[![Open Source Love](https://firstcontributions.github.io/open-source-badges/badges/open-source-v1/open-source.svg)](https://github.com/firstcontributions/open-source-badges) [](https://join.slack.com/t/firstcontributors/shared_invite/zt-1hg51qkgm-Xc7HxhsiPYNN3ofX2_I8FA) [![License: MIT](https://img.shields.io/badge/License-MIT-green.svg)](https://opensource.org/licenses/MIT) [![Open Source Helpers](https://www.codetriage.com/roshanjossey/first-contributions/badges/users.svg)](https://www.codetriage.com/roshanjossey/first-contributions) # Kontributet e Para Është e vështimndsmbfsmbd,fsdbghwl,mv,msng,slghdlsbv,mbbvhleihjvkjsa.rë. Është gjithmonë e vështirë hera e parë kur bën diçka. Sidomos kur bashkëpunon, të bësh gabime nuk është një ndjenjë e mirë. Ne duam ta thjeshtësojmë mënyrën se si kontribuesit e open-source mësojnë dhe kontribuojnë për herë të parë. Leximi i artikujve & shikimi i tutorialve ndihmojnë, por ç'është më mirë se sa ta bësh këtë gjë në një vend praktike? Ky projekt synon të udhëzojë & të thjeshtësojë mënyrën se si fillestarët bëjnë kontributin e tyre të parë. Nëse dëshiron të bësh kontributin tënd të parë, ndiqi hapat më poshtë. #### _Nëse ende nuk ndjehesh komod me command line, [këtu ke tutoriale që përdorin veglat e GUI](#Tutoriale-duke-përdorur-vegla-tjera)_ fork this repository Nëse nuk ke Git të instaluar në pajisjen tënde, [instaloje](https://help.github.com/articles/set-up-git/). ## Bëje fork këtë repozitor Për të bërë fork këtë repozitor kliko butonin fork në majë të kësaj faqeje. Kjo do të krijojë një kopje të ketij repozitori në llogarinë tënde. ## Klonoje këtë repozitor clone this repository Tani klonoje në pajisjen tënde repozitorin që bëre fork. Shko te llogaria e GitHub, hap forked repository, kliko butonin Code dhe pastaj kliko ikonën _copy to clipboard_. Hap terminalin dhe bëje run git komandën në vazhdim: ``` git clone "url që sapo ke kopjuar" ``` ku "url që sapo ke kopjuar" (pa thonjëzat) është url e këtij repozitori (repozitori që bëre fork). Shiko hapat e mëparshëm për të marrë url-në. copy URL to clipboard Për shembull: ``` git clone https://github.com/ky-je-ti/first-contributions.git ``` ku `ky-je-ti` është emri jot në GitHub. Këtu ti e kopjon përmbajtjen e repozitorit first-contributions në GitHub te kompjuteri jot. ## Krijo një degë (branch) Ndryshoje lokacionin te repozitori në kompjuterin tënd (nëse nuk je në lokacionin e duhur): ``` cd first-contributions ``` Tani krijo një degë duke përdorur komandën `git checkout`: ``` git checkout -b ``` Për shembull: ``` git checkout -b add-filan-fisteku ``` (Emri i degës nuk është i nevojshëm të ketë fjalën _add_ në të, por është e arsyeshme të përfshihet pasi që qëllimi i kësaj dege është të shtojë emrin tënd në një listë.) ## Bëji ndryshimet e nevojshme dhe bëji commit Tani hap dosjën `Contributors.md` në një program për editim të tekstit dhe shto emrin tënd. Mos e shto në fillim ose në fund. Shtoje ku të duash në mes. Tani, ruaj dosjën. git status Nëse shkon te lokacioni i projektit dhe e ekzekuton komandën `git status`, do shohësh se ka ndryshime. Shtoji këto ndryshime te dega që sapo krijove duke përdorur komandën `git add`: ``` git add Contributors.md ``` Tani bëji commit këto ndryshime duke përdorur komandën `git commit`: ``` git commit -m "Add to Contributors list" ``` zëvendëso `` me emrin tënd. ## Bëji push (shtyji) ndryshimet në GitHub Bëji push ndryshimet duke përdorur komandën `git push`: ``` git push origin ``` zëvendëso `` me emrin e degës që krijove më herët. ## Paraçiti ndryshimet për shqyrtim Nëse shkon te repozitori jot në GitHub, do të shohësh një buton `Compare & pull request`. Klikoje. create a pull request Tani paraqisni këtë kërkesë tërheqjeje. submit pull request Së shpejti do të bashkoj (bëj merge) të gjitha ndryshimet te dega master e këtij projekti. Ti do të njoftohesh me email kur të bëhen ndryshimet. ## Ku të shkosh nga këtu? Urime! Ti sapo ke kompletuar procesin _fork -> clone -> edit -> PR_ që do ta hasësh shpesh si kontributor! Festoje kontributin tënd dhe ndaje me shokët dhe ndjekësit duke shkuar te [web aplikacioni](https://firstcontributions.github.io/#social-share). Ti mund të bashkohesh në ekipin tonë në slack nëse të duhet ndihmë ose nëse ke ndonjë pyetje. [Bashkohu ekipit në slack](https://join.slack.com/t/firstcontributors/shared_invite/zt-1hg51qkgm-Xc7HxhsiPYNN3ofX2_I8FA). Tani të të ndihmojmë që të kontribuosh në projekte tjera. Ne kemi krijuar një listë projektesh me probleme të lehta tek të cilat mund të fillosh. Shiko [listën e projekteve në web apliacion](https://firstcontributions.github.io/#project-list). ### [Materiale shtesë](additional-material/git_workflow_scenarios/additional-material.md) ## Tutoriale duke përdorur vegla tjera | GitHub Desktop | Visual Studio 2017 | GitKraken | VS Code | Sourcetree App | IntelliJ IDEA | | -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- | ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ | ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- | ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- | --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- | ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- | | [GitHub Desktop](../gui-tool-tutorials/github-desktop-tutorial.md) | [Visual Studio 2017](../gui-tool-tutorials/github-windows-vs2017-tutorial.md) | [GitKraken](../gui-tool-tutorials/gitkraken-tutorial.md) | [Visual Studio Code](../gui-tool-tutorials/github-windows-vs-code-tutorial.md) | [Atlassian Sourcetree](../gui-tool-tutorials/sourcetree-macos-tutorial.md) | [IntelliJ IDEA](../gui-tool-tutorials/github-windows-intellij-tutorial.md) |