Vivli e gjeneallogjisë Jisu-Krishtit, të birit Dhavidhit, të birit Avraamit. Avraamit i lindi Isaaku; edhe Isaakut i lindi Jakovi; edhe Jakovit i lindi Judha edhe të vëllezërit’ e ati; Edhe Judhës’ i lindi Faresi edhe Zaraj nga Thamara; edhe Faresit i lindi Esromi; edhe Esromit i lindi Arami; Edhe Aramit i lindi Aminavadhi; edhe Aminavadhit i lindi Naassoni; Edhe Naasonit i lindi Sallmoni; edhe Sallmonit i lindi Voozi nga Rahava, edhe Voozit i lindi Ovidhi nga Rutha; Edhe Ovidhit i lindi Jesseu; edhe Jesseut i lindi Dhavidhi mbëreti. Edhe Dhavidhit mbëretit i lindi Sollomoni nga gruaja e Uriut; Edhe Sollomonit i lindi Rovoami; edhe Rovoamit i lindi Aviaj; edhe Aviajt i lindi Asaj; Edhe Asajt i lindi Josafati; edhe Josafatit i lindi Jorami; edhe Joramit i lindi Ozia; Edhe Ozisë i lindi Joathami; edhe Joathamit i lindi Ahazi; edhe Ahazit i lindi Ezekia; edhe Ezekisë i lindi Manassiu; edhe Manassiut i lindi Amoni; edhe Amonit i lindi Josia; Edhe Josisë i lindi Jehonia edhe të vëllezërit’ e ti, mbë të shpërngulurit të Vavyllonësë. Edhe pas të shpërngulurit Vavyllonësë, Jehonisë i lindi Sallathieli; edhe Sallathielit i lindi Zorovaveli; Edhe Zorovavelit i lindi Aviudhi; edhe Aviudhit i lindi Eliakejmi; edhe Eliakejmit i lindi Azori; Edhe Azorit i lindi Sadhuku; edhe Sadhukut i lindi Ahejmi; Edhe Ahejmit i lindi Eliudhi; edhe Eliudhit i lindi Eleazari; edhe Eleazarit i lindi Matthani; Edhe Matthanit i lindi Jakovi; edhe Jakovit i lindi Josifi burr’ i Marisë, që nga ajo lindi Jisui që thuhetë Krisht. Gjithë brezatë pra që nga Avraami gjer mbë ditë të Dhavidhit, janë katër-mbë-dhietë breza; edhe që nga Dhavidhi e gjer mbë të shpërngulurit të Vavyllonësë janë katër-mbë-dhietë breza; edhe që nga të shpërngulurit’ e Vavyllonësë e gjer mbë ditë të Krishtit janë katër-mbë-dhietë breza. Edhe të lindurit’ e Jisu-Krishtit kështu ka qënë; passi u mbëlua e ëma e ati Maria me Josifënë, përpara se të bashkoneshinë, u gjënt me barrë nga Frym’e Shënjtëruarë. Edhe Josifi, burr’ i asaj, tuke qënë i drejtë, e tuke mos dashurë t’i nxjerrë asaj zërin e lik, desh ta lëshonjë fshehurazi. Po ay kur ishte tuke menduarë këto punë, ja ëngjëll’ i Zotit tek iu duk nd’ëndërrë, e i tha: Josif, i bir’ i Dhavidhit, mos u frikëso të marrç përanë vetëhesë gruanë tënde Mariamënë; sepse të mbarsuritë që u bë tek ajo është nga Frym’e Shënjtëruarë; Edhe do të piellë bir, edhe do t’ia quanjç emërinë Jisu; sepse ay do të shpëtonjë llauzin’ e ti nga fajet’ e atyre. (Edhe gjithë këjo u bë, që të mbushetë ç’është thënë nga Zoti me anë të profitit, Që thotë. “Ja vërgjëresha te do të mbarsetë, edhe do të piellë bir, edhe do t’ia qjuanjën’ emërin’Emanuill”, që ajo këthyerë do me thënë Perëndia bashkë me ne). Edhe Josifi si u squa nga gjumi, bëri sikundrë e urdhëroj ëngjëll’ i Zotit, edhe mori përanë vetëhesë gruan’ e ti. Edhe nuk’e njohu atë, gjersa polli të birin’ e saj të parëlindurinë; edhe ia quajti emërinë Jisu. Edhe Jisuj si lindi ndë Vithleemë të Judhesë, ndë dit të mbëretit Irodhit, ja ca magjishtarë nga të lindurit’ e diellit erthnë ndë Jerusalim, e thoshinë: Ku është mbëret’ i Judhenjvet që ka lindurë? Sepse pam’ yllin’ e ati ndë të lindurit diellit, e erdhëm t’i falemi. Edhe mbëreti Irodhi kur dëgjoj, u droth edhe gjithë Jerusalimi bashkë me atë. Edhe si mbëlodhi gjithë krye-priftërit’ edhe shkronjësit’ e gjëndëjesë, pyeste të marrë vesh prej atyre, ku lint Krishti. Edhe ata i thanë ati: Ndë Vithleemë të Judhesë, sepse kështu është shkruarë nga an’ e profitit: “Edhe ti Vithleemë, dheu i Judhesë, nukë je fare e vogëlë ndër zotërinjt të Judhesë; sepse prej teje do të dalë një i parë, i cili do të kullosnjë llauzinë tim Israilnë”. Atëhere Irodhi thirri fshehurazi magjishtarëtë, e mori vesh mirë nga ata kohën’ e yllit që ishte dukurë; edhe si i dërgoi ata ndë Vithleemë, tha: Shkoni e vëshgoni mirë për dialënë; edhe si ta gjeni, m’ epni zë, që të vinj edhe un’ e t’i falem ati. Edhe ata si dëgjuanë mbëretinë vanë; edhe ja ylli që panë ndë të lindurit diellit te shkonte përpara atyre, gjersa erdhi e qëndroj sipër tek ishte diali. Edhe ata kur panë yllinë, u gëzuanë me gëzim të math fort. Edhe si erthnë ndë shtëpit, gjetnë dialënë bashkë me t’ëmën’ e ti Marinë, edhe ranë mbë dhe e iu falnë ati, edhe si hapnë thesarët’ e tyre, i prunë ati dhurëti, ar’ e kënem e smyrnë. Edhe si iu dëftye atyre nga Perëndia nd’ ëndërrë të mos këthenënë tek Irodhi, iknë e vanë nga një tiatër’ udhë ndë vënt të tyre. Edhe passi iknë ata, ja një ëngjëll’ i Zotit tek i duketë nd’ ëndërrë Josifit, tuke thënë: Ngreu e merr me vetëhe dialën’ edhe t’ëmën’ e ati, edhe ik ndë Misirë; edhe rri atie gjer kur të të them tyj; sepse Irodhi do të kërkonjë dialënë që ta prishnjë. Edhe ay u ngrit e mori me vetëhe dialën’ edhe t’ëmën’ e ati natënë, edhe iku ndë Misirë. Edhe ndenji atie gjer mbë vdekëjet të Irodhit; që të mbushetë ç’është thënë nga Zoti me anë të profitit, që thotë: “Nga Misiri thirra tem bir.” Atëhere Irodhi, kur pa se u gënjye nga Magjishtarëtë, u zemërua fort, edhe dërgoj e vrau gjithë dielmtë që ishinë ndë Vithleemë, e ndëpër gjithë sinoret’ e asaj, që mbë dy vieç e poshtë, pas kohësë që mori vesh mirë nga magjishtarëtë. Atëhere u mbush ç’është thënë nga profiti Jeremi, që thotë: “Zë u dëgjua ndë Rama, vajë e të qjarë e gjëmë shumë; Rahilla qjante dielmt’ e saj, edhe nukë donte të ngushullonej. sepse nukë janë.” Edhe Irodhi si vdiq, ja ëngjëll’ i Zotit tek i duketë nd’ ëndërrë Josifit ndë Misirë, e i thotë: Ngreu e merr me vetëhe dialën’ edhe t’ëmën’ e ati, edhe ecë ndë dhe të Israilit; sepse ata që kërkoninë jetën’ e dialit kanë vdekurë. Edhe ay u ngrit e mori me vetëhe dialën’ edhe t’ëmën’ e ati, edhe erdhi ndë dhe të Israilit. Po kur dëgjoj, se Arqellau mbëretëron ndë Judhet ndë vënt të Irodhit t’et, pat frikë të vejë atie; edhe si iu dëftye ati nga Perëndia nd’ ëndërrë, iku nd’ anët të Galilesë. Edhe erdhi e nguli ndë një qytet që thuhetë Nazaret; që të mbushetë ç’është thënë nga profitëritë, se Nazoreas do të qjuhetë. Edhe nd’ ato dit vien Joann Pagëzori tuke leçiturë ndë shkretëtirët të Judhesë, e tuke thënë: Pendohi, sepse u afrua mbëretëria e qiejevet. Sepse kyj ësht’ ay që u fol nga profiti Isaj, që thotë: “Zëri ati që bërtet ndë shkretëtirët. Bëni gati udhën’ e Zotit: bëni rrugat’e ati të drejta.” Edhe ay Ioanni kishte të veshurit’ e ti prej qimesh kamillësë, edhe bres të lëkurtë për mesin’ e ati; edhe ushqimi ati ishte karkaleca e mialt’ i egrë. Atëhere dilte jashtë tek ay Jerusalimi edhe gjithë Judhea, edhe gjith’ anëtë qark Jordhanit. Edhe pagëzoneshinë ndë Jordhan nga ay, tuke rrëfyerë fajet’ e tyre. Edhe kur pa se po vinjënë shumë vetë nga Farisejt’ e nga Sadhdhuqejtë mbë pagëzimt të ti, u tha atyre: “Këlysh nepërkash, cili u dëfteu juve të ikni nga zemërimi që vien? Bëni pra pemë të vëjetura për pendim. Edhe mos u duketë të thoni me vetëhenë tuaj, se “Atë kemi Avraamnë”; sepse po u them juve, se Perëndia munt të ngrerë dielm Avraamit nga këta gurë. E ndashti edhe sopata rri përmbi rrëzët të drurëvet; çdo dru pra që s’bën pemë të mirë pritetë, edhe hidhetë ndë ziarr. Un’ u pagëzonj juve me ujë për pendim; po ay që vien pas meje është më i fortë se unë, të cilit nukë jam i zoti t’i mbanj këpucëtë; ay do t’u pagëzonjë juve me Frymë të Shënjtëruar’ e me ziarr. Ay ka lopatënë ndë dorë të ti, edhe do të qëronjë lëmën’ e ti, edhe do të mbëledhë grurin’ e ti ndë grunart, po kashtënë do ta diegë me ziarr të pashuarë.” Atëherë Jisuj vien nga Galilea ndë Jordhan te Joanni, që të pagëzonetë nga ai. Po Joanni e ndalon atë, tuke thënë: “Unë kam nevojë të pagëzonem prej teje, e ti vien tek unë?” Edhe Jisuj u përgjeq e i tha: “Le ndashti; sepse kështu na gjan neve të mbushmë çdo drejtëri.” Atëhere e lë atë. Edhe Jisuj si u pagëzua përnjëherë dolli nga ujëtë; edhe ja tek u hapnë qiejetë, edhe pa Frymën’ e Perëndisë tuke sbriturë posi pëllump, e tuke ardhurë mbi atë. Edhe ja tek u dëgjua një zë nga qiejetë që thoshte: “Kyj është biri im i dashurë, që e kam pëlqyerë.” Atëhere Jisuj u pru ndë shkretëritë nga Fryma, që të ngitetë prej diallit. Edhe si agjëroj dyzet dit e dyzet net, pastaj i erdhi uri. Edhe ay që nget erdhi tek ay e tha: “Ndë je i bir’ i Perëndisë, thuaj të bënenë bukë këta gurë.” Po ay u përgjeq e tha: “Është shkruarë se ‘Njeriu nukë rron me bukë vetëmë, po me çdo farë fiale që del nga goj’ e Perëndisë.” Atëhere dialli e merr me vetëhe ndë qytet të shënjtëruarë, edhe e vuri përmbi fletëzët të hieroresë, edhe i thot’ ati: “Ndë je i bir’i Perëndisë, hidhu poshtë; sepse është shkruarë: “Se do t’urdhëronjë ëngjëjt’ e ti për tyj” edhe “Do të ngrenë tyj mbi duart, që të mos përpiekç këmbënë tënde mbë gur.” Jisuj i tha ati: Përsëri është shkruarë: “Të mos ngaç Zotinë Perëndinë tënt.” Përsëri dialli e merr me vetëhe nbë një mal shumë të lartë, e i dëfteu gjithë mbëretërit’ e botësë edhe lavdin’e atyre, e i thotë: “Të gjitha këto do të t’i ap tyj, ndë rënç të më faleç.” Atëhere Jisuj i thot’ati: “Ik prej meje, Satana; sepse është shkruarë: “Zotit Perëndisë tënt do t’ i faleç, edhe vetëm’ ati do t’i luteç.” Atëhere dialli e lë atë; edhe ja ëngjëjtë tek erdhë përanë e i shërbeninë. Edhe Jisuj kur dëgjoj se Joanni u dha ndër duar, iku ndë Galilet. Edhe si la Nazaretinë, erdhi e ndenji ndë Kapernaum që është përanë detit, ndë sinoret të Zavullonit edhe të Nefthalinit, Që të mbushetë ç’është thënë nga profiti Isaj që thotë: “Dheu Zavullon edhe dheu Nefthalim, mb’ udhë të detit përtej Jordhanit, Galilea e kombevet; Llauzi që rrinte nd’ errësirë, pa dritë të madhe, edhe mb’ ata që rrininë ndë vënt e ndë hijet të vdekëjesë lindi dritë.” Që atëhere Jisuj zuri të leçisë e të thotë: “Pendohi, sepse u afërua mbëretëri’ e qiejevet.” Edhe Jisuj tek ecëte përanë detit Galilesë, pa dy vëllezër, Simonë që thuhej Pietrë, edhe Andhrenë, të vëllan’e ati, tuke hedhurë rrietë ndë det; sepse ishinë peshkatarë. Edhe u thot’atyre: “Ejani prapa meje, edhe do t’ u bënj juve peshkatarë njerëzish.” Edhe ata përnjëherë lanë rrietatë, e vanë pas ati. Edhe si vate më tej, pa dy vëllezër të tierë, Jakovinë të birin’ e Zevedheut, edhe Joanninë të vëllan’e ati, ndë lundrët bashke me Zevedhenë t’an’ e tyre, tuke ndrequrë rrjetat’ e tyre, edhe i thiri ata. Edhe ata përnjëherë lanë lundrën’ e tyre, edhe vanë pas ati. Edhe Jisuj vinte përqark gjithë Galilesë, tuke mësuarë ndëpër sinagogjit t’atyre, edhe tuke leçitur’ ungjillin’ e mbëretërisë, edhe tuke shëruarë çdo sëmundë e çdo lëngatë ndë llaust. Edhe i vate zëri ati ndëpër gjithë Syrinë, edhe bininë tek ay gjith’ata që kishinë keq, përmbajturë prej çdo farë sëmundash e mundimesh, edhe të diallosurë, e të zënë nga lëngat’ e hënësë, e ulogë; edhe i shëroj ata. Edhe i vanë pas shumë gjëndëje nga Galilea e nga Dhekapoli e nga Jerusalimi e nga Judhea, edhe që përtej Jordhanit. Edhe ay kur pa gjëndëjenë, hipi ndë malt, edhe si ndenji, i erthnë përanë nxënësit’e ati. Edhe atëhere hapi gojën’ e ti, e i mësonte tuke thënë: Lum ata që janë të vobegjitë ndë shpirt; sepse e atyre është mbëretëri’ e qiejevet. Lum ata që bënjënë vajë; sepse ata do të ngushëllonenë. Lum ata që janë të butë; sepse ata do të trashëgonjënë dhenë. Lum ata që kanë uri e et për drejtërinë, sepse ata do të nginjenë. Lum ata që janë të përdëllyershim; sepse ata do të përdëllenenë. Lum ata që kanë zemërë të qëruarë; sepse ata do të shohënë Perëndinë. Lum ata që bënjënë paqtim; sepse ata do të qjuhenë bij Perëndie. Lum ata që ndiqenë për punë drejtërie; sepse e atyreve është mbëretëri’ e qiejevet. Të lumurë jeni ju, kur t’u shpërnderonjën’ e t’u ndiekënë, e të thonë kundrë juve çdo farë fiale të keqe me të rreme për punë time. Gëzohi e gasmohi, sepse paga juaj është e shumë ndë qiejet; sepse kështu ndoqnë edhe profitëritë që qenë përpara jush. Ju jeni kryp’e dheut; po ndë u prishtë krypa, me se do të krypetë? As për farë gjëje s’vëjen më. përveç të hidhetë jashtë, edhe të shkeletë nga njerëzitë. Ju jeni drit’ e botësë. Një qytet që është mbi mal nukë munt të fshihetë. As nukë ndesnjënë kandilinë, edhe e vënë atë ndënë shinikt, po e vënë mbi kandilert, edhe ndrit mbë gjith’ata që janë ndë shtëpit. Kështu le të ndritnjë drita juaj përpara njerëzet, që të shohënë punëtë tuaja të miratë, e të lavduronjën’ Atinë tuaj që është ndë qiejet. Mos kujtoni se erdha të prish nomnë a profitëritë; nuk’ erdha të prish, po të mbush. Sepse me të vërtetë po u them juve, gjersa të shkonjë qielli edhe dheu, një iotë a një pikë nukë do të shkonjë nga nomi, gjersa të bënenë të gjitha. Ay pra që të sgjithnjë një nga këto porosit’ e vogëla, edhe të mësonjë kështu njerëzitë, i vogëlë do të qjuhetë ndë mbëretërit të qiejevet; po ay që të bënjë e të mësonjë, kyj do të qjuhetë i math ndë mbëretërit të qiejevet. Sepse po u them juve, se ndë mos tepëroftë drejtëria juaj më tepërë se shkronjësëvet e Farisevet, nukë do të hyni ndë mbëretërit të qiejevet. Dëgjuatë se u është thënë të moçimëvet: “Mos vraç”, edhe ay që të vrasë, do të jetë fajtuar ndë gjyqt. Po unë po u them juve, se kushdo që zemëronetë kot me të vëllan’ e ti, do të jetë fajtuar ndë gjyqt; edhe ay që t’i thotë të vëllatë: Raka, do të jete fajtuar ndë bashkëndenjiet; edhe ay që t’i thotë: I marrë, do të jetë fajtuar për ndë gjehenë të ziarrit. Ndë prufç pra dhurëtinë tënde ndë theroret, edhe atie kujtone, se yt vëlla diç ka kundrë teje, ler’ atie dhurëtinë tënde përpara theroresë, edhe shko e paqtonu më përpara me tët vëlla, edhe atëhere si të vinjç bierë dhurëtinë tënde. Ndrequ shpejt me kundrë-gjyqësinë tënt, gjersa të jesh mb’udhë bashkë me atë; se kundrë-gjyqësi mos t’ apë ndonjëherë n’dorë të gjyqtarit, edhe gjyqtari të ep n’ndorë të shërbëtorit, e do të hidheç ndë burk. Me të vërtetë po të them tyj: Nukë do të dalç andej, gjersa të paguanjç asprën’ e funçime. Dëgjuatë se u është thënë [të moçimëvet]: “Mos kurvëronjç”. Po unë po u them juve, se kushdo që vë re grua me dëshërim, e ka kurvëruar’ atë ndë zemërët të ti. Edhe ndë të skandhalistë syri yt i diathti, nxire atë e hidhe prej teje; sepse është mirë për tyj të humbasë një nga copat’e trupit tënt, edhe të mos hidhetë gjithë trupi yt ndë gjehenë. Edhe ndë të skandhalistë dora jote e diathta, preje atë, edhe hidhe prej teje; sepse ëshë mirë për tyj të humbasë një nga copat’e trupit tënt, edhe të mos hidhetë gjithë trupi yt ndë gjehenë. Edhe është thënë, se ay që të lëshonjë gruan’e ti, le t’i apë asaj kartën’ e ndarëjesë. Po unë po u them juve, se ay që të lëshonjë gruan’ e ti, veç për fialë kurvërie, e bën atë të kurvëronjë; edhe ay që të marrë grua të ndarë, kurvëron. Përsëri dëgjuatë se u është thënë të moçimëvet: Mos bënjç be me të rreme, po t’apç prapa Zotit bet’ e tua. Po unë po u them juve, të mos bëni be fare; as për qiellinë, sepse është fron’ i Perëndisë, As për dhenë, sepse është vëndi që vë këmbet’e tia; as për Jerusalimnë, sepse është qytet i mbëretit math; As për kryet tat të mos bënjç be, sepse nukë munt të bënjç një qime të bardhë a të zezë. Po le të jetë fiala juaj: Po, po; Jo, jo; sepse e tepëra e këtyreve është nga i ligu. Dëgjuatë se ëshë thënë: “Sy ndë vënt të syrit, edhe dhëmp ndë vënt të dhëmbit”. Po unë po u them juve, të mos i dilni kundrë të ligut; po ay që të bierë tyj një shuplakë nofullës sate së diathtësë, këthej ati edhe tiatrënë. Edhe ay që do të gjykonetë me tyj, e të marrë këmishënë tënde, ler’-i ati edhe rrobënë. Edhe ay që të marrë angari tyj një mil, ecë bashkë me atë dy. Epi ati që lypën prej teje; edhe mos i këthe fialënë mbë nj’anë ati që do të huhetë prej teje. Dëgjuatë se është thënë: “Të duaç të afërminë tënt”, edhe t’i kesh mëri arëmikut tënt. Po unë po u them juve: Doni arëmiqtë tuaj, bekoni ata që u mallëkonjënë juve, bëni mirë atyre që u kanë mëri juve, edhe fali për ata që u bënjënë keq e u ndiekënë juve. Që të bëhi të bijt’ e Atit tuaj që është ndë qiejet, sepse ay bën diellin’ e ti të lintnjë mbi të liq e mbi të mirë, edhe lëshon shinë mbi të drejt’ e mbi të shtrëmburë. Sepse ndë daçi ata që u duanë juve, çfarë page keni? Nukë bënjënë këtë edhe kumerqarëtë? Edhe ndë përshëndeçi vetëmë vëllezëritë tuaj, ç’tepërë bëni? Nukë bënjënë kështu edhe kumerqarëtë? Bëhi pra ju të sosurë, sikundrë Ati juaj që është ndë qiejet ësht’ i sosurë. Shikoni të mos bëni elejmosinënë tuaj përpara njerëzish, që të shiheni nga ata, sepse ndë qoftë, nukë keni pagë nga Ati juaj që është ndë qiejet. Kur të bënjç pra elejmosinënë, mos vërshëllenjç përpara teje, sikundrë bënjën’ ipokritëritë ndëpër sinagogjit’ e ndëpër udhët, që të lavduronenë nga njerëzitë; me të vërtetë po u them juve, se ata e kanë marrë pagën’ e tyre. Po ti kur të bënjç elejmosinënë, le të mos e marrë vesh e mëngjëra jote se ç’bën e djathta jote; Që të jetë elejmosina jote fshehurazi; edhe yt’ Atë që sheh fshehurazi, ay do të ta shpaguanjë tyj faqeza. Edhe kur të falesh, mos ij posi ipokritëritë; sepse ata duanë të falenë tuke ndenjurë ndëpër sinagogjit e ndëpër cepet të rrugavet, që të dukenë nga njerëzitë; me të vërtetë po u them’ juve se ata e kanë marrë pagën e tyre. Po ti, kur të faleç, hyrë ndë dhomët tënde, edhe mbyll derënë tënde, e iu fal tyt Et që është fshehurazi, edhe yt Atë që sheh fshehurazi, do ta paguanjë tyj faqeza. Edhe kur të faleni, mos thoni fialë të tepëra, posi gjëntarëtë; sepse ata kujtonjënë, se me fialët’ e shuma të tyre do të dëgjonenë. Mos u gjani pra atyre, sepse Ati juaj e di për ç’gjë keni nevojë, përpara se të lypni prej ati. Po ju fali kështu: Ati ynë që je ndë qiejet, u shënjtëroft’ emëri yt; Arthtë mbëretëria jote; u bëftë dashurimi yt, si ndë qiell, edhe mbë dhet. Bukënë tonë të përditëshmen’ ep-na neve sot. Edhe fal-na fajetë tona, sikundrë edhe neve ua falmë fajtorëvet tanë. Edhe mos na shtjerë ndë ngasie, po shpëto-na nga i ligu; sepse jotia është mbëretëria e fuqia e lavdia ndë jetët të jetëvet. Amin. Sepse nd’ ua falçi njerëzvet fajet’ e atyre, do t’ua falë edhe juve Ati juaj qiellori. Po ndë mos ua falçi njerëzëvet fajet’ e atyre, as Ati juaj nukë do të falë fajetë tuaja. Edhe kur t’ agjëroni, mos bëhi të vrërëtë, posi ipokritëritë; sepse ata prishnjënë faqet’ e tyre, që të dukenë ndër njerëzit se agjëronjënë. Me të vërtetë po u them juve, se ata e kanë marrë pagën’e tyre. Po ti kur të agjëronjç, lyej kryetë tat, edhe laj faqet e tua; Që të mos dukeç te njerëzit se agjëron, po tek yt Atë, që është fshehurazi; edhe yt Atë që shesh fshehurazi, do ta paguanjë tyj faqeza. Mos mbëlithni thesarë mbë dhet për ju, atie ku krymbi edhe ndryshku i prish, edhe atie ku viedhësitë rëmonjën’ edhe viedhënë, Po mbëlithni thesarë ndë qiell për ju, atie ku nuk’ i prish as krymp as ndryshk, edhe atie ku viedhësitë nukë rëmojn’ as viedhënë. Sepse tek është thesari juaj, atie do të jetë edhe zemëra juaj. Kandil’ i trupit është syri; ndë qoftë pra se syri yt ësht’ i këthiellëtë, gjithë trupi yt do të jetë i ndriçim; Po ndë qoftë se syri yt ësht’ i lik, gjithë trupi yt do të jet’ i errëtë. Ndë qoftë pra se drita që gjëndetë te ti ësht’ errësirë, errësira sa e madhe do të jetë? Asnjë s’munt t’u shërbenjë dy zotërinjve, sepse a njërit do t’i ketë mëri, edhe tiatrinë do ta dojë; a njërit do t’i ngjitetë prapa, edhe tiatërit do t’i këthenjë krahëtë. Nukë munt t’i shërbeni Perëndisë edhe Mammonajt. Përandaj po u them juve: Mos mendoni për jetënë tuaj, ç’të hani a ç’të pini; as për trupinë tuaj, ç’të vishni: a nuk’ është jeta më e nderçime se ushqimi, edhe trupi se të veshuritë? Vështroni shpesët’e qiellit, se nukë mbiellënë, as nukë korrënë, as nukë mbëledhënë ndë grunarë, edhe Ati juaj qiellori i ushqen; a nukë ndani ju më tepërë se ata? Po cili nga ju tuke pasurë kujdes, munt të shtonjë një kut ndë shtat të ti? Edhe ç’mendoni për të veshuritë? Vështroni lulet’e arësë, si rritenë; as mundonenë, as dredhënë. Po u them juve, se as Sollomoni me gjithë lavdin’e ti nukë qe veshurë posi një nga këto. Po ndë qoftë se barin’e arësë, që sot është, e nesërë hidhetë ndë furrë, Perëndia e vesh kështu, nukë do t’u veshë juve shumë më tepërë, o besë-pakë? Mos mendohi pra, tuke thënë: Ç’të hamë a ç’të pimë a ç’të veshmë? Sepse gjithë këto i kërkonjënë kombetë; sepse Ati juaj qiellori e di, se keni nevojë për gjithë këto. Po kërkoni më përpara mbëretërin’ e Perëndisë, edhe drejtërin’e ati; edhe këto të gjitha do t’u shtonenë juve. Mos mendohi pra për të nesërmenë, sepse e nesërmja do të ketë mendim për punët’e saja; mjaft është mbë ditën’ e keqeja e asaj. Mos gjykoni, që të mos gjykoneni, Sepse me çfarë gjyqi gjykoni, do të gjykoneni; edhe me çfarë matësi matni, do t’ua masënë përsëri. Edhe përse shikon lëmishtenë që është ndë syt tyt vëllaj, edhe tranë që është ndë syt tënt nuk’e ndien? A si do t’i thuaç tyt vëllaj: Le të nxier lëmishtenë nga syri yt, edhe ja trari tek është ndë syt tënt? Ipokrit, nxir më përpara tranë nga syri yt, edhe atëherë do të shohç mirë të nxierç lëmishtenë nga syri tyt vëllaj. Mos epni gjën’ e shënjtëruarë qenvet, as mos hithni margaritarëtë tuaj përpara derravet, se mos i shkelnjën’ ata me këmbët’ e tyre, edhe pastaj këthenen’ e u shkelnjën’ edhe juve. Lypni, edhe do t’u epetë juve; kërkoni edhe do të gjeni; trokollini, edhe do t’u hapetë juve; Sepse kushdo që lypën merr, edhe ay që kërkon gjen, edhe ati që trokollin do t’i hapetë. A cili ësht’ay njeri nga ju, ndë lyptë i biri bukë, mos do t’i apë ati gur? Edhe ndë lyptë peshk, mos do t’i apë ati gjarpër? Ndë qoftë pra se ju që jeni të liq, dini t’u epni dhëna të mira bijvet tuaj, sa më tepër’ Ati juaj që është ndë qiejet, do t’u apë të mira atyre që lypënë nga ay? Gjithë sa të doni pra t’u bënjënë juve njerëzitë, kështu bëni edhe ju atyre, sepse kyj është nomi edhe profitëritë. Hyni ndëpër derët të ngushtë; sepse e gjerë është dera, edhe e hapët’ ësht’ udha që shpie ndë të humburitë, edhe shumë vetë jan’ata që hynjënë ndëpër atë. Sepse e ngushtë është dera, edhe e shtrënguar’ ësht’ udha që shpie ndë jetët, edhe të pakë jan’ ata që e gjenjën’ atë. Edhe ruhi nga profitërit’e rrem, të cilëtë vinjënë te ju me të veshura dhënsh, po përbrënda jan’ ujq që rrëmbenjënë. Nga pemët’e tyre do t’i njihni ata; sos mbëledhënë rrush nga drizatë, a fiq nga murrizatë? Kështu çdo druj’ e mirë bën pemë të mira; po druj’ e dobëtë bën pemë të liga. Druj’ e mirë s’munt të bënjë pemë të liga, as drurj’ e dobëtë të bënjë pemë të mira. Çdo dru që s’bën pemë të mirë, këputetë e hidhetë ndë ziarr. Përandaj nga pemët’e atyre do t’i njihni ata. Nukë do të hynjë ndë mbëretërit të qiejevet kushdo që më thotë: Zot, Zot; po ay që bën dashurimn’e tim Et që është ndë qiejet. Shumë vetë do të më thonë nd’atë ditë: Zot, Zot, nukë profitepsëm mb’ emërit tënt, edhe mb’ emërit tënt nxuarëm diaj, edhe mb’ emërit tënt bëm shumë çudira. Po atëherë do t’u rrëfenj atyre, se kurrë nuk’ u kam njohurë juve; ikëni prej meje ju që keni punuarë paudhërinë. Kushdo pra që dëgjon këto fialët’e mia, edhe i bën ato, do ta gjanj atë me një njeri të mënçim që ndërtoj shtëpin’e ti mbi shkëmp të gurit; Edhe ra shiu, e erdhë lumëratë, e frynë erëratë, edhe u përpoqnë pas asaj shtëpie, po nuk’ u rrëzua; sepse ishte themelosurë mbi shkëmpt të gurit. Po kushdo që dëgjon këto fialët’e mia, edhe nuk’ i bën, do t’i gjanjë një njeriu të marrë, që ndërtoj shtëpin’e ti mbi rërët; Edhe ra shiu, e erdhë lumëratë, e frynë erëratë, edhe u përpoqnë pas asaj shtëpi, edhe u rrëzua; edhe të rrëzuarit’e asaj ishte të math. Edhe Jisuj kur mbaroj këto fialë, gjëndëja tmeroneshinë për mësimin’e ati. Sepse i mësonte ata sikurse të kishte pushtet, e jo si shkronjësitë. Edhe ay kur sbriti nga mali, i vanë prapa shumë gjëndëje. Edhe ja tek erdhi një i krromosur’ e iu fal ati, tuke thënë: Zot, ndë daç, munt të më qëronjç. Edhe Jisuj ngjati dorënë, edhe e preku, tuke thënë: “Dua, qëronu.” Edhe përnjëherë iu qërua krroma. Edhe Jisuj i thot’ati: “Shiko mos i thuaç ndonjëjt, po shko e dëfte vetëhenë tënde te prifti, edhe shpierë dhurëtinë që ka urdhëruarë Moisiu për martiri mb’ata.” Edhe [Jisuj] kur hyri ndë Kapernaum, i erdhi përanë një urdhër-qindës, tuke lutur’ ati, e tuke thënë: Zot, shërbëtori im dergjetë ndë shtëpit ulok, e mundonetë keq. Edhe Jisuj i thot’ati: “Unë do të vinj e do ta shëronj.” Edhe urdhër-qindësi u përgjeq e tha: Zot, nukë jam i zoti të më hynjç ndënë strehët; po thuaj vetëmë një fialë, edhe shërbëtori im do të shëronetë. Sepse edhe unë jam një njeri ndën’ urdhërë, edhe kam ndënë vetëhenë time ushtëtorë; edhe i them këti: “Shko”, edhe vete; edhe tiatërit: “Eja”, edhe vien; edhe shërbëtorit tim: “Bëj këtë”, edhe e bën. Edhe Jisuj kur dëgjoj u çudit, e u tha atyre që i vininë prapa: “Me të vërtetë u them juve, se as ndë Israil nukë kam gjeturë kaqë besë. Edhe po u them juve, se shumë vetë do të vinjënë nga të lindurit’e nga të perënduarit’ e diellit, edhe do të rrinë në mësallë bashkë me Avraaminë, e me Isaakun’ e me Jakovinë ndë mbëretërit të qiejevet, Po të bijt’ e mbëretërisë do të hidhenë nd’ errësirët të përjashtëme; atie ku do të jetë të qarët’ e të kërcëlliturit’e dhëmbëvet.” Edhe Jisuj i tha urdhër-qindësit: “Shko, edhe t’u bëftë sikundrë mbesove”, edhe shërbëtori ati u shërua mb’ atë herë. Edhe Jisuj kur erdhi ndë shtëpit të Pietrit, pa të viehërrën’e ati te po dergjej ndër ethe. Edhe e zuri atë prej dore, edhe e lan ethetë; edhe ajo u ngrit e u shërbente atyre. Edhe si u ngrys, i prun’ ati shumë të diallosurë; edhe ay nxori frymat ’ e ndyra me fialë, edhe shëroj gjith’ ata që kishinë keq; Që të mbushetë ç’është thënë nga profiti Isai, që thotë: “Ay mori sëmundatë tona, edhe mbajti lëngatatë”. Edhe Jisuj kur pa shumë gjëndëje rreth vetëhesë ti, urdhëroj që të shkonjënë përtej. Edhe një shkronjës u afërua e i tha ati: Mësonjës, do të vinj prapa teje kudo që të veç. Edhe Jisuj i thot’ati: “Dhelpëratë kanë shtrofka, edhe shpesët’e qiellit fole; po i bir’ i njeriut s’ka ku të pështetnjë kryetë.” Pastaj një tiatër nga nxënësit’ e ati i thotë: Zot, lë-më përpara të vete të kllas ndë varr tem atë. Po Jisuj i tha ati: “Eja pas meje, edhe lërë të vdekuritë të kllasënë ndë varr të vdekurit’e tyre.” Edhe kur hyri ndë lundrët, i vanë pas nxënësit’e ati. Edhe ja tek u bë një tërmet i math ndë det, kaqë sa po mbulonej lundra nga valëtë; po ay flinte. Edhe nxënësit’ e ati i erthnë përanë edhe e ngritnë atë, tuke thënë: Zot, shpëto-na, se po humbasëmë. Edhe ay u thotë atyre: “Përse jeni frikacarë, o besë-pakë?” Atëhere u ngrit e qërtoj erërat’ edhe detinë, edhe u bë bunacë e madhe. Edhe njerëzitë çuditeshinë, e thoshinë: Çfarë njeriu është kyj, që edhe erërat’edhe deti e dëgjonjënë? Edhe ay kur erdhi mb’anët të tejme, ndë dhet të Gjergjesinëvet, i duallë përpara dy të diallosurë dalë nga varretë, fort të egërë, kaqë sa s’munt të shkonte njeri përanë asaj udhe. Edhe ja tek bërtitnë tuke thënë: Ç’ke me ne edhe ti, o Jisu, i bir’ i Perëndisë? Erdhe këtu përpara kohësë që të na mundonjç? Edhe lark atyre ishte një turm’ e madhe derrash tuke kulloturë. Edhe diajt’ i luteshin’ati, e i thoshinë: Ndë na nxierrç që këtej, lë-na të shkojmë ndë turmët të derravet. Edhe ay u tha atyre: “Shkoni.” Edhe ata duallnë e shkuanë ndë turmët të derravet. Edhe ja gjithë tuf’ e derravet tek u turr nga gremina, e ranë ndë det, edhe ngorthnë ndër ujërat. Edhe barinjtë iknë e erthnë ndë qytet, e dhanë zë për të gjitha, edhe për punët të diallosurëvet. Edhe ja gjithë qyteti te dolli përpara Jisujt; edhe kur pan’atë, iu lutnë ati që të dalë nga sinoret’e atyre. Edhe ay si hyri ndë lundrët u hoth përtej, e erdhi ndë qytet të ti. Edhe ja tek i prunë një ulok dergjurë mbi shtrat; edhe Jisuj si pa besën’ e atyre, i tha ulogut: “Merr zemërë, o bir; të janë falurë fajet’ e tua”. Edhe ja ca nga shkronjësitë te thanë me vetëhen’e tyre, se Kyj po vllasfimis. Edhe Jisuj si pa mendimet’ e atyre, tha: “Përse mendohi ju punëra të liga ndër zemërat tuaja? Sepse ç’është më kollaj të them: T’u falnë fajet’e tua, apo të them: Ngreu e ecë? Po që ta dini se i bir’i njeriut ka pushtet mbi dhet të falë faje, (atëhere i thot’ ulogut) Ngreu e merr mbë krahë shtratinë tënt, edhe ecë ndë shtëpit tënde.” Edhe ay u ngrit e vate ndë shtëpi të ti. Edhe gjëndëja, kur panë, u çuditnë, edhe lavduanë Perëndinë, që u dha njerëzet të tillë pushtet. Edhe tuke shkuarë Jisuj andej, pa një njeri që thuhej Matthe, tuke ndenjurë ndë kumerq; edhe i thotë: “Eja pas meje”. Edhe ay u ngrit e i vate pas. Edhe kur po rrinte ndë mësallë ndë shtëpi, ja tek erthnë shumë kumerqarë e fajtorë, edhe rrininë bashkë me Jisunë edhe me nxënësit’e ati. Edhe Farisenjtë kur panë, u thanë nxënësëvet ati: Përse mësonjësi juaj ha bashkë me kumerqarë e me fajtorë? Po Jisuj kur dëgjoj u tha atyre: “Ata që janë të shëndoshë s’kanë nevojë për miekës, po ata që kanë keq. Edhe shkoni e nxëni ç’është: “Dua përdëllim, e jo kurban”, sepse s’kam ardhurë të thërres të drejtë ndë pendim, po fajtorë”. Atëherë vinjënë tek ay nxënësit’ e Joannit, e i thonë: Përse na edhe Farisenjt’ agjërojmë shumë, po nxënësit’ e tu nuk agjëronjënë? Edhe Jisuj u tha atyre: “Sos munt të mbanjënë zi dielmt’ e shtëpisë dhëndërrit gjersa të jetë dhëndërri bashkë me ata, po do të vinjënë dit, kur të hiqetë dhëndërri nga ata, edhe atëhere do t’agjëronjënë. Edhe asndonjë nukë vë arnë pëlhure të re mbi rrobë të vietërë, sepse heq të mbushurit’ e asaj nga rrobeja, edhe të grisuritë bënetë më të keq. Edhe as nukë vënë verë të re ndë kacekë të vietërë, sepse ndë vënçinë, kacekëtë çirrenë, edhe vera derdhetë, edhe kacekëtë humbasënë, po vënë verë të re ndë kacekë të rij, edhe kështu ruhenë të dyja.” Te po u fliste ay atyre këto, ja tek erdhi një i parë, edhe i falej ati, tuke thënë, se: Ime bijë vdiq ndashti, po eja e vërë dorënë tënde mbi atë, edhe do të rronjë. Edhe Jisuj u ngrit e vate prapa ati, bashkë me nxënësit’ e ati. Edhe ja një grua që i rrithte gjak nga vetëheja dy-mbë-dhietë viet, u afrua prapa, e preku cepin‘ e rrobës’ati. Sepse thoshte me vetëhen’ e saj, se: Vetëmë ndë prekça rrobën’e ati, do të shëronem. Edhe Jisuj kur u këthye, e pa atë, tha: “Kij zemërë, o bijë; besa jote të shpëtoj”. Edhe gruaja shpëtoj që mb’atë herë. Edhe Jisuj passi erdhi ndë shtëpit të parit, edhe pa ata që u bininë fyejet edhe gjëndëjenë tuke bërë gjëmë, u thot’atyre: “Ikëni, sepse vashëza s’ka vdekurë, po po flë.” Po ata e përqeshnin’ atë. Edhe gjëndëja si duall jashtë, hyri edhe e zuri për dore; edhe vashëza u ngrit. Edhe kyj zë dolli ndëpër gjith’ atë dhe. Edhe Jisuj tuke ikur’ andej, i vanë prapa dy të verburë, tuke klithur’e tuke thënë: Përdëlle-na, o bir’ i Dhavidhit. Edhe ay kur erdhi ndë shtëpit, i erthnë përan’ ati të verburitë, edhe Jisuj u thot’atyre: “Mbesoni se munt ta bënj këtë unë? ” Ata i thon’ati: Po, Zot. Atëhere preku syt’ e atyreve, tuke thënë: “Pas besësë tuaj u bëftë mbë ju.” Edhe u hapnë syt’e atyreve. Edhe Jisuj i porositi ata shtrënguarshim, tuke thënë: “Shikoni mos ta marrë vesh njeri këtë.” Po ata posa duallnë dhanë zë për atë ndëpër gjith’atë dhe. Edhe ata kur po dilninë, ja tek i prun’ ati një njeri shurth të diallosurë. Edhe dialli si u nxuar, foli shurdhi; edhe gjëndeja u çuditnë, tuke thënë, se: Kurrë ndonjëherë nuk’ është parë kështu ndë Israil. Po Farisenjtë thoshinë, se: Me anë të parit diajvet nxier diajtë. Edhe Jisuj shkonte përqark gjithë qyteteve e kryefshatëravet, tuke mësuarë ndëpër sinagogjit t’atyre, edhe tuke leçiturë ungjillin’e mbëretërisë, edhe tuke shëruarë çdo sëmundë e çdo lëngatë ndë gjëndëjet. Edhe kur pa gjëndëjenë, iu dhëmp për ata, sepse ishinë lodhur’ e përndarë posi dhëntë që s’kanë bari. Atëhere u thotë nxënësëvet ti: “Të korrët’ është shumë, po punëtorëtë janë të pakë. Lutuni pra të zotit të korrit, që të nxierrë punëtorë për të korrët të ti.” Edhe si thirri të dy-mbë-dhietë nxënësit’e ti, u dha atyre pushtet përmbi frymat e ndyra, që t’i nxjerrën’ ato, edhe të shëronjënë çdo sëmundë e çdo lëngatë. Edhe emërat’e të dy-mbë-dhiet’ Apostojvet janë këta: i pari Simoni që thuhetë Pietrë, edhe Andhreu i vëllaj i ati; Jakovi i biri Zevedheut, edhe Joanni i vëllaj i ati; Filippi, dhe Varthollomeu; Thomaj, edhe Matthe kumerqari; Jakovi i biri Allfeut, edhe Levveu që u qjuajti përmbiemërë Thadhdhe; Simon Kananiti, edhe Judhë Iskarioti, ay që e trathtoj atë. Këta të dy-mbë-dhietë dërgoj Jisuj, passi i porositi ata, tuke thënë: “Mos shkoni mb’ udhë gjëntarësh, edhe mos hyni ndë qytet Samaritësh; Po më tepërë shkoni ndëpër dhënt të humbura të shtëpisë Israilit. Edhe tuke vaturë, leçitni tuke thënë, se: “U afrua mbëretëri’e qiejevet. Shëroni të sëmurë, qëroni të krromosurë, [ngjallni të vdekurë], nxirni diaj; dhurëti muartë, dhurëti epni. Mos kini ar, as argjënt, as rame ndëpër brezat tuaj. Mos kini trastë mb’ udhë, as dy rrobe, as këpucë, as stap; sepse punëtori e vëjen ushqimin’ e ti. Edhe mbë çdo qytet a kryefshat që të hyni, vëshgoni cili ësht’ i vëjeturë nd’atë, edhe jitni atie gjersa të dilni. Edhe kur të hyni ndë shtëpit, përshëndetni atë. Edhe ndë qoftë shtëpia e vëjeturë, paqtimi juaj le të vinjë mb’atë; po ndë mos qoftë e vëleturë, paqtimi juaj u këtheftë mbë ju. Edhe ay që të mos u presë juve, as të mos dëgjonjë fialëtë tuaja, kur të dilni prej asaj shtëpie, a prej ati qyteti, shkuntni pluhurin’e këmbëvet tuaja. Me të vërtetë po u them juve, se: Më i duruarshim do të jetë mundimi mbë dhe të Sodhomëvet e të Gomorrëvet ndë ditë të gjyqit, se mb’ atë qytet. Ja tek po u dërgonj unë juve posi dhen ndë mes të ujqëret; bëhi pra të urtë posi gjarpinjtë, edhe të butë posi pëllumbatë. Edhe ruhi nga njerëzitë, sepse do t’u apënë juve ndër duar ndëpër bashkëndenie, edhe do t’u rrahënë ndëpër sinagogjit të tyre; Edhe do t’ u nxierrënë juve për punë time përpara të parësh e përpara mbëretërish, për martiri mb’ ata edhe mbë kombet. Po kur t’u apënë juve ndë duar, mos kini kujdes se qysh, a se si do të flisni, sepse do t’u epetë juve nd’ atë orë ç’do të flisni. Sepse nukë jeni ju ata që flisni, po Frym’ e Atit tuaj që flet ndër ju. Edhe vëllaj do të apë n’ dorë të vëllanë për të vrarë, edhe i ati të birrë; edhe bijtë do të ngrenë krye kundrë përindëvet, e do t’i vrasënë. Edhe do t’u kenë mëri juve të gjithë për emërinë tim; edhe ay që të duronjë gjer ndë funt, kyj do të shpëtonjë. Po kur t’u ndiekënë juve nga kyj qytet, ikëni mbë tiatrinë; sepse me të vërtetë po u them juve, se: Nukë do t’i mbaroni qytetet’ e Israilit, gjer sa të vinjë i bir’i njeriut. Nuk’ është nxënësi përmbi mësonjësinë, as shërbëtori përmbi të zonë. Mjaft është për nxënësinë të bënetë si mësonjësi ti, edhe shërbëtori si i zoti. Ndë qoftë se të zon’ e shtëpisë e qjuajtnë Veelzevull, sa më shumë shtëpiakësit’e ti? Mos i kini frikë pra ata, sepse nuk’ është gjë e mbuluarë që nukë do të sbulonetë; edhe gjë e fshehurë që nukë do të dihetë. Atë që po u them juve nd’ errësirët, thojeni ndë dritët, edhe atë që dëgjoni ndër vesh, leçiteni përmbi shtëpit. Edhe mos kini frikë nga ata që vrasënë trupinë, se shpirtinë s’munt ta vrasënë; po kini frikë më shumë nga ay që munt të humbasë ndë gjehenë edhe shpirtinë edhe trupinë. Nukë shitenë dy zoq për një asprë? Po një nga ata nukë do të bierë mbë dhet, pa urdhërin ’ e Atit tuaj. Po juve edhe gjithë qimet’ e kresë janë numëruarë. Mos kini frikë pra, sepse ju ndani nga shumë zoq. Kushdo pra që të më rrëfenjë përpara njerëzëvet, edhe unë do ta rrëfenj atë përpara tim Eti që është ndë qiejet. Po kush të më mohonjë përpara njerëzëvet, do ta mohonj edhe un’ atë përpara tim Eti që është ndë qiejet. Mos kujtoni se kam ardhurë të vë paqtim mbi dhet, s’kam ardhurë të vë paqtim, po thikë. Sepse kam ardhurë të ndanj njerinë kundrë t’et, edhe bijënë kundrë s’ëmësë, edhe nusenë kundrë së viehërrësë. Edhe arëmiqt’ e njeriut do të jenë shtëpiakësit’e ti. Ay që do t’anë a t’ëmënë më tepërë se mua, nuk’ është i vëjeturë për mua; edhe ay që do bir e bijë më tepërë se mua, nuk’ ësht’ i vëjeturë për mua. Edhe ay që nukë merr kryqin’e ti, e nukë vien pas meje, nuk’ ësht’ i vëjeturë për mua. Ay që gjeti jetën’e ti do ta humbasë; edhe ay që të humbasë jetën’e ti për punë time, do ta gjenjë atë. Ay që u pret juve, më ka priturë mua; edhe ay që më pret mua, ka pritur’ atë që më ka dërguarë mua. Ay që pret profit mb’ emërë profiti, do të marrë pagë profiti; edhe ay që pret të drejtë mb’ emërë të drejti, do të marrë pagë të drejti. Edhe ay që t’i apë një kupë ujë të ftohëtë ndonjërit nga këta të vegjëlitë vetëm mb’ emërë nxënësi, me të vërtetë po u them juve, se nukë do të humbasë pagën’e ti.” Edhe Jisuj kur mbaroj tuke porositurë të dy-mbë-dhietë nxënësit’e ti, iku andej, që të mësonjë e të leçisë ndëpër qytetet t’atyre. Edhe Joanni kur dëgjoj punërat’e Krishtit ndë burgut, dërgoj dy nga nxënësit’ e ti, e i tha ati: Ti je ay që ka për t’ardhurë, apo presmë’ tiatërë? Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Shkoni e epni zë Joannit për ato që dëgjoni e shihni. Të verburë shohënë, e çala ecënjënë; të krromosurë qëronenë, edhe shurdha dëgjonjënë; të vdekurë ngjallenë, e të vobegjëve u rrëfenet’ ungjilli. Edhe i lumur’ ësht’ay që të mos skandhalisetë mbë mua.” Edhe këta te po shkoninë, Jisuj zuri t’i thotë gjëndëjesë për Joanninë: “Ç’dualltë të vini re ndë shkretëtirët? Kallam që tundetë nga era? Po ç’dualltë të shihni? Njeri veshurë me rrobe të buta? Ja ata që kanë veshurë rrobe të buta, te janë ndëpër shtëpiat të mbëretëret. Po ç’dualltë të shihni? Profit? Me të vërtetë po u them juve, edhe më tepërë se profit, Sepse kyj ësht’ ay që është shkruarë për atë: “Ja unë të dërgonj ëngjëllinë tim përpara faqesë sate, ay do të ndreqë udhënë tënde përpara teje”. Me të vërtetë po u them juve, se: Ndë mest atyreve që kanë lindurë prej grash nuk’ është ngriturë më i math se Joann pagëzori, po më i vogëli ndë mbëretërit të qiejevet është më i math se ay. Edhe që nga dit’ e Ioann pagëzorit gjer ndashti, mbëretëri’ e qiejevet nxitonetë, edhe ata që nxitonjën’ e rrëmbenjën’ atë. Sepse gjithë profitërit’ edhe nomi profitërve gjer mbë ditë të Joannit. Edhe ndë doni ta prisni këtë fialë, ay ësht’ Ilia, që kishte për t’ardhurë. Ay që ka veshë të dëgjonjë, le të dëgjonjë. Po me se ta përgjanj këtë bres? I gjan çunavet vegjëlë që rrinë ndëpër tregjet, edhe u thërresënë shokëvet tyre, e thonë: U ram fyellit, edhe nukë kërxyetë; u bëm vajë, edhe nuk qjatë. Sepse erdhi Joanni që as qante, as pinte; edhe thonë, se: Ka diallinë. Erdhi i bir i njeriut tuke ngrën’ e tuke pirë, e thonë: Ja njeri hamës e verë-pirës, miku i kumerqarëvet e i fajtorëvet. Edhe dolli e drejtë dituria nga bijt’ e saj.” Atëherë zuri të qërtonjë ato qytetetë, mbë të cilat’ u bënë çudit’ e shuma t’ati, sepse nuk’ u penduanë. “Mieri ti, mieri ti Horazin, mieri ti Vithsajdhan, sepse çuditë që janë bërë ndër ju, nd’ ishinë bërë ndë Tyrë e ndë Sidhonë, që kurë do të ishinë penduarë ndë thes’ e ndë hi. Veç po u them juve, se ndë Tyrë e ndë Sidhonë më i duruarshim do të jetë mundimi ndë ditë të gjyqit, se mbë ju. Edhe ti Kapernaum, që je ngriturë lart gjer mbë qiellt, do të sbreç gjer ndë hadhë, sepse këto çudi që janë bërë te ti, ndë bëneshinë ndë Sodhomë, kishinë për të mbeturë gjer mbë ditë të sotme. Veç po u them juve, se mbë dhe të Sodhomëvet më i duruarshim do të jetë mundimi ndë ditë të gjyqit, se mbë tyj.” Nd’ atë kohë Jisuj u përgjeq e tha: “Të lavduronj tyj, o Atë, Zot i qiellit edhe i dheut, se ua fshehe këto punë të diturëvet e të mënçimëvet, edhe ua sbulove ato foshnjevet. Po, o Atë, sepse kështu u pëlqye përpara teje. Të gjitha m’u dhanë n’dorë nga im-atë, edhe asndonjë nuk’ e njeh birinë, veç Ati, edhe as Atën’ e njeh njeri, veç biri, edhe ay, të cilit të dojë i biri t’ ia sbulonjë. Ejani tek unë gjithë sa jeni të lodhur’ e të ngarkuarë, edhe unë do t’u prënj juve. Ngrini sgjedhënë time mbë qafët tuaj, edhe nxëni prej meje, se jam i butë, edhe i ungjëtë ndë zemërët; edhe do të gjeni të prejturë ndë shpirtërat tuaj. Sepse sgjedha ime ësht’ e mirë, edhe barra ime ësht ’ e lehtë. Nd’atë kohë Jisuj shkonte ndëpër të mbiella për ditë të shëtunash; edhe nxënësëvet ti u erdhi uri, edhe zunë të shkoqinë kallëza, e të hanë. Edhe Farisenjtë kur panë i than’ati: Ja nxënësit’e tu te bënjën’ atë që nuk’ ësht’e udhësë ta bënjënë për të shëtunë. Po ay u tha atyre::Nukë keni kënduarë ç’bëri Dhavidhi, kur i erdhi uri ati edhe atyre që ishinë bashkë me atë? Qysh hyri ndë shtëpit të Perëndisë, edhe hëngri bukët’e parëvënëjesë, që ato nuk’ ishte e udhësë t’i hajë ay, as ata që ishinë bashkë me atë, po priftëritë vetëmë? Apo nukë keni kënduarë ndë nomt, se për ditë të shëtunash priftëritë pëgërinë të shëtunënë ndë hieroret, edhe janë të pafajë? Edhe po u them juve, se këtu është një më i math se hieroreja. Edhe ta kishitë diturë ç’është: “Dua përdëllim, e jo kurban”, nukë do t’i kishit bërë fajtorë të pafajëtë. Sepse i bir’ i njeriut ësht’i zoti [edhe] së shëtunësë.” Edhe si iku andej, erdhi ndë sinagogjit t’atyre. Edhe ja tek ishte një njeri që kishte dorënë të tharë; edhe e pyetnë atë, tuke thënë: “Nd’ësht’e udhësë të shëronjë njeri për të shëtuna?”, që ta përflisnin’ atë. Edhe ay u tha atyre: “Cili njeri nga ju do të jet’ ay, që do të ketë një dele, edhe ndë rëntë kjo ndë gropë për ditë të shëtunash, nukë do ta zërë e ta ngrerë atë? Sa më tepërë pra ndan njeriu nga deleja! Përandaj ësht’ e udhësë të bënjë mirë njeriu për të shëtuna.” Atëhere i thotë njeriut: “Shtri dorënë tënde”. Edhe ay e shtriti, edhe u bë e shëndoshë posi tiatëra. Po Farisenjtë duallnë e bënë këshillë kundrë ati, që ta prishnjënë. Po Jisuj si e kupëtoj, iku andej; edhe i vanë pas ati shumë gjëndëje, edhe i shëroj ata të gjithë. Edhe i porositi ata shtrënguarë, të mos ta dëftejn’ atë; Që të mbushetë ç’është thënë nga profiti Isaj, që thotë: “Ja shërbëtori im që e sgjodha, i dashuri im, që e pëlqeu shpirti im; do të vë Frymënë time mb’ atë, edhe do të dëftenjë gjyq mbë kombet. Nukë do të bënjë fialë, as nukë do të bërtasë; as nukë do të dëgjonjë ndonjë zën’ e ati ndëpër rrugat. Kallam të thyerë nukë do të shqyenjë, edhe li të ndezurë ndër vetëhe nukë do të shuanjë, gjersa të bierë gjyqinë ndë mundëje. Edhe kombetë do të shpërenjënë mb’emërit t’ati”. Atëhere i prunë ati një të diallosurë, të verbur’ edhe shurth; edhe e shëroj atë, kaqë sa i verburi edhe shurdhi fliste edhe shihte. Edhe gjithe gjëndëja habiteshin’ e thoshinë: Mos është kyj i bir’ i Dhavidhit? Po Farisenjtë kur dëgjuanë thanë: Kyj nukë nxier diajtë, veç me anë të Veelzevulit, të parit diajvet. Edhe Jisuj si njohu mendimet’e atyreve, u tha atyre: “Çdo mbëretëri ndë u ndaftë kundrë vetëhesë saj, shkretonetë; edhe çdo qytet a shtëpi ndë u ndaftë kundrë vetëhesë saj, nukë do të qëndronjë. Edhe Satanaj ndë nxiertë Satananë, u nda kundrë vetëhesë ti; qysh do të qëndronjë pra mbëretëri’ e ati? Edhe ndë qoftë se unë nxier diajtë me anë të Veelzevulit, bijtë tuaj me ç’anë i nxierrënë? Përandaj ata do të jenë gjyqtarëtë tuaj. Po ndë qoftë se unë nxier diajtë me anë të Frymësë Perëndisë, vallë arriu mbë ju mbëretëri’ e Perëndisë. A qysh munt të hynjë ndonjë ndë shtëpit të fortit, e të rrëmbenjë enët’e ati, ndë mos lithtë më përpara të fortinë, edhe atëhere do të rrëmbenjë shtëpin’e ati? Ay që nuk’ është bashkë me mua, është kundrë meje; edhe ay që nukë mbëleth bashkë me mua, përndan. Përandaj u them juve, se: Çdo faj e çdo vllasfimi do t’u ndëjenetë njerëzëvet; po vllasfimia kundrë Frymësë Shënjtëruarë nukë do t’u ndëjenetë njerëzëvet. Edhe ati që të thotë fialë kundrë të Birit njeriut, do t’i ndëjenetë; po ati që të thotë fialë kundrë Frymësë Shënjtëruarë, nukë do t’i ndëjenetë as mbë këtë jetë, as mb’atë që vien. A bëni drunë të mirë, edhe pemën’ e asaj të mirë; a bëni drunë të ligë, edhe pemën’ e asaj të ligë; sepse druja njihetë nga pema. Këlysh nepërkash, qysh munt të flisni të mira, tuke qënë të liq? Sepse goja flet nga tepëric’e zëmrësë. Njeriu i mirë nxier të miratë nga thesar’ i mirë i zëmrësë; edhe njeriu i lik nxier të liga nga thesar’ i lik. Edhe po u them juve, se çdo fialë të ngeshime ndë e folshinë njerëzitë, do t’apënë fialë për atë ndë ditë të gjyqit. Sepse nga fialët’e tua do të dalç i drejtë, edhe nga fialët’e tua do të gjykonesh për i lik.” Atëhere u përgjeqnë ca nga shkronjësit’e nga Farisenjtë, tuke thënë: Mësonjës, duamë të shohëmë shenjë prej teje. Edhe ay u përgjeq, e u tha atyre: “Brez’ i lik edhe kurvar lypën shenjë; edhe shenjë nukë do t’i epet’ ati, përveç shenjësë profitit Jona. Sepse sikundrë Jonaj ishte ndë barkut të bishësë tri dit e tri net, kështu do të jetë edhe i bir’i njeriut ndë zëmërët të dheut tri dit e tri net. Burra Ninevitë do të ngjallenë ndë ditë të gjyqit bashkë me këtë bres, edhe do ta gjykonjënë për të lik; sepse u penduanë ndë të leçiturit të Jonajt; edhe ja këtu tek është më tepërë nga Jonaj. Mbëretëresh’ e Anësë Mesditësë do të ngjalletë bashkë me këtë bres ndë ditë të gjyqit, edhe do ta gjykonjë për të lik; sepse erdhi nga anët’e fundit dheut të dëgjonjë diturin’e Sollomonit; edhe ja këtu tek është më tepërë se Sollomoni. Edhe frym’ e pëgërë kur del nga njeriu, shkon ndëpër vënde të paujë, tuke kërkuarë të prejturë, e nukë gjen. Atëhere thotë: Le të këthenem ndë shëpit time, andej nga dolla. Edhe si vien, e gjen atë sbrazëtë, fshirë e stolisurë. Atëhere vete e merr me vetëhe shtatë fryma të tiera më të liga se vetëhen’e saj, edhe hynjën’ e rrinë atie; edhe të pastajmet’ e ati njeriu bënenë më të këqia se të paratë. Kështu do të jet’ edhe mbë këtë bres të lik. Edhe ay kur ishte po tuke folurë gjëndëjesë, ja e ëma edhe të vëllezërit’ e ati te po rrininë jashtë, e kërkoninë të flisninë me atë. Atëhere një njeri i tha ati: Ja jot ëmë edhe t’ët vëllezërë te po rrinë jashtë, e kërkonjënë të flasënë me tyj. Po ay u përgjeq e i tha ati që tha këtë: “Cila është im më, edhe cilëtë janë tem vëllezërë?” Edhe shtriti dorën’e ti mbi nxënësit’e ti, e tha: “Ja im më edhe tem vëllezërë. Sepse kush të bënjë dashurimin’e tim Eti që është ndë qiejet, ay më është vëlla e motër’e mëmë”. Edhe mb’atë ditë’ si dolli Jisuj nga shtëpia, rrinte përanë detit. Edhe u mbëlothnë tek ay shumë gjëndëje, kaq sa ay hyri ndë lundrët e rrinte; edhe gjithë gjëndëja rrinte buzë detit. Edhe u foli atyre shumë me paravoli, tuke thënë: “Ja mbiellësi tek dolli të mbiellë. Edhe ay te po mbillte, ca ranë përanë udhësë; edhe erthnë shpesëtë e i hëngrën të gjitha. Edhe të tiera ranë mbë gurishtet, te s’kishte dhe shumë; edhe përnjëherë binë, sepse s’kishte dhe të thellë; Po kur lindi dielli, u doqnë, edhe passi nukë kishinë rrënjë, u thanë. Edhe të tiera ranë mbë drizat, edhe u rritnë drizatë, e i mbytnë ato. Edhe të tiera ranë mbë dhe të mirë; edhe epninë pemë, njëra një qint, e tiatëra gjashtë-dhietë, e tiatëra tridhietë. Kush ka veshë për të dëgjuarë, le të dëgjonjë.” Edhe nxënësit’ erthnë përan’ e i than’ati: Përse u flet atyre me paravoli? Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Sepse mbë ju është dhënë të merrni vesh të fshehurat’ e mbëretëris’ qiejevet, po mb’ ata nuk’ është dhënë. Sepse ay që ka do t’i epetë edhe më edhe do të tepëronjë; po ay që nukë ka, edhe ç’të ketë do të merretë nga ay. Përandaj u flas atyre me paravoli, sepse tuke parë nukë shohënë, edhe tuke dëgjuarë nukë dëgjonjënë, as nukë kupëtonjënë. Edhe mbushetë mb’ ata profiti’e Isaisë, që thotë: “Me të dëgjuarë do të dëgjoni, po nukë do të merrni vesh; edhe tuke parë do të shihni, po nukë do të kupëtoni. Sepse u trash zemër’e këti llauzi, edhe dëgjuanë rëndë me veshët’ e tyre, edhe mbyllnë syt’e tyre, që të mos shohënë ndonjë herë me sytë, edhe të dëgjonjënë me veshëtë, edhe kupëtonjënë me zëmrënë, edhe të këthenenë, e t’i shëronj ata”. Po juve u janë të lumurë sytë, se shohënë; edhe veshëtë tuaj, se dëgjonjënë. Sepse me të vërtetë po u them juve, se shumë profitër’ edhe të drejtë dëshëruanë të shohënë sa shihni ju, edhe nukë panë; edhe të dëgjonjënë sa dëgjoni ju, edhe nukë dëgjuanë. Ju pra dëgjoni paravolin’e mbiellësit. Kushdo që dëgjon fialën’ e mbëretërisë, edhe nuk’e kupëton, vien i ligu, edhe rrëmben atë që është mbiellë ndë zemërë t’ati; kyj është si ajo fara që u mbuall përan’ udhësë. Edhe ç’u mbuall mbë gurishtet, kyj ësht’ ay që dëgjon fialënë, edhe përnjëherë e merr me gëzim; Po s’ka rrënjë ndë vetëhet të ti, andaj është për pak kohë; sepse kur të bënetë shtrëngim a të ndiekurë për fialënë, përnjëherë skandhalisetë. Edhe ç’u mbuall ndër drizat, kyj ësht’ay që dëgjon fialënë; po kujdesi i kësaj jete, edhe gënjimi i gjësë mbyt fialënë, edhe bënetë i papemë. Edhe ç’u mbuall mbë dhe të mirë, kyj ësht’ay që dëgjon fialënë, edhe e kupëton, përandaj ay bije pemë, edhe bën njëri një qint, edhe tiatëri gjashtë-dhietë, e tiatëri tri-dhietë”. Një tiatërë paravoli u pruri atyre, tuke thënë: “Mbëretëri’ e qiejevet gjan me një njeri që mbolli farë të mirë nd’ arët të ti; Po kur flininë njerëzitë, erdhi arëmiku i ati e mbolli egjër ndë mest të grurit, edhe iku. Edhe kur biu bari e bëri pemë, atëhere u duk edhe egjëri. Edhe shërbëtorët’ erthnë përanë të zotit shtëpisë, e i thanë: Zot, nukë mbolle ti farë të mirë ndë arët tënde? Nga dolli pra egjëri? Edhe ay u tha atyre: Ndonjë njeri arëmik e ka bërë këtë. Edhe shërbëtorët’ i than’ati: Do pra të vemi e ta mbëledhëm atë? Po ay tha: Jo; sepse tuke mbëledhur’ egjërinë mos shkulni grurëtë bashkë me atë. Lerini të rritenë të dy bashkë gjer mbë të korrët, edhe ndë kohë të korrit do t’u them korrësëvet: Mbëlithni më përpara egjërinë, edhe e lithni dorazë, për të diegur’ atë; edhe grurët’ e mbëlithni ndë grunart tim.” Një tiatërë paravoli u pruri atyre tuke thënë: “Mbëretëri’ e qiejevet gjan me një koqe sinapi, të cilën’ e mori një njeri edhe e mbolli nd’ arët të ti. Ajo është më e vogëlë se gjithë faratë; po kur rritetë, është më e madhe se lakratë, edhe bënetë dru, kaqë sa vinjënë shpesët’ e qiellit e rrinë ndënë degat t’asaj.” Një tiatërë paravoli u foli atyre: “Mbëretëri’ e qiejevet gjan me brumë, të cilin’ e mori një grua, edhe e fshehu ndë tri masa mielli, gjersa u mbrujt gjithë.” Këto të gjitha sa foli Jisuj gjëndëjesë me paravolira, edhe pa paravoli nuk’u fliste atyre; Që të mbushetë ç’është thënë nga profiti që thotë: “Do të hap gojënë time me paravolia; do të flas të fshehura që kur është ngrehurë bota”. Atëhere Jisuj la gjëndëjen’e erdhi ndë shtëpit, edhe nxënësit’e ati i erthnë përanë e i thanë: Sgjith-na paravolin’e egjëravet arësë. Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Ay që mbiell farën’e mirë ësht’ i bir’ i njeriut; edhe ara është bota; edhe far’e mirë, janë të bijt’e mbëretërisë; edhe egjërat janë të bijt’e të ligut; Edhe arëmiku, që mbolli ata, është dialli; edhe të korrëtë është të mbaruarët’ e jetësë: edhe korrësitë janë ëngjëjtë. Sikundrë pra mbëlidhen egjëratë, edhe digjenë ndë ziarr, kështu do të jetë mbë të mbaruarët të kësaj jete. I bir’i njeriut do të dërgonjë ëngjëjt’ e ti, edhe do të mbëledhënë nga mbëretëri’ e ati gjithë skandhalitë, edhe ata që bënjënë paudhërinë; Edhe do t’i hedhën’ ata ndë furrë të ziarrit; atie do të jetë të qjarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet. Atëhere të drejtëtë do të ndritnjënë si dielli ndë mbëretërit t’Atit të tyre. Ay që ka veshë të dëgjonjë, le të dëgjonjë. Përsëri mbëretëri’ e qiejevet gjan me një thesar fshehurë nd’ arët, atë kur e gjeti një njeri e fshehu; edhe nga gëzim’ i ti vete e shet gjithë se ç’ka, edhe blen atë arë. Përsëri, mbëretëri’e qiejevet gjan me një njeri tregëtar, që kërkonte margaritarë të mirë; I cili kur gjeti një margaritar shumë të vëjeturë, vate e shiti gjithë sa kishte, edhe e bleu atë. Përsëri, mbëretëri’ e qiejevet gjan me një rrietë që u hoth ndë det, e mbëlodhi çdo farë gjëje; Edhe si u mbush, e nxuarrë atë ndë buzë të detit, edhe ndenjën’ e mbëlothnë të miratë nd’ enë, edhe të ligat’ i hothnë jashtë. Kështu do të jetë mbë të mbaruarët të jetësë; do të dalën’ ëngjëjtë, e do të ndanjënë të liqtë nga të drejtëtë. Edhe do t’i hedhën’ ata ndë kaminë të ziarrit; atie do të jetë të qarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet.” U thotë atyre Jisuj: “Ai i kupëtuatë këto të gjitha?” I thon’ ati: Po, Zot. Edhe ay u tha atyre: “Përandaj çdo shkronjës që ka mësuarë punët’ e mbëretërisë qiejevet gjan me një njeri zot shtëpie, që nxier nga thesari ti gjë të reja edhe të vietëra.” Edhe Jisuj si mbaroj këto paravolia, iku andej. Edhe si erdhi ndë dhet të ti, i mësonte ata ndë sinagogjit t’atyre, kaqë sa çuditeshin’ ata e thoshinë: Nga i erdhi këti këjo dituri, e këto fuqia? A nuk’ është kyj i bir’ i mieshtrit? E ëm’ e ati a nukë thuhetë Mariamë, edhe të vëllezërit’ e ati Jakov, edhe Josi, edhe Simon, edhe Judhë? Edhe të motërat’ e ati a nukë janë të gjitha ndër ne? Nga i erthnë këti pra këto të gjitha? Edhe skandhaliseshinë mb’ atë. Po Jisuj u tha atyre: “Nuk’ është profit i pandershim ngjetiu, përveç ndë patridhë të ti e ndë shtëpit të ti.” Edhe nukë bëri atie shumë çudia, për pabesërin’ e atyreve. Nd’ atë kohë Irodhi katrurdhërsi dëgjoj zërin’e Jisujt, Edhe u tha shërbëtorëvet të ti: “Kyj është Joann Pagëzori; ay është ngjallurë nga të vdekuritë, edhe përandaj punonenë çudia nga ay.” Sepse Irodhi zuri Joanninë, edhe e lidhi, edhe e vuri ndë burk, për Irodhiadhënë gruan’e Filippit të vëllat; Sepse Joanni i thoshte ati, se “Nuk’ ësht’e udhësë ta kesh ti atë”. Edhe donte ta vriste atë, po kishte frikë gjëndëjenë, sepse e kishinë për profit. Edhe kur bënej të festuarët’ e ditësë të lindurit Irodhit, e bija e Irodhiadhësë karxeu ndë mest, edhe i pëlqeu Irodhit. Përandaj iu zotua asaj me be t’i apë ç’të lypte. Edhe ajo, si u mësua prej s’ëmësë, thotë: “Epmë kryet’e Joann Pagëzorit këtu mbë këtë talure”. Edhe mbëretit i erdhi keq; po për betë që bëri, edhe për ata që ishinë ndenjurë ndë mësallë bashkë me atë, urdhëroj t’i epetë. Edhe dërgoj e i preu kryetë Joannit ndë burgut. Edhe kryet’ e ati u pru mbë një talure, e iu dha vashësë; edhe ajo ia pruri s’ëmësë. Edhe erthnë nxënësit’e ati, e ngritnë trupinë, edhe e kallnë ndë varr; pastaj erthnë e i dhanë zë Jisujt. Edhe Jisuj, kur dëgjoj, iku andej me lundrë mbë një vënt të shkretë veçanë; edhe gjëndëja kur dëgjuanë i vanë prapa këmbë nga qytetetë. Edhe [Jisuj] kur dolli, pa shumë gjëndëje, edhe iu dhëmp për ata, edhe shëroj të sëmurët’ e atyre. Edhe si u ngrys, i erthnë përanë nxënësit’ e ati, e i thanë, se “Vëndi ësht’ i shkretë, edhe koha ndashti ka shkuarë; lësho gjëndëjenë, që të venë ndëpër krye-fshatërat të blenjën të ngrëna për vetëhen’e tyre”. Po Jisuj u tha atyre: “Nukë kanë nevojë të venë; epuni ju atyre të hanë”. Edhe ata i thon’ati: “Nukë kemi këtu veç pesë bukë edhe dy pishq”. Edhe ay tha: “Bimini mua ato këtu”. Edhe urdhëroj gjëndëjenë të rrijnë përmbi barërat, edhe mori pesë bukët’ e dy pishqetë, edhe ngriti sytë përpietë ndë qiell e bekoj; edhe passi i theu, u dha bukëtë nxënësëvet, edhe nxënësitë gjëndëjesë. Edhe hëngrrë të gjithë e u nginjënë; edhe ngritnë tepëricën’e copavet, dy-mbë-dhietë kosha plot. Edhe ata që hëngrrë ishinë sindonja pesë mijë burra, veç gravet e çunavet. Edhe përnjëherë [Jisuj] shtrëngoj nxënësit’e ti të hynjënë ndë lundrët, edhe të shkonjënë përtej më përpara se ay, gjersa të lëshonjë gjëndëjenë. Edhe si lëshoj gjëndëjenë, hipi ndë malt veçanë që të faletë; edhe si u ngrys, ishte vetëm’ atie. Edhe lundra ishte ndashti ndë mest të detit, tuke përpjekurë nga valëtë; sepse era ishte kundrë. Edhe mbë të katërtënë ruajtien’ e natësë Jisuj vate tek ata, tuke ecurë përmbi det. Edhe nxënësitë kur e panë tuke ecurë përmbi det, u trëmpnë e thanë, se “Është hije”; edhe nga frika bërtitnë. Po Jisuj përnjëherë u foli atyre, tuke thënë: “Kini zëmërë, unë jam, mos u frikësoni”. Edhe Pietri u përgjeq e tha: “Zot, ndë je ti, urdhëro-më të vinj te ti mbi ujërat”. Edhe ay tha: “Eja”. Edhe Pietri sbriti nga lundra, e eci mbi ujërat, që të vinjë te Jisuj. Po kur pa erënë të fortë, u frikësua; edhe si zuri të kridhetë, bërtiti, tuke thënë: “Zot, shtëpo-më”. Edhe Jisuj përnjëherë ngjati dorënë, edhe i tha: “O besë-pak, përse qe me dy mëndëje?” Edhe ata si hynë ndë lundrët, pushoj era. Edhe ata që ishinë ndë lundrët erthnë e iu falnë ati, tuke thënë: “Me të vërtetë je bir Perëndie”. Edhe si shkuanë përtej erthnë ndë dhet Gjennisaret. Edhe njerëzit’ e ati vëndi, kur e njohnë, dërguanë ndëpër gjith’ ato anë edhe i prunë ati gjith’ ata që kishinë keq. Edhe i luteshin’ ati të prekënë cepin’ e rrobës’ati vetëmë; edhe sa vetë e preknë, u shëruanë. Atëhere vinjënë te Jisuj shkronjësit’ edhe Farisenjtë nga Jerusalimi, e i thonë: “Përse nxënësit’ e tu shkelënë fialënë që kanë lënë pleqtë? Sepse s’lanjënë duart’e tyre, kur hanë bukë”. Po ay u përgjeq e u tha atyre: “Përse edhe ju shkelni porosin’e Perëndisë për fialënë që keni lënë? Sepse Perëndia porositi, tuke thënë: “Ndero t’ët atë, e t’ët ëmë;” edhe: “Ay që flet keq për t’anë a për t’ëmënë le të vritetë.” Po ju thoni, se Kush t’i thotë t’et a s’ëmësë, se çdo të mirë që të shohç prej meje është dhurëti, mjaft, edhe munt të mos nderonjë t’anë a t’ëmënë. Edhe s’mbajtëtë porosin’ e Perëndisë për fialënë që keni lënë ju. Ipokritërë, mirë profitepsi Isaia për ju, tuke thënë: “Kyj llaus [më afëronetë me gojën’ e ti, edhe] më nderon me buzëtë; po zëmër’ e atyre është lark prej meje. Edhe kot më nderonjënë, tuke mësuarë mësime që janë porosia njerëzish”. Edhe si thirri gjëndëjenë, u tha: “Dëgjoni edhe kupëtoni. Ç’hyn ndë gojët nukë pëgër njerinë, po ç’del nga goja, këjo pëgër njerinë”. Atëhere u afruanë nxënësit’ e ati, e i thanë: A e di se Farisenjtë kur dëgjuanë këtë fialë u skandhalisnë? Edhe ay u përgjeq e tha: “Çdo bimë që nuk’ e ka mbiellë im atë qiellori, do të shkuletë. Leni ata; se janë të verburë që u heqin’ udhënë të verburëvet; edhe ndë qoftë se i verburi i heq udhënë të verburit, të dy do të bienë ndë gropët”. Edhe Pietri u përgjeq e i tha ati: “Dëfte-na këtë paravoli”. Edhe Jisuj tha: “Edhe po pa mënt jeni ju? Edhe nukë po kupëtoni, se çdo gjë që hyn ndë gojët, sbret ndë barkut, edhe nxiretë ndë të dalurit? Po ato që dalënë nga goja, dalënë nga zëmëra, edhe ato ndynjënë njerinë. Sepse nga zemëra dalënë mendime të liga, vrasie, ndyrësia, kurvëria, të viedhura, martiri të rreme, vllasfimia. Këto jan ato që ndynjënë njerinë; po të hajë ndonjë me duar të palara nukë ndyn njerinë”. Edhe Jisuj dolli andej, e iku ndë anët të Tyrës’ e të Sidhonësë. Edhe ja një grua Hanane tek dolli nga ata sinore, e i thërriste tuke thënë: Përdëlle-më, o Zot, bir’i Dhavidhit; se ime bijë mundonetë keq prej diallit. Po ay nuk’ iu përgjeq asaj ndonjë fialë. Edhe nxënësit’ e ati erthnë përanë e i luteshinë, tuke thënë: Lësho-je atë, sepse po bërtet prapa nesh. Po ay u përgjeq e tha: “Nukë u dërguaç ngjetiu, veç te dhënt’ e humbura të shtëpisë Israilit”. Pastaj ajo erdhi e i falej ati, tuke thënë: Zot, ndih-më. Po ay u përgjeq e tha: “Nuk’ është mirë të marrë njeri bukën ’e dielmvet, e t’ua hedhë këlyshvet qenëvet”. Edhe ajo tha: “Po, Zot; sepse edhe këlysht’ e qenvet hanë nga thërrimetë që bienë nga truvez’e zotërinjvet”. Atëhere Jisuj u përgjeq e i tha asaj: “O grua, besa jote ësht’ e madhe; t’u bëftë si do”. Edhe e bija u shërua që mb’atë herë. Edhe Jisuj iku andej, e erdhi përamë detit Galilesë, edhe hipi ndë malt, e rrinte atie. Edhe erthnë tek ay shumë gjëndëje, që kishinë me vetëhe çala, të verburë, shurdha, doracë, edhe shumë të tierë; edhe i hothnë përanë këmbëvet të Jisujt, edhe ay i shëroj, Kaqë sa u çuditnë gjëndëja, kur panë shurdha të flasënë, doracë të shëndoshurë, çala të ecënjënë, edhe të verburë të shohënë; edhe lavduruanë Perëndin’ e Israilit. Atëhere Jisuj thirri përanë nxënësit’e ti, e tha: “Më dhëmbetë gjëndëja, sepse kanë tri dit ndashti që mbesënë përanë meje, e s’kanë ç’të hanë; edhe nukë dua t’i lëshonj ata pa ngrënë, se mos lodhenë udhësë”. Edhe nxënësit’ e ati i thon’ ati: “Ku na gjëndenë këtu ndë shkretëtirët kaqë bukë, sa të nginjenë kaqë gjëndëje?” Edhe Jisuj u tha atyre: “Sa bukë keni?” Edhe ata thanë: “Shtatë, edhe pak pishqe të vegjëlë.” Edhe ay urdhëroj gjëndëjenë të ungjenë përdhe. Edhe si mori të shtatë bukëtë edhe pishqetë, u fal ndersë, e i theu, e ua dha nxënësëvet ti, edhe nxënësitë gjëndëjesë. Edhe hëngrrë të gjithë, e u nginjën; edhe ngritnë tepëricën’e copavet, shtatë shporta plot. Edhe ata që hëngrrë ishinë katrë mijë burra, veç gravet e çunavet vegjëlë. Edhe si lëshoj gjëndëjenë, hyri ndë lundrët edhe erdhi ndë sinoret të Magdhallasë. Edhe erthnë përanë Farisenjtë edhe Sadhdhuqenjtë, edhe tuke ngar’ atë, kërkoninë t’u dëftente atyre shenjë nga qielli. Po ay u përgjeq e u tha atyre: “Kur bënetë mbrëmie, thoni se Do të bënetë koh’e mirë; sepse qielli ësht’ i kuq. Edhe ndë mëngjes, se “Sot do të bënetë koh’ e ligë, sepse qielli ësht’ i kuq e vrërëtë. Ipokritërë, faqen’ e qiellit dini ta shquani, po shenjet’e kohëravet nukë muntni? Brez’ i lik edhe kurvar kërkon shenjë; edhe shenjë nukë do t’i epet’ ati, përveç shenjësë profitit Jona.” Edhe i la ata e iku. Edhe nxënësitë si erthnë përtej, harruanë të marrënë bukë. Edhe Jisuj u tha atyre: “Ruhi edhe kini kujdes nga brumi i Farisevet e Sadhdhuqevet.” Edhe ata mendoneshinë me vetëhen’ e tyre, tuke thënë, se “Nukë muarëm bukë.” Edhe Jisuj si e kupëtoj, u tha atyre: “Ç’mendohi me vetëhenë tuaj, o besë-pakë, se nukë muartë bukë? Edhe nukë po kupëtoni, as nukë mbajni mënt pesë bukët’ e pesë mijëvet, edhe sa kosha muartë? As shtatë bukët’ e katrë mijëvet. edhe sa shporta muartë? Qysh nukë kupëtoni se nuk’ u thashë juve për bukë, të ruhi nga brumi i Farisevet e i Sadhdhuqevet?” Atëhere e kupëtuanë, se nuk’ u tha të ruhenë nga brum’ i bukësë, po nga mësimi i Farisevet e Sadhdhuqevet. Edhe Jisuj kur erdhi mb’ anët të Qesarisë Filippit, pyeste nxënësit’e ti, tuke thënë: “Cili thonë njerëzitë se jam un’ i Bir’i njeriut?” Edhe ata thanë: “Ca thonë, Joann Pagëzori, e të tierë Ilia; e të tierë Jeremia, a një nga profitëritë.” U thot’ atyre: “Po ju cili thoni se jam unë?” Edhe Simon Pietri u përgjeq e tha: “Ti je Krishti, i bir’ i Perëndisë gjallë.” Edhe Jisuj u përgjeq e i tha: “I lumurë je ti, Simon biri Jonajt, sepse mish edhe gjak nukë ta sbuloj ty këtë, po im Atë që është ndë qiejet. Edhe unë po të them, se ti je Pietër [ shkëmp guri ], edhe përmbi këtë shkëmp guri do të ndërtonj qishënë time; edhe dyert’ e hadhit nukë do të kenë fuqi përmbi atë. Edhe do të t’ap tyj qjyçet’ e mbëretërisë qiejevet; edhe ç’të lithç mbi dhet, do të jetë lidhurë ndë qiejet; edhe ç’të sgjithç mbi dhet, do të jetë sgjidhurë ndë qiejet. Atëhere porositi nxënësit’ e ti të mos i thonë asndonjërit, se ay është Jisu Krishti. Që atëhere Jisuj zuri t’u dëftenjë nxënësëvet ti, se duhetë të vejë ndë Jerusalim, edhe të pësonjë shumë nga pleqt’ e nga kryepriftërit’ e nga shkronjësitë, edhe të vritetë, edhe të tretënë ditë të ngjalletë. Atëhere Pietri e mori mbënjanë, e zuri ta qërtonjë, tuke thënë: “Le të dhëmbetë vetëheja jote, Zot; mos u bëftë këjo te ti”. Po ay u këthye e i tha Pietrit: “Ik prej meje, Satana, se më je skandhall; sepse s’ke ndër mënt punët’ e Perëndisë, po punët’ e njerëzëvet.” Atëhere Jisuj u tha nxënësëvet ti: “Kush të dojë të vinjë prapa meje, le të mohonjë vetëhen’ e ti, edhe le të ngrerë kryqin’ e ti, edhe le të vinjë pas meje. Sepse ay që të dojë të shpëtonjë jetën’ e ti, do ta humbasë atë; edhe ay që të humbasë jetën’ e ti për punë time, do ta gjenjë atë. Sepse ç’dobi ka njeriu, ndë fitoftë tërë botënë, e të dëmtonjë shpirtin’ e ti? Apo ç’do të apë njeriu për këmbyerie të shpirtit të ti? Sepse ka për t’ardhur’ i Bir’ i njeriut ndë lavdi t’Atësë ti bashkë me engjujt’e ti; edhe atëhere do t’ia shpaguanjë gjithë-se-cilit pas punuës’ ati. Me të vërtetë u them juve, se janë ca nga ata që rrinë këtu, të cilëtë nukë do të ngjëronenë vdekëje, gjer sa të shohënë të Bir’ e njeriut tuke ardhurë ndë mbëretëri të ti. Edhe pas gjashtë diç Jisuj merr me vetëhe Pietrin’ edhe Jakovin’ edhe Joanninë të vëllan’ e ati, edhe i ngjit mbë një mal të lartë veçanë. Edhe ndërroj fytyrënë përpara atyre; edhe faqeja e ati ndriti posi dielli, edhe rrobet’ e ati u bënë të bardha posi drita. Edhe ja tek u duknë atyreve Moisiu edhe Ilia tuke folurë bashkë me atë. Edhe Pietri u përgjeq e i tha Jisujt: “Zot, është mirë të jemi ne këtu; ndë daç, le të bëjëmë këtu tri tenda, një për tyj, e një për Moisinë, e një për Ilinë.” Edhe ay tek ishte po tuke folurë, ja tek i mbuloj ata një re e ndriçime; edhe ja një zë nga reja tek thoshte: “Kyj është biri im i dashuri, që e pëlqeva; ati i dëgjoni.” Edhe nxënësitë kur dëgjuanë, ranë përmbys, edhe u frikësuanë fort. Po Jisuj erdhi përanë, e i kapi, edhe tha: “Ngreuni, e mos u frikësoni.” Edhe ata kur ngritnë syt’ e tyre përpietë, nukë panë asndonjë, përveç Jisunë vetëmë. Edhe tuke sbriturë nga mali, Jisuj i porositi, tuke thënë: “Mos i thoni asndonjërit se ç’patë, gjersa të ngjallet’ i Bir’ i njeriut nga të vdekuritë.” Edhe nxënësit’ e ati e pyetnë, tuke thënë: “Përse pra thonë shkronjësitë, se duhetë të vinjë më përpara Ilia?” Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Ilia vien më përpara, edhe do të vërë mbë vënt gjithë punëratë; Po unë po u them juve, se Ilia erdhi ndashti, edhe nuk’ e njohnë, po i bënë ç’deshnë; kështu edhe i Bir’ i njeriut ka për të pësuarë nga ata.” Atëhere e kupëtuanë nxënësitë, se u tha për Joann Pagëzorinë. Edhe ata kur erthnë te gjëndëja, i erdhi përanë një njeri e i ra mbë gjunjë, tuke thënë: “Zot, përdëlle tim bir, sepse e zë lëngat’ e hënësë, edhe heq keq; sepse shumë herë bije ndë ziarr, e shumë herë nd’ujë; Edhe e shpura te nxënësit’e tu, po nukë muntnë ta shëronjënë.” Edhe Jisuj u përgjeq e tha: “O bres i pabesë edhe i shtrëmburë, gjer kurë do të jem bashkë me ju? Gjer kurë do t’u duronj juve? Bimëni mua atë këtu.” Edhe Jisuj e qërtoj atë, edhe dialli dolli nga ay, edhe çuni u shërua që mb’ atë herë. Atëhere nxënësit’erthnë përanë Jisujt veçanë, e thanë: Përse neve nukë muntmë ta nxierrm’ atë? Edhe Jisuj u tha atyre: “Për pabesërinë tuaj; sepse me të vërtetë po u them juve, se Ndë paçi besë sa një koqe sinapi, do t’i thoni këti mali: Sbrit këtej e shko atie, edhe do të sbresë, edhe nukë do të jetë gjë që të mos muntni ju ta bëni. Edhe kyj farë kombi nukë del tietrazi, veç me të falur’ e me agjërim.” Edhe ata te po silleshinë përqark Galilesë, Jisuj u tha atyre: “I Bir’ i njeriut do të epetë ndër duar të njerëzëvet; Edhe do ta vrasën’ atë, edhe të tretënë ditë do të ngjalletë.” Edhe atyre u erdhi keq fort. Edhe ata kur erthnë ndë Kapernaum, erthnë përanë Pietrit ata që marrënë pagesë dy dhrahmitë, edhe i thanë: “A nukë paguan dy dhrahmitë mësonjësi juaj?” Ay thotë: “Po.” Edhe kur hyri ndë shtëpit, Jisuj e priti, tuke thënë: “Si të duketë, Simon? Nga cilëtë marrënë pagesa a të dhëna mbëretërit’e dheut, nga bijt’ e tyre, apo nga të huajtë?” Pietri i thot’ati: “Nga të huajtë.” Jisuj i tha ati: “Vallë bijtë janë të lirë? Po që të mos skandhalismë ata, shko ndë det, e hith një grep, edhe ngre peshkun’ e parë që të dalë, edhe si t’i hapç gojënë, do të gjenjç një statir; merr-e, e epua atyre për mua edhe për tyj.” Nd’ atë orë erthnë nxënësitë te Jisuj, e i thanë: “Vallë cili është më i math ndë mbëretërit të qiejevet?” Edhe Jisuj thirri përanë vetëhesë ti një çun të vogëlë, edhe e qëndroj atë ndë mest t’atyre, e tha: “Me të vërtetë po u them juve, ndë mos u këthefshi, e të bëneni posi çunat’ e vegjëlë, nukë do të hyni ndë mbëretërit të qiejevet. Kush të ungjnjë pra vetëhen’ e ti posi kyj çun’ i vogëlë, kyj është më i math ndë mbëretërit të qiejevet; Edhe kush të presë një të tillë çun të vogëlë mb’ emërit tim, më ka priturë mua. Po kush të skandhalisnjë një nga këta të vegjëlitë që më mbesonjënë, është mirë për atë t’i varetë një gur mulliri mbi qafët t’ati, edhe të kredhetë ndë funt të detit. Mier bota nga skandhalitë; sepse është nevojë të vinjënë skadhalitë; po mier ay njeri, prej të cilit vien skandhalia. Edhe ndë të skandhalistë dora jote a këmba jote, preji, edhe hidhi prej teje; më mirë është për tyj të hynjç ndë jetët i çalë a dorac, se të kesh dy duar a dy këmbë, e të hidheç ndë ziarr të pasosurë. Edhe ndë të skandhalistë syri yt, nxire atë, e hidhe prej teje; më mirë është për tyj të hynjç ndë jetët me një sy vetëmë, se të kesh dy sy, e të hidheç ndë gjehenë të ziarrit. Shikoni, mos bëni për asgjë një nga këta të vegjëlitë; sepse po u them juve, se ëngjëjt’ e atyre ndë qiejet shohënë gjithënjë faqen’ e tim Eti që është ndë qiejet. Sepse i Bir’ i njeriut erdhi të shpëtonjë të humburinë. Ç’u duketë juve? Ndë pastë ndonjë njeri një qint dhën, edhe t’i humbasë një nga ato, a nukë lë të nëntë-dhiet’e nëntatë, e vete ndëpër malet të kërkonjë të humburënë? Edhe ndë qoftë se e gjen, me të vërtetë po u them juve, se gëzonetë më tepërë për atë se për të nëntë-dhiet’e nëntat, që s’kanë humburë. Kështu nuk’ ësht’ e dashurë përpara Atit tuaj që është ndë qiejet, të humbasë një nga këta të vegjëlitë. Edhe ndë bëftë faj yt vëlla, shko edhe qërtoje ndë mes teje edhe ati vetëmë; ndë të dëgjoftë, e fitove tët vëlla; Po ndë mos të dëgjoftë, merr me vetëhe edhe një a dy vetë, që të “qëndronjë çdo fialë ndë gojë dy a tre martirëve”. Edhe ndë mos u dëgjoftë atyre, thuaja këtë qishësë; edhe ndë mos i dëgjoftë edhe qishësë, atëhere ay le të jetë posi gjëntari edhe kumerqari. Me të vërtetë u them juve: Ç’të lithni mbi dhet, do të jenë lidhurë ndë qiellt; edhe ç’të sgjithni mbi dhet, do të jenë sgjidhurë ndë qiellt. Përsëri po u them juve, se ndë qofshinë mbi dhet dy vetë nga ju me një fialë, për çdo fare gjëje që të lypnjënë, do t’u bënet’ atyre nga im Atë që është ndë qiejet. Sepse ku të jenë dy a tre vetë mbëledhurë mb’ emërit tim, atie jam edhe unë ndë mest t’atyre.” Atëhere i erdhi përanë Pietri, e tha: “Zot, ndë më fëjeftë im vëlla, sa herë do t’ia fal ati? Gjer mbë shtatë herë?” Jisuj i thot’ati: “Nukë të them, gjer mbë shtatë herë, po gjer mbë shtatë-dhietë herë nga shtatë herë. Përandaj mbëretëri’e qiejevet gjau me një njeri mbëret, që deshi të bënjë llogari me shërbëtorët e ti. Edhe kur zuri të bënjë llogari, i prunë një detuar që i kishte detyrë dhietë mijë tallanta. Edhe ay passi nukë kishte t’i lanjë, i zoti urdhëroj të shitet’ ay, edhe gruaja e ati, edhe të bijtë, edhe gjithë se ç’kishte, edhe të lahetë detyra. Po shërbëtori i ra ndër këmbë, e i lutej, tuke thënë: Zot, bënu zemërë-gjerë mbë mua, edhe do të t’i lanj të gjitha. Edhe të zot si niu dhëmp ay shërbëtori, e lëshoj, edhe ia la detyrënë. Po ay shërbëtori si dolli, gjeti një nga shërbëtorëtë shokët’ e ti që i kishte detyrë ati një qint dinarë; edhe si e zuri, e mbyste, tuke thënë: “Lamë ç’detyrë më ke.” Atëhere pra shërbëtori shok i ti i ra ndër këmbë, e i lutej, tuke thënë: “Bënu zemërë-gjërë mbë mua, edhe do të t’i lanj të gjitha.” Edhe ay nukë donte, po shkoj edhe e vuri ndë burk, gjersa t’i lante detyrënë. Edhe shërbëtorëtë shokët’ e ati, kur panë se ç’u bë, u helmuanë fort; edhe erthnë e i dëftyenë të zot gjithë sa u bënë. Atëhere i zoti e thirri përanë, e i tha: “Shërbëtor i lik, gjith’ atë detyrë ta lashë tyj, sepse m’u lute. Nukë duhej edhe ti ta përdëllenje shërbëtorinë shokunë tënt, sikundër të përdëlleva edhe unë tyj?” Edhe i zoti u zemërua, edhe e dha ndër duart t’atyre që mundonjënë, gjersa të lanjë gjithë detyrënë që i kishte ati. Kështu edhe im Atë qiellori do t’ua bënjë juve, ndë mos ua falçi me gjithë zëmërat tuaja gjithë-secili të vëllat ti fajet’e atyre. Edhe Jisuj kur mbaroj këto fialë, u ngrit nga Galilea, edhe erdhi ndë sinoret të Judhesë, përtej Jordhanit. Edhe i vanë pas ati shumë gjëndëje; edhe i shëroj ata atie. Edhe erthnë tek ay Farisejtë tuke ngarë atë, e tuke thënë ati: “Ndë i ësht’ e udhësë njeriut të lëshonjë gruan’e ti për çdo farë shkaku? Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Nukë keni kënduarë, se ay që bëri ata që ndë kryet të herësë, i bëri ata mashkull edhe femërë? Edhe tha: “Për këtë punë njeriu do të lërë t’atën’ e t’ëmënë, edhe do të ngjitetë pas gruasë ti, edhe të dy do të jenë një mish”. Kaqë sa nukë janë me dy, po një mish. Atë pra që Perëndia e bëri parë, njeriu le të mos e ndanjë.” I thon’ati: “Përse pra Mojsiu ka porositurë t’i epetë kart’ e ndariesë, edhe ta lëshonjë?” U thot’ atyre: “Sepse Mojsiu ua la juve të lëshoni gratë tuaja për zemër-ashpërënë tuaj tuaj; po ndë kryet të herësë s’ka qënë kështu. Edhe po u them juve, se ay që të lëshonjë gruan’ e ti, përveç për punë kurvërie, edhe të martonetë me tiatërë, kurvëron; edhe ay që të martonetë me grua të lëshuarë, kurvëron.” Nxënësit’ e ti i thonë: “Ndë qoftë kështu pun’ e njeriut me gruanë, nuk’ është mirë të martonetë.” Edhe ay u thot’ atyre: “Nukë munt ta kupëtonjënë këtë fialë të gjithë, po atyreve që u është dhënë. Sepse ka të dredhurë që kanë lindurë kështu që nga barku i s’ëmësë, edhe ka të dredhurë që u drothnë nga njerëzitë; edhe ka të dredhurë që drothnë vetëhen’ e tyre për mbëretërin’e qiejevet. Ay që munt ta kupëtonjë këtë le ta kupëtonjë. Atëhere i prun’ati ca çuna të vegjëlë, që të vërë duartë përmbi ata, e t’i bekonjë; edhe nxënësitë i qërtuanë. Po Jisuj tha: “Lini çunat’ e vegjëlë, edhe mos i ndalni të vinjënë tek unë; sepse për të tillë është mbëretëri’e qiejevet.” Edhe si vuri duartë mbi ata, iku andej. Edhe ja tek i erdhi përanë një njeri, e i tha: “Mësonjës i mirë, ç’të mirë të bënj që të kem jetë të pasosurë?” Edhe ay i tha: “Ç’më thua i mirë? Asndonjë s’ësht’ i mirë veç një, Perëndia. Po ndë do të hynjç ndë jetët, ruaj porositë.” I thot’ ai: “Cilatë?” Edhe Jisuj i tha këto: “Mos vraç; mos kurvëronjç; mos viethç; mos apç martiri të rreme. Ndero tët at’ e tët ëmë”; edhe “Të duaç t’afërminë tënt posi vetëhenë tënde.” Dialoshi i thot’ ati: “Të gjitha këto i kam ruajturë që mbë të rit tim; po ç’më mbetetë më?” Jisuj i tha ati: “Ndë do të bëneç’ i sosurë, shko e shit gjënë tënde, edhe epua të vobeqvet; edhe do të kesh thesar ndë qiell, edhe eja, e ngjitmu pas. Po dialoshi kur dëgjoj këtë fialë, iku i helmuarë, sepse kishte shumë gjë. Edhe Jisuj u tha nxënësëvet ti: “Me të vërtetë po u them juve, se njeriu i pasurë mezi do të hynjë ndë mbëretërit të qiejevet. Edhe përsëri po u them juve: Më kollaj është të shkonjë gamileja ndëpër vrimët të gjylpërësë, se të hyjnë i pasuri ndë mbëretërit të Perëndisë.” Edhe nxënësit’ e ti, kur dëgjuanë, tmeroneshinë fort, e thoshinë: “Vallë cili munt të shpëtonjë?” Po Jisuj shtyri sytë mb’ ata e u tha atyre: “Te njerëzitë këjo është punë që s’munt të bënetë, po te Perëndia të gjitha munt të bënenë.” Atëhere u përgjeq Pietri e i tha ati: “Ja ne tek lam të gjitha, edhe erthmë prapa teje; vallë ç’do të jetë mbë ne?” Edhe Jisuj u tha atyre: “Me të vërtetë po u them juve, se ju që më erthtë pas, ndë krijesët të re, kur të rrijë i Bir’ i njeriut mbi fron të lavdisë ti, do të rrini edhe ju mbë dy-mbë-dhietë frone, tuke gjykuarë të dy-mbë-dhietë farat’ e Israilit. Edhe kushdo që la shtëpi, a vëllezërë, a motëra, a atë, a ëmë, a grua, a bij, a ara, për punë t’emërit tim, do të marrë një qint për një, edhe do të trashëgonjë jetë të pasosurë. Po shumë të parë do të jenë të prapsëm, edhe të prapsëm të parë. Sepse mbëretëri’ e qiejevet gjan me një njeri zot shtëpie, i cili dolli shpejt me natë të pajtonjë punëtorë për veshtin’e tij. Edhe si pajtoj punëtorëtë nga një dinar ndë ditët, i dërgoj ndë veshtë të ti. Pastaj dolli mbë tri orë, pa të tierë tuke ndenjurë pa punë ndë trekt. U thot’ edhe atyre: “Shkoni edhe ju ndë veshtë, edhe do t’u ap edhe juvë ç’të jet’ e udhësë.” Edhe ata vanë. Përsëri dolli mbë gjasht’ edhe mbë nënt’ orë, edhe bëri po kështu. Edhe si dolli mbë një-mbë-dhiet’ orë, gjeti të tierë tuke ndenjurë pa punë; u thot’ edhe atyre: “Përse rrini këtu tërë ditënë pa punë?” I thon’ati: “Sepse asndonjë s’na pajtoj.” U thot’ atyre: “Shkoni edhe ju ndë veshtë, edhe do të merni ç’të jet’ e udhësë.” Edhe si u ngrys, i zoti veshtit i thotë kujdestarit ti: “Thirrë punëtorëtë, edhe laju pagënë atyre, tuke zënë nga të prapsëmitë gjer mbë të parët.” Edhe erthnë ata që ishinë pajtuarë mbë një-mbë-dhiet’ orë, edhe muarnë nga një dinar. Edhe kur erthnë të parëtë, kujtuanë se do të marrënë më shumë, po edhe ata muarnë nga një dinar. Edhe si muarnë, qjaheshinë mbë të zon’ e shtëpisë, tuke thënë, se: “Këta të prapsëmitë bënë një orë, edhe i bëre si-një-një me ne që mbajtmë të rëndën’e ditës’ edhe vapënë.” Po ay u përgjeq e i tha njërit nga ata: “Mik, nukë të bënj keq; a nukë bëre fialë me mua një dinar? Merr tëndinë, edhe ik; edhe këti të prapsëmit do t’i ap si edhe tyj. Apo s’munt unë të bënj ç’të dua ndë punët time? Apo syri yt ësht’ i lik, sepse unë jam i mirë? Kështu do të jenë të prapsëmitë të parë, edhe të parëtë të prapsëm; sepse shumë vetë janë të thirrurë, po të pakë të sgjedhurë.” Edhe Jisuj tuke hipurë ndë Jerusalim, mori me vetëhe të dy-mbë-dhietë nxënësitë mbënjanë mb’ udhë, edhe u tha atyre: “Ja te po hipëjmë ndë Jerusalim. edhe i Bir’ i njeriut do t’epetë ndë duar të krye-priftëret edhe shkronjëset; edhe do ta dënonjënë për vdekje. Edhe do ta apënë ndë duar të kombevet që ta përqeshën’ e ta rrahën’ e ta kryqëzonjënë; edhe të tretënë ditë do të ngjalletë.” Atëhere i erdhi përanë e ëm’ e të bijvet të Zevedheut bashkë me të bijt, tuke luturë, e tuke lypurë një gjë nga ay. Edhe ay i tha asaj: “Ç’do?” Ajo i thot’ati: “Thuaj të rrinë këta të dy bijt’ e mi, njëri mbë të diathtënë tënde, e njëri mbë të mëngjërënë ndë mbëretërit tënde.” Po Jisuj u përgjeq e tha: “Nukë dini se ç’lypni; munt të pini kupënë, që do të pi unë, edhe të pagëzoneni me pagëzimnë që do të pagëzonem unë.” Ata i thon’ ati: “Muntmë.” E ay u thot’ atyre: “Kupënë time do ta pini, edhe me pagëzimnë që pagëzonem unë, do të pagëzoneni, po të rrini mbë të diathtënë time edhe mbë të mëngjërën time, nuk është ndë dorë time ta ap, po do t’u epet’ atyre që u është bërë gati nga im atë.” Edhe të dhietëtë kur dëgjuanë, u zemëruanë për ata të dy vëllezërit. Po Jisuj i thirri ata e tha: “E dini se të parët’e kombevet kanë pushtet mbi ata, edhe të mëdhenjtë i urdhëronjën’ ata? Po kështu nukë do të jetë ndër ju; po kush të dojë të bënet’ i math ndër ju, le të jetë shërbëtori juaj. Edhe kush të dojë të jet’ i parë ndër ju, le të jetë shërbëtori juaj; Sikundrë i bir’ i njeriut nuk’ erdhi që të shërbenetë, po të shërbenjë, edhe t’apë jetën’ e ti shpërblim për shumë vetë.” Edhe ata tek po dilninë nga Jerihoja, i vanë pas ati shumë gjëndëje. Edhe ja dy të verburë, ndenjurë mb’ udhë, kur dëgjuanë se po shkonte Jisuj, bërtitnë tuke thënë: “Përdëlle-na, o Zot, bir’i Dhavidhit.” Edhe gjëndëja i qërtoj ata, të pushonjënë; po ata bërtisninë më fort, tuke thënë: “Përdëlle-na, o Zot, bir’i Dhavidhit.” Edhe Jisuj qëndroj e i thirri ata, edhe tha: “Ç’doni t’u bënj juve?” I thonë: “Zot, të na hapenë sytë.” Edhe Jisujt si iu dhëmp, preku syt’ e atyre; edhe përnjëherë u hapnë syt’ e atyre, e vanë pas ati. Edhe kur u afruanë ndë Jerusalim, edhe erthnë ndë Vithfagji ndaj malit ullinjvet, atëhere Jisuj dërgoj dy nxënësë, tuke u thënë atyre: “Shkoni mb’ atë fshat që është përkundruell juve; edhe përnjëherë do të gjeni një gomare lidhurë, edhe një pulisht bashkë me atë; sgjidhini e m’i bini. Edhe ndë u thëntë gjë juve ndonjë njeri, i thoni, se Zoti ka nevojë për atë; edhe përnjëherë do t’i dërgonjë ata.” Edhe gjithë këjo u bë, që të mbushetë ç’është thënë nga profiti, që thotë: “Thoni së bijësë Sionësë: Ja mbëreti yt tek po të vien i butë, edhe hipurë mbi gomare, edhe mbi pulisht bir shtëse.” Edhe nxënësitë si vanë, edhe bënë sikundrë i urdhëroj ata Jisuj, prunë gomaren. edhe pulishtinë; Edhe vunë mbi ata rrobet’ e tyre edhe e hipnë atë sipër atyre. Edhe më e shum’ e gjëndëjesë shtruanë rrobet’ e tyre mb’ udhë; edhe të tierë këputninë dega drush, e i shtroninë mb’ udhë. Edhe gjëndëja që shkoninë përpara edhe ata që i vininë prapa bërtitninë, tuke thënë: “Hosanna mbë të birin’e Dhavidhit; i bekuar’ësht’ay që vien mb’emërit Zotit; Hosanna mbë të lartatë.” Edhe ay kur hyri ndë Jerusalim, u tunt gjithë qyteti tuke thënë: Cili është kyj? Edhe gjëndëja thoshinë: Kyj është Jisuj, profiti, që është nga Nazareti i Galilesë. Edhe Jisuj hyri ndë hieroret të Perëndisë, edhe nxori jashtë gjith’ ata që shisnin’ e blininë ndë hieroret, edhe përmbysi truvezat’e truvezarëvet, edhe fronet’ e aryre që shisninë pëllumbatë. Edhe u thot’ atyre: “Është shkruarë “Shtëpia ime do të qjuhetë shtëpi lutëje”; edhe ju e bët’ atë “shpellë viedhësish”. Edhe i erthnë përanë të verbur’ e çala ndë hieroret; edhe i shëroj ata. Po kryepriftërit’ edhe shkronjësitë kur panë çudiratë që bëri, edhe çunatë tuke bërtiturë ndë hieroret, e tuke thënë: “Hosanna mbë të birin’e Dhavidhit”, u zemëruanë, edhe i than’ ati: “Dëgjon se ç’thonë këta?” Edhe Jisuj u thot’ atyre: “Po; kurrë s’keni kënduarë: “Se nga goj’e foshnjavet edhe nga goj’ e atyre që pinë sisë bëre gati lavdim?” Edhe si i la ata, dolli jashtë qytetit ndë Vithani, edhe shkoj natën’ atie. Edhe ndë mëngjes kur u këthye ndë qytet, i erdhi uri. Edhe kur pa një dru fiku mb’ udhë, erdhi mb’ atë, po nukë gjeti gjë mb’ atë, veç gjethe vetëmë, edhe i thotë: “Mos u bëftë më pemë prej teje për gjithë jetënë.” Edhe druj’ e fikut përnjëherë u tha. Edhe nxënësitë kur panë, u çuditnë, e thanë: “Qysh u tha druj’ e fikut përnjëherë!” Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Me të vërtetë po u them juve, ndë paçi besë, edhe të mos jeni me dy mëndëje, jo vetëmë këtë të drusë fikut keni për të bërë, po edhe këti mali ndë i thënçi: Ngreu edhe bierë ndë det, do të bënetë. Edhe gjithë sa të lypni ndë lutjet, tuke pasurë besë, do t’i merrni.” Edhe kur erdhi ndë hieroret, i erthnë përan’ ati, atie ku mësonte, kryepriftërit’ edhe pleqt’ e llauzit, e thoshinë: “Me çfarë pushteti bën këto? Edhe kush ta ka dhënë këtë pushtet?” Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Do t’u pyes edhe unë juve një fialë, që ndë ma thënçi, edhe unë do t’u them juve me çfarë pushteti bënj këto. Pagëzimi Joannit nga ishte? Nga qielli, a nga njerëzitë?” Edhe ata mendoneshinë me vetëhen’ e tyre, tuke thënë: “Ndë thënçim: Nga qielli, do të na thotë: Përse nuk’i mbesuatë pra? Edhe ndë thënçim: Nga njerëzitë, kemi frikë prej gjëndëjesë; sepse të gjithë e kanë Joanninë për profit.” Edhe iu përgjeqnë Jisujt, e i thanë: “Nuk e dimë.” Edhe ay u tha atyre: “As unë s’u them juve me çfarë pushteti bënj këto. Edhe qysh u duketë juve? Një njeri kishte dy bij; edhe erdhi tek i pari e i tha: Bir, shko sot e puno ndë vështë tim. Edhe ay u përgjeq e tha: Nukë dua; po pastaj u pendua, edhe vate. Edhe erdhi tek i dyti, e i tha po ashtu; edhe ay u përgjeq e tha: Unë vete Zot; edhe nukë vate. Cili nga këta të dy bëri dashurimin’ e t’et?” I thonë: “I pari.” Jisuj u thot’ atyre: “Me të vërtetë po u them juve, se kumerqarët’ edhe kurvatë venë më përpara se ju ndë mbëretërit të Perëndisë. Sepse Joanni erdhi te ju ndë udhë drejtërie, edhe nuk’ i mbesuatë; po kumerqarët’ e kurvat’ i mbesuanë; edhe ju si patë, nuk’ u penduatë pastaj, që t’i besoni. Dëgjoni një tiatërë paravoli: Një njeri ishte zot shtëpie, i cili mbolli një vështë, edhe e thuri me garth, edhe rëmoj mb’ atë një tirë, edhe ndërtoj një pirk; edhe e dha atë ndër bujq, edhe iku ndë dhe të huajë. Edhe kur u afërua koh’ e pemëvet, dërgoj shërbëtorët’ e ti te bujqitë, që të marrënë pemët’ e ati. Edhe bujqitë zunë shërbëtorët’ e ati, e njërin’ e rrahnë, e tietrin’ e vranë, e tietrinë e vranë me gurë. Përsëri dërgoj të tierë shërbëtorë, më tepërë se të parëtë, po ashtu ua bënë edhe atyre. Edhe pastaj dërgoj të birrë tek ata, tuke thënë se: “Tim birit do t’i kenë turp.” Po bujqitë kur panë të birinë, thanë njëri tiatrit: “Kyj është trashëgimtari; ejani ta vrasëmë, edhe të mbajëmë trashëgimin’ e ati.” Edhe si e zunë, e nxuarnë jashtë vështit, edhe e vranë. Kur të vinjë pra i zoti vështit, ç’do t’u bënjë atyre bujqve? I thonë: “Keq e më keq do t’i prishnjë, edhe vështinë do t’ua apë të tierë bujqve, të cilëtë do t’ia apënë pemëtë ndë kohë t’atyre.” Jisuj u thot’ atyre: “Kurrë s’keni kënduarë ndë shkronjat: “Atë gur që s’e pëlqyen’ ata që ndërtonjënë, kyj u bë për krye cepi; nga Zoti u bë këjo, edhe ësht’ e çudiçime ndë syt tanë?” Përandaj po u them juve, se mbëretëri’ e Perëndisë do të merretë nga ju, edhe do të epetë mbë një komp që bën pemët’e asaj. Edhe ay që të bierë mbi këtë gur, do të copëtonetë; edhe mbi atë që të bierë, do ta dërrmonjë. Edhe kryepriftërit’ edhe Farisejtë kur dëgjuanë paravoliat’ e ati, e kupëtuanë, se thotë për ata. Edhe kërkoninë ta zënë, po patnë frikë gjëndëjenë, sepse e kishinë si profit. Edhe Jisuj u përgjeq përsëri e u tha atyre me paravolia, tuke thënë: “Mbëretëri’ e qiejevet gjan me një njeri mbëret, i cili bëri dasmë për të birr’ e ti; Edhe dërgoj shërbëtorët’ e ti të thërresën’ ata që qenë ftuarë ndë dasmët, po nukë deshnë të vinjënë. Përsëri dërgoj të tierë shërbëtorë, tuke thënë: Thoni atyre që janë ftuarë: Ja tek bëra gati drekënë time; qet’ e mi edhe berrat’ e ushqyerë janë therurë; edhe të gjitha janë gati, ejani ndë dasmë. Po ata përtuan’ e shkuanë, njëri nd’ arë të ti, e tietëri ndë tregëti të ti. Edhe të tierëtë zunë shërbëtorët’ e ati, e i shanë, e i vranë. Po mbëreti ku dëgjoj u zëmërua; edhe dërgoj ushtërin’ e ti, edhe prishi ata gjaksorëtë, edhe dogji qytetin’ e atyre. Atëhere u thotë shërbëtorëvet të ti: “Dasma është gati, po ata që qenë ftuarë nuk’ ishinë të vëjeturë. Shkoni pra ndëpër të dalurat të udhëvet, edhe sa të gjeni, i ftoni ndë dasmët.” Edhe ata shërbëtorëtë duallnë ndëpër udhët, e mbëlothnë gjithë sa gjetnë, të liq e të mirë; edhe dasma u mbush me njerës që rrinë ndë mësallët. Edhe mbëreti kur hyri të shohë ata që rrinë ndë mësallë, pa atie një njeri që s’kishte veshurë rrobe dasme. Edhe i thot’ ati: “Mik, si hyre këtu pa pasurë rrobe dasme?” Po ay mbëçeli gojënë. Atëhere mbëreti u tha punëtorëvet: “Lidheni atë prej këmbësh e prej duarësh, edhe ngrineni, edhe e hithni nd’ errësirët të përjashtëme; atie do të jetë të qjarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet. Sepse shumë vetë janë të thirrurë, po të pakë të sgjedhurë.” Atëhere Farisejtë van’ e bënë këshillë, si ta zënë ndë lak me fialë. Edhe dërgonjënë tek ay nxënësit’e tyre bashkë me Irodhianët, tuke thënë: “Mësonjës, e dimë se je i vërtetë, edhe mëson udhën’ e Perëndisë me të vërtetë, edhe nukë do të dish as për ndonjë gjë, sepse nukë vë re mbë faqe njerëzish. Thuajna pra: Ç’të duketë? Është e udhësë t’i apëmë pagesë Qesarit, apo jo? Po Jisuj si njohu diallësin’e atyre, tha: “Ç’më ngisni, ipokritërë? Dëftemëni monedhën’e pagesësë.” Edhe ata i prunë një dinar. Edhe ay u thot’ atyre: “E kujt është këjo fytyrë, edhe këjo përmbishkronjë? Ata i thanë: “E Qesarit.” Atëhere u thot’ atyre: Lani pra Qesarit ç’janë të Qesarit, edhe Perëndisë ç’janë të Perëndisë.” Edhe ata kur dëgjuanë u çuditnë; edhe e lan’ atë, e iknë. Nd’ atë ditë i erthnë përanë Sadhdhuqejtë, të cilëtë thonë se nukë ka të ngjallurë; edhe e pyetnë, tuke thënë: “Mësonjës, Mojsiu tha: “Ndë vdektë ndonjë pa pasurë bij, i vëllaj do të martonetë me gruan’e ati”, edhe do t’i ngjallnjë farë të vëllajt ti. Edhe ishinë ndër ne shtatë vëllezërë; edhe i pari si u martua, vdiq; edhe passi nukë kishte bir, ia la gruan’ e ti të vëllajt ti. Kështu edhe i dyti, edhe i treti, gjer mbë të shtatë. Edhe më pastaj nga të gjithë vdiq edhe gruaja. Mbë të ngjallurit pra, cili nga këta të shtatë do ta ketë grua? Sepse të gjith’ e patnë marrë atë.” Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Jeni gënjyerë, passi s’dini shkronjat’, as fuqin’e Perëndisë. Sepse mbë të ngjallurit as martonenë, as martonjënë, po janë posi ëngjëjt’ e Perëndisë ndë qiell. Edhe për të ngjallurit’ e të vdekurëvet, a s’keni kënduarë, ç’u është thënë juve prej Perëndisë, kur thotë: ”Unë jam Perëndia i Avraamit, edhe Perëndia i Isaakut, edhe Perëndia i Jakovit?” Perëndia nuk’ është Perëndi të vdekurish, po të gjallësh. Edhe gjëndëja kur dëgjuanë, tmeroneshinë për mësimin’ e ati. Po Farisejtë kur dëgjuanë se u mbëçeli gojënë Sadhdhuqevet, u mbëlothnë bashkë, Edhe një nomtar nga ata e pyeti tuke ngar’ atë, e tuke thënë: “Mësonjës, cila porosi ësht ’ e madhe ndë nomt?” Edhe Jisuj i tha ati: “Të duaç Zotinë Perëndinë tënt me gjithë zemërënë tënde, edhe me gjithë shpirtinë tënt, edhe me gjithë mëndëjenë tënde”. Këjo është porosi e parë edhe e madhe. Edhe e dyta që është sinjënjë me atë është: “Të duaç të afërminë tënt posi vetëhenë tënde.” Gjithë nomi edhe profitëritë varenë mbë këto dy porosia.” Edhe tek ishinë mbëledhurë Farisejtë, Jisuj i pyeti, tuke thënë: “Ç’u duketë juve për Krishtinë? I biri kujt është?” I thonë: “I Dhavidhit.” U thot’ atyre: “Qysh pra Dhavidhi me Frymë e qjuan atë Zot, tuke thënë: “I tha Zoti Zotit tim: Rri mbë të diathtët time, gjersa të vë arëmiqt’e tu ndënëkëmbie të këmbëvet tua”. Ndë qoftë pra se Dhavidhi e qjuan Zot, si ësht’ i biri ati?” Edhe asndonjë nukë munt t’i përgjigjej ndonjë fialë; as nukë kuxoj ndonjë që mb’ atë ditë ta pyesë atë më. Atëhere Jisuj i foli gjëndëjesë edhe nxënësëvet ti, Tuke thënë: “Shkronjësit’ edhe Farisejtë ndenjnë mbi front të Mojsiut. Gjithë sa t’u thonë pra juve t’i ruani, ruani edhe bëni; po pas punëravet atyre mos bëni; sepse thonë edhe nukë bënjënë. Sepse lithnjënë barrë të rënda që nukë mbahenë, edhe i vënë përmbi kurrist të njerëzëvet; po me gjishtin’ e tyre nukë duanë t’i luanjënë. Edhe gjithë punët’ e tyre i bënjënë që të dukenë ndër njerëzit; edhe sgjeronjënë ruajtëjet’ e tyre, edhe madhonjënë cepat’ e rrobevet tyre; Edhe duanë kryet’ e mësallësë ndëpër darkat, edhe vëndet’ e parë ndëpër sinagogjit; Edhe të përshëndeturatë ndëpër tregjet, edhe të qjuhenë nga njerëzitë: Ravvi, Ravvi. Po ju mos qjuhi Ravvi, sepse një është mësonjësi juaj, Krishti. Edhe të gjithë ju jeni vëllezërë. Edhe mos qjuani ndonjë atë për ju mbi dhet; sepse një është Ati juaj, ay që është ndë qiejet. As mos qjuhi mësonjësë; sepse një është mësonjësi juaj, Krishti. Po më i madhi prej jush do të jetë punëtori juaj. Edhe kush të lartësonjë vetëhen’e ti, do t’ungjetë; edhe kush të ungjnjë vetëhen’e ti, do të lartësonetë. Po mierët ju Shkronjës’ edhe Farisenj, ipokritërë; sepse mbyllni mbëretërin’ e qiejevet përpara njerëzëvet; sepse nukë hyni ju, nukë lini të hynjënë as ata që hynjënë. Mierët ju shkronjës’ edhe Farisenj, ipokritërë, sepse hani shtëpiat’ e të vejavet, edhe këtë e bëni me shkak se bëni të falura të gjata, përandaj do të merrni më tepërë mundim. Mierët ju shkronjës’ e Farisenj, ipokritërë; se kërkoni detin’ edhe tokënë për të bërë një të këthyerë; si të bënetë, e bëni atë bir gjehene dy piesë më tepërë se vetëhenë tuaj. Mierët ju udhëheqësë të verburë, që thoni, se: “Kush të bënjë be për tempullinë, nuk’ është gjë; po kush të bënjë be për arin’ e tempullit, bënetë detuar.” Të marrë edhe të verburë! Sepse cili është më i math: ari, apo tempulli që shënjtëron arinë? Edhe Kush të bënjë be për therorenë, nuk’ është gjë; po kush të bënjë be për dhurëtinë që është mbi atë, bënetë detuar. Të marrë edhe të verburë! Sepse cila është më e madhe, dhurëtia, apo therorja që shënjtëron dhurëtinë? Ay pra që të bënjë be mbë therorenë, bën be për atë, edhe për gjith’ ato që janë përmbi atë. Edhe ay që të bënjë be për tempullinë, bën be për atë, edhe për atë që rri nd’atë. Edhe ay që bën be për qiellt, bën be për front të Perëndisë, edhe për atë që rri mbi atë. Mierët ju shkronjës’ edhe Farisenj, ipokritër; sepse epni të dhietën’ e mendrëzë, e marajt, e qiminonit; edhe keni lënë më të rëndat’ e nomit, gjyqin’ edhe përdëllimin’ edhe besënë; këto gjan t’i bëni, edhe ato mos t’i lini. Udhëheqësë të verburë, që shtrythni mishkonjënë, edhe kamillen’ e përpini. Mierët ju shkronjës’ edhe Farisenj, ipokritërë; sepse qëroni të përjashtëmen’ e potirit edhe të kupësë, po përbrënda janë plot me rrëmbyerëje edhe me të pambajturë vetëhesë. Farise i verburë, qëro më përpara të përbrënçimen’ e potirit edhe të kupësë, që të bënet’ e qëruarë edhe e përjashtëmeja e atyre. Mierët ju shkronjës’ edhe Farisenj, ipokritërë; sepse gjani me varre të lyerë me këlqere, të cilëtë përjashta dukenë të bukurë, po përbrënda janë plot me eshtëra të vdekurish, e çdo farë ndryrësire. Kështu edhe ju, përjashta dukeni të drejtë te njerëzitë, po përbrënda jeni plot me ipokrisi e me panomi. Mierët ju shkronjës’ edhe Farisenj, ipokritërë; sepse ndërtoni varret’ e profitëvet, edhe stolisni mnimoret’e të drejtëvet. Edhe thoni: Ndë qoftë se ishëm ne ndë dit të atërëvet tanë, nukë do të ishëm piesëtarë me ata ndë gjak të profitëvet. Kaqë sa martirisni për vetëhenë tuaj, se jeni të bijt’ e atyre që vranë profitëritë. Mbushni edhe ju masën’ e atërëvet tuaj. Gjarpinj, këlysh nepërkash, qysh do t’ ikni nga dënimi gjehenësë? Përandaj, ja unë te do të dërgonj te ju profitërë, edhe të diturë, edhe shkronjësë, edhe ca nga ata do t’i vrisni e do t’i kryqëzoni, edhe ca nga ata do t’i rrihni ndëpër sinagogjit tuaja, edhe do t’i ndiqni prej një qyteti mbë tiatrinë qytet; Që të vinjë mbë ju çdo gjak i drejtë që është derdhurë mbi dhet, që nga gjaku i Avelit të drejtë e gjer mbë gjakt të Zaharisë, të birit të Varahiut, të cilin’ e vratë ndë mest të tempullit edhe të theroresë. Me të vërtetë po u them juve: Gjithë këto do të vinjënë përmbi këtë bres. Jerusalim, Jerusalim, që vret profitëritë, edhe rreh me gur’ ata që janë dërguarë te ti, sa herë desha të mbëledh bijt’ e tu, sikundrë pula mbëleth zoqt’ e saj ndënë fletët, po nukë deshtë? Ja shtëpia juaj te po u lihetë e shkretë. Sepse po u them juve: Nukë do të më shihni paskëtaj, gjersa të thoni: I bekuar’ ësht’ ay që vien mb’emërit të Zotit. Edhe Jisuj dolli e iku nga hieroreja, edhe nxënësit’ e ati i erthnë përanë që t’i dëftenjënë ndërtesat’ e hieroresë. Po Jisuj u tha atyre: “A nukë shihni gjithë këto? Me të vërtetë po u them juve, se nukë do të mbesë këtu gur mbi gur që të mos rrëzohetë.” Edhe ay tek ishte tuke ndenjurë mbi malt t’ Ullinjvet, nxënësit’ iu afruanë mbënjanë, tuke thënë: Thuajna, kur do të bënenë keto? Edhe cila është shenj’ e të ardhurit tënt edhe së mbaruarësë jetësë? Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Shikoni, mos u gënjenjë juve ndonjë; Sepse shumë vetë do të vinjënë mb’ emërit tim, tuke thënë, se Unë jam Krishti, edhe do të gënjenjënë shumë vetë. Edhe do të dëgjoni luftëra e zëre luftërash; shikoni, mos trubullohi, sepse të gjitha këto gjan të bënenë, po e pastajmeja edhe nuk’ është. Sepse do të ngrihetë komp kundrë kombi, edhe mbëretëri kundrë mbëretërie; edhe do të jenë zira e murtaja, edhe tërmetëra vënt mbë vënt. Po gjithë këto janë të nisurit’e të dhëmburavet. Atëhere do t’u apënë juve ndër duar për shtrëngim, edhe do t’u vrasënë juve; edhe do t’u kenë mëri juve gjithë kombetë për emërinë tim. Edhe atëhere do të skandhalisenë shumë vetë, edhe do t’ apënë juve ndër duar njëri tiatrinë, edhe do t’i kenë mëri njëri tiatrit. Edhe shumë profitërë të rrem do të ngrihenë, edhe do të gënjenjënë shumë vetë; Edhe passi të shumonetë panomia, dashuri’ e të shumëvet do të ftohetë. Po kush të duronjë gjer mbë të pastajmenë, kyj do të shpëtonjë. Edhe kyj ungjill’ i mbëretërisë do të leçitetë ndëpër gjithë botënë, për martiri mbë gjithë kombet; edhe atëhere do të vinjë e pastajmeja. Kur të shihni pra “të ndytët’e shkretëtirësë”, që është thënë nga profiti Dhaniil, ndenjurë ndë vënt të shënjtëruarë, (ay që këndon le ta kupëtonjë), Atëhere ata që janë ndë Judhet le të ikënjënë ndëpër malet. Kush të jetë mbi kulmit, le të mos sbresë që të marrë gjë nga shtëpi’ e ti. Edhe kush të jetë nd’arë le të mos këthenetë prapa, që të marrë rrobet’ e tija. Edhe mier ato që janë me barrë, e ato që kanë foshnje mbë gji nd’ato dit. Edhe fali, që të mos bënetë të ikuritë tuaj ndë dimërë, as për të shëtunë. Sepse atëhere do të jetë shtrëngim i math, që nuk’ është bërë i atillë, që kur se është zënë fill bota gjer ndashti, as nuk’ është për të bërë. Edhe të mos shkurtoneshin’ ato dit, nukë do të shpëtonte asndonjë trup; po ato dit do të shkurtonenë për të sgjedhurit. Atëhere ndë u thëntë juve ndonjë: Ja tek është këtu Krishti, a aty, mos mbesoni. Sepse do të ngrihenë Krishtërë të rrem, edhe profitërë të rrem, edhe do të bënjënë shenje të mëdha edhe çudira, kaqë sa do të gënjenjën’ edhe të sgjedhuritë, ndë munçinë. Ja tek u thashë juve më përpara. Ndë u thënçinë pra juve: Ja tek është ndë shkretëtirët, mos dilni, Ja ndë dhomat, mos mbesoni. Sepse sikundrë vetëtima del nga lint dielli, edhe duketë gjer te perëndon, kështu do të jetë edhe t’ardhurit’e të birit njeriut. Sepse ku të jetë kërma, atie do të mbëlidhenë shqiponjatë. Edhe përnjëherë pas shtrëngimit atyre dite, dielli do t’erretë, edhe hëna nukë do t’apë ndriçimin’ e saj; edhe yjetë do të bienë nga qielli, edhe fuqiat’ e qiejevet do të tundenë. Edhe atëhere do të duketë shenj’ e të Birit njeriut ndë qiell; edhe atëhere gjithë farat’e dheut do të bënjënë vajë, edhe do të shohënë të Birin’e njeriut tuke ardhurë mbi ret të qiellit me fuqi e me lavdi shumë. Edhe do të dërgonjë ëngjëjt’ e ti me trumbetë që nxier zë të math, edhe do të mbëledhënë të sgjedhurit’ e ati nga të katrë erëratë, prej fundit anëvet qiejevet gjer mbë funt të anëvet atyre. Edhe merrni vesh paravolinë nga druri i fikut; kur të bënetë ndashti deg’ e ati e butë, edhe të nxierrë gjethetë, ta dini se të korrët’ është afërë. Kështu edhe ju, kur të shihni gjithë këto, ta dini se ësht’ afërë ndër dyer. Me të vërtetë po u them juve, kyj bres nukë do të shkonjë, gjersa të bënenë këto të gjitha. Qielli edhe dheu do të shkonjënë, po fialët’ e mija nukë do të shkonjënë. Edhe për atë ditë, edhe për atë orë, asndonjë s’e di, as ëngjëjt’ e qiejevet, veç im Atë vetëmë. Edhe sikundrë ishinë ditt’e Noesë, kështu do të jetë edhe t’ardhurit’e të Birit njeriut. Sepse sikundrë ishinë njerëzitë nd’ato dit përpara përmbytëjesë, që hanin’ e pininë, martoneshin’ e martoninë, gjer mb’atë ditë që hyri Noeja nd’arkët; Edhe nuk’ e kupëtuanë, gjersa erdhi përmbytëja, edhe ngriti të gjithë; kështu do të jetë edhe t’ardhurit’e të Birit njeriut. Atëhere dy vetë do të jenë nd’ arë; njëri merretë, e tietëri lihetë. Dy vetë do të bluanjënë ndë mulli; njëra merretë, e tiatëra lihetë. Rrini squarë pra, sepse nukë dini mbë ç’orë vien Zoti juaj. Po këtë e dini, se ta dinte i zoti shtëpisë, mbë çfarë kohe të natësë vien viedhësi, do të rrinte squarë, edhe nukë do të linte të shponej shtëpi’ e ati. Përandaj edhe ju bëhi gati, sepse i bir’ i njeriut vien mb’ atë orë, që nuk’ ua pret mëndëja juve. Vallë cili ësht’ ay shërbëtuar besëtar edhe i mënçim, të cilinë i zoti e vuri përmbi punëtorët të ti, që t’u apë atyre ushqimnë ndë kohë? Lum ay shërbëtuar, kur të vinjë i zoti, ta gjenjë tuke bërë kështu. Me të vërtetë po u them juve, se do ta vërë përmbi gjithë gjën’ e ti. Edhe ay shërbëtor’ i lik ndë thëntë ndë zemërët të ti, se: Im Zot mënon të vinjë; Edhe të zërë të rrahë shërbëtorëtë shokët’ e ti, edhe të hajë e të pijë bashkë me të dejturit, I zoti ati shërbëtori do të vinjë nd’atë ditë që ay nuk’ e pret edhe nd’ atë orë që nuk’ e di; Edhe do ta ndanjë mbënjanë, edhe do të vërë piesën’ e ati bashkë me ipokritëritë; atie do të jetë të qjarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet. Atëhere mbëretëri’e qiejevet do të gjanjë me dhietë vërgjëresha, të cilatë muarnë dritat’ e tyre, e duallnë të presënë dhëndërrinë. Edhe nga ato ishinë pesë të mënçime, edhe pesë të marra. Ato të marratë, kur muarnë dritat’ e tyre, nukë muarnë vaj bashkë me vetëhe; Po të mënçimetë muarnë vaj nd’ enët të tyre bashkë me dritat’ e tyre. Edhe dhëndërri si u vonua, i zuri gjumi të gjitha edhe flininë. Edhe ndë mest të natësë u bë një të thirrurë: Ja dhëndërri te po vien; dilni për të pritur’ atë. Atëhere gjith’ ato vërgjëreshat’ u ngritnë, edhe ndreqnë dritat’ e tyre. Po të marrat’ u thanë të mënçimevet: Epnani nga vaji juaj, sepse po na shuhenë dritatë. Edhe të mënçimet’ u përgjeqnë, tuke thënë: Mos nukë do të na dalë neve edhe juve; po më mirë shkoni tek ata që shesënë, edhe blini për vetëhenë tuaj. Edhe kur vanë të blenjënë, dhëndërri erdhi; edhe ato që ishinë gati hynë bashkë me atë ndë dasmë, edhe u mbyll dera. Po pastaj vinjën’ edhe vërgjerëshat’ e tjera, e thonë: Zot, Zot, hap-na. Po ay u përgjeq e tha: Me të vërtetë po u them juve, se nuk u njoh juve. Rrini sgjuarë pra, sepse nuk’e dini ditën’ as orënë, kur vien i bir’ i njeriut. Sepse do të vinjë posi një njeri, i cili kur do të ikte ndë dhe të huaj, thirri shërbëtorët’ e ti e u dha atyre gjën’ e ti; Edhe njërit i dha pesë tallanda, e tiatërit dy, e tiatërit një; gjithësecilit pas fuqisë ti; edhe përnjëherë iku ndë dhe të huaj. Atëhere ay që mori të pesë tallandatë, vate e punoj me ato, edhe bëri pesë tallanda të tiera. Kështu edhe ay që mori dy, fitoj edhe ay dy të tiera. Po ay që mori njërënë, vate e rëmoj ndë dhet, edhe fshehu argjëndin e të zot. Edhe pas shumë kohe vien i zoti atyre shërbëtorëve, edhe vë re llogari me ata. Edhe si i erdhi përanë ay që pat marrë të pesë tallandatë, pruri pesë tallanda të tiera, tuke thënë: Zot, pesë tallanda më dhe ndë dorë; ja te fitova prej atyre pesë tallanda të tiera. Edhe i zoti i tha: Të lumtë, shërbëtor i mirë edhe besëtar; mbë të paka qe besëtar, mbi të shuma do të vë; hyrë ndë gëzimt t’yt zoti. Erdhi përanë edhe ay që pat marrë të dy tallandatë, e tha: Zot, dy tallanda më dhe ndë dorë; ja te fitova prej atyre dy tallanda të tiera. I zoti i tha: Të lumtë, shërbëtor i mirë edhe besëtar: mbi të paka qe besëtar, mbë të shuma do të të vë; hyrë ndë gëzimt t’yt zoti. Erdhi përanë edhe ay që pat marrë një tallandë, e tha: Zot, të dinjam, se je njeri i ashpërë, që korr te nukë mbolle, edhe mbëleth tek nukë përndave. Edhe passi paç frikë, vajta e fsheha tallandënë tënde ndë dhet; ja tek e ke tëndenë. Edhe i zoti u përgjeq e i tha: Shërbëtor i lik edhe i përtuarshim, ti e dinje, se unë korr tek nukë mbolla, edhe mbëleth te nukë përndava; Duhej pra të vëre argjëndinë tim te truvezarëtë; edhe kur të vinjam unë, do të merrnjam timenë bashkë me kamatënë. Merrni pra prej ati tallandënë, edhe epiani ati që ka dhietë tallandatë. Sepse kujtdo që ka do t’i epetë, edhe do t’i tepëronjë; edhe prej kujtdo që s’ka, edhe atë që të ketë, do të merretë nga ay. Edhe shërbëtorin’ e pavëjeturë hidheni ndë errësirët të përjashtëme; atie do të jetë të qjarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet. Edhe kur të vinj’ i bir’i njeriut ndë lavdi të ti, edhe gjithë ëngjëjt’ [e shënjtëruarë] bashkë me atë, atëhere do të rrijë ndë front të lavdisë ti. Edhe do të mbëlidhenë përpara ati gjithë kombetë; edhe do t’i ndanjë ata njërinë nga tiatëri, sikundrë bariu ndan dhëntë nga kedhatë; Edhe do të vërë dhëntë mb’anë të së diathtësë ti, edhe kedhatë mb’anë të mëngjërë. Atëhere mbëreti do t’u thot’atyre që rrinë mbë anë të së diathtësë ti: Ejani të bekuarët’ e tim Eti, trashëgoni mbëretërinë që është bërë gati për ju që kur se është ngrehurë bota. Sepse pata uri, e më dhatë të ha; pata et, e më dhatë të pi; i huaj jeshë, edhe më muartë ndë shëpi; Sveshurë, edhe më veshëtë; u sëmurç, edhe erthtë të më shihni; jeshë ndë burk, e erthtë tek unë. Atëhere të drejtëtë do t’i përgjigjenë, tuke thënë: Zot, kurë të pamë tyj tuke pasur’ uri e të ushqyemë, a tuke pasurë et, e të dhamë të pish, Edhe kurë të pamë të huaj, e të muarnë ndëpër shtëpiat; a të sveshurë, e të veshëmë, Edhe kurë të pamë të sëmurë, a ndë burk, edhe erthmë tek ti? Edhe mbëreti do të përgjigjet’ e do t’u thotë atyre: Me të vërtetë po u them juve, sado që i bëtë njërit nga këta vëllezërit’ e mi më të vegjëlitë, ma keni bërë mua. Atëhere do t’u thot’ edhe atyre që rrinë mbë anë të mëngjërë: Ikni prej meje, të mallëkuarëtë, ndë ziarrt të pasosurë, që është bërë gati për diallin’ e për ëngjëjt’ e ati. Sepse paç uri, e s’më dhatë të ha; paç et, e s’më dhatë të pi; Jeshë i huaj, e nukë më muartë përbrënda; i sveshurë, edhe nukë më veshëtë; i sëmurë edhe ndë burk, edhe nuk’ erthtë të më shihni. Atëhere do t’i përgjigjen’ edhe ata, tuke thënë: Zot, kurë të pam ty tuke pasur’ uri, a tuke pasur’ et, a të huaj, a të sveshurë, a të sëmurë, a ndë burk, e nukë të shërbyemë? Atëhre do t’u përgjigjet’ e do t’u thotë atyre: Me të vërtetë po u them juve, sado nuk’ i bëtë njërit nga këta me të vegjëlitë, as mua nukë ma bëtë. Edhe këta do të venë ndë mundim të pasosurë; edhe të drejtëtë ndë jetët të pasosurë.” Edhe Jisuj kur mbaroj gjithë këto fialë, u tha nxënësëvet ti: “E dini se pas dy diç është pashka, edhe i bir’ i njeriut epetë ndë duar për të kryqëzuarë?” Atëhere u mbëlothnë kryepriftërit’ edhe shkronjësit’ edhe pleqt’ e llauzit ndë avllit të kryepriftit, që thuhej Kajafë; Edhe bënjënë këshillë që ta zënë Jisunë me kobim, edhe ta vrasënë. Edhe thoshinë: “Jo për të kremte, se mos bënetë trazyrë ndë gjëndëjet.” Edhe Jisuj kur ishte ndë Vithani, ndë shtëpit të Simonit krromosurë, Erdhi përan’ ati një grua që kishte një allavastrë me vaj ere shumë të shtrenjtë, edhe e derthte mbi kryet t’ati tek ishte tuke ndenjurë ndë mësallë. Edhe nxënësit’e ati kur panë, u zemëruanë, e thanë: “Për ç’punë të humbasë këjo gjë? Sepse kyj vaj ere munt të shitej me shumë nder, edhe t’epej ndëpër të vobegjit.” Edhe Jisuj si kupëtoj, u tha atyre: “Përse i epni mundime kësaj gruaje? Sepse këjo bëri punë të mirë tek unë. Sepse të vobegjit’ i keni përherë me vetëhenë tuaj; po mua nuk më keni përherë. Sepse këjo, kur derdhi këtë vaj ere mbi trupt tim, e bëri këtë për të kallurë mua ndë varr. Me të vërtetë po u them juve: Kudo që të leçitetë kyj ungjill ndë gjithë botët, do të flitet’ edhe se ç’punë bëri këjo, që të mbahetë mënt.” Atëhere një nga të dy-mbë-dhietëtë, ay që qjuhej Judhë Iskarioti, vate te kryepriftërit’e tha: “Ç’do të m’ epni, edhe unë t’u ap juve atë ndër duar?” Edhe ata i dhanë tridhiet’ argjënda. Edhe që mb’atëhere kërkonte kohë ta epte ndër duar. Edhe ditën e parë e të pambrumievet, nxënësit’ erthnë përanë Jisujt e i thanë: “Ku do të bëjmë gati për ty të haç pashkënë?” Edhe ay tha: “Shkoni ndë qytet tek akcili, edhe i thoni: Mësonjësi thotë: Koha ime ësht’ afërë; do të bënj pashkënë te ti bashkë me nxënësit’e mi.” Edhe nxënësitë bënë sikundrë i porositi Jisuj, edhe bënë gati pashkënë. Edhe kur u ngrys, ishte tuke ndenjurë ndë mësallë bashkë me të dy-mbë-dhietëtë. Edhe ata tek ishinë tuke ngrënë, tha: “Me të vërtetë po u them juve, se një nga ju do të më trathtonjë.” Edhe ata u helmuanë fort, e zunë t’i thonë gjithësecili nga ata: “Zot, mos jam unë?” Edhe ay u përgjeq e tha: “Ay që ngjeu dorënë ndë kupët bashkë me mua, kyj do të më apë ndër duar. I bir’i njeriut vete, sikundrë është shkruarë për atë; po mier ay njeri, prej të cilit epetë ndër duar i bir’i njeriut; është mirë për atë njeri të mos kishte lindurë.” Edhe Judha, ay që e trathtoj, u përgjeq e tha: “Mos jam unë, Ravvi?” I thot ati: “Ti po thua.” Edhe ata kur ishinë tuke ngrënë, Jisuj mori bukënë, edhe si e bekoj, e theu, e ua dha nxënësëvet, edhe tha: “Merrni e hani; kyj është trupi im.” Edhe mori potirinë, edhe si u fal ndersë, ua dha atyre, tuke thënë: “Pini të gjithë prej këti, sepse kyj është gjaku im i dhiatësë re, që derdhetë për shumë, për ndëjesën’e fajevet. Edhe po u them juve, se nukë kam për të pirë që ndashti e tutje nga këjo pemë, që pjell hardhia, gjer mb’atë ditë, kur ta pi të re bashkë me ju ndë mbëretërit të tim Eti.” Edhe ata si psallnë, duallnë ndë malt të Ullinjvet. Atëhere Jisuj u thot’ atyre: “Gjithë ju do të skandhaliseni mbë mua këtë natë; sepse është shkruarë: “Do t’i bie bariut, edhe dhënt’ e tufësë do të përndahenë.” Edhe passi të ngjallem unë, do të vete përpara jush ndë Galilet. Edhe Pietri u përgjeq e i tha: “Edhe të gjithë ndë u skandhalisçinë mbë ty, unë nukë do të skandhalisem kurrë.” Jisuj i tha: “Me të vërtetë po të them, se këtë natë, para se të këndonjë gjeli, tri herë do të më mohonjç.” Pietri i thotë: “Edhe ndë u dashtë të vdes unë bashkë me tyj, nukë do të mohonj tyj.” Kështu thanë edhe gjithë nxënësitë. Atëhere Jisuj vien bashkë me ata ndë një fshat që thuhetë Gjethsimani; edhe u thotë nxënësëvet: “Rrini aty, gjersa të vete e të falem atie.” Edhe mori me vetëhe Pietrin’ edhe të dy bijt’ e Zevedheut, e zuri të hidhëronet’ edhe t’i vinjë rëndë. Atëhere u thot’ atyre: “Shpirti im ësht’ i hidhëruarshim gjer mbë vdekëje; mbetuni këtu, edhe rrini squarë bashkë me mua. Edhe si vate pakëzë më tej, ra me faqe përmbys, tuke falur’ e tuke thënë: “Ati im, ndë qoftë se munt të bënetë, le të hiqetë prej meje këjo kupë; po jo si dua unë, po si të duaç ti.” Edhe vien te nxënësitë, e i gjen tuke fjeturë, edhe i thotë Pietrit: “Kështu nukë munttë të rrini squarë një orë bashkë me mua; Rrini squarë edhe faluni, që të mos hyni ndë ngasëje; sepse shpirti ësht ’ i gatishim, po mishi ësht’ i pafuqishim. Përsëri për së dyti vate edhe u fal, tuke thënë: “Ati im, ndë qoftë se nukë munt të hiqetë prej meje këjo kupë, që të mos e pi atë, u bëftë ënda jote.” Edhe erdhi e i gjen përsëri tuke fjeturë; sepse syt’ e atyre ishinë rënduarë. Edhe si i la ata, vate përsëri e u fal për së treti, tuke thënë po atë fialë. Atëhere vien te nxënësit’ e ti edhe u thot’ atyre: “Flini pra, edhe prëhi; ja tek u afrua ora, edhe i bir’ i njeriut epetë ndë duar të fajtorëvet. Ngreuni, le të vemi; ja tek u afrua ay që do të më apë ndër duar.” Edhe ay kur ishte po tuke folurë, ja tek erdhi Judha, një nga të dy-mbë-dhietëtë, edhe bashkë me atë erthnë shumë gjëndëje me thika e me dru nga an’ e krye-priftërëvet edhe pleqvet llauzit. Edhe ay që e ep atë ndër duar u dha atyre shenjë, tuke thënë: “Atë që të puth unë, ay është; zireni atë.” Edhe përnjëherë erdhi përanë Jisujt e tha: “Gëzonu, Ravvi”; edhe e puthi. Edhe Jisuj i tha: “Mik, përse erdhe?” Atëhere u afruanë, e vunë duarëtë mbi Jisunë, edhe e zunë. Edhe ja një nga ata që ishinë bashkë me Jisunë ngjati dorënë, e nxori thikën’ e ti, edhe i ra shërbëtorit të kryepriftit, e i preu veshinë. Atëhere Jisuj i thot’ ati: “Këthe thikënë tënde ndë vënt të saj; sepse gjith’ ata që vënë dorë mbë thikë, prej thike do të humbasënë. Apo të duketë se nukë munt ndashti t’i lutem tim Eti, edhe do të më nxierrë përpara më tepërë se dy-mbë-dhietë legjeona ëngjëjsh? Qysh do të mbushenë pra shkronjatë, se kështu gjan të bënetë?” Mb’ atë orë Jisuj i tha gjëndëjesë: “Posi mbë kursarë keni dalë me thika e me dru të më zëri. Përdita rrinjam te ju tuke mësuarë ndë hieroret, edhe nukë më zutë. Po gjithë këjo u bë, që të mbushenë shkronjat’ e profitëvet.” Atëhere gjithë nxënësitë e lanë, e iknë. Edhe ata si zunë Jisunë, e prunë te Kajafa kryeprifti, atie ku ishinë mbëledhurë shkronjësit’ edhe pleqtë. Po Pietri i vate prapa për së largu, gjer ndë avllit të kryepriftit; edhe si hyri brenda, rrinte bashkë me shërbëtorët, që të shohë të pastajmenë. Edhe kryepriftërit’ e pleqt’ e gjithë bashkëndenjia kërkoninë martiri të rreme kundrë Jisujt, që ta vrisinë atë, po nukë gjetnë. Edhe ndonëse erthnë shumë martirë të rrem, po nukë gjetnë. Edhe pastaj erthnë dy martirë të rrem, e thanë: Kyj tha, se: Munt të prish tempullin’ e Perëndisë, edhe për tri dit ta ndërtonj atë. Edhe kryeprifti u ngre e i tha: “Nukë përgjigjesh fare? Ç’martirisnjënë këta kundrë teje?” Po Jisuj nukë bënte zë. Edhe kryeprifti u përgjeq e i tha: “Të vë mbë be për Perëndin’ e gjallë, të na thuaç, ndë je ti Krishti, i bir’i Perëndisë.” Jisuj i thot’ ati: “Ti po thua; po unë po u them juve, se Që ndashti e paskëtaj do të shihni të birr’e njeriut tuke ndenjurë mb’anë të diathtë të fuqisë, edhe tuke ardhurë mbi ret të qiellit.” Atëhere kryeprifti çori rrobet’ e tija, tuke thënë, se: “Vllasfimisi. Ç’nevojë kemi më për martirë? Ja ndashti tek e dëgjuatë vllasfimin’ e ati. Si u duketë juve?” Edhe ata u përgjeqnë e thanë: “Është fajtuar për vdekëje.” Atëhere i pështynë ati ndër sy, edhe i ranë me shuplaka; edhe të tierë i ranë me shufra, tuke thënë: “Profiteps-na, o Krisht, cili ësht’ ay që të ra?” Edhe Pietri rrinte përjashta ndë avlli; edhe i erdhi përanë një shërbëtore tuke thënë::Edhe ti ishnje bashkë me Jisu Galileasinë.” Po ay e mohoj përpara të gjithëve, tuke thënë: “Nukë di se ç’thua.” Edhe ay kur dolli ndë derët të avllisë, e pa atë një tiatërë, edhe u thot’ atyre që ishinë atie: “Edhe kyj ish bashkë me Jisu Nazareasinë.” Edhe përsëri e mohoj me be, se: “Nuk’e njoh atë njeri.” Edhe pas pakëzë erthnë përan’ ati ata që ishinë tuke ndenjurë, e i thanë Pietrit: “Me të vërtetë edhe ti je nga ata, sepse edhe të foluritë tat të dëften tyj.” Atëhere zuri të nëmnjë e të bënjë be, se: “Nuk’ e njoh atë njeri.” Edhe përnjëherë këndoj gjeli. Atëhere i ra ndër mënt Pietrit fial’ e Jisujit që i pat thënë, se: “Përpara se të këndonjë gjeli, tri herë do të më mohonjç”; edhe dolli jashtë, e qjau hidhurë. Edhe si u gëdhi, gjithë kryepriftërit’ edhe pleqt’ e llauzit dhan’ e muarnë këshillë kundrë Jisujt, që ta vrasënë. Edhe si e lithnë, e shpunë edhe e dhanë ndër duart të Ponti Pillatit, qivernitarit. Atëhere kur pa Judha, ay që e trathtoj, se u gjykua për vdekëje, u pendua, edhe këtheu prapë tridhietë argjëndatë te kryepriftërit’edhe te pleqtë, tuke thënë: “Fëjeva që dhash ndër duar gjak të pafaj.” Edhe ata thanë: Ç’punë kemi neve? Ti ke për të parë. Edhe ay hodhi argjëndatë ndë tempullë e iku; edhe vate e u var. Edhe kryepriftëritë si muarnë argjëndatë, thanë: “Nuk’ësht’ e udhësë t’i vëm’ ato ndë thesar të tempullit, sepse janë nder gjaku.” Edhe si muarn’ e dhanë këshillë, blenë arën’ e shtëmbarit me ato, për të kallurë ndë varr të huajtë. Përandaj ajo arë u qjuajt Arë gjaku, gjer mbë ditë të sorme. Atëhere u mbush ç’është thënë nga an’ e profitit Jeremi, që thotë: “Edhe muarnë tridhiet’ argjëndatë, nderin’e të çëmuarit, të cilin e çmuanë nga të bijt’e Israilit, edhe i dhanë nd’ arë të shtëmbarit, sikundrë më porositi Zoti”. Edhe Jisuj ndenji përpara qivernitarit; edhe qivernitari e pyeti, tuke thënë: “Ti je mbëreti Judhenjvet?” Edhe Jisuj i tha: “Ti po thua.” Edhe ay kur përflitej nga kryepriftëritë edhe nga pleqtë, nukë përgjigjej fare. Atëhere Pillati i thotë: “Nukë dëgjon sa martirisinë kundrë teje?” Po ay nuk’ iu përgjeq as mbë ndonjë fialë, kaqë sa qivernitari çuditej fort. Edhe qivernitari kishte zakon për të kremte t’i lëshonte gjëndëjesë një të lidhurë, cilinë të doninë ata. Edhe atëhere kishinë një të lidhurë me emërë, që thuhej Varavva. Edhe ata kur ishinë mbëledhurë, Pillati u tha atyre: “Cilinë doni t’u lëshonj juve, Varavvanë, apo Jisunë që thuhetë Krisht?” Sepse e dinte, se e dhanë ndër duar nga cmiri. Edhe ay tuke ndenjurë mbi front të gjyqit, gruaja e ati dërgoj tek ay, e i tha: “Ti mos i bëj gjë ati të drejti, sepse sot pësova shumë nd’ ëndërrë për atë.” Edhe kryepriftërit’ edhe pleqtë i mbushnë mëndëjenë gjëndëjesë që të lypnjënë Varavvanë, edhe Jisunë ta prishnjënë. Edhe qivernitari u përgjeq e u tha atyre: “Cilinë doni nga këta të dy t’u lëshonj juve?” Edhe ata thanë: “Varavvanë”. Pillati u thot’ atyre: “Ç’do ta bënj pra Jisunë, që thuhetë Krisht?” Të gjith’i thonë: “Le të kryqëzonetë.” Edhe qivernitari tha: “Përse, ç’të keqe ka bërë?” Po ata bërtisninë më tepërë, tuke thënë: “Le të kryqëzonetë.” Edhe Pillati si pa, se s’ka dobi, po më tepërë trazyrë bënetë, mori ujë e lau duartë përpara gjëndëjesë, tuke thënë: “Pa faj jam nga gjaku i këti të drejti; ju e keni për të parë.” Edhe gjithë llauzi u përgjeq e tha: “Gjaku i ati qoftë mbi ne edhe mbi bijtë tanë.” Atëhere u lëshoj atyre Varravanë; edhe Jisunë si e rrahu me shufrë, e dha ndër duar që të kryqëzonetë. Atëhere ushtëtorët’ e qivernitarit muarnë me vetëhe Jisunë ndë vënt të gjyqit, edhe mbëlothnë mbi atë gjithë tufën’ e ushtëtorëvet. Edhe e sveshnë, e i veshnë ati një hllamidhë të kuqe. Edhe gërshëtuanë një kurorë ferrash, e ia vunë mbi kryet, edhe i dhanë një kallam ndë dorë të diathtë; edhe ranë mbë gjunjë përpara ati, edhe e përqeshninë, tuke thënë: “Gëzonu, o mbëret i Judhenjvet.” Edhe si e pështytnë, muarnë kallamin’ e i bininë kres’ ati. Edhe passi e përqeshnë, i sveshnë hllamidhënë, edhe i veshnë rrobet’ e tija; edhe e shpunë ta kryqëzonjënë. Edhe tuke dalë, gjetnë një njeri Qyrineas, që e kishte emërinë Simon; këtë e zun’ angari që të ngrerë kryqin’ e ati. Edhe kur erthnë ndë vënt që thuhetë Gollgotha, ay është që thuhetë vëndi i Kresë, I dhanë të pijë uthullë përzierë me t’ëmbëlë; po ay si u ngjërua, nukë desh të pijë. Edhe si e kryqëzuanë, hothnë shortë, e ndanë rrobet’ e ati; që të mbushetë ç’është thënë nga profiti: “Ndanë rrobet’ e mija mbë vetëhe të tyre, edhe hothnë shortë mbi të veshurit tim.” Edhe tuke ndenjurë ruanin’ atë atie. Edhe vunë sipër kresë ati punën’ e ati shkruarë: K y j ë s h t ë J i s u j m b ë r e t i J u d h e n j v e t. Atëhere kryqëzonenë bashkë me atë dy kursarë, një mb’anë të diathtë, edhe një mb’anë të mëngjërë. Edhe ata që shkoninë përanë vllasfimisinë tuke tundurë krerët’ e tyre, e tuke thënë: “Ti që prish tempullinë, edhe e ndërton për tri dit, shpëto vetëhenë tënde; ndë je i bir’ i Perëndisë, sbrit nga kryqi.” Kështu edhe kryepriftëritë tuke e përqeshurë bashkë me shkronjësit’ edhe me pleqtë thoshinë: “Të tierë shpëtoj, vetëhen’ e ti nukë munt ta shpëtonjë; nd’ është mbëret i Israilit, le të sbresë ndashti nga kryqi, edhe t’i mbesojmë. Shpërente mbë Perëndinë; le ta shpëtonjë ndashti ndë e dashtë; sepse tha: “Se jam bir Perëndie.” Ashtu edhe kursarëtë që ishinë kryqëzuarë bashkë me atë e shaninë. Edhe që mbë të gjashtën’ orë u bë një errësirë mbi gjithë dhenë, gjer mbë të nëntën’ orë. Edhe mbë të nëntën’ orë Jisuj bërtiti me zë të math, tuke thënë: “Ili, Ili, llama savahthani?” që do me thënë: “Perëndia im, Perëndia im, përse hoqe dorë prej meje?” Edhe ca nga ata që ishinë atie kur dëgjuanë, thanë, se “Kyj po thërret Ilinë.” Edhe përnjëherë u lëshua një nga ata, e mori një sfungar, edhe e mbushi me uthullë, edhe e vuri mbë një kallam, e i epte të pijë. Edhe të tierëtë thoshinë: “Le të shohëmë, ndë qoftë se vien Ilia ta shpëtonjë.” Edhe Jisuj përsëri bërtiti me zë të math, e dha shpirtinë. Edhe ja kurtin’ e tempullit tek u ça mbë dy, prej së larti gjer poshtë; edhe dheu u tunt; edhe gurëtë plasnë; Edhe varret’ u hapnë, edhe shumë trupe shënjtorësh që kishinë vdekurë u ngjallnë. Edhe duallnë nga varretë pas të ngjallurit’ ati, e hynë ndë qytet të shënjtëruarë, edhe u duknë mbë shumë vetë. Edhe urdhër-qindësi edhe ata që ishinë bashkë me atë tuke ruajturë Jisunë, kur panë tërmetin’ edhe ç’ punëra u bënë, u frikësuanë fort, e thanë: “Me të vërtetë kyj paska qënë bir Perëndie.” Edhe atie ishinë shumë gra tuke vënë re prej së largu, të cilatë kishinë vaturë prapa Jisujt nga Galilea, tuke i shërbyer’ ati; Ndër ato ishte Maria Magdhalini, edhe Maria e ëm’ e Jakovit edhe Josiut, edhe e ëm’ e të bijvet të Zevedheut. Edhe si u ngrys, erdhi një njeri i pasurë nga Arimathea që e kishte emërinë Josif, që edhe ay vetë kishte pasurë qënë nxënës te Jisuj. Kyj vate te Pillati, e lypi trupin’ e Jisujt. Atëhere Pillati urdhëroj t’i epetë trupi. Edhe Josifi mori trupnë edhe e pështolli me pëlhurë të pastrë; Edhe e vuri ndë varrt të ti të rinë, që e kishte rëmuarë ndë shkëmpt të gurit, edhe si rrukullisi një gur të math ndë derët të varrit, iku. Edhe atie ishte Maria Magdhalini, edhe Maria tiatërë, tuke ndenjurë kundruell varrit. Edhe mbë të nesërmenë, që është pas së premtesë, u mblothnë kryepriftërit’ edhe Farisejtë te Pillati, tuke thënë: “Zot, neve mbajmë mënt, se ay gënjeshtari tha kur qe gjallë, se: Pas tri diç do të ngjallem. Urdhëro pra të ruhetë varri gjer mbë të tretënë ditë, se mos vinjënë nxënësit’ e ati natën’ edhe e viedhënë, edhe i thonë llauzit, se: U ngjall nga të vdekuritë; edhe gënjeshtr’ e pastajme do të jetë më e keqe se e para.” Edhe Pillati u tha atyre: “Keni ruajtësa, shkoni, e siguroeni si të dini.” Edhe ata vanë e siguruanë varrinë, tuke vulosurë gurinë, bashkë me ruajtësit. Edhe si shkoj e shëtuna, tuke gëdhir’ e dielë, e para ditë e javësë, erdhi Maria Magdhalini, edhe Maria tiatërë, që të shihinë varrë. Edhe ja tek u bë një tërmet i math; sepse ëngjëll’ i Zotit sbriti nga qielli, edhe erdhi e rrukullisi gurinë nga dera e varrit, edhe rrinte sipër’ ati. Edhe faqeja e ati ishte posi vetëtimë, edhe rrobeja e ati e bardhë posi dëborë. Edhe ata që ruanin’ u trëmpnë nga frik’ e ati; edhe u bënë posi të vdekurë. Edhe ëngjëlli u përgjeq e u tha gravet: “Mos kini frikë; sepse e di se kërkoni Jisunë që u kryqëzua. Nuk’ është këtu; sepse u ngjall, sikundrë pat thënë. Ejani, shihni vëndinë ku dirgjej Zoti. Edhe shkoni shpejt e u thoni nxënësëvet ati, se u ngjall nga të vdekuritë; edhe ja te po vete më përpara se ju ndë Galilet; atie do ta shihni atë; ja tek u thashë juve.” Edhe ato duallnë shpejt nga varri me frikë edhe me gëzim të math, edhe u sulnë t’u apënë zë nxënësëvet ati. Edhe tuke vaturë t’apënë zë nxënësëvet ati, ja Jisuj tek poqi me ato, e u tha: “Gëzohi.” Edhe ato i erthnë përanë, e i zunë këmbëtë, edhe iu falnë. Atëhere Jisuj u tha atyre: “Mos kini frikë, shkoni, e epni zë vëllezëret të mi, që të shkonjënë ndë Galilet, edhe atie do të më shohënë.” Edhe ato tuke vajturë, ja ca nga ruajtësitë tek erthnë ndë qytet, e u dhanë zë krye-priftëret për gjithë sa u bënë. Edhe ata u mbëlothnë bashkë me pleqtë, edhe si muarnë e dhanë këshillë, u dhanë ushtëtorëvet mjaft argjënda, tuke thënë: “Thoni, se nxënësit’ e ati erthnë natën’ edhe e vothnë kur po flinim ne. Edhe ndë u dëgjoftë këjo nga qivernitari, ne do t’i mbushmë mëndëjen’ ati, edhe do të bëjmë që ju të mos keni kujdes.” Edhe ata si muarnë argjëndatë, bënë sikundrë u mësuanë. Edhe këjo fialë u hap ndëpër Judhenjt gjer mbë ditë të sorme. Edhe të një-mbë-dhietë nxënësitë vanë ndë Galilet, nd’ atë mal që i pat porositur’ Jisuj. Edhe kur e panë, iu falnë ati; po ca nga ata ishinë me dy mëndëje. Edhe Jisuj erdhi përanë, e u foli atyre, tuke thënë: “M’u dha çdo pushtet ndë qiell edhe mbi dhet. Shkoni pra e mësoni gjithë kombetë, edhe i pagëzoni mb’emërit të Atit e të Birit e të Frymësë Shënjtëruarë. Edhe i mësoni ata të ruanjënë gjithë sa u kam porositurë juve; edhe ja unë te jam bashkë me ju gjithë dittë, gjer mbë të mbaruarët të jetësë. Amin. Të nisurit’ e ungjillit të Jisu Krishtit, të Birit Perëndisë; Sikundrë është shkruarë ndë profitërit: “Na unë te po dërgonj ëngjëllinë tim përpara faqesë sate, ay do të ndreqjë udhënë tënde përpara teje”. “Zëri ati që bërtet ndë shkretëtirët: Bëni gati udhën’ e Zotit, bëni rrugat’ e ati të drejta.” Joanni ishte tuke pagëzuarë ndë shkretëtirët, edhe tuke leçiturë pagëzim pendimi për ndëlesën’ e falevet. Edhe gjithë vëndi i Judhesë edhe Jerosolimitëtë dilninë tek ay, edhe të gjithë pagëzoneshinë nga ay ndë lumë të Jordhanit, tuke rrëfyerë falet’ e tyre. Edhe Joanni ishte veshurë me qime kamilleje, edhe ngjeshurë me bres të lëkurtë ndë mes të ti, edhe hante karkaleca e mialtë t’egërë. Edhe leçiste, tuke thënë: “Prapa meje vien më i forti se unë, të cilit s’jam i zoti të unjem e t’i sgjith rrypin’ e këpucëvet. Un’ u pagëzova juve me ujë; po ay do t’u pagëzonjë juve me Frymë të Shënjtëruarë.” Edhe nd’ato dit Jisuj erdhi nga Nazareti i Galilesë, edhe u pagëzua nga Joanni ndë Jordhan. Edhe përnjëherë, tuke dalë nga ujëtë, pa qiejetë hapurë, edhe Frymën’ e Shënjtëruarë posi pëllump tuke sbriturë mbi atë. Edhe erdhi një zë nga qiejetë, tuke thënë: “Ti je Biri im i dashuri, që pëlqeva.” Edhe përnjëherë Fryma e nxier ndë shkretëtirët. Edhe ish atie ndë shkretëtirët dyzet dit, e ngitej nga Satanaj; edhe ish bashkë me egërsirat, edhe ëngjëjt’ i shërbeninë. Edhe Joanni passi u dha ndër duar, Jisuj erdhi ndë Galilet, tuke leçitur’ ungjillin’e mbëretërisë Perëndisë, e tuke thënë: “Se u mbush koha, edhe u afrua mbëretëria e Perëndisë; pendohi, edhe i besoni ungjillit.” Edhe tuke ecurë ndaj detit Galilesë, pa Simonë edhe Andrenë, të vëllan’ e ati, tuke hedhurë rrietë ndë det; sepse ishinë peshkatorë. Edhe Jisuj u tha atyre::Ejani pas meje, edhe do t’u bëj juve të bëneni peshkatorë njerëzish.” Edhe ata përnjëherë lanë rrietat’ e tyre, edhe vanë pas ati. Edhe posa vate prej andej pak më tej, pa Jakovinë, të birr ë e Zevedheut, edhe Joanninë, të vëllan’ e ati, edhe ata ishinë ndë lundrët tuke ndrequrë rrietat. Edhe përnjëherë thirri ata, edhe ata lanë tatën’ e tyre Zevedhenë ndë lundrët bashkë me punëtorëtë, e vanë pas ati. Edhe shkojënë brënda ndë Kapernaum; edhe Jisuj përnjëherë për të shëtunë hyri ndë sinagogji, e mësonte. Edhe çuditeshinë për mësimin’ e ati; sepse ishte tuke mësuar’ ata sikur kish urdhër, edhe jo posi shkronjësitë. Edhe ishte ndë sinagogjit t’atyreve një njeri që kish frymë të ndyrë, edhe bërtiti tuke thënë: “Mjer! Ç’ ke me ne edhe ti, Jisu Nazarinas? Erdhe të na humbaç? Të di cili je, Shënjti i Perëndisë.” Po Jisuj e qërtoj, tuke thënë: “Mbëçil golënë, edhe dil nga ay.” Edhe frym’ e ndyrë, si e shkleu, edhe bërtiti me zë të math, dolli nga ay. Edhe të gjithë u habitnë, kaqë sa pyesninë njëri tiatrinë, tuke thënë: “Ç’është këjo punë? Ç’është kyj mësim i ri? Sepse urdhëron me pushtet edhe frymat’ e ndyra, edhe i dëgjojënë.” Edhe përnjëherë i dolli zëri ndëpër gjith’ atë vënt rreth Galilesë. Edhe përnjëherë si duallnë nga sinagogjia, erthnë ndë shtëpit të Simonit e të Andhreut, bashkë me Jakovin’ e më Joanninë. Edhe e viehërra e Simonit po dirgjej ndër ethe; edhe ata përnjëherë i thonë për atë. Edhe ay u afrua, edhe e rroku për dore, edhe e ngriti; edhe e lanë ethetë përnjëherë, edhe u shërbente atyre. Edhe si u ngrys, mbë të perënduarët të diellit, prunë tek ay gjith’ ata që kishinë keq edhe të diallosuritë. Edhe gjithë qyteti ish mbëledhurë te dera. Edhe ay shëroj shumë nga ata që kishinë keq prej gjithë çfarë sëmundëjesh; edhe kërreu shumë diaj, edhe s’linte diajtë të flasënë, sepse e njihninë. Edhe u ngre me natie fort shpejt, e dolli, edhe vate ndë një vënt të shkretë, edhe falej atie. Edhe Simoni, edhe ata që ishinë bashkë me atë, e ndoqnë prapa. Edhe kur e gjetnë, i thonë se: “Të gjithë po të kërkojënë.” Edhe ay u thotë atyre: “Le të vemi ndër kryefshatra të afëra, që të leçis edhe atie; sepse për këtë punë kam dalurë. Edhe ishte tuke leçiturë ndëpër sinagogjit t’atyre, ndëpër gjithë Galilenë, edhe tuke kërryerë diajtë. Edhe një i krromosur’ vien tek ay, e i lutetë, edhe bie ndë gjunj përpara ati, e i thotë, se: “Ndë daç, munt të më qërojç.” Edhe Jisujt iu dhëmp, ngjati dorënë, edhe e preku e i thotë: “Dua, qërohu.” Edhe ay posa tha këtë, përnjëherë i shkoj krroma, edhe u qërua. Edhe si e porositi me shtrëngim, përnjëherë e kërreu jashtë, Edhe i thotë: “Vështro mos i thuaç gjë ndonjërit, po shko, e dëfto vetëhenë tënde te prifti, edhe bierë për të qëruarëtë tat ato që ka urdhëruarë Mojsiu për martiri mb’ata.” Po ay si dolli nisi të leçisë shumë, edhe të hapë fialënë, kaqë sa ay s’munt të hynte më faqeza ndë qytet; po ish jashtë ndëpër vënde të shkretë, edhe vijnë atie tek ay nga gjith’ anëtë. Edhe pas ca diç përsëri hyri ndë Kapernaum; edhe u dëgjua se është ndë shtëpi. Edhe përnjëherë u mbëlothnë shumë vetë, kaqë sa as ata vëndetë përanë derës s’i nxininë më; edhe ay u leçiste atyre fialënë. Atëhere vinë tek ay, e bienë një ulok ngriturë prej katrë vetësh. Edhe passi s’munt të afroneshinë tek ay nga gjëndëja, sbuluanë kulminë ku ishte ay, edhe si bënë vërë, sbritnë shtratnë, që dirgjej ulogu mb’atë. Edhe Jisuj, kur pa besën’e atyre, i thot’ ulogut: “Bir, t’u falnë falet’e tua.” Edhe ca nga shkronjësit’ ishinë atie tuke ndenjurë, edhe tuke menduarë ndë zemërat të tyre: “Ç’flet kyj kështu vllasfimia? Cili munt të falë faje, veç një, Perëndia?” Edhe Jisuj përnjëherë si e mori vesh prej frymësë ti se po mendonenë me vetëhen’ e tyre kështu, u tha: “Përse mendoni këto punë ndër zemërat tuaja? Ç’është më kollaj t’i them ulogut: T’u falnë faletë, apo t’i them: Ngreu, e merr shtratnë tënt, edhe ecë? Po që ta dini, se i bir’ i njeriut ka pushtet të falë fale mbi dhet, (i thotë ulogut): “Të thom: Ngreu, e merr shtratnë tënt, edhe shko ndë shtëpi tënde.” Edhe ay u ngre përnjëherë, edhe mori shtratnë, edhe dolli përpara të gjithëve; kaqë sa të gjithë çuditeshinë, edhe lavdoninë Perëndinë, tuke thënë, se: “Askurrë s’kemi parë kështu.” Pasandaj Jisuj dolli përsëri ndaj detit; edhe gjithë gjëndëja vinte tek ay, edhe ay i mësonte. Edhe tuke shkuarë pa Levinë, të birrë e Allfeut, tuke ndenjurë mbë kumerq; edhe i thotë: “Eja pas meje.” Edhe ay u ngrit e vate pas ati. Edhe ay kur po rrinte ndë mësallë ndë shtëpi t’ati, ishin’ unjurë ndë mësallë edhe shumë kumerqarë e faltorë bashkë me Jisunë e me nxënësit’ e ati; sepse ishinë shumë vetë, edhe vanë pas ati. Edhe shkronjësit’e Farisejtë, kur pan’ atë tuke ngrënë bashkë me kumerqarë e me faltorë, u thoshinë nxënëset ati: “Përse ha e pi ay bashkë me kumerqarë e me faltorë?” Edhe Jisuj, kur dëgjoj, u thot’ atyre: “Të shëndoshëtë s’kanë nevolë për miekës, po ata që kanë keq; s’kam ardhurë për të thirrurë të drejtë (ndë pendim), po faltorë.” Edhe nxënësit’ e Joannit’ edhe të Fariseve agjëroninë; edhe vinë, e i thonë: “Përse nxënësit’ e Joannit’ edhe të Farisevet agjërojënë, po nxënësit’ e tu s’agjërojënë?” Edhe Jisuj u tha: “Sos muntjënë të agjërojën’ ata që ftojënë për dasmë, gjersa të jetë dhëndërri bashkë me ata? Sa kohë kanë dhëndërrinë me vetëhen’ e tyre, s’munt t’agjërojënë. Po do të vinë dit, kur të mirretë dhëndërri nga ata, edhe atëhere do t’agjërojënë nd’ato dit. Edhe asndonjë s’qep arnë pëlhure të bardhë mbë rrobë të vietërë; sepse ndë qoftë, heq të mbushurit’ e asaj të renë prej së vietrësë, edhe bënetë më e keqe e shklyerë. Edhe asndonjë s’vë verë të re ndë calikë të vietërë; sepse ndë qoftë, ver’ e re gris calikëtë, edhe vera derdhetë, edhe calikëtë prishenë; po ver’ e re duhetë të vihetë ndë calikë të ri. Edhe ay kur po shkonte për një ditë të shëtunash ndëpër ara të mbiellura, nxënësit’ e ati zunë të shkoqënë kallij tuke bërë udhë. Edhe Farisejt’ i thoshinë: “Shih, ç’bëjënë për ditë të shëtunash atë që s’ësht’ e udhësë?” Edhe ay u thosh atyre: “Askurrë s’keni kënduarë ç’bëri Dhavidhi, kur pat nevolë, edhe i erdhi uri ati edhe atyreve që ishinë bashkë me atë? Qysh hyri ndë shtëpi të Perëndisë ndë ditë të Aviathar kryepriftit, edhe hëngri bukët’ e paravënësë, të cilatë s’ësht’ e udhësë t’i haje tiatërë njeri, veç priftëret, edhe u dha edhe atyreve që ishinë bashkë me atë?” Pasandaj u thoshte atyre, se: “E shëtuna është bërë për njerinë, po jo njeriu për të shëtunënë; Përandaj i bir’ i njeriut ësht’ i zoti edhe së shëtunësë. Pasandaj hyri përsëri ndë sinagogjit; edhe atie ish një njeri që kish dorënë të thatë. Edhe vininë re atë, ndë qoftë se do ta shëronte për ditë të shëtunë, që ta përflasënë. Edhe ay i thotë ati njeriut që kish dorënë të thatë: “Ngreu ndë mest.” Pasandaj u thot’ atyre: “Ësht’e udhësë të bëjë njeri mirë për të shëtuna, apo të bëjë keq? Të shpëtojë shpirt, apo të vrasë?” Po ata s’bëninë zë. Atëhere si i vuri re rreth me zemërim, tuke i ardhurë keq për ashpërimin’ e zemërës’ atyre, i thotë njeriut: “Shtri dorënë tënde.” Edhe ay e shtriu; edhe dora e ati u bë e shëndoshë [posi tiatëra]. Edhe Farisejtë si duallnë, përnjëherë bënë këshillë bashkë me Irodhianët kundrë ati, që ta prishjënë. Po Jisuj iku bashkë me nxënësit’ e ti mb’anë të detit; edhe i vanë pas shumë shumicë nga Galilea, e nga Judhea, E nga Jerusalimi, e nga Idhumea, e nga përtej Jordhanit; edhe shumë shumicë nga ata që ishinë rreth Tyrësë edhe Sidhonësë, erdhë tek ay, kur dëgjuanë se sa punëra bënte. Edhe ay u tha nxënëset ti ta presë atë afërë një lundrë, për punë të gjëndëjesë, që të mos e shtrëngojënë. Sepse shëroj shumë vetë, kaqë sa bininë sipër ati, që t’e prekënë sa vetë kishinë sëmundëje. Edhe frymat’ e ndyra, kur e vështroninë, i bininë përpara, edhe bërtisninë, tuke thënë, se: “Ti je i Bir’ i Perëndisë.” Po ay i qërtonte shumë, që të mos e çfaqënë. Pasandaj hipën ndë malt, edhe thërret përanë vetëhesë sa vetë deshi ay; edhe ata vanë tek ay. Edhe sgjodhi dy-mbë-dhietë vetë, që të jenë bashkë me atë, edhe që t’i dërgojë të leçisënë. Edhe të kenë pushtet të shërojënë sëmundëjetë, edhe të kërrejënë diajtë; Simonë, që ia vuri emërinë Pietrë; Edhe Jakovinë, të birrë e Zevedheut, edhe Joannë, të vëllan’ e Jakovit, edhe ua vuri emërinë Voanergjes, që do me thënë: të Bijt’ e bubullimësë; Edhe Andhrenë, e Filippinë, e Varthollomenë, e Matthenë, e Thomanë, e Jakovinë, të birrë e Allfeut, e Thadhdhenë, e Simon Kananitinë, Edhe Judhë Iskariotinë, i cili e dha ndër duar. Pasandaj vinë ndë një shtëpi; edhe mbëlidhetë përsëri gjëndëje, kaqë sa ata s’munt të hanin’ as bukë. Edhe njerëzit’ e ati, kur dëgjuanë, duallnë ta mbajnë; sepse thoshinë, se: “Dolli nga mëntë.” Edhe shkronjësitë, që sbritnë nga Jerusalimi, thoshinë, se: “Ka Veelzevulinë, edhe se kërren diajtë me të parin’ e diajvet.” Po ay, si thirri ata përanë, u thoshte me paravolira: “Si munt të kërrejë Satanaj Satananë? Edhe ndë u ndaftë një mbëretëri kundrë vetëhesë saj, ajo mbëretëri s’munt të qëndrojë; Edhe ndë u ndaftë një shtëpi kundrë vetëhesë saj, ajo shtëpi s’munt të qëndrojë. Edhe Satanaj ndë u ngrittë kundrë vetëhesë tij, edhe u nda, s’munt të qëndrojë, po ka të mbaruarë. As ndonjë s’munt të ryjë ndë shtëpi të fortit që të rrëmbejë enët’ e ati, pa mos lidhurë më përpara të fortinë; edhe atëhere do të rrëmbejë shtëpin’ e ati. Me të vërtetë po u them juve, se gjithë faletë do t’u ndëlenenë të bijet njerëzet, edhe vllasfimiatë sado që të vllasfimisjënë, Po ay që të vllasfimisjë kundrë Frymësë Shënjtëruarë, nukë do të ndëlenetë për gjithë jetënë; po është faltuar i dënimit pasosurë; Sepse thoshninë, se: Ka frymë të ndyrë. Vinë pra të vëllezëritë edhe e ëma e ati, edhe si qëndruanë jashtë, dërguanë tek ay, që ta thërresënë. Edhe rreth ati rrinte gjëndëje; edhe i than’ ati: “Na jot ëmë edhe tët vëllezërë te po të kërkojënë jashtë.” Po ay u përgjeq atyreve, tuke thënë: “Kush ësht’ imë a tem vëllezërë?” Edhe si vuri re rreth ata që rrininë përanë ati, thotë: “Na imë edhe tem vëllezërë! Sepse ay që të bëjë dashurimin’ e Perëndisë, kyj është im vëlla, edhe ime motërë, edhe mëmë.” Pasandaj zu përsëri të mësojë ndaj detit; edhe shumë gjëndëje u mbëlothnë tek ay, kaqë sa ay hyri ndë lundrët, edhe rrinte ndë det; edhe gjithë gjëndëja ishte mbë dhet përanë detit. Edhe mësonte ata me shumë paravolia, edhe u thosh atyre ndë mësim të ti: “Dëgjoni; Na tek dolli mbiellësi të mbiellë; edhe mbë të mbiellurit, një piesë ra mb’ udhë, Edhe shpesët’ [e qiellit] erthnë, edhe e hangrrë. Edhe tiatëra ra mbë vënt gurishtë, ku s’kish dhe shumë, edhe biu përnjëherë, sepse s’kish dhe të thellë. Po kur leu dielli, u doq, edhe sepse s’kish rrënjë, u tha. Edhe tiatra ra ndë drizat; edhe drizatë hipnë edhe e mbytnë, edhe s’dha pemë. Edhe tiatra ra ndë dhe të mirë, edhe epte pemë tuke hipur’ e tuke rriturë, edhe pruri pemë njëra tri-dhietë, e njëra gjashtë-dhietë, e njëra një qint.” – Pasandaj u thoshte atyre: “Ay që ka veshë të dëgjojë, le të dëgjojë.” Edhe kur mbeti vetëmë, ata që ishinë rreth ati bashkë me të dy-mbë-dhietët e pyetnë për paravolinë. Edhe ay u thoshte atyre: “Mbë ju është dhënë të njihni fshehësirën’e mbëretërisë Perëndisë; po mb’ ata që janë jashtë, të gjitha bënenë me paravolia; Që tuke parë të vështrojënë, edhe të mos shohënë; edhe tuke dëgjuarë të dëgjojënë, edhe të mos kupëtojënë, që të mos këthenenë ndonjëherë, e t’u falenë faletë.” Pasandaj u thotë atyre: “Nuk’e dini këtë paravoli? Edhe si do të kupëtoni gjithë paravoliatë? Mbiellësi ësht ’ ay që mbiell fialënë. Edhe këta përan’ udhësë jan’ ata, që mbilletë fiala mb’ ata; po kur dëgjojënë, vien Satanaj përnjëherë, e u merr fialënë që është mbiellë ndë zemërat t’atyreve. Edhe këta kështu jan’ ata që janë mbiellurë ndë vënde gurishta, të cilëtë kur dëgjojënë fialënë, përnjëherë e marrënë me gëzim; Po s’kanë rrënjë ndë vetëhe të tyre, po janë për pak kohë; pasandaj, kur bënetë shtrëngim a të ndiekurë për fialënë, përnjëherë skandhalisenë. Edhe këta që janë mbiellurë ndër drizat jan’ ata, të cilëtë dëgjojënë fialënë; Po kujdeset’ e kësaj jete, edhe të gënjyerët’ e gjësë, edhe dëshërimetë për të tiera punë, ryjënë e mbytjënë fialënë, edhe bënetë pa pemë. Po këta janë ata që u mbollnë ndë dhe të mirë, të cilëtë dëgjojënë fialënë, edhe e presënë, edhe bienë pemë, për një tri-dhietë, edhe për një gjashtë-dhietë, edhe për një një qint.” Edhe u thoshte atyre: “Sos vien kandili, që të vihetë ndënë shinikt, a ndënë shtratt, e jo që të vihetë mbi kandiler? Sepse s’është gjë e fshehurë, që të mos shpalletë; as nuk’ është bërë ndonjë gjë e fshehurë, që të mos dalë për faqe. Ndë pastë ndonjë veshë të dëgjojë, le të dëgjojë.” Edhe u thoshte atyre: “Vëni re ç’dëgjoni. Me ç’matës matni, do t’ua masënë juve, edhe do të shtonetë mbë ju që dëgjoni. Sëpse ati që ka do t’i epet edhe tiatërë; edhe ati që s’ka edhe ç’të ketë do të mirretë prej ati.” Edhe thoshte: “Kështu është mbëretëria e Perëndisë, posi një njeri që heth farënë mbë dhet, Edhe fle e ngrihetë nat’e ditë, edhe fara bin, edhe rritetë, kështu që s’e di se qysh. Sepse dheu bie pemë prej vetiu, përpara barë, pastaj kalli, pastaj plot me grurë ndë kallit. Edhe pema kur piqetë, përnjëherë dërgon drapërinë, sepse harriu të korrëtë.” Edhe thoshte: “Me se ta përgjajmë mbëretërin’ e Perëndisë? A me çfarë paravolie ta mbarasojmë? Është posi një koqe sinapi, e cila kur mbilletë mbë dhet, është më e vogëlë se gjithë faratë që janë mbë dhet. Po si mbilletë, rritet’ e bënetë më e madhe se gjithë lakëratë, edhe bën dega të mëdha, kaqë sa shpesët’ e qiellit munt të rrinë ndënë hiet t’asaj.” Edhe me shumë këso paravoliash u fliste fialën’ atyre, sikundrë muntninë të dëgjoninë. Edhe pa paravolia nuk’ u fliste atyre; po nxënëset ti ua sgjithte të gjitha veçanë. Edhe mb’atë ditë, si u ngrys, u thot’ atyre: “Le të hidhemi përtej.” Edhe nxënësitë, si lanë gjëndëjenë, e marrënë pas vetëhesë sikundrë ishte ndë lundrët; edhe ishinë bashkë me atë të tiera lundrëza. Edhe bënetë një thëllim ere i math; edhe valëtë bininë brenda ndë lundrët, kaqë sa ajo tani po mbushej. Edhe ay ishte ndë bisht të lundrësë tuke fjeturë mbi krenaret; edhe ata e sgjuanë, e i thonë: “Mësonjës, s’do me ditë se po humbasëmë?” Edhe ay u ngre, e qërtoj erënë, edhe i tha detit: “Pusho, mbëçilu!” Edhe era pushoj, edhe u bë bunac’ e madhe. Pastaj u tha atyre: “Ç’frikacarë jeni kështu? Si s’keni besë?” Edhe ata u frikësuanë me frikë të mathe, edhe i thoshinë njëri tiatrit: “Vallë kush është kyj, që i dëgjojën’ edhe era edhe deti? Edhe erthnë përtej detit, ndë vënt të Gadharinvet. Edhe ay si dolli nga lundra, përnjëherë i dolli përpara nga varretë një njeri me frymë të ndyrë, që kishte të ndenjuritë ndër varret, Edhe asndonjë s’munt ta lithte me vargje hekurash; Sepse shumë herë që lidhurë me hekura ndër këmbë e me vargje hekurash, po ay këpuste vargjet’ e hekuravet, edhe dërrmonte hekurat’ e këmbëvet. Edhe asndonjë s’munt ta cbuste. Edhe për gjithë natën’ e për gjithë ditënë ishte ndëpër malet e ndëpër varret, tuke bërtitur’ e tuke këputurë vetëhen’ e ti me gurë. Edhe kur pa Jisunë për së largu, u lëshua me vrap edhe iu fal. Edhe bërtiti me zë të math e tha: “Ç’ke ti me mua, o Jisu, i Bir’ i Perëndisë lartë? Të vë mbë be mbë Perëndinë, të mos më mundojç. Sepse Jisuj i thoshte: “Dil nga njeriu, o frym’ e ndyrë.” Edhe e pyeste: “Si ta thonë emërinë? Edhe ay u përgjeq e tha: “Legjeon ma thonë emërinë, sepse jemi shumë.” Edhe i lutej shumë, që të mos e dërgojë jashtë vëndit. Edhe atie ndëpër ata male ishte tuke kulloturë një tuf’ e madhe derrash. Edhe gjithë diajtë iu lutnë, tuke thënë: “Dërgona ndër derrat, që të hyjmë ndër ata.” Edhe Jisuj përnjëherë i la. Edhe frymat’ e ndyra duallnë, e hynë ndër derrat; edhe tufa u hoth prej shkrepit ndë det, (edhe ishin’ afërë dy milë), edhe u mbytnë ndë det. Edhe ata që kullotninë derratë iknë, edhe dhanë zë ndëpër qytet e ndëpër arat. Edhe duallnë të shohënë ç’është këjo punë që u bë. Edhe vinë te Jisuj, edhe vënë re të djallosurinë që pat pasurë legjeoninë tuke ndenjurë, e veshurë, e urtësuarë; edhe u frikësuanë. Edhe ata që panë u treguan’ atyreve, se si gjajti puna mbë të diallosurinë, edhe për derrat. Edhe ata zunë t’i lutenë të ikëjë nga sinoret’ e atyreve. Edhe ay kur hyri ndë lundrët, ay që pat qënë djallosurë i lutej të jetë bashkë me atë. Edhe Jisuj s’e la, po i tha: “Ecë ndë shtëpi tënde te njerëzit’ e tu, edhe epu zë për gjithë sa të bëri Zoti, edhe të përdëlleu.” Edhe ay iku, edhe zuri të leçisë ndë Dhekapolë sa i bëri ati Jisuj; edhe të gjithë çuditeshinë. Edhe Jisuj si kapërceu përsëri me lundrë mbatanë, shumë gjëndëje u mbëloth tek ay; edhe ay ish përanë detit. Edhe na te vien një nga të parët’ e sinagogjisë, që e kishte emrinë Jajr; edhe kyj kur pa atë, i bie ndër këmbë; edhe i lutej shumë, tuke thënë: “Se ime bilëzë është mbë frymë të pastajme; të vijç e të vësh duartë mbi atë, që të shpëtojë; edhe do të rrojë.” Edhe ay vate bashkë me atë; edhe shumë gjëndëje i vininë pas, edhe e shtrëngoninë. Edhe një grua që i rrithte gjak dy-mbë-dhietë viet, Edhe kishte hequrë shumë nga shumë miekësa, edhe kishte prishurë gjithë ç’kishte pasurë, edhe s’ishte bërë mirë fare, po ishte bërë edhe më keq, Ajo kur dëgjoj për Jisunë, erdhi ndë mest të gjëndëjesë prapa, e preku rrobën’ e ati; sepse thoshte: “Se edhe ndë preksha rrobet e ati, do të shpëtoj.” Edhe përnjëherë u shter të rriedhurit’ e gjakut, edhe e ndieu ndë trup të saj se u shërua nga sëmunda. Edhe Jisuj përnjëherë, si kupëtoj ndër vetëhe fuqinë që dolli nga ay, u këthye te gjëndëja, e tha: “Kush më preku rrobetë?” Edhe nxënësit’ e ati i thoshinë: “Sheh gjëndëjenë se të shtrëngon?” Edhe u tha: “Kush më preku?” Po ay vinte re përqark që të shohë atë që bëri këtë. Edhe gruaja tuke frikësuar’ e tuke dridhurë, sepse e dinte, se ç’iu bë asaj, erdhi e i ra ndër këmbë, edhe i tha gjithë të vërtetënë. Edhe ay i tha: “Bilë, besa jote të shpëtoj; ecë ndë paqtim, edhe ij e shëndoshë nga sëmunda jote.” Edhe ay kur ish po tuke folurë, vinë nga i pari sinagogjisë, tuke thënë: “Se jot’ bilë vdiq; përse e mundon më mësonjësinë?” Po Jisuj përnjëherë dëgjoj këtë fialë që u fol, i thotë të parit të sinagogjisë: “Mos kij frikë, veç beso.” Edhe s’la asndonjë të vejë prapa ati bashkë, veç Pietrinë, edhe Jakovinë, edhe Joanninë, të vëllan’ e Jakovit. Edhe vien ndë shtëpi të parit të sinagogjisë, edhe vështron trazyrë, tuke klar’ e tyke uluriturë shumë. Edhe si hyri, u thotë atyre: “Ç’trazoneni e klani? Vashëza nukë vdiq, po po fle.” Edhe ata e përqeshninë. Po ay, si nxori jashtë të gjithë, merr me vetëhe tatën’ e vashëzësë edhe t’ëmënë edhe ata që ishinë bashkë me atë, edhe hyri atie ku ishte dergjurë vashëza. Edhe si rroku për dore vashëzënë, i tha asaj: “Talitha kum”, që ajo këthyerë do me thënë: Vashëzë, të thom ngreu. Edhe përnjëherë vashëza u ngre, edhe ecëte; sepse ishte dymbëdhietë vieç. Edhe u çuditnë me çudi të madhe. Edhe i porositi shumë të mos e marrë vesh këtë asndonjë; edhe i tha t’i epet’ asaj të hajë. Pasandaj dolli prej andej, edhe erdhi ndë dhet të ti, edhe nxënësit’ e ati i venë pas. Edhe kur erdhi e shëtuna, zuri të mësojë ndë sinagogjit; edhe shumë vetë kur dëgjoninë, çuditeshinë, e thoshinë: “Nga i erthnë këti këto? Edhe ç’është këjo dituri që i është dhënë këti, sepse edhe të tilla çudiash bënenë nga duart’ e ati? Nuk’ është kyj mieshtri, i bir’ i Marisë, e i vëllaj i Jakovit, e i Josiut, e i Judhësë, e i Simonit? Edhe nukë janë të motërat’ e ati këtu ndër ne? Edhe skandhaliseshinë mb’atë. Po Jisuj u thoshte atyre: “Se nuk’ është profit i pandershim ngjeti, veç ndë dhet të ti, edhe ndër njerëzit të ti, edhe ndë shtëpi të ti.” Edhe s’munt të bënte atie asndonjë çudi, veç mbë pak të sëmurë vuri duartë mbi ata, e i shëroj. Edhe çuditej për pabesërin’ e atyreve. Edhe shkonte rreth fshatravet, tuke mësuarë. Edhe thirri përanë të dy-mbë-dhietëtë, edhe zuri t’i dërgojë dy nga dy; edhe u epte pushtet mbi frymat të ndyra. Edhe i porositi të mos mbajënë asgjë mb’udhë, veç një shkop vetëmë; as trastë, as bukë, as ramë ndë brest; Po të jenë mbathurë me shollëza, edhe të mos veshënë dy rrobe. Edhe u thoshte atyre: “Mbë ç’shtëpi që të hyni, mbetni atie, gjersa të delni ateje. Edhe sa vetë të mos u presënë juve, as të mos u dëgjojënë juve, kur të delni ateje, shkuntni edhe pluhurinë që është rëposh këmbëvet tuaja, për martiri mb’ata; me të vërtetë po u thom juve, se: Më i duruarshim do të jetë mundimi ndë Sodhomë a ndë Gomorrë ndë ditë të gjyqit, se mb’atë qytet.” Edhe ata duallnë e leçitninë që të pendonenë njerëzitë. Edhe kërreninë shumë diaj; edhe lyejninë me val shumë të sëmurë edhe i shëroninë. Edhe mbëreti Irodhi dëgjo për atë, (sepse emëri ati kish dalurë për faqe) edhe thoshte, se Joanni që pagëzonte u ngjall nga të vdekuritë, edhe përandaj punonenë këto çudira nga ay. Të tierë thoshinë, ae ay ësht’ Ilia. Edhe të tierë thoshinë, se është profit a posi një nga profitëritë. Po Irodhi, kur dëgjoj, tha, se: “Kyj është ay Joanni, që i preva kryetë unë; ay është ngjallurë nga të vdekuritë.” Sepse ay Irodhi dërgoj e zuri Joanninë, edhe e lidhi ndë burk për Irodhiadhënë, gruan’ e Filippit, të vëllait; sepse e kishte marrë për grua. Sepse Joanni i thoshte Irodhit, se: “S’ësht’ e udhësë të kesh ti gruan’ e tyt vëllaj.” Andaj Irodhiadha e kishte mëri, edhe donte ta vrasë; po s’munte. Sepse Irodhi e kishte frikë Joanninë, tuke ditur’ atë për njeri të drejtë edhe shënjt; edhe e ruante, edhe ay kur dëgjoj atë bëri shumë punë, edhe i dëgjonte me gëzim. Edhe kur erdhi një dit’ e mbarë, që bënte gosti Irodhi për ditën’ e të lerit ti mbë të mëdhejt e ti e mbë kryejmilësit e mbë të parët’ e Galilesë, Edhe atëhere hyri e bil’ e asaj Irodhiadhësë, e karxeu, edhe i pëlqeu Irodhit edhe atyreve që ishinë ndenjurë bashkë ndë mësallë, edhe mbëreti i tha vashëzësë: “Lypmë ç’të duaç, edhe do të ta ap.” Edhe i bëri be asaj, se: “Atë që të më lypijsh do t’ap, gjer mbë gjysëmën’e mbëretërisë sime. Edhe ajo dolli, e i tha s’ëmësë: “Ç’të lypij?” Edhe ajo tha: “Kryet’ e Joann Pagëzorit.” Edhe ajo hyri përnjëherë me nxitim te mbëreti, e lypi, tuke thënë: “Dua të më apç tani ndë taluret kryet’ e Joann pagëzorit.” Edhe mbëreti u hidhërua, po për bet që bëri, edhe për ata që ishinë ndenjurë bashkë ndë mësallë, nukë deshi t’ia hedhë poshtë të zotuarëtë. Edhe mbëreti përnjëherë dërgoj një trim, e urdhëroj të bihetë kryet’ e ati. Edhe ay vate, e i preu kryetë ndë burkt; edhe pruri kryet’ e ati mbë taluret, edhe ia dha vashëzësë; edhe vashëza ia dha s’ëmësë. Edhe nxënësit’ e ati, kur dëgjuanë, erthnë, edhe ngritnë trupin’ e ati, edhe e shtinë ndë varr. Edhe apostojtë mbëlidhenë te Jisuj, edhe i dhanë zë për të gjitha, edhe sa bënë, edhe sa mësuanë. Edhe ay u tha atyre: “Ejani ju vetë veçanë ndë vënt të shkretë, edhe prëhi pak”, sepse ata që vinin’ e shkoninë ishinë shumë vetë, edhe s’kishinë kohë as për të ngrënë. Edhe ata shkuanë me lundrë ndë një vënt të shkretë veçanë. Edhe [gjëndëja] pan’ ata tuke shkuarë, edhe shumë vetë e njohnë; edhe u lëshuanë nga gjithë qytetet’ e vanë atie këmbë, edhe erthnë atie më përpara se ata, edhe u mbëlothnë tek ay. Edhe Jisuj, kur dolli, pa shumë gjëndëje, edhe iu dhëmpnë, sepse ishinë posi dhëntë që s’kanë bari; edhe zuri t’i mësojë shumë. Edhe tani passi kishte shkuarë shumë koha, nxënësit’ e ti afronen’ e i thonë, se: “Vëndi ësht’ i shkretë, edhe tani koha ka shkuarë shumë. Lësho ata, që të shkojënë rreth aravet e fshatravet, të blejënë bukë për vetëhen’ e tyre, sepse s’kanë se ç’të hanë.” Po ay u përgjeq e u tha atyre: “Epni ju atyreve të hanë.” Edhe ata i thonë: “Të vemi e të blejmë dy qint dinarë bukë, edhe t’u apëm’ atyre të hanë? Edhe ay u thot’ atyre: “Sa bukë keni? Shkoni e shihni.” Edhe si vanë e panë, i thonë: “Pesë, edhe dy pishqe.” Edhe ay udhëroj ata të unjenë të gjithë përmbi barë të ngjomë e të rrinë truveza truveza. Edhe ata ndenjnë togje togje, nga një qint e nga pesë-dhietë. Edhe ay si mori të pesë bukët’ edhe dy pishqetë, shtyri sytë ndë qiell, e bekoj, edhe theu bukëtë, edhe ua dha nxënësëvet të ti, që t’i vënë përpara atyreve; edhe u ndau të gjithëve dy pishqetë. Edhe të gjithë hangrrë e u nginë. Edhe ngritnë dy-mbë-dhietë kosha plot me copa, edhe nga pishqetë. Edhe ata që hangrrë bukëtë ishinë sinja pesë milë burra. Edhe përnjëherë shtrëngoj nxënësit’ e ti të ryjënë ndë lundrët, edhe të shkojënë përpara për mbatanë ndë Vithsajdha, gjersa të lëshojë ay gjëndëjenë. Edhe si i lëshoj, vate ndë mal të faletë. Edhe si u ngrys, lundra ish ndë mes të detit, edhe ay vetëmë mbi tokët. Edhe pa ata tuke munduarë mbë të voziturit, sepse era ish kundrë atyreve; edhe mbë të katrëtënë ruajtëjen e natësë vien tek ata, tuke ecurë mbi det; edhe deshi t’i kapërxejë. Po ata kur panë atë tuke ecurë mbi det, kujtuanë se është hije, edhe bërtitnë, sepse të gjith’ e panë, edhe u drothnë. Edhe përnjëherë foli bashkë me ata, e u thotë atyre: “Kini zemërë; unë jam, mos u frikësoni.” Edhe hipi ndë lundrët tek ata; edhe era pushoj. Edhe habiteshinë fort tepërë me vetëhe të tyre, edhe çuditeshinë. Sepse nuk’ e muarnë vesh nga bukëtë; sepse zemëra e atyreve ish ashpëruarë. Edhe si kapërxyenë, erthnë ndë dhet Gjennisaret, edhe hothnë hekurë ndë liman. Edhe ata kur duallë nga lundra, përnjëherë e njohnë, Edhe u turrnë ndëpër gjith’ ato anë, e zunë të bienë mbi shtratëra ata që kishinë keq aty ku dëgjoninë se është. Edhe kudo që hynte ndër fshatëra, a ndër qytete, a ndër ara, vininë të sëmurëtë ndëpër tregjet, edhe i luteshinë të prekënë vetëmë peshën’ e rrobes’ s’ati; edhe gjithë sa e prekninë, shëroneshinë. Atëhere mbëlidhenë tek ay Farisejtë, edhe disa nga shkronjësitë, që kishin’ ardhurë nga Jerusalimi. Edhe kur panë dica nga nxënësit’e ati tuke ngrënë bukë me duar të ndyra, domethënë të palara, i shanë. (Sepse Farisejt’ edhe gjithë Judhejtë, ndë mos lafshinë duartë gjer ndë bilure, nukë hanë, sepse mbajnë fialënë që u kanë lënë pleqtë. Edhe kur këthenenë nga tregu, ndë mos u lafshinë, nukë hanë; edhe shumë të tiera jan’ ato që kanë marrë t’i mbajnë, të lara potirash, e qelqesh, e ramërishtash, e shtratërash). Pasandaj Farisejt’ edhe shkronjësit’ e pyesënë: “Përse nxënësit’ e tu nuk’ ecëjënë sikundrë kanë lënë fialë pleqtë, po hanë bukë me duar të palara?” Po ay u përgjeq e u tha atyre: “Se Isaja profitepsi mirë për ju ipokritëtë, sikundrë është shkruarë: “Kyj llauzi më nderon me buzët, po zemëra e atyreve është lark prej meje. Edhe kot më kanë frikë, tuke mësuarë mësime, që janë porosi njerëzish.” Sepse keni lënë porosin’ e Perëndisë, e mbani fialëtë që kanë lënë njerëzitë, të lara qelqesh e potirash, edhe bëni shumë të tiera tillash kështu.” Edhe u thosh atyre: “Mirë e hithni poshtë porosin’ e Perëndisë, që të ruani fialënë që keni lënë ju. Sepse Mojsiu tha: “Ndero tët atë e tët ëmë”, edhe: ”Kush flet keq për tatënë a për t’ëmënë, le të vritetë.” Po ju thoni: Njeriu ndë i thëntë tet a s’ëmësë: Kurban, që do me thënë dhurëti, është ç’të mirë ke për të parë prej meje, mjaft. Edhe s’e lini më t’i bëjë gjë tet a s’ëmësë. Edhe shkelni fialën’ e Perëndisë për fialënë tuaj që keni lënë; edhe bëni shumë të tillash kështu.” Pasandaj si thirri përanë gjithe gjëndëjenë, u thosh atyre: “Të gjithë më dëgjoni, edhe merrni vesh: S’është ndonjë gjë që i hyn përjashta njeriut që munt ta ndynjë, po ato që dalënë nga ay, ato janë që ndyjënë njerinë. Ndë pastë ndonjë veshë të dëgjojë, le të dëgjojë.” Edhe kur hyri ndë shtëpi prej gjëndëjesë, nxënësit’e ati pyesninë për paravolinë. Edhe ay u thotë atyre: “Kështu edhe ju jeni të pamarrë vesh? S’merrni vesh se çdo gjë që i hyn njeriut përjashta nukë munt ta ndyjë? Sepse nukë hyn ndë zemërë t’ati, po ndë barkut; edhe del mbë të dalët, që qëron gjithë të ngrënatë.” Po thoshte, se: “Ç’del nga njeriu, ajo ndyn njerinë. Sepse përbrënda nga zemër’ e njerëzet dalënë mendimet’ e liq, ndyrësira, kurvëria, vrasëje, viedhësira, lakëmime, Të keqe, kobim, tepërë-ndryrësirë, syri lik, vllasfimi, madhështi, marrësi. Gjithë këto të liga dalënë përbrënda, edhe ndyjënë njerinë.” Edhe u ngre prej andej, e vate ndë sinoret të Tyrës’ e të Sidhonësë, edhe si hyri ndë shtëpi, nukë deshi ta marrë vesh asndonjë, po s’mundi të fshihetë. Sepse një grua, të cilësë e bila vogëlë kishte frymë të ndyrë, kur dëgjoj për atë, erdhi e i ra ndër këmbë. Edhe ajo gruaja ishte Greke, Syrofiniqe nga kombi; edhe i lutej të kërrejë diallinë prej së bilësë. Po Jisuj i tha asaj: “Le të nginjenë më përpara dielmtë; sepse s’është mirë të marrë ndonjë bukën’ e dielmvet, edhe t’ia hedhë këlyshvet qënvet. ” Po ajo u përgjeq e i tha: “Po, Zot, sepse edhe këlysht’ e qenvet përposh truvezësë hanë nga thërrimet’e çunavet vegjëlë.” Edhe ay i tha asaj: “Për këtë fialë shko; dialli dolli nga jot bilë.” Edhe ajo kur vate ndë shtëpi të saj, gjeti diallinë se kish dalë, edhe të bilënë rënë mbi shtrat. Pasandaj si dolli përsëri nga sinoret’ e Tyrës’ e të Sidhonësë, erdhi ndë det të Galilesë, ndëpër mes të sinoreve Dhekapolësë. Edhe bijënë një shurth belbuq, edhe i lutenë të vërë dorënë mbi atë. Edhe ay e mori prej gjëndëjesë veçanë, e vuri gishtërat’ e ti ndë veshët t’ati, edhe si pështyti, i preku gluhënë ati. Edhe si shtiu sytë mbë qiell, psherëtiti, edhe i tha: “Effatha”, që do me thënë: Hapu. Edhe përnjëherë u hapnë veshët’ e ati, edhe u sgjith të lidhurit’ e gluhës’ ati, edhe fliste drejtë. Edhe i porositi mos i thonë asndonjërit; po ay sa i porosiste, ata kaqë shumë më tepërë ata leçitninë. Edhe çuditeshinë fort tepërë e thoshinë: “Mirë i ka bërë të gjitha; edhe bën shurdhatë të dëgjojënë, edhe memecëtë të flasënë.” Nd’ ato dit, passi ishinë shumë gjëndëje, edhe s’kishinë se ç’të hanë, [Jisuj] thërriti përanë nxënësit’ e ti, e u tha: “Më dhëmbetë për gjëndëjenë, sepse janë tri dit tani që më presënë, edhe s’kanë se ç’të hanë. Edhe ndë i lëshofsha agjëruarshim ndëpër shtëpia të tyre, do të lodhenë mb’udhë; sepse ca nga ata kan’ ardhurë prej së largu.” Edhe nxënësit’ e ati u përgjeqnë: “Nga do të mundi ndonjë të nginjë këta me bukë këtu ndë shkretëtirët?” Edhe ay i pyeti: “Sa bukë keni?” Edhe ata i thanë: “Shtatë.” Edhe ay porositi gjëndëjenë të unjenë përdhe; edhe si mori shtatë bukëtë, e u fal ndersë, i theu edhe ua dha nxënësëet ti, që t’i vënë përpara gjëndëjesë; edhe ata i vunë përpara gjëndëjesë. Edhe kishinë pak pishqe të vegjëlë; edhe si bekoj, tha të venë përpara edhe ata. Edhe hangrrë e u nginjënë. Edhe ngritnë tepërica copash, shtatë shporta. Edhe ata që hangrrë ishinë sinja katrë milë vetë; pasandaj i lëshoj. Edhe përnjëherë hyri ndë lundrë bashkë me nxënësit’ e ti, edhe erdhi mb’anët Dhallmanutha. Edhe Farisejtë duallë, e zunë ta pyesënë, edhe të lypëninë nga ay shenjë prej qiellit, tuke ngar’ atë. Po ay si psherëtiti ndë shpirt të ti, thotë: “Ç’shenjë lypën kyj bres? Me të vërtetë po u them juve, se nukë do t’i epetë shenjë këti brezi.” Edhe si i la, hyri përsëri ndë lundrë, e iku përtej. Edhe ata harruanë të marrënë bukë, edhe s’kishinë me vetëhe ndë lundrët veç një bukë. Edhe ay i porosiste, tuke thënë: “Shikoni, ruhi nga brumi Farisevet, edhe nga brumi Irodhit.” Edhe ata mendoneshinë ndër mest t’ atyreve, tuke thënë: “Se s’kemi bukë.” Edhe Jisuj si e kupëtoj, u tha atyre: “Ç’mendoneni, se s’keni bukë? Edhe s’merrni vesh, as s’kupëtoni? Edhe po të ashpërë e keni zemërënë tuaj? Tuke pasurë sy, nukë shihni? Edhe tuke pasurë veshë, nukë dëgjoni? Edhe nukë mbani mënt? Kur theva pesë bukëtë mbë pesë milë vetëtë, sa kosha plot me copa ngrittë?” I thonë: “Dy-mbë-dhietë.” — “Edhe kur theva shtatë bukëtë mbë katrë milë vetëtë, sa shporta mbushurë me copa ngrittë?” Edhe ata thanë: “Shtatë.” Edhe u thoshte atyre: “Qysh nukë kupëtoni?” Pasandaj vien ndë Vithsajdha; edhe i bienë një të verburë, edhe i lutenë ta prekjë. Edhe ay si e mori për dore të verburinë, e nxori jashtë fshatit; edhe si pështyti ndër sy t’ati, vuri duartë mbi atë, edhe e pyeste ndë sheh gjë. Edhe ay si hapi sytë, tha: “Shoh njerëzitë se ecëjënë posi drurë.” Pasandaj përsëri vuri duarëtë mbi syt t’ati, edhe e bëri atë të hapjë sytë, edhe u shërua, edhe shihte të gjithë këthiellëtë. Edhe e dërgoj ndë shtëpi t’ati, tuke thënë: “As ndë fshat të mos hyjç, as mos i thuaç këtë as ndonjërit ndë fshat.” Pasandaj Jisuj me nxënësit’ e ti dolli ndëpër fshatërat të Qesarisë Filippit; edhe pyeste nxënësit’ e ti mb’udhë, tuke u thënë atyre: “Cili thonë njerëzitë se jam unë?” Edhe ata u përgjeqnë: “Joann Pagëzori; edhe të tierë thonë, Ilia; edhe të tierë, një nga profitëritë.” Edhe ay u thotë atyreve: “Po ju cili thoni se jam unë?” Edhe Pietri u përgjeq, e i tha: “Ti je Krishti.” Edhe ay i qërtoj ata, që të mos i thonë as ndonjërit për atë. Edhe zuri t’i mësojë, se i bir’ i njeriut duhetë të pësojë shumë, edhe të mos pëlqenetë nga pleqt’ e nga kryepriftërit’ e nga shkronjësitë, edhe të vritetë, edhe pas tri diç të ngjalletë. Edhe e fliste fialënë ndër sy. Edhe Pietri e mori pas vetëhesë, e zuri ta qërtojë. Po ay si u këthye e vuri re nxënësit’e ti, qërtoj Pietrinë, tuke thënë: “Ik prej meje, Satana; sepse s’ke ndër mënt punët’e Perëndisë, po punët’ e njerëzet.” Edhe si thirri përanë gjëndëjenë bashkë me nxënësit’e ti, u tha atyre: “Kush të dojë të vijë prapa meje, le të mohojë vetëhen’ e ti, edhe le të ngrerë kryqin’ e ti, edhe le të më vijë prapa. Sepse kush të dojë të shpëtojë jetën’ e ti, do ta hunbasë; po kush të humbasë jetën’ e ti për punë time edhe të ungjillit, kyj do ta shpëtojë. Sepse ç’dobi do të ketë njeriu, ndë fitoftë gjithë botënë, edhe të dëmtojë shpirtin’ e ti? Apo ç’do t’apë njeriu për këmbyerie të shpirtit të ti? Sepse cilitdo që t’i vijë turp për mua edhe për fialët’ e mia mbë këtë bres kurvar edhe faltuar, edhe të birit njeriut do t’i vijë turp për atë, kur të vijë ndë lavdit të t’et bashkë me ëngjëjt’ e shënjtëruarë. Edhe u thosh atyre: “Me të vërtetë po u thom juve, se janë dica prej këtyre që rrinë këtu, që nukë do të ngjëronenë vdekëje, gjersa të shohënë mbëretërin’ e Perëndisë ardhurë me fuqi.” Edhe pas gjashtë diç Jisuj merr me vetëhe Pietrin’ e Jakovin’ e Joanninë, edhe i hipën vetëmë mbë një mal të lartë veçanë; edhe ndërroj fytyrënë përpara atyre. Edhe rrobet’ e ati u bënë të shkëlqyera e fort të bardha posi bora, kështu që as ay që sbardh rrobetë mbi dhet s’munt t’i sbardhë. Edhe u duk atyre Ilia bashkë me Mojsinë; edhe ishinë tuke folurë bashkë me Jisunë. Edhe Pietri u përgjeq e i tha Jisujt: “Ravvi, mir’ është të jemi ne këtu; edhe le të bëjmë tri tenda, një për tyj, edhe një për Mojsinë, edhe një për Ilinë.” Sepse s’dinte se ç’të flasë; sepse ishinë tremburë. Edhe i mbuloj një re, edhe erdhi një zë prej resë, tuke thënë: “Kyj është biri im i dashuri, ati i dëgjoni.” — Edhe befas kur vunë re përqark, s’panë më asndonjë, po Jisunë vetëmë bashkë me ata. Edhe ata tuke sbriturë nga mali, i porositi mos i tregojën’ asndonjërit sa panë, veç kur të ngjalletë prej së vdekurish i bir’ i njeriut. Edhe ata e ruajtnë fialënë ndër vetëhe, edhe haheshinë njëri me tatrinë: “Ç’është këta të ngjallurë prej së vdekurish.” Edhe pyesnin’ atë, tuke thënë: “Përse thonë shkronjësitë, se duhetë të vijë më përpara Ilia?” Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Ilia vien më përpara, edhe vë mbë vënt të gjitha punëratë, edhe qysh është shkruarë për të birin’ e njeriut, se duhetë të pësojë shumë, edhe se nukë do ta kenë për gjë. Po unë po u them juve, se edhe i bënë sa deshnë, sikundrë është shkruarë për atë.” Edhe kur erdhi te nxënësitë, pa shumë gjëndëje rreth atyreve, edhe shkronjësitë tuke ngrënë me fialë bashkë me ata. Edhe përnjëherë gjithë gjëndëja, kur pan’ atë, u habitnë, edhe tuke nxituar’ e përshëndetninë. Edhe ay pyeti shkronjësitë: “Ç’hahi me fialë bashkë me ata?” Edhe një prej gjëndëjes’ u përgjeq, e tha: “Mësonjës, prura tem bir te ti që ka frymë të pagolë. Edhe kudo ta zërë, e tunt, edhe shkumëzon, e kërcëllin dhëmbët’e ti, edhe thahetë; edhe u thashë nxënëset tu ta kërrejënë, po s’muntnë.” Edhe ay u përgjeq e tha: “O bres i pabesë, gjer kurë do të jem bashkë me ju? Gjer kurë do t’u duroj juve? Bini atë tek unë.” Edhe e prunë tek ay; edhe kur pa atë, përnjëherë fryma e shkleu; edhe ra përdhe, e hiqej barkazë tuke shkumëzuarë. Edhe ay pyeti t’anë: “Sa kohë ka që kurë se i gjau këjo?” Edhe ay tha: “Që kurë se ish çun i vogëlë. Edhe shumë herë e hodhi edhe ndë ziarr edhe nd’ujëra, që ta humbasë; po ndë munç të bëjsh gjë, le të dhëmbetë për ne, e na ndih.” Edhe Jisuj i tha këtë: “Ndë munç të besojsh, të gjitha munt të bënenë mb’atë që beson.” Edhe përnjëherë i ati çunit vogëlë thërriti me lot, tuke thënë: “Zot, besoj; ndihi pabesërisë sime.” Edhe Jisuj kur pa se po rrudhej gjëndëje, qërtoj frymën’ e ndyrë, tuke i thënë: “Frym’ e pagolë edhe shurdhë, unë të urdhëroj: Dil nga ay, edhe mos ryjsh më tek ay.” — Edhe fryma tuke bërtitur’ e tuke shklyer’ atë shumë, dolli; edhe u bë posi i vdekurë, kaqë sa shumë vetë thoshinë se vdiq. — Edhe Jisuj e kapi për dore, edhe e çoi; edhe u ngre. Edhe kur hyri ndë shtëpi, nxënësit’ e ti e pyesninë veçan: “Përse nukë muntmë neve ta kërrejmë?” Edhe ay u tha atyre: “Kyj farë kombi s’munt të dalë me tietërë gjë, veç me të falur’ e me agjërim.” Edhe si duallnë ateje, shkoninë ndëpër Galilet, edhe s’donte ta marrë vesh njeri. Sepse mësonte nxënësit’e ti, e u thosh atyre, se: “I Bir’ i njeriut epetë ndër duar të njerëzet, edhe do ta vrasënë, edhe si të vritetë, do të ngjalletë të tretënë ditë.” Po ata nuk’ e kupëtoninë fialënë, edhe kishinë frikë ta pyesninë. Edhe erdhi ndë Kapernaum; edhe kur hyri ndë shtëpit, pyeste ata: “Ç’mendoneshitë mb’udhë me vetëhe tuaj?” Po ata s’bëninë zë; sepse mb’ udhë flisninë ndë mest t’atyreve: “Cili ësht’ më i math?” Edhe si ndenji, thirri të dy-mbë-dhietëtë, edhe u thot’ atyre: “Kush të dojë të jetë i parë, do të jetë i prapsëmi të gjithëve, edhe shërbëtori të gjithëve.” Edhe mori një çun të vogëlë, edhe e qëndroj ndë mest t’atyreve, edhe si e mori ndë krah, u tha atyre: “Kush të presë një të tillë çunash të vegjëlë mb’emërë tim, ka priturë mua; edhe kush të presë mua, s’ka priturë mua, po atë që më ka dërguarë.” Edhe Joanni iu përgjeq, tuke thënë: “Mësonjës, pamë një njeri që kërren diaj mb’emërë tënt, i cili nukë na vien pas; edhe e ndalëm, sepse nukë na vien pas.” Po Jisuj tha: “Mos e ndalni, sepse asndonjë s’ësht’ ay që bën çudia mb’enërë tim, edhe do të muntjë përnjëherë të flasë keq për mua; Sepse ay që nuk’ është kundrë nesh, është bashkë me ne. Edhe ay që t’u apë juve një potir ujë mb’emërë tim, sepse jeni të Krishtit, me të vërtetë po u them juve, se nukë do ta humbasë pagën’e ti. Edhe ay që të skandhalisjë një nga këta të vegjëlitë që më besojënë, është më mirë për atë ndë iu lithtë një gur mulliri ndë qafë t’ati, edhe të hidhetë ndë det. Edhe ndë të skandhalistë dora jote, preje; është më mirë për tyj të hyjç dorac ndë jetët, se tuke pasurë të dy duartë të shkojç ndë gjehenë, ndë ziarr të pashuarë, Atie ku “krymb’i atyreve s’ka të mbaruarë, edhe ziarri s’ka të shuarë”. Edhe ndë të skandhalistë këmba jote, preje; sepse është më mirë për ty të hyjç ndë jetët i çalë, se tuke pasurë të dy këmbëtë të hidheç ndë gjehenë, ndë ziarr të pashuarë, Atie ku “krymb’i atyreve s’ka të mbaruarë, edhe ziarri s’ka të shuarë.“ Edhe ndë të skandhalistë syri yt, nxire: është më mirë për ty të hyjç me një sy ndë mbëretëri të Perëndisë, se tuke pasurë dy sy të hidheç ndë gjehenë të ziarrit, Atie ku “krymb’ i atyreve s’ka të mbaruarë, edhe ziarri s’ka të shuarë.” Sepse çdo njeri do të krypetë me ziarr, edhe çdo kurban do të krypetë me krypë. Krypa ësht’ e mirë; po ndë u bëftë krypa e pashëllirëshime, me se do ta ndreqni? Kini krypë ndë vetëhet tuaj, edhe kini paqtim njëri me tiatrinë.” Edhe si u ngre ateje, vien ndë sinoret të Judhesë, për përtej Jordhanit; edhe përsëri shkojnë bashkë tek ay gjëndëje; edhe sikundrë e kish zakon, përsëri i mësonte. Edhe si i erdhë përanë Farisejtë, e pyetnë, tuke ngar’ atë: “Ndë qoftë se ësht’ e udhësë burri ta lëshojë gruanë?” Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Ç’u ka porositurë juve Mojsiu?” Edhe ata thanë: “Mojsiu na la të shkruhetë kart’ e ndarëjesë, edhe ta lëshojë.” Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Për zëmërën’ e ashpërë tuajënë u shkroj juve këtë porosi; Po që ndë krye të herësë, që kurë se është kriuarë bota Perëndia bëri ata mashkull’ edhe femërë. “Për këtë punë njeriu do të lërë tatën’ e t’ëmënë, edhe do të ngjitetë pas gruasë ti, Edhe do të jenë të dy ndë një mish.” Kaqë sa nuk’ janë më dy, po një mish. Atë pra që Perëndia e bëri parë, njeriu le të mos e ndajë.” Edhe ndë shtëpit përsëri e pyetnë nxënësit’e ti për gjithatë gjë. Edhe ay u thot’ atyre: “Kush të lëshojë gruan’ e ti, edhe të martonetë me tiatërë, kurvëron mb’atë. Edhe gruaja ndë lëshoftë burrin’ e saj, edhe të martonetë me tiatërë, kurvëron.” Atëhere i prunë çuna të vegjëlë, që t’i prekë; edhe nënësitë i qërtonin’ ata që i bininë. Po Jisuj kur pa, u zemërua, edhe u tha atyre: “Lini çunat’ e vegjëlë të vinë tek unë, edhe mos i ndalni; sepse për të tillë është mbëretëria ë Perëndisë. Me të vërtetë po u them juve: Kush të mos presë mbëretërin’ e Perëndisë posi një çun të vogëlë, nukë do të ryjë nd’atë.” Edhe si i mori ndë krah, vuri duartë mbi ata, edhe i bekoj. Edhe ay tuke dalurë mb’udhë, një njeri u lëshua me vrap, edhe ra mbë gjunj përpara ati, edhe e pyeste: “Mësonjës i mirë, ç’të bëj që të trashëgoj jetën’e pasosurë?” Edhe Jisuj i tha: “Ç’më thua i mirë? Asndonjë s’ësht’i mirë, përveç një Perëndi. I di porositë: “Mos kurvërojsh. Mos vraç. Mos viethç. Mos bëjsh martiri të rreme. Mos bëjsh dëm. Ndero tët at’ e tët ëmë”. Edhe ay u përgjeq, e i tha: “Mësonjës, këto i kam ruajturë që mbë të rit tim.” Edhe Jisuj shtyri sytë mb’atë, edhe e deshi, edhe i tha: “Një gjë të mbetetë: shko e shit sa ke, edhe epua të vobegjet, edhe do të kesh thesar ndë qiell; edhe eja, ngre kryqnë, e ecë pas meje.” Po ati i erdhi liksht për fialënë, e iku hidhëruarë; sepse kish gjë shumë. Edhe Jisuj si vuri re përqark, u tha nxënëset ti: “Sa me të vështirë do të ryjënë ndë mbëretërit të Perëndisë ata që kanë gjë!” Edhe nxënësitë tmeroneshinë për fialët’e ati. Po Jisuj përsëri u përgjeq e u tha atyre: “Dielm, sa e vështirëshime është të ryjënë ndë mbëretërit të Perëndisë ata që shpërejënë mbë gjët! Më kollaj është të shkojë kamilla ndëpër vërë të gjylpërësë, se i pasuri të ryjë ndë mbëretërit të Perëndisë.” Edhe ata çuditeshinë tepërë, tuke thënë me vetëhen’ e tyre: “Vallë cili munt të shpëtojë?” Edhe Jisuj si shtyri sytë mb’ata, tha: “Te njerëzitë është punë që s’munt të bënetë, po te Perëndia jo; sepse të gjitha munt të bënenë te Perëndia. Edhe Pietri zuri t’i thotë: “Na neve tek lam të gjitha, edhe erthmë pas teje.” Edhe Jisuj u përgjeq, e tha: “Me të vërtetë po u thom juve, se asndonjë s’ësht’ ay që la shtëpi, a vëllezërë, a motëra, a atë, a mëmë, a grua, a dielm, a ara, për punë time edhe t’ungjillit, Që të mos marrë një qint për një tani ndë këtë kohë, shtëpi, e vëllezërë, e motëra, e mëma, e dielm, e ara, bashkë me të ndiekura, edhe ndë jetët që vien jetë të pasosurë. Po shumë të parë do të jenë të prapsëmë, edhe të prapësmitë të parë.” Edhe ishinë mb’udhë tuke hipurë ndë Jerusalim; edhe Jisuj ishte tuke shkuarë përpara atyreve; edhe ata çuditeshinë, edhe vininë prapa tuke pasurë frikë. Edhe ay mori përanë përsëri të dy-mbë-dhietëtë, e zuri t’u thot’ ato punë që do t’i gjanin’ati. “Se na te po hipëjmë ndë Jerusalim, edhe i bir’ i njeriut do t’epetë ndër duar të kryepriftëret edhe të shkronjëset, edhe do ta gjykojënë për vdekëje, edhe do ta apënë ndër duar të kombevet. Edhe do ta përqeshjënë, edhe do ta rrahënë me shufrë, edhe do ta pështyjnë ndër sy, edhe do ta vrasënë, edhe të tretënë ditë do të ngjalletë.” Edhe atëhere vinë tek ay Jakovi edhe Joanni, të bijt’e Zevedheut, tuke thënë: “Mësonjës, duamë të na bëjsh atë që të lypëjmë.” Edhe ay u tha atyre: “Ç’doni t’u bëj unë juve?” Edhe ata i thanë: “Epna që të rrimë, një prej së diathtësë sate, edhe një prej së mëngjërësë sate ndë lavdi tënde.” Po Jisuj u tha atyre: “S’dini se ç’lypni; munt të pini atë potirrë që pi unë, edhe të pagëzoneni me atë pagëzimnë që pagëzonem unë? Edhe ata i thanë: “Muntmë.” Edhe Jisuj u tha atyre: “Atë potirrë që pi unë, do ta pini, edhe me atë pagëzimnë që pagëzonem unë, do të pagëzoneni. Po të rrini prej së diathtësë sime e prej së mëngjërësë sime, nuk’ është puna ime ta ap, po do t’u epet’ atyreve, që është bërë gati për ata. Edhe të dhietëtë kur dëgjuanë, zunë të zemëronenë për Jokovin’ edhe për Joanninë. Po Jisuj si i thirri përanë, u thot’ atyre: “E dini se ata që dukenë se urdhërojënë kombetë, pushtojën’ ata; edhe të mëdhejt’ e atyreve urdhërojën’ ata. Po nukë do të jetë kështu ndër ju; po kush të dojë të bënetë i math ndër ju, do të jetë shërbëtori juaj. Edhe kush të dojë prej jush të bënet’ i parë, do të jetë shërbëtori të gjithëve; Sepse edhe i bir’ i njeriut nuk’ erdhi të shërbenetë, po të shërbejë, edhe të apë jetën’ e ti shpërblim për shumë vetë. ” Pastaj vinë ndë Jeriho; edhe ay si doli prej Jerihosë bashkë me nxënësit’ e ti, edhe mjaft gjëndëje, Vartimeu i verburë, i bir’ i Timeut, rrinte përan’ udhësë tuke lypurë. Edhe kur dëgjoj se është Jisu Nazoreasi, zu të bërtasë e të thotë: “Jisu, i bir’ Dhavidhit, përdëllemë.” Edhe shumë vetë e qërtoninë, që të mos bëjë zë; po ay shumë më tepërë bërtiste: “I bir’ i Dhavidhit, përdëllemë.” Edhe Jisuj qëndroj, e tha të thërritetë; edhe ata thërresënë të verburinë, e i thonë: Merr zemërë, ngreu; po të thërret. Edhe ay si hodhi rroben’ e ti, u ngre e erdhi te Jisuj. Edhe Jisuj u përgjeq, e i tha: “Ç’do të të bëj unë?” Edhe i verburi i tha: “Ravvi, që të hap sytë.” Edhe Jisuj i tha: “Shko; besa jote të shpëtoj.” Edhe përnjëherë hapi sytë, edhe i vinte pas Jisujt mb’udhë. Edhe kur afronenë ndë Jerusalim, ndë Vithfagji edhe ndë Vithani, te Mali Ullinjet, dërgoj dy nga nxënësit’e ti. Edhe u thot’ atyre: “Shkoni mb’atë fshat që është kundruell jush; edhe shpejt posa të ryni mb’ atë, do të gjeni një pulisht lidhurë, që s’i ka hipurë asndonjë prej njerëzish; sgjidheni edhe e bini. Edhe ndë u thëntë juve ndonjë: Ç’bëni kështu? Thoni, se Zoti ka nevolë për atë; edhe shpejt do ta dërgojë këtu. Edhe ata vanë, edhe gjetnë pulishtinë lidhurë te dera jashtë ndërmest dy udhësh; edhe e sgjidhënë. Edhe disa nga ata që ishinë ndenjur’ atie u thoshinë atyre: “Ç’bëni ashtu që sgjithni pulishtinë?” Edhe ata u than’ atyre sikundrë i pat porositurë Jisuj; edhe ata i lanë. Edhe prunë pulishtinë te Jisuj, edhe vunë rrobet’ e tyre mbi atë; edhe ay i hipi. Edhe shumë vetë shtruanë rrobet’e tyre mb’ udhë; edhe të tierë këputninë dega drush, e i shtroninë mb’ udhë. Edhe ata që shkoninë përpara, e ata që vininë pas bërtisninë, tuke thënë: “Hosanna! I bekuar’ ësht’ ay që vien mb’emërit të Zotit! E bekuar’ është mbëretëria që vien [mb’emërit të Zotit], atit tënë Davidhit; Hosanna mbë të lartat!” Edhe Jisuj hyri ndë Jerusalim, edhe ndë hieroret; edhe si vuri re përqark të gjitha, po pasi ishte tani koha vonë, dolli ndë Vithani bashkë me të dy-mbë-dhietët. Edhe mbë të nesërmet, si duallnë nga Vithania, i erdhi uri. Edhe kur pa një dru fiku për së largu që kish gjethe, erdhi të gjejë ndonjë gjë mb’atë; edhe si erdhi mb’atë, s’gjeti gjë, veç gjethe; sepse s’ish kohë fiqsh. Edhe [Jisuj] u përgjeq e i tha drurit fikut: “Asndonjë mos ngrëntë më pemë prej teje për gjithë jetënë.” Edhe nxënësit’ e ati dëgjoninë. Edhe vinë ndë Jerusalim; edhe Jisuj, si hyri ndë hieroret, zuri të kërrejë ata që shisninë e blininë ndë hieroret; edhe rrëzoj truvezat’ e truvezaret, edhe fronet’ e atyreve që shisninë pëllumbatë. Edhe nukë linte asndonjë të bierë enë ndëpër hieroret. Edhe mësonte, tuke u thën’ atyre: “Nuk’ është shkruarë, “Se shtëpia ime do të kluhetë shtëpi lutëje mbë gjithë kombet?” Po ju e bëtë “Shpellë kursarësh.” – Edhe shkronjësit’ e kryepriftëritë dëgjuanë, edhe kërkoninë qysh ta prishjënë; sepse e druanin’ atë, se gjithë gjëndëja çuditej për mësimin’ e ati. Edhe kur u ngrys, dilte jashtë qytetit. Edhe ndë mëngjes tuke shkuar’ ata aty drejti, panë drun’ e fikut tharë që nga rrënja. Edhe Pietri si u kujtua tha: “Ravvi, shih, druj’ e fikut që mallëkove, u tha.” Edhe Jisuj u përgjeq, e u tha atyre: “Kini besë mbë Perëndinë. Sepse me të vërtetë po u thom juve, se kush t’i thotë këti mali: Ngreu, edhe hidhu ndë det, edhe të mos jetë me dy mëndëje ndë zemërë të ti, po të besojë se sa thotë bënenë, do të bënenë mb’ atë ç’të thotë. Përandaj po u thom juve: Gjithë sa të lypni tuke falurë, besoni se i merrni, edhe do t’u bënenë juve. Edhe kur të rrini të faleni, ndëleni, ndë paçi gjë kundrë ndonjërit, që edhe Ati juaj që është ndë qiejet t’u ndëlejë juve faletë tuaja. Po ndë mos ua ndëlefshi ju, as Ati juaj që është ndë qiejet nukë do të ndëlejë fajetë tuaja.” Pasandaj vinë përsëri ndë Jerusalim; edhe ay tuke ecurë ndë hieroret, vinë tek ay kryepriftërit’ edhe shkronjësit’ edhe pleqtë, e i thonë: “Me çfarë pushteti bën këto? Edhe cili ta ka dhënë këtë pushtet të bëjsh këto?” Edhe Jisuj u përgjeq, e u tha atyre: “Edhe unë do t’u pyes juve një fialë; edhe m’u përgjeqni, edhe atëhere do t’u them juve, me çfarë pushteti bëj këto. Pagëzimi Joannit prej qielli ishte, a prej njerëzish? M’u përgjiqni.” Edhe ata mendoneshinë me vetëhen’ e tyre, tuke thënë: Ndë thënçim: Prej qielli, do të thotë: Përse pra s’i besuatë? Po ndë thënçim: Prej njerëzish, druaninë llausnë, sepse të gjith’ e kishinë Joanninë, se është profit me të vërtetë. Edhe ata u përgjeqnë e i thanë Jisujt: “Nukë dimë.” Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “As unë s’u thom juve me çfarë pushteti bëj këto.” Pasandaj zuri t’u thot’ atyre me paravolira. “Një njeri mbolli një vështë, edhe e thuri me garth, edhe rëmoj një tirë, edhe ndërtoj një pirk, edhe e dha ndër bulqë, edhe iku ndë dhe të huaj. Edhe ndë kohët të pemëvet dërgoj një shërbëtuar te bulqitë, që të marrë prej bulqish nga pem’ e vështit. Po ata e zun’ edhe e rrahnë, edhe e dërguanë prapë sbrazëtë. Pasandaj përsëri dërgoj një tiatërë shërbëtuar tek ata; po edhe atë e rrahnë me gurë, edhe i çanë kryetë, edhe e dërguanë prapë të turpëruarë. Pasandaj përsëri dërgoj një tiatërë; po e vranë; pasandaj dërgoj shumë të tierë, po dica i rrahnë, edhe dica i vranë. Tuke pasurë pra edhe një bir të ti të dashurin’ e ti, e dërgoj edhe atë tek ata së prapmi, tuke thënë se: “Do të kenë turp teim bir.” Po ata bulqitë thanë me vetëhen e tyre, se: Kyj është trashëgimtari; ejani, le ta vrasëm, edhe trashëgimi do të jetë yni. Edhe e muarnë, edhe e vranë, edhe e nxuarnë jashtë vështit. Ç’do të bëjë pra i zoti vështit? Do të vijë, e do të prishjë bulqitë, edhe vështinë do t’ua apë të tierëve. – As këtë shkronjë s’e keni kënduarë: “Atë gurinë që s’e pëlqyen’ ata që ndërtojënë, kyj u bë krye cepi; Prej Zotit u bë këjo, edhe ësht’ e çudiçime ndë syt tënë.” Edhe ata kërkoninë ta zënë; po patnë frikë gjëndëjenë; sepse e kupëtuanë, se tha këtë paravoli për ata; edhe e lan’ e iknë. Pasandaj dërgojënë tek ay ca nga Farisejtë edhe nga Irodhianëtë, që ta zënë me fialë. Edhe ata erthnë, e i thanë: “Mësonjës, e dimë se je i vërtetë, edhe s’do të dish as për ndonjë; sepse nukë shikon faqen’ e njerëzet, po mëson udhën’ e Perëndisë me të vërtetë. Ësht’ e udhësë t’i apëmë Qesarit pagesë, apo jo? Të apëmë, a të mos apëmë? Edhe ay tuke njohurë ipokrisin’ e atyreve, u tha: “Ç’me ngisni? Më bini një dinar që ta shoh.” Edhe ata i prunë. Edhe ay u thot’ atyre: “Kujt është këjo shëmbëllesë, edhe këjo përmbishkronjë?” Edhe ata i thanë: “E Qesarit.” Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Epni Qesarit ato që janë të Qesarit, edhe Perëndisë ato që janë të Perëndisë.” Edhe ata u çuditnë për atë. Pastaj vinë tek ay Sadhdhuqej, të cilëtë thonë se s’ka të ngjallurë. Edhe e pyetnë, tuke thënë: “Mësonjës, Mojsiu na ka shkruarë, se ndë i vdektë ndonjërit i vëllaj, edhe të lërë grua, edhe të nos lërë bij, i vëllaj të marrë gruan’ e ati, edhe të ngjalljë farë për të vëllan’ e ti. Ishinë pra shtatë vëllezërë; edhe i pari mori grua, edhe kur vdiq nukë la farë. Edhe i dyti e mori atë, edhe vdiq, po as ay s’la farë, edhe i treti po kështu. Edhe të shtatë e muarnë, edhe nukë lanë farë; së prapmi të gjithëve vdiq edhe gruaja. Mbë të ngjallurit pra, kur të ngjallenë, e cilit nga ata do të jetë gruaja? Sepse të shtatë e patnë atë grua.” Po Jisuj u përgjeq, e u tha atyre: “Nukë gënjeneni për këtë, sepse nukë dini shkronjatë, as fuqin’ e Perëndisë. Sepse kur të ngjallenë prej së vdekurish, as martojënë, as martonenë; po janë posi ëngjëjtë që janë ndë qiejet. Edhe për të vdekuritë se ngjallenë, a s’keni kënduarë ndë vivli të Mojsiut, si i tha Perëndia ndë ferrët, tuke thënë: "Unë jam Perëndia i Avraamit, edhe Perëndia i Isaakut, edhe Perëndia i Jakovit”. Perëndia nuk’ është Perëndi të vdekurish, po Perëndi të gjallësh; ju pra gënjeneni shumë.” Atëhere një nga shkronjësitë, që dëgjoj ata se po haheshinë me fialë, tuke diturë se u përgjeq mirë atyre, u afrua, edhe e pyeti: “Cila porosi ësht’ e para të gjithave?” Edhe Jisuj iu përgjeq, se: “E para e gjithë porosiavet është: “Dëgjo, Israil; Zoti, Perëndia ynë është një Zot; Edhe të duaç Zotinë Perëndinë tënt me gjithë zëmrënë tënde, edhe me gjithë shpirtinë tënt, edhe me gjithë mëndëjenë tënde, edhe me gjithë fuqinë tënde.” Këjo ësht’ e para porosi. Edhe e dyta po kështu është këjo: “Të duaç të afërminë tënt posi vetëhenë tënde.” Tiatërë porosi më të madhe nga këto nukë ka.” Edhe shkronjësi i tha: “Mirë, Mësonjës, me të vërtetë the, se një është Perëndia, edhe s’është tiatërë veç ati. Edhe me dashur’ atë me gjithë zemërën’ edhe me gjithë mëndëjen’ edhe me gjithë shpirtin’ edhe me gjithë fuqinë, edhe me dashurë të afërminë posi vetëhenë, është më tepërë se gjithë kurbanetë të gjithëdiegurë, edhe se kurbanetë.” Edhe Jisuj kur pa atë, se u përgjeq me mënt, i tha: “Nukë je lark nga mbëretëria e Perëndisë.” Edhe asndonjë s’kuxonte ta pyesë më. Edhe Jisuj u përgjeq e tha, tuke mësuarë ndë hieroret: “Qysh thonë shkronjësitë, se Krishti ësht’ i biri Dhavidhit? Sepse ay Dhavidhi tha nga an’ e Frymësë Shënjtëruarë: “I tha Zoti Zotit tim: Rri prej së diathtësë sime, gjersa të vë arëmiqt’ e tu ndënë këmbët të këmbëvet të tua.“ Ay Dhavidhi vetë pra i thotë Zot; edhe nga ësht’ i biri ati?” Edhe gjithë gjëndëjesë i kishte ënda të dëgjojë atë. Edhe u thoshte atyre ndë mësim të ti: “Ruhi nga shkronjësitë, që duanë t’ecëjënë me stolia, edhe të përshëndetura ndëpër tregjet, Edhe vënde të para ndëpër sinagogjiat, edhe kryemësallash ndëpër darkat. Ata që hanë shtëpiat’ e gravet va edhe këtë e bëjënë tuke shtyrë shkak se falenë shumë; këta do të marrënë më tepërë mundim.” Edhe Jisuj ndenji kundruell kutisë aspravet, edhe vinte re qysh hithte gjëndëja nga një rame ndë kuti të aspravet; edhe shumë të pasurë hithninë shumë. Edhe erdhi një grua e ve edhe e vobektë, edhe hodhi dy të imëta, domethënë një kodhrant. Edhe Jisuj thirri përanë nxënësit’ e ti, e u tha atyre: Me të vërtetë po u them juve, se kjo grua e ve edhe e vobektë ka hedhur më tepërë se të gjith’ ata që hothnë ndë kuti të aspravet. Sepse të gjithë hothnë prej tepëricësë tyre, po ajo nga të mbeturit’ e saj hodhi gjithë sa pat, gjithë gjën’ e saj.” Edhe ay tuke dalurë nga hieroreja, i thotë një nga nxënësit’e ti: “Mësonjës, shih çfarë gurësh të mëdhej, edhe çfarë ndërtesash të mëdha!” Edhe Jisuj u përgjeq, e i tha: “Sheh këto ndërtesa të mëdha? Nukë do të mbesë gur mbi gur që nukë do të rrëzonetë.” Pastaj ay duke ndenjurë ndë Mal të Ullinjet, kundruell hieroresë, Pietri edhe Jakovi edhe Joanni edhe Andhreu e pyesninë veçanë: “Thuajna, kurë do të bënenë këto, edhe ç’shenjë do të jetë, kur do të mbaronenë këto të gjitha?” Edhe Jisuj, tuke përgjegjurë, zuri t’u thot’ atyre: “Vëni re mos u gënjejë ndonjë juve. Sepse shumë vetë do të vinë mb’emërit tim, tuke thënë, se: “Unë jam”; edhe do të gënjejënë shumë vetë. Edhe kur të dëgjoni luftëra, edhe zëra luftërash, mos u frikësoni; sepse duhetë të bënenë këto, po edhe nuk’ ësht’ e pastajmeja. Sepse do të ngrihetë komp kundrë kombi, edhe mbëretëri kundrë mbëretërie; edhe do të bënenë tërmetëra vënde mbë vënde, edhe do të bënenë zira për bukë e trazyra. Këto janë të nisurit’ e të dhëmburavet. Po ju vështroni vetëhenë tuaj, sepse do t’u apënë juve ndër duar ndëpër bashkëndenje, e ndëpër sinagogjia; do të rriheni, e do të rrini përpara qivernitarëve e mbëretërave për punë time, për martiri mb’ata. Edhe duhetë të leçitet’ ungjilli më përpara ndëpër gjithë kombet. Edhe kur t’u shpienë që t’u apënë juve ndër duar, mos kini kujdes përpara, se ç’keni për të folurë, as mos shkoni ndër mënt; po ç’t’u epetë juve nd’atë orë, këtë flisni; sepse s’jeni ju ata që flisni, po Frym’ e Shënjtëruarë. Edhe i vëllaj do t’ apë ndër duar të vëllanë për vdekëje, edhe i ati të birrë; edhe dielmtë do të ngrenë krye kundrë përintvet, edhe do t’i vrasënë. Edhe të gjithë do t’u kenë mëri për emërinë tim; po kush të durojë gjer së prapmi, kyj do të shpëtojë. Edhe kur të shihni “të ndyrët’ e së shkretuarësë”, që është thënë nga profiti Dhaniil, ndenjurë te nukë duhetë (ay që këndon le të kupëtojë), atëhere ata që të jenë ndë Judhe, le të ikëjënë ndëpër malet. Edhe ay që të jetë mbi kulmt të shtëpisë, le të mos sbresë ndë shtëpi, as le të mos ryjë të marrë gjë nga shtëpi’ e ti. Edhe ay që të jetë nd’ arë, le të mos këthenetë prapa të marrë rroben’ e ti. Po mjer ato që janë me barrë, edhe ato që kanë foshnje ndë gji nd’ato dit! Edhe faluni që të mos bënetë të ikuritë tuaj ndë dimërë. Sepse nd’ ato dit do të jetë i këtillë shtrëngim, që nuk’ është bërë kështu që kur se është nisurë kriesa, që krioj Perëndia, gjer tani, edhe nuk është për të bërë. Edhe Zoti ndë mos i kishte pasë shkurtuar’ ato dittë, s’kish për të shpëtuar’ asndonjë trup; po për të sgjedhuritë që i ka sgjedhurë, shkurtoj dittë. Edhe atëhere ndë u thashtë juve ndonjë: “Na, ky është Krishti”, a: “Na ky ësht’ atie”, të mos besoni. Sepse do të ngrihenë krishtërë të rrem, e profitërë të rrem, edhe do të bëjënë shenje e çudira, që të gënjejën’ edhe të sgjedhuritë, ndë munçinë. Po ju vëni re; na tek u thashë juve të gjitha që përpara. Po nd’ato dit, pas ati shtrëngimi, dielli do t’erretë, edhe hëna nukë do t’ apë dritën’ e saj, Edhe yjet’e qiellit do të bijenë, edhe fuqiatë që janë ndë qiejet do të tundenë. Edhe atëhere do të shohënë të birin’e njeriut tuke ardhurë ndër re me shumë fuqi e me lavdi. Edhe atëhere do të dërgojë ëngjëjt’ e ti, edhe do të mbëledhë të sgjedhurit’ e ti nga të katrë erëratë, prej kandit dheut gjer mbë kant të qiellit. Edhe prej drusë fikut mirrni vesh paravolinë: kur t’i bënet tani asaj dega e butë, edhe të nxierrë gjethetë, ta dini se vera ësht’ afërë. Kështu edhe ju, kur të shihni këtoi se bënenë, dinia se ësht’ afërë dyervet. Me të vërtetë po u thom juve, se kyj bres nukë do të shkojë, gjersa të bënenë këto të gjitha. Qielli edhe dheu do të shkojënë; po fialët’ e mia nukë do të shkojënë. Edhe për atë ditë, e për atë orë asndonjë s’e di, as ëngjëjtë që janë ndë qiell, as Biri, po veç Ati. Vëni re, rrini sgjuarë, edhe faluni; sepse nuk’ e dini kur është koha. Sepse këjo do të jetë posi një njeri ikurë ndë dhe të huaj, i cili la shtëpin’e ti, edhe ua dha pushtetnë shërbëtorëvet ti, edhe gjithë secilit punën’ e ati, edhe porositi portarinë të rrijë sgjuarë. Rrini sgjuarë pra (sepse s’dini kur vien i zoti shtëpisë, mbë të ngrysurë, a ndë mesnatë, a ndë këndim të kokoshit, a ndë mëngjes). Se mos vien papriturë e u gjen juve tuke fleturë. Edhe ato që po u thom juve, ua thom të gjithëve: Rrini sgjuarë.” Edhe pas dy diç ishte pashka edhe pabrumietë; edhe kryepriftëritë edhe shkronjësitë kërkoninë si ta zënë me kobim, edhe ta vrasënë. Edhe thoshinë: “Jo për ditë të kremteje, se mos bënetë trazyrë nga llauzi.” Edhe ay kur ishte ndë Vithani, ndë shtëpi të Simonit krromosurë, tuke ndenjurë ndë mësallë, erdhi një grua që kish një allavastrë me val ere, prej nardhe të papërzierë shumë të shtrenjtë; edhe si theu allavastrënë, derdhi valinë përmbi kryet t’ati. Edhe ishinë ca vetë që zemëroneshinë ndër vetëhet e thoshinë: “Për ç’punë të humbasë ay val ere? Sepse kyj munt të shitej përmbi tre qint dinarë, edhe të epej ndëpër të vobegjit.” Edhe zemëroneshinë kundrë asaj. Edhe Jisuj tha: “Lerie atë; ç’e mundoni? Punoj punë të mirë mbë mua. Sepse të vobegjit’ i keni përherë bashkë me vetëhenë tuaj, edhe kur të doni, munt t’u bëni mirë atyre; po mua nukë më keni kurdo. Atë që mundi ajo, e bëri; i arriu që përpara të lyejë me val ere trupnë tim për të vënë ndë varr. Me të vërtetë po u thom juve: Kudo të leçitetë kyj ungjill ndë gjithë botënë, edhe këjo punë që bëri ajo do të flitetë që të mbahetë mënt ajo.” Edhe atëhere Judhë Iskarioti, një nga të dy-mbë-dhietëtë, vate te kryepriftëritë që t’ua apë ndër duar atyreve. Edhe ata kur dëgjuanë, u gëzuanë; edhe iu zotuanë t’i apën’ argjënt. Edhe ay kërkonte, si ta trathtojë me kohë të mirë. Edhe të parënë ditën’ e së kremtesë të pambrumevet, kur bënininë kurban pashkënë, nxënësit’ e ati i thonë: “Ku do të vemi e të bëjmë gati që të hash pashkënë?” Edhe ay dërgoj dy vetë nga nxënësit’ e ti, edhe u thot’ atyre: “Ecëni ndë qytet, edhe do të përpiekë me ju një njeri tuke mbarturë një shtëmbë ujë; ecëni pas ati, edhe ku të ryjë ay, Thoni të zotë shtëpisë, se: “Mësonjësi thotë: Ku është të ndenjuritë që do të ha pashkënë bashkë me nxënësit’e mi?” Edhe ay do t’u dëftojë juve një dhomë të madhe shtruarë gati; atie bëni gati për ne.” Edhe nxënësit’ e ati duallë, edhe erdhë ndë qytet, edhe gjetnë sikundrë u tha atyre, edhe bënë gati pashkënë. Edhe si u ngrys, vien bashkë me të-dy-mbë-dhietëtë; Edhe ata tuke ndenjurë në mësallë, e tuke ngrënë, Jisuj tha: “Me të vërtetë po u thom juve, se një prej jush që ha bashkë me mua do të më trathtojë.” Edhe atyreve zuri t’u vijë keq, edhe t’i thonë një nga një: “Mos jam unë?” Edhe tiatëri: “Mos jam unë?” Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Një nga të dy-mbë-dhietëtë, që ngjyen bashkë me mua ndë kupët. I bir’ i njeriut vete, sikundrë është shkruarë për atë, po mjer mb’atë njeri, që trathtonet’ i bir’ i njeriut prej ati; ishte mirë për atë të mos kishte lerë.” Edhe ata tuke ngrënë, Jisuj mori bukë, edhe si bekoj, e theu, edhe ua dha atyreve, edhe tha: “Merrni (hani); kyj është trupi im.” Edhe mori potirrë, edhe si u fal ndersë, ua dha atyre, edhe të gjithë pinë prej ati. Edhe u tha atyre: “Kyj është gjaku im i dhiatësë re, që është derdhurë për shumë vetë. Me të vërtetë po u thom juve, se nukë do të pi më nga pema që piell hardhia, gjer mb’atë ditë kur ta pi të re ndë mbëretërit të Perëndisë.” Edhe si psallnë, duallnë ndë Mal të Ullinjet. Edhe Jisuj u thot’atyre, se: “Të gjithë do të skandhaliseni mbë mua këtë natë; sepse është shkruarë: “Do t’i bie bariut, edhe dhëntë do të përndahenë.” Po passi të ngjallem, do të vete më përpara se ju ndë Galilet.” Po Pietri i tha: “Edhe të gjithë ndë u skandhalisëshinë, po unë jo.” Edhe Jisuj i thot’ atij: “Me të vërtetë po të thom, se sot këtë natë, para se të këndojë kokoshi dy herë, do të më mohojsh tri herë.” Po ay më tepërë thoshte, se: “Ndë u dashtë të vdes unë bashkë me tyj, nukë do të të mohoj.” Kështu edhe të gjithë të tierëtë thoshinë. Pastaj vinë ndë një fshat që kluhetë Gjethsimani; edhe u thotë nxënëset ti: “Rrini këtu gjersa të falem.” Edhe merr me vetëhe bashkë Pietrin’ edhe Jakovin’ edhe Joanninë, edhe zuri të frikësonetë e t’i vijë rëndë. Edhe u thot’ atyre: “Shpirti im është shumë i hidhëruarë, gjer mbë vdekëje; mbetuni këtu, edhe rrini sgjuarë.” Edhe ay si shkoj pak përpara, ra përdhe, edhe falej, që ndë qoftë se munt të shkojë nga ay këjo orë. Edhe thoshte: “Avva, o Atë, të gjitha mund të bënenë prej teje; mërgo këtë potir prej meje; po jo ç’dua unë, po ç’të duaç ti.” Edhe vien e gjen ata tuke fleturë; edhe i thotë Pietrit: “Simon, po fle? S’munde të rrish sgjuarë një orë? Rrini sgjuarë, edhe faluni, që të mos hyni ndë ngasëje; sepse shpirti është gati, po mishi është i pafuqishim.” Edhe përsëri vate, e u fal tuke thënë po atë fialë. Edhe si u këthye gjet ata përsëri tuke fleturë; sepse syt’ e atyreve ishinë rënduarë, edhe nukë dininë ç’t’i përgjegjen’ ati. Pastaj vien të tretënë herë, e u thot’ atyre: “Flini pra, edhe prëhi; mjaft; erdhi ora; na i bir’ i njeriut tek epetë ndër duart të faltorëvet. Çohi, le të vemi; na ay që më trathton tek u afrua.” Edhe përnjëherë, ay kur ishte po tuke folurë, vien Judha, që ish një nga të dy-mbë-dhietëtë, edhe bashkë me atë shumë gjëndëje me thika e me dru, prej anësë kryepriftëret e shkronjëset e pleqet. Edhe ay që e trathtoj u kish dhënë atyre shenjë, tuke thënë, se: “Atë që të puth, ay është. Zirie, edhe shpirie ruajturë.” Edhe kur erdhi, përnjëherë u afrua tek ay, e i thotë: “Ravvi, Ravvi”; edhe e puthi. Edhe ata vunë duart’ e tyre mbi atë, edhe e zunë. Edhe një nga ata që rrinin’ atie hoqi thikënë, e i ra shërbëtorit kryepriftit, edhe i preu veshnë. Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Posi mbë kursarë keni dalë me thika e me dru të më zini? Përditë kam qënë ndër ju ndë hieroret tuke mësuarë, edhe nukë më zutë. Po këjo u bë që të mbushenë shkronjatë.” Edhe të gjith’ e lan’ e iknë. Edhe një farë dialoshi i vinte prapa, pështiellë me një pëlhurë lakuriq. Edhe dialoshat’ e zënë. Po ay la pëlhurënë; edhe iku nga ata lakuriq. Edhe prunë Jisunë te kryeprifti; edhe mbëlidhenë tek ay gjithë kryepriftërit’ e pleqt’ e shkronjësitë. Edhe Pietri i vate pas për së largu gjer brënda nd’avlli të kryepriftit; edhe ishte tuke ndenjurë bashkë me shërbëtorëtë, edhe po ngrohej ndë ziarr. Edhe kryepriftërit’ edhe gjithë bashkëndënjia kërkoninë dëshmi kundrë Jisujt që ta vrasënë, po nukë gjeninë. Sepse shumë vetë dhanë martirii të rreme kundrë ati; po martiritë nuk’ ishinë si-një-një. Edhe ca u ngrenë e dhanë martiri të rreme kundrë ati, tuke thënë, se: “Neve dëgjuam’ atë tuke tënë, se: Unë do të prish këtë tempull që është bërë me dorë, edhe për tri dit do të ndërtoj një tiatërë pabërë me dorë.” Po as kështu martiri e atyreve s’ish si-një-një. Atëhere kryeprifti u ngre ndë mest, e pyeti Jisunë, tuke thënë: “Nukë përgjegje fare? Ç’dëshmi apënë këta kundrë teje?” Po ay s’bënte zë, edhe nukë përgjigjej asgjë. Përsëri kryeprifti e pyeti atë, e tha: “Ti je Krishti, i bir’i të Bekuarit?” Edhe Jisuj tha: “Unë jam; edhe do të shihni të birë e njeriut tuke ndenjurë prej së diathtës’ fuqisë, edhe tuke ardhurë bashkë me ret’ e qiellit. Atëhere kryeprifti shqeu rrobet’ e tia, e thotë: “Ç’nevojë kemi më për dëshmi? E dëgjuatë vllasfiminë; ç’u duketë juve?” Edhe ata të gjithë e gjykuanë, se është faltuar për vdekëje. Edhe ca zunë ta pshtyjënë ndër sy, edhe t’i mbulojënë faqenë, edhe t’i bienë me grusht, tuke thënë: “Profiteps.” Edhe shërbëtorët’ i bininë me shuplaka. Edhe Pietri kur ish’ nd’avlli poshtë, vien një nga shërbëtoret’ e kryeprifit. Edhe kur e pa Pietrinë tuke ngrohurë, shtyri sytë mb’atë, e tha: “Edhe ti jeshe bashkë me Jisu Nazarinasinë.” Po ay e mohoj, tuke thënë: “Nukë di, as nukë marr vesh ç’thua ti.” Edhe dolli jashtë përpara avllisë; edhe kokoshi këndoj. Edhe shërbëtoreja kur e pa atë përsëri, zuri t’u thotë atyre, që ishinë tuke ndenjur’ aty, se: “Kyj është nga ata.” Po ay përsëri e mohonte. Edhe pas pak here ata që ishinë ndenjur’ aty përsëri i thanë Pietrit: “Me të vërtetë je nga ata; sepse je Galileas, edhe të foluritë tat gjan.” Po ay zuri të nëmjë edhe të bëjë bë, se: “Nuk’e di këtë njeri që thoni.” Edhe kokoshi këndoj për së dyti. Edhe Pietrit i ra ndër mënt fiala që i pat thënë Jisuj, se: “Para se të këndojë kokoshi dy herë, do të më mohojsh tri herë.” Edhe zuri të qjajë. Nd’ atë kohë kryepriftëritë bashkë me pleqt’ e me shkronjësitë, edhe gjithë bashkëndënjia dhanë këshillë, edhe si lithnë Jisunë, e prunë, edhe e dhanë ndë duar të Pillatit. Edhe Pillati e pyeti: “Ti je Mbëreti i Judhevet?” Edhe ay u përgjeq e tha: “Ti po thua.” Edhe kryepriftëritë e përflisninë për shumë. Edhe Pillati përsëri e pyeti, tuke thënë: “Nukë përgjigje fare? Shiko sa martirisënjë kundrë teje.” Edhe Jisuj nuk’ u përgjeq më fare, kaqë sa Pillati çuditej. Edhe për ditë të kremteje u lëshonte atyre një të lidhurë, cilinë të lypnin’ ata. Edhe një që thuhej Varavva, ish lidhurë bashkë me shokët’ e ti që kishinë ngriturë krye, të cilëtë kishinë bërë gjak mbë të ngriturit krye. Edhe gjëndëja bërtiti, e zuri të lypëjë tuke bërë sikundrë bënte përherë mb’ata. Edhe Pillati u përgjeq atyre, tuke thënë: “Doni t’u lëshoj juve Mbëretin’e Judhevet?”— Sepse e dinte se kryepriftërit’ e kishinë dhënë ndër duar për cmir. Po kryepriftëritë shtynë gjëndëjenë të lypëjënë me tepërë t’u lëshojë atyre Varavvanë. Edhe Pillati u përgjeq përsëri, e u tha atyre: “Ç’doni pra ta bëj këtë që i thoni Mbëret i Judhevet?” Edhe ata përsëri bërtitnë: “Kryqëzoje.” Edhe Pillati u thosh atyre: “Përse, ç’të keqe ka bërë?” Po ata më tepërë bërtitnë: “Kryqëzoje.” Edhe Pillati, passi deshi t’i bëjë zemrënë gjëndëjesë, u lëshon Varavvanë, edhe Jisun’ e dha ndër duar që të kryqëzonetë, passi e rrahu. Atëhere ushtëtorët’ e prunë përbrënda avllisë, që është vëndi gjyqit, edhe thërresënë bashkë gjithë tufën’ e ushtëtorëvet. Edhe i veshjënë një rrobe të kuqe, edhe thurnë një kurorë drizash, e ia vënë rreth kresë. Edhe zunë ta përshëndesënë, duke thënë: “Gëzonu, o Mbëret i Judhevet!” Edhe i bininë kresë me kallam, edhe e pështyninë ndër sy, edhe bininë mbë gjunj, e i faleshinë. Edhe si e përqeshnë, i sveshnë rroben’ e kuqe, edhe i veshnë rrobet’ e tia, edhe e prunë jashtë, që ta kryqëzojënë. Edhe zënë angari, për të ngriturë kryqin’ e ati, një farë Simon Qyrineas, t’an’ e Aleksandhrit edhe Rufit, që shkonte aty drejti, tuke ardhurë nga ara. Edhe e bienë ndë vënt Gollgotha, që ajo këthyerë do me thënë Vëndi kresë. Edhe i epinë të pijë verë përzierë me smirnë; po ay nuk’ e mori. Edhe si e kryqëzuanë, ndanë rrobet’ e ati tuke shtyrë shortë mb’ ato, ç’të marrë gjithësecili. Edhe ish ora tri, edhe e kryqëzuanë. Edhe përmbishkronja e punës’ ati ish shkruarë përsipër: M b ë r e t i i J u d h e v e t. Edhe bashkë me atë kryqëzojënë dy kursarë, një prej së diathtësë, e një prej së mëngjërës’ ati. Edhe u mbush shkronja që thotë: “Edhe u numërua bashkë me të paudhët”. Edhe ata që shkoninë aty drejti e vllasfimisninë, tuke tundurë krerët’e tyre, e tuke thënë: “Ua, ti që prish tempullinë, edhe për tri dit e ndërton, Shpëto vetëhenë tënde, edhe sbrit nga kryqi.” Kështu edhe kryepriftërit’e përqeshninë njëri me tiatrinë, bashkë me shkronjësitë, e thoshinë: “Të tierë shpëtoj, vetëhen’e ti s’munt ta shpëtojë. Krishti, Mbëreti i Israilit, le të sbresë tani nga kryqi, që të shohëmë edhe të besojmë.” Edhe ata që ishinë kryqëzuarë bashkë me atë e shaninë. Edhe kur u bë ora gjashtë, u bë një errësirë mbë gjithë dhenë, gjer mbë të nënttën’ orë. Edhe mbë të nënttën’ orë Jisuj bërtiti me zë të math, tuke thënë: “Elloj, Elloj, llamma savahthani?”, që ajo këthyerë do me thënë: “Perëndia im, Perëndia im, përse hoqe dorë prej meje?” Edhe dica nga ata që ishinë tuke ndenjurë atie, kur dëgjuanë, thoshinë: “Na tek po thërret Ilinë.” Edhe një u sul, e mbushi një sfungar me uthullë, edhe e vuri mbë një kallam, e i dha të pijë, tuke thënë: “Lini, le të shohëmë ndë vien Ilia ta sbresë.” Edhe Jisuj lëshoj një zë të math, edhe dha shpirtinë. Edhe kurtina e tempullit u shklye mbë dy prej së larti gjer poshtë. Edhe qindori, që ish ndenjurë kundruell ati, kur pa, se tuke bërtiturë kështu dha shpirtinë, tha: “Me të vërtetë kyj njeri paska qënë Bir Perëndie.” Ishinë edhe gra tuke vënë re për së largu; ndër ato ish edhe Maria Magdhalini, edhe Maria e ëm’ e Jakovit vogëlë edhe Josiut, edhe Salloma, Të cilatë, edhe kur ish ndë Galilet, i vininë pas, edhe i shërbeninë; edhe shumë të tiera që patnë hipurë me atë ndë Jerusalim. Edhe tani si u ngrys, (sepse ish e premte, do me thënë para së shëtunësë). Erdhi Josifi që ish nga Arimathea, këshillës i nderëshim, që edhe ay priste mbëretërin’ e Perëndisë; kuxoj e hyri te Pillati, edhe lypi trupin’ e Jisujt. Edhe Pillati u çudit, ndë qoftë se kish vdekurë ay tani; edhe thërriti përanë qindorinë edhe e pyeti, ndë qoftë se ka kohë që vdiq. Edhe si mori vesh prej qindorit, i fali trupinë Josifit. Edhe kyj bleu pëlhurë, edhe e sbriti, edhe e pështolli me pëlhurënë, edhe e vuri ndë një varr, që e kish latuarë prej një shkëmbi; edhe rrukullisi një gur mbi derët të varrit. Edhe Maria Magdhalini edhe Maria, e ëm’ e Josiut, vininë re ku po vihetë. Edhe si shkoj e shëtuna, Maria Magdhalini, edhe Maria, e ëm’ e Jakovit, edhe Salloma, blenë erëra, që të vinë e ta lyejënë. Edhe shumë shpejt ndë mëngjest të parënë ditën ’ e javësë vinë mbi varrt, tuke lerë dielli. Edhe thoshinë ndë vetëhe të tyre: “Cili do të na rrukullisjë gurinë prej derësë varrit?” Edhe kur shtynë sytë, shohënë se guri ish rrukullisurë; sepse ish fort i math. Edhe si hynë ndë varrt, panë një dialosh tuke ndenjurë mb’anë të diathtë, veshurë me rrobe të bardha; edhe ato u trempnë. Edhe ay u thot’ atyre: “Mos u trëmpni; kërkoni Jisu Nazarinasinë, që qe kryqëzuarë? U ngjall, nuk’ është këtu; na vëndi ku e patnë vënë. Po shkoni, e u thoni nxënëset ati, edhe Pietrit, se ay vete më përpara se ju ndë Galilet; atie do ta shihni, sikundrë u pat thënë juve.” Edhe ato duallnë [shpejt], e iknë nga varri; edhe ato ishinë trembur’ e habiturë; edhe s’i thanë gjë asndonjërit; sepse kishinë frikë. Edhe si u ngjall ndë mëngjes të parënë ditën’ e javësë, iu duk të parënë herë Marisë Magdhalinisë, që kish kërryerë shtatë diaj prej asaj. Ajo vate, e u dha zë atyreve që kishinë ndenjurë bashkë me atë, atie ku ishinë tuke bërë vajë e tuke klarë. Edhe ata kur dëgjuanë, se rron, edhe se u pa nga ajo, nukë zunë besë. Edhe pastaj u dëftye me tiatërë formë mbë dy vetë nga ata, që ishinë tuke ecur’ e tuke vaturë nd’ arë. Edhe ata vanë e u dhanë zë të tierëvet; po as atyreve s’u zunë besë. Pastaj u dëftye mbë të një-mbë-dhietetë, atie ku ishinë tuke ndenjurë ndë mësallë, edhe i shau për pabesërin’ e atyreve, edhe për zemërën’ e ashpërë, sepse nuk’ u zunë besë atyreve, që e panë ngjallurë. Edhe u tha atyre: “Shkoni ndëpër gjithë botënë, e leçitni ungjillinë ndëpër gjithë kriesënë. Kush të besojë edhe të pagëzonetë, do të shpëtojë. Po kush të mos besojë, do të gjukonetë për mundim. Edhe këto shenje do t’u bënenë prapa atyreve që do të besojënë. Mb’ emërit tim do të kërrejënjë diaj; do të flasënë gluhëra të ra; do të zënë gjarpinj. Edhe ndë pifshinë ndonjë farë gjëje që mbyt, nukë do t’u bëjë keq atyre; do të vënë duartë përmbi të sëmurë, edhe do t’i shërojënë. Zoti pra, passi u foli atyre, hipi ndë qiell, edhe ndenji mbë anë të diathtë të Perëndisë. Edhe ata duallë e leçitnë mbë gjithë vëndet, tuke u ndihur’ atyre bashkë Zoti, edhe tuke u vërtetuar’ atyre fialënë me ato çudia që u ngjiteshinë prapa. Amin. Passi vunë dorë shumë vetë të dëftenjënë me taks për ato punët, që janë vërtetuarë mbë ne, Sikundrë na i kanë lënë ata, që i panë me sy ndë krye të herësë, edhe u bënë shërbëtorët’ e fialësë, E pashë me udhë edhe unë, që i rashë prapa të gjithave një për një ndë krye të herësë, që të të shkruaj me radhë për këto, o i pushteçim Theofil, Që të njohç të vërtetuarët’ e atyre punëve që u mësove. Ndë dit të Irodhit, mbëretit Judhesë, ishte një prift, që ia thoshin’ emërinë Zahari, prej efimerisë Aviajt; edhe gruaja e ati ishte prej së bijash Aaronit, edhe ia qjuanin emërin’ Elisavetë. Edhe këta të dy ishinë të drejtë përpara Perëndisë, tuke ecurë pa ndyrësi ndër gjith’ urdhërimet e drejtërimet të Zotit. Edhe ata nukë kishinë dialë, sepse Elisaveta ishte shterpë, edhe të dy ishinë të lashtë ndë dit të tyre. Edhe ay kur ishte tuke bërë punët’ e priftërisë përpara Perëndisë ndë taksit të efimerisë ti, Pas zakonit të punësë priftërisë, i ra shorta të tymosnjë me kënjem, kur hyri ndë tempullë të Zotit. Edhe gjithë shumica e llauzit ishte tuke falurë përjashta ndë kohë të tymosurit me kënjem. Edhe iu duk ëngjëll’ i Zotit ndenjurë mb’ anë të diathtë të theroresë kënjemit. Edhe Zaharia kur pa, u droth, edhe e mori frika. Po ëngjëlli i tha: “Mos u frikëso, Zahari; sepse lutëja jote u ndigjua, edhe gruaja jote Elisaveta do të të piellë dialë, edhe do t’ia qjuanjç emërinë Joan. Edhe do të jetë mbë tyj gëzim e gas; edhe shumë vetë do të gëzonenë për lindëjen’ e ati. Sepse do të jet’ i math përpara Zotit, edhe nukë do të pijë verë e siqera, edhe do të mblushetë me Frymë të Shënjtëruarë që nga barku i s’ëmësë. Edhe ka për të kthyerë shumë vetë nga të bijt’ e Israilit mbë Zonë, Perëndin’ e tyre. Edhe ay do të vinjë përpara ati me frym’ e me fuqi të Iliut, për të kthyerë zemërat’ e atrëvet mbë djemt, edhe të pandigjuarshimitë nd’ urtësit të drejtëvet, për të bërë gati një llaus të ndrequrë për Zonë.” Edhe Zaharia i tha ëngjëllit: “Qysh do t’e marr vesh këtë punë; sepse unë jam plak, edhe gruaja ime ësht’ e lashtë ndë dit të saja.” Edhe ëngjëlli u përgjeq e i tha: “Unë jam Gavriili që rri përpara Perëndisë; edhe u dërguashë që të flas tyj, edhe të t’ap zërin’e mirë për këto punë. Edhe na te nukë do të bënjç zë, edhe do të mos munç të flaç, gjer mb’atë ditë që të bënenë këto; sepse nuk’ u zure besë fialëvet të mia, të cilatë do të mbushenë ndë kohët të tyre. Edhe llauzi po priste Zaharinë, edhe çuditeshinë përse mënonte ndë tempullë. Edhe kur dolli, nukë munte t’u fliste atyre; edhe e kupëtuanë, se çoç iu fanit ndë tempullë; edhe ay u bënte atyre me shenjë, edhe mbeti shurdh. Edhe si u mblushnë ditt’ e shërbesës’ ati, vate ndë shtëpit të ti. Edhe pas këtyre dite Elisaveta, gruaja e ati u mbars; edhe e fshihte vetëhenë pesë muaj, tuke thënë, se: “Kështu bëri Zoti mbë mua ndër këto dit, që vuri re të heqë të përqeshuritë prej meje ndërmest të njerëzet.” Edhe mbë të gjashttinë muaj, ëngjëlli Gavriil u dërgua prej Perëndisë ndë qytet të Galilesë, që e kishte emërinë Nazaret, Te një vërgjëreshë, që ish vluarë me një burrë, që qjuhej Josif, prej shtëpisë së Dhavidhit; edhe vërgjëresha e kishte emërinë Mariamë. Edhe ëngjëlli kur hyri tek ajo, tha: “Gëzonu, o e gëzuarë; Zoti është bashkë me tyj; e bekuarë je ti ndërmest të gravet.” Edhe ajo kur pa, u trazua për fialën’ e ati; edhe mendonej ç’do të jetë këta të përshëndeturë. Edhe ëngjëlli i tha: “Mos u frikëso, Mariamë; sepse gjete hir përanë. Perëndisë. Edhe na te do të mbarsesh ndë bark, edhe do të piellç dialë, edhe do t’ia qjuanjç emërinë Jisu. Kyj do të jet’ i math, edhe do të qjuhet’ i Biri të Lartit; edhe Zoti, Perëndia, do t’i apë fron’ e Dhavidhit, atit ati. Edhe do të mbëretëronjë ndë shtëpi të Jakovit për gjithë jetënë, edhe mbëretëria e ati nukë do të ketë të mbaruarë. Edhe Mariama i tha ëngjëllit: “Qysh do të jetë këjo punë, sepse unë s’njoh burrë?” Edhe ëngjëlli u përgjeq e i tha: “Frym’ e Shënjtëruarë do të vinjë mbi tyj, edhe fuqi’ e të Lartit do të të hiesonjë; përandaj edhe ajo gjë e shënjtëruarë që len prej teje do të qjuhetë Birë Perëndie.” Edhe na Elisaveta, fisi yt, edhe ajo u mbars me bir ndë pleqëri të saj; edhe kyj muaj ësht’ i gjashtti asaj që qjuhetë shterpë. Sepse s’është punë që s’munt të bënetë përanë Perëndisë. Edhe Mariama tha: “Na shërbëtoreja e Zotit; u bëftë mbë mua pas fialësë sate.” Edhe ëngjëlli iku prej asaj. Edhe nd’ato dit Mariama u ngrit, e vate me nxitim ndë malësi, ndë një qytet të Judhësë. Edhe hyri ndë shtëpit të Zaharisë, edhe përshëndeti Elisavetënë. Edhe Elisaveta kur dëgjoj të përshëndeturit’ e Marisë, foshnjeja këceu ndë barkut t’asaj; edhe Elisaveta u mblush me Frymë të Shënjtëruarë. Edhe bërtiti me zë të math, e tha: “E bekuarë je ti ndërmest të gravet, edhe e bekuarë është pem’ e barkut tënt. Edhe nga më gjau këjo punë, të vinj’ e ëm’ e Zotit tim tek unë? Sepse na posa erdhi zëri i të përshëndeturit tënt ndë veshët’ e mi, foshnjeja këceu me gëzim ndë barkut tim. Edhe lum ajo që të besonjë; sepse do të mblushenë tek ajo ç’janë folë nga Zoti.” Edhe Mariama tha: “Shpirti im madhëron Zonë, Edhe fryma ime u gëzua mbë Perëndinë, shpëtimtarinë tim; Sepse shtyri sytë mbë të përungjurit’ e shërbëtoresë ti; sepse na që tashti e paskëtaj gjithë brezatë do të më lumëronjënë; Sepse i Forti bëri punë të mëdha tek unë, edhe emëri i ati është i shënjtëruarë; Edhe përdëllim’ i ati është breza pas brezash mb’ata që i kanë frikë. Bëri pushtet me krahën’ e ti; përndau madhështorëtë ndë mendim të zenëravet atyre. Sbriti fuqitarë prej fronesh, edhe ngriti njerës të përunjurë. Të uriturit i mblushi së mirash, edhe të pasurit i dërgoj jashtë sbrazëtë. I ndihu Israilit, shërbëtorit ti, kur pruri ndër mënt përdëllimn’ e ti, Sikundrë foli mb’ atëritë tanë, mb’ Avraaminë, edhe mbë farën’ e ati, për gjithë jetënë. Edhe Mariama mbeti bashkë me atë afro tre muaj; pastaj u kthye ndë shtëpit të saj. Edhe Elisavetës’ iu mblush koha për të piellë; edhe polli dialë. Edhe fëqinjt’ e fisi i asaj ndigjuanë, se Zoti madhëroj përdëllimin’ e ti tek ajo; edhe gëzoneshinë bashkë me atë. Edhe ndë të tettënë ditë erdhë të rrethpresënë dialënë; edhe e qjuatinë Zahari, mb’emërit t’et. Po e ëma u përgjeq e tha: “Jo, po do të qjuhetë Joan.” Edhe ata i than’ asaj, se: “Nuk’ është ndonjë ndë fist tënt, që të qjuhetë me këtë emërë.” Edhe bëninë me shenjë te i ati ati, ç’do që të qjuhet’ ay. Edhe ay kërkoj një dërrasë shkronje, edhe shkroj, tuke thënë: “Emër’ i ati ësht’ Joan.” Edhe të gjith’ u çuditnë. Edhe përnjëherë goj’ e ati edhe gjjuh’ e ati u hap; edhe fliste tuke bekuarë Perëndinë. Edhe u erdhi frikë gjith’ atyreve që rrijnë rreth ati. Edhe të gjitha këto fialë fliteshinë ndëpër gjithë malësin’ e Judhesë. Edhe gjith’ ata që ndigjuanë i vunë këto punë ndë zemërat të tyre, tuke thënë: “Vallë ç’do të jetë kyj dialë?” Edhe dor’ e Perëndisë ishte bashkë me atë. Edhe Zaharia, i ati, u mblush me Frymë të Shënjtëruarë; edhe profitepsi, tuke thënë: “ Qoftë bekuarë Zoti, Perëndia i Israilit, sepse vuri re, edhe bëri shpërblim mbë llausn’ e ti, Edhe ngriti bri shpëtimi mbë ne ndë shtëpit të Dhavidhit, shërbëtorit ti, Sikundrë foli me anë të gojësë shënjtorëvet ti profitëvet të jetësë; — Shpëtim prej armiqet tanë, edhe prej dorësë gjith’ atyreve që na kanë mëri; Për të bërë përdëllimn’ e ti tek atëritë tanë, edhe për të përmëndurë dhiatën’ e ti të shënjtëruarënë; Pas besë që iu betua Avraamit, atit tanë, Se do të na apë të shpëtojmë prej dorës’ armiqet tanë, edhe t’i shërbejmë pa frikë, Me shënjtëri e me drejtëri përpara ati gjithë ditt’ [e jetësë tonë]. — Edhe ti, o dialë, do të qjuhesh profit i të Lartit; sepse do të shkonjç përpara faqesë Zotit, për të bërë gati udhët’ e ati, Për të dhënë mënt shpëtimi llauzit ati, me ndëjesën’ e fajevet atyre, Me anët të përdëllimit thellë Perëndisë tënë, që na vuri re të lindurit’ e diellit prej së larti, për të ndritur’ ata që rrinë nd’ errësirë e ndë hie të vdekëjesë, që të bënjë këmbëtë tona të ecënjënë drejtë nd’ udhë të paqtimit.” Edhe çuni rritej e forconej ndë frymë, edhe ishte ndë shkretëtirat gjer mb’ atë ditë që do të dëftenej te Israili. Edhe nd’ato dit dolli urdhërë prej Qesarit Avgustit të shkruhenë gjithë bota. Këta të shkruarë të parë u bë, kur ishte Qyrini qyvernitar i Syrisë. Edhe të gjithë vijnë të shkruheshinë, sicili ndë qytet të ti. Hipi edhe Josifi prej Galilesë, prej qytetit Nazaret, ndë Judhet, ndë qytet të Dhavidhit, që qjuhetë Vithleem (sepse ay ishte prej shtëpisë edhe prej atërisë Dhavidhit), Që të shkruhej bashkë me Mariamënë, që ishte vluarë me atë për grua, e cila ishte me barrë. Edhe ata tek ishin’ atie, asaj i u mblushnë dittë që të piellë. Edhe polli birr’e saj të paralindurinë, edhe e pështolli ndë shpargërë, edhe e vuri ndë grasht, sepse nukë kishinë vënt atie ku kishinë rënë. Edhe nd’atë vënt ishinë ca barinj rënë ndër ara, tuke ruajturë me radhë natënë tufën’ e tyre. Edhe javoka ëngjëll i Zotit tek erdhi mb’ ata, edhe lavdi’ e Zotit ndriti rrotull’ atyre, edhe u frikësuanë me frikë të madhe. Edhe ëngjëlli u tha atyre: “Mos frikësohi, sepse na te po u ap juve zë të mirë për një gëzim të math, që do të jetë mbë gjithë llauzinë; Sepse sot u lindi juve ndë qytet të Dhavidhit një shpëtimtar, i cili është Zoti Krisht. Edhe këjo shenjë do të jetë ndër ju. Do të gjeni një foshnje pështiellë ndë shpargërë, dergjurë ndë grasht.” Edhe bashkë me ëngjëllinë u duk papriturë një shumicë ushtëri qiellore, tuke lavduruarë Perëndinë, e tuke thënë: “Lavdi mbë Perëndinë që është mbë të lartat, edhe paqtim mbë dhet, pëlqim ndë njerëzit.” Edhe ëngjëjtë si iknë prej atyreve ndë qiell, ata barinjtë thanë njëri jatërit: “Le të vemi tani gjer ndë Vithleem, e te shohmë këtë punë që është bërë, të cilënë na e dëfteu Zoti. Edhe erdhë me vrap, e gjetnë Mariamën edhe Josifnë, edhe foshnjenë dergjurë ndë grasht. Edhe ata si panë, dëftyenë për fialënë që u fol atyreve për këtë dialë. Edhe gjith’ ata që ndigjuanë u çuditnë për ato fialë që u folnë atyre barinjtë. Edhe Mariama ruante me vete gjithë këto fialë, tuke menduarë ndë zenërët të saj për ato. Edhe barinjtë u kthyenë tuke lavduruar’ e tuke nderuarë Perëndinë për gjith’ ato që ndigjuan’ e panë, sikundrë u fol tek ata. Edhe kur u mblushnë të tetë dittë për të rrethprerë dialënë, emër’ i ati u qjuajt Jisu, që ishte qjuajturë prej ëngjëllit para se qe zënë ndë barkut. Edhe kur u mblushnë ditt’ e të pastruarit asaj, pas nomit Mojsiut, e prunë ndë Jerusalim, t’e nxirinë përpara Zotit, Sikundrë është shkruarë ndë nomt të Zotit: “Se çdo mashkull që hap shtratin’ e barkut do të qjuhetë shënjt te Zoti.“ Edhe për të dhënë kurbaninë, sikundrë është thënë ndë nomt të Zotit: ”Një parë turtuj, a dy zoq pëllumbash.” Edhe na tek ishte një njeri ndë Jerusalim që e kishte emërinë Simeon; edhe kyj njeri ishte i drejtë edhe me frikë të Perëndisë, tuke priturë ngushullimin’e Israilit. Edhe Frym’ e Shënjtëruarë ish mbi atë. Edhe ish sbuluarë tek ay prej Frymësë Shënjtëruarë, të mos shohë vdekëje, para se të shohë Krishtin’e Zotit. Edhe erdhi me anë të Frymës’ Shënjtëruarë ndë hieroret; edhe përindetë kur prunë brënda dialënë Jisunë, që të bëninë për atë pas zakonit nomit, Ay e mori ndë duar të ti, edhe bekoj Perëndinë, e tha: “Tashti, o Zotëri, lëshon shërbëtorinë tënt me paqtim, pas fialësë sate, Sepse syt’ e mi panë shpëtiminë tënt, Që bëre gati përpara sysh gjithë llauzevet, Dritë për të ndriturit’ e kombevet, edhe lavdi për llausnë tënt Israilinë. Edhe Josifi edhe e ëma po çuditeshinë për ato që fliteshinë për atë. Edhe Simeoni i bekoj, edhe i tha Mariamësë, s’ëmës’ ati: “Na kyj te gjëndetë për të rënë edhë për të ngriturë shumë vetëve ndë Israilt. Edhe për shenjë që flitetë kundrë ati. (Edhe një shpatë ka për të depërtuarë shpirtinë tënt) që të sbulonenë mendimet’ e shumë zëmrave. Edhe atie ishte Anna, një profitëreshë, e bij’ e Fanuilit, prej farës’ Asirit; ajo ishte shum’ e lashtë ndër dit, kishte rruarë shtatë viet bashkë me burrinë pas vërgjërisë saj. Edhe ajo ishte grua e ve afro tetë-dhiet’ e katrë vieç, e cila nukë ndahej prej hieroresë, tuke luturë me agjërime e me të falura nat’ e ditë. Edhe ajo, passi harriti atë kohë, lavduronte Zonë, edhe u fliste për atë gjith’ atyreve që prisninë shpërblim ndë Jerusalim. Edhe si mbaruanë gjithë punëtë pas nomit Zotit, u kthyenë ndë Galile, ndë Nazaret, qytetin’ e tyre. Edhe diali rritej e forconej ndë frymë, tuke mblushurë me dituri; edhe hiri i Perëndisë ishte mbi atë. Edhe përindët’ e ati vijnë përviet ndë Jerusalim për të kremten’ e pashkësë. Edhe si u bë dy-mbë-dhietë vieç, ata hipnë ndë Jerusalim pas zakonit së kremtesë. Edhe si u mbaruanë dittë, mbë të kthyerët të tyre, diali Jisu mbeti prapa ndë Jerusalim; edhe Josifi edhe e ëma nukë dijnë. Po kujtuanë, se ay është mb’udhë me shokët, ata erdhë një dit’ udhë; edhe e kërkoninë ndëpër fist e ndëpër të njohurit. Edhe passi nuk’ e gjetnë, u kthyenë ndë Jerusalim tuke kërkuar’ atë. Edhe pas tri diç e gjetnë ndë hieroret, ndenjurë ndë mest të mësonjëset, tuke ndigjuar’ ata, e tuke pyetur’ ata. Edhe gjith’ ata që e ndigjoninë maniteshinë për mëndëjen’ e për të përgjegjurat’ e ati. Edhe kur e pan’ atë, u habitnë; edhe e ëma i tha: “O bir, ç’na bëre kështu? Na yt atë edhe unë te po të kërkojmë me pikëllim.” Edhe ay u tha atyre: “Përse më kërkonitë? Nuk’ e dinitë, se unë duhetë të jem ndë punët të tim et?” Po ata nuk’ e kupëtuanë fialënë që u tha atyre. Edhe sbriti bashkë me ata, edhe erdhi ndë Nazaret; edhe ishte tuke u bindurë nd’ ata, dhe e ëma ruante gjithë këto fialë ndë zemërët të saj. Edhe Jisuj vinte mbarë nd’ urtësi e ndë moshë e ndë hir përpara Perëndisë e njerëzet. Edhe mbë të pesë-mbë-dhietinë vit të qyvernisë Tiverit Qesarit, kur ishte Pillat Pontiu qyvernitar i Judhesë, edhe Irodhi katrurdhëratës i Galilesë, e Filippi, i vëllai katrurdhëratës i Iturësë edhe vëndit Trahonitisë, Edhe Lysania ndë dit të kryepriftëret Anësë e Kajafësë, erdhi fjal’ e Perëndisë mbë Joannë, të birin’ e Zaharisë. ndë shkretërirët. Edhe erdhi ndë gjithë vëndinë rrotullë Jordhanit, tuke leçiturë pagëzim pendimi për ndëjesën’ e fajevet; Sikundrë është shkruarë ndë vivllët të fialëvet të profitit Isai, që thotë: ”Zër’ i ati që bërtet ndë shkretëtirët, Bëni gati udhën’ e Zotit, bëni të drejta rrugat’e ati. Çdo shpellë do të mbushetë, edhe çdo mal e kodrë do të ungjetë, edhe të shtrëmburatë do të bënenë të drejta, edhe udhët’ e ashpëra do të bënenë të buta; Edhe çdo mish do të shohë shpëtimin’ e Perëndisë”. U thoshte pra gjëndëjesë që shkoninë jashtë të pagëzoneshinë prej ati: “Këlysh’ nepërkash, kush u dëfteu juve të ikëni prej zemërimit që ka për t’ ardhurë? Bëni pra pemë të vëjyera për pendiminë, edhe mos ziri të thoni me vetëhe, se: Kemi Atë Avraaminë; sepse po u them juve, se Perëndia munt t’i ngjalljë djem Avraamit prej këtyre gurëve. Edhe tashti gjëndetë edhe sëpata ndë rrëzët të druvet; çdo dru pra që nukë bën pemë të mirë, pritetë edhe hidhetë ndë ziarr.” Edhe gjëndëja e pyesninë, tuke thënë: “Ç’do të bëjmë pra?” Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Kush të ketë dy palë rrobe le t’i apë ati që s’ka; edhe kush të ketë të ngrëna, le të bëjë kështu.” Erdhë edhe kurmerqarë që të pagëzoneshinë, edhe i thanë: “Mësonjës, ç’do të bëjmë?” Edhe ay u tha atyre: “Mos merrni gjë më tepërë, veç asaj që ësht’ urdhëruarë mbë ju.” Edhe e pyesnin’ edhe luftëtarëtë, tuke thënë: “Edhe na ç’do të bëjmë?” Edhe u tha atyre: “Mos bëni dëm, as mos kallëzoni keq për njeri; edhe le t’u jenë mjaft pagatë tuaja.” Edhe llauzi passi ishte tuke priturë edhe të gjithë mendoneshinë ndë zemërat të tyre për Joannë, vallë mos ësht’ ay Krishti, Joanni u përgjeq të gjithëve, tuke thënë: “Un’ u pagëzonj juve me ujë; po vien më i forti se unë, të cilit s’jam i zoti t’i sgjith rrypn’ e shollavet; ay do t’u pagëzonjë juve me Frymë të Shënjtëruar’ e me ziarr; I cili mban lopatënë ndë dorë të ti, edhe do të qëronjë lëmën’ e ti, edhe do të mbëledhë grurëtë ndë grunar të ti, edhe do të diegë kashtënë ndë ziarr të pashuarë.” Edhe tuke mësuarë i epte zën’ e mirë llauzit për shumë të tiera punë. Edhe Irodhi katrurdhëratësi, passi qërtonej prej ati për Irodhiadhënë, gruan’ e [Filippit] të vëllat, edhe për gjith’ ato të këqia që pat bërë Irodhi, Shtoj edhe këtë përmbi të gjitha, edhe mbylli Joannë ndë burgut. Edhe gjithë llauzi passi u pagëzua, edhe Jisuj kur ishte tuke pagëzuar’ e tuke falurë, U hap qielli, edhe Frym’ e Shënjtëruarë sbriti mbi atë me një farë trupi posi pëllump, edhe erdhi një zë nga qielli, tuke thënë: “Ti je biri im i dashuri, tyj të pëlqeva.” Edhe ay Jisuj zuri të jetë afro tri-dhietë vieç, që ishte (si e kujtoninë bota) i bir’ i Josifit, i Iliut, I Matthatit, i Leviut, i Melhiut, I Annajt, i Josifit, i Mattathiut, i Amosit, i Naumit, i Esliut, I Naggajt, i Maathit, i Matathiut, i Semejt, i Josifit, i Judhësë, I Ioannajt, i Risajt, i Zororvavelit, i Sallathiilit, i Niriut, I Melhiut, i Adhdhiut, i Kosamit, I Elmodhamit, i Irit, i Josiut, i Eliezeret, i Jorejmit, i Matthatit, I Leviut, i Simeonit, i Judhesë, i Josifit, I Jonanit, i Eliaqejmit, i Meleajt, i Majnanit, i Mattathajt, I Nathanit, i Dhavidhit, i Jesseut, i Ovidhit, i Voozit, i Sallmonit, i Naasonit, I Amminadhavit, i Aramit, i Esromit, I Faresit, i Judhesë, i Jakovit, i Isaakut, i Avraamit, i Tharajt, I Nahorit, i Saruhut, i Ragavit, i Falekut, i Everit, i Sallajt, I Kajnanit, i Arraksadhit, i Simit, i Noesë, I Llamehut, i Mathusallësë, i Enohut, i Iaredhit, i Malelejlit, I Kajnanit, i Enosit, i Sithit, i Adhamit, i Perëndisë. Edhe Jisuj plot me Frymë të Shënjtëruarë u kthye nga Jordhani; edhe u pru nga Fryma ndë shkretëtirët, Tuke u ngarë nga dialli dyzet dit. Edhe nukë hëngri gjë fare nd’ ato dit; edhe si u mblushnë ato, pastaj i erdhi uri. Edhe dialli i tha: “Ndë je i bir’ i Perëndisë, thuaj këti guri të bënetë bukë.” Edhe Jisuj iu përgjeq tuke thënë: “Është shkruarë, “Se njeriu nukë do të rronjë vetëmë me bukë, po me çdo fialë të Perëndisë.” — Edhe dialli e hipi mbë një mal të lartë, e i dëfteu gjithë mbëretërit’ e botësë për një grimë here. Edhe dialli i tha: “Do t’ ap gjithë këtë pushtet, edhe lavdin’ e atyreve; sepse është dhënë ndë dorët time, edhe ia ap kujt të dua. Ti pra ndë m’u falç, këto të gjitha do të jenë të tuatë.” Po Jisuj u përgjeq e i tha: [Shporru prapa meje, Satana, sepse), është shkruarë: “Do t’i falesh Zotit Perëndisë tënt, edhe ati vetëmë do t’i lutesh.” — Edhe ay e pruri ndë Jerusalim, edhe e qëndroj mbi fletëzët të hieroresë, edhe i tha: “Ndë je i bir’ i Perëndisë, hith vetëhenë tënde poshtë së këtejmi; sepse është shkruarë: “Se do t’ urdhëronjë ëngjëjt’ e ti për tyj, që të të ruanjënë”; Edhe: “Se do të të ngrenë mbi duart, që të mos përpjekç këmbënë tënde mbë gur.” Edhe Jisuj u përgjeq e i tha, se është thënë: “Nukë ke për të ngarë Zonë Perëndinë tënt.” Edhe dialli passi mbaroj çdo ngasëje, u largua prej ati për disa kohë. Edhe Jisuj u këthye me fuqin’ e Frymësë ndë Galilet; edhe dolli zë për atë mbë gjith’ atë vënt rrotullë. Edhe ay mësonte ndëpër sinagogjit t’atyreve, tuke lavduarë prej së gjithësh. Edhe erdhi ndë Nazaret, atie ku ishte rriturë; edhe pas zakonit ti hyri ndë sinagogjit ditën’ e shëtunë, edhe u ngrit të këndonjë. Edhe ata i dhanë vivlin’ e profitit Isai; edhe si hapi vivlinë, gjeti atë vëndinë, që ishte shkruarë: “Frym’ e Zotit është mbi mua; përandaj më leu me vaj; më dërgoj t’u ap zën’ e mirë të vobeqvet, të shëronj ata që kanë thyerë zëmrënë, të leçis dëlirie skllevet, edhe të verburet të hapurit e syvet, të dërgonj të shtrënguarëtë ndë dëlirie. Të leçis mot të pëlqyerë të Zoti.” Edhe si mbylli vivlinë, ia dha shërbëtorit, edhe ndenji; edhe të gjith’ ata që ishinë ndë sinagogjit kishinë shtyrë sytë mbi atë. Edhe zuri t’u thoshte atyre, se: “Sot u mblush këjo shkronjë ndë veshët tuaj.” Edhe të gjithë martirisinë mb’atë, edhe çuditeshinë për fialët’e hirit që delinë prej gojës’ ati, edhe thoshinë: “Nuk’ është kyj i bir’ i Josifit?” Edhe ay u tha atyre: “Vërtet do të më thoni këtë paravoli: Mjekës, shëro vetëhenë tënde; sa ndigjuam që janë bërë ndë Kapernaum, bën edhe këtu ndë dhet tënt.” Po ay tha: “Vërtet po u them juve, se asndonjë profit nuk’ ësht’ i pëlqyerë ndë dhet të ti. Edhe me të vërtetë po u them juve: Shumë gra të va ishinë ndë Israil ndë dit të Iliut, kur u mbyll qielli tre viet e gjashtë muaj, kur u bë një zi e madhe mbë gjithë dhenë. Po as te ndonjëra nga ato nuk’ u dërgua Iliu, përveç te gruaja e ve ndë Sareptë të Sidhonësë. Edhe shumë të krromosur’ ishinë ndë Israil ndë dit të profitit Elisse; po asndonjë nga ata nuk’ u qërua, përveç Neeman Syriani.” Edhe gjith’ ata që ishinë ndë sinagogjit, kur ndigjuanë këto, u mblushnë me zemërim. Edhe u ngritnë edhe e nxuarrë jashtë qytetit; edhe e prunë gjer ndë buzët të malit, atie ku ish ndërtuarë qytet’ i atyreve, që t’e rrëzoninë përposh. Po ay shkoj për mes t’atyreve, edhe iku. Edhe sbriti ndë Kapernaum, qytetn’ e Galilesë; edhe ishte tuke mësuar’ ata për të shëtuna. Edhe maniteshinë për të mësuarët’ e ti; sepse fial’ e ati ishte me pushtet. Edhe ndë sinagogjit ishte një njeri që kishte frymë dialli të ndyrë, edhe bërtiti me zë të math, tuke thënë: “Mier! Ç’ke me ne edhe ti, Jisu Nazarinas? Erdhe të na humbaç? Të njoh se cili je, Shënjti i Perëndisë.” Po Jisuj e qërtoj, tuke thënë: “Mbëlith gojënë, edhe dil prej ati pa i bërë dëm fare.” Edhe dialli si e hodhi ndë mest, dolli prej ati, pa i bërë dëm fare. Edhe të gjith’ u habitnë, edhe flisinë njëri me jatrinë, tuke thënë: “Ç’ është këjo fialë, që urdhëron frymat’ e ndyra me pushtet e me fuqi, edhe dalënë? Edhe dilte zë për atë kudo qark ati vëndi. Edhe ay u ngrit prej sinagogjisë, e hyri ndë shtëpit të Simonit; edhe kishinë zënë ethe të mëdha të viehërrën’ e Simonit; edhe iu lutnë për atë. Edhe ay si ndenji sipër’ asaj, qërtoj ethetë, edhe e lanë; edhe ajo përnjëherë u ngrit e i shërbente. Edhe kur po perëndonte dielli, gjithë sa kishinë të sëmurë prej çdo farë lëngatash, i prunë tek ay; edhe ay, si vuri duartë siprë mbi cilinëdo, i shëroj. Edhe prej shumësh delinë edhe diaj tuke klithur’ e tuke thënë, se: “Ti je Krishti, i bir’ i Perëndisë.” Edhe ay tuke qërtuarë s’i linte të flisninë, sepse e njihinë se ay ish Kristi. Edhe si u bë ditë, dolli e vate ndë një vënt të shkretë; edhe gjëndëja e kërkoninë, edhe erdhë gjer aty; edhe e mbaninë, për të mos ikë prej asish. Po ay u tha atyre se: “Duhetë të ap zën’ e mirë për mbëretërin’ e Perëndisë edhe ndëpër të tierët qytete, sepse për këtë punë jam dërguarë.” Edhe ishte tuke leçiturë ndëpër sinagogjit të Galilesë. Edhe gjëndëja kur ishte tuke shtrënguar’ atë që të ndigjoninë fialën’e Perëndisë, ay qëndronte përanë lëqerit Gjenisaretit. Edhe pa dy lundra qëndruarë përanë lëqerit; edhe peshkatorëtë duallë nga ato, e laninë rrietatë. Edhe ay hyri mbë njërënë nga ato lundratë, që ishte e Simonit, e iu lut të largonej pak prej tokësë. Edhe si ndenji mësonte gjëndëjenë nga lundra. Edhe si pushoj së foli, i tha Simonit: “Sill lundrënë lart ndë ujrat të-thella, edhe hithni rrietatë tuaja, të ziri pishq.” Edhe Simoni u përgjeq e i tha: “O mësonjës, gjithë natën’ u munduam, edhe nukë zumë gjë; po për fialënë tënde do të heth rrietënë.” Edhe si bënë këtë, mbyllnë brënda një shumicë të madhe pishqesh, edhe rrieta e atyreve po çirej. Edhe u bënë me shenjë shokëvet që ishinë ndë lundrët tiatrë, të vinin’ e t’u ndihinë; edhe ata erdhë, edhe mbushnë të dy lundratë, kaqë sa ato po mbyteshinë. Edhe Simon Pietri, kur pa, ra ndër këmbë të Jisujt, tuke thënë: “Dil prej meje, Zot, sepse jam njeri fajtuar.” Sepse u tmerua ay edhe gjith’ ata që ishinë bashkë me atë, nga gjahu i pishqet që zunë. Kështu edhe Jakovi edhe Joanni, të bijt’ e Zevedheut, të cilët’ ishinë shokë me Simoninë. Edhe Jisuj i tha Simonit: “Mos ki frikë, se paskëtaj do të gjuanjç njerës.” Edhe si suallë lundratë mbë tokët, i lanë të gjitha edhe vanë pas ati. Edhe ay kur ishte ndë një nga qytetetë, javoka një njeri plot me krromë; i cili, kur pa Jisunë, ra përmbys, edhe iu lut, tuke thënë: “Zot, ndë daç, munt të më qërojsh.” Edhe ay ndejti dorënë, e i ciku edhe tha: “Dua, qëronu.” Edhe sakaqëherash krroma iku prej ati. Edhe ay e porositi të mos i thosh ndonjëj; “Po ecë, e dëfte vetëhenë tënde te prifti, edhe bierë dhuratë për të qëruarët tat, sikundrë ka urdhëruarë Mojsiu, për martiri mb’ata.” Po fiala delte më teprë për atë. Edhe shumë gjëndëje përmbëlidheshinë për të ndigjuar’ e për të shëruarë prej ati nga sëmundëjet’ e tyre; Edhe ay shtëmëngej ndë shkretëtirat, edhe falej. Edhe një ditë, tek mësonte, rrijnë Farisenj e nommësonjësa, të cilëtë kishin’ ardhurë nga çdo fshat të Galilesë e të Judhesë e të Jerusalimit; edhe fuqi’ e Zotit ishte për të shëruar’ ata. Edhe javoka, ca njerës tek sillinë një njeri mbë shtrat, që ishte ulok; edhe kërkoninë t’e sillinë brënda, e t’ia vininë përpara ati. Edhe passi s’gjetnë prej ç’ ane t’e bijnë brënda nga gjëndëja, hipnë mbi shtëpit, edhe e sbritnë nga qeramidhetë bashkë me shtratinë ndë mest përpara Jisujt. Edhe ay kur pa besën’ e atyreve, i tha: “O njeri, t’u ndëjenë fajet’ e tu.” Edhe shkronjësit’ e Farisenjtë zunë të mendoneshinë, tuke thënë: “Kush është kyj që flet vllasfimi? Kush munt të ndëjenjë faje përveç vetëmë Perëndisë?” Po Jisuj si kupëtoj mendimet’ e atyreve, u përgjeq e u tha atyre: “Ç’mendoni ndër zëmërat tuaja? Ç’është më kollaj të them: Të janë ndëjerë fajet’ e tu, apo të them: Ngreu edhe ecë? Po që të dini, se i bir’ i njeriut ka pushtet mbi dhet të ndëjenjë faje, (i tha ulogut): Të them tyj, Ngreu, edhe ngri shtratnë tënt, edhe ecë ndë shtëpit tënde.” Edhe përnjëherë u ngrit përpara atyreve, edhe ngriti shtratinë, që dergjej mb’ atë, edhe shkoj ndë shtëpit të ti, tuke lavduarë Perëndinë. Edhe të gjithë duallnë jashtë mënç, edhe lavduroninë Perëndinë; edhe u mblushnë me frikë, tuke thënë, se: “Sot pamë punë të mëdha.” Edhe pasandaj dolli, edhe pa një kumerqar, që e kishte emërinë Levi, tuke ndenjurë ndë kumerq, edhe i tha: “Eja pas meje.” Edhe ay la të gjitha, edhe u ngrit e vate pas ati. Edhe Leviu e priti me nderë të math ndë shtëpit të ti; edhe ishte shumë gjëndëje kumerqarësh edhe të tierë, që kishinë ndenjurë ndë mësallë bashkë me ata. Edhe shkronjësit’ e atyreve edhe Farisenjtë murmurisinë te nxënësit’ e ati, tuke thënë: “Përse hani e pini bashkë me kumerqar’ e me fajtorë?” Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Të shëndoshëtë s’kanë nevojë për miekës, po ata që kanë keq. S’kam ardhurë të thërres të drejtë ndë pendim, po fajtorë.” Edhe ata i thanë: “Përse nxënësit’ e Joannit agjëronjënë shpesh, edhe lutenë, kështu edhe të Farisenjet. po të tutë han’ e pinë?” Edhe ay u tha atyre: “Mos muntni të bëni djemt’ e shtëpisë dhëndërrit t’agjëronjënë gjer sa të jetë dhëndërri bashkë me ata? Po kanë për t’ ardhurë dit, kur do të merretë dhëndërri prej atyreve; atëhere nd’ato dit do t’agjëronjënë.” Edhe u thoshte edhe një paravoli, se asdonjë nukë vë andërrë rrobeje të re mbi rrobe të vietrë; se tietrazi, çjerr edhe të renë e, edhe andërr’ e re s’vien një me të vietrënë. Edhe asndonjë nukë vë verë të re ndë calikë të vietrë; se tietrazi ver’ e re do t’i plasjë calikëtë, edhe ajo do të derdhetë, edhe calikëtë do të prishenë. Po ver’ e re duhetë të viretë ndë calikë të ri, edhe atëherë të dyja ruhenë. Edhe asndonjë, kur pi verë të vietrë, do sakaqëherash të re, sepse thotë: E vietëra është më e mirë. Edhe të shëtunën’ e dytë pas së parësë ay po shkonte ndëpër të mbiellat; edhe nxënësit’ e ati këputinë kallinj, e i haninë, tuke fërkuarë me dorë. Ca prej Farisenjet u than’atyre: “Përse bëni atë që nuk’ ësht’ e udhësë të bëni për të shëtuna?” Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Nuk’ e kini kënduarë as këtë që bëri Dhavidhi, kur i erdhi uri ati edhe atyre që ishinë bashkë me atë? Qysh hyri nhë shtëpit të Perëndisë, edhe mori bukët’ e paravëniesë, edhe hëngri, edhe u dha edhe atyreve që ishinë bashkë me atë, të cilatë nuk’ ishte e udhësë t’i hanin të tierë përveç priftrëvet?” Edhe u thoshte atyre, se i bir’ i njeriut ësht’ edhe i zoti së shëtunësë. Edhe përsëri një tietrë të shëtunë hyri ndë sinagogjit, edhe mësonte; edhe atie ishte një njeri që kishte dorën’ e diathtë të thatë. Edhe shkronjësit’ e Farisenjt’ e vështroninë, ndë qoftë se do të shëronte për ditë të shëtunë, që të gjeninë shkak kundrë ati. Po ay i dinte mendimet’ e atyreve, e i tha njeriut, që kish dorën’ e thatë: “Ngreu, edhe qëndro ndë mest.” Edhe ay u ngrit edhe qëndroj. Jisuj u tha pra atyre: “Do t’u pyes juve një gjë: Ësht’e udhësë të shëtunatë të bënjë njeriu mirë, a po të bënjë keq? Të shpëtonjë shpirt, a po të humpnjë? Edhe passi vuri re ata rreth, i tha njeriut: “Ndej dorënë tënde.” Edhe ay bëri ashtu, edhe dor’ e ati u bë e shëndoshë posi tietra. Po ata u mblushnë mëri, edhe flisninë njëri me jatrinë, ç’t’i bënjënë Jisujt. Edhe nd’ato dit dolli ndë malt të falej, edhe e shkoj natënë tuke falurë Perëndisë. Edhe si u bë ditë, thirri nxënësit’ e ti, edhe sgjodhi dy-mbë-dhietë nga ata, edhe i qjuajti apostoj; Simoninë që e qjuajti Pietrë, edhe Andhrenë, të vëllan’ e ati, Jakovinë edhe Joanninë, Filippinë edhe Varthollomenë, Matthenë edhe Thomanë, Jakovinë të birin’ e Allfeut, edhe Simoninë që u qjuajt Zilloti, Judhënë, të vëllan’ e Jakovit, edhe Judhë Iskariotinë, i cili u bë edhe trathtuar. Edhe sbriti bashkë me ata, e qëndroj mbë një vënt shesh; edhe ishinë gjëndëje nga nxënësit’e ati, edhe shumë shumicë llauzi nga gjithë Judhea edhe nga Jerusalimi, edhe nga an’ e detit Tyrës’ edhe Sidhonësë, të cilët’ erdhë të ndigjonin’ atë, edhe të shëroneshinë nga sëmundëjet’e tyre; Edhe ata që mundoneshinë nga frymat’ e ndyra, edhe shëroneshinë. Edhe gjithë gjëndëja kërkoninë t’i cikinë; sepse dilte fuqi prej ati, edhe shëronte të gjithë. Edhe ay, si ngriti syt’e ti mbë nxënësit’e ti, thoshte: “Lum ju të vobegjëtë, sepse mbëretëri’ e Perëndisë është juaja. Lum ju që keni uri tashti, sepse do të nginji. Lum ju që qjani tashti, sepse do të qeshni. Të lumurë jeni ju, kur t’u mërzitnjënë njerëzitë, edhe kur t’u veçonjënë, edhe t’u përqeshnjënë, edhe t’u nxierrën’ emërinë për të keq, për punët të birit njeriut. Gëzohi atë ditë edhe këcëni; sepse na paga juaj tek ësht’ e shumë ndë qiell; sepse kështu ua bënin’ edhe profitëvet atërit’ e atyreve. Po mierët ju të pasuritë, sepse e trashëguatë ngushulliminë tuaj. Mierët ju të nginjuritë, se do t’u vinjë uri. Mierët ju që qeshni tashi, se do të mbani zi e do të qjani. Mierët ju, kur të thonë mirë për ju [gjithë] njerëzitë; sepse kështu ua bënin atërit’ e atyreve edhe profitëvet gënjeshtarë. Po u them juve që ndigjoni: Doni arëmiqtë tuaj; bëni mirë atyreve që u mërzitnjënë. Bekoni ata që u mallëkonjënë; edhe faluni për ata që u dëmëtonjënë. Ati që të të bierë me shuplakë faqesë, këthe-i edhe tiatrënë, edhe ati që të merr rrobenë tënde, leri edhe këmishënë. Edhe epi kujdo që lypën prej teje; edhe ati që të marrë të tuatë, mos ia lyp. Edhe sikundrë doni t’u bënjënë njerëzitë juve, kështu edhe ju bëni atyreve. Edhe ndë daçi ata që u duanë juve, çfarë nderi keni ju? Sepse edhe fajtorëtë duan’ ata që i duanë. Edhe ndë u bëfshi mirë atyreve që u bënjënë mirë juve, çfarë nderi keni ju? Sepse edhe fajtorëtë bënjënë kështu. Edhe ndë u dhënçi hua atyreve, që shpëreni t’i merrni prapë, çfarë nderi keni ju? Sepse edhe fajtorët’ u apënë hua fajtorëvet, që t’i marrënë prapë një për një. Po doni arëmiqtë tuaj, edhe bëni mirë, edhe epni hua, pa pasurë ndonjë shpëresë më; edhe atëherë paga juaj do të jetë shumë, edhe do të jeni të bijt’ e të Lartit; sepse ay ësht’ i mirë tek ata që nuk njohënë të mirë edhe te të këqijtë. Bëhi pra të përdëllyershim, sikundrë edhe Ati juaj ësht’ i përdëllyershim. Edhe mos gjykoni, edhe nukë do të gjykohi; mos dënoni, edhe nukë do të dënohi; ndëjeni, edhe do t’u ndëjenjënë. Epni, edhe do t’u apënë juve; masë të mirë, të ngjeshur’ e të tundur’ e të derdhurë për buzë do t’u apënë ndë gjit tuaj; sepse me atë masë që matni, do të këthenenë t’u masën’ edhe juve.” Edhe u tha atyre një paravoli: “Mos munt i verburi t’i heqë udhënë të verburit? A nukë do të bienë të dy ndë gropët? Nuk’ është nxënësi përmbi mësonjësin’ e ti; po cilido që është i kulluarë, do të jetë si mësonjësi ti. Edhe përse shikon lëmishtenë që është ndë syt tyt vëllaj, po tranë që është ndë syt tënt nuk’ e ndien? Apo si munt t’i thuash tyt vëllaj: Vëlla, dal të të nxier lëmishtenë që ke ndë syt tënt, kur ti nukë sheh tranë që ke ndë syt tënt? Ipokrit, nxir më përpara tranë prej syrit tënt, edhe atëherë do të shohç mirë të nxierç lëmishtenë që është ndë syt tyt vëllaj. Sepse nuk’ është ndonjë dru i mirë që të bënjë pemë të kalburë; as ndonjë dru i kalburë që të bënjë pemë të mirë. Sepse çdo dru njihetë prej pemësë ti; sepse nukë mbëledhënë fiq nga drizatë, as nukë vielënë rrush nga ferratë. Njeriu i mirë nxier të mirënë prej thesarit mirë të zemrësë ti; edhe njeriu i lik nxier të ligënë prej thesarit lik të zemrësë ti; sepse goj’ e ati flet nga të tepërët’ e zemrësë. Edhe përse më thërritni: Zot, Zot, edhe nukë bëni sa them? Kushdo që vien tek unë, edhe ndigjon fialët’ e mia, edhe i bën, do t’u dëftenj juve me cilinë gjan. Ay gjan me një njeri që ndërtonte një shtëpi, i cili mihu e thelloj, edhe shtyri themeli mbi shkëmpt; edhe kur rrudhë ujratë, u përpoq lumi pas asaj shtëpie, edhe nukë mundi t’e tuntnjë; sepse ishte themelosurë mbi shkëmpt. Po kushdo të ndigjonjë e të mos bënjë, përgjan me një njeri, që ndërtoj shëpi mbi dhet pa themeli; që u përpoq lumi pas asaj, edhe ra përnjëherë, edhe të rrëzuarët’ e asaj shtëpie u bë të math.” Edhe passi mbaroj gjithë fialët’ e ti ndë veshët të llauzit, hyri ndë Kapernaum. Edhe shërbëtori i një kryeqindësi, që e kishte shumë të vëjyerë, ishte keq për të vdekurë. Edhe kur dëgjoj për Jisunë, dërgoj pleqt’ e Judhevet tek ay, tuke lutur’ atë që të vij e t’i shpëtonjë shërbëtorin’ e ati. Edhe ata erdhë te Jisuj, e i luteshinë me nxitim, tuke thënë: Se vëjen t’ia bënjç këtë; sepse ay do kombinë tënë, edhe ay na ka ndërtuarë sinagogjinë. Edhe Jisuj ecënte bashkë me ata. Edhe atie tek nuk’ ishinë lark shtëpisë, kryeqindësi dërgoj miq tek ay, tuke i thënë: “Zot, mos u mundo, sepse nukë jam i zoti që të hynjç ndënë strehët time. Përandaj as vetëhenë time e gjeta të zonë të vinj te ti; po thuaj një fialë, edhe shërbëtori im do të shëronetë. Sepse edhe unë jam një njeri ndën’ urdhër, edhe kam ndënë vetëhenë time ushtëtorë; edhe i them këti: “Ecë”, edhe vete; edhe tiatrit: “Eja”, edhe vien; edhe shërbëtorit tim: “Bën këtë”, edhe e bën.” Edhe Jisuj kur ndigjoj këto, u çudit për atë, edhe u këthye, e i tha gjëndëjesë që i vinte pas: “Po u them juve, se as ndë Israil s’kam gjeturë kaqë besë.” Edhe ata që ishinë dërguarë, kur u këthyenë ndë shtëpi, gjetnë shërbëtorin’ e sëmuarë të shëndoshë. Edhe mbë të nesërmet Jisuj vij ndë një qytet që qjuhej Nain; edhe vijnë bashkë me atë edhe mjaft nga nxënësit’ e ti, edhe shumë gjëndëje. Edhe kur u afrua ndë portët të qytetit, javoka te sillinë përjashta një të vdekurë, të cilin’ e ëma e kishte bir të vetëmë, edhe ajo ishte e ve; edhe bashkë me atë ishte shumë gjëndëje prej qytetit. Edhe Zoti kur pa atë, i erdhi keq për atë, edhe i tha asaj: “Mos qjaj.” Edhe u afrua e zuri shtratnë; (edhe ata që e mbaninë qëndruanë); edhe tha: “Dialosh, po të them, ngreu.” Edhe i vdekuri u ngrit e ndenji, edhe zuri të flasë. Edhe ia dha s’ëmësë. Edhe të gjithëve u hyri frikë, edhe lavdoninë Perëndinë, tuke thënë, se: “Profit i math është ngriturë ndër ne, edhe se Perëndia vuri re llauzin’e ti.” Edhe kjo fialë për atë dolli jashtë ndëpër gjithë Judhenë, edhe ndëpër gjithë vëndet rrotullë. Edhe nxënësit’ e ati i dhanë zë Joannit për gjithë këto. Edhe Joanni thirri përanë dy vetë nga nxënësit’ e ti, e i dërgoj te Jisuj, tuke thënë: “Ti je ay që ka për t’ ardhurë, apo presmë tietrë?” Edhe njerëzitë, si erdhë tek ay, thanë: “Joann pagëzori na ka dërguarë te ti, tuke thënë: Ti je ay që ka për t’ ardhurë, apo presmë tietrë?” Edhe nd’atë orë ay shëroj shumë vetë nga sëmundëjet’ e nga mundimet’e nga frymat’ e liga, edhe shumë të verburve u fali të parëtë. Edhe Jisuj u përgjeq e u tha: “Ecëni e epni zë Joannit për gjithë sa patë e ndigjuatë, se të verburë hapnjënë sytë, të çalë ecënjënë, të krromosurë qëronenë, të shurdhërë ndigjonjënë, të vdekurë ngjallenë, të vobegjë ndigjonjënë zën’ e mirë. Edhe lum ay që të mos skandhalisetë mbë mua.” Edhe passi iknë ata që ishinë dërguarë nga Joanni, zuri t’i thoshte gjëndëjesë për Joanninë: “Përse keni dalë ndë shkretëtirët të shihni? Kallam që tundetë nga era? Po përse keni dalë të shihni? Njeri veshurë me rrobe të buta, na ata që janë veshurë me rrobe rrobe të ndritura, edhe ndër të kënaqura, te janë ndëpër dyerët të mbëretëravet. Po përse keni dalë të shihni? Profit? Po u them juve, edhe më tepërë se profit. Kyj është’ ay që është shkruarë për atë: ”Na unë te po dërgonj ëngjëllinë tim përpara faqesë sate, ay do të ndreqnjë udhënë tënde përpara teje.” Sepse po u them juve: Më i math profit se Joan Pagëzori asndonjë nuk është nga sa kanë lindurë prej grash; po më i vogëli ndë mbëretërit të Perëndisë është më i math se ay.” Edhe gjithë llauzi kur ndigjuan’ atë, edhe kumerqarëtë, nxuarë të drejtë Perëndinë, tuke pagëzuarë vetëhen’ e tyre me pagëzimn’ e Joannit. Po Farisenjt’ edhe nomtarëtë e hodhë poshtë prej vetëhesë tyre andën’e Perëndisë, sepse nuk’ u pagëzuanë prej ati. [Edhe Zoti tha] Me se t’i gjanj pra njerëzit’e këti brezi? Edhe me se shëmbëllenjënë? Këta gjanjënë me çuna që rrinë ndë trek, edhe thërresënë njëri jatrinë, e thonë: U ramë fyellit, edhe nukë këcyetë; u bëm vajë, edhe nukë qjatë. Sepse erdhi Joann Pagëzori, që as bukë ha, as verë pi; edhe thoni, se: Ka diallë. Erdhi i bir’ i njeriut tuke ngrënë e tuke pirë, edhe thoni: Na njeri hamës e verë-pirës, miku i kumerqarëvet e i fajtorëvet.” Edhe dituria dolli e drejtë prej gjithë të bijvet saj. Edhe një prej Farisevet i lutej të hajë bashkë me atë; edhe ay hyri ndë shtëpit të Fariseut, edhe ndenji ndë mësallë. Edhe javoka, një grua nd’ atë qytet, e cila ishte fajtore, kur ndieu, se kish rënë ndë shtëpit të Fariseut, pruri një allavastrë me vaj erërash. Edhe ndenji prapa përanë këmbëvet ati tuke qjarë, edhe zuri e lakte këmbët' e ati me lot, edhe ia fshinte me flokët’ e kresë saj, edhe puthte këmbët’ e ati, edhe ia lyente me vaj erërash. Edhe ay Fariseu që e kish thërriturë, kur pa, tha me vetëhe të ti, tuke thënë: “Kyj ndë ishte profit, do të njihte cila edhe çfarë gruaje ësht ’ ajo që e prek, sepse është fajtore.” Edhe Jisuj u përgjeq e i tha ati: “Simon, diç kam të të them.” Edhe ay i thotë: “Mësonjës, thuaj.” “Një hua-dhënës kishte dy detorë; njëri i kishte detyrë pesë qint dinarë, edhe tiatri pesë-dhietë. Edhe passi nukë kishinë t’ia laninë, ua fali të dyve. Thuaj pra, cili nga ata do t’e dojë më teprë?” Edhe Simoni u përgjeq e tha: “Më duketë, se ay, të cilit i fali më të shumënë.” Edhe ay i tha: “Gjykove drejtë.” Edhe si u këthye nga gruaja, i tha Simonit: “A e sheh këtë grua? Hyra ndë shtëpit tënde, ti nukë më dhe ujë për të larë këmbëtë; po ajo më lagu këmbëtë me lot, edhe i fshiu me flokët’ (e kresë saj). Ti nukë më puthe; po ajo, që kur hyra, nukë pushoj tuke puthurë këmbët’ e mia. Ti nukë më leve kryetë me vaj, po ajo më leu këmbëtë me vaj erërash. Përandaj po të them: Janë ndëjerë fajet’ e asaj të shumatë; sepse deshi shumë; sepse ay që do pak, pak i ndëjenenë fajetë.” Pastaj i tha asaj: “Të janë ndëjerë fajetë.” Edhe ata që kishinë ndenjurë ndë mësallët zunë të thonë me vetëhen’ e tyre: “Cili është kyj që ndëjen edhe faje?” Edhe ay i tha gruasë: “Besa jote të shpëtoj; hiq ndë paqtim.” Edhe pastaj ay vij qytet mbë qytet e fshat mbë fshat, tuke leçitur’ e tuke dhënë zën’ e mirë për mbëretërin’ e Perëndisë; edhe të dy-mbë-dhietët’ ishinë bashkë me atë. Edhe ca gra që ishinë shëruarë nga fryma të këqia e nga sëmundëje, Maria që qjuhej Magdhalini, prej të cilësë patnë dalë shtatë diaj, Edhe Joanna, e shoqeja e Huzajt, kujdestarit Irodhit, edhe Susanna, edhe shumë të tiera, të cilat’ i shërbeninë me pasëjen’ e tyre. Edhe si u mbëloth shumë gjëndëje, edhe vininë tek ay prej çdo qyteti, foli me paravoli: “Dolli mbiellësi të mbillte farën’e ti; edhe ay tek mbillte, ca ra përanë udhësë, edhe u shkel, edhe shpesët’ e qiellit e hëngrrë. Edhe tiatrë ra mbë gur, edhe posa biu u tha, sepse nukë kishte vllak. Edhe tiatrë ndë mest të drizavet, edhe si binë drizatë bashkë me atë, e mbytnë. Edhe tiatërë ra mbë dhe të mirë, edhe si biu, dha pemë për një një qint.” Tuke thënë këto, thërriste: “Kush ka veshë të ndigjonjë, le të ndigjonjë.” Edhe nxënësit’ e ti e pyetinë, tuke thënë: “Ç’do të jetë këjo paravoli?” Edhe ay tha: “Juve është dhënë të njihni të fshehëtat’ e mbëretërisë Perëndisë; po të tierëvet me paravoli, që tuke parë të mos shohënë, edhe tuke ndigjuarë të mos kupëtonjënë. Edhe paravolia është këjo: Fara është fial’ e Perëndisë; të mbiellatë përan’ udhësë jan’ ata që ndigjonjënë; pastaj vien dialli, edhe ngre fialënë prej zemërës’ atyreve, që mos besonjënë e shpëtonjënë. Edhe ato mbi gur jan’ ata, që kur ndigjonjënë, presënë fialënë me gëzim; po këta s’kanë rrënjë; sepse ata besonjënë për ca kohë, po ndë kohë të gucimit largonenë. Edhe ajo që ra ndër drizat, këta janë sa ndigjuanë, po nga punët’ e nga gjëja e nga pëlqimet’ e kësaj jete shkonjën’ e mbytenë, e nukë bënjënë pemë. Edhe ajo që ra ndë dhe të mirë, këta jan’ ata që ndigjuanë fialënë, edhe e mbanë ndë zemërë të bukur’ e të mirë, edhe bënjënë pemë me durim. Edhe asndonjë kur ndes kandil, nuk’ e mbulon me enë, a e vë rëposh shtratit; po e vë mbi kandilert, që të shohënë dritënë ata që hynjënë. Sepse nuk’ është ndonjë e mbuluarë, që nukë do të sbulonetë; asndonji gjë e fshehëtë, që nukë do të mirretë vesh, e të dalë për faqe. Vështroni pra qysh ndigjoni; sepse ati që të ketë, do t’i epetë; edhe ati që të mos ketë, edhe ajo që i duketë se ka, do të merretë prej ati. Edhe erdhë tek ay e ëma edhe të vëllezërit’ e ati, edhe nukë mundinë t’i afëroneshinë nga gjëndëja. Edhe i dhanë zë, tuke thënë: “Jot ëmë edhe tët vëllezërë kanë ndenjurë jashtë, edhe duanë të të shohënë.” Po ay u përgjeq e u tha atyre: “Mëma ime edhe vëllezërit’ e mi janë këta që ndigjonjënë fialën’ e Perëndisë, edhe e bënjënë.” Edhe një ditë ay hyri ndë lundrët bashkë me nxënësit’ e ti, edhe u tha atyre: “Le të shkojmë përtej lëqerit.” Edhe lëshuanë. Edhe ata tuke lundruarë, e zuri gjumi. Edhe sbriti një thëllim ere ndë lëqert; edhe lundra po mbushej me ujë, edhe ishinë ndë rrëzik. Edhe ata erdhë përanë ati, edhe e sgjuanë, tuke thënë: “Mieshtrë, mieshtrë, po humbasëmë.” Edhe ay u ngrit e qërtoj erënë, edhe valët’ e ujit; edhe pushuanë, e u bë bunacë. Edhe u tha atyre: “Ku është besa juaj?” Edhe ata u frikësuan’ e u çuditnë, tuke thënë njëri tietrit: “Vallë cili është kyj që urdhëron erërat’ e ujëtë, edhe i ndigjonjënë?” Edhe u hothnë ndë vënt të Gadharinëvet, që është përtej Galilesë. Edhe kur dolli mbë tokët, i dolli përpara një njeri prej qytetit, i cili kishte diaj që shumë motesh,, edhe nukë vishte rrobe, edhe nukë rrinte ndë shtëpi, po ndëpër varret. Edhe kur pa Jisunë, bërtiti e i ra ndë këmbë, edhe tha me zë të math: “Ç’ke me mua edhe ti, Jisu, i bir’ i Perëndisë lartë? Të lutem, mos më mundo.” Sepse ay urdhëroj frymën’ e ndyrë të dalë nga njeriu; sepse shumë kohë e kishte rrëmbyerë, edhe lidhej me vargje, edhe ruhej me hekura këmbësh; po ay këputte të lidhuratë, edhe sillej nga dialli ndëpër shkretëtirat. Edhe Jisuj e pyeti, tuke thënë: “Ç’ta thon’ emërinë?” Edhe ay i tha: “Legjeon:; sepse kishinë hyrë tek ay shumë diaj. Edhe i luteshinë të mos i urdhëronte të shkoninë nd’ avysë. Edhe atie ishte një tuf’ e madhe derrash tuke kulloturë ndë malt; edhe i luteshinë t’i lij të hyninë ndër ata; edhe ay i la. Edhe diajtë si duallë prej njeriut, hynë ndë derrat; edhe tuf’ e derravet u turr nga shkëmbit ndë lëqert, edhe u mbyt. Edhe kullotësitë, kur panë se ç’u bë, iknë; edhe van’ e dhanë zë ndë qytet e ndëpër arat. Edhe duallë të shihinë se ç’u bë; edhe erdhë te Jisuj, edhe gjetnë njerinë, prej të cilit kishinë dalë diajtë, tuke ndenjurë përanë këmbëvet Jisujt, veshur’ e urtësuarë; edhe u frikësuanë. U treguan’ edhe ata që e panë, qysh shpëtoj i diallosuri. Edhe gjithë shumica e vëndevet rrotullë Gadharinëvet i luteshinë të iknjë nga ata, sepse kishinë frikë të madhe; edhe ay hyri ndë lundrët, e u këthye. Edhe ay njeriu që kishinë dalë diajtë prej ati, i lutej të jetë bashkë me atë; po Jisuj e lëshoj, tuke thënë: “Këthehu ndë shtëpit tënde, edhe rrëfe gjithë sa bëri Perëndia te ti.” Edhe ay shkoj tuke leçiturë ndëpër gjithë qytetnë, sa bëri Jisuj tek ay. Edhe Jisuj kur u këthye, gjëndëja e priti me gëzim; sepse të gjith’ ishinë tuke pritur’ atë. Edhe javoka tek erdhi një njeri që quhej Jair, (edhe ay ishte i pari sinagogjisë) e ra ndër këmbët të Jisujt, e i lutej të hynte ndë shtëpit t’ati; Sepse ay kishte një bijë të vetëme afro dy-mbë-dhietë vieç, edhe ajo po vdiste. Edhe ay tek ishte tuke vaturë, gjëndëja po e shtrëngoninë. Edhe një grua, që i rrithte gjak dy-mbë-dhiet viet, e cila kishte prishurë gjithë gjënë ndëpër miekësit, po nukë mundi të shëronej as prej ndonjëj, U afrua prapa, edhe preku peshin’ e rrobes’ ati; edhe sa-kaqë-herash iu ndalua të rriedhurit’ e gjakut. Edhe Jisuj tha: “Kush qe ay që më preku?” Edhe kur mohuanë të gjithë, Pietri edhe ata që ishinë bashkë me atë thanë: “Mieshtrë, gjëndëja të shtypnjën’ e të shtrëngonjënë, edhe ti thua: Kush qe ay që më preku?” Po Jisuj tha: “Më preku një njeri, sepse unë mora vesh fuqinë që dolli prej meje.” Edhe gruaja kur pa se nukë fshihetë, erdhi tuke u dridhurë, edhe i ra ndër këmbë, e i rrëfeu përpara gjithë llauzit për çfarë pune e preku, edhe se u shërua përnjëherë. Edhe ay i tha asaj: “Kij zëmërë, bijë, besa jote të shpëtoj; hiq ndë paqtim.” Edhe ay kur po fliste, vien një njeri prej të parit sinagogjisë, e i thotë: “Se jot bijë vdiq; mos e mundo mësonjësinë.” Po Jisuj kur dëgjoj, iu përgjeq, tuke thënë: “Mos kij frikë; veç beso, edhe do të shpëtonjë.” Edhe si hyri ndë shtëpit, nukë la asnjë të hynte brënda, përveç Pietrinë edhe Jakovinë edhe Joanninë, edhe tatën’ e vashësë edhe t’ ëmënë. Edhe të gjithë po qjanin’ e po ndukeshinë për atë. Edhe ay tha: “Mos qjani; se nukë vdiq, po po flë.” Edhe ata e qeshninë, tuke diturë se vdiq. Po ay si nxori jashtë të gjithë, e kapi prej dore, edhe bërtiti, tuke thënë: “O vashëzë, ngreu.” Edhe asaj i erdhi fryma prapë, edhe u ngjall përnjëherë; edhe ay urdhëroj t’i epin’ asaj të hajë. Edhe përindet’ e asaj duallë jashtë mënç; po ay i porositi të mos i thonë njeriu se ç’u bë. Edhe ay si thirri përanë të dy-mbë-dhietë nxënësit’ e ti, u dha fuqi e pushtet mbi gjithë diajt, edhe të shëroninë sëmundëje. Edhe i dërgoj që të leçisinë mbëretërin’ e Perëndisë, edhe të shëroninë të sëmurëtë. Edhe u tha atyre: ”Mos mbajni gjë mb’ udhë, as stapa, as trajstë, as bukë, as argjënt, as të keni nga dy palë rrobe. Edhe nd’ atë shtëpi që të hyni, mbetuni atie, edhe delni andej. Edhe sa vetë që të mos u presënë juve, kur të deli prej ati qyteti, shkuntni edhe pluhurinë prej këmbëvet tuaj, për martiri kundrë atyreve. — Edhe ata si duallë, shkoninë fshatravet, tuke dhënë zën’ e mirë, e tuke shëruarë tekdo. Edhe Irodhi, katrurdhëratësi, dëgjoj gjith’ ato që bëneshinë prej ati; edhe manitej, sepse disa thoshinë, se Joanni është ngjallë prej së vdekurish; Edhe disa thoshinë se Ilia u duk; edhe disa të tierë, se është ngjallë një prej profitëvet moçim. Edhe Irodhi tha: “Joannit un’ i preva kryetë, po kyj cili është, që unë ndigjonj për atë të këtilla punë?” Edhe kërkonte t’e shihte. Edhe apostojtë si u këthyenë i treguanë gjithë sa bënë; edhe ay i mori me vete, e u hoq veçanë ndë një vënt të shkretë të një qyteti që qjuhej Vithsajdha. Edhe gjëndëja kur e kupëtuanë, i vanë pas; edhe ay si i priti, u fliste atyre për mbëretërin’ e Perëndisë, edhe shëronte ata që kishinë nevojë për të shëruarë. Edhe dita zuri të thyhej; edhe të dy-mbë-dhietët’ erdhë përanë e i thanë: “Lësho gjëndëjenë të venë rreth fshatravet e aravet, e të rrinë, e të gjenjënë të ngrëna; sepse këtu jemi ndë vënt të shkretë.” Po ay u tha atyre: “Epni ju atyreve të hanë.” Edhe ata thanë: “Ndër ne nukë gjëndenë më teprë se pesë bukë edhe dy pishqe; veç ndë vafshim na të blejmë haje për gjithë këtë llaus.” Sepse ishinë sindonja pesë mijë burra. Edhe ay u tha nxënësvet ti: “Viri ata të rrinë togje togje, nga pesë-dhietë.” Edhe ata bënë kështu, edhe i vunë të gjithë të rrinë. Edhe ay si mori të pesë bukëtë edhe të dy pishqetë, ngriti sytë mbë qiell, edhe i bekoj, e i theu, edhe ua dha nxënëset t’i venë përpara gjëndëjesë. Edhe të gjithë hëngrrë, e u nginjnë; edhe ngritnë tepricën’ e copavet, dy-mbë-dhietë kosha. Edhe ay tek falej veçanë, nxënësit’ ishinë bashkë me atë; edhe i pyeti, tuke thënë: “Cili thonë gjëndëja se jam unë?” Edhe ata u përgjeqnë e thanë: “Joann Pagëzori; edhe të tierë, Ilia; edhe të tierë, se është ngjallë një prej profitëvet moçim.” Edhe ay u tha atyre: “Po ju cili thoni se jan unë?” Edhe Pietri u përgjeq e tha: “Krishti i Perëndisë.” Edhe ay i qërtoj e i porositi të mos ia thonë njeriu këtë, tuke thënë se: I bir’ i njeriut duhetë të heqë shumë, edhe nukë do të pëlqenetë nga pleqt’ e nga kryepriftërit’ e nga shkronjësitë, edhe do të vritetë, edhe të tretënë ditë do të ngjalletë.” Pastaj u thoshte të gjithëve: “Kush të dojë të vinjë prapa meje, le të mohonjë vetëhen’ e ti, edhe le të ngrerë kryqin’ e ti përditë, edhe le të vinjë pas meje. Sepse ay që do të shpëtonjë jetën’ e ti, do t’e humpnjë; edhe kush të humpnjë jetën’ e ti për punët time, kyj do t’e shpëtonjë. Sepse ç’dobi ka njeriu, ndë fitoftë gjithë botënë, e të humpnjë vetëhen’ e ti, a ta dëmëtonjë? Sepse ay që të ketë turp për mua edhe për fialët’ e mia, edhe i bir’ i njeriut do të ketë turp për këtë, kur të vinjë ndë lavdi të ti, e të Atit, e të ëngjëjet shënjtëruarë. Edhe po u them juve me të vërterë, se Janë ca prej këtyre që rrinë këtu, të cilëtë nukë do të ngjëronenë vdekëje, gjersa të shohënë mbëretërin’ e Perëndisë.” Edhe pas këtyre fialëve shkuanë sindonja tetë dit, edhe ay mori Pietrin’ e Joannin’ e Jakovinë, edhe hipi ndë malt të falej. Edhe ay tek falej, u ndërrua fytyra e faqes’ ati, edhe rrobet’e ati ishinë të bardha edhe vetëtininë. Edhe javoka dy burra te po flisninë bashkë me atë, të cilët’ ishinë Mojsiu edhe Ilia; Ata u duknë me lavdi, e thoshinë për vdekëjen’e ati që kishte për të mbushurë ndë Jerusalim. Po Pietri edhe ata që ishinë bashkë me atë ishinë rënduarë nga gjumi; edhe kur u sgjuanë, panë lavdin’ e ati, edhe ata të dy burratë që rrijnë bashkë me atë. Edhe tek ndaheshin’ ata prej ati, Pietri i tha Jisujt: “Mieshtër, është mirë të jemi na këtu; edhe le të bëjmë tri tenda, një për tyj, e një për Mojsinë, e një për Ilinë”; pa diturë se ç’thotë. Edhe ay tek thoshte këto, erdhi një re, e i mbuloj me hie; edhe ata u frikësuanë kur hynë ndë ret. Edhe erdhi një zë nga reja, tuke thënë. “Kyj është biri im i dashuri; ndigjoni ati.” Edhe passi erdhi zëri, Jisuj u gjënt vetëmë. Edhe ata s’bënë zë, edhe nuk’ i thanë ndonjëj ato dit as për ndonjë gjë nga ato që panë. Edhe mbë të nesërmet, si sbritnë ata nga mali, shumë gjëndëje i dolli përpara. Edhe na një njeri prej gjëndëjesë te bërtiti, tuke thënë: “Mësonjës, të lutem, shtierë sytë mbi tem bir, se e kam të vetëmë. Edhe na tek e kap fryma, edhe bërtet papriturë, edhe e përpiek me shkumbë, edhe mezi ndahetë prej ati, sepse e dërrmon. Edhe u luçë nxënëset tu, që t’ia nxirinë, po nukë muntnë.” Edhe Jisuj u përgjeq e tha: “O bres i pabesë e i shtremburë, gjer kurë do të jem me ju, edhe t’u duronj juve? Bierë tët bir këtu.” Edhe ay te po vinte përanë, dialli e hodhi poshtë, edhe e përpoqi. Edhe Jisuj qërtoj frymën’ e ndyrë, edhe e shëroj dialënë, edhe ia dha prapë t’et. Edhe të gjithë maniteshinë për madhërin’ e Perëndisë. Edhe tek çuditeshinë të gjithë për sa bëri Jisuj, u tha nxënëset ti: “Ju viri ndër veshët tuaj këto fialë; sepse i bir’ i njeriut do t’epetë ndër duar të njerëzet.” Po ata nuk’ e kupëtuanë këtë fialë, edhe ishte mbëluarë prej atyre, për të mos kupëtuarë; edhe kishinë frikë t’e pyetninë për këtë fialë. Pastaj hyri një mendim ndër ata, vallë cili nga ata ishte më i math. Edhe Jisuj kur pa mendimin’ e zëmrës’ atyre, zuri prej dore një çun, edhe e qëndroj përanë vetëhesë ti, edhe u tha atyre: “Ay që të presë këtë çun mb’emërit tim, ka priturë mua; edhe ay që të presë mua, ka pritur’ atë që më dërgoj; sepse ay që është më i vogëlë ndër gjithë ju, kyj do të jetë më i math.” Edhe Joanni u përgjeq e tha: “Mieshtrë, pam një njeri që nxier diajtë mb’emërit tënt; edhe e ndalëm, sepse nukë vien prapa bashkë me ne.” Edhe Jisuj i tha: “Mos e ndalni, sepse ay që nuk’ është kundrë nesh, është bashkë me ne.” Edhe kur po mbusheshinë dittë që do të merrej lart ndër qiej, atëherë ay shtyri syn’ e ti të vejë ndë Jerusalim. Edhe dërgoj zëdhënësa përpara vetëhesë ti, të cilëtë vanë e hynë ndë një fshat të Samaritëvet, për të bërë gati vënt për atë. Edhe nuk’ e pritnë atë, sepse e kishte synë për të vaturë ndë Jerusalim. Edhe Jakovi e Joanni nxënësit’ e ti kur panë, thanë: “Zot, a do të themi të sbresë ziarr nga qielli, edhe t’i përvëlonjë, sikundrë bëri edhe Ilia?” Po ay u këthye e i qërtoj, edhe tha: “Nukë dini prej çfarë fryme jeni ju; Sepse i bir’ i njeriut nuk’ erdhi të humpnjë shpirte njerëzish, po të shpëtonjë.” Edhe vanë mbë tiatrë fshat. Edhe ata kur po vijnë, një njeri i tha mb’ udhë: “Zot, do të të vinj pas kudo të veç.” Edhe Jisuj i tha: “Dhelpëratë kanë shtrofka, edhe shpesët’ e qiellit të ndenjura; po i bir’ i njeriut s’ka ku të pështetnjë kryetë.” Edhe i tha një tiatri: “Eja pas meje.” Edhe ay i tha: “Zot, lërë-më përpara të vete të këllas ndë dhet tem atë.” Po Jisuj i tha: “Lërë të vdekuritë të këllasënë ndë dhet të vdekurit’ e tyre; po ti ecë, e ep zë për mbëretërin’ e Perëndisë.” Po edhe një tietërë njeri tha: “Zot, do të vinj pas teje; po lërë-më më përpara të vete t’u lë shëndet atyre që janë ndë shtëpit time.” Po Jisuj i tha: “Kush vë dorën’ e ti mbi parmëntë, edhe këthenet ’ e vështron prapa, nuk’ është i vëjyerë për mbëretërin’ e Perëndisë.” Edhe paskëtaj Zoti vuri edhe shtatë-dhietë nxënësë të tierë, edhe i dërgoj dy nga dy përpara ti, mbë çdo qytet e vënt, ku kishte për të vatur’ ay. U thoshte atyre pra: “Të korrët’ është shumë, po punëtorëtë janë të pakë; lutuni pra të zot të korrit të nxierrë punëtorë për të korrët’ e ti. Ecëni; na unë te po u dërgonj juve posi shqera ndë mest të ujqet. Mos mbajni kuletë, as trajstë, as sholla; edhe mos përshëndetni asndonjë mb’ udhë. Edhe nd’atë shtëpi që të hyni, më përpara thoni: Paqtim ndë këtë shtëpi. Edhe ndë qoft’ atie bir paqtimi, paqtimi juaj do të prëhetë mb’atë; po ndë mos, do të këthenetë ndër ju. Edhe mbetuni nd’atë shtëpi, tuke ngrën’ e tuke pirë nga ato që t’u apënë juve ata; sepse punëtori ësht’ i zoti pagësë ti; mos shkoni nga njëra shtëpi ndë tiatrë. Edhe mb’ atë qytet që të hyni, edhe t’u presënë juve, hani ato që u vënë përpara, juve. Edhe shëroni të sëmurëtë që gjëndenë nd’ atë, edhe thoni atyreve: “Mbëretëri’ e Perëndisë u afrua te ju. Po mb’ atë qytet që të hyni, edhe të mos u presënë juve, kur të delni ndëpër rugat t’ati qyteti, thoni: U shkuntmë juve edhe pluhurinë që na u ngjit prej qytetit tuaj; po këtë të dini, se mbëretëri’ e Perëndisë u afrua te ju. Edhe po u them juve, se nd’ atë ditë më i duruarshim do të jetë mundimi ndë Sodhomë se nd’ atë qytet. Mierë ti Horazin! Miera ti Vithsajdha! Sepse ato çudia që janë bërë ndër ju, ndë ishinë bërë ndë Tyrë e ndë Sidhonë, që kurë do t’ishinë penduarë tuke ndenjurë ndë thes e ndë hi. Po ndë Tyrë e në Sidhonë më i duruarshim do të jetë mundimi ndë ditë të gjyqit se mbë ju. Edhe ti Kapernaumë, që u lartove gjer ndë qiell, do të sbreç gjer ndë hadhë. Ay që të ndigjonjë juve, ndigjon mua; edhe ay që nukë u zë për gjë juve, nukë zë për gjë mua; edhe ay që nukë zë për gjë mua, nukë zë për gjë atë që më dërgoj.” Edhe të shtatë-dhietët’ u këthyenë me gëzim, tuke thënë: “Zot, edhe diajtë na ndigjonjënë mb’emërit tënt.” Edhe ay u tha atyre: “Vështronjam Satananë tuke rënë nga qielli posi vetëtimë. Na te po u ap juve pushtet që të shkelni mbi gjërpinj e mbi sfurqe, edhe mbi gjithë fuqin’ e arëmikut; edhe asndonjë gjë nukë do t’u bënjë keq juve. Po mos u gëzoni për këtë, se u ndigjonjënë juve frymat’ e këqia; po gëzohi më teprë, se emëratë tuaj u shkruanë ndë qiejet.” Nd’ atë orë Jisuj u gëzua ndë shpirt, edhe tha: “Të falem ndersë, o Atë, Zot i qiellit edhe i dheut, se fshehe këto nga të diturit’ e nga të mënçëmitë, edhe ua sbulove foshnjevet; po, o Atë, se kështu u pëlqye përpara teje. Të gjitha m’u dhanë ndë dorë prej tim et; edhe asnjë nukë di cili është biri, veç Ati; edhe cili ësht’ Ati, veç biri, edhe ati që të dojë biri t’ia sbulonjë.” Edhe u kthye te nxënësitë, e tha veçanë: “Lum ata sy që shohënë këto që shihni. Sepse po u them juve, se shumë profitë edhe mbëretrë deshnë të shihin’ ato që shihni ju, e nuk’ i panë; edhe të ndigjonin’ ato që ndigjoni ju, po nuk’ i ndigjuanë.” Edhe na tek u ngrit një nomtar tuke gucitur’ atë, e tuke thënë: “Mësonjëns, ç’të bënj, që të trashëgonj jetën’e pasosurë?” Edhe ay i tha: “Ç’është shkruarë ndë nomt? Qysh këndon?” Edhe ay u përgjeq e tha: “Të duash Zonë Perëndinë tënt me gjithë zemrënë tënde, edhe me gjithë shpirtinë tënt, edhe me gjithë fuqinë tënde, edhe me gjithë mëndëjenë tënde“, edhe “të afërminë tënt posi vetëhenë tënde. “ Edhe ay i tha: “U përgjegje drejtë; bën këtë, edhe do të rronjç.” Po ay donte të nxirrte vetëhen’ e ti të drejtë, i tha Jisujt: “E cili më ësht’ i afërm?” Edhe Jisuj u përgjeq e tha: “Një njeri sbriste nga Jerusalimi ndë Jeriho, edhe ra ndër duar të kursarëvet, të cilëtë si e sveshnë, edhe e bënë me plagë, iknë edhe e lanë gjysmë vdekurë. Edhe qëlloj që shkoj asaj udhe një prift; edhe kur pa atë, shkoj nga ana tiatrë. Kështu edhe një Levit posa harriu nd’ atë vënt, erdhi e pa, edhe shkoj nga ana tiatrë. Po një Samarit, tuke ecurë udhësë, erdhi ndë vënt tek ishte ay, edhe kur e pa, iu dhëmp; Edhe erdhi përanë, e i lidhi plagëtë, tuke derdhurë mbi ato vaj e verë; edhe e hipi ndë kafshët të ti, edhe e solli ndë një shtëpi të botësë, edhe i pat kujdes. Edhe mbë të nesërmet, kur do të delte, nxori dy dinarë, edhe ia dha shtëpiakësit botësë, edhe i tha: Ki kujdes këti njeriu; edhe ç’të priç më teprë, unë t’i kam për të dhënë, kur të këthenem,. Cili nga këta të tre të duketë se u bë i afërmi ati që ra ndë duar të kursarëvet?” Edhe ay i tha: “Ay që bëri përdëllim për atë.” Jisuj pra i tha: “Ecë, edhe ti bën kështu.” Edhe ata kur po shkoninë, ay hyri ndë një fshat; edhe një grua që e kishte emërinë Marthë, e priti ndë shtëpit të saj. Edhe ajo kish një motërë që e qjuaninë Mari, e cila ndenji përanë këmbëvet të Jisujt, edhe ndigjonte fialën’ e ati. Edhe Martha mundonej shumë tuke shërbyerë; edhe pastaj dolli përpara ati, e tha: “Zot, nukë do të dish, se ime motërë më la vetëmë të shërbenj? Thuaj pra asaj të më ndihnjë.” Edhe Jisuj u përgjeq e i tha asaj: “Marthë, Marthë, përpiqe e mundone për shumë punë; po për një punë është nevojë”; edhe Maria sgjodhi piesën’ e mirë, që nukë do të merretë prej asaj. Edhe ay kur po falej ndë një vënt, si pushoj, një nga nxënësit’ e ti i tha: “Zot, mësona të falemi, sikundrë edhe Joanni mësoj nxënësit’ e ti.” Edhe ay u tha atyre: “Kur të faleni, thoni: Ati ynë që je ndë qiejet, u shënjtëroft’ emëri yt; arthtë mbëretëria jote; u bëftë dashurimi yt, si ndë qiell, edhe mbë dhet. Bukënë tonë të përditëshmen’ epna neve përditë. Edhe falna fajetë tanë, sepse edhe neve ia falmë kujdo që na fëjen; edhe mos na shtierë ndë gucim, po shpëtona prej të ligut.” Pastaj u tha atyre: “Cili prej jush do të ketë një mik, edhe do të vejë tek ay ndë mest të natësë, e t’i thotë: Mik, më huaj tri bukë; Sepse erdhi një miku im prej udhësë tek unë edhe s’kam ç’t’i vë përpara. Edhe ay do të përgjigjetë përbrënda e t’i thotë: Mos më ep mundim; sepse dera është mbyllurë tashti, edhe çunat’e mi kanë rënë ndë shtrat bashkë me mua; s’munt të ngrihem e të t’ap. Po u them juve: Edhe ndë mos u ngritë t’i apë, sepse është miku i ati, po nga të paturpëruarët’ e ati do të ngrihetë t’i apë sa t’i duhenë. Edhe unë po u them juve: Lypni, edhe do t’u epetë juve; kërkoni edhe do të gjeni; trokollini, edhe do t’u hapetë juve. Sepse kushdo që lypën merr; edhe kushdo që kërkon gjen; edhe ati që trokollin do t’i hapetë. Edhe ndë është ndonjë prej jush atë, edhe ndë i kërkoftë bukë i biri, sos do t’i apë gur? Apo ndë i lyptë peshk, sos do t’i apë gjarpërë ndë vënt të peshkut? Apo ndë i kërkoftë ve, sos do t’i apë sfurk? Kur ju pra që jeni të liq dini t’u epni bijvet tuaj të dhëna të mira, sa më teprë Ati që është prej qielli do t’apë Frymë të Shënjtëruarë atyre që të lypënjënë prej ati?” Edhe po nxirte një diallë, edhe ay ish i shurdhurë; edhe dialli kur dolli, i shurdhuri foli; edhe gjëndëja u çuditnë. Po ca nga ata thanë, se: “Nxier diajtë me anë të Veelzevulit të parit diajvet.” Edhe ca të tierë tuke gucitur’ atë kërkoninë prej ati shënjë nga qielli. Po ay si kupëtoj mendimet’ e atyre, u tha: “Çdo mbëretëri ndë u ndaftë kundrë vetëhesë saj, shkretonetë; edhe një shtëpi, ndë u ndaftë kundrë vetëhesë saj, rrëzonetë. Edhe Satanaj pra ndë qoftë se u nda kundrë vetëhesë ti, qysh do të qëndronjë mbëretëri’ e ati? Sepse thoni se unë nxier diajtë me anë të Veelzevulit. Po unë ndë nxier diajtë me anë të Veelzevulit, bijtë tuaj me anë të cilit i nxierënë? Përandaj ata do të jenë gjyqtarëtë tuaj. Po ndë nxier unë diajtë me gishtin’ e Perëndisë, vallë mbëretëri’ e Perëndisë hariu mbë ju? I forti kur ruan armatosurë avllin’ e ti, gjithë gjëj’ e ati është ndë paqtim. Po kur të vinjë më i forti se ay, e t’e muntnjë, merr gjith’ armët’ e ati, që shpërente mb’ ato, edhe ndan plaçkat’ e ati. Kush nuk’ është me mua, është kundrë meje; edhe kush nukë mbëleth bashkë me mua, përndan. Frym’ e ndyrë kur del prej njeriut, vete ndëpër vënde të thatë, pa ujë, edhe kërkon të prejturë; edhe kur të mos gjenjë, thotë: Le të këthenem ndë shtëpit time, andej nga dolla. Edhe kur vien, e gjen fshir’ e stolisurë. Atëhere vete e merr me vetëhe shtatë fryma të tiera më të këqia se vetëhen’ e saj, edhe hynjën’ e rrinë atie; edhe të pastajmet’ e ati njeriu bënenë më të këqia se të paratë.” Edhe ay kur po thoshte këto, një grua ngriti zë prej gjëndëjesë e i tha: “Lum ay bark që të ka mbarturë, edhe ato gjij që ke thithurë.” Po ay tha: “Lum më fort ata që ndigjonjënë fialën’ e Perëndisë edhe e ruanjënë.” Edhe gjëndëja kur po mbëlidhej, zuri të thotë: Kyj bres ësht’ i lik; kërkon shënjë; edhe shënjë nukë do t’i epetë përveç shënjësë profitit Jona. Sepse sikundrë Jonaj u bë shënjë ndë Ninevitët, kështu edhe i bir’ i njeriut do të jetë mbë këtë bres. Mbëretëresha e mesditësë do të ngrihetë ndë ditë të gjyqit bashkë me njerëzit’ e këti brezi, edhe do t’i gjykonjë për të keq; sepse erdhi nga an’ e së mbaruarit dheut të ndigjonjë diturin’ e Sollomonit; edhe na ku është këtu më teprë se Sollomoni. Burrat’ e Ninevisë do të ngjallenë ndë gjyq bashkë me këtë bres, edhe do t’e gjykonjënë për të keq, sepse u penduanë nga të leçiturit’ e Jonajt; edhe na ku është këtu më teprë se Jonaj. Edhe asnjë, kur ndes kandilenë, nuk’ e vë ndë vënt të fshehurë, as ndënë shënik, po mbi kandilerinë, që të shohënë dritënë ata që hynjënë brënda. Kandil’ i trupit është syri: syri yt pra kur të jet’ i qëruarë, edhe gjithë trupi yt është’ i ndriturë; po kur’ të jet’ i keq, edhe trupi yt ësht’ i errëtë. Vështro pra drita që është te ti mos jetë errësirë. Ndë qoftë pra gjithë trupi yt i ndriturë, pa pasurë ndonjë anë t’errëtë, do të jet’ i ndriturë gjithë, posi kandileja kur të ndrit me të ndriturë.” Edhe si foli këto, një Farise i lutej të vejë për drekë tek ay; edhe ay hyri e ndenji ndë mësallë. Edhe Fariseu u çudit, kur pa, se nukë lau më përpara duartë para drekësë. Edhe Zoti i tha: “Tashi ju Farisenjtë qëroni të përjashtëmen’ e qeftit e të kupësë; po e përbrëndëshmeja juaj është plot me rrëmbim e me të keq. Të marrë, ay që bëri të përjashtëmenë, a nukë bëri edhe të përbrëndëshmenë? Veç epni elejmosinë gjënë tuaj, edhe na të gjitha te janë të qëruara te ju. Po mierëtë ju Farisenjtë! Sepse epni të dhietën’ e mëndrës’ e të piganit e gjithë lakravet, edhe liri mbë nj’anë gjyqinë edhe dashurin’ e Perëndisë. Këto duhej të bënitë edhe ato të mos i liritë. Mierëtë ju Farisenjtë! Sepse doni vëndin’ e parë ndëpër sinagogjit, edhe të përshëndeturatë ndëpër tregjet. Mierëtë ju shkronjësit’ edhe Farisenjtë, ipokritinj! Se jeni posi ata varretë që s’dukenë, edhe njerëzitë që ecënjënë përsiprë nukë dinë.” Edhe një nga nomtarët’ u përgjeq e i tha: “Mësonjës, tuke thënë këto shan edhe neve.” Edhe ay tha: “Mierëtë ju nomtarëtë përsëri! Sepse ngarkoni njerëzitë me barrë të rënda që s’mbarenë, edhe ju nuk’ i prekni barrëtë me majët të gishtrëvet tuaj. Mierët ju! Sepse ndërtoni varret’ e profitëvet, edhe atëritë tuaj i vranë. Vallë martirisni edhe pëlqeni punët’ e atëravet tuaj; sepse ata i vranë, edhe ju ndërtoni varret’ e atyreve? Përandaj edhe dituri’ e Perëndisë tha: Do të dërgonj ndër ata profitë edhe apostoj, edhe disa prej atyreve do t’i vrasënë, edhe do t’i ndiekënë. Që të kërkonetë prej këti brezi gjaku i gjithë profitëvet që është derdhurë që kur se është ngrehurë bota, Që prej gjakut t’Avelit e gjer mbë gjak të Zaharisë, që u vra ndërmest të theroresë edhe të tempullit; vërtet, po u them juve, do të kërkonetë prej këti brezi. Mierëtë ju nomtarëtë! Sepse ngrittë hapësin’ e mëndëjesë; ju nukë hytë, po ndaluat’ edhe ata që hynjënë.” Edhe kur u thoshte atyre këto, shkronjësit’ edhe Farisenjtë zunë t’e ndizinë teprë, edhe t’e shtrëngoninë të fliste për shumë punë, Sepse kishinë ngrehurë lak për atë, edhe kërkoninë t’i rrëmbeninë ndonjë fialë prej gojës’ ati, që ta përflasënë. Ndërmest të këtyre fialëve, kur ishinë mbëledhurë shumicat’ e gjëndëjesë, kaqë sa shkelinë njëri jatrinë, zuri t’u thoshte nxënëset ti: “Më përpara ruani vetëhenë tuaj nga brum’ i Farisevet, që ësht’ ipokrisi. Po nuk’ është gjë e mbuluarë, që s’është për të sbuluarë; edhe e fshehurë, që s’është për të mos marrë vesh. Përandaj sa thatë nd’errësirë, do të ndigjonenë ndë dritë; edhe ç’foltë ndër veshë ndëpër dhomat, do të leçitenë mbi kulmet të shtëpisë. Edhe po u them juve miqvet mi: Mos kini frikë ata që vrasënë trupnë, edhe pastaj s’kanë se ç’të bënjënë gjë më teprë. Po do t’u dëftenj juve cilinë të keni frikë: Kini frikë atë që ka pushtet, passi të vrasë, të hedhë ndë gjehenë; me të vërtetë, po u them juve: Këtë kini frikë. A nukë shitenë pesë zoq për dy asprë? Edhe një nga ata nuk’ ësht’ i harruarë përpara Perëndisë. Po edhe qimet’ e kresë tuaj janë numëruarë të gjitha. Mos kini frikë pra, ju ndani prej shumë zoqsh. Edhe po u them juve: Kushdo që të më rrëfenjë përpara njerëzet, edhe i bir’ i njeriut do t’e rrëfenjë përpara ëngjëjet Perëndisë. Edhe kushdo që të më mohonjë përpara njerëzet, do të mohonetë përpara ëngjëjet Perëndisë. Edhe kushdo që të thotë fialë kundrë të birit njeriut, do t’i faletë; po ati që të vllasfimisë kundrë Frymësë Shënjtëruarë nukë do t’i faletë. Edhe kur t’u bienë juve ndëpër sinagogjit, e ndëpër urdhërat, e ndëpër pushtetet, mos mendoni qysh, a ç’të përgjigji, a ç’të thoni; Sepse Frym’ e Shënjtëruarë do t’u mësonjë juve nd’atë orë ç’duhetë të thoni.” Edhe një prej gjëndëjes’ i tha: “Mësonjës, thuaj tim vëllaj të ndanjë trashëgimnë bashkë me mua.” Po ay i tha: “O njeri, kush më vuri gjyqtar, a ndarës mbi ju?” Pastaj u tha atyre: “Vështroni edhe ruhi nga lakëmimi; sepse ndë pastë teprë ndonjë, jet’ e ati nukë varetë prej gjës’ ati.” Edhe u tha atyre një paravoli, tuke thënë: “Një njeriu të pasuri i erdhi mbarë ara. Edhe mendonej me vete, tuke thënë: Ç’të bënj? Se s’kam ku të mbëleth pemët’ e mia. Pastaj tha: Këtë kam për të bërë; do të prish grunarët’ e mi, edhe do t’i bënj më të mëdhenj, edhe do të mbëleth atie gjithë drithëtë tim, edhe të mirat’ e mia. Edhe do t’i them shpirtit tim: O shpirt, ke shumë të mira që gjëndenë për shumë viet; prëhu, e ha, e pi, e gëzonu. Po Perëndia i tha: I marrë, këtë natë do të lypënjënë prej teje shpirtinë tënt; edhe sa bëre gati, kujt do të jenë? Kështu do të jetë ay që mbëleth thesarë për vetëhen’ e ti, e nuk’ është i pasurë te Perëndia.” Pastaj u tha nxënëset ti: “Përandaj po u them juve: Mos kini kujdes për jetënë tuaj, ç’të hani; as për trupnë tuaj, ç’të vishni. Jeta është më e ndershime se ushqimi, edhe trupi se të veshuritë. Viri re korbatë, se nukë mbiellënë, as nukë korrnjënë; ata nukë kanë qilar, as grunar, edhe Perëndia i ushqen; sa më teprë ndani ju nga shpestë? Edhe cili prej jush që ka kujdes munt të shtonjë një kut ndë moshë të ti? Kur ju pra nukë muntni as për më të vogëlënë, përse keni kujdes për të tierat? Viri re luletë, qysh rritenë; se nukë mundonenë, as nukë drethnjënë; edhe po u them juve, se as Sollomoni me gjithë lavdin’ e ti nuk’ ishte veshurë si një nga këto. Po ndë qoftë se barinë, që sot është nd’ arë, edhe nesërë hidhetë ndë furrë, Perëndia e vesh kështu, sa më teprë juve, o besë-pakë? Edhe ju mos kërkoni ç’të hani, a ç’të pini; as mos ini me dy mëndëje. Sepse kombet’ e botësë kërkonjënë gjithë këto; edhe Ati juaj e di, se keni nevojë për këto. Po kërkoni mbëretërin’ e Perëndisë, edhe këto të gjitha do t’u shtonenë juve. Mos ki frikë, o tuf’e vogëlë; sepse Atit tuaj i pëlqeu t’u apë juve mbëretërinë. Shitni pasëjetë tuaja, edhe epni elejmosinë. Bëni kuleta për vetëhenë tuaj që nukë vietëronenë, thesar ndë qiejet që nukë shteretë, atie ku kursari nuk’ afronetë, as krimbi nuk’ e prish. Sepse ku është thesari juaj, atie do të jetë edhe zëmëra juaj. Le të jenë mesetë tuaj ngjeshurë, edhe kandiletë ndezurë. Edhe ju ini gati posi njerëzitë kur presënë zon’ e tyre, kurë do të këthenetë nga dasmatë, që t’i hapnjënë përnjëherë, kur të vinjë të trokëllinjë. Lum ata shërbëtorë, të cilëtë, kur të vinjë i zoti, do t’i gjenjë sgjuarë; vërtet po u them juve, se do të ngjishetë, e do t’i vërë të rrinë ndë mësallë, edhe do të vinjë përanë t’u shërbenjë atyre. Edhe nd’arthtë ndë të dytënë ruajtje, edhe ndë të tretënë ruajtje nd’ arthtë, edhe t’i gjenjë kështu, të lumurë jan’ ata shërbëtorë. Edhe këtë e dini, se, ndë qoftë se e dinte i zoti shtëpisë, mbë ç’orë vien kursari, do të rrinte sgjuarë, edhe nukë do të linte t’i shponej shtëpia. Edhe ju pra bëhi gati; sepse i bir’ i njeriut vien mb’ atë orë që nuk’ e mendoni. “ Edhe Pietri i tha: “Zot, për neve e thua këtë paravoli, apo për të gjithë?” Edhe Zoti tha: “Vallë cili ësht’ ay kujdestar besëtar edhe i mënçim, që ta vërë i zoti mbi shërbëtorët’ e ti, që t’u apë me kohë masën e grurit? Lum ay shërbëtuar, të cilinë kur të vinjë i zoti, do t’e gjenjë tuke bërë kështu. Vërtet po u them juve, se e ka për të vënë mbi gjithë gjën’ e ti. Po ndë thënt’ ay shërbëtuar ndë zëmërët të ti, se: “Im zot mënohetë të vinjë”; edhe të zërë të rrahnjë shërbëtorët’ e shërbëtoretë, e të hajë e të pijë e të dehetë; I zot’ i ati shërbëtori do të vinjë atë ditë që s’e pret, edhe atë orë që s’e di; edhe do t’e ndanjë, edhe do t’e vërë piesën’ e ati bashkë me të pabesët. Edhe ay shërbëtori që e dinte andën’ e të zotit, edhe nukë bëri gati vetëhenë, as nukë bëri pas andës’ ati, do të rrihetë shumë. Po ay që nuk’ e diti, edhe bëri punë për të rrahurë, do të rrihetë pak. Edhe gjithësekujt që iu dha shumë, shumë do të kërkonetë prej ati; edhe ati që i lanë shumë, do t’i lypënjënë më teprë. Erdha të vë ziarr mbë dhet; edhe ç’tietrë gjë dua, ndë qoftë se u ndes tashti? Edhe kam një pagëzim të pagëzonem, edhe sa shtrëngonem gjersa të mbaronetë? Kujtoni se kam ardhurë t’ap paqtim mbë dhet? Jo, po u them juve, po veç të ndarë. Sepse tashi e paskëtaj do të jenë pesë vetë ndë një shtëpi ndarë, tre kundrë dyve, edhe dy kundrë treve. Do të ndahet’ i ati kundrë të birit, edhe i biri kundrë t’et; e ëma kundrë së bijësë, edhe e bija kundrë s’ëmësë; vierra kundrë nusesë saj, edhe nuseja kundrë së vierrësë.” I thoshte edhe gjëndëjesë: “Kur të shihni renë se del prej së perënduarësë diellit, përnjëherë thoni: Po vien shi; edhe bënetë kështu. Edhe kur fryn erë miesdite, thoni, se: Do të bënjë vapë; edhe bën. Ipokritinj, faqen’ e dheut e të qiellit dini t’e shquani; po këtë kohë si nuk’ e shquani? Si nukë gjykoni edhe të drejtënë prej vetëhesë tuaj? Kur vete pra tek urdhëratësi bashkë me kundrëgjyqësinë tënt, mundonu mb’ udhë të shpëtonjç prej ati, se mos të heqë te gjykatësi, edhe gjykatësi të apë ndë dorët të shërbëtorit, edhe shërbëtori të hedhë ndë burk. Po të them tyj: Nukë ke për të dalë andej, gjersa të lajç edhe asprën’ e pastajme.” Edhe nd’atë kohë ishin’ atie përpara disa vetë tuke i dëftyer’ ati për Galileanët, se Pillati u trazoi atyre gjaknë bashkë me kurbanet’ e atyreve. Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Kujtoni se këta Galileanë ishinë më fajtorë se gjithë Galileanëtë, sepse pësuanë të tilla punë? Jo, po u them juve; po ndë mos u pendofshi, të gjithë kështu do të humpni. Apo ata të tetë-mbë-dhietë, mbi të cilët ra pirgu ndë Silloam, edhe i vrau, kujtoni se këta ishinë fajtorë me teprë se gjithë njerëzitë që rrinë ndë Jerusalim? Jo, po u them juve; po ndë mos u pendofshi, të gjithë kështu do të humpni.” Edhe thoshte këtë paravoli: “Një njeri kishte mbiellë një dru fiku ndë veshtë të ti; edhe erdhi të marrë pemë prej ati, po nukë gjeti. Edhe i tha vëreshtarit: “Na tek po vinj tre viet të marr pemë prej këti drurit fikut, edhe nukë gjenj; preje; përse të zërë vëndinë kot?” Po ay u përgjeq e i tha: “Zot, lere edhe këtë vit, gjersa të rëmih rrotull’ ati, e t’i shtie plehë. Edhe ndë bëftë pemë, mirë; po ndë mos bëftë, do t’e preç pastaj.” Edhe ay tuke mësuarë për të shëtunë mbë një sinagogji; Edhe na një grua që kishte frymë sëmundëje tetë-mbë-dhietë viet, edhe ishte kurrusurë, e nukë munte fare të ngrihej përpietë. Edhe Jisuj kur pa atë, e thirri afërë, edhe i tha: “Grua, shpëtove prej sëmundëjesë sate.” Edhe vuri duartë mbi atë; edhe ajo përnjëherë u drejtua, edhe lavduronte Perëndinë. Po i pari sinagogjisë u përgjeq me zemërim, sepse Jisuj shëroj për të shëtunë, e i tha gjëndëjesë: “Gjashtë dit janë që duhetë të punoni ndër ato, ndër këto pra vini e shërohi, e jo për ditë të shëtunë.” Zoti u përgjeq e i tha: “Ipokrit, gjithësecili prej jush të shëtunë nukë sgith kan’ e ti, a gomarin’ e ti nga grashti, edhe e siell e i ep ujë? S Edhe këjo që ësht’ e bij e Avraamit, të cilënë na tek e pat lidhurë Satanaj tetë-mbë-dhietë viet, nukë duhej të sgjidhej prej këti të lidhuri për ditë të shëtunë?” Edhe ay kur thoshte këto, gjith’ ata që i delinë kundrë turpëroneshinë; edhe gjithë gjëndëja gëzonej për gjithë punët’ e lavduruarshime që bëneshinë prej ati. Edhe ay thoshte: “Me se përgjan mbëretëri’ e Perëndisë? Edhe me se ta përgjanj? Përgjan me një koqe sinapi, të cilën’ e mori një njeri, edhe e hodhi ndë kopështë të ti; edhe u rrit, e u bë dru i math, edhe shpesët’ e qiellit erdhë e ndenjnë ndë degat t’ati.” Edhe përsëri tha: “Me se ta përgjanj mbëretërin’ e Perëndisë? Përgjan me brumë, të cilin’ e mori një grua, edhe e fshehu ndë tri masa mielli, gjersa u mbrujt gjithë.” Edhe shkonte ndëpër qytete e ndëpër fshatëra tuke mësuarë, edhe tuke bërë udhë për Jerusalim. Edhe një njeri i tha: “Zot, vallë të pakë jan’ ata që shpëtonjënë?” Edhe ay u tha atyre: “Mundohi të hyni ndëpër derët të ngushtë; sepse shumë vetë, po u them juve, do të kërkonjënë të hynjënë, edhe nukë do të muntnjënë. Passi të ngrihet’ i zoti shtëpisë, e të mbyllnjë derënë, atëherë do të ziri të rrini jashtë, e të trokëllini ndë derët, tuke thënë: Zot, Zot, hap-na; edhe ay do të përgjigjet’ e do t’u thotë juve: Nuk’ u di juve se nga jeni. Atëhere do të ziri të thoni: Hëngrëm e pim përpara teje, edhe mësove ndëpër rrugat tona. Po ay do të thotë: Po u them juve, nuk’ u di juve se nga jeni; ikëni prej meje gjithë ju punëtorët’ e paudhërisë. Atie do të jetë të qjarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet, kur të shihni Avraamin’ e Isaakun’ e Jakovin’ e gjithë profitëtë ndë mbëretërit të Perëndisë, edhe juve nxierrë jashtë. Edhe do të vinjënë nga të lindurit’ e nga të perënduarët’ e diellit, edhe nga an’ e borës’ e nga an’ e shiut, edhe do të ungjenë të rrinë ndë mbëretërit të Perëndisë. Edhe na te janë të prapsëmë që do të jenë të parë, edhe të parë që do të jenë të prapsëmë.” Atë ditë erdhë disa Farisenj, tuke thënë ati: “Dil e ikë së këtejmi, sepse Irodhi do të të vrasë.” Edhe ay u tha atyre: “Hiqni e i thoni kësaj dhelpëre: Na tek nxier diaj, edhe shëronj sot edhe nesërë, edhe të tretënë ditë mbaronem. Po më duhetë të vete sot edhe nesërë edhe tiatrënë ditë që vien; sepse nukë munt të prishetë profit jashtë Jerusalimit. Jerusalim, Jerusalim, që vret profitëtë, edhe rreh me gurë ata që janë dërguarë te ti, sa herë desha të mbëleth dielmt’ e tu, posi pula zoqt’ e saj ndënë krahët, edhe nukë deshtë! Na shtëpia juaj te po u lihetë (e shkretë). Edhe vërtet po u them juve, se nukë do të më shihni gjersa të vinjë koha, kur të thoni: I bekuar’ ësht’ ay që vien mb’ emërit të Zotit.” Edhe ay kur erdhi, ndë shtëpit të një njeriu nga të parët’ e Farisenjet për të shëtunë të hajë bukë, ata ishinë tuke vënë re atë. Edhe javoka një njeri i idhropiqasurë tek ishte përpara ati. Edhe Jisuj u përgjeq e u tha nomtarëvet edhe Farisenjet, tuke thënë: “Ndë qoftë se ësht’ e udhësë të shëronjë për të shëtunë?” Edhe ata nukë bënë zë. Atëhere ay e kapi edhe e shëroj, edhe e lëshoj. Pastaj u përgjeq e u tha atyre: “Kujt prej jush t’i bierë gomari a kau ndë pus, edhe nukë do t’e nxjerrë sakaqëherash për ditë të shëtunë?” Edhe ata nukë mundinë t’i përgjigjeshinë mbë këto fialë. Edhe u thoshte një paravoli atyreve që ishinë ftuarë (sepse vinte re, qysh sgjidhinë vëndet’ e parë), tuke thën’ atyreve: “Kur të ftoneç nga ndonjë ndë dasmë, mos rri ndë krye të mësallësë, mbase mos është ftuarë prej ati ndonjë tietrë më i nderëshim se ti. Edhe vien ay që ftoj tyj edhe atë, e të thotë: Epi vëndinë këti; edhe atëherë do të zësh me turp të rriç ndë vënt të funçim. Po kur të ftoneç, shko e rri ndë vënt të funçim, që, kur të vinjë ay që të ka ftuarë, të të thotë tyj: Mik, hipë më siprë. Atëherë do të jetë lavdim për tyj përpara atyreve që rrinë ndë mësallë bashkë me tyj. Sepse kushdo që ngre lart vetëhen’ e ti do të përungjetë, edhe ay që përunq vetëhen’ e ti do të ngrihetë lart.” I thoshte edhe ati që kish ftuarë atë: “Kur të bënjç drekë a darkë, mos thirrë miqt’ e tu, as vëllezërit’ e tu, as njerëzit’ e tu, as fëqinj të pasurë; mbase mos të thërresënë prapë edhe ata, edhe bënetë shpagim mbë tyj. Po kur të bënjç gosti, thirrë të vobeq, ulokë, të çalë, të verburë. Edhe do të jesh i lumurë, sepse ata nukë kanë të ta shpaguanjënë; edhe do të të shpaguhetë ndë ngjallëjet të drejtëvet.” Edhe një nga ata që kishinë ndenjurë bashkë ndë mësallë, kur dëgjoj këto fialë, i tha: “Lum ay që të hajë bukë ndë mbëretërit të Perëndisë.” Edhe ay i tha ati: “Një njeri bëri një darkë të madhe, edhe thirri shumë vetë. Edhe ndë kohët të darkësë dërgoj shërbëtorin’ e ti, t’u thoshte atyreve që ishinë thirrë: Ejani, se tashti të gjitha janë gati. Po të gjithë zunë me një fialë të hiqeshinë mbë-nj’-anë. I pari i tha, se: Bleva një arë, edhe kam nevojë të dal e t’e shoh; të lutem, lërëmë. Edhe një tiatrë tha: Bleva pesë pëndë që, edhe po vete t’i provonj; të lutem, lërëmë. Edhe një tiatrë tha: Mora grua; edhe përandaj nukë munt të vinj. Edhe ay shërbëtori erdhi, edhe i dëfteu të zot këto. Atëhere i zoti shtëpisë u zëmërua, e i thotë shërbëtorit ti: Dil shpejt ndëpër rrugat e ndëpër udhët të qytetit, edhe bierë këtu brënda të vobeqt’ e ulokët’ e të çalët’ e të verburitë. Edhe shërbëtori tha: Zot, u bë sikundrë urdhërove, po është vënt edhe më. Edhe zoti i tha shërbëtorit: Dil ndëpër udhët e ndëpër gjerdhet, edhe ngut të hynjënë, për të mblushurë shtëpia ime. Sepse po u them juve, se asnjë nga ata njerëzitë që qenë thirrë nukë do të ngjëronetë darkënë time.” Edhe shumë gjëndëje shkoninë bashkë me atë; edhe ay u këthye e u tha atyre: “Nd’ arthtë ndonjë tek unë, edhe nukë mërzit tatën’ e t’ëmën’ e gruan’ e djemt’ e vëllezërit’ e motëratë, po edhe jetën’e ti, nukë munt të jetë nxënësi im. Edhe ay që nukë mbar ndë krahë kryqn’ e ti, e s’vien prapa meje, nukë munt të jetë nxënësi im. Sepse cili prej jush do të ndërtonjë një pirk, edhe nukë rri më përpara të llogarisnjë sa ka për të prishurë, ndë pastë ato që duhenë për të mbaruarë? Mbase si të vërë themelinë, e të mos muntnjë t’e mbaronjë, atëherë gjith’ ata që të vënë re do të zënë të qeshnjënë me atë, tuke thënë, se: Kyj ësht’ ay njeriu që zuri të ndërtonjë, edhe nukë mundi t’e mbaronjë. Apo cili mbëret, tuke vaturë të lëftonjë me një tiatrë mbëret, nukë rri më përpara edhe mendonetë, ndë qoftë i fortë me dhietë mijë t’i dalë përpara ati që vien kundrë ati me njëzet mijë? Se ndë mos, kur ësht’ ay edhe lark, dërgon lajmësi, e kërkon të bënjë paqtim. Kështu pra gjithësecili prej jush që nukë mohon gjithë pasëjen’ e ti, nukë munt të jetë nxënësi im. Krypa ësht’e mirë, po ndë u prishtë krypa, me se do të ndreqetë? Nuk’ është më e vëjyershime as për dhe, as për plehë; po e hedhënë jashtë. Ay që ka veshë të ndigjonjë, le të ndigjonjë.” Edhe gjithë kumerqarët’ e fajtorëtë i afruanë, që t’e ndigjoninë. Edhe Farisenjt’ e shkronjësitë murmurisinë, tuke thënë, se: “Kyj pret fajtorë, edhe ha bashkë me ata.” Edhe ay u tha atyre këtë paravoli, tuke thënë: “Cili njeri ësht’ ay prej jush që të ketë një qint dhën, edhe ndë humptë një prej atyreve, nukë lë të nëntë-dhiet’ e nëntatë ndë shkretëtirët, edhe vete të kërkonjë atë që ka humburë, gjersa t’e gjenjë? Edhe si t’e gjenjë, e merr mbë krahët të ti tuke gëzuarë. Edhe kur vien ndë shtëpit, thërret miqt’ edhe fëqinjtë, e u thotë atyre: Gëzohi bashkë me mua, se gjeta delenë time që pat humburë. Po u them juve, se kështu do të jetë gëzim ndë qiell për një fajtuar që pendonetë, se për nëntë-dhiet’e nëntë të drejtë, të cilëtë s’kanë nevojë për pendim. A cila grua ësht’ ajo që ka dhietë dhrahmi, ndë i humptë një dhrahmi, nukë ndes kandilenë, edhe fshin shtëpinë, edhe kërkon me kujdes, gjersa t’e gjenjë? Edhe si ta gjenjë, thërret miqeshat’ e fëqinjatë, tuke thënë: Gëzohi bashkë me mua, se gjeta dhrahminë që humba. Kështu, po u them juve, bënetë gëzim përpara ëngjëjet Perëndisë për një fajtuar që pendonetë.” Përsëri tha: “Një njeri kishte dy bij; edhe më i vogëli nga ata i tha t’et: Atë, epmë piesën’ e gjësë që më bie për të marrë. Edhe ay u ndau atyre gjënë. Edhe pas pak diç më i vogëli bir mbëlodhi gjithë se ç’pat, edhe iku ndë dhe të huaj mbë një vënt të largë; edhe atie shpërndau gjën’ e ti tuke shkuarë jetë si plankprishës. Edhe ay si prishi të gjitha, u bë një zi e madhe mb’ atë vënt, edhe ay zuri të mos kishte më. Atëhere vate e u ngjit pas një qytetari t’ati vëndi; edhe ay e dërgoj nd’arë të ti të kullotte derratë. Edhe dëshëronte të mbushte barkun’ e ti me harupe që haninë derratë; po asndonjë nuk’ i epte. Edhe ay si erdhi ndë vetëhe të ti, tha: Sa punëtorëve të tim et u tepronjënë bukë, e unë po humbas nga uria! Do të ngrihem e do të vete tek im atë, edhe do t’i them: O atë, fëjeva ndë qiell edhe përpara teje. Edhe nukë jam më i vëjyerë të qjuhem biri yt; më bën posi një nga punëtorët’ e tu. Edhe u ngrit e erdhi tek i ati. Edhe ay kur ishte edhe lark, i ati e pa, edhe i erdhi keq, edhe u sul e ra mbi qafët t’ati, edhe e puthi. Edhe i biri i tha: O Atë, fëjeva ndë qiell edhe përpara teje, edhe nukë jam më i vëjyerë të qjuhem biri yt. Po i ati u tha shërbëtorëvet të ti: Nxirni jashtë stolin’ e parë, edhe ia vishni, edhe i viri unazë ndë dorët, edhe këpucë ndë këmbët. Edhe bini viçin’e ushqyerë, edhe thereni, edhe le të ham’ e të gëzonemi; Sepse kyj im bir qed i vdekurë, e u ngjall përsëri, edhe qe i humburë, e u gjënt. Edhe zunë të gëzoneshinë. Edhe i biri ati më i madhi ishte nd’arë; edhe kur erdhi e u afrua ndë shtëpi, ndigjoj kënk’ e valle. Edhe thirri një nga shërbëtorëtë, edhe e pyeste ç’janë këto punë. Edhe ay i tha, se: Ka ardhur’ yt vëlla; edhe yt atë theri viçin’ e ushqyerë, sepse e priti të shëndoshë. Edhe ay u zëmërua, edhe nukë donte të hynte brënda. I ati pra dolli, e i lutej. Edhe ay u përgjeq e i tha t’et: Na te po të shërbenj kaqë viet, edhe asnjë herë nukë dolla nga urdhëri yt; edhe kurrë nukë më dhe një kec, që të gëzonem bashkë me miqt’ e mi. Po kur erdhi kyj yt bir që hëngri gjënë bashkë me kurvatë, i there viçin’ e ushqyerë. Edhe ay i tha: O dialë, ti je përherë bashkë me mua, edhe gjithë të miatë janë të tuatë; Edhe duhej të gëzoneshim’ e të ngazëlloneshim, sepse kyj yt vëlla qe i vdekurë, e u ngjall përsëri; edhe qe i humburë, e u gjënt.” U thoshte edhe nxënëset ti: “Ishte një njeri i pasurë që kishte një qivernitar; edhe i kallëzuanë keq për atë, se shpërndan gjën’ e ati. Edhe ay e thirri e i tha: Ç’ është këjo që ndigjonj për ty? Ep llogarin’ e qivernisë sate; sepse nukë do të munç më të qiverniç. Atëhere qivernitari tha me vetëhen’ e ti: Ç’do të bënj, se im zot po më heq nga qivernia? Të rëmonj nukë munt, të lypënj kam turp. U kujtuash ç’të bënj, që të më presënë ndëpër shtëpit të tyre, kur të hiqem nga qivernia. Edhe thirri përanë një nga një detorët’ e të zot, e i thoshte të parit: Sa detyrë i ke tim zot? Edhe ay tha: Një qint bucela vaji. Edhe ay i tha: Merr kartënë tënde, edhe rri e shkruaj shpejt pesë-dhietë. Pastaj i tha një tietri: Po ti sa detyrë i ke? Edhe ay tha: Një qint matësa gruri. I thot’ edhe ati: Merr kartënë tënde, edhe shkruaj tetë-dhietë. Edhe i zoti e lavdoj qivernitarin’ e paudhë, sepse punoj me mënt; sepse të bijt’ e kësaj jete janë më të mënçim ndë brest të tyre, se të bijt’ e dritësë. Edhe unë po u them juve: Ziri miq për vetëhenë tuaj nga mamonaj paudhërisë, që t’u presënë juve ndë tendat të jetësë pasosurë, kur të ngrihi së këtejmi. Ay që është besëtar mbë të pakënë, është besëtar edhe mbë të shumënë, edhe ay që është i paudhë mbë të pakënë, është i paudhë edhe mbë të shumënë. Ndë qoftë pra se s’u bëtë besetarë mbë të paudhinë mamona, kush do t’u zërë besë juve për të vërtetënë gjë? Edhe ndë qoftë, se nuk’ u bëtë besëtarë mbë të huajënë, kush do t’u apë juve tuajënë? Asndonjë shërbëtor nukë munt t’u shërbenjë dy zotërive; sepse a njërinë do t’e mërzitnjë, edhe tiatrinë do t’e dojë; a pas njërit do të ngjitetë, edhe tiatrinë do t’e hedhë tej. Nukë muntni t’i shërbeni Perëndisë edhe mamonajt.” Edhe Farisenjtë që ishinë dorë-shtrenjtë ndigjoninë këto të gjitha, edhe e përqeshinë. Edhe ay u tha atyre: Ju jeni ata që nxirni vetëhenë tuaj të drejtë përpara njerëzish; po Perëndia njeh zemratë tuaja; sepse ajo gjë që ësht’ e lartë ndër njerëzit, përpara Perëndisë ësht’ e ndyrë. Nomi edhe profitëtë kanë qënë gjer ndë kohët të Joannit; që atëhere epetë zër’ i mirë për mbëretërin’ e Perëndisë, edhe gjithësecili nxitonetë të hynjë nd’atë. Edhe më kollaj është të shkonjë qielli edhe dheu, se të bierë poshtë një pikë nga nomi. Kushdo që lëshon gruan’ e ti, edhe martonetë me një tiatrë, kurvëron; edhe kushdo që martonetë me grua të lëshuarë prej burrit, kurvëron. Edhe një njeri ishte i pasurë, edhe vishej me porfirë e me stoli të kuqe, tuke gëzuarë përditë ndriçim. Ishte edhe një i vobek që e kish emrinë Llazar, i cili dergjej përanë derës’ ati plot me plagë. Edhe dëshëronte të nginjej me thërrimetë që bijnë nga truvez’ e të pasurit; po edhe qentë vininë e lëpininë plagët’ e ati. Edhe ay i vobeku vdiq, edhe u pru nga ëngjëjtë ndë gjit të Avraamit. Vdiq edhe i pasuri, edhe u kall ndë varr. Edhe ndë hadhë atie ku ishte ndër mundime, ngriti syt’ e ti, e sheh Avraamnë prej së largu, edhe Llazarinë ndë gjit t’ati. Edhe ay thërriti e tha: “O atë Avraam, përdëlle-më, edhe dërgo Llazarinë, që të ngjyenjë majën’ e gishtit të ti ndë ujë, edhe të më ftohnjë gjjuhënë, sepse po mundonem ndë këtë flakë.” Po Avraami i tha: “O dialë, kujtonu, se ti more të mirat’ e tua ndë jetët tënde, edhe Llazari kështu mori të këqiatë; edhe tashti kyj prëhetë, e ti mundone. Edhe mbi gjithë këto, ndërmest jush e nesh është ngulurë një gropë e madhe, që të mos muntnjën’ ata që duanë të shkonjënë së këtejmi ndër ju, as ata që duanë të shkonjënë së andejmi ndër ne.” Edhe ay tha: “Të lutem pra, o atë, të dërgonjç atë ndë shtëpit të tim et; Sepse kam pesë vëllezërë, që t’u rrëfenjë atyre, të mos vinjën’ edhe ata ndë këtë vënt të mundimit.” Avraami i thotë: “Kanë Mojsinë edhe profitëtë; le t’u ndigjonjën’ atyre.” Edhe ay tha: “Jo, o atë Avraam; po ndë vaftë ndonjë nga të vdekuritë tek ata, do të pendonenë.” Edhe ay i tha: “Ndë qoftë se nukë ndigjonjënë Mojsinë edhe profitëtë, as ndë u ngjalltë ndonjë nga të vdekuritë, s’kanë për të zënë besë.” Edhe u tha nxënëset: “S’ka se si të mos vinjënë skandhalitë; po mier ay që vinjënë prej ati! Më mirë është për atë t’i varetë një gur mulliri ndë qafë të ti, edhe të hidhetë ndë det, se të skandhalisnjë një nga këta të vegjëlitë. Kini kujdes vetëhesë tuaj. Edhe ndë të bëftë faj yt vëlla, qërtoje; edhe ndë u pendoftë, falia. Edhe ndë të bëftë faj shtatë herë ndë ditët, edhe të këthenetë shtatë herë ndë ditët, e të thotë: Pendonem, t’ia falç.” Edhe apostojt’ i thanë Zotit: “Shto-na besënë.” Edhe Zoti tha: “Të kishitë besë sa një koqe sinapi, do t’i thoshitë këti drurit manit: Shkulu së-këtejmi, edhe mbillu ndë det, edhe do t’u ndigjonte juve. Edhe cili prej jush, të ketë një shërbëtuar që lëron, a ruan dhëntë, do t’i thotë: përnjëherë, kur këthenetë nga ara: Shko e rri të hash. Apo nukë do t’i thotë: Bën gati ç’të ha për darkë, edhe përvishu e shërbemë, gjersa të ha e të pi, edhe pastaj do të hash e do të pish ti? Mos ia di për nder ati shërbëtori, sepse bëri ato që e pat urdhëruarë? Nukë më duketë. Kështu edhe ju, kur të bëni gjith’ ato që u kanë urdhëruarë juve, thoni, se: Jemi shërbëtorë të pavëjyerë; sepse bëm atë që duhej të bënim.” Edhe ay kur po vinte ndë Jerusalim, shkonte përmes Samarisë e Galilesë. Edhe ay kur po hynte ndë një fshat, përpoqnë me atë dhietë burra të krromosurë, të cilëtë qëndruanë për së largu; Edhe ata ngritnë zënë, tuke thënë: “Jisu, mieshtrë, përdëllena.” Edhe ay kur pa, u tha atyre: “Shkoni e dëfteni vetëhenë tuaj te priftritë.” Edhe ata tuke vaturë u qëruanë. Edhe një nga ata, kur pa se u shërua, u këthye tuke lavduruarë Perëndinë me zë të math; Edhe ra përmbys ndër këmbët t’ati, e iu fal ndersë; edhe ay ishte Samarit. Edhe Jisuj u përgjeq e tha: “A nuk’ u qëruanë të dhietëtë? Po të nëntëtë ku janë? Nuk’ u gjëntnë të tierë të këthenenë t’i apënë lavdi Perëndisë, veç kyj komb i huaj?” Edhe i tha: “Ngreu e shko; besa jote të shpëtoj.” Edhe kur u pyet nga Farisenjtë, kur vien mbëretëri’ e Perëndisë, u përgjeq atyre e tha: “Mbëretëri’ e Perëndisë nukë vien me të vënë re; as s’kanë për të thënë: Na ku është këtu, a: Na ku është atie; sepse na mbëretëri’ e Perëndisë tek është ndë mest tuaj.” Edhe ay u tha nxënëset: “Do të vinjënë dit, që do të dëshëroni të shihni një nga ato dit’ e të birit të njeriut; edhe nukë do t’e shihni. Edhe do t’u thonë juve: Na ku është këtu, a: Na ku ësht’ atie; mos ecëni, as mos vini pas. Sepse posi vetëtima që vetëtin prej një anësë qiellit mbë tiatrën’ anë të qiellit, kështu do të jetë edhe bir’ i njeriut ndë ditët të ti. Po përpara ay duhetë të pësonjë shumë, edhe të mos pëlqenetë prej këti brezi. Edhe sikundrë u bë ndë dit të Noesë, kështu do të jet’ edhe ndë dit të birit njeriut; Hanin’ e pinin’ e martonin’ e martoneshinë, gjer mb’atë ditë që hyri Noeja nd’arkët; dhe erdhi përmbytëja, edhe prishi të gjithë. Kështu sikundrë u bë edhe ndë dit të Llotit; hanin’ e pinin’ e blinin’ e shisnin’ e mbillnin’ e ndërtoninë shtëpi. Edhe që mb’atë ditë që dolli Lloti nga Sodhoma, ra shi ziarri e squfuri nga qielli, edhe prishi të gjithë. Posi këto do të jet’ atë ditë, kur do të shfaqet’ i bir’ i njeriut. Nd’atë ditë kush të gjëndetë mbi dhomët, edhe enët’ e ati brënda ndë shtëpit, le të mos sbresë t’i ngrerë; kështu edhe ay që të jetë nd’arë, le të mos këthenetë prapa. Bini ndër mënt gruan’ e Llotit. Ay që do të shpëtonjë jetën’e ti, do t’e humpnjë; edhe ay që r’e humpnjë, do t’e ruanjë. Po u them juve: Nd’atë natë do të jenë dy vetë mbë një shtrat, njëri do të merretë, e tiatri do të lihetë. Dy vetë do të jenë tuke bluarë bashkë; njëra do të merretë, e tiatra do të lihetë. Dy vetë do të jenë nd’arë; njeri do të merretë, e tiatri do të lihetë.” Edhe ata u përgjeqnë e i thonë: “Ku o Zot?” Edhe ay u tha atyre: “Ku është trupi, atie do të mblidhenë shqiponjatë.” U thoshte atyre edhe një paravoli, se duhetë të falenë përherë, edhe të mos lodhenë, tuke thënë: “Ishte një gjykatës ndë një qytet, që s’kishte frikë Perëndisë, edhe s’kishte turp nga njeri. Ishte edhe një e ve nd’atë qytet; edhe vinte tek ay, tuke thënë: “Bëmë gjyqnë që kam me kundrëgjyqësinë.” Edhe ay për shumë kohë nukë donte; po pastaj tha me vetëhe: “Po edhe ndë qoftë se s’i kam frikë Perëndisë, edhe s’kam turp nga njeri, Pak së paku, sepse ajo gruaja e ve më rëndon, le t’ia bënj gjyqnë, që të mos vinjë përherë e të më çajë kryetë.” Edhe Zoti tha: “Ndigjoni ç’thotë gjykatës’ i paudhë. Po Perëndia a nukë do të bënjë gjyqn’ e të sgjedhurëvet ti, që thërresënë tek ay nat’ e ditë, ndonëse bën zëmërën e gjerë për ata? Po u them juve, se do t’u bënjë gjyqnë atyre për së shpejti. Po kur të vinjë i biri njeriut, vallë do t’e gjenjë besënë mbi dhet?” Edhe u tha këtë paravoli atyre që shpëreninë mbë vetëhen’ e tyre, se janë të drejtë, edhe nuk’ i zijnë për gjë të tierëtë, “Dy njerës hipnë ndë hieroret, që të faleshinë, njëri ishte Farise edhe tiatri kumerqar. Fariseu ndenji e falej ndër vetëhe të ti, tuke thënë këto fialë: O Perëndi, të falem ndersë, se nukë jam posi njerëzit’ e tierë, rrëmbenjës, të paudhë, kurvarë, a edhe posi kyj kumerqar. Agjëronj dy herë ndë javët, ap të dhietënë nga gjithë sa kam.” Edhe kumerqari kishte ndenjurë prej së largu e nukë donte as sytë të ngrij përpietë ndë qiell, po rrihte kraharorin’ e ti, tuke thënë: O Perëndi, ndëje mua fajtorinë. Po u them juve, se kyj u këthye ndë shtëpit të ti më i drejtë se ay; sepse kushdo që ngre lart vetëhen’ e ti, do të përungjetë, edhe ay që përungj vetëhenë e ti, do të ngrihetë lart.” Edhe i prunë edhe foshnjetë që t’i zinte me dorë; edhe nxënësitë kur panë, i qërtuanë. Po Jisuj si i thërriti përanë, tha: “Liri çunat’e vegjëlë të vinjënë tek unë, edhe mos i ndalni, sepse të këtillëve është mbëretëri’ e Perëndisë. Vërte po u them juve, se Ay që të mos presë mbëretërin’ e Perëndisë posi një çun të vogëlë, nuk do të hynjë nd’ atë.” Edhe një i parë e pyeti, tuke thënë: “Mësonjës i mirë, ç’të bënj që të trashëgonj jetën’ e pasosurë?” Edhe Jisuj i tha: “Ç’më thua i mirë? Asnjë nuk’ ësht’ i mirë, përveç një Perëndie. I di porositë: “Mos kurvëronjç. Mos vraç. Mos viethç. Mos apç martiri të rreme. Ndero tët at’ e tët ëmë.” Edhe ay tha: “Të gjitha këto i kam ruajturë që mbë të rit tim.” Edhe Jisuj, kur ndigjoj këto, i tha: “Edhe një punë të mbetetë; shit gjithë ç’ke, edhe i ndaj ndëpër të vobegjit, edhe do të kesh thesar ndë qiell; edhe eja, e ngjitmu prapa.” Po ay kur ndigjoj këto, u hidhërua, sepse ishte fort i pasurë. Edhe Jisuj kur pa, se u hidhërua, tha: “Sa me të vështirë do të hynjënë ndë mbëretërit të Perëndisë ata që kanë gjë! Sepse më kollaj është të hynjë kamilla ndëpër vrimët të gjylpërësë, se i pasuri të hynjë ndë mbëretërit të Perëndisë.” Edhe ata që ndigjuanë thanë: “E kush munt të shpëtonjë?” Edhe ay tha: “Ato punë që s’munt të bënenë prej njerëzish, munt të bënenë prej Perëndisë.” Edhe Pietri tha: “Na neve te lam të gjitha, edhe të erthmë pas.” Edhe ay u tha atyre: “Me të vërtetë po u them juve, se nuk’ është ndonjë që la shtëpi, a përint, a vëllezërë, a grua, a djem, për punë të mbëretërisë Perëndisë, Që të mos trashëgonjë për një shumë ndë këtë kohë, edhe ndë jetët që vien jetën’ e pasosurë.” Pastaj ay mori mbë-nj’-anë të dy-mbë-dhietëtë, e u tha atyre: “Na tek po hipëjmë ndë Jerusalim, edhe gjithë sa janë shkruarë me anë të profitëvet për të birin’ e njeriut do të mbaronenë; Sepse do t’ epetë ndër duar të kombevet, e do të përqeshetë, e do të shahetë, e do të pshtyhetë ndër sy. Edhe si ta frushkullonjënë do t’e vrasënë; edhe të tretënë ditë do të ngjalletë.” Po ata nukë muarnë vesh asnjë nga këto fialë; edhe këjo fialë ishte fshehurë nga ata, edhe nukë merrinë vesh ato që u thuheshin’ atyre. Edhe ay kur u afrua ndë Jeriho, një i verburë po rrinte përanë udhësë tuke lypurë. Edhe kur ndigjoj gjëndjenë tuke shkuarë, pyeste: “Ç’është këjo?” Edhe i dëftyenë, se po shkon Jisu Nazoreasi. Edhe ay thirri, tuke thënë: “Jisu, bir’ i Dhavidhit, përdëllemë.” Edhe ata që shkoninë përpara e qërtoninë që të mos bënte zë; po ay shumë më teprë thërriste: “Bir’ i Dhavidhit, përdhëllëmë.” Edhe Jisuj qëndroj, edhe urdhëroj t’e bijnë tek ay; edhe ay si u afrua, e pyeti, tuke thënë: “Ç’do të të bënj?” Edhe ay i tha: “Zot, të hap syt’ e të shoh.” Edhe Jisuj i tha: “Hap sytë e shih; besa jote të shpëtoj.” Edhe sakaqëherash hapi syt’ e pa, edhe i vinte prapa tuke lavduruarë Perëndinë; edhe gjithë llauzi kur pa, i dha lavdi Perëndisë. Edhe ay hyri e shkonte ndëpër Jeriho. Edhe na një njeri që qjuhej Zakhe, i cili ishte i par’ i kumerqarëvet, edhe kyj ishte i pasurë; Edhe kërkonte të shihte Jisunë cili është; po s’munte nga gjëndëja, sepse ishte i vogëlë ndë shtat. Edhe nxitoj përpara, e hipi mbë një dru mani, që t’e shihte, sepse kishte për të shkuarë ndëpër atë udhë. Edhe Jisuj kur erdhi ndë atë vënt, ngriti sytë e pa atë, edhe i tha: “Zakhe, sbrit shpejt; sepse sot duhetë të mbes unë ndë shtëpit tënde.” Edhe ay sbriti shpejt, edhe e priti me gëzim. Edhe të gjithë kur panë murmurisinë, tuke thënë, se: “Hyri të rrijë te një njeri fajtuar. Edhe Zakheu qëndroj e i tha Zotit: “Na, o Zot, gjysmën’ e gjësë sime te po ua ap të vobeqvet, edhe ndë i paça marrë gjë ndonjë njeriu me pahirë, i ap për një katrë.” Edhe Jisuj i tha, se: “Sot u bë shpëtim ndë këtë shtëpi, sepse edhe ay ësht’ i bir’ i Avraamit. Sepse i bir’ i njeriut erdhi të kërkonjë e të shpëtonjë atë që ësht’ i humburë. “ Edhe ata kur ndigjoninë këto, Jisuj shtoj e tha një paravoli, sepse ishte afër Jerusalimit, edhe ata kujtoninë, se do të duketë përnjëherë mbëretëri’ e Perëndisë. Tha pra: “Një njeri i fisçim vate mbë një vënt të largë, për të marrë një mbëretëri për vetëhen’ e ti, pastaj të këthenetë. Edhe thirri dhietë shërbëtorët’ e ti, e u dha dhietë mna; edhe u tha: Punoni këto gjersa të vinj. Po qytetarët’ e ati e mërzitinë, edhe dërguanë lajmësi pas ati, tuke thënë, se: Nukë duamë këtë të mbëretëronjë mbi ne. Edhe si mori mbëretërinë u këthye prapë, e tha të thërritenë tek ay ata shërbëtorëtë që u pat dhënë argjëndinë, për të marrë vesh ç’kishte fituarë gjithësecili. Edhe erdhi i pari, tuke thënë: Zot, mnaja jote fitoj dhietë mna. Edhe ay i tha: Të lumtë, shërbëtor’ i mirë; se u bëre i besuarë mbë të pakënë, ki pushtet siprë dhietë qyteteve. Erdhi edhe i dyti, tuke thënë: Zot, mnaja jote bëri pesë mna. I tha edhe këti: Edhe ti bënu zot siprë pesë qyteteve. Erdhi edhe tietri, tuke thënë: Zot, na mnaja jote të cilën’ e pata ruajturë mbë-nj’-an ndë një rizë, sepse të pata frikë, Se je njeri i shtrënguarë, merr atë që s’ke vënë, edhe korr atë që s’ke mbiellë. Edhe ay i thotë: Prej gojësë sate të kam për të gjykuarë, shërbëtor’ i keq, ti e dije, se unë jam njeri i shtrënguarë, edhe marr atë që s’kam vënë, edhe korr atë që s’kam mbiellë. Përse pra nukë dhe argjëndinë tim ndë truvezët, që ta merrnjam bashkë me kamatënë kur të vinjam unë? Atëhere u tha atyre që rrininë përpara: Merrni mnanë prej ati, edhe ia epni ati që ka dhietë mnatë. (Edhe ata i thanë: Zot, ay ka dhietë mna.) Sepse po u them juve, se kujdo që ka do t’i epetë; edhe prej ati që s’ka, edhe atë që të ketë do të merretë prej ati. Po ata arëmiqt’e mi që s’më deshnë të mbëretëronj mbi ata, birni këtu, edhe therni ata përpara meje.” Edhe si tha këto, shkonte përpara, tuke hipurë ndë Jerusalim. Edhe kur u afrua ndë Vithfagji edhe ndë Vithami, ndaj malit që qjuhetë i Ullinjet, dërgoj dy vetë nga nxënësit’ e ti, e u tha atyre: “Shkoni ndë fshat të përtejm; kur të hyni atie do të gjeni një pulisht lidhurë, që nuk i ka hipurë kurrë ndonjë njeri, sgjidheni edhe silleni. Edhe ndë u pyetë juve ndonjë: Përse e sgjithni? Kështu t’i thoni, se: Zoti ka nevojë për atë.” Edhe ata që u dërguanë si shkuanë, gjetnë sikundrë u tha atyre. Edhe ata kur po sgjidhinë pulishtinë, të zotërit’ e ati u thanë atyre: “Përse sgjithni pulishtinë?” Edhe ata thanë: “Zoti ka nevojë për atë.” Edhe e prunë të Jisuj; edhe si hodhë rrobet’ e tyre mbi pulishtinë, hipnë Jisunë mb’ atë. Edhe ay kur po shkonte, gjëndëja shtroninë rrobet’ e tyre mb’ udhë. Edhe ay kur u afrua tashti mbë të sbriturit të malit Ullinjet, gjithë shumica e nxënëset zunë të gëzoneshinë e ta lavduroninë Perëndinë me zë të math për gjith’ ato çudi që panë, tuke thënë: “I bekuarë qoftë mbëreti që vien mb’ emërë të Zotit; paqtim ndë qiell, edhe lavdi mbë të lartat.” Edhe ca Farisenj prej gjëndëjesë i thanë: “Mësonjës, qërto nxënësit’ e tu.” Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Po u them juve, se ndë pushofshinë këta, gurëtë do të thërresënë.” Edhe si u afrua, e pa qytetnë, qjau për atë, tuke thënë, se: “Ndë qoftë se dije edhe ti pak së pakut sot ndë këtë ditët tënde, ato punë që punonenë për paqtim tënt, po tashi u fshehnë prej syvet tu. Sepse kanë për të ardhurë dit për tyj, edhe arëmiqt’ e tu kanë për të bërë hendek rreth teje, edhe të kanë për të rrethuarë, edhe të kanë për të shtrënguarë, nga të gjith’ anëtë. Edhe të kanë për të rrëzuarë sheshit tyj, edhe djemt’ e tu që gjëndenë brënda te ti, edhe nukë kanë për të lënë gur mbi gur te ti; sepse nukë njohe kohënë që erthnë për të parë tyj. Edhe si hyri ndë hieroret, zuri t’i nxirte jasht’ ata që shitin’ e blijnë nd’ atë, Tuke thënë atyre: “Është shkruarë: “Shtëpia ime është shtëpi lutëje“, po ju e bëtë “shpellë kursarësh.” Edhe ishte tuke mësuarë për ditë ndë hieroret; edhe kryepriftërit’ e shkronjësitë, edhe të parët’ e llauzit kërkoninë t’e prishinë. Po nukë gjeninë se ç’të bëninë, sepse gjithë llauzi ishte varë pas ati për të ndigjuar’ atë. Edhe ndë një nga ato dit, ay lur po mësonte llauzë ndë hieroret, edhe epte zën’e mirë, kryeprifitërit’ edhe shkronjësitë bashkë me pleqt erdhë siprë ati. Edhe i folnë, tuke thënë: “Na thuaj, me çfarë pushteti bën këto? Cili ësht’ ay që të ka dhënë këtë pushtet?” Edhe ay u përgjeq e u tha atyre: “Edhe unë do t’u pyes juve një fialë, edhe më thoni: Pagëzimi i Joannit prej qielli ishte, a prej njerëzish?” Edhe ata mendoneshinë me vetëhe, tuke thënë, se: “Ndë thënçim: Prej qielli, do të thotë: Përse s’i besuatë pra? Edhe ndë thënçim: Prej njerëzish, gjithë llauzi do të na rrahë me gurë, sepse u është mbushurë mëndëja, se Joanni është profit.” Edhe u përgjeqnë, se nukë dinë nga ishte. Edhe Jisuj u tha atyre: “As unë nuk’ u them juve me çfarë pushteti bënj këto.” Pastaj zuri t’i thoshte llauzit këtë paravoli: “Një njeri mbolli një vështë, edhe e dha ndër bujq, edhe vate ndë dhe të huaj e ndenji atie mjaft kohë. Edhe ndë kohët të pemëvet dërgoj një shërbëtuar te bujqitë, që t’i epinë prej pemësë vështit; po bujqit’ e rrahnë, edhe e dërguanë sbrazëtë. Edhe përsëri dërgoj një tiatrë shërbëtuar; po ata edhe atë e rrahnë, edhe e turpëruanë, edhe e dërguanë sbrazëtë. Edhe përsëri dërgoj një të tretë; po ata edhe këtë e bënë me plagë edhe e dbuanë. Edhe i zoti vështit tha: “Ç’të bënj? Le të dërgonj tem bir të dashurinë; mbase, kur të shohënë këtë, do të kenë turp.” Po bujqitë kur e panë atë, mendoneshinë me vete, tuke thënë: “Kyj është trashëgimtari; ejani, le ta vrasmë, që të na mbesë trashëgimi.” Edhe e nxuarnë jashtë vështit, edhe e vranë. Ç’do t’u bënjë atyre i zoti vështit? Do të vinjë e do t’i prishnjë këta bujqitë, edhe vështinë do t’ua apë të tierëve.” Po ata kur ndigjuanë, thanë: Qoftë lark! Edhe ay shtyri sytë e u tha atyre: “Ç’është pra këjo që është shkruarë: “Atë gur që nuk’ e pëlqyen’ ata që ndërtonjënë, kyj u bë për krye cepi?” Gjithëkush të bierë mbi atë gur do të copëtonetë; edhe mbi atë që të bierë, do t’e dërrmonjë. Edhe kryepriftërit’ e shkronjësitë kërkuanë të vënë duartë mbi atë nd’ atë orë; po patnë frikë nga llauzi; sepse e muarrë vesh, se për ata e tha këtë paravoli. Edhe ata si ruajtnë, dërguanë përgjonjës, që shtiheshinë se janë të drejtë, që ta zijnë me fialë për të dhënë ndë dorë të urdhërit, edhe ndë pushtet të qivernitarit. Edhe e pyetnë, tuke thënë: “Mësonjës, e dimë se flet edhe mëson drejtë, edhe nuk’ i mban anë ndonjëu, po mëson udhën’ e Perëndisë me të vërtetë. Ësht’ e udhësë t’i apëmë nave Qesarit pagë, apo jo?” Edhe ay si mori vesh dinakërin’ e atyreve, u tha atyreve: “Përsë më gucitni? Dëftemëni një dhinar. Fytyrën’ e kujt, edhe përmbishkronjën’ e kujt ka këjo?” Edhe ata u përgjeqnë e thanë: “Të Qesarit.” Edhe ay u tha atyre: “Epni pra Qesarit ato që janë të Qesarit, edhe Perëndisë ato që janë të Perëndisë.” Edhe nukë muntnë t’e zijnë me fialë përpara llauzit; edhe u çuditnë për të përgjegjurit’ e ati, edhe s’bënë zë. U afruan’ edhe disa prej Sadhuqenjet që flasënë kundrë, se s’ka të ngjallurë, edhe e pyetnë, tuke thënë: “Mësonjës, Mojsiu na ka shkruarë: Ndë i vdektë ndonjëjt vëllaj që ka grua, edhe kyj të vdesë pa lënë djem, i vëllaj i ati të marrë gruanë, edhe të ngjallnjë farë për të vëllan’ e ti. Ishinë pra shtatë vëllezërë; edhe i pari mori grua, edhe vdiq pa djem. Edhe i dyti mori gruanë; edhe kyj vdiq pa djem. Edhe i treti mori atë; kështu edhe të shtattë; edhe nukë lanë djem, edhe vdiqnë. Edhe pas të gjithëve vdiq edhe gruaja. Ndë të ngjallurit pra cilit nga këta do të jetë gruaja, sepse të shtattë e patnë atë grua.” Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Të bijt’ e kësaj jete martonjën’ edhe martonenë; po ata që bënenë të zotritë të fitonjën’ atë jetë, edhe të ngjalluritë prej së vdekurish, as martonjënë, as martonenë. Sepse as të vdesënë nukë muntnjënë më; sepse janë posi ëngjëj; edhe janë të bijt’ e Perëndisë, kur janë të bijt’ e të ngjallurit. Edhe se ngjallenë të vdekuritë, edhe Mojsiu e dëfteu ndë ferrët, kur thotë: Zot Perëndin’e Avraamit edhe Perëndin’ e Isaakut edhe Perëndin’ e Jakovit. Sepse ay nuk’ është Perëndi të vdekurish, po të gjallësh; sepse të gjithë rronjënë nd’atë.” Edhe disa nga shkronjësit’ u përgjeqnë, e thanë: “Mësonjës, mirë the.” Edhe nukë kuxoninë t’e pyetinë më për ndonjë tiatrë gjë. Edhe ay u tha atyre: “Qysh thonë, se Krishti ësht’ bir’ i Dhavidhit? Edhe ay Dhavidhi vetë thotë ndë vivlit të psallmëvet: “I tha Zoti Zotit tim: Rri prej së diathtësë sime, gjersa të vë arëmiqt’ e tu ndënëkëmbje të këmbëvet tua.” Dhavidhi pra qjuan atë Zot, e qysh ësht’ i bir’ i ati?” Edhe gjithë llauzi kur po ndigjonte, u tha nxënëset të ti: “Ruhi nga shkronjësitë që duanë të ecënjënë të stolisurë, edhe duanë të përshëndetura ndëpër tregjet, edhe vëndet’ e parë ndëpër sinagogjit, edhe kryemësalla ndëpër darkat; Të cilëtë hanë shtëpit’ e të vavet, tuke shtyrë shkajk se falenë shumë. Këta do të marrënë më teprë mundim.” Edhe shtyri syt’ e pa të pasuritë që hidhinë dhuratat’ e tyre ndë kutit të elejmosinavet. Pa edhe një grua të ve edhe të vobektë tuke hedhur’ atie dy të imëta, edhe tha: “Për të vërtetë po u them juve, se këjo gruaja e ve edhe e vobektë hodhi më shumë se të gjithë; Sepse gjithë këta hothnë te dhuratat’ e Perëndisë prej së teprësë tyre, po këjo hodhi gjithë gjënë që pat prej së mbaruarësë.” Edhe disa kur thoshinë për hierorenë, se është e stolisurë me gurë të bukur’ e me dhurata, tha: “Këto që viri re, do të vinjënë dit, që ndër ato nukë do të mbetetë gur mbi gur, që të mos rrëzonetë.” Edhe e pyetnë, tuke thënë: “Mësonjës, kurë pra do të bënenë këto? Edhe ç’shenjë do të jetë, kur të bënenë këto?” Edhe ay tha: “Shikoni të mos gënjehi; sepse shumë vetë do të vinjënë mb’ emërit tim, tuke thënë, se: Unë jam; edhe: Koha u afrua. Mos shkoni pra prapa atyreve. Edhe kur të ndigjoni luftëra e trazyra, mos u frikësoni; sepse këto duhetë të bënenë më përpara; po nuk’ është përnjëherë të mbaruarëtë.” Atëhere u thoshte atyre: Do të ngrihetë komp kundrë kombi, edhe mbëretëri kundrë mbëretërie; Edhe do të bënenë tërmete të mëdhenj vënde mbë vënde, edhe zira e murtaja, edhe do të jenë frika e shenje të mëdha prej qiellit. Po para gjithë këtyreve do të vënë duart’ e tyre mbi ju, edhe do t’u ndiekënë, e do t’u apënë ndër duar ndëpër sinagogji e ndëpër burgje, tuke prurë juve ndëpër mbëretër’ e ndëpër qivernitarë për punët t’emërit tim. Edhe këjo do t’u gjanjë juve për martiri. Viri pra ndë zëmërat tuaja, mos viri ndër mënt përpara me ç’fialë të epni; Sepse unë do t’u ap juve gojë e dituri, që nukë do të muntnjënë të flasënë kundrë, as të dalënë kundrë gjith’ arëmiqtë tuaj. Edhe do të epi ndë dorë edhe prej përinç e prej vëllezërish e prej njerëzish tuaj e prej miqsh; edhe do të vrasënë disa prej jush. Edhe të gjithë do t’u kenë mëri për emrinë tim; Po asnjë qime floku prej kresë tuaj nukë do të humbetë. Me durimnë tuaj do të fitoni shpirtetë tuaj. Edhe kur të shihni Jerusalimënë rrethuarë prej ushtërive, atëhere merrni vesh se u afrua shkretim’ i asaj. Atëhere ata që të jenë ndë Judhe, le të ikënjënë ndëpër malet; edhe ata që të jenë brënda nd’ atë, le të dalënë jashtë; edhe ata që të jenë ndëpër fshatëra, le të mos hynjënë brënda nd’ atë. Sepse ato janë dit shpagimi, që të mbushenë gjith’ ato që janë shkruarë. Edhe mier ato gra që janë me barrë, e që kanë foshnjë mbë gji nd’ ato dit! Sepse do të jetë shtrëngim i math ndë dhet, edhe zemërim mbë këtë llaus. Edhe do të bijenë ndëpër gojë të thikësë, edhe do të skllavosenë ndëpër gjithë kombet; edhe Jerusalima do të shkeletë prej kombesh, gjersa të mbushenë kohërat’ e kombevet. Edhe do të jenë shenjë ndë diellë e ndë hënë e ndë yje; edhe mbi dhet shtrëngim kombesh tuke vrarë mëndëjenë; edhe do të gjëmonjë deti edhe valëtë. Njerëzet do t’u dalë shpirti nga frika e nga të priturit të vështiravet që vinë siprë botësë; sepse fuqiat’ e qijevet do të tundenë. Edhe atëherë do të shohënë të birin’ e njeriut tuke ardhurë ndë ret me fuqi e me lavdi të madhe. Edhe këto kur të zënë të bënenë, ngrini krerëtë tuaj e shihni; sepse po afronetë shpërblimi juaj.” Edhe u tha atyre një paravoli: “Shihni drurin’ e fikut edhe gjithë drunjtë. Tashti kur të çelenë, shihni e merrni vesh me vetëvetëhenë, se tashti vera ësht’ afërë. Kështu edhe ju, kur të shihni këto se bënenë, ta dini, se mbëretëria e Perëndisë ësht’ afërë. Vërtetë po u them juve, se kyj bres s’do të shkonjë, gjersa të bënenë të gjitha këto. Qielli edhe dheu do të shkonjënë, po fialët’ e mia nukë do të shkonjënë. Edhe viri re vetëhenë tuaj, se mos u rëndonenë zëmratë tuaja prej kresë rëndë e prej të dejturit e prej kujdesesh jetësë, e të vinjë përsipërë jush pa priturë ajo ditë. Sepse posi lak do të vinjë siprë gjith’ atyre që rrinë mbi faqen’ e gjithë dheut. Rrini squarë pra tuke luturë mbë çdo kohë, që të bëneni të zotëritë të ikëni prej gjith’ atyreve që do të bënenë, edhe të rrini përpara të birit njeriut.” Edhe ditën’ ay mësonte ndë hieroret, edhe natënë dilte jashtë, e shkonte natënë ndë mal që qjuhetë i Ullinjet. Edhe gjithë llauzi vinte që me natë tek ay ndë hieroret për të ndigjuar’ atë. Po afronej edhe e kremteja e të pabrumëjevet, që qjuhetë Pashkë. Edhe kryepriftërit’ e shkronjësitë kërkoninë, se qysh ta vrisninë, sepse i kishinë frikë llauzit. Edhe Satanaj hyri te Judha që qjuhej Iskariot, i cili ishte nga numëri i të dy-mbë-dhietet. Edhe vate e foli bashkë me kryepriftërit e me të parët e ushtëtorëvet, se qysh t’ua apë ndër duar. Edhe ata u gëzuanë, edhe bënë fialë t’i apën’ argjënt. Edhe ay u zotua edhe kërkonte kohë t’ua apë ndër duar kur të mos jetë gjëndëje. Edhe erdhi dit’ e të pabrumëjevet, që nd’ atë ditë duhej të therej pashka. Edhe Jisuj dërgoj Pietrin’ edhe Joanninë, edhe tha: “Ecëni e na bëni gati pashkënë, që të hamë.” Edhe ata i thanë: “Ku do ta bëjmë gati?” Edhe ay u tha atyre: “Kur të hyni ju ndë qytet, na te do të përpiqni me një njeri tuke mbarturë një shtëmbë uji; hiqni pas ati ndë shtëpi, ku të hynjë. Edhe thoni të zotit shtëpisë: Mësonjësi të thotë tyj: Ku është vëndi, që kam për të ngrënë pashkënë bashkë me nxënësit’ e mi? Edhe ay do t’u dëftenjë juve një dhomë të madhe shtruarë; atie bëni gati.” Edhe ata si vanë, gjetnë sikundrë u tha atyre; edhe bënë gati pashkënë. Edhe kur erdhi ora ndenji ndë mësallë, edhe të dymbëdhiet’ apostojtë bashkë me atë. Edhe u tha atyre: Me dëshërim dëshërova të ha këtë pashkë bashkë me ju, para së të pësonj; Sepse po u them juve, se s’kam për të ngrënë më prej asaj, gjersa të mbushetë ndë mbëretërit të Perëndisë. Edhe si mori potirinë, u fal ndersë, e tha: Merrni këtë edhe ndajeni ndërmest jush. Sepse po u them juve, se s’kam për të pirë prej pemësë që piell hardhia, gjersa të vinjë mbëretëri’ e Perëndisë. Pastaj mori bukë, e u fal ndersë, edhe e theu, e ua dha atyre, tuke thënë: Kyj është trupi im, që epetë për ju; këtë bëni për të përmendurë mua. Kështu mori edhe potirinë, passi darkuanë, tuke thënë: Kyj potir është dhiata e re ndë gjakt tim, që derdhetë për ju. Po na dor’e ati që më tradhëton, ku është bashkë me mua mbi truvezët. Edhe i bir’ i njeriut vete sikundrë ësht’ urdhëruarë për atë; po mier ay njeri, që trathtonetë prej ati.” Edhe ata zunë të haheshinë njëri me jatrinë, se, vallë cili prej atyre do të jet’ ay që do të bënjë këtë. Edhe u hëngrrë njëri me jatrinë, vallë cili prej atyre duketë se është me i math. Edhe ay u tha atyre: “Mbëretërit’ e kombevet urdhëronjën’ ata, edhe ata që pushtonjën’ ata qjuhenë mirëbërës. Po ju nukë do të jeni kështu; po më i madhi ndër ju le të bënetë posi më i vogëli, edhe i pari posi ay që shërben. Sepse cili është më i math, ay që ka ndenjurë ndë mësallët, apo ay që shërben, a jo ay që ka ndenjurë ndë mësallët? Po unë jam ndërmest jush posi ay që shërben. Edhe ju jini ata që keni mbeturë bashkë me mua ndë gucimet të mi; Përandaj edhe unë bënj gati për ju një mbëretëri, sikundrë im Atë bëri gati për mua, Që të hani e të pini mbë truvezët time ndë mbëretërit time, edhe të rrini ndë frone, tuke gjykuarë të dymbëdhietë farat’ e Israilit.” Edhe Zoti tha: “Simon, Simon, na Satanaj tek u kërkoj juve, që t’u shoshnjë posi grurëtë. Po un’ u luta për tyj që të mos të shteretë besa jote; edhe ti, kur të këtheneç ndonjë herë, forco vëllezërit’ e tu.” Po ay i tha: “Zot, jam gati të vete bashkë me tyj edhe ndë burk edhe ndë vdekëje.” Po ay tha: “Pietrë, po të them tyj, nukë do të këndonjë sot këndesi, para se të më mohonjç tri herë se nukë më njeh.” Pastaj u tha atyre: “Kur u dërgova juve pa kuletë e pa trajstë e pa këpucë, mos u shteri gjë juve?” Edhe ata thanë: “Asgjë.” U tha pra atyre: “Po tashi ay që të ketë kuletë, le ta marrë me vete; kështu edhe trajstë; edhe ay që të mos ketë, le të shesë rroben’ e ti, edhe le të blerë thikë. Sepse po u them juve, se edhe këjo e shkruarë duhetë të mbaronetë mbi mua, se “Edhe u numërua bashkë me të panomët”, sepse ato që janë shkruarë për mua mbaronenë.” Edhe ata thanë: “Zot, na te janë këtu dy thika.” Edhe ay u tha atyre: “Mjaft është.” Pastaj dolli e vate ndë malt të Ullinjet, sikundrë e kishte zakon; edhe nxënësit’ e ati i vanë pas. Edhe si erdhi ndë vënt, u tha atyre: “Fali për të mos hyrë ndë gucim.” Edhe ay u nda nga ata sa një të hedhurë guri, edhe ra mbë gjunjë e falej, tuke thënë: “O Atë, ndë daç të largonjç këtë potir prej meje; përveç jo dashurimi im, po yti u bëftë.” Edhe iu duk një ëngjëllë prej qielli tuke dhënë fuqi ati. Edhe si erdhi ndë shtrëngim, falej më teprë. Edhe diersa e ati u bë posi pika gjaku tuke rënë për dhe. Edhe si u ngrit nga të faluritë, erdhi te nxënësit’e ti, e i gjeti fjeturë nga hidhërimi. Edhe u tha atyre: “Ç’fliri? Ngreuni e fali, që të mos hyni ndë gucim.” Edhe ay te po fliste, na gjëndëja, edhe ay që thuhej Judhë, një nga të dy-mbë-dhietëtë, te po vinte përpara atyreve, edhe u afrua te Jisuj, që t’e puthte. Edhe Jisuj i tha: “Judhë, me të puthurë trathton të bir’ e njeriut?” Edhe ata që ishinë rreth ati kur panë se ç’do të bënej, i thanë: “Zot, t’u biemë me thikë?” Edhe një nga ata i ra shërbëtorit kryepriftit, edhe i preu veshn’e diathtë. Po Jisuj u përgjeq e tha: “Lerni gjer këtu”; edhe zuri veshn’ e ati; edhe e shëroj. Edhe Jisuj u tha kryepriftëret e të parëvet hieroresë e pleqet që kishin’ ardhurë mbi atë: “Posi mbi kursar keni dalë bashkë me thika e me dru? Edhe unë kur jeshe përditë me ju ndë hieroret, nukë shtritë duartë mbi mua? Po këjo ësht’ ora juaj, edhe pushteti i errësirësë.” Edhe si e zunë, e shpunë, edhe e prunë brënda ndë shtëpit të kryepriftit. Edhe Pietri i vinte pas për së largu. Edhe ata si ndezë ziarr ndë mest të hoborrit, edhe ndenjnë bashkë, rrinte edhe Pietri ndë mest t’atyrevet. Edhe një shërbëtore, kur pa atë tuke ndenjurë përanë dritësë, shtyri sytë mb’atë e tha: “Edhe kyj ishte bashkë me atë.” Po ay e mohoj, tuke thënë: “O grua, nuk’ e njoh.” Edhe pas ca pak kur pa atë një tietrë, tha: “Edhe ti je prej atyresh.” Po Pietri tha: “O njeri, nukë jam. ”Edhe passi shkoj afro një orë, një tietrë qëndronte mbë fialët, tuke thënë, se: “Me të vërtetë edhe kyj ishte bashkë me atë, sepse është Galileas.” Po Pietri tha: “O njeri, nukë di se ç’thua.” Edhe përnjëherë, kur ishte ay po tuke folë, këndoj këndesi. Edhe Zoti u këthye e shtyri sytë mbi Pietrinë; edhe Pietrit i ra ndër mënt fial’ e Zotit sikundrë i pat thënë, se: ” Para se të këndonjë këndësi, do të më mohonjç tri herë.” Edhe Pietri dolli jashtë, edhe qjau hidhurë. Edhe ata burratë që mbaninë Jisunë losninë me atë edhe e rrihinë; Edhe i mbuloninë sytë e i bijnë faqesë, edhe e pyetinë, tuke thënë: “Profiteps, cili është ay që të ra?” Edhe i thoshinë shumë të tiera tuke vllasfimisurë. Edhe si u bë ditë, u mbëloth pleqësia e llauzit e kryepriftërit’ e shkronjësitë, edhe e prunë lart ndë bashkëndenjëjet të tyre, tuke thënë: “Ndë je ti Krishti, na thuaj.” Edhe ay u tha atyre: “Ndë u thënça juve, nukë do të besoni. Edhe ndë u pyeça, nukë do të më përgjigji, as nukë do të më lëshoni. Që tashi i bir’ i njeriut do të jetë tuke ndenjurë prej së diathtash fuqisë Perëndisë.” Atëherë të gjithë thanë: “Ti pra je i bir’ i Perëndisë?” Edhe ay u tha atyre: “Ju po thoni se unë jam.” Edhe ata thanë: “Ç’nevojë kemi më për martiri? Sepse neve vetë e ndigjuam prej gojës’ ati. Atëherë gjithë shumica e atyreve u ngrenë, edhe e prunë te Pillati. Edhe zunë t’e përflasënë, tuke thënë, se: Këtë e gjetëm tuke këthyerë prapë kombinë, edhe tuke përmbajturë t’i apënë Qesarit paga, tuke thënë për vetëhen’ e ti se është Krishti mbëret.” Edhe Pillati e pyeti, tuke thënë: “Ti je mbëreti i Judhenjet?” Edhe ay u përgjeq e i tha: “Ti po thua.” Edhe Pillati u tha kryepriftëret edhe gjëndëjesë: “Nukë gjenj ndonjë faj te kyj njeri.” Po ata qëndroninë mbë fialët, tuke thënë, se: “Trazon llauzinë, tuke mësuarë ndëpër gjithë Judhenë, tuke zënë që nga Galilea gjer këtu.” Edhe Pillati kur ndigjoj Galilenë, pyeti ndë ësht’ ay njeri Galileas. Edhe kur e mori vesh se ishte prej vëndit pushtetit Irodhit, e dërgoj te Irodhi, sepse edhe ay ishte ndë Jerusalim ato dit. Edhe Irodhi kur pa Jisunë, u gëzua fort, se kish mjaft kohë që doj t’e shihte, sepse kishte ndigjuarë shumë punë për atë; edhe shpërente të shihte ndonjë shenjë të bënej prej ati. Edhe e pyeste me shumë fialë; po ay nuk’ i përgjigjej asgjë. Edhe kryepriftërit’ e shkronjësitë rrininë tuke përfolur’ atë fort shumë. Edhe Irodhi bashkë me ushtëtorët’ e ti e bëri për asgjë, edhe e përqeshi; edhe i veshi një rrobe të ndriçime, edhe e dërgoj përsëri te Pillati. Edhe nd’ atë ditë Pillati edhe Irodhi u bënë miq njëri me jatrinë; sepse përpara ishinë nd’arëmiqësi njëri me jatrinë. Edhe Pillati si thirri bashkë kryepriftërit’ edhe të parët’ e llauzit, u tha atyre: “Prutë këtë njeri tek unë, se trazon llauzë; edhe na unë tek e gjykova përpara jush, edhe nukë gjeta ndonjë faj te kyj njeri për sa të përfolura thoni kundrë ati. Po as Irodhi; sepse u dërgova juve tek ay, edhe na te s’ka bërë ndonjë punë me udhë për vdekëje. Passi ta mundonj pra, do t’e lëshonj.” Edhe ishte nevojë për të lëshuarë një një njeri prej burgut për të kremte. Edhe gjithë shumica bërtitnë, tuke thënë: “Ngreje këtë, edhe na lësho Varavanë”; I cili ishte hedhurë ndë burk për një trazim që kishte bërë ndë qytet, edhe për vrasëje. Përsëri pra Pilati u foli atyre, sepse donte t’e lëshonte Jisunë. Po ata thërritinë, tuke thënë: “Kryqëzoje, kryqëzoje!” Edhe ay për së treti u tha atyre: “Përse, ç’të keqe bëri kyj? Nukë gjeta asndonjë faj tek ay për vdekëje; passi ta mundonj pra, do t’e lëshonj.” Po ata qëndroninë me zë të math, tuke kërkuarë të kryqëzonetë; edhe zëret’ e atyreve edhe të kryepriftëret zijnë vënt. Edhe Pillati e gjykoj me udhë të bënej ç’kërkonin ata. Edhe u lëshoj atyre atë që ishte hedhurë ndë burk për trazim e për vrasëje, të cilin’ e kërkoninë, edhe u dha atyre ndër duar Jisunë t’i bëninë si të dojnë. Edhe si u nxuarnë jashtë, zunë një farë Simon Qirineas, tuke ardhë nga ara, edhe i vunë kryqnë mbë krahë, që t’e sillte prapa Jisujt. Edhe i vininë prapa shumë shumicë llauzi, e grash, të cilatë edhe ndukeshin’ e qjaninë për atë. Po Jisuj u këthye e u tha atyre: “Bijat e Jerusalimit, mos qjani për mua, po qjani për vetëhenë tuaj edhe për djemt tuaj. Sepse na te po vinjënë dit, që të thoni: Lum shterpatë, edhe ata barqe që nukë puallnë, edhe ata gjij që nukë dhanë sisë. Atëherë do të zënë t’u thonë malevet: Biri mbi ne; edhe kodravet: Na mbuloni. Sepse ndë qoftë se mbë drun’ e njomë bënjënë këto, mbë të thatënë ç’do të bënetë?” Po silleshin’ edhe dy të tierë keq-bërës, të vriteshinë bashkë me atë. Edhe kur erdhë ndë vënt që qjuhet’ i Kresë, atie kryqëzuan’ atë, edhe ata keqbërësitë, njërinë mbë të diathtë, edhe tiatrinë mbë të mëngjërë. Edhe Jisuj thoshte: “O Atë, ndëjei ata; sepse nukë dinë se ç’bënjënë.” Edhe ata si ndanë rrobet’ e ati, shtynë shortë. Edhe llauzi rrij e po vështronte. Edhe të parët’ e përqeshinë bashkë me ata, tuke thënë: “Të tierë shpëtoj; le të shpëtonjë veten’ e ti, ndë qoftë kyj Krishti, i sgjedhuri i Perëndisë.” Edhe e përqeshin’ atë edhe ushtëtorëtë, edhe afroneshin’ e i bijnë uthullë, edhe thoshinë: “Ndë je ti mbëreti i Judhenjet, shpëto vetenë tënde.” Edhe ishte shkruarë mbi atë edhe një përmbishkronjë me shkronja greqishte e Romanishte e Evraishte: K y j ë s h t ë m b ë r e t i i J u d h e n j e t. Edhe një nga ata keqbërësitë që ishinë varë, vllasfimiste atë, tuke thënë: “Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë tënde edhe neve.” Po tiatri u përgjeq, edhe qërtoj atë, tuke thënë: “As po s’i ke frikë Perëndisë ti, se je ndë një mundim me atë? Edhe nave me udhë vuajmë; sepse marrmë shpagim sikundrë na vëjen për sa punuam; po kyj nukë punoj ndonjë gjë pa vënt.” Pastaj i thoshte Jisujt: “Kujtomë, o Zot, kur të vinç ndë mbëretërit tënde.” Edhe Jisuj i tha: “Me të vërtetë po të them, Sot do të jesh bashkë me mua ndë paradhis.” Edhe ishte sindonja gjashtë orë, edhe u bë errësirë mbë gjithë dhenë gjer mbë nëntë orë. Edhe dielli u err; edhe kurtina e tempullit u çqye për mesi. Edhe Jisuj thirri me zë të math, e tha: “O Atë, ndër duar të tua ap shpirtinë tim.” Edhe si tha këto, dha shpirtinë. Edhe kryeqindësi, kur pa se ç’u bë, lavduroj Perëndinë, tuke thënë: “Me të vërtetë kyj njeri pasëka qënë i drejtë.” Edhe gjithë gjëndëja që kishin’ ardhurë bashkë për të vënë re, kur panë se ç’u bë, këtheheshinë tuke rrahurë krahërorët’ e tyre. Edhe gjith’ ata që e njihin’ atë kishinë ndënjurë për së largu, edhe ato gra që kishin’ ardhurë bashkë pas ati nga Galilea, tuke vështruarë këto punë. Edhe navoka një burrë që qjuhej Josif, i cili ishte gjykatës, njeri i mirë e i drejtë, (Kyj nukë pat ndenjurë bashkë ndë këshillët e ndë punët t’atyreve) nga Arimathea, qyteti i Judhenjet, edhe priste mbëretërin’ e Perëndisë edhe ay, Kyj erdhi përanë Pillatit, edhe lypi trupin’e Jisujt. Edhe si e sbriti, e pshtolli me pëlhurë, edhe e vuri ndë një varr të gdhëndurë, që aty asnjë s’ishte vënë kurrë ndonjë herë. Edhe ishte dit’ e prëmte, edhe gdhihej e shëtunë. E i vanë prapa edhe gra, të cilatë kishin’ ardhurë bashkë me atë nga Galilea, e panë varrinë, edhe se si u vu trupi ati atie. Edhe u këthyen’ e bënë gati erëra të mira e vajëra ere; edhe të shëtunë u prëjtnë pas porosisë nomit. Edhe ditën’ e parë të javësë, fort që me natë, erthnë mbi varrt, e prunë ato erërat’ e mira, që kishinë bërë gati; edhe ca veta bashkë me ato. Edhe gjetnë gurrë rrukullisurë prej varrit. Edhe si hynë brënda, s’gjetnë trupin’ e Zotit Jisu. Edhe këto tek po vrisninë mëndëjenë për këtë punë, navoka te qëndruanë përpara atyre dy burra me rrobe që vetëtininë. Edhe ato kur u frikësuanë, edhe ulnë faqenë mbë dhe, u than’ atyre: “Ç’kërkoni të gjallinë ndër të vdekurit? Nuk’ është këtu, po u ngjall. Kujtohi, si u pat folë juve, kur qe po ndë Galilet, tuke thënë, se: “I bir’ i njeriut duhetë të epetë ndë duar njerëzish fajtorë, edhe të kryqëzonetë, edhe të tretënë ditë të ngjalletë. Edhe u ranë ndër mënt atyre fialët’ e ati. Edhe si u këthyenë nga varri, u dhanë zë për gjithë këto të një-mbë-dhietet edhe gjithë të tierëvet. Edhe ishinë Maria Magdhalina, edhe Joanna, edhe Maria, e ëma Jakovit, edhe të tieratë bashkë me ato, të cilat’ u thoshin’ apostojet këto fialë. Po fialët’ e atyreve u duknë përpara atyreve posi marrëzi, edhe nuk’ u zininë besë atyre. Edhe Pietri u ngre, e vate me vrap ndë varrt; edhe u unj e pa pëlhuratë që ishinë përdhe vetëmë; edhe iku tuke çuditurë me vete për këtë punë. Edhe navoka dy vetë prej atyreve tek ishinë tuke vaturë atë ditë ndë një fshat që qjuhej Emmaus, gjashtë-dhietë stadhe larg nga Jerusalimi. Edhe ata flisninë ndërmest të tyre për gjithë këto punë që kishinë gjarë. Edhe kur po flisnin’ e po haheshinë njëri me jatërinë, u afrua edhe Jisuj vetë, e ecënte bashkë me ata. Po syt’ e atyreve mbaheshinë për të mos njohur’ atë. Edhe ay u tha atyre: “ Ç’janë këto fialë që flitni njëri me jatërinë tuke ecurë, edhe jeni të vrërëtë?” Edhe njëri, që e kishte emrinë Kleopë, u përgjeq e tha: “Vetëmë ti qënëke i huaj ndë Jerusalim, edhe s’pasëke marrë vesh se ç’janë bërë nd’ atë ndër këto dit?” Edhe ay u tha atyre: “Cilatë?” Edhe ata i thanë: “Punët’ e Jisu Nazoreasit, i cili qe njeri profit, edhe i fortë ndë punë e ndë fialë përpara Perëndisë edhe gjithë llauzit. Edhe se si kryepriftërit’ edhe të parëtë tanë e dhanë ndër duar për mundim vdekëje, edhe e kryqëzuanë. Edhe neve shpërenim, se ay ishte ay që kishte për të shpërblerë Israilinë. Po mbi gjithë këto, sot ësht’ e treta ditë që kur se u bënë këto. Po edhe ca gra prej nesh na habitnë, të cilatë vanë shpejt që me natë ndë varrt. Edhe passi nukë gjetnë trupn’ e ati, erthnë tuke thënë, se kishinë parë edhe një të dukur’ ëngjëjsh, të cilëtë thanë, se ay rron. Edhe ca prej nesh vanë ndë varrt, edhe gjetnë kështu, sikundrë than’ edhe gratë; po atë nuk e panë.” Atëhere ay u tha atyre: “O të marrë, edhe të mënuarë ndë zëmërë për të besuarë gjith’ ato që folnë profitëtë! Nukë duhej të pësonte këto Krishti, edhe të hynte ndë lavdi të ti?” Edhe zuri që nga Mojsiu, edhe që nga gjithë profitëtë, e u sgjidhte atyre ato që ishinë shkruarë për atë ndëpër gjithë shkronjat. Edhe u afruanë ndë fshat, atie ku po vijnë; edhe ay bëri sikur kishte për të vaturë më tej. Po ata e shtrënguanë tepër, tuke thënë: “Mbetu bashke me ne, sepse u bë mbrëma edhe u thye dita.” Edhe ay hyri për të mbeturë bashkë me ata. Edhe si ndenji ndë mësallë bashkë me ata, mori bukënë, e bekoj, edhe e theu, edhe ua ndau atyre. Atëhere u hapnë syt’ atyre, edhe e njohnë; po ay humbi prej sysh atyreve. Edhe ata i thanë njëri jatërit: “Nukë digjej zëmëra jonë ndër ne, kur na fliste mb’ udhë, edhe na sgjithte shkronjatë?” Edhe u ngritnë nd’ atë orë, edhe u këthyenë ndë Jerusalim, edhe gjetnë mbëledhurë bashkë të një-mbë-dhietëtë, edhe ata që ishinë bashkë me ata, tuke thënë, se: “Me të vërtetë Zoti u ngjall, edhe u duk te Simoni.” Edhe ata dëfteninë ç’punë gjanë mb’ udhë, edhe si u njoh tek ata mbë të thyerët të bukësë. Edhe ata kur po flisninë këto fialë, ay Jisuj vetë qëndroj ndë mest t’atyreve, edhe u thotë: “Paqtim mbë ju.” Po ata u trempnë e u frikësuanë, sepse u dukej, se po shihinë ndonjë frymë. Edhe ay u tha atyre: “Përse jeni të përzierë? Edhe përse hipënjënë mendime ndë zëmërat tuaja? Shihni duart’ e mia edhe këmbët’ e mia, se unë jam ay vetë; zërmëni edhe shihni; se fryma s’ka mish e eshtëra, sikundrë shihni mua se kam.” Edhe si tha këtë, u dëfteu duart’ edhe këmbëtë. Po ata kur nukë po besoninë nga gëzimi, edhe çuditeshinë, u tha atyre: “Keni ndonjë gjë për të ngrënë këtu?” Edhe ata i dhanë një copë peshku të piekurë, edhe hoj mialte. Edhe ay mori, e hëngri përpara atyreve. Pastaj u tha atyre: “Këto janë ato fialë, që u fola juve, kur ishnjam bashkë me ju, se duhej të mbusheshinë gjith’ ato që janë shkruarë ndë nomt të Mojsiut, edhe ndë profitërit, edhe ndë psallmët për mua.” Atëhere u hapi mëndëjen’ atyre, që të merrinë vesh shkronjatë. Edhe u tha atyre, se: “Kështu është shkruarë, edhe kështu duhej të hiqte Krishti, edhe të ngjallej prej së vdekurish të tretënë ditë. Edhe të leçitej mb’ emërit t’ati pendim edhe ndëjesë fajesh mbë gjithë kombet, tuke zënë që nga Jerusalimi. Edhe ju jeni martirë për këto. Edhe na unë tek po dërgonj të zotuarët’ e tim et mbi ju; edhe ju rrini ndë qytet të Jerusalimit, gjersa të vishi me fuqi prej së larti.” Pastaj i nxori jashtë gjer ndë Vithani; edhe ngriti duart’ e tia e i bekoj. Edhe ay tuke bekuar’ ata u nda nga ata, edhe birej lart ndë qiell. Edhe ata si iu falnë ati, u këthyenë ndë Jerusalim me gëzim të math. Edhe ishinë gjithënjë ndë hieroret, tuke lavduruar’ e tuke bekuarë Perëndinë. Amin. Që përpara herësë ishte Fiala, edhe fiala ishte me Perëndinë, edhe Fiala ishte Perëndi. Këjo ishte që përpara herësë me Perëndinë. Të gjitha u bënë me anë të asaj; edhe pa atë nuk’ u bë asndonjë gjë nga ç’qe bërë. Nd’atë ishte jetë, edhe jeta ishte drita e njerëzet. Edhe drita ndrit nd’errësirët, edhe errësira nuk’ e kupëtoj. Qe një njeri dërguarë nga Perëndia, i cili e kishte emërinë Joan. Kyj erdhi për martiri, që të martirisë për Dritënë, që të besonjënë prej anës’ ati. Ay nuk’ ishte Drita, po që të martirisë për Dritënë. Ishte Drita e vërtetë, që ndrit çdo njeri që vien ndë botët. Ishte ndë botët, edhe bota u bë prej anës’ ati; po bota nuk’ e njohu atë. Erdhi ndë të tijt, edhe të tijtë nuk’ e pritnë atë. Edhe sa e pritnë, u dha pushtet të bënenë bij Perëndie, atyreve që besonjënë mb’emërit’ t’ati. Ata nukë lintnë prej gjaqesh, as prej dashurim mishi, as prej dashurim burri, po prej Perëndie. Edhe Fiala u bë mish, edhe ndenji ndër ne (edhe pamë lavdin’ e ati, posi lavdi të vetëmlinduri prej Atit), plot me hir e me të vërtetë. Joanni martiris për atë, edhe bërtiti, tuke thënë: “Kyj ishte ay që thashë: Ay që vien pas meje është më i math se unë, sepse ishte përpara meje. Edhe nga të mbushurit e ati neve të gjithë muarmë, edhe hir ndë vënt hiri. Sepse nomi u dha prej anësë Mojsiut, po hiri edhe e vërteta u bë prej anësë Jisu Krishtit. Asndonjë s’e ka parë kurrë Perëndinë; veç i Vetëmlinduri Bir, që është ndë gji të Atit, ay e dëfteu.” Edhe këjo është martiria e Joannit, kur dërguanë Judhenjtë nga Jerusalimi priftërë edhe Levitërë që ta pyesënë: “Cili je ti?” Edhe rrëfeu, edhe nukë mohoj; po rrëfeu, se: “Unë nukë jam Krishti.” Edhe e pyetnë: “Cili pra? Ilia je ti?” Edhe thotë: “Nukë jam.” “Profiti je ti?” Edhe u përgjeq: “Jo.” I thanë pra: “Cili je? Që t’u përgjegjemi atyreve që na kanë dërguarë; ç’thua për vetëhenë tënde?” Tha: “Unë jam “zër’ i ati që bërtet ndë shkretëtirët: Drejtoni udhën’ e Zotit”, sikundrë tha profiti Isaj. Edhe ata që qenë dërguarë ishinë prej Farisenjsh. Edhe e pyetnë e i thanë: “Përse pagëzon pra, kur nukë je ti Krishti, as Ilia, as profiti?” Joanni u përgjeq atyre, tuke thënë: “Unë pagëzonj me ujë; po ndërmest tuaj rri ay, që ju nuk’ e njihni. Ay ësht’ ay që vien pas meje, i cili është më i math se unë; ati unë s’jam i zoti t’i cgith rripin’ e shollësë.” Këto u bënë ndë Vithavara përtej Jordhanit, atie ku ishte Joanni tuke pagëzuarë. Ndë të nesërmet Joanni sheh Jisunë tuke ardhurë tek ay, edhe thotë: “Na Qëngji i Perëndisë, që ngre fajin’ e botësë. Kyj ësht’ ay, që unë thashë për atë, se: Pas meje vien një njeri, i cili është më i math se unë, sepse ishte përpara meje. Edhe unë s’e njoha; po që të dëftenetë ndë Israil, përandaj erdha unë të pagëzonj me ujë.” Edhe Joanni martirisi, tuke thënë, se: “Pashë Frymën’ e Shënjtëruarë tuke sbriturë nga qielli posi pëllump, edhe ndenji mbi atë. Edhe unë nuk’e njoha; po ay që më dërgoj të pagëzonj me ujë, ay më tha: Përmbi cilinë të shohç Frymën’ e Shënjtëruarë tuke sbritur’ e tuke ndenjurë mbi atë, Kyj është’ ay që pagëzon me Frymë të Shënjtëruarë. Edhe un’ e pashë, edhe martirisa, se kyj ësht’ i Bir’ i Perëndisë.” Ndë të nesërmet përsëri Joanni ishte tuke ndenjurë, edhe dy prej nxënëset ati. Edhe kur shtyri sytë e pa Jisunë tuke ecurë, thotë: “Na Qëngji i Perëndisë.” Edhe ata të dy nxënësitë dëgjuan’ atë tuke folurë, edhe vanë pas Jisujt. Edhe Jisuj kur u këthye, edhe pa ata tuke vaturë pas ati, u thot’ atyre: “Ç’kërkoni?” Edhe ata i thanë: “Ravvi (që ajo, këthyerë do me thënë, Mësonjës), ku e ke të ndenjuritë?” U thot’ atyre: “Ejani edhe shihni.” Erthnë edhe panë ku e kishte të ndenjuritë; edhe mbetnë përanë ati atë ditë; sepse ora ishte afëro dhietë. Ishte Andhreu, i vëllaj Simon Pietrit, një nga ata të dy që dëgjuanë prej Joannit për atë, edhe vanë pas ati. Kyj më përpara gjen të vëllan’ e ti Simoninë, edhe i thotë: “Gjetëm Messinë”, që ajo, këthyerë, do me thënë Krishti. Edhe e pruri te Jisuj. Edhe Jisuj shtiu sytë mb’atë, edhe tha: “Ti je Simoni, i bir’ i Jonajt; ti do të qjuhesh Qifa”, që ajo, këthyerë do me thënë Pietrë (gur). Ndë të nesërmet Jisuj deshi të dalë ndë Galilet; edhe gjen Filippinë, e i thotë: “Eja pas meje.” Edhe Filippi ishte nga Vithsajdha, nga qyteti i Andhreut edhe i Pietrit. Filippi gjen Nathanailinë, edhe i thotë: “Kemi gjetur’ atë që shkroj Mojsiu ndë nomt, edhe profitëritë, Jisunë, të birin’ e Josifit që është nga Nazareti.” Edhe Nathanaili i tha: “A munt të dalë ndonjë gjë e mirë nga Nazareti?” Filippi i thotë: “Eja edhe shih.” Jisuj pa Nathanailinë tuke ardhurë tek ay, edhe thotë për atë: “Shih Israilit me të vërtetë, që s’është gënjeshtrë tek ay.” Nathanaili i thotë: “Ku më njeh?” Jisuj u përgjeq e i tha: “Para se të thërresë Filippi, kur ishnje ndënë drurin’ e fikut, të pashë.” Nathanaili u përgjeq e i thotë: “Ravvi, ti je i Bir’ i Perëndisë, ti je mbëreti Israilit.” Jisuj u përgjeq e i tha: “Sepse të thashë, të pashë ndënë drurin’ e fikut, beson? Do të shohç më të mëdha se këto.” Pastaj i thotë: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve: Që ndashti e paskëtaj do të shihni qiellinë hapurë, edhe ëngjëjt’e Perëndisë tuke hipur’ e tuke sbriturë mbi të birin’ e njeriut.” Edhe të tretënë ditë u bë dasmë ndë Kana të Galilesë; edhe e ëm’ e Jisujt ishte atie. Edhe u ftua ndë dasmë edhe Jisuj edhe nxënësit’ e ati. Edhe si u mbarua vera, e ëm’ e Jisujt i thotë: “S’kanë verë.” Jisuj i thotë: “Ç’ke ti me mua, o grua? Ora ime edhe s’ka ardhurë.” E ëm’ e ati u thotë shërbëtorëvet: “Bëni ç’t’u thotë juve.” Edhe atie ishinë gjashtë enë të gurta, vënë për të pastruarëtë pas zakonit Judhenjet, që nxininë nga dy a tri masa. Jisuj u thot’ atyre: “Mbushni enëtë me ujë.” Edhe ata i mbushnë përbuzë. Pastaj u thot’ atyre: “Nxirni ndashti, edhe shpini të parit mësallësë.” Edhe ata e shpunë. Edhe i pari mësallësë kur piu ujëtë që ishte bërë verë, edhe nukë dinte nga është (po shërbëtorëtë që kishinë nxierrë ujëtë e dininë), i parë mësallësë thërret dhëndërrinë, edhe i thotë: “Çdo njeri më përpara nxier verën’ e mirë, edhe si të dehenë, atëhere nxier të poshtrënë; po ti ke ruajturë verën’ e mirë gjer ndashti.” Këtë të nisurit’ e çudiravet Jisuj e bëri ndë Kana të Galilesë, edhe dëfteu lavdin’ e ti; edhe nxënësit’ e ati i besuanë. Pastaj sbriti ndë Kapernaum, ay edhe e ëm’ e ati, edhe të vëllezërit’ e ati, edhe nxënësit’e ati; edhe mbetnë atie pak dit. Edhe pashka e Judhenjet ishte afërë, edhe Jisuj hipi ndë Jerusalim. Edhe gjeti ndë hieroret ata që shisinë qe e dhën e pëllumba, edhe truvezarëtë tuke ndenjurë. Edhe ay bëri një frushkullë tërkuzash, edhe i nxori të gjithë nga hieroreja, edhe dhëntë edhe qetë; edhe derdhi asprat’ e truvezavet, edhe përmbysi truvezatë. Edhe u tha atyreve që shisinë pëllumbatë: “Ngrini këto këtejë; mos bëni shtëpin’ e tim eti shtëpi tregëtie.” Atëhere u ra ndër mënt nxënëset ati se është shkruarë: “Zilia për shtëpinë tënde më hëngri.” Judhenjtë pra u përgjeqnë e i thanë: “Ç’shenjë na dëften që bën këto?” Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Prishni këtë tempullë, edhe për tri dit do ta ngre.” Edhe Judhenjtë thanë: “Kyj tempull’ është ndërtuarë për dyzet e gjashtë viet, e ti do ta ngreç për tri dit?” Po ay thoshte për tempullin’ e trupit ti. Kur u ngjall pra prej së vdekurish, u ra ndër mënt nxënëset ati, se për këtë u thoshte atyre; edhe i besuanë shkronjësë, edhe asaj fialësë që u tha Jisuj. Edhe kur qe ndë Jerusalim për të kremten’ e pashkësë, shumë vetë besuanë mb’emërit t’ati, tuke vështruarë çudirat’ e ati që bënte. Po vetë Jisuj nuk’ u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë. Edhe sepse s’kishte nevojë për të martirisurë ndonjë për njerinë, sepse ay e njihte ç’ishte përbrenda njeriut. Edhe ishte një njeri nga Farisenjtë, që e kishte emërinë Nikodhim, i pari Judhenjet. Kyj erdhi natënë te Jisuj, edhe i tha: “Ravvi, e dimë, se ke ardhurë nga Perëndia Mësonjës; sepse asndonjë s’munt të bënjë këto shenje që bën ti, ndë mos qoftë Perëndia bashkë me atë.” Jisuj u përgjeq e i tha: “Me të vërtetë, me të vërtetë po të them: ndë mos linttë njeriu prej së larti, s’munt të shohë mbëretërin’ e Perëndisë.” Nikodhimi i thotë: “Qysh munt të lintnjë njeri tuke qënë plak? Mos munt të hynjë për së dyti ndë barkt të s’ëmësë ti e të lintnjë?” Jisuj u përgjeq: “Me të vërtetë, me të vërtetë po të them, ndë mos linttë njeri prej ujit e prej Frymësë, s’munt të hynjë ndë mbëretërit të Perëndisë. Ç’është lindurë prej mishit, është mish, edhe ç’është lindurë prej Frymësë, është frymë. Mos u çudit sepse të thashë, se: Duhetë të lintni ju prej së larti. Era fryn kudo, edhe i dëgjon zënë, po s’di nga vien, e ku vete; kështu ësht’ edhe kushdo që është lindurë prej Frymësë.” Nikodhimi u përgjeq e i tha: “Qysh munt të bënenë këto?” Jisuj u përgjeq e i tha: “Ti je Mësonjës’ i Israilit, edhe nukë di këto? Me të vërtetë, me të vërtetë po të them, se atë që dimë flasëmë, edhe për atë që pam martirisëmë, po martirinë tonë nuk’ e prisni. Ndë u thashë juve punërat’ e dheut, edhe nukë besoni, qysh do të besoni, ndë u thënça juve punërat’ e qiellit? Edhe asndonjë s’ka hipurë ndë qiell, veç ay që ka sbriturë nga qielli, i bir’ i njeriut, që është ndë qiell. Edhe sikundrë Mojsiu ngriti lart gjarpërinë ndë shkretërirët, kështu duhetë të ngrihetë lart edhe i bir’ i njeriut; Që të mos humbasë kushdo t’i besonjë, po të ketë jetë të pasosurë. Sepse Perëndia kaqë e deshi botënë, sa dha Birin’ e ti të vetëmlindurinë, që të mos humbasë kushdo t’i besonjë ati, po të ketë jetë të pasosurë. Sepse Perëndia nukë dërgoj të Birrë te bota, të gjykonjë botënë, po të shpëtonjë bota prej anës’ ati. Ay që i beson ati, nukë gjykonetë; po ay që nukë beson ndashti është gjykuarë, sepse nukë besoj mb’emërit të vetëmlindurit Birit të Perëndisë. Edhe kyj është gjyqi, se drita erdhi ndë botët, edhe njerëzitë deshnë me tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat’ e atyreve ishin të liga. Sepse kushdo që punon punëra të këqia, i ka mëri dritësë, edhe nukë vien te drita, që të mos sbulonenë punërat’e ati. Po ay që bën të vërtetënë, vien te drita, që të dëftenjë punërat’ e ati, se janë punuarë mbë Perëndinë.” Pastaj erdhi Jisuj edhe nxënësit’ e ati ndë dhe të Judhesë, edhe shkonte kohënë atie bashkë me ata, edhe pagëzonte. Ishte edhe Joanni tuke pagëzuarë nd’ Enon, afërë Salimit, sepse atie ishinë shumë ujëra; edhe vininë e pagëzoneshinë. Sepse Joanni edhe s’ishte hedhë ndë burkt. U bë pra një të kërkuarë për punë pastrimi prej nxënëset Joannit me ca Judhenj. Edhe erthnë te Joanni edhe i thanë: “Ravvi, ay që ishte bashkë me tyj përtej Jordhanit, për të cilinë ti martirise, shih kyj te po pagëzon, edhe të gjithë vinë tek ay.” Joanni u përgjeq e tha: “Njeriu nukë munt të marrë asgjë, ndë mos i është dhënë nga qielli. Ju vetë martirisni për mua se thashë: Unë nukë jam Krishti, po se jam dërguarë përpara ati. Ay që ka nusenë, është dhëndërri; edhe miku i dhëndërrit, ay që rri edhe dëgjon atë, gëzonetë me gëzim të math për zërin’ e dhëndërrit. Kyj gëzimi im pra u mbush. Ay duhetë të shtonetë, e unë të pakësonem. Ay që vien prej së larti, është sipër të gjithave. Ay që është prej dheut, është prej dheut, edhe flet prej dheut; ay që vien prej qiellit, është sipër të gjithave. Edhe atë që pa edhe dëgjoj, martiris për këtë; po asndonjë nuk’ pret martirin’ e ati. Ay që pret martirin’ e ati, ka vënë vulë se Perëndia ësht’ i vërtetë. Sepse ay që është dërguarë prej Perëndisë, flet fialët’ e Perëndisë; sepse Perëndia nuk’ ep Frymën’ ati me masë. Ati do Birinë, edhe ia ka dhënë ndë dorë të gjitha. Ay që i beson të Birit ka jetë të pasosurë; po ay që nuk’ i dëgjon të Birit, nukë do të shohë jetë, po zemërata e Perëndisë mbet mb’atë.” Zoti pra si e mori vesh, se Farisenjtë dëgjuanë, se Jisuj bën e pagëzon më tepërë nxënës se Joanni, (ndonëse Jisuj vetë nukë pagëzonte, po nxënësit’ e ati), La Judhenë, edhe vate përsëri ndë Galilet. Edhe duhej të shkonjë ndëpër Samarit. Vien pra ndë një qytet të Samarisë, që thuhetë Sihar, afër’ asaj arësë që ia dha Jakovi Josifit, të birit ti. Edhe atie ishte një pus i Jakovit. Jisuj pra passi ishte lodhurë nga udha, kështu ndenji mbi pust; edhe ora ishte sindonja gjashtë. Vien një grua nga Samaria të nxierrë ujë. Jisuj i thot’ asaj: “Epmë të pi.” Sepse nxënësit’ e ati kishinë vaturë ndë qytet, për të blerë haje. Gruaja Samarite i thot’ ati pra: “Qysh ti, tuke qënë Judhe, lypën të pish prej meje, që jam një grua Samarite? – Sepse Judhenjtë nukë shoqëronjënë me Samaritëtë.” Jisuj u përgjeq e i tha asaj: “Ndë qoftë se dinje dhurëtin’ e Perëndisë, edhe cili ësht’ ay që të thotë: Epmë të pi, ti kishnje për të lypurë prej ati, edhe kishte për të dhënë tyj ujë të gjallë. Gruaja i thotë: “Zot, as kovë ke, edhe pusi ësht’ i thellë; nga e ke ti pra ujët’ e gjallë? Mos je ti më i math se ati ynë Jakovi, i cili na ka dhënë këtë pus, edhe ay vetë pinte nga kyj, edhe të bijt’ e ati, edhe bagëtit’ e ati?” Jisuj u përgjeq e i tha asaj: “Kushdo që pi nga kyj ujë, do t’i vinjë et përsëri; Po ay që pi nga ujëtë që do t’i ap unë, nukë do t’i vinjë et për gjithë jetënë; po ay ujë, që do t’i ap unë, do t’i bënetë krua uji që buron ndë jetë të pasosurë.” Gruaja i thotë: “Zot, epmë këta ujë, që të mos më vinjë et, as të mos vinj këtu të nxier ujë.” Jisuj i thot’ asaj: “Ecë, thirrë burrinë tënt, edhe eja këtu.” Gruaja u përgjeq e tha: “S’kam burrë.” Jisuj i thot’ asaj: “Mirë the, se s’kam burrë; Sepse pate marrë pesë burra, edhe këtë që ke ndashti, nuk ësht’ burri yt; këtë e fole me të vërtetë.” Gruaja i thotë: “Zot, po shoh, se ti je profit. Atëritë tanë u falnë mbë këtë mal; e ju thoni, se vëndi që duhetë për të falurë, është ndë Jerusalim.” Jisuj i thot’ asaj: “Grua, besomë, se vien një orë, që nukë do t’i faleni Atit as mbë këtë vënt, as ndë Jerusalim. Ju i faleni ati që nukë dini: neve i falemi ati që dimë; se shpëtimi është nga Judhenjtë. Po vien një orë, edhe ndashti është, kur lutësit’ e vërtetë do të lusnjënë Atinë me frymë e me të vërtetë; sepse edhe Ati të tillë kërkon, të jenë ata që lusnjënë atë. Perëndia është frymë, edhe ata që e lusnjënë duhetë ta lusnjënë me frymë e me të vërtetë.” Gruaja i thotë: “E di se vien Messia, ay që thuhetë Krisht; ay kur të vinjë, do të na apë zë për të gjitha.” Jisuj i thotë asaj: “Unë jam, ay që flas me tyj.” Edhe mbi këto fialë erthnë nxënësit’ e ati, edhe u çuditnë se po fliste me grua; po asndonjë s’tha: “Ç’kërkon?” A: “Ç’flet me atë?” Gruaja pra la shtëmbën’ e saj, edhe vate ndë qytet, edhe u thotë njerëzet: “Ejani e shihni një njeri, që më tha gjithë se kam bërë; vallë mos është kyj Krishti?” Duallnë pra nga qyteti, edhe erthnë tek ay. Edhe ndër mest këtyre fialëve nxënësit’ i luteshinë, tuke thënë: “Ravvi, ha.” Po ay u tha atyre: “Unë kam të ha një të ngrënë, që ju nuk’ e dini.” Nxënësitë pra i thoshinë njëri tiatrit: “Mos i pru njeri të hajë?” Jisuj u thot’ atyre: “Të ngrënëtë tim është të bënj dashurimin’ e ati që më ka dërguarë, edhe të mbaronj punën’ e ati. Nukë thoni ju, se jan’ edhe katrë muaj, edhe vien të korrëtë? Na te po u them juve: Ngrini përpietë sytë tuaj, edhe shihni aratë, se janë të bardha për të korrë ndashti. Edhe ay që korr merr pagë, edhe mbëleth pemë për jetën’ e pasosurë, që të gëzonetë bashkë edhe ay që mbiell, edhe ay që korr. Sepse për këtë fiala ësht’ e vërtetë, se tiatër’ ësht’ ay që mbiell, edhe tiatër’ ësht’ ay që korr. Unë u dërgova juve të korrni atë, që s’jeni munduarë, të tierë u munduanë, edhe ju hytë ndë mundimt’ t’atyreve.” Edhe prej ati qyteti shumë vetë nga Samaritëtë besuanë për fialën’ e gruasë që martirisi, se: “Më tha gjithë sa kam bërë.” Samaritëtë pra si erthnë tek ay, i luteshinë të mbesë përanë atyreve. Edhe mbeti atie dy dit. Edhe shumë më tepërë besuanë për fialën’ e ati; Edhe i thoshinë gruasë, se: “Nukë besojmë më për fialënë tënde; sepse neve e dëgjuamë, edhe e njohëm se kyj është me të vërtetë Krishti, shpëtimtari botësë.” Edhe pas dy diç dolli prej andej, edhe vate ndë Galilet. Sepse vetë Jisuj martirisi, se asndonjë profit s’ka nderë ndë dhe të ti. Kur erdhi pra ndë Galilet, Galileasit’ e pritnë, passi kishinë parë gjithë sa bëri ndë Jerusalim për të kremtenë; sepse edhe ata kishin’ ardhurë për të kremtenë. Jisuj pra erdhi përsëri ndë Kana të Galilesë, atie ku bëri ujëtë verë. Edhe ishte një njeri mbëretërie, që kishte të sëmurë të birë ndë Kapernaum. Kyj kur dëgjoj, se Jisuj erdhi nga Judhea ndë Galilet, vate tek ay, edhe i lutej të sbresë, e të shëronjë të birr’ e ati, sepse ishte për të vdekurë. Jisuj pra i tha: “Ndë mos pafshi shenje e çudira, s’keni për të besuarë.” Njeriu i mbëretërisë i thotë: “Zot, sbrit para se të vdesë çuni im.” Jisuj i thotë: “Ecë, se yt bir rron.” Edhe njeriu i besoj fialësë që i tha Jisuj, edhe iku. Edhe te po sbriste, shërbëtorët’ e ati përpoqnë me atë, edhe i dhanë zë, tuke thënë se: “Diali yt rron.” I pyeti pra të marrë vesh, mbë ç’orë u bë më mirë. Edhe i thanë, se: “Die mbë të shtattën’ orë e lanë ethetë.” I ati pra e kupëtoj, se mb’ atë orë që i tha Jisuj, se “Yt bir rron”; edhe besoj ay edhe gjithë shtëpia e ati. Jisuj përsëri bëri këtë çudi të dytë, si erdhi nga Judhea ndë Galilet. Pas këtyreve ishte e kremteja e Judhenjet; edhe Jisuj hipi ndë Jerusalim. Edhe ndë Jerusalim afër derësë dhënet është një banjë që qjuhetë Evraisht Vithesdha, e cila ka pesë kamare. Ndër këto dirgjej shumë shumicë të sëmurësh, të verburish, çalash, të thatësh, që pritinë të luajturit’ e ujit. Sepse kohë mbë kohë sbriste një ëngjëll mbë banjët, edhe trazonte ujëtë; cili të hynte pra më përpara, pas të trazuarit ujit, bënej i shëndoshë prej çdo farë sëmundëje që të kishte. Edhe atie ishte një njeri, që ishte i sëmurë tri-dhiet’e tetë viet. Jisuj kur pa këtë se po dirgjej, edhe mori vesh se kishte shumë mot ndashti, i thotë: “Do të bënesh i shëndoshë?” I sëmuri iu përgjeq: “Zot, s’kam njeri të më vërë ndë banjët, kur të trazonet’ ujëtë; sepse kur vinj unë, sbret përpara meje një tietrë.” Jisuj i thotë: “Çohu, ngri shtratinë tënt, edhe ecë.” Edhe përnjëherë njeriu u bë i shëndoshë, edhe ngriti shtratin’ e ti, edhe ecënte. Edhe atë ditë ishte e shëtunë. Judhenjtë pra i thoshin’ ati që ishte shëruarë: “Ësht’ e shëtunë; nuk’ ësht’ e udhësë të ngresh shtratinë.” Ay u përgjeq atyre: “Ay që më shëroj më tha: Ngri shtratinë tënt, edhe ecë.” E pyetnë pra: “Cili ësht’ ay njeri që të tha: Ngri shtratinë tënt, edhe ecë?” Po ay që u shërua nuk dinte cili është, sepse Jisuj u shtëmënk prej gjëndëjesë që ishte nd’ atë vënt. Pastaj Jisuj e gjen atë ndë hieroret, edhe i tha: “Na tek u bëre i shëndoshë; mos bëj më faj, që të mos të bënetë ndonjë gjë më e keqe.” Njeriu pra vate, edhe u dha zë Judhenjet, se ay që e bëri të shëndoshë është Jisuj. Edhe përandaj Judhenjtë ndiqninë Jisunë, dhe kërkoninë ta vrasënë, sepse bënte këto për ditë të shëtunë. Po Jisuj u përgjeq atyre: “Im Atë punon gjer ndashti, edhe unë punonj.” Përandaj Judhenjtë më tepërë kërkoninë ta vrasënë, sepse jo vetëmë të shëtunënë prishte, po edhe thoshte, se Perëndia ësht’ i ati, edhe bënte vetëhen’ e ti sinjënjë me Perëndinë. Jisuj pra u përgjeq e u tha atyre: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve: Biri s’munt të bënjë asgjë prej vetiu, ndë mos paftë Atinë tuke bërë ndonjë gjë; sepse ato që bën ay, edhe Biri i bën këto po kështu. Sepse Ati do Birinë, edhe i dëften gjith’ato që bën ay; edhe do t’i dëftenjë punëra më të mëdha se këto, që të çuditeni ju. Sepse sikundrë Ati ngjall të vdekuritë edhe ep jetë, kështu edhe Biri u ep jetë atyreve që do. Sepse Ati nukë gjykon asndonjë, po gjithë gjyqinë ia dha Birit, Që të gjithë të nderonjënë Birinë, sikundrë nderonjën’ Atinë. Ay që nukë nderon Birinë, nukë nderon Atinë që e ka dërguarë. Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se ay që dëgjon fialënë time, edhe i beson ati që më ka dërguarë, ka jetë të pasosurë, edhe nukë vien mbë gjyq, po shkon prej vdekëjesë ndë jetët. Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se vien një orë, edhe ndashti është, që të vdekuritë kanë për të dëgjuarë zërin’ e të Birit Perëndisë, edhe ata që dëgjonjënë do të rronjënë. Sepse sikundrë Ati ka jetë ndë vetëhet të ti, kështu i dha edhe të Birit të ketë jetë ndë vetëhet të ti. Edhe i dha pushtet të bënjë edhe gjyq, sepse është bir njeriu. Mos u çuditni për këtë; se vien një orë, që nd’ atë gjith’ ata që janë ndëpër varret do të dëgjonjënë zërin’ e ati; Edhe do të dalënë jashtë ata që kanë bërë të mira mbë të ngjallurë jete; edhe ata që kanë punuarë të liga, mbë të ngjallurë gjyqi. Unë s’munt të bënj asgjë prej vetëhesë sime. Sikundrë dëgjonj, kështu gjykonj; edhe gjyqi im ësht’ i drejtë, sepse s’kërkonj dashuriminë tim, po dashurimin’ e ati (Atit) që më ka dërguarë. Unë ndë martirisça për vetëhenë time, martiria ime nuk’ është e vërtetë. Tietërë ësht’ ay që martiris për mua; edhe e di, se martiria e ati që martiris për mua ësht’ e vërtetë. Ju dërguatë te Joanni, edhe ay martirisi të vërtetënë. Edhe unë nuk’ e marr martirinë prej njeriu; po them këto, që të shpëtoni ju. Ay ishte kandili që digjet’ e bën dritë; edhe ju deshtë të gëzoneni për pak kohë ndë dritët t’ati. Po un’ e kam martirinë më të madhe se të Joannit, sepse ato punëra që më dha Ati që t’i mbaronj, ato punëra që bënj unë, martirisnjënë për mua, se Ati më ka dërguarë. Edhe ay Ati që më dërgoj, ay martirisi për mua. As zërin’ e ati s’e keni dëgjuarë kurrë, as faqen’ e ati s’e keni parë. Edhe fiala e ati s’ka ndenjurë ndër ju, sepse ju nuk’ i besoni ati që dërgoj ay. Vëshgoni shkronjatë, sepse ju kujtoni se keni jetë të pasosurë ndër ato; edhe ato janë që martirisnjënë për mua. Po s’doni të vini tek unë, që të keni jetë. Nukë marr lavdi prej njerëzish, Po u njoha juve, se s’keni dashurin’ e Perëndisë ndër vetëhenë tuaj. Unë kam ardhurë mb’ emërit të tim eti, e nukë më prisni; nd’ ardhtë ndonjë tiatrë mb’ emërit të ti, do të prisni atë. Qysh munt të besoni ju që të merrni lavdi njëri prej tiatrit, edhe nukë kërkoni lavdinë që është prej të vetëmit Perëndi? Mos kujtoni, se unë do t’u përflas juve tek Ati; ka kush u përflet juve, Mojsiu, që ju shpëryetë mb’ atë. Sepse ndë i besonit Mojsiut, do të më besonit’ edhe mua; sepse ay shkroj për mua. Po ndë qoftë se nuk’ u besoni shkronjavet ati, qysh do t’u besoni fialëvet mia?” Pastaj Jisuj shkoj përtej detit të Galilesë, Tiveriadhësë. Edhe shumë gjëndëje i vanë pas, sepse shihninë çudirat’ e ati që bënte mbi të sëmurët. Edhe Jisuj hipi ndë malt, edhe rrinte atie bashkë me nxënësit’ e ti. Edhe ishte afërë pashka, e kremteja e Judhenjet. Jisuj kur shtyri sytë pra, edhe pa se po vinte shumë gjëndëje tek ay, i thotë Filippit: “Nga do të blemë bukë, që të hanë këta?” (Edhe thoshte këtë, që ta provonjë, sepse ay e dinte se ç’do të bënte). Filippi iu përgjeq: “Dy qint dhinarë bukë nuk’ u dalën’ atyre, që të marrë nga një çikë gjithësecili nga ata.” Andhreu i vëllaj i Simon Pietrit, një nga nxënësit’ e ati, i thotë: “Këtu është një çun i vogëlë, që ka pesë bukë të elpta, edhe dy pishqe, po ç’janë këto për kaqë vetë?” Edhe Jisuj tha: “Thojuni njerëzet të rrinë përdhe.” Edhe ishte shumë bar nd’ atë vënt. Ndenjnë pra burratë përdhe sinja pesë mijë vetë me numërë. Edhe Jisuj mori bukëtë, edhe si u fal ndersë, ua ndau nxënëset, edhe nxënësitë ua dhanë atyreve që kishinë ndenjurë përdhe; kështu edhe prej pishqesh sa deshnë. Edhe si u nginjnë, u thotë nxënëset ti: “Mbëlithni copatë që kanë tepruarë, që të mos humbasë gjë.” I mbëlothnë pra, edhe mbushnë dy-mbë-dhietë kosha me copa nga pesë bukët’ e elpta që tepruanë prej atyreve që kishinë ngrënë. Njerëzitë pra, kur panë atë çudi që bëri Jisuj, thoshinë: se: “Me të vërtetë kyj është ay profiti që ka për t’ ardhurë ndë botët.” Jisuj pra si e kupëtoj se doninë të vinë, e ta rrëmbenjënë, që ta bënjënë mbëret, iku përsëri ndë malt ay vetëmë. Edhe si u ngrys, nxënësit’ e ati sbritnë ndë det. Edhe hynë ndë lundrët, edhe shkuanë përtej detit ndë Kapernaum. Edhe ndashti ishte bërë errëtë, edhe Jisuj s’kishte ardhurë tek ata. Edhe deti po ngrihej, sepse frynte er’ e madhe. Passi vozitnë pra sinja njëzet e pesë a tridhietë stadhe, shohënë Jisunë tuke ecurë mbi det, edhe tuke ardhur’ afërë lundrësë; edhe u frikësuanë. Po ay u thot’ atyre: “Unë jam, mos u frikësoni.” Deshnë pra ta marrënë ndë lundrët; edhe përnjëherë lundra u gjënt mb’atë dhe që shkoninë. Mbë të nesëmet gjëndëja që kishte ndenjurë përtej detit, kur panë se s’ishte atie tiatërë lundrëzë, veç një që hipnë nxënësit’ e ati, edhe se nukë hyri Jisuj ndë lundrëzët bashkë me nxënësit’ e ti, po vetëmë nxënësit’ e ati shkuanë (Edhe të tiera lundrëza erthnë nga Tiveriadha afër’ ati vëndi ku hëngrrë bukënë, passi u fal ndersë Zoti). Gjëndëja pra kur’ pa, se Jisuj nuk’ është atie, as nxënësit’ e ati, hipnë edhe ata ndëpër lundrat, edhe erthnë ndë Kapernaum tuke kërkuarë Jisunë. Edhe si e gjetnë përtej detit, i thanë: “Ravvi, kur erdhe këtu?” Jisuj u përgjeq atyre e tha: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, më kërkoni, jo sepse patë çudira, po sepse hëngrëtë nga bukëtë edhe u nginjtë. Mos punoni për ushqiminë që prishetë, po për ushqiminë që mbet ndë jetë të pasosurë, të cilinë do t’u apë juve i bir’ i njeriut; sepse këtë vulosi Ati, Perëndia.” I thanë pra: “Ç’të bëjmë, që të punojmë punërat’ e Perëndisë?” Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Këjo është pun’ e Perëndisë, t’i besoni ati që ka dërguar’ ay.” I thanë pra: “Ç’shenjë bën pra ti, që të shohëmë, e të besojmë tyj? Ç’punon? Atëritë tanë hëngrrë mannënë ndë shkretëtirët, sikundrë është shkruarë: “Bukë nga qielli u dha atyre të hanë.” Jisuj pra u tha atyre: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, Mojsiu nuk’ u dha juve bukënë nga qielli; po im Atë u ep juve bukën’ e vërtetë nga qielli. Sepse buk’ e Perëndisë ësht’ ay që sbret nga qielli, edhe që i ep jetë botësë.” I thanë pra: “Zot, epna përherë këtë bukë.” Edhe Jisuj u tha atyre: “Unë jam buk’ e jetësë, ay që vien tek unë, nukë do të ketë uri, edhe ay që më beson, nukë do të ketë et kurrë. Po u thashë juve, se edhe më patë, edhe nukë besoni. Gjithë ç’më ep Ati, do të vinjë tek unë; edhe atë që të vinjë tek unë, nukë do ta nxier jashtë; Sespe kam sbriturë nga qielli, jo për të bërë dashuriminë tim, po dashirimin’ e ati që më ka dërguarë. Edhe kyj është dashurimi Atit që më ka dërguarë, gjithë ç’më ka dhënë, të mos humbas gjë prej ati, po ta ngjall ndë ditë të pastajme. Edhe kyj është dashurimi ati që më ka dërguarë, kushdo që të shohë Birinë edhe t’i besonjë, të ketë jetë të pasosurë; edhe unë do ta ngjall ndë ditë të pastajme.” Judhenjtë pra murmurisninë për atë, se tha: “Unë jam buka që sbrita nga qielli.” Edhe thoshinë: “Nuk’ është kyj Jisuj, i biri Josifit, të cilit neve njohëmë t’anë, edhe t’ëmënë; qysh thotë pra kyj, se: Kam sbriturë nga qielli?” Jisuj pra u përgjeq e u tha atyre: “Mos murmurisni ndër mest tuaj. Asndonjë s’munt të vinjë tek unë, ndë mos e heqtë Ati që më ka dërguarë; edhe unë do ta ngjall ndë ditë të pastajme. Është shkruarë ndë profitërit: “Edhe të gjithë do të jenë të mësuarë nga Perëndia.” Kushdo pra që ka dëgjuarë prej Atit, edhe është mësuarë, vien tek unë. Jo se ka parë ndonjë Atinë, veç ay që është nga Perëndia; kyj ka parë Atinë. Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve: Ay që më beson ka jetë të pasosurë. Unë jam buk’ e jetësë. Atëritë tuaj hëngrrë mannënë ndë shtretëtirët, edhe vdiqnë. Këjo është buka që sbret nga qielli, që kush të hajë prej asaj, të mos vdesë. Unë jam buk’ e gjallë që sbriti nga qielli. Ndë ngrëntë njeri prej kësaj buke, do të rronjë për gjithë jetënë. Edhe buka që do t’ap unë, është mishi im, të cilinë unë do ta ap për jetën’ e botësë.” Judhenjtë pra haheshinë njëri me jatrinë, tuke thënë: “Qysh munt të na apë kyj të hamë mishin’ e ati?” Jisuj u tha pra atyre: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve. Ndë mos ngrënçi mishin’ e të Birit njeriut, edhe ndë mos pifshi gjakun’ e ati, s’keni jetë ndë vetëhenë tuaj. Ay që ha mishinë tim, edhe pi gjakunë tim, ka jetë të pasosurë, edhe unë do ta ngjall ndë ditë të pastajme. Sepse mishi im është me të vërtetë të ngrënë, edhe gjaku im është me të vërtetë të pirë. Ay që ha mishinë tim, edhe pi gjakunë tim mbet tek unë, edhe unë tek ay. Sikundrë më dërgoj ay Ati që rron, edhe unë rronj për Atinë, kështu edhe ay që të më hajë, do të rronjë edhe ay për mua. Këjo është buka që sbriti nga qielli; jo sikundrë atëritë tuaj hëngrrë mannënë, edhe vdiqnë; ay që ha këtë bukë, do të rronjë për gjithë jetënë.” Këto tha ndë sinagogjit tuke mësuarë ndë Kapernaum. Shumë vetë pra nga nxënësit’ e ati, kur dëgjuanë, thanë: “Këjo fialë ësht’ e ashpërë; cili munt ta dëgjonjë?” Edhe Jisuj si e kupëtoj ndë vetëhet, se nxënësit’ e ti po murmurisnjënë për këtë fialë, u tha atyre: “Këjo u skandhalis juve? Ç’do të thoni pra, ndë qoftë se shihni të Birin’ e njeriut tuke hipurë atie ku ishte përpara? Fryma ësht’ ajo që ep jetë; mishi nukë vëjen asgjë; këto fialë që u flas unë juve, janë frymë, edhe janë jetë. Po janë ca prej jush që nukë besonjënë.” Sepse Jisuj e dinte që përpara, cilëtë jan’ ata që s’besonjënë, edhe cili ësht’ ay që do ta trathtonte. Edhe thoshte: “Përandaj u thashë juve, se asndonjë s’munt të vinjë tek unë, ndë qoftë se s’i është dhënë prej tim eti.” Që mb’ atë herë pra shumë vetë nga nxënësit’ e ati u këthyenë prapa, edhe nuk’ ecninë më bashkë me atë. Jisuj pra u tha të dy-mbë-dhietëvet: “Mos doni të ikëni edhe ju?” Simon Pietri iu përgjeq pra: “Zot, te cili do të vemi? Ti ke fialë jete të pasosurë. Edhe neve kemi besuarë, edhe e kemi njohurë, se ti je Krishti, i Bir’ i Perëndisë (gjallë). Jisuj iu përgjeq atyre: “Nuk’ u sgjodha unë juve të dy-mbë-dhietëtë? Edhe një prej jush është diallë.” Edhe thoshte për Judhë Iskariotinë, të birin’ e Simonit; i cili ishte një prej të dy-mbë-dhietëvet, sepse kyj e kishte për të trathtuar’ atë. Edhe pas këtyre Jisuj ecënte ndë Galilet, sepse s’donte të ecënte ndë Judhet, sepse Judhenjt’ kërkoninë ta vrasënë. Edhe ishte afër’ e kremteja e Judhenjet, tëndë-ngrehëja. Të vëllezërit’ e ati pra i thanë: “Sbrit prej këndej, edhe ecë ndë Judhet, që të shohën’ edhe nxënësit’ e tu punërat’ e tua që bën; Sepse asndonjë s’bën gjë fshehurazi, edhe kërkon të shfaqet ay vetë. Ndë bën këto, shfaq vetëhenë tënde ndë botët.” Sepse as të vëllezërit’ e ati nuk’ i besoninë. Jisuj u thotë pra atyre: “Koha ime edhe s’ka ardhurë, po koha juaj është përherë gati. Bota s’munt t’u ketë mëri juve; po mua më ka mëri, sepse unë martiris për atë, se punërat’ e asaj janë të liga. Ju shkoni ndë këtë të kremte; unë (edhe) nukë vete ndë këtë të kremte, sepse koha ime edhe s’është mbushurë.” Edhe si u tha atyre këto, mbeti ndë Galilet. Edhe si hipnë të vëllezërit’ e ati, atëhere hipi edhe ay ndë të kremtenë, jo faqeza, po si fshehurazi. Judhenjtë pra e kërkoninë ndë të kremtet, edhe thoshinë: “Ku ësht’ ay?” Edhe ishte shumë murmuri ndër gjëndëjet për atë; ca thoshinë: se ësht’ i mirë; e të tierë thoshinë: “Jo; po gënjen gjëndëjenë.” Po asndonjë nukë fliste përpara sysh për atë, nga frika e Judhenjet. Edhe ndashti kur ishte përgjysëmë e kremteja, Jisuj hipi ndë hieroret, edhe mësonte. Edhe Judhenjtë çuditeshinë, tuke thënë: “Qysh di kyj shkronja pa qënë mësuarë?” Jisuj iu përgjeq atyre, e tha: “Mësimi im nuk’ ësht’ imi, po i ati që më ka dërguarë. Ndë dashtë ndonjë të bënjë dashurimin’ e ati, do të njohë për mësimnë, nd’ është nga Perëndia, apo unë flas prej vetëhesë sime. Ay që flet prej vetëhesë ti, kërkon lavdin’ e ti; po ay që kërkon lavdin’ e ati që e ka dërguarë, kyj ësht’ i vërtetë, edhe nukë ka shtrëmbëri tek ay. A nuk’ u dha juve nominë Mojsiu? Edhe asnjë prej jush s’bën nominë. Përse kërkoni të më vrisni?” Gjëndëja u përgjeq e tha: “Ke diallinë. Cili kërkon të të vrasë?” Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Një punë bëra, edhe të gjithë çuditeni. Përandaj Mojsiu u ka dhënë juve rrethpresëjenë, (jo se është nga Mojsiu, po nga atëritë) edhe për ditë të shëtunë rrethprisni njeri. Ndë qoftë se rrethpritetë njeri për të shëtunë, që të mos prishetë nomi Mojsiut, mbë mua zemëroneni, sepse bëra të shëndoshë një njeri të tërë për të shëtunë? Mos gjykoni për faqe, po gjykoni gjyqin’ e drejtë.” Ca pra prej Jerosolimitëvet thoshinë: “Nuk’ është kyj që kërkonjënë të vrasënë? Po na te po flet ndër sy, edhe s’i thonë asgjë. Mos e njohënë me të vërtetë të parëtë, se kyj është me të vërtetë Krishti? Po këtë e dimë nga është; po kur vien Krishti, asndonjë s’e njeh nga është.” Jisuj pra thërriti, tuke mësuarë ndë hieroret, edhe tha: “Edhe mua më dini, edhe nga jam e dini; edhe s’kam ardhurë prej vetiu, po ësht’ i vërtetë ay që më ka dërguarë, të cilinë ju nuk’ e dini; Po un’ e di, sepse jam prej ati, edhe ay më dërgoj.” Kërkoninë pra ta zënë; po asndonjë s’vuri dorënë mb’ atë, sepse edhe s’i kishte ardhur’ ora. Edhe shumë vetë prej gjëndëjesë i besuanë, edhe thoshinë, se kur të vinjë Krishti, mos do të bënjë më shumë shënja se këto që bëri kyj? Farisenjtë dëgjuanë gjëndëjenë se po murmurisinë këto për atë; edhe Farisenjt’ edhe kryepriftëritë dërguanë shërbëtorë që ta zënë. Jisuj pra tha (atyre): “Edhe pak kohë jam bashkë me ju, edhe vete tek ay që më dërgoj. Do të më kërkoni, e nukë do të më gjeni; edhe atie ku jam unë, ju s’munt të vini.” Judhenjtë pra thanë me vetëhen’ e tyre: “Ku do të vejë kyj, që neve nukë do ta gjejmë? Mos do të vejë ndër ata që janë përndarë ndër Grekët, e të mësonjë Grekëtë? Ç’është këjo fialë që tha: Do të më kërkoni, e nukë do të më gjeni? Edhe: Atie ku jam unë, ju s’munt të vini?” Edhe ndë të pastajmenë ditë, të së madhesë ditësë së kremtesë, Jisuj qëndroj e thërriti, tuke thënë: “Kush të ketë et, le të vinjë tek unë, e le të pijë. Ay që më beson mua, sikundrë tha shkronja, lumëra uji të gjallë do të rriedhënë nga barku i ati.” (Edhe këtë e tha për Frymënë që kishinë për të marrë ata që t’i besoninë; sepse edhe s’ishte dhënë Frym’ e Shënjtëruarë, sepse Jisuj edhe s’ishte lavduruarë.) Shumë vetë pra prej gjëndëjesë, kur dëgjuanë këtë fialë, thoshinë: “Kyj është me të vërtetë profiti.” Të tierë thoshinë: “Kyj është Krishti.” Po të tierë thoshinë: “Sos vien Krishti nga Galilea. Nukë tha shkronja, se Krishti vien nga far’ e Dhavidhit, edhe nga fshati Vithleemësë, andej nga ishte Davidhi?” U bë pra një shqyerëje ndër gjëndëjet për atë. Edhe ca prej atyreve doninë ta zënë; po asndonjë s’vuri duartë mb’ atë. Erthnë pra shërbëtorëtë te kryepriftërit’ e te Farisenjtë, edhe ata u than’ atyre: “Përse s’e prutë?” Shërbëtorëtë u përgjeqnë: “As kurrë ndonjëherë s’ka folurë njeri kështu, posi kyj njeri.” Fariesnjtë pra u përgjeqnë atyre: “Mos u gënjyet’ edhe ju? Sos i ka besuarë ndonjë prej të parëvet a prej Farisenjet? Po këjo gjëndëje që s’njeh nomnë, janë të mallëkuarë.” U thot’ atyre Nikodhimi (ay që pat ardhurë natënë tek ay, i cili ishte një prej atyre): “Mos gjykon njerinë nomi ynë, pa dëgjuarë më përpara atë, e pa marrë vesh se ç’bën?” U përgjeqnë e i thanë: “Mos je edhe ti nga Galilea? Vëshgo e shih, se profit nga Galilea nuk’ është ngriturë.” Edhe gjithësecili vate ndë shtëpi të ti. Edhe Jisuj vate ndë malt të Ullinjvet. Edhe mbë të vagulluarët erdhi përsëri ndë hieroret, edhe gjithë llauzi vinte tek ay; edhe ay ndenji e i mësonte. Edhe shkronjësit’ e Farisenjtë i bijenë një grua zënë ndë kurvëri, edhe si e vunë ndë mest, i thonë: “Mësonjës, këjo grua është zënë mbi punët tuke kurvëruarë. Edhe Mojsiu na ka porositurë ndë nomt, të tillatë gra të vritenë me gurë; ti pra ç’thua?” Edhe këtë e thoshinë tuke ngarë atë, që të kenë me se ta përflasënë. Po Jisuj u kërrus poshtë, e shkruante me gisht mbë dhet. Edhe passi qëndroninë tuke pyetur’ atë, u ngrit, e u tha atyre: “Cili prej jush të jet’ i pafaj, kyj më përpara le të hedhë gurinë mbi atë.” Edhe përsëri u kërrus poshtë, e shkruante mbë dhet. Edhe ata kur dëgjuanë këtë, edhe pasi qërtoneshinë nga ndërgjegjëja, dilninë jashtë një nga një, zënë që prej pleqsh e gjer mbë të fundëshmit; edhe Jisuj mbeti vetëmë, edhe gruaja tuke ndenjurë ndë mest. Edhe Jisuj si u ngrit, edhe nukë pa asndonjë veç gruasë, i tha asaj: “Grua, ku jan’ ata që të përflisinë? Asndonjë s’të gjykoj për të ligë.” Edhe ajo tha: “Asndonjë, Zot.” Edhe Jisuj i tha: “As unë nukë të gjykonj për të ligë; shko, edhe mos fëje më.” Jisuj pra përsëri u foli atyre, tuke thënë: “Unë jam drita e botësë; ay që më vien pas, nukë do t’ecënjë nd’ errësirët, po do të ketë dritën’ e jetësë.” Farisenjtë pra i thanë: “Ti martiris për vetëhenë tënde; martiria jote nuk’ ësht’ e vërtetë.” Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Edhe unë ndë martirisça për vetëhenë time, martiria ime ësht’ e vërtetë, sepse e di nga erdha, e ku vete, po ju s’e dini nga erdha, e ku vete. Ju gjykoni pas mishit; unë nukë gjykonj njeri. Po edhe ndë gjykofsha unë, gjyqi im ësht’ i vërtetë; sepse nukë jam vetëmë, po unë edhe Ati që më dërgoj. Edhe është shkruarë ndë nomt tuaj, se Martiria e dy njerësve ësht’ e vërtetë. Unë jam ay që martiris për vetëhenë time, edhe Ati që më dërgoj martiris për mua.” I thoshinë pra: “Ku ësht’ yt atë?” Jisuj u përgjeq: “As mua s’më dini, as tem Atë; ndë më dinitë mua, do të dinit’ edhe tim Atë.” Këto fialë i foli Jisuj ndë vënt të thesarit, tuke mësuarë ndë hieroret; edhe asndonjë nuk’ e zuri, sepse edhe s’i kishte ardhur’ ora. Jisuj pra u tha përsëri atyre: “Unë po vete, edhe do të më kërkoni, edhe do të vdisni ndë fajt tuaj. Edhe ku vete unë, ju nukë munt të vini.” Judhenjtë pra thoshinë: “Mos do të vrasë vetëhen’ e ti, e përandaj thotë: Atie ku vete unë, ju s’munt të vini?” Edhe ay u tha atyre: “Ju jeni prej atyre së poshtërash, unë jam prej së lartash. Ju jeni prej kësaj bote; unë s’jam prej kësaj bote. U thashë pra juve, se do të vdisni ndë fajet tuaja, sepse ndë mos besofshi se unë jam, do të vdisni ndë fajet tuaja.” I thoshinë pra: “Cili je ti?” Edhe Jisuj u tha atyre: “Atë që u thashë juve që përpara herësë. Shumë kam për të thënë, e për të gjykuarë për ju; po ay që më dërgoj ësht’ i vërtetë; edhe unë sa dëgjova prej ati, këto i them botësë.” – Nukë kupëtuanë, se u thoshte atyre për Atinë. Jisuj pra u tha atyre: “Kur të ngrini lart të birin’ e njeriut, atëhere do ta njihni se unë jam, edhe nukë bënj asgjë prej vetëhesë s’ime, po sikundrë më mësoj im Atë, këto flas. Edhe ay që më dërgoj është me mua; Ati nukë më ka lënë vetëmë; sepse unë bënj përherë ato që i pëlqënjënë.” Ay tek ishte tuke folurë këto, shumë vetë i besuanë. Jisuj pra u thoshte atyre Judhenjet që i kishinë besuarë: “Ndë qoftë se mbesoni ju ndë fialët time, jeni me të vërtetë nxënësit’ e mi; Edhe do të njihni të vërtetënë, edhe e vërteta do t’u lironjë juve.” Iu përgjeqnë ati: “Jemi far’ e Avraamit, edhe nukë jemi bërë kurrë shërbëtorë asnjeriu; qysh thua ti, se: Do të bëheni të liruarë?” Jisuj u përgjeq atyre: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se kushdo që bën fajinë, është shërbetuar i fajit. Edhe shërbëtori nukë mbet ndë shtëpi për gjithë jetënë; po biri mbet për gjithë jetënë. Ndë u liroftë pra juve Biri, me të vërtetë do të jeni të liruarë. E di se jeni far’ e Avraamit; po kërkoni të më vrisni, sepse fiala ime nukë zë vënt ndër ju. Unë flas ç’kam parë përanë tim eti; edhe ju kështu bëni ç’keni parë prej atit tuaj.” Iu përgjeqnë e i thanë: “Ati ynë ësht’ Avraami.” Jisuj u thot’ atyre: “Ndë qoftë se ishitë bijt’ e Avraamit, do të bënitë punërat’ e Avraamit. Po ndashti kërkoni të më vrisni, njeri që u kam folurë të vërtetënë, që dëgjova prej Perëndisë. Avraami nukë bëri këtë. Ju bëni punërat’ e atit tuaj.” I thanë pra: “Neve s’kemi lindurë prej kurvërie, një atë kemi, Perëndinë.” Jisuj pra u tha atyre: “Ndë qoftë se ishte Perëndia ati juaj, do të më donitë; sepse unë prej Perëndisë dolla, edhe vinj prej ati; sepse nuk’ ardhç prej vetëhesë sime, po ay më dërgoj. Përse nukë njihni të foluritë tim? Sepse nukë munt të dëgjoni fialënë time. Ju jeni prej atit diallit, edhe doni të bëni dëshërimet’ e atit tuaj. Ay ishte që përpara herësë njerivrasës, edhe nukë qëndron ndë të vërtetët; sepse e vërtetë nuk’ është tek ay. Kur flet gënjeshtrënë, flet nga të tijatë; sepse është gënjeshtar, edhe i ati asaj gënjeshtrësë. Po mua, sepse them të vërtetënë, nukë më besoni. Cili prej jush më shan për faj? Po ndë them të vërtetënë, përse s’më besoni ju? Ay që është prej Perëndisë, dëgjon fialët’ e Perëndisë; përandaj ju nukë dëgjoni, sepse nukë jeni prej Perëndisë.” Judhenjtë pra u përgjeqnë e i thanë: “Nukë themi mirë ne, se ti je Samarit, edhe ke diallë?” Jisuj u përgjeq: “Unë s’kam diallë, po nderonj tem Atë, edhe ju me turpëroni. Edhe unë s’kërkonj lavdinë time; ka kush kërkon e kush gjykon. Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve: Ndë ruajtë ndonjë fialënë time, nukë do të shohë vdekëje për gjithë jetënë.” Judhenjtë pra i thanë: “Ndashti e muarëm vesh, se ke diallinë. Avraami vdiq edhe profitritë, edhe ti thua: Ndë ruajtë ndonjë fialënë time, nukë do të ngjëronetë vdekëje për gjithë jetënë. Sos je ti më i math se ati ynë Avraami, i cili vdiq? Edhe profitritë vdiqnë; cilinë e bën vetëhenë tënde ti?” Jisuj u përgjeq: “Unë ndë lavduronj vetëhenë time, lavduria imë s’ësht’ asgjë; im Atë ësht’ ay që më lavduron, për të cilinë ju thoni se është Perëndia juaj; Edhe s’e keni njohurë, po unë e njoh; edhe ndë thënça se nuk’ e njoh, do të jem posi ju, gënjeshtar; po e njoh, edhe ruanj fialën’ e ati. Avraami, ati juaj, gëzonej të shohë ditënë time; edhe e pa, e u gëzua.” Judhenjtë pra i thanë: “Pesë-dhietë vjet edhe s’i ke, edhe ke parë Avraaminë?” Jisuj u tha atyre: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve: Para se të lintnjë Avraami, unë jam.” Ngritnë pra gurë që të siellënë mb’ atë, po Jisuj u fsheh, edhe dolli nga hieroreja, edhe shkoj ndëpër mes t’atyreve; edhe kështu iku. Edhe tuke shkuarë, pa një njeri të verbërë që prej të lindurit. Edhe nxënësit’ e ati e pyetnë, tuke thënë: “Ravvi, cili fëjeu, kyj apo përint’ e ati, që të lintnjë i verbërë?” Jisuj u përgjeq: “As kyj fëjeu, as përint’ e ati; po që të dëftenenë punërat’ e Perëndisë tek ay. Unë duhetë të punonj punërat e ati që më dërgoj, gjersa të jetë ditë: vien nata, atëhere s’munt të punonjë asndonjë. Sa të jem ndë botët, jam drit’ e botësë.” Passi tha këto, pështyti përdhe, edhe bëri baltë prej pështymësë, edhe leu syt’ e të verbërit me baltënë; edhe i tha: “Shko, e lahu ndë banjë të Silloamit.” (që ajo, këthyerë do me thënë i Dërguarë). Vate pra e u la edhe erdhi tuke parë. Fëqinjtë pra, edhe ata që e shihninë përpara se ishte i verbërë, thoshinë: “Nuk’ është kyj ay që rrinte e lypte?” Të tierë thoshinë: se kyj është; edhe të tierë, se i shëmbëllen; po ay thoshte, se: “Unë jam.” I thoshinë pra: “Qysh t’u hapnë sytë?” Ay u përgjeq e tha: “Një njeri që thuhetë Jisu bëri baltë, edhe më leu sytë, edhe më tha: Shko në banjë të Silloamit, edhe lahu. Edhe si vajta e u laçë, hapa sytë.” I thanë pra: “Ku ësht’ ay?” Thotë: “Nukë di.” E bijenë te Farisenjtë atë që ishte njëherë i verbërë. Edhe ishte e shëtunë, kur bëri baltënë Jisuj, edhe i hapi sytë. Përsëri pra e pyetnin’ edhe Farisenjtë: Qysh hapi sytë? Edhe ay u tha atyre: Vuri baltë mbi syt të mi, edhe u laçë, edhe shoh.” Ca pra prej Farisenjet thoshinë pra: “Kyj njeri nuk’ është nga Perëndia, sepse nukë ruan të shëtunënë.” Të tierë thoshinë: “Qysh munt të bënjë të tilla çudira një njeri fajtuar?” Edhe ishte një shqyerëje ndërmest atyreve. I thonë përsëri të verbërit: “Ti ç’thua për atë, sepse të hapi sytë?” Edhe ay tha: “Se është profit.” Judhenjtë pra nuk’ i zunë besë, se ishte i verbërë, edhe hapi sytë, gjersa thërritnë përint’ e ati që iu hapnë sytë. Edhe i pyetnë, tuke thënë: “Kyj është biri juaj, që ju thoni se ay ka lindurë i verbërë? Qysh sheh pra ndashti?” Përint’ e ati u përgjeqnë atyre, e thanë: “E dimë se kyj është biri ynë, edhe se ka lindur’ i verbërë. Po qysh sheh ndashti nukë dimë; a cili i hapi sytë, neve nuk’ e dimë; ay ka moshë, pyetni atë; ay do të flasë për vetëhen’ e ti.” Këto thanë përint’ e ati, sepse kishinë frikë nga Judhenjtë; se Judhenjtë ishinë bërë ndashti mbë një fialë, se ay që ta rrëfenjë për Krisht, të bënetë jashtë sinagogjisë. Përandaj përint’ e ati thanë, se: “Ka moshë, pyetni atë.” Thirrnë pra për së dyti atë njerinë, që ishte i verbërë, edhe i thanë: “Epi lavdi Perëndisë; neve e dimë se kyj njeri është fajtuar.” Ay u përgjeq pra e tha: “Nd’ është fajtuar, nuk’ e di; po një punë di, se qeshë i verbërë, edhe ndashti shoh.” Edhe i thanë përsëri: “Ç’të bëri? Qysh të hapi sytë?” U u përgjeq atyre: “Ndashti u thashë juve, edhe nukë dëgjuatë; ç’doni të dëgjoni përsëri? Mos doni të bëhi edhe ju nxënësit’ e ati?” E shanë pra, edhe thanë: “Ti je nxënësi ati; po neve jemi nxënësit’ e Mojsiut. Neve e dimë se Perëndia foli me Mojsinë; po këtë nuk’ e dimë nga është.” Njeriu u përgjeq e u tha atyre: “Këjo është pun’ e çudiçime, se ju s’e dini nga është, edhe ay më hapi sytë. Edhe e dimë, se Perëndia nuk’ u dëgjon fajtorëvet; po ndë qoftë ndonjë t’i ketë frikë Perëndisë, edhe të bënjë dashurimin’ e ati, këti i dëgjon. Gjer mbë këtë jetë nuk’ është dëgjuarë, se hapi njeri syt’ e ati që ka lindur’ i verbërë. Ndë mos ishte kyj nga Perëndia, nukë munt të bënte asgjë.” U përgjeqnë e i thanë: “Ti ke lindur’ i tërë ndë faje, edhe ti na mëson?” Edhe e nxuarnë jashtë. Jisuj dëgjoj se e nxuarnë jashtë; edhe si e gjeti, i tha: “I beson të Birit Perëndisë?” Ay u përgjeq e tha: “Cili ësht’ ay, Zot, që t’i besonj?” Edhe Jisuj i tha: “Edhe e ke parë, edhe ay është që flet bashkë me tyj.” Edhe ay tha: “Besonj, o Zot”; edhe iu fal. Pastaj Jisuj tha: “Unë kam ardhurë ndë këtë botë për gjyq, që të shohën’ ata që nukë shohënë, edhe të bënenë të verbërë ata që shohënë.” Edhe sa ishinë prej Farisenjet bashkë me atë dëgjuanë këto, edhe i thanë: “Mos jemi edhe neve të verbërë?” Jisuj u tha atyre: “Nd’ ishitë të verbërë, nukë do të kishitë faj; po ndashti thoni, se: Shohëmë. Faji juaj pra mbet.” “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve: Ay që nukë hyn ndëpër derët nd’ oborrt të dhënvet, po hipën ngjetiu, ay është viedhës edhe kursar. Po ay që hyn ndëpër derët, është bariu i dhënvet. Këti i hap derënë portari; edhe dhëntë dëgjonjënë zërin’ e ati; edhe thërret dhënt’ e ti me emërë, edhe i nxier. Edhe kur të nxierë dhënt’ e ti, vete përpara atyreve; edhe dhënt’ i venë prapa, sepse njohënë zërin’ e ati. Po të huajit nukë do t’i venë prapa, po do t’ikënjënë prej ati; sepse nuk’ njohënë zërin’ e të huajvet. Këtë paravoli u tha atyre Jisuj; po ata nukë kupëtuanë ç’ishinë këto që u fliste atyre. Jisuj pra u tha atyre përsëri: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se unë jam dera e dhënvet. Gjithë sa erthnë para meje janë viedhës edhe kursarë; po dhëntë nuk’ u dëgjuan’ atyre. Unë jam dera; ndë hyftë ndonjë prej meje, do të shpëtonjë, edhe do të hynjë edhe do të dalë, edhe do të gjenjë të kulloturë. Viedhësi nukë vien për tiatërë gjë veç për të viedhur’ e për të therur’ e për të prishurë; un’ arthç, që të kenë jetë, edhe ta kenë të tepërë. Unë jam bariu i miri; bariu i mirë vë jetën’ e ti për dhënt. Po ay që ësht’ i paguarë, edhe që s’është bari, të cilit s’janë dhëntë të tijatë, sheh ujkunë tuke ardhurë, edhe lë dhënt’ e ikën; edhe ujku i rrëmben, edhe përndan dhëntë. Edhe i paguari ikën, sepse është i paguarë, edhe s’do të dijë për dhënt. Unë jam bariu i mirë, edhe njoh të mijatë, edhe njihem prej të mijavet, Sikundrë Ati më njeh, edhe unë njoh Atinë; edhe vë jetënë time për dhënt. Kam edhe të tjera dhën, të cilatë s’janë prej këti oborri; duhetë t’i mbëleth edhe ato; edhe do të dëgjonjënë zënë tim, edhe do të bënetë një tufë e një bari. Përandaj Ati më do, sepse unë vë jetënë time, që ta marr përsëri. Asndonjë s’e ngre prej meje, po un’ e vë prej vetiu; kam pushtet ta vë, edhe kam pushtet ta marr përsëri. Këtë porosi mora prej tim eti.” Përsëri pra u bë një shqyerëje ndërmest Judhenjet për këto fialë. Edhe shumë vetë prej atyreve thoshinë: “Ka diallë, edhe ësht’ i shkalluarë; ç’e dëgjoni?” Të tierë thoshinë: “Këto fialë nukë janë fialë të diallosuri; mos munt dialli t’u hapë sytë të verbëret?” Edhe u bë e kremteja e të përtëriturit ndë Jerusalim, edhe ishte dimër. Edhe Jisuj ecënte ndë hieroret, ndë kamaret të Sollomonit. Judhenjtë pra e qerthëlluanë, Edhe i thoshinë: Gjer kurë mba lidhurë shpirtinë tënë? Ndë je ti Krishti, na thuaj ndër sy.” Jisuj iu përgjeq atyre: “U thashë juve, edhe nukë besoni. Punëratë që bënj unë mb’ emërit tim eti, këto martirisnjënë për mua. Po ju nukë besoni, sepse nukë jeni prej dhënvet mia. Sikundrë u thashë juve, dhënt’ e mia dëgjonjënë zënë tim, edhe un’ i njoh; edhe më vinjënë pas. Edhe un’ u ap atyre jetë të pasosurë; edhe nukë do të humbasënë për gjithë jetënë, edhe nukë do t’i rrëmbenjë njeri prej dorësë sime. Im Atë, që m’i ka dhënë, është më i math se të gjithë; edhe asnjë s’munt t’i rrëmbenjë prej dorësë tim Eti. Unë edhe Ati jemi një.” Përsëri pra Judhenjtë rroknë gurë, që ta rrahënë me gurë. Jisuj u përgjeq atyre: “Shumë punëra të mira u dëfteva juve prej tim eti; për ç’punë nga ato më rrihni me gurë?” Judhenjtë iu përgjeqnë, tuke thënë: “Nukë të rrahëmë me gurë për punëra të mira, po për vllasfimi, sepse tuke qën’ edhe ti njeri, bën vetëhenë tënde Perëndi.” Jisuj iu përgjeq atyre: “Nuk’ është shkruarë ndë nomt tuaj: “Unë thashë: Jeni perëndira?” Ndë qoftë se tha perëndira për ata, mbë të cilët’ u bë fial’ e Perëndisë, edhe shkronja, s’munt të prishetë, Atë që shënjtëroj Ati, edhe e dërgoj ndë botët, ju thoni, se: “ Ti vllasfimis”, sepse thashë: Jam i bir’ i Perëndisë? Ndë mos bënj punërat’ e tim eti, mos më besoni, Po ndë bënj, edhe ndë mos më besoni, besoniu punëravet; që të njihni e të besoni, se Ati është tek unë, edhe unë tek ay.” Kërkoninë pra përsëri ta zënë, po dolli nga dora e atyreve. Edhe shkoj përsëri përtej Jordhanit, ndë vënt ku ishte Joanni përpara tuke pagëzuarë; edhe mbeti atie. Edhe shumë vetë erthnë tek ay, edhe thoshinë, se: “Joanni nukë bëri asndonjë çudi; po gjithë sa tha Joanni për këtë, ishinë të vërteta.” Edhe shumë vetë i besuan’ atie. Edhe ishte një njeri sëmurë, Llazari nga Vithania, nga fshati i Marisë edhe i Marthësë, së motërës’ asaj. (Edhe Maria ishte ajo që leu Zotinë me vaj ere, edhe fshiu këmbët’ e ati me flokët’ e asaj, të cilës’ i vëllaj, Llazari, ishte sëmurë.) Të motëratë pra dërguanë tek ay, tuke thënë: “Zot, na ay që do ti tek është sëmurë.” Edhe Jisuj kur dëgjoj tha: “Këjo sëmundë nuk’ është për vdekëje, po për lavdin’ e Perëndisë, që të lavduronet i Bir’ i Perëndisë me anë të asaj.” Edhe Jisuj donte Marthën’ edhe të motërën’ e asaj, edhe Llazarinë. Kur dëgjoj pra se është sëmurë, atëhere mbeti dy dit mb’ atë vënt ku ishte. Pastaj pas kësaj u thotë nxënëset: “Le të vemi prapë ndë Judhe.” Nxënësit’ i thonë: “Ravvi, ndashti Judhenjtë kërkoninë të të vrisinë me gurë, edhe përsëri vete atie? Jisuj u përgjeq: “A s’ka dy-mbë-dhietë orë dita? Nd’ ecëtë ndonjë ditënë, nukë pengonetë, sepse sheh dritën’ e kësaj bote. Po nd’ ecëtë ndonjë natënë, pengonetë, sepse s’ka dritë nd’ atë.” Këto tha, edhe pastaj u thot atyre: “Llazari miku ynë fjeti; po vete që ta sqonj.” Nxënësit’ e ati i thanë pra: “Zot, ndë fjeti, do të shpëtonjë.” Po Jisuj kishte thënë për vdekëjen’ e ati; po ata kujtuanë se thotë për të fjeturit’ e gjumit. Atëhere pra Jisuj u tha atyre ndër sy: “Llazari vdiq. Edhe gëzonem për ju, që të besoni, sepse nukë qesh’ atie; po le të vemi tek ay.” Thomaj pra, që thuhej binjak, u tha nxënëset shokëvet ti: “Le të vemi edhe neve, që të vdesëmë bashkë me atë.” Kur erdhi pra Jisuj, e gjeti se kishte ndashti katrë dit ndë varr. Edhe Vithania ishte afër Jerusalimit, sinja pesë-mbë-dhietë stadhe. Edhe shumë vetë prej Judhenjet kishin’ ardhurë te Martha e te Maria, që t’i rëkoninë për të vëllan’ e atyreve. Martha pra kur dëgjoj se po vien Jisuj, i dolli përpara; edhe Maria rrinte ndë shtëpi. Martha pra i tha Jisujt: “Zot, t’ishnje këtu, im vëlla nukë do të vdiste. Po edhe ndashti e di, se sa t’i lypënjsh Perëndisë, do të t’i apë Perëndia.” Jisuj i thot’ asaj: “Yt vëlla do të ngjalletë.” Martha i thotë: “E di se do të ngjalletë ndë të ngjallurit të ditësë pastajme.” Jisuj i tha: “Unë jam të ngjalluritë edhe jeta; ay që më beson, edhe ndë vdektë, do të rronjë. Edhe kushdo që rron edhe më beson, nukë do të vdesë për gjithë jetënë. A e beson këtë?” I thotë: “Po, Zot, unë kam besuarë, se ti je Krishti, i Bir’ i Perëndisë, që ke ardhurë ndë botët.” Edhe ajo si tha këto, vate e thërriti fshehura Marinë, të motërën’ e saj, e i tha: “Mësonjësi është këtu, edhe po të thërret.” Ajo kur dëgjoj, ngrihetë shpejt, e vien tek ay. (Jisuj edhe s’kishte ardhurë ndë fshat, po ishte nd’ atë vënt që i dolli përpara Martha.) Judhenjtë pra që ishinë bashkë me atë ndë shtëpit tuke rëkuar atë, kur panë Marinë se u ngrit shpejt e dolli, i vanë prapa asaj, tuke thënë, se po vete ndë varr për të qjar’ atie. Maria pra si erdhi atie ku ishte Jisuj, edhe pa atë, i ra ndër këmbë, tuke thën’ ati: “Zot, nd’ ishnje këtu, vëllaj nukë do të më vdiste.” Jisuj pra kur pa atë tuke qjarë, edhe ata Judhenjtë që kishin’ ardhurë bashkë me atë tuke qjarë, sëmboj ndë shpirt të ti, edhe u droth, E tha: ”Ku e keni vënë?” I thonë: “Zot, eja e shih.” Jisuj derdhi lot. Judhenjtë pra thoshinë: “Shih sa e donte.” Po ca prej atyre thanë: “Nukë munte kyj që hapi syt’ e të verbërit, të bënte që të mos vdiste edhe kyj?” Jisuj pra përsëri tuke sëmbuarë ndër vetëhe vien ndë varrt. Edhe ishte një spille, edhe mbi atë ishe vënë një gur. Jisuj thotë: “Ngrini gurinë.” Martha, e motëra e të vdekurit, i thotë: “Zot, qelbetë ndashti; sepse është katrë diç.” Jisuj i thot’ asaj: “Nukë të thashë, se ndë besofsh, do të shohç lavdin’ e Perëndisë?” Ngritnë pra gurinë (atie ku ishte vënë i vdekuri). Edhe Jisuj ngriti sytë përpietë, e tha: “Atë, të falem ndersë, se më dëgjove. Edhe un’ e dinjam se përherë më dëgjon; po këtë e thashë për këtë llauzinë që rri këtu rreth, që të besonjënë, se ti më dërgove.” — Edhe si tha këto, bërtiti me zë të math: “Llazar, dil jashtë.” Edhe i vdekuri dolli, lidhurë këmbët’ e duartë me rrypa pëlhure; edhe faqeja e ati pështjellë me rizë. Jisuj u thot’ atyre: “Sgjidheni, edhe lëreni të vejë.” Shumë vetë pra prej Judhenjvet, që kishin’ ardhurë te Maria, edhe panë sa bëri (Jisuj), i besuanë. Po ca prej atyre vanë te Farisenjtë, edhe u thanë sa bëri Jisuj. Kryepriftëritë pra edhe Farisenjtë mbëlothnë bashkëndënëje, edhe thoshinë: “Ç’të bëjmë? Se kyj njeri po bën shumë çudira. Ndë e lënçim’ atë kështu, të gjithë do t’i besonjënë; edhe do të vinë Romanëtë, e do të prishnjënë edhe vëndinë tënë edhe kombinë. Edhe një nga ata, Kajafa, që ishte kryeprift i ati viti, u tha atyre: “Ju nukë dini asgjë, As nukë mendoneni, se është mirë për ne të vdesë një njeri për llauzinë, edhe të mos humbasë gjithë kombi.” — Edhe këtë nuk’ e tha prej vetëhesë ti, po tuke qënë kryeprift i ati viti, profitepsi se Jisuj kishte për të vdekurë për kombinë; Edhe jo për kombinë vetëmë, po edhe që të mbëledhë mbë një edhe të bijt’ e Perëndisë që ishinë përndarë. Që mb’ atë ditë pra bënë këshillë që ta vrasënë. Përandaj Jisuj nuk’ ecënte më faqeza ndëpër Judhenjtë, po shkoj ateje mbë një vënt afërë shkretëtirësë, ndë një qytet që thuhet’ Efraim, edhe atie shkonte kohënë bashkë me nxënësit’ e ti. Edhe ishte afër pashka e Judhenjet; edhe shumë vetë prej ati vëndi hipnë ndë Jerusalim përpara pashkësë, që të qëroninë vetëhen’ e tyre. Kërkoninë pra Jisunë, edhe i thoshinë njëri tiatrit tuke ndenjurë ndë hieroret: “Ç’u duketë juve? Se nukë do të vinjë për të kremtenë?” Edhe kryepriftërit’ e Farisenjtë kishinë porositurë, nd’ e marrtë vesh ndonjë se ku është, t’apë zë, që ta zënë. Jisuj pra gjashtë dit përpara pashkësë erdhi ndë Vithani, atie ku ishte Llazari që pat vdekurë, të cilin’ e ngjalli prej së vdekurish. Edhe i bënë darkë atie; edhe Martha shërbente; edhe Llazari ishte një prej atyre që rrininë ndë mësallë bashkë me atë. Atëhere Maria mori një litrë vaj ere prej nardhi të papërzierë shumë të shtrenjtë, edhe leu këmbët’ e Jisujt, edhe fshiu këmbët’ e ati me flokët’ e saj; edhe shtëpia u mbush me erën’ e vajit erësë. Një pra nga të dy-mbë-dhietë nxënësit’ e ati, Judhë Iskarioti, i biri Simonit, ay që do ta trathtonte, thotë: “Përse të mos shitej kyj vaj ere tre qint dhinarë, e të epej ndëpër të vobeq?” Edhe këtë e tha, jo se kishte kujdes ay për të vobeqit, po sepse ishte viedhës, edhe kishte kuletën’ e aspravet, edhe mbante ç’viheshinë nd’atë. Jisuj tha pra: “Lëre, se e ruajti për ditën’ e të kallurit tim ndë varr. Sepse të vobeqtë i keni përherë bashkë me vetëhenë tuaj, po mua nukë më keni përherë.” Shumë gjëndëje pra prej Judhenjet muarnë vesh se ësht’ atie; edhe erthnë jo për Jisunë vetëmë, po që të shohën’ edhe Llazarinë, të cilin’ e ngjalli prej së vdekurish. Po kryepriftëritë bënë këshillë, që të vrasën’ edhe Llazarrë; Sepse shumë vetë prej Judhenjet shkoninë për atë, edhe i besoninë Jisujt. Mbë të nesërmet shumë gjëndëje që kishin’ ardhurë për të kremtenë, kur dëgjuanë se vien Jisuj ndë Jerusalim, Muarnë dega hurmash, edhe duallnë përpara ta presënë, edhe thërrisninë: “Hosanna, i bekuar’ ësht’ ay që vien mb’ emërë të Zotit, mbëreti i Israilit.” Edhe Jisuj gjeti një pulisht, edhe ndenji mbi atë, sikundrë është shkruarë: “Mos ki frikë, bij’ e Sionësë; na mbëreti yt tek po vien ndenjurë mbi pulisht gomareje.” Edhe nxënësitë nukë kupëtuanë këto herën e parë, po kur u lavdua Jisuj, atëhere u ranë ndër mënt atyre, se këto ishinë shkruarë për atë, edhe këto ia bënë ati. Gjëndëja pra që ishte bashkë me atë martiriste, se thirri Llazarinë nga varri, edhe e ngjalli nga të vdekuritë. Përandaj edhe gjëndëja i dolli përpara, sepse dëgjoj, se ay kishte bërë këtë çudi. Farisenjtë pra thanë njëri tiatrit: “A shihni ju, se nukë bëni gjë të mirë? Na bota te vate prapa ati.” Edhe ishinë ca Grekë ndërmest atyreve që kishinë hipurë të falenë për të kremtenë. Këta pra erthnë te Filippi që ishte prej Vithsajdhasë Galilesë, edhe i luteshinë, tuke thënë: “Zot, duamë të shohëmë Jisunë.” Filippi vien e i thot’ Andhreut; edhe përsëri Andhreu edhe Filippi i thonë Jisujt. Edhe Jisuj u përgjeq atyre, tuke thënë: “Erdhi ora që të lavduronet’ i bir’ i njeriut. Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve: Ndë mos rëntë koqeja e grurit ndë dhet e të vdesë, mbet vetëmë; po ndë vdektë, bie shumë pemë. Ay që do jetën’ e ti, do ta humbasë; edhe ay që mërzit jetën’ e ti ndë këtë botë, do ta ruanjë për jetën’ e pasosurë. Ndë më shërben ndonjë, le të më vinjë pas; edhe ku të jem unë, atie do të jetë edhe shërbëtori im; edhe ndë qoftë se më shërben ndonjë, Ati do ta nderonjë. Ndashti shpirti im ësht’ përzierë; edhe ç’të them? Atë, shpëtomë nga këjo orë. Po përandaj erdha ndë këtë orë. Atë, lavduro emërinë t’ënt. Erdhi pra një zë nga qielli, Edhe lavdurova, edhe përsëri do ta lavduronj.” Gjëndëja pra që kishte ndenjurë, edhe dëgjoj zënë, thoshte, se u bë bumbullimë; të tierë thoshinë, se: “I foli ëngjëllë.” Jisuj u përgjeq e tha: “Kyj zë nuk’ u bë për mua, po për ju. Ndashti është gjyqi i kësaj bote; ndashti urdhërtari i kësaj bote do të hidhetë jashtë. Edhe unë nd’ u ngriça nga dheu, do të heq të gjithë pas vetëhesë sime.” — (Edhe këtë e thoshte tuke dëftyerë me çfarë vdekëjeje do të vdiste.) Gjëndëja iu përgjeq: “Neve kemi dëgjuarë nga nomi, se Krishti mbet për gjithë jetënë; qysh thua pra ti, se: I bir’ i njeriut duhetë të ngrihetë lart? Cili është kyj i bir’ i njeriut?” Jisuj pra u tha atyre: “Edhe pakëzë kohë është drita bashkë me ju. Ecëni gjersa keni dritënë, që të mos u zërë juve errësira; sepse ay që ecën nd’ errësirët, nukë di se ku vete. Gjersa të keni dritënë, i besoni dritësë, që të bëneni të bijt’ e dritësë.” – Këto foli Jisuj, edhe iku e u fsheh prej atyreve. Po ndonëse bëri kaqë çudira përpara atyreve, nuk’ i besuanë; Që të mbushetë fjal’ e profitit Isaj që tha: “Zot, kush i besoj mësimit tënë? Edhe mbë cilinë u sbulua krahu i Zotit?” Përandaj nukë munt të besoninë, sepse Isaia tha përsëri: “Verboj syt’ e atyreve, edhe ashpëroj zemërën’ e atyreve, që të mos shohënë me sytë, edhe të mos kupëtonjënë me zemërënë, edhe të këthehenë e t’i shëronj”. Këto tha Isaja, kur pa lavdin’ e ati, edhe foli për atë. Po shumë vetë edhe prej të parëvet besuanë; po nga frik’ e Farisevet nukë rrëfeninë, që të mos bënenë jashtë sinagogjisë; Sepse deshnë lavdin’ e njerëzet më tepërë se lavdin’ e Perëndisë. Edhe Jisuj bërtiti e tha: “Ay që më beson mua, nukë më beson mua, po ati që më dërgoj; Edhe ay që më vë re mua, vë re atë që më dërgoj. Unë kam ardhurë dritë te bota, që të mos mbesë nd’ errësirët kushdo që të më besonjë. Edhe ndë dëgjoftë ndonjë fialët’ e mia, edhe të mos besonjë, unë nuk’ e gjykonj; sepse nuk’ erdha të gjykonj botënë, po që të shpëtonj botënë. Ay që më heth poshtë, edhe nukë pret fialët’ e mia, ka se kush ta gjykonjë; fiala që fola, ajo do ta gjykonjë ndë ditë të pastajme. Sepse unë nukë fola prej vetiu, po Ati që më dërgoj, ay më dha porosi, ç’të them, e ç’të flas; Edhe e di, se porosia e ati është jet’ e pasosurë; unë pra sa flas, sikundrë më ka thënë Ati, kështu flas.” Edhe përpara së kremtesë pashkësë, Jisuj tuke diturë se i erdhi ora, që të shkonjë prej kësaj bote tek Ati, sepse deshi të tijtë që ishinë ndë botët, gjer së pastajmi i deshi. Edhe si u bë darka (edhe dialli ndashti i kishte vënë ndë zemërë të Judhës’ Iskariotit, të birit të Simonit, që ta trathtonjë), Jisuj, tuke diturë se Ati ia ka dhënë ndë duar të gjitha, edhe se dolli nga Perëndia edhe vete te Perëndia, Ngrihetë nga darka, edhe svesh rrobet’ e tia, edhe mori një pëlhurë të lirtë e ngjeshi vetëhen’ e ti. Pastaj vë ujë ndë legen, edhe zuri t’u lanjë këmbëtë nxënëset, edhe t’ua fshinjë me pëlhurën’ e lirtë, që ishte ngjeshurë. Vien pra te Simon Pietri; edhe ay i thotë: “Zot, ti më lan këmbëtë?” Jisuj u përgjeq e i tha: “Atë që bënj unë, ti nuk’ e di ndashti, po do ta njohç pastaj.” Pietri i thotë: “Nukë do të më lanjç këmbëtë për gjithë jetënë.” Jisui iu përgjeq: “Ndë mos t’i lafsha, s’ke piesë me mua. Simon Pietri i thotë: “Zot, jo këmbët’ e mia vetëmë, po edhe duartë, edhe kryetë.” Jisuj i thotë: “Ay që ësht’ i larë s’ka nevojë veç të lanjë këmbëtë, sepse është gjith’ i qëruarë; edhe ju jeni të qëruarë, po jo të gjithë.” – Sepse e dinte atë që do ta trathtonte; përandaj tha: “Nukë jeni të gjithë të qëruarë.” Passi u lau pra atyre këmbëtë, edhe mori rrobet’ e tia, ndenji përsëri, e u tha atyre: “E dini se ç’u bëra juve? Ju më thërrisni: Mësonjës edhe Zot; edhe mirë thoni, sepse jam. Nd’ u lava pra juve këmbëtë unë Zoti edhe Mësonjësi, edhe ju duhetë t’i lani këmbëtë njëri tiatërit. Sepse u lashë shëmbëllesë, që të bëni edhe ju, sikundrë u bëra unë juve. Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se shërbëtori nuk’ është më i math se i zoti, as i dërguari më i math se ay që e ka dërguarë. Ndë i dini këto, jeni të lumurë, ndë i bëni. Nukë them këto për ju të gjithë; unë di cilëtë kam sgjedhurë; po që të mbushetë shkronja: “Ay që hante bukënë bashkë me mua, ngriti thundrën’ e ti kundrë meje”. Që ndashti po u them juve këtë, përpara se të bënetë, që të besoni, kur të bënetë, se unë jam. Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, ay që pret atë që të dërgonj unë, ka priturë mua; edhe ay që të më presë mua, ka pritur’ atë që më dërgoj.” Jisuj passi tha këto, iu droth shpirti, edhe martirisi e tha: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se një prej jush do të më trathtonjë.” Nxënësitë pra shikoninë njëri tiatrinë, e s’dininë për cilinë thotë. Edhe një nga nxënësit’ e ati ishte pështeturë ndë gjit të Jisujt, të cilinë Jisuj e donte. Simon Pietri pra i bëri me shenjë, që ta pyesë, cili ësht’ ay, për të cilinë thotë. Edhe ay ra mbë kraharor të Jisujt, e i thotë: “Zot, cili ësht’ ay?” Jisuj përgjigjetë: “Ay është, që unë kur të ngjyenj kafshatënë t’i ap.” Edhe ngjeu kafshatënë, e ia ep Judhës’ Iskariotit, të birit Simonit. Edhe pas kafshatësë, atëhere Satanaj hyri tek ay. Jisuj pra i thotë: “Ç’ke për të bërë, bëje shpejt.” Edhe asndonjë prej atyreve që ishinë ndenjurë ndë mësallë nuk’ e kupëtoj këtë fialë, përse i tha. Sepse ca kujtoninë se Jisuj i thotë: “Blij ç’na duhetë për të kremtenë”, edhe t’u apë ndonjë gjë të vobeqet; sepse Judha kishte kuletën’ e aspravet. Ay pra si mori kafshatënë, dolli jashtë përnjëherë; edhe ishte natë. Si dolli pra ay, Jisuj thotë: “Ndashti u lavdua i bir’ i njeriut, edhe Perëndia u lavdua nd’atë. Ndë u lavdua Perëndia nd’ atë, edhe Perëndia do ta lavdonjë ndë vetëhet të ti, edhe përnjëherë do ta lavdonjë. Dielmthit’ e mi, edhe pakëzë jam bashkë me ju. Do të më kërkoni; edhe sikundrë u thashë Judhenjet, se: Atie ku vete unë, ju s’munt të vini, po ua them ndashti edhe juve. U lë juve një porosi të re: Të doni njëri tiatrinë, sikundrë un’ u desha juve, edhe ju të doni njëri tiatrinë. Prej kësaj do t’u njohënë juve të gjithë, se jeni nxënësit’ e mi, ndë qoftë se keni dashuri njëri mbë tiatrinë.” Simon Pietri i thotë: “Zot, ku vete?” Jisuj iu përgjeq: “Atie ku vete unë, ti s’munt të më vinjç prapa ndashti; po pastaj do të më vinjç prapa.” Pietri i thotë: “Zot, përse nukë munt të të vinj prapa ndashti? Do të vë jetënë time për tyj.” Jisuj iu përgjeq: “Jetënë tënde do të vëç për mua? Me të vërtetë, me të vërtetë po të them tyj: Nukë do të këndonjë gjeli, gjersa të më mohonjç tri herë.” “Le të mos dridhetë zemëra juaj; besoni Perëndisë, edhe më besoni mua. Ndë shtëpit tim eti ka shumë të ndenjura; edhe ndë mos ishinë, do t’u thoshnjam juve: Vete t’u bënj juve gati vënt. Edhe si të vete e t’u bënj juve gati vënt, vinj përsëri, edhe do t’u marr juve përanë vetëhesë s’ime, që të jeni edhe ju atie ku jam unë. Edhe atie ku vete unë e dini, edhe udhën’ e dini.” Thomaj i thotë: “Zot, nuk’ e dimë se ku vete; edhe si munt ta dimë udhënë?” Jisuj i thotë: “Unë jam udha edhe e vërteta edhe jeta; asndonjë s’vien tek Ati, veç prej anësë sime. Ndë qoftë se më njihnitë mua, do të njihnit’ edhe tem atë: edhe që ndashti e njihni, edhe e keni parë.” Filippi i thotë: “Zot, dëftena Atinë, edhe na është mjaft.” Jisuj i thotë: “Kaqë kohë jam bashkë me ju, edhe s’më ke njohurë, Filipp? Ay që më ka parë mua, ka parë Atinë; edhe qysh thua ti: Dëftena Atinë? Nukë beson se unë jam tek Ati, edhe Ati është tek unë? Fialëtë që u flas unë juve, nuk' i flas prej vetiu; po Ati që mbet tek unë, ay bën punëratë. Besomëni se unë jam tek Ati, edhe Ati është tek unë; po ndë mos, besomëni për ato punëratë. Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, ay që më beson mua, do të bënjë edhe ay ato punëra që bënj unë, edhe do të bënjë edhe më të mëdha se këto; sepse unë vete tek im Atë. Edhe ç’të lypni mb’ emërit’ im, do ta bënj, që të lavdonet’ Ati te Biri. Ndë lypçi gjë mb’ emërit tim, unë do ta bënj. Ndë më doni, ruani porosit’ e mia. Edhe unë do t’i lutem Atit, edhe do t’u apë juve një tiatër Ngushullimtar, që të mbesë bashkë me ju gjithë jetënë, Frymën’ e së vërtetësë, të cilënë bota s’munt ta marrë, sepse nuk’ e sheh, as nuk e njeh; po ju e njihni, sepse mbet përanë jush, edhe do të jetë ndër ju. Nukë do t’u lë juve të varfërë; vinj te ju. Edhe pak herë, edhe bota nukë më sheh më; po ju më shihni; sepse unë rronj, edhe ju do të rroni. Nd’atë ditë ju do ta njihni, se unë jam tek im Atë, edhe ju tek unë, edhe unë te ju. Ay që ka porosit’ e mia edhe i ruan, kyj ësht’ ay që më do, edhe ay që më do, do të duhetë prej tim eti; edhe unë do ta dua, edhe do të dëftenj vetëhenë time tek ay. I thotë Judha (jo Iskarioti): “Zot, ç’u bë që do të dëftenjç vetëhenë tënde te neve, e jo te bota?” Jisuj u përgjeq e i tha: “Ndë më do ndonjë, do të ruanjë fialënë time, edhe im Atë do ta dojë, edhe do të vijmë tek ay, edhe do të bëjmë të ndenjurë tek ay. Ay që s’më do, nukë ruan fialët’ e mia, edhe ajo fialë që dëgjoni, nuk’ ësht’ imeja, po e Atit që më dërgoj. Këto u fola juve, gjersa gjëndem bashkë me ju. Po Ngushullimtari, Frym’ e Shënjtëruarë, që Ati do ta dërgonjë mb’ emërit tim, ay do t’u mësonjë juve të gjitha, edhe do t’u bierë juve ndër mënt gjithë sa u kam thënë juve. Po u lë juve paqtim, po u ap juve paqtimnë tim; jo sikundrë e ep bota, ua ap unë juve. Zemëra juaj le të mos dridhetë, as mos frikësonetë. Dëgjuatë se un’ u thashë juve: Vete edhe vinj te ju. Ndë më donitë, do të gëzoneshitë se (thashë): Vete tek Ati; sepse im Atë është më i math se unë. Edhe ndashti u thashë juve, përpara se të bënetë, që të besoni kur të bënetë. Më nukë do të flas shumë bashkë me ju; sepse po vien urdhërtari i kësaj bote, edhe nukë ka të bënjë asgjë me mua. Po që të njohë bota, se dua Atinë, edhe sikundrë më porositi Ati, kështu bënj. Ngrihi, le të shkojmë këtejë.” “Unë jam vështi i vërtetë, edhe im Atë është bujku. Çdo hardhi që nukë bie pemë tek unë, e këput; edhe çdo që bie pemë, e qëron, që të bierë më tepërë pemë. Ndashti ju jeni të qëruarë, për atë fialë që u kam folurë juve. Mbetni tek unë, edhe unë te ju. Sikundrë hardhia s’munt të bënjë pemë prej vetiu, ndë qoftë se nuk mbet ndë vështë, kështu as ju, ndë mos mbeçi tek unë. Unë jam vështi, ju jeni hardhitë; ay që mbet tek unë, edhe unë tek ay, kyj bën pemë shumë; sepse pa mua s’munt të bëni asgjë. Ndë mos mbetë ndonjë tek unë, hidhetë jashtë posi hardhia, edhe thahetë; pastaj i mbëledhën’ e i hedhënë ndë ziarr, edhe digjenë. Ndë mbeçi tek unë, edhe fialët’ e mia ndë mbeçinë te ju, do të lypni ç’të doni, edhe do t’u bënenë juve. Im Atë ndë këtë lavdonetë, që të bini shumë pemë; edhe kështu do të jeni nxënësit’ e mi. Sikundrë më deshi Ati, edhe un’ u desha juve; mbetni ndë dashuri time. Ndë ruajçi porosit’ e mia, do të mbesni ndë dashuri time; sikundrë unë ruajta porosit e tim Eti, edhe mbeç ndë dashuri t’ati. U fola juve këto, që të mbesë gëzimi im mbë ju, edhe gëzimi juaj të jetë plot. Këjo është porosia ime: të doni njëri tiatrinë, sikundrë un’ u desha juve. Asndonjë s’ka dashuri më të madhe se këtë, që të vërë ndonjë jetën’ e ti për miqt’ e ti. Ju jeni miqt’ e mi, ndë qoftë se bëni gjithë sa u porosis juve. Nuk’ u them juve më shërbëtorë, sepse shërbëtori nukë di se ç’bën i zoti; po u thashë juve miq, sepse u dëfteva juve gjithë sa dëgjova prej tim Eti. Ju nukë më keni sgjedhurë mua, po un’ u kam sgjedhurë juve, edhe u urdhërova juve që të shkoni e të bëni pemë, edhe pema juaj të mbesë; që t’u apë juve ç‘t’i lypni Atit mb’ emërit tim. Këto u porosis juve, të doni njëri tiatrinë. Ndë u ka mëri juve bota, dineni se më kish mëri mua përpara jush. Ndë ishitë prej botësë, bota do të donte të sajnë; po sepse nukë jeni nga bota, po un’ u sgjodha juve nga bota, përandaj bota u ka mëri juve. Mbani mënt fialënë që u thashë unë juve: Nuk’ është shërbëtori më i math se i zoti. Ndë qoftë se ndoqnë mua, do t’u ndiekënë edhe juve; ndë ruajtnë fialënë time, do të ruanjën’ edhe tuajënë. Po të gjitha këto do t’ua bënjënë juve për emërinë tim, sepse nukë dinë atë që më dërgoj. Të mos kishnjam ardhurë, e të mos u kishnjam folur’ atyre, nukë do të kishinë faj; po ndashti nukë kanë shkak për fajin’ e tyre. Ay që më ka mëri mua, i ka mëri edhe tim eti. Të mos kishnjam bërë ndër ata ato punë që s’i ka bërë asndonjë tiatërë, nukë do të kishinë faj; po ndashti edhe panë, edhe më patnë mëri edhe mua edhe tim Atë. Po këjo u bë, që të mbushetë fiala që është shkruarë ndë nomt’ t’atyreve: “Se më patnë mëri pa ndonjë farë pune”. Po kur të vinjë Ngushullimtari, që do t’ua dërgonj unë juve prej Atit, Fryma e së vërtetësë, që del nga Ati, ay do të martirisnjë për mua. Po edhe ju martirisni, sepse që përpara herësë jeni bashkë me mua.” “U fola juve këto, që të mos skandhaliseni. Do t’u bënjënë juve jashtë sinagogjiavet; po vien një orë, që kushdo që t’u vrasë juve do t’i duketë se i shërben Perëndisë. Edhe këto do t’ua bënjënë juve, sepse s’njohnë Atinë, as mua. Po u fola juve këto, që t’i kujtoni, kur të vinjë ora, se un’ u thashë juve. Edhe nuk’ u thashë juve këto që përpara herësë, sepse ishnjam bashkë me ju. Po ndashti po vete tek ay që më dërgoj, edhe asndonjë prej jush s’më pyetë: Ku vete? Po sepse u fola juve këto, hidhërimi mbushi zemrënë tuaj. Po unë po u them juve të vërtetënë, se është mirë për ju të ikënj unë; sepse ndë mos ikça, Ngushullimtari nukë do të vinjë te ju, po passi të vete, do ta dërgonj te ju. Edhe ay kur të vinjë, do të qërtonjë botënë për faj, edhe për drejtëri, edhe për gjyq. Për faj, sepse nukë më besonjënë. Edhe për drejtëri, sepse vete tek im Atë, edhe nukë më shihni më. Edhe për gjyq, sepse urdhërtari i kësaj bote është gjykuarë. Edhe shumë kam për të thënë juve, po ndashti nukë munt t’i mbani. Po kur të vinjë ay, Frym’ e së vërtetësë, do t’u heqë udhënë juve mbë gjithë të vërtetënë; sepse nukë do të flasë prej vetiu, po do të flasë sa që të dëgjonjë, edhe do t’u dëftenjë juve ato punëra që bënenë. Ay do të më lavdonjë, sepse do të marrë prej simesë, edhe do t’u dëftenjë juve. Gjithë se ka Ati, janë të miatë; përandaj thashë, se do të marrë prej simesë, edhe do t’u dëftenjë juve. Edhe pak, edhe nukë më shihni; edhe përsëri edhe pak, edhe do të më shihni; sepse unë po vete tek Ati.” Atëhere ca nga nxënësit’ e ati i thanë njëri tiatrit: “Ç’është këjo që na thotë: Edhe pak, edhe nukë më shihni; edhe përsëri edhe pak, edhe do të më shihni? Edhe: Se unë vete tek Ati?” Thoshinë pra: “Ç’është këjo që thotë: Këjo Edhe pak? Nukë dimë se ç’flet.” Jisuj pra kupëtoj se doninë ta pyesënë, edhe u tha atyre: “Për këtë haheni njëri me tatrinë, se thashë: Edhe pak, edhe nukë më shihni, edhe përsëri edhe pak, edhe do të më shihni? Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se ju do të qjani, edhe do të bëni vajë, po bota do të gëzonetë; edhe ju do të hidhëroneni, po hidhërimi juaj do të bënetë për gëzim. Gruaja, kur piell, ka hidhërim, se i erdhi ora; po si të piellë foshnjenë, s’kujton më shtrëngimnë, për gëzimnë se lindi një njeri ndë botët. Edhe ju pra ndashti keni hidhërim; po përsëri do t’u shoh juve, edhe zemëra juaj do të gëzonetë, edhe asndonjë nukë ngre gëzimnë tuaj prej jush. Edhe nd’ atë ditë nukë do të lypni prej meje asgjë. Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se sa t’i lypni Atit mb’ emërit tim, do t’ua apë juve. Gjer ndashti nukë lyptë asgjë mb’ emërit tim; lypni, edhe do të merrni, që të jetë plot gëzimi juaj. U fola juve këto me të përgjajtura; po vien një orë, që atëhere nukë do t’u flas më juve me të përgjajtura, po do t’u dëftenj juve faqeza për Atinë. Nd’atë ditë do të lypni mb’ emërit tim; edhe nuk’ u them juve, se do t’i lutem Atit për ju; Se ay Ati u do juve, sepse ju më keni dashurë, edhe keni besuarë, se unë dolla prej Perëndisë. Dolla prej Atit, edhe erdha ndë botët; përsëri lë botënë, edhe vete tek Ati.” Nxënësit’ e ati i thonë: “Na ndashti te flet ndër sy, edhe nukë thua asndonjë të përgjajturë. Ndashti e njohëmë se i di të gjitha, edhe s’ke nevojë të të pyesë ndonjë, përandaj besojmë se dolle prej Perëndisë.” Jisuj u përgjeq atyre: NNdashti besoni? Na tek vien një orë, edhe ndashti erdhi, që të përndaheni gjithësecili mbë të tiat, edhe të më lini vetëmë; po s’jam vetëmë, sepse Ati është bashkë me mua. U fola juve këto, që të keni paqtim mbë mua. Do të keni shtrëngim ndë botët; po kini zemërë, un’ e kam mundurë botënë.” Këto foli Jisuj; pastaj ngriti syt’ e ti ndë qiell, e tha: “Atë, erdhi ora; lavdo tët Bir, që të të lavdonjë edhe yt Bir. Sikundrë i dhe pushtet mbë çdo mish, që t’u apë jetën e pasosurë gjith’ atyreve që ia ke dhënë. Edhe këjo është jet’ e pasosur, që të njohënë tyj të vetëminë të vërtetinë Perëndi, edhe Jisu Krishtinë që dërgove. Unë të lavdurova mbi dhet; atë punë që më dhe të bënj e mbarova. Edhe ndashti lavdomë ti, o Atë, afërë teje, me atë lavdinë që pata përanë teje përpara se të bënej bota. Emërinë tënt ua dëfteva atyre njerëzet që më dhe prej botësë. Të tutë ishinë, edhe m’i dhe, edhe ruajtnë fialënë tënde. Ndashti e njohnë se gjithë sa më ke dhënë janë prej teje; Sepse ato fialë që më dhe, ua dhashë atyre; edhe ata i muarnë, edhe e njohnë me të vërtetë se dolla prej teje; edhe besuanë se ti më dërgove. Unë lutem për ata; nukë lutem për botënë, po për ata që më dhe; sepse janë të tutë. Edhe gjithë të miatë janë të tuatë, edhe të tuatë janë të miatë; edhe u lavduaçë nd’ato. Edhe nukë jam më ndë botët, po këta janë ndë botët, edhe unë po vinj te ti. At’ i shënjtëruarë, ruaji mb’ emërit t’ënt ata që më dhe, që të jenë një sikundrë neve. Kur ishnjam bashkë me ata ndë botët, un’ i ruanjam mb’ emërit t’ënt; ata që më dhe i ruajta, edhe asndonjë nga ata s’humbi, veç i biri humbëjesë, që të mbushetë shkronja. Edhe ndashti po vinj te ti, edhe flas këto ndë botët, që të kenë gëzimnë tim plot ndë vetëhet të tyre. Un’ u dhash’ atyre fialënë tënde; edhe bota i mori mëri, sepse nukë janë nga bota, sikundrë unë nukë jam nga bota. Nukë të lutem t’i ngresh ata nga bota, po t’i ruanjç nga i ligu. Nukë janë nga bota, sikundrë unë nukë jam nga bota. Shënjtëroi ata ndë të vërtetënë tënde, fiala jote ësht’ e vërteta. Sikundrë më dërgove mua te bota, edhe un’ i dërgova ata te bota. Edhe unë shënjtëronj vetëhenë time për ata, që të jen’ edhe ata të shënjtëruarë ndë të vërtetënë. Edhe nukë të lutem vetëmë për këta, po edhe për ata që do të më besonjënë me anë të fialës’ atyreve, Që të gjithë të jenë një, sikundrë ti, o Atë, je tek unë, edhe unë te ti, edhe ata të jenë një te neve, që të besonjë bota se ti më dërgove. Edhe un’ u dhash’ atyre atë lavdinë që më dhe, që të jenë një, sikundrë edhe neve jemi një. Unë tek ata, edhe ti tek unë, që të jenë të sosurë mbë një, edhe bota ta njohë se ti më dërgove, edhe i deshe ata sikundrë më deshe mua. O Atë, dua të jenë bashkë me mua atie ku jam unë edhe ata që më dhe; që të vështronjën’ atë lavdinë time, që më ke dhënë, sepse më deshe para se të ngrihej bota. O At’ i drejtë, edhe bota nukë të njohu, po unë të njoha, edhe këta e njohnë se ti më dërgove. Edhe u dëfteva atyre emërinë tënt, edhe do ta dëftenj, që të jetë ndër ata ajo dashuri, me të cilënë më deshe, edhe unë tek ata.” Jisuj passi tha këto, dolli bashkë me nxënësit’ e ti përtej përrojt të Qedhronit, atie ku ishte një kopësht, ndë atë hyri ay edhe nxënësit’ e ati. Edhe e dinte vëndinë edhe Judha, ay që e tradhtoj; sepse Jisuj shumë herë u mbloth atie bashkë me nxënësit’ e ti. Judha pra, passi mori tufën’ e ushtëtorëvet, edhe shërbëtorë nga kryepriftërit’ edhe nga Farisenjtë, vien atie me fanarë e me pishtarë e me armë. Jisuj pra tuke diturë gjithë ç’do të bëninë mbi atë, dolli, e u tha atyre: “Cilinë kërkoni?” Iu përgjeqnë: “Jisu Nazoreasinë.” Jisuj u thot’ atyre: Unë jam. Edhe bashkë me ata rrinte edhe Judha, ay që e trathtoj. Kur u tha atyre pra, se: “Unë jam”, hoqnë prapa, edhe ranë përdhe. Përsëri pra i pyeti: “Cilinë kërkoni?” Edhe ata thanë: “Jisu Nazoreasinë.” Jisuj u përgjeq: “U thashë juve, se unë jam. Ndë më kërkoni mua pra, lini këta të venë; Që të mbushetë fiala që tha, se: “Prej atyre që më dhe nukë humba asnjë.” Atëhere Simon Pietri kishte një thikë, edhe e hoqi, e i ra shërbëtorit kryepriftit, edhe i preu veshin’ e diathtë; edhe shërbëtori e kishte emërinë Mallho. Jisuj pra i tha Pietrit: “Vëre thikënë tënde ndë millt. Atë kupënë që më dha Ati të mos e pi?” Tufa e ushtëtorëvet pra edhe urdhërmijësi edhe shërbëtorët’ e Judhenjet zunë Jisunë, edhe e lithnë; edhe e shpunë më përpara te Anna, sepse ish i viehërri i Kajafësë, i cili ishte kryeprift i ati viti. Edhe Kajafa ishte ay që mësoj Judhenjtë, se është mirë të humbasë një njeri për llauzinë. Edhe Simon Pietri i vinte prapa Jisujt, edhe ay nxënësi tiatërë; edhe ay nxënësi ishte i njohurë te kryeprifti, edhe hyri bashkë me Jisunë ndë avllit të kryepriftit. Po Pietri rrinte jashtë përanë derësë. Dolli pra ay nxënësi tiatërë, që ishte i njohurë te kryeprifti, edhe i tha portaresë, edhe kalli brënda Pietrinë. Atëhere shërbëtoreja portare i thotë Pietrit: “Mos je edhe ti një prej nxënëset këti njeriu?” Ay i thotë: “Nukë jam.” Edhe punëtorët’ edhe shërbëtorëtë kishin bërë ziarr, sepse ishte ftohëtë, edhe po rrinin’ e po ngroheshinë; edhe bashkë me ata ishte Pietri tuke ndenjur’ e tuke u ngrohurë. Kryeprifti pra pyeti Jisunë për nxënësit’ e ati, edhe për mësimin’ e ati. Jisuj iu përgjeq: “Unë fola ndër sy te bota; unë mësova përherë ndë sinagogjit edhe ndë hieroret, atie ku mbëlidhenë përherë Judhenjtë, edhe fshehurazi nukë fola asgjë. Ç’më pyet? Pyet ata që kanë dëgjuarë ç’u fola atyre; na këta te dinë sa thash’ unë.” Edhe ay kur tha këto, një nga shërbëtorëtë që ishte ndenjurë afër i ra një shuplakë Jisujt, tuke thënë: “Kështu i përgjigje kryepriftit?” Jisuj iu përgjeq: “Ndë fola keq, martiris për të keqenë; po ndë qoftë se mirë, përse më rreh?” Edhe Anna e dërgoj lidhurë te Kajafa kryeprifti. Edhe Simon Pietri ishte tuke ndenjurë edhe tuke ngrohurë; i thanë pra: “Mos je edhe ti nga nxënësit’ e ati?” Ay e mohoj, e tha: “Nukë jam.” Një nga shërbëtorët’ e kryepriftit, që ishte fisi ati, që i preu veshnë Pietri, thotë: “Nukë të pash’ unë ndë kopështt bashkë me atë?” Pietri pra e mohoj përsëri, edhe përnjëherë gjeli këndoj. Bienë pra Jisunë prej Kajafësë ndë vënt të gjyqit; edhe ishte mëngjes; edhe ata nukë hynë ndë vënt të gjyqit, që të mos ndyrenë, po të hanë pashkënë. Pillati pra dolli tek ata, edhe tha: “Çfarë përfolëje bini kundrë këti njeriu?” U përgjeqnë e i thanë: “Kyj ndë mos ishte keqbërës, nukë do ta kishim dhënë tyj ndër duar.” Pillati pra u tha atyre: “Merreni ju edhe gjykoneni pas nomit tuaj.” Judhenjtë pra i thanë: “S’ësht’ e udhësë të vrasëmë neve asnndonjë.” — Që të mbushetë fial’ e Jisujt që tha, tuke shënuarë me çfarë vdekëje kishte për të vdekurë. Pillati pra hyri përsëri ndë vënt të gjyqit, edhe thërriti Jisunë, e i tha: “Ti je mbëreti Judhenjet?” Jisuj u përgjeq: “Prej vetiu thua këtë ti, apo të tierë të thanë për mua?” Pillati u përgjeq: “Mos jam Judhe unë? Kombi yt edhe kryepriftëritë të dhanë ndër duar tek unë; ç’ke bërë?” Jisuj u përgjeq: “Mbëretëria ime nuk’ është prej kësaj bote, mbëretëria ime ndë qoftë se ishte prej kësaj bote, shërbëtorët’ e mi do të përpiqeshinë, që të mos epem ndër duar të Judhenjet. Po tashi mbëretëria ime nuk’ është këtejë.” Pillati pra i tha: “Mbëret je ti pra?” Jisuj u përgjeq: “Ti po thua, se unë jam mbëret. Unë përandaj linda, edhe përandaj erdha ndë botët, që të martiris për të vërtetënë. Kushdo që është prej së vërtetësë, dëgjon zënë tim.” Pillati i thotë: “Ç’ësht’ e vërteta?” Edhe si tha këtë, dolli përsëri te Judhenjtë, e u thot’ atyreve: “Unë nukë gjenj asndonjë faj tek ay. Po është zakon mbë ju, që t’u lëshonj juve një për pashkë; doni pra t’u lëshonj juve mbëretin’ e Judhenjet?” Atëhere të gjithë bërtitnë përsëri, tuke thënë: “Mos këtë, po Varavvanë. – Edhe Varavvaj ishte kursar. Atëhere pra Pillati mori Jisunë, edhe e rrahu. Edhe ushëtorëtë gërshetuanë një kurorë prej ferrash, e ia vunë mbi kryet t’ati, edhe e veshnë me një rrobe të kuqe. Edhe thoshinë: “Gëzonu, o Mbëret i Judhenjet!” Edhe i bininë me shuplaka. Pillati pra dolli përsëri jashtë, edhe u thot’ atyre: “Na te po ua bie atë jashtë, që ta dini se nukë gjenj asndonjë faj tek ay.” Jisuj pra dolli jashtë veshurë me kuronënë prej ferrash edhe rroben’ e kuqe. Edhe Pillati u thot’ atyre: “Na njeriu!” Kur panë atë kryepriftërit’ edhe shërbëtorëtë, bërtitnë, tuke thënë: “Kryqëzo- je, kryqëzo- je.” Pillati u thot’ atyre: “Merreni ju, edhe kryqëzojeni; sepse unë nukë gjenj faj tek ay.” Judhenjtë iu përgjeqnë: “Neve kemi nom, edhe pas nomit tënë ay duhetë të vdesë, sepse bëri vetëhen’ e ti të birin’ e Perëndisë.” Atëhere Pillati pra kur dëgjoj këtë fialë, u frikësua më teprë. Edhe hyri përsëri ndë vënt të gjyqit, edhe i thotë Jisujt: “Nga je ti?” Po Jisuj nuk’ i dha të përgjegjurë. Pillati pra i thotë: “Mua nukë më flet? Nuk’ e di ti se unë kam pushtet të të kryqëzonj, edhe kam pushtet të të lëshonj?” Jisuj u përgjeq: “Nukë kishnje asndonjë pushtet mbi mua, të mos të qënëke dhënë së larti; përandaj ay që me ep ndër duar të tua ka më tepërë faj.” Që atëhere Pillati kërkonte ta lëshonte, po Judhenjtë thërrisninë tuke thënë: “Ndë lëshofsh këtë, nukë je miku i Qesarit; gjithëkush që bën vetëhen’ e ti mbëret, flet kundrë Qesarit.” Pillati pra kur dëgjoj këtë fialë, nxori jashtë Jisunë, edhe ndenji mbi front të gjyqit, mbë një vënt që thuhetë Gur shtruarë, edhe Evraisht Gavvatha. Edhe ishte dark’ e pashkësë, edhe afëro gjashtë ora; edhe u thot’ Judhenjvet: “Na mbëreti juaj.” Po ata bërtitnë: “Ngri- e, ngri- e, kryqëzo- je.” Pillati u thot’ atyre: “Mbëretnë tuaj të kryqëzonj?” Kryepriftërit’ u përgjeqnë: “S’kemi tiatërë mbëret veç Qesarit.” Atëhere pra ua dha atyre ndër duar, që të kryqëzonetë. Edhe ata muarnë Jisunë, edhe e shpunë. Edhe tuke mbajturë kryqin’ e ti, dolli nd’atë vënt që thuhetë vëndi Krejt, që Evraisht thuhetë Gollgotha. Atie kryqëzuan’ atë, edhe dy të tierë bashkë me atë atej edhe këtej, edhë Jisunë ndë mest. Pillati shkroj edhe një titllë, edhe e vuri mbi kryqt; edhe ishte shkruarë J i s u N a z o r e a s i m b ë r e t i i J u d h e n j e t. Edhe këtë titllë e kënduanë shumë vetë prej Judhenjet; sepse ishte afërë qytetit vëndi që u kryqëzua Jisuj. Edhe ishte shkruarë Evraisht, Greqisht, Romanisht. Edhe kryepriftërit’ e Judhenjet pra i thoshinë Pillatit: “Mos shkruaj, Mbëreti Judhenjet, po se ay tha: Jam mbëreti i Judhenjvet.” Pillati u përgjeq: “Atë që shkrova, e shkrova.” Ushtëtorëtë pra, passi kryqëzuanë Jisunë, muarnë rrobet’ e ati, edhe i bënë katrë piesa, për gjithësecilin’ ushtëtuar një piesë, edhe petkunë; edhe petku ishte i paqepurë, endur’ i tërë që së sipërmi. Thanë pra ndër mest të tyre: “Le të mos e grisëmë atë, po të shtiemë shortë për atë, kujt t’i bierë; - që të mbushetë shkronja që thotë: “Ndanë rrobet’ e mia ndër vetëhet të tyre, edhe shtynë shortë mbi petkunë tim.” Ushtëtorëtë pra bënë këto. Edhe ndaj kryqit Jisujt ishinë tuke ndenjurë e ëma edhe e motër’ e s’ëmës’ ati, Maria, gruaja e Kllopajt, edhe Maria Magdhalini. Jisuj pra kur pa t’ëmënë edhe atë nxënësinë që donte tuke ndenjurë përanë, i thotë s’ëmësë: “Grua, na yt bir!” Pastaj i thotë nxënësit: “Na jot ëmë!” Edhe nxënësi që atëhere e mori ndë shtëpit të ti. Pas kësaj Jisuj tuke diturë, se ndashti u mbaruanë të gjitha, që të mbaronetë shkronja, thotë: “Kam et.” Edhe ishte atie një enë plot me uthullë; edhe ata mbushnë një sfungar me uthullë, edhe e vunë mbë një hyssop, e ia prunë ndë gojë. Jisuj pra kur mori uthullënë, tha: “U mbarua”, edhe ungji kryetë, e dha frymënë. Judhenjtë pra, për të mos mbeturë trupetë mbë kryqt për të shëtunë, sepse ishte e premte (sepse ajo dit’ e shëtunë ishte e madhe), iu lutnë Pillatit t’u thyhenë kërcinjt’ e këmbëvet, edhe të ngrihen’ ateje. Erthnë pra ushtëtorëtë, edhe thyenë kërcinjt’ e të parit, edhe ati tietërit që u kryqëzua bashkë me atë. Po kur erthnë te Jisuj, edhe e panë, se tashti kishte vdekurë, nuk’ i thyenë kërcinjtë; Po një nga ushtëtorët’ i shpoj brinjënë me shtijzë, edhe përnjëherë i dolli gjak edhe ujë. Edhe ay që pa martirisi, edhe martiria e ati ësht’ e vërtetë, edhe ay e di se thotë të vërtetënë, që të besoni ju. Sepse këto u bënë që të mbushetë shkronja: “Eshtër nukë do t’i thyhetë.” Edhe përsëri një tiatërë shkronjë: “Do të vështronjën’ atë që shpuanë.” Edhe pastaj Josifi që ishte nga Arimathea (i cili ishte nxënës i Jisujt, po i fshehurë nga frik’ e Judhenjet), iu lut Pillatit që të ngrerë trupin’ e Jisujt, edhe Pillati e la. Erdhi pra edhe ngriti trupin’ e Jisujt. Erdhi edhe Nikodhimi (ay që pat ardhurë përpara te Jisuj natënë), edhe pruri të përzierë mire edhe alloe, sindonja një qint litra. Muarnë pra trupin’ e Jisujt, edhe e pështuallnë me pëlhura bashkë me erërat, sikundrë e kanë zakon Judhenjtë të kllasënë ndë varr. Edhe nd’ atë vënt që u kryqëzua ishte një kopësht, edhe ndë kopësht një varr i ri, që nd’ atë nuk’ ishte vënë kurrë asndonjë njeri. Atie pra vunë Jisunë, për të premten’ e Judhenjet, sepse varri ishte afërë. Edhe ditën’ e parë të javësë vien Maria Magdhalini te varri ndë mëngjest, tuke qënë po errëtë, edhe sheh gurinë ngriturë nga varri. Ecën me vrap pra, edhe vien te Simon Pietri, edhe tek ay nxënësi tiatrë që donte Jisuj, edhe u thot’ atyre: “E ngritnë Zotinë nga varri, edhe nukë dimë se ku e kanë vënë.” Dolli pra Pietri edhe nxënësi tiatërë, edhe vininë te varri. Edhe të dy bashkë ecëninë me vrap; edhe ay nxënësi tiatërë nxitoj përpara më shpejt se Pietri, edhe erdhi më përpara ndë varrt. Edhe si u kurrus, sheh pëlhuratë tek ishinë, po nukë hyri brënda. Vien pra Simon Pietri tuke ardhurë pas ati, edhe hyri ndë varrt, edhe vë re pëlhuratë që ishinë. Edhe riza që ishte mbi kryet t’ati nuk’ u gjënt bashkë me pëlhuratë, po ishte pështiellë veç mbë një vënt. Atëhere pra hyri edhe ay nxënësi tiatërë, që erdhi më përpara ndë varrt, edhe pa, edhe besoj; Sepse edhe s’e kupëtoninë shkronjënë, se ay duhetë të ngjalletë prej së vdekurish. Nxënësitë pra vanë përsëri ndëpër shtëpiat të tyre. Po Maria rrinte përanë varrit tuke qjarë përjashta; edhe tek po qjante, u kurrus ndë varrt; Edhe vë re dy ëngjëj me rroba të bardha tuke ndenjurë njeri prej kresë, e tiatëri prej këmbëvet, atie ku qe trupi Jisujt. Edhe ata i thonë asaj: “Grua, përse qjan?” U thot’ atyre: “Sepse ngritnë tem Zot, edhe nukë di ku e kanë vënë.” Edhe ajo si tha këto, u këthye prapa, edhe vë re Jisunë tuke ndenjurë, edhe nuk’ e dinte se është Jisuj. Jisuj i thot’ asaj: “Grua, përse qjan? Cilinë kërkon?” Po ajo kujtoj, se është kopështari, e i thotë: “Zot, ndë e ngrite ti, thuamë ku e ke vënë, edhe unë do ta ngre.” Jisuj i thot’ asaj: “Mari!” Ajo këthehet’ e i thotë: “Ravvuni!” Që do me thënë Mësonjës. Jisuj i thot’ asaj: “Mos më piq, sepse edhe s’kam hipurë tek im Atë; po shko te vëllezërit’ e mi, edhe u thuaj atyre: Po hipënj tek im Atë edhe tek Ati juaj, edhe te Perëndia im edhe te Perëndia juaj.” Vien Maria Magdhalini, e u ep zë nxënëset, se pa Zotinë, edhe se i tha asaj këto fialë. Nd’atë ditë pra, të parënë ditën’ e javësë, si u ngrys, edhe dyert’ ishinë mbyllur’ atie ku ishinë mbëledhurë nxënësitë nga frik’ e Judhenjvet, erdhi Jisuj, edhe ndenji ndë mest, edhe u thot’ atyre: “Paqtim mbë ju.” Edhe si tha këtë, u dëfteu atyre duart’ edhe brinjën’ e ti. U gëzuanë pra nxënësitë, kur panë Zonë. Edhe Jisuj u tha atyre përsëri: “Paqtim mbë ju; sikundrë më dërgoj Ati, edhe un’ u dërgonj juve.” Edhe si tha këtë, fryjti, edhe u thot’ atyre: “Merrni Frymë të Shënjtëruarë. Kujve t’u falni fajetë, u janë falur’ atyre; kujve t’ua mbani, u janë mbajtur’ atyre. Po Thomaj, një nga të dy-mbë-dhietëtë, që thuhetë Binjak, nuk’ ishte bashkë me ata, kur erdhi Jisuj. Nxënësit’ e tierë pra i thoshinë: “Pam Zotinë.” Po ay u tha atyre: “Ndë mos pafsha ndë duart t’ati shenjën’ e peronavet, edhe të vë gjishtinë tim ndë shenjët të peronavet, edhe të vë dorënë time ndë brinjët t’ati, s’kam për të besuarë.” Edhe pas tetë diç përsëri ishinë brënda nxënësit’ e ati, edhe Thomaj me ata, Vien Jisuj, ndonëse dyert’ ishinë mbyllurë, edhe ndenji ndë mest, edhe tha: “Paqtim mbë ju.” Pastaj i thotë Thomajt: “Bierë gishtinë tënt këtu, edhe shih duart’ e mia; edhe bierë dorënë tënde, edhe vëre ndë brinjët time, edhe mos u bëj i pabesë, po besëtar.” Edhe Thomaj u përgjeq, e i tha: “Zoti im, edhe Perëndia im.” Jisuj i thotë: “Sepse më pe (o Thoma), besove; lum ata që nukë panë, edhe besuanë.” Edhe shumë çudira të tiera bëri Jisuj përpara nxënëset të ti, të cilatë nukë janë shkruarë ndë këtë vivli. Po këto u shkruanë, që të besoni se Jisuj është Krishti, i Bir’ i Perëndisë, edhe tuke besuarë të keni jetë mb’emërit t’ati. Pastaj Jisuj ua dëfteu vetëhen’ e ti përsëri nxënëset ndë det të Tiveriadhësë; edhe e dëfteu kështu. Ishinë bashkë Simon Pietri, edhe Thomaj që thuhetë Binjak, edhe Nathanaili që është nga Kanaja e Galilesë, edhe të bijt e Zevedheut, edhe dy të tierë nga nxënësit’ e ati. Simon Pietri u thot’ atyre: “Vete të gjuanj pishq.” I thonë: “Vimë edhe neve bashkë me tyj.” Duallnë edhe hipnë përnjëherë ndë lundrët, edhe atë natë nukë zunë asgjë. Po tani si u bë mëngjes, Jisuj ndenji ndë buzët të detit; po nxënësitë nuk’ e njohnë se është Jisuj. Jisuj pra u thot’ atyre: “Diemthit’ e mi, mos keni ndonjë gjë për të ngrënë?” U përgjeqnë: “Jo.” Edhe ay u tha atyre: “Hithni rrietënë mb’anë të diathtë të lundrësë, edhe do të gjeni.” E hothnë pra, edhe s’muntnë më ta hiqninë nga shumica e pishqevet. Ay nxënësi pra, që donte Jisuj, i thotë Pietrit: “Është Zoti.” Edhe Simon Pietri, kur dëgjoj se është Zoti, u mbështuall me rrobenë (sepse ishte lakuriq), edhe u hoth ndë det. Edhe nxënësit’ e tierë erthnë me lundrëzënë (sepse nuk’ ishinë lark tokësë, po afërë dy qint kutë), tuke hequrë rrietën’ e pishqevet. Edhe si sbritnë pra mbë tokët, shohënë tek ishte atie ndezurë ziarr, edhe vënë mb’ atë peshk edhe bukë. Jisuj u thot atyre: “Bini nga ata pishqetë që zutë tashi.” Simon Pietri hipi edhe hoqi rrietënë mbi tokët, plot me pishqe të mëdhenj, një qint e pesë-dhiet’ e tre. Edhe ndonëse ishinë kaqë, nuk’ u shqye rrieta. Jisuj u thot’ atyre: “Ejani e drekohi.” Po asndonjë nga nxënësitë nukë kuxonte ta pyesë: “Cili je ti?” Sepse e dininë se është Zoti. Vien pra Jisuj edhe merr bukënë e ua ep, edhe peshkunë po kështu. Këjo ësht’ e treta herë që u dëftye tashi Jisuj te nxënësit’ e ti, passi u ngjall nga të vdekuritë. Passi u drekuanë pra, Jisuj i thotë Simon Pietrit: “Simon, i bir’ i Jonajt, a më do më tepërë se këta?” “I thotë: “Po, Zot; ti e di se të dua.” I thotë: “Kullot shqerat’ e mia.” I thotë prapë për së dyti: “Simon, i bir’ i Jonait, a më do?” I thotë: “Po, Zot; ti e di se të dua.” I thotë: “Ruaj dhënt’ e mia.” I thotë për së treti: “Simon i bir’ i Jonait, a më do?” I erth keq Pietrit, se i tha për së treti: “A më do?” Edhe i tha: “Zot, ti i di të gjitha; ti e di se të dua.” Jisuj i thotë: “Kullot dhënt’ e mia. Me të vërtetë, me të vërtetë po të them, kur ishnje ti më i ri, ngjishnje vetëhenë tënde, edhe ecënje ku të donje; po kur të plakesh, do të ndejç duart’ e tua, edhe tiatërë njeri do të të ngjeshnjë tyj, edhe do të të bierë atie ku nukë do.” Edhe tha këtë, tuke shënuarë me çfarë vdekëje kishte për të lavduruarë Perëndinë. Edhe si tha këtë, i thotë: ”Eja pas meje.” Edhe Pietri u këthye, edhe sheh atë nxënësinë që donte Jisuj tuke vajturë prapa, i cili i pat rënë edhe ndë krahëruar t’ati ndë darkët, e i tha: “Zot, cili ësht’ ay që të trathton?” Pietri pra kur pa këtë, i tha Jisujt: “Zot, po kyj ç’do të bënetë? Jisuj i thotë: “Ndë dua të mbesë ay gjersa të vinj unë, ti ç’ke? Ti eja pas meje.” Dolli pra këjo fialë ndër vëllezërit, se ay nxënësi nukë vdes. Po Jisuj nuk’ i tha, se nukë vdes; po: “Ndë dua të mbësë gjersa të vinj unë, ti ç’ ke?” Kyj është ay nxënësi që martiris për këto, edhe që shkroj këto; edhe e dimë se martiria e ati ësht’ e vërtetë. Janë edhe shumë të tiera, sa bëri Jisuj, të cilatë ndë u shkruajtshinë një për një, kujtonj se as ajo bota nukë do t’i nxinte vivliatë që ishinë për të shkruarë. Amin. Fialën’ e parë e bëra, o Theofil, për gjithë sa zuri Jisuj të bënjë e të mësonjë, Gjer mb’ atë ditë që hipi lart, passi me anë të Frymës’ Shënjtëruarë u la porosi apostojvet që pat sgjedhurë; Mbë të cilët dëfteu edhe vetëhenn’ e ti të gjallë passi pësoj, me shumë shenje, e dukej ndër ata dyzet dit, e u fliste për punët’ e mbëretëris’ Perëndisë. Edhe kur mbëlidhej bashkë me ata i porositi të mos ndahenë nga Jerusalimi, po të presënë të zotuarët’ e Atit, që dëgjuatë prej meje. Sepse Joanni pagëzoj me ujë, po ju do të pagëzoneni me Frymë të Shënjtëruarë, pas këtyre pak diç. Ata pra kur u mblothnë bashkë mbë një vënt, e pyesninë, tuke thënë: “Zot, vallë mbë këtë kohë do t’ia apç mbëretërinë Israilit?” Edhe ay u tha atyre: “Nuk’ është puna juaj të njihni kohërat’ a motetë, që i ka vënë Ati ndë pushtet të ti; Po do të merrni fuqi, kur të vinjë Frym’ e Shënjtëruarë mbi ju; edhe do të më jeni martirë edhe ndë Jerusalim edhe ndë gjithë Judhenë e Samarinë, edhe gjer ndë funt të dheut.” Edhe si tha këto, te po shihin’ ata u ngrit lart, edhe e mori një re nga syt’ e atyreve. Edhe ata tek ishinë tuke vështruarë ndë qiell, kur po shkonte ay lart, na dy burra me rroba të bardha tek ndenjnë përanë atyreve; Të cilët’ edhe thanë: “O burra Galileas, përse rrini e vështroni ndë qiell? Kyj Jisuj që hipi lart ndë qiell nga ju, kështu do të vinjë, sikundrë e patë atë tuke vajturë ndë qiell.” Atëhere u këthyenë ndë Jerusalim nga mali që thuhet’ i Ullishtësë, i cili ësht’ afërë Jerusalimit, edhe mban lark sa një udhë të shëtunë. Edhe kur hynë, hipnë ndë dhomët të sipërme, atie ku kishinë të ndenjuritë Pietri e Jakovi e Joanni e Andhreu, Filippi edhe Thomaj, Varthollomeu edhe Mattheu, Jakovi i bir’ Allfeut edhe Simon Zillotiu, edhe Judha i vëllaj Jakovit. Këta të gjith’ ishinë tuke priturë me një zëmërë mbë të falurit e mbë të luturit, bashkë me gratë, edhe me Marinë t’ëmën’ e Jisujt, edhe bashkë me të vëllezërit’ e ati. Edhe ndër këto dit u ngrit Pietri ndë mest të nxënëset, e tha: (edhe ishte mbëledhur’ aty gjëndëje sindonja një qint e njëzet vetë): O burra vëllezër, duhej të mbushej këjo shkronjë, që pat thënë përpara Frym’ e Shënjtëruarë me anë të gojësë Dhavidhit për Judhënë që u bë udhëheqës atyreve që zunë Jisunë; Sepse pat qenë nunëruarë bashkë me ne, edhe pat marrë piesën’ e kësaj shërbese. Kyj pra fitoj një arë nga pag’ e paudhërisë, edhe ra përmbys e plasi ndë mest, edhe iu derthnë gjithë zorrëtë; Edhe u bë e diturë mbë gjith’ ata që rrinë ndë Jerusalim, kaqë sa u qjuajti ajo arë ndë gjjuhët t’atyreve Akeldhama, që do me thënë: Arë gjaku. Sepse është shkruarë ndë vivli të Psallmëvet: “U shkretoftë shtëpia e ati edhe mos ndenjtë njeri nd’atë”, edhe: “Punën’ e ati e marrtë një tiatërë”. Duhetë pra nga ata burratë që erthnë bashkë me ne mbë çdo kohë kur hyri e dolli te neve Zoti Jisu, Zënë që nga pagëzimi Joannit, gjer mb’atë ditë që hipi lart prej nesh, një nga këta të bënetë martir bashkë me ne për të ngjallurit’ e ati. Edhe vunë dy vetë, Josifnë që qjuhej Varsava, i cili u qjuajti Just, edhe Matthinë. Edhe si u falnë thanë: “Ti, o Zot, zemër-njohës i të gjithave, dëfte një nga këta të dy, atë që të kesh sgjedhurë, Të marrë piesën’ e kësaj shërbese edhe apostolie, prej së cilësë ra Judha, që të venjë ndë vënt të ti. — Edhe u dhanë atyre shorta; edhe shorta i ra Matthisë, edhe u numërua bashkë me të një-mbë-dhiet’ apostojtë. Edhe kur erdhi dit’ e Pentikostisë, ishinë të gjithë me një zemërë mbë një vënt. Edhe papriturë u bë një zë nga qielli posi një er’ e fortë kur fryn, edhe mbushi gjithë shtëpinë tek ishinë ndenjurë. Edhe u duknë mb’ata gjjuhëra të ndara posi të ziarrta, edhe ndenjnë mbë gjithë-secilinë nga ata. Edhe u mbushnë të gjithë me Frymë të Shënjtëruarë, e zunë të flasënë gjjuhëra të tiera, sikundrë se Fryma ua epte të lëgjironjënë. Edhe ishinë tuke ndenjurë ndë Jerusalim Judhenj, burra besëtarë prej çdo kombi që gjëndetë ndënë qiell. Edhe kur u bë kyj zë, u mbëloth gjëndëja edhe u trubullua; sepse gjithë-secili nga ata dëgjonte ata tuke folurë ndë gjjuhë të tyre. Edhe të gjithë maniteshin’ e çuditeshinë, tuke thënë njëri tiatrit: “Na, nukë janë Galileas këta të gjithë që flasënë? Edhe qysh gjithësecili nga ne dëgjojmë ndë gjjuhë tonë, që kemi lindurë nd’ atë? Parthë e Midhë e Ellamitë, edhe ata që rrinë ndë Mesopotami e ndë Judhe e ndë Kappadhoqi, ndë Pont e nd’Asi, E ndë Frygji e ndë Pamfyli, nd’ Egjypt e nd’ anët të Livisë që është nga Qyrina, edhe Romanët e ardhurë Judhenj e të këthyerë, Kritas e Arapë, dëgjojm’ ata tuke folurë ndë gjjuhërat tona madhëriat’ e Perëndisë. — Edhe të gjithë maniteshin’ edhe vrisninë mëndëjenë tuke thënë njëri tiatërit: “Vallë ç’do të jetë këjo?” Edhe të tierë thoshinë tuke përqeshurë, se janë mbushurë me musht. Po Pietri qëndroj bashkë me të një-mbë-dhietëtë, edhe ngriti zën’ e ti e u ligjëroj atyre: “O burra Judhenj, edhe gjithë sa rrini ndë Jerusalim, qoft’ e diturë këjo te ju, e mbajuni vesh fialëvet mia. Sepse këta nukë janë të dejturë, sikundrë kujtoni ju; sepse tashi është or’ e tretë e ditësë; Po këjo ësht’ ajo që është thënë me anë të profitit Joill: “Edhe ndë dit të pastajme, thotë Perëndia, do të derth nga Fryma ime mbë çdo mish; edhe bijtë tuaj edhe bijatë tuaja do të profitepsënë, edhe dialoshatë tuaj do të shohënë të para, edhe pleqtë tuaj do të shohënë ëndërra; Edhe mbi shërbëtorët’ e mi edhe mbi shërbëtoret’ e mia nd’ato dit do të derth nga Fryma ime nd’ ato dit, edhe do të profitepsënë. Edhe do të bënj çudira lart ndë qiellt edhe shenje poshtë mbi dhet, gjak e ziarr e avullë tymi. Dielli do të këthehetë mb’ errësirë, edhe hëna mbë gjak, para se të vinjë dita e Zotit e madheja edhe e ndritura. Edhe gjithësecili që të thërresë emërin e Zotit, do të shpëtonjë.” O burra Israilitë, pa dëgjoni këto fialë: Jisu Nazoreasinë, një njeri dëftyerë nga Perëndia mbë ju me fuqia e me çudira e me shenje, që bëri Perëndia me anë t’ati ndërmest tuaj, sikundrë e dini edhe ju, Këtë që qe dhënë pas ëndës’ urdhëruarë, edhe pas të paranjohurësë Perëndisë, e zutë edhe me duar të panome e mbërthyetë edhe e vratë; Të cilinë Perëndia e ngjalli, passi sgjidhi të dhëmburat’ e vdekëjesë, sepse s’munt të mbahej ay nga ajo. Sepse Dhavidhi thotë për atë: “Gjithënjë shihnjam Zotinë përpara meje, sepse është prej së diathtësë sime, që të mos tundem. Përandaj u gëzua zëmëra ime, edhe gjjuha ime u gasmua; po edhe mishi im do të prëhetë ndë shpëresë. Sepse nukë do të lëç shpirtinë tim ndë hadhë, edhe nukë do të lëç shënjtinë tënt të shohë prishëje. Më dëfteve udhë jete; do të më mbushç me gëzim të faqesë sate.” O burra vëllezër, munt t’u them juve ndër sy për krye-atinë Dhavidh, se ay edhe vdiq edhe u kall ndë varr, edhe varri ati është ndër ne gjer mbë këtë ditë. Po tuke qënë profit, edhe tuke diturë se Perëndia iu përgjërua me be, se nga pema e mezit ati, që është pas mishit, do të ngjallë Krishtinë, që ta vërë të rrijë mbi front t’ati, Si e pa që përpara, foli për të ngjalluritë të Krishtit, se shpirti ati nuk’ u la ndë hadhë, as mishi i ati nukë pa prishëje. Këtë Jisunë e ngjalli Perëndia, për të cilinë neve të gjithë jemi martirë. Si u ngrit pra lart me dorën ’ e diathtë të Perëndisë, edhe mori nga Ati të zotuarët’ e Frymësë Shënjtëruarë, derdhi këtë që ju ndashti shihni e dëgjoni. Sepse Dhavidhi nukë hipi ndë qiejet; po ay thotë: “I tha Zoti Zotit tim: Rri prej së diathtësë sime, gjersa të vë arëmiqt’ e tu përposh këmbëvet tua.” Le ta dijë pra fort mirë gjithë shtëpia e Israilit, se këtë Jisunë, që ju e kryqëzuatë, Perëndia e bëri Zot edhe Krisht.” Edhe si dëgjuanë këto, u thyenë zëmërat’ e atyre, edhe i thonë Pietrit edhe apostojvet tierë: “Ç’të bëjmë, o burra vëllezër?” Atëhere Pietri u tha atyre: “Pendohi, edhe gjithësecili prej jush le të pagëzonetë mb’ emërit të Jisu Krishtit, për ndëjesën’ e fajevet; edhe do të merrni dhurëtin’ e Frymësë Shënjtëruarë; Sepse të zotuarët’ është për ju edhe për diemt tuaj, edhe për gjith’ ata që janë lark, sa ka për të thirrurë Zoti Perëndia ynë.” — Edhe me shumë fialë të tiera martiriste edhe i nguste ata, tuke thënë: “Shpëtoni nga kyj bres i shtrëmbërë.” Ata pra si pritnë fialën’ e ati me gëzim u pagëzuanë; edhe atë ditë u shtuanë sindonja tri mijë shpirtë. Edhe ishinë tuke priturë ndë mësimt të apostojvet, e ndë shoqërit, e ndë të thyerët të bukësë, e ndë të falurat. Edhe çdo njeriu i hyri frikë; edhe shumë çudira e shenje bëneshinë me anë t’apostojvet. Edhe gjith’ ata që besoninë ishinë bashkë, edhe të gjitha i kishinë së bashku. Edhe shisninë pronjet’ e gjënë, e i ndaninë ndëpër të gjithë për çdo nevojë që të kishte gjithë-secili. Edhe përdita ishinë tuke priturë me një zëmërë ndë hieroret, e thyeninë bukë ndëpër shtëpiat, e haninë me gëzim e me zëmërë të këthiellëtë, Tuke lavduarë Perëndinë, e tuke pasurë hir përpara gjithë llauzit. Edhe Zoti shtonte përditë ndë qishët ata që shpëtoninë. Edhe Pietri e Joanni po hipninë bashkë ndë hieroret, mbë të nëntën’ orën’ e të falurit. Edhe një njeri që ishte i çalë që nga barku i s’ëmësë, mbahej mbë krah, të cilin’ e vininë përdita ndë derët të hieroresë që thuhet’ e Bukurë, të lypënjë elejmosinë nga ata që hyninë ndë hieroret. Ay kur pa Pietrin’ edhe Joanninë se do të hyninë ndë hieroret, lypte të marrë elejmosinë nga ata. Edhe Pietri shtyri sytë mb’ atë bashkë me Joanninë, e tha: “Vështrona.” Edhe ay vështronte ata me kujdes, tuke shpëryerë të marrë ndonjë gjë sent nga ata. Atëhere Pietri tha: “Argjënt edhe ar nukë kam; po atë që kam, këtë të ap tyj: Mb’emërit të Jisu Krishtit Nazoreasit, ngreu edhe ecë.” Edhe si e kapi prej dorësë diathtë e ngriti; edhe përnjëherë iu forcuanë shojet’ e këmbëvet edhe nyejet. Edhe si këceu përpjetë, qëndroj mbë këmbë edhe ecënte; edhe hyri bashkë me ata ndë hieroret, tuke ecur’ e tuke këcyer’ e tuke lavduarë Perëndinë. Edhe gjithë llauzi e pa atë tuke ecur’ e tuke lavduarë Perëndinë. Sepse e njihnin’ atë, se kyj ishte ay që rrinte mbë derët të Bukurë të hieroresë për elejmosinë; edhe u çuditnë për këtë punë që i gjau ati. Edhe ay [i çali që u shërua] kur po mbante Pietrin’ edhe Joanninë, gjithë llauzi rruthnë pas atyreve ndë kamaret që qjuhet’ e Sollomonit, tuke habiturë. Edhe Pietri kur pa, i u përgjeq llauzit: “O burra Israilitë, përse çuditeni për këtë punë? Apo përse shtini sytë mbë ne, sikurse e kemi bërë ne këtë të ecënjë prej fuqisë tonë, a prej besësë tonë? Perëndia i Avraamit edhe i Isaakut edhe i Jakovit, Perëndia i atërëvet tënë, lavdoj dialin’ e ti Jisunë, të cilinë ju e dhatë ndër duar, edhe e mohuatë faqe Pillatit, kur ay e pa t’ udhësë ta lëshonjë. Po ju mohuatë shënjtinë edhe të drejtinë, edhe lyptë ndë vënt t’ati t’u falë juve një njeri gjakëtuar. Edhe vratë kryet’ e jetësë, të cilinë Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, për të cilinë ne jemi martirë. Edhe me anë të besësë mb’ emërit t’ati, këtë që shihni edhe e njihni, emëri i ati e forcoj; edhe ajo besë nga an’ e ati i dha ati këtë shëndet përpara gjithë jush. Edhe ndashti, o vëllezër, e di se e punuatë këtë nga e paditura, sikundrë edhe të parëtë tuaj. Po Perëndia sa tha që përpara me anë të gojësë gjithë profitërëvet ti, se Krishti kishte për të pësuarë, kështu i mbushi. Pendohi pra edhe këthehi, që t’u shuhenë fajetë tuaja, kur të vinjënë kohërat’ e të prëjturit nga faqeja e Zotit, Edhe ay do të dërgonjë Jisu Krishtinë, që është leçiturë që përpara te ju; Të cilinë duhet ta presë qielli gjer mb’ ato kohëra që të vinjënë mbë vënt gjith’ ato që foli Perëndia që jetën e parë me anë të gojësë gjithë shënjtorëvet ti profitërëvet. [Sepse] Mojsiu u tha atërvet tanë, se: “Zoti Perëndia juaj do t’u ngrerë juve një profit nga vëllezëritë tuaj, posi mua; ati i dëgjoni mbë të gjitha sa që t’u flasë juve. Edhe çdo shpirt që të mos i dëgjonjë ati profiti, do të shuhetë nga llauzi”. – Edhe gjithë profitëritë që nga Samuili e paskëtaj sa folnë, dhanë zë (që përpara) edhe për këto dit. Ju jeni bijt’ e profitërëvet, edhe të dhiatësë që vuri Perëndia ndërmest atërëvet tënë, tuke thënë Avraamit: “Edhe ndë farët tënde do të bekonenë gjithë kombet’ e dheut”. Te ju përpara Perëndia, si ngjalli dialin’ e ti [Jisunë], e dërgoj që t’u bekonjë juve, kur të këthehetë gjithë-secili prej jush nga ligësiratë tuaja.” Edhe ata kur po i flisninë llauzit, erthnë mbi ata priftërit’ edhe i pari hieroresë edhe Sadhdhuqenjtë, Tuke zëmëruarë, sepse mësoninë llauzinë, edhe epninë zë për të ngjalluritë prej së vdekurish me anë të Jisujt. Edhe vunë duartë mbi ata, e i vunë mbë të ruajturë gjer mbë të nesërmet; sepse atëhere ishte mbrëma. Edhe shumë vetë nga ata që dëgjuanë fialënë besuanë: edhe u mbush numuri njerëzet sindonja pesë mijë. Edhe mbë të nesërmet u mbëlothnë ndë Jerusalim të parët’ e atyreve, edhe pleqt’ edhe shkronjësitë. Edhe Anna kryeprifti e Kajafa e Joanni e Aleksandhri, edhe gjithë sa ishinë nga far’ e kryepriftërisë. Edhe si i vunë ata ndë mest, i pyesninë: “Me çfarë fuqie, a me emërë të kujt bëtë këtë ju?” Atëhere Pietri u mbush me Frymë të Shënjtëruarë, e u tha atyreve: “O të parët’ e llauzit, edhe pleqt’ e Israilit, Ndë qoftë se neve po gjykonemi sot për të mirën’ e një njeriu të sëmurë, me çfarë fuqie u shërua kyj? Le të jet’ e diturë mbë gjithë ju, edhe mbë gjithë llauzin’ e Israilit, se mb’ emërit të Jisu Krishtit Nazoreasit, të cilinë ju e kryqëzuatë, po Perëndia e ngjalli nga të vdekuritë, me anë të këti rri kyj ndashti përpara jush i shëndoshë. Kyj ësht’ ay guri që u hodh poshtë prej jush që ndërtoni, i cili u bë krye cepi. Edhe nukë ka shpëtim as prej ndonjë tiatëri; sepse as tiatër emërë ndënë qiellt nuk’ është dhënë mbë njerëzit, me anë të cilit duhetë të shpëtojmë.” Edhe tuke vështruarë kuximin’ e Pietrit edhe Joannit, edhe kupëtuanë, se ishinë njerës të paditurë shkronja edhe idiotë, çuditeshinë, edhe i njihninë se kishinë qënë bashkë me Jisunë. Edhe si shihninë atë njerinë që ishte shëruarë tuke ndenjurë bashkë me ata, s’kishinë se ç’të thoshinë kundrë. Atëhere urdhëruan’ ata të dalënë jashtë bashkë-ndenjëjesë, edhe dhan’ e muarrë njëri me tietërinë, Tuke thënë: “Ç’t’u bëjmë këtyre njerëze? Sepse se u bë shenjë prej atyreve, ësht’ e diturë edhe është për faqe gjith’ atyreve që rrinë ndë Jerusalim, edhe nukë munt ta mohojmë. Po që të mos hapetë më tepër ndë llaust, le t’u shtiemë frikënë shtrënguarshim, të mos flasënë më asndonjë njeriu mbë këtë emërë.” Edhe i thërritnë e i porositnë të mos lëgjironjënë fare, as të mos mësonjënë mb’ emërit të Jisujt. Po Pietri edhe Joanni iu përgjeqnë atyreve, e u thanë: “Ndë qoftë se ësht’ e udhësë përpara Perëndisë, t’u dëgjojmë juve më tepër se Perëndisë, gjykoni. Sepse ne nukë muntmë të mos flasëmë për sa pam e dëgjuam.: Edhe ata, si i frikësuanë përsëri, i lëshuanë, sepse nukë gjeninë, se qysh t’i mundonin’ ata, për llauzinë; sepse të gjithë lavdoninë Perëndinë për atë që u bë. Sepse ay njeri, mbë të cilinë u bë këjo shenj’ e shërimit, ishte më tepër se dyzet vieç. Edhe si u lëshuanë, erthnë te të tyretë, edhe dhanë zë për gjithë sa u than’ atyreve kryepriftërit’ edhe pleqtë. Edhe ata kur dëgjuanë, ngritnë zënë te Perëndia me një zëmërë, edhe thanë: “O Zotëri, ti je Perëndia, që bëre qiellinë edhe dhenë edhe detinë, edhe gjithë sa janë nd’ ato. Ti që ke thënë me anë të gojësë Dhavidhit shërbëtorit tënt: “Përse çfrytnë kombetë edhe llauzëtë shkuanë ndër mënt punëra të kota? Mbëretërit’ e dheut ndenjnë përpara, edhe të parët’ u mbëlothnë bashkë kundrë Zotit, edhe kundrë të Lyerit ati.” Sepse me të vërtetë u mbëlothnë kundrë shënjtit dialit tënt Jisujt, të cilin’ e leve me vaj, edhe Irodhi edhe Pondiu Pilat bashkë me kombet’ e me llauzet’ e Israilit, Që të bënjënë gjithë sa urdhëroj që ndë krye të herësë dora jote edhe ënda jote të bënenë. Edhe tashi, o Zot, vështro të frikësuarat’ e atyre, edhe epu shërbëtorevet tu të flasënë fialënë tënde me gjithë kuximinë. Tuke ngjaturë dorënë tënde të bënenë shërime e shenje e çudira mb’ emërit të shënjtit dialit tënt Jisujt. Edhe si u lutnë ata, u tunt vëndi tek ishinë mbëledhur’ ata, edhe u mbushnë të gjithë me Frymë të Shënjtëruarë, edhe flisninë fialën’ e Perëndisë me kuxim. Edhe zëmëra e shpirti i shumicësë që kishinë besuarë ishte një; edhe asndonjë nukë thoshte për ndonjë gjë nga pasëjet’ e tyre se ësht’ e ti, po të gjitha i kishinë së bashku. Edhe apostojt’ epninë martirin’ e të ngjallurit Zotit Jisu me fuqi të madhe; edhe hir’ i math ishte mbë gjith’ ata. Sepse asndonjë nuk’ ishte i nevojëshim ndër ata; sepse gjithë sa kishinë ara e shtëpia, i shisin’ e bininë të çëmuarët’ e atyre që shisinë, edhe i vininë ndër këmbët të apostojvet. Edhe i epninë gjithë-secilit sipas nevojësë që të kishte. Edhe Josiu, i cili u qjuajt përmbiemërë Varnavë nga apostojtë (që këjo këthyerë do me thënë: Bir ngushëllimi), ishte Levit, Qyprian nga kombi, I cili shiti arënë që kishte, edhe pruri aspratë e i vuri ndër këmbët t’apostojvet. Edhe një burr që e kishte emërinë Anani, bashkë me Sapfirënë gruan’ e ti, shiti një copë dhe; Edhe fshehu nga të çëmuarëtë, tuke ditur’ edhe gruaja e ti; edhe pruri një piesë nga aspratë, edhe e vuri ndër këmbët t’apostojvet. Edhe Pietri tha: “O Anani, përse mbushi zëmrënë tënde Satanaj të gënjënjç Frymën’ e Shënjtëruarë, edhe të fshehç nga të çëmuarët’ e arësë? Ndë qoftë se e mbanje, a nuk’ ishte joteja? Edhe si e shite, a nuk’ ishte ndënë pushtet tënt? Ç’pate që vure ndë mënt këtë punë? Nukë gënjeve njerëzitë, po Perëndinë.” Edhe Anania, tuke dëgjuarë këto fialë, ra përdhe edhe dha shpirtinë; edhe u hyri frik’ e madhe gjith’atyreve që dëgjuanë këto. Edhe si u ngritnë më të ritë, e mbështuallnë, edhe e nxuarnë jashtë, edhe e kallnë ndë dhet. Edhe si kishinë shkuarë sindonja tri orë, hyri edhe gruaja e ati pa diturë se ç’u bë. Edhe Pietri iu përgjeq asaj: “Thuamë, ndë qoftë se për kaqë e shittë arënë?” Edhe ajo tha: “Po, për kaqë.” Atëherë Pietri i tha asaj: “Përse u bëtë mbë një fialë të ngisni Frymën’ e Zotit? Ja ku janë te dera këmbët’ e atyreve që kallnë ndë dhet burrinë tënt, edhe do të nxierrë jashtë edhe tyj. “ Edhe ajo ra përnjëherë përanë këmbëvet tati, edhe dha shpirtinë; edhe si hynë dialoshat’ e gjetnë të vdekurë, edhe si e nxuarnë jashtë, e kallnë ndë dhet përanë burrit asaj. Edhe i hyri frik’ e madhe gjithë qishësë, edhe gjith’ atyreve që dëgjoninë këto. Edhe bëneshinë shumë shenje e çudira ndë llaust nga duarët’ e apostojvet, edhe të gjithë ishinë me një zëmërë ndë kamaret të Sollomonit. Edhe asndonjë nga të tierëtë nukë kuxonte të ngjitej tek ata; po llauzi i madhëronte ata. Edhe më shumë shtoneshinë tuke besuarë mbë Zotinë, shumicë burrash e grash; Kaqë sa nxirinë jashtë ndëpër rrugat të sëmurëtë, e i vininë mbi shtresa e mbi shtratëra, që kur të shkonjë Pietri të zërë hieja e ati ndonjë nga ata. Edhe mbëlidhej ndë Jerusalim shumica që ishte prej qytetesh përqark, e bininë të sëmurët’ edhe ata që ngiteshinë nga frymat’ e pëgëra, të cilëtë shëroneshinë të gjithë. Edhe atëhere u ngrit kryeprifti edhe gjith’ ata që ishinë bashkë me atë, të cilët’ ishinë prej eresisë Sadhdhuqenjet, edhe u mbushnë me smir. Edhe vunë duart’ e tyre mbi apostojt, edhe i vunë ndë burk të gjëndëjesë. Po ëngjëll’ i Zotit hapi dyert’ e burgut natënë, edhe si i nxori ata, u tha atyre: Shkoni, edhe rrini e flisni ndë hieroret te llauzi gjithë fialët’ e kësaj jete. Edhe si dëgjuanë, hynë ndë hieroret mbë të vagëlluarë, edhe mësoninë. Po kur erdhi kryeprifti edhe gjith’ ata që ishinë bashkë me atë, thërritnë bashkë-ndenjëjen’ edhe gjithë pleqësin’ e të bijvet Israilit, edhe dërguanë ndë burkt, t’i bien ata. Edhe shërbëtorëtë, kur vanë, nuk’ i gjetnë ata ndë burk; edhe u këthyen’ e u dhanë zë atyre, Tuke thënë se: “Burgun’ e gjetmë mbyllurë me shumë siguri, edhe ata ruajtësitë tuke ndenjurë jashtë përpara dyervet; po kur hapëm, nukë gjetëm brënda asndonjë. Edhe kur dëgjuanë këto fialë prifti edhe i pari hieroresë edhe kryepriftëritë, vrisninë mëndëjenë për ata, se si do të bënetë këjo punë. Atëhere erdhi një njeri e u dha zë atyreve, tuke thënë, se: “Ja ata burra që pattë vënë ndë burk te janë tuke ndenjurë ndë hieroret, e po mësonjënë llauzinë.” Atëhere vate kryeushtëtori bashkë me shërbëtorëtë, e i prunë, jo me shtrëngatë, sepse kishinë frikë llauzinë, mos i vrasënë me gurë. Edhe si i prunë, i nxuarnë përpara bashkë-ndenjëjesë; edhe kryeprifti i pyeti ata, Tuke thënë: “Nuk’ u porositëm juve shtrënguarë të mos mësoni mbë këtë emërë? Edhe ju ja tek mbushtë Jerusalimnë me mësimnë tuaj, edhe doni të bini mbi ne gjakun’ e këti njeriu.” Atëhere Pietri edhe apostojt’ e tierë u përgjeqnë e thanë: “Duhetë t’i dëgjojmë Perëndisë më tepër se njerëzet? Perëndia i atërëvet tanë ngjalli Jisunë, të cilinë ju e vratë edhe e varët mbi drut. Këtë Perëndia e lartoj me anë të së diathtësë ti, edhe e bëri të parë edhe shpëtimtar, që të apë pendim Israilit, edhe ndëjesë fajesh. Edhe ne jemi martirët’ e ati për këto fialë, edhe Frym’ e Shënjtëruarë, që ua dha Perëndia atyreve që i dëgjonjën’ ati.” Edhe ata kur dëgjuanë, kërcëllininë dhëmbëtë, edhe bëninë këshillë t’i vrasënë. Atëhere u ngrit ndë bashkë-ndenjëjet një Farise, që qjuhej Gamaliil, mësonjës’ i nomit, edhe i nderëshim ndër gjithë llausnë, edhe urdhëroj t’i nxierrënë jashtë apostojtë një çikë herë. Edhe u thot’ atyreve: “O burra Israilitë, vështroni mirë ç’kini për të bërë këtyre njerëzëve. Sepse përpara këtyre ditve u ngrit Thevdhau, tuke thënë për vetëhen’ e ti se diç është, edhe iu ngjitnë prapa sindonja katër qint vetë; ay u vra edhe gjith’ ata që i dëgjonin’ ati u përndanë, edhe u bënë për asgjë. Pas këti u ngrit Judhë Galileasi, nd’ ato dit që shkruheshin’ emëratë, edhe hoqi pas vetiu mjaft llaus; edhe ay humbi, edhe gjith’ ata që i dëgjuanë ati u përndanë. Edhe tashi po u them juve: Largohi nga këta njerës, edhe lirini, sepse ndë qofttë se këjo këshillë a këjo punë është prej njerëzish, do të prishetë. Po ndë qoftë nga Perëndia, nukë munt ta prishni atë; edhe vështroni mos ndothni të bëni luftë edhe me Perëndinë.” Edhe ata i dëgjuan’ati; edhe si thirrnë apostojtë, i rrahnë e i porositnë të mos flasënë mb’ emërit të Jisujt, edhe i lëshuanë. Ata pra iknë nga faqeja e bashkë-ndenjëjesë tuke gëzuarë, se u bënë të zotë të shpërnderonetë për emërin’ e ati. Edhe përditë nukë pushoninë tuke mësuarë, e tuke dhënë zën’ e mirë për Jisu Krishtinë ndë hieroret e ndëpër shtëpi. Edhe nd’ato dit kur po shumoneshinë nxënësitë, Ellinistëtë mumurisninë kundrë Evrenjet, sepse nukë shikoneshinë grat’ e va t’atyre ndë shërbesët të përditëshime. Atëhere të dy-mbë-dhietëtë thirrnë shumicën’ e nxënëset, e thanë: “Nuk’ ësht’ e pëlqyerë mbë ne të lëmë mbënjanë fialën’ e Perëndisë, e të shërbejmë ndëpër truvezat. Mendohi pra, o vëllezër, e sgjithni prej jush shtatë burra që të epetë martiri e mirë për ata, plot me Frymë të Shënjtëruar’ e me dituri, të cilëtë t’i vëmë mbi këtë nevojë. Po neve të presëmë mbë të falurit e mbë shërbesët të fialësë.” Edhe këjo fialë u pëlqye përpara gjithë shumicësë; edhe sgjothnë Stefaninë, që ishte burr plot me besë e me Frymë të Shënjtëruarë, edhe Filippin’ e Prohorin’ e Nikanorin’ e Timonin’ e Parmenanë, edhe Nikollën’ e këthyerë Antioheasinë; Të cilët’ i vunë përpara apostojvet; edhe passi u falnë, vunë duartë mbi ata. Edhe fial’ e Perëndisë shtonej, edhe numuri i nxënëset shumonej fort ndë Jerusalim; edhe shumë gjëndëje nga priftëritë i dëgjoninë besësë. Edhe Stefani, plot me besë e me fuqi, bënte çudira e shenje të mëdha ndë llaust. Atëhere u ngritnë ca nga sinagogjia që thuhet’ e Livertinëvet, edhe e Qyrineaset, edhe e Aleksandhreaset, edhe nga ata që ishinë nga Qiliqia e nga Asia, e haheshinë me fialë me Stefaninë. Edhe s’munt t’i dilninë kundrë diturisë edhe frymësë, që fliste. Atëhere vunë fshehurazi njerës të thonë, se: “Dëgjuam atë tuke folurë fialë vllasfimie kundrë Mojsiut edhe Perëndisë.” Edhe shtynë llauzin’ e pleqt’ e shkronjësitë, edhe u sulnë e rrëmbyen’ atë, edhe e prunë ndë bashkë-ndenjëjet. Edhe nxuarnë përpara martirë gënjeshtarë, që thoshinë, se: “Kyj njeri nukë pushon tuke folurë fialë vllasfimie kundrë këti vëndi të shënjtëruarë, edhe kundrë nomit. Sepse e dëgjuam atë tuke thënë, se: Kyj Jisu Nazoreasi do të prishnjë këtë vënt, edhe do të ndërronjë zakonetë që na ka lënë Mojsiu.” Edhe gjith’ ata që ishinë ndenjurë ndë bashkë-ndenjëjet, kur shtynë sytë mb’ atë, panë faqen’ e ati posi faqe ëngjëlli. Atëhere kryeprifti tha: “Vallë me të vërtetë janë këto punëra kështu?” Edhe ay tha: “O burra vëllezër edhe atërë, pa dëgjoni: Perëndia i lavdisë iu duk atit tënë Avraamit, kur ishte ndë Mesopotami, para se të vinjë e të rrijë ndë Harran, Edhe i tha: “Dil nga dheu yt, edhe nga fisi yt, edhe eja mb’ atë dhe që do të dëftenj tyj.” Atëhere ay dolli nga dheu i Halldhevet, e vate e ndenji ndë Harran. Edhe që andej, pas vdekëjesë t’et, e pru ndë këtë dhe që rrini ju tashi. Edhe nuk’ i dha trashëgim nd’ atë dhe as një çapë këmbe; po iu zotua se do t’ia apë ndën urdhër ati, edhe farës’ ati pas ati, ndonëse ay s’kishte bir. Edhe Perëndia foli kështu, se: “Far’ e ati do të vejë të rrijë ndë dhe të huaj, edhe do ta skllavosën’ atë, edhe do ta marrënë me të keq katër qint viet. Edhe atë komp, tek i cili do të jenë skllevër, do ta gjykonj unë”, tha Perëndia; “edhe pastaj do të dalënë edhe do të më lusnjënë ndë këtë vënt.” Edhe i dha ati dhiatën’ e rrethpresëjesë; edhe kështu i lindi Isaaku, edhe e rrethpreu mbë të tettënë ditë; edhe Isaakut i lindi Jakovi, edhe Jakovit i lintnë të dy-mbë-dhietë kryeatëritë. Edhe kryeatëritë, passi kishinë smir Josifnë, e shitnë nd’Egjypt; por Perëndia ishte bashkë me atë, Edhe e shpëtoj nga gjithë shtrëngimet’ e ati, edhe i dha hir e dituri përpara Faraojt, mbëretit Egjyptit, i cili e vu atë të parë përmbi Egjyptinë, edhe përmbi gjithë shtëpin’ e ti. Edhe u bë një zi mbë gjithë dhen’ e Egjyptit edhe Hanaanit, edhe një shtrëngim i math; edhe atëritë tanë nukë gjininë ç’të haninë. Po Jakovi kur dëgjoj se kishte grur nd’Egjypt, dërgoj herën’ e parë atëritë tanë. Edhe herën’ e dytë Josifi u njoh te të vëllezërit’ e ti, edhe fara e Josifit iu çfaq Faraojt. Edhe Josifi dërgoj e thërriti tan’ e ti Jakovinë, edhe gjithë njerëzin’ e ti, që ishinë shtatëdhiet’ e pesë shpirtë. Edhe Jakovi sbriti nd’Egjypt, edhe vdiq atie ay edhe atëritë tanë. Edhe u prunë ndë Shyhem edhe u vunë nd’ atë varr që pat blerë Avraami me çëmim argjëndi prej të bijvet Emmorit t’et Shyhemit. Po kur u afërua koha e të zotuarit që i pat bërë be Perëndia Avraamit, u shtua llauzi edhe u shumua nd’Egjypt; Gjersa u ngrit një tiatër mbëret, i cili nukë njihte Josifnë. Kyj ngrehu lak kundrë kombit tënë, edhe u dha kaqë shtrëngim atërvet tanë, sa i bëri të hedhënë teje foshnjet’ e atyreve, që të mos u ngjalletë fara. Ndë këtë kohë lindi Mojsiu, edhe ishte i bukur’ i Perëndisë, i cili u ushqye tre muaj ndë shtëpit t’et. Edhe kur u hoth teje, e bija e Faraojt e mori atë, edhe e ushqeu për bir të saj. Edhe Mojsiu u mësua ndë gjithë diturit të Egjyptianëvet, edhe ishte i fortë ndë fialë e ndë punëra. Edhe kur ishte tuke mbushurë dyzet viet, i erdhi ndë zëmërë t’ati të vejë të shohë vëllezërit’ e ti, të bijt’ e Israilit. Edhe kur pa një që po i bënej keq, i dolli për zot, edhe vrau Egjyptianinë, e mori shpagim për atë që mundonej. Sepse kujtonte se të vëllezërit’ e ti do të kupëtoninë se Perëndia u ep atyre shpëtim me anë të dorës’ ati; po ata nuk’ e kupëtuanë. Edhe ndë ditët të nesërme u duk mb’ ata kur po ziheshinë, edhe i nguti ndë paqtim, tuke thënë: “O burra, ju jeni vëllezër; përse i bëni keq njëri tiatrit?” Po ay që i bënte keq të afërmit e shtyti, edhe tha: “Cili të vuri të parë edhe gjyqtar mbi ne? Mos do të më vraç ti sikundrë vrave die atë Egjyptianinë?” Atëhere Mojsiu iku për këtë fialë, e ndenji si i huaj ndë dhe të Madhiamit, atie ku i lintnë dy bij. Edhe passi u mbushnë dyzet viet, iu duk ndë shkretëtirët të malit Sina ënjgjëll’ i Zotit ndë flakët të ziarrit ferrësë. Edhe Mojsiu kur pa, u çudit për këtë të parë; edhe ay kur po afronej që të vështronjë, erdhi zër’ i Zotit tek ay: “Unë jam Perëndia i atërvet tu, Perëndia i Avraamit, edhe Perëndia i Isaakut, edhe Perëndia i Jakovit.” Edhe Mojsiu u trëmp, e s’kuxonte të vështronjë. Atëhere Zoti i tha: “Sgjith shollëzat’ e këmbëvet tua, sepse ay vënt, që ke ndenjurë, është dheu i shënjtëruarë.” “Vura re e pashë të hequritë keq të llauzit që është ndë Egjypt, edhe dëgjova psherëtimën’ e atyre, edhe sbrita t’i shpëtonj; edhe ndashti eja, se do të dërgonj tyj nd’ Egjypt.” Këtë Mojsinë që mohuanë, tuke thënë: “Cili të vuri të parë edhe gjyqtar?”, këtë Perëndia e dërgoj të parë edhe shpërblimtar me anë të dorës’ ëngjëllit që iu duk ndë ferrët. Kyj i nxori ata, passi bëri çudira e shenje ndë dhe të Egjyptit, edhe ndë Det të Kuq, edhe ndë shkretëtirët dyzet viet. Kyj ësht’ a y Mojsiu që u tha të bijvet Israilit, se: “Zoti Perëndia juaj do t’u ngrerë juve një Profit prej vëllezëret tuaj posi mua; ati t’i dëgjoni”. Kyj ësht’ ay që qe ndë përmbëledhëjet ndë shkretërirët bashkë me ëngjëllinë që fliste me atë ndë mal të Sinait, edhe me atëritë tanë, i cili priti fialë të gjalla, për të dhënë neve. Atëritë tanë nukë deshnë t’i dëgjonjënë, po e hothnë poshtë, edhe u këthyenë me zëmërat’ e tyre nd’Egjypt, Edhe i thanë Aaronit: “Bëna perëndira, që të ecënjënë përpara nesh; sepse kyj Mojsiu, që na nxori nga dheu i Egjyptit, nukë dimë se ç’i gjau”. Edhe bënë një viç nd’ ato dit, edhe i prunë kurban idhullit, edhe gëzoneshinë për punët’ e duarvet tyre. Përandaj Perëndia u këthye edhe i la t’i lutenë ushtërisë qiellit, sikundrë është shkruarë ndë vivli të profitërvet: “Mos më keni prurë të therura edhe kurbane dyzet viet ndë shkretërirët, o shëpi’ e Israilit? Po muartë lart tendën’ e Mollohut, edhe yllin’ e perëndisë tuaj Remfan, figurevet që bëtë pët t’u lutur atyreve; përandaj do t’u ngre e do t’u heth juve përtej Vavillonësë”. Tend’ e martirisë ishte ndër atërit tanë ndë shkretëtirët, sikundrë porositi ay që fliste me Mojsinë ta bënjë pas figuresë që kishte parë. Edhe atëritë tanë e muarnë me vetëhe, edhe e prunë bashkë me Jisunë ndë dhet që pushtuanë nga kombetë, të cilëtë Perëndia i nxori jashtë prej faqes’ atërëvet tënë, gjer ndë dit të Dhavidhit; I cili gjeti hir përpara Perëndisë, edhe lypi të gjenjë të ndenjurë për Perëndin’ e Jakovit. Edhe Sollomoni i ndërtoj një shtëpi. Po i Larti nukë rri ndër tempuj që bënenë me dorë, sikundrë thotë profiti: “Qielli është froni im, edhe dheu është ndënëkëmbëje e këmbëvet mia; çfarë shtëpie do të ndërtoni për mua?” thotë Zoti, “A cili është ay vëndi i të prëjturit tim? A nuk’ i ka bërë dora ime të gjitha këto?” “O krerë të pakëthyerë edhe të parrethprerë ndë zëmërë e ndë veshë, ju përherë i rrini kundrë Frymësë Shënjtëruarë; sikundrë atëritë tuaj, kështu edhe ju. Cilinë nga profitëritë nukë ndoqnë atëritë tuaj? Po edhe vranë ata që dhanë zë që përpara për t’ardhurit’ e të Drejtit, të cilit ju ndashti u bëtë trathtorë edhe gjaktorë; Që muartë nomnë prej porosiash ëngjëjsh, edhe nuk’ e ruajttë.” Edhe ata kur dëgjoninë këto, u priste ndëpër zëmërat të tyre, edhe kërcëllininë dhëmbëtë kundrë ati. Po ay, që ishte plot me Frymë të Shënjtëruarë, shtyri sytë ndë qiell, e pa lavdin’ e Perëndisë, edhe Jisunë ndenjurë prej së diathtësë Perëndisë. Edhe tha: “Ja te po shoh qiejetë hapurë, edhe të birr’ e njeriut ndenjurë prej së diathtësë Perëndisë.” Atëhere ata bërtitnë me zë të math, e zunë veshët’ e tyre, edhe u sulnë të gjithë bashkë mbi atë. Edhe e nxuarnë jashtë qytetit, edhe i shtininë me gurë. Edhe martirëtë lanë rrobet’ e tyre përanë këmbëvet një dialoshi që qjuhej Savllë. Edhe i shtininë me gurë Stefanit, që lutej e thoshte: “O Zoti Jisu, prit shpirtinë tim.” Edhe u unjq mbë gjunj e thërriti me zë të math: “O Zot, mos ua zërë këtë atyre për faj”; edhe posa tha këtë fjeti. Edhe Savllit i pëlqente vrasëja e ati. Edhe atë ditë u bë një ndiekëje e madhe kundrë qishësë që ishte ndë Jerusalim. Edhe të gjith’ u përndanë ndëpër vëndet të Judhesë e të Samarisë, përveç apostojvet. Edhe ca burra besëtarë shpunë Stefaninë ndë varr, edhe bënë vajë të madhe mbi atë. Edhe Savlli i bënte keq qishësë, tuke hyrë ndëpër shtëpiatë, e tuke hequrë svarë burra e gra, e i hithtë ndë burk. Ata pra që u përndanë vajtnë vënt mbë vënt, tuke ungjullëzuarë fialënë. Edhe Filippi sbriti ndë qytet të Samarisë, e u leçiste atyre Krishtinë. Edhe gjëndëja me një zëmërë i mbaninë vesh Filippit për ato që thoshte, sepse dëgjonin’ edhe shihnin’ ato çuditë që bënte. Sepse prej shumë njerëzish që kishinë fryma të pëgëra dilninë këto tuke thërriturë me zë të math; edhe shumë ulogë e të çalë u shëruanë. Edhe u bë gëzim i math nd’ atë qytet. Edhe ishte atie një njeri që qjuhej Simon, i cili që ndë krye të kohësë bënte magji nd’ atë qytet, edhe nxirte mënç llauzin’ e Samarisë, tuke thënë për vetëhen’ e ti se është një njeri i math. Të gjithë të mëdhenj e të vegjël’ i vininë vesh, e thoshinë, se: “Kyj është fuqi’e madhe e Perëndisë.” Edhe i vininë vesh, sepse i kish nxierrë mënç shumë kohë me magjitë. Po kur i besuanë Filippit që epte zën’ e mirë për punët’ e mbëretërisë Perëndisë, edhe për emërin’ e Jisu Krishtit, pagëzoneshinë burra e gra. Po edhe ay Simoni vetë besoj, edhe si u pagëzua, mbeti bashkë me Filippinë, edhe tuke parë se bëneshinë shenje e çudira të mëdha, manitej. Edhe apostojtë që ishinë ndë Jerusalim, kur dëgjuanë se Samaria priti fialën’ e Perëndisë, dërguanë tek ata Pietrin’ edhe Joanninë; Të cilëtë sbritnë e u falnë për ata, që të marrënë Frymë të Shënjtëruarë. Sepse edhe s’kishte sbriturë as mbë ndonjë nga ata, po vetëm’ ishinë pagëzuarë mb’ emërit të Zotit Jisu. Atëhere vininë duartë mbi ata, edhe merrninë Frymë të Shënjtëruarë. Edhe Simoni kur pa, se me të vënët’ e duarvet apostojvet epetë Frym’ e Shënjtëruarë, u pruri atyre aspra, Tuke thënë: “Më epni edhe mua këtë pushtet, që mbi cilinëdo që të vë duartë, të marrë Frymë të Shënjtëruarë.” Po Pietri i tha: “Argjëndi yt le të humbasë bashkë me tyj, sepse kujtove, se dhurëtia e Perëndisë fitonetë me aspra. Ti s’ke piesë as shortë ndë këtë fialë, sepse zëmëra jote s’ësht’ e drejtë përpara Perëndisë. Pendohu pra nga këjo e liga jote, edhe lutu Perëndisë, mbase të ndjehetë kyj kujtim’ i zëmërësë sate; Sepse po të shoh se je ndë vërer hidhërie edhe ndë të lidhurë paudhërie.” Atëhere Simoni u përgjeq e tha: “Lutuni ju Zotit për mua, që të mos vinjë mbi mua asndonjë nga ato që thatë.” Ata pra, passi dhanë martiri edhe folnë fialën’ e Zotit, u këthyenë ndë Jerusalim, edhe dhanë zën’ e mirë ndëpër shumë katunde të Samaritëvet. Edhe ëngjëlli i Zotit i foli Filippit tuke thënë: “Ngreu, e shko nga an’ e Mesditësë, mb’ udhët që sbret prej Jerusalimit ndë Gazë (këjo është shkretëtirë). Edhe ay u ngrit e vate. Edhe ja një njeri Ethiop i dredhurë, urdhërtar i Kandhakësë, mbëretëreshës’ Ethiopëvet, i cili ishte mbi gjithë thesaret e asaj; kyj kishte ardhurë që të faletë ndë Jerusalim. Edhe kur ishte tuke këthyer’ e tuke ndenjurë mbë qerren’ e ti, po këndonte profitin’ Isai. Edhe Fryma i tha Filippit: “Afronu e iu ngjit kësaj qerresë.” Edhe Filippi vate me vrap afërë, e dëgjoj atë tuke kënduarë profitinë Isai, edhe tha: “Vallë kupëton ato që këndon?” Edhe ay tha: “E qysh munt të marr vesh, ndë mos më dëfteftë ndonjë?” Edhe iu lut Filippit të hipënjë e të rrijë bashkë me atë. Edhe ay vënd’ i shkronjësë që po këndonte ishte kyj: “U pru posi berr për të therurë, edhe posi qënq që rri pa zë përpara ati që e qeth, kështu nukë hap gojën’ e ti. Ndë të ungjurit t’ati u ngrit gjyqi ati; edhe brezin’ e ati kush do ta dëftenjë? Sepse ngrihetë prej dheut jeta e ati.” Edhe i dredhuri u përgjeq e i tha Filippit: “Të lutem, për cilinë thotë këtë profiti, për vetëhen e ti, apo për ndonjë tiatër?” Atëhere Filippi hapi gojën’ e ti, e zuri nga këjo shkronjë, edhe i dha zën’ e mirë për Jisunë. Edhe tek po shkonin’ udhësë, erthnë mbë një ujë; edhe i dredhuri thotë: “Ja ku ësht’ ujë; çfarë gjëje më ndalon të pagëzonem?” (Edhe Filippi tha: “Ndë beson me gjithë zëmërë, munt të bënetë.” Edhe ay u përgjeq e tha: “Besonj se Jisu Krishti ësht’ i bir’ i Perëndisë). Edhe urdhëroj të qëndronjë qerreja; edhe sbritnë të dy nd’ ujët, edhe Filippi edhe i dredhuri; edhe e pagëzoj. Edhe kur duallnë nga ujëtë, Frym’ e Zotit rrëmbeu Filippinë, edhe i dredhuri s’e pa më, po shkonte udhësë ti tuke gëzuarë. Edhe Flippi u gjënt nd’ Azot, edhe mbë të shkuarë epte zën’ e mirë ndëpër gjithë qytetet, gjersa erdhi ndë Qesari. Edhe Savlli, po tuke shtyrë frikë e vrasëje kundrë nxënëset Zotit, erdhi te kryeprifti, Edhe lypi nga ay kartëra për Dhamaskë te sinagogjitë, që ndë gjetë ca nga këjo udhë, burra e gra, t’i bierë lidhurë ndë Jerusalim. Edhe tuke vatur u afrua ndë Dhamaskë, edhe papriturë vetëtiti rreth ati një dritë nga qielli. Edhe ay si ra përdhe, dëgjoj një zë tuke thënë ati: “Saull, Saull, përse më ndiek?” Edhe ay tha: “Cili je ti, o Zot?” Edhe Zoti tha: “Unë jam Jisuj që ndiek ti; keq është për tyj t’u hethç me shkelmë gjëmbavet.” Edhe ay tuke dridhur’ e tuke habiturë tha: “Zot, ç’do ti të bënj unë?” Edhe Zoti i tha: “Ngreu e hyrë ndë qytet, edhe do të të flitetë ç’duhetë të bënjç. Edhe ata njerëzitë që bënin’ udhë bashkë me atë mbetnë pa zë, sepse zën’ e dëgjoninë, po nukë shihninë asndonjë. Edhe Savlli u ngrit nga dheu, po nukë shihte asndonjë, ndonëse i kishte hapurë sytë, edhe tuke e hequrë prej dore, e prunë atë brenda ndë Dhamaskë. Edhe kishte tri dit që nukë shihte; edhe as hëngri, as piu. Edhe ishte një nxënës ndë Dhamaskë që qjuhej Anani, edhe Zoti i tha nd’ ëndërrë: “Anani.” Edhe ay tha: “Ja unë te jam, o Zot.” Edhe Zoti i tha: “Ngreu e shko nd’atë udhë që qjuhet’ e Drejtë, edhe kërko ndë shtëpit të Judhësë një Tarsiot që qjuhetë Savllë; sepse ja te po faletë; Edhe ka parë nd’ ëndërrë një njeri që qjuhet’ Anani, se hyri e vuri dorënë mbi atë, që t’i hapenë sytë përsëri.” Atëhere Anania u përgjeq: “Zot, kam dëgjuarë nga shumë vetë për këtë njeri, sa të këqia u bëri shënjtorëvet tu ndë Jerusalim; Edhe këtu ka pushtet nga kryepriftëritë të lithnjë gjith’ ata që thërresën’ emërinë tënt.” Po Zoti i tha: “Shko, sepse kyj më ësht’ en’ e sgjedhurë, për të mbajtur’ emërinë tim përpara kombevet, e mbëretërëvet, edhe të bijvet Israilit. Sepse unë do t’i dëftenj ati sa duhetë të pësonjë për emërinë tim.” Edhe Anania vate e hyri ndë shtëpi; edhe si vuri duartë mbi atë, tha: “Saull vëlla, Zoti më ka dërguarë, ay Jisuj që t’u duk mb’ udhë, kur ishnje tuke ardhurë, që të të hapenë sytë përsëri, edhe të mbusheç me Frymë të Shënjtëruarë.” Edhe përnjëherë ranë nga syt’ e ati posi hala, edhe përnjëherë hapi sytë përsëri; edhe u ngrit e u pagëzua. Edhe si hëngri, mori fuqi. Edhe (Savlli) ndenji ca dit bashkë me nxënësitë që ishinë ndë Dhamaskë. Edhe përnjëherë leçiste Krishtinë ndëpër sinagogjitë, se kyj ësht’ i bir’ i Perëndisë. Edhe gjith’ ata që dëgjoninë maniteshin’ e thoshinë: “Nuk’ është kyj ay që prishi ndë Jerusalim ata që thërrisninë këtë emërë, edhe këtu për këtë punë kishte ardhurë, që t’i shpierë lidhurë te kryepriftëritë?” Po Savlli merrte fuqi më tepër, edhe trubullonte ata Judhenj që rrininë ndë Dhamaskë, tuke dëftyerë, se kyj është Krishti. Edhe si shkuanë mjaft dit, Judhenjtë bënë këshillë ta vrasënë. Po kundrëkëshilla e atyreve i ra ndër veshë Savllit; edhe ruaninë dyertë dit’ e natë, që ta vrasënë. Atëhere nxënësit’ e muarnë natënë, edhe e sbritnë nga muri, varurë ndë një shportë. Edhe Savlli, si erdhi ndë Jerusalim, kërkonte të piqetë me nxënësitë; po të gjith’ e kishinë frikë, sepse nukë besoninë se është nxënës. Po Varnava e mori, edhe e pruri tek apostojtë, edhe u dëfteu atyre qysh pa Zonë mb’ udhë, edhe se i foli ati, edhe qysh fliste ndër sy ndë Dhamaskë mb’ emërit të Jisujt. Edhe ishte tuke hyrë e tuke dalë bashkë me ata ndë Jerusalim, edhe tuke folurë ndër sy mb’ emërit të Zotit Jisu. Edhe fliste e hahej me Greqishtarëtë; po ata kërkoninë ta vrisninë. Edhe vëllezëritë kur e muarnë vesh, e prunë poshtë ndë Qesari, edhe e dërguanë ndë Tarsë. Qishatë pra ndëpër gjithë Judhenë e Galilenë e Samarinë kishinë paqtim, edhe ishinë tuke ndërtuar’ e tuke ecurë ndë frikë të Zotit, edhe shumoneshinë me anë të ngushëllimit të Frymësë Shënjtëruarë. Edhe Pietri, tek po shkonte ndëpër gjith’ ata vënde, sbriti edhe te shënjtorëtë që ishinë ndë Lydhdhë. Edhe atie gjeti një njeri që e qjuanin’ Ene, i cili ishte ulok që dergjej ndë shtrat që tetë vieç. Edhe Pietri i tha: “Ene, Jisu Krishti të shëron; ngreu edhe shtro shtratinë tënt.” Edhe ay përnjëherë u ngrit. Edhe gjith’ ata që rrininë ndë Lydhdhë e ndë Saron e pan’ atë, edhe u këthyenë mbë Zotinë. Edhe ndë Joppë ishte një nxënëse që qjuhej Tavitha, që këthyerë do me thënë. Kaprolle; ajo ishte plot me punëra të mira e me elejmosina që bënte. Edhe nd’ ato dit gjau të sëmuret ajo, edhe të vdesë; edhe si e lanë, e vunë ndë dhomë të sipërme. Edhe Lydhdha passi ishte afër Joppësë, nxënësitë kur dëgjuanë se Pietri është nd’ atë, dërguanë dy burra tek ay, tuke lutur’ atë të mos përtonjë të vinjë gjer tek ata. Edhe Pietri u ngrit e vate bashkë me ata; edhe kur erdhi, e hipnë ndë dhomë të sipërme; edhe i duallnë përpara gjithë grat’ e veja tuke qjarë, e tuke dëftyerë të veshura e rroba, që bënte Kaprolleja kur ishte bashkë me ato. Po Pietri passi i nxori të gjitha jashtë, u unjq mbë gjunj edhe u fal; edhe u këthye te trupi e tha: “Tavitha, ngjallu.” Edhe ajo hapi syt’ e saj, edhe kur pa Pietrinë u ngrit e ndenji. Edhe ay i dha dorënë, edhe e ngriti; edhe passi thërriti shënjtorët’ e të vejatë, e nxori përpara të gjallë. Edhe këjo u muar vesh ndëpër gjithë Joppënë; edhe shumë vetë i besuanë Zotit. Edhe Pietri mbeti mjaft dit ndë Joppë, përanë një farë Simoni lëkurëregjësi. Edhe ishte një njeri ndë Qesari që qjuhej Kornill, krye-qindës prej tufës’ ushtëtorëvet që qjuhej Italiane; Besëtar edhe që kishte frikë Perëndinë bashkë me gjithë shtëpin’ e ti, edhe tuke bërë shumë elejmosina ndë llaust, edhe tuke luturë Perëndisë gjithënjë. Kyj pa këthiellëtë nd’ ëndërrë, afro mbë të nënttën orë të ditësë, ëngjëllin’ e Perëndisë, se hyri tek ay, e i tha: “O Kornill.” Edhe ay kur shtyri sytë mb’ atë, e mori frika, e tha: “Ç’ësht’, o Zot?” Edhe ay i tha: “Të falurat’ e tua e elejmosinat’ e tua hipnë për kujtim përpara Perëndisë. Edhe ndashti dërgo njerës ndë Joppë, edhe thirrë Simoninë që qjuhetë përmbiemërë Pietër; Kyj ka rënë ndë shtëpi të një farë Simoni lëkurëregjësi, që e ka shtëpinë përanë detit; (kyj do të të flasë ç’duhetë të bënjç.)” Edhe si iku ëngjëlli që ishte tuke folurë (me Kornillinë), thërriti dy vetë nga shërbëtorët’ e ti, edhe një ushtëtuar besëtar nga ata që rrininë përherë përan’ ati. Edhe si u dëfteu atyre të gjitha, i dërgoj ndë Joppë. Edhe mbë të nesërmet, tek ishinë tuke bërë udhë, edhe po afroneshinë ndë qytet, Pietri hipi ndë dhomët të faletë, afëro mbë gjasht’orë. Edhe e mori uria, e deshi të hajë; po kur ishinë tuke bërë ati gati bukënë, i erdhi një të habiturë. Edhe sheh qiellinë hapurë, edhe një enë tuke sbriturë mbi atë posi një pëlhur’ e madhe, lidhurë nga të katrë anëtë, edhe tuke rënë mbi dhet. Nd’ atë ishinë gjithë shtësët’ e dheut me katër këmbë, e bishatë, e shtërpinjtë, e shpesët’ e qiellit. Edhe erdhi një zë tek ay: “Ngreu, Pietër, ther e ha.” Po Pietri tha: “Qoftë lark, o Zot! Sepse kurrë s’kam ngrënë çdo farë gjëje të ndyrë a të pëgërë.” Edhe përsëri për së dyti erdhi një zë tek ay: “Ato që i ka qëruarë Perëndia, ti mos i qjuaj të ndyra.” Edhe këjo u bë tri herë; edhe përseri ena u muar lart ndë qiell. Edhe Pietri kur ishte tuke vrarë mëndëjenë me vetëhen’ e ti, vallë ç’do të jetë këta të parë që pa, ja ata burratë, që ishinë dërguarë nga Kornilli, passi pyetnë për shtëpin’ e Simonit, harrinë ndë portët. Edhe tuke thirrurë pyesninë, ndë qoftë se kish rënë këtu Simoni që qjuhetë përmbiemërë Pietër. Edhe Pietri atie ku ishte duke menduarë për të parëtë që pa, Fryma i tha: “Ja te po të kërkonjënë tre burra. Ngreu pra e sbrit, e shko bashkë me ata, pa mos pasurë ndonjë farë mendimi; sepse un’ i kam dërguarë.” Edhe Pietri passi sbriti tek ata njerëzitë që ishinë dërguarë tek ay nga Kornilli, tha: “Ja, unë jam ay që kërkoni; për ç’punë keni ardhurë?” Edhe ata thanë: “Kornilli, krye-qindësi që është njeri i drejtë, edhe që ka frikë Perëndinë, edhe që ka dhënë martiri për atë gjithë kombi Judhenjet, u urdhërua nga Perëndia prej ëngjëllit shënjtëruarë, të të thërresë ndë shtëpi të ti, edhe të dëgjonjë fialënë nga ti.” Ay pra i thërriti ata brënda, e i gostiti. Edhe mbë të nesërmenë dolli Pietri bashkë me ata, edhe ca nga ata vëllezëritë që ishinë nga Joppa erthnë bashkë me atë. Edhe mbë të nesërmenë hynë ndë Qesari; edhe Kornilli ishte tuke pritur’ ata, edhe kishte thërriturë fisin’ e ti e miqt’ e ti të nevojëshimitë. Edhe Pietri posa hyri brënda, Kornilli i dolli përpara, e i ra ndë këmbë, edhe i u fal. Po Pietri e ngriti, tuke thënë: “Ngreu; sepse edhe unë jam njeri.” Edhe tuke folurë bashkë me atë hyri brënda, edhe gjen mbëledhurë shumë vetë. Edhe u tha atyre: “Ju e dini se s’ësht’ e ndëjerë për një njeri Judhe të piqetë a të afronetë me tiatër komp, po Perëndia më dëfteu të mos them as për ndonjë njeri se është i ndyrë a i pëgërë. Përandaj kur u thërriç erdha pa bërë fialë; pyes pra, për ç’fialë dërguat’ e më prutë?” Edhe Kornilli tha: “Janë katrë dit gjer mbë këtë orë që ishnjam tuke agjëruarë, edhe mbë të nënttën’ orë ishnjam tuke falurë ndë shtëpi time; edhe ja një njeri me rroba të ndritura te ndenji përpara meje. Edhe thotë: “Kornill, u dëgjua të faluritë tat, edhe elejmosinat’ e tua u përmëntnë përpara Perëndisë. Dërgo pra ndë Joppë, e thirrë Simoninë, që qjuhetë përmbiemërë Pietër; kyj ka rënë ndë shtëpi të Simonit lëkurë-regjësit përanë detit; edhe ay kur të vinjë do të të flasë. Përnjëherë pra dërgova te ti; edhe ti bëre mirë që erdhe. Ndashti pra neve të gjithë jemi përpara Perëndisë, që të dëgjojmë gjithë ç’jan’ urdhëruarë te ti prej Perëndisë.” Edhe Pietri hapi gojën’ e tha: “Me të vërtetë po e marr vesh, se Perëndia s’mban anë; Po mbë çdo komp që e ka frikë, edhe punon të drejtënë, ësht’ i priturë tek ay. Atë fialënë që dërgoj te të bijt’ e Israilit, tuke ungjillëzuarë paqtim me anë të Jisu Krishtit (kyj është Zoti të gjithëve), Këtë fialë ju e dini, që u përhap ndëpër gjithë Judhenë, zënë që nga Galilea, pas pagëzimit që leçiti Joanni; Perëndia qysh leu Jisunë nga Nazareti me Frymë të Shënjtëruar’ e me fuqi, i cili shkoj vënt mbë vënt tuke bërë mirë e tuke shëruarë gjith’ ata që mundonëshinë prej diallit; sepse Perëndia ishte bashkë me atë. Edhe neve jemi martirë për gjith’ ato që bëri edhe ndë vënt të Judhenjet edhe ndë Jerusalim; të cilin’ e vranë edhe e varnë mbë dru. Këtë Perëndia e ngjalli mbë të trettënë ditë, edhe e bëri të duketë, Jo mbë gjithë llausnë, po mbë martirët’ e sgjedhurë që përpara prej Perëndisë, do me thënë mbë neve që hëngrëm e pim bashkë me atë, passi u ngjall prej së vdekurish. Edhe na porositi të leçisëmë te llauzi, edhe të martirisëmë, se ay ësht’ ay që qe urdhëruarë prej Perëndise gjyqtar të gjallësh e të vdekurish. Gjithë profitëritë martirisnjënë për këtë, se me anë t’ emërit ati do të marrë ndëjesë fajesh kushdo që i beson. Edhe Pietri po tuke folurë këto fialë, ra Frym’ e Shënjtëruarë mbi gjith’ ata që dëgjoninë fialënë. Edhe u manitnë ata besëtarëtë që ishinë nga rrethpresëja, sa kishin’ ardhurë bashkë me Pietrinë, se u derthka dhurëtia e Frymësë Shënjtëruarë edhe mbë kombet. Sepse dëgjonin’ ata tuke folurë gjjuhëra, e tuke madhëruarë Perëndinë. Atëhere Pietri u përgjeq: “Mos munt të ndalonjë ujtë ndonjë që të mos pagëzonenë këta që muarnë Frymën’ e Shënjtëruarë, sikundrë edhe neve?” Edhe i urdhëroj të pagëzonenë mb’ emërit të Zotit. Atëhere iu lutnë të mbesë ca dit tek ata. Edhe apostojt’ e vëllezëritë që ishinë ndë Judhet dëgjuanë, se edhe kombetë pritnë fialën’ e Perëndisë. Edhe Pietri kur hipi ndë Jerusalim, haheshinë me atë ata që ishinë nga rrethpresëja, Tuke thënë, se: “Hyre ndër njerës të parrethprerë, e hëngre bashkë me ata.” Po Pietri zuri e u dëfteu atyre një nga një, tuke thënë: “Un’ ishnjam tuke falurë ndë qytet të Joppësë; edhe pashë një të parë ndë të habiturë, sikur sbriste një enë posi një pëlhur’ e madhe lidhurë nga të katër’ anëtë, e lëshonej poshtë nga qielli, edhe erdhi gjer tek unë. Kur shtyra sytë mb’ atë, vura re e pashë shtësët’ e dheut me katrë këmbë, e bishat’ e shtërpinjt’ e shpesët’ e qiellit. Edhe dëgjova një zë që më thoshte: Ngreu, Pietër, ther e ha. Po unë thashë: Qoftë lark, o Zot! Se çdo gjë e ndyrë a e pëgërë, askurrë s’ka hyrë ndë gojët time. Po zëri m’u përgjeq për së dyti nga qielli: Ato që i ka qëruarë Perëndia, ti mos i qjuaj të ndyra. Edhe këjo u bë tri herë; edhe përsëri u hoqnë të gjitha ndë qiell. Edhe ja përnjëherë te harrinë tre burra mb’ atë shtëpi që ishnjam, dërguarë nga Qesaria tek unë. Edhe Fryma më tha të vete bashkë me ata, pa mos pasurë ndonjë farë mendim; edhe erthnë bashkë me mua edhe këta gjashtë vëllezër, edhe hymë ndë shtëpi t’ati njeriut. Edhe ay na dëfteu, qysh pa ëngjëllinë ndë shtëpi të ti, se ndenji e i tha: Dërgo [njerës] ndë Joppë, e thirrë Simoninë që qjuhetë përmbiemërë Pietër; I cili do të flasë tyj fialë, që prej atyre fialëve do të shpëtonjç ti edhe gjith’ shtëpia jote. Edhe unë posa zura të flas, ra Frym’ e Shënjtëruarë mbi ata, sikundrë edhe mbë ne herën’ e parë. Atëhere më ra ndër mënt fial’ e Zotit që thoshte, se: “Joanni pagëzoj me ujë, po ju do të pagëzohi me Frymë të Shënjtëruarë”. Ndë qoftë pra se Perëndia u dha atyre dhurëtinë sinjënjë, sikundrë edhe neve, sepse i besuanë Zotit Jisu Krisht, unë ç’i zoti ishnjam të ndalonj Perëndinë?” Edhe ata si dëgjuanë këto fialë, pushuanë edhe lavduanë Perëndinë, tuke thënë: “Perëndia pra u pasëka dhënë edhe kombevet pendimnë për jetë.” Ata pra që ishinë përndarë nga ndiekëja që u bë për Stefaninë, vatnë gjer ndë Finikë e ndë Qyprë e ndë Antiohi, edhe as ndonjërit nuk i leçisninë fialënë, veç Judhenjet. Edhe ca nga ata ishinë njerës Qyprianë e Qyrineas, të cilëtë si hynë ndë Antiohi, flisninë te Greqishtarëtë, tuke dhënë zën’e mirë për Zotinë Jisu. Edhe dor’ e Zotit ishte bashkë me ata; edhe shumë numër njerëzish besuanë, e u këthyenë mbë Zotinë. Atëhere ra fiala ndë veshë të qishësë që ishte ndë Jerusalim për ata, edhe dërguanë Varnavënë të vejë gjer ndë Antiohi. Ay si erdhi, edhe pa hirin’ e Perëndisë, u gëzua edhe nguste të gjithë të qëndronjënë me zëmërë të drejtë te Zoti; Sepse ishte njeri i mirë edhe plot me Frymë të Shënjtëruar’ e me besë. Edhe u shtua mjaft gjëndëje mbë Zotinë. Atëhere Varnava dolli ndë Tarsë, që të kërkonjë Savllinë; edhe si e gjeti, e pru ndë Antiohi. Edhe një vit të tërë mbëlidheshinë ndë qishë, edhe mësoninë mjaft gjëndëje; edhe nxënësitë u qjuajtnë të Krështerë përpara ndë Antiohi. Edhe nd’ ato dit sbritnë profitërë nga Jerusalimi ndë Antiohi. Edhe u ngrit një nga ata që qjuhej Agaf, e shënoj me anë të Frymësë, se do të bënetë një zi e madhe mbë gjithë dhenë, edhe u bë ndë ditët të Qesar Kllavdhiut. Përandaj nxënësit’ urdhëruanë gjithë-secili nga ata, pas pasjesë tyre që kishinë, të dërgonjënë ndihmë vëllezëret që rrinë ndë Judhe; sikundrë edhe e bënë, e ua dërguanë pleqvet me dorë të Varnavës’ e të Savllit. Edhe nd’ atë kohë mbëreti Iroth vuri duartë t’u bënjë keq cave që ishinë nga qisha. Edhe vrau me thikë Jakovinë të vëllan’ e Joannit. Edhe kur pa se këjo u pëlqen Judhenjet, vuri ndër mënt të zërë edhe Pietrinë (edhe atëhere ishinë dit e të pabrumievet). Edhe si e zuri, e vuri ndë burk, edhe e dha ndë duar katrë palë ushtëtorëve nga katrë vetë që ta ruanjënë, sepse donte ta nxirte përpara llauzit pas pashkësë. Pietri pra po ruhej ndë burk; po qisha ishte tuke falurë Perëndinë gjithënjë për atë. Edhe kur do ta nxirte atë Irodhi përpara, atë natë Pietri ishte tuke fjeturë ndërmest dy ushtëtorëve, lidhurë me dy hekura, edhe ruajtësitë ruaninë burgunë përpara derësë. Edhe ja ëngjëlli i Zotit tek erdhi papriturë, edhe ndriti një dritë nd’ atë vënt; edhe si i ra Pietrit ndë brinjët, e sqoj, tuke thënë: “Ngreu shpejt.” Edhe i ranë hekuratë nga duartë. Edhe ëngjëlli i tha: “Ngjishu, edhe mbath këpucët’ e tua”; edhe ay bëri ashtu. Edhe i thotë: “Vish rrobenë tënde, edhe eja pas meje.” Edhe ay si dolli e i vinte pas, edhe nuk’ e dinte, se është me të vërtetë këjo që u bë nga ëngjëlli, po i dukej se po sheh ëndërrë. Edhe si kapëtuanë ruajtëjen’ e parë, edhe të dytënë, erthnë ndë derë të hekurtë, që shpie ndë qytet, e cila u hap atyreve prej vetiu; edhe si duallnë, shkuanë ndëpër një rrugë; edhe përnjëherë ëngjëlli u nda nga ay. Edhe Pietri, si erdhi ndër vetëhe, tha: “Ndashti e di me të vërtetë, se Zoti dërgoj ëngjëllin’ e ti, edhe më shpëtoj nga dor’ e Irodhit, edhe nga gjithë shpëresa e llauzit Judhenjet.” Edhe passi u mendua me vetëhe, erdhi ndë shtëpi të Marisë, s’ëmësë Joannit që qjuhej përmbiemërë Mark, atie tek ishinë mbëledhurë mjaft vetë tuke falurë. Edhe (Pietri) kur trokolliti ndë portët të avllisë, erdhi një shërbëtore që qjuhej Rodhë, për të dëgjuarë; Edhe ajo kur njohu zën’ e Pietrit, nga gëzimi nukë hapi portënë, po shkoj me vrap brënda edhe dha zë, se Pietri po rri përpara portësë. Edhe ata i thanë asaj: “Shkallove”; po ajo qëndronte mbë fialët: se kështu është. Edhe ata thoshinë, se: “Ësht’ ëngjëlli ati.” Po Pietri po priste tuke trokolliturë, edhe si i hapnë, edhe e pan’ atë, u manitnë. Po ay u bëri atyre me dorë të mos bënjënë zë, e u tregoj atyre, qysh e nxori Zoti nga burgu; edhe tha: “Epini zë Jakovit edhe vëllëzëret për këto.” Edhe dolli e vate mbë një tiatërë vënt. Edhe si u gëdhi, u bë shumë trazyrë ndër ushtërorët, vallë ç’u bë Pietri. Edhe Irodhi kur e kërkoj, e s’e gjeti, gjykoj ruajtësitë, e urdhëroj të vritenë, edhe sbriti nga Judhea ndë Qesari, e shkonte kohënë atie. Edhe Irodhi ishte fort zëmëruarë me Tyrasit’ e me Sidhonasitë; po ata erthnë me një zëmërë tek ay, edhe si i mbushnë mëndëjenë Vllastit kamarierit mbëretit, lypninë të bëninë paqtim; sepse vëndi atyreve ushqehej prej vëndit mbëretit. Edhe një ditë që e kishinë vënë Irodhi veshi rroben e mbëretërisë, edhe ndenji mbë front, e u lëgjironte atyre. Edhe llauzi thoshte me zë të math: “Zë Perëndie është, e jo njeriu.” Edhe përnjëherë ëngjëll’ i Zotit e goditi atë, sepse nuk’ i dha lavdinë Perëndisë; edhe si u hëngrë nga krymbatë, dha shpirtinë. Edhe fial’ e Perëndisë shtonej e shumonej. Edhe Varnava e Savlli passi mbaruanë punënë që patnë, u këthyenë nga Jerusalimi, edhe muarnë me vetëhe edhe Joanninë që u qjuajti përmbi-emërë Mark. Edhe ndë qishët që ishte ndë Antiohi ishinë ca profitër’ e mësonjës, Varnava edhe Simeoni që qjuhej Niger, edhe Lluqiu Qyrineasi, edhe Manajni që ishte rriturë bashkë me Irodhinë katrurdhëratësinë, edhe Savlli. Edhe ata tek ishinë tuke i shërbyerë Zotit, edhe tuke agjëruarë, Frym’ e Shënjtëruarë tha: “Më ndani veç Varnavën’ edhe Savllinë për atë punë që i kam thërritur’ ata.” Atëhere si agjëruan’ e u falnë, edhe vunë duartë mbi ata, i lëshuanë. Këta pra passi u dërguanë nga Frym’ e Shënjtëruarë, sbritnë ndë Selefqi, edhe prej andyj lundruanë për Qyprë. Edhe kur erthnë ndë Salaminë, leçisninë fialën’ e Perëndisë ndëpër sinagogjitë të Judhenjet; edhe kishin’ edhe Joanninë shërbëtuar. Edhe si kapëtuan’ ujdhezënë gjer ndë Pafë, gjetnë një farë magjistari profit të rrem Judhe, që e kishte emërinë Var-jisu, I cili ishte bashkë me Sergjinë Pavël prokonsullinë, një burr’ të mënçim. Kyj thirri Varnavën’ edhe Savllinë, edhe kërkoj të dëgjonjë fialën’ e Perëndisë. Po Ellyma, do me thënë magjistari, (sepse kështu këthehet’ emër’ i ati) u dilte kundrë atyre, e kërkonte të këthenjë prokonsullinë nga besa. Po Savlli (që qjuhej edhe Pavël), mbushurë me Frymë të Shënjtëruarë, shtyri sytë mbi atë, E tha: “O ti që je plot me çdo kobim e me çdo punë të ligë, i biri diallit, arëmiku i çdo drejtërie, nukë do të pushonjç tuke prishur’ udhët’ e drejta të Zotit? Edhe ndashti ja dor’ e Zotit tek është mbi tyj; edhe do të mbeteç i verbërë, të mos shohç diellinë gjer mbë një kohë.” Edhe përnjëherë ra mbi atë një miegullë e një errësirë, edhe vinte rrotullë tuke kërkuarë njerës që ta hiqinë për dore. Atëhere kur pa prokonsulli se ç’u bë besoj, e çuditej për mësimin’e Zotit. Pavli pra edhe ata që ishinë rreth ati passi u ngritnë nga Pafa, erthnë ndë Pergë të Pamfylisë; edhe Joanni u nda nga ata, edhe u këthye ndë Jerusalim. Edhe ata passi shkuanë prej Pergësë, erthnë ndë Antiohi të Pisidhisë, edhe si hynë ndë sinagogjit ditën’ e shëtunë, ndenjnë aty. Edhe si u këndua nomi edhe profitërit, të parët’ e sinagogjisë dërguanë tek ata, tuke thënë: “O burra vëllezër, ndë kini ndonjë fialë për të mësuarë llausnë, thoni.” Edhe Pavli si u ngrit, bëri me dorë, e tha: “O burra Israilitë, edhe ju që i kini frikë Perëndisë, pa dëgjoni. Perëndia i këti llauzit Israilit sgjodhi atëritë tanë, edhe ngriti llauzinë që ishte i huajë ndë dhe të Egjyptit, edhe me krahë të lartë i nxori së andejmi. Edhe gjer mbë një kohë dyzet viet duroj mëndyrët’ e atyre ndë shkretërirët. Edhe passi prishi shtatë kombe ndë dhet të Hanaanit, u ndau atyre me shortë dhen’ e atyreve. Edhe pastaj për katrë qint e pesë-dhietë viet u dha atyre gjyqtarë gjer mbë ditë të profitit Samuill. Edhe pastaj lypnë mbëret, edhe Perëndia u dha atyre Saullinë të birr’ e Qisit, një burr prej farësë Veniaminit, dyzet viet. Edhe si e ngriti prej vëndit, u vuri atyre Dhavidhinë për mbëret, për të cilinë martirisi e tha: “Gjeta Dhavidhinë të birr ’e Jesseut, njeri pas zëmrësë sime, i cili do të bënjë gjithë dashurimet’e mia.” Prej farësë këti, sikundrë ishte zotuarë Perëndia, ngriti mbë Israilinë shpëtimtar Jisunë, Për të cilinë Joanni leçiti përpara mbë gjithë llauzin’ e Israilit pagëzim pendimi, para se të vinjë ay. Edhe Joanni kur po mbaronte udhën’ e ti, thoshte: “Ç’kujtoni se jam unë? Unë nukë jam ay; po ja te vjen pas meje ay, të cilit unë nukë jam i zoti t’i sgjith këpucën’ e këmbëvet. O burra vellezët, të bijt’ e farës’ Avraamit, edhe sa janë ndër ju që i kanë frikë Perëndisë, mbë ju u dërgua fial’ e këti shpëtimi. Sepse ata që rrinë ndë Jerusalim, edhe të parët’ e atyre, passi nuk’ e njohnë këtë, as fialët’ e profitërëvet që këndonenë çdo të shëtunë, i mbushnë ato, kur e gjykuanë për vdekëje. Edhe ndonëse s’gjetnë asndonjë faj për vdekëje, lypnë prej Pillatit që të vritetë. Edhe passi mbaruanë gjith’ ato që ishinë shkruarë për atë, e sbritnë prej drusë, edhe e vunë ndë varr. Po Perëndia e ngjalli prej së vdekurish. I cili u duk për shumë dit mb’ ata që hipnë bashkë me atë prej Galilesë ndë Jerusalim, të cilëtë janë martirët’ e ati te llauzi. Edhe neve po u apëmë juve zën’e mirë për të zotuarëtë që qe bërë mb’ atërit, Se këtë Perëndia e mbushi mbë ne që jemi bijt’ e atyre, tuke ngjallurë Jisunë; sikundrë është shkruar’ edhe ndë Psallmë të dytë: “Ti je biri im; unë sot të kam piellë.” Edhe se e ngjalli atë prej së vdekurish, që të mos këthenetë më ndë prishëje, ka thënë: “Se unë do t’u ap juve të drejtat’ e Dhavidhit që u zotuashë më besë.” Përandaj edhe ndë një tiatërë Psallmë thotë: “Se nukë do të lësh të drejtinë tënt të shohë prishëje.” Sepse Dhavidhi, passi pati shërbyerë pas ëndësë Perëndisë ndë jetët të ti, fjeti, edhe u vu tek atërit’ e ti, edhe pa prishëje. Po atë që e ngjalli Perëndia, nukë pa prishëje. Qoftë e diturë pra mbë ju, o burra vëllezër, se me anë të këti leçitetë ndëjesë fajesh mbë ju, Edhe prej gjith’ atyre punëravet që nukë munt të dilni të drejtë me anë të nomit Mojsiut, me anë të këti kushdo që beson del i drejtë. Shikoni pra se mos vinjë mbë ju ajo që është thënë nga profitëritë: “Shikoni ju që s’e zini për gjë, edhe çudituni, edhe humbisni; sepse unë do të punonj një punë ndër dit tuaja, një punë që nukë do ta besoni, ndë ua tregoftë ndonjë juve.” Edhe kur po dilninë (nga sinagogjia e Judhenjet), u luteshinë (kombetë) t’u fliten’ edhe atyreve këto fialë të shëtunënë që vien. Edhe si u përnda sinagogjia, shumë vetë nga Judhenjtë edhe nga besëtarët’ e këthyerë vanë prapa Pavlit edhe Varnavësë; të cilëtë tuke folur’ atyre u mbushninë mëndëjenë të mbesënë ndë hirt të Perëndisë. Edhe të shëtunënë tiatërë u mbëloth afro gjithë qyteti të dëgjonjënë fialën’ e Perëndisë. Po Judhenjtë, kur panë gjëndëjenë, u mbushnë me zmir, edhe flisninë kundrë atyre punëravet që thoshte Pavli, tuke folurë kundrë e tuke vllasfimisurë. Atëhere Pavli edhe Varnava folnë me sy hapurë, e thanë: “Mbë ju ishte nevojë më përpara të flitej fiala e Perëndisë; po passi e hithni poshtë, edhe nuk’ e gjykoni vetëhenë tuaj që të bëhi të vëjyerët’ e jetësë pasosurë, ja te po këthenemi ndër kombet; Sepse kështu na ka porositurë Zoti, tuke thënë: ”Të kam vënë për dritë kombesh, që të jesh për shpëtim gjer ndë funt të dheut.” Edhe kombetë, kur dëgjuanë, gëzoneshinë, edhe lavdoninë fialën’ e Zotit; edhe gjithë sa ishin’ urdhëruarë për jetën’ e pasosurë besuanë. Edhe fial’ e Zotit përhapej ndëpër gjith’ atë vënt. Po Judhenjtë shtyninë gratë që druaninë Zonë e ishinë me shenjë, edhe të parët’ e qytetit, edhe ngritnë ndiekëje kundrë Pavlit edhe Varnavësë, edhe i nxuarnë nga sinoret’ e tyre. Po ata shkuntnë pluhurin’ e këmbëvet tyre kundrë atyreve, edhe erthnë ndë Ikoni. Edhe nxënësitë mbusheshinë me gëzim e me Frymë të Shënjtëruarë. Edhe ndë Ikoni, kur hynë bashkë ndë sinagogjit të Judhenjet, folnë kështu, sa besuanë shumë shumicë prej Judhenjet e prej Grekëvet. Po ata Judhenjtë që nukë bindeshinë, shtyninë mbë të keq shpirtërat’ e kombevet kundrë vëllezëret. Mjaft kohë pra ndenjnë atie, tuke folurë me sy hapurë për Zotinë, që martiriste për fialën’ e hirit ti, edhe epte të bënenë shenje e çudira me anë të duarvet atyre. Edhe shumica e qytetit u nda mbë dy; e ca ishinë me Judhenjtë, e ca me apostojtë. Edhe kur u sulnë kombet' e Judhenjtë bashkë me të parët' e tyre, që t'i shanjën’ e t’i vrasënë me gurë, E muarnë vesh, edhe iknë ndëpër qytetet të Lykaonisë, ndë Lystrë e ndë Dervë, e rreth atyre fshatëravet, Edhe atie leçisninë ungjillinë. Edhe ndë Lystrë rrinte një njeri që s’munte nga këmbëtë, sepse ishte i çalë që nga barku s’ëmësë, i cili s’kishte ecurë kurrë. Kyj dëgjonte Pavlinë tuke folurë; i cili, si shtyri sytë mb’ atë, edhe pa se kishte besë për të shpëtuarë, Tha me zë të math: “Ngreu mbë këmbë drejtë. Edhe ay këcente edhe ecënte. Edhe gjëndëja kur panë se ç’bëri Pavli, ngritnë zën’e tyre, tuke thënë Lykaonisht, se: “Perënditë u shëmbëllyenë mbë njerës e sbritnë te ne.” Edhe qjuaninë Varnavënë Enjëte, edhe Pavlinë Mërkur; sepse ay ishte i pari që fliste. Atëhere prifti i Enjëtesë, që ishte përpara qytetit atyreve, pruri dema e kurora përpara dyervet, e donte të bënjë kurban bashkë me gjëndëjenë. Edhe apostojtë Varnava edhe Pavli kur dëgjuanë, çuarnë rrobet’ e tyre, e u hothnë ndë mes të gjëndëjesë, tuke thërriturë, E tuke thënë: “Përse bëni këto, o burra? Edhe neve jemi njerës që pësojmë si edhe ju, edhe u leçisëmë juve të këtheneni nga këto të kota mbë Perëndinë e gjallë, që bëri qiellin’ e dhen’ e detin’ edhe gjithë ç’ janë nd’ ato; I cili ndë brezat që shkuanë la gjithë kombetë të ecënjënë nd’ udhët të tyre; Ndonëse nuk’ e la vetëhen’ e ti pa martirisurë, tuke bërë mirë, e tuke dhënë neve nga qielli shira e kohëra plot me pemë, e tuke mbushurë zëmratë tona me ushqim e me gëzim.” — Edhe tuke thënë këto, mezi ndaluanë gjëndëjenë që të mos u bënjën’ atyre kurban. Edhe erthnë ca Judhenj nga Antiohia e nga Ikonia, edhe u mbushnë mëndëjenë gjëndëjesë, e rrahnë me gurë Pavlinë, edhe e hoqnë svarë jashtë qytetit, sepse kujtuanë se vdiq. Po nxënësitë si e qarkësuanë, u ngrit e hyri ndë qytet, edhe mbë të nesërmet dolli bashkë me Varnavënë ndë Dhervë. Edhe passi leçitnë ungjillinë nd’atë qytet, edhe bënë shumë nxënës, u këthyenë ndë Lystrë e nd ’ Ikoni, e ndë Antiohi, Tuke forcuarë shpirtërat’ e nxënëset, e tuke shtytur’ ata të qëndronjënë ndë besët, edhe tuke thënë atyre se me shumë shtrëngime duhetë të hynjënë ndë mbëretërit të Perëndisë. Edhe si u urdhëruan atyre pleq mbë çdo qishë, edhe u falnë me agjërime, i lanë te Zoti që i kishinë besuarë. Edhe si shkuanë ndëpër Pisidhi, erthnë ndë Pamfyli; Edhe si folnë fialënë ndë Pergë, sbritnë nd’Attali; Edhe së andejmi lundruanë për Antiohi, atie ku ishinë dhënë ndë hir të Perëndisë për punënë që mbaruanë. Edhe si erthnë, mbëlothnë qishënë, edhe u dëftyen’ atyre gjithë sa bëri Perëndia me anë t’ atyre, edhe se hapi derën’ e besësë ndër kombet. Edhe ndenjnë atie shumë kohë bashkë me nxënësitë. Edhe ca vetë që sbritnë nga Judhea mësoninë vëllezëritë, se: “Ndë mos u rrethprefshi pas zakonit Mojsiut, s’munt të shpëtoni.” Po passi u bë të çarë, edhe Pavli e Varnava bënë mjaft të kërkuarë me fialë me ata, e panë me udhë të hipënjë Pavli edhe Varnava edhe ca të tjerë nga ata te apostojt’ edhe te pleqtë ndë Jerusalim për këtë të kërkuarë. Ata pra si përcuallnë nga qisha, shkoninë ndëpër Finikë e ndëpër Samari, tuke treguarë të këthyerët’ e kombevet; edhe u bininë një gëzim të madh gjithë vëllezëret. Edhe kur erthnë ndë Jerusalim, u pritnë prej qishës’ e prej apostojvet e prej pleqvet, edhe dhanë zë për gjithë sa bëri Perëndia me anë t’ atyreve. Po u ngritnë ca prej eresisë Farisevet që kishinë besuarë, e thoshinë, se: “Duhetë të rrethpresëm’ ata e t’i porositnjëmë të ruanjënë nomin’ e Mojsiut.” Edhe u mbëlothnë aposotojt’ e pleqtë të shikonjënë për këtë fialë. Edhe passi u bë shumë të kërkuarë me fialë, u ngrit Pietri, e u tha atyre: “O burra vëllezër, ju e dini se që ndë dit të lashta Perëndia sgjodhi ndër mest nesh, që të dëgjonjënë kombetë fialën’ e ungjillit me anë të gojësë sime edhe të besonjënë. Edhe zemërë-njohësi Perëndi martirisi për ata, kur u dha atyre Frymën’ e Shënjtëruarë sikundrë edhe neve. Edhe nukë bëri ndonjë të shquarë ndër mest tënë e atyreve, po qëroi zenërat’ e atyreve me anë të besësë. Tashi pra përse ngisni Perëndinë, e kërkoni të vini sgjedhë mbë qafë të nxënëset, të cilënë as atëritë tanë as neve muntmë ta mbajmë? Po besojmë se me anë të Zotit Jisu (Krisht) do të shpëtojmë, sikundrë edhe ata. Edhe gjithë shumica pushoj, edhe dëgjoninë Varnavën’ edhe Pavlinë që dëfteninë sa shenje e çudira bëri Perëndia ndër kombet me anë t’ atyre. Edhe ata si pushuanë, u përgjeq Jakovi, tuke thënë: “O burra vëllezër, pa më dëgjoni; Simeoni dëfteu se si pa Perëndia kombetë herën’ e parë, që të marrë nga ata një llaus për emërin’ e ti. Edhe fialët’ e profitërvet janë një me këtë, sikundrë është shkruarë: “Pastaj do të këthenem e do të ndërtonj përsëri tendën’ e Dhavidhit që është rrëzuarë; edhe do të ndërtonj përsëri ato që janë rrëzuarë nga ajo, edhe do ta ngre mbë këmbë; Që të kërkonjënë Zotinë njerëzit’ e tierë, edhe gjithë kombetë, mbë të cilëtë thërritet’ emëri im, thotë Zoti që bën këto të gjitha.” Punët’ e tia janë të njohura te Perëndia që përpara jetësë. Përandaj un’ e shoh me udhë të mos i ngasëm’ ata që këthenenë nga kombetë te Perëndia; Po t’u shkruajm’ atyre të heqënë dorë nga ndyrësirat’ e idhujvet, edhe nga kurvëria, edhe nga gjëj’ e mbyturë, edhe nga gjaku. Sepse Mojsiu që prej brezash lashtë ka mbë çdo qytet ata që leçisën’ atë udëpër sinagogjit, kur këndonetë nomi për çdo të shëtunë.” Atëhere u duk mirë apostojvet edhe pleqvet bashkë me gjithë qishënë të sgjedhënë njerës nga ata, edhe t’i dërgonjënë ndë Antiohi bashkë me Pavlin’ e me Varnavënë; Judhënë që qjuhej përmbiemërë Varsava, edhe Sillënë, njerës të parë ndër vëllezërit. Edhe shkruanë me anë të dorës’ atyre këto: “Apostojt’ edhe pleqt’ edhe vëllezëritë, gëzim qoftë mbë vëllezëritë që gjëndenë prej kombesh ndëpër Antiohinë e ndëpër Syrinë e ndëpër Qiliqinë. Passi dëgjuamë se erthnë ca vetë prej nesh, e u tuntnë juve me fialë, edhe prishnë shpirtëratë tuaj, tuke thënë, të rrethpriti e të ruani nomnë, të cilëtë neve nuk’ i porositëm për këtë; Na u duk mirë neve që jemi mbëledhurë gjithë bashkë me një zëmërë, të sgjedhëmë njerës, e t’i dërgojmë te ju bashkë me të dashuritë tanë Varnavën’ edhe Pavlinë, Njerës që kanë dhënë jetët’ e tyre për emërin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit. Dërguam pra Judhën’ edhe Sillënë, që t’u thonë juve edhe ata me gojë po ato. Sepse iu duk mirë Frymësë Shënjtëruar’ edhe neve, të mos u vëmë juve tiatërë barrë veç këtyre që janë të nevojëshime. Të hiqni dorë nga kurbanet’ e idhujvet, edhe nga gjaku, edhe nga gjëj’ e mbyturë, edhe nga kurvëria; nga ato ndë ruajçi vetëhenë tuaj, do të bëni mirë. Qofshi me shëndet.” Këta pra si u lëshuanë, erthnë ndë Antiohi; edhe mbëlothnë shumicënë, e u dhan’ atyre ndër duar kartënë. Edhe ata, si e kënduanë, u gëzuanë për këtë ngushëllim që u bë atyre. Edhe Judha edhe Silla, që edhe ata ishin profitërë, ngushëlluanë vëllezëritë me shumë fialë, e i forcuanë. Edhe si ndenjnë atie ca kohë, u dërguanë prapë me paqtim nga vellezëritë tek apostojtë. Po Sillësë iu duk mirë të mbesë aty. Edhe Pavli e Varnava rrininë ndë Antiohi, tuke mësuar’ e tuke leçiturë fialën’ e Zotit, bashkë me shumë vetë të tierë. Edhe pas ca diç Pavli i tha Varnavësë: “Le të këthenemi tashi të shohëmë vëllezëritë tanë qytet mbë qytet, që dham zën’ e mirë për Zotinë ndër ata, vallë si janë. Edhe Varnava donte të marrë bashkë me vetëhe Joanninë që qjuhej Mark; Po Pavlit s’iu duk mirë të marrë me vetëhe atë që qe ndarë nga ata prej Pamfylisë, edhe nuk’ erdhi bashkë me ata ndë punët. Gjau pra një qartë ndër ata, kaqë sa u ndanë njëri prej tietrit; edhe Varnava mori me vetëhe Markunë, edhe lundroj për Qyprë. Edhe Pavli sgjodhi Sillënë, edhe iku, si u dha nga vëllezëritë ndë hir të Perëndisë. Edhe shkonte ndëpër Syri e ndëpër Qiliqi, tuke forcuarë qishatë. Edhe harriu ndë Dhervë e ndë Lystrë; edhe ja tek ishte atie një nxënës që qjuhej Timothe, i biri një gruajë Judheone besëtare, edhe nga i ati grek; Për të cilinë epninë martiri të mirë vëllezëritë që ishinë ndë Lystrë e ndë Ikomi. Këtë deshi Pavli që të dalë bashkë me atë; edhe si e mori, e rrethpreu, për punë të Judhenjet që ishinë ndëpër ato vënde, sepse të gjithë e njihninë tanë e ati se ishte Grek. Edhe tuke shkuarë ndëpër qytetet, u lininë porosi atyre të ruanjënë dhogmatë që ishin’ urdhëruarë nga apostojt’ e nga pleqtë që ishinë ndë Jerusalim. Qishatë pra forconëshinë ndë besët, edhe përdita shtoneshinë nga numëri. Edhe passi shkuanë ndëpër Frygji ndëpër vëndin e Gallatisë, sepse u ndalnë nga Frym’ e Shënjtëruarë të leçisninë fialënë ndë Asi, erthnë ndë Mysi. Edhe kërkuanë të venë ndë Vithyni, po Fryma nuk’ i la. Edhe si shkuanë ndëpër Mysit, sbritnë ndë Troadhë. Edhe Pavlit iu duk nd’ ëndërrë natënë, se një njeri Maqedhonas rrinte përpara ati e i lutej, tuke thënë: “Shko ndë Maqedhoni, e ndihna.” Edhe posa pa ëndërrënë, përnjëherë kërkuam të vemi ndë Maqedhoni, sepse e muarm me mënt se Zoti po na thërret t’u apëm’ atyre zën’ e mirë. Si lundruam pra nga Troadha, muarm udhënë drejtë për Samothrakë, edhe mbë të nesërmet për ndë Neapolë, Edhe s’andejmi ndë Filippë, që është qytet i parë i asaj anësë Maqedhonisë, e përngulurë Romanësh; edhe ndenjmë ca dit ndë këtë qytet. Edhe ditën’ e shëtunë duallm jashtë qytetit afër lumit, aty ku e kishinë zakon të falenë, edhe ndenjëm, edhe flisim me gratë që ishinë mbëledhurë. Edhe një grua që qjuhej Lydhi nga qyteti Thyatirësë, e cila shiste porfirëra, edhe druante Perëndinë, po dëgjonte; sepse Zoti i hapi zemrënë të mbanjë vesh se ç’fliste Pavli. Edhe si u pagëzua ajo edhe shtëpi’ e asaj, na lutej, tuke thënë: “Ndë më paçi gjykuarë se jam besëtare te Zoti, hyni ndë shtëpit time, e rrini”; edhe na nguci. Edhe neve kur po shkonimë për të falurë, poqi me ne një shërbëtore që kishte frymë Pythoni, e cila u epte shumë fitim të zotrëvet saj tuke rrëfyerë fatinë. Ajo vate prapa Pavlit edhe neve, edhe bërtiste, tuke thënë: “Këta njerës janë shërbëtorët’ e Perëndisë lartë, që na dëftenjën’ udhën’ e shpëtimit.” Edhe këtë e bënte për shumë dit. Edhe Pavli si u rëndua, u këthye e i tha frymësë: “Të urdhëronj mb’ emërit të Jisu Krishtit të dalç nga ajo.” Edhe dolli atë orë. Edhe të zotërit’ e asaj kur panë se u dolli shpëresa e fitimit tyre, zunë Pavlin’ edhe Sillënë e i hoqnë ndë trekt te të parëtë. Edhe si i prunë te të mëdhenjtë, thanë: “Këta njerës, tuke qënë Judhenj, përzienjënë qytetinë tënë. Edhe mësonjënë zakone që s’ësht’ e udhësë t’i presëmë ne, as t’i bëjmë, sepse jemi Romanë.” Edhe gjëndëja u sulnë mbi ata, edhe të mëdhenjt’ u grisnë rrobet’ atyre, e urdhëruanë t’i rrahënë me shkop. Edhe si i bënë me shumë plagë, i vunë ndë burk, edhe porositnë ruajtësin’ e burgut t’i ruanjë me siguri; I cili si mori të tillë porosi, i vuri ndë burkt të përbrëndëshim, e u shtrëngoj këmbëtë ndë drut. Edhe ndë mesnatë Pavli edhe Silla faleshin’ e këndoninë lavdim Perëndisë; edhe të lidhurit’ u mbaninë vesh atyre. Edhe papriturë u bë një tërmet i math, kaqë sa u tuntnë themelet’ e burgut, edhe përnjëherë u hapnë gjithë dyertë, edhe të gjithëve u sgjithnë hekuratë. Edhe ruajtësi burgut kur u sgjua, edhe pa dyert’ e burgut hapurë, nxori thikënë, e donte të vriste vetëhen’ e ti, sepse kujtonte se iknë të lidhuritë. Po Pavli thërriti me zë të math, tuke thënë: “Mos i bëj ndonjë të keqe vetëhesë sate; sepse të gjithë jemi këtu.” Atëhere ay lypi dritë, e këceu brënda, edhe tuke dridhurë i ra ndër këmbë Pavlit edhe Sillësë. Edhe si i nxori jashtë, e tha: “Zotërinj, ç’duhetë të bënj unë, që të shpëtonj?” Edhe ata i thanë: “Besoi Zotit Jisu Krisht, edhe do të shpëtonjç ti edhe shtëpia jote.” Edhe i folnë fialën’ e Zotit ati edhe gjith’ atyreve që ishinë ndë shtëpi t’ati. Edhe ay i mori me vetëhe nd’ atë orë të natësë, e u lau atyre plagëtë; edhe përnjëherë u pagëzua ay edhe gjithë njerëzit’ e ti. Edhe si i hipi sipër ndë shtëpi të ti, u vuri përpara truvezë, edhe u gëzua me gjithë shtëpinë, sepse i besoj Perëndisë. Edhe si u gëdhi, të mëdhenjtë dërguan’ ushtëtorëtë, tuke thënë: “Lësho ata njerës.” Edhe ruajtësi burgut i dha zë Pavlit për këto fialë, se: “Të mëdhenjtë kanë dërguarë që të lëshohi; tashi pra dilni, e shkoni ndë paqtim.” Po Pavli u tha atyre: “Passi na rrahnë ndër sy të botësë pa gjykuarë, neve që jemi njerës Romanë, e na vunë ndë burk, edhe tashi na nxierrënë fshehurazi? Jo, po le të vinjënë vetë ata, e le të na nxierënë.” Edhe ushtëtorët’ u dhanë zë të mëdhenjvet për këto fialë; edhe ata, kur dëgjuanë se janë Romanë u frikësuanë. Edhe erthnë e u lutnë atyre, edhe si i nxuarnë, u luteshinë të dalënë nga qyteti. Edhe ata si duallnë nga burgu, hynë ndë shtëpi të Lydhisë; edhe kur panë vëllezëritë, i ngushëlluan’ e iknë. Edhe si bënë udhë ndëpër Amfipolë e ndëpër Apolloni, erthnë ndë Thessallonikë, ku ishte sinagogjia e Judhenjet. Edhe Palvi sikundrë e kishte zakon hyri tek ata, edhe tri të shëtuna fliste me ata nga shkronjatë, Tuke sgjidhur’ e tuke dëftyerë, se Krishti duhej të pësonte e të ngjallej prej së vdekurish, edhe se kyj Jisuj është Krishti, që po u leçis unë juve. Edhe cave nga ata u mbushnë mëntë, edhe u bashkuanë me Pavlin’ e me Sillënë, edhe shumë shumicë nga Grekëtë që druaninë Zotinë, edhe nga grat’ e para jo të paka. Po ata Judhenj, që nuk’ u mbushej mëndëja, u zmiruanë, edhe muarnë me vetëhe ca njerës të këqij nga ata prej rrugash tregut, edhe mbëlothnë gjëndëje, edhe përzieninë qytetinë; edhe u sulnë ndë shtëpi të Jasonit, e kërkonin’ ata, t’i bininë te llauzi. Po passi s’i gjetnë, hoqnë svarë Jasonin’ edhe ca vëllezër të tierë te të parët’ e qytetit, tuke bërtiturë, se: “Këta që ngritnë mbë këmbë botënë, kanë ardhur’ edhe këtu, Të cilëtë Jasoni i priti ndë shtëpi; edhe të gjithë këta punonjënë kundrë urdhëratavet Qesarit, tuke thënë, se është një tietër mbëret, Jisuj. Edhe përzienë gjëndëjen’ e të parët’ e qytetit që dëgjoninë këto fialë. Edhe si u siguruanë prej Jasonit edhe prej të tierëvet, i lëshuanë. Edhe vëllezëritë përnjëherë dërguanë jashtë Pavlin’ edhe Sillënë natënë ndë Verie; të cilëtë kur erthnë aty, vanë ndë sinagogjit të Judhenjet. Edhe këta ishinë më të fisçim se ata të Thessallonikësë, sepse pritnë fialënë me gjithë zëmërë, tuke shikuarë përdita shkronjatë, ndë qoftë se janë kështu këto punëra. Shumë vetë nga ata pra besuanë, edhe nga grat’ e nderëshime të Grekëvet, edhe nga burratë jo të pakë. Po ata Judhenj që ishinë nga Thessallonika kur muarnë vesh, se u leçit fial’ e Perëndisë nga Pavli edhe ndë Verie, erthnë edhe atie tuke tundurë gjëndëjenë. Edhe atëhere vëllezëritë dërguanë jashtë përnjëherë Pavlinë të vejë gjer ndë det; po Silla edhe Timotheu mbetnë atie. Edhe ata që përcillninë Pavlinë, e shpunë gjer nd’ Athinë; edhe si muarnë porosia për Sillën’ e për Timothenë, që të vinjënë sakaqëherë tek ay. Edhe Pavli kur ishte tuke pritur’ ata nd’ Athinë, i nxehej shpirti ndër vetëhe, sepse shihte qytetinë plot me idhuj. Fliste pra ndë sinagogjit me Judhenjtë, edhe me ata që druaninë Zotnë, edhe ndë trekt ditë për ditë me ata që piqej. Atrëhere ca fillosofë nga Epikurianët’ e nga Stoikëtë haheshinë me fialë me atë; edhe ca thoshinë: “Vallë ç’do të thotë kyj njeri që përhap fialë?” Edhe ca të tierë thoshinë: “Duketë, se është zë-dhënës perëndirash të huaja; sepse u leçiste atyre Jisunë, edhe të ngjalluritë.” Edhe ata e zunë, edhe e prunë nd’ Areopagë, tuke thënë: “Munt të marrëmë vesh, ç’ është kyj mësim i ri që flitetë prej teje? Sepse na bie ca punëra të huaja ndë veshët tanë. Duamë pra të marrëmë vesh, ç’do të jenë këto.” — Sepse gjith’ Athinasit’ edhe të huajtë që rrinin’ atie, nukë kishinë tiatërë nge, veçe të thonë e të dëgjonjënë ndonjë fialë të re. Atëhere Pavli qëndroj ndë mest të Areopagut, e tha: “O burra Athinas, mbë gjithë punërat u shoh juve se jeni me tepër hie-lutësa. Sepse tuke shkuar’ e tuke vënë re vëndet’ e lutëjesë tuaj, gjeta edhe një alltar që ishte shkruarë përmbi atë: “Mbë të panjohurinë Perëndi”. Atë pra që nuk’ e njihni edhe e i luteni, këtë po u dëftenj unë juve. Perëndia që bëri botën’ edhe gjithë ato që janë nd’atë, kyj tuke qënë Zot i qiellit edhe i dheut, nukë rri ndër tempuj që janë bërë me dorë, As nukë ka nevojë për ndonjë që t’i shërbenjënë njerëzitë me duar, sepse ay u ep të gjithëve jetë edhe frymë edhe të gjitha. Edhe bëri çdo komp njerëzish prej një gjaku, që të rrinë mbi gjithë faqen’ e dheut, edhe urdhëroj kohëratë që i ka vënë ndë taks që përpara, edhe sinoret’ e së ndenjurës’ atyreve; Që të kërkonjënë Zotinë, mbase munt ta përpiekën’ edhe ta gjenjënë, ndonëse ay s’është lark nga gjithësecili prej nesh; Sepse nd’ atë rrojmë, edhe luajmë, edhe jemi, sikundrë edhe ca nga poetarëtë tuaj kanë thënë: “Se jemi edhe far’ e ati”. Tuke qënë pra far’ e Perëndisë, nukë duhetë të kujtojmë se Perëndia ka të gjarë me ar a me argjënt a me gur, latuarë prej mieshtërisë e prej mëndëjesë njeriut. Perëndia pra nukë vuri re me sy kohërat’ e së paditurësë, po tashi porosit gjithë njerëzitë mbë çdo vënt të pendonenë; Sepse vuri një ditë, mbë të cilënë do të gjykonjë botënë me drejtëri me anë të një njeriu, që e ka urdhëruarë, edhe për këtë dha besë mbë të gjithë, kur e ngjalli prej së vdekurish.” Edhe ata kur dëgjuanë të ngjallurë prej së vdekurish, ca e përqeshninë, e ca të tierë thanë: “Do të të dëgjojmë përsëri për këtë punë.” Edhe kështu Pavli dolli nga mezi atyreve. Edhe ca burra iu ngjitnë, edhe besuanë; ndër ata ishte edhe Dhionis Areopagjiti, edhe një grua që qjuhej Dhamaridhë, edhe të tierë bashkë me ata. Edhe pas këtyre Pavli si iku nga Athina, erdhi ndë Korinthë; Edhe gjeti një farë Judheu që qjuhej Aqyllë, lindurë ndë Pont, e ardhurë rishtazi nga Italia, me gruan’ e ti Prisqillënë (sepse Kllavdhiu kishte urdhëruarë të ikënjënë gjithë Judhenjtë nga Roma), edhe erdhi tek ata. Edhe sepse kishinë të dy një mieshtëri, mbeti përanë atyreve edhe punonte; sepse e kishinë mieshtërinë të bënjënë tenda. Edhe fliste ndë sinagogjit çdo të shëtunë, edhe u mbushte mëndëjenë Judhenjet edhe Grekëvet. Edhe Sila e Timotheu kur sbritnë nga Maqedhonia, Pavlit i shtëngonej shpirti, e epte martiri te Judhenjtë, se Jisuj është Krishti. Po ata passi i dilninë kundrë edhe vllasfimisninë, shkundi rrobet’ e tia, e u tha atyre: “Gjaku juaj qoftë mbi krye tuaj; unë jam i kulluarë; që tashti e tutje do të vete ndëpër kombet.” Edhe si iku së andejmi, erdhi ndë shtëpi të një farë njeriu që qjuhej Just, i cili druante Perëndinë, edhe shtëpia e ati ishte ngjiturë për krahë me sinagogjinë. Edhe Krispi i pari sinagogjisë i besoj Zotit me gjithë shtëpin’ e ti; edhe shumë vetë nga Korinthianëtë tuke dëgjuarë besonin’ edhe pagëzoneshinë. Edhe Zoti i tha Pavlit natënë nd’ ëndërrë: “Mos u frikëso, po folë, edhe mos pusho; Sepse unë jam bashkë me tyj, edhe asndonjë nukë do të vërë dorë mbi tyj, që të të bënjë keq; sepse kam shumë llaus ndë këtë qytet.” Edhe ndenji atie një vit e gjashtë muaj, tuke mësuar’ atyre fialën’ e Perëndisë. Edhe Gallioni kur ishte prokonsull i Ahajsë, Judhenjt’ u ngritnë me një zemërë kundrë Pavlit, edhe e prunë ndë gjykatë, Tuke thënë se: “Ay u mbush mëndëjenë njerëzet t’i lutenë Perëndinë kundrë nomit.” Edhe Pavli kur do të hapte gojënë, Gallioni u tha Judhenjet: “Nd’ ishte ndonjë punë pa udhë a ndonjë pun’ e ligë, o Judhenj, do t’u dëgjonjam juve me udhë. Po ndë qoftë ndonjë të kërkuarë për fialë e për emëra e për nomnë tuaj; vështroni ju; sepse unë s’dua të bënem gjyqtar i këtyre punërave.” Edhe i sboi nga gjykata. Edhe gjithë Grekëtë zunë Sostheninë, të parin’ e sinagogjisë, edhe e rrihninë, përpara gjykatësë. Edhe Gallioni s’kishte kujdes as për ndonjë nga këto. Edhe Pavli, passi priti edhe ca dit mjaft, u la shëndet vëllezëret, edhe lundroj për Syri, edhe bashkë me atë Prisqilla edhe Aqylla, passi rroj kryetë ndë Qenhre; sepse e kishte folurë. Edhe erdhi nd’ Efesë, edhe la ata aty, po ay vetë hyri ndë singagogjit, e fliste me Judhenjtë. Edhe iu lutnë të mbesë më shumë kohë përanë atyreve, po ay nukë desh. Po u la shëndet atyre, e tha: “Pa fialë duhetë të bënj të kremtenë që vien ndë Jerusalim, edhe do të këthenem përsëri te ju, ndë dashtë Perëndia.” Edhe lundroj prej Efesësë. Edhe si dolli mbë tokë ndë Qesari, hipi ndë Jerusalim, edhe si përshëndeti qishënë, sbriti ndë Antiohi. Edhe passi ndenji ca kohë atie, dolli e shkonte me radhë ndëpër gjithë vëndin’ e Gallatisë edhe të Frygjisë, tuke forcuarë gjithë nxënësitë. Edhe një farë Judheu që qjuhej Apollo, lindurë nd’Aleksandhri, i cili ishte njeri i ditur’ edhe i fortë ndë shkronjatë, erdhi ndë Efesë. Kyj ishte mësuarë nd’ udhë të Zotit, edhe i nxehej shpirti, e fliste e mësonte punërat’ e Zotit shtrënguarshim, tuke njohurë vetëmë pagëzimin’ e Joannit. Edhe kyj zuri të flasë me sy hapurë ndë sinagogjit. Edhe Aqylla e Prisqilla; kur e dëgjuan’ atë, e muarnë me vetëhe, e i dëftyen’ udhën’ e Perëndisë më shtrënguarshim. Edhe ay passi donte të shkonjë nd’ Ahai, vëllezërit’ u shkruanë nxënëset e i shtyninë ta presënë; i cili, kur erdhi, u ndihu shumë atyreve që kishinë besuarë me anë të hirit. Sepse me shumë fuqi ua sbulonte Judhenjet ndër sy të botësë, tuke dëftyerë me anë të shkronjavet, se Jisuj është Krishti. Edhe Apolloj kur ishte ndë Korinthë, Pavli shkoj ndëpër anët të sipërme, e erdhi ndë Efesë; edhe si gjeti atie ca nxënësa, U tha atyre: “A muartë Frymë të Shënjtëruarë, kur besuatë?” Edhe ata i thanë: “Po as nukë kemi dëgjuarë se ka Frymë të Shënjtëruarë.” Edhe ay u tha atyre: “Mbë se pra u pagëzuatë?” Edhe ata thanë: “Ndë pagëzim të Joannit.” Edhe Pavli tha: “Joanni pagëzoj me pagëzim pendimi, tuke i thënë llauzit t’i besonjën’ ati që vien pas atij, do me thënë, Jisu Krishtit.” Edhe ata si dëgjuanë, u pagëzuanë mb’ emërit të Zotit Jisu. Edhe Pavli si vuri duartë mbi ata, erdhi Frym’ e Shënjtëruarë mbi ata, edhe flisninë gjuhëra e profitepsninë. Edhe gjithë këta ishinë sindonja dy-mbë-dhietë burra. Edhe ay hyri ndë sinagogjit e fliste me sy hapurë, tuke kuvënduarë për tre muaj, e tuke u mbushurë mëndëjen’ atyre për punët’ e mbëretërisë Perëndisë. Po ata passi ashpëroneshinë e s’u mbushej mëndëja, po flisninë keq për udhën’ e Zotit përpara gjëndëjesë, u largua nga ata, edhe ndau nxënësitë, tuke kuvënduarë përditë ndë skoli të një farë Tyranni. Edhe këjo u bë për dy viet, kaqë sa gjith’ ata që rrininë nd’ Asi dëgjuanë fialën’ e Zotit (Jisu), Judhenj e Grekë. Edhe Perëndia bënte çudira të mëdha me anë të duarvet Pavlit, Kaqë sa bineshinë mbi të sëmurët riza e përparje nga trupi ati, edhe sëmundat’ ikninë nga ata, edhe frymat’ e liga dilninë nga ata. Edhe ca nga ata Judhenj përgjërimtarë që silleshinë rrotullë vunë duartë të zënë n’gojë emërin’ e Zotit Jisu mb’ ata që kishinë fryma të liga, tuke thënë: “U përgjërojmë juve mb’ atë Jisunë që leçit Pavli.” Edhe ata që bëninë këtë ishinë shtatë bijt’ e një kryeprift Judheu që qjuhej Sqeva. Edhe frym’ e ligë u përgjeq e tha: “Jisun’ e njoh, edhe Pavlin’ e di; po ju cilëtë jeni?” Edhe ay njeriu që kishte frymën’ e ligë u hoth mbi ata, edhe i mundi, e u hipi sipër atyreve, kaqë sa ata iknë prej shtëpis’ ati sveshurë e plagosurë. Edhe këjo u bë e diturë mbë të gjithë, mbë Judhenj e mbë Grekë, që rrininë nd’ Efesë: edhe të gjith’ ata i mori frika, edhe madhëronej emëri i Zotit Jisu. Edhe shumë nga ata që kishinë besuarë vininë tuke rrëfyerë e tuke dëftyerë punët’ e tyre. Edhe shumë vetë nga ata që bëninë magji, bininë vivliat’ e tyre, e i diqninë përpara të gjithëve; edhe numëruanë të çëmuarët’ e atyreve, e i gjetnë se vëjeninë pesë-dhietë mijë copa argjëndi. Kështu shtonej e forconej fort fial’ e Zotit. Edhe si u mbaruanë këto punë, Pavli e vuri ndër mënt me vetëhen e ti, si të shkonjë ndëpër Maqedhoni e ndëpër Ahai, të vejë ndë Jerusalim, e tha, se: “Si të vete atie, duhetë që të shoh un’ edhe Romënë.” Edhe dërgoj ndë Maqedhoni dy vetë nga ata që i shërbeninë, Timothenë edhe Erastinë, po ay vetë ndenji ca kohë ndë Asi. Edhe nd’ atë kohë u bë shumë trazyrë për këtë udhë. Sepse një farë argjëndari që qjuhej Dhimitër, i cili ndërtonte tempuj të Artemidhësë, edhe u epte shumë fitim mieshtërvet, Kyj si mbëlodhi këta, edhe ata që punoninë të tilla, tha: “O burra, e dini mirë se fitimi ynë është nga këjo punë. Edhe vini re e dëgjoni, se jo vetëmë nd’ Efesësë, po afro ndëpër gjith’ Asinë, kyj Pavli u mbushi mëndëjenë e këtheu shumë gjëndëje, tuke thënë, se nukë janë perëndira ata që dëftonenë me duar. Edhe jo vetëmë këjo mieshtëria jonë është mbë rrëzik të bierë poshtë, po edhe tempulli perëndieshësë madhe Artemidhësë të mos zihetë për gjë, edhe do të humbasë madhëria e asaj, të cilën’ e ka për nderë gjith’Asia edhe bota. Edhe ata kur dëgjuanë, u mbushnë me zëmëratë, e bërtisninë tuke thënë: “E madhe ësht’ Artemidha e Efesianëvet.” Edhe gjithë qyteti u mbush me trazyrë; edhe si rrëmbyenë Gajnë edhe Aristarhunë, njerës Maqedhonas, që bënin’ udhë bashkë me Pavlinë, u sulnë me një zëmërë ndë theatrë. Edhe Pavli kur donte të hynjë ndër gjëndëjenë, nxënësitë nuk’ e lininë. Edhe ca nga të parët’ e Asisë, që ishinë miqt e ati, dërguanë tek ay e i luteshinë mos dalë përpata ndë theatrë. Të tierë pra bërtisninë për një gjë, e të tierë për tietërë; sepse ishte trazuarë përmbëledhëja, edhe më të shumëtë nukë dininë për ç’punë ishinë mbëledhurë. Edhe ata nxuarnë Aleksandhrinë përpara gjëndëjesë që të fliste, sepse Judhenjt’ e kishinë vënë përpara, edhe Aleksandhri tundi dorënë, e deshi t’i apë fialë gjëndëjesë. Po passi e njohnë se është Judhe, u bë një zë nga të gjithë, tuke bërtiturë afro dy orë: “E madhe ësht’ Artemidha e Efesianëvet.” Edhe shkronjësi si pushoj gjëndëjenë thotë: “O burra Efesianë, cili njeri ësht’ ay që s’e di se qyteti Efesianëvet i shërben tempullit Artemidhësë perëndieshësë madhe, edhe idhullit që sbriti nga Enjëteja? Passi s’gjëndetë njeri pra të flasë kundrë këtyre, ju duhetë të mbëlithni vetëhenë, e të mos bëni ndonjë punë me të rrëmbyerë. Sepse keni prurë këta njerës, që as kanë viedhurë gjë qishe, as kanë vllasfimisurë perëndieshënë tuaj. Ndë qoftë pra se Dhimitri edhe mieshtritë që janë bashkë me atë kanë fialë kundrë ndonjërit, ka dit që bënetë gjyqi, edhe ka prokonsulla; le të ngrenë njëri tietrinë. Po ndë kërkoni ndonjë gjë për të tiera punëra, do të sgjidhetë ndë përmbëledhëjet që është me udhë. Sepse jemi ndë rrëzik mos na përflasënë se ngritëm krye për trazyrën’ e kësaj ditësë soçëme, pa qenë ndonjë farë pune, që të muntnjëmë të apëmë fialë për këtë trazyrë.” Edhe si tha këto, lëshoj përmbëledhëjenë. Edhe passi pushoj trubullimi, Pavli thërriti nxënësit’ e u përshëndet me ata, edhe dolli të vejë ndë Maqedhoni. Edhe si shkoj ndëpër ato anë, e i ngushulloj me shumë fialë, erdhi ndë Greqi. Edhe atie bëri tre muaj. Edhe Judhejtë si bënë këshillë të keqe kundrë ati, kur ishte për të lundruarë për Syri, ay e vuri ndër mënt të këthenetë ndëpër Maqedhoni. Edhe i vate prapa gjer ndë Asi Sopatri Verieasi; edhe nga Thessallonikasit’ Aristarhu edhe Sekundi, edhe Gaiu nga Dherva, edhe Timotheu; edhe nga Asianëtë Tyhiku edhe Trofimi. Këta vanë më përpara, edhe na prisninë ndë Troadhë. Edhe neve lundruam nga Filippetë pas ditvet së pabrumievet, edhe për pesë dit erthmë tek ata ndë Troadhë, edhe ndenjëm atie shtatë dit. Edhe ditën’ e parë të javësë, kur ishinë mbëledhurë (nxënësitë) për të thyerë bukënë, Pavli kuvëndonte me ata, sepse kishte për të ikurë mbë të nesërmet; edhe e sgjati fialënë gjer ndë mesnatë. Edhe ndë dhomë të sipërme, atie ku ishinë mbëledhurë, ishinë mjaft qiri ndezurë. Edhe një dialosh që qjuhej Eftyh, tuke ndenjurë mbi parathirt, e mori një gjum’ i rëndë, kur po kuvëndonte Pavli më tepërë, edhe ay si e zuri gjumi, ra poshtë prej patësë tretë, edhe e ngritnë të vdekurë. Edhe Pavli si sbriti, ra mbi atë, edhe e mori ndë krah e tha: “Mos trubullohi; sepse shpirti ati është nd’ atë.” Edhe si hipi e theu bukë e hëngri, e foli mjaft gjer mbë të sbardhurit të dritësë, pastaj dolli jashtë. Edhe prunë dialinë të gjallë, edhe u ngushulluanë fort tepërë. Edhe neve vamë përpara ndë lundrë, edhe lundruamë për Assë, edhe ateje do të merrnimë Pavlinë; sepse kështu kishte porositurë, sepse ay vetë donte të vejë këmbë. Edhe si u poq me ne nd’ Assë, e muarm e erthmë ndë Mitylinë. Edhe që andej lundruam, edhe mbë të nesërmet erthmë kundruell Hiosë; edhe ditënë tietërë harritëm ndë Samë; edhe si mbetmë ndë Trogjylli, mbë të nesërmet erthmë ndë Militë. Sepse Pavli e par me udhë të lundronjë ndëpër anë të Efesësë, sepse nukë donte të humbasë kohë ndë Asi; sepse nxitonte, ndë qoftë se munte, ditën’ e Pentikostisë të gjëndetë ndë Jerusalim. Edhe dërgoj prej Militësë ndë Efesë, e thirri pleqt’ e qishësë. Edhe kur erthnë tek ay, u tha atyre: “Ju e dini që ditën’ e parë që dolla ndë Asi, se qysh e shkova gjithë kohënë bashkë me ju, Tuke i shërbyerë Zotit me gjithë zëmërën e përungjurë, e me shumë lot e të ngara që më gjanë për këshillet e liga të Judhenjet. Edhe se qysh nukë fsheha gjë nga ato që ishinë për të mirënë tuaj, po ua dëfteva juve, e u mësova juve ndër sy të botës’ e ndëpër shtëpiat, Tuke dhënë martiri mbë Judhenj e mbë Grekë për pendiminë mbë Perëndinë, edhe për besënë mbë Zotinë tënë Jisu Krishtinë. Edhe tashi ja unë te po vete ndë Jerusalim lidhurë ndë shpirt, pa mos diturë ç’punëra do të më gjanjën atie. Përveç kësaj se Frym’ e Shënjtëruarë bën martiri mbë çdo qytet, tuke thënë se: “Po më presënë të lidhura e shtrëngime. Po s’kam kujdes as për ndonjë nga këto, as jetënë time s’e çëmonj mbë vetëhet time kaqë shumë, po më tepërë dua të mbaronj udhënë time me gëzim, edhe atë punë që mora nga Zoti Jisu, të ap martiri për ungjillin’ e hirit Perëndisë. Edhe tashi ja unë tek e di se ju të gjithë, ndë mest të cilëvet shkova tuke leçiturë mbëretërin’ e Perëndisë, s’keni për të parë më faqenë time. Përandaj u kam juve martiri sot mbë këtë ditë, se unë jam i qëruarë nga gjaku i të gjithëve. Sepse unë nuk’ u shtëmënga të mos u dëftenj juve gjith’ ëndën’ e Perëndisë. Kini kujdes pra për vetëhenë tuaj, edhe për gjithë tufënë, mbë të cilënë Frym’ e Shënjtëruar’ u vuri juve episkopë, që të kullotni qishën’ e Perëndisë, të cilën’ ay e fitoj me gjakun’ e ti. Sepse un’ e di këtë, se pas të ikurit tim kanë për të hyrë ndër ju ujq të këqij, pa kursyerë tufënë. Edhe prej jush vetë do të ngrihenë njerës tuke folurë punë të shtrëmbëra, që të heqënë nxënësitë pas vetëhesë tyre. Përandaj rrini squarë, e kujtohi se tre viet s’pushova nat’ e ditë tuke mësuarë me lot gjithë-secilinë. Edhe tashi, o vëllezër, u lë juve te Perëndia, edhe te fial’ e hirit ati, i cili munt t’u ndërtonjë juve e t’u apë trashëgim ndër mest gjith’ atyreve që janë të shënjtëruarë. Nukë dëshërova prej ndonjërit argjënt a ar a rrobe. Edhe ju vetë e dini, se këto duart’ e mia kanë punuarë për nevojat’ e mia, edhe për ata që ishinë bashkë me mua. Gjithë punërat ua dëfteva juve, se kështu tuke munduarë duhetë të ndihni të pafuqishëmitë, edhe të kujtoni fialët’ e Zotit Jisu, se ay vetë tha: “Më mirë është të apç se të marrç”. Edhe si tha këto, u unjq mbë gjunj, e u fal bashkë me ata të gjithë. Edhe ata të gjithë qjanë mjaft, edhe ranë mbë qafë të Pavlit, edhe e puthninë. Edhe hidhëroneshinë fort për atë fialë që kishte thënë, Se s’kanë për të parë më faqen’ e ati. Edhe e përcillninë ndë lundrët. Edhe si u larguam nga ata, lundruam’ e erthmë drejt udhësë ndë Ko edhe ditënë tietrë ndë Rodhë, edhe që andej ndë Patara. Edhe si gjetëm një lundrë që kishte për të shkuarë ndë Finikë, hipëm mb’atë e lundruam. Edhe kur pamë për së largu Qyprënë, edhe e lam mbë të mëngjërë, lundruam ndë Syri, edhe duallm jashtë ndë Tyrë; sepse atie kishte për të shkarkuarë barrënë lundra. Edhe si gjetëm nxënësitë, mbetëm aty shtatë dit; të cilët’ i thoshinë Pavlit me anë të Frymësë, të mos hipënjë ndë Jerusalim. Edhe si mbaruam’ ato dit, duallm e shkonimë, edhe ata të gjithë na përcillninë bashkë me gra e me dielm gjer jashtë qytetit; edhe si u ungjëm mbë gjunj ndë buzë të detit, u falëm. Edhe si u përshëndetëm njëri me tiatrinë, hipëm ndë lundrët, edhe ata u këthyenë ndëpër shtëpiat të tyre. Edhe neve si mbaruam të lundruarëtë prej Tyrësë, erthmë ndë Ptolemaidhë, edhe si përshëndetëm vëllezëritë, mbetëm një ditë përan’ atyreve. Edhe mbë të nesërmet (neve që ishim me Pavlinë) duallm e erthmë ndë Qesari, edhe si hym ndë shtëpi të Filippit Ungjilltarit, që ishte një nga të shtatëtë, mbetëm përan’ ati. Edhe kyj kishte shtatë bija vërgjëresha që profitepsninë. Edhe kur mbetëm aty mjaft dit, sbriti nga Judhea një profit që qjuhej Agaf. Edhe ay si erdhi te neve, mori brezin’ e Pavlit, edhe lidhi duart’ edhe këmbët’ e tia, e tha: “Këto thotë Frym’e Shënjtëruarë. Kështu do të lithnjënë Judhenjtë ndë Jerusalim atë burrinë, të cilit është kyj bres, edhe do ta apënë ndër duar të kombevet.” Edhe kur dëgjuam këto, i luteshimë neve edhe vëndësitë të mos hipënjë ay ndë Jerusalim. Po Pavli u përgjeq: “Ç’bëni kështu tuke qjarë e tuke thyerë zëmrënë time? Sepse unë jam gati jo vetëmë të lidhem, po edhe të vdes ndë Jerusalim për emërin’ e Zotit Jisu.” Edhe passi nuk’ i mbushej mëndëja, pushuam, tuke thënë: “U bëftë dashurimi Zotit.” Edhe pas këtyre ditve bëm gati plaçkatë e hipëm ndë Jerusalim. Edhe erthnë bashkë me ne edhe ca nxënësa nga Qesaria, edhe prunë me vetëhe një farë Mnasoni Qyprian, një nxënës të vieterë, i cili do të na merrte ndë shtëpi të ti. Edhe neve si erthmë ndë Jerusalim, vëllezëritë na pritnë me gëzim. Edhe ditënë tiatërë Pavli vate bashkë me ne te Jakovi; edhe erthnë gjithë pleqtë. Edhe si përshëndeti ata, u dëfteu atyre një nga një gjithë sa bëri Perëndia ndër kombet me anë të shërbesës’ ati. Edhe ata kur dëgjuanë, lavdëruanë Zotinë; edhe i thanë: “Sheh, o vëlla, sa shumë mijëra janë nga ata Judhenjtë që kanë besuarë; edhe të gjithë janë zilitarë për nomnë. Edhe muarnë vesh për tyj, se mëson gjith ata Judhenjtë që janë ndër kombet, të largonenë prej nomit Mojsiut, tuke thënë: “Të mos rrethpresënë dielmtë, as të mos ecënjënë pas zakonevet. Ç’është pra këjo? Me të vërtetë do të mbëlidhetë shumica, sepse do të dëgjonjënë se ke ardhurë. Bëj pra këtë që të themi. Janë ndër ne katër burra, që kanë të taksurë mbë vetëhet të tyre. Merr këta e qëronu bashkë me ata, edhe prish për ata, që të rruanjënë kryetë, edhe të gjithë ta dinë se s’janë gjë ato që dëgjuanë për tyj, po edhe ti je tuke ruajturë gjithënjë nomnë. Sa për ata kombetë që kanë besuarë, neve u dërguam kartë, edhe e pam me udhë ata të mos ruanjënë të tillë gjëje, veçe të ruhenë prej kurbanit idhujvet, edhe prej gjakut, edhe prej kafshësë mbyturë, edhe prej kurvërisë.” — Atëhere Pavli mori me vetëhe ata burratë, edhe ditënë tiatërë si u qërua bashkë me ata, hyri ndë hieroret, që të apë zë, kur ishinë për t’u mbushurë dit e të qëruarit, gjersa të bihej dhurëti për gjithësecilinë nga ata. Edhe kur ishinë për të mbushurë të shtatë dit, ata Judhenj që ishinë nga Asia, kur e panë atë ndë hieroret, përzienë gjithë gjëndëjenë, edhe vunë duartë mbi atë, Tuke bërtiturë: “O burra Israilitë, na ndihni; kyj ësht’ ay njeriu që mëson të gjithë gjithëkundi kundrë llauzit edhe nomit edhe këti vëndi; po ka shtyrë edhe Grekë ndë hieroret, edhe pëgëri këtë vënt të shënjtëruarë. — (Sepse ata kishinë parë përpara Trofimnë Efesianinë bashkë me atë ndë qytet, edhe kujtoninë se e kishte shtyrë Pavli ndë hieroret). Edhe u tunt gjithë qyteti, edhe u mbëloth llauzi; edhe si zunë Pavlinë, e hoqnë jashtë hieroresë; edhe përnjëherë u mbyllnë dyertë. Edhe passi kërkoninë ta vrisninë, vatë fiala te kryemijësi tufës’ ushtëtorëvët, se gjithë Jerusalimi është përzierë; I cili përnjëherë mori me vetëhe ushtëtorë edhe urdhërqindësa, e u sul poshtë mbi ata. Edhe ata kur panë kryemijësin’ edhe ushtëtorëtë, pushuanë tuke rrahurë Pavlinë. Atëhere kryemijësi u afrua, edhe e zuri, edhe urdhëroj të lidhetë me dy vargje hekurash, edhe pyeste, cili ishte ay, edhe ç’kishte bërë. Edhe ndërmest të gjëndëjesë bërtisninë ca për një punë, e ca të tierë për tiatërë punë; edhe passi nukë munte të marrë vesh të vërtetënë nga trazyra, urdhëroj ta shpienë ndë kastrë. Edhe kur erdhi ndë shkallët, gjau ta mbarinë mbë krahë ushtëtorëtë për punë të shtrëngatësë gjëndëjesë. Sepse shumica llauzit shkoninë prapa tuke bërtiturë: “Ngrije atë.” Edhe Pavli kur do të hynte ndë kastrë, i thotë kryemijësit: “A më ndëjenetë diç’ të them tyj?” Edhe ay tha: “A di Greqisht? Vallë mos je ti ay Egjyptiani, që ngriti krye para këtyre ditve edhe nxori ndë shkretëtirët katër mijë njerës gjakëtorë?” Edhe Pavli tha: “Unë jam një njeri Judhe nga Tarsa, qytetar i një qyteti me emërë të Qiliqisë; edhe të lutem, lëmë t’i flas llauzit.” Edhe ay si e la, Pavli ndenji mbi shkallët, e tundi dorënë te llauzi, edhe si u bë pushim i math, foli ndë gjjuhë Evraishte, tuke thënë: — “O burra vëllezër edhe atërë, pa më dëgjoni ç’fialë u ap juve tashi. (Edhe kur dëgjuanë, se u fliste atyre ndë gjjuhë Evraishte, pushuanë më tepërë; edhe thotë:) Unë jam një njeri Judhe, lindurë ndë Tarsë të Qiliqisë, edhe rriturë ndë këtë qytet përanë këmbëvet të Gamaliilit, mësuarë shtrënguarshim ndë nomt të atërëvet, edhe ishnjam zilitar për Perëndinë, sikundrë ju të gjithë jeni sot. Edhe këtë udhë e ndoqa gjer mbë vdekëje, tuke lidhurë me hekura e tuke vënë ndë burgje burra e gra; Sikundrë edhe kryeprifti martiris për mua, edhe gjithë pleqësia; prej atyreve mora edhe kartëra për vëllezëritë, e vajta ndë Dhamaskë, që të bie lidhurë ndë Jerusalim edhe ata që ishin’ atie, që të mundonenë. Edhe kur po shkonjam udhësë, edhe ishnjam afër Dhamaskësë, ndë mesditë, papriturë vetëtiti rreth meje një drit’ e madhe nga qielli. Edhe unë rashë përdhe, edhe dëgjova një zë që më thoshte: “Saull, Saull, përse më ndiek?” Edhe un’ u përgjeqçë: “Cili je ti, o Zot?” Edhe ay më tha: “Unë jam Jisu Nazoreasi, të cilinë ti ndiek.” Edhe ata që ishinë bashkë me mua panë dritënë, edhe i mori frika; po zën’ e ati që më fliste nuk’ e dëgjuanë. Edhe unë thashë: “Ç’të bënj, Zot?” Edhe Zoti më tha: “Ngreu edhe shko ndë Dhamaskë; edhe atie do të të flitetë për gjithë sa jan’ urdhëruarë të bënjç.” Edhe passi nukë shihnjam nga ndriçimi i asaj dritësë, erdha ndë Dhamaskë tuke hequrë për dore nga ata që ishinë bashkë me mua. Edhe një farë Ananie, njeri besëtar pas nomit, për të cilin’ epej martiri e mirë nga gjith’ ata Judhenjtë që rrinin’ atie, Erdhi tek unë edhe ndenji përpara, e më tha: “Saull, o vëlla, hap sytë përsëri”; edhe unë nd’ atë orë hapa sytë, e pash’ atë. Edhe ay tha: “Perëndia i atërvet tanë të sgjodhi të njohç dashurimin’ e ati, edhe të shohç të Drejtinë, edhe të dëgjonjç zë prej gojës’ ati; Sepse do të jesh martir për atë mbë gjithë njerëzitë për sa pe e dëgjove. Edhe tashi ç’sille? Ngreu e pagëzonu, e laj fajet’ e tua, tuke thërritur’ emërin’” (e Zotit). Edhe passi u këthyeçë ndë Jerusalim, kur ishnjam tuke falurë ndë hieroret, u bëç i habiturë, edhe pash’ atë tuke thënë mua: “Nxito, edhe dil shpejt nga Jerusalimi, sepse nukë do të presënë martirinë tënde për mua.” Edhe unë thashë: “Zot, ata e dinë, se unë jeshë ay që vinjam ndë burk, edhe rrihnjam ndëpër sinagogjit ata që besoninë tyj. Edhe kur derdhej gjaku i Stefanit, martirit tënt, edhe unë vetë qeshë ndenjurë përpara, edhe ishnjam me një fialë për vrasëjen’ e ati, edhe ruanjam rrobet’ e atyreve që e vrisninë. Edhe më tha: “Shko, sepse unë do të të dërgonj lark ndër kombe.” Edhe gjer mbë këtë fialë e dëgjoninë; edhe atëhere ngritnë zën’ e tyre, tuke thënë: “Ngrije prej dheut të tillinë njeri; sepse ay nukë duhetë të rronjë.” Edhe ata kur bërtisninë, edhe shkuntninë rrobetë, edhe hithninë pluhurë ndëpër erët, Kryemijësi urdhëroj të vihetë ndë kastrë, edhe tha ta pyesënë me të rrahura, që të marrë vesh për ç’punë bërtisninë kështu kundrë ati. Edhe si e shtritnë lidhurë me rrypa, Pavli i thot’ urdhërqindësit që ishte ndenjurë përpara: “Vall’ ësht’ e udhësë mbë ju të rrihni një njeri Roman, edhe pa gjykuarë?” Edhe urdhërqindësi kur dëgjoj, vate e i dëfteu kryemijësit, tuke thënë: “(Shiko) ç’je tuke bërë; sepse kyj njeri është Roman.” Edhe kryemijësi erdhi e i tha: “Thuajmë, Roman je ti?” Edhe ay tha: “Po.” Edhe kryemijësi u përgjeq: “Unë kam prishurë shumë aspër të fitonj këtë emërë që të qjuhem Roman.” Edhe Pavli tha: “Po un’ edhe kam lindurë Roman.” Përnjëherë pra u hoqnë prej ati ata që do ta mundoninë. Po edhe kryemijësi u frikësua, si mori vesh, se është Roman, edhe sepse e kishte lidhurë. Edhe mbë të nesërmet kur donte të marrë vesh të vërtetënë, për ç’punë përflitej nga Judhenjtë, e sgidhi (nga të lidhuratë), edhe urdhëroj të vinjënë kryepriftërit’ edhe gjithë bashkëndenjëja e atyreve; edhe sbriti Pavlinë, edhe e vuri përpara atyreve. Edhe Pavli shtyri sytë ndë bashkëndenjëjet, e tha: “O burra vëllezër, unë gjer sot mbë këtë ditë kam ecurë përpara Perëndisë me çdo ndërgjegjeje të mirë.” Edhe Anania kryeprifti urdhëroj ata që rrininë përan’ ati t’i bienë gojësë. Atëhere Pavli i tha: “Perëndia do të të bierë, o mur i lyerë me këlqere; e ti rri të më gjykonjç pas nomit, edhe kundrë nomit urdhëron të më bienë?” Edhe ata që ishinë ndenjurë përanë thanë: “Kryepriftin’ e Perëndisë shan ti?” Edhe Pavli tha: “Nuk’ e dita, o vëllezër, se është kryeprift; sepse është shkruarë: “Mos flaç për të parin’ e llauzit tënt”. Edhe Pavli si e njohu se njëra anë ishte prej Sadhdhuqenjsh, edhe tiatëra prej Farisenjsh, bërtiti ndë bashkëndenjëjet: “O burra vëllezër, Unë jam Farise, e bir Fariseu; unë po gjykonem për shpëresë edhe për të ngjallurë prej së vdekurish.” Edhe ay si foli këtë, Farisenjtë zunë të një zihenë me Sadhdhuqenjtë, edhe shumica u nda dyshë. Sepse Sadhdhuqenjtë thonë se s’ka të ngjallurë, as ëngjëllë, as frymë; po Farisenjtë rrëfenjënë të dyja. Edhe u bë një klithmë e madhe; edhe shkronjesitë që ishinë me anë të Farisenjet u ngritnë, e ziheshinë tuke thënë: “S’gjejmë ndonj gjë të keqe te kyj njeri; po ndë i foli ndonjë frymë a ëngjëllë [le të mos lëftojmë kundrë Perëndisë].” Edhe passi u bë trazyrë e madhe, kryemijësi pati frikë se mos shqyhetë Pavli nga ata, edhe urdhëroj të zbresën’ ushtëtorët e ta rrëmbenjënë nga mezi atyreve, edhe ta shpienë ndë kastrët. Edhe natënë tiatërë iu duk Zoti e i tha: “Kij zëmërë, Pavël; sepse sikundrë martirise për mua ndë Jerusalim, kështu duhetë të martirisç edhe ndë Romë.” S Edhe si u bë ditë, ca nga Judhenjt’ u mbëlothnë, e nëmnë vetëhen’ e tyre, tuke thënë: as të mos hanë as të mos pinë, gjersa të vrasënë Pavlinë. Edhe ata që kishinë bërë bashkë këtë be, ishinë më shumë se dyzet vetë; Të cilët’ erthnë te kryepriftërit’ edhe te pleqt, e thanë: “Me nëmë kemi nëmurë vetëhenë tonë, të mos ngallojmë gjë gjersa të vrasëmë Pavlinë. Tashi pra ju me bashkëndenjëjenë epni zë kryemijësit ta sbresë te ju nesërë, sikurse doni të merrni vesh më mirë për punë t’ ati; edhe neve, para se t’ afëronet ay, jemi gati ta vrasëmë.” Edhe i biri së motrësë Pavlit, kur dëgjoj për lakunë që i ngrehnë, vate e hyri ndë kastrët, e i dëfteu Pavlit. Edhe Pavli thërriti një nga kryeqindësatë, e tha: “Shpiereni këtë dialosh te kryemijësi; sepse diç’ i ka për të thënë ati.” Ay pra si e mori me vetëhe, e pruri te kryemijësi, edhe thotë: “Pavli që është ndë burk më thirri, e m ’u lut të bie këtë dalosh te ti, sepse diç’ të ka për të folurë tyj.” Edhe kryemijësi si e mori për dore, edhe u hoq mbënjanë, e pyeste: “Ç’ësht’ ajo që më ke për të dëftyerë?” Edhe ay tha, se: “Judhenjtë bënë fialë të të lutenë të biesh poshtë Pavlinë nesërë ndë bashkëndenjëjet, sikurse kanë për të pyeturë më shtrënguarshim për atë. Po ti mos u dëgjo atyre, sepse janë më shumë se dyzet vetë ata që rrinë e përgjonjën’ atë, të cilëtë kanë nëmurë vetëhen’ e tyre, as të mos hanë as të mos pinë, gjersa ta vrasën’ atë; edhe tashi janë gati tuke priturë fialë prej teje.” Kryemijësi pra lëshoj dialoshinë, edhe e porositi: “Mos t’i thot’ asnjërit se më dëfteve këto.” Edhe thirri dy vetë nga urdhërqindësatë, e u tha atyre: “Bëni gati dy qint ushtëtorë për të vajturë gjer ndë Qesari, edhe shtatë-dhietë kalorësa, edhe dy qint shtizorë, që mbë të tri orë të natësë. Le të bien’ edhe kafsha të gjalla, që të hipënjënë Pavlinë, e ta shpienë me siguri te Filik qivernitari.” Edhe shkroj një kartë pas kësaj shëmbëllese: “Kllavdiu Lysi mbë të pushteçiminë qivernitarinë Filik, gëzuarë. Kyj njeri u zu nga Judhenjtë, edhe do të vritej nga ata, atëhere un’ erdha bashkë me ushtërinë edhe e shpëtova, sepse mora vesh se është Roman. Edhe kur desha të marr vesh për ç’punë e përflisninë, e sbrita ndë bashkëndenjëjet t’ atyreve. Edhe e gjeta se përflitej për të kërkuara të nomit atyreve, po s’ka ndonjë faj për vdekëje a për të lidhurë me hekura. Edhe passi më dhanë zë, se Judhenjtë kishinë bërë këshillë të ligë kundrë ati njeriu, përnjëherë e dërgova te ti, edhe porosita edhe ata që e përflasën’ atë, të thonë përpara teje ç’fialë kanë kundrë ati. Qofsh me shëndet”. Ushtëtorëtë pra, sikundrë qenë urdhëruarë, muarnë Pavlinë, edhe e prunë natënë ndë Antipatridhë. Edhe mbë të nesërmet, si lanë kalorësatë të venë bashkë me atë, u këthyenë ndë kastrët; Të cilëtë hynë ndë Qesari, edhe dhanë kartënë ndë dorë të qivernitarit, e nxuarnë përpara ati edhe Pavlinë. Edhe qivernitari si këndoj kartënë, pyeti nga ç’anë është. Edhe kur dëgjoj se është nga Qiliqia: “Do të të dëgjonj - tha, -kur të vinjën’ edhe ata që të përflasënë. Edhe urdhëroj të ruhetë ndë vënt të gjykatës’ Irodhit. Edhe pas pesë diç sbriti Anania kryeprifti bashkë me pleqt, edhe me një farë fialori që qjuhej Tertyl, të cilëtë duallnë përpara qivernitarit kundrë Pavlit. Edhe si u thirr, Tertyli zuri të përflasë, tuke thënë: “Neve kemi shumë prej teje, o i pushteçim Filik, edhe bënenë punëra të mëdha te kyj komp prej paramëndëjesë sate, edhe përherë e mbë çdo vënt i presëmë me shumë të falurë ndersë. Po që të mos të të mundonj tepërë, të lutem të na dëgjonjç pak fialë me butësirënë tënde. Sepse e gjetëm këtë njeri se është murtajë, edhe shtynë të gjithë Judhenjtë që janë ndëpër botënë, të ngrenë krye, edhe ësht’ i pari eresisë Nazoreaset, I cili deshi të ndyrnjë edhe hierorenë; edhe neve e zum, edhe deshëm ta gjykojmë pas nomit tënë. Po erdhi Lysia kryemijësi, edhe na e rrëmbeu prej duarsh me pahir. Edhe urdhëroj ata që e përflasënë të vinjënë te ti; ti vetë si ta pyeç do të munç të marrç vesh për këto të gjitha që e përflasëmë.” — Rrëfyenë bashkë me atë edhe Judhenjtë, tuke thënë, se këto janë kështu. Atëhere Pavli, passi i bëri shenje qivernitari të flasë, u përgjeq: “Passi e di, se ke shumë viet që je gjyqtar te kyj komp, ap fialë për vetëhenë time me zëmërë të gëzuarë. Sepse munt të marrç vesh, se nukë janë më tepërë se dymbëdhietë dit, që kur se hipa ndë Jerusalim që të falem. Edhe as ndë hieroret më gjetnë tuke kuvënduarë me ndonjë njeri, a tuke ngriturë mbë këmbë gjëndëjenë, as ndëpër sinagogjit, as ndë qytet. As munt të provonjënë ato fialë që më përflasënë ndashti. Po rrëfenj këtë të ti, se pas udhësë, që këta i thonë eresi, kështu lus Perëndin’ e atërëvet mi, tuke besuarë gjith’ atyre që janë shkruarë ndë nomt edhe ndë profitërit. Edhe kam shpëresë mbë Perëndinë, të cilën’ edhe këta vetë e presënë, se do të bënetë të ngjallurë prej së vdekurish, të drejtëve e të shtrëmbërve. Edhe për këtë unë po mundoj vetëhenë time, që të kem përherë ndërgjegjëje pa faj te Perëndia edhe te njerëzitë. Edhe tashi pas shumë vieç erdha t’i bënj elejmosina kombit tim, edhe të bie dhurata. Edhe ndër mest këtyreve ca Judhenj nga Asia më gjetnë qëruarë ndë hieroret, jo me gjëndëje, as me trazyrë; Të cilëtë duhej të dilinë përpara teje e të më përflisninë, ndë kishinë gjë kundrë meje. A këta vetë le të thonë, ndë paçinë gjeturë ndojë të shtrëmbëtë tek unë, kur dolla përpara bashkëndenjëjesë, Veç ndë qoftë për këtë zë vetëmë, që thërrita tuke ndenjurë ndër mest atyreve, se: Unë po gjykonem prej jush sot për të ngjalluritë prej së vdekurish.” Edhe Filiku (si dëgjoj këto), urdhëroj të vinjënjë një ditë tiatërë, sepse i dinte fort mirë punërat’ e kësaj udhe, edhe tha: “Kur të sbresë Lysia kryemijësi, do të marr vesh mirë punëratë tuaja.” Edhe urdhëroj kryeqindësinë të ruhetë Pavli, edhe të ketë të prëjturë, edhe të mos ndalë ndonjë prej të tijvet t’i shërbenjënë, a të vinjënë tek ay. Edhe pas ca ditsh erdhi Filiku bashkë me gruan’ e ti Dhrusillënë, që ishtë Judheonjë, dërgoj e thërriti Pavlinë, edhe dëgjoj nga ay për besën’ e Krishtit. Edhe ay kur po fliste për drejtëri e për të përmbajturit’ e vetëhesë, edhe për gjyqinë që ka për të ardhurë, Filikut i hyri frikë, e u përgjeq: “Tashi shko, edhe kur të kem kohë, do të dërgonj të të thërres prapë.” Edhe shpërente, se Pavli do t’i epte asprë, që ta lëshonjë; përandaj dërgonte edhe e thërriste dëndurë, edhe fliste më atë. Po passi u mbushnë dy viet, Porqiu Fisti erdhi ndë këmbët të Filikut; edhe Filiku donte t’u bënjë ëndënë Judhenjet, e la Pavlinë lidhurë. Fisti pra si erdhi ndë anë të ti, pas tri diç hipi ndë Jerusalim nga Qesaria. Edhe kryeprifti edhe të parët’ e Judhenjet që ishinë kundrë Pavlit, u duknë përpara ati. Edhe i luteshinë, tuke lypurë hirë kundrë ati, që të dërgonjë e ta bierë atë ndë Jerusalim, sepse kishinë vënë pritëje që ta vrasënë mb’ udhë. Edhe Fisti u përgjeq, se Pavli ruhetë ndë Qesari, edhe se ay vetë kishte për të vaturë shpejt atie. “Le të sbresënë pra ata që muntnjënë prej jush, - tha, -edhe ndë paçinë gjë kundrë ati njeriu, le ta përflasënë.” Edhe passi ndenji ndër ata më tepërë se dhietë dit, sbriti ndë Qesari, edhe mbë të nesërmët, si ndenji mbë gjykatët, urdhëroj të bihetë Pavli. Edhe ay si erdhi, duallnë përpara ata Judhenjtë që kishinë sbriturë nga Jerusalimi, e thoshinë shumë të përfolura të mëdha kundrë Pavlit, të cilatë s’muntninë t’i provoninë, Sepse ay epte fialë, se: “As mbë nomt të Judhenjet, as mbë hieroret, as mbë Qesarinë bëra ndonjë faj.” Po Fisti passi donte t’u bënjë ëndënë Judhenjet, iu përgjeq Pavlit, e tha: “A do të hipënjç ndë Jerusalim, edhe atie të gjykonesh për këto punëra përpara meje?” Edhe Pavli tha: “Unë kam ndenjurë përpara gjykatësë Qesarit, atie ku duhetë të gjykonem. Unë s’u kam bërë ndonjë faj Judhenjet, sikundrë edhe ti e di fort mirë; Sepse, ndë qoftë se kam faj, a ndë paça bërë ndonjë punë për vdekëje, nuk’ i trëmbem vdekëjesë; po ndë mos qoftë ndonjë gjë nga ato që më përflasënë këta, asndonjë s’munt të më falnjë tek ata; thërres Qesarinë.” Atëhere Fisti si foli me bashkëndenjëjenë, u përgjeq: “Qesarinë thirre ti? Te Qesari do të veç.” Edhe si shkuanë ca dit, riga Agrippë edhe Vernika erthnë ndë Qesari, për të përshëndeturë Fistinë. Edhe si ndenjnë atie shumë dit, Fisti i zuri n’gojesh rigësë punën’ e Pavlit, tuke thënë: “Është një njeri i lidhurë, lënë këtu prej Filikut. Për punë të këti, kur vajta ndë Jerusalim, u duknë përpara meje kryepriftërit’ edhe pleqt’ e Judhenjet, e lypnë gjyq kundrë ati të vritetë; Të cilëvet u përgjeqç, se nuk’ është zakon ndër Romanëtë të vritetë ndonjë njeri për hirë, pa pasurë përpara faqesë ay që përflitetë ata që e përflasënë, edhe pa mos dhënë ati kohë t’ apë fialë për fajin’ e ti.” Passi u mbëlothnë pra ata këtu, pa mënuarë fare mbë të nesërmet ndenja mbë gjykatët, edhe urdhërova të bihetë njeriu. Edhe ata që e përflisninë, si duallnë përpara meje, nukë prunë ndonjë të përfolurë kundra ati nga ato që mendonjam unë. Po kishinë ca të kërkuara kundrë ati për hir-lutëjen’ e tyre, edhe për një farë Jisuj që kishte vdekurë, për të cilinë Pavli thoshte se rron. Edhe unë, passi s’dinjam se ç’të bënj për një të tillë kërkuarëje, thashë: Ndë dashtë të vejë ndë Jerusalim, edhe të gjykonet’ atie për këtë. Po Pavli passi thirri të ruhetë për të gjykuarë te Perandori, urdhërova të ruhet’ ay, gjersa ta dërgonj te Qesari.” Edhe Agrippa i tha Fistit: “Desha edhe unë ta dëgjonj atë njeri.” Edhe ay tha: “Nesërë do ta dëgjonjç.” Edhe mbë të nesërmet, kur erdhi Agrippa edhe Vernika me shumë madhështi, edhe hynë ndë vënt të dëgjuarëjesë bashkë me kryemijësit’ e me njerëzit’ e mëdhenj të qytetit, Fisti urdhëroj, e u pru Pavli. Atëhere Fisti thotë: “O riga Agrippë, edhe gjithë sa jeni këtu bashkë me ne, e shihni këtë njeri, për të cilinë gjithë shumica e Judhenjet më folnë edhe ndë Jerusalim edhe këtu, tuke bërtiturë se ay nukë duhetë më të rronjë. Po unë pasi gjeta se s’kishte punuarë gjë për vdekëje, edhe ay vetë thirri Perandorinë, e pashë me udhë ta dërgonj. Për të cilinë s’kam ndonjë gjë të vërtetë t’i shkruanj tim Zoti; përandaj e prura përpara jush, edhe më fort përpara teje, o riga Agrippë, që të kem se ç’të shkruanj; passi të pyetetë prapë. Sepse më duketë punë pa mënt të dërgonj një njeri të lidhurë, pa mos shënuar’ edhe punëratë që përflitetë.” Edhe Agrippa i tha Pavlit: “Të është ndëjerë të flaç për vetëhenë tënde.” Atëhere Pavli shtriti dorënë, e epte fialë: “O riga Agrippë, kujtonj vetëhenë time të lumurë, sepse kam për të dhënë fialë përpara teje sot për gjith’ ato punëra që përflitem nga Judhenjtë. Po më fort se ti di gjithë zakonet’ edhe kërkuarëjet’ e Judhenjet; përandaj të lutem të më dëgjonjç me zëmërë të gjërë. Jetën’ e dialërisë sime, pra që shkova që ndë krye të herësë ndërmest kombit tim ndë Jerusalim, gjith’ Judhenjtë e dinë, Sepse më dinë që përpara (ndë qoftë se duanë të martirisnjënë), se pas eresisë fesë sonë së shtrënguarësë rrova Farise. Edhe ndashti rri e gjykonem për shpëresën’ e të zotuarit që u bë nga Perëndia tek atëritë tanë; Për atë të zotuarëtë të dy-mbë-dhietë farat’ e kombit tënë, tuke luturë gjithënjë Perëndinë nat’ e ditë, shpërenjënë t’e harrinjënë; për këtë shpëresë përflitem unë nga Judhenjtë, o riga Agrippë. Qysh? Punë të pabesuar’ e mendoni ju, se Perëndia ngjall të vdekurë? Sa për mua, un’ e kishnjam ndër mënt, se duhetë të bënj shumë punëra kundrë emërit Jisu Nazoreasit; Sikundrë edhe punova ndë Jerusalim, edhe shumë vetë nga shënjtorëtë un’ i mbylla ndër burk, si paç marrë pushtet nga kryepriftëritë; edhe kur vriteshin’ ata, dhashë fialënë kundrë atyreve. Edhe shumë herë ndëpër gjithë sinagogjit, tuke munduar’ata, i shtrëngonjam të vllasfimisninë; edhe tuke tërbuarë tepërë kundrë atyreve, i ndiqnjam edhe gjer jashtë qyteteve. Edhe ndër këto punëra, kur ishnjam tuke vajturë ndë Dhamaskë me pushtet e me porosi nga kryepriftëritë, Ndë mesditë pashë mb’ udhë, o rigë, një dritë nga qielli më të ndriturë se dielli, që ndriti qark meje edhe atyreve që bënin’ udhë bashkë me mua. Edhe si ram të gjithë poshtë përdhe, dëgjova një zë që më fliste, e thoshte ndë gjjuhët Evraishte: “Saull, Saull, përse më ndiek? Keq për tyj është t’u hethç me shkelmë gjembavet. Edhe unë thashë: “Cili je ti, o Zot?” Edhe ay tha: “Unë jam Jisuj, të cilinë ti po ndiek. Po ngreu, edhe qëndro mbë këmbë të tua; Sepse përandaj u dukç te ti, që të të vë shërbëtuar edhe martir për gjithë sa pe, edhe për gjithë sa do të dëftenem te ti. Edhe të sgjodha nga llauzi e nga kombetë, te të cilëtë ndashti po të dërgonj. T’u hapç sytë atyre, që të këthenenë nga errësira mbë dritët, edhe nga pushteti Satanajt te Perëndia, që të marrënë ndëjesë fajesh, edhe piesë ndërmest të shënjtëruarëvet, me anë të besësë që është mbë mua. Përandaj, o riga Agrippë, muk’ u bëç i padëgjuarë kësaj së dukure prej qiellit. Po leçisnjam përpara mb’ ata që ishinë ndë Dhamaskë e ndë Jerusalim, edhe ndëpër gjithë vëndin’ e Judhesë, edhe pastaj ndër kombet, të pendonenë, edhe të këthenenë te Perëndia, tuke punuarë punëra të vëjyera për pendim. Për këto punëra Judhenjtë më zunë ndë hieroret e doninë të më vrisninë. Po passi gjeta ndihmë nga Perëndia, rri i gjallë gjer mbë këtë ditë, tuke martirisurë mbë të math e mbë të vogëlë, pa thënë ndonjë tiatërë gjë veçe ato që folnë profitërit’ edhe Mojsiu, se ishinë për të bërë, Se Krishti kishte për të pësuarë, edhe se ay do t’i ishte i pari që do të ngjallej prej së vdekurish, edhe të leçiste dritë ndë llaust edhe ndë kombet.” Edhe ay kur epte fialë për këto, Fisti tha me zë të math: “Shkallove, o Pavël; shkronjat’ e shuma të bënë që të shkallonjç.” Edhe ay tha: “Nukë jam i shkalluarë, o i pushteçim Fist, po flas fialë të vërteta edhe prej mëndëjesë shëndoshë. Sepse riga di këto punëra që flas përpara ati me sy hapurë, sepse m’ është mbushurë mëndëja, se s'është ndonjë punë prej kësosh që të mos e dijë; sepse këjo nuk’ është bërë mbë ndonjë cep. U beson profitërëvet, o riga Agrippë? E di se u beson.” Edhe Agrippa i tha Pavlit: “Për pak gjë po më mbush mëndëjenë të bënem i Krështerë.” Edhe Pavli tha: “I lutem Perëndisë të dojë, jo vetëmë ti, po edhe gjith’ ata që më dëgjonjënë sot, të bënenë nga pak e nga shumë të tillë, sikundrë jam edhe unë, përveç këtyre hekuravet.” Edhe (ay si tha këto), u ngrit riga, edhe qivernitari, edhe Vernika, edhe ata që ishinë ndenjurë bashkë me ata. Edhe si iknë flisninë njëri me tiatrinë, tuke thënë, se: “Kyj njeri s’ka bërë ndonjë punë për vdekëje a për hekura.” Edhe Agrippa i tha Fistit: “Kyj njeri munt të lëshonej, të mos kishte thirrurë Qesarinë.” Edhe passi u pa e udhësë të lundrojmë për Itali, dhanë Pavlinë edhe ca të lidhurë të tjerë te një urdhërqindës që qjuhej Julë, prej tufësë Perandorit Avgustit. Edhe si hym ndë një lundrë Adhramittine, edhe kishim për të lundruarë ndëpër vënde të Asisë, vajtëm hapëtë; edhe kishim me vetëhe Aristarhunë Maqedhonasinë nga Thessallonika. Edhe ditënë tietërë harritëm ndë Sidhonë; edhe Juli u pru njerëzisht te Pavli, edhe e la të vejë te miqt’ e të prëhetë. Edhe si u ngritëm që andej, lundruamë ndënë Qyprë, sepse erërat ishinë kundrë. Edhe si kapëtuamë detin’ e Qiliqisë edhe të Pamfylisë, erthmë ndë Myra të Lyqisë. Edhe atie urdhërqindësi gjeti një lundrë Aleksandhriane, që lundronte për Itali, edhe na vuri brënda nd’ atë. Edhe shumë dit tuke lundruarë nga dalë, mezi harritëm ndë Knidhë, po passi nukë na linte era, lundruamë ndënë Kritënë prej anësë Sallmonësë. Edhe mezi e kaptuam e erthmë ndë një vënt që qjuhetë Limënet’ e Mirë, aty afër ishte qyteti Llasësë. Edhe passi pat shkuarë shumë kohë, edhe të lundruarëtë ndashti ishte i rrëzikshim, sepse edhe agjërimi ndashti kishte shkuarë, Pavli i mësonte, tuke thënë atyre: “O burra, shoh se këta të lundruarë do të bënetë me të hequrë keq e me shumë dëm, jo vetëmë të barrës’ e të lundrësë, po edhe të jetësë sonë.” Po urdhërqindësi i dëgjonte më tepërë timonierit edhe të zot lundrësë, se fialëvet Pavlit. Edhe limani passi s’ishte i mirë për të dimëruarë, më të shumëtë bënë këshillë të ngrihen’ edhe që andeje, që të harrinjënë ndë Finikë, ndë qoftë se muntninë, edhe të dimëronjën’ atie, që është një liman i Kritësë që vë re prej erësë Livësë, edhe prej erësë Horit. Edhe kur fryti pak erë shiu, kujtuanë se patnë kohënë të mirë, hoqnë grepinë, edhe lundruanë përanë Kritësë. Po pas pakëzë here dolli një erë thëllimi kundrë asaj, që qjuhet’ Evroklydhon. Edhe passi u rrëmbye lundra, edhe s’munt t’i qëndronte erësë, e lëshuam’ e biheshim andej e këtejë. Edhe si shkuanë ndë një ujdhezë të vogëlë që qjuhetë Kllavdhë, mezi muntmë të vëmë govatënë ndënë pushtet tënë; Të cilënë si e ngritnë, bëninë ndihmë tuke ngjeshurë lundrënë përposh; edhe kështu biheshim andej e këtejë. Edhe passi kishim motinë fort të lik, ditënë tiatërë derthnë gjënë ndë det. Edhe ditën’ e tretë hudhëm plaçkat’ e lundrësë me duartë tona. Edhe për shumë dit nukë dukeshin’ as dielli as yjetë, edhe na zu një mot i keq, kaqë shumë, sa na u hoq më shpëresa, se do të shpëtonimë. Edhe si kishinë shumë kohë pa ngrënë, atëherë qëndroj Pavli ndë mest atyreve, e tha: “Duhej, o burra, të më dëgjonitë, edhe të mos ngriheshitë nga Krita, që të mos na ishte bërë këta të hequrë keq e kyj dëm. Edhe ndashti u mësonj juve të keni zëmërë, sepse nukë do të humbasë asndonjë shpirt prej jush, veç lundrësë. Sepse këtë natë m’u duk ëngjëll’ i Perëndisë, të cilit jam, edhe të cilin lus, Tuke thënë: Mos kij frikë, Pavël; duhetë të dalç përpara Qesarit; edhe ja Perëndia te t’i ka falurë gjith’ ata që lundronjënë bashkë me tyj. Përandaj kini zëmërë, o burra; sepse besonj mbë Perëndinë, se kështu do të jetë, sikundrë më është folurë. Edhe duhetë të biemë jashtë mbë një ujdhesë.” Edhe si erdhi nat’ e katërmbëdhiettë, kur po biheshim neve lart e poshtë ndë det të Adriasë, ndë mesnatë detarëtë kujtoninë se po afëronenë ndë ndnjë vënt. Edhe kur hothnë skandhallinë, gjetnë njëzet pash ujë; edhe si vanë pakëzë më tejë, hothnë përsëri skandhallinë, edhe gjetnë pesë-mbë-dhietë pash. Edhe passi kishinë frikë se mos bininë përjashta mbë vënde t’ ashpëra, hothnë katrë grepa prej bishtit lundrësë, edhe luteshinë të bënetë ditë. Po passi detarëtë kërkoninë të ikëninë nga lundra, edhe sbritnë govatënë ndë det, tuke shtyrë shkak se kishinë për të hedhurë grepa prej ballit lundrësë, Pavli i tha ujrdhëqindësit edhe ushtëtorëvet: “Ndë mos ndenjçinë këta ndë lundrët, ju s’munt të shpëtoni.” Atëhere ushtëtorëtë prenë litarët’ e govatësë, edhe e lanë të bierë jashtë. Edhe gjersa zuri të bënetë ditë, Pavli u lutej të gjithëve të marrënë gjë për të ngrënë, tuke thënë: “Sot ësht’ e katër-mbë-dhietta ditë që prisni, edhe jeni esullë pa ngrënë gjë. Përandaj u lutem juve të merrni gjë për të ngrënë; sepse këjo është për shpëtiminë tuaj; se asndonjërit prej jush nukë do t’i bierë qime floku prej kresë.” Edhe si tha këto, mori bukë, e iu fal ndersë Perëndisë përpara të gjithëve, edhe si e theu, zuri të hajë. Edhe të gjithë si muarnë zëmërë, muarnë edhe ata të hanë. Edhe ishim të gjithë ndë lundrët dy qint e shtatë-dhiet’ e gjashtë shpirtë. Edhe si u nginjënë tuke ngrënë, lehtësuanë lundrënë tuke hedhurë grurëtë jashtë ndë det. Edhe kur u gëdhi, nukë njihninë vëndinë; po vështroninë një gji, që kishte buzë deti, edhe bënë këshillë të shtijenë jashtë lundrënë mb’ atë, ndë qoftë se muntninë. Edhe si hoqnë lart grepatë, lanë lundrënë ndë det, edhe sgjithnë përnjëherë të lidhurat’ e timonit; edhe ngritnë pëlhurën’ e mesme nga frynte era, edhe e mbaninë ndë buzë të detit. Edhe si ranë mbë një vënt që ishte prej dy anësh det, shtynë jashtë lundrënë; edhe balli lundrësë, si u mbështet, mbeti e nukë tundej, po bishti lundrësë po shkallmonej nga të përpiekurit’ e valëvet. Edhe ushtërorëtë bënë këshillë të vrisinë të lidhurit, që të mos ikte ndonjë tuke bërë mbë not. Po urdhërqindësi passi donte të shpëtonte Pavlinë, i ndaloj nga këjo këshillë, edhe urdhëroj sa muntninë të bënjënë mbë not, të hidhenë përpara e të dalënë mbë tokët. Edhe të tierëtë duallnë, ca mbi dërrasa, e ca mbi copat’ e thyera të lundrësë. Edhe kështu shpëtuanë të gjithë mbë tokët. Edhe si shpëtuanë, atëhere e njohnë se ujdhësa qjuhetë Melitë. Edhe varvarëtë na pritnë shumë vëllezërisht, sepse ndesnë ziarr, e na muarnë përbrënda të gjithë, nga shiu që binte, e nga të ftohtëtë. Edhe Pavli kur mbëlodhi shumë shkarpa, edhe i vuri ndë ziarr, dolli jashtë një nepërkë nga të nxetëtë e iu ngjit pas dorës’ ati. Edhe varvarëtë kur panë bishënë varurë prej dorës’ ati, i thoshinë njëri tiatërit: “Me të vërtetë kyj njeri është gjakëtuar, edhe ndonëse shpëtoj prej detit, po gjyqi i Perëndisë nuk’ e la të rronjë.” Po ay hodhi bishënë ndë ziarr, edhe nukë pësoj ndonjë gjë të keqe. Edhe ata prisninë se do të ëhetë a të bierë përdhe papritur’ i vdekurë; po passi pritnë shumë kohë, edhe shihninë, se s’iu bë ndonjë gjë e ligë, ndërruanë mëndëjenë, e thoshinë se është perëndi. Edhe rreth ati vëndi ishin’ arat’ e të parit ujdhësë që qjuhej Puplë, i cili na priti e na mbajti ndë shtëpi miqësisht tri dit. Edhe i ati Puplit dergjej sëmurë prej ethesh e prej barkut keq; tek i cili Pavli, si hyri, u fal, edhe vuri duartë mbi atë, edhe e shëroj. Edhe si u bë këjo, edhe të tierëtë sa kishinë sëmunda ndë ujdhësë, vininë tek ay edhe shëroneshinë; Të cilëtë na nderuanë me shumë ndere, edhe kur ishim për të ikurë, na dhanë ato që kishim nevojë. Edhe pas tre muajsh ikëm me një lundrë Aleksandhrine, që kishte dimëruarë nd’ ujdhësë, e cila kishte shenjën’ e Dhioskurëvet. Edhe si harrimë ndë Syrakusë, mbetëm atie tri dit. Edhe që andejë tuke ardhurë rrotullë harrimë ndë Rigje; edhe pas një dite si fryti erë shiu, për dy dit erthmë ndë Potiollë. Atie gjetmë vëllezër, të cilëtë na u lutnë të mbesëmë përan’ atyreve shtatë dit, edhe kështu erthmë ndë Romë. Edhe që andejë vëllezëritë kur dëgjuanë për ne, na duallnë përpara gjer ndë Forët t’ Appiut e ndë Tri Tavernatë; Pavli kur i pa këta, iu fal ndersë Perëndisë, edhe mori zëmërë. Edhe kur erthmë ndë Romë, urdhërqindësi dha të lidhuritë n’dorë të parit ushtërisë; po Pavlinë e la të rrijë veç bashkë me ushtëtorinë që e ruante. Edhe pas tri diç Pavli thërriti të parët’ e Judhenjet; edhe ata si u mbëlothnë, u thoshte atyre: “O burra vëllezër, ndonëse unë s’kam bërë gjë kundrë llauzit, a kundrë zakonevet atërvet tënë, më dhanë të lidhurë nga Jerusalimi ndë duar të Romanëvet; Të cilëtë si më gjykuanë, deshnë të më lëshoninë, sepse s’gjetnë ndonjë punë për vdekëje tek unë. Po Judhenjtë passi flisninë kundrë, u shtrënguaç të thërres Qesarinë, jo se kam për të përfolurë kombinë tim. Për këtë punë pra u thirra juve, që t’u shoh, edhe t’u flas; sepse për punë të shpëresës’ Israilit jam lidhurë me këtë vark hekurash.” Edhe ata i thanë: “Neve as kartëra kemi marrë për tyj nga Judhea, asndonjë nga vëllezërit’ erdhi e dëfteu, a foli gjë të keqe për tyj. Po duamë të dëgjojmë prej teje ç’ke ndër mënt; sepse neve dimë, se kudo flitetë keq për këtë eresi.” Edhe passi patnë vënë një ditë për atë, erthnë shumë vetë tek ay atie ku kishte rënë; edhe ay u dëftente atyre mbëretërin’ e Perëndisë tuke dhënë martiri, edhe u mbushte mëndëjen’ atyre për punë të Jisujt, nga nomi Mojsiut edhe nga profitëritë, që ndë mëngjes e gjer mbrëmanet. Edhe cave u mbushej mëndëja për ato që thoshte, e ca nukë zininë besë. Edhe si nuk’ ishinë mbë një fialë njëri me tietrinë, ikninë, passi tha Pavli një fialë, se: “Mirë u foli Frym’e Shënjtëruarë me anë të profitit Isai tek atërit tanë, Tuke thënë: “Shko te kyj llaus edhe thuaj: Me të dëgjuarë do të dëgjoni, po nukë do të merrni vesh; edhe tuke parë do të shihni, po nukë do të kupëtoni; sepse u trash zëmër’ e këti llauzi, edhe dëgjuanë rëndë me veshëtë, edhe mbyllnë syt’ e tyre, që të mos shohënë ndonjëherë me sytë, edhe të dëgjonjënë me veshëtë, edhe të marrënë vesh me zëmrënë, edhe këthenenë, e t’i shëronj.“ Le të bënet’ e diturë pra mbë ju, se shpëtim’ i Perëndisë u dërgua mbë kombet; edhe ata do ta dëgjonjënë.” — Edhe si tha këto, Judhenjt’ iknë, tuke ngrënë me shumë fialë njëri me tietrinë. Edhe Pavli mbeti atie dy viet plot ndë një shtëpi që e paguante vetë; edhe priste gjith’ ata që vininë tek ay, Tuke leçiturë mbëretërin’ e Perëndisë, edhe tuke mësuarë punët’ e Zotit Jisu Krisht, me çdo sy të hapurë e pa ndonjë të ndalurë. Pavli, shërbëtori i Jisu Krishtit, thërritur’ apostol, ndarë mbënjanë për ungjillin’ e Perëndisë, (që pat zotuarë përpara me anë të profitëvet të ti, ndë shkronja të shënjtëruara), Për të Birin’ e ti, Jisu Krishtinë Zotinë tënë, që lindi nga far’ e Dhavidhit pas mishit, Edhe u dëftye Bir Perëndie me fuqi, pas frymësë shënjtërisë, nga të ngjalluritë prej së vdekurish; Me anë t’ ati muarëm hir e apostoli, që t’i dëgjonjënë besësë gjithë kombetë, për emërin’ e ati; Ndër mest atyreve jeni edhe ju, thërriturë prej Jisu Krishtit. — Mbë gjith’ ata që janë ndë Romë, të dashurit e Perëndisë, thërriturë shënjtorë, hir qoftë mbë ju edhe paqtim prej Perëndisë Atit tënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht. Më përpara i falem ndersë Perëndisë tim me anë të Jisu Krishtit për gjithë ju, sepse besa juaj zihetë n’gojë mbë gjithë botënë; Sepse Perëndia është martiri im, të cilit un’ i shërbenj me shpirtinë tim ndë ungjill të Birit ati, se u përment juve pa pushuarë, Tuke luturë përhera ndë të falurat e mia, që të dojë Perëndia ndonjë herë të ma bënjë mbarë udhënë të vinj te ju. Sepse kam shumë mall t’u shoh juve, që t’u ap ndonjë dhurëti shpirtërie që të forcohi. Edhe këjo është të ngushullonem bashkë me ju me anë të besësë tuaj edhe simesë, që kemi njëri me tiatërinë. Edhe dua që ta dini, o vëllezër, se shumë herë e vura ndër mënt të vinj te ju (po u ndaluaç gjer ndashti), që të kem ndonjë pemë edhe ndë mest juve, sikundrë edhe ndërmest kombevet tierë. Unë jam detuar te Ellinët’ e te Varvarëtë, te të diturit’ e te të padituritë. Kështu, sa prej meje, jam gati të leçis ungjillin’ edhe ndër ju që jeni ndë Romë. Sepse nukë kam turp për ungjillin’ (e Krishtit); sepse është fuqi Perëndie për shpëtim mbë cilinëdo që beson, mbë Judhenë më përpara, edhe mbë Ellininë, Sepse me anë t’ati ungjillit sbulonetë drejtëria e Perëndisë prej bese mbë besë, sikundrë është shkruarë: “Edhe i drejti do të rronjë prej besësë.” Sepse zëmëratë Perëndie sbulonetë nga qielli mbi çdo pabesëri e paudhëri njerëzish, që pëmbanjënë të vërtetënë ndë paudhëri. Sepse atë që munt të njohë njeriu për Perëndinë, është shpërfaqurë tek ata; sepse Perëndia ua shpërfaqi atë atyreve. Sepse ato punët e padukura t’ ati, edhe fuqia e ati e pasosura edhe hieria, që kur se u bë bota shihenë këthiellëtë tuke marrë me mënt prej atyre punëvet që janë bërë, që të mos muntnjën’ ata t’ apënë fialë. Sepse ndonëse njohnë Perëndinë, nuk’ e lavduanë si Perëndi, as nuk’ iu falnë ndersë; po u bënë të kotë ndër mendimet të tyre, edhe e marra zëmër’ e atyreve u errësua, Tuke thënë, se janë të mënçim, u marruanë. Edhe ndërruanë lavdin’ e të pavdierit Perëndi me shëmbëllesë ikone njeriu që vdiretë, e shpesësh, e shtësësh katrëkëmbëjesh, e shtërpinjç. Përandaj edhe Perëndia i la ata ndë ndyrësirë me anë të dëshërimevet zëmravet atyre, që të fulliqenë trupat’ e atyreve ndërmest vetëhesë tyre. Të cilëtë ndërruanë të vërtetën’ e Perëndisë me gënjeshtrënë, edhe nderuan’ e lutnë ndërtesënë me tepër se atë që e ndërtoj, i cili ësht’ i bekuarë për gjithë jetët. Amin. Përandaj Perëndia i la ata ndër pësime fulliqërie; sepse edhe femërat’ e atyre ndërruanë zakonin që është pas fisit me atë që është kundrë fisit. Kështu edhe meshkujtë lanë zakoninë që është pas fisit femërësë, e u ndoqnë ndë dëshërim të vetëhesë tyre njëri me tiatrinë, tuke punuarë shumtimnë meshkuj mbë meshkuj, e tuke marrë pagën’ e kobimit tyre, që gjante për vetëhen’ e tyre. Edhe sikundrë nukë deshnë të njohënë Perëndinë, Perëndia i la ata ndë një mëndëje të paprovuarë, që të bënjën’ ato që nukë gjajënë. Sepse janë plot me çdo farë shtrëmbërie, kurvërie, të lige, lakëmimi, të keqeje; mbushurë me cmir, me vrasëje, me qartë, me kobim, me mësim të keq. Asish që pishtëllonjënë, asish që përflasënë, asish që i kanë mëri Perëndinë, asish që shanjënënë, madhështorë, kryelartë, asish që çpifinë të këqia, të padëgjuarshim te përintë, Të marrë, asish që s’mbanjënë fialë, të padhëmburë, të papajtuarshim, të papërdëllyershim; Të cilëtë, ndonëse njohënë drejtërin’ e Perëndisë, se ata që punonjënë të tillash punëra vëjenjënë për vdekëje, jo vetëm’ i bënjën’ ato, po edhe u pëlqenjën’ atyre ata që punonjën’ ato. Përandaj s’munt t’ ap ç’fialë, o njeri, cilido je ti që gjykon; sepse për atë punë që gjykon tiatrinë, gjykon vetëhenë tënde për të keq; sepse ti që gjykon, punon ato punëra. Edhe e dimë, se gjyqi i Perëndisë është me të vërtetë kundrë atyreve që punonjënë të tilla punëra. E mendon këtë ti, o njeri, që gjykon ata që punonjënë të tilla punëra, edhe bën ato, se ke për të shpëtuarë nga gjyqi i Perëndisë? Apo bën për asgjë pasëjen'’ e së mirës’ ati e të durimit e të zëmrësë gjërë, edhe nuk’ e di, se e mira e Perëndisë të bie ty ndë pendim? Po për ashpërimnë tënt, edhe për zëmërën’ e papenduarë mbëledh zemërim mbë vetëhenë tënde ndë ditët të zemëratës’ edhe të sbulesësë gjyqit drejtë të Perëndisë, I cili do t’ia paguanjë gjithësecilit pas punëvet ati. Atyreve që kërkonjënë lavdi e nderë e pavdierëje me durim për punë të mirë, do t’u apë jetë të pasosurë. E mb’ ata që qartonjënë, edhe nuk’ i dëgjonjënë të vërtetësë, po i dëgjonjënë të shtrëmbëtësë, do të jetë zemëratë e mëri, Acarim edhe shtrëngim mbë çdo shpirt njeriu që punon të ligënë mbë Judhenë më përpara edhe mbë Ellininë. Po lavdi e nderë e paqtim do të jetë mbë cilinëdo që punon të mirënë, mbë Judhenë më përpara edhe mbë Ellininë. Sepse te Perëndia s’ka të mbajtur’ anë; Sepse gjithë sa fëjyenë pa nom, edhe do të vdirenë pa nom; edhe gjithë sa fëjyenë ndë nom, do të gjykonenë me mom, (Sepse nukë janë të drejtë përanë Perëndisë ata që i mbanjënë vesh nomit, po ata që punonjënë nominë do të dalënë të drejtë. Sepse kur gjëntarëtë që s’kanë nom, punonjënë punët’ e nomit pas fisit, këta ndonëse s’kanë nom, janë vetë nom ndë vetëhet të tyre; Të cilëtë dëftenjënë punën’ e nomit shkruarë ndë zemërat të tyre, sepse ndërgjegjëja e atyreve martiris bashkë me ata, edhe mendimetë ndërmest atyreve përflasënë a apënë fialë njëri për tiatërinë). Mb’atë ditë, kur do të gjykonjë Perëndia të fshehurat’ e njerëzet me anë të Jisu Krishtit, pas ungjillit tim. Na ti që qjuhe Judhe, edhe prëhe mbë nomt, e mburre mbë Perëndinë, Edhe njeh dashurimin’ e ati, edhe shquan ato që ndanjënë, sepse je mësuarë nga nomi; Edhe kujton vetëhenë tënde, se je udhëheqësi të verbërvet, drit’ e atyreve që janë ndë errësirë, Stërvitës i të marrëvet, mësonjës i foshnjevet, e se ke formën’ e së njohurësë, edhe së vërtetësë ndë nomt. Ti pra që mëson tiatrinë, nuk’ mëson vetëhenë t’ënde? Ti që leçit të mos viedhënë, vieth? Ti që thua të mos kurvëronjënë, kurvëron? Ti që ke të ndyrë nga idhollatë, vieth gjë qishe? Ti që mburre mbë nomt, çpërnderon Perëndinë tuke shkelurë nominë? Sepse “emëri i Perëndisë vllasfimisetë ndër kombet për punë tuaj”, sikundrë është shkruarë. Sepse rrethpresëja bën dobi, ndë punofsh nominë; po ndë shkelç mominë, rrethpresëja jote u bë parrethpresëje. Ay pra që nuk’ është rrethprerë ndë ruajtë porosit’ e nomit, a nukë do të qjuhetë të parrethprerët’ e ati rrethpresëje? Edhe ay që është prej fisit i parrethprerë e punon nominë, nukë do të të gjykonjë tyj që ke shkronjën’ e nomit edhe rrethpresëjenë, e shkel nominë? Sepse nuk’ është Judhe ay që duketë për faqe, as rrethpresëja ndë misht që është për faqe. Po ay që është ndë të fshehurë Judhe, edhe rrethpresëje ësht’ ajo e zëmrësë, që është ndë frymët e jo ndë shkronjët, të cilit nderi nuk’ është prej njerëzish, po prej Perëndisë. Ç’ka më tepër pra Judheu, a ç’dobi ka rrethpresëja? Shumë për gjithë çdo mëndyrë. Më përpara, sepse fialët’ e Perëndisë u besuanë Judhenjet. Sepse ç’është, ndë mos besuanë ca? Sos do të prishnjë besën’ e Perëndisë pabesëria e atyreve? Qoftë lark; po Perëndia qoft’ i vërtetë, e çdo njeri qoftë gënjeshtar, sikundrë është shkruarë: “Që të dalç i drejtë ndë fialët të tua, edhe të munç kur të gjykonesh”. Po shtrëmbëria jonë ndë dëfteftë drejtërin’ e Perëndisë, ç’do të themi? Mos ësht’ i shtrëmbëtë Perëndia që bie zemëratënë? (flas si njeri). — Qoftë lark; sepse qysh do të gjykonjë Perëndia botënë? Sepse ndë u shtua e vërteta e Perëndisë për lavdin’ e ati prej gënjeshtrësë sime, përse gjykonem unë më si fajtuar? Edhe (sikundrë vllasfimisemi, edhe sikundrë thonë ca, se neve themi), Përse të mos bëjmë të ligatë, që të vinjënë të miratë? — Të cilëvet dënimi ësht’ i drejtë. Qysh pra, jemi neve më të mirë se gjëntarëtë? Me të vërtetë jo; sepse neve e provuam më përpara, se edhe Judhenjt’ edhe Ellinëtë, të gjithë janë ndënë faj; Sikundrë është shkruarë: “Se nuk’ ësht’ i drejtë asnjë; S’ka ndonjë që kupëton; s’ka ndonjë që kërkon Perëndinë. Të gjithë u përvarnë mbënjanë, të gjithë u bënë të pavëjyerë; s’ka kush të bënjë të mirë; s’ka as një”. “Gurmaz’ i atyre është varr i hapëtë; me gjjuhërat’ e tyre gënjenjënë”. “Vërer aspidhash është ndënë buzët t’ atyre”, Të cilëvet “Goja është plot me mallëkim e me hidhërim”. “Këmbët’ e atyreve janë të shpejta për të derdhurë gjak”. “Të shkretuar’ e të hequrë keq është ndëpër udhët t’ atyreve. Edhe udhën e paqtimit nuk’ e njohnë”. “Nuk’ është frikë Perëndie përpara syvet atyre”. — Edhe e dimë se sa thotë nomi, u thot atyre që janë ndënë nomt; që të thuretë çdo gojë, edhe gjithë bota të gjykonetë për fajtore te Perëndia. Sepse asndonjë mish s’ka për të dalë i drejtë përpara ati prej punëvet nomit, sepse faji njihetë nga nomi. Po ndashti drejtëria e Perëndisë u çpërfaq pa nom, martirisurë nga nomi edhe nga profitëtë. Edhe drejëtëria e Perëndisë që është me anë të besësë Jisu Krishtit ndër të gjithë e mbi gjith’ ata që besonjënë; sepse s’ka ndonjë farë të shkuarë. Sepse të gjithë fëjyenë, edhe të gjithëve u shteretë lavdia e Perëndisë. Po dalënë të drejtë me hirin’ e ati që fal me anë të shpërblimit që është mbë Jisu Krishtinë; Të cilinë Perëndia e vuri që përpara të jetë shpërblim me anë të besësë ndë gjak t’ ati, për të dëftyerë drejtërin’ e ti, për ndëjesën’ e fajevet që kanë qënë bërë përpara, me anë të durimit Perëndisë; Për të dëftyerë drejtërin’ e ati ndë këtë kohë, që të jetë ay i drejtë, edhe të nxierrë të drejtë atë që i beson Jisujt. Ku është pra të mburruritë? U mbyll jashtë. Me çfarë nom? Të punëvet? Jo; po me nomin’ e besësë. E marrëm me mënt pra, se njeriu del’ i drejtë me anë të besësë, pa punët’ e nomit. Apo vetëm’ i Judhenjet është Perëndia? E jo edhe i kombevet? Po, edhe i kombevet; Sepse një është Perëndia që do të nxierrë të drejtë rrethpresëjenë prej besësë, edhe parrethpresëjenë me anë të besësë. Prishëmë nominë pra me anë të besësë? Qoftë lark; po më teprë vëmë nominë. Ç’do të themi pra se fitoj Avraami, ati ynë pas mishit? Sepse ndë dolli i drejtë Avraami nga punëtë, ka mbë se të mburretë, po jo përpara Perëndisë. Sepse ç’thotë shkronja? “Edhe Avraami i besoj Perëndisë, edhe iu numërua ati për drejtëri.” Edhe ati që punon, paga nuk’ i numëronetë për nderë, po për detyrë. Po ati që s’punon, edhe i beson ati që nxier të drejtë të shtrëmbëtinë, besa e ati numëronetë për drejtëri. Sikundrë edhe Dhavidhi thotë të lumëzuarët’ e ati njeriu, të cilit Perëndia i numëron drejtërinë pa punëra: “Lum ata, që iu ndëjenë paudhëritë, edhe iu mbuluanë fajetë. Lum ay njeri, që nukë do t’i numëronjë faj Zoti”. Këta të lumëzuarë pra thuhetë vetënë për ata që janë rrethprerë, apo për ata që nukë janë rrethprerë? Sepse themi se besa iu numërua Avraamit për drejtëri. Qysh iu numërua pra? Kur ishte i rrethprerë, apo kur ishte i parrethprerë? Jo kur ishte i rrethprerë, po i parrethprerë. Edhe mori shenjën’ e rrethpresëjesë për vulë drejtërie të asaj besësë që është ndë parrethpresëjenë, që ay të jet i ati gjith’ atyreve që besonjënë, kur janë të parrethprerë, që të numëronet, edhe mb’ ata drejtëria. Edhe i ati rrethpresëjesë, jo vetëmë mb’ ata që janë të rrethprerë, po edhe mb’ ata që ecënjënë pas gjurmavet besës’ atit t’ënë Avraam, kur qe i parrethprerë. Sepse të zotuarëtë mb’ Avraamin’ a mbë farën’ e ati, se kishte për të qenë trashëgimtari i botësë, nuk’ u bë me anë të nomit, po me anë të drejtërisë që është prej besësë. Sepse ndë janë trashëgimtarë ata që janë prej nomit, besa dolli e kotë, edhe u prish të zotuarëtë. Sepse nomi bie zemëratë; sepse atie ku s’ka nom, s’ka as të dalë jashtë nomit. Përandaj trashëgimi është prej besësë, që të jetë dhurëti, për të qëndruarë të zotuarëtë mbë gjithë farënë, jo vetëmë mb’ atë që është prej nomit, po edhe mb’ atë që është prej besës’ Avraamit, i cili ësht’ ati ynë të gjithëve, (Sikundrë është shkruarë: “Se të kam vënë atë mbë shumë kombe.”) përpara Perëndisë, që i besoj ati, që ep jetë të vdekuret, edhe qjuan ato punë që s’janë si ato që janë. Ay pa pasurë shpëresë besoj me shpëresë, se do të bënej atë mbë shumë kombe, sikundrë qe folurë: “Kështu do të jetë fara jote.” Edhe passi nuk’ u likshtua ndë besët, nuk’ u mendua, se ndashti trupi ti ishte i vdekurë, sepse ishte më teprë se një qint vieç, as të vdekurit’ e shtratit Sarrësë; As nukë qe me dy mëndëje mbë të zotuarët të Perëndisë për pabesërinë, po u forcua ndë besët, e i dha lavdi Perëndisë, Edhe iu mbush mëndëja se për atë që iu zotua, ësht’ i zoti edhe ta bënjë. Edhe përandaj iu numërua ati për drejtëri. Edhe nuk’ u shkrua vetëmë për atë, se iu numërua ati, Po do të numëronet’ edhe për neve që i besojm’ ati që ngjalli prej së vdekurish Jisunë, Zotinë tënë; I cili u dha ndër duar për fajet tëna, edhe u ngjall që të na nxierë të drejtë. Si duallëm pra të drejtë prej besësë, kemi paqtim te Perëndia me anë të Zotit tënë Jisu Krisht, Prej të cilit kemi edhe të hyrëtë me besënë ndë këtë hir, që qëndrojmë mb’ atë; edhe mburremi mbë shpëresën’ e lavdisë Perëndisë. Edhe jo vetëmë këjo, po mburremi edhe mbë shtrëngimetë, tuke diturë, se shtrëngata bën durim, E durimi provë, e prova shpëresë; Edhe shpëresa nukë turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhurë ndë zëmërat tona me anë të Frymësë Shënjtëruarë që na është dhënë. Sepse kur ishim neve edhe po të sëmurë, Krishti vdiq pas kohësë që qe urdhëruarë për të pabesëtë. Sepse mezi do të vdesë ndonjë për njeri të drejtë; sepse për të mirinë mbase edhe kuxon ndonjë të vdesë. Po Perëndia dëften dashurin’ e ti mbë ne, sepse kur jeshëm neve edhe po fajtorë, Krishti vdiq për ne. Shumë më teprë pra, si duallëm të drejtë ndashti prej gjakut ati, do të shpëtojmë nga zemërata me anë t’ ati. Sepse, ndë qoftë se kur jeshëm arëmiq paqtuam me Perëndinë me anë të vdekëjesë të Birit ati, shumë më tepër passi paqtuam do të shpëtojmë me anë të jetës’ ati. Edhe jo vetëmë këtë, po edhe mburremi mbë Perëndinë me anë të Zotit tënë Jisu Krishtit, me anë të cilit muarëm ndashti paqtimnë. Përandaj sikundrë prej një njeriu hyri faji ndë botët, edhe prej fajit hyri vdekëja, edhe kështu shkoj vdekëja ndëpër gjithë njerëzit, sepse të gjithë fëjyenë; (Sepse gjer ndë kohë të nomit qe faji ndë botët, po për faj nukë numëronetë, kur s’ka nom. Po vdekëja mbëretëroj që prej Adhamit gjer mbë kohë të Mojsiut, edhe mb’ ata që nukë fëjyenë pas shëmbëllimit të shkelurit porosisë Adhamit, i cili ishte forma e ati që do të vinte. Po dhurata nuk’ është posi faji, sepse ndë qoftë se prej fajit të njërit vdiqnë të shumëtë, shumë më teprë hiri i Perëndisë edhe dhurata me anë të një njeriu, Jisu Krishtit, teproj mbë të shumët. Edhe dhurata nuk’ është sikundrë dënimi që u bë prej njërit që fëjeu; sepse gjyqi prej njërit u bë për dëm të shumëve, edhe dhurëtia prej shumë fajesh u bë për të dalurë të drejtë. Sepse ndë qoftë se prej fajit njërit mbëretëroj vdekëja prej njërit, shumë më teprë ata që marrënë tepëricën’ e hirit edhe dhurëtisë drejtërisë do të mbëretëronjënë ndë jetët prej njërit, Jisu Krishtit.) Sikundrë pra prej një faji u bë dënim mbë gjithë njerëzit, kështu edhe prej një drejtërimi u bë mbë gjithë të dalënë të drejtë për jetë. Sepse sikundrë nga të padëgjuarët’ e një njeriu u bënë fajtorë të shumëtë, kështu edhe nga të dëgjuarët’ e njërit do të bënenë të drejtë të shumëtë. Edhe nomi hyri që të tepronjë faji. Edhe atie ku teproj faji, teproj më teprë hiri. Edhe sikundrë mbëretëroj faji prej vdekëjesë, kështu edhe hiri do të mbëretëronjë prej drejtërisë për jetë të pasosurë me anë të Jisu Krishtit, Zotit tënë. Ç’do të themi pra? Do të qëndrojmë ndë fajt, që të tepronjë hiri? Qofë larg; neve që vdiqëm ndë fajt, qysh do të rrojmë më nd’ atë? A nuk’ e dini se sa u pagëzuam mbë Jisu Krishtinë, u pagëzuam mbë vdekëjet t’ ati? U kallëm ndë varr pra bashkë me atë me anë të pagëzimit mbë vdekëjet, edhe sikundrë Krishti u ngjall prej së vdekurish me anë të lavdisë Atit, kështu edhe neve të ecëjmë ndë jetë të re. Sepse sikundrë neve u bëmë një bimë bashkë me atë pas shëmbëllimit vdekëjes’ ati, do të jemi edhe pas shëmbëllimit të ngjallurit. Tuke diturë këtë, se i vietri njeriu ynë u kryqëzua bashkë, që të prishetë trupi i fajit, që të mos i shërbejmë neve më fajit. Sepse ay që vdiq u lirua nga faji. Po ndë paçim vdekurë bashkë me Krishtinë, besojmë se edhe do të rrojmë bashkë me atë; Sepse e dimë se Krishti u ngjall prej së vdekurish, e nukë vdes më; vdekëja nuk’ e pushton më atë. Sepse për atë që vdiq, vdiq një herë per fajinë; po për atë që rron, rron mbë Perëndinë. Kështu edhe ju numëroni vetëhenë tuaj, se jeni të vdekurë nga faji, po të gjallë te Perëndia, me anë të Jisu Krishtit Zotit tënë. Le të mos mbëretëronjë pra faji ndë trup tuaj të morçiminë, që t’i dëgjoni ati pas dëshërimevet ati. As mos bëni anët’ e trupit tuaj armë shtrembërie ndë fajt; po nxirni vetëhenë tuaj përpara Perëndisë si të gjallë prej së vdekurish, edhe anët’ e trupit tuaj armë drejtërie te Perëndia. Sepse faji nukë do t’u pushtonjë juve; sepse nukë jemi ndënë nom, po ndënë hir. Qysh pra? Do të fëjejmë, sepse nukë jemi ndënë nom, po ndënë hir? Qoftë lark. Nuk’ e dini, se mb’ atë që bëni vetëhenë tuaj shërbëtorë për dëgjuarëje, jeni shërbëtorët’ e ati që i dëgjoni, apo fajit për vdekëje, apo dëgjuarëjesë për drejtëri? Po falemi ndersë Perëndisë, se qetë një herë shërbëtorët’ e fajit, po ndashti i dëgjuatë me gjithë zemërë formësë mësimit, që u dhatë ndër duar mb’ atë. Edhe si u liruatë prej fajit, u bëtë shërbëtorët’ e drejtërisë. Njerëzisht po them për ligësirën’ e mishit tuaj. Sepse sikundrë i bëtë anët’ e trupit tuaj shërbëtorë ndë ndyrësirët edhe ndë panomit te panomia, kështu ndashti bëni anët’ e trupit tuaj shërbëtorë ndë drejtërit për shënjtërim. Sepse kur ishitë shërbëtorët’ e fajit, ishitë të liruarë nga drejtëria. Çfarë peme pra kishit’ atëhere nga ato punë, që keni turp ndashti për ato? Sepse e pastajmeja e atyreve është vdekëje. Po ndashti që u liruatë nga faji, edhe u bëtë shërbëtorë te Perëndia, keni pemënë tuaj për shënjtërim; edhe të pastajmenë, jetë të pasosurë. Sepse paga e fajit është vdekëje, po dhurëtia e Perëndisë është jet’ e pasosurë me anë të Jisu Krishtit Zotit tënë. Apo nuk’ e dini, o vëllezër (sepse u flas atyre që njohënë nom), se nomi ka pushtet mbë njerinë sa kohë rron? Sepse gruaja e martuar’ është lidhurë nga nomi me burrinë që rron; po ndë vdektë burri, sgjidhetë nga nomi burrit. Kur rron burri pra, ndë u bashkoftë me tiatër burrë, do të jetë kurvë; po ndë vdektë burri, ësht’e liruarë nga nomi, që të mos jetë kurvë, ndë u bashkoftë me tiatër burr. Përandaj, vëllezërit’ e mi, edhe ju jeni të vdekurë te nomi me anët të trupit Krishtit, që të bashkonemi me tiatër, me atë që u ngjall prej së vdekurish, që të bëjmë pemë te Perëndia. Sepse kur jeshëm ndë misht, pësimet’ e fajevet, që ishinë prej nomit, punoninë ndër mishërat tana, që të bëjmë pemë ndë vdekëjet. Po ndashti u sgjithmë nga nomi, passi vdiq ajo gjë që jeshëm pushtuarë; prej asaj që të punojmë pas frymësë re, e jo pas shkronjësë vietërë. Ç’do të themi pra? Nomi është faj? Qoftë lark; po fajinë nuk’ e njoha, vetëmë nga nomi; sepse edhe dëshërimnë nukë do ta njihnjam, ndë mos thoshte nomi: “Mos dëshërojsh”. Edhe faji si mori shkak prej porosisë, bëri tek unë çdo farë dëshërimi; sepse pa nom ësht’ i vdekurë. Edhe unë rronjam një herë pa nom; po kur erdhi porosia, rroji përsëri faji, e unë vdiqa. Edhe ajo porosia që u dha për jetë, ajo u gjënt tek unë për vdekëje. Sepse faji, mori shkak prej porosisë, e më gënjeu, edhe me anë t’ asaj më vrau. Përandaj nomi ësht’ i shënjtëruarë, edhe porosia e shënjtëruar’ edhe e drejtë edhe e mirë. Ajo gjë pra që ësht’ e mirë u bë tek unë vdekëje? Qoftë lark; po faji, që të duketë faj, bëri tek unë vdekëje me anë të gjësë mirë, që të bënetë fort teprë fajtuar faji. me anë të porosisë. Sepse e dimë se nomi ësht’ i frymësë; unë jam i mishtë, shiturë ndënë fajinë. Sepse atë që punonj, nuk’e njoh; sepse nukë punonj atë që dua, po bënj atë që kam mëri. Edhe ndë bëfsha atë që nukë dua, jam me një fialë me nomnë, se ësht’ i mirë. Po ndashti unë nukë bënj më këtë, po ay faji që rri tek unë. Sepse e di, se nukë rri tek unë (dua me thënë ndë misht tim), një gjë e mirë; sepse të dashuritë gjëndetë tek unë, po të punonj të mirënë nuk’ e gjenj. Sepse nukë bënj atë të mirënë që dua, po punonj atë të keqenë që nukë dua. Ndë qoftë se bënj pra atë që nukë dua, nuk’ e punonj unë më atë, po ay faji që rri tek unë. Gjenj pra këtë nom, se kur dua unë të bënj të mirënë, gjëndetë tek un’ e liga. Sepse më ka ënda nomin’ e Perëndisë që është pas njeriut përbrënçim. Po shoh një tiatër nom ndër mishrat’ e mi që lëfton kundrë nomit mëndëjesë sime, edhe më skllavos ndë nomt të fajit që është ndër mishrat’ e mi. Mieri unë njeriu! Kush do të më shpëtonjë nga kyj trup i vdekëjesë? Falem ndersë Perëndisë me anë të Zotit tënë Jisu Krishtit. Unë pra me mënt i shërbenj nomit Perëndisë; po me mishinë i shërbenj nomit fajit. Ndashti pra s’është ndonjë dënim për ata që janë mbë Jisu Krishtinë, që nuk’ ecënjënë pas mishit, (po pas Frymësë). Sepse nomi i Frymësë jetësë mbë Jisu Krishtinë më liroj prej nomit fajit edhe prej vdekëjesë. Sepse atë që s’munt të bënte nomi, sepse ishte i pafuqishim nga mishi, Perëndia dërgoj Birin’ e ti me shëmbëllim mishi të fajit, edhe për faj, edhe dënoj fajinë ndë misht; Që të mbushetë drejtërimi i nomit mbë ne që nukë ecëjmë pas mishit, po pas Frymësë. Sepse ata që rronjënë pas mishit, kanë ndër mënt punët’ e mishit; edhe ata që rronjënë pas Frymës kanë ndër mënt punët’ e Frymësë. Sepse mendimi i mishit është vdekëje, po mendimi i Frymës’ është jetë edhe paqtim. Sepse mendimi i mishit ësht’ arëmiqësi te Perëndia; sepse nukë bindetë ndë nomt të Perëndisë, po as nukë munt. Edhe sa janë të mishit, nukë munt t’i pëlqenjënë Perëndisë. Po ju nukë jeni të mishit, po të Frymësë, ndë ndenjtë Frym’ e Perëndisë ndër ju. Po ndë pastë ndonjë Frymën’ e Krishtit, kyj nuk’ ësht’ i ati. Po ndë qofë Krishti ndër ju, trupi ësht’ i vdekurë për fajinë, po fryma është jetë për drejtërinë. Po ndë ndenjtë ndër ju Frym’ e ati që ngjalli prej së vdekurish Jisunë, ay që ngjalli Krishtinë prej së vdekurish do t’u apë jetë trupavet tuaj të morçimvet, me anë të Frymësë ti që rri ndër ju. Jemi detorë pra, o vëllezër, jo te mishi, që të rrojmë pas mishit. Sepse ndë rrofshi pas mishit, keni për të vdekurë, po ndë vrafshi punët’ e trupit me anë të Frymësë, do të rroni. Sepse ata që hiqenë pas Frymësë Perëndisë, këta janë të bijt’ e Perëndisë. Sepse s’keni marrë frymë robërie, që të keni frikë përsëri, po keni marrë frymë birërie, me anë të cilësë thërresmë: Avva, o Atë. Ajo Fryma martiris bashkë me frymënë tënë, se jemi bij’ Perëndie. Edhe ndë qofshim bij, jemi edhe trashëgimtarë; trashëgimtarët’ e Perëndisë, edhe trashëgimtarë bashkë me Krishtinë, po ndë pësofshim bashkë me atë, që të lavdonemi edhe bashkë me atë. Sepse unë mendonem, se pësimet’ e kësaj kohe ndashti nukë vëjenjënë të mbarasonenë me atë lavdinë që do të sbulonetë ndër ne. Sepse shpëres’ e madhe e kriesësë pret të shpërfaqurit’ e të bijvet Perëndisë. Sepse kriesa u vu ndën’ urdhër të kotësirësë, jo me dashurim t’ asaj, po për atë që e vuri ndën’ urdhër, Me shpëresë se edhe ajo kriesa do të lironetë nga prishëja e robërisë, e do të vejë ndë të lirët të lavdisë të bijvet Perëndisë. Sepse e dimë se gjithë kriesa psherëtin e ka të dhëmbura bashkë gjer ndashti. Edhe jo vetëm’ ajo, po edhe ata që kanë pemën’ e parë të Frymësë, edhe neve vetë psherëtijmë ndër vetëhenë tonë, tuke priturë birërinë për shpërblimin’ e trupit tënë. Sepse me shpëresënë, shpëtuam; po ajo shpëresa që shihetë nuk’ është shpëresë, sepse atë gjë që e sheh ndonjë, ç’shpëresë ka më? Po ndë shpërefshim për atë gjë që nuk’ e shohmë, e presmë me anë të durimit. Kështu edhe Fryma vete na ndih ndë sëmundëjet tona, sepse nukë dimë për çfarë gjëje të falemi sikundrë gjan, po ajo Fryma vetë lutetë për ne me psherëtima të pandiera zërinë. Edhe ay që vëshgon zëmratë e di se ç’ është mendimi i Frymësë, se lutetë për shënjtorëtë si do Perëndia. Edhe e dimë se gjithë punët’ u ndihnjënë për të mirë atyreve që duanë Perëndinë, atyreve që janë thirrë pas dashurimit ati. Sepse sa njohu që përpara, ata urdhëroj që përpara të jenë bashkë me një formë me ikonën’ e të Birit, që të jet’ ay i paralindurë ndër shumë vëllezër. Edhe sa urdhëroj që përpara, këta i thirri; edhe sa thirri, këta i nxori të drejtë; edhe sa nxori të drejtë, këta i lavdoj. Ç’do të themi pra për këto punë? Ndë qoftë Perëndia bashkë me ne, cili do të jetë kundrë nesh? Sepse ay që nukë kurseu Birin’ e ti, po e dha atë ndër duar për ne të gjithë, e qysh nukë do të na falë neve të gjitha bashkë me atë? Cili do të përflasë të sgjedhurit’ e Perëndisë? Perëndia ësht’ ay që nxier të drejtë. Cili do të jetë ay që gjykon për të keq? Krishti ësht’ ay që vdiq, po edhe më tepër ay që u ngjall, edhe që është ndë të diathtë të Perëndisë, edhe që lutetë për ne. Cili do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Shtrëngim, a ngushtim, a vdekëje, a zi, a të sveshurë, a rrëzik, a thikë? (Sikundrë është shkruarë: “Se për punë teje vritemi gjithë ditënë; u numëruam posi dhëntë për të therurë”.) Po mbë gjithë këto punë neve muntmë më teprë me anë t’ ati që na deshi. Sepse më është mbushurë mëndëja se as vdekëje, as jetë, as ëngjëj, as urdhëra, as fuqia, as ato që janë ndashti, as ato që do të vinjënë, As lartësirë, as thellësirë, as ndonjë tiatrë kriesë, do të muntnjë të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është mbë Jisu Krishtinë Zotinë tënë. Them të vërtetë mbë Krishtinë, nukë gënjenj, (sepse kam ndërgjegjëjen time që martiris bashkë me mua ndë Frymët të Shënjtëruarë), Se kam hidhërim të math edhe të dhëmburë që s’shteretë ndë zëmërë time. Sepse unë vetë donjam të ishnjam i mallëkuarë (ndarë) nga Krishti për vëllezërit’ e mi, që janë nga gjaku im pas mishit; Të cilëtë janë Israilitë, të cilëvet është birëria, edhe lavdia, edhe dhiatatë, edhe e vëna e nomit, edhe lutëja, edhe të zotuaratë; Të cilëvet janë atëritë, edhe prej atyreve lindi Krishti pas mishit, i cili është përmbi të gjitha Perëndi i bekuarë për gjithë jetët. Amin. Po nukë munt të bierë poshtë fiala e Perëndisë. Sepse nukë janë Israilitë gjith’ ata që janë prej kombit Israilit. As sepse janë far’ e Avraamit, janë të gjithë bijt’ e ati; po “fara jote do të qjuhetë mbë Isaakunë”. Do me thënë, nukë janë bijt’ e Perëndisë këta bijt’ e mishit, po bijt’ e të zotuarit numëronenë për farë. Sepse fiala e të zotuarit është këjo: “Do të vinj mbë këtë kohë, edhe Sarra do të ketë bir”. Edhe jo vetëmë këjo, po edhe Reveka kur u ngjit me barrë prej një burri, Isaakut atit tënë; (Sepse para se të lindinë dy dielmtë, edhe para se të bëninë ndonjë punë të mirë a të ligë, që të mbesë urdhëri i parë i Perëndisë që është pas të sgjedhurit, jo prej punësh, po prej ati që thërret), Iu tha asaj: “Se i madhi do t’i shërbenjë më të vogëlit.” Sikundrë është shkruarë: “Jakovin’ e desha, po Isafinë e pata mëri”. Ç’do të themi pra? Mos është shtrembëri te Perëndia? Qofë lark. Sepse ay i thotë Mojsiut: “Do të përdëllenj atë që të përdëllenj, edhe do të më dhëmbet’ ay që të më dhëmbetë”. Këjo nuk’ është pra e ati që e do, as e ati që ecën, po e Perëndisë që përdëllen. Sepse shkronja i thotë Faraojt: “Se për këtë punë të ngrita, që të dëftënj fuqinë time te ti, edhe që të rrëfenet’ emëri im mbë gjithë dhenë”. Atë që të dojë pra e përdëllen; edhe atë që të dojë e ashpëron. Do të më thuash pra: Ç’qjahetë më? Cili i doli kundrë dashurimit ati? Po cili je ti, o njeri, që i përgjegje kundrë Perëndisë? Mos do t’i thotë gatesa gatonjësit: Përse më bëre kështu? Apo s’ka pushtet shtëmbari mbi baltënë, që të bënjë prej një brumi një enë për nderë, edhe një tiatër për shpërnderim? Ndë deshi Perëndia të dëftenjë zemëratën’ e ti, edhe të bënjë të njohurë fuqin’ e ti, duroj me shumë zemërë të gjërë enët’ e zemëratësë, që qenë bërë të humburë? Edhe që të bënjë të njohurë pasëjen’ e lavdisë ti mbi enët’ e përdëllimit, që i bëri gati për lavdi, Po edhe neve, që na thirri jo vetëmë prej Judhenjç, po edhe prej kombesh? Sikundrë thotë edhe ndë Osienë: “Do të qjuanj llauzinë tim atë s’është llauzi im, edhe të dashurë, atë që s’ësht’ e dashurë”. “Edhe do të jetë nd’atë vënt, tek u është thënë atyreve: “Nukë jeni ju llauzi im, atie do të qjuhenë të bijt’ e Perëndisë gjallë.” Edhe Isaia bërtet për Israilinë: “Ndë qoftë numëri i të bijvet të Israilit posi rëra e detit, do të shpëtonjën’ ata që mbetenë; Sepse do të mbaronjë e do të shkurtonjë llogari me drejtëri, sepse Zoti do të bënjë llogari të shkurtuarë mbë dhet.” Edhe sikundrë tha që përpara Isaia: “Zoti Savaoth ndë mos kishte lënë farë mbë ne, do të jeshëm bërë posi Sodhomatë, edhe do të jeshëm përgjajturë me Gomorratë”. Ç’do të themi pra? Se ata kombetë që nukë ndoqnë drejtëri, i harrinë drejtërisë, edhe asaj drejtërisë që është nga besa? Po Israili tuke ndiekurë nomin’ e drejtërisë, nuk’ i harriu nomit drejtërisë. Përse? Sepse nuk’ e ndiqte atë pas besësë, po pas punësh nomit. Sepse u penguanë mbë gurë të pengesësë; sikundrë është shkruarë: “Na te vë një gurë pengese ndë Sion, edhe një shkëmp skandhallie, edhe kushdo që i beson ati nukë do të turpëronetë”. Vëllezër, dëshërimi i zëmrësë sime, edhe lutëja që bënj mbë Perëndinë për Israilinë, është për shpëtim t’ atyre. Sepse martiris për ata, se u përvëlonetë zemëra për Perëndinë, po jo pas të njohurit. Sepse tuke mos njohurë drejtërin’ e Perëndisë; edhe tuke kërkuarë të ngrehënë drejtërin’ e tyre, nuk’ u bintnë ndë drejtëri të Perëndisë. Sepse të mbaruarët’ e nomit është Krishti për drejtëri te cilido që beson. Sepse Mojsiu shkruan për atë drejtërinë që ështe nga nomi, tuke thënë: “Se ay njeri që bën këto, do të rrojë nga ato”. Po ajo drejtëria që është nga besa thotë kështu: “Mos thuaç ndë zëmërë tënde: Kush do të hipënjë ndë qiell?”, do me thënë, që të sbresë Krishtinë. A: “Kush do të sbresë nd’ avussët?”, do me thënë, që të siellë lart Krishtinë prej së vdekurish. Po ç’thotë: “Fiala ësht’ afërë teje, ndë gojët tënde e ndë zëmërët t’ënde”, do me thënë, fiala e besësë, që leçismë. Se ndë rrëfefsh me gojët tënde Zotinë Jisu, edhe ndë besofsh ndë zëmërët tënde se Perëndia e ngriti atë prej së vdekurish, do të shpëtonjç. Sepse njeriu beson me zëmërë për drejtëri, edhe rrëfen me gojë për shpëtim; Sepse shkronja thotë: “Gjithëkush i beson ati, nukë do të turpëronetë”. Sepse s’ka të shquarë ndërmest Judheu e Ellini; sepse ay Zoti vetë ësht’ i të gjithëve, i pasurë mbë gjith’ ata që thërresën’ atë. Sepse “gjithëkush të thërresë emërin’ e Zotit, do të shpëtonjë.” Qysh do ta thërresënë pra atë, që s’i kanë besuar’ ati? Edhe qysh do t’i besonjën’ ati që s’kanë dëgjuarë për atë? Edhe qysh do të dëgjonjënë, pa qenë ay që leçit? Edhe qysh do të lëçisënë, ndë mos u dërgofshinë? Sikundrë është shkruarë: “Sa të bukura janë këmbët’ e atyreve që apënë zën’e mirë për paqtim, atyreve që ungjillëzonjënë të miratë!”. Po të gjithë nuk’ i dëgjuan’ ungjillit, sepse Isaia thotë: “Zot, kush i besoj të leçiturit tënë?”. Besa pra është nga të dëgjuarëtë; edhe të dëgjuarëtë prej fialësë Perëndisë. Po them: Sos nukë dëgjuanë? Po vërtetë, “zëri i atyreve dolli mbë gjithë dhenë, edhe fialët’ e atyreve vanë gjer ndë funt të botësë.“ Po them: “Sos nukë njohu Israili? I pari është Mojsiu që thotë: “Unë do t’u shtie juve ndë zëli me ata që nukë janë komp, edhe do t’u bënj juve të zemërohi me një komp të pamënt.” Po Isaia kuxon më tepër e thotë: “U gjënç përanë atyreve që nukë më kërkoninë, u dukç përpara atyreve që nukë pyesninë për mua.” Po për Israilinë thotë: ”Gjithë ditënë shtrita duart’ e mia te një llaus që nukë bindet’ e që flet kundrë”. Them pra: Mos e hodhi teje Perëndia llauzin’ e ti? Qoftë lark; sepse edhe unë jam Israilit, nga far’ e Avraanit, nga komb’ i Veniaminit. Perëndia nukë hodhi teje llauzin’ e ti, të cilin’ e njohu që përpara. Apo nukë dini ç’thotë shkronja për Ilinë? Qysh flet te Perëndia kundrë Israilit (tuke thënë): “Zot, vranë profitët’ e tu, edhe rrëzuanë theroret’ e tua; edhe unë mbeta vetëmë, edhe kërkonjënë jetënë time”. Po ç’i thotë zëri i Perëndisë? “Kam lënë për vetëhenë time shtatë mijë burra, të cilëtë nuk’ iu unjnë mbë gjunj Vaallit.” Kështu pra edhe mbë këtë kohë ndashti ka mbeturë një gjë sent pas të sgjedhurit hirit. Po ndë qoftë pas hirit, nuk’ është më prej punërash; sepse atëhere hiri nuk’ është më hir. Po ndë qoftë prej punërash, nuk’ është më hir; sepse puna nuk’ është më punë. Ç’ është pra? Israili nuk’ e gjeti atë që kërkon; po të sgjedhurit’ e gjetnë, e të tierët’ u verbuanë gjer mbë këtë ditë të soçëme. (Sikundrë është shkruarë: “Perëndia u dha atyre një frymë të dërmituri, sy që të mos shohënë, edhe veshë që të mos dëgjonjënë.”) Edhe Dhavidhi thotë: “U bëftë truveza e atyreve për kurth, e për lak e për pengesë, e për shpagesë mb’ ata. U errësofshinë syt’ e atyreve për të mos parë; edhe kërrus kurrizin’ e atyreve për kurdo.”. Them pra: Sos fëjyenë, që të rrëzonenë? Qoftë lark; po prej së rrëzuarës’ atyre u bë shpëtim ndër kombet, që t’u shtierë zëli atyreve. Edhe të rrëzuarët’ e atyreve ndë qoftë pasëje bote, edhe të shterët’ e atyreve pasëje kombesh, sa më të tepër do të jetë të mbushurit’ e atyreve? Sepse u them juve kombevet (gjersa jam të jem un’ apostol i kombevet, lavdonj punënë time), Që t’u shtie zëlinë atyreve që janë mishi im, edhe të shpëtonj ca nga ata. Sepse të hedhuritë teje t’ atyreve është të paqtuarët’ e botësë, ç’do të jetë të priturit’ e atyreve, përveç jetë prej së vdekurish. Po ndë qoftë pem’ e parë e shënjtëruarë, është edhe brumi; edhe ndë qoftë rrënja e shënjtëruarë, janë edhe degatë. Po ndë u çqyenë ca nga degatë, e ti që ishnje ullir’ i egrë u shartove ndër ato, e u bëre shok’ i rrënjës’ edhe i ullirit trashë, Mos u mburr kundrë degavet; po ndë u mburrç, ti nukë mban rrënjënë, po rrënja të mban tyj. Do të thuash pra: U çqyenë degatë, që të shartohem unë. Mirë; për pabesërinë u çqyenë, po ti qëndron për besënë. Mos mendo lart, po kij frikë. Sepse Perëndia ndë mos kurceu degat’ e fisëme, druaj se nukë do të kurcenjë edhe tyj. Shih pra të mirëtë edhe shtrëngimin’ e Perëndisë; mb’ata që u rrëzuanë, shtrëngim, po mbë tyj, të mirë, ndë qëndrofsh ndë të mirët; sepse tietrazi edhe ti do të shkëputesh. Po ata, ndë mos qëndrofshinë ndë pabesërit, do të shartonenë; sepse Perëndia ësht’ i fuqishim t’i shartonjë ata prap. Sepse ndë u shkëpute ti nga ullir’ i egrë i fisëm, edhe u shartove kundrë fisit ndë ulli të butë, sa më tepërë këta që janë të fisëm do të shartonenë ndë ulli të tyre? Sepse nukë dua, o vëllezër, të mos e dini këtë fshehësirë, (që të mos jeni të mënçim ndër vetëhet tuaj) se të verbuar’ u bë mbënjanë mbë Israilinë, gjersa të hynjë të mbushurit’ e kombevet. Edhe kështu gjith’ Israili do të shpëtonjë, sikundrë është shkruarë: “Do të vinjë nga Sioni Ay që shpëton, edhe do të këthenjë pabesëriatë nga Jakovi. Edhe këjo është dhiata prej meje mb’ ata, kur t’u heq fajet’ atyreve”. Edhe nga ana e ungjillit janë arëmiq te ju, po nga ana e së sgjedhurësë janë të dashurë për atëritë. Sepse dhurëtiat’ edhe të thërriturit’ e Perëndisë janë pa pendim. Sepse sikundrë edhe ju njëherë nuk’ i dëgjuatë Perëndisë, po ndashti u përdëllyetë prej të padëgjuarit këtyreve. Kështu edhe këta ndashti nuk’ i dëgjuan’ ati, që të përdëllenen’ edhe ata prej përdëllimit tuaj. Sepse Perëndia i mbylli të gjithë ndë padëgjim, që t’i përdëllenjë të gjithë. O thellësirë pasëje e diturie e mënt Perëndie! Sa të pavëshguara janë gjyqet’ e ati, edhe të pagjetura gjurmat’ e udhëvet ati! Sepse “kush njohu mëndëjen’ e Zotit? A kush u bë këshillës bashkë me atë?” A “kush i dha ati gjë përpara, që t’i shpaguhet’ ati?” Sepse prej ati, edhe me anë t’ ati, edhe nd’ atë janë të gjitha; mb’ atë qoftë lavdia për jetët. Amin. U lutem juve pra, o vëllezër, për përdëllim të Perëndisë, të nxirni përpara trupratë tuaj kurban të gjallë të shënjtëruarë, të pëlqyerë te Perëndia, që është lutëja juaj me mëndëje. Edhe mos bëhi me një formë me këtë jetë; po ndërroni formënë tuaj me anë të përtëriturit mëndëjesë tuaj, që të provoni cili ësht’ i miri, i pëlqyeri edhe i sosuri dashurim i Perëndisë. Sepse them, me anë t’ ati hirit që më është dhënë, mbë gjithësecilinë prej jush, të mos mendonjë më tepërë se sa gjan të mendonjë, po të mendonjë, që të bënet’ i urtë, pas masësë besësë që i ndau Perëndia gjithësecilit. Sepse sikundrë ndë një trup kemi shum’ anë, edhe gjith’ anëtë nukë kanë vetëmë një punë; Kështu edhe neve të shumëtë jemi një trup mbi Krishtinë, edhe gjithësecili prej nesh jemi anët’ e njërit tiatrit. Edhe kemi gjithë çfarë dhurëtiash pas hirit që na u dha; kush ka profiti, le të profitepsnjë pas piesësë besësë. Kush ka shërbesë, le t’i bierë prapa shërbesësë; kush të ketë për të mësuarë, le t’i bierë prapa mësimit. Kush ka për të dhënë ngushëllim, le t’ apë ngushëllim; ay që ep nga e tia, le t’ apë me zemërë të miturë; ay që ësht’ i parë, le të jetë me kujdes; ay që përdëllen, le ta bënjë me buzë tuke qeshurë. Dashuria mos jetë me dy faqe; kini mëri së ligësë, e iu ngjitni së mirësë. Doni fort njëri tiatrinë me dashuri vëllazërie; ja shkoni me nderë njëri tiatrit. Mos ini të përtuarshim mbë nxitim të punëvet; bëhi të nxehëtë ndë shpirt; i shërbeni Zotit. Gëzohi ndë shpëresët; duroni ndë shtrëngimt; prisni ndë të falurit. Epni nga të tuajatë ndë nevojat të shënjtorëvet; ndiqni miqësin’ e të huajit. Bekoni ata që u ndiekënë juve; bekoni e mos mallëkoni. Gëzohi me ata që gëzonenë, edhe qjani me ata që qjanjënë. Kini një mëndëje njëri mbë tiatrinë; mos mendoni të lartatë, po unji bashkë me të përunjuritë; mos kujtoni vetëhenë tuaj për të mënçim. Asnjeriu mos i shpaguani të keqe ndë vënt të keqesë; vështroni për punë të mira përpara gjithë njerëzish. Ndë muntni, sa prej anësë tuaj, të keni paqtim me gjithë njerëzit. Mos merrni shpagim për vetëhenë tuaj, o të dashurë, po bëni udhë zemëratësë; sepse është shkruarë: “Unë kam për të marrë shpagim, unë kam për të paguarë, thotë Zoti.” Ndë i arthtë uri pra arëmikut tënt, epi bukë të hajë; ndë i arthtë et, epi ujë të pijë; sepse kur të bënç këtë, do të grumbullonjç thëngjij të ndezurë mbi kryet t’ ati. Mos u munt prej së ligësë, po munt të ligënë me të mirënë. Çdo shpirt le t’i unjë kryetë pushtetevet të larta, sepse s’ka pushtet prej vetiu, veç prej Perëndisë; edhe ato [pushtetetë] që janë, jan’ urdhëruarë nga Perëndia. Përandaj ay që i rri kundrë pushtetit, i rri kundrë urdhërit Perëndisë; edhe ata që rrinë kundrë urdhërit Perëndisë; edhe ata që rrinë kundrë, do të marrënë gjykim mbë vetëhet të tyre. Sepse urdhërtarëtë nukë janë frik’ e punëvet mira, po të ligavet. Do pra të mos keç frikë pushtetinë? Bëj të mirënë, edhe do të keç lavduratë nga ay. Sepse urdhërtari është shërbëtori i Perëndisë të ti për të mirënë. Po ndë bëfsh të ligënë, kij frikë; sepse nuk e mban kot thikënë, sepse është shërbëtori i Perëndisë, që merr shpagim për të bërë zemëratë kundrë ati që punon të ligënë. Përandaj është nevojë të unjç kryetë, jo vetëmë për zemëratënë, po edhe për ndërgjegjëjenë. Sepse përandaj paguani edhe pagesa, sepse janë shërbëtorë Perëndie, për të shikuarë këtë punë. U lani pra të gjithëve detyratë; ati që është për pagesë, pagesënë; ati që është për të pasurë frikë, frikënë; ati që është për të pasur nderë, nderinë. Asndonjërit mos i kini detyrë asgjë, veç të doni njëri tiatrinë; sepse ay që do tiatrinë, ka mbushurë nominë. Sepse këjo: “Mos kurvëronjç. Mos vraç. Mos viethç. Mos apç martiri të rreme. Mos dëshëronjç“, edhe çdo tiatërë porosi ndë qoft që të jetë, shkurtonetë ndë këtë fialë, domethënë: “Të duaç të afërminë tënt posi vetëhenë tënde.” Dashuria nuk’ i bën keq të afërmit; dashuria pra është të mbushurit’ e nomit. Edhe këtë më fort, tuke diturë kohënë, se ndashti është ora për të squarë nga gjumi; sepse ndashti është afërë shpëtimi ynë, se atëhere kur besuamë. Nata u thye, e dita u afrua; le të hethmë pra teje punët’ e errësirësë, le të veshmë armët’ e dritësë. Let’ ecëjmë hieshim si ditënë; jo ndër lodrëtia e ndër të dejtura, jo ndër shtratëra kurvërie e ndër ndyrësira, jo ndë qarta e ndë cmir; Po vishni Zotinë Jisu Krisht, edhe mos kini kujdes për mishinë që t’i bëni dëshërimetë. Edhe atë që ësht’ i sëmurë ndë besët, e prisni pas vetiu, jo tuke bërë gjyqe me dy mëndëje. Sepse një beson se munt të hajë nga të gjitha, po ay që është sëmurë ha lakëra. Ay që ha le të mos bënjë për asgjë atë që s’ha; edhe ay që s’ha, le të mos gjykonjë atë që ha; sepse Perëndia e ka priturë pas vetiu. Cili je ti që gjykon shërbëtorin’ e huaj? Mbë të zotin’ ay qëndron a bie; po do të qëndronjë, sepse Perëndia munt ta qëndronjë atë. Sepse një shquan një ditë prej një tiatërë ditë, e një tiatërë çdo ditë e numëron një. Gjithësecili le të mendonetë pas mëndëjesë ti që i është mbushurë. Ay që shquan ditënë, për Zotin’ e shquan atë, edhe ay që nukë shquan ditënë, për Zotinë nuk’ e shquan atë. Ay që ha, për Zotinë ha, sepse i faletë ndersë Perëndisë, edhe ay që nukë ha, për Zotinë nukë ha, edhe i faletë ndersë Perëndisë. Sepse asndonjë prej nesh s’rron për vetëhen’ e ti, edhe asndonjë s’vdes për vetëhen’ e ti. Sepse edhe ndë rrofshim, për Zotinë rrojmë; edhe ndë vdekshim, për Zotinë vdesmë. Edhe ndë rrofshim pra edhe ndë vdekshim, të Zotit jemi. Sepse për këtë punë Krishti edhe vdiq (edhe u ngjall), edhe rroj përsëri, që të zotëronjë edhe të vdekuritë edhe të gjallëtë. Po ti përse gjykon vëllanë tënt? A edhe ti përse bën për asgjë vëllanë tënt? Sepse neve të gjithë do të dalmë përpara gjykatësë Krishtit. Sepse është shkruarë: “Rronj unë”, thotë Zoti, “se mua do të më unjetë çdo gju, edhe çdo gjjuhë do të lavdonjë Perëndinë”. Gjithësecili pra prej nesh do t’i apë fialë Perëndisë për vetëhen’ e ti. Le të mos gjykojmë më pra njëri tietrinë; po për këtë punë më tepërë gjykoni që të mos i vini pengesë vëllajt, a skandhalli. E di edhe më është mbushurë mëndëja mbë Zotinë Jisu, se s’ka ndonjë gjë të ndyrë prej vetiu, veç për atë që kujton ndonjë gjë se ësht’ e ndyrë, për atë ësht ’ e ndyrë. Po ndë u hidhëroftë yt vëlla për të ngrënë, ti nukë ecën më pas dashurisë. Mos e bëj atë të humbasë për të ngrënëtë tat, që për atë vdiq Krishti. Le të mos vllasfimisetë pra e mira juaj. Sepse mbëretëria e Perëndisë nuk’ është të ngrën’ e të pirë, po drejtëri e paqtim e gëzim ndë Frymë të Shënjtëruarë. Sepse ay që i shërben Krishtit me këto, ësht ’ i pëlqyerë te Perëndia, edhe i sgjedhurë te njerëzitë. Le të ndiekmë pra ato punët’ e paqtimit, edhe ato që vëjenjënë për të ndrequrë njëri tiatrinë. Mos e prish punën’ e Perëndisë për të ngrënë. Sepse të gjitha janë të qëruara; po është keq për atë njeri që ha me pengesë. Është mirë të mos hajë mish njeriu, as të mos pijë verë, as të mos bënjë gjë, që për atë pengonet’ a skandhaliset’ a sëmuret’ yt vëlla. Ke ti besë? Kije atë ndë vetëhet tënde përpara Perëndisë; lum ay që nukë gjykon për të keq vetëhen’ e ti për atë punë që kërkon të bënjë. Po ay që është me dy mëndëje, ndë ngrëntë, i është gjykuarë për të keq, sepse nukë hëngri me besë; edhe çdo punë që nukë bënetë me besë, është faj. Edhe neve që jemi të fortë duhetë të mbajmë sëmundat’ e atyreve që s’janë të fortë, e jo të pëlqejmë vetëhenë tonë. Sepse gjithësecili prej nesh le t’i pëlqenjë të afërmit për të ndrequrë mbë punë të mirë. Sepse edhe Krishti nuk’ e pëlqeu vetëhen’ e ti, po sikundrë është shkruarë: “Të sharat’ e atyreve që të shanjënë tyj ranë mbi mua.” Sepse sa u shkruanë përpara, u shkruanë përpara për mësimnë tënë, që të kemi shpëresënë prej durimit e prej ngushullimit shkronjavet. Edhe Perëndia i durimit e i ngushullimit u dhashtë juve të keni një mëndëje njëri me tiatrinë pas Jisu Krishtit; Që të lavdoni me një zemërë e me një gojë Perëndinë edhe Atin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit. Përandaj pritni pas vetiu njëri tiatrinë, sikundrë edhe Krishti na priti pas vetiu ndë lavdi të Perëndisë. Edhe them, se Jisu Krishti u bë shërbëtuar i rrethpresëjesë për të vërtetën’ e Perëndisë, që të vërtetonjë të zotuarat’ e atëravet. Edhe kombetë të lavdonjënë Perëndinë për përdëllimin’ e ati, sikundrë është shkruarë: “Përandaj do të të lavduronj ndër kombe, edhe do të psall për emërinë tënt”. Edhe përsëri thotë: “Gëzohi, o kombe, bashkë me llauzin’ e ati.” Edhe përsëri: “Lavduroni Zonë, gjithë kombetë, edhe nderoni atë gjithë llauzetë”. Edhe përsëri Isaia thotë: “Do të jetë rrënja e Jesseut”, edhe “Ay që do të ngrihetë të mbëretëronjë mbi kombet; mb’ atë do të shpërenjënë kombetë”. Edhe Perëndia i shpëresesë u mbushtë juve me çdo farë gëzimi e paqtimi me anë të besësë, që të tepëroni ndë shpëresët me anë të fuqisë Frymësë Shënjtëruarë. Po edhe mua vetë, o vëllezërit’ e mi, më është mbushurë mëndëja për ju, se edhe ju jeni plot me të mirë, mbushurë me çdo farë mëndëje, e munt të mësoni njëri tiatrinë. Po mbënjanë u shkruanj juve, o vëllezër, më me kuxim, që t’u bie ndër mënt juve për hirinë që m’u dha prej Perëndisë, Që të jem shërbëtori i Jisu Krishtit mbë kombet, tuke punuarë të shënjtëruarënë punën’ e ungjillit Perëndisë, që të bënet’ e pëlqyerë dhurata e kombevet, edhe e shënjtëruarë me anë të Frymësë Shënjtëruarë. Kam pra se ku të mburrem mbë Jisu Krishtinë për ato punët që janë të Perëndisë. Sepse nukë do të kuxonj të flas për ndonjë punë nga ato, që Krishti s’ka punuarë me anë time, për të prurë ndë të dëgjuarë kombetë, me fialë e me punë, Me fuqi shenjesh e çudirash, me fuqi të Frymësë Perëndisë, kaqë sa që nga Jerusalimi e përqark e gjer ndë Illyri e kam mbushurë me ungjillin’ e Krishtit. Edhe kështu nxitonjam të leçis ungjillinë, jo atie ku u zu n’ gojë emëri i Krishtit, që të mos ndërtonj mbi themel të huaj; Sikundrë është shkruarë: “Ndër ata që s’është dhënë zë për atë, do të shohënë; edhe ata që s’patnë dëgjuarë, do të kupëtonjënë.” Edhe përandaj u ndaluaç shumë herë të vinjam te ju. Po ndashti si s’kam vënt më ndër këto anë, edhe kishnjam mallë shumë viet e t-hu të vinjam te ju, Kur të vete ndë Spani [do të vinj te ju]; sepse shpërenj tuke shkuarë aty drejti t’u shoh juve, edhe të përcillem atie prej jush, më përpara si të nginjem ca me ju. Po ndashti po vete ndë Jerusalim, për të shërbyerë shënjtorëvet. Sepse Maqedhonia edhe Ahaia pëlqyenë të bënjënë një elejmosinë për shënjtorët’ e vobeq që janë ndë Jerusalim. Sepse u pëlqeu atyre këjo, edhe janë detorët’ e atyreve; sepse ndë u bënë kombetë shokë bashkë me ata ndë punëra të shpirtit, duhetë t’u shërbenjën’ atyreve edhe ndë punëra të mishit. Si të mbaronj pra këtë, edhe t’u vulos atyre këtë pemë, do të shkonj nga ju ndë Spani. Edhe e di, se tuke ardhurë te ju, do të vinj plot me bekim të ungjillit Krishtit. Edhe u lutem juve, o vëllezër, për Zotinë tënë Jisu Krishtinë, edhe për dashurin’ e Frymësë të mundohi bashkë me mua tuke falurë Perëndisë për mua; Që të shpëtonj nga ata të padëgjuaritë që janë ndë Judhe, edhe që të bënet’ e pëlqyerë mbë shënjtorët puna ime që bënj ndë Jerusalim; Që të vinj te ju me gëzim, ndë dashtë Perëndia, edhe të prëhem bashkë me ju. Edhe Perëndia i paqtimit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amin. Edhe u ndorëzonj juve Fivënë, motërënë tonë, që është shërbëtoreja e qishësë ndë Qenkre; Që ta prisni mbë Zotinë sikundrë vëjen për shënjtorët, edhe t’i ndihni asaj për çdo gjë që të ketë nevojë prej jush; sepse edhe ajo u ka ndihurë shumë vetëve, edhe mua vetë. U faleni me shëndet Prisqillës’ edhe Aqyllësë, punëtorëvet shokëvet mi mbë Jisu Krishtinë, (Të cilëtë vunë qafën’ e tyre ndë thikët për jetënë time; atyreve nuk’ i falem ndersë unë vetëmë, po edhe gjithë qishat’ e kombevet). I faleni me shëndet edhe qishësë që është ndë shtëpi t’ atyreve. I faleni me shëndet Epainetit të dashurit tim, i cili është pem’ e parë e Ahaisë mbë Krishtinë. I faleni me shëndet Mariamësë, e cila u mundua shumë për ne. U faleni me shëndet Andhronikut edhe Junisë, fisravet mi edhe ropravet shokëvet mi, të cilëtë janë të shënuarshim ndër apostojt, të cilët’ ishinë mbë Krishtin’ edhe më përpara se unë. I faleni me shëndet Ampliut, të dashurit tim mbë Zonë. I faleni me shëndet Urvanit punëtorit shokut tënë mbë Krishtinë, edhe Staqiut të dashurit tim. I faleni me shëndet Apelliut të provuarit mbë Krishtinë. U faleni me shëndet atyreve që janë prej shtëpisë Aristovullit. I faleni me shëndet Irodhionit fisit tim. U faleni me shëndet atyreve që janë prej shtëpisë Narqissit, që janë mbë Zonë. U faleni me shëndet Tryfajnës’ edhe Tryfosësë, që mundonenë mbë Zotinë. I faleni me shëndet Persidhësë së dashurësë, e cila u mundua shumë mbë Zotinë. I faleni me shëndet Rufit të sgjedhurit mbë Zotinë, edhe s’ëmës’ ati, edhe s’imesë. U faleni me shëndet Asynkritit, Flegontit, Ermajt, Patrovit, Ermiut, edhe vëllezëret që janë bashkë me ata. U faleni me shëndet Fillollogut edhe Julisë, Nireut edhe së motërës’ ati, edhe Olimpaut, edhe gjithë shënjtorëvet që janë bashkë me ata. I faleni me shëndet njëri tiatërit me të puthura të shënjtëruara. U falenë me shëndet juve qishat’ e Krishtit. Edhe u lutem juve, o vëllezër, të hapni sytë nga ata që bënjënë të ndara e skandhali kundrë ati mësimit që keni nxënë ju, edhe shtëmëngi nga ata. Sepse të tillë nuk’ i shërbenjënë Zotit tënë [Jisu] Krishtit, po barkut tyre; edhe me fialë të ëmbëla e me fialë të mira gënjenjënë zemërat’ e atyeve që s’kanë të ligë. Se të dëgjuarëtë tuaj e harriti mbë të gjithë. Sa për ju pra, gëzonem; edhe dua të jeni të diturë mbë të mirënë, e të miturë mbë të ligënë. Edhe Perëndia i paqtimit do të dërmonjë Satananë ndënë këmbët tuaja për së shpejti. Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me ju. (Amin). U falenë me shëndet Timotheu punëtori shoku im, edhe Lluqiu e Jasoni e Sosipatri, fisrat’ e mi. U falem me shëndet mbë Zotinë unë Tertiu që shkrova kartënë. U faletë me shëndet Gaiu, i cili më ka priturë mua edhe gjithë qishënë ndë shtëpi. U faletë me shëndet Erasti kujdestari i qytetit, edhe Kuarti vëllaj. Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me gjithë ju. Amin. Edhe mb’ atë që munt t’u forconjë juve pas ungjillit tim, edhe pas të leçiturit Jisu Krishtit, pas sbulesës’ asaj fshehësirësë që qe pushuarë motesh, Edhe ndashti u shpërfaq prej shkronjavet profitvet, pas urdhërit Perëndisë të jetëshëmit, edhe u njoh mbë gjithë kombet për të dëgjuarët’ e besësë; Mbë të vetëminë të diturinë Perëndi qoftë lavdi me anë të Jisu Krishtit për gjithë jetët. Amin. Pavli, thërritur’ apostol i Jisu Krishtit me anë të dashurimit Perëndisë, edhe Sostheni vëllaj, Mbë qishën’ e Perëndisë që është ndë Korinthë, të shënjtëruaritë mbë Jisu Krishtinë, thërrituritë shënjtorë, bashkë me gjith’ ata që thërresënë mbë çdo vënt emërin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit t’atyreve edhe tënit. Hirëë qoftë mbë ju edhe paqtim prej Perëndise Atit tënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht. I falem ndersë përherë Perëndisë tim për ju, për atë hirin’ e Perëndisë që u dha mbë ju me anë të Jisu Krishtit; Se u bëtë të pasurë prej ati mbë të gjitha, mbë çdo fialë e mbë çdo mëndëje; Sikundër martiria e Krishtit u vërtetua ndër ju; Kaqë sa s’jetni prapa as mbë ndonjë dhurëti, tuke priturë sbulesën’ e Zotit tënë Jisu Krisht; I cili do t’u vërtetonjë juve të dilni faqe-bardhë gjer mbë të pastajmet ndë ditë të Zotit tënë Jisu Krishtit. Perëndia është besëtar, prej të cilit u thërrittë ndë shoqërit të birit ati Jisu Krishtit, Zotit tënë. Edhe u lutem juve, o vëllezër, për emërin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, që të thoni të gjithë një fialë, edhe të mos jenë të çqyera ndër ju, po të jeni të bashkuarë me një shpirt e me një mënt. Sepse më dëftyenë për ju, o vëllezër, ata që janë nga shtëpia e Kllojsë, se janë qarta ndër ju. Edhe këtë e them, se gjithësecili prej jush thotë: Unë jam i Pavlit, e un’ i Apollojt, e un’ i Qifajt, e un’ i Krishtit. Ndarë qënëka Krishti? Sos u kryqëzua Pavli për ju? Apo u pagëzuatë mb’ emërë të Pavlit? I falem ndersë Perëndisë, se nukë pagëzova ndonjë prej jush, veç Krispin’ edhe Gainë; Që të mos thotë ndonjë, se pagëzova mb’emërë tim. Pagëzova edhe shtëpin’ e Stefanajt; veç këtyreve nukë di ndë pagëzova ndonjë tiatërë. Sepse Krishti nukë më dërgoj të pagëzonj, po që të ungjillëzonj; jo me dituri fiale, që të mos dalë i kotë kryqi i Krishtit. Sepse fiala e kryqit është marrësi mb’ ata që janë të humburë, po mbë ne që jemi të shpëtuarë është fuqi Perëndie. Sepse është shkruarë: “Do të humbas diturinë e të diturëvet, edhe do të heth poshtë mëndëjen’ e të mënçëmvet” Ku ësht’ i dituri? Ku është shkronjësi? Ku është kërkimtari i kësaj jete? Nukë marrosi Perëndia diturin’ e kësaj jete? Sepse bota si nukë njohu Perëndinë me diturin’ e Perëndisë, i pëlqeu Perëndisë me marrësin’ e të leçiturit të shpëtonjë ata që besonjënë. Sepse edhe Judhenjtë kërkonjënë shenjë, edhe Grekëtë kërkonjënë dituri; Po neve leçismë Krishtin’ e kryqëzuarë, që është skandhali mbë Judhenjt, e marrësi mbë Grekët. Po mb’ ata që janë të thërriturë, Judhenj e Grekë, Krishti është fuqi Perëndie e dituri Perëndie. Sepse marrësia e Perëndisë është më e diturë se e njerëzet; edhe dobësira e Perëndisë është më e fortë se e njerëzet. Sepse e shihni të thërrituritë tuaj, o vëllezër, se nukë jeni shumë të diturë pas mishit, jo shumë të fuqishim, jo shumë të fisëm. Po Perëndia sgjodhi të marrat’ e botësë, që të turpëronjë të dituritë; edhe Perëndia sgjodhi të dobëtat’ e botësë, që të turpëronjë të fortatë. Edhe Perëndia sgjodhi të pafisëmet’ e botësë edhe ato që shahenë, edhe ato që nukë janë, që të prishnjë ato që janë. Që të mos mburretë çdo mish përpara ati. Edhe ju jeni nga ay mbë Jisu Krishtinë, i cili u bë mbë ne dituri nga Perëndia, drejtëri edhe shënjtërim edhe shpërblim; Sikundrë që është shkruarë: “Ay që mburretë, le të mburretë mbë Zotinë”. Edhe unë, o vëllezër, kur erdha te ju, nukë erdha me lartësirë fiale a diturie, t’u dëftenj juve martirin’ e Perëndisë. Sepse pashë me udhë të mos di tiatërë gjë ndër ju, veç Jisu Krishtinë, edhe këtë të kryqëzuarë. Edhe un’ erdha te ju me dobësirë e me frikë e me shumë të dridhurë. Edhe fiala ime e të leçituritë tim nuk’ u bë me fialë që të mbushnjë mëndëjenë prej diturisë njerëzet, po me të dëftyerë Fryme e fuqie; Që të mos jetë besa juaj prej diturisë njerëzet, po prej fuqisë Perëndisë. Edhe flasmë dituri ndër ata që janë të sosurë, po jo dituri të kësaj jete, as të urdhërtarëvet e kësaj jete, që prishenë; Po flasmë dituri Perëndie me fshehësirë, atë diturin’ e fshehurë që urdhëroj Perëndia përpara jetëvet për lavdinë tonë; Të cilënë nuk’e njohu asndonjë nga urdhërtarët’ e kësaj jete; sepse ndë e kishinë njohurë, nukë do të kishinë kryqëzuarë Zotin’ e lavdisë. Po, sikundrë është shkruarë: “Ato që s’i pa sy, e s’i dëgjoj vesh, e s’hynë ndë zemërë të njeriut, të cilatë Perëndia i bëri gati për ata që e duan’ atë.” Po Perëndia na i sbuloj me anë të Frymësë ti; sepse Fryma vëshgon të gjitha, edhe të thellat’ e Perëndisë. Sepse cili prej njerëzish njeh punët’ e njeriut, përveç frymësë njeriut që është nd’ atë? Kështu edhe punët’ e Perëndisë asndonjë s’i njeh, përveç Frymësë Perëndisë. Edhe neve s’kemi marrë frymën’ e botësë, po Frymënë që është nga Perëndia, që të njohëm’ ato që na ka falurë Perëndia. Për ato edhe flasmë, jo me fialë të mësuara prej diturisë njerëzet, po me fialë të mësuara prej Frymësë Shënjtëruarë, tuke mbarasuarë punëra shpirtërishte me punëra shpirtërishte. Po njeriu si shtësë nukë pret punërat’ e Frymësë Perëndisë; sepse janë marrësi për atë, edhe nukë munt t’i njohë ato; sepse ato gjykonenë shpirtërisht. Po njeriu i shpirtit i gjykon të gjitha e ay nukë gjykonet’ as prej ndonjërësë. Sepse “cili e njohu mëndëjen’ e Zotit, që ta mësonjë atë?”, po neve kemi mëndëjen e Krishtit. Edhe unë, o vëllezër, nukë munda të flas te ju, posi mbë njerës të shpirtit, po posi mbë njerës të mishit, posi mbë foshnje mbë Krishtinë. U ushqeva juve me qjumësht, e jo me gjellë; sepse edhe nukë muntnitë ta prisit’ atë, po edhe ndashti s’muntni; Sepse jeni po njerës të mishit; sepse kur është ndër ju cmir e qartë e të ndarë, a nukë jeni njerës të mishit, edhe ecëni pas njeriut? Sepse kur thotë njëri: Unë jam i Pavlit, edhe tiatri: Unë jam i Apollojt, a nukë jeni njerës të mishit? Cili pra është Pavli, e cili Apolloj, jo tiatërë përveç shërbëtorë, që besuatë me anë t’ atyreve, edhe sikundrë i dha Zoti gjithësecilit? Unë mbolla, Apolloj ujiti, po Perëndia i rriti. Kaqë sa as ay që mbiell nuk’ është gjë, as ay që ujit, po Perëndia që rrit. Edhe ay që mbiell e që ujit janë një; edhe gjithësecili do të marrë pagën’ e ti pas mundëjesë ti. Sepse neve jemi punëtorë bashkë me Perëndinë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë. Pas hirit Perëndisë që m’u dha, si mieshtër i diturë unë vura themeli; e një tiatër ndërton; po gjithësecili le të shohë qysh ndërton. Sepse asndonjë nukë munt të vërë tiatër themel, përveç ati që është vënë, i cili është Jisu Krishti. Edhe ndë ndërtoftë ndonjë mbi këtë themel, ar, argjënt, gurë të paçëmuarë, dru, bar, kallam; Gjithësecilit do t’i dëftenetë puna, sepse dita do ta dëftenjë atë, sepse me anë të ziarrit nxiretë shpërfaqetë, edhe ziarri do të provonjë punën’ e gjithjësecilit çfarë është. Ndë mbettë puna e ndonjërit që ndërtoj, do të marrë pagë. Ndë u diektë puna e ndonjërit, do t’i bënetë dëm; po ay do të shpëtonjë, posi prej ziarrit. Nuk’ e dini se jeni tempulli i Perëndisë, edhe Frym’ e Shënjtëruarë rri ndër ju? Ndë prishtë ndonjë tempullin’ e Perëndisë, këtë do ta prishnjë Perëndia; sepse tempulli i Perëndisë që jeni ju, ësht’ i shënjtëruarë. Asndonjë le të mos gënjenjë vetëhen’ e ti; ndë kujtoftë ndonjë ndër ju se ësht’ i diturë ndë këtë jetë, le të bënet’ i marrë, që të bënetë i diturë. Sepse dituria e kësaj bote është marrësi përpara Perëndisë. Sepse është shkruarë: “Ay që zë të dituritë ndë dinakëri të atyreve.” Edhe përsëri: “Zoti njeh mendimet’ e të diturëvet se janë të kotë.” Përandaj asndonjë le të mos mburretë mbë njerës; sepse të gjitha janë tuajatë. A Pavli, A Apolloj, a Qifaj, a bota, a jeta, a vdekëja, a këto që janë ndashti, a ato që do të vinjënë, të gjitha janë t'uajatë. Edhe ju, të Krishtit; edhe Krishti i Perëndisë. Kështu le të na numëronjë çdo njeri, si shërbëtorë të Krishtit, edhe kujdestarë të fshehësiravet Perëndisë. E tiatëra kërkonetë ndër kujdestarët, që të gjëndetë gjithësecili besëtar. Sa për mua fort pak gjë është që të gjykonem prej jush, a prej gjyqit njeriut; po as nukë gjykonj vetëhenë time. Sepse ndërgjegjëjeja ime nukë më shan as për ndonjë gjë; po me këtë nukë kam dalë i drejtë; po ay që më gjykon është Zoti. Përandaj mos gjykoni asgjë përpara kohësë, gjersa të vinjë Zoti, i cili do të nxierrë ndë dritë të fshehurat’ e errësirësë, edhe do të shpërfaqë këshillat’ e zemravet; edhe atëhere lavdimi do të bënetë mbë gjithësecilinë nga Perëndia. Edhe këto, o vëllezër, i këtheva përmbi vetëhenë time edhe përmbi Apollonë për ju, që të mësohi prej vetëhesë tuaj të mos kini ndë mënt më tepërë se ç’është shkruarë, që të mos madhështohi njëri për tiatrinë kundrë tiatrit. Sepse cili të shquan tyj nga tiatri? Edhe ç’ke ti atë që s’more? Po edhe ndë e paç marrë, ç’mburre se nuk’ e ke marrë? Ndashti jeni të nginjurë, ndashti u bëtë të pasurë, mbëretëruatë pa neve; edhe makar të kishitë mbëretëruarë, që të mbëretëronimë edhe neve bashkë me ju. Sepse më duketë se Perëndia shpërfaqi neve apostojt’ e pastajmë, si për të vdekurë, sepse u bëmë lodrë mbë botët, edhe mbë ëngjëjt e mbë njerëzit. Neve jemi të marrë për Krishtinë, e ju të mënçim mbë Krishtinë; neve të dobëtë, e ju të fortë; ju të lavduruarshim, e neve të panderçim. Gjer mbë këtë orë kemi edhe uri, e kemi et, e jemi të sveshurë, rrihemi e me shuplaka, e sillemi andej e këtejë. E mundonemi tuke punuarë me duarët tona; tuke na përqeshurë, bekojmë; tuke na ndjekurë, durojmë, tuke na vllasfimisurë, lutemi. U bëmë posi të fshirëat’ e botësë, edhe posi plehët e të gjithëve gjer ndashti. Nukë shkruanj këto për të turpëruarë juve, po u mësonj juve posi dielmt mi të dashurë. Sepse ndë paçi dhietë mijë mësonjësa mbë Krishtinë, po nukë keni shumë atëra; sepse u kam piellë juve mbë Krishtinë me anë të ungjillit. U lutem juve pra, të bëni si bënj unë. Përandaj u dërgova juve Timothenë, i cili është biri im i dashurë edhe besëtar mbë Zotinë; ay do t’u bierë ndër mënt juve udhët’ e mia që janë mbë Krishtinë, sikundrë mësonj kudo mbë çdo qishë. Po ca vetë u madhështuanë, sikurse unë s’kishnjam për të ardhurë te ju. Po kam për të ardhurë shpejt te ju, ndë dashtë Zoti, edhe kam për të njohurë jo fialën’ e atyreve që madhështonenë, po fuqinë. Sepse mbëretëria e Perëndisë nuk’ është me fialë, po me fuqi. Çdoni? Të vinj te ju me shkop, apo me dashuri e me short butësire? Gjithënjë dëgjonetë një kurvëri ndër ju, edhe e këtillë kurvëri që as ndër kombet (nukë zihetë n’gojë), kaqë sa një të ketë gruan’ e t’et. Edhe ju jeni madhështuarë, e jo të bënitë vajë më shumë, që të ngrihetë nga mezi juaj ay që bëri këtë punë. Sepse unë, ndonëse s’jam aty me trup, po me shpirti jam aty, ndashti sikur jam aty gjykova atë që punoi këtë ashtu, Mb’emërë të Zotit tënë Jisu Krishtit, si të mbëlidhi ju edhe shpirti im me fuqin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, Ta epni të tillinë njeri ndë dorë të Satanajt për prishëjen’ e mishit, që t’i shpëtonjë shpirti ndë ditët të Zotit Jisu. Nuk’ ësht’ it mirë të mburruritë tuaj; nuk’ e dini se pak brumë mbruh gjithë të mbrujturitë? Qërohi pra nga brumi i vietër, që të jeni të mbrujturë të ri, sikundrë jeni pa brum; sepse pashka jonë, që është Krishti, u bë kurban për ne. Përandaj le ta mbajmë të kremtenë jo me brum të vietër, as me brum të së keqes’ e të së ligësë, po me të pabrumëra zemëre të këthiellët’ e të vërtetë. U shkrova juvë ndë kartët, të mos përzihi me kurvarë. Edhe jo fare me kurvarët’ e kësaj bote, a me lakëmimtarëtë, a me rrëmbesësatë, a me idhullatrëtë, sepse atëhere duhetë të dilni jashtë nga bota. Po ndashti u shkrova juve, të mos përzihi, ndë qoftë ndonjë që qjuhetë vëlla, se është kurvar, a lakëmimtar, a idhullatrë, a përqeshës, a pianec, a rrëmbesës; me të tillinë as të mos hani bashkë. Sepse ç’më duhetë të gjykonj edhe të jashtëmitë? Nukë gjykoni ju të brëndëshmitë? Po Perëndia do të gjykonjë të jashtëmitë; përandaj nxirni jashtë të ligunë nga mëzi juaj. Kuxon ndonjë prej jush, kur ka ndonjë gjë sent kundrë tiatrit, të gjykonetë përpara të shtrëmbëtëvet, e jo përpara shënjtorëvet? Nukë dini se shënjtorëtë do të gjykonjënë botënë? Edhe ndë u gjykoftë bota prej jush, s’jni të vëlyerë të gjykoni punëra më të vogëla? Nuk’ e dini, se do të gjykojm’ engjëj? Sa më tepërë punërat e kësaj jete? Ndë kini pra për të gjykuarë punërat’ e kësaj jete, vini të rrinë për gjyqtarë ata që nukë zihenë për gjë ndë qishët. Po u them juve këtë që të keni turp. Kështu nukë qënëka ndërmest tuaj asndonjë i diturë, që të hynjë e të gjykonjë ndërmest vëllajt ti? Po vëllaj gjykonetë me vëllanë, edhe këtë punë e bën përpara të pabesëvet? Ndashti pra është fare faj ndërmest tuaj, sepse ju keni gjyqe njëri me tiatrinë. Përse më tepërë nukë lini t’u bënetë paudhë juve? Përse më tepërë nukë lini t’u bënetë dëm juve? Po ju u bëni paudhë e u bëni dëm atyreve, edhe këto ua bëni vëllezëret. Apo nuk’ e dini se të shtrëmbëtitë nukë do të trashëgonjënë mbëretërin’ e Perëndisë? Mos gënjehi; as kurvarë, as idhullatrë, as ndyrësa, as të sqaqurë, as ata që venë prapa meshkujsh, As vjedhës, as lakëmimtarë, as pianecë, as përqeshësa, as rrëmbesësa, nukë do të trashëgonjënë mbëretërin’ e Perëndisë. Edhe të tillë ishitë ca vetë po u latë, po u shënjtëruatë, po dualltë të drejtë, me anë të emërit të Jisu Krishtit, edhe me anë të Frymës Perëndisë tënë. Të gjitha janë ndë pushtett tim, po të gjitha nukë më bënjënë; të gjitha janë ndë pushtet tim, po unë s’do të pushtonem as prej ndonjë gjëje. Gjellëtë janë për barkunë, edhe barku për gjellëtë; po Perëndia do t’i prishnjë edhe këtë edhe këto. E trupi nuk’ është për kurvërinë, po për Zotinë, edhe Zoti për trupinë; Edhe Perëndia sikundrë ngjalli Zotinë, do të na ngjallnjë edhe neve me anë të fuqisë ti. Nuk’ e dini, se trupëratë tuaj janë anët e trupit Krishtit? Të marr unë pra anët’ e trupit Krishtit, e t’i bënj anë trupi kurve? Qoftë lark! Apo nuk’ e dini se ay që ngjitetë me kurvënë, është një trup? Sepse: “do të jenë”, thotë, “të dy ndë një mish”. Po ay që ngjitetë me Zotinë, është një frymë me atë. Ikni nga kurvëria. Çdo faj që bën njeriu, është jashtë trupit; po ay që kurvëron fëjen mbë trup të ti. Apo nuk’ e dini se trupi juaj është tempull i Frymës Shënjtëruarë që rri ndër ju, të cilën’ e kemi prej Perëndisë, edhe nukë jeni të zotërit’ e vetëhesë tuaj? Sepse u bletë me çëmim; lavdoni pra Perëndinë me trupinë tuaj, edhe me shpirtinë tuaj, që janë të Perëndisë. Edhe për ato punë që më shkruatë, mirë është për njerinë të mos i piekë gruasë. Po për kurvëritë gjithësecili le të ketë gruan’ e ti, edhe gjithësecila le të ketë burrin’ e saj. Burri le t’i apë gruasë atë dashurinë që duhetë; ashtu edhe gruaja burrit. Gruaja s’urdhëron trupin’e saj, po burri; ashtu edhe burri s’urdhëron trupin’ e ti, po gruaja. Mos ia shterni njëri tiatrit, përveç se ndë qofshi me një fialë për pak kohë, që t’i bini prapa agjerimit e të falurit, edhe përsëri afrohi bashkë mb’ atë punë, që të mos u ngasë juve Satanaj për të pambajturit’ e vetëhesë suaj. Edhe këtë po ua them juve pas mëndëjesë sime, jo se kam urdhërë. Sepse dua të jenë gjithë njerëzitë posi vetëheja ime; po gjithësecili ka dhuratën’ e ti nga Perëndia, njëri kështu, e tiatri ashtu. Edhe po u them të pamartuarëvet edhe të vavet, se mirë është për ata, mbë mbeçinë sikundrë jam edhe unë. Po ndë mos përmbajçinë vetëhen’e tyre, le të martonenë; sepse më mirë është të martonetë njeriu se të nxehetë. Edhe të martuarit’ i porosit, jo unë, po Zoti, të mos ndahetë gruaja nga burri. Po edhe ndë u ndaftë, le të mbesë pa martuarë, a le të pajtonetë me burrinë; edhe burri të mos e lërë gruanë. Edhe të tierëvet u them unë, jo Zoti: Ndë pastë ndonjë vëlla grua të pabesë, edhe asaj i pëlqen do të rrinjë bashkë me atë, le të mos e lërë atë. Edhe një grua që ka burr të pabesë, edhe ati i pëlqen të rrinjë bashkë me atë, le të mos ta lërë. Sepse burr’ i pabesë është shënjtëruarë nga gruaja; edhe gruaja e pabesë është shënjtëruarë nga burri; sepse tietrazi bijtë tuaj do t’ishinë të pëgërë; po ndashti janë të shënjtëruarë. Po ndë u ndaftë i pabesi, le të ndahetë. Vëllaj a motëra nukë janë bërë robëra ndë të tilla punëra; po Perëndia na ka thirërurë ndë paqtim. Sepse ç’di ti, o grua, ndë qoftë se do të shpëtonjç burrinë? A ç’di ti, o burr, ndë qoftë se do të shpëtonjç gruanë? Po sikundrë Perëndia ndau gjithësecilit, edhe sikundrë Zoti thërriti gjithësecilinë, kështu le t’ ecënjë; edhe kështu urdhëronj mbë gjithë qishat. U thërrit ndë besët ndonjë i rrethprerë? Le të mos bënet’ i parrethprerë. U thërrit ndonjë i parrethprerë, le të mos rrethpritetë. Rrethpresëja s’është gjë, edhe parrethpresëja s’është gjë, po të ruajturit’ e porosivet të Perëndisë. Gjithësecili mb’ atë të thërriturë që u thërrit, mb’ atë le të mbesë. U thërrite kur qe rop? Mos kij kujdes; po ndë munç të bënesh i liruarë, përndore këtë më mirë. Sepse ay që u thërrit mbë Zotinë kur qe rop, ësht’ i liruari Zotit; kështu edhe ay që u thërrit kur qe i liruarë, është robi Krishtit. U bletë me çëmim; mos bëhi robër njerëzish. Gjithësecili, o vëllezër, mb’ atë që u thërrit, mbë këtë le të mbesë ndaj Perëndisë. Edhe për vërgjirëshatë s’kam urdhër nga Zoti; po ap mëndëjenë time si i përdëllyerë prej Zotit të jem besëtar. Kujtonj pra se këjo punë ësht’ e mirë për këtë nevojë ndashti, se është mirë për njerinë të jetë kështu. Je lidhurë me grua? Mos kërko të sgjidhurë. Je sgjidhurë nga gruaja? Mos kërko grua. Po edhe ndë u martofsh, nukë fëjeve; edhe vërgjiresha ndë u martoftë, nukë fëjeu; po të tillë njerës do të kenë shtrëngim ndë misht; e un’ u kurcenj juve. Edhe këtë e them, o vëllezër, se koha paskëtaj ësht’ e shkurtërë; kaqë sa edhe ata që kanë gra të jenë posikur s’kanë; Edhe ata që qjanjënë, posikur s’qanjënë; edhe ata që gëzonenë, posikur s’gëzonenë; edhe ata që blenjënë, posikur të mos i kenë ndën’ urdhër të tyre. Edhe ata që përndorënë këtë botë, posikur të mos e përndorënë; sepse forma e kësaj bote shkon. Edhe dua të jeni të pakujdesçim; i pamartuari ka kujdes për punërat’ e Zotit, qysh t’i pëlqenjë Zotit; Po i martuari ka kujdes për punërat’ e botësë, qysh t’i pëlqenjë gruasë. Ndan gruaja prej vërgjireshësë; e pamartuara ka kujdes për punërat’ e Zotit, që të jet’ e shënjtëruarë edhe ndë trupt edhe ndë shpirt; e martuara ka kujdes për punërat’ e botësë, qysh t’i pëlqenjë burrit. Edhe këtë po ua them juve për të mirënë tuaj; jo që t’u vë juve lak mbë qafë, po për atë që t’u ketë hije juve edhe që të afrohi ndë punë të Zotit pa kujdes. Po ndë kujtoftë ndonjë se bë punë të shëmtuarë mbë vërgjireshën’ e ti, ndë i shkoftë koha martesësë asaj edhe duhetë të bënetë kështu, le të bënjë ç’të dojë; nukë fëjen; le të martonenë. Po ay që rri qëndruarshim ndë zemërë, e s’ka nevojë, po ka pushtet për dashurimin’e ti, edhe e pa me udhë këtë ndë zemërë të ti, për të ruajturë vërgjireshën ’ e ti, bën mirë. Përandaj edhe ay që e marton, bën mirë; edhe ay që s’e marton, bën më mirë. Gruaja është lidhurë (nga nomi) sa kohë që rron burri asaj; po ndë i vdektë burri asaj, ësht’ e liruarë të martonetë me cilinë të dojë, veç këjo punë të bënetë mbë Zotinë. Po më e lumur’ është, ndë mbetë kështu, pas mëndëjesë sime; edhe më duketë, se edhe unë kam Frymë Perëndie. Edhe për ato kafsha që u bënenë kurban idhujvet, e dimë, se të gjithë kemi mënt; po mëndëja madhështon, e dashuria ndërton. Ndë i duketë ndonjërit se di gjë, nukë njohu asgjë, sikundrë gjan të njohë. Po ndë dashtë ndonjë Perëndinë, kyjj është njohurë prej ati. Për të ngrënëtë pra e atyre kafshave që u bënenë kurban idhujvet, e dimë se idhulli s’është farë gjëje ndë botët, edhe se nuk’ është tiatërë Perëndi veç një. Sepse ndë qofshin asish që thohenë perëndira, a ndë qiellt, a mbë dhet (sikundrë se janë shumë perëndira, edhe shumë zotëra) Po për ne është një Perëndi, Ati, prej të cilit janë të gjitha, edhe neve nd’ atë; edhe një Zot, Jisu Krishti, që me anë t’ati janë të gjitha, edhe neve me anë t’ati. Po nuk’ është mbë të gjithë këjo mëndëje sepse ca vetë me ndërgjegjëjen e idhullit gjer sot e hanë atë posi kafshë bërë kurban idhujvet, edhe ndërgjegjëjeja e atyreve që ësht’ e dobëtë pëgëretë. Po gjella nukë na nxier të pëqyershim përpara Perëndisë, sepse as ndë ngrënçm, do të kemi gjë më tepërë, as ndëmos ngrënçim, do të kemi gjë më pak. Po shikoni se kyj pushteti juaj mos bënetë pengesë mbë të dobëtit. Sepse ndë të paftë ndonjë tyj që ke mënt, se rri ndë mësallë ndë vënt të idhujvet, nukë do t’i ndërtonetë ndërgjegjëja e ati që është i dobëtë për të ngrënë kafsha që u bënenë kurban idhujvet. Edhe përmëndëjenë tënde të do të humbasë vëllaj i dobëtë, për të cilinë vdiq Krishti. Edhe kur fëjeni ju kështu mbë vëllezërit, e u rrihni atyre ndërgjegjëjen’ e dobëtë, keni fëjyerë mbë Krishtinë. Përandaj ndë skandhalistë gjella tem vëlla, s’kam për të ngrënë mish për gjithë jetënë, që të mos skandhalis tem vëlla. Nukë jam un’ apostol? Nukë jam un ’ i liruarë? Nukë pashë unë Jisu Krishtinë, Zotinë tënë? Nukë jeni ju puna ime mbë Zotinë? Ndë mos jam apostol mbë të tierë, po pak së paku mbë ju jam; sepse mbëlatësi i apostolisë sime ju jeni mbë Zotinë. Të përgjegjuritë tim mb’ ata që më gjykonjënë është këjo: Sos nukë kemi edhe neve pushtet të hamë e të pimë? Sos nukë kemi edhe neve pushtet të heqëmë me vetëhe një motërë grua, sikundrë edhe të tierët’ apostoj, edhe të vëllezërit’ e Zotit, edhe Qifaj? Apo vetëm’ unë edhe Varnava nukë kemi pushtet të mos punojmë? Cili ësht’ ay që vete ndonjë herë ndë luftë me hajen e ti? Cili mbiell veshtë, edhe nukë ha nga pema e ati? A cili kullot grigjënë, edhe nukë ha nga qjumështi i grigjësë? Mos i flas unë këto si njeri? Apo nukë thotë këto edhe nomi? Sepse është shkruarë ndë nomt të Moisiut: “Nukë do t’i mbyllç gojënë kaut që shin”. Mos për qetë ka kujdes Perëndia? A po për ne me të vërtetë e thotë këtë? sepse për ne u shkrua, se ay që lëron, me shpëresë gjan të lëronjë; edhe ay që shin, shin me shpëresë se do të ketë piesë ndë shpëresët të ti. Neve ndë mbuallmë mbë ju gjëratë shpirtërisht, pun’ e madhe është ndë korrçimë gjëratë tuaja të mishta? Ndë qoftë se të tierë marrënë piesë të këti pushteti mbi ju, nukë gjan më tepërë neve? Po neve nuk’ e përndormë këtë pushtet; po durojmë të gjitha, që të mos bëjmë ndonjë të ndaluarë ndë ungjill të Krishtit. Nuk’ e dini, se ata që bënjënë punërat’ e shënjtëruara, hanë nga hieroreja? Edhe ata që qëndronjënë përanë theroresë, marrënë piesë nga theroreja? Kështu edhe Zoti urdhëroj ata që apënë për ungjillinë, të rronjënë nga ungjilli. Po unë nukë përndora asndonjë nga këto, as nuk’ i shkrova këto, që të më bënenë kështu; sepse më mirë është për mua të vdes, se të nxierrë ndonjë të mburruritë tim të kotë. Sepse ndë leçis ungjillinë, nuk’ është të mburrurë për mua; sepse kam nevojë për vetëhe; edhe mieri unë, ndë mos leçiça ungjillinë. Sepse ndë bënfça këtë me dashuriminë tim, kam pagë; po ndë e bëfça me pahirëë, më është zënë besë kujdesi. Cila pra është paga ime? Ta bënj paprishurë ungjillin’ e Krishtit tuke leçiturë, që të mos e përndor për keq pushtetnë që kam mbë ungjillinë. Sepse tuke qën’ i lëruarë nga të gjithë, e bëra vetëhenë time shërbëtuar mbë të gjithë, që të fitonj më të shumëtë. Edhe u bëshë te Judhenjtë si Judhe, që të fitonj Judhenjtë; tek ata që janë ndënë nom u bëshë si ndënë nom, që të fitonj ata që janë ndënë nom; Te të panomëtë u bëshë si i panom, (ndonëse nuk’ ishnjam i panom te Perëndia, po me nom mbë Krishtinë), që të fitonj të panomëtë. Te të dobëtitë u bëshë si i dobëtë, që të fitonj të dobëtitë; te të gjithë u bëshë të gjitha, që me çdo mënyrë të shpëtonj ca veta.. Edhe këtë e bënj për ungjillinë, që të bënem piesëtar i ati. Nuk’ e dini, se ata që sulenë ndë shesht të lodravet të trimërisë, që të gjithë sulenë po një e merr çmimin? Kështu, suluni që ta merrni. Edhe kushdo që përpiqetë, e përmban vetëhenë nga të gjitha; e ata e bënjënë këtë, që të marrënë një kurorë që prishetë, po neve e bëjmë, që të marrëmë kurorë të pavdjershime. Unë pra kështu sulem, jo sikur jam ndë dyshim; kështu luftonj me grusht, jo sikur rrah erënë. Po mundonj trupnë tim edhe e bënj rop, se mos, passi u leçita të tjerëve, unë hidhem poshtë. Edhe nukë dua të mos dini ju, o vëllezër, se gjithë atëritë tanë ishinë ndënë ret, edhe të gjithë shkuanë ndëpër det. Edhe të gjithë mbë Moisinë u pagëzuanë ndë ret e ndë det. Edhe të gjithë hangrë po atë të ngrënë shpirtërisht; Edhe të gjithë pinë po atë të pirë shpirtërisht; sepse pinë prej një guri shpirtërisht që u vinte prapa; edhe guri ishte Krishti. Po Perëndia nukë pëlqeu më të shumëtë nga ata; sepse u shtruanë të vdekurë ndë shkretëtirët. Edhe këto u bënë për shëmbëllesa mbë ne që të mos dëshërojm’ edhe neve punëra të liga, sikundrë dëshëruan’ ata. As idhullatrë mos u bëni, posi ca veta nga ata, sikundrë është shkruarë: “Llauzi ndënji të haj’ e të pijë, edhe u ngritnë të lozinë”. As të mos kurvërojmë, sikundrë ca veta nga ata kurvëruanë, edhe ranë të vdekurë mbë një ditë njëzet’ e tri mijë veta. As të mos ngasmë Krishtinë, sikundrë edhe ca nga ata e nganë edhe u prishnë nga gjërpënjtë. As të mos murmurisni, sikundrë edhe ca nga ata murmurisnë, edhe u prishnë prej ëngjëllit prishës. Edhe gjithë këto bëneshinë mb’ ata për shëmbëlla, edhe u shkruanë për mësim mbë ne, mbë të cilët arrinë të mbaruarat’ e jetëvet. Përandaj ay që pandeh se qëndron, le të shohë se mos bierë poshtë. Tiatërë ngasëje nuk u ka gjeturë juve përveç se ngasëje njeriu; po Perëndia është besëtar edhe nukë do t’u lërë juve të ngiteni tej fuqisë suaj, po bashkë me të ngarëtë do t’u tregonjë udhë shpëtimi, që të muntni të duroni. Përandaj, o të dashurit’ e mi, ikni nga idhullatria. Flas posi mbë të mënçim; gjykoneni ju atë që them. Ay potiri i bekimit që bekojmë, a nuk’ është kungimi i gjakut Krishtit? Ajo buka që thyejmë, a nuk’ është kungimi i trupit Krishtit? Sepse neve të gjithë jemi një bukë, një trup; sepse të gjithë kemi piesë prej asaj një buke. Shihni Israilnë që është pas mishit; ata që hanë nga kurbanetë, a nukë janë piesëtarët’ e theroresë? Ç’them pra? Se është gjë idhulli? Apo se është gjë kafsha që i bënetë kurban idhujvet? Jo. Po ato kafsha që bënjënë kurban kombetë, ua bënjënë kurban diajvet, e jo Perëndisë; edhe unë s’dua të bëneni ju piesëtarët’ e diajvet. S’munt të pini poritin’ e Zotit edhe potirin’ e diajvet; s’ munt të merrni piesë nga truveza e Zotit edhe nga truveza e diajvet. Apo do t’i shtiemë zelinë Zotit? Mos jemi më të fortë se ay? Të gjitha janë ndë pushtet tim, po të gjitha s’bënjënë mirë; të gjitha janë ndë pushtet tim, po të gjitha s’ndërtonjënë. Asndonjë le të mos kërkonjë të mirën’ e ti; po gjithësecili të tiatrit. Hani çdo gjë që shitetë ndë maqeli, pa vëshguarë gjë për ndërgjegjëjenë. Sepse “dheu ësht’ i Zotit, edhe të mbushurit’ e ati.” Edhe ndë u thërrittë juve ndonjë nga të pabesëtë, edhe doni të vini, hani çdo gjë që t’u vihetë përpara, pa vëshguarë gjë për ndërgjegjëjenë. Po ndë u thëntë juve ndonjë: Këjo është kafshë bërë kurban idhujvet, mos hani, për atë që u dëfteu, edhe për ndërgjegjëjenë; (sepse “dheu ësht ’ i Zotit, edhe të mbushurit e ati”). Edhe ndërgjegjëje them, jo tëndenë, po të tiatrit; sepse përse gjykonetë të liruarëtë tim prej tiatërë ndërgjegjëje? Edhe unë ndë marrsha piesë më të falurë ndersë, përse vllasfimisem unë për atë gjë falem ndersë? Ndë hëngrëshi pra, a ndë pifshi, a nda bëfshi ndonjë gjë, të gjitha bëni për lavdin’ e Perëndisë. Mos bëhi pengesë as mbë Judhenj, as mbë Grekë, as mbë qishët të Perëndisë; Sikundrë edhe unë mbë gjithë punërat pëlqehem mbë të gjithë, pa kërkuarë të mirënë time, po të shumëvet, që të shpëtonjënë. Bëni si bënj unë, sikundrë edhe unë bënj si Krishti. Edhe u lavdonj juve, o vëllezër, se më kujtoni mbë gjithë punërat, edhe mbani porositë që u lashë, sikundrë ua dhashë juve. Edhe dua ta dini ju, se kryet’ e çdo burri është Krishti; edhe kryet’ e gruasë është burri; edhe kryet’ e Krishtit është Perëndia. Çdo burr kur falet’ a kur profiteps, ndë pastë mbuluarë kryetë, turpëron kryet’e ti. Edhe çdo grua, kur falet’a kur profiteps me krye të sbuluarë, turpëron kryet’e saj, sepse është gjithënjë sikur ta ketë rruarë kryetë. Sepse ndë mos u mbuloftë gruaja, le të qethetë. Po ndë është turp për gruanë të qethetë, a të rruhetë, le të mbulonetë. Sepse burri nukë gjan të mbulonjë kryetë, sepse ësht’ ikonë edhe lavdi e Perëndisë; po gruaja është lavdi e burrit. Sepse burri nuk’ është prej gruasë, po gruaja prej burrit; Sepse nuk’ u kriua burri për gruanë, po gruaja për burrinë. Përandaj gruaja gjan të ketë pushtet mbi kryet të saj, për ëngjëjtë. Po as burri pa gruanë, as gruaja pa burrinë është mbë Zotinë. Sepse sikundrë gruaja është prej burrit, kështu edhe burri është me anë të gruasë; po të gjitha janë prej Perëndisë. Gjykoni ju ndër vetëhet tuaja: i ka hije gruasë t’i faletë sbuluarë Perëndisë? Apo as ay fisi nuk’ u dëften juve, se burri ndë pastë flokë të gjatë, është turp për atë? Po gruaja ndë pastë flokër të gjatë, është lavdi për atë; sepse floku i është dhënë asaj ndë vënt të mbuluarit. Po ndë duketë ndonjë se do të bënjë qartë, neve s’kemi të tillë zakon, as qishat’ e Perëndisë. Edhe tuke porositurë këtë, nukë lavdonj, se mbëlidheni jo për më të mirënë, po për më të ligënë. Sepse më përpara, kur mbëlidheni ju ndë qishë, dëgjonj se janë të shqyear ndërmest juve; edhe gjer mbë një anë besonj. Sepse gjan të jenë edhe eresia ndërmest juve, që të shpërfaqen’ ata që janë të provuarshim ndërmest juve. Kur mbëlidheni pra bashkë mbë një vënt, nuk’ është për të ngrënë darkën’ e Zotit; Sepse mbë të ngrënët gjithësecili merr përpara tiatrit darkën’ e ti; edhe njëri ka uri, e tiatri është dejturë. Mos nukë keni shtëpia për të ngrën’ e për të pirë? Apo s’e zini për gjë qishën’ e Zotit, edhe turpëroni ata që s’kanë? Ç’t’u them juve? T’u lavdonj për këtë? Nuk’ u lavdonj. Sepse un’ e mora nga Zoti atë që u dhash’ edhe juve, se Zoti Jisu mb’ atë natë që do t’ epej ndër duar, mori bukë, Edhe si u fal ndersë theu, edhe tha: Merrni e hani; kyj është trupi im që thyhetë për ju; këtë bëni për kujtiminë tim. Kështu edhe potirinë, passi kishte darkuarë, tuke thënë: Kyj potir është dhiata e re ndë gjakunë tim; këtë bëni sa herë të pini, për kujtiminë tim. Sepse sa herë të hani këtë bukë, edhe të pini këtë potir, dëfteni vdekëjen’ e Zotit gjer mb’ atë kohë që të vinjë. Përandaj ay që të hajë këtë bukë, a të pijë këtë potirin’ e Zotit, pa qën’ i vëjyerë, do të jetë fajtuar i trupit edhe i gjakut Zotit. Po njeriu pra le të vëshgonjë vetëhen’ e ti, e kështu le të hajë nga ajo bukë, edhe le të pijë nga ay potir. Se ay që ha e pi pa qën’ i vëjyerë, ha e pi gjykim për dëm për vetëhen’ e ti, sepse nukë shquan trupin’ Zotit. Përandaj janë shumë të dobë edhe të sëmurë ndër ju, edhe vdesënë mjaft vetë. Sepse ndë shquanim vetëhetë tona, s’do të gjykoneshim. Po kur gjykonemi, mundonemi prej Zotit, që të mos gjukonemi për të keq bashkë me botënë. Përandaj, o vëllezër, kur mbëlidheni për të ngrënë, prisni njëri tiatrinë. Po ndë i arthtë uri ndonjërit, le të hajë ndë shtëpi, që të mos mbëlidheni për të gjykuarë për dëm. Edhe të tieratë, kur të vinj, do t’i vë me taks. Edhe për dhuratatë shpirtërishte, o vëllezër, nukë dua të jeni të paditurë. E dini, se ishitë kombe, tuke hequrë sikundrë hiqeshitë pas idhujvet që janë pa gojë. Përandaj u dëftenj juve, se kush flet me Frymë Perëndie, nuk’ i thotë Jisuit qoftë i mallëkuarë; edhe asndonjë s’munt të thotë, se Jisuj është Zot, veçe nga Fryma e Shënjtëruarë. Edhe janë të ndara dhuratash, po Fryma ësht’ ajo vetë. Edhe janë të ndara shërbesash, po Zoti ësht’ ay vetë. Edhe janë të ndara punërash, po Perëndia ësht’ ay vetë, që punon të gjitha mbë të gjitha. Edhe të shpërfaqurit’ e Frymësë i epetë gjithësecilit për të mirënë. Sepse njërit i epetë fialë diturie nga Fryma, e tiatrit fialë mëndëje nga ajo Fryma. E tiatrit besë, nga ajo Fryma vetë; e tiatrit dhurata shërimesh, nga ajo Fryma vetë. E tiatrit të punuara çudirash, e tiatrit profiti, e tiatrit të shquara frymash, e tiatrit çdo farë gjjuhërash, e tiatrit të këthyerë gjjuhërash. Edhe të gjitha këto i punon njëra edhe ajo Fryma vetë, tuke ia ndarë gjithësecilit veç e veç si të dojë. Sepse sikundrë trupi është një, edhe ka shumë anë, edhe gjith’ anët’ e një trupi, ndonëse janë shumë, po është një trup, kështu edhe Krishti. Sepse neve të gjithë jemi pagëzuarë prej njërësë Frymë mbë një trup, a Judhenj a Grekë, a robër a të liruarë; edhe të gjithë jemi ujiturë mbë një Frymë. Sepse edhe trupi nuk’ është një anë, po shumë. Ndë thashtë këmba: Sepse nukë jam dorë, nukë jam nga trupi; përandaj vallë nuk’ është nga trupi? Edhe ndë thashtë veshi: Sepse nukë jam sy, nukë jam nga trupi; përandaj vallë nuk’ është nga trupi? Ndë ishte gjithë trupi sy, ku do t’ishte të dëgjuarëtë? Ndë ishte gjithë të dëgjuarë, ku do t’ishte të marrët’ erë? Po ndashti Perëndia ka vënë anëtë, gjithësecilënë nga ato, ndë trupt, si deshi. Po ndë ishinë të gjitha një anë, ku do t’ishte trupi? Po ndashti janë shumë anë, e një trup. Edhe syri s’munt t’i thotë dorësë: Nukë më duhe; a përsëri krej t’i thotë këmbëvet: Nukë më duhi. Po shumë më tepër’ ato anët’ e trupit që dukenë më të doba, këto janë të nevojëshime. Edhe ato anët’ e trupit që na dukenë se janë më të panderëshime, këtyreve u bëjmë më shumë nderë; edhe ato të shëmtuaratë tona kanë më tepërë hije. Edhe ato të hijeshimetë tona nukë kanë nevojë. Po Perëndia e bashkoj trupinë e i dha më tepërë nderë asaj anësë që ka të shtera, që të mos jetë të çqyerë ndë trupt, Po anëtë të kenë kujdes njëra për tiatrënë. Edhe ndë pësoftë një anë, gjith’ anëtë pësonjënë bashkë me atë; a ndë u nderoftë një anë, gjith’ anëtë gëzonenë bashkë me atë. Edhe ju jeni trupi i Krishtit, edhe anë veç e veç. Edhe Perëndia vuri ca vetë ndë qishët, të parën’ apostoj, të dytënë profitërë, të tretënë mësonjësa, pastaj çudira, pastaj dhurata shërimesh, ndihëma, qiverria, çdo farë gjjuhërash. Mos janë të gjithë apostoj? Mos janë të gjithë profitërë? Mos janë të gjithë mësonjësa? Mos bënjënë çudira të gjithë? Mos kanë dhurata shërimesh të gjithë? Mos flasënë gjjuhëra të gjithë? Mos këthenjënë të gjithë? Po lypni me zemërë të përvëluarë ato dhuratatë më të miratë; edhe do t’u dëftenj juve një udhë shumë më të lartë. Ndë folça gjjuhërat’ e njerëzet edhe të ëngjëjvet, e të mos kem dashuri, u bëshë si ramë që gjëmon, a si qymvallë që tringëllin. Edhë ndë paça profiti, edhe të di gjithë fshehësirat’ edhe çdo farë të dituri, edhe ndë paça gjithë besënë, kaqë sa të tunt nga vëndi male, e të mos kem dashuri, s’jam asgjë. Edhe ndë ndafsha gjithë gjënë time për të ushqyerë të vobeqtë, edhe ndë dhënça ndër duar trupinë tim që të digjetë, e të mos kem dashuri, s’më bën dobi. Dashuria ka zemërë të gjërë, edhe bën të mira; dashuria s’ka cmir; dashuria s’ësht’ e rrëmbyershime, s’madhështonetë, S’bën punë të shumtuara, s’kërkon të sajatë, nukë zemëronetë, s’mendon të ligënë; S’gëzonetë për të shtrëmbëtinë, po gëzonetë për të vërtetënë. Të gjitha i mban, të gjitha i beson, të gjitha i shpëren, të gjitha i duron. Dashuria kurrë s’bie poshtë. Po të tieratë, a profitia ndë qofshinë, do të mbesënë mbënjanë; a gjjuhëra, do të pushonjënë; a të diturë, do të mbesë mbënjanë. Sepse neve pak gjë dimë, edhe pak gjë profitepsëmë. Po kur të vinjë e plota, atëhere e paka do të mbesë mbënjanë. Kur ishnjam foshnjë, flisnjam si foshnjë, mendonesh si foshnjë; kujtonesh si foshnjë, po kur u bëshë burr, i lashë mbënjanë punërat’ e foshnjesë; Sepse ndashti shohmë ndëpër pasqyrë si mbë t’errët, po atëhere do të shohmë faqe mbë faqe; ndashti njoh pak, po atëhere do të njoh sikundrë u njohç. Edhe ndashti mbete besa, shpëresa, dashuria, këto të tria; po më e madhe nga këto është dashuria. Ndiqni dashurinë; edhe lypni me zemërë të përvëluarë dhuratatë shpirtërishte, po më tepërë që të profitepsni. Sepse ay që flet gjjuhë të huajë nuk’ u flet njerëzet, po Perëndisë; sepse asndonjë s’e dëgjon atë, po me shpirtin’ e ti flet fshehësira. Po ay që profiteps, u flet njerëzet për ndërtesë e për mësim e për ngushullim. Ay që flet gjjuhë të huajë ndërton vetëhen’ e ti; po ay që profiteps, ndërton qishënë. Edhe dua të gjithë ju që të flisni gjjuhëra, po më tepërë që të profitepsni; sepse ay që profiteps është më i math se ay që flet gjjuhëra, veç ndë e këtheftë, që të marrë ndërtesë kisha. Edhe ndashti, o vëllezër, ndë arthça tek ju tuke folurë gjjuhëra, çdobi do t’u bënj juve, ndë mos u folça juve a me të sbuluarë, a me të diturë, a me profiti a me mësim? Edhe ato që s’kanë frymë e bënjënë zë, a fyell a qitharë, ndë mos bëfshinë zëra të shquara, si do të njihetë të rënët’ e fyellit, a të rënët’ e qitharësë? Sepse, trumbeta ndë dhëntë zë që s’kupëtonetë, cili do të bënetë gati për luftë? Kështu edhe ju, ndë mos dhënçi me anë të gjjuhësë ndë mos bëfshi një fialë që të ndihetë mirë, qysh do të kupëtonet’ ajo që flitetë? Sepse do të flisni nd’ erët. Kan ndodhurë kaqë farë zërash ndë botët, edhe asndonjë nga ata s’është që s’kupëtonetë. Ndë mos diça pra fuqin’ e zërit, do të jem një varvar tek ay që flas, edhe ay që flet, një varvar tek unë. Kështu edhe ju, passi u përvëlonetë zemëra për dhuratatë shpirtërishte, lypni që të keni tepërë për ndërtesën’ e qishësë. Përandaj ay që flet gjjuhë të huajë, le të faletë që të bënet’ i zoti ta këthenjë. Sepse ndë u falça me gjjuhë të huajë, shpirti im faletë, po mëndëja ime është pa pemë. Ç’duhetë pra? Do të falem me shpirtinë, e do të falem edhe me mëndëjenë; do të psall me shpirtinë, e do të psall edhe me mëndëjenë. Sepse ndë bekofsh me shpirtinë, ay që rri ndë vënt të paditurit, qysh do të thotë Amin, kur fale ndersë ti, sepse ay nukë di se ç’thua. Sepse ti fale ndërsë mirë, po tiatri nukë ndërtonetë. I falem ndersë Perëndisë tim, se flas më shumë gjjuhëra se ju të gjithë. Po unë dua të flas pesë fialë me mëndëjenë time ndë qishë, që të mësonj edhe të tierë, se dhietë mijë fialë me gjjuhë të huajë. O vëllezër, mos bëhi çuna ndër mënt; po bëhi foshnje mbë të ligënë, e ndë mënt bëhi të kulluarë. Është shkruarë ndë nomt: “Se me të tiera gjjuhëra, e me të tiera buzë, do t’i flas këti llauzi; po as kështu nukë do të më dëgjonjënë”, thotë Zoti. Përandaj gjjuhëratë janë për shenjë, jo për ata që besonjënë, po për të pabesëtë; e profitia është jo për të pabesëtë, po për ata që besonjënë. Ndë u mbëlethtë pra qisha mbë një vënt, edhe të gjithë të flasënë gjjuhëra të huaja, e të hynjënë njerës të paditurë a të pabesë, a s’do të thonë, se jeni të shkalluarë? Po ndë profitepsshinë të gjithë, e të hynjë një i pabesë a i paditurë, e sbulonetë nga të gjithë, e gjykonetë nga të gjithë. Edhe kështu të fshehurat’ e zemërës’ ati shpërfaqenë; edhe kështu do të bierë me faqe përmbys, e do t’i faletë Perëndisë, tuke rrëfyerë se me të vërtetë Perëndia qënëka ndër ju. Ç’duhetë pra, o vëllezër? Kur të mbëlidheni, gjithësecili prej jush ka të psallura, ka mësim, ka gjjuhë, ka sbulesë, ka të kthyerë gjjuhërash, të gjitha le të bënenë për ndërtesë. Ndë foltë ndonjë gjjuhë të huajë, le ta bënjënë këtë dy nga dy, a më të shumënë tre nga tre, edhe njëri pas tiatrit; edhe njëri le të këthenjë. Po ndë mos qoftë kush të këthenjë, le të pushonjë ndë qishë, edhe le të flasë me vetëhen’ e ti e me Perëndinë. E profitërë le të flasënë dy a tre, edhe të tierëtë le të shquanjënë. Edhe ndë iu sbuloftë ndonjëj tiatri që rri, le të pushonjë i pari. Sepse të gjithë munt të profitepsnjënë njëri pas tiatrit, që të nxënë të gjithë, edhe të ngushullonenë të gjithë. Edhe frymat’ e profitëravet u unjënë kryetë profitërqavet. Sepse Perëndia nuk’ ësht’ i të përzierit, po i paqtimit, sikundrë mbë gjithë qishat të shënjtorëvet. Gratë tuaja le të pushonjënë ndë qishët, sepse ato s’kanë urdhër të flasënë, po të unjënë kryetë, sikundrë edhe nomi thotë. Po ndë dashinë të nxënë gjë, le të pyesënë burrat’ e tyre ndë shtëpi; sepse është turp për gratë të flasënë ndë qishë. Apo prej jush dolli fiala e Perëndisë? Apo mbë ju vetëm’ erdhi? Ndë i duketë ndonjërit se është profit a njeriu i shpirtit, le të kupëtonjë ato që u shkruanj juve, sepse janë porosit’ e Zotit. Po ndë qoftë ndonjë i paditurë, le të jetë i paditurë. Përandaj, o vëllezër, kërkoni me zemërë të përvëluarë të profitepsni, edhe mos ndaloni të flasënë gjjuhëra. Të gjitha le të bënenë sikundrë ka hije e me taks. Edhe ndashti, o vëllezër, u dëftenj juve ungjillinë, që ungjillëzova juve, të cilin’ edhe e muartë, edhe qëndroni mb’ atë Edhe shpëtoni me anë t’ati, ndë e mbajçi fialënë, sikundrë ua ungjillëzova juve, veç ndë paçi besuarë kot. Sepse u dhashë juve më përpara atë që mora edhe unë, se Krishti vdiq për fajetë tëna, pas shkronjave. Edhe se u kall ndë varrt, edhe se u ngjall të tretënë ditë, pas shkronjavet. Edhe se iu duk Qifajt, pastaj të dy mbëdhietëvet. Pastaj u duk më tepërë se mbë pesë qint vëllezër me njëherë, e nga ata më të shumëtë rronjënë gjer sot, e ca kanë fjeturë. Pastaj iu duk Jakovit, pastaj gjith’ apostojvet. Edhe më pastaj nga të gjithë u duk edhe tek unë, posi mbë një të dështuarë. Sepse unë jam më i vogëli i apostojvet, që s’jam i zoti të qjuhem apostol, sepse ndoqa qishën’ e Perëndisë. Po me hirin’ e Perëndisë jam ç’jam; edhe hiri i ati që m’u dha nuk’ u bë i kotë, po u munduash më tepërë se ata të gjithë; po jo unë, po hiri i Perëndisë që është bashkë me mua. A unë pra, a ata, kështu leçismë, edhe kështu besuatë. Edhe ndë leçitetë Krishti se u ngjall prej së vdekurish, qysh ca vetë ndër ju thonë, se s’ka të ngjallurë të vdekurish? Edhe ndë mos qoftë të ngjallurë të vdekurish, as Krishti nuk’ u ngjall; Edhe Krishti ndë mos u ngjall, vallë të leçituritë tënë ësht ’ i kotë, edhe besa juaj ësht’ e kotë; E u gjëntkëshim qënkemi edhe martirë të rrem të Perëndisë, sepse martirisëm për Perëndinë, se ngjalli Krishtinë; të cilinë nuk’ e pasëka ngjallurë, ndë qoftë kështu se nukë ngjallenë të vdekuri. Sepse ndë mos ngjallenë të vdekurë, as Krishti nuk’ u ngjall. Po ndë mos u ngjall Krishti, besa juaj ësht ’ e kotë; edhe jeni po ndë fajet tuaja. Vall’ edhe ata që vdiqnë mbë Krishtinë janë të humburë. Ndë shpërefshimë mbë Krishtinë vetëmë mbë këtë jetë, jemi më të mjerë se të gjithë njerëzitë. Po ndashti Krishti u ngjall prej së vdekurish; edhe u bë pem’ e parë e atyreve që kanë vdekurë. Sepse sikundrë vdekëja erdhi nga njeriu, kështu edhe të ngjalluritë prej së vdekurish është nga njeriu. Sepse sikundrë të gjithë vdesënë mbë Adhaminë, kështu edhe të gjithë do të marrënë jetë mbë Krishtinë. Po gjithësecili ndë radhët të ti; Krishti është pem’ e parë, pastaj sa janë të Krishtit, mbë të ardhurit t’ati për së dyti. Pastaj do të jetë e pastajmeja, kur të apë mbëretërinë n’ dorë të Perëndisë edhe Atit; kur të prishnjë çdo parësi e çdo pushtet e fuqi. Sepse duhetë të mbëretëronjë ay, gjersa të vërë gjith’ arëmiqtë ndënë këmbët t’atia; I pastajmi arëmik që do të prishetë është vdekëja. Sepse “të gjitha i vuri poshtë ndënë këmbët t’atia”; edhe kur të thotë, se të gjitha janë vënë poshtë, kupëtonetë se veç ati që ia vuri të gjitha. Edhe kur t’i unjënë kryetë ati të gjitha, atëhere edhe Biri vetë do t’i unjë kryetë ati që vuri poshtë të gjitha, që të jetë Perëndia të gjitha mbë të gjithë. Sepse çdo të bënjën’ ata që janë pagëzuarë për të vdekuritë, ndë qoftë se me të vërtetë nukë ngjallenë të vdekuritë, përse edhe pagëzonenë për të vdekuritë? Përse rrezikojm’ edhe neve mbë çdo orë? Përditë vdes, bënj be mbë të mburrituritë tuaj që kam mbë Zotinë tënë Jisu Krishtinë. Të flas si njeri, ndë lëftova me bisha ndë Efesë, çdobi kam, ndë qoftë se nukë ngjallenë të vdekuritë? “Le të hamë e le të pimë; sepse nesër vdesëmë”. Mos gënjehi; sepse “Ligjëratat’ liga prishnjënë zakonet e mirë”. Sgjohi mbë të drejtënë, e mos fëjeni, sepse ca vetë nuk’ e njohnë Perëndinë; për turp uaj po ua them këtë. Po do të thotë ndonjë: Qysh ngjallenë të vdekuritë? Edhe me çfarë trupi vinjënë? O i marrë, atë që mbiell ti, nukë merr jetë, ndë mos vdektë. Edhe atë që mbiell, nukë mbiell atë trupinë që do të bënetë, po një koqe gruri të sveshurë, ndë qoftë, a ndonjë tiatërë farë. Po Perëndia i ep trup si të dojë, edhe gjithësecilësë farë trupin’ e saj. Çdo trup nuk’ është një trup; po tiatër’ është trup njerëzish, e tiatërë trup bagëtish, e tiatërë pishqesh, e tiatërë shpesësh. Janë edhe trupëra qielli, edhe trupëra dheu; po tiatër’ është lavdia e atyreve të qiellit, e tiatër’ e atyreve të dheut. Tiatër’ është lavida e diellit, e tiatërë lavdia e hënësë, e tiatërë lavdia e yjevet; sepse ylli nga ylli ndan ndë lavdi. Kështu edhe të ngjallurittë prej së vdekurish: mbilletë ndë prishëje, e ngrihetë ndë paprishëje; Mbilletë e panderëshime, e ngrihetë ndë lavdi; mbilletë ndë dobësirë, e ngrihetë ndë fuqi; Mbilletë trup shtëse, e ngrihetë trup shpirti. Ka trup shtëse, ka edhe trup shpirti. Kështu ësht’ edhe shkruarë: I pari njeri, Adhami, “qe bërë frym’ e gjallë;” i pastajmi Adham, shpirt që ep jetë. Edhe nuk’ u bë më përpara ajo e shpirtit, po ajo e shtësësë, pastaj e shpirtit. Njeriu i parë është prej dheut, i balttë; njeriu i dytë është Zoti prej qielli. Si ësht’ i baltti, kësish janë edhe të balttëtë; edhe si është qiellori, kësish janë edhe qiellorëtë. Edhe sikundrë veshmë ikonën’ e të balttit, do të veshmë edhe ikonën’ e qiellorit. Edhe këtë e them, o vëllezër, se mish edhe gjak s’munt të trashëgonjë mbëretërin’ e Perëndisë, as prishëja trashëgon paprishëjenë. Ja tek po u them juve një fshehësirë: të gjithë nukë do të flemë, po të gjithë do të ndërronemi, Përnjëherë, sa hap e mbyll sytë, ndë trumbetë të pastajme; sepse do të bierë trumbeta, edhe të vdekuritë do të ngjallenë të paprishurë, edhe neve do të ndërronemi. Sepse kyj trup që prishetë duhetë të veshnjë paprishëjenë, edhe kyj trup që vdes duhetë të veshnjë pavdekëjenë. Edhe kyj trup që prishetë kur të veshnjë paprishjenë, edhe kyj trup që vdes kur të veshnjë pavdekëjenjë, atëhere do të bënetë fiala që është shkruarë: “U përpi vdekëja nga vitoreja”. “Ku është, o vdekëje, thumbi yt? Ku është, o varr, vitoreja jote?” Edhe thumbi i vdekëjesë është faji; edhe fuqia e fajit është nomi. Po falemi ndersë Perëndisë që na dha vitorenë me anë të Zotit tënë Jisu Krisht. Përëndaj, o vëllezërit’ e mi të dashurë, qëndroni e mos patundi, tuke tepruarë përherë ndë punë të Zotit, sepse e dini se mundimi juaj nuk’ është i kotë te Zoti. Edhe për të mbëledhurit’ e asprëvet për shënjtorëtë, sikundrë urdhërova qishat’ e Gallatisë, kështu bëni edhe ju. Çdo ditën te parë tè javës gjithësecili prej jush le të vërë mbënjanë, e le të mbëledhë atë që t’ia bënjë mbarë Perëndia, që të mos bënenë të mbëledhura asprash kur të vinj, unë. Edhe kur të vinj un’ aty, do të dërgonj me kartëra ata që të sgjithni ju, që të shpienë dhuratënë tuaj ndë Jerusalim. Edhe ndë vëjeftë të vete edhe unë, do të vinjënë bashkë me mua. Edhe do të vinj tek ju, si të shkonj ndëpër Maqedhoni, (sepse ndashti po shkonj ndëpër Maqedhoni). Edhe ndë qilloftë do të mbes përan jush pak kohë, mbase do të dimëronj, që të më përcillni ju, kudo që të vete. Sepse nukë dua që t’u shoh juve ndashti tuke shkuar’ udhësë; po shpërenj të mbets përanë jush ca kohë, ndë më lashtë Zoti. Edhe do të mbes ndë Efesë gjer ditën e Pentikostisë; Sepse m’u hap një der’ e madhe edhe plot me punë, edhe janë shumë asish që më rrinë kundrë. Edhe ndë arthtë Timotheu, vështroni të jetë pa frikë ndër ju; sepse edhe ay punon punën’ e Zotit sikundrë edhe unë. Asndonjë pra mos e bënjë për asgjë; po e përcillni atë me paqtim, që të vinjë tek unë; sepse po e pres bashkë me vëllezëritë. Sa për vëllanë Apollonë, iu luç shumë që të vinte ndër ju bashkë me vëllezëritë; edhe nukë donte fare që të vinjë ndashti; po do të vinjë, kur të ketë nge. Rrini sgjuarë, qëndroni ndë besët; bëhi burra, e forcohi. Gjithë punëtë tuaja le të bënenë me dashuri. Edhe u lutem juve, o vëllezër (e dini shtëpin’ e Stefanajt, se është pem’e parë e Ahaisë, edhe afierosnë vetëhen’ e tyre ndë shërbesë të shënjtorëvet), t’u unjni kryet’ edhe ju të tillëve, edhe çdo njeriu që punon bashkë me neve edhe mundonetë. Edhe gëzonem për t’ ardhurit’ e Stefanajt edhe të Furtunatit edhe të Ahajkojt, sepse këta mbushnë të shterëtë tuaj; Sepse prejtnë shpirtinë tim edhe tuajinë. Nderoni pra të tillëtë. U falenë juve me shëndet qishat’ e Asisë. U falenë juve me shëndet mbë Zotinë Aqylla edhe Priskilla bashkë me qishënë që është ndë shtëpi t’atyreve. U falenë juve me shëndet gjithë vëllezëritë. Përshëndetni njëri tiatrinë me të puthurë të shënjtëruarë. Të faluritë me shëndet u shkrua me dorënë time, të Pavlit. Ndë është ndonjë që nukë do Zotinë Jisu Krisht, qoftë mallëkuarë Maran-atha. Hiri i Zotit Jisu Krisht qoftë me ju. Dashuria ime qoftë me gjithë ju mbë Jisu Krishtinë. Amin. Pavli, apostoli i Jisu Krishtit prej dashurimit të Perëndisë, edhe vëllaj Timotheu, mbë qishën’ e Perëndisë që është ndë Korinthë, bashkë me gjithë shënjtorët që janë ndëpër gjith’ Ahainë. Hirëë qoftë mbë ju edhe paqtim nga Perëndia Ati ynë, edhe nga Zoti Jisu Krisht. I bekuarë qoftë Perëndia edhe Ati i Zotit tënë Jisu Krishtit, Ati i përdëllimevet edhe Perëndia i çdo ngushullimi, Që na ngushulloj mbë çdo shtrëngim, që të muntmë të ngushullojm’ ata që gjëndenë mbë çdo shtrëngim, me anë të ati ngushullimit që ngushullonemi edhe neve nga Perëndia. Sepse sikundrë tepronjënë pësimet’ e Krishtit mbë ne, kështu edhe ngushullimi ynë tepron me anë të Krishtit. Edhe ndë kemi shtrëngim, kemi shtrëngim për ngushullimin’ e për shpëtiminë tuaj, që punonetë me anë të durimit atyre pësimeve që pësojm’ edhe neve; a ndë ngushullonemi, ngushullonemi për ngushullimin’ e për shpëtiminë tuaj; edhe shpëresa jonë për ju ësht’ e patundurë. Sepse e dimë, se sikundrë jeni piesëtarë mbë pësimet, kështu do të jeni edhe mbë ngushullimt. Sepse s’duam të mos ta dini, o vëllezër, shtrëngiminë tënë që na gjajti ndë Asit, se patëm barrë for të rëndë, përmbi fuqinë tonë, kaqë sa s’na mbeti më shpëresë për të rruarë. Po neve e muarëm përmbi vetëhenë tonë gjykimin e vdekëjesë, që të mos kemi shpëresë mbë vetëhenë tonë, po mbë Perëndinë që ngjall të vdekuritë; Ay që na shpëtoj prej kaqë vdekëje të madhe, edhe na shpëton gjithënjë; mb’ atë shpërejmë, se edhe do të na shpëtonjë, Kur të nda ndihni edhe ju bashkë tuke luturë për neve, që të bënetë të falurë ndersë për neve prej shumë vetësh për dhuratënë që u dha mbë ne me anë të shumë njerëzëve. Sepse të mburruritë tanë është këta, martiria e ndërgjegjëjesë tonë, se e shkuamë jetënë ndë këtë botë me zemërë të mitur’ e të këthiellëtë te Perëndia, e jo me dituri të mishit, po me hirëë Perëndie, edhe më tepërë te ju. Sepse nuk’ u shkruajmë juve të tiera, po ato që këndoni, a edhe i njihni; edhe shpërenj se do t’i njihni edhe gjer së pastajmi, Sikundrë na keni njohurë edhe neve mbënjanë, se jemi mburrim mbë ju, sikundrë edhe ju mbë ne, ndë ditët të Zotit Jisu. Edhe me këtë shpëresë dedha të vinj te ju më përpara, që të keni hirëë të dytë. Edhe prej jush të shkonj ndë Maqedhoni; edhe përsëri nga Maqedhonia të vinj te ju, edhe prej jush të përcillem ndë Judhet. Tuke menduarë pra këtë, vallë mos e përndora me të lehëtë? Apo sa mendonj, i mendonj pas mishit, që të jetë mbë mua po po, e jo jo? Po Perëndia është besëtar, se fiala jonë që u fol mbë ju s’u bë po edhe jo. Sepse Jisu Krishti i bir’ i Perëndisë, që u leçit ndër ju prej nesh, prej meje edhe prej Silluanit, edhe prej Timotheut, s’u bë po edhe jo, po u bë po mb’atë, Sepse gjithë të zotuarat’ e Perëndisë janë mb’ atë po, edhe mb’ atë amin, për lavdin’ e Perëndisë prej nesh. Edhe Perëndia ësht’ ay që bën të paluajturë vëndit bashkë me ju mbë Krishtinë, e që na leu me vaj. I cili na vulosi, edhe na dha kaparin’ e Frymësë ndë zemërat tona. Edhe unë thërres për martir Perëndinë ndë shpirt tim, se për të kurcyerë juve s’erdha më ndë Korinthë. Jo se kemi pushtet mbi besënë tuaj, po jemi ndihmëtarët’ e gëzimit tuaj; sepse qëndroni ndë besët. Edhe e gjykova këtë me vetëhenë time, që të mos vinj përsëri te ju me hidhërim. Sepse unë ndë u hidhërofsha juve, e cili ësht’ ay që më gëzon, veç ay që hidhëronetë prej meje? Edhe u shkrova juve këtë, që, kur të vinj, të mos kem hidhërim nga ata që duhej të kishnjam gëzim; tuke pasurë shpëresë mbë gjithë ju, se gëzimi im është juaji të gjithëve. Sepse prej shumë shtrëngimi e acarimi të zemërësë u shkrova juve me shumë lot, jo që të hidhëroneni, po që të njihni dashurinë që kam me të tepërë mbë ju. Edhe ndë pastë hidhëruarë ndonjë, s’më ka hidhëruarë mua, po mbënjanë më ka hidhëruarë, që të mos u rëndonj juve të gjithë. Mjaft është për të tillinë njeri kyj qërtim që u bë prej më të shumëvet. Kaqë sa përkundrë duhetë më tepër t’ia falni atë, edhe ta ngushulloni atë, që të mos përpihet’ i tilli njeri nga hidhërimi i tepërë. Përandaj u lutem juve t’i dëfteni ati dashuri. Sepse përandaj u shkrova juve, që të njoh provënë tuaj, ndë jeni të dëgjuarshim mbë të gjitha. Edhe ati që t’ia falni, ia fal edhe unë; sepse ndë ia kam falur’ unë ndonjërit, kujdo që t’ia kem falurë, për ju e kam bërë këtë, përpara Krishtit, që të mos tepronjë fuqia e Satanajt përmbi ne; Sepse e dimë se ç’ka ndër mënt ay. Edhe kur erdha ndë Troadhë të leçis ungjillin’ e Krishtit, edhe m’u hap një derë për Zotinë, s’pata të prëjturë ndë shpirt tim, sepse nukë gjeta Titonë vëllanë tim. Po si i lashë me shëndet ata, dolla e vajta ndë Maqedhoni. Po falemi ndersë Perëndisë që na bën të thiramvefsmë kurdo me anë të Krishtit, edhe çpërfaq mbë çdo vënt erën’e mirë e të njohurit ati me anë tënë. Sepse er’ e mirë e Krishtit jemi neve te Perëndia mb’ ata që shpëtonjën’ edhe mb’ ata që humbasënë. Për këta neve jemi erë vdekëje për vdekëje, e për ata erë jete për jetë. E cili ësht’ i zoti për këto punë? Sepse neve s’jemi si të shumëtë, që shesënë me kobim fialën’ e Perëndisë, po si nga zemër’ e këthiellëtë, po si nga an’ e Perëndisë, flasmë për Krishtinë përpara Perëndisë. Zëmë përsëri të ndorëzojmë vetëhenë tonë? Apo mos kemi nevojë, sikundrë ca vetë, për karta të ndorëzuari te ju, a për karta të ndorëzuari prej jush? Ju jeni karta jonë shkruarë brënda ndë zemërat tona, që njihet’ e këndonetë nga gjithë njerëzitë. Edhe shpërfaqeni se jeni një karta e Krishtit, punuarë prej nesh, që është shkruarë jo me mellan, po me Frymën’ e Perëndisë gjallë, jo mbë rrasa të gurta, po mbë rrasa të mishta të zemrësë. Edhe të tillë shpëresë kemi mbë Perëndinë me anë të Krishtit; Jo se jemi të zotërit e vetiut të kupëtojmë ndonjë gjë, posi prej vetëhesë tonë, po Perëndia ësht’ i zoti për ne. Ay që na bëri të zotëritë të jemi shërbëtorët’ e dhiatësë re, jo të shkronjësë, po të frymësë; sepse shkronja vret, po fryma ep jetë. Po ndë qoftë se shërbesa e vdekëjesë, shkruar’ edhe shtypurë ndë gur, u bë e lavduarshime, kaqë sa të bijt’ e Israilit s’munt të vështroninë me sy faqen’ e Moisiut nga lavdia e faqes’ ati, që ishte për të prishurë, Qysh nukë do të jetë më shumë e lavduarshime shërbesa e Frymësë? Sepse ndë qoftë se shërbesa e gjykimit për dëm është lavdi, shumë më tepërë tepron ndë lavdit shërbesa e drejtërisë. Sepse as ajo që qe e lavduarshime s’u lavdua mbë këtë anë, për punë t’asaj lavdisë që ia kapërxen tepërë. Sepse ndë qoftë se ajo që ishte për të prishurë qe e lavduarshime, shumë më tepër’ ësht’ e lavduarshime ajo që mbet. Tuke pasurë pra të tillë shpëresë, flasmë shumë me sy hapëtë. Edhe jo sikundrë Moisiu që vinte mbulesë mbi faqet të ti, që të mos vështroninë me sy të bijt’ e Israilit të mbaruarët’ e asaj që ishte për të prishurë. Po mendimet’ e atyreve u verbuanë; sepse gjer ditën’ e sotme u mbeti ajo mbulesë pasbuluarë mbë të kënduarët të dhiatësë vietërë, që ajo mbulesë është e prishurë nga Krishti. Po gjer sot, kur këndonetë Moisiu, mbulesa gjëndetë mbi zemërët t’ atyre. Po kur të këthenetë te Zoti, do t’i hiqetë mbulesa. Po Zoti është fryma; edhe ku është Frym’ e Zotit, atie është të liruarë. Po neve të gjithë tuke parë lavdin’ e Zotit me faqe sbuluarë posi ndë pasqyrë, ndërrojmë formënë mb’ atë shëmbëllesë prej lavdie mbë lavdi, posi prej Frymësë Zotit. Përandaj tuke pasurë këtë shërbesë, sikundrë u përdëllyem, s’lodhemi. Po mohuam të fshehurat’ e turpërisë, e s’ecëjmë me dinakëri, as nukë prishmë fialën’ e Perëndisë me kobim, po me të shpërfaqurit’ e së vërtetësë ndorëzojmë vetëhenë tonë mbë çdo ndërgjegjëje njerëzish, përpara Perëndisë. Edhe ndë qoftë se është ungjilli ynë mbuluarë, është mbuluarë për ata që janë të humburë; Sepse Perëndia i kësaj jetë u verboj mendimet’ atyreve që s’besonjënë, që të mos ndriçonjë mb’ ata drita e ungjillit lavdisë Krishtit, i cili është shëmbëlles’ e Perëndisë. Sepse s’leçismë vetëhenë tonë, po Zotinë Jisu Krisht, edhe vetëhenë tonë shërbërtorëtë tuaj për Jisunë. Sepse ay Perënduia që tha të ndriçonjë dritë nga errësira, ay ndriçoj ndë zemërat tona, për të ndriturit’ e së njohurësë lavdisë Perëndisë ndë faqet të Jisu Krishtit. Edhe kemi këtë thesar ndë enë të baltta, që të jetë tepërica e fuqisë nga Perëndia, edhe jo nga ne. Mbë çdo gjë acaronemi, po nukë shtrëngonemi; jemi të ngatëruarë, po s’na hiqetë shpëresa; Ndiqemi, po nukë jemi të lënë; jemi të hedhurë poshtë, po s’jemi të humburë. Kurdo biemë rreth vdekëjen’ e (Zotit) Jisu mbë trupinë tënë, që të shpërfaqet’ edhe jeta e Jisujt mbë trup tënë. Sepse neve që rrojmë gjithënjë epemi mbë vdekëje për Krishtinë, që të shpërfaqet’ edhe jeta e Jisujt ndë misht tënë të morçëminë. Kaqë sa vdekëja punonetë mbë ne, e jeta mbë ju. Edhe tuke pasurë po atë frymën’ e besësë, pas të shkruarit: “Besova, përandaj fola”, dhe neve besojmë, përandaj edhe flasmë. Tuke diturë, se ay që ngjalli Zotinë Jisu, do të na ngjallë edhe neve me anë të Jisujt, edhe do të na nxierrë përpara ati bashkë me ju. Sepse të gjitha janë për ju, që ay hiri i tepërë të tepronjë mbë lavdin’ e Perëndisë për të faluritë ndersë më të shumëvet. Përandaj s’lodhemi; sepse ndonëse ay njeriu që është përjashta nesh prishetë, po ay që është përbrënda përtërihetë dita për ditë. Sepse shtrëngimi ynë i lehëtë që është për pak kohë punon për ne tepër së tepërmi një lavdi të rëndë të pasosurë. Sepse neve nukë shtiemë sytë mb’ ato që shihenë, po mb’ ato që nukë shihenë; sepse ato që shihenë janë për pak kohë, po ato që nukë shihenë janë të pasosura. Sepse e dimë, se ndë prishtë shtëpia jonë e balttë e kësaj tende, kemi tiatërë ndërtesë prej Perëndisë, një shtëpi bërë pa dorë e të pasosurë ndë qiejet. Sepse ndë këtë tendë neve psherëtimë, tuke dëshëruarë të veshmë përsipër atë shtëpinë tonë që është nga qielli. Ndë qoftë se kemi veshur’ atë, s’do të gjëndemi sveshurë. Sepse neve që jemi ndë këtë tendë, pshërëtimë prej së rëndësë, sepse s’duam ta sveshmë, po ta veshmë përsipër, që të përpihet’ ajo që është’e mortëshime prej jetësë. Edhe ay që na bëri për këtë të tillë punë, është Perëndia, që na dha edhe kaparin’ e Frymësë. Tuke pasurë pra zemërë përherë, edhe tuke diturë, se gjersa rrimë ndë trupt, jemi larg nga Zoti; (Sepse ecëjmë me besë, e jo me faqe). Përandaj kemi zemërë edhe na pëlqen më tepërë të jemi lark nga trupi, e të jemi afërë Zotit. Edhe përandaj përpiqemi, a tuke qënë lark, a tuke qën’ afërë, të jemi të pëlqyerë tek ay. Sepse neve të gjithë gjan të dukemi përpara gjykatësë Krishtit, që të shpagunetë gjithësecili për ato punë që janë punuarë nga trupi, a të mirë, a të ligë. Tuke diturë pra frikën’ e Zotit, njerëzëvet ua mbushmë mëndëjenë, po te Perëndia jemi të shpërfaqurë; shpërenj se edhe ndë ndërgjegjëjet tuaj jemi të shpërfaqurë. Sepse nukë ndorëzojmë vetëhenë tonë përsëri te ju, po u apëmë juve shkak të mburremi për neve, që të keni ç’t’u thoni atyre që mburrenë me faqe, e jo me zemërë. Sepse a se jemi jashtë mënç, për Perëndinë jemi, a se jemi ndër mënt, për ju jemi. Sepse dashuria e Krishtit na shtrëngon; sepse këtë e gjykojmë, se ndë vdiq një për të gjithë, vallë të gjithë vdiqnë? edhe vdiq për të gjithë, që të mos rronjënë më për vetëhen’ e tyre ata që rronjënë, po për atë që vdiq edhe u ngjall për ata. Përandaj neve që ndashti e paskëtaj s’njohëmë asndonjë pas mishit; edhe ndonëse njohëm Krishtinë pas mishit, po ndashti më s’e njohëmë. Përandaj ndë qoftë ndonjë mbë Krishtinë, kyj është ndërtes’ e re; të vietëratë shkuanë, ja të gjitha tek u bënë të ra. Edhe të gjitha janë prej Perëndisë, që na pajtoj me vetëhen’ e ti me anë të Jisu Krishtit, edhe na dha shërbesën’e pajtimit; Se Perëndia ishte mbë Krishtinë, tuke pajtuarë botënë me vetëhen’ e ti, pa ua njohurë atyre fajetë; edhe vuri ndër ne fialën’ e pajtimit. Ndashti pra lajmësojmë për Krishtinë, sikurse t’u lutej juve Perëndia me anë tonë; u lutemi juve pra për Krishtinë, pajtohi me Perëndinë. Sepse Perëndia bëri fajtuar për ne atë që s’njohu faj, që të bënemi drejtëria e Perëndisë prej ati. Edhe si punëtorë bashkë me atë, u lutemi juve të mos e prisni hirin’ e Perëndisë mbë të kotë; (Sepse thotë: “Ndë kohë të pëlqyerë të dëgjova tyj, edhe ndë ditë të shpëtimit të ndiha tyj”, ja ndashti tek është koh’ e pëlqyerë; ja ndashti tek është dit’ e shpëtimit). Asndonjërit s’i apëmë pengesë, që të flitetë për të keq shërbesa jonë; Po mbë cilinëdo ndorëzojmë vetëhenë tonë si punëtorët’ e Perëndisë, ndë shumë durim, ndë shtrëngime, ndë nevoja, ndë acarime, Ndë të rrahura, ndë burgje, ndë të paqëndruara, ndë mundime, ndë të pafjetura, ndë agjërime; Ndë pastrim, ndë mënt, ndë zemërë të gjërë, ndë të mirë, ndë Frymë të Shënjtëruarë, ndë dashuri pa ipokrisi; Ndë fialë të së vërtetësë, ndë fuqi të Perëndisë; me armët’ e drejtërisë mbë të diathtë e mbë të mëngjërë; Me lavdi e pa nderë, me të zënë n’ gojë për të mirë e me të zënë n’ gojë për të lik; posi gënjeshtarë, po të vërtetë; Posi të panjohurë, po të njohurë mirë; posi të vdekurë, po ja te rrojmë; posi të munduarë, po jo të vrarë; Posi të hidhëruarë, po gjithënjë të gëzuarë; posi të vobeq, po shumë vetë bëjmë të pasurë; posi papasurë gjë, po të gjitha i kemi n’ dorë. Goja jonë u hap mbë ju, o Korinthianë, zemëra jonë u sgjerua. Nukë keni shtrëngim mbë neve, po keni shtrëngim ndë zorrët tuaja.. Tuke shpaguarë pra një për një, (posi dielmvet flas), sgjerohi edhe ju. Mos hyni mbë një sgjedhë me të pabesëtë; sepse ç’piesë ka drejtëria me panominë? edhe ç’shoqëri ka drita me errësirënë? Edhe ç’të bashkuarë ka Krishti me Velialinë? A ç’piesë ka besëtari me të pabesinë? Edhe ç’të ndrequrë ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë gjallë, sikundrë tha Perëndia: “Se do të rri brënda ndër ata, edhe do të ecënj; edhe do të jeni Perëndia i atyreve, edhe ata do të jenë llauzi im”. Përandaj “delni nga mezi i atyreve, edhe ndahi nga ata,” thotë Zoti, “edhe mos ziri me dorë gjë të pëgërë;” edhe “unë do t’ u pres juve përbrënda, Edhe do të jem Ati juaj, edhe ju do të jeni bijt’ e mi edhe bijat’ e mia,” thotë Zoti Gjithë-pushtetësi. Tuke pasurë pra këto të zotuara, o të dashurë, le të qërojmë vetëhenë tonë nga çdo ndyrësirë të mishit e të shpirtit, tuke punuarë shënjtëri me frikë të Perëndisë. Epnani neve vënt; asndonjërit s’i bëmë keq; asnndonjë nukë prishëm, asnndonjërit s’i muarëm gjë tepërë. Nuk’ e thom këtë për të gjykuarë juve për të keq; sepse u thaçë juve që përpara, se jeni ndë zemërat tona për të vdekurë bashkë e për të rruarë bashkë. Shumë zemërë kam mbë ju, shumë të mburrurë kam për ju; jam plot me ngushullim, kam gëzim të math tepërë mbë gjithë shtrëngiminë tënë. Sepse si erthmë ndë Maqedhoni, trupi ynë s’pat asndonjë të prejturë, po shtrëngoneshim për çdo gjë; përjashta luftëra, përbrënda frika. Po Perëndia që ngushullon të përunjëtitë, na ngushulloj me të ardhuritë të Titosë; Edhe jo vetëmë me t’ ardhuritë t’ ati, po edhe nga ay ngushullimi që u ngushullua prej jush, tuke na dëftyerë mallinë tuaj, vajënë tuaj, zëmrënë tuaj të përvëluarë për mua; përandaj u gëzuash më tepërë. Sepse, ndonëse u hidhërova juve me kartënë, s’pendonem, ndonëse u penduash; sepse shoh se ajo kartë u hidhëroj juve, ndonëse qe për pak kohë. Ndashti gëzonem, jo se hidhëruatë, po se u hidhëruatë ndë pendim; sepse u hidhëruatë pas Perëndisë, që të mos u bënetë juve ndonjë dëm prej nesh. Sepse hidhërimi pas Perëndisë bie një pendim për shpëtim të papenduarë; po hidhërimi botësë bie vdekëje. Sepse ja këjo punë, që u hidhëruatë tuaj pas Perëndisë, sa nxitim bëri mbë ju! Po sa zemëratë, po sa të përgjegjurë, po sa zemëratë, po sa frikë, po sa mallë, po sa zemërë të përvëluarë, po sa shpagim! Mbë të gjitha e dëftyetë vetëhenë tuaj se jeni të qëruarë mbë këtë punë. Përandaj, ndonëse u shkrova juve, nuk’ e bëra këtë për atë që bëri pa udhë, as për atë që iu bë paudhë, po që të çpërfaqetë te ju ay nxitimi ynë që kemi për ju përpara Perëndisë. Përandaj u ngushulluam për ngusulliminë tuaj; edhe shumë më tepër’ u gëzuamë për gëzimin’ e Titosë, se iu prëjti shpirti ati prej jush të gjithëve. Sepse ndë u mburrç pakëzë tek ay për ju, s’u turpëruaç; po sikundrë u folëm juve për të gjitha me të vërtetë, kështu edhe të mburruritë tënë u bë i vërtetë te Titua. Edhe ati i shtonetë më tepërë dashuria për ju, kur bie ndër mënt dëgjiminë tuaj të gjithëve, se qysh e prittë atë.me frikë e me të dridhurë. Gëzonem pra se për çdo punë kam zemërë mbë ju. Edhe u dëftenj juve, o vëllezër, hirin’ e Perëndisë që është dhënë mbë qishat të Maqedhonisë; Se tepërica e gëzimit ayre, kur ishinë ndë shumë provim shtrëngimi, edhe vobëzia e atyreve e thella teproj ndë pasëjet’ të dorësë lirë t’atyreve. Sepse martiris për këtë, se pas fuqis’ atyreve, edhe përmbi fuqin’ e atyreve, dëshmuanë prej vetiut; Tuke na luturë me shumë të luturë që të marrëmë këtë dhuratë e këtë piesën’ e shërbesësë që është mbë shënjtorët. Edhe këtë e bënë, jo sikundrë shpëryemë, po më përpara dhanë vetëhen’ e tyre mbë Zotinë, pastaj edhe mbë ne me dashurim të Perëndisë; Kaqë sa iu lutëm Titosë, sikundrë e pat zënë përpara, kështu ta mbaronjë këtë dhuratë edhe mbë ju. Po sikundrë teproni mbë çdo punë, ndë besë e ndë fialë e ndë dituri e ndë çdo nxitim, edhe ndë dashuri tuaj mbë neve, kështu të teproni edhe ndë këtë hir. Nuk’ e them këtë me urdhër, po prej nxitimit të tierëvet, të provonj edhe të thieshtën’ e dashurisë s’uaj; Sepse e dini hirin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, se tuke qën’ i pasurë, u bë i vobek për ju, që të bëhi ju të pasurë me vobëzin’ e ati. Edhe për këtë u ap juve këshillë; sepse këjo është për të mirënë tuaj, që e zutë që viet jo vetëmë për të bërë, po edhe për të dashurë. Ndashti pra mbaronia edhe të bërëtë, se sikundrë qetë me zemërë për të dashurë, kështu le të jeni edhe për të mbaruar’ ato që keni. Sepse ndë është gati zemëra përpara, është priturë me të mirë pas asaj që ka ndonjë, jo pas asaj që s’ka. Sepse nukë dua të tierë të kenë të prëjturë, e ju shtrëngim; Po të bënetë sinjënjë, mbë këtë kohë tepërica juaj që të mbushnjë të shterët’ e atyreve, që edhe tepërica e atyreve të mbushnjë të shterëtë tuaj; që të bënetë sinjënjë, Sikundrë është shkruarë: “Ay që mbëlodhi të shumënë, s’i tepëroi gjë, edhe ay që mbëlodhi të pakënë, s’iu pakësua gjë. Po falemi ndersë Perëndisë që ep ndë zemërë të Titosë po atë nxitim për ju; Sepse priti të luturitë, edhe tuke nxituarë më tepërë, dolli me dashuri të ti të vinjë te ju. Edhe bashkë me atë dërguam atë vëllanë, që nderonetë ndëpër të gjithë qishat për ungjillinë. (Edhe jo vetëmë këjo, po edhe u sgjoth prej qishash të bënetë shok mb’ udhë me këtë dhuratë, që u punua prej nesh për lavdin’ e ati Zoti, edhe për të dëftyerë zemrënë tuaj të gatishimenë.) Tuke druajturë për këtë, që të mos na zërë ndonjë me gojë për të keq për këtë elejmosinë të tepërme që u punua prej nesh. Sepse kemi kujdes për ato që janë të mira jo vetëmë përpara Zotit, po edhe përpara njerëzish. Edhe dërguamë bashkë me ata vëllanë tënë, të cilinë e kemi provuarë shumë herë mbë shumë punëra se ësht’ i shpejtë, po ndashti është shumë më i shpejtë për shpëresën e madhe’ që ka mbë ju. Sa për Titonë, ay është shoku im, edhe mbë ju ndihmëtar; edhe sa për të tierët vëllezëritë tanë, ata janë apostojt’ e qishavet, lavdi e Krishtit. U dëfteni pra atyreve edhe përpara qishavet, si është dashuria juaj, edhe të mburrurritë tënë që kemi për ju. Sa për shërbesën’ e shënjtorëvet është tepërë për mua t’u shkruanj juve. Sepse e di të shpejtën’ e zemrësë tuaj, që për atë mburrem te Maqedhonasitë, se Ahaia u bë gati që viet; edhe përvëlimi i zemrësë tuaj ndezi më të shumëtë vetë. Edhe dërgova vëllezëritë, që të mos dalë të kotë të mburruritë tënë që kemi për ju mbë këtë punë, që të jeni bërë gati (sikundrë thoshnjam,). Mbase mos vinjënë bashkë me mua Maqedhonas, e u gjenjënë juve pa bërë gati, turpëronemi neve (që të mos themi ju), ndë këtë qëndrim të mburrurit. Përandaj u menduashë se është nevojë t’u lutem vëllezëret që të vinjënë më përpara te ju, e të bënjënë gati këtë bekimin’ e elejmosinësë tuaj që pattë thënë që përpara, që të jetë gati kështu si bekim elejmosine, e jo si lakëmim. Edhe këtë e them, se ay që mbiell me kurcim, edhe me kurcim do të korrë; edhe ay që mbiell me dorë të hapëtë, edhe me dorë të hapëtë do të korrë. Gjithësecili le t’ apë sikundrë t’i dojë zemëra, jo me hidhërim, a me shtrëngim; sepse Perëndia do atë që ep me buzëm me gas. Edhe Perëndia ësht’ i fortë të tepronjë çdo hirë mbë ju, që të keni mjaft përherë mbë çdo gjë të teproni mbë çdo punë të mirë. (Sikundrë është shkruarë: “Përndau, u dha të vobeqvet; drejtëria e ati mbet në jetë të jetësë ”. Edhe ay që i ep farë ati që mbiell, edhe bukë për të ngrënë, dhashtë e shumoftë farënë tuaj, e rrittë bimat’ e drejtërisë tuaj.) E të bëhi të pasurë mbë të gjitha e mbë çdo gjë dorëhapëtë, që ajo punon prej nesh të falurë ndersë mbë Perëndinë. Sepse puna e kësaj shërbese jo vetëmë mbush plot të shterat’ e shënjtorëvet, po edhe tepron me shumë të falurë ndersë te Perëndia. (Sepse tuke provuarë këtë shërbesë, lavdonjënë Perëndinë për të dëgjuarët’ e së rrëfyerësë tuaj mbë ungjillin’ e Krishtit, edhe për piesën’ e dorësë hapëtë mb’ ata edhe mbë të gjithë.) Edhe me të luturit’ e atyre që bënjinë për ju, sepse kanë shumë mallë për ju, për atë hirin’ e Perëndisë të tepërinë që është mbë ju. Po hiri qoftë mbë Perëndinë për dhurëtin’ e ati që s’tregonetë me gojë. Edhe unë vetë Pavli u lutem juve për butësirën’ e për ëmbëlsirën’ e Krishtit, se faqe me faqe jam i përunjëtë ndër ju, e për së largu kam zemërë mbë ju. Edhe u lutem juve, kur të vinj, të mos marr zemërë me atë shpëresënë, që mendonj të kuxonj kundrë disave, që na vënë re sikurse ecëjmë pas mishit; Sepse ndonëse ecëmë pas mishit, po s’bëjmë luftë pas mishit. Sepse armët’ e luftësë tonë nukë janë të mishit, po të forta me Perëndinë për të rrëzuarë kastra. Sepse rrëzojmë mendime edhe çdo gjë të lartë që ngrihetë sipër kundrë së njohurësë Perëndisë, edhe bëjmë rop çdo mendim për të dëgjuarëtë të Krishtit. Edhe jemi gati të marrëmë shpagim për çdo të padëgjuarë, kur të mbusheetë të dëgjuarëtë tuaj. A shihni ato që dukenë për faqe? Ndë shpëreftë ndonjë mbë vetëhen’ e ti se ësht’ i Krishtit, le ta mendonjë këtë përsëri prej vetëhesë ti, se sikundrë ay ësht ’ i Krishtit, kështu edhe neve jemi të Krishtit. Sepse, edhe ndë u mburrça ca më tepërë për pushtetinë tënë, që na dha Zoti për ndërtesë, e jo për të rrëzuarëtë tuaj, s’do të turpëronem; Që të mos dukem, se dua t’u shtie juve frikënë me kartëratë. Sepse kartëratë, thotë ndonjë, janë të rënda edhe të forta; po të daluritë përpara me trup është të dobë, edhe fiala s’vëjen gjë. I tilli njeri le ta mendonjë këtë, se t’ atillë që jemi ndë fialët me kartëra për së largu, të këtillë jemi edhe mbë punët për së afërmi. Sepse s’kuxojmë të numërojm’ a të mbarasojmë vetëhenë tonë me dica vetë që ndorëzonjënë vetëhen’ e tyre; po ata vetë tuke maturë vetëhen’ tyre me vetëhen’ e tyre, edhe tuke mbarasuarë vetëhen’ e tyre me vetëhen’ e tyre, s’kupëtonjënë. Po neve s’do të mburremi pa masë, po pas masësë, ati rregullitr që ndau Perëndia mbë ne, masë që t’ arrijmë edhe gjer te ju. Sepse s’e shtrijmë tepërë vetëhenë tonë, sikurse nuk’ u arrijtëm juve; sepse gjer te ju e arrijtmë me anë të ungjillit Krishtit. Edhe s’mburremi pa masë për mundimet’ e huaja, po kemi shpëresë, se, tuke shtuarë besa juaj, do të madhonemi mbë ju për së tepëri, pas rregullit tënë. Që të ungjillëzojm’ edhe mb’ ata vënde që janë përtej jush, jo të mburremi për ato që janë gati ndë rregullë të huajë. Edhe ay që mburretë, le të mburretë mbë Zotinë; Sepse s’ësht’ i provuar’ ay që ndorëzon vetëhen’e ti, po ay që e ndorëzon Zoti. Makar të duroni pakëzë marrësinë time; po edhe më duroni. Sepse u kam zëli juve me zëli Perëndie; sepse u mbëlova juve me një burr, që t’u nxier përpara Krishtit vërgjireshë të pastrët Po kam frikë mbase, sikundrë gjarpëri gënjeu Evënë me dinakërin’ e ti, kështu do të prishetë mëndëja juaj nga mituria që keni mbë Krishtinë. Sepse ay që vien ndë u leçittë një tiatërë Jisu, që s’e kemi leçiturë, a merrni një tiatërë frymë, që s’e keni marrë, a një tiatër’ ungjill, që s’e keni priturë, mirë do t’e duronit’ atë. Po mendonem, se s’mbes prapa mbë ndonjë punë nga apostojt’ e mëdhenj. Edhe ndonëse jam njeriu i trashë mbë fialët, po jo edhe mbë mënt; po më çdo farë pune u shpërfaqëm mbë të gjitha te ju. Apo bëra faj, tuke unjurë vetëhenë time, që të lartoneni ju, sepse u ngjillëzuam juve ungjillin’e Perëndisë dhurëti? Të tiera qisha i ropa, sepse mora pagë që të bënj punënë tuaj. Edhe kur qesh’ afërë jush e pata të shterë, s’u rëndova asndonjë; sepse të shterëtë tim e mbushnë vëllezëritë që erthnë nga Maqedhonia; edhe mbë çdo punë ruajta vetëhenë time, edhe do ta ruanj, që të mos bënem barrë te ju. E vërteta e Krishtit është tek unë, se sd’do të më mbylletë goja për këta të mburrurë mbë vëndet t’ Ahaise. Përse? Sepse s’u dua juve? Perëndia e di. Po atë që bënj, edhe gjithënjë do ta bënj, që të pres shkakun’e atyreve që duanë shkak, që të gjëndenë sikundër neve mb’atë punë që mburrenë. Sepse të tillëtë njerës jan’ apostoj të rrem, punëtorë kobimtarë, ndërruarë formënë mbë apostoj të Krishtit. Edhe s’është për të çuditurë; sepse ay Satanaj vetë ndërron formënë mbë ëngjëll drite. S’është pun’ e madhe pra, ndë ndërrofshinë formën’ edhe punëtorët’ e ati mbë punëtorë drejtërie; të cilëvet e pastajmeja do të jetë pas punëvet atyre. Përsëri them: Asndonjë le të mos më kujtonjë se jam i marrë; po ndë mos, pak së paku më prisni si të marrë, që të mburrem edhe unë pakëzë. Atë që flas, nuk’ e flas pas Zotit, po si i marrë mbë këtë punë të mburrurit. Sepse shumë vetë mburrenë pas mishit, do të mburrem edhe unë. Sepse tuke qënë ju të mënçim, duroni me t’ëmbëlë të marrëtë; Sepse duroni, ndë u bëftë juve shërbëtorë ndonjë, ndë u hangërtë ndonjë, ndë u marrtë juve ndonjë tuajatë, ndë u mbajtë mbë të math ndonjë, ndë u rrahtë juve faqenë ndonjë. E them këtë për turpëri, sikurse neve ishim të dobë; po mbë çdo punë ndë kuxoftë ndonjë (po kuvëndonj si i marrë), kuxonj edhe unë. Evrej janë? Edhe unë; Israilitë janë? Edhe unë. Far’e Avramit janë? Edhe unë; shërbëtorë të Krishtit janë? (flas jashtë mënç), më tepër’ unë; mbë më tepërë mundime, mbë plagë fort më shumë, ndë burgje më tepërë, shumë herë ndë vdekëje. Prej Judhenjsh pesë herë mora dyzet plagë pa një. Tri herë u rrahçë me shkop, një herë kodiçë me gurë, tri herë u mbyçë ndë det, një natë e një ditë kam bërë ndë funtt të detit; shumë herë ndë udhë, ndë rrëziqe lumërash, ndë rrëziqe viedhësash, ndë rrëziqe prej farësë sime, ndë rrëziqe nga kombetë, ndë rrëziqe ndë qytet, ndë rrëziqe ndë shkretëtirë, ndë rrëziqe ndë det, ndë rrëziqe ndër vëllezër të rrem. Ndë mundim e ndë të vuarë, shumë herë ndë të pafjetura, ndë uri e ndë et, shumë herë ndë agjërime, ndë të ftohët’ e ndë të sveshurë. Përveç të përjashtëmëvet, ajo që është vënë përmbi mua përditë, kujdesi i qishavet. Kush ësht’ i dobë, e unë s’jam i dobë? Kush skandhalisetë, e unë s’digjem? Ndë gjan të mburrem, do të mburrem për ato punët’ e dobësirësë sime. Perëndia edhe Ati i Zotit tënë Jisu Krishtit, i cili ësht’ i bekuarë ndë jetët të jetëvet, e di se nukë gënjenj. Ndë Dhamaskë i pari kombit i mbëretit Aretë ruante rrotullë qytetin’ e Dhamasqinëvet, sepse donte të më zinte. Edhe u varçë ndë shportë nga një parathirë prej murit, edhe shpëtova nga duart’ e ati. Të mburrem me të vërtetë s’më bën mirë, sepse do të vinj ndë të para e ndë sbulesa të Zotit. Di një njeri mbë Krishtinë përpara katërmbëdhietë vieç, (a se me trup, s’e di; a se jashtë trupit, s’e di; Perëndia e di;) se i tilli njeri u rrëmbye gjer mbë të tretinë qiell. Edhe e di të tillinë njeri (a se me trup a se jashtë trupit, s’e di; Perëndia e di;), Se u rrëmbye ndë paradhis, edhe dëgjoj fialë të pafolura me gojë, të cilatë s’munt t’i flasë njeri. Për të tillinë njeri do të mburrem; po për vetëhenë time nukë do të mburrem, veç për dobësirat’ e mia. Sepse ndë daça të mburrem, nukë do të jem i marrë; sepse do të them të vërtetënë; po druanj, semos kujtonjë ndonjë për mua më tepërë nga ajo që më sheh, a më tepërë nga ajo që dëgjon prej meje. Edhe që të mos mbahem mbë të math për sbulesat’ e tepëra, m’u dha një hell ndë trupt, ëngjëlli Satan, që të më bierë me shuplaka, që të mos mbahem mbë të math. Për këtë tri herë iu luçë Zotit, që të mërgonetë prej meje. Edhe më tha: Mjaft të është hiri im; sepse fuqia ime mbaronetëndë dobësirë. Me gëzim të math pra do të mburrem më tepërë për dobësirat’ e mia, që të rrijë tek unë fuqia e Krishtit. Përandaj më pëlqenjënë dobësira, të shara, nevoja, të ndiekura, shtrëngime për Krishtinë; sepse, kur jam i dobë, atëhere jam i fuqishim. U bëç’ i marrë (tuke mburrurë); ju më shtrënguatë; sepse duhej unë të ndorëzoneshe prej jush; sepse as mbë një gjë s’jeta prapa nga me të mëdhenjt’ apostojtë, ndonëse s’jam gjë. Shenjat’ e apostolit u punuanë ndër ju me çdo durim, me shenje e me çudia, e me fuqia. Sepse mbë ç’punë mbettë prapa nga qishat’ e tiera, përveç se unë vetë nuk’ u rëndova juve? Ma falni këtë punë të paudhë. Ja e treta herë që jam gati për t’ ardhurë te ju, e nukë dua t’u rëndonj juve; sepse s’kërkonj tuajatë, po juve; sepse bijtë s’kanë detyrë të mbëledhënë gjë për përint, po përint për bijt. Po unë do të prish me gëzim të math, edhe do të prishem për shpirtërat tuaj, ndonëse tuke u duashurë juve më tepërë, duhem më pak. Po le të jetë kështu, unë nuk’ u bëçë barrë juve; po si dinak që qeshë, u zura juve me kobim. Mos lakëmova gjë prej jush me anë të ndonjëri nga ata që dërgova te ju? Iu luçë Titosë, edhe bashkë me atë dërgova vëllanë; mos lakëmoj gjë prej jush Titua? Nuk’ ecëm neve me atë frymë? Nuk’ ecëm nd’ ato gjurma? Përsëri u duketë juve se u apëmë fjalë juve? Flasëmë përpara Perëndisë mbë Krishtinë; edhe të gjitha i bëmë, o të dashurë, për të ndërtuaritë tuaj. Sepse kam frikë, mbase kur të vinj, nuk’ u gjenj juve asish që dua, edhe ju s’më gjeni asish që doni; druanj se janë ndër ju qarta, zëlia, zemërata, të zëna, të përfolura keq, pishtëllime, të mbajtura me të math, trazime. Druanj se përsëri kur të vinj te ju, do të më unjë Perëndia im, edhe do të bënj vajë për shumë vetë nga ata që kanë fëjyerë që përpara, edhe s’u penduanë për pëgërsirën’ e për kurvërin’ e për ndyrësirënë që punuanë. Këjo ësht’ e treta herë që vinj te ju: “Çdo fialë do të qëndronjë mbë gojët dy matirëve a treve”. U thaçë juve më përpara, edhe po u them juve më përpara, posikur jam afërë të dytënë herë, edhe ndashti që jam lark u shkruanj atyreve që kanë fëjyerë përpara edhe gjithë të tierëvet, se, ndë arthça përsëri, s’do të kursenem; Sepse kërkoni provën’ e ati Krishtit që flet me anë time; i cili s’ësht’ i dobë mbë ju, po ësht’ i fuqishim ndër ju. Sepse, ndonëse u kryqëzua prej dobësirësë, po rron prej fuqisë Perëndisë; sepse edhe neve jemi tëdobë mbë atë, po do të rrojmë bashkë me atë mbë ju prej fuqisë Perëndisë. Shikoni vetëhenë tuaj, ndë jeni ndë besët; provoni vetëhenë tuaj; apo s’e njihni vetëhenë tuaj, se Jisu Krishti është ndër ju? Veç ndë qofshi të paprovuarshim. Edhe shpërenj se do ta njihni se neve s’jemi të paprovuarshim. Edhe i lutem Perëndisë që të mos bëni ndonjë gjë të ligë; jo që të dukemi neve të provuarshim, po që të bëni ju të mirënë, e neve të jemi si të paprovuarshim. Sepse s’muntnjëmë të bëjmë gjë kundrë së vërtetësë, po për të vërtetënë. Sepse gëzonemi, kur neve jemi të dobë, e ju jeni të fuqishim; edhe për këtë lutemi, do me thënë për të ndrequrit tuaj. Përandaj shkruanj këto, kur jam lark, që të mos u zë me të keq, kur të jem afërë, pas ati pushtetit që më ka dhënë Zoti për ndërtesë, e jo për prishëje. Gëzohi pra, o vëllezër, nderquni, mgushëllohi, ini mbë një mëndëje, kini paqtim; edhe Perëndia i dashurisë edhe i paqtimit do të jetë bashkë me ju. Përshëndetni njëri tiatrinë me të puthurë të shënjtëruarë; u falenë juve me shëndet gjithë shënjtorëtë. S Hiri i Zotit Jisu Krisht, edhe dashuria e Perëndisë, edhe shoqëria e Frymësë Shënjtëruarë qoftë bashkë me gjithë ju. Amin. Pavli apostoli (jo prej njerëzish, as me anë të ndonjë njeriu, po me anë të Jisu Krishtit, edhe Perëndisë Atit që ngjalli atë prej së vdekurish). Edhe gjithë vëllezëritë që janë bashkë me mua, mbë qishat të Gallatisë; Hirë qoftë mbë ju edhe paqtim nga Perëndia Ati, edhe nga Zoti ynë Jisu Krishti, Që dha vetëhen’ e ti për fajetë tëna, që të na shpëtonjë nga këjo jetë e ligë e sotshime, pas dashurimit Perëndisë edhe Atit tënë, Mb’ atë qoftë lavdia ndë jetët të jetëvet. Amin. Çuditem se kaqë shpejt lini atë që u thirri juve ndë të hirë të Krishti, e shkoni pas tiatër’ ungjilli; I cili s’është tiatërë, po janë ca vetë, që u trazonjënë juve, edhe duanë të përmbysën’ ungjillin’ e Krishtit. Po edhe neve, a ëngjëll nga qielli ndë u leçittë juve tiatër’ ungjill, përveç ati ungjillit që u leçitëm juve, qoftë mallëkuarë. Sikundrë thamë më përpara, edhe ndashti përsëri them: Ndë u leçittë ndonjë njeri tiatër’ ungjill, përveç ati që keni marrë, qoftë mallëkuarë. Sepse ndashti njerëzëvet u mbush mëndëjen’ unë apo Perëndisë? Apo kërkonj të pëlqehem te njerëzitë? Sepse ndë pëlqeheshe më të njerëzitë, s’do të ishnjam shërbëtori i Krishtit. Po u bënj ta dini ju, o vëllezër, se ungjilli që u leçit prej meje s’është pas njeriu; Sepse as unë s’e mora prej njeriu, as u mësuaçë prej njeriu, po prej sbulesësë Jisu Krishtit. Sepse ju e keni dëgjuarë, se qysh shkonjam njëherë ndë Judhaismë, se fort tepërë ndiqnjam qishën’ e Perëndisë, edhe e prishnjam atë. Edhe vejem mbarë ndë Judhaismë më tepërë se shumë moshatarët’ e mi ndë komp tim, sepse ishnjam më tepërë zëlitar për porosit që kishinë lënë atërit’ e mi. Po kur i pëlqeu Perëndisë që më ndau veç që nga barku i mëmësë, edhe më thirri me anë të hirit ti, Që të sbulonjë birin’ e ti tek unë, që të ungjillëzonj atë ndër kombet, përnjëherë s’mora këshillë nga mishi e nga gjaku. As nukë hipa ndë Jerusalim tek apostojtë që qenë përpara meje, po vajta nd’Aravi, edhe përsëri u kthyeshë ndë Dhamaskë. Pastaj pas tre vieç hipa ndë Jerusalim, për të parë Pietrinë; edhe mbeta përanë ati pesë-mbë-dhietë dit. Edhe s’pashë tiatërë nga apostojtë, veç Jakovinë të vëllan’e Zotit. Edhe sa u shkruanj juve, ja te po rrëfenj përpara Perëndisë, se s’gënjenj. Pastaj erdha ndë vëndet të Syrisë edhe të Qiliqisë. Edhe nuk’ ishnjam njohurë me faqe me qishat’ e Judhesë që janë mbë Krishtinë; Po vetëmë kishinë dëgjuarë, se ay që na ndiqte njëherë, ndashti po ungjillëzon atë besënë që prishte njëherë. Edhe lavdoninë Perëndinë për punë time. Pastaj pas katrë-mbë-dhietë vieç përsëri hipa ndë Jerusalim bashkë me Varnavënë, si mora me vetëhe edhe Titonë. Edhe hipa pas sbulesësë Perëndisë, edhe u dëfteva atyreve atë ungjillinë që leçis ndër kombet, po më tepërë ndër ata, që dukeshinë më të nderëshim, se mos breth, a brodha mbë të kotë. Po as Titua që qe bashkë me mua, ndonëse ishte Grek, u shtrëngua të rrethpritetë; Edhe këjo për vëllezër të rrem futurë viedhazë, të cilëtë hynë fshehura të përgjonjënë të liruarëtë tënë që kemi mbë Jisu Krishtinë, që të na bënjënë shërbëtorë. Atyreve as për një orë s’u unjëm kryetë t’u dëgjojmë, që të mbësë te ju e vërteta e ungjillit. Po për ata që u dukej se diç janë, sido që të ishinë, s’kam kujdes fare; Perëndia s’vë re nbë faqe të njeriut; sepse ata që u dukej se diç janë nukë shtuanë gjë tek unë; Po kundrë kësaj, kur panë se m’u zu besë të më epet’ ungjilli i parrethpresëjesë, sikundrë Pietrit ungjilli i rrethpresjesë; (Sepse ay që vepëroj mbë Pietrinë që ta dërgonjë te të rrethprerëtë, vepëroj edhe mbë mua të më dërgonjë ndër kombet.) Edhe si e njohnë hirinë që m’u dha, Jakovi e Qifaj e Joanni, ata që dukeshinë se ishinë shtylla, më dhanë mua edhe Varnavësë duart’ e diathta për shenjë të shoqërisë, që neve të vemi ndër kombet, e ata ndër të rrethprerët. Vetëmë na porositnë të kujtojmë të vobeqtë; edhe këtë punë u nxitova ta bënj. Edhe kur erdhi Pietri ndë Antiohi, i dolla kundrë ati faqe për faqe, sepse ishte për të qërtuarë; Sepse pa ardhurë ca vetë nga Jakovi, hante bashkë me kombetë; po kur erthnë, hiqej edhe ndante veç vetëhen’ e ti; sepse kishte frikë ata që ishinë nga rrethpresëja. Edhe bashkë me atë u hoqnë veç edhe Judhenjt’ e tierë, kaqë sa edhe Varnava u hoq ndë ipokrisi t’atyreve. Po kur pashë unë, se s’ecënjënë drejtë ndë të vërtetën’ e ungjillit, i thashë Pietrit përpara të gjithëve: Ndë qoftë se ti tuke qënë Judhe rron posi kombetë, e jo posi Judhenjtë, përse ngut kombetë të rronjënë posi Judhenjtë? Neve që jemi nga fisi Judhenj edhe jo prej kombesh fajtorë, Tuke diturë, se s’del i drejtë njeri nga punërat’ e nomit, veç me anë të besësë Jisu Krishtit, edhe neve i besuam Jisu Krishtit, që të dalëmë të drejtë prej besësë Krishtit, e jo prej punëravet nomit; sepse asndonjë njeri s’ka për të dalë i drejtë nga punërat’ e nomit. Po ndë qoftë se, tuke kërkuarë të dalëmë të drejtë mbë Krishtinë, u gjëndëm edhe neve fajtorë, vallë Krishti qënëka shërbëtor’ i fajit? Qoftë lark. Sepse ndë ndërtofsha përsëri ato që prisha, bënj vetëhenë time porosi-prishës. Sepse unë me anë të nomit vdiqa ndë nom, që të rronj mbë Perëndinë. U kryqëzuashë bashkë me Krishtinë; edhe unë më s’rronj, po Krishti rron tek unë; edhe ajo që rronj unë ndashti ndë misht, rronj ndë besë të Birit Perëndisë, i cili më deshi edhe dha ndër duar vetëhen’ e ti për mua. Nukë heth poshtë hirin’ e Perëndisë; sepse ndë qoftë drejtëria me anë të nomit, vallë Krishti vdiq mbë kot. O Gallatiannë të marrë, kush u mori mbë sy juve, (të mos bindeni mbë të vërtetënë,) që përpara sysh tuaj Jisu Krishti qe shkruarë ndër ju i kryqëzuarë? Këtë vetëmë dua të marr vesh prej jush: Prej punërash nomit e muartë Frymënë, a prej së dëgjuarësë besësë? Kaqë të marrë jeni? E nistë me Frymë, ndashti e mbaroni me mish. Kot pësuatë kaqë punëra? Ndë qoftë se vetëmë mbë kot. Ay pra që u ep juve Frymënë, edhe vepëron çudira ndër ju, prej punërash nomit i bën këto, a prej së dëgjuarësë besësë? Sikundrë “Avraami i besoj Perëndisë, edhe iu numërua për drejtëri.” “Dineni pra, se ata që janë prej besësë, këta janë të bijt’e Avraanit. Edhe shkronja tuke parë që përpara se Perëndia nxier kombetë të drejtë prej besësë, i dha zë Avraamit që përpara: “Se gjithë kombetë do të bekonenë mbë tyj.” Përandaj ata që janë prej besësë bekonenë bashkë me besëtarin’ Avraam. Sepse sa njerës janë prej punërash nomit, janë ndënë mallëkim; sepse është shkruarë: “I mallëkuar’ është cilido që s’qëndron mbë gjith’ ato që janë shkruarë ndë vivli të nomit, për të bër’ ato.” Po, se asndonjë s’del i drejtë me anë të nomit përpara Perëndisë, është shpërfaqurë, se: “I drejti do të rronjë prej besësë.” Edhe nomi nuk është prej besësë, po “ay njeri që bën ato, do të rronjë prej atyreve.” Krishti na shpërbleu nga mallëkimi nomit, sepse u bë mallëkim për ne; sepse është shkruarë: “I mallëkuar’ është cilido që varetë mbi drut.” Që të vinjë bekimi i Avraamit ndër kombet me anë të Jisu Krishtit, që të marrëmë të zotuarët’e Frymësë me anë të besësë. O vëllezër, si njeri flas; po edhe një dhiatë që është bërë nga njeriu, asnjeri s’e heth poshtë, a shton gjë mb’atë. Edhe të zotuarat’ iu folnë Avraamit edhe farës’ ati; nukë thotë: Edhe farave, si për shumë, po si për një: “Edhe farësë sate”, që është Krishti. Edhe këtë e them, se dhiatënë që qe bërë që përpara mbë Krishtinë prej Perëndisë nomi që qe pas katrë qint e tri-dhietë vieç nuk’ e heth poshtë, që të prishnjë të zotuarëtë. Sepse ndë qoftë trashëgimi prej nomit, nuk’ është më prej të zotuarit; po Perëndia ia fali këtë Avraamit me anë të zotuarit. Përse u dha pra nomi? U vu për punë të shkelurësë porosivet, gjersa të vinte ajo fara, që qe zotuarë mb’ atë që qe udhëruarë prej ëngjëjsh ndë dorët të mestarit. Edhe mestari s’ësht’ i njërit vetëmë; po Perëndia është një. Nomi pra qënëka kundrë të zotuaravet të Perëndisë? Qoftë lark! Sepse ndë ishte dhënë nom që munt të epte jetë, atëhere drejtëria do t’ ishte me të vërtetë prej nomit. Po shkronja i mbyll bashkë të gjitha ndënë fajinë, që t’u epetë të zotuarëtë prej besësë Jisu Krishtit atyreve që besonjënë. Edhe përpara se të vinte besa, ruheshim ndënë nom, mbyllurë brënda nd’ atë besë, që ishte për të sbuluarë. Përandaj nomi u bë mësonjësi ynë mbë Krishtinë, që dalëmë të drejtë prej besësë. Po passi erdhi besa, s’jemi më ndënë mësonjës. Sepse të gjithë jeni të bijt’ e Perëndisë me anë të besësë që është mbë Jisu Krishtinë. Sepse sa jeni pagëzuarë mbë Krishtinë, keni besuarë Krishtinë. Nuk’ është më Judhe as Grek; nuk’ është më shërbëtuar as i lirë; nuk’ është më mashkull’ e femërë; sepse ju të gjithë jeni një mbë Jisu Krishtinë. Edhe ndë qofshi ju të Krishtit, vallë jeni far’ e Avraamit, edhe trashëgimtarë pas të zotuarit. Edhe them, sa kohë trashëgimtari është foshnjë, s’ndan nga shërbëtori, ndonëse ësht’ i zoti të gjithavet; Po është ndënë kujdestarë e ndënë qivernitarë, gjer mb’atë kohë që ësht’ urdhëruarë nga i ati. Kështu edhe neve, kur ishim foshnje, ishim bërë shërbëtorë ndënë stihiat të botësë; Po kur erdhi të mbushurit’e kohësë, Perëndia dërgoj të Birinë, që lindi prej gruasë, edhe që qe ndënë nom, që të shpërblenjë ata që ishinë ndënë nom, që të marrënë birërinë. Edhe sepse jeni bij, Perëndia dërgoj Frymën’ e të Birit ndë zemërat tuaja, që thërret: Avva, o Atë. S Përandaj nukë je me shërbëtuar, po bir; edhe ndë je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit. Po atëhere, passi s’njihnitë Perëndinë, u punuat’ atyre përëndiravet që s’janë nga fisi; Po ndashti, passi njohtë Perëndinë, e me thënë më mirë u njohtë prej Perëndisë, qysh këthehi përsëri mbë të dobat edhe të vobegat stihia, që doni t’u punoni atyre përsëri si përpara? Vini re dit, e muaj, e kohëra, e viet. Kam frikë për ju, mos u munduashë kot për ju. Bëhi posi unë, sepse edhe unë jam posi ju, o vëllezër; u lutem juve, s’më keni bërë ndonjë gjë të ligë. Edhe e dini, se përpara ungjillëzova te ju me dobësirë mishi. Edhe s’bëtë për asgjë ngasjenë time që ishte ndë misht tim, as e hodhët teje, po më prittë si ëngjëll Perëndie, si Jisu Krishtinë. Cila pra ishte të lumëzuarëtë juaj? Sepse martiris për ju, se ndë munt të bënej do të nxiritë sytë tuaj e të m’i epitë mua. Arëmiku juaj u bëshë pra, se them të vërtetënë? Dëftenjënë zemërë të përvëluarë te ju, po jo të mirë; po duanë që t’u mbyllënë jashtë juve, që të keni zemërë të përvëluarë për ata. Po është mirë që të keni zemërë të përvëluarë përherë mbë të mirët, e jo vetëmë kur të afërë jush. Dielmthit’ e mi, përsëri kam të dhëmbura piellëje për ju, gjersa të formonetë ndër ju Krishti; Edhe donjam të ishnjam afërë jush ndashti, edhe të ndërronjam zënë tim, sepse vras mëndëjenë për ju. Pa më thoni, ju që doni të jeni ndënë nom, a s’dëgjoni nomnë? Sepse është shkruarë, se Avraami pat dy bij; një prej shërbëtoresë, e një prej së lirësë. Po ay që pat lindurë prej shërbëtoresë, lindi pas mishit; e ay që pat lindurë prej së lirësë, lindi me anë të zotuarësë. Këto punë janë të aligorisura, sepse këtu janë dy dhiatatë; njëra nga mali i Sinajt, që piell për skllavëri, e cila ësht’ Agara. (Sepse Agara është mali i Sinajt nd’Aravi, e është sinjënjë me Jerusalimën e soçëme; edhe është ndë skllavëri bashkë me të bijtë). Po Jerusalimeja e lartë ësht’ e lirë, e cila është mëma jonë të gjithëve. Sepse është shkruarë: “Gëzohu ti, o shterbë që nukë piell; nxir zë e bërtit ti që nukë ke të dhëmbura piellëje; sepse dielmt’e shkretëtirësë janë më shumë se dielmt’ e asaj që ka burr”. Edhe neve, o vëllezër, jemi dielmt’ e së zotuarësë, posi Isaaku. Po sikundrë atëhere ay që lindi pas mishit, ndiqte atë që kishte lindurë pas frymësë, kështu ësht’ edhe ndashti. Po ç’thotë shkronja? “Nxir jashtë shërbëtoren’ edhe të birinë; sepse i bir’ i shërbëtoresë s’ka për të marrë trashëgim bashkë me të birin’ e të së lirësë.” Nukë jemi pra, o vëllezër, bijt’ e shërbëtoresë, po të së lirësë. Qëndroni pra nd’atë të liruarët, që na liroj Krishti, edhe mos hyni përsëri ndë sgjedhë të skllavërisë. Ja unë Pavli te po u them juve, se, ndë u rrethprefshi, Krishti nuk’ do u bën dobi juve asgjë. Edhe ap martiri përsëri mbë çdo njeri që është rrethprerë, se duhetë të mbajë gjithë nominë. U ndatë nga Krishti ju që delni të drejtë me anë të nomit; ratë poshtë nga hiri. Sepse neve me anë të Frymësë presmë për shpëresën’ e drejtërisë prej besësë. Sepse mbë Jisu Krishtinë as rrethpresëja ka ndonjë fuqi, as parrethpresëja, po besa që vepëronetë me anë të dashurisë. Ju ecenitë mirë; kush u përmbajti që të mos bindeni mbë të vërtetënë? Këta të bindurë nuk’ është prej ati që u thërret juve. Pakëzë brumë mbruh gjithë të mbrujturitë. Unë kam shpëresë mbë ju me anë të Zotit, se nukë do të keni ndër mënt tiatërë gjë; po ay që u trazon juve, ay ka për të mbajturë gjykimnë, cilido që të jetë. Edhe unë, o vëllezër, ndë qoftë se leçis edhe më rrethpresëje, përse ndiqem më? Vall’ u prish skandhalia e kryqit. Makar të copëtonen’ ata që u trazonjënë juve. Sepse ju, o vëllezër, u thërrittë ndë të liruarët; veç mos e bëni të liruarëtë për shkak të mishit, po me anë të dashurisë i shërbeni njëri tiatërit. Sepse gjithë nomi mhushetë ndë një fialë, ndë këtë: “Të duash të afërminë tënt si vetëhenë tënde”. Po ndë kafshofshi e ndë hëngërshi njëri tiatrinë, shikoni mos humbasni njëri prej tiatrit. Them pra: Ecni pas Frymësë, edhe mos i bëni dëshëriminë mishit. Sepse mishi dëshëron kundrë Frymësë, e Fryma kundrë mishit; edhe këto janë kundrë njëra tiatrësë, përandaj mos bëni ato që doni. Po ndë qoftë se Fryma u heq udhënë juve, nukë jeni ndënë nom. Edhe punërat’ e mishit janë të shpërfaqura; të cilatë janë ndyrësi, kurvëri, pugërësi, tepër-ndyrësi, idhullatri, magji, arëmiqësia, qarta, zëli, zemërata, të zëra, të ndara, eresia, cmirë, vrasëje, të dejtura, lodrëti, edhe kësosh si këto; për ato u them juve më përpara, sikundrë edhe u thashë juve më përpara, se ata që punonjënë të tilla punë s’do të trashëgonjënë mbëretëri Perëndie. Po pem’ e Frymës’ është dashuri, gëzim, paqtim, zemër’ e gjerë, ëmbëlsirë, të mirë, besë, butësirë, të përmbajturë vetëhesë; kundrë të tillavet nukë ka nom. Edhe ata që janë të Krishtit, e kanë kryqëzuarë mishinë bashkë me pësimet’ e me dëshërimet. Ndë rrofshim pas Frymësë, le të ecëjm’ pas Frymësë. Le të mos kërkojmë lavdi të kotë, tuke shtyturë njëri tiatrinë, tuke pasurë cmir njëri tiatrinë. O vëllezër, edhe ndë pastë rënë ndonjë njeri mbë ndonjë faj, ju që jeni të frymësë ndërtoni të tillinë me frymë butësire; tuke vënë re vetëhenë tënde, mos të ngitesh edhe ti. Mbani barrëtë njëri tiatrit, edhe kështu mbushni nomin’ e Krishtit. Sepse ndë i duketë ndonjërit se diç është, ndonëse s’është gjë, gënjen vetëhen’ e ti. Po gjithësecili le të vështronjë punën’ e ti, edhe atëhere do të ketë të mburruritë për vetëhen’ e ti e jo për tiatrinë. Sepse gjithësecili do të mbajë barrën’ e ti. Edhe ay që ësht’ i mësuarë ndë fialët, le ta bënjë piesëtar ndë gjithë të mirat atë që mëson. Mos gënjehi; Perëndia nukë përbuzetë; sepse ç’të mbiellë njeriu, atë edhe do të korrë; Sepse ay që mbiell ndë mish të ti, do të korrë prishëje prej mishit; po ay që mbiell ndë Frymët, do të korrë jetë të pasosurë prej Frymësë. Le të mos lodhemi pra tuke bërë të mirënë, sepse ndë mos u lothshim, do të korrëmë ndë kohë të saj. Përandaj gjersa kemi kohë, le të punojmë të mirënë mbë të gjithë, po më fort mb’ ata që jemi me një besë. Shikoni çfarë kartë të madhe u shkrova juve me dorënë time. - Sa duanë të dukenë të mirë ndë misht, këta u ngusënë juve të rrethpriteni, vetëmë që të mos ndiqenë për kryqin’ e Krishtit. Sepse as ata që janë rrethprerë s ruanjënë nominë, po duanë të rrethpriteni ju, që të mburrenë ndë misht tuaj. Po për mua qoftë lark të mburrem për tiatërë gjë, veç për kryqin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, që me anë t’ati është kryqëzuarë bota tek unë, edhe unë te bota. Sepse mbë Jisu Krishtinë as rrethpresëja ka fuqi, as parrethpresëja, po kriesa e re. Edhe sa ecënjënë pas këti rregulli, qoftë paqtim edhe përdëllim mb’ ata, edhe mbë Israilin’ e Perëndisë. Ndashti e paskëtaj asndonjë le të mos më mundonjë: sepse unë mbanj shenjet’ e Zotit Jisu ndë trup tim. Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me frymënë tuaj, o vëllezër. Amin. Pavli, apostol’ i Jisu Krishtit me dashurimin’ e Perëndisë, mbë shënjtorët që janë ndë Efesë, edhe mbë besëtarëtë mbë Jisu Krishtinë; Hirë edhe paqtim qoftë mbë ju prej Perëndisë, Atit tënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht. I bekuarë qoftë Zoti Perëndia edhe Ati i Zotit tënë Jisu Krishtit, që na bekoj me çdo bekim shpirtërisht ndë punërat të qiellit me anë të Krishtit; Sikundrë na sgjodhi me anë t’ ati përpara se të ngrihej bota, që të jemi shënjtorë edhe faqe-bardhë përpara ati me anë të dashurisë; Na urdhëroj që përpara për birëri mbë vetëhen’ e ti me anë të Jisu Krishtit, pas së pëlqyerësë dashurisë ti, Për nderin’ e lavdisë hirit të ti, që me atë na hijeshoj me anë të Dashurit ti; Që prej ati kemi të shpërblyeritë me anë të gjakut ati, ndjesën’ e fajevet, pas pasëjes’ hirit t’ati, Që e teproj mbë ne me çdo dituri e urtësi, Sepse bëri të njohëmë fshehësirën’ e dashurimit ti pas së qëlqyerësë, që e pat vënë ndër mënt me vetëhen’ e ti, Ndë qiveri të mbushurit kohëravet, të përmbëledhë të gjitha mbë Krishtinë, edhe ato që janë ndë qiejet, edhe ato që janë mbë dhet. Mb’ atë muarëm edhe shortë, urdhëruarë që përpara sikundrë e pat vënë ndër mënt ay që vepëron të gjitha pas ëndësë dashurimit ti; Që të jemi neve që shpëryem përpara mbë Krishtinë; për nderin’ e lavdisë ati. Mb’ atë shpëryet’ edhe ju, që dëgjuatë fialën’ e së vërtetësë, ungjillin’ e shpëtimit tuaj; edhe si besuat’ ati, u vulostë me Frymën’ e Shënjtëruarë të së zotuarësë, Që është kapar i trashëgimit tënë, gjer mbë të shpërblyerët ati llauzit që u fitua për nderin e lavdisë ati. Përandaj edhe unë, kur dëgjova besënë tuaj mbë Zotinë Jisu, edhe dashurinë që keni mbë gjithë shënjtorët, S’pushonj tuke falurë ndersë Perëndisë për ju, e tuke u përmendurë juve ndë të falurat të mia, Që t’u apë juve Perëndia i Zotit tënë Jisu Krishtit, Ati i lavdisë, frymë diturie edhe sbulese, që të njihni atë; Syt’ e mëndëjesë tuaj të jenë ndriturë, që të njihni cila është shpëresa e së thërriturës’ ati, edhe cila është pasëja e lavdisë trashëgimit ati mbë shënjtorët; Edhe cila ësht’ e tepëra madhëri e fuqisë ati, Të cilënë e vepëroj mbë Krishtinë, kur e ngjalli prej së vdekurish, edhe e vuri të rrijë mbë të diathtët ti mbë qielloret, Përsipër çdo urdhëri e pushteti e fuqie e zotërie, edhe përsipër çdo emëri që qjuhetë jo vetëmë ndë këtë jetë, po edhe ndë mb’ atë që vien; Edhe të gjitha ia vuri ndënë këmbët t’ ati, edhe e bëri krye përmbi të gjitha ndë qishët, E cila është trupi i ati, të mbushurit’ e ati që mbush të gjitha mbë të gjitha. Edhe u dha jetë juve, që ishitë të vdekurë për kapërximin’e porosiavet e për fajet. Mbë të cilat ecët njëherë, pas jetësë kësaj bote, pas urdhërtarit pushtetit erësë, asaj frymësë që vepëron sot te të bijt’ e të së pabindurësë. Ndër ata edhe neve të gjith’ u përziem njëherë pas dëshërimevet mishit tënë, tuke bërë dashurimin’ e mishit edhe mendimevet; edhe ishim nga fisi dielmt’ e zemëratësë, sikundrë edhe të tierëtë. S Po Perëndia që ësht’ i pasurë ndë përdëllim, për dashurin’ e ti të shumënë që na deshi, S Edhe tuke qenë neve të vdekurë për fajetë, na dha jetë bashkë me Krishtinë; (me hirë jeni shpëtuarë). S Edhe na ngjalli bashkë, edhe na vuri të rrimë bashkë ndë qielloret me anë të Jisu Krishtit; S Që të dëftenjë ndë jetët që vinjënë pasëjen’ e tepërë të hirit ti me të mirë të neve me anë të Jisu Krishtit. S Sepse me hirë jeni shpëtuarë me anë të besësë; edhe këjo nuk’ është prej jush, po është dhurata e Perëndisë; S Jo prej punërash, që të mos mburretë ndonjë. Sepse jemi kriesa e ati, kriuarë mbë Jisu Krishtinë për punë të mira, të cilat’ i bëri gati Perëndia që përpara, që të ecëmë pas atyreve. Përandaj kineni ndër mënt, se ju që ishitë njëherë gjëndarë pas mishit, që thuhenë të parrethprerë prej atyre që thuhenë të rrethprerë bërë me dorë ndë misht, Se ishitë nd’ atë kohë pa Krisht, ndarë veç nga qytetëria e Israilit, edhe të huajë nga dhiatat’ e të zotuarësë, pa pasurë shpëresë, edhe të paperëndi ndë botët; Po ndashti me anë të Jisu Krishtit, ju që ishitë njëherë lark, jeni afëruarë me anë të gjakut Krishtit. Sepse ay është paqtimi ynë, që bëri të dyjatë një, edhe rrëzoj murin’ e mesëm të mbuluarit, Kur prishi arëmiqësinë ndë mish të ti, do me thënë nomin’ e porosivet që ishinë ndë urdhëra, që të ndërtonjë ndë vetëhet të ti të dyja mbë një njeri të ri, tuke bërë paqtim; Edhe të paqtonjë me Perëndinë të dy mbë një trup me anë të kryqit, passi vrau arëmiqësinë nd’ atë. Edhe erdhi e ungjillëzoj paqtim mbë ju që ishitë lark, edhe mb’ ata që ishin ’ afërë; Sepse me anë t’ati të dy kemi të hyrëtë tek Ati prej një Fryme. Përandaj s’jeni më të huajë e të përjashtëm, po qytetarët e shënjtorëvet, e shtëpiarët’ e Perëndisë; Ndërtuaë mbi themelin’ e apostojvet e të profitërvet, që është gur i cepit vetë Jisu Krishti; Mb’ atë gjithë ndërtesa përmbëledhurë bashkë rritetë ndë tempullë të shënjtëruarë mbë Zotinë; Mb’ atë edhe ju jeni ndërtuarë bashkë që të rrijë Perëndia me anë të Frymësë. Për këtë punë unë Pavli jam i lidhuri i Jisu Krishtit për ju kombet, Sepse dëgjuatë qiverin’ e hirit Perëndisë që m’u dha për ju, Se me të sbuluarë ma bëri të njohurë atë fshehtësirënë (sikundrë u shkrova juve përpara me pak fialë; Që atë tuke kënduarë munt të kupëtoni mëndëjenë time ndë fshehësirët të Krishtit); Që s’qe njohurë ndë brezat të tierë te të bijt’ të njerëzëvet, sikundrë ndashti u sbulua me anë të Frymësë tek apostojt’ edhe te profitërit’ e ati të shënjtëruarëtë; Që të jenë kombetë trashëgimtarë bashkë e me një trup e me një piesë mbë të zotuarët t’ati mbë Krishtinë me anë të ungjillit; Të cilit un’ iu bëshë shërbëtuar pas dhurëtisë hirit Perëndisë, që m’u dha pas vepërimit fuqisë ati. Mua më të vogëlit gjithë shënjtorëvet m’u dha ay hirë, që të ungjillëzonj ndër kombet pasëjen’ e Krishtit që s’i gjëndetë gjurma, Edhe që të ndriçonj të gjithë, cila është shoqëria e fshehësirësë që qe fshehurë nga jetëtë te Perëndia që ndërtoj të gjitha (me anë të Jisu Krishtit) Që të njihetë ndashti me anë të qishësë dituria e Perëndisë, që është me shumë lara tek urdhërat’ e te pushtetetë ndë qielloret. Pas asaj këshillësë lashtë që bëri mbë Jisu Krishtinë, Zotinë tënë; Me anë t’ ati kemi kuxim edhe të hyrë me shpëresë prej besës’ ati. - Përandaj u lutem juve mos likshtohi për shtrëngimet’ e mi që kam për ju, e cila është lavdia juaj. Për këtë punë unj gjunjt’ e mi te Ati i Zotit tënë Jisu Krishtit, prej të cilit qjuhetë çdo atëri që është ndë qiejet e mbë dhet, Që t’u apë juve pas pasëjesë lavdisë ti, të forcohi ndë fuqi me anë të Frymës’ ati mbë njerin’e përbrënçim; Që të rrijë Krishti ndë zemërat tuaja me anë të besësë, Zënë rrënjë e themelisurë ndë dashuri, që të muntni të kupëtoni bashkë me gjithë shënjtorët, ç’ është të gjërët’ e të gjatëtë, e të thellët’ e të lartëtë, Edhe të njihni atë dashurin’ e Krishtit që kapërxen mëndëjenë, që të mbusheni me gjithë të mbushurit’ e Perëndisë. Edhe mb’atë që munt të bënjë tepërë së tepërmi për gjithë sa kërkojm’ a mendojmë, pas asaj fuqisë që vepëronetë ndër, Mb’atë qoftë lavdia ndë qishët me anë të Jisu Krishtit, mbë gjithë brezat të jetësë jetëvet. Amin. U lutem juve pra un’ i lidhuri mbë Zotinë të ecëni sikundrë se vëjen mb’ atë të thirrurit që u thërritët, Me çdo urtësi e butësirë, me zenërë të gjerë, tuke duruarë njëri tiatrinë me dashuri, Tuke nxituarë të ruani të bashkuarët’ e Frymësë me anë të lidhëjesë paqtimit. Një trup e një Frymë, sikundrë edhe u thërritët me një shpëresë të thërriturit tuaj; Një Zot, një besë, një pagëzim: Një Perëndi edhe Ati i të gjithëve, që është mbi të gjitha, edhe për të gjitha, edhe ndër gjithë ju. Edhe gjithësecilit prej nesh iu dha hiri pas masësë dhurëtisë Krishtit. Përandaj thotë: “Si hipi lart, skllavosi skllavërinë, edhe u dha të dhëna njerëzet”. Edhe se: “ay hipi”, ç’është, veç se edhe sbriti më përpara mbë më të poshtërat anët’ e dheut? Ay që sbriti, ay vetë ësht’ edhe që hipi përsipër gjithë qjejevet, që të mbushnjë të gjitha. Edhe ca i bëri apostoj, e ca profitërë, e ca ungjillëzorë, e ca barij e mësonjësa, P Që të bënenë gati shënjtorëtë, për punën’ e shërbesësë, për ndërtesën’ e trupit Krishtit; Gjersa të gjithë t’i arrijmë të bashkuarësë besësë, edhe së njohurësë të Birit Perëndisë, ndë burr të plotë, ndë masë të moshësë të mbushurësë Krishtit; Që të mos jemi më foshnje marrë prej valësh detit, e prurë këtu e atie prej çdo ere të mësimit, prej gënjeshtrësë njerëzet, prej dinakërisë për të gjetur’ udhë kobimit, Po tuke folurë të vërtetënë me dashuri, të rritemi tek ay mbë të gjitha, i cili është kryetë, do me thënë Krishti; Prej ati gjithë trupi përmbëledhurë bashkë e lidhurë bashkë me çdo të pushtuarë të atyre copavet që punonjënë bashkë, pas vepërimit me masë të gjithësecilës’ anë, bën të rriturit’ e trupit për të ndërtuarët’ e ti me dashuri. Them pra këtë, edhe martiris mbë Zotinë, të mos ecëni më, sikundrë ecënjënë kombet’ e tierë, ndë kotësirët të mëndëjesë tyre, Errësuarë nga mëndëja, e larguarë veç nga jeta e Perëndisë, për të padituritë që është ndër ata, për ashpërimnë e zemërësë tyre; Të cilëtë sepse nukë ndiejënë vetëhenë, dhanë vetëhen’ e tyre ndë ndyrësi, që të punonjënë çdo fulliqëri me lakëmim. Po ju nukë keni nxënë kështu Krishtinë, Ndë qoftë se e keni dëgjuar’ atë edhe jeni mësuarë mb’atë, sikundrë ësht’ e vërteta mbë Jisunë; Të lini mbënjanë njerin’ e vietërë që prishetë pas dëshërimesh kobimit, sikundrë rronitë përpara; Edhe të përtërihi ndë frymët të mëndëjesë tuaj, E të vishni njerin’ e ri, që është ndërtuarë pas Perëndisë me drejtëri e me shënjtërin’ e së vërtetësë. Përandaj lini mënjanë gënjeshtrënë, “gjithësecili le të flasë të vërtetënë me të afërmin’ e ti”, sepse jemi copat e njëri tiatrit. – “Zemërohi e mos fëjeni; le të mos perëndonjë dielli mbë zemërimt tuaj; As mos i bëni vënt djallit. – Ay që vieth, le të mos viedhë më, po më tepërë le të mundonetë tuke punuarë të mirënë me duart’ e tia, që të ketë t’i apë ati që ka nevojë. – Çdo fial’e kalburë le të mos dalë prej gojësë suaj, po ajo që ësht’ e mirë për ndërtesën’ e nevojësë, që t’u apë hirë atyre që dëgjonjënë. Edhe mos hidhëroni Frymën’ e Shënjtëruarë të Perëndisë, me të cilën’ u vulostë për ditën’ e shpërblimit. Çdo pikëllim e mëri e zemëratë e të bërtiturë e vllasfimi, le të hiqetë prej jush bashkë me çdo të ligë; Edhe bëhi njëri mbë tiatrinë të mirë, zemërë-dhëmburë, tuke ndëjerë njëri tiatrinë, sikundrë edhe Perëndia u ndëjeu juve me anë të Krishtit. Ecëni pra pas Perëndisë, si dielm të dashurë; Edhe ecëni ndë dashuri, sikundrë edhe Krishti na deshi, edhe dha vetëhen’ e ti për ne dhuratë e kurban te Perëndia, për erë të mirë. Edhe kurvëri e çdo ndyrësi, a lakëmim, as të mos zihetë n’gojë ndër ju, sikundrë u gjan shënjtorëvet; As turpëri e fialë të marra a fialë për gas, të cilatë s’kanë hije; po më tepërë të falurë ndersë. Sepse këtë e dini, se çdo kurvar, a ndyrës, a lakëmimtar, i cili ësht’ idhullatrë, s’ka trashëgim ndë mbëretëri të Krishtit e të Perëndisë. Asndonjë le të mos u kobonjë juve me fialë të kota; sepse për këto punë vien zemërata e Perëndisë mbi të bijt’ e së pabindurësë. Mos kini piesë pra me ata. Sepse njëherë ishit’ errësirë, po tashi jeni dritë mbë Zotinë; Ecëni si dielmt’ e dritësë, (Sepse pem’ e Frymësë është mbë çdo të mirë, e drejtëri, e të vërtetë), tuke provuarë ç’ësht’e pëlqyerë te Zoti Edhe mos kini shoqëri ndë punërat të papemsë të errësirësë, po më tepër’ i qërtoni. Sepse ato që punonenë fshehurazi nga ata, është turp edhe të zihen’ edhe me gojë. Po gjith ato punë që janë për të qërtuarë, shpërfaqënë nga drita; sepse çdo punë që shpërfaqetë është dritë. Përandaj thotë: Sgjonu ti që fle, edhe ngreu prej së vdekurish, edhe Krishti do të ndriçonjë tyj. Shikoni pra qysh të ecëni me kujdes; jo si të paditurë, po si të diturë, Tuke shpërblerë kohënë, sepse ditë janë të këqia. Përandaj mos bëhi të marrë, po kupëtoni ç’ është dashurimi i Zotit. Mos dehi me verë, që nd’ atë është ka plënkprishëje; po mbushuni me Frymë të Shënjtëruarë, Tuke kuvenduarë ndër vetëhet tuaj psallma, e hymna, e kënkë shpirtërishte, tuke kënduar’ e tuke psallurë Zotit ndë zemëret tuaj; Tuke i falurë ndersë përherë për të gjithë Perëndisë edhe Atit mb’ emërit të Zotit tënë Jisu Krishtit; Tuke i unjurë kryetë njëri tiatrit me frikë të Perëndisë. Ju gratë, u përunjuni burravet tuaj posi Zotit; Sepse burri është kryet’ e gruasë, sikundrë edhe Krishti është kryet’ e qishësë, edhe ay është shpëtimtar’ i trupit. Po sikundrë kisha i përunjetë Krishtit, kështu edhe gratë le t’u përunjenë burravet të tyre mbë çdo punë. Ju burratë, doni gratë tuaja, sikundrë edhe Krishti deshi qishënë, edhe dha vetëhen’ e ti për atë, Që ta shënjtëronjë e ta qëronjë me të larët’ e ujit, me anë të fialësë; Që ta nxierrë atë përpara vetëhesë ti qishë të lavduruarshime, pa paturë, a rrudhë, a ndonjë të tillë gjë, po që të jet’ e shënjtëruar’ e faqebardhë. Kështu duhetë burratë të duanë grat’ e tyre, posi trupërat’ e tyre. Ay që do gruan’ e ti, do vetëhen’ e ti; Sepse asndonjë ndonjëherë s’e mori mëri mishin’ e ti, po e ushqen edhe e ngroh, sikundrë edhe Zoti qishënë. Sepse jemi anët e trupit ati, prej mishit ati, edhe prej eshtëravet ati. “Përëndaj njeriu do të lërë t’ anë e t’ ëmënë edhe do të ngjitetë pas gruasë ti, edhe të dy do të jenë një mish”. Këjo fshehësirë ësht’ e madhe; po unë e them këtë për Krishtin’ e për qishënë. Po edhe gjithësecili prej jush kështu le ta dojë gruan’ e ti, posi vetëhen’ e ti; edhe gruaja le t’i ketë frikë burrit. Ju dielmtë, i dëgjoni përindvet tuaj mbë Zotinë; sepse këjo ësht’e udhësë. “Ndero tët atë e tët ëmë,” e cila është porosi e parë me të zotuarë. “Që të të bënetë mirë tyj, edhe të jesh jetëgjatë mbi dhet”. Edhe ju atëritë, mos zemëroni dielmtë tuaj, po i ushqeni me mësim e me këshillë të Zotit. Ju shërbërorëtë, u dëgjoni zotërinjvet tuaj pas mishit me frikë e me të dridhurë, me zemrënë tuaj të miturënë, posi Krishtit; Jo të punoni për faqe, si asish që u pëlqenjënë njerëzet, po si shërbëtorët’ e Krishtit, tuke bërë dashurimin’ e Perëndisë me gjithë shpirt, Tuke i punuarë me zemërë të mirë Zotit, e jo njerëzet; Tuke diturë, se atë të mirë që të bënjë gjithësecili, këtë ka për të marrë prej Zotit, a shërbëtuar qndë qoftë, a i lirë. Edhe ju zotërinjtë, po ashtu bëni tek ata, e sbtirnia të frikësuarëtë; tuke diturë, se edhe ju vetë keni Zot ndë qiejet, edhe tek ay s’ka të mbajtur’ anë. Pra, o vëllezërit’ e mi, forcohi mbë Zotinë edhe ndë pushtet të fuqis’ ati; Vishni gjith’ armët’ e Perëndisë, që të muntni t’u qëndroni kundrë mieshtërivet djallit; Sepse neve nukë kemi luftë kundrë gjaku e mishi, po kundrë urdhëravet, kundrë pushtetevet, kundrë urdhëratësavet botësë të errësirësë kësaj jete, kundrë frymavet liga ndë qielloret. Përandaj merrni me vetëhe gjith’ armët’ e Perëndisë, që të muntni të qëndroni kundrë ndë ditët të keqe, edhe si të keni bërë gati të gjitha, të qëndroni mbë këmbë. Qëndroni mbë këmbë pra ngjeshurë mezinë tuaj me të vërtetënë, edhe veshurë thurakun’ e drejtërisë, Edhe mbathurë këmbëtë të jeni gati për ungjillin’ e paqtimit. Edhe përmbi të gjitha, merrni me vetëhe mburonjën’ e besësë, me të cilënë do të muntni të shuani gjithë shëgjetat’ e ndezura të ligut. Edhe merrni përkrenoren’ e shpëtimit, edhe thikën’ e Frymësë, që është fiala e Perëndisë; Tuke falurë ndë Frymë mbë çdo kohë me çdo farë të faluri e të luturi, edhe gjithënjë kështu të rrini squarë me çdo farë durimi e të luturi për gjithë shënjtorëtë. Edhe për mua, që të më epetë fialë të hap gojënë time, që ta bënj të njihetë për faqe fshehësira e ungjillit, Për të cilënë unë jam lajmës ndë vargje hekurash, që të flas me sy hapurë për atë, sikundrë gjan. Po që të dini edhe ju të miatë, ç’bënj, të gjitha do t’ua dëftenjë juve Tyqiku, vëllaj i dashurë, edhe shërbëtuar besëtar mbë Zotinë; Të cilin’ e dërgova te ju për këtë punë, që të merrni vesh për punëratë tona, edhe të ngushullonjë zemratë tuaja. Paqtim qoftë mbë vëllezëritë, edhe dashuri me besë nga Perëndia, Ati, edhe nga Zoti Jisu Krisht. Hirë qoftë bashkë me gjith’ ata që duanë Zotinë tënë Jisu Krishtinë me paprishëje. Amin. Pavli edhe Timotheu, shërbëtorët’ e Jisu Krishtit, mbë gjithë shënjtorëtë mbë Jisu Krishtinë, që janë ndë Filippe, bashkë me episkopët’ e me dhiakëritë; Qoftë mbë ju Hirë, edhe paqtim prej Perëndisë, Atit tënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht. I falem ndersë Perëndisë tim sa herë u kujtonj juve, Përherë edhe mbë çdo lutëjenë time me gëzim për gjithë ju, Për piesënë tuaj që keni ndë ugjillt që prej së parësë ditë e gjer ndashti; Sepse më është mbushurë mëndëja për këtë, se ay që zuri të bënjë punë të mirë ndër ju, do ta mbaronjë gjer mbë ditët të Jisu Krishtit. Sikundrë ësht’e udhësë tek unë të kem ndër mënt këtë për gjithë ju, sepse u kam juve ndë zemërë time, edhe ju të gjithë jeni edhe ndë të lidhurat të mia, edhe ndë të dhënët fialë, edhe ndë të vërtetuarët të ungjillit, shokë bashkë me mua ndë hirt. Sepse martiri im është Perëndia, se kam shumë mallë për gjithë ju ndë zemërët të Jisu Krishtit. Edhe për këtë falem, që të tepronjë dashuria juaj edhe më shumë e më shumë ndë të njohur’ e ndë çdo të ndierë, Që të shquani ato që ndanjënë njëra prej tiatrësë, edhe të jeni zemërë-këthiellët’ e të papenguarë gjer mbë ditët të Krishtit, Plot me pemë drejtërie, që janë me anë të Jisu Krishtit, për lavdi e për nderë të Perëndisë. Edhe dua t’a dini, o vëllezër, se sa punë gjajtinë tek unë më shumë vanë mbarë për ungjillinë; Kaqë sa duallnë për faqe të lidhurat’ e mia për Krishtinë mbë gjithë gjykatënë, e mbë gjithë të tierët. Edhe më të shumët’ e vëllezëret mbë Zotinë, tuke shpëryerë mbë të lidhurat të mia, kuxonjënë më tepërë të flasënë fialënë pa frikë. Ca nga cmiri e nga qarta, edhe ca nga dashuria leçisnjënë Krishtinë. Ata pra leçisnjënë Krishtinë nga cmiri, jo me zemërë të këthiellëtë, sepse kujtonjënë se bienë shtrëngatë mbë të lidhurat të mia; E këta nga dashuria, sepse e dinë, se gjëndem për të dhënë fialë për ungjillinë. Po ç’ është? Veç se me çdo farë mëndyrë, a me shkak, a me të vërtetë, Krishti leçitetë, edhe për këtë gëzonem, po edhe do të gëzonem. Sepse e di, se këjo do të më dalë për shpëtim, me anë të të lutëjesë suaj, edhe me anë të ndihmësë Frymësë Jisu Krishtit, Pas të priturit pa durim, edhe pas shpëresësë sime, se nukë do të turpëronem as për ndonjë gjë, po ndër sy të gjithëve, sikundrë përherë, edhe ndashti do të madhëronetë Krishti ndë trup tim, a prej jetësë, a prej vdekëjesë. Sepse të rruarëtë tek un’ është Krishti, edhe të vdekuritë, fitim. Po ndë qoftë se rronj ndë trup, këjo bën pemë pune tek unë, edhe ç’të sgjeth nukë di, Sepse shtrëngonem prej së dyjsh; dëshërimin’ e kam për të ikurë, edhe të jem bashkë me Krishtinë; sepse është shumë më mirë. Po që të jesh ndë misht, është më e nevojëshime për ju. Edhe këtë e di tuke shpëryerë, se do të mbes e do të qëndronj bashkë me gjithë ju, për mbarësinë tuaj edhe për gëziminë mbë besët; Që të tepronjë prej meje të mburruritë tuaj mbë Jisu Krishtinë, nga të ardhuritë tim përsëri te ju. Vetëmë të shkoni jetënë sikundrë vëjen për ungjillin’ e Krishtit, që të dëgjonj për ju, a kur të vinj e t’u shoh juve, a për së largu kur s’jam, se qëndroni mbë një frymë e mbë një shpirt, tuke lëftuarë bashkë për besën’ e ungjillit. Edhe të mos teëmbi as për ndonjë punë nga ata që rrinë kundrë, që ajo dëften të humburë për ata, e për ju shpëtim, edhe këjo nga Perëndia. Sepse mbë ju është falurë këjo për Krishtinë, jo vetëmë që t’i besoni ati, po edhe të pësoni për atë; Tuke pasurë atë luftënë që patë mbë mua, edhe që dëgjoni ndashti se është mbë mua. Ndë qoftë pra ndonjë ngushullim mbë Krishtinë, ndë qoftë ndonjë fial’ e butë dashurie, ndë qoftë ndonjë shoqëri Fryme, ndë qofshinë zemëra të dhëmbura e përdëllime, Më mbushni me gëzim, që të jeni me një mëndëje, tuke pasurë një dashuri, bashkë me një një shpirt e me një mëndëje. Mos punoni gjë me cmir a prej mëndëje të kotë, po me mëndëje të unjëtë, tuke kujtuarë njëri tiatrinë se është më i lartë se vetëhen’ e ti. Le të mos vërë re gjithësecili prej jush për të tiatë, po gjithësecili edhe për të tierëtë. Edhe le të jetë mbë ju ajo mëndëje që ishte edhe mbë Jisu Krishtinë; I cili, tuke qënë ndë formët të Perëndisë, nuk’ e kujtoj për rrëmbim që të jetë si një një me Perëndinë; Po smbrazi vetëhen’ e ti, edhe mori formë shërbëtori, e u bë posi njerëzitë mbë të përgjajturë; Edhe u gjënt posi njeri ndë fytyrë, unji vetëhen’ e ti, e u bë i dëgjuarshim gjer mbë vdekëje, edhe vdekëje kryqi. Përandaj edhe Perëndia e lartoj tepërë, edhe i fali emërë, që është përmbi çdo emërë; Që të unjetë mbë emërit të Jisujt çdo gju atyreve që janë nsë qiell e mbi dhet e ndënë dhet, Edhe çdo gjjuhë të rrëfenjë se Jisu Krishti është Zot, ndë lavdi të Perëndisë Atit. Përandaj, o të dashurit’e mi, sikundrë keni dëgjuarë përherë, jo vetëmë po sikur jeni vetëmë kur jeni ndër sy të mi, po ndashti shumë më tepërë që nukë jam ndër sy tuaj, punoni për shpëtimin’ e vetëhesë tuaj me frikë e me të dridhurë; Sepse Perëndia është ay që vepëron ndër ju edhe të dashurit’ edhe të vepëruarëtë, pas të pëlqyerit ti. Bëni të gjitha pa murmuri e pa mendime të dobëta, Që të delni faqebardhë e të tërë, bij Perëndie pa palavi ndë mest këti kombi dredharak e të shtrembëtë, ndërmest atyreve ndriçoni posi dritatë ndë botët, Tuke mbajturë fialën’ e jetësë, për të mburruritë tim ndë ditë të Krishtit, sepse nukë brodha kot, as nuk’ u munduashë kot. Po edhe ndë qoftë se derth gjakunë ndë kurban e ndë shërbesë të besësë tuaj, gëzonem e gasmonem bashkë me gjithë ju; Kështu edhe ju gëzohi e gasmohi bashkë me mua. Edhe shpërenj mbë Zotinë Jisu, t’u dërgonj juve për së shpejti Timothenë, që të më gëzonetë shpirti, kur të marr vesh për punërat tuaja. Sepse s’kam ndonjë tiatërë me një shpirt, që të ketë kujdes me zemërë të këthiellëtë për punëratë tuaja. Sepse të gjithë kërkonjënë për punërat e tyre, e jo për të Jisu Krishtit. Edhe e dini provimin’ e ati, se punoj bashkë me mua ndë ungjillt posi biri me t’anë. Shpërenj pra t’u dërgonj juve këtë shpejt, si të shoh qysh venë punërat’ e mia. Edhe kam shpëresë mbë Zotinë se edhe unë vetë do të vinj për së shpejti. Po umenduashë se ësht’ e nevojëshime t’u dërgonj juve Epafrodhitinë, vëllanë edhe punëtorinë edhe ushtëtorinë shokënë tim, që u dërgua nga ju, edhe më shërbeu ndë nevojët; Sepse kishte mallë për ju të gjithë, edhe i vinte keq, sepse dëgjuatë se ishte sëmurë. Edhe vërtet qe sëmurë afërë për vdekëje; po Perendia e përdëlleu; edhe jo vetëm’ atë, po edhe mua, që të mos kem hidhërim mbi hidhërim. Përandaj ua dërgova atë juve me nxitim, që të gëzohi, kur ta shihni përsëri, edhe unë të kem më pak hidhërim. Priteni pra atë mbë Zotinë me gjithë gëzim, edhe të tillëtë t’i keni për nderë; Sepse për punën’ e Krishtit u afrua gjer mbë vdekëje, edhe rrezikoi jetën’ e ti, që të mbushnjë të mbeturat’ e shërbesësë tuaj tek unë. Përandaj, o vëllezërit’ e mi, gëzohuni mbë Zotinë, që t’u shkruanj juve po ato fialë, sa për mua nukë purtonj, po për ju është mirë. Ruhi nga qëntë, ruhi nga punëtorët’ e liq; ruhi nga të prerëtë; Sepse rrethpresëja jemi neve që lusëmë Perëndinë me frymë, edhe që mburremi mbë Jisu Krishtinë, edhe nukë kemi shpëresë ndë misht; Ndonëse edhe unë kam shpëresë ndë misht. Ndë qoftë se kujton ndonjë tiatër, se ka shpëresë ndë misht, unë gjan të kem më shumë; Rrethprerë tetë diç, prej kombit të Israilit, prej farësë Veniaminit, Evre prej Evresh, pas nomit Farise, Nga përvëlimi zemërësë ndiekësi i qishësë, nga drejtëria që është nga nomi faqe-bardhë. Po ato që më ishinë fitim, këto i kujtova dëm për Krishtinë. Edhe me të vërtetë të gjitha i kujtonj se janë dëm për kapërximin’ e së njohurësë Jisu Krishtit, Zotit tim; për atë i dëmtova të gjitha, edhe i kujtonj se janë plehë, që të fitonj Krishtinë Edhe të gjëndem tek ay, pa pasurë drejtërinë time që është nga nomi, po atë që është nga an’ e besësë Krishtit, drejtërinë që është prej Perëndisë mbi besët; Që të njoh atë, edhe fuqin’ e të ngjallurit ati, edhe shoqërin’ e pësimevet ati, e të bënem me një formë me vdekëjen’ e ati; Mbase t’i arrinj të ngjallurit prej së vdekurish. Jo se unë ndashti mora bravurënë, a se jam bër’ i kulluarë, po ecënj prapa, mos e marr atë, sepse për atë jam zënë nga Jisu Krishti. O vëllezër, unë s’kujtonj për vetëhenë time se e kam marrë atë; Po një punë punonj, harronj ato që shkuanë prapa, edhe shtrihem të zë ato që kam përpara, ecënj pas shenjësë mbi bravurën’ e të thërriturit prej së larti nga Perëndia mbë Jisu Krishtinë. Sa jemi të kulluarë pra, le të kemi ndër mënt këtë; edhe paçi ndër mënt tietërë gjë, edhe këtë do t’ua sbulonjë juve Perëndia. Po mb’ atë që arrijtëm, le të ecëjmë, pas asaj, le të kemi ndër mënt po atë. O vëllezër, bëni si bënj unë, edhe vini re ata që ecënjënë kështu, sikundrë na keni shëmbëllesë. Sepse shumë ecënjënë, për të cilët u thoshnjam juve shumë herë, edhe ndashti them tuke qjarë, se ata jan’ arëmiqt’ e kryqit Krishtit; Atyreve e pastajmeja është humbje, atyreve Perëndia është barku, edhe lavdia e atyreve është ndë turpëri t’atyreve, andejë nga presëmë ndër mënt punërat’ e dheut. Po qyteti ynë është ndë qiejet, që ku edhe presëm edhe Shpëtimtar, Zotinë Jisu Krisht; I cili do të ndërronjë trupin’ e të përunjurit tënë, që të bënetë në një formë me trupin’ e lavdis’ ati, pas vepërimit që ay munt të vërë ndënë vetëhet të ti të gjitha. Përandaj, vëllezërit’ e mi të dashur edhe të mallëngjyerë, gëzimi edhe kurora ime, kështu qëndroni mbë Zotinë, o të dashurë. I lutem Evodhisë, i lutem edhe Syntyqësë, kështu të keni ndër mënt mbë Zotinë. Edhe të lutem edhe tyj, o shoku i thieshtë, ndihu atyreve, të cilat u munduanë bashkë me mua ndë ungjillt, edhe bashkë me Klimentin’ edhe me të tierëtë punëtorëtë shokët’ e mi, të cilëvet emëratë janë ndë vivli të jetësë. Gëzohi përherë mbë Zotinë; përsëri do të them: Gëzohi. Butësira juaj le të njihetë prej gjithë njerëzish. Zoti ësht’ afërë. Mos kini kujdes as për ndonjë gjë; po kurdo le të njihenë kërkuarëjetë tuaja te Perëndia me të falurë ndersë nga të falurit’ e nga të luturitë. Edhe paqtimi i Perëndisë që kapërxen çdo mëndëje, do të ruanjë zemëratë tuaja edhe mendimetë tuaj me anë të Jisu Krishtit. Përandaj, o vëllezër, sa janë të vërteta, sa janë të hijeshime, sa janë të drejta, sa janë të qëruara, sa janë të dashura, sa janë me zë të mirë, ndë qoftë ndonjë punë e mirë, edhe ndë qoftë ndonjë lavdurim, mendoni këto. Edhe gjith’ ato që nxutë, edhe muartë, edhe dëgjuatë, edhe patë tek unë, këto punoni; edhe Perëndia i paqtimit do të jetë bashkë me ju. Edhe u gëzuashë me të madhet mbë Zotinë, se ndashti përsëri dëftyetë të lulëzuarë kujdesinë që keni për mua; edhe për atë kishitë kujdes, po s’kishitë nge. Jo se them këtë nga të mbeturitë; sepse unë jam mësuarë të kem paq, ato që kam. Di të përunjem, di edhe të tepronj; gjithëkudo e mbë të gjitha jam mësuarë, edhe të nginjem edhe të kem uri, edhe të më tepronjën’ edhe të më shterënë. Të gjitha munt t’i bënj me anë ati [Krishtit] që më ep fuqi. Po bëtë mirë që m’u bëtë shokë ndë shtrëngim tim. Edhe ju e dini, o Filippianë, se kur u zu fill ungjilli, kur dolla nga Maqedhonia, asndonjë qishë nukë m’u bë shoqe për dhënëje e për marrje, veç ju vetëmë; Sepse edhe ndë Thessalonikë një herë edhe dy herë më dërguatë për nevojënë t’iue. Jo se kërkonj të dhënëtë; po kërkonj pemënë që është shumuarë për llogari tuaj. Po i kam të gjitha, edhe më tepronjënë; jam mbushurë, se prita prej Epafrodhitit ato që më kishitë dërguarë ju, erë të mirë, kurban të priturë, të pëlqyerë te Perëndia. Edhe Perëndia im ka për të mbushurë gjithë nevojënë tuaj pas pasëjesë ti ndë lavdi, me anë të Jisu Krishtit. Edhe mbë Perëndinë edhe Atinë tënë qoftë lavdi ndë jetët të jetëvet. Amin. Falni me shëndet çdo shënjti mbë Jisu Krishtinë. U falenë me shëndet vëllezëritë që janë bashkë me mua. U falenë juve me shëndet gjithë shënjtorëtë, po më fort ata që janë nga shtëpia e Qesarit. Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me ju gjithë ju. Amin. Pavli, apostoli i Jisu Krishtit prej dashurimit të Perëndisë, edhe Timotheu vëllaj, Mbë shënjtorët edhe mbë vëllezërit besëtarë mbë Krishtinë që janë ndë Kollossë; hirë edhe paqtim qoftë mbë ju prej Perëndisë, Atit tënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht. I falemi ndersë Perëndisë edhe Atit të Zotit tënë Jisu Krishtit, tuke falurë përherë për ju. Kur dëgjuam për besënë tuaj që keni mbë Krishtinë, edhe për dashurinë që keni mbë gjithë shënjtorëtë, Për shpëresënë që ruhetë për ju ndë qiejet, të cilën’ e keni dëgjuarë që përpara ndë fialët të së vërtetësë ungjillit, Që erdhi mbë ju, sikundrë edhe mbë gjithë botënë; edhe bën pemë, sikundrë edhe mbë ju, që mb’ atë ditë që dëgjuat’ edhe njohtë hirin’ e Perëndisë me të vërtetë; Edhe sikundrë që e mësuatë nga Epafraj, i dashuri shërbëttuar shoku ynë, i cili është për ju shërbëtuar besëtar i Krishtit, Edhe ay na dëfteu dashurinë tuaj ndë Frymët. Përandaj edhe neve, që mb’ atë ditë që dëgjuam, nukë pushojmë tuke falurë për ju, edhe tuke luturë që të mbusheni prej të njohurit dashurimit ati me çdo dituri e me urtësi shpirtërishte; Që të ecëni sikundrë vëjen për Zotinë mbë çdo pëlqim, tuke bërë pemë ndë çdo farë pune të mirë, edhe tuke rriturë ndë të njohurit të Perëndisë; Tuke marrë fuqi me çdo farë fuqie, pas pushtetit lavdisë ati, mbë çdo durim e zemërë të gjerë bashkë me gëzim; Tuke i falurë ndersë Atit, që na bëri të zotëritë ndë piesët të shortësë shënjtorëvet ndë dritët; I cili na shpëtoj nga pushteti errësirësë, edhe na pruri ndë mbëretërit të Birit dashurisë ti; Mb’ atë kemi shpërbliminë me anë të gjakut ati, ndëjesën’ e fajevet; I cili është shëmbëlles’ e të paparit Perëndi, i paralinduri i gjithë kriesësë; Sepse prej ati u kriuanë të gjitha, sa janë mbi qiejet, edhe sa janë mbë dhet, sa shihen edhe sa nukë shihenë, a frone, a zotërinj, a urdhëra, a pushtete, të gjitha janë kriuarë me anë t’ati edhe për atë; Edhe ay është përpara të gjithave, edhe të gjitha qëndronjënë mb’ atë; Edhe ay është kryet’ e trupit, qishësë; ay është të nisuritë, paralindurë prej së vdekurish, që të bënet’ ay i parë mbë të gjitha. Sepse Ati pëlqeu që të rrijë çdo të mbushurë nd’atë, Edhe me anë t’ati të paqtonjë të gjitha mbë vetëhen’ e ti, sepse bëri paqtim me anë të gjakut kryqit ati, me anë t’ati, a sa janë mbë dhet, a sa janë ndë qiejet. Edhe ju, që ishitë njëherë të huajë edhe arëmiq nga mëndëja me punërat’ e liga, Po ndashti u paqton juve me trupin’ mishit ati, me anë të vdekëjesë, që t’u nxierrë juve përpara vetëhesë ti shënjtorë e faqë-bardhë e të pazënë mbë faj, Ndë qëndrofshi ndë besët themelosur’ e ngulurë, e të mos luani vëndit nga shpëresa e ungjillit që dëgjuatë, se u leçit mbë gjithë kriesënë që është ndënë qiellt; të cilit ungjill u bëshë shërbëtuar unë Pavli. Ndashti gëzonem ndë pësimet të mia për ju, edhe mbush të mbeturat’ e shtrëngimevet Krishtit ndë misht tim për trupin’ e ati, që është qisha; Të cilësë u bësh’ unë shërbëtuar pas kujdesit Perëndisë që m’u dha për ju, të mbush fialën’ e Perëndisë, Fshehësirënë që ishte fshehurë nga jetët’ e nga brezatë, edhe ndashti u shpërfaq mbë shënjtorët’ t’ati; Atyre Perëndia deshi t’u dëftenjë cila është pasëja e lavdisë kësaj fshehësire mbë kombet, i cili është Krishti mbë ju, shpëresa e lavdisë; Të cilinë neve leçisëmë tuke porositurë çdo njeri, edhe tuke mësuarë çdo njeri me çdo dituri, që të nxierrëmë përpara Jisu Krishtit çdo njeri të kulluarë. Për këtë punë edhe mundonem, tuke luftuarë pas vepërimit ati që vepëron tek unë me fuqi. Sepse dua ta dini sa luftë të madhe kam për ju edhe për ata që janë ndë Llaodhiqi, edhe për gjithë sa s’kanë parë faqenë time me trup, Që të ngushullonenë zemërat’ e atyreve, tuke bashkuarë ndë dashuri, edhe mbë çdo farë pasëje të mbushurit mëndëjesë, që të njohënë fshehësirën’ e Perëndisë edhe Atit edhe të Krishtit; Ndë të cilinë janë fshehurë gjithë thesarët’ e diturisë edhe të mëndëjesë. Edhe them këtë, që të mos u gënjenjë juve ndonjë me fialë të holla. Sepse ndonëse nukë përpara jush me trup, po me shpirt jam bashkë me ju, tuke gëzuarë e tuke parë taksinë tuaj, edhe qëndresën’ e besësë mbë Krishtinë. Sikundrë pra e keni marrë Zotinë Jisu Krisht, kështu ecëni mb’ atë, Tuke zënë rrënjë e tuke ndërtuarë mb’atë, edhe tuke forcuarë ndë besët, sikundrë u mësuatë, tuke tepruarë mb’ atë me të falurë ndersë. Vështroni mos u gënjenjë ndonjë me anë të fillosofisë edhe të kobimit kotë, pas fialëvet njerzet, që kanë lënë pas stiqiavet botësë, e jo pas Krishtit. Sepse tek ay rri gjithë të mbushurit’ e hierisë trupërisht; Edhe jeni mbushurë tek ay, i cili është kryet’ e çdo urdhëri e çdo pushteti; Ndë të cilin’ edhe jeni rrethprerë me rrethpresje që s’bënetë me dorë, tuke sveshurë trupin’ e fajevet të mishit me rrethpresëje pa bërë me dorë, sepse keni sveshurë trupin e fajevet’ mishit me anë të rrethpresëjesë Krishtit. Jeni kallurë ndë varr bashkë me atë ndë pagëzimt, prej ati edhe jeni ngjallurë me anë të besësë vepërimit Perëndisë, i cili ngjalli atë nga të vdekuritë. Edhe juve, tuke qënë të vdekurë ndë fajet e ndë parrethpresëjet të mishit tuaj, u bëri të gjallë bashkë me atë, passi u fali juve gjithë fajetë; Edhe passi shoj dorëshkronjën’ e porosivet që ishte kundrë nesh, edhe e hoqi atë nga mezi, si e mbërtheu mbë kryqt; Edhe passi sveshi urdhërat’ edhe pushtetetë, i dëfteu ndër sy, passi thriamvepsi kundrë atyre mbi atë. Le të mos u gjykonjë juve pra asndonjë për të ngrënë a për të pirë, a për dica dit të së kremtesë, a për hëna të ra, a për të shëtuna; Të cilatë janë hijeja e punëravet që do të vinjënë, po trupi ësht’ i Krishtit. Asndonjë le të mos u marrë juve bravurënë me të shtyrë urtësie, edhe me të lutur’ ëngjëjsh, tuke hyrë mbë ato punë që s’ka parë, tuke fryturë vetëhenë kot nga mëndeja e mishit ti, Edhe nukë mban kryetë, Krishtinë, që ruhetë gjithë trupi prej ati, edhe është lidhurë me nyejet e me të lidhurat, rritetë pas të rriturit Perëndisë. Ndë qoftë pra se vdiqtë bashkë me Krishtinë nga këto stiqiat’ e botësë, përse sikur jeni të gjallë ndë botët, kështu rrini ndën’ urdhërat, (Mos pieksh me dorë, mos ngjëronesh, mos rroksh, Që gjith’ ato prishenë nga të përndoruritë); sikundrë se jan’ urdhëratat’ edhe mësimet’ e njerëzet? Të cilatë punëra dukenë se kanë dituri mbë lutëjenë prej vetiu e mbë urtësi, e mbë të pakurcyerë të trupit, sepse s’kanë për ndonjë farë nderi mishinë, po e kujtonjënë për tepëricë. Ndë qoftë se u ngjalltë pra bashkë me Krishtinë, kërkoni të lartatë, atie ku është ndenjurë Krishti ndë të diathtë të Perëndisë. Kini ndër mënt ato që janë lart, jo ato që janë mbi dhet. Sepse vdiqtë, edhe jeta juaj është fshehurë bashkë me Krishtinë te Perëndia. Kur të çfaqetë Krishti, që është jeta jonë, atëhere edhe ju bashkë me atë do të çfaqi ndë lavdi. Bëni pra të vdekura anët’ e trupit tuaj që janë mbi dhet, kurvërinë, ndyrësirënë, pësiminë, dëshërimin’ e lik edhe lakëmiminë, që ësht’ idhullatri; Prej atyre vien zemërata e Perëndisë përmbi të bijt’ e të së pabindurësë; Ndë të cilat edhe ju ecëtë njëherë, kur rronitë ndër ato. Po tashti hithni edhe ju të gjitha këto, mërinë, zemëratënë, të ligënë, vllasfiminë, flalët’ e ndyra nga goja juaj. Mos gënjeni njëri tiatrinë, passi sveshtë njerin’ e vietërë bashkë me punërat’ e ati, Edhe veshtë të rinë, që të përtërihetë mbë të njohurë pas shëmbëllës’ ati që e ka kriuarë; Atie ku s’është Grek e Judhe, rrethpresëje e parrethpresëje, varvar, Sqyth, shërbëtuar, i lirë, po të gjitha e mbë të gjitha është Krishti. Vishni pra, si të sgjedhurit’ e Perëndisë që jeni shënjtorë edhe të dashurë, zemërat’ e përdëllimevet, të mirënë, mëndëjen e unjëtë, butësirënë, zemërën e gjerë; Tuke duruarë njëri tiatrinë, edhe tuke ia falurë njëri tiatrit, ndë pastë ndonjë të qjahetë kundrë ndonjërit; sikundrë edhe Krishti ua fali juve, kështu edhe ju. Edhe përmbi gjithë këto vishni dashurinë, e cila është lidhëja e të kulluarit. Edhe paqtimi i Perëndisë le të mbëretëronjë ndër zemërat tuaja, mbë të cilin’ edhe jeni thirrurë mbë një trup; edhe bëhi asish që i dini për nderë. Fiala e Krishtit le të rrijë mbë me pasëje, e me çdo farë diturie; tuke mësuarë e tuke porositurë njëri tiatrinë me psallma e me hymna e me kënkë shpirtërishte, tuke kënduarë me hirë ndër zemërat tuaja mbë Zotinë. Edhe çdo që të bëni me fialë a me punë, të gjitha t’i bëni mb’ emërë të Zotit Jisu, tuke i falurë ndersë Perëndisë edhe Atit me anë t’ati. Ju gratë, u dëgjoni burravet tuaj, sikundrë gjan mbë Zotinë. Ju burratë, doni gratë tuaja, edhe mos ini të hidhuë tek ato. Ju bijtë, u dëgjoni përindvet mbë të gjitha; sepse këjo ësht’ e pëlqyershime te Zoti. Ju atëritë, mos i nxeni bijtë tuaj, që të mos u likshtonetë zemëra. Ju shërbëtorëtë, u dëgjoni zotërinjvet trupit tuaj mbë të gjitha, mos punoni për faqe, si ata që duanë t’u pëlqenjënë njerëzet, po me zemërë të miturë, tuke pasurë frikë Perëndinë. Edhe gjithë sa të bëni, punoni me gjithë shpirt, posi Zotit, e jo posi njerëzet; Tuke diturë se keni për të marrë shpagimin’ e trashëgimit; prej Zotit, sepse i shërbeni Zotit Krisht; Po ay që punon shtrembëtë, do të marrë pagën’ e së shtrëmbëtësë; sepse s’ka të mbajtur’ anë. Ju zotërinjtë, u epni shërbëtorëvet tuaj pagën’ edhe të drejtënë, tuke diturë se edhe ju keni Zot mbë qiejet. Qëndroni mbë të falurit, edhe rrini squarë nd’ atë me të falurë ndersë; Tuke falurë përherë edhe për ne, që të na hapë derën’ e fialësë Perëndia, që të flasëmë fshehësirën’ e Krishtit, për të cilënë unë jam lidhurë; Që ta çfaq atë, sikundrë duhetë të flas. Ecëni me urtësi mbë të jashtëmit, tuke shpërblerë kohënë. Fiala juaj le të jetë përherë me hirë, ndrequrë me krypë, që të dini qysh gjan t’i përgjigjeni gjithësecilit. Gjithë punërat’ e mia do t’ua dëftenjë juve Tyqiku, vëllaj i dashurë, edhe punëtori besëtar, edhe shërbëtori bashkë me mua mbë Zotinë; Të cilin’ e dërgova te ju për këtë punë, që të marrë vesh punëratë tuaja, edhe të ngushullojnjë zemëratë tuaja. Bashkë me Onosiminë, besëtarin’ edhe të dashurinë vëlla, që është prej jush; ata do t’u dëftenjënë juve për gjithë punërat që bënenë këtu. U faletë juve me shëndet Aristarku robi bashkë me mua, edhe Marku, i nipi Varnavësë (që muartë porosi për atë; ndë arthtë te ju, pritni atë). Edhe Jisuj që thuhetë Just, të cilëtë janë nga rrethpresëja; këta vetëmë janë punëtorë bashkë me mua ndë mbëretërit të Perëndisë, të cilëtë m’u bënë ngushullim. U faletë juve me shëndet Epafraj që është prej jush, shërbëtori i Krishtit, i cili mundonetë gjithënjë për ju ndë të falurat, që të qëndroni të kulluarr’ edhe të mbushurë mbë çdo dashurim të Perëndisë. Sepse unë martiris për atë, se i përvëlonetë zemëra shumë për ju, edhe për ata që janë ndë Laodhiqi, edhe për ata që janë ndë Hierapolë. U faletë juve me shëndet Luka, miekësi i dashuri, edhe Dhimaj. U falni më shëndet vëllezëret që janë ndë Llaodhiqi, edhe Nymfajt edhe qishësë që është ndë shtëpit t’ati. Edhe si të këndonetë karta ndër ju, bëni që të këndonet’ edhe ndë qishë të Llaodhiqiasvet; që të këndoni edhe ju kartënë nga Llaodhiqia. Edhe i thoni Arqippit: Ki kujdes për shërbesënë që more mhë Zotinë, që ta mbushç atë. Të faluritë me shendet u shkrua me dorënë time, të Pavlit. Kujtoni të lidhurat’ e mia. Hiri qoftë bashkë me ju. Amin. Pavli edhe Silluani edhe Timotheu, te qisha e Thessallonikasvet mbë Perëndinë, Atinë, edhe mbë Zotinë Jisu Krisht; hirë qoftë mbë ju edhe paqtim prej Perëndisë, Atit tënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht. I falemi ndersë përherë Perëndisë për gjithë ju, edhe u përmëntmë juve ndë të falurat tona, Tuke kujtuarë pa pushim punën’ e besësë suaj, edhe mundimin’ e dashurisë, edhe durimin’e shpëresësë mbë Zotinë tënë Jisu Krishtinë, përpara Perëndisë edhe Atit tënë; Tuke diturë, o vëllezër të dashurë prej Perëndisë, të sgjedhuritë tuaj. Sepse ungjilli ynë nuk’ u bë te ju me fialë vetëmë, po edhe me fuqi, edhe me Frymë të Shënjtëruarë, edhe me shumë të mbushurë mëndëjesë, sikundrë e dini çfarë qemë ndërmest tuaj për ju. Edhe ju bëtë sikundrë bëm neve edhe Zoti, sepse prittë fialënë ndër shumë shtrëngim, me gëzimin’ e Frymësë Shënjtëruarë; Kaqë sa u bëtë shëmbëllesë mbë gjith’ ata që besonjënë ndë Maqedhoni e ndë Ahaj. Sepse prej jush u përhap fiala e Zotit, jo vetëmë ndë Maqedhoni e ndë Ahai, po edhe mbë çdo vënt harriu zëri i besësë tuaj mbë Perëndinë; kaqë sa neve s’kemi nevojë të flasëmë gjë; Sepse ata tregonjënë për ne, çfarë të hyri gjetëm te ju, edhe qysh u këthyetë te Perëndia nga idhujtë, që t’i shërbeni Perëndisë gjallë edhe të vërtetit, Edhe të prisni Birin’ e ti nga qiejet, të cilin’ e ngjalli prej së vdekurish, Jisunë, që na shpëton nga zemërimi që vien. Sepse vetë ju e dini, o vëllezër, të hyrëtë tënë te ju, sepse nuk’ u bë kot; Po si hoqëm keq përpara edhe u sham, sikundrë e dini, ndë Filippe, muarëm zemërë te Perëndia ynë të flasëmë te ju ungjillin’ e Perëndisë me shumë të përpiekurë. Sepse mësimi ynë nukë qe nga gënjeshtra, as nga ndyrësira, as nga kobimi; Po sikundrë u provuam prej Perëndisë që na zuri besë për ungjillinë, kështu flasëmë, jo sikundrë t’u pëlqejmë njerëzet, po Perëndisë që provon zemratë tona. Sepse as fialë me lajka nukë folëm ndonjëhere, sikundrë e dini, as shtimë shkak lakëmimi; Perëndia është martir; as kërkuam lavdi prej njerëzish, as prej jush, as prej të tierësh, ndonëse munt t’u bëneshim juve barrë, si apostojt’ e Krishtit; Po qem të butë ndër mest juve; posi mëndesha që ngroh ndë gji bijt’ e saj. Kështu tuke pasurë dashuri të madhe për ju, na ka ënda t’u apëmë juve jo vetëm’ ungjillin’ e Perëndisë, po edhe shpirtratë tënë, sepse qetë të dashurë te ne. Sepse e mbani mënt, o vëllezër, të lodhuritë tënë edhe mundiminë; sepse tuke punuarë dit’ e natë, që të mos i vemë barrë ndonjërit prej jush, leçitëm ungjillin’ e Perëndisë te ju. Ju jeni martirë edhe Perëndia, sa me drejtëri e me udhë e me pa palavi kemi qënë te ju që besoni; Sikundrë e dini, se gjithësecilinë prej jush e prosisnim edhe e ngushullonim posi ati bijt’ e ti, Edhe epnim martiri, që të ecëni sikundrë vëjen te Perëndia, që u thërriti juve ndë mbëretëri e ndë lavdi të ti. Përandaj edhe neve i falemi ndersë perëndisë pa pushim, se passi muartë fialën’ e Perëndisë që dëgjuatë prej nesh, e prittë atë jo si fialë njerësish, po (sikundrë është me të vërtetë), fialë Perëndie, e cila fialë vepëronetë ndër ju që besoni. Sepse ju, o vëllezër, bëtë sikundrë bënë qishat’ e Perëndisë, që janë ndë Judhet mbë Jisu Krishtinë, sepse edhe ju pësuatë po ato punëra nga ata që janë prej një kombi me ju, sikundrë edhe ata prej Judhenjvet; Të cilëtë vranë edhe Zotinë Jisu, edhe profitët’ [e tyre], edhe neve na ndoqnë, edhe Perëndisë s’i pëlqenjënë, edhe janë kundrë gjithë njerëzet; Të cilëtë na përmbanjënë të flasëmë te kombetë që të shpëtonjënë, për të mbushurë fajet’ e tyre përherë; edhe së pastajmi harriu zemërimi mbi ata. Po ne, o vëllezër, si u varfëruamë nga ju për pak kohë me faqe, jo me zemërë, nxituam më tepërë me shumë dëshërim të shohëmë faqenë tuaj. Përëndaj deshëm të vimë te ju (më fort unë Pavli), edhe një herë edhe dy herë, po na përmbajti Satanaj. Sepse cila është shpëresa jonë, a gëzimi, a kurora e të mburrurit? Apo nukë jeni edhe ju përpara Zotit tënë Jisu Krishtit mbë t’ ardhurit t’ati? Sepse ju jeni lavdia jonë edhe gëzimi. Përandaj nukë muntmë të durojmë më, po na pëlqeu të mbesëmë vetëmë ndë Athinë, edhe dërguam Timothenë, vëllanë tënë, edhe shërbëtorin’ e Perëndisë, edhe shokunë tënë ndë punët të ungjillit Krishtit, që t’u forconjë juve e t’u ngushullonjë për besënë tuaj; Që të mos tundet’ asndonjë ndë këto shtrëngime; sepse ju e dini se neve jemi vënë për këtë. Sepse, kur ishim përanë jush, u thoshim juve që përpara, se kemi për të hequrë shtrëngime, sikundrë edhe u bë, edhe e dini. Përandaj edhe unë, passi s’duronjam, dërgova që të marr vesh për besënë tuaj, mbase mos u ngau ay që nget, edhe shkon mundimi ynë kot. Po ndashti që erdhi Timotheu nga ju ndër ne, edhe na pruri zën’ e mirë për besën’ e për dashurinë tuaj, edhe se na kujtoni për të mirë përherë, edhe keni mallë të na shihni, sikundrë edhe ne juve, Përandaj u ngushulluamë, o vëllezër, për ju ndër gjithë shtrëngimin’ edhe nevojënë tonë, prej besësë suaj; Sepse ndashti rrojmë, ndë qëndrofshi ju mbë Zotinë, Sepse çfarë të faluri ndersë munt t’i apënë Perëndisë për ju, për gjith’ atë gëziminë që gëzonemi për ju përpara Perëndisë tënë, Nat’ e ditë tuke luturë tepërë që të shohëmë faqenë tuaj, edhe të mbushëmë të mbeturat’ e besësë suaj? Po ay Perëndia edhe Ati ynë, edhe Zoti ynë Jisu Krishti, na drejtoftë udhënë te ju. Edhe Zoti shtoftë edhe teproftë dashurinë tuaj njëri mbë tiatrinë, edhe mbë të gjithë, sikundrë edhe ne kemi mbë ju; Për të forcuarë zemratë tuaja pa pallavi ndë shënjtëri, përpara Perëndisë edhe Atit tënë, ndë t’ardhurit të Zotit tënë Jisu Krishtit bashkë me gjithë shënjtorët’e ati. Së pastajmi pra, o vëllezër, u lutemi juve edhe u porosisëmë për Zotinë Jisu, sikundrë i muartë prej nesh se si duhetë të ecëni edhe t’i pëlqeni Perëndisë, kështu të teproni më tepërë. Sepse e dini çfarë porosiash u lam juve me anë të Zotit Jisu. Sepse kyj është dashurimi i Perëndisë, shënjtërimi juaj, të hiqni dorë nga kurvëria; Gjithësecili prej jush të dijë të mbanjë enën’ e ti me shënjtërim e me nder; Jo ndë pësim dëshërimi, sikundrë ata kombetë që s’njohënë Perëndinë. Të mos kapërxenjë ndonjë e t’i bënjë keq të vëllat mbë këtë punë; sepse Zoti është shpagimtar për gjithë këto, edhe sikundrë u tham juve që përpara, edhe e vërtetuam me martiri. Sepse Perëndia nukë na thirri ndë ndyrësirë, po ndë shënjtërim. Përandaj ay që shkel këto, nukë shkel njerinë, po Perëndinë, që na dha Frymën’ e ti të Shënjtëruarënë. Edhe për dashurimin’ e vëllazërisë s’keni nevojë t’u shkruajmë juve; sepse jeni të mësuarë nga Perëndia që të doni njëri tiatrinë; Sepse ju e bëni këtë mbë gjithë vëllezëritë që janë ndë Maqedhoni. Po u lutemi juve, o vëllezër, të teproni më shumë mbë këtë; Edhe të nxitoni të rrini urtë, edhe të shikoni punëratë tuaja, sikundrë u porositëm juve, Që të ecëni ndër të jashtëmit sikundrë ka hije, edhe të mos keni nevojë as për ndonjë gjë. Edhe nukë dua të jeni të paditurë, o vëllezër, për ata që kanë fjeturë, që të mos u vinjë keq juve, sikundrë edhe atyre të tierëvet që s’kanë shpëresë. Sepse ndë besojmë se Jisuj vdiq edhe u ngjall, kështu edhe Perëndia do t’i bierë bashkë me atë ata që kanë fjeturë me anë të Jisujt. Sepse këtë ua themi juve nga fiala e Zotit, se ne të gjallëtë që kemi mbeturë mbë t’ardhurit të Zotit, nukë do t’ ua harrijm’ atyreve që kanë fjeturë; Sepse Zoti vetë do të sbresë nga qielli me urdhërë, me zë ëngjëlli të parë, edhe me trumbetë Perëndie, edhe ata të vdekuritë që vdiqnë mbë Krishtinë do të ngjallenë më përpara; Pastaj ne të gjallëtë që kemi mbeturë, do të rrëmbenemi bashkë me ata ndë ret, për të dalë përpara Zotit nd’ erët, edhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotinë. Përandaj ngushulloni njëri tiatrinë me këto fialë. Edhe për motet’ e për kohërat, o vëllezër, nukë keni nevojë t’u shkruanj juve; Sepse ju e dini fort mirë, se dita e Zotit, posi viedhësi natënë, kështu vien. Sepse kur thonë: Paqtim edhe siguri, atëhere vien mbi ata humbëje e paprirurë, posi të dhëmburat’ e gruasë me barrë; edhe nukë do të shpëtonjënë. Po ju, o vëllezër, nukë jeni ndë errësirë, që t’ua harrinjë ajo ditë posi viedhës. Të gjithë ju jeni bij drite e bij dite; nukë jemi të natësë, as të errësirësë. Le të mos flemë pra sikundrë edhe të tierëtë, po le të rrimë squarë, edhe le të jemi të esullë. Sepse ata që flenë, natënë flenë; edhe ata që dehenë, natënë dehenë; Po ne, pasi jemi të ditësë, le të jemi esullë, e le të veshëmë thurakën’ e besës’ e të dashurisë, edhe për përkrenarenë shpëresën’ e shpëtimit. Sepse Perëndia nukë na ka urdhëruarë për zemërim, po për fitimin’ e shpëtimit, me anë të Zotit tënë Jisu Krishtit, Që vdiq për ne, që të rrojmë bashkë me atë, a kur rrimë squarë jemi, a kur flemë,. Përëndaj ngushulloni njëri tiatrinë, edhe ndërtoni njëri tiatrinë, sikundrë edhe bëni. Edhe u lutemi juve, o vëllezër, t’i dini ata që mundonenë ndër ju, e rrinë mbi kryet tuaj mbë Zotinë, e u mësonjënë juve; Edhe i nderoni ata me më tepërë dashuri për punën’ e atyreve. Kini paqtim ndërmest tuaj. Edhe u lutemi juve, o vëllezër, mësoni të prapëtë, ngushulloni zemër-pakëtë, u ndihni të sëmurëvet, kini zemërë të gjerë mbë të gjithë. Vështroni se mos i bënjë ndonjë tiatrit keq për të keq; po kërkoni përherë të mirënë edhe te njëri tiatri, edhe te të gjithë. Përherë gëzohi. Pa pushim fali. Për çdo gjë epni të falurë ndersë; sepse kyj është dashurimi i Perëndisë te ju mbë Jisu Krishtinë. Mos shuani Frymënë. Mos hithni poshtë profiti. Provoni të gjitha, mbani të mirënë. Hiqni dorë prej çdo farë së lige. Edhe vetë Perëndia i paqtimit u shënjtëroftë juve të tërë; edhe u ruajt’ e tërë fryma juaj, edhe shpirti, edhe mishi, pa palavi ndë të ardhurit Zotit tënë Jisu Krisht. Besëtar ësht’ ay që u thërret juve, i cili edhe do ta bënjë. O vëllezër, fali për ne. Përshëndetni gjithë vëllezëritë me të puthurë të shënjtëruarë. U ve mbë be juve mbë Zotinë, të këndonetë karta mbë gjithë vëllezërit’ e shënjtëruarë. Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me ju. Amin. Pavli edhe Silluani edhe Timotheu te qisha e Thessallonikasvet, mbë Perëndinë, Atinë tënë, edhe mbë Zotinë Jisu Krisht; Hirë qoftë mbë ju edhe paqtim nga Perëndia, Ati ynë, edhe nga Zoti Jisu Krisht. Duhetët’i falemi ndersë përherë Perëndisë për ju, o vëllexër, sikundrë se vëjen, sepse besa juaj po shtonetë fort, edhe dashuria e kujdo prej jush mbë njëri tiatrinë po tepron; Kaqë sa ne vetë mburremi për ju ndë qishat të Perëndisë, për durimnë tuaj edhe për besënë ndër gjithë të ndiekurat tuaja e ndër shtrëngimet që hiqni; Që ajo është një dëftim i gjyqit drejtë të Perëndisë, që të bëhi ju të zotërit e mbëretërisë Perëndisë, që pësoni për atë. Sepse ësht’ e udhësë përpara Perëndisë’ t’u apë shtrëngim atyreve që u shtrëngonjënë juve; Po juve që shtrëngohi, të prëjturë bashkë me ne, kur të sbulonetë Zoti Jisu nga qielli bashke me ëngjëjt’ e fuqisë ti, Me flakë ziarri, tuke ua shpaguar’ atyreve që nukë njohënë Perëndi, edhe atyreve që nuk’ i dëgjonjën ungjillit Zotit tënë Jisu Krishtit; Të cilëtë do të mundonenë me të prishurë të pasosurë nga faqeja e Zotit, edhe nga lavdia e fuqis’ s’ati, Kur të vinjë të lavdëronetë ndër shënjtorët të ti, edhe të bënet’ i çudiçim ndër gjith’ ata që besonjënë (sepse ju i zutë besë martirisë tonë), nd’atë ditë. Përandaj edhe ne falemi përherë për ju, që t’u bënjë juve Perëndia ynë të zotërit’ e të thërriturit’ ti, edhe të mbushë çdo pëlqimin’ e së mirësë, edhe punën e besësë me fuqi; Që të lavdonetë emëri i Zotit tënë Jisu Krishtit ndër ju, edhe ju mb’ atë, pas hirit të Perëndisë tënë edhe Zotit Jisu Krisht. Ndashti u lutem juve, o vëllezër, për të ardhurit’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, edhe për të mbëledhuritë tënë mb’ atë, Që të mos tundi ju shpet nga mëndëja juaj, as të mos trubëllohi as prej fryme, as prej fiale, as prej karte sikurse u shkrua prej nesh, se vallë u afrua dit’ e Krishtit. Le të mos u gënjenjë juve ndonjë as mbë ndonjë mëndyrë; sepse s’ka për t’ ardhur’ ajo ditë, pa mos ardhurë më përpara të ngrituritë krye, edhe të sbulonetë njeriu i fajit, i biri humbejsë, Ay që rri kundrë e ngrihetë përpietë kundrë çdo farë gjëje që thuhetë Perëndi a lutëje, kaqë sa ay të rrijë ndë tempull të Perëndisë si Perëndi, tuke dëftyerë vetëhen’ e ti se është Perëndi. Nukë mbani mënt se kur ishnjam po përanë jush, u thoshnjam juve këto? Edhe ndashti e dini atë që përmban atë, që të sbulonet’ ay ndë kohë të ti. Sepse fshehësira e paudhërisë ndashti vepëronetë; vetëmë gjersa të hiqetë nga mezi ay që e përmban ndashti; Edhe atëhere do të sbulonet’ i paudhi, të cilinë Perëndia do ta humbasë me frymën’ e gojësë ti, edhe do ta prishnjë me të parët’ e t’ ardurit ti; I cili do të vinjë pas vepërimit të Satanajt me çdo fuqi e me shenje e me çudira gënjeshre, Edhe me çdo kobim të shtrembëtësë, ndërmest atyre që humbasënë; sepse nukë pritnë dashurin’ e së vërtetësë që të shpëtonjënë. Edhe përëndaj Perëndia do t’u dërgonjë atyre vepërim kobimi, që t’i besonjënë gënjeshtrësë; Që të gjykonenë për të keq gjith’ ata që nuk’ i besuanë së vërtetësë, po pëlqyenë të shtëmbëtënë. Po neve na duhetë t’i falemi ndersë Perëndisë përherë për ju, o vëllezër të dashurë prej Zotit, se Perëndia u sgjodhi juve që përpara herësë për shpëtim me shënjtërimin’ e Frymësë, edhe me besën’ e së vërtetësë, Që mb’ atë u thirri juve me anë të ungjillit tënë, për fitimin’ e lavdisë Zotit tënë Jisu Krishtit. Përandaj pra, o vëllezër, qëndroni, edhe mbani ato porosi që u mësuatë, a nga fiala, a nga karta jonë. Edhe vetë Zoti ynë Jisu Krishti, e Perëndia edhe Ati ynë, ay që na deshi e na dha ngushullim të pasosurë edhe shpëresë të mirë më anë të hirit, Ngushulloftë zemratë tuaja, edhe u forcoftë juve mbë çdo fialë e punë të mirë. Mbë të pastajmenë, o vëllezër, fali për ne, që të ecënjë fiala e Zotit edhe të lavdonetë, sikundrë edhe te ju, Edhe që të shpëtojmë nga njerëzit e kotë e të liq; sepse besa nuk’ është te të gjithë. Po Zoti është besëtar, që do t’u forconjë juve e do t’u ruanjë nga i ligu. Edhe kemi shpresë mbë ju me anë të Zotit, se ato që u porosisëmë juve, edhe i bëni, edhe do t’i bëni. Edhe Zoti drejtoftë zemratë tuaja ndë dashuri të Perëndisë, edhe ndë durim të Krishtit. Edhe u porosisëmë juve, o vëllezër, mbë emërë të Zotit tënë Jisu Krishtit, të mërgohi nga çdo vëlla që ecën pa udhë, edhe jo pas asaj porosisë që mori prej nesh. Sepse ju e dini qysh duhetë të bëni si bëjmë neve; sepse nuk’ u prum të prapë ndër ju, As bukë hangrëm dhurëti prej ndonjërit, po me të lodhur’ e me mundim, tuke punuarë nat’e ditë, që të mos i bënemi barrë ndonjërit prej jush. Jo se s’kemi pushtet, po që të apëmë vetëhenë tonë për shëmbëllesë që të bëni si bëjmë ne. Sepse edhe kur ishim te ju, këtë u porosisnim juve, se ndë qoftë nuk do ndonjë të punonjë, as mos hajë. Sepse dëgjojmë ca vetë ndër ju tuke ecurë prapë, edhe se nukë punonjënë fare, po sillenë rrotullë tuke vënë re punëra të kota. Edhe të tillëtë njerës i porosisëm’ e i mësojmë për Zotinë tënë Jisu Krishtinë, të hanë bukën’ e tyre tuke punuarë me pushim. Po ju, o vëllezër, mos u lothni tuke bërë mirë. Edhe ndë qoftë ndonjë se s’i dëgjon fialësë tonë shkruarë me anë të kësaj karte, shënoni atë; edhe mos bashkohi me atë, që t’i vinjë turp. Po mos e vështroni atë si arëmik, po mësonie si vëlla. Edhe vetë Zoti i paqtimit u dhashtë juve paqtiminë kurdo me çdo mëndyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë. Të faluritë me shëndet u shkrua me dorënë time, të Pavlit, që është shenjë mbë çdo kartë; kështu shkruanj. - Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amin. Pavli, apostoli i Jisu Krishtit, pas urdhërit Perëndisë, shpëtimtarit tënë, edhe Zotit Jisu Krisht, shpëresësë sonë, Mbë Timothenë, të thieshtinë dialë ndë besët, qoftë hirë, përdëllim, paqtim, prej Perëndisë, Atit tënë, edhe prej Jisu Krishtit, Zotit tënë. Sikundrë t’uluçë, kur venjam ndë Maqedhoni, të preç ndë Efesë, që të porosiç ca vetë të mos mësonjënë mësime të tiera, As të mos u vënë vesh përrallavet e brezavet që s’kanë të mbaruarë, të cilatë bienë qarta më tepërë se të ndërtuarët’ e Perëndisë ndë besët; bën kështu. Edhe fundi i porosisë është dashuri prej zemrësë këthiellëtë, edhe prej ndërgjegjëjesë mirë, edhe prej bese pa ipokrisi; Nga këto ca vetë passi duallë prej udhësë, u kthyenë ndë fialë të kota, Tuke dashurë të jenë nom-mësonjësa, pa kupëtuar’ as ato që thonë, as ato që i bënjënë për të vërteta. Edhe e dimë, se nomi ësht’ i mirë, ndë qoftë se e përndor atë njeriu me udhë, Tuke diturë këtë, se nomi nuk’ është vënë për të drejtinë, po për të paudhët’ e për të padinduritë, për ata që s’druanjënë Zotinë e për fajtorët, për të shtrembëtit e për të ndyrët, për ata që rrahënë tanë e rrahënë t’ëmënë, për ata që vrasënë njerës, Për kurvarë, për ata që bienë me meshkuj, për ata që shesënë njerës, për gënjeshtarë, për ata që betonenë rrem, edhe për çdo tiatrë gjë që i del kundrë mësimit shëndoshë, Pas ungjillit lavdisë të lumurit Perëndi, që m’u zu besë. Edhe i falem ndersë Zotit tënë Jisu Krishtit, Zotit tënë, që më dha fuqi, se më gjukoj për besëtar, e më vuri ndë shërbesët, mua, Që përpara ishnjam vllasfimiar, e ndiekës e shaharak; po u përdëllyeshë, sepse pa ditur’ i bëra ndë pabesëri; Po edhe hiri i Zotit tënë teproj tek unë me besë e me dashuri që është mbë Jisu Krishtinë. Për të zënë besë është fiala, edhe e vëjyerë për të priturë, se Jisu Krishti erdhi ndë botët që të shpëtonjë fajtorë, që nga ata jam un’ i pari; Po përandaj u përdëllyeshë, që Jisu Krishti të dëftenjë përpara tek unë gjithë zemërën’ e gjërë, për shëmbëllim atyreve që i kanë për të besuarë për jetë të pasosurë. Edhe mbë mbëretin’ e jetëvet, të paprishurinë, të paparinë, të vetëminë (të diturinë) Perëndi, qoftë nder edhe lavdi ndë jetët të jetëvet. Amin. Këtë porosi po të lë ndë dorë tyj, o bir Timothe, pas profitiash që kanë qënë përpara për tyj, të lëftonjç me ato luftën’ e mirë, Tuke pasurë besë edhe ndërgjegjëje të mirë, të cilënë ca vetë passi e hothnë tejë, qitnë lundrënë mbë cekë nga besa; Nga ata ësht’ Ymenaju edhe Aleksandhri, të cilët’ i kam dhënë ndë dorë të Satanajt, që të mësonenë të mos vllasfimisnjënë. Lutem pra më përpara nga të gjitha të bënenë të lutura, të falura, të folura, të falura ndersë, për gjithë njerëzit, Për mbëretër, për gjithë sa janë mbë shkallë të lartë, që të shkojmë jetë të patrazuarë e të butë me çdo farë bese të mirë e të hieshime. Sepse këjo ësht’ e mirë edhe e pëlqyerë përpara Perëndisëm shpëtimtarit tënë, I cili do që të shpëtonjënë gjithë njerëzitë, edhe të vinjënë të njohënë mirë të vërtetësë. Sepse një është Perëndia, një ësht’ edhe mestari i Perëndisë edhe i njerëzëvet, njeriu Jisu Krisht, Që dha vetëhen’ e ti shpërblimn për të gjithë, për martir i ndë kohëra të urdhëruara, Për të cilënë martiri u vuç’ unë leçitës edhe apostol, (them të vërtetënë mbë Krishtinë, nukë gënjenj), mësonjës i kombevet ndë besët edhe ndë të vërtetët. Dua pra të falenë burratë mbë çdo vënt, tuke ngriturë duar të pastra, pa zemërim e pa mendim. Po kështu edhe gratë, le të stolisënë vetëhen’ e tyre me rrobe që u ka hie, me turp e me urtësi, jo me gërshetëra, a me ar, a me margaritarë, a me rrobe shumë të vëjyera; Po (ç’duhetë mb’ato gra që dëftenjënë vetëhen’ e tyre se druanjënë Perëndinë) me punë të mira. Gruaja le të mësonetë ndë pushim me çdo farë të binduri; Edhe gruanë nuk’ e lë të mësonjë, as të urdhëronjë burrinë, po të pushonjë. Sepse përpara u gatua Adhami, pastaj Eva. Edhe Adhami nuk’ u gënjye, po gruaja u gënjye e dolli jasht’ udhësë; Po do të shpëtonjë për dielmt që piell, ndë mbetçin ndë besë e ndë dashuri e ndë shënjtërim me urtësi. Për të zënë besë është fiala; ndë i ka ënda ndonjërit episkopi, dëshëron punë të mirë. Duhetë pra episkopi të jetë i pazënë me faj, burr i një gruaje, i esulltë të jetë, i urtë, i hieshim, miku i të huajvet, i zoti për të mësuarë; Jo pianec, jo rrahës (jo të dojë fitim të lik); po të jetë i butë, asi që s’do të zihetë, asi që s’lakëmon për argjënt; Të qiverrisnjë mirë shtëpin’ e ti, të ketë dielm të dëgjuarshim me çdo farë urtësie; (Sepse ndë qoftë se ndonjë nukë di të qiverrisnjë shtëpin’ e ti, qysh do t’i ketë kujdes qishësë Perëndisë?). Të mos jetë i mësuarë rishtazi, që të mos mbahetë mbë të math e të bierë ndë dëm të diallit. Edhe ay duhetë edhe të ketë martiri të mirë edhe nga të përjashtëmit, që të mos bierë ndë turp e ndë lak të diallit. Dhiakëritë po kështu, duhetë të jenë të hieshim, jo me dy faqe ndë fialët, jo të vënë re ndë shumë verë, as mbë fitimi të lik; Të kenë fshehësirën’ e besësë me ndërgjegjëje të këthiellëtë. Edhe këta le të provonenë më përpara, pastaj le të bënenë dhiakërë, ndë qofshinë stë pagjëndurë mbë faj. Gratë po kështu të jenë të hieshime, jo kallzimtare, të esullta, besëtare mbë të gjitha. Dhiakëritë le të jenë burra të një gruaje, që qiverrisënjë mirë dielmt’ edhe shtëpiat’ e tyre. Sepse ata që kanë shërbyerë mirë, fitonjënë shkallë të mirë për vetëhen’ e tyre, edhe kanë shumë sy e faqe ndë besët që është mbë Jisu Krishtinë. Këto po të shkruanj, tuke shpëryerë të vinj për së shpejti te ti; Po ndë mënofsha, që të dish qysh duhetë të bihesh ndë shtëpi të Perëndisë, e cila është qisha e Perëndisë gjallë, shtylla edhe të pështetuir e të së vërtetësë. Edhe pa ndonjë fialë kundrë e madhe është fshehësira e besësë; Perëndia u çfaq ndë mish, dolli i drejtë ndë Frymë, u duk ndër ëngjëj, u leçit ndër kombe, u zu besë ndë botët, hipi lart me lavdi. Edhe fryma thotë fialë për fialë, se ndë kohëra të pastajme do të ngrenë krye ca vetë nga besa, e do t’u mbajënë vesh frymavet gënjeshtare, edhe mësimevet diajvet, Që flasënë gënjeshtra me ipokrisi, të cilëtë kanë diegurë ndërgjegjëjen’ e tyre, Sepse ndalonjënë martesënë, e urdhëronjënë të heqënë dorë nga të ngrënatë, të cilat’ i ka kriuarë Perëndia që t’i marrënë me të falurë ndersë besëtarët’ edhe ata që kanë njohurë të vërtetënë. Sepse çdo kriesë e Perëndisë ësht ’ e mirë, edhe nuk’ është gjë për të hedhurë teje, ndë u marrtë me të falurë ndersë, Sepse shënjëtëronetë nga fiala e Perëndisë e nga të luturitë. Ndë u porosiç vëllezëret këto, do të jesh shërbëtuar i mirë i Jisu Krioshtit, tuke ushqyerë vetëhen tënde me fialët’ e besësë, edhe me mësimin’ e mirë, që i ke rënë prapa. Edhe hiq dorë prej përrallavet ndyra edhe të plakavet, po stërvit vetëhenë tënde ndë besë të mirë. Sepse të stërviturit’ e trupit bën dobi per pak kohë, po besa e mirë mbë të gjitha ësht’ e mirë, sepse zotonetë për këtë jetë ndashti edhe për atë që vien. Për të zënë besë është fiala edhe vëjen që ta presënë të gjithë. Sepse për këtë edhe mundonem edhe jemi të përbuzurë, sepse shpëryem mbë Perëndin’ e gjallë, i cili është shpëtimtari i gjithë njërëzet, po më fort i besëtarëvet. — Porosit këto edhe mëso. Asndonjë le të mos të hethnjë poshtë për të ritë tat, po bënu shëmbëllesë ndër besëtarët ndë fialë, ndë shoqëri, ndë dashuri, [ndë frymë], ndë besë, ndë të qëruarë. Gjersa të vinj bieri prapa të kënduarit, të luturit, të mësuarit. Mos lërë mbënjanë dhurëtinë që është te ti, e cila t’u dha me anë të profitisë kur vunë duartë mbi tyj pleqësia. Këto shko ndër mënt, mbë këto qëndro, që të çfaqetë mbarësia jote mbë të gjithë. Kij kujdes vetëhesë sate edhe mësimit; qëndro mb’ ato. Sepse ndë bëfsh këtë, do të shpëtonjç edhe vetëhenë tënde, edhe ata që të dëgjonjënë tyj. Plakunë mos e qërtonjç, po mësoje posi atë; të ritë mësoi posi vëllezër, Plakatë, posi mëma; të ratë, posi motëra, me çdo farë të qëruari. Ndero grat’ e va, ato që janë me të vërtetë të va. Edhe ndë pastë ndonjë e ve dielm a nipërë, le të mësonjënë më përpara shtëpin’ e tyre të kenë besë të mirë, edhe t’u apënë shpagime përintvet, sepse këjo ësht’e mirë edhe e pëlqyerë përpara Perëndisë. Edhe ajo që është me të vërtetë e ve edhe mbeturë vetëmë, shpëren mbë Perëndinë, edhe qënderon ndë të luturat e ndë të falurat nat’ e ditë; Po ajo që prish shumë, ndonëse rron, ka vdekurë. Edhe porosit këto, që të jenë të pazënë me gojë për të ligë. Po ndë qoftë ndonjë se nukë mendonetë më përpara për të titë, edhe më fort për të shtëpisë ti, ay ka mohuarë besënë, edhe është më i lik se i pabesi. E veja më pak se gjashtë-dhietë vieç le të mos vihetë ndë numërët të vavet, edhe të ketë qënë grua e një burri, Edhe të martirisetë për punë të mira; ndë pastë ushqyerë dielm, ndë pastë priturë të huajë, ndë pastë larë këmbë shënjtorësh, ndë u pastë ndihur’ atyreve që kanë qënë ndë shtrëngim, ndë i pastë rënë prapa çdo farë pune të mirë. Po hiq dorë nga të vat’ e ra; sepse si të mërzitenë nga Krishti, duanë të martonenë; Tuke pasurë mundim, sepse shkelnë besën’ e parë. Edhe pasi janë të papuna, mësonenë të venë rrotullë ndëpër shtëpiat, edhe jo vetëmë të papuna, po edhe fialëshuma e kërkimsore, tuke folurë ato që s’gjanjënë. Dua pra të ratë të martonenë, të bënjënë dielm, të bënenë zonja shtëpie, të mos i apën’ arëmikut asndonjë shkak për të përqeshurë. Sepse ca nga ato u këthyenë e ranë prapa Satanajt. Ndë qoftë se ndonjë besëtar a besëtare ka gra të va, le t’u ndihnjë atyreve, edhe le të mos rëndonetë qisha, që të munt t’u ndihnjë atyreve që janë me të vërtetë të va. Pleqtë që shikonjënë mirë punënë le të nderonenë dy herë më tepërë, më fort ata që mundonenë me fialë e me mësim. Sepse shkronja thotë: “Mos i mëçelsh gojënë kaut kur shin ndë lamët ”, edhe: “I vëjyer’ është punëtori për pagën’ e ti”. Mos prit kallëzim kundrë plaku, veç përpara dy a tre martirëve. Qërto ata që fëjenjënë përpara të gjithëve, që të kenë frikë edhe të tierëtë. Të urdhëronj përpara Perëndisë, edhe Zotit Iisu Krisht, edhe ëngjëjvet sgjedhurë, që t’i ruanjç këto pa bërë gjyqë përpara, as të mos bënjç gjë tuke prierë mbënjanë. Mos vërë duarë përmbi ndonjë shpejt, as mos u bën shok ndër faje të huaja; ruaj vetëhenë tënde të pastrë. — Mos pi më ujë, po pi pakëzë verë për plëndësinë tënt, edhe për të shpesat sëmundëjet’ e tua. Ca njerëzëve u kanë dalë fajetë për faqe që përpara, edhe shkonjënë përpara atyreve ndë gjyqë; edhe ca të tierëve po u venë prapa. Po kështu edhe punërat’ e mira cave u kanë dalë për faqe; edhe ato që janë tjetrazi, nukë munt të fshihenë. Sa shërbëtorë janë ndënë sgjedhë, le t’i kujtonjënë të zotërit’ e tyre të vëjyerë për çdo farë nderie, që të mos vllasfimiset’ emëri i Perëndisë edhe mësimi. Edhe ata që kanë zotërinj besëtarë, le të mos i hedhënë poshtë, sepse janë vëllezër; po më shumë le t’u punonjënë, sepse ata që fitonjënë punën’ e mirë janë besëtarë edhe të dashurë. Këto mëso edhe porosit. Ndë mësoftë ndonjë mësime të tiera, edhe ndë mos vaftë prapa fialëvet shëndosha të Zotit tënë Jisu Krishtit, edhe mësimit që është pas besësë mirë, Kyj mban vetëhen e ti mbë të math, edhe nukë di gjë, po është i sëmurë për të zëna e për të ngrëna me fialë, nga të cilatë del cmir, qartë, vllasfimia, mendime të liga, Fialë të kota njerëzish të prishurë mënç, edhe që u shteret’ e vërteta, sepse ata kujtonjënë, se bes’ e mirë është për fitim. Mërgohu nga të tillëtë. Po bes’ e mirë me mbastiminë mbë të pakët është fitim i math. Sepse as gjë s’kemi prurë ndë botët; edhe e kupëtojmë fort mirë se as nukë munt të marëmë gjë jashtë me vetëhe. Po kur kemi të ngrëna e të mbuluara, le të na mbastonjënë këto. Po ata që duanë të bënenë të pasurë, bienë ndë ngasëje edhe ndë lak, edhe ndër shumë dëshërime që janë të marra e dëmtore, të cilatë kredhënë njerëzitë ndë prishëje e ndë humbëje. Sepse rrënja e gjithë të ligavet është dashuria e argjëndit; ca që i pëlqyen’ asaj duallnë jasht udhësë besësë, edhe depërtuanë vetëhen’ e tyre me shumë të dhëmbura. Po ti, o njeriu i Perëndisë, ik nga këto; edhe ndiq drejtëri, besë të mirë, besë, dashuri, butësirë. Lëfto luftën’ e mirë të besësë, rrok jetën’ e pasosurë, që edhe u thirre mb’ atë, edhe rrëfeve rrëfimin’ e mirë përpara shumë martirëve. Të porosis përpara Perëndisë që u ep jetë të gjithave, edhe përpara Jisu Krishtit që martirisi ndë ditë të Pont Pillatit, Të ruanjç porosinë pa lyerë, pa palavi, gjer mbë të dukurit të Zotit tënë Jisu Krishtit, Të cilinë ndë kohëra të tia do ta dëftenjë i lumuri edhe i vetëmi Fuqitar, Mbëreti i mbëretërave, edhe Zoti i zotëravet, Ay që ka vetëmë pavdekëjenë, edhe që është ndenjurë ndë dritë të paafruarë, të cilinë asndonjë nga njerëzitë nuk’ e pa, as munt ta shohnjë; mb’ atë qoftë nderë edhe pushtet i jetëshim. Amin. Porosit të pasuritë ndë këtë jetë të mos mbahenë mbë të math, as të mos shpërenjënë mbë pasëjet që s’dihetë, po mbë Perëndinë e gjallë, që na ep të gjitha me dorë hapurë për fitim. Të punonjënë punëra të mira, të bënenë të pasurë me punëra të mira, të jenë dorë hapurë, të shoqëruarshim, Të vënë mbënjanë thesarë për vetëhen’ e tyre që është themeli e mirë për pastaj, që të fitonjënë jetën’ e pasosurë. O Timothe, ruaj ndorëjenë, edhe mërgonu nga të ndyratë fialët’ e të kota, edhe nga të ngrënatë me fialë asaj diturisë që qjuhetë gënjeshtare, Të cilënë tuke punuarë ca vetë, dualnë nga udha e besësë. Hiri qoftë bashkë me ty. Amin. Pavli, apostol i Jisu Krishtit me dashurimin’ e Perëndisë, pas të zotuarit jetësë që është mbë Jisu Krishtinë, Mbë Timothenë, birin’ e dashurë, qoftë hirë, përdëllim, paqtim prej Perëndisë, Atit, edhe prej Jisu Krishtit, Zotit tënë. I falem ndersë Perëndisë, të cilinë lus që nga përint’ e mi me ndërgjegjëje të këthiellëtë, se pa pushim të kujtonj ndë të luturat të mia nat’ e ditë, Edhe kam mallë të shoh, kur kujtonj lot’ e tu, që të mbushem me gëzim; Sepse bie ndër mënt besënë pa ipokrisi që është te ti, e cila ndenji më përpara te jot gjyshe Llojdha, edhe te jot ëmë Evnika; edhe më është mbushurë mëndëja se ka ndënjur’ edhe te ti. Për atë punë të përmënt tyj, që të ngjallç përsëri dhurëtin’ e Perëndisë, e cila është te ti nga të vënët’ e duarvet mia mbi tyj. Sepse Perëndia s’na ka dhënë frymë frike, po frymë fuqie e dashurie e urtësie. Mos kij turp pra për martirin’ e Zotit tënë, edhe për mua të lidhurin’ e ati; po hiq keq bashkë me mua për ungjillinë pas fuqisë Perëndisë, I cili na shpëtoj, edhe na thërriti me të thërriturë të shënjtëruarë, jo pas punëravet tona, po pas së thënësë ti, edhe pas hirit që na u dha me anë të Jisu Krishtit që përpara motevet pasosurë, Edhe që u çfaq ndashti me të dukurit’ e shpëtimparit tënë Jisu Krishtit, i cili prishi vdekëjenë, edhe nxori ndë dritë jetën’ edhe pavdekëjenë me anë të ungjillit. Për atë u vuç’ unë leçitës edhe apostol edhe mësonjës i kombevet; Që për atë punë edhe pësonj këto; po s’kam turp; sepse e di se kujt i kam besuarë, edhe më është mbushurë mëndëja, se ay munt të ruanjë ndorëjenë time gjer mb’atë ditë. Ruaj formën’ e fialëvet shëndosha, që dëgjove prej meje, me besë e me dashuri që është mbë Jisu Krishtinë. Ndorjen’ e mirë ruaje me anë të Frymësë Shënjtëruarë që rri ndër ne. Ti e di këtë, se gjith’ata që janë nd’ Asi më këthyenë kurrizinë, nga ata është Fygjelli edhe Hermogjeni. Zoti dhashtë përdëllim ndë shtëpi të Onisiforit; sepse shumë herë më dha zemërë, edhe s’pat turp për hekurat’ e mia, Po kur erdhi ndë Romë, më kërkoj me shumë nxitim, edhe më gjeti. Zoti i dhashtë ati të gjenjë përdëllim nga Zoti nd’ atë ditë. Edhe sa më shërbeu ndë Efesë, ti e di më mirë. Ti pra, o diali im, forcohu ndë hirë që është mbë Jisu Krishtinë; Edhe sa dëgjove prej meje me shumë martirë, epi këto ndër duar njerëzish besëtarë, atyreve që të jenë të zotëritë të mësonjënë edhe të tierë. Ti pra vuaj posi ushtëtar i mirë i Jisu Krishtit. Sepse asndonjë nukë ngatëronetë me tregëtit’ e kësaj jete kur shkruhetë ushtëtar, që t’i pëlqenjë ati që mbëleth ushtëtorë. Po edhe ndë lëftoftë ndonjë, nukë kurorëzonetë, ndë mos lëftoftë sikundrë ësht’ e udhësë. Bujku që mundonetë duhetë të marrë piesë përpara nga pemëtë. Kupëto ato që them; edhe Zoti të dhashtë mënt mbë të gjitha. Ki ndër mënt Jisu Krishtinë nga far’ e Dhavidhit që është ngjallurë prej së vdekurish, pas ungjillit tim; Që për atë vuaj gjer mbë të lidhura, posi keq-bërës; po fial’ e Perëndisë nukë lidhetë. Përandaj duronj të gjitha për të sgjedhuritë, që të gjenjën’ edhe ata shpëtimnë që është mbë Jisu Krishtinë, bashkë me lavdin’ e pasosurë. Për të zënë besë është fiala; sepse ndë kemi vdekurë bashkë me Krishtinë, kemi për të rruar’edhe bashkë me atë; Ndë durofshim, edhe kemi për të mbëretëruarë bashkë me atë; ndë e mohofshim, edhe ay do të na mohonjë, Ndë dalshim të pabesë, ay mbet besëtar; nuk munt të mohonjë vetëhen’ e ti. Këto ua bierë ndër mënt, tuke dhënë martiri përpara Zotit, të mos hahenë me fialë për gjë që s’duhetë, po është për prishëjen e atyreve që dëgjonjënë. Nxito të nxierç vetëhenë tënde të provuarshim përpara Perëndisë, punëtuar faqe- bardhë, që pret drejtë fialën’ e së vërtetësë. Edhe largonu nga të ndyratë fialët’ e kota; sepse shtonjënë më shumë pabesëri. Edhe fiala e atyreve ka për të ngrënë posi qimezë; nga ata është Hymenaj edhe Filiti, Të cilëtë duallë jasht’ udhësë të së vërtetësë, tuke thënë, se ndashti u bë të ngjalluritë; edhe përmbysnjënë besën’ e cave. Po themeli’ e fortë e Perëndisë qëndron, sepse ka këtë vulë. Zoti njeh ata që janë të titë; edhe kushdo që zë n’gojë emërin’ e Krishtit, le të largonetë nga e shtrëmbëta. Edhe ndë një shtëpi të madhe nukë janë vetëm’ enë të arta e të argjëntta, po edhe të drunjëta e të baltta; e ca duhenë për punë të ndershime, e ca për punë të pandershime. Ndë qëroftë pra ndonjë vetëhen’ e ti nga këto, do të jetë enë për nderë, e shënjtëruar’ edhe e vëjyerë për të zonë, bërë gati për çdo farë pune të mirë. Edhe mërgonu nga dëshërimet’ e dialërisë; po ndiq drejtërinë, besënë, dashurinë, paqtimnë bashkë me ata që thërresënë Zotinë me zemërë të këthiellëtë. Edhe hiq dorë nga të marrat’ e të pa diçëmetë të ngrëna me fialë, tuke diturë se piellënë të zëna. Edhe shërbëtori Zotit nukë duhetë të zihetë, po të jetë i butë mbë të gjithë, asi që mëson, asi që duron të ligënë, Të mësonjë me butësirë ata që mendonenë kundrë, mbase u ep atyreve Perëndia pendim, që të njohënë të vërtetënë, Edhe të shkonenë nga laku i diallit, që janë zënë të gjallë prej ati për dashurimin’ e ati. Edhe die këtë, se mbë dit të pastajme kanë për t’ ardhurë kohëra të këqia; Sepse atëhere njerëzitë do të jenë miqt’ e vetëhesë tyre, miqt’ e argjëndit, krye-lartë, madhështorë, vllasfimiarë, të pabindurë mbë përint, të panjurë të mirëve, të paudhë, Të padhëmurë, të papaqtuarshim, kallëzimtarë, të pambajturë, të egërë, të padashurë të mirënë, Trathtorë, gojë-sbrazëtë, të fryejturë, miqt’ e kënaqëjevet më shumë se miqt e Perëndisë, Të cilëtë kanë të parët’ e besësë mirë, po mohonjënë fuqin’ e asaj; largonu edhe nga këta. Sepse nga këta janë ata që hynjënë ndëpër shtëpiat, edhe skllavosënë gratë që janë ngarkuarë me faje, e hiqenë prej çdo farë dëshërimesh. Të cilatë kurdo mësonenë, e kurrë s’munt të vinë ndë të njohurit të së vërtetësë. Sikundrë edhe Janniu e Jambriu i dualnë kundrë Mojsiut, kështu edhe këta i dalënë kundrë së vërtetësë, njerës të prishurë nga mëndëja, të paprovuarshim ndë besët. Po s’kanë për të shkuarë mbarë më tepërë; sepse marrësia e atyreve do të çfaqetë mbë të gjithë, sikundrë u çfaq edhe e atyreve. Po ti i re prapa mësimit tim, së shkuarësë jetësë, së paravënësë, besësë, zemrësë gjërë, dashurisë, durimit, Të ndiekuravet, pësimevet, sa më gjajtnë ndë Antioqi, ndë Ikoni, ndë Lystra; çfarë të ndiekurash hoqa? Edhe Zoti më shpëtoj nga të gjitha. Po edhe gjithë sa duanë të rronjënë me besë të mirë te Jisu Krishti do të ndiqenë. Po njerëzit’ e liq e gënjeshtarë do të venë mbarë mbë më të ligënë, e do të gënjenën’ e do të gënjenenë. Po ti qëndro mb’ato që nxure e u zure besë, tuke diturë prej cilit i ke nxënë; Edhe se i di shkronjat’ e shënjtëruara që nga foshnjëria, ato që munt të bënjënë të diturë për shpëtim me anë të besësë që është mbë Jisu Krishtinë. Gjithë shkronja është frymë nga Perëndia, edhe e dobishëme për mësim, për qërtim, për të ndrequrë, për mësim që është me drejtëri; Që të jetë i tërë njeriu i Perëndisë, bërë gati për çdo farë pune të mirë. Të urdhëronj pra unë përpara Perëndisë edhe Zotit Jisu Krisht, që ka për të gjykuarë të gjallë e të vdekurë ndë të dukurit të ti edhe ndë mbëretëri të ti; Leçit fialënë; qëndro me kohë e pa kohë; qërto, bieri ndër sy, lutu me çdo farë zemëre të gjërë e me mësim. Sepse do të vinjë një kohë, që s’do të duronjënë mësimin’ e shëndoshë, po do të mbëledhënë grumbullë përanë vetëhesë tyre mësonjësa pas dëshërimesh tyre, për të gudulisurë dëgjimnë; Edhe do këthenjënë veshëtë nga e vërteta, edhe do të këthenenë të venë pas përrallavet. Po ti rri squarë mbë të gjitha, vuaj, bën punë ungjilltari, bën plot shërbesënë tënde. Sepse unë ndashti jam tuke derdhurë gjakunë, edhe koha e të ikurit tim harriu. Lëftova luftën’ e mirë, mbarova udhënë, ruajta besënë; Mbë të pastajmenë më ruhetë kurora e drejtërisë, të cilënë do të ma apë Zoti nd’atë ditë, i drejti gjyqtar; edhe jo vetëmë mua, po edhe gjith’ atyreve që duanë të dukurit’ e ati. Nxitonu të vinjç shpejt tek unë. Sepse Dhimaj më la, sepse deshi këtë jetë, edhe vate ndë Thessallonikë; Krisku ndë Gallati; Titua ndë Dhallmati; Vetëmë Lluka është bashkë me mua. Merr Markunë me vetëhe e biere bashkë me tyj; sepse më ësht’ i vëjyerë ndë punët. Edhe dërgova Tiqikunë ndë Efesë. Kur të vinjç, bierë felloninë që laçë ndë Troadhë përanë Karpit, edhe vivliatë, po më fort memvranatë. Aleksandrë ramtori më bëri shumë të liga; ia shpagoftë Zoti pas punëravet ati; Edhe ti ruhu nga ai; sepse u del shumë kundrë fialëvet tona. Kur dhashë fialë herën e parë asndonjë nukë erdhi bashkë me mua. po të gjithë më lanë (mos u numëroftë atyre për të lik). Po Zoti më ndënji përanë, edhe më dha fuqi, që të mbushetë të leçituritë me anënë time, edhe të dëgjonjënë gjithë kombetë; edhe shpëtova nga goja e leonit. Edhe Zoti do të më shpëtonjë nga çdo pun’ e ligë, do të më ruanjë për mbëretërin’ e ati qiellorenë; mb’ atë qoftë lavdia ndë jetë të jetëvet. Amin. Iu fal me shëndet Priskësë edhe Aqyllit, edhe shtëpisë Onisiforit. Erasti mbeti ndë Korinthë; edhe Trofimnë e lashë të sëmurë ndë Militë. Nxito të vinjç përpara dimërit. Të faletë me shëndet Efvuli, edhe Pudhi, edhe Lini, edhe Kllavdhia, edhe gjithë vëllezëritë. Zoti Jisu Krisht qoftë bashkë me frymënë t’ënde. Hiri qoftë bashkë me ju. Amin. Pavli, shërbëtori i Perëndisë, edhe apostoli i Jisu Krishtit, pas besësë të sgjedhurëvet të Perëndisë, edhe pas të njohurësë së vërtetësë që është pas besësë mirë, Për shpëresën’ e jetësë pasosurë, që ka zotuarë Perëndia që s’gënjen përpara motevet pasosurë, Edhe çfaqi ndë kohëra të urdhëruara fialën’ e ti me anë të leçiturit, që m’u besua pas porosisë Perëndisë Shpëtimtarit tënë; Mbë Titonë, të thieshtinë dialë pas besësë që kemi së bashku, qoftë hirë (përdëllim), paqtim prej Perëndisë Atit, edhe prej Zotit Jisu Krishtit, Shpëtimtarit tënë. Përandaj të lashë ndë Kritë, që të ndreqç të mbeturatë, edhe të vëç pleq qytet mbë qytet pleq, sikundrë të kam urdhëruar unë; Kush të jetë i pahequrë për faj, burr i një gruaje, që ka bij besëtarë, që të mos u ketë dalë zëri për plank-prishësa, a për të pabindurë. Sepse episkopi duhetë të jetë i pahequrë për faj, posi kujdestar i Perëndisë; jo kryelartë, jo zemërak, jo pianec, jo rrahës, jo asi që lakëmon mbë fitim të lik; Po derë-hapëtë, miku i së mirësë, i urtë, i drejtë, shënjt, asi që përmban vetëhen e ti; Tuke qëndruarë ndë fialë të vërtetë pas mësimit, që të muntnjë të ngusnjë të tierë me mësimin’ e shëndoshë, edhe të qërtonjë ata që flasënë kundrë. Sepse janë shumë të pabindur’ edhe që flasënë kot e prishnjënë mëndëjenë, më fort ata që janë nga rrethpresëja; Atyreve duhetë t’u mbëçelmë gojënë; të cilëtë këthenjënë përmbys shtëpira të tëra, tuke mësuarë sa s’duhenë, për fitim të ndyrë. Një nga ata tha, vetë profiti i atyreve: “Kritasitë janë kurdo gënjeshtarë, bisha të liga, barqe të ngeshim.’’ Këjo martiri ësht’ e vërtetë; për atë punë qërtoi ata fort, që të jenë të shëndoshë ndë besët; Edhe të mos u vënë vesh përrallavet Judhenjet, edhe porsivet njerëzet që i këthenjënë kurrizinë së vërtetësë. Të gjitha janë të qëruarë të të qëruaritë; po te të ndyrët’ e te të pabesët’ asndonjë gjë s’ësht’ e qëruara, po edhe mëndëja e atyreve edhe ndërgjegjëja janë të pëgëra. Rrëfenjënë me gojë se njohënë Perëndi, po me punë e mohonjënë, sepse janë të ndyrë edhe të pabindurë, edhe të paprovuarshim mbë çdo farë pune të mirë. Po ti fol sa gjanjënë për mësimin e shëndoshë. - Pleqtë të jenë të esullë, të hieshim, të urtë, të shëndoshë ndë besët, ndë dashurit, ndë durimt. Kështu edhe plakatë të bihenë sikundrë u ka hie shënjtorëvet; mos jenë kallëzimtare, mos jenë dhënë pas verësë shumë, të jenë mësimtare të mira, Që të mësonjënë të ratë të duanë burrat’ e tyre e djemt’ e tyre, Të urta, të qëruara, shtëpiruajtëse, të mira, t’u unjënë kryetë burravet tyre, që të mos vllasfimisetë fiala e Perëndisë. – Kështu porosit edhe të ritë të jenë të urtë - Mbë të gjitha të dëftenjç vetëhenë tënde për formë të punëravet mira, tuke ruajturë ndë mësim paprishëje, Edhe hijeshim, fialë të shëndoshë e të pagjukuarë për të lik, që të ketë turp ay që është kundrë, e të mos ketë asndonjë të ligë të flasë për ju. – Shërbëtorëtë t’u unjënë kryetë zotërinjvet tyre, mbë gjithë punërat të jenë të pëlqyershim, të mos flasënë kundrë; Të mos marrënë gjën' e huajë, po të dëftenjënë gjithë besën’ e mirë, që të stolisënjë ndër gjithë punërat mësimin' e Perëndisë, Shpëtimtarit tënë. Sepse u duk i shpëtuarshimi hir’ i Perëndisë mbë gjithë njerëzitë Që na mëson të mohojmë pabesërinë edhe dëshërimet’ e botësë, e të rrojmë ndë këtë jetë me urtësi e me drejtëri e me besë të mirë, Tuke priturë Shpëresën’ e lumurë, edhe të dukurit’ e lavdisë Perëndisë math edhe Shpëtimtarit tënë Jisu Krishtit; I cili dha vetëhen’ e ti për ne, që të na shpërblenjë prej çdo paudhërie, edhe të na qëronjë për vetëhen’ e ti llaus të sgjedhurë, zemër-përvëluarë për punëra të mira. Këto fol, e porosit, e qërto me çdo farë urdhëri; asndonjë le të mos të hedhë poshtë tyj. Ua bierë ndër mënt atyreve të unjënë kryetë ndën’ urdhërat e ndënë pushtetet, t’u dëgjonjënë të parëvet, të jenë gati për çdo farë pune të mirë, Të mos vllasfimisnjën’ asndonjë, të mos zihenë, të jenë të butë, të dëftenjënë çdo butësirë mbë gjithë njerëzitë. Sepse edhe neve ishim njëherë të marrë, të pabindurë, të gënjyershim, tuke u shërbyerë dëshërimevet e kënaqëjevet, e tuke shkuarë jetënë ndë të ligë e ndë cmir, të mërziturë e tuke pasurë mëri njëri jatërinë. Po kur u çfaq e mira edhe dashuria e njerëzisë nga Perëndia Shpëtimtari ynë, Jo prej punërash drejtërisë që punuam neve, po pas përdëllimit ti na shpëtoj prej së larësë të lindurit përsëri, edhe prej të përtërijturit Frymësë Shënjtëruarë, Që derdhi mbë ne me dorë të hapëtë me anë të Jisu Krishtit, Shpëtimtarit tënë; Që të dalëmë të drejtë me hirin’ e ati, e të bënemi trashëgimtarë pas shpëresësë jetësë pasosurë. Për të besuar’ është fiala; edhe dua të vërtetonjç këto, që të kenë kujdes ata që i kanë besuarë Perëndisë të jenë gati për punëra të mira. Këto janë të mirat’ edhe të vëjyeratë për njerëzit. Edhe kërkuarëje të marra, e breza njerëzish, e të ngrëna me fialë, edhe luftëra nomi t’i lëç mbënjanë; sepse janë të pavëjyera edhe të kota. Njerinë eretik, si t’a mësonjç një herë e dy herë, hiq dorë nga ay, Tuke e diturë që kyj ka dalë jasht’ udhësë, edhe fëjen, sepse është gjukuarë nga vetëheja e tij. Kur të dërgonj Artemanë a Tyqikunë te ti, shpejto të vinjç tek unë ndë Nikopolë, sepse atje gjukova për të dimëruarë. Dërgo përpara shpejt Zitanë nomtarinë edhe Apollonë, që të mos u shteretë gjë atyre. Le të nxënë edhe tanëtë të jenë gati për punëra të mira për nevojatë që duhenë, që të mos jenë të papemë. Të falenë me shëndet gjith’ ata që janë bashkë me mua. Falu me shëndet atyreve që na duanë ndë besët. Hiri qoftë bashkë me gjithë ju. Amin. Pavli, i lidhuri i Jisu Krishtit, edhe Timotheu vëllaj, mbë Filimonë të dashurin’ edhe punëtorinë shokunë tënë, Edhe mbë Apfinë të dashurë, edhe mbë Arhippinë ushtëtorinë shokunë tënë, edhe mbë qishënë ndë shtëpi tënde; Qoftë mbë ju hir edhe paqtim prej Perëndisë, Atit tënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht. I falem ndersë Perëndisë tim, tuke prurë ndër mënt tyj përherë ndë të falurat të mia, Sepse dëgjonj për dashurinë tënde edhe për besënë që ke mbë Zotinë Jisu, edhe mbë gjithë shënjtorëtë; Që të bënetë me punë piesa e besësë sate mbë të njohurit çdo farë të mire që është ndër ju mbë Jisu Kishtinë. Sepse kemi shumë gëzim edhe ngushullim për dashurinë tënde, sepse zemërat’ e shënjtorëvet janë prejturë për tyj, o vëlla. Përandaj, ndonëse kam shumë sy e faqe mbë Krishtinë të urdhëronj ty për atë që duhetë, Po për dashurinë më shumë të lutem, tuke qenë i tilli, si Pavli plak, po ndashti edhe i lidhuri i Jisu Krishtit. Të lutem për birinë tim Onisiminë, që më lindi ndër të lidhurat’ e mia, I cili njëherë qe i pavëjyerë te ti, po ndashti ësht’ i vëjyerë për tyj edhe për mua, të cilinë e dërgova përsëri. Edhe ti prite atë, dua me thënë zemrënë time. Unë desha ta mbaj atë përanë vetëhesë sime, që të më shërbenjë ndë vënt tënt, ndë hekurat lidhurat të ungjillit; Po nukë desha të bënj gjë pa mëndëjene tënde, që të mos bënet’ e mira jote nga nevoja, po nga të dashuritë. Sepse mbase përandaj u nda për këtë herë, që ta kesh atë për gjithë jetënë; Jo më si shërbëtuar, po më tepërë se shërbëtuar, vëlla të dashurë, më fort tek unë, edhe sa më shumë te ti si mbë punë të mishit edhe të Zotit. Ndë më ke pra piesëtar, prite atë posi mua. Edhe ndë qoftë se të ka bërë ndonjë punë paudhë, a të ka ndonjë detyrë, këtë numëroje mbi mua. Unë Pavli shkrova me dorënë time, unë kam për të larë; që të mos të them, se më ke detyrë edhe vetëhenë tënde. Po, o vëlla, makar të marr prej teje unë këtë të mirë mbë Zotinë; prej zemrënë time mbë Zotinë. Tuke pasurë shpëresë për dëgjuarjenë tënde, shkrova te ti, sepse e di se do të bënjç edhe më tepërë se ç’them. Me gjithë këto bëmë gati edhe vënt për të ndnjurë, sepse shpërenj se me anë të faluravet tuaja do t’epem dhurëti te ju. Të falenë me shëndet Epafrau robi shoqi im mbë Jisu Krishtinë, Marku, Aristarku, Dhimasi, Lluka, punëtorëtë shokët’ e mi. Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me frymënë tuaj. Amin. Perëndia si u foli që herë moti atëravet tënë me anë të profitëvet shumë herësh edhe shumë mëndyrësh, na foli edhe neve mbë këto dit të pastajme me anë të Birit, Të cilin’ e bëri trashëgimtarin’ e të gjithave, që me anë t’ ati bëri edhe jetët, I cili, tuke qënë ndriçimi lavdisë edhe karaktiri i së qënësë ati, edhe tuke mbajturë të gjitha me fialën’ e fuqisë ti, si qëroj fajetë tëna prej vetëhesë ti, ndënji mbë të diathtët të madhërisë ndë vënde të larta; Edhe u bë kaqë më i mirë se ëngjëjtë, sa ka trashëguarë një emërë më të çquarë snga ata. Sepse cilit prej ëngjejet i tha ndonjëherë: “Ti je biri im; unë të kam pjellë sot?” Edhe përsëri: “Unë do t’i jem ati atë, edhe ay do të më jetë birë?”. Edhe përsëri, kur të këllasë të paralindurinë ndë botët, thotë: “Edhe le të lusnjën’ atë gjith’ ëngjëjt’ e Perëndisë.” Edhe për ëngjëjt thotë: ”Ay që bën ëngjëjt’ e ti fryma, edhe punëtorët’ e ti flakë ziarri.” Po për të birinë: “Froni yt, o Perëndi, është ndë jetë të jetësë: shkop drejtërie është shkopi mbëretërisë sate. Deshe drejtërinë e more mëri paudhërinë; përandaj të leu Perëndia, Perëndia yt, me vaj gëzimi më tepërë se piesëtarët’ e tu.” Edhe: “Ti, o Zot, që herën e parë themelose dhenë, edhe qiejetë janë punërat’ e duarve tua. Ata do të prishenë, po ti mbete; edhe të gjithë do të vietëronenë si rrobë, Edhe posi të veshurë do t’i pshtiellç ata, edhe do të ndërronenë; po ti je vetë ay, edhe viet’ e tu nukë do të shterenë.”. Edhe cilit prej ëngjëjvet i tha ndonjë herë: “Rri prej së diathtësë sime, gjersa të vë arëmiqt’ e tu ndënë këmbëjen’ e këmbëvet të tua.” Nukë janë të gjithë fryma punëtore, që dërgonenë për punë, për ata që kanë për të trashëguarë shpëtiminë? Përandaj na duhetë të vëmë vesh më tepërë për ato që dëgjuam, që të mos shkasëmë ndonjë herë. Sepse ndë qoftë se ajo fiala që u fol me anë të ëngjëjet dolli e vërtetë, edhe çdo të shkelurë porosie e padëgjuarëje mori pag me udhë, Qysh do të shpëtojmë neve, ndë purtofshim për këtë farë shpëtim të math? Që zuri të flitetë prej Zotit, e vërtetua ndër nga ata që e dëgjuanë; Po edhe Perëndia martiriste bashkë me shenje e me çudia, e me çdo farë fuqiash, e me të ndara dhurëtiash të Frymësë Shënjtëruarë, pas dashurimit ti. Sepse nuk’ e vuri ndënë këmbë të ëngjëjvet botënë që vien, për të cilënë po flasëmë. Edhe dikush martirisi mbë një vënt, e tha: Ç’është njeriu, që t’e kujtonjç? A i bir’ i njeriut që t’e vështronjç? E bëre pak gjë më të poshtrë nga ëngjëjtë; me lavdi e me nderë e kurorëzove, edhe e vure përmbi punërat të duarvet tua. Të gjitha ia vure përposh këmbëvet ati“, sepse si ia vuri të gjitha ndënë këmbë, nukë la gjë pa ia vënë ndënë këmbët. Po shohëmë kurorëzuarë me lavdi e me nder atë Jisunë, që qe bërë pak gjë më i poshtrë nga ëngjëjtë, për pësimin’ e vdekëjesë, që të ngjëronetë vdekëje për çdo njeri me hirin’ e Perëndisë. Sepse i duhej ati, që për atë janë të gjitha, edhe prej ati u bënë të gjitha, tuke prurë shumë bij ndë lavdi, të bënjë të sosurë të parin’ e shpëtimit atyreve. me anë të pësimevet. Sepse edhe ay që shenjtëron edhe ata që shënjtëronenë të gjithë janë prej një gjëje; për atë punë nukë turpëronetë t’i qjuanjë vëllezër, Tuke thënë: “Do t’u rrëfenj emërinë tënt vëllezëret të mi, ndë mes të përmbëledhëjesë do të të lavdonj.” Edhe përsëri: “Unë do të vë shpëresënë mb’ata.” Edhe përsëri: “Ja unë, edhe ata çunatë që më dha Perëndia.” Edhe sepse çunatë kanë marrë bashkë mish edhe gjak, edhe ay mori piesë prej atyreve posi ata, që të prishnjë me anë të vdekëjesë atë që ka pushtetin’ e vdekëjesë, do me thënë diallinë, Edhe të shpëtonjë ata, që ishinë gjithë jetënë ndënë skllavi për frikën’ e vdekëjesë. Sepse me të vërtetë nukë qe zënë prej farës’ ëngjëjvet, po qe zënë prej farës’ Avraamit. Përandaj duhej t’u gjante vëllezëret mbë të gjitha, që të bëhej kryeprift i dhëmburë edhe besëtar mbë punëratë të Perëndisë, që të qëronjë fajet’ e llauzit. Sepse për atë që pësoj ay kur unga, munt t’u ndihnjë atyreve që ngitenë. Andaj, o vëllezër shënjtorë, piesëtarët’ e aë thërriturësë qiellore, vështroni apostolin’ edhe kryepriftin’ e rrëfyerjësë tonë, Jisu Krishtinë; I cili është besëtar tek ay që e bëri, sikundrë edhe Mojsiu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati. Sepse kyj u lavdua kaqë më tepërë se Mojsiu, sa është më i nderëshim se shtëpia ay që e ka ndërtuarë. Sepse çdo shtëpi ndërtonetë prej ndonjërit; edhe ay që ka ndërtuarë të gjitha është Perëndia. Edhe Mojsiu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati si shërbëtuar, për martiri t’atyre punrëravet që do të fliteshinë; Po Krishti, si bir ndë shtëpi të ti; shtëpia e ati jemi neve, ndë mbajçim shtrënguarë kuximin’ edhe të mburrurit’ e shpëresësë gjer ndë funt. Përandaj, (sikundrë thotë Frym’ e Shëjtëruarë: “Sot ndë dëgjofshi zën’ e ati, Mos ashpëroni zemratë tuaja posi ndë pikëllimt t’asaj ditësë të gëciturit ndë shkretërirët; Atie ku atëritë tuaj më nganë, më provuanë, edhe panë punërat’ e mia, dyzet vjet. Përandaj u zemëruashë me atë bres, edhe thashë: Përherë gënjehenë ndë zemërë të tyre; edhe ata s’njohnë udhët’ e mia. B Përandaj bëra be ndë zemëratët time: Nukë do të hynjënë ndë të prëjturit tim”.) Vështroni, o vëllezër, që të mos ketë ndonjë prej jush zemërë të ligë pabesërie, që të ngrejë krye kundrë Perëndisë gjallë; Po mësoni njëri jatërinë përditë, gjersa qjuhetë dita “sot”; që të mos ashpëronetë ndonjë prej jush me gënjimin e fajit. Sepse jemi bërë piesëtarët’ e Krishtit, ndë mbajçim shtrënguarë të nisurit’ e shpëresësë gjer ndë funt; Kur thuhetë: “Sot, ndë ndëgjofshi zërin’ e ati, mos ashpëroni zemratë tuaja, si ndë pikëllimt.” Sepse ca vetë, kur dëgjuanë, e pikëlluanë atë; po jo gjith’ ata që duallë nga Egjypti me anë të Mojsiut. Edhe më cilët’ u zemërua dyzet vjet, a jo me ata që fëjyenë, të cilëvet copat’ e mishit u ranë ndë shkretëtirët? Edhe për cilëtë bëri be të mos hynjënë ndë të prëjturit të ti, veç për ata që s’bindeshinë? Edhe shohëmnë se nukë muntnë të hynjënë prej pabesërisë. Le të kemi frikë pra, gjersa mbet mbë ne të zotuarëtë të hyjmë ndë të prëjturit t’ati, mos duketë ndonjë prej jush se mbeti prapa. Sepse edhe neve jemi ungjillëzuarë, sikundre edhe ata; po nuk’ u bëri dobi fiala që dëgjuanë, sepse s’qe bashkuarë me besë mb’ ata që e dëgjuanë. Sepse neve që besuamë hyjmë ndë të prëjturit, sikundrë tha: “Përandaj bëra be ndë zemëratët time, Nuk do të hynjënë ndë të prëjturit tim“, ndonëse punërat’ e ati u mbaruanë që kurë se u ngreh bota. Sepse tha mbë një vënt për të shtattënë ditë kështu: “Edhe Perëndia u prë mbë të shtattënë ditë nga gjithë punërat’ e tia”. Edhe mbë këtë vënt përsëri: “Nukë do të hynjënë ndë të prëjturit tim”. Passi ka mbeturë pra të hynjënë ca vetë mb’atë, edhe ata që u ungjillëzuanë më përpara nukë hynë prej të pabindurit, Përsëri urdhëron një ditë, ”Sot”, tuke thënë me anë të Dhavidhit, pas kaqë kohe, sikundrë është thënë: “Sot, ndë dëgjofshi zën’ e ati, mos ashpëroni zemratë tuaja”. Sepse ndë i pat prejtur’ ata Jisuj i Naviut, nukë do të kishte folurë pastaj për një tiatërë ditë. Vallë paska mbeturë të prëjturë për llauzin’ e Perëndisë. Sepse ay që hyri ndë të prëjturit t’ati, edhe ay vetë u prë nga punërat’ e tia, sikundrë Perëndia nga të tiatë. Le të shpejtojmë pra të hyjmë mb’ata të prëjturit, që të mos bierë ndonjë mb’atë shëmbëllesë të së pabindurësë. Sepse fiala e Perëndisë ësht’ e gjallë, edhe e punësë, edhe më e prehëtë se çdo thikë me dy presa, edhe depërton gjer ndë të ndarët të shpirtit e të frymësë, edhe nyjevet e palcavet, edhe shquan kujtimet’ e mendimet’ e zemrësë. Edhe s’është kriesë e padukurë përpara ati, po të gjitha janë lakuriq edhe sbuluarë ndë syt t’ati, të cilit neve do t’i apëmë fialë. Tuke pasurë pra një kryeprift të math që depërtoj qiejetë, Jisunë, të Birin’ e Perëndisë, le të mbajmë rrëfiminë tënë. Sepse s’kemi një kryeprift që nukë munt t’i vinjë keq për dobesirat tona, po qe ngarë mbë të gjitha posi neve pa faj. Le t’i afronemi pra me kuxim fronit hirit, që të marrëmë përdëllim, edhe të gjejmë hir e ndihmë ndë kohët të nevojëshime. Sepse çdo kryeprift që merretë prej njerëzish, vihetë kryeprift për njerëzit mbi punëratë të Perëndisë, që të bierë dhurëtia e kurbane për faje; Që munt t’i vinjë liksht për ata që janë të paditur’ e të gënjyerë; sepse edhe ay vetë është rrethuarë me dobësirë. Edhe përandaj ka detyrë, sikundrë për llauzinë, kështu edhe për vetëhen’ e ti, të bierë kurban për faje. Edhe asndonjë nuk’ e merr këtë nderë prej vetëhesë ti, po ay që thërritetë nga Perëndia, posi Aaroni. Kështu edhe Krishti nukë lavdoj vetëhen’ e ti që të bënetë kryeprift, po ay që i foli ati: “Biri im je ti, unë sot të kam piellë.” Sikundrë edhe mbë tiatërë vënt thotë: “Ti je prift për gjithë jetënë pas taksit Melqisedhekut.” I cili ndë dit të mishit ti, si pruri të falura e të lutura me klithmë të fortë e me lot tek ay që munt ta shpëtonte nga vdekëja, edhe u dëgjua për atë që druante, Edhe ndonëse ishte bir, nxuri nga të jetë i dëgjuarshim nga ato që pësoj. Edhe si u kullua, u bë shkaku i shpëtimit pasosurë mbë gjith’ ata që i dëgjonjën’ ati, Qjuajturë nga Perëndia kryeprift pas taksit Melqisedhekut. Për të cilinë neve kemi për të thënë shumë punëra, edhe që nukë sgjidhenë me fialë; sepse jeni bërë të rëndë nga veshëtë për të dëgjuarë. Sepse u duhej juve të ishitë mësonjësa për kohënë, po përsëri keni nevojë t’u mësonjë juve ndonjë stiqiat’ e para të fialëvet Perëndisë; edhe jeni bërë kështu që keni nevojë për qjumësht, e jo për ushqim të fortë. Sepse kushdo që pi qjumësht, ësht’ i paprovuarshim ndë fialë të drejtërisë; sepse është foshnjë. Po ushqimi i fortë është për burra të plotë, që kanë stërviturë të ndieratë nga zakoni për të shquarë të mirën’ e të ligënë. Përandaj si të lëmë kryet’ e mësimit Krishtit, le të bihemi mbë të kulluarët, pa vënë përsëri themeli pendimi nga punërat’ e vdekura, edhe nga besa mbë Perëndinë, Nga mësimi i pagëzimevet, e nga të vënët e duarvet përsipër, e nga të ngjalluritë prej së vdekurish, e nga gjyqit të p asosurë. Edhe këtë do ta bëjmë, ndë lashtë Perëndia; Sepse është punë që s’bënetë për ata që u ndriçuanë një herë, edhe u ngjëruanë nga dhurëtia qiellore, edhe qenë bërë piesëtarët’ e Frymësë Shënjtëruarë, Edhe u ngjëruanë nga fiala e mirë të Perëndisë, edhe nga fuqiat’ e jetësë që vien, Ndë u rëzofshinë, të përtërihenë përsëri ndë pendim; e të kryqëzonjënë përsëri mbë vetëhet’ të tyre të Birin’ e Perëndisë, edhe ta dëftenjënë me gisht për turpëri. Sepse dheu që pi shinë që bie shumë herë mb’ atë, edhe piell barëra të mirë për ata, që e punonjënë, merr bekim nga Perëndia. Po ndë nxierrtë driza e murriza, ësht’ i paprovuarshim edhe afërë mallëkimit, të cilit e pastajmeja ësht’ të digjetë. Edhe na është mbushurë mëndëja për ju, o vëllezër, se keni më të miratë punëra, që kanë shpëtim, ndonëse flasëmë kështu. Sepse Perëndia nuk’ është i shtrembëtë, që të harronjë punënë tuaj, edhe mundimin’ e dashurisë që dëftyetë mb’ emërit’ t’ ati, kur u shërbyetë shënjtorëvet, edhe u shërbeni atyre. Edhe dëshërojmë që gjithësecili prej jush të dëftenjë po atë nxitim gjer së pastajmi që t’i mbushetë mëndëja pë shpëresënë, Që të mos bëhi të purtuarshim, të bëni prapa atyreve që trashëgonjënë të zotuaratë me anë të besës’ e të zemrësë gjerë. Sepse Perëndia, kur iu zotua Avraamit, pasi s’kishte mbë cilinë më të math të bënte be, bëri be mbë vetëhet të ti, Tuke thënë: “Vërtet tuke bekuarë do të bekonj tyj, edhe tuke shumuarë do të shumonj tyj.” Edhe tuke pasurë zemërë të gjërë, fitoj të zotuarëtë. Sepse njërëzitë bënjënë be për më të madhinë, edhe beja është mb’ ata të mbaruarët’ e çdo kundrëfiale për të vërtetuarë. Mb’ atështu Perëndia si donte të dëftente më tepërë ëndën’ e ti të paluajturënë vëndit mbë trashëgimtarët’ e të zotuarit, vuri mestare benë, Që prej dy punërash të paluajtura vëndit, s’munt të gënjenjë Perëndia, të kemi ngushullim të fortë neve që kemi mrë udhë të mbajmë shpëresënë që kemi përpara; Të cilënë e kemi posi angurë të qëndruarshime e të vërtetuarshime, edhe që hyn mbë më të përbrëndëshmen’ e kurtinësë; Atie ku Jisuj hapi udhënë përpara e hyri për ne, passi u bë kryeprift pë gjithë jetënë, pas taksit Melqisedhekut. Sepse kyj Melqisedheku, mbëreti Salimit, prift i Perëndisë lartë, i cili u poq me Avraamnë, tuke kthyerë prej të gririt mbëretravet, edhe e bekoj; Të cilit Avraami i dha të dhiettënë nga gjithë plaçkatë, ay përpara qjuhetë mbëret drejtërie, pastaj edhe mbëret Salim, që do me thënë mbëret paqtimi. Pa atë, pa mëmë, pa gjeneallogji, pa pasurë të nisurë ditsh, as të mbaruarë jete, po gjajturë të Birit Perëndisë, mbet prift përherë. Edhe vështrroni sa i math ishte kyj, të cilit Avraami kryeati i dha edhe te dhiettënë nga plaçkatë. Edhe nga të bijt’ e Leviut ata që marrënë priftërinë, kanë posori pas nomit të marrënë të dhiettënë nga llauzi, domethënë nga vëllezërit’ e tyre, ndonëse kanë dalë nga mezi i Avraamit. Edhe ay që nuk’ e kishte gjeneallogjinë nga ata, mori të dhiettënë nga Avraami, edhe bekoj atë që kishte të zotuaratë. Edhe pa ndonjë kundrëfialë, më i vogëli bekonetë nga m’i madhi. Edhe këtu njerës të morçëm marrënë të dhietta; e atie merr të dhietta ay që martirisetë se rron. Edhe me thënë kështu, edhe Leviu, që merrte të dhietta me anë të Avraamit, dha të dhietta. Sepse ay Leviu ishte po ndë mest tet, kur u poq me atë Melqisedheku. Ndë ishte pra të mbaruarë me anë të priftërisë Levitike (sepse llauzi mori nominë me anë t’asaj), ç’duhej të ngrihetë tiatrë prift pas takstit Melqisedhekut, e të mos thuhetë pas taksit Aaronit? Sepse kur ndërronetë vëndit priftëria, duhetë të ndërronetë vëndit edhe nomi. Sepse ay që thuhenë këto punëra për atë, ishte prej tiatërë fare, prej të cilësë asndonjë s’i qe afruarë theroresë. Sepse është punë e çfaqurë, se Zoti ynë lindi nga Judha, që për atë farë Mojsiu nukë foli gjë për priftëri. Po edhe shumë më tepër’ është punë e çfaqurë, sepse ngrihetë tiatërë prift pas shëmbëllimit Melqisedhekut, I cili nukë qe bërë pas nomit porosisë mishit, po pas fuqisë jetësë pambaruarë. Sepse martiris, tuke thënë: “Se ti je prift për gjithë jetënë pas taksit Melqisedhekut’.” Sepse porosia e parë këthehetë prapëkur ësht’ e dobë edhe e padobishme, (sepse nomi nukë mbaroj ndonjë farë pune), po kalli një shpëresë më të mirë, që me anë t’asaj i afronemi Perëndisë. Edhe sa më shumë nukë qe bërë ndonjë prift pa bërë be; (Sepse ata qenë bërë priftërë pa bërë be, po kyj tuke bërë be prej ati që i tha: “Zoti bëri be, edhe nukë do të pendonetë, Ti je prift për gjithë jetënë pas taksit Melqisedhekut.”) Kaqë më së mirësë dhiatë u bë dorëzënës Jisuj. Edhe ata qenë bërë shumë priftërë, sepse nuk’ i linte vdekëja të mbesinë shumë kohë; Po aj, passi mbet për gjithë jetënë, e ka priftërinë të pandërruarë vëndit. Edhe përandaj munt t’i shpëtonjë fare ata që afronenë përanë Perëndisë me anë t’ati, sepse rron përherë që të lajmësonjë për ata. Sepse i tillë kryeprift duhetë për ne, shënjt, i pafaj, i pazhyerë, ndarë veç nga fajtorëtë, edhe bërë më i lartë se qiejetë; I cili s’ka nevojë përditë, si ata kryepriftëritë, të bierë kurbane më përpara për fajet’ e tia, pastaj për fajet’ e llauzit; sepse një herë e bëri këtë, kur pruri vetëhen’ e ti kurban. Sepse nomi vë kryepriftërë njerës që kanë dobësirë; po fiala e besë që u bë prapa nomit vuri Birinë, që ësht’ i kulluarë për gjithë jetënë. Edhe me thënë shkurt për sa folëm: Kemi të tillë kryeprift, që ndënji ndë të diathtët të fronit madhërisë ndë qiejet, Punëtori i shënjtorëvet, edhe i tendësë vërtetë të cilën’ e nguli Zoti, e jo njeri. Sepse çdo kryeprift vihetë që të bierë dhurëtia e kurbanë; përandaj është nevojë të ketë edhe kyj ndonjë gjë, që ta bierë kurban. Sepse ndë ishte mbi dhet, nukë do t’ishte prift, sepse ishinë priftërë ata që bininë dhurëtiatë pas nomit; Të cilëtë punoninë pas shëmbëllesësë edhe pas hiesë punëravet qiellore, sikundrë i pat thënë Perëndia Mosiut, kur kishte për të ndërtuarë tendënë; sepse thotë: “Shiko t’i bënjç të gjitha pas formësë që t’u dëftue tyj ndë malt”. Po ndashti Krishti firoi një punë më të mirë, sa më shumë ësht’ edhe lajmës i një dhiate më të mirë, e cila u bë nom mbi të zotuara më të mira. Sepse ndë ishte pa palavi ajo e pars, nukë do të kërkonej vënt për të dytënë. Sepse tuke gjeturë faj Perëndia mb’ ata thotë: “Ja tek vijnë dit, thotë Zoti, edhe do të bënj një dhiatë të re mbi shtëpin’ e Israilit edhe mbi shtëpin’ e Judhësë; Jo pas dhiatësë që bëra mbë atërit t’ atyre atë ditë kur i rroka ata për dore, që t’i nxiriem ata nga dheu i Eqjyptit; sepse ata s’qëndruanë ndë dhiatët time, edhe unë s’i vura re ata, thotë Zoti. Sepse këjo është dhiata që do të bënj ndë shtëpit të Israilit pas atyre ditve, thotë Zoti. Do të vë nomet’ e mi ndë mënt t’atyreve, edhe do t’i shkruanj ata mbë zemërat t’atyreve, edhe do të jem tek ata për Perëndi, edhe ata do të jenë tek unë për llaus. Edhe nukë do të mësonjë gjithësecili të afërmin’ e ti, edhe gjithësecili vëllan’ e ti, tuke thënë: “Njih Zotinë; sepse të gjithë do të më njohënë, që prej së vogëlit atyreve gjer së madhit atyreve. Sepse do të jem i përdëllyershim mbë të shtrembëtat t’atyreve, edhe nukë do të kujtonj më fajet’ e atyreve edhe panomiat’ e atyreve”. Tuke thënë “të re”, vietëroj të parënë; edhe ajo gjë që vietëronet’ e plaketë, ësht’ afërë prishëjesë. Kishte pra edhe tenda e parë takse lutëje, edhe shënjtëroren’ e botësë; Sepse u ndërtua tend’ e parë; që mb’ atë ishte edhe kandileri, edhe truveza, edhe parëvënëja e bukëvet, që ajo thuhetë Shënjtërore. Edhe pas kurtinësë dytë ishte tenda që thuhetë Shënjtërorja e Shënjtërorevet, Që kishte një tymtare të artë, edhe arkën’ e dhiatësë mbuluarë rreth mbë gjith’ anëtë me ar, ndë të cilënë ishte një shtëmbë e artë që kishte manënë, edhe shkopi i Aaronit që biu, edhe rrasat’ e dhiatësë. Edhe përsipër asaj ishinë Qeruvimet’ e lavdisë që i lëshoninë hie vëndit përdëllyershim, për të cilatë nuk’ është nevojë ndashti të them një për një. Edhe tuke qënë ndëtuarë këto kështu, ndë tendët të parë priftëritë hynjënë kurdo të bënjënë lutëjetë. Po mbë të dytënë një herë ndë vit hyn vetëmë kryeprifti, jo pa gjak, të cilin’ e bie kurban për vetëhen’ e ti edhe për fajet’ e llauzit që i bënjënë paditurë. Edhe këtë e dëftente Frym’ e Shënjtëruarë, se edhe s’ishte çfaqur’ udha mbë Shënjtëroren’ e shënjtërorevet, sepse tend’ e parë edhe po qëndronte; E cila ishte formë për atë kohënë që ishte atëhere, kur bininë dhurëtia e kurbane, të cilatë s’munt ta bëninë të kulluarë ndë ndërgjegjëjet atë që lutej, Sepse ishin’ urdhëruarë vetëmë për të ngrëna e për të pira, e për çdo farë të larash, e për takse mishi, gjer mbë një kohë për të ndrequrë. Po si erdhi Krishti, kryeprifti i të miravet që do të vinin, ndëpër një tendë me të madhe e më të hollë, jo bërë me dorë, do me thënë, jo prej kësaj ndërtese, As me anë gjaku ciepësh e viçash, po me anë të gjakut ti hyri një herë ndë Shënjtëroret të shënjtërorevet, edhe fitoj shpërblim të pasosurë. Sepse ndë qoftë se gjaku i demavet e i ciepëvet, edhe hiri i mëshqerësë që përskat të pugërëtë, shënjtëron për pastrimin’ e mishit, Sa më tepërë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymësë pasosurë pruri vetëhen’ e ti për kurban pa palavi te Perëndia, do të pastronjë ndërgjegjëjenë tuaj nga punërat’ e vdekura, që të lusni Perëndin’ e gjallë? Edhe përandaj është meshtar i dhiatësë së re, që me anë të vdekëjesë që u bë për shpërblimin’ e të kapërxyerësë porosiavet mbë dhiatën’ e parë, të marrënë të zotuarët’ e trashëgimit pasosurë ata që janë thërriturë. Sepse atie ku është dhiatë, është nevojë të jetë vdekëj’ e ati që bëri dhiatënë; Sepse dhiata ka fuqi mb’ ata që kanë vdekurë; sepse kurrë s’ka fuqi sa të jetë ghallë ay që bëri dhiatënë. Andaj as e para nukë qe përtëriturë pa gjak; Sepse kur u fol prej Mojsiut çdo porosi pas nomit mbë gjithë llauzinë, mori gjakun’ e viçavet e të ciepëvet, bashkë me ujë e me lesh të kuq e me hyssop, e përskati edhe atë vivlinë edhe gjithë llauzinë, Tuke thënë: “Kyj është gjaku i dhiatësë, që urdhëroj Perëndia mbë ju.” Edhe kështu përskati me gjak edhe tendën’ edhe gjith’ enët’ e shërbesësë. Edhe shkurt me thënë të gjitha qëronenë me gjak pas nomit, edhe pa derdhurë gjak s’ka të falurë fajesh. Ishte nevojë pra format’ e qiellorevet të qëroneshinë me këto, po ato qielloretë ishte nevojë të qëroneshinë me kurbane më të mira se këto. Sepse Krishti nukë hyri ndë shënjtërore të bëra me dorë, që janë kundraformat’ e të vërtetavet, po nd’ atë qiell, që të duketë ndashti përpara Perëndisë për ne. As të bierë kurban vetëhen’ e ti shumë herë, sikundrë kryeprifti hyn ndë shënjtëroret vit për vit me gjak të huajë; (Sepse atëhere duhej shumë herë të pësonte shumë herë që kurë se u ngreh bota), po ndashti u çfaq një herë mbë të pastajmen’ e jetëvet, që të prishnjë fajinë me anë të kurbanit vetëhesë ti. Edhe sikundrë ësht’ urdhëruarë për njerëzitë një herë të vdesënë, edhe pastaj është gjyqë; Kështu edhe Krishti, një herë u pru kurban që të ngrejë fajet’ e të shumëve, do të duketë për së dyti pa faj ndër ata që e presënë për shpëtim. Sepse nomi, tuke pasurë hien’ e të miravet që vinjënë, e jo atë ikonën’ e kafshavet, kurrë nukë munt të bënjë të kulluarë ata që hynjënë me ato kurbanetë, që bihenë vit për vit përherë. Sepse atëhere do të kishinë pushuarë të biheshinë kurbane, sepse lutësitë, si të qëroneshinë një herë, nukë do të kishinë më asndonjë ndërgjegjëje për faje. Po nd’ ato bënetë kujtim fajesh vit për vit. Sepse gjak demash e ciepësh s’mund të heqënë faje. Përandaj, tuke hyrë ndë botët, thotë: “Kurban e dhuratë nukë deshe, po bëre gati për mua trup. Kurbane të diegura-gjithë edhe dhurata për faje nukë pëlqeve. Atëhere thashë: Na te po vinj (ndë ballët të vivlisë është shkruarë për mua,) për të bërë, o Perëndi, dashuriminë tënt.” Si tha më sipër: “Se kurban edhe dhuratë, edhe kurbane të diegura-gjithë edhe dhurata për fajë nukë deshe, as nuk’ i pëlqeve” (të cilatë bihenë kurban pas nomit.). Atëhere tha: “Na te po vinj, për të bërë, o Perëndi, dashuriminë tënt.” Ngri të parënë, që të vërë të dytënë. Prej ati dashurimit jemi shënjtëruarë me anë të prurit kurban të trupit Jisu Krishtit që u bë kurban një herë. Edhe çdo prift rri përditë tuke shërbyerë, edhe bie përherë po ata kurbane, të cilatë kurrë nukë munt të heqënë faje. Po ay, si pruri një kurban për faje, ndenji për gjithë herënë ndë të diathtë të Perëndisë, Tuke priturë paskëndaj gjersa të vihen arëmiqt’ e ati përposh ndënë këmbët t’ati. Sepse me një dhuratë bëri të shënjtëruaritë të kulluarë për gjithë herënë. Po edhe Frym’ e Shënjtëruarë martiris për ne; sepse passi pat thënë më përpara: “Këjo është dhiata që do të bënj mb’ ata pas atyre ditvet, thotë Zoti, do të vë nomet’ e mi ndë zemërat t’atyreve, edhe do t’i shkruanj ato ndë mendimet t’atyreve.” “Edhe nukë do të kujtonj më fajet’ e atyreve edhe paudhëriat’ e atyreve.” Edhe atie ku është ndëjesë, nukë është më dhuratë për faje. Tuke pasurë pra, o vëllezër, kuxim të hyjmë ndë shënjtëroret me anë të gjakut Jisujt, Prej një udhe të rë edhe të gjallë, që na rëpërtëriti me anë të kurtinësë, do me thënë, të mishit ti, Edhe tuke pasurë një prift të math ndë shtëpi të Perëndisë, Le t’ afronemi me zemërë të vërtetë e të mbushurë mëndëjenë nga besa, tuke pasurë shplarë zemëratë tona prej ndërgjegjëjesë ligë; Edhe tuke pasurë larë trupinë me ujë të këthiellëtë, le të mbajjmë rrëfimin’ e shpëresësë pa pierrë, sepse ay që u zotua është besëtar. Edhe le të vështrojmë të ngacëmojmë njëri tiatrinë ndë dashuri e ndë punëra të mira; S Mos lëmë të mbëlidhemi bashkë, sikundrë është zakon mbë ca vetë, po tuke shtyturë njëri tiatrinë; edhe kaqë më teprë, sa shihni ditën’ afruarë. Sepse ndë fëjefshim neve tuke dashurë, passi muarëm të njohurit’ e së vërtetësë, nukë mbet më kurban për faje; Po një të priturë gjyqi të frikëshim, edhe një të ndezurë ziarri, që ka për të ngrënë ata që janë kundrë. Një që shkel nomin’ e Mojsiut, përpara dy a tre martirëve vritetë pa përdëllim Sa më teprë mundim, u duketë juve, se do të heqë ay që ka shkelurë me këmbë të Birin’e Perëndisë, edhe e ka kujtuarë se gjaku i dhiatësë është si çdo gjak, që me atë shënjtërua, edhe ka sharë frymën’ e hirit? Sepse e dimë atë që ka thënë: “Shpagimi është puna ime, unë kam për të shpaguarë”, thotë Zoti. Edhe përsëri: “Zoti do të gjukonjë llauzin’ e ti.” Pun’ e frikëshime është të bierë ndonjë ndër duar të Perëndisë gjallë. Bini ndër mënt dit e para, ndë të cilat si u ndriçuatë, duruatë shumë luftë pësimesh. Ndashti tuke bërë lodrë vetëhenë tuaj prej qërtimesh e prej shtrëngimesh, e ndashti duke bërë vetëhen tuaj piesëtarët’ e atyreve që pësuanë këso punërash. Sepse pësuatë bashkë me të lidhurat’ e mia, edhe prittë me gëzim rrëmbesënë e pasëjesë tuaj, tuke diturë se keni për vetëhenë tuaj ndë qiejet një pasëje më të mirë edhe të qëndruarshime. Mos e hirthni teje pra kuximinë tuaj, që ka për të dhënë pagë të madhe. Sepse ju keni nevojë për durim, që të bëni dashurimin’ e Perëndisë, edhe të merrni të zotuarëtë. “Sepse edhe një çikëzë herë, edhe “do të vinjë ay që vien, edhe nukë do të mënonjë.” “Edhe i drejti do të rronjë prej besësë”, edhe “ndë u heqtë prapazë ndonjë, shpirti im nukë do ta pëlqenjë atë.” Edhe ne nukë jemi nga ata që hiqenë prapazë për prishëje, po nga ata që besonjënë për shpëtimin’ e shpirtit. Edhe besa është një themeli punërash që shpërehenë, një të dëftyerë punërash që nukë shihenë. Sepse prej kësaj muarnë martiri të mirë të lashtëtë. Me anë të besësë kupëtojmë se jetët’ u ndërtuanë me fialën’ e Perëndisë, kaqë që këto që shihenë nuk’ u bënë prej atyre punërave që dukenë. Me anë të besësë Abeli i pruri Perëndisë kurban më të mirë se Kaini, që prej asaj besësë u martiris se ishte i drejtë, sepse Perëndia dha martiri për dhurëtiat’ e ati; edhe prej asaj, ndonëse vdiq, edhe më po flet. Me anë të besësë Enohu u ndërrrua vëndit, që të mos shohë vdekëje, “edhe nukë gjëndej, sepse Perëndia e ndërroj vëndit;” sepse përpara se të ndërrohej vëndit u martiris, për atë se i kishte pëlqyerë Perëndisë. Edhe pa besë s’munt t’i pelqenjë ati ndonjë; sepse ay që afronetë te Perëndia, duhetë të besonjë se është, edhe bënetë pagë-dhënës tek ata që e kërkonjën’ atë. Me anë të besësë iu dëftye Noesë nga Perëndia për ato punëra që edhe nukë shiheshinë, edhe ay si u frikësua, ndërtoj një arkë për shpëtimin’ e shtëpisë ti; prej të cilësë gjukoj për të ligë botënë, edhe u bë trashëgimtar i drejtërisë me anë të besësë. Me anë të besësë dëgjoj Avraami, kur u thërrit të dalë mb’ atë vënt, që kishte për të marrë për trashëgim, edhe dolli pa diturë se ku vete. Me anë të besësë vate e nguli ndë dhe të së zotuarësë posi mbë një dhe të huajë, tuke ndenjurë ndë tenda, bashkë me Isaakun’ e me Jakovinë trashëgimtarëtë bashkë t’asaj të zotuarësë; Sepse priste atë qytetinë që kishte themeletë, të cilit mieshtrë edhe ndërtestar është Perëndia. Me anë të besësë edhe ajo Sarra mori fuqi të ngjitetë me barrë, edhe, ndonëse i kishte shkuarë koha e moshësë, polli, se e kujtoj të besës’ atë që i u zotua. Përandaj lintnë kaqë vetë prej një nburri vetëmë, edhe kyj gati për të vdekurë, posi yjet’ e qiellit nga shumica, edhe posi rëra e panumëruarë që është ndë buzët të detit. Këta të gjithë vdiqnë më besë, pa marrë të zotuaratë, po i panë ato për së largu, (edhe u mbushnë mëntë), edhe i pritnë, edhe rrëfyenë se janë të huajë edhe prej një tiatër vëndi mb’ atë dhe. Sepse ata që flasënë kështu, dëftenjënë se kërkonjënë dhen e tyre. Edhe ndë e mbaninë mënt atë dhe, që patnë dalë prej andejë, do të kishinë kohë të këtheneshinë. Po ndashti dëshëronjënë për një dhe më të mirë, do me thënë, qielluar; përandaj Perëndisë nuk’ i vien turp të qjuhetë Perëndia i atyreve; sepse u bëri gati atyre qytet. Me anë të besësë Avraami, pruri Isaakunë për kurban; kur provohej; edhe ay që pat priturë të zotuaratë pruri për kurban të vetëmlindurinë birin’ e ti, Mbë të cilinë qe folurë: “Se mbë Isaakunë do të qjuhetë fara jote”, Tuke menduarë Avraami, se Perëndia munt të ngjallnjë edhe prej së vdekurish; prej përandaj e mori atë posi me të përgjajturë. Me anë të besësë Isaaku bekoj Jakovin’ edhe Isafinë për punërat që do të vininë. Me anë të besësë Jakovi tuke vdekurë bekoj të dy të bijt’ e Josifit, “edhe u fal tuke pshteturë mbë majë të shkopit ti”. Me anë të besësë Josifi tuke vdekurë përmëndi për të dalëtë jashtë e të bijvet Israilit, edhe porositi për eshtërat’ e tia. Me anë të besësë Mojsiu, si lindi, u fsheh tre muaj nga përint’ e ti, sepse panë se çuni ishte i bukurë; edhe nukë patnë frikë për urdhëratën’ e mbëretit. Me anë të besësë Mojsiu si u bë i math, mohoj të thuhet’ i biri së bijësë Faraojt; Sepse sgjodhi më tepërë të heqë keq bashkë me llauzin’ e Perëndisë, se të ketë fitim faji për pakëzë kohë; Tuke kujtuarë dhunën’ e Krishtit për më të madhe pasëje se thesarëtë ndë Egjypt; sepse vështronte mbë shpagimt. Me anë të besësë la Egjyptinë pa pasurë frikë për zemëratën’ e mbëretit; sepse priti të paparinë, posi tuke parë atë. Me anë të besësë bëri pashkën’ edhe të përskaturit’ e gjakut, që të mos i piekë atyreve ay që prishte dielmt’ e parë. Me anë të besësë shkuanë ndëpër Det të Kuq posi ndëpër tokë; të cilinë kur e provuanë Egjyptianëtë, u mbytnë. Me anë të besësë ranë muret’ e Jerihosë, si u qerthëlluanë shtatë dit. Me anë të besësë kurva Raavë nukë humbi bashkë me ata që s’bindeshinë, passi priti përgjonjësitë me paqtim. Edhe ç’të them më? Sepse nukë do të më mbesë kohë të tregonj për Gjedheoninë, e për Varakunë, e për Sampsoninë, e për Jefthaenë, për Dhavidhin’ e për Samuilin’ edhe për profitët, Të cilëtë me anë të besësë lëftuanë mbëretëria, punuanë drejtëri, fituanë të zotuaratë, thurnë gojat’ e leonëvet, Shuanë fuqin’ e ziarrit, shpëtuanë nga gojat’ e thikësë, muarnë fuqi nga dobësiratë, u bënë të fortë ndë luftë, thyenë ushtëriat’ e të hujvet; Gratë muarnë të vdekurit’ e tyre nga të ngjalluritë; e të tierë u munduanë, sepse nukë pritnë shpëtiminë, që të fitoninë një të ngjallurë më të mirë; E të tierë u provuanë me të përqeshura e me të rrahura, po edhe me të lidhura e me burk. U vranë me gurë, u sharruanë, u nganë, vdiqnë prerë prej thikësë; shkoninë vënde ndëpër vënde veshurë me lëkura dhënsh, e me lëkura dhish, tuke pasurë nevojë, tuke pasurë shtrëngim, tuke hequrë keq, (për të cilëtë bota nuk’ ishte e vëjyërë) tuke shkuar’ andej’ e këtejë ndëpër shkretëtira e ndëpër male e ndëpër shpella e ndëpër vërat’ e dheut. Edhe këta të gjithë, ndonëse muarnë martiri të mirë me anë të besësë, nukë muarnë të zotuarëtë; Sepse Perëndia pat urdhëruarë që përpara një gjë më të mirë, që të mos bënenë të sosurë pa neve. Andaj edhe neve, rrethuarë prej një kaqë reje martiriash, le të hedhëmë tej çdo barrë, edhe fajinë që na pushton kaqë kollaj, edhe le t’ ecëmë me durim nd’ atë udhë që është përpara nesh, Tuke shtyrë sytë mbë Jisunë që është kryet’ edhe fundi i besësë, i cili për atë gëziminë që ishte përpara ati, duroj kryqinë, pa vënë ndëpër mënt turpërinë, edhe ndenji ndë të diathtë të fronit Perëndisë. Sepse kujtoni atë që duroj të tillë kundrëfialë mbë vetëhet’ të ti prej fajtorëvet, që të mos lodhi e të sbërthehi ndë shpirtërat tuaj. Ju edhe s’i keni qëndruarë fajit gjer mbë gjak, tuke luftuarë. Edhe keni harruar’ atë këshillënë, që u flet juve posi bijvet, e u thotë: “Biri im, mos lërë mbënjanë mësimin’ e Zotit; as mos e hump zemrënë, kur qërtone prej ati. Sepse atë që do Zoti e mundon, edhe rreth çdo bir që e pret përanë vetiu.” Ndë durofshi mundiminë, Perëndia vihetë mbë ju, posi mbë bij; sepse cili ësht’ ay bir që s’e mundon i ati? Po ndë jeni pa mundim, të cilit u bënë piesëtarë të gjithë, vallë jeni dobiça, e jo bij. Pastaj neve kishim atërit’ e mishit tënë që na mundoninë, edhe i duruam; a nukë do t’i unjëmë kryetë shumë më tepër Atit frymavet, edhe të rrojmë? Sepse ata na mundoninë për pak dit, sikundrë u pëlqente atyreve; po ay për të mirënë tonë, që të bënemi piesëtarët’ e shënjtëris’ ati.” Edhe çdo mundim ndashti për ndashti nukë duketë se bie gëzim, po hidhërim; po pastaj u ep pemë drejtërie të butë atyreve që janë stërviturë me anë t’ asaj. “Përandaj ngreni përpietë duart’ e dobëta edhe gjunjt’ e këputurë.” Edhe “bëni t’ ecurë të drejtë mbë këmbëvet tuaja,” që të mos dalë jasht’ udhësë ajo që ësht’ e çalë, po më tepërë të shëronetë. Kërkoni paqtim me të gjithë, edhe shënjtëriminë, që pa atë asndonjë nukë do të shohë Zotinë; Tuke vënë re mos ka mbeturë prapa ndonjë nga hiri i Perëndisë; “mos ka mbirë lart ndonjë rrënjë e hidhurë, e turbullon”, prej kësaj ndyhenë shumë vetë, Mos është ndonjë kurvar a i ndyrë si Isafi, që shiti paralindëjet’ e tia për një gjellë. Sepse e dini, se edhe pastaj, kur deshi të trashëgonjë bekiminë, u hoth poshtë; sepse nukë gjet vënt pendimi, ndonëse e lypi me lot. Sepse nukë jeni afruarë ndë një mal që zihetë me dorë, e që digjetë me ziarr, edhe mbë vrërësirë, e mbë errësirë, e mbë thëllim, E mbë zë trumbete, e mbë zë fialësh, të cilin’ ata që e dëgjuanë u lutnë të mos u flitej më fiala atyreve; (Sepse nukë munt të duronin’ urdhërinë, që thoshte: “Edhe shtësë ndë i piektë malit, do të vritetë me gurë, [a do të shëgjetonetë me shëgjetë]”. Edhe kaqë të frikëshim ishte të dukuritë, sa Mojsiu tha: Jam frikësuar’ e trëmburë); Po u afruatë ndë mal të Sionit, ndë qytet të Perëndisë gjallë, ndë qiellorenë Jerusalimë, edhe ndë shumë mijëra ëngjëjsh, Ndë panagjyrë e ndë qishë të paralindurish, që u janë shkruar’ emëratë ndë qiejet, edhe te Perëndia, gjyqtari i të gjithëve, edhe te shpirtërat’ e të drejtëvet që janë bërë të sosurë, Edhe mbë Jisunë mestarin’ e dhiatësë re, edhe ndë gjak të përskaturit, që flet më mirë se i Abelit. Shikoni mos hiqni dorë nga ay që flet; sepse kur nukë shpëtuan’ ata që hoqnë dorë nga ay që foli tek ata mbë dhet, shumë më tepërë nukë do të shpëtojmë neve, ndë heqshim dorë nga ay që flet prej qiejesh; Të cilit zëri tundi dhenë atëhere; po ndashti u zotua, tuke thënë: “Edhe një herë do të tunt jo vetëmë dhenë, po edhe qiellinë.” Edhe këjo fialë “Edhe një herë” dëften të ndërruarët’ e vëndit atyreve që tundenë, posi të bëra me dorë, që të mbesën ato që nukë tundenë. Përandaj tuke marrë një mbëretëri të patundurë, le të kemi hirë, me anë t’ ati të lusëmë pëlqyershim Perëndinë, me turp e me të druajturë. Sepse “Perëndia ynë është ziarr që tret.” Dashuria e vallëzërisë le të mbesë; Mos harroni dashurin’ e të huajvet; sepse prej kësaj ca pakupëtuarë pritnë ëngjëj ndë shtëpi të tyre. Kujtoni te lidhuritë, si të lidhurë bashkë me ata; ata që heqënë keq, sikur jeni edhe ju ndë trup. Martesa qoftë për nder të gjithë, edhe shtrati i pandyrë; po kurvarët’ e pugërësitë do t’ i gjukonjë Perëndia. Mëndyra juaj le të jetë pa lakëmim argjëndi; e le t’u jenë mjaft ato që keni ndashti; sepse ay ka thënë: “Nukë kam për të lënë tyj, as nukë kam për të hequrë dorë prej teje.” Përandaj neve të themi me zemërë: “Zoti është ndihmëtari im, edhe nukë do të kem frikë; ç’do të më bënjë njeriu?” Kujtoni të parëtë tuaj, të cilët’ u folnë juve fialën’ e Perëndisë; ecëni pas besës’ atyreve, tuke vënë re të pastajmen’ e jetës atyre që shkuanë. Jisu Krishti ësht’ ay vetë die edhe sot, edhe për gjithë jetët. Mos bihi andej’ e këtejë prej çdo farë mësimesh të huaja; sepse është mirë të forconetë zemëra me hirë, jo me të ngrëna, të cilatë nuk’ u bënë dobi atyreve që u ranë prapa. Kemi një therore, prej të cilësë s’kanë pushtet të hanë ata që shërbenjënë ndë tendët. Sepse atyre shtësëvet që u bihetë gjaku brënda ndë shënjtëroret prej kryepriftit për faje, këtyreve u digjenë trupëratë jashtë fushatësë. Përandaj edhe Jisuj pësoj jashtë portësë, që të shënjtëronjë llauzinë megjakun e ti. Le të dalëmë pra tek ay jashtë fushatësë, tuke mbajturë dhunën’ e ati. Sepse neve nukë kemi këtu një qytet që mbet përherë, po kërkojm’ atë që do të injë. Me anë t’ati pra le të biemë përherë kurban lavdie te Perëndia, do me thënë, “pemë buzësh” që rrëfenjën’ emërin’e ati. Edhe mos harroni të bëni mirë e të keni shoqëri, sepse të tilla kurbane i pëlqenjënë Perëndisë. U dëgjoni të parëvet tuaj, edhe u unjni vetëhen’ atyreve; sepse ata rrinë squarë për shpirtërat tuaj, posi ata që do t’u apënë fialë; që ta bënjënë këtë me gëzim, edhe jo tuke psherëtirë; sepse këjo nuk’ u bën dobi juve. Faluni për ne; sepse na është mbushurë mëndëja, se kemi ndërgjegjëje të mirë, tuke dashurë të shkojmë mirë mbë gjithë punërat. Po më tepër’ u lutem juve të bëni këtë, që të këthenem shpejt te ju Edhe Perëndia i paqtimit, i cili ngriti prej së vdekurish barin’ e math të dhënvet me anë të gjakut dhiatësë pasosurë, Zotinë tënë Jisu Krishtinë, U bëftë juve të kulluarë mbë çdo punë të mirë, që të bëni dashurimin’ e ati, tuke punuarë ndër ju atë që ësht’ e pëlqyershime përpara ati, me anë të Jisu Krishtit; mb’ atë qoftë lavdia ndë jetët të jetëvet. Amin. Edhe u lutem juve, o vëllezër, duroni fialën’ e mësimit; sepse u shkrova juve me pak fialë. E dini se vëllaj Timotheu u lëshua nga burgu, bashkë me atë ndë arthtë shpejt, do t’u shoh juve. U faleni me shëndet gjithë të parëvet tuaj, edhe gjithë shënjtorëvet. U falenë me shëndet juve ata që janë nga Italia. Hiri qoftë me ju të gjithë. Amin. Jakovi, shërbëtori i Perëndisë edhe i Zotit Jisu Krisht, mbë të dy-mbë-dhietë faratë që janë përndarë, fal me shëndet. Kujtoni për gëzim, o vëllezër, kur bini mbë çdo farë ngasjesh; Tuke diturë, se provimi i besësë tuaj punon durim. Edhe durimi le të ketë punë të kulluarë, që të jeni të kulluar’ edhe të tërë, pa qënë të mbeturë as mbë ndonjë gjë. Edhe ndë iu shtertë dituri ndonjërit prej jush, le të lypënjë prej Perëndisë që u ep të gjithëve pa kurcim, e nukë qërton; edhe dot’ i epet’ ati. Po le të lypënjë me besë, pa qënë me mëndëje; sepse ay që është me dy mëndëje i gjan valësë detit, që tundetë nga erëa edhe përpiqetë. Sepse ay njeri le të mos kujtonjë, se do të marrë gjë nga Zoti. Njeriu me dy mëndëje ësht ’ i paqëndruarshim mbë gjith’ udhët’ e tia. Le të mburretë pra vëllaj i unjëtë ndë të lartët të ti; E i pasuri ndë të unjëtë të ti: sepse do të shkonjë posi luleja e barit. Sepse lindi dielli bashk me vapënë, edhe thau barinë, edhe luleja e ati ra, edhe bukuria e faqes’ ati humbi; kështu edhe i pasuri do të fyshketë ndë udhë të tia. Lum ay njeri që duron ngasëje; sepse si të provonetë, do të marrë kurorën’ e jetësë, që ua ka zotuarë Zoti atyreve që e duanë. Kur ngitetë ndonjë, le të mos thotë, se: Ngitem nga Perëndia, - sepse Perëndia nukë munt të ngitetë nga të ligatë, edhe ay nukë nget asndonjë. Po gjithësecili ngitetë tuke hequr’ e tuke kobuarë vetëhen’ e ti prej dëshërimit ti. Pastaj dëshërimi, si të mbarsetë, piell fajinë, edhe faji, si të bënetë, piell vdekëjenë. Mos koboni, o vëllezërit’ e mi të dashurë. Çdo dhënëje e mirë, edhe çdo dhurëti e tghieshtë, është prej së lari, edhe sbret nga Ati i dritavet, mbë të cilinë s’ka të ndërruarë a hie të këmbimi. Prej dashurimit ti na polli me fialën’ e së vërtetësë, që të jemi një pemë e parë e ndërtesavet ati. Përandaj o vëllezërit’ e mi të dashurë, çdo njeri le të jetë i shpejtë mbë të dëgjuarët, i mënuarë mbë të folurit, i mënuarë mbë zemërim; Sepse zemërimi i njeriut nukë punon drejtërin’e Perëndisë. Përandaj, si të hithni tej çdo ndyrësi e të tepëruarët’ e së ligësë, pritni me butësirë fialënë që ka birë ndër ju, e cila munt të shpëtonjë shpirtëratë tuaj. Edhe bëhi asish që e bënjënë fialënë, e jo vetëm’ asish që e dëgjonjënë, tuke gënjyerë vetëhenë tuaj. Sepse kush dëgjon fialën’ e nuk’ e bën, kyj i gjan një njeriu që shikon faqen’ e ti të fismenë ndë pasqyrët. Sepse e shikoj vetëhen’ e ti, edhe iku, edhe përnjëherë e harroj kush ishte. Po ay që unjet’ e shikon ndë nom të thieshtë të së lirësë, edhe qëndron mb’ atë, kyj si të bënetë jo asi që dëgjon e harron, po asi që bën punënë, kyj do të jet’ i lumurë ndë punët të ti. Ndë i duketë ndonjërit ndër ju se ësht’ i feshim, edhe s’i vë fre gjjuhësë ti, po kobon zemërën’ e ti, feja e këti ësht’ e kotë. Fe e këthiellët’ edhe e papugërë përanë Përëndisë edhe Atit është këjo. Të vështronjë të varfër’ e gra të va ndë shtrëngimt t’atyre, të ruanjë vetëhen’ e ti të pazhyerë nga bota. Vëllezërit e mi, mos kini besën’ e të lavduruarshëmit Zotit tënë Jisu Krishtit me të mbajturë anë. Sepse ndë hyftë ndë përmbëledhëjet tuaj ndonjë njeri që ka unazë t’artë me rrobe të shkëlqyera, e të hynjë edhe një i vobek me rrobe të zhyera, Edhe do të shtini sytë mb’ atë që vesh rroben’ e shkëlqyerë, edhe t’i thoni ati: Ti rri këtu mirë, edhe të vobegut t’i thoni: Ti rri atje, a: Rri këtu ndënë këmbë të mia; A nukë shkuatë ndë vetëhet tuaj, edhe u bëtë gjyqtarë mendimesh të liga? Pa dëgjoni, o vëllezërit’ e mi të dashurë, A nukë sgjodhi Perëndia të vobegjit’ e kësaj bote, të pasurë ndë besët, edhe trashëgimtarë të asaj mbëretërisë, që u zotuar atyrev që duan’ atë? Po ju shpërnderuatë të vobegunë. A nuk’ u shtrëngonjënë juve të pasuritë, edhe ata u heqënë juve ndëpër gjukatat? A nukë vallsfimisnjën’ ata emërin’ e mirë, që jeni qjuajturë me atë? Ndë ruajtçi pra nomin’ e mbëretërisë, pas shkronjësë: “Të duaç të afërminë tënt posi vetëhenë tënde,” bëni mirë. Po ndë mbani anë, bëni faj, e qërtohi nga nomi si asish që kapërxeni porosinë. Sepse ay që të ruanjë gjithë nomnë, edhe të fëjenjë mbë një punë, është bërë fajtuar i të gjithave. Sepse ay që tha: “Mos kurvëronjç”, tha edhe: “Mos vraç”. Po ndë mos kurvërofsh, po të vraç, ke kapërxyerë porosin’ e nomit. Kështu flisni, edhe kështu bëni, sikur jeni për të gjukuarë nga nomi së lirësë; Sepse gjyqi do të jetë i papërdëllyershim mb’atë që s’bëri përdëllim; edhe përdëllimi mburretë kundrë gjuqit. Ç’dobi ka, o vëllezërit’ e mi, ndë tashtë ndonjë se ka besë, e të mos ketë punëra? Sos munt ta shpëtonjë besa? Ndë qoftë se vëllaj a motëra janë lakuriq, edhe u shteret’ ushqimi i përditëshim, Edhe t’u thot’ atyre ndonjë prej jush: Shkoni ndë paqtim, ngrohi e ngihi, e të mos u epni atyreve ato që janë të nevojëshime për trupinë, ç’dobi ka? Kështu edhe besa, ndë mos pastë punëra, ësht’ e vdekurë prej vetiu. Po do të thotë ndonjë: Ti ke besë, e unë kam punëra; dëftemë besënë tënde nga punërat’ e tua, edhe unë do të dëftenj tyj besënë time nga punërat’ e mia. Ti beson se Perëndia është një; mirë bën; edhe diajtë besonjënë, edhe dridhenë. Po a do të kupëtonjç, o njeri i kotë, se besa pa punëratë ësht’ e vdekurë? Avraami, ati ynë, a nukë dolli i drejtë nga punëratë, kur pruri Isaakunë, të birin’ e ti, mbi therorenë? Shih se besa punonte bashkë me punërat’ e ati, edhe besa u bë e sosurë nga punëratë. Edhe u mbush shkronja që thotë: “Edhe Avraami i besoj Perëndisë, edhe iu numërua për drejtëri”, edhe u qjuajti “miku i Perëndisë”. Shihni pra se njeriu del i drejtë nga punëratë, e jo nga besa vetëmë. Po kështu edhe kurva Raabë a nukë dolli e drejtë nga punëratë, kur priti ata që ishinë dërguarë, edhe i nxori prej një tiatërë udhë? Sepse sikundrë trupi pa frymë ësht’ i vdekurë, kështu edhe besa pa punëratë ësht’ e vdekurë. Mos bëhi shumë mësonjësa, o vëllezërit’ e mi, tuke diturë se do të marrëmë gjykim më të math; Sepse të gjithë fëjejmë mbë shumë punëra. Ndë qoftë se nukë fëjen ndonjë me fialë, kyj është burr’ i sosurë, i fuqishim t’i vërë fre edhe gjithë trupit. - Na tek u vëmë freratë n’ gojë kuajvet, që të bindenë ndër ne, edhe heqëmë gjithë trupin’ e atyreve. - Na edhe lundratë që janë kaqë të mëdha edhe që shtyhenë prej erërash të forta, hiqenë prej një timoni të vogëlë, atje ku të dojë qivernitari. Kështu edhe gjuha është një copë e vogëlë, po mbahetë mbë të math. Na pak ziarr tek diek kaqë lëndë të madhe. Edhe gjjuha është ziarr, bota e së shtrembëtësë. Kështu gjjuha ndër anët të mishit tënë ësht’ ajo që fëlliq gjithë trupinë, edhe i ep ziarr rrotësë jetësë, edhe ndizetë prej gjehenësë. – Sepse çdo farë bishash e shpesësh, e shtërpinjsh e gjësh të gjalla ndë det, sbutetë, edhe është sbuturë nga fisi njeriut; Po gjjuhën’ asnjeri s’munt ta sbusë; është një gjë e keqe që nukë pushtonetë, plot me vërer që bie vdekëje. Me atë bekojmë Perëndinë edhe Atinë, edhe me atë mallëkojmë njerëzitë që janë bërë pas shëmbëllimit Perëndisë. Nga ajo gojë vetëmë del bekim edhe mallëkim. Nukë duhetë, o vëllezërit’ e mi, të bënenë këto kështu. Mos kroj buron ujë t’ëmbëlë edhe të hidhurë nga ajo vërë vetëmë? Mos munt, o vëllezërit’ e mi, druri i fikut të bënjë ulli, a hardhia të bënjë fiq? Kështu asndonjë krua s’munt të bënjë ujë të kripurë edhe t’ëmbëlë. Kush është i mënçim e i diturë ndër ju? Le të dëftonjë punërat’ e tia me butësirë diturie prej shkuarëjesë mirë. Po ndë paçi cmir të hidhurë edhe qartë ndë zemërë tuaj, mos mbahi mbë të math edhe mos gënjeni kundrë së vërtetësë. Ajo dituri nukë sbret prej së larti, po është prej dheu, prej shtëse, prej dialli; Sepse ku është cmir e qartë, atie është trazyrë e çdo pun’ e ligë. Po dituria që është prej së larti, përpara ësht’ e këthiellëtë, pastaj paqtore, e butë, e bindurë, plot me përdëllim e me pemë të mira, e pambajtur’ anë edhe pa ipokrisi. Edhe pema e drejtërisë mbilletë ndë paqtim nga ata që bënjënë paqtim. Nga janë luftërat’ e qartatë ndër ju? Jo këtejë, nga dëshërimetë që lëftonjënë ndër anët të mishit tuaj. Dëshëroni, e nukë keni; vritni e keni cmir, edhe nukë munt të fitoni; zihi e lëftoni, po nukë keni; sepse nukë lypni. Lypni, e nukë merrni, sepse lypni keq, që të prishni ndë dëshërimet tuaja. O kurvarë e kurva, nuk’ e dini se miqësia e botësë ësht’ arëmiqësia e Perëndisë? Ay që të dojë pra të jetë miku i botësë, bënet’ arëmiku i Perëndisë. Apo kujtoni se shkronja thotë kot: Ajo fryma që ndënji ndër ju mallngjen për cmir? Po Perëndia ep një hirë më të math, përandaj thotë: “Perëndia rri kundrë madhështorëvet e u ep hirë kryeunjurëvet.” Binduni pra te Perëndia; i rrini kundrë diallit, edhe do të ikënjë nga ju. Iu afrohuni Perëndisë, edhe do t’ u afronetë juve. Pastroni duartë, o fajtorë, edhe qjëroni zemëratë, o njerës me dy mëndëje. Hiqni keq e bëni vajë e qjani; gazi juaj le të këthenetë mbë vajë; edhe gëzimi juaj mbë hidhërim. Unji përpara Zotit, edhe do t’ u ngrejë juve. Mos flisni keq njëri për tiatrinë, o vëllezër; ay që flet për vëllanë, edhe gjukon të vëllanë, flet keq për nomnë, edhe gjukon nomnë; edhe ndë gjukofsh nomnë, nukë je ruajtës i nomit, po gjyqëtar. Një është nom-dhënës, ay që munt të shpëtonjë edhe të humbasë; kush je ti që gjukon tiatrinë? Ejani tashti ju që thoni: Sot a nesër do të vemi ndë këtë qytet, edhe do të bëjmë atie një vit, edhe do të tregëtojmë e do të fitojmë; Ju që nuk’ e dini se çdo të jetë nesër, sepse ç’ është jeta juaj? Është një avullë që duketë për pak kohë, e pastaj humbet. Ndë vënt që të thoni: Ndë dashtë Perëndia, edhe ndë rrofshim, do të bëjmë këtë a atë. Po tashti mburreni mbë madhështiat tuaja; çdo të tillë të mburrurë është të lik. Kush di pra të bënjë të mirë, e nukë bën, është faj për atë. Ejani tashti, ju të pasuritë, qjani e ulurini për të këqiatë që do të vinjënë mbi ju. Pasëja juaj u kalp, edhe rrobatë tuaj ua brëjti mola. Ari juaj e argjëndi u ndryshk, edhe ndryshku i atyreve do të jetë për martiri kundrë jush, edhe do të hajë mishratë tuaj si ziarr; mblothtë thesare për dit e pastajme. Na tek bërtet paga që ua keni mbajturë punëtorëvet që korrnë aratë tuaja; edhe të bërtiturat’ e korrësavet hynë i vanë ndë veshët të Zotit Sabaoth. U kënaqtë e bëtë pallë mbi dhet; ushqyetë zemratë tuaja posi për ditën’ e të therurit; Dënuatë, edhe vratë të drejtinë; e ay nuk u rri kundrë juve. Kini zemërë të gjerë pra, o vëllezër, gjer mbë t’ardhurit të Zotit. Na bujku te pret pemën e dheut të paçëmuarënë, e ka zemërë të gjërë për atë, gjersa të marrë shin’ e lashtë edhe të voninë. Kini zemërë të gjerë edhe ju, forconi zemratë tuaja; sepse t’ardhurit’ e Zotit u afrua. Mos psherëtini kundrë njëri tiatrit, o vëllezër, që të mos gjukonemi për të lik; na gjyqëtari te rri përpara dyervet. Merrni për shëmbëllesë, o vëllezërit’ e mi, të te hequritë keq edhe zemrën’ e gjërë të profitëvet, që folnë mb’ emërit të Zotit. Na te lumërojm’ ata që duronjënë; e keni dëgjuarë durimin’ e Jovit, edhe e patë të pastajmen’ e Zotit, se Zoti është shum’ i përdëllyershim edhe i dhëmburë. Edhe përpara të gjithave, o vëllezërit’ e mi, mos bëni be, as për qiellë, as për dhenë, as ndonjë tiatërë be; po le të jetë fiala juaj, po, po, edhe jo, jo; që të mos bini ndë gjykim. Heq keq ndonjë ndër ju? Le të faletë; ka zemërë të gëzuarë ndonjë? Le të psallë. Ësht’ i sëmurë ndonjë ndër ju? Le të thërresë pleqt’ e qishësë, edhe le të falenë përmbi atë, e le ta lyenjënë me vaj mb’ emërit të Zotit. Edhe urata me besë do ta shpëtonjë atë që lëngon, edhe Zoti do ta ngrerë atë; edhe ndë pastë bërë faje, do t’ i falenë. Rrëfeni fajetë njëri tiatrit, edhe fali njëri për tiatrinë, që të shërohi. Të luturit’ e të drejtit ka shumë fuqi kur bënetë. Ilia ishte një njeri që pësonte posi ne, edhe u fal tuke luturë që të mos bierë shi; edhe nukë ra shi mbi dhet tre viet e gjashtë muaj. Edhe përsëri u fal, edhe qielli dha shi, edhe dheu lëshoj pemën’ e ti. O vëllezër, ndë daltë ndonjë ndër ju jasht’ udhësë së vërtetësë, edhe ta këthenjë ndonjë atë, Le ta dijë se ay që këthen fajtorinë prej udhësë ti kobimtaresë, do të shpëtonjë një shpirt prej vdekëjesë, edhe do të mbulonjë shumicë fajesh. Pietri, apostoli i Jisu Krishtit, mb’ ata që rrinë ndë dhe të huaj, përndarë ndëpër Pont e ndëpër Gallati, e ndëpër Kappadhoqi, e ndëpër Asi, e ndëpër Vithyni, Të sgjedhuritë pas të paranjohurësë Perëndisë Atit, me anë të shënjtërimit Frymësë, për dëgjim e për të përskaturë të gjakut Jisu Krishit; hir edhe paqtim u shumoftë mbë ju. Qoftë bekuarë Perëndia edhe Ati i Zotit tënë Jisu Krishtit, që pas përdëllimit ti të shumëtit na polli për së dyti ndë një shpëresë të gjallë me anë të ngjallurit prej së vdekurish të Jisu Krishtit, Për një trashëgim të paprishur’ e të papugërë e të pafyshkurë, që është ruajturë ndë qiejet për ne, Që me fuqin’ e Perëndisë ruhemi me anë të besësë, për shpëtim të gatishim të sbulonetë ndë kohë të pastajme. Për atë gëzohi, ndonëse tashti pakëzë, ndë u dashtë, hidhërohi mbë çdo farë të ngarash, Që të gjëndetë provimi i besësë suaj më i çëmuarshim se ari që prishetë, ndonëse provonetë prej ziarrit, për mburrëje e për nderë e për lavdi, kur të sbulonetë Jisu Krishti; Të cilinë, ndonëse s’e keni parë, e doni; edhe ndonëse nuk’ e shihni tashti, po tuke i besuarë, gëzohi me gëzim të lavduruarshim që s’rrëfenetë me gojë, Tuke marrë të pastajmen’ e besësë suaj, shpëtimin’ e shpirtëravet; Që për atë shpëtim kërkuan’ edhe vëshguanë profitëtë që profitepsnë për atë hirinë që do t’epej mbë ju; Tuke vëshguarë mbë cilin’ a mbë çfarë kohe shpërfaqetë Fryma e Krishtit që ishte mb’ata, kur martiriste që përpara për pësimet’ e Krishtit, edhe për lavdiat’ e pastajme; Që mb’ atë u sbëlua jo për vetëhen’ e tyre, po për ne i punonin’ ato punëra, që u rrëfyenë mbë ju tashti me anë t’atyre që ungjillëzuan’ ungjillinë mbë ju me Frymën’ e Shënjtëruarë, që u dërgua nga qielli, për të cilatë ëngjëjtë dëshëronjënë të kërrusen’ e të shohënë. Përandaj si të ngjishni mezat’ e mendimit tuaj, rrini esullë, shpëreni të tërë mbë hirinë që vien mbë ju, kur të sbulonetë Jisu Krishti, Si dielm të dëgjuarshim, mos shkoni pas dëshërimevet para, që bënitë pa diturë; Po sikundrë është shënjt ay që u thirri juve, kështu edhe ju bëhi shënjtorë mbë gjithë shkuarëjenë, Sepse është shkruarë: “Bëhi shënjtorë, sepse unë jam shënjt”. Edhe ndë qjuajçi Atë atë që gjykon pa mbajtur’ anë pas punësë gjithësecilit, shkoni kohënë me frikë mbë këtë dhe të huajë që rrini; Tuke diturë se nuk’ u shpërblyetë me gjë që prishetë, si me argjënt a me ar, nga ajo e kota jeta juaj që u kanë lënë juve atëritë, Po me gjakun’ e paçëmuarë të Krishtit, posi qëngjit pa palavi e pa të shgërryerë; I cili qe urdhëruarë përpara se të ngrihetë bota, e u shpërfaq ndë kohëra të pastajme për ju, Që me anë t’ati i besoni Perëndisë që e ngjalli prej së vdekurish, edhe i dha lavdi, andaj besa juaj edhe shpëresa të jetë mbë Perëndinë. Si të qjëroni pra shpirtëratë tuaj me dëgjimin e së vërtetësë me anë të Frymësë, për dashurimin’ e vëllazërisë pa ipokrisi, doni fort njëri tiatrinë me zemërë të këthiellëtë; Sepse jeni lindurë përsëri jo prej farësë që prishetë, po prej fare të paprishurësë, me anë të fialës’ Perëndisë që rron e që mbet (për gjithë jetënë). Sepse “çdo mish është posi bar, edhe çdo lavdi njeriu posi lule bari; u tha bari, edhe luleja e ati ra; Po fiala e Zotit mbet për gjithë jetënë.” Edhe këjo ësht’ ajo fiala që u ungjillëzua te ju. Si të hithni tejë pra çdo të ligë e çdo kobim, e ipokrisia, e cmir, e çdo të folura keq, Posi foshnje lindurë rishtazi, le t’u ketë ënda qjumështin’ e këthiellëtë të fialësë, që të rriteni prej ati; Sepse e keni ngjëruarë “se Zoti ësht’ i mirë”. Tuke afruarë tek ay, që është gur i gjallë, i hedhurë tejë nga njerëzitë, po i sgjedhur’ e i nderëshim nga Perëndia. Edhe ju, posi gurë të gjallë, ndërtohi shtëpi shpirtërie, priftëri e shënjtëruarë, që të bini kurbane shpirtërie, të pëlqyershime te Perëndia me anë të Jisu Krishtit. Përandaj ësht’ edhe brënda ndë shkronjët: “Na te vë ndë Sion një gur krye cepi, të sgjedhurë, të nderëshim; edhe ay që i beson ati nukë do të turpëronetë.” Për ju pra që besoni është nderë; po për të pabindurit, “atë gurinë që hothnë tejë ata që ndërtonjënë, kyj u bë për krye cepi” edhe “gur pengese, edhe gur skandhalie.” Të cilëtë pengonenë mbë fialët, sepse nukë bindenë; që për atë ishinë vënë. Po ju jeni “gjëndëje e sgjedhurë, priftëri mbëretërie, komb’ i shënjtëruarë,” llaus që fitoj Perëndia, që të dëfteni të mirat’ e ati, që u thirri juve nga errësira ndë dritët të ti të çudiçimenë; Ju që njëherë nuk’ ishitë llaus, po tashti jeni llauz’ i Perëndisë; ju që njëherë nuk’ ishitë përdëllyerë, po tashti jeni përdëllyerë. O të dashurë, u lutem juve si të huajë e të ardhurë që jeni, të hiqni dorë nga dëshërimet’ e mishit, që lëftonjënë kundrë shpirtit; Të shkoni jetë të mirë ndër kombet, që u përflasënë juve si për njerës keqbërës, kur të shohënë nga punërat’ e mira që bëni, të lavdonjënë Perëndinë ndë ditët të së vënësë re. I unjni kryetë pra çdo urdhëri të njeriut për Zotinë; Kaqë mbëretit, si më lartit nga gjithë, aqë qivernitarëvet, si të dërguarë që janë prej anës’ ati për të marrë shpagim nga ata që bënjënë keq, e të lavdonjën ata që bënjënë mirë. Sepse kështu është dashurimi i Perëndisë, tuke bërë mirë t’u mbyllni gojënë njerëzet marrë për paditurinë; Si të lirë, e jo sikur tuke pasurë të lirënë për mbulesën e së ligësë, po si shërbëtorët’ e Perëndisë. Nderoni të gjithë; doni vëllazërinë; kini frikë Perëndisë; nderoni mbëretinë. Ju shërbëtorëtë, u unjni kryetë zotrëvet t’uaj me çdo frikë, jo vetëmë të mirëvet e të butëvet, po edhe të shtrëmbëtëve, Sepse këjo është hirë, që të duronjë ndonjë hidhërime për ndërgjegjëjenë mbë Perëndinë, tuke pësuarë pa udhë. Sepse çfarë lavdie është, ndë durofshi, kur të rriheni për faje? Po ndë durofshi tuke bërë mirë e tuke hequrë keq, këjo është hirë përanë Perëndisë. Sepse për këtë u thirrët, sepse edhe Krishti pësoj për ju, t’u lërë juve shëmbëllesë, që të ecëni pas gjurmash ati; I cili “nukë bëri faj, as nuk’ u gjënt kobim ndë gojë t’ati”. I cili kur përqeshej nukë përqeshte, kur pësonte nukë frikësonte, po epte vetëhen’ e ti ndë dorët t’ati që gjukon me udhë; I cili vetë mbajti fajetë tona ndë trupt të ti mbi drut, që, si të vdesëmë ndë fajet, të rrojmë ndë drejtëri; “me plagën’ e ati u shëruatë”. Sepse ishitë “si dhën që kanë humbur’ udhënë,” po tashti u këthyetë te bariu edhe tek episkopi i shpirtravet tuaj. Po kështu edhe ju gratë, u unjni kryetë burravet tuaj, që, edhe ndë mos u binçinë ca vetë ndë fialët, të fitonenë pa fialë nga jeta që shkonjënë gratë, Si të shohënë jetënë tuaj të pastrënë që e shkoni me frikë. Të cilavet le të mos jetë stolia e përjashtëme, gërsheti i flokëvet e të varët’ e arit, e të veshurit’ e rrobavet, Po i fshehuri njeriu i zemrësë, stolisurë me paprishëjen’ e frymësë butë edhe të urtë, që ajo punë vëjen shumë përpara Perëndisë. Sepse kështu njëherë edhe ato grat’ e shënjtëruara, që shpëreninë mbë Perëndinë, stolisninë vetëhen’ e tyre, tuke qënë ndën’ urdhër të burravet të tyre. Sikundrë Sara i dëgjoj Avraamit, edhe e qjuante atë zot; bijat’ e asaj jeni ju, kur të bëni mirë e të mos frikësohi as nga ndonjë frikë. Ju burratë po kështu, rrini bashkë me gratë tuaja me urtësi, edhe i bëni nderë kombit gruasë si më e dobë enë që është, edhe si trashëgimtaret’ e hirit jetësë bashkë me ju, që të mos këputenë të faluratë tuaja. Edhe së pastajmi, bëhi të gjithë me një mëndëje, të dhëmburë, vëlla-dashurë, të përdëllyershim, zemër-dashurë. Mos epni të keq për të keq, a të sharë për të sharë; po përkundrë, t’i bekoni; sepse e dini se për këtë u thirrët, që të trashëgoni bekim: “Sepse kushdo të dojë jetë, edhe të shohë dit të mira, le të pushonjë gojën’ e ti nga e keqeja, edhe buzët’ e tia të mos flasënë gënjeshtrë. Le të mërgonetë nga e liga, edhe le të bënjë mirë: le të kërkonjë paqtim, edhe le të ndiekë atë. Sepse syt’ e Zotit janë mbi të drejtët, edhe veshët’ e ati mbi lutëjen’ e atyreve; po faqeja e Zotit është kundrë atyreve që bënjënë keq”. Edhe kush do t’u bënjë keq juve, ndë i rafshi prapa së mirësë? Po edhe ndë heqshi keq për drejtërinë, jeni të lumurë: “edhe frikën’ e atyreve mos e kini frikë, as mos u tuntni”. Po “shënjtëroni Zotinë Perëndi,” ndë zemërat tuaja; edhe ini gati përherë të epni fialë me butësirë e me frikë cilitdo që kërkon fialë prej jush për shpëresënë që është ndër ju; Tuke pasurë ndërgjegjëje të mirë, që, kur të flasënë keq për ju si për njerës keqbërës, të turpëronen’ ata që u përflasënë juve për jetën’ e mirë që shkoni mbë Krishtinë. Sepse më mirë është të hiqni keq tuke bërë mirë, ndë i pastë ënda Perëndisë, se tuke bërë keq. Sepse edhe Krishti një herë pësoj për fajetë, i drejti për të shtrembëtët, që të na bierë te Perëndia, i cili ndonëse vdiq pas mishit, po u ngjall me anë të Frymësë; Me anë të asaj vate e leçiti edhe te frymatë ndë barkut, Që nuk’ bindeshinë njëherë, kur i priti durimi i Perëndisë njëherë ndë dit të Noesë, kur ndërtonej arka, që nd’atë shpëtuanë prej ujit të pakë, do me thënë tetë shpirtë; Kundraforma e ati është pagëzimi që na shpëton edhe neve tashti, (jo të hedhuritë tejë e palavisë mishit, po martiria e ndërgjegjëjesë mirë mbë Perëndinë), me anë të ngjallurit të Jisu Krishtit; I cili vate ndë qiell, e është ndë të diathtët të Perëndisë, edhe ëngjëjt’ e pushtetet’ e fuqiat’ iu vunë ndën’ urdhër. Passi pësoj pra Krishti ndë misht për ne, armatosi edhe ju me atë mendim; sepse ay që pësoj ndë misht, pushoj nga faji; Për të shkuarë jetën’ e paskëndajme ndë misht, jo më ndë dëshërime njerëzish, po ndë dashurim të Perëndisë Sepse mjaft është për ne koha e jetësë tonë që shkoj, se punuam dashurimin’ e kombevet, tuke ecurë ndë ndyrësira, ndë dëshërime, ndë të dejtura, ndë lodërti, ndë të pira, edhe ndë lutëje idhujsh të paudhë. Edhe përandaj u vien çudi atyreve, se nuk’ ecëni bashkë me ata mb’ atë vërshimin’ të plankprishëjesë; edhe u vllasfimisnjënë juve; Të cilëtë do t’i apënë fialë ati që është gati të gjukonjë të gjallë e të vdekurë. Sepse për këtë punë u ungjillëzua ungjilli edhe te të vdekuritë, që të gjukonenë si njerës ndë misht, e të rronjënë ndë frymë si do Perëndia. Edhe e pastajmeja e të gjithave u afërua; urtësohi pra, e rrini sgjuarë ndë të falurat. Edhe përmbi të gjitha të doni fort njëri tiatrinë; sepse: “dashuria do të mbulonjë shumica fajesh.” Bëhi njëri mbë tiatrin’ asish që duanë të huajëtë pa murmurim. Gjithësecili sikundrë mori dhurëtinë, kështu le t’i shërbenjë njëri tiatrit, si kujdestarë të mirë të çdo farë hirit Perëndisë. Ndë foltë ndonjë, le të flasë si fialë Perëndie; ndë shërbeftë ndonjë, le të shërbenjë si prej asaj fuqisë që i ep Perëndia, që të lavdonetë Perëndia mbë të gjitha me anë të Jisu Krishtit, mbë të cilin’ është lavdia edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amin. O të dashurë, mos u vinjë çudi juve për atë provimin’ e nxetë që u bë mbë ju për të ngarë, sikurse gjajti mbë ju ndonjë punë e çudiçëme; Po gëzohi, sikundrë jeni piesëtarët’ pësimevet të Krishtit, që të gëzohi tuke gëzuarë edhe ndë të sbuluarët të lavdisë ati. Ndë u shafshi për emërin’ e Krishtit, jeni të lumurë; sepse Fryma e lavdisë edhe e Perëndisë prëhetë mbë ju; pas atyreve vllasfimisetë, po pas jush lavdonetë. Sepse asndonjë prej jush le të mos pësonjë si vrasës, a si viedhës, a si keqbërës, a si asi që vështron punërat’ e huaja; Po ndë pësoftë si i Krështerë, le të mos ketë turp, po le të lavdonjë Perëndinë mbë këtë anë, Sepse e harriu koha të nisetë gjyqi nga shtëpia e Perëndisë; edhe ndë u nistë më përpara nga ne, ç’do të jetë e pastajmeja e atyreve që s’bindenë mbë ungjillt të Perëndisë? Edhe: “kur i drejti mezi shpëton, i pabesi edhe fajtori ku do të duketë?” Andaj edhe ata që pësonjënë pas dashurimit Perëndisë, le t’apënë shpirtërat’ e tyre ndë dorë t’ati me të punuarë të mirë si mbë besëtarinë krietar. U lutem pleqvet që janë ndër ju unë plaku, shok i atyreve, edhe martiri i pësimevet Krishtit, edhe piesëtari asaj lavdisë që është për të sbuluarë: Ruani grigjën’ e Perëndisë që është ndër ju, tuke u vënë re jo me pahirë, po me dashuri; as për fitim të lik, po me zemërë të gatishime. Edhe jo sikur të pushtoni trashëgimin ’ e Perëndisë, po të bëhi shëmbëllesë e grigjësë. Edhe kur të shpërfaqetë kryebariu, do të merrni të pafishkurënë kurorën’ e lavdisë. Po kështu edhe ju të ritë, ini ndën’ urdhër të pleqvet; edhe të gjithë, tuke qënë ndën’ urdhër njëri tiatrit, vishni mëndëjen’ e unjëtë; sepse: “Perëndia rri kundrë madhështorëvet, po të unjurëvet u ep hirë”. Unji pra ndënë dorën’ e Perëndisë të fortënë, që t’u ngrerë juve ndë kohë që duhetë; Hithni gjithë kujdesinë tuaj mb’atë, sepse ay ka kujdes për ju. Ini esullë, rrini squarë; sepse kundrë-gjyqësi juaj dialli, posi leon që ulurin, vien përqark tuke kërkuarë cilinë të përpijë. I rrini kundrë ati tuke qëndruarë të fortë ndë besët, sepse e dini se po ato pësime bënenë ndër vëllezërit tuaj që janë ndë botët. Edhe Perëndia i çdo hiri, që na thërriti ndë lavdi të ti të pasosurënë me anë të Jisu Krishtit, si të pësoni pak, ay u bëftë juve të kulluarë, u forcoftë, u dhashtë fuqi, u themelostë. Mb’atë qoftë lavdia edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amin. Me anë të Silluanit, vëllajt besëtar, u shkrova juve me pak fialë, sikundrë më duketë, tuke lutur’ e tuke martirisurë, se kyj është hiri i Perëndisë i vërteti, që keni ndenjurë mb’ atë. U faletë me shëndet juve qisha që është ndë Vavyllonë, sgjedhurë bashkë me ju, edhe Marku im bir. Përshëndetni njëri tiatrinë me të puthurë dashurie. Paqtim qoftë mbë gjithë ju që jeni mbë Jisu Krishtinë. Amin. Simeon Pietri, shërbëtori edhe apostoli i Jisu Krishtit, mb’ ata që kanë marrë me shortë besë sinjënjë nga nderi me ne ndë drejtëri të Perëndisë tënë, edhe shpëtimtarit Jisu Krisht; Hir edhe paqtim u shumoftë mbë ju me anë të njohurit Perëndisë, edhe Jisu Krishtit, Zotit tënë. Sikundrë fuqia e ati e hieruarshëmeja na fali gjith’ ato që duhenë për jetë e për besë të mirë, me anë të njohurit ati që na thërriti për lavdi e për punë të mirë; Që prej atyreve na u falnë të zotuarat’ e mëdha edhe të nderëshime, që të bëhi prej këtyre piesëtarët’ e fisit hieruarshim, tuke ikurë nga prishëja që është ndë botët me anë të dëshërimit. Edhe për këtë punë nxitoni me të math, e vini punën e mirë ndë besët, e të njohuritë ndë punë të mirë, E të përmbajturit’ e vetëhesë ndë të njohurit, e duriminë ndë të përmbajturit të vetëhesë, e besën’ e mirë ndë durimt, E dashurin’ e vëllazërisë ndë besët të mirë, e dashurinë ndë dashurit’ të vëllazërisë. Sepse kur janë këto ndër ju, edhe shtohenë, nuk’ u lanë juve pa punë e pa pemë mbë të njohurit të Zotit tënë Jisu Krishtit. Sepse ay që nuk’ i ka këto, ësht’ i verbër’ e dritëshkurtërë, edhe ka harruarë pastrimin’ e fajevet ti të vietravet. Përandaj, o vëllezër, nxitoni më tepërë të siguroni të thërrituritë edhe të sgjedhuritë tuaj; sepse tuke bërë këto, nukë do të fëjeni kurrë. Sepse kështu do t’u hapetë juve shumë udha e të hyrit ndë mbëretëri të pasosurë të Zotit tënë Jisu Krishtit. Përandaj nukë do të përtonj t’u bie juve ndër mënt përherë këto, ndonëse i dini, e jeni forcuarë ndë këtë të vërtetë. Po unë kujtonj, se është me udhë, gjersa të jem ndë këtë tendë, t’u ngacëmonj juve tuke ua prurë ndër mënt; Sepse e di, se për së shpejti do ta heth teje këtë tendënë time, sikundrë edhe Zoti ynë Jisu Krishti ma dëfteu. Po do të nxitonj, që të munt t’i kujtoni ato edhe pas vdekëjesë sime, Sepse nuk’ u bëmë juve të njihni fuqinë edhe të ardhurit’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, tuke vaturë prapa përrallavet ndrequrë me mieshtri, po e kemi parë me sy madhërin’ e ati. Sepse mori nderë e lavdi prej Perëndisë Atit, kur i erdhi ati një i tillë zë prej lavdisë madhëruarëshime: “Kyj është Biri im i dashuri, që e pëlqeva.” Edhe këtë zë e dëgjuam që erdhi nga qielli, kur ishimë bashkë me atë ndë mal të shënjtëruarë. Edhe kemi më të vërtetuarshëme fialën’ e profitisë, asaj bëni mirë t’i vëni vesh, posi kandilit që ndriçon ndë vënt t’ errëtë, gjersa të sbardhë drita, e të lintnjë ylli i dritësë ndë zemërat tuaja. Tuke diturë këtë përpara, se çdo profiti shkronje nukë sgjidhetë prej vetiu. Sepse nuk’ erdhi ndonjë herë ndonjë profiti nga dashurimi i njeriut, po njerëzit’ e shënjtëruarë të Perëndisë folnë shtyturë prej Frymësë Shënjtëruarë. Po ishin edhe profitërë të rrem ndër llauzinë, sikundrë edhe ndër ju do të jenë mësonjësa të rrem, të cilëtë do të fusënë fshehurazi eresia humbëje, tuke mohuar’ atë edhe Zotërinë që i bleu ata, edhe tuke hequrë pas vetëhesë tyre humbëje të shpejtë. Edhe shumë vetë do të venë pas humbëjes’ atyreve, që nga ata do të vllasfimiset’ udha e së vërtetësë. Edhe për lakëmim do të bënjënë tregjeti prej jush me fialë të shpifura; gjykimi i atyreve që moti nukë mënon, edhe humbëja e atyreve nukë flë. Sepse Perëndia ndë mos kurseu ëngjëjtë që fëjyenë, po i hodhi ndë tartar lidhurë me hekura errësire, e i dha të ruhenë për gjyq. Edhe nukë kurseu botën’ e vietërë, po pruri përmbytëje ndë botët të pabesëvet, edhe ruajti Noenë vetin’ i tettë, leçitësin e drejtërisë. Edhe gjykoj për të prishurë qytetet’ e Sodhomës’ e të Gomorësë, edhe i bëri hi, edhe vuri shëmbëllesë mb’ata që kanë për të punuarë pa besë. Edhe shpëtoj Llotin’ e drejtë që shtrëngonej prej jetësë ndyrë të panomëvet; (Sepse kyj i drejti, tuke ndenjurë ndërmest atyreve, ditë për ditë mundonte shpirtin’ e drejtë nga të parët’ e nga të dëgjuarët’ e punëravet pa nom.) Di Zoti të shpëtonjë besëtarëtë nga të ngarëtë, e të ruanjë të shtrembëtëtë për ditën’ e gjyqit që të mundonenë; Edhe më fort ata që venë prapa mishit me dëshërim ndyrësire, edhe bënjënë për asgjë urdhërinë; janë kuximtarë, asish që duanë vetëmë vetëhen’ e tyre, s’kanë frikë tuke vllasfimisurë lavduarshëmitë. Kur ëngjëjtë që janë më të mëdhenj ndë forcatë e ndë fuqi nukë bienë gjykim vllasfimie kundrë atyreve përpara Zotit, Po këta posi shtësë pa mënt bërë nga fisi, që kanë lindurë për të zënë e për të prishurë, vllasfimisnjënë për punëra që nuk’ i dinë, edhe do të prishenë ndë prishëjet të tyre, edhe do të marrënë pagën’ e së shtrëmbëtësë. Të cilëtë kujtonjënë për gëzim të kënaqurit’ e përditëshim; janë të shgërryer’ e të fulliqurë; gëzonenë ndë kobimet të tyre, kur han’ e pinë bashkë me ju; Kanë sytë plot me kurvëri, edhe që nukë pushonjënë nga faji; kobonjënë shpirtëra të paforcuarë, kanë zemërë të stërviturë ndë lakëmime, janë diemt’ e mallëkimit. Lanë udhën’ e drejtë, edhe u kobuanë, e vanë pas udhësë Vallaamit, të birit Vosorit, që deshi pagën’ e së shtrembëtësë. Po u qërtua për panomin’ e ti; sepse kafsha pa gojë foli me zë njeriu, e ndaloj marrësin’ e profitit. Këta janë kronj pa ujë, re që shtyhenë prej erësë fortë, për ata është ruajtur’ errësir’ e zezë për gjithë jetënë. Sepse tuke folurë fialë shumë të mëdha të kotësirësë, kobonjënë me dëshërimet’ e mishit e me ndyrësirat’ ata që vërtet shpëtuanë nga ata që e shkoninë jetënë ndë kobim; Tuke zotuar’ atyreve të lirë, që ata vetë janë shërbëtorët’ e prishëjesë; sepse prej ati që të mundetë ndonjë, ati i bënetë shërbëtuar. Sepse ata që shpëtuanë nga të ndragurat’ e botësë me anë të së njohurësë Zotit edhe Shpëtimtarit Jisu Krisht, ndë u ngatërrofshinë përsëri mbë këto, edhe të mundenë, u bënë të pastajmet’ e atyre më të këqia se të paratë. Sepse më mirë ishte për ata të mos e kishinë njohur’ udhën’ e drejtërisë, se si e njohnë, të këthenenë nga porosia e shënjtëruarë që u la mb’ ata. Edhe gjajti mb’ ata ajo parimia e vërtetë: “Qëni u këthye mbë të viellë të ti”, edhe: “Dosa si u la u shkarxye ndë llucët”. Po u shkruanj juve, o të dashurë, këtë kartë të dytë, me ato çonj mendiminë tuaj të këthiellëtinë me të përmendurë; Që të kujtoni fialëtë që u folnë përpara nga profitërit’ e shënjtëruarë, edhe porosinë tonë apostojvet Zotit edhe Shpëtimtarit. Këtë më përpara ta dini, se mbë dit të pastajme do të vinjënë përqeshësa, tuke ecurë pas dëshërimesh tyre, E tuke thënë: Ky është të zotuarët’ e të ardhurit ati? Sepse që mb’atë ditë që fjetnë atëritë, të gjitha mbesënë kështu që kur se u nis kriesa. Sepse ata vetë duanë të mos e dinë këtë, se më fialën’ e Perëndisë u bënë qiejetë njëherë moti, edhe dheu që është bërë prej ujit edhe me ujë; Që me anë t’atyreve ajo bota atëhere si u mbulua me ujë humbi. Edhe qiejet’ edhe dheu që janë tashti, nga ajo fjalë janë vënë mbënjanë, ruajturë për ziarr mbë ditë të gjyqit e të humbëjesë njërezet të pabesë. Edhe këtë vetëmë mos e harroni, o të dashurë, se përanë Zotit një ditë është si një mijë viet, edhe një mijë viet si një ditë. Zoti nukë mënon të zotuarët’ e ti, sikundrë dica e kujtonjënë për të mënuarë, po na duron, sepse nukë do të humbasënë dica vetë, po të gjithë të vinjënë ndë pendim. Edhe dita e Zotit do të vinjë posi viedhësi natënë; mb’ atë ditë qiejetë do të shkonjënë me krismë, e stiqiatë do të tretenë nga të ndezuritë, edhe dheu edhe punëratë që janë nd’ atë do të digjenë. Kur tretenë pra këto të gjitha, çfarë njerëzish gjan të jeni ju ndë jetë të shënjtëruar’ e ndë besë të mirë, Tuke pritur’ e tuke nxituarë për t’ardhurit’ e ditësë Perëndisë, që mb’ atë ditë qiejetë diegurë ndë ziarr do të tretenë, edhe stiqiatë do të tretenë nga të nxehuritë? Edhe pas të zotuarit ati presëmë qieje të rij, edhe dhe të ri, që rri drejtëri nd’ ata. Përandaj, o të dashurë, tuke priturë këto, nxitoni të gjëndeni përpara ati ndë paqtim pa palavi e pa faj. Edhe kujtoni zemrën’ e gjërë të Zotit tënë për shpëtim, sikundrë Pavli edhe vëllaj ynë i dashuri u shkroj juve pas diturisë që iu dha ati, Sikundrë edhe ndë gjithë kartërat e tia, tuke folurë nd’ ato për këto punëra; ndër ato janë ca punëra që s’kupëtonenë, të cilatë të paditurit’ e të paqëndruarshëmit i shtrëmbëronjënë, sikundrë edhe shkronjat’ e tiera, për humbëjen’ e tyre. Ju pra, o të dashurë, tuke diturë që përpara këto, ruhi, që të mos hiqeni me kobimin’ e të panomvet, e të bini poshtë nga qëndrimi juaj. Edhe shtohi ndë hir e ndë të njohurë të Zotit tënë edhe Shpëtimtarit Jisu Krisht. Mb’atë qoftë lavdia edhe tashti edhe ndë ditë të jetësë pasosurë. Amin. Atë që ishte që herën e parë, atë që kemi dëgjuarë, atë që kemi parë me sytë tanë, atë që vum re, edhe duartë tona i poqnë, për Fialën’ e jetësë; (Edhe jeta u çpërfaq, edhe e kemi parë, edhe martirisëmë, edhe apëmë zë për jetën’e pasosurë, që është tek Ati, edhe u çpërfaq ndër ne.) Atë që kemi parë e kemi dëgjuarë, u apëmë zë juve, që të keni edhe ju piesë me ne; edhe piesa jonë të jetë me Atin’ edhe me Birin’ e ati Jisu Krishtinë. Edhe u shkruajmë juve këto, që të jetë gëzimi juaj i plotë. Edhe kyj është zëri që kemi dëgjuarë nga ay, edhe u apëmë zë juve, se: Perëndia është dritë, edhe nuk’ është asndonjë errësirë tek ay. Ndë thënçim se kemi piesë mb’ atë, edhe ecëjmë ndë errësirët, gënjejmë, edhe nukë bëjmë të vërtetënë. Po ndë ecëshim ndë dritët, sikundrë ay është ndë dritët, kemi piesë njëri me tiatrinë, edhe gjaku i Jisu Krishtit, të Birit ati, na qëron nga çdo faj. Ndë thënçim se s’kemi faj, kobojmë vetëhenë tonë, edhe e vërteta nuk’ është ndër ne. Ndë rrëfefshim fajetë tona, është besëtar edhe i drejtë, që të na falë fajetë, edhe të na qëronjë nga çdo e shtrembëtë. Ndë thënçim se s’kemi fëjyerë, bëjm’ atë gënjeshtar, edhe fiala e ati nuk’ është ndër ne. Diemthit’ e mi, u shkruanj juve këto, që të mos fëjeni; edhe ndë fëjeftë ndonjë, kemi kush të lutetë tek Ati, Jisu Krishtin’ e Drejtë. Edhe ay është të shpërblyerët’ e fajevet tona; edhe jo vetëmë për tonatë, po edhe për të gjithë botësë. Edhe nga këjo e dimë, se e kemi njohur’ atë, ndë ruajçim porosit’ e ati. Ay që thotë: “E kam njohur’ atë”, edhe të mos ruanjë porosit’ e ati, është gënjeshtar, edhe e vërteta nuk’ është mb’atë. Po ay që të ruanjë fialën’ e ati, me të vërtetë dashuria e Perëndisë është mbaruarë te kyj. Nga këjo e dimë, se jemi mb’ atë. Ay që thotë se mbet mb’ atë, duhetë, sikundrë eci ay, kështu të ecënjë edhe kyj. Vëllezër, nuk’ e shkruanj juve një porosi të re, po një porosi të vietërë, që e kishitë që përpara herësë; porosia e vietër’ është fiala që dëgjuatë që përpara herësë. Përsëri u shkruanj juve një porosi të re, që ësht’ e vërtetë mb’ atë edhe mbë ju; sepse errësira shkon, edhe drita e vërtetë po ndrit. Ay që thotë se është ndë dritët, edhe i ka mëri të vëllat, është ndë errësirë gjer tashi. Ay që do të vëllanë mbet ndë dritët, edhe skandhali nuk’ është tek ay. Po ay që i ka mëri të vëllat, është ndë errësirët, edhe ecën ndë errësirët, edhe nukë di se ku vete, sepse errësira i verboj sytë. U shkruanj juve, diemthit’ e mi, se u falnë fajetë tuaja për emërin’ e ati. U shkruanj juve, atërë, sepse keni njohur’ atë që është që përpara herësë; u shkruanj juve, dialosha, se e keni mundurë të ligunë; u shkruanj juve, çuna, sepse e keni njohur’ Atinë. U shkrova juve, atërë, sepse e keni njohur’ atë që është që përpara herësë; u shkrova juve, dialosha, sepse jeni të fortë, edhe fiala e Perëndisë mbet ndër ju, edhe e keni mundurë të ligunë. Mos doni botënë, as ato që janë ndë botët. Ndë dashtë ndonjë botënë, dashuria e Atit nuk’ është mb’atë. Sepse çdo gjë që është ndë botët, dëshërimi i mishit, edhe dëshërimi i syvet, edhe mashështia e jetësë, nuk’ është nga Ati, po është nga bota. Edhe bota shkon, edhe dëshërimi asaj; po ay që bën dashurimin’ e Perëndisë mbet ndë jetë të jetëvet. Çuna, është or’ e pastajme; edhe sikundrë dëgjuatë, se antikrishti vien, edhe tashi janë shum’ antikrishtërë; andaj e dimë, se ësht’ or’ e pastajme. Duallnë prej nesh, po nuk’ ishinë prej nesh; sepse, ndë ishinë prej nesh, do të kishinë mbeturë me ne; po duallnë, që të shpërfaqenë se nukë janë të gjithë prej nesh. Edhe ju keni të lyerë prej Shënjtit, edhe i dini të gjitha. Nuk’ u shkrova juve, se nukë dini të vërtetënë, po sepse e dini, edhe sepse çdo gënjeshtrë nuk’ është nga e vërteta. Kush është gënjeshtari, veçe ay që mohon se Jisuj nuk’ është Krishti? Kyj ësht’ antikrishti, ay që mohon Atin’ edhe Birinë. Kushdo që mohon Birinë, s’ka as Atinë; (ay që rrëfen Birinë, ka edhe Atinë). Atë pra që ju dëgjuatë që përpara herësë, le të mbesë ndër ju. Ndë mbettë ndër ju ajo që dëgjuatë që përpara herësë, edhe ju do të mbetni te Biri edhe tek Ati. Edhe këjo ësht’ e zotuara, që ay na u zotua, jeta e pasosurë. U shkrova juve këto për ata që u kobonjënë. Edhe atë të lyerëtë që muartë nga ay mbet ndër ju, edhe s’keni nevojë t’u mësonjë juve ndonjë; po sikundrë u mëson juve ajo e lyera për të gjitha, kështu ësht’ edhe e vërtetë, edhe nuk’ është gënjeshtrë; edhe sikundrë u mësoj juve, do të mbesni mb’ atë. Edhe tashi, diemthit’ e mi, mbetni mb’atë, që, kur të shpërfaqetë, të kemi kuxim, e të mos turpëronemi nga ay mbë t’ardhurit t’ati. Ndë e dini, se ësht’ i drejtë, e dini se kushdo që bën drejtërinë ka lindurë prej ati. Shihni çfarë dashurie na ka dhënë Ati, që të qjuhemi diemt’ e Perëndisë; përandaj bota nukë na njeh, sepse nuk’ e njohu atë. Të dashurë, tashi jemi diemt’ e Perëndisë; po edhe nuk’ është shpërfaqurë se ç’do të jemi; po e dimë, se, kur të shpërfaqetë, do të jemi posi ay; sepse do ta shohëm’ atë sikundrë është. Edhe kushdo që ka këtë shpëresë mb’ atë, pastron vetëhen’ e ti, sikundrë ay ësht’ i pastrë. Kushdo që bën fajinë, bën edhe panominë; sepse faji është panomia. Edhe e dini, se ay u shpërfaq, që të ngrerë fajetë tona; edhe faj nukë është tek ay. Kushdo që mbet mb’atë, nukë fëjen; kushdo që fëjen, nuk’ e ka parë atë, as nuk’ e ka njohur’ atë. Diemthit’ e mi, asndonjë le të mos u kobonjë juve; ay që bën drejtërinë, ësht’ i drejtë, sikundrë ay ësht’ i drejtë. Ay që bën fajinë, është nga dialli; sepse dialli që përpara herësë fëjen. Përandaj u shpërfaq i Bir’ i Perëndisë, që të prishnjë punërat’ e diallit. Ay që ka lindurë prej Perëndisë, nukë bën faj, sepse fara e ati mbet mb’ atë; edhe s’munt të fëjenjë, sepse ka lindurë prej Perëndisë. Me këtë shquhenë diemt’ e Perëndisë, edhe diemt’ e diallit. Kushdo që nukë bën drejtëri, nuk’ është nga Perëndia, edhe ay që nukë do të vëllanë. Sepse këjo është porosia që dëgjuatë që përpara herësë, të duamë njëri tiatrinë; Jo sikundrë Kaini ishte prej të ligut, edhe theri të vëllanë. Edhe përse e theri atë? Sepse punërat’ e ati ishinë të liga, e ato të vëllat ishinë të drejta. Mos çuditi, vëllezërit’ e mi, ndë u ka mëri juve bota. Neve e dimë, se kemi sbriturë nga vdekëja ndë jetët, sepse duamë vëllezëritë; ay që nukë do vëllanë, mbet ndë vdekëjet. Kushdo që i ka mëri të vëllat, është njeri-vrasës; edhe e dini se çdo njeri-vrasës s’ka jetë të pasosurë që nbet mbë vetëhet të ti. Nga këjo njohëmë dashurin’ e Krishtit, se ay vuri jetën’ e ti për ne; edhe neve kemi detyrë të vëmë jetënë tonë për vëllezërit. Po ay që të ketë të mirat’ e botësë, edhe të shohë të vëllanë që ka nevojë, edhe të mbyllnjë zemërën’ e ti nga të dhëmburitë, qysh mbet dashuria e Perëndisë tek ay? Diemthit’ e mi, mos të duamë me fialë, as me gjjuhë, po me punë e me të vërtetë. Edhe nga këjo njohëmë se jemi prej së vërtetësë, edhe do të sigurojmë zemratë tona përpara ati; Sepse ndë na gjukoftë për të keq zemëra jonë, po Perëndia është më i math se zemëra jonë, edhe njeh të gjitha. Të dashurë, ndë mos na gjukoftë për të keq zemëra jonë, kemi kuxim te Perëndia; Edhe atë që të lypëjmë, e marrëmë nga ay; sepse ruajmë porosit’ e ati, edhe bëjmë të pëlqyeratë përpara ati. Edhe këjo është porosia e ati, që të besojmë mb’emër të Birit ati Jisu Krishtit, edhe të duamë njëri tiatrinë, sikundrë na la porosi. Edhe ay që ruan porosit’ e ati, mbet mb’ atë, edhe ay mbë këtë, edhe nga këjo e njohëmë se mbet ndër ne, nga Fryma që na dha. Të dashurë, mos i besoni çdo fryme, po provoni frymatë, që janë nga Perëndia; sepse shumë profitërë të rrem duallnë ndë botët. Nga këjo e njihni Frymën’ e Perëndisë; çdo frymë që rrëfen me gojë, se Krishti ka ardhurë ndë mish, është nga Perëndia. Edhe çdo frymë që nukë rrëfen me gojë se Krishti ka ardhurë ndë mish, nuk’ është nga Perëndia; edhe këjo është fryma e antikrishtit, që keni dëgjuarë se vien, edhe që tashi është ndë botët. Ju jeni nga Perëndia, diemthit’ e mi, edhe i keni mundur’ ata; sepse ay që është ndër ju është më i math se ay që është ndë botët. Ata janë nga bota; përandaj flasënë prej botësë, edhe bota i dëgjon ata. Neve jemi nga Perëndia; ay që njeh Perëndinë, na dëgjon; ay që nuk’ është nga Perëndia, nukë na dëgjon. Nga këjo njohëmë frymën’ e së vërtetësë, edhe frymën’ e kobimit. Të dashurë, le të duamë njëri tiatrinë; sepse dashuria është nga Perëndia; edhe kushdo që do, ka lindurë nga Perëndia, edhe njeh Perëndinë. Ay që nukë do, nuk’ e njohu Perëndinë; sepse Perëndia është dashuri. Mbë këtë u çfaq dashuria e Perëndisë ndër ne, se Perëndia dërgoj Birin’ e ti të vetëmlindurinë ndë botët, që të rrojmë me anë t’ ati. Mbë këtë është dashuria, jo se neve deshëm Perëndinë, po se ay na deshi, edhe dërgoj Birin’ e ti që të jetë shpërblim për fajet tona. Të dashurë, ndë na deshi kaqë shumë Perëndia, edhe neve duhetë të duamë njëri tiatrinë. Asndonjë s’e ka parë Perëndinë ndonjë herë. Ndë daçim njëri tiatrinë, Perëndia mbet ndër ne; edhe dashuria e ati është mbaruarë mbë ne. Nga këjo e njohëmë, se mbesëmë mb’atë, edhe ay ndër ne, sepse na ka dhënë nga Fryma e ti. Edhe neve kemi parë, edhe martirisëmë, se Ati dërgoj Birinë Shpëtimtarin’ e botësë. Ay që të rrëfenjë me gojë se Jisuj ësht’ i Bir’ i Perëndisë, Perëndia mbet mb’atë, edhe ay mbë Perëndinë. Edhe ne kemi njohur’ edhe kemi besuarë dashurinë, që ka Perëndia mbë ne. Perëndia është dashuri; edhe ay që mbet ndë dashurit, mbet mbë Perëndinë, edhe Perëndia mb’ atë. Mbë këtë është mbaruarë dashuria me ne, që të kemi kuxim ndë ditë të gjyqit; sepse sikundrë ay është, kështu edhe ne jemi ndë këtë botë. Nuk’ është frikë ndë dashurit, po dashuria e mbaruarë nxier jashtë frikënë; sepse frika ka mundim; edhe ay që ka frikë nuk’ është i mbaruarë ndë dashurit. Neve e duam’ atë; sepse ay përpara na deshi. Ndë thëntë ndonjë, se: “Dua Perëndinë”, edhe t’i ketë mëri të vëllat, është gënjeshtar; sepse ay që të mos dojë të vëllanë që e ka parë, qysh munt të dojë Perëndinë që s’e ka parë? Edhe këtë porosi e kemi nga ay: Ay që do Perëndinë, të dojë edhe të vëllanë. Kushdo që beson se Jisuj është Krishti, ka lindurë prej Perëndisë; edhe kushdo që do atë që e ka piellurë, do edhe atë që ka lindurë prej ati. Nga këjo e njohëmë se duamë të bijt’ e Perëndisë, kur të duamë Perëndinë, edhe të ruajmë porosit’ e ati. Sepse këjo është dashuria e Perëndisë, që të ruajmë porosit’ e ati; edhe porosit’ e ati nukë janë të rënda. Sepse çdo gjë që ka lindurë prej Perëndisë e munt botënë, edhe këjo është vitoreja që mundi botënë, do me thënë besa jonë. Cili ësht’ ay që munt botënë, veç ay që beson, se Jisuj është i Bir’ i Perëndisë? Kyj ësht’ ay që erdhi nga uji e nga gjaku, Jisu Krishti; jo nga uji vetëmë, po edhe nga uji edhe nga gjaku; edhe Fryma ësht’ ajo që martiris, sepse Fryma ësht’ e vërteta. Sepse tre janë ata që martirisënë ndë qiellt: Ati, Fiala, edhe Frym’ e Shënjtëruarë; edhe këta të tre janë një. Edhe tre jan’ ata që martirisënë ndë dhet: Fryma, edhe ujëtë, edhe gjaku; edhe këta të tre janë mbë një. Ndë qoftë se marrëmë martirin’ e njerëzet, martiria e Perëndisë është më e madhe; se këjo është martiria e Perëndisë që ka martirisurë për të Birinë. Ay që i beson të Birit Perëndisë, ka martirinë ndë vetëhet të ti; ay që nuk’ i beson Perëndisë, e ka bërë atë gënjeshtar, sepse nuk’ i besoj martirisë që martirisi Perëndia për të Birinë. Edhe këjo është martiria, se Perëndia na dha jetë të pasosurë, edhe këjo jeta është tek i Biri. Ay që ka Birinë, ka jetënë; ay që s’ka të Birin’ e Perëndisë, s’ka jetënë. Këto u shkrova juve që besoni mb’ emër të Birit Perëndisë, që ta dini se keni jetë të pasosurë (edhe që të besoni mb’ emër të Birit Perëndisë.) Edhe ky është kuximi që kemi tek ay, se ndë lypshim gjë pas dashurimit ati, na dëgjon. Edhe ndë e dimë se na dëgjon, ç’të lypëjmë, e dimë se marrëmë të lypuratë që kemi lypurë nga ay. Ndë paftë ndonjë të vëllanë se fëjen faj jo për vdekëje, do të lypënjë, edhe Perëndia do t’i apë ati jetë, atyreve që nukë fëjenjënë për vdekëje. Është faj për vdekëje; nukë them të lutetë për atë faj. Çdo e shtrembëtë është faj; edhe është faj jo për vdekëje. E dimë se kushdo që ka lindurë nga Perëndia nukë fëjen; po ay që ka lindurë nga Perëndia ruan vetëhen’ e ti, edhe i ligu nuk’ i piek me dorë ati. E dimë se jemi nga Perëndia; edhe gjithë bota gjëndetë mbë të ligët. Po e dimë se i Biri Perëndisë erdhi, edhe na dha mënt, që të njohëmë të vërtetinë; edhe jemi mbë të vërtetinë, mbë të Birin’ e ati Jisu Krishtinë. Kyj ësht’ i vërteti Perëndi, edhe jeta e pasosurë. Diemthit’ e mi, ruani vetëhenë tuaj nga idhujtë. [Amin]. Unë plaku mbë Zonjën’ e sgjedhurë, edhe mbë të bijt’ e asaj, që un’ i dua me të vërtetë; edhe jo unë vetëmë, po edhe gjith’ ata që kanë njohurë të vërtetënë; Për atë të vërtetënë që mbet ndër ne, edhe do të jetë bashkë me ne për gjithë jetënë. Qoftë bashkë me ju hirë, përdëllim, paqtim prej Perëndisë Atit, edhe prej Zotit Jisu Krisht, të Birit Atit, ndë të vërtetë e ndë dashuri. U gëzuashë shumë, se gjeta ca nga bijt’ e tu tuke ecurë ndë të vërtetënë, sikundrë muarëm porosi nga Ati. Edhe tashi të lutem tyj, o Zonjë, jo sikur tuke të shkruarë tyj një porosi të re, po atë që kishim që përpara herësë, të duamë njëri tiatrinë. Edhe këjo është dashuria, të ecëjmë pas porosivet ati. Këjo është porosia, sikundrë e dëgjuatë që përpara herësë, të ecëni mb’ atë. Sepse shumë kobimtarë hynë ndë botët, ata që nukë rrëfenjënë me gojë se Jisu Krishti erdhi ndë mish; i tilli është kobimtari edhe antikrishti. Vështroni vetëhenë t’uaj, që të mos humbasëm’ ato që punuam, po të marrëmë pagë të plotë. Kushdo që kapërcen porosinë, edhe nukë mbet ndë mësim të Krishtit, ay s’ka Perëndi; ay që mbet ndë mësim të Krishtit, kyj ka edhe Atin’ edhe Birinë. Ndë qoftë se vien ndonjë te ju, e nukë bie këtë mësim, mos e merrni ndë shtëpi, edhe mos e përshëndetni; Sepse ay që e përshëndet atë, bënetë piesëtar mbë punërat t’ati të ligatë. Ndonëse pata shumë për t’u shkruarë juve, nukë desha me kartë e me mellan, po shëprenj të vinj te ju, edhe të flas gojë me gojë, që të jetë plot gëzimi ynë. Të falenë me shëndet diemt’ e sat motëre të sgjedhurësë. (Amin.) Unë plaku mbë Gajonë të dashurinë, të cilin’ un’ e dua me të vërtetë. I dashurë, për të gjitha lutem të veç mbarë e të jesh shëndoshë, sikundrë vete mbarë shpirti yt. Sepse u gëzuashë shumë, se vinjënë vëllezër edhe martirisnjënë për të vërtetënë tënde, sikundrë ti ecën ndë të vërtetët. Nukë kam gëzim me të math se këtë, të dëgjonj se diemt’ e mi ecënjënë ndë të vërtetët. I dashurë, punë besëtari bën, ç’t’u bënjç vëllezëret e të huajvet, Të cilëtë martirisnjënë për dashurinë tënde përpara qishësë; ndë i përciellç ata sikundrë të vëjen te Perëndia, do të bënjç mirë. Sepse duallnë për emërin’ e ati, pa marrë gjë nga kombetë. Neve pra kemi detyrë të presëmë të tillë njerës, që të bënemi ndihmëtarë ndë të vërtetët. I shkrova qishësë; po Dhiotrefi ay që do parësi ndër ata nukë na pret. Përandaj ndë arthça, do t’i kujtonj punërat’ e ati që bën, tuke na përqeshurë me fialë të liga; edhe tuke mos i qënë mjaft këto, as ay vetë nukë pret vëllezëritë, po edhe ata që duanë t’i presënë i ndalon, edhe i nxier jashtë qishësë. I dashurë, mos shko prapa së ligësë, po së mirësë. Ay që bën mirë, është nga Perëndia; po ay që bën keq, nuk’ e ka parë Perëndinë. Për Dhimitrin epetë martiri e mirë nga të gjithë, edhe nga ajo e vërteta; edhe neve martirisëmë, edhe e dini se martiria jonë ësht’ e vërtetë. Kishnjam për të shkruarë shumë, po nukë dua të të shkruanj me mellan e me pëndë; Po shprenj të të shoh për së shpejti, edhe do të flasëmë gojë me gojë. Paqtimi qoftë mbë tyj. Të falenë me shëndet miqtë. U fal me shëndet miqvet emër për emër. Judha, shërbëtori i Jisu Krishtit, edhe i vëllaj Jakovit, të të thërrituritë të shënjtëruarë prej Perëndisë Atit, edhe ruajturë prej Jisu Krishtit; Përdëllim, e paqtim, e dashuri u shumoftë mbë ju. Të dashurë, passi nxitova tepërë t’u shkruanj juve për shpëtimin’ e të gjithëvet, pata nevojë t’u shkruanj juve, e t’u lutem të lëftoni për atë besënë që u dha një herë shënjtorëvet. Sepse hynë fshehurazi dica njerës, që ishinë shkruarë përpara që moti ndë këtë dënim, njerës të pabesë, që këthenjënë hirin’ e Perëndisë tënë mbë ndyrësi, edhe mohonjënë të vetëminë Zotëri (Perëndinë), edhe Zotinë tënë Jisu Krishtinë. Edhe dua t’ua bie juve ndër mënt, ndonëse ju e ditët këtë njëherë, se Zoti, si shpëtoj llauzinë nga dheu i Egjyptit, pastaj i humbi ata që nukë besuanë. Edhe ata ëngjëjtë që nukë ruajtnë urdhërin’ e tyre, po lanë vëndin’ e tyre, i ka ruajturë mbyllurë ndën’ errësirë me të lidhura të pasosura për gjyqin’ e ditësë madhe. Posi Sodhoma e Gomora, edhe ato qytetetë rreth atyreve, që u dhanë ndë kurvëri kështu posi ato, e vanë prapa tiatërë mishi, janë vënë përpara për shëmbëllesë, e mundonenë me ziarr të pasosurë. Po kështu edhe këta, tuke parë ëndërra, ndyrinë mishinë, e bënjënë për asgjë pushtetinë, e vllasfimisnjën’ ofiqetë. Edhe Mihaili, i pari ëngjëjvet, kur hahej tuke lëftuarë me diallinë për trupin’ e Mojsiut, nukë kuxoj të bierë kundrë ati ndonjë gjukim vllasfimie, po tha: “Zoti të qërtoftë tyj”. Edhe këta vllasfimisnjënë sa punëra që nuk’ i dinë; edhe sa punëra të fisit që i dinë posi shtësë pa mënt, prishenë ndër ato. Mjer ata, sepse ecnë mb’ udhë të Kainit, edhe u lëshuanë me vrap pas kobimit Vallaamit për të marrë pagë, edhe humbën ndë kundrëfialët të Koreut. Këta janë palavi ndë gostira të dashurisë tuaj, kur hanë gosti me ju pa frikë, e kullosënë vetëhen’ e tyre; re pa ujë që bihenë tutie t’hu nga erëratë; dru vjeshte të papemë, dy herë vdekurë, çkulurë nga rrënjatë; Valë deti t’egra që shkumonjënë turpëriat’ e tyre, yje që bihen’ andej’ e këteje, për të cilët’ është ruajtur’ errësir’ e zezë për gjithë jetënë. Edhe për këta profitepsi edhe Enohu i shtatti prej Adhamit, tuke thënë: “Ja tek erdhi Zoti me mijëra shënjtorësh të ti, Që të bënjë gjyq mbi të gjithë, edhe të qërtonjë gjithë të pabesëtë ndërmest atyreve, për gjithë punërat’ e pabesërisë atyreve, që punuanë pa besë, edhe për gjith’ ato fialët’ e ashpëra që folnë kundrë ati fajtorët e pabesë.” — Këta janë asish që murmuronjën’ e qjahenë, tuke ecurë pas dëshërimesh tyre; edhe goja e atyre flet fialë tepërë të trasha, edhe përkëdhelënë ca vetë, që të kenë dobi nga ata. Po ju, o të dashurë, kujtoni fialëtë që u folnë përpara nga apostojt’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, Se u thoshinë juve, se: “ndë kohë të pastajme do të jenë përqeshësa që do t’ ecënjënë pas dëshërimevet pabesëriavet tyre”. Këta jan’ ata që veçonjënë vetëhen’ e tyre, posi shtësë, që s’kanë Frymë. Po ju, o të dashurë, tuke ngrehurë vetëhenë tuaj përmbi besënë fort të shënjtëruarënë, e tuke falurë ndë Frymë të Shënjtëruarë, Ruani vetëhenë tuaj ndë dashuri të Perëndisë, tuke priturë përdëllimin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit për jetë të pasosurë. Edhe ca i përdëlleni tuke shquarë. Edhe ca të tierë i shpëtoni me frikë, tuke i rrëmbyer’ ata nga ziarri, e tuke pasurë mëri edhe atë rrobenë që është shgërryerë nga mishi. Edhe mb’atë që munt t’u ruanjë juve të pafaj, e t’u qëndronjë juve përpara lavdisë ti faqe-bardhë me gëzim, Mbë të vetëminë (të diturinë) Perëndi edhe Shpëtimtarinë tënë, qoftë lavdi edhe madhëri, urdhër edhe pushtet, edhe tashi, edhe mbë gjithë jetët. Amin. Sbulesa e Jisu Krishtit, që ia dha Perëndia, t’ua dëftenjë shërbëtorëvet ti, sa janë për të bërë për së shpejti; edhe i dërgoj e i shënoj me anë t’ ëngjëllit ti mbë shërbëtorin’ e ti Joannë; I cili martirisi për fialën’ e Perëndisë, edhe për martirin’ e Jisu Krishtit, edhe për sa pa. Lum ay që këndon, edhe ata që dëgjonjënë fialët’ e profitisë, edhe ruanjënë sa janë shkruarë nd’ atë; sepse koha ësht’ afërë. Joanni mbë shtatë qishat që janë nd’Asi; hir edhe paqtim qoftë mbë ju nga ay që ësht’ edhe që ishte edhe që vien; edhe nga të shtatë frymatë që janë përpara fronit ati; Edhe nga Jisu Krishti, që është martiri besëtar, i parëlinduri prej së vdekurish, edhe i pari i mbëretëret dheut; mb’atë që na deshi, edhe që na lau nga fajetë tona me gjakun’ e ti, Edhe që na bëri mbëretër’ e priftërë te Perëndia edhe Ati ti, mb’atë qoftë lavdia edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amin. Ja te vien me retë, edhe do ta shohë atë çdo sy, edhe ata që e shpuan’ atë; edhe gjithë kombet’ e dheut’do të ndukenë për atë; po, amin. Unë jam Allfa edhe Omega (të nisuritë edhe të mbaruarëtë), thotë Zoti, Ay që ësht’ edhe që ishte edhe që vien, Gjithëpushtetësi. Unë Joanni, vëllaj juaj, edhe shok bashkë me ju ndë shtrëngimt edhe ndë mbëretërit edhe ndë durim të Jisu Krishtit, qeshë ndë ujdhesët që kluhetë Patmë, për fialën’ e Perëndisë, edhe për martirin’ e Jisu Krishtit. Qeshë ndë frymë ditën’ e dielë; edhe dëgjova prapa meje një zë të math posi zë trumbete, Që thoshte (Unë jam Allfa edhe Omega, i pari edhe i pastajmi; edhe): Ç’sheh, i shkruaj ndë vivli, edhe ua dërgo qishavet (që janë ndë Asi) ndë Efesë, e ndë Smyrnë, e ndë Pergamë, e ndë Thyateir, e ndë Sardhej, e ndë Filladhelfi, e ndë Llaodhiqi. Edhe u këthyeçë të shoh zënë që foli me mua; edhe kur u këthyeçë, pashë shtatë kandile t’arta. Edhe ndë mest të shtatë kandilevet pashë një që gjante posi bir njeriu, veshurë me një rrobe të gjatë gjer ndër këmbë, edhe ngjeshurë mbë sisat me një bres t’artë. Edhe kryet. e ati edhe flokët’ ishinë të bardhë, posi lesh i bardhë, si bora; edhe syt’ e ati posi flakë ziarri; Edhe këmbët’ e ati gjaninë posi orihallk, sikur të jenë nxehurë ndë kaminë; edhe zër’ i ati posi zë shumë ujërash. Edhe kishte ndë dorët të diathtë të ti shtatë yje; edhe nga goja e ati një shpatë e prehëtë me dy presa; edhe faqeja e ati ndriste posi dielli kur ndrit ndë fuqi të ti. Edhe kur pashë atë, rashë ndër këmbët t’ati posi i vdekurë; edhe ay vuri dorën’ e ti të diathtënë mbi mua, e më tha: “Mos u frikëso. Unë jam i pari edhe i pastajmi, Edhe ay që rron; edhe qesh’ i vdekurë, edhe ja te jam i gjallë ndë jetët të jetëvet; (amin); edhe kam qjyçet’ e hadhit, edhe të vdekëjesë. Shkruaj ç’pe, edhe ç’janë, edhe ç’janë për të bërë paskëtaj; Mistirin’ e të shtatë yjevet që pe mbë të diathtët time, edhe shtatë kandilet’ e arta. Të shtatë yjetë janë ëngjëjt’ e shtatë qishavet; edhe të shtatë kandiletë (që pe) janë shtatë qishatë. Shkruaj ëngjëllit kishës’ Efesine: Këto thot’ ay që mba të shtat’ yjetë ndë të diathtë të ti, ay që ecën ndë mes të shtatë kandilevet arta. I di punërat’ e tua, edhe mundiminë tënt, edhe duriminë tënt, edhe s’munt të duronjç të liqtë, edhe se provove ata që thonë se janë apostoj, edhe nukë janë; edhe i gjete gënjeshtarë. Edhe vove, edhe ke durim, edhe u mundove për emërinë tim, edhe s’u lodhe. Po diç kam kundrë teje, sepse le dashurinë tënde të parënë. Kujtonu pra nga re poshtë, edhe pendonu, edhe bën punërat’ e para; se ndë mos, vinj shpejt te ti, edhe do të luanj kandilenë tënde nga vëndi asaj, ndë mos u pendofsh. Po ke këtë të mirë, se u ke mëri punëravet Nikollaitëvet, të cilavet u kam mëri edhe unë. Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma: Ati që munt do t’i apë të hajë nga druja e jetësë, që është ndë mes të paradhisit Perëndisë. Edhe ëngjëllit qishësë Smyrnevet shkruaj: Këto thot’ i pari edhe i pastajmi, ay që qe i vdekur’ edhe rroj: I di punërat’ e tua edhe shtrëngimin’ edhe vobëzinë (po je i pasurë), edhe vllasfimin’ e atyreve që thonë për vetëhen’ e tyre se janë Judhenj, edhe nukë janë, po janë mbëledhëj’ e Satanajt. Mos u frikëso fare për sa ke për të pësuarë; ja dialli te ka për të vënë ca nga ju ndë burk, që të provohi; edhe do të kenë shtrëngim për dhietë dit. Bënu besëtar gjer mbë vdekëje, edhe do të t’ap kurorën’ e jetësë. Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma: Ay që munt do të mos i bënetë keq prej vdekëjesë dytë. Edhe ëngjëllit qishësë ndë Pergamë shkruaj: Këto thot’ ay që ka shpatën’ e prehëtë me dy presa: I di punërat’ e tua, edhe ku e ke të ndenjuritë, atie ku është froni i Satanajt; edhe mba emërinë tim, edhe nukë mohove besënë time, edhe as nd’ato dit që ishte Antipa, martiriri im besëtari, i cili u vra ndër ju, atie ku ka të ndënjuritë Satanaj. Po diç kam pak gjë kundrë teje, sepse ke atie ca vetë që mbajnë mësimin’ e Vallaamit, i cili mësonte Vallakunë të bërë skandhali përpara të bijvet Israilit, që të hanë kurban idhujsh edhe të kurvëronjënë. Kështu ke edhe ti ca vetë që mbajnë mësimin’ e Nikollaitëvet, që e kam mëri. Pendonu; se ndë mos, vinj shpejt te ti, edhe do të lëftonj me ata me shpatën’ e gojësë sime. Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma: Ay që munt do t’i ap të hajë nga manna që është fshehurë, edhe do t’i ap haliç të bardhë, edhe mbi haliç shkruarë një emër të ri, të cilin’ asndonjë s’e njeh, veç ay që e merr. Edhe ëngjëllit qishësë që është ndë Thyateir shkruaj: Këto thotë i Bir’ i Perëndisë, ay që ka syt’ e ti posi flakë ziarri, edhe këmbët’ e ati që gjanjënë porsi orihallk: I di punërat’ e tua, edhe dashurinë, edhe shërbesënë që bën, edhe besënë, edhe duriminë tënt, edhe punërat’ e tua, edhe të pastajmetë se janë më tepërë se të paratë. Po diç’ kam (pak gjë) kundrë teje, se lë gruanë Jezavelë, që thotë për vetëhen’ e saj se është profiteshë, të mësonjë edhe të gënjenjë shërbëtorët’ e mi të kurvëronjën’ edhe të hanë kurban idhujsh. Edhe i dhashë kohë asaj të pendonetë nga kurvëria e saj, edhe nuk’ u pendua. Ja unë tek e vë atë ndë shtrat, edhe ata që kurvëronjënë me atë ndë shtrëngim të math, ndë mos u pendofshinë nga punërat’ e tyre. Edhe të bijt’ e asaj do t’i vras me vdekëje. Edhe gjithë qishatë do ta njohënë, se unë jam ay që vëshgonj veshnjet’ edhe zemëratë; edhe do t’i ap gjithësecilit prej jush pas punëravet tuaja. Edhe u thom juve edhe të tierëvet që janë ndë Thyateir, sa s’kanë këtë mësim, edhe ata që s’i njohnë thellësirat’ e Satanajt, sikundrë thonë. Nukë do të vë tietërë barrë mbë ju; Po mbani atë që keni, gjer sa të vinj. Edhe ay që munt, edhe që ruan punërat’ e mia gjer së pastajmi, do t’i ap pushtet mbi kombet. Edhe: “do të kullosnjë ata me shkop të hekurtë; do të thyhenë posi enët’ e shtëmbarit” e sikundrë edhe un’ i mora prej tim et. Edhe do t’i ap ati yllin’ e mëngjesit. Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma. Edhe ëngjëllit qishësë që është ndë Sardhej shkruaj: Këto thotë ay që ka të shtatë frymat’ e Perëndisë, edhe të shtatë yjetë: I di punërat’ e tua, se e ke emërinë se rron, edhe je i vdekurë. Bënu i squarë, edhe forco të tierëtë sa kanë për të vdekurë; sepse nuk’ i gjeta punërat’ e tua të plota përpara Perëndisë. Kujtonu pra qysh more edhe dëgjove, edhe ruaj, edhe pendonu. Ndë mos ndenjç pra squarë, do të vinj te ti posi viedhës, edhe nukë do të diç mbë ç’orë do të vinj te ti. Ke pak emëra edhe ndë Sardhej, që nuk’ i ndyrnë rrobet’ e tyre; edhe ata do të ecënjënë bashkë me mua me rrobe të bardha, sepse janë të vëlyerë. Ay që munt, kyj do të vishetë me rrobe të bardha; edhe nukë do të shuanj emërin’ e ati nga vivlia e jetësë, edhe do të rrëfenj emërin’ e ati përpara tim et, edhe përpara ëngjëjvet ati. Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma. Edhe ëngjëllit qishësë që është ndë Filladhelfi shkruaj: Këto thotë Shënjti, i vërteti, ay që ka “qjyçin’ e Dhavidhit; ay që hap, edhe asndonjë s’mbyll”. I di punërat’e tua; ja te kam vënë përpara teje një derë të hapurë, edhe asndonjë s’munt ta mbyllnjë atë; sepse ke pak fuqi, edhe ruajte fialënë time, edhe nukë mohove emërinë tim. Ja te do t’ap ndë dorë ca nga mbëledhëja e Satanajt që thonë për vetëhen’ e tyre se janë Judhenj, edhe nukë janë, po gënjenjënë; ja te do t’i bënj ata të vinjën’ e të falenë përpara këmbëvet tua, edhe ta njohënë se unë të desha tyj. Sepse ruajte fialën’ e durimit tim, edhe do të ruanj ty nga ora e ngasëjesë që ka për t’ ardhurë mbë gjithë botënë, që të provonjë ata që rrinë mbi dhet. Ja te vinj shpejt; mba atë që ke, që të mos marrë asndonjë kurorënë tënde. Kush të muntnjë, do ta bënj atë shtyllë ndë tempullë të Perëndisë tim, edhe nukë do të dalë jashtë më; edhe do të shkruanj mbi atë emërin’ e Perëndisë tim, edhe emërin’ e qytetit Perëndisë tim, Jerusalimit ri, që sbret prej qiellit nga Perëndia im, edhe emërinë tim të rinë. Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma. Edhe ëngjëllit qishësë Llaodhiqevet shkruaj: Këto thot’ ay që ësht’ Amin, besëtari edhe i vërteti martir, të nisurit’ e kriesësë Perëndisë: I di punërat’ e tua, se as i ftohëtë je as i ngrohëtë, makar të ishie i ftohët’ a i ngrohëtë. Po passi je kështu i vakëtë, edhe as i ftohët’ as i ngrohëtë, do të të viell nga goja ime. Sepse thua se: Jam i pasurë, edhe u bësh’ i pasurë, edhe s’kam nevolë as për ndonjë, edhe nuk’ e di se ti je i ngratë, edhe i mjerë; edhe i vobek, edhe i verbërë, edhe i sveshurë. Të këshillonj tyj të bleç prej meje ar të provuarë ndë ziarr, që të bëneç i pasurë; edhe të veshç rrobe të bardha, edhe të mos duketë turpëria e të sveshurit yt; edhe lyej syt’ e tu me kollurë, që të shohç. Unë gjithë sa i dua, i qërtonj edhe i mundonj; ki zëli pra edhe pendonu. Ja te rri mbë derët edhe trokollinj; ndë dëgjoftë ndonjë zënë tim, edhe hap derënë, do të hynj tek ay, edhe do të darkonj bashkë me atë, edhe ay bashkë me mua. Ati që munt, do t’i ap të rrijë bashkë me mua ndë front tim, sikundrë që edhe unë munda, edhe ndënja bashkë me tim Atë ndë front t’ati. Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma. Pastaj pashë, e ja një der’ e hapurë ndë qiell; edhe zëri i parë, që dëgjova, posi zë trumbete që fliste bashkë me mua, e thoshte: “Hip këtu, edhe do të të dëftenj sa duhetë të bënenë paskëtaj.” Edhe përnjëherë qeshë ndë frymë, edhe ja tek ishte një fron ndë qiellt, edhe mbi front ishte ndënjurë një. Edhe ay që rrinte gjante mbë të parët posi gur jaspidhe edhe sardhine; edhe ishte një ylver rreth fronit që gjante mbë të parët posi smaragdhinë. Edhe përqark shkëmbit ishinë njëzet e katrë frone; edhe mbë fronet (pashë) ndenjurë të njëzet e katrë pleqtë, veshurë me rrobe të bardha; edhe kishinë mbi krerët të tyre kurora t’ arta. Edhe dilinë nga froni vetëtima e bumbullima e zëra. Edhe përpara fronit ishinë shtatë llambadhe ziarri ndezurë, të cilatë janë të shtatë frymat e Perëndisë. Edhe përpara fronit ishte një det qelqeje që gjante posi akull; edhe ndë mes të fronit, edhe rreth fronit katrë shtësë, që ishinë plot me sy përpara e prapa. Edhe shtës’ e parë gjante posi leon, edhe shtës’ e dytë gjante posi viç, edhe shtës’e tretë e kishtë faqenë posi njeri, edhe shtës’ e katrëtë gjante posi shqiponjë që fluturon. Edhe të katrë shtësëtë kishinë gjithësecila veç e veç nga gjashtë fletë përqark, edhe përbrenda ishinë plot me sy; edhe nukë kanë të prëjturë dit’ e natë tuke thënë: “Shënjt, shënjt, shënjt është Zoti, Perëndi Gjithëpushtetësi”, ay që ishte edhe që ësht’ edhe që vien. Edhe shtësëtë kur t’ apënë lavdi e nder e të falurë ndersë ati që ka ndenjurë mbë front, që rron ndë jetët të jetëvet, Të njëzet e katrë pleqtë do t’i bienë përpara ati që është ndenjurë mbë front, edhe do t’i falen’ ati që rron ndë jetët të jetëvet, edhe do të vënë kurorat’ e tyre përpara fronit, tuke thënë: I vëlyerë je, o Zot, të març lavdin’ e nderin’ e fuqinë; sepse ti i kriove të gjitha, edhe për dashuriminë tënt janë, edhe u kriuanë. Edhe pashë mbë të diathtët ati që ishte ndenjurë mbë front një vivli shkruarë përbrënda e përjashta, vulosurë me shtatë vula. Edhe pashë një ëngjëll të fortë tuke leçiturë me zë të math: “Cili ësht’ i zoti të hapë vivlinë, edhe të sgidhë vulat’ e asaj?” Edhe asndonjë nukë munte ndë qiell, as as mbë dhet, as ndënë dhet, të hapë vivlinë, as ta shohë. Edhe unë klanjam shumë, sepse asndonjë nuk’ u gjënt i zoti të hapë (e të këndonjë) vivlinë, as ta shohë. Edhe një nga pleqtë më thotë: “Mos klaj; ja te mundi leoni që është prej farësë Judhësë, rrënja e Dhavidhit, të hapë vivlinë, edhe të sgjidhë të shtatë vulat’ e asaj.” Edhe pashë, edhe ja ndë mes të fronit edhe të katrë shtësëvet, edhe ndë mes të pleqvet një Qënq që po rrinte posi i therurë, edhe kishte shtatë brirë, edhe shtatë sy, të cilatë janë të shtatë frymat’ e Perëndisë që janë dëshmuarë ndëpër gjithë dhenë. Edhe erdhi e mori vivlinë prej së diathtash’ ati që ishte ndenjurë mbi front. Edhe kur mori vivlinë, të katrë shtësët edhe të njëzet e katrë pleqtë ranë përpara Qëngjit, që kishinë gjithësecili qithara e kupa t’arta mbushurë me qemëra, të cilëtë janë të falurat’ e shënjtorëvet. Edhe këndonjinë një kënkë të re, tuke thënë: “I vëlyerë je të marrç vivlinë, edhe të hapç vulat’ e asaj; sepse u there, edhe na shpërbleve te Perëndia me gjakunë tënt, prej çdo fare e gluhe e llauzi e kombi. Edhe na bëre mbëretër e priftërë te Perëndia ynë; edhe do të mbëretërojmë mbi dhet. Edhe pashë, edhe dëgjova një zë shumë ëngjëjsh përqark fronit edhe shtësëvet edhe pleqvet; edhe numëri atyreve ishte me milëra milërash, e me dhietë milëra dhietë milërash, Që thoshinë me zë të math: “I vëlyer’ është Qëngji i therurë të marrë fuqin’ e pasëjen’ e diturin’ e forcën’ e nderin’ e lavdin’ e bekimnë.” — Edhe çdo kriesë që është ndë qiell, e mbë dhet, e ndënë dhet, e sa janë ndë det, edhe gjithë ato që janë nd’ ata, dëgjova që thoshinë: “Mb’atë që është ndenjurë mbë front edhe mbë Qëngjinë qoftë bekimi e nderi e lavdia e pushteti ndë jetët të jetëvet.” Edhe të katrë shtësëtë thoshinë: Amin; (edhe të njëzet e katrë) pleqtë ranë edhe u falnë (ati që rron ndë jetët të jetëvet). Edhe pashë, kur hapi Qëngji njërënë vulë, edhe dëgjova një nga të katrë shtësëtë që thoshte, posi zë bumbullime: “Eja edhe shih.” Edhe pashë, edhe ja një kal’ i bardhë; edhe ay që kishte ndenjurë mbi atë kishte një hark; edhe iu dha një kurorë, edhe dolli mundës, edhe që të muntnjë. Edhe kur hapi vulën’ e dytë, dëgjova shtësën’ e dytë, që thoshte: “Eja (edhe shih).” Edhe dolli një tiatërë kal i kuq; edhe ati që ishte ndenjurë mbi atë iu dha të ngrerë paqtimnë nga dheu, edhe të therënë njëri tiatrinë, edhe iu dha një thikë e madhe. Edhe kur hapi vulën’ e tretë, dëgjova të tretënë shtësë që thoshte: “Eja edhe shih.” Edhe pashë, edhe ja një kal i zi, edhe ay që ishte ndenjurë mbi atë kishte një zigare ndë dorë të ti. Edhe dëgjova një zë ndë mes të katrë shtësëvet që thoshte: “ Një shënik gruri për një dinar; edhe tre shënikë elbi për një dinar; edhe mos i bëj dëm valit edhe verësë.” Edhe kur hapi vulën’ e katrëtë, dëgjova zën’ e të katrësë shtësë që thoshte: “Eja edhe shih.” Edhe pashë, edhe ja një kal i gjelbëtë, edhe ay që ishte ndenjurë sipër ati e kishte emërinë Mortje, edhe Hadhi i vinte prapa bashkë, edhe u dha atyreve pushtet përmbi të katrën’ e dheut të vrasënë me shpatë e me zi buke e me vdekëje, edhe me bishat’ e dheut. Edhe kur hapi vulën’ e pestë, pashë përposh theroresë shpirtërat’ e atyreve që janë therurë për fialën’ e Perëndisë, edhe për martirinë që kishinë. Edhe thërrisninë me zë të math, tuke thënë: “Gjer kurë, o Zotëria i shënjtëruar’ e i vërtetë, nukë gjukon edhe nukë merr shpagiminë për gjakunë tënë nga ata që rrinë mbi dhet?” Edhe iu dha gjithësecilit stolia të bardha, edhe u tha atyreve të prëhen’ edhe për pak kohë, gjersa të mbushen’ edhe shërbëtorëtë shokët’ e atyreve, edhe vëllezërit’ e atyreve, që janë për të vrarë sikundrë edhe ata. Edhe pashë, kur hapi vulën’ e gjashttë; edhe ja tek u bë një tërmet i math, edhe dielli u bë i zi posi thes i leshtë, edhe hëna u bë posi gjak. Edhe yjet’ e qiellit ranë përdhe, posi druri fikut që heth fiqt’ e papiekurë, kur tundetë nga er’ e madhe. Edhe qielli u t-hoq “posi karta kur pështilletë”, edhe çdo mal e ujdhësë luajtnë nga vëndet’ e tyre. Edhe mbëretërit’ e dheut, e njerëzit’ e mëdhenj, e të pasuritë, e urdhëmilësatë, e të fortëtë, edhe çdo shërbëtuar, e çdo i lirë, fshehnë vetëhen’ e tyre ndëpër shpellat’ e ndëpër shkrepat’ e malevet. Edhe u thoshinë malevet e shkrepavet: “Bini mbi ne, edhe na fshihni nga faqeja e ati që është ndenjurë mbi front, edhe nga zemërata e Qëngjit; Sepse erdhi dit’ e madhe e zemëratës’ati; edhe cili munt t’i qëndronjë?” Edhe pastaj pashë katrë ëngjëj që rrininë mbë të katrë cepat’ e dheut, edhe mbaninë të katrë erërat’ e dheut, që të mos frynte erë mbë dhet, as mbë det, as mbë çdo dru. Edhe pashë një tiatrë ëngjëll që hipte nga të lindurit’ e diellit, e kishte vulën’ e Perëndisë gjallë; edhe u thërriti me zë të math atyre të katrë ëngjëjet, të cilëvet u dha t’u bënjënë dëm dheut edhe detit. E thoshte: “Mos i bëni dëm dheut, as detit, as drurëvet, gjersa të vulosëmë shërbëtorët’ e Perëndisë tënë ndë ballt t’atyreve.” Edhe dëgjova numërin’ e atyreve që u vulosnë: një qint e dyzet e katrë milë prej çdo fare të bijvet Israilit. Prej farësë Judhësë, dy-mbë-dhietë milë të vulosurë; prej farësë Ruvinit, dy-mbë-dhietë milë të vulosurë; prej farësë Gadhit, dy-mbë-dhietë milë të vulosurë; Prej farës’ Asirit, dy-mbë-dhietë milë të vulosurë; prej farësë Nefthalimit, dy-mbë-dhietë milë të vulosurë; prej farësë Manassiut, dy-mbë-dhietë milë të vulosurë; Prej farësë Simeonit, dy-mbë-dhietë milë të vulosurë; prej farësë Leviut dy-mbë-dhietë milë të vulosurë; prej farësë Issaharit, dy-mbë-dhietë milë të vulosurë; Prej farësë Zavullonit, dy-mbë-dhietë milë të vulosurë; prej farësë Josifit, dy-mbë-dhietë milë të vulosurë; prej farësë Veniaminit, dy-mbë-dhietë milë të vulosurë. Pastaj pashë, edhe ja shumë gjëndëje, që asndonjë s’munt ta numëronte, prej çdo kombi e farash e llauzesh e gluhërash, që rrininë përpara fronit edhe përpara Qëngjit, veshurë me stolia të bardha, edhe mbaninë finiqe ndër duar të tyre. Edhe thërrisninë me zë të math, e thoshinë: “Shpëtimi është mbë Perëndisë tënë që është ndenjurë mbë front edhe mbë Qëngjinë.” Edhe gjith’ ëngjëjtë rrininë përqark fronit edhe pleqvet edhe të katrë shtësëvet, edhe ranë përmbys përpara fronit, e iu falnë Perëndisë, Tuke thënë: “Amin; bekimi e lavdia e dituria e të faluritë ndersë e nderi e fuqia e forca qoftë mbë Perëndinë tënë ndë jetët të jetëvet. Amin.” Edhe u përgjeq një nga pleqtë, e më tha: “Cilëtë janë këta që janë veshurë me stolia të bardha, edhe nga erthnë?” Edhe i thash’ ati: “Zot, ti e di.” Edhe më tha: “Këta jan’ ata që vinjënë prej shtrëngimit math; edhe lanë stoliat’ e tyre, edhe sbarthnë stoliat’ e tyre me gjakun’ e Qëngjit. Përandaj janë përpara fronit Perëndisë, edhe e lusënë dit e natë ndë tempullt t’ati; edhe ay që është ndenjurë mbë front ka për të ndenjurë ndër ata. Nukë do të kenë më uri, as nukë do të kenë më et, as do të bierë dielli mbi ata, as çdo farë vape; Sepse Qëngji që është ndërmest të fronit do t’i ruanjë e do t’u heqë udhën’ atyreve ndë krone ujërash të gjalla; edhe Perëndia do të fshinjë çdo lot nga syt’ e atyreve.” Edhe kur hapi të shtattënë vulë, u bë pushim ndë qiell sindo një gjysëm ore. Edhe pashë të shtatë ëngjëjtë, të cilëtë rrininë përpara Perëndisë, edhe u dhanë atyreve shtatë trumbeta. Edhe erdhi një tiatër’ ëngjëll, edhe qëndroj mbi theroret, e mbante një tymtar t’ artë; edhe iu dhanë ati shumë qemëra, që t’i bierë bashkë me të falurat’ e gjithë shënjtorëvet mbë theroren’ e artë që është përpara fronit. Edhe hipi tymi i qemëravet me të falurat’ e shënjtorëvet prej dorës’ ëngjëllit përpara Perëndisë. Edhe ëngjëlli mori tymtarinë, edhe e mbushi nga ziarri theroresë, edhe e hodhi mbë dhet; edhe u bënë zëra e bumbullima e vetëtima e tërmet. Edhe të shtatë ëngjëjtë që kishinë të shtatë trumbetatë u bënë gati që t’u bienë trumbetavet. Edhe ëngjëlli i parë i ra trumbetësë; edhe u bë breshër e ziarr përzierë me gjak, edhe u hothnë mbë dhet; edhe e treta e drurëvet u doq; edhe çdo bar i ngjomë u doq. Edhe ëngjëlli i dytë i ra trumbetësë, edhe posi një mal i math diegurë me ziarr u hoth ndë det. Edhe e treta e detit u bë gjak; edhe vdiq e treta e kriesavet gjalla që ishinë ndë det; edhe e treta e lundravet u prish. Edhe i treti ëngjëll i ra trumbetësë, edhe ra nga qielli një yll i math që digjej si llambadhe, edhe ra mbi të tretën’ e lumravet, edhe mbi kronet të ujëravet. Edhe emëri i yllit thuhet’ Apsinth; edhe e treta e ujëravet u bë apsinth, edhe shumë njerës vdiqnë nga ujëratë, sepse u hidhëruanë. Edhe ëngjëlli i katrëtë i ra trumbetësë, edhe u plagos e treta e diellit, edhe e treta e hënësë, edhe e treta e yjevet, që të errësonet’ e treta e atyreve, edhe dita të mos ndritnjë të tretën’ e saj, edhe nata po kështu. Edhe pashë, edhe dëgjova një ëngjëll tuke fluturuarë ndë mes të qiellit, që thoshte me zë të math: “Mjer, mjer, mjer ata që rrinë mbë dhet, për zërat’ e tierë të trumbetësë të tre ëngjëjvet që do t’u bienë trumbetavet.” Edhe ëngjëlli i pestë i ra trumbetësë, edhe pashë një yll nga qielli që po binte mbi dhet, edhe iu dha ati hapësi i pusit avyssit. Edhe hapi pusin’ e avyssit; edhe dolli tym nga pusi, posi tym i një kaminësë madhe; edhe u errësua dielli edhe era nga tymi i pusit. Edhe nga tymi duallë karkaleca mbi dhet, edhe iu dha atyreve pushtet, sikundrë kanë cfurqet’ e dheut. Edhe u thanë atyreve që të mos u bënjënë dëm barit dheut, as çdo ngjomësire, as çdo druri, veçe atyre njerëzet vetëmë që s’kanë vulën’ e Perëndisë ndë ballt të tyre. Edhe u tha atyreve që të mos i vrasënë, po të mundonenë pesë muaj; edhe mundimi i atyreve ishte posi mundim cfurku, kur çupit njerinë. Edhe nd’ ato dit njerëzitë do t’ kërkonjënë vdekëjenë, edhe nukë do ta gjenjënë; edhe do të dëshëronjënë për të vdekurë, edhe vdekëja do t’ikënjë nga ata. Edhe shëmbëllesatë e cfurqevet shëmbëlleninë posi kuaj që janë bërë gati për luftë; edhe mbi krerët t’atyreve kishinë posi kurora që u gjanin’ arit, edhe faqet’ e atyreve ishinë posi faqe njerëzish. Edhe kishinë flokë posi flokë grash; edhe dhëmbët’ e atyreve ishinë posi dhëmbë leonësh. Edhe kishinë thurake posi thurake të hekurta; edhe zëri i fletëvet atyre ishte posi zë qerresh shumë kuajsh kur bredhënë ndë luftë. Edhe kishinë bishtëra që shëmbëlleninë posi të cfurqevet, edhe ndëpër bishtërat t’atyreve kishinë thumba; edhe pushteti i atyreve ishte t’u bënjënë dëm njerëzet pesë muaj. Edhe kishinë mbëret përmbi vetëhet të tyre ëngjëllin’ e avyssit; ay që e ka emërin’ Evraisht Avadhon, edhe mbë gluhë të Grekëvet e ka emërin’ Apolyon [ prishës ]. Një mjer shkoj; ja tek po vinjën’ edhe dy mjer paskëtaj. Edhe ëngjëlli i gjashttë i ra trumbetësë, edhe dëgjova një zë nga të katrë brinjt’ e therores’ artë që është përpara Perëndisë, Që i thoshte të gjashttit ëngjëll që kishte trumbetënë: “Sgjith të katrë ëngjëjtë që janë lidhurë mbë lumin’ e math Efratinë. Edhe u sgjithnë të katrë ëngjëjtë që ishinë bërë gati për orën’ e për ditën’ e për muajin’ e për vitinë, që të vrasënë të tretën’ e njerëzet. Edhe numëri i ushtëtorëvet kalorisë ishte dy herë nga dhietë milëra dhietë milërash; edhe dëgjova numërin e atyreve. Edhe kështu pashë kuajtë mbë të parët, edhe ata që rrininë mbi ata, se kishinë thurake prej ziarri e prej jaqinthi e prej squfuri; edhe krerët’ e kuajvet ishinë posi krerë leonësh, edhe nga goja e atyreve dilte ziarr e tym e squfur. Nga këta të tre u vranë e treta e njerëzet, nga ziarri e nga tymi e nga squfuri që dilte nga gojat’ e atyreve, Sepse pushtetet’ e atyreve janë ndë gojë t’atyreve; sepse bishtërat’ e atyreve shëmbëllenjënë posi të gjarpinjvet, edhe kishinë krerë, edhe me ata bëninë dëm. Edhe njerëzit’ e tierë, ata që s’u vranë me këto plagë, as nuk’ u penduanë nga punërat’ e duarvet të tyre, që të mos u falenë diajvet, e idhujvet artë e të argjënttë e të ramtë e të gurtë e të drunjtë, të cilëtë s’muntnjën’ as të shohënë, as të dëgjonjënë, as të ecënjënë. Edhe nuk’ u penduanë nga vrasëjet’ e tyre, as nga farmaqiat’ e tyre, as nga kurvëria e tyre, as nga të viedhurat’ e tyre. Edhe pashë një tiatër’ ëngjëll të fortë tuke sbriturë nga qielli, veshurë me re; edhe kishte ylverinë mbi kryet; edhe faqeja e ati posi dielli, edhe këmbët’ e ati posi shtylla ziarri. Edhe kishte ndë dorë të ti një vivli të vogëlë hapurë; edhe vuri këmbën'’e ti të diathtënë mbi det, edhe të mëngjërënë mbi dhet. Edhe bërtiti me zë të math posi leoni kur ulurin. Edhe kur bërtiti, folnë të shtatë bumbullimatë me zërat’ e tyre. Edhe kur folnë të shtatë bumbullimatë (me zërat’ e tyre), kishnjam për të shkruarë; edhe dëgjova një zë nga qielli që (më) thoshte: “Vulos ato që folnë të shtatë bumbullimatë, edhe mos i shkruaj.” Edhe ay ëngjëlli që pashë tuke ndenjurë mbi det edhe mbi dhet, ngriti dorën’ e ti mbë qiell, Edhe bëri be për atë që rron ndë jetët të jetëvet, i cili krioj qiellin’ edhe sa janë nd’ atë, edhe dhenë edhe sa janë nd’ atë, edhe detinë edhe sa janë nd’ atë, se kohë nukë do të jetë më. Po ndë dit të zërit ëngjëllit shtattë, kur do t’i bierë trumbetësë, atëhere do të mbaronetë mistiri i Perëndisë, sikundrë u dha zën’ e mirë shërbëtorëvet profitrëvet. Edhe ay zëri që dëgjova nga qielli, përsëri fliste me mua, e thoshte: “Shko, e merr vivlin’ e vogëlë të hapurënë ndë dorë të ëngjëllit që ka ndenjurë mbi det e mbi dhet.” Edhe vajta tek ëngjëlli, e i thashë: “Ep-më vivlinë e vogëlë.” Edhe ay më thotë: “Merre, edhe haje atë. Edhe do të hidhëronjë barkunë tënt, po ndë gojët tënde do të jet’ e ëmbëlë posi mialtë.” Edhe mora vivlin e vogëlë nga dora e ëngjëllit, edhe e hëngra; edhe ishte ndë gojët time e ëmbëlë posi mialtë; edhe kur e hëngra atë, u hidhërua barku im. Edhe më thotë: “Duhetë të profitepsç ti përsëri mbë shumë llauzëra e kombe e gluhëra e mbëretër.” Edhe m’u dha një kallam që gjante posi shkop; edhe ëngjëlli rrinte e më thoshte: “Ngreu, edhe mat tempullin’ e Perëndisë, edhe therorenë, edhe ata që falenë nd’atë. Po avllinë që është përjashta tempullit lere jashtë, edhe mos e mat, sepse u dha mbë kombet; edhe qyteten’ e shënjtëruarë do t’e shkelënë dyzet e dy muaj. Edhe do t’u ap dy martirëvet mi, edhe do të profitepsënë një milë e dy qint e gjashtë-dhietë dit, veshurë me thasë. Këta janë të dy drurët’ e ullirit, edhe dy kandiletë që rrinë përpara Perëndisë dheut. Edhe ndë dashtë ndonjë t’u bënjë dëm atyreve, del ziarr nga goja e atyreve, edhe ha arëmiqt’ e atyreve; edhe ndë dashtë ndonjë t’u bënjë dëm atyreve, kështu duhetë të vritet’ ay. Këta kanë pushtet të mbyllënë qiellinë, që të mos bierë shi ndë dit të profitisë atyreve; edhe kanë pushtet mbi ujërat t’i këthenjënë mbë gjak, edhe t’i bienë dheut me çdo farë plage, sa herë të duanë. Edhe kur të mbaronjënë martirin’ e tyre, bisha që del nga avyssi do të bënjë luftë me ata, edhe do t’i muntnjë, edhe do t’i vrasë. Edhe kufomat’ e atyreve do të dergjenë mbi rrugën’ e qytetesë madhe, që kluhetë shpirtërisht Sodhomë edhe Egjyptë, atie ku u kryqëzua edhe Zoti ynë. Edhe do të shohënë shumë vetë nga gjithë llauzërat’ e nga farat e nga gluhërat’ e nga kombetë kufomat’ e atyreve tri dit e gjysëm, edhe nukë do të lanë kufomat e atyreve të vihenë ndër varre. Edhe ata që rrinë mbi dhet do të gëzonenë për ata, edhe do të gasmonenë, edhe do t’i dërgonjënë dhurëti njëri tiatrit, sepse këta të dy profitërë munduan’ ata që rrinë mbi dhet.” Edhe pas këtyre tri dit e gjysëm hyri mb’ ata frymë jete nga Perëndia, edhe qëndruanë mbë këmbët të tyre, edhe i mori frik’ e madhe ata që i shihninë. Edhe dëgjuanë një zë të math nga qielli që u thoshte atyre: “Hipni këtu.” Edhe hipnë mbë qiellt ndë ret; edhe arëmiqt’ e atyreve i panë. Edhe nd’atë orë u bë një tërmet i math, edhe e dhietta e qytetesë ra, edhe u vranë ndë tërmet shtatë milë emëra njerëzish, edhe të tierët’ i mori frika, edhe i dhanë lavdi Perëndisë qiellit. E dyta mjer shkoj; ja te po vien shpejte e treta mjer. Edhe i shtatti ëngjëll i ra trumbetësë, edhe u bënë zëra të mëdha ndë qiell që thoshinë: “Mbëretëriat’ e botës’ u bënë të Zotit tënë, edhe të Krishtit ati, edhe do të mbëretëronjë ndë jetët të jetëvet.” Edhe të njëzet e katrë pleqtë që rrininë mbë fronet të tyre përpara Perëndisë, ranë me faqe përdhe, edhe iu falnë Perëndisë, Tuke thënë: “Falemi ndersë teje, o Zot Perëndia Gjithëpushtetësi, ay që ësht’ edhe që ishte (edhe që vien); sepse more fuqinë tënde të madhenë, edhe mbëretërove; Edhe kombet’ u zemëruanë, edhe erdhi zemërata jote, edhe koha e të vdekuret, që të gjukonenë, edhe t’u apç pagënë shërbëtorëvet tu profitërvet, edhe shënjtorëvet, edhe atyreve që i kanë frikë emërit tënt, të vogjilet e të mëdhenjet, edhe të prishç ata që prishnjënë dhenë. Edhe u hap tempulli i Perëndisë ndë qiell, edhe u duk arka e dhiatës’ ati ndë tempull t’ ati; edhe u bënë vetëtima e zëra e bumbullima e tërmet e breshër i math. Edhe u duk një shenjë e madhe ndë qiell; një grua veshurë diellinë, edhe hëna ishte përposh këmbëvet asaj, edhe mbi kryet t’asaj një kurorë dy-mbë-dhietë yjesh. Edhe passi ishte me barrë, bërtiste nga të dhëmburat’ e barkut, e mundonej për të piellë. Edhe u duk një tietërë shenjë ndë qiellt, edhe ja një drangua i math e i kuq, që kishte shtatë krerë e dhietë brirë; edhe mbi krerët t’ati shtatë kurora. Edhe bishti ati hiqte të tretën’ e yjevet qiellit, edhe i hodhi ndë dhet. Edhe drangoj ndenji përpara gruasë që kishte për të piellë, që të hanjë të birin’ e asaj, kur të piellë. Edhe polli një dialë mashkull, i cili ka për të kulloturë gjithë kombetë me shkop të hekurtë; edhe diali i asaj u rrëmbye te Perëndia edhe te froni ati. Edhe gruaja iku ndë shkretëtirët, atie ku ishte bërë gati vëndi prej Perëndisë, që të ushqenjënë atie një milë e dy qint e gjashtë-dhietë dit. Edhe u bë luftë ndë qiellt; Mihaili edhe ëngjëjt’ e ati lëftuanë kundrë drangojt, edhe drangoj lëftoj, edhe ëngjëjt’ e ati. Edhe nukë muntnë, as vënt s’u gjënt më për ata ndë qiell. Edhe u hoth poshtë drangoj i math, gjarpëri i moçëm që kluhetë diall, edhe Satanaj, ay që kobon gjithë botënë, u hoth poshtë ndë dhet, edhe ëngjëjt’ e ati bashkë me atë u hothnë poshtë. Edhe dëgjova një zë të math që thoshte ndë qiellt: “Tashi u bë shpëtimi edhe fuqia edhe mbëretëria e Perëndisë tënë, edhe pushteti i Krishtit ati; sepse u hoth poshtë ay që përflet vëllezërit tënë, ay që përflet ata përpara Perëndisë tënë nat’ e ditë. Edhe ata e muntnë atë me anë të gjakut Qëngjit, edhe për fialën’ e martirisë tyre; edhe nuk’ e deshnë jetën’ e tyre gjer mbë vdekëje. Përandaj gëzonuni, ju qiejetë, edhe ata që rrinë nd’ ata. Mjer (ata që rrinë) mbë dhet edhe ndë det, se sbriti dialli te ju, tuke pasurë zemërim të math, sepse e di se ka pak kohë.” Edhe kur pa drangoj se u hoth poshtë ndë dhet, ndoqi gruanë që polli mashkullinë. Edhe iu dhanë gruasë dy fletë të shqiponjësë madhe, që të fluturonjë ndë shkretëtirët ndë vënt të saj, atie ku ushqenetë kohë edhe kohëra edhe gjysëm kohe, lark nga faqeja e gjarpërit. Edhe gjarpëri lëshoj prapa gruasë nga goja e ti ujë posi lum, që ta bënjë atë ta marrë lumi. Edhe dheu i ndihu gruasë, edhe dheu hapi gojën’ e ti, edhe përpiu luminë që lëshoj drangoj nga goj’ e ti. Edhe drangoj u zemërua mbi gruanë, edhe vate të bënjë luftë bashkë me të tierët’ e farës’ asaj që ruanjënë porosit’ e Perëndisë, edhe që kanë martirin’ e Jisu (Krishtit). Edhe ndënja mbi rërët të detit; edhe pashë një bishë që dilte nga deti, që kishte shtatë krerë, e dhietë brirë; edhe mbi brirët t’asaj dhietë kurora, edhe mbë krerët t’asaj një emër vllasfimie. Edhe ajo bisha që pashë shëmbëllente posi pardhall, edhe këmbët’ e asaj posi të ariut, edhe goj’ e asaj posi gojë leoni; edhe drangoj i dha asaj fuqin’ e ti, edhe fronin’ e ti, edhe pushtet të math. Edhe (pashë) një nga krerët’ e asaj posi të plagosurë për vdekëje; edhe plaga e vdekëjes’ asaj u shërua, edhe gjithë dheu u çudit prapa bishësë. Edhe iu falnë drangojt që i dha pushtet bishësë, edhe iu falnë bishësë, tuke thënë: “Kush i gjan bishësë? Kush munt të lëftonjë me atë?” Edhe iu dha asaj gojë që flet fialë të mëdha edhe vllasfimia, edhe iu dha asaj pushtet të bënjë luftë dyzet e dy muaj. Edhe hapi gojën’ e saj mbë vllasfimi kundrë Perëndisë, të vlasfimisnjë emërin’ e ati, edhe tendën’ e ati, edhe ata që rrinë ndë qiellt. Edhe iu dha asaj të bënjë luftë me shënjtorëtë, edhe t’i muntnjë; edhe iu dha asaj fuqi përmbi çdo farë e gluhë e komp. Edhe do t’i falen’ asaj gjith’ ata që rrinë mbi dhet, të cilëvet nukë janë shkruar’ emëratë ndë vivli të jetësë të Qëngjit therurë që kur se është ngrehurë bota. – – Kush të ketë ketë vesh le të dëgjonjë. - Kush të bierë tiatrinë ndë skllavëri, edhe ay vetë ndë skllavëri; kush të vrasë me thikë, edhe duhetë ay të vritetë me thikë. Këtu është durimi edhe besa e shënjtorëvet. Edhe pashë një tietërë bishë që dilte nga dheu, edhe kishte dy brirë që shëmbëlleninë posi të qëngjit, edhe fliste si drangua. Edhe bënte gjithë pushtetin’ e bishësë parë përpara asaj; edhe bënte dhenë edhe ata që rrinë mb’ atë që t’i falenë bishësë parë, të cilësë iu shërua plaga e vdekëjes’ asaj. Edhe bënte shenje të mëdha, kaqë sa bënte të sbresë ziarr nga qielli mbi dhet përpara njerëzet. Edhe kubonte ata që rrininë mbi dhet, për ato shenjetë që iu dhanë asaj të bënjë përpara bishësë, e u thoshte atyreve që rrininë mbi dhet t’i bënjën’ ikonë bishësë që kishte plagën’ e thikësë, edhe rroj. Edhe iu dha asaj t’i apë frymë ikonësë bishësë, kaqë sa të flasë edhe ikona e bishësë, edhe të bënjë që të vriten’ ata që të mos i falen’ ikonësë bishësë. Edhe bënte të gjithë, të vogjël e të mëdhenj, edhe të pasurit’ edhe të vobegjëtë, edhe të lirët’ edhe shërbëtorëtë, që të marrënë shenjë mbë dorën’ e djathtë të tyre, a mbë ballërat të tyre; Edhe që të mos muntnjë ndonjë të blejë a të shesnjë, veç ati që ka shenjën’ a emërin’ e bishësë, a numërin’ e emërit asaj. Këtu është dituria; ay që ka mëndëjenë, le të numëronjë numërin’ e bishësë; sepse është numër njeriu, edhe numëri i ati është gjashtë qint e gjashtë-dhiet’ e gjashtë. Edhe pashë, edhe ja një Qënq te rrinte mbi malt të Sionit, edhe bashkë me atë ishinë një qint e dyzet e katrë milë që kishinë shkruarë ndë ballërat të tyre emërin’ e t’et ati. Edhe dëgjova një zë nga qielli posi zë shumë ujërash, edhe posi zë bumbullime së madhe; edhe dëgjova një zë qitharorësh që qitharisninë me qitharat’ e tyre. Edhe këndoninë (posi) një kënkë të re përpara fronit, edhe përpara katrë shtësëvët edhe pleqvet; edhe asndonjë s’munt të merrte vesh kënkënë, veçe të një qint e dyzet e katrë milë vetë, që ishinë blerë nga dheu. Këta jan’ ata që nuk’ u ndyrnë me gra, sepse janë të virgjërë; këta jan’ata që i venë prapa Qëngjit atie ku të vejë; këta u blenë nga njerëzitë, që janë pemë e parë te Perëndia edhe te Qëngji. Edhe ndë gojët t’atyreve nuk’ u gjënt kobim, sepse janë faqe-bardhë (përpara fronit Perëndisë). Edhe pashë një tiatër’ ëngjëll tuke fluturuarë ndë mes të qiellit, që kishte ungjillin’ e pasosurë, që t’u ungjillëzonjë atyreve që rrinë mbë dhet, edhe mbë çdo komb’ e farë e gluhë e llaus. E thoshte me zë të math: “Kini frikë Perëndisë, edhe epni lavdi ati, sepse erdhi ora e gjyqit ati; edhe iu falni ati që bëri qiellin’ e dhen’ e detin’ e kronjt’ e ujëravet.” Edhe një tiatër’ ëngjëll vate prapa, e thoshte: “Ra, ra Vavyllona”(qyteteja) e madhe; sepse ujiti gjithë kombetë me verën’ e zemërimit kurvërisë saj.” Edhe një ëngjëll i tretë vate prapa atyreve, tuke thënë me zë të math: “Kush t’i faletë bishësë edhe ikonës’ asaj, edhe të marrë shenjënë ndë ball të ti a mbë dorët të ti, Edhe ay do të pijë nga vera e zemërimit Perëndisë, që është derdhurë pa përzierë ndë potir të zemërimit ati; edhe do të mundonetë me ziarr e me squfur përpara ëngjëjvet shënjtëruar’ edhe përpara Qëngjit. Edhe tymi i mundimit atyreve hipën ndë jetët të jetëvet; edhe s’kamë të prëjturë dit’ e natë ata që i falenë bishësë edhe ikonës’ asaj, edhe kur merr shenjën e emërit asaj. Këtu është durimi i shënjtorëvet; këtu janë ata që ruanjënë porosit’ e Perëndisë edhe besën’ e Jisujt.” Edhe dëgjova një zë nga qielli që (më) thoshte: “Shkruaj: Lum ata të vdekurë që vdesënë mbë Zotinë që tashi. Po, thotë Fryma, që të prëhenë nga mundëjet’ e tyre; edhe punërat’ e atyre u venë prapa atyreve.” Edhe pashë, edhe ja një re e bardhë, edhe mbi ret ishte ndenjurë një që shëmbëllente posi bir njeriu, edhe kishte mbi kryet të ti një kurorë t’artë, edhe ndë dorë të ti një drapër të prehëtë. Edhe një tiatër’ ëngjëll dolli nga tempulli tuke thërriturë me zë të math mb’atë që ishte ndenjurë mbi ret: “Dërgo drapërinë tënt, edhe korr; sepse (të) erdhi ora të korrç, sepse u tha të korrët’ e dheut.” Edhe ay që ishte ndenjurë mbi ret vuri drapërin’ e ti mbi dhet; edhe dheu u korr. Edhe një tiatër’ ëngjëll dolli nga tempulli që është ndë qiell, edhe kishte edhe ay një drapër të prehëtë. Edhe një tiatër’ ëngjëll dolli nga theroreja, i cili kishte pushtet mbi ziarrt; edhe thërriti me zë të math mb’ atë që kishte drapërin'’e prehëtë, tuke thënë: “Dërgo drapërinë tënt të prehëtinë, edhe vil rrusht’ e vështit dheut, sepse u poqnë rrusht’ e ati.” Edhe ëngjëlli vuri drapërin’ e ti ndë dhet, edhe voli vështin’ e dheut, edhe hodhi rrushtë ndë tirët të madhe të zemërimit Perëndisë. Edhe tira u shtyp përjashta qytetësë, edhe dolli gjak nga tira gjer mbë frerat të kuajvet, gjer një milë e gjashtë qint stadhe lark. Edhe pashë një tietërë shenjë të madhe edhe të çudiçëme ndë qiell, shtatë ëngjëj, që kishinë shtatë plagët’ e pastajme, sepse mb’ ato u mbarua zemërimi i Perëndisë. Edhe pashë posi një det të qelqëtë përzierë me ziarr; edhe ata që muntnë bishën’ edhe ikonën’ e asaj (edhe shenjën’ e asaj), edhe numërin’ e emërit asaj, që po rrininë mbi detin’ e qelqëtë, edhe kishinë qitharat’ e Perëndisë; Edhe këndoninë kënkën’ e Moisiut, shërbëtorit Perëndisë, edhe kënkën’ e Qëngjit, tuke thënë: “Të mëdha e të çudiçëme janë punët’ e tua, o Zot Perëndi Gjithëpushtetës; të drejta edhe të vërteta janë udhët’ e tua, o mbëret i shënjtorëvet. Cili nukë do të ketë frikë tyj, o Zot, edhe nukë do të lavdonjë emërinë tënt? Sepse ti vetëmë je shënjt; sepse gjithë kombetë do të vinjënë, e do të falenë përpara teje; sepse gjyqet’ e tua u shpërfaqnë.” Edhe pastaj pashë, edhe ja tek u hap tempulli i tendësë martirisë ndë qiell. Edhe duallë nga tempulli të shtatë ëngjëjtë, që kishinë të shtatë plagëtë, veshurë me li të pastrë e të ndriçëm, edhe ngjeshurë për kraharuar breza t’ artë. Edhe një nga të katrë shtësëtë u dha të shtatë ëngjëjvet shtatë kupa t’arta mbushurë me zemërimin’ e Perëndisë që rron ndë jetët të jetëvet. Edhe tempulli u mbush me tym nga lavdia e Perëndisë, edhe nga fuqia e ati; edhe asndonjë nukë munt të hynte ndë tempull, gjer sa të mbaronenë të shtatë plagët’ e të shtatë ëngjëjvet. Edhe dëgjova një zë të math nga tempulli që u thoshte të shtatë ëngjëjvet: “Shkoni e derthni kupat’ e zemërimit Perëndisë mbi dhet.” Edhe vate i pari, edhe derdhi kupën’ e ti mbi dhet; edhe u bë plagë e keqe edhe e ligë mb’ ata njerëzit që kishinë shenjën’ e bishësë, edhe mb’ ata që i faleshin’ ikonës’ asaj. Edhe i dyti ëngjëll derdhi kupën’ e ti ndë det, edhe u bë posi gjak të vdekuri; edhe çdo frym’ e gjallë që ishte ndë det vdiq. Edhe i treti ëngjëll derdhi kupën’ e ti ndëpër lumërat e ndëpër kronjt’ e ujëravet; edhe u bë gjak. – Edhe dëgjova ëngjëllin’ e ujëravet që thoshte: “I drejtë je ti (o Zot), që je edhe që ishje edhe i Shënjtëruarë, sepse gjukove këto. Sepse derdhnë gjak shënjtorësh edhe profitërësh, edhe u dhe gjak atyreve të pinë; sepse u vëlen atyreve.” – Edhe dëgjova (një tiatërë) nga theroreja që thoshte: “Po, o Zot Perëndi Gjithëpushtetës, të vërteta edhe të drejta janë gjyqet’ e tua.” Edhe ëngjëlli i katërtë derdhi kupën’ e ti mbi diellt; edhe iu dha pushtet të diegë njerëzitë me ziarr. Edhe njerëzitë u doqnë me një vapë të madhe, edhe vllasfimisnë emërin’ e Perëndisë që ka pushtet mbi këto plagë; edhe nuk’ u penduanë që t’i apënë lavdi. Edhe ëngjëlli i pestë derdhi kupën’ e ti mbi fron të bishësë; edhe u errësua mbëretëria e asaj; edhe përtypninë gluhërat’ e tyre nga të dhëmpuritë. Edhe vllasfimisnë Perëndin’ e qiellit nga të dhëmburat’ e tyre e nga plagët’ e tyre, edhe nuk’ u penduanë nga punërat’ e tyre. Edhe ëngjëlli i gjashttë derdhi kupën’ e ti mbi lumin’ e math Efratinë; edhe ujt’ e ati u tha, që të bënetë gati udha e mbëretëret që janë nga të lindurit’ e diellit. Edhe pashë tri fryma të ndyra që shëmbëlleninë posi bretkosa, që dilinë nga goja e bishësë, edhe nga goja e profitit gënjeshtar; Sepse janë fryma diajsh që bënjënë shenje, të cilatë dalënë te mbëretërit’ e (dheut edhe) gjithë botësë, që të mbëledhën’ ata për luftën’ e asaj ditësë madhe të Perëndisë Gjithëpushtetësit. (Ja te vinj posi viedhës; lum ay që rri squarë, edhe ruan rrobet’ e tia, që të mos ecënjë sveshurë, e të shohënë shëmtin’ e ati). Edhe i mblodhi ata nd’ atë vënt qe kluhetë Evraisht Armagjedhon. Edhe ëngjëlli i shtattë derdhi kupën’ e ti nd’ erët; edhe dolli një zë i math prej tempullit qiellit, nga froni, që thoshte: “U bë.” Edhe u bënë zëra e bumbullima e vetëtima, edhe u bë një tërmet i math, që nuk’ ishte bërë që kurë se ishinë njerëzitë mbë dhet, kaqë fort një tërmet i math. Edhe qytetëja e madhe u nda mbë tri piesa, edhe qytetet’ e kombevet ranë. Edhe i ra ndër mënt përpara Perëndisë Vavyllona e madhe, që t’i apë kupën’ e verësë zemërimit mërisë ti. Edhe çdo ujdhësë iku, edhe maletë s’u gjëntnë. Edhe një breshër i math posa një tallant sbriti nga qielli mbi njerëzit; edhe njerëzitë vllasfimisnë Perëndinë për plagën’ e breshërit, sepse plag’ e ati ishte fort e madhe. Edhe erdhi një nga ata të shtatë ëngjëjtë që kishinë të shtatë kupatë, edhe foli bashkë me mua, e më tha: “Eja, do të të dëftonj gjyqin’ e kurvësë madhe, që është ndenjurë mbi ujëra të shuma; Që kurvëruanë bashkë me atë mbëretërit’ e dheut, edhe ata që rrinë mbë dhet u dejtnë nga vera e kurvërisë asaj.” Edhe më shpuri me frymë mbë një vënt të shkretë; edhe pashë një grua që po rrinte mbi një bishë të kuqe, që ishte plot me emëra vllasfimiash, e kishte shtatë krerë e dhietë brirë. Edhe ajo gruaja ishte veshurë me porfirë e më të kuq, edhe përaruarë me ar e me gurë të nderëshim e me margaritarë, e kishte ndë dorë të saj një kupë t’ artë mbushurë me ndyrësira e me pugërësira të kurvërisë saj. Edhe mbë ballt t’asaj kishte shkruarë një emër Mistir, Vaavyllona e madhe, e ëma e kurvavet edhe ndyrësiravet dheut. Edhe pashë gruanë dejturë nga gjaku i shënjtorëvet, edhe nga gjaku i martirëvet Jisujt. Edhe kur pashë atë, u çudita me çudi të madhe. Edhe ëngjëlli më tha: “Përse u çudite? Unë do të them tyj mistirin’ e gruasë, edhe të bishësë që mban atë, e cila ka të shtatë krerët’ edhe të dhietë brirëtë. – Atë bishënë që pe, ishte, edhe nuk’ është, edhe do të dalë nga avyssa, e të vejë për të humburë; edhe do të çuditen’ ata që rrinë mbi dhet, të cilëvet emërat’ nukë janë shkruarë ndë vivli të jetësë që kur është ngrehurë bota, kur të shohën’ atë bishënë që ishte, edhe nuk’ është, edhe ndonëse është. Këtu është mëndëja kush të ketë dituri. Të shtatë krerëtë janë shtatë male, atie ku rri gruaja mb’ ata. Edhe janë shtatë mbëretër; të pesëtë ranë, edhe njëri është, tiatri edhe s’ka ardhurë; edhe kur të vinjë, ka për të mbeturë pak kohë. Edhe ajo bisha që ishte, edhe nuk’është, edhe ay ësht’ i tetti, edhe është nga të shtatëtë, edhe vetë për të humburë. Edhe dhietë brirëtë që pe, janë dhietë mbëretër, të cilët’ edhe s’kanë marrë mbëretëri, po marrënë pushtet posi mbëretërë një orë bashkë me bishënë. Këta kanë një mëndëje, edhe do t’ apënë ndë dorë të bishësë fuqin’ edhe pushtetin’ e tyre. Këta do të lëftonjënë me Qëngjinë, edhe Qëngji do t’i muntnjë ata, sepse është Zot i zotëravet, edhe Mbëret i mbëretëret; edhe ata që janë bashkë me atë janë të thërritur’ e të sgjedhur’ e besëtarë.” Edhe më thotë: “Ata ujëratë që pe atie ku rri kurva, janë llauzëra e gjëndëje, e kombe e gluhëra. Edhe ata dhietë brirëtë, që pe mbi bishët, këta do t’i kenë mëri kurvësë, edhe do ta bënjën’ atë të shkretë edhe lakuriq, edhe do të hanë mishrat’ e asaj, edhe atë do ta diegënë ndë ziarr. Sepse Perëndia dha ndë zemërat t’atyreve të bënjënë mëndëjen’ e asaj, edhe të bënenë me një mëndëje, edhe t’i apënë bishësë mbëretërin’ e tyre, gjersa të mbaronenë fialët e Perëndisë. Edhe ajo gruaja që pe është qyteteja e madhe që ka mbëretëri mbi mbëretërit të dheut. Edhe pastaj pashë një ëngjëll tuke sbriturë nga qielli, që kishte pushtet të math; edhe dheu u ndrit prej lavdisë ati. Edhe bërtiti (fort) me zë të math, e tha: “Ra, ra Vavyllona” e madhe, edhe u bë të ndenjurit’ e diajvet, edhe burgu i çdo fryme të ndyrë, edhe burgu i çdo farë shpese të ndyrë e të mëriturshëme. Sepse gjithë kombetë pinë nga vera e zemërimit kurvërisë asaj, edhe mbëretërit’ e dheut kurvëruanë bashkë me atë, edhe tregjetarët’ e dheut u bënë të pasurë nga fuqia e dëshërimit asaj.” Edhe dëgjova një tiatërë zë nga qielli që thoshte: “Dilni prej asaj, llauzi im, që të mos keni shoqëri bashkë ndër fajet t’ asaj, edhe të mos merrni nga plagët’ e asaj; Sepse fajet’ e asaj arrinë gjer mbë qiell, edhe Perëndia kujtoj paudhërit’ e asaj. Paguani asaj, sikundrë edhe ajo ua pagoj juve, edhe ia paguani për një dy pas punëravet asaj; me atë kupënë që shtyri, shtini asaj për një dy. Sa lavdoj vetëhen’ e saj edhe nxori dëshërimnë, kaqë mundim e vajë epni asaj; sepse thotë me zemërën’ e saj: “Po rri mbëretëreshë, edhe nukë jam e ve, edhe s’kam për të bërë vaje.” Përandaj për një ditë do t’i vinjënë plagët’ e asaj, vdekëje edhe vajë edhe zi buke; edhe do të digjetë ndë ziarr, sepse Zoti Perëndi, që gjukon atë ësht’ i fortë. Edhe do të klanjënë për atë e do të ndukenë për atë mbëretërit’ e dheut, ata që kurvëruan’ edhe nxuarnë dëshërimnë bashkë me atë, kur të shohë tymin’ e të diegurit asaj. Ndenjurë ata prej së largu, nga frika e mundimit asaj, tuke thënë: “Mjer, mjer qyteteja e madhe, Vavyllona, qyteteja e fortë, sepse gjyqi yt erdhi për një orë. Edhe tregjetarët’ e dheut klanjën’ e bënjënë vajë për atë, se asndonjë nuk’ u blen më barrët’ e atyreve; Barrë ari e argjëndi, e gurësh të nderëshëm, e margaritarësh, e pëlhure të hollë, e porfire, e mëndafshi, e të kuqeje; edhe çdo dru thyjne, e çdo enë elefandineje, e çdo enë prej druje fort të nderëshëme, e rami, e hekuri, e marmari; Edhe kanellë, e qemëra, e vall ere, e livan, e verë, e val, e semidhall, e grurë, e bagëti, e dhën, e kuaj, e qerre, e shërbëtorë, e shpirtëra njerëzish. Edhe pemët’ e dëshërimit shpirtit tënt iknë prej teje, edhe gjithë të majmet’ edhe të ndrituratë iknë prej teje, edhe nukë do t’i gjenjç më. Tregjetarët’ e këtyreve, që u bënë të pasurë nga ajo, do të rrinë prej së largu nga frika e mundimit asaj, tuke klarë e tuke bërë vajë, E do të thonë: “Mjer, mjer qyteteja e madhe, që ishte veshurë me vishnje e me porfirë e me të kuqe, edhe përaruarë me ar e me gurë të nderëshëm e me margaritarë; sepse për një orë u shkretua gjithë këjo gjë.” Edhe çdo qivernitar, edhe çdo shumicë që është mbi lundrat, e detarë, e gjithë sa punonjënë detinë, ndënjnë për së largu. Edhe bërtisninë, kur shihninë tymin’ e të diegurit asaj, tuke thënë: “Cila qe posi këjo qyteteja e madhe?” Edhe hothnë pluhër mbi krerët të tyre, edhe bërtisninë tuke klarë e tuke bërë vajë, e thoshinë: “Mjer, mjer qyteteja e madhe, që nd’ atë u bënë të pasurë nga nderi asaj gjith’ ata që kishinë lundra ndë det, sepse për një orë u shkretua.” Gëzonu për atë, o qiell, edhe ju apostojt’ e shënjtëruarë edhe profitëritë, sepse Perëndia gjukoj gjyqinë tuaj kundrë asaj.” Edhe një ëngjëll i fortë ngriti një gur mulliri të math, edhe e hodhi ndë det, tuke thënë: “Kështu do të hidhetë me fërtymë Vavyllona, qyteteja e madhe, edhe nukë do të gjëndetë më. Edhe zë qitharorësh e musikorësh e fyellorësh e trumbetarësh nukë do të dëgjonenë më te ti; edhe çdo mieshtrë prej çdo farë mieshtrie nukë do të gjëndetë më te ti; edhe zë mulliri nukë do të dëgjonetë më te ti. Edhe dritë kandili nukë do të ndrisnjë më te ti; edhe zë dhëndërri e nuseje nukë do të dëgjonetë më te ti; sepse tregjetarët’ e tu ishinë të mëdhenjt’ e dheut, sepse gjithë kombet’ u kobuanë nga magjia jote. Edhe nd’atë u gjënt gjak profitërësh e shënjtorësh, edhe gjith’ atyreve që janë therurë mbë dhet. Edhe pastaj dëgjova posi një zë të math shumë gjëndëje ndë qiell, që thoshte: “Allilluja, shpëtimi e lavdia e nderi e fuqia qoftë mbë (Zotinë) Perëndinë tënë; Se gjyqet e ati janë të vërteta e të drejta, sepse gjukoj kurvën’ e madhe që prishi dhenë me kurvërin’ e saj, edhe mori shpagim prej dorës’ asaj për gjakun’ e shërbëtorëvet ti.” Edhe për së dyti thanë: “Allilluja.” Edhe tymi asaj hipën ndë jetët të jetëvet. Edhe ranë të njëzet e katrë pleqtë, edhe të katrë shtësëtë, e iu falnë Perëndisë që rrinte mbë front, tuke thënë: “Amin. Allilluja.” Edhe dolli një zë nga froni tuke thënë: “Lavdoni Perëndinë tënë, gjithë shërbëtorët’ e ati, edhe ata që i kanë frikë ati, edhe të vogjil’ e të mëdhenj.” Edhe dëgjova posi një zë shumë gjëndëje, edhe posi një zë shumë ujërash, edhe posi një zë bumbullimash të forta, që thoshinë: “Allilluja; se mbëretëroj Zoti, Perëndia Gjithëpushtetësi. Le të gëzonemi, e le të gasmonemi, e le t’i apëmë lavdi ati, sepse erdhi dasma e Qëngjit, edhe gruaja e ati bëri gati vetëhen’ e saj. Edhe iu dha asaj që të vishetë me vishnje të pastrë e të ndriturë; sepse vishnjeja është drejtëriat’ e shënjtorëvet.” Edhe më thotë: “Shkruaj: Lum ata që janë ftuarë ndë dasmët të Qëngjit. Edhe më thotë: “Këto janë fialët’ e vërteta të Perëndisë.” Edhe rashë ndër këmbë t’ati që t’i falem; edhe ay më thotë: “Vështro, mos bënjç këtë; sepse unë jam një shërbëtuar shoqi yt edhe i vëllezëret tu që kanë martirin’ e Jisujt; po faliu Perëndisë; sepse martiria e Jisujt është fryma e profitisë.” Edhe pashë qiellinë hapurë, edhe ja një kal i bardhë, edhe ay që rrinte mb’ atë kluhej Besëtar edhe i Vërtetë, edhe gjukon e lëfton me drejtëri. Edhe syt’ e ati ishinë posi flakë ziarri, edhe mbi kryet t’ati kishte shumë kurora; edhe kishte shkruarë një emër, të cilinë asndonjë s’di veç ati. Edhe ishte veshurë me një rrobe ngjyerë ndë gjak; edhe emëri ati kluhetë Fiala e Perëndisë. Edhe ushtëriatë që ishinë ndë qiell, i vininë prapa ati hipurë mbi kuaj të bardhë, e veshurë me vishnje të bardhë edhe të pastrë. Edhe prej gojës’s’ati dilte një shpatë e prehtë, që t’u bierë kombevet me atë; edhe ay “do t’i kullosnjë ata me shkop të hekurtë”; edhe ay shkel tirën’ e verësë zemërimit edhe mërisë Perëndisë Gjithëpushtetësit. Edhe mbi rrobet e mbi kofshët të ti ka të shkruarë emërinë: Mbëret i mbëretëret, edhe Zot i zotëravet. Edhe pashë një ëngjëll që rrinte ndë qiellt; edhe thërriti me zë të math, e u tha gjithë shpesëvet që fluturonjënë ndë mes të qiellit: “Ejani edhe mbëlidhi ndë darkët të Perëndisë math, Që të hani mishra mbëretërish, e mishra urdhërmilësash, e mishra të fortësh, e mishra kuajsh, edhe atyre që janë ndenjurë mb’ ata, edhe mishra çdo farë njerëzish të lirë e shërbëtorë, edhe të vogjëlish e të mëdhenjsh.” Edhe pashë bishënë edhe mbëretërit’ e dheut, edhe ushtëriat’ e atyreve mbëledhurë, që të bënjënë luftë me atë që rrinte mbi kalt, edhe me ushtërin’ e ati. Edhe u zu bisha, edhe bashkë me atë profiti gënjeshtar, ay që bëri shenjetë përpara asaj, me të cilatë kuboj ata që muarnë shenjën’ e bishësë, edhe ata që iu falnë ikonës’ asaj; të dy u hothnë të gjallë ndë lëqer të ziarrit që digjetë me squfur. Edhe të tierët’ u vranë me shpatën’ e ati që rrinte mbi kalt, e cila dilte prej gojës’ati; edhe gjithë shpesët’ u nginjnë nga mishrat’ e atyreve. Edhe pashë një ëngjëll tuke sbriturë nga qielli, që kishte qjyçin’ e avyssësë, edhe një vark të math ndë dorë të tij. Edhe zuri dranguanë, gjarpërin’ e moçëm, i cili është Dialli edhe Satanaj; edhe e lidhi atë një milë viet. Edhe e hodhi ndë avyssët, edhe e mbylli, edhe vuri vulë siprë ati, që të mos kubonjë më kombetë, gjersa të mbaronenë të një milë viet; edhe paskëtaj duhetë të sgidhetë pak kohë. Edhe pashë frone; edhe ndenjnë mb’ ata, edhe u dha atyreve gjyqe; edhe pashë shpirtërat’ e atyreve që ishinë vrarë për martirin’ e Jisujt, edhe për fialën’ e Perëndisë, edhe ata që nuk’ iu falnë bishësë, as ikonës’ asaj; edhe nukë muarnë shenjë ndë ball të tyre edhe ndë dorë të tyre; edhe rruan’ e mbëretëruanë bashkë me Krishtinë ato një milë viet. Edhe të vdekurit’ e tierë nuk’ u ngjallnë, gjersa të mbushenë të një milë viet; këta është të ngjallurit’ e parë. I lumur’ edhe shënjt ësht’ay që ka piesë ndë të ngjallurit të parë; vdekëj’ e dytë s’ka pushtet mbi këta, po do të jenë priftërit’ e Perëndisë, edhe të Krishtit, edhe do të mbëretëronjënë bashkë me atë një milë viet. Edhe kur të mbaronenë të një milë viet, do të sgjidhetë Satanaj nga burgu i ti. Edhe do të dalë të kubonjë kombetë që gjëndenë mbë të katrë anët’ e dheut, Gogun’ e Magogunë, që t’i mbëledhë ata mbë luftë, të cilëvet numëri është posi rër’ e detit. Edhe hipnë mbë të gjërët’ të dheut, edhe qerthëlluan’ ushtërin’ e shënjtorëvet, edhe qyteteja e dashurë; edhe sbriti ziarr prej qiellit nga Perëndia, edhe i hëngri. Edhe dialli ay që kubonte ata, u hoth ndë lëqer të ziarrit e të squfurit; atie ku është bisha edhe profiti gënjeshtar; edhe do të mundonenë nat’ e ditë, ndë jetët të jetëvet. Edhe pashë një fron të bardhë e të math, edhe atë që rrinte mb’ atë, prej faqes’ ati iku dheu edhe qielli; edhe nuk’ u gjënt vënt për ata. Edhe pashë të vdekuritë, të vogjël’ e të mëdhenj, ndenjurë përpara Perëndisë, edhe vivliat’ u hapnë; edhe u hap një vivli tietërë, e cila ësht’ e jetësë; edhe u gjukuanë të vdekuritë nga ato që ishinë shkruarë ndë vivliat, pas punëravet tyre. Edhe deti dha të vdekuritë që kishte përbrënda, edhe mortëja edhe hadhi dhanë të vdekuritë që patnë përbrënda atyreve; edhe u gjukuanë gjithësecili pas punëravet tyre. Edhe mortëja edhe hadhi u hothnë ndë lëqer të ziarrit; këjo është vdekëj’ e dytë. Edhe ay që s’u gjënt shkruarë ndë vivli të jetësë, u hoth ndë lëqer të ziarrit. Edhe pashë një qiell të ri edhe një dhe të ri; sepse qielli i parë edhe dheu i parë shkoj; edhe deti nuk’ është më. Edhe (unë Joanni) pashë qyteten’ e shënjtëruarë, Jerusalimen’ e re, tuke sbriturë prej qiellit nga Perëndia, bërë gati posi nuse të stolisurë për burrin’ e saj. Edhe dëgjova një zë të math nga qielli që thoshte: “Ja tenda e Perëndisë bashkë me njerëzitë, edhe do të rrijë bashkë me ata, edhe ata do të jenë llauzi ati, edhe ay Perëndia vetë do të jetë bashkë me ata Perëndia i atyreve. Edhe (Perëndia) do të fshijë çdo lot nga syt’ e atyreve, edhe vdekëja nukë do të jetë më; as vajë, as të bërtiturë, as të dhëmburë nukë do të jetë më; sepse të paratë shkuanë. Edhe tha ay që ishte ndenjurë mbë front: “Ja të gjitha tek i bënj të ra.” Edhe më thotë: “Shkruaj; sepse këto fialë janë të vërteta edhe të besuara.” Edhe më tha: “U bë; unë jam Allfa edhe Omega, e nisura edhe e mbaruara. Unë do t’i ap dhurëti ati që ka et nga kroj ujit jetësë. Ay që munt do të trashëgonjë të gjitha, edhe do t’i jem Perëndi, edhe ay do të më jetë Bir. Edhe frikacarët’ e të pabesët’ e të ndyrët’ e vrasësit’ e kurvarët’ e magjistarët’ e idhullatrët’ e gjithë gënjeshtarëtë do të kenë piesën’ e tyre ndë lëqer që digjetë me ziarr e me squfur; që është vdekëj’ e dytë.” Edhe erdhi tek unë një nga të shtatë ëngjëjtë që kishinë të shtatë kupatë mbushurë me të shtatë plagët’ e pastajme, edhe foli bashkë me mua, tuke thënë: “Eja, do të dëftenj tyj nusenë, gruan’ e Qëngjit.” Edhe më shpuri me frymë ndë një mal të math e të lartë, edhe më dëfteu qyteten’ (e madhe), Jerusalimen’ e shënjtëruarë, tuke sbriturë prej qielli nga Perëndia, Që kishte lavdin’ e Perëndisë; edhe të ndriturit’ e asaj shëmbëllente me gur fort të ndershëm, posi gur jaspidhe që shkëlqen si krystall. Edhe kishte një mur të math e të lartë; edhe kishte dy-mbë-dhietë porta, edhe mbë portat dy-mbë-dhietë ëngjëj, edhe emëra shkruarë përsipër, të cilëtë janë të dy-mbë-dhietë faravet e të bijvet Israilit. Prej së lindurit diellit tri porta, prej anësë borësë tri porta; prej anës mesditësë tri porta, prej së perënduarit diellit tri porta. Edhe muri qytetesë kishte dy-mbë-dhietë themele, edhe nd’ ato ishin’ emërat’ e të dy-mbë-dhietë apostojvet Qëngjit. Edhe ay që fliste bashkë me mua kishte një kallam t’artë, që të masë qyteten’ edhe portat’ e asaj edhe murin’ e asaj. Edhe qyteteja ishte me katrë cepa, edhe është sa e gjatë, edhe kaqë e gjërë; edhe mati qytetenë me kallamnë, gjer mbë dy-mbë-dhietë milë stadhe; të gjatët’ e të gjërët’ e të lartët’ e asaj janë sinjënjë. Edhe mati murin’ e asaj, një qint e dyzet e katrë kutë, pas masësë njeriut, që do me thënë, të ëngjëllit. Edhe ndërtesa e murit asaj ishte jaspidhë; edhe qyteteja ar i këthiellëtë që shëmbëllente me qelqe të këthiellëtë Edhe themelet’ e murit qytetesë ishinë stolisurë me gjithë çfarë gurësh të nderëshim; themel’ i parë ishte jaspidhë; i dyti, sapfirë; i treti, hallqidhon; i katrëri, smaragdhë; i pesëti, sardhonik; I gjashtti, sardhi; i shtatti, gur-artë; i tetti, viryll; i nëntti, topazi; i dhietti, krysopras; i një-mbë-dhietti, jaqinth; i dy-mbë-dhietti, amethyst. Edhe të dy-mbë-dhietë portat’ ishinë dy-mbë-dhietë margaritarë, gjithësecila portë ishte prej një margaritari; edhe udh’ e qytetetes’ ishte ar’ i këthiellëtë, posi qelqe e shkëlqyerë. Edhe nukë pashë tempull nd’atë, sepse Zoti Perëndi Gjithëpushtetësi, edhe Qëngji është tempull i asaj. Edhe qyteteja s’ka nevolë për diell, as për hënë, që të ndrisnjënë nd’ atë; sepse lavdia e Perëndisë e ndriti atë, edhe kandileja e asaj është Qëngji. Edhe kombetë (që shpëtonjënë) do t’ ecënjënë ndëpër dritë t’asaj; edhe mbëretërit’ e dheut bienë lavdinë, edhe nderin’ e tyre mb’ atë. Edhe portat’ e asaj nukë do të mbyllenë ditënë; sepse natë nukë do të jetë atie. Edhe do të bienë lavdin’ edhe nderin’ e kombevet mb’ atë. Edhe nukë do të hynjë mb’ atë çdo gjë që pëgër e bën të ndyrë, e gënjeshtrë; veç atyreve që janë shkruarë ndë vivli të jetësë Qëngjit. Edhe më dëftoj një lum (të këthiellëtë) me ujë të jetësë, të shkëlqyershëm posi krystall, që dilte prej fronit Perëndisë edhe prej Qëngjit. Ndë mest të udhësë qytetesë, edhe mb’ at’ anë e mbë kët’ anë lumit, ishte druri i jetësë, që bën dy-mbë-dhietë pemë, çdo muaj bën pemën’ e ti; edhe fletat’ e drurit janë për shërimin e kombevet. Edhe çdo mallëkim nukë do të jetë më: edhe froni i Perëndisë edhe i Qëngjit do të jetë nd’ atë; edhe shërbëtorët’ e ati, do ta lusnjënë. Edhe do të shohënë faqen’ e ati, edhe emëri i ati do të jetë ndë ballërat t’atyreve. Edhe nata nukë do të jetë atie. Edhe s’ka nevolë për kandile për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndrit ata; edhe do të mbëretëronjënë ndë jetët të jetëvet. Edhe më tha: “Këto fialë janë të besuara edhe të vërteta. Edhe Zoti Perëndia i profitërëvet shënjtëruarë, dërgoj ëngjëllin’ e tij, që t’u dëftonjë shërbëtorëvet ti sa duhenë të bënenë për së shpejti. – Ja te vinj shpejt; lum ay që ruan fialët’ e profitisë kësaj vivlie.” Edhe unë Joanni jam ay që pashë këto, edhe që dëgjova; edhe kur dëgjova edhe pashë, rashë t’i falem përpara këmbëvet ati ëngjëllit që më dëftente këto. Edhe ay më thotë: “Vështro mos bënjç këtë; sepse jam shërbëtuar shoqi yt, edhe i vëllezëret tu profitërëvet, edhe i atyreve që ruanjënë fialët’ e kësaj vivlie; po faliu Perëndisë.” Edhe më thotë: “Mos vulosç fialët’ e profitisë kësaj vivlie; sepse koha është afërë. Ay që bën dëm, le të bënjë dëm edhe më; edhe ay që ësht’ i shgërryerë, le të shgërrynet’ edhe më; edhe i drejti le të dalë i drejtë edhe më; edhe i shënjtëruari le të shënjtëronet’ edhe më. Edhe ja te vinj shpejt; edhe paga ime është bashkë me mua, që t’ia paguanj gjithësecilit sikundrë do të jetë pun’ e ati. Unë jam Allfa edhe Omega, e nisura edhe e mbaruara, i pari edhe i pastajmi. Lum ata që bënjënë porosit’ e ati, që të kenë pushtet mbi drurin’ e jetësë, edhe të hynjënë ndëpër portat ndë qytet. Edhe jashtë janë qënt’ e magjistarët’ e kurvarët’ e vrasësit’ e idhullatrëtë, edhe gjithëkush që do e që bën gënjeshtrënë. Unë Jisuj dërgova ëngjëllinë tim të martirisnjë te ju për këto mbë qishat; unë jam rrënja edhe fara e Dhavidhit, yll i ndriçëm edhe i mëngjesit. Edhe Fryma edhe nuseja thonë: Eja; edhe ay që dëgjon, le të thotë: Eja; edhe ay që ka et, le të vinjë; edhe ay që do, le të marrë dhurëti ujët’ e jetësë.” (Sepse) ap martiri mbë gjithësecilinë që dëgjon fialët’ e profitisë kësaj vivlie. Ndë shtoftë ndonjë njeri mbë këto, Perëndia do t’i shtonjë ati plagëtë që janë shkruarë ndë këtë vivli. Edhe ndë heqtë ndonjë njeri nga fialët e vivlisë kësaj profitie, Perëndia do të heqnjë piesën’ e ati nga vivlia e jetësë, edhe nga qyteteteja e shënjtëruarë, edhe nga ato që janë shkruarë ndë këtë vivli. Edhe ay që martiris për këto thotë: Po vinj shpejt, Amin. Po, eja, o Zoti Jisu. Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amin. FUNDI, EDHE ZOTI PASTË LAVDI.