë Ierusalim, se është qutet i mbretit së madh. Të mos bëç as ndë krie tat, se nukë mund të bëç një qime të bardhë a të zezë. Po le të jetë fjala juaj, vërtet, vërtet, a jo, jo. Sepse e tepër’ e këturevet është e së paudhit. Digjuatë që është thënë: Siu për si, e dhëmbi për dhëmb. E unë u thom juvet, të mos i rriji karshi së ligut, po ndë të raftë njeri shuplakë mbë faqe tënde të djathëtë, kthei atij edhe të mëngjërënë. Edhe atij që do të gjukonetë me tij, e të të marrë gunënë, epi edhe këmishënë. Edhe ndë të angarepstë ti njeri një mil’, ecë me atë di. Epi atij që kërkon, edhe nga ai që kërkon të huhetë nga teje, mos kthe krietë mbënjanë. Digjuatë që është thënë: të duaç gjitonë tënd, e hazminë të mos ta duaç. E unë u thom juvet, të doni hazmëritë tuaj, të bekoni ata, që mallëkojënë juvet, të bëni të mirë ature që s’u duanë, edhe të luteni për ata që u ngasënë, edhe u zbojënë juvet. Që të bëneni bijt’ e jatit suaj që është ndë Qiell, se ai ep diellin’ e tij ndë të këqinj, edhe ndë të mirë, edhe shinë e ep ndë të drejtë, edhe ndë të shtrëmbërë. Sepse nd’është që të doni ata që u duanë juvet, s’keni ndonjë pagë. Mos nuk’ e bëjënë atë edhe Tellonëritë? Edhe nd’është që putheni me vëllazër tuaj vetëmë, ç’bëni më tepër? Nukë bëjënë kështu edhe Tellonëritë? Bëhuni adha të teliosurë, sikundr’ është edhe jati juaj i Qiellvet. Vështoni të mos bëji eleimosinë tuaj përpara njerëzet, për të dukurë nd’ata, se ndë bëfçi ashtu nukë keni ndonjë pagë nga jati juaj i Qiellvet. Po kur të bëç eleimosinë, mos digjoneç përpara vetëhesë, sikundrë bëjënë Ipokritetë brënda ndë Sinagoje, edhe mb’udhëra, që të mburenë nga njerëzitë. Vërtet u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture. Po ti kur të bëç eleimosin, le të mos njohë dora ite e mëngjëra, atë që bën e djathëta. Që të bënetë eleimosini it fshehura, e jati it që sheh ndë të fshehurë, ai do të ta apë ti faqeza. Edhe kur do të faleç, të mos bëç si Ipokritetë - se ata kanë zakon të rrinë e të falenë ndë të mbjedhura e ndëpër anë t’udhëravet, që të shohënë njerëzitë; me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture. Po ti kur të faleç, hirë brënda ndë shtëpi tënde të vogëlënë, e si të mbillç derënë tënde falu te jati it, që rri mbë të fshehurë, e jati it që sheh ndë të fshehurë do të ta paguajë ti faqeza. Edhe kur të faleni, mos thoi fjalë të tepëra, sikundrë bëjënë Ethnikotë, se ature u duketë, se kur të thonë shumë fjalë do të digjonenë. Po juvet mos u gjani ature, sepse jati juaj i di se ç’u duhetë, pa kërkuarë akoma juvet prej sij. Faluni adha juvet kështu: Jati inë që je mbë qiell, qoftë shëntëruarë ëmëri it. Artë mbretëria jote. U bëftë urdhëri it, sikundrë bënetë ndë Qiell ashtu edhe mbë dhe. Epna navet bukën’ e sorme që na duhetë për fis tënë. Edhe ndëlena fajetë tona, sikundrë ndëlejemë edhe na ata që fëlejënë ndë nevet. Edhe mos na lëshoç nevet ndë ndonjë pirasmo, po shpëtona navet nga i ligu, se jotja është mbretëria, edhe fuqia, edhe lëvdimi ndë jetë të pasosurë. Vërtet. Sepse ndë ndëlefi njerëzet fajet’ e ture, edhe jati juaj i qiellvet do t’u ndëlejë juvet. Ma ndë mos ndëjefi njerëzëvet fajet’ e ture, as jati juaj do të ndëjejë fajetë tuaj. E kur agjëroni, mos vari buzënë tuaj, sikundrë bëjënë Ipokritetë, se ata ligëjënë faqet’ e ture, që të dukenë ndë njerëz se agjërojënë. Me të vërteta u thom juvet, se ata e humbasënë pagën’ e ture. Po ti kur do t’agjëroç, liej krietë tat, edhe laj faqet’ e tua. Që të mos dukeç ndë njerëz se agjëron, po nde jati it që është ndë të fshehurë, e jati it që sheh edhe ndë të fshehurë, do të ta paguajë ti faqeza. Mos mbëjidhi ju gjë shumë mbë dhe, atje që edhe krimbi edhe kopica e prish, edhe atje që shpojënë kusarëtë, e vjedhënë. Po mbëjidhi gjë për vetëhe tuaj ndë qiell, atje që as krimbi, as kopica e prish, e atje që kusarëtë nukë shpojënë, e nuk’ e vjedhënë. Sepse atje që është gjëri juaj, atje do të jetë edhe zëmëra juaj. Drit’ e kurmit është siu, e ndë qoftë siu it i pastruarë, gjithë kurmi it do të jetë i ndriturë. Ma ndë qoftë siu it i lig, gjithë kurmi it do të jetë i erëtë. E nd’është që drita jote ësht’ erësirë, sa më tepër është erësira? S’mun njeri të punojë di zotërinj, se ja njerinë do të urrejë, e tjatërinë do të dojë, ja njerinë do të ndërojë, e tjatërinë do të ksendërojë. Nukë mundni të punoni ndë një kohë Perndinë, edhe Mamonanë. Pra andaj u thom juvet, mos mëndoneni ndë shpirt tuaj, ç’do të hai, edhe ç’do të pii, edhe ndë kurm tuaj ç’do të vishni; mos nuk’ është shpirti më i ndërçurë nga të ngrënëtë, edhe kurmi nga të veshuritë? Vështoni ndë zogj të qiellit, që as mbjellënë as kuarjënë, as mbëjedhënë nd’ambarë, e jati juaj i qiellit i ushqen ata; e qish juvet nukë bëni fark më tepër se ata? Cili nga juvet me shumë silloi mund të madhojë një kut shtatn’ e tij? Edhe për të veshurë pse mëndoneni, vështoni lulet’ e aravet, qish madhonenë; as mundohenë as tjerënë. E u thom juvet, që as Sollomoni mbë gjithë të madh të tij s’mund të vishej si një nga këto. E nd’është që vesh Perndia kështu barëratë e aravet, që sot janë, e nesër vihenë ndë furë, shumë më tepër juvet, besëpakë. Mos u mëndoni shumë e thoi: Ç’do të hamë, e ç’do të pimë, edhe ç’do të veshjëmë? Sepse gjithë këto Ethnikotë i kërkojënë, e jati juaj i qiellit e di se ju duhenë gjithë këto. Po kërkoni më përpara mbretërin’ e Perndisë, edhe të drejtën e tij, e gjithë këto do t’u ipenë juvet. Mos u mendoni dha për të nesërmenë, se e nesërmeja do të bjerë të sajtënë. E me aft ndë çdo ditë të këqiat’ e saj. Mos hiqni mbë gojë, të mos u heqëjnë. Sepse sikundrë gjukoni, do të gjukoneni, edhe me ç’matës që matni, do t’u matetë edhe juvet. Edhe pse sheh gozhdënë që është ndë si të vëllait sit, e nukë vështron tranë, që është ndë si tënd? A qish do t’i thuaç vëllait sit, le të nxjer nga siu it halënë, kur gjëndetë trau ndë si tënd? Ipokrití (me di faqe) nxir më përpara tranë nga siu it, pra pastaj mbase do të mundç të nxjerç halënë nga siu i sit vëlla. Mos shtini të shëntëruaratë qenet, edhe mos vii margaritarëtë tuaj përpara derravet, se mos i shkeljënë ato me këmbë të ture, e kthenenë e u çapëlojënë edhe juvet. Lipëni, e do t’u ipetë juvet. Kërkoni, e do të gjeni. Biri derësë e do t’u hapetë juvet. Sepse cilido që lipën, merr, edhe ai që kërkon gjen. Edhe atit që çokanis portënë do t’i hapetë. Vallë gjëndetë njeri nga juvet që të kërkojë prej sij biri i tij bukë, mos do t’i apë atij gur? A ndë kërkoftë pishk, mos do t’i apë gjarpër? Nd’është juvet, ndonëse jeni të këqinj, dini të ipni të dhëna të mira ndë djelm tuaj, sa më tepër jati juaj i qiellvet do të apë të mira nd’ata që kërkojënë nga ai? Sa dha të mira doni të ju bëjënë juvet njerëzitë, të tila të bëni edhe juvet mb’ata, sepse këjo është nomi edhe Profitëretë. Hini nga der’ e ngushtë se dera ësht’ e gjerë edhe udha ësht’ e hapëtë që bie ndë pisë, e janë shum’ ata që shkojënë nga ajo. Se ësht’ e ngushtë dera, edhe e zahmetëçme udha që bie ndë jetë të pasosurë, e janë të pakë ata që e gjejënë atë. E të ruheni nga profitërit’ e rrem, se ata vijënë mbë ju me lëkurëra të delevet, po përbrënda janë ulqër që rrëmbejënë. Nga punërat’ e ture do t’i njihni ata. Mos vjelënë nga gjëmbatë rrush a nga murizatë fiq? Kështu çdo lis i mirë bën pemmëra të mira, e lisi i kalbëtë, bën pemëra të liga. S’mund lis i mirë, të bëjë pemmëra të liga, as lis i kalbëtë të bëjë pemëra të mira. Çdo lis që nukë bën pemmëra, pritetë, e vihetë mbë zjar. Nga pemëtë dha të ture, do t’i njihni ata. Nukë do të hijë ndë mbretëri të qiellvet çdo njeri që më thotë mua: O Zot, Zot; po ai që bën ato që do jati im që është ndë qiell. Mb’atë ditë shumë do të më thonë: O Zot, o Zot, nukë profitepsm navet ndë ëmër tat, edhe ndë ëmër tat nxuarm të paudhëtë, edhe ndë ëmër tat bëm shumë thavmaturgji? E ahiere do t’u thom ature, se kurrë nuk’ u njoha juvet, ju që bëjëtë të këqiatë. Cilido ësht’ ai që digjon këto fjalët’ e mia, e i bën ato, u do ta bëj atë të gjajë me një njeri të mënçurë, që vuri binan’ e shtëpisë tij mbi gur. E dërmoi shiu e erdhë lumëratë, e frijtinë erëtë, e u përpoqnë mb’atë shtëpi e nukë ra, se qe bina e saj mbi gur. E cilido që digjon fjalët’ e mia, e nuk’ i bën ato, ai gjan me një njeri pa mënd, që vuri binan’ e shtëpisë tij mbi rërë. E dërmoi shiu, e erdhë lumëratë e frijtinë erëtë, e u përpoqnë mb’atë shtëpi, e ra, e të gremisurit e saj u bë të madh. E u bë, si i sosi Iisui këto fjalë, u çuditnë llaoi ndë dhidhahi të tij. Sepse i dhidhaks ata si që kish eksusi, e jo si dhidhaksnë grammatikotë. E si zbriti ai nga mali, i vanë pas sij shumë turmë. E ja një i fëlliqurë erdhi e ju fal atit, e thosh: Zot, ndë daç ti mund të më qëroç. E si ndëri dorënë, e zuri atë Iisui e i tha: Dua, qërou. E atë çast u qërua lepra e tij. E i thot’ atij Iisui: Vështo të mos thuaç njeriut, po haide e dëfto vetëhenë te prifti, e shpjerë dhurëtinë, atë që urdhëroi Moisiu për martiri nd’ata. E si riu Iisui ndë Kapernaum, erdhi nde ai një ekatondarh, e i lutej. E i thosh: Zot, im bir dergjetë mbë shtëpi i mbajturë, e mundonetë gjëmuarë. Edhe Iisui i thot’ atij: Unë do të vij, e do ta shëroj atë. Edhe Ekatondarhoi u përgjegj, e i tha Zot: Unë nukë jam i zoti që të hiç ndë shtëpi time, po thuaj fjalë vetëmë, e im bir do të shëronetë. Sepse edhe unë njeri jam ndënë zotëri, e kam ndënë vetëhe time trima, e i thom këtij: Hajde, e vete, e tjatërit: Eja, e vjen. Edhe kopilit sim: Bën këtë, e e bën. Edhe Iisui si digjoi këtë, u çudit e thotë mb’ata që vijnë pas si: Me të vërteta u thom juvet, që as ndë Israil nukë gjeçë kaqë besë. Pra andaj u thom juvet, se do të vijënë shumë nga del, edhe nga perëndon dielli, e do të rrinë bashkë me Avraamnë, edhe me Isaaknë, edhe me Iakovnë ndë mbretëri të Qiellvet. E të bijtë e mbretërisë do të vihenë ndë skotadh t’erëtë. Atje është të qarëtë, edhe të dredhurët’ e dhëmbëvet. E i tha Iisui Ekatondarhut: Haide, e le të bënetë tek teje sikundrë besove. E atë çast u shërua biri i tij. E si erdhi Iisui ndë shtëpi të Petrosë, pa vjehërën’ e tij që dergjej ndë stromë nga ethetë. E e zu nga dora e e lanë atë ethetë, e u shërben ature. E pasi u err e u bë natë, prunë nde ai shumë të dhemonisurë, e i nxir me fjalë vetëmë të paudhëtë, edhe gjithë ata që qenë sëmurë e gjëmuarë i shëronte. Që të dalë e vërtetë ajo që u tha nga profiti Isaia, që thotë kështu: Ai na ngrijti sëmundëtë tona, e të ligatë na i hoqi. E si pa Iisui shumë botë rrotullë tij, i porsiti që të hidhenë përteje. E na, erdhi e ju qas një nga grammatikotë, e i tha atij: Dhaskal, do të vij pas teje ngado që të veç. Edhe Iisui i thot’ atij: Dhelpëratë kanë folet’ e ture, edhe zogjt’ e Qiellit të ndënjurit e ture, po i biri i njeriut s’ka ku të vërë kriet’ e tij. Edhe një tjatër nga Mathitit’ e tij, i tha atij: Zot, amë urdhër përpara të vete të kllas ndë varr jatnë tim. Edhe Iisui i thot’ atij: Eja pas meje, e le të vdekuritë të kllasënë të vdekurit’ e ture. E kur hiri ai ndë varkë, vanë pas si edhe mathitit’ e tij. E ja, e u bë tërmet i madh ndë det, aqë që afëroi të mbushej varka nga tallazetë, e ai flijte. E mathitit’ e tij u qasnë pran’ atij, e e zgjuanë, e i thanë: Zot, shpëtona navet, se mbitemi. E u tha ature: Besëpakë, pse jeni kaqë trëmbëlakë? Ahiere u ngre, e porsiti erëtë edhe detnë, e u bë bunac’ e madhe. E u çuditnë njerëzitë, e thanë: Ç’lloi njeri është kij, që edhe erëët edhe deti e digjojënë? E si shkoi ai mb’anë të tejme, ndë fshat të Gjergjesinovet, i duallë përpara tij di të dhemonisurë që dilë nga varretë e bëijnë shumë të këqia që s’mund të shkon njeri nga ajo udhë. E ja, thërrisnë fort, e thoshnë: Ç’ke me nevet ti Iisu biri i Perndisë, erdhe këtu të mundoç navet përpara kohësë? E më tej nga ata qe një kope nga shumë derra, që kullotnë. E dhemonëtë i luteshinë, e i thoshnë: Ndë do të na nxjerç navet, epna urdhër të hijëmë ndë këtë kope të derravet. E u tha ature: Hajdeni. Edhe ata si duallë, vanë ndë kope të derravet. E ja gjithë kopeja e derravet u derdh me vrap, e ra nga gremia ndë det e u mbitnë ndë ujëra. E çobanëritë që i kullotnë iknë, e si vanë ndë qutet, rrëfeijnë gjithë sa u bënë, edhe për të dhemonisuritë që u shëruanë. E ja e dolli jashtë gjithë quteti, për të priturë Iisunë. E si e panë, ju lutnë, që të ikëjë nga sinorët’ e ture. E si hiri ndë varkë u hodh përtej, e vate ndë qutet të tij. E atë çast i prunë një të mbajturë (paralitikò) që lëngon ndë shtrat, e si pa Iisui besën’ e ture, i thotë së mbajturit: Mos u trëmb, bir, të qofinë ndëjierë fajet’ e tua. Ahiere ca nga të dhiavasuritë, thanë me vetëhe të ture: Kij njeri vllasfimis. Edhe Iisui si kupëtoi ato që mëndoneshinë ata me vetëhe, u tha: Pse juvet kujtoni ato të këqia ndë zëmëra tuaj? Cila është m’e kollajtë të thom: Të qofinë ndëjierë fajetë. A të thom: Ngreu, e ecë. Po që të shihni se i biri i njeriut ka urdhër mbi dhe të ndëjejë fajetë (atëherë i thotë së mbajturit): Ngreu e merr mbë krahë shtranë tënd, e ecë ndë shtëpi tënde. E si u ngre, vate ndë shtëpi të tij. E bota gjithë si panë këtë u çuditnë, e lëvdoijnë Perndinë, që dha të tillë eksusia ndë njerëz. E si shkon Iisui atje pa një njeri që rrij ndë kumerq, e quhej Mattheo, e i tha: Eja pas meje. Edhe ai si u ngre, vate pas sij. E u bë si erdhi Iisui, e ndënji ndë shtëpi t’atij, na, erdhë shumë kumerqarë edhe fajëtorë, e ndejnë bashkë me Iisunë edhe me mathitit’ e tij. E si panë Farisejtë, u thanë mathitivet së tij: Pse Dhaskali juaj ha bukë me kumerqarë, e me fajëtorë? Edhe Iisui si digjoi, u tha ature: Ata që janë të shëndoshë nukë duhenë jatro, po ata që janë të sëmurë. Hajdeni, e mpsoni ç’është: Eleimosin dua, e jo kurban; se nuk’ arçë të thërres ndë metani të drejtitë, po fajëtorëtë. Atëherë erdhë nde ai mathitit’ e Ioannit, e i thanë: Pse na edhe Farisejtë agjërojëmë shumë, e ma(thi)tit’ e tua nuk’ agjërojënë? E u tha ature Iisui: Mos mundjënë ata që ftonenë ndë dasmë t’agjërojënë, e të helmonenë, ngjera sa gjëndetë me ta bashkë dhëndëri? Po do të vijënë dit, kur të ngrihetë nga ata dhëndëri, e ahiere do t’agjërojënë. E ndonjë njeri nukë qep kurrë mbi rrobë të vjetërë mballomë të palarë, e të pafërkuarë, se ajo do të ngrerë anët’ e rrobësë vjetërë e do të bënetë më likshtë të çjerëtë. As ndë kaçupe të vjetëra vënë verë të re, ma ndë vufshinë, edhe kaçupetë çirenë, edhe vera derdhetë; po verë të re, vënë ndë kaçupe të ra, e ruhenë që të dia. E kur thosh ai këto nd’ata, na, e erdhi një Arhond, e i falej atij, e i thosh, se vashëza ime ndashti më parë më vdiq, po eja e vurë mbi të dorënë tënde, e do të ngjalletë. Edhe Iisui u ngre e vate pas tij, edhe mathitit e tij. E ja një grua që qe sëmurë dimbëdhjetë vjet nga të rrjedhurit’ e gjakut, erdhi prapazë, e i zu anën’ e rrobësë tij. E thosh me vetëhe të saj: Ndë mundça të zë vetëmë rrobën’ e tij do të shëronem. Edhe Iisui si u kthe, e pa atë, i tha: Mos u trëmb, bijë, se besa jote të shëroi ti. E u shërua gruaja që atë sahat. E si erdhi Iisui ndë shtëpi t’Arhondit, e pa mirollojisratë me fllojere, edhe botënë që bëijnë gjëmë të madhe. U tha ature: Ikëni sepse vashëza nukë vdiq, po flë. E ata përqeshnë me të. E si duallë jashtë bota, hiri brënda, e zuri dorën’ e saj, e u ngre vashëza. E këjo thavmë u digjua mbë gjith’ atë dhe. E si shkon atje Iisui vijnë pas si di të verbërë, tuke thirturë, e tuke thënë: O bir i Dhavidhit, eleisna edhe navet. E si erdhi ndë shtëpi, erdhë afër tij të verbëritë, e u tha ature: Besoni juvet se unë mund të bëj këtë? Edhe ata i than’ atij: Besojëmë, Zot. Ahiere u zu me dorë sit’ e ture, e u tha: Sikundrë besoni juvet, le të bënetë ndë ju. E u hapnë sit’ e ture, e Iisui i porsiti me foveri, e u tha: Vështoni, të mos ta digjojë njeri. Po ata si iknë ateje, vanë e qiriksnë atë mbë gjith’ atë dhe. E si iknë ateje, na, e prunë nde ai një njeri vuv, të shurdhërë, edhe të dhemonisurë. E si dolli i paudhi, foli vuvi e gjithë bota u çuditnë, e thoshnë se kurrë nuk’ u duk ndonjë e tillë ndë Israil. E Farisejtë thoshnë, se me fuqi të parit së paudhëvet, nxjer të paudhëtë. E Iisui gjezdis ndëpër gjithë qutete e ndë fshatëra, tuke dhidhaksurë Ungjilln’ e mbretërisë, e tuke shëruarë çdo sëmundë, e çdo të ligë të llaoit. E si pa turmëtë, i erdhi likshtë për ta, se qenë lodhurë e përhapurë posi dhëntë që s’kanë çoban. Atëherë u tha mathitivet së tij, se të korrëtë është shumë, e ata që kuarjënë janë të pakë. Lutuni dha Zotit të së korrit, që të nxjerë ergatë ndë të korrë të tij. E si thirri të dimbëdhjetë Mathitit’ e tij, u dha eksusi kondrë të paudhëvet, që t’i zbojënë ata, e të shërojënë çdo sëmundë e çdo të ligë. Edhe ëmëret’ e së dimbëdhjet’ Apostollëvet janë këto: I pari Simoni, që quhetë Petro. Edhe Andhrea vëllai tij. Iakovoi i Zevedheosë, edhe Ioanni vëllai tij. Filippoi, edhe Varthollomeua, Thomai, edhe Mattheua Telloni (kumerqari), Iakovoi i Allfeosë, edhe Leveua, që quhej Thadheo. Simoni Kananiti, edhe Iudha Iskarioti, ai që paradhosi atë. Këta të dimbëdhjetë i dërgoi Iisui, si i porsiti ata, e u tha: Ndë udhë të Ethnikovet mos viji, edhe ndë qutet të Samaritëvet mos hini. Po të veni më shumë ndë dhënt të humbura të shtëpis’ e Israilit. Edhe si të veni, të qiriksni e të thoni, se afër është mbretëria e Qiellvet. Të shëroni të sëmurëtë, të qëroni të leprosuritë, të ngjallni të vdekuritë, të kreni të paudhëtë; dhurëti muartë, dhurëti ipni. Mos pohtisni as ar, as ërgjënd, as bakër ndë breza tuaj. As torvë të hiqni mb’udhë, as di palë rroba, as këpucë, as stap ndë dorë, sepse punëtori ësht’ i zoti për të ngrënët’ e tij. Edhe ndë çdo qutet a fshat që të veni të pietni, cili nd’atë ësht’ i mirë, e nde ai të rriji, ngjera sa të ikëni. Edhe kur të hini ndë shtëpi, ta uroni e ta bekoni. E ndë qoftë ajo shtëpi e mirë e aksio, le të mbetetë urata juaj mb’atë; e ndë mos qoftë aksio, le të kthenetë urata juaj mbë ju. Edhe cilido që të mos presë mirë juvet, edhe të mos digjojë fjalëtë tuaj, kur të ikëni nga ajo shtëpi, a nga ai qutet, të shkundni edhe pluhurinë nga këmbëtë tuaj. Me të vërteta u thom juvet, se më i pakë do të jetë mundimi ndë ditë të gjukimit ndë vënd të Sodhomësë e të Gomorësë, se mb’atë qutet. Ja, unë u dërgoj juvet posi dhëntë ndë mes të ulqëret; bëhuni dha të mënçurë posi Gjërpijtë, edhe të butë posi pëllumbatë. Edhe të ruheni nga njerëzitë, se ata do t’u paradhosinë ndë Gjuqëra; e do t’u rrahënë juvet ndë Sinagoje të ture. Edhe do t’u shpienë përpsara mbretëret, edhe përpara zotërinjet, sepse doi mua, për martiri nd’ata, edhe ndë milete të tjera. E kur t’u paradhosjënë juvet, mos u mëndoni qish, edhe ç’do t’u përgjegjeni, sepse atëherë do t’u ipetë juvet ajo që duhetë të përgjegjeni. Se nukë jeni juvet ata që flasënë, po është shpirti i Jatit su(a)j që flet me ju. Edhe do të paradhosjë vëllai vëllanë për vdekëjë, e jati të birë, e do të ngrihenë bijtë kondrë përinjet, e do t’i vrasënë. E do të jeni të mçuarë nga të gjithë për ëmër tim, po ai që të durojë ngjer të pastajmenë, ai do të sosetë. Edhe kur t’u ndjekënë juvet ndë këtë qutet, hajdeni ndë tjetërinë, se me të vërteta u thom juvet: Nukë do të sosni qutetet’ e Israilit, ngjera sa të vijë i biri i njeriut. Nuk’ është mathiti (kallfë) më i madh se dhaskali (ustai) tij, as kopil më i madh se zoti tij. Me aft i është mathitiut të bënetë si dhaskali tij, edhe kopilit si zoti tij. Ndë është që zotn’ e shtëpisë e thanë Veellzevull, sa tepër do të thonë njerëzit’ e shtëpisë tij? E juvet mos u trëmbni nga ata, se nuk’ është ndonjë e mbuluarë, që të mos zbulonetë, e ndonjë e fshehurë që të mos njihetë. Ato që u thom juvet ndë erësi, t’i thoi ndë dritë, e ato që ndieni ndë vesh fshehura, t’i thoi e t’i qiriksni ndë shtëpira. E mos u trëmbni nga ata që vrasënë kurminë, e nukë mundjënë të vrasënë shpirtinë, po të trëmbeni më tepër atë që mund të vërë ndë pisë edhe shpirtinë edhe kurminë. Nukë shitenë di zogj për një asprë? E ndonjë nga ata nukë do të bjerë mbë dhe, pa urdhëri të jatit su(a)j. E juvet edhe qimet e kokësë suaj gjithë janë nëmëruarë. Mos u trëmbni dha, se nga shumë zogj bëni fark juvet. E çdo njeri që do të mollojisjë mua përpara njerëzet, do ta mollois edhe unë atë përpara Jatit sim që është ndë Qiell. E cilido që të arnisetë mua përpara njerëzet, do ta arnisem edhe un’ atë përpara Jatit sim që është ndë Qiell. Mos pandehni se arçë të vë paq mbi dhe. Nuk’ arçë të vë paqe, po të vë thikë. Se arçë të ndaj njerinë kondrë të jatit tij, e bijënë kondrë t’ëmësë saj, e nusenë kondrë vjehërës’ e saj. E të bënenë hazmër të njeriut, ata që janë ndë shtëpi të tij. Ai që do jatnë a mëmënë më tepër se mua, nuk’ ësht’ i zoti për mua. E ai që do të birë a bijënë më tepër se mua, nuk’ ësht’ i zoti për mua. Edhe ai që nukë mer Kruqn’ e tij e të më vijë pas, nuk’ ësht’ i zoti për mua. Edhe ai që të ruajë jetën’ e tij, do ta humbasë, e ai që të humbasë jetën’ e tij për mua, do ta gjejë. Ai që do të presë juvet, ai pret mua. E ai që pret mua, ai pret atë që më dërgoi mua. Ai që pret Profit nd’ëmër profitit, pagën’ e profitit do të marrë; edhe ai që të presë të drejtinë nd’ëmër të së drejtit, pagën’ e së drejtit do të marrë. Edhe ai që të potisjë një nga këta të vogjëlitë një potir ujë të ftohëtë vetëmë, mbë ëmër të mathitiut, vërtet u thom juvet, se nukë do të humbasë pagën’ e tij. E u bë si i sosi Iisui këto porsi që u tha të dimbëdhjetë mathitivet së tij, u ngre ateje, e vate të dhidhaksjë e të qiriksjë edhe ndë qutete t’ature. E Ioanni si ndjeu ndë hapsanë punërat’ e Krishtit, dërgoi di nga mathitit e tij. E i tha atit: Ti je ai që është për t’ardhurë, a tjetër presëmë? Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Si të veni, thoi Ioannit ato që ndieni edhe shihni. Të verbërë shohënë, e të çalë ecëjënë, të fëlliqurë qëronenë, e të vdekurë ngjallenë, e ndë të varfërë rrëfenetë Ungjilli. Edhe i lumur’ ësht ai që nukë skandhalisetë nde mua. E kur iknë këta nisi Iisui t’u thosh botësë për Ioannë: Pse dualltë ndë erimi të shihni kallam që tundetë nga era? Vallë pse dualltë të shihni? Njeri të veshurë me rroba të buta? Ja, ata që vishenë të butatë ndë shtëpira të Mbretëret janë. Po ç’dualltë të shihni? Profit? Vërtet u thom juvet, që më tepër nga profit. Se Kij ësht’ ai që për të është shkruarë: Ja, që unë dërgoj Ëngjëllinë tim të shkojë përpara teje, ai do të dërtojë udhënë tënde përpara teje. Me të vërteta u thom juvet, nuk’ u ngre ndonjë njeri nga ata që janë lerë prej gravet, më i madh se Ioanni Vaptistiu, po më i vogëli ndë (m)bretëri të Qiellvet, është më i madh nga ai. E që nga dit’ t’ e Ioannit Vaptistiut ngjera ndashti mbretëria e Qiellvet mirretë me të shpejtuarë, e ata që shpejtojënë e rrëmbejënë atë. Se gjithë Profitëritë edhe nomi ngjera ndë dit të Ioannit profitepsnë. Edhe ndë doi ta dheksni, ai është Ilia që duaj të vinte. Cili ka veshë për të digjuarë, le të digjojë. Me çfarë njeri gjan këjo siri e këture njerëzet? Këta gjajënë me ata djelm që rrinë mb’udhë, e thërresënë shokëvet së ture. E u thonë: I ram flloeresë për ju, e nukë luajtitë valle. U qajtim juvet, e nuk u helmuatë. Sepse erdhi Ioanni që as haj as pij, e thonë: Të paudhë ka. Erdhi i biri i njeriut, që edhe ha, edhe pi, e thonë: Na njeri ngrënës edhe verëpimës, miku i Tellonëvet edhe i fajëtorëvet. E u gjukua sofia nga djelmt’ e saj. Ahiere nisi të shan ato qutete, që nd’ato u bënë më të shumatë thavmëra të tij, e nukë metanoisnë. Ve mbë tij Horazin, ve mbë tij Vithsaidha, se ndë ishnë bënë ndë Tiro, edhe ndë Sidhonë thavmaturgjitë që u bënë mbë ju, që më përpara do të kishnë metanoisurë, e do të vishnë thesë, edhe do të vijnë ndë krie hi. Pameta u thom juvet, se Tirosë edhe Sidhonësë do t’u jetë më leh ndë ditë të gjukimit, se juvet. Edhe ti, o Kapernaum, që je ngrijturë ngjera mbë Qiell, ngjera mbë pisë do të gremiseç, se gjithë këto thavmëra që u bënë tek teje, të qenë bënë ndë Sodhomë do të qenë mbeturë ngjera kësaj ditet. Po un’ u thom juvet, se më i leh do të jetë mundimi ndë vënd të Sodhomësë ndë ditë të gjukimit, se mbë tij. Atëherë u përgjegj Iisui, e tha: I lëvduarë qofç, o tatë, Zot i Qiellit edhe i dheut, se i fshehe këto nga sofotë edhe nga të mënçuritë, e ua dëftove foshnjëvet. Kështu vërtet, o tatë, se ashtu u duk mirë përpara teje. Të gjitha m’u dhanë nga jati im, e ndonjë njeri nukë njeh të birë, përveçme i jati. Edhe as të janë s’e njeh njeri, përveçmë i biri, edhe ai që të dojë i biri të ja dëftojë. Ejani tek u gjithë sa jeni të lodhurë edhe të ngarkuarë, e unë do t’u prëj juvet. Merri zigonë tim (xedhënë) mbi qafë tuaj, e mpsoni nga meje, se unë jam i butë e i urtë ndë zëmërë, e do të gjeni të prëjturë ndë shpirte tuaj. Sepse zigoi im (xedha ime) ësht’ i mirë, edhe barra ime ësht’ e lehë. Atëherë shkonte Iisui të Shëtunë ndëpër ara të mbjella, e mathitivet së tij u vin u, e zunë të fërkoijnë kallësë (ushtëra) e t’i haijnë. E si i panë farisejtë, i than’ atij: Ja mathitit e tua bëjënë atë që nuk’ është ndëjierë të bëjënë të Shëtunatë. Edhe ai u tha ature: Nukë dhiavastë të shihni ç’bëri Dhavidhi kur i erdhi uj atij, edhe aturevet që qenë me të? Qish hiri ndë shtëpi të Perndisë, e hëngri bukët e prothesisë, që s’qe ndëjierë nde ai t’i haj, as nd’ata që qenë me të bashkë, përveçme ndë priftër vetëmë? A nukë dhiavastë ndë nom, se ndë të shëtunatë priftëritë ndë qishë pëgëjënë të shëtunatë e janë të pafajë? Po un’ u thom juvet, se është më shumë nga qisha këtu. E ndë qe që të njohëtë, ç’është këjo: Eleimosin dua, e jo kurban, nukë katigorisjëtë të pafajtë. Se i zoti edhe së shëtunësë është i biri i njeriut. E si iku ateje, erdhi ndë sinaguaj të ture. E ja atje ishte një njeri që kish dorënë të thatë, e e pietnë atë, e i thanë, nd’është ndëlierë të shërojënë të shëtunatë, për të katigorisurë atë. Edhe ai u tha ature: Cili njeri nga juvet do të jetë, që ai të ketë një dele, e nd’i raftë këjo dele ndë gropë të shëtunë, nukë do ta mbajë atë, e ta ngrërë? Sa dha njeriu bën fark nga delea? Pra andaj është ndëlierë të shëtunatë të bëjëmë të mirë. Ahiere i thot’ atij njeriut: Ndër dorënë tënde. E e ndëri, e ju bë e shëndoshë si edhe tjetëra. E Farisejtë si duallë jashtë, u mbëjuadhë e bënë kuvënd kondr’ atij, që ta vrisnë atë. Edhe Iisui si e digjoi fiqir’ e ture, iku ateje, e i vanë pas tij shumë botë, e i shëroi ata të gjithë. E i porsiti ata me frikë, që të mos ta dëftojënë atë. Që të paguhetë ajo që u tha nga Profiti Isaiu, që thotë: Ja, biri im, ai që zgjodha, i dashuri im, që mbë të prëhetë shpirti im, do të vë shpirtinë tim mb’atë, e do të rrëfejë gjuqnë ndë gjithë milete. Nukë do të bëjë fjalë, edhe nukë do të thërresë, as do të digjojë njeri zën’ e tij ndë udhëra. Kallam të shtipurë nukë do të thiejë, e li të timosurë nukë do të shuajë, ngjera sa të sosjë Gjuqin’ e tij. Edhe nd’ëmër të tij do të kenë elpidhënë gjithë miletetë. Ahiere i prun’ atij një të dhemonisurë, të verbërë edhe të vuvosurë e e shëroi atë, kaqë që i verbëri edhe i vuvosuri foli edhe pa. E gjithë bota çuditeshinë e thoshnë: Vallë mos është kij i biri Dhavidhit? E Farisejtë si digjuanë, thanë: Kij nukë nxjer të paudhëtë, po me anë të Veellzevullit, të parit së paudhëvet. Edhe Iisui si kupëtoi fiqiret’ e ture, u tha ature: Çdo mbretëri kur të ndahetë ndë vetëhe të saj nukë qëndron. Edhe çdo qutet a shtëpi kur të ndahetë ndë vetëhe të saj, nukë qëndron. E nd’është që satanai nxjer satananë, u nda ndë vetëhe të tij, qish dha do të qëndrojë mbretëria e tij? E nd’është që me anë të Veellzevullit nxjer unë të paudhëtë, bijtë tuaj me se i nxjerënë? Pra andaj ata do të bënenë gjukatasitë tuaj. Ma nd’është që unë me shpirtn’ e Perndisë nxjer të paudhëtë, arriu adha ndë juvet mbretëria e Perndisë. E qish mund njeri të hijë ndë shtëpi të së fortit, e të rrëmbejë enët’ e tij, ndë mos lidhtë më përpara të fortinë, e ahiere të rrëmbejë enët’ e shtëpisë? Ai që s’është me mua, kondrë muaet është. E ai që nukë mbëjedh me mua, i përhap. Pra andaj u thom juvet, se çdo faj edhe të sharë, do të ndëjenetë ndë njerëz, ma vllasfimia e të sharëtë të Shëntit Shpirtit nukë do t’u ndëjenetë njerëzet. Edhe cilido që të thotë fjalë kondrë Birit së njeriut, do t’i ndëlehenë atij. Ma ai që të thotë kondrë Shpirtit Shëntit, nukë do t’i ndëjenetë atit as ndë këtë jetë, as nd’atë që do të vijë. A bëni lisnë të mirë, edhe pemmët’ e tij të mira, a bëni lisnë të kalbëtë, edhe pemmët’ e tij të kalbëta, se nga pemma njihetë lisi. Pjellat’ e nepërkavet, qish mundni të flitni të mira, kur jeni të këqinj? Nga të tepëruarit’ e zëmërësë flet goja. Njeriu i mirë nga hazine e mirë e zëmërësë tij nxjer të miratë, e njeriu i lig nga hazine e ligë nxjer të ligatë. E u thom juvet se çdo fjalë e pavëjierë, që të flasënë njerëzitë, do të apënë llogari për të ndë ditë të gjukimit. Sepse nga fjalët’ e tua do të dalç i drejtë, edhe nga fjalët’ e tua do të mundoneç. Atëherë u përgjeqnë ca nga grammatikotë edhe nga farisejtë, e i thanë: Dhaskal, nevet duamë të shohëmë prej teje nishan (thavmë). Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Milet i keq, edhe kurvjar, nishan kërkon, e nishan do të mos i ipetë, përveçme nishani i profitit Ionait. Sepse sikundrë qe Ionai ndë bark të Qitit (peshkut së madh) tri dit edhe tri net, kështu do të jetë edhe i biri i njeriut ndë zëmërë të dheut tri dit edhe tri net. Burrat’ e Ninevisë do të ngrihenë mbë Gjuq me këtë milet, e do ta katadhikasjënë atë, se ata metanoisnë ndë të qiriksurë të Ionait, e ja këtu më tepër nga Ionai. Mbretëresh’ e Anatolisë nga notia do të ngrihetë të gjukonetë me këtë farë të njerëzet, e do t’i katadhikasjë ata, se erdhi nga anët’ e dheut për të digjuarë sofinë e të dijturit e Sollomoit, e ja këtu më tepër nga Sollomoi. Ma kur të dalë i pëgëri i paudhë nga njeriu, shkon ndëpër vënde të thata pa ujë, e kërkon vënd të prëhetë e nukë gjen. Ahiere thotë: Le të kthenem ndë shtëpi time nga dolla, e si vjen, e gjen mbrazëtë, të fshijturë e të stolisurë. Ahiere vete, e merr me vetëhe të tij shtatë të tjerë të paudhë, më të këqinj se vetëhen’ e tij, e hijënë e rrinë atje, e bënenë të pastajmet’ e atij njeriut më të këqia se të paratë. Kështu do të jetë edhe ndë këtë melet të lig. E tek flit ai akoma ndë botë, na, e erdhë mëma edhe vëllazërit’ e tij, e rrijnë jashtë, e e kërkoijnë t’i flisnë fjalë. E i tha një njeri atij: Ja, mëma jote edhe vëllazërit’ e tu, rrinë jashtë e kërkojënë tij të të flasënë. Edhe ai u përgjegj, e i tha atij që ja tha: Cila është mëma ime, edhe cilëtë janë vëllazërit’ e mi? E si ndëri dorën’ e tij ndë mathitit’ e tij, u tha: Këta janë mëma ime edhe vëllazërit’ e mi. Sepse ai që të bëjë thelimën’ e jatit sim që është ndë qiell, ai është vëllai im edhe motra, edhe mëma ime. Mb’atë ditë ahiere, dolli Iisui nga shtëpia e ndënji pranë detit. E u mbëjuadhë shumë botë pranë sij, kaqë që ai hiri ndë një varkë të rrij, e gjithë bota qëndruanë mbanë detit. E u foli ature shumë me paravolira, e u tha: Ja, që dolli ai që mbiell të mbjellë. E tek mbillëte ai, ca farë ra mbanë udhësë, e erdhë zogjt’ e e hangrë. E tjatër ra mbi vënd që qenë gurë, atje që s’qe shumë bajtë, e atë çast biu, sepse nukë qe dheu i thellë. E poqë dolli (leu) Dielli u dogj, e sepse nukë kish rrënjë u tha. E tjatër ra mbë gjëmba, e si u rritnë gjëmbatë, e mbitnë atë. E tjatër ra mbi dhe të mirë, e ipte fara pjesë, një njëqind, e një gjashtëdhjetë, e një tridhjetë. Kush ka veshë për të digjuarë, le të digjojë. E ju qasnë mathitit’, e i thanë atij: Pse me paravolira u flet ature? Edhe ai u përgjegj, e u tha ature, se juvet u është dhënë të njihni të fshehurat’ e mbretërisë Qiellvet, e nd’ata nuk’ është dhënë. Sepse kush ka, nde ai do t’ipetë, edhe do të tepëronetë, e kush nukë ka, edhe ajo që ka do të mirretë prej si. Pra andaj me paravolira flas nd’ata, se ndonëqë shohënë, nukë shohënë, e ndonëse digjojënë, nukë digjojënë edhe nukë kupëtojënë. E paguhetë mb’ata profitia e Isaiut, që thotë: Me veshë do të ndieni, e do të mos digjoni, edhe me si do të shihni, e do të mos shihni. Sepse u ntrash zëmëra e këtit llaoit, e me veshë digjuanë rëndë, e sit’ e ture i mbuluanë, të mos shohënë ndonjëherë me si, e të mos digjojënë me zëmërë, e të kthenenë, e u t’i shëroj ata. E juvet lum sitë tuaj, sepse shohënë, edhe veshëtë tuaj sepse digjojënë. Se me të vërteta u thom juvet, që shumë profitër edhe të drejtë dëshëruanë të shihnë këto që shihni juvet, e nuk’ i panë, e të digjoijnë këto që digjoni juvet, e nuk’ i digjuanë. Juvet dha digjoni paravolin’ e mbjellësit (bujkut). Te cilido që digjon fjalën’ e mbretërisë, e nuk’ e vë ndë mënd, vjen djalli, e rrëmben atë që u mbuall ndë zëmërë të tij, këjo ësht’ ajo që u mbuall mbanë udhësë. E ajo që u mbuall mbë gurë, ësht’ ai që digjon fjalënë e e merr shpejt me gëzim. E nukë ka rrënjë ndë vetëhe, po është për pak kohë, e si të bënetë ndonjë shtrëngim a të ndjekurë për fjalë, atëherë skandhalisetë. E ajo farë që u mbuall mbi gjëmba, këjo është ai që digjon fjalënë, po silloitë e kësaj jetet, edhe gënjeshtra e gjërit, e mbitjënë fjalënë, e bënet’ e pavëjierë. E ajo që u mbuall ndë dhe të mirë, ësht’ ai që digjon fjalënë, edhe e vënë ndë mënd; atij dha i prokops fara, e bën një njëqind, e një gjashtëdhjetë, e një tridhjetë. Tjatër paravoli u vu përpara ture, e u tha: Mbretëria e Qiellvet gjan me një njeri që mbill farë të mirë mb’arë të tij. E kohënë që flijnë njerëzit’ e tij, erdhi hazmi tij, e mbolli egjëra ndëpërmes të grurit, e iku. E kur biu bari, e bëri farë, ahiere u duknë edhe egjëratë. E si u qasnë kopijtë te zoti shtëpisë, i than’ atij: Zot, nukë mbolle farë të mirë nd’ara të tua? Nga vallë jan’ ato egjëra? Edhe ai u tha ature: Hazm njeri e bëri këtë. Edhe kopijt’ i thanë atij: Do dha të vemi, t’i mbëjedhëmë ato? Edhe ai u tha: Jo, se mos tuke përmbëjedhurë egjëratë, shkulni edhe grurëtë me to bashkë. Liri të rritenë të dia bashkë, ngjera ndë të korrë, e ndë kohë të së korrit, do t’u thom korrëset: Mbëjidhni më përpara egjëratë, e lidhni dorazë për të djegurë ato, e grurëtë mbëjidhnie mbë ambarë të mia. Tjatër paravoli u vu përpara ature e u tha: Mbretëria e Qiellvet gjan me koqe të sinapit, që e merr njeriu, e e mbjell ndë arë të tij. Ajo është m’e vogëlë nga gjithë farëtë, ma kur të rritetë është m’i madh nga gjithë lakëratë, e bënetë lis, kaqë që të vijënë zogjt’ e Qiellit, e të rrinë ndë dega të tij. Tjatër paravoli u tha ature: Mbretëria e Qiellvet gjan me brumë, që si e merr gruaja e fsheh brënda ndë tre qilla miell, ngjera sa të mbruhetë gjithë. Gjithë këto i thosh Iisui ndë botë me paravolira, e pa paravolira s’u foli ature. Që të paguhej ajo që u tha nga Profiti, që thotë: Do të hap gojënë time me paravolira, e do të nxjer ato që qenë fshehurë që përpara jetësë. Ahiere la botënë Iisui, e vate ndë shtëpi, e vanë edhe mathitit e tij pas si, e i thanë: Thuajna nevet paravolin’ e egjëravet s’arësë. Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Ai që mbolli farën’ e mirë, është i biri i njeriut. Edhe ara është këjo jetë, e far’ e mirë, janë të bijt’ e mbretërisë, e egjëratë janë të bijtë e së paudhit. E hazmi që mbolli ato është djalli, e të korrëtë është të sosurit’ e jetësë, e korrësitë janë Ëngjejtë. E sikundrë mbëjidhenë egjëratë, e vihenë ndë zjar, e digjenë, ashtu do të jetë ndë të sosurë të kësaj jetet. Do të dërgojë i biri i njeriut Ëngjëjit’ e tij, e do të mbëjedhënë nga mbretëri e tij gjithë skandhaletë, edhe ata që bëjënë paranominë. E do t’i vën’ ata ndë furrë të zjarit. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit’ e dhëmbëvet. Ahiere të drejtëtë do të llampsinë posi dielli ndë mbretëri të jatit së ture. Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë. Pameta mbretëria e Qiellvet gjan me një hazine të fshehurë nd’arë, që si e gjen njeriu, e fsheh, e nga gëzimi i tij vete, e sa ka i shet të gjitha, e blen atë arë. Pameta mbretëria e Qiellvet gjan me një njeri bazërgjan që kërkon margaritare të mira. E si gjeti një margaritar shumë të vëjierë, vate e shiti gjithë sa kish, e e bleu atë. Pameta mbretëria e Qiellvet gjan me një rrjet, që e vënë ndë det e përmbëjedh çdofarë gjërit. Atë kur mbushetë, e nxjerënë mb’anë të detit, e rrinë e nxjerënë të miratë nd’enëra, e të ligatë i shtienë jashtë. Kështu do të jetë ndë të sosurë të jetësë. Do të dalënë Ëngjejtë, e do të ndajënë të këqinjtë nga mes i së drejtëvet. E do t’i vënë ata ndë furrë të zjarit. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit’ e dhëmbëvet. U thot’ ature Iisui: I kupëtuatë gjithë këto? Edhe ata i than’ atij: I kupëtuam, o Zot. Edhe ai u tha ature: Pra andaj çdo grammatiko që u mpsua ndë mbretëri të Qiellvet, ai gjan me një zot shtëpiet, që nxjer nga hazine e tij të ra, edhe të vjetëra. E u bë kur sosi Iisui këto paravolira, u ngre ateje. E si erdhi ndë patridhë të tij, i dhidhaks ata ndë Sinagoj të ture, saqë çuditeshin’ ata, e thoshnë: Nga u gjëndnë nde kij kaqë sofia, edhe kaqë fuqira? Nuk’ është kij i biri mjeshtrit, nukë quhetë mëm’ e tij Mariam, edhe vëllazërit’ e tij Iakovo edhe Iosi, edhe Simon, edhe Iudhë? E motrat’ e tij nukë janë të gjitha ndë nevet? Nga u gjëndnë vallë gjithë këto te kij? E skandhaliseshinë mbë të. Edhe Iisui u tha ature: Nuk’ është Profit i panderçurë, përveçme ndë vënd të tij, edhe ndë shtëpi të tij. E nukë bëri atje thavmaturgjira (nishane) shumë, për pabesllëkn’ e ture. Ahiere mb’atë kohë, digjoi Irodhi Tetrahi zën’ e Iisuit. E u tha djelmet së tij: Kij është Ioanni Vaptistiu, ai u ngre nga të vdekuritë, e andaj bënenë tek ai gjithë këto çudi. Se Irodhi e zuri Ioannë, e e lidhi, e e vuri ndë hapsanë për Irodhiadhënë, gruan’ e Filippoit, vëllait së tij. Se i thosh atij Ioanni: Nuk’është ndëjierë tek ti të keç atë. E duaj ta vrit atë, po trëmbej nga bota, se e kishn’ atë posi Profit. E mbë ditë të së lerit së Irodhit, luajti valle vashëza e Irodhiadhësë ndë mes të ture, e i pëlqeu Irodhit shumë. Pra andaj i taksi me be që t’i ip çdo që t’i kërkon. Edhe ajo si e mpsoi mëm’ e saj, i thotë: Amë mua këtu ndë një kupë kriet’ e Ioannit vaptistiut. E mbreti u helmua; po për be që bëri, edhe për ata që rrijnë me të bashkë, porsiti që t’i ipetë. E dërgoi e i preu krietë Ioannit ndë hapsanë. E e prunë kriet’ e tij ndë kupë, e ja dhanë çupësë, e e pruri te ëmm’ e saj. E vanë mathitit’ e tij, e ngrijtinë kurminë, e e kallë ndë varr. E erdhë nde Iisui, e i than’ atë që u bë. Edhe Iisui si digjoi, iku ateje me varkë, e ndënji vetëmë ndë vënd që s’qe njeri, e si digjuanë bota, vanë pas sij mbë këmbë nga qutetetë. E si dolli Iisui pa shumë botë, e i erdhi likshtë për ata, e u shëroi të sëmurët’ e ture. E si u bë natë (u err) ju qasn’ atij mathitit e tij, e i thanë: Vëndi ësht’ erimi, edhe koha është shkuarë, lësho botënë të venë ndëpër fshatëra, e të blejënë të ngrëna për vetëhe të ture. Edhe Iisui u thot’ ature: Nukë duhetë të venë, epuni ju të hanë. Edhe ata i than’ atij: Nukë kemi këtu, përveçmë pesë bukë, edhe di pishq. Edhe Iisui u thotë: Pa bjermëni ato këtu. E si porsiti botënë të rrijnë mbi barëra, e mori të pesë bukëtë, edhe të di pishqetë, e vështoi ndë Qiell e i bekoi, e i theu, e u dha mathitivet bukëtë, e mathitejtë i ndajtinë ndë botë. E hangrë gjithë, e u frinë e ngrijtinë copatë që u tepëruanë, dimbëdhjetë kofina plot. E ata që hangrë qenë burra ngjera pesë mijë, përveçme gravet, edhe djelmet. E atë çast anangasi Iisui mathitit e tij të hijënë ndë varkë, e të presënë atë përteje ngjera sa të lëshojë botënë. E si lëshoi botënë hipi ndë mal vetëmë të bën të falturit’ e tij, e si u err, mbeti vetëmë atje. E varka ishte ahiere ndë mes të detit, e përpiqej nga tallazetë, se qe era kondrë. E ndë të katërtënë pjesë të natësë, vate mb’ata Iisui, tuke ecurë mbi det. E si e panë atë mathitejtë, që ecën mbi det, u frikuanë, e thoshnë, se është fantasi, e nga frika thirrë. E atë çast u foli ature Iisui, e u tha: Kini tharos, unë jam, e mos u trëmbni. E Petrua ju përgjegj atij, e i tha: Zot, ndë je ti, thuajmë që të vij tek tij mbi ujëra. Edhe ai i thotë: Eja. Edhe Petrua zbriti nga varka, e ecën mbi ujëra, të vin nde Iisui. E si pa erënë të fortë, u frikua, e si nisi të mbitej, thirri, e tha: Zot, shpëtomë. E atëherë Iisui ndëri dorënë, e e zuri, e i thotë: Ndë se dhistakse, besëpakë? E si hinë ata ndë varkë, qëndroi era. E ata që qenë ndë varkë, erdhë, e ju falnë, e i thoshnë: Vërtet biri i Perndisë je. E si shkuanë përteje, vanë ndë vënd të Gjenisaretit. E si e njohnë atë burrat’ e atit vëndit, dërguanë rrotullë gjith’ atit vëndit, e prunë nde ai gjith’ ata që ishnë keq e gjëmuarë. E i luteshin’ atij, që të zijnë pëqin’ e rrobësë tij vetëmë e sa që e zunë, u shëruanë. Atëherë vijënë te Iisui nga Ierusalimi Gramatikotë edhe Farisejtë, e i thonë: Pse mathitit e tua nukë mbajënë porsit’ e pleqet, se nukë lajënë duartë kur hanë bukë? Edhe ai u përgjegj ature, e u tha: Pse edhe ju nukë mbani porsin’ e Perndisë, për porsi tuaj? Sepse Perndia porsiti, e tha: Ndero babanë edhe mëmënë tënde, edhe ai që thotë të ligë babait a mëmësë, le të vdesë me vdekëjë. Ma ju thoi: Kush t’i thotë babait a mëmësë, dhurëti është çdo të mirë që të shohç ti nga meje, e të mos nderojë baban’ e tij, a mëmën’ e tij. E prishtë porsin’ e Perndisë, për porsi tuaj. Ipokritij (me di faqe), mirë profitepsi Isaiu për juvet, e tha: Kij llao afëronetë tek meje me gojë të ture, edhe më nderon me buzë, e zëmëra e ture është shumë larg nga meje. Edhe pa vëjierë më falenë, kur dhidhaksinë dhidhaskali porsit’ e njerëzet. E thirri botënë, e u tha ature: Digjoni, edhe kupëtoni. Nukë pëgën njerinë, ajo që hin mbë gojë, po ajo që del nga goja, ajo pëgën njerinë. Ahiere erdhë mathitit’ e tij e i than’ atij: E digjove se Farisejtë, si digjuanë fjalënë u skandhalisnë? Edhe ai u përgjegj e tha: Çdo fiti (vështë) që nuk’ e fitepsi babai i Qiellvet, do të shkuletë nga rrënjatë. Liri ata, se ata janë të verbërë, që dëftojënë udhënë së verbëret; e i verbëri ndë dëftoftë udhënë së verbërit, që të di do të bienë ndë prua. E Petrua u përgjegj, e i tha atij: Thuajna nevet këtë paravoli. Edhe Iisui i tha: Edhe po të pamënd jeni edhe juvet? Akoma nukë kupëtuatë se çdo sa hijënë ndë gojë, ndë bark venë, e mb’anë të poshtërme dalënë. E ato që dalënë nga goja, dalënë jashtë nga zëmëra, e ato pëgëjënë njerinë. Sepse nga zëmëra dalënë silloi të këqia, vreila, mihiera, kurvërira, të vjedhura, martiri të rreme, vllasfimira. Këto jan’ ato që pëgëjënë njerinë, ma të hajë njeriu bukë me duar të palara nukë pëgëhetë. E si dolli ateje Iisui, vate nga anët’ e Tirosë, e të Sidhonësë. E ja një grua nga Hananea, që dolli nga ato sinorë, e thërrit pas tij, e thosh: Eleismë, Zot, biri Dhavidhit, bija ime dhemonisetë keq. E ai nuk’ u përgjegj asaj asnjë fjalë. E erdhë pranë mathitit’ e tij, e i luteshinë, e i thoshnë: Lëshoje të vejë, se thërret pas nevet. E ai u përgjegj e tha: Nuk’ u dërguaçë, po veçme ndë dhënt të humbura të shtëpis’ e Israilit. E gruaja i falej atij, e i thosh: Zot, ndihmë mua. Edhe ai ju përgjegj, e i tha: Nuk’ ësht’ e mirë të marrë njeriu bukën’ e djelmet, e t’ua shtjerë qenet. Edhe ajo tha: Vërtet, zot, po edhe qentë hanë nga thrimetë që bienë nga sufraja e zotërinjet së ture. Ahiere u përgjegj Iisui, e i tha asaj: O grua, besa jote ësht’ e madhe, le të bënetë tek teje sikundrë do ti. E ju shërua bija e saj që atë sahat. E si u ngre ateje Iisui, erdhi afër detit së Galileësë, e hipi ndë mal, e rrij atje. E erdhë nde ai shumë botë, që kishnë me vetëhe të çalë, të verbërë, të shurdhërë, të kuspulluarë, edhe shumë të tjerë, e i huadhë ata përpara këmbëvet së Iisuit, e i shëroi ata. Kaqë që u çuditnë gjithë bota kur panë vuvëritë që flisnë, të kuspulluaritë të shëndoshë, të çalëtë që ecëijnë, e të verbëritë që shihnë, e lëvduanë Perndin’ e Israilit. E Iisui thirri mathitit’ e tij, e u tha: Më vjen likshtë për gjithë këtë botë, se janë tri dit që më presënë, e nukë dua t’i lëshoj ata pa ngrënë, se mos u vijë dhilë mb’udhë. E i thon’ atij mathitit’ e tij: Ku të gjejëmë navet nd’erimi kaqë shumë bukëra, sa të frihenë kaqë shumë njerëz? Edhe Iisui u tha ature: Sa bukëra kini? Edhe ata i thanë: Shtatë, edhe pakëzë pishqe. E porsiti gjithë botënë të rrijnë poshtë mbi dhe. E si muar të shtatë bukëtë, edhe pishqitë, e si efharistisi, e i bekoi, i theu, e jua dha mathitivet së tij, e mathitejtë i dhanë ndë gjithë njerëz. E hangrë të gjithë, e u frinë, e ngrijtinë të tepëruarat’ e copavet, shtatë shporta plot. E ata që hangrë ishnë katër mijë burra, përveçme gravet, edhe djelmet. E si lishoi turmat’ e njerëzet, hipi ndë varkë, e vate ndë sinorë të Magdhalasë. E i erdhë pranë Farisejtë edhe Sadhuqejtë, e e dhoqimasnë, e i thoshnë atij të ju dëfton ature nishan (çudi) nga Qielli. Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Kur erretë, thoi do të bënetë koha e mirë, sepse ësht’ i kuq Qielli. E ndë mëngjes thoi: Sot është dimër se u nguq e u vrë qielli. Njerëz me di faqe (Ipokritej), faqen’ e Qiellit dini ta njihni, e nishanet’ e kohëvet nukë mundni t’i njihni? Soj i keq edhe kurvjar nishan kërkon e nishan do të mos të ipetë, përveçme nishani i Profitit Ionait. E i la ata, e iku. E si erdhë mathitit’ e tij mb’anë të përtejme, haruanë të mirrë bukë me vetëhe. E Iisui u tha ature: Vështoni, e kini kujdes nga brumma e Farisejet edhe Sadhuqejet. E ata mëndoneshinë me vetëhe të ture, e thoshnë se nukë muarrm bukë. E Iisui e kupëtoi, e u tha ature: Pse mëndoneni me vetëhe tuaj, besëpakë, se bukë nukë muarrtë? Akoma nukë kupëtoni, e nukë mbani mënd të pesë bukëtë, kur hangrë të pesë mijëtë njerëz, edhe sa kofina muarrtë? As të shtatë bukëtë, kur hangrë të katër mijëtë njerëz, edhe sa kofina muarrtë? Qish nukë kupëtoni, se nuk’ u thaçë juvet për bukë, të ruheni nga brumët’ e Farisejet e të Sadhuqejet? Ahiere e kupëtuanë se nuk’ u tha të ruhenë nga brumët’ e bukësë, po nga dhidhahia e Farisejet edhe Sadhuqejet. E si erdhi Iisui ndë sinore të Qesarisë së Filiput, i piet mathitit’ e tij, e u thosh: Cilinë thonë njerëzitë mua se jam i biri i njeriut? Edhe ata i thanë: Ca thonë Ioannë Vaptistinë, e të tjerë Ilianë, e të tjerë pa Ieremianë, a një nga profitëritë. U thot’ ature: E juvet cili thoi se jam unë? E u përgjegj Simon Petrua, e i tha: Ti je Krishti, i biri i Perndisë së gjallë. Edhe Iisui u përgjegj, e i tha atij: I lumurë je ti Simon, i biri Ionait, se kurmi edhe gjaku nuk’ i dëftoi nde ti këto, po babai im, që është ndë Qiell. Edhe unë të thom tij, se ti je Petro, e sipër mbi këtë gur do të vë binan’ e qishësë sime, e diert’ e pisësë do të mos mundjënë t’i vijënë kondr’ asaj. E do të të ap tij qiçetë të mbretëris’ e Qiellvet, e atë që të lidhç ti mbi dhe, të jetë lidhurë edhe ndë Qiell, e atë që të zgjidhiç ti mbi dhe, të jetë zgjidhurë edhe ndë Qiell. Ahiere porsiti mathitit’ e tij, të mos thonë ndonjë njeriut se ai është Iisui Krishti. Që atëherë zuri Iisui të ju tregon mathitivet së tij, se duhetë të vejë ai ndë Ierusalim, e të pësojë shumë nga pleqësia, e nga të parët’ e Priftëret, e të Grammatepsuritë, e të vritetë, e të tretënë ditë të ngjalletë. E Petrua e angaliasi atë, e zu ta qërton, e t’i thosh: Kurce vetëhenë tënde, Zot, mos qoftë këjo tek teje. Edhe ai u kthe e i tha Petrosë: Ikë prapa meje, satana. Skandhall je e më mbodhis, se nukë mendone punërat’ e Perndisë, po punërat’ e njerëzet. Ahiere Iisui u tha mathitivet së tij: Ai që do të vijë pas meje, le të arnisetë vetëhen’ e tij, e le të ngrërë Kruqn’ e tij, e le të vijë pas meje. Sepse ai që do të ruajë shpirtin’ e tij, duhetë që ta humbasë, e ai që ta humbasë shpirtin’ e tij për mua do ta gjejë. Sepse ç’i vëjen njeriut ndë qerdheshtë gjithë dinianë, e të dëmëtonetë shpirtin’ e tij, a ç’do të apë njeriu për të këmbierë shpirtin’ e tij? Sepse i biri i njeriut ka për t’ardhurë me gjithë nderëtë e lëvdimetë të babait së tij, bashkë me ëngjëjt’ e tij, e ahiere do të apë mbë cilëdo sikundrë ka punuarë. Me të vërteta u thom juvet, janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos shohënë vdekëjë, ngjera sa të shohënë të bir e njeriut që të vijë ndë mbretëri të tij. E pas gjashtë ditet, muarr Iisui Petronë edhe Iakovonë, edhe Ioannë vëllan’ e tij, e i hipi ata ndë një mal të lartë veçë mbënjanë. E u metamorfos (ndërroi të parëtë) përpara ature, e faqea e tij i ndriti posi Dielli, e rrobat’ e tij u bënë të bardha posi drita. E na e u duk nd’ata Moisiu edhe Ilia, e kuvëndoijnë bashkë me të. E Petrua u përgjegj, e i tha Iisuit: Zot, mirë është të rrimë navet këtu; ndë do, të bëjëmë këtu tre tënda, një për ti, e një për Mosinë, e një për Ilianë. E tek flit ai akoma, na, e erdhi një re e feksurë, e i mbuloi ata, e na, një zë nga reja që thosh: Kij është biri im i dashuri, që mb’atë prëhem unë, atit t’i digjoni. E si e digjuanë mathitejtë ranë përmbis mbi faqe të ture, e u frikuanë shumë. E Iisui erdhi pranë, e i zuri ata, e u tha: Ngreuni, mos u frikoni. E kur ngrijtinë sit’ e ture, s’panë ndonjë tjatër përveçme Iisunë vetëmë. E kur zbritn’ ata nga mali, i porsiti ata Iisui, e u tha: Mos thoi njeriut këtë që patë ngjera sa të ngjalletë nga të vdekuritë i biri njeriut. E e pietn’ atë mathitit e tij, e i thanë: Pse grammatejtë thonë dha, se Ilia do të vijë përpara? Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature, se Ilia vjen përpara, e do të vërë gjithë botënë ndë taks. Edhe u thom juvet se Ilia erdhi ndashti, po nuk’ e njohn’ atë, e i bënë atij, sa që deshnë. Kështu edhe i biri i njeriut do të pësojë nga ata. Ahiere kupëtuanë mathitejtë se për Ioannë vaptistinë ju thosh ature. E si erdh’ ata tek qe turm’ e njerëzet, erdhi nde ai një njeri, e ju përgjegj. E i thosh: Zot, le të të vijë likshtë për tim bir, se e zë bëtaja, e mundonetë shumë. Shumë herë bie ndë zjar, e shumë herë ndë ujë. E e pruva atë ndë mathiti të tua e nukë mundnë ta shëroijnë. Edhe Iisui u përgjegj, e i tha: O soj i pabesë edhe i shtrëmbërë, ngjera kur të jem me juvet? Ngjera kur të u duroj juvet? Bimani atë këtu. E e qërtoi atë Iisui, e dolli nga ai i paudhi, e u shërua atë sahat djali. Ahiere erdhë mathititë nde Iisui vetëmë mbënjanë, e i thanë: Pse navet nukë mundm ta krejëmë atë? Edhe Iisui u tha ature, se nukë besoni mirë. Se u thom me të vërteta, ndë paçi besë sa një koqe sinapit, do të thoi këtit malit: Ngreu këteje, e hajde atje, e do ta bëjë, e do të mos jetë ndë ju ndonjë që të mos bënetë. Po kij soj i djajet nukë del ndrishe, përveçme me të falturë, edhe me t’agjëruarë. E si vijnë ata rrotull ndë Galileë, u tha ature Iisui: Do të ipetë i biri njeriut ndë duar të njerëzet. E do ta vrasënë atë, e të tretënë ditë do të ngrihetë. E u helmuanë shumë. E si erdhë ata ndë Kapernaum, ju qasnë Petrosë ata që mbëjedhënë haraçetë, e i thanë: Dhaskali juaj nukë paguan haraçnë? U thotë: Paguan. E kur hiri ndë shtëpi, i tha atij më përpara Iisui: Si të duketë, Simon? Mbretërit’ e dheut nga cilëtë marënë të dhënatë a haraçnë? Nga bijt’ e ture, a nga të huajtë? E i thot’ atij Petrua: Nga të huajtë. I thot’ atit Iisui: nd’është kështu, të bijtë jan’ elefthero. Po që të mos skandhalisjëmë ata, hajde ndë det, e vurë angjistrënë, e atë pishk që të dalë përpara, ngree, e hapi gojën’ e tij, e do të gjeç një statirë, e si ta març atë, epua ature për mua, edhe për tij. Atë çast erdhë mathititë nde Iisui, e i thanë: Vallë, cili është më i madh ndë mbretëri të Qiellvet? E Iisui thirri një djalë, e e vuri atë shtruara ndë mes të ture. E tha: Me të vërteta u thom juvet, ndë mos u kthefi, e të bëneni si edhe djelmtë, do të mos hini ndë mbretëri të Qiellvet. E ai dha që të tapinosjë vetëhen’ e tij si kij djalë, ai është më i madh ndë mbretëri të Qiellvet. E ai që të presë një të tillë djalë mbë ëmër tim, më pret mua. E ai pa që të skandhalisjë një nga këta të vogjëlitë, që besojënë mbë mua, është më mirë për të, që t’i varetë ndë qafë të tij mokër’ e mulliut, e të shtihetë ndë fund të detit. Ve ndë botë nga skandhaletë, se është shtrëngim të vijënë skandhaletë. Po ve mb’atë njeri, që nga ai vjen skandhali. E nd’është që dora jote, a këmba jote të skandhalis ti, prei ato, e shtjeri nga vetëheja, se është më mirë për tij të hiç ndë jetë i çalë, a pa dorë, se të keç di duar, e di këmbë, e të viheç ndë flakë të pasosurë. E nd’është siu it që të skandhalis, kree atë, e shtjere nga vetëheja, se është më mirë për tij të hiç ndë jetë me një si, se të keç di si, e të viheç ndë pisë të zjarit. Vështroni të mos katafronisni ndonjë nga këta të vogjëlitë, se u thom juvet, që Ëngjëllit’ e ture ndë Qiell kurdo shohënë faqen’ e jatit sim, që është ndë Qiell. Se erdhi i biri i njeriut për të lefterosurë të humburënë. Ç’u duketë juvet, ndë pastë ndonjë njeri njëqind dhënt, e t’i humbasë një nga ato, nukë lë të nëntëdhjet’ e nënta, e vete ndëpër male të kërkojë të humburënë? E ndë qoftë që ta gjejë atë, me të vërteta u thom juvet, se gëzonetë për atë më tepër se për të nëntëdhjet’ e nënta, që s’qenë humburë. Kështu nuk’ ësht’ urdhëri përpara jatit suaj që është ndë Qiell, që të humbasë një nga këta të vogjëlitë. E nd’është që të fëjen ti vëllai it, hajde, e qërtoje atë vetëmë, ti edhe ai bashkë, e ndë të digjoftë, e qerdhese vëllanë tënd. E ndë mos të digjoftë, merr me vetëhe një a di vetë akoma që përpara gojësë di a tre martirëvet, të qëndrojë çdo fjalë. E ndë mos digjoftë edhe ata, thuaja Qishësë edhe llaoit, e ndë mos digjoftë edhe qishësë, le të jetë tek teje sikundrë është Ethnikoi edhe Telloni. Se u thom me të vërteta: Sa të lidhni mbi dhe, do të jenë lidhurë ndës Qiell, e sa të zgjidhni mbi dhe, do të jenë zgjidhurë edhe ndë Qiell. Përsëri u thom juvet, se nd’është që të simfonisjënë di nga juvet për çdofarë punë që të kërkojënë, do t’u bënet’ ature nga jati im që është ndë Qiell. Se tek janë di a tre mbëjedhurë mbë ëmër tim, atje edhe unë jam ndë mes të ture. Atëherë ju qas atij Petrua, e i tha: Zot, sa herë të fëjejë tek u vëllai im e të ja ndëlej atij? Ngjer mbë shtatë? I tha atit Iisui: Nukë të thom ti ngjera mbë shtatë, po ngjera mbë shtatëdhjetë herë nga shtatë. Pra andaj gjan mbretëria e Qiellvet me njeri mbret, që deshi të bën llogari me kopijt’ e tij. E kur nisi të bën llogari i prun atij një njeri që i duaj dhjetë mijë kuleta. E si nukë kish ai të ja ip e porsiti atë zoti tij të shitetë ai, edhe gruaja e tij, edhe djelmtë, edhe gjithë sa kish, e të paguhetë. E kopili ra poshtë, e i lutej atij, e i thosh: Zot, mos u zëmëro tek meje, po pritmë, e do të t’i ap të gjitha. E zotit s’atit kopilit i erdhi likshtë e e lëshoi atë, edhe gjithë borçinë ja dhëroi. E si dolli ateje ai kopil, gjeti një tjatër kopil shokn’ e tij, që i duaj atit njëqind dhinarë, e si e zuri atë e mbit, e i thosh: Amë ato që më do. E ai kopil, shoku i tij, si i ra ndë këmbë të tij, i lutej atit, e i thosh: Mos u zëmëro tek meje, po pritmë, e do të t’i ap të gjitha. E ai nukë duaj, po vate, e vuri atë ndë hapsanë, ngjera sa t’i apë ato që i duaj. E si panë kopijt’ e tjerë ato që u bënë, u helmuanë shumë, e erdhë e i rrëfienë zotit së ture gjith’ ato që u bënë. Ahiere thirri atë zoti tij, e i tha: Kopil i keq, unë të dhërova ti gjith’ atë borç që më doje, sepse m’u lute. Nukë duhej të dhëroje edhe ti kopilit shokut sit, (si)kundrë të dhërova edhe u? E si u zëmërua zoti tij, e dha atë nd’ata që mundojënë, ngjera sa të apë gjith’ ato që kish borç. Kështu edhe jati im i Qiellvet, do të bëjë ndë juvet, ndë mos lafçi cilido vëllait së tij nga zëmëra juaj, fajet’ e ture. E u bë që kur sosi Iisui këto fjalë, u ngre nga Galilea, e erdhi ndë sinorë të Iudheësë, përtej Iordhanit. E i vanë pas si shumë botë, e i shëroi ata atje. E u qasnë nde ai Farisejtë, e e piraksn’ atë, e i thoshnë ndë mund njeriu të ndajë gruan e tij me çdolloi sebep. Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Nukë dhiavastë, se ai që i bëri, që herën’ e parë mashkull edhe fëmërë i bëri ata? E tha: Për këtë do të lërë njeriu baban’ e tij edhe mëmënë, e do të bashkonetë me gruan’ e tij, e do të jenë të di një kurm. Na, që nukë janë di, po një kurm. Atë adha që bashkoi Perndia, njeriu le të mos e ndajë. I thon’ atij: Pse Moisiu porsiti t’apëmë kartë të së ndarit, e ta ndajëmë? U thot’ ature: Se Moisiu nga zëmëra juaj e liga e e keqia u dha urdhër juvet të ndani gratë tuaj, po më përpara nukë qe kështu. Edhe u thom juvet, se ai që të ndajë gruan’ e tij pa qënë kurvëri ndë mes, e të marrë tjatër, bënetë miho (kurvjar); edhe ai që të marrë grua të ndarë, që rron burri saj, bënetë kurvjar. I thon’ atij mathi(ti)t’ e tij: Ndë është kështu pun’ e njeriut me gruan’ e tij, nuk’ ësht’ e mirë të martonetë. Edhe ai u tha ature: Nukë mund ta dheksëjnë gjithë këtë fjalë, përveçme ature që ju është dhënë. Se janë të dredhurë, që u lenë kështu nga barku i mëmësë, e janë të dredhurë, që u drodhë nga njerëzitë, e janë të dredhurë, që druadhë vetëhen’ e ture për mbretërin’ e Qiellvet. Ai që mund të hijë, le të hijë. Atëherë i prun’ atij djelm, që të vij mb’ata duartë, e t’i bekon, e mathititë i qërtoijnë ata. Edhe Iisui u tha: Liri djelmtë, e mos i mbani ata të vijënë tek meje, se të tillëvet është mbretëria e Qiellvet. E si vuri mbi ata duartë, iku ateje. E ja një njeri u qas nde ai, e i tha: Dhaskal i mirë, ç’të mirë të bëj, që të kem jetë të pasosurë? Edhe ai i tha atij: Pse më thua të mirë? Ndonjë s’ësht’ i mirë përveçme një, Perndia. E ndë do të hiç ndë jetë, ruaj porsitë. I thot’ atij: Cilatë? Edhe Iisui i tha: Këto: Të mos vraç njeri, të mos kurvëroç, të mos vjedhç, të mos martiriç rrem. Të nderoç babanë, edhe mëmënë, edhe të duaç gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde. I thot’ atit trimshori: Gjithë këto i ruajta që ndë të ri tim, edhe ç’më duhet’ akoma? I tha atit Iisui: Ndë do të jeç telio, hajde e shit plaçkat’ e tua, e epua së varfëret, e do të keç hazine ndë Qiell, e eja pas meje. E si digjoi trimshori fjalënë, iku helmuarë, se qe që kish shumë mulqe. E Iisui u tha mathitivet së tij: Me të vërteta u thom juvet, se me zahmet do të hijë i paturi ndë mbretëri të Qiellvet. E pameta u thom juvet: Më kollaj është të shkojë nga vëra e gjëlpërësë gamilia, se të hijë i pasuri ndë mbretëri të Perndisë. E si digjuanë mathitit’ e tij, u çuditnë shumë, e thoshnë: Vallë, kush mund të sosetë? Edhe Iisui shtiu sitë e vështoi, e u tha ature: nd’anë të njerëzet këjo ësht’ e zahmeçme, po nd’anë të Perndisë gjithë janë të kollajta. Ahiere u përgjegj Petrua, e i tha atij: Ja navet që i lam gjithë, e erdhm pas teje, vallë, ç’do të jetë me nevet? Edhe Iisui u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, se ju që erdhtë pas meje, ndë jetë të re, kur do të rrijë i biri njeriut mbi fron të lëvduarë të tij, ahiere do të rrini edhe juvet mbi dimbëdhjetë frone, të gjukoni të dimbëdhjetë filit’ e Israilit. E cilido që la shtëpira, a vëllazër, a motra, a baba, a mëmë, a djelm, a ara, për ëmër tim, njëqind për një do të marrë, edhe jetë të pasosurë do të klironomisjë. Edhe shumë të parë do të bënenë të pastajmë, e të pastajmë të parë. Se mbretëria e Qiellvet ka të gjarë me një njeri zot shtëpiet, që ai dolli që ndë mëngjes të zij punëtorë ndë vështë të tij. E si bëri pazar me punëtorë nga një dhinar ditënë, i dërgoi ndë vështë të tij. E pasi dolli ndë tre sahat, pa të tjerë që rrijnë ndë pazar pa punë. Edhe ature u tha: Hajdeni edhe juvet ndë vështë, e ajo që të jetë e udhësë, do t’u ap edhe juvet. Edhe ata vanë. E pameta si dolli ndë gjashtë e ndë nëntë sahat, bëri ashtu si tham. E si dolli ndë të njëmbëdhjetëtinë sahat, gjeti të tjerë, që rrijnë pa punë e u thot’ ature: Pse rrini këtu gjithë ditënë pa punë? I than’ atij, se nukë na mbloi njeri. U thot’ edhe ature: Haideni edhe juvet ndë vështë, e ajo që të jet’ e udhësë do të mirri. E si u err thot’ i zoti vështit pitropit së tij: Thirrë punëtorëtë, e epu ature pagënë, e nis nga të pastajmëtë, ngjera ndë të parëtë. E si erdhë ata që kishnë ardhurë ndë të njëmbëdhjetinë sahat, muarrë nga një dhinar. E si erdhë edhe të parëtë, pandehnë se do të mirrë më tepër, e muarrë edhe ata nga një dhinar. E si e muarrë qaheshinë nga zoti shtëpisë. E thoshnë, se këta të pastajmëtë një sahat punuanë, e bara me nevet i bëre ata, që duruam mundimn’ e ditësë, edhe vapënë. Edhe ai u përgjegj, e i tha njëit nga ata: Mik, s’të dëmëtoj ti. Nukë bëtë me mua pazar për një dhinar? Merr tëndenë e hajde, dua t’i ap edhe këtit së pastajmit si edhe ti. A nukë mund të bëj unë atë që dua ndë të miatë, a siu it ësht’ i keq, sepse unë jam i mirë? Kështu do të jenë të pastajmëtë të parë, e të parëtë të pastajmë. Shumë janë të thirturë, e të pakë janë të zgjedhuritë. E kur hipi Iisui ndë Ierusalim, mori të dimbëdhjetë mathititë mbënjanë ndë udhë, e u tha ature: Ja që hipëjëmë ndë Ierusalim e i biri njeriut do të paradhosetë ndë të parët’ e Priftëret, e ndë të Grammatepsuritë, e do ta gjukojënë atë për vdekëjë. E do ta apënë ndë fili të tjera për të përqeshurë, e për të rrahurë me kamçi, e për të mbërthierë ndë kruq, e të tretënë ditë do të ngjalletë. Ahiere erdhi pran’ atij ëmma e bijet së Zevedheosë, bashkë me djelmt’ e saj, t’i falej, e t’i kërkon ndonjë të kërkuarë prej sij. Edhe ai i tha asaj: Ç’do? I thot’ atij: Porsit, që të rrinë këta djelmt’ e mi të di, njëri mb’anë të djathëtë tënde, e tjatëri mb’anë të mëngjërë, ndë mbretëri tënde. Edhe Iisui u përgjegj, e i tha: Nukë dini se ç’kërkoni. Mundni të pini potirë që do të pi unë, edhe pagëzimnë, që do të pagëzonem unë, të pagëzoneni edhe juvet? I than’ atij: Mun(d)jëmë. E u thot ature: Potirë tim do ta pini, edhe pagëzimnnë, atë që pagëzonem unë do të pagëzoneni, ma të rrini mb’anë të djathëtë time, edhe mb’anë të mëngjërë time, nuk’ është imea t’u ap, po është për ata që ju është bënë gati nga babai im. E si digjuanë të dhjetë, u zëmëruanë për të di vëllazër. E Iisui i thirri ata, e u tha: E dini që arhondëtë e së tjeravet fili, i urdhërojënë ata, e të mëdhinjtë i mundojënë ata. Ma ndë juvet nukë do të jetë kështu, po ai që do të bënetë i madh ndë ju, le të jetë husmeqari juaj. Edhe ai që do të jetë i parë, le të jetë kopili juaj. Si edhe i biri i njeriut, që s’erdhi të shërbenetë, po të shërbejë, edhe të apë shpirtin’ e tij kseshpërblim për shumë. E si duallë ata nga Ierihoja, vanë pas sij shumë turmë njerëzet. E na di të verbërë rrijnë afër udhësë, e si digjuanë se Iisui shkon, i thirrë, e i thoshnë: Eleisna nevet, Zot, bir’ i Dhavidhit. E turm’ e njerëzet i kërkoijn’ ata që të mos thërisnë, e ata më fort thërisnë e thoshnë: Eleisna nevet, Zot, bir’ i Dhavidhit. E si qëndroi Iisui i thirri ata, e u tha: Ç’doni të ju bëj juvet? E i than’ atij: Zot, të na hapenë sitë tona. E si i erdhi keq Iisuit, zu me dorë sit’ e ture, e panë larg sit’ e ture, e vanë pas sij. E si u qasnë ndë Ierusalim, e erdhë ndë Vithfagji, afër malit së ullinjet, atëherë Iisui dërgoi di mathiti, e u tha ature: Hajdeni ndë fshat që është përtej juvet, e me një do të gjeni një gomare lidhurë, edhe kroçnë me të bashkë, e si ta zgjidhni bimani mua. E ndë ju thashtë juvet njeri gjë, thoi: Zot’ i ture i do, e do t’i dërgojë ato menjëherë. Edhe gjithë këjo u bë, që të paguhetë ajo që u tha nga profiti, që thotë: Thoi vashëzësë së Sionit: Ja, mbreti it vjen tek tij i butë, e i hipurë kaluar mbi gomare, e mbi kroç bir të gomaresë së munduarë. E si vanë mathititë e bënë sikundrë porsiti nd’ata Iisui. E prunë gomarenë edhe kroçnë, e vunë mbi ato rrobat’ e ture, e hipi sipër mbi to. E turm’ e njerëzet, shtroijnë rrobat’ e ture mb’udhë, e të tjerë prisnë dega nga lisatë, e i shtroijnë mb’udhë. E turmat’ e njerëzet që vijnë përpara, edhe prapa, thërisnë, e thoshnë: Osana të biri Dhavidhit, i bekuarë ësht’ ai që vjen mbë ëmër të Zotit, osana mbë të lartatë. E si hiri ai ndë Ierusalim, u drodh gjithë quteti, e thoshnë: Cili është kij? E turmat’ e njerëzet thoshnë: Kij është Iisui profiti, që është nga Nazareti Galileësë. E hiri Iisui ndë qishë të Perndisë, e nxori jashtë gjith’ ata që shitnë e bleijnë ndë qishë, edhe trapezet e sarafëvet jua gremisi, edhe fronet’ e ature që shitnë pëllumbatë. E u thot’ ature: Është shkruarë, shtëpia ime do të quhetë shtëpi e së falturit, e ju e bëtë atë spile të kusarëvet. E u qasnë nde ai të verbërë, e të çalë ndë Iero, e i shëroi ata. E si panë të parët’ e priftëret edhe Grammatikotë këto çudira që bëri, e djelmtë që thërisnë ndë qishë, e thoshnë: Osana të biri Dhavidhit, u zëmëruanë. E i thanë atij: A digjo(n) se ç’thonë këta? Edhe Iisui u thot’ ature: Digjoj. Nukë dhiavastë kurrë, se nga goja e foshnjëvet, edhe ature që thithijënë qumështë do të nxjer lëvdim? E si i la ata dolli jashtë nga quteti ndë Vithani, e mbeti atje. E ndë mëngjes kur kthenej ndë qutet, e mori uja. E si pa një rrënjë fik ndë udhë, erdhi mbë të, e nukë gjeti tjatër mbë të, përveçme fletavet vetëmë, e i thotë fikut: Mos u bëftë pemë kurrë ndë jetë nga teje. E u tha atëherë fiku. E si panë mathitejtë, u çuditnë, e thanë: Qish u tha fiku menjëherë? E Zoti Krisht u përgjegj, e u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, ndë paçi besë e ndë mos qofi me di zëmëra, jo vetëmë këtë që u bë te fiku do të bëni, po edhe këtit malit ndë i thëfçi: Ngreu e bjerë ndë det, do të bënetë. E sa të lipëni ndë të falturë me besë, të gjitha do t’i mirri. E si erdhi ai ndë qishë, u qasnë nde ai tek dhidhaks të parët’ e priftëret edhe pleqësi e llaoit, e i thoshnë: Me ç’urdhër bën këto, edhe kush ta dha ti këtë urdhër? Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Do t’u pies edhe unë juvet një fjalë, e ndë ma thaçi mua atë, edhe unë do t’u thom juvet me ç’urdhër bëj këto. Pagëzimi i Ioannit nga Qielli qe, a nga njerëzitë? E ata mëndonishnë me vetëhe të ture, e thoshnë: Ndë thafçim nga Qielli, do të na thotë nevet: Pse adha nukë besuatë? E ndë thafçim nga njerëzitë, trëmbemi botënë, se të gjithë e kanë Ioannë posi profit. E ju përgjegjnë Iisuit, e i thanë: Nukë dimë. Edhe ai u tha ature: Edhe unë nuk’ u thom juvet, se me ç’urdhër bëj këto. Ç’u duketë juvet? Një njeri kish di djelm, e ju qas së parit, e i tha: Bir, hajde sot e puno ndë vështë tim. Edhe ai u përgjegj, e i tha: Nukë dua. Më pastaj ndërroi mëndnë, e vate. E ju qas edhe së ditit, e i tha edhe atij ashtu; e ai ju përgjegj, e i tha: Unë, zot. E nukë vate. Cili dha nga këta të di bëri thelimënë e së jatit? E i thanë: I pari. U thot’ ature Iisui: Me të vërteta u thom juvet, se Tellonëritë, edhe kurvjarëtë, do të venë më përpara se juvet ndë mbretëri të Perndisë. Se erdhi ndër ju Ioanni me udhë të së drejtësë, e nuk’ e besuatë; e Tellonetë edhe kurvjarëtë besuanë mbë të, e juvet ndonëse patë, nukë ndërruatë mëndë pastaj, të besojëtë mbë të. Tjetër paravoli digjoni: Një njeri zot shtëpiet, e ai vuri (fitepsi) një vështë, e e thuri atë me gardhe, e rrëmoi mbë të patitir, e stisi mbë të pirgo (kullë) e e dha atë ndë bujq, e iku. E kur afëroi koh’ e pemëvet, dërgoi kopilt’ e tij ndë bujqër të mirrë pemmët’ e tij. Edhe bujqëritë si i zunë kopijt’ e tij, njerinë e rrahnë, e tjatërin’ e muarrë me gurë. Pameta dërgoi të tjerë kopij, më të shumë se të parëtë, e ua bënë edhe aturevet ashtu. E më të pastajmenë dërgoi mb’ata të bir’ e tij, e tha: Do të kenë turp nga biri im. Edhe bujqëritë si panë të birë thanë me vetëhe të ture: Kij është klironomi, ejani ta vrasëmë atë, e t’i mbajëmë klironomin’ e tij. E si e zunë atë, e krienë jashtë nga vështi, e e vranë. E po kur të vijë i zoti i vështit, ç’do të ju bëjë ature bujqëret? I than’ atij: Këta të këqinj, shumë keq do t’i vrasë, e vështënë do ta apë ndë të tjerë bujqër, që ata do t’i apënë atit pemmëtë mbë kohë të ture. U thot’ ature Iisui: Nukë dhiavastë kurrë ndë kartëra, atë gur që katafronisnë mjeshtrëtë, ai u bë e u vu krie ndë qoshe; nga Zoti u bë këjo, e duketë çudi ndë si tona? Pra andaj u thom juvet, se mbretëria e Perndisë do të ngrihetë nga juvet, e do të ipetë ndë milet, që të bëjë pemët’ e saj. Edhe ai që të bjerë mbi këtë gur, do të thërmonetë, edhe nde cili që të bjerë sipër, atë do ta bëjë pluhur. E si ndienë të parët’ e priftëret edhe farisejtë paravolit’ e tij, kupëtuanë se për ata i thotë. E kërkoijnë që ta zirinë atë, po u trëmnë nga bota, se e kishnë atë posi profit. E Iisui u përgjegj pameta ature me paravolira, e u thosh: Mbretëria e Qiellvet ka të gjarë me njeri mbret, që ai bëri dasmët’ e djalit së tij. E dërgoi kopijt’ e tij të thërrisnë ata që qenë ftuarë ndë dasmëra, e nukë duajnë të vijnë. Pameta dërgoi të tjerë kopij, e u tha: Thoi mb’ata që janë ftuarë, na, që dreka ime është hazër, viçëret’ e mia edhe berat’ e majme janë therturë, edhe gjithë sa duhenë janë hazër, po ejani ndë dasmëra. E ata përtuanë, e s’vanë, po njëri vate nd’arë të tij, e tjetëri ndë pramati të tij. E të tjerëtë si zunë kopijt’ e tij i shajtinë, edhe i vranë. E si e digjoi mbreti u zëmërua, e dërgoi asqerët’ e tij, e vrau ata që vranë kopijt’ e tij, edhe qutetn’ e ture e përvëloi. Ahiere u thotë kopijet së tij, se dasma është hazër, po ata që qenë të ftuarë nukë qenë të zotë (aksio). Hajdeni dha ndëpër të dalura të udhëravet, e sa që të gjeni, t’i ftoni mbë dasmëra. E si duallë ata kopij mbë udhëra, mbëjuadhë gjith’ ata që gjenë, të ligj e të mirë, e u mblua dasma nga ata që rrijnë. E si hiri mbreti të shih ata që rrijnë, pa atje një njeri që nukë kish veshurë rroba të dasmësë. E i thot’ atit: Mik, qish hire këtu, kur nukë ke rroba të dasmësë? Edhe ai s’mund të flit. Ahiere u thotë mbreti punëtorëvet: Si t’i lidhni atit duartë, ngrenie atë, e vinie jashtë ndë erësirë të thellë. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit e dhëmbëvet. Sepse shumë janë të ftuarë, e të pakë të zgjedhuritë. Ahiere vanë Farisejtë, e bënë të mbëjedhurë, e mëndoneshinë, qish ta zijnë atë ndë fjalë. E dërguanë nde ai mathitit’ e ture, bashkë me Irodhianotë, e i thanë: Dhaskal, e dimë që je i vërtetë, edhe dhidhaks udhën’ e Perndisë me të vërtetë, e nukë ke dert ti për ndonjë, se nukë vështron ndë faqe të njerëzet. Thuajna dha nevet, si të duketë ti? Ësht’ e udhësë të apëmë qinso (haraç) nde Qesari, a jo? E si njohu Iisui ponirin’ e ture, u tha: Pse më piraksni Ipokritej (me di faqe)? Dëftomëni asprën’ e Qinsosë. Edhe ata i prunë një dhinar. E u thot’ ature: E kujt’ është këjo konë, edhe të shkruaritë mbi të? I thon’ atij: Të Qesarit. Ahiere u tha ature: Paguani dha ato që janë të Qesarit, nde Qesari, e ato që janë të Perndisë, nde Perndia. E si e ndienë, u çuditnë, e e lanë atë, e iknë. Nd’atë ditë erdhë nde ai Sadhuqej, ata që thonë se nukë ngjallenë të vdekuritë, e e pietnë atë, e i thonë: Dhaskal, Mosiu tha: Ndë vdektë njeri që të mos lërë djelm, të martonetë me gruan’ e tij vëllai tij, e të ngjalljë farë nde vëllai tij. E pranë nevet qenë shtatë vëllazër, e si u martua i pari vdiq, e sepse nukë kish farë, la gruan’ e tij nde vëllai tij. Ashtu edhe i diti, edhe i treti, ngjer ndë të shtatë. E më pastaje nga të gjithë, vdiqi edhe gruaja. E po kur të ngjallenë të vdekuritë, cilit nga të shtatë do të jetë gruaja? Sepse gjithë e patnë atë. Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Jeni gënjierë, sepse nukë kupëtoni kartëratë, as fuqin’ e Perndisë. Se ndë kohë që do të ngjallenë të vdekuritë as martojënë as martonenë, po janë posi ëngjëllit’ e Perndisë ndë qiell. E për të ngjallturë të së vdekuret nukë dhiavastë atë që është thënë ndë juvet nga Perndia që thotë: Unë jam Perndia i Avraamit, edhe Perndia i Isaakut, edhe Perndia i Iakovit. Nuk’ është Perndia, Perndi e së vdekuret, po e së gjallëvet. E si digjuanë turmët’ e njerëzet, u çuditnë ndë dhidhahi të tij. E Farisejtë si digjuanë, që u mbilli gojënë Sadhuqejet, u mbëjuadhë të gjithë ndë një vënd. E një nga ata që dhidhaksinë nomnë, e pieti tuke ngajturë atë, e i thosh: Dhaskal, cila porsi është më e madhe ndë nom? Edhe Iisui i tha atit: Të duaç Zotnë Perndinë tënde me gjithë zëmërë tënde, edhe me gjithë shpirtinë tënd, edhe me gjithë mëndienë tënde. Këjo është e para, edhe e madhe porsi. E e ditë që gjan me atë: Të duaç gjitonë tënd, si edhe vetëhenë tënde. Ndë këto të di porsira gjithë nomi edhe profitëritë varenë. E si u mbëjuadhë farisejtë, i pieti ata Iisui. E u thotë: Si ju duketë juvet për Krishtinë, i kuj bir është? I than’ ata: I Dhavidhit. U thot’ ature: Pse adha Dhavidhi me Shënt Shpirt, e thërret atë Zot? E thotë: Tha Zoti, Zotit sim: Rri mb’anë time të djathëtë, ngjera sa të vë hasmërit’ e tu ndënë këmbë të tua. E ndë e thërret atë Dhavidhi Zot, qish është biri tij? E ndonjë nukë mund t’i përgjegjej atij fjalë, as kuturisi njeri që nga ajo ditë të piesë atë më. Ahiere Iisui u foli turmavet së njerëzet, edhe mathitivet së tij. E u tha: Mbi fron të Moisiut ndëjnë Gramatejtë edhe Farisejtë. Gjithë sa të thonë ndë juvet të ruani, t’i ruani, edhe t’i bëni, po si punërat’ e ature mos bëni, sepse thonë e nukë bëjënë. Se lidhjënë barrë të mëdha, edhe të rënda shumë, e i ngarkojënë mbi krahë të njerëzet, po as me gjishtin’ e ture nukë duanë t’i tundinë ato. Edhe gjithë punërat’ e ture i bëjënë për të dukurë ndë njerëz, e zgjerojënë fillakat’ e ture, e madhojënë klloshët’ e rrobavet së ture. E duanë ndë të ngrënë të rrinë më sipër se gjithë, e ndë të mbëjedhura të kenë vëndn’ e parë. Edhe të puthuratë ndë pazare, e të thërritenë nga njerëzitë: Dhaskal, dhaskal. Po juvet të mos thërriteni dhaskalë, sepse një është dhaskali juaj, Krishti. E gjithë juvet jeni vëllazër. Edhe baba tuaj të mos thërrisni mbi dhe, se një është babai juaj, ai që është ndë Qiell. Edhe të mos thërriteni të parë, se një është i pari juaj, Krishti. E më i madhi nga juvet, le të jetë husmeqari juaj. Edhe ai që të ngrerë vetëhen’ e tij, do të unjetë, e ai që të unjëjë vetëhen’ e tij do të ngrihetë. E ve mbë juvet Grammatikotë edhe Farisejtë Ipokritejtë, se mbillni mbretërin’ e Qiellvet përpara njerëzet, se juvet nukë hini, as ata që hijënë nuk’ i liri të hijënë. Ve mbë juvet Grammatikotë edhe Farisejtë ipokritejtë, se hani shtëpit’ e së vavet, me aformi se luteni shumë, e andaj do të mirri më tepër gjinah. Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë ipokritejtë, se ktheneni detnë edhe sterenë të biri një ndë besë tuaj, e kur të bënetë, e bëni atë birn’ e pisësë di pjesë nga vetëheja juaj. Ve mbë juvet, dhaskalë të verbërë, që thoi: Ai që të betonetë ndë Qishë nuk’ është gjë, po ai që të betonetë ndë ar të Qishësë, fëjen. Të pamënd edhe të verbërë, cila është m’e madhe, ari, a Qisha që shëntëron arë? Edhe ai që të betonetë ndë vënd që vënë dhurëtinë, nuk’ është gjë, po ai që të betonetë ndë dhurëti që është mbi të fëjen. Të pamënd edhe të verbërë, cila është m’e madhe, dhurëtia, a vëndi që shënjtëron dhurëtinë? Se ai që të betonetë ndë vënd që vihetë dhurëtia, betonetë mb’atë, edhe mbi gjith’ ato që janë sipër mbi të. E ai që betonetë ndë Qishë, betonetë mb’atë, edhe nde ai që rri brënda mbi të. E ai që betonetë ndë Qiell, betonetë ndë fron të Perndisë, edhe nde ai që rri sipër mb’atë. Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë ipokritejtë, se dhekatisni dhjosmonë, edhe marajnë, edhe qiminonë, e më të rëndat e nomit i latë, gjuqnë, edhe eleimosinë, edhe besënë; edhe këto duhesh t’i bëjëtë, edhe ato të mos t’i lërëtë. Dhaskalë të verbërë, që shtridhni kunupnë, e gamilenë e hai të tërë. Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë, se pastroni të jashtëzmen’ e qelqit edhe të kupësë, e përbrënda janë plot nga të rrëmbiera edhe të liga. Farisej i verbërë, qëro më përpara të brëndën’ e qelqit edhe të kupësë, që të bënetë edhe e jashtësmeja e paqme. Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë ipokritejtë, se gjani me varre të liera me kërqele, që ata përjashta dukenë të bukura, e brënda janë plot eshtëra të së vdekuret, edhe çdolloi të pëgëra. Ashtu edhe juvet përjashta dukeni ndë njerëz të drejtë, e përbrënda jeni plot nga djallëzi e të këqia. Ve mbë juvet Grammatikotë e Farisejtë ipokritejtë, se dërtoni varret’ e profitëret, e stolisni mnimoret’ e së drejtëvet. E thoi: Të jeshëm nevet ndë ditë të jatëret sënë, nuk’ ujdisim me ata ndë gjak të profitëret. Kaqë që martirisni vetëhenë tuaj, se jeni bijtë e ature që vranë profitëritë. Edhe juvet mbushni matësin’ e jatet suaj. Gjërpinj, pjellat’ e nepërkavet, qish do të shpëtoni nga gjukimi i pisësë? Pra andaj, ja unë dërgoj ndë juvet profitër, edhe sofora, edhe të grammatepsurë, e nga ata do të vritni, e do të mbërtheni ndë kruq, edhe nga ata do të rrihni me kamçi ndë sinagojera tuaj, e do t’i ndiqni qutet mbë qutet. Që të vijë sipër mbi ju çdo gjak i drejtë, që u derdh sipër mbi dhe, që nga gjaku i së drejtit Avelit, ngjera te gjaku i Zahariasë, birit së Varahiasë, atij që e vranë ndëpërmes të Qishësë edhe të vëndit që vihetë dhurëtia. Me të vërteta u thom juvet, do të vijënë gjithë këto mbë këtë milet. Ierusalim, Ierusalim, që vrase profitëritë, e marre me gurë ata që u dërguanë tek teje, sa herë desha të mbëjedhë djelmt’ e tua, sikundrë mbëjedh pula zogjt’ e saj përposh pëndëvet, e nukë deshtë? Ja që mbetetë shtëpia juaj e shkretë. Sepse u thom juvet, do të mos më shihni që ndashti e përpara ngjera sa të thoi: I bekuarë ësht’ ai që vjen nd’ëmër të Zotit. E si dolli Iisui e iku nga Qisha, i vanë pranë mathitit’ e tij, të dëftojënë nde ai të dërtuarat’ e Qishësë. Edhe Iisui u tha ature: Nuk’ i shihni gjithë këto? Me të vërteta u thom juvet, do të mos mbetetë gur mbi gur, ai që të mos gremisetë. E si rrij ai sipër ndë mal të ullinjet, erdhë nde ai mathititë vetëmë, e i thanë: Thuajna nevet kur do të jenë këto? Edhe cili është nishani të s’ardhurit sate, edhe të së sosurësë jetësë? Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Shihni se mos u qeshjë njeri. Se do të vijënë shumë ndë ëmër tim, e do të thonë: Unë jam Krishti. Edhe shumë do të qeshjënë. E do të digjoni luftëra, edhe zëra të luftëravet; vështroni e mos u frikoni, se duhenë të bënenë gjithë këto, po akoma nuk’ është të sosurit’ e jetësë. Sepse do të ngrihetë fili mbi fili, e mbretëri mbi mbretëri, e do të jetë uri, edhe murtajë ndë vënde-vënde. E gjithë këto janë të nisurat’ e së dhëmburavet. Ahiere do t’u apënë juvet ndë shtrëngime, e do t’u vrasënë, e do të jeni të mçuarë nga gjithë filitë për ëmër tim. E atëherë do të skandhalisenë shumë, e do të paradhosjënë njëri-jatërinë, e do të mçojënë njëri-jatërinë. E do të ngrihenë shumë profitër të rrem, e do të qeshjënë shumë. Edhe sepse do të tepërojë e keqia, do të ftohetë dashuria e së shumëvet. E ai që të durojë ngjera nd’anë, ai do të sosetë. E do të dhidhaksetë kij Ungjill i mbretërisë mbë gjithë dhe që janë njerëz, për martiri ndë gjithë milete, e ahiere do të vijë të sosurit’ e jetësë. E pa kur të shihni idhollënë që dëfton të shkretuaritë, që është thënë nga profiti Dhaniil, të rrijë ndë vënd të shënjtëruarë (ai që dhiavas le të kupëtojë). Ahiere ata që janë ndë Iudheë, le të ikëjënë ndë male. Ai që gjëndetë mbi shtëpi, le të mos zbritjë të marë gjë nga shtëpi e tij. Edhe ai që është nd’arë, le të mos kthenetë prapa të ngrërë rrobat’ e tij. Edhe ve mb’ato që janë të mbarsura, e mb’ato që kanë djelm mbë sisë nd’ato dit ahiere. Po lutuni të mos bënetë të ikuritë tuaj ndë dimër, as ndë të shëtunë. Sepse ahiere do të jetë shtrëngim i madh, që i tilli nuk’ u bë kurrë që kur u bë bota, ngjera ndashti, edhe as do të bënetë. Edhe të mos qenë shkurtuarë ato dit, s’mund të sosej çdo kurm, po për të zgjedhuritë do të shkurtonenë ato dit. Ahiere ndë thashtë njeri juvet: Këtu është Krishti, a këtu, mos besoni. Sepse do të ngrihenë Krishtër të rrem, edhe profitër të rrem, e do të apënë nishane të mëdha, edhe çudira, ngjera sa të qeshjënë ndë mundçinë, edhe të zgjedhuritë. Ja, që u thaçë juvet më përpara. E pa ndë u thafçinë juvet: Ja, nd’erimi është, mos dili jashtë; ja, ndë qelira është, të mos besoni. Se sikundrë del vetëtima nga del Dielli, e duketë ngjer atje që perëndon, ashtu do të jetë edhe t’ardhurit e birit së njeriut. Sepse atje që është leshi, atje do të mbëjidhenë edhe Shqiponjatë. E paravta, pas shtrëngimit s’ature ditet, do të mos ndritjë Dielli edhe hënëza do të mos apë dritën’ e saj, edhe ulletë do të bienë nga Qielli, edhe të fortat’ e Qiellvet do të tundenë. Ahiere do të duketë nishani i birit së njeriut ndë Qiell; e atëherë do të qajënë gjithë filit’ e dheut, e do të shohënë të bir’ e njeriut që do të vijë sipër mbi re të Qiellit me fuqi, edhe me shumë lëvdim. E do të dërgojë Ëngjëllit’ e tij me zurna që ka zë të madh, e do të mbëjedhënë të zgjedhurit’ e tij nga të katër erëtë, nga anët’ e Qiellvet, ngjera ndë tjetërat’ anët’ e ture. E nga fiku kupëtoni paravolinë: Kur dha bënetë dega e tij e butë, e i dalënë fletëtë, e digjoni se afër është të korrëtë. Ashtu edhe juvet, kur të shihni gjithë këto, digjoni se afër është mbë dier. Me të vërteta u thom juvet, do të mos shkojë kij brez i njerëzet, ngjera sa të bënenë gjithë këto. Qielli edhe dheu do të ndërronenë, e fjalëtë e mia do të mos ndëronenë. Po për atë ditë edhe sahat njeri nukë di, as Ëngjëllit’ e Qiellvet, përveçme jati im vetëmë. E sikundrë qenë ditët’ e Noesë, ashtu do të jetë edhe t’ardhurit’ e birit së njeriut. Se sikundrë qenë ndë dit përpara kataklismoit, tuke ngrënë, e tuke pirë, martoneshinë, e maritoijnë, ngjera nd’atë ditë që hiri Noea ndë Qivoto. E nukë digjuanë ngjera sa erdhi kataklismoi, e i ngrijti të gjithë. Ashtu do të jetë edhe t’ardhurit’ e birit së njeriut. Ahiere di do të jenë nd’arë, njëri mirretë, e njëri lihetë. Di që bluajënë ndë mulli, njëra mirretë, e njëra lihetë. Rrini zgjuarë dha, se nuk’ e dini mbë ç’sahat vjen zoti juaj. Edhe atë të dini, se që të dij i zoti shtëpisë ndë ç’kohë të natësë vjen kusari, do të mos flijte, e do të mos lijte t’i shponej shtëpi e tij. Pra andaj edhe juvet bënuni hazër, se mb’atë sahat që nukë pandehni i biri njeriut vjen. Cili vallë është ai kopil i besuarë edhe i mënçurë, që atë e vu pitrop zot’ i tij ndë kopij të tij, të ju apë të ngrënët’ e ture ndë kohë të së ngrënit? I lumuri ësht’ ai kopil, që atë kur të vijë zot’ i tij, do ta gjejë që bën kështu. Me të vërteta u thom juvet, se mbë gjithë gjën’ e tij do ta vërë atë pitrop. Ma ndë thashtë ai kopil i keq ndë zëmërë të tij, se zoti im mënon të vijë. E të nisjë të rrahë kopijtë shokët’ e tij, e të hajë, e të pijë bashkë me të dejmitë. Do të vijë zoti i atij kopilit, ndë një ditë që s’e pret, e ndë një sahat që nuk’ e di. E do ta ndajë mbë di, edhe vënd’ i tij do të jetë bashkë me Ipokritejtë. Atje është të qarëtë edhe të dredhurit’ e dhëmbëvet. Ahiere do të gjajë mbretëria e Qiellvet me dhjetë vashëza të panjohurë burrë, që ato si muarrë llambadhat’ e ture, duallë të pritnë dhëndërinë përpara. E nga ato, të pesa qenë të mënçura, e të pesa të marra. E ato të marratë, si muarë llambadhat’ e ture, nukë muarrë vaj me vetëhe. E të mënçuratë muarrë vaj ndë enë të ture bashkë me llambadhat’ e ture. E si u suall dhëndëri të vij, i zu gjumi të gjitha e flijnë. E ndë mes të natësë u bë një të thirturë: Ja, dhëndëri vjen, dili përpara atij ta pritni. Atëherë u ngrenë gjith’ vashazëtë e zunë të ndreqnë llambadhat’ e ture. E të marratë u thanë së mënçuravet: Epnani edhe nevet nga vaji juaj, se llambadhatë tona na shuhenë. Edhe të mënçuratë u përgjegjnë, e u thanë: Mos nukë na sosjë navet edhe juvet, po më mirë hajdeni nd’ata që shesënë, e bleni për vetëhe tuaj. E si van’ ato të bleijnë, erdhi dhëndëri, e ato që qenë hazër, hinë me atë bashkë ndë dasmëra, e u mbill dera. E më pastaj erdhë edhe të tjeratë vashëza, e thoshnë: Zot, zot, hapna edhe nevet. Edhe ai u përgjegj, e u tha: Me të vërteta u thom juvet, se nuk’ u njoh juvet. Rrini dha zgju(a)rë, se nukë dini ditënë, as sahatnë, nd’atë që vjen i biri i njeriut. Sepse posi një njeri që duaj të vij ndë kseniti, thirri kopijt’ e tij, e u dha ature gjën’ e tij. E njërit i dha pesë kuleta, e tjatërit di, tjatërit një, gjithëkujt sikundrë kish fuqinë, e atë çast iku. E ai që muarr të pesë kuletatë, si vate, punoi me ato, e fitoi të tjera pesë kuleta. Ashtu edhe ai me të dia, fitoi edhe ai di të tjera. E ai që mori njërënë, vate, e rrëmoi mbë dhe, e e fshehu ergjëndn’ e zotit së tij. E pas shumë kohet na e vjen i zoti ature kopijet, e zu të bën me ata llogari. E ju qas ai që kish marrë të pesë kuletatë, e pru të tjera pesë kuleta, e tha: Zot, pesë kuleta më dhe mua, vështo, pesë të tjera kuleta fitova me ato. Edhe zot’ i tij i tha atit: Aferim, kopil i mirë edhe i besuarë. Ndë të paka u bëre i besuarë, ndë të shuma do të besoj. Hirë brënda ndë gëzim të zotit sit. E si ju qas edhe ai që kish marrë të di kuletatë, i tha: Zot, di kuleta më dhe mua, vështo edhe di të tjera kuleta fitova me ato. I tha atij zot’ i tij: Aferim, kopil i mirë edhe i besuarë. Ndë të paka u bëre i besuarë, ndë të shuma do të besoj. Hirë brënda ndë gëzim të zotit sit. E si u qas edhe ai që mori njërënë kuletë, i tha: Zot, unë të njoha ti që je njeri i prapë, që kuarr atje që nukë mbolle, e mbëjedh atje që nukë përhape. E sepse u trëmçë, vajta e fsheha kuletënë tënde mbë dhe. Vështo e ke tëndenë. E zot’ i tij u përgjegj, e i tha atij: Kopil i keq edhe i përtuarë, ti dije se unë kuarr atje që nukë mbolla, e mbëjedh atje që nukë përhapa. Duhej dha ergjëndnë tim ta vëre nd’ata që këmbejënë asprëtë, e si të vijë unë, dojë ta marrë timenë me fajde. Mirri dha nga ai kuletënë, e epnie nde ai që ka të dhjetë kuletatë. Sepse nde ai që ka do të ipetë, e do të tepëronetë, e nga ai që s’ka, edhe ajo që ka, do të ngrihetë nga ai. Edhe kopiln’ e pavëjierë shtirie jashtë ndë skotadh të thellë. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit’ e dhëmbëvet. Edhe si të vijë i biri i njeriut me lëvdim të tij, edhe gjithë shënjtër ëngjëjitë me të bashkë, ahiere do të rrijë mbi fron të lëvdimit së tij. E do të mbëjidhenë përpara tij gjithë filitë, e do t’i veçojë ata njërinë nga jetëri, sikundrë veçon çobani dhëntë nga dhitë. E dhëntë do t’i vërë mb’anë të tij të djathëtë, e dhitë mb’anë të mëngjërë. Ahiere do të thotë mbreti nd’ata që janë mb’anë të djathëtë të tij: Ejani juvet të bekuarit’ e jatit sim, trashëgoni mbretërinë, që është bënë gati për juvet, pa bën’ edhe këjo dinia. Sepse më muarr uja, e më dhatë të ha; më muarr etia, e më dhatë të pi; jeshë i huaj, e më përmbëjuadhtë. I sveshurë, e më veshtë; u sëmurçë e më patë kujdes; ndë hapsanë jeshë, e erdhtë tek meje. Ahiere do të përgjegjenë nde ai të drejtitë, e do të thonë: Zot, kur të pam të urëtë, e të ushqiem; a të eturë e të dham e pive? Edhe kur të pam të huaj, e të përmbëjuadhm? A të sveshurë e të veshm? Edhe kur të pam të sëmurë, a ndë hapsanë, e erdhm tek teje? Edhe mbreti do t’u përgjegjetë, e do t’u thot’ ature: Me të vërteta u thom juvet, sa të mirë bëtë ndë një nga këta vëllazërit’ e mi të varfëritë, tek meje e bëtë. Ahiere do të thotë edhe mb’ata që janë mb’anë të mëngjërë: Ikëni nga meje, ju të mallëkuaritë ndë zjar të pashuarë, që është bënë hazër për djallinë, edhe ëngjëjit’ e tij. Sepse më muarr uja, e nukë më dhatë të hajë, më muarr etia, e nukë më dhatë të pijë. I huaj jeshë e nukë më përmbëjuadhtë; i sveshurë, e nukë më veshtë; i sëmurë, e ndë hapsanë, e nukë erdhtë të më keni kujdes. Ahiere do t’i përgjegjenë atij edhe ata, e do t’i thonë: Zot, kur të pam të urëtë, a të eturë, a të huaj, a të sveshurë, a të sëmurë, e nukë të bëm ti husmet e ndihmë? Ahiere do të përgjegjetë mb’ata, e do t’u thotë: Me të vërteta u thom juvet, sa të mirë nukë bëtë ndë një nga këta të varfëritë, as tek meje nukë bëtë. E do të venë këta ndë pisë të pasosurë, e të drejtëtë ndë jetë të pasosurë. E u bë si sosi Iisui gjithë këto fjalë, u tha mathitivet së tij: E dini që pas di ditet bënetë pashka. E i bir i njeriut ipetë të mbërthenetë ndë kruq. Ahiere u mbëjuadhë të parët’ e priftëret, edhe të grammatepsuritë, edhe pleqërit’ e llaoit, ndë avlli të së parit së priftëret, që quhej Kajafë. E bënë mushavere që të zënë Iisunë me djallëzi e ta vrasënë. Edhe thoshnë: Mos ta bëjëmë të krëmptenë, se mos bënetë kallaballëk ndë botë. E si vate Iisui ndë Vithani, ndë shtëpi të Simonit së leprosurit. U qas nde ai një grua që kish një qelq me miro nga e shtrejta, e e derdhi sipër mbi krie të tij atje tek rrij. E si e panë mathitit’ e tij, u zëmëruanë, e thanë: Ndë se vëjen këta të humburë? Sepse mund të shitej këjo miro për shumë, e të ipeshinë ndë të varfërë. E si kupëtoi Iisui, u tha ature: Pse ipni zahmet nde gruaja? Sepse ajo bëri punë të mirë tek meje. Sepse të varfëritë i keni kurdo me vetëhe, e mua kurdo nukë më keni. Se ajo që derdhi këtë miro sipër mbi kurm tim, për të kallturë mua ndë varr e bëri. Me të vërteta u thom juvet, kudo që të qiriksetë kij Ungjill ndë gjithë dinia, do të thuhetë edhe këjo që bëri ajo, për të kujtuarë të saj. Ahiere vate një nga të dimbëdhjetë, që quhej Iudhë Iskariot, ndë të parët’ e priftëret. E u tha: Ç’do të më ipni mua, e unë të prodhos atë ndë ju? Edhe ata i taksnë atij tridhjetë argjiria (t’ergjënta). E që atëherë kërkon kohë të mirë që të prodhos atë. E të parënë ditë të lipsovet, u qasnë mathititë te Iisui, e i than’ atij: Ku do të të bëjëmë hazër të haç pashkënë? Edhe ai u tha: Haideni ndë qutet te akëcili, e thoi atij: Dhaskali thotë: Koha ime afër është, tek teje bëj pashkënë me mathitit’ e mi bashkë. E mathititë bënë sikundrë i porsiti ata Iisui, e bënë hazër pashkënë. E si u err, rrij bashkë me të dimbëdhjetë. E tek haijnë ata bukë, u thotë: Me të vërteta u thom juvet, se një nga juvet do të më paradhosjë. E si u helmuanë shumë, nisnë një nga një t’i thoshn’ atij: Mos jam unë, Zot? Edhe ai u përgjegj e tha: Ai që ngjeu dorënë bashkë me mua ndë çanake, ai do të më paradhosjë. E i biri i njeriut vete, sikundr’ është shkruarë për të, po ve mb’atë njeri, që nga ai paradhosetë i biri i njeriut. Më mirë qe nd’atë që të mos qe lerë ai njeri. Edhe Iudha, ai që paradhosi atë, u përgjegj e tha: Mos jam unë, dhaskal? I thotë atij: Ti e the. E kur haijnë ata mori Iisui bukënë, e si e bekoi, e theu, e e ipte mathitivet, e u tha: Mirri, e hai, se kij është kurmi im. E muarr edhe potirnë, e si efharistisi, e dha nd’ata, e u tha: Piji nga këjo të gjithë. Se këjo është gjaku im, e dhiatësë së re, që derdhetë për shumë, për të ndëjierë fajetë. Edhe u thom juvet, se do të mos pi sot e parë nga këjo pem’ e dhrisë, ngjera mb’atë ditë kur ta pi atë të re me juvet bashkë, ndë mbretëri të jatit sim. E si u falë, duallë e vanë ndë mal të Ullinjet. Ahiere thotë mb’ata Iisui: Gjithë juvet do të skandhaliseni mbë mua ndë këtë natë, se është shkruarë: Do t’i bie çobanit, e do të përhapenë dhënt’ e stanit. E pas së ngjallturit sim do të vete më përpara se juvet ndë Galileë. E Petrua u përgjegj, e i tha atij: Edhe të gjithë ndë u skandhaliçinë mbë ti, unë do të mos skandhalisem kurrë. I tha atij Iisui: Vërtet thom tek tij, se ndë këtë natë pa kënduarë edhe kokoshi, tri herë do të më arniseç mua. I thot’ atij Petrua: Edhe ndë u dashtë të vdes me ti bashkë, do të mos të arnisem ti. Ashtu thanë edhe gjithë mathititë. Atëherë vjen bashkë me ata Iisui ndë fshat që quhetë Gjethsimani, e u thotë mathitivet: Rriji këtu, ngjera sa të vete atje të falem. E si mori Petronë edhe të di djelmt’ e Zevedheosë, zu të helmonej e të pikëtonej. Ahiere u thot’ ature: Helmuarë është shpirti im ngjera ndë vdekëjë. Mbetuni këtu, e rrini zgjuarë bashkë me mua. E si vate pakëzë më teje, ra përmis mbi faqe të tij, tuke luturë, e tuke thënë: Babai im, ndë mund të bënetë, le të shkojë nga meje kij potir, po jo si dua unë, po si do ti. E vjen ndë mathitij, e i gjen ata që flijnë, e i thotë Petrosë: Kështu nukë mundë të rrijëtë një sahat të zgjuarë bashkë me mua? Rrini zgjuarë e lutuni, që të mos rriji ndë piraksi, se shpirti ësht’ i fortë, e kurmi nukë mund. Pameta për së ditit vate, e u fal, e thosh: Babai im, ndë mos mund të shkojë kij potir nga meje, që të mos e pi atë, le të bënetë urdhëri it. E si erdhi, i gjeti përsëri që flijnë, sepse qenë rënduarë nga gjumi sit’ e ture. E si i la ata, vate pameta e u lut për së tretit, tuke thënë atë fjalë. Ahiere erdhi ndë mathitij të tij, e u tha ature: Edhe po fliji e prëheni? Ja u afërua koha, e i biri njeriut ipetë ndë duar të fajëtorëvet. Ngreuni, e le të vemi. Na, erdhi afër ai që do të paradhosjë mua. E pa sosurë ai fjalënë, na, Iudha një nga të dimbëdhjetë erdhi, edhe me atë bashkë turm’ e madhe, me thikëra e me drunjër nga të parët’ e priftëret, e pleqt’ e llaoit. E ai që paradhosi atë, dha nd’ata nishan, e u tha: Atë që të puth, ai është, po zirie atë. E atë çast u qas nde Iisui, e i tha: Gëzo, dhaskal. Edhe e puthi atë. Edhe Iisui i tha atij: Mik, pse erdhe? Atëherë u qasnë, e shtinë duartë mbi Iisunë, e e zunë. E një nga ata që qenë me Iisunë, ndëri dorënë e kreu thikën’ e tij, e goditi kopiln’ e së parit së priftëret, e i preu veshn’ e tij. Atëherë i thot’ atij Iisui: Kthe thikënë ndë vënd të saj, se gjith’ ata që zënë thikë, me thikë do të humbasënë. A të duketë se nukë mund ndashti t’i lutem jatit sim e të më dërgojë më tepër se dimbëdhjetë tagmë ëngjëjet? Qish dha do të paguhenë kartëratë, se kështu duhetë të bënetë? Atë sahat u tha Iisui turmëvet: Posi mbë kusar dualltë me thikëra edhe me drunjër të zëri mua. Ngadita me juvet rrijë e dhidhaksjë ndë qishë, e nukë më zutë. E këjo gjithë u bë, që të paguhenë kartërat’ e profitëret. Atëherë gjithë mathitejtë e lanë atë, e iknë. E ata si e zunë e prunë nde Kajafa, te i pari priftëret, atje që u mbëju(a)dhë Grammatejtë edhe pleqësia. E Petrua vij pas sij për së largut, ngjera ndë avlli të së parit së priftëret, e si hiri brënda, rrij bashkë me kopij, të shih të pastajmenë. E të parët’ e priftëret, edhe pleqësia, edhe gjithë sinodhi kërkoijnë martiri të rreme kondr’ Iisuit, që ta vrisnë. E nukë gjenë, e ndonëse erdhë shumë martirë të rrem, nukë gjenë; e më pastaj si erdhë di martirë të rrem. Thanë: Kij tha: Mund të gremis Qishën’ e Perndisë, e ndë tri dit ta dërtoj atë. E si u ngre i pari priftëret, i tha atij: Fare nukë përgjegje? Ç’thonë këta kondrë tij? E Iisui pushonte. E u përgjegj i pari priftëret, e i tha atij: Të vë mbë be Perndin’ e gjallë, të na thuaç nevet ndë je ti Krishti, i biri i Perndisë? I thot’ atij Iisui: Ti e the. Po u thom juvet, që soti e tutje do të shihni të birë e njeriut, që të rrijë mb’anë të djathëtë të fuqisë, e të vijë mbi re të Qiellit. Ahiere i pari i priftëret çori rrobat’ e tij e thosh, se: Vllasfimisi. Ç’na duhenë më martirë? Na, ndashti e digjuatë vllasfimin’ e tij. Si ju duketë juvet? Edhe ata u përgjegjnë, e thanë: Është fajëtuar për vdekëjë. Ahiere pështijtinë mbë faqe të tij, edhe i ranë me pungji, edhe ca i ranë me shuplaka. E thoshnë: Profiteps ndë nevet, Krisht. Cili ësht’ ai që të ra? E Petrua rrij jashtë ndë avlli, e erdhi afër tij një kopile, e i tha: Edhe ti jeshe bashkë me Iisunë Galileonë. E ai bëri arnisi përpara gjithëvet, e tha: Nukë di se ç’thua. E si dolli ai ndë portë, e pa atë një tjetërë, e thotë nd’ata që qenë atje: Edhe kij ish bashkë me Iisunë Nazoreonë. E pameta u arnis me be, që: Nuk’ e di njerinë. E më një çikëzë, si erdhë afër ata që rrijnë atje, i thanë Petrosë: Vërtet edhe ti nga ata je, se të folturitë tat të dëfton ti. Atëherë nisi të anathematisjë e të betonetë, që: Nuk’ e njoh njerinë. E atë çast këndoi kokoshi. E u kujtua Petrua fjalësë Iisuit, që i kish thënë atij, se: Pa kënduarë kokoshi, tri herë do të më arniseç. E dolli jashtë e qau me pikëllim. E si u bë mëngjes, u mbëjuadhë gjithë të parët’ e priftëret, edhe pleqësia e llaoit, e kuvënduanë kondrë Iisuit për të vrarë atë. E si e lidhnë atë, e shpunë, e e dhanë nde Igjemoni Pondio Pellatua. Ahiere si pa Iudha, ai që paradhosi atë, se u dëmëtua, u mendua, e ktheu prapë të tridhjetë t’ërgjëndatë, ndë të parët’ e priftëret edhe ndë pleqësi. E u tha: Fëjeva, që paradhosa gjak të pafajë. Edhe ata i thanë: Ç’dert kemi na; ndë qafë tënde. E si hodhi asprëtë ndë Qishë, iku, e vate e u vuar. Edhe të parët’ e priftëret, si muarrë asprëtë, thanë: Nuk’ ësht’ e udhësë t’i vëmë këto ndë Korvana, sepse janë të shpërblierit’ e gjakut. E si bënë kuvënd, blenë me ato arën’ e qeramidhçiut, për të kallturë ndë varre të huajtë. Pra andaj i thon’ asajt aret ngjera sot Ar’ e gjakut. Ahiere u pagua ajo që u tha nga profiti Ieremia, që thotë: Muarrë të tridhjetë t’ërgjëndatë, të shpërblerit’ e atij që blenë me pazar nga të bijt’ e Israilit. E i dhanë ato nd’arë të qeramidhçiut, sikundrë më dëftoi mua Zoti. E Iisui u pru përpara Igjemonit, e e pieti atë Igjemoni, e i thosh: Ti je mbreti i Çifutet? Edhe Iisui i thot’ atij: Ti e thua. E kur e kallëzoijnë atë të parët’ e priftëret edhe pleqtë, nukë përgjegjej fare. Ahiere i thotë Pillatua: Nukë digjon sa thonë këta kondrë tij? E nukë ju përgjegj atij as ndë një fjalë, kaqë që u çudit Igjemoni shumë. E nd’ato dit të pashkësë kishte zakon Igjemoni që të lëshon llaoit një të zinçirit, cilinë që të duaijnë. E atëherë kishnë ndë zinçir një të digjuarë që e thoshnë Varava. E si qenë mbëjedhurë ata, u tha ature Pillatua: Cilinë doi të u lëshoj juvet, Varavanë, a Iisunë, që quhetë Krishti? Sepse e kupëtoi që nga zilia e kishn’ atë paradhosurë. E si ndënji ai mbi fron i dërgoi gruaja e tij, e i tha: Mos u trazo ndë punëra t’atij njeriut së drejtë, sepse shumë pësova sot mbë gjumë për atë. E të parët’ e priftëret edhe pleqësia mbushnë kokënë botësë, që të kërkojënë Varavanë, e Iisunë ta vrisnë. Edhe Igjemoni u përgjegj, e u tha ature: Cilinë doi nga të di të u lëshoj juvet? Edhe ata i thanë: Varavanë. U thot’ ature Pillatua: Ç’ta bëj dha Iisunë që quhetë Krisht? I than’ atij të gjithë: Le të mbërthenetë ndë Kruq. Edhe Igjemoni u tha, se: Ç’të keq bëri? E ata më tepër thërisnë, e thoshnë: Le të mbërthenetë ndë Kruq. E si e pa Pillatua, që nukë mund të bëjë gjë, po më shumë kallaballëk bënetë, mori ujë, e lau duartë përpara llaoit, e tha: Jam pa faj nga gjaku i këtij së drejtit, ju e paçi mbë qafë. E u përgjegj gjithë llaoi, e tha: Gjaku i atij mbi navet, edhe mbi djelm tanë. Ahiere u lëshoi ature Varavanë, e Iisunë, si e rrahu me kamçi, e dha ta mbërthejnë ndë Kruq. Ahiere trimat’ e Igjemonit, e muarrë Iisunë, ndë Pretorio, e mbëjuadhë mbi atë gjithë shokëtë. E si e sveshnë, i vunë sipër një Hllamidhë të kuqe. E pleksnë kurorë nga gjëmba, e vunë mbi krie të tij, e i dhanë edhe kallam mbë dorë të djathëtë të tij, e bijnë mbë gjunjë përpara tij, e përqeshnë me atë e i thoshnë: Gëzo, o mbret i çifutet. E si pështijnë nde ai muarrë kallamnë, e i bijnë mbë kokë të tij. E si e përqeshnë atë, i nxuarë hllamidhënë, e i veshnë rrobat’ e tij, e e shpunë ta mbërtheijnë ndë Kruq. E si duallë, gjenë një njeri nga Qirini, që e thoshnë Simon; atë muarrë angari, që të ngrerë Kruqn’ e tij. E si erdhi ndë vënd që quhetë Gollgotha, ai është që thuhetë Vënd’ i krerëvet. I dhanë atij të pij uthullë trazuarë me vërer, e si e vuri ndë gojë, nukë duaj të pij. E si e kruqasnë atë, ndajtinë rrobat’ e tij, si shtunë shorte, që të paguhetë ajo që qe thënë nga profiti: I ndajtinë rrobat’ e mia me vetëhe të ture, e mbi rrobë time shtinë short. E rrijnë, e ruaijnë atë atje. E vunë mbi krie të tij fajn’ e tij shkruarë: KIJ ËSHTË IISUI MBRETI I ÇIFUTET. Atëherë u mbërthienë ndë Kruq me atë bashkë di kusarë, njëri mb’anë të djathëtë, e njëri mb’anë të mëngjërë. E ata që shkoijnë e shaijnë atë, tuke tundurë kokën’ e ture. E tuke thënë: Ti që gremisje Qishënë, e mbë tri dit e dërtoje, shpëto vetëhenë tënde. Ndë je i biri Perndisë, zbrit nga Kruqi. Ashtu edhe të parët’ e priftëret, e përqeshnë bashkë me Gramamtikotë edhe me pleqësinë, e thoshnë: Të tjerë shpëtoi, e vetëhen’ e tij nukë mund të shpëtojë. Ndë është mbret i Israilit, le të zbresë ndashti nga Kruqi, e do të besojëmë mbë të. Ka tharosnë nde Perndia, le ta shpëtojë ndashti atë, nd’është që e do atë, se ai tha, që biri i Perndisë jam. Të tilatë thoshnë edhe kusarëtë që qenë kruqasurë me të bashkë, e e shaijnë atë. E që nga të gjashtë sahatë, ngjera ndë nëntë, u bë erësirë ndë gjithë dhe. E mbë të nëntënë sahat, thirri Iisui me zë të madh, e tha: Illi. Illi. Llama savahthani, që do të thotë: Perndia ime, Perndia ime, përse më le? E ca nga ata që rrijnë atje, si e digjuanë, thanë, se kij thërret Ilianë. E atë çast u lëshua një nga ata, e mori një sfungar, e si e mbushi me uthullë, e vu ndë një kallam e e potis atë. E të tjerë thoshnë: Le t’e lëmë, të shohmë, ndë vjen Ilia ta shpëtojë atë. Edhe Iisui thirri pameta me zë të madh, e dha shpirtinë. E ja, perdheja e naoit u çuar mbë di, që sipër e ngjera përposh edhe dheu u tund, e gurëtë u çajtinë. Edhe varretë u hapnë, edhe shumë kurme të shënjtorëvet që flijnë, u ngjallnë. E si u ngjallë nga varretë, pas së ngjallurit e atij, hinë ndë qutet të shënjtëruarë, e u duknë ndë shumë. E Qindësi edhe ata që qenë me të bashkë e ruaijnë Iisunë, si panë tërmetnë, edhe ato që u bënë, u frikuanë shumë, e thanë: Vërtet, biri i Perndisë qe kij. E atje qenë edhe gra shumë, e vështroijnë për së largut. Ato erdhë pas Iisuit nga Galilea, e i shërbeijnë atij. Bashkë me ato ish Magdhalini Maria, edhe Maria mëma e Iakovit edhe Iosiut, edhe mëma e bijet së Zevedheosë. E si u err, erdhi një njeri i paturë nga Arimathia, që quhej Iosif, që edhe ai qe mathiti i Iisuit. Kij vate nde Pillatua, e kërkoi kurmin’ e Iisuit. Atëherë Pillatua porsiti të ipetë kurmi. E si mori kurmnë Iosifi, e tiliksi ndë një çarçaf të pastruarë. E e vuri atë ndë varr të tij të ri, që e kish rrëmuarë ndë shpellë, e si vuri një gur të madh ndë derë, iku. E atje qe Magdhalini Maria, edhe tjatëra Maria, që rrijnë përtej varrit. E të nesërmenë që është pas së prëmtesë, u mbëjuadhë të parët’ e priftëret, edhe farisejtë nde Pillatua. E i thanë: Zot, u kujtuam se ai gënjeshtjari tha kur qe i gjallë, se pas tri ditet do të ngjallem. Porsit dha të ruhetë varri, ngjera të tretënë ditë, se mos vijënë mathitejt’ e tij natënë, e e vjedhënë atë, e thonë te llaoi: U ngjall nga të vdekuritë, e do të bënetë gënjeshtra e pastajme, më e ligë se e para. Edhe Pillatua u tha ature: Keni kustodhinë (trimatë që ruajnë), hajdeni, e ruajni sikundrë dini. Edhe ata si vanë, ruajtinë varrë; e vulosnë gurë me kustodhinë bashkë. E të shëtunë mbrëma, kur nisi të kdhihej e Diela, e para ditë e javësë, erdhi Magdhalini Maria edhe tjatëra Maria të shihnë varrë. E na, e u bë tërmet i madh, se ëngjëll’ i Zotit zbriti nga Qielli, e erdhi e rrukullisi gurë nga dera e varrit, e rrij sipër mbi të. E qe bukuria e tij posi vetëtimë, e të veshurit’ e tij të bardhë posi zbora. E nga frik’ e tij u druadhë ata që ruaijnë, e u bënë posi të vdekurë. E ëngjëlli u përgjegj, e u thotë gravet: Mos u trëmbni ju, se un’ e di që kërkoni Iisunë të mbërthierinë ndë Kruq. Nuk’ është këtu, po u ngjall, sikundrë tha. Ejani e shihni vëndnë tek qe Zoti. E hajdeni këtë çast, e thoi mathitivet së tij, se u ngjall nga të vdekuritë, e ja vete më përpara nga juvet ndë Galileë, atje do ta shihni atë. Ja, ua thaçë juvet. E duallë atë çast nga varri me frikë edhe me gaz të madh, e vanë me vrap t’u rrëfeijnë mathitivet së tij. E tek veijnë t’u rrëfeijnë mathitivet së tij, na, e u duall përpara nd’ato Iisui, e u tha: Gëzoni. Edhe ato u qasnë e i zunë këmbët’ e tij, e ju falë. Atëherë u thot’ ature Iisui: Mos u trëmbni, po hajdeni, e rrëfeni vëllazëret së mi, të vijënë ndë Galileë, e atje do të më shohënë. E kur veijn’ ato, na ca nga trimatë që ruaijnë, si erdhë ndë qutet, dëftuanë ndë të parët’ e priftëret gjith’ ato që u bënë. E si u mbëjuadhë bashkë me pleqësinë, e bënë mushavere, u dhanë trimavet shumë asprë. E u thanë: Të thoi se mathitit’ e tij erdhë natënë, kur flërëm navet, e e vuadhë atë. E nd’u digjoftë këjo nde igjemoni, nevet e çutjëmë atë, e juvet u bëjëmë të mos keni ndonjë të keq. Edhe ata si muarë asprëtë bënë sikundr’ i mpsuanë, e dolli këjo fjalë nga çifutë ngjera sot. E të dimbëdhjetë mathitetë vanë ndë Galileë, ndë mal që u tha Iisui ature. E si e panë atë, ju falë, e ca qenë me di mënd. E si erdhi afër Iisui, u foli ature, e u tha: M’u dha çdo urdhër ndë Qiell edhe ndë dhe. Hajdeni adha, e dhidhaksni gjithë filitë, e t’i pagëzoni ata nd’ëmër të Jatit, edhe të Birit, edhe të Shënjtit Sh(p)irt. E dhidhaksni ata të ruajënë gjithë sa u porsita juvet, e ja, unë jam me juvet gjithë ditë, ngjera ndë të sosurë të jetësë. Vërtet. Nisëjë e Ungjillit e Iisuit Krishtit Birit së Perndisë. Sikundrë është shkruarë ndë profitër: Na, unë dërgoj Ëngjëllinë tim përpara faqesë sate, atë që do të dërtojë udhënë tënde përpara teje. Zë njeriut që thërret nd’erimi: Bëni gati udhën’ e Zotit, bëni të shtruara monopatet’ e tij. U bë si pagëzonte Joanni mb’erimi, e qiriks pagëzim të metanisë, për të ndëjierë fajetë. E vijnë nde ai gjithë vëndi Iudheësë, edhe Ierosolimitë, e pagëzoneshinë gjithë prej sij mbë lumë të Iordhanit, e rrëfeijnë fajet’ e ture. E Ioanni ishte veshurë me lesh të Gamilësë, edhe brez të lëkurtë mbë mes të tij, edhe hajte vllastare, edhe mjaltë t’egrë. E qiriks, e thoshte: Vjen pas meje ai që është m’i fuqiçim se unë, që atij nukë jam unë i zoti të unjem e t’i sgjidh rripn’ e këpucëvet së tij. Se unë pagëzova juvet me ujë, po ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt Shënjt. E u bë mb’ato dit, erdhi Iisui nga Nazareti Galileësë, e u pagëzua prej Ioannit mbë Iordhan. E atë çast si dolli nga ujëtë, pa Qielltë që u hapnë, edhe Shpirtinë që zbriti mbë të posi Pëllumbë. E u bë zë nga Qielltë: Ti je biri im i dashuri, që mbë tij prëhem. E atë çast e ngrijti atë Shpirti mb’erimi. E ishte atje mb’erimi dizet dit, e gucitej nga satanai, e ishte bashkë me egrësira, e e shërbeijn’ atë ëngjëjtë. E pasandaj, si u paradhos Ioanni, erdhi Iisui mbë Galileë, e qiriks Ungjill’ e mbretërisë Perndisë. E thoshte se: Koha u sos, e mbretëria e Perndisë afër është. Metanoisni, e besoni mbë Ungjill. E tek ecënte mbanë detit së Galileësë, pa Simonë, edhe Andhreanë vëllan’ e tij, që shtijnë rrjetëtë mbë det (sepse qenë pishkëtorë). E u tha ature Iisui: Ejani pas meje, e do t’u bëj juvet të bëneni pishkëtorë të njerëzet. E atë çast lanë rrjetët’ e ture, e vanë pas sij. E poqë vate pakëzë më teje, pa Iakovonë të birë e Zevedheosë, edhe Ioannë të vëllan’ e tij, që mballosnë edhe ata rrjetëtë mbë varkë. E atë çast i thirri ata, e si lanë baban’ e ture Zevedheonë mbë varkë bashkë me ergatë, i van’ atij pas. E hinë brënda ndë Kapernaum. E atë çast të shëtunë hiri mbë Sinagoj, e dhidhakste. E çuditejnë mbë dhidhahi të tij, se i dhidhaks ata si një që ka urdhër, e jo si Grammatejtë. E ishte ndë sinaguaj të ture një njeri që kish Shpirt të pëgërë, e thërrit. E thoshte: Lena, ç’ke me nevet, o Iisu Nazariot? Erdhe të na priç navet? Unë të di tij se cili je - Shënjti i Perndisë. E e qërtoi atë Iisui, e i tha: Vuvosu, e dil nga ai. E si e drodhi atë Shpirti i pëgërë, dolli nga ai tuke ulërijturë. E u çuditnë gjithë kaqë që pietishnë njëri me tjatërinë, e thoshnë: Ç’është këjo? Ç’është këjo dhidhahi e re që me urdhëri porsit edhe Shpirtërat’ e pëgëra, e digjojënë porsin’ e tij? E zëri i tij u digjua atë ças ndëpër gjithë vënde që janë afër Galileësë. E atëherë si duallë nga sinagoji, vanë mbë shtëpi të Simonit e të Andhreasë, bashkë me Iakovonë edhe me Ioannë. E vjehëra e Simonit dergjej nga ethetë, e atë çast i than’ atij për atë. E si ju qas afër, e zuri atë nga dora, e e ngrijti, e atë çast e la atë ethea, e zu e shërben mb’ata. E si perëndoi Dielli e u err, prunë nde ai gjithë të sëmurëtë edhe të dhemonisuritë. E gjithë quteti qenë mbëjedhurë mbanë derësë. E shëroi shumë të sëmurë nga çdolloi sëmundë, edhe shumë të paudhë kreu, e nuk’ i lij të paudhëtë të thoshnë për atë se e dijnë. E si u ngre nesëret shumë mëngjes, dolli jashtë, e vate ndë një vënd që nukë qenë njerëz, e atje falej. E vanë pas sij Simoni, edhe gjith’ ata që qenë bashkë me të. E si e gjenë i thanë atij, që të kërkojënë gjithë. U thot’ ature: Ejani të vemi mbë fshatëra t’afëra, që të qiriks edhe atje, se unë për këtë (punë) dolla. E qirikste mbë sinagoje të ture, edhe mbë gjithë Galileë, e kren të paudhëtë. E vjen nde ai një njeri i leprosurë, e i lutej, e bijte mbë këmbë të tij, e i thoshte, që: Ndë daç, mund të më shëroç. E si i erdhi keq Iisuit, ndëri dorënë, e e zuri atë, e i thotë: Dua, shërou. E me të thën’ ai, atë çast iku prej sij lepra, e u qërua. E si e porsiti atë me kanosí, atëherë e kreu atë jashtë. E i thot’ atij: Vështro mirë, të mos i thuaç njeriut fare gjë, po hajde e dëfto vetëhenë tënde nde prifti, e shpjerë për të qëruaritë tat, ato që porsiti Moisiu, për martirí të ture. E ai si dolli jashtë, nisi të qiriks shumë, e të mbill fjalënë, kaqë që nukë mund të hinte ai nde ndonjë qutet faqeza, po rrijte jashtë mbë vënd që s’qenë njerëz, e vijnë nde ai nga çdo anë të vëndit. E pas ca ditet hiri pagjene ndë Kapernaum; e u digjua se është ndë shtëpi. E atë çast u përmbëjuadhë shumë, kaqë që nukë mund t’i nxinte as vëndi që qe përpara portësë, e i dhidhaks ata dhidhahinë. E erdhë ndë ai e i prunë një të mbajturë, që e ngrijnë katër vetë. E si s’mundnë të qasejnë afër atij nga turma, zbuluanë çatin’ e shtëpisë që qe brënda, e si hapnë, zbritnë shtratnë që dergjej mbë të i mbajturi. Edhe Iisui si pa besën’ e ture, i thotë së mbajturit: Bir, t’u ndëjienë tij fajet’ e tua. E qenë ca nga Grammatejtë që rrijnë atje, e mëndonejnë me zëmëra të ture: Pse vllasfimis kij kështu? Cili mund të ndëjejë faje veçme një, Perndia? E atë çast si e kupëtoi Iisui me Shpirt të tij, që mëndonejnë kështu me vetëhe të ture, u thot’ ature: Pse mëndoneni këto me zëmëra tuaj? Ç’është m’e kollajçme t’i thom së mbajturit: t’u ndëjienë fajet’ e tua, a t’i thom: Ngreu e mer shtratthinë tënd, e ecë udhësë sate? Po që të shihni se i biri njeriut ka u(r)dhër mbi dhe të ndëjejë fajetë (i thotë së mbajturit): Ti të thom, ngreu, e mer shtratnë tënd, e hajde mbë shtëpi tënde. E atë çast u ngre, e si mori shtratnë, dolli përpara së gjithëvet, kaqë që u çuditnë gjithë, e lëvdoijnë Perndinë, e thoshnë se: Kështu nukë pam kurrë. E dolli pagjene nga an’ e detit, e gjithë turma vinte nde ai, e i dhidhaks ata. E tek shkonte mb’udhë pa Levínë, të bir’ e Allfeosë, që rrijte mbë kumerq, e i thot’ atij: Eja pas meje. E u ngre, e vate pas tij. E u bë kur rrijte ai ndë mësallë ndë shtëpi t’atij, rrijnë bashkë me Iisunë, edhe me mathitit’ e tij shumë kumerqarë edhe gjinahqarë, sepse qenë shumë, e erdhë pas tij. E si e pan’ atë grammatejtë edhe farisejtë që hajte bashkë me kumerqarë edhe gjinahqarë, u thoshnë mathitivet së tij: Pse ha edhe ai me kumerqarë edhe me gjinahqarë? Edhe Iisui si e digjoi, u tha ature: Të shëndoshëtë nukë duhenë jatro, po ata që janë të sëmurë. Nuk’ arçë të thërres mbë metani të drejtëtë, po fajëtorëtë. E mathitit’ e Ioannit edhe të Farisejet agjëroijnë, e erdhë e i thon’ atij: Pse mathitit’ e Ioannit edhe të Farisejet agjërojënë, e mathitit’ e tu nuk’ agjërojënë? Edhe Iisui u tha ature: Mos mundjënë të ftuaritë mbë dasmë t’agjërojënë, ngjera sa është dhëndëri me ta bashkë? Sa kohë kanë me vetëhe të ture dhëndërinë nukë mundjënë t’agjërojënë. Po do të vijënë dit, kur të ngrihetë nga ata dhëndëri, e ahiere mb’ato dit do t’agjërojënë. E asndonjë njeri nukë vë mballomë të re e të pafërkuarë mbi rrobë të vjetërë, e ndë mos, mballoma e re do të prishjë atë anë të së vjetërësë që u vu mbi të, e do të bënetë të çjerëtë më likshtë. Edhe ndonjë njeri nukë vë verë të re mbë kaçupe të vjetëra, e ndë mos, vera e re do të shpojë kaçupetë, edhe vera do të derdhetë, edhe kaçupetë do të prishenë; po vera e re mbë kaçupe të ra duhetë të vihetë. E u ndodh të shkonte ai një të shëtunë ndëpër ara të mbjella, e nisnë mathitit’ e tij tuke ecurë mb’udhë të fërkoijnë kallësë. E Farisejtë i thoshn’ atij: Vështro se ç’bëjënë të shëtunë, atë që nuk’ ësht’ e udhësë. Edhe ai u thosh ature: Nukë dhiavastë kurrë se ç’bëri Dhavidhi kur pati shtrëngim, e i erdhi u atij, edhe ature që kish me vetëhe të tij? Qish hiri mbë shtëpi të Perndisë ndë kohë të së parit së priftëret Aviatharit, e hangri bukët’ e prothesit, ato që nuk’ ishte ndëjierë përveçme priftëret, e u dha edhe shokëvet që pati me vetëhe? E u thoshte ature: E Shëtuna për njerinë u bë, e jo njeriu për të shëtunënë. E nd’ësht’ ashtu i biri i njeriut është zot edhe së shëtunësë. E hiri pagjene ndë Sinaguaj, e atje ishte një njeri që kish dorënë të thatë. E vijnë re atë të shihnë ndë duan ta shëron atë të shëtunë, që ta kallëzoijnë atë. E i thotë njeriut që kish dorënë të thatë: Ngreu e eja ndë mes. E u thot ature: Është ndëjierë të bëjë njeriu të mirë të shëtunatë, a të bëjë të keq? Të sosjë Shpirt, a ta humbasjë? E ata nukë flisnë. E si i vështroi ata me të zëmëruarë, sepse i eleimonisej për të verbuarit’ e zëmërësë ture, i thotë njeriut: Ndër dorënë tënde. E e ndëri, e u bë dor’ e tij e shëndoshë, posi edhe tjetëra. E atë çast si duallë Farisejtë bashkë me Irodhianotë, bënë mushaveré kondr’ atij, që ta vrisnë atë. Edhe Iisui u hoq mbënjanë, e vate nga an’ e detit bashkë me mathitit’ e tij, e shumë turmë nga Galilea vinte pas tij, edhe nga Iudhea. Edhe nga Ierusalimi, edhe nga Idhumea, edhe nga anët’ e përtejme të Iordhanit, edhe nga anëtë që janë rrotullë Tirosë edhe Sidhonësë, shumë njerëz si digjuanë ato që bënte Iisui, erdhë nde ai. E u tha mathitivet së tij, që të presë atë një varkë të hijë mbë të për turmë, që të mos e shtipëjnë atë turm’ e njerëzet. Sepse shëroi shumë, kaqë që bijnë mbi të ata që kishnë të keq, që të ngisnë me dorë prej si. E Shpirtet’ e pëgëra poq’ e shihnë atë, bijnë mbë këmbë të tij, e thërrisnë, e thoshnë se: Ti je i biri i Perndisë. E i qërton ata shumë, që të mos e dëftoijnë atë. E si hipi mbë një mal, thirri pas tij ata që deshi ai, e vanë afër. E sgjodhi dimbëdhjetë, që të jenë bashkë me të, edhe t’i dërgojë ata të dhidhaksjënë. Edhe të kenë urdhër të shërojënë sëmundëtë, edhe të zbojënë të paudhëtë. E i vuri Simonit ëmërinë Petro. Edhe Iakovonë të birë e Zevedheosë, edhe Ioannë të vëllan’ e Iakovoit (e u vuri ature ëmërë Voanergjes, domethënë: të bijt’ e brumbullimit). Edhe Andhreanë, edhe Filipnë, edhe Varthollomeonë, edhe Mattheonë, edhe Thomanë, edhe Iakovonë të bir’ e Allfeosë, edhe Thadheonë, edhe Simonë Kananitnë. Edhe Iskariotnë Iudhënë, atë që e paradhosi, e vijënë mbë shtëpi. E u përmbëjuadhë pagjene turmë, kaqë që nukë mundnë as bukë të haijnë. E si digjuanë këto njerëzit’ e tij, duallë jashtë ta mbajnë atë, se thoshnë që dolli nga mëntë. E Grammatejtë që erdhë nga Ierusalimi, thoshnë se: Ka Veellzevullë, e me anë të së parit së paudhëvet, kren të paudhëtë. E si thirri ata gjithë, u thosh ature me paravolira: Qish mund Satanai të krejë satananë? E ndë qoftë që të ndahetë një mbretëri mbë vetëhe të saj, nukë mund të qëndrojë ajo mbretëri. Edhe ndë qoftë që të ndahetë një shtëpi mbë vetëhe të saj, nukë mund të qëndrojë ajo shtëpi. E ndë u ngreftë satanai kondrë vetëhesë tij e të ndahetë, nukë mund të qëndrojë, po është sosëj’ e tij. S’mund ndonjë njeri të hijë ndë shtëpi të së fortit, e t’i marrë armëtë, ndë mos lidhtë më përpara të fortinë, e pastaj t’i grabitjë shtëpin’ e tij. Me të vërteta u thom juvet, se gjithë fajetë do t’u ndëjenenë bijet së njerëzet, edhe vllasfimira sa që të vllasfimisjënë. Po ai që të vllasfimisjë nde Shënjti Shpirt, nukë ka të ndëjierë mbë gjithë jetë, po është fajëtuar për gjuq të pasosurë. Sepse thoshnë: Shpirt të pëgërë ka. E i vijnë dha vëllazëritë edhe ëm’ e tij, e si qëndruanë jashtë, dërguanë nde ai ta thërrisnë. E rrijnë turmë rrotull atij, e i than’ atij: Ja, ëmma jote, edhe vëllazërit’ e tu, të kërkojënë ti jashtë. E u përgjegj ature, e u tha: Cila është mëma ime, a vëllazërit’ e mi? E si vështroi rrotull mb’ata që rrijnë pranë tij, thotë: Na mëma ime, edhe vëllazërit’ e mi. Se ai që të bëjë ato që i pëlqejënë Perndisë, ai është vëllai im, edhe motra ime, edhe mëma. E përsëri nisi të dhidhaks mb’anë të detit, e u mbëjuadhë nde ai shumë turmë, kaqë sa hiri ai mbë një varkë, e rrijte mbë det, e gjithë turma rrijnë mbë dhe mb’anë të detit. E i dhidhaks ata shumë me paravolira, e u thosh ature mbë dhidhahi të tij: Digjoni, na, dolli bujku për të mbjellë. E u bë tek mbillte, ca farë ra mb’udhë, e erdhë zogjt’ e Qiellit e e hangrë atë. E tjatër ra mbë vënd që qenë gurë, atje tek s’qe bajtë shumë, e sepse nukë kish dhe të thellë biu menjëherë. E si leu Dielli, u shkrumbua nga vapa, e sepse nukë kish rrënjë, u tha. E tjatër ra mbi gjëmba, e u madhuanë gjëmbatë, e e mbitnë atë, e nukë zuri bukë. E tjatër ra mbi dhe të mirë, e dha farë që hipën, e u shtua, e bëri ku një tridhjetë, e ku një gjashtëdhjetë, e ku një njëqind. E u thosh ature: Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë. E kur mbeti vetëmë, e pien’ atë ata që qenë pranë tij bashkë me të dimbëdhjetë paravolinë. E u thosh ature: Juvet u është dhënë të njihni të fshehurat’ e mbretërisë. E mb’ata të jashtësmitë të gjitha me paravolira bënenë. Që tuke parë të shohënë, e të mos kupëtojënë, e tuke ndierë me veshë të ndiejënë, e të mos digjojënë, që të mos vijënë ndë mënd, e t’u ndëjenenë fajet’ e ture. E u thot’ ature: Nuk e dini këtë paravoli? E po qish do të njihni gjithë paravolitë? Ai që mbjell fjalënë, është bujku. E ata që u mbuallë mb’anë t’ udhësë, jan’ ata që mbilletë fjala, po si e digjojënë, atë çast vjen satanai, e ua mer fjalënë që është mbjellë ndë zëmëra të ture. Ashtu jan’ edhe këta që u mbuallë mbë vënd që qenë gurë. Ata kur digjojënë fjalënë, e marrënë menjëherë atë me gëzim. E nukë kanë rrënjë mbë vetëhe të ture, po janë për pak kohë, e kur bënetë shtrëngim, a ndjekëjë për fjalë, skandhalisenë menjëherë. E këta që janë mbjellë mbë gjëmba, jan’ ata që digjojënë fjalënë. Po të lakëmuarit’ e kësaj jetet, edhe të gënjierit’ e gjërit, edhe dëshërimetë që kanë mbë të tjera, si ju hijënë brenda, e mbitjënë fjalënë, e bënetë e pavëjierë. E këta që janë mbjellë mbë dhe të mirë jan’ ata, që digjojënë fjalënë, e marënë, e bëjënë farë, cili tridhjetë, e cili gjashtëdhjetë, e cili njëqind. E u thosh ature: Mos vjen fotía që të vihetë ndënë shinik, a ndënë shtrat? Nukë vjen për të vënë mbi shambdan? Se nuk’ është ndonjë e fshehurë që të mos dalë mbë mejdan, a u bë ndonjë e fshehurë që nuk’ u çfaq. Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë. E u thosh ature: Viri re mirë mb’ato që digjoni. Me atë matës që matni, me atë do t’u matetë edhe juvet, edhe do t’u shtonetë juvet që digjoni. Se atij që ka do t’i ipetë edhe tjatër, e atij që s’ka, edhe ajo që ka do t’i mirretë prej si. E thoshte: Kështu është mbretëria e Perndisë, si një njeri që të shtjerë farënë mbë dhe. E flë, e ngrihetë nat’ e ditë, e fara bin e rritetë, kur ai s’e di. Sepse vetiut dheu pjell, më përpara bar, pastaj kalli, e më pastaj plot me koqe. E si të zërë bukë, atëherë dërgon drapërinë, se erdhi të korrëtë. E thoshte: Me çfarë njeri ta bëjëmë të gjajë mbretëria e Perndisë? A me ç’paravoli ta barabarisjëmë atë? Posi me një koqe të sinapit, që ajo kur mbilletë mbë dhe, është m’e vogëlë nga gjithë farëtë që janë mbi dhe. E kur të mbilletë, rritetë, e bënetë m’e madhe nga gjithë lakëratë, e bën dega të mëdha, kaqë që mundjënë zogjtë e Qiellit të bëjënë folera ndënë hie të saj. E me shumë paravolira të tila u flit ature dhidhahinë, sikundrë mundnë të digjoijnë. E pa paravoli nuk u flit ature; e kur mbetejnë vetëmë, ua ksijiste të gjitha mathitivet së tij. E si u err atë ditë, u thot’ ature: Le të hidhemi mb’anë të tejme të detit. E si lanë turmënë, e muarrë atë ndë varkë sikundrë ish, e me atë bashkë qenë edhe të tjera varka. E bënetë thëllim i madh mbë det nga era, e këceijnë tallazetë, e hijnë brënda ndë varkë, kaqë që për një çikëzë të mbushej. E ai qe mb’anë të prapësme të varkësë mbi një jastëk, e flijte, e e zgjuanë atë, e i thonë: Dhaskal, nukë të pret tij që mënjënd humbasëmë? E si u ngre, qërtoi erënë, edhe detit i tha: Pusho, mos u ndiej. E mbeti era, e u bë bunac’ e madhe. E u thot’ ature: Pse ini kështu trëmbëlakë? Qish nukë kini besë? E u frikuanë frikë të madhe, e thoshnë njeri me jatërinë: Vallë cili është kij, që edhe era, edhe deti e digjojënë? E u hodhë mb’anë të tejme të detit, mbë fshat të Gadharinovet. E poqë dolli ai nga varka, atëherë e poqi atë një njeri me Shpirt të pëgërë, që duall nga varretë. Ai kishte të ndënjurit’ e tij ndë varre, e as me zinçirë s’mund ta lidh atë njeri. E ndonëse e lidhë atë shumë herë me zinçirë, edhe me hekura mbë këmbë, edhe zinçiretë i këput, edhe hekurat’ e këmbëvet, e ndonjë s’mund ta mbante atë. E gjithë kohënë nat’ e ditë rrijte ndëpër male, e ndëpër varre, tuke prerë vetëhen’ e tij me gurë. E si pa Iisunë për së largut, u lëshua me vrap, e u fal nde ai. E si briti me zë të madh, i tha: Ç’ke të bëç ti me mua Iisu i biri i Perndisë së lartë? Të betoj te Perndia të mos më mundoç. (Sepse i thosh atij: Del jashtë nga njeriu Shpirt i pëgërë.) E e piet atë: Ç’është ëmëri it? E u përgjegj, e tha: Legjeon është ëmëri im, se jemi shumë. E i lutej atij shumë, që të mos i dërgon ata jashtë nga vëndi. E atje rrotull malevet ishte një kope derravet e madhe, që kullotnë. E i lutejn’ atij gjithë të paudhëtë, e thoshnë: Dërgona navet të hijëmë mbë derra, e të rrimë mb’ata. E atëherë u dha urdhërinë ature Iisui. E si duallë Shpirtet’ e pëgëra, hinë mbë derra, e u vërsul kopeja me vrap, e u gremis mbë det (që qenë ngjera di mijë) e u mbitnë mbë det. E ata që kullotnë derratë iknë, e vanë të rrëfeijnë ndë qutet edhe ndë fshatëra. E duallë të shihnë ç’është këjo që u bë; e vijënë tek ishte Iisui, e shohënë të dhemonisurinë, atë që kish legjeonë që rrijte veshurë rrobatë, edhe urtëcuarë, e u frikuanë. E ata që e panë, u rrëfienë ature të gjitha ç’u bënë te i dhemonisuri, edhe ç’u bë ndë derra. E nisnë t’i lutejn’atij, që të dil nga sinoret’ e ture. E si hipi ai mbë varkë, i lutej atij ai që pat të paudhëtë, që të rrij bashkë me të. E Iisuj nuk’ e la atë, po i tha atij: Hajde mbë shtëpi tënde, mbë njerëz të tu, e thuaj ature sa bëri tek teje Zoti, e i erdhi keq për ti. E vate; e nisi të rrëfente ndë Dhekapol sa bëri nde ai Iisui, e çuditeshinë të gjithë. E si shkoi pagjene Iisui mb’anë të përtejme me varkë, u mbëjuadhë nde ai shumë turmë; e qe mbanë detit. E na, i vjen një nga të parët’ e sinagojit, që kish ëmërinë Iairo, e si e pa atë, i ra mbë këmbë të tij. E i lutej atij shumë, e i thosh se: Vashëza ime është mbë të vdekurë. Nxito, e të vëç mbi të duartë, të shpëtojë, e të rrojë. E vate bashkë me të, e vint’ pas si shumë turmë, e e shtrëngoijnë atë. (E një grua që kish të rrjedhurë të gjakut dimbëdhjetë vjet. E kishte hequrë shumë nga shumë xherahë, e kish prishurë gjithë gjën’ e saj pa mbrodhurë, po ishte bërë më keq. Si digjoi për Iisunë, erdhi prapazë ndë turmë, e zuri rrobën’ e tij. Sepse thosh, që: Edhe rrobën’ e tij ndë zufça, do të shëronem. E atë çast ju tha të rrjedhurit’ e gjakut së saj, e digjoi mbë kurm të saj se u shërua nga ajo plagë. E Iisui atë çast si digjoi brënda mbë vetëhe të tij fuqinë që dolli nga vetëheja e tij, u kthie ndë turmë, e thoshte: Cili më zuri nga rrobatë? E mathitit’ e tij i thoshnë atij: Sheh turmënë që të shtrëngon, e thua cili më zuri? E vështron rrotullë të shih atë që bëri këtë. E gruaja, si e dij atë që u bë mbë të, u frikua, e dridhej, e erdhi e i ra mbë këmbë të tij, e i tha atij gjithë të vërtetënë. Edhe ai i tha asaj: Bijë, besa jote të sosi ti, ecë ndë të mirë tënde, e shërou nga të keqtë tat). E pa sosurë ai fjalënë vijënë nga i pari sinagojit, e thonë, se: Vashëza jote vdiqi, pse i ep tjatër zahmet dhaskalit? Edhe Iisui atë çast poqë digjoi fjalënë që thanë, i thotë së parit së sinagojit: Mos u trëmb, po vetëmë beso. E nukë la njeri të vinte pas si, përveçme Petronë, edhe Iakovonë, edhe Ioannë, të vëllan’ e Iakovoit. E vjen mbë shtëpi të së parit së sinagojit, e sheh shumë nakatosí, e shumë që qajnë, edhe ulërijnë fort. E si hiri brënda u thot’ ature: Pse nakatoseni e qani? Vashëza nukë vdiqi, po flë. E e përqeshnë atë. Edhe ai si i kreu të gjithë jashtë, mori me vetëhe të jatn’ e djalit, edhe mëmënë, edhe ata që pat me vetëhe, e vate brënda tek qe vashëza shtrijturë. E si e zuri vashëzënë nga dora, i thot’ asaj: Talitha kumi, që domethënë: Vashëza (ti të thom), ngreu. E u ngre atë çast vashëza mbë këmbë, e ecënte; sepse ishte dimbëdhjetë vjeç, e u çuditnë çudi të madhe. E i porsiti ata shumë, që të mos e dijë ndonjë njeri këtë; e u tha t’i apënë asaj të hajë. E dolli ateje, e vate ndë patridhë të tij, e vanë pas tij edhe mathitit’ e tij. E si erdhi e shëtuna nisi të dhidhaks ndë sinaguaj. E shumë kur e digjuanë çuditejnë, e thoshnë: Nga i erdhë këtij këto? E ç’është këjo sofi që ju dha këtij? E çfarë thavmaturgjira bënenë nga duart’ e këtij? Nuk është kij ai që bën arkazë, i biri Mariësë, e vëllai i Iakovoit, e Iosiut, e i Iudhësë, e i Simonit? E nukë janë motrat e tij këtu bashkë me nevet? E skandhalisejnë mbë të. E Iisui u thosh ature, se: Nuk’ është profit i panderçurë, përveçme ndë qoftë ndë vënd të tij, e ndë njerëz të tij, e ndë shtëpi të tij. E nukë mund atje të bënte ndonjë thavmë, përveçme ndë pakëzë të sëmurë vuri duartë e i shëroi. E çuditej për pabesllëkn’ e ture; e gjezdiste rrotullë fshatëravet tuke dhidhaksurë. E thirri të dimbëdhjetë, e nisi t’i dërgon ata di e di; e u ipte ature udhër mbi Shpirtëra të pëgëra. E i porsiti ata që të mos marrënë gjë mb’udhë, përveçme stapit vetëmë, as trajstë, as bukë, as bakër mbë brez të ture. Po të mbathejnë shollë, e të mos kenë di palë rroba për të veshurë. E u tha ature: Mbë çdo shtëpi që të hini, atje të qëndroni ngjera sa të dili ateje. E ata që të mos u dheksjënë juvet, edhe të mos u digjojënë juvet, kur të dili ateje, të shkundni edhe pluhurin’ e këmbëvet suaj, për ma(r)tiri të ture. Se patjatër u thom juvet, që më të leh mundim do të kenë sodhomitë edhe gomorritë ndë ditë të gjuqit, se ai qutet. E si duallë jashtë, vanë të qiriksnë, që të meteisinë. E shumë të paudhë nxuarë, e lieijnë me vaj shumë të sëmurë, e i shëroijnë. E digjoi mbreti Irodhi (sepse u digjua ëmër’ i tij) e thoshte, se: Ioanni që pagëzon u ngre nga të vdekuritë, pra andaj bënenë këto çudi prej si. E të tjerë pa thoshnë, se ësht’ Iliaja; e të tjerë pameta, se është profit, a si një nga profitëritë. E kur digjoi Irodhi, tha se: Ioanni që i preva unë krietë, ai është, ai u ngjall nga të vdekuritë. Sepse ai Irodhi kishte dërguarë e zuri Ioannë, e e lidhi atë ndë hapsanë, për sebep të Irodhiadhësë gruasë Filiput vëllait së tij, që e muar atë grua. Sepse Ioanni i thoshte Irodhit: Nukë t’është ndëjierë të keç ti gruan’ e vëllait sit. E Irodhiadha kish inat mbë të, e duan ta vrit atë, po nukë mundë. Sepse Irodhi i trëmbej Ioannit, se e dij atë që qe njeri i drejtë, edhe shënjt, e e mburon atë, e si e mban vesh, bënte shumë punëra me anë të tij, e e digjon atë me shumë t’ëmblë. E si erdhi një ditë e mbarë, ahiere që bën Irodhi gosti për ditë të së lerit së tij, e thirri arhondët’ e tij edhe hiliarhëtë, edhe të parët’ e Galileësë. E si hiri brënda edhe vashëza e asaj Irodhiadhësë e luajti valle e i pëlqeu Irodhit edhe ature që qenë me atë bashkë ndë sufra, i tha mbreti vashëzësë: Kërko çdo që të duaç e do të ta ap tij. E i bëri asaj be, që: Çdo që të më kërkoç, do të ta ap tij, edhe ndë qoftë gjusmën e mbretërisë sime. Edhe ajo si dolli, ja tha mëmësë saj: Ç’të kërkoj? Edhe ajo i tha: Kriet’ e Ioannit Vaptistiut. E atë çast u kthie e hiri nde mbreti me të shpejta, e i kërkoi, e i tha: Dua të m’apç mua ndashti mbë një kupë kriet’ e Ioannit Vaptistiut. E mbreti ndonëse u helmua shumë, po për be që bëri, edhe për turp t’ature që rrijnë me të bashkë, nukë deshi të prish zëmërënë. E atë çast dërgoi mbreti xhelat, e porsiti të biretë kriet’ e tij. E ai si vate, e preu atë brënda ndë hapsanë, e e pruri kriet’ atij ndë mashtrëk, e ja dha atë çupësë, e çupa ja dha mëmësë saj. E si e digjuanë mathitit’ e tij, erdhë, e ngrijtinë kurmn’ e tij, e e kallë ndë varr. E u mbëjuadhë apostojtë ndë Iisui, e i rrëfien’ atij të gjitha, edhe sa bënë, edhe sa dhidhaksnë. E u tha ature: Ecëni juvet veçë ndë vënd të shquarë, e prëhuni pakëzë. Se qen’ ata që vijnë, edhe ata që ikëjnë kaqë shumë, që as bukë të haijnë nukë kishnë kohë. E vanë veçë me varkë mbë vënd të shquarë. E turmat’ i pan’ ata kur vijnë, e e njohnë atë shumë, e u lëshuanë e van’ atje mbë këmbë nga gjithë fshatëratë, e arrijtin’ atje më përpara se ata, e u përmbëjuadhë ndë ai. E si dolli Iisui jashtë nga varka, pa shumë turmë. E i erdhi keq për ata, se qenë posi dhëntë pa dëlmier, e nisi t’i dhidhaks ata shumë. E si shkoi koha, ju qasnë mathitit’ e tij, e i thanë, se: Vëndi ësht’ erimí, edhe koha është shkuarë. Lëshoi ata të venë rrotull fshatëravet e qutetevet, të blejënë bukëra për vetëhe të ture, sepse s’kanë se ç’të hanë. Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Epuni juvet ature të hanë. Edhe ata i thon’ atij: Të vemi të blejëmë diqind dhinarë bukëra, e t’u apëmë ature të hanë? Edhe ai u thot’ ature: Sa bukëra keni? Hajdeni e shihni. E si vanë e panë, i thanë: Pesë, edhe di pishq. E i porsiti ata që t’i vënë të rrinë të gjithë sufrà-sufrà mbi bar të njomë. E ndëjnë poshtë çetë-çetë; ca nga njëqind, e ca nga pesëdhjetë. E si mori të pesë bukëtë, edhe të di pishqitë, e si vështroi lart ndër Qiell, i bekoi, e i theu bukëtë, e ua dha mathitivet së tij, t’i vijnë përpara ature, edhe të di pishqitë i ndau ndë gjithë. E hangrë të gjithë, e u frinë. E ngrijtinë nga copatë dimbëdhjetë shporta plot, edhe nga pishqitë. E ata që hangrë bukët’ ishnë ngjera pesë mijë burra. E atë çast anangasi mathitit’ e tij të hijënë ndë varkë, e të shkojënë më përpara përtej ndë Vithsaidha, ngjera sa të lëshojë ai turmënë. E ai si i lëshoi ata, vate mbë mal të falej. E si u err, varka qe mbë mes të detit, e ai qe vetëmë ndë dhe. E i pa ata që mundonejnë tuke hequrë kupitë (sepse era qe kondrë nd’ata). E mbë të katërtënë të natësë, vate mb’ata tuke ecurë mbi det, e duaj t’u shkon më parë. Edhe ata si e pan’ atë që ecën mbi det, u duk nd’ata se është fantasí, e nisnë të thërrisnë. (Sepse e pan’ atë të gjithë e u drodhë). E atë çast u foli ature, e u thotë: Kini tharos, se unë jam, mos u trëmbni. E hipi mbë ta sipër mbi varkë, e pushoi era, e kaqë më tepër tromaksnë me vetëhe të ture, e u çuditnë. Se nuk’ e kishnë kupëtuarë mirë atë që u bë ndë bukëra, se u qe verbuarë zëmër’ e ture. E si u hodhë përtej gjolit, erdhë mbë vënd të Gjenisaretit; e atje araksnë ndë liman. E poqë duallë ata nga varka, atë çast e njohnë atë. E si gjezdisnë ndëpër gjith’ ato vënde që qenë rrotull, nisnë të bijnë mbi shtrate gjith’ ata që qenë sëmurë keq, tekdo që digjoijnë se atje është. Edhe tekdo që vij ndë fshatëra, a ndë qutete, a ndë çifliqe, vijnë udhëvet të sëmurëtë, e i lutejn’ atij, që t’i zijnë vetëmë pëqin’ e rrobavet së tij, e sa që e zijnë, shëronejnë nga sëmunda. E u mbëjuadhë nde ai Farisejtë edhe ca nga Grammatejtë, që erdhë nga Ierusalimi. E si panë ca nga mathitit’ e tij, që haijnë bukë me duar të pëgëra (domethënë të palara) i shajtinë. (Sepse Farisejtë, edhe gjithë çifutë, ndë mos lafinë duartë ngjera mbë bilure, nukë hanë, sepse mbajënë porsin’ e pleqet. Edhe kur kthenenë nga pazari, ndë mos u lafinë nukë hanë, edhe shumë të tjera jan’ ato që muarë t’i ruaijnë, të lara të potirevet, e të ksestravet, e të bakërevet, e të shtratevet). Pasandaj e pietn’ atë Farisejtë edhe Grammatejtë: Përse mathitit’ e tu, nuk’ ecëjënë sikundrë porsitnë pleqtë, po hanë bukë me duar të palara? Edhe ai u përgjegj, e u tha ature se: Mirë profitepsi Isaiu për juvet fshehërakëtë, sikundr’ është shkruarë: Kij llao më nderon mua me buzë, e zëmër’ e ture është shumë larg nga meje. E me të mbrazëtë më nderojënë, kur dhidhaksjënë dhidhahira, porsit’ e njerëzet. Sepse latë porsin’ e Perndisë, e mbani porsin’ e njerëzet, të larat e ksestravet, e të potirëvet, edhe shumë të tjera punëra të tila si edhe këto bëni. E u thosh ature: Ju mirë prishni porsin’ e Perndisë, për të ruajturë porsinë tuaj. Sepse Moisiu tha: Ndero babanë tënd, edhe mëmënë tënde; edhe ai që të thotë fjalë të ligë nde babai tij, a nde mëm’ e tij, le të mundonetë me të vrarë. E juvet thoi: Ndë thashtë ndonjë njeri jatit a s’ëmësë: çdolloí kurban (këjo është dhurëti) që bëj Perndisë, do të vëjejë. E nuk’ e liri më atë të bëjë ndonjë ndihmë nde jati tij, a nde mëma e tij. E shkelni fjalën’ e Perndisë për atë porsi tuaj, që ju dhatë; e shumë të tila si këto bëni. E si thirri gjithë turmënë, u thosh ature: Digjoni mua të gjithë, e mpsoni. Ndonjë gjë që është jashtë njeriut, e hin mbë gojë të tij, nukë mund ta pëgëjë njerinë, po ato që dalënë prej sij, ato janë që e pëgëjënë njerinë. Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë. E si shkoi nga turma, e erdhi ndë shtëpi, e pietn’ atë mathitit’ e tij për paravoli. E u thot’ ature: Kaqë të pamënd jeni edhe juvet? Nukë kupëtoni se gjith’ ajo që hin te njeriu përjashta, nukë mund ta pëgëjë atë? Sepse nukë hin ndë zëmërë të tij, po ndë bark, e mb’anë të poshtëme del, nga qëronenë gjithë të ngrënatë. E u thoshte, se: Ajo që del nga njeriu, ajo pëgën njerinë. Sepse brëndazi nga zëmër’ e njerëzet, dalënë silloit’ e këqia, mihitë, kurvëritë, e vrejëlatë. Kusëritë, lakëmimetë, dreqëzitë, gënjeshtratë, dëshërimi, zilia, të sharatë, perifania, marrëzia. Gjithë këto të këqia brëndazit dalënë jashtë, e pëgëjënë njerinë. E si u ngre ateje, vate nga sinoret’ e Tirosë e të Sidhonësë. E si hiri brënda ndë një shtëpi, nukë duan ta dijte njeri, po nukë mund të mbetej pa njohurë. Se poqë digjoi për atë një grua, që kish vashëzën’ e saj me Shpirt të pëgërë, erdhi e ra mbë këmbë të tij. (E ajo grua qe Elinidhë nga fili e Sirofiniqet), e i lutej atij, që të nxir të paudhinë nga vashëz’ e saj. Edhe Iisui i tha asaj: Le të ngosenë më përpara djelmtë, se nuk’ është pun’ e mirë të marrë njeriu bukën’ e djelmet, e t’ua hedhë qenet. Edhe ajo u përgjegj, e i tha atij: Vërtet, o Zot, po edhe qentë përposh ndënë sufra hanë nga thrimet’ e djemet. E i tha asaj: Për këtë fjalë hajde, dolli i paudhi nga çupa jote. E si vate ndë shtëpi të saj, gjeti të paudhinë dalë, edhe të bijënë që ishte shtrijturë mbi shtrat. E si u kthie përsëri nga sinoret’ e Tirosë e të Sidhonësë, erdhi ndë Det të Galileësë, tuke shkuarë ndëpërmes të sinorëvet së Dhekapolit. E prunë nde ai një të shurdhërë e të vuvosurë, e i lutejnë atij të vij dorënë mbi të. E si e hoqi atë mbënjanë nga turma, i vuri gjishtërëtë mbë veshë të tij, e si pështijti, zuri gjuhën’ e tij. E si vështroi mbë Qiell, rëkoi, e i tha atij: Effatha, që do të thotë: Hapu. E atë çast ju hapnë atij veshëtë, e ju sgjidh të lidhurit e gjuhësë tij, e flit qëruarë. E i porsiti ata që të mos ja thoshnë ndonjëit, e sa i porsiti ai ata, kaqë më tepër e qiriksnë ata. E kaqë më tepër çuditejnë, e thoshnë: I bëri mirë gjithë punëtë, edhe të shurdhëritë i bën të ndiejënë, edhe vuvëritë të flasënë. Ato dit ahiere, sepse ishnë mbëjedhurë shumë turm’ e madhe, e nukë kishnë se ç’të haijnë, thirri Iisui mathitit’ e tij, e u tha ature: Më vjen keq për këtë turmë, sepse janë afër tri dit sot, që më presënë mua, e nukë kanë se ç’të hanë. E ndë i lëshofça ata të venë mbë shtëpira të ture t’urëtë, do të bajalldisjënë mb’udhë nga uja; se ca nga ata kanë ardhurë largut. E ju përgjegjn’ atij mathitit’ e tij: Nga do të mundjëmë këtu nd’erimi të ngosjëmë këta me bukë? E i piet ata: Sa bukë keni? Edhe ata i thanë: Shtatë. E porsiti turmënë të rrijnë poshtë mbë dhe, e si mori të shtatë bukëtë, e efharistisi, i theu, e ua dha mathitivet së tij, t’ua vijnë përpara, e ua vunë përpara turmësë. E kishnë edhe pakëzë pishq të vogjëj, e si i bekoi, tha t’ua vijnë edhe ato përpara. E hangrë, e u frinë, e ngrijtinë të tepëruarat’ e copavet: shtatë zimbile. E ata që hangrë qenë ngjera katër mijë, e i lëshoi ata. E atë çast si hiri ndë varkë, bashkë me mathitit’ e tij, erdhi nga an’ e Dhallmanuthait. E duallë Farisejtë, e nisnë të qërtoijnë me atë, e të kërkoijnë nga ai nishan nga Qielli, tuke guciturë atë. E si pçerëtijti me Shpirt të tij, u thotë: Çfarë nishan kërkon këjo filí? Me të vërteta u thom juvet, se do të mos i ipetë kësaj filiet nishan. E si i la ata, hiri përsëri ndë varkë, e vate mb’anë të përtejme. E haruanë të mirrë bukë, e nukë kishnë tjatër, përveçme një bukë që kishnë ndë varkë. E i porsiti ata, e u thosh: Vështroni, e ruhuni nga brumët’ e Farisejet, edhe nga brumët’ e Irodhit. E ata mëndoneshinë, e thoshnë njëri me jetërinë, se: bukë nukë kemi. E si e kupëtoi Iisui, u thot’ ature: Pse mëndoneni se s’keni bukë? Akoma nukë kupëtoni, as s’mund të digjoni? Edhe po të verbërë e keni zëmërënë tuaj? Ndonëse kini si, nukë shihni, edhe ndonëse kini veshë, nukë digjoni, as mbani mënd? Kur theva të pesë bukëtë, ndë të pesë mijëtë, sa kanistra plot nga copatë që tepëruanë mbëjuadhtë? I than’ atij: Dimbëdhjetë. E kur ndava të shtatë ndë të katër mijëtë, sa zimbile plot nga copatë që tepëruanë mbëjuadhtë? Edhe ata i thanë: Shtatë. E u thosh ature: Qish nuk’ e viri ndër mënd tuaj? E vjen ndë Vithsaidha; e i bien’ atij një të verbërë, e i lutejnë që ta zij atë me dorë. E si e zuri nga dora të verbërinë, e kreu jashtë nga fshati, e si pështijti ndë si të tij, vuri duartë mbi të, e e piet atë nd’është që sheh gjë. E si vështroi ai mbë të lartë, thosh: Shoh njerëzitë posi lisa që ecëjënë. E përsëri i vuri pameta duartë mbi si të tij, e e bëri atë të shih. E u qërua kaqë, që pa gjithë mirë edhe qëruarë. E e dërgoi atë ndë shtëpi të tij, e i tha: As ndë fshat brënda të mos hiç, as ndonjëit mos ja thuaç ndë fshat. E dolli Iisui edhe mathitit’ e tij ndë fshatëra të Qesarisë që thuhetë e Filiput; e mb’udhë piet mathitit’ e tij, e u thosh ature: Cilë thonë njerëzitë se jam unë? Edhe ata ju përgjegjnë: Thonë se je Ioanni vaptistiu; e të tjerë Ilia, e të tjerë një nga profitëtë. Edhe ai u thot’ ature: E po juvet cili thoi se jam unë? E u përgjegj Petrua, e i thot’ atij: Ti je Krishti. E i porsiti ata të mos thonë ndonjeit për atë. E nisi t’i dhidhaks ata, se duhetë të pësojë shumë i biri i njeriut, e të shtiretë poshtë, e të shahetë nga pleqt’ e llaoit, edhe nga të parët’ e priftëret, edhe nga grammatejtë, e do të vritetë, e pas tri ditet do të ngjalletë. E u flit fjalënë faqeza. E e mori atë Petrua mbënjanë, e nisi ta qërton atë. Edhe ai si u kthie, e vështroi mathitit’ e tij, e qërtoi Petronë, e i tha: Hajde prapa meje satana, se nukë mëndone punërat’ e Perndisë, po të njerëzet. E si thirri afër tij turmënë, bashkë me mathitit’ e tij, u tha ature: Ai që do të vijë pas meje, le të arnisjë vetëhen’ e tij, e le të ngrërë kruqn’ e tij, e le të vijë pas meje. Se ai që do të ruajë vetëhen’ e tij, do ta humbasë, e ai që të humbasë vetëhen’ e tij për mua, edhe për Ungjill tim, ai do ta ruajë atë. Sepse ç’i vëjen njeriut ndë qerdhestë gjithë dinianë, e të dëmëtonetë Shpirtin’ e tij? A ç’do të apë njeriu kseshpërblim për Shpirt të tij? Se cilitdo që t’i vijë turp për mua, edhe fjalët’ e mia ndë këtë soj kurvjar edhe fajëtuar, edhe i biri i njeriut do të turpëronetë për atë kur të vijë me lëvdim të jatit të tij, bashkë me shënjtorëtë Ëngjëj. E u thosh ature: Me të vërteta u thom juvet, se janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos shohënë vdekëjë ngjera sa të shohënë mbretërin’ e Perndisë t’ardhurë me fuqi të saj. E pas gjashtë ditet merr Iisui me vetëhe Petronë, edhe Iakovonë, edhe Ioannë, e i hipën ata ndë një mal të lartë vetëmë, e metamorfosetë përpara ture. E u bënë rrobat’ e tij të ndritura e të bardha shumë posi zbora, të tila që ai që zbardh mbi dhe nukë mund t’i zbardhjë kështu. E u duk mb’ata Ilia bashkë me Moisinë, e kuvëndoijnë bashkë me Iisunë. E u përgjegj Petrua, e i thot’ Iisuit: Dhaskal, mirë është të rrimë navet këtu, e të bëjëmë tri kasolle, një për ti, e një për Moisinë, edhe një për Ilianë. Sepse nukë dij ç’të thosh; sepse qenë të gjithë tromaksurë nga frika. E u ngre një mjergullë, e i mbuloi ata, e erdhi zë nga mjergulla që thosh: Kij është biri im i dashuri, atij t’i digjoni. E atë çast kur vështruanë rrotull, nukë panë më ndonjë, po vetëmë Iisunë me ata bashkë. E si zbritnë ata nga mali, i porsiti ata fort, që të mos rrëfejënë ndonjeit ato që panë, përveçme kur të ngjalletë i biri i njeriut nga të vdekuritë. E ata e mbajtinë fjalënë fshehurë, e kërkoijnë ç’do me qenë të ngjallëtë nga të vdekuritë. E e pietn’ atë, e i thoshnë: Pse thonë grammatejtë, se Ilia do të vijë protoparë? Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Ilia vjen përpara, e vë gjithë punëratë mb’udhë, e sikundr’ është shkruarë për të bir’ e njeriut, do të pësojë shumë e do të ksenderonetë. Po u thom juvet, që Ilia erdhi, e i bënë atij sa deshnë sikundrë qe shkruarë për atë. E si erdhi ndë mathiti, pa rrotull ature shumë turmë njerëzet, edhe grammatej, që i pietn’ ata. E atëherë poq’ e pan’ atë gjithë turma, u çuditnë, e veijnë me vrap, e i falejn’ atij. E i pieti grammatejtë: Ç’kërkoni me ata? E u përgjegj një nga turma, e i tha: Dhaskal, prura djalënë tim tek teje, që ka Shpirt të vuvosurë e të pafjalë. E tekdo që ta gjejë atë, e shtie mbë dhe, e shkumon, e kërcëllin dhëmbët’ e tij, e i bie dhilë, e u thaçë mathitivet së tu, e nukë mundnë ta nxirë. Edhe ai ju përgjegj atij, e i thotë: O filí e pabesë, ngjera kur do të jem unë me juvet bashkë? Ngjera kur do t’u duroj juvet? Birie atë tek meje. E e prun’ atë nde ai, e si e pa atë, atë çast e drodhi atë Shpirti, e si pa mbë dhe, qilisej tuke shkumuarë. E pieti jatn’ e tij: Sa mot ka që kur i gjau këjo atij? Edhe ai i tha: Që për së vogëlit. E shumë herë e shtiu atë edhe mbë zjar, edhe mb’ujëra, që ta humbasë atë, po çdo që mund, ndihna navet, e le të të vijë keq për navet. Edhe Iisui i tha atij: Ndë mund të besoç, të gjitha janë të kollajta nde ai që beson. E atë çast thirri me të fortë i jati djalit, e thoshte me lot: Besoj, o Zot, ndihmë mua ndë pabesllëk tim. E si pa Iisui që mbëjidhejnë shumë turmë, e foverisi Shpirtin’ e pëgërë, e i tha atij: Ti Shpirt i vuvosurë edhe i shurdhërë, unë të bëj porsi, dil nga ai njeri, e të mos hiç më nde ai. E si briti, e si e drodhi atë shumë, dolli e u bë posi i vdekurë, kaqë që thoshnë shumë se vdiqi. Edhe Iisui si e zuri atë nga dora, e ngrijti atë, e u ngre. E si hiri ai ndë shtëpi, e pietn’ atë mathitit’ e tij veçë: Pse navet nukë mundm ta nxjerëm atë? E u tha ature: Kij siri të paudhit, me ndonjë tjatër nukë mund të dalë, veçme me të falë, edhe me agjërim. E si duallë ateje, shkoijnë ndëpërmes të Galileësë, e nukë duaj ta njih atë njeri. Se dhidhaks mathitit’ e tij, e u thosh ature, se: I biri i njeriut do të ipetë ndë duar të njerëzet, e do ta vrasënë atë, e si të vritetë, të tretënë ditë do të ngjalletë. E ata nuk’ e kupëtoijnë fjalënë, e trëmbejnë ta pietn’ atë. E erdhi ndë Kapernaum. E si hiri ndë shtëpi, i piet ata: Ç’mendoneshitë mb’udhë me vetëhe tuaj? E ata nukë flisnë, sepse mb’udhë bëijnë kuvënd njëri me jatërinë, se cili është m’i madh. E si ndënji, thirri të dimbëdhjetë, e u thot’ ature: Ai që do të jetë i parë, le të jetë m’i pastajmi nga të gjithë, edhe shërbëtor’ i së gjithëvet. E si mori një djalë, e vuri atë shtruara ndë mes të ture; e si e angaliasi atë, u tha ature: Ai që të dheksjë një nga të tillëtë për ëmër tim, mua më dheks; e ai që të dheksjë mua, nukë dheks mua, po atë që më dërgoi mua. E u përgjegj nde ai Ioanni, e i tha: Dhaskal, pam një njeri që kren të paudhëtë me ëmër tënd, që ai nukë vjen pas nesh, e e mbodhism’ atë se nukë vjen pas nesh. Edhe Iisui u tha: Mos e mbodhisni atë, se s’është ndonjë që të bëjë thavmë me ëmër tim, e të mundjë pastaj të flasë të keq për mua. Se ai që s’është kondrë nevet, është për ndihmë tonë. Se cilido që t’u apë juvet një kupë ujë mbë ëmër tim, sepse ini të Krishtit, me të vërteta u thom juvet, do të mos humbasë mundimn’ e tij. Edhe cilido që të skandhalisjë një nga këta të vogjëjtë, që besojënë mua, është më mirë nde ai që t’i varetë një mokërë mullirit mbë qafë të tij, e të shtihetë mbë det. E ndë të skandhalis ti dora jote, pree atë. Më mirë është për ti të hiç ndë jetë me një dorë, se të keç të di duartë, e të veç ndë pisë, ndë zjar të pashuarë. Atje që krimb’ i ture nukë vdes, edhe zjari nukë shuhetë. E nd’është që të pengon ti këmba jote, pree atë. Më mirë është për ti të hiç ndë jetë i çalë, se të keç të di këmbëtë, e të viheç mbë pisë, ndë zjar të pashuarë. Atje që krimb’ i ture nukë vdes, edhe zjari nukë shuhetë. E nd’është që të skandhalis ti siu it, nxire atë. Më mirë është për ti të hiç ndë mbretëri të Perndisë me një si, se të keç të di sitë, e të viheç ndë pisë të zjarit. Atje që krimb’ i ture nukë vdes, edhe zjari nukë shuhetë. Se cilido me zjar do të kripetë, edhe çdo kurban me kripë do të kripetë. E mirë është kripa, po nd’është që të bënetë kripa e pabulmetme, me se do ta bulmitni juvet atë? Kini mbë vetëhe tuaj kripë, e kini paq njëri me jatërinë. E si u ngre ateje, vjen ndë sinorë të Iudheësë, përtej Iordhanit. E pameta vijënë me të bashkë shumë turmë njerëzet, e përsëri i dhidhaks ata si edhe përpara. E si ju qasnë pranë Farisejtë, e pietn’ atë, nd’është ndëjierë të ndajë burri gruanë, tuke guciturë atë. Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Ç’ju porsiti juvet Moisiu? Edhe ata i thanë: Moisiu na porsiti të shkruajmë kartë të së ndarit, e ta ndajëmë. Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Si pa zëmërënë tuaj të keqenë u shkroi juvet këtë porsi. Po që kur u bë pllasi, mashkull edhe fëmërë i bëri ata Perndia. E për këtë do të lërë njeriu baban’ e tij edhe mëmënë, e do të bashkonetë me grua të tij. E do të bënenë të di një kurm, kaqë që s’janë më di, po një kurm. Atë dha që bashkoi Perndia, njeriu le të mos e ndajë. E pameta ndë shtëpi e pietn’ atë mathitit’ e tij për atë. E u thot’ ature: Çdo njeri që të ndajë gruan’ e tij e të martonetë me tjatër, bën mihi mbë të. E pameta ndë ndajtitë gruaja burrën’ e saj, e të martonetë me tjatër, ajo bën mihi (kurvëri). E i prun’ atij djelm, që të vij duartë mbi ta, e mathititë i qërtoijnë ata që i prunë. E si pa Iisui, u zëmërua, e u tha ature: Liri djelmtë të vijënë ndek u, e mos i mbodhisni ata, se së tillëvet është mbretëria e Perndisë. Me të vërteta u thom juvet, ai që të mos marrë mbretërin’ e Perndisë posi djalë, do të mos hijë mbë të. E si i angaliasi ata, e vuri duartë mbi ta, i bekoi ata. E tek dolli ai të mirr udhë, u lëshua një me vrap, e i ra mbë këmbë, e e piet atë, e i thosh: Dhaskal i mirë, ç’të bëj të marr pjesë jetën’ e pasosurë? Edhe Iisui i tha atij: Pse më thua të mirë? S’është ndonjë i mirë, përveçme një, Perndia. Porsitë i di: Mos miheps e kurvëroç, mos vraç njeri, mos vidh, mos bën martiri mbë të rrem, ndero babanë edhe mëmënë tënde. Edhe ai u përgjegj e i tha atij: Dhaskal, këto të gjitha i ruajta që ndë të ri tim. Edhe Iisui si vështroi nde ai me si të mirë, e deshi atë, e i tha atij: Edhe një të lipsetë, hajde e sa ke shiti, e epua së varfëret, e do të keç hazine ndë Qiell, e eja, e si të ngrëç Kruqnë, ecë pas gjurmëvet së mia. Edhe ai u vrë për këtë fjalë, e iku helmuarë, sepse kishte gjë shumë. E si vështroi rrotull Iisui, u tha mathitivet së tij, se të pasuritë me shumë shtrëngim do të hijënë ndë mbretëri të Perndisë. E mathititë çuditejnë për fjalë të tij. E Iisui pameta u përgjegj, e u tha ature: Djelm, sa zahmet është të hijënë ndë mbretëri të Perndisë ata që kanë omuthnë ndë gjë. M’e kollajtë është të shkojë gamilia ndëpër vërrë të gjëlpërësë, se të hijë i pasuri ndë mbretëri të Perndisë. E ata më tepër çuditejnë, e thoshnë me vetëhe të ture, që cili vallë mund të sosetë? E si vështroi mb’ata Iisui, thotë: Mbanë njerëzet s’mund të bënetë, po mb’anë të Perndisë; se mb’anë të Perndisë të gjitha janë të kollajta. E Petrua nisi t’i thosh atij: Ja navet që i lam të gjitha e erdhm pas teje. Edhe Iisui u përgjegj, e u tha: Me të vërteta u thom juvet, nuk’ është ndonjë që të lërë shtëpi, a vëllazër, a motra, a baba, a mëmë, a grua, a djelm, a ara për mua edhe për Ungjill. Që të mos marrë njëqind për një ndashti ndë këtë jetë, shtëpira, e vëllazër, e motra, e mëmë, e djelm, e ara, ndë mes të vdekëjësë, edhe ndë jetë që vjen, jetë të pasosurë. E shumë nga të parëtë do të bënenë të pastajmë, e nga të pastajmitë të parë. E ishnë mb’udhë që hipëijnë prej Ierusalimit, e Iisui u shkon përpara ature, e çuditejnë, e i vijnë pas me frikë. E si mori pameta mbënjanë të dimbëdhjetë, nisi t’u rrëfen ature ato që duajnë t’i vijnë atij. Se ja që vemi navet lart ndë Ierusalim, e i biri njeriut do të ipetë ndë të parët’ e priftëret edhe ndë Grammatej, e do ta gjukojënë atë ndë milete të tjera. E do ta përqeshjënë atë, e do ta rrahënë me kamçi, e do ta pështijënë mbë faqe, e do ta vrasënë, e të tretënë ditë do të ngjalletë. E ju qasnë afër atij Iakovoi edhe Ioanni, të bijt’ e Zevedheosë, e i thonë: Dhaskal, duamë të na bëç navet atë që do të të kërkojëmë. Edhe ai u tha ature: Ç’doni të ju bëj unë juvet? Edhe ata i than’ atij: Epna navet që të rrimë ndë mbretëri tënde njëri mb’anë të djathëtë, e njëri mb’anë të mëngjërë. Edhe Iisui u tha ature: Nukë diji se ç’kërkoni. Mundni të piji potirë që pi unë, edhe të pagëzoneni pagëzimnë që pagëzonem unë? Edhe ata i than’ atij: Mundjëmë. Edhe Iisui u thot’ ature: Vërtet potirë që pi unë, do ta piji, edhe me pagëzim që pagëzonem unë do të pagëzoneni. Po të rriji mb’anë time të djathëtë, edhe mb’anë time të mëngjërë, nuk’ është imia t’ua ap, po (do t’ipetë) ature që është bërë gati për ta. E si e digjuanë të dhjetë nisnë të zëmëronishnë për Iakovonë edhe për Ioannë. Edhe Iisui i thirri ata, e u tha: E diji juvet që ata që vënë ndër mënd të urdhërojënë filit’ e tjera, ata dëftojënë urdhërinë mbi to, e të parët’ e ature i mundojënë ato. Po ndë juvet nukë do të jetë kështu; po ai që do të jetë m’i madh ndë juvet, do të jetë shërbëtori juaj. Edhe ai nga juvet që do të jetë i parë, do të jetë kopil i së gjithëvet. Sepse i biri i njeriut nuk’ erdhi të shërbenetë, po të shërbejë, e të apë Shpirtin’ e tij për kseshpërblim të së shumëvet. E vijënë ndë Ieriho, e si dolli ai edhe mathitit’ e tij, edhe shumë turmë nga Ierihoja, Vartimeoi i verbëri i biri i Timeosë, rrijte mb’anë t’udhësë, e lipën. E si digjoi se është Iisui Nazarinoi, nisi të thërrit, e të thosh: Iisu i biri Dhavidhit lejmonismë mua. E e qërtoijn’ atë shumë, që të pushojë, e ai shumë më tepër thërrit: I biri Dhavidhit, lejmonismë mua. E si qëndroi Iisui, tha ta thërrisn’ atë, e i thërresënë të verbërit, e i thoshnë: Kij tharos, ngreu, të thërret tij. Edhe ai si sveshi gunën’ e tij, u ngre e erdhi te Iisui. E ju përgjegj Iisui, e i thotë: Ç’do të të bëj ti? Edhe i verbëri i thot’ atij: Dhaskal, që të shoh. Edhe Iisui i thot’ atij: Haide, besa jote të sosi ti. E atë E si erdhë afër Ierusalimit ndë Vithfagji, e ndë Vithani, afër malit së ullinjet, dërgon di nga mathitit’ e tij. E u thot’ ature: Hajdeni mbë fshat që është përtej juvet, e atë çast që të hini brënda do të gjeni një kroç lidhurë, që mb’atë nukë hipi ndonjë njeri, e si ta sgjidhni atë, birie këtu. E nd’u thashtë njeri juvet: Pse e bëni këtë? thoi se i duhetë zotit së tij; e atëherë do ta dërgojë atë këtu. E vanë e gjenë kroçnë përjashta derësë lidhurë, ndë një udhëkruqëjë, e sgjidhnë atë. E ca nga ata që rrijnë atje, u thon’ ature: Ç’bëni, që sgjidhni kroçnë? Edhe ata u than’ ature sikundrë i porsiti Iisui, e i lan’ ata. E e prunë kroçnë nde Iisui, e vunë mbi të rrobat’ e ture, e ndënji mbi të. E shumë shtroijnë rrobat’ e ture mb’udhë, e të tjerë prisnë dega nga lisatë, e i përhapnë mb’udhë. E ata që vijnë përpara, edhe ata që vijnë pas thërrisnë, e thoshnë: Osanna, i bekuarë ësht’ ai që vjen mb’ëmër të Zotit. E bekuarë mbretëria që vjen mb’ëmër të Zotit, të jatit sonë Dhavidhit. Osanna ndë më të lartinë Qiell. E hiri Iisui ndë Ierusalim, edhe ndë Iero; e si vështroi gjithë rrotullë, sepse koha qe afër mbë t’erturë, dolli e vate ndë Vithani bashkë me të dimbëdhjetë. E nesërët si duallë ata nga Vithania, e muar uja. E si pa një fik për së largut që kish fleta, u afërua të gjen gjë mbi të. E si erdhi mbë të nukë gjeti tjatër, përveçme fleta, se nukë qe koh’ e fiqet. E u përgjegj Iisui mbë të, e tha: Mos hangrëtë më njeri nga teje pemë ndë jetë. E mathitit’ e tij e digjuanë. E vijënë ndë Ierusalim, e si hiri Iisui ndë Iero, zuri të nxir jashtë ata që shitnë e bleijnë ndë iero, edhe trapezet’ e sarafëvet, edhe fronet’ e ature që shitnë pëllumbatë ua ktheu mb’anë tjatër. E nukë lijte njeri që të shkon ndonjë enë ndëpërmes të naoit. E i dhidhaks ata, e u thosh: Nuk’ është shkruarë, se shtëpia ime do të thuhetë shtëpi e së falturit për gjithë miletë? E juvet e bëtë atë shpile të kusarëvet. E digjuanë Grammatejtë edhe të parët’ e Priftëret, e kërkoijnë me çfarë tropo ta vrisnë atë, sepse i trëmbejn’ atij se gjithë turma çuditejnë ndë dhidhahi të tij. E si u err dolli jashtë nga quteti. E ndë mëngjes si shkoijn’ ateje, panë fiknë që ishte tharë që nga rrënjatë. E Petrua u kujtua, e i thot’ atij: Dhaskal, ja fiku që i dhe nëmënë, u tha. E u përgjegj Iisui, e u thot’ ature: Kini besë mbë Perndinë. Se me të vërteta u thom juvet, që cilido që t’i thotë këtij malit: Ngreu, e bjerë mbë det e të mos ketë di mënde ndë zëmërë të tij, po të besojë se ato që thotë bënenë, do të bënenë nde ai çdo që të thotë. Pra andaj u thom juvet: Gjithë sa të kërkoni kur faleni, besoni, se i mirri, e do t’u bënenë juvet. E kur të rriji ndë të falë, ndëjeni ndë keni gjë hasmëri me ndonjë, që t’u ndëjejë juvet edhe jati juaj që është ndë Qiell fajetë tuaj. E ndë mos ndëjefi juvet, as jati juaj që është ndë Qiell do t’u ndëjejë fajetë tuaj. E vijënë pagjene ndë Ierusalim, e tek ecënte ai ndë Iero vijënë afër tij të parët’ e priftëret, edhe Grammatejtë, edhe pleqtë. E i thon’ atij: Me ç’urdhër bën ti këto? Edhe cili ta dha ti këtë urdhër të bëç këto? Edhe Iisui u përgjegj, e u thot’ ature: Do t’u pies edhe unë juvet një fjalë, e të më përgjegjeni mua, edhe unë do t’u thom juvet me ç’urdhër i bëj këto. Pagëzimi i Ioannit nga Qielltë qe, a nga njerëzitë? Përgjegjuni mua. E mendonejnë me vetëhe të ture, e thoshnë: Ndë thafçim nga Qielltë, do na thotë navet: E po ju pse nukë besuatë atij? E pameta ndë thafçim nga njerëzitë, trëmbejnë turmënë, se të gjithë e kishnë Ioannë se qe profit i vërtetë. E ju përgjegjnë e i than’ Iisuit: Nuk’ e dimë. Edhe Iisui u përgjegj, e u thot’ ature: As unë nuk’ u thom juvet me ç’urdhër i bëj këto. E nisi t’u flit ature me paravolira, e t’u thosh: Një njeri fitepsi vështë, e bëri rrotull gardh, e rrëmoi shkelës, e dërtoi kullë, e ua dha bujqet, e iku larg. E mbë kohë të së vjelit dërgoi mbë bujq kopilë, të marrë nga bujqtë pemë vështit. Edhe ata si e zun’ atë, e rrahnë, e e dërguanë me duar mbrazëtë. E pagjene dërgoi mb’ata jatër kopil, edhe atë si i bijnë me gurë, i çajtinë krietë, e e dërguanë turpëruarë. E përsëri dërgoi tjatër, edhe atë e vranë. Edhe shumë të tjerë që dërgoi, ca i rrahnë e ca i vranë. Akoma dha kish një bir të dashurë të tijnë, e e dërgoi edhe atë mb’ata më të pastajmenë, e thosh, se: ata do të turpënonenë, e të nderojënë tim bir. Po ata bujqër thanë me vetëhe të ture, se: kij është zoti i vështit; ejani ta vrasëmë atë, e do të mbetetë ndë navet pjesë. E si e muarë atë, e vranë, e e shtinë përjashta vështit. Ç’do t’u bëjë dha i zoti vështit? Do të vijë, e do të humbasë ata bujq, edhe vështënë do ta apë ndë të tjerë. As këtë kartë nukë dhiavastë: Atë gur që e shtinë poshtë mjeshtrëtë, kij u bë krie e quç i qoshesë. Prej Zotit u bë këjo, e ësht’ e çuditurë përpara sivet sona? E kërkoijnë ta zijn’ atë, po trëmbëjnë nga turma, se e kupëtuanë, se për ata e tha paravolinë, e e lanë atë, e iknë. E dërgojënë tek ai ca nga Farisejtë edhe Irodhianotë, që ta zijn’ atë mbë ndonjë fjalë. Edhe ata si erdhë, i thon’ atij: Dhaskal, navet e dimë që je i vërtetë, e nukë kërkon gjë, se nukë vështron hatër’ e njerëzet, po dhidhaks dreq udhën’ e Perndisë: Është ndëjierë t’apëmë haraçnë Qesarit, a jo? Të apëmë, a të mos apëmë? Edhe ai si kupëtoi të fshehurën’ e ture, u tha ature: Pse më gucitni? Birmëni mua këtu një dhinar ta shoh. Edhe ata i prunë, e u thot’ ature: E kuja është këjo konë, edhe kij ëmër? Edhe ata i than’ atij: Janë të Qesarit. Edhe Iisui u përgjegj, e u thot’ ature: Epni ato që janë të Qesarit, te Qesari, e ato që janë të Perndisë, te Perndia. E u çuditnë, e lijnë mëntë mbë të. E vijënë nde ai Sadhuqejtë, ata që thonë se nukë ngjallenë të vdekuritë, e e pietn’ atë, e i thanë: Dhaskal, Moisiu na shkroi navet, se nd’i vdektë ndonjeit vëllai, e të lërë gruan’ e tij, e të mos lërë djelm, të marrë vëllai tij gruan’ e tij, e të ngjalljë farë te vëllai tij. Qenë dha shtatë vëllazër, e i pari mori grua, e kur vdiqi nukë la farë. E e mori edhe i diti atë, e vdiqi. As ai la farë, edhe i treti kështu. E e muarrë atë që të shtatë; e nukë lanë farë. Më pastaj nga të gjith’ ata vdiqi edhe gruaja. E po ndë të ngjallturë, ahiere që do të ngjallenë, e cilit nga ata do të jetë grua? Se që të shtatë e patnë atë grua. E u përgjegj Iisui, e u tha ature: Nukë jeni ju të gënjierë për këtë, sepse nukë kupëtoni kartëratë, as fuqin’ e Perndisë? Sepse kur të ngjallenë nga të vdekuritë, as martonenë, as gratë i apënë ndë burra, po janë posi ëngjejtë që janë ndë Qiell. E për të vdekuritë që ngjallenë, nukë kini dhiavasurë ndë kartë të Moisiut, ndë ferrë, qish i foli atij Perndia, e i tha: Unë jam Perndia e Avraamit, edhe Perndia e Isaakut, edhe Perndia e Iakovit. Nuk’ është Perndia, Perndi e së vdekuret, po Perndi e së gjallëvet. Juvet ini dha shumë gënjierë. E si ju afërua një nga Grammatejtë, që kish digjuarë të pieturat’ e ature, e kupëtoi që u përgjegj mb’ata mirë, e pieti atë: Cila porsi është e parë nga të gjitha? Edhe Iisui ju përgjegj atij, se: E para nga të gjitha porsitë është: digjo, o Israil, Zoti Perndia jote, Zot një është. Edhe të duaç Zotnë Perndinë tënde me gjithë zëmërë tënde, edhe me gjithë Shpirt tënd, edhe me gjithë mënd tënd, edhe me gjithë fuqi tënde. Këjo është porsi e parë. E e ditë si edhe këjo, është këjo: Të duaç gjitonë tënd posi edhe vetëhenë tënde. Më e madhe nga këto tjatër porsi nuk’ është. Edhe Grammatei i tha atij: Mirë, o dhaskal, të vërtetënë fole, se një është Perndia, e tjatër nuk’ është përveçme asaj. Edhe të dojë atë njeriu me gjithë zëmërë, e me gjithë mënd, e me gjithë Shpirt, e me gjithë fuqi, edhe të dojë gjitonë posi vetëhen’ e tij, është më shumë se gjithë dhurëtitë, e gjithë kurbanetë. Edhe Iisui si e pa atë që ju përgjegj mënçurë, i tha atij: Nukë je larg nga mbretëria e Perndisë. E njeri nukë guxon ta piet më atë. E u përgjegj Iisui tuke dhidhaksurë ndë Iero, e tha: Qish thonë Grammaejtë, se Krishti është i biri i Dhavidhit? Sepse ai Dhavidhi tha me Shpirtnë Shënjt: Tha Zoti nde Zoti im, rri mb’anë time të djathëtë, ngjera sa të vë hazmërit e tu përposh ndënë këmbë të tua. Ai adha vetë Dhavidhi e thot’ atë Zot, e po nga është bir’ i tij? E turm’ e shumë e digjoijnë atë me të pëlqierë. E u thosh ature ndë dhidhahi të tij: Ruhuni nga grammatejtë, që duanë të ecëjënë me stolira, e me të përshëndetura mb’udhë. E që duanë vëndn’ e parë ndë mbëjedhëja, e të rrinë ndë krie të sufrasë ndë gostira. Ata që hanë shtëpit’ e gravet’ së va, gjoja se falenë shumë. Këta do të mundonenë më shumë. E si ndënji Iisui karshi kutisë që mbëjidhnë eleimosinë, e vijte re qish vijnë turma asprë ndë kuti të eleimosinit, e shumë të pasurë vijnë shumë. E si u qas një grua e ve e varfërë, vuri di asprë, që është një kodrant. E thirri mathitit’ e tij afër, e u tha ature: Me të vërteta u thom juvet, që këjo grua e ve e varfërë vuri më shumë se gjithë nga ata që vunë ndë kuti të eleimosinit. Sepse të gjithë vunë nga ajo që u tepëron, e këjo nga lipsëj’ e saj vuri sa që kish, gjithë gjën’ e saj. E kur dilte ai nga Ieroi, i thot’ atij një nga mathitit’ e tij: Dhaskal, shih çfarë gurë, edhe çfarë të dërtuara janë! Edhe Iisui u përgjegj, e i tha atij: Sheh këto binara të mëdha? Do të mos mbetetë gur mbi gur, që të mos gremisetë. E si rrijte ai ndë mal t’Ullinjet, karshi Ieroit, e pietn’ atë mbënjanë Petrua, edhe Iakovoi, edhe Ioanni, edhe Andhrea. Thuajna navet kur do të bënenë këto, e cili është nishani ahiere që do të bënenë gjithë këto? Edhe Iisui si u përgjegj mbë ta, nisi t’u thosh: Vështroni të mos u gënjejë juvet njeri. Se shumë do të vijënë mb’ëmër tim, e do të thonë se: unë jam, e do të gënjejënë shumë. E kur të ndieni luftëra, edhe zë të luftëravet, mos u trëmni, se duhetë të bënenë këto, po s’ësht’ edhe të sosurit’ e jetësë. Se do të ngrihetë fili sipër mbi fili, e mbretëri sipër mbi mbretëri, e do të bënenë tërmete ndë ca vënde, edhe do të bënetë ujë edhe nakatosira. Këto jan nisëjat’ e pikëllimit, po juvet ruajni vetëhenë tuaj; se do t’u apënë juvet ndë gjukatës, e ndë mbëjedhëja do të rriheni, e do të dili përpara zotërinjet e mbretëret për mua, që t’u jetë martiri ature. E do të qiriksetë më përpara Ungjilli ndë gjithë filira. E kur t’u apënë juvet, e t’u shpienë ndë hapsanë, mos u mëndoni më përpara ç’do të thoi, as mos u silloisni; po ajo që t’u ipetë juvet mb’atë kohë, atë thoi; se nukë ini juvet që flitni, po është Shënjti Shpirt. E do të apë ndë vdekëjë vëllai vëllanë, e jati birë, e do të ngrihenë djelmtë sipër mbi përinj, e do t’i vrasënë ata. E do të keni gjithë botënë armiq për ëmër tim; po ai që të durojë ngjera mb’anë, ai do të sosetë. E kur të shihni Idhollënë që dëfton të shkretuaritë, që tha profiti Dhaniil, që të rrijë tek nukë kish vënd (ai që dhiavas le të noisjë) ahiere ata që gjëndenë ndë Iudheë, le të ikëjënë ndë male. Edhe ai që është mbi taracë, le të mos zbresë mbë shtëpi, as të mos hijë brënda të marrë gjë nga shtëpi e tij. Edhe ai që të gjëndetë ndë arë, le të mos kthenetë prapa të marrë rrobat’ e tij. E ve mb’ato gra që janë me barrë, edhe mb’ato që kanë djelm ndë sisë mb’ato dit. E lutuni të mos u bënetë t’ikuritë tuaj mbë dimër. Se mb’ato dit do të jetë shtrëngim i madh, kaqë që i tilli nuk’ u bë kurrë, që ndë të nisurë të diniasë që bëri Perndia ngjera ndashti, as mos u bëftë. E të mos kish shkurtuarë Zoti ditë, do të mos shpëtonte njeri, po për të zgjedhuritë, ata që zgjodhi, shkurtoi ditë. E ahiere ndë ju thashtë njeri juvet: Ja, këtu është Krishti a ja atje, mos besoni. Se do të ngrihenë Krishtër të rrem, edhe profitër të rrem, e do të apënë nishane e çudira, për të gënjierë ndë mundçinë, edhe të zgjedhuritë. Po juvet vështroni, ja që ua thaçë juvet të gjitha më përpara. Po mb’ato dit, pas atij shtrëngimit Dielli do të erretë, edhe Hënëza do të mos apë dritën’ e saj. Edhe Ullet’ e Qiellit do të bienë, edhe fuqitë që janë ndër Qiell do të tundenë. E ahiere do të shohënë të bir e njeriut që vjen mbi mjergulla me shumë fuqi, edhe lëvdim. E atëherë do të dërgojë Ëngjejt’ e tij, e do të mbëjedhënë të zgjedhurit’ e tij nga të katër erëtë nga an’ e dheut, ngjera mb’anë të Qiellit. E nga fiku mpsoni paravolinë: kur zbutenë degat’ e nxjer fletatë, e kupëtoni se afër është vera. Kështu edhe juvet, kur të shihni këto që të bënenë, njihni se afër është mbë dier. Me të vërteta u thom juvet, që do të mos shkojë kij brez, ngjera sa të bënenë gjithë këto. Qielltë edhe Dheu do të shkojënë, e fjalët’ e mia do të mos shkojënë. Po për atë ditë, edhe për atë sahat nukë di njeri, as ëngjëjtë që janë mbë Qiell, as i biri, përveçme jati vetëmë. Vështoni, mos flijni, e lutuni, se nukë dini kur është koha. Posi një njeri që vete ndë kseniti, e që la shtëpin’ e tij, e dha ndë kopij të tij urdhërinë, edhe nde cilido punën’ e tij, e portarë e porsiti të rrijë zgjuarë. Rriji dha zgjuarë (se nukë dini ç’kohë vjen i zoti shtëpisë, mbrëmanet, a ndë mes të natësë a kur thërret kokoshi, a ndë mëngjes). Se mos vijë papandehurë, e u gjejë juvet mbë gjumë. Këto që u thom juvet, ua thom gjithëvet, rriji zgjuarë. E pas di ditet qe Pashka edhe lipsotë. E të parët’ e Priftëret edhe Grammatejtë kërkoijnë qish ta zijn’ atë me dhelpëri, e ta vrisnë. Po thoshnë, jo ndë të prëmptenë, se mos bënetë nakatosi ndë llao. E kur ishte ai ndë Vithani, mbë shtëpi të Simonit së leprosurit, tek rrijte ai ndë sufra, erdhi një grua, e kishte një garafë pa dorë, plot me miro nga Nardho të qëruarë, shumë të shtrëjtë, e si e theu garafënë pa dorë, ja derdhi mbi krie të tij. E qenë ca që u zëmëruanë me vetëhe të ture, e thoshnë: Mbë se u bë të humburit’ e kësaj mirosë? Se këjo mund të shitej më tepër se treqind dhinarë, e t’ipejnë të varfëret, e zëmëronejnë mbë të. E Iisui tha: Lirie atë, pse i ipni asaj mundim? Të mirë punë bëri mbë mua. Se të varfëritë i keni kurdo me vetëhe tuaj, e kurdo të doi, mundni të bëni nd’ata të mirë, po mua nukë më keni kurdo. Atë që mundi këjo e bëri, arijti më përpara të liejë kurminë tim me miro, për të vënë ndë varr. Me të vërteta u thom juvet, tekdo që të rrëfenetë kij Ungjill ndë gjithë botë, do të kuvëndonetë edhe ç’bëri këjo që të mbahetë mënd ajo. E Iudha Iskarioti një nga të dimbëdhjetë, vate ndë të parët’ e Priftëret, që t’u ip atë mbë duar. E ata si digjuanë, u gëzuanë, e i taksnë t’i ipnë atij asprë. E kërkon që t’ua ip atë mbë duar me kollaj. E ditën’ e parë të lipsovet, kur haijnë Pashkënë, i thon’ atij mathitit’ e tij: Ku do të vemi, e të bëjëmë gati të haç Pashkënë? E dërgon di nga mathitit’ e tij, e u thot’ ature: Ecëni ndë qutet, e do të piqetë me ju një njeri që mban një stamnë me ujë, e hajdeni pas tij. E tekdo që të hijë thoi zotit së shtëpisë, se dhaskali thotë: Ku është konaku që do të ha pashkënë bashkë me mathitit’ e mi? E ai do t’u dëftojë juvet një çardhak të madh shtruarë me mësallë, gati; atje bënani gati për navet. E duallë mathitit’ e tij, e vanë ndë qutet, e gjenë sikundr’ u tha ature; e bënë gati pashkënë. E si u err vjen bashkë me të dimbëdhjetë. E tek rrijn’ ata mbë sufra e haijnë, u tha Iisui: Me të vërteta u thom juvet, se një nga jush do të më paradhosjë, ai që ha me mua bashkë. E nisnë të helmonejnë, e të thoshn’ atij njëri pas jatërit: Mos jam unë? E tjatëri: Mos jam unë? Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Një nga të dimbëdhjetë, ai që ngjien dorënë ndë kupë bashkë me mua. E i biri njeriut vete sikundrë është shkruarë për atë, po ve atij njeriut, që prej atij paradhosetë i biri i njeriut. Më mirë qe për atë njeri të mos qe lerë. E tek haijn’ ata, mori Iisui bukë, e si e bekoi, e theu, e ua dha ature, e u tha: Mirri, hai, këjo është kurmi im. E si mori potirë, e efharistisi, ua dha ature, e pinë prej sij gjithë. E u tha ature: Kij është gjaku im i dhjatësë së re, që do të derdhetë për shumë. Me të vërteta u thom juvet, do të mos pi më nga ç’pjell vështi ngjera mb’atë ditë, kur ta pi atë të re ndë mbretëri të Perndisë. E si efharistisnë duallë ndë mal të ullinjet. E u thot’ ature Iisui, që: Gjithë do të skandhalisenë për mua ndë këtë natë; se është shkruarë: Do të godit dëlmuarë, e do të përhapenë dhëntë. E po pas së ngjallurit sim, do të vete përpara juvet ndë Galileë. E Petrua i tha atij: Edhe të gjithë nd’u skandhaliçinë, po unë jo. E i thot’ atij Iisui: Me të vërtetë të thom tij, që sot ndë këtë natë, pa kënduarë edhe kokoshi di herë, do të më arniseç tri herë. E ai shtonte e thosh: Edhe nd’u dashtë që të vdes me ti bashkë, nukë do të t’arnisem tij. E ashtu thoshnë edhe të gjithë të tjerëtë. E vijënë ndë një fshat që quhej Gjethsimani. E u thotë mathitivet së tij: Rriji këtu ngjera sa të falem. E merr bashkë me vetëhe të tij Petronë edhe Iakovonë edhe Ioannë, e zuri të tromaks e të helmonej. E u thot’ ature: Shumë helmuarë është Shpirti im gjera mbë vdekëjë. Mbetuni e rríi këtu, e mos fliji. E si vate pakëzë më tej, ra përmbis, e falej, ndë mund, të mërgonej nga ai kij sahat. E thoshte: Avva, o jat, gjithë të kollajta janë tek ti, mërgo nga meje këtë potir; po jo atë që dua unë, po atë që do ti. E vjen, e i gjen ata që flijnë. E i thotë Petrosë: Simon, flë? Nukë munde të rrije zgjuarë një sahat? Rriji zgjuarë, edhe fali, që të mos bini ndë piraksi. Shpirti është gati, po kurmi ësht’ i smundurë. E pameta vate e u fal, tuke thënë atë fjalë. E si u kthie i gjeti ata përsëri që flijnë (sepse qenë sit’ e ture rënduarë) e nukë dijnë ç’t’i përgjegjeshin’ atij. E vjen të tretënë herë, e u thot’ ature: Edhe po fliji, e prëheni, sado; erdhi sahati; na, i biri njeriut që ipetë mbë duar të fajëtorëvet. Ngrihi të vemi. Na, ai që do të më apë, erdhi afër. E atë çast, pa sosurë ai fjalënë, vjen Iudha, që qe një nga të dimbëdhjetë, edhe bashkë me atë shumë turmë me thikëra edhe me drunjër, nga të parët’ e Priftëret, edhe nga Grammatejtë, edhe pleqtë. E ai që e paradhosi atë, u kish dhënë ature nishan, e u kish thënë, se: Atë që do të puth, ai është. Zirie atë, e shpirie me qëlim. E poqë erdhi, atë çast ju qas atij, e i thotë: Dhaskal, dhaskal. E e puthi atë. Edhe ata shtinë duartë mbi të, e e zun’ atë. E një nga ata që rrijn’ atje, kreu thikënë, e goditi kopil’ e së parit së priftëret, e i preu atij veshnë. E u përgjegj Iisui, e u tha ature: Posi mbë kusar dualltë me thikëra e me drunjer të ziri mua? Ngadita bashkë me juvet jeshë tuke dhidhaksurë ndë Iero, e nukë më zutë, po duhetë të dalënë të vërteta kartëratë. E e lanë atë të gjithë e iknë. E një djalosh vijte pas tij, që qe tiliksurë me çarçaf mbi lëkurë, e e zën’ atë trimatë. Edhe ai si lëshoi çarçafnë, iku nga ata lakuriq. E e shpunë Iisunë tek i pari priftëret, e u mbëjodhë atje me të bashkë gjithë të parët’ e priftëret, edhe pleqtë, edhe grammatejtë. E Petrua vij pas tij për së largut, ngjera brënda ndë avlli të së parit së priftëret, e rrijte bashkë me kopij, e ngrohej mbë zjar. E të parët’ e priftëret, edhe gjithë mbëjedhëja kërkoijnë martiri kondr’ Iisuit, për të vrarë atë, po nukë gjeijnë. E shumë martirisnë rrem kondr’ atij, po nukë qenë baraj martirit’ e ture. E u ngrenë ca, e martirisnë rrem kondr’ atij, e thanë. Se: Navet digjuam atë që thosh, se: unë do të prish këtë Nao që është bërë me duar, e për tri dit do të bëj një tjatër të pabërë me duar. E as kështu nukë qe një martiria e ture. E si u ngre ndë mes i pari i priftëret, e pieti Iisunë, e thosh: Nukë përgjegje fare? Ç’martiri thonë këta kondrë teje? E ai pushonte, e nuk’ u përgjegj fare. E e pieti atë përsëri i pari i priftëret, e i thot’ atij: Ti je Krishti, i biri i së bekuarit? Edhe Iisui i tha: Unë jam edhe do të shihni të bir’ e njeriut të rrijë mb’anë të djathëtë të Fuqisë, edhe të vijë mbë re të Qiellit. E i pari priftëret si çori rrobat’ e tij, thotë: Ç’na duhenë martirëtë? E digjuatë vllasfiminë, ç’u duketë juvet? Edhe ata të gjithë e apofasisnë atë e thanë, që është fajëtuar për vdekëjë. E nisnë ca ta pështijn’ atë ndë faqe, e të mbuloijnë suratn’ e tij, e t’i bijnë atij me shuplaka, e t’i thoshnë: Profiteps. Edhe kopijtë i bijn’ atij me shuplaka. E tek qe Petrua përposh ndë avlli, vjen një nga kopijet’ e së parit së priftëret. E si pa Petronë që ngrohej, e vështroi mirë atë, e i thotë: Edhe ti jeshe bashkë me Iisunë Nazarinonë. E ai arnisej, e thosh: Nukë di, as kupëtoj ato që thua ti. E dolli jashtë mbë rrugë, e kokoshi këndoi. E si e pa atë përsëri kopilia, nisi t’u thosh ature që rrijnë atje që: Kij nga ata është. E ai pameta arnisej. E pas një çiket i thonë Petrosë ata që rrijn’ atje: Me të vërteta nga ata jeshe. Galileo je, e të folturit tat gjan. E ai nisi të anathematis, e të betonej, që: s’e di këtë njeri që thoi. E për së ditit këndoi kokoshi. E u kujtua Petrua fjalësë që i tha atij Iisui, që pa kënduarë kokoshi di herë, do të më arniseç mua tri herë. E nisi e qante. E atë çast ndë mëngjes u mbëjuadhë të parët’ e priftëret, bashkë me pleqtë edhe me grammatejtë, edhe me gjithë mbëjedhëjënë, e si e lidhnë Iisunë, e shpunë, e e dhanë mbë duar të Pillatosë. E e pieti atë Pillatua: Ti je mbreti i Çifutet? Edhe ai u përgjegj, e i tha atij: Ti e thua. E thoshnë shumë katigori kondr’ atij të parët’ e priftëret. E Pillatua e pieti atë pagjene, e i thotë: Nukë përgjegje fare? Shih mbë sa të kallëzojënë këta tij. E Iisui më nuk’ u përgjegj fare, kaqë që u çudit Pillatua. E ndë çdo të krëmpte u lëshon ature një të hapsosurë, cilinëdo që të kërkoijnë. E qe një që quhej Varavva lidhurë ndë hapsanë bashkë me shokët’ e tij, që kishnë bërë vresëjë ndë nakatosi. E si britnë turma, nisnë të kërkoijnë, sikundr’ u bënte ature kurdo. Edhe Pillatua u përgjegj ature, e u tha: Doi t’u lëshoj juvet Mbretn’ e çifutet? (Se e dij që nga zilia e dhan’ atë nde ai të parët’ e priftëret). E të parët’e priftëret vunë turmënë që të kërkoijnë prej sij t’u lëshon më tepër Varavvanë. E Pillatua u përgjegj, e u tha ature pagjene: Ç’doi dha t’ua bëj atë që thoi Mbret të çifutet? Edhe ata pagjene britnë më fort: Mbërthee atë ndë Kruq. E Pillatua u thosh ature: Ç’të keq u bëri? E ata më shumë thërrisnë: Mbërthee atë ndë Kruq. Edhe Pillatua sepse deshi të bën zëmërën’ e turmësë, u lëshoi ature Varavvanë, e Iisunë si e rrahu me kamçi, e dha të mbërthenej ndë kruq. E e muarrë atë trimatë, e e shpunë ndë avlli tek është Pretori, e thërresënë gjithë biliknë. E e veshnë atë me rrobë të kuqe; e pleksnë një kurorë nga gjëmba, e ja vunë mbë kokë. E nisnë ta përshëndetn’ atë e t’i thoshnë: Gëzo, o mbret i çifutet. E rrihnë kokën’ e tij me kallam, e pështijnë mbë të, e bijnë mbë dhe, e i falejn’ atij. E kur përqeshnë me të, i sveshnë rrobën’ e kuqe, e i veshnë rrobat’ e tij, e e nxuarë jashtë, ta mbërtheijn’ atë ndë Kruq. E angarepsnë tek shkon ateje një Simon Qirineo (që vinte nga ara, baban’ e Aleksandhroit edhe Rufosë), të mirr Kruqn’ e tij. E e bienë atë ndë vënd të Gollgothait, që domethënë: Vënd i krerëvet. E i ipnë atij të pij verë nakatosurë me smirnë, e ai nuk’ e mori. E si e mbërthienë atë ndë kruq, ndajtinë rrobat e tij, e vunë short mbi to, ç’të mirr gjithëkush. E qe sahati tre, e e mbërthienë atë ndë kruq. E gram’ e katigorisë tij qe shkruarë: MBRETI I ÇIFUTET. E bashkë me atë mbërthienë ndë kruq di kusarë, njërinë mb’anë të djathëtë, e tjatërinë mb’anë të mëngjërë të tij. E dolli e vërtetë karta që thosh: Edhe me paranomë u mëndua. E ata që shkoijnë udhësë e vllasfimisn’ atë tuke tundurë kokën’ e ture mbë të, e thoshnë: Bobo mbë tij që prish Naonë, e mbë tri dit e dërton. Shpëto vetëhenë tënde, e zbrit nga kruqi. Kështu edhe të parët’ e priftëret thoshnë tuke përqeshurë njëri me jatërinë, bashkë me gramatejtë: Të tjerë shpëtoi, e vetëhen’ e tij s’mund të shpëtojë. Krishti, mbreti i Israilit, le të zbresë ndashti nga kruqi, që të shohëmë e të besojëmë. Edhe ata që qenë mbërthierë bashkë me të ndë kruq, e shaijn’ atë. E si u bë sahati gjashtë, u bë erësirë mbë gjithë dhe, ngjera mbë nëntë sahat. E ndë të nëntënë sahat, thirri Iisui me zë të madh, e tha: Elloi, elloi, llama savahthani? Që domethënë: O Perndi, o Perndi, pse më le? E si e digjuanë ca nga ata që rrijn’ atje, thoshnë: Ja, Ilianë thërret. E u lëshua një, e mbushi një sfungar uthullë, e si e vuri ndë një kallam, ja ip të pij, e thosh: Liri të shohëmë, ndë vjen Iliaja ta zbresj’ atë. E Iisui si nxori një zë të madh, dha Shpirtinë. E perdheja e naoit u çuar mbë di, që sipërit e ngjera përposh. E si e pa Qentirioni që rrij karshi atij, që si thirri kështu dha Shpirtinë, tha: Vërtet i biri i Perndisë qe kij njeri. E ishnë edhe gra që vësh(t)roijnë për së largut, e bashkë me ato qe edhe Magdhalini Maria, edhe Maria mëm’ e Iakovoit së vogëlë edhe Iosiut, edhe Sallomi. Ato që edhe kur qe ndë Galileë vijnë pas sij, e i shërbeijn’ atij, edhe shumë të tjera që patn’ ardhurë bashkë me atë ndë Ierusalim. E poqë u err (sepse qe e prëmte, e parë e së Shëtunësë). Erdhi Iosifi që qe nga Arimathia, plak bujar, që edhe ai qe që prit mbretërin’ e Perndisë, e guxoi e hiri nde Pillatua, e kërkoi kurmin’ e Iisuit. E Pillatua u çudit nd’është që vdiqi, e si thirri Qentirionë, e pieti pa atë ndë vdiqi. E si mpsoi nga Qentirioni, ja dhëroi kurminë Iosifit. E si bleu një çarçaf, e si e dërmoi atë nga Kruqi, e pështolli ndë çarçaf, e e vuri atë ndë varr që ishte peleqisurë nga shpellë, e lukurisi një gur të madh mbë derë të varrit. E Magdhalini Maria edhe Maria e Iosiut, vështroijnë ku e kllasënë. E si shkoi e Shëtuna, Magdhalini Maria, edhe Maria, mëm’ e Iakovoit edhe Sallomi, blenë miro, të vijnë, e ta lieijnë atë. E ditën’ e parë të javësë shumë mëngjes vijënë mbë varr, kur leu Dielli. E thoshnë njëra-jatërësë: Kush do të na rrukullisjë navet gurë nga der’ e varrit? E kur vështroijnë shohënë që guri qe shtëmëngurë, sepse qe shum’ i madh. E si hinë brënda ndë varr, shohënë një djalosh, që rrijte mb’anë të djathëtë, veshurë me rroba të bardha, e u çuditnë. E ai u thot’ ature: Mos u çuditni. Iisunë Nazarinonë, të mbërthierinë ndë Kruq kërkoni, u ngjall, s’është këtu. Ja vëndi tek’ e kishnë kallturë. Po hajdeni e thoi mathitivet së tij edhe Petrosë, se arriu përpara juvet, e u pret ndë Galileë. Atje do ta shihni atë, sikundr’ u tha juvet. E si duall ato nga varri me të shpejtë, iknë; po i mori ato frikë edhe çudi, e nukë thanë njeriut gjë, sepse trëmbejnë. E si u ngjall ndë mëngjes të parënë ditë të javësë, u duk herën’ e parë Magdhalini Mariasë, që i kish krierë të shtatë djajtë. E ajo vate e u dha haber ature që ishnë bashkë me të, që qenë të helmuarë, e qaijnë. Edhe ata si digjuanë se ai rron, e u duk tek’ ajo, nukë dhanë besë. Pastaj u dëftua me tjatër surat mbë di nga ata që ecëijnë, e vijnë ndë arë. Edhe ata si vanë u rrëfienë së tjerëvet, e as ature nuk’ u dhanë besë. E pasandaj u duk mb’ata të njëmbëdhjetë, atje tek rrijnë, e i qërtoi sepse nukë besuanë mb’ata që e panë atë të ngjallturë, edhe për zëmërën’ e ture të pakthierë. E u tha ature: Haideni ndë gjithë botë, e qiriksni Ungjillë ndë gjithë dinia. Ai që të besojë e të pagëzonetë, do të sosetë, e ai që të mos besojë, do të kollasetë. E këto janë thavmëtë që do të venë pas ature që besojënë: ndë ëmër tim do të zbojënë të paudhëtë, gjuhë të ra do të flasënë. Gjërpinjtë do t’i zënë me dorë; edhe ndonjë të helmuarë ndë pifçinë, do të mos i dëmëtojë; mbi të sëmurë do të vënë duartë, e do të shëronenë. E pas këture kuvëndevet, që u tha ature Zoti, hipi ndër Qiell, e ndënji mb’anë të djathëtë të Perndisë. E ata si duallë qiriksnë mbë çdo vënd, si i ndih e punon bashkë me ata Zoti, e u veveos fjalënë me thavmëra që bënejnë. Sepse vunë dorë shumë të rrëfejënë me taks Istorin’ e ature punëravet që nevet i dimë fort mirë. Sikundrë na i dëftuanë navet ata që i panë me si të ture që krie herësë, e që u bënë punëtorë të fjalësë. M’u duk edhe mua mirë, o i larti Theofil, që arçë që krie herësë pas ature të t’i shkruaj ti një e nga një me taks. Që të njohç të vërtetënë e ature punëravet që je dhidhaksurë mbë to. Gjau ndë dit të Irodhit, mbretit së Iudheësë, qe një prift që quhej Zaharia, nga efimeria e Aviait; edhe gruaja e tij qe nga bijat’ e Aaronit, edhe ëmër’ i saj Elisavet. E ishnë që të di përpara Perndisë të drejtë, e ecëijnë ndë gjithë porsi e të drejta të Zotit pa të sharë. E nukë patnë ata djalë, sepse Elisavetja qe shterpë, e të di qenë të shkuarë ndë mot të ture. E gjau tek bënte ai punët’ e priftërisë (mësonte) mbë taks të efimerisë tij, përpara Perndisë. Sikundr’ është adeti i efimerisë, u ndodh që thimjatis, e hiri ndë Nao (qishë) të Zotit. E gjithë turm’ e llaoit ishnë që falejnë jashtë ndë kohë të thimjamësë. E u duk nde ai Ëngjëll’ i Zotit që rrijte mb’anë të djathëtë të thisiastirit së thimjamësë. E si e pa Zaharia, u drodh e ra mbi të të trëmburë. E tha Ëngjëlli nde ai: Mos u trëmb, o Zaharia, se u digjua të luturitë tat; e Elisavetja gruaja jote do të të pjellë ti bir, e do t’i vëç ëmërinë Ioann. E do të jetë tek ti gëzim e lodrë, e shumë do të gëzonenë mbë të lerë të tij. Se do të jet’ i madh përpara Zotit, e do të mos pijë as verë as siqera, e do të mbushetë nga Shpirt Shënjt që nga barku i mëmësë tij. E shumë nga bijt’ e Israilit do të kthejë mbë Zotnë Perndin’ e ture. E ai do të vijë përpara atij me Shpirt e me fuqi të Iliasë, të kthejë zëmërat’ e jatët mbi djem, e të padigjuaritë nd’urtëci të së drejtëvet, e t’i bëjë gati Zotit llao të dërtuarë. E Zaharia i tha Ëngjëllit: Qish do ta kupëtoj këtë punë? Se unë jam plak, e gruaja ime shkuarë nga koh’ e saj. E ju përgjegj Ëngjëlli, e tha atij: Unë jam Gavriili që rri përpara Perndisë, e jam dërguarë të të thom tij, e të të ap tij këtë haber të mirë. Edhe ja, do të pushoç sot di e tutje, e të mos mundç të flaç, ngjera mb’atë ditë që të bënenë këto, sepse nukë besove ndë fjalë të mia, që do të paguhenë mbë kohë të ture. E llaoi e pritnë Zaharianë, e çuditejnë për të mënuarë të tij ndë nao (qishë). E si dolli, nukë mund t’u flit ature. E kupëtuanë që pa ndonjë çudi ndë nao. E ai u bënte ature isharet, e mbeti pa gojë. E u bë si sosnë dit’t’ e punësë së priftërisë tij, vate mbë shtëpi të tij. E pas këture ditet u mbars Elisavetja gruaja e tij, e fshih vetëhen’ e saj pesë muaj, e thoshte. Se kështu bëri Zoti tek meje, mb’ato dit kur deshi të kthenej të vështron për të ngrijturë dhunënë time nga njerëzitë. E ndë të gjashtinë muaj u dërgua Ëngjëlli Gavriil nga Perndia, ndë një qutet të Galileësë, që quhetë Nazaret. Mbë një vergjëreshë që qe aravoniasurë me burrë nga shtëpi e Dhavidhit, që quhej Iosif, e vergjëresha quhej Mariam. E si hiri Ëngjëlli tek ajo, i thotë: Gëzo, o e gëzuarë, Zoti është bashkë me tij, ti je e bekuarë ndë mes të gravet. E ajo si e pa, u drodh për këtë fjalë, e mëndonej me vetëhe të saj: Ç’do të jetë kij hjeretismo? E Ëngjëlli i thot’ asaj: Mos u trëmb Mariam, sepse gjete nder afër Perndisë. E ja do të bëneç me barrë, e do të pjellç djalë, e do t’i vëç ëmërinë Iisu. Kij do të jetë i madh, e do të thuhetë i biri i së lartit, e do t’i apë atij Perndia fron’ e Dhavidhit, babait së tij. E do të mbretërojë mbë shtëpi të Iakovit për gjithë jetë; e mbretëria e tij nukë ka të sosurë. Edhe Mariami i tha Ëngjëllit: Qish do të jetë këjo, se unë burrë nukë njoh? E u përgjegj Ëngjëlli, e i thot’ asaj: Shpirt Shënjt do të vijë mbi tij, e fuqi e së lartit do të të mbulojë tij; pra andaj edhe ajo akoma që të lejë nga teje Shënjt, do thuhetë bir i Perndisë. E ja Elisavetja gjëria jote, edhe ajo u mbars djalë nd’pleqëri të saj; e kij muaj është i gjashti i asaj që quhej shterpë. Se nuk’ është’ e pamundurë ndonjë punë afër Perndisë. E Mariami i tha: Ja kopilia e Zotit, u bëftë tek meje sikundrë thua. E iku nga ajo Ëngjëlli. E Mariami u ngre mb’ato dit, e vate me të shpejta mbë një mal të Iudheësë. E hiri mbë shtëpi të Zahariasë, e i thot’ Elisavetsë: Gëzo. E poqë digjoi Elisavetja gëzimn’ e Mariasë, këceu djali ndë bark të saj, e u mbush prej Shënjtit Shpirt Elisavetja. E thirri me zë të madh, e tha: E bekuarë je ti ndë mes të gravet, edhe pemm’ e barkut sit ësht’ e bekuarë. E nga më erdhi këjo, të vijë tek u, mëm’ e Zotit sim? Se ja, poqë erdhi zëri i gëzimit sit ndë veshë të mia, këceu djali ndë bark tim nga gëzimi. E e lumura ajo që besoi, që do të teliosenë ato që u folë nga Zoti tek tij. E Mariami tha: Madhëcon Shpirti im Zotnë. E gëzonetë Shpirti im mbë Zotnë, që më shpëtoi mua. Sepse ktheu sitë të shih mua kopilen’ e tij të vogëlënë, se ja që ndashti e sot di parë, do të më thonë të lumurë gjithë filitë. Sepse ai që është i fortë bëri punëra të mëdha tek u; e ëmër’ i tij është Shënjt. Edhe ndëjes’ e tij është brez pas brezit, mb’ata që kanë frikën’ e tij. Bëri punëra të forta me llërë të tij; përhapi fodullëtë me silloi të zëmëravet së ture. Zbriti të fortëtë nga fronetë, e ngrijti të vogjëjtë. T’urëtitë i mbushi të mira, e të pasuritë i dërgoi mbrazëtë. I ndihu Israilit, robit së tij, të mos harojë eleimosin’ e tij. (Sikundrë u taksi baballarëvet sanë, Avraamit edhe farësë tij) për gjithë jetë. E mbeti Mariami me atë bashkë ngjera mbë tre muaj, e pasandaj u kthie ndë shtëpi të saj. E Elisavesë i erdhi koha për të pjellë, e polli djalë. E digjuanë të afëritë e gjërit’ e saj, që shtoi Zoti eleimosin’ e tij tek ajo, e gëzonejnë bashkë me atë. E u bë ndë të tetënë ditë, erdhë të peritemnë djalënë, e i vijnë ëmërin’ e tij mbë ëmër të jatit së tij, Zaharia. E ëmma e tij u përgjegj, e tha: Jo, po do të quhetë Ioann. E i than’ asaj, se nuk’ është njeri ndë gjëri tuaj, që të quhetë me këtë ëmër. E i bëijnë isharet edhe jatit së tij, ç’do që të quhet’ ai. E si kërkoi një copë dhogë, e shkroi, e thosh: Ioann është ëmër’ i tij. E u çuditnë të gjithë. E atë çast ju hap goja e tij, edhe gjuha e tij; e flit, e lëvdon Perndinë. E gjithë gjitoninë i muarr frika. E flitejnë këto fjalë ndë gjithë mal të Iudheësë. E gjith’ ata që i digjoijnë i vijnë ndër mënd të ture, e thoshnë: Vallë ç’do të jetë kij djalë? E dor’ e Zotit qe me të. E jati i tij Zaharia u mbush nga Shpirt Shënjt, e profitepsi, e tha: I lëvduarë qoftë Zoti Perndia e Israilit, sepse ktheu sinë, e pa, e lefterosi llaon’ e tij. E ngrijti për nevet ndë shtëpi të Dhavidhit, djalit së tij, fuqi; e do të na shpëtojë. Sikundrë pat folë me gojë të Shënjtorëvet Profitet që herën’ e parë. Ngrijti shpëtim të na shpëtojë nga duart’ e hasmëret sonë, edhe nga gjith’ ata që na duanë ndë keq. Të bëjë ndëjesë me përinjtë tanë, e të kujtojë dhjatën’ e tij të Shënjtëruarënë. Benë që qe betuarë nde Avraami, babai inë, të na ip nevet. Që të na shpëton nga duart’ e hasmëret sonë, e ta lëvdojëmë atë pa frikë. Me Shënjtëri edhe me të vërtetë përpara tij, gjithë dit’ e jetësë sonë. Edhe ti djalë do të quheç profit i së lartit, se do të shkoç përpara faqesë Zotit, të bëç gati udhët’ e tij. Të apç ndë llao të tij të dinë ç’është shpëtim i ture, për të ndëjierë fajet’ e ture. Me anë të zëmërësë lejmonjare të Perndisë sonë, që me ato na pa Dielli që len lartazit. Për të ndriturë nd’ata që rrijnë ndë hie, e ndë skotadh të vdekëjesë, për të ndrequrë këmbëtë tona mb’udhë të paqesë. E djali rritej e forconej prej anet së Shpirtit, e ishte mb’erimira, ngjera mbë ditë që u çfaq ai ndë Israil. E u bë mb’ato dit ahiere, dolli urdhër prej Avgustoit Qesarit që të shkruheshnë për pagë gjithë bota sa urdhëronte ai. (Këta të shkruarë të parë u bë kur kish zotërin’ e Siriësë Qirinioi). E vijnë gjithë të shkruheshnë, e të ipnë ëmërinë cilido ndë qutet të tij. Hipi edhe Iosifi nga Galilea prej Nazaretit ndë Iudheë ndë qutet të Dhavidhit që quhetë Vithleem (se ai ish nga shtëpia, edhe nga fëmij’ e Dhavidhit). Të shkruhej, e t’ip ëmërin’ e tij bashkë me Mariamnë, që e kish aravoniasurë për grua, e ajo qe me barrë. E gjau kur qen’ ata atje, i arrijtinë ditë asaj për të pjellë. E polli të bir’ e saj të parin’ e të vetëminë, e e lidhi atë, e e vuri ndë grasht, se nukë qe vënd tek kishnë konepsurë. E qenë dëlmerë mb’ato anë t’atit vëndit që ruaijnë me radhë kopet’ e dhëndet gjithë natënë rrotull. E ja Ëngjëlli i Zotit u duk mb’ata afër, e dritë nga Zoti i thambosi ata, e u frikuanë frikë të madhe. E u thotë Ëngjëlli ature: Mos trëmbi, sepse u vangjelis juvet gëzim të madh, që do të jetë ndë gjithë llao. Se u leu juvet sot ndë qutet të Dhavidhit ai që u shpëton, e ai është Krishti Zoti. E kij është nishan mbë juvet, do të gjeni foshnjë të fashqosurë, që gjëndetë ndë grasht. E aksafna bashkë me Ëngjëllinë gjau një turm’ asqer Ëngjëjet Qiellet, që lëvdoijnë Zotnë, e thoshnë: Lëvdim nde Perndia që është mbë të lartinë Qiell, e paq mbë dhe, ndë njerëz që kanë zëmërë të mirë. E u bë si u hoqnë prej ature Ëngjëjtë, e vanë ndër Qiell, e njerëzitë dëlmerëtë thanë njëri me jatërinë: Le të vemi ngjera mbë Vithleem, e të shohëmë këtë punë që u bë, sikundrë na e dëftoi Zoti navet. E erdhë me të shpejta, e gjenë Mariamnë, edhe Iosifnë, edhe djalënë që ishte ndë grasht. E si e panë e kupëtuanë fjalënë që u qe thën’ ature për këtë djalë. E gjith’ ata që e digjuanë u çuditnë, për ato që u rrëfienë ature dëlmerëtë. E Mariami i vështron gjithë këto fjalë, e i mban ndë zëmërë të saj. E u kthienë dëlmerëtë, tuke lëvduarë e tuke mburturë Perndinë, për gjith’ ato që digjuanë e panë, sikundr’ u qe thën’ ature më përpara. E si u mbushnë të tetë ditë për të prerë vetëhen’ e djalit, e ju vu ëmër’ i tij Iisu, sikundrë i qe thënë nga Ëngjëlli, pa qënë dhe zënë ai ndë bark të mëmmësë. E kur erdhë ditë të qëruarit së saj, sikundrë thoshte nomi i Moisiut, e shpun’ atë ndë Ierusalim, ta nxirë përpara Zotit. (Sikundr’ është shkruarë ndë nom të Zotit: se çdo mashkull që del përpara nga barku i mëmmësë, do të thuhetë Shënjt i Zotit). E të ipnë kurban sikundrë është shkruarë ndë nom të Zotit, një par tura, a di bicune pëllumbavet. E ja, ishte një njeri ndë Ierusalim, që quhej Simeon, e kij njeri ishte i drejtë, e me frikë të Perndisë, e prit parigorin’ e Israilit, e Shpirti Shënjt qe mb’atë. E i qe dëftuarë atij nga Shënjti Shpirt, që të mos shih vdekëjë, pa parë Krishtin’ e Zotit. E e pru Shënjti Shpirt ndë nao, e kur shpunë përinjtë djalënë Iisunë, që të bëjn’ ata për të sikundrë qe adeti i nomit. E ai e priti atë ndë llëra të tij, e lëvdoi Perndinë, e tha: Ndashti të lëshoç ropnë tënd, o Zot, me paq sikundrë qe thënë, Se panë sit’ e mia lefterinë që u dha nga teje. Që e bëre gati përpara gjithë filivet. Dritë për të ndriturë filitë, e për nder të llaoit sit Israilit. E Iosifi edhe mëm’ e tij çuditejnë për ato që thuheshnë për të. E i bekoi ata Simeoni, e tha nde mëm’ e tij Mariami: Ja kij gjëndetë për të gremisurë, e për të ngriturë shumëvet ndë Israil, edhe për nishan që do të thonë kondrë për të. (Edhe ndëpër zëmërë tënde do të shkojë kordhë) që të çfaqenë nga shumë zëmëra silloira. E ishte Anna profitesha e bij e Fanuilit, prej filis’ e Asirit, ajo qe shumë e moçme, e rroi me burrë të saj shtatë vjet nga vashëzëja e saj. E ajo qe e ve ngjera tetëdhjetë e katër vjeç, që ajo nukë hiqej nga naoi të falej nat’ e ditë me agjërim e me të lutura. Edhe ajo u duk atje atë sahat, e bënte efharisti nde Zoti, e flit për atë gjithëvet ature që pritnë shpëtim ndë Ierusalim. E si i bënë gjith’ ato që thosh nomi i Zotit, u kthienë ndë Galileë, ndë qutet të ture ndë Nazaret. E djali rritej e forconej me Shpirt, e mbushej me sofi. E dhurëti e Perndisë qe mbë të. E vijnë përint’ e tij nga mot ndë Ierusalim, ndë të krëmte të pashkësë. E kur u bë dimbëdhjetë vjeç, hipnë ata ndë Ierusalim, sikundrë qe adeti i së krëmptesë. E si teliosnë ditë mbë të kthierë të ture, Iisui djali mbeti ndë Ierusalim, e nuk’ e kupëtoi Iosifi, edhe mëm’ e tij. Sepse thanë se ishte ai ndë shoqëri, e ecnë një ditë udhë e e kërkoijnë atë ndë gjëri e ndë të njohurë. E si nuk’ e gjen’ atë, u kthienë ndë Ierusalim tuke kërkuar’ atë. E u bënë tri dit sa e gjen’ atë, që rrijte ndë mes të dhaskalëvet, e i digjon ata, edhe i piet. E çuditejnë gjith’ ata që e digjoijn’ atë, mbë urtëci, edhe mbë të përgjegjurë të tij. E si e pan’ atë lanë mëntë, e i thotë ëmma e tij: Bir, ç’na bëre navet kështu? Ja jati it edhe unë të kërkojëmë tij me pikëllim. E u thot’ature: Pse më kërkojëtë juvet mua? Nuk’ e dijëtë se unë do të jem ndë punëra të babait sim? E ata nuk’ e kupëtuanë fjalënë që u tha ature. E zbriti bashkë me ta, e erdhi ndë Nazaret, e ishte ndë urdhër të ture, e ëmm’ e tij gjithë këto fjalë i mbëjidh e i mbante ndë zëmërë të saj. E Iisui çutej mbë sofi, e mbë të rriturë të kurmit, e mbë dhurëti përpara Perndisë, e përpara njerëzet. Ndë të pesëmbëdhjetinë vit të mbretërisë Qesarit Tiverioit, kur mbretëron Pillatua nga Pondua ndë Iudheë, e Irodhi kish Tetarhin’ e Galileësë, e vëllai tij Filippoi kish Tetarhin’ e Itureësë, edhe të vëndit së Trahonisë, e Elisaniu kish Tetarhin’ e Avilinësë. Ndë kohë që ishnë të parë të priftëret Anna edhe Kaiafa, erdhi fjalë Perndiet mbë Ioannë, të bir’ e Zahariut nd’erimi. E vate mbë gjith’ atë vënd që qe rrotull Iordhanit, tuke qiriksurë pagëzim të metanisë, për të ndëjierë fajetë. Sikundr’ është shkruarë ndë kartë të fjalëvet të profitit Isaiut, që thotë: Zë njeriut që thërret nd’erimi, e thotë: Bëni gati udhën’ e Zotit, bëni të sheshuara monopatet’ e tij. Çdo prua do të mbushetë, edhe çdo mal e breg do të unjetë, e udhëratë që janë të shtrëmbëra do të bënenë të drejta, e greminatë do të bënenë udhëra të sheshuara. E do të shohënë gjithë njerëzitë shpëtimn’ e Zotit. E thoshte ndë turmëra që vijnë të pagëzonejnë prej si: Pjellat’ e nepërkavet, cili ju dëftoi juvet të ikëni nga urgjia që vjen mbë ju? Bëni adha pemë të mira të metanisë, e mos ziri të thoi me vetëhe tuaj, nevet kemi baba Avraamnë, se u thom juvet, që mund Perndia nga këta gurë të ngjalljë djelm t’Avraamit. Sepse ja edhe sopata mbanë rrënjavet së lisavet është; e çdo lis adha që nukë bën pemë të mirë, pritetë, e vihetë mbë zjar. E e pietnë atë turmëtë, e i thoshnë: Ç’të bëjëmë na adha? E ai u përgjegj ature, e u thotë: Kush ka di palë rroba, le t’i apë atij që s’ka, edhe ai që ka gjë për të ngrënë, le të bëjë kështu. E erdhë edhe kumerqarë të pagëzonishnë. E i than’ atij: Dhaskal. Ç’të bëjëmë? Edhe ai u thot’ ature: Mos kërkoni më tepër nga ajo që jeni porsiturë. E e pietn’ atë edhe trimatë, e i thoshnë: E na ç’të bëjëmë? E u tha ature: Mos mirri me pahir gjën’ e botësë; as të kallëzoni njeri, po të ini hoshnuk ndë lufe tuaj. E kur shpërente llaoi, e mëndonejnë të gjithë ndë zëmërë të ture për Ioannë, vallë mos ësht’ ai Krishti. U përgjegj Ioanni gjithëvet, e u thotë: Unë u pagëzoj juvet me ujë, po vjen një m’i fortë se unë, që un’ atij nukë jam i zoti t’i zgjidh rripn’ e këpucëvet së tij, ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt Shënjt, edhe me zjar. E ai do të ketë lopatënë mbë dorë të tij, e do të qërojë lëmën’ e tij, e do të mbëjedhë grurëtë nd’ambar të tij, e kashtënë do ta djegë me zjar të pashuarë. Edhe shumë të tjera punëra dhidhakste, e mpson llaonë. E Tetrarhi Irodhi sepse ishte qërtuarë prej si për Irodhiadhënë gruan’ e Filippoit vëllait së tij, edhe për të tjera të këqia që kish bërë Irodhi. Shtoi edhe këtë mbë të gjitha, e mbilli Ioannë ndë hapsanë. E gjau si u pagëzuanë gjithë llaoi, u pagëzua edhe Iisui, e si u fal, të hapej Qielli. E të zbrit Shënjti Shpirt mbë të, e mbë të dukurë të tij, dukej posi pëllumbë. E gjau të bënej zë nga Qielli, e të thosh: Ti je biri im i dashuri, që mbi ti unë prëhem. E Iisui nisi të kishte ahiere tridhjetë vjet mbë të nisurë, që ishte (sikundr’ e thoshnë) i biri i Iosifit, i Iliut, I Matthanit, i Leviut, i Melhiut, i Iannait, i Iosifit, I Mattathiut, i Ammosit, i Naumit, i Esliut, i Nagjeut, I Maathit, i Mattathiut, i Semeiut, i Iosifit, i Iudhësë, I Ioannait, i Risait, i Zorovavelit, i Sallathiilit, i Niriut, I Melhiut, i Adhdhiut, i Kosamit, i Elmodhamit, i Irit, I Iosiut, i Eliezerit, i Iorimit, i Matthatit, i Leviut, I Simeonit, i Iudhësë, i Iosifit, i Ionnanit, i Eliaqimit, I Meleait, i Mainanit, i Mattathait, i Nathanit, i Dhavidhit, I Ieseut, i Ovidhit, i Voozit, i Sallmonit, i Naasonit, I Aminadhavit, i Aramit, i Esromit, i Farezit, i Iudhësë, I Iakovit, i Isaakut, i Avraamit, i Tharësë, i Nahorit, I Saruhut, i Ragavit, i Falekut, i Everit, i Sallait, I Kainanit, i Arfaksadhit, i Simit, i Noesë, i Llamehut, I Mathusalësë, i Enohut, i Iaredhit, i Maleleilit, i Kainanit, I Enosit, i Sithit, i Adhamit, i Perndisë. E Iisui plot nga Shënjti Shpirt u kthie nga Iordhani, e shpirej prej Shpirtit nd’erimi. E për dizet dit gucitej nga i paudhi; e s’hangri fare gjë mb’ato dit. E si u sosnë ato dit, pastaj i erdhi u. E i thot’ atij i paudhi: Ndë je i biri i Perndisë, thuaj këtij gurit të bënetë bukë. E ju përgjegj atij Iisui, e i tha: Është shkruarë, që nukë rron me bukë vetëmë njeriu, po me çdo fjalë të Perndisë. E si e hipi atë i paudhi ndë një mal të lartë, i dëftoi atij sa të përpjekç sinë gjithë mbretërit’ e jetësë. E i thot’ atij i paudhi: Ti do të ta ap gjithë këtë urdhër, edhe nderet’ e ture, se mua më është dhënë, e kujt të dua unë ja ap atë. Ti adha ndë u unjëç përpara meje të më faleç, do të jenë gjithë të tuatë. E ju përgjegj atij, e i thotë Iisui: Ikë nga meje satana, se është shkruarë: T’i faleç Zotit Perndisë sate, e atij vetëmë t’i bëç lëvdim, e llatri. E e pru atë ndë Ierusalim, e e vuri mbi kulm të Ieroit, e i tha atij: Ndë je i biri i Perndisë gremis vetëhenë këteje përposh mbë dhe. Se është shkruarë: Se do të porsitjë Ëngjëjt’ e tij për ti, që të ruajnë. Edhe se do të të ngrënë ti mbë duar, që të mos përpjekç këmbënë tënde mbë gur. E ju përgjegj, e i thot’ atij Iisui, se: është thënë pameta, të mos guciç Zotnë Perndinë tënde. E si sosi i paudhi gjithë gucitë, iku prej si ngjera mbë tjetër kohë. E u kthie Iisui me fuqi të Shpirtit ndë Galileë, e zëri dolli për të ndë gjith’ ato vënde rrotullë. E ai dhidhaks ndë sinagoje të ture, e nderonej nga gjithë. E erdhi ndë Nazaret tek pat qënë rriturë, e hiri sikundrë qe mpsuarë, ndë sinaguaj të shëtunë, e u ngre të dhiavas. E ju dha atij mbë dorë një kartë e profitit Isaiut, e si e hapi kartënë, gjeti vëndnë tek qe shkruarë: Shpirt’ i Zotit mbi mua, pra andaj më hrisi; të vangjelis të varfëritë më ka dërguarë, të shëroj ata që kanë zëmërënë copa-copa, të dëftej skllevet shpëtimn’ e ture, e të verbëret që t’u hapenë sitë, e të lefteros ata që janë ndë shtrëngim. Për të dhidhaksurë vitn’ e dëshëruarë të Zotit, e ditën’ e shpëtimit. E si mbilli kartënë, e ja dha kopilit, ndënji mbë dhe. E sit’ e gjithë sinagojit qenë kthierë, e vështroijnë mbë të. E nisi t’u thoshte ature, se sot digjuatë të vërtetën’ e kësaj kartet me veshë tuaj. E gjithë thoshnë se kështu është, e çuditejnë për fjalë t’ëmbla, që dilë nga goj’ e tij, e thoshnë: Nuk’ është kij i biri i Iosifit? E u thot’ ature: Vërtet do të më thoi këtë paravoli: Jatro, shëro vetëhenë tënde. Gjith’ ato punëra që digjuam, që u bënë ndë Kapernaum, bëni edhe këtu ndë patridhë tënde. E u tha: Me të vërteta u thom juvet, se ndonjë profit nuk’ ësht’ i pëlqierë ndë patridhë të tij. E u thom juvet: Me të vërteta, shumë gra të va qenë mbë dit të Iliut ndë Israil, kur u mbill Qielli tri vjet edhe gjashtë muaj, sa u bë u e madhe mbë gjithë dhe. E mbë ndonjë nga ato nuk’ u dërgua Iliu, përveçme ndë Sarepta, vënd të Sidhonësë, mbë gruan’ e ve. Edhe shumë të leprosurë qenë ndë kohë të profitit Elisseut ndë Israil, e ndonjë nga ata nuk’ u qërua, përveçme Neemanit Sirosë. E si digjuanë këto gjithë sa qenë ndë sinaguaj, u frinë gjithë me të zëmëruarë. E u ngrenë e e krienë atë përjashta qutetit, e e prunë ndë buzë të malit, tek qe vënë binaja e qutetit së ture, që ta gremisnë atë. E ai shkoi ndëpërmes të ture, e iku. E zbriti ndë Kapernaum, qutet të Galileësë; e dhidhakste ata të shëtunatë. E çuditejnë për dhidhahi të tij që u bën, sepse dhidhahi e tij ish me eksusi, e me urdhër. E ishte ndë sinaguaj një njeri që kish Shpirt të dhemonit së pëgërë, e briti me zë të madh. E thoshte: Lena, ç’kemi na të bëjëmë me ti, Iisu Nazarino? A erdhe të na priç nevet? Unë të di cili je tij, Shënjti i Perndisë. E e qërtoi atë Iisui, e i tha: Pusho, e dil nga ai. E si e shtiu atë mbë dhe i paudhi, dolli nga ai pa bërë ndonjë të keq. E tromaksnë të gjithë, e kuvëndoijnë njeri me jatërinë, e thoshnë: Ç’është këjo fjalë, që me urdhër, e me fuqi porsit Shpirtëret’ e pëgëra, e dalënë? E zër’ i tij vej tuke përhapurë mbë çdo vënd, mbë çdo anë. E si u ngre nga sinagoji, hiri ndë shtëpi të Simonit. E vjehëra e Simonit mbahej nga një ethe e keqe, e i lutejn’ atij për atë. E si u qas mbi të, e porsiti ethenë, e e la atë atë çast, e ajo u ngre, e u shërben ature. E si perëndoi Dielli, gjithë sa kishnë të sëmurë, me çdofarë sëmundëra, i bijn’ ata tek ai, e ai si vij duartë mbi çdonjë nga ata, i shëron ata. Edhe dhemonëtë dilë nga shumë, e thërrisnë, e thoshnë, se ti je Krishti i biri i Perndisë, e i qërton, e nuk’ i lijte ata të thoshnë, sikundr’ e dijnë, që ai është Krishti. E si u kdhi, dolli e vate ndë vënd erimi, e turmët’ e kërkoijn’ atë, e erdhë ngjera tek qe ai, e e mbaijn’ atë, që të mos ikën nga ata. E ai u tha ature, që: Duhetë të vangjelis mbretërin’ e Perndisë, edhe ndë të tjeratë qutete, se për këtë jam dërguarë. E dhidhakste ndë sinagoje të Galileësë. E u bë kur u përmbëjuadh turma të digjoijnë fjalën’ e Perndisë, e ai rrijte mbanë gjolit së Gjennisaretit. E pa di varka që ishnë mb’anë të gjolit, e pishkëtorëtë si duallë nga ato, laijnë rrjetetë. E si hiri ndë një nga ato varka që qe e Simonit, i thotë të largon pakëzë nga dheu, e ndënji e dhidhakste turmëtë nga varka. E si pushoi nga dhidhahia i thotë Simonit: Hikni më brënda ndë gjol, e shtiri rrjetetë tuaj për gja. E ju përgjegj Simoni, e i thot’ atij: Dhaskal, gjithë natënë u munduam, e nukë zum gjë, ndonëse me fjalënë tënde të shtie rrjetinë. E si bënë këtë u mbillë një turm’ e madhe pishqet, e u çirej rrjeti ture. E u bënë isharet shokëvet që qenë ndë tjetërënë varkë, të vijnë, e t’u ndihnë ature; e erdhë e i mbushnë të di varkatë, saqë mbiteshin’ ato. E si pa Simon Petrua, ra ndër këmbë të Iisuit, e i thosh: Dil nga meje, Zot, se jam njeri fajëtuar. Sepse e zuri atë tromara, edhe ata që qenë bashkë me atë, nga gjaja e madhe e pishqet që zunë. Ashtu edhe Iakovonë edhe Ioannë, të bijt’ e Zevedheosë, që qenë shokë të Simonit, e i thot’ Iisui Simonit: Mos u trëmb se sot di e parë, do të zëç njerëz. E si hoqnë varkatë mbë dhe, i lanë të gjitha, e vanë pas sij. E u bë kur gjëndej ai ndë një qutet, ja e vjen një njeri mbluarë me leprë, e poqë pa Iisunë ra përmbis, e i lutej, e i thosh: Zot, ndë daç mund të më qëroç. E ndëri dorënë, e si e zuri atë me dorë, i tha: Dua, qërou. E atë çast iku lepra prej sij. E ai e porsiti atë të mos thosh njeriut. Po haide e dëfto vetëhenë tënde priftit, e shpjerë dhurëtinë për të qëruarë tat, sikundrë porsiti Moisiu për martiri të ture. E zëri përhapej më tepër kudo, e mbëjidheshnë shumë turmë të digjoijnë, e të shëronishnë prej si nga sëmundët’ e ture. Po ai shtëmëngej ndë vënde që s’qenë njerëz, e falej. E u bë një ditë tek dhidhaks ai, e rrijnë farisejtë edhe dhaskalët’ e nomit që kishnë ardhurë nga çdo fshat të Galileësë, e të Iudheësë, e të Ierusalimit, e fuqi e Zotit qe atje, për të dhënë shëndet aturevet. E ja ca njerëz bijnë ndë një shtrat një njeri të mbajturë, e kërkoijnë ta shpijn’ atë brënda, e ta vijnë përpara tij. E si nukë gjenë udhë nga ta klisnë atë, për turmë të madhe që qe, hipnë mbi shtëpi, e e lëshuan’ atë bashkë me shtrat nga qeramidhetë, ndë mes të shtëpisë, përpara Iisuit. E si pa besën’ e ture, i thot’ atij: O njeri, të janë ndëjierë tij fajet’ e tua. E Grammatejtë nisnë të mëndonejnë, e të thoshnë: Ç’është kij që flet vllasfimira? Kush mund të ndëjejë fajetë, përveçme vetëmë Perndisë? E Iisui sepse kupëtoi silloit’ e ture, u përgjegj, e u thot’ ature: Pse mendoneni ndë zëmëra tuaj? Cila është m’e kollajtë, të thom: Të qofinë ndëjierë fajet’ e tua, a të thom: Ngreu, e ecë? Po që të shihni se i biri njeriut ka eksusi të ndëjejë fajetë mbi dhe (i thotë së mbajturit): Ti të thom, ngreu, e merr shtratnë tënd, e hajde ndë shtëpi tënde. E si u ngre atë çast përpara gjithëvet, mori shtratthinë që dergjej mbë të, e vate ndë shtëpi të tij tuke lëvduarë Perndinë. E çuditejnë, e lijnë mëntë të gjithë, e lëvdoijnë Perndinë, e u mbushnë friket, e thoshnë, se pam çudira sot. E pasandaj dolli, e pa një kumerqar, që quhej Levi, që rrijte mbë kumerq, e i tha atij: Eja pas meje. E si la të gjitha, u ngre, e vate pas tij. E i bëri gosti të madhe atij Leviu ndë shtëpi të tij. E ishnë turmë kumerqarëvet e madhe, e botësë tjerë, që qenë me të bashkë ndë mësallë. E mçoijnë Grammatejt’ e ture edhe Farisejtë mbë mathitit’ e tij, e u thoshnë: Pse hai e píi bashkë me kumerqarë e me fajëtorë? Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Nukë duhenë të shëndoshëtë jatro, po ata që kanë të keq. Nuk’ arçë të thërres të drejtëtë ndë metani, po fajëtorëtë. Edhe ata i than’ atij: Pse mathitit’ e Ioannit, ashtu edhe ata të Farisejet agjërojënë nëndurë, edhe falenë, e të tutë hanë e pinë? Edhe ai u thot’ ature: Mos mundni juvet të bëni shokët’ e dhëndërit t’agjërojënë kur kanë dhëndërinë mb’anë të ture? Po do të vijënë dit, kur të mirretë dhëndëri nga ata, e ahiere mb’ato dit do t’agjërojënë. E u thosh ature edhe paravoli, që: Ndonjë njeri nukë kolis mbi një rrobë të vjetrë një copë nga rrobë të re; e ndë mos e reja prish të vjetërënë e nuk’ ujdis mballoma e re. E asndonjë nukë vë verë të re ndë kaçupe të vjetëra, ma ndë vuftë do të shpojë vera e re kaçupetë, edhe ajo do të derdhetë, edhe kaçupetë do të humbasënë. Po verën’ e re ndë kaçupe të ra duhetë të vëmë, e të dia do të ruhenë. E asndonjë që pi verë të vjetërë, atë çast do të re, sepse thotë: E vjetëra është m’e mirë. E të parënë shëtunë që qe nga e dita ditë e pashkësë, u ndodh të shkon ndëpërmes të aravet së mbjella, e mathitit’ e tij mbëjidhnë kallësë, e si i fërkoijnë me duar, i haijnë. E ca nga Farisejtë u than’ ature: Pse bëni juvet atë që nuk’ është ndëjierë të bënetë ndë të shëtunë? E u përgjegj ature Iisui, e u tha: As këtë nukë dhiavastë që bëri Dhavidhi, kur pati u ai edhe ata që qenë me të bashkë? Qish hiri ndë shtëpi të Perndisë, e mori bukët’ e prothesit e i hangri, e u dha edhe ature që qenë me të bashkë, që ato s’është ndëjierë t’i hajë njeri, përveçme priftëret? E u thosh ature, që i biri i njeriut është Zot edhe i së shëtunësë. E u ndodh edhe ndë tjatër të shëtunë të hin ai ndë sinaguaj e të dhidhaks, e atje qe një njeri që kish dorën e djathëtë të thatë. E e vështroijnë atë grammatejtë edhe Farisejtë nd’e shëron të shëtunë, që t’i gjeijn’ atij të sharë. E ai i dij silloit’ e ture, e i thot’ atij njeriut që kish dorënë të thatë: Ngreu e qëndro ndë mes. Edhe ai u ngre e qëndroi mbë këmbë. U thot’ adha Iisui ature: Do t’u pies juvet një fjalë: Ësht’ e udhësë të shëtunatë të bëjëmë të mirë, a të bëjëmë të keq, të sosjëmë Shpirt, a ta humbasëmë? E si u kthie e vështroi gjith’ ata, i tha njeriut: Ndëj dorënë tënde. Edhe ai bëri si i tha. E ju bë dora e tij e shëndoshë si edhe tjetëra. E ata u mbushnë me pikëllim, e kuvëndoijnë njeri me jatërinë, çfarë punë t’i bëijnë Iisuit. E u bë mb’ato dit, dolli ndë mal të falej, e shkonte gjithë natënë mbë të falë të Perndisë. E kur u kdhi e u bë ditë, thirri mathitit’ e tij, e si zgjodhi nga ata dimbëdhjetë, mb’ata dha edhe ëmërinë Apostoj. (Simonë që i vuri ëmërinë Petro, edhe Andhreanë vëllan’ e tij, Iakovonë, edhe Ioannë, Filipponë, edhe Varthollomeonë. Mattheonë, edhe Thomanë, Iakovonë të bir’ e Allfeosë, edhe Simonë që thuhetë Zilloti. Iudhënë, të bir’ e Iakovoit, edhe Iskariotnë Iudhë, atë që u bë prodhot). E si zbriti me ta bashkë qëndroi ndë një vënd të sheshuarë ai edhe mathitit’ e tij, edhe një turm’ e madhe llaoit nga gjithë vënd’ i Iudheësë, edhe Ierusalimit, edhe prej anëvet detit së Tirosë, edhe të Sidhonësë, që këta erdhë të digjoijnë atë, e të shëronishnë nga sëmundët’ e ture. Edhe ata që piraksishnë nga Shpirtet’ e pëgëra vijnë e shëronishnë. E gjithë llaoi kërkon ta zij me dorë, sepse dilte nga ai një fuqi, e i shëron të gjithë. E ai si ngrijti sitë mbë mathitit’ e tij, thosh: Lum ju të varfëritë, se juaja është mbretëria e Perndisë. Lum ju që kini ndashti u, se do të frihi. Lum ju që qai ndashti, se do të qeshni. Të lumurë do të jeni ahiere kur t’u zbojënë juvet njerëzitë, edhe kur t’u veçojënë juvet, e t’u dhunojënë, e t’u krejënë ëmërinë tuaj si të ligj e të ndjetë për sebep të birit së njeriut. Gëzoni mb’atë ditë e hidhi, sepse vështroni sa e madhe është paga juaj ndë Qiell, se të tilatë bënë mbë profitër baballarët’ e ture. Po ve mbë ju të pasuritë, se gëzimnë tuaj e muartë. Ve mbë juvet që jeni të ngosëtë, se do t’u vijë u. Ve mbë juvet që qeshni ndashti, se do të helmoneni e do të qai. Ve mbë juvet kur t’u bekojënë, e t’u nderojënë njerëzitë, se kështu bëijnë ndë profitër të rrem baballarët’ e ture. Po juvet u thom që digjoni: Doi hasmëritë tuaj; bëni të mirë mb’ata që nuk’ u duanë juvet. Uroni ata që u nëmjënë juvet, e u mallëkojënë; e lutuni për ata që u gucitjënë juvet. Nde ai që të të bjerë tij me shuplakë ndë njërënë faqe, kthei atij edhe tjatërënë. E atij që të të marrë tij gunënë, lei edhe këmishënë. Cilitdo që të kërkojë, epi; edhe atij që të marrë të tuatë, mos ja kërko prapë. Edhe sikundrë doi t’u bëjënë njerëzitë juvet, ashtu bëni edhe juvet ature. E nd’është që të doi ata që u duanë juvet, ç’dhurëti kini juvet? Sepse edhe fajëtorëtë duanë atë që i do ata. E nd’është që të bëni të mirë mb’ata që u bëjënë juvet të mirë, ç’pagë kini juvet? Sepse edhe gjinahqarëtë të tilatë bëjënë. E nd’është që të huani mb’ata që kini omuth që t’i mirri prapë, ç’pagë kini juvet? Sepse edhe fajëtorëtë huajënë fajëtorëvet, që të marrënë të tilatë. Po të doi hasmëritë tuaj, e t’u bëni të mirë, e të huani pa omuth të mirri gjë. E do të jetë paga juaj e madhe, e do ini të bijt’ e së lartit, sepse ai është i mirë mb’ata që e mçojënë, e mbë të këqinj. Bënuni dha lejmonjarë, sikundrë është edhe babai juaj lejmonjar. E mos hiqni mbë gojë, që të mos u heqëjnë. Mos kallëzoni, të mos kallëzoneni. Ndëjeni, që t’u ndëjejënë. Ipni, e do t’u ipet’ edhe juvet. Matës të mirë të ngjeshurë, e të tundurë, e të ksehilisurë do t’apënë ndë gji tuaj; se me atë matës që matni, me atë do t’u kthenetë t’u matet’ edhe juvet. E u tha ature edhe një paravoli: Mos mund i verbëri të heqjë të verbërinë? Nukë do të bienë të di ndë trap? Nuk’ është mathiti mbi dhaskalin’ e tij, ma cilido të jetë i sosurë si dhaskal’ i tij. E po pse sheh halënë që është ndë si të vëllait sit, e nukë kupëton tranë që është ndë si tënd? A qish mund t’i thuaç vëllait sit: Le, o vëlla, të xjer halënë që është ndë si tënd, kur nukë sheh tij tranë që është ndë si tënde? Ipokriti (me di faqe), nxir më përpara tranë nga siri it, e ahiere do të shohç të nxjerç halënë që është ndë si të vëllait sit. Se s’është ndonjë lis i mirë që të bëjë pemmë të kalbëtë; as lis i kalbëtë të bëjë pemmë të mirë. Çdo lis nga pemma e tij njihetë, sepse nukë mbëjedhënë fiq nga gjëmbatë, as nga ferra vjelënë rrush. Njeriu i mirë nga hazinea e mirë e zëmërësë tij nxjer të mirënë; e njeriu i lig nga hazineja e ligë e zëmërësë tij nxjer të ligënë; se nga ajo që tepëron ndë zëmërë flet goja e tij. E pse më thoi juvet mua: Zot, o Zot, e nukë bëni ato që u thom? Cilido që vjen tek u, e digjon fjalët’ e mia, e i bën ato, do t’u dëftoj juvet me cilinë gjan. Ai gjan me një njeri që kur bën shtëpinë rrëmon, e thellon, e vë binanë mbi shpellë, e kur erdhi ujëtë, e i ra lumi asaj shtëpiet, s’mundi ta luan atë shtëpi, sepse kish binanë mbi gur. E ai që digjon e nukë bën, gjan me një njeri që bën shtëpinë mbi dhe pa bina; mb’atë ra lumi, e atë çast ra, e u bë të rarit’ e asaj shtëpiet të madh. E si i sosi gjithë fjalët’ e tij ndë veshë të llaoit, hiri ndë Kapernaum. E kopili i njëit Ekatondarhut, që e kish të dashurë, qe shumë sëmurë, e qe afër për të vdekurë. E si digjoi që flitnë për Iisunë, dërgoi nde ai nga pleqt’ e Çifutet, e i lutej që të vin e të shëron kopil’ e tij. Edhe ata si vanë nde Iisui, i lutishnë atij gjithënjë, e i thoshnë, se: ësht’ e udhësë që t’i bëç këtë të mirë. Sepse do filinë tënë, edhe sinagojnë ai na e dërtoi navet. Edhe Iisui vijte me ta bashkë; e kur qe pak larg nga shtëpia, dërgoi nde ai Ekatondarhu miq, e i thosh atij: Mos u mundo, Zot, se nukë jam i zoti që të hiç mbë shtëpi time. Pra andaj nuk’ e silloisa mirë që të vijë vetë edhe u tek tij po thuaj me fjalë, e do të shëronetë kopili im. Se edhe unë jam njeri ndënë urdhër, e kam ndënë vetëhe time trima, e i thom këtij: Hajde, e vete; e tjatërit eja, e vjen; edhe kopilit sim: Bën këtë, e e bën. E si digjoi këto Iisui, u çudit mbë të, e u kthie e tha mbë turmë që i vin prapa: U thom juvet, se as ndë Israil nukë gjeçë kaqë besë. E si u kthienë të dërguaritë ndë shtëpi, e gjenë kopilë shëruarë, atë që qe sëmurë. E gjau tjetërënë ditë, vij ndë një qutet që quhetë Nain, e vijnë me të bashkë shumë nga mathitit’ e tij, edhe turm’ e madhe. E kur u afërua mbë derë të qutetit, ja e nxirë një të vdekurë, që e kish të vetëmë mëm’ e tij; e ajo qe e ve. E qe shumë turmë qutetit bashkë me të. E si e pa atë Zoti, i erdhi likshtë për të, e i tha asaj: Mos qaj. E si u afërua, zuri shtratnë me dorë (e ata që e kishnë mbë krahë qëndruanë) e i tha: Trimshor, ti të thom, ngreu. E u ngre mbë bithë i vdekuri, e nisi të flit; e ja dha atë mëmësë tij. E i zu të gjithë një frikë, e lëvdoijnë Perndinë, e thoshnë, se: profit i madh u ngre ndër ne, e që ktheu sitë Perndia mbë llao të tij. E u përhap ajo fjalë për të ndë gjithë Iudheë, edhe ndë gjithë atë vënd rrotullë. E mathitit’ e Ioannit i rrëfienë atij për gjithë këto. E Ioanni si thirri di nga mathitit’ e tij, i dërgoi nde Iisui, e i thosh: Ti je ai që do të vijë, a presëmë tjatër? E ata si vanë tek ai i thanë: Ioanni Vaptistiu na dërgoi navet tek teje, tuke thënë: Ti je ai që do të vijë, a presëmë tjatër? E atëherë shëroi shumë nga sëmundë, e nga plaga, e nga Shpirtëra të pëgëra, e mbë shumë të verbërë dhëroi dritënë. E u përgjegj Iisui, e u tha ature: Si të veni rrëfeni Ioannit ato që patë, edhe digjuatë, se të verbërë shohënë, të çalë ecëjënë, e të leprosuritë qëronenë, të shurdhëritë digjojënë, të vdekuritë ngjallenë, të varfëritë vangjelisenë. E i lumur’ ësht’ ai që të mos skandhalisetë mbë mua. E si iknë ata që qenë dërguarë nga Ioanni, nisi të thosh mbë turmë për Ioannë: Pse dualltë të shohëtë ndë erimi? Kallam që tundetë nga era? Ma përse dualltë të shohëtë? Njeri veshurë me rroba të buta? Ja ata që kanë rroba të nderçura, e që rrojënë me huzure, ata janë ndë shtëpira të mbretëret. Po ç’është që dualltë të shohëtë? Profit? Vërtet u thom juvet: Edhe më tepër se profit. Kij ësht’ ai që për të është shkruarë: Ja unë dërgoj Ëngjëllinë tim përpara faqesë sate, atë që do të dërtojë udhënë tënde përpara teje. Sepse u thom juvet, nga ata që lenë nga gra, profit m’i madh nga Ioanni Vaptistiu nuk’ është ndonjë, e m’i vogëli ndë mbretëri të Perndisë është m’i madh se ai. E gjithë llaoi si digjuanë, edhe kumerqarëtë, dhanë lëvdim Perndisë, sepse pagëzonishnë me pagëzim të Ioannit. E Farisejtë edhe dhaskalët’ e nomit për dëm të ture lanë skopon’ e Perndisë, sepse nuk’ u pagëzuanë prej si. E tha Zoti: Me se t’i shëmbëllej njerëzit’ e këtij brezit? E me çfarë gjërit shëmbëllejënë? Ata kanë të gjarë me djelm që rrinë mb’udhë, e thërresënë njëri me jatërinë, e thonë: I ram flloeresë, e juvet nukë luajtitë valle, ulërijtim, e juvet nukë qajtitë. Sepse erdhi Ioanni Vaptistiu, që as bukë s’ha, as verë s’pi, e thoi se të paudhë ka. Erdhi i biri i njeriut që ha e pi, e thoi: Ja njeri hamës e verëpimës, miku i kumerqarëvet, edhe i fajëtorëvet. E u nderua sofia nga gjithë bijt’ e saj. E i lutej atij një nga Farisejtë të hajë me të bashkë, e si hiri ndë shtëpi të fariseut ndënji ndë mësallë. E ja një grua që qe fajëtore ndë qutet, poqë digjoi që gjëndetë ndë mësallë ndë shtëpi të fariseut, mori një rogje pa dorë me miro. E si qëndroi prapazë afër këmbëvet së tij tuke qarë, nisi të lag këmbët’ e tij me lot, e t’i fshin me leshërat’ e kreit së saj, e i puth këmbët’ e tij, e i lien me miro. E si e pa fariseua, ai që e kish thirturë atë, tha me vetëhe të tij ndë qe kij profit duaj ta dij cila e çfarë grua ësht’ ajo që e zë atë, se ajo është fajëtore. E u përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Simon, të kam për të thënë tij një fjalë. Edhe ai i tha: Thuaj, dhaskal. Një mameleçi kish di hreofiletë, njëri i duaj pesëqind dhinarë, e tjatëri pesëdhjetë. E sepse nukë kishnë ata të ja ipnë, ua dhëroi që së divet. Cili adha nga ata, thuajmë, do ta dojë atë më shumë? Edhe Simoni u përgjegj e tha: Më duketë se ai që i dhëroi më të shumënë. Edhe ai i thot’ atij: Mirë u përgjegje. E si u kthie nga gruaja, i thotë Simonit: E sheh këtë grua? Hira ndë shtëpi tënde, e ti ujë ndë këmbë të mia nukë më derdhe; e këjo lagu këmbët’ e mia me lot, edhe m’i fshiu me leshërat’ e kreit së saj. Ti të puthura nukë më dhe, e këjo që atëherë që erdhi nukë pushoi tuke puthurë këmbët’ e mia. Me vaj krietë tim nukë ma leve, e këjo më leu këmbët’ e mia me miro. Për këtë punë të thom tij: I ndëjenenë fajet’ e saj të shumatë, sepse deshi shumë. Pak do adha ai që i ndëjenenë pak. E i thot’ asaj: Të ndëjenenë fajet’ e tua. E nisnë ata që qenë ndë gosti të thoshnë me vetëhe të ture: Cili është kij që ndëjen edhe fajetë? E i tha gruasë: Besa jote të sosi ti, hajde mbë të mirë. E u bë pas këture, e ai vij qutet mbë qutet, e fshat mbë fshat tuke dhidhaksurë, e tuke vangjelisurë mbretërin’ e Perndisë, edhe të dimbëdhjetë bashkë me të. Edhe ca gra që patnë qënë shëruarë nga Shpirtëra të këqia, edhe nga sëmundëra, Maria që quhej Magdhalini, që nga ajo patnë dalë shtatë djaj. Edhe Ioanna gruaja e Huzait, e pitropit së Irodhit, edhe Susana, edhe shumë të tjera, ato që e shërbeijnë atë me gjë të ture. E si rrodhi shumë turmë, e mbëjidhishnë nde ai nga njeri qutet e nga tjatëri, tha këtë paravoli: Dolli bujku të mbill farën’ e tij, e tek mbillte ai, ca ra mb’udhë, e u shkel, e e hangrë zogjt’ e Qiellit. E tjatër ra mbi gur e poqë biu u tha, sepse nukë kish noti. E tjatër ra mbë mes të gjëmbavet; e poqë binë gjëmbatë e mbitnë atë. E tjatër ra mbi dhe të mirë, e si biu, bëri farë njëqind për një. E si tha këtë thirri: Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë. E e pietn’ atë mathitit’ e tij, e i thoshnë: Çfarë paravoliet është këjo? Edhe ai u tha: Juvet u është dhënë të njihni të fshehurat’ e mbretërisë së Perndisë. E së tjerëvet u thom me paravolira, që tuke parë të mos shohënë, e tuke digjuarë të mos kupëtojënë. Paravolia dha është këjo: Fara është fjala e Perndisë. E ata që janë mb’udhë, jan’ ata që si digjojënë, pastaj vjen djalli e merr fjalënë nga zëmërat’ e ture, që të mos sosenë me të besuarë. E ata pa që muarë fjalënë mbi gur, ata kur digjojënë marënë fjalënë me gëzim, po këta s’kanë rrënjë, të tillëtë besojënë për ca kohë, e kur vjen ndonjë të guciturë largonenë. E fara që ra mbë gjëmba shënon ata që digjojënë, po nga të lakëmuarit’ e gjërit, e nga të pëlqiarat’ e kësaj jetet, mbitenë e nukë bëjënë të mbrodhurë. E ajo që ra mbë dhe të mirë shënon ata, që të tillëtë si digjojënë me zëmërë të mirë, mbajënë fjalënë që digjojënë, e bëjënë farë me anë të durimit. E ndonjë nukë dhez fotinë, e e mbulon atë me ndonjë enë, a e vë ndënë shtrat, po e vë mbi s(h)amdan, që të shohënë dritënë ata që hijënë ndë shtëpi. Se nuk’ është ndonjë e erëtë që nukë do të çfaqetë, as e fshehurë, që do të mos njihetë, e të mos duketë. Vështroi adha qish digjoni, se atij që ka do t’i ipetë, e nga ai që s’ka, edhe ajo që duketë se ka do të mirretë prej si. E erdhë nde ai ëmma edhe vëllazërit’ e tij, e nukë mundnë ta piqnë atë nga turm’ e madhe. E i rrëfienë atij, e i thanë: Mëma jote edhe vëllazëritë tat rrinë jashtë e duanë të të shohënë tij. Edhe ai u përgjegj, e u tha ature: Mëma ime edhe vëllazërit’ e mi këta janë, që digjojënë fjalën’ e Perndisë, e e bëjënë atë. E gjau një ditë, e hipi ai edhe mathitit’ e tij ndë varkë, e u thot’ ature: Le të hidhemi mb’anë të përtejme të gjolit. E lëshuanë. E kur bënë ata plëhurë, e mori gjumi e zbriti një thëllim eret ndë gjol, e mbushishnë ujë, e rrizikuijnë. E si erdhë afër, e zgjuanë atë, e i thonë: Dhaskal, o dhaskal, mënjënd humbasëmë. Edhe ai si u ngre, qërtoi erënë edhe thëllimn’ e ujit. E pushoi, e u bë bunacë. E u tha ature: Ku është besa juaj? E u trëmnë, e u çuditnë, e thoshnë njëri me jetërinë: Vallë cili është kij, që porsit erëtë edhe ujëtë, e e digjojënë atë? E u huadhë ndë vënd të Gadharinovet, që është përtej Galileësë. E poqë dolli ai mbë dhe, i dolli përpara një njeri nga quteti që kish të paudhë që shumë moçet, e rrobë nukë mban ndë vetëhe, as ndë shtëpi hin, po rrij ndë varre. E si e pa Iisunë i ra ndër këmbë, e thirri me zë të madh, e tha: Ç’kam unë të bëj me ti Iisu i biri i Perndisë së lartit? Të lutem tij të mos më mundoç. Se e porsiti Shpirtin’ e pëgërë të dil nga njeriu, se shumë vitera e mban atë, e qe lidhurë me hekura, e e ruaijnë ndë kucur, e këput hekuratë, e zbonej nga i paudhi nd’erimira. E Iisui e pieti atë, e i tha: Ç’është ëmëri it? Edhe ai i tha: Legjeon. Se kishnë hirë tek ai shumë të paudhë. E i lutej atij të mos i porsitjë ata të hijënë ndë det. E qe atje një kope e madhe derravet, që kullotnë ndë mal, e i lutishnë atij t’u apë urdhër të venë mbë derra, e i porsiti të venë. E si duallë të paudhëtë nga njeriu, hinë ndë derra; e u vërsul kopeja mbi greminë, e u mbit ndë gjol. E si e panë ata që ruaijnë derratë atë që u bë, iknë e vanë, e rrëfienë ndë qutet e ndë çiflikë. E duallë të shihnë atë që u bë, e erdhë tek Iisui, e gjenë njerinë që duallë prej si të paudhëtë, që rrijte ndë këmbë të Iisuit, veshurë, e urtëcuarë, e u trëmbnë. Edhe ata që e panë u dëftuanë ature qish u shërua i dhemonisuri. E ju lutnë atij gjithë turma që dolli nga vëndi i Gadharinovet të ikën nga ata, se i zuri një frik’ e madhe. E ai hiri ndë varkë, e u kthe mbë të prapë. E njeriu që duallë prej si të paudhëtë, i lutej atij të rrij me të bashkë. E Iisui e lëshoi atë e i tha: Hajde ndë shtëpi tënde e rrëfe sa bëri Perndia për tij. E ai vate, e qiriks ndëpër gjithë qutet sa bëri nde ai Iisui. E kur u kthie Iisui, e priti atë turma, sepse gjith’ e dëshëroijnë. E ja vjen një njeri që kish ëmërinë Iairo, e kij ishte i pari i Sinagojit, e si ra ndë këmbë të Iisuit, i lutej atij të vij ndë shtëpi të tij. Se kish një vashëzë të vetëmë ngjera dimbëdhjetë vjeç, e këjo mënjënd i vdis. (E mb’udhë tek vij, e mbit atë turm’ e njerëzet. E një grua që hiqte nga të rrjedhurit’ e gjakut dimbëdhjetë vjet, e që kish prishurë gjithë gjën’ e saj ndë xherahë, e s’mund të shëronej nga ndonjë. Si ju afërua atij prapazë, zuri anën’ e rrobësë tij, e atë çast i mbeti të rrjedhurit’ e gjakut së saj. E Iisui tha: Cili ësht’ ai që më zu mua? E si thoshnë gjithë se jo, Petrua edhe shokët’ e tij i thanë: Dhaskal, të pushtoi turma, e të shtipëjnë, e piet, se cili më zuri? Edhe Iisui tha: Çokush më zuri, se unë digjova që dolli nga meje fuqi. E si pa gruaja që u çfaq, erdhi tuke dredhurë, e si ra përpara tij, i rrëfeu atij përpara gjithë llaoit përse e zuri, edhe që qish u shërua menjëherë. Edhe ai i tha asaj: Kij tharos, o bijë, se besa jote të sosi tij. Hajde mbë të mirë). E pa sosurë ai edhe fjalënë, vjen një nga i pari i sinagojit, e i thot’ atij, se: vdiqi vashëza jote, po mos mundo dhaskalë. Edhe Iisui si digjoi, ju përgjegj atij, e i tha: Mos u trëmb, po beso vetëmë, e do të shpëtojë. E si hiri ndë shtëpi nukë la njeri të hin brënda, po Petronë, edhe Iakovonë, edhe Ioannë, edhe jatn’ edhe mëmën’ e vashëzësë. E qaijnë gjithë e rriheshinë për të. Edhe ai u thotë: Mos qai, nukë vdiqi, po flë. E e përqeshnë atë se dijnë që vdiqi. E ai si nxori të gjithë jashtë, e e mbajti atë nga dora, thirri, e i tha: O çupë, ngreu. E u kthe Shpirti mbë të, e u ngjall atëherë; e porsiti t’i ipnë asaj të haij. E u çuditnë, e lanë mëntë përinjt e saj. E ai i porsiti ata të mos thoshnë njeriut atë që u bë. E si thirri të dimbëdhjetë mathitit’ e tij, u dha ature fuqi, edhe urdhër mbi gjithë të paudhëtë, edhe të shërojënë sëmundëtë. E i dërgoi ata të qiriksnë mbretërin’ e Perndisë, e t’u ipnë shëndetnë së sëmurëvet. E u tha ature: Mos merri fare gjë mb’udhë, as stap, as torvë, as bukë, as asprë; as di palë rroba të kini. Edhe mbë çdo shtëpi që të hini, mbeti atje ngjera sa të dili. Kudo që të mos u qasjënë juvet, kur të dili nga ai qutet, shkundni edhe pluhurinë nga këmbëtë tuaj, për martiri kondr’ ature. E si duallë nisnë të vijnë rrotullë ndëpër fshatëra E digjoi Irodhi Tetrarhi ato që bënishnë nga ai të gjitha; e çuditej, sepse thoshnë ca, që Ioanni u ngre nga të vdekuritë. E ca të tjerë thoshnë, që u duk Ilia, e të tjerë pa që u ngre një profit i lashtë. E tha Irodhi: Ioannit un’ i preva krietë. Po cili është kij, që digjoj të thonë për të kaqë punëra? E kërkonte ta shih atë. E si u kthienë apostojtë, i rrëfienë atij gjith’ ato që bënë. E si i mori ata me vetëhe, u hoq mbë një vënd të shquarë të qutetit që quhetë Vithsaidha. E si digjuanë këtë punë turmëtë, i vanë pas si. E si i priti ata, u kuvëndon ature për mbretëri të Perndisë, e shëronte ata që kishnë shtrëngim. E nisi dita të thihej. E ju afëruanë atij të dimbëdhjetë, e i thon’ atij: Lësho turmënë, të venë rrotullë fshatëravet e çefliqevet, të konepsjënë, e të gjejënë të ngrënë, se këtu jemi ndë vënd erimi. E u thot’ ature: Epuni juvet ature të hanë. Edhe ata i thanë: Nukë kemi navet këtu më tepër përveçe pesë bukëvet, edhe di pishqet; veçme ndë vafçim navet të blejëmë të ngrëna për gjithë këtë llao. Sepse qenë ngjera pesë mijë burra. E u tha mathitivet së tij: Viri ata të rrinë tufa-tufa nga pesëdhjetë. E bënë kështu; e i vunë e ndëjnë të gjithë. E si mori të pesë bukëtë, edhe të di pishqitë, e ngrijti sitë ndër Qiell, i bekoi ato, e i theu, e ua ip mathitivet t’ua vijnë turmësë përpara. E hangrë, e u frinë të gjithë; e ngrijtinë atë që u tepëroi ature, dimbëdhjetë kofina. E u bë kur ai qe mbënjanë që falej, qen’ edhe mathitit’ e tij bashkë me të; e i pieti ata, e u tha: Cili thonë turmëtë se jam unë? Edhe ata u përgjegjnë, e i thanë: Ioannë Vaptistinë, e të tjerë Ilianë, e të tjerë se ndonjë profit i lashtë u ngjall. E u thot’ ature: E po juvet cili thoi se jam? E u përgjegj Petrua, e i tha: Krishti i Perndisë. E ai i foverisi ata fort, e i porsiti të mos e thonë njeriut këtë. E u tha, se i biri i njeriut do të pësojë shumë, e do të shtiretë e të ksenderonetë nga pleqtë, e të parët’ e priftëret, e grammatejtë, e të vritetë, e të tretënë ditë të ngjalletë. E thoshte pa ndë gjithë: Ai që do të vijë pas meje, le të arnisjë vetëhen’ e tij, e le të marrë Kruqn’ e tij ditë për ditë, e le të vijë pas meje. Sepse ai që do të sosjë Shpirtin’ e tij, do ta humbasë atë, e ai që ta humbasë Shpirtin’ e tij për mua, kij do ta sosjë atë. Sepse ç’i vëjen njeriut të pohtisjë gjithë dinianë, e të humbasë vetëhen’ e tij, a ta dëmëtojë? Sepse kush do të ketë turp për mua edhe për fjalët’e mia, për atë do të ketë turp edhe i biri i njeriut kur të vijë ndë nder të tij edhe të jatit së tij, edhe të Shënjtorëvet Ëngjëjet. E vërtet u thom juvet: Janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos vdesënë, ngjera sa të shohënë mbretërin’ e Perndisë. E shkuanë si tha këto fjalë ngjera tetë dit, e mori me vetëhe Petronë, edhe Ioannë, edhe Iakovonë, e hipi ndë mal të falej. E gjau tek falej ai, e ju bë të dukurit’ e faqesë tij tjatër lloi, e rrobat’ e tij të bardha që llamburitnë posi vetëtimë. E ja di burra që kuvëndoijnë me të bashkë, e ata qenë Moisiu edhe Ilia. Që ata u duknë me nder, e thoshnë për të dalë të tij që do të bën ndë Ierusalim. E Petrua edhe shokët’ e tij qenë rënduarë nga gjumi, e si u zgjuanë panë të madht’ e tij, edhe të di burratë që rrijnë me të bashkë. E kur u ndanë ata prej si, i thotë Petrua Iisuit: Dhaskal, pun’ e mirë është të rrimë navet këtu. Le të bëjëmë tri tenda, një për ti, e një për Moisinë, e një për Ilianë, pa digjuarë se ç’thosh. E tek thosh ai këto fjalë, u ngre një mjergullë e i pushtroi ata, e u trëmbnë kur hinë ata ndë mjergullë. E dolli një zë nga mjergulla që thosh: Kij është biri im i dashuri, atij t’i digjoni. E pas këtij zërit, u gjënd Iisui vetëmë; e ata besuanë, e nuk’ i thanë më njeriut mb’ato dit fare për ato që panë. E u bë ditën’ e pastajme, kur zbrisnë ata nga mali, i dolli atij mb’udhë një turm’ e madhe. E ja një njeri nga turma, thirri e tha: Dhaskal, të lutem tij, të rrotulloç sinë mbë birë tim, se m’ është i vetëmë. E ja, e zë atë i paudhi, e thërret aksafna, e e përshqien atë me shkumë, e mezi e lë atë, si e thërmon e pastaj. E u luçë mathitivet së tu, që ta nxirë atë, e nukë mundnë. E Iisui u përgjegj, e tha: O fili e pabesë e e shtrëmbërë, ngjera kur do të jem me ju, e t’u duroj juvet? Bjere këtu birë tënd. E tek afëroi ai të vin, e shtiu atë i paudhi mbë dhe, e e përshqien. E Iisui e porsiti Shpirtin’ e pëgërë me urgji, e e shëroi djalënë, e ja dha atë jatit së tij. E çuditishnë gjithë për të madht’ e Perndisë. E kur lijnë mëntë gjithë për gjith’ ato që bëri Iisui, u tha mathitivet së tij: Viri juvet ndë veshë tuaj këto fjalë, se i biri i njeriut do të ipetë ndë duar të njerëzet. E ata nukë kupëtoijnë këtë që u tha; e qe mbuluarë nga ata, që të mos e kupëtoijnë atë, e trëmbishnë ta pietn’ atë për këtë fjalë. E silloisishnë me vetëhe të ture, se cili është m’i madh ndë ta. E Iisui si pa ato që mëndonishnë me zëmërë të ture, mori nga dora një djalë, e e vuri mb’anë të tij. E u thot’ ature: Cilido që të përmbëjedhë një djalë të tillë mbë ëmër tim, përmbëjedh mua. E cilido që të përmbëjedhë mua, përmbëjedh atë që ka dërguarë mua; se ai që është m’i vogëlë ndë ju gjithë, ai është m’i madh. E Ioanni u përgjegj e tha: Dhaskal, pam një njeri që nxjer të paudhëtë mbë ëmër tënd, e e mbodhism atë, sepse nukë vjen pas nevet. E i thot’ atij Iisui: Mos e mbodhisni atë, sepse kush nuk’ është kondrë navet, është për navet. E kur u afërua koha të së ngriturit së tij, e ai ktheu faqen’ e tij të vij ndë Ierusalim. E dërgoi hapërdarë përpara faqesë tij, e si vanë hinë ndë një qutet të Samaritet të bëijnë gati atij vënd. E nuk’ e dheksnë atë, se u ipte të njihnë ata që vij ndë Ierusalim. E si panë këtë mathitit’ e tij Iakovoi edhe Ioanni, i thonë: Zot, do të thomi të zbresë zjar nga Qielli, e t’i djegë ata, sikundrë bëri edhe Ilia? E u kthie e i qërtoi ata me foveri, e u tha: Nukë diji ju, nga ç’lloi Shpirtit ini ju. Sepse i biri i njeriut nuk’ erdhi të humbasë Shpirte njerëzet, po të sosjë, e vanë ndë tjatër fshat. E tek vijnë ata mb’udhë i thotë një njeri: Zot, të vij pas teje, ku të veç ti? E i thot’ atij Iisui: Dhelpëratë kanë folet’ e ture, edhe zogjt’ e Qiellit të ndënjurë, e i biri i njeriut nukë ka ku të kumbisjë kokënë. E i thotë njëit tjatërit: Eja pas meje. Edhe ai i tha: Zot, amë urdhër të vete më përpara të kllas tim at mbë dhe. E i thot’ atij Iisui: Le të vdekuritë të kllasënë të vdekurit’ e ture; e ti, si të veç, rrëfe mbretërin’ e Perndisë. E një tjatër i tha: Zot, unë do të vij pas teje, po lemë më përpara të përshëndet ata të shtëpisë sime. Edhe Iisui i tha atij: Kurrë ndonjë si të vërë dorën’ e tij ndë parmëndë, e të kthenetë të vështrojë prapa, s’është i zoti për mbretëri të Perndisë. Pasandaj zgjodhi Zoti edhe shtatëdhjetë të tjerë, e i dërgoi ata përpara faqesë tij, nga di e di, ndë çdo qutet e vënd që duan të vij ai. E u thosh ature: Të korrëtë është shumë, po korrësitë janë të pakë; lutuni adha zotit të së korrit, që të dërgojë argatë ndë të korrë të tij. Hajdeni, ja, u dërgoj juvet unë posi shtjera ndë mes të ujqet. Mos mbai me vetëhe as kuletë, as trajstë, as këpucë, e as të mos hjeretisni ndonjë mb’udhë. E ndë çdo shtëpi që të hini, protoparë thoi: Paqia qoftë ndë këtë shtëpi. E ndë qoft’ atje ndonjë bir i paqit, do të prëhetë me të paqia juaj, e ndë mos, do të kthenetë paqia mbë juvet. E mb’atë shtëpi mbeti, e hai, e pii, nga ajo që kanë, sepse argati ësht’ i zoti për pagë të tij; e mos ngrihi nga shtëpi mbë tjatër shtëpi. E mbë çdo qutet që të hini e që të u dheksjënë juvet, hai nga ato që t’u vënë përpara juvet. E shëroni të sëmurët’ e saj, e thoi ature, që u afërua mbë juvet mbretëria e Perndisë. E ndë çdo qutet që të hini e të mos u dheksjënë juvet, si të dili ndë rrugëra të saj thoi: Edhe pluhurinë që qe kolisurë ndë navet nga quteti juaj, ua shkundjëmë juvet; po që të diji se u afërua mbë juvet mbretëria e Perndisë. E u thom juvet, se më i leh është mundimi i Sodhomësë mb’atë ditë, se atij qutetit. E ve mbë tij, o Horazin, ve mbë ti o Vithsaidha, se të qenë bërë ndë Tiro e ndë Sidhonë çuditë që u bënë ndër ju, që njëherë do të qenë pushtruarë me thes, e do të rrijnë ndë hi të metanoisnë. Po Tirosë edhe Sidhonësë më i leh do t’u jetë mundimi ndë ditë të gjuqit, se juvet. Edhe ti Kapernaum, që u ngrijte ngjera mbë Qiell, do të dërmoç ngjera mbë pisë. Ai që u digjon juvet, digjon mua, e ai që ksenderon juvet, ksenderon mua; e ai që ksenderon mua, ksenderon atë që më dërgoi mua. E u kthienë të shtatëdhjetë me gëzim, e i thonë: Zot, edhe të paudhëtë na digjojënë navet mb’ëmër tënd. E u thot’ ature: E shohë satananë që bij nga Qielli posi shkrepëtimë. E ja u ap juvet eksusi të shkelni mbi gjërpinj, e mbi sfurqe, edhe mbi gjithë fuqi të armikut, e do të mos u dëmëtojë juvet ndonjë punë. Po për këtë mos u gëzoni se ju digjojënë juvet të paudhëtë, po të gëzoneni më tepër se ëmëretë tuaj u janë shkruarë ndë Qiell. E atë çast u mbush gëzim prej Shënjtit Shpirt Iisui, e tha: Lëvdim mbë ti, baba, Zot i Qiellit edhe i dheut, sepse i fshehe këto nga sofotë e të kupëtuaritë, e i zbulove ato ndë të vogjëj. Kështu ësht’ o Jat, se ashtu të pëlqeu ti. M’u dhanë gjithë punëratë nga babai im; e ndonjë nukë njeh ç’është i biri, përveçme jati, edhe ç’është i jati, përveçme biri, edhe ai që të dojë biri të ja zbulojë. E si u kthie prej mathitivet u thotë mbënjanë: Lum ato si që shohënë ato që shihni juvet. Se u thom juvet, që shumë profitër e mbretër deshnë të shihnë ato që shihni juvet, e nuk’ i panë; e të digjoijnë ato që digjoni, e nuk’ i digjuanë. E ja, e u ngre një dhaskal i nomit, për të guciturë atë, e i thotë: Dhaskal, ç’të bëj që të marr pjesë jetën’ e pasosurë? Edhe ai i thot’ atij: Ndë nom ç’është shkruarë? Qish dhiavas tij? Edhe ai u përgjegj, e i thotë: Të duaç Zotnë Perndinë tënde me gjithë zëmërë tënde, edhe me gjithë Shpirt tënd, edhe me gjithë fuqi tënde, edhe me gjithë mëndie tënd; edhe gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde. E i thot’ atij: Mirë u përgjegje. Këtë bën e do të rroç. Edhe ai si duan të dëfton vetëhen’ e tij të drejtë, i thot’ Iisuit: E cili është gjitoni im? Edhe Iisui mori fjalënë, e i thotë: Një njeri zbrit nga Ierusalimi ndë Ieriho, e ra mbë kusarë; e ata e ropn’ atë, e si e bënë gjithë plaga, e lanë të vdekurë përgjismë, e iknë. E u ndodh të shkon mb’atë udhë një prift, e si e pa atë, la udhënë, e shkoi. Ashtu edhe një Levit, si erdhi mb’atë vënd e e pa, shkoi përpara. Ma një Samarit që shkon udhësë tij, arriu tek ai, e si e pa atë, i erdhi keq për të. E ju qas e i lidhi plagat’ e tij, e i derdhi mbi to vaj edhe verë; e si e hipi atë mbë kafshë të tij, e shpuri ndë han, e e pati kujdes. E ditën’ e pastajme nxori di dhinarë, e ja dha hanxhiut, e i tha: Kije kujdes atë, e ç’të priç më tepër, kur të kthenem unë do të t’i ap tij. Cili dha nga këta të tre të duketë tij se ju bë gjiton atij që ra mbë kusarë? Edhe kij i thotë: Ai që bëri mbë të të mirëtë. Edhe Iisui i thot’ atij: Hajde dha, e bën edhe ti të tilatë. E u bë kur ecëijnë ata mb’udhë, e ai hiri ndë një fshat, e një grua që quhej Marthë, e priti atë mbë shtëpi të saj. E këjo kish një motrë që quhej Marië, e këjo si ndënji mbanë këmbëvet së Iisuit, digjon fjalën’ e tij. E Martha mundonej shumë ndë punë të shtëpisë; e dolli përpara, (e) thotë: Zot, nukë ke kujdes që motra ime më la vetëmë të punoj? Thuaj dha asaj të m’apë dorë e të më ndihjë. Edhe Iisui u përgjegj, e i tha asaj: Marthë, Marthë, ti holias, e vjen rrotullë për shumë punëra. Ndonëse një punë vetëmë lipsetë, e Maria zgjodhi më të mirënë pjesë, që do të mos mirretë nga ajo. E u bë kur ishte ai ndë një vënd e falej, poqë sosi të falëtë, të i thotë një nga mathitit’ e tij: Zot, dëftona navet të falemi, sikundrë u dëftoi edhe Ioanni mathitivet së tij. E u thot’ ature: Kur të faleni thuajni: Babai inë që je ndër Qiell, qoftë lëvduarë ëmëri it, ardhtë mbretëria jote, u bëftë thelima jote, si ndër Qiell, edhe ndë dhe. Bukënë tonë që na mban epna ngaditë navet. E lena navet fajetë tona, sepse edhe navet lëmë cilitdo që na ka nevet; e mos na kallë navet ndë piraksi, po shpëtona navet nga i ligu. E u thot’ ature: Cili nga juvet do të ketë një mik, edhe do të vejë tek ai ndë mes të natësë, e t’i thotë: Mik, huajmë tri bukë. Se një miku im nga udha erdhi tek u, e s’kam se ç’t’i vë atij përpara. E ai do të përgjegjetë brëndazi, e t’i thotë: Mos më ep zahmet se ndashti është porta mbillturë, e djelmt’ e mi kanë rarë me mua bashkë ndë stromë, nukë mund të ngrihem të t’i ap tij. U thom juvet: Edhe ndë mos u ngreftë t’i apë atij, sepse është mik’ i tij, ndonëse, do të ngrihetë t’i apë atij sa i duhetë, sepse ësht’ i paturpçim. Edhe unë u thom juvet: Lipëni, e do t’u ipetë juvet. Kërkoni, e do të gjeni. Çokanisni, e do t’u hapetë juvet. Se cilido që lipën merr. E ai që kërkon gjen. E atij që çokanis, do t’i hapetë. E ndë kërkoftë ndonjë djalë nga tuajtë jatit së tij bukë, mos do t’i apë atij gur? E nd’i kërkoftë pishk, mos do t’i apë atij ndë vënd të pishkut gjarpër? A nd’i kërkoftë ve, mos do t’i apë atij sfurk? E nd’është që juvet ndonëse ini të këqinj, dini të ipni ndë djelm tuaj të dhëna të mira, sa më tepër jati juaj i Qiellit, do të apë Shpirt Shënjt mb’ata që ja kërkojënë atij. E atëherë kish nxjerë një të paudhë, që qe vuvak, e kur dolli i paudhi, foli vuvi, e turmëtë u çuditnë. E ca nga ata thanë: Me fuqi të Verzevulit, të së parit së djajet, i nxjer djajtë. E të tjerë për të piraksurë, kërkoijnë prej si nishan nga Qielli. E ai si u njih llogjismot’ e ture, u thot’ ature: Çdo mbretëri kur të ndahetë mbë shumë pjesë humbet. Edhe çdo shtëpi ndë u ndaftë nga vetiu gremisetë. E nd’është që u nda satanai nga vetëh’ e tij, qish do të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse thoi, që me fuqi të Verzevulit nxjer unë të paudhëtë. E nd’është që unë i nxjer të paudhëtë me fuqi të Verzevulit, bijtë tuaj me ç’fuqi i nxjerënë? Pra andaj ata do të jenë gjukatësitë tuaj. E nd’është që me gjisht të Perndisë nxjer unë të paudhëtë, arriu adha mbretëria e Perndisë mbë juvet. Kur i forti armatosurë ruan shtëpin’ e tij, janë sigurë gjithë plaçkat’ e tij që ka. Ma ndë u ndodhtë të vijë mbi të m’i forti, e ta mundjë atë, i merr armëtë që kish omuthnë mbë to, e ndan pren’ e tij. Ai që s’është me mua, ëshë kondrë mua, e ai që nukë mbëjedh me mua, përhap. Kur të dalë Shpirti i pëgërë nga njeriu, vete ndëpër vënde të thata, e kërkon të prëjturë; e si nukë gjen, thotë: Le të kthenem ndë shtëpi time nga dolla. E si vjen, e gjen të fshirë e të pastruarë. Ahiere vete e merr me vetëhe edhe shtatë të tjera Shpirtëra më të këqinj se vetëhen’ e tij, e hijënë e rrinë atje; e bënenë të pastajmet’ e atij njeriut më të liga se të paratë. E gjau kur u thoshte ai këto, një grua brënda nga turma ngrijti një zë, e i tha atij: Lum barku që të ka mbajturë tij, edhe sisëtë që thithe. Edhe ai tha: Më tepër janë të lumturë ata që digjojënë fjalën’ e Perndisë, e e ruajën’ atë. E kur u mbëjuadhë turmatë, nisi t’u thosh: Këjo fili ësht’ e shtrëmbërë. Nishan kërkon, e nishan do të mos i ipetë asaj, po nishani i profitit Ionait. Se sikundr’ u bë nishan i Ninevitet Ionai, kështu do të jetë edhe i biri i njeriut mbë këtë fili. Mbretëresha e Notisë do të ngrihetë ndë gjuq kondrë njerëzet së kësaj filiet, e do t’i dëmëtojë ata; sepse ajo erdhi nga an’ e dheut, për të digjuarë sofin’ e Sollomoit, e ja këtu është më shumë se Sollomoi. Njerëzit e Ninevisë do të ngrihenë mbë gjuq kondrë kësaj filiet, e do ta dëmëtojënë atë, sepse metanoisnë mbë dhidhahi të Ionait, e ja më shumë se Ionai këtu. E ndonjë kur dhez fotinë nuk’ e vë ndë vënd të fshehurë, as ndënë shinik, po mbi sambdan, që të shohënë dritënë ata që hijënë brënda. Foti e kurmit është siri, e kur të jetë siri it i pastruarë, gjithë kurmi it do të jetë i ndriturë; e kur të jetë i lig, edhe kurmi it do të jetë i errëtë. Vështro dha të mos jetë drita jote skotadh. E ndë qoftë gjithë kurmi it i ndriturë, e të mos ketë ndonjë anë t’errëtë, do të jetë i ndriturë gjithë, posi fotia kur të ndrit tij me dritë të saj. E kur kuvëndonte i lutej atij një Fariseo, që të vij të drekej me të. E si hiri mbë shtëpi, ndënji ndë mësallë. E Fariseua si pa që nuk’ u la përpara bukësë, u çudit. Edhe Zoti i tha atij: Ndashti juvet farisejtë lani të përjashtësmen’ e kupësë e të skuresë, e e brëndësmeja juaj është plot nga të rrëmbiera e djallëzira. Të pamënd, kush bëri të përjashtësmenë, nukë ka bërë ai edhe të brëndësmenë? Ndonëse ipni eleimosin nga ato që u tepërojënë, e pastaj gjithë janë të pastruara për juvet. Po ve mbë juvet farisejtë, se ipni të dhjetën’ e dhjosmosë, e të piganoit, e të gjithë lakëravet, e lini gjuqnë edhe dashurin’ e Perndisë; duhej të bëjëtë këto, edhe ato të mos i lërëtë. Ve mbë juvet farisejtë, se doi vëndn’ e parë ndë sinagoje, edhe t’u përshëndetjënë mb’udhëra. Ve mbë juvet grammatej e farisej me di faqe, sepse ini posi varretë që nukë dukenë, e njerëzitë ecëjënë mbi to, e nuk’ i dinë. E një nga dhaskalët’ e nomit u përgjegj, e i tha atij: Dhaskal, me këto që thua na shan edhe nevet. Edhe ai i thotë: Ve edhe mbë juvet dhaskalët’ e nomit, se ngarkoni njerëzitë barrë që nukë ngrihenë, e juvet këto barrë nukë doi t’i ngisni as me gjisht tuaj. Ve mbë juvet sepse dërtoni varret’ e profitet, e baballarëtë tuaj i vranë ata. Me të vërteta u thom juvet, bëni t’u njohënë bota që veveosni punët’ e baballarëvet suaj, se ata i vranë ata, e juvet u dërtoni varret’ e ture. Pra andaj edhe sofia e Perndisë tha: Do të dërgoj mb’ata profitër edhe Apostollë, e nga ata ca do të vrasënë, e ca do t’i ndjekënë. Që të kërkonetë gjaku i gjithë profitëret, që është derdhurë që ndë të nisurë të jetësë, nga këjo fili. Që nga gjaku i Avelit ngjera mbë gjak të Zaharisë, që u vra ndë mes të thisiastirit e të shtëpisë (Perndisë). Vërtet u thom juvet, do të kërkonetë nga këjo fili. Ve mbë juvet dhaskalët’ e nomit, sepse muartë quçnë e së dijturit, e as juvet nukë hini, edhe mbodhistë ata që hijnë. E kur thoshte ai këto mb’ata, nisnë grammatejtë edhe farisejtë të rrijnë kondrë me shumë fuqi, e ta andrallosnë atë tuke pieturë për shumë punëra. E e përgjoijnë atë, e kërkoijnë të nxirë gjë nga goj’ e tij, që ta kallëzoijnë atë. Ndë mes të këture, u mbëjuadhë shumë mijëra turmet, sa shkelnë njëri-jatërinë. E nisi t’u thosh mathitivet së tij: Protoparë ruajni vetëhenë tuaj nga brumët’ e farisejet, që ësht’ ipokrisi. E nuk’ është ndonjë e mbuluarë, që të mos zbulonetë, e e fshehurë që të mos njihetë. Andaj sa thatë nd’erësirë, do të digjonenë ndë dritë; e atë që thatë ndë vesh mbë shtëpira, do të digjonetë mbi qiramidhe. Edhe u thom juvet miqet së mi: Mos kini frikë nga ata që u vrasënë kurminë, e që pastaje nukë kanë se ç’t’u bëjënë më tepër. Po unë do t’u dëftoj juvet nga cili të keni frikë. Të trëmbi atë që si t’u ngrërë jetënë, ka eksusi të vërë ndë pisë. Këtë u thom vërtet të trëmbi. Nuk’ është vërtet që pesë zogj shitenë për di asprë? E asnjë nga këta nuk’ është haruara përpara Perndisë. Po edhe qimet’ e kreit suaj u janë nëmëruarë; mos u trëmbni adha se juvet ini më të lartë nga shumë zogj. E u thom juvet, që cilido që të kujtojë mua përpara njerëzet, edhe i biri njeriut do ta kujtojë atë përpara Ëngjëjet së Perndisë. E ai që të m’arnisjë mua përpara njerëzet, do t’arnisetë përpara Ëngjëjet së Perndisë. Edhe cilido që të flasë fjalë kondrë birit së njeriut, do t’i ndëjenetë atij; ma atij që të vllasfimisjë kondrë Shënjtit Shpirt, do të mos i ndëjenetë. E kur t’u bienë juvet ndë sinagoje, e përpara arhondëvet, edhe zotërinjet, mos viri mënd qish, e çfarë lloi të përgjegji, a ç’të thoi. Se Shënjti Shpirt do t’u dhidhaksjë juvet atëherë ato që duhenë të thoi. E i tha atij një nga turma: Dhaskal, thuaj vëllait sim të ndajë me mua klironominë. Edhe ai i tha atij: O njeri, kush më vuri mua t’u gjukoj, a t’u ndaj pjesë juvet? E u thot ature: Vështroni, e ruajuni nga lakëmimi; sepse nukë qëndron jet’ e njeriut nga mbëjedhëja e gjërit që ka. E u tha ature një paravoli, e u thotë: Njëjt njeriut së pasurë i polli ara. E mëndonej me vetëhe të tij, e thoshte: Ç’të bëj? Se nukë kam ku të mbëjedh drithërat’ e mia. E tha: Kështu do të bëj, të prish ambaret’ e mia, e të bëj më të mëdha, e do të mbëjedh atje gjithë drithërat’ e mia, edhe të mirat’ e mia. E do t’i thom Shpirtit sim: O Shpirt, ke shumë të mira vënë mbënjanë për shumë vitera, ha, e pi, e prëju, e gëzou. E i thot’ atij Perndia: I pamënd, këtë natë të kërkojënë prej teje Shpirtinë, e ato që ke vënë mbënjanë, të kujt do të jenë? Kështu vete për atë që mbëjedh për vetëhe, e nuk’ ësht’ i pasurë për Perndinë. E u thotë mathitivet së tij: Pra andaj u thom juvet: Mos u silloisni me Shpirt tuaj ç’të hai, a ç’të vishni ndë kurm tuaj. Shpirti vëjen më tepër se të ngrënëtë, edhe kurmi më tepër se rroba. Silloisni korbëtë, që as mbjellënë, as korrjënë, e nukë kanë as qilar as ambar, e Perndia i ushqen ata. Sa fark bëni juvet nga zogjtë? Kush është nga jush, që me shumë të silloisurë të mëndit së tij, mund të shtojë ndë shtat të tij një kut? E ndë mos mundni ndë të vogëlënë, pse vritni kokënë për të tjeratë? Vështroni luletë qish rritenë; nukë mundonenë, as tjerënë; e u thom juvet, që as Sollomoni me gjithë nder të tij u vesh si një nga këto. E nd’është që barë, që sot është ndë fushë e nesër vihetë ndë furrë e vesh Perndia kështu, sa më tepër do të veshjë juvet, besëpakë? Edhe juvet mos kërkoi ç’të hai, a ç’të píi, e mos doi të ngrihi shumë lart. Sepse të gjitha këto punëra njerëzit’ e kësaj jetet i kërkojënë, ma babai juaj e di që u duhenë gjithë këto. Po kërkoni mbretërin’ e Perndisë, e gjithë këto do t’u ipenë juvet me të shtuarë. Mos u trëmb ti, o griq e vogëlë, se kështu i pëlqeu babait suaj t’u apë juvet mbretërinë. Shitni plashkatë tuaj që kini, e ipni eleimosin. Bëni për vetëhe tuaj kuleta që nukë vjetëronenë, hazine ndë Qiell që nukë prishetë, tek nukë qasetë kusar, as krimbi e pret. Sepse tek’ është hazinea juaj, atje do të jetë edhe zëmëra juaj. Le të jenë mesetë tuaj ngjeshurë, edhe llambadhatë dhezurë. E bëni juvet si ata që presënë zotn’ e ture, kur do të kthenetë nga dasmëtë, që kur të vijë e t’i bjerë portësë, atë çast t’i hapjënë atij. Lum ata kopij, që kur të vijë zoti do t’i gjejë zgjuarë. Me të vërteta u thom juvet, që do të përveshjë rrobatë, e do t’i vërë ata të rrinë; e do të shkojë të ju bëjë husmet ature. E nd’artë mbë të ditë të natësë, a mbë të tretë të natësë, e t’i gjejë kështu, të lumurë jan’ ata kopij. Edhe këtë diji, se ta dij i zoti i shtëpisë ç’kohë vjen kusari, do të rrijte zgjuarë, e nukë duaj të lij t’i shponej shtëpia e tij. Edhe juvet dha bënuni gati, se mb’atë kohë që nuk’ e pandehni vjen i biri i njeriut. E i thot’ atij Petrua: Zot, për nevet e thua këtë paravoli, a edhe për të gjithë? Edhe Zoti i tha: Cili vallë është konomi i besuari e i urti, që do ta vërë zoti mbë fëmijë të tij, për të dhënë mbë kohë masën’ e grurit? Lum ai kopil, që kur të vijë zoti i tij do ta gjejë që bën kështu. Vërtet u thom juvet, që do ta vërë atë pitrop mbë gjithë punët’ e tij. E ndë thashtë ai kopil ndë zëmërë të tij: Mënon im zot të vijë, e të nisjë të rrahë kopijtë edhe kopiletë, e të hajë, e të pijë, e të dehetë. Do të vijë zoti i atij kopilit, nd’atë ditë që s’e pandeh, e mb’atë sahat që nuk’ e di, e do ta bëjë atë di copa, e pjesën’ e tij do ta vërë me të pabesëtë. E ai kopil që di thelimën’ e zotit së tij, e s’është bërë gati, e as ka vaturë pas thelimësë tij, do të rrihetë shumë shkopinj. E ai që s’e di, e ka bënë punëra për të rrahurë, do të rrihetë pakëzë; e nde cilido që është dhënë shumë, shumë do të kërkonetë nga ai; edhe nde ai që e besuanë, e i dhanë shumë, më tepër do t’i kërkojënë atij. Zjar arçë të vë mbë dhe, e ç’dua, nd’është që u dhez ndashti? E pagëzim kam të pagëzonem, e sa mundim kam ngjera sa të sosetë? Pandehni se arçë të vë mbë dhe paq? Jo, u thom juvet, po të përçuarë. Se sot di e parë, do të jenë pesë ndë një shtëpi përçuarë, tre kondrë divet, e di kondrë trevet. E do të ndahetë babai prej birit, e biri prej babait, e mëma prej bijësë, e bija prej mëmësë; vjehëra prej nusesë saj, e nusia prej vjehërësë saj. E u thoshte edhe turmavet: Kur shihni mjergullë që del nga perëndon Dielli, atëherë thoi: Shi vjen. E bënetë ashtu. E kur shihni që frin erë noti, thoi, se vapë do të bëjë, e bënetë. Njerëz me di faqe, të dukurit e dheut edhe të Qiellit díi të njihni, e këtë kohë ndashti si nukë mundni të njihni? E qish nukë mundni të njihni nga vetiu të drejtënë? Kur të veç pa me armiknë tënd tek ai që urdhëron, bën mb’udhë çdolloi punë që mund, të shpëtoç prej si, se mos ndodhetë e të heqjë tij te gjukatësi, e gjukatësi të ep te Çbiri, e çbiri të vë ndë hapsanë. Të thom tij: Do të mos dalç ateje, ngjera sa të paguaç edhe asprën’ e pastajme. Mb’atë kohë qen’ atje përpara edhe ca që i thoshn’ atij për ata Galilejtë, që u përzeu Pillatua gjakn’ e ture bashkë me kurbane të ture. E u përgjegj Iisui, e u tha ature: Pandehni ju se këta Galilejtë u bënë më fajëtorë se nga gjithë Galilejtë, sepse besuanë të tilatë? Jo, u thom juvet. Po ndë mos metanoiçi, gjith’ ashtu do të humbisni. A ata të tetëmbëdhjetë, që ra mbi ta taraca ndë Silloam, e i vrau ata, pandehni se këta qenë më fajëtorë nga gjithë njerëzitë që rrinë ndë Ierusalim? Jo, u thom juvet. Po ndë mos metanoiçi, gjith’ ashtu do të humbisni. Edhe u thosh këtë paravoli: Një njeri kish fitepsurë ndë vështë të tij një fik; e erdhi të kërkon mbë të pemmë, e nukë gjeti. E i thot’ atij që punon vështënë: Ja, tri vjet vij tuke kërkuarë pemmë mbë këtë fik, e nukë gjej. Pree atë, pse të lërë edhe vëndnë shkret? Edhe ai u përgjegj, e i tha atij: Zot, lee atë edhe këtë vit, ngjera sa të rrëmoj rrotullë tij, e t’i shtie plehë. E ndë bëftë pemmë, mirë, e ndë mos ta preç atë motnë që vjen. E qe që dhidhakste ndë sinaguaj një të shëtunë. E ja e vjen një grua që kish tetëmbëdhjetë vjet një Shpirt që e mban të sëmurë, e qe kamburjasurë, e nukë mund të ngrij sitë fare së lartit. E si e pa atë Iisui, e thirri afër, e i tha asaj: O grua, je lëshuarë nga sëmunda jote. E vuri duart’ e tij sipër mbi të, e atë çast u ngre lart, e u ndreq, e lëvdon Perndinë. E i pari i sinagojit u përgjegj tuke zëmëruarë, sepse e shëroi Iisui të shëtunë, e thosh ndë turmë: Gjashtë dit janë që mbë këto ësht’ e udhësë të punojëmë. Ndë këto dha ejani, e shërouni, e jo ndë ditë të shëtunë. Edhe Zoti ju përgjegj atij, e i tha: O njeri me di faqe, cilido nga juvet nukë zgjidh kan’ e tij, a gomarë nga grashti të shëtunë, e e shtie t’i apë ujë? E këtë që është e bij’ e Avraamit, që e ka lidhurë satanai ja tetëmbëdhjetë vjet, nukë duhej të zgjidhej nga këta të lidhurë ndë ditë të shëtunë? E kur thoshte ai këto fjalë turpëronishnë ata që i rrijnë kondr’ atij. E gjithë turma gëzonishnë për gjithë punët’ e nderçura që bënishnë prej si. E thoshte: Me çfarë gjëit ka të gjarë mbretëria e Perndisë? E me çfarë punë ta barabaris atë? Ka të gjarë me farë të sinapit, që e mori një njeri, e e mbolli ndë kofshtë të tij, e u rrit, e u bë bim’ e madhe, e erdhë e ndëjnë ndë dega të saj zogjt’ e Qiellit. E pagjene tha: Me çfarë punë të barabaris mbretërin’ e Perndisë? Ka të gjarë me ata brumë që një grua e nakatosi me tre matësë miell, ngjera sa u mbru gjithë. E vij tuke dhidhaksurë qutet mbë qutet, e fshat mbë fshat, e bën udhë prej Ierusalimit. E çocili i tha atij: Zot, ndë janë të pakë ata që sosenë? Edhe ai u tha ature: Forcouni të hini ndëpër derë të ngushtë, sepse u thom juvet, që shumë do të kërkojënë të hijënë, e do të mos mundjënë. Kur të ngrihetë i zoti i shtëpisë e të mbilljë derënë, do të ziri të rriji jashtë, e t’i biri derësë tuke thënë: Zot, o Zot, hapna nevet. E ai do t’u përgjegjetë, e do t’u thotë juvet: Nuk’ u di juvet nga jini. Ahiere do të nisni të thoi: Na hangrëm përpara teje, e pim, edhe ndë rrugëra tona dhidhakse. E do t’u thotë: U thom juvet, që nuk’ u di nga jini juvet. Mërgohuni nga meje juvet që bëjëtë paranomitë. Atje do të jetë të qarëtë e të dredhurit’ e dhëmbëvet, kur të shihni Avraamnë, edhe Isaaknë, edhe Iakovnë, edhe gjithë profitëtë ndë mbretëri të Perndisë, e juvet t’u nxjerënë jashtë. E do të vijënë botë nga del edhe nga perëndon Dielli, e prej veriut e notisë, e do të rrinë ndë mbretëri të Perndisë. E ja, janë të pastajmë, që ata do të jenë të parë, e janë të parë që ata do të jenë të pastajmë. Mb’atë ditë erdhë afër ca nga Farisejtë, e i thon’ atij: Dil, e ikë këteje, se Irodhi do të të vrasë tij. E u thot’ ature: Hajdeni e thoi kësaj dhelpërësë: Ja, që nxjer të paudhëtë, edhe bëj shërime sot edhe nesër, e të tretënë ditë teliosem. Po për sot edhe nesër e për ditënë që vjen duhetë të bëj udhënë time, se nukë mund të vritetë profit përjashta Ierusalimit. Ierusalim, Ierusalim, që vret profitëtë, e që shtip me gurë ata që dërgonenë tek teje, sa herë desha të mbëjedhë djelmt’ e tua, sikundrë mbëjedh pula zogjt’ e saj, ndënë pëndë të saj, e nukë deshtë. Ja që u lihetë shtëpia juaj e shkretë, e u thom juvet me të vërteta, që nukë do të shihni mua më ngjera sa të vijë që të më thoi: I bekuarë ai që vjen mb’ëmër të Zotit. E kur vate ai ndë shtëpi të njëit nga të parët’ e Farisejet të shëtunë, të haij bukë, e ata rrijnë, e vështroijnë atë. E ja një njeri i dhropiqasurë, i vjen përpara atij. E u përgjegj Iisui e tha mbë dhaskalë të nomit edhe mbë farisej, nd’është ndëjierë të shëtunë të shëruajturitë? E ata pushuanë, e zuri, e e shëroi atë, edhe e lëshoi. E u përgjegj mb’ata, e tha: Cilit nga juvet ndë i raftë ndë pus gomari a kau, e nukë do ta nxjerë atë, atë çast ndë ditë të shëtunë? E as ndë këto nukë mundnë t’i përgjegjishnë atij. E u thoshte edhe të së ftuaret ndë gosti paravoli, sepse pa që zgjidhnë vëndet’ e para, e u tha ature: Kur të ftoneç nga njeri mbë dasmë, mos rriç ndë vënd të parë, se mos ndodhetë e ka ftuarë i zoti i shtëpisë ndonjë më të nderçurë nga teje. E si të vijë ai që ka ftuarë tij edhe atë, do të të thotë tij: Lë vënd këtij. E ahiere me turp do të rriç ndë vënd të pastajmë. Po kur të ftoneç, hajde e rri ndë vënd të pastajm, që kur të vijë ai që të ka ftuarë tij, të të thotë tij: Mik, shko më lart. Ahiere do të të jetë tij nder përpara gjithëvet ature që rrinë ndë mësallë. Se cilido që larcon vetëhen’ e tij, do të unjetë, e ai që unjetë, do të ngrihetë. E i thosh edhe atij që e kish thirturë atë: Kur të bëç drekë a darkë, mos fto miqt’ e tu, as vëllazërit’ e tu, as gjërit’ e tua, as gjitonë të pasurë, se mos ndodhetë e të ftojënë edhe ata tij, e të paguhetë gostia jote. Po kur të bëç gosti thirrë të varfërë, sakatër, të çalë, e të verbërë. E do të jeç i lumurë, se nukë kanë të ta kseshpërblejënë tij, e do të të kseshpërblenetë tij kur të ngjallenë të drejtëtë. E si digjoi një nga të ftuaritë ndë gosti këto, i thot’ atij: Lum ai që të hajë bukë ndë mbretëri të Perndisë. Edhe ai i thot’ atij: Një njeri bëri një drekë të madhe e ftoi shumë. E dërgoi kopil’ e tij ndë kohë të drekësë t’u thosh së ftuaret: Ejani se mënjënd të gjitha janë gati. E zunë të gjithë për një fjalë të hiqishnë. I pari i thot’ atij: Bleva një arë, e kam shtrëngim të vete ta shoh atë. Të lutem, të më ndëjeç. E një tjatër i tha: Bleva pesë pëndë qe, e do të vete t’i shoh ata. Të lutem, të më ndëjeç. E një tjatër tha: Mora grua, pra andaj nukë mund të vij. E si erdhi ai kopil i rrëfeu këto zotit së tij. Ahiere u zëmërua zoti i shtëpisë, e i thotë kopilit së tij: Hajde, shpejto ndëpër sheshe e ndëpër rruga të qutetit, e kallmë këtu brënda të varfërë, sakatër, të çalë, e të verbërë. E i thotë kopili zotit: E bëra sikundrë më porsite, e tepëron edhe vënd. E i thotë zoti kopilit: Dil mb’udhëra e mbë gardhe, e anangasi të vijënë, që të mblonetë shtëpija ime. Se u thom juvet, që: Ndonjë nga ata njerëzit’ e ftuarë do të mos hajë drekënë time. E vij me të bashkë turm’ e madhe njerëzet, e si u kthie u thot’ ature: Ndë vjen njeri tek unë, e nukë mçon baban’ e tij, edhe mëmënë, edhe gruanë, edhe djelmtë, edhe vëllazëritë, edhe motratë, e akoma edhe Shpirtin’ e tij, nukë mund të jetë mathitiu im. Edhe ai që nukë merr mbë krahë Kruqn’ e tij, e më vjen pas meje, nukë mund të jetë mathitiu im. Sepse cili nga juvet kur do të bëjë një taracë, nukë rri protoparë të silloisjë ksodhinë që duhetë, e ndë ka me se ta sosjë? Se mos si të vërë binanë, e të mos mundjë ta sosjë, nisjënë gjith’ ata që e shohënë të qeshjënë me të. E të thonë: Kij njeri zuri të dërton shtëpi, e nukë mundi ta sos. A cili ësht’ ai mbret, që kur do të bëjë luftë me një tjatër mbret, nukë rri protoparë të silloisetë, nd’është i zoti t’i dalë përpara me dhjetë mijë tjatërit që vjen mbi të me njëzet mijë? E ndë mos kur ësht’ ai akoma larg, dërgon elçi e i lutetë të bëjë paq. Kështu dha cilido nga juvet që nuk’ i mçon gjith’ ato që ka, nukë mund të jetë mathitiu im. E mirë është kripa, po ndë qoftë kripa e pabulmime, me se do të kripetë? Nuk’ ësht’ e vëjierë as për dhe as për plehë, po e shtienë atë poshtë. Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë. E ju afëruanë atij gjithë kumerqarëtë edhe fajëtorëtë, për të digjuarë atë. E Farisejtë edhe Grammatejtë murmurisnë, e thoshnë se: Kij merr afër fajëtorëtë, e ha bashkë me ta. E u vuri ature përpara këtë paravoli, e u tha: Cili njeri prej juvet të ketë njëqind dhënt, e ndë humbtë një nga ato, nukë lë të nëntëdhjet’enënta nd’erimi, e nukë vete të kërkojë të humburënë ngjera sa ta gjejë atë? E si ta gjejë, e vë mbë krahë të tij, tuke gëzuarë. E si të vijë mbë shtëpi, thërret miqtë, edhe gjitontë, e u thot’ ature: Gëzouni bashkë me mua, se gjeta delenë time të humburënë. U thom juvet, se kështu do të jetë gëzim ndër Qiell për një fajëtuar që metanois, se për nëntëdhjet’ e nëntë të drejtë që nukë kanë hri për metani. A cila ësht’ ajo grua që të kishte dhjetë dhrahmira, e të humbit një dhrahmi, nukë dhez fotinë, e nukë fshin shtëpinë, e nukë kërkon me kujdes ngjera sa ta gjejë? E si ta gjejë, thërret mikatë, edhe gjitonetë, e u thotë: Gëzouni bashkë me mua, se gjeçë dhrahminë që paçë humburë. Kështu u thom juvet, gëzim bënetë përpara Ëngjëjet së Perndisë për një fajëtuar që metanois. E tha: Një njeri kish di djelm. E m’i riu nga ata i thotë së jatit: Tatë, nemë pjesën’ e gjërit që më bie. E u ndau ature gjënë. E pas jo shumë ditet i mbëjodhi gjithë m’i riu bir e iku e vate ndë vënd të largë; e atje përhapi gjën’ e tij ndë punëra të liga. E si e prishi ai gjithë, u bë u e madhe mb’atë vënd; e ai nisi të mos kish. E vate e u kolis me një nga fshatarët’ e atij vëndit, e e dërgoi atë ndë çiflikë të tij të ruan derratë. E kish dëshërim të ngos barkun’ e tij nga lendëtë që haijnë derratë, e nuk’ i ipte njeri atij. E si erdhi ndë vetëhe të tij, tha: Sa rrogëtarë ndë shtëpi të babait sim kanë bukë që u tepëron e unë këtu vdes uriet? Do të ngrihem të vete te babai im, e t’i thom: Baba, fëjeva kondrë Qiellit, edhe kondrë teje. E më nukë jam i zoti të quhem biri it. Bëmë posi një nga rrogëtarët’ e tua. E u ngre e erdhi nde babai tij. E si qe akoma larg nga ai, e pa atë babai tij, e i erdhi keq për të; e u lëshua e i shtiu duartë mbë qafë të tij, e e puthte atë. E i biri i thot’ atij: Baba, fëjeva kondrë Qiellit edhe kondrë teje, e nukë jam i zoti më të quhem biri it. E babai u thotë shërbëtorëvet së tij: Kreni jashtë më të miratë rroba, e vishnie atë, e viri unazë mbë dorë të tij, e të mbathura ndë këmbë të tij. E bini viçn’ e ushqierë me grurë, e therie; e të hamë, e të gëzonemi. Se kij biri im, qe i vdekurë, e pa rroi; e i humburë, e u gjënd. E nisnë të gëzonishnë. E biri m’i madh i tij qe mb’arë, e mbë të kthierë, poqë u afërua shtëpisë, digjoi të kënduara e vallera. E si thirri një nga kopijtë, e pieti ç’do të jenë këto. Edhe ai i tha atij, se: Vëllai it erdhi, e theri babai it viçn’ e ushqierë me grurë, sepse e priti atë me shëndet. E ai u zëmërua, e nukë duan të hin brënda, e babai tij dolli jashtë, e i lutej atij. E ai u përgjegj, e i tha babait së tij: Ja, kaqë vjet të punoj ti, e ndonjë porsi nukë të shkela, e mua nukë më dhe kurrë një kec, të gëzonem me miqt’ e mi. E kur erdhi kij biri it, që të hangri gjënë me gra të liga, i there atij viçn’ e ushqierë me grurë. Edhe ai i thot’ atij: Bir, ti kurdo me mua bashkë je, e gjithë të miatë të tuatë janë. Po ishte e udhësë të bëjëmë gosti e gëzim, sepse kij vëllai it qe i vdekurë e pa rron, e i humburë e u gjënd. E thoshte edhe ndë mathitit’ e tij: Një njeri qe i pasurë; ai kishte një konom; e atë e kallëzuanë tek ai se i përhap gjën’ e tij. E si e thirri atë, i thot’ atij: Ç’është këjo që digjoj për ti? Ep llogarin’ e konomllëkut sit, se nukë mund të konomiç sot di parë. E konomi thotë me vetëhe të tij: Ç’të bëj, se zoti im do të më nxjerë mua nga puna? Të rrëmoj nukë mund, të lipëj më vjen turp. Kupëtova se ç’të bëj, që kur të dal nga konomllëku të më dheksjënë ndë shtëpira të ture. E si thirri afër një nga një borçlit’ e zotit së tij, i thotë së parit: Sa i do zotit sim? Edhe ai i thotë: Njëqind bucela vaj. E i thot’ atij: Merr kartënë tënde, e rri e shkruaj shpejt: pesëdhjetë. Pasandaj i thotë tjetërit: E tij sa i do? Edhe ai i thotë: Njëqind matësë grurë. E i thot’ atij: Merr kartënë tënde, e shkruaj: tetëdhjetë. E e mburi zoti konomn’ e pabesë, se bëri me mënd. Sepse të bijt’ e kësaj jetet janë ndë brez të ture më të mënçurë se të bijt’ e dritësë. E unë u thom juvet: Bëni miq nga gjëri i adhiqisë; që kur të vdisni t’u dheksjënë juvet ndë tendëra të pasosura. Ai që ësht’ i besësë ndë të pakënë, ësht’ i besësë edhe ndë të shumënë. E ai që ësht’ i shtrëmbërë ndë të pakënë, ësht’ i shtrëmbërë edhe ndë të shumënë. E nd’ësht’ adha, që nuk’ u duktë të besësë ndë gjë që qe nga adhiqi, cili do t’u besojë juvet mbë të vërtetënë? E nd’ësht’ adha, që nuk’ u duktë të besësë ndë të huajnë, cili do t’u apë juvet tuajnë? Ndonjë shërbëtuar nukë mund të shërbejë di zotërinj, sepse ja do të mos dojë njërinë e do të dojë tjetërinë, ja do të pëlqejë njërinë e do të mos pëlqejë tjetërinë. Nukë mundni të punoni Perndinë edhe mamonanë (lakëmimnë). E i digjoijnë gjithë këto edhe Farisejtë, që qenë të shtrëjtë, e përqeshnë me të. E u thot’ ature: Juvet jini ata që dëftoni vetëhenë tuaj të drejtë përpara njerëzet; ma Perndia njeh zëmëratë tuaj, sepse ajo që është e lartë përpara njerëzet, përpara Perndisë ësht’ e ndjetë. Nomi edhe profitëtë ngjera te Ioanni qenë. Që ahiere e pastaje dhidhaksetë mbretëria e Perndisë, e cilido me shtrëngim hin mbë të. M’e kollajtë është të shkojë Qielli edhe dheu, (s)a të bjerë mbë dhe një majë nga nomi. Cilido që zbon gruan’ e tij e martonetë me tjatër, është kurvjar. Edhe cilido që merr grua të zbuarë nga burri e të pandarë, bën kurvëri. Qe një njeri i pasurë, e vishej me porfirë, edhe me vishnjë, e bën gostira të mëdha ngadita. E qe atje një njeri që quhej Llazaro, që dergjej ndë portë të tij, plot me plaga. E dëshëron të frihej nga thrimetë që bijnë nga mësalla e së pasurit; po edhe qentë vijnë e i lëpijnë plagat’ e tij. E erdhi koha që vdiqi i varfëri, e e shtijnë Ëngjëjtë atë ndë gji të Avraamit. E vdiqi edhe i pasuri, e e kallë ndë varr. E ngrijti sit’ e tij ndë pisë që qe, se qe ndë mundim, e sheh Avraamnë për së largut, edhe Llazarinë ndë gji të tij. E ai thirri e tha: Jat Avraam, le të të vijë keq për mua, e dërgo Llazarinë, të ngjiejë majën’ e gjishtit së tij me ujë, e të më lagië gjuhënë time, se digjem ndë këtë flakë. Edhe Avraami i thotë: Bir, kujtou se ti i more të mirat’ e tua ndë jetë tënde; ashtu edhe Llazari të këqiatë. E ndashti kij prëhetë, e ti heq mundim. Edhe mbi gjithë këto, ndë mes tuaj edhe nevet është një gremin’ e madhe, që të mos mundjënë të shkojënë ata që duanë të vijënë këteje ndë ju, as ata që duanë të vijënë nga juvet ndë ne. Edhe ai i thotë: Unë të lutem, o jat, ta dërgoç atë ndë shtëpi të babait sim. Se kam pesë vëllazër, që t’u dëftojë ature për këtë, që të mos vijënë edhe ata këtu ndë këtë vënd të mundimit. I thot’ atij Avraami: Kanë Moisinë edhe profitëtë, le t’u digjojënë ature. Edhe ai i tha: Jo, o jat Avraam, po ndë vaftë njeri mb’ata nga të vdekuritë, do të metanoisjënë. E i thot’ atij: Ndë mos digjojënë Moisiut edhe profitëvet, edhe nga të vdekuritë ndë u ngjalltë njeri, nukë do të besojënë. E u thotë mathitivet: Nuk’ është mumqim të mos vijënë skandhaletë, po ve atij që prej si vijënë. Më mirë qe për të që t’i qe lidhurë mbë qafë të tij një gur mullirit, e të qe hedhurë ndë det, se të bënetë skandallo ndë një nga këta të vogjëjtë. Kini kujdes vetëhenë tuaj. E nd’është që të fëjejë vëllai it tek teje, qërtoje atë; e ndë metanoistë, ta ndëjeç atë. Edhe ndë fëjeftë shtatë herë ditënë kondrë teje, e shtatë herë ditënë të kthenetë tek ti, e të thotë: Metanois, ta ndëjeç atë. E apostojtë i thanë Zotit: Shtona navet besë. E u tha Zoti: Ndë keshëtë besë sa koqe sinapit, do të thoshëtë këtij lisit manit: Shkulu, e fitepsu ndë det, e do t’u digjon juvet. E cili është nga juvet që ka një shërbëtuar që liron nd’arë, a që ruan dhëntë, kur kthenet’ ai nga ara i thotë me një: Eja, e rri ndë mësallë? E nuk’ i thot’ atij më tepër: Bëmë darkë, e përvishu të më bëç husmet, ngjera sa të ha e të pi, e pastaje do të haç e të piç edhe tij? Mos i njeh ndonjë hatër atij shërbëtorit, sepse bëri ato që e porsiti atë? Më duketë jo. Kështu edhe juvet, kur të bëni gjith’ ato që u porsitjënë juvet, thoi: se jemi kopij të pavëjierë, sepse ato që keshëm borç të bëjëm, bëm. E kur vinte ai ndë Ierusalim, shkon ndëpërmes të Samarisë e të Galileësë. E kur do të hin ai ndë një fshat, duallë përpara tij dhjetë njerëz të leprosurë, e ata qëndruanë për së largut. E ngrijtinë zënë, tuke thënë: Iisu dhaskal, le të të vijë keq për nevet. E si i pa, u tha ature: Hajdeni e dëftoni vetëhenë tuaj ndë priftër. E tek vijn’ ata mb’udhë, u qëruanë. E një nga ata, si pa që u shërua, u kthie e lëvdon Perndinë me zë të madh. E ra përmbis përpara këmbëvet së Iisuit, e efharistis atë, e ai qe Samarit. Edhe Iisui u përgjegj e tha: Nuk’ u qëruanë të dhjetë? E po të nëntëtë ku janë? Nuk u gjendnë të ktheneshinë të ipnë lëvdim Perndisë, përveçme këtij së huajit? E i tha atij: Ngreu, e hajde, besa jote të sosi tij. E si e pietnë pa Farisejtë, kur është për t’ardhurë mbretëria e Perndisë, u përgjegj ature, e u tha: Mbretëria e Perndisë nukë vjen me të bërë gati. As nukë thonë: Javua këtu, e javua atje, sepse ja, mbretëria e Perndisë ndë mes tuaj është. E u tha edhe mathitivet: Do të vijënë dit që të dëshëroni të shihni një nga ditë të birit së njeriut, e do të mos e shihni. E do t’u thonë juvet: Javua këtu; a: javua atje; mos víi, as mos i ndiqni pas ata. Sepse sikundrë llamburit vetëtima nga njëra an’ e Qiellit e ngjera mb’anë tjatër feks, kështu do të jetë edhe i biri i njeriut ndë ditë të tij. Po përpara duhetë të pësojë ai shumë, e të shtriretë poshtë nga këjo fili. E sikundrë gjau ndë dit të Noesë, kështu do të jetë edhe ndë dit të birit së njeriut. Haijnë e pijnë, martoijnë e martonishnë, ngjera mb’atë ditë që hiri Noea ndë qivoto, e erdhi kataklismoi, e i humbi të gjithë. Kështu gjau edhe ndë dit të Llotit, haijnë e pijnë, bleijnë e shitnë, fitepsnë e dërtoijnë shtëpira. Po atë ditë që dolli Lloti nga Sodhoma, ra shi i zjartë e i shqufurtë nga Qielli, e i humbi gjithë. Kështu e tila do të jetë mbë ditë që do të dëftonetë i biri i njeriut. Mb’atë ditë ai që të gjëndetë mbi taracë e të ketë mbë shtëpi rrobat’ e tij, le të mos zbresë t’i marrë ato; e ai që gjëndetë nd’arë, ashtu edhe ai le të mos kthenetë prapë. Mbai mënd gruan’ e Llotit. Cilido që kërkon të shpëtojë Shpirtin’ e tij, do ta humbasë atë; e cilido që ta humbasë atë, do ta ruajë atë. E u thom juvet, që ndë këtë natë di do të jenë ndë një stromë, njëri do të mirretë, e tjatëri do të lihetë. Di do të jenë bashkë që të bluajnë, njëra do të mirretë, e tjatëra do të lihetë. Di do të jenë nd’arë, njeri do të mirretë, e tjatëri do të lihetë. E ju përgjegjnë, e i than’ atij: Ku, o Zot? Edhe ai u thot’ ature: Tek është kufoma, atje do të mbëjidhenë edhe shqiponjatë. E u thosh ature edhe paravoli për të falturë gjithënjë, e të mos lodhenë. Tuke thënë: Ndë një qutet qe një Gjukatas, që nukë trëmbej Perndisë, as kish turpn’ e njerëzet. E mb’atë qutet ishte një grua e ve, e ajo vij tek ai, e thosh: Bëmë gjuq me armiknë tim. E për shumë kohë nukë deshi t’i bën. Më të pastajmenë thotë me vetëhe të tij: Ndonëse Perndisë s’i trëmbem, e nga njeri nukë kam turp. Ma sepse më rëndon këjo grua e ve, le t’i bëj gjuqnë, që të mos vijë gjithënjë të më çajë krietë. E digjuatë, tha Zoti, se ç’tha gjukatësi i shtrëmbërë. E po Perndia do të mos bëjë gjuqnë të zgjedhuret së tij, që thërresënë nde ai dit’ e natë, e do të përtojë për dëm të ture? U thom juvet që do të bëjë gjuqn’ e ture shpejt. Po kur të vijë i biri i njeriut, do të gjejë vallë besënë mbë dhe? E tha edhe këtë paravoli për ca që kishnë omuth mbë vetëhe të ture se qenë të drejtë, e shajnë të tjerëtë. Di njerëz hipnë ndë Iero të falishnë, njëri Fariseo, e tjatëri kumerqar. Fariseua qëndroi e falej këto me vetëhe të tij: O Perndi, të lëvdoj, se nukë jam si njerëzit’ e tjerë, rrëmbeës, të shtrëmbërë, kurvjarë, as si edhe kij Kumerqari. Agjëroj di herë mbë javë, ap të dhjetëtënë ndë sa gjë që kam. E kumerqari qëndroi për së largut, e nukë duaj as sitë të ngrij ndë Qiell, po rrihte gjoksn’ e tij, e thosh: Ndëjemë, o Perndi, mua fajëtuarë. U thom juvet, që kij u kthe i drejtë ndë shtëpi të tij, e jo tjatëri. Se cilido që ngrë vetëhen’ e tij, do të gremisetë, e ai që unj vetëhen’ e tij, do të ngrihetë. E i bijnë atij akoma edhe foshnjëtë, që t’i zij ata; e si panë mathitit’ e tij, i qërtuanë ata. E Iisui i thirri ata, e tha: Liri djelmtë të vijënë tek u, e mos i mbani ata, se të tillëvet është mbretëria e Perndisë. Me të vërteta u thom juvet, se ai që të mos dheksjë mbretërin’ e Perndisë posi foshnjë, do të mos hijë mbë të. E e pieti atë një nga të parëtë, e tha: O dhaskal i mirë, ç’të bëj unë që të marr pjesë jetën’ e pasosurë? Edhe Iisui i tha atij: Pse më thua të mirë? Ndonjë nuk’ ësht’ i mirë përveçme Perndisë vetëmë. Porsitë i di: mos kurvëro, mos vra, mos vidh, mos bën martiri të rreme, ndero babanë tënd, edhe mëmënë tënde. Edhe ai i tha: Të gjitha këto i kam ruajturë që mbë të ri tim. E si digjoi këto Iisui, i tha atij: Edhe një akoma të lipsetë tij, shit gjithë sa ke, e ndajua së varfëret, e do të keç hazine ndë Qiell, e eja pas meje. E ai si digjoi këto, u helmua, sepse qe shum’ i pasurë. E si e pa atë Iisui, që u helmua, tha, se me shumë zahmet do të hijënë ata që kanë gjë, ndë mbretëri të Perndisë. M’e kollajtë është të shkojë gamilia ndëpër vërë të gjëlpërësë, se të hijë i pasuri ndë mbretëri të Perndisë. E ata që digjoijnë thanë: E kush mund të sosetë? Edhe ai u tha: Ato që s’janë të kollajta mb’anë të njerëzet, janë të kollajta mb’anë të Perndisë. E Petrua i thotë: Ja navet që i lam të gjitha, e erdhm pas teje. Edhe ai u thot’ ature: Me të vërteta u thom juvet, se nuk’ është ndonjë që ka lënë shtëpi, a përinj, a vëllazër, a grua, a djelm, për dashuri të mbretërisë së Perndisë. Që të mos marrë më shumë ndë këtë kohë, e jetë të pasosurë ndë jetë që vjen. E si mori të dimbëdhjetë mbënjanë, u thot’ ature: Ja, që vemi ndë Ierusalim, e do të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë nga profitëtë për të bir’ e njeriut. Sepse do të ipetë ndë duar të së pabesëvet, e do të përqeshetë, e do të pështihetë. E si ta rrahënë me kamçi, do ta vrasën’ atë, e të tretënë ditë do të ngjalletë. E ata nukë kupëtuanë fare nga këto, e qe këjo fjalë e fshehurë nga ata, e nukë noisnë ato që u thuheshnë. E kur u afërua ai ndë Ieriho, një i verbërë rrijte mb’udhë e lipën. E si digjoi turmënë që shkon, piet: Ç’është këjo? E i rrëfienë atij që shkonte Iisui Nazarinoi. E thirri, e tha: Iisu, i biri Dhavidhit, lejmonismë mua. E ata që vijnë përpara e qërtoijn’ atë të pushon. E ai gjithënjë thërrit më tepër: I biri Dhavidhit, lejmonismë mua. E Iisui qëndroi, e porsiti të ja bienë atë përpara, e kur erdhi ai afër, e pieti atë. E i tha: Ç’do të të bëj ti? Edhe ai i tha: Zot, të shoh. Edhe Iisui i tha atij: Shih, besa jote të shpëtoi ti. E atë çast pa ai, e i vij pas si, tuke lëvduarë Perndinë. E gjithë llaoi si panë këtë, dhanë lëvdim Perndisë. E si hiri ndë Ieriho, shkonte ndëpërmes të qutetit. E ja, një njeri që quhej Zakheo, e ai ishte i pari i kumerqarëvet, e ishte shum’ i pasurë. E dëshëron të shih Iisunë ndë faqe, e nukë mund nga turma, sepse qe i vogëlë ndë shtat. E shkoi përpara e hipi mbë një manezë, ta shih atë, se nga ajo udhë duaj të shkon. E si erdhi mb’atë vënd, ngrijti sitë Iisui e e pa atë, e i thotë: Zakheo, shpejto, zbrit mbë dhe, se sot do të koneps ndë shtëpi tënde. E zbriti me të shpejta, e e priti atë me gëzim. E si panë këtë, murmurisnë gjithë, e thoshnë, që: Vate të konepjsë ndë shtëpi të njëit njeriut fajëtorit. E Zakheua dolli përpara Zotit, e i thotë: Ja që unë, o Zot, gjismën’ e gjërit sim e ap mbë të varfërë. E nd’i kam marrë njeriut gjë më tepër nga haka, ja ap prapë katër pjesë. Edhe Iisui i thot’ atij: Sot këjo shtëpi mori shpëtimnë, sepse edhe kij i biri Avraamit është. Se i biri njeriut erdhi të kërkojë e të sosjë ata që qenë të humburë. E si digjuanë ata këto, shtoi e tha një paravoli, sepse ishte ai afër Ierusalimit, e sepse besoijn’ ata se atë çast duaj të çfaqej mbretëria e Perndisë. Tha dha: Një njeri bujar vate ndë një vënd të largë të mirr një mbretëri për vetëhe të tij, e të kthenej pagjene. E si thirri dhjetë nga shërbëtorët’ e tij, u dha ature dhjetë mnara, e u thot’ ature: Punoni këto ngjera sa të kthenem. E fshatarët’ e tij nuk’ e duajnë atë, e dërguanë pleqësi pas tij, e thoshnë: Nukë duamë këtë të mbretërojë mbë nevet. E si mori mbretërinë e u kthie, porsiti të thërrisnë tek ai këta shërbëtorë, që u kish dhënë asprëtë, të mpson se ç’fitim kish bënë gjithëkush. E vjen i pari e thotë: Zot, mnaja jote çoi dhjetë të tjera. E i thot’ atij: Mirë për ti, kopil i besuarë, sepse ndë të pakënë u bëre i besësë. Do të jeç zot ndë dhjetë qutete. E vjen i diti, e thotë: Zot, mnaja jote, çoi pesë mnara. E i tha edhe atij: Edhe tij do të jeç zot ndë pesë qutete. E vjen tjatër, e thotë: Zot, ja mnaja jote, që e ruajta pështjellë ndë një destemel. Sepse u trëmbçë tij, se je njeri i ashprë, ngrë atë që nukë vure, e kuarr atë që nukë mbolle. E i thot’ atij: Nga fjala ote do të të gjukoj ti, shërbëtor i lig, e dije që jam unë njeri i ashprë, e ngrë atë që s’vura, e kuarr atë që nukë mbolla. E pse nukë dhe asprët’ e mia nde sarafi, që ndë të kthierë tim dojë t’i marrë me dhjafuar? E u thot’ ature që qenë përpara: Merri nga ai mnanë, e epjani atij që ka të dhjetë mnatë. E ju përgjegjnë atij: Zot, ai ka dhjetë mnara. E u thom juvet, që cilitdo që ka do t’i ipetë, e nga ai që s’ka, edhe ajo që ka, do të mirretë prej si. Po sa për ata hasmërit’ e mi, që nukë deshnë të mbretëroj mbë ta, birmëni këtu, e theri përpara meje. E si tha këto, shkonte përpara së tjerëvet, e hipën ndë Ierusalim. E kur u afërua ndë Vithfagji e ndë Vithani, ndë mal që thuhetë i ullinjet, dërgoi di nga mathitit’ e tij. E u tha: Hajdeni ndë fshat të përtejme, e si të hini atje, do të gjeni një kroç lidhurë, që edhe s’ka hipurë mbi të njeri. Zgjidhnie atë, e birmani këtu. E nd’u pietë njeri juvet: Pse e zgjidhni? Kështu do t’i thoi atij, se i duhetë zotit së tij. E si vanë ata që i dërgoi, e gjenë sikundr’ u tha ature. E kur zgjidhnë ata kroçnë, u than’ ature zotërinjt’ e tij: Pse e zgjidhni kroçnë? Edhe ata u thanë, që: zotit së tij i duhetë. E e prunë atë tek Iisui, e si shtinë ata rrobat’ e ture mbi kroçnë, hipnë mbi të Iisunë. E ateje që shkonte ai, shtroijnë bota rrobat’ e ture mb’udhë. E kur u qas ai mbë të zbriturë të malit së ullinjet, nisnë gjithë turma e mathitivet të lëvdoijnë Perndinë tuke gëzuarë me zë të madh për gjith’ ato çudira që panë. E thoshnë: I bekuarë mbreti, ai që vjen mbë ëmër të Zotit, paq ndër Qiell, e lëvdim ndë më të lartë. E ca nga Farisejtë bashkuarë me turmë i thon’ atij: Dhaskal, qërto mathitit’ e tua. E ju përgjegj ature, e u tha: U thom juvet, që ndë pushofçinë këta, do të thërresënë gurëtë. E si u afërua e pa qutetnë, qau për të. E tha, se: Të njohje edhe tij, edhe ndë këtë ditë, atë që vjen për të mirë tënde! Ma ndashti këjo është mbuluarë nga sit’ e tua. Sepse do të vijënë dit për ti, kur të të pështjellënë hasmërit’ e tu me hendek, e të të mbulojënë rrotullë, e të të shtrëngojënë mbë të gjith’ anë. E të të gremisjënë për dheut ti, edhe djelmt’ e tua me ti bashkë, e do të mos lënë tek teje gur mbi gur, sepse nukë njohë kohënë të parit që u bë tek teje. E si hiri ndë Iero, zuri të kren jashtë ata që shitnë e bleijnë brënda mbë të. E u thosh ature: Është shkruarë, shtëpia ime, është shtëpi e së falturit, e juvet e bëtë atë spile të kusarëvet. E dhidhakste ngaditë ndë Iero. Po të parët’ e priftëret, edhe grammatejtë, edhe të parët’ e llaoit, kërkoijnë ta humbisnë atë. E nukë dijnë se ç’të bëijnë për të, se gjithë llaoi rrijte me gojë hapëtë ta digjon atë. E ndë një nga ato dit, tek dhidhaks ai llaonë ndë Iero, e vangjelis, u mbëjuadhë të parët’ e priftëret edhe grammatejtë me pleqësinë bashkë. E e pietnë atë e i thanë: Thuajna nevet me ç’urdhër bën ti këto punëra? A cili ësht’ ai që të dha ti këtë urdhër? E u përgjegj, e u tha ature: Do t’u pies edhe unë juvet një fjalë, e të më thuani. Pagëzimi i Ioannit nga Qielli qe, a nga njerëzitë? E ata mëndonishnë me vetëhe të ture, e thoshnë, se: ndë thafçim nga Qielli, do të na thotë: Pse adha nuk’ i besuatë atij? E pa ndë thafçim nga njerëzitë, do të na vrasë navet gjithë llaoi me gurë, se u ishte mbushurë koka se Ioanni ish profit. E u përgjegjnë: Nukë dimë se ngaha është. Edhe Iisui u tha ature: As unë u thom juvet me ç’urdhër i bëj këto. E nisi të thosh llaoit këtë paravoli: Një njeri vuri një vështë, e ua dha atë bujqet, e ai vate ca vjet ndë tjatër vënd. E mbë kohë dërgoi një kopil ndë bujq që t’i ipnë atij nga pemët’ e vështit. E bujqtë, si e rrahnë atë, e dërguanë me duar mbrazëtë. E përsëri dërgoi edhe një tjatër kopil; e ata si e rrahnë edhe atë, e e ksenderuanë, e dërguanë me duar mbrazëtë. E përsëri dërgoi edhe një të tretë. Edhe ata si e plagosnë edhe këtë, e nxuarë jashtë. E tha i zoti i vështit: Ç’të bëj? Do të dërgoj birë tim të dashurinë; mbase si të shohënë këtë, do të turpëronenë. E bujqtë, si e panë atë, silloisishnë me vetëhe të ture, e thanë: Kij ësht’ i zoti vështit, që i bie pjesë. Ejani ta vrasëmë atë, të na mbetetë nevet klironomia. E si e nxuarë atë jashtë nga vështi, e vranë. Ç’do t’u bëjë dha ature i zoti vështit? Do të vijë, e do të shuajë këta bujq, e do ta apë vështënë së tjerëvet. E ata si digjuanë këtë, thanë: Mos qoftë kurrë këjo punë! Edhe ai si u kthie e vështroi mbë ta, u tha: Ç’është dha këjo që është shkruarë: Gur që e shtinë poshtë mjeshtrëtë që bëijnë shtëpitë, kij u bë quç i qoshesë? E cilido që të bjerë mbi atë gur, do të thërmonetë, e mbi cilinëdo që të bjerë ai, do ta bëjë pluhur. E të parët’ e priftëret edhe grammatejtë kërkoijnë të shtijnë duartë mbi të atë çast, po u trëmbnë nga llaoi, sepse e njohnë që për ata e tha këtë paravoli. E si rrijnë tuke ruajturë dërguanë kullauzë, që dëftoijnë vetëhen’ e ture se janë njerëz të drejtë, që ta zijnë atë ndë ndonjë fjalë, e ta ipnë atë ndë duar të zotërisë, edhe ndë duar të mbretit. E e pietnë atë, e i thanë: Dhaskal, navet e dimë që ti flet e dhidhaks të drejtënë, e nukë mban hatër njeriut, po dëfton udhën’ e Zotit me të vërteta. Është ndëjierë t’apëmë navet pagë nde Qesari, a jo? E si u kupëtoi ature dreqëzinë, u tha ature: Pse më gucitni? Dëftomëni një dhinar. E kuja është kona, edhe ëmëri që ka kij sipër? Ju përgjegjnë e i thanë: E Qesarit. Edhe ai u tha ature: Epni adha ato që janë të Qesarit te Qesari, e ato që janë të Perndisë nde Perndia. E nukë mundnë ta zijnë mbë fjalë përpara llaoit. E si u çuditnë ndë të përgjegjurë të tij, pushuanë. E si duallë përpara ca nga Sadhuqejtë (ata që nukë besojënë se do të jetë të ngjallturë) e pietn’ atë. E i thanë: Dhaskal, Moisiu na la navet shkruarë, që ndë i vdektë ndonjëit vëllai, që ësht’ i martuarë, e të mos lërë djelm, të marrë gruan’ e tij i vëllai tij, e të lërë farë vëllait së tij. Qenë dha shtatë vëllazër, e i pari mori grua, e vdiqi pa djelm. E mori i diti gruanë, edhe kij vdiqi pa djelm. E e mori atë edhe i treti, e kështu edhe të shtatë, e nukë lanë djelm, e vdiqnë. E pastaje nga të gjithë vdiqi edhe gruaja. E ndë të ngjallturë dha të së vdekuret, cili nga ata do ta ketë grua? Se që të shtatë e patnë atë për grua. Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Djelmt’ e kësaj jetet martojënë edhe martonenë. Ma ata që janë gjukuarë për nd’atë jetë të zotë e të ngjallenë nga vdekëja, as martojënë as martonenë. Se as të vdesënë mundjënë më, po janë baraj me Ëngjëjtë, e janë bijt’ e Perndisë, kur janë të bijt’ e së ngjallturit. E pa që ngjallenë të vdekuritë, edhe Moisiu e dëftoi mb’anë të ferrësë, kur thotë: Zotnë, Perndin’ e Avraamit, e Perndin’ e Isaakut, e Perndin’ e Iakovit. E Perndia nuk ësht’ i së vdekuret, po i së gjallëvet, sepse për atë janë të gjithë të gjallë. E u përgjegjnë ca nga Grammatejtë, e i thanë: Dhaskal, mirë the. E nukë guxon më ta piet atë njeri gjë. E u tha ature: Qish thonë Krishtinë që është biri i Dhavidhit? E vetë Dhavidhi thotë ndë kartë të Psallmovet: Tha Zoti, Zotit sim: Rri mb’anë time të djathëtë. Ngjera sa të vë armiqt’ e tua posi frone ndënë këmbë të tua. Dhavidhi dha e thot’ atë: Zot. E qish ësht’ ai i biri tij? E tek digjonte gjithë llaoi, u tha mathitivet së tij: Ruajuni nga Grammatejtë, që duanë të ecëjënë me rroba të gjata, e duanë t’i përshëndetjënë bota mb’udhëra, edhe vëndet’ e para ndë të mbëjedhura, e të rrinë ndë krie të mësallëvet ndë gostira. E ata që me sebep që falenë shumë hanë shtëpit’ e së vavet; këta do të marrënë mundimnë më të tepërë. E si ngrijti sitë e vijte re, pa të pasuritë që vijnë dhurëtit’ e ture ndë kuti t’eleimosinit. E pa edhe një grua të ve të varfërë, që vuri atje di asprë. E tha: Vërtet u thom juvet, që këjo e veja e varfërë vuri më shumë se gjithë. Se gjithë këta vunë ndë dhurëti të Perndisë nga ajo që u tepëron ature; e këjo nga të papaturit e saj vuri gjith’ atë gjë që kish. E kur thoshnë ca për Iero (qishë) se është dërtuarë me gurë të mira, e stolisurë me dhurëtira, u përgjegj: Këto që shihni juvet, do të vijënë dit, që do të mos mbetetë gur mbi gur, që të mos bënetë thrime. E e pietn’ atë, e i thanë: Dhaskal, kur adha do të bënenë këto? Edhe cili është nishani kur t’afërojënë të bënenë këto? Edhe ai u tha: Kini kujdes të mos gënjeneni, se shumë do të vijënë ndë ëmër tim e të thonë, se jam unë. E koha u afërua. Mos viji dha pas ature. E pa kur të digjoni luftëra e qartëra, mos u trëmbni, sepse këto do të bënenë protoparë, po nuk’ është menjëherë sosëja. Atëherë u thosh ature: Do të ngrihetë një fili kondrë tjatërësë fili, e një mbretëri kondrë tjatërësë mbretëri. E do të jenë tërmete të mëdha ndë shumë vënde, e uje, e murtajëra, e nishane të frikuara ndër Qiell, e çudira të mëdha. E përpara gjithë këturevet, do të vënë mbë juvet duart’ e ture, e do t’u ndjekënë, e do t’u shpienë ndë sinagoje, e ndë hapsana, e t’u zbranisjënë ndë mbretër, e ndë të parë për ëmër tim. E këjo do të vijë për martiri tuaj. Viri dha qëndrim ndë zëmëra tuaj, të mos silloisni më përpara se ç’do të përgjegjeni. Sepse unë do t’u ap juvet gojë edhe sofi, që mb’atë do të mos mundjënë të rrinë kondrë, e të përgjegjenë armiqtë tuaj. E do të prodhoseni edhe nga baballarëtë tuaj, edhe nga vëllazëritë, edhe nga gjëria, edhe nga miqtë; e ca nga juvet do t’u vrasënë. E do të jeni të mçuarë nga gjithë bota për ëmër tim. Ma një qime nga krietë tuaj, do të mos humbasë. E me ipomoninë tuaj, do të fitoni Shpirtetë tuaj. E kur të shihni pa Ierusalimnë pështjellturë nga asqerëtë, atëherë kupëtoni se ësht’ afër të shkretuarit’ e saj. Ahiere ata që gjëndenë ndë Iudheë, le të ikëjënë ndë male, e ata që janë brënda mbë të, le të hiqenë mbënjanë; e ata që gjëndenë ndë fshatëra, le të mos hijënë mbë të. Se këto janë ditë e t’ekdhiqisurit, që të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë. E ve mb’ato gra që janë me barrë, e mb’ato që kanë djelm mbë sisë mb’ato dit, sepse do të jetë shtrëngim i madh mbi dhe, edhe urgji mbë këtë llao. E do të vdesënë me thikë, e do të skllavosenë ndë gjithë filira; e Ierusalimi do të shkeletë nga të tjera fili, ngjera sa të sosenë mote(t’) e këture filivet. E do të jenë nishane ndë Diell, e ndë Hënëzë, e ndë ulle; e ndë dhe gjithë filitë mbë të dredhurë nga frika që bën prej gjëmimit së detit e prej thëllimit. Të vdesënë njerëzitë nga frika, e nga ato që presënë të vijënë ndë gjithë dinia, sepse do të tundenë fuqit’ e Qiellvet. E ahiere do të shohënë të bir e njeriut të vijë mbi një re me shumë fuqi e me nder. E kur të nisjënë këto punëra të bënenë, vështroni lart e ngrini krietë tuaj, sepse shpëtimi juaj ësht’ afër. E u tha ature një paravoli: Vështroni fiknë edhe gjithë lisatë. Kur krejënë bubuqetë, shihni vetiut e kupëtoni që është afër të korrëtë. Kështu edhe juvet kur të shihni këto që të bënenë, digjoni se afër është mbretëria e Perndisë. Me të vërteta u thom juvet, që do të mos shkojë kij brez, ngjera sa të bënenë gjithë. Qielli edhe dheu do të shkojënë, e fjalët’ e mia do të mos shkojënë. Rriji zgjuarë mbë vetëhe tuaj, të mos u rëndonenë zëmëratë tuaj mbë të pirë, e mbë të dejturë, e mbë silloi të kësaj jetet, e ju vijë sipër mbi ju me ksafni ajo ditë. Sepse do të vijë posi lak që do të bjerë mbi gjith’ ata që rrinë mbi faqe të gjithë dheut. Rriji adha zgjuarë mbë çdo kohë tuke luturë që të bëhi të zotë për t’ikurë gjithë këto që janë për të bënë, e të rriji përpara birit së njeriut. E kur ishte ditë, rrijte Iisui e dhidhaks ndë Iero; e natënë dil e bënte të ndënjuritë ndë mal që quhej i Ullinjet. E gjithë llaoi vij që mëngjes tek ai ndë Iero, ta digjoijn’ atë. E u afërua e krëmptea e lipsovet, që thuhetë pashkë. E kërkoijnë të parët’ e priftëret edhe grammatejtë me çfarë lloi punë ta vrisnë atë, sepse trëmbishnë nga llaoi. E hiri satanai nde Iudha, që quhej Iskariot, që ai qe një nga të dimbëdhjetë. E vate e kuvëndoi me të parët’ e priftëret e me të parët’ e vëndit, me çfarë punë t’ua ip ai atë mbë dorë ature. E u gëzuanë e bënë kuvënd t’i ipnë atij asprë. E u sterks e kërkon kohë t’ua ip atë ature mbë dorë pa nakatosí. E erdhi dita e lipsovet që mb’atë duhej të therë për pashkë. E dërgoi Petronë edhe Ioannë, e u tha: Hajdeni, e bënani gati pashkënë, të hamë. Edhe ata i than’ atij: Ku do të bëjëmë gati? Edhe ai u tha ature: Ja, me të hijturë të parë tuaj ndë qutet, do të piqeni me një njeri që mban një stamnë me ujë, hajdeni pas atij nd’atë shtëpi që të hijë. E do t’i thoi zotit së shtëpisë: Dhaskali të thotë tij, ku është të ndënjuritë tek do të ha pashkënë bashkë me mathitit’ e mi? E ai do t’u dëftojë juvet një çardhak të madh, të shtruarë. Atje të bëni gati. E si vanë, gjenë sikundrë ju tha ature; e bënë gati pashkënë. E kur erdhi koha, ndënji ndë mësallë; edhe të dimbëdhjetë apostojtë bashkë me të. E u tha ature: Me shumë dëshërim desha të ha këtë pashkë me juvet bashkë, më përpara të pësuarit sim. Se u thom juvet, që nukë do të ha më nga ajo, ngjera sa të mbushetë ajo ndë mbretëri të Perndisë. E si mori potirë, efharistisi e tha: Merri këtë, e ndanie njëri me jatërinë. Se u thom juvet, që do të mos pi nga ç’pjell vështi, ngjera sa të vijë mbretëria e Perndisë. E mori bukë, e si efharistisi, e theu, e ua dha ature, e u tha: Kij është kurmi im, që ipetë për juvet. Këtë bëni për të mbajturë mënd mua. Ashtu edhe potirë si dërkujti, e tha: Kij është potiri i dhjatësë së re mbë gjak tim, që do të derdhetë për juvet. Po ja, dor’ e atij që do të më paradhosjë me mua bashkë ndë mësallë. E sa për të bir’ e njeriut, ai vete sikundr’ është thënë, po ve mb’atë njeri, që prej si paradhosetë. E ata zunë të kërkoijnë njëri me jatërinë, vallë cili nga ata është kij që do ta bëjë këtë. E u bë edhe qartë ndëpërmes të ture mbi këtë, cili prej ature duketë të jetë m’i madh. Edhe ai u tha ature: Mbretërit’ e filivet së tjera i zapëtojënë me fuqi, e ata që i urdhërojënë ato thonë se u bëjënë të mirë. E ndër ju nuk’ është kështu; po ai që është m’i madh ndër ju, le të bënetë posi më i vogëli, e i pari posi shërbëtori. Sepse kush është më i madh, ai që rri ndë mësallë, a ai që shërben? Nuk’ është m’i madh ai që rri? E unë jam ndë mes tuaj posi një që shërben. E juvet jini ata që kini mbeturë bashkë me mua ndë pirasmonje të mia. E sikundrë më bëri mua gati babai im mbretërinë, ashtu edhe unë do t’ua bëj juvet. Që të hai e të piji ndë mësallë time, ndë mbretëri time, e të rriji mbi dimbëdhjetë frone të gjukoni të dimbëdhjetë filit’ e Israilit. E i tha Zoti Simonit: Simon, ja, satanai kërkon t’u shosjë juvet sikundrë shosjënë grurëtë. E unë u lutçë për ti, që të mos të të lipsjë besa jote e ndonjëherë kur të ktheneç, stereos vëllazërit’ e tua. Edhe ai i thot’ atij: Zot, jam gati të vete me ti bashkë edhe ndë hapsanë edhe ndë vdekëjë. Edhe ai i thotë: Të thom ti, o Petro, do të mos këndojë kokoshi sot përpara se ti të m’ arniseç tri herë, që s’më ke njohurë. E u tha ature: Kur u dërgova juvet pa kuletë, e pa torvë, e pa këpucë, u lipsi gjë kurrë? Edhe ata i thanë: Nukë na lipsi gjë. E u tha ature: Po ndashti ai që ka një kuletë, le ta marrë, kështu edhe torvë; e ai që nukë ka, le të shesë këmishën’ e tij e le të blejë thikë. Sepse u thom juvet, se duhetë të paguhetë mbë mua edhe këjo që është shkruarë, që: edhe me të panomtë u nëmërua; sepse punëtë që qenë për mua janë mbë të sosurë të ture. Edhe ata i thanë: Zot, ja di thikëra këtu. Edhe ai u tha ature: Sado është. E si dolli, vate sikundrë kish adetnë ndë mal t’Ullinjet. E i vanë pas atij edhe mathitit’ e tij. E poqë vate ndë vënd, u thot’ ature: Faluni që të mos hini ndë piraksi. E ai u largua nga ata sa të shtieç një gur, e ra mbë gjunjë, e falej. E thoshte: Baba, ndë do largo nga meje këtë potir; ma le të mos bënetë thelima ime, po jotea. E u duk nde ai një Ëngjëll nga Qielli, për të forcuarë atë. E si erdhi mbë shtrëngim, falej më nëndurë. E ju bë tjers’ e tij posi pika gjakut që bijnë mbë dhe. E si u ngre nga të falturitë e erdhi ndë mathitit’ e tij, i gjeti ata fleturë nga helmi. E u tha ature: Pse fliri? Ngrihi, e faluni, të mos hini ndë piraksi. E pa sosurë edhe ai fjalënë, na e arriu një turmë njerëzet, edhe ai që thuhej Iudhë, që qe një nga të dimbëdhjetë, vinte përpara ature, e u afërua nde Iisui, e duan ta puth atë. Edhe Iisui i tha atij: Iudhë, me një të puthurë paradhos të bir’ e njeriut? E si pan’ ata që qenë rrotull’ atij, atë që do të bënej, i than’ atij: Zot, do t’u biemë me thikë? E një nga ata i ra me thikë kopilit të së parit së priftëret, e i preu atij veshn’ e djathëtë. E Iisui u përgjegj, e tha: Sado ngjera këtu. E zuri veshn’ e atij e ja shëroi atë. E u thotë Iisui të parëvet së priftëret, e të parëvet së Ieroit, e pleqet që qenë ardhurë mbë të: Posi mbë një kusar dualltë, armatosurë me thikëra e me shkopinj? Kur gjëndeshë unë me juvet bashkë ngadita ndë Iero, nukë shtitë duartë mbë mua. Po këjo është koha juaj, edhe fuqi e erësirësë. E si e zunë atë, e shpun’ atë brënda ndë shtëpi të së parit së priftëret’ e Petrua vij pas si për së largut. E dheznë zjar ndë mes të vathit, e ndëjnë ata, ndënji edhe Petrua ndë mes të ture. E poqë e pa atë një kopile që rrijte mb’anë të zjarit, e vështroi atë mirë, e tha: Edhe kij me atë bashkë qe. E ai e arnisi atë, e tha: Nuk’ e di, o grua, atë. E për një çikë, si e pa atë një tjatër, tha: Edhe tij nga ata je. E Petrua tha: S’jam, o njeri. E si shkoi afër një sahat e pastaje, veveos një tjatër, e thoshte: Vërtet edhe kij qe me ata, sepse është Galileo. E Petrua i thotë: Njeri, nukë di se ç’thua. E atë çast pa sosur’ ai këtë fjalë, këndoi kokoshi. E Zoti si u kthie vështroi Petronë, e Petrua u kujtua fjalësë Zotit, që i tha atij, se pa kënduarë dhe kokoshi, do të m’arniseç tri herë. E si dolli jashtë Petrua, qau me pikëllim. E ata burra që mbaijnë Iisunë lidhurë, e përqeshnë atë e e rrihnë. E i mbuloijnë sit’ e tij, e i bijnë shuplaka faqevet, e e pietnë, e i thoshnë: Profiteps se cili ësht’ ai që të ra. Edhe të tjera vllasfimira thoshnë kondrë tij. E si u kdhi e u bë ditë, u mbëjodh gjithë pleqësia e llaoit, e të parët’ e priftëret, e grammatejtë, e e shpunë atë ndë mbëjedhëjë të ture. E i thoshnë: Ndë je ti Krishti thuajna edhe navet. E u thot’ ature: Nd’ua thafça juvet, ju do mos më besoni. Edhe ndë ju pietça, do të mos më përgjegjeni, as do të mos më lëshoni. Ma ndashti e pastaje, do të rrijë i Biri njeriut mb’anë të djathëtë të fuqisë Perndisë. E i thanë të gjithë: Ti adha je i biri i Perndisë? Edhe ai u tha ature: Juvet thoi se unë jam. Edhe ata thanë: Ç’na duhetë më martiria, navet digjuam nga vetë goj’ e tij. E si u ngrenë gjithë turm’ e ature, e prunë atë te Pillatua. E nisnë ta kallëzoijnë atë, e të thoshnë: Këtë e gjem që na nakatos filinë tënë e mbodhis të paguajmë Qesarit të dhënëtë, e që thotë vetëhen’ e tij se është Krisht mbret. Edhe Pillatua e pieti atë, e i tha: Ti je Mbreti i Çifutet? Edhe ai ju përgjegj atij, e i tha: Ti e thua. Edhe Pillatua u tha të parëvet së priftëret edhe turmëvet: Nukë gjej ndonjë faj mbë këtë njeri. E ata shtrëngonishnë më fort, e thoshnë, që nakatos llaonë, tuke dhidhaksurë ndëpër gjith’ Iudheë, si nisi nga Galilea, ngjera këtu. E Pillatua si digjoi Galileë, pieti pa nd’është njeriu nga Galilea. E si mpsoi se është ndënë urdhër t’Irodhit, e dërgoi atë përsëri te Irodhi, që gjëndej ahiere edhe ai ndë Ierusalim mb’ato dit. E Irodhi si e pa Iisunë, u gëzua shumë, sepse shumë kohë dëshëron ta shih atë, sepse kish digjuarë që thoshnë shumë për të, e shpëren të shih që të bënej ndonjë thavmë nga ai. E pieti atë shumë të pietura. E ai nukë ju përgjegj atij as ndë ndonjë. E qenë përpara të parët’ e priftëret edhe grammatejtë, që e kallëzoijnë atë shumë fort. E Irodhi me asqer’ e tij, si e ksenderoi atë e e përqeshi, porsiti t’i vishnë atij rroba të mira, e e dërgoi atë te Pillatua. E atë ditë u bënë miq Pillatua me Irodhnë njëri me jatërinë; se më përpara qenë ndë hasmëri. E si mbëjodhi Pillatua të parët’ e Priftëret, edhe arhondëtë, edhe llaonë. U tha ature: Më prutë mua përpara këtë njeri, posi nakatoshiar të llaoit. E ja unë e pieta përpara juvet, e nukë gjeçë mbë këtë njeri ndonjë faj nga ato që e kallëzoni juvet. E as Irodhi gjeti gjë, sepse tek ai u dërgova juvet, e ja që nukë pat bërë ndonjë faj që t’i bjerë vdekëjë. Do ta rrah adha atë, pra do ta lëshoj. E kishte edhe shtrëngim të ju lëshon ature nga hapsana një njeri ndë ditë të së krëmptesë. E gjithë turmëtë mbëjedhurë bashkë thirrë, e thanë: Ngrena këtë nga mesi, e lëshona nevet Varavanë. Kij ishte vënë ndë hapsanë për një nakatosi që qe bërë ndë qutet, e për një vrejëlë. E përsëri u tha Pillatua, se duan të lëshon Iisunë. E ata bërtitnë, e thoshnë: Mbërthee ndë Kruq, mbërthee ndë Kruq atë. Edhe Pillatua u tha ature për së tretit, se: Ç’të keq ka bërë kij? Nukë gjej tek ai ndonjë faj për vdekëjë. Ta rrah adha atë, pra ta lëshoj. E ata e shtrëngoijn’ atë më tepër me të thirrë të fortë e kërkoijnë që të mbërthenej ndë Kruq. E sa vijnë po shtonejnë të thirturat’ e së parëvet së priftëret edhe të turmësë. Edhe Pillatua apofasisi që t’u bënej ajo që duajnë. E u lëshoi ature atë që qe vënë ndë hapsanë për nakatosi e për vrejëlë, që i kërkoijn’ ata; e Iisunë e dha ndë thelimë të ture. E kur e shpijnë atë zunë një Simon nga Qirini që kthenej nga ara, e i vunë atij mbë krahë Kruqnë ta bij pas Iisuit. E vijnë pas tij shumë turmë llaoit e gravet. E ato e qaijnë e priteshinë për të. E Iisui si u kthie mb’ato, u tha: Bijat’ e Ierusalimit, mos qaji për mua, po qaji për vetëhe tuaj edhe për djelm tuaj. Sepse ja vijënë dit që do të thonë: Lum shterpatë e barqetë që nukë kanë pjellë, e sisëtë që nukë janë thithurë. Ahiere do të zënë të thonë malevet: Biri mbi nevet. E brigjevet: Mbulonani navet. Sepse ndë bëjënë të tila punëra ndë dru të njomë, ndë të thatënë ç’do të bënetë? E vijnë bashkë me të edhe di të tjerë që qenë gjakëtorë, të vriteshinë bashkë me të. E kur vanë ndë vënd që quhej i krerëvet, atje e mbërthienë atë ndë Kruq, edhe gjakëtorëtë, njerinë mb’anë të djathëtë, e njerinë mb’anë të mëngjërë. E Iisui thosh: Baba, ndëjei ata, sepse nukë dinë se ç’bëjënë. E si ndajtinë rrobat’ e tij, shtijnë shorte. E llaoi rrijte e vështron. E bashkë me ata edhe arhondëtë e përqeshnë, e thoshnë: Të tjerë shpëtoi, le të shpëtojë edhe vetëhen’ e tij, nd’është kij Krishti, i zgjedhuri i Perndisë. E qeshnë me atë edhe trimatë, e i qasejnë afër e i ipnë atij uthullë. E i thoshnë: Ndë je ti mbreti i Çifutet, shpëto vetëhenë tënde. E kishnë vënë mbi të një të shkruarë Gërqishte, Llatinërishte, edhe Çifutërishte: Kij është mbreti i Çifutet. E njeri nga gjakëtorëtë që qenë varturë, e vllasfimis atë, e thosh: Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë tënde edhe navet. E tjetëri ju përgjegj me të qërtuarë, e i tha: As ti nukë i trëmbe Perndisë që gjënde ndë të tillë mundim? E sa për nevet qe me hakë, sepse marrëmë ato që punuam, e kij nukë bëri ndonjë të keq. E i thosh Iisuit: Zot, kujtomë mua, kur të viç ndë mbretëri tënde. E i thot’ atij Iisui: Vërtet të thom tij, që sot do të jeç bashkë me mua ndë paradhis. E qe ngjera mbë gjashtë sahati, e u bë skotadh mbë gjithë dhe ngjera mbë nëntë sahat. E Dielli u err, e qulm’ e Naoit u çuar ndë mes. E Iisui si thirri me zë të madh, tha: Baba, ndë duar të tua do të lë Shpirtinë tim. E tek thosh këto dha Shpirtinë. E si pa Qindësi atë që u bë, lëvdoi Perndinë, e tha: Vërtet kij njeri qe i drejtë. E gjithë turmëtë që kishnë ardhurë atje për të parë këtë punë, si panë këto që bënejnë, kthenishnë prapë tuke rrahurë gjoksn’ e ture. E gjithë të njohurit’ e tij rrijnë për së mërguarit, si edhe gratë që kishn’ ardhurë pas si nga Galilea, e shihnë këto punëra. E ja një njeri që quhej Iosif, që qe një nga gjukatësitë, njeri i mirë edhe i drejtë. (Kij nukë qe ndë mushavere e ndë praks të ture) nga Arimathia, qutet i Iudheësë, që shpëren edhe kij mbretërin’ e Perndisë. Kij dolli përpara Pillatosë e kërkoi kurmin’ e Iisuit. E si e zbriti atë, e pështolli me një çarçaf e e vuri atë ndë një varr të peleqisurë, që nukë qe vënë nd’atë ndonjë njeri kurrë. E ajo qe ditë e prëmpte, e mënjët nisej e Shëtuna. E si erdhë pas si edhe gratë, që kishnë ardhurë bashkë me të nga Galilea, panë varrë edhe ku kallë kurmin’ e tij. E mbë të kthierë bënë gati aromëtë e miratë; e sepse qe e Shëtunë nukë luajtinë sikundrë thosh nomi. E të parën’ e javësë, pa kdhirë dhe, vanë ndë varr e prunë aromatë që panë bënë gati, edhe ca të tjerë me ato bashkë. E gjenë gurë që qe ngrijturë nga varri. E si hinë brënda nukë gjenë kurmnë të Zotit Iisu(i)t. E tek rrijnë çuditeshnë ato për këtë, na, e u duknë afër’ ature di burra me rroba që vetëtijnë. E si u frikuanë ato, e ujnë faqenë ndë dhe, u thon’ ature: Pse kërkoni juvet ndë të vdekurë atë që ësht’ i gjallë? Nuk’ ësht’ ai këtu, po u ngjall. Kujtouni ç’ju ka thënë juvet, kur qe akoma ndë Galileë. Që u tha: Është hria të ipetë i biri njeriut ndë duar të njerëzet gjunahqarë, e të mbërthenetë ndë Kruq, e të tretënë ditë të ngjalletë. E u kujtuanë fjalëvet së tij. E si u kthienë nga varri rrëfienë gjithë këto të dimbëdhjetëvet edhe gjithë së tjerëvet. E ato që u rrëfienë këto apostojet qenë Magdhalini Maria, edhe Ioanna, edhe Maria e ëmm’ e Iakovit, edhe të tjeratë që qenë me to bashkë. E këto fjalë u duknë përpara ature posi marrëzi, e nukë dhanë besë mbë to. E Petrua u ngre e vate ndë varr me vrap, e si u unj, sheh çarçafëtë mbë dhe vetëmë. E u kthie prapë, e çuditej me vetëhe të tij për ato që u bënë. E na, di nga ata që vijënë atë ditë ndë një fshat që qe larg nga Ierusalimi gjashtëdhjetë stadhe, që quhej Emmaus. E këta kuvëndoijnë njëri me jatërinë për gjithë këto që gjajtinë. E tek kuvëndoijnë ata e rrëfeijnë njeri-jatërit, u afërua edhe Iisui e vij me ta bashkë. E sit’ e ture u qenë thambosurë, që të mos e njihnë atë. E u thot’ ature: Ç’kuvënde janë këto që bëni njeri me jatërinë tuke ecurë, e pse jini të helmuarë? E njeri nga ata që quhej Kleopë, u përgjegj, e i thot’ atij: Ti vetëmë je i huaj ndë Ierusalim, e nukë di këto që janë bënë mbë të ndë këto dit? E u thot’ ature: Cilatë? Edhe ata i than’ atij: Punëratë që u bënë rrotullë Iisuit Nazareut, që qe profit i fortë ndë punë edhe ndë fjalë përpara Perndisë edhe gjithë llaoit. Edhe qish të parët’ e priftëret edhe arhondëtë tanë e dhanë atë të mundonetë me vdekëjë, e e mbërthienë atë ndë Kruq. E navet kemi omuth se ai është, që do të lefterosjë Israilnë. Po ndashti përveçe këture, tri dit ka sot që kur u bënë këto. Ma edhe ca gra nga nevet na nxuarë nga mëntë, si vanë që mëngjesënë ndë varr. E si nuk’ e gjenë kurmin’ e tij, erdhë e thanë që panë edhe të dukurë Ëngjëjet që thoshnë, se ai ësht’ i gjallë. E vanë ca nga nevet ndë varr, e gjenë kështu, si than’ edhe gratë, po atë nuk’ e panë. Edhe ai u thot’ ature: O të pamënd e të mënuarë prej zëmëret që të besoni ndë gjith’ ato që thanë profitëtë. Nukë duhej të pëson Krishti të tila, e kështu të hin ndë lëvdim të tij? E nisi që nga Moisiu e nga gjithë profitëtë, e u ksijis ature ndë gjithë kartëra, ato që qenë thënë për të. E u afëruanë ndë fshat që vijnë, e ai dëfton sikur do të vij më teje. E ata e shtrëguanë atë, e i thoshnë: Mbetu me nevet, sepse u err e u thie dita. E hiri të rrij me ta bashkë. E gjau kur ndënji ai ndë mësallë me ata bashkë, mori bukënë e e bekoi, e si e theu, e vu përpara ature. E ahiere u hapnë sit’ e ture e e njohnë atë, po ai u humbi nga sit’ e ture. E ata thanë njeri me jatërinë: Nukë na digjej zëmëra jonë ndë vetëhe tonë, kur na kuvëndon mb’udhë e na zbulon navet kartëratë? E u ngrenë atë çast e u kthenë ndë Ierusalim, e gjenë mbëjedhurë bashkë të njëmbëdhjetë, edhe ata që qenë me ta. Që thoshnë, se Zoti me të vërteta u ngjall e ju duk Simonit. E ata ju rrëfeijnë ato që u gjajtinë mb’udhë, edhe qish e patnë njohurë ndë të thierë të bukësë. E tek kuvëndoijnë ata këto kuvënde, vetë ai Iisui qëndroi ndë mes të ture. E u thot’ ature: Paq mbë juvet. E ata si u trëmbnë shumë e u frikuanë, u dukej sikur shihnë ndonjë Shpirt. E u thot’ ature: Pse jeni të nakatosurë e pse hipëjënë ndë zëmëra tuaj silloira? Shihni duart’ e mia edhe këmbët’ e mia, se unë jam ai vetë. Zirmëni me dorë e shihmëni, se Shpirti nukë ka mish edhe eshtëra, sikundrë shihni mua që kam. E si u tha këto, u dëftoi ature duartë edhe këmbëtë. E tek nukë besoijn’ edhe ata, e qenë jashtë vetiut nga gazi, u thot’ ature: Kini gjë këtu për të ngrënë? Edhe ata i nxuarë përpara një copë pishk të pjekurë edhe pite mjaltë. E si e mori, e hangri përpara ture. E u thot’ ature: Këto janë punëratë që u thoshë unë juvet kur jeshë gjithënjë me ju, se duhetë të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë ndë nom të Moisiut, e ndë profitë, e ndë psallmora për mua. Ahiere u hapi mëndien’ ature, që të kupëtoijnë kartëratë. E u tha ature, se kështu është shkruarë e kështu duhej të pëson Krishti, e të ngjallej nga të vdekuritë të tretënë ditë. E të dhidhaksej nd’ëmër të tij metani e të ndëjierë të fajevet ndë gjithë filira, e do të nisni juvet nga Ierusalimi. E juvet do të jeni martirë të këture punëravet. E ja unë që dërgoj mbë juvet taksëjën’ e Babait sim; e juvet rriji ndë qutet Ierusalim ngjera sa të visheni fuqi lartazit. E i shpuri ata jashtë ngjera mbë Vithani, e si ngrijti duart’ e tij, i bekoi ata. E atje tek bekonte ai ata, u nda prej sure e vinte sipër prej Qiellit. E ata si ju falë atij, u kthienë ndë Ierusalim me gëzim të madh. E rrijnë gjithënjë ndë Iero, tuke lëvduarë e tuke bekuarë Perndinë. Vërtet. Që përpara ish Fjala, e Fjala ish me Perndinë bashkë, e Fjala ish Perndi. Këjo ish që përpara bashkë me Perndinë. Të gjitha prej asaj u bënë, e pa atë nuk’ u bë ndonjë nga sa janë bërë. Mb’atë ishte jeta, e jeta ish drit’e njerëzet. E drita llamps ndë erësirë, e erësira s’mund ta mbajë atë. Qe një njeri dërguarë nga Perndia, ëmër’ i tij Joann. Kij erdhi për martiri, të martirisjë për dritë, që të besojënë gjithë me anë të tij. Ai nukë qe drita, po për të dhënë martiri për dritë. Ishte drita e vërtetë, që ndrit çdo njeri që vjen ndë këtë jetë. Ndë botë qe, e bota prej si qe bërë, e bota nuk’ e njohu atë. Ndë të tijtë erdhi, e të tijtë atë nuk’ e deshnë. E sa që e deshnë atë, u dha ature eksusi të bënishnë bijt’ e Perndisë, mb’ata që besuanë mb’ëmër të tij. Ata as prej gjakut, as prej thelimet së kurmit, as prej thelimet së burrit, po prej Perndisë lenë. E Fjala u bë njeri e ndënji mbë nevet ndë kurm të njeriut (e pam lëvdimn’ e tij, posi lëvdim të birit së vetëmë nga babai) plot me dhurëti e me të vërtetë. Ioanni ep martiri për atë, e thërret e thotë: Kij ish ai që për të thaçë: Ai që do të vijë pas meje, u bë përpara mejet, se ishte i pari im. E nga ajo që i tepëron atij, muarm të gjithë nevet, e dhurëti ndaje dhurëtisë. Se nomi u dha me anë të Moisiut, dhurëtia edhe e vërteta u bë nga Iisu Krishti. Perndinë ndonjë nuk’ e pa kurrë; i vetëmi Bir që është ndë gji të babait, ai na e zbuloi. E këjo është martiria që dha Ioanni. Atëherë që dërguanë Çifutë nga Ierusalimi Priftër edhe Levitër, që ta pietn’ atë: Cili je ti? E martirisi e nuk arnisi. E martirisi e tha se: Nukë jam unë Krishti. E e pietn’ atë: Ç’thua ti dha? Mos je Ilia ti? E u thotë: Nukë jam. Mos je ti Profiti? E u përgjegj: Jo. Më pastaje i than’ atij: Cili je? Që të përgjegjemi mb’ata që na dërguanë navet. Ç’thua për vetëhe tënde? E thotë: Unë jam zëri atij që thërret nd’erimi: Sheshoni udhën’ e Zotit; sikundrë tha profiti Isaia. E këta që qenë dërguarë ishnë nga eresi i Farisejet. E e pietn’ atë e i than’ atij: Po pse pagëzon kur nukë je ti Krishti, as Ilia, as Profiti? Edhe Ioanni u përgjegj, e u tha ature: Unë pagëzoj nd’ujë, po ndëpërmes tuaj është një që juvet s’e njihni. Ai që është pas meje, që ai është bërë më përpara nga meje, që un’ atij nukë jam i zoti t’i zgjidh rripat e opingavet së tij. Këto u bënë ndë Vithavara, përtej Iordhanit, tek qe Ioanni që pagëzon. Ditën’ e nesërme sheh Ioanni Iisunë që vinte tek ai, e thotë: Ja qengji i Perndisë, ai që ngrë fajnë e gjithë botësë. Kij ësht’ ai që për këtë thaçë unë: Pas meje vjen njeri që është bërë përpara meje, sepse qe më përpara se jeshë unë. E unë nuk’ e njoha atë, po për të çfaqurë ndë Israil, pra andaj arçë unë e pagëzoj nd’ujë. E martirisi Ioanni, e tha, se: Paçë Shpirtnë që zbriti posi pëllumbë prej Qiellit e qëndroi mbi të. E unë nuk’ e njoha atë, po ai që më solli mua të pagëzoj nd’ujë. Ai më tha mua: mb’atë që të shohç të zbresë Shpirti e të qëndrojë mbi të, kij ësht’ ai që pagëzon me Shpirt Shënjt. Edhe unë e paçë e dhaçë martirinë, se kij është i biri i Perndisë. E nesëret përsëri, tek rrijte Ioanni, edhe di nga mathitit’ e tij. E tek vuri re Iisunë, që shkonte atje, tha: Javua qengji i Perndisë. E digjuanë fjalët’ e tij të di mathitit’ e tij e vanë pas Iisuit. E si u kthie Iisui, e i pa ata që vijnë pas si, u tha ature: Ç’kërkoni? Edhe ata i than’ atij: Ravi (që domethënë Dhaskal), ku është të ndënjuritë tat? U thot’ ature: Ejani, e shihni. Vanë e panë tek kish të ndënjuritë. E mbetnë pranë tij gjith’ atë ditë. E sahati qe ngjera dhjetë. E njeri nga ata të di ishte Andhrea, i vëllai Simon Petrosë, që kishnë digjuarë fjalëtë nga Ioanni e kishnë vaturë pas tij. I pari mb’atë që u poq kij me të, qe ai Simoni vëllai tij, e i thot’ atij: Gjem Mesianë, që thuhetë Krishti. E e pruri atë tek Iisui, e si e vuri atë re Iisui mirë, i thotë: Ti je Simoni i biri i Ionait, ti do të quheç Qifa, që ksijis Petro. E të nesërmenë deshi Iisui të vij ndë Galileë e u poq me Filipponë, e i thot’ atij: Eja pas meje. E Filippoi ishte nga Vithsaidhaja, nga fshati i Andhreasë e i Petrosë. Gjen Filippoi Nathan(a)ilnë e i thot’ atij: Gjem atë, që për të shkroi Moisiu ndë nom, edhe profitëritë, Iisunë, të bir’ e Iosifit nga Nazareti. E i thot’ atij Nathanaili: Nga Nazareti mund të dalë ndonjë e mirë? I thot’ atij Filippoi: Eja, e shih. E pa Iisui Nathanailnë që vin tek ai ta gjen, e tha për të: Ja Israilit i vërtetë, që mbë të nuk’ është djallëzi. I thot’ atij Nathanaili: Nga se më njeh? Ju përgjegj Iisui e i thot’ atij, që: Pa thirturë dhe ti Filippoi, kur jeshë ndënë fik, të paçë ti. U përgjegj Nathanaili, e i thot’ atij: Dhaskal, ti je i biri i Perndisë. Ti je mbreti i Israilit. U përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Sepse të thaçë ti, të paçë ndënë fik, beson? Do të shohç punëra më të mëdha se këto. E i thot’ atij: Vërtet, vërtet u thom juvet, që ndashti e tutje do të shihni Qiellinë hapëtë edhe Ëngjëllit’ e Perndisë të hipëjënë e të dërmojënë tek i biri njeriut. E të tretënë ditë bënej një dasmë ndë Kana të Galileësë, e qe atje edhe ëmma e Iisuit. E u ftua edhe Iisui edhe mathitit’ e tij mbë dasmë. E si nisi vera të sosej, thotë ëmma e Iisuit nde ai: Verë nukë kanë. I thot’ asaj Iisui: Ç’ke me mua të bëç ti, o grua, edhe s’ka ardhurë koha ime. U thotë ëmma e tij ature që shërbeijnë: Bëni atë që do t’u thotë ai. E atje gjëndeshinë gjashtë qupe të gurta bënë gati për të larë të çifutet, që nxijnë brënda nga di a nga tre matëse. U thot’ ature Iisui: Mbushni qupetë me ujë. E i mbushnë ngjera mbë grikë. E u thot’ ature: Nxiri ndashti, e biri te qilarçiu. E i prunë. E qilarçiu poqë e vuri mbë buzë ujëtë që qe bërë verë (e nuk’ e dij nga qe, e shërbëtorëtë e dijnë që kishnë mbarturë ujëtë), thërret qilarçiu dhëndërinë. E i thot’ atij: Çdo njeri vë verën’ e mirë më përpara, e kur të dehenë, atëherë vë të ligënë; e ti ruajte verën’ e mirë ngjera ndashti. Kështu Iisui zuri të bën më përpara thavmëra ndë Kana të Galileësë, e dëftoi lëvdimn’ e tij, e besuanë nde ai mathitit’ e tij. Pas kësaj zbriti ndë Kapernaum, ai edhe ëmm’ e tij, edhe vëllazërit’ e tij; e atje mbetnë pak dit. E qe afër Pashka e çifutet; e Iisui vate ndë Ierusalim. E gjeti ndë Iero ata që shitnë qe, e dhënt, e pëllumba, edhe sarafëtë që rrijnë ndë bango. E si bëri një kamçi prej kullmakut, i nxori të gjithë jashtë nga Ieroi edhe dhëntë edhe qetë, edhe asprët’ e sarafëvet ua derdhi edhe bangot’ ua ktheu mb’anë tjatër. Edhe ature që shitnë pëllumbatë, u tha: Ngrini këto këteje e mos bëni shtëpin’ e babait sim, shtëpi të së shiturit e së blerit. E u kujtuanë mathitit’ e tij, që është shkruarë: Zilia e shtëpisë sate më treti mua. E u përgjegjnë çifutë, e i than’ atij: Çfarë nishanit dëfton ndë nevet, që mund t’i bëç këto? E u përgjegj Iisui e u tha ature: Prishni këtë Nao, e mbë tri dit do ta ngrë atë mbë këmbë. Edhe çifutë i thanë: Mbë dizet e gjashtë vjet u dërtua kij Nao, e ti mbë tri dit, do ta ngrëç atë? E ai thosh për Nao të kurmit së tij. E kur u ngjall nga të vdekuritë, u kujtuanë mathitit’ e tij që u kish thënë këtë ature. E besuanë ndë kartë edhe ndë fjalë që tha Iisui. E ndë kohë pa që ishte ndë Ierusalim për pashkë e për të krëmptenë, shumë besuanë nd’ëmër të tij si shihnë nishanetë që bën ai. E ai Iisui nukë beson vetëhen’ e tij mb’ata, sepse e njihnë atë të gjithë. E sepse nukë kish hria që të ip ndonjë tjatër martiri për një tjetër; sepse nga vetëvetiu e dij se ç’qe brënda mbë njerinë. E qe një njeri nga eresi i Farisejet, që quhej Nikodhimo, nga të parët’ e Çifutet. Kij erdhi natënë tek Iisui, e i thot’ atij: Dhaskal, e dimë që je dërguarë nga Perndia për të dhidhaksurë, sepse ndonjë s’mund të bëjë këto thavmëra që bën ti, ndë mos paftë Perndinë me vetëhe. E ju përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Vërtet, vërtet të thom tij, ndë mos leftë njeri sipërit, nukë mund të shohë mbretërin’ e Perndisë. I thot’ atij Nikodhimoi: Qish mund kurrë një njeri të lejë për së ditit kur është plak? Mos mund ai të hijë për së ditit ndë bark të mëmësë tij e të lejë përsëri? Ju përgjegj Iisui: Vërtet, vërtet të thom tij, kush nukë len për së ditit prej ujit e prej Shpirtit Shënjtit, nukë mund të hijë ndë mbretëri të Perndisë. Çdo që është lerë prej kurmit, kurm është, e çdo që është lerë prej Shpirtit, Shpirt është. Mos u çudit ndë të thaçë tij, që duhetë të leheni juvet sipërit. Era tek do frin, edhe zën’ e saj ja digjon, po nukë di nga vjen, edhe ku vete. Kështu është edhe cilido që është lerë prej Shpirtit. Ju përgjegj Nikodhimoi, e i thot’ atij: Qish mundjënë të bënenë këto? Ju përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Ti je dhaskali i Israilit, e nukë kupëton këto? Vërtet, vërtet të thom tij, se navet ato që dimë kuvëndojëmë, e ato që kemi parë martirisjëmë, e ju nuk’ ipni besë ndë martiri tonë. E nd’është që u thaçë juvet për punëra të dheut, e nukë më besuatë, nd’u thafça juvet punërat’ e Qiellit do të besoni? E ndonjë nukë hipi ndër Qiell, përveçme atij që zbriti nga Qielli, i biri njeriut, që është ndër Qiell. E sikundrë ngrijti Moisiu gjarpërinë nd’erimi, kështu duhetë të ngrihetë edhe i biri njeriut. Që të mos humbasë cilido që të besojë tek ai, po të ketë jetën’ e pasosurë. Sepse Perndia kaqë e deshi botënë, saqë dha të bir’ e tij të vetëminë, që cilido që të besojë nde ai të mos humbasë, po të ketë jetën’ e pasosurë. Sepse nukë dërgoi Perndia të bir’ e tij ndë botë, që të dëmëtojë botënë, po që të sosetë bota me anë të tij. Ai që beson tek ai, nuk’ është dëmëtuarë; e ai që nukë beson, që ndashti është dëmëtuarë, sepse nukë besoi mbë ëmër të birit së Perndisë së vetëmit. E të dëmëtuaritë është ndë këtë, se drita erdhi ndë botë, e njerëzitë deshnë më shumë erësirënë se dritënë, sepse qenë të këqia punërat’ e ture. Sepse cilido që punon punëra të liga, nukë do dritënë, e nukë vjen afër dritësë, që të mos çfaqenë punërat’ e tij. E ai që punon sikundrë ësht’ e vërteta, vjen afër dritësë, që të dukenë punërat’ e tij, që janë bërë si do Perndia. Pasandaj vate Iisui edhe mathitit’ e tij ndë Iudheë, e atje ndënji bashkë me ta, e pagëzon. Ishte edhe Ioanni që pagëzon mbë Enon, afër Salimit, sepse atje qenë ujëra shumë, e vijnë e pagëzonishnë. Sepse nuk’ ish vënë edhe ndë hapsanë Ioanni. E u bë qartë për të larë ndë mes të mathitivet së Ioannit edhe çifutet. E vanë nde Ioanni, e i than’ atij: Dhaskal, ai që qe bashkë me ti përtej Iordhanit, që për atë dhe martiri ti, ja, kij pagëzon, e gjithë bota venë tek ai. E u përgjegj Ioanni, e tha: Nukë mund të marrë njeriu ndonjë punë, ndë mos i është dhënë atij nga Qielli. Juvet vetë më jini martirë, që thaçë, se: Nukë jam unë Krishti, po jam i dërguarë të shkoj përpara tij. Ai që ka nusenë, dhëndër është; ma miku i dhëndërit që rri mbë këmbë për të digjuarë atij, mbushetë me gëzim për zë të dhëndërit. Kij adha gëzimi im ësht’ i sosurë. Ai duhetë të rritetë, e unë të unjem. Ai që vjen lartazit, është sipër mbi gjithë të tjerëtë. E ai që vjen nga dheu, ësht’ i dheut, e nga të dheut kuvëndon. Ai që vjen nga Qielli, është sipër mbi gjithë të tjerëtë. E atë që ka parë e ka digjuarë, atë martiris; e ndonjë nukë ep besë ndë martiri të tij. Ai që beson martirin’ e tij, dëfton që Perndia ësht’ e vërtetë. Sepse ai që u dërgua nga Perndia, fjalët’ e Perndisë thotë; sepse Perndia nukë ja ep Shpirtinë me merë. Babai e do të birë, e ja dha gjithë punëratë ndë dorë të tij. Ai që beson nde i biri ka jetë të pasosurë, ma kush nukë ep besë mbë të birë, do të mos shohë jetë, po urgji e Perndisë mbetetë mbi të. E si kupëtoi Zoti se Farisejtë kishnë digjuarë që Iisui bën më shumë mathiti se Ioanni. (Ndonëse Iisui nukë pagëzon vetë, po mathitit’ e tij). E la Iudheënë, e vate pagjene ndë Galileë. E qe hria të shkonte ai ndëpër Samari. Erdhi adha ndë qutet të Samarisë, që thuhetë Sihar, afër vëndit që pat dhënë Iakovi birit së tij Iosifit. E atje qe puzi i Iakovit. Ndënji dha Iisui, si qe lodhurë nga udha, atje ndë puz. E sahati qe ngjera mbë gjashtë. Vjen një grua nga Samaria për të nxjerë ujë, e Iisui i thot’ asaj: Nemë të pi. Sepse mathitit’ e tij panë vaturë ndë qutet për të blerë të ngrëna. E i thot’ atij gruaja Samarite: Qish kërkon ti që je çifut ujë prej meje, që jam grua Samarite? Se çifutë nukë nakatosenë me Samarit. E ju përgjegj Iisui, e i thot’ asaj: Të njohe ti dhurëtin’ e Perndisë, edhe cili ësht’ ai që të thotë ti: Nemë të pi, ti deshe t’i kërkoje atij e ai të të ip ti ujë të gjallë. I thot’ atij gruaja: Zot, ti kuva s’ke, edhe puzi ësht’ i thellë. Nga e ke ujët’ e gjallë? Mos je ti m’i madh nga jati inë Iakovi, që na dha nevet këtë puz, edhe ai nga kij piu, edhe djelmët’ e tij, edhe bagëti e tij? Ju përgjegj Iisui, e i tha asaj: Cilido që pi nga këta ujë, pa do t’i vijë et. Ma cilido që të pijë nga ata ujë që t’i ap unë atij, do të mos ketë et ndë jetë të pasosurë. Po ujëtë që do t’i ap unë atij, do të bënetë nde ai rrjedhëjë ndë jetë të pasosurë. I thot’ atij gruaja: Zot, nemë mua këta ujë që të mos më vijë et e të mos vij këtu të nxjer ujë. I thot’ asaj Iisui: Hajde, thirri burrit sit, e eja këtu. U përgjegj gruaja e tha: Nukë kam burrë. I thot’ asaj Iisui: Mirë the, se nukë kam burrë. Sepse pesë burra pate, e ndashti atë që ke, nuk’ është burri it. Këtë vërtet e the. I thot’ atij gruaja: Zot, shoh që profit je ti. Baballarëtë tanë ndë këtë mal u falë, e juvet thoi që ndë Ierusalim është vëndi që duhetë të falemi. I thot’ asaj Iisui: O grua, besomë, se vjen kohë, që as mbë këtë mal, as ndë Ierusalim do të fali babait. Juvet lëvdoni atë që nukë diji, nevet lëvdojëmë atë që dimë, se shpëtimi është nga çifutë. Po vjen kohë, edhe ndashti është, që ahiere lëvdorët’ e vërtetë, do të lëvdojënë babanë me Shpirt, e me të vërtetë; sepse babai të tillë kërkon ata që lëvdojënë atë. Perndia është Shpirt, e ata që e lëvdojënë atë, duhetë ta lëvdojënë me Shpirt e me të vërtetë. I thot’ atij gruaja: E di që vjen Mesia që thuhetë Krisht. Kur të vijë ai, do të na i dëftojë nevet të gjitha. I thot’ asaj Iisui: Unë jam, që kuvëndoj me ti. E mbi këtë fjalë erdhë mathitit’ e tij e u çuditnë që kuvëndon me një grua. Po ndonjë s’i tha: Ç’kërkon? A: Ç’kuvëndon me atë? Ma gruaja la stamnën’ e saj, e vate ndë qutet, e u thotë njerëzet: Ejani të shihni një njeri që më tha mua sa punëra paçë bërë. Mos është vallë kij Krishti? Duallë dha nga quteti e vijnë tek ai. E ndë mes të këture, i lutejn’ atij mathitit’ e tij, e i thoshnë: Dhaskal, ha pakëzë bukë. Edhe ai u tha ature: Unë kam një gjellë të ha, që juvet nuk’ e dini. E mathititë thoshnë njeri me jatërinë: Mos i pru vallë njeri atij për të ngrënë? U thot’ ature Iisui: Të ngrënëtë tim është që të bëj thelimën’ e atij që më ka dërguarë, e t’i telios atij punënë. Nukë thoi juvet, se pas katër muajet vjen të korrëtë? Ja që u thom juvet: Ngriji sitë tuaj, e viri re fushëratë, që u zbardhë ndashti për të kuarturë. Edhe ai që kuarr mer pagënë, e mbëjedh kohë për jetë të pasosurë, që të gëzonenë bashkë ai që mbjell edhe ai që kuarr. Sepse mbë këtë del e vërtetë fjala që thotë, se tjatër ësht’ ai që mbjell, e tjatër ai që kuarr. Unë u dërgova juvet të kuarrni atë që nukë keni juvet punuarë mbë të; të tjerë u munduanë, e juvet hitë ndë mundim të ture. E nga ai qutet shumë besuanë nde ai nga Samaritë, për fjalë të gruasë, që thosh, se më tha gjithë sa paçë bërë. E si erdhë dha Samaritë tek ai, i luteshin’ atij që të qëndron mb’ata. E mbeti atje di dit. E më shumë besuanë mbë të nga fjala e tij. E i thoshnë gruasë: Navet nukë besojëmë më nga fjala jote, se nevet vetë digjuam edhe pam, se kij është me të vërtetë ai që lefteros botënë, Krishti. E pas së di ditet dolli ateje, e vate ndë Galileë. Se vet’ ai Iisui veveosi, që profit ndë vënd të tij nukë ka nder. E si erdhi ndë Galileë, e pritn’ atë Galilejtë; ata patnë parë gjith’ ato që bëri ndë Ierusalim ndë ditë të së krëmptesë, sepse edhe ata panë vaturë ndë të krëmpte. Erdhi dha Iisui përsëri ndë Kana të Galileësë, atje që bëri ujëtë verë. E qe një njeri i mbretit, që kish djalën’ e tij sëmurë ndë Kapernaum. Kij si digjoi të thoshnë që Iisui pat ardhurë nga Iudhea ndë Galileë, vate nde ai, e i lutej atij, që të shëron të bir’ e tij, që qe për të vdekurë. Edhe Iisui i thot’ atij: Ju ndë mos pafçi thavmëra e çudira, nukë besoni. I thot’ atij njeriu i mbretit: Zot, eja pa vdekurë dhe djali im. I thot’ atij Iisui: Hajde, biri it rron. E dha besë njeriu mbë fjalë që i tha atij Iisui, e vate. E kur qe afër shtëpisë, u poqnë me të kopijt’ e tij, e i thanë, që: biri it rron. E i pieti ata ndë ç’kohë nisi të bënej më mirë. E i than’ atij: Që djethinë mbë shtatë sahat e la atë ethea. E kupëtoi jati që ajo qe e tila kohë që i tha atij Iisui, se: biri it rron. E besoi ai edhe gjithë shtëpia e tij. Këjo qe thavmë e ditë që bëri Iisui përsëri, si u kthie nga Iudhea ndë Galileë. E pas këture qe e krëmpte e çifutet, e Iisui vate ndë Ierusalim. E atje ndë Ierusalim është kolimvithrë e pishqet, që thuhetë çifutërisht Vithesdha. Këjo ka pesë kubera. E mb’ato dergjej turm’ e madhe të sëmurë, të verbëret, të çalëvet, të mbajturet, që prisnë të luan ujëtë. Sepse Ëngjëlli zbrit mbë një kohë ndë kolimvithrë e nakatos ujëtë, e cilido që të zbrit i pari mbë të pas të nakatosurit së ujit, shëronej nga çdo sëmundë që të qe mbajturë. E atje qe një njeri që kish shkuarë tridhjet’ e tetë vjet ndë sëmundë të tij. E Iisui si e pa këtë që dergjej, e si e njohu që kish shumë kohë, i thot’ atij: Do ti të shëroneç? Ju përgjegj atij i sëmuri: Zot, nukë kam njeri që të më hedhjë ndë kolimvithrë kur të nakatosetë ujëtë, sepse kur qasem unë, tjatër zbret më përpara nga meje. I thot’ atij Iisui: Ngreu, e mer shtratnë tënd, e hajde. E atë çast u bë i shëndoshë njeriu, e ngrijti Shtratthin’ e tij, e ecën. E ajo ditë ishte e Shëtunë. E andaj i thoshnë çifutë njeriut që u shërua: Ësht’ e shëtunë, e nuk’ është ndëjierë që të ngrëç shtratnë. E ai ju përgjegj ature: Ai që më shëroi mua, ai më tha mua: Ngre shtratthinë tënd, e hajde. E pietnë dha atë: Cili është kij njeri që të tha tij: Ngre shtratnë tënd, e ecë? E njeriu që u shërua, nuk’ e dij cili ish, sepse Iisui qe shtëmëngurë nga turma që qe mb’atë vënd. Pasandaj e gjen atë Iisui ndë Iero, e i thot’ atij: Vështro, u shërove; mos bëç më faje, që të mos të të vijë ndonjë tjatër më e keqe. E njeriu vate e u rrëfeu çifutet, se Iisui është ai që e shëroi atë. Pra andaj e ndiqnë Iisunë çifutë, e kërkoijnë ta vrisnë atë, sepse bën këto të Shëtunë. E Iisui u përgjegj ature: Babai im ngjera mbë sot punon, edhe unë punoj. Pra andaj kërkoijnë çifutë më tepër ta vrisnë atë, sepse nukë prish vetëmë të Shëtunënë, po thosh më tepërë baba të tijnë Perndinë, e bën vetëhenë bara me Perndinë. U përgjegj dha Iisui, e u thot’ ature: Vërtet, vërtet u thom juvet, nukë mund i biri të bëjë ndonjë punë vetiut, ndë mos paftë babanë të bëjë; sepse ato që bën babai, ashtu edhe i biri këto bën. Sepse babai e do të birë, e gjith’ ato që bën ai, ja dëfton atij; edhe më të mëdha punëra do t’i dëftojë atij, që të çuditeni juvet. Sepse sikundrë ngjall babai të vdekuritë, e i bën të rrojënë, kështu edhe i biri bën të rrojënë ata që do. Sepse babai nukë gjukon ndonjë, po gjithë gjuqnë ja ka dhënë së birit. Që të nderojënë të gjithë të birë, sikundrë nderojënë edhe babanë. Ai që nukë nderon të birë, nukë nderon babanë që e dërgoi atë. Vërtet, vërtet u thom juvet, se ai që digjon fjalënë time e beson nde ai që më dërgoi mua, ka jetë të pasosurë, e mbë gjuq nukë vjen, po shkon nga vdekëja mbë jetë. Vërtet, vërtet u thom juvet, që vjen kohë, edhe ndashti është, që kur të digjojënë të vdekuritë zën’ e birit së Perndisë; e ata që të kenë digjuarë do të rrojënë. Sepse sikundrë e ka babai jetënë mbë vetëhe, kështu ja dha edhe së birit ta ketë jetënë mbë vetëhe. E i dha urdhër atij të bëjë edhe gjuq, si biri njeriut që është. Mos u çuditni mbë këtë, se vjen kohë kur gjith’ ata që janë ndë varre do të digjojënë zën’ e tij. E do të dalënë jashtë ata që kanë bërë punëra të mira, të ngjallënë për të rruarë. E ata që kanë bërë të këqiatë, të ngjallënë për të dëmëtuarë. Nukë mund unë të bëj ndonjë punë nga vetiu. Sikundrë digjoj gjukoj, e gjuqi im ësht’ i drejtë, sepse nukë kërkoj atë që dua unë, po atë që do babai im që më dërgoi mua. Nd’është unë që t’ap martiri për vetëhe time, martiria ime nuk’ ësht’ e vërtetë. Tjatër ësht’ ai që ep martiri për mua, edhe e di që është martiri e vërtetë ajo martiri që ep ai për mua. Juvet patë dërguarë të piesët’ Ioannë, e ai dha martiri mbë të vërtetë. Ma unë nukë marr martiri nga një njeri, po këto u thom, që të soseni juvet. Ai ishte llambadha e dhezurë që fekste. E juvet deshtë të gëzonishtë për pak kohë mbë dritë të tij. Po unë kam një martiri më të madhe se të Ioannit, sepse punëratë që më dha babai mua të telios, ato punëra që bëj unë vetë, dëftojënë për mua, që më ka dërguarë babai. Edhe Babai që më ka dërguarë mua, ai vetë dha martiri për mua. E juvet as ja kini digjuarë zën’ e tij kurrë, as ja kini parë faqen’ e tij. E fjalën’ e tij nuk’ e kini të ndënjurë mbë juvet, sepse atë që dërgoi ai juvet, nde ai nukë besoni. Hajdeni, e viri re kartëratë, sepse juvet thoi të kini mbë to jetën’ e pasosurë. E ato janë që martirisjënë për mua. E nukë doi të vini tek meje që të kini jetë. E unë nukë dheksem nderë që vjen nga njerëzitë. Po u kam njohurë juvet që nukë kini ndë vetëhe tuaj dashurin’ e Perndisë. Unë arçë nd’ëmër të babait sim, e nukë më dheksni mua. Nd’artë ndonjë tjatër mbë ëmër të tij, atë do të mirri. Qish mundni juvet të besoni, kur kërkoni nder njeri nga jatëri, e nukë kërkoni atë nder që vjen vetëmë nga Perndia? Mos thoi se unë do t’u kallëzoj juvet përpara babait. Ka kush t’u kallëzojë juvet, ai Moisiu që juvet kini omuthnë nde ai. Sepse të keshëtë besuarë nde Moisiu, edhe tek meje do të keshëtë besuarë; se ai për mua pat shkruarë. E ndë mos besoni mb’ato që ka ai shkruarë, qish do të besoni mbë fjalë të mia? Pasandaj vate Iisui përtej detit së Galileësë, domethënë të Tiveriadhësë. E i vin pas tij një turm’ e madhe, sepse shihnë thavmërat’ e tij që bën mbë të sëmurë. E hipi Iisui mbë një mal, e ndënji atje bashkë me mathitit’ e tij. E afëronte pashka, e krëmptia e çifutet. E si ngrijti sitë Iisui e pa që vin turm’ e madhe nde ai, i thotë Filippoit: Mbë ç’anë do të blejëmë bukë, që të hanë këta? (E këtë e thosh për të dhoqimasur’ atë, se ai e dij atë që duaj të bën). Ju përgjegj atij Filippoi: Diqind dhinarë bukë nukë sos për këta, që të marrë cilido nga një çikë. I thot’ atij një nga mathitit’ e tij, Andhreu, i vëllai i Simon Petrosë: Është këtu një djalë që ka pesë bukë të elpta, edhe di pishq. Po ç’janë këto ndë kaqë njerëz? E u thot’ Iisui: Porsitni njerëzitë të rrinë mbë dhe. E qe bar shumë mb’atë vënd. Ndëjnë dha njerëzitë që qenë ngjera pesë mijë. E Iisui mori bukëtë, e si efharistisi ua dha mathitivet, e mathitejtë ua ndanë ature që rrijnë; ashtu edhe nga pishqitë, sa duaj gjithëkush. E si u frinë, u thotë mathitivet së tij: Përmbëjidhni copatë që tepëruanë, të mos humbasë gjë. Edhe ata i mbëjuadhë, e mbushnë dimbëdhjetë kofina copëra nga të pesë bukët’ e elpta, që tepëruanë nga ata që hangrë. E njerëzitë si pan’ atë thavmë që bëri Iisui, thoshnë, se: Kij është me të vërteta ai profit që duaj të vin ndë botë. Ma Iisui si e njohu që do të vijnë ta mirrë atë me pahir, e ta bëijnë mbret, u shtëmëng pa ai ndë mal vetëmë. E kur u err, zbritnë mathitit’ e tij mbanë detit. E si hinë ndë varkë veijnë përtej detit ndë Kapernaum. E qe bërë ahiere erësirë e nukë pat vaturë mb’ata Iisui. E deti nakatosej, sepse frinte er’ e madhe. E si vanë ngjera mbë njëzet e pesë a tridhjetë stadhe, shohënë Iisunë që ecën mbi det, e që vin afër varkësë; e u frikuanë. Edhe ai u thot’ ature: Unë jam, mos u trëmbni. E ata deshnë ta mirrë atë ndë varkë, e atë çast u gjënd varka mbë dhe, mb’atë vënd që kishnë për të vaturë. E nesëret turma që kish mbeturë përtej detit, si pa që nuk’ ishte atje tjatër varkë, përveçme një që mbë të hinë mathitit’ e tij, edhe që nukë hiri edhe Iisui ndë varkë me mathitit’ e tij, po vetëmë mathitit’ e tij, vanë. Po erdhë të tjera varka nga Tiveriadha, afër vëndit tek kishnë ngrënë bukënë, kur efharistisi Zoti. Si panë dha turma që nuk’ ësht’ atje as Iisui, as mathitit’ e tij, hipnë edhe ata ndë varka, e erdhë ndë Kapernaum tuke kërkuarë Iisunë. E si e gjenë atë përtej detit, i than’ atij: Dhaskal, kur erdhe këtu? U përgjegj ature Iisui e u thotë: Vërtet, vërtet u thom juvet, më kërkoni mua jo sepse patë thavmëra, po sepse hëngrëtë nga bukëtë e u ngostë. Mos fitoni të ngrënëtë që shkon, po të ngrënëtë që duron ngjera ndë jetë të pasosurë, atë që do t’u apë juvet i biri njeriut, se mbë këtë vuri vulën’ e tij Babai Perndia. I than’ adha atij: Ç’të bëjëmë, që të punojëmë punërat’ e Perndisë? U përgjegj Iisui, e u thot’ ature: Këjo është pun’ e Perndisë, që të besoni nde ai që dërgoi ai. Po ata i than’ atij: Ç’thavmë bën ti adha, që të shohëmë e të besojëmë? Ç’bën ti? Baballarëtë tënë hangrë Manënë nd’erimi, sikundr’ është shkruarë: U dha ature të haijnë bukë nga Qielli. U thot’ ature Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, nuk’ ua dha juvet Moisiu bukënë prej Qiellit, po babai im u ep juvet bukën’ e vërtetë prej Qiellit. Sepse buk’ e Perndisë ësht’ ai që ka zbriturë nga Qielli, e ep të rruaritë ndë botë. Edhe ata i than’ atij: Zot, ëmna navet kurdo këtë bukë. Edhe Iisui u thot’ ature: Unë jam buk’ e jetësë. Ai që vjen tek meje, do të mos ketë u. Edhe ai që beson mbë mua do të mos ketë et kurrë. Po un’ u thaçë juvet, që edhe më patë mua, edhe nukë besoni. Gjith’ atë që më ep mua babai, tek meje do të vijë, e unë do të mos nxjer jashtë atë që vjen tek meje. Sepse zbrita nga Qielli, jo që të bëj atë që dua unë, po atë që do ai që më ka dërguarë. E këjo është thelim’ e babait që më ka dërguarë, që nga gjith’ ajo që më dha ai mua, të mos humbas gjë nga ajo, po ta ngjall atë ndë ditë të pastajme. E këjo është thelim’ e atij që më ka dërguarë mua, që cilido që sheh të birë e beson nde ai, të ketë jetën’ e pasosurë; e unë do ta ngjall atë ndë ditë të pastajme. E murmurisnë dha mbë të për këtë çifutë, sepse tha: Unë jam ajo bukë që zbriti nga Qielli. E thoshnë: Nuk’ është kij Iisui i biri Iosifit, që nevet këtij i dimë babanë edhe mëmënë? Qish thotë dha kij se: Kam zbriturë nga Qielli? U përgjegj adha Iisui, e u tha ature: Mos murmurisni njeri me jetërinë. Ndonjë nukë mund të vijë tek meje, ndë mos e heqtë atë babai që më ka dërguarë mua, e atë do të ngjall unë ndë ditë të pastajme. Është shkruarë ndë profitër: Do të jenë gjithë dhaskalepsurë nga Perndia. Cilido adha që të digjojë e të mpsojë nga babai vjen tek u. Jo se ka parë ndonjë babanë, përveçme ai që është nga Perndia. Kij e ka parë babanë. Vërtet, vërtet u thom juvet, ai që beson mbë mua, ka jetë të pasosurë. Unë jam buka e jetësë. Baballarëtë tuaj hangrë Manënë nd’erimi, e vdiqnë. Kij është buka që zbriti nga Qielli, që të mos vdesë ai që të hajë prej soe. Unë jam buka e gjallë që zbrita nga Qielli. Ai që të hajë nga këjo bukë, do të rrojë ndë jetë të pasosurë, e buka që do të ap unë, kurmi im është, që do ta ap unë për shpëtim të botësë. E çifutë grindeshinë njeri me jatërinë, e thoshnë: Qish mund kij të na apë nevet kurmin’ e tij të hamë? U thot’ adha ature Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, ndë mos hëngrëçi kurmn’ e birit së njeriut edhe të piji gjakn’ e tij, nukë keni jetë mbë vetëhe tuaj. Ai që ha kurmnë tim e që pi gjaknë tim, ka jetë të pasosurë, e unë do ta ngjall atë mbë ditë të pastajme. Sepse kurmi im me të vërteta është të ngrënë, edhe gjaku im me të vërteta është të pirë. Ai që ha kurmnë tim edhe pi gjaknë tim, mbetetë tek meje, edhe unë tek ai. Sikundrë më dërgoi mua ai babai që rron, edhe unë rroj për babanë. Ashtu edhe ai që të hajë mua, do të rrojë me anë time. Këjo ësht’ ajo bukë që zbriti nga Qielli, nukë do të jetë si e baballarëvet suaj, që hangrë Manënë, e vdiqnë. Ai që ha këtë bukë, do të rrojë jetë të pasosurë. Këto u tha ai kur dhidhakste ndë Sinaguaj të Kapernaumit. Andaj shumë nga mathitit’ e tij, si digjuanë, thanë: E ashprë është këjo fjalë. Kush mund t’i digjojë atij? E si njohu Iisui vetiut, që murmurisnë mathitit’ e tij për këtë, u thot’ ature: Për këtë skandhalisi juvet? E nd’është dha që të shihni të bir’ e njeriut që të hipëjë tek ish që përpara? Shpirti ësht’ ai që ep jetënë, kurmi nukë vëjen fare gjë. Fjalëtë që u thom unë juvet, janë Shpirt edhe jetë. Po janë ca nga juvet që nukë besojënë. Sepse Iisui e dij që krie herësë cilëtë jan’ ata që nukë besojënë edhe cili ish ai që duaj ta paradhos atë. E thosh: Andaj u thaçë juvet, se nukë mund të vijë njeri tek u, ndë mos i qoftë dhën’ atij nga babai im. Që ahiere e pastaje shumë nga mathitit’ e tij u hoqnë mbë të prapë, e nuk’ ecëijnë më me të bashkë. E andaj u tha të dimbëdhjetëvet Iisui: Mos doji edhe juvet të viji? E ju përgjegj atij Simon Petrua: Zot, nde cili të vemi? Ti ke fjalë të jetësë pasosurë. E nevet besuam, e njohm se ti je Krishti, i biri Perndisë gjallë. U përgjegj ature Iisui: Nuk’ u zgjodha unë juvet të dimbëdhjetë? E një nga juvet është djall. E u thosh Iudhënë të bir’ e Simonit Iskariotnë, se kij, që qe një nga të dimbëdhjetë, duaj ta prodhos atë. E pas këture vij Iisui tuk’ ecurë ndëpër Galileë, se nukë duaj të vij ndë Iudheë, sepse e kërkoijn’ atë çifutë ta vritnë. E e krëmptea e çifutet, e tendavet, ish afër. E i thon’ atij vëllazërit’ e tij: Ikë këteje, e hajde ndë Iudheë, që të shohënë edhe mathitit’ e tu punëtë që bën ti. Se ndonjë që do ta mburjënë bota, s’i bën punët’ e tij fshehura. Ndë bën të tila punëra, dëfto vetëhenë tënde ndë botë. Sepse as vëllazërit’ e tij nukë besoijnë nde ai. Andaj u thot’ ature Iisui: Nuk’ erdhi edhe koha ime, ma koha juaj është kurdo gati. Nukë mund bota t’u mçojë juvet, ma mua më mçon, sepse unë bëj të dukenë punët’ e saj që janë të këqia. Hajdeni juvet ndë këtë të krëmpte, unë nukë vete ndë këtë të krëmpte, se nuk’ është mbushur’ edhe koha ime. E si tha mb’ata këto, mbeti ndë Galileë. Ma poqë vanë vëllazërit’ e tij, ahiere vate edhe ai ndë të krëmpte, jo faqeza, po si fshehura. E çifutë e kërkoijn’ atë ndë ditë të së krëmptesë, e thoshnë: Ku ësht’ ai? E bënej një murmur’ e madhe ndë turmëra për të. Ca thoshnë se është i mirë. E të tjerë pa thoshnë: Jo, po gënjen turmënë. Po ndonjë nukë kuvëndon me lefteri për atë nga frik’ e çifutet. Si shkuanë dha gjismat’ e së krëmp(t)evet, hipi Iisui ndë Iero e dhidhakste. E çuditishnë çifutë, e thoshnë: Qish di kij grammati pa mpsuarë? Edhe Iisui u përgjegj mb’ata, e u thotë: Të dhidhaksuritë tim, nuk’ është timtë, po atij që më ka dërguarë. Ndë do njeri të bëjë thelimën’ e atij, do të njohë nd’është këjo dhidhahi e Perndisë, a unë kuvëndoj prej vetiut. Ai që kuvëndon prej vetiut, kërkon nder’ e tij; ma kush kërkon nder’ e atij që e ka dërguarë atë, kij ësht’ i vërtetë, e s’ka të rremë mbë të. Nuk’ u dha Moisiu juvet nomnë, e ndonjë nga jush s’e ruan nomnë? Pse kërkoni të më vritni? Ju përgjegj turma, e i tha: Ti je i xhindosurë. Kush kërkon të të vrasë? U përgjegj Iisui, e u thot’ ature: Një punë vetëmë bëra, e gjithë çuditeni. Ndonëse Moisiu u dha juvet peritominë (jo se është nga Moisiu, po nga baballarëtë) e ju peritemni njeri të Shëtunë. E nd’është që peritemnetë njeriu të Shëtunë, që të mos prishetë nomi i Moisiut, pse zëmëroni mbë mua, se shërova gjithë një njeri të Shëtunë? Mos gjukoni sikundr’ u duketë, po gjukoni me gjuq të drejtë. E thoshnë ca Ierosolimit: Nuk’ është kij që e kërkoijnë ta vrisnë? E ja tek kuvëndon faqeza, e s’i thonë fare gjë atij. Vallë mos e njohn’ arhondëtë, që ai është me të vërteta Krishti? Po këtë e dimë nga është. E Krishti kur të vijë, nuk’ e di njeri nga është. Thirri adha ndë Iero Iisui tuke dhidhaksurë, e thosh: Edhe mua më njihni, edhe nga jam më njihni, e unë nukë kam ardhurë nga vetëheja ime, po ësht’ i vërtetë ai që më ka dërguarë, që juvet s’e njihni atë. Ma un’ e njoh atë, se jam nga ai, e ai më ka dërguarë mua. Andaj e kërkoijn’ atë ta zijnë, ma ndonjë s’hodhi dorënë mbi të, sepse nukë kish ardhurë sahati i tij. E shumë nga turma besuanë nde ai, e thoshnë, se: kur do të vijë Krishti, mos do të bëjë më shumë çudira nga këto që bëri kij? Digjuanë Farisejtë të murmurisurit’ e turmësë për atë; e dërguanë Farisejtë e të parët’ e priftëret njerëz, që ta zijn’ atë. U tha adha ature Iisui: Edhe pak kohë jam me juvet, e pastaje vete tek ai që më ka dërguarë. Do të më kërkoni e do të mos më gjeni. E atje që jam unë, juvet nukë mundni të viji. E çifutë thoshnë njeri me jatërinë: Ku do të vejë kij, që nevet do të mos e gjejëmë atë? Vallë mos do të vejë ndë filira të përhapura të Elinëvet, e të dhidhaksjë Elinëtë? Ç’domethënë këjo fjalë që tha: Do të më kërkoni mua, e do të mos më gjeni? E: Tek jam unë, juvet s’mundni të vini? E ditën’ e pastajme të madhenë të së krëmptesë, nguli këmbën’ Iisui, e thirri më fort, e thoshte: Kush ka et, le të vijë tek u, e le të pijë. Atij që beson mbë mua (sikundrë tha karta) do t’i rrjedhënë lumëra nga barku i tij ujit së gjallë. (E këtë e tha për Shpirt që duajnë të mirrë ata që besoijnë nde ai, sepse edhe s’qe dhënë Shënjti Shpirt, se s’qe edhe nderuarë Iisui). Andaj shumë nga turma, si digjuanë këtë fjalë, thoshnë: Kij është me të vërtetë profiti. E të tjerë thoshnë: Kij është Krishti. E të tjerë pa thoshnë: Se mos vjen Krishti nga Galilea? Nukë thotë karta se nga far’ e Dhavidhit edhe nga quteti i Vithleemit tek rrij Dhavidhi, vjen Krishti? E u bë të shqierë ndë turmë për të. E ca nga ata duajnë ta zijn’ atë, po ndonjë nukë vuri duartë mbi të. U kthienë dha kopijtë ndë të parët’ e priftëret e ndë Farisej. E ata u thanë këture: Pse nuk’ e prutë atë? U përgjegjnë kopijtë: Ndonjë njeri s’ka folturë kështu kurrë si kij njeri. E farisejtë ju përgjegjnë ature: Mos jini gënjierë mbase edhe ju? Mos besoi nde ai ndonjë nga arhondëtë a nga Farisejtë? Po këjo turma, që nukë kupëton nomnë, ësht’ e mallëkuarë. U thot’ ature Nikodhimoi, që pat ardhurë natënë nde ai, e që qe një nga ata. Mos nomi juaj dëmëton njerinë, pa digjuarë atë më përpara, e pa njohurë se ç’bën? Ju përgjegjnë, e i than’ atij: Mos je edhe ti nga Galilea? Kërko kartëratë, e shih, që profit nga Galilea nuk’ u ngre. E u kthie gjithëkush ndë shtëpi të tij. E Iisui vate ndë mal t’Ullinjet. E shumë mëngjes u kthie përsëri ndë Iero, e gjithë llaoi vij tek ai, e ndënji, e i dhidhaks ata. E Grammatejtë edhe Farisejtë prunë tek ai një grua, që panë zënë ndë kurvëri, e si e qëndruanë atë ndë mes. I thon’ atij: Dhaskal, këjo grua ndashti u zu ndë kurvëri. E Moisiu na ka porsiturë navet ndë nom, që të tilatë t’i mbulojënë me gurë. Po ti ç’thua? E këtë e thoshnë për të guciturë atë, që të mundnë ta kallëzoijnë atë. Ma Iisui u unj mbë dhe e shkruan me gjisht mbi dhe. E si rrijnë e pietn’ ata gjithënjë atë, ngrijti krietë e u thot’ ature: Ai që është nga juvet i pafaj, le të shtjerë protoparë mbi të gur. E përsëri unji kokënë e shkruan mbë dhe. E ata, poqë digjuanë këtë, edhe fiqiri ture i shan, nisnë një nga një të dilë jashtë, që nga pleqtë ngjera ndë të pastajmitë. E mbeti Iisui vetëmë, edhe gruaja që qëndron ndë mes. E si ngrijti krietë Iisui, e s’pa ndonjë përveçe gruasë, i thot’ asaj: O grua, ku jan’ ata që të kallëzoijnë? Ndonjë s’të dëmëtoi ti? Edhe ajo tha: Ndonjë, Zot. Edhe Iisui i thot’ asaj: As unë s’të dëmëtoj ti. Hajde, e mos fëje më. Përsëri Iisui u foli ature, e u tha: Unë jam drita e botësë. Ai që vjen pas meje, do të mos ecëjë nd’erësirë, po do të ketë dritën’ e jetësë. Andaj i than’ atij farisejtë: Ti ep martiri për v etëhe tënde. Martiria jote s’ësht’ e vërtetë. U përgjegj Iisui, e u thot’ ature: Ndonëse unë ap martiri për vetëhe time, e vërtetë është martiria ime, sepse e di nga kam ardhurë, e ku vete. Ma juvet nukë diji nga vij unë, e ku vete. Juvet gjukoni sikundr’ u thotë kurmi, unë ndashti nukë gjukoj ndonjë. Edhe ndë gjukofsha unë, gjuqia ime ësht’ e vërtetë, se nukë jam vetëmë, po unë edhe jati im që më ka dërguarë. Edhe ndë nom tuaj ëshë shkruarë, që martiria e di njerëzet ësht’ e vërtetë. Jam unë që ap martiri për vetëhe time, e ep martiri për mua babai që më dërgoi. Edhe ata i than’ atij: Ku është babai it? U përgjegj Iisui: Nukë njihni as mua, as babanë tim. Të njohëtë mua, do të keshëtë njohurë edhe babanë tim. Këto fjalë tha Iisui ndë Gazofillaqi, kur dhidhaks ndë Iero, e ndonjë nuk’ e zuri atë, se nukë kish ardhurë edhe sahat’ i tij. U tha pagjene ature Iisui: Unë mënjënd vete, e do të më kërkoni mua, e do të vdisni ndë faj tuaj. Tek vete unë, juvet s’mundni të vini. Andaj thoshnë çifutë: Mos do të vrasë vetëhen’ e tij, që thotë: Tek vete unë, s’mundi juvet të vini? E u thot’ ature: Ju jini nga të poshtërmitë, unë jam nga të lartësmitë. Ju jini nga këjo dinia, unë s’jam nga këjo dinia. Andaj u thaçë juvet, që do të vdisni mbë faje tuaj, sepse ndë mos besofçi që unë jam, do të vdisni mbë faje tuaj. E i thoshn’ atij: Ti cili je? Edhe Iisui u tha ature: Ai jam, që u kuvëndoj juvet që herën’ e parë. Shumë kam të thom për juvet, e t’u dëmëtoj; po ai që më dërgoi ësht’ i vërtetë. E unë ato që digjova nga ai, ato thom ndë botë. E ata nukë kupëtuanë, që për babanë u thosh ature. Andaj u tha ature Iisui: Kur të ngriri nga dheu të bir’ e njeriut, ahiere do të njihni se unë jam, e vetiut nukë bëj ndonjë punë, po flas sikundrë më dhidhaksi mua babai im. E ai që më dërgoi, është me mua. Nukë më la mua vetëmë babai, sepse unë bëj kurdo ato që i pëlqejënë atij. E kur thosh ai këto fjalë, shumë besuanë nde ai. E u thosh adha Iisui ature çifutet që panë besuarë nde ai: Ndë ruajtishi fjalët’ e mia juvet, do të jini mathitit’e mi të vërtetë. E do të njihni të vërtetënë, e e vërteta do t’u lefterosjë juvet. Ju përgjegjnë atij: Jemi nga far’ e Avraamit, e nuk’ u bëm kurrë skllev ndë ndonjë. Qish adha thua ti, do të lefterosi? U përgjegj mb’ata Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, që cilido që bën fajnë, është skllav i fajit. E skllavi nukë qëndron gjithënjë mbë shtëpi, biri qëndron gjithënjë ndë shtëpi. Andaj nd’u shpëtoftë biri juvet, do të jini me të vërtetë të shpëtuarë. E di që jini nga far’ e Avraamit; po kërkoni të më vritni mua, sepse fjala ime nukë hin mbë juvet. Unë thom atë që kam parë mb’anë të babait sim; ashtu edhe ju atë bëni që mpsuatë nga babai juaj. Ju përgjegjnë atij, e i thanë: Babai inë ësht’ Avraami. U thot’ ature Iisui: Të jeshëtë bijt’ e Avraamit, do të bëjëtë punët’ e Avraamit. Ma ndashti kërkoni të më vritni mua, njeri që u thaçë juvet të vërtetënë që digjova nga Perndia. Këtë Avraami nuk’ e bëri. Juvet bëni punërat’ e babait suaj. Ju përgjegjn’ atij: Nevet s’jemi nga farë kurvërisë. Një baba vetëmë kemi, Perndinë. E Iisui u thot’ ature: Ndë qe Perndia babai juaj, pajetërë do të më dojëtë mua; se unë nga Perndia dolla, e arçë; sepse nukë kam ardhurë vetiut, po ai më dërgoi mua. Për çfarë punë nukë kupëtoni juvet gjuhënë time? Sepse nukë mundni të ndieni fjalënë time. Juvet kini për baba djallinë, e doi të bëni ato që dëshëron babai juaj. Ai ish që vrau njerinë që herën’ e parë. E ndë të vërtetë nukë qëndroi, sepse s’ësht’ e vërtetë nde ai. Kur flet gënjeshtrënë, flet atë që gjan atij, sepse është gënjeshtjar, edhe babai i gënjeshtrësë. Po mua nukë më besoni, sepse u thom të vërtetënë. Kush nga jush më qërton për faj? E nd’u thom të vërtetënë, përse juvet nukë më besoni mua? Ai që është nga Perndia, fjalët’ e Perndisë digjon. Juvet andaj nuk’ i digjoni, sepse s’jini nga Perndia. Ju përgjegjnë çifutë, e i than’ atij: Nukë thomi navet mirë, se ti je një Samarit, e i xhindosurë? U përgjegj Iisui: Unë s’jam i xhindosurë, po nderoj babanë tim, e juvet më ksenderoni mua. Ma unë nuk’ e zë fill nderë tim, është kush e kërkon e do të bëjë gjuq. Vërtet, vërtet u thom juvet: Kush të ruajë fjalënë time, do të mos shohë vdekëjë ndë jetë të pasosurë. I thonë dha atij Çifutë: Ndashti pa e njohm, që ti je i xhindosurë. Avraami vdiqi, edhe profitëritë, e ti thua: Kush ruan fjalënë time, do të mos hajë vdekëjë ndë jetë të pasosurë. Mos je ti m’i madh se Avraami, babai inë, që vdiqi? Edhe profitëritë vdiqnë. Cilinë e bën ti vetëhenë tënde? U përgjegj Iisui: Ndë nderoj unë vetëhenë time, nderia ime s’është gjë. Është babai im ai që më nderon, ai që thoi juvet se është Perndia juaj. E nuk’ e njohtë atë, ma unë e njoh atë. E ndë thafça që s’e njoh atë, do të jem gënjeshtjar posi juvet. Po e di atë, e fjalën’ e tij e ruaj. Avraami babai juaj, gaz të madh e pat, që të shih ditënë time, edhe e pa, e u gëzua. I thanë pa çifut’ atij: Edhe pesëdhjetë vjeç s’je, e ke parë Avraamnë? U thot’ ature Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, se pa parë dhe Avraami, jam unë. Andaj muarrë gurë të bijnë mbi të. Ma Iisui u fsheh e dolli nga Ieroi, e shkoi ndëpërmes të ture, e ashtu vate. E mbë të shkuarë pa një njeri të verbërë, që nga të lerët’ e tij. E e pietn’ atë mathitit’ e tij, e i thanë: Dhaskal, cili fëjeu, kij, a përinjt’ e tij, që të lehetë i verbërë? U përgjegj Iisui: As kij fëjeu, as përinjt’ e tij, po që të çfaqenë punët’ e Perndisë mbë të. Duhetë të bëj unë punët’ e atij që më dërgoi ngjera sa është ditë; vjen natë, kur s’mund të punojë ndonjë. Ngjera sa jam ndë botë, jam drit’ e botësë. E si tha këto, pështijti mbë dhe, e bëri me pështimë lucë, e leu lucënë mbi si të së verbërit. E i thot’ atij: Hajde, lau ndë Kolimvithrë të Silloamit (që domethënë i dërguarë) e si vate e u la, u kthie tuke parë. Andaj gjitontë edhe ata që e kishnë parë atë përpara që ish i verbërë, thoshnë: Nuk’ është kij që rrij e lipën? Ca thoshnë, që kij është; e të tjerë pa, që tjatër që i gjan atij është; ma ai thoshte, se unë jam. E i thon’ atij: Qish t’u hapnë sitë? U përgjegj ai e tha: Një njeri që thuhetë Iisu, bëri lucë e më leu sitë, e më tha: Hajde ndë Kolimvithrë të Silloamit e lau. E vajta, e u laçë, e shoh. Atëherë i than’ atij: Ku ësht’ ai? U thotë: Nukë di. E prun’ atë që qe njëherë i verbërë ndë Farisej. E kur bëri lucënë Iisui e i hapi atij sitë, ish dit’ e Shëtunë. Përsëri pa edhe Farisejtë e pietn’ atë: Me çfarë lloi punë pohtisi dritënë? Edhe ai u thot’ ature: Lucë vuri mbi si të mia, e u laçë, e shoh. Andaj ca nga Farisejtë thoshnë: Kij njeri, që nukë ruan të Shëtunënë, nuk’ është nga Perndia. Të tjerë thoshnë: Qish mund një njeri fajëtuar të bëjë të tila çudira? E qe mb’ata të shqierë. Andaj i thonë përsëri së verbërit: Ti ç’thua për atë, që të hapi sit’ e tua? Edhe ai tha, se: Profit është. Po çifutë nukë besuanë për atë se qe i verbërë e pohtisi dritënë, ngjera sa thirrë përinjt’ e atij që u shërua nga verbëcira. E i pietn’ ata, e u thanë: Kij është biri juaj, që thoi juvet se leu i verbërë? Qish adha sheh ndashti? Ju përgjegjnë ature përinjt’ e tij, e u thanë: Na e dimë që kij është biri inë edhe që leu i verbërë. Ma qish sheh ndashti, nuk’ e dimë, a kush i hapi sitë, na s’e dimë. Ai është burrë, pietni atë, e ai do t’u thotë për vetëhe të tij. Kështu thanë përinjt’ e tij, sepse kishnë frikë nga çifutë, sepse kishnë bërë kuvënd çifutë, që nd’ e njohtë atë njeri për Krisht, ta nxirë nga Sinagoji. Pra andaj thanë përinjt’ e tij, se është burrë, e pietni atë. E thirrë dha për së ditit njerinë atë që qe i verbërë, e i than’ atij: Ep lëvdim Perndisë. Na e dimë që kij njeri është fajëtuar. U përgjegj ai ature, e u thotë: nd’është fajëtuar, nuk’ e di. Këtë di, që jeshë i verbërë, e ndashti shoh. E i than’ atij përsëri: Ç’bëri tek teje? Qish të hapi sit’ e tua? U përgjegj ature: U thaçë më përpara juvet, e nukë digjuatë. Pse doi ta digjoni përsëri? Mos doi të bëneni edhe juvet mathitit’ e tij? Ma ata e shajtinë e i thanë: Ti je mathitiu i tij, e navet jemi mathitej të Moisiut. Na e dimë që me Moisinë kuvëndoi Perndia, ma këtë nuk’ e dimë nga është. U përgjegj njeriu, e u thot’ ature: Këjo është çudia, që juvet s’e diji nga ësht’ ai, e mua më hapi sitë. Ma e dimë që Perndia nukë digjon fajëtorëtë, po kush nderon Perndinë e bën ato që do Perndia, këtij i digjon. Që kur është jeta, nuk’ është digjuarë të thonë, që të ketë hapurë ndonjë sit’ e atij që ka lerë i verbërë. Ndë mos ish kij nga Perndia, nukë mund të bën gjë fare. Ju përgjegjnë, e i than’ atij: Ti u leve i tërë mbuluarë me faje, e ti na dhidhaks nevet? E e nxuarë atë jashtë. Digjoi Iisui që e nxuarë atë jashtë, e si u poq me të, i tha atij: Beson tij mbë të bir’ e Perndisë? Ju përgjegj ai, e i thotë: Cili është, Zot, që të besoj nde ai? I thot’ atij Iisui: Edhe e ke parë atë, edhe ai që kuvëndon me ti, ai vetë është. Edhe ai i tha: Besoj, o Zot, e ra mbë dhe e ju fal. E thot’ Iisui: Unë kam ardhurë ndë këtë dinia të bëj gjuq, që të shohënë ata që nukë shihnë, e ata që shohënë të verbonenë. E digjuanë ca nga Farisejtë, që qenë me të, e i than’ atij: Mos jemi edhe na të verbërë? U thot’ ature Iisui: Të jeshëtë të verbërë, nukë keshëtë faj. Ma ndashti që thoi se shohëmë, mbetetë adha faji juaj. Vërtet, vërtet u thom juvet: Ai që s’hin nga dera nd’avlli të dhëndet, po hipën nga tjatër anë, ai është kusar e hajdut. Ma ai që hin nga dera, është dëlmuari i dhëndet. Këtij i hap portari, edhe dhëntë digjojënë zën’ e tij, edhe dhënt’ e tij i thërret mbë ëmër, e i nxjer ato jashtë. E kur i nxjer jashtë dhënt’ e tij, shkon përpara ture; e dhëntë i venë pas atij, se i njohënë zën’ e tij. Ma nukë do të venë pas së huajit, po do të ikëjënë prej si, sepse zën’ e së huajet nuk’ e njohënë. Këtë parimi u tha ature Iisui, po ata nukë kupëtuanë se ç’qenë ato që u thosh ature. U thotë dha ature përsëri Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, që unë jam dera e dhëndet. Gjithë sa kanë ardhurë përpara meje, janë kusarë edhe hajdut, po s’u digjuanë ature dhëntë. Unë jam dera, kush të shkojë ndëpër mua, do të shpëtojë e do të hijë brënda, e do të dalë, e do të gjejë të kulloturë. Kusari nukë vjen, po për të vjedhurë, e të therjë, e të humbasë. Unë arçë që të kenë jetë e të jenë ndë të shtuarë. Unë jam dëlmuari i mirë. Dëlmuari i mirë vë Shpirtin’ e tij për dhënt’ e tij. Ma rojëtari e ai që s’është dëlmier, ai që s’janë të tijtë dhëntë, sheh që vjen ulku e lë dhëntë e ikën, e ulku rrëmben ato, e përhap dhëntë. E rojëtari ikën, sepse është rojëtar, e s’ka silloi për dhënt. Unë jam dëlmuari i mirë e njoh të miatë, e të miatë më njohënë mua. Sikundrë më njeh mua babai, edhe unë njoh babanë e vë Shpirtinë tim për dhënt të mia. E kam edhe të tjera dhënd, që ato s’janë nga kij griq; po edhe këto duhetë që t’i mbëjedh unë, e do të më digjojënë zënë tim, e do të bënetë një griq vetëmë e një dëlmier. Pra andaj më do mua babai, sepse unë vë Shpirtinë tim, që ta marr pagjene atë. Ndonjë s’ma mer mua atë, po un’ e lë atë nga vetiu. Është nd’urdhër tim ta lë atë, e nd’urdhër tim ta marr atë pagjene. Këjo është porsia që kam marrë nga babai im. Të shqierë pa u bë ndë çifut për këto kuvënde. Sepse thoshnë shumë nga ata: Ai ësht’ i xhindosurë, e ka humburë mënt’ e tij. Ç’rriji e i digjoni atij? Të tjerë pa thoshnë: Këto kuvënde nukë janë të së xhindosurit. Mos mund i paudhi të hapjë sit’ e së verbëret? E bënishnë nd’Ierusalim të krëmptet’ e engjenivet, e qe dimër. E Iisui ecën ndëpër Iero, ndë kube të Sollomoit. E pushtruanë dha atë çifutë rrotullë, e i thoshn’ atij: Ngjera kur mban Shpirtinë tonë varturë? Ndë je ti Krishti, thuajna nevet faqeza. U përgjegj ature Iisui: U thaçë juvet e nukë besoni. Punëtë që bëj unë mbë ëmër të babait sim, ato flasënë për mua. Po juvet nukë besoni, sepse s’jini nga dhënt’ e mia, sikundrë u thaçë juvet. Dhënt’ e mia, digjojënë zënë tim, edhe unë i njoh ato, e ato vijënë pas meje. Edhe unë u ap ature jetë të pasosurë, e do të mos humbasënë jetë pas jetet, e do të mos i rrëmbejë ato ndonjë nga dora ime. Babai im që m’i dha mua, është m’i madh se gjithë, e ndonjë s’mund t’i rrëmbejë nga dor’ e babait sim. Unë edhe babai një punë jemi. Andaj pa muarrë gurë çifutë të goditnë mbë të. U përgjegj ature Iisui: Shumë punëra të mira u dëftova juvet nga babai im. Për cilënë nga këto punëra më goditni mua me gurë? Ju përgjegjnë atij çifutë e i thanë: Për punë të mirë s’të biemë me gurë tij, po për vllasfimi edhe sepse tij, ndonëse je njeri, bën vetëhenë tënde Perndi. U përgjegj ature Iisui: Nuk’ është shkruarë ndë nom tuaj: Unë thaçë që ju jini Perndira? Nd’është që tha Perndira ata, që kuvëndoi Perndia me ta, e nukë mund të thotë ndrishe karta. Atë që shënjtëroi babai, e e dërgoi ndë botë, juvet thoi që vllasfimis, sepse u thaçë, që biri i Perndisë jam? Ndë mos bëj punët’ e babait sim, mos më besoni. Ma nd’është që i bëj, ç’doi të besoni mua? Besoni ndë punëra të mia, që të njihni e të besoni që babai është tek u, e u te babai. E kërkoijnë pa përsëri ta zijnë atë, po dolli nga dor’ e ture. E vate pagjene përtej Iordhanit, nd’atë vënd që qe përpara Ioanni, e pagëzon, e mbeti atje. E vanë shumë tek ai, e thoshnë, se Ioanni nukë bëri ndonjë thavmë; ma sa tha për këtë Ioanni, ishnë të vërteta. E besuanë shumë atje tek ai. Qe sëmurë një Llazar nga Vithania, nga fshati i Mariësë edhe i Marthësë, motrësë saj. (E Maria ish ajo që leu Zotnë me miro, e i fshiu këmbët’ e tij, me leshërat’ e kreit së saj, e vëllai kësaja qe sëmurë). Dërguanë dha motratë nde ai, t’i thoshnë: Zot, ja ai që do ti, është sëmurë. E si digjoi Iisui, tha: Këjo sëmundë nuk’ është për vdekëjë, po për lëvdim të Perndisë, që të lëvdonetë i biri i Perndisë me anë t’asaj. E i duaj Iisui Marthënë, edhe motrën’ e saj, edhe Llazarinë. E poqë digjoi dha që është sëmurë, ndënji ahiere mb’atë vënd di dit. E pasandaj u thotë mathitivet: Le të vemi përsëri ndë Iudheë. I thon’ atij mathititë: Dhaskal, ndashti të kërkoijnë ti të të vrisnë çifutë me gurë, e përsëri vete atje? U përgjegj Iisui: Nukë ka dimbëdhjetë sahat dita? Kur ecën njeriu ditënë, nukë skondaps, sepse sheh dritën’ e kësaj diniasë. Ma kur të ecëjë njeri natënë, skondaps, sepse s’ka dritë mbë vetëhe. Këto tha, e pasandaj u thot’ ature: Llazari miku inë fjeti. Po vete ta zgjoj atë nga gjumi. I thanë dha mathitit’ e tij: Dhaskal, ndë flë, do t’i jetë për shëndet. Ma Iisui u tha për vdekëjë të tij, e ature ju duk se u thosh për të fleturit’ e gjumit. Ahiere pa u tha ature Iisui hapëtë: Llazari vdiqi. E kam gëzim për juvet (që të besoni) që unë s’jeshë atje, po hajdeni të vemi tek ai. Thotë dha Thomai që thuhej Dhidhimo shokëvet së tij: Hajdeni të vemi edhe na, të vdesëmë bashkë me atë. E kur erdhi atje Iisui, e gjeti atë që kishnë shkuarë katër dit që qe ndë varr. (E Vithania qe afër nga Ierusalimi ngjera pesëmbëdhjetë stadhe). E shumë nga çifutë vanë te Martha e te Maria që t’i parigorisnë ato për vëllan’ e ture. E Martha poqë digjoi që vjen Iisui, i dolli përpara; e Maria ndënji ndë shtëpi. I thotë dha Martha Iisuit: Zot, të jeshe këtu, nukë duaj të vdis vëllai im. Po edhe ndashti e di, se sa që t’i kërkoç Perndisë, do të t’i apë tij Perndia. I thot’ asaj Iisui: Do të ngjalletë vëllai it. I thot’ atij Martha: E di që do të ngjalletë, ndë të ngjallturë të ditësë pastajme. I thot’ asaj Iisui: Unë jam të ngjallturitë, edhe jeta. Kush beson mbë mua, edhe ndë vdektë, do të rrojë. E çdo njeri që rron e beson mua, nukë vdes ndë jetë të pasosurë. Beson ti këtë? I thot’ atij Martha: Vërtet, o Zot, unë besova që ti je Krishti i biri i Perndisë, që ke ardhurë ndë botë. E si tha këto fjalë iku, e thirri fshehura Mariënë motrën’ e saj, e i tha: Është këtu Dhaskali, e të thërret. Ajo poqë digjoi, u ngre me të shpejta e vate tek ai. (Sepse edhe nukë kish hirë Iisui ndë fshat, po ish ndë vënd që e poqi atë Martha). E andaj çifutë që ishnë me të ndë shtëpi e e parigorisnë atë, si panë Mariënë, që u ngre me të shpejta e dolli jashtë, i van’ asaj pas, sepse silloisnë që vete ndë varr të qajë atje. E Mariaja, poqë vate tek qe Iisui e poqë e pa atë, ra përmbis ndër këmbë të tij, e i thosh: Zot, të jeshe këtu, nukë duaj të vdis vëllai im. E Iisui si pa atë që qan, edhe çifutë që kishn’ ardhurë me të që qaijnë, i sëmboi mbë zëmërë, e drodhi vetëhen’ e tij. E tha: Ku e kini vënë atë? I thon’ atij: Zot, eja e shih. E Iisunë e muarrë lotë. Andaj thoshnë çifutë: Shihni sa e duaj atë. Ma ca të tjerë nga ata thanë: Nukë mund kij, që hapi sit’ e së verbërit, të bën që të mos vdis edhe kij? Ma Iisui përsëri tuke sëmbuarë mbë zëmërë, vjen mbë varr, që qe një spile, e mb’atë qe vënë një gur sipër. E thotë Iisui: Ngrini gurë. I thot’ atij e motr’ e së vdekurit Martha: Zot, qelbetë ndashti, se është katër diç. I thot’ asaj Iisui: Nukë të thaçë tij, që ndë besofç do të shohç lëvdimn’ e Perndisë? Ngrijtinë dha gurë tek dergjej i vdekuri, e Iisui ngrijti sitë lart, e tha: Baba, t’efharistis tij, sepse më digjove. Po un’ e dijë që kurdo më digjon mua, ma e thaçë për turmë që gjëndetë këtu rrotullë, që të besojënë se ti më ke dërguarë. E si tha këto, thirri me zë të madh: Llazar, dil jashtë. E dolli i vdekuri lidhurë këmbëtë edhe duartë me fashqe. Edhe faqe tij qe pështjellë me destemel. U thot’ ature Iisui: Zgjidhnie atë, e lirie të vejë. Andaj shumë nga çifutë që patnë ardhurë te Maria e pan’ atë që bëri Iisui, besuanë nde ai. Ma ca nga ata vanë ndë Farisej, e u rrëfien’ ature ato që bëri Iisui. U mbëjuadhë dha për këtë punë të parët’ e priftëret edhe Farisejtë, e thoshnë: Ç’të bëjëmë? Sepse kij njeri bën shumë nishane e thavmëra. Ndë e lafçim atë kështu, do të besojënë gjithë nde ai e do të vijënë Romanëtë të na shkuljënë edhe vëndnë, edhe filinë tënë. Ma një nga ata që quhej Kajafë, që ish i pari i priftëret i atij motit, u thot’ ature: Ju nukë diji fare gjë. As silloisni, që ësht’e mbarë për nevet të vdesë një njeri për gjithë llaonë, e të mos humbasë gjithë filia. E këtë nuk’ e tha nga vetëheja e tij, po sepse qe i pari i priftëret i atij motit profitepsi, që duhej të vdis Krishti për fili. E jo për fili vetëmë, po edhe për të përmbëjedhurë gjithë bashkë djelmt’ e Perndisë që qenë përhapurë. E që nga ajo ditë bënë mushavere që ta vrisnë atë. Iisui adha nuk’ ecën më faqeza ndëpër çifut, po iku e vate ndë një vënd afër erimisë, ndë qutet që quhej Efraim; e atje rrij bashkë me mathitit’ e tij. E ish afër pashka e çifutet’ e hipnë shumë nga ai vënd ndë Ierusalim përpara pashkësë, për të pastruarë vetëhen’ e ture. E e kërkoijnë Iisunë, e thoshnë njeri me jatërinë tek rrijnë ndë Iero: Qish u duketë juvet, që të mos vijë vallë ndë të krëmpte? E të parët’ e priftëret edhe Farisejtë panë dhënë porsi, se kush ta dijë se ku ësht’ ai, t’u rrëfejë, që ta zën’ atë. Iisui dha më përpara gjashtë ditet së pashkësë erdhi ndë Vithani tek qe Llazari vdekurë më parë, që e pat ngjallturë nga varri. E i bënë atij atje gosti, e Martha shërben ndë mësallë, e Llazari qe një nga ata që rrijnë bashkë me të ndë mësallë. E Maria si mori një litrë miro të nxjerë nga Nardho të qëruarë e të shtrëjtë, leu këmbët’ e Iisuit, e ja fshiu këmbët’ e tij me leshëra të saj, e shtëpia u mbush nga mirodhia e mirosë. Thotë dha një nga mathitit’ e tij, Iudha i Simonit Iskarioti, ai që duaj ta paradhos atë. Pse nuk’ u shit këjo miro treqind dhinarë e t’ipejnë ndë të varfërë? E këtë e tha, jo sepse kish silloi për të varfërë, po sepse qe kusar e kish kuletënë, e mban ato që vijnë brënda. Thot’ adha Iisui: Lirie atë. Për ndë ditë të së kallturit sim ndë varr e ruajti ta bëjë këtë. Sepse të varfëritë kurdo me vetëhe tuaj i kini, po mua s’më kini kurdo. E mpsoi dha shumë turmë nga çifutë që ish mb’atë vënd, e erdhë jo për Iisunë vetëmë, po të shihnë edhe Llazarinë që e ngjalli nga të vdekuritë. E të parët’ e priftëret bënë kuvënd të vrisnë edhe Llazarinë. Sepse shumë nga çifutë për të par’ atë vijnë, e besoijnë nde Iisui. Të nesërmenë shumë turmë, që patn’ ardhurë ndë të krëmpte, si digjuanë që vjen Iisui ndë Ierusalim. Muarrë degat’ e hurmavet, e i duallë atij përpara, e thërrisnë: Osana, i bekuarë ai që vjen mbë ëmër të Zotit, mbreti i Israilit. E Iisui si gjeti një Kroç, ndënji mbi të, sikundr’ është shkruarë: Mos u trëmb, o bijë e Sionit. Ja, mbreti it vjen kaluar mbë një kroç të gomaresë. E mathitit’ e tij nuk’ i kupëtuanë këto herën’ e parë, po kur u nderua Iisui, ahere u kujtuanë që ato qenë shkruarë për atë, e këto i bënë atij. E turma që qe me atë martirisnë, që Llazarinë e thirri nga varri, e e ngjalli atë nga të vdekuritë. Pra andaj i dolli përpara atij turma, sepse digjoi që bëri ai këtë thavmë. E farisejtë thanë njeri me jatërinë: Shihni që nukë bëjmë gjë navet fare? Ja bota venë pas atij. E qenë ca Elinë nga ata që kishnë ardhurë të falishnë ndë të krëmpte. Këta dha ju qasnë Filippoit që qe nga Vithsaidhaja e Galileësë, e i lutejn’ atij, e i thoshnë: Zot, duamë të shohëmë Iisunë. Vjen Filippoi, e i thot’ Andhreasë, e pa Andhrea edhe Filippoi i thon’ Iisuit. Edhe Iisui ju përgjegj ature, e u thotë: Erdhi koha që të nderonetë i biri njeriut. Vërtet, vërtet u thom juvet, ndë mos raftë mbë dhe koqia e grurit e të vdesë, ajo vetëmë mbetetë; ma ndë vdektë bën shumë koqe. Ai që do Shpirtin’ e tij, do ta humbasë atë; e ai që urren Shpirtin’ e tij ndë këtë dinia, do ta shpëtoj’ atë për jetë të pasosurë. Kush më shërben mua, le të vijë pas meje; e atje që jam unë, atje do të jetë edhe ai që shërben mua. E kush të më shërbejë mua, do ta nderojë atë babai. Ndashti Shpirti im m’ u drodh. E ç’të thom? O baba, shpëtomë nga kij sahat. Ma andaj arçë ndë këtë sahat. O baba, ndero ëmërinë tënd. Erdhi ahiere zë nga Qielli: Edhe e nderova edhe pagjene do ta nderoj. E turma që rrijn’ atje e që digjuanë, thoshnë se u bë gjëmim. Të tjerë thoshnë: Ëngjëll’ i foli atij. U përgjegj Iisui, e u thotë: Nuk’ u bë për mua kij zë, po për juvet. Ndashti është gjuq i kësaj diniasë. Ndashti arhondi i kësaj diniasë do të hidhetë jashtë. E unë kur të ngrihem lart nga dheu, gjithë do t’i heq pas vetiut. (E këtë e thosh për të shënuarë me çfarë vdekëjë do të vdis). Ju përgjegj atij turma: Navet digjuam nga nomi që Krishti rron jetë pas jetet. E qish thua ti, që duhetë të ngrihetë i biri i njeriut? Cili është kij i biri i njeriut? U thot’ adha ature Iisui: Akoma pakëzë kohë është me juvet drita. Ecëni ngjera sa keni dritë, të mos u zërë juvet erësira. E ai që ecën nd’erësirë, nukë di se ku vete. Ngjera sa kini dritënë, besoni mbë dritë, që të bëneni të bijt’ e dritësë. Këto tha Iisui e vate e u fsheh prej suresh. E ndonëse bëri kaqë thavmëra të mëdha ai përpara ature, nukë besuanë nde ai. Që të paguhetë fjala e profitit Isaiut, që pat thënë: Zot, kush besoi atë që digjoi nga nesh? E mbë cilinë është zbuluarë fuqia e Zotit? Pra andaj nukë mundnë të besoijnë, sepse pameta tha Isaiu: U verboi ature sitë e u gurëcoi zëmërënë, që të mos shohënë me si, e të mos digjojënë me zëmërë, e të kthenenë e t’i shëroj ata. Këto tha Isaiu kur pa nder’ e tij, e foli për të. Ndonëse edhe nga arhondëtë besuanë shumë nde ai, po nga frik’ e farisejet nuk’ e molloisnë, që të mos i nxirë jashtë nga Sinagoji. Sepse deshnë më tepër nder’ e njerëzet, se nder’ e Perndisë. E Iisui thirri më fort, e tha: Ai që beson mbë mua, nukë beson mbë mua, po mb’atë që më dërgoi mua. Edhe ai që sheh mua, sheh atë që më dërgoi mua. Unë arçë dritë ndë dinia, që kush të besojë mbë mua, të mos mbetetë ndë mes t’erësirësë. E cilido që të më digjojë fjalëtë e të mos besojë, unë nuk’ e gjukoj atë, sepse nuk’ arçë për të gjukuarë botënë, po për të sosurë botënë. Ai që shtie poshtë mua e nukë dheks fjalët’ e mia, ka kush ta gjukojë atë. Fjala ime që thaçë, ajo do ta gjukojë atë mbë ditë të pastajme. Se unë prej vetiut nukë thaçë gjë, po babai që më dërgoi mua, ai më porsiti mua ç’të thom, e ç’të kuvëndoj. E e di që porsi e tij është jet’ e pasosurë. Ato adha që thom unë, sikundrë më tha mua babai, ashtu ua thom. E përpara së krëmptesë të pashkësë, si e dij Iisui që erdhi koha e tij të shkon nga këjo dinia te babai, sepse i deshi të tijtë që qenë ndë botë, e i deshi ngjera mbë të pastajmenë. E kur u bë darkë (djalli pat vënë më përpara ndë zëmërë të Iudhësë së Simonit Iskariotit, që ta paradhos atë). Sepse e dij Iisui që ja dha gjithë punëtë babai mbë duar të tij, e që kish ardhurë nga Perndia e te Perndia vij. Ngrihetë nga darka e si nxori rrobat’ e tij, mori një futa e ngjeshi vetëhenë. Pastaje vuri ujë ndë një magje, e zu të lan këmbët’ e mathitivet së tij, e t’i fshin me futa që ish ngjeshurë. Vjen adha te Simon Petrua, e i thot’ atij ai: Zot, ti më lan mua këmbëtë? Ju përgjegj e i thot’ atij Iisui: Atë që bëj unë, ti ndashti nuk’ e kupëton, po pasandaj do ta kupëtoç. I thot’ atij Petrua: Do të mos laç këmbët’ e mia ndë jetë pas jetet. Ju përgjegj atij Iisui: Ndë mos të lafça, nukë ke pjesë me mua. I thot’ atij Simon Petrua: Zot, jo vetëmë këmbëtë, po edhe duartë edhe kokënë. I thot’ atij Iisui: I lari nukë ka hria të lahetë përveçme këmbëvet, po është gjithë i qëruarë. Edhe juvet të qëruarë jini, po jo gjithë. Sepse e dij atë që e prodhos atë, e andaj tha, që: nukë jini gjithë të qëruarë. E si u lau dha këmbët’ ature e veshi rrobat’ e tij, ndënji pa ndë mësallë, e u thot’ ature: Kupëtoni këtë që u bëra unë juvet? Ju më thërritni mua: Dhaskal e Zot, e mirë thoi, sepse jam. Nd’është adha që unë u lava këmbëtë tuaj, Zoti edhe Dhaskali, duhetë që të lani edhe juvet këmbët’ e njeri-jatërit. Se u dhaçë unë juvet ksomblë që sikundrë bëra unë ndër juvet, të bëni edhe juvet. Vërtet, vërtet u thom juvet, nuk’ është kopil m’i madh se zoti tij, as i dërguarë m’i madh se ai që e dërgoi atë. Ndë kupëtuatë ju këto, do të jini të lumurë, ndë qoftë që të bëni ato. Nukë thom për gjithë juvet, un’ i di ata që zgjodha, po duhetë që të dalë e vërtetë karta: Një që ha bukënë me mua ngrijti thundrën’ e këmbësë tij kondrë meje. Që ndashti u thom juvet, pa gjarë, dhe që kur të gjajënë të besoni që unë jam. Vërtet, vërtet u thom juvet, që ai që dheks atë që do të dërgoj unë, mua dheks. E ai që dheks mua, dheks atë që dërgoi mua. E si tha këto Iisui, u nakatos brëndazi, e martirisi, e tha: Vërtet, vërtet u thom juvet, se një nga jush do të më paradhosjë mua. E mathititë vështroijnë njeri-jatërinë, e nukë dijnë për cilinë thosh. E një nga mathititë që qe i dashurë nga Iisui, qe kumbisurë ndë gji të tij. E i bëri noimë Simon Petrua, që ta piet cili ësht’ ai, që thotë për të. E si ra ai mbi gjoks të Iisuit, i thot’ atij: Zot, cili është? Ju përgjegj Iisui, e i tha: Ai është, që si të ngjiej unë një copë bukë, do të ja ap. E si e ngjeu bukënë, ja ep Iudhësë birit së Simonit Iskariotit. E pas asaj kapçatësë ahere hiri nde ai satanai, e Iisui i thot’ atij: Atë që ke për të bënë, bëne shpejt. Po ndonjë nga ata që qenë ndë mësallë s’kupëtoi për se i tha atij. E ca u silloisnë, që sepse kish Iudha kuletënë, i tha Iisui atij: Blena nga ato që na duhenë ndë të krëmptenë, a t’apë gjë të varfëret. Ma ai poqë mori kapçatënë, atë çast iku, e qe dhe natë. E poqë dolli dha ai, thotë Iisui: Ndashti u nderua i biri njeriut, edhe Perndia u nderua mbë të. Nd’u nderua Perndia mbë të, edhe Perndia do ta nderojë atë mbë vetëhe të saj, e atë çast do ta nderojë atë. Djelm, edhe pakëzë kohë jam me juvet. Do të më kërkoni, e (si)kundrë thaçë çifutet, që tek të vete unë, juvet s’mundni të vini, edhe juvet u thom ndashti. Një porsi të re u ap ndashti juvet, që të doi njeri-jatërinë sikundr’ u desha unë juvet, ashtu edhe juvet të doi njeri-jatërinë. Ndë këtë do t’u njohënë gjithë, që jini mathitit’ e mi, ndë paçi dashuri njeri me jatërinë. I thot’ atij Simon Petrua: Zot, ku vete? Ju përgjegj atij Iisui: Tek vete unë, nukë mund të më viç pas ndashti, po pastaje do të më viç pas. I thot’ atij Petrua: Zot, pse nukë mund të vij pas teje ndashti? Shpirtinë tim do ta vë për tij. Ju përgjegj atij Iisui: Shpirtinë tënd do ta vëç për mua? Vërtet, vërtet të thom tij, do të mos këndojë kokoshi, ngjera sa të m’arniseç tri herë. Le të mos u trubullonetë zëmëra juaj, besoni mbë Perndinë, edhe mbë mua besoni. Ndë shtëpi të babait sim, shumë nomè janë, e ndë mos, do t’u keshë thënë juvet: Vete të bëj gati vënd për juvet. E kur të vete, e t’u bëj gati juvet vënd, vij përsëri e do t’u marr juvet me vetëhe, që tek të jem unë, të jini edhe juvet. Edhe tek vete unë e diji, edhe udhënë e diji. I thot’ atij Thomai: Zot, nukë dimë ku vete, e qish mundjëmë të dimë udhënë? I thot’ atij Iisui: Unë jam udha, edhe e vërteta, edhe jeta. Ndonjë s’vete te babai, përveçme me anë time. Të njohëtë mua, do të njohëtë edhe babanë tim, edhe që ndashti e njihni atë edhe e kini parë atë. I thot’ atij Filippoi: Zot, dëftona navet babanë, e na është sado. I thot’ atij Iisui: Kaqë kohë jam me juvet bashkë, e nukë më njohe, o Filippo? Ai që pa mua, pa babanë. E qish thua: dëftona navet babanë? Nukë beson që unë jam te babai, e babai është tek u? Fjalëtë që u thom juvet, nuk’ i thom nga vetiu, po babai që është tek u, ai i bën punëtë. Besomëni mua që unë jam te babai, e babai mbë mua është; e ndë mos, silloisni këto punëtë e besomëni mua. Vërtet, vërtet u thom juvet, kush beson mbë mua, punëtë që bëj unë, edhe ai do t’i bëjë; edhe më të mëdha nga këto do të bëjë, sepse unë vete te babai im. E çdo që të kërkoni mbë ëmër tim, do t’ua bëj u këtë, që të nderonetë babai mbë të birë. E ndë kërkofçi ndonjë punë mbë ëmër tim, do t’ua bëj unë. Ndë më doi mua, ruani porsit’ e mia. E unë do t’i lutem babait, e do t’u apë tjetër Paraklito juvet, që të jetë bashkë me juvet ndë jetë të pasosurë. Shpirtin’ e së vërtetësë, që atë bota s’mund ta marrë, sepse nuk’ e sheh atë, as e njeh atë; ma ju e njihni atë, sepse me juvet gjëndetë e mbë ju do t’u jetë. Do të mos u lë juvet të varfërë; kthenem mbë ju. Edhe për një çikë, e bota më nukë më sheh, ma juvet më shihni; sepse unë rroj, e do të rroni edhe juvet. Mb’atë ditë do të njihni juvet, që unë jam mbë babanë, e babai është mbë mua, e unë mbë juvet. Ai që mban porsit’ e mia e i ruan ato, ai është që më do mua. E ai që më do mua, do të duhetë nga babai im, edhe unë do ta dua atë e atij do t’i dëftoj vetëhenë time. I thot’ atij Iudha (jo Iskarioti): Zot, për çfarë punë që do të dëftoç vetëhenë tënde ndë nevet e jo ndë botë? Ju përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Kush më do mua, do të ruajë fjalënë time, e babai im do ta dojë atë, e do të vijëmë nde ai e do të bëjëmë të ndënjuritë mbanë tij. Kush nukë më do mua, nukë ruan fjalët’ e mia. E fjala që digjoni nuk’ është imea, po e babait që më ka dërguarë. Këto u thaçë juvet kur gjëndeshë me ju. Ma Paraklitoi, Shënjti Shpirt, që do të dërgojë babai mbë ëmër tim, ai do t’u dhidhaksjë juvet gjithë, e do t’u kujtojë juvet gjith’ ato që u thaçë juvet. Paqnë u lë juvet, paqnë time u ap unë juvet, jo sikundrë e ep bota ua ap juvet. Le të mos dridhetë zëmëra juaj, as të mos trëmbetë. Digjuatë që u thaçë unë juvet: Vete, e vij ndë ju. Ndë më dojëtë, do të gëzonishtë, sepse u thaçë: Vete te babai, sepse babai im është m’i madh se unë. E ndashti u thaçë juvet pa bërë, e kur të bënenë t’i besoni. Nukë do të kuvëndoj më shumë me juvet, sepse vjen arhondi i kësaj diniasë e s’ka të bëjë me mua fare. Po që të njohënë bota që unë dua babanë, e sikundrë më porsiti mua babai, kështu bëj. Ngrihi të ikëjëmë këteje. Unë jam vështi i vërtetë, e jati im është bujku. Çdo dhri që nukë bën tek u pemmë, e hedh posht’ atë. E çdo dhri që bën pemmë, e qëron atë, që të bëjë më shumë pemmë. Ju ndashti jini të qëruarë me anë të fjalësë që u thaçë juvet. Qëndroni mbë mua, edhe unë mbë ju. Sikundrë dhria nukë mund nga vetëheja të bëjë pemë ndë mos qëndroftë ndë vështë, kështu edhe juvet ndë mos qëndrofi tek u. Unë jam vështi e juvet dhritë. Ai që qëndron mbë mua e mb’atë që qëndroj unë, kij bën shumë pemmë, sepse pa mua nukë mundni të bëni fare gjë. Ai që të mos qëndrojë tek unë, do të hidhetë poshtë posi dhria e do të thahetë, e i mbëjedhënë ato e i vënë mbë zjar e digjenë. Ndë qëndrofçi mbë mua, e fjalët’ e mia të qëndrojënë me juvet, çdofarë punë të doi e të kërkoni, do t’u bënetë juvet. Mbë këtë u lëvdua babai im, që të bëni shumë pemmë, e të bëneni mathiti të mitë. Sikundrë më deshi mua babai, ashtu edhe unë u desha juvet, qëndroni ndë dashuri time. E ndë ruajtishi porsit’ e mia, do të qëndroni ndë dashuri time, sikundrë ruaj unë porsit’ e babait sim, e qëndroj ndë dashuri të tij. Këto u thaçë juvet, që të gëzoni ju gëzimnë tim, e gëzimi juaj të jetë i plotë. Këjo është porsia ime, që të doi njeri-jatërinë, sikundrë u desha juvet. Ndonjë nukë ka më të madhe dashuri se këjo, që të lërë njeri kokënë për miq të tij. Juvet miq të mitë jini ndë bëfçi ato që porsit unë juvet. Nuk’ u thërres më juvet shërbëtorë, se shërbëtori nukë di se ç’bën zoti i tij, po unë u thaçë juvet miq, sepse gjith’ ato që digjova nga babai im, u dëftova juvet. Juvet nukë më zgjuadhtë mua, po un’ u kam zgjedhurë juvet, e u vura juvet që të viji e të bëni pemmë, e pemma juaj të jet’ e duruaçme; e andaj çdo gjë që të kërkoni nga babai mbë ëmër tim, do t’ua apë juvet. Këto u porsit juvet, që të doi njeri-jatërinë. Ndë u urren juvet bota, e diji që përpara nga juvet më urreu mua. Të jeshëtë prej botet, bota duaj të duan punën’ e saj; po sepse s’jini prej botësë, po un’ u kam zgjedhurë nga mesi botësë, andaj u urren juvet bota. Mbani mënd fjalënë që u thaçë unë juvet: s’është kopil m’i madh se zoti i tij. Ndë ndoqnë mua, do të ndjekënë edhe juvet. Ndë ruajtinë fjalënë time, do të ruajnë edhe tuajnë. Po gjithë këto do t’ua bëjënë juvet për sebep të ëmërit sim, sepse nuk’ e dinë atë që më dërgoi mua. Të mos keshë ardhurë e të mos u keshë thën’ ature, do të mos kishnë faj; ma ndashti profas nukë kanë për faj të ture. Ai që urren mua, edhe babanë tim urren. Të mos keshë pasurë bërë mb’ata punëra të tila që kurrë njeri s’i bëri, do të mos kishnë faj, ma ndashti edhe i panë, edhe më urrenë edhe mua edhe babanë tim. Po duhetë të dalë e vërtetë ajo fjalë që është shkruarë ndë nom të ture: Më urrenë pa tutje pa tëhu. Ma kur të vijë Paraklitoi, që do t’u dërgoj unë juvet nga babai (Shpirti i së vërtetësë që ekporepsetë nga babai), ai do të a pë martiri për mua. Edhe ju ipni martiri, sepse jini me mua që mbë të nisurë. Këto u thaçë juvet që të mos skandhaliseni. Do t’u nxjerënë juvet nga Sinagojetë, po edhe do të vijë kohë, që kush t’u vrasë juvet, të besojë që bën nder Perndisë. E këto do t’ua bëjënë juvet, sepse nukë njohnë babanë, as mua. Po këto ua thaçë juvet, që kur të vijë koha të kujtoni ato që u paçë thënë juvet; ma këto nuk’ ua thaçë juvet që përpara, sepse gjëndeshë me juvet. Ma ndashti vete tek ai që më dërgoi, e ndonjë nga jush nukë më piet mua: Ku vete? Po sepse u thaçë juvet këto punëra, u mbuloi zëmërënë tuaj helmi. Ma un’ u thom juvet të vërtetënë, sepse ësht’ e vëjierë mbë ju që të vete unë, se ndë mos vafça unë Paraklitoi do të mos vijë mbë ju, e ndë vafça unë, do ta dërgoj atë mbë juvet. E poqë të vijë ai, do të qërtojë botënë për faj, e për të drejtë, e për gjuq. Sa për faj, sepse nukë besojënë mbë mua. E për të drejtë, sepse unë vete te babai im, e nukë më shihni më. E për gjuq pa, sepse arhondi i kësaj diniasë u dëmëtua. Edhe shumë të tjera kam për të thënë juvet, po nukë mundni t’i mbai ndashti. Ma kur të vijë ai, Shpirti i së vërtetësë, do t’u dëftojë juvet gjithë të vërtetënë, sepse do të mos thotë nga vetiu, po do të thotë gjith’ ato që do të digjojë, e do t’u dëftojë juvet gjith’ ato që do të vijënë. Ai do të nderojë mua, sepse nga imea do të marrë, e do t’u dëftojë juvet. Gjithë sa ka babai të miatë janë, pra andaj thaçë që do të marrë nga të miatë, e do t’u dëftojë juvet. Për një çikëzë, e nukë më shihni, e për një çikëzë, e do të më shihni, sepse unë vete te babai. Thanë dha ca nga mathitit’ e tij njeri me jatërinë: Ç’është këjo që na thotë nevet: për një çikëzë e nukë më shihni, e pa për një çikëzë, e do të më shihni, e që unë vete te babai? Thoshnë dha: Ç’është këjo që thotë: një çikëzë? Nukë kupëtojëmë se ç’thotë. E njohu dha Iisui që duajnë ta pietn’ atë, e u thot’ ature: Për këtë kërkoni njeri me jatërinë, sepse u thaçë juvet: Për një çikëzë e nukë më shihni, e pa për një çikëzë, e do të më shihni? Vërtet, vërtet u thom juvet, që ju do të qai e do të mirolloisni, bota do të gëzonetë e juvet do të helmoneni, po helmi juaj do të kthenenë ndë gëzim. Gruaja kur pjell ka helm, sepse erdhi koh’ e saj; po kur të pjellë djalënë, nuk’ e kujtonetë më shtrëngimnë nga gëzimi, sepse u le njeri ndë botë. Edhe ju adha ndashti kini helm, ma do t’u shoh përsëri, e do t’u gëzonetë zëmëra juaj, e gëzimnë tuaj do të mos e marrë njeri nga jush. E mb’atë ditë do të mos më pietni mua për ndonjë punë. Vërtet, vërtet u thom juvet, që çdofarë punë që t’i kërkoni babait mbë ëmër tim, do t’ua apë juvet. Ngjera ndashti nukë kërkuatë ndonjë punë nd’ëmër tim. Kërkoni, e do të mirri, që të jetë gëzimi juaj plot. Këto u thaçë juvet me parimira, po vjen kohë që të mos u thom më juvet me parimira, po faqeza do t’u thom juvet për babanë. mb’atë ditë do të kërkoni mb’ëmër tim, e nuk’ u thom juvet se unë do t’i lutem babait për juvet. Sepse ai babai vetë u do juvet, sepse juvet deshtë mua, e besuatë që unë nga Perndia dolla. Dolla nga babai e arçë ndë botë; e lë përsëri botënë e vete te babai. I thon’ atij mathitit’ e tij: Ja ndashti faqeza na kuvëndon e ndonjë parimi nukë na thua. Ndashti e njohm që i di të gjitha, e nukë qe hria të të piesë njeri. Për këtë besojëmë që nga Perndia dolle. U përgjegj ature Iisui: Ndashti besoni? Ja, vjen kohë, edhe ndashti erdhi, që të përhapi gjithëkush ndë vënd të tij, e mua të më liri vetëmë, e nukë jam vetëmë, sepse babai është me mua. Këto u thaçë juvet, që të kini paq mbë mua. Ndë botë shtrëngim do të kini, po kíi tharos, unë e munda botënë. Këto tha Iisui, e ngrijti sit’ e tij lart mbë Qiell, e tha: Baba, erdhi koha, ndero birë tënd, që të të nderojë tij edhe biri it. Sikundr’ i dhe atij eksusi mbi gjithë njerëz, që t’apë jetën’ e pasosurë mbi gjith’ ata që i ke dhënë atij. E jeta e pasosurë është këjo, që të njohënë tij, Perndin’ e vërtetë të vetëmënë, edhe Iisunë Krishtinë që dërgove tij. Unë të nderova ti mbë dhe. Punënë e bëra që më pate dhënë mua për të bërë. E ndashti nderomë mua ti, o baba, afër teje, me atë nder që paçë afër teje pa qënë dhe bota. Dëftova ëmërinë tënd mb’ata njerëz që më pate dhënë mua nga bota. Të tutë qenë e m’i dhe ata mua, e fjalënë tënde e ruajtinë. Ndashti njohnë që gjith’ ato që më pate dhënë, nga teje janë. Sepse fjalëtë që më dhe mua, ua dhaçë ature; e ata i muarrë, e njohnë me të vërtetë që nga teje dolla, e besuanë që ti më ke dërguarë. Unë për ata të lutem. Për botë nukë të lutem, po për ata që pate dhënë mua, sepse janë të tuatë. E gjithë të miatë, të tuatë janë, e të tuatë të miatë; e nga ata jam nderuarë. E unë nukë jam më ndë botë, e këta ndë botë janë, e unë vij tek teje. Baba i shënjtëruarë, ruaj ndë ëmër tënd ata që pate dhënë mua, që të jenë një sikundrë jemi na. Kur jeshë ndë botë bashkë me ta, un’ i ruajë ata nd’ëmër tënd. Ata që më pate dhënë i ruajta e ndonjë nga ata nukë humbi, përveçme atij birit së humbëjësë, që të dalë karta e vërtetë. E ndashti pa vij tek ti, e këto i thom ndë botë, që të kenë mbë vetëhe të ture gëzimnë tim të plotë. Un’ u paçë dhën’ ature fjalënë tënde, e bota i urreu ata, sepse nukë janë nga bota, sikundrë s’jam as unë nga bota. Nukë të lutem që t’i ngrëç ata nga bota, po t’i ruaç ata nga i ligu. Nga bota nukë janë, sikundrë s’jam as unë nga bota. Shënjtëroi ata ndë të vërtetë tënde, fjala ote ësht’ e vërtetë. Sikundrë dërgove ti mua ndë botë, ashtu edhe unë i dërgova ata ndë botë. E për ata unë shënjtëroj vetëhenë time, që të jenë edhe ata të shënjtëruarë ndë të vërtetë. U nukë lutem për këta vetëmë, po edhe për ata që do të besojënë mbë mua me fjalë të këture. Që të jenë të gjithë një, sikundrë je ti, baba, mbë mua, e unë mbë ti, që të jenë edhe ata një mbë nevet, që të besojënë bota se ti më dërgove. E unë nderë që ti më dhe mua, ua dhaçë ature, që të jenë një, sikundrë jemi nevet një. Unë mb’ata, e ti mbë mua, që të jenë teliosurë mbë një, që të njohë edhe bota, se ti më dërgove, e i deshe ata, sikundrë deshe mua. Baba, unë dua, ata që më dhe mua, të jenë edhe ata me mua, atje tek jam unë, që të shohënë nderë tim, që më dhe mua ti, sepse më ke dashurë mua pa bënë edhe bota. Baba i drejtë, bota nukë të njohu ti, ma unë të kam njohurë, edhe këta e kanë njohurë që ti më dërgove. E bëra, e do të bëj të njohënë ata ëmërinë tënd, që të jetë mb’ata dashuria që me të më deshe mua, e unë mb’ata. Si tha këto Iisui, dolli bashkë me mathitit’ e tij përteje nga proi i Qedhronit, tek një kofshtë, e mb’atë hiri ai, edhe mathitit’ e tij. E këtë vënd e dij edhe Iudha që duaj ta prodhos atë, sepse shumë herë kish vaturë Iisui atje bashkë me mathitit’ e tij. E Iudha si mori trimatë, edhe kopij nga të parët’ e priftëret e nga farisejtë, vate atje me fanarë, e me llambadha, e me armë. Ma Iisui që i dij gjith’ ato që do t’i vijnë sipër, dolli përpara, e u thot’ ature: Cilinë kërkoni? Ju përgjegjnë atij: Iisunë Nazarinonë. U thot’ ature Iisui: Unë jam. E qe me ata bashkë edhe Iudha, që e paradhoste atë. E poqë u tha ature, se unë jam, u hoqnë mbë të prapë, e ranë mbë dhe. Përsëri pa i pieti ata: Cilë kërkoni? E ata i thanë: Iisunë Nazarinonë. U përgjegj Iisui: U thaçë juvet, unë jam. Ndë kërkoni adha mua, liri këta të venë. Që të paguhetë fjala që tha, se nga ata që më dhe, nukë humba ndonjë. Ma Simon Petrua si kish thikë, e nxori atë nga milli e goditi kopiln’ e së parit së priftëret, e i preu atij veshn’ e djathëtë. E ëmër’ i kopilit qe Malho. Po Iisui i thotë Petrosë: Vurë thikënë tënde ndë mill. Potirë që më dha mua babai, të mos e pi atë? E trimatë, edhe Hiliarhu, edhe kopijt’ e çifutet e zunë Iisunë e e lidhnë. E protoparë e shpunë atë te Anna, sepse ishte vjehëri i Kaiafësë, e kij qe mb’atë mot i Parë i priftëret. E Kaiafa ishte ai që u dha çifutet nasihat, se është pun’ e vëjierë të humbasë një njeri për gjithë llaonë. E Simon Petrua vij pas Iisuit, edhe tjatëri mathiti. E kij mathiti qe i njohurë me të parin’ e priftëret, e hiri bashkë me Iisunë ndë Avlli të së parit së priftëret. E Petrua qëndroi jashtë afër portësë. Dolli dha mathitiu tjatër, ai që qe i njohurë te i pari i priftëret, e i tha portarësë, e e kalli Petronë brënda. E kopilea portare i tha Petrosë: Mos je vallë edhe tij nga mathitit’ e këtij njeriut? E ai u përgjegj: Nukë jam. E shërbëtorëtë edhe kopijtë panë bërë zjar, e rrijnë e ngrohishnë, sepse qe të ftohëtë. Rrij edhe Petrua me ta bashkë e ngrohej. E pieti adha i pari i priftëret Iisunë për mathitit’ e tij edhe për dhidhahi të tij. E Iisui ju përgjegj atij: Unë faqeza kuvëndova ndë botë, unë dhidhaksa kurdo ndë Sinaguaj edhe ndë Iero tek mbëjidhenë nga çdo anë çifutë, e ndë të fshehurë nukë thaçë ndonjë fjalë. Përse më piet mua? Piet këta që digjuanë se ç’u thaçë ature. Ja, këta e dinë se ç’thaçë unë. E si tha këto, një nga shërbëtorëtë që gjëndeshinë atje i dha një shuplakë Iisuit, e i tha: Kështu përgjegje nde i pari i priftëret? Ju përgjegj atij Iisui: Ndë fola likshtë, dëftomë të ligënë; ma ndë fola mirë, pse më rreh? E Anna pa e dërgoi atë lidhurë te Kaiafa i pari i priftëret. E Simon Petrua rrijte, e ngrohej. I thanë dha atij: Vallë mos je edhe ti nga mathitit’ e tij? E ai e arnisi e tha: Nukë jam. Thotë një nga shërbëtorët’ e priftit së parë, që qe gjëri i atij që i preu veshnë Petrua: Nukë të paçë unë ti me atë bashkë ndë kofshtë? E Petrua e arnisi përsëri, e atë çast këndoi kokoshi. E bienë dha Iisunë nga Kaiafa ndë Pretuar. E qe mëngjes. E ata nukë hinë ndë pretuar, që të mos pëgëhishnë, po që të haijnë pashkënë. Dolli adha Pillatua jashtë mb’ata, e u tha: Ç’kallëzi kini kondrë këtij njeriut? Ju përgjegjnë, e i than’ atij: Të mos qe kij njeri që bën të keq, nukë ta keshëm dhënë mbë duar të tua. U thot’ adha ature Pillatua: Merrie atë juvet e gjukonie atë sikundrë kini nomnë tuaj. Ma çifutë i than’ atij: s’është ndëjierë ndë nevet të vrasëmë ndonjë. Që të paguhej fjala që tha Iisui, që shënon me çfarë vdekëjë duaj të vdis. E Pillatua hiri përsëri ndë pretuar e thirri Iisunë, e i tha atij: Ti je mbreti i çifutet? Ju përgjegj atij Iisui: Nga vetiu e thua ti këtë? A të tjerë të thanë ti për mua? U përgjegj Pillatua: Mos jam unë çifut? Filia ote edhe të parët’ e priftëret të dhanë tij mbë duar të mia. Ç’bëre ti? U përgjegj Iisui: Mbretëria ime s’është nga këjo botë. Të qe nga këjo botë mbretëria ime, trimat’ e mi do të lëftoijnë që të mos bie ndë duar të çifutet, po ndashti mbretëria ime s’është këteje. I thotë dha atij Pillatua: Mbret adha je ti? Ju përgjegj Iisui: Ti e thua që jam unë mbret. Unë për këtë punë u lindçë, e për këtë arçë ndë botë, që t’ap martiri mbë të vërtetë. Ai që është nga e vërteta, digjon zënë tim. I thot’ atij Pillatua: Ç’ësht’ e vërteta? E poqë tha këtë, dolli përsëri të gjen çifutë, e u thot’ ature: Unë nukë gjej ndonjë faj mbë të. Ndashti kini një adet, që t’u lëshoj një njeri ndë pashkë. Doi adha t’u lëshoj juvet Mbretn’ e çifutet? Thirrë pa gjithë njeri pas jatërit, e thanë: Jo këtë, po Varavanë. E Varavai ish një kusar. Ahiere e mori Pillatua Iisunë e e rrahu. E trimatë pleksnë një kurorë prej gjëmbavet e ja vunë ndë kokë të tij, edhe i veshnë një rrobë të kuqe. E thoshnë: Gëzo, o Mbret i çifutet. E i ipnë atij shuplaka. Dolli dha përsëri Pillatua përjashta e u thot’ ature: Ja, që ua nxjer atë jashtë juvet, që të kupëtoni se unë nukë gjej ndonjë faj mbë të. Dolli dha jashtë Iisui veshurë me kurorë të gjëmbtë, e me rrobë të kuqe, e u thot’ ature: Javua njeriu. Ma poqë e pan’ atë të parët’ e priftëret edhe kopijtë, thirrë më fort e thanë: Mbërthee mbë Kruq, mbërthee mbë kruq. U thot’ ature Pillatua: Mirrie juvet atë e mbërthenie mbë kruq, se unë nukë gjej ndonjë faj mbë të. Ju përgjegjnë atij çifutë: Nevet kemi nom, e sikundr’ është nomi inë, i duhetë të vdesë, se bëri vetëhen’ e tij bir të Perndisë. Kur digjoi dha Pillatua këtë fjalë, u trëmb më tepër. E hiri përsëri ndë pretuar, e i thot’ Iisuit: Nga je ti? Ma Iisui nuk’ i dha të përgjegjurë. Andaj i tha atij Pillatua: Mua nukë më flet? E di që kam urdhër të të mbërthej ti mbë kruq, edhe urdhër kam të të lëshoj ti? Ju përgjegj Iisui: Nukë do të keshe ndonjë urdhër mbi mua, ndë mos qe dhënë tek teje lartazi; pra andaj ai që më dha mua ndë duar të tua, është fajëtuar ndë faj të madh. Që ahiere e pastaje kërkon Pillatua ta lëshon atë, e çifutë thërrisnë, e thoshnë: Ndë lëshofç këtë, s’je miku i Qesarit, sepse cilido që bën mbret vetëhen’ e tij, vete kondrë Qesarit. Si digjoi dha këtë fjalë Pillatua, e nxori jashtë Iisunë, e ndënji mbë vimë ndë vënd që thuhetë Lithostroto, e Çifutërisht Gavatha. E ish e Prëmpte e pashkësë, e sahati ngjera mbë gjashtë. E u thotë çifutet: Ja, mbreti juaj. E ata thirrë: Merre, merre, mbërthee atë mbë kruq. U thot’ ature Pillatua: Mbretnë tuaj të mbërthej mbë kruq? U përgjegjnë të parët’ e priftëret: Nukë kemi mbret përveçe Qesarit. Atëherë dha, e dha atë mbë duar të ture të mbërthenej ndë kruq; e e muarrë Iisunë e e shpijnë. E mbaj kruqn’ e tij mbë krahë, e dolli të vij ndë vënd që thuhetë i krerëvet, e çifutërisht Gollgotha. Atje tek e mbërthienë atë mbë kruq, edhe bashkë me të di të tjerë, një teje e një këteje, e ndë mes Iisunë. Edhe Pillatua shkroi një kartë e ja vuri mbi kruq, e ish shkruarë: Iisui Nazoreu Mbreti i Çifutet. E këtë kartë e dhiavasnë shumë nga çifutë, sepse qe afër nga quteti vëndi që u mbërthie Iisui ndë kruq. E ish shkruarë Çifutërisht, Gërqisht, edhe Llatinërisht. Andaj i thoshnë Pillatosë të parët’ e priftëret së Çifutet: Mos shkruaj: Mbreti i Çifutet, po që ai tha: Mbreti i Çifutet jam. U përgjegj Pillatua: Atë që shkrova, shkrova. E trimatë poqë e mbërthienë Iisunë ndë kruq, muarë rrobat’ e tij (e i bënë katër pjesë, një pjesë për çdo trim) edhe hitonë. E hitoni qe pa të qepurë, po uarë nga ana e sipërme mbë të poshtë. E andaj thanë njeri me jatërinë: Le të mos ta xjerëmë atë, po le të shtiemë short për të, cilit t’i bjerë; për të dalë e vërtetë karta që thosh: Ndajtinë rrobat’ e mia njeri me jatërinë, e shtinë shorte mbë rrobë time. Këto adha bënë trimatë. E afër Kruqit së Iisuit rrijn’ e ëmm’ e tij, edhe motr’ e s’ëmësë tij, Maria e Kllopait, edhe Magdhalini Maria. Iisui adha si pa mëmënë edhe Mathitin’ e dashurë që qe mbanë, i thotë mëmësë tij: Grua, ja biri it. E pastaj i thotë mathitiut: Ja mëma ote. E që atëherë e mori atë mathitiu ndë shtëpi të tij. Pas kësaj si e njohu Iisui që ahiere qenë sosurë gjithë, që të paguhej karta, thotë: Kam et. E qe vënë atje një enë plot me uthullë. E ata si vutisnë një sfongar nd’uthullë, e e tiliksnë ndë kallam, ja prunë ndë gojë të tij. E poqë mori uthullënë Iisui, tha: U teliosnë. E si unji kokënë dha Shpirtinë. Ma Çifutë, që të mos mbetishnë ndë kruq kurmetë të Shëtunë, sepse ish e Prëmpte (se dit’ e asaj e Shëtunet qe e madhe), ju lutnë Pillatosë për të thierë ature kofshëtë e të ngrihenë. Vanë dha trimatë e i thienë kofshëtë së parit, edhe tjatërit që qe mbërthierë bashkë me të mbë kruqë. Ma poqë erdhë tek Iisui, si e panë atë që pat vdekurë atëherë, nuk’i thienë atij kofshëtë. Po një nga trimatë i hapi brinjën’ e tij me shish, e atë çast dolli gjak edhe ujë. E kush e pa e dëfton. E martiria e tij ësht’ e vërtetë, e ai e di që thotë të vërtetënë, që të besoni edhe juvet. Sepse këto u bënë, që të dalë karta e vërtetë: Do të mos thihetë ndonjë nga eshtërat’ e tij. E pagjene tjatër kartë thotë: Do të vështrojënë mb’atë që e kanë shpuarë. Pas këture Iosifi nga Arimathia (mathitiu i Iisuit, po i fshehurë për frikë të Çifutet) ju lut Pillatosë për të marrë kurmin’ e Iisuit. E i dha urdhër Pillatua. Vate adha e e ngriti kurmin’ e Iisuit. Erdhi edhe Nikodhimoi (ai që pat vaturë natënë tek Iisui herën’ e parë) e pru një migmë të smirnësë e t’alloit ngjera mbë njëqind litrë. E muarrë adha kurmin’ e Iisuit e e pështuallë atë me çarçafe bashkë me mirudhi, sikundrë e kanë adetnë çifutë të kllasënë ndë varr. E ndë vënd që u mbërthie mbë kruq ish kofshtë, e ndë kofshtë varr i ri, që edhe nukë qe vënë njeri mbë të. Atje dha për të Prëmpte të Çifutet, e vunë Iisunë, sepse qe afër varri. E të parënë ditë të javësë Magdhalini Maria vete që mëngjes pa kdhirë edhe ndë varr, e sheh që qe ngrijturë guri nga varri. U lëshua dha e vate te Simon Petrua edhe te tjatëri mathiti që kish Iisui të dashurë, e u thot’ ature: E ngrijtinë Zotnë nga varri e nukë dimë ku e vunë atë. Dolli dha Petrua edhe tjatëri mathiti, e vijnë ndë varr. E vrapëtoijnë të di bashkë, po ai mathitiu tjatër vrapëtoi më fort se Petrua, e arriu më përpara ndë varr. E si u unj pa çarçafëtë shtirë mbënjanë, po nukë hiri ndë varr. Erdhi dha edhe Simon Petrua tuke ecurë pas atij, e hiri ndë varr, e sheh çarçafetë mbënjanë. Edhe destemelë që pat qënë mbi krie të tij, që nukë qe bashkë me çarçafe, po pështjellturë ndë një vënd mbënjanë. Atëherë dha hiri edhe tjatëri mathiti që pat ardhurë më përpara ndë varr, e pa e besoi. Sepse s’e dijnë edhe kartënë, që ai duhej të ngjallej nga të vdekuritë. U kthienë dha përsëri mathitejtë ndë shtëpi. E Mariaja rrijte përjashta varrit e qaj, e tek qante ujnji kokënë ndë varr. E sheh di Ëngjëj veshurë ndë të bardha, që rrijnë njeri nga krei e tjatëri nga këmbëtë atje tek pasurë qënë kurmi i Iisuit. E ata i thanë asaj: O grua, pse qan? U thot’ ature: Sepse ngrijtinë Zotnë tim, e nukë di se ku e vun’ atë. E poqë tha këto u kthie mbë të prapë, e sheh Iisunë mbë këmbë, po nuk’ e njohu që qe Iisui. I thot’ asaj Iisui: O grua, pse qan? Cilë kërkon ti? E ajo pandehu se qe zoti i kofshtit. I thot’ atij: Zot, ndë more ti atë, thuajmë ku e vure atë, e unë do ta ngrë atë. I thot’ asaj Iisui: Marië. U kthie ajo, e i thot’ atij: Ravuni, që domethënë: Dhaskal. I thot’ asaj Iisui: Mos më zë, sepse nukë kam hipurë edhe te babai im; po hajde ndë vëllazër të mi, e thuaju ature: Hipëj te babai im e babai juaj, e te Perndia ime e Perndia juaj. Vate Magdhalini Maria t’u rrëfejë mathitivet që pa Zotnë, e këto i tha asaj. E si u err atë ditë të parën’ e javësë, kur qenë diertë mbillturë, tek qenë mbëjedhurë mathitejtë nga frika e Çifutet, erdhi Iisui e ndënji ndë mes të ture, e u thot’ ature: Paq mbë juvet. E si tha këtë, u dëftoi ature duartë edhe brinjën’ e tij. E u gëzuanë mathitejtë si panë Zotnë. U thotë dha përsëri ature Iisui: Paq mbë juvet. Sikundrë më dërgoi mua babai, edhe un’ u dërgoj juvet. E si tha këto, frijti mbë ta, e u thot’ ature: Merri Shpirt Shënjt. Kujt t’i ndëjeni fajetë, i janë ndëjierë, e kujt të ja mbai, i janë mbajturë. E Thomai një nga të dimbëdhjetë, që quhej Dhidhimo, nuk’ ish me ata bashkë kur erdhi Iisui. E i thoshnë atij të tjerëtë mathiti: Pam Zotnë. Ma ai u tha ature: Ndë mos paça ndë duar të tij plagën’ e peronavet, e të vë gjishtinë tim ndë vënd të peronavet, e të vë dorënë time ndë brinjë të tij, nukë besoj. E pas tetë ditet pameta qenë mathititë ndë shtëpi, edhe Thomai bashkë me ta. Vjen Iisui ndonëse qenë diertë mbillturë, e qëndroi ndë mes, e u tha: Paq mbë juvet. E pastaj i thotë Thomait: Bjerë gjishtinë tënd këtu e shih duart’ e mi; e bjerë dorënë tënde e vure ndë brinjë time, e mos u bën i pabesë, po beso. E u përgjegj Thomai, e i thot’ atij: Zoti im edhe Perndia ime. I thot’ atij Iisui: Sepse më pe, Thoma, besove. Lum ata që nukë panë, e besuanë. Janë edhe shumë të tjera nishane bërë nga Iisui përpara mathitivet së tij, që s’janë shkruarë ndë këtë kartë. E këto u shkruanë, që të besoni se Iisui është Krishti, i biri i Perndisë, e që si të besoni nd’ëmër të tij, të kini jetë të pasosurë. Pas këture dëftoi përsëri vetëhen’ e tij Iisui ndë mathiti të tij ndë Det të Tiveriadhësë. E e dëftoi kështu. Qenë gjithë bashkë Simon Petrua, edhe Thomai që quhej Dhidhimo, edhe Nathanaili, që qe nga Kanaja e Galileësë, edhe bijt’ e Zevedheosë edhe di të tjerë nga mathitejt’ e tij. U thot’ ature Simon Petrua: Vete të gjuaj pishq. I thon’ atij: Vijëmë edhe na me ti bashkë. Duallë e hipnë me të shpejta ndë varkë, e atë natë nukë zunë gjë fare. E poqë u kdhi, Iisui rrij mb’anë të detit, po mathitejtë nuk’ e njohnë që qe Iisui. U thot’ adha ature Iisui: Djelm, kini gjëkafshë për të ngrënë? Ju përgjegjnë atij: Jo. Edhe ai u tha ature: Shtiri rrjetnë mb’anë të djathëtë të varkësë, e do të gjeni. E shtinë dha, e nukë mundnë më ta hiqnë nga pishqit’ e shumë. E mathitiu që qe i dashurë nga Iisui, i thotë Petrosë: Zoti është. E Simon Petrua, poqë digjoi se Zoti është, vuri rasënë mbë krahë (sepse ish lakuriq) e u hodh ndë det. E të tjerëtë mathitej erdhë me varkë (se s’qenë larg nga dheu, po ngjera diqind kut) e hiqnë rrjetnë bashkë me pishq. E poqë duallë mbë dhe, shohënë gati thingjill dhezurë, e mbi ato qe vënë një pishk, edhe bukë. U thot’ ature Iisui: Biri nga pishqitë që zutë ndashti. Hipi Simon Petrua, e hoqi rrjetnë mbë dhe, plot me njëqind e pesëdhjetë e tre pishq të mëdhinj; e ndonëse qenë kaqë, nuk’ u çuar rrjeti. U thot’ ature Iisui: Ejani të drekëni. E nukë guxon ndonjë nga mathitejtë ta ksetaks atë: Cili je ti? Sepse e dijnë që qe Zoti. Qasetë dha Iisui, e merr bukënë e u ndan ature, ashtu edhe pishknë. Këjo ësht’ e treta herë që u dëftua Iisui ndë mathitej të tij, si u ngjall nga të vdekuritë. E si u dreknë, i thotë Iisui Simon Petrosë: Simon, i biri i Ionait, më do mua më tepër se këta? I thot’ atij: Me të vërteta, o Zot, ti e di që të dua ti. I thot’ atij: Kullot shtjerat’ e mia. I thot’ atij për së ditit: Simon, i biri i Ionait, më do mua? I thot’ atij: Me të vërteta, o Zot, ti e di që të dua ti. I thot’ atij: Kullot dhënt’ e mia. I thot’ atij të tretënë herë: Simon, i biri i Ionait, më do mua? U helmua Petrua, sepse i tha atij të tretënë herë: Më do mua? E i tha atij: Zot, ti i di të gjitha, ti e njeh që të dua ti. I thot’ atij Iisui: Kullot dhënt’ e mia. Vërtet, vërtet të thom tij, kur jeshe më i ri, e ngjeshje vetëhenë e ecëje tek doje. Ma kur të mplakeç, do të ndërç duart’ e tua e do të të ngjeshjë tjatër, e do të veç tek nukë do. E këtë ja tha të shënon me çfarë vdekëjë duaj të nderon Perndinë. E si tha këtë, i thot’ atij: Eja pas meje. E Petrua si u kthie mbë të prapë, sheh që i vin pas ai mathitiu që qe i dashurë te Iisui, ai që pat rarë mbë gjoks të tij, e i pat thënë: Zot, cili ësht’ ai që do të të paradhosjë? Si pa këtë Petrua, i thot’ Iisuit: Zot, për këtë ç’do të jetë? I thot’ atij Iisui: Ndë daça unë që të mbetetë ai ngjera sa të vij, ç’të vëjen tij? Ti eja pas meje. Andaj u hap këjo fjalë ndë vëllazër, se ai mathiti nukë vdes. E nukë tha Iisui se nukë vdes, po: Ndë daça që të mbetetë ai ngjera sa të vij, ç’të mbrodhurë ke ti? Kij është mathitiu që ep martiri për këto, e që shkroi këto. Edhe e dimë që ësht’ e vërtetë martiria e tij. Janë edhe të tjera punëra bërë nga Iisui, që të qe të shkruhishnë një nga një, besoj që as gjithë dheu s’mund t’i nxij kartëratë që deshnë të shkruhishnë. Vërtet. Fjalën’ e parë, o Theofil, e shkrova për gjith’ ato që nisi Iisui të bën e të dhidhaks. Ngjera mb’atë ditë që, si dha porsitë me anë të Shënjtit Shpirt apostojet që pat zgjedhurë, hipi ndër Qiell. Mb’ata që dëftoi edhe vetëhen’ e tij të gjallë si pësoi e pastaj me shumë nishane, e dukej mb’ata dizet dit, e u kuvëndon për mbretëri të Qiellvet. E kur qe bashkë me ta, i porsiti, që të mos ndahenë nga Ierusalimi, po të presënë të taksuritë nga babai, që qenë digjuarë nga goja ime. Se Ioanni pagëzoi me ujë, e ju do të pagëzoneni me Shpirt Shënjt, ndashti pas pak ditet. Ma këta si u mbëjuadhë mbë një vënd, e pietnë atë, e i thoshnë: O Zot, vallë ndë këtë vit do t’apç mbretërinë ndë fili të Israilit? E ai u tha ature: Nuk’ është puna juaj të njihni motetë e kohëtë, që i ka vënë babai mb’urdhër të tij. Po si të vijë Shënjti Shpirt mbë juvet do të mirri prei si fuqi; e do të jini martirë të mitë edhe ndë Ierusalim, edhe ndë gjithë Iudeë, e Samarië, edhe ngjera mb’anë të dheut. E si tha këto përpara sivet të ture, u ngre mbë të lartë, e e mori një mjergullë atë nga sit’ e ture. E tek rrijnë e vështroijnë atë që vij ndë Qiell, ja, e u duknë mbanë ture di njerëz me rroba të bardha. E u thoshnë: Njerëz nga Galilea, pse rriji e vështroni ndë Qiell? Kij Iisui që u muarr nga ju, e hipi ndër Qiell, kështu do të vijë sikundrë e patë atë të vejë ndë Qiell. Ahiere u kthienë ndë Ierusalim nga mali që thuhetë i Ullinjet, që është afër Ierusalimit sa është udhë një shëtunej. E poqë hinë ndë shtëpi, hipnë ndë hoçore, tek rrijnë e pritnë Petrua, edhe Iakovoi, edhe Ioanni, edhe Andhrea, Filippoi edhe Thomai, Varthollomeua edhe Mattheua, Iakovoi i biri Allfeosë, edhe Simon Zilloteu, edhe Iudha vëllai i Iakovit. Gjithë këta prisnë me një zëmërë ndë të falë e ndë të luturë bashkë me gra e me Mariënë mëmën’ e Iisuit, e me vëllazër të tij. E mb’ato dit si u ngre Petrua ndë mes të mathitivet (edhe qe mbëjedhurë një turmë mbë një vënd ngjera mbë njëqind e njëzet ëmëret), tha: Vëllazër, duhej që të dil e vërtetë ajo kartë që pat thënë më përpara Shënjti Shpirt me gojë të Dhavidhit, për Iudhënë që u qe kullauz mb’ata që zunë Iisunë. Sepse qe nëmëruarë me nevet bashkë, e ndodhi të kish me short këtë punë që kemi navet. Kij dha bleu një arë nga paga që mori për të keqe; e ra përmbis e plasi ndë mes e ju derdhë mbë dhe zorrët’ e tij. E këjo punë u digjua ndë gjith’ ata që rrijnë ndë Ierusalim, kaqë që ja vunë ëmërinë arësë Aqeldhama ndë gjuhë të ture, që domethënë: Ar’ e gjakut. Se është shkruarë ndë kartë të Psallmovet: U shkretoftë shtëpia e tij e mos ndëjtë njeri mbë të, e punën’ e tij ja martë tjatër. Duhetë dha nga këta njerëz që qenë me navet bashkë gjith’ atë kohë që pat ndënjurë Iisui Zoti me nevet. Që kur nisi nga pagëzimi i Ioannit, ngjera mb’atë ditë që u ngre nga nesh e hipi ndër Qiell, të bënetë martir një nga këta bashkë me nevet të së ngjallturit së tij. E vunë di, Iosifnë që thuhej Varsava, që ai quhej edhe Iusto; edhe Matthianë. E si u falë thanë: Ti Zot, që njeh zëmërat’ e gjithëvet, dëfto cilinë nga këta të di zgjodhe, Të zërë vëndnë e kësaj punet, edhe apostolisë që ra Iudha, që të vejë ndë vënd të tij. E shtinë shorte mbë ta, e ra shorti mbi Matthianë, e u nëmërua bashkë me të njëmbëdhjetë apostojtë. E kur erdhi dita e Pendikostisë, rrijnë mbë një vënd të gjithë bashkë. E vjen aksafna nga Qielltë një zë sikur u ngre një erë e keqe, e mbushi gjithë shtëpinë, atje tek rrijnë. E u duknë ature gjuhëra ndajturë nd’ata posi të zjarta, e ndëjnë mbi cilëdo nga ata. E u mbushnë të gjithë prej Shpirtit Shënjt, e nisnë të flisnë të tjera lloi gjuhëra sikundrë u ip ature Shënjti Shpirt të kuvëndoijnë. E qenë që rrijnë ndë Ierusalim çifut, njerëz me frikë të Perndisë, nga çdo fili që janë ndënë Qiell. E si u bë kij zë u mbëjodh turma, e u trazuanë; sepse digjoijnë sicilido që kuvëndoijnë ndë gjuhë të ture. E çuditishnë gjithë, e lijnë mëntë, e thoshnë njeri me jatërinë: Nukë janë gjithë këta që flasënë nga Galilea? E po qish navet digjojëmë cilido gjuhënë tonë që kemi lerë ndë të? Parthëtë, edhe Midhëtë, edhe Ellamitë, edhe ata që rrinë ndë Mesopotami, e nd’Iudheë, e Kapadhoqi, ndë Pondo, edhe ndë Asi. Ndë Frigji, e ndë Pamfili, nd’Egjipto, e mb’anët’ e Liviesë, që është prej Qirinit; edhe Romanët e ardhurë, çifutë e prosilitë. Kritikotë, edhe arapëtë, digjojëmë këta që kuvëndojënë ndë gjuhëra tona punët’ e mëdha të Perndisë. E lijnë mëntë gjithë e çuditishnë, e thoshnë njeri me jatërinë: Ç’do të jetë këjo? E të tjerë pa i përqeshnë, e thoshnë që janë mbushurë me musht. E si u ngre Petrua mbë këmbë bashkë me të njëmbëdhjetë, ngrijti zën’ e tij, e u thot’ ature: Njerëz çifut, edhe gjithë juvet që rriji ndë Ierusalim, le të jetë këjo ndë juvet e njohurë, e biri ndë vesh fjalët’ e mia. Se këta nukë janë të dejturë, sikundrë mëndoneni juvet; sepse tre është sahati i ditësë. Po këjo ësht’ ajo që qe thënë nga profiti Ioili: Do të jetë ndë të pastajmetë dit (thotë Perndia) do të derdh unë nga Shpirti im mbi gjithë njerëz; e do të profitepsjënë bijtë tuaj edhe bijatë tuaj; e trimshorëtë tuaj do të shohënë të para, e pleqtë tuaj do të ëndërronenë ëndërra. E mbi ropt’ e mi e mbi robinja të mia mb’ato dit do të derdh nga Shpirti im, e do të profitepsjënë. E do të bëj çudira lart ndë Qiell e nishane poshtë mbi dhe, gjak e flakë zjarit edhe avull timit. Dielli do të kthenetë mb’erësirë, e Hënëza mbë gjak, pa ardhurë edhe dita e Zotit, e madhia, e llampsura. E do të jetë, që cilido që të thërresë ëmërin’ e Zotit, do të shpëtojë. Njerëz Israilit, digjoni këto fjalët’ e mia: Iisunë Nazoreonë, njeri dëftuarë ndë juvet nga Perndia me punëra të mëdha, e me çudira që bëri Perndia me anë të tij, përpara sivet suaj, sikundrë e dini edhe juvet. Këtë që qe dhënë me thelimë të parë e me të dijturë të Perndisë, si zutë juvet e e mbërthietë mbë Kruq me duar të panomet, e vratë. Atë Perndia e ngjalli, si e lëshoi nga të dhëmburat’ e vdekëjësë, sepse s’mund të mbahej ai nga vdekëja. Sepse thotë Dhavidhi për atë: Unë gjithënjë shohë Zotnë përpara meje; sepse ai rri mb’anë time të djathëtë, që të mos loz. Andaj u gëzua zëmëra ime, e gjuha ime mburi; edhe kurmi im do të rrijë me omuth. Sepse do të mos lëç Shpirtinë tim ndë pisë, as Shënjtinë tënd do të ndëjeç të kalbetë. Më dëftove mua udhët’ e jetësë; do të më mbloç mua me gëzim të faqesë sate. O vëllazër, na është nevet ndëjierë të thomi me lefteri ndë ju për Patriarhnë Dhavidh, që edhe vdiqi edhe u kall ndë varr, edhe varr’ i tij është mbanë nevet ngjera sot e kësaj ditet. Sepse ai ish profit e e dij që Perndia i taksi atij me be, që nga far’ e mesit së tij do të ngrërë Krishtinë nga an’ e kurmit, e do ta vërë të rrijë mbi fron të tij. Profitërisht tha për të ngjallturë të Krishtit, që nukë mbeti Shpirt’ i tij ndë pisë, as kurm’ i tij pa të kalburë. Këtë Iisunë e ngjalli Perndia, kësaj punet jemi martirë navet të gjithë. E si hipi ai adha mb’anë të djathëtë të Perndisë, e si mori të taksurit’ e Shënjtit Shpirt nga babai, e derdhi këtë që shihni juvet ndashti e digjoni dhurëti. Sepse nukë hipi Dhavidhi ndër Qiell, po thot’ ai: Tha Zoti mbë Zotnë tim: Rri mb’anë time të djathëtë. Ngjera sa të vë armiqt’ e tua fron ndënë këmbë të tua. Le të dijë dha patjatër gjithë shtëpia e Israilit, se atë Iisunë që e mbërthietë juvet ndë Kruq, Perndia e ka bërë Zot edhe Hrishto. E si digjuanë, u lutnë ndë zëmërë të ture, e i thanë Petrosë edhe apostojet së tjerë: Ç’të bëjëmë, o vëllazër? E u thot’ ature Petrua: Metanoisni, e le të pagëzonetë cilido nga jush, mb’ëmër të Iisuit Krishtit, për të ndëjierë fajetë, e do të merri dhurëtin’ e Shënjtit Shpirt. Sepse për juvet është të taksuritë, e për djelm tuaj, edhe për gjithë të largëtë, cilitëdo që do të thërresë Zoti Perndia onë. E me shumë fjalë të tjera u mbush ature kokënë e i mpson, e u thosh: Shpëtoni nga kij brez i shtrëmbërë. E ata që muarë fjalën’ e tij me gëzim, u pagëzuanë; e u shtuanë atë ditë ndë qishë ngjera tri mijë shpirt. E rrijnë e pritnë mbë dhidhahi t’aturevet, e ndë të ndarë, e të ngrënë të bukësë bashkë, edhe ndë të faltura. E gjithë njerëzitë qenë mbë frikë, e shumë thavmëra e nishane bënishnë nga apostojtë. E gjith’ ata që besoijnë qenë gjithë bashkë, e gjithëçdo kishnë, i kishnë bashkuarë. E shitnë të pasuratë edhe plaçkat’ e ture e i ndaijnë ato gjithëvet, çdo që i duhej gjithëkujt. E ngaditë prisnë gjithë bashkë shumë kohë ndë Iero; e tuke thierë bukënë shtëpi mbë shtëpi, haijnë me gëzim e me zëmërë të drejtë. E lëvdoijnë Perndinë, e shihnë gjithë llaonë me si të mirë. E Zoti pa shton ngadita mb’atë shoqëri ata që besoijnë e shpëtoijnë. E Petrua edhe Ioanni hipëijnë bashkë ndë Iero mbë të nëntënë sahat të së falit. E një njeri qe i çalë nga barku i mëmësë tij, e mbarej mbë krahë. Këtë e vijnë ngaditë afër derësë Ieroit, që thuhej e bukurë, për të kërkuarë eleimosin nga ata që hijnë ndë Iero. Kij si pa Petronë edhe Ioannë që duajnë të hipëjnë ndë Iero, kërkoi të mirr eleimosin. E si shtiu sitë Petrua mbë të, bashkë me Ioannë, i tha: Vështrona nevet. Edhe ai shtiu sitë mbë ta, e shpëren të mirr gjëkafshë prej suresh. E i tha Petrua: Ërgjënd edhe ar tek meje nukë gjëndetë; po atë që kam, atë të ap ti: Mb’ëmër të Iisu Hristoit Nazoreut, ngreu, e ecë. E si e zuri atë nga dor’ e djathëtë e ngrijti. E atë çast ju forcuanë quçetë, edhe patomat’ e këmbëvet së tij. E u ngre mbë këmbë tuke këcierë, e ecën, e hiri bashkë me ta ndë Iero, tuke lëvduarë Perndinë. E e pa atë gjithë llaoi që ecën, e që lëvdon Perndinë. E e njohnë atë, që ish ai që rrij e kërkon eleimosin ndë derë të bukurë të Ieroit. E u çuditnë shumë, e duallë nga mëntë për atë që gjau atij. E si nukë shqitej i çali që u shërua nga Petrua edhe nga Ioanni, rodhi mb’ata gjithë llaoi tuke çuditurë ndë kamare që thuhetë e Sollomoit. E si pa këtë Petrua, ju përgjegj llaoit: O njerëz Israilit, pse çuditeni për këtë, a pse na vështroni nevet, sikur e bëm me fuqi a me besë tonë atë të ecëjë? Perndia e Avraamit, edhe Isaakut, edhe Iakovit, Perndia e baballaret sonë nderoi të bir’ e tij Iisunë, atë që juvet e kini paradhosurë e arnisurë përpara Pillatosë, kur deshi ai ta lëshon me gjukim. Ma juvet arnistë shënjtnë e të drejtinë, e kërkuatë të u dhëronej juvet një njeri gjakëcuar. E atë që ep jetënë e vratë. Atë Perndia e ngjalli nga të vdekuritë, e jemi nevet martirë t’asaj punet. E me besë të ëmërit saj, këtë njeri që shihni e e njihni, e forcoi ëmër’ i tij. E besa që vjen nga ai i dha atij këtë shëndet të gjithë kurmit përpara sivet gjithë juvet. E ndashti, o vëllazër, e di që ju e bëtë nga të padijturitë, si edhe arhondëtë tuaj. Ma Perndia, kështu pagoi ato që pat thënë me gojë të gjithë profitëvet së tij, që do të pëson Krishti. Metanoisni adha e ktheuni, që t’u shuhenë fajetë tuaj; që të vijënë kohërë të parigorisë nga faqea e Zotit. E të dërgojë ndë ju atë Iisunë Hrishtonë që pat qënë dhidhaksurë. Atë duhetë që ta mbajë Qielli ngjera mbë kohë që të vijënë ndë vënd gjithë punëtë që tha Perndia me gojë të gjithë Shënjtorëvet profitet së tij që herën’ e parë. Sepse Moisiu tha mbë baballarë tuaj, që Zoti Perndia juaj, do të bëjë t’u ngrihetë ndë mes të vëllazëret suaj një profit si u, atit t’i mbaji vesh mbë gjith’ ato që do t’u thotë juvet. E cilido që të mos i digjojë atij profitit, do të shuhetë nga llaoi. Edhe gjithë profitëtë që kanë folë që nga Samuili e pastaje, profitepsnë këto dit. Juvet jini djelmt’ e profitet e të dhjatësë që bëri Perndia me baballarë tuaj kur i tha Avraamit: E ndë farë tënde do të jenë bekuarë gjithë fëmijët’ e dheut. Për ju protoparë, ngjalli Perndia të bir’ e tij e ua dërgoi t’u bekojë juvet, që të kthenetë cilido prej jush nga të këqiatë tuaj. E tek kuvëndoijn’ ata këto fjalë ndë llao, arrinë mb’ata priftëritë edhe stratigoi i Ieroit, edhe Sadhuqejtë. Sepse u vin likshtë që dhidhaksnë ata llaonë e dëftoijnë mbë Iisunë të ngjallturit’ e së vdekuret. E shtinë duartë mb’ata e i vunë mbë të ruajturë për të nesërmenë, se ahiere qe mbrëmane. E shumë nga ata që digjuanë dhidhahinë besuanë, e u bë nëmuri i burravet ngjera mbë pesë mijë. E tjetërënë ditë u mbëjodhë arhondëtë, e pleqtë, e grammatejtë ndë Ierusalim. Edhe Anna, i Pari priftëret, edhe Ioanni, edhe Aleksandhroi, edhe sa ishnë nga soi i të parëvet së priftëret. E si i vunë ata ndë mes, i pietnë: Me ç’fuqi, a mbë ç’ëmër e bëtë juvet këtë? Ahiere Petrua u mbush nga Shënjti Shpirt, e u tha ature: O arhondë të llaoit edhe pleq të Israilit. E nd’është që pietemi nevet sot për të mirë që bën njëit njeriut së sëmurë, me çfarë punë u shërua kij. Le ta diji gjithë juvet, edhe gjithë llaoi i Israilit, se ndë ëmër të Iisu Hristoit Nazoreut, atij që e mbërthietë ndë kruq, e që Perndia e ngjalli atë nga të vdekuritë, me këtë ëmër kij rri përpara juvet i shëndoshë. Kij është guri që u hodh poshtë nga juvet që dërtoni, e që u bë quç i qoshesë. E as mbë ndonjë tjatër është shpëtimi; sepse as tjatër ëmër është ndënë Qiell dhënë mbë njerëz, që me anë të tij duhetë të sosemi na. E si panë tharosn’ e Petrosë e të Ioannit, e kupëtuanë që janë njerëz pa grammati e idhiotër, çuditishnë, e i njihnë ata që qenë bashkë me Iisunë. E sepse shihnë njerin’ e shëruarë që rrij me ta bashkë mbë këmbë, s’mund të thoshnë gjë kondrë. E si i porsitn’ ata të dilë jashtë nga sinodhi, bëijnë mushavere njeri me jatërinë, E thoshnë: Ç’t’u bëjëmë këture njerëzet? Sepse u bë një e madhe çudi prej suresh, e dinë gjithë sa rrinë ndë Ierusalim, e nukë mundjëmë ta arnisjëmë. Po që të mos përhapetë më tepër ndë llao, le t’i porsitjëmë ata me porsi të rëndë, që të mos flasënë më për këtë ëmër mbë ndonjë njeri. E si i thirrë ata, i porsitnë që të mos flasënë, as të mos dhidhaksjënë farese mbë ëmër të Iisuit. Ma Petrua edhe Ioanni u përgjegjnë mbë ta, e thanë: nd’është e drejtë përpara Perndisë, të digjojëmë më tepër juvet se Perndinë, gjukoni ju. Sepse navet nukë mundjëmë të mos flasëmë për ato punëra që pam e digjuam. E ata si i porsitnë me foveri i lëshuanë ata, sepse nukë gjenë sebep qish t’i mundoijnë prej llaoit, se gjithë lëvdoijnë Perndinë për atë që u bë. Sepse ish më shumë se dizet vjet ai njeri që u bë mbë të këjo thavm’ e shërimit. E si u lëshuanë vanë ndë të turetë, e rrëfienë sa u patnë thënë ature të parët’ e priftëret edhe pleqtë. E ata si digjuanë këtë gjithë me një zëmërë ngrijtinë zënë te Perndia, e thanë: O Zot, ti Perndia që bëre Qiellnë edhe dhenë, edhe Detnë, edhe gjithë sa janë mb’ato. Ti që me anë të gojësë së robit sit Dhavidhit the: Pse u nakatosnë filitë, e llaotë u menduanë pa vëjierë? Duallë përpara mbretërit’ e dheut, edhe arhondëtë u mbëjodhë mbë një vënd kondrë Zotit e kondrë Hristoit së tij. Se me të vërteta u përmbëjuadhë ndë këtë qutet kondrë shënjtit djalit sit Iisuit, që e pate hrisurë, Irodhi edhe Pondio Pillatua bashkë me filitë e llaoit’ e Israilit. Të bëijnë ato që dora jote edhe thelima jote kish bënë urdhër më përpara të bënishnë. E ndashti, o Zot, silloisu për kanosit’ e ture, e ep mbë rob të tua të flasënë me gjithë tharos fjalënë tënde. Tuke shtrijturë ti dorënë tënde të bënenë shërime e thavmëra e çudira me ëmër të shënjtit djalit sit Iisuit. E me të luturë që u lutn’ ata, u tund dheu tek qenë mbëjedhurë; e u mbushnë të gjithë prej Shënjtit Shpirt, e flisnë Fjalën’ e Perndisë me tharos. E turmës’ e ature që kishnë besuarë, ish zëmëra edhe Shpirti një; e s’qe ndonjë që të thosh nga plashkat’ e tij: është imea, po qenë të gjitha të turetë të gjithëvet bashkë. E e bënë apostojtë martirin’ e së ngjallturit të Zoti Iisuit me fuqi të madhe; e ishte dhurëti e madhe mb’ata gjithë. E nukë ish mb’ata ndonjë i papasurë; sepse gjith’ ata që kishnë ara a shtëpira i shitnë, e të çmuarat’ e së shituravet i bijnë. E i vijnë ndë këmbë t’apostojet, e ndahej mbë cilëdo sikundrë kish hrinë. E Iosiu, që e patnë thirrë Apostojtë Varnavë (që domethënë: i biri i parigorisë), Leviti, i leri ndë Qipro. Si pati një arë, e shiti, e pruri asprëtë e i vuri ndë këmbë t’apostojet. E një njeri që quhej Anania me gruan’ e tij Sapfirënë shiti një arë. E ndau ca asprë nga të çmuaritë me të dijturë edhe të gruasë tij; e pru një copë gjë, e e vuri ndë këmbë t’apostojet. E i tha Petrua: Anania, pse të mbushi zëmërënë tënde satanai të gënjeç Shënjtinë Shpirt e të mbaç nga të çmuarit’ e arësë? Nuk’ ësht’ e vërtetë, që e pashiturë otea qe, edhe e shiturë nd’urdhër tënd qe? Përse vure ndë zëmërë tënde këtë punë? Nukë gënjeve njerëz, po Perndinë. E tek digjon Anania këto fjalë, ra mbë dhe e i duall shpirti. E hiri frik’ e madhe mbë gjith’ ata që digjuanë këto. E si u ngrenë të ritë e muarë e e krienë jashtë atë, e e kallë ndë varr. E kishnë shkuarë ngjera tre sahat kur edhe gruaja e tij arriu atje, pa dijturë atë që u bë. E i thot’ asaj Petrua: Thuajmë mua ndë e shitë ju për kaqë gjë arënë? Edhe ajo i tha: Vërtet, për kaqë. Edhe Petrua i thot’ asaj: Për çfarë punë bëtë kuvënd juvet, të piraksni Shpirtin’ e Zotit? Ja tek janë mbë portë këmbët’ e ature që kallë ndë varr burrënë tënd, e do të të nxjerënë edhe tij jashtë. E atë çast ra përpara këmbëvet së tij e i dolli Shpirti. E si hinë brënda të ritë, e gjen’ atë vdekurë, e si e krienë jashtë, e kallë mbanë burrit së saj. E u bë frik’ e madhe mbë gjithë Qishë, e mbë gjith’ ata që digjuanë këto. E bënishnë shumë nishane e çudira me duar t’apostojet ndë llao (e ishnë gjithë bashkë me një zëmërë ndë kamare të Sollomoit. E ndonjë nga të tjerëtë nukë guxon t’u afëronej ature; po i nderon ata llaoi shumë. E sa vij po shtonej turm’ e burravet e e gravet që besuanë mbë Zotnë). Ngjera mbë kaqë që të nxirë jashtë ndë rrugëra të sëmurëtë e t’i vijnë mbë stromëra e mbë shtrate, që të zij ndonjë nga ata heja e Petrosë kur shkon. E mbëjidhishnë edhe turma e qutetevet që ishnë rrotullë Ierusalimit, e bijnë të sëmurë e të guciturë nga shpirtërat’ e pëgëra. E ata shëronishnë gjithë. E si u ngre i pari i priftëret edhe gjith’ata që qenë me të bashkë (që është eresi i Sadhuqejet) u mbushnë nga zilia. E shtinë duart’ e ture mb’Apostoj, e i vun’ ata ndë hapsanë, atë të llaoit. Po Ëngjëll’ i Zotit natënë hapi diert’ e hapsanësë e i nxori ata jashtë, e u tha. Hajdeni, e si të qëndroni ndë Iero, flitni ndë llao gjithë fjalët’ e dhidhaskalisë jetësë. E poqë e digjuanë, hinë që mëngjes ndë Iero e dhidhaksnë. E si erdhi i pari i priftëret, edhe ata që qenë me të bashkë, thirrë sinodh edhe gjithë pleqësinë të bijet së Israilit, e dërguanë ndë hapsanë t’i bijnë ata përpara suresh. E kopijtë si vanë, nuk’ i gjenë ata ndë hapsanë; e u kthienë, e u rrëfienë. Tuke thënë, se: Hapsanënë e gjem mbillturë me shumë siguri, edhe bekçitë që rrijnë jashtë përpara dieret; po si e hapm, nukë gjem ndonjë brënda. E si digju(a)në këto fjalë edhe prifti, edhe stratigoi i Ieroit, edhe të parët’ e priftëret, silloisishnë për ata, qish do të bënetë këjo punë? E mbi këto arriu një e u rrëfen ature, e u thotë, që: Ja njerëzitë që vutë ndë hapsanë, janë ndë Iero që rrinë, e dhidhaksjënë llaonë. Ahiere vate stratigoi bashkë me trima e i prun’ ata, po jo me shtrëngim (sepse trëmbishnë llaonë mos i mbuloijnë me gurë). E si i prun’ ata, i nxuarë përpara ndë sinodh, e i pieti ata i pari i priftëret. E u tha: Nuk’ u porositm na juvet që të mos dhidhaksni ndë këtë ëmër, e juvet ja që mbushtë Ierusalimnë nga dhidhahia juaj, e doi të na shtiri sipër gjakn’ e këtij njeriut? E u përgjegj Petrua edhe apostojtë, e thanë: Duhetë të digjojëmë më tepër Perndinë, se njerëzitë. Perndia e baballarëvet sanë e ngjalli Iisunë, që e vratë juvet me të mbërthierë ndë kruq. Këtë Perndia e madhoi e e bëri të parë e sotir me dorën’ e tij të djathëtë, për të dhënë metani ndë Israil, edhe të ndëjierë të fajevet. E nevet jemi martirë të këture fjalëvet, edhe Shpirti Shënjt, që dha Perndia mbë gjith’ ata që digjojënë atij. E ata si digjuanë këto, gërcëllijnë dhëmbëtë, e bëijnë mushavere t’i vrisnë ata. Po u ngre mbë këmbë ndë sinodh një Fariseo, që quhej Gamaliil, dhaskal i nomit, i nderuarë nga gjithë llaoi, e porsiti të nxjerënë një çikë jashtë Apostojtë. E u thot’ ature: Njerëz Israilit, vështroni mirë ç’kini për të bërë ndë këta njerëz. Sepse përpara këture ditet u ngre Thevdhai, e thosh vetëhenë se çoç është, me atë u bashkua një nemur ngjera katërqind njerëz. U vra ai, edhe gjith’ ata që i besuanë atij u përhapnë, e s’mbeti ndonjë. E pas këtij u ngre Iudha nga Galilea ndë dit kur shkruaijnë ëmëretë, e hoqi pas vetiut shumë llao. Edhe ai humbi, edhe ata që ju bënë shokë u përhapnë. Edhe ndashti u thom juvet: Largouni nga këta njerëz, e liri ata; sepse nd’është nga njerëz kij kshill a këjo punë, do të prishetë. Ma nd’është nga Perndia, nukë mundni ta prishni atë, mos ndodhetë e që bëni luftë me Perndinë. E e pëlqienë kuvëndn’ e tij. E si thirrë apostojtë, i rrahnë e i porsitnë që të mos flasënë më mbë ëmër të Iisuit, e i lëshuan’ ata. E këta ikëjnë nga faqea e sinodhit tuke gëzuarë, sepse u bënë të zotë që të ksenderonenë për ëmër të Iisuit. E nukë pëshoijnë të dhidhaksnë e të vangjelisnë ngadita ndë Iero edhe mbë shtëpira Iisu Hristonë. E mb’ato dit ahiere si u shtuanë mathitejtë, qërtoijnë Elinëtë me Çifut, se mbë punëra të çdo ditet nukë vijnë re grat’ e va të turetë. E si thirrë të dimbëdhjetë turmën’ e mathitivet, u thanë: Nuk’ ësht’ e pëlqierë ndë nevet të lëmë dhidhahin’ e Perndisë e të punojëmë ndë mësallëra. Zgjidhi adha, vëllazër, shtatë njerëz nga ju me ëmër të mirë, plot me dhurëti të Shënjtit Shpirt, e me sofi; ata do t’i vëmë mbë këtë punë. E navet do të presëmë ndë të luturë e ndë punë të dhidhahisë. E u duk këjo fjalë e pëlqierë përpara gjithë turmësë. E zgjodhë Stefanë, njeri plot nga besë, e nga Shënjti Shpirt, e Filipponë, e Prohoronë, e Nikanoranë, e Timonë, e Parmenanë, e Nikollënë Prosilitnë nga Antiohia. Këta i prunë përpara apostojet; e si u lutnë, vunë duartë mbi ta. E fjala e Perndisë rritej, e shtonej nëmuri i mathitivet ndë Ierusalim shumë. Edhe shumë turmë priftëret gjegjejnë besënë. E Stefani plot me besë e me fuqi bën çudira e thavmëra të mëdha ndë llao. Ma u ngrenë ca nga Sinagoji që thuhetë i Livertinëvet, edhe i Qirinevet, edhe i Aleksandhrinovet, edhe ca nga Qiliqia, e nga Asia, e bëijnë filloniqi me Stefanë. E s’mundnë të qëndroijnë kondrë ndë sofi e ndë Shpirt që flit. Ahiere vunë fshehura njerëz të thoshnë, se: Navet e digjuam atë që thosh fjalë të shara kondrë Moisiut, edhe kondrë Perndisë. E nakatosnë llaonë, edhe pleqësinë, edhe grammatejtë. E erdhë e e rrëmbienë atë, e e shpunë ndë sinodh. E nxuarë martirë të rrem, që thoshnë: Kij njeri nukë pushon tuke kuvënduarë të shara kondrë këtij vëndit së shënjtëruarë edhe kondrë nomit. Sepse na digjuam këtë që thosh që: Kij Iisui Nazoreua, do të prishjë këtë vënd e do të ndërrojë adetetë që na dha navet Moisiu. E si shtinë sitë mbë të gjith’ ata që rrijnë ndë sinodh, panë faqen’ e tij posi faqe Ëngjëllit. E i thotë i pari i priftëret Stefanit ndë janë këto punë kështu. Edhe ai tha: O njerëz vëllazër e baballarë, digjoni. Perndia e lëvdimit ju duk babait sinë Avraamit kur qe ndë Mesopotami, pa ndënjurë dhe ai ndë Haran. E i thotë atij: Dil nga dheu it, edhe nga gjëria jote, e eja ndë vënd që do të dëftoj unë ti. Atëherë si dolli nga dheu i Halldheet ndënji ndë Haran; e ateje si i vdiqi babai tij, e pru atë ndë këtë dhe që rriji ju ndashti. E nuk’ i dha atij klironomi ndë këtë dhe asnjë gjurmë këmbet, po i taksi të ja ip atë nd’urdhër të tij, e pas atij ndë të farësë tij, sepse s’pat ai djalë. E i tha Perndia kështu, se do të vejë far’ e tij të rrijë ndë vënd të huaj, e do ta skllavosjënë atë, e ta mundojënë për katërqind vjet. E atë fili që do të rrinë skllev mbë të, do ta gjukoj unë, tha Perndia; e pastaje do të dalënë e do të më shërbejënë mua ndë këtë vënd. E i dha atij dhjatën’ e peritomisë, e ashtu polli Isaaknë e e peritemni atë ndë të tetënë ditë; e Isaaku Iakovnë, e Iakovi të dimbëdhjetë Patrikëtë. E Patrikëtë pa për zili shitnë Iosifnë ndë Egjipto. Ma Perndia qe me atë. E nxori atë nga gjithë shtrëngimet’ e tij e i dha atij dhurëti e sofi përpara Faraonit, mbretit s’Egjiptosë, e e vuri atë të parë ndë Egjipto edhe mbë gjithë shtëpi të tij. E erdhi pastaj uja mbë gjithë dhe t’Egjiptosë e të Hanaanit, edhe shtrëngim i madh. E nukë gjeijnë ç’të haijnë baballarëtë tanë. E si digjoi Iakovi që gjëndej grurë nd’Egjipto, dërgoi herën’ e parë baballarëtë tanë. E të ditënë herë u njoh Iosifi ndë vëllazër të tij; e ju çfaq Faraonit filia e Iosifit. E dërgoi Iosifi e thirri baban’ e tij Iakovnë, edhe gjithë fëmijën’ e tij, shtatëdhjet’ e pesë shpirt. E vate Iakovi nd’Egjipto, e vdiqi ai edhe baballarëtë tanë. E i prunë ndë Sihem, e i vunë ndë varr që pat blerë Avraami me të çmuarë t’ërgjëndit nga të bijt’ e Emmorit të Sihemit. Ma kur u afërua koh’ e së taksurësë me be që pat bërë Perndia Avraamit, u rrit llaoi e u shtua nd’Egjipto. Ngjera sa erdhi tjatër mbret nd’Egjipto, që s’e dij Iosifnë. Kij zuri dinakëri kondrë filisë sanë, e u bëri të keq baballarëvet sonë, kaqë sa të shtijnë poshtë djelmt’ e ture, që të mos rroijnë e të shtonishnë. Mb’atë kohë leu Moisiu e ish i dashurë nde Perndia. Ai u ushqie tre muaj ndë shtëpi të babait së tij. E kur e hodhë atë poshtë, e mori atë e bija e Faraonit, e e ushqeu atë si bir të sajnë. E u mpsua Moisiu ndë gjithë sofi t’Egjiptivet, e ish i fortë ndë fjalë edhe ndë punë. E kur sosi ai të dizet vjeçtë, i erdhi ndë zëmërë të tij të vij të shih vëllazërit’ e tij, të bijt e Israilit. E si pa një që mundonej, i dha ndihmë, e i mori hakënë atij që qe shtrënguarë, sepse vrau Egjiptionë. E ai silloisej se vëllazërit’ e tij do të kupëtojënë që Perndia me dorë të tij u ip ature lefterinë. Ma ata s’e kupëtuanë. E ditën’ e pastajme u duk nd’ata tek qërtoijnë, e i anangasi ata të paqtonishnë, e u tha: O njerëz, juvet jini vëllazër, pse dëmëtoni njeri-jatërinë? Ma ai që adhiqis shoknë, e shtijti atë, e i tha: Cili të vuri ti të parë e gjukatas mbë ne? Mos do të më vraç edhe mua, sikundrë vrave djethinë edhe Egjiptionë? E me këtë fjalë iku Moisiu, e u kseniteps ndë vënd të Madhiamit, tek polli di djelm. E si shkuanë dizet vjet ju duk atij nd’erimi të Sina Orosë Ëngjëlli i Zotit ndë flakë të zjarit ferrësë. E si pa këtë Moisiu, u çudit për atë që u duk. E si u afërua ai të shih, i erdhi zë i Zotit që thosh: Unë jam Perndia e baballarëvet suaj, e Perndia e Avraamit, e Perndia e Isaakut, e Perndia e Iakovit. E Moisiu u drodh, e nukë guxon të vështron. E i thotë atit Zoti: Zgjidh këpucëtë nga këmbët’ e tua, sepse vëndi tek rri është i Shënjtëruarë. Vështrova e paçë të këqiat’ e llaoit sim që është nd’Egjipto, e digjova rëkimn’ e ture, e zbrita t’i shpëtoj ata. E ndashti eja, e do të të dërgoj ti nd’Egjipto. Këtë Moisinë që e arnisnë, kur thanë: Cili të bëri ti të parë e gjukatas? Këtë Perndia e dërgoi urdhëratas e shpëteish me dorë t’Ëngjëllit që ju duk atit ndë ferrë. Kij i nxori ata, tuke bërë çudira e thavmëra, ndë dhe t’Egjiptosë, e ndë Det të Kuq, edhe nd’erimi, dizet vjet. Kij është ai Moisiu që u tha bijet së Israilit: Zoti Perndia juaj do të ngrërë ndë ju profit prej vëllazëret suaj si mua, atit t’i digjoni. Kij është që qe ndë mbëjedhëjë të llaoit nd’erimi, me Ëngjëllinë që kuvëndon me të ndë mal të Sinait, e me baballarëtë tuaj, e mori fjalë të jetësë, t’ua ip juvet. Nde ai nukë deshnë të digjoijnë baballarëtë tanë, po e shqelmuanë e u kthienë me zëmëra të ture nd’Egjipto. Tuke thënë Aaronit: Bëna navet Perndira që të na shkojënë përpara nesh, sepse për atë Moisinë që na nxori navet nga Egjiptoja nuk’ e dimë se ç’i gjau. E bënë një viç mb’ato dit, e prunë kurban ndë Idhollo, e gëzonishnë ndë punëra të duarvet së ture. E Perndia ktheu faqenë nga ata, e i lëshoi të shërbeijn’ asqer’ e Qiellit, sikundr’ është shkruarë ndë kartë të profitet: O shtëpi e Israilit, më kini prurë vallë të thertura e kurbanë mua dizet vjet nd’erimi? Po ngrijtitë tendën’ e Mollohut, edhe ull’ e Perndisë suaj Remfanit, konatë që bëtë ju për të falë mbë to; e do t’u ngrë t’u shpie më tej Vavillonësë. E patnë baballarëtë tanë tendën’ e martirisë nd’erimi, sikundrë e pat porsiturë ai që i tha Moisiut ta bën sikundrë pa tiponë. Atë e muarrë dorë mbë dorë, e e prunë me vetëhe baballarëtë tanë bashkë me Iisunë të bëijnë zap filitë, që zboi Perndia nga faqea e baballarëvet sanë ngjera ndë ditë të Dhavidhit. Ai gjeti hir përpara Perndisë. E u lut të gjen një tendë Perndisë Iakovit. Sollomoi pa dërtoi shtëpi për të. Po i Larti nukë rri ndë shtëpi të bërë me duar, sikundrë thotë profiti. Qielli është froni im, edhe dheu qëndr’ e këmbëvet së mia. Çfarë lloi shtëpi do të më bëni mua? thotë Zoti. A çfarë lloi do të jetë vëndi i së prëjturit sim? Nuk’ i ka bërë gjithë këto dora ime? Kokëpakthierë e të paprerë ndë zëmërë e ndë veshë, juvet gjithënjë rriji kondrë Shënjtit Shpirt, si baballarëtë tuaj ashtu edhe juvet. Cilinë nga profitë nukë ndoqnë baballarëtë tuaj? E vranë ata që u dëftoijnë për t’ardhurë të së drejtit, atij që juvet ndashti u bëtë prodhotër edhe gjakëtorë. Juvet që kini marrë nomnë me porsi t’Ëngjëjet, e nuk’ e ruajtitë. E kur digjuanë këto, u pëllcit zëmër’ e ture, e kërcëllijnë dhëmbëtë mbë të. Ma ai sepse ish mbushurë prej Shënjtit Shpirt, si vështroi ndër Qiell, pa lëvdim Perndisë, e Iisunë ndënjurë mb’anë të djathëtë të Perndisë. E ata thirrë fort e zunë veshët’ e ture, e u vërsulë gjithë bashkë mbi të. E si e nxuarë jashtë nga quteti, i bijnë me gurë. E martirëtë vunë rrobat’ e ture përpara këmbëvet një trimshorit, që quhej Savllo. E e vrisnë Stefanë me gurë, që thërrit e thosh: O Zot Iisu, pritmë Shpirtinë tim. E si ujnji gjunjëtë, thirri me zë të madh: O Zot, mos ua zë ature për faj këtë punë. E si tha këtë, fleti. E Savllosë i pëlqen vreil’ e tij. E u bë atë ditë një ndjekëjë e madhe kondrë Qishësë që qe ndë Ierusalim. E u përhapnë gjithë ndëpër fshatëra të Iudheësë e të Samariësë, përveçme Apostojet. Ma njerëz me frikë të Perndisë bënë ksodhn’ e Stefanit, e bënë shumë të qarë mbë të. E Savllua prishte Qishënë tuke hirë shtëpi mbë shtëpi e tuke zbranisurë burra e gra, e i vij ndë hapsanë. Ata ndonëse qenë përhapurë, vijnë nga një vënd mbë tjatër, tuke dhidhaksurë fjalënë. E Filippoi si vate ndë qutet të Samarisë, u dhidhaks ature Krishtinë. E turma gjithë mbaijnë vesh me një zëmërë mb’ato që thuheshnë nga Filippoi, tek digjoijnë ata e tek shihnë thavmëtë që bën. Sepse nga shumë që kishnë Shpirtëra të pëgëra dilë ata tuke thirrturë me zë të madh. E shumë të mbajturë e të çalë u shëruanë. E u bë gaz i madh nd’ata të qutetit. Ma një njeri që quhej Simon, gjëndej mb’atë qutet që bën magjira, e gënjen filin’ e Samariësë, tuke thënë vetëhen’ e tij se është një i madh. Mb’atë digjoijnë gjithë i madh e i vogëlë, e thoshnë: Kij është ajo fuqi e madhe e Perndisë. E i digjoijnë atij, sepse shumë kohë i kish nxjerë ata nga mëntë me magjira të tij. Ma kur besuanë te Filippoi, që vangjelis për mbretëri të Perndisë edhe për ëmër të Iisu Hristoit, pagëzonishnë burra e gra. Edhe ai Simoni besoi, e si u pagëzua, u bashkua me Filipponë. E si shih nishanet’ e thavmëtë të mëdha që bënejnë, çuditej. E si digjuanë apostojtë që qenë ndë Ierusalim, që dheksi fjalën’ e Perndisë Samaria, dërguanë mb’ata Petronë edhe Ioannë. E poqë vanë, u lutnë për këta që të mirrë Shpirt Shënjt. (Sepse nuk’ ish edhe zbriturë mbë ndonjë nga ata, po vetëmë qenë pagëzuarë nd’ëmër të Zotit Iisuit). Atëherë vijnë duartë mbi ta, e mirrë Shënjt Shpirt. E si pa Simoni që me të vënë të duarvet s’apostojet ipetë Shënjt Shpirt, u pru ature asprë. E u tha: Ëmëni edhe mua këtë eksusi, që mbë këdo të vë duartë sipër, të marrë Shënjt Shpirt. Edhe Petrua i thot’ atij: Ergjëndi it le të humbasë me tij bashkë, sepse mëndove që dhurëtia e Perndisë blihetë me asprë. Ti s’ke pjesë as shoqëri ndë këtë punë, sepse zëmëra ote nuk’ ësht’ e drejtë përpara Perndisë. Bën adha metani nga këjo e keqia jote, e lutju Perndisë ndë ndodhtë që të të ndëjenetë marrëzia e zëmërësë sate. Sepse unë të shoh ti që je plot me vërer të pikëtë, e ndë të lidhurë t’adhiqisë. E u përgjegj Simoni, e u tha: Lutuni juvet Zotit për mua që të mos vijë mbi mua ndonjë nga këto që thatë. E ata si dhanë martiri e dhidhaksnë fjalën’e Zotit, u kthenë ndë Ierusalim, e ndë shumë fshatëra të Samaritet rrëfienë Ungjillë. E Ëngjëll’ i Zotit i foli Filippoit, e i tha: Ngreu mbë këmbë, e hajde prej Mesimvrisë, mb’udhë që zbret nga Ierusalimi ndë Gazë. Këjo është shkretëtirë. E u ngrë e vate. E ja një njeri nga Ethiopia, hadëm, që qe shumë i vëjierë mbanë Kandhakësë, mbretëreshës’ Ethiopëvet, ai kish mbë dorë gjithë gjën’ e asaj; e kish ardhurë për të falë ndë Ierusalim. E kthenej ndënjurë mbë koçi, e dhiavas profitnë Isaianë. E i thotë Filippoit Shpirti: Shko përpara e afërou kësaj koçiet. E si u lëshua Filippoi me vrap, e digjoi atë që dhiavas profitnë Isaianë, e i tha: Vallë, kupëton ato që dhiavas? Edhe ai i tha: Qish mund, ndë mos më dëftoftë mua ndonjë? E ju lut Filipoit të hipën e të rrij bashkë me të. E cop’ e kartësë që dhiavas qe këjo: Posi dashi u pru për të therturë, e posi qengj që rri pa zë përpara atij që e qeth atë, ashtu nukë hapi gojën’ e tij. Ndë të tapinosurë të tij ju ngre gjuqi i tij. E të lerët’ e tij cili mund ta ksijisjë? Sepse është ngrijturë nga dheu jet’ e tij. Ju përgjegj i dredhuri Filippoit, e i thotë: Të lutem, për cilinë e thotë profiti këtë? Për vetëhe të tij, a për ndonjë tjatër? E Filippoi hapi gojën’ e tij, e nisi nga këjo kartë, e i evangjelisi atij Iisunë. E tek vijnë udhësë, erdhë mbë ca ujë. E thotë i dredhuri: Ja ujë. Ç’më mbodhis mua të pagëzonem? Edhe Filippoi i thotë: Ndë beson me gjithë zëmërë, mund. Edhe ai u përgjegj, e tha: Besoj se Iisui Hristoi është i biri i Perndisë. E porsiti që të qëndron koçia. E zbritnë që të di nd’ujë, edhe Filippoi edhe i dredhuri. E e pagëzoi atë. E poqë duallë nga ujëtë, si Shpirti i Zotit rrëmbeu Filipponë, e më s’e pa atë i dredhuri, e vij tuke gëzuarë udhësë tij. E Filippoi u gjënd nd’Azoto, e mbë të shkuarë dhidhaks Ungjillë ndëpër gjithë qutete ngjera sa arriu ai ndë Qesari. E Savllua edhe tuke çfriturë kanosira e vreila kundrë mathitivet së Zotit, ju qas të parit së priftëret. E kërkoi prej si kartëra për Dhamasko ndëpër Sinagogjira, që ndë gjetë ndoca të jenë nga udha, burra e gra, t’i bjerë lidhurë ndë Ierusalim. E tek vij, gjau që kur u afërua ai ndë Dhamasko, e aksafna e llampsi atë një dritë Qiellet. E si ra mbë dhe, digjoi një zë q’ i thosh atij: Saull, Saull, pse më ndjek mua? E ai u përgjegj: Cili je ti, Zot? E Zoti i tha atij: Unë jam Iisui, ai që ndjek ti. Pun’ e ligë është për ti të shkelmoç drizatë. E ai tuke dredhurë e tuke çuditurë, tha: O Zot, ç’do ti që të bëj unë? Edhe Zoti i thot’ atij: Ngreu mbë këmbë e hirë ndë qutet, e do të të thuhetë ti ç’duhetë të bëç. E njerëzitë që i vijnë pas atij, mbenë të vuvosurë, se zënë e digjuanë, po ndonjë nukë shihnë. E Savllua u ngre nga dheu e nukë shih ndonjë, ndonëse i kish sitë hapëtë; po tuk’ e hequrë atë për doret, e prunë ndë Dhamasko. E ndënji tri dit që nukë shih; as hangri, as piu. E ishte ndë Dhamasko një mathiti që quhej Anania, e i thot’ atij Zoti ndë ëndërë: Anania. Edhe ai tha: Ja tek jam, Zot. Edhe Zoti i thot’ atij: Ngreu, e hajde mb’udhë që quhetë e Drejtë, e kërko ndë shtëpi të Iudhësë një Tarsiot që quhetë Savllo; se ja tek faletë. E pa ndë ëndërë një njeri që quhej Anania të vij e të vin sipër mbë të duartë, për të pohtisurë pagjene dritënë. E Anania u përgjegj: O Zot, digjova nga shumë botë për këtë njeri, sa të këqia ka bërë Shënjtorëvet së tu ndë Ierusalim. Edhe këtu ka urdhër nga të parët’ e priftëret, të lidhjë gjith’ ata që zënë ngoje ëmërinë tënd. Ma Zoti i tha atij: Hajde, sepse kij është tek u enë e zgjedhurë, për të mbajturë ëmërinë tim përpara të pabesëvet, e mbretëret, e të bijet s’Israilit. Sepse u do t’i dëftoj atij, sa do të pësojë ai për ëmër tim. E vate Anania, e hiri ndë shtëpi; e si vuri duartë mbi të, i tha: Saull vëlla, Zoti më dërgoi mua (Iisui që t’u dëftua tij mb’udhë tek vije) që të shohç, edhe të mbusheç prej Shënjtit Shpirt. E menjëherë i ranë nga sit’ e tij posi hala, e pa atë çast; e si u ngre, u pagëzua. E si hangri, u forcua. E ndënji Savllua ca dit bashkë me mathiti që qenë ndë Dhamasko. E pa mënuarë dhidhaks ndë Sinagoje Krishtinë, që kij është i biri i Perndisë. E çuditishnë gjith’ ata që digjoijnë, e thoshnë: Nuk’ është kij që i përhap ndë Ierusalim gjith’ ata që zijnë ngoje këtë ëmër? Edhe këtu për këtë punë erdhi që t’i bij lidhurë ndë të parët’ e priftëret? Ma Savllua sa vij forconej, e i bën të pagojë çifutë që rrijnë ndë Dhamasko, tuke dëftuarë që ai është Krishti. E si shkuanë shumë dit bënë mushavere çifutë ta vrisnë atë. E Savllua e njohu nijet’ e ture. E ata ruaijnë diertë nat’ e ditë, që ta vritnë atë. Ma mathititë e muarrë atë natënë, e e zbritnë nga muri tuk’ e lëshuarë me ç(p)ortë. E vate Savllua ndë Ierusalim, e kërkon të përzihej me mathitej, po gjithë trëmbishnë nga ai, sepse nuk’ e besoijnë që qe mathiti. Ma Varnava, si e mori me vetëhe, e pru nd’apostoj e u rrëfeu ature qish pat parë Zotnë mb’udhë, e qish i pat folë atij, e qish dhidhaksi faqeza ndë Dhamasko mbë ëmërë të Iisuit. E vij e rrijte bashkë me ta nd’Ierusalim e dhidhaks faqeza ndë ëmër të Zotit Iisuit. E kuvëndonte e filloniqis me Çifutë që flisnë Elinika, e ata kërkoijnë ta vrisn’ atë. Po si e digjuanë vëllazëritë, e shpunë atë ndë Qesari, e e dërguanë atë ndë Tarso. Qishëtë dha ndëpër gjithë Iudheë, e Galileë, e Samari, kishnë paq, e stisëijnë, e ecëijnë ndë frikë të Zotit, e shtonejnë me parigorí të Shënjtit Shpirt. E gjau tek shkon Petrua ndëpër gjith’ ato vënde, e të zbrit ngjera mbë Shënjtorë që rrijnë ndë Lidhë. E atje gjeti një njeri që quhej Enea, që ish i mbajturë e dergjej ndë shtrat tetë vjet. E i tha atij Petrua: O Enea, të shëron ti Iisu Hristoi. Ngreu, e shtro sht(r)atnë tënd. E atë çast u ngre. E e panë atë gjith’ ata që rrijnë ndë Lidhë e ndë Saronë, e u kthienë mbë Zonë. E ndë Iop qe një mathitrië që quhej Tavitha, që domethënë Zorkadhe. Ajo ish plot nga punëra të mira e nga eleimosine që bën. E gjau të sëmurej mb’ato dit e të vdis ajo; e si e lajtinë atë, e vunë ndë çardhak. E si është Lidha afër Iopit e digjuanë mathitejtë që Petrua ësht’ atje, dërguanë nde ai di njerëz, e i lutishnë të mos përtojë të vijë ngjera mbë ta. Edhe Petrua u ngre, e vate me ta bashkë. E si vate, e hipnë ndë çardhak. E duallë përpara gjithë grat’ e va, tuke qarë e tuke dëftuarë këmishëra e rroba që kish bërë ngjera sa ish me ato bashkë Zorkadhea. E si i kreu Petrua gjithë jashtë, e unji gjunjëtë mbë dhe e u fal; u kthie prej kurmit, e tha: O Tavitha, ngreu. E ajo hapi sit’ e saj, e si pa Petronë u ngre të rrij. E si i dha asaj dorënë, e ngrijti atë; e thirri Shënjtorëtë edhe të vatë, e ua nxori atë përpara të gjallë. E u digjua këjo ndë gjithë Iop, e shumë besuanë mbë Zotnë. E gjau të rrij ai shumë dit ndë Iop, ndë shtëpi të njëjt Simon Tabakut. E ish një njeri ndë Qesarië, që quhej Kornilio, Ekatondarh nga ortagjia, që thuhej Italianë. I besësë e i frikuarë i Perndisë me gjithë shtëpi të tij, e bën shumë eleimosine ndë llao, e i falej Perndisë gjithënjë. Kij pa faqeza ndë një ëndërë, ngjera nëntë sahat të ditësë, Ëngjëll të Perndisë që hiri tek ai, e që i tha atij: O Kornil. Ma ai si e vështroi atë, e mori frika, e tha: Ç’është, o Zot? E ai u përgjegj atij: Të luturat’ e tua, edhe eleimosinet’ e tua hipnë ndë kujtim përpara Perndisë. E ndashti dërgo njerëz ndë Iop e thirrë një Simon, që quhetë Petro. Kij gostitetë te një Simon Tabak, që është shtëpi e tij mb’anë të detit. Kij do të të thotë ti se ç’duhetë të bëç. E poqë iku Ëngjëlli që kuvëndon me Kornilionë, thirri di nga kopijt’ e tij edhe një trim që kish frikën’ e Perndisë nga ata që kish të besuarë. E si u rrëfeu ature të gjitha ato, i dërgoi ata ndë Iop. E të nesërmenë kur vijn’ ata, e u afëruanë ndë qutet, hipi Petrua ndë taracë të falej, mbë sahat të gjashtësë. E si e muarr uja, deshi të haij bukë. E tek bëijnë ata bukënë gati, i erdhi atij një ekstas. E sheh Qiellnë hapëtë, edhe një enë që zbrit tek ai posi një çarçaf i madh, lidhurë mbë katër anë, e bij mbë dhe. E mb’atë qenë çdo lloi bagëtiet me katër këmbë, edhe bishë, edhe gjërpinjt’ e dheut, edhe zogjtë e Qiellit. E erdhi zë tek ai, e i tha: O Petro, ngreu, pre, e ha. E Petrua tha: Mos qoftë, Zot, sepse kurrë nukë hangra gjë të ndietë a të pëgërë. E përtëri erdhi zëri tek ai për së ditit, e i tha: Ato që i ka Perndia të qëruara, ti mos i bën të pëgëra. E këjo u bë ngjera të tretënë herë. E pagjene u muarr ena lart ndë Qiell. E tek mëndonej Petrua me vetëhe të tij, ç’do të qe të paritë që pa, e ja njerëzit’ e dërguarë nga Kornilioi, tuke pjeturë shtëpin’ e Simonit, arrinë ndë portë. E si thirrë, pietnë nd’është Simoni që ka ëmërinë Petro këtu kondisurë. E tek vij ndër mënd Petrua të paritë që pa, i thot’ atij Shpirti: Ja, tre njerëz të kërkojënë ti. Po ngreu zbrit, e hajde me ta bashkë, pa vënë ndonjë silloi, se un’ i kam dërguarë ata. E si zbriti Petrua mb’ata njerëz që qenë dërguarë nga Kornilioi nde ai, u tha: Ja, unë jam ai që kërkoni. Për çfarë punë erdhtë këtu? Edhe ata i thanë: Kornilioi Ekatondarhu, njeri i drejti, e me frikë të Perndisë, i dëftuarë nga gjithë filia e çifutet, mori urdhër prej Shënjtit Ëngjëllit që të të thërresë ti ndë shtëpi të tij, e të digjojë fjalëra nga teje. E si i kalli ata brënda, i gostiti. E ditën’ e nesërme dolli me ta bashkë Petrua, e vanë me të bashkë edhe ca vëllazër që qenë nga Iopi. E ditën’ e pastajme hinë ndë Qesari. E Kornilioi mbëjodhi gjërit’ e tij e miqt’ e shtrëjtë, e rrij, e prit ata. E tek qe për të rirë Petrua, u poq Kornilioi mbë të, e ra ndër këmbë të tij e ju fal. Po Petrua e ngrijti atë, e i tha: Ngreu, se edhe unë njeri jam. E tuke kuvënduarë me të, hiri mbë shtëpi e gjeti që qenë mbëjedhurë shumë. E u thot’ ature: Juvet mir’ e diji që s’është ndëjierë njëit çifutit të bashkonetë, a t’afëronetë me njeri prej tjetër miletit. Ma mua më dëftoi Perndia të mos thom ndonjë njeri të ndierë a të pëgërë. Pra andaj poqë më thirrë, arçë pa bërë fjalë. U pies adha për çfarë punë më kini thirrturë mua? Edhe Kornilioi tha: Janë katër dit ngjera ndashti që agjërojë, e ndë nëntë sahat faleshë ndë shtëpi time, po kur ja, e qëndroi një njeri përpara meje veshurë me rrobë të bardha. E thotë: O Kornil, t’u digjua të falëtë tat, edhe eleimosinet’ e tua u kupëtuanë përpara Perndisë. Dërgo adha ndë Iop e thirrë Simonë, që quhetë Petro. Kij është konepsurë ndë shtëpi të Simonit Tabakut mb’anë të detit. E si të vijë ai, do të të thotë tij. E atë çast dërgova tek teje. Edhe ti mirë bëre që erdhe. Na, dha, ndashti të gjithë këtu jemi përpara Perndisë, të digjojëmë gjith’ ato që të ka ti Perndia porsiturë. Edhe Petrua si hapi gojënë, tha: Me të vërteta e njoh se Perndia nukë vështron ndë faqe të njerëzet. Po ndë çdo fili, ai që i ka frikën’ atij e bën të drejtënë, është i dheksurë nde ai. Fjalënë që dërgoi ai ndë bij të Israilit, me të vangjelisurë të paqit me anë të Iisu Hristoit. Kij është Zot i gjithëvet. Juvet e diji atë që gjau ndëpër gjithë Iudheë, si bëri nisëjënë nga Galilea, e pas pagëzimit që qiriksi Ioanni. Iisunë nga Nazareti, që Perndia e hrisi atë me Shpirt Shënjt e me fuqi, ai bëri udhënë tuke bërë të mira, e tuke shëruarë gjith’ ata që qenë skllavosurë nga djalli, se Perndia qe bashkë me të. E nevet jemi martirë gjith’ ature punëravet që bëri ndë vënd të çifutet edhe nd’Ierusalim. Ma atë që vranë e e mbërthienë ndë kruq. Këtë Perndia pa e ngjalli mbë të tretënë ditë, e e bëri atë të dukej. Jo ndë gjithë llao, po ndë martirë që qenë hirotonisurë që më përpara nga Perndia, ndë nevet, që hangrëm e pim me të bashkë, si u ngjall ai nga të vdekuritë e pastaje. E na porsiti nevet të dhidhaksjëmë ndë llao e të martirisjëmë se ai është bërë nga Perndia gjukatas i së gjallëvet, edhe së vdekuret. Për këtë apënë martiri gjithë profitë, që të ndëjierit’ e fajevet e merr prej asi cilido që beson nde ai. Edhe po tek flit Petrua këto fjalë, zbriti Shënjti Shpirt mbi gjith’ ata që digjoijnë fjalënë. E u çuditnë ata që besuanë nga të prerëtë sa patnë ardhurë me Petronë, sepse dhurëtia e Shënjtit Shpirt u derdh edhe mbë fili të tjera. Sepse i digjoijnë ata që flisnë mbë tjatër lloi gjuhëra, e që lëvdoijnë Perndinë. Ahiere u përgjegj Petrua, e tha: Vallë, është ndonjë që të na mbodhisjë ujëtë të mos pagëzonenë këta, që muarrë Shënjtinë Shpirt, si edhe navet? E i porsiti ata që të pagëzonenë nd’ëmër të Zotit. Ahiere ju lutn’ atij që të qëndrojë ca dit me ta. E digjuanë Apostojtë edhe vëllazëritë, që ishnë ndë Iudheë, se edhe të pabesëtë e dheksnë fjalën’ e Perndisë. E kur vate Petrua nd’Ierusalim, qërtoijnë me atë ata që kishnë Peritomi. E i thoshnë: Pse vajte ndë njerëz që s’janë peritemnurë, e hangre me ta? E si nisi Petrua, u dëfton ature një nga një, e u thosh. Unë jeshë ndë qutet ndë Iop e faleshë, e paçë ndë një ekstas këtë të parë, njëfarë enë posi çarçaf i madh varturë nga të katër anëtë, e zbriti nga Qielltë e erdhi ngjera tek u. E tuke vështruarë mb’atë, kupëtova. E paçë bagëti katërkëmbëja të dheut, edhe bishëtë, edhe gjërpinjtë, edhe zogjt’ e Qiellit. E digjova një zë që më thosh: Ngreu, Petro, e pre, e ha. E unë thaçë: Mos qoftë, o Zot, se ndonjë e ndierë a e pëgërë nukë hiri kurrë ndë gojë time. E m’u përgjegj për së ditit zëri nga Qielli: Ato që ka Perndia të qëruara, ti mos i kij për të pëgëra. E këjo u bë ngjera mbë të tretënë herë. E përsëri u hoqnë të gjitha ndër Qiell. E ja, atëherë arrijtinë tre njerëz mbë shtëpi tek jeshë konepsurë, të dërguarë nga Qesaria tek u. E Shpirti më tha mua të bashkonem me ta, pa ndonjë të ruajturë. E erdhë bashkë me mua edhe këta të gjashtë vëllazër, e hijtim ndë shtëpi t’atij njeriut. E ai na rrëfeu nevet qish pa Ëngjëllinë që i dolli përpara ndë shtëpi të tij, e i tha atij: Dërgo njerëz ndë Iop, e thirrë Simonë që quhetë Petro. E ai do të të thotë ti fjalë, e me ato fjalë do të shpëtoç ti edhe gjithë shtëpia ote. E poqë nisa unë të kuvëndojë, zbriti Shënjti Shpirt mbi ta, si edhe mbi nevet herën e parë. E më erdhi ndë fiqir fjala e Zotit, kur thosh, që: Ioanni pagëzoi me ujë, ma juvet do të pagëzoneni me Shpirt Shënjt. Nd’është dha që të tillënë dhurëti dha Perndia mb’ata që besuanë mbë Zotnë Iisunë Hristonë, posi edhe ndë nevet, ç’jam unë i zoti që të mbodhis Perndinë? E si digjuanë këto fjalë pushuanë, e lëvdoijnë Perndinë, e thoshnë: Adha edhe ndë të pabesë paska dhënë Perndia metani për jetë. Ata dha që qenë përhapurë nga helmi që u bë për Stefanë, vanë ngjera mbë Finiq, edhe ndë Qipro, edhe nd’Antiohi, pa folë njeriut fjalënë, përveçme Çifutet. E ca prej suresh ishnë nga Qiprua edhe nga Qirini. Këta, si hinë nd’Antiohi, flisnë mbë Elinë e u vangjelisnë Zotnë Iisunë. E dor’ e Zotit ish me ta bashkë, e shumë nëmurë njerëzet si besuanë, u kthienë mbë Zotnë. E u digjua këjo fjalë ndë veshë të Qishësë që qe nd’Ierusalim për këta. E dërguanë Varnavënë të vij ngjera nd’Antiohi. E ai si vate e pa dhurëtin’ e Perndisë, u gëzua, e i porsiti të gjithë të rrijnë me zëmërë të drejtë mbanë Zotit. Sepse ish njeri i mirë e plot prej Shënjtit Shpirt e prej beset. E u shtua shumë turmë njerëzet mbë Zonë. E Varnava u nis për Tarso të kërkon Savllonë, e si e gjeti atë, e pru atë nd’Antiohi. E qëndruanë një motëmot të tërë mbë Qishë, e dhidhaksnë shumë botë, kaqë që nd’Antiohi protoparë u quajtinë mathitejtë Hristianë. E mb’ato dit zbritnë nga Ierusalimi nd’Antiohi profitër. E si u ngre një prej suresh që quhej Agavo, shënoi me anë të Shënjtit Shpirt një uje të madhe që do të bënej ndëpër gjithë dhe. E ajo uje u bë ndë kohë të Qesar Kllavdhiut. E nga mathitejtë sikundrë kish gjithëkush, apofasisnë cilido t’u dërgoijnë ndihmë vëllazëret që rrijnë ndë Iudheë. (Si)kundrë edhe e bënë, e u dërguanë pleqet me dorë të Varnavësë edhe të Savllosë. Mb’atë kohë ahiere nisi mbreti Irodh të shtij duartë e të bën të keq mbë ca njerëz nga të qishësë. E vrau Iakovonë, të vëllan’ e Ioannit, me thikë. E si pa që u pëlqen këjo Çifutet, vuri nijet të zij edhe Petronë (e ishnë dit’ Lipsovet). Atë edhe e zuri e e vuri ndë hapsanë, e e dha ta ru(a)ijnë atë katër tufa trimavet nga katër, sepse pas Pashket duaj ta nxir atë ndë llao. Petrua dha ruhej ndë hapsanë; ma të falturitë te Perndia bënej gjithënjë për atë nga Qisha. E kur duaj Irodhi ta nxir atë, atë natë flij Petrua ndë mes di trimavet, lidhurë me di zinçirë, edhe trimatë përpara derësë ruaijnë hapsanënë. E ja, u gjënd atje Ëngjëlli Zotit e një dritë llampsi ndë shtëpi. E si i ra Petrosë ndë brinjë, e ngrijti atë, e i tha: Ngreu me të shpejta. E i ranë zinçirëtë nga duart’ e tij. E i tha atij Ëngjëlli: Ngjeshu, e mbath këpucët’ e tua. E bëri kështu. E i thot’ atij: Vish rrobënë tënde, e eja pas meje. E dolli, e vij pas si, e nuk’ e dij se ish e vërtetë ajo që bënej me anë t’Ëngjëllit, po i dukej sikur shih ëndërë. E si shkuanë të parin’ e të ditinë karaull të trimavet, erdhë ndë portë të hekurtë e që hin ndë qutet, e ajo u hap mb’ata vetiut. E si duallë e ecnë mbë një udhë, e atë çast iku Ëngjëlli prej si. E Petrua si erdhi ndë vetëhe të tij, tha: Ndashti e njoha me të vërtetë se paska dërguarë Zoti ëngjëllin’ e tij, e më shpëtoi mua nga duart’ e Irodhit, e nga gjithë shpresëja e llaoit së Çifutet. E si e njohu punënë, vate ndë shtëpi të Mariësë s’ëmësë Ioannit, që thuhej Marko, tek qenë mbëjedhurë shumë e falishnë. E si i ra portësë avllisë Petrua, erdhi të digjon një kopile që quhej Rodhë. E si njohu zën’ e Petrosë, nga gëzimi nuk’ hapi portënë, po vrapëtoi brënda e u rrëfeu se është Petrua ndë portë. Edhe ata i thon’ asaj: Ti u marrove. E ajo shtrëngonej të dëfton se kështu është. E ata thoshnë, se ëngjëll’ i tij është. Ma Petrua po rrij e çokanis portënë. E si e hapnë, e pan’ atë, e u çuditnë. E si u bëri ature nishan me dorë të pushoijnë, u rrëfeu ature qish e nxori Zoti atë nga hapsana, e u tha: Rrëfeni këto Iakovoit edhe vëllazëret. E si dolli ateje, vate ndë tjatër vënd. E si u kdhi, u bë shumë nakatosi ndë trima: Vallë ç’u bë Petrua! E Irodhi si e kërkoi atë e nuk’ e gjeti, ksetaksi trimatë që e ruaijnë, e porsiti t’i shpijnë t’i vrisnë, e pastaje zbriti nga Iudhea ndë Qesarië, e rrij atje. E Irodhi ish zëmëruarë mbë Tiriot, edhe mbë Sidhoniot, ma këta vanë tek ai gjithë bashkë, e me ndihmë të Vllastosë, kamarierit së mbretit, kërkoijnë paq, sepse vëndi i ture ushqenej nga vëndi i mbretit. E mbë një ditë të dhiorisurë veshi Irodhi rrobën’ e Mbretërisë e hipi mbë fron, e i dhidhaks ata. E llaoi thosh: Zë Perndiet, e jo njeriut. E atë çast e goditi atë Ëngjëll’ i Zotit, sepse nukë dha lëvdimnë te Perndia. E si u hëngr’ nga krimbatë, dha Shpirtinë. E fjala e Perndisë rritej e shtonej. E Varnava edhe Savllua u kthienë nga Ierusalimi, si sosnë punën’ e ture, e muarrë me vetëhe edhe Ioannë që quhej edhe Marko. E ndë Qishë që ish nd’Antiohi qenë ca profitër edhe dhaskalër, Varnava, e Simeoni që thuhej Nigjer, e Lluqoi nga Qirini, e Manaiu, shoku i Irodhit Tetrarhut, edhe Savllua. E tek shërbeijnë këta Zotnë, e agjëroijnë, thotë Shpirti Shënjt: Shquamëni mua Varnavënë edhe Savllonë ndë punë që i kam thirrë un’ ata. Ahiere si agjëruanë e u falë e vunë duartë mbi ta, i lëshuanë. E këta si dërgonejnë nga Shënjti Shpirt, zbritnë ndë Selefqi, e ateje bënë plëhurë për Qipro. E si vanë ndë Salaminë, dhidhaksnë fjalën’ e Perndisë ndëpër sinagojera të çifutet. E kishnë edhe Ioannë shërbëtuar. E si shkuanë nisinë ngjera ndë Pafo, gjenë atje një magjishtjar pseftoprofet çifut, që quhej Variisu. Kij ish bashkë me Anthipatonë Sergjo Pavllonë, njeri të mënçurë. Kij si thirri Varnavënë edhe Savllonë, kërkoi të digjon fjalën’ e Perndisë. Ma Elima magjishtjari (se kështu ksijisetë ëmër’ i tij) u rrij ature kondrë, e kërkon të mërgon Anthipatnë nga besa. Ma Savllua (që quhetë edhe Pavllo) si u mbush prej Shpirt Shënjt e vështroi mirë mbë të, I tha: O ti që je plot nga çdo gënjeshtrë e nga çdo të rreme, i biri i djallit, armiku i çdo së drejtësë, ti nukë mërcen tuke prishurë udhët’ e Zotit të drejtatë. E ndashti adha ja, dor’ e Zotit mbi tij, e do të mbeteç i verbërë të mos shohç Diellinë ngjera mbë një kohë. E atë çast ra mbi të mjergullë e skotadh, e vin rrotullë e kërkon ta hiqnë prej doret. Ahiere si pa Anthipatoi atë që gjau, besoi, e çuditej mbë dhidhahi të Zotit. E Pavllua me ata që kish me vetëhe, si u ngrenë nga Pafua, erdhë ndë Pergë të Pamfilisë. E Ioanni, si u nda prej suresh, u kthe ndë Ierusalim. E ata si shkuanë nga Perga, vanë nd’Andiohi të Pisidhisë, e si hinë ndë Sinagoj ditën’ e shëtunësë, qëndruanë atje. E pas të dhiavasurit së Nomit edhe të profitëvet, dërguanë të parët’ e sinagojit mbë ta, e u thanë: O njerëz vëllazër, ndë kini juvet fjalë për të porsiturë ndë llao, thoi. E si u ngre Pavllua e bëri nishan me dorë për të pushuarë, tha: O njerëz Israilit, e ju që kini frikën’ e Perndisë, digjoni. Perndia e këtij llaoit së Israilit zgjodhi përinjtë tanë, e ngrijti llaonë kur qe i huaj ndë dhe t’Egjiptosë, e me dorë të lartë i nxori ata nga ajo. E ndë dizet vjet kohë duroi marrëzit’ e ture nd’erimi. E si prishi shtatë milete ndë dhe të Hanaanit, dhen’ e ature e ndau mbë ta me short. E pastaje ngjera mbë katërqind e pesëdhjetë vjet u dha gjukatas ngjera te profiti Samuil. E që ahiere e pastaj kërkuanë mbret, e u dha ature Perndia Saullë të bir’ e Qisit, njeri nga filia e Veniaminit, vitëre dizet. E si e nxori atë, u ngrijti ature për mbret Dhavidhnë që për atë martirisi, e tha: Gjeçë Dhavidhnë të bir’ e Ieseut, njeri mbë zëmërë time. Ai do të bëjë gjith’ ato që dua unë. E nga far’ e këtij nxori Perndia, sikundrë kish taksurë, ndë Israil Sotirë Iisunë. Edhe Ioanni dhidhaksi përpara se të vin ai, pagëzim të metanisë mbë gjithë llao t’israilit. E si e sosi Ioanni udhën’ e tij, thosh: Cili thoi ju se jam unë? Nukë jam unë ai, po ja që vjen pas meje ai, që un’ atij s’jam i zoti t’i zgjidh këpucët’ e këmbëvet. O njerëz vëllazër, të bijt’ e filisë Avraamit, edhe cilido prej jush trëmbetë Perndisë, mbë ju është dërguarë fjala e kësaj sotirisë. Sepse ata që rrinë nd’Ierusalim, edhe të parët’ e ture, sepse nuk’ e njohnë atë, as fjalët’ e profitet që dhiavasjënë të shëtunë për të shëtunë, me të dëmëtuarë të këtij i paguanë. E sepse nukë gjenë ndonjë faj për vdekëjë, kërkuanë nga Pillatua të vritej ai. E si bënë gjith’ ato që ishnë shkruarë për të, e zbritnë atë nga druri e e vunë ndë varr. Ma Perndia e ngjalli atë nga të vdekuritë. Ai u duk për shumë ditet mb’ata që hipnë bashkë me të nga Galilea nd’Ierusalim. Këta janë martirë t’atijtë ndë llao. E navet u dëftojmë juvet të taksuritë që qe bërë ndë baballarë, se Perndia e sosi atë ndë nevet që jemi djelmt’ e ature, sepse ngjalli Iisunë. Sikundrë është shkruarë edhe ndë psallmo të ditë: Biri im je ti, unë sot të polla tij. E qishë ngjalli atë nga të vdekuritë e do të mos kthenetë më ndë të kalburë, kështu tha: Do të bëj të jenë të qëndruara për ju ato q’i taksa Dhavidhit. Andaj edhe ndë tjatër vënd thotë: Do të mos lëç të shohë kalbësirë Shënjti it. Sepse Dhavidhi, si pat punuarë ndë jetë të tij thelimën’ e Perndisë, fleti, e u vu ndë përind të tij, e pa të kalburë. Ma atë që e ngjalli Perndia, kij nukë pa të kalburë. Dijie gjithë juvet, o njerëz vëllazër, që me anë të këtij, dëftonetë ndë ju të ndëjierit’ e fajevet. E nga gjith’ ato që nukë mundë të bëneshitë të drejtë ndë nom të Moisiut, mbë këtë bënetë, cilido që beson, i drejtë. Vështroni dha se mos vijë mbë juvet ajo që është shkruarë ndë profitër. Vështroni juvet që shani, e çuditi, e mos u dukni, se unë bëj një punë ndë dit tuaj, punë që do të mos e besoni juvet, nd’ ua rrëfeftë njeri juvet. E kur dilë nga sinagoji i çifutet, u luteshinë miletetë që t’u thoshnë ature këto fjalë të shëtunë që vjen. E si u lëshua mbëjedhëja, shumë nga Çifutë e nga Prosilitë që qenë të besësë, vanë pas Pavllosë edhe Varnavësë. E këta me fjalë të ture u mbushnë kokënë ature që të qëndroijnë pa luajturë ndë dhurëti të Perndisë. E të shëtunën’ e pastajme, u mbëjodh afër gjithë quteti të digjoijnë fjalën’ e Perndisë. E Çifutë, si panë turmëtë, u mbushnë zili, e thoshnë kondr’ ature që thosh Pavllua tuke vllasfimisurë. Atëherë Pavllua edhe Varnava duallë e thanë me tharos, që e udhësë qe të flitej ndë ju përpara fjala e Perndisë; ma sepse e hidhni atë poshtë, e apofasisni vetëhenë tuaj që s’jini të zotë për jetë të pasosurë, ja, që kthenemi ndë milete. Se kështu na porsiti navet Zoti: U të bëra ti dritë për fili të pabesa, të gjeç ti për sotiri të ture ngjera mb’anë të dheut. Këto si digjuanë filit’ e tjera gëzonishnë, e lëvdoijnë fjalën’ e Zotit, e besuanë gjith’ ata që qenë apofasisurë për jetë të pasosurë. E fjala e Zotit përhapej mbë gjith’ atë vënd. Ma çifutë, ndershuanë gratë që trëmbishnë Perndisë, e të nderçuratë, e të parët’ e qutetit, e ngrijtinë ndjekëjë kondrë Pavllosë edhe Varnavësë, e i nxuarë ata nga sinoret’ e ture. E ata si shkundnë pluhurin’ e këmbëvet së ture përpara ture, erdhë ndë Ikonio. E mathitejtë pa qenë plot gëzim e plot prej Shënjtit Shpirt. E kur arrijtinë ndë Konië, ashtu van’ ata ndë sinaguaj të çifutet, e bënë të tillë dhidhahi sa që besoi një turm’ e madhe prej çifutet edhe Elinëvet. Ma Çifutë që nukë kishnë besuarë, u ngrenë mbë këmbë e egërcuanë shpirtërat’ e Ethnikovet kondrë vëllazëret. Po qëndruanë atje shumë kohë e dhidhaksnë faqeza kumbisurë te Zoti që u veveos fjalën’ e dhurëtisë tij, e u ip të bënishnë nishane e çudira me anë të duarvet së ture. E u shqie turm’ e qutetit, e ca ishnë me anë të Çifutet, e ca me anë t’Apostojet. Ma kur u ngrenë Ethnikotë edhe Çifutë me të parët’ e ture t’i ksenderoijnë e t’i vrisnë ata me gurë. Si e panë, iknë e vanë ndëpër qutete të Likaonisë, ndë Listrë, edhe ndë Dhervë, edhe ndëpër gjithë fshatëra rrotullë. E rrijnë atje, e dhidhaksnë Ungjillë. E ndë Listrë gjëndej një njeri i smundurë nga këmbëtë, që ish i çalë nga barku i s’ëmmësë tij; ai nukë pat ecurë kurrë. Kij rrij e digjon dhidhahin’ e Pavllosë, e Pavllua si e vështroi atë mirë, e si pa që kish besë për të sosurë. I thotë me zë të madh: Ngreu mbë këmbë të tua shtruara. E këceu, e ecën. E turmëtë si panë këtë që bëri Pavllua, ngrijtinë zën’ e ture, me gjuhë të Likaonëvet, e thanë: Pernditë u bënë mbë të gjarë si njerëz, e zbritnë mbë ne. E Varnavënë e thërrisnë Dhia, e Pavllonë Ermi, sepse ai ish i pari i fjalësë. E prifti i Dhiësë, që kish naonë përpara qutetit së ture, pru dema me kurorëra përpara portëravet bashkë me turmëtë, e duan të bën kurban. E si digjuanë këtë Apostojtë Varnava edhe Pavllua, xuarrë rrobat’ e ture, e hinë brënda ndë turmë, tuke thirrturë. E thoshnë: Njerëz, ç’janë këto që bëni? Edhe navet njerëz jemi që vdesëmë me juvet bashkë, po u dhidhaksjëmë juvet të hiqi nga këto gënjeshtra, e të ktheneni ndë Perndin’ e gjallë, që ka bërë Qiellnë edhe dhenë, edhe Detnë, edhe gjithë sa janë brënda nd’ato. Ai që ndë breza që shkuanë pat lënë gjithë Filitë të ecëijnë nd’urdhëra të ture. Ndonëse nuk’ e la vetëhenë pa çfaqurë, tuke bërë nevet të mira, e tuke dhënë nga Qielltë shira, e kohëtë plot me pemmë, e tuke dhënë pa kurcim t’ushqieritë e gëzimnë ndë zëmëra tona. E si thanë këto, mezi u mbushnë kokënë turmavet që të mos therë kurban ature. Ma arrijtinë nga Antiohia e nga Konja Çifutër, e bindnë turmëtë, e i ranë Pavllosë me gurë e e nxuarë jashtë nga quteti, sepse pandehnë se ish vdekurë. Ma si e pushtruanë atë rrotullë mathitejtë, u ngre e hiri ndë qutet. E nesëret dolli bashkë me Varnavënë për ndë Dhervë. E si rrëfienë Ungjillë mb’atë qutet, e si bënë shumë mathitej, u kthienë ndë Listrë, e ndë Konjë, e nd’Antiohi. E stereosnë shpirtërat’ e mathitivet, tuke paraqinisurë të qëndroijnë pa luajturë ndë besë, edhe se ndë mbretëri të Perndisë duhetë të hijëmë na me shumë shtrëngime. E si u hirotonisnë ature priftëre mbë çdo qishë, pas të falit e pas agjërimit, i akumbisnë ata mb’anë të Zot që panë besuarë. E si shkuanë ndëpër Pisidhi, erdhë ndë Pamfili. E si dhidhaksnë fjalën’ e Perndisë ndë Pergë, zbritnë ndë Atalë. E ateje bënë plëhurë për Antiohi, atje tek panë qenë dhënë ndë hir të Perndisë për punë që sosnë. E me të ardhurë të ture mbëjodhnë qishënë, e u rrëfeijnë sa pat bërë Perndia me anë të ture, e që hapi derën’ e besësë edhe ndë filira të tjera. E qëndruanë atje jo pak kohë bashkë me mathitej. E ca që patnë ardhurë nga Iudhea, dhidhaksnë vëllazëritë, se ndë mos u bëfi sunet sikundrë është adeti i Moisiut, nukë mundni të soseni. E si bënë shumë qartë e filloniqi Pavllua edhe Varnava për këtë punë me ata, apofasisnë të vijnë për këtë punë Pavllua edhe Varnava, edhe ca të tjerë prej suresh, nd’Ierusalim mbë apostoj e mbë pleq. Ata dha, si u përcuallë nga qisha, shkoijnë ndëpër Finiq e ndëpër Samarië, tuke rrëfierë të kthierit’ e miletevet; e ipnë gëzim të madh ndëpër gjithë vëllazër. E si arrijtinë nd’Ierusalim, i priti qisha, edhe apostojtë, edhe pleqësia, e ata rrëfienë sa thavmëra bëri Perndia me anë të ture. Po thoshnë se u ngrenë mbë këmbë ca nga eresi i Farisejvet që patnë besuarë, e thoshnë se duhetë të bënenë sunet ata, e t’i porsitjëmë të ruajënë nomn’ e Moisiut. E u mbëjuadhë apostojtë edhe priftëritë për të ksetaksurë këtë punë? E si u bë shumë kuvënd’ u ngre Petrua, e tha mb’ata: O njerëz vëllazër, ju mir’ e diji se që herën’ e parë ndë mes tuaj zgjodhi Perndia mua që të digjojënë Ethnikotë nga goja ime fjalën’ e Ungjillit e të besojënë. E Perndia që njeh zëmëratë, u dëftua me ta, sepse u dha ature Shënjtinë Shpirt, si edhe navet. E nukë bëri fare të zgjedhurë ndë mes tonë e t’ature, po qëroi zëmërat’ e ture me besë. E ndashti dha pse gucitni ju Perndinë, të viri zgjedhënë mbë qafë të mathitivet, që atë as baballarëtë tanë, as nevet mundm ta mbajëm? Ma besojmë të sosemi me dhurëti të Zotit Iisu Hristoit, kështu si edhe ata. E pushuanë gjithë turma, e digjoijnë Varnavënë edhe Pavllonë që rrëfeijnë sa thavmëra e çudira bëri Perndia ndë të tjera filira me anë të ture. E si pushuanë ata, u përgjegj Iakovoi, e tha: O njerëz vëllazër, digjoni mua. Simeoni dëftoi qish Perndia herën’ e parë pat urdhëruarë të mirr nga të pabesëtë llao mb’ëmër të tij. E mbë këtë venë mbë një edhe fjalët’ e profitëvet, sikundr’ është shkruarë. Pastaje do të kthenem përsëri, e do të dëftoj pagjene tendën’ e Dhavidhit që pat qënë gremisurë, e të gremisurat’ e saj do t’i dërtoj pa, e do ta ngrë atë mbë këmbë. Që të kërkojënë Zotnë gjithë të tjerëtë njerëz edhe gjithë filitë që mb’ato është thirrë ëmëri im, thotë Zoti që bën gjithë këto. Janë njohurë te Perndia që përpara jetësë punët’ e tij. Pra andaj unë gjukoj që të mos gucitenë ata që kthenenë nga filit’ e tjera te Perndia. Po t’u shkruajmë ature që të largonenë nga të pëgërat’ e Idhollëvet, edhe nga kurvëria, edhe nga të mbituratë, edhe nga gjaku. Sepse Moisiu që nga motet’ e lashta ka ndë çdo qutet kush ta dhidhaksjë atë ndë Sinagoje që dhiavasetë çdo të shëtunë. Ahiere u pëlqeu apostojet edhe priftëret me gjithë qishë, që të zgjidhenë njerëz prej suresh, e t’i dërgojënë nd’Antiohi, bashkë me Pavllonë edhe Varnavënë, Iudhënë që quhej Varsava, edhe Sillënë, njerëz të parë ndë vëllazër. E si shkruanë, dhanë mbë dorë këtë të ture kartë apostojtë, edhe priftëritë, edhe vëllazëritë: Mbë vëllazër që janë nga filit’ e tjera nd’Antiohi, edhe ndë Siri, edhe ndë Qiliqi, gëzoni. Sepse digjuam navet që duallë ca prej nesh e u nakatosnë juvet me fjalë, e u prishnë shpirtëretë tuaj tuke thënë të sunepsi e të ruani nomnë; navet ature s’u patm thënë këtë. Na u duk navet mbëjedhurë gjithë bashkë, të zgjedhjëmë njerëz e t’i dërgojëmë mbë juvet, me të dashuritë tanë Varnavënë edhe Pavllonë. Njerëz që kanë dhënë shpirtëret’ e ture për ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit. Dërguam dha Iudhënë edhe Sillënë, e ata do t’u rrëfejënë me dhidhahi ato që u shkruajmë. Sepse u duk e mirë nde Shënjti Shpirt edhe ndë nevet, të mos vëmë më mbi juvet tjatër barrë, përveçme këture, që pa ato nukë bën. Të largoni nga ato që therenë ndë Idhollë, edhe nga gjaku, edhe nga të mbituratë, edhe nga kurvëria. Nga këto punëra kur të ruani vetëhenë tuaj, do të bëni mirë. Qofi me shëndet. E ata si u përcuallë, erdhë nd’Antiohi, e mbëjodhë turmënë, e u dhanë kartënë. E si e kënduanë, u gëzuanë për parigori. Iudha pa edhe Silla, si qenë edhe ata profitër, me shumë dhidhahi parigorisnë e forcoijnë vëllazëritë. E si qëndruan’ atje ca kohë, u përcuallë nga vëllazëritë me paq mb’apostoj. Po Sillësë i pëlqeu të mbetej atje. Pavllua pa edhe Varnava, silleshinë nd’Antiohi, tuke dhidhaksurë e tuke qiriksurë Ungjillë e fjalën’ e Zotit bashkë me shumë të tjerë. E pas ca ditet i thotë Pavllua Varnavësë: Le të kthenemi adha të shohëmë vëllazëritë tanë qutet mbë qutet, tek dhidhaksm fjalën’ e Zotit, qish gjëndenë. Ma Varnava duaj të mirr me vetëhe të tij edhe Ioannë, që quhej Marko. E Pavllua e gjen çaiz, që një që qe larguarë prej suresh nga Pamfilia, e nuk’ erdhi bashkë me ta ndë punë, të mos e marrënë atë. E gjau një qartë, kaqë sa të ndahejnë ata njeri nga jatëri, e Varnava të mirr Markonë, e të bën plëhurë për Qipro. E Pavllua zgjodhi Sillënë, e dolli, si u dha nga vëllazëritë ndë dhurëti të Perndisë. E shkon ndëpër Siri e ndëpër Qiliqi tuke forcuarë qishëratë. E arriu ndë Dhervë e ndë Austrë. E ja, ish atje një mathiti që quhej Timotheo, bir’ i një gruasë çifute të besësë, e nga jati Elin. Këtij i ipnë martiri të mirë vëllazëritë që qenë ndë Listrë e ndë Konjë. E Pavllua deshi që kij të vij me të bashkë, e si e mori atë e bëri sunet, për të dukurë ndë çifut që qenë mb’ato vënde, sepse e dijnë të gjithë baban’ e tij që qe Elin. E tek shkoijnë qutet mbë qutet, porsitnë mb’ata të ruaijnë porsitë që qenë urdhëruarë nga apostojtë, e nga priftëritë që qenë nd’Ierusalim. E qishëratë stereosishnë ndë besë, e shtonishnë ndë nëmurë ditë për ditë. E si shkuanë Frigjinë edhe vëndn’ e Gallatisë, u mbodhisnë nga Shënjti Shpirt të dhidhaksnë fjalën’ e Zotit nd’Asi. E si erdhë ndë Misi, dhoqimasnë të vijnë ndë Vithini, po nuk’ i la ata Shpirti të vijnë. E si shkuanë ndëpër Misi, zbritnë ndë Troadhë. E ju duk Pavllosë natënë një të dukurë: Ish një njeri nga Maqedhonia që i rrij përpara e i lutej atij, e i thosh: Shko ndë Maqedhoni e ndihna nevet. E poqë pa këtë të parë, atë çast kërkuam të niseshim për Maqedhoni, se veveoseshim që Zoti na thirri navet, që t’i vangjelisjëmë ata. E si bëm plëhurë nga Troadha, muarrm udhënë dreq për Samothraq, e ditën’ e nesërme ndë Neapol. E ateje ndë Filippë, këta janë qutetit i pari të pjesësë Maqedhonisë, Kolloni. E mb’atë qutet qëndruam ca dit. E ditën’ e shëtunësë duallm jashtë qutetit afër lumit, tek dukej se qe të luturë, e qëndruam e dhidhaksm gratë që qenë mbëjedhurë. E një grua që quhej Lidhi nga qutet’ i Thiatiret që shit porfire, e frikuarë e Perndisë, rrij e digjon. Kësaj i hapi zëmërënë Zoti të mbaj vesh mb’ato që thosh Pavllua. E si u pagëzua ajo edhe shtëpia e saj, u lutej, e thosh: Ndë më kini për të besësë edhe mua te Zoti, ejani ndë shtëpi time e qëndroni. E na shtrëngoi navet. E gjau tek vejëm nevet të faleshim, një vashëzë që kish Shpirt të Pithonit, na dolli nevet përpara. Këjo bën shumë të mbrodhurë ndë zotërinj të saj tuke magjepsurë. Këjo vin pas Pavllosë edhe nevet, e thërrit, e thosh: Këta njerëz janë ropt’ e Perndisë lartë, që na dëftojënë nevet udhën’ e shpëtimit. E këtë e bën për shumë dit. Ma Pavllua, si u rëndua e u kthe, i thotë Shpirtit: Të porsit tij ndë ëmër të Iisu Hristoit, të dalç nga ajo. E dolli atë çast. E si panë zotërinjt’ e saj, që vate omuthi i fitimit të ture, zunë Pavllonë edhe Sillënë, e i zbranisnë ndë foro mbë gjukatas. E si i shpunë ata përpara gjukataset, thanë: Këta njerëz nakatosjënë qutetnë tënë, sepse janë Çifutër. E dhidhaksjënë ca adete, që s’ësht’ e udhësë t’i dheksjëmë navet, as t’i bëjëmë, sepse jemi Romanë. E menjëherë ra turma mbi ta, e gjukatasitë xuarë rrobat’ e ture, e porsitnë t’i rrihnë me shkop. E si u bënë shumë të rrahurë ature, i vunë ndë hapsanë, e porsitnë atë që ruan të hapsosuritë, t’i ruan ata fort. Kij si mori të tillë porsi, i vuri ata ndë hapsanë të thellë e u shtrëngoi këmbëtë mbë tombruk. E prej mesit natësë Pavllua edhe Silla falishnë e lëvdoijnë Perndinë. E ata që qenë hapsosurë, i mbaijnë vesh. E aksafna u bë një tërmet i madh, saqë u tundnë binat’ e hapsanësë, e atë çast u hapnë gjithë diertë e ranë lidhëjat’ e gjithëvet. E si u zgjua ai që ruan hapsanënë e pa diert’ e hapsanësë hapëtë, nxori thikën’ e tij, e duan të vrit vetëhenë, sepse pandehu se iknë të hapsosuritë. Ma Pavllua thirri me zë të madh, e i tha: Mos bën gjë të keq ndë vetëhe tënde, se këtu jemi të gjithë. E si kërkoi dritë, hiri brënda, e tuke dredhurë ra mbë këmbë të Pavllosë e të Sillësë. E si i nxori ata jashtë, u thotë: Ç’duhetë të bëj unë që të sosem? Edhe ata i thanë: Beso mbë Zotnë Iisu Hristonë, e do të soseç ti edhe shtëpia ote. E i dhidhaksn’ atij fjalën’ e Zotit, edhe gjith’ ature që qenë ndë shtëpi të tij. E si i mori ata ahiere ndë kohë të natësë, u lau plagëtë. E u pagëzua ai edhe gjithë të tijtë atë çast. E si i hipi ata sipër mbë shtëpi të tij, u vuri mësallë, e u gëzua me gjithë shtëpi të tij, sepse besoi te Perndia. E si u kdhi dërguanë gjukatasitë çaushëtë, e u thanë: Lësho ata njerëz. E ai që ruan të hapsosuritë rrëfeu këto fjalë te Pavllua, që dërguanë gjukatasitë të lëshonenë, e ndaje ndashti dili, e hajdeni ndë të mirë. Edhe Pavllua u thot’ ature: Si na rrahnë navet faqeza, pa ndonjë faj, që jemi njerëz Romanë, e na vunë ndë hapsanë, e ndashti na nxjerënë navet fshehura? Jo, nukë bënetë, po le të vijënë ata vetë e le të na nxjerënë nevet. E çaushëritë u shpunë këto fjalë gjukataset, e u trëmbnë si digjuanë që janë Romanë. E erdhnë e i parakalesnë ata, e si i nxuarë, u lutishnë të dilë nga quteti. E si duallë nga hapsana hinë ndë shtëpi të Lidhësë e panë vëllazëritë, i parigorisnë ata e iknë. E si shkuanë ndëpër Amfipoli e ndëpër Apolloni, erdhë ndë Selenik, tek qe sinagoji i Çifutet. E sikundrë kish adetnë Pavllua vate mb’ata, e për tri të shëtuna kuvëndon me ata mbi kartëra. E ua hap e ua dëfton se duhej të pëson Krishti, e të ngjallej nga të vdekuritë, edhe se kij është Hristoi Iisui, që unë rrëfej mbë juvet. E ca prej suresh besuanë, e u bashkuanë me Pavllonë edhe me Sillënë, si edhe një turm’ e madhe prej Elinëvet që besuanë, edhe jo pak gra nga të paratë. Ma çifutë që nukë besoijnë zilepsnë, e muarrë ca njerëz nga të pazarit të këqinj, e bënë turmë, e nakatosnë qutetnë. E si vanë ndë shtëpi të Iasonit, kërkoijnë t’i nxirë ata ndë llao. E si nuk’ i gjenë ata, zbranisnë Iasonë edhe ca vëllazër të tjerë e i shpunë ndë të parët’ e qutetitë tuke thirrturë, se ata që trazuanë gjithë botënë, erdhë edhe këtu. E këta i priti mbë shtëpi Iasoni. E ata të gjithë ecëjënë kondrë porsivet së Qesarit, e thonë, se është një tjatër mbret Iisu. E të parët’ e qutetit edhe turma u nakatosnë si digjuanë këto. E si u bënë hoshnuk nga Iasoni, edhe nga të tjerëtë, i lëshuanë ata. E vëllazëritë sakaqëherë i përcuallë Pavllonë edhe Sillënë natënë për Verjë. E këta poqë arrijtinë atje, vanë ndë sinaguaj të çifutet. Këta qenë më të mirë se ata çifut e Selenikut, e e dheksnë fjalënë me shumë të shpejtë, e ngaditë ksetaksnë ndë kartëra nd’është puna kështu. E shumë nga ata besuanë, e nga gratë bujëresha Elinetë, edhe nga burratë jo pak. E si kupëtuanë çifut’ e Selenikut se edhe ndë Verjë u qiriks fjal’ e Perndisë nga Pavllua, van’ edhe atje, që të nakatosnë botënë. E sakaqëher’ ahiere vëllazëritë dërguanë Pavllonë të vij ngjera mbë det. E mbetnë atje Silla edhe Timotheoi. E ata që përcillë Pavllonë, e shpunë atë ngjera mb’Athinë. E si muarrë porsi prej si për Sillënë edhe për Timotheonë, që të vijnë shpejt tek ai, shkuanë e iknë. E tek i prit ata Pavllua nd’Athinë, ju idhërua Shpirt’ i tij brënda, sepse shih qutetnë që ish plot me Idhollë. E kuvëndon ndë Sinaguaj me çifut e me ata që besuanë, edhe ndë pazar ngaditë me ata që piqej. E ca fillosofë nga t’Epikurit edhe nga Stoikotë zihishnë me të. E ca thoshnë: Ç’domethënë kij fjalëtuar? E ca pa: Ai duketë të jetë rrëfeës Perndivet së tjera; sepse u rrëfen ature Iisunë, edhe të ngjallturitë. E si e muarrë atë, e shpunë nd’Ariopago, e i thoshnë: Mundjëmë të njohëmë ç’është këjo dhidhahi e re që dhidhaks ti? Sepse tij ca punëra të ra na gjëmon ndë veshë tona. Duamë dha të dimë ç’do të jenë këto? (Sepse Athinjotë edhe të huajtë që rrijnë atje nukë vështroijnë tjetër punë, po të thoshnë a të digjoijnë ndonjë të re). E si qëndroi Pavllua mbë këmbë ndë mes t’Ariopagosë, u tha: O Athinjot, unë juvet u shoh që jeni më shumë se duhetë të besësë ndë gjithë punëra. Sepse tek shkova, e paçë të falatë tuaj, gjeçë edhe një Vomo, që qe mbi të shkruarë: E Perndisë që z’dimë. Atë dha që i fali pa dijturë, këtë ua dëftoj unë juvet. Perndia që bëri botënë, edhe sa janë mbë të, kij, sepse është Zoti i Qiellit edhe i Dheut, nukë rri ndë naora që bënenë me duar. As shërbenetë prej duarvet së njerëzet, se s’ësht’ ihtjaç për ndonjë punë. Ajo ep ndë të gjithë jetënë, edhe frimënë edhe gjithë të tjeratë. E bëri nga një gjak gjithë filit’ e njerëzet të rrinë mbi gjithë faqe të Dheut, e u dhiorisi kohëra me taks, edhe sinoretë të ndënjuravet së ture. E të kërkojnë Zotnë, nd’është sikur ta zijnë me dorë, e ta gjejnë, ndonëse nuk’ është mërguarë ai prej cilitdo nga nesh. Sepse mb’atë rrojëmë, edhe tundemi, edhe jemi, sikundrë thanë edhe ca piititë tuaj, se navet jemi fili prej atij. Sepse jemi adha fili nga Perndia, nukë duhetë të silloisemi se të qënët’ e Perndisë ka të gjarë me ar, a me ergjënd, a me gur të peleqisurë nga zanati a nga mëndia e njeriut. Sepse bëri Perndia sikur nukë pa kohët’ e së padijturit, ndashti porsit gjithë njerëzitë ndë çdo vënd të bëjënë metani. Sepse ka urdhëruarë një ditë, që mb’atë do të gjukojë gjithë dinianë me të drejtë, me anë të njëit njeriut që është vënë prej si, e këtë e veveosi mbë gjithë kur e ngjalli atë nga të të vdekuritë. E si digjuanë të ngjallturit’ e së vdekuret, ca përqeshnë, e ca pa thoshnë: Duamë të ndiejmë edhe një herë për këtë punë. E kështu Pavllua iku nga mes’ i ture. E ca njerëz pa, si u kolisnë me të bashkë, besuanë. Prej suresh, një qe edhe Dhionisioi Areopagjiti, edhe një grua që quhej Dhamare, edhe të tjerë me ata bashkë. E pastaje si iku Pavllua nga Athina, vate ndë Jordhezë. E si gjeti një çifut që quhej Aqillë, i lerë ndë Pondo, që atëherë pat ardhurë nga Italia, edhe Prisqillënë gruan’ e tij (sepse Kllavdhioi pat dhënë urdhër të ndiqejnë gjithë çifutë nga Romi), u bashkua me ta. E sepse patnë një zanat me të, ndënji ndë shtëpi të ture, e punon, sepse zanati i ture ish të bëijnë çadëre. E dhidhaks ndë Sinaguaj çdo të Shëtunë, e i mund çifutë edhe Elinëtë. Ma kur erdhë nga Maqedhonia, Silla edhe Timotheoi, i zihej Pavllosë frima, tuke dëftuarë me martiri çifutet që Iisui është Hristoi. E kur rrijnë ata kondrë, e vllasfimisnë, shkundi ai rrobat’ e tij, e u tha ature: Gjaku juaj mbi kokë tuaj. Unë jam i pafaj. Që sot di e tutje do të vete ndë filira të tjera. E si u ngre ateje, vate ndë shtëpi të njëit që quhej Iusto e që kish frikën’ e Perndisë. Shtëpi e këtij qe krah mbë krah me sinaguaj. E Krispua, i pari i sinagojit besoi mbë Zotnë me gjithë fëmijë të tij. Edhe shumë prej Jordhezësë me të digjuarë, besoijnë e pagëzonishnë. E natënë nd’ëndërrë i tha Pavllosë Zoti: Mos u trëmb, po folë e mos pusho. Se unë jam bashkë me ti, e ndonjë do të mos vërë dorë mbë ti, të të bëjë ti të keq, sepse është shumë llao im ndë këtë qutet. E qëndroi një motëmot e gjashtë muaj, tuke dhidhaksurë mb’ata fjalën e Perndisë. Ma kur u bë Galioni Kushullë nd’Ahai, u ngrenë gjithë Çifutë mbë këmbë me një zëmërë kondrë Pavllosë, e e shpunë atë ndë gjuq. E thoshnë: Kij bën njerëzitë të falenë Perndisë sikundrë s’është shkruarë ndë nom. E tek duan Pavllua të hap gojënë e të flit, u tha Galioni çifutet: Të qe ndonjë zarar a ndonjë faj i madh, o çifut, dojë t’u durojë juvet sikundrë ësht’ e udhësë. Ma ndë janë qartëra për fjalë e ëmëre rrotullë nomit suaj, shihnie juvet, se unë nukë dua të bënem gjukatas i këture punëravet. E i zboi ata nga gjuqi. Ma Elinëtë si zunë Sostenë, të parin’ e sinagojit, e rrihnë përpara gjuqit. E Galioni s’vij ndonjë silloi për këto. E Pavllua si priti edhe njallaj dit, u la shëndet vëllazëret, e bëri plëhurë për Sirië. Edhe bashkë me të edhe Prisqilla edhe Aqilla, si rruajti kokënë ndë Qehre, se pat lënë leshtë me të taksurë. E Pavllua u katandis nd’Efeso, e ata i la atje. E ai hiri ndë sinaguaj, e filloniqis me çifut. E ata i lutishnë të mbetej mbanë ture më shumë kohë, po ai nukë sterksi. Po i la me shëndet, e u tha: Duhetë patjatër të krëmptenë që vjen, ta bëj nd’Ierusalim. E pagjene, ndë dashtë Perndia, do të kthenem ndër ju. E bëri plëhurë nga Efesa. E si u zbarkua ndë Qesari, u nis e vate të hjeretis qishënë, e pastaje zbriti nd’Antiohi. E si bëri ca kohë atje, dolli, e vij me radhë ndëpër vënd të Gallatisë edhe të Frigjisë, e stereos gjithë mathitejtë. E një çifut që quhej Apollo, i lerë nd’Aleksandhri, njeri i fjalësë e i dijturë ndë kartëra, katandisi nd’Efeso. Kij ish dhidhaksurë udhën’ e Zotit, e me shpirt të ngrohëtë flit e dhidhaks me shumë të shtrejtë punët’ e Zotit, ndonëse dij vetëmë pagëzimn’ e Ioannit. Kij adha nisi të kuvëndon faqeza ndë sinaguaj. E si e digjuanë atë Aqilla edhe Prisqilla, e muarrë atë me vetëhe, e ja ksijisnë atij më hollë udhën’ e Perndisë. E kur duan ai të shkon nd’Ahai, e nxituanë edhe vëllazëritë, e u shkruanë kartëra mathitivet, që ta prisn’ atë. E ai si vate u bëri shumë të mbrodhurë ature që patnë besuarë me anë të dhurëtisë. Sepse shumë fort i qërton çifutë faqeza, tuke dëftuarë nga kartëratë se Iisui është Hristoi. E kur ish Apolloi nd’Jordhezë, Pavllua shkoi ndëpër anë të sipërme, e arriu ngjera nd’Efeso. E si gjeti ca mathitej. U tha ature: Muarrtë ju Shpirtinë Shënjt si besuatë? Edhe ata i thon’ atij: Na as digjuarë kemi të thonë, nd’është Shpirt Shënjt. E u thot’ ature: Ndë se dha jini pagëzuarë? Edhe ata i thonë: Ndë pagëzim të Ioannit. Edhe Pavllua u tha: Ioanni pagëzoi pagëzim të metanisë, e tha ndë llao, të besojnë mb’atë që vjen pas tij, domethënë mbë Iisu Hristonë. E si digjuanë këto fjalë, u pagëzuanë nd’ëmër të Zotit Iisuit. E si vuri duartë mbi ta Pavllua, erdhi Shpirti Shënjt mbi ta, e flitnë gjuhëra e profitepsnë. E gjithë këta qenë ngjera mbë dimbëdhjetë burra. E si hiri ndë sinaguaj, kuvëndon faqeza, e qërton tre muaj, e u mbush kokënë për mbretëri të Perndisë. Ma sepse qenë ca gurëcuarë e nukë ipnë besë, po shaijnë udhën’ e Zotit përpara turmësë, u mërgua prej suresh, e ndau mathitejtë, e dhidhaks ngadita ndë skolio të njëit Tirannit. E këjo u bë di vjet, kaqë sa që digjuanë fjalën’ e Zotit Iisuit gjith’ ata që rrijnë nd’Asi, çifut edhe Elinë. E thavmëra jo të vogëla bën Perndia me duar të Pavllosë. Saqë të bijnë mbë të sëmurë destemelera a podhjera nga kurmi i tij, e shpëtoijnë nga sëmundëtë, e shpirtërat’ e pëgëra dilë prej suresh. E dhoqimasnë edhe ca nga eksorqistitë çifut që vijnë rrotullë të zijnë ngoje mb’ata që kishnë Shpirtëra të pëgëra ëmërin’ e Zotit Iisuit, e të thoshnë: U orqisjëmë juvet për atë Iisunë që dhidhaks Pavllua. E ata që e bëijnë këtë qenë të shtatë bijt’ e çifutit Sqevait’, të parit së priftëret. Ma u përgjegj Shpirti i keq, e tha: Iisunë e njoh, edhe Pavllonë cili është e di. Po juvet cilëtë jini? E këceu mbi ta njeriu që kish shpirtin’ e keq, e u forcua më shumë se ata, kaqë sa iknë nga ajo shtëpi sveshurë e plagosurë. E këtë punë e mpsuanë gjithë çifutë edhe Elinëtë që rrijnë nd’Efeso. E hiri frikë mbë gjith’ ata, e madhonej ëmërit e Zotit Iisuit. E shumë nga ata që panë besuarë vijnë, e ksemolloisishnë, e rrëfeijnë të bërat’ e ture. E shumë nga ata që kishnë punëra të magjisë, mbëjidhë e bijnë kartëratë e i digjnë përpara gjithëvet, e llogarisnë të çmuarit’ e ture e u gjënd që vijnë pesëdhjetë mijë argjire. E kështu shtonej fort e forconej fjal’ e Zotit. E si u sosnë këto, vuri Pavllua ndë Shpirt, si të shkojë ndëpër Maqedhoni e ndëpër Ahai, të vejë nd’Ierusalim, e tha, që: Si të vete un’ atje, duhetë që të shoh u edhe Romnë. E si dërgoi ndë Maqedhoni di nga ata që i ndihnë atij, Timotheonë edhe Erastonë, ai mbeti ca kohë nd’Asi. E atëherë gjau një trazim i madh për udhë të Zotit. Sepse një hrisiko që quhej Dhimitri, që bën qishëra t’ergjënda t’Artemësë, ip ndë zanatçi shumë fitim. E si mbëjodhi edhe ata që punoijnë këto, u tha: O burra, e diji mirë që fitimi inë nga këjo punë është. E shihni e digjoni që jo vetëmë nd’Efeso, po afëro edhe ndë gjithë Asi kij Pavllua me fjalë të tij e bëri të kthenenë kaqë botë, e thotë se s’janë Perndira ato që bënenë me duar. E nuk’ është vetëmë riziko që të bënetë e ndierë vetëmë këjo puna onë, po edhe më tepër që edhe qisha e Artemësë e madhea, do të mos jetë për farëgjë, e do të nisjë të prishetë të madht’ e saj, që gjith’ Asia edhe diniaja e lëvdon. E si digjuanë këto, u mbushnë inatit e thërrisnë, e thoshnë: E madhe është Artemea e Efesosë. E u mbush quteti nakatosi, e u lëshuanë të gjithë me një zëmërë ndë theatro, e zbranisnë Gaionë e Aristarhonë Maqedhonitë, shokët’ e Pavllosë. E kur duaj Pavllua të dukej ndë llao, nuk’ e lijn’ atë mathitejtë. E ca nga arhondët’ e Asiësë që qenë miqt’ e tij, dërguanë nde ai e i lutishnë të mos dalë ndë theatro. E ca thërrisnë kështu, e ca ndrishe, sepse qe nakatosurë mbëjedhëja, e më të shumëtë nukë dijnë përse qenë mbëjedhurë. E ca nga turma nxuarë jashtë Aleksandhronë, si e shtijnë atë jashtë çifutë. E Aleksandhroi si tundi dorënë të pushoijnë, duaj të përgjegjej ndë llao. Ma poqë e njohnë që qe çifut, u bë një (k)lithmë e madhe nga gjithë, ngjera mbë di sahat, që thërrisnë: E madhe është Artemia e Efesiotet. E si zbuti grammatikoi turmënë, thotë: O njerëz Efesiot! Cili ësht’ ai njeri që nuk’ e di se quteti i Efesosë ësht’ i dashurë i Artemësë Perndisë madhe, së bijësë Dhiësë? E kur nuk’ i arnis njeri këto, duhetë që të rriji juvet mbëjedhurë e të mos bëni ndonjë punë pa mënd. Sepse i prutë këta njerëz, që as vodhë qishënë, as shajtinë Perndinë tuaj. Ma nd’është Dhimitri me sintehnët’ e tij që ka fjalë kondrë ndonjëit njeriut, janë dit që bënetë gjuq, e janë kushullë. Le të kallëzojnë njeri-jatërinë. Ma ndë kërkoni për ndonjë tjatër punë, do të apofasisetë ndë një mbëjedhëjë me udhë. Sepse për një çikëzë mënjënd na kallëzojënë që ngrëmë krie për të sormënë, pa qënë gjëkafshë që të mundjëmë të përgjegjemi për këtë nakatosi. E si tha këto fjalë, e përhapi mbëjedhëjënë. E si pushoi nakatosia, thirri Pavllua mathitejtë, e si i la me shëndet, dolli të vij ndë Maqedhoni. E si shkoi ndëpër gjithë ato vënde, e i parigorisi ata me shumë dhidhahira, erdhi nd’Elladhë. E bëri atje tre muaj, e si duajnë çifutë t’i ngrihnë dhokan që duaj të vij me karav ndë Siri, e mpsuanë të kthenej ndëpër Maqedhoni. E vij pas atij ngjera mb’Asi Sosipatroi Verjoti. Edhe nga Seleniklitë, Aristarhoi, edhe Sekundhua, edhe Gaioi Dherveu, edhe Timotheoi. E nga Anatolitë, Tihikoi edhe Trofimoi. Këta vanë më përpara, e na prisnë navet ndë Troadhë. E na bëm plëhurë pas ditet së lipsovet nga Filippëtë, e erdhm nd’ata ndë Troadhë, ngjera mbë pesë dit, e atje qëndruam shtatë dit. E të parënë ditë të javësë, tek qenë mathitejtë mbëjedhurë të prisnë bukë, Pavllua i dhidhaks ata, se duaj nesëret t’ikën, e mbajti dhidhahinë ngjera ndë mes të natësë. E ndë çardhak tek qenë mbëjedhurë, ishnë shumë llambadha dhezurë. E një trimshor që quhej Eftiho tek rrij mbë një penxhere, si e mundi një gjumë i rëndë, kur edhe po dhidhaks Pavllua, u vithis prej gjumit e ra nga të tre patetë përposh, e e ngrijtinë nga dheu të vdekurë. Ma si zbriti Pavllua, ra mbi të, e si e pushtroi, tha: Mos viri silloi, se Shpirti i tij është mbë të. E si hipi sipër, e theu bukë, e hangri, e dhidhaks fjalënë ngjera ndë mëngjes, e kështu dolli. E e prunë djalënë të gjallë, e u parigorisnë jo pak. E na si vam përpara mbë karav, e vejëm për Asso, e ateje do të marëm Pavllonë, se ashtu kish lënë porsi, se duaj të vij për Dheut. E si u poq me navet nd’Asso, e muarrm atë e vam ndë Mitilin. E ateje hapm plëhurë, e ditën’ e nesërme arrijtim karshi Hiosë. E tjetërënë ditë duallm ndë Samo, e si qëndruam ndë Trojilë, nesëret erdhm ndë Milito. Se Pavllosë i pëlqeu të shkon ndëpër anë t’Efesosë që të mos i bënej atij të mënuarë nd’Asi; sepse nxitonej, nd’ish kollaj ditën’ e Pendikostisë të gjëndej nd’Ierusalim. E nga Militua dërgoi nd’Efesso e thirri priftërit’ e qishësë. E si erdhë tek ai, u tha ature: Juvet e diji që ditën’ e parë që erdha nd’Asi, qish shkova me juvet gjithë këtë kohë. Tuke shërbierë Zotnë me çdolloi të tapinosurë, e me shumë lot, e me shumë piraksira, që më gjajtinë mua nga an’ e pusivet së çifutet. E që s’u ruaçë fare që të mos u thom juvet nga ato që vëjejënë, e të mos u dhidhaks juvet gjithëvet bashkë, edhe veçë [ edhe ] ndëpër shtëpira. E nukë pushova tuke martirisurë ndë çifut e nd’Elinë metaninë që duaj, e mbë Perndinë, e besënë mbë Zonë tënë Iisu Hristonë. E na unë ndashti lidhurë nga Shpirti, vete nd’Ierusalim, pa dijturë çfarë punëravet do të më gjajënë mua atje. Përveçme që Shënjti Shpirt më veveos ndë gjithë qutete, e thotë që zinçirë e shtrëngime më presënë. E ndonjë nga këto nukë trëmbem unë, as kam jetënë time më të nderçurë nga vetiu, po të sos udhënë time me gëzim, edhe të shërbierit’ e fjalësë që paçë marrë nga Zoti Iisu, për të dhënë martiri ndë Ungjill të dhurëtisë Perndisë. E ndashti ja, un’ e di që do të mos shihni më gjithë juvet faqenë time, që ndëpër gjithë juvet shkova tuke dhidhaksurë mbretërin’ e Perndisë. Për këtë punë u marr juvet për martirë mbë këtë ditë, që unë jam i pafaj nga gjaku i së gjithëvet. Sepse unë nuk’ u shtëmëgçë që të mos u rrëfejë juvet gjithë kshill’ e Perndisë. Kini kujdes dha vetëhenë tuaj, edhe gjithë griqnë që u vuri mbë të juvet Shënjti Shpirt piskopë, të kullotni Qishën’ e Perndisë, që e ka fituarë me gjak të tij. Se un’ e di këtë, që si të ikëj unë e pastaje do të hijënë ndëpër juvet ujqër të këqinj, që do të mos kurcejënë griqnë. Edhe nga mesi juaj do të ngrihenë ca njerëz të dhidhaksjënë punëra të shtrëmbëra, që të heqëjnë mathitejtë pas vetiut. E andaj të rriji cgjuarë, e të kujtoneni që tri vjet nukë pushova dit’ e natë të ap nasihat me lot mbë cilinëdo nga jush. Edhe ndashti, o vëllazër, u lë juvet te Perndia, edhe mbë fjalë të dhurëtisë tij, që ësht’ e zonja t’u dërtojë shtëpinë e t’u apë juvet pjesë bashkë me gjithë të Shënjtëruarë. Ergjënd, a Ar, a të veshura, as ndonjë nukë desha. Juvet e diji që ndë hrië të mia edhe t’ature që paçë me vetëhe këto duar më shërbienë. Mbë të gjitha u dëftova juvet se kështu me të punuarë duhetë të ndihëjmë të sëmurëtë e të mbajëmë mënd fjalët’ e Zotit Iisuit, se ai tha: Më mirë është t’apë njeriu, se të marrë. E si tha këto, unji gjunjët’ e tij, e u fal me gjith’ ata. E u bë të qarë të madh ndë gjith’ ata, e ranë mbi qafë të Pavllosë e e puthn’ atë. E helmonishnë më shumë për fjalë që u tha, se do të mos shohënë më faqen’ e tij, e e përcillë atë ngjera mbë karav. E poqë u hoqm navet prej suresh, hapm plëhurëtë e vam dreq ndë Ko, e ditën’ e pastajme ndë Rodho, e ateje ndë Patara. E si gjem një karav që shkon për Finiq, him mbë të e bëm plëhurë. E si na u duk Qiprua e e lam atë mbë të mëngjërë, armenism për ndë Siri, e zum ndë Tiro, se atje duaj të shkarkon barrënë karavi. E si gjem mathitejtë, qëndruam atje shtatë dit’. E këta i thanë Pavllosë me anë të Shpirtit, të mos vij nd’Ierusalim. E si u sosnë këto dit, duallm e vejëm, e na përcillnë navet gjithë me gra e me djelm ngjera jashtë qutetit. E si unjm gjunjëtë, faleshim mb’anë të Detit. E si u puthm njeri me jatërinë, navet him ndë karav, e ata u kthienë ndë shtëpira të ture. E navet si sosm t’armenisuritë, nga Tirua arrijtim ndë Ptolemaidhë. E si u puthm me vëllazër, qëndruam një ditë me ta bashkë. E nesëret duallm navet bashkë me Pavllonë, e erdhm ndë Qesari. E si hitim ndë shtëpi të Filippoit vangjelistiut (që qe nga të shtatë) qëndruam tek ai. Kij kish katër vashëza vërgjëresha që profitepsnë. E si mbetm navet atje shumë dit, erdhi një profit nga Iudhea që quhej Agavo. E si erdhi ndë navet, e mori brezn’ e Pavllosë e lidhi duart’ e tij edhe këmbëtë, tha: Kështu thotë Shënjti Shpirt, njerinë që kij brez ësht’ i tija, kështu do ta lidhjënë çifutë nd’Ierusalim, e do ta apënë ndë duar të miletevet së tjera. E si digjuam këto, i luteshim nevet edhe vëndësitë, që të mos hipën ai nd’Ierusalim. E Pavllua u përgjegj: Ç’bëni tuke qarë, e tuke lënduarë zëmërënë time? Sepse sa për vetëhenë time, jam gati jo të lidhem vetëmë, po edhe të vdes nd’Ierusalim për ëmër të Zotit Iisuit. E si nukë na digjon ai, pushuam, e tham: Le të bënetë ajo që do Zoti. E pas ato ditet, muarm ç’na duhej për udhë, e vejëm nd’Ierusalim. E erdhë me na bashkë edhe ca mathitej nga Qesaria, e bijnë me vetëhe atë që duaj të na prit navet, Mnasonë Qipriotnë, mathitin’ e vjetërë. E si vam navet nd’Ierusalim, na pritnë vëllazëritë tuke gëzuarë. E të nesërmenë hin Pavllua me nevet bashkë ndë shtëpi t’Iakovoit, e u mbëjuadhë gjithë pleqësia. E si i puthi ata, u rrëfen një nga një ato që bëri Perndia ndëpër filira me anë të shërbesësë tij. E ata si digjuanë lëvdoijnë Zotnë, edhe i than’ atij: E sheh, vëlla, sa mijëra janë nga çifutë që panë besuarë? E gjithë këta kanë zili të nomit. Ndashti këta kanë digjuarë për ti, që dhidhaks gjithë çifutë që gjëndenë ndëpër filira, të largonenë nga Moisiu, tuke thënë të mos bëjënë ata djelmtë sunet, edhe të mos rrojënë sikundrë kishnë adetetë. Ç’është adha këjo? Do të mbëjidhenë turmë këtu, sepse do të dijënë se erdhë. Bën adha këtë që të thom tij: Janë ndë nesh katër njerëz që kanë të taksurë mbi vetëhe. Merri këta me vetëhe, e qërou me ta bashkë, e ksodhjas ti për ta, që të rruajnë kokënë, e ta dinë gjithë që ato që digjuanë për tij s’janë gjë, po ecën edhe ti adetnë e ruan nomnë. E sa për ata Ethnikotë që besuanë nevet u shkruam, e kemi vënë sinuar të mos vështrojënë këto, po veçe të ruhenë ata nga ato që therjënë nd’Idhollë, nga gjaku, nga të mbituratë, edhe nga kurvëria. Ahiere Pavllua mori me vetëhe njerëzitë, e si u qërua me ata bashkë ditën’ e nesërme hiri nd’Iero, e dëfton që u sosnë dit’ e së qëruarit, ngjera sa të bijnë kurban për cilinëdo nga ata. Ma kur qenë për të sosurë të shtatë ditë, e si e pan’ atë Çifut’ e Asisë nd’Iero, nakatosnë gjithë llaonë, e shtinë duartë mbi të. Tuke thirrturë: O burra Israilitër, ndihnani! Kij ësht’ ai njeri që dhidhaks gjithë botënë mbë çdo vënd kondrë llaoit, edhe nomit, edhe këtij vëndit. Edhe ka kallturë Elinëtë nd’Iero, e pëgëjti këtë vënd të Shënjtëruarë. (Sepse kishnë parë më përpara Trofimonë Efesiotnë ndë qutet bashkë me të, e pandehnë që e kish kallturë Pavllua nd’Iero). E luajti gjithë quteti, e u mbëjodh llaoi, e si e muarë Pavllonë, e zbranisn’ atë jashtë nga Ieroi, e atë çast u mbillë diertë. E si kërkoijnë ta vritn’ atë, vate fjala nde Hiliarhu i Spirësë, se u nakatos gjith’ Ierusalimi. E ai atë çast mori trima edhe Ekatondarhë, e vrapëtoi mbi ta, e ata si panë Hiliarhnë edhe trimatë, e lanë nga të rrahuritë Pavllonë. Ahiere u afërua Hiliarhu e e zuri atë, e porsiti të lidhetë me di zinçirë, e piet: Cili është, edhe ç’ka bërë. E nga llaoi, cili thërrit një punë, e cili tjetërënë. E si s’mund të mpson të vërtetënë nga nakatosia, porsiti ta bijn’ atë ndë kala. E kur arriu Pavllua ndë shkallë, gjau ta ngrijn’ atë trimatë mbë duar nga shtrëngimi i llaoit. Sepse turm’ e llaoit vij pas si, e thërrit: Ngrenae këtë. E kur deshi të hin Pavllua ndë kala, i thotë Hiliarhut: Kam urdhër të të thom tij një fjalë. Edhe ai i tha: Di gërqisht? Nukë je adha tij Egjiptiu që nakatose përpara këture ditet botënë, e nxore nd’erimi katër mijë njerëz me kordhë? Edhe Pavllua i tha: Unë jam njeri Çifut vëndës nga Tarsoja, ndë Qiliqi, qutet i njohurë. Po të lutem tij të m’apç urdhër të flas ndë llao. E si i dha ai urdhër, qëndroi Pavllua ndë shkallë, e bëri shëj llaoit me dorë. E si u bë pushim i madh, atëherë foli ndë gjuhë të Çifutet, e tha: Njerëz vëllazër e baballarë, digjoni përgjegjëjënë time që bëj unë ndashti përpara juvet. (E poqë digjuanë që u flit ature Çifutërisht, e kaqë më tepër pushuanë. E u thotë:) Unë jam njeri çifut, lerë ndë Tarso të Qiliqisë, ma jam rriturë ndë këtë qutet, e mpsuarë ndë këmbë të Gamaliilit, sikundr’ është e vërtet’ e nomit së baballarëvet, ziliar i Perndisë, sikundrë jini edhe juvet të gjithë sot edhe gjithë ditënë. Unë këtë udhë e ndoqa ngjera mbë vdekëjë, tuke lidhurë e tuke vënë brënda ndë hapsanëra burra e gra. Sikundrë më bën mua martiri edhe i pari i priftëret, edhe gjithë pleqësia, që mora prej suresh edhe kartëra për vëllazër, ndë Dhamasko vejë unë për të prurë nd’Ierusalim lidhurë edhe ata që qenë atje, që të mundonishnë. Ma më gjau mua kur vejë udhësë e u afëruaçë ndë Dhamasko, ndë mes të ditësë papandehurë, më vetëtijti nga Qielli rrotull meje një drit’ e madhe. E raçë mbë dhe, e digjova një zë që më thosh: Saull, Saull, përse më ndjek? E unë ju përgjegjçë: Cili je ti, Zot? E më tha mua: Unë jam Iisui Nazarinoi që ndjek ti. E ata që qenë me mua, dritën’ e panë e u drodhë nga frika, ma zën’ e atij që më foli mua, nuk’ e digjuanë. E un’ i thaçë: Ç’të bëj, o Zot? E Zoti më tha mua: Ngreu e hajde ndë Dhamasko, e atje do të të thuhetë ti për gjith’ ato që do të bëç. E si nukë shohë nga të llampsurit’ e asaj dritet, më hoqnë për doret shokëtë, e arçë ndë Dhamasko. E një njeri Anania, i trëmburë Perndisë sikundr’ është nomi, edhe i mburturë prej gjithë Çifutet që rrijn’ atje. Si erdhi tek unë e ndënji përpara, më tha: Saull vëlla, hap sitë. E unë atë çast e paçë atë. E ai më tha: Perndia e baballarëvet sonë të ka ordhinjasurë ti që krie herësë të njohç thelimën’ e tij, e të shohç të Drejtinë, e të digjoç zë nga goja e tij. Sepse do të jeç martir i atij mbë gjithë njerëz, ature që pe edhe ature që digjove. E ndashti pse sillej? Ngreu e pagëzou, e laj fajet’ e tua, tuke thirrë ëmërin’ e Zotit. E kur u kthieçë nd’Ierusalim e faleshë nd’Iero, më gjau të bjerë ndë një të dalë nga vetiu. E paçë atë që më thosh mua: Anangas. Dil me të shpejta nga Ierusalimi, se do të mos dheksenë martirinë tënde për mua. E un’ i thaçë: Zot, ata e dinë që unë jeshë ai që i vërë ndë hapsanë, e i rrahë ndëpër sinagoje ata që besoijnë mbë tij. Edhe kur derdhej gjaku i Stefanit, martirit sit, unë jeshë përpara, e mbë një kshill për vreëlë të tij, e ruajë rrobat’ e ature që e vrisnë. E më tha mua: Hajde, se unë do të të dërgoj ti ndë filira të larga. E e digjoijnë atë ngjera mbë këtë fjalë, ma pastaje ngrijtinë zën’ e ture e thanë: Ngree nga dheu të tillinë, sepse s’ësht’ e udhësë të rrojë ai. E kur thërritn’ ata, e shtijnë rrobatë poshtë, e ngrijnë pluhur nd’erë. Porsiti Hiliarhu ta shpijnë atë ndë kala e u tha ta rrihnë, e ta pietnë, që të mpson për çfarë punë thërrisnë kondr’ atij. E poqë e shtrijtin poshtë e e lidhnë me rripa ta rrihnë, i thotë Pavllua Ekatondarhut që rrij përpara, ndë kini juvet urdhër të rrihni njeri Roman pa gjukuarë? E Ekatondarhu si digjoi këtë fjalë, u qas te Hiliarhu e i rrëfen, e i thotë: Shih mirë ç’do të bëç, sepse kij njeri është Roman. E Hiliarhu ju afërua, e i tha atij: Thuajmë mua ndë je ti Roman. Edhe ai i tha: Jam me të vërtetë. E u përgjegj Hiliarhu: Un’ e kam blerë këtë kasaba shumë shtrejt. Edhe Pavllua i thotë: Unë jam edhe lerë i tilli. E atë çast u larguanë prej si ata që duajnë ta pietnë atë. Edhe vetë Hiliarhu u frikua, se e njohu që është Roman, edhe sepse e pat lidhurë. E ditën’ e nesërme duaj të njih të vërtetënë, për çfarë punë kallëzonej nga çifutë, e e zgjidhi atë nga të lidhuritë, e porsiti të mbëjidhishnë të parët’ e priftëret edhe gjithë sinodhi i ture. E si e nxori jashtë Pavllonë, e vu përpara ature. E si vështroi Pavllua ndë mbëjedhëjë, tha: Njerëz vëllazër, unë ngjera sot e kësaj ditet kam ecurë te Perndia me zëmërë të mirë. E i pari i priftëret Anania, dha urdhër ature që rrijnë mb’anë tij që ta rrihnë mbë gojë. Ahiere Pavllua i tha atij: Do të të bjerë tij Perndia mur i lierë me kërqele. E ti rri të më gjukoç mua sikundr’ është nomi, e kondrë nomit urdhëron të më rrahënë mua? E ata që qenë atje, thanë: Të parin’ e priftëret së Perndisë shan ti? Edhe Pavllua tha: Nuk’ e dijë, vëllazër, se ai ësht’ i pari i priftëret, sepse është shkruarë: Të parin’ e llaoit sit të mos e shaç. E si e njohu Pavllua se njera pjesë është nga Sadhuqejtë, e tjatëra nga Farisejtë, thirri ndë mbëjedhëjë: Njerëz vëllazër, unë Fariseo jam, i biri i Fariseut, edhe mëtonem unë për shpresë e për të ngjallturë të së vdekuret. E poqë tha ai këtë fjalë, u bë të ndarë Farisejet e Sadhuqejet, e u përshqie turma. Sepse Sadhuqejtë thonë që nuk’ është të ngjallturë të së vdekuret, as Ëngjëll, as Shpirt. E Farisejtë i mollojisjënë që të dia. E u bë një klithm’ e madhe. E si u ngrenë Grammatikotë që qenë nga an’ e Farisejet, e qërtoijnë, e thoshnë: Na nukë gjejëmë ndonjë të keq mbë këtë njeri. Ma nd’i foli atij Shpirt a Ëngjëll, le të mos lëftojmë me Perndinë. E si u bë trazim i madh, u trëmb Hiliarhu mos e shqieijnë Pavllonë ata, e porsiti trimatë të zbrisnë e ta rrëmbeijnë atë nga mesi i ture, e ta shpijnë ndë ordhi. E natënë që vin ju duk atij përpara Zoti, e i tha: Mos u trëmb, Pavllo, sepse sikundrë dhe martiri për mua nd’Ierusalim, kështu duhetë të apç tij edhe ndë Romë. E si u kdhi, u mbëjodhë ca prej Çifutet, e anathematisnë vetëhen’ e ture, e thanë, që as të mos hanë, as të mos pinë, ngjera sa të vrasënë Pavllonë. E ishnë më shumë se dizet ata që panë bërë bashkë këtë be. E këta vanë ndë të parët’ e priftëret edhe ndë pleq, e thanë: Na kemi shtrënguarë vetëhenë me anathemë, të mos vëmë gjë ndë gojë, ngjera sa të vrasëmë Pavllonë. Ju adha ndashti thoi Hiliarhut bashkë me Sinodh ta zbres’ atë nesër mbë juvet, sikur doi të njihni punënë më mirë për të, e na jemi gati, që pa dhe afëruarë ai, ta vrasëmë atë. E si digjoi pusinë i biri i së motrësë Pavllosë, vate e hiri nd’ordhi e ja tha Pavllosë. E Pavllua thirri një Ekatondarh, e i thotë: Këtë trimshuar përcille ngjera te Hiliarhu se i ka për të thën’ atij një punë. E ai e mori atë e e shpuri te Hiliarhu, e i thotë: Pavllua që është ndë hapsanë më thirri, e m’u lut të bie këtë trimshuar tek teje, që të ka për të thënë një kuvënd. E si e mori për doret Hiliarhu e vate mbënjanë, e piet: Ç’është ajo që ke për të thënë mua? Edhe ai i tha, se: Çifutë bënë mushavere të të lutenë tij, që të nxjerç Pavllonë nesër ndë mbëjedhëjë, sikur çot të pieturë të shtrëjtë kanë për atë. Ma ti mos i digjo ata, sepse e përgjojënë atë më tepër se dizet njerëz prej suresh, që ata anathematisnë vetëhen’ e ture, as të mos hanë, as të mos pinë, ngjera sa të vrasënë atë; edhe ndashti janë gati, e presënë nga teje fjalënë. E Hiliarhu e lëshoi trimnë e e porsiti të mos i thotë njeriut, se më the mua këto. E si thirri di Ekatondarhë, u tha: Bëni gati diqind trima, të venë ngjera ndë Qesari, edhe shtatëdhjetë kalorës, edhe diqind armatosurë me heja nga të tretinë sahat të natësë. Të biri edhe kafshë që të hipëjë Pavllua, e ta shpiri shëndoshë nde Filikai Igjemoni. E i shkroi një kartë që kish të tillë noimë: Unë Kllavdhioi Lisia mbë teje te shum’ i forti igjemon Filiku. Gëzo. Këtë njeri e zunë Çifutë, e duajnë ta vrisnë, e unë vajta me trimat’ e mi e ua mora nga duart’ e ture, sepse mpsova që është Roman. E sepse desha të mpsojë për çfarë punë e kallëzoijnë atë, e zbrita atë ndë mbëjedhëjë të ture. E gjeçë që e kallëzoijnë atë për të kërkuara të Nomit së ture e që nukë kish ndonjë faj për vdekëjë a për të lidhurë. Ma kur më thanë mua, se duaj t’i bënej njeriut djallëzi prej çifutet, atë çast e dërgova tek teje. E porsita edhe ata që e kallëzoijnë të thonë ato që kanë me të përpara teje. Qofç me shëndet. E trimatë, sikundrë u porsitnë, muarrë Pavllonë e e prunë natënë nd’Antipatridhë. E nesëret si lanë kalërinë të vij me të bashkë, u kthienë nd’ordhi. E këta kalëri si hinë ndë Qesari e i dhanë kartënë Igjemonit, i shpunë përpara tij edhe Pavllonë. E si këndoi igjemoni kartënë, e pieti nga ç’eparhi është, e si mpsoi që është nga Qiliqia. Do të të digjoj ti, i tha, kur të vijënë ata që të kallëzojënë tij. E porsiti që ta ruaijnë atë ndë Pretorio t’irodhit. E pas pesë ditet zbriti Anania, i pari i priftëret, bashkë me pleq, edhe me një ritor Tertillo, e këta duallë te Igjemoni kondrë Pavllosë. E si u thirr edhe ai, nisi Tertillua të kallëzon, e të thosh: O i larti Filik, shumë paq kemi me anë tënde, e me punëra që bëre tij ndë këtë fili, me urtëci tënde, tekdo, e ndë çdo vënd, e e njohmë me efharisti. Ma të mos të të mënoj tij shumë, të lutem të digjoç pak fjalëtë me të butë tat. Gjem këtë njeri të molepsurë, që anangas gjithë çifutë të ngrenë krie ndëpër gjith’ anë; e është i pari i eresit së Nazarinovet. Kij deshi të pëgën edhe Ieronë, e e zum këtë e deshm ta gjukojëm sikundr’ është nomi inë. Ma shkoi Lisia Hiliarhu, e na e rrëmbeu nga duartë me pahir. E urdhëroi të vijnë tek teje ata që e kallëzojënë. E nga ai mund tij me të pieturë të mpsoç gjith’ ato që e kallëzojëmë atë nevet. E bashkë me atë kishnë një kshill edhe çifutë, e thoshnë: Këto ashtu janë. E Pavllua, si i bëri noimë Igjemoni të flit, u përgjegj, e tha: Si e di që urdhëron ti këtë fili që shumë motet, përgjegjem për vetëhe time me zëmërë të gëzuarë. Sepse mund ta mpsoç tij se s’janë më shumë se dimbëdhjetë ditët që kur arçë nd’Ierusalim për të falë. E as nd’Iero më gjenë të kuvëndojë me njeri, as të mbëjedh turmë njerëz, as ndë sinaguaj, as ndë qutet. As mundjënë të m’i bëjënë sipër ato që më kallëzojënë ndashti. Unë të mollojis tij këtë që sikundr’ është këjo udhë (e besësë) që thonë këta eres, kështu lëvdoj Perndin’ e baballarëvet, me të besuarë mbë gjith’ ato që janë shkruarë ndë nom edhe ndë profitë. E kam shpëresë te Perndia, atë që edhe këta presënë, të gjallturit’ e së vdekuret, të së drejtëvet edhe të së shtrëmbëret. E mbë këtë nxitoj edhe unë të kem kurdo Shpirtinë të qëruarë përpara Perndisë, edhe përpara njerëzet. E pas shumë vitet pastaje, arçë nd’Ierusalim të bëjë eleimosinetë e mblatatë ndë fili time. E ndë mes të këture punëravet më gjenë të qëruarë nd’Iero, jo me botë, as me nakatosi, ca çifut nga Anatolia. E ata duhej të qenë këtu përpara teje, e të më kallëzoijnë ndë kanë gjë kondrë mua. A vetë këta le të thonë ndë gjenë tek unë ndonjë adhiqi, kur qëndrova unë ndë mes të mbëjedhëjësë. Përveçme kësaj fjalet vetëmë që qëndrova ndë mes të ture, e thirra, se: unë sot gjukonem prej jush për të ngjallturit’ e së vdekuret. E si digjoi këto Filiksi, i reshti ata, sepse e dij më hollë këtë punë, e u tha: Kur të zbresë Hiliarhu Lisiu, do t’i digjoj punëtë tuaj. E porsiti Ekatondarhnë ta ruan Pavllonë, ma ta vështron më mirë e të mos mbodhis ndonjë nga të tijtë ta shërben atë, a të vin tek ai. E si shkuanë ca dit, erdhi Filiksi bashkë me gruan’ e tij Dhrusilënë, që qe Çifute, e dërgoi e thirri Pavllonë, e digjoi prej si për besë të Krishtit. E tek kuvëndon ai për të drejtë e për vergjëri, e për gjuq që do të vijë, i hiri frikë Filiksit, e tha: Hajde ndashti, e kur të kem kohë do të dërgoj të të thërres tij. Edhe kish tharos se Pavllua do t’i ip ati asprë, që ta lëshon atë, e andaj po e thërrit më nëndurë, e kuvëndon me të. E si u sosnë di vjet, la Filiksi mbë këmbë të tij Porqio Fistonë. E si duaj Filiksi t’u bën hatërë çifutet, la Pavllonë lidhurë. E Fistua si hiri nd’Eparhi, pas tri ditet vate nga Qesaria nd’Ierusalim. E u duknë përpara tij i pari i priftëret edhe të parët’ e çifutet kondrë Pavllosë, e i lutishnë atij. E i kërkoijnë hir kondr’ atij, që të dërgojë ta bjerë atë nd’Ierusalim, e i bëjnë atij pusi ta vrisnë atë mb’udhë. Ma Fistua u përgjegj që të ruhetë Pavllua ndë Qesari, se edhe ai do të vejë shpejt. Ata dha nga jush, u tha, që mundëjënë të vijënë, le të zbresënë bashkë me mua, e ndë kanë gjë me këtë njeri, le ta kallëzojënë. E si qëndroi mb’ata më tepër se dhjetë dit, zbriti ndë Qesari, e të nesërmenë si ndënji mbë fron porsiti të bijnë Pavllonë. E si e prunë atë, e pështuallë ata çifut që patnë ardhurë nga Ierusalimi, e thoshnë shumë e të mëdha katigorira kondrë Pavllosë, po s’mundnë t’i dëftoijnë të vërteta. Se ai përgjegjej e thosh, që as mbë nom të çifutet, as nd’Iero, as mbë Qesarinë bëri ndonjë faj. Ma Fistua, si duaj të ju bën çifutet hatërë, ju përgjegj Pavllosë, e i tha: Do ti të viç nd’Ierusalim, e atje të gjukoneç për këto përpara meje? Ma Pavllua tha: Unë rri përpara gjuqit së Qesarit, atje duhetë të gjukonem unë, çifutet s’u fëjeva gjë, sikundr’ e di ti fort mirë. Sepse ndë bëra të shtrëmbërë, a ndë bëra punë për vdekëjë, nuk’ i trëmbem vdekëjësë. Ma ndë mos është ndonjë nga këto që më kallëzojënë këta mua, s’ka ndonjë urdhër të m’apë dhuratë mbë ta. Thërres Qesarinë. Ahiere Fistua si kuvëndoi me kshill, u përgjegj: Qesarinë thirre? Te Qesari do të veç. E si shkuanë ca ditet, mbreti Agripa edhe Verniqea erdhë ndë Qesari të hjeretisnë Fistonë. E si u suallë shumë dit atje, Fistua i kuvëndoi mbretit për Pavllonë, e i tha: Është një njeri lënë ndë hekura nga Filiksi. Për këtë kur vajta unë nd’Ierusalim, më duallë përpara të parët’ e priftëret edhe pleqt’ e çifutet, e kërkoijnë që të dëmëtonej ai. E u përgjegjçë mb’ata, se s’ësht’ adet ndë Romanë që të dëmëtonetë me vdekëjë ndonjë njeri, pa dhe pasurë i kallëzuari përpara tij ata që e kallëzojënë, e pa dhënë kohë të përgjegjetë për faj të tij. E si erdhë ata këtu, pa bënë ndonjë të mënuarë, ditën’ e nesërme si ndënja ndë Gjuq, porsita të bijnë njerinë. Për këtë duallë përpara ata që e kallëzoijnë, e nukë prunë ndonjë faj nga to që mendoneshë unë. Po kishnë ca marazara kondr’ atij për besë të ture, edhe për një Iisu që pat vdekurë, e që Pavllua thosh për të se ësht’ i gjallë. E si nukë dijë se ç’të bëjë për një të tillë qartë, thoshë unë, ndë duaj të vej nd’Ierusalim e atje të gjukonej për këto punëra. Ma kur thirri Pavllua të ruhetë për të gjukuarë ndë gjuq t’Avgustoit, porsita ta ruaijnë atë, ngjera sa ta dërgoj atë ndë Qesari. E Agripa i tha Fistosë: Dojë ta digjojë edhe unë këtë njeri. Edhe ai: Nesër, i thotë, do ta digjoç atë. E ditën’ e nesërme erdhi Agripa edhe Verniqia me shumë të fandaksurë, e hinë tek bënetë gjuqia, bashkë me Hiliarhëtë, e me ata njerëz që qenë të parë ndë qutet, e si porsiti Fistua, e prunë Pavllonë. E Fistua thotë: O mbret Agripë, edhe gjithë njerëzitë që jini këtu me ne bashkë, ju e shihni këtë njeri që kondr’ atij gjithë turm’ e çifutet bënë vaj mbë mua edhe nd’Ierusalim edhe këtu tuke thirrturë që s’ësht’ e udhësë të rrojë ai më. Po unë si kupëtova që s’pat bërë ai ndonjë faj për vdekëjë, e si thirri edhe ai Qesarinë, m’u duk e udhësë ta dërgoj atë. E për punë të këtij nukë kam ç’të vërtetë t’i shkruaj Zotit, e andaj e pruva atë përpara juvet, edhe më tepër përpara teje, o mbret Agripë, që si ta pietjëjëmë, të kem ç’t’i shkruaj. Sepse më duketë pun’ e pamënd të dërgoj një njeri lidhurë e të mos shkruaj edhe fajetë që janë kondr’ atij. Edhe Agripa i tha Pavllosë: Të është ndëjierë të flaç për vetëhe tënde. Ahiere Pavllua si ndëri dorënë, nisi të përgjegjej, e tha: Unë, o mbret Agripë, sepse dua të përgjegjem sot përpara teje, gjith’ ato që kallëzonem prej çifutet, mendonem vetëhenë time të lumurë. Edhe më tepër, se ti i di gjithë adetetë edhe gjithë qartërat’ e çifutet. Pra andaj të lutem tij, të më digjoç mua me durim. E sa për jetë time që shkova që nga djalëria ime ndë mes të filisë sime nd’Ierusalim, e dinë gjithë çifutë. Sepse këta më njohënë mua (ndë duanë ta thonë) që krie herësë, që unë rrova që heriet sikundr’ është eresi i besësë sanë, (s)i më i shtrënjti Fariseo. E ndashti për omuth të taksurit që bëri Perndia ndë baballarë tanë rri e gjukonem. Për këtë të taksurë të dimbëdhjetë filitë tona tuke punuarë gjithënjë nat’ e ditë Perndinë, kanë omuth t’arrijënë. Për këtë omuth, o mbret Agripë, kallëzonem nga çifutë. Qish? Si punë të pabesuarë e mendoni juvet, të ngjalljë Perndia të vdekuritë? E sa për mua, unë keshë vënë ndër mënd të bëjë shumë punëra kondr’ ëmërit së Iisuit Nazarinoit. Sikundr’ edhe e bëra nd’Ierusalim. E shumë nga Shënjtorëtë mbilla unë ndë hapsanë, si paçë marrë urdhërinë nga të parët’ e priftëret, e kur vritishnë ata, edhe unë shtjerë koqenë për ta. E shumë herë i mundojë ata ndëpër gjithë sinagoje, e i shtrëngojë të vllasfimisnë, e tërboneshë shumë kondr’ ature, e i ndjekë ngjera ndë qutete të jashta. Ndë këto të këqia që bëjë, vejë edhe ndë Dhamasko me urdhër e mbë këmbë të së parëvet së priftëret. E ndë mes të ditësë paçë, o mbret, nd’udhë një dritë Qiellit më të feksurë se Dielli të ndrit rrotullë meje edhe ature që qenë me mua. E si ram të gjithë mbë dhe, digjova një zë të më flit mua e të më thosh ndë gjuhë të Çifutet: Saull, Saull, pse më ndjek ti? Pun’ e ligë është për tij, t’u bieç me shqelm murrizavet. Edhe unë thaçë: Cili je ti, Zot? E ai më tha: Unë jam Iisui, që ndjek ti. Po ngreu, e qëndro dreq mbë këmbë të tua, se për këtë punë u dukçë tek teje, të të bëj ti shërbëtor, edhe martir t’ature punëravet që pe, edhe t’ature që do të të dukem tij për to. Edhe do të të lefteros tij nga kij llao edhe nga të tjeratë fili, që mb’ato të dërgoj ti ndashti. T’u hapç ature sitë që të kthenenë nga erësira mbë dritë, e nga urdhëri i Satanait mbë Perndinë, që të marrënë ata të ndëjierit’ e fajevet e pjesë me Shënjtorë, me anë të besësë që është mbë mua. Pra andaj, o mbret Agripë, nuk’ i qëndrova kondrë kësaj së dukure të Qiellit. Po protoparë mb’ata që qenë ndë Dhamasko, e nd’Ierusalim, e ndëpër gjithë vënd t’Iudheësë, edhe ndë filira të tjera, u dhidhaksjë që të metanoisnë, e të ktheneshinë te Perndia, e të bëijnë punëra të kenë të gjarë me metani. Për këto punëra më zunë çifutë nd’Iero, e duajnë të më vrisnë. Po si gjeçë ndihmë nga Perndia të rroj ngjera mbë ditë të sorme, e dhidhaks të madh e të vogëlë pa thënë ndonjë tjatër punë përveçme ato që thanë profitëtë edhe Moisiu që duhishnë të bënishnë. Që Krishti duhej të pëson, që sepse duaj të ish ai i pari që të ngjallej nga të vdekuritë, do të dëftojë dritënë ndë këtë llao edhe ndë fili të tjera. E kur përgjegjej ai e thosh këto fjalë, Fistua i tha me zë të madh: Je i marrë, Pavllo, se grammatit’ e shuma të bënë të marrë. Edhe ai i thotë: Nukë jam i marrë, o i lartë Fisto, po thom fjalë të vërtetësë e t’urtëcisë. Sepse për këto punëra di mbreti, e përpara atij flas me tharos, sepse nukë besoj që të jetë e fshehurë tek ai ndonjë nga këto punëra, sepse këjo nuk’ u bë ndë ndonjë qoshe. Beson ti, o mbret Agripë, profitëtë? E di që i beson. Edhe Agripa i thotë Pavllosë: Për një çikë më bën të bënem i kështërë. Edhe Pavllua i tha: I lutem Perndisë edhe me pak edhe me shumë fjalë jo ti vetëmë, po edhe gjith’ ata që digjojënë mua sot, të bënenë ata të tillë, si lloi jam edhe unë, përveçe këture hekuravet. E si tha këto fjalë kij, u ngre mbreti, edhe Igjemoni, edhe Verniqea, edhe ata që rrijnë me ta bashkë. E tuke ikurë kuvëndoijnë njeri me jetërinë, e thoshnë, që s’ka bërë ndonjë punë që t’i bjerë vdekëjë a hekura kij njeri. Edhe Agripa i tha Fistosë: Mund të lëshonej kij njeri, të mos kish thirrturë Qesarinë. E si u apofasis të armenisjëm nevet për Itali, e ipnë Pavllonë edhe ca të tjerë të hapsosurë njëit Ekatondarhut që quhej Iulio, nga spira e Avgustit. E si him ndë një karav nga Adhramiti, e dojëm të shkojëm ndëpër brinjë Asiënë, vam hapëtë. E ish me nevet Aristarhoi Maqedhoniti nga Seleniku. E tjatërënë ditë zum ndë Sidhonë. E Iulioi e mirr Pavllonë njerëzisht, e i dha urdhër të vij ndë miq e të prëhej. E si u ngrem ateje, armenism ndënë Qipro, sepse qenë erëratë kondrë. E si shkuam detn’ e Qiliqisë, e të Pamfilisë, erdhm ndë Mira të Liqisë. E Ekatondarhu si gjeti atje një karav Aleksandhrino që vij për Itali, na hodhi mbë të. E mbë shumë dit, sepse armenism kadalë, mezi arrijtim përpara Knidhosë, e sepse na mbodhis navet era, armenism përbrinjë Kritit nga an’ e Sallmonit. E mezi e shkuam atë, e erdhm ndë një vënd që thuhej Limane të Mira, mb’atë afër ish quteti Llasea. E si pat shkuarë shumë kohë, e më nukë qe siguro t’armenisuritë, sepse pat shkuarë ahiere edhe agjërimi, Pavllua i mpson. E u thosh ature: O njerëz, unë shoh që t’armenisuritë do të bënetë me dëm edhe me humbëjë të madhe jo vetëmë të barrësë e të karavit, po edhe të jetësë sonë. Ma Ekatondarhu beson më tepër te zoti i karavit edhe te navkliroi, se mb’ato që thosh Pavllua. E si nukë qe edhe limani i mirë për të dimëruarë, më të shumëtë bënë kshill të ngriheshim edhe ateje, e të vejëm ndë mundjëm ndë Finiq të dimërojëm, liman të Kritit që vështron mbë di erë, Livënë edhe Horonë. E tek frin notia leh, e pandehnë se qe koha e ture, u ngrenë nga Asua, e shkoijnë afër Kritit. E për një çikëzë herë dolli një erë kundreq Kritit me thëllim që thuhetë evroklidhon. E na u rrëmbie karavi, e më s’mund të qëndron karshi erësë, e e lam e vejëm rrotullë. E tek shkojëm ndënë një nisiet, që quhetë Kllavdhi, mezi mundm të marëm varkënë. Për të ngrijturë të varkësë bënë ndihmëra, e ngjeshjëm karavnë me tërkuzë, se trëmbishnë të mos bijnë ndë kserë, e si zbritnë plëhurëtë, kështu armenisnë. Ma si na rrahu furtuna nevet shumë, nesëret nism e derdhm gjënë. E të tretënë ditë me duar tona e hodhm ndë det armatosin’ e karavit. E për shumë dit as Dielli, as Ulltë dukishnë, e dimër i madh na vin sipër, e për këtë na ngrihej çdo omuth të shpëtojëm nevet. E si kishnë shumë dit pa ngrënë, qëndroi Pavllua ndë mes të ture e thotë: O njerëz, duhej të digjojëtë mua, e të mos ngrihishtë nga Kriti, e të mos keshëtë hequrë këtë nakatosi e këtë dëm. Po ndashti u mpsoj juvet të kini zëmërë të mirë, se do të mos humbasë ndonjë Shpirt nga ju, përveçe karavit. Sepse m’u duk mua këtë natë Ëngjëll’ i Perndisë që jam, e që punoj. E më tha: Mos u trëmb, o Pavllo, se duhetë të dalç ti përpara Qesarit. E ja, të dhëroi Perndia gjith’ ata që armenisjënë me tij. Andaj bëni zëmërë të gëzuarë, o burra, sepse besoj te Perndia, që kështu do të jetë, sikundrë m’është thënë mua. E do të biemë nevet mbë një nisi. Ma si erdhi e katërmbëdhjeta natë, tek armenisjëm nevet ndë det të Adhriasë, ndë mes të natësë gjemëcitë mëndonishnë se u afëronej ature një vënd. E si hodhë skandallë gjenë njëzet pash ujë. E si vanë më teje e hodhë pagjene skandallë, gjenë pesëmbëdhjetë pash. E si trëmbishnë të mos bijnë ndë vënd t’ashprë, shtinë katër hekura, e lutejnë të bënej ditë. E kur kërkoijnë Gjemëcitë të ikëjnë nga karavi, e shtinë varkënë ndë det me aformi sikur duajnë të shtijnë hekuratë nga prora. I thotë Pavllua Ekatondarhut edhe trimavet: Ndë mos qëndrofçinë këta ndë karav, juvet nukë mundni të shpëtoni. Atëherë trimatë prenë litarët’ e varkësë e e lanë atë të bij jashtë. E ngjera sa nisi të bënej ditë, i paraqinis Pavllua të gjithë të haijnë bukë, e u thosh: Sot është e katërmbëdhjeta ditë që tuke priturë jini esëllë, pa vënë gjë ndë gojë. E andaj u lutem juvet të mirri të hai, sepse këjo është për të shpëtuarë vetëhenë tuaj, se ndonjëit prej jush qime nga krietë do të mos pësojë gjë. E si tha këto, mori bukë, e ju lut Perndisë përpara gjithëvet, e si e theu nisi të haij. E si bënë të gjithë zëmërë të mirë, muarrë edhe ata të haijnë. E jeshëm të gjithë ndë karav, diqind e shtatëdhjetë e gjashtë shpirt. E si u ngosnë të ngrënë, e lehcoijnë karavnë tuke shtirë grurëtë ndë det. E kur u bë ditë, vëndnë nuk’ e njihnë, po vijnë re një anë detit që kish një gji. E mb’atë u silloisnë ta shtijnë karavnë ndë mundnë. E si hoqnë lart anguratë, e lijnë ndë det, e bashkë me këtë zgjidhnë edhe të lidhurat’ e temonit; e ngrijtinë artemonë sikundrë qe të frijturit’ e erësë, e vijnë prej anet së dheut. Ma si ranë mbë një hundë që kish mbë të di anëtë det, e shtunë jashtë karavnë, e prora si u kumbis, mbeti e nukë tundej, ma primna ç(k)allëmonej nga të përpjekurat’ e tallazevet. E trimatë bënë mushavere që të vritnë të hapsosuritë, se mos bjerë njeri mbë not e ikëjë. Ma Ekatondarhu, si duaj të shpëton Pavllonë, i mbodhisi ata nga ajo mushavere, e dha urdhër që kush mund të bjerë mbë not, të hidhenë më protoparë e të dalënë mbë dhe. E të tjerëtë i nxuarë ca mbi dhoga, e ca mbi ndonjë gjë nga të karavit, e kështu gjau të shpëtoijnë mbë dhe. E si shpëtuanë, ahiere e njohnë që nisia quhetë Malltë. E Varvarëtë na bëijnë shumë njerëzllëk nevet, sepse si na dheznë zjar, na muarrë gjithë nevet nga shiu që bij edhe nga të ftohëtitë. E tek mbëjidh Pavllua shumë lëmishte e i vij mbë zjar, dolli jashtë nga të ngrohëtitë një nepërkë e ju kolis mbë dorë të tij. E si panë Varvarëtë nepërkënë varturë nga dor’ e tij, thoshnë njeri me jatërinë: Patjatër gjakëcuar është kij njeri, që si shpëtoi nga deti, gjuq’ i Perndisë nuk’ e la atë të rrojë. E ai si shkundi nepërkënë ndë zjar, nukë pësoi ndonjë të keq. E ata pritnë të ajej ai, a të bij mbë dhe aksafna i vdekurë. E si pritnë shumë kohë ata, e panë që s’u bë nde ai ndonjë e keqe, këmbienë mëndë e thoshnë, që ai është Perndi. E rrotullë mb’atë vënd pat fshatëra i pari i nisisë, që quhej Puplio e ai na priti navet, e na gostiti tri dit me zëmërë mikërishte. E gjau të jatn’ e Puplioit ta zij ethea edhe lëparqea, e të dergjej. Tek ai vate Pavllua, e si u fal, i vuri duartë sipër e e shëroi atë. E si u bë këjo, edhe të tjerëtë që kishnë sëmundëra ndë nisi, vininë e shëronishnë. E ata na nderuanë navet me shumë ndere, edhe kur deshm të hijëm ndë karav, na prunë gjith’ ato që na duhishnë. E pas tre muajet hitim ndë një karav Aleksandhrino, që dimëron ndë nisi me Bandierë të Dhioskurëvet. E si zbritm ndë Sirakusë, qëndruam atje tri dit. E ateje erdhm rrotullë anësë e arrijtim ndë Rigjo. E si shkoi një ditë me të frijturë të notisë, të ditënë ditë erdhm ndë Potiolë. E gjem atje vëllazër, e na u lutnë të mbeteshim atje mb’ata shtatë dit. E kështu ateje erdhm ndë Rom. Edhe atje si digjuanë vëllazëritë t’ardhuritë tanë, duallë të na pritnë nevet ngjera ndë foro t’Apiut, e ndë Tri Taverna. Këta si i pa Pavllua, efharistisi Perndinë, e mori tharos. E kur erdhm ndë Rom, Ekatondarhu dha të hapsosuritë te i pari i asqerit. E Pavllosë i dhanë urdhër të rrij veçë, me atë trim që e ruan atë. E gjau pas tri ditet të thërrit Pavllua ata që qenë të parë ndë çifut. E si u mbëjodhë ata, u thosh ature: O njerëz vëllazër, unë ndonëse nukë bëra ndonjë punë kondrë llaoit a kondrë adetevet së baballarëvet, më dhanë lidhurë nga Ierusalimi ndë duar të Romanëvet. E ata si më ksetaksnë, duajnë të më lëshoijnë, se nukë gjenë ndonjë faj për vdekëjë tek unë. Ma si rrijnë çifutë kondrë, u shtrënguaçë të thërres Qesarinë, jo se keshë për të kallëzuarë gjë filinë time. E për këtë sebep adha kërkova unë t’u shoh juvet e t’u kuvëndoj, sepse unë për shpëresë t’israilit jam lidhurë me këtë zinçir. Edhe ata i thon’ atij: Nevet as kartëra muarrm nga Iudhea për tij, as ndonjë nga vëllazëritë erdhi e na tha a na kuvëndoi gjë të keq për tij. Po duamë të digjojëmë prej teje ato që ke ndër mënd, sepse sa për këtë eres na e dimë që ndë çdo vënd flasënë kondrë për të. E si i dhiorisnë atij një ditë vanë tek ai ndë shtëpi shumë e ksijis mb’ata e dëfton mbretërin’ e Perndisë, e u mbush ature kokënë për Iisunë, nga nomi i Moisiut edhe nga profitë, që ndë mëngjes e ngjera mbrëmanet. E ca besoijnë mb’ato që thosh, e ca nukë besoijnë. E si s’qenë mbë një mënd njeri me jatërinë, ikëjnë tuke thënë Pavllua një fjalë, se mirë tha Shënjti Shpirt me anë të profitit Isaiut mbë baballarë tuaj. Kur tha: Hajde ndë këtë llao e thuaju: Me veshë do të digjoni, e do të mos kupëtoni; e me si do të shihni, e do të mos njihni. Sepse u ntrash zëmëra e këtij llaoit, e me veshë rëndë digjuanë, e sit’ e ture i mbillnë, të mos ndodhetë të shohënë me si, e të digjojënë me veshë, e me zëmërë të kupëtojënë, e të kthenenë, e t’i shëroj ata. Digjoni adha juvet që ndë filira të tjera u dërgua shpëtimi i Perndisë, e ata do ta digjojënë. E si tha ai këto fjalë, iknë prej si çifutë, tuke bënë shumë qartë njeri me jatërinë. E Pavllua mbeti atje plot di vjet, ndë shtëpi që pat me qira, e prit gjith’ ata që vijnë tek ai. Tuke qiriksurë mbretërin’ e Perndisë, e tuke dhidhaksurë punët’ e Zotit Iisuit Hristoit, me çdo elefteri e pa ndonjë mbodhi. Pavllua ropi i Iisu Hristoit, që quhetë apostoll i shquarë për të qiriksurë Ungjilln’ e Perndisë. (Atë që pat taksurë më përpara me anë të profitet ndë kartëra të Shënjtëruara). Për të bir’ e tij (që mori kurm e u le nga fara e Dhavidhit. Që u dëftua Bir Perndie me fuqi të tij, sikundr’ është Shpirti shënjtërisë për të ngjallturë nga të vdekuritë), Iisu Hristoit Zotit sonë. (Me anë të tij muarm dhurëti e të dërguarë mbë gjithë filira që të digjojënë ndë besë të ëmërit së tij. E ndë mes t’ature jini edhe juvet të thirrturë nga Iisu Hristoi). Mbë gjith’ ata që gjëndenë ndë Rom, të dashurit’ e Perndisë, që quhenë Shënjtorë, dhuratë mbë ju, edhe paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi. Protoparë lëvdoj Perndinë time me anë të Iisu Hristoit për gjithë juvet, sepse besa juaj digjonetë mbë gjithë botë. Se martir është Perndia ime, që unë i lutem me gjithë Shpirt, mbë të vangjelisurë të birit së tij, që unë kurdo u kujtonem juvet. Tuke luturë gjithënjë ndë të falturë tim, ndë qoftë ndonjëherë do të bëj udhë të mbarë për ëmër të Zotit, të vij ndër ju. Sepse kam shumë dëshërim t’u shoh juvet, që t’u ap ndonjë dhurëti të Shpirtit, për të stereosurë juvet. E këjo është të parigorisem bashkë me juvet për besë që kemi bashkë, tuajnë edhe timenë. E dua ta diji juvet, o vëllazër, se shumë herë bëra nijet të vijë ndër juvet (e u mbodhiçë ngjera të sormenë) që të kem edhe mbë juvet ndonjë të mbrodhurë, si edhe ndë të tjeratë filira. E jam borçli Elinëvet edhe Varvarëvet, sofovet edhe së marrëvet. Kështu sa që mund jam gati të qiriks Ungjillë edhe ndë juvet që jini ndë Rom. Sepse nukë turpëronem për Ungjill’ të Krishtit, se ai është fuqi e Perndisë për të dhënë shpëtim mbë cilëdo që beson, përpara Çifutit, e pastaje Elinit. Sepse të drejtëtë (gjiqi) e Perndisë dëftonetë me anë t’atij (Ungjillit) besë mbë besë, sikundr’ është shkruarë: I drejti nga besa do të rrojë. Sepse çfaqetë urgji e Perndisë nga Qielli kondrë çdo asevisë e adhiqisë njerëzet ature që mbajënë të vërtetënë nd’adhiqi. Sepse atë që mund njeriu të njohë për Perndinë, ësht’ e çfaqurë mbë ta, se Perndia jua dëftoi ature. Sepse punëtë të padukura të saje që kur u bë bota, dukenë me mënd ndë punëra të bëra, edhe fuqia e asaj e pasosura, edhe të qënët’ e Perndisë të vetëhesë, që të mos mundjënë ata të përgjegjenë. Sepse ndonëse e njohnë Perndinë, nuk’ e nderuanë si Perndi, a ta efharistisnë, po u marruanë ndë mënd të ture, e u erëcua e pamëndia zëmër’ e ture. Tuke thënë se janë sofo, u marruanë. E këmbienë nder’ e Perndisë gjallë me konë njeriut që prishetë, e të zogjet e të kafshëvet me katër këmbë, e të gjërpinjet. Pra andaj i la ata Perndia ndë dëshërim të zëmërësë ture ndë të pëgërë, kaqë sa të turpëronenë kurmet’ e ture mb’ata. Këta këmbienë të vërtetën’ e Perndisë ndë gënjeshtrë, e nderuanë e ju falë dheut më shumë se atij që bëri dhenë, që ai është i bekuarë jetë pas jetet. Me të vërteta. Pra andaj i dha ata Perndia ndë mundime të ndiera, sepse grat’ e ture taksnë që qe vënë nga fisi, e këmbienë nd’ataksi të parafisit. Kështu edhe meshkujt’ e ture, si lanë të bashkuarit’ e fisit së gruasë, u dogjnë nd’oreks të ture njeri mbë jatërinë, tuke bërë turpnë meshkujtë mbë meshkuj, e muarrë pagënë që u duhej të gënjeshtrësë ture mbë vetëhe të ture. E sikundrë nukë deshnë të njihnë Perndinë, i dha ata Perndia ndë një mënd të keq, që të bëjënë punëra që s’kanë udhë. Plot me çdofarë të shtrëmbërë, me kurvëri, djallëzi, lakëmim, të keqe, plot me zili, me vreilë, me qartë, me gënjeshtrë, me dinakëri. Murmunjarë, korkosurë, armiqt’ e Perndisë, fjalëligj, magrurë, të pabejendisurë, sofo ndë të gjeturë të së keqesë, të pabindurë ndë përinj. Të marrë, të papaturë një kshill, të padashuri, të pamiqësi, të palejmosin. Këta ndonëse e njohnë gjuqn’ e Perndisë (se ata që bëjënë këto janë të zotë për vdekëjë), jo vetëmë ata i bëjënë, po edhe mburrjënë ata që i bëjënë. Andaje je i papërgjegjurë, o njeri, cilido je ti që gjukon, sepse tek gjukon tjetërinë, dëmëton vetëhenë tënde, se ti që gjukon, të tilatë bën. Ndashti na e dimë që është gjuqi i Perndisë, sikundr’ ësht’ e vërteta kondr’ ature që bëjënë të tilatë. E mëndone ti këtë, o njeri, që gjukon ata që bëjënë të tilatë, e që bën ato vetë, se do të shpëtoç tij nga gjuqi i Perndisë? A ksenderon të mirat’ e shuma t’asaj, e durimnë, e të prituritë, e nuk’ e di që të butët’ e Perndisë të heq tij ndë metani? Ma ti me zëmërënë tënde të pakthierënë, e me kokënë tënde të rëndë, mbëjedh mbë vetëhe tënde urgji ndë ditë t’urgjisë e kur do të çfaqetë gjuqi i drejtë i Perndisë. Që ai do të apë nde cilido sikundrë ka punuarë. Mb’ata që me durim tek bëijnë punët’ e mira, kërkoijnë lëvdim e nder e të pavdekurë (do t’apë) jetë të pasosurë. Mb’ata që janë të egrë e nukë unjenë ndë të vërtetë, po unjenë ndë të shtrëmbërë, do të jetë të zëmëruarë edhe urgji. Guxim edhe shtrëngim mbë çdo Shpirt t’atij njeriut që bën të keqenë, Çifut, e pastaje Elin. E lëvdim e nder edhe paq mbë cilinëdo që bën të mirënë, mbë Çifutnë protoparë, e pastaje mbë Elinë. Sepse përpara Perndisë s’është të zgjedhurë të madhit a të vogëlit. Sepse gjith’ ata që fëjienë pa nom, do të humbasënë pa nom; e gjith’ ata që fëjienë kur qe nom, nga nomi do të dëmëtonenë. (Sepse jo ata që ndiejnë nomnë janë të drejtë përpara Perndisë, po ata që bëjënë sikundrë shkruan nomi do të bënenë të drejtë. Sepse kur filit’ e tjera që s’kanë nom, bëjënë vetiut punët’ e nomit, këta ndonëse s’kanë nom, janë nom ndë vetëhe të ture. Këta dëftojënë punën’ e nomit shkruarë ndë zëmëra të ture, sepse dëfton fiqiri i ture, e llogjismot’ e ture shajënë njeri-jatërinë, a edhe përgjegjenë). Mb’atë ditë kur do të gjukojë Perndia të fshehurat’ e njerëzet, me anë të Iisu Hristoit, sikundrë është Ungjilli im. E nd’është që ti quhe Iudheo, e prëhe mbë nom, e mburre mbë Perndinë. E njeh thelimën’ e saj, e je dhidhaksurë nga nomi e shquan atë që të vëjen. E ke vetëhenë tënde se u dëfton udhënë të verbëret, e je drit’ e ature që janë nd’erësirë, Shkallë të së marrëvet, dhaskal të foshnjëvet, e ai që ke faqenë të së njohurit e të vërtetësë ndë nom. Ti adha që mpson tjatërinë, nukë mpson vetëhenë tënde? Ti që dhidhaks të mos vjedhënë, vjedh? Ti që thua: mos kurvëroni, kurvëron? Ti që ke Idhollatë për të ndjeta, bën Ierosili? Ti që mbure ndë nom, ksenderon Perndinë me të shkelturë të nomit? Se ëmër i Perndisë për sebep tuaj shahetë ndë të tjeratë filira, sikundr’ është shkruarë. Sepse peritomia vëjen ndë bëfç ato që thotë nomi. E ndë qofç prishës i nomit, të prerëtë tat bënetë të paprerë. Nd’është dha që një i paprerë ruan porsit’ e nomit, nukë do të jetë kij i papreri posi një i prerë? E kij që është i paprerë që nga të lerët’ e tij, tuke ruajturë nomnë, do të gjukojë tij që me grammë e me gjithë të prerë shkel nomnë? Sepse jo ai që duketë përjashta ësht’ Iudheo, as të prerëtë ësht’ ata që duketë ndë kurm. Po Iudheo ësht’ ai që është i tillë ndë të fshehurë. E të prerëtë është të prerit’ e zëmërësë që është ndë Shpirt, e jo ndë grammë. Këta të prerë ka nder jo mbanë njerëzet, po mbanë Perndisë. Ç’ka dha më tepër Çifuti, a ç’është të mbrodhurit’ e Peritomisë? Shumë, për çdo anë. Protoparë sepse qenë besuarë mb’ata fjalët’ e Perndisë. Edhe ndë mos besuanë ca, çë? Mos do të prishjë besën’ e Perndisë pabesllëku i ture? Jo, kurrë. Po le të jetë e vërtetë Perndia, e çdo njeri gënjeshtjar, sikundr’ është shkruarë: Për të qënë ti i drejtë ndë fjalë të tua, e të mundç kur të thërriteç ndë gjuq. E nd’është që adhiqia onë madhëçon gjuqin’ e Perndisë, ç’do të thomi na? Mos është adhiko Perndia që mundon? (kuvëndoj si njeri). Jo, kurrë. Se ndë mos është kështu, qish do të gjukojë Perndia botënë? Sepse nd’është që e vërtet’ e Perndisë u shtua ndë lëvdim të saj për gënjeshtrë time, pse edhe unë dëmëtonem gjithënjë posi një fajëtuar? E jo (sikundrë na shajënë, e që (si)kundrë thonë ca sikur të thoshëm nevet) që le të bëjëmë të këqiatë, që të na vijënë të miratë? Ature njerëzet të dëmëtuaritë është me udhë. Ç’ësht’ adha? Kemi gjë më tepër se ata? Farese. Sepse nevet e dëftuam më përpara që edhe çifutë edhe Elinëtë, gjithë ndënë faj janë. Sikundr’ është shkruarë së s’është ndonjë i drejtë, s’është as një. S’është ndonjë që të kupëtojë, s’është ndonjë që të kërkojë Perndinë. Të gjithë duallë nga udha, të gjithë u bënë të pavëjierë. S’është ndonjë që bën të mirë, s’është as ngjera mbë një. Frik’ e ture është një varr i hapëtë, e me gjuhërat’ e ture flisnë gënjeshtra. Helm i nepërkavet ndënë buzë të ture. E goja e këture është plot me nëmë e me pikëllim. Këmbët’ e ture janë të shpejta për të derdhurë gjak. Nd’udhë të ture është prishëjë e mundim. E udhën’ e paqesë nuk’ e kanë njohurë. Nuk’ është frikë Perndie përpara sivet së ture. Navet ndashti e dimë që sa thotë nomi, për ata që janë ndënë nom i thotë, që të mbilletë çdo gojë, e gjithë bota të dëmëtonetë ndënë gjuq të Perndisë. Sepse nga punët’ e nomit nukë do të bënetë ndonjë njeri i drejtë përpara sij, sepse nga nomi njohëmë fajnë. Ma ndashti pa nom na u çfaq gjuqi i Perndisë, veveosurë nga nomi edhe nga profitë. Gjuqi thom i Perndisë për besë të Iisu Hristoit, mbë të gjithë e mbi gjith’ ata që besojënë, sepse nuk’ është ndonjë të shquarë. Sepse të gjithë fëjienë, e u lipsetë nderi i Perndisë. Sepse u dhiqeosnë dhuratë me dhurëti t’atij, me anë të kseshpërblimit që është mbë Hristo Iisunë. Që atë e vuri Perndia illasmo (ndëjesë) me fuqi të gjakut me anë të besësë, që të bën të njihej të drejtët’ e tij, ndë të ndëjierë të fajevet së para. Ndë të duruarë të Perndisë, ngjera sa të bën të njihej gjuqi i saj mbë këtë kohë ndashti, që të jetë ai i drejtë, e të ndreqjë atë që ka besë mbë Iisunë. Ku adha është të mburturitë tat? Mbeti jashtë. Me çfarë nom? Të punëravet? Jo. Po me nom të besësë. Silloisemi adha, që njeriu bënetë i drejtë me anë të besësë, pa punërat’ e nomit. A Perndia është vetëmë Perndi e çifutet? E nuk’ ësht’ edhe të tjeravet filira? Me të vërteta edhe të së tjeravet. Sepse një është Perndia, që do të bëjë të drejtë të preritë me anë të besësë, e të papreritë me besë. Prishjëmë adha nevet nomnë me besë? Jo, kurrë. Po edhe më tepër e veveosjëmë nomnë. E ç’do të thomi navet adha, se qerdhesi ndë trup Avraami babai inë? Sepse nd’është që u bë Avraami i drejtë me anë të punëravet, ka mbë se të mburetë, ma jo mb’anë të Perndisë. Sepse ç’thotë karta? Besoi Avraami mbë Perndinë, e ju zu atij për e drejtë. Ndashti atij që punon, paga e tij nuk’ i zihetë për dhurëti, po për borç. Ma atij që nukë bën punëra, po beson nde ai që bën të pabesinë të drejtë, atij i zihetë bes’ e tij për ndreqëjë. Sikundr’ edhe Dhavidhi quan të lumurë atë njeri, që Perndia i llogarias të drejtënë pa punëra. E thotë: Lum ata që u janë ndëjierë paranomitë, edhe ata që u janë mbuluarë fajetë. Lum ai njeri, që Perndia nuk’ i nëmëron fajetë. Këta të lumurë dha është vetëmë për të prerë, a dhe për të paprerë? Sepse nevet thomi, se besa e Avraamit ju nëmërua për të drejtë. Qish adha ju nëmërua? Kur qe i prerë, a kur qe i paprerë? Jo kur qe prerë, po kur qe pa prerë. E mori nishan të prerëtë, vulë të së drejtësë që pat marrë për besë pa qënë prerë, që të bënej ai baba i gjithëvet së paprerëvet që besojnë, që t’u nëmëronej edhe mb’ata të ndrequritë. E të jetë baba ature të prerëvet, që nukë kanë vetëmë të prerëtë, po ecëjënë edhe pas gjurmëvet të besësë, Avraamit babait sonë, që kish edhe pa prerë. Sepse nuk’ i qe taksurë Avraamit nga fuqi e nomit, a farësë tij, që të bënej ai klironom i gjithë botësë, po me fuqi të së drejtësë besësë. Sepse ndë janë klironomë ata që vijënë nga fuqi e nomit, më s’vëjen besa, e mbeti mbrazëtë të taksuritë. Sepse nomi bie urgjinë, sepse tek s’është nom, atje s’është as prishëjë e nomit. Pra andaj (klironomia është) nga besa, që të jetë dhurëti për të qënë të taksuritë të qëndruarë mbë gjithë farë, jo mb’atë farë vetëmë që është nga nomi, po edhe mb’atë që është nga besa e Avraamit, që ai është babai i gjithëvet. (Sikundr’ është shkruarë, që u të bëra baba ndë shumë filira) përpara Perndisë që besoi mbë të, që ep jetë ndë të vdekurë, e thërret ato punëra që nukë janë si ato që janë. Kij Avraami besoi me shpëresë ato që qenë teje shpëresësë, që të bënej ai baba i shumë filivet, sikundrë i pat qënë thënurë: Kështu do të jetë fara jote. E pa kolandisurë ndë besë, nukë vuri ndër mënd as kurmin’ e tij që qe i vdekurë, sepse qe afëro njëqind vjeç, as të veshkurit’ e shtratit së Sarrësë. As ndë të taksurë të Perndisë ndënji me di zëmëra të mos ip besë, po u forcua me besë, tuke lëvduarë Perndinë. E ju mbush koka mirë, se atë që i taksi (Perndia) është e zonja edhe ta bëjë. E andaje këjo ju zu atij për të drejtë. E s’pat qënë shkruarë për atë vetëmë, që ju zu atij për të drejtë. Po edhe për nevet, që mbë nevet do të zihetë fill, do të thom mb’ata që besojënë mb’atë që ngjalli Zonë tënë Iisunë nga të vdekuritë. Atë që u paradhos për faje tona, e u ngjall për të ndrequrë tënë. Sepse u bëm të drejtë dha me anë të besësë, kemi paq me Perndinë me anë të Zotit sonë Iisu Hristoit. Që me anë t’atij muarrm edhe të hijturitë me anë të besësë ndë këtë dhurëti, që qëndrojëmë, e mburemi mbë shpëresë të nderit së Perndisë. Edhe jo vetëmë këjo, po mburemi edhe ndë shtrëngime. E e dimë që shtrëngimi bën durimnë. E durimi dhoqimi, e dhoqimia shpëresë. E shpëresa nukë turpëron, sepse dashuria e Perndisë është derdhurë ndë zëmëra tona me anë të Shpirtit Shënjt që na është dhënë nevet. Sepse kur jeshëm nevet edhe të sëmurë, mbë kohë të vëjierë Krishti vdiqi për nevet që jeshëm të pabesë. Sepse mezi do të vdesë ndonjë për ndonjë njeri të drejtë, sepse për të mirënë mbase ka zëmërë njeri të vdesë. Ma na dëfton nevet Perndia dashurin’ e tij, sepse kur jeshëm edhe fajëtorë nevet, Krishti vdiqi për ne. Shumë më tepër ndashti do të shpëtojëmë nga urgjia me anë t’atij, sepse u ndreqm me gjak të tij. Sepse nd’është që kur jeshëm armiqt’ e Perndisë, u paqtuam me të me mes të vdekëjësë të birit së tij, fort më shumë ndashti që jemi të paqtuarë me të, do të sosemi me të ngjallëtë të tij. E jo vetëmë këjo, po edhe lëvdonemi mbë Perndinë për Zotnë tonë Iisu Hristonë, që me anë t’atij kemi marrë ndashti të paqtuaritë. Pra andaj sikundrë për një njeri vetëmë hiri faji ndë këtë botë, e me faj bashkë hiri vdekëja, e kështu mbë gjithë njerëz shkoi vdekëja, mb’atë (njeri) gjithë fëjienë. Sepse ngjera mbë kohë të nomit faji qe ndë botë, po nuk’ e kishnë për faj, sepse nukë qe nomi. Po mbretëroi vdekëja që nga Adhami ngjera te Moisiu, edhe mb’ata që nukë fëjienë me të gjajturë të fajit s’Adhamit, që ai është kanoni i atij që do të vinte. Po jo si faji, kështu është edhe dhurata. Sespe nd’është që ndë faj të njëit vdiqnë shumë, shumë më tepër tepëroi dhurata e Perndisë për dhurëti njëit njeriut Iisu Hristoit, ndë të shumëtë. E nuk’ është e tila dhurëtia si faji i njëit që fëjeu; se gjuqi nga një është me dëm, ma dhurëtia është për të ndrequrë nga shumë faje. Sepse nd’është me një faj të njëit njeriut për një vetëmë mbretëroi vdekëja, shumë më tepër ata që kanë marë të lirëtë të hirit e të dhurëtisë të së drejtësë, do të mbretërojënë ndë jetë për vetëmë Iisu Hristonë. Sikundr’ erdhi adha vdekëja nga an’ e një fajit vetëmë mbë gjithë njerëz për dëm, kështu për gjuq të njëit vetëmë erdhi dhurëtia mbë gjithë njerëz për ndreqëjë jetësë. Sepse sikundrë u bënë fajëtorë me të shumëtë me të padigjuarë të njëit njeriut, kështu edhe me të digjuarë të njëit do të bënenë të drejtë të shumëtë. Nomi hiri që të tepërojë faji. E tek u shtua faji, atje tepëroi dhurata. Që sikundrë mbretëroi faji ndë vdekëjë, kështu të mbretërojë edhe dhurëtia për të dhënë jetë të pasosurë, me anë të Zotit sonë Iisu Hristoit. Ç’të thomi adha? Do të qëndrojëmë ndë faj, që të shtonetë dhurëtia? Jo, kurrë. Sepse nevet që vdiqm nga an’ e fajit, qish do të rrojëmë pa mbë të? A nuk’ e diji që sa u pagëzuam mbë Hristo Iisunë, mbë vdekëjë të tij u pagëzuam? Sepse jemi kallturë ndë varr bashkë me të me anë të pagëzimit; që sikundr’ u ngjall Krishti nga të vdekuritë për lëvdim të babait, kështu edhe na të rrojëmë jetë të re. Sepse nd’u mboliasm nevet me Krishtinë mbë të shëmbëllierë të vdekëjësë tij, do të mboliasemi edhe ndë shëmbëllim të së ngjallturit së tij. E dimë këtë na, që njeriu inë i vjetëri u kruqas bashkë me Krishtinë, që të prishej trupi i fajit, të mos punojëmë na më ndë faj. E ai që vdiqi u lefteros nga faji. E nd’është që vdiqm bashkë me Krishtinë, besojëmë që edhe do të rrojëmë me të bashkë. Sepse e dimë që si u ngjall Krishti nga të vdekuritë, më nukë vdes. Vdekëja atë më s’e urdhëron. Sepse për vdekëjë të tij, vdiqi një herë për faj. Sa për të rruarë pa, ai rron për Perndinë. Të tillë lloi llogori të bëni edhe juvet, të jini vdekurë ndë faj, e të gjallë për Perndinë mbë Iisu Hristonë Zonë tënë. Le të mos mbretërojë adha faji ndë kurm tuaj të vdekurë, që të shërbeni mbë të ndë dëshërime të tij. E mos bëni anët’ e kurmit suaj armë të së shtrëmbërësë ndë faj; po bëni vetëhenë kurban te Perndia si të gjallë pas vdekëjësë, e anët’ e kurmit suaj bëni armë të së drejtësë te Perndia. Sepse do të mos urdhërojë juvet, sepse s’jini ndënë nom, po ndënë hir. E çë adha të fëjejmë na, sepse s’jemi ndënë nom, po ndënë hir? Perndia na ruajtitë! Nuk’ e diji juvet, që atij që i ipni vetëhenë tuaj të gjegjurë si kopij, jini kopijt’ e atij që gjegji, ja fajit për vdekëjë, ja të së digjuarit për shpëtim? Po lëvdimi i qoftë Perndisë, që juvet jeshëtë ropt’ e fajit, po digjuatë me zëmërë sikundrë qe kanoni i dhidhahisë që u kanonistë. E si u lefterostë nga faji, u bëtë shërbëtorë mbë të drejtë. Njerëzisht thom, për smundëjë të kurmit suaj, sepse sikundrë dhatë trupatë tuaj skllev ndë punëra të ndiera e të paudha, për të bënë të paudhatë, kështu epni ndashti trupatë tuaj e shërbeni ndë të drejtë për shënjtërim. Sepse kur jeshëtë skllevt’ e fajit, jeshëtë të lefterosurë nga e drejta. Ç’mbrodh adha keshëtë ahiere, mb’ato punëra që u bëjënë ndashti turp? Sepse ato punëra sosenë me vdekëjë. Ma ndashti sepse shpëtuatë nga faji e u bëtë rop te Perndia, kini mbrodhë tuaj për shënjtërim, e të pastajmenë jetë të pasosurë. Sepse paga e fajit është vdekëja; ma dhurëtia e Perndisë është jetë e pasosurë mbë Zotnë tonë Iisu Hristonë. A nukë diji, vëllazër (sepse unë kuvëndoj mbë njerëz që dinë nomnë) që nomi urdhëron njerinë ngjera sa rron. Sepse gruaja e martuarë është lidhurë ndë nom të burrit ngjera sa rron ai; ma ndë vdektë burri saj, lefterosetë gruaja nga nomi i burrit së saj. Kur rron adha burri saj, nd’u bashkoftë me tjatër burrë, bënetë kurvë. Ma ndë vdektë burri saj, është lefterosurë nga nomi, që të mos jetë ajo kurvë, nd’u martoftë me tjatër burrë. Kështu edhe ju vëllazërit e mi, jini vdekurë ndë nom me mes të kurmit së Krishtit, që të martoni me tjatër burrë, me atë që u ngre nga të vdekuritë, që të bëjëmë pemmë mbë Perndinë. Sepse kur jeshëm nevet njerëz të mishit, pësimet’ e fajevet që çfaqishnë nga nomi punoijnë ndë anë të kurmit sonë, për të prurë pemmë të vdekëjësë. Po ndashti jemi lefterosurë nga nomi i vdekëjësë që jeshëm lidhurë mbë të, që të punojëmë sikundr’ është Shpirti i ri, e jo sikundrë qe gramma e lashtë. Ç’do të thomi adha? Nomi është një faj? Jo, kurrë. Ma unë nukë kam njohurë fajnë, përveçme me mes të nomit, sepse nukë kam njohurë as dëshërimnë, të mos kish pasurë thënë nomi: Mos dëshëro. E si mori aformi faji, me anë të së porsiturit, bëri mbë mua çdolloi dëshërim, sepse pa nom faji qe i vdekurë. E unë njëherë rrojë pa nom, ma si erdhi porsia, faji u kthe të rron. E unë vdiqa. E u gjënd që ajo porsi që m’u dha për jetë, u bë vdekëjë për mua. Se faji si mori aformi prej asaj porsiet, më gënjeu mua, e me mes të saj më vrau. Për atë punë nomi është Shënjt, e porsia shënjte, e drejtë, edhe e mirë. Një punë dha që ësht’ e mirë, u bë për mua vdekëjë? Jo, kurrë. Po faji, që të dukej si faj me mes të një punësë mirë për mua më bëri vdekëjënë, që të bënej faja më shumë fajëtorë nga aformi e porsisë. Sepse e dimë që nomi është i Shpirtit, ma unë jam i kurmit, skllav i shiturë ndënë faj. Sepse atë që bëj, nuk’ e njoh, se nukë bëj atë që dua, po bëj atë që urrej. E ndë bëfça atë që nukë dua, thom bashkë me nom se ësht’ i mirë. Ndashti dha më nuk’ e bëj unë atë, po faji që rri tek unë (e bën). Sepse e di që nukë rri tek u (domethënë ndë kurm tim) ndonjë e mirë, sepse të dashuritë e kam me vetëhe, ma të bëj të mirënë, nukë gjej udhë. Sepse nukë bëj të mirënë që dua, po të keqenë që nukë dua, atë bëj. E nd’është që bëj unë atë që nukë dua, nuk’ e bëj më atë unë, po faji, që rri tek u. E gjej adha nomnë ndë vetëhe time, kur dua të bëj të mirënë, që është e keqia që rri përpara meje. Sepse gëzonem mbë nom të Perndisë, sikundr’ është njeriu i brëndëshm. Ma shoh një tjatër nom që rri ndë trup tim kundreq ndë nom të mëndiesë sime, e më bën mua skllav ndë nom të fajit që është ndë kurm tim. I mjeri unë njeri! Kush do të më shpëtojë nga kij kurm i vdekëjësë? Lëvdoj Perndinë me anë të Iisuit Hristoit Zotit sonë. Un’ adha me mënd punoj nomn’ e Perndisë, e me kurm, nomn’ e fajit. S’ësht’ adha ndonjë dëm ndashti për ata që janë mbë Krishtinë Iisunë, që nuk’ ecëjënë sikundr’ është kurmi, po sikundr’ është Shpirti. Sepse nomi i Shpirtit së jetësë mbë Krishtinë Iisunë, më lefterosi mua nga nomi i fajit edhe i vdekëjësë. Sespe atë që s’mund të bën nomi, sepse ish i sëmurë nga aformi e kurmit, Perndia si dërgoi bir’ e saj ndë kurm që shëmbëllen me kurm të fajit, edhe për faj, dëmëtoi fajnë mbë kurm. Që të paguhej e drejta e nomit mbë nevet, që nukë ecëjëmë sikundr’ është kurmi, po sikundr’ është Shpirti. Sepse ata që ecëjënë si do kurmi, punët’ e kurmit silloisjënë. E ata që ecëjënë si do Shpirti, silloisjënë punët’ e Shpirtit. Sepse atë që sillois kurmi, është vdekëjë. E atë që sillois Shpirti është jetë e paq. Sepse silloi e kurmit është hasmëri te Perndia, sepse nukë bindetë mbë nom të Perndisë, sepse as nukë mund. E ata që janë (ecëjënë) mbë kurm, nukë mundjënë të pëlqejënë Perndisë. Po juvet nukë jini ndë kurm, po ndë Shpirt, sepse rri Shpirti i Perndisë mbë ju. Ma nd’është ndonjë që s’ka Shpirtin’ e Krishtit, kij nuk’ ësht’ i Krishtit. Pa nd’është Krishti mbë juvet, kurmi vërtet ësht’ i vdekurë për aformi të fajit. Ma Shpirti rron nga an’ e së drejtësë. Ma nd’është që rri mbë juvet Shpirti i atij që ngjalli nga të vdekuritë Iisunë, ai që ngjalli Krishtinë nga të vdekuritë, do të ngjalljë edhe trupatë tuaj që vdesënë, me mes të Shpirtit së tij që rri mbë juvet. Jemi adha borçli, vëllazër, jo ndë kurm, të rrojëmë kurmërisht. Sepse ndë rroni kundrë kurmi, do të vdisni. Ma ndë bëfçi të vdesënë punët’ e kurmit me Shpirt, do të rroni. Sespe sa qivernisenë me Shpirt të Perndisë, këta janë të bijt’ e Perndisë. Sepse nukë kini marrë përsëri Shpirtin’ e skllavisë për frikë, po kini marrë Shpirtin’ e Iothesisë mbë bij, që me atë thërresëmë: Avva, o Tatë. Sespe kij Shpirti ep besë ndë Shpirt tanë, që navet jemi bijt’ e Perndisë. E ndë jemi djelm, jemi edhe pjesëtarë, pjesëtarë të Perndisë, e pjesëtarë bashkë me Krishtinë. Po nd’është që besojëmë me të bashkë, që edhe të lëvdonemi me të bashkë. Sepse unë e kam për të vërtetë që të pësuarat’ e kësaj kohet nukë barabarisenë me nder që do të çfaqetë mbë nevet. Sepse këjo dinia e bërë, rri ndë të ruajturë e pret të çfaquritë e bijet së Perndisë. Sepse diniaja e bërë është bindurë ndë prishëjë, jo me dashuri të saj, po t’atij që e ka bindurë. Me shpëresë, se edhe këjo dinia e bërë, do të lefterosetë nga skllavia e prishëjësë, mbë lefteri të nderit të bijet së Perndisë. Sepse e dimë që gjithë bashkë punët’ e bëra rëkojënë, e janë ndë të dhëmburë të pjellësë ngjera mbë sot. E jo këjo vetëmë, po edhe na vetë që kemi anën’ e Shpirtit, edhe na vetë rëkojëmë mbë vetëhe, tuke priturë iothesinë të bijet së Perndisë, e lefterin’ e kurmit sonë. Sepse ndë shpëresë jemi sosurë. E shpëresa duketë, nuk’ është shpëresë, sepse qish të shpërejë njeri, atë që sheh? E nd’është që shpërejmë atë që nukë shohëmë, na shpërejmë me anë të durimit. Kështu edhe Shpirti na ndih ndë smundëja tona, sepse nukë dimë qish ujdis ndë të luturë të kërkojmë atë që na duhetë, ma Shpirti lutetë për nevet me të rëkuarë të padigjuarë. E ai që ksetaks zëmëratë, njeh atë që do Shpirti kur lutetë si do Perndia për Shënjtorë. Navet adha e dimë që gjithë punëtë venë mirë për ata që duanë Perndinë, për ata që sikundrë qe dashuri e tij janë thirrturë. Sepse ata që ka njohurë më përpara (Perndia) ata i ka edhe proorisurë që të bënenë të tillëtë sikundr’ ësht’ edhe ikon’ e birit së saj, që të jetë ai prototok (i parë) ndë shumë vëllazër. E ata pa që ka ai proorisurë, këta i ka edhe thirrë. E ata që ka thirrë, këta i ka edhe dhiqeosurë. E ata që ka dhiqeosurë, këta i ka edhe nderuarë. Ç’të thomi për këto punëra? nd’është Perndia për nevet, kush do të jetë kondrë nesh? Ajo që nukë kurceu as bir’ e saj, po e dha atë mbë vdekëjë për gjithë navet, qish do të mos na dhërojë bashkë me të gjithë punëtë nevet? Kush do të bëjë kallëzim kondrë të zgjedhuret së Perndisë? Perndia është që ju ep të drejtë. Kush është që i dëmëton? Krishti është që vdiq, e më tepërë që u ngjall, edhe rri mb’anë të djathëtë të Perndisë, e lutetë për nevet. Kush do të na ndajë adha nevet nga dashuria e Krishtit? Mbase shtrëngimi, a gulçimi, a të ndjekuritë, a uja, a të sveshuritë, a të rrizikarturitë, a kordha? (Sikundr’ është shkruarë, që për tij vdesëmë gjithë ditënë; na kanë posi dhëntë për të therturë). Po ndë mes të gjithë këture na mundjëmë më shumë me anë t’atij që na deshi nevet. Se unë kam besë që as vdekëja, as jeta, as Ëngjëjtë, as arhitë, as fuqitë, as ato që janë ndashti, as ato që do të vijënë? As të lartëtë, as të poshtëtë, as ndonjë punë tjatër e bërë mund të na ndajë navet nga ajo dashuri e Perndisë, që është mbë Krishtinë Iisunë, Zotnë tënë. Thom të vërtetënë mbë Krishtinë, e nukë flas rrem (sepse m’ep martiri mua fiqiri im me anë të Shënjtit Shpirt). Që unë kam helm të madh e shtrëngim të paçqiturë ndë zëmërë time. Se unë dojë të jeshë ndarë (larg) nga Krishti për vëllazër të mi, që janë nga gjaku im prej anësë kurmit. Që ata janë Israilit, e ature është Iothesia, edhe nderi, edhe dhjatatë, edhe takset’ e nomit, edhe të falatë, edhe të taksuratë. T’ature janë baballarëtë, që nga ata ësht’ edhe Krishti nga an’ e kurmit, që është mbë gjithë punëra Perndi e bekuarë ndë gjithë jetëra. Kështu qoftë! E nukë mund të bjerë mbë dhe fjal’ e Perndisë, sepse jo gjith’ ata që janë nga filia e Israilit, këta janë Israilit. As sepse janë far’ e Avraamit, janë gjithë djelmt’ e Avraamit. Po thotë: Mbë Isaaknë do të jetë fara ote. Domethënë, jo djelmt’ e kurmit, këta janë djelmt’ e Perndisë, po djelmt’ e të taksurit do të nëmëronenë se janë farë. Sepse fjal’ e së taksurësë ësht’ e tila: Do të vij mbë këtë kohë, e Sarra do të ketë djalë. E jo vetëmë këjo, po edhe Reveka si pat zënë mbë një stromë (di djelm) prej Isaakut babait sonë. Sepse pa edhe lerë ata, e pa bërë dhe as të mirë, as të lig, që të mbetetë pa luajturë skopoi i Perndisë, që është me të zgjedhurë, jo nga punëtë, po nga ai që thërret. Ju tha asaj, që m’i madhi do të shërbejë më të vogëlinë. Sikundr’ është shkruarë: Iakovnë e desha, e Isafnë e urreva. Ç’të thomi adha? Mos ësht’ adhiqi ndaje Perndisë? Jo, kurrë. Sespe ai thotë mbë Moisinë: Do të eleimonis atë që për atë kam lejmoni, e do të bëj lejmoni mb’atë që për atë do të kem lejmoni. Nuk’ ësht’ adha (këjo) as e atij që e do, as e atij që ecën, po e Perndisë që bën lejmoni. Sepse thotë karta mbë Faraonë, që për këtë punë të ngrijta ti, që të bëj të duketë fuqia ime mbë tij, e të çfaqetë ëmëri im ndë gjithë dhe. Ajo ka adha lejmoninë mbë cilëdo, e bën të gurëconetë cilinëdo. Ma do të më thuaç mua: E pse gjithënjë po qërton? Sepse kush mund të rrijë kondrë thelimësë saj? Ma, o njeri, cili je ti që rri e flet një për një me Perndinë? Mos do të thotë bardhaku bardhakçiut: Përse më bëre kështu? A s’është nd’urdhër të bardhakçiut bajta, që nga ajo lucë të bëjë një enë të nderçurë, e një enë të ndierë? E ndë deshi Perndia të dëfton urgjin’ e saj, e të bën që të njihej fuqia e saj, i duroi me shumë durim enët’ e urgjisë që qenë bërë për të humburë? E të bëjë të njihetë haxineja e nderit së saj mbë enë të lejmonisë, që i ka bërë gati për nder? Nevet më tepër që na ka thirrë, jo nga çifutë vetëmë, po edhe nga filit’ e tjera. Sikundrë thot’ ajo edhe ndë profitnë Osienë: Do të quaj llao timnë, atë që s’është llao im; e të dashurë, atë që s’ësht’ e dashurë. E do të gjajë, nd’atë vënd tek u është thën’ ature: Juvet s’jini llaoi im, - atje do të quhenë djelmt’ e Perndisë gjallë. E Isaia pa thërret për Israilnë: Ndë qoftë numeri i bijet së Israilit si rëra e detit, do të shpëtojënë ata që mbetenë. Sepse do të përmbëjedhë (Perndia) e do të shkurtojë llogorinë me të drejtë, sepse një fjalë të shkurtuarë do të bëjë Zoti mbi dhe. E sikundrë tha Isaia më përpara: Të mos paskish lënë Zoti i asqerëvet farë mbë nevet, do të jeshëm bërë si Sodhoma, e do të keshëm gjajturë si Gomorra. Ç’kemi më dha për të thënë? Që filit’ e tjera që s’patnë vaturë pas së drejtësë, e pushtruanë të drejtënë thom që vjen nga besa. Po Israili që kërkon nomn’ e së drejtësë, nuk’ arriu ndë nom të së drejtësë. E përse? Se nuk’ e kërkon nga besa, po sikur nga punët’ e nomit; sepse u përpoqnë ndë gur të skandalisë. Sikundr’ është shkruarë: Na që vë ndë Sion gur të mbodhisurit’ e gur të skandalisurit, e cilido që të besojë mb’atë, do të mos turpëronetë. Vëllazër, dëshërimi i zëmërësë sime, e të luturitë që bëj te Perndia, për Israilnë është për shpëtim të ture. Sepse un’ ap besë mbë ta, që kanë zili për Perndinë, po jo nga njohëja. Sepse me të mosdijturë të drejtën’ e Perndisë, e me të kërkuarë të stisjënë të drejtën’ e ture, nuk’ u bindnë ndë të drejtë të Perndisë. Sepse sosëjë e nomit është Krishti, mbë të dhënë të drejtë nde cilido që beson. Sepse Moisiu shkroi, që ai njeri që të bëjë të drejtënë që vjen nga nomi, do të rrojë për të. Ma e drejta që vjen nga besa thotë kështu: Mos rri të thuaç ndë zëmërë tënde: Kush do të hipëjë ndër Qiell? Domethënë të zbresë Krishtinë? A kush do të zbresë ndë avis të dheut? Domethënë të ngjalljë Krishtinë nga të vdekuritë? Po ç’thotë karta? Ti ke me vetëhe fjalënë ndë gojë tënde, edhe ndë zëmërë tënde, këjo është fjal’ e besësë që dhidhaksjëmë navet. Sepse ndë mollojiç me gojë tënde Zotnë Iisunë, e të besoç që Perndia e ngjalli atë nga të vdekuritë me zëmërë tënde, do të soseç. Sepse me zëmërë besonetë për të drejtë, e me gojë thuhetë për të shpëtuarë. Sepse thotë karta: Çdo njeri që të besojë mbë të, do të mos turpëronetë. Sepse nukë ka të shquarë Çifutit, a Elinit. Sepse ai vetë është Zot i së gjithëvet, i pasurë për gjith’ ata që e thërresënë atë. Sepse cilido që të thërresë ëmërin’ e Zotit, do të shpëtojë. Ma qish do të thërresënë një që nukë kanë besuarë mbë të? E qish do të besojënë atë që s’kanë digjuarë? E qish do të digjojënë pa qënë dhidhahu? E qish do të dhidhaksjënë ndë mos qofinë dërguarë? Sikundr’ është shkruarë: Sa janë të bukura këmbët’ e ature që vangjelisjënë haberet’ e paqit, e që vangjelisjënë haberet’ e së miravet. Ma jo gjithë u bindnë ndë Ungjill, se thotë Isaia: Zot, cili ka besuarë atë që digjoi nga navet? Besa ësht’ adha nga të digjuaritë, e të digjuaritë bënetë prej fjalësë Perndisë. Ma thom unë: Mos nukë digjuanë? Vërtet mbë gjithë dhe u përhap zëri i ture, e fjalët’ e ture ngjera mb’anë të dheut. Ma thom unë: Mbase Israili nukë dijti fare gjë? I pari është Moisiu që thotë: Unë do t’u vë mbë zili me një fili që nuk’ është fili, me një fili të pamënde do t’u bëj të zëmëroni juvet. Isaia pa me më shumë lefteri thotë: Më gjenë ata që nukë më kërkoijnë, u dëftuaçë faqeza mb’ata që s’pietnë për mua. E për Israilë pa thotë: Gjithë ditënë ndënja me duar ndëjturë mbë llao që nukë bindetë, e që flet kondrë. Thom un’ adha: Mos e shtiu poshtë Perndia llaon’ e saj? Mos qoftë kurrë! Sepse edhe unë jam Israilit, nga far’ e Avraamit, nga filia e Veniaminit. Nuk’ e shtiu poshtë Perndia llaon’ e saj që e pat njohurë më përpara? A nuk’ e diji se ç’thotë karta nd’Istori të Iliasë, që ai rri e i lutetë Perndisë kondrë Israilit, e thotë. O Zot, profitet’ e tu i vranë, e thisiastiret’ e tua i gremisnë. E unë mbeçë vetëmë, e kërkojënë Shpirtinë tim. Po ç’i thot’ atij të përgjegjurit’ e Perndisë? Laçë për vetëhe time shtatë mijë burra, që nukë ujnjë gjunjë të falishnë Vaalit. Kështu edhe ndashti adha shpëtuanë të ruajturitë, sikundrë qe të zgjedhurit’ e dhurëtisë. E nd’është për hir adha, nuk’ është më për punëra, sepse ndrishe hiri nuk’ është më hir, ma nd’është nga punëtë, nuk’ është më hir. Ndrishe puna nuk’ është më punë. E ç’ësht’ adha? Atë që kërkon Israili nuk’ e gjeti; po të zgjedhuritë e gjetnë, e gjithë të tjerëtë u verbuanë. (Sikundr’ është shkruarë: U dha ature Perndia Shpirt të marrëzisë, si, e të mos shohënë, veshë, e të mos digjojënë), ngjera sot e gjithë ditënë. Edhe Dhavidhi thotë: U bëftë mësalla e ture një dhokan për ta, një lak, e një grackë, për pagë të ture. U erçinë sit’ e ture të mos shohënë. E rëndou gjithënjë supn’ e ture. Thom adha unë: Mos u mbodhisnë për të rarë? Mos qoftë kurrë! Po grëmisëj’ e ture u bë shpëtim ndë të tjera fili, që të qenë ata zili mbë ta. E nd’është që grëmisëja e ature është zotëri e botësë, e varfëria e ature zotëri e filivet së tjera, sa më tepërë të mbushurit’ e ture? Mbë ju Ethnikotë thom, ngjera sa jam unë Apostoll i Ethnikovet, të shërbieritë tim nderoj. Mos vijë ndë zili kurmi im, e sos ndoca nga ata. Sepse nd’u bë të shtirëtë poshtë t’ature të paqtuarit’ e botësë, ç’do të jetë të dheksurit’ e ture, përveçe të ngjallturitë nga të vdekuritë? E nd’është të nisuritë të Shënjtëruarë, edhe brumëtë të Shënjtëruarë. E nd’është rrënja e Shënjtëruarë, edhe degatë. E nd’u çqienë ca nga degatë, e ti që jeshe Ulli i egrë u mboliase ndë vënd të ture, e u bëre shok i rrënjësë, edhe i lezetit së ullirit. Mos u mburr kondrë degavet. Ma ndë mburre, ti nukë mban rrënjënë, po rrënja të mban ti. Ma do të thuaç: U çqienë degatë, që të mboliasem unë. Mirë (thua), për të pabesllëk u çqienë, e ti rri i shëndoshë ndë besë. Mos u mburr adha, po trëmbu. Sepse ndë mos kurceu Perndia degat’ e fisme, mos nukë kurcejë edhe tij. Vështro adha të butëtë edhe të egrët’ e Perndisë. T’egrëtë mb’ata që ranë, e të butëtë mbë tij, ndë qëndrofç ndë të mirë. E ndë mos, do të priteç edhe tij. Edhe ata ndë mos mbeçinë ndë të pabesllëk, do të mboliasenë përsëri, sepse Perndia është e fortë t’i mboliasjë ata edhe një herë. Sepse nd’është që ti u këpute nga Ulliri i egrë i fismi, e u mboliase ndë të parafism Ulli të butë, sa më tepërë këta të fismitë do të mboliasenë ndë ulli të ture? Sepse nukë dua unë, vëllazër, të mos e diji juvet këtë të fshehurë (të mos jini të urtë me vetëhe) që të verbuaritë mbë Israilë u bë mbënjanë, ngjera sa të hijë të mbushurit’ e filivet. E kështu do të sosetë gjithë Israili, sikundr’ është shkruarë: Do të vijë nga Sioni ai që shpëton, e do të zbojë të pabesllëknë nga Iakovi. E këjo dhjatë nga meje është mb’ata, kur t’u ngrë ature fajetë. Këta dha nga an’ e Ungjillit janë armiq për juvet. E nga an’ e së zgjedhurësë, janë të dashurë për sebep të baballarëvet. Sepse dhurëtit’ e Perndisë e të thirrëtë, nukë kanë të ndërruarë. Sepse sikundrë nukë besuatë edhe juvet njëherë mbë Perndinë, e ndashti u eleisi Perndia për pabesllëkn’ e këture. Kështu edhe këta ndashti nukë besuanë mbë lejmoni që u bë mbë juvet, që të gjejënë edhe ata lejmoni. Se Perndia i shtrëngoi të gjithë ndë të pabesllëk, që të bëjë lejmoni për të gjithë. O të thellë të së pasurësë e të sofisë e të dijturësë Perndisë! Sa të paksetaksura janë gjuqet’ e asaj, e të pakupëtuara udhët’ e saj! Sepse kush njohu mëndien’ e Zotit? E kush i dha atij nasihat? A cili qe i parë që t’i ip atij, e do t’i kthenetë atij mbë të prapë? Sepse nga ai, edhe për atë, edhe mb’atë janë gjithë punëtë. Nde ai lëvdimi ndë jetë të jetësë. Ashtu qoftë! U lutem adha juvet, o vëllazër, për ndëjesë të Perndisë të bëni kurmetë tuaj kurban të gjallë, të Shënjtëruarë, të pëlqierë te Perndia (që është) të falturitë me mënd tuaj. E të mos jini të kthierë sikundrë kthenetë këjo jetë, po ktheni vetëhenë tuaj me të përtërijturë të mëndiesë suaj, që të njihni juvet cila është thelim’ e Perndisë e mira e më e pëlqiera, edhe e sosura. Thom adha për dhurëti, që më është dhënë, mbë sa janë ndër juvet, të mos jini më të urtë se sa duhetë të jini të urtë. Po të jini sado t’urtë, e sikundr’ është masëja e besësë, që është ndarë nga Perndia mbë cilëdo. Sepse sikundrë ndë një kurm kemi shumë anë, e të gjitha anëtë nukë kanë një të tillë punë. Kështu edhe navet të gjithë një kurm jemi mbë Krishtinë, e cilido prej nesh jemi krahë të njëri-jatërit. Po kemi lloi-lloi dhurëtira, sikundrë qe të dhënëtë që na i dhëruanë nevet, cili ka profiti (le ta punojë) sikundr’ është kanoni i besësë. Kush ka shërbesë, le të shërbejë. Kush është dhaskal, le të dhidhaskalepsjë ndë dhidhaskali. E ai që parigoris, le të punojë ndë parigori. E ai që ep nga e tija, le ta bëjë me zëmërë të mirë. Ai që është i parë, le të jetë i shpejtë. Kush bën lejmosin, le ta bëjë me buzë mbë gaz. Dashuria le të mos jetë për faqe. Të keqenë të urreni, e të doi të mirënë. Të doi njeri-jatërinë me dashuri vëllazërisht, ndë nder të shkoi njeri-jatërinë. Ndë punëra jo të mpitë, të ngrohëtë ndë Shpirt, kur të punojmë navet Zotnë. Të gëzuarë ndë shpëresë, të durimçim ndë shtrëngim. Ndë të luturë të pritni. Ndë hri të Shënjtorëvet të epni, fillokseninë ta ndiqni. Të bekoni ata që ju ndjekënë juvet. Bekoni, e mos mallëkoni. Të gëzoni me ata që gëzonenë, e të qai me ata që qajënë. Të kini një mënd mbë njeri-jatërinë. Mos silloisni të lartatë, po të ujnji bashkë me të ujnjëritë. Mos u bëni të urtë me vetëhe tuaj. Mos epni ndonjëit të keq për të keq. Vështroni të jini mirë përpara gjithë njerëzet. Ndë mundjëtë nga ana juaj të kini paq me gjithë njerëz. Mos e merri hakënë vetiut, vëllazër të dashurë, po mërgoni urgjinë, sepse është shkruarë: Unë do ta marr hakënë. Unë do të bëj llogori, thotë Zoti. Ndë i vjen u vëllait sit, epi bukë të hajë. Ndë i vjen et, epi ujë të pijë. Sepse kur të bëç këtë, do të mbëjedhç thingjij të dhezura mbi krie të tij. Mos duaj të mundeç nga e liga, po mund të keqenë me të mirënë. Çdo Shpirt le të jetë i bindurë ndënë eksusi të larta, sepse nuk’ ësht’ eksusi, përveçe prej Perndisë. E ato eksusi që janë, janë urdhëruarë nga Perndia. Për këtë punë, ai që rri kondrë eksusisë, rri kondrë urdhërit së Perndisë. E ata që rrinë kondrë, do të marrënë dëmn’ e ture. Sepse arhondëtë nukë janë frikë e punëravet së mira, po të së këqiavet. Do dha të mos keç frikë nga eksusia? Bën të mirënë, e do të keç lëvdim nga ajo. Sepse është shërbëtori i Perndisë mbë tij për të mirë. Ma ndë bëfç të keqenë, trëmbu; sepse s’e ka thikënë mbë të mbrazëtë, sepse është shërbëtori i Perndisë, për të marrë hakë me zëmërim mbë cilinëdo që bën të keqenë. Pra andaj duhetë të bindni, jo vetëmë për urgji, po edhe për fiqir. Sepse për këtë punë paguani ju edhe të dhënatë, sepse janë shërbëtorët’ e Perndisë, që mbë këtë punë vetë e shërbejënë. Epni adha mbë të gjithë ato që u doi. Atij që është për të dhënë të dhënëtë, t’i ipetë. Atij që është për frikë, frikënë. Kush është për nder, nderë. Le të mos u mbetetë mbë njeri borç, përveçe dashurisë njeri me jatërinë, sepse ai që do jatërinë, pagoi nomnë. Sepse porsia: Mos kurvëro, mos vra, mos vidh, mos apç martiri të rreme, mos dëshëroç, edhe ndonjë tjatër porsi, ndë këtë fjalë është për të rrijturë: të duaç gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde. Dashuria shokut nuk’ i bën të keqe, dashuria adha është që paguan nomnë. E këtë (bënieni) sepse e shihni kohënë, që erdhi sahati ndashti të ngrihemi nevet nga gjumi, sepse ndashti është më afër shpëtimi inë, se atëherë kur besuam. Nata shkoi e u afërua dita. Ejani të lëmë dha punët’ e errëcirësë, e të vishemi armët’ e dritësë. Le të ecëjëmë si ditënë me urtëci, jo mbë të ngrënë e mbë të dejtura, jo mbë kurvërira e punëra të liga, jo mbë qartë e mbë zili. Po të jini vëshurë me Zotnë Iisu Hristonë, e kurmnë mos e përkëdhelni, e ta bëni që të ketë dëshërime të liga. Atij që është i sëmurë ndë besë epni dorënë, e mos qërtoni me të kërkuara. Sepse një beson që ka urdhër të hajë nga të gjitha, ma ai që është i sëmurë ndë besë ha lakëra. Ai që ha, le të mos e shajë atë që nukë ha. E ai që s’ha, le të mos gjukojë atë ha, sepse Perndia e ka atë afër vetiut. Cili je ti që gjukon shërbëtuarin’ e jetërit? Ai rri dreq, a bie për Zotn’ e tij. Ma ai do të qëndrojë mbë këmbë, sepse mund Perndia ta bëjë atë të qëndrojë. Sepse një çquan ditë nga ditë, e tjetër i ka një gjithë ditë. Gjithëkujt le t’i mbushetë koka me mënd të tij. Ai që mban llogori ditësë, për Zotnë mban llogori. E ai që s’mban llogori ditësë, për Zotnë s’mban llogori. Ai që ha, për Zotnë ha, sepse i bën lëvdim Zotit. E ai që nukë ha, për Zotnë nukë ha, e lëvdon Zotnë. Sepse ndonjë nga nesh s’rron për vetëhe, e ndonjë s’vdes për vetëhe. Sepse edhe ndë rrofçim, për Zotnë rrojëmë. Edhe ndë vdekçim, për Zotnë vdesëmë. Edhe ndë rrofçim, edhe ndë vdekçim të Zotit jemi. Sepse Krishti për këtë vdiqi, edhe u ngjall e rron, që të urdhërojë edhe të gjallëtë edhe të vdekuritë. Ma ti përse gjukon vëllanë tënd? A edhe ti përse ksenderon vëllanë tënd? Sepse navet të gjithë do të dalëmë përpara fronit së Krishtit. Sepse është shkruarë: Rroj unë, thotë Zoti, që mbë mua do të ujnjetë çdo gju të më faletë, e gjithë gjuhëtë do të apënë llogori nde Perndia. Cilido nga ju adha do të apë llogori për vetëhe të tij te Perndia. Le të mos gjukojëmë adha më njeri-jatërinë, po më tepërë silloia juaj të jetë që të mos viri dhokan vëllait, a skandallo. Un’ e di, edhe kam tharosnë mbë Zotnë Iisunë, që s’është ndonjë punë e pëgërë mbë vetëhe të saj; po mb’atë që e sillois se ësht’ e pëgërë, mb’atë ësht’ e pëgërë. Ma nd’është që për një të ngrënë helmonetë vëllai it, ti nuk’ ecën më me dashuri. Mos duaj të dërgoç ndë prishëjë atë, që për atë vdiqi Krishti. Le të mos shahetë adha të mirëtë tuaj. Sepse mbretëri e Qiellet nuk’ është të ngrënë e të pirë, po të drejtë e paq edhe gëzim mbë Shpirtinë Shënjt. Sepse kush punon Krishtinë ndë këto, ësht’ i pëlqierë te Perndia, e ndë njerëz ësht’ i dhoqimasurë. Le të vështrojëmë adha ato që vëjejënë për paq, e ato që janë për të dërtuarë njeri-jatërinë. Mos duaj për një gjellë të priç punën’ e Perndisë. Gjithë punëtë me të vërteta janë të qëruara, po bën të keq njëit njeriut që e ha me skandali. Është mirë të mos hajë njeriu mish, a të mos pijë verë, a të mos bëjë ndonjë punë nga ato që spodhisetë, a skandalisetë, a smundetë vëllait it. Ti ke besë, bëje mbanë teje përpara Perndisë. Lum ai që nukë dëmëton vetëhenë mb’atë që kërkon të bëjë. Ma ai që bën të zgjedhurë, ndë hangrëtë, ësht’ i dëmëtuarë, sepse s’hangri me besë. E çdo punë që s’është mbë besë, është faj. Duhetë ndashti, navet të fortitë të mbajëmë smundëjat’ e së sëmurëvet, e të mos bënemi të pëlqierë mbë vetëhe tonë. Cilido nga nesh le të bënetë i pëlqierë nde gjitoni tij mbë të mirë për dërteilë. Sepse edhe Krishti nukë pëlqeu vetëhenë, sikundr’ është shkruarë: Dhunërat’ e ature që të shajtinë ti, ranë mbi mua. Sepse gjith’ ato që qenë shkruarë më përpara, për dhidhaskali tënë qenë shkruarë, që të kemi shpëresë me durim e me parigori të kartëravet. E Perndia e durimit e e parigorisë na dhashtë nevet që të kemi një mënd njeri me jatërinë, sikundrë do Iisu Hristoi. Që të lëvdoni gjithë bashkë me një gojë Perndinë e babanë të Zotit sonë Iisu Hristoit. Andaj afëroni njeri-jatërinë, sikundr’ na afëroi edhe Krishti nevet për lëvdim të Perndisë. Sepse u thom që Iisu Hristoi u bë shërbëtuar mb’ata që janë nga Peritomia për të vërtetë të Perndisë, që të bën të paluajtura të taksuratë, që qenë bërë ndë baballarë. E filit’ e tjera pa të lëvdojënë Perndinë për lejmoni, sikundr’ është shkruarë: Andaj unë do të të mollois tij ndë mes të filivet, e ëmërit sit do t’i këndoj lëvdim. E përsëri thotë: Gëzouni, o fili, bashkë me llaon’ e tij. E pagjene: Lëvdoni Zotnë gjithë filitë, e mburnie atë gjithë llaotë. E përsëri Isaia thotë: Do të jetë rrënja e Ieseut, edhe ai që do të ngrihetë, do të urdhërojë filitë, e filitë do të shpërejënë mbë të. E Perndia e shpëresësë u mbushtë juvet me çdofarë gëzimit e paqit me anë të besësë, që të tepëroni juvet ndë shpëresë me fuqi të Shënjtit Shpirt. E besoj edhe unë vetë, vëllazër, për juvet, që edhe juvet nga vetiu jini plot me dashuri, plot me çdofarë urtëciet, e mundni të mpsoni njeri-jatërinë. Ma u shkrova juvet pakëzë me tharos, o vëllazër, që t’u kujtoj juvet pak gjë, për dhurëti që m’u dha mua nga Perndia. Që të jem unë shërbëtuar i Iisu Hristoit mb’anë të filivet, të punoj si prift Ungjilln’ e Perndisë, që të dheksetë mblata e filivet, e të shënjtëronetë me anë të Shënjtit Shpirt. Kam adha mbë se të mburem mbanë Perndisë me Iisu Hristonë. Sepse nukë mund të duroj të mos rrëfej atë që bëri Krishti me anë time, për të prurë ndë të digjuarë filitë me fjalë edhe me punë. Me fuqi të thavmëravet e të çudivet, me fuqi të Shënjtit Shpirt, ngjera mbë kaqë që nga Ierusalimi e nga vëndetë rrotullë ngjera mbë Iliri gjithë e kam mbushurë me Ungjill të Krishtit. E kështu nxitojë unë të dhidhaksjë këtë Ungjill, jo tek qe zënë ngoje Krishti, që të mos stisjë unë mbi bina të së tjerëvet. Po sikundr’ është shkruarë: Ata që nukë kanë pasurë haber për të, do të shohënë, e ata që s’kanë digjuarë për të, do të kupëtojënë. Për atë punë u mbodhiçë shumë herë të vijë ndër ju. Ma ndashti si s’kam vënd më ndë këto vënde, e si keshë dëshërim shumë që mot e tëhu të vijë mbë ju. Kur të shkoj për Spanjë, do të vij mbë ju, sepse shpërej mbë të shkuarë t’u shoh juvet, e prej jush do të kem shoqëri për atje, kur të ngosem prej jush nga gjë. Po ndashti vete nd’Ierusalim për të shërbierë të Shënjtorëvet. Sepse Maqedhonia edhe Ahaia, e silloisnë mirë të bëijnë një ndihmë mbë Shënjtorë të varfërë që janë nd’Ierusalim. Sepse u pëlqeu këjo, edhe u janë ature borçli, sepse nd’është që u bënë shokë Ethnikotë me ata ndë punëra të Shpirtit, duhetë të shërbejënë ata edhe ndë punëra të kurmit. Si të sos adha këtë, e si t’u ap ature mbë dorë këtë pemmë, do të shkoj nga jush për Spanjë. Edhe e di që kur të vij ndër ju, do të vij me plot bekim t’Ungjillit së Krishtit. E u lutem juvet, o vëllazër, për Zotnë tënë Iisu Hristonë, e për dashuri të Shënjtit Shpirt, që të më ndihni mua mbë të falturë përpara Perndisë. Që të shpëtoj nga të pabesëtë që janë nd’Iudheë, edhe që të më bënetë e dheksurë mblata ime ndë Shënjtorë të Ierusalimit. Që të vij me gëzim ndër ju me të dashurë të Perndisë, e të prëhem bashkë me ju. E Perndia e paqit qoftë me gjithë juvet. Kështu qoftë! U rekumandar juvet Fivënë, motrënë tënë, që është shërbesë ndë Qishë të Qehresë. Që ta dheksni atë mbë Zotnë, sikundrë duhetë ndë Shënjtorë, e ta ndihni atë ndë çdofarë punë që do të ketë hri nga jush, sepse edhe ajo ka ndihurë shumëvet, edhe mua vetë. Thoi të fala Prisqillësë edhe Aqillësë ndihmëçivet së mi mbë Krishtinë Iisunë. (Ata ujnjë qafën’ e ture për të shpëtuarë unë. Ature nuk’ u thom unë vetëmë të mirë, po edhe gjithë Qishët’ e Ethnikovet). Të fala edhe mbë Qishë që është mbë shtëpi të ture. Të fala edhe mbë Epenetonë, të dashurinë tim, ai është pemm’ e parë e Ahaisë mbë Krishtinë. Të fala nde Mariami, që ajo u mundua shumë për nevet. Të fala Andhronikoit edhe Iunisë, gjërivet së mi, që ndëjnë me mua ndë hapsanë. Ata janë të nderçurë nd’apostoj, edhe përpara meje të nderçurë mbë Krishtinë. Të fala nde Amplia, i dashuri im mbë Zotnë. Të fala nde Urvanoi, shoku inë mbë Krishtinë, edhe nde Stahu, i dashuri im. Të fala mbë Apelinë, të zgjedhurinë mbë Krishtinë. Të fala thoi mbë shtëpi t’Aristovulit. Të fala mbë Irodhionë, gjërinë tim. Të fala mb’ata nga shtëpi e Narqisoit, që janë mbë Zotnë. Thoi të fala Trifenësë edhe Trifosësë, ature që mundonenë mbë Zotnë. Të fala thoi së dashurësë Persidhësë, që është munduarë shumë mbë Zotnë. Të fala mbë Rufonë, të zgjedhurinë mbë Zotnë, edhe mbë mëmmën’ e tij e timenë. Të fala mbë Asingritonë, mbë Flegondnë, mbë Ermanë, mbë Patrovënë, mbë Erminë, edhe mbë vëllazër që janë me ta bashkë. Të fala thoi Fillollogut edhe Iulisë, Nireut, edhe motrësë tij, edhe Olimbait, edhe gjithë Shënjtorëvet që janë me të bashkë. Thoi të fala njeri-jatërit me të puthurë Shënjtërishte. U falenë juvet Qishët’ e Krishtit. Unë pa u lutem juvet, vëllazër, të kini sitë hapëtë mb’ata që bëjënë të çqierë e spodhi mbë dhidhahi që kini mpsuarë juvet, e largouni prej suresh. Sepse të tillëtë nukë punojënë Zotnë tënë Iisu Hristonë, po punojënë barkn’ e ture, e me fjalë t’ëmbla e me të përkëdheltura kthejënë zëmërat’ e ature që s’kanë djallëzi. Sepse të gjegjuritë tuaj vate ndë çdo anë. Gëzonem adha për juvet, ma dua të jini juvet sofo mbë të mirë, e të padreqëzi mbë të keqe. E Perndia e paqesë do të thërmojë satananë ndënë këmbë tuaj shpejt. Hiri i Zotit sonë Iisu Hristoit me juvet. Ashtu qoftë! U falenë juvet shoku im Timotheoi, edhe Lluqioi, edhe Iasoni, edhe Sosipatroi, gjërit’ e mi. U falem juvet mbë Zotnë unë Tertioi që shkrova kartënë. U faletë juvet Gaioi që më ka mua mbë shtëpi edhe gjithë qishënë. U faletë juvet Erastoi, konomi i qutetit, edhe Kuartoi, vëllai. Hiri i Zotit sonë Iisu Hristoit me gjithë juvet. Kështu qoftë! Atij pa që është i fuqiçim t’u stereosjë juvet ndë Ungjill tim, e ndë dhidhahi të Iisu Hristoit, sikundrë qe apokalipsi e të çfaquritë të së fshehurësë që qe pushuarë që nga jetë pas jetet. E ndashti pa u zbulua e u njoh mbë gjithë fili me anë të kartëravet së profitëvet, sikundrë qe urdhëria e Perndisë së pasosurë për të gjegjurë navet ndë besë. Mbë të vetëminë sofonë Perndinë nder e lëvdim, me anë të Iisu Hristoit, ndë jetë të jetësë. Ashtu qoftë! * Mbë Romanë u shkrua nga Jordheza me mes të Fivësë, shërbesësë Qishësë Qehresë. Pavllua, Apostoll i thirrë i Iisu Hristoit, me thelimë të Perndisë, edhe Sostheni vëllai. Mbë Qishë të Perndisë që është ndë Jordhezë, mbë të Shënjtëruaritë mbë Iisu Hristonë, që quhenë Shënjtorë, me gjith’ ata që thërresënë ëmërin’ e Zotit sonë Iisu Hristoit ndë çdo vënd t’ature edhe tanë. Le të jetë hir e paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi. Kurdo lëvdoj Perndinë time për juvet, për dhurëti të Perndisë që u është dhënë juvet me anë të Iisu Hristoit. Sepse mbë gjithë punëra jini bërë të pasurë prej si, mbë çdo dhurëti të fjalësë e të mëndiesë. Sikundr’ u veveos mbë juvet martiria që vjen nga Krishti. Kaqë që të mos u lipsetë juvet ndonjë dhurëti, që pritni të çfaqurit’ e Zotit sonë Iisu Hristoit. Ai do t’u veveosjë juvet ngjera mbë të pastajmenë të pafajë ndë ditë të Zotit sonë Iisu Hristoit. Ësht’ e vërtetë Perndia që me anë të saj jini thirrturë ndë shoqëri të birit së tij Iisu Hristoit, Zotit sonë. E u lutem juvet, vëllazër, për ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit, që të thoi të gjithë një kuvënd, e të mos jetë të çqierë ndër juvet, po të jini të sosurë mbë një Shpirt, e mbë një mënd. Sepse më thanë mua për juvet, o vëllazërit’ e mi, nga ata që janë nga shtëpi e Hlloit, që janë qartëra mbë juvet. E këtë e thom, sepse cilido nga jush thotë: Unë jam i Pavllosë, e unë jam i Apolloit, e unë i Qifait, e unë i Krishtit. Mos është ndarë Krishti? Mos është Pavllua mbërthierë ndë Kruq për juvet, a mos jini pagëzuarë nd’ëmër të Pavllosë? Lëvdoj Perndinë që nukë pagëzova ndonjë nga jush, përveçe Krisponë edhe Gaionë. Që të mos thotë ndonjë se nd’ëmër tim pagëzova. Pagëzova edhe fëmijën’ e Stefanait. Cilinë më pagëzova, nuk’ e di. Sepse nukë më dërgoi mua Krishti të pagëzoj, po të dhidhaks Ungjillë, jo me sofi të fjalëvet, që të mos bënetë Kruqi i Krishtit i pavëjierë. Sepse fjal’ e Kruqit është marrëzi për ata që humbasënë, ma për ata që sosenë, domethënë për nevet, është fuqi e Perndisë. Sepse është shkruarë: Do të humbas sofin’ e sofovet, e të digjuarit’ e së digjuaret do ta shtie poshtë. Ku është sofoi? Ku i grammatepsuri? Ku ai që kërkon këtë jetë? Nuk’ e marrëcoi Perndia sofin’ e kësaj jetet? Sepse si nukë njohu me sofi të Perndisë bota Perndinë me anë të sofisë deshi Perndia me marrëzi të dhidhahisë të sosjë ata që besojënë. Sepse edhe Çifutë kërkojënë thavmëra, edhe Elinëtë kërkojënë sofi. Ma navet dhidhaksjëmë Krishtinë mbërthierë ndë kruq, skandallo për Çifut, e marrëzi për Elinë. Ma për ata që janë thirrë, Çifut edhe Elinë, Krisht fuqin’ e Perndisë, e sofin’ e Perndisë. Sepse marrëzia e Perndisë është më e dijturë se njerëzitë. E sëmundeja e Perndisë, është m’e fuqiçme se njerëzitë. Sepse vështroni të thirrëtë tuaj, vëllazër, që nukë janë shumë sofo sikundr’ është jeta, jo shumë të fuqiçim, jo shumë të fism. Po punët’ e marra të botësë zgjodhi Perndia, që të turpërojë sofotë, edhe punërat’ e smundura të botësë zgjodhi Perndia, që të turpërojë të fortatë. E të pafismet’ e botësë e të sharatë zgjodhi Perndia, edhe ato që s’qenë, që të prishjë ato që qenë. Që të mos mburretë ndonjë njeri përpara tij. E nga ai jini juvet me anë të Zotit Krisht, që është bërë për nevet sofi nga Perndia, e e drejtë e Shënjtërim, e shpëtim. Që, sikundr’ është shkruarë: Ai që mburretë, le të mburretë mbë Zotnë. E unë kur arçë ndër juvet, vëllazër, erdha jo me fjalë të larta, a me sofi, t’u dëftojë juvet martirin’ e Perndisë. Sepse nukë silloisa të dijë gjë tjatër ndë juvet, përveçe Iisu Hristonë, edhe këtë të mbërthierë ndë Kruq. E unë ndënja mbë juvet me shumë t’unjurë, e me shumë frikë e të dredhurë. E fjala ime, edhe dhidhahia ime qenë jo fjalë të dërtuara me të dijturit’ e njerëzet, po me të dëftuarë të Shpirtit e të fuqisë. Që të mos jetë besa juaj ndë sofi të njerëzet, po ndë fuqi të Perndisë. Nd’ata që janë të tamamtë nevet flasëmë sofi. Ma sofi jo të kësaj jetet, as sofi të arhondëvet të kësaj jetet që prishenë. Po flasëmë sofin’ e Perndisë ndë mistirio, do të thom për atë sofin’ e fshehurë, që pat qënë urdhëruarë nga Perndia pa dhe bërë jetëtë, për lëvdim tënë. Atë sofi nuk’ e njohu ndonjë nga arhondët’ e kësaj jetet, sepse ta kishnë njohurë nukë kishnë mbërthierë ndë Kruq Zotn’ e nderit. Po, sikundr’ është shkruarë: Ato që siu nuk’ i pa, e veshi nuk’ i digjoi, e ndë zëmërë të njeriut nukë hinë, ato i bëri gati Perndia për ata që e duanë atë. Po ndë nevet Perndia i çfaqi me anë të Shpirtit së tij, sepse Shpirti i ksetaks gjithë punëtë, edhe të thellat’ e Perndisë. Sepse cili nga njerëzitë njeh punët’ e njeriut, përveçe Shpirti i njeriut që rri mbë të? Kështu edhe punët’ e Perndisë ndonjë s’i di, përveçe Shpirti i Perndisë. E nevet s’kemi marrë Shpirtin’ e kësaj jetet, po Shpirtinë që është nga Perndia, që të shohëmë punëtë që na janë dhëruarë nevet nga Perndia. Për ato edhe kuvëndojëmë jo me fjalë që dhidhaks sofia e njerëzet, po me fjalë që dhidhaks Shënti Shpirt; e ujdisjëmë punët’ e Shpirtit ndë punëra të Shpirtit. Po njeriu kafshës nukë kupëton punët’ e Shpirtit së Perndisë, sepse për atë janë marrëzi e nukë mund t’i njohë, sepse njihenë me shpirt. Ma njeriu i Shpirtit gjukon për gjithë punëra, e ai nukë gjukonetë nga ndonjë. Sepse kush ka njohurë mëndien’ e Zotit, që të dhidhaksjë atë? E nevet kemi mënd të Krishtit. Edhe unë, vëllazër, nukë munda të u kuvëndojë juvet si njerëzet të Shpirtit, po u kuvëndova si njerëzet të kurmit, u kuvëndova posi foshnjëvet mbë Krishtinë. U ushqeva juvet me qumështë, e jo me gjellë, sepse s’jeshëtë dhe të zotë për gjellë. Edhe as ndashti s’jini. Sepse edhe po të mishtë jini, sepse kur është ndër juvet zili, e qartë, e të përçquarë, nukë jini të mishtë, e nuk’ ecëni njerëzisht. Sepse kur thotë një: Unë jam i Pavllosë; e tjatëri: Unë jam i Apolloit, nukë jini të mishtë? Cili është Pavllua, e cili ësht’ Apolloi? Jo jetërë po shërbëtorë që me anë të ture besuatë juvet, e sikundrë që dha Zoti mbë cilinëdo. Unë fitepsa, Apolloi potisi, ma Perndia i rriti. Kaqë që as ai që fiteps, as ai që potis s’janë kafshë, po Perndia që i rriti. Ai që fiteps edhe ai që potis një janë; ma cilido, do të marrë pagën’ e tij sikundrë punoi. Sepse navet jemi punëtorë të Perndisë, bashkë me të. Juvet jini arë e Perndisë, shtëpi e Perndisë. Sikundr’ është dhurëtia e Perndisë që m’është dhënë mua, unë shtiva bina si një sofo arhitekto, një tjatër pa ktis mbi të. Po cilido le të vështrojë mirë çfarë lloi ktis mbi të. Sepse tjatër bina nukë mund të vërë ndonjë përveçe asaj që është shtirë, që ajo bina është Iisu Hristoi. E ndë qoftë që të ktisjë ndonjë mbi këtë bina, ar, ergjënd, gurë të paçmuara, dru, bar, kallame. Puna e gjithëkujt do të çfaqetë, sepse dita e Zotit do ta dëftojë, sepse do të zbulonetë me anë të zjarit. E zjari do të dëftojë punën’ e gjithëkujt ç’lloi është. Kujt t’i mbetetë puna që ka bërë gjithëkush, do të marrë pagë. E cilitdo që t’i digjetë puna, do të dëmëtonetë, po ai do të shpëtojë, ma kështu si ndëpërmes të zjarit. Nuk’ e diji që jini Nao i Perndisë, e Shpirti i Perndisë rri brënda mbë juvet? Cilido që prish Qishën’ e Perndisë, atë do ta prishjë Perndia, sepse Qisha e Perndisë, që jini juvet, është Shënjte. Mos gënjejë gjithëkush vetëhen’ e tij. Nd’është ndonjë që mban vetëhen’ e tij sikur ësht’ i digjuarë nga jush ndë këtë jetë, le të bënetë i marrë, që të jetë i dijturë. Sepse të dijturit’ e kësaj jetet, është marrëzi ndaje Perndisë, sepse është shkruarë: Unë do të zë të dijturitë ndë dinakëri të ture. E përsëri: Zoti njeh fiqiret’ së dijturet, që janë të pavëjiera. Ndonjë adha le të mos mburretë mbë njerëz, sepse gjithë punëtë janë tuajtë. Kaqë Pavllua, kaqë Apolloi, kaqë Qifai, kaqë bota, kaqë jeta, kaqë vdekëja, kaqë ato që janë sot, kaqë ato që do të vijënë, gjithë tuajtë janë. E juvet, të Krishtit, e Krishti i Perndisë. Kështu le të na silloisjë nevet cilido njeri, si shërbëtorë të Krishtit, e si konomë të së fshehuravet së Perndisë. E e pastajmea, që kërkonetë ndë konomë, që të gjëndetë gjithëkush i besësë. Po mua pak më përton të gjukonem nga jush, a nga gjuqi i njerëzet, e më tepërë që as bëj gjuq për vetëhe. Sepse nukë di ndonjë faj mbë vetëhe time, ma nukë gjukonem mbë këtë, po Zoti ësht’ ai që më gjukon. Pra andaj mos doi të gjukoni përpara kohësë gjë, ngjera sa të vijë Zoti, e ai do të ndritëcojë të fshehurat’ e errësirësë, e do të çfaqjë fiqiret’ e zëmëravet. E atëherë do të bënetë mbë cilinëdo të mburturitë nga Perndia. E ndashti këto, o vëllazër, i kam kthierë me sqimë qenehú mbë vetëhe time e mbë Apollonë, për juvet, që me anë tënë të mpsoni që të mos silloisni të larta më tepër nga ç’është shkruarë, që të mos kordhosetë njeri kondrë jatërit. Sepse kush të shquan tij nga jetëri? E ç’ke ti që nuk’ e ke marrë? E nd’është që e ke marrë, pse mburre sikur s’e ke marrë? Ndashti jini të ngosurë, ndashti tepëruatë, pa nevet mbretëruatë. E makar të keshëtë mbretëruarë, që të mbretërojëmë edhe na me juvet bashkë. Sepse më duketë që Perndia na çfaqi nevet apostojtë të pastajmë si t’apofasisurë mbë vdekëjë, sepse u bëm boroli ndë botë edhe mbë ëngjëj edhe mbë njerëz. Nevet të marrë për Krishtinë, e juvet t’urtë mbë Krishtinë. Nevet të smundurë, e juvet të fortë. Juvet të nderçurë, e nevet të ksenderçurë. Ngjera mbë këtë kohë nevet durojmë unë edhe etnë, e jemi të cveshurë, e rrihemi, e vijmë rrotullë tutje e tëhu se s’kemi ku të qëndrojëmë. E mundonemi tuke punuarë me duar tona. Kur shahemi, bekojmë. Kur na ndjekënë, durojmë. Kur na vllasfimisjënë, - u lutemi me fjalë t’ëmbla, si paçamuret’ e botësë u bëm, skupirat’ e gjithëvet ngjera sot. Nuk’ i shkruaj këto punëra për të bërë juvet turp, po u ap nasihat si djelmt’ e mi të dashurë. Se edhe që të keshëtë dhjetë mijë Pedhagogë mbë Krishtinë, ma nukë kini shumë baballarë, sepse un’ u kam pjellë juvet mbë Iisu Hristonë me anë t’Ungjillit. Për atë punë u lutem të jini pas meje. Andaje u dërgova juvet Timotheonë, që është djali im i dashurë, e i besësë mbë Zotnë; ai do t’u bjerë juvet ndër mënd udhët’ e mia që ecëj mbë Krishtnë, sikundrë dhidhaks kudo ndë gjithë qishëra. Ca prej jush u perifanepsnë sikur do të mos vijë u ndër ju. Po do të vij shpejt ndër ju, ndë dashtë Zoti, e do të njoh jo fjalën’ e ature që u perifanepsnë, po fuqinë. Sepse mbretëria e Perndisë s’është ndë fjalë, po është ndë fuqi. Ç’doi? Të vij mbë ju me stap, a me dashuri, e me Shpirt të së butësë? Më të pastajmenë digjonetë ndër ju një kurvëri, që e tillë kurvëri as ndë fili të tjera zihetë ngoje, kaqë që një mban gruan’ e jatit së tij. E juvet jini perifanepsurë, tek dojëtë më shumë të qajëtë, që të ngrihetë nga mesi juaj ai që bëri të tillë punë? E unë ndonëse jam si larg me kurm, po jam ati me Shpirt, ndashti e gjukova sikur jam ati, atë që guxoi të bën të tillë punë, kështu. Mbëjedhurë juvet, edhe Shpirti im, mbë ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit, me fuqi të Zotit sonë Iisuit Krishtit, Le të ipetë një i tilli nde Satanai për vdekëjë të kurmit, që të sosetë Shpirti tij ndë ditë të Zotit Iisuit. Nuk’ është të mirë të mbajturitë tuaj mbë të madh. Nuk’ e diji që pakëzë brumë mbrun gjithë të mbrumënë? Qëroni adha brumët’ e vjetërë, që të jini një e mbrujturë e re, sikundrë jini pa brumë, sepse Krishti inë i pashkësë u ther për nevet. Pra andaj le të lusëmë të krëmptenë jo me brumë të vjetërë, as me brumë të së keqesë e së ligësë, po me të ndorme të së qëruarësë e të së vërtetësë. U shkrova juvet ndë kartë të mos përzihi me kurvjarë. E nuk’ u thom që të mos përzihi fareseje me kurvjarë të kësaj jetet, a me tamahqarë, a me rrëmbeës, a me Idhollollatrë, se të qe ndrishe dojëtë pajetërë të dalëtë jashtë nga këjo jetë. Po u shkrova juvet ndashti të mos përzihi ndë qoftë ndonjë që të quhetë vëlla, e është ja kurvjar, ja tamahqar, ja Idhollollatr, ja fjalëlig, ja i dejturë, ja rrëmbeës; me të tillinë as të mos hai bashkë me të. Sepse ç’borç kam unë që të gjukoj ata që janë jashtë? Nukë gjukoni juvet për ata që janë brënda? Sepse ata që janë jashtë do t’i gjukojë Perndia. Nxiri jasht’ adha të lignë nga mesi juaj. Guxon njeri nga jush, kur të ketë qartë me ndonjë, të gjukonetë përpara së shtrëmbëret, e jo përpara Shënjtorëvet? Nuk’ e diji juvet që Shënjtorëtë do të gjukojënë botënë? E nd’është që gjukonetë bota prej jush, s’jini të zotë për të gjukuarë të vogëlë? Nuk’ e diji juvet që na do të gjukojëmë ëngjëjtë, sa më tepër punët’ e kësaj jetet? Ndë kini adha qartëra për punëra të kësaj jetet, viri ndë gjuq të gjukojënë ata që s’janë zënë për fill ndë qishë. E thom këtë që t’u bëj të turpëroni. Kështu adha nuk’ është ndër jush asnjë i dijturë, që të mundjë të hijë ndë mes të gjukojë vëllan’ e tij? Po vëllai me vëllanë gjukonetë, e këtë përpara gjukatëset së pabesë? E është faj i madh me të vërtetë për ju, të kini njeri me jatërinë qartëra. E pse nukë merri më tepërë të sharë? Pse nukë duroni më tepërë dëmnë? Ma juvet bëni të sharë, e biri dëm, e këtë ndë vëllazër. Nuk’ e diji ju që të shtrëmbëritë nukë do të kenë pjesë ndë mbretëri të Perndisë? Mos gënjeni. As kurvjarëtë, as Idhollollatrëtë, as mihotë, as të fëmuaritë, as ata që fëjejënë para jush. As kusarëtë, as tamahqarëtë, as të dejturitë, as fjalëligtë, as ata që rrëmbejënë, do të mos kenë pjesë ndë mbretëri të Perndisë. E të tillë të jeshëtë ca. Po jini larë, po jini Shënjtëruarë, po jini bërë të drejtë me ëmër të Zotit Iisuit, edhe me Shpirt të Perndisë sanë. Të gjitha më janë ndëjierë, po nukë më vëjejënë të gjitha. Të gjitha më janë ndëjierë, po unë nukë do të jem skllavosurë mbë ndonjë. Gjellëratë për bark, e barku për gjellëra, e Perndia do të prishjë edhe këtë edhe ato. Po kurmi nuk’ është për kurvëri, po është për Zotnë, e Zoti për kurmnë. E Perndia edhe Zotnë e ngjalli, edhe nevet do të na ngjalljë me anë të fuqisë tij. Nuk’ e diji që kurmetë tuaj janë krahët’ e Krishtit? Të marr adha unë krahët’ e Krishtit, e t’i bëj krahë të kurvësë? Perndia më ruajtitë! A nuk’ e diji se ai që bashkonetë me kurvënë, bënetë një kurm me atë? Sepse thotë: Do të jenë të di kurmetë mbë një kurm. E ai pa që është bashkuarë me Zotnë, është një Shpirt me të. Ikëni kurvërinë. Çdo faj që bën njeriu është jashtë kurmit. Ma kurvjari fëjen kondrë kurmit së tij. A nuk’ e diji që kurmi juaj është qishë e Shënjtit Shpirtit që është ndër ju, e ai Shpirt u është dhënë nga Perndia, e nukë jini të vetëhesë suaj? Sepse jini blerë shumë shtrëjt. Nderoni Zotnë adha me kurm tuaj, edhe me Shpirt tuaj, që janë të Perndisë. E për ato punëra që më patë mua shkruarë, pun’ e mirë është për njerinë që të mos ngasë grua. Po për kurvërira, cilido le të ketë gruan’ e tij, e cilado grua le të ketë burrën’ e saj. Burri le t’i apë gruasë dashurinë që i ka borç. Ashtu edhe gruaja burrit. Gruaja e martuarë nuk’ urdhëron kurmin’ e saj, po burri. Ashtu edhe burri nuk’ urdhëron kurmin’ e tij, po gruaja. Mos sterepsni njeri-jatërinë, përveçme ndë qoftë me kuvënd të divet përherë, që të bëni gjë të luturë a agjërim. E përsëri të mbëjidheni të di bashkë, që të mos u gucitjë juvet Satanai, sepse s’mund të mbahishtë. E këtë ua thom me të cbriturë, e jo me porsi. Sepse dua të jenë gjithë njerëzitë sikundrë jam edhe unë, po gjithëkush ka dhurëtin’ e tij nga Perndia, një kështu, e një ashtu. Ature që nukë kanë grua edhe së vavet u thom unë, që është mirë për ta ndë mbeçinë kështu si edhe unë. Ma ndë mos mbahenë, le të martonenë, sepse është më mirë të martonenë, se të përcëllihenë. E të martuaret pa u porsit, jo unë, po Zoti, të mos ndahetë gruaja nga burri. E nd’u ndaftë, le të mbetetë e pamartuarë, a le të paqconetë me burrën’ e saj, e burri le të mos ta lërë gruanë. E ndë të tjerëtë pa thom unë, e jo Zoti, ndë qoftë ndonjë vëlla që të ketë grua të pabesë, e ajo do të rrijë me të bashkë, le të mos e lërë atë. E nd’është gruaja që beson që ka burrë të pabesë, e do të rrijë me të bashkë, le të mos e lërë atë. Sepse është Shënjtëruarë burri i pabesë për gruanë të besësë. E gruaja e pabesë u Shënjtërua për burrë të besësë. Ndrishe djelmtë tuaj, do të qenë të molepsurë, e ndashti janë Shënjtorë. Ma nd’u ndaftë i pabesi, le të jetë ndarë, sepse nuk’ është ndë skllavi vëllai a motra ndë këto punëra, po Perndia na ka thirrë ndë paq. Sepse ç’di ti, o grua, se ndë je ti për të sosurë burrënë? A ç’di ti, o burrë, se ndë je ti për të sosurë gruanë? Përveçe gjithëkush sikundr’ ësht’ ajo që i ka dhënë Perndia, e gjithëkush sikundr’ e ka thirrë Zoti, ashtu le t’ecëjë. E kështu dhidhaks unë ndë gjithë qishëra. Është thirrë ndonjë (ndë besë) kur qe i prerë? Le të mos dojë të duketë se ësht’ i paprerë. Është thirrë ndonjë kur qe pa prerë? Le të mos pritetë. Të prerëtë s’mbrodh gjë, po është të ruajturitë e porsivet së Perndisë. Gjithëkush le të mbetetë mb’atë të thirrë, që është thirrë. Je thirrë ti kur jeshe rop? Mos të vijë gulçim. Po edhe ndë mundç të lefteroseç, shërbe më shumë. Sepse ai që kur qe rop është thirrë te Zoti, ësht’ eleftero mbë Zotnë, ashtu kush është thirrë kur qe eleftero, është shërbëtuar i Krishtit. Jini blerë me të çmuarë. Mos u bëni skllev të njerëzet. Gjithëkush adha, o vëllazër, sikundr’ është thirrë, mb’atë edhe të mbetetë afër Perndisë. E për vergjëresha pa, urdhër nga Zoti nukë kam, po ap nasihat si i eleisurë nga Zoti të jem i besësë. Silloisem adha se këjo është një e mirë për shtrëngim që është ndashti, se pun’ e mirë është për njerinë që të qëndrojë kështu. Je lidhurë me grua, mos kërko të zgjidheç. Je lidhurë nga gruaja? Mos kërko grua. E ndë marrç grua, nukë ke faj. E nd’u martoftë një vergjëreshë, nukë fëjen, po do të kenë t’idhura ndë kurm të tillëtë. E unë u kurcej juvet. E këtë e thom, o vëllazër, se sot di parë koha ësht’ e shkurtërë. Andaj ata që kanë grua, le të jenë si edhe ata që s’kanë. Edhe ata që qajënë, si ata që nukë qajënë. Edhe ata që gëzonenë, si ata që nukë gëzonenë. Edhe ata që blejënë, si ata që sikur s’urdhërojënë gjë. Edhe ata që kanë mb’urdhër këtë botë, të vështrojënë sikur s’kanë gjë mbë dorë, sepse tend’ e kësaj diniasë shkon. U dua ndashti të jini juvet pa silloi. I pamartuari ka silloi për punë të Zotit, qish t’i pëlqejë Zotit. E ai pa që ësht’ i martuarë ka ndër mënd punët’ e jetësë, qish t’i pëlqejë gruasë. Janë ndarë gruaja edhe vergjëresha. E pamartuara ka ndër mënd punët’ e Zotit, që të jetë e Shënjtëruarë ndë kurm edhe ndë Shpirt. E e martuara ka ndër mënd punët’ e jetësë, qish t’i pëlqejë burrit. E këtë ua thom për të mirë tuaj, jo t’u vë thile mbë qafë juvet, po për atë që është e nderçurë e t’u afërojë ndë punë të Zotit pa mbodhi. E ndë silloisetë ndonjë se i gjan turp ndë vashëzë të tij që e mban pa martuarë, kur i shkon koha, e duhetë të martonetë, le të bëjë atë që do, nukë fëjen. Le të martonenë. E kush është i paluajturë ndë zëmërë të tij, e s’ka shtrëngim, po është mb’urdhër të tij, e vuri kshill me zëmërë të tij të ruajë vashëzën’ e tij, bën mirë. Cili dha e marton bën mirë. Edhe cili nuk’ e marton, bën më mirë. Gruaja është lidhurë ndë nom gjithë kohënë që rron burri saj, ma ndë vdektë burri saj, lefterosetë. Le të marrë cilinëdo, përveçme si do Zoti. Ma do të jetë më e lumurë ndë mbetë kështu, sikundrë silloisem unë, sepse më duketë që kam edhe unë Shpirt Perndiet. E për ato kafshë që therjënë nd’idhollë, na e dimë që gjithë kemi të dijturë. Të dijturitë mbahetë mbë të madh, ma dashuria stis. E nd’është ndonjë që mendonetë se di gjë, edhe s’ka dijturë gjë sikundrë duhetë. Ma kush do Perndinë, ai është njohurë prej asaj. Pa për të ngrën’ adha nga ato që janë therturë nd’Idhollë, e dimë që Idholl s’është fare gjë ndë botë, e që s’është jetërë Perndi, përveçe njëit vetëmë. Sepse ndonëse janë nga ata që quhenë Perndira ndër Qiell, a mbi dhe (sikundrë janë Perndira shumë, e zotërinj shumë). Ma sa për nevet një Perndi vetëmë është, babai, që nga ai janë gjithë punëtë, edhe nevet prej asi. Edhe një Zot vetëmë, Iisu Hristoi, që nga ai janë gjithë punëtë, edhe nevet me anë të tij. Ma nuk është mbë të gjithë të njohuritë. E dica ngjera sot me fiqir të idhollit, hanë të tillë gjellë si të therturë nd’Idhollë. E mëndie ture si ësht’ e sëmurë, u molepsetë. E një gjellë nevet nukë na nxjer afër te Perndia, sepse as ndë hagrëçim, do të kemi gjë më tepërë, as ndë mos hagrëçim, do të kemi gjë më pak. Po vështroni mirë se mos kij urdhëri juaj bënetë mbodhi ndë të sëmurë. Sepse ndë të paftë njeri tij që je i dijturë të rriç ndë mësallë ndë vënd t’idhollëvet, do të mos i lozë fiqiri i tij që ësht’ i smundurë të hajë të therturatë nd’idhollë? E (kështu) për të dijturitë tat do të humbasë vëllai it i sëmuri, që për atë vdiq Krishti. E kur të fëjeni ju me të tillë punë kondrë vëllazëret, a kur t’u prishni ature fiqir’ e ature që është i smundurë, fëjeni mbë Krishtinë. Pra andaj ndë skandalis të ngrënëtë vëllanë tim, do të mos hamë kurrë mish, që të mos s(k)andalis vëllanë tim. Nukë jam edhe unë Apostoll? Nukë jam eleftero? Nukë paçë edhe unë Iisu Hristonë Zotnë tënë? Nukë jini juvet puna ime mbë Zotnë? Ndë mos jam Apostoll mbë të tjerë, ma mbë ju jam, sepse vula e Apostolisë sime juvet jini mbë Zotnë. Të përgjegjuritë tim mb’ata që më kërkojënë, është këta. Mos nukë kemi edhe nevet urdhër të hamë e të pimë? Mos nukë kemi edhe nevet urdhër të kemi me vetëhe kudo një grua motrë, si edhe të tjerët’ apostoj, edhe vëllazarit’ e Zotit, edhe Qifai? A vetëmë unë edhe Varnava nukë kemi urdhër të bëjëmë këtë? Cili ësht’ ai që vete ndonjëherë ndë luftë me harxh të tij? Kush vë vështë, e nukë ha nga pemm’ e tij? A kush kullot kopen’ e dhëndet, e nukë ha nga qumështit’ e grigjit? Mbase ndë këtë kuvëndoj si njeri? A nukë thotë edhe nomi këto? Sepse ndë nom të Moisiut është shkruarë: Të mos i vëç torvë kaut ndë të shirë ndë lëmë. Mos e pret Perndinë për qe? A nukë thotë më të tepërënë për nevet? Sepse për nevet është shkruarë këjo: Ndaje ai që liron nd’arë duhetë të lirojë me shpëresë. Edhe ai që shin, me shpëresë që do të ketë pjesë nga ajo që shin. Ndë mbuallm na mbë ju farë të Shpirtit, pun’ e madhe të korrjëmë nevet prej jush koqe të kurmit? Ndë marrënë me urdhër të tjerë nga jush, pse të mos marrëmë më tepërë na? Ma na këtë urdhër e lam mbënjanë, e i durojmë të gjitha, që të mos bëjëm ndonjë mbodhi nd’Ungjill të Krishtit. Nuk’ e diji ju, që ata që punojënë ndë qishë, hanë nga ato që dalënë nga qisha? E ata që qëndrojënë ndë punë të thisisastirit, kanë pjesë nga thisiastiri? Kështu urdhëroi edhe Zoti: Ata që dhidhaksjënë Ungjillë, nga Ungjilli të rrojënë. E unë nukë bëra ndonjë nga këto, e nuk’ i shkrova këto, që të bënenë kështu mbë mua, sepse është më mirë për mua të vdes, se të bëjë ndonjë lëvdimnë tim të pavëjierë. Sepse ndë dhidhakça Ungjillë, nukë kam lëvdim, sepse kam shtrëngim mbë vetëhe; e ve mbë mua ndë mos e dhidhakça Ungjillë. Sepse ndë bëfça këtë me dashuri time, kam pagë. Ma ndë bëfça me të pahir, është besuarë mbë mua ikonomia. Ç’ësht’ adha paga ime? Që kur të dhidhaks Ungjillë t’ua ap Ungjilln’ e Krishtit dhuratë, që të mos e bëj me të keq urdhëritë që kam mbë Ungjill. Sepse ndonëse jeshë unë leftero nga gjithë, u bëçë skllav mbë të gjithë, që të fitoj më të shumëtë. E u bëçë me Çifut si çifut, që të fitoj Çifutë. Me ata që janë ndënë nom, u bëçë sikur jeshë ndënë nom, që të fitoj ata që janë ndënë nom. E me ata që janë të panom, u bëçë sikur s’keshë nom (ndonëse s’jeshë i panom te Perndia, po me nom mbë Krishtinë), që të fitojë të panomtë. U bëçë ndë të smundurë, si i smundurë, që të fitoj të smunduritë. Mbë gjithë u bëçë të gjitha, që të shpëtoj me të vërtetë ndoca. E gjithë këtë e bëj për Ungjill, që të kem pjesë mb’Ungjill. Nuk’ e diji juvet, që gjithë vrapëtojënë ndë stadhio, të gjithë vrapëtojënë, po një e merr bakçishnë? Kështu të vrapëtoni, që t’arrini. E gjith’ ata që lëftojënë ndë lodrë të fuqisë mbahenë nga të gjitha, e këta për të marrë një kurorë që prishetë. Ma juvet, të paprishurë. Un’ adha, kështu vrapëtoj, që të mos jetë mbë të mbrazëtë. Kështu lëftoj, jo sikur rrah erënë. Po mundoj kurminë tim e e skllavos, që të mos, tuke dhidhaksurë të tjerëtë, të hidhem unë poshtë. Sepse unë, vëllazër, nukë dua të mos e diji juvet, që gjithë baballarëtë tanë qenë ndënë mjergullë, e të gjithë ndëpërmes të detit shkuanë. E gjithë mbë Moisinë u pagëzuanë ndë mjergullë, edhe ndë det? E gjithë patnë ngrënë nga e tila gjell’ e Shpirtit. E gjithë nga e tila të pirë të Shpirtit patnë pirë, sepse pijnë nga guri i Shpirtit që u vinte pas sure. E ai gur ish Krishti. Po Perndia nuk’ u prë ndë më të shumëtë nga ata, sepse ranë mb’udhë nd’erimi. E këto u bënë ksomblëra mbë nevet, që të mos dëshërojëmë nevet punët’ e këqia, sikundrë dëshëruanë edhe ata. As Idhollollatrë të mos bëneni, si dica nga ata, sikundr’ është shkruarë: Ndënji llaoi të haj e të pij, e u ngrenë të luaijnë. As të mos kurvërojëmë, sikundrë kurvëruanë ca asuresh e ranë (të vdekurë) mbë një ditë njëzet e tri mijë. Le të mos gucitjëmë Krishtinë, si dica nga ata që e gucitnë e u vranë nga gjërpinjtë. As të mos mçoni, si dica nga ata që mçuanë, e u prishnë nga prishësi. E këto punëra të gjitha u bënë ksomblë mb’ata, po janë shkruarë për nasihat tënë, që mbë nevet ësht’ ardhurë të sosurit’ e jetëvet. Pra andaj kush silloisetë që rri mbë këmbë, le të vështrojë mos bjerë. Nuk’ u ka gjeturë juvet piraksi, përveçe njerëzishtë. Po Perndia ësht’ e vërtetë, që nukë do t’u lërë juvet të piraksi më tepërë nga fuqia juaj, po bashkë me piraksi do të bëjë edhe mbrodhë, që të mundni juvet ta duroni. Pra andaj, të dashurit’ e mi, të ikëni nga Idhollollatria. Kuvëndoj si mbë njerëz të mënçurë. Gjukonie juvet atë që thom. Potiri i bekimit që atë e bekojëmë nevet, nuk’ është kungimi i gjakut së Krishtit? E buka që thiejmë nevet, nuk’ është kungimi i kurmit së Krishtit? Sepse një bukë vetëmë, një kurm vetëmë, jemi nevet të gjithë, sepse nga ajo e njëit bukë kemi pjesë të gjithë. Vështroni Israiln’ e mishit. Nukë kanë pjesë nga thisiastiri ata që hanë kurbanetë. Ç’thom adha unë? Se është gjë punë Idhollë? A është gjë ajo që u ther mb’Idholli? Jo. Ma atë që therjënë filit’ e tjera, e therjënë ndë të paudhë, e jo mbë Perndinë. E nukë dua që të kini juvet pjesë me të paudhëtë. Nukë mundni të pini potir’ e Zotit, edhe potir’ e së paudhëvet. Nukë mundni të kini pjesë ndë mësallë të Zotit, edhe ndë mësallë të së paudhëvet. A thërresëmë Zotnë me sineri? Mos jemi vallë më të fortë se ai? Të gjitha më janë ndëjierë, po nukë janë të gjitha të vëjiera. Të gjitha më janë ndëjierë, po s’janë të gjitha për dërti. Cilido le të mos kërkojë atë që i vëjen atij, po le të kërkojë gjithëkush atë që i vëjen edhe tjetërit. Gjith’ atë që shitetë ndë maqeli haie, pa ksetaksurë jetërë sa për fiqir. Sepse dheu ësht’ i Zotit, edhe ato që janë mbë të. E nd’u thirrtë juvet mbë gosti ndonjë nga të pabesëtë, e doi të viji, haji nga gjith’ ato që u vë juvet përpara, pa kërkuarë gjë tjatër sa për fiqir. E nd’u thashtë ndonjë juvet: Këjo ësht’ e therturë nd’Idhollë, mos e hai, për atë që u tha, edhe për fiqir, sepse dheu ësht’ i Zotit, edhe ato që janë mbë të. E fiqir thom jo tëndnë, po t’atij tjatërit, sepse për çfarë aformiet dëmëtonetë nga fiqiri i jetërit lefteria ime? E nd’është që unë kam pjesë nga një dhurëti, përse të më shajënë për një punë që un’ efharistis? Ndo të hai adha, ndo të piji, ndo të bëni ndonjë punë, gjithë për lëvdim të Perndisë t’i bëni. Të mos jini spodhi as mbë çifut, as mbë Elinë, as mbë Qishë të Perndisë. Sikundrë udisem edhe unë mbë të gjitha me gjithë, pa kërkuarë atë që më vëjen mua, po atë që vëjen ndë të shumëtë, për shpëtim të ture. Të bëni të gjajturë mbë mua, sikundrë gjava edhe unë Krishtit. U mburr juvet, vëllazër, sepse më kujtoni mua mbë çdo punë, e sepse mbai ato që u paradhosa unë, sikundr’ ua dhaçë. Ndashti dua të diji juvet se çdo njeriut krie është Krishti. E krie pa e gruasë është burri. E krie e Krishtit, është Perndia. Çdo burrë kur faletë a kur profiteps, e ka gjë mbë krie, bie turp mbë krie të tij. Edhe çdo grua kur faletë a kur profiteps me krie zbuluarë, bie turp mbë krie të saj, e andaj është një lloi sikur të qe rruarë. Sepse ndë mos mbulonetë gruaja, edhe le të qethetë. Ma nd’është pun’ e shëmtuarë mbë gruanë të qethuritë a të rruaritë, le të mbulonetë. Sepse burri nukë duhetë të mbulojë kokënë, sepse është konismë e nder’ e Perndisë. Ma gruaja është nder i burrit. Sepse nuk’ është burri nga gruaja, po gruaja është nga burri. Sepse nukë qe bërë burri për gruanë, po gruaja për burrënë. Andaj duhetë, për Ëngjëj, të ketë gruaja nishan ndë krie, që është ndënë urdhër të burrit. Ndonëse as burri pa grua, as gruaja pa burrënë janë mbë Zotnë. Sepse sikundr’ është gruaja nga burri, kështu edhe burri me anë të gruasë, e të gjitha nga Perndia. Bëhuni juvet gjukatas vetë, i ka he gruasë të faletë Perndisë pa mbuluarë? A nukë ju dëfton juvet edhe fisi vetiut, që është turp për burrënë të rritjë çepenë. Ma gruaja ndë pastë leshëra është nderi i asaj, sepse leshërat’ i janë dhën’ asaj ndë vënd të bulicësë. Ma ndë dëfton ndonjë që do qartënë, navet s’kemi të tillë adet, as Qishët’ e Perndisë. E këtë u porsit juvet e nuk’ u mbur, sepse nukë mbëjidheni mbë më të mirënë po mbë më të ligënë. Sepse protoparë kur mbëjidheni juvet ndë qishë, digjoj që janë të përçqiera ndë juvet. E dica i besoj. Sepse duhetë që të jenë edhe erese mbë juvet, që të dukenë ata që janë ndë mes tuaj të zgjedhurë. Kur mbëjidheni dha juvet mbë një vënd, nuk’ është të ngrënë dark’ e Zotit. Sepse cilido nxiton mbë të ngrënë darkën’ e tij, e njëit i vjen u, e tjatëri ësht’ i dejturë. Mos nukë kini juvet shtëpira për të ngrënë e për të pirë? A ksenderoni qishën’ e Perndisë, e bëni të turpëronenë ata që s’kanë fare? Ç’t’u thom juvet? t’u lëvdoj juvet? Mbë këtë nuk’ u lëvdoj. Sepse unë mora nga Zoti atë që u dhaçë juvet, se Zoti Iisu mb’atë natë që u paradhos mbë vdekëjë, mori bukë. E si bëri efharisti, e theu, e tha: Merri, hai, kij është kurmi im, që do të ipetë (ndë vdekëjë) për juvet. Këtë bëni për të kujtuarë tim. Ashtu edhe potirë si dërkujti e pastaje, tuke thënë: Kij potir është dhjata e re mbë gjaknë tim. Këtë bëni sa herë të piji, për të kujtuarë tim. Sepse sa herë të hai këtë bukë, e të piji këtë potir, dëftoni vdekëjën’ e Zotit, ngjera mb’atë kohë që të vijë ai. Për këtë punë cilido që të hajë këtë bukë, a të pijë këtë potir të Zotit pa qënë aksio (i qëruarë) do të jetë fajëtuar i kurmit edhe i gjakut së Zotit. Andaj le të mendonetë njeriu vetëhen’ e tij, e kështu le të hajë nga ajo bukë, e le të pijë nga ai potir. Sepse ai që ha e pi i paqënë aksio, ha e pi katadhiknë e dëmn’ e tij, sepse nukë zgjuadh kurmn’ e Zotit. Pra andaj janë ndër ju shumë të pafuqiçim e të sëmurë, e vdesënë dica. Sepse ndë gjukojëm nevet vetëhenë tënë, do të mos jeshëm të gjukuarë. Ma kur jemi gjukuarë, mundonemi nga Zoti, që të mos gjukonemi bashkë me botë. Pra andaj, vëllazërit’ e mi, kur mbëjidheni për të ngrënë, pritni njeri-jatërinë. Ma nd’ i ardhtë u ndonjëit, le të hajë mbë shtëpi, që të mos mbëjidheni për të dëmëtuarë. E punërat’ e tjera kur të vij unë, do t’i vë mb’udhë. E për dhurëti të Shpirtit, vëllazër, dua që ta diji juvet. Ju ndashti e diji që kur jeshëtë të pëgërë, vejëtë pas idhollëvet së vuvosura, sikundr’ u hiqnë. E andaj ju dëftoj juvet, që ndonjë që flet me Shpirt të Perndisë, thotë: anathema Iisunë. Edhe ndonjë s’mund të thotë Zot Iisunë, përveçme me anë të Shënjtit Shpirt. Të ndara dhurëtivet janë, ma Shpirt një i vetëmë është. E të ndara shërbesavet janë, po një Zot vetëmë është. E të ndara punëravet janë, ma ajo Perndi është vetëmë, që bën mbë gjithë të gjitha punëratë. E mbë cilinëdo pa është dhënë të çfaqurit’ e Shpirtit për mbrodh. Mbë një është dhënë me anë të Shpirtit fjal’ e sofisë, e mbë një tjetër pa fjal’ e së dijturit, sikundr’ është vetë Shpirti. Mbë një tjetër pa, besa me atë Shpirt. E mbë një tjetër pa, dhurëtit’ e shërimevet me atë Shpirt. Mbë tjetër të bërat’ e thavmaturgjivet, e mbë tjetër Profitia, e mbë tjetër të zgjedhurit’ e Shpirtevet, e mbë tjetër çdolloi gjuhëra, e mbë tjetër të mpsuarit’ e gjuhëvet. E të gjitha këto i bën njeri e ai Shpirt i vetëmi, e i ndan veçë-veçë mbë cilëdo sikundr’ i pëlqen atij. Sepse sikundr’ është një kurmi, e ka shumë anë, e gjithë anët’ e njëit kurmit ndonëse janë shumë, është një kurm vetëmë, ashtu edhe Krishti. Sepse gjithë nevet mbë një Shpirt jemi pagëzuarë, që të jemi një kurm, kaqë Çifutë, kaqë Elinëtë, kaqë Roptë, kaqë Elefterotë. E të gjithë mbë një Shpirt u potism. Sepse kurmi nuk’ është një copë, po shumë. Ndë thashtë këmba: Unë nukë jam nga kurmi, sepse nukë jam dorë, mbase për këtë nuk’ është prej kurmit? E ndë thashtë veshi: Nukë jam prej kurmit, sepse nukë jam si, mbase për këtë nuk’ është prej kurmit? Të qe gjithë kurmi një si, ku do t’ish të digjuaritë? Të qe gjithë vesh, ku do t’ish hunda? Po ndashti Perndia i ka vënë anët’ e kurmit, cilëdo nga ato ndë kurm, sikundrë deshi. Ma të qenë të gjitha një anë vetëmë, ku do të qe kurmi? Po ndashti anë janë shumë, e kurmi një. E nukë mund siri t’i thotë dorësë: Unë nukë kam hri nga teje; a krietë pa këmbëvet: Nukë kam hri nga ju. Ma janë më shumë të kërkuara ato anë të kurmit, që gjajënë se janë më të smundura. E ato anë të kurmit që na dukenë se janë më të ksenderçura, nd’ato apëmë më të veshurë me shumë nder; e më të shëmtuaratë tona, ato kanë më shumë të stolisurë. E anëtë tona të nderçuratë, nukë kanë hri për stoli, po Perndia e ka bashkuarë kurmnë, me të dhënë më të shumë nder asaj anet që i lipsej. Që të mos jetë të përçqierë ndë kurm, po anëtë të kenë kujdes njera-jatërënë. E ndë pësoftë gjë një anë, të pësojënë me të bashkë të gjitha anëtë. E ndë gëzoftë një anë, të gëzonenë me të bashkë gjithë anëtë. Juvet ndashti jini kurmi i Krishtit, e anë veçë e veçë mbëjedhurë mbë një. E ca i ka vënë Perndia ndë qishë, ndë vënd të parë apostojtë, ndë të ditinë Profitë, ndë të tretinë dhaskalëtë, pastaje fuqitë, pastaje dhurëtit’ e shërimevet, ndihmëratë, qiveritë, të ksijisurat’ e gjuhëvet. Mos janë gjith’ apostoj? Mos janë gjithë Profitër? Mos janë gjithë Dhaskalë? Mos janë gjithë fuqira? Mos kanë të gjithë dhurëtira të shërojënë? Mos kuvëndojënë gjithë gjuhëratë? Mos i ksijisjënë gjithë? Po dëshëroni dhurëtitë më të miratë, edhe do t’u dëftoj juvet një udhë më të lartë. Ndë kuvëndofça unë gjuhërat’ e njerëzet edhe të Ëngjëllet, e dashuri të mos kem, u bëçë zile që kumbon, a daulle që gjëmon. Edhe ndë paça profiti e të shoh gjithë të fshehuratë, e gjithë të dijturitë, e ndë paça gjithë besënë, sa që të tund maletë, e dashuri të mos kem, nukë jam fare gjë. Edhe ndë ndafça për t’ushqierë të varfëritë gjithë gjënë tim, edhe ndë dafça kurminë tim për të djegurë, e dashuri të mos kem, s’më vëjen fare gjë. Dashuria duron, e bën të mirë. Dashuria s’ka zili, dashuria nuk’ ësht’ e paturpçme, nukë mbahetë mbë të madh. Nukë bën punëra të shëmtuara, nukë kërkon të sajtënë, nukë zëmëronetë, nukë mendonetë të keqenë. Nukë gëzonetë mbë të shtrëmbërënë, po e bën gëzimn’ e saj mbë gëzim të së vërtetësë. Mbë të gjitha ujdisetë, të gjitha i beson, të gjitha i shpëren, të gjitha i pret. Dashuria ndonjëherë nukë bie mbë dhe, ma Profititë do të shkojënë, e gjuhëratë do të pushojënë, e të dijturitë do të prishetë. Sepse nevet pak gjë dimë, e pak gjë profitepsjëmë. Ma kur të vijë e tamamta, atëherë do të mbetetë ajo që qe e pakë. Kur jeshë foshnjë, si foshnjë silloiseshë. Ma kur u bëçë burrë, i laçë ato punëra që qenë të foshnjësë. Sepse ndashti shohëmë ndëpër pasqirë si mb’ëndërrë, po ahiere faqe mbë faqe. E ndashti njoh dica, po ahiere do të njoh mb’atë lloi sikundrë jam njohurë. Ndashti mbetetë besa, shpëresa, dashuria, këto të tria, po m’e madhe nga këto është dashuria. Kërkoni të kini dashurinë, zilepsni të kini dhurëtit’ e Shpirtit, e më tepër të profitepsni. Sepse ai që kuvëndon gjuhëra të panjohura, nukë kuvëndon me njerëz, po me Perndinë, sepse ndonëse nuk’ e kupëton ndonjë, po ai kuvëndon mistiria me Shpirt. Ma ai që profiteps, kuvëndon njerëzet për të dërtuarë, për nasihat e për parigori. Ai që kuvëndon gjuhëra, dërton vetëhen’ e tij, ma ai që profiteps, dërton qishënë. Dojë që gjithë juvet të kuvëndojëtë gjuhëra, po më të tepërënë të profitepsjëtë, sepse m’i madh ësht’ ai që profiteps se ai që flet gjuhëra, përveçe ndë mos i ksijistë, që të marrë qisha dërti. Ndashti pa, o vëllazër, nd’arça ndër ju tuke kuvënduarë gjuhëra, ndë se do t’u vëjej juvet, përveçe nd’u kuvëndofça juvet ja me apokalips, ja me të dijturë, ja me profiti, ja me dhidhahi? Ashtu edhe ato që nukë kanë frimë e bëjënë zë, kaqë flloerea, kaqë qithara, ndë mos dhashtë të shquarë ndë zëra, qish do të njihetë ajo që këndonetë ndë flloerë, a ndë qitharë? Sepse ndë dhashtë drubeta zë të pashquarë, kush do të rrijë mbë radhë për luftë? Kështu edhe juvet me anë të gjuhësë ndë mos bëfçi një kuvënd që të kupëtonetë, qish do të njihetë ajo që thuhetë? Sepse do të kuvëndoni nd’erë. Janë kaqë lloi gjuhëra si u ndodhë ndë botë, e ndonjë nga ato nuk’ është pa zë. Ma ndë mos dijtiça unë fuqin’ e zërit do të jem Varvaro nde ai që kuvëndon, edhe ai që më kuvëndon mua Varvaro. Kështu edhe juvet, kur doi dhurëtit’ e Shpirtit, kërkoni që t’u tepërojënë për dërti të qishësë. Pra andaj ai që kuvëndon një gjuhë që digjonetë, le t’i lutetë Perndisë t’i apë dhurëti që ta ksijisjë. Sepse nd’u falça unë ndë një gjuhë që nukë digjonetë, Shpirti im faletë, po mëndia ime mbetetë pa pemmë. Ç’të bëj adha? Do të falem me Shpirt, do të falem edhe me mënd. Do të psall me Shpirt, do të psall edhe me mënd. Sepse kur t’apç efharisti me Shpirt, ai që rri ndë vënd të llaikoit, qish do të përgjegjetë amin mbë efharisti tënde? Kur s’e di se ç’thua tij? Tij mirë efharistis, po jetëri nukë dërtonetë. Bëj efharisti Perndisë shumë, që unë kuvëndoj gjuhëtë më tepër se gjithë ju. Po unë dua të flas ndë qishë fjalë që ta digjoj unë se dhidhaks të tjerëtë, se të thom mijëra fjalëra ndë gjuhë të panjohurë. Vëllazër, mos u bëni foshnjë ndër mënd, po bëni foshnjë ndë të keqe, e ndë mënd bëni të sosurë. Ndë nom është shkruarë: Me të tjera gjuhëra e me të tjera buzëra do të flas ndë këtë llao, edhe as kështu do të gjegjenë mua, thotë Zoti. Gjuhëtë adha janë për nishan, jo nd’ata që besojënë, po ndë të pabesë. Ma profitia jo për ata që nukë besojënë, po për ata që besojënë. Nd’u mbëjedhtë dha gjithë qisha ndë një vënd, e ndë flasënë gjithë gjuhëra të panjohura, e të hijënë edhe idhiotë llaiko a të pabesë, nukë do të thonë se jini të marrë? Ma ndë profitepsjënë gjithë, e të hijë ndonjë i pabesë a idhiot, njihetë nga të gjithë, e ksetaksetë nga të gjithë. E kështu çfaqenë të fshehurat’ e zëmërësë tij. E kështu si të bjerë përmbis ndë faqe të tij, do t’i faletë Perndisë, tuke rrëfierë se Perndia me të vërteta është me juvet. Ç’ësht’ adha, vëllazër? Çdoherë që të përmbëjidhi, cilido nga jush ka kush Psallmonë, kush Dhidhahinë, kush Gjuhënë, kush Apokalipsnë, kush të Ksijisuritë. Çdo punë le të bënetë për dërteilë. E ndë flet ndonjë nga ata që kuvëndojënë gjuhëra, le të kuvëndojënë di e di, e më të shumënë tri njeri pas jatërit, e një le të ksijisjë. Ma ndë mos qoftë kush të ksijisjë, le të pushojënë ndë qishë, ma me vetëhe të ture e me Perndinë le të kuvëndojënë. E profitëritë le të flasënë di a tre, e të tjerëtë le të bëjënë gjuq. E ndë ju çfaqtë ndonjëit tjetërit që rri, le të pushojë i pari. Sepse mundni një e nga një të profitepsni gjithë, që të mpsojënë gjithë e të parigorisenë gjithë. E Shpirtet’ e profitëvet bindenë mbë profitë. Sepse Perndia nuk’ është Perndi e akatastasisë, po e paqit, sikundrë dhidhaks ndë gjithë Qishëra të Shënjtorëvet. Gratë tuaj ndë Qishëra le të pushojënë, sepse nuk’ u epetë urdhër ature të flasënë, po të bindenë, sikundrë thotë edhe nomi. Ma ndë daçinë të mpsojënë gjëkafshë, le të pjesënë mbë shtëpi burrat’ e ture, sepse është turp mbë gra të kuvëndojënë ndë Qishë. Vallë nga jush dolli fjal’ e Perndisë? A mbë juvet vetëmë erdhi? Ndë mbahetë njeri për profit a për njeri i Shpirtit, le të dijë mirë, se ato që u shkruaj juvet, janë porsi të Perndisë. E kush ësht’ i padigjuarë, le të mos digjojë. Pra andaj, o vëllazër, duajni të profitepsni, e të flasënë gjuhëra mos mbodhisni. Gjithë le të bënenë sikundrë duhetë e me taks. U ndashti, o vëllazër, u rrëfej juvet Ungjillë, atë që paçë mbë juvet vangjelisurë, atë që edhe e patë marrë, edhe që qëndroni mbë të patundurë. Me anë të tij edhe soseni, ndë mbai me atë siri fjalet që ua dhidhaksa unë juvet, përveçe ndë mos besuatë mbë të mbrazëtë. Sepse u kam dhidhaksurë juvet protoparë atë që paçë mpsuarë edhe unë, që Krishti vdiqi për faje tona, sikundrë thonë kartëratë. Edhe që u vu ndë varr, edhe që u ngjall të tretënë ditë, sikundrë thoshnë kartëratë. Edhe që u duk mbë Qifanë, e pastaje mbë të dimbëdhjetë. E pastaje u duk mbë pesëqind vëllazër njëherë, e nga ata më të shumëtë rrojënë ngjera mbë sot, e dica pa kanë vdekurë. E pastaje ju duk Iakovoit, pastaje mbë gjith’ apostoj. E pas së gjithëvet, posi mbë një të shtirë, u duk edhe mbë mua. Sepse unë jam m’i vogëli nga apostojtë, që s’jam i Zoti të quhem Apostoll, sepse kam pasurë ndjekurë qishën’ e Perndisë. Po me dhurëti të Perndisë jam ai që jam, e dhurëti e saj që është tek u, nuk’ u bë e mbrazëtë, po më shumë nga gjith’ ata u munduaçë. E jo unë, po dhurëti e Perndisë që është bashkë me mua. Edhe un’ adha, edhe ata, kështu dhidhaksjëmë, e kështu kini besuarë. E nd’është që dhidhaksetë Krishti që u ngjall nga të vdekuritë, qish thonë dica prej jush, që s’është të ngjallturë nga vdekëja? E ndë mos është të ngjallturë nga të vdekuritë, as Krishti është ngjallturë. E ndë mos është Krishti pa ngjallturë, e mbrazët’ ësht’ adha dhidhahia onë, e e pavëjierë është besa juaj. Edhe çfaqemi martirë të rrem të Perndisë, sepse kemi dhënë martiri për Perndinë që ngjalli Krishtinë, që s’e ka ngjallturë, ndë mos ngjallenë të vdekuritë. Sepse ndë mos ngjallenë të vdekuritë, as Krishti u ngjall. E ndë mos u ngjall Krishti, ësht’ e pavëjierë besa juaj, edhe po ndë faje tuaj jini. Andaj edhe ata që flënë mbë Krishtinë, janë të humburë. Ndë shpërejmë mbë Krishtinë për këtë jetë vetëmë, jemi më të gjëmuarë nga gjithë njerëzitë. Ma ndashti Krishti është ngjallturë nga të vdekuritë, e u bë lule e parë e së vdekuret. Sepse sikundr’ erdhi nga ana e njëit njeriut vdekëja, kështu edhe të ngjallturit’ e së vdekuret me anë të të njëit njeriut. E sikundrë mbë Adhamnë vdesënë gjithë, kështu pa mbë Krishtinë do të vijënë mbë jetë gjithë të rrojënë. Gjithëkush mbë vënd të tij. Krishti i pari i së ngjallturet. Do të ngjallenë pastaj ata që janë të Krishtit, ata që kanë besuarë mbë t’ardhurë të tij. Pastaje të sosurit’ e jetësë, kur të apë mbretërinë nde Perndia e babai, kur të prishjë çdo zotëri, e çdo eksusi, e çdo fuqi. Sepse duhetë që të mbretërojë ai, ngjera sa të vërë ndënë këmbë të tij gjith’ armiqt’ e tij. Armik më i pastajmë që do të prishetë është vdekëja. Sepse të gjitha ja ka vënë ndënë këmbë të tij, ma kur thotë se të gjitha i janë ndënë këmbë të tij, pajetërë shquhetë ai që ja ka vënë ndënë këmbë të tij të gjitha. E atëherë pa kur t’i vihenë ndënë këmbë të tij të gjitha, ahiere edhe i biri vetë do të jetë ndën’ atë që i ka vënë ndënë këmbë t’atij të gjitha, që të jetë Perndia e gjithtë mbë të gjitha punëra. Ndrishe ç’do të bëjënë ata që pagëzonenë për të vdekuritë, ndë mos ngjallenë të vdekuritë fareseje? Pse edhe pagëzonenë për të vdekurë? Pse edhe nevet rrizikojmë çdo kohë? E vdes ngaditë (bëj be) për nder tuaj, që ësht’ imea mbë Hristonë Iisunë Zotnë tënë. Ndë lëftova me bishë nd’Efeso (të flas si njeri) ç’më vëjeu mua, ndë mos ngjallenë të vdekuritë? Le të hamë e le të pimë, se nesër vdesëmë. Mos liri të ju gënjejënë, sepse kuvëndet’ e liga prishjënë mënt’ e mira. Zgjuhi (të rroni) me të drejtë e mos fëjeni, sepse dica nukë njohënë Perndinë, për turp tuaj ua thom. Po do të thotë ndonjë: Qish ngjallenë të vdekuritë? E me çfarë lloi kurm vijënë? Njeri i pamënd, ajo që mbjell ti, nukë merr jetë, ndë mos vdektë. E kur mbjell, nukë mbjell kurmnë që do të bënetë, po domethënë, një koqe grurit të cveshurë a tjetër farë. Ma Perndia ep mb’atë kurm sikundr’ i pëlqen asaj, e ndë çdo farë kurmn’ e saj. Jo çdo kurm është një kurm i tillë, po tjatër është kurm’ i njerëzet, e tjatër kurm’ i kafshëvet, e tjatër i pishqet, e tjatër i zogjet. E janë kurmëra prej Qiellet, e kurmëra prej dheut. Ma tjatër është bukuria e ature që janë prej Qiellet, e tjatër e ature që janë prej dheut. Tjatër është bukuria e Diellit, e tjatër bukuria e hënëzësë, e tjatër bukuria e ullet, sepse ull nga ulli ka të nderuarë ndë bukuri. Kështu është edhe të ngjallturit’ e së vdekuret. Mbilletë mbë të prishëtë, e ngjalletë pa prishëtë. Mbilletë e pander, e ngrihetë e nderçurë. Mbilletë e sëmurë, e ngrihetë e shëndoshë. Mbilletë një kurm prej kafshë, e ngrihetë kurm’ prej Shpirtit. Është kurm prej kafshë, e është kurm prej Shpirtit. Kështu ësht’ edhe shkruarë: Njeriu i parë, Adhami, qe bërë Shpirt i gjallë. Adhami i pastajmë Shpirt që ep jetën’ e gjallë. Po jo përpara jet’ e Shpirtit, po jet’ e kafshësë, e pastaj e Shpirtit. Njeriu i parë prej dheut, i baltë; njeriu i ditë, Zoti nga Qielltë. Sikundr’ ësht’ i balti, kështu janë edhe të baltëtë. E si i Qillti, të tillë edhe të Qielltitë. E sikundrë kemi pasurë veshurë konismën’ e së baltit, do të veshjëmë edhe konismën’ e së Qielltit. E thom këtë, vëllazër, sepse mishtë edhe gjaku nukë mundjënë të marrënë pjesë mbretërin’ e Perndisë, as e prishura do të marrë pjesë të paprishurënë. Ja, që u thom juvet një të fshehurë. Vërtet jo gjithë duamë të vdesëmë, po gjithë duamë të ndërronemi. Atë çast, mbë një të mbillturë të siut, ndë drubetë të pastajme (sepse do të thërresë drubeta), e të vdekuritë do të ngrihenë të paprishurë, e nevet do të ndërronemi. Sepse duhetë që kij kurm që prishetë të veshjë atë që nukë prishetë. E kij kurm që vdes të veshjë atë që nukë vdes. E kur të veshjë pa kij kurm që kalbetë, atë që nukë kalbetë, e kij që vdes, të veshjë atë që nukë vdes, atëherë do të bënetë fjala që është shkruarë: U pi vdekëja nga vitorea. Ku ësht’, o vdekëjë, thumbi it? Ku ësht’, o pisë, vitorea ote? E thumbi i vdekëjësë pa është faji, e fuqi e fajit, është nomi. Po lëvdim mbë Perndinë, që na dha nevet vitorenë me anë të Zotit sonë Iisu Hristoit. Pra andaj, vëllazërit’ e mi të dashuritë, jini të patundurë e të stereosurë, tuke tepëruarë gjithënjë ndë punë të Zotit, sepse e diji që mu(n)dimi juaj nuk’ ësht’ i mbrazëtë mbë Zotnë. E sa për të mbëjedhurë të eleimosinit që të bënetë për Shënjtorë, sikundrë dhaçë urdhër ndë qishëra të Gallatisë, kështu bëni edhe juvet. Çdo ditë të parë të javësë cilido nga jush le të vërë mbënjanë, e le të mbëjedhë atë që ka murvet, që të mos bënetë të mbëjedhuritë kur të vij unë. E si të vij unë ati, do të dërgoj me kartëra ata që do të zgjidhni juvet që të shpienë dhurëtinë tuaj nd’Ierusalim. E ndë qoftë puna e kollajtë, që të vete edhe unë, do të vijënë me mua bashkë. Unë ndashti do të vij ndër juvet, kur të vij rrotullë Maqedhonisë (sepse ndashti shkoj ndëpër Maqedhoni). E mbanë jush mbase do të mbetem kohë, a mbase do të dimëroj, që të më përcilli juvet ngado që të vete. Sepse nukë dua që t’u shoh juvet ndashti mbë të shkuarë, po shpërej që të qëndroj dica kohë ndër juvet, ndë ma ndëjeftë Zoti. E do të mbetem nd’Efeso ngjera ndë Pendikosti. Sepse m’u hap një derë e madhe e e gjerë, e shumë armiq. E nd’artë Timotheoi, vështroni të rrijë ndër juvet pa frikë, sepse punon punën’ e Zotit si edhe unë vetë. Ndonjë adha le të mos e shkarrëzojë atë, po përcillie atë me të mirë, që të vijë tek unë, sepse e pres atë bashkë me vëllazër. Sa për vëllanë Apollo, unë ju luçë shumë që të vin ndër juvet bashkë me vëllazër, e pajetërë nukë deshi të vin ndashti, ma do të vijë kur të ketë nge. Rriji zgjuarë, qëndroni ndë besë, bënuni si burra, e forconi. Gjithë punëtë tuaj le të bënenë me dashuri. E u lutem juvet, vëllazër, juvet e diji shtëpin’ e Stefanait, që është pemm’ e parë e Ahaisë, e mbë punë të Shënjtorëvet kanë vënë vetëhen’ e ture. Që të bindeni edhe juvet mbë të tillëtë, e mbë cilinëdo që punon me nevet bashkë e mundonetë. Gëzonem mbë t’ardhurë të Stefanait, edhe Furtunatosë, edhe t’Ahaikoit, sepse këta e vunë ndë vënd atë që lipsej nga juvet. Sepse prëjtinë Shpirtinë tim edhe tuajnë. I njihni adha të tillëtë. U falenë me shëndet juvet Qishët’ e Asisë. U falenë juvet mbë Zotnë shumë Aqilla edhe Prisqilla, bashkë me qishën’ e ture që kanë mbë shtëpi. U falenë juvet me shëndet gjithë vëllazëritë. Puthni njeri-jatërinë me të puthurë Shënjtërishte. Të falëtë është shkruarë me dorë time të Pavllosë. Nd’është ndonjë që nukë do Zotnë Iisu Hristonë, le të jetë anathema, Maran Atha. Dhurëtia e Zotit Iisu Hristoit qoftë me juvet. Dashuria ime bashkë me gjithë juvet mbë Iisu Hristonë. Ashtu qoftë! * Kart’ e parë ndë Korinthiot u shkrua nga Filippëtë me mes të Stefanait, e Furtunatosë, e Ahaikoit, e Timotheoit. Pavllua Apostolli i Iisu Hristoit me të dashurë të Perndisë edhe vëllai Timotheoi mbë Qishë të Perndisë që është ndë Korintho, e mbë Shënjtorëtë që janë ndëpër gjith’ Ahai. Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi. E bekuarë qoftë Perndia e babai i Zotit sonë Iisu Hristoit, babai i ndijesësë e i gjithë parigorivet. Që na parigoris nevet mbë çdo shtrëngim tonë, që të mundjëmë pa edhe nevet të parigorisjëmë ata që gjëndenë ndë çdofarë shtrëngim, me anë të parigorisë që jemi parigorisurë edhe nevet nga Perndia. Sepse sikundrë tepërojënë të pësuarat’ e Krishtit mbë nevet, kështu tepëron edhe parigoria onë me anë të Krishtit. E ndë helmonemi pa, helmonemi për parigori e për shpëtim tuaj që bënetë me anë të durimit të tilavet të pësuara që pësojmë edhe nevet. E ndë parigorisemi, parigorisemi për parigori e për shpëtim tuaj. E shërbesa jonë ësht’ e patundurë për juvet. Sepse e dimë që sikundrë kini pjesë ndë të pësuara, ashtu (do të kini) edhe ndë parigori. Sepse duamë që ta diji juvet, o vëllazër, shtrëngimnë tënë që u bë mbë nevet nd’Asi, sepse u rënduam fort shumë më tepërë nga fuqia, kaqë që sa të urrejëm nevet jetënë tënë. Po nevet mbë vetëhe tënë e muarrm apofasin’ e vdekëjësë, që të mos kemi shpëresënë mbë vetëhe tënë, po mbë Perndinë që ngjall të vdekuritë. Ajo që na shpëtoi navet nga kaqë e madhe vdekëjë, edhe na shpëton gjithënjë, mb’atë shpërejmë që edhe do të na shpëtojë sot di parë. Kur të na ndihni edhe juvet me ne bashkë për nevet me të falturë tuaj, që për të mburturë që muarrm nevet të bënetë efharistia nga shumë njerëz për nevet. Sepse të mburturitë tanë këjo është, fiqiri inë i qëruarë, sepse rruam na ndë botë me zëmërë të hapëtë e me të drejtë të Perndisë, jo me sofi të kurmit, po me hir të Perndisë, edhe më tepërë mbë juvet. Sepse nuk’ u shkruajmë juvet të tjera, përveçe ature që kini dhiavasurë a kini njohurë; edhe shpërej që ngjera më të pastajmenë do t’i njihni. Sikundrë na kini njohurë nevet mbënjanë, që jemi mburëja juaj, si edhe juvet ona mbë ditë të Zotit Iisuit. E me këtë tharos desha të vijë ndër ju më përpara, që të kini gëzim të ditë. E prej jush të shkoj ndë Maqedhoni, e përsëri nga Maqedhonia të vij ndër ju, e prej jush të përcillem nd’Iudheë. E si qe i tili nijeti im, mbase qeshë i paqëndruarë ndë fjalë? A ato që silloisem i silloisem njerëzisht, që të jetë ndanë meje, e e, e jo jo? Si e vërtetë që është Perndia, ashtu edhe fjala onë që u bë mbë juvet, nuk’ u bë e e jo. Sepse i biri i Perndisë Iisu Hristoi, ai që u qiriks nga nevet ndër ju, nga meje, e nga Silluanoi, e nga Timotheoi, nuk’ u bë e e jo, po mbë të u bë kurdo e. (Sepse gjithë sa janë të taksurat’ e Perndisë, janë mb’atë e, e mb’atë janë amin) të Perndisë për nder tënë. Ndashti Perndia është ajo që na mban nevet pa luajturë me juvet bashkë mbë Krishtinë, e që na ka nevet hrisurë. E që na ka vulosurë nevet e që na ka dhënë kapar’ e Shpirtit ndë zëmëra tona. Ndashti unë mbë jetë time thërres Perndinë martir, që tuke kurcierë juvet nuk’ arçë më ndë Korintho. Jo se urdhërojëmë besënë tuaj, po jemi shokë mbë gëzim tuaj, sepse ju qëndroni ndë besë. Kam bërë nijet me vetëhe time këtë, që të mos vij ndër ju përsëri për të helmuarë. Sepse nd’ u helmofça unë juvet, cili ësht’ ai që do të më gëzojë mua? Përveçe ai që pat qënë nga meje helmuarë? E shkrova ndër ju këtë të tillënë, që të mos marr helm mbi helm kur të vinj unë, nga ata që duhej të keshë gëzim, tuke pasurë tharos mbë gjithë ju, që gëzimnë tim e bëni gjithë tuajnë. Sepse nga helmi i shumë e gulçimi i zëmërësë u shkrova juvet me shumë lot, jo që të helmoneni, po që të njihni dashurinë që kam shumë më tepërë mbë ju. E ndë qe ndonjë që më helmoi mua, nukë helmoi mua, po helmoi pakëzë, që të mos bënem i rëndë gjithë juvet. Sado i është së tilit kij mundim që u bë nga të shumëtë. Kaqë që përkundrë ju duhetë të bëni hir më tepërë e parigori, mos ndodhetë e e pijë helmi i tepërë të tilinë. Pra andaj u lutem juvet të dëftoni mb’atë dashuri të paluajturë. Andaj me këtë nijet edhe ju shkrova, që të njoh mëndienë tuaj, ndë jeni mbë të gjitha të gjegjurë. E mb’atë që bëtë juvet hir, e bëj edhe unë, sepse edhe unë ndë bëra ndonjë hir, atij që ja bëra, për dashuri tuaj ja bëra, përpara Krishtit, që të mos dëmëtonemi nga Satanai. Sepse ja dimë gënjeshtrat’ e tij. E kur arrijta ndë Troadhë për të dhidhaksurë Ungjill’ e Krishtit, e si m’u hap port’ e Zotit, nukë paçë të prëjturë ndë Shpirt tim, sepse s’paçë gjeturë vëllanë tim Titonë. Po si i laçë me shëndet ata, dolla e vajta ndë Maqedhoni. Lëvdim pa ndë Perndinë që na bën nevet të mundjëmë kurdo mbë Krishtinë, e bën të çfaqetë mirudhi e së njohurit së tij, me anë tënë mbë çdo vënd. Sepse mirudhi e Krishtit jemi nevet mbë Perndinë edhe për ata që sosenë, edhe për ata që humbasënë. Për dica mirudhi e vdekëjësë, për vdekëjë të ture, e për dica mirudhi e jetësë, për jetë të ture. E për këto punëra kush është që të jetë kaqë i zoti? Sepse nukë jemi si të shumëtë, që shesënë fjalën’ e Perndisë, po si nga zëmër’ e qëruarë, si nga an’ e Perndisë, flasëmë përpara Perndisë mbë Krishtinë. Nisjëmë nevet pa të rekumandarjëmë vetëhenë tënë? A mos kemi hri si dica, për kartëra të rekumandarisë, prej jush a mbë ju? Juvet jini karta onë, shkruarë ndë zëmëra tona, ajo ësht’ e njohurë, e dhiavasetë nga gjithë njerëzitë. Sepse dukeni juvet që jini kart’ e Krishtit e bërë prej nesh, shkruarë jo me mellan, po me Shpirt të Perndisë gjallë, jo mbë drasa të gurta, po mbë drasa të mishta të zëmërësë. I tilli është tharosi inë që kemi mbë Perndinë me anë të Krishtit. Jo se jemi të zotë nga vetiu të silloisemi ndonjë punë si nga vetiu, po aksia onë është nga Perndia. Ajo që na bëri nevet shërbëtorë të Zotë të dhjatësë së re, jo të grammësë po të Shpirtit, sepse gramma vret, ma Shpirti ep jetë. E nd’është që shërbesa e vdekëjësë me anë të grammësë tiposurë me gur, u bë e nderçurë, kaqë që nukë mundnë të bijt’ e Israilit të vështroijnë me si ndë faqe të Moisiut, nga të llampsurit’ e faqesë tij të paduruarinë. Qish do të mos jetë më e nderçurë shërbesa e Shpirtit? Sepse nd’është shërbesa e dëmit e nderçurë, shumë më tepër tepëron ndë nder shërbesa e së drejtësë. Sepse ajo që u nderua atëherë, nuk’ u nderua mbë këtë anë, me singris mb’atë nder të tepërë. Sepse nd’është që ajo që duaj të prishej u bë e nderçurë, shumë më tepër ajo që duron duhetë të jetë e nderçurë. Kur kemi adha nevet të tillë shpëresë, kuvëndojëmë me lefteri të madhe. E nukë bëjmë sikundrë bëri Moisiu që vuri bulicë mbë faqe të tij, të mos vështroijnë të bijt’ e Israilit mbë të sosurë të (nomit) që do të bijte e të pushon. Për atë janë gurëcuarë mënt’ e ture; sepse ngjera sot ajo bulicë gjëndetë mbë të dhiavasurë të dhjatësë vjetërë, e ajo bulicë mbetet e pazbuluarë, sepse me anë të Krishtit ngrihetë. Ma sot e gjithë ditënë, kur dhiavasetë Moisiu, bulica është vënë mbi zëmëra të ture. Ma kur të kthenetë (Israili) mbë Zonë, do të ngrihetë bulica. Ndashti Zoti është Shpirti. E tek është Shpirti i Zotit, atje është lefteri. E nevet të gjithë me faqe zbuluarë vështrojmë si ndë pasqirë nder’ e Zotit, mb’atë të tillë Ikonë kthenemi e vijmë nga një nder mbë tjatër nder, si prej Shpirtit së Zotit. Pra andaj si kemi këtë shërbesë nevet, sikundrë u eleism, nukë përtojëmë. Po urrejmë të fshehurat’ e turpit, e nuk’ ecëjmë me dinakëri, as prishjëmë fjalën’ e Perndisë, po me të çfaqurë të së vërtetësë rekumandarjëmë vetëhenë tënë ndë çdofarë fiqir të njerëzet përpara Perndisë. E nd’ësht mbuluarë Ungjilli inë, për ata që humbasënë është mbuluarë. Ature të pabesëvet Perndia e kësaj jetet u ka verbuarë mëntë, që të mos u ndritjë ature drit’ e Ungjillit së nderit së Krishtit, që është konism’ e Perndisë. Sepse nevet nukë dhidhaksjëmë vetëvetëhenë, po Iisu Hristonë Zotnë tënë, e vetëhenë tënë pa, shërbëtorë tuaj për Iisunë. Sepse ajo Perndia që tha: Të llampsjë nga errëcira dritë, ajo vetë na llampsi ndë zëmëra tona, për të ndriturë të së njohurit të nderit së Perndisë ndë faqe të Iisu Hristoit. Ma këtë hazine e kemi nd’enë të balta, që të jetë nga Perndia të tepëruarit’ e kësaj fuqiet, e jo nga nevet. Mbë çdo anë helmonemi, po nukë jemi shtrënguarë ndë Shpirt. Jemi të pabesuarë, po nukë biemë fare. Ndiqemi, po nukë jemi të lënë. Jemi të shtirë poshtë, po jo të humburë. E biemë kurdo nevet mbë kurm tënë vdekëjën’ e Iisuit, që të çfaqetë edhe jet’ e Iisuit ndë kurm tënë. Sepse nevet që rrojëmë gjithënjë ipemi mbë vdekëjë për Iisunë, që të çfaqetë edhe jet’ e Iisuit ndë kurm tënë të paduruarinë. Le të mundjë adha vdekëja mbë nevet, e jeta mbë juvet. Ma kur kemi të tillënë Shpirt të besësë, sikundr’ është shkruarë: Besova, pra andaj fola. Edhe navet besojëmë, pra andaj flasëmë. Sepse e dimë se ai që ngjalli Zotnë Iisunë, do të ngjalljë edhe nevet me anë të Iisuit, e do të na nxjerë të na apë vënd përpara si bashkë me juvet. Sepse gjithë punëtë janë për juvet, që dhurëtia të tepëroj fort shumë për nder të Perndisë me efharisti të së shumëvet. Pra andaj nukë lodhemi, ma ndonëse ai njeriu inë që është përjashta prishetë, po ai që është brëndazi përtërihetë ditë për ditë. Sepse shtrëngimi i sorm i lehu inë, bën mbë nevet nder të rëndë të pasosurë, shumë pa masë. Sepse nukë vështrojëmë nevet ato që dukenë, po ato që nukë dukenë, sepse ato që dukenë, sosenë. Ato pa që nukë dukenë, janë të pasosura. Sepse navet e dimë që ndë na u prishtë shtëpia onë e balta e kësaj tendet, kemi një të ndënjurë prej Perndiet, një shtëpi jo të bërë me duar, që s’ka të sosurë ndër Qiell. Sepse ndë këtë (tendë) edhe rëkojmë, tuke dëshëruarë të jemi veshurë si për të ndënjurë tënë, që është prej Qiellit. Ndë qoftë që do të gjëndemi kur jemi të veshurë, jo të sveshurë. Sepse navet që jemi ndë këtë tendë rëkojëmë tuke rënduarë, sepse nukë duamë të svishemi, po duamë të vishemi, që të rrufisetë prej jetet ajo që ësht’ e vdekurë. E ai që na ka bërë nevet për këtë të tillë punë, është Perndia, që ka dhënë ndë nevet kapar’ e Shpirtit. Si jemi kurdo plot me tharos, e dimë, që sa kohë rrojëmë brënda ndë kurm, jemi larg nga Zoti. (Se ecëjëmë me besë, e jo me të parë). E andaj kemi tharos, e duamë më tepër të ikëjmë nga kurmi, e të gjëndemi përpara Zotit. E andaj kërkojëmë me shumë spudhi të pëlqejëmë atij, kaqë kur gjëndemi mbë kurm, kaqë kur dalmë prej si. Se është shtrëngim për gjithë nevet të çfaqemi përpara gjuqit së Krishtit, që të marrë gjithëkush ato që bëri me kurm, kaqë të mirë, kaqë të ligë. Kur e dimë adha qish është për të trëmburë Zotnë, bindjëmë njerëzitë (ndë besë) e jemi njohurë te Perndia, e shpërej që jemi njohurë edhe ndë fiqirë tuaj. Nevet nukë mburemi përsëri mbanë ju, po apëmë aformi ndë juvet të mbureni për nevet, që të kini ç’të thoni mb’ata që mburenë ndë faqe e jo ndë zëmërë. Sepse ndë jemi të çartosurë, jemi për Perndinë, e ndë jemi të urtë, jemi për të mirë tuaj. Sepse na shtrëngon nevet dashuria e Krishtit. Kur mëndonemi nevet këtë, se nd’është një vdekurë për të gjithë, të gjith’ adha vdiqnë, e për të gjithë vdiqi një që të mos rrojënë më mbë vetëhe të ture, po mb’atë që vdiq e u ngjall për ta. Kaqë që nevet nukë njohëmë, sot di parë ndonjë, sikundr’ është kurmi. E ndonëse patm njohurë Krishtnë sikundr’ është kurmi, ma ndashti më nuk’ e njohëmë. E kaqë që nd’është ndonjë mbë Krishtnë, ai është ktism’ e re. Punërat’ e lashta shkuanë, ja që u bënë të gjitha të ra. E të gjitha janë nga Perndia, që na paqtoi me vetëhe të saj, me anë të Iisu Hristoit, e që na dha nevet ipiresin’ e të paqtuarit. Sepse Perndia ish që paqton botënë me vetëhe mbë Krishtinë, pa llogariasurë mb’ata fajet’ e ture, e vuri mbë nevet fjalën’ e paqesë. Nevet adha lutemi si të dërguarë për Krishtinë, sikur anangas Perndia me anë tënë. Andaj u lutemi për ëmër të Krishtit, të paqtoni me Perndinë. Sepse Perndia atë që nukë njohu faj, e bëri për nevet faj, që të bënemi nevet e drejtë e Perndisë me anë të atij. Navet dha ndihmë me atë, e u anangasjëmë të mos mirri dhurëtin’ e Perndisë mbë të mbrazëtë. Sepse ai thotë: Të digjova tij ndë kohë që qe për të dheksurë, e të dhaçë ndihmë ndë ditë të shpëtimit. Ja ndashti kohë e së dheksurit, ja ndashti kohë e shpëtimit. Pa dhënë nevet njeriut aformi për të spodhisurë, që të mos jetë sharë shërbesa onë. Po le të bihemi ndë gjithë punëra si punëtorë të Perndisë, me shumë durim ndë shtrëngime, ndë gulçime, ndë stenohorira. Ndë plagëra, ndë hapsana, ndë të paqëndruara, ndë mundime, ndë të pafleturë, nd’agjërime. Ndë të qëruarë të kurmit, ndë mënd, ndë të butë, ndë të mirë, ndë Shënjtinë Shpirt, ndë dashuri pa gënjeshtrë. Ndë fjalë të së vërtetësë, ndë fuqi të Perndisë, me armë të së drejtësë mbë të djathëtë, e mbë të mëngjërë. Me anë të nderimit e të ksenderimit, me anë të së sharit e të së mburturit. Si gënjeshtjarë, e të vërtetë. Si të panjohurë, e të njohurë pa, si ata që vdesënë, e ja që rrojmë. Posi të munduarë, e të pavrarë. Posi të helmuarë, e pa gjithënjë të gëzuarë. Si të varfërë, ma shumë bëjmë të pasurë. Si pa pasurë gjë, ma që i kemi të gjitha. Goja onë ësht’ e hapurë për juvet, o Korinthiot, e zëmëra onë ësht’ e zgjeruarë. Juvet nukë jini shtrëngim brënda ndër nevet, po jini ndë shtrëngim ndë zorrë tuaj. Ma me atë të këmbierë miqësisht (si djelmt’ e mi u thom) zgjeroni edhe ju si edhe unë. Mos duajni të bashkoni ndë një të tillënë zigare me të pabesë, sepse ç’pjesë ka e drejta me të panomënë? A ç’shoqëri ka drita me errëcirë? E ç’të bashkuarë ka Krishti me Veliarë? A ç’pjesë ka i besësë me të pabesinë? E çfarë mbëjedhëjë ka qisha e Perndisë me idhollë? Sepse juvet jini qishë e Perndisë gjallë. Sikundrë tha Perndia, që do të rri brënda mbë ta, e do të ecëj mb’ata, e do të jem Perndia e ture, e ata do të jenë llaoi im. Pra andaj deli nga mesi i ture, e çquhi, thotë Zoti. E të molepsurënë mos e ziri me dorë, e unë do t’u përmbëjedh juvet. E do të jem babai juaj, e juvet do të më jini djelm e vashëza, thotë Zoti që mban gjithë botënë. Kur kemi adha, o të dashurë këto të taksura, le të qërojëmë vetëhenë tonë nga çdofarë moli të kurmit edhe të Shpirtit, e le ta bëjmë mbë të sosurë Shënjtërinë tonë me frikë të Perndisë. Epnani nevet vënd. Na nukë kemi dëmëtuarë ndonjë, nukë kemi prishurë ndonjë, nuk’ i kemi marrë gjë ndonjëit. Nuk’ ua thom për dëm tuaj, sepse u thaçë më përpara, që juvet jini brënda ndë zëmëra tona, për të rruarë bashkë, e për të vdekurë bashkë. Shumë tharos kam unë mbë ju. Shumë mburrem për ju. Jam plot me parigori, ndë gjithë shtrëngime tuaj gëzimi tepëron më shumë mbë mua. Sepse kur vam ndë Maqedhoni nevet, nukë pati ndonjë të prëjturë kurmi inë, po helmoneshim për çdofarë punë. Përjashta luftëra, përbrëndazi frikëra. Po Perndia që parigoris të unjëtitë, ai na parigorisi edhe nevet me t’ardhurë të Titosë. E jo vetëmë me t’ardhurë të tij, po edhe me parigori të tij që pat marrë prej jush, si na tha nevet dëshërimnë tuaj, të qarëtë tuaj, dashurin’ e ngrohëtë tuajnë për mua, kaqë që si digjova ato u gëzuaçë më tepërë. Sepse ndonëse u helmova juvet me atë kartë, nuk’ u bëçë pishman, ndonëse metanoisa më përpara, sepse shoh që ajo kartë, ndonëse për pakëzë kohë u helmoi juvet. Ndashti gëzonem, jo sepse u helmuatë, po që u helmuatë ndë metani, sepse u helmuatë si do Perndia, që të mos dëmëtoneni prej nesh mbë ndonjë punë. Sepse helmi që bënetë si do Perndia, bie ndë metani të patundurë për të sosurë, ma helmi i kësaj jetet pa bie vdekëjë. Sepse ja këjo e tila që të jini ju helmuarë si do Perndia, sa spudhi pruri mbë juvet? E të përgjegjurë, e të zëmëruarë kondrë së keqesë, e frikë, e dashuri, e zili, e të bëni të munduritë? E mbë çdo anë e bëtë të duketë, që juvet jini të pafaj mbë këtë punë. Adha edhe nd’u shkrova juvet, nuk’ e bëra për atë që bëri të sharitë, as për atë që u sha, po të bëj të duketë spudhia inë që kemi për juvet, përpara Perndisë. Pra andaj u parigorism ndë parigori tuaj, e më të tepërë u gëzuam ndë gëzim të Titosë, sepse ju prë Shpirti i tij nga gjithë jush. E ndë jam mburrturë pak gjë mbë të për juvet, nuk’ u turpëruaçë, po sikundrë u kam thënë të vërtetënë juvet ndë gjithë punëra, kështu edhe të mburrëtë që paçë dhënë unë për Titonë, u bë të vërtetë. E ai u do juvet me gjithë zëmërë më tepërë, kur vë ndër mënd të gjegjuritë tuaj të gjithëvet, e qish e patë dheksurë atë me frikë e me të dredhurë. Gëzonem dha që për çdo punë kam tharos mbë ju. U rrëfej adha juvet, o vëllazër, dhurëtin’ e Perndisë që është dhënë ndë qishëra të Maqedhonisë. Se ndë mes të shumë pikëllimevet që janë dhoqimasurë me to, gëzimi i ture u qe i tepërë, e varfëria e ture e shuma, tepëroi pa masë ndë të pasurë të zëmëravet së mira t’ature. Sepse me dashuri të ture u bënë dorëlirë (u ap ature këtë martiri) ndë sa patnë fuqinë, edhe mbi fuqi të ture. Me shumë të luturë na vunë mbë be nevet, që të marmë na këtë dhurëti e këtë të dhënë të kësaj shërbesësë që patnë dhënë mb’ata Shënjtorë. E nukë bënë vetëmë sikundrë shërbeijmë, po kanë dhënë vetëhen’ e ture protoparë mbë Zotnë, e pastaje mbë nevet, me dashuri të Perndisë. Kaqë që jemi luturë nevet Titosë, që sikundrë nisi më përpara, ashtu të sosjë këtë të mirë edhe ndër ju. Ma sikundrë tepëroni mbë çdo punë me besë, e me fjalë, mbë mënd, e mbë çdo të shpejtë, edhe ndë dashuri tuaj mbë nevet, kështu të jini të tepërë edhe mbë këtë dhurëti. Nuk’ u thom sikur u porsit, po me të shpejtë të së tjerëvet dhoqimas edhe oreksn’ e dashurisë suaj. Sepse e diji juvet dhurëtin’ e Zotit Sonë Iisu Hristoit që ndonëse qe i pasurë, u varfërua për juvet, që të zotëroni juvet me varfëri të tij. E u ap juvet nasihat mbë këtë, sepse ësht’ e vëjierë për juvet këjo, që e nistë jo vetëmë ta bëjëtë, po edhe ta dojëtë që vjet. Ndashti pa sosnie të bërëtë, që sikundr’ është gati Shpirti mbë të dashurë, kështu të jetë edhe mbë të sosurë sikundrë kini fuqinë. Sepse nd’është oreksi për të dhënë, ësht’ e dheksurë, sikundrë ka gjithëkush, jo sikundrë nukë ka. Sepse këto i thom jo të jetë të prëjturë ndë të tjerë, e ndë juvet shtrëngim, po të jetë si teje këteje, ndashti mbë këtë kohë të tepëruaritë tuaj, le të zërë vënd me të lipsurit’ e ature. E të tepëruarit’ e ature, le të zërë vënd ndë të lipsuritë tuaj, që të bënet’ e tamamta. Sikundr’ është shkruarë: Ai që mbëjidh shumë, nukë pat marrë më tepërë nga merra. E ai që mbëjodhi të pakënë nukë mori më pak nga sa i duhej. E lëvdim pastë Perndia që ka vënë atë spudhi ndë zëmërë të Titosë për juvet. Sepse e dheksi porsinë, e si qe më i shpejtë, dolli me dashuri të tij të vin mbë juvet. E kemi dërguarë bashkë me të edhe atë vëlla, që ka ëmër të madh ndëpër gjithë qishëra për Ungjill. (Edhe jo vetëmë këjo, po është zgjedhurë edhe shok nga qishëratë i udhësë sonë, me këtë të mirë që bënetë prej nesh për nder të Zotit, e për të dëftuarë dashurinë tuaj të shpejtënë). Ruhemi nga këjo, që të mos na kallëzojë njeri nevet për këtë të tepërë të lejmosinit që ndahetë nga nesh. Sepse na vështrojëmë të dukemi pa hile jo vetëmë përpara Perndisë, po edhe përpara njerëzet. E kemi dërguarë me këta edhe një vëlla tënënë që e kemi dhoqimasurë shumë herë ndë shumë punëra që ësht’ i shpejtë, e ai ndashti është më shumë i shpejtë për tharos të shumë që ka mbë juvet. E pa për Titonë, ai është shoku im e ndihmësi mbë ju. E të tjerëtë vëllazër tanë janë apostojt’ e qishëvet, e nderi i Krishtit. Mbë këta adha bëni të duketë përpara qishëvet, cila është dashuria juaj, e përse mburremi na për juvet. Ma sa për shërbesë që u bë për ndihmë të Shënjtorëvet, më duketë e tepërë të ju shkruaj juvet. Sepse ua paçë të shpejtët’ e zëmërësë suaj, që për të mburrem mbanë Maqedhonëvet për juvet, që Ahaia, edhe ajo është bërë gati që vjet, e zilia juaj ka anangasurë shumë. Ma kam dërguarë këta vëllazër që të mos bënetë e mbrazëtë mburrëcia ime që bëj për juvet, sa për këtë anë, që (sikundrë thaçë) jini gati. Mos ndodhetë e vijnë Maqedhonëtë me mua bashkë, e t’u gjejënë juvet pa bërë gati ndë këtë punë, e turpëronemi nevet (të mos thomi juvet), ndë këtë të ndënjurë të së mburturit. U silloiçë adha se duhetë t’u lutem këture vëllazëret, të vijënë ati më përpara nga nesh, e të bëjnë gati këtë bekimnë tuaj që patë thënë më përpara, që të jetë bërë gati si bekim, e jo si lakëmim. E u thom kështu: Kush mbjell me kurcim, edhe me të kurcierë do të korrjë. E kush mbjell me dorë hapëtë, me dorë hapëtë do të korrjë. Cilido sikundrë ka silloisurë mirë ndë zëmërë, jo me pahir a me shtrëngim, sepse Perndia do atë që dhëron me faqe të çelëtë. E Perndia ësht’ e fortë të bëjë që të tepëroni ju ndë çdo të mirë; që të jini gjithënjë ndë çdo punë të tepëruarë, mbë çdo punë të mirë. (Sikundr’ është shkruarë: Përhapi, dha ndë të varfërë, e të drejtët’ e tij mbetetë për jetë pas jetet. E ai që ep farën’ atij që mbjell, e bukënë për të ngrënë, u dhashtë, e ua shtoftë farënë tuaj, e u rrittë bimërat’ e së drejtësë suaj). Që të bëneni të pasurë ndë çdo punë mbë çdofarë të mirë, që bie nga ana onë lëvdim Perndisë. Sepse shërbesëja e kësaj mblatet së Shënjtëruarë, nukë mbush vetëmë të lipsurit’ e shumë Shënjtorëvet, po edhe tepëron me lëvdim të shumëvet që bëjënë te Zoti. (Kur bëjënë dhoqimi mbë ju mbë këtë punë, apënë lëvdim Perndisë për të gjegjurë të molloisë suaj mb’Ungjill’ të Krishtit, e për pjesë që bëni ju me dorë hapëtë mb’ata e mbë gjithë). E me të luturë të ture që bëjënë për juvet, sepse u duanë juvet për dhurëti të madhe të Perndisë, që është mbë juvet. E lëvdim qoftë mbë Perndinë për dhurëti të saj të parrëfierë. Unë ndashti vetë Pavllua u vë juvet mbë be, për të butë e t’ëmblë të Krishtit, unë që faqe mbë faqe jam tapino ndër juvet, e kur jam mërguarë kam tharos mbë juvet. U lutem adha që të mos më bëni të zë t’ashprëtë kur të vij ati me ata që vënë ndër mënd dica se jam i ashprë kundrë cavet që silloisenë se navet ecëjmë si do kurmi. Sepse ndë ecëjmë navet ndë kurm, nukë si do kurmi bënemi trima. (Sepse armët’ e trimërisë sanë nukë janë të mishta, po të forta me anë të Perndisë, për të prishurë të kalavet). Sepse gremisjëmë navet mihanimatë, e çdofarë të lartë që larconetë kondrë të dijturit së Perndisë, e skllavosjëmë çdo noimë, ndë të gjegjurë a të bindurë të Krishtit. E ndonëse e kemi mbë dorë të marrëmë hakë mbë çdo të padigjuarë, kur të jetë sosurë digjimi juaj. Vështroni ato që dukenë ndë faqe? Ndë ka njeri tharos mbë vetëhe të tij të jetë i Krishtit, le ta silloisjë pa këtë prej vetiut, që sikundr’ ësht’ ai i Krishtit, kështu jemi edhe nevet të Krishtit. Sepse nd’u mburça gjë më tepërë për eksusi tënë, që na dha Zoti nevet për dërtim, e jo për prishëjë tuaj, nukë do të më nguqej faqea. Që të mos dukem unë sikur u kanos juvet me kartëra. Sepse thotë çdokush për mua: Kartërat’ e mia janë të rënda e të forta, ma t’ardhuritë është të pafuqi, e fjala s’i vëjen gjë fare. Le të mendonetë kush thotë kështu, që sikundrë jemi ndë fjalë me kartëra për së largut, të tillëtë jemi edhe afër me punë. E sepse nukë guxojëmë të vëmë vetëhenë ndë mes, a të barabarisemi me dica që mburjënë vetiut vetëhenë, ma ata si masënë vetëhen’ e ture vetiut, e barabarisjënë vetiut vetëhenë, nukë kupëtojënë. Ma nevet nukë do të lëvdonemi pa merrë, po sikundr’ është masa që na ka dhënë nevet Perndia me short, matës që të arrijmë ngjera mbë ju. Sepse nukë do të ndërjëmë vetëhenë më tepërë nga e vërteta tuke thënë që arrijtim me Ungjill’ të Krishtit. Nukë mburremi jashtë nga merra mbë mundim të së tjerëvet, po kemi shpëresë si shtonetë besa juaj, të madhëconemi edhe nevet mbë juvet ndë merrë tënë shumë shumë. Le të biemë Ungjillë edhe ndë vënde që janë më teje se juvet. Le të mos mburrem mb’atë që është punuarë nga tjatër e është bënë gati (nga të tjerë). Ma kush lëvdonetë, le të lëvdonetë mbë Zotnë. Sepse nuk’ ësht’ i nderçurë ai që mburr vetëhen’ e tij, po ai që mburr Zoti. Makar të më durojëtë mua një çikëzë për marrëzi, ma do të më duroni. Sepse unë jam ziliar mbë juvet, për zili të Perndisë, sepse u martova juvet për të nxjerë përpara mbë një burrë, vashëzë të pastruarë mbë Krishtinë. Ma unë trëmbem, mos sikundrë gënjeu gjarpëri Evënë me dinakëri të tijtë, ashtu u prishenë mëntë tuaj, nga zëmër’ e hapurë që kini mbë Krishtinë. Sepse ndë ai që vjen dhidhaks jetërë Iisu, që nukë dhidhaksm nevet, a ndë mirri tjatër Shpirt, që s’patë marrë, a Ungjill tjatër që s’patë marrë, mirë bëjëtë ta durojëtë. Unë pa mendonem që nukë mbetem prapa ndë ndonjë farë punë nga Apsotojt’ e mëdhinj. Sepse ndonëse jam i trashë ndë fjalë, po jo ndër mënd, ma jemi njohurë fort mirë ndë çdo punë ndë juvet. Mbase fëjeva, që unja vetëhenë time, që të ngrihi juvet lart? Sepse u dhidhaksa juvet Ungjill’ e Perndisë dhuratë? Të tjera qishëra ropa, e hoqa pagjene, për shërbesë tuaj. E kur gjëndeshë afër jush, ndonëse jeshë mbë shtrëngim, nukë desha të rëndojë ndonjë. Sepse atë që më lipsej mua ma sosnë vëllazëritë, që erdhë nga Maqedhonia. E ndë çdo punë u ruajtiçë që të mos para u rëndoj juvet, edhe do të ruhem. E vërteta e Krishtit është mbë mua, që do të mos më mbilletë goja mbi këta të mburturë ndë vënd t’Ahaisë. E për çfarë punë? Sepse (mbase) nuk’ u dua juvet? Le ta dijë Perndia. Ma atë që të bëj unë, edhe gjithënjë do të bëj, për të prerë aformin’ e ature që një aformi dëshërojënë të gjëndenë për atë punë që mburrenë si edhe nevet. Sepse këta të tillëtë Apostoj të rrem, janë punëtorë me di faqe e këmbenenë mb’Apostoj të Krishtit. E s’është çudi, sepse edhe ai Satanai këmbenetë nd’Ëngjëll të dritësë. S’është pun’ e madhe adha ndë këmbenenë edhe shërbëtorët’ e tij, të dukenë si shërbëtorët’ e së drejtësë. E e pastajmea e ture do të jetë sikundrë kanë punuarë. Ua thom përsëri, mos më ketë njeri për të marrë. E ndë mos, dheksmëni edhe për të marrë, që të lëvdonem edhe unë një çikë. E atë që thom, nuk’ e thom si do Zoti, po si i marrë, ndë këtë punë të mburrë(c)isë. Sepse shumë mburrenë si do kurmi, dua të mburrem edhe unë. Sepse si jeni juvet të mënçurë, duroni me t’ëmblë të marrëtë. Sepse juvet duroni atë që u skllavos, atë që u ha, atë që u vjedh, atë që mbahetë mbë të madh, atë që u rreh juvet faqenë. E thom këtë sa për të ksenderuarë, sikur qem të pakë nevet mbë këtë anë, ma ndë çdofarë punë që guxon njeri (kuvëndoj si i marrë), guxoj edhe unë. Çifut janë? Edhe unë. Israilit janë? Edhe unë. Nga far’ e Avraamit jan’ ata? Ateje edhe unë. Shërbëtorë të Krishtit jan’ ata? (Jashtë nga mëntë flas). Më tepër jam unë se ata. Ndë mundime më tepërë, ndë të rrahurë fort më shumë, ndë hapsana më tepërë, shumë herë ndë mes të vdekëjavet. Nga Çifutë u rrahçë e mora pesë herë nga dizet shkopinj para një. Tri herë u rrahçë me shufra, një herë më goditnë me gurë, tri herë u mbitçë ndë det, një ditë e një natë bëra ndë fund të detit. Shumë herë nd’udhëra, ndë rriziko të lumëravet, ndë rriziko të kusarëvet, ndë rriziko të filisë sonë, ndë rriziko të filivet së tjera, ndë rriziko të qutetevet, ndë rriziko të erimivet, ndë rriziko të detit, ndë rriziko të vëllazëret së rremet. Ndë mundim, edhe ndë shtrëngim, ndë të pafleturë shumë herë, ndë u e ndë et, ndë t’agjëruarë shumë herë, ndë së ftohëtë e të cveshurë. Përveçe ature që vijënë përjashtazet, silloit’ e çdo ditësë që më vijënë sipër, spudhi e gjithë Qishëvet. Kush ësht’ i sëmurë, që të mos jem unë i sëmurë? Kush skandalisetë, që unë nukë digjem? Nd’është për të mburturë, do të mburrem për ato punëra që vështrojënë smundëjënë time. Perndia e babai i Zotit sonë Iisu Hristoit, që është i bekuarë ndë jetë pas jetet, e di që unë nukë flas të rreme. Ndë Dhamasko ai që qivernis filinë nd’ëmër të mbretit Arethësë kish vënë të ruan rrotullë qutetit Dhamaskosë, për të zënë mua. E u varçë ndë shportë nga një penxhere që qe ndë mes të murit, e shpëtova nga duart’ e tij. Ndë duhetë të lëvdonem me të vërtetë, këjo nukë më vëjen, sepse do të vij pa ndë të para, e ndë të zbuluara të Zotit. Njoh një njeri mbë Krishtinë, ai katërmbëdhjetë vjet janë (nuk’ e di se me kurm, nuk’ e di se jashtë nga kurmi. Perndia e di.), që u rrëmbie kij njeri ngjera mbë të tretënë Qiell. E e di të tilinë njeri (se ndë kurm, se jashtë kurmit, nuk’ e di. Perndia e di). Që u rrëmbie ndë Paradhis, e digjoi fjalë të parrëfiera, që s’i është ndënjurë njeriu të flasë. Për këtë njeri mundjë u të lëvdonishë. Ma sa për vetëhe time për farëgjë do të mos mburrem, përveçe ndë sëmundëra të mia. Sepse ndë daça unë të mburrem, nukë do të jem i pamënd, sepse do të thom të vërtetënë, ma ruhem mos ndodhetë ndonjë e sillois për mua se jam më tepërë nga ajo që sheh mbë mua, a më tepërë nga ajo që digjon prej meje. E që të mos para më ngrërë lart madhëcia e së lëvduaravet, më pat dhënë hell ndë kurm tim, një Ëngjëll’ i Satanait që të m’ ip shuplaka, që të mos Perifanepsem. Për këtë tri herë ju lutçë Zotit të hiqej nga meje. E më tha: Sado t’është dhurëtia ime, sepse fuqia ime vjen ndë të sosurë me anë të sëmundëjësë. Me gëzim adha do të mburrem ndë smundëja të mia, që të rrijë tek unë fuqia e Krishtit. Pra andaj prëhem ndë sëmundëra, ndë të shara, ndë shtrëngime, ndë të ndjekura, ndë gulçime, që bënenë për Krishtinë, sepse kur jam i sëmurë, atëherë jam i fortë. U bëçë i pamënd tuke mburturë. Juvet më shtrënguatë, sepse unë desha të jeshë prej jush lëvduarë, sepse mbë ndonjë punë nukë jeshë m’i poshtërë nga ata që janë fort të mëdhinj Apostoj, ndonëse nukë jam gjë fare. Ma nishanet’ e Apostolisë sime janë të lidhura ndër juvet, ndë çdofarë durim, ndë thavmëra, ndë çudira, ndë fuqira. Sepse ç’patë marrë juvet më pak nga të tjeratë Qishëra, përveçe që unë paçë rënduarë juvet? Ndëjemëni mua këtë adhiqi. Ja, që këjo ësht’ e treta herë që jam gati të vij ndër juvet, e do të mos u rëndoj juvet, sepse nukë kërkoj unë punëtë tuaj, po juvet, sepse nukë duhetë të mbëjedhënë djelmtë për baballarë, po baballarëtë për djelm. E unë me shumë gëzim do të prish nga imea, e më shumë më tepërë do të ksodheps vetëhenë time për Shpirtëra tuaj, ndonëse kur u dua unë më shumë, juvet më doi më pak. Po le të jetë kështu, unë nuk’ u rëndova juvet, po si dinak që qeshë, u zura me gënjeshtrë. Mbase me anë të ndonjëit nga ata që dërgova ndër ju u kam bërë gënjeshtrë juvet? Ju lutçë Titosë, e dërgova me të një vëlla. Mos u ka vallë gënjierë juvet Titua? Nukë kemi ecurë nevet me atë të tillë Shpirt? Nukë kemi ecurë mb’ato të tila gjurmë? Silloisni juvet pa se bëjmë të përgjegjuritë tanë mbanë jush? Përpara Perndisë, mbë Krishtinë flasëmë e gjithë, o të dashurë, për dërtesë tuaj. Sepse trëmbem, mos nuk’ u gjej juvet sikundrë dua mbë t’ardhurë, e juvet mos nukë më gjeni sikundrë më doi, se mos gjëndenë ndër ju filloniqira, zilira, zëmërime, qartëra, katigorira, kallëzime, të mbajturë mbë të madh, të paqëndruarë. E mos pa kur të vij ndër ju, më ujnjë mua Perndia ime, e të qaj shumë nga ata që fëjienë më përpara, e nukë metanoisnë prej të papastruaritë, pornia, e kurvëria, që kanë bërë. Këjo ësht’ e treta herë që vij mbë juvet. Mbi të thënë të divet a të tre martirëvet do të apofasisetë çdofarë punë. Thaçë më përpara, edhe thom, sikur jam përpara, ashtu edhe kur jam mërguarë ndashti shkruaj mb’ata që kanë fëjierë, edhe mbë gjithë të tjerëtë, se nd’arça pagjene, nukë do t’i kurcej. Kërkoni juvet të bëni dhoqimi mb’atë Krishtinë që flet mbë mua, ai për juvet nuk’ ësht’ i smundurë, po ësht’ i fortë mbë juvet. Sepse ndonëse u mbërthie mbë Kruq si i pafuqiçim, ma rron me fuqi të Perndisë, sepse edhe nevet jemi të smundurë mbë të, po do të jemi të gjallë me të bashkë me fuqi të Perndisë sa për juvet. Dhoqimasni vetëvetëhenë që të njihni ndë jini ndë besë, vetëhenë tuaj ksetaksni. A nukë njihni juvet vetëvetëhenë, që Iisu Hristoi është ndër ju? Përveçe ndë mos jini për të hedhurë poshtë. E unë shpërej që do të njihni, se nevet nukë jemi për të hedhurë poshtë. Ma i lutem Perndisë që të mos bëni juvet gjë të ligë; jo për të dukurë nevet të mirë, ma për të bërë juvet të mirënë, e nevet le të jemi si të shtirë poshtë. Sepse s’mundjëmë të bëjëmë gjë kondrë së vërtetësë, ma për të vërtetënë. Sepse nevet gëzonemi kur jemi të smundurë, e juvet të shëndoshë. E këtë e kërkojmë nga Perndia (domethënë) të teliosuritë tuaj. Pra andaj shkruaj unë këto kur jam mërguarë, që kur të vij ati të mos u zë me të keq, sikundrë kam urdhërinë që më ka dhënë Zoti për dërtim, e jo për prishëjë. Më të pastajmenë, o vëllazër, qofi me gëzim, qofi të teliosurë, parigorisi, kini një mënd, kini paq, e Perndia e paqit e e dashurisë do të jetë me juvet. Përshëndetni njeri-jatërinë me të puthurë Shënjtërishte. Gjithë Shënjtorëtë u falenë juvet me shëndet. Dhurëtia e Zotit Sonë Iisu Hristoit, edhe dashuria e Perndisë, edhe pjes’ e Shënjtit Shpirt, qoftë me gjithë juvet. Amin. * Karta e ditë mbë Korinthiot u shkrua nga Filippët’ e Maqedhonisë, me mes të Titosë edhe Llukait. Pavllua i bërë Apostoll (jo prej njerëzet, as prej anet ndonjë njeriut, po prej Iisu Hristoit, e prej Perndisë babait që ngjalli atë nga të vdekuritë). Edhe gjithë vëllazëritë që janë bashkë me mua, mbë Qishëra të Gallatiësë. Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia babai, edhe nga Zoti inë Iisu Hristoi. Nga ai që dha vetëvetëhenë për faje tona, të na nxjerë nevet nga këjo jetë e sorme e ligë, sikundr’ është thelim’ e Perndisë, e Babait sonë. Atij lëvdim ndë jetë të jetëvet. Kështu qoftë. Çuditem qish kaqë shpejt shkoni nga ai që u thirri juvet ndë dhurëti të Krishtit mbë tjetërë Ungjill. Ndonëse s’është gjë jetërë, përveçe që janë dica që u trubullojnë juvet e duanë ta kthejnë përmbis Ungjill’ e Krishtit. Ma (si)kur edhe nevet a Ëngjëll nga Qielli t’u vangjelisjë juvet, përveçe asaj që u kemi vangjelisurë na juvet, qoftë anathema. Sikundrë tham më përpara, edhe ndashti pa thom, ndë do ndonjë t’u vangjelisjë përveçe ature që kini mpsuarë, qoftë anathema. Sepse ditën’ e sorme njerëz dhidhaks unë (të besoni) a Perndinë? Kërkoj unë mbase të pëlqej njerëzet? Të keshë pëlqierë njerëzet, nukë jeshë ropi i Krishtit. Ndashti u bëj të njihni, o vëllazër, se Ungjilli që është vangjelisurë nga meje, s’është pun’ e njerëzet. Sepse as unë e mora atë nga njeri, as e kam mpsuarë nga ndonjë njeri, po nga të zbuluaritë e Iisu Hristoit. Sepse juvet kini digjuarë të thonë qish bireshë një njeri ndë Iudhaismo, që jashtë nga udha ndjekë unë qishënë e Perndisë e e prishjë atë. E vejë mbarë ndë Iudhaismo mbi shumë të tjerë që qenë ndë një vërsë me mua ndë shkallë time, sepse jeshë shumë ziliar ndë të paradhosura të baballarëvet së mi. Ma atëherë kur i pëlqeu Perndisë, që më pat zgjedhurë që nga barku i mëmësë sime, e që më thirri për dhurëti të tij. Të zbulon tek unë të bir’ e tij, që ta dhidhaksjë un’ atë ndë filira të tjera, atë çast me të shpejta nukë mora kshill nga mishtë e nga gjaku. As vajta nd’Ierusalim mb’ata që qenë apostoj përpara meje, po vajta mb’Arapi, e përsëri u kthieçë ndë Dhamasko. Pasandaj pas tri vjeç u kthieçë nd’Ierusalim të shohë Petronë, e qëndrova mbanë tij pesëmbëdhjetë dit. E tjatër nga apostojtë nukë paçë, përvetëmë Iakovonë vëllan’ e Zotit. E ato që u shkruaj juvet, ja që bie Perndinë martir, që nukë thom gënjeshtra. E pastaje arçë ndë vënde të Siriësë e të Qiliqiësë. E unë nukë jeshë njohurë me të parë ndë qishëra të Krishtit që janë ndë Iudheë. Po vetëmë kishnë digjuarë, që ai që na ndiq nevet njëherë, ndashti vangjelis atë besënë që e prishte njëherë. E për sebep tim, lëvdoijnë Perndinë. E pastaje pas katërmbëdhjetë vjet, vajta përsëri nd’Ierusalim me Varnavënë, si mora me vetëhë edhe Titonë. E vajta sikundrë më apokalipsi Perndia, e u molloisa ature Ungjillë që dhidhaks ndë fili të tjera, e më tepër ature që dukishnë më të nderçurë, se mos ecëj, a mos eca mbë të mbrazëtë. Ma as Titua që qe me mua, ndonëse qe Elin, nuk’ u shtrëngua të peritemnej. Ma për vëllazërit’ e rrem që hinë fshehura të vijnë re elefterinë tënë, që kemi mbë Krishtinë Iisunë, që të na skllavosjënë nevet. Mb’ata nuk’ u bindm as një sahat ndë të gjegjurë që të mbetetë kurdo e vërteta e Ungjillit mbë juvet. Ma nga ata që dukenë se kanë nder të madh, çdolloi që të jenë, nuk’ është ndonjë të zgjedhurë nga meje, Perndia nukë vështron të jashtësmen’ e njeriut, sepse ata që dukishnë të mëdhinj nukë dhanë gjëkafshë nga e turea. Po kundrë kësaj, si panë se mua më pat qënë dhënë Ungjilli për të papreritë, si Petrosë për të preritë. (Sespe ai që i dha Petrosë fuqi nd’Apostollato të së prerëvet, ai dha edhe mua ndë të papreritë). E si njohnë dhurëtinë që qe dhënë mbë mua Iakovoi, edhe Qifai, edhe Ioanni, që dukejnë se qenë kollona, na dhanë mua edhe Varnavësë dorën’ e djathëtë, për nishan të shoqërisë, që të vemi të dhidhaksjëmë nevet ndë filira të tjera, e ata ndë të prerë. Përveçe të kujtojmë të varfëritë, këtë punë paçë spudhi të bëjë. E kur erdhi Petrua nd’Antiohi, qërtova me të faqe për faqe, sepse i duhej të qërtuaritë. Sepse pa dhe ardhurë dica nga Iakovoi, ai haj me Ethniko, ma poqë erdhë ata përmbëjidhej e shquan vetëhenë, sepse trëmbej nga të preritë. E bashkë me të hiqishnë edhe Çifut’ e tjerë, kaqë sa edhe Varnava u hoq nd’ipokrisi të ture. Ma kur paçë unë që nuk’ ecëijnë dreq ndë të vërtetë të Ungjillit, i thaçë Petrosë, përpara gjithëvet: nd’është që ti ndonëse je Çifut, rron si Ethniko e jo Çifutërisht, pse anangas filit’ e tjera të rrojënë si Çifut? Nevet jemi të fism Çifut, e jo fajëtorë nga filit’ e tjera. E si e dimë që nukë bënetë njeriu i drejtë nga punët’ e nomit, po me anë të besësë Iisu Hristoit, besojmë edhe nevet mbë Iisu Hristonë, që të bënemi të drejtë për besë të Krishtit, e jo për punët’ e nomit, sepse ndonjë njeri do të mos bënetë i drejtë për punët’ e nomit. E nd’është që tek kërkojëm nevet të bënishëm të drejtë, u gjetm edhe navet fajëtorë, mos është Krishti shërbëtor i fajit? Jo, kurrë. Sepse nd’është që ato që prisha, i dërtoj përsëri, bëj paranom vetëhenë time. Sepse unë me anë të njëit nomit, vdiqa ndë nom, që të rroj mbë Perndinë. Me Krishtinë jam mbërthierë ndë Kruq, e nukë rroj më unë, po rron mbë mua Krishti, e jetënë që rroj unë ndashti ndë kurm, e rroj mbë besë të Krishtit, të birit së Perndisë, t’atij që më deshi mua e dha vetëhen’ e tij për mua. Nuk’ e hedh poshtë dhurëtin’ e Perndisë, sepse nd’është të drejtëtë nga nomi, mbë të mbrazëtë adha vdiqi Krishti. O Gallatë të pamënd, kush u bëri të mirri si, kaqë që të mos bindni juvet ndë të vërtetë? Që përpara sivet suaj qe zografisurë më përpara Krishti ndër ju mbërthierë ndë Kruq. Këtë vetëmë dua të mpsoj nga jush: Me anë të punëvet së nomit e kini marrë juvet Shpirtinë, a me anë të gjegjëjësë së besësë? Kaqë të padigjuarë jini? Që si nistë me Shpirt, e sosni ndashti me kurm? Kaqë shumë besuatë mbë të mbrazëtë? Po makar të qe mbë të mbrazëtë. Ai adha që u dha juvet Shpirtinë, e bën ndër ju thavmaturgjitë, për punët’ e nomit e bën ai a për të gjegjurë ndë besë? Sikundr’ është shkruarë: Avraami besoi mbë Perndinë, e ju llois për të drejtë. Dijnie adha që ata që janë nga besa, ata janë të bijt’ e Avraamit. Ma karta si vështroi me t’ardhurënë, që Perndia duaj të bën filitë të drejta me anë të besësë, e vangjelisi më përpara Avraamnë, që: mbë tij do të bekonenë gjithë filitë. Ata dha që janë për besë, do të bekonenë bashkë me Avraamn’ e besësë. Sepse gjith’ ata që janë për punëra të nomit, janë ndë mallëkim, sepse ëshët shkruarë: I mallëkuarë cilido që nukë qëndron pa luajturë mbë të gjitha ato punëra që janë shkruarë ndë kartë të nomit, të bëjë ato. E që ndonjë pa s’është bërë i drejtë mbanë Perndisë me anë të nomit, është çfaqurë, sepse i drejti do të rrojë nga besa. Nomi adha nuk’ është nga besa, po, thotë, ai njeri që të bëjë ato punëra, do të rrojë për to. Krishti na kseshpërbleu nga mallëkimi i nomit, si u bë mallëkim për nevet, sepse është shkruarë: I mallëkuarë është ai që varetë ndë dru. Që të vijë bekimi i Avraamit ndë fili të tjera, mbi Iisu Hristonë, që të marrëmë të taksurit’ e Shpirtit me anë të besësë. Vëllazër, u flas si njeri, ndonjë dhjatë, ndonëse ësht’ e njeriut, ndonjë s’e prish a e çton. Mbë Avraamnë patnë qënë thënurë të taksuratë, edhe ndë farë të tij. Nukë thotë: Ndë farëra, si për shumë, po thotë si për një: Edhe ndë farë tënde, që këjo është Krishti. Ndashti thom u kështu, dhjata e veveosurë më përpara nga Perndia mbë Krishtinë, nukë bënetë e pavëjierë nga ai nom, që u bë katërqind e tridhjetë vjet pastaje, kaqë që të prishetë të taksuritë. Sepse nd’është nga nomi klironomia, nuk’ është më nga të taksuritë, po Perndia me anë të së taksurësë dhëroi (klironominë) mbë Avraamnë. Përse adha u dha nomi? Pat qënë çuarë për sebep të paravasevet, ngjera atëherë që të vin ajo farë, që i qe bërë të taksuritë, edhe qe porsiturë me anë të ëngjëjet mbë dorë të mesitit. Ma mesiti nuk’ ësht’ i njëit vetëmë, e Perndia është një. Nomi adha është kondrë të taksuravet së Perndisë? Jo, kurrë. Sepse të pat qënurë dhënë një nom që të mund të na bën të gjallë, nga nomi do të qe vërtet të drejtëtë. Ma karta i mbilli të gjitha ndënë faj, që t’ua bij të taksuritë ature që besojnë me anë të besësë Iisu Hristoit. Pa ardhurë edhe nomi, ruhishëm ndënë nom, mbuluarë mbë të priturë t’asaj bese, që duhej të çfaqej. Na u bë adha nomi pedhagogoi inë të na bij te Krishti, që të bëneshim të drejtë për besë. Ma si erdhi besa, nukë jemi më ndënë pedhagogonë. Sepse gjithë jini të bijt’ e Perndisë me anë të besësë, mbi Krishtinë Iisunë. Sepse gjithë juvet që jini pagëzuarë mbë Krishtinë, jini veshurë mbë Krishtinë. Nuk’ është Çifut, as Elin, s’është kopil, as eleftero, s’është mashkull a fëmërë, sepse ju të gjithë një vetëmë jini mbë Hristo Iisunë. E ndë jini juvet të Krishtit, adha jini far’ e Avraamit, edhe klironomë sikundrë qe të taksuritë. Ndashti thom unë, ngjera sa është klironomi foshnjë, ai s’ka fark mbë ndonjë punë nga kopili, ndonëse është Zoti i së gjithavet. Po është ndënë pitropë e ikonomë, ngjera mbë kohë që i pat urdhëruarë babai. Kështu edhe nevet, kur jeshëm foshnjë, jeshëm skllavosurë ndënë stihi të botësë. Ma poqë erdhi të mbluaritë e motit, dërgoi Perndia të bir’ e tij, që leu nga grua, e që u bë ndënë nom. Që të kseshpërblejë ata që qenë ndënë nom, për të marrë nevet Iothesinë (e të bënemi bij). Ndashti sikundrë jini juvet bij, ka dërguarë Perndia Shpirtin’ e birit së tij ndë zëmëra tuaj që thërret: Avva, o baba. Nukë je adha më kopil, po bir, e ndë je bir, je klironomi i Perndisë me anë të Krishtit. Ma atëherë si nukë njohëtë Perndinë, jeshëtë kopij t’ature që s’janë Perndi me të vërtetë. Ma ndashti si njohtë Perndinë, a të thom më mirë, si u njohtë nga Perndia, qish ktheneni prapë ndë stihi të smundura e të varfëra, mb’ato që dojëtë njëherë të ktheni përsëri të punoni? Juvet mbai llogari të ditet, e të muajet, e të vitëret, të kohëvet. Unë trëmbem për juvet, se mbase u munduaçë mbë të mbrazëtë për juvet. Punoni si edhe unë, sepse edhe unë jam bërë si juvet. U lutem, o vëllazër, juvet nukë më kini bërë ndonjë dëm. E dijnie që më përpara me pikëllim të kurmit sim u dhidhaksa juvet Ungjillë. E pirasmonë tim që keshë ndë kurm tim, nuk’ e shatë, as urrietë, po më patë priturë posi një Ëngjëll të Perndisë, posi Hristonë Iisunë. Ç’qe adha atëherë makarismoi juaj? Sepse u martiris juvet që të mundjëtë, dojëtë të nxjerëtë sitë tuaj të m’i apëtë mua. U bëçë un’ adha armiku juaj, tuke thënë juvet të vërtetënë? Janë ziliarë mbë juvet jo mbë të drejtë, po duanë të nxjerënë nevet jashtë, që të doi ata. E mirë është që të doi kurdo të mirënë, e jo vetëmë kur të jem përpara jush. Djelmt’ e mi, që juvet u mbaj pa ndë bark, ngjera sa të dërtonetë Krishti mbë juvet. Ma dojë të gjëndeshë përpara juvet ndashti, e të ndërojë zënë tim, sepse nukë kam se ç’t’u thom juvet. Thuajmëni mua juvet që doi të jini ndënë nom, nukë digjoni nomnë? Sepse është shkruarë: Avraami pat di djelm, një nga skllava e një nga eleftera. Ma ai që leu nga skllava, u le si do kurmi. E ai që leu nga eleftera, u le me fuqi të së taksurësë. Këto punëra janë thënë me aligorira, sepse këto janë të dia dhjatatë, njera nga mali i Sinait, që pill skllev. Këjo është Agara. Sepse Agara është mal i Sinait nd’Arapëri, e ujdis me Ierusalimnë, që është ndashti. Ajo është kopile bashkë me djelm të saj. Ma Ierusalimi që është lart, ësht’ elefterë. Ajo është mëmma e nevet gjithëvet. Sepse është shkruarë: Gëzou ti, o shterpë, që nukë pjell. Nxir zë ndë lëvdim, e thirrë ti që nukë je pjellësë, sepse më shumë fort janë djelmt’ e së lënësë, se asaj që ka burrënë. Andaj nevet, o vëllazër, si Isaaku jemi djelmt’ e së taksurësë. Ma si ahiere ai që qe lerë si do kurmi, e ndiq atë që qe sikundrë do Shpirti, kështu edhe ndashti. Ma ç’thotë karta: Nxjere jashtë skllavënë, edhe djalën’ e saj, sepse nukë do të jetë klironom i biri i skllavësë me të bir’ e zonjësë. Pra andaj, o vëllazër, nukë jemi nevet djelm të skllavësë, po të zonjësë. Qëndroni adha pa luajturë ndë lefteri që na lefterosi nevet Krishti, e mos mbleksi pa ndë zgjedhë të skllavisë. Ja, unë Pavllua u thom juvet, se ndë qoftë të bëni peritomi, Krishti do të mos u vëjejë juvet fare gjë. Sepse unë e bëj ta diji përsëri, çdo njeri që pritetë, që ai është ndënë barrë të bëjë gjithë nomnë. Juvet që bëneni të drejtë nde nomi, s’jini gjë mbë Krishtinë. Ratë nga dhurëtia. Sepse navet nga Shpirti me anë të besësë presëmë shpëresën’ e së drejtësë. Sepse mbë Krishtinë Iisunë s’vëjen gjë të jetë njeriu i prerë, po besa që punon me anë të dashurimit. Mirë ecjëtë. Cili u mbodhisi juvet që të mos bindishitë ndë të vërtetë? Këta të bindurë nuk’ është nga ai që u thërret. Pak brumë, mbrun gjithë të mbrujturitë. Unë për juvet shpërej mbë Zotnë, që do të mos kini tjatër mënd, ma ai që u trubullon juvet do të ketë dëm, cilido që është. Sa për mua, o vëllazër, ndë dhidhaks edhe sot di peritominë, pse gjithënjë ndiqem? U ngre adha skandalia e Kruqit. Makar të pritishnë copë-copë ata që u nakatosjënë juvet. Sepse juvet, o vëllazër, jini thirrturë nd’elefteri, po vështroni mirë të mos bëni elefterinë aformi të kurmit, po punoni njeri-jatërinë me dashuri. Sepse gjithë nomi ndë një fjalë mbilletë: Të duaç gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde. Ma ndë ndukni, e të hai njeri-jatërinë, vështroni mos u hahi njeri nga jatëri. Unë ndashti u thom: Ecëni sikundrë do Shpirti, e mos bëni ato që dëshëron kurmi. Sepse kurmi dëshëron kondrë Shpirtit, e Shpirti kondrë kurmit, sepse këto punëra janë kondrë njera me jatërënë, që të mos mundni juvet të bëni gjith’ ato që doi. E nd’ecëni pas Shpirtit nukë jini ndënë nom. Të çfaqura dha janë punët’ e kurmit, ato janë mihira, kurvërira, molia, aseljia. Idhollollatria, magjia, armiqëria, qartëratë, filloniqitë, të zilepsuritë, të zëmëruaritë, të përqeshuritë, të përçquaritë, eresitë. Zilia, vreilatë, të dejturatë, harokopitë, e të tilatë te këto, mbi këto u thom, sikundr’ u paçë thënë më përpara, se ata që bëjënë të tilatë, nukë do të trashëgojënë mbretërin’ e Perndisë. E pemma e Shpirtit pa është dashuria e gëzimi, paqeja, zëmër’ e madhe, të butëtë, të mirëtë, besa, t’ëmblëtë, durimi. Kondrë këture punëravet nuk’ është nom. Ndashti ata që janë të Krishtit, kanë mbërthierë kurminë bashkë me xanxëra të ture e me dëshërime. Ndë rrojmë me Shpirt, me Shpirt edhe le të ecëjmë. Le të mos kërkojmë nder të mbrazëtë, tuke paraqinisurë njeri-jatërinë, e tuke zilepsurë njeri-jatërinë. Vëllazër, ndë qoftë zënë ndonjë njeri mbë ndonjë faj, juvet që jini të Shpirtit, dhidhaksni këtë të tilinë me Shpirt t’ëmblë, e vuri re vetëhenë mos ndodhetë e guciteç edhe ti vetë. Mbai barrën’ e njeri-jatërit, e kështu do të paguani nomn’ e Krishtit. Sepse nd’i duketë ndonjëit se është gjë, pagjene ai gënjen vetëhen’ e tij. Ma cilido le të vështrojë punën’ e tij që bën, e atëherë do të ketë nder ndë vetëhe vetëmë, e jo mbë jetërinë. Sepse cilido barrën’ e tij do të ngrërë. E ai që dhidhaksetë fjalënë, le të bëjë pjesë mbë gjithë të mira atij që e mpson. Mos gënjeni vetëhenë. Me Perndinë nukë bënenë lodrë, sepse atë që mbjell njeriu, atë edhe do të korrjë. Andaj ai që mbjell për kurm të tij, nga kurmi do të korrjë kalbësirë. E ai që mbjell për Shpirt, nga Shpirti do të korrjë jetën’ e pasosurë. Le të mos lodhemi tuke bënë të mirënë, sepse ndë mos u lodhçim, do të korrjëmë me kohë të saj. Andaj adha ngjera sa kemi kohë, le të bëjëmë të mirënë mbë gjithë njerëz, ma më shumë mbë njerëz të besësë. Shihni me çfarë kartëra u shkrova me dorë time. Gjith’ ata që duanë të dukenë të mirë mbë kurm. Ata u anangasjënë juvet të peritemnisë, vetëmë të mos heqënë të ndjekurë për kruq të Krishtit. Sepse as ata që bëjnë peritominë ruajnë nomnë, po duanë që të priteni juvet, që të mburrenë ata mbi kurm tuaj. Ma nga meje qoftë larg të mburrem për jatërë, përveçe ndë Kruq të Zotit sonë Iisu Hristoit. Mb’atë jeta ime është kruqasurë mbë mua, edhe unë mbë jetë. Sepse ndë Hristo Iisunë as të preritë vëjen gjë, as të papreritë, po të ktisurit’ e ri. E sa të ecëjënë pas këtij zakonit, mb’ata (qoftë) paq, edhe ndëjesë, edhe mbi Israiln’ e Perndisë. Sot di e parë le të mos më ngasë mua njeri, sepse unë mbaj plagët’ e Zotit Iisuit ndë kurm tim. Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hristoit, bashkë me Shpirt tuaj, o vëllazër. Ashtu qoftë! * Karta mbë Gallatiot u shkrua nga Romi. Pavllua, Apostolli i Iisu Hristoit me të dashurë të Perndisë, mbë Shënjtorë që janë nd’Efeso, edhe të besësë mbë Hristonë Iisunë. Dhurëti e paq qoftë mbë juvet nga Perndia Babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi. Bekuarë qoftë Perndia, e Babai i Zotit sinë Iisu Hristoit, që na bekoi nevet me çdofarë bekim të Shpirtit ndë Qiell mbë Krishtinë. Sikundrë na zgjodhi navet mbë të, pa dhe themeliosurë diniaja, që të jemi Shënjtorë e të pakallëzuarë përpara atij ndë dashuri. Ai që na pat urdhëruarë më përpara të na bën djelm me mes të Iisu Hristoit mbë vetëhe të tij, sikundr’ i pëlqeu thelimësë tij. Që të këndonetë nderi i dhurëtisë tij me anë t’asaj që bëri të zgjedhurë nevet mbë të dashurinë bir’ e tij. Mb’atë kemi të shpërblieritë me anë të gjakut së tij, të ndëjierit’ e fajevet për të madhenë dhuratë të tij. Atë që bëri të tepëron ndë nevet mbë çdo sofi e urtëci. Tuke bërë të njohëmë nevet të fshehurën’ e thelimësë tij që pat apofasisurë mbë vetëhe. Që të përmbëjidh mbë Krishtinë të mbushurit’ e kohëvet që qe urdhëruarë, gjithë punëtë, edhe ato që janë ndër Qiell, edhe ato që janë ndë Dhe. Mb’atë, që mbë të tillënë jeshëm thirrturë me short tuke prodhiorisurë si qe apofasi i atij që i bën të gjitha sikundr’ është kshilli i asaj që do ai. Që të jemi nevet nishan për nder të lëvdimit së tij, na që pam shpërierë më përpara mbë të. Mb’atë (kini shpërierë) edhe juvet, kur digjuatë fjalën’ e së vërtetësë, Ungjill’ e shpëtimit suaj, që mb’atë si besuatë, muarrtë vulënë me Shpirt të taksurësë Shënjte. Që është kapari i klironomisë sanë, për të çpërblierë të llaoit së pohtisurë, për lëvdim të nderit së tij. Pra andaj edhe unë si digjova besënë tuaj mbë Zotnë Iisunë, edhe dashurinë që kini mbë gjithë Shënjtorë. Nukë pushoj tuke lëvduarë Perndinë, e tuke kujtuarë juvet ndë të faltura të mia. Që Perndia e Zotit sonë Iisu Hristoit, Babai i nderit, t’u apë juvet Shpirtin’ e sofisë e të së çfaqurësë për njohëjë të tij. T’u ndritjë sitë e mëndiesë suaj, që të diji juvet, cila është shpëresa e thërresësë tij, e cili është nderi i madh i pjesësë tij për Shënjtorë. E cila është e shumë e tepëra madhëci e fuqisë tij mbë nevet që besuam sikundrë qenë të bëratë e fuqisë madhe së tij. Atë që bëri mbë Krishtinë, që e ngrijti atë nga të vdekuritë e e vuri mb’anë të djathëtë të tij ndër Qiell. Më sipër se çdo arhi, e eksusi, e fuqi, e urdhër, e sipër mbi çdo ëmër që të zihetë ngoje, jo vetëmë ndë këtë jetë, po edhe nd’atë që vjen. E gjithë punëtë ja vuri ndënë këmbë të tij, e atë e bëri Krie mbi gjithë Qishë. Ajo Qishë është kurmi i tij, të mbushurit e atij, që i mbush të gjitha mbë të gjitha. E juvet (u dha jetë) kur jeshëtë të vdekurë ndë të këqia e ndë fajëra. Mb’ato që patë rruarë njëherë, sikundrë qe shpeti i kësaj jetet, sikundrë ish arhondi që ka urdhër mbi këtë erë, Shpirti që ndashti urdhëron ndë bij të së pabesëvet. Ndëpër ata edhe nevet gjithë pam rruarë njëherë sikundrë qe dëshërimi i kurmit sonë, tuke bënë thelimat’ e kurmit e të kshillit. E jeshëm me të vërtetë djelmt’ e urgjisë, si edhe të tjerëtë. Ma Perndia, që ësht’ i pasurë mbë lejmosin, për dashuri të madhe të tij, që na deshi nevet. E tek jeshëm nevet të vdekurë për faje, na dha jetë edhe nevet me anë të Krishtit (dhurëti jini sosurë). E bashkë me të na ngjalli, e na bëri të rrimë ndër Qiell mbë Krishtinë Iisunë. Që të dëftojë ndë jetëra që vijënë të pasurit’ e madh të dhurëtisë tij, me të mirë mbë nevet me anë të Krishtit Iisuit. Sepse me hir jini sosurë me anë të besësë, e këjo s’është prej jush, dhurata ësht’ e Perndisë. Jo me fuqi të punëravet, që të mos ketë kush të mburretë. Sepse nevet nga ai jemi bërë, të ktisurë mbë Krishtinë Iisunë për punëra të mira, të bëra gati nga Perndia, që të ecëjmë mbë to. Pra andaj kinie ndër mënd, që ju njëherë jeshëtë Ethniko nga mëmma, që quheshitë të paprerë nga ata që quhenë të prerë ndë kurm, për të prerë që bënetë me dorë ndë kurm të ture. Juvet (thom), që jeshëtë mb’atë mot ndarë nga Krishti, përshqierë nga shoqëria e Israilit, e të huaj nga dhiathiqetë e të taksurit, pa pasurë shpëresë, e pa Perndi ndë këtë jetë. Ma ndashti mbë Krishtinë Iisunë, juvet që jeshëtë ndë kohë të parë larguarë, jini afëruarë me anë të gjakut së Krishtit. Sepse ai është paqia onë, ai që bëri nga të di punëratë një, tuke prishurë muretë që qenë ndë mes të së ndarit. Domethënë armiqërinë me anë të kurmit së tij, tuke bërë ndë urdhërë të tij të qëndron nomi i porsivet, që të dërton mbë vetëhe të tij nga të di një njeri të ri, tuke bërë paq. E t’i pajtojë të di me një kurm vetëmë me Perndinë me mes të Kruqit, tuke prishurë mbë vetëhe të tij armiqërinë. E erdhi të vangjelisjë paq mbë juvet që jeshëtë larg, edhe mb’ata që ishnë afër. Se me mes t’atij kemi të hijturitë të di me anë të njëit Shpirtit te babai. Ju adha nukë jini të huaj a ksenit, po jini nga një qutet me Shënjtorë, e gjëri nga fëmij’ e Perndisë. Stisurë mbi bina t’apostojet e të Profitëvet, që është gur e qoshesë vetë Iisu Hristoi. Mb’atë gjithë shtëpia mbëjedhurë, rritetë mbë Qishë shënjte të Zotit. Mbi atë edhe juvet jini ktisurë gjithë bashkë, për ndënjëjë të Perndisë me anë të Shpirtit. Për këtë punë unë Pavllua (jam) i hapsosurë i Krishtit Iisuit për juvet Ethnikotë. Ndë digjuatë shërbesën’ e dhurëtisë Perndisë që m’është dhënë mua për juvet. Sepse me anë të cbuluarit më bëri mua të njohë këtë të fshehurë (sikundr’ ua kam shkruarë me pak fjalë më sipër. Mb’atë mundni tuke dhiavasurë të kupëtoni urtëcinë që kam unë mbë mistirio të Krishtit). Atë mistirio që nukë qe njohurë ndë të tjera kohëra ndë bij të njerëzet, sikundr’ është çfaqurë ndashti ndë Shënjtorët’ Apostoj të tij, e Profitëvet me anë të Shpirtit. Që filit’ e tjera të jenë klironomë bashkë, e me një kurm, e me një pjesë mbë të taksurë të tij mbë Krishtinë Iisunë, me anë të Ungjillit. Mb’atë Ungjill jam bërë unë shërbëtuar me të dhënë të dhuratësë Perndisë, që është dhënë mbë mua sikundrë qe e zonja fuqi e tij. Mbë mua më të vogëlinë nga gjithë Shënjtorëtë qe dhënë këjo dhurëti, të vangjelisjë ndë fili të tjera gjën’ e pakupëtuarë të Krishtit. E të çfaq mbë të gjithë cila është pjesa e mistirioit së fshehurë jetë mbë jetë mbë Perndinë, që ka bërë gjithë punëtë me anë të Iisu Hristoit. Që ndashti me anë të Qishësë të njihetë nga arhitë e nga eksusitë që janë ndër Qiell, sofi e Perndisë e shumë e lejmosimea. Sikundrë qe kshilli i lashtë, që kish bërë ai mbë Krishtinë Iisunë Zotnë tënë. Mb’atë kemi parisi e të hijturë (mbë Perndinë) me tharos, me anë të besësë tij. Andaj u lutem të mos lodhi, për shtrëngime që kam unë për juvet, që ato janë nderi juaj. Andaj unj gjunjët’ e mia përpara Babait Zotit sonë Iisu Hristoit. Që nga ai merr ëmër gjithë fëmija që është ndër Qiell edhe ndë dhe. Që të ju apë juvet sikundrë ka nder’ e tij të madhnë që të jini forcuarë ndë të mirë, sikundr’ është njeriu i brëndëshm me anë të Shpirt(it) së tij. Që të rrijë Krishti ndë zëmëra tuaj me anë të besësë. Tuke qënë juvet rrënjosurë e themeliosurë ndë dashuri, që të mundni me gjithë Shënjtorë të kupëtoni ç’është të gjerëtë, e të gjatëtë, e të thellëtë, e të lartëtë. E të kupëtoni edhe atë që tepëron të dijturë, dashurin’ e Krishtit, e të mbushi nga gjithë të mbushurit’ e Perndisë. E mb’atë që është i fuqiçim të bëjë gjithë punëtë më të shtuara fort më të shumë nga ajo që i kërkojmë, a vëmë ndër mënd, si ka fuqinë që bën mbë nevet. Mb’atë qoftë lëvdim brënda ndë Qishë mbë Krishtinë Iisunë, për gjithë breza ndë jetë pas jetet. Kështu qoftë! Unë adha i lidhuri për Zotnë u lutem juvet, që të ecëni me udhë që ka hie mb’atë të thirrë që jini thirrturë. Me çdofarë të ungjurë e të butë e me durim, të duroni njeri-jatërinë me dashuri. Tuke shtrënguarë të ruani të bashkuarit e Shpirtit, me anë të lidhëjësë besësë. Një kurm vetëmë, e një Shpirt vetëmë, sikundrë jeni edhe thirrë ndë një shpëresë të vetëmë të thirturitë suaj. Një Zot vetëmë, një besë e vetëmë, një pagëzim i vetëmë. Një Perndi e vetëmë e Babai gjithëvet, që është mbë gjithë, e për gjithë punëra, e mbë gjithë nevet. Ma mbë cilinëdo nga nesh na është dhënë dhurëtia sikundr’ është masa e të dhënit së Krishtit. Andaj thotë: Si hipi lart, skllavosi skllavi, e dha dhuratëra ndë njerëz. Ma ç’është të hipuritë, përveçe që edhe cbriti përpara mbë më të poshtëra anë të dheut. Ai që cbriti, ai i tilli vetë është që edhe hipi mbi gjithë Qielltë, që të mbushjë gjithë punëratë. E ai ca i bëri Apostoj, e ca Profitë, e ca Evangjelisti, e ca Çobenj, e Dhaskalë. Për armogji të Shënjtorëvet, për punë të dhiakonisë, për të dërtuarë kurmi i Krishtit. Ngjera sa të arrijëmë gjithë ndë të njëjtënë të besësë e të njohurësë të birit së Perndisë, ndë një burrë të tamamtë, ndë masë të versësë të sosurë të Krishtit. Të mos jemi më foshnjë, e të furtunjasemi e të biremi këtu e këtje me çdofarë erë dhidhaskaliet, për të kthieratë e njerëzet, për dinakërira tek bie gënjeshtra. Ma tuke vaturë pas të vërtetësë ndë dashuri, të rritemi mbë çdo anë mbë të që është kreu, domethënë Krishti. Nga ai gjithë kurmi puthisurë e bashkuarë me anë të gjithë quçevet që është dhënë si shërbesë e maturë mbë çdo anë, bën të rriturit’ e kurmit mbë të dërtuarë të tij me dashuri. Këtë adha u thom, edhe u vë mbë be mbë Zotnë, që të mos ecëni më juvet, sikundrë ecëjnë filit’ e tjera, ndë marrëzi të kshillit së ture. Ato kanë mëntë skotisurë, janë mërguarë nga të rruaritë si do Perndia, për të padijturë që është mbë to, për aformi të së verbuarit që është ndë zëmërë të ture. Ato pa shpëresë janë dhënë lënurë ndë vromëcira, për të bërë çdofarë të papastruara pa frijturë. Ma juvet nuk’ e kini mpsuarë kështu Krishtinë. Ndë e kini vërtet atë digjuarë, e mb’atë jini dhidhaksurë, sikundr’ ësht’ e vërteta mbë Iisunë. Që juvet sa për jetën’ e shkuarë, cvishni njerin’ e vëjetërë që prishetë ndë dëshërime të gënjeshtrësë. E përtërihi ndë Shpirt të mëndiesë suaj. E vishni njerin’ e ri që është bërë si do Perndia me të drejtë e me Shënjtëri të së vërtetësë. Andaje si të liri të rremënë, le ta flasë sicilido me gjiton’ e tij sikundr’ ësht’ e vërteta, sepse jemi krahët’ e njeri-jatërit. Ndë zëmëroni, ruhi nga fai, mos perëndojë Dielli mbi zëmërim tuaj. Mos i epni vënd të paudhit. Ai që vidh, më mos vëjedhë, po më tepërë le të mundonetë, tuke bërë të mirëtë me duar të tij, që të ketë t’apë gjëkafshë atij që ka shtrëngim. Le të mos dalë nga goja juaj ndonjë fjalë e kalbëtë, po e tila që të jet’ e mirë për dërtesë që duhetë, që t’apë dhurëti mb’ata që e digjojënë. E mos helmoni Shpirtinë Shënjt të Perndisë, që me anë t’atij jini vulosurë për ditë të shpëtimit. Çdofarë pëlqimit, e zëmërimit, e urgjisë, e të thirrit, e mallëkimit, le të ngrihetë nga jush bashkë me çdofarë të ligë. E bënuni të butë njeri mbë jatërinë, paraponiarë, e të ndëjeneni kollaj njeri me jatërinë, sikundrë ka ndëjierë edhe Perndia juvet mbë Krishtinë. Bëni të gjarë Perndisë si djelm të dashurë. E ecëni mbë dashuri, sikundr’ na deshi edhe Krishti nevet, e dha vetëhen’ e tij për nevet mblatë e kurban te Perndia, për të mirisurë. Edhe kurvëri e çdofarë të pëgërë, a lakëmim, as të mos zihetë ngoje ndër juvet, sikundrë ka hie ndë Shënjtorë. As e turpshime, as kuvënde të marra, as bufonërira, që janë të pahie, po më tepërë efharisti e lëvdim. Sepse këtë dijie, që çdo kurvjar, a i paqëruarë, a lakëmeës, që ai ësht’ idhollollatr’, s’kanë klironomi ndë mbretëri të Krishtit e të Perndisë. Ndonjë mos u gënjejë juvet me fjalë të mbrazëta, sepse për të tila punëra urgji e Perndisë mbë të bij të pabindurë. Mos doi adha të kini shoqëri me ta. Sepse njëherë jeshëtë errëcirë, ma ndashti dritë mbë Zotnë. Ecëni si djelmt’ e dritësë. (Se pemma e Shpirtit është mbë çdofarë të mirë e të drejtë, e të vërtetë). Dhoqimasni juvet vetëhenë, cila ësht’ e pëlqierë te Zoti. E mos doi të kini pjesë ndë punëra të papemmë të errëcirësë, po edhe më tepërë të rrihni faqenë. Sepse punëtë që bënenë nga ata ndë të fshehurë, janë të turpçime edhe të thuhenë. Ma gjith’ ato që janë për të hedhurë poshtë, do të çfaqenë prej dritet, sepse gjith’ ajo që çfaq (punëratë) është dritë. Andaj thotë: Ngreu mbë këmbë ti që flë, e ngjallu nga të vdekuritë, e do të ndrijë ti Krishti. Vështroni adha të ecëni me kujdes, jo si të pamënd, po si të dijturë. Tuke shpërblierë kohënë, sepse ditë janë të këqia. Pra andaj mos u bëni të pamënd, po digjuarë të thelimësë Zotit. E mos dehi me verë, që mb’atë ësht’ asotia, po mbushni me Shënjtnë Shpirt. Tuke kuvënduarë ndëpër juvet me psallmora e me imno, e këngëra të Shpirtit, tuke kënduarë, e tuke psallurë me zëmëra tuaj mbë Zotnë. Tuke dhënë lëvdim gjithënjë për çdofarë punë Perndisë e babait mbë ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit. Tuke bindurë njeri ndë jetërinë me frikë të Perndisë. Gratë le të bindenë ndë burra të ture si mbë Zonë. Sepse burri është Krie mbë gruanë, sikundr’ është Krishti kreu i Qishësë, e ai është sotiri i kurmit. Po sikundrë bindetë Qisha mbë Krishtinë, kështu le të bindenë edhe gratë mbë burra të ture mbë të gjitha. Ju burratë doi gratë tuaj, sikundrë edhe Krishti deshi Qishënë, e dha për atë vetëhen’ e tij. Që ta shënjtëron atë, tuke kërkuarë atë me të larë të ujit me anë të fjalësë. Të bëjë që të duketë përpara tij Qisha veshurë me nder, pa lerë, pa lapë, a ndonjë të tillë punë, po të jetë e Shënjtëruarë, e pa katigori. Kështu duhetë të duanë burratë grat’ e ture, si edhe trupet’ e ture. Ai që do gruan’ e tij, do vetëhen’ e tij. Sepse ndonjë nuk urreu kurrë kurmin’ e tij, po e ushqen e e mbulon atë, si edhe Zoti Qishënë. Sepse jemi anë të kurmit së tij, nga misht’ e tij, edhe nga eshtërat’ e tij. Andaj njeriu do të lërë baban’ e tij, edhe mëmmën’ e tij, e do të bashkonetë me grua të tij, e do të jenë të di një kurm. Kij Mistir ësht’ i madh, e unë thom mbë Krishtinë edhe mbë Qishë. Andaje edhe cilido nga jush le të dojë gruan’ e tij si edhe vetëhen’ e tij, e gruaja pa të trëmbetë burrit. Djelm, të jini bindurë ndë përin tuaj si mbë Zotnë, sepse këjo ësht’ e udhësë. Ndero babanë tënd, edhe mëmmënë tënde (që është porsi e parë, që ka të taksurë). Që të bëneç i lumurë e të rroç shumë kohë mbi dhe. E juvet baballarë, mos i cërisni ndë urgji djelmtë tuaj, po rritni ata ndë dhidhaskali, e ndë nasihat të Zotit. Shërbëtorë, jini të gjegjurë ndë zotërinj të mishtë, me frikë e me të shpejtë, me zëmërë të hapëtë tuaj, si mbë Krishtinë. Tuke punuarë jo me si, si për të pëlqierë mbë njerëz, po si shërbëtorë të Krishtit, tuke bërë thelimën’ e Perndisë me zëmërë. Tuke punuarë me dashuri sikur punoni Zotnë, e jo sikur punoni njerëzet. E diji, se atë që bën gjithëkush, atë të mirë do të marrë nga Zoti, kaqë shërbëtuar, kaqë eleftero (e zot). Edhe ju zotërinj, të tilatë bëni mb’ata, pakëconi t’ashprëtë tuaj, e diji se Zoti juaj e i ature ësht’ ndër Qiell, e ai nuk’ është cgjedhës faqevet. Sa për jetërinë, o vëllazër, bëni të fortë mbë Zotnë, e ndë fuqi të fortë të tij. Vishuni armët’ e Perndisë, që të mundni juvet të qëndroni kondrë ndë zanate të së paudhit. Sepse nukë kemi të lëftojmë nevet me mish a me gjak, po me arhira, me urdhëratës, me ata që kanë mbë dorë këtë jetë t’errurë, me Shpirtëre të liga, t’erësë. Andaj mirri gjithë armët’ e Perndisë, që të mundni të rriji kondrë ndë ditë të keqe, e si të jini gati mbë të gjitha, të qëndroni. Qëndroni adha tuke ngjeshurë mishnë tuaj me të vërtetë, e veshurë me kallkan të së drejtësë. E mbathni këmbëtë të jini gati për Ungjill të paqit. Mbi të gjitha merri skutarë e besësë, me atë mundni të shuani gjithë shugjetat e dhezura të së ligut. E merri periqefaleën e shpëtimit, edhe thikën’ e Shpirtit, që është fjal’ e Perndisë. Me çdofarë të luturë e të falë, fali gjithënjë me Shpirt, e mbë këtë të tillënë të rriji cgjuarë, me çdofarë durim e të luturë për gjithë Shënjtorë. Edhe për mua, që të më ipetë fjalë, që të më hapetë goja ime, që të bëj të çfaqetë mistiri i Ungjillit. Për atë jam basaduar me zinçir, që të çfaqem mbë të unë, e të flas sikundrë duhetë. Edhe që të diji edhe juvet punët’ e mia, ç’bëj, do t’ua dëftojë juvet të gjitha Tihikoi, vëllai im i dashuri e shërbëtori i besësë mbë Zonë. Atë e kam dërguarë mbë juvet për këtë punë, që të njihni punët’ e mia, e t’u parigorisjë zëmëratë tuaj. Paq mbë vëllazër, e dashuri me besë nga Perndia babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi. Dhurëti mbë gjith’ ata që pa prishurë duanë Zotnë tënë Iisu Hristonë. Kështu qoftë! * Karta mbë Efesiot u shkrua nga Romi, me anë të Tihikoit. Pavllua edhe Timotheoi, ropt’ e Iisu Hristoit, mbë gjithë Shënjtorë mbë Krishtinë Iisunë, që janë ndë Filippë, bashkë me Piskopë e me Dhiakonë. Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia, babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi. I ap lëvdim Perndisë sime, kurdo që u kujtonem juvet. (Tuke bërë të luturë për gjithë juvet ndë çdo të falturë tim me gëzim). Për pjesë tuaj që kini nd’Ungjill, që ditën’ e parë ngjera ndashti. E kam edhe këtë shpëresë, se ai që nisi ndër ju punën’ e mirë, do ta bëjë të sosurë ngjera mbë ditë të Iisu Hristoit. Sikundr’ ësht’ e drejtë që të silloisem unë kështu për gjithë juvet, sepse u kam juvet pa luajturë ndë zëmërë time, edhe ndë zinçire të mia, e ndë të përgjegjurë tim, edhe ndë të veveosurë t’Ungjillit, jini gjithë shokë ndë gëzim tim. Sepse martir mbë mua është Perndia çfarë lloi u dua unë gjithë juvet ndë thelp të zëmërësë Iisu Hristoit. E për këtë i lutem Perndisë që të tepërojë dashuria juaj shumë e më shumë ndë të njohurë e ndë çdofarë të digjuarë. Që të cgjidhni më të mirënë juvet, që të jini të qëruarë e pa spodhi ngjera mbë ditë të Krishtit. Mbushurë me pemmë të së drejtësë, me anë të Iisu Hristoit, për lëvdim e nder të Perndisë. Dua dha të diji juvet, vëllazër, që punëtë që janë mbë mua, më shumë janë kthierë për mbrodh t’Ungjillit. Kaqë që të lidhurat’ e mia që pësova për Krishtinë, u çfaqnë ndë gjithë pretori, e mbë gjithë të tjerë. E më të shumëtë nga vëllazëritë mbë Zonë, si muarrë tharos nga të lidhurat’ e mia, guxojënë më shumë të flasënë pa frikë fjalën’ e Perndisë. Dica me të vërtetë për zili, e për inat, e ca të tjerë pa me zëmërë të mirë qiriksjënë Krishtinë. Dica pa nga sinerija qiriksjënë Krishtinë, jo me zëmërë të qëruarë, e vënë ndër mënd që të më bienë mua helm ndë të lidhura të mia. Dica pa për dashuri, sepse e dinë sa jam kolisurë ndë të ndihurë t’Ungjillit. Po çë? Përveçë, çdofarëlloiet, ja me të shtijturë, ja me të vërtetë, Krishti qiriksetë. E mbë këtë gëzoj, edhe do të gëzonem. Sepse e di që këjo do të më vëjejë mua për shpëtim me të luturë tuaj, e me ndihmë të Shpirtit Iisu Hristoit. Sikundr’ është të prituritë e shpëresa ime, që mbë ndonjë punë do të mos turpëronem, po me gjithë tharos si kurdo, edhe ndashti do të larconetë Krishti ndë kurm tim, kaqë për të rruarë, kaqë për vdekëjë. Sepse jeta ime është Krishti, e vdekëja ndë fitim. E nd’është pa që këta të rruarë ndë kurm më vëjen mua për fitim, e unë çfarë punë të cgjedh nuk’ e di. E jam shtrënguarë mbë të di anë, dojë të ngrihëshë e të jeshë bashkë me Krishtinë, që është shumë më mirë. Ma ndë rri ndë kurm, këjo është më e vëjierë për juvet. E tuke pasurë tharos unë mbë këtë e di që do të qëndroj, e do të bëj të ndënjuritë bashkë me juvet gjithë, për mbrodh tuaj e për gëzim të besësë. Që të tepërojë të mburitë tuaj për mua mbë Hristo Iisunë, me t’ardhuritë tim pa ndër juvet. Përveçe të biri sikundrë kërkon Ungjilli i Krishtit, që ja të vij unë e t’u shoh juvet, ja për së largut të digjoj për juvet të thonë, që qëndroni pa luajturë, ndë një Shpirt e ndë një zëmërë, tuke punuarë gjithë bashkë ndë besë të Ungjillit. E për ndonjë punë të mos trëmbi nga ata që janë kondrë; ajo që është aformi për ata për humbëjë, e për juvet është për shpëtim, e këjo është nga Perndia. Sepse me anë të Krishtit, mbë juvet është dhënë, jo të besoni nd’atë vetëmë, po edhe të pësoni për të. Tuke mbajturë atë luftë që patë mbë mua, e që digjoni ndashti mbë mua. Nd’është ndonjë parigori mbë Krishtinë, nd’është ndonjë ndihmë e dashurisë, nd’është ndonjë shoqëri e Shpirtit, nd’është ndonjë zëmërë që t’i vijë likshtë. Ëmëni të plotë gëzimnë tim, me të qënë mbë një zëmërë, me të pasurë një të tillënë dashuri, me të qënë mbë një Shpirt, me të pasurë një kshill. Ndonjë punë mos bëni me inat a për mburrëci, po me të unjturë; sicilido le të silloisjë jetërinë se është më i lartë se vetëhen’ e tij. Cilido le të vërë re jo atë që i vëjen atij, po atë që vëjen edhe të tjerëvet. Le të jetë edhe mbë ju ai kshill, që qe edhe mbë Hristo Iisunë. Ai (Iisui) ndo(në)se qe ndë formë të Perndisë, nuk’ e silloisi se qe një të rrëmbierë, ata të qënët’ e tijtë bara me Perndinë. Ma mbrazi vetëhen’ e tij tuke marrë sqimën’ e ropit, u bë si edhe të tjerëtë njerëz mbë të gjajturë. E për katastash njohurë për njeri, unji vetëhen’ e tij ngjera ndë mort, e ndë mort të Kruqit. Pra andaj Perndia e ngrijti atë, e i dhëroi atij ëmër mbi çdofarë ëmër. Andaje ndë ëmër të Iisuit do të unjetë çdofarë gjurit ndër Qiell edhe ndë dhe, E çdofarë gjuhe do të molloisjë faqeza, që Zoti Iisu Hristoi është ndë nder të Perndisë babait. Andaj adha, të dashurit’ e mi, sikundrë më digjuatë mua kurdo, jo si kur jeshë përpara jush, po shumë më tepërë ndashti që lipsem, me frikë e me të dredhurë bëni shpëtimnë tuaj. Sepse Perndia ësht’ ajo që punon mbë juvet, edhe të dashurënë edhe të bërënë, sikundr’ është thelim’ e tij e mira. Gjithë punëtë t’i bëni pa të mçuarë e pa të qërtuarë. Që të bëneni djelmt’ e Perndisë pa katigori, e të drejtë, të pafaj ndë mes të një filiet së shtrëmbërë e së dredhurë. Ndë mes t’ature ndritni si dielli fostirë ndë botë. Tuke mbajturë e tuke dëftuarë fjalën’ e jetësë për mburrëci time, ndë ditë të Krishtit, që nukë kam ecurë mbë të mbrazëtë, e nukë punova mbë të mbrazëtë. Po edhe ndë jam derdhurë si randismë ndë kurban e ndë mblatë të besësë suaj, unë gëzonem e do të gëzoj bashkë me gjithë juvet. Edhe juvet për këtë gëzoni, e do të gëzoni bashkë me mua. E shpërej mbë Zonë Iisu, t’u dërgoj shpejt Timotheonë, që të kem edhe unë zëmërë të mirë, si të mpsoj punëtë tuaj. Sepse nukë kam ndonjë kështu me një zëmërë, që të ketë kujdes për juvet me të drejtë. Sepse gjithë vështrojënë punët’ e ture, e jo punët’ e Hristo Iisuit. Ndashti ju e diji dhoqimin’ e tij, sepse punoni me mua bashkë ndë Ungjill, posi djali me të jatnë. Këtë adha shpërej t’ua dërgoj juvet shpejt, kur të shoh katastasnë e punëravet së mia. E kam tharos mbë Zonë që edhe unë kam ndër mënd kshill që do të vij shpejt mbë juve. E silloisa që duhetë pajetërë të dërgoj mbë ju Epafrodhitonë, vëllanë tim, e shoknë, e trimnë me mua bashkë, e Apostolinë tuaj, e atë që ka vëjierë mua ndë hrira. Sepse duaj me ngashërim t’u shih gjithë juvet, e i vin likshtë, sepse digjuatë juvet për të se qe sëmurë. E me të vërtetë u sëmur për vdekëjë, po Perndia e ndëjeu, atë e jo atë vetëmë, po edhe mua, që të mos kem helm mbi helm. Andaj adha e dërgova atë më shpejt, që të gëzoni pasi ta shihni atë, e u të kem më pak helm. Pritnie adha atë mbë Zonë me çdofarë gëzimi, e mbai mbë nder të tillë njerëz. Sepse për punë të Krishtit erdhi ngjera mbë vdekëjë, e s’e silloisi gjë jetën’ e tij, që të mbush të lipsuratë e shërbesësë suaj, që deshtë të bëjëtë juvet për mua. Këtej e tutje, vëllazërit’ e mi, kini gëzim mbë Zonë. Nukë më vjen rëndë mua, e për juvet duhetë që t’u shkruaj të tilatë punëra. Ruhi nga qentë, ruhi nga punëtorët’ e këqinj, ruhi nga të preritë. Sepse nevet jemi të preritë, që punojëmë Perndinë me Shpirt, e mburremi mbë Hristo Iisunë, e nukë kumbisjëmë shpëresënë ndë trup. Ndonëse unë kam nga të pres edhe mbë kurm; nd’është ndonjë tjetër që të ketë tharos ndë kurm, më tepërë kam unë. I prerë mbë të tetë ditë, nga të lerëtë Israilit, nga fili e Veniaminit, Çifut i lerë nga Çifut, nga an’ e nomit Fariseo. Sa për zili e ndjekë qishënë, sa për të drejtë që vjen nga nomi jeshë i pakallëzuarë. Po ato që qenë për mua mbrodh, i silloisa për Krishtinë dëm. Po me të vërtetë edhe i sillois, se janë të gjitha dëm për të lartë të njohurit Iisu Hristoit Zotit sim, që për atë u dëmëtuaçë të gjitha, e sillois se janë gjithë gërdhu, që të fitoj Krishtinë. E të gjëndem tek ai, se s’kam të drejtë timenë që vjen nga nomi, po atë që vjen nga besa e Krishtit. Të drejtët’ e Perndisë thom (që mund) mbi besë. Që të njoh atë, edhe fuqinë e së ngjallturit së tij, edhe pjesën’ e pësimevet së tij, e të ujdisem me vdekëjë të tij. Mos arrij kaqë gjë ndë të ngjallturë të së vdekuret. Jo se mora unë ndashti pagënë, a ndashti u telioçë, po ecëj mos arrijë, për atë e u zuçë nga Krishti Iisu. Un’, o vëllazër, nukë llogarias se e zura (pagënë). Po këtë vetëmë (e di), që haroj atë që kam prapa krahëvet, e ndëhem ndë punëra që kam përpara, afëronem prej nishanit, prej pagët së thirrësë sipërmesë së Perndisë mbë Krishtinë Iisunë. Sa jemi adha të sosurë, kështu le të silloisjëmë këtë, e nd’është që silloisni ndrishe mbë ndonjë punë, edhe mbë këtë Perndia do të ndritjë. Po sa për atë që arrijtim, le të kemi të tilatë kshille, me atë Kanon të ecëjmë. Të më gjani mua, vëllazër, e viri ndër mënd ata që ecëjnë kështu, sikundrë keni ksomblënë mbë nevet. Sepse shumë ecëjnë, për ata që shumë herë u thaçë juvet, edhe ndashti u thom tuke qarë, që janë armiqt’ e Kruqit së Krishtit. Më e pastajmea e këturet është humbëja, Perndi e këture është barku, që ata nderonenë nga turpi i ture, ata kanë mënt’ e ture ndë punë të dheut. Ma na jemi qutetasit’ e Qiellet, ateje nga presmë Sotirë Zonë tënë Iisu Hristonë. Ai do të ndërrojë kurmin’ e t’unjurit tanë, që të jetë mbë një furmë me kurm të nderit së tij, mb’atë fuqi që me të mund të bjerë ai ndënë vetëhë të tij gjithë punëratë. Pra andaj, vëllazërit’ e mi të dashuritë e të dëshëruaritë, gëzimi e kurora ime, kështu të rriji pa tundurë mbë Zonë, o të dashurë. I lutem Evodhisë edhe Sintihësë, u lutem që të kenë të tillënë kshill mbë Zonë. Të lutem edhe tij, o shok i besësë, ndihu ature, që këto kanë lëftuarë me mua për Ungjill, bashkë me Klimentënë edhe me të tjerëtë shokët’ e mi, që ëmërit’ e ture janë ndë kartë të jetësë. Gëzoni mbë Zonë kurdo, e thom për së ditit, gëzoni. Të urtëtë tuaj le të njihetë mbë gjithë njerëz. Zoti është afër. Mos u shtrëngoni për ndonjë farë punë, po ndë çdofarë punë le të njihenë te Perndia të kërkuaratë tuaj, me anë të së falit e të së luturit me efharisti. E paqia e Perndisë, ajo që tepëron çdofarë të digjuarë, do të ruajë zëmëratë tuaj edhe mëntë tuaj mbë Krishtinë Iisunë. Të pastajmënë, vëllazër, gjith’ ato që janë të vërteta, gjith’ ato që janë të nderçura, gjith’ ato që janë të drejta, gjith’ ato që janë të qëruara, gjith’ ato që janë të dashura, gjith’ ato që janë të lëvduara, nd’është ndonjë areti, nd’është ndonjë të mburturë, këto të silloisni. Këto edhe i mpsuatë, edhe i muarrtë, edhe i digjuatë, edhe i patë mbë mua, këto bëni. E Perndia e paqit do të jetë me juvet. U gëzuaçë shumë mbë Zonë, që lulëzuatë një herë të silloisni për mua, sikundr’ edhe silloisjëtë, po s’keshëtë nge. Nuk’ e thom tuke vështruarë ndë të pasosurënë time, sepse unë u mpsuaçë të jem hoshnuk mb’atë që gjëndem. Di të jem unjurë, di të jem edhe ndë zotëri. Mbë çdo vënd, edhe mbë çdo punë jam mpsuarë të jem ngosurë, edhe i urëtë, të më tepërojë, edhe të më lipsetë. Të gjitha mund t’i bëj me anë të Krishtit që më forcon mua. Po bëtë mirë të hini ndë pjesë mbë shtrëngime të mia. Po edhe juvet e diji, o Filippiot, kur dolla unë nga Maqedhonia, ndonjë qishë s’pati pjesë me mua mbë të dhënë e mbë të marrë, përveçe juvet vetëmë. Sepse edhe ndë Selenik një herë e di herë më dërguatë atë që më duhej. Jo se kërkoj unë dhurëtinë, po kërkoj pemmënë të tepërojë për llogori tuaj. E i mora gjithë, e më tepërojnë, e jam plot, sepse i mora nga Epafrodhitoi ato që dërguatë juvet, mirodhi t’ëmblë, mblatë të priturë, të pëlqierë te Perndia. Perndia ime pa do t’ua paguajë çdo hri, që të kini sikundr’ është Zotëri e tij me nder, me anë të Krishtit Iisuit. Mbë Perndinë e Babanë tënë qoftë lëvdim ndë jetë pas jetet. Ashtu qoftë! Të fala thoi çdo Shënjtit mbë Krishtinë Iisunë. U falenë juvet me shëndet vëllazëritë që janë bashkë me mua. U falenë me shëndet gjithë Shënjtorëtë, e më tepërë ata që janë nga shtëpia e Qesarit. Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hristoit qoftë me gjithë juvet. Vërtet. * Karta mbë Filippiot u shkrua nga Romi me anë të Epafrodhitit. Pavllua Apostolli i Iisu Hristoit me thelimë të Perndisë edhe Timotheoi vëllai. Mb’ata që janë mbë Kolloso Shënjtorë e vëllazër të besësë mbë Krishtinë. Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia Babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi. Lëvdojmë Perndinë e baban’ e Zotit sonë Iisu Hristoit, kur lutemi gjithënjë për juvet. Sepse digjuam besënë tuaj që kini mbë Krishtinë Iisunë, edhe dashurinë që kini mbë gjithë Shënjtorë. Për shpëresë që ruhetë për juvet ndër Qiell, atë që e mpsuatë më përpara me anë të fjalësë të vërtetësë Ungjillit. Atij që erdhi ndër juvet, sikundr’ erdhi ndë gjithë botë, e bën pemmë e rritetë, si edhe ndër juvet, që mb’atë ditë që digjuatë, e njohtë dhurëtin’ e Perndisë me të vërtetë. Sikundrë kini mpsuarë nga i dashuri Epafrai, ropi me mua bashkë, ai është shërbëtuar i besësë mbë Krishtinë për juvet. Ai që edhe na dëftoj nevet dashurinë tuaj (që kini) me anë të Shpirtit. Andaj edhe nevet, që atë ditë që digjuam, nukë pushojëmë tuke falurë për juvet, e tuke kërkuarë që të mbushi nga të njohuritë e thelimësë tij, me çdofarë sofie e urtëci të Shpirtit. Që të ecëni juvet sikundrë ka hie mbë Zonë, tuke pëlqierë atij mbë çdo punë të mirë, tuke prurë pemmë, e tuke rriturë ndë të njohurë të Perndisë. Tuke marrë fuqi me çdofarë fuqie për fuqi të nderçurë të tijnë ndë durim të sosurë, e ndë zëmërë të madhe me gëzim. Lëvdojmë babanë që na bëri të zotë të jemi pjesëtarë nevet ndë pjesë të shënjtorëvet mbë dritë. Ai që na shpëtoj nevet nga urdhëri i errëcirësë e na ka shpurë ndë mbretëri të birit së dashurisë tij. Mb’atë kemi të shpërblieritë me anë të gjakut së tij, të ndëjierit’ e fajevet. Ai është Ikonë e Perndisë që nukë duketë, i pari mbë të lerë nga gjithë jeta. Sepse me anë t’atij janë bërë gjithë punëtë, ato që janë ndë Qiell, edhe ato që janë ndë Dhe, ato që dukenë, edhe ato që nukë dukenë; kaqë Fronetë, kaqë Zotëritë, kaqë Arhitë, kaqë Eksusitë, të gjitha me anë t’atij, e me kshill të tij janë bërë. E ai është më përpara nga gjithë, e gjithë punëtë me anë t’atij qëndrojënë. E ai është kreu i kurmit së qishësë, ai është të nisuritë e i parë mbë të ngjallturitë nga vdekëja, andaj ai është i parë mbë të gjitha. Sepse këjo i pëlqeu (Babait) të jetë tek ai gjithë mbushëja. E me anë t’atij të paqconejnë të gjitha mbë vetëhe të tij, tuke bërë paq dheut, edhe punët’ e qiellit me anë të gjakut të Kruqit së tij. E juvet që jeshëtë njëherë të larguarë e armiq ndë Shpirt për punëra të liga, ndashti u paqcoi. Ndë kurm të trupit së tij, me vdekëjë të tij, që t’u nxjerrë juvet përpara atij Shënjtorë, e të pasharë, e të pakatigori. Ndë qëndrofçi themelosurë mirë e pa tundurë ndë besë, e të paluajturë ndë shpëresë t’Ungjillit që digjuatë, e që u dhidhaks mbë gjithë botë që është ndënë Qiell, atij Ungjillit unë Pavllua jam bërë shërbëtuar. Unë ndashti gëzoj mb’ato që besoj për juvet, e paguaj ndë kurm tim përsëri ato që lipsenë nga mundimet’ e Krishtit për trup të tij, që ai trup është Qisha. Që asaj qishe u bëçë unë shërbëtuar, sikundrë qe konomia e Perndisë, që m’u dha mua mbë juvet, të mbush fjalën’ e Perndisë. Mistirionë e fshehurë nga jetëtë e nga filitë, po ndashti çfaqurë ndë Shënjtorë të tij. Mb’atë deshi Perndia të bën të njihnë çfarë gjëri qe të pasurit’ e nderit të këtij mistirioit ndë fili të tjera, që ai është Krishti ndër juvet, shpëresë e nderit. Atë Krishtinë që dhidhaksjëmë nevet tuke mpsuarë çdo njeri me çdofarë sofie, që të biemë përpara Krishtit Iisuit çdo njeri telio. Për atë punë mundonem edhe unë, e lëftoj sikundr’ është pun’ e tij që punon mbë mua me shumë fuqi. Sepse u dua që të diji juvet, sa shtrëngim kam unë për juvet, edhe për ata të Llaodhiqisë, edhe për gjith’ ata që nukë kanë parë faqenë time të kurmit. Që të jenë parigorisurë zëmërat’ e ature, mbëjedhurë bashkë ndë dashuri, e ndë gjithë zotëri të së mbushurit së mëndiesë, për të njohurë të mistirioit të Perndisë babait, edhe të Krishtit. Mb’atë janë fshehurë gjithë hazinet’ e sofisë edhe të mëndiesë. E këtë u thom që të mos u gënjejë njeri juvet me fjalë të holla e gënjeshtra. Sepse edhe ndë jam larg me trup, ma me Shpirt jam me juvet bashkë, tuke gëzuarë me të parë taksn’ e mirë tuajnë, e të storsosurit’ e besësë suaj mbë Krishtinë. Sikundrë e kini marrë adha Krishtinë Iisunë Zotnë, kështu ecëni mbë të. Rrënjosurë e ktisurë mbë të, e forcuarë mbë besë, sikundrë jini dhidhaksurë, tuke shtuarë mbë të me efharisti. Vështroni se mos u gënjejë juvet njeri me anë të fillosofisë e pavëjierë, e gënjeshtjaresë, sikundr’ është të paradhosurit’ e njerëzet, sikundrë janë stihit’ e botësë, e jo sikundr’ është Krishti. Sepse tek ai rri të mbushurit’ e Perndisë kurmërisht. Mb’atë jini mbushurë, që ai është kreu i çdo zotëriet e urdhërit. Mb’atë jini edhe prerë, jo me të prerë të dorësë, sepse jini të veshurë kurmn’ e fajevet të mishit, po ndë të prerë të Krishtit. U kalltë ndë varr bashkë me të ndë pagëzim, mb’atë jini edhe ngjallturë me anë të besësë të punësë Perndisë, që ajo e ngrijti nga të vdekuritë. E kur jeshëtë juvet të vdekurë ndë faje, e nd’akrovisti të kurmit suaj, u ngjalli bashkë me atë, tuke dhëruarë juvet gjithë fajetë. Tuke shuarë të ligënë hirografonë për nevet ndë dhogmëra, që qe kondrë nevet, e ai e hoqi atë nga mesi tuke mbërthierë atë ndë Kruq. Tuke rjepurë Arhitë edhe Eksusitë, i pombepsi faqeza, e i thriamvevsi ato mbë vetëhe të tij. Ndonjë adha le të mos dëmëtojë për të ngrënë, a për të pirë, a për ditë të së Krëmptesë, a për Hënë të re, a për të Shëtuna. Këto punëra janë hiera t’ature që do të vijënë, ma kurmi është i Krishtit. Mos u gucitjë juvet njeri me kshill të tij me anë të së tapinosurit, me të falë të pavëjierë t’Ëngjëjet, tuke kallëzuarë juvet mb’ato që nuk’ i pa, tuke frijturë nga mëndia e kurmit së tij mbë të mbrazëtë. E nukë mbahetë nga krei (Krishti) që nga ai gjithë kurmi, tuke bashkuarë me quçe e me të lidhura, e tuke marrë t’ushqieritë rritetë të rriturë të Perndisë. Ndë jini adha vdekurë bashkë me Krishtinë, ndë stihi të kësaj jetet, pse ndashti sikur rroni ndë jetë qëndroni për rito? Të mos zëç me dorë, të mos haç, të mos ngaç. Gjithë këto punëra për të tillë hri humbasënë, sikundrë janë porsitë e dhidhaskalitë e njerëzet. Ato punëra kanë me të vërtetë llogori të sofisë, ndë ethellothrisqi e ndë të tapinosurë, e të pakurcierë të kurmit, me të papasurë silloi për të frijturë kurminë. Ndë jini adha ngjallturë bashkë me Krishtinë, kërkoni punërat’ e lartësme, tek është Krishti që rri mb’anë të djathëtë të Perndisë. Kini silloi për punëra që janë atje lart, e jo për të dheut. Sepse jeni vdekurë, e jeta juaj është fshehurë bashkë me Krishtinë mbë Perndinë. Kur të çfaqetë Krishti jeta onë, atëherë do të çfaqi edhe juvet me të mbë nder. Bëni adha të vdesënë krahët’ e kurmit suaj të përdhesuratë, kurvërinë, të pëgëritë, pothenë, dëshërimn’ e keq, edhe lakëminë, që ajo është Idhollollatri. E për ato cbret urgji e Perndisë mbi të bij të pabesësë. Mb’ato të këqia patë ecurë edhe juvet njëherë, kur rrojëtë mbë to. E ndashti dha shtiri edhe juvet poshtë gjith’ ato, urgjinë, të zëmëruaritë, të keqenë, vllasfiminë, fjalët’ e liga nga goja juaj. Mos bëni gënjeshtrë njeri me jatërinë, sepse e kini cveshurë njerin’ e vjetërë me gjithë punërat’ e tij. E kini veshurë të rinë, që përtërihetë mbë të njohurë sikundr’ është ikon’ e atij që e ka ktisurë (bërë) atë. Tek s’është Elin a Çifut, i prerë a i paprerë, Varvaro a Sqith, kopil a zot, po Krishti (është) çdofarë punë, e është mbë të gjitha. Të vishni adha si Shënjtorë të cgjedhurë të Perndisë e të dashurë, zëmërë lejmonjare, të butë, të tapinosë, t’ëmblë, të duruarë. Tuke duruarë njeri-jatërinë, e tuke ndëjierë njeri-jatërinë, ndë pastë ndonjë paraponi mbë jatër njeri, sikundrë u ndëjeu edhe Krishti juvet, kështu edhe juvet. E mbi gjithë këto punëra të ruani dashurinë, që ajo është lidhëjë e së sosurësë. E paqi i Perndisë le të forconetë ndë zëmëra tuaj, mb’atë jini të thirrë për të bërë një kurm, e njihni dhurëtinë. Fjal’ e Krishtit le të rrijë mbë juvet me të plotë, mbë çdofarë sofie, tuke dhidhaksurë e tuke dhënë nasihat njeri-jetërit, me anë të psallmovet, e të imnovet, e të këngëvet të Shpirtit, tuke kënduarë për efharisti të Zotit mbë zëmra tuaj. E çdofarë punë që të thoni a të bëni, (bënie) gjithë mbë ëmër të Zotit Iisuit, tuke efharistisurë Perndinë e babanë për të. Juvet gratë, të jini të digjuara ndë burra tuaj, sikundrë ka hie mbë Zonë. Juvet burratë, të doi gratë tuaj, e mos bëni të pikëlluara mbë to. Juvet djelm, të jini të digjuarë mbë të gjitha përindet, sepse këjo ësht’ e pëlqierë nde Zoti. Juvet përind mos gërnjashni djelmtë tuaj, që të mos bënenë t’ashprë. Juvet shërbëtorë, digjoni mbë të gjitha zotërinjtë tuaj të kurmit, e mos shërbeni përpara sivet, si për të pëlqierë njerëzet, po me zëmërë të hapëtë për frikë të Perndisë. E çdofarë punë që të bëni, bënie me gjithë zëmërë, si për Zonë, e jo si për njerëz. Tuke digjuarë nga Zoti do të kini pagënë ndë klironomi, sepse punoni mbë Zonë Krishtinë. E cilido pa që të bëjë adhiqi, do marrë atë të ligë që bëri, sepse s’është mbanë Perndisë të cgjedhurë faqesë. Ju zotërinjtë, të ipni hakënë kopijet, e të drejtënë, e ta diji që kini edhe juvet zot ndër Qiell. Qëndroni mbë të falë e rriji mbë të cgjuarë mbë të, tuke efharistisurë. Fali gjithë bashkë edhe për nevet, që të na hapjë nevet Perndia derën’ e fjalësë për të folë për mistirio të Krishtit; për punë të këtij unë jam lidhurë. Që të çfaq un’ atë sikundrë ka hie mbë mua të flas për të. Ecëni me sofi ndë të përjashtësmitë, tuke kseshpërblierë kohënë. Fjala juaj le të jetë kurdo me hir, bulmuarë me kripë, kaqë të diji juvet qish të përgjegji sicilitdo. Për punë të mia do t’u dëftojë juvet Tihikoi, vëllai i dashurë, e shërbëtori i besuarë, e ropi bashkë me mua mbë Zonë. Atë e dërgova mbë juvet për këtë punë, që të shohë punëratë tuaj e të parigorisjë zëmëratë tuaj. Bashkë me Onisimonë të besuarinë e të dashurinë vëlla, që është prej jush; ata do t’u dëftojënë ato që bënenë këtu. U faletë me shëndet Aristarhoi, që është bashkë me mua ndë hekura, edhe Markua, i nipi i Varnavësë, që për atë kini marrë porsi, që nd’artë ndër juvet ta dheksni. Edhe Iisui që thuhetë Iusto, ata janë nga nëmuri i së prerëvet. Këta vetëmë janë punëtorë me mua bashkë ndë mbretëri të Perndisë. Ata m’u bënë mua parigori. U faletë me shëndet Epafrai, që është prej jush ropi i Krishtit, ai që lëfton gjithënjë për juvet me të falë, që të qëndroni të teliosurë e të mbushurë nga ato që do Perndia. Sepse i bëj atij martiri, që ka zili të madhe për juvet, edhe për ata që janë ndë Llaodhiqi, edhe ndë Ierapol. U faletë juvet me shëndet Llukai, jatroi i dashuri, edhe Dhimai. Të fali me shëndet vëllazëret që janë ndë Llaodhiqi, e Nimfait, edhe qishësë që është ndë shtëpi të tij. E kur të këndonetë ndë mes tuaj këjo kartë, bëni që të këndo(ne)të edhe ndë qishë të Llaodhiqisë, e juvet këndoni atë të Llaodhiqisë. E thoi Arhipoit, vështro shërbesënë që ke marrë mbë Zonë, që ta bëç të plotë. Të falëtë (është) nga dora ime e Pavllosë. Kujtoni zinçiret’ e mia. Dhurëtia me juvet. Ashtu qoftë! * Karta mbë Kollosait u shkrua nga Romi me anë të Tihikoit e Onisimoit. Pavllua, e Silluanoi, e Timotheoi mbë Qishë të Seleniqotet, mbë Babanë Perndinë, e mbë Zonë Iisu Hristonë, le të jetë dhurëti mbë jush, e paq nga Perndia Babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi. Bëjmë lëvdim Perndisë kurdo për gjithë juvet, tuke kujtuarë juvet mbë të falurë tonë. Kurdo kujtonemi punën’ e besësë suaj, e mundimn’ e dashurisë, e durimn’ e shpëresësë të Zotit sonë Iisu Hristoit, përpara Perndisë e Babait sonë. Si ata që njohëmë nga Perndia, vëllazër të dashurë, të cgjedhuritë tuaj. Sepse Ungjilli inë nuk’ u bë mbanë jush me fjalë vetëmë, po edhe ndë fuqi, e ndë Shpirtinë Shënjt, e ndë të mbushurë të shumë, sikundr’ e diji çfarë lloi qem nevet ndë mes tuaj për të mirë tuaj. E juvet u bëtë gjarë nevet edhe Zotit, tuke dheksurë fjalënë me shumë pikëllim, me gëzim të Shënjtit Shpirt. Kaqë që jini bërë juvet ksomblë mbë gjith’ ata që besuanë ndë Maqedhoni e nd’Ahai. Sepse prej jush u përhap fjala e Zotit, jo vetëmë ndëpër Maqedhoni e ndëpër Ahai, po edhe mbë çdo vënd arrijti besa juaj që kini mbë Perndinë, kështu që nukë duhetë që të flasëmë na gjë. Sepse ata për nevet rrëfejënë çfarë lloi qe të hiritë tanë ndër ju, e qish nga Idhollatë kthejtitë vetëhenë tuaj mbë Perndinë, për të punuarë Perndin’ e gjallë e të vërtetënë. E për të priturë të birit së tij nga Qielltë, atë që ngjalli ai nga të vdekuritë, Iisunë që na shpëtoi nevet nga urgjia që duan të vinte. Sepse ju vetë e diji, vëllazër, t’ardhuritë tanë ndër ju, që nuk’ u bë të mbrazëtë. Po ndonëse patmë hequrë shumë të këqia më përpara, e të shara, sikundr’ e diji, ndë Filippë, ma patm tharos te Perndia onë të flasëmë mbë ju Ungjill’ e Perndisë me shumë të përpjekurë. Sepse dhidhahia onë nuk’ u bë nga e rremea, as nga e keqea, as nga gënjeshtra. Po sikundr’ u dhoqimasm nga Perndia që të na besonej nevet Ungjilli, kështu kuvëndojmë, jo sikur do të pëlqejmë njerëzet, ma Perndisë, që kërkon zëmëratë tona. Sepse fjala onë nukë qe kurrë mbë kollaqi, sikundr’ e diji, as kërkuam kurrë lakëmi. Perndia është martiri inë. As kërkuam nga njerëzitë nder, as nga juvet, as nga të tjerë, ndonëse mundjëm të kërkojëm, si Apostoj të Krishtit. Po u bëm të butë ndë mes tuaj, posi mëndeshëa që ngroh ndë gji djelmt’ e saj. Kështu tuke dëshëruarë juvet, duamë t’u bëjëmë pjesë juvet jo vetëmë nga Ungjilli i Perndisë, po edhe nga shpirtëretë tanë, sepse u bëtë të dashurë mbë nevet. Sepse juvet i mbai mënd, vëllazër, zahmetnë tonë e të lodhuritë; tuke punuarë nat’ e ditë, që të mos rëndojmë asnjë prej jush, kemi dhidhaksurë Ungjillë e Perndisë ndër juvet. Juvet jini martirë edhe Perndia, sa Shënjtërisht, e me sa të drejtë, e pa sharë jemi prurë mbë ju që besuatë. Që sikundr’ e diji, që cilinëdo nga jush, si babai djelmt’ e tij u lutishëm e u parigorisjëm. E u vërëm ndë be, që të ecëjëtë sikundrë ka hie Perndisë që u thërret juvet ndë mbretëri të tij e ndë nder. Andaj edhe nevet efharistisjëmë Perndinë gjithënjë, sepse si muarrtë fjalën’ e Perndisë që digjuatë prej nesh, e dhekstë jo si fjalë njerëzet, po sikundr’ është me të vërtetë (si) fjalë Perndiet, që ajo fjalë edhe bën punë mbë ju që kini besuarë. Sepse juvet, vëllazër, kini gjarë qishëvet së Perndisë, që janë ndëpër Iudheë mbë Krishtinë Iisunë, sepse të tila punëra kini besuarë edhe juvet nga filia juaj, si edhe ata nga Çifutë. Nga ata që vranë edhe Zonë Iisunë, edhe vetë Profitëtë, edhe nevet na kanë ndjekurë, e s’kanë pëlqierë Perndisë, e janë armiq të gjithë njerëzet. Ata na mbodhisjënë nevet të flasëmë ndë filira të tjera që të sosenë, që të venë tuke mbushurë gjithënjë merrën’ e fajevet së ture, sepse erdhi mbi ta urgjia e Perndisë ngjera të pastajmenë. Po nevet, vëllazër, si u varfëruam nga jush ca kohë, sa nga të parëtë, jo nga zëmëra, nxitojëm më tepërë të shohëm faqenë tuaj me dëshërim të madh. Andaj deshëm të vijëm ndër ju (makar unë Pavllua) edhe një herë, edhe di herë, po na mbodhisi nevet Satanai. Sepse cila është shpëresa onë, a gëzimi, a kurora e mburrëcisë? Vallë nukë jini juvet përpara Zotit sonë Iisu Hristoit mbë t’ardhurë të tij? Me të vërtetë juvet jini nderi inë, edhe gëzimi inë. Andaj si nukë mundjëm të durojëm, u silloism që është më mirë të mbetemi vetëmë nd’Athinë. E dërguam Timotheonë, vëllanë tënë e punëtuarin’ e Perndisë, e shoknë tënë me ne bashkë mb’Ungjill të Krishtit, që t’u stereosjë juvet, e t’u apë juvet nasihat ndë besë tuaj. Që të mos trubullonetë njeri ndë këto shtrëngime, sepse edhe ju vetë e diji, që për këto jemi dhiorisurë. Sepse edhe kur jeshëm ati ndër ju, ua thoshëm juvet më përpara që duamë të kemi shtrëngime, sikundr’ edhe u bë, edhe e diji. Pra andaj edhe unë si s’munda më të durojë, dërgova të njoh besënë tuaj, se mos u guciti juvet ai që gucit, e bënetë mundimi inë mbë të mbrazëtë. Ndashti pa si u kthie Timotheoi nga juvet ndër nesh, e na pru habere të mira nevet për besë e për dashuri tuaj, e që kujtoni nevet kurdo për të mirë, e dëshëroni të na shihni nevet, sikundrë kemi edhe na dëshërim që t’u shohmë juvet. Andaj jemi parigorisurë shumë, vëllazër, mbë juvet, ndë mes të gjithë helmevet e të shtrëngimevet sona, për besë tuaj. Sepse nevet ndashti rrojmë, ndë qëndrofi juvet pa luajturë mbë Zonë. Sepse çfarë efharistia mundjëmë nevet t’apëmë te Perndia për juvet, për gjithë gëzim që kemi për juvet përpara Perndisë sonë? Nat’ e ditë i lutemi Perndisë më tepërë, që të shohmë faqenë tuaj, e të paguajmë atë që lipsetë ndë besë tuaj. Vetë Perndia, adha, e Babai inë, edhe Zoti inë Iisu Hristoi të na ndreqjë udhënë tënë të vijmë ndër juvet. E bëftë Zoti që të shtoni juvet, e të tepëroni ndë dashuri njeri me jatërinë, edhe mbë të gjithë, si edhe na mbë juvet. Që të stereosenë zëmëratë tuaj pa faj ndë Shënjtëri, përpara Perndisë e babait sonë, mbë t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit, bashkë me gjithë Shënjtorë të tij. Më të pastajmenë adha, vëllazër, u lutemi juvet e u vëmë ndë be mbë Zonë Iisunë, që sikundrë kini mpsuarë nga nesh, mb’atë lloi që duhetë t’ecëni e të pëlqeni Perndisë, që të shtoni shumë. Sepse ju e diji çfarë porsie u kemi dhënë juvet, nga an’ e Zotit Iisuit. Sepse këtë do Perndia, Shënjtërimnë tuaj, që të ruhi nga kurvëria. Të dijë cilido nga jush të ruajë enënë (kurmnë) e tij me Shënjtërim e me nder. Jo ndë heqëjë të dëshërimit, si ato filitë që nukë njohënë Perndinë. Që të mos tepërojë, a të mos gënjejë njeri vëllan’ e tij ndë të bërë të keq, sepse ndë gjithë këto punëra Zoti mundon, sikundr’ u kemi thënë juvet më përpara e u kemi martirisurë. Sepse Perndia nukë na thirri ndë të pëgërë, po ndë Shënjtërim. Andaj ai që shkel të tillë punë, nukë ksenderon njeri, po ksenderon Perndinë, që ka dhënë ndër nevet Shpirtinë Shënjt të tijnë. Sa për dashuri pa të vëllazërisë nukë kini hri që t’u shkruajmë na juvet, sepse juvet vetë kini mpsuarë nga Perndia të doi njeri-jatërinë. Sepse juvet këtë e bëni mbë gjithë vëllazër, që janë ndëpër gjithë Maqedhoni, po u lutem juvet, vëllazër, që të tepëroni më shumë. E kërkoni të rroni me të paqë, e të bëni punëtë tuaj, e të punoni me duar tuaj, sikundr’ u kemi juvet porsiturë. Që të bireni me të jashtësmitë me nder, e të mos kini mbë ndonjë hri. Nukë dua pa, vëllazër, të jini të padijturë për ata që flënë, që të mos helmoni, sikundrë helmonenë të tjerëtë ata që s’kanë shpëresë (të së ngjallturit). Sepse ndë besojëmë që Iisui vdiqi edhe u ngjall, kështu edhe Perndia ata që janë fleturë me anë të Iisuit, do t’i bjerë bashkë me atë. Sepse mbi fjalë të Zotit u thom juvet këtë, që na që jemi të gjallë, që jemi ruajturë për t’ardhurë të Zotit, do të mos arrijmë ata që fletnë. Sepse Zoti vetë, me urdhër, e me zë t’Ëngjëllit, e me zë të drubetësë Perndisë do të cbresë nga Qielli, e ata që kanë vdekurë mbë Krishtinë do të ngrihenë protoparë. Pasandaj na që jemi të gjallë, që jemi mbeturë, do të biremi mbi mjergullë nd’erë me ata bashkë për të priturë të Zotit, e kështu do të jemi gjithënjë bashkë me Zotnë. Parigorisni adha njeri-jatërinë me këto fjalë. E sa për mote e për kohëra, vëllazër, nukë kini hri që t’ua shkruajmë nevet. Sepse juvet vetë e diji fort mirë, që dita e Zotit do të vijë posi kusari i natësë. Sepse kur t’u thonë: Paq e siguri, atëherë do t’arrijë mbë ta papandehurë humbëja, si të dhëmburit’ e barkut gruasë me barrë, e do të mos kenë shpëtim. Po juvet, vëllazër, nukë jini nd’errëcirë, që t’u pllakosjë ajo ditë si kusar. Sepse gjithë juvet jini të bijt’ e ditësë. Na nukë jemi të natësë as të errëcirësë. Le të mos flëmë adha nevet si edhe të tjerëtë, po le të rrimë cgjuarë e esëllë. Sepse ata që flënë, natënë flënë; e ata që dehenë, natënë dehenë. Andaj na që jemi bijt’ e ditësë, le të jemi esëllë, e le të veshjëmë skutar’ e besësë, e të dashurisë; e periqefalë, shpëresë të shpëtimit. Sepse nukë na ka nevet Perndia apofasisurë për urgji, po na ka për të poktisurë shpëtimnë me anë të Zotit sonë Iisu Hristoit. Që vdiqi për nevet, që të rrojmë me të bashkë, kaqë kur jemi cgjuarë, aqë kur jemi fleturë. Andaj forconi njeri-jatërinë, e bëni për dërtim të njeri-jatërit, sikundr’ edhe bëni. E u lutemi juvet, vëllazër, që të vështroni ata që mundonenë ndër ju e u ndihjënë juvet mbë Zonë, e u apënë juvet nasihat. E t’i kini ata mbë nder me shumë dashuri, për punë të ture. Kini paq ndë mes tuaj. E u lutemi juvet, vëllazër, të mpsoi ata që nukë bëjënë ato që ka urdhëruarë Perndia, të parigorisni zëmërëvogjëjtë, të ipni ndihmë të sëmurturet, të jini të durimçim mbë gjithë. Vështroni të mos bëjë njeri ndonjëit të keq për të keq, po gjithënjë kërkoni të bëni të mirënë edhe njeri mbë jatërinë, edhe mbë të gjithë. Jini gjithënjë mbë gëzim. Fali pa të çkëputurë. Epni efharisti për gjithë punëra, sepse këjo është dashuri e Perndisë mbë Hristo Iisunë mbë gjithë juvet. Mos e shuani Shpirtinë. Mos shtiri poshtë Profitëtë. Dhoqimasni të gjitha, mbai të mirënë. Nga çdolloi e keqe ruhi. E vetë Perndia e paqit t’u Shënjtërojë juvet mbë gjithë punëra, që t’u ruhetë Shpirti juaj i tërë edhe kurmi pa fëjierë mbë t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit. I besësë ësht’ ai që u ka thirrë juvet, e ai edhe do ta bëjë. Vëllazër, luti për nevet. Fali me shëndet gjithë vëllazëret me të puthurë Shënjtërishte. U vë mbë be juvet mbë Zonë, që këjo kartë të këndonetë mbë gjithë Shënjtorëtë vëllazër. Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hristoit me gjithë juvet. Ashtu qoftë! * Karta e parë ndë Selenikli u shkrua nga Athina. Pavllua, e Silluanoi, edhe Timotheoi, mbë Qishë të Seleniklivet, mbë Perndinë babanë tënë, e mbë Zonë Iisu Hristonë. Dhurëti mbë juvet e paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi. Duhetë që t’apëmë nevet kurdo efharisti Perndisë për juvet, vëllazër, sikundrë ka hie, sepse besa juaj vete sa më shumë tuke rriturë, e shtonetë dashuria e cilitdo nga jush mbë njeri-jatërinë. Kaqë sa edhe nevet vetë mburremi ndë qishëra të Perndisë për durim tuaj, e për besë ndë mes të gjithë së ndjekuravet suaj, e të shtrëngimevet që duroni. (Këjo është) një dëftim i gjuqit së drejtë së Perndisë që të bëneni juvet të Zotë për mbretëri të Perndisë, që edhe pësoni për të. Sepse ësht’ e drejtë mbanë Perëndisë që të apë shtrëngim e helm mb’ata që u helmojënë juvet. E ndë juvet të helmuaritë të prëjturë bashkë me nevet, mbë të dukurë që do të bëjë nga Qielltë Zoti Isui me Ëngjellit’ e fuqisë tij. Ndë një zjar të flakurë tuke bërë mundim ature që s’kanë njohurë Perndinë, e që nukë bindenë nd’Ungjill të Zotit sonë Iisu Hristoit. Ata do të mundonenë ndë humbëjë të pasosurë, nga faqea e Zotit, edhe nga nderi i fuqisë tij. Atëherë kur të vijë për të nderuarë mbë Shënjtorë të tij e të bënetë i çuditurë mbë gjith’ ata që kanë besuarë (sepse u besua martiria onë mbanë juvet) mb’atë ditë. Pra andaj lutemi gjithënjë për juvet, që t’u aksiosjë Perndia onë mbë të thirrë të ture, e të paguajë thelimën’ e tij të mirënë, e punën’ e besësë me fuqi të tij. Që të lëvdonetë mbë juvet ëmëri i Zotit sonë Iisu Hristoit, e juvet mbë të, për dhurëti të Perndisë sanë e Zotit Iisu Hristoit. Ndashti u lutemi nevet, vëllazër, për t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit, e për të mbëjedhurë tanë për të. Që të mos liri vetëhenë tuaj që të lozë kaqë shpejt nga mëntë tuaj, as të mos trëmbi, as nga Shpirti, as nga fjala, as nga karta qenehu shkruarë nga nesh, sikur u afërua dita e Krishtit. Mos u gënjejë juvet njeri me ndonjë farë punë, sepse (këjo do të mos jetë) ndë mos gjajtë protoparë rebelia, e ndë mos u çfaqtë njeriu i fajit, i biri i humbëjësë. Ai që rri kondrë e ngrihetë lart mbi gjith’ atë që quhetë Perndi, a të falë, kaqë që do të rrijë ai si Perndi ndë Nao të Perndisë e të dëftojë vetëhenë se është Perndi. Nuk’ e mbai mënd juvet, që edhe kur jeshë ndër ju, ua thaçë juvet këto? E ndashti juvet e diji ç’ësht’ ajo që e mban, që të dëftonetë ai ndë kohë të tij. Sepse ai punon gjithënjë mistirë e së paudhësë, vetëmë që ai që e mban ndashti, e mban ngjera sa të dalë nga mesi. E ahiere do të çfaqetë ai i paudhi, që Zoti do ta bëjë të mos duketë me Shpirtin’ e gojësë tij, e do ta humbasë me të llampsurë të s’ardhurit së tij. T’ardhurit’ e atij së paudhit do të jetë me punë të Satanait me gjithë fuqi, e me nishane, e me thavmëra të së rremësë. E me çdolloi gënjeshtrë t’adhiqisë për ata që humbasënë, sepse nukë dheksnë dashurin’ e së vërtetësë që të shpëtojnë ata. E andaj do të dërgojë Perndia mb’ata energji të gënjeshtrësë, kaqë sa të besojënë ndë gënjeshtrë. Që të gjukonenë gjith’ata që nukë besuanë mbë të vërtetë, po u pëlqeu e paudha. Ma nevet duhetë të lëvdojëmë Perndinë kurdo për juvet, vëllazër të dashurë nga Zoti, sepse u cgjodhi juvet Perndia që herën’ e parë për shpëtim me Shënjtërim të Shpirtit, e me besë të vërtetësë. Mb’atë u thirri juvet me anë t’Ungjillit sonë, për të poktisurë të nderit së Zotit sonë Iisu Hristoit. Qëndroni adha pa luajturë, vëllazër, e mbai porsitë që kini mpsuarë, aqë nga fjala onë, kaqë nga karta onë. E ai vetë Zoti onë Iisu Hristoi, e Perndia e Babai inë, ai që na deshi nevet, e na dha nevet një parigori të pasosurë e një shpëresë të mirë për dhurëti. Le të parigorisjë zëmëratë tuaj, e le t’u forcojë juvet mbë çdo fjalë e punë të mirë. Më të pastajmënë, vëllazër, lutuni për nevet, që të ecëjë fjal’ e Zotit e të nderonetë, sikundr’ ecën e nderonetë edhe ndër juvet. E që të lefterosemi nga njerëzit’ e shtrëmbërë e të këqinjtë, sepse besa nuk’ është e gjithëvet. Ma Perndia ësht’ e besësë, që do të forcojë juvet e do t’u ruajë nga dinaku. E kemi shpëresë për juvet mbë Zonë, se ato që u porsitm juvet, edhe i bëni, edhe do t’i bëni. E Zoti le t’u qivernisjë zëmëratë tuaj mbë dashuri të Perndisë, e mbë durim të Krishtit. E u porsitjëmë pa juvet, vëllazër, mbë ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit, që të mërgoni juvet nga çdo vëlla që rron pa udhë, e jo sikundr’ është dhidhaskalia që kini marrë prej nesh. Sepse juvet e diji qish ësht’ e udhësë që të vini juvet pas gjurmëvet sona, sepse nevet nukë bëm ndonjë të paudhë ndër ju. As bukënë s’e hangrëm dhurëti nga ndonjë, po me mundim e me të punuarë, tuke punuarë nat’ e ditë, që të mos rëndoijmë ndonjë nga jush. Jo se nukë mundjëm ta bëjëm, po për të dhënë vetëhenë tënë ksomblë, që të vini juvet pas gjurmëvet sona. Sepse edhe kur jeshëm ndër ju, këtë u porsitjëm juvet, që kush nukë do të punojë, as të mos hajë. Sepse digjojmë që dica nga jush ecëjënë pa udhë, të tillëtë nukë punojënë gjë fare, po vijnë rrotullë pa mbrodh. Këta të tillëtë i porsitjëmë e i vëmë mbë be mbë Zonë Iisunë Hristonë, që të hanë bukën’ e ture tuke punuarë me pushim. Ma juvet, vëllazër, mos u lodhni tuke bërë të mirëtë. E nd’është ndonjë që nukë digjon mb’ato që thomi me anë të kartësë, shënonie atë, e mos bashkoni me të, që t’i vijë turp. E mos e vështroni si armik, po mpsonie si vëlla. E ai vetë Zoti i paqit u dhashtë juvet kurdo paq, ndë çdo vënd. Zoti qoftë bashkë me gjithë juvet. Të falturatë u shkruanë me dorë time Pavllosë, që është vulë mbë çdo kartë. Kështu shkruaj. Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hristoit me gjithë juvet. Ashtu qoftë! * Karta e Ditë ndë Selenikli u shkrua nga Athina. Pavllua Apostolli i Iisu Hristoit, sikundr’ është urdhëri i Perndisë që sosi nevet, e Zotit Krisht, shpëresësë sonë. Mbë Timotheonë djalën’ e dashurë mbë besë, dhurëti, e lejmosin, e paq nga Perndia Babai inë, edhe nga Krishti Iisui Zoti inë. Sikundrë t’u luçë tij, të prese nd’Efeso, kur vejë unë ndë Maqedhoni, që të porsitje dicavet të mos dhidhaksnë dhidhaskalira të tjera. As të mos venë pas prallavet e gjeneallogjivet që nukë kanë të sosurë, që ato bienë qartëra më shumë se dër(t)im Perndie, që bënenë mbë besë. Më e pastajmea e porsisë adha është dashuria nga zëmëra e qëruarë, e nga fiqiri i mirë, edhe nga besa që s’ka gënjeshtrë. Nga ato punëra dica si u mërguanë, ranë ndë fjalë të humbura. Tuke dashurë të bëjnë si dhaskalë të nomit, pa kupëtuarë as ato që thoshnë, as ato që epnë për të vërteta. Ndashti e dimë që nomi ësht’ i mirë, ndë punoftë njeri sikundr’ është nomi. E di këtë, që nuk’ është bërë nomi për të drejtinë, po për të shtrëmbëritë, e të pabinduritë, për të pabesëtë, e të pëgërëtë, për ata që rrahënë babanë, e për ata që rrahënë mëmmënë, e për gjakëcorë. Për ku(r)vjarë, a për fajëtorë të fajit së ndierë, për kusarë njerëz(e)t, për të rrem, e për ata që betonenë rrem, e nd’është ndonjë jetërë që është kondrë dhidhaskalisë shëndoshë. Ajo është sikundrë thotë Ungjilli i nderçim i lumurit Perndisë që m’është dhënë mua. E ap lëvdim atij që më ka bërë të fortë mbë Hristonë Iisunë Zonë tonë, sepse më llogjiasi të besësë, tuke vënë mua ndë punë. Mua që përpara qeshë vllasfimjar, e ndjekës, e shahëraq, po u ndëjieçë, sepse nga të padijturitë e bëra, tuke qënë i pabesë. Ma buroi shumë dhurëtia e Zotit sonë me besë e me dashuri, që është mbë Hristonë Iisunë. Fjala ësht’ e besuarë, e e zonja që ta dheksjë cilido, që Iisu Hristoi erdhi ndë këtë jetë për të shpëtu(a)rë fajëtorë, që nga ata i pari jam unë. Ma andaj gjeçë ndëjesë, që të dëftojë mbë mua përpara Iisu Hristoi gjithë dashurinë, për ksomblë ature që duajnë të besoijnë mbë të për jetë të pasosurë. E mbë Mbretnë e jetëvet të pavdekurë, të padukurinë, mbë vetëmë sofonë Perndi nder e lëvdim ndë jetë pas jetet. Kështu qoftë! Këtë porsi të bëj ti, o biri im Timotheo, që sikundrë janë profititë që qëndruanë përpara për tij, të bëneç trim mbë to, ndë trimëri të mirë. Tuke pasurë besë e fiqir të mirë, që atë si nuk’ e deshnë dica, e thienë karavnë mb’anë të besësë. Nga nemuri i së tillëvet ësht’ Imeneoi edhe Aleksandhroi. Ata i dhaçë unë nde Satanai, që të mpsonenë të mos vllasfimisjënë. U lutem adha protoparë gjithëvet të bëni të lutura, të faltura, të taksura, efharistira, për gjithë njerëz. Për mbretërë e për gjith’ ata që janë vënë ndë vënd të lartë, që të rrojëmë jetë të patundurë me gjithë evsevi e nder. Sepse këjo është e mirë e e dheksurë përpara Perndisë sonë që na shpëton. Ajo do që gjithë njerëzitë të sosenë e të vijënë ndë të njohurë të së vërtetësë. Sepse një është Perndia, edhe një është mesiti i Perndisë e i njerëzet, njeri Iisu Hristoi. Ai që dha vetëvetëhenë kseshpërblim për gjithë, martiri ndë kohë që duhetë. Asaj martiriet u vuçë unë dhaskal e apostoll (thom të vërtetënë mbë Krishtinë, nukë gënjej) dhaskal thom i filivet së tjera ndë besë e ndë të vërtetë. Dëshëroj adha që të falenë burratë mbë çdo vënd, tuke ngrijturë duar të qëruara, pa urgji edhe pa shubehe. Kështu edhe gratë le të stolisjënë vetëhen’ e ture me stoli që u ka hie, me turp e me sofrosin, jo me leshëra të pleksura, a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrejta. Po të stolisenë me punëra të mira, sikundrë ka hie ndë gra që janë të kështëra. Gruaja le të mpsojë tuke pushuarë, me gjithë të bindurë. Nuk’ e ndëjej gruanë të dhidhaksjë, as të urdhërojë mbi burrënë, po (urdhëroj) të rrijë e të digjojë. Sepse Adhami u pllas përpara, e pastaje Eva. E Adhami nuk’ u gënjie, po gruaja si u gënjie, u bë aformi e fajit. Ma do të sosetë për të rriturë të djelmet, ndë mbeçinë ndë besë e ndë dashuri e ndë shënjtëri me nder. Fjala është’ e vërtetë. Ndë do njeri Piskopnë, të mirë punë dëshëron. Duhetë adha që Piskopi të jetë i pasharë, burrë i një gruasë, i cgjuarë, i esëlltë, i ujturë, i nderçurë, miku i së huajet, i zoti të dhidhaksjë. Të mos jetë dhënë ndë verë, jo rrahës, të mos dojë të fituarit’ e lig, po të jetë i butë, pa gricmë, të mos jetë lakëmeës. Të qivernisjë mirë shtëpin’ e tij, të ketë djelmt’ e tij ndënë vetëhe, me çdofarë urtëcie. (Ndë mos dijtitë ndonjë të qivernisjë shtëpin’ e tij, qish do të ketë silloi për qishë të Perndisë)? Të mos jetë i katiqisurë i ri, se mos mburretë, e bjerë ndë dëm të së paudhit. E duhetë që të ketë ai edhe martiri të mirë nga të jashtësmitë, që të mos bjerë ndë dhunë, e ndë dhokan të së paudhit. Ashtu duhetë të jenë edhe dhiakonët’ e tij, të nderçurë, jo me di faqe ndër fjalë, të mos kenë mëntë ndë shumë verë, të mos jenë dhënë ndë fitim të lig. Të kenë mistir’ e besësë ndë fiqir të mirë. Këta le të dhoqimasenë përpara, pra pastaje le të shërbejënë, ndë qofinë të pasharë. Ashtu edhe gratë duhetë të jenë të nderçura, jo kallëzesha, t’esëlla, të besuara ndë çdofarë punë. Dhiakonëtë të kenë marrë një grua vetëmë, e të qivernisjënë mirë djelmt’ e ture edhe shtëpit’ e ture. Sepse ata që qivernisjënë mirë punën’ e ture, poktisjënë ndë vetëhe të ture një shkallë të nderçurë e një tharos të madh ndë besë të Krishtit Iisuit. Të shkruaj këto punëra tij, se kam shpëresë të vij shpejt tek ti. E ndë mënofça unë, të diç qish të rroç ndë shtëpi të Perndisë, që është qishë e Perndisë gjallë, kollonë e t’akumbisuritë të së vërtetësë. E me të vërtetë pajetërë i madh është mistiri i besësë. Perndia u çfaq ndë kurm, u gjukua me anë të Shpirtit, u njoh nga Ëngjëjtë, u qiriks ndë filira të tjera, u besua ndë botë, hipi lart mbë nder. Ma Shpirti thotë faqeza, se ndë kohëra të pastajme do të mërgonenë dica nga besa, të mbajënë vesh ndë shpirtëra të gënjeshtrësë, e ndë dhidhaskalira të së paudhëvet. Tuke thënë me ipokris(i) gënjeshtrënë, njerëz që kanë fiqir’ e ture të djegurë. Që mbodhisjënë të martonenë, e të ruhenë nga të ngrënatë, që bëri Perndia për të ngrënë me efharisti ata që besojënë, edhe ata që njohënë Perndinë. Sepse çdo punë që bëri Perndia ësht’ e mirë, e s’është ndonjë e shtirë poshtë, kur mirretë me efharisti. Sepse shënjtëronetë me anë të fjalësë Perndisë, e me anë të së luturit. Nd’u thafç të tila fjalë vëllazëret, do të jeç shërbëtuar i mirë i Iisu Hristoit, i ushqierë me fjalë të besësë e të dhidhaskalisë mirë, e asaja që je mbë të mpsuarë. Ma prallat’ e pëgëra e të plakavet lei, e mpso vetëhenë mbë evsevi. Sepse të punuarit’ e kurmit pak vëjen, ma evsevia e besa ësht’ e vëjierë mbë të gjitha, e ka të taksura të kësaj jetet e t’asaj që vjen. Këjo fjalë ësht’ e besuarë, e shumë e dheksurë. Sepse për këtë mundonemi, e jemi të sharë, sepse shpërejmë mbë Perndin’ e gjallë, që ai shpëton gjithë njerëzitë, e më shumë ata që besojënë. Porsit këto, e dhidhaksi. Ndonjë le të mos të shajë të ritë tat, po bënu ksomblë nd’ata që besojënë, mbë të folë, mbë të pjekurë, mbë dashuri, mbë Shpirt, mbë besë, mbë të qëruarë. Ngjera sa të vij unë, qëndro ndë të dhiavasurë, ndë të parigorisurë, e ndë të dhidhaksurë. Mos harxhoç dhurëtinë që është tek ti, që t’u dha me anë të profitisë, me të vënë duartë mbi krie të priftërisë. Këto kij ndër mënd, mbë këto punëra qëndro pa luajturë, që të duketë mbë gjithë të prokopsuritë tat. Vështro mbë vetëhe tënde, e mb’ato që mpsove, e qëndro mbë to, sepse ndë bëfç kështu, edhe vetëhenë tënde do të shpëtoç, edhe ata që të digjojënë tij. Plaknë mos e qërto, po mpsoe si babanë; të ritë, si vëllazër. Plakatë, si mëma; me të ratë si motra, me çdolloi të qëruarë. Ndero të vatë, ato që janë të vërteta të va. Nd’është ndonjë e ve që ka djelm a ngonër, le t’i mpsojënë protoparë të qivernisjënë shtëpin’ e ture e të paguajnë borçnë që kanë ndë përind, sepse këjo ësht’ e mirë e e dheksurë përpara Perndisë. E ajo pa që është me të vërtetë e ve e e lënë, mbë Perndinë le të ketë shpëresënë, e le të durojë ndë të lutura e ndë të fala nat’ e ditë. Sepse ajo e ve që është mbë të ngrënë e mbë të pirë, vdiqi e gjallë. E këto punëra porsiti, që të jenë pa katigori. E nd’është ndonjë që nukë ka silloi për të tijtë, e më tepërë për ata që janë nga shtëpi e tij, kij ka arnisurë besënë, e është më i lig se një i pabesë. E e veja le të vihetë ndë nëmër të së vavet, jo më poshtë se gjashtëdhjetë vjeç, e të ketë qënë grua e njëit burrit vetëmë. E të jetë martirisurë ndë punëra të mira, ndë ka ushqierë fëmijë, ndë ka priturë Shënjtorë, ndë ka larë këmbët’ e Shënjtorëvet, ndë ka dhënë ndihmë me aft ature që qenë ndë shtrëngim, ndë ka ecurë ndë çdo punë të mirë. Ma të vat’ e ra mërgoi, sepse kur rëndonenë kondrë Krishtit, duanë të martonenë. E kanë dëm sepse e lanë mbrazëtë besën’ e parë. Edhe si janë të papuna mpsojënë të vijënë rrotullë ndëpër shtëpira, e jo vetëmë të papuna, po edhe fjalëshuma e korkosure, e kuvëndojënë ato që nukë kanë hie. Dua adha që të ratë të martonenë, të rritjënë fëmijënë, të bënenë të zonjat’ e shtëpisë, të mos apënë ndonjë aformi atij që është kondrë që t’i shajë. Sepse ndashti më parë dica u kthenë pas Satanait. Ndë qe ndonjë i besësë a e besësë gra të va, le t’u ndihjë ature, e le të mos rëndonetë qisha, që të mundjë të ndihjë ature që janë me të vërtetë të va. Priftëritë që qivernisjënë mirë le të marrënë nderë të dhipllosurë, e më tepërë ata që mundonenë ndë fjalë e ndë dhidhahi. Sepse thotë karta: Mos ja lidhç gojënë kaut kur shin ndë lëmë, e që ergati ësht’ i zoti për pagë të tij. Kondrë njëit priftit kallëzim mos dheks, përveçe me di e me tri martirë. Ata që fëjejënë, qërtoi përpara gjithëvet, që të marrënë frikë edhe të tjerëtë. Të vë ndë be përpara Perndisë e përpara Zotit Iisu Hristoit, e Ëngjëjet së cgjedhurë, që të ruaç të tila punëra pa ndonjë prolips, pa bërë ndonjë punë tuke kthierë mbë jetër anë. Të mos nxitoneç të vëç duartë mbi ndonjë, e të mos marrç pjesë nga fajet’ e së tjerëvet. Ruaj vetëhenë tënde të qëruarë. Mos duaj të piç gjithënjë ujë, po të piç pakëzë verë për stomahnë tënd e për sëmundë të tua të shpejtatë. Fajet’ e dica njerëzet janë të çfaqura e arrijënë ndë gjuq më përpara, ma ndë ca vijënë pas. Ashtu edhe punërat’ e mira janë faqeza, e ato që janë ndrishe nukë mundjënë të fshehenë. Gjith’ata që janë ndënë cgjedhë të skllavisë, le të silloisjënë se duhetë të nderojënë me çdofarë nderit zotërit’ e ture, që të mos shahetë ëmëri i Perndisë edhe dhidhaskalia. E ata pa që kanë zotërinj të besëtë, le të mos i ksenderojënë, sepse janë vëllazër, po më shumë le të punojënë, sepse janë të besësë e të dashurë, e kanë pjesë ndë këtë të mirë. Këto dhidhaksi, e mpsoi. Ndë dhidhaks ndonjë tjatërë lloi, e nukë vjen ndë fjalë të shëndosha të Zotit sonë Iisu Hristoit, e mbë dhidhaskali të besësë. Ai është një perifan, që nukë di gjë, po ësht’ i sëmurë për qartëra e të qërtuara ndë fjalëra, që nga ato bënetë zili, qartë, të shara, shubehera të këqia. Këto janë mundimi njerëzet që kanë mëntë prishurë, e që u lipsetë e vërteta, e silloisenë se besa është për të fituarë. Largou nga të tillëtë. E vërtet është fitim i madh besa, me të bërë me aft me të pakënë. Sepse s’kemi prurë gjë ndë këtë jetë, e nuk’ është shubehe, as mundjëmë të marrëmë gjë fare. Ma kur kemi të ngrënatë, e të mbuluaritë, le të bënemi hoshnuk ndë këto. Sepse ata që duanë të bënenë të pasurë, bienë ndë piraksi e ndë lak të së paudhit, e ndë shumë dëshërime të pavëjiera e të dëmëtuara, që ato mbitjënë njerëzitë ndë mort e ndë humbëjë. Sepse rrënja e gjithë së këqiavet është lakëmimi. Për dashuri të saj dica u mërguanë nga besa, e shpuanë vetëhen’ e ture me shumë të dhëmbura. Po ti, o njeriu i Perndisë, ikë nga këto punëra, ma mbahu nga e drejta, nga evsevia, nga besa, nga dashuria, nga durimi, nga të butëtë. Lëfto ndë luftë të mirë të besësë. Rrëmbe jetën’ e pasosurë, që për atë je thirrë, e mollojise një molloji të mirë përpara shumë martirëvet. Të porsit tij përpara Perndisë që ep jetë gjithë punëravet, e përpara Krishtit Iisuit, që martirisi ndë kohë të Pondioit Pillatosë molloin’ e mirë. Që të ruaç ti këtë porsi pa lerosurë, pa kati(go)ri, ngjera mbë t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit. Atë që do ta bëjë të duketë mbë kohë të saj, i lumuri e vetëmë i forti, Mbreti i mbretet, e Zoti i ature që Zotërojënë. Ai që vetëmë ka të pavdekëjënë, e rri ndë një dritë të paafëruarë, ai që as ka qënë as mund të jetë parë nga ndonjë njeri. Mb’atë nder, e mbretëri e pasosurë. Ashtu qoftë! Të pasuritë ndë këtë jetë porsiti që të mos mburrenë, as të mos kenë tharosn’ e ture ndë gjë që s’ka besë, po ndë Perndin’ e gjallë, që na ep navet të gjitha me dorë hapëtë për të gëzuarë. Të bëjënë të mirë ndë të tjerë, të jenë të pasurë ndë punëra të mira, të apënë ature që s’kanë, të bashkonenë me të gjithë. Tuke vënë mbënjanë për vetëhe të ture një themeli të mirë për jetë që vjen, që të pohtisjënë jetën’ e pasosurë. O Timotheo, ruaj amanetnë, e mërgo me të urrierë fjalët’ e humbura, e të ndieratë, e qartëratë e asaj së dijture që ka ëmër të rrem. Që për atë dica tuke mburrurë ranë nga udha e besësë. Dhurëtia me ti. Ashtu qoftë! * Karta e Parë mbë Timotheonë u shkrua nga Llaodhiqia, që ajo është qutet i parë e Frigjisë së Pakatianisë. Pavllua Apostolli i Iisu Hristoit me thelimë të Perndisë, sikundrë ish të taksuritë e jetësë që është mbë Iisu Hristonë. Mbë Timotheonë djalën’ e dashurë, dhurëti, ndëjesë, paq nga Perndia Babai, e nga Krishti Iisui Zoti inë. Lëvdoj Perndinë që llatreps që nga përint’ e mi të parëtë me fiqir të qëruarë, që të kujtoj tij ndë të fala të mia kurdo nat’ e ditë. Kam mall që të të shoh ti, sepse kujtonem lot’ e tua, që të mbushem me gëzim. Tuke kujtuarë besënë tënde të pagënjeshtrë, që pat qënë përpara ndë gjushenë tënde Lloidhënë, e ndë mëmënë tënde Evnikënë, e di me të vërteta që është edhe tek ti. Pra andaj të kujtoj ti të bëç të ngjalletë dhurëtia e Perndisë që është tek ti me anë të vënit duart’ e mia. Sepse nukë na ka dhënë nevet Perndia një Shpirt të frikësë, po (Shpirt) të fuqisë, e të dashurisë, e të urtëcisë. Të mos duaç adha të të vijë turp për martiri të Zotit sonë, as për mua të lidhurinë për të, po tij kij pjesë ndë mundim t’Ungjillit sa është fuqi e Perndisë. Që na ka lefterosurë nevet, e na ka thirrë me të thirrë të Shënjtëruarë, jo për punë tona, po sikundrë qe kshilli i tij, e sikundrë qe dhurëtia që na u dha nevet, me anë të Krishtit Iisuit pa dhe nisurë jetëtë. E që u çfaq ndashti me të dashuritë të Iisu Hristoit, që na shpëtoi nevet, t’atij që prishi edhe vdekëjënë, edhe dëftoi jetënë, e të pavdekuritë me anë t’Ungjillit. Për atë jam bërë unë dhidhaho, e Apostoll, e Dhaskal gjithë filivet. Edhe për atë aformi pësoj unë këto punëra, po nukë më vjen turp, sepse e njoh mbi cilinë kam vënë tharosnë, e jam veveosurë që ai ësht’ i fortë që të ruajë amanetnë tim ngjera mb’atë ditë. Mba ksomblën’ e fjalëvet së shëndosha, që qe digjuarë nga meje, me besë e me dashuri që është mbë Hristo Iisunë. Ruaj amanetnë mirë me anë të Shënjtit Shpirt, që rri ndër juvet. Ti e di që më lanë mua gjith’ ata që janë nd’Asi. Prej asuresh është Figjelloi edhe Ermogjeni. Le të bëjë Zoti ndëjesë ndë fëmijë të Onisiforit, sepse shumë herë më kanë prëjturë, e nuk’ i ka ardhurë turp për zinçire të mia. Po si erdhi ndë Rom me të shpejtë më kërkoi e më gjeti. Zoti i dhashtë atij të gjejë ndëjesë mbanë Zotit mb’atë ditë. E sa punëra bëri për mua nd’Efeso ti i di fort mirë. Ti adha, o biri im, forcou ndë dhurëti që është mbë Krishtinë Iisunë. E punëtë që ke digjuarë nga meje me shumë martirë, ato vuri mbanë njerëzet së besësë, ature që do të jenë të Zotë të dhidhaksjënë edhe mbë të tjerë. Ti mundou si trim i mirë i Iisu Hristoit. Ndonjë kur shkruhetë trim nukë pleksetë ndë reshperi të kësai jetet, që të pëlqejë atij që mbëjedh trimatë. Sepse edhe atij që lëfton nd’agonë nuk’ i vënë kurorë, ndë mos lëftoftë sikundr’ është nomi. Bujku që punon duhetë të ketë pjesë më përpara nga pemëtë. Vurë ndër mënd ato që thom, makar të të ip Zoti mënd mbë të gjitha. Kij ndër mënd Iisu Hristonë, nga far’ e Dhavidhit, që u ngjall nga të vdekuritë, sikundr’ është Ungjilli im. Për atë unë heq ngjera mbë të lidhurë, sikur kam bërë të keq, po fjal’ e Perndisë nuk’ është lidhurë. Pra andaj unë i duroj çdofarë punë për dashuri të së cgjedhuret, që të gjejënë edhe ata shpëtim, që është mbë Hristo Iisunë, me nder të Qiellet. Këjo fjalë ësht’ e vërtetë, sepse ndë jemi vdekurë bashkë me Krishtinë, edhe do të rrojëmë me të bashkë. Ndë qofim të duruarçim, do të mbretërojëmë bashkë me të; ndë arniçim atë, edhe ai do të arnisjë nevet. Ndë mos besofçim nevet, ai mbetetë i besësë. T’arnisjë vetëhenë nukë mund. Të tilatë kij ndër mënd, e martiris njerëz përpara Zotit, të mos lëftojënë me fjalë, që ësht’ e vëjierë mbë ndonjë, po për prishëjë t’ature që digjojënë. Shtrëngou të dëftoç vetëhenë të cgjedhurë përpara Perndisë, punëtuar të paturp, që punon me të drejtë fjalën’ e së vërtetësë. Po të ikëç ato fjalët’ e ndiera e të prallavet, sepse shtonenë shumë me të pabesllëk. E fjalët’ e tillëvet venë tuke ngrënë posi fagusa. Nga ata është Imeneoi edhe Filitoi. Ata janë mërguarë nga e vërteta, tuke thënë që të ngjallturitë u bë ndashti; e shtrëngojënë besën’ e dicavet. Ma binaja e paluajtura e Perndisë rri pa tundurë, që ka këtë nishan: I njohu Zoti ata që janë të tijtë. E le të jetë larg nga adhiqia cilido që zë ngoje ëmërin’ e Zotit. E më të pastajmenë mbë një shtëpi të madhe nukë janë vetëmë enë t’arta e t’ergjënta, po edhe të drujta e të balta; e ca janë për punë të nderçme, e ca janë për punë të ndiera. Ndë qëroftë ndonjë vetëhen’ e tij nga këto punëra, do të jetë enë për nder, e Shënjtëruarë e vëjierë për Zotnë, e hazër mbë çdofarë punë të mirë. E nga dëshërimet’ e djalërisë mërgou, e hajde pas së drejtësë, dashurisë e paqesë me ata që thërresënë Zotnë me zëmërë të qëruarë. E qartat’ e marra e të panderçuratë hidhi poshtë, sepse e di që pjellënë luftëra. E ropi i Zotit nukë ka hie të lëftojë, po të jetë i butë me të gjithë, gati për të dhidhaksurë, i duri(m)çim. Që të qërtojë me të butë ata që qëndrojënë kondrë ndë të vërtetë, mos u ip ature Perndia metani, për të njohurë të vërtetënë. E të kthenenë ndë vetëhe (cgjidhurë) nga laku i së paudhit, që nga ai kanë qënë skllev (tuke bërë) thelimën’ e tij. Ndashti këtë të diç, se ndë dit të pastajme do të vijënë kohëra të këqia. Sepse do të bënenë njerëzitë miqt’ e vetiut, Lakëmeës, Qenodhoksë, Perifanë, Mallëkeës, të pabindurë ndë përind, të panjohurë të mirëtë, të paudhë. Të padhëmburë, të papaq, kallëzeës, të pambajturë, t’egrë, të padashurë të mirënë. Prodhotë, arsëzë, të frijturë, e të duanë të pëlqieratë më shumë se Perndinë. E që kanë të dukurit’ e evsevisë, ma fuqin’ e saj e kanë arnisurë. Edhe nga këta mërgou. Sepse nga këta janë ata që hijënë ndëpër shtëpira, e skllavosjënë grazatë që janë ngarkuarë me faje, e hiqenë ndë çdolloi dëshërime. Ato gjithënjë mpsojënë, ma kurrë nukë mundjënë të vijënë ndë të njohurë të së vërtetësë. Ma sikundrë i qëndruanë karshi Moisiut Ianniu edhe Iamvriu, kështu edhe këta qëndrojënë karshi ndë të vërtetë, njerëz me mënd të prishura, të padhoqimi ndë besë. Ma nukë do të prokopsjënë më tepërë, sepse marrëzia e ture do të çfaqetë ndë gjithë botë, sikundr’ u çfaq edhe e aturevet. Po ti ke ardhurë pas dhidhaskalisë sime, pas jetësë sime, pas kshillit sim, pas besësë sime, pas zëmërësë madhe sime, pas dashurisë sime, pas durimit sim. Të ndjekurat’ e mia, të pësuaratë që më gjajtinë mua nd’Antiohi, nd’Ikoni, ndë Listrë, çfarë lloi të ndjekura pësova, e nga të gjitha më shpëtoi mua Zoti. Po gjith’ ata që duanë të rrojënë si të kështërë mbë Krishtinë Iisunë, do të ndiqenë. Ma njerëzit’ e këqinj e gënjeshtjarëtë do të venë nga e keqa ndë të më të keqe, tuke gënjierë botënë e tuke gënjierë ata nga bota. Po ti të qëndroç mb’ato që mpsove, mb’ato që të janë dhënë, sepse e di nga kush i mpsove. E sepse që nga foshnjëria ote ke mpsuarë grammatit’ e Shënjtëruara, ato që mundjënë të të mpsojënë për shpëtim, me anë të besësë që është mbë Hristonë Iisunë. Gjithë karta e folë si do Perndia, ësht’ e vëjierë për të dhidhaksurë, për të qërtuarë, për të dhiorthosurë, për të dërtuarë ndë të munduarë mbë të drejtë. Që të jetë i tërë njeriu i Perndisë gati mbë çdofarë punë të mirë. Të vë adha mbë be përpara Perndisë e Zotit Iisu Hristoit, që do të gjukojë të gjallë e të vdekurë ndë kohë t’ardhurit së tij e të mbretërisë tij. Dhidhaks fjalënë, vështro kohë e pa kohë, qërto, gjëmo, lutu me çdo durim e me të dhidhaksurë. Sepse do të vijë kohë që do të mos durojënë dhidhaskalin’ e shëndoshë, po sikundrë janë dëshërimet’ e ture, do të çojënë dhaskalë ndë vetëhe të ture, për të gudulisurë të veshëvet. E do të mërgojënë veshët’ e ture nga të gjegjurit’ e së vërtetësë, e do t’i kthejënë ndë të digjuarë të prallavet. Po ti rri cgjuarë mbë gjithë punë, duroi të pësuaratë, bën punën’ e dhidhahut s’Ungjillit, shërbesënë tënde sose. Sepse unë jam ndashti mbë të derdhurë të gjakut, e koha e së treturit sim është afër. Lëftova luftën’ e mirë, udhënë e sosa, besënë e ruajta. Më të pastajmenë, m’është ruajturë për mua kurora e së drejtësë, që do të më apë mua Zoti, gjukatësi i drejtë, mb’atë ditë, e jo vetëmë mua, po edhe gjith’ ature që dëshëroijnë t’ardhurit’ e tij. Nxitou të viç tek unë shpejt. Sepse Dhimai më la për dashuri të kësaj jetet, e vate ndë Selenik, Krisqi ndë Gallati, Titua ndë Dhallmati. Llukai vetëmë është me mua bashkë; e merr edhe Markonë me vetëhe e bjere, sepse m’ është shumë i vëjierë ndë shërbesë. E Tihikonë e dërgova nd’Efeso. Fellonë që laçë ndë Troadhë, ndë shtëpi të Karposë, kur të viç bjerë me vetëhe edhe kartëratë, e më tepërë memvranatë. Aleksandhroi Bakërxhiu më bëri shumë të këqia. Do të ja paguajë atij Zoti sikundrë ka bërë. Nga ai ruhu edhe ti, sepse ai është shumë kondrë ndë fjalë tona. Ndë të dhiafendepsurë tim ndonjë nukë qe për mua, po të gjithë më lanë (mos ua silloistë për faj ature Perndia). Ma Zoti më ndihu mua e më forcoi që të paguhetë me anë time dhidhahia, e të digjojënë gjithë filit’ e tjera, e shpëtova nga goja e liondarit. E Zoti pa do të më shpëtojë nga çdo punë e ligë, e do të më shpjerë shëndoshë ndë mbretëri të tij të Qiellit. Atij qoftë nder mbë jetë të jetëvet. Ashtu qoftë! Thuaj të fala Prisqillësë edhe Aqillësë, edhe shtëpisë Onisiforit. Erastoi mbeti ndë Korintho. E Timotheonë e laçë ndë Milito të sëmurë. Nxitou të viç përpara dimërit. Të faletë me shëndet Efvulloj edhe Pudhi, edhe Linua, edhe Kllavdhia, edhe gjithë vëllazëritë. Zoti Iisu Hristoi qoftë me Shpirt tënd. Dhurëtia me juvet bashkë. Ashtu qoftë! * Karta e Ditë mbë Timotheonë që u hirotonis Piskop i parë i qishësë Efesiotet, u shkrua nga Romi, kur Pavllua dolli për së ditit përpara Qesarit Neronit. Pavllua, ropi i Perndisë e Apostolli i Iisu Hristoit, sikundrë është besa e së cgjedhuret së Perndisë, e të njohurit’ e së vërtetësë, që është sikundr’ është evsevia. Për shpëresë të jetësë pasosurë, atë që Perndia që nukë gënjen e taksi pa dhe të nisurë të jetëvet. E ka të çfaqurë mbë kohë të ture fjalën’ e tij, me anë të dhidhahisë që qe besuarë mbë mua me porsi të Perndisë që shpëton nevet. Mbë Titonë djalën’ e dashurë sikundr’ është besa që kemi bashkë, dhurëti, ndëjesë, e paq nga Perndia Babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi që shpëton nevet. Për këtë punë të laçë ti ndë Krit, që të vëç mb’udhë ato që lipsenë, e të vëç qutet mbë qutet Priftër, sikundrë të paçë porsiturë unë. Njerinë që të jetë pa kallëzi, që ka pasurë një grua vetëmë, që të ketë djelmt’e tij të besësë, që të mos jenë kallëzuarë ndë kurvëri, a të jenë të pabindurë. Sepse duhetë që Piskopi të jetë pa faj, si Ikonom i Perndisë, jo perifan, jo zëmërak, jo arsëz, jo i dhënë ndë verë, jo rrahës, jo lakëmeës. Po të dojë të huajtë, të dojë të mirënë, të jetë i mbëjedhurë, i drejtë, Shënjt, i mbajturë. Të mbahetë nga fjal’ e besësë së dhidhahisë, që të mundjë t’apë nasihat së tjerëvet, me dhidhaskali të shëndoshë, e të qërtojë ata që rrinë kondrë. Sepse janë shumë të pabindurë, fajëtorë e gënjeshtjarë, e më tepërë ata që janë nga nemuri i së prerëvet. Ature duhetë t’u thurjënë gojënë. Ata nakatosjënë gjithë shtëpitë tuke dhidhaksurë punëra që s’kanë hie, për të poktisurë pak gjëkafshë. Çocili prej suresh, profit i ture, tha: Kritikotë janë kurdo gënjeshtjarë, bishë të këqia, barqe të pambushura. Këjo fjalë ësht’ e vërtetë, andaj qërtoi ti ata fort, që të shëronenë ndë besë. Të mos vënë veshnë ndë pralla të Çifutet e ndë porsira të njerëzet, që urrejënë të vërtetënë. Të gjitha janë të qëruara për të qëruaritë, e për të pëgërë pa e për të pabesëtë, s’është ndonjë e qëruarë, po ësht’ e molepsurë mëndëja e ture edhe fiqiri. Molloisjënë se njohënë Perndinë, e me të bënat’ e ture e arnisjënë, sepse janë të ndierë, e të pabindurë, e të pavëjierë mbë çdofarë punë të mirë. Ma ti dhidhaks sikundrë ka hie ndë dhidhaskali të shëndoshë. Që pleqtë të jenë t’esëllë, të turpçim, të përmbjedhurë, të shëndoshë ndë besë, ndë dashuri, ndë durim. Ashtu edhe plakatë të jenë me rroba sikundrë ka hie ndë Shënjtëri, të mos jenë korkosure, të mos jenë dhënë ndë shumë verë, të jenë dhaskale ndë të bërë të mirënë. Që të mpsojënë të ratë të jenë të mbëjedhura, të duanë burrat’ e ture, të duanë djelmt’ e ture. Të jenë t’urta, të qëruara, të ruajnë shtëpinë, të jenë të mira, të bindenë ndë burra të ture, që të mos shahetë fjal’ e Perndisë. Ashtu mpso edhe të ritë që të jenë t’urtë. Mbë të gjithë bën vetëhenë tënde ksomblë të punëravet së mira. Ndë dhidhahi të jeç i paluajturë e i nderçim. Fjala të jetë e shëndoshë e e pasharë, kaqë që të turpëronetë ai që rri kondrë e të mos mundjë të thotë likshtë për juvet. Kopijtë të bindenë ndë zotërinj të ture, mbë të gjitha të jenë të pëlqierë, të mos thonë fjalënë kondrë. Të mos vjedhënë, po mbë çdofarë punë të dëftojënë besë të ture, kaqë që të bëjënë nder ndë dhidhaskali të Perndisë sonë mbë gjithë njerëz. Sepse u duk dhurëti e Perndisë sotirit sonë mbë gjithë njerëz. Që na dhidhaks nevet të arnisjëmë të pabesllëknë edhe dëshërimet’ e jetësë, e të rrojmë ndë këtë jetë me urtëci, me të drejtë, e me besë të mirë. Tuke priturë atë të lumurënë shpëresë, e ata të dukuritë të nderit të Perndisë së madhe e sotirit sonë Iisu Hristoit. Ai që dha vetëhen’ e tij për nevet, që të na shpëton nevet nga çdofarë paranomie, e të na qëron mbë vetëhe të tij, një llao të cgjedhurë, e ziliar mbë punëra të mira. Këto dhidhaks e mpsoi e qërto me çdofarë urdhëri. Ndonjë le të mos të shtjerë poshtë tij. Kujtou ature që të jenë bindurë ndënë zabitër e ndë urdhëre, të jenë të digjuarë, të jenë gati mbë çdofarë punë të mirë. Të mos vllasfimisjënë ndonjë, të mos duanë qartëratë, të jenë të butë, të dëftojënë të butët’ e ture mbë gjithë njerëz. Sepse qem edhe nevet njëherë të marrë, të pabindurë, të humburë, skllevt’ e dëshërimevet e çdolloi pëlqimevet tuke rruarë ndënë të keqe e ndë zili, t’urrierë nga bota, e tuke urrierë njeri-jatërinë. Ma kur u duk mbë nevet të mirëtë e ndëjesa e Perndisë, Sotirit sonë. Jo për punëra të drejta që bëm nevet, po për ndëjesë të tij na sosi nevet, me anë të së larit të së lerit së ri e të përtërijturit Shënjtit Shpirt. Që erdhi mbë nevet me dorë hapëtë me anë të Iisu Hristoit, Sotirit sonë. Që si të bënemi të drejtë me dhurëti t’atij, të jemi si është shpëresa, klironomë të jetësë pasosurë. Fjal’ e vërtetë është këjo. E këto punëra dua që t’i veveoç ti, që ata që besuanë mbë Perndinë të kenë mëntë ndë punëra të mira. Këto janë punërat’ e mira e të vëjiera ndë njerëz. Ma qartërat’ e marra, e gjeneallogjitë, e filloniqitë, e luftët’ e nomit t’i lëç, sepse janë të pavëjiera e të humbura. Njerinë eretiko, si ta mpsoç një herë e di herë, ta lëç. E diji që i tili është shtrëmbuarë e fëjen, si ai që është dëmëtuarë për gjuq të tij. Kur të dërgoj Artemanë tek tij a Tihikonë, shpejto të viç tek unë ndë Nikopol, sepse atje bëra nijet të dimëroj. Zinanë, dhaskalë e nomit, edhe Apollonë, dërgomi shpejt, që të mos u lipsetë ature gjë. Le të mpsonenë edhe tanëtë të kenë mëntë ndë punëra të mira për hrira që gjajënë, që të mos jenë të papemmë. Të falenë me shëndet gjith’ ata që janë bashkë me mua, t’u faleç me shëndet ature që na duanë nevet me besë. Dhurëtia mbë juvet bashkë. Ashtu qoftë! * Karta mbë Titonë që qe hirotonisurë Piskop i parë ndë qishë të Kritikovet, u shkrua nga Nikopoli i Maqedhonisë. Pavllua, i lidhuri i Iisu Hristoit, edhe Timotheoi vëllai, mbë Filimonë, të dashurinë tënë, e punëtuarë me nevet bashkë. E mbë Apfinë të dashurënë, e mb’Arhiponë, trimnë me nevet bashkë, e mbë qishënë tënde të shtëpisë. Dhurëti mbë juvet, e paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi. Lëvdoj Perndinë time kurdo që të zë ngoje tij ndë të falura të mia. Sepse digjoj dashurinë edhe besënë që qe mbë Zonë Iisunë, edhe mbë gjithë Shënjtorë. Me tropo që ësht’ e çfaqurë pjesa që ke ti ndë besë, për të njohurë gjithë punët’ e mira që janë ndër juvet mbë Hristonë Iisunë. Sepse kemi gëzim të madh e parigori për dashuri tënde, sepse zëmër’ e Shënjtorëvet është prëjturë me anë tënde, o vëlla. Andaj kam shumë tharos mbë Krishtinë që të të porsit ti ato që kanë hie. Të lutem më tepërë për dashuri, se je i tili ti, si unë plaku Pavllua, edhe ndashti i lidhuri i Iisu Hristoit. Të vë ndë be për djalënë tim, atë që polla ndë mes të zinçirëvet, Onisimonë. Atë që të qe ti njëherë i pavëjierë, ma ndashti i vëjierë për ti edhe për mua, atë që të dërgova tij përsëri. E ti ta preç atë si zorrët’ e barkut sim. Atë unë dojë ta mbajë me vetëhe, që të më punon mua ndaje teje, ndë mes të zinçirëvet t’Ungjillit. Ma nukë desha të bëj gjë pa dijturë ti, që të mos jetë të mirëtë tënd me të pahir, po të jetë me dashuri tënde. Sepse mbase andaj u mërgua për ca kohë (nga teje), që ta keç atë për gjithë jetë. Jo më si kopil, po ndaje kopilit, vëlla të dashurë, më tepërë mbë mua, e sa më shumë mbë ti, si mbë punë të kurmit, edhe mbë të Zotit. Ndë ke mua adha për të dashurë, prite atë si edhe mua. E ndë të ka bërë ti gjë dëm ndë ndonjë punë, a të ka gjë borç, shkruaje atë për llogori time. Unë Pavllua e shkrova me dorë time, unë dua të paguaj, që të mos të thom që ti më je borçli mbë vetëhe tënde. Kështu, o vëlla, makar të fitojë unë nga teje këtë të mirë mbë Zonë, prëjmë zorrët’ e mi mbë Zotnë. Kam tharos mbë të gjegjurë tat të shkrova ti, sepse e di që do të bëç më shumë se ato që të thom. Bashkë me këto bëmë gati konak, sepse shpërej që me anë të faluravet tuaj do të dhëronem juvet. Të faletë me shëndet Epafrai (shoku im ndë hapsanë për Hristo Iisunë), Markua. Aristarhoi, Dhimai, Llukai, shokët’ e mi. Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hristoit me Shpirt tuaj. Ashtu qoftë! * Karta mbë Filimonë u shkrua nga Romi me anë të Onisimoit, kopilit. Perndia që shumë herë e shumë lloish foli njëherë baballarëvet, me anë të Profitëvet, më pastaje ndë këto dit na foli nevet me anë të Birit. Atij që e bëri klironomn’ e gjithë punëravet, që me anë t’atij bëri edhe jetëtë. Ai sepse qe drit’ e nderit e haraktiri i së qënit së tij, si pruri të gjitha me fjalën’ e fuqisë tij, tuke bërë me vetëhe të tij të qëruaritë e fajevet sona, ndënji mb’anë të djathëtë të madhëcisë mbë të larta. E u bë kaqë më i lartë nga ëngjëjtë, saqë mori mbë pjesë ëmër më të cgjedhurë nga ata. Sepse mbë cilinë nga ëngjëjtë tha kurrë: Biri im je ti, unë sot të polla ti? E përsëri: Unë do t’i jem atij baba, e ai do të më jetë mua bir? E përsëri, kur të kllasë bir’ e vetëmë ndë jetë, thotë: Le t’i falenë atij gjithë ëngjëjt’ e Perndisë. E sa për ëngjëj pa thotë: Ai që bën ëngjëjt’ e tij shpirtëra, e punëtorët’ e tij flakë të zjarit. E mbë të birë pa (thotë): Froni it, o Perndi, mbë jetë pas jetet; shkop i së drejtësë, shkopi i mbretërisë sate. Ke dashurë të drejtënë e ke urrierë të paudhënë, pra andaj të ka hrisurë Perndia, Perndia ote me vaj të gëzimit mbi shokë të tua. E ti, o Zot, që herën’ e parë e shtive themelinë e dheut, e punët’ e duarvet së tua janë Qielltë. Ata do prishenë, ma ti mbete, e gjithë posi një rrobë do të vjetëronenë. E posi një rrobë do të përmbëjedhç ata, e do të ndërronenë, po ti je ai vetëvetiut, e motetë e tua do të mos lipsenë. E mbë cilinë nga ëngjëjtë tha kurrë: Rri mb’anë time të djathëtë, ngjera sa të vë armiqt’ e tu ndënë këmbë të tua? Nukë janë të gjithë Shpirtëra të shërbesësë, që dërgonenë për të shërbierë, për ata që duanë të klironomisjënë sotirinë? Andaje duhetë nevet kaqë më tepërë të vëmë veshnë mbë punëra që u digjuanë, mos ndodhetë e biemë nga të shkajturitë. Sepse nd’është që fjala që u tha me anë të ëngjëjet qe e paluajturë, e çdo paravas, e çdo të padigjuarë mori pagënë që i duhej. Qish do të shpëtojëmë nevet ndë mos silloiçim gjë për një kaqë të madhe sotiri? Që ajo nisi të rrëfenej nga Zoti, e na u veveos nevet nga ata që e digjuanë me veshë. Sepse martiris Perndia me çuditë e me nishane, e me shumë lloi thavmëra, e me të ndarë të (dhurëtivet) të Shënjtit Shpirt, sikundr’ është thelim’ e tij. Sepse nuk’ e vuri ndënë këmbë t’ëngjëjet Perndia jetënë që vjen, atë që flasëmë për të. Edhe dicili e martirisi ndë një vënd, e tha: Ç’është njeriu, që ta kujtoç atë, a biri i njeriut, që vete ta shohç atë? E ke vogëluarë atë pakëzë gjë nga ëngjëjtë, e ke koroniasurë me lëvdim e me nder, e e ke vënë atë sipër mbë gjithë punëra të tua. Gjithë punëratë ja ke vënë ndënë këmbë të tij, sepse si ja vuri atij të gjitha ndënë këmbë, nukë la ndonjë farë kafshë pa vënë ndënë këmbë të tij. Po ndashti nuk’ i shohmë edhe të gjitha të bindura ndënë këmbë të tij. Me atë Iisunë që qe pakëzë vogëluarë nga ëngjëjtë, për të pësuarë të vdekëjësë, e shohëmë koroniasurë me lëvdim e me nder, që për dhurëti të Perndisë të dhoqimasjë vdekëjënë për gjithë. Sepse kish hie mbë të, që për atë (janë) gjithë punëtë, e me anë t’atij u bënë gjithë punëtë, ai që pru shumë bij ndë nder të teliosej me anë të pësimevet, udhëtori i sotirisë ture. Sepse ai që Shënjtëron, edhe ata që Shënjtëronenë (janë) gjithë nga një punë vetëmë. Andaj nukë ka turp t’i quajë ata vëllazër. Tuke thënë: Do të rrëfej ëmërinë tënd ndë mes të vëllazëret së mi, do të të këndoj lëvdim ti ndë mes të qishësë. E përsëri: Unë do të kem tharos mbë të. E përsëri pa: Ja tek jam unë edhe djelmt’ e mi që më dha Perndia. Sepse djelmtë e kanë bashkë kurmnë edhe gjaknë, edhe ai mori pjesë nga të tilatë si edhe ata, që me anë të vdekëjësë, të prishte atë që kish mbretërin’ e vdekëjësë, domethënë djallinë. E që të shpëton këta, sa qenë për frikë të vdekëjësë ndë skllavi për gjithë jetë të ture. Sepse nukë zihetë prej ëngjëjet, po zihetë prej farësë Avraamit. Pra andaj duhej të gjan mbë të gjitha me vëllazër, që të bënej Arhieref lejmonjar, e i besësë mbanë Perndisë, që të qërojë fajet’ e llaoit. Sepse mb’atë që besoi ai kur u piraks, mund t’u ndihjë ature që piraksenë. Andaje, vëllazër Shënjtorë, të thirrë ndë të thirrturë të Qiellet, vështroni Apostollonë e Arhierefnë të mollojisë sanë, Iisu Hristonë. Që ai ësht’ i besësë mb’atë që e bëri atë (Apostoll edhe Arhierea), si edhe Moisiu (që u bë i besësë) ndë gjithë shtëpi të tij. Sepse kij u nderua kaqë më tepërë nga Moisiu, sa është nga shtëpia më i nderçim ai që e bën. Sepse çdo shtëpi dërtonetë nga ndonjë; e ai që dërtoi gjithë punëtë është Perndia. E Moisiu qe i besësë mbë gjithë shtëpi të tij, si shërbëtuar, që të qe martir i gjith’ ature punëravet që duajnë të thuhishnë. Ma Krishti është posi bir mbi gjithë shtëpi të tij. Ajo shtëpi e tija jemi nevet, ndë mbajtishim ngjera mbë të sosurë pa luajturë tharosnë e nder’ e shpëresësë. Andaj, sikundrë thotë Shënjti Shpirt: Sot ndë digjofi zën’ e tij. Mos gurëconi zëmëratë tuaj, si ndë kohë të pikëllimit, ndë ditë të piraksisë nd’erimi. Tek më piraksnë mua baballarëtë tuaj, bënë dhoqimi mbë mua e panë punët’ e mia dizet vjet. Andaj urreva atë fili, e thaçë: Këta venë gjithënjë tuke humburë udhënë me zëmërë të ture, e nukë i njohnë udhët’ e mia. Kaqë sa bëra be me të zëmëruarë, që nukë do të hijënë kurrë ndë të prëjturë tim. Vështroni, vëllazër, që të mos jetë kurrë mbë ndonjë nga jush zëmërë e keqe e pabesësë, që të mërgoni nga Perndia e gjallë. Po mpsoni vetëhenë njeri-jatërinë ngadita, ngjera sa quhetë dit’ e sorme, që të mos gurëconetë ndonjë nga juvet me gënjeshtrë të fajit. Sepse jemi bërë shokër me Krishtinë, ndë mbajtishim pa luajturë ngjera më pastaje themelin’ e të qënit. Kur thuhetë: Sot ndë digjofi zën’ e tij, mos gurëconi zëmëratë tuaj, si ndë kohë të pikëllimit. Sepse ca si digjuanë, e pikëlluanë Perndinë, po jo gjith’ ata që duallë nga Egjiptoja me anë të Moisiut. E mbë cilëtë nga ata njerëz qe zëmëruarë ngjera mbë dizet vjet? Jo vallë mb’ata që fëjienë, mb’ata thom që ështërat’ e ture u ranë nd’erimi? E mbë cilëtë u përgjërua ai që të mos hijënë ndë të prëjturë të tij, përveçe mb’ata që nuk’ u bindnë? E e shohëmë që nukë mundnë të hijnë për të pabesllëk. Le të trëmbemi adha se mos lihetë të taksurit’ e së hijturit ndë të prëjturë të tij, e gjëndetë ndonjë nga jush që mbetetë prapa. Sepse nevet jemi vangjelisurë, posi edhe ata; po s’i vëjeu ata fjala që digjuanë, sepse nukë qe bashkuarë me besë, mb’ata që e digjuanë. Sepse nevet që kemi besuarë hijëmë nd’ata të prëjturë, sikundrë tha: Si bëra be nd’urgji time, nukë do të hijënë ndë të prëjturë tim. E vërtet punërat’ e tij janë mbushurë që kur u themelios jeta. Sepse tha Perndia ndë një vënd për të shtatënë ditë kështu: E u prëjti Perndia ditën’ e shtatë nga gjithë punët’ e tij. E ndë këtë vënd pa: Nukë do të hijënë ndë të prëjturë tim. Ndaje adha mbetetë të hijënë dica mbë të, e ata që u qe dhënë haberi i mirë më përpara, nukë hinë për aformi të së pabesllëkut. Dhioris përsëri njëfarë dite, tuke thënë me anë të Dhavidhit: Sot, pas kaqë kohet. (Sikundr’ u tha): Sot ndë digjofi zën’ e tij, mos gurëconi zëmëratë tuaj. Sepse t’i kish prëjturë ata Iisui i Naviut, nukë duaj të flit më pastaje për tjetër ditë. I lipsetë adha llaoit së Perndisë (Savatismó) të prëjturë. Sepse ai që hiri ndë të prëjturë të tij, edhe ai u prëjt nga punërat’ e tij, si (u prëjt) edhe Perndia mbë të tijtë. Le të shpeitojmë adha të hijëmë nd’ata të prëjturë, që të mos bjerë ndonjë ndë ksomblë të së pabesllëkut. Se e gjallë është fjala e Perndisë, e e Zonja, e më e prëhurë se nga çdofarë thiket me di presa, e hin ngjera mbë të ndarë të Shpirtit e të Pnemësë, e të quçëvet e të palcavet, e që ksetaks akoma kujtimetë e silloit’ e zëmërësë. E nuk’ është pun’ e bërë që të jetë e padukurë përpara tij, po të gjitha janë lakuriq e të cveshura përpara sivet t’atij, që mb’atë do të apëmë nevet llogori. Kur kemi adha një Arhieref të madh, që shkoi ndëpër Qiell, Iisunë të bir’ e Perndisë, le të mbajëmë molloinë tënë. Sepse nukë kemi një Arhieref që nukë mund t’i vijë likshtë për të smundura tona, po (kemi) atë që u piraks bara mbë të gjithë, për vetëmë fajit. Le të afëronemi adha me tharos ndë fron të nderit, që të marrëmë ndëjesë e të gjejëmë hir e ndihmë ndë kohë që lipsetë. Sepse çdo Arhieref që mirretë nga njerëzitë e vihetë (Arhieref) për të mirë të njerëzet mbë gjith’ ato punë që duhetë të bënenë mbanë Perndisë, që të bjerë dhurëtira, kurbane për faje. Që mund të ketë simpathi mbë të padijturitë e mbë të pllanepsuritë, sikundr’ ësht’ edhe ai pështjellë me smundëjë. E ndaje duhetë si për llaonë, kështu edhe për vetëhe të tij të bjerë kurban për faje. E ndonjë të tillë nder nuk’ e merr nga vetiu, përveçme ai që thërritetë nga Perndia posi edhe Aaroni. Kështu edhe Krishti nuk’ u nderua prej vetiut, me të bërë Arhieref, po (e nderoi) ai që i tha: Biri im je ti, unë sot të kam pjellë. Sikundrë thotë edhe gjekët: Ti je Prift mbë gjithë jetë, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut. Ai (Krishti) ndë dit të kurmit së tij, si pat prurë të fala e të lutura me të thirrë të fortë e me lot mb’atë që mund ta shpëton atë nga vdekëja, e si u digjua për evllavi. Ndonëse qe bir, mpsoi nga ato që pësoi të gjegjuritë. E tuke sosurë u bë aformi shpëtimit së pasosurë mbë gjith’ ata që janë tek ai të digjuarë. Sepse është thirrë nga Perndia Arhieref, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut. Për atë shumë punëra kemi për të thënë nevet, e të zahmeçime me të ksijisurë, sepse jini bërë të gurëtë ndë veshë. Sepse tek dojëtë të jeshëtë dhaskalë sa për kohë, kini hri që t’u dhidhaksetë juvet përsëri cilatë janë stihitë e të nisurit së kuvëndevet së Perndisë; e jini të tillëtë që kini hri për qumështë, e jo për të ushqierë të shëndoshë. Sespe ai që është mbë qumështë, nukë ka praks ndë fjalë të së drejtësë, sepse ai është foshnje. Ma gjella e shëndoshë është për të tamamptitë, për ata që për të mpsuarë, kanë sitë të hapëta për të njohurë të mirënë e të ligënë. Pra andaj si të lëmë të kuvënduaritë për nisëjë të Krishtit, le të vemi bara mb’atë që është më i sosurë, pa shtirë për së ditit themeli të kthierit nga punët’ e mortit e të besësë mbë Perndinë. Të dhidhaskalisë pagëzimevet, edhe nga të vënët’ e duaret, edhe nga të ngjallët’ e së vdekuret, e gjuqëesë pasosurë. E këtë do ta bëjmë ndë na e ndëjeftë Perndia. Sepse ësht’ e zahmeçime, që ata që panë qënë njëherë ndriturë, e që kanë dhoqimasurë dhurëtin’ e Qiellit, e patnë qënë bërë pjesëtarë mbë Shpirtinë Shënjt. E që kanë dhoqimasurë fjalën’ e mirë të Perndisë, e fuqit’ e jetësë që vjen. E janë (pa) gremisurë, të përtërihenë edhe një herë mbë metani, tuke kriqasurë për së ditit mbë vetëhe të ture të bir’ e Perndisë, e ta nxjerënë mbë të ksenderturë. Sepse dheu që pi shinë që [ bjen ] mbë të shumë herë, e pjell barëra të mira mb’ata që e punojënë, merr bekim nga Perndia. Ma ndë nxjertë gjëmba e trivole, është e shtirë poshtë, e afër për të mallëkuarë, më e pastajmea e saj është për të djegurë. U taksjëmë më të tepëra punëra për juvet, o të dashurë, e më të vëjiera për sotiri tuaj, ndonëse kuvëndojmë kështu. Sepse nuk’ ësht’ adhiko Perndia, që të harojë punëratë tuaj, e mundimn’ e dashurisë që kini dëftuarë për ëmër të tij, me atë që shërbietë Shënjtorëtë, e më atë që i shërbeni. Ma dëshërojmë që cilido nga jush të tillëtë të shpejtë të dëftoni, që të bënetë e sosurë shpëresa ngjera mbë të pastajmenë. Që të mos bëni të përtuarë, po të gjani ature që klironomisjënë të taksuratë me besë e me durim. Sepse Perndia kur taksi Avraamit, përse nuk kish tjetër gjë më të madh që të përgjëronej, u përgjërua mbë vetëhe të saj. Tuke thënë: Vërtet, që unë do të të bekoj fort shumë, e do të të shtoj fort shumë. E ashtu ai tuke duruarë me zëmërë të gjerë, e mori të taksuritë. Sepse njerëzitë përgjëronenë për atë që është m’i madh se ata, e për çdofarë antillogjie ësht’ e sosurë mbë ta beja për të veveosurë. Për atë punë si deshi Perndia më tepërë të dëfton ndë klironomë të pandërruarënë e kshillit së tij, vuri ndë mes benë. Që me anë të di punëravet të paluajturavet, mb’ato që nukë mund të gënjejë Perndia, kemi një parigori të madhe nevet që kemi marrë udhënë të mbamë shpëresënë që kemi përpara. Atë shpëresë e mbamë posi angure të paluajturë e siguro të Shpirtit, e ajo hin ngjera mbë të brëndëshmë të velesë. Tek hiri Iisui prodhromo për nevet, e u bë Arhieref, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut, për jetë të jetësë. Sepse kij Melhisedheku (qe) mbreti i Salimit, Prifti i Perndisë lartë, ai vate të piqej Avraamnë kur kthenej nga mundie e mbretëret, e e bekoi atë. Nde ai Melhisedheku dha Avraami edhe të dhjetënë e gjithë punëravet. Ai herën’ e parë quhetë mbreti i së drejtësë, e pastaje mbreti i Salimit, që domethënë mbreti i paqit. Pa baba, e pa Mëmë, e pa Gjeneallogji, pa pasurë nisëje ditet, e të sosurë të jetësë, tuke gjajturë me të bir’ e Perndisë, mbetetë Prift për gjithë jetë. Ma vështroni sa qe i madhi kij, sa që i dha edhe të dhjetënë atij Patriarhu Avraam nga preja. Ndashti ata nga të bijt’ e Leviut, që kanë marrë Priftërinë, kanë ordhini të marrënë të dhjetënë nga llaoi, sikundrë thotë nomi, domethënë nga vëllazërit’ e ture, ndonëse ata panë dalë nga mesi i Avraamit. Ma ai që s’është nga ata që u rrëfenetë fjala, mori të dhjetënë nga Avraami, e bekoi atë që pat të taksuratë. Ndashti pa ndonjë shubehé m’i vogëli nga m’i madhi merr bekimnë. E këtu marrënë të dhjetënë njerëzitë e vdekurë; ma atje (merr) ai, që martirisetë se rron. E (të thomi kështu) edhe ai Leviu që mbëjedh të dhjetënë, u dhekatis nde Avraami. Sepse ai qe akoma ndë mes të Babait, kur i dolli atij përpara Melhisedheku. Ndë qe adha të teliosuritë me anë të Priftërisë Leviut (sepse ndënë këtë mori nomnë Llaoi) çfarë hrie bëri pastaje, që të dil jashtë një tjetër Prift, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut, e të mos qe thënë si taksi i Aaronit? Sepse Priftëria kur vjen nga njeri mbë jetërinë, duhetë të ndërronetë edhe nomi. Sepse ai që thuhenë këto punëra për të, mbahetë nga jetërë fili, që nga ajo s’pat punuarë ndonjë ndë thisiastir. Sepse është pun’ e çfaqurë, që nga fili e Iudhësë leu Zoti inë, që mb’atë fili Moisiu nukë foli kurrë gjë për Priftëri. E këjo kaqë më shumë është çfaqurë, sepse një jetër Prift del jashtë, që ka të shëmbëllierë me Melhisedheknë. Ai u bë Prift jo sikundr’ është nomi i ritëvet e porsivet së kurmit, po për fuqi një jetet së paprishurë. Sepse kështu e martirisi Perndia, tuke thënë: Ti je Prift për gjithë jetë sikundr’ është taksi i Melhisedhekut. Ndashti porsi e parë kthenetë prapë, për smundëjë të saj e të pavëjierë. Sepse ndonjë punë nukë pru ndë të teliosurë nomi, po pas atij hiri një shpëresë më e mirë, që me anë të saj afëronemi Perndisë. E më shumë, (Prift) jo pa të përgjëruarë. (Sepse të tjerëtë janë bërë Priftër pa të përgjëruarë, ma kij me të përgjëruarë, nga ai që i thot’ atij: U përgjërua Zoti, e nukë kthenetë prapë. Ti je Prift për jetë pas jetet, sikundr’ është taksi i Melhisedhekut.) Kaqë më së mirë dhiathiqit u bë mesít Iisui. E ata janë bërë shumë Priftër, sepse mortia nuk’ i lij të duroijnë shumë. Ma kij sepse mbetetë jetet, e ka Priftërinë të paçkëputurë. Andaj edhe mund gjithnjë të sosjë ata që afëronenë me anë të tij nde Perndia, tuke rruarë gjithënjë për të luturë për ta. Sepse i tili duhej të ish ndë nevet Arhieref, Shënjt, i pafaj, i pazhierë, i çquarë nga fajëtorëtë, e i ngriturë më lart se Qielltë. Ai nukë ka hri si ata Arhierejtë, që të bëjë kurban përdita më përpara për faje të tij, e pastaje për (faje) të llaoit; sepse këtë e bëri ai një herë, kur pru (kurban) vetëhen’ e tij. Sepse nomi bëri Arhierej njerëz që kishnë smundëjë; ma fjala e së përgjëruarit që u bë pas nomit (bëri) bir të teliosurë ndë jetë pas jetet. E për të thënë me pak fjalë këto që tham, nevet kemi të tillë Arhieref, që ndënji mb’anë të djathëtë të fronit të madhëcisë ndë Qiell. Liturgo të punëravet Shënjte e të tendësë vërtetë, që është ngrehurë nga Zoti, jo nga njeri. Sepse cilido Arhieref vihetë për të prurë dhurëtira e kurbane, andaj duhetë që të ketë edhe kij gjëkafshë për të prurë. Sepse ndë qe ai sipër mbi dhe, do të mos qe as Prift, sepse do të mbetishnë ata Priftër që bienë dhurëti sikundrë e ka nomi. Ata shpërejënë sikundr’ është ksombli e hieja e punëravet së Qiellet, sikundrë qe thënë (nga Perndia) Moisiut, kur duaj të bën tendënë, se vështro, i thotë, të bëç gjithë sikundrë është ksombli, që t’është dëftuarë tij ndë mal. Ma ndashti (Krishti) ndodhi më të mirë shërbesë, saqë është mesit i m’i madhit dhiathiq, që ai me më të mira të taksura u vu ndë vënd. Sepse ndë qe ajo e para e nderçurë, nukë kërkonej vënd për të ditënë. Sepse tek paraponepsetë (Perndia) për ata, thotë: Ja, vijënë dit, thotë Zoti, e do të bëj unë be mbë shtëpi të Israilit, e mbë shtëpi të Iudhësë një dhiathiq të ri. Jo si dhiathiqnë që paçë bërë me baballarë të ture, mb’atë ditë kur i mbajë ata prej doret, për të nxjerë ata nga vëndi i Egjiptosë, e ata nukë qëndruanë ndë dhiathiq tim, edhe unë i kam shtirë poshtë ata, thotë Zoti. Sepse këjo është dhiathiqi që do të bëj mbë shtëpi të Israilit pas ature ditet, thotë Zoti, do të vë nomet’ e mi ndë mënd të ture, e do t’i shkruaj ato mbi zëmërë të ture; e do të jem Perndi e ture e ata do të jenë llaoi im. E nukë bën hri që të dhidhaksjënë cilido prej asuresh gjiton’ e tij, e cilido vëllan’ e tij, tuke thënë: Njih Zotnë, sepse nga më i vogëli i ture, ngjera mbë të madhn’ e ture do të më njohënë. Sepse do të bënem i butë mb’adhiqiera të ture, a do të mos kujtonem më fajet’ e ture e paronomit’ e ture. Ndashti me të thënë: të re, e vjetëroi të parënë, e ajo që vjetëronetë e mplaketë, ësht’ afër prishëjësë. Pati pa edhe tenda e parë ritot’ e llatrisë, edhe shënjtërin’ e dheut. Sepse pat qënë dërtuarë tenda e parë, tek qenë kandilieri, e mësalla, e prothesi i bukëvet, ajo që quhetë Shënjte. E pas së ditësë bulicë, tenda që quhetë Shënjte e Shënjtorëvet. Që mba brënda thimiaton’ e artë edhe arkën’ e dhiathiqit mbuluarë me ar mbë çdo anë; mb’atë (qe) Stamn’ e artë tek qe Manna edhe shkopi i Aaronit që biu, edhe pllakat’ e dhiathiqit. E mbi atë (arkë) qenë Heruvimitë e nderçurë, që bëijnë hie. Për ato punëra nukë kam ndashti të thom një për një. E si qenë bërë kështu këto punëra, sa për tendën’ e parë, atje hijnë përdita priftëritë të bëjnë punët’ e priftërisë. E ndë të ditënë pa një herë ndë mot, hin Arhiereu vetëmë, jo pa gjak, që bën kurban për vetëhe, e për faje të llaoit që nuk’ i njihnë. Sepse na dha kështu të shohëmë Shënjti Shpirt, që edhe nukë qe çfaqurë udha e Shënjtorëvet, se qëndron edhe mbë këmbë tend’ e parë. Që ajo ishte ksomblë e asaj kohet atëherë, mb’atë dhurëtira e kurbane birishnë, ato s’mundnë të bëijnë telio mbë sinidhis atë që bën kurbanë. Vetëmë me anë të së ngrënatë e të piravet e të lloi-lloi së laravet e cirimoni të kurmit që qenë dhënë të na bijnë ngjera mbë kohë që do të ndreqishnë. Ma Krishti, si erdhi Arhieref i së miravet që do të vijnë, me anë të një më së lartiet e më së mirësë tendë, jo bërë me duar, domethënë jo nga këta të dërtuarë. As me anë të gjakut Cjepet e Demavet, po me anë të gjakut së tij, hiri një herë ndë Shënjte, e gjeti një shpëtim të pasosurë. Sepse nd’është që gjaku i Demavet e i Cjepet edhe hiri i Mëshqerësë, kur randisej ndë të pëgëritë, i shënjtëron mbë të qëruarë të kurmit. Sa më shumë gjaku i Krishtit, që ai me anë të Shënjtit Shpirt pru vetëhen’ e tij të pakatigori te Perndia, do të qërojë sinidhisnë tënë nga punët’ e mortit, që të punojmë Perndin’ e gjallë? E andaj ësht’ ai mesit i dhiathiqit së ri, që të marrënë të ftuaritë të taksuritë e klironomisë pasosurë, sepse vdekëja (e tij) u bë për të shpërblierë të fajevet që bënishnë ndë dhiathiq të parë. Sepse tek është dhiathiq, pajetërë duhetë të vijë vdekëjë atij që bën dhiathiqnë. Sepse dhiathiqi me vdekëjë veveosetë, sepse ngjera sa rron ai që bëri dhiathiqnë, ësht’ edhe e pafuqi. Andaj as e para nukë u lutej pa gjak. Sepse kur dhiavasi Moisiu ndë llao gjithë porsit’ e nomit, mori gjakn’ e Viçëret e të Cjepet bashkë me ujë e me lesh të kuq e Isop, randisi bashkë me Vivlionë edhe gjithë llaonë. Tuke thënë: Këta është gjaku i dhiathiqit, që porsiti Perndia mbë juvet. E ashtu i randisi me gjak, edhe tendënë, edhe gjithë enët’ e punësë. E afëro gjithë punëtë me gjak qëronenë sikundr’ e ka nomi, e pa derdhurë gjak nukë bënetë ndëjesë e fajevet. Duhetë adha që ksomblët’ e punëravet së Qiellet, me anë të këture punëravet të qëronenë; ma ato punërat’ e qiellet qëronenë me thisi më të mira se këto. Sepse nukë hiri Krishti ndë të Shënjtëruara të bëra me duar, ksomblë së vërtetavet, po hiri nd’atë të Qiellvetë, që të çfaqej ndashti për të mirë tënë përpara Perndisë. Edhe jo për të prurë shumë herë vetëhenë, sikundrë hin Arhiereu nga vit ndë të Shënjtëruara mbë gjak të huaj. (Sepse ndrishe duhej që të kish pësuarë ai shumë herë, që mbë të nisurë të jetësë), ma ndashti u duk një herë mbë të sosurë të motet, për të prishurë fajnë me kurban të vetëhesë tij. E qish është dhiorisurë ndë gjithë njerëz të vdesënë një herë, e pas kësaj mortit është gjuq. Kështu edhe Krishti qe prurë një herë për të prerë fajetë e së shumëvet, e të ditënë herë do të duketë pa faj për shpëtim t’ature që e presënë atë. Sepse tuke pasurë nomi hienë të së miravet që do të vijënë, e jo vetë Ikonën’ e punëravet, s’mund kurrë të teliosjë, me anë të kurbanevet që bënenë për vit gjithënjë, ata që qasenë ndë Iero. Ndrishe deshnë të qëndroijnë nga të bëritë; sepse si të qëronishnë një herë ata që bëijnë kurbanetë do të mos njihnë më ndë vetëhe ndonjë faj. Ma ndë këto (thisira) bënetë kujtim çdo vit për faje. Sepse nukë mund gjaku i Demavet edhe i Cjepet të ngrërë fajetë. Andaj tek hin ndë jetë, thotë: Nukë deshe kurban, as mblatë, po mua më bëre kurm. Nukë të pëlqienë tij të djeguratë që bënenë për faje. Atëherë thaçë unë: Ja tek vij unë (ndë krie të kartësë është shkruarë për mua) për të bërë, o Perndi, thelimënë tënde. Pat thënë sipër, që kurbane e mblatëra, e të djegura për fajëra nuk’ i pate dashurë, as të patnë pëlqierë (ato punëra i bëjënë kurban sikundr’ e ka nomi). Atëherë tha: Ja që vij, o Perndi, të bëj thelimënë tënde; ngrë të parënë, për të stisurë të ditënë. E për këtë thelimë kemi qenë të shënjtëruarë me anë të mblatësë kurmit Iisu Hristoit (që u bë) një herë. E cilido Prift rri gati përditë ndë punë, e tuke bërë shumë herë ato të tilatë kurbane që nukë mundjënë kurrë të ngrëjënë fajetë. Ma kij (Iisui) si pru vetëhen’ e tij një herë për gjithë jetë kurban për fajëra, ndënji mb’anë të djathëtë të Perndisë. Tuke priturë më të pastajmenë kohënë ngjera sa të vihenë armiqt’ e tij fron ndënë këmbë të tij. Sepse me një mblatë vetëmë i bëri telio për jetë ata që janë të shënjtëruarë. Na e martiris nevet edhe Shënjti Shpirt, sepse si pat thënë: Kij është dhiathiqi, që do të bëj unë me ata pas ature ditet, thotë Zoti, tuke dhënë nometë ndë zëmëra të ture, e ndë mënd të ture, do t’i shkruaj ato. E do të mos kujtonem më kurrë fajet’ e ture edhe paranomit’ e ture. Tek është adha ndëjesë këture, nuk’ është më mblatë për faje. Kur kemi adha, o vëllazër, tharos të hijëmë ndë Shënjt të Shënjtorëvet, me anë të gjakut të Iisuit. Udhë thom që na e përtërijti nevet të re e të gjallë, me anë të velësë, domethënë të kurmit së tij. E tuke pasurë një prift të madh ndë shtëpi të Perndisë, Le të afëronemi me zëmërë të vërtetë me të plotë të besësë, qëruarë zëmëratë nga fiqiri i keq. E larë kurminë me ujë të pastruarë, le të ruaj pa luajturë molloin’ e besësë (sepse ësht’ i besësë ai që na ka taksurë). E le të vështrojmë njeri-jatërinë për t’anangasurë ndë dashuri e ndë punëra të mira. Le të mos lëmë të mbëjedhuratë tona, sikundrë kanë adet të bëjënë dica, tuke bërë zëmërë; e kaqë më shumë, sa që shihni që afëronetë ajo ditë. Sepse kur të fëjejmë nevet me thelimë tënë, si e njohm të vërtetënë e pastaje nukë mbetetë më kurban për faje. Ma një pandohi e tromaksurë e gjuqit e të djegurë të zjarit që është për të ngrënë armiqtë. Një që shkel nomn’ e Moisiut, përpara di a tri martirëvet vdes pa ndonjë ndëjesë. Sa më shumë mundim do të pësojë (silloisnie juvet) ai që shkel të bir’ e Perndisë, gjakn’ e dhiathiqit së ri që u shënjtërua mbë të, e e merr si çdo gjak, e shan Shpirtin’ e dhurëtisë? Sepse e dimë cili ësht’ ai që tha: Puna ime është të mundoj, e do të paguaj, thotë Zoti. E për së ditit: Zoti do të gjukojë llaon’ e tij. Pun’ e frikuarë është që të bjerë njeriu ndë duar të Perndisë gjallë. Kujtoni dit’ e para, si qetë ndriturë, duruatë shumë luftë të pësimevet. E ndashti tuke bërë boroli me dhunëra e me pikëllime, e ndashti pa tuke bërë shokë me ata që janë me të tillë shkallë. Sepse pësuatë bashkë me mua ndë hapset’ e mia, e duruatë pa helm të rrëmbierit’ e plaçkavet suaj; sepse e diji që kini të pasurë më të mirë ndë Qiell të vetëhesë suaj, e të patundurë. Mos humbitni adha tharosnë tuaj, që ai ka pagë të madhe. Sepse juvet u duhetë durim, që të bëni thelimën’ e Perndisë, e të mirri të taksuritë. Sepse edhe një çikëzë, e ai që do të vijë, do të vijë, e nukë do të mënojë. Ma i drejti do të rrojë me besë, e nd’u ktheftë mbë të prapë, nukë do të prëhetë Shpirti im mbë të. Ma nevet nukë jemi për të hequrë prapë, për të humburë, po për të besuarë të pohtisjëmë shpëtimn’ e Shpirtit. Është adha besa një themeli e punëravet që shpërejmë; të dëftuarë të punëravet që nukë shihenë. Sepse për këtë besë u nderuanë të lashtitë. Me anë të besësë kupëtojmë qish janë bërë jetëtë me fjalë të Perndisë, kaqë që këto që dukenë nukë janë bërë nga ato që dukenë. Me anë të besësë pru Aveli mbë Perndinë kurban më të mirë se Kaini. Për atë besë është mburrurë për i drejtë se i dheksi atij Perndia dhurëtinë. E për atë besë ndonëse vdiqi, edhe po mbahetë mënd. Për besë Enohu u shpu ndë tjetër vënd, që të mos shihte vdekëjë; e nuk’ u gjënd, sepse e shpuri Perndia ndë tjetër vënd; sepse pa dhe të ndërruarë të vëndit së tij, qe mburrë si i cgjedhurë te Perndia. Pa besë adha s’mund të pëlqejë njeri Perndisë, sepse ai që qasetë te Perndia duhetë që të besojë, se është Perndi, e poguan ata që kërkojënë. Me besë ju çfaq nga Perndia Noesë për ato që edhe nukë dukishnë, me besë të trëmburë dërtoi Qivotonë për të shpëtuarë shtëpin’ e tij; për atë (Qivoto) katarisi jetënë, e u bë klironom të së drejtësë që vjen nga besa. Me besë kur qe thirrë Avraami, digjoi të del mb’atë vënd, që duaj të mirr klironomi, e u nis pa dijturë ku kish për të vaturë. Me besë ndënji i huaj ndë vënd që i qe taksurë, si mbë të botësë, tuke ndënjurë mbë tendëra me Isaaknë e Iakovnë klironomë bashkë së tilit vënd. Sepse prit atë qutetn’ e themeliosurë mirë, që asaj arhitek që e themeliosi është Perndia. Me besë edhe ajo Sarra shterpa mori fuqi të bënej me barrë, e polli ndonëse qe shkuarë koha, se e mori për të vërtetë atë që bëri të taksuritë. Pra andaj edhe nga një vetëmë, edhe kij gati i vdekurë, leu një turmë (pjellësh) posi ujët’ e Qiellit, e posi rërë e detit e panëmëruara, që është mb’anë të detit. Ndë besë vdiqnë këta të gjithë, pa marrë të taksuratë, po tuke parë ato për së largut, e tuke bindurë, i deshnë, e molloisnë që janë miq të huaj mbi dhe. Sepse ata që kuvëndojënë kështu dëftojënë që kërkojënë patridhënë. E të qe që të mbaijnë ndër mënd atë nga duallë, do të kishnë kohë të kthenishnë mbë të. Ma ndashti dëshërojënë një më të mirë, domethënë të Qiellit; andaj nukë ka turp Perndia të quhetë Perndi e ature, sepse i kish bërë ature gati qutet. Me besë Avraami u dhoqimas nga Perndia, e pruri kurban Isaaknë, e ther djalën’ e vetëmë, ai që mori të taksuratë. Ai që i qe thënë: Mbë Isaaknë do të jetë fara jote. Silloisi (Avraami) që e fortë është Perndia të ngjalljë Isaaknë nga të vdekuritë; andaj e mori pa atë posi ndë një Ikonë. Me besë Isaaku dha bekimnë Iakovit edhe Isafit, tuke vështruarë punëratë që do të vijnë. Me besë Iakovi mbë të vdekurë bekoi çdonjë nga djelmt’ e Iosifit; e u fal si akumbisi mb’anë të shkopit së tij. Me besë Iosifi kur vdis kujtoi të dalët’ e bijet së Israilit (nga Egjiptoja), e porsiti për eshtëra të tij. Me besë Moisiu poqë leu, u fsheh tre muaj prej përindet së tij, sepse panë që qe një djalë i bukurë, e nuk’ u trëmbnë porsin’ e mbretit. Me besë Moisiu si u bë i madh, nukë deshi të quhej bir i vashëzësë Faraonit. Sepse cgjodhi më tepërë të hiq të keq bashkë me llao të Perndisë, se të gëzonej për pak kohë ndë faje. Me të madh hazine e silloisi dhunën’ e Krishtit nga hazinet’ e Egjiptosë; sepse vështron ndë të poguarë të pastajmë. Me besë la Egjiptonë, pa pasurë frikë nga të zëmëruarit’ e mbretit; sepse u forcua si me të parë t’atij që nukë shihetë. Me besë lutej Pashkënë, e bëri të derdhurit’ e gjakut që të mos i ngit Israilitë ëngjëlli që vrit djemtë e parë t’Egjiptiovet. Me besë shkuanë ndëpër Det të Kuq, si ndëpër dhe të thatë; atë deshnë të dhoqimasnë Egjiptiotë, e u mbitnë. Me besë u gremisnë muret’ e Ierihosë, kur i rrotulluanë Israilitë shtatë dit. Me besë kurva Rahav nukë pësoi gjë me të pabesëtë bashkë, kur dheksi me paq Kataskopëtë. Edhe ç’të thom unë? Sepse s’m’ arrin mua koha të rrëfej për Gjedheonë, Varaknë, edhe Sampsonë, edhe Iefthaenë, Dhavidhnë, edhe Samuilë, edhe Profitëtë. Ata me besë mundnë mbretërira, bënë të drejtënë, muarrë të taksuratë, thurë gojët’ e leondarëvet. Shuajtinë fuqin’ e zjarit, shpëtuanë nga të prerit’ e thikëvet, shëruanë nga sëmundëtë, u bënë të fortë ndë luftë, i bënë të ikëjnë asqeret’ e huaj. Muarrë gratë të vdekurit’ e ture të ngjallturë, të tjerë pa me të rrahurë si duallë vdiqnë, e nukë deshnë shpëtimnë, që të gjejënë të ngjallturë më të mirë. Të tjerë dhoqimasnë të shara edhe të rrahura, edhe më shumë të lidhura e të fillakosura. U mbuluanë me gurë, u prenë me sharrë, u gucitnë, vdiqnë ndënë thikë, ecnë pështjellë me lëkurë të dhënet, të dhivet, tuke lipurë, tuke shtrënguarë, tuke gjëmuarë. (Ata që për të tillëtë nukë qe jeta e zonja) u pllanepsnë nd’erimira, ndë male, ndë shpella, e ndë vëra të dheut. E këta të gjithë ndonëse qenë mburrurë me martiri që u ipej për besë të ture, nukë muarë të taksuratë. Sepse Perndia pat dhiorisurë një punë më të mirë për nevet, që të mos jenë teliosurë përveçe nesh. Andaj edhe nevet si kemi rrotullë kaqë mjergullë të madhe të martirëvet, le të çkarkonemi nga çdofarë barre e nga faji që na gjëndetë rrotullë, e le të ecëjmë me durim nd’udhë që është përpara nesh. Tuke vështruarë nd’atë që nisi edhe sosi besënë, Iisunë, ai për gëzim që i qe vënë përpara tij duroi kruqnë, pa vënë ndër mënd dhunënë, e ndënji mb’anë të djathëtë të fronit së Perndisë. Sepse silloisni me kujdes mb’atë që duroi nga fajëtorëtë mbë vetëhe të tij kaqë antillogji të madhe, që të mos lodhi me të humburë të zëmëravet suaj. Juvet edhe nukë qëndruatë kondrë fajit ngjera mbë gjak, të lëftoni kondrë asaj. E juvet kini harruarë atë nasihat, që ajo u flet juvet posi bijet, e u thotë: Biri im, mos e le dhidhaskalin’ e Perndisë, e mos e humb zëmërënë kur qërtone prej si. Sepse atë që do Zoti, e mundon, e zë shufrë mbë çdo djalë të tij, atë që njeh për të tijnë. Ndë durofi mundimnë, Perndia biretë me juvet posi me djelm të tij, sepse ç’ësht’ ai djalë, që nuk’ e mundon babai? Sepse ndë jini jashtë nga mundimi, që nga ai të gjithë kanë pjesë, jini adha bashto, e jo djelm të vërtetë. E pa baballarëtë tanë të kurmit i keshm për dhaskalë, e u kemi pasurë nder. Nukë do të bindemi më tepërë mbë baban’ e Shpirtëravet, për të pasurë jetë? Se ata bënishnë dhaskalë për një kohë të pak ditet, sikundr’ u dukej ature mirë, ma (Perndia na mundon) kij mb’atë që vjen, të na bëjë të kemi pjesë nga shënjtëri e tij. Çdofarë të munduarë adha sa për të ndashtime nukë duketë që bie gëzim, po pikëllim. Ma pas ca kohet bie një pemmë të butë të së drejtësë mb’ata që janë të munduarë mbë të. Pra andaj dhiorthosni duart’ e lënguara edhe gjunjët’ e dredhura. E bëni t’ecurë të drejtë me këmbë tuaj, që të mos dalë nga udha ndonjë tuke çaluarë, po më shumë të ndreqetë. Kërkoni paqnë me gjithë edhe shënjtërimnë, që pa atë ndonjë do të mos shohnë Zotnë. Tuke vështruarë mirë mos lipsetë ndonjë nga hiri i Perndisë, mos bijë ndonjë rrënjë e pikëtë e u bie dëm, e me anë t’asaj molepsenë shumë. Mos është ndonjë kurvjar, a i pëgërë si Isafi, ai që për një të ngrënë shiti protokët’ e tij. Sepse e diji që edhe pastaje tek duaj të mirr pjesë bekimnë, u shti poshtë, sepse nukë gjeti vënd ndë metani, ndonëse e kërkoi atë me lot. Sepse nuk’ u afëruatë ndë mal që zihetë me dorë, e që digjetë me zjar, e mbë mjergullë, e mbë skotadh, e mbë thëllim. E mbë zë të zurnasë, e mbë zë të fjalëvet, që atë ata që e digjuanë, kërkuanë që të mos u bënej më fjalë mbi ta. (Sepse nukë mundnë të duroijnë këtë urdhër (që thosh) “edhe një bishë të ngasë malë, do të mbulonetë me gurë, a do të goditet me shugjetë”. E kaqë e frikuarë ish ajo që dukej, saqë tha Moisiu: Jam i frikuarë e i dredhurë). Po jeni qasurë ndë mal të Sionit, e ndë qutet të Perndisë gjallë, nd’Ierusalim të Qiellit, e ndë disa mijë miljun ëngjëjet. E ndë panigjir, e ndë qishë të prototokëvet, që janë shkruarë ndë Qiell, e mbë Perndinë gjukatësin’ e gjithëvet, edhe ndë shpirtëra të profitëvet së drejtë. E mbë Iisunë mesitin’ e dhiathiqit së ri, e mbë të derdhurë të atij gjakut që flet më mirë se gjakt’ e Avelit. Kini mëntë të mos liri atë që u flet, sepse nd’është që nukë shpëtuanë ata që patnë lënë atë që u flit mbi dhe, shumë më tepërë nukë do të shpëtojmë nevet kur të kthejmë shpallëtë atij që na flet nga Qielltë. Zëri i atij atëherë drodhi dhenë, e ndashti bën të taksurë, e thotë: Edhe një herë unë dredh jo vetëmë dhenë, ma edhe qiellinë. Nga ajo adha që thotë: edhe një herë, dëfton të këmbieritë e ature punëravet që këmbenenë, si të bëra, që të mbetenë ato që nukë lozënë. Andaj si muarrm mbretëri të paluajturë, le të mbajmë dhurëtinë që m’atë të llatrepsjëmë si i pëlqen Perndisë, tuke punuarë me frikë edhe me nder. Sepse Perndia onë është zjar që kataha. Ruani njeri me jatërinë miqësin’ e vëllazërisë. E fillokseninë mos e haroni; sepse me atë dica pa kupëtuarë, pritnë ëngjëi ndë shtëpira të ture. Kujtoni ata që janë lidhurë ndë hapsana, si të lidhurë me ta bashkë; e të helmuarët sikur jeni edhe juvet (që pësoni bashkë m’ata) ndë kurm. E nderçurë qoftë mbë të gjithë martesa, e thalami i pa të pëgërë; sepse kurvjarëtë e mihotë do t’i gjukojë Perndia. E të jetë mëndeja mërguarë nga lakëmia, thoi sado mb’ato që kini përpara; sepse ai ka thënë: Nukë do të të lë, as nukë do të të lëshoj. Andaj me tharos thomi nevet: Zoti, ndihma ime, nukë do të trëmbem; ç’të më bëjë njeriu? Kujtoni të parëtë tuaj, ata që u dhidhaksnë juvet fjalën’ e Perndisë; ature si t’u vështroni të sosurit’ e jetësë, t’u gjani ndë besë. Iisu Hrishtoi dje edhe sot, ai është, edhe mbë jetë pastaje. Mos liri të hiqi posht’ e lart mbë shumë lloi dhidhaskalira; sepse është pun’ e mirë që të forconi zëmërënë me anë të dhurëtisë, jo me anë t’ature të ngrënavet, që nukë vëjejtinë gjëkafshë ata që ecnë mbë to. Kemi thisiastir që mb’atë s’kanë urdhër të kenë pjesë ata që ruajnë tendënë. Se ature bagëtivet që gjaku i ture biretë nga Arhiereu ndë Shënjt të Shënjtorëvet për faj, kurmet’ e këture janë djegurë jashtë nga vëndi i së ndënjurit. Andaj edhe Iisui për të Shënjtëruarë llaonë me gjak të tij, pësoi jashtë portësë. Le të vemi adha jashtë të ndënjurit, tuke mbajturë dhunën’ e tij. Sepse nevet nukë kemi këtu qutet të paluajturë, po vemi tuke kërkuarë atë që do të vijë. Me anë t’atij adha biemë Perndisë kurdo thisi lëvdimit, domethënë pemënë të buzëvet, që molloisjëmë ëmërin’ e tij. E mos haroni të bëni të mirë, të bëni pjesë nga të miratë tuaj, sepse Perndisë të tila kurbanë i pëlqejënë. Të jini bindurë ndë të parëtë tuaj, e t’i digjoni; sepse ata rrinë cgjuarë për shpirtëra tuaj, si ata që do të apënë llogori; që ta bëjënë këtë me gëzim e pa të mçuarë; sepse këjo do të jetë e pavëjierë mbë juvet. Lutuni për nevet, sepse neve shpërejmë që kemi fiqir të mirë, tuke dashurë të biremi mirë mbë gjithë punëra. E kaqë më shumë u lutem ta bëni këtë që të kthenem unë më shpejt mbë juvet. E Perndia e paqit, që ngrijti nga të vdekuritë me gjak të dhiathiqit së jetësë, atë që është dëlmieri i dhëndet i madhi, Zotnë tënë Iisunë. T’u bëjë të jini të zotë ndë çdofarë punë të mirë, që të bëni thelimën’ e tij; me të bërë ai mbë juvet atë që është e pëlqierë përpara si, me anë të Iisu Hristoit. Mb’atë është nderi mbë jetë pas jetet. Kështu qoftë! Po u lutem juvet, o vëllazër, ta ruani fjalën’ e nasihatit; sepse me pak fjalë u shkrova juvet. Dijie që vëllai inë Timotheoi u lefteros. Me atë (nd’ artë shpejt) do t’u shoh juvet. Thoi të fala gjithë të parëvet tuaj e gjithë Shënjtorëvet. U falenë juvet me shëndet ata që janë nga Italia. Dhurëtia me gjithë juvet. Kështu qoftë! * Karta mbë Çifut u shkrua nga Italia me anë të Timotheoit. Iakovi, ropi i Perndisë edhe i Zotit Iisu Hristoit, mbë të dimbëdhjetë fili, që janë të përhapurë, u thom të gëzoni. Kinie, o vëllazër, si një aformi gëzimit së vërtetë, kur të biri ndë shumë lloi piraksira. Se e diji që dhoqimia e besësë suaj bie durimnë. E durimi le të ketë punë të tërë, që të jini telio, e të tërë, e të palipsurë mbë ndonjë punë. E nd’i lipsetë ndonjeit nga jush sofi, le të kërkojë nga Perndia që ep mbë gjithë pa kurcim e nukë shan, e do t’i ipetë atij. Edhe le të kërkojë me besë, pa ndonjë shubehe, sepse ai që ka shubehe gjan me tallaz të detit kur nakatosetë a kur e tund era. Le të mos mendonetë ai i tili njeri se merr gjëkafshë prej Zotit. Sepse njeriu me di mënd ësht’ i paqëndruarë ndë gjith’ udhëra të tij. Vëllai adha i unjëtë le të mburretë ndë të lartë të tij. I pasuri pa ndë t’unjurë të tij, sepse posi lule e barit do të shkojë. Sepse dolli Dielli bashkë me të ngrohëtë, e e thau barë, edhe lule e tij i ra, edhe bukuria e faqesë tij i humbi. Kështu edhe i pasuri ndë të çuara të tij do të veshqetë. Lum ai njeri që duron pirasmo, sepse kur të jetë dhoqimasurë, do të marrë kurorën’ e jetësë, që është taksurë nga Zoti mb’ata që e duanë atë. Ndonjë kur të piraksetë, le të mos thotë që piraksetë nga Perndia, sepse Perndia nukë gucitetë nga e keqia, e ai nukë gucit ndonjë. Po cilido gucitetë nga dëshërimi i tij, e cbranisetë e gënjenetë. Pastaje dëshërimi bënetë me barrë e pjell fajnë, e faji pa si të bënetë, pjell mortnë. Mos doi të gënjeneni adha, o vëllazërit’ e mi të dashuritë. Çdo e dhënë e mirë e çdo dhurëti e tërë, vjen sipërit tuke cbriturë nga babai i dritëvet; mb’atë nuk’ është të këmbierë, as hie e këmbimit. Sepse ai me thelimë të tij na polli nevet, për fjalë të së vërtetësë, që të jemi nevet ëndë e punëravet së bëra të tij. Andaj, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, le të jetë çdo njeri i shpejtë mbë të digjuarë, e i mënuarë mbë të kuvënduara, e i mpirë mbë të zëmëruarë. Sepse të zëmëruarit’ e njeriut nuk’ e mbush të drejtën’ e Perndisë. Për atë punë, si të hidhni poshtë çdo qelbësirë e të tepëruarën’ e së keqesë, me të butë dheksni fjalënë që është birë ndër ju, atë që mund të sosjë Shpirtëratë tuaj. E bëni asuresh që bëjnë fjalë, e jo vetëmë asuresh që digjojënë tuke gënjierë vetëhenë. Sepse ndë digjoftë ndonjë fjalënë e të mos ta bëjë, kij gjan me një njeri që vështron ndë pasqirë faqen’ e tij që ka nga mëma. Ai si vështroi vetëhenë, shkoi e vate, e harroi çfarë lloi qe. Ma ai që të vështrojë brënda ndë nom të tërë t’elefterisë, e nd’atë pret, kij si nukë bënetë i mbajturë vesh i haruarë, po që bën punënë, kij do të jetë i lumurë ndë punë të tij. Ndë duketë mbë juvet ndonjë që ësht’ i frikuarë i Perndisë, e nuk’ i vë frë gojësë tij, po gënjen zëmërën’ e tij, këtij frik’ e Perndisë s’i vëjen gjë. Besë e qëruarë, e pamolepsurë mbanë Perndisë e Babait, këjo është, të vështrojmë të varfëritë e të vatë, ndë shtrëngim të ture, e të ruajmë gjithëkush vetëhenë pa molepsurë nga këjo jetë. Vëllazërit’ e mi, mos doi të kini besënë të nderçurit Zotit sonë Iisu Hrishtoit me të cgjedhura të faqevet. Sepse ndë riftë ndë mbëjedhëjë tuaj një njeri që ka unazë t’artë me rroba të llampsura, e të hijë edhe një i varfërë me rroba të lerosura. E do të vështroni mb’atë që ka veshurë rrobën’ e llampsurë, e do t’i thoi atij: Rri ti këtu mirë me të prëjturë. E të varfërit pa do t’i thoi: Ti qëndro atje, a rri këtu përpara fronit të këmbëvet së mia. E nukë bëtë juvet të shquarë mbë ta, e u bëtë gjukatës mbë të menduara të liga? Digjoni, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, nukë ka cgjedhurë Perndia të varfërit’ e kësaj jetet, të pasurë ndë besë e klironomë të mbretërisë që ka taksurë ature që e duanë atë? Ma juvet ksenderuatë të varfërinë. Nukë janë të pasuritë ata që u shtridhjënë juvet me zotëri, e ju heqëjnë juvet ndë gjuqëra? Nukë jan’ ata që shajënë atë ëmërin’ e mirë, që me ata thirri juvet? Ndë ruani pa juvet nomnë e mbretit, sikundrë thotë karta, të duaç gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde, mirë bëni. Ma ndë jini nga ata që cgjedhënë faqera, bëni faj, e jini qërtuarë nga nomi si paranomë. Sespse ai që do të ruajë gjithë nomnë e të fëjejë mbë një, u bë fajëtuar mbë të gjitha. Sepse ai që tha: Mos miheps, tha, edhe, mos vraç. E ndë mos kurvërofç, po të vraç, u bëre prishësi i nomit. Kështu kuvëndoni, e kështu bëni, sikur jini për të gjukuarë me nom t’elefterisë. Sepse gjuqi ësht’ i pandëjesë mb’atë që nukë bëri ndëjesë, ma ndëjesa mburretë kondrë gjuqit. Ç’është mbrodhi, o vëllazërit’ e mi, ndë thashtë njeri që ka besë, e nukë ka punëtë, mos mund besa të sosjë atë? Nd’është vëllai a motra cveshurë, e u lipsetë buk’ e sorme. E t’u thotë ndonjë nga juvet ature: Hajdeni ndë të mirë, ngrohi, e ngosi, e të mos u epni ature, ato që u duhenë për kurm, ç’është mbrodhi? Kështu edhe besa, ndë mos pastë punëratë, ësht’ e vdekurë mbë vetëhë të saj. Mbase do të thotë ndonjë: Ti që ke besë, e unë kam punëra, dëftomë ti mua besënë tënde nga punërat’ e tua, e unë do të të dëftoj tij besënë nga punërat’ e mia. Ti beson që Perndia është një, mirë bën; edhe të paudhëtë besojënë, edhe dridhenë. Ma do të njohç, o njeriu i mbrazëtë, se besa pa punëratë ësht’ e vdekurë? Avraami, Babai inë, nuk’ u bë i drejë nga punëratë, tuke prurë Isaaknë të bir’ e tij kurban mbë thisiastir? Ti e sheh që besa punon bashkë me punëra të tij, e nga punëtë besa ju bë e sosurë. E u pogua karta që thotë: Besoi Avraami mbë Perndinë, e ju zu nde ai për të drejtë, e është quajturë miku i Perndisë. E shihni juvet adha që për punëratë bënetë i drejtë njeriu, e jo nga besa vetëmë? Kështu lloi edhe kurva Rahavi, nuk’ u bë e drejtë nga punëtë, kur priti ëngjëjtë e i nxori nga tjetër udhë? Sepse sikundr’ është kurmi i vdekurë pa Shpirt, kështu edhe besa është e vdekurë pa punëra. Mos doi të bëneni shumë dhaskalë, o vëllazërit’ e mi, sepse e diji që do të marrëmë më t’ashprë gjuq mbë vetëhe. Sepse shumë punëra fëjejëmë gjithë. Ai që nukë fëjen mbë fjalë, kij është njeri i sosurë, i zoti të vërë frë edhe gjithë kurmit. Ja, tek vëmë frëne kuajet ndë gojë, që të na bindenë nevet, e u rrotullojmë gjithë kurminë. Ja, edhe karavetë ndonëse janë kaqë të mëdhinj, e ndonëse shturenë nga erëra të forta, kthenenë nga një temon i vogëlë atje tek do ai që e qivernis. Kështu edhe gjuha është një anë e vogëlë, e mburretë mbë shumë punëra. Ja, pakëzë zjar sa pill të madh djeg. Edhe gjuha është një zjar, një jetë e së shtrëmbërësë, gjuha është vënë ndë mes të melevet sona, e moleps gjithë kurminë. E kur të jetë dhezurë nga pisa e kollasit, atëherë djeg trohon’ e të rruajturit sonë. Sepse gjithë fisi i bishëvet, edhe i fluturakëvet, edhe i gjërpinjet, e i pishqet cbutenë, e janë cbuturë nga fuqi e njerëzet. Ma gjuhënë ndonjë nga njerëzitë nukë mund ta cbutjë. E kaqë që s’mund t’i vihetë frë, plot me helm të mortit. Me atë bekojëmë Perndinë e Babanë, e me atë mallëkojëmë njerëzitë që janë bërë me konismë të Perndisë. Nga një gojë e tillë del bekimi edhe mallëkimi; nukë mundjënë të venë këto punëra kështu, o vëllazërit’ e mi. Mund vallë kroi të burojë nga një i tili kanal ujë të ëmblë edhe të pikëtë? Mund vallë, o vëllazërit’ e mi, fiku të bëjë ullinj, a dhria fiq? Kështu edhe kroi nukë mund të bëjë ujë të kripurë edhe të ëmblë. Kush është sofo edhe i dijturë ndër ju? Le të dëftojë ai me anë të jetësë e mirë punërat’ e tij që janë bërë me të butë të së dijturit. E ndë kini juvet zili të pikëtë e qartëra ndë zëmëra tuaj, mos mburri, e mos gënjeni kondrë së vërtetësë. Nuk’ është këjo sofi e cbriturë lartazi, po e dheut, kafshërishte, e së paudhit. Sepse tek është zili e filloniqi, atje është akatastasi, e çdo pun’ e ligë. E sofia që është lartazi, protoparë ësht’ e qëruarë, e pastaje që bën paq, e butë, e bindurë, plot me ndëjesë e me pemmë të mira, e largë nga të ksetaksuritë, e pa ipokrisi. E pemm’ e së drejtësë pa mbilletë ndë paq mb’ata që bëjënë paq. Nga janë luftëratë e qartatë ndër juvet? Jo këteje, nga dëshërimetë tuaj që ecëjnë si trima ndë mele tuaj? Dëshëroni, e nukë kini. Vritni, e zilepsni. E nukë mundni të gjeni. Qërtoni e lëftoni e nukë mundni të gjeni skoponë, sepse nuk’ e kërkoni juvet. Kërkoni e nuk’ mirri, sepse kërkoni likshtë që të prishni ndë të pëlqiera tuaj. Kurvjarë e kurvjare, nuk’ e diji juvet se miqësia e kësaj jetet është hasmëri e Perndisë? Cilido që të jetë miku i kësaj jetet, bënetë armiku i Perndisë. A mejtoni që thotë mbë të mbrazëtë karta: Shpirti që ndënji mbë nevet u do me dashuri të zilisë? E ai ep një dhurëti më të madhe, pra andaj thotë: Perndia mb’ata që mbahenë mbë të madh, u rri kondrë, e së unjëvet u ep dhurëti. Binduni adha te Perndia, rrini kondrë të paudhit, e do të ikëjë prej jush. Afëroni Perndisë, e do të afëronetë mbë juvet. Pastroni duartë, o fajëtorë, e kërkoni zëmëratë tuaj, o njerëz me di faqe. Pikëlloni, e rriji mbë të zi, e qai. Gazi juaj le të kthenetë mbë zi, e gëzimi mbë helm. Unjuni përpara Zotit, e do t’u ngrërë juvet. Mos thoi të keq njeri për jatërinë, o vëllazër. Ai që flet likshtë për vëllanë, a gjukon vëllan’ e tij, ai gjukon nomnë. Nukë je ruajtësi nomit, po gjukatasi. Një është nomotheti, ai që mund të sosjë, edhe të humbasë. Ma ti që gjukon tjatërinë, cili je? Ejani juvet adha ndashti që thoi: Sot a nesëret do të vemi ndë këtë qutet e do të mbillemi atje një motëmot, e do të reshperojëmë edhe do të fitojëmë. Juvet që nuk’ e diji atë që do të jetë nesër, sepse ç’është jeta juaj? Ajo është një avull që për një çikë duketë, e pastaje humbetë. Ndaje të thoshetë juvet: Ndë dashtë Zoti, e do të rrojmë, e të bëjmë këtë, edhe atë. Ma ndashti mburri mbë të mbajturë të madh tuaj. Çdo të mburrurë të tillë është të liga. Cilido adha njeh të bëjë të mirënë, e nuk’ e bën, ai është mbë faj. Ejani adha ndashti juvet të pasuritë të qai, ngrini zënë tuke thirrturë fort për të këqia që do të vijënë mbë juvet. Gjëri juaj u kalp, edhe rrobatë tuaj ua hangri kopica. Ari juaj edhe ergjëndi u skurjash, e skuri e ture do të jetë martiri kondrë juvet, e do të hajë kurmëratë tuaj posi zjar. Mbëjuadhtë gjë shumë për dit të pastajme. Ja paga e ergatet që kuarrë aratë tuaj, që është vjedhurë prej jush, thërret. E të thirrturit’ e korrëzet arrijtinë ndë veshë të Zotit Savaothit. Kini rruarë tuke ngrënë e tuke pirë mbi dhe, e ndë gostira kini ushqierë zëmëratë tuaj, si për ditë të therturit. Kini dëmëtuarë e vrarë të drejtinë, e ai nuk’ u ndënji kondrë juvet. Bëni durim adha, o vëllazër, ngjera mbë t’ardhurë të Zotit, vështroni si lloi bujku pret pemmën’ e nderçurë të dheut, tuke priturë me durim mbë të, ngjera sa të marrë shi e mëngjesit e mbrëmanesë. Duroni edhe juvet, e stereosni zëmëratë tuaj, sepse t’ardhurit’ e Zotit u afërua. Mos mçoni njeri-jatërinë, o vëllazër, që të mos dëmëtoni. Ja që gjukatësi rri përpara portësë. Merri, o vëllazër, ksomblë të së hequrit keq e të durimit, Profitëtë, ata që folë mbë ëmër të Zotit. Ja, që të lumurë quajmë ata që duruanë, kini digjuarë të priturit’ e Iovit, e kini parë të sosurin’ e Zotit, se është shum’ i ndëjesësë Zoti, e bën ndëjesë. Mbë gjithë, o vëllazërit’ e mi, mos përgjëroni as për Qiell, as për dhe, as jetërë be mos bëni, po le të jetë fjala juaj: Kështu është, kështu është; nuk është kështu, nuk është kështu, që të mos biri ndë dëm. Ka të keq ndonjë nga jush, le të lutetë; ka gëzim, le të psalljë. Është ndonjë i sëmurë ndër ju, le të thërresë Priftërit’ e qishësë, e le të falenë mbi të, tuke lierë atë me vaj mbë ëmër të Zotit. E të falët’ e besësë do të shpëtojë të sëmurinë, e do ta ngrërë atë Zoti. E nd’u gjëntë edhe me faje, do të ndëjenenë atij. Ksemollojisni njeri-jatërit fajetë, e lutuni njeri për jatërinë, që të shëroni. Shumë fuqi ka të luturit’ e së drejtit kur punonetë. Ilia qe njeri si dhe na i pësuarë, e u fal me të ngrohëtë që të mos bij shi mbë dhe, e nukë ra shi tri vjet e gjashtë muaj. E përsëri u fal, e Qielli dha shi, e dheu dha pemmën’ e saj. Vëllazër, ndë dalt ndonjë nga jush prej udhës’ e drejtë, e ta kthejë atë njeri (nga gënjeshtra). Le të dijë se ai që kthen fajëtorë nga gënjeshtra e udhësë tij, do të shpëtojë Shpirt nga vdekëja, e do të mbulojë turmën’ e fajevet. Petrua, Apostolli i Iisu Hristoit, mb’ata që rrinë ndë vënd të huaj përhapurë ndëpër Pondo, ndëpër Gallati, ndëpër Kapadhoqi, ndëpër Asi, ndëpër Vithini, e të cgjedhurë. Sikundr’ është të parit’ e përparëshm të Perndisë Babait mbë Shënjtërim të Shpirtit, ndë të gjegjurë të Iisu Hristoit, e ndë të randisurë me gjak të tij, dhurëti e paq le të shtonetë mbë juvet. Le të jetë bekuarë Perndia e Babai i Zotit sonë Iisu Hristoit, ai që për ndëjesë të tij të madhenë na polli nevet për së ditit ndë një shpëresë të gjallë me anë të së ngjallturit të Iisu Hristoit nga të vdekuritë. Mbë një klironomi të paprishurë, e të pamolepsurë, e të pamarangjasurë, të ruajturë ndë Qiell për juvet. Për ju që ruhai me fuqi të Perndisë me anë të besësë për shpëtim që është bërë gati për të çfaqurë ndë kohë të pastajme. Mb’atë juvet gëzoni, ndonëse duhetë të helmoni ndashti pakëzë (ndë bëftë hri) me shumë lloi piraksira. Që të gjëndetë dhoqimia e besësë suaj shumë më e nderçurë nga ari që humbetë e që dhoqimasetë me anë të zjarit për mburëzi e lëvdim, mbë të çfaqurë të Iisu Hristoit. T’atij që e doji juvet pa parë, mb’atë që edhe ndashti besoni pa parë, e me të besuarë gëzoni me një gëzim të paksijisurë e të lëvduarë. Tuke marrë skoponë e besësë suaj, të shpëtuarit’ e Shpirtevet. Për atë shpëtim kërkuanë e ksetaksnë profitëtë, ata që profitepsnë për dhurëti që është ndër juvet. Tuke ksetaksurë kohënë a ç’lloi kohë të shënuarë nga ai që qe mbë ta Shpirti i Krishtit që tha më përpara të pësuarat’ e Krishtit, e nderetë më të pastajme. Mb’ata qe cbuluarë, që ata jo për vetëhe, po për nevet qenë shërbëtorë ature punëravet, që ndashti u rrëfienë mbë juvet nga ata që u dhidhaksnë Ungjillë juvet me anë të Shënjtit Shpirt, të dërguarinë nga Qielltë, që mb’ato punëra dëshërojënë Ëngjëjtë të shohënë me si. Pra andaj le të jenë ngjeshurë mesetë e mëndiesë suaj, të esëlluarë, shpëreni tërë mb’atë dhurëti që është dhënë mbë juvet, mbë të çfaqurë të Iisu Hristoit. Si djelmt’e të digjuarësë mos pleksi me dëshërime të para, që keshëtë ndë kohë të së padijturit suaj. Po sikundr’ është Shënjt ai që u thirri juvet, bëni edhe juvet shënjtorë ndë gjithë punëra tuaj. Sepse është shkruarë: Bëni shënjtorë, sepse unë jam Shënjt. E ndë thërritni baba atë që gjukon pa cgjedhurë faqe, sikundrë janë punëtë e gjithëkujt, rroni ndë frikë gjthë motnë e ksenitisë suaj. Sepse e diji juvet që nukë jini blerë me punëra të prishura, me ergjënd a me ar nga jeta juaj e pavëjierë e e lënë nga baballarëtë tuaj. Po me gjak të nderçurë të Krishtit si qengjit të pakatigori e të pa të zhierë. E që qe ardhurë më përpara se të themeliosej jeta, e u çfaq për juvet ndë kohë të pastajme. Mbë juvet që besoni me anë t’atij mbë Perndinë që e ngjalli nga të vdekuritë, e që e nderoi atë, që të besojëtë juvet e të shpërejëtë mbë Perndinë. Tuke kërkuarë Shpirtëretë tuaj me të digjuarë të së vërtetësë, me anë të Shpirtit, mbë dashuri të vëllazërisë të pahile, të doi njeri-jatërinë me gjithë zëmërë të qëruarë kurdo. Sepse jini lerë për së ditit jo nga farë e prishurë, po të paprishurë me anë të fjalësë Perndisë mbetetë gjallë, e që ndë gjithë jetë. Sepse çdo kurm është si bar, e gjithë nderi i njeriut si lule e barit. U tha bari, edhe ënda e tij ra. Ma fjala e Zotit duron për gjithë jetë; e këjo është fjala që është çfaqurë mbë juvet. Andaj le të lëmë çdofarë të keqë, e çdofarë gënjeshtrë, e ipokrisitë, e zilitë, e të gjitha të hequratë ndë gojë. Posi foshnjë lerë ndashti, duajni me dëshërim qumështit’ e Shpirtit të kulluaritë, që të rriti mbë të. Ndë kini dhoqimasurë me të vërtetë që Zoti është i ëmblë. Mb’atë qasi, që është, thom, një gur i gjallë, i hedhurë poshtë nga njerëzitë, ma mbanë Perndisë i cgjedhurë e i nderçim. E juvet posi gurë të gjallë jini ktisurë mbi të, një shtëpi e Shpirtit, një Priftëri Shënjte, për të prurë kurbane të Shpirtit, të pëlqiera te Perndia, me anë të Iisu Hristoit. Pra andaj ka ndë kartë: Ja, që vë unë ndë Sion një gur quçn’ e qoshesë të cgjedhurë, të paçmuarë, e ai që të besojë mbë të nukë do të turpëronetë. Për juvet adha që besuatë ai gur është nder, ma nd’ata që nukë besojënë ai është guri që u hodh poshtë nga ata që dërtoijnë shtëpinë, kij u bë quçi i qoshesë, e gur i së skondapsurit, e gur i skandalisë. Mb’ata që përpiqenë ndë fjalë, e nukë besojënë mb’atë që edhe qenë urdhëruarë. Ma juvet, fili e cgjedhurë, Priftëri e mbretit, Milet i Shënjtëruarë, llao i fituarë nga Perndia, për të rrëfierë të miratë e atij që u thirri juvet nga errëcira ndë dritë të tij të çuditurënë. Juvet që njëherë jeshëtë jo llao, ma ndashti jini llaoi i Perndisë; juvet që njëherë nukë keshëtë pjesë nga ndëjesa, e ndashti u bëtë pjesëtarë mbë ndëjesë. Të dashurë, u lutem si të botësë e të huaj të largoni nga dëshërimet’ e kurmit, që venë si trima kondrë Shpirtit. Tuke rruarë mirë ndë mes të filiravet, që tek u heqëjnë ndë gojë juvet si njerëz të këqinj, si të shohënë punëratë tuaj të miratë, të lëvdojënë Perndinë ndë ditë që do të shohë. Bindi adha për Zotnë mbë çdo taks të njerëzet, kaqë mbë mbretnë, si mbë të lartinë. Kaqë mbë zotërinj, si mbë të dërguarë nga Perndia, që të mundojënë ata që bëjënë të këqiatë, e të mburrjënë ata që bëjënë të mirënë. Sepse këjo është thelim’ e Perndisë, tuke bërë të mirë të mbillni gojën’ e njerëzet të pamënd. Si të lefterosurë, e të mos kini lefterinë si një të mbuluarë të së keqesë, ma posi ropt’ e Perndisë. Nderoni gjithë, doi vëllazërinë, Perndinë trëmbi, mbretnë nderoni. Kopijtë bindi ndënë zotërinj me çdofarë frikë, jo vetëmë ndë të mirëtë e të butëtë, po edhe mbë t’ashprëtë. Sepse këjo ka pagë, ndë duroftë njeri helmëcira, kur heq të keq pa faj për silloi të Perndisë. Sepse ç’nder ësht’ ai, nd’është që me të fëjierë e me të rrahurë duroni? Ma ndë durofi kur të bëni të mirë, e të pësoni, kij është hir mbanë Perndisë. Sepse mbë këtë jini thirrë, sepse edhe Krishti pësoi për juvet, e ju la juvet ksomblë, që të viji pas gjurmëvet së tij. Ai faj nukë bëri, as u gjënd gënjeshtrë ndë gojë të tij. Ai kur mallëkonej, nukë mallëkon; kur pëson nukë kanos; po lihej ndë duar t’atij që e gjukon pa gjuq. Ai fajetë tona i mbajti ai vetë ndë kurm të tij mbi dru; që të vdesëmë ndë faje e të rrojmë ndë të vërtetë. Për plagë të tij jini juvet shëruarë. Sepse juvet jeshëtë posi dhënt të humbura, po ndashti u kthietë mbë dëlmuarë e mbë piskopn’ e Shpirtëret suaj. E ashtu edhe gratë le të jenë të bindura ndë burra të ture, sepse ndë mos besofçinë dica ndë fjalë, të pohtisenë pa fjalë nga urtëcia e gravet. Tuke vështruarë ata (bashkë) me nder jetënë tuaj të qëruarënë. T’ature gravet donatia le të mos jetë përjashtazi ndë të dërtuarë të lishëravet, a ndë ar që vënë rrotullë, a ndë stoli të rrobavet që veshjënë. Po stoli është njeriu i fshehurë i zëmërësë me atë që nukë prishetë, do të thom, të Shpirtit së butë e të paluajturit, që është pun’ e vëjierë përpara Perndisë. Sepse ashtu njëherë gratë që shpëreijnë mbë Perndinë stolisnë vetëhen’ e ture, me të bindurë ndë burra të ture. Sikundrë Sarra qe e bindurë mbë Avraamnë, e e thërrit Zot, t’asaj juvet jini vashëza, kur të punoni mirë, e të mos trëmbi nga ndonjë frikë. Ashtu edhe juvet burratë, rroni me urtëci bashkë me gra, si me enë më të smundurë; epni nder (e kurcim) si klironomë që jini me to bashkë dhurëtisë së jetësë, që të mos u mbodhisenë të falatë tuaj. E më të pastajmenë, të jini gjithë me një zëmërë, ndëjesës, miqt’ e vëllazëret, zëmërëbutë, të urtë. Të mos ipni të keq për të keq, a të sharë për të sharë; po kundrë kësaj, të bekoni. Sepse e diji që për këtë jini thirrë, që të merri pjesë bekimnë. Cilido adha që do e dëshëron jetënë, e të shohë ditëra të mira, le t’i vërë frë gjuhësë tij nga e keqia, e buzët’ e tij të mos flasënë gënjeshtrë. Le të mërgonetë nga e keqia, e le të bëjë të mirënë; le të kërkojë paqnë, e le të bëjë të mirënë; le të kërkojë paqnë, e le të bëjë pas asaj. Sepse sit’ e Zotit janë mbi të drejtë, e veshët’ e tij mbë të falë të ture; ma faqia e Zotit kondr’ ature që bëjënë të këqiatë. E cili ësht’ ai që t’u dëmëtojë juvet, nd’u bëfi ziliarë së mirësë? Po edhe ndë pësofçi ndonjë të keq për të drejtë, lum juvet; e mos trëmbi frikën’ e ature, e mos nakatosi. Po bekoni ndë zëmëra tuaj Zonë Perndinë; e jini gati kurdo të epni xhevap cilitdo që t’u kërkojë juvet fjalë për shpëresë që është mbë juvet, me të butë e me frikë. Tuke pasurë sinidhis të mirë, që ndaje t’u shajënë juvet si për të ligj, të turpënonenë ata që u gucitjënë juvet jetën’ e mirë që kini mbë Krishtnë. Sepse është më mirë të heqjë njeri të keq (ndë do kështu thelim’ e Perndisë) tuke bërë të mirë, se tuke bërë të keq. Sepse edhe Krishti një herë vdiqi për faje tona, i drejti për të shtrëmbëritë; që të na bjerë nevet te Perndia, ndonëse u vu ndë mort nga an’ e kurmit, ma u ngjall prej Shpirtit. Me atë edhe vate të dhidhaks mb’ata shpirtëra që qenë ndë hapsanë. Ata panë qënë njëherë të pabesë, atëherë që të duruarit’ e Perndisë rrij e i prit ndë dit të Noesë, kur dërtonej Qivotoja, mb’atë pak (domethënë tetë Shpirt) shpëtuanë mbi ujë. Mb’atë punë për ksomblë është ndashti ata të pagëzuaritë që na shpëton nevet (e nuk’ është të hequrit’ e lerësë kurmit, po omologji me Perndinë të sinidhisit së mirë) me anë të së ngjallturit të Iisu Hristoit. Ai rri mb’anë të djathtë të Perndisë, sepse vate ndër Qiell e ju falë atij ëngjëjtë, edhe eksusitë, edhe fuqitë. Sepse Krishti pësoi ndë kurm për nevet. Armatosi edhe juvet mb’atë kshill, se ai pësoi ndë kurm, pushoi nga faji. Që të mos rrojë më ndë dëshërime të njerëzet, po të rrojë ndë thelimë të Perndisë, kohënë jetërë që i mbet të rrojë ndë kurm. Sepse na është sado moti i shkuarë i jetësë që bëm thelimën’ e Ethnikovet, tuke ecurë ndë kurvërira, e ndë dëshërime, ndë të dejturë, ndë të ngrëna, e ndë të pira, e ndë llatri të panom të idhollëvet. Andaj janë jashtë vetiut e vllasfimisjënë, sepse nukë ndihni juvet mb’atë dhunë të asotisë. Ata do t’apënë fjalë nde ai që është gati të gjukojë të gjallëtë e të vdekuritë. Sepse për këtë pa është dhidhaksurë Ungjilli ndë të vdekurë, që të gjukonenë si njerëzitë sa për kurm, ma të rrojënë si do Perndia sa për Shpirt. Të sosurit’ adha të gjithë punëravet ësht’ afër’. Bëni adha t’urtë, edhe rriji cgjuarë ndë të falurë. E mbi të gjitha të kini dashuri të fortë njeri mbë jatërinë, sepse dashuria do të mbulojë shumë faje. Të jini fillokseni njeri mbë jatërinë, pa të rëndë. Cilido sikundrë muarrtë dhurëtinë, le të bëjë pjesë njeri mbë jatërinë, si konomë të mirë të shumë dhurëtisë Perndisë. Kush kuvëndon, le të kuvëndojë si kuvënde të Perndisë, kush është ndë dhiakoni, le të bëjë dhiakoninë si nga fuqia që i është dhënë nga Perndia; që të lëvdonetë mbë të gjitha Perndia me anë të Iisu Hristoit. Atij është nderi e mbretëria, ndë jetë pas jetet. Ashtu qoftë! Të dashurë, mos çuditi për zjar të madh, të dhezurë kondrë juvet për të dhoqimasurë, sikur u erdhi juvet pun’ e re. Po sikundrë bëni shokë ndë pësime të Krishtit, të gëzoni edhe ndë të çfaqurë të nderit së tij. E ndë u shafçi për ëmër të Krishtit, lum juvet; sepse Shpirti i nderit edhe i Perndisë prëhetë mbë juvet. Ai prej asuresh shahetë, e prej jush nderonetë. Ndonjë adha nga jush le të mos heqjë si gjakëcuar, a si kusar, a si ai që bën të këqia, a si ai që ksetaks punët’ e huaj. Ma ndë pësoftë si i kështërë, le të mos turpëronetë, po le të lëvdojë Perndinë mbë këtë anë. Sepse është kohë që të nisjë gjuqia nga shtëpi e Perndisë. E ndë qoftë përpara nga nesh, ç’do të jetë sosëja e ature që nukë bindenë ndë Ungjill të Perndisë? E nd’është që mezi sosetë i drejti, i pabesi e fajëtori ku do të duketë? Andaj edhe ata që heqjënë për thelimë të Perndisë, le të rekumandarjënë Shpirtëret’ e ture te ktisti i besësë me anë të punëravet së mira. Priftëritë adha që janë ndëpër ju i vë ndë be, u prifti me ta bashkë e martiri i të pësuaret së Krishtit, e shoku i nderit që do të çfaqetë. Ruani griqn’ e Perndisë që është ndër juvet e qivernisnie jo me pahir, po me thelimë të tij, jo me lakëmi, po me zëmërë të mirë. Edhe jo sikur zotëroni mbi klironomi të Zotit, po të bëni ksomblë e vërtetë e griqit. E kur të çfaqetë i pari i dëlmerëvet, do të merri kurorënë e pamarangjasurë të nderit. Kështu edhe juvet, o djelm, të jini të bindurë ndë priftër, e gjithë vishi me të tapinosurë, tuke bindurë njeri mbë jatërinë, sepse Perndia ature që mbahenë mbë të madh u rri kondrë, e tapinovet u ep dhurëtinë. Unjuni adha ndënë dorë të fortë të Perndisë, që t’u ngrërë juvet mbë kohë. Gjithë silloinë tuaj shtirie mbë të, sepse ai ka silloi për juvet. Esëlloni, rrini cgjuarë, sepse djalli, antidhiqi juaj, posi liondar që ulërin vjen rrotullë, e kërkon cilë të pijë. Atij qëndroni të fortë ndë besë, dijnie që të tila punëra pësojnë vëllazëritë tuaj që janë ndë jetë. Ma Perndia e çdo dhurëtisë, që na thirri nevet ndë nder të tijnë të pasosurinë me anë të Hristo Iisuit me një çikë të pësuarë, ai do t’u teliosjë juvet, do t’u forcojë, do t’u stereosjë, do t’u themeliosjë. Atij nderi edhe mbretëria ndë jetë të jetësë. Kështu qoftë! Me anë të Silluanoit, vëllait së besësë, u kam shkruarë, më duketë, me pak fjalë për të dhënë juvet nasihat, e për të martirisurë që këjo është dhurëti e vërtetë e Perndisë, që qëndroni mbë të pa luajturë. U faletë juvet qisha që është ndë Vavillonë me ju e nderçurë, edhe im bir Markua. Fali njeri-jatërit me të puthurë shënjtërisht’ të dashurisë. Paq mbë gjithë juvet, që jini mbë Hristo Iisunë. Kështu qoft! * Karta e parë e Petrosë u shkrua nga Vavillona prej Petrosë mbë Çifut që gjëndeshinë ndë Asi, që patnë besuarë mbë Krishtinë. Simeon Petrua, ropi e apostolli i Iisu Hristoit, mb’ata që të tillënë kanë marrë bara mbë nevet me short besënë me të drejtë të Perndisë sanë e të Sotirit Iisu Hristoit. Le të shtonetë mbë juvet dhurëtia e paqi me anë të njohëjësë Perndisë e të Iisu Hristoit Zotit sonë. Sikundrë na ka dhëruarë nevet fuqi e Perndisë tij ato punëra që bëjënë për jetë e për evsevi me anë të njohëjësë atij që na thirri për nder të tij e për të mirë. Me mes t’ature ka bërë ndër nevet dhurëtira të nderçura e të mëdha të taksura, që me anë të këture të bëni pjesëtarë të fisit së Perndisë me t’ikurë nga prishëja që është ndë jetë për dëshërime. Ndashti adha juvet me çdo të shpejtë tuke punuarë bashkoni ndë besë tuaj punërat’ e mira, e ndë punëra të mira, pa, të dijturitë. E ndë të dijturë, pa, engratinë, e ndë engrati durimnë, e ndë durim, pa, besën’ e mirë, E ndë besë të mirë pa, miqësin’ e vëllazërisë, e ndë miqësi të vëllazërisë dashurinë. Sepse kur janë këto punëra bashkë me juvet, e venë tuke shtuarë, do të mos lënë mbrazëtë e të papemmë ndër ju të njohurit’ e Zotit sënë Iisu Hristoit. Sese ai që s’ka këto punëra ësht’ i verbërë, e mbill sinë, e haroi që është qëruarë nga fajet’ e tij të lashtatë. Pra andaj më tepër, vëllazër, nxitoni ta bëni të vërtetë të thirrturitë, e të cgjedhuritë tuaj, sepse kur të bëni kështu, do të mos fëjeni kurrë. Sepse kështu do t’u hapetë shumë juvet udha e së hijturit ndë mbretëri të pasosurë të Zotit sonë e Sotirit Iisu Hristoit. Andaj do të mos përtoj që t’u bie ndër mënd juvet kurdo për këto, ndonëse i diji e jeni stereosur ndë këtë të vërtetë. Po unë silloisem se është pun’ e mirë, ngjera sa jam unë ndë këtë tendë t’u çuaj juvet me të kujtuarë. Sepse e dimë mirë që shpejt do të lë tendënë time, sikundrë më dëftoi mua Zoti inë Iisu Hristoi. Po do të bëj që edhe pas mortit sim të mundni juvet të kujtoni kurdo këto punëra. Sepse tuke vaturë pas prallavet stolisurë t’ëmblio, u bëm juvet të njohëtë fuqin’ e t’ardhurit’ së Zotit sonë Iisu Hristoit, po si pam me si tëna madhështin’ e tij. Sepse ai si mori nga Perndia e babai nder e lëvdim, sepse cbriti mbë të nga nderi i shum’ i madh i tili zë: Kij është biri im i dashuri, mb’atë jam unë i prëjturë. E atë zë e digjuam nevet që erdhi nga Qielltë, kur jeshëm me të bashkë ndë Shënjt Mal. Ma kemi më të paluajturë kuvëndn’ e profitëvet, mb’atë bëni mirë që viri veshnë si mbë llambadhë që feks ndë vënd t’errëtë, ngjera sa të hapjë dita e të dalë Ulli i mëngjesit ndë zëmëra tuaj. Të diji protoparë këtë se çdo profiti e kartësë, nukë ka të ksijisurë të veçë. Sepse jo me të dashurë të njeriut u pru ndonjëherë profiti, po njerëzitë shënjtorët’ e Perndisë, u anangasnë nga Shënjti Shpirt e folë. Qenë, pa, ndë llao edhe profitër të rrem, sikundrë do të jenë edhe ndër ju dhaskalë të rrem, ata do të kllasënë erese të humbëjësë, që do të arnisjënë atë Zot që i ka blerë, e do të heqëjnë ndë vetëhe të ture një humbëjë të shpejtë. E shumë do të venë pas humbëjësë ture; për aformi t’ature do të shahetë udha e së drejtësë. E do t’u robërojënë juvet me fjalë të faikuara për lakëmi. Dëmi i këture që motit nukë mënon, e humbëja e këture nukë flë. Sepse ndë mos kurceu Perndia Ëngjëjtë kur fëjienë, po i shtiu ndë Tartaro, e lidhurë me zinçirë të errëcirësë i dha të ruhenë për gjuq. E botën’ e marrë nuk’ e kurceu, po ruajti Noenë vetë të tetë për të dëftuarë të drejtë e pru të mbiturë ndë jetë të së pabesëvet. E qutetet’ e Sodhomësë edhe Gomorrësë i dëmëtoi me të prishurë e i bëri hi, e i bëri ksomblë mb’ata që duanë të bënenë të pabesë. E shpëtoi të drejtinë Llot që qe mbiturë nga të sharatë e nga jeta e ligë e njerëzet të panom. Sepse kij i drejti si rri brënda ndë ta, dit për dit mundon Shpirtinë tij të drejtinë, me të parë e me të digjuarë punërat’ e panome. Di Zoti të shpëtojë të drejtitë nga piraksia, e të shtrëmbëritë t’i ruajë ndë ditë të gjuqit për të munduarë. E më tepërë ata që venë pas kurmit, e ecëjnë udhënë me dëshërim të pëgërit, e ksenderojënë zotëritë, të guxuarë, që duanë vetëmë vetëhenë, nukë trëmbenë të kllasënë eresë mallëkeësh. Tek ëngjëjtë ndonëse janë më të mëdhinj ndë të fortë e ndë fuqi, nukë durojnë kondr’ ature dhoksëvet gjuqit t’urrierë mbanë Zotit. Ma këta posi kafshë të pamënde, bërë nga fisi për të zënë e për të prishurë, shajënë punëratë që nukë njohënë, do të humbasënë nga prishëja e ture. E do të marrënë pagën’ e adhiqisë, ata që silloisjënë të pëlqierë zefqetë që bëjënë përditë, të zhierë e të sharë, tuke ksefandosurë ndë gënjeshtra të ture, kur gostitenë me juvet bashkë. Kanë sitë plot me kurvëri, e me faje të pasosura, tuke gënjierë Shpirtëra të pastereosura, kanë zëmërënë mpsuarë ndë lakëmira, djelm të mallëkimit. Si lanë udhën’ e drejtë, u pllanepsnë, e vanë ndë udhë të Vallaamit, të birit Vosorit, atij që deshi pagë të shtrëmbërësë. Po u qërtua për paranomi të tij nga mushkë pa mënd e pa fjalë, që foli me zë njeriut, e mbodhisi marrëzin’ e Profitit. Këta janë kronjer të paujë, re që i ndjek thëllimi, për ata ruhetë mjergullë e zezë për jetë. Sepse tuke thënë fjalë të majme të gënjeshtrësë, gënjejënë ndë dëshërime të kurmit e ndë kurvërira ata që ikëjnë me të vërtetë prej asuresh që vijënë rrotullë ndë gënjeshtrë. Tuke taksurë ature lefterinë, tek janë ata skllevt’ e prishëjësë, sepse nga ajo punë që mundetë gjithëkush, mb’atë bënetë edhe skllav. Sespe nd’është që iknë molit’ e jetësë me anë të së njohurit së Zotit e atij që shpëtoi nevet, Iisu Hristoit, ndë këto pa janë mbërdhepsurë e mundurë, ature të pastajmetë bënenë më të liga se të paratë. Sespe më mirë qe për ata të mos kishnë njohurë udhën’ e së drejtësë, se si e njohnë, të kthenenë prapë nga porsia e Shënjtëruarë, që qe dhënë mbë ta. Ma u gjau ature këjo e parimisë vërtetë: Qeni u kthe mbë të vjellë të tij; e: Dosa si u la, u kthe ndë lucë të qilisej. Të dashurë, di kartëra kam me këtë që u shkruaj ndashti, mb’ato u xjuaj juvet, u kujtoj zëmërënë tuaj të drejtënë. Që të kujtoni fjalëtë që janë thënë nga Shënjtorëtë Profitër, edhe porsinë tonë t’apostojet, të Zotit që na shpëtoi. E këtë protoparë të diji, se do të vijënë ndë dit të pastajme përqeshës, që të ecëjnë ndë dëshërime të ture. E të thonë: Ku është të taksuritë e t’ardhurit së tij? Sespe që kur fletnë baballarëtë tënë të gjitha kështu qëndrojënë, sikundrë qenë që ndë të nisurë të jetësë. Sepse nuk’ e dinë ata, sepse e duanë këtë që qenë më përpara me fjalë të Perndisë Qielltë edhe dheu (dalë) nga ujëtë, e me anë të ujit është bërë. Andaj këjo jetë që qe ahiere, mbiturë nga ujëtë humbi. Po Qielltë që janë ndashti edhe dheu, me atë fjalë janë ruajturë, e mbahenë për zjar ndë ditë të gjuqit e të humbëjësë njerëzet së pabesë. Këtë të diji juvet, o të dashurë, se një ditë afër Zotit është posi një mijë vjet, e një mijë vjet posi një ditë. Nukë mënon Zoti të taksurat’ e tij (sikundrë silloisenë dica, këjo ësht’ e mënuarë), po bën durim mbë nevet, sepse nukë do që të humbasë ndonjë, po të vijënë gjithë ndë metani. E do të vijë dita e Zotit posi kusari që vjen natënë, e mb’atë Qielltë do të shkojënë me gjëmim, e stihitë nga të ngrohëtitë do të tretenë, edhe dheu edhe punëtë që janë mbë të do të digjenë. Kur të tretenë këto punëra, si lloi duhetë të jini juvet ndë jetë Shënjte, e ndë evsevi. Tuke shpërierë e tuke ecurë për të priturë t’ardhurit’ e ditësë Perndisë, mb’atë ditë Qielltë dhezurë do të tretenë, e stihitë me të djegurë do të tretenë. Po Qiell të ri edhe dhe të ri prisëmë, sikundr’ është të taksurit’ e tij, atje tek rri e drejta. Andaj, o të dashurë, sepse pritni të tila punëra, nxitoni që të gjëndeni nde ai të pazhierë e të qëruarë ndë paq. E zëmërën’ e gjerë të Zotit sinë kinie ndë vënd të shpëtimit, sikundr’ u shkroi juvet edhe vëllai inë i dashurë Pavllua për sofi që i qe dhënë atij. Si edhe ndë gjithë kartëra, kur kuvëndon mb’ato për këto, mb’ato janë ca punëra që s’kupëtonenë kollaj, ato të padijturitë, e të pastereosuritë i shtrëmbojënë, si edhe të tjeratë kartëra, për të humburë të ture. Juvet adha, o të dashurë, sepse e diji me kohë ruhi, që të mos rrëmbeni ndë gënjeshtrë të së marrëvet e biri nga qëndra juaj. Po hajdeni tuke rriturë ndë dhurëti e ndë të njohurë të Zotit sonë e Sotirit Iisu Hristoit. Atij nderi, edhe ndashti, edhe ndë ditë të jetësë. Ashtu qoftë! Ajo që qe herën’ e parë, ajo që digjuam, ajo që pam me si tona, ajo që vështruam, e që e zunë duartë tona, kuvëndoj për fjalë të jetësë. (E jeta u çfaq, edhe e pam, e martirisjëmë, e rrëfejëmë mbë juvet jetën’ e pasosurë, ajo që qe mbanë Babait, e u duk mbë nevet). Atë që pam e digjuam, u rrëfejmë juvet, që të kini edhe juvet shoqëri me nevet. E shoqëria jonë të jetë me babanë edhe me të bir’ e tij Iisu Hristonë. E këto punëra ua shkruajmë juvet (që të gëzoni) e gëzimi juaj të jetë i plotë. Këjo ësht’ adha të taksuritë që digjuam prej si, e rrëfejmë juvet, se Perndia është dritë, e errëcirë mbë të s’është ndonjë. Ndë thaçim se kemi shoqëri me të, e ecëjmë nd’errëcirë, gënjejëmë, e nukë bëjëmë të vërtetënë. E ndë ecimë ndë dritë, kemi shoqëri njeri me jatërinë me të, e gjaku i Iisu Hristoit, birit së tij, qëron nevet nga çdofarë fajit. Ndë thafçim se nukë kemi faj, gënjejëmë vetëvetëhenë, e e vërteta nuk’ është mbë nevet. Ndë molloiçim fajetë tona, ai ësht’ i besësë e i drejtë, që të na ndëjejë nevet fajetë, e të na qërojë nevet nga çdofarë adhiqi. Ndë thafçim se nukë kemi faj, e bëjëmë atë të rrem, e fjala e tij nuk’ është mbë nevet. Djelmthit’ e mi, u shkruaj juvet këto punëra, që të mos fëjeni. E ndë pastë ndonjë fëjierë, kemi kush të lutetë mbanë babait, Iisu Hristonë të drejtinë. E ai është një ndëjesë për faje tona, edhe jo për tonatë vetëmë, po edhe për të gjithë botësë. E nga këjo e dimë që e kemi njohurë atë, ndë ruajtiçim porsit’ e tij. Ai që thotë se e njoha atë, e porsit’ e tij nuk’ i ruan, është gënjeshtjar, e e vërteta nuk’ është mbë të. Ma ai që ruan fjalën’ e tij, tek ai me të vërteta dashuria e Perndisë ësht’ e tërë. Mbë këtë njohëmë që jemi mbë të. Ai që thotë se qëndron mbë të, duhetë që të ecëjë edhe ai kështu sikundr’ eci edhe ai. Vëllazër, nuk’ u shkruaj juvet porsi të re, po porsi të lashtë, që e keshëtë që krie herësë. Porsia e lashtë është fjala që patë digjuarë që krie herësë. Për së ditit porsi të re u shkruaj juvet, që është e vërtetë nde ai, edhe ndë juvet, se errëcira shkon, e drita e vërtetë ndashti feks. Ai që thotë se është ndë dritë, e vëllan’ e tij nuk’ e do, është ndë errëcirë ngjera ndashti. Ai që do vëllan’ e tij, gjëndetë ndë dritë, e nuk’ është skandallo mbë të. Ma ai që nukë do vëllan’ e tij, është nd’errëcirë e nd’errëcirë ecën, e nukë di ku vete, sepse i verboi sit’ e tij errëcira. U shkruaj juvet, o djelm, se u ndëjenenë fajetë tuaj për ëmër të tij. U shkruaj juvet, o baballarë, që kini njohurë atë që ish që heriet; u shkruaj juvet, o trima, që kini mundurë dinaknë; u shkruaj juvet, o djelm, që kini njohurë babanë. U shkrova juvet, o baballarë, sepse kini njohurë atë që qe që heret; u shkrova juvet, o trima, sepse jini të fortë, e fjal’ e Perndisë qëndron mbë juvet, e e kini mundurë dinaknë. Mos doi jetënë, as punët’ e jetësë. Ndë do ndonjë jetënë, dashuria e babait nuk’ është mbë të. Sepse gjith’ ajo që është ndë jetë, është dëshërim i kurmit, edhe dëshërim i sivet, edhe perifani e jetësë, ajo nukë vjen nga babai, po vjen nga jeta. E jeta shkon, edhe dëshërimi i saj; ma ai që bën thelimën’ e Perndisë, duron për gjithë jetë të jetësë. Djelm, këjo është kohë e pastajme, e sikundrë digjuatë, që Antihristoi vjen, edhe ndashti janë bërë shumë Antihristër. Këtej e kupëtojmë që është kohë e pastajme. Prej nesh duallë, po s’qenë prej nesh, sepse të ishnë prej nesh, do të qenë mbeturë me nevet, po që të çfaqenë, që nukë janë gjithë prej nesh. Ma juvet kini hrismë nga Shënjti, e i diji të gjitha. Nuk’ u shkrova juvet si të padijturet të vërtetënë, po si të tillëvet që e dini atë, e që ndonjë gënjeshtrë nukë vjen nga e vërteta. Cili është gënjeshtjar, përveçe atij që arnis se Iisui nuk’ është Krishti? Kij është Antihristoi, që arnis babanë, edhe të birë. Cilido që arnis të birë, nukë ka as babanë. Juvet adha, atë që e digjuatë që krie herësë, le të qëndrojë pa luajturë mbë juvet. Ndë qëndroftë mbë juvet ajo që e digjuatë që herën’ e parë, edhe juvet do të qëndroni pa luajturë ndë babanë edhe ndë të birë. Këjo është ajo e taksurë, që u taksi juvet ai, jetën’ e pasosurë. Këto ua kam shkruarë juvet, për ata që u pllanepsjënë juvet. Po le të mbetetë mbë juvet ajo hrismë që kini marrë prej si, e nukë kini hri që t’u dhidhaksjë njeri juvet, ma sikundr’ u dhidhaks juvet ajo hrismë për të gjitha, edhe ësht’ e vërtetë e nuk’ është gënjeshtjare, e sikundr’ u ka dhidhaksurë juvet, qëndroni mbë të. Ndashti, djelm, qëndroni mbë të, që kur të çfaqetë, të kemi tharos e të mos turpëronemi prej asaj, mbë t’ardhurë të saj. Ndë diji që është i drejtë, dijnie se cilido që bën të drejtënë, është lerë prej si. Vështroni çfarë dashuri na dha nevet babai, që të quhemi djelm të Perndisë. Andaj nukë na njeh nevet jeta, sepse nukë njeh atë. Të dashurë, ndashti jemi djelm të Perndisë, po edhe nuk’ është çfaqurë ajo që do të jemi, e e dimë që kur të çfaqetë, do të shëmbëllejëmë mbë të, sepse do të shohëmë atë sikundr’ është. E cilido që ka këtë shpëresë mbë të, shënjtëron vetëhen’ e tij, sikundr’ është ai Shënjt. Cilido që bën fajnë, bën edhe anominë. E faji është paranomia. E e diji që ai është çfaqurë, për të ngrijturë fajetë tona, e mb’atë faj nuk’ është. Cilido që qëndron mbë të, nukë fëjen. Cilido që fëjen, nuk’ e ka parë atë, as e ka njohurë atë. Djelm, mos u pllanepsjë njeri juvet; ai që bën të drejtënë, është i drejtë, sikundr’ është edhe ai i drejtë. Ai që bën fajnë, ai është nga djalli, sepse djalli që herën’ e parë fëjen. Për këtë aformi është çfaqurë i biri i Perndisë, që të prishjë punët’ e djallit. Cilido që është lerë nga Perndia, faj nukë bën, sepse mba farën’ e tij mbë vetëhe, e nukë mund të fëjejë, sepse është lerë nga Perndia. Mbë këtë çquhenë djelmt’ e Perndisë, e djelmt’ e djallit. Cilido që nukë bën të drejtënë, nuk’ është nga Perndia, edhe cilido që nukë do vëllan’ e tij. Sepse këjo është porsia që digjuatë që herën’ e parë, që të duamë njeri-jatërinë. Jo si Kaini që qe nga i ligu, e vrau të vëllan’ e tij. E përse e vrau atë? Sepse punërat’ e tij qenë të liga, e ato të vëllait së tij të drejta. Mos çuditi, vëllazërit’ e mi, nd’është që u urren juvet bota. Nevet e dimë që kemi shkuarë nga vdekëja mbë jetë, sepse duamë vëllazëritë. Ai që nukë do vëllanë mbetetë ndë mort. Cilido që nukë ka dashuri mbë vëllan’ e tij, është vreësh i vëllait së tij. E cilido vreësh i vëllait nukë ka të ndënjurë mbë të jetën’ e pasosurë. Nga këjo e kemi njohurë dashurin’ e Perndisë, sepse ai ka vënë Shpirtin’ e tij për nevet. E nevet pa duhetë të vëmë Shpirtinë tënë për vëllazër. Kush ka të mirat’ e kësaj jetet, e sheh vëllan’ e tij ndë shtrëngim, e do të mbilljë zëmërën’ e tij mbë të dhëmbura të tij, qish qëndron mb’atë dashuria e Perndisë? Djelmt’ e mi, le të mos duamë me fjalë (vetëmë) e me gjuhë, po me punë e me të vërtetë. E nga këjo e njohëmë që jemi prej së vërtetësë, e do të sigurepsjëmë zëmëratë tona përpara atij. Sepse ndë na dëmëton nevet zëmëra jonë, Perndia është m’e madhe se zëmëra jonë, e i njeh të gjitha pu(në)ratë. Të dashurë, ndë mos na dëmëton (qërton) nevet zëmëra jonë, kemi tharos përpara Perndisë. E çdofarë punë që të kërkojmë, e marrëmë prej si, sepse ruajmë porsit’ e tij, e bëjmë përpara si ato punëra që i pëlqejënë atij. E këjo është porsia e tij, që të besojmë nd’ëmër të birit së tij Iisu Hristoit, e të duamë njeri-jatërinë, sikundrë na pat dhënë nevet porsi. E ai që ruan porsit’ e tij, qëndron mbë të, edhe ai mb’atë. E nga Shpirti që na dha ai nevet, e dimë që qëndron mbë nevet. Të dashurë, mos besoni mbë çdo Shpirt, po dhoqimasni Shpirtëratë, ndë janë nga Perndia, sepse shumë profitër të rrem kanë dalë nga bota. Nga këjo njihetë Shpirti i Perndisë. Çdo Shpirt që mollois se Iisu Hristoi erdhi nde kurmi, ai është nga Perndia. Ma çdo Shpirt që thotë se Iisu Hristoi nuk’ erdhi me kurm, nuk’ është nga Perndia, e që është një Antihristo, që kini digjuarë që do të vijë, e që ndashti është ndë jetë. Juvet, o djelm, jini nga Perndia, e i kini mundurë ata, sepse më i fortë ësht’ ai që është ndër ju, se ai që është ndë jetë. Ata janë nga jeta, pra andaj kuvëndojnë nga jeta, e jeta ature u digjon. Navet jemi nga Perndia. Ai që njeh Perndinë, na digjon nevet. Ai që s’është nga Perndia, nukë gjegjetë nevet. Nga këjo shquajmë Perndin’ e së vërtetësë, nga Shpirti i gënjeshtrësë. Të dashurë, le të duamë njeri-jatërinë, sepse dashuria është nga Perndia. E ai që do, është lerë nga Perndia e njeh Perndinë. Ai që nukë do, nuk’ e njeh Perndinë, sepse Perndia është dashuri. Nga këjo u çfaq dashuria e Perndisë që ka ndër nevet, sepse dërgoi të bir’ e tij të vetëminë Perndia ndë jetë, që të rrojëmë navet me anë të tij. Këtu qëndron dashuria, jo sikur e deshm nevet përpara Perndinë, po që ai na deshi nevet, e dërgoi të bir’ e tij ndëjesë për faje tona. Të dashurë, ndë na deshi kaqë shumë Perndia nevet, edhe na duhetë kështu të duamë edhe njeri-jatërinë. Perndinë s’e pa kurrë njeri, ndë daçim njeri-jatërinë, Perndia qëndron ndër nevet, edhe dashuria e tij ësht’ e tërë ndër nevet. Nga këjo njohëmë që qëndrojëmë mbë të, e ai qëndron mbë nevet, sepse ai ka dhënë mbë nevet nga Shpirti i tij. E navet kemi parë, edhe martirisjëmë që babai ka dërguarë të bir’e tij për të sosurë botënë. Cilido që të molloisjë se Iisui është i biri Perndisë, Perndia rri mbë të, e ai mbë Perndinë. E nevet kemi njohurë e kemi besuarë mb’atë dashuri që Perndia ka mbë nevet. Perndia është dashuri, e kush qëndron ndë dashuri, qëndron mbë Perndinë, e Perndia mb’atë. Mbë këtë është e tërë dashuria e Perndisë mbë nevet, që të kemi tharos për ditë të gjuqsë, sepse ç’lloi ësht’ ai, të tillëtë jemi edhe na ndë këtë jetë. Frikë nukë qëndron mbë dashuri, po dashuria e tërë, e kren jashtë frikënë, sepse frika ka mundim e ai që trëmbetë nuk’ është i tërë ndë dashuri. Nevet adha e duamë atë, sepse ai na deshi nevet heriet e parë. Ndë thashtë ndonjë, se unë dua Perndinë, e vëllan’ e tij nuk’ e do, ai është gënjeshtjar, sepse ai që nukë do vëllanë që e sheh, qish mund të dojë Perndinë, atë që nuk’ e sheh? E këtë porsi kemi prej si, që ai që do Perndinë, të dojë edhe vëllan’ e tij. Cilido që beson, që Iisui është Krishti, ai është lerë nga Perndia. E cilido që do atë që polli, do edhe atë që është lerë prej si. Nga këjo njohëmë që duamë djelmt’ e Perndisë, ndë daçim Perndinë, e ndë ruajtiçim porsit’ e tij. Sepse këjo është dashuria e Perndisë, që të ruajmë porsit’ e tij, e porsit’ e tij nukë janë të rënda. Sepse gjith’ ajo që është lerë nga Perndia, mund jetënë. E këjo është vitorea që mundi jetënë, besa jonë. Cili ësht’ ai që mund jetënë, përveçe ai që beson se Iisui është i biri i Perndisë? Kij ësht’ ai që erdhi me ujë e me gjak, Iisui Krishti jo vetëmë me ujë e me gjak. E Shpirti ësht’ ai që martiris, që Shpirti ësht’ e vërteta. Sepse tre janë ata që martirisjënë ndër Qiell: Babai, Fjala edhe Shënjti Shpirt. E këta të tre një punë janë. Tre janë ata që martirisjënë ndë dhe: Shpirti, Ujëtë edhe Gjaku. E të tre mbë një janë. Ndë marrëmë martirin’ e njerëzet, më e madhe është martiria e Perndisë, sepse këjo është martiria e Perndisë, që martirisi për të bir’ e tij. Ai që beson mbë të bir’ e Perndisë, ka martirinë mbë vetëhe të tij. Ai që nukë beson mbë Perndinë, e bën atë gënjeshtjar, sepse nukë beson mbë martiri që pat dhënë Perndia për të bir të tij. E martiria është këjo, që Perndia na ka dhënë nevet jetë të pasosurë. E këjo është ndë të bir të tij. Ai që ka të birë, ka jetënë. Ai që nukë ka të bir’ e Perndisë, nukë ka jetënë. Këto u shkrova juvet që besoni ndë ëmër të birit së Perndisë, që të diji se kini jetë të pasosurë, e që të besoni nd’ëmër të birit së Perndisë. E kij është tharosi që kemi mbë të, që çdofarë punë që të kërkojmë sikundrë do ai, na gjegjetë nevet. E ndë e dimë që na gjegjetë nevet ndë çfarë punë i kërkojmë, e dimë që i kemi të kërkuaratë që kërkuam prej si. Ndë pastë njeri vëllan’ e tij që fëjen një faj që nukë bie vdekëjë, le të kërkojë, e do t’i apë atij jetë, ature që fëjejënë jo për vdekëjë, është faj për vdekëjë. Nukë thom që për këtë të lutetë. Çdofarë adhiqie faj është. E është faj jo për mort. E dimë që cilido që lehetë nga Perndia, nukë fëjen. Po ai që lehetë nga Perndia, ruan vetëhenë, e i ligu nuk’ i qasetë atij. E dimë që prej Perndisë jemi, e gjithë bota është ndë të lignë. E e dimë që i biri Perndisë ka ardhurë, e na ka dhënë nevet mënd të njohëmë atë që ësht’ e vërtetë, e jemi ndë të vërtetinë, të bir’ e tij Iisu Hristonë. Kij është Perndia e vërtetë, edhe jeta e pasosurë. Djelm, ruani vetëhenë tuaj nga Idhollatë. Kështu qoftë! Unë plaku mbë Eklektinë zonjënë, edhe mbë djelm të saj, mb’ata që i dua unë me të vërtetë, edhe jo unë vetëmë, po edhe gjith’ ata që njohnë të vërtetënë. Për të vërtetë që është ndër juvet, e që do të jetë bashkë me juvet për jetë. Le të jetë bashkë me juvet, dhurëti e ndëjesë, paq nga Perndia Babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi, i biri i Babait, ndë të vërtetë edhe ndë dashuri. Shumë u gëzuaçë që gjeçë nga djelmt’ e tu që ecëjnë ndë të vërtetë, sikundrë kemi marrë porsi nga babai. E ndashti të lutem tij, o zonjë, jo sikur të shkruaj ti porsi të re, po atë që kemi që krie herësë, që të duamë njeri-jatërinë. E dashuria është këjo, që të ecëjmë sikundrë janë porsit’ e tij, sikundrë patë digjuarë që heriet, t’ecëni mbë të. Se shumë gënjeshtjarë hinë ndë botë, ata që nukë molloisjënë Iisu Hristonë t’ardhurë me kurm. Kij është gënjeshtjari e Antihristoi. Vështroni vetëhenë, që të mos humbasëmë ato që kemi mbëjedhurë, po të marrëmë pagënë të tërë. Cilido që ikën e nukë qëndron pa luajturë ndë dhidhaskali të Krishtit, nukë ka Perndi. Ai që qëndron pa luajturë ndë dhidhaskali të Krishtit, kij ka babanë, edhe të birë. Ndë vjen ndonjë ndër juvet, e nukë bie këtë dhidhaskali, mos e merri atë mbë shtëpi, e mos i thoi atij: Gëzuaç. Sepse ai që t’i thotë atij: Gëzuaç, bënetë shok ndë punëra të tij të ligatë. Shumë punëra keshë t’u shkruajë juvet, nukë desha (ta bëjë) me kartë e me mellan, po shpërej të vij ndër juvet, e t’u kuvëndoj gojë me gojë, që të jetë gëzimi inë i plotë. Të falenë me shëndet djelmt’ e Eklektisë motrësë sate. Kështu qoftë! Unë plaku, mbë të dashurinë Gaio, që dua unë mbë të vërtetë. I dashurë, mbi gjithë lutem që të venë mirë punët’ e tua, e të keç shëndetnë, sikundr’ është mirë Shpirtit sit. U gëzuaçë shumë kur erdhë vëllazëritë, e rrëfienë për të drejtë tënde, sikundrë ecën ti ndë të drejtë. Më të madh gëzim se këtë nukë kam, që të digjoj djelmt’ e mi që ecëjnë ndë të vërtetë. I dashurë, ti bën si njeri i besësë, mb’atë që bën mbë vëllazër edhe mbë të huaj. Ata martirisnë ndë dashuri tënde përpara qishësë. Do të bëç mirë kur t’i përcjellç ata si do Perndia. Sepse mbë ëmër t’atij duallë pa marrë gjë nga Ethnikotë. Nevet adha duhetë të dheksëjmë këta, që të bënemi ndihmëtarë ndë të vërtetë. Paçë shkruarë ndë qishë, po ai që hiqetë i parë mb’ata, Dhiotrofi, nukë do të dijë nga nesh. Andaj, nd’arça unë, do t’i kujtoj atij punëratë që bën, me fjalë të liga barbalis nevet. E sikur si qe sado këjo, as ai nukë pret vëllazëritë, e mbodhis edhe ata që duanë t’i dheksjënë, e i nxjer nga qisha. I dashurë, mos ecë pas së keqesë, po pas së mirësë. Ai që bën të mirë është nga Perndia, ma ai që bën të keq nuk’ e ka parë Perndinë. Mbë Dhimitrionë është dhënë martiri nga të gjithë, edhe nga vet’ e vërteta. Edhe na martirisjëmë, e e diji martirinë tënë që ësht’ e vërtetë. Shumë punëra keshë për të shkruarë, po nukë dua të t’i shkruaj ti me mellan e me kalem. Po shpërej të të shoh ti me të shpejtë, e do të kuvëndojmë gojë me gojë. Paq mbë tij. Të falenë me shëndet miqtë. Faliu me shëndet miqet ëmër pr’ëmër. Iudha, ropi i Iisu Hristoit, e vëllai i Iakovit, mb’ata që janë shënjtëruarë mbë Perndinë babanë, e të ruajturë të thirrë mbë Iisu Hristonë. Le të shtonetë mbë juvet ndëjesa, paqi e dashuria. Të dashurë, si paçë të madhe silloi t’u shkruajë juvet për shpëtim të gjithëvet bashkë, u gjëndçë shtrënguarë t’u shkruaj juvet, e t’u lutem që të lëftoni për besë që është dhënë shënjtorëvet njëherë. Sepse hinë fshehura dica njerëz, për ata qe kohë që ishnë shkruarë mbë këtë dëm, të pabesë, ata dhurëtin’ e Perndisë sonë e kthejnë ndë kurvëri, e arnisenë të vetëminë që urdhëron, Perndinë e Zotnë tënë Iisu Hristonë. Dua adha t’u kujtoj juvet, që patë mpsuarë njëherë këtë, se Zoti si shpëtoi llaonë nga vëndi i Egjiptosë, të ditënë i humbi ata që nukë besuanë. Edhe Ëngjëjtë që nukë ruajtinë të lartët’ e ture, po lanë vëndn’ e ture, i ruan mbuluarë nd’errëcirë ndë zinçirë të pasosurë mbë gjuq të ditësë madhe. Si Sodhomënë edhe Gomorrënë e qutetetë rrotullë ature, fajëtorëtë si edhe këta ndë kurvëri, e që vijënë prapa fajit së ndierë, u bënë ksomblë, tuke munduarë me një zjar të pasosurë. Kështu edhe ata dëmëtojnë kurminë ndë ëndëra të ture, zotërinë shkeljënë, edhe dhoksatë i shajënë. E Arhangjelloi Mihail, kur qërtoi me djallinë, e kuvëndoi për kurm të Moisiut, nukë guxoi të shtij sipër fjalë mallëkimit, po i tha: Të vuftë tij Zoti frë. Ma këta sa nukë dinë, i shajnë, e si bagëti të pagoja, sa punëra dinë të fisit, mb’ato bëjënë prishëjën’ e ture. Ve mbë ta, sepse kanë ecurë ndë udhë të Kainit, e ndë gënjeshtrë të pagësë Vallaamit janë gremisurë, e janë humburë ndë rebeli të Koreut. Këta janë dhunëra ndë dashurira tuaj, tuke ndënjurë bashkë ndë mësallë pa turp, mbajnë vetëhen’ e ture; mjergulla të pauja, që i bie era tutje e tëhu, lisa të vjeshtësë, të papemë, vdekurë di herë, për të shkulurë nga rrënjatë. Tallaze t’egra të detit, që shkumojënë tu(r)pet’ e ture, ulle të pllanepsura, për ata mjergull’ e zezë ruhetë për gjithë jetë. E për këta profitepsi edhe Enohu, i shtati nga Adhami, e tha: Erdhi Zoti ja, me mijëra të shënjtorëvet së tij. Të bëjë gjuq kondrë gjithëvet, e të rrahë faqenë të gjithëvet të pabesëvet të ture, për gjithë punëra të evsevisë ture që paramonisnë, e për gjithë fjalët’ e ashpra që folë kondrë tij fajëtorëtë, e të pabesëtë. Këta janë murmunjatorë, mçeësh, që rrojënë sikundrë do oreksi ture. E gjuha e ture nxjer perifani, mburrëçorë dicavet njerëzet për të f(i)tuarë. Ma juvet, o të dashurë, kujtoni fjalëtë që u patnë thënë më përpara Apostojt’ e Zotit sënë Iisu Hristoit. Sepse u thoshnë juvet, që ndë kohë të pastajme do të vijënë përqeshësh, që do të rrojënë sikundr’ ësht’ oreksi i ture i paranomivet. Këta janë që shquajnë vetëhenë si kafshë që nukë kanë Shpirt. Ma juvet, o të dashurë, tuke stisurë vetëhenë tuaj mbë shumë të shënjtëruarënë besënë tuaj, lutuni me anë të Shënjtit Shpirt. Mbai vetëhenë tuaj ndë dashuri të Perndisë, tuke shpërierë ndëjesën’ e Zotit sonë Iisu Hristoit ndë jetë të pasosurë. E për ca t’u vijë keq tuke bërë dhiakris. E ca t’i shpëtoni me frikë, tuke rrëmbierrë nga zjari, tuke urrierë edhe atë rrobën’ e kurmit të lerosurënë. E mb’atë që ësht’ i fortë t’u ruajë juvet të pafaj, e t’u stisjë përpara nderit së tij pa katigori me gëzim. Mbë të vetëminë sofonë Perndinë Sotirë tënë, le të jetë lëvdim, e madhëci, mbretëri e urdhër, edhe ndashti edhe ndë jetë pas jetet. Ashtu qoftë! Apokalipsi Iisu Hristoit, që ja pat dhënë atij Perndia t’u dëftojë ropet së tij ato punëra që duhetë të bënenë shpejt. E ai si i dërgoi me anë të Ëngjëllit së tij i shënoi mbë ropn’ tij e tij Ioannë. Mb’atë që dha martiri mbë fjalë të Perndisë, e martiri mbë gjithë punëra që pa të Iisu Hristoit. Lum ai që dhiavas, edhe ata që ndiejënë fjalët’ e kësaj profitiet, e ruajnë ato që janë shkruarë mbë të, sepse koha ësht’ e vërtetë. Ioanni mbë të shtatë Qishëtë që janë nd’Asi: Dhurëti mbë juvet, edhe paq nga ai që është, e ai që qe, e ai që është për t’ardhurë, edhe ka të shtatë Shpirtëratë që janë përpara fronit së tij. Edhe nga Iisu Hristoi, që është martir i vërtetë, e i pari ndë të lerë nga të vdekuritë, e i pari i mbretëret së dheut, ai që na deshi nevet, e na lau nevet nga fajetë tona me gjak të tij. E na bëri nevet mbretër e priftër te Perndia e Babai tij. Atij lëvdimi e mbretëria ndë jetë të jetëvet. Ashtu qoftë! Ja tek vjen ai me re, e do ta shohë atë çdo si, edhe ata që e shpuanë atë me shish. E do të rrahënë krahëruarë për atë gjithë filit’ e dheut. Kështu është, vërtet. Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja, thotë Zoti, ai që është, e ai që ish, edhe ai që është për t’ardhurë, ai që i mund gjithë. Unë Ioanni, vëllai juaj, e shoku juaj mbë shtrëngim, e mbë mbretëri, e mbë durim të Iisu Hristoit, u gjëndçë ndë nisi që quhetë Patmo, për fjalë të Perndisë e për martiri të Iisu Hristoit. Qeshë mbë Shpirt, ndë ditë të së dielësë, e digjova prapa meje një zë të madh si të zurnasë. Që më thosh: Unë jam Allfaja edhe Omegaja, i pari edhe i pastajmi. Edhe atë që sheh, shkruaje ndë kartë, e dërgoje ndë Qishëra t’Asisë, nd’Efeso, ndë Ismir, ndë Pergamo, ndë Thiatirë, ndë Sardhë, e ndë Filladhellfi, e ndë Llaodhiqi. E u ktheçë të shohë zënë që kuvëndon me mua, e tek u rrotulluaçë paçë shtatë lihni t’arta. E ndë mes të shtatë lihnivet një që gjan mbë bir njeriut, veshurë me një rrobë ngjera mbë këmbë, e ngjeshurë mbë sisë me brez t’artë. E kriet’ e tij, edhe qimetë të bardha posi lesht’ e bardhë, posi zbora; sit’ e tij posi flaka e zjarit. E këmbët’ e ti gjaijnë mb’orihallk kur është nxjerë nga furra; e zëri i tij posi zë i ujëravet shumë. E kish mbë dorë të djathëtë të tij shtatë ull. E nga goja e tij dil një kordhë e prëhurë me di presa. E faqia e tij feks posi dielli ndë fuqi të tij. E kur e paçë atë, raçë posi i vdekurë përpara këmbëvet së tij; e ai vuri dorën’ e djathëtë mbi mua, e më thosh: Mos u trëmb, unë jam i pari edhe i pastajmi. Edhe i gjalli, po qeshë vdekurë, e ja, tek jam i gjallë ndë jetë pas jetësë. Ashtu është. E kam quçet’ e pisësë edhe të vdekëjësë. Shkruaj ato punëra që pe, edhe ato që janë, edhe ato që do të bënenë pasandaje. Mistirionë e shtatë ullet, që pe mbë dorë time të djathëtënë, e të shtatë lihnit’ e arta. Të shtatë ulltë, janë Ëngjëj të shtatë Qishëvet, e të shtatë lihnitë, që pe, janë shtatë qishëra. Mbë Ëngjëll të qishësë Efesosë shkruaj: Kështu thotë ai që mban mbë dorë të djathëtë të tij të shtatë ulltë, e ecën ndë mes të shtatë lihnivet t’arta. I di punët’ e tua, e mundimnë tënd, edhe durimnë tënd, e që nukë mund të duroç të këqinjtë; e që ke vënë mbë dhoqimí ata që thonë se janë Apostoj, e nukë janë; e i ke gjeturë ata gënjeshtjarë. E durove, e ipomoní ke, e u mundove për ëmër tim, e nuk’ u lodhe. Ma kam kondrë teje, sepse ke lënë dashurinë tënde të parënë. Kujtou adha ngaha re, e bën metani, e puno si përpara; e ndë mos, vij tek tij shpejt, e do të loz nga vënd’ i saj lihninë tënde, ndë mos metanoiç. Po këtë ke të mirë që nukë do punët’ e Nikollaitet, ato që edhe ai unë nukë dua. Kush ka veshë le të digjojë atë që thotë Shpirti mbë qishëra; atij që mund do t’i ap të hajë nga druri i jetësë, që është ndë mes të Paradhisit së Perndisë. E mbë Ëngjëllin’ e qishësë i Smirnit shkruaj: Kështu thotë ai që është i parë edhe i pastajmë, e që u bë i vdekurë, e rron. I di punët’ e tua, edhe shtrëngimnë, edhe varfërinë, (ma je i pasurë) edhe vllasfimin’ e ature që thonë vetëhenë se janë Iudhej, e nukë janë, po janë mbëjedhëjë e Satanait. Mos u friko për ato që ke për të pësuarë; ja, që djalli ka për të vënë dica prej jush ndë hapsanë, që të dhoqimasi; e do të kini shtrëngim për dhjetë dit; qëndro i besësë ngjera mbë vdekëjë, e do t’ap ti kurorën’ e jetësë. Ai që ka vesh, le të digjojë ç’thotë Shpirti ndë qishëra; ai që mund thotë, do të mos dëmëtonetë nga vdekëja e ditë. E mbë Ëngjëllinë që është ndë qishë të Pergamosë, shkruaj: Kështu thotë ai që ka kordhën’ e prëhurë me di presa. I di punët’ e tu, e mbë ç’vënd rri ti, tek ka fronë Satanai; e mban ëmërinë tim, e nuk’ arnise besënë time, as mb’ato dit kur Antipa, martiri im i besësë, që u vra ndë mes tuaj te rri satanai. Po kam kondrë tij dica pak punëra, sepse ke atje ata që mbajnë dhidhaskalin’ e Vallaamit, atij që dhidhaks Vallaknë të vij skandallo përpara bijet së Israilit, që të hajnë nga ato që therjënë nd’Idhole, edhe të kurvërojnë. Kështu ke edhe ti ata që mbajnë dhidhahin’ e Nikollaitet, që nukë dua. Metanois; e ndë mos, do të vij shpejt tek ti; e do të lëftoj me ata me kordhë të gojësë sime. Ai që ka vesh, le të digjojë ç’thotë Shpirti ndë qishëra; atij që të mundjë do t’i ap të hajë nga Mana e fshehurë, e do t’i ap atij një halik të bardhë, e mbi halik ëmër të ri shkruarë, që s’e njeh njeri, veçe atij që e merr. E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Thiatirësë shkruaj: Kështu thotë i biri i Perndisë, që ka sit’ e tij posi flakë të zjarit, e këmbët’ e tij gjajënë posi me orihallko. I di punët’ e tu, edhe durimnë tënd, edhe punët’ e tua të pastajmetë më të shuma të së paravet. Po kam kondrë teje pak punëra, sepse lë gruanë Iezavelnë, që bën vetëhen’ e saj profiteshë, të dhidhaksjë e të gënjejë ropt’ e mi, të bienë ndë kurvëri e të hanë nga ato që therënë nd’Idhollë. E i dhaçë asaj kohë të metanois nga kurvëria e saj, e nukë metanoisi. E ja unë do ta shtrij atë ndë një shtrat, edhe ata që kurvërojënë me të bashkë, do të jenë ndë shtrëngim të madh, ndë mos metanoiçinë nga punët’ e ture. Djelmt’ e saj do t’i vras me vdekëjë, e do të njohënë gjithë qishëtë, se unë jam ai që kërkoj veshëjatë edhe zëmëratë; e do t’i ap cilitdo nga jush sikundrë punon. Edhe juvet thom, edhe gjithë të tjerëvet që janë ndë Thiatirë, sa nukë kanë këtë dhidhahi, e ata që nukë njohnë të thellat’ e satanait, sikundrë thonë, nukë vë mbi juvet tjetër barrë. Po mbai atë që kini, ngjera sa të vij unë. E ai që do të jetë mundës, e do të ruajë ngjera më të pastajmenë punët’ e mia, do t’i ap urdhër atij mbi filira. E do t’i qiverrisjë ata me shkop të hekurtë, e do të thërmonenë posi enët e balta, sikundrë mora edhe unë nga babai im. E do t’i ap atij ulln’ e mëngjesit. Ai që ka vesh, le të digjojë ç’thotë Shpirti ndë qishëra. E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Sardhit shkruaj: Kështu thotë ai që ka të shtatë Shpirtëret’ e Perndisë, e të shtatë ulltë; i di punët’ e tua, e qish ke ëmër të gjallit, e je i vdekurë. Bënu i cgjuarë e forco të tjeratë, ato që janë për të vdekurë, sepse s’kam gjeturë punët’ e tua të plota përpara Perndisë. Kij adha ndër mënd ato që more, e që digjove, e ruaji e metanois; e ndë mos qëndrofç cgjuarë, do të vij tek ti posi kusar, e do të mos e diç ç’kohë vij tek tij. Ke pak ëmëre ndë Sardhë, që nukë molepsnë rrobat’ e ture, e do të vijënë me mua veshurë ndë rroba të bardha; sepse janë të zotë. Ai që të mundjë, kij do të vishetë ndë rroba të bardha, e do të mos ja shuaj ëmërin’ e tij nga kart’ e jetësë, e do të rrëfej ëmërin’ e tij përpara babait sim, edhe përpara Ëngjëjet së tij. Ai që ka vesh, le të digjojë ç’thotë Shpirti ndë qishëra. E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Filladhellfisë shkruaj: Kështu thotë Shënjti, i vërteti, ai që ka quçn’ e Dhavidhit, ai që hap e ndonjë s’e mbill, e që mbill’ e ndonjë s’e hap. T’i di punërat’ e tua; ja, që kam vënë përpara teje një derë të hapëtë, e atë s’mund ta hapjë ndonjë; sepse ke pak fuqi, e më ruajte fjalënë time, e nuk’ arnise ëmërinë tim. Ja, që do t’ap nga sinagoji i satanait, ata që thonë se janë Iudhej, e nukë janë, po gënjejënë; ja, do t’i bëj ata që të vijënë e të falenë përpara këmbëvet së tua, e të njohënë që unë të kam dashurë. Sepse ruajte porsin’ e durimit sim, edhe unë do të të ruaj ti nga sahati i pirasmoit, atij që ka për t’ardhurë mbi gjithë dinia, të gucitjë ata që janë mbi dhe. Ja, që vij me të shpejtë; ruaj atë që ke, që të mos të marrë njeri kurorënë tënde. Atë që të mundjë, do ta bëj kollonë ndë qishë të Perndisë sime, e do të mos dalë më jashtë, e do të shkruaj mbë të ëmërin’ e qutetit së Perndisë sime, të Ierusalimit së ri, që cbret nga qielltë prej Perndiet sime, edhe ëmërinë tim të rinë. Ai që ka vesh, le të digjojë atë që thotë Shpirti mbi qishëra. E mbë Ëngjëllin’ e qishësë Llaodhiqisë shkruaj: Kështu thotë i vërteti, martiri i besësë, edhe i vërteti, e nisura e punëravet së Perndisë. T’i di punërat’ e tua, sepse s’je as i ftohëtë as i ngrohëtë; makar të jeshe a i ftohëtë, a i ngrohëtë. Sepse adha je i vagëtë, e s’je as i ftohëtë as i ngrohëtë, do të nis të të vjell nga goja ime. Sepse thua: Jam i pasurë e i gjeçim, e s’kam hri nga ndonjë; e nuk’ e di që ti je heqësi e i gjëmuari, e i varfëri, e i verbëri, e i sveshuri. Të ap tij nasihat që të bleç nga meje ar të shkuarë e të dhoqimasurë nga zjari, që të bëneç i pasurë, edhe rroba të bardha, që të visheç, që të mos të duketë turpi i së shveshurit sate, e liej me alifí sit’ e tua, që të shohç. Un’ ata që dua i qërtoj, e i mundoj; kij adha zili, e metanis. Ja, që rri mbë derë, e çokanis derënë; kush të më digjojë zënë, e të më hapjë derënë, do të hij tek ai, e do të dërkuj me të bashkë, e ai me mua. Ai që të mundjë, do t’i ap atij të rrijë me mua bashkë ndë fron tim, sikundrë munda edhe unë, e ndënja bashkë me babanë tim ndë fron të tij. Ai që ka vesh le të digjojë atë që thotë Shpirti mbë qishëra. Pastaje paçë, e ja, një portë e hapëtë ndër qiell, e zëri i parë që digjova posi i zurnasë, që kuvëndon me mua, e më thosh: Hipë këtu, e do të të dëftoj tij punëtë që do të të gjajënë pastaje. E me të shpejtë u rrëmbieç nga Shpirti, e ja, që një fron qe ngrehurë ndë qiell, e mbi atë fron rrij një. E ai që rrij shëmbëllen mbë të parë si guri i Aspidit e Sardhësë; e rrotullë fronit qe një ilibé që shëmbëllen mbë të parë si Smaragdhi. E rrotullë fronit njëzet e katër frone; e mbi frone paçë të njëzet e katër pleqtë që rrijnë, e qenë veshurë me rroba të bardha, e mbë krerë të ture kishnë korona t’arta. E nga froni dilë vetëtimëra, e gjëmime, e zënjëra, e përpara fronit shtatë llambadha të dhezura, ato që janë të shtatë Shpirtëret e Perndisë. E përpara fronit një det i qelqtë, që gjan me kristal; e ndë mes të fronit, e rrotullë fronit, katër kafshë plot me si përpara e prapa. E kafsha e parë gjan me Leondar, e kafsha e ditë gjan me Viç, e kafsha e tretë kish suratnë posi Njeriut; e kafsha e katërtë gjan me Aeto që fluturon. E të katër kafshëtë kish cilado mbë vetëhe të ture nga gjashtë krahë rrotullë, e brëndazi qenë plot me si; e s’kanë të prëjturë as ditë as natë tuke thënë: Shënjt, Shënjt, Shënjt, Zoti Perndia, ai q’i mban gjithë, ai që qe, ai që është, e ai që do të vijë. E tek ipnë kafshëtë lëvdim, e nder, e efharisti atij që rrij mbë fron, e që rron mbë jetë të jetëvet. Bijnë mbë dhe të njëzet e katër pleqtë përpara atij që rrij mbi fron, e i falishnë atij që rron ndë jetë të jetëvet, e vijnë mbë dhe koronat’ e ture përpara fronit, tuke thënë. I zoti je ti, o Zot, të març lëvdim, edhe nder, edhe fuqinë; sepse ti bëre gjithë punëratë, e për thelimë tënde kanë ato të qënënë, e qenë bërë. E paçë mb’anë të djathëtë t’atij që rrij mbë fron, një kartë të shkruarë brënda, e jashtë vulosurë me shtatë vula. E paçë Ëngjëll të fortë që thërrit me zë të madh: Cili ësht’ i zoti të hapjë kartënë e të prishjë vulat’ e saj? Ndonjë nukë mund as ndë qiell, as ndë dhe, as ndënë dhe, të hap kartënë, as ta shih atë. E unë qajë shumë shumë, sepse nuk’ u gjënd njeri i zoti ta hap e ta dhiavas kartënë, as ta shih atë. E një nga pleqtë më thotë mua: Mos qaj, ja, që mund leondari që është nga filia e Iudhësë, rrënja e Dhavidhit, të hapjë kartënë e të prishjë të shtatë vulat’ e asaj. E vura re, e ja ndë mes të fronit, e ndë mes të kafshëvet, e ndë mes të pleqet një qengj që rrij mbë këmbë posi i therturë, që kish shtatë brira e shtatë si, që janë të shtatë Shpirtëret’ e Perndisë të dërguaratë mbë gjithë dhe. E erdhi e mori kartënë nga dor’ e atij që rrij mbë fron. E poqë mori kartënë, të katër kafshëtë e të njëzet e katër pleqtë ranë përmbis përpara qengjit e kishnë cilido qithara e kupa t’arta plot me mirudhira. Ato janë të falat’ e Shënjtorëvet. E psalljënë psallmodhi të re, e thoshnë: I zoti je të març kartënë e të hapç vulat’ e saj, sepse u there, e na bleve te Perndia nevet me gjak tënd, nga çdofarë filiet, e gjuhet’, e llaoit, e miletit. E na ke bërë nevet për Perndinë tënë mbretër e priftër, e do të mbretërojmë mbi dhe. E vura re, e digjova zë shumë Ëngjëjet rrotullë fronit, e kafshëvet, edhe pleqet. E nëmuri i ature mijëra miliunit. Ata thoshnë me zë të madh: I zoti është qengji i therturë të marrë fuqinë, e të pasuritë, e sofinë, e kuvetnë, e nderë, e lëvdimnë, edhe bekimnë. E gjithë punërat’ e bëra që janë ndër qiell, e mbi dhe, e ndënë dhe, e ndë det, sa janë e sa gjëndenë ndë këto vëndëra të gjitha i digjova që thoshnë: mb’atë që rri ndë fron e mbë qengjnë bekimi, edhe nderi, edhe lëvdimi, edhe mbretëria, ndë jetë pas jetet. E të katër kafshëtë thoshnë: Vërtet. E të njëzet e katër pleqtë ranë përmbis e u falë atij që rron ndë jetë të jetëvet. E paçë kur hapi qengji një nga të shtatë vulatë, e digjova një nga të katër kafshëtë që thosh me zë si të gjëmimit: Eja e shih. E vura re e ja një kalë i bardhë; e ai që kish hipurë mbë të, mban një hark; e ju dha atij një kurorë, e dolli mundësh, për të mundurë. E kur hapi vulën’ e ditë, digjova kafshn’ e ditë që thosh: Eja e shih. E dolli tjetër kalë i kuq; e atij që qe hipurë mbë të, ju dha të ngrij paqnë nga dheu, për të therturë njeri-jatërinë, e ju dha atij një thikë e madhe. E kur hapi vulën’ e tretë, digjova kafshën’ e tretë që thosh: Eja e shih. E vështrova, e ja një kalë i zi, e ai që qe hipurë mbë të, kish një zigare mbë dorë të tij. E dëgjova një zë ndë mes të katër kafshëvet që thosh: Shiniku i grurit një dhinar, e tre shinikë elbit një dhinar; e vajtë edhe verënë mos i dëmëto. E kur hapi vulën’ e katërtë, digjova zën’ e kafshësë katërtë, që thosh: Eja e shih. E vështrova, e ja një kalë i gjelbërë, e ai që qe hipurë mbë të kish ëmërinë Mort; e vij pas si pisa; e u dha mb’ata urdhër mbi të katërtën’ e dheut të vrisnë me anë të kordhësë, e me anë të usë, e me anë të vdekëjësë, e të bishëvet së dheu(t). E kur hapi vulën’ e pesëtë, paçë përposh thisiastirit shpirtëret’ e ature që janë therturë për fjalë të Perndisë, e për martiri që patnë. E thërrisnë me zë të madh, e thoshnë: Ngjera kur, o Zoti Shënjt e i vërteti, nukë gjukon e nukë merr hakë për gjak tënë nga ata që rrinë mbi dhe? E u dhanë rroba të bardha mbë cilëdo asuresh, e u tha ature që të prëhenë edhe pakëzë kohë, ngjera sa të mbushetë nemuri i shokëvet së ture, edhe vëllazëret së ture, që duanë të vritenë si edhe ata. E paçë kur hapi vulën’ e gjashtëtë, e ja, e u bë tërmet i madh, e dielli u errëcua posi thes prej qimevet, edhe hënëza u bë posi gjak. E ullt’ e qiellit ranë mbë dhe, sikundrë hedh fiku i egrë fiqtë kur shkundenë ngaha er’ e keqe. E Qielli u përmbëjuadh posi karta që përmbëjidhetë e mbilletë, e çdo mal, e çdo nisi luajtinë nga vëndet’ e ture. E mbretëret’ e dheut, e të mëdhenjtë e të pasuritë, e hiliarhëtë, e të fortëtë, e çdo kopil, e çdo zot, fshehnë vetëhen’ e ture ndëpër shpella e ndëpër vëra të malevet. E thonë malevet e shpellavet: Biri mbi nevet, e fshihnani nevet nga faqea e atij që rri mbë fron edhe nga urgjia e qengjit. Sepse erdhi dita e madhe e urgjisë ti. E kush mund të rrijë kondrë? E pastaje paçë katër Ëngjëj që rrijnë mbë të katër qoshet’ e dheut, e mbaijnë të katër erërat’ e dheut, që të mos frin erë mbi dhe, as mbë ndonjë bimë. E paçë tjatër Ëngjëll që hipën nga del dielli, e që kish vulën’ e Perndisë gjallë; e thërrit me zë të lartë të katër Ëngjëjet, ature që u është dhënë urdhër të dëmëtojnë dhenë edhe detinë. E thosh: Mos bëni të keq dheut, as detit, as lisavet, ngjera sa të vulosjëmë ropt’ e Perndisë sonë mbë ballëra të ture. E digjova nëmurin’ e së vulosuret: njëqind e dizet e katër mijë të vulosurë, nga çdo fili të bijet së Israilit. Nga fili e Iudhësë, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Ruvimit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Gadhit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë. Nga fili e Asirit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Nefthalimit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Manasiut, dimbëdhjetë mijë të vulosurë. Nga fili e Simeonit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Leviut, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Isaharit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë. Nga fili e Zavullonit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Iosifit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë; nga fili e Veniaminit, dimbëdhjetë mijë të vulosurë. Pastaj paçë, e ja një turm’ e madhe, që nukë mund ta nëmëron atë njeri, nga çdo milet, e fili, e llao, e gjuhë, që rrijnë përpara fronit e përpara qengjit, veshurë rroba të bardha, e me finiqe mbë duar të ture. E thërrisnë me zë të madh, e thoshnë: Shpëtimi mbë Perndinë tënë, që rri mbë fron, edhe mbë qengjnë. E gjithë Ëngjëjtë rrijnë rrotullë fronit, e rrotullë pleqet, e të katër kafshëvet, e ranë përmbis përpara fronit e ju falë Perndisë. Tuke thënë: Vërtet. Bekimi edhe lëvdimi, edhe sofia, edhe efharistia, edhe nderi, edhe të fortëtë, edhe kuveti, mbë Perndinë tënë mbë jetë të jetëvet. Ashtu qoftë! E u përgjegj një nga pleqtë, e më tha mua: Këta të veshuritë me rroba të bardha, cilëtë janë e ngaha erdhë? E ju përgjegjçë atij: Ti i di, Zot. E ai më tha mua: Këta janë ata që kanë ardhurë nga një shtrëngim i madh, e kanë larë rrobat’ e ture, e kanë cbardhurë stolit’ e ture ndë gjak të qengjit. Pra andaj gjëndenë përpara fronit së Perndisë, e llatrepsjënë atë dit’ e natë ndë nao të tij; e ai që rri ndë fron do të rrijë mbi ta. E do të mos kenë më as u, as et, edhe do të mos bjerë dielli mbi ta, as ndonjë vapë. Sepse qengji që gjëndetë ndë mes të fronit do të qiverrisjë ata e do t’i bjerë ata ndë kronjër t’ujëravet së gjalla, e do të thajë Perndia gjithë lotë nga sit’ e ture. E kur hapi vulën’ e shtatë, u bë pushim ndër qiell afëro një gjusmë sahat. E paçë të shtatë Ëngjëjtë, që rrijnë përpara Perndisë; e u dhan’ ature shtatë zurnara. E erdhi tjatër Ëngjëll’, e qëndroi përpara thisiastirit, e mbaj një thimiato t’artë, e i dhan’ atij thimjamëra shumë, që të bij kurban të faluratë të gjithë shënjtorëvet mbi thisiastirio t’artë që qe përpara fronit. E hipi timi i thimjamëvet së falavet Shënjtorëvet, nga dor’ e Ëngjëllit përpara Perndisë. E mori Ëngjëlli thimjaton’ e artë, e mbushi atë nga zjari i thisiastirit, e e shtiu mbë dhe, e u bënë zënja, e brubullima, e vetëtima, e tërmet. E të shtatë Ëngjëjtë që kishnë të shtatë zurnatë u bënë gati për të rarë zurnavet. E i pari Ëngjëll’ i ra zurnasë, e u bë breshër e zjar nakatosurë me gjak; e u hodh mbë dhe; e e tret’ e lisavet u dogjnë, e gjithë bari i verdhë u dogj. E i diti Ëngjëll i ra zurnasë, e posi një mal i madh që digjetë me zjar u hodh ndë det; u bë e treta e detit gjak. E vdiqnë të tret’ e punëravet së bëra që janë ndë det, ato që kanë shpirt, edhe e tret’ e karavevet. E i treti Ëngjëll i ra zurnasë; e ra nga qielli ull i madh i dhezurë posi një llambadhë, e ra mbë të tretë të lumëravet, e mbë të tretë të kronjet. E ëmëri i ullit quhetë Apsinthio; e u bë e tret’ e ujëravet Apsinthio, e shumë njerëz vdiqnë nga ujëratë, sepse u idhëruanë. E i katërti Ëngjëll i ra zurnasë; e u plagosnë e treta pjesë e diellit, e e treta pjesë e hënëzësë, e e treta pjes’ e ullet, kaqë sa u err e treta e ature, e ndajë e treta e ature nukë ip dritë, ashtu edhe natësë. E paçë, e digjova zën’ e njëit Ëngjëllit që fluturon ndëpërmes të qiellit, e me zë të madh thosh: Ve, ve, ve mb’ata që rrinë mbi dhe nga zërat’ e tjera të zurnasë të tre Ëngjëjet që duanë të vijnë t’u bienë zurnavet. E Ëngjëlli i pesëti i ra zurnasë. E paçë një ull që ra nga qielli mbi dhe; e ju dha atij quçi i puzit s’Avisit. E hapi puzn’ e avisit, e hipi tim nga puzi, posi tim i një furrësë madhe. E u err dielli edhe era nga timi i puzit. E nga timi duallë karkalecë mbi dhe, e u dha mb’ata urdhër, sikundrë kanë urdhër cfurqet’ e dheut. E u dha porsi mbë ta që të mos dëmëtojënë bar’ e dheut, as ndonjë bimë të njumë, as ndonjë lis, përveçe njerëzitë vetëmë që nukë kanë vulën’ e Perndisë ndë ballëra të ture. E u dha porsi mbë ta, që të mos i vrasën’ ata, po t’i mundojënë pesë muaj, e mundimi i ture të jetë si mundim cfurkut kur cimbis njerinë. E mb’ato dit do të kërkojënë njerëzitë vdekëjënë, e do të mos e gjejënë atë; e do të dëshërojënë të vdesënë, e do të ikëjë morti prej suresh. E të gjarat’ e karkalecëvet, gjajënë mbë kuaj që janë gati për luftë; e mbi krie të ture një lloi kurorë që ka të gjarë me ar, e suratet’ e ture si surate njerëzet. E kishnë leshëra, posi leshërat’ e gravet; e dhëmbët’ e ture qenë si dhëmbët’ e leondarëvet. E kishnë thorake si thorake të hekurta; e zëri krahëvet së ture, si zëri i karrocavet të shumë kuajet që venë ndë luftë. E kanë bisht, e bishtin’ e cfurqet, e ndë bishtëra të ture qenë thumba; e urdhëri i ture qe për të dëmëtuarë njerëzitë pesë muaj. E kishnë për mbret të turënë Ëngjëllinë e Avisit; ëmëri i tij ndë gjuhë të Çifutet Avadhdhon, e ndë gjuhë të Gërqinjet e ka ëmërinë Apolion (Prishësi). Njera ve, shkoi, e ja vijënë edhe di ve, pasandaje. E Ëngjëlli i gjashtëti i ra zurnasë. E digjova një zë nga të katër brit’ e thisiastirit s’artë, që është përpara Perndisë. Që thosh Ëngjëllit së gjashtë, atij që kish zurnanë: Cgjidhi të katër ëngjëjtë që janë lidhurë ndë lumë të madh, ndë Efrat. E u cgjidhnë të katër ëngjëjtë të bërëtë gati mbë sahat, e mbë ditë, e mbë muaj, e mbë vit, që të vrasënë pjesën’ e tretë të njerëzet. E nëmuri i asqerit së kalësisë diqind mijë, sepse e digjova nëmurin’ e ture. E ashtu i paçë mbë të parë kuajtë, edhe ata që rrijnë mbi ta që kishnë thorake të flakta, e që kishnë bojë të rimptë e të shqufurit; e kokët’ e kuajet si kokë liondarëvet, e nga goja e ture dil zjar e tim e shqufur. E nga këto të tre u vra e treta pjesë e njerëzet, nga zjari, edhe timi, edhe nga shqufuri që dilë prej gojësë ture. Sepse fuqit’ e ture gjëndenë ndë gojë të ture; sepse bishtërat’ e ture janë posi të gjërpinjet, e kanë krerëra, e me ato bëjënë dëm. E të tjerëtë njerëz nuk’ u vranë nga këto plagëra, as metanoisnë nga punëtë që bëjënë me duar të ture, për të mos falurë të paudhëvet, e Idhollavet t’arta e t’ërgjëndatë, e të gurtatë, e të drujtatë, ato që as shohënë, as digjojënë, as ecëjnë. E nukë metanoisnë nga vreilat’ e ture, as nga magjit’ e ture, as nga të vjedhurat’ e ture. E paçë një tjatër Ëngjëll të fortë, që zbrit nga qielli, e i pështjellë me një mjergullë, e kish mbë kokë të tij një ilibe; e faqea e tij posi dielli, e këmbët’ e tij posi kollona të flakta. E kish mbë dorë të tij një kartëzë të hapëtë; e vuri këmbën’ e tij të djathëtënë ndë det, e të mëngjërënë mbë dhe. E thirri me zë të madh posi liondari kur thërret, e kur thirri, nxuarrë jashtë zën’ e ture të shtatë gjëmimetë. E kur krienë jashtë zën’ e ture të shtatë gjëmimetë, unë rrijë për të shkruarë; e digjova një zë nga qielli që më thosh: Vulos ato që thanë të shtatë gjëmimetë, e mos i shkruaj ato. E Ëngjëlli që paçë të qëndruarë mbi det edhe mbi dhe, ngrijti dorën’ e tij ndër qiell. E u përgjërua mb’atë që rron ndë jetë pas jetet, që bëri qielltë edhe sa janë mbë të, edhe dhenë edhe sa janë mbë të, edhe detnë edhe sa janë mbë të, që do të mos jetë më kohë. Ma ndë ditë të zërit t’ëngjëllit së shtatë, kur do të nisjë t’i bjerë zurnasë, do të teliosetë mistiri i Perndisë, sikundr’ evangjelisi ndë rop të tij ndë profitë. E zëri që digjova përsëri nga qielli kuvëndon me mua, e më thosh: Hajde e merr kartëzën’ e hapëtë që është ndë dorë të ëngjëllit që rri mbi det edhe mbi dhe. E vajta tek ëngjëlli, e i thaçë atij: Nëmë kartënë. E ai më thotë: Merre, e hae atë; e do të të pikëllojë barkunë tënd, ma ndë gojë tënde do të jetë e ëmblë posi mjaltë. E mora kartëzënë nga dor’ e ëngjëllit, e e hangra atë; e qe ndë gojë time e ëmblë posi mjaltë; e kur e hangra atë, m’ u pikëllua barku im. E më thotë mua: Duhetë që të profitepç ti përsëri mbë llaora, e mbë filira, e mbë gjuhëra, e mbë shumë mbretër. E m’u dha një kallam posi shkop; e ëngjëlli rrij, e më thosh: Ngreu e mat naon’ e Perndisë, edhe thisiastirë, edhe ata që falë mbë të. E avllinë që është përpara naoit lee, e mos e mat atë, sepse është dhënë ndë filira të tjera; e qutetnë Shënjt do ta shkeljënë dizet e katër muaj. E do t’ap të di martirëvet së mi, e do të profitepsjënë një mijë e diqind e gjashtëdhjetë dit, veshurë me thasë. Këta janë të di ullinjatë, e të di kandilierëtë që janë vënë përpara Perndisë dheut. E ndë dashtë ndonjë të dëmëtojë ata, do të dalë zjar nga goja e ture, e do të hajë armiqt’ e ture, e kush të dojë të dëmëtojë ata, kështu duhetë që të vritetë ai. Këta kanë urdhërë të mbilljënë qiellinë të mos lëshojë shi ndë ditë të profitisë ture; e kanë fuqi mbi ujëra, që të bëjënë të kthenenë mbë gjak, e të goditjënë dhenë mbë çdofarë plagë, sa herë që të duanë. E kur të sosjënë që t’apënë martirin’ e ture, bisha që hipën nga avisi do të bëjë luftë me ta, e do t’i mundjë ata, e do t’i vrasë. E trupet’ e ture do t’i lërë ndë rrugë të qutetitë së madh, që thuhetë me aligori Sodhomë, edhe Egjipto, tek u kruqas Zoti im. E (njerëzitë) do të shohënë nga llaotë, e nga filitë, e nga gjuhëtë, e nga miletetë kufomat’ e ture tri dit e gjismë, e kufomat’ e ture do të mos i lënë të vihenë ndë varre. E ata që rrinë mbi dhe do të gëzonenë, e do të lozënë valle mbi ta; e do të dërgojënë dhurëti njeri mbë jatërinë, sepse këta të di profitë vasanisnë ata që rrijnë mbi dhe. Ma pas tri diç e gjismë shpirt i jetësë që vjen nga Perndia hiri mbë ta, e u ngrenë mbë këmbë të ture, e një frik’ e madhe ra mbi ata që i shihnë ata. E digjuanë një zë të madh nga qielli, që u tha ature: Hipëni këtu; e hipnë ndë qiell mbë një mjergullë; e i panë ata armiqt’ e ture. E atë çast u bë një tërmet i madh, e ra e dhjetët’ e qutetit; e u vranë ndë tërmet ëmërë shtatë mijë njerëzet, e të tjerët’ u frikuanë, e dhanë lëvdim Perndisë qiellit. E veja e ditë shkoi, e ja tek vjen veja e tretë me të shpejtë. E Ëngjëlli i shtatë i ra zurnasë, e u bënë zënja të mëdha ndër qiell, e thoshnë: Mbretërit’ e kësaj jetet u bënë të Zotit sonë e të Krishtit së tij, e do të mbretërojë ndë jetë pas jetet. E të njëzet e katër pleqtë, ata që rrijnë mbë frone të ture përpara Perndisë, ranë përmbis e ju falë Perndisë. Tuke thënë: Të efharistisjëmë tij, o Zot, o Perndi, që mban jetënë, që je, e që jeshe, e do të viç; sepse more fuqin’ e madhe tëndenë, e mbretërove. E filit’ e tjera u urgjisnë, e u duk urgjia ote, e koh’ e së vdekuret për të gjukuarë, e për të dhënë pagënë profitëvet ropet së tu, e Shënjtorëvet, ature që trëmbenë ëmërinë tënd, të vogjëjtë e të mëdhinjtë; e të humbaç ata që humbasënë dhenë. E u hap naoi i Perndisë ndër qiell, e u duk qivotoja e dhiathiqisë tij, ndë nao të tij; e u bënë vetëtima, e të thirrtura, e gjëmime, e tërmete, e breshër i madh. E u duk një çudi e madhe ndër qiell: Një grua veshurë diellinë, e hënëza ndënë këmbë të saj, e mbi krie të saj një kurorë me dimbëdhjetë ull. E si qe me barrë thërrit nga të dhëmburat’ e pjellësë, e mundonej për të pjellë. E u duk një tjatër çudi ndër qiell, sepse ja një dhrakon i madh i kuq, që kish shtatë krerë, e dhjetë bri, e mbë krera të tij shtatë korona. E bishti i tij hiq të tretënë pjesë të ullet së qiellit, e i hodhi ata mbë dhe; e dhrakoni qëndroi përpara gruasë që duaj të pill, për të ngrënë djalën’ e saj kur ta pill. E polli djalë mashkull, e ai do të qiverrisjë gjithë filitë me shkop të hekurtë; e u rrëmbie djali i saj te Perndia, e ndë fron të tij. E gruaja shpëtoi nd’erimi, tek kish bërë gati vënd nga Perndia, që ta ushqejnë atë atje një mijë e diqind e gjashtëdhjetë dit. E u bë luftë ndër qiell; Mihaili edhe ëngjëllit’ e tij lëftuanë kondrë dhrakonit, e dhrakoni edhe ëngjëllit’ e tij lëftuanë. Po nukë mundnë, as u gjënd më vënd për ata ndër qiell. E u hodh poshtë ai dhrakoni i madh, ai gjarpëri i lashtë, që quhetë djall edhe Satana, ai që gënjen gjithë dhenë, u hodh mbë dhe; e bashkë me të u hodhë poshtë edhe ëngjëllit’ e tij. E digjova zë të madh ndër qiell që thosh: Ndashti u bë shpëtimi, edhe fuqia, edhe mbretëria e Perndisë sonë, edhe urdhëri i Krishtit së tij; sepse u hodh poshtë kallëzeësi i vëllazëret sonë, ai që i kallëzon ata përpara Perndisë sonë dit’ e natë. E ata e mundnë atë me fuqi të gjakut së qengjit, e me fuqi të fjalësë të martirisë ture; e nuk’ i deshnë shpirtërat’ e ture ngjera mbë vdekëjë. Pra andaj gëzoni, o qiell, edhe ju që rriji mbë ta. Ve mbë juvet që rriji ndë dhe e ndë det; sepse zbriti djalli mbë juvet me zëmërim të madh, sepse edhe që pak kohë ka. E kur pa dhrakoni se u hodh poshtë mbë dhe, ndoqi gruanë që pat pjellë mashkullinë. E gruasë ju dhanë krahë të Aetoit së madh, që të fluturojë nd’erimi ndë vënd të saj, atje tek ushqenetë për një kohë të kohëvet, e për një gjusmë të kohësë lark nga gjarpëri. E gjarpëri kreu jashtë nga goja e tij ujë posi lumë pas gruasë, që ta bën ta mirr lumi. Ma dheu i dha ndihmë gruasë, e hapi dheu gojën’ e tij e piu lumënë, që pat krierë dhrakoni nga goja e tij. E u zëmërua dhrakoni mbë gruanë, e vate të bën luftë me ata që mbenë nga far’ e saj, që ruajnë porsit’ e Perndisë, e që kanë martirin’ Iisu Hristoit. Edhe unë qëndrova mbi rërë të detit; e paçë që dil nga deti një bishë, që kish shtatë krerë, e dhjetë bri; e mbi bri të saj dhjetë korona, e mbi krerë të saj ëmërin’ e vllasfimisë. E bisha që paçë qe mbë të gjarë posi pardhall; e këmbët’ e saj, posi këmbë ariut; e goja e saj, posi gojë liondarit; e dhrakoni i dha asaj fuqin’ e tij, edhe fron’ e tij, edhe urdhër të madh. E paçë një nga krerët’ e saj si të therturë për vdekëjë; e plaga e vdekësë saj u shërua; e u çudit gjithë dheu tuke vaturë pas bishësë. E ju falë dhrakonit që dha urdhër mbë bishë, e ju falë bishësë, e i thoshnë: Kush është si bisha? Kush mund të lëftojë me të? E ju dha bishësë gojë për të folë vllasfimira e fjalëra të mëdha, e ju dha asaj urdhër të bëjë luftë dizet e di muaj. E hapi gojën’ e saj për të sharë kondrë Perndisë, të vllasfimisjë ëmërin’ e tij, edhe fron’ e tij, edhe ata që rrinë ndër qiell. E ju dha asaj urdhër të bën luftë me Shënjtorë, e t’i mund ata; e ju dha asaj urdhër mbi çdo fili, e gjuhë, edhe milet. E do t’i falenë asaj gjith’ ata që rrinë mbi dhe, ëmëret’ e ature nukë janë shkruarë ndë kartë të jetësë të qengjit që është therturë që nga nisëja e jetësë. Ai që ka vesh, le të digjojë. Kush bie jetërinë ndë skllavi, ndë skllavi vete edhe ai; kush vret me thikë, duhetë të vritetë edhe ai me thikë; këtu qëndron durimi edhe besa e shënjtorëvet. E paçë tjatër bishë që hin nga dheu, e kish di bri si të qengjit, ma kuvëndon posi dhrakon. E bënte gjithë fuqin’ e bishësë parë përpara saj, e anangas dhenë edhe ata që rrinë mbë të, që t’i falishnë bishësë parë, asaj që ju shërua plaga e saj që qe për vdekëjë. E bënte çudira të mëdha, kaqë sa të zbrit edhe zjar nga qielli përpara njerëzet. E pllaneps ata që rrinë mbi dhe, për çudira që ju dha asaj urdhër të bën përpara bishësë; e thosh mb’ata që rrijnë mbi dhe, të bëijnë ikonë bishësë, asaj që kish plagën’ e thikësë, e rroi. E ju dha asaj të ip Shpirt mbë Ikonë të bishësë, që të flasjë edhe Ikon’ e bishësë, e të bëjë që ata që nuk’ i falenë ikonësë bishësë të vritenë. E do të bëjë që gjithë të vogjëjt’ e të mëdhinjtë, të pasuritë e të varfëritë, edhe zotërinjtë, edhe kopijtë që të kenë një nishan mbë dorë të ture të djathëtë, a ndë ballëra të ture. E që të mos mundjë njeri të blejë a të shesë, përveçe atij që ka nishanë, a ëmërin’ e bishësë, a nemurin’ e ëmërit së saj. Këtu është sofia, kush ka mënd le të llogarisjë nëmurin’ e bishësë; sepse është nemur njeriut, e nemuri i tij 666, Gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë. E vura re, e ja një qengj që rrij ndë mal të Sionit, e bashkë me të njëqind e dizet e katër mijë krerë, që kishnë shkruarë ëmërin’ e babait së tij ndë ballëra së ture. E digjova një zë nga qielli si gjëmim të shumë ujëravet, e si një zë bumbullimësë madhe. E zënë që digjova posi t’ature që qitharisjënë me qithara të ture. E që këndoijnë posi një këngë të re përpara fronit, e përpara të katër kafshëvet, e të pleqet. E ndonjë nukë mund të mpson atë këngë, përveçe ature njëqind e dizet e katër mijëvet, ata që qenë blerë nga dheu. Këta janë ata që nukë janë molepsurë me gra; sepse janë partheno. Këta jan’ ata që venë pas qengjit tekdo që vete. Këta janë blerë nga njerëzitë protollogo të Perndisë e të qengjit. Edhe mbë gojë të ture nuk’ u gjënd gënjeshtrë; sepse janë të pafaj përpara fronit së Perndisë. E paçë një tjetër Ëngjëll, që fluturon ndëpërmes të qiellit, që kish ungjill’ e pasosurë, për të vangjelisurë ata që rrijnë mbi dhe, edhe çdo milet, edhe çdo fili, e gjuhë, e llao. E thosh me zë të madh: Kini frikën’ e Perndisë, e lëvdoni atë, sepse erdhi koha e gjuqit së tij, e fali atij që bëri qiellinë, edhe dhenë, edhe detnë, edhe kronjërat’ e ujëravet. E një tjatër Ëngjëll erdhi pas, e tha: Ra, ra, Vavillona, quteti i madh, që potisi me verë të urgjisë kurvërisë saj gjithë miletetë. E një Ëngjëll i tretë u vin pas ature, tuke thënë me zë të madh: Kush të jetë falurë bishësë, a konismësë saj, a të ketë marrë nishanë mbë ballë të tij, a mbë dorë të tij. Edhe ai do të pijë nga vera e urgjisë Perndisë, e nakatosurë me verë shqeto ndë potir t’urgjisë tij; e do të mundonetë me zjar e shqufur përpara Shënjtorëvet ëngjëj, e përpara qengjit. E timi i mundimit së ture ngrihetë lart mbë jetë pas jetet; e nukë kanë të prëjturë dit’ e natë ata që falenë bishësë edhe konismësë saj, edhe kush të marrë nishanë e ëmërit saj. Këtu qëndron durimi i Shënjtorëvet; këtu i aturevet që ruajnë porsit’ e Perndisë, edhe besën’ e Iisuit. E digjova zë nga qielli, që më thosh mua: Shkruaj: Lum të vdekuritë, që vdesënë mbë Zonë që këtej e tutje. Vërtet, thotë Shpirti, që të prëhenë nga zahmetet’ e ture; sepse punët’ e ture venë pas suresh. E vura re, e ja, një mjergullë e bardhë, e sipër mbi mjergullë rrij një që gjan me bir’ e njeriut, që kish mbë krie të tij një kurorë t’artë, e mbë dorë të tij një drapër të prëhurë. E një tjatër Ëngjëll dolli nga naoi tuke thirrturë me zë të madh, atij që rrij mbi mjergullë: Dërgo drapërinë tënd, e kuarr. Sepse erdhi koha të kuarrç tij, se u tha të korrët’ e dheut. E ai që rrij mbi mjergullë, vuri drapërin’ e tij mbi dhe; e u kuarr dheu. E një tjatër Ëngjëll dolli nga naoi që është ndër qiell, e kish edhe ai një drapër të prëhurë. E një tjatër Ëngjëll dolli nga thisiastiri, e ish që kish urdhër mbi zjar. E thirri me një zë të madh, atij që kish drapërinë e prëhurë, e i tha: Dërgo drapërinë tënd të prëhurinë, e vil rrusht’ e vështit së dheut; sepse u poqnë rrusht’ e tij. E vuri Ëngjëlli drapërin’ e tij ndë dhe, e voli veshtin’ e dheut, e rrusht’ i vuri ndë patitir të madh të urgjisë Perndisë. E patitiri u shkel përjashta qutetit; e dolli gjak nga patitiri ngjera mbë frë të kuajet, ngjera një mijë e gjashtëqind stadhe. E paçë një tjatër nishan të madh ndër qiell, e të çudiçim, shtatë Ëngjëij, që mbaijnë të shtatë plagat’ e pastajme, sepse mbë këto u sos urgji e Perndisë. E paçë posi një det të qeltë të nakatosurë me zjar, edhe ata që mundnë bishënë, edhe konismën’ e tij, edhe nishan’ e tij, edhe nëmurin’ e tij, që rrij mbi det të qeltë, e kishnë qithara të Perndisë. E këndoijnë këngën’ e Moisiut, ropit Perndisë, edhe këngën e qengjit, e thonë: Të mëdha e të çuditëçim janë punët’ e tua, o Zot, o Perndi fuqimadh; të drejta e të vërteta janë udhët’ e tua, o mbret i Shënjtorëvet. Kush do të mos të trëmbetë sij, o Zot, e kush do të mos lëvdojë ëmëritë tat? Sepse ti vetëmë je Shënjt, andaj gjithë miletetë do të vijënë të falenë përpara teje; sepse gjuqërat’ e tua janë çfaqurë. E pas këture vështrova, e ja, që u hap naoi i tendësë martirisë ndër qiell. E duallë nga naoi të shtatë ëngjëjtë, që mbaijnë të shtatë plagëtë, veshurë me li të pastruarë, e të bardhë, e ngjeshurë ndë krahëruar breza t’arta. E një nga të katëratë kafshë dha ndë të shtatë ëngjëjtë shtatë kupa t’arta të plota me urgji të Perndisë gjallë ndë jetë pas jetet. E naoi u mbush tim për madhëci të Perndisë e për fuqi të tij; e ndonjë nukë mund të hin ndë nao, ngjera sa të sosishnë të shtatë plagët’ e shtatë ëngjëjet. E digjova një zë të madh nga naoi, që u thosh të shtatë ëngjëjet: Hajdeni, e derdhni kupat’ e zëmërimit së Perndisë mbë dhe. E vate i pari e derdhi kupën’ e tij mbi dhe; e u bë plagë e keqe e e ligë mbë njerëz, që kishnë nishan’ e bishësë, e mb’ata u falë mbë konismë të saj. E i diti ëngjëll derdhi kupën’ e tij ndë det, e u bë posi gjaku i së vdekurit; e gjithë sa kishnë shpirt që rroijnë ndë det psofisnë. E ëngjëlli i treti e derdhi kupën’ e tij ndë lumëra e ndë kronjëra të ujëravet, e u bënë gjak. E digjova ëngjëllin’ e ujëravet, që thosh: I drejtë je, o Zot, që je, e që jeshe Shënjt, sepse kështu gjukove. Sepse kanë derdhurë gjakn’ e Shënjtorëvet e të profitet, e u dhe ature të pijnë gjak; sepse kështu u duhej. E digjova një tjatër nga thisiastiri, që thosh: Me të vërtetë, o Zot fuqimadh, të vërteta e të drejta janë gjuqërat’ e tua. E i katërti ëngjëll derdhi kupën’ e tij mbi diellinë; e ju dha atij të digj njerëzitë me të ngrohëtë e me zjar. E njerëzitë vuloijnë për të ngrohëtë të shumë, e shajtinë ëmërin’ Perndisë, që ka urdhër mbi këto plagë; e shumë metanoisnë, që t’i ipnë atij lëvdim. E ëngjëlli i pesëti derdhi kupën’ e tij mbi fron të bishësë, e u errëcua mbretëria e saj; e nga të dhëmburitë brijnë vetë gjuhën’ e ture. E shajtinë Perndinë e qiellit nga aformí e të dhëmburavet së ture edhe nga plagët’ e ture; e nukë hoqnë dorë nga punërat’ e ture. E i gjashtëti ëngjëll derdhi kupën’ e tij mbi lumën’ e madh Efratnë; e shtërpoi ujët’ e tij, që të bënetë gati udh’ e mbretëret që janë nga del dielli. E paçë (të dilë) nga goja e dhrakonit, edhe nga goja e bishësë, edhe nga goja e profitit gënjeshtjar tre shpirtëra të pëgëra, që gjaijnë me bretëkosa. Sepse janë shpirtëre të dhemonëvet që bëjënë çudira, e venë ndë mbretërë të dheut, e të gjithë diniasë, të mbëjedhënë ata për luftë të asaj ditësë madhe të Perndisë fuqimadhit. (Ja, që u vij sikundrë vjen kusari; lum ai njeri që rri cgjuarë e ruan rrobat’ e tij, që të mos ecëjë cveshurë e t’i shohënë turpn’ e tij). E i përmbëjodhi ata nd’atë vënd që thuhetë ndë gjuhë të Çifutet Armagjedhon. E ëngjëlli i shtati derdhi kupën’ e tij ndë erë; e dolli një zë i madh nga naoi i qiellit, nga froni, e thosh: U bë. E u bënë zënjëra, e gjëmime, e vetëtimëra. E gjau tërmet i madh, që nuk’ u bë i tilli që kur janë njerëzitë mbi dhe, kaqë tërmet i madh. E quteti i madh u nda ndë tri copë, e qutetet’ e miletevet së tjera ranë mbë dhe, e u bë kujtim përpara Perndisë për Vavillonën’ e madhe, që t’i ipej asaj potiri i verësë s’urgjisë tij. E nisitë iknë gjithë, e maletë nuk’ u gjëndnë. E breshër i madh posi një tallanto ra nga qielli mbi njerëz; e njerëzitë shajtinë Perndinë për plagë të breshërit; sepse ish fort e madhe plaga e atij. E erdhi një nga të shtatë ëngjëjtë që kishnë të shtatë kupatë, e kuvëndoj me mua, e më tha: Eja të dëftoj ti dëmn’ e kurvësë madhe, që rri mbi ujëra të shuma. Që me atë kanë kurvëruarë mbretëret’ e dheut, e u dejtinë nga vera e kurvërisë saj ata që rrinë ndë dhe. E më pru mbë shpirt nd’erimi; e paçë grua që rrij mbi një bishë të kuqe, që qe plot me ëmërë të vllasfimisë, e kish shtatë krerë, e dhjetë brira. E gruaja qe veshurë me porfire e me të kuqe, e lierë me ar, e me gurë të pançmuarë e margaritarë, e kish mbë dorë të saj një potir t’artë, plot me të ndjietë e të ndiuera të kurvërisë saj. E ndë ballë të saj ëmër shkruarë: Mistirio. Vavillonë e madhe, mëmë e kurvjarëvet e të ndjetavet të dheut. E paçë këtë grua të dejturë nga gjaku i shënjtorëvet, edhe nga gjaku i martirëvet së Iisuit; e u çudiçë me të par’ atë çudi të madhe. E më tha mua Ëngjëlli: Pse u çudite? Unë do të të thom ti mistir’ e gruasë, e të bishësë që e mban atë, që ka të shtatë krerëtë edhe të dhjetë britë. E bisha që ke parë, ish e nukë është, e do të hipëjë nga avisi, e do të vejë ndë humbëjë; e do të çuditenë njerëzitë që rrinë mbi dhe, ata që ëmëret’ e ture nukë janë shkruarë ndë kartë të jetësë që nga nisëja e kësaj jetet, kur të shohënë bishënë që qe, e nuk është, ndonëse është. Këtu është mëndia që ka sofi; të shtatë krerëtë, janë shtatë male, tek rri gruaja mbi ta. E shtatë janë mbretëretë. Të pesë ranë, e një është, e jatëri edhe s’ësht’ ardhurë, e poqë të vijë pak kohë do të durojë. E bisha që qe, e nuk’ është, ajo është dhe e teta, e është nga ata të shtatë, e vete ndë humbëjë. E të dhjetë britë që pe, janë dhjetë mbretër, ata edhe s’kanë marrë mbretëri; po do të marrënë urdhër si mbretër për një sahat pas bishësë. Këta kanë një kshill, e fuqinë e urdhërin’ e ture ja apënë ndë dorë të bishësë. Këta do të lëftojënë me qengjnë, e qengji do t’i mundjë ata, sepse ai është Zoti i zotërinjet, e Mbreti i mbretëret; e ata që janë me të bashkë të thirrë e të cgjedhurë e të besësë. E më thotë mua: Ujëratë që ke parë, atje tek rri kurva, janë llaotë, e turmatë, e filitë, e gjuhëratë. E të dhjetë britë që pe mbë bishënë, këta do t’urrejënë kurvënë, e do ta bëjënë atë të shkretë, e të cveshurë, e do t’i hanë mishërat’ e saj, e atë do ta djegënë ndë zjar. Sepse Perndia u vuri ndë zëmëra të ture të bëjënë atë që i pëlqen asaj, e të bëjnë një kshill, e t’apënë mbretërin’ e ture mbë bishënë, ngjera sa të sosenë fjalët’ e Perndisë. E gruaja që pe, është quteti i madh që ka mbretëri mbi mbretërë të dheut. E pas këturevet paçë një ëngjëll që cbriti nga qielli, e kish urdhër të madh; e dheu u ndrit nga të llampsurit’ e tij. E thirri fort me zë të madh, e tha: Ra, ra Vavillona e madhe, e u bë të ndënjurë të dhemonëvet, e hapsanë e çdo shpirtit të pëgërë, e çdo shpezet së pëgërë e së urrierë. Sepse nga vera e urgjisë së kurvërisë saj pinë gjithë miletetë; edhe mbretëret’ e dheut me atë kurvëruanë; e reshperët’ e dheut u zotëruanë nga bollëku i huzurevet së saj. E digjova tjatër zë nga qielli, që thosh: Deli nga ajo llaoi im, që të mos kini pjesë nga fajet’ e saj, e të mos goditi nga plagat’ e saj. Sepse arrijtinë fajet’ e saj ngjera mbë Qiell, e kujtoi Perndia adhiqit’ e saj. Epni asaj sikundr’ ua ka dhënë juvet, e dhipllosiani asaj mbë di, sikundrë ka bërë punët’ e saj; me atë kupë që u qerasi juvet, qerasnie di herë. Sa madhëcoi vetëhen’ e saj, e rroi ndë bolluk, e gëzim, e kaqë t’i epni asaj mundim e të qarë; sepse thotë ndë zëmërë të saj: Rri mbretëreshë, e nukë jam e ve, as do të di se ç’është të qarëtë. Pra andaj ndë një ditë të shquarë do të vijënë plagët’ e saj, vdekëjë, të qarë, edhe u; do të digjetë me zjar, sepse i fortë është Zoti Perndia që gjukon atë. E do ta qajënë atë, e do të çirenë për të mbretëret’ e dheut, ata që kurvëruanë e bënë asotite me të, kur të shohënë timnë të djegurit’ së saj. Tuke ndënjurë për së mërguarit, për frikë të mundimit së saj, e të thonë: Ve, ve, o qutet i madh, o Vavillonë, o quteti i fortë, që për një sahat t’erdhi gjuqia jote. E reshperët’ e dheut qajënë e helmonenë për të, sepse do të mos blejë më njeri reshperín’ e ture. Reshperín’ e arit, e ërgjëndit, e gurit së pançmuarë, e vishnjesë, e porfirësë, e sirmësë, e së kuqesë, e gjithë druvet prej Thinosë, e çdofarë enë të fildishta, e çdo enë prej drurit së pançmuarë, e prej bakërit, e hekurit, e marmarit. E qinamomonë, e thimjamëtë, e mironë, e livanë, e verënë, e vajtë, e simidhalë, e grurëtë, e kafshëtë, e dhëntë, e kuajtë, e koçitë, e skllevtë, e Shpirtërit’ e njerëzet. E pemëtë që dëshëron shpirti it, iknë nga teje, e gjithë të majmetë e të feksuratë humbnë për tij, e do të mos i gjeç më ato. Reshperët’ e këture që u zotëruanë nga ajo, do të rrinë mërguarë për frikë të mundimit së saj, tuke qarë e tuke mbiturë. E do të thonë: Ve, ve, quteti i madh i veshurë me vishnjë, e me porfire, e me të kuqe, e i lieri me ar e me gurë të pançmuarë, e me margaritarë, qish humbi mbë një çast kaqë gjë! E çdo qivernit, e gjithë turma që është ndë karave, e nafatrëtë, e sa punojënë detnë, qëndruanë për së mërguarit. E thërrisnë kur panë timnë të djegurit së saj, tuke thënë: Cila ish si kij qutet i madh? E shtinë pluhur mbi kokëra të ture, e thërrisnë tuke qarë e tuke çjerë, e thoshnë: Hei, hei, quteti i madh, që mbë të u bënë të pasurë gjith’ ata që kishnë karave ndë det, nga të mirat’ e saj, qish mbë një çast u shkretua. Qiell hidhu për të, e ju shënjtorët’ apostoj edhe profitëtë, sepse bëri Perndia gjuq juvet kondr’ asaj. Atëherë një Ëngjëll i fortë ngrijti një gur të madh si gur mollirit, e e shtiu ndë det, e tha: Kështu shpejt do të gremisetë Vavillona quteti i madh, e do të mos gjëndetë më. E do të mos digjonetë më tek ti zëri i qitharavet, i musikovet, i flloereçivet, i zurnavet, as do të mos gjëndetë më tek ti zanatçi i çdofarë zanatit; e do të mos digjonetë më tek ti gjëmimi mullirit. E dritë fotiet do të mos feksjë më tek ti; as zë dhëndërit e nuse do të digjonetë më tek ti; sepse reshperët’ e tua qenë megjistanët’ e dheut, sepse me magjira të tua u pllanepsnë gjithë miletetë. E mbë të u gjënd gjak i profitëvet, e i Shënjtorëvet, e i gjithëvet ature që qenë therturë mbi dhe. E pas kësuresh digjova zë të madh si një turmësë madhe ndër qiell, që thosh: Allilluia. Shpëtimi, edhe lëvdimi, edhe nderi, edhe fuqia mbë Perndinë tënë. Sepse të vërteta e të drejta janë gjuqërat’ e saj; se gjukoi kurvën’ e madhe, atë që prishi dhenë me kurvërin’ e saj, e mori hakë për gjak të ropet së tij (që u derdh) nga dor’ e asaj. E thanë për së ditit: Allilluia. E timi i saj hipi ndë jetë të jetëvet. E ranë të njëzet e katër pleqtë, e të katër kafshëtë, e u falë Perndisë që rrij mbi fron, tuke thënë: Amin. Allilluia. E dolli një zë nga froni që thosh: Epni lëvdim Perndisë sanë gjithë juvet ropt’ e tij, edhe juvet të vegjëj e të mëdhinj që i trëmbi atij. E digjova një zë posi një turmësë madhe, e si gjëmim ujëravet shumë; e si një zë gjëmimevet së mëdha, që thoshnë: Allilluia; sepse mbretëroi Zoti Perndia fuqimadhi. Le të gëzonemi, e le të hidhemi, e le t’apëmë lëvdim atij; sepse erdhi dasma e qengjit, e gruaja e tij është bërë gati. E ju dha asaj të vishetë me vishnje të qëruarë e të llampsurë; sepse vishnja është punërat’ e mira të shënjtorëvet. E më thotë mua: Shkruaj: Lum ata që janë ftuarë ndë gosti të dasmësë qengjit. E më thotë mua: Këto fjalët’ e Perndisë janë të vërteta. E raçë përpara këmbëvet së tij të falishë, po ai më tha mua: Ruaju të mos e bëç. Unë jam rop si edhe ti, e si vëllazërit’ e tu ata që kanë martirin’ e Iisuit. Nde Perndia falu, sepse martiria e Iisuit është Shpirti i profitisë. E paçë qiellinë hapurë, e ja një kalë i bardhë; e ai që ish hipurë mbi të, quhej i besësë e i vërtetës, e gjukon me të drejtë, e lëfton. E sit’ e tij qenë posi flakë zjarit, e mbi krie të tij shumë korona; e kish shkruarë një ëmërë që s’e dij njeri, përveçme atij. E qe veshurë me një të veshurë ngjierë ndë gjak; e ëmërit’ e tij thërret: Fjala e Perndisë. E asqerëtë që janë ndër qiell i vijnë pas atij, hipurë ndë kuaj të bardhë, veshurë me vishnjë të bardhë e të qëruarë. E nga goja e tij dil një kordhë e prëhurë, që të plagosjë me të filitë, e ai do t’i qiverrisjë ata me shkop të hekurtë. Ai shkel patitirn’ e verësë të zëmërimit e urgjisë Perndisë fuqimadhit. E ka shkruarë mbi rrobë të tij edhe mbi kordhë të tij ëmërinë: Mbreti i mbretëret, e Zoti i zotërinjet. E paçë një ëngjëll, që rrij ndë diell, e thirri me zë të madh, e tha gjithë shpezet që fluturojnë ndë mes të qiellit: Ejani e përmbëjidhi ndë darkë të Perndisë madhe. Të hai mishëra të mbretëret, e mishëra të hiliarhëvet, e mishëra të së fortëvet, e kufoma kuajet, e t’ature që janë hipurë mbi ta, e kufomat’ e gjithëvet zotërinjet e kopijet, të vogjëjet e të mëdhinjet. E paçë bishënë, edhe mbretëret’ e dheut, edhe asqerët’ e ture mbëjedhurë të bëijnë luftë me atë që qe hipurë ndë kalë, edhe me asqer të tij. E u zu bisha, e bashkë me të edhe profiti gënjeshtjar, ai që pat bërë çuditë përpara asaj; me ato pat gënjierë ata që muarrë nishanë bishësë, edhe ata që falishnë ikonën’ e saj. Të di u vunë të gjallë ndë gjol të flakësë që digjetë me shqufur. E të tjerëtë u vranë me kordhë t’atij që qe hipurë mbi kalë; ajo kordhë dilte nga goja e tij e gjithë shpeztë u ngosnë nga kufomat’ e ture. E paçë ëngjëll që cbrit nga qielli, e mban quçn’ e avisit, e një zinçir të madh mbë dorë të tij. E ai e zuri dhrakonë, atë gjarpërin’ e lashtë, ai është djalli e satanai, e e lidhi atë një mijë vjet. E vuri atë nd’aviso, e mbilli atë, e e vulosi mbi të, që të mos pllanepsjë më miletetë ngjera sa të sosenë të një mijë vjetë e pastaje duhetë që të cgjidhetë ai për pak kohë. E paçë frone, e mb’ato ndëjnë (dica) e u dha ature të bëijnë gjuq; e (paçë) shpirtëret’ e ature që qenë peleqisurë për martiri të Iisuit, edhe për fjalë të Perndisë, e ata që nukë qenë falë bishësë, as ikonësë tij, e nukë panë marrë nishan’ e saj ndë ballë të ture, edhe mbë dorë të ture; e rruanë, e mbretëruanë bashkë me Krishtinë për një mijë vjet. E të tjerëtë nga të vdekuritë nukë rruanë ngjera sa të sosenë të një mijëtë vjet; këta është të ngjallturit’ e parë. I lumurë e Shënjt ësht’ ai, që ka pjesë ndë të ngjallturë të parë; mbi këta nukë ka fuqi mortia e ditë; po do të jenë priftër të Perndisë e të Krishtit, e do të mbretërojënë me të bashkë një mijë vjet. E kur të sosenë të një mijë vjetë, do të cgjidhetë satanai nga hapsana e tij. E do të dalë të pllanepsjë miletetë që janë mbë të katër qoshet’ e dheut, Gognë edhe Magognë, e t’i mbëjedhë ata për luftë; nemuri i këture është posi rëra e detit. E hipnë mbë të gjerë të dheut, e pushtruanë të ndënjurit’ e Shënjtorëvet, e qutetn’ e dashurë; e cbriti një zjar prej qiellit, dërguarë prej Perndisë, e i hangri ata. E djalli që i gënjen ata u shti ndë gjol të zjarit e të shqufurit atje tek është bisha, edhe profiti gënjeshtjar; e do të mundonenë dit’ e natë ndë jetë pas jetet. E paçë një fron të madh të bardhë, edhe atë që rrij mbi të, që nga faqea e tij iku dheu edhe qielli, e më s’u duknë. E paçë të vdekuritë, të vogjëj e të mëdhinj, që rrijnë përpara Perndisë, e u hapnë kartëratë; e një tjatër kartë u hap, që është e jetësë; e u gjukuanë të vdekuritë mbi ato që qenë shkruarë ndë kartëra, sikundrë qenë shërbesat’ e ture. E deti dha të vdekuritë që mbaj ndë vetëhe të tij, e vdekëja edhe Adhi dhanë të vdekurit’ e ture që kishnë; e u bë gjuqi mbë cilëdo sikundrë kishnë punuarë. E mortia edhe Adhi u hodhë ndë gjol të zjarit. Kij është morti i ditë. E kush nuk’ u gjënd shkruarë ndë kartë të jetësë, u hodh ndë gjol të zjarit. E paçë një qiell të ri e një dhe të re; sepse qielli i parë edhe dheu i parë shkuanë; e deti më nuk’ është. E unë Ioanni paçë qutetnë Shënjt, Ierusalimn’ e re, që cbrit nga qielli prej Perndisë, bërë gati e stolisurë si nuse për burrë të saj. E digjova zë të madh nga qielli, që thosh: Ja tenda e Perndisë bashkë me njerëz, e do të rrijë me ta bashkë, e ata do të jenë llaot’ e tij, e ai vetë Perndia do të jetë me ata Perndi e ture. E do të thajë Perndia nga sit’ e ture gjithë lotë, e mortja do të mos jetë më; as zi, as të qarë, as të dhëmburë do të mos jetë më; sepse punët’ e para shkuanë. E ai që rrij mbë fron tha: Ja, unë i bëj të gjitha të ra. E më thotë mua: Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta e për të besuarë. E më tha mua: U bë. Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja. Unë do t’i ap atij që ka et dhurëti nga kroi i ujit së gjallë. Ai që të mundjë do të marrë pjesë gjithë këto, e unë do t’i jem Perndi, e ai do të jetë mua bir. E për trëmbëlakë pa, e për të pabesë, e për të ndierë, e për vreës, e për kurvjarë, e për magjishtjarë e për idhollollatrë, e për gjithë gënjeshtjarëtë, pjes’ e ture është ndë gjol që digjetë me zjar e me shqufur; që është mort i ditë. E erdhi tek unë një nga të shtatë ëngjëitë që kishnë të shtatë kupëtë të plotatë me të shtatë plagë të pastajme, e kuvëndoi me mua, e më tha: Eja të të dëftoj gruanë, nusen’ e qengjit. E më mori mua mbë Shpirt, e më pru ndë një mal të madh e të lartë, e më dëftoi mua qutetn’ e madh shënjtnë Ierosalim, që cbrit nga qielltë prej Perndiet. E ajo kish të llampsurit’ e Perndisë; e drita e saj gjan mbë një gur të pançmuarë, posi mbë gur Iaspidh, posi kristal. E që kish një mur të madh e të lartë, që kish dimbëdhjetë porta, e ndë porta dimbëdhjetë ëngjëi, e shkruarë ëmëre që janë ëmëretë të dimbëdhjetë filivet të bijet s’Israilit. Nga del dielli tri porta, nga voreja tri porta, nga notia tri porta, nga perëndon tri porta. E muri e kalasë qutetit kish dimbëdhjetë binara, e mbi ato qenë ëmëret’ e dimbëdhjetë apostollëvet së qengjit. E ai që kuvëndon me mua, kish kallam t’artë, që të mat qutetnë, edhe portat’ e saj, edhe mur’ e kalasë saj. E quteti është me katër qoshe, e të gjatët’ e saj është baraj me të gjerëtë. E mati qutetnë me kallam, mbë dimbëdhjetë mijë stadhe. Të gjerëtë, e të gjatëtë, e të lartët’ e saj, janë baraj. E mati mur’ e kalasë saj: njëqind e dizet e katër kut, mbë masë të njeriut, që është masë e ëngjëllit. E të dërtuarit’ e murit së kalasë saj qe me Iaspidh, e vetë quteti, pa, ar i qëruarë, posi qelqi i qëruarë. E binarat’ e murit të kalasë qutetit qenë stolisurë me çdofarë gurit së pançmuarë; binaja e parë, Iaspidh; e dita Zafir; e treta, Hallqidhon; e katërta Smaragdh. E pesëta, Sardhoniks; e gjashtëta, Sardhio; e shtatëta, Hrisolitho; e teta, Virillo; e nënta, topaz; e dhjeta, Hrisopraso; e njëmbëdhjeta, Iaqintho; e dimbëdhjeta, Amethisio. E të dimbëdhjetë portatë, dimbëdhjetë margaritarë, e çdo portë qe nga një margaritar; e rruga e qutetit qe nga ar i qëruarë e i feksurë posi kristali. E nao nukë paçë mbë të, sepse nao i saj është Zoti Perndia fuqimadhi, edhe qengji. E quteti nukë ka hri nga dielli, as nga hënëza që ta ndritjënë atë; sepse drita e Perndisë e ndriti atë, e foti e saj është qengji. E filitë që sosenë, do të ecëjnë pas dritësë saj; e mbretëret’ e dheut bienë nder e ture e lëvdimnë mb’atë. E portët’ e saj do të mos mbillenë ditënë; sepse natë atje do të mos jetë. E asaj do t’i biretë nderi edhe lëvdimi nga miletetë. E ndonjë punë e molepsurë, a e ndierë, a e rreme, do të mos hijë mbë të; përveçe ature që janë shkruarë ndë kartëra të jetësë qengjit. E më dëftoi mua një lumë të kulluarë të ujit së gjallë, të llampsurë posi kristal, që dilte nga froni i Perndisë e qengjit. E ndë mes të rrugësë saj e të lumit mbë të di anëtë, lisi i jetësë, që bën dimbëdhjetë pemmë, mbë çdo muaj ep nga një pemmë të tij. E fletat’ e lisit (janë) për jatri të miletevet. As do të mos gjëndetë më çdo mallëkim; ma froni i Perndisë e i qengjit do të jetë mbë të; e shërbëtorët’ e tij do ta shërbejënë atë. E do të shohënë faqen’ e tij, edhe ëmërin’ e tij mbi ballëra të ture. E natë do të mos jetë atje, as do të mos kenë hri nga drit’ e fotisë, a nga drit’ e diellit; sepse Zoti Perndia i ndrit ata, e do të mbretërojënë ndë jetë pas jetet. E më thotë mua: Këto fjalë janë të besuara e të vërteta. E Zoti Perndia i Shënjtorëvet profitet dërgoi ëngjëllin’ e tij t’u dëfton ropet së tij ato punëra që duheshnë të bënishnë shpejt. E ja që shpejt vij unë. I lumurë ësht’ ai që ruan fjalët’ e profitisë të kësaj kartet. E unë Ioanni (jam) ai që paçë e digjova këto punëra; e kur i paçë parë e digjuarë, raçë përmbis ndë këmbë të ëngjëllit që më dëfton këto punëra për të falurë. E më thotë mua: Ruaju të mos bëç këtë, sepse jam rop si ti, edhe si vëllazërit’ e tu profitëtë, e ata që ruajnë fjalët’ e kësaj karte. Mbë Perndinë falu. E më thotë mua: Të mos vuloç fjalët’ e profitisë kësaj kartet; sepse koha është e afërtë. Kush dëmëton jetërinë, le të dëmëtojë gjithënjë; e kush leros, le të bënetë gjithënjë më i lerosurë; e kush është i drejtë, le të bënetë gjithënjë më i drejtë; sikush është shënjt, le të bënetë gjithënjë më shënjt. E ja që unë vij shpejt; e bie me vetëhe atë që të ap pagënë, e t’i kthej cilitdo sikundrë ka punuarë. Unë jam Allfaja edhe Omegaja, nisëja edhe sosëja, i pari edhe i pastajmi. Lum ata që bëjënë porsit’ e tij; që të jetë urdhëri i ture mbi dru të jetësë, e që të hijënë ndë qutet nga portëratë. Ma qentë, e magjishtjarëtë, e kurvjarëtë, e gjakëcorëtë, e idhollollatrëtë, e cilido është që do e bën gënjeshtrënë, do të jenë jashtë. Unë Iisui dërgova ëngjëllinë tim t’u dëftojë juvet këto punëra ndë qishëra; e unë jam rrënja edhe soi i Dhavidhit, ulli i dritësë i mëngjesit. E Shpirti e nusea thonë: Eja. E kush digjon, le të thotë: Eja. E kush ka et, le të vijë. E kush të dojë, le të marrë ujë të jetësë dhurëti. Sepse u bëj gjithëvet bashkë të kupëtojënë cilido që digjon fjalët’ e profitisë kësaj kartet. E ndë shtoftë njeri mbë këto, do të vërë Perndia mbi të plagëtë që janë shkruarë ndë këtë kartë. E ndë heqtë njeri nga fjalët’ e profisisë kësaj kartet, do të heqjë Perndia pjesën’ e tij nga kart’ e jetësë, edhe nga quteti shënjt, edhe nga ato që janë shkruarë ndë këtë kartë. Thotë ai që martiris për këto punëra: Me të vërtetë, unë vij shpejt. Kështu qoftë! Vërtet, eja, o Zot Iisu. Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hrishtoit, qoftë me juvet bashkë.